Upload
others
View
26
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
2007
Mbështetur nga:
RAPORT VJETOR
PROGRAMI SHQIPTAR I VEPRIMIT NDAJ MINAVE
1
PROGRAMI SHQIPTAR I
VEPRIMIT NDAJ MINAVE
RAPORT VJETOR 2007
2
DONATORËT E PROGRAMIT SHQIPTAR TË VEPRIMIT NDAJ MINAVE
P A R T N E R E T Z B A T U E S T Ë P R O G R A M I T
Adresa: Rr. “Donika Kastrioti”, Pallati No. 14, Ap.3A, Tiranë; tel/fax:00 355 4 2269280;E - mail: [email protected]; Web Page: www.amae.org.al
Përgatitur nga Zyra Ekzekutive e Veprimit ndaj Minave (AMAE)
Design: Elvira Çiraku
“Mine ActionTeam in Albania ”
3
Tabela e Permbajtjes
Nr Kapitulli Faqe
Parathenie .....................................................................................................4
Permbledhje Analitike..................................................................................... 5
1 Veshtrim i Pergjithshem ................................................................................. 6
2 Baza ligjore e Programit te Veprimit ndaj Minave............................................. 6
2.1 Baza institucionale......................................................................................... 6
2.2 Shqiperia dhe Traktati i Ndalimit te minave kunder personit............................ 9
2.3 Shqiperia dhe Traktati i Armeve konvencionale.............................................. 10
3 Koordinimi, planifikimi dhe monitorimi........................................................... 10
3.1 Koordinim i pergjithshem dhe lidhja me komunitetin.................................... 10
3.2 Planifikimi i operacioneve te pastrimit te minave.......................................... 11
3.3 Akreditimi dhe dhenia e detyrave per pastrim................................................ 11
3.4 Manaxhimi i Cilesise se operacioneve te çminimit.......................................... 12
3.5 Sistemi i Manaxhimit te te dhenave per Veprimin ndaj Minave ......................13
3.6 Dorezimi i tokes se pastruar .........................................................................13
4 Çminimi humanitar........................................................................................ 13
4.1 Veshtrim i Pergjithshem................................................................................... 13
4.2 Aksidente gjate çminimit............................................................................... 14
4.3 Vizita monitorimi te donatoreve................................................................... 14
4.4 Aktivitete pas çminimit................................................................................ 15
5 Edukimi per Rrezikun nga Minat.................................................................... 15
6 Asistenca per te demtuarit nga minat........................................................... 16
7 Bashkepunimi Rajonal .................................................................................. 19
8 Marredheniet me Publikun............................................................................ 20
8.1 Publikime..................................................................................................... 20
8.2 Media......................................................................................................... 20
8.3 Faqja e internetit........................................................................................... 20
8.4 Vizita........................................................................................................... 20
9 Donatoret dhe fondet...................................................................................... 21
9.1 Kontributi i Qeverise Shqiptare...................................................................... 21
9.2 Donacione nderkombetare............................................................................. 22
10 Vleresimi i AMAP............................................................................................. 22
11 Objektivat kryesore të AMAP per 2008 ........................................................ 23
12 Lista e akronimeve ...................................................................................... 24
4
Parathënie
Kam kënaqësinë të ndaj sot me Ju Raportin Vjetor 2007 te Programit Shqiptar te Veprimitndaj Minave. Faqet e tij përshkruajnë një sërë aktivitetesh që kanë synuar reduktimin eimpaktit negativ të minave dhe municioneve të paplasura mbi popullsinë civile, nëverilindje të Shqipërisë.
Që nga përfundimi i konfliktit të Kosovës në vitin 1999, kanë humbur jetën 34 personadhe janë plagosur 238 të tjerë, në aksidentet me mina dhe municione të paplasura nëkufirin verilindor të Shqipërisë. Prania e vazhdueshme e zonave të minuara përgjatevijës kufitare nuk përbën vetëm një kërcënim për jetën e banoreve por ka përkeqesuardhe gjendjen ekonomike të tyre per shkak te mospërdorimit të këtyre tokave bujqësore.Kjo situate përbën dhe nje pengese serioze për manaxhimin e sigurtë dhe me efektivitettë vijes kufitare, që është dhe një nga standartet për integrimin e Shqipërisë në BashkiminEuropian.
Programi Shqiptar i Veprimit ndaj Minave i ngritur që në 1999 ka bërë një progres tëdukshem gjate këtyre viteve ne eliminimin e pasojave te ndotjes me mina dhe municionedhe zgjidhjen perfundimtare te problemit.
Përveç kësaj, Shqipëria si një Shtet anëtar i Konventës së Ndalimit te Minave kunderpersonit, është e angazhuar për azgjesimin e ketyre minave ne zonat e ndotura brendavitit 2010, në përputhje me detyrimin e Nenit 5 te Konventës.
Disa arritje kryesore te Programit ne 2007 perfshijne: pastrimi nga minat e municionet e472,517 m² ne verilindje te Shqiperise; si rezultat i mbulimit me edukim per rrezikun eminave dhe perparimit te operacioneve te cminimit nuk u regjistrua asnje aksident memina gjate ketij viti ne verilindje te Shqiperise. Ne fushen e asistences ndaj te aksidentuarvenga minat, te demtuar te tjere munden te perfitojne nga projektet e ndryshme perrehabilitimin fizik dhe mjekesor te tyre si dhe ato te reintegrimit social-ekonomik.
Shfrytezoj rastin te ritheksoj vendosmerine e Qeverise Shqiptare per te permbushurobjektivat e Planit Kombetar te Veprimit ndaj Minave dhe brenda afateve te percaktuaranga Konventa.
Së fundi, dua të shpreh vlerësimet e mia më të sinqerta për Komunitetin Ndërkombëtar përmbështetjen e çmuar që i ka dhënë Programit Shqiptar të Veprimit ndaj Minave gjatë këtyreviteve.
Falë kësaj mbështetje, ne jemi optimistë në permbushjen e misionit tonë që “T’i kthejmënjerëzve një tokë pa mina”
Petrit KarabinaZëvendës Ministër i Mbrojtjes/
Kryetar i Komitetit Shqiptar të Veprimit ndaj Minave
5
Permbledhje Analitike
Ky raport është përgatitur nga Zyra Shqiptare e Veprimit ndaj Minave (AMAE)dhe mbulon të gjithë veprimtaritë ndaj minave në territorin e Shqipërisë gjatëvitit 2007. Qëllimi i këtij raporti është që të informojë të gjithë partnerët nënivel Kombëtar dhe Ndërkombëtar mbi veprimtaritë, pengesat dhe arritjet eprogramit te veprimit ndaj minave.Problemi i ndotjes nga minat dhe municionet e paplasura në verilindje tëShqipërisë është rezultat i konfliktit të Kosovës në vitin 1999. Rreth 15.250.000m2 përgjatë kufirit me Kosovën janë ndotur me mina dhe municione të paplasuragjatë këtij konflikti. Në këtë zonë janë prekur direkt rreth 25 mijë banorë,ndërsa që prej vitit 1999 kanë humbur jetën 34 njerëz si dhe janë plagosur 238të tjerë në aksidente me mina dhe municione të paplasura.Programi Kombëtar i Veprimit ndaj Minave i hartuar menjëherë pas konfliktit pozbatohet në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Veprimin ndaj Minave. Qëllimikryesor i këtij programi është të deklarojë Shqipërinë të pastër nga minat në vitin2010. Arritja e këtij qëllimi do të kontribuojë në zbatimin e nenit 5 te Konventës“Për Ndalimin e Minave Kundër Personit” si dhe në kontrollin më të sigurtë tëvijës kufitare, si një nga kushtet për pranimin e Shqipërisë në BashkiminEuropian.Qeveria e Shqipërisë vazhdon te mbeshtese Programin e Veprimit ndaj Minavedhe aktivitetet e tij nëpërmjet kontributeve konkrete. Përvec kësaj, Qeveriaka mbështetur fuqishëm edhe iniciativat rajonale kundër minave tokësore dheka mbrojtur në të gjithë eventet ndërkombëtare ndalimin e minave kundërpersonit.Zyra Ekzekutive e Veprimit ndaj Minave, ka vazhduar koordinimin dhemonitorimin e të gjitha aktiviteteve të veprimit ndaj minave, dhe membështetjen e PNUD-it ka forcuar kapacitetet e personelit vendas duke ulurnë këtë mënyrë varësinë e saj ndaj shërbimeve të konsulentëve ndërkombëtare.Në 2007, një total prej 471,517m2 në verilindje të Shqipërisë është pastruarnga minat dhe municionet e paplasura dhe një total prej 425 mina kundërpersonit, 125 municione te paplasura (UXO), 8 mina antitank dhe 165 municionetë armëve të vogla u gjetën dhe u azgjësuan. Që nga viti 1999 jane pastruarnga minat dhe municionet e paplasura ne Verilindje te Shqiperise rreth 13.64milion m2.Si rezultat i perparimit te operacioneve te pastrimit te minave dhe te njembulimi te mire me Edukim per Rrezikun e Minave ne fshatrat e ndotura, nevitin 2007 nuk u regjistrua asnje aksident me mina dhe municione te paplasurane verilindje te Shqiperise. Gjithsesi 17 aksidente me municione te paplasurajane regjistruar ne pjese te tjera te Shqiperise.Viti 2007, ka patur gjithashtu arritje te rendesishme ne asistencen per teaksidentuarit nga minat nepermjet disa projekteve qe kane synuar rehabilitiminmjekesor dhe fizik si dhe riintegrimin social-ekonomik per te mbijetuarit ngaminat/municionet e paplasura ne Shqiperi.Programi i Veprimit ndaj Minave eshte mbeshtetur gjate ketij viti edhe ngadonatore te ndryshem te huaj, duke siguruar vazhdimesine e aktiviteteve neveprimtarine antimine.
6
1. VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM
Problemi i ndotjes nga minat dhe municionet e paplasura ne Shqiperi perfshin fushat eminuara dhe zonat e luftimit gjate kufirit Shqiperi-Kosove ne zonat e Kukesit, Hasitdhe Tropojes. Vezhgimi i Nivelit te Pare te Forcave te Armatosura Shqiptare ne vitin1999 identifikoi 102 rajone te ndotura qe zene rreth 15.250.000 m2. Minat kunderpersonit dhe minat antitank jane vendosur nga forcat serbe ndersa municionet epaplasura jane rezultat i goditjeve te artilerise serbe dhe te NATO-s brenda territoreveShqiptare. Deri sot Shqiperia nuk disponon harta me te dhena per keto fusha te minuara.
Ndotja nga minat perfshin Prefekturen e Kukesit, qe eshte nje nga me te varfrat neShqiperi. Nga 39 fshatra te infektuara ne 1999 nga minat dhe municionet e paplasura,vetem 22 jane aktualisht zona te mundshme rreziku. Veprimtarite kryesore ne ketofshatra jane bujqesia, kullotat, grumbullimi i drureve te zjarrit dhe mjete te tjera jetese.Per kete arsye presioni ekonomik per te shfrytezuar tokat e ndotura shpesh i ekspozonbanoret ndaj rrezikut te minave. Problemi i minave ka edhe nje ndikim mjaft seriozmbi zhvillimin e infrastruktures dhe ate te mjedisit.
2. BAZA LIGJORE E PROGRAMIT TË VEPRIMIT NDAJ MINAVE
Strategjia Kombetare e Veprimit ndaj Minave, se fundi e rishikuar ne 2007, ka percaktuarmisionin, vizionin dhe objektivat strategjike te programit Shqiptar te Veprimit ndaj Minave.
Misioni kryesor eshte “hartimi dhe zbatimi i nje programi te qendrueshem per vepriminndaj minave me qellim eleminimin e te gjithe minave dhe municioneve te paplasura nerajonin verilindor te Shqiperise brenda vitit 2010”.
Ne vitin 2007, eshte pergatitur me asistencen e PNUD nje “Plan Kombetar i Veprimitndaj Minave” per periudhen 2008 -2010. Ky plan eshte hartuar ne kuadrin e “Inisiativesper Perfundim” te PNUD-it si dhe eshte prezantuar e shperndare donatoreve tendryshem ne takime nderkombetare.
2.1 Baza Institucionale
Komiteti Shqiptar i Veprimit ndaj Minave
Komiteti Shqiptar i Veprimit ndaj Minave (AMAC) perbehet nga ministri te ndryshme,qe kane statusin e anetarit si dhe perfaqesues donatoresh me cilesine e vezhguesit.AMAC pergjigjet per formulimin e politikave dhe per percaktimin e prioriteteve neVeprimtarine ndaj Minave.
1
7
Ne 2007, prioritetet e AMAC konsistuan ne sigurimin e kuadrit ligjor per Veprimin ndaj Minavene Shqiperi qe perfshin dhe hartimin e Standarteve Kombetare per Veprimin ndaj Minave.
Fig. 1 – Perberja e Komitetit Shqiptar te Veprimit ndaj Minave
A M A C
Anëtarët
Ministria eMbrojtjes
Ministria e Punëvetë Jashtme
Ministria eBrendëshme
Ministria eShëndetësisë
Ministria eArsimit
Ministria e Financës
Ministria eEkonomisë
Ministria e PunësÇSSHB
Vëzhgues
PNUD AmbasadaAmerikane
UNICEF Bashkimi Europian
AmbasadaFranceze
AmbasadaGjermane
Fondi ndërkombëtari Besimit
Ambasada eAnglisë
Kryqi i Kuq Shqiptar Ambasada eRepublikës Çeke
Zyra Ekzekutive e Veprimit ndaj Minave
Zyra Ekzekutive per Veprimin ndaj Minave (AMAE) e themeluar qe ne vitin 1999,eshte organi pergjegjes ne vend per koordinimin dhe monitorimin e te gjitha aktivitetevete veprimit ndaj minave duke perfshire edukimin per rrezikun e minave, asistencenper te aksidentuarit nga minat, cminimet humanitare dhe aktivitetet kombetare dhenderkombetare ne kuader te Traktatit te Ndalimit te Minave kunder personit.
PNUD-i ka zbatuar qe ne vitin 2002 projektin per «Mbeshtetjen e Programit te Veprimitndaj minave” i cili synon ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve te qendrueshme te
2
8
AMAE-se per te monitoruar me efektivitet dhe per te koordinuar te gjithe veprimtaritee siperpermendura. Ky projekt eshte mbeshtetur me pare me fonde nga PNUD,Departamenti i Shtetit Amerikan nepermjet ITF, DfID, Turqia dhe Kanada. Ne 2007,projekti mori fonde nga DFID/UNDP ne Shqiperi si dhe nga Komisioni Europian.
Ministria e Mbrojtjes dhe PNUD-i rinovuan Memorandumin e Mirekuptimit ne Korrik2007, ne kuader te bashkepunimit per programin e veprimit ndaj minave.
Qe nga viti 2002, nje Krye-Konsulent Teknik i PNUD-it, eshte atashuar prane AMAE-s,per te dhene asistence teknike ne hartimin e strategjise, per planizimet e pergjithshmedhe raportimet, menaxhimin e burimeve njerezore dhe financiare si dhe proceset evendimarrjes. Ne perputhje me strategjine kombetare per reduktimin e personelitnderkombetar dhe rritjen e atij kombetar, ky pozicion u reduktua ne Nentor 2007.
Nje Konsulent i Menaxhimit te Cilesise, dhurate ne natyre nga Shtabi i Pergjithshem Zviceran,ka qene i atashuar prane zyres Rajonale ne Kukes gjate periudhes Janar-Gusht 2007. Misionii tij ishte dhenia e asistences per zyren operacionale te AMAE-s per permiresimin emetejshem te kapaciteteve te saj per Menaxhimin e Cilesise se operacioneve.
Fig 2. – Organigrama e zyres ekzekutive te veprimit ndaj minave (AMAE).
2
Ne kuader te projektit te krijimit te kapaciteteve kombetare, Qendra Nderkombetaree Gjeneves per Çminime Humanitare (GICHD) asistoi zyren e AMAE-s ne pregatitjene Standarteve Kombetare per Veprimin ndaj Minave.
Drejtori iAMAE-së
AsistenteAdministrative
Oficeri i VAdhe MRE
Specialisteprogrami
Logjistikë
OficeriOperacional
Udhëheqësi iskuadrës së QM
Specialistja eIMSMA-s
Oficeri i lidhjesme komunitetin
AsistenteAdministrative
Monitor iQM
Monitor iQM
Zyra Rajonale Kukës
9
2Gjithashtu, stafi i AMAE ka marre pjese ne trajnime te ndryshme gjate vitit 2007. Synimii ketyre kurseve trajnuese ka qene rritja e aftesive menaxhuese dhe profesionale testafit te AMAE. Gjate vitit 2007 jane ndjekur trajnimet e meposhtme:
Operatori i IMSMA ka ndjekur dy kurse trajnimi nga GICHD per instalimin eversionit 4 te IMSMA-s.
Ne Prill 2007 Skuadra e Menaxhimit te Cilesise beri trajnimin rifreskues parafillimit te aktiviteteve te çminimit ne terren.
Me 30 Korrik 2007 u zhvillua seminari nje ditor per “Metodat dhe Procedurat eBrendshme te Menaxhimit te Cilesise” qe u organizua nga Konsulenti Operacionali AMAE-s me pjesemarrjen e stafit te zyres operacionale te AMAE-s.
Shefi i Asistences per te aksidentuarit nga Minat dhe edukimin per rrezikun etyre perfundoi me sukses kursin per Menaxhere te larte per Veprimin ndajMinave sponsorizuar nga UNDP, ne Universitetin James Madison ne Virginianga 15 Tetor deri me 14 Nentor 2007.
2.2 Shqiperia dhe Traktati i Minave Kunder Personit
Shqiperia ka ratifikuar Konventen mbi “ndalimin e perdorimit, magazinimit, prodhimit dhetransferimit te minave kunder personit dhe shkaterrimit te tyre” qe ne Shkurt 2000. Perkete arsye, Qeveria Shqiptare ka realizuar detyrimet e meposhtme qe rrjedhin nga konventa:
Ne perputhje me Nenin 4 te traktatit, Shqiperia ka perfunduar shkaterrimin estoqeve te minave kunder personit qe ne vitin 2002, duke shkaterruar nje sasitotale prej 1,683,860 mina.
Ligji per zbatimin e Konventes sic kerkohet nga Neni 9 i saj, i cili vendossanksione administrative dhe penale per cdo lloj veprimtarie te ndaluar perShtetet Pale nga Konventa eshte aprovuar nga Parlamenti qe ne 2006. Ligjikonfirmon Ministrin e Mbrojtjes si autoritetin pergjegjes per te gjithaveprimtarite ne kuader te Traktatit ne vend.
Qeveria Shqiptare dorezoi me 30 Prill 2007 prane Sekretarit te Pergjithshemte OKB-se, Raportin e Transparences per vitin 2006 sic kerkohet nga neni 7 iKonventes.
AMAE asistoi Qeverine Shqiptare ne pergatitjen dhe paraqitjen e Raportit teAsistences per te demtuarit nga minat sipas Nenit 6 te Konventes, ne Takimine Komiteteve te Perhershme ne Gjeneve.Raporti i Progresit mbi Planin e Veprimit te Nairobit dhe Pyetesori i Asistencesse te demtuarve nga Minat u pergatiten nga AMAE dhe u paraqiten nga
10
2Delegacioni Shqiptar ne takimin e 8-te te Shteteve Pale te Traktatit qe u mbajtne Detin e Vdekur te Jordanise, ne periudhen 18-22 Nentor 2007.
Delegacioni Shqiptar i perfaqesuar nga zyrtare te Ministrise se Puneve teJashtme dhe AMAE ka ndjekur takimet e Komiteteve te Perhershme si dhe atote Shteteve Pale te Traktatit ku jane bere deklarata zyrtare mbi progresin nezbatimin e nenit 5 te Konventes si dhe jane paraqitur rezultatet ne asistencenper te demtuarit nga minat.
2.3. Shqiperia dhe Traktati mbi Armet Konvencionale (CCW)
AMAE ka ndihmuar Degen e Armatim-Municionit ne Ministrine e Mbrojtjes nepergatitjen e Raportit Vjetor te nenit 13 te Konventes mbi disa Arme Konvencionale(CCW). Qeveria Shqiptare e paraqiti kete raport prane OKB-se ne Tetor 2007.
3. KOORDINIMI, PLANIFIKIMI DHE MONITORIMI
3.1. Koordinimi i pergjithshem dhe lidhja me komunitetin
AMAE ka koordinuar gjate gjithe vitit veprimtarite antimine duke perfshire edukiminper rrezikun nga minat, asistencen ndaj te demtuarve nga minat, operacionet e cminimithumanitar si dhe aktivitetet kombetare dhe nderkombetare ne kuader te Konventes.
Per kete arsye, AMAE ka mbajtur rregullisht mbledhje operacionale dhe koordinuese mepjesemarrjen e partnereve zbatues te programit. Mbledhjet koordinuese perfshinin gjithashtuperfaqesues nga Keshilli Rajonal i Kukesit, Policia Kufitare, Spitali i Kukesit, etj. Qellimi kryesori ketyre mbledhjeve eshte shkembimi i informacionit mbi statusin e projekteve te ndryshmedhe diskutimi i menyrave te bashkepunimit ne sherbim te programit.
Lidhja me komunitetin lokal ne Verilindje te Shqiperise eshte nje aspekt i rendesishemi programit nepermjet se ciles sigurohet komunikimi i vazhdueshem dhe shkembimi iinformacionit mbi statusin e aktiviteteve te veprimit ndaj minave duke i bere ata keshtupjese te procesit te vendimarrjes. Autoritetet lokale jane informuar rregullisht mbiprogresin e operacioneve te pastrimit duke perfshire informacione per zonat ne pastrimdhe ato te dorezuara per perdorim tek popullsia. Gjithashtu jane ruajtur kontakte terregullta per zgjidhjen e cdo problemi qe mund te krijohet me komunitetin.
Per kete arsye, me konkretisht eshte vendosur nje bashkepunim i ngushte midis AMAE-sdhe institucioneve qe vijojne:
Komiteteve antimine dhe te demtuarve nga minat ne fshatrat e prekura nerajonin e Kukesit.
11
3Pushtetin lokal (duke perfshire Prefekturen, Keshillin Rajonal, kryetaret ekomunave, kryepleqte e fshatrave dhe deputete te rajonit te Kukesit).
Autoritetet Ushtarake dhe Policore, duke perfshire Policine Kufitare.
Perfaqesues nga organizatat nderkombetare qe punojne ne nivel lokal dukeperfshire projektet e PNUD-it, OSBE, shoqerise civile etj.
OJQ-te Nderkombetare dhe Lokale qe punojne si ne veprimtarite me minatashtu dhe ne projektet e zhvillimit (VMA dhe ARC).
Mbledhje koordinuese jane mbajtur rregullisht nga Pergjegjesi per lidhjen mekomunitetin i AMAE-se me perfaqesues te Policise Kufitare ne Qafë Prush, Qafë Morinë,Kukës, Has dhe Tropojë per te lehtesuar procedurat e kalimit te kufirit te skuadrave teçminimit gjate operacioneve.
3.2 Planizimi i Operacioneve te Pastrimit te Minave dhe municioneve te paplasuraMe perfundimin e sezonit te cminimit te vitit 2006, zyra operacionale e AMAE-sgrumbulloi dhe rifreskoi sistemin e te dhenave me te gjithe informacionin e marre ngaraportet e perfundimit apo te pezullimit te dorezuara nga kompania DCA.
Mbi bazen e ketyre raporteve, ne Janar 2007, ne bashkepunim me partneret zbatueste programit u formulua plani vjetor i cminimit. Gjate muajve Shkurt-Mars 2007, AMAEne bashkepunim me DCA pergatiti listat e prioriteteve per cminim. Keto prioritete udiskutuan dhe aprovuan nga autoritetet lokale, rajonale dhe se fundi nga KomitetiShqiptar i Veprimit ndaj Minave (AMAC). Ky proces u finalizua ne Mars 2007 meaprovimin dhe nenshkrimin e tyre nga Kryetari i AMAC.
3.3 Akreditimi dhe dhenia e detyrave per çminim
Skuadrat e Pastrimit te fushave te minuara dhe atyre te betejes te kompanise cminuese“Ndihma e Kishes Daneze” (DCA) jane akredituar nga AMAE per te kryer operacionecminimi ne verilindje te Shqiperise. Akreditimi u be pas perfundimit nga ana e kompanisëte programit te trajnimit te çminuesve lokale si dhe vleresimit te gjithe dokumentacionitte paraqitur qe perfshinte procedurat standarte operacionale, rregulloret e sigurise,listat e personelit etj. Pas akreditimit, Zyra Operacionale e AMAE-s i dorezoi DCA-se21 dosje detyrash per çminim dhe survejim ne 2007ne baze te planit operacional.
3.4 Menaxhimi i Cilesise te Operacioneve Çminuese
12
3
Nr
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
IMSMA
MA -42-10
MA -42-9
MA -42-8
MA -42-7
SR-1642
SR-1525
SR-1637
SR-1638
SR-1639
SR-1640
SR-1641
MA-58-5
SR-1643
SR-1569
MA- 58-6
MA-42-6
MA-32-4
Total
Vendndodhja
Sulbice Tropoje
Sulbice Tropoje
Sulbice Tropoje
Sulbice Tropoje
Sulbice Tropoje
Zaharisht Krume
Helshan Golaj
Stoberde Bytyc
Vlahen Golaj
Vlahen Golaj
Vlahen Golaj
Vlahen Golaj
Padesh Tropoje
Letaj Golaj
Vlahen Golaj
Sulbice Tropoje
Ujeze Tropoje
Vizita
Monitoruese
13
20
4
11
52
33
13
3
11
11
14
13
9
14
65
3
5
294
Kontrolli
i cilesise/m2
945
1260
210
615
2140
3450
1460
280
805
800
1215
1100
1286
580
3533
240
145
20,064
Statusi
Perfunduar
Perfunduar
Perfunduar
Perfunduar
Perfunduar
Perfunduar
Perfunduar
Perfunduar
Perfunduar
Perfunduar
Perfunduar
Perfunduar
Pezulluar
Pezulluar
Pezulluar
Pezulluar
Pezulluar
Skuadra e Menaxhimit te Cilesise prane Zyres Rajonale te AMAE-se ne Kukes e perberenga 4 persona, gjate vitit ka monitoruar rregullisht skuadrat e DCA-se ne operacionete çminimit, per te siguruar qe keto operacione kryhen ne menyre te sigurte dhe efektivene perputhje me IMAS dhe procedurat e sigurise te AMAE-s. Ne periudhen Mars-Dhjetor 2007, u kryen 294 vizita monitoruese gjate operacioneve te cminimit, ku cdoskuader çminimi u monitorua te pakten nje here ne muaj. Skuadra e Kontrollit te Cilesiseka pregatitur raporte periodike mbi keto vizita gjate vitit dhe dorezuar prane kompanisese çminimit. Sipas ketyre raporteve nuk u gjeten parregullsi serioze dhe operacionet epastrimit jane kryer ne perputhje me procedurat standarte te operacioneve.
Gjate periudhes se dimrit, kur operacionet cminimit pezullohen per shkak te motit te ftohte,skuadra e Menaxhimit te Cilesise eshte angazhuar ne rishikimin e procedurave operacionale,trajnime dhe pergatitjen e dokumentacionit te nevojshem per sezonin e ardhshem.
Krahas vizitave monitoruese, skuadra e Kontrollit te Cilesise AMAE ka bere kontrollete cilesise ne rajonet e pastruara nga skuadrat cminuese te DCA gjate vitit 2007. Kontrollii Cilesise u krye sipas Standardeve te Sigurise Teknike te AMAE-se. Gjate ketij viti ukontrollua nje sasi prej 20.064 m2 nga toka e pastruar.
Tabela nr.1, tregon nje permbledhje te aktiviteteve te Skuadres se Manaxhimit te Cilesisegjate vitit 2007.
13
4
4. ÇMINIMI HUMANITAR
4.1 Veshtrim i Pergjithshem
Kompania e Çminimit “Danish Church Aid”, (DCA) qe nga viti 2004, eshte e vetmjakompani çminuese ne vend, qe kryen operacione pastrimi te minave dhe te fushave tebetejes, nen monitorimin dhe koordinimin e AMAE-se.
Ne total, eshte pastruar gjate 2007 nje zone rreth 472,517m2, nepermjet cminimit dhesurvejimit te territorit, duke lene ende per tu pastruar nje zone prej 1,616,600m2. Gjithashtu,u gjeten dhe shkaterruan nje sasi prej 425 mina kunder personit, 8 mina anti-tank, 125municione te paplasura, dhe 165 municione armesh te vogla.
3.5 Sistemi i menaxhimit te te dhenave per Veprimin ndaj Minave (IMSMA)
IMSMA ka vepruar me kapacitet te plote ne Zyren Rajonale ne Kukes ne mbeshtetje teoperacioneve te cminimit. Te gjitha te dhenat qe merren nga raportet e Kompanise seCminimit jane perpunuar gjate vitit si dhe jane perditesuar hartat e zonave tekontaminimit nga minat. Duke u bazuar ne te dhenat e perpunuara ne IMSMA janepergatitur gjithashtu listat e zonave te rrezikshme te mbetura ne 2007, dosjet e detyraveper cminim, Plani Operacional etj.
3.6 Dorezimi i tokave te pastruara
Pas operacioneve te Kontrollit te Cilesise toka e pastruar i eshte dorezuar fizikishtpopullsise ne ceremoni zyrtare te organizuara me kete rast. Gjate vitit 2007 ju dorezuanKomuniteteve Lokale per perdorim te efektshem 12 rajone te pastruara, qe ikorrespondojne nje totali prej 274.334 m2 toka te pastruara.
Tabela nr.2 – Permbledhje e zonave te deklaruara te pastra gjate vitit 2007
Nr
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
IMSMA ID
SR 1638
SR 1639
SR 1640
SR 1641
SR 1642
MA 42-7
MA 42-8
MA 42-9
MA 42-10
MA 58-5
SR 1525
SR 1637
Vendndodhja
Stoberde
Vlahan
Vlahan
Vlahan
Ujeze
Sulbice
Sulbice
Sulbice
Sulbice
Vlahan
Zahrisht
Helshan
Date e dorezimit
01.06.2007
26.07.2007
26.07.2007
26.07.2007
08.11.2007
08.11.2007
08.11.2007
08.11.2007
08.11.2007
06.12.2007
06.12.2007
06.12.2007
Zona e pastruar (m2)
20,651
6,000
45,000
20,000
90,000
37,500
40,000
60,000
50,000
20,000
20,222
43,144
14
4
0
2,000,000
4,000,000
6,000,000
8,000,000
10,000,000
12,000,000
14,000,000
16,000,000Zona e
ndotur
fillimisht
Totali i
zonave te
pastruara
Zonat e
ndotura te
mbetura
Ecuria e pastrimit të minave në terren
4.2 Aksidente gjate cminimit
Gjate vitit 2007, nuk ka patur asnje aksidente gjate operacioneve te çminimit.
4.3 Vizita Monitoruese te Donatoreve
Ne datat 18-20 Shtator 2007 zhvilloi nje vizite ne terren ne Kukes nje mision i nivelit telarte me pjesemarrjen e Perfaqesueses se Perhershme te PNUD-it dhe Kryetarit teDelegacionit EC. Objektivi i misionit ishte rishikimi i ecurise se projekteve me fonde teperbashketa si dhe te mundesive per zhvillim te rajonit te Kukesit. Misioni kombinoiviziten ne terren me nje sere takimesh me autoritetet lokale dhe perfituesit e projekteve.
12 Raporte Perfundimi dhe 5 raporte pezullimi u dorezuan nga DCA tek AMAE neperfundim te sezonit te cminimit. Vezhgime mbi impaktin jane kryer ne Vlahen dhe neveri te Tropojes, e cila eshte zone kufitare ndermjet Malit te Zi dhe Shqiperise.
Ritmet e pastrimit te minave dhe municioneve te paplasura ne 2007 kane qene me teuleta sesa ishin planifikuar fillimisht per disa arsye si me poshte:
a. Veshtiresi logjistike duke qene se fushat e minuara te mbetura jane ne zona telarta malore.
b. Kushte te keqija te pazakonta moti gjate 2007, te cilat sollen humbje te ditevete punes nga skuadrat e cminimit.
c. Nivel i dobet manaxhimi operacional i DCA te operacioneve te cminimit neterren.
Ne vitin 2007, operacionet e DCA-se u financuan kryesisht nga Departamenti Amerikan iShtetit dhe Gjermania nepermjet Fondit Nderkombetar te Besimit ne Slloveni. Gjate ketij viti,DCA ka operuar me 4 skuadra çminimi manual dhe dy skuadra pastrimi te fushave te betejes.
15
Kreu i Delegacionit te KE gjate nje vizite ne terren.
5
5. EDUKIMI PER RREZIKUN NGA MINAT (MRE)
AMAE ka monitoruar dhe koordinuar veprimtarite per rrezikun nga minat, te kryeranga OJQ-ja lokale “Viktimat e Minave dhe Armeve-Kukes” (VMA) dhe Kryqi i KuqShqiptar. Gjate ketij viti nuk ka patur incidente nga minat ne zonat Verilindore dhe kyfakt shenon nje arritje teper pozitive. Projektet e MRE te zbatuara nga VMA u financuannga Departamenti Amerikan i Shtetit permes ITF.
Qellimi kryesor i ketyre aktiviteteve eshte te mbaje te informuar rreth rrezikut te minavedhe municioneve te paplasura rreth 30 mije banore ne 22 fshatra akoma te ndotur.
Ne 2007, komitetet anti-mine, te krijuara ne fshatrat e prekura, me mbeshtetjen eVMA-s, organizuan mbledhje te rregullta mujore me komunitetet, duke shperndarefletepalosje me informacion per rrezikun e minave dhe per te promovuar nje sjellje tesigurte nga ana e banoreve. Gjithashtu, skuadrat e VMA-s, pajisen rregullisht komunitetine prekur me materiale edukuese ku perfshihen postera dhe fletepalosje.
Aktivitetet shkollore konsistojne ne konkurse midis klasave per posterin me te mire,fletepalosje, pjese artistike, informacion per fushat e minuara, shenjat dalluese te rrezikut
Per veprimtarine mbi minat misioni asistoi në nje demostrim te pastrimit te minave neHas dhe vizitoi Qendren e Protezave dhe pajisjeve ne Spitalin Rajonal ne Kukes.
4.4 Aktivitete pas çminimit
Projekti i Inisiatives per Zhvillimin e Rajonit te Kukesit i financuar nga Komisioni Europianeshte ne zbatim ne disa fshatra te prekura duke perfshire Shishtavecin, Terthore, Zapod,Kolsh dhe Gryke Caje. Keto fshatra kane pasur prioritet per projektet e zhvillimit pasVleresimit te Shpejte Rural ne keto rajone te realizuar nga PNUD-i.
16
te minave dhe ceshtje te mjedisit. Nje teater i levizshem me humoriste udhetoi rregullishtneper fshatra per te shperndare mesazhe sigurie permes komedise dhe parodise.
Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) ne konsultim me AMAE botoi nje fletepalosje te re qepermban mesazhe per sjellje te sigurta me minat dhe municionet. Posteri u shperndane Verilindje te Shqiperise nga KKSH. Projekti i edukimit i zbatuar nga Kryqi i KuqShqiptar u realizua kryesisht nepermjetmbeshtetjes nga ICRC.
Me mbeshtetje financiare te KE dhe PNUD, AMAEka pergatitur kete vit shume materialesensibilizuese si bluza, kapele, lapsa, CD, DVD dheora, si dhe i ka shperndare ato ne aktivitete tendryshme. Gjithashtu eshte pergatitur dheshperndare nje dokumentar special qe u shfaq neceremonine perkujtimore te 4 prillit, dhe netelevizionin publik shteteror.
Libri “Mille et une mine” i publikuar nga Shkolla elartë dhe e Aplikimit të Xhenios Franceze, uperkthye ne shqip per tu shperndare ne shkollatne verilindje te vendit. Perkthimi dhe publikimi iketij libri ne shqip u mundesua nga Banka Populloredhe Ambasada Franceze në Tiranë.
6. ASISTENCA PER TE DEMTUARIT NGA MINAT
Nje sere veprimtarish jane zhvilluar nen kete komponent ne vitin 2007, te monitoruaradhe koordinuara nga AMAE, me partneret perkates duke perfshire Ministrine eShendetsise, Spitalin Rajonal Kukes, Drejtorine e Kujdesit te Shendetit Paresor, Qendra
6
0
20
40
60
80
100
120
140
160
1999
2000
2001
2002
2003
2004
2005
2006
2007
2008
Incidents
Killed
Drejtori i Bankes Popullore,Ambasadorja Franceze dheDrejtori i AMAE
17
Kombetare e Protezimit, ICRC-SDF, VMA, ITF, Handicap International, Instituti Slloveni Rehabilitimit.
Aktivitetet kryesore ne fushen e asistences se te demtuarve nga minat per vitin 2007perfshijne:
Zbatimi i Strategjise Kombetare per Aftesine e Kufizuar (MOLSA) e botuar qene Janar 2005, ndiqet nga afer nga Programi Shqiptar i Veprimit ndaj Minave;te demtuarit nga minat jane ndergjegjesuar per kete strategji te re dhe mbi tedrejtat e tyre.
Ne Prill 2007, u zhvillua në Tiranë Seminari “Arritjet, nevojat dhe planet eardhshme per Asistencën ndaj të Aksidentuarve nga Minat ne Shqiperi”. Kyaktivitet mblodhi së bashku me shume se 40 aktore te angazhuar ne dhenien easistences te te aksidentuarve, si psh: përfaqësues të Qeverisë Shqiptare,Komunitetit të Donatorëve, përfaqësues të organizatave kombëtare dhendërkombëtare si dhe të plagosur nga minat. Seminari rishikoi gjate dy diteveplanin e veprimit egzistues, perputhjen e tij me Planin e Veprimit te Nairobit,
6
Seminari per Asistencen ndaj te Demtuarve nga Minat
dhe u mbështet nga Komiteti i Perhershem per Asistencen ndaj te demtuarvete minave, eksperti i Qendres Ndërkombëtare te Çminimeve Humanitare nëGjenevë si dhe Fondi Ndërkombëtar i Besimit në Slloveni.
Me mbeshtetjen e Qeverise Franceze, UNDP/AMAE ka zbatuar nje projekt perpermiresimin e dhenies se asistences ne rast emergjencash dhe te ndihmesmjekesore per te aksidentuarit nga minat dhe municionet ne Verilindje te Shqiperise.
Nje vizite per selektimin e te demtuarve nga minat per rehabilitim fizik dheprotezim u krye ne veri te Shqiperise ku moren pjese teknike dhe ekspertemjekesore nga Instituti Slloven i Rehabilitimit dhe Qendres se Protezimit neTirane. 30 persona te amputuar, te konsideruar si raste te veshtira, u trajtuanme proteza ne Slloveni gjate periudhes Prill – Qershor 2007.
18
Pajisje te reja per Qendren e Rehabilitimit ne Kukes
PNUD-i me fonde te Qeverise Franceze dorezoi ne Spitalin e Kukesit nje setme pajisje fizioterapie. Nje donacion me pajisje kirurgjikale me vlere 35,000USDiu dergua Spitalit te Tropojes ne Qershor 2007, nepermjet nje projekti tefinancuar nga KE.
ICRC-SDF kane vazhduar te mbeshtesin Qendren Kombetare te Protezimitduke siguruar lende te pare, asistence teknike dhe trajnim te dy teknikeve neBangalore, Indi. Tekniket e e trajnuar jane rikthyer ne Shqiperi ne Shtator 2007duke kontribuar keshtu ne permiresimin e kapaciteteve te Qendres.
“Mbremja e 1000 gostive”, nje aktivitet mbareboteror bamiresie per ngritjene fondeve u zhvillua ne Tetor 2007, nen patronazhin e Ambasades Amerikane.Donatore individuale si dhe autoritete shteterore, biznese private lokale,komuniteti diplomatik dhe OJQ-te dhuruan mbi 19.000 dollare per tu perdorurper asistencen ndaj te plagosurve nga minat.
VMA vazhdon te grumbulloje pagesa nga perfituesit e viteve te meparshme nesherbim te fondit te huase qarkulluese. Departamenti Amerikan i Shtetit permesITF i ka dhene VMA-se fonde per vitin e trete te projektit te “Krijimit teekonomive me baze shtepiake, i cili do te ndihmoje 30 te demtuar te tjeregjate vitit 2008 nepermjet blegtorise.
Qendra e protezes ne Spitalin e Kukesit vazhdon te mbeshtese te amputuaritnga minat dhe municionet. Gjate vitit 2007, te pakten 140 te demtuar kanemarre mbeshtetje me riparime te protezave. Qendra eshte permiresuar nekuader te projektit te Handicap International “PMR Phase I” me trajnime shteseper tekniket dhe pajisje. Spitali i Kukesit ka siguruar hapesiren e nevojshmeper zgjerimin e kesaj qendre dhe mbuloi gjithashtu kostot e rindertimit te sajne fillim te 2007.
6
19
VMA vazhdoi ne 2007 me fonde nga Departamenti Amerikan i Shtetit permesITF projektin per permiresimin e sherbimeve sociale dhe mjekesore permestrajnimeve te ndryshme te punonjesve social dhe mbajtjen e rrjetit te teaksidentuarve nga minat dhe municionet duke u perqendruar ne fshatrat eprekura. Nepermjet ketij projekti u sigurua gjithashtu mbeshtetje logjistikeper te demtuarit sipas nevojave te tyre.
Ministria e Shendetesise dhe Ministria e Arsimit ne bashkepunim me HandicapInternational (HI) dhe Fakultetin e Mjekesise ne Tirane kane lancuar projektine ndertimit te kapacitetit te Mjekesise Fizike dhe Reabilituese ne Shqiperi.Afati kohor per kete projekt eshte 2006-2008 dhe financohet nga DepartmentiAmerikan i Shtetit permes ITF, Qeveria Shqiptare dhe HI. Nepermjet ketijprojekti po kryhet trajnimi per 6 teknike proteze/orteze. Trajnimi bazohet nestandardet nderkombetare dhe do ti kualifikoje ne kategorine e nivelit 2.Gjithashtu, do te hartohet nje program per trajnimin e fizioterapisteve neFakultetin e Infermierise ne Tirane dhe ne Qendren e Rehabilitimit ne Spitaline Kukesit.
PNUD-i me fondet te KE ka nisur zbatimin e nje projekti me VMA per trajnimprofesional per 30 persona te aksidentuar nga minat ne profesione si: riparimete vogla elektronike, floktore dhe kompjutera. Ky trajnim filloi ne Korrik 2006dhe i ka kaluar parashikimet pasi perfituesit jo vetem qe kane perfituar ngatrajnimi po edhe kane ndryshuar qendrimin lidhur me aftesite e tyre per ateqe kane arritur.
Me fonde nga KE nepermjet PNUD-it, lende e pare dhe materiale te nevojshmeiu siguruan Qendres Kombetare te Protezimit ne Tirane. Ne kete menyreQendra arriti te asistoje 145 te amputuar gjate vitit 2007.
7. BASHKEPUNIMI RAJONAL
Niveli i mire i bashkepunimit rajonal ne fushen e veprimit ndaj minave eshte ruajturedhe gjate vitit 2007. Ky bashkepunim regullohet kryesisht nga Keshilli Koordinues iVeprimit ndaj Minave ne Evropen Juglindore (SEEMACC).
Ne kete kuader, takimet e SEEMACC jane mbajtur ne rajon rregullisht, me pjesemarrjene qendrave te Veprimit ndaj Minave ne rajon, anetare te SEEMACC ose me statusvezhguesi. Keto takime ishin te rendesishme ne promovimin e politikave te perbashketadhe procedurave operacionale ne rajon, ne shkembimin e ekspertizes teknike perçminim, dhe ne percaktimin e planeve per çminimin e kufijve te perbashket.
7
20
88. MARREDHENIET ME PUBLIKUN
8.1. Publikime
Broshura e AMAP ne anglisht dhe ne shqip eshte perditesuar vazhdimisht dhe eshteshperndare tek donatoret dhe agjenci te ndryshme ne aktivitete kombetare enderkombetare.
AMAE ka prodhuar nje flete palosje ne te cilen informon aktoret e programit mbiprogresin dhe objektivat per te ardhmen ne lidhje me asistencen ndaj te aksidentuarvenga minat. Gjithashtu, eshte prodhuar edhe nje flete palosje informative lidhur me “tedrejtat e njerezve me paaftesi”, e cila i eshte shperndare te demtuarve ne hotspot-e tekrijuara gjate trazirave te 1997.
8.2 Media
Me rastin e 4 Prillit, qe eshte deklaruar nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se, si“Dita per Ndergjegjesimin mbi Minat”, AMAE pergatiti ne bashkepunim me televizioninshteteror nje dokumentar mbi ecurine dhe planet e programit Shqiptar te Veprimitndaj minave. Dokumentari u shfaq ne aktivitetin e zhvilluar me kete rast ne QendrenKulturore te Ushtrise. Gjithashtu, donatoreve te pranishem ne kete event dhe neaktivitete te tjera iu shperndane kopje te dokumentarit ne DVD.
Veprimtarite e AMAE-se ne nivel kombetar dhe rajonal jane trajtuar rregullisht ngamedia lokale dhe ajo kombetare.
8.3. Faqja e Internetit
Faqja e internetit e AMAE perditesohet me informacione rreth programit. Gjithashtu,gjate vitit 2007 kjo faqe u perkthye ne gjuhen shqipe dhe u paraqit si nje faqe e vecante.Me shume informacione gjenden ne www.amae.org.al.
8.4 Vizitat
Gjate vitit 2007 me rendesi te vecante ka qene vizita ne Shqiperi e Keshilltarit te Lartete Çminimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Me kete rast, Zevendes Ministri iMbrojtjes /Kryetari i Komitetit Shqiptar te Veprimit ndaj Minave e dekoroi ate memotivacionin “per kontribut te larte ne mbeshtetje te Programit Shqiptar te Veprimitndaj Minave si dhe per asistencen e cmuar ne ngritjen e kapaciteteve ne kete fushe”.
Zevendesministri i Mbrojtjes shprehu vleresimin e qeverise shqiptare dhe vecanerishtte Ministrise se Mbrojtjes per kontributin e madh te Departamentit Amerikan te Shtetitne mbeshtetje te programit anti-mine ne Shqiperi.
21
9
9. DONATORET DHE FONDET
Programi Shqiptar i Veprimit ndaj Minave eshte financuar ne 2007 nga KomisioniEuropian, PNUD-i, UNICEF, ICRC, Gjermania dhe SHBA nepermjet FonditNderkombetar te Besimit ne Slloveni. Qeveria Shqiptare gjithashtu ka rritur mbeshtetjene saj financiare ndaj programit gjate ketij viti.
Nje mekanizem i rendesishem ai i Procesit te hartimit te Portofolit te VeprimtariseAntimine 2008 filloi ne Maj te 2007. Seminari vjetori i ketij Portofoli u mbajt me 25Korrik 2007, ne te cilin mori pjese Grupi i punes per portofolin i perbere nga te gjitheagjencite vepruese antimine dhe perfaqesue te donatoreve ne vend.
9.1 Kontributi i Qeverise Shqiptare
Nje angazhim ne rritje i Qeverise Shqiptare ndaj problemit te ndotjes nga minat nevend eshte vene ne dukje ne vitin 2007.
Keshtu, qe nga viti 2005, Ministria e Mbrojtjes ka siguruar falas:
Lendet Plasese qe nevojiten per azgjesimin e minave
Mbeshtetje Logjistike
Sherbimin e Evakuimit Mjekesor me Helikopter ne raste aksidentesh gjateoperacioneve te pastrimit te minave
Gjithashtu, Ministria e Brendshme ka lehtesuar kalimet nderkufitare te skuadrave te çminimitdhe atyre te Kontrollit te Cilesise ne mbeshtetje te operacioneve te pastrimit te minave.
22
9.2. Donacione Nderkombetare
Tabela e meposhtme shpreh ne detaje te gjitha fondet e dhena per vitin 2007 perprogramin Shqiptar te Veprimtarise Antimine.
10
Titulli i Projektit
Veprimtaria Humanitare kunder
minave.
Ndergjegjesim per rrezikun e
minave
Krijimi i rrjetit te te dhenave per
incidentet me municione te
paplasura.
Edukim per Rrezikun ndaj Minave ne
Verilindje te Shqiperise
Perfshirja e Edukimit per rrezikun e
minave ne kurrikulen shkollore
Mbeshtetje per Programin Shqiptar
te Veprimit ndaj Minave
Mbeshtetje per kujdesin mjekesor
dhe rehabilitimin fizik te te
demtuarve
Nata e 1000 Gostive 2007
Organizata
zbatuese
Danish Church
Aid (DCA)
Kryqi i Kuq
Shqiptar (KKSH)
KKSH
ITF/VMA
UNICEF
UNDP
ITF/Instituti
Slloven i
Rehabilitimit
ITF/VMA
Totaline USD1,141,000
4,677
23,429
88,000
27,000
258,000242,000
100,000
19,000
Donatori
Departamenti
Amerikan e Shtetit/Fondi
Nderkombetar i Besimit
ne Slloveni (ITF), Gjermani
Komiteti Nderkombetar i
Kryqit te Kuq (ICRC)
ICRC
Departamenti Amerikan e
Shtetit/Fondi
Nderkombetar i Besimit
ne Slloveni
Mbreteria e Bashkuar
(DfID)
Komisioni Europian
PNUD
Departamenti Amerikan e
Shtetit /ITF
Donacione private
10. VLERESIMI I PROGRAMIT
Ne periudhen 14-26 Maj 2007 u krye nje vleresim i plote i Programit te Veprimit ndajMinave nga Qendra Nderkombetare e Gjeneves per Çminime Humanitare. Grupi i Vleresimitberi takime dhe intervista me te gjithe partneret kryesore ne Tirane dhe Kukes, dukeperfshire perfaqesues nga Qeveria, agjencite e ndryshme te Kombeve te Bashkuara,donatore, autoritetet lokale, komunitetet e prekura nga minat dhe perfituesit.
Nder konkluzionet dhe rekomandimet e grupit vleresues vecohen si me poshte:
“Bazuar ne te gjitha parashikimet dhe planifikimet, duke supozuar se do te sigurohenfondet e nevojshme, fushat e minuara qe kane mbetur ne rajonin e Kukesit duhet tepastrohen deri ne fund te vitit 2009.
Ketu duhet te perqendrohet dhe vemendja e AMAE, PNUD-it, ITF, KE, dhe donatorevete tjere e te qeverise shqiptare per periudhen e mbetur. Megjithate, ka dy objektiva te
23
programit te cilat grupi i vleresimit nuk i konsideron me si te realizueshme. I pari,eshte perfshirja e AMAE-s ne strukturat e Ministrise se Mbrojtjes, duke zvogeluarkeshtu rolin e PNUD dhe marrjen nga qeveria te me teper pergjegjesi financiare netre vitet e ardhshme te programit. Po keshtu, objektivi per shnderruar skuadrat epastrimit te minave ne Kukes ne nje OJQ kombetare qe mund te operoje me fare pakmbikqyrje nderkombetare, nuk eshte me nje objektiv praktik apo i vlefshem.
Ndersa keto dy objektiva jane te lavderueshem dhe duhet te jene pjese e çdo programizhvillimi, sipas Grupit te Vleresimit eshte shume vone qe te zbatohen keto plane. Meme pak se 2 km2 toke te minuar te mbetur dhe me pak se tre vjet kohe nga afati idetyrimit te Traktatit te Otaves, nevoja per te miratuar legjislacionin perkates,zhvendosja e AMAE ne Ministrine e Mbrojtjes, shnderrimi i gjashte skuadrave te cminimitne kapacitet kombetar do te zhvendosin vemendjen nga perfundimi i detyres: pastrimitte te gjitha zonave te minuara.
Ne rekomandojme qe te gjitha perpjekjet aktuale ne kete drejtim te perfundohen dheqe te gjitha planet per te ardhmen te perqendrohen ne pastrimin e tokave te mbetura,sigurimin e qendrueshmerise se strukturave shendetesore per asistence afatgjate te tegjithe te plagosurve nga minat me demtime serioze ne nevoje dhe qendrueshmerine eprogrameve te edukimit per minat tokesore. Ne rast se keto tre synime do te arrihenderi ne fund te vitit 2009, atehere Qeveria e Shqiperise, AMAE, te gjithe organizatat eangazhuara dhe komuniteti nderkombetar mund te ndihet krenar qe kontribuan nenje program teper te suksesshem dhe ne fund te tij ata te deklarojne Shqiperine njevend te paster nga minat.”
10
11. OBJEKTIVAT KRYESORE TE AMAP PER 2008
Rifreskimi dhe aprovimi i Standarteve Kombetare per Veprimin ndaj Minave.
Hartimi i Strategjise per Tranzicionin e Programit te Veprimit ndaj Minave
Pastrimi i rreth 800.000 m2 nga zonat e dyshuara si te ndotura per te arritur
synimin kryesor te deklarimit te Shqiperise te paster nga minat ne 2010.
Zbatimi i metodologjise se reduktimit te zonave te rrezikshme ne bashkepunim
me komunitetin lokal.
Konsolidimi i kapaciteteve kombetare per pastrimin nga minat.
Rritja e kapaciteteve te Spitalit Rajonal Kukes dhe Spitaleve te Hasit dhe Tropojes
per te siguruar nje trajtim me te mire te demtuarve nga minat.
Trajtimi i te aksidentuarve ne nevoje me proteza ne Shqiperi dhe Slloveni.
Asistence per te demtuarit nga minat dhe familjet e tyre nepermjet aktiviteteve
te reintegrimit social-ekonomik.
Ngritja e Sherbimeve te rehabilitimit fizik dhe mjekesor ne Shqiperi.
11
24
LISTA E AKRONIMËVE
AAF Forcat e Armatosura Shqiptare
AMAE Qendra Shqiptare e Veprimit ndaj Minave
AMAC Komiteti Shqiptar i Veprimit ndaj Minave
APM Mina kundër - personit
ARC Kryqi i Kuq Shqiptar
AT Mina anti tank
BAC Pastrimi i Zonave të Betejës
BCPR Zyra për Parandalimin e Krizave dhe Rimekembje.
CBR Rrjeti me bazë tek Komuniteti
CCWC Konventa mbi disa Armë Konvencionale
DCA Ndihma e Kishes Daneze
DFID Departamenti per Zhvillim Ndërkombëtar
DO Organizata Çminuese
GICHD Qendra Ndërkombëtare e Gjenevës për Çminime Humanitare
ICRC Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar
IMAS Standartet Ndërkombëtare të Veprimit ndaj Minave
IMSMA Sistemi i Menaxhimit të Informacionit për Veprimin ndaj Minave
IS Vëzhgimet e Impaktit
ITF Fondi Ndërkombëtar i Besimit
KRDI Inisiativa Rajonale për Zhvillim Kukës
MA Veprimi ndaj Minave
MAC Qendra e Veprimit ndaj Minave
MRE Edukimi i Popullsisë mbi Rrezikun mbi Minat
NATO Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut
NMAP Plani Kombëtar i Veprimit ndaj Minave
NPOC Qendra Kombëtare e Orto- Protezimit
QA Sigurimi i Cilësisë
QC Kontrolli i Cilësisë
QM Menaxhimi i Cilësisë
SEEMACC Keshilli Koordinues i Veprimit ndaj Minave në Europën jug- lindore
SOP Procedurat Standarte Operuese
TS Vëzhgime Teknike
TSS Standartet Teknike të Sigurisë
PNUD Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim
UNMAS Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave
UXO Municione të paplasura
VMA Shoqata e Viktimave të Minave dhe Armëve-Kukës
10