Upload
hakhanh
View
234
Download
2
Embed Size (px)
Citation preview
1
NDERSHËM, ME PUNË.
P N D S H
PARTIA E PENSIONISTËVE DHE INVALIDËVE
ALEANCA KOSOVA E REPARTIA E DREJTËSISË
PARTIA SOCIALDEMOKRATEPARTIA NACIONALE DEMOKRATIKE SHQIPTARE
PARTIA E PENSIONISTËVE TË KOSOVËSPATIA E PENSIONISTËVE DHE INVALIDËVE
PARTIA E TË GJELBËRVE TË KOSOVËSE15 (ekipi i ekspertëve)
PROGRAMI ZGJEDHOR2010
2
Të nderuar votues,
Ju e dini se kemi papunësi dhe varfëri të madhe, kushte të vështira për jetë dhe punë. Jemi ndër shtetet e pakta në botë që nuk ka sigurime publike shëndetësore. Qytetarët dhe fëmijët tanë ndihen të pasigurtë. Janë prekur vlerat tona tradicionale, etika dhe morali. Rinia jonë është lënë anash, dhe nuk sheh perspektivë në vendin e vet. Është harruar kontributi i veteranëve të luftës dhe pensionistëve. Kosova është bërë njeri nga shtetet më të izoluara në botë.
Qeveritë e deritanishme dështuan në zgjidhjen e këtyre problemeve.
Tani duhet të ndodhë NDRYSHIMI. Ndryshimin e sjellin NJERËZIT E RINJ NË QEVERISJE. Bashkimi ynë i njerëzve të ndershëm, punëtorë, profesionistë dhe të dëshmuar, “Koalicioni për Kosovë të re” në themel të programit të vet, e ka qytetarin, zhvillimin e tërësishëm ekonomik, sigurinë, sundimin e ligjit, qeverisjen e ndershme, transparente dhe llogaridhënëse.
Koalicioni “Kosova e Re” do ta luftojë me rezultate korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Shtetit të ri të Kosovës i duhet urgjentisht anëtarësi në OKB, për t’u trajtuar e barabartë me të tjerët, i duhet progresi për anëtarësim në Bashkësinë Europiane dhe strukturat Euroatlantike. Ne do të forcojmë bashkëpunimin me miqtë tanë të dëshmuar. Me urtësi dhe punë të palodhshme, do të krijojmë marrëdhënie miqësore edhe me shumë vende të tjera anë e mbanë botës.
Ju ftojmë që të dilni të gjithë në zgjedhje më 12 dhjetor 2010!
Votoni “Koalicionin për Kosovë të Re”, me numër 31! Vota juaj është kontrata jonë me ju! Vota e qytetarit na mundëson të zbatojmë programin tonë në shërbimin tuaj!
“ Suksesi arrihet vetëm me punë të ndershme, profesionalizëm, sinqeritet, vullnet shumë të madh, transparencë dhe llogaridhënie”.
3
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
OBJEKTIVAT
Objektivat e Koalicionit, për të cilat do të angazhohet në Kuvend dhe Qeveri:
1. Të arrihet rritje ekonomike me së paku 7% në vit, duke përgjysmuar
varfërinë dhe duke krijuar 30,000 vende pune çdo vit, apo 120,000
vende pune për tërë mandatin qeverisës.
2. Të arrihen standarde ndërkombëtare të cilësisë në arsim. Me përfshirje
të plotë të gjeneratave në arsimin fillor, 80% në arsimin e mesëm dhe
50% në arsimin e lartë.
3. Institucionet shëndetësore, publike e private të ofrojnë shërbime
standarde ndërkombëtare, në mënyrë që shërimet në botën e
jashtme të ulen me 60%.
4. Fondet e destinuara për asistencë, të mbështesin me prioritet nevojat
e familjeve në varfëri të skajshme, si dhe përmirësimin e gjendjes
socio-ekonomike të pensionistëve.
5. Të stimulojë krijimtarinë kulturore, të rrisë rolin dhe pjesëmarrjen e
rinisë në qeverisje dhe të zhvillojë e afirmojë sportin kosovar, si në
vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
6. Të shtojë përkujdesjen institucionale për mërgatën dhe të rigjeneroje
ndërlidhjen e saj me rrjedhat e zhvillimit të tërësishëm të vendit.
7. Të rritet siguria, barazia, liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
8. Kosova shtet ku respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut dhe ku
sundon ligji. Institucionet demokratike në shërbim të qytetarëve.
9. Të forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në
OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare. Të arrijë statusin e vendit
kandidat në BE si dhe të forcojë bashkëpunimin me NATO-n.
Ne vazhdim keni programin e detajuar zgjedhor 2010, ku mund te gjeni edhe objektivat e detajuara te programit.
4
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
HYRJE
1. KOALICIONI SI POL POLITIK I QENDRËS
KOALICIONI PËR KOSOVËN E RE: AKR, PD, PSD, E15, PNDSH, PPK, PPIK, PGJK, u formua në agun e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale për Kuvendin e Kosovës. Synimi i këtyre subjekteve është të krijohet një pol politik i qendrës: për të marrë rol dhe përgjegjësi me peshë në zhvillimin e mëtejmë të institucioneve demokratike, në forcimin e rendit dhe ligjit, sigurisë, zhvillimit të ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, mirëqenies, integrimit më të madh brendakombëtar, euroatlantik dhe inkuadrimit të Kosovës në rrjedhat globale përmes forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Ky program është përgatitur nga Grupi për program në kuadër të Shtabit Zgjedhor, duke u bazuar në programet e entiteteve që kanë themeluar Koalicionin dhe në bazë të debateve mbi çështjet jetike që ka organizuar Koalicioni, me pjesëmarrje të kandidatëve për deputetë dhe ekspertëve të pavarur. Programi pastaj është diskutuar dhe miratuar në Shtabin Zgjedhor të Koalicionit.
2. GJENDJA SOT
Shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit më 17 shkurt 2008 paraqet ngjarjen më të rëndësishme në historinë e popullit të Kosovës, shqiptarëve dhe komuniteteve minoritare. Ajo kurorëzoi me sukses luftën për çlirim që nga fundi i shekullit 19 dhe përgjatë tërë shekullit 20, e veçanërisht gjatë periudhës 1990-1999 me fazën e parë të rezistencës aktive paqësore dhe fazën e dytë- luftën e UÇK-së të përcjella me sakrifica të mëdha dhe intervenimin e NATO-s, që krijuan kushtet për të prekur lirinë dhe për të hyrë në një fazë të re, domethënëse, atë të shtetndërtimit. Sot Kosova është shtet i njohur nga 72 vende anëtare të OKB-së; e anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore; me një aranzhim specifik të integrimit në BE, me një rol kyç të NATO-s në siguri dhe mbrojtje dhe një asistencë e mbikëqyrje të bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar zbatimin e planit të presidentit Ahtisari, e mbështetur nga aleatët strategjikë, ShBA-ja, BE-ja dhe Turqia; dhe me marrëdhënie relativisht të mira me fqinjët duke përjashtuar Serbinë, e cila vazhdon me obstruksion karshi realiteteve të reja në rajon.
5
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
Me gjithë progresin fillestar në ndërtimin e pozicionit prej një subjekti në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe situatës së favorshme lidhur me mbështetjen e faktorëve kyçë ndërkombëtarë, që u fuqizua me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se “shpallja e pavarësisë nuk ka shkelur principet dhe normat e të Drejtës ndërkombëtare”, institucionet përgjegjëse, përkatësisht Qeveria e Kosovës jo vetëm që nuk realizoi, por shfaqi edhe dobësi në aktivitet për promovimin e Kosovës në botë në forcimin e pozicionit ndërkombëtar të shtetit të ri. Njohja e pavarësisë është në krizë serioze. Progresi drejt integrimit në BE po përcillet me përparim shumë të vogël. Raportet e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2009 dhe 2010 ishin tejet kritikë; Kosova është i vetmi vend në Evropë, duke përjashtuar shtetet e reja që dolën nga ish- Bashkimi Sovjetik, pa liberalizim vizash në BE, me probleme të mëdha të sigurimit të pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit bilateral dhe multilateral në fushën ekonomike, kulturore e sportive. Kosovarët e ndiejnë veten të izoluar dhe të privuar nga lëvizja e lirë në kontinentin e tyre. Institucionet dhe liderët tregojnë dobësi të mëdha në mbrojtjen e pavarësisë dhe dinjitetit të qytetarëve dhe dobësi për të ndërtuar marrëdhënie të përgjegjshme me partnerët ndërkombëtarë.
Qeveria nuk arriti progres të ndjeshëm as në integrimin e pjesës veriore të Kosovës brenda strukturës institucionale të Kosovës. Atje vepron pa shumë telashe sistemi paralel shtetëror i servisuar dhe sponsoruar nga Serbia. Integrimi i komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera dhe marrëdhëniet ndëretnike kanë shënuar një progres modest.
Në rrafshin ekonomik e social Kosova klasifikohet si vend mesatarisht i zhvilluar me të ardhura të ulëta që arrijnë afro 1.800 Euro ($2600) për një banor, por me shumë tipare të vendeve të varfra: papunësi 45% dhe varfëri me shtrirje të gjerë që përfshin 47% të popullsisë nën pragun e varfërisë dhe 18% të popullsisë në varfëri të skajshme. Rritja ekonomike ka qenë më stabile që nga viti 2006, duke arritur një normë rritjeje modeste 3-4.5%, e që është shumë prapa nevojave dhe mundësive. Madje kjo rritje u realizua nga investimet e tepricës buxhetore të akumuluar. Shfaqen dobësi të mëdha në transformimin e rritjes ekonomike, në zhvillimin nga i cili do të duhej të përfitonin të gjithë qytetarët. Rritja e varfërisë dhe papunësisë, në kushtet e rritjes ekonomike është një problem serioz që është injoruar nga qeveria, kuvendi, por edhe nga akterët e tjerë. Stabiliteti makroekonomik që konsiderohej si një rrethanë pozitive tani është i kërcënuar me deficitin buxhetor (9-11 % e GDP-së), deficitit të lartë tregtar (eksporti mbulon importin rreth 10%) dhe situatës së rëndë sociale të të papunëve, pensionistëve si dhe disa kategorive të shërbyesve publikë. Qeveria nuk ka politika konsistente makroekonomike, ndërsa Korniza e Shpenzimeve Afatmesme nuk iu përgjigjet nevojave dhe mundësive të Kosovës. Me këtë dokument të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, parashihet një rritje ekonomike prej 4-5%, që është e pamjaftueshme për të zgjidhur konfliktet zhvillimore dhe adresuar vlimin social. Me këtë dokument të rëndësishëm, qeveria i ka propozuar Kosovës ngecje të mëtejme, një status quo.
6
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
Cilësia e shërbimeve publike – furnizimi me energji, ujë, shërbimet shëndetësore publike dhe arsimi publik, nuk kanë shënuar progres dhe qeveria nuk ka realizuar premtimet dhe programin e saj: Premtimin për 24 orë furnizim me energji elektrike, përfundimin e autostradave deri në Mitrovicë, në Pejë, dhe deri në Kaçanik dhe ka shfaqur dobësi të mëdha në menaxhimin e projektit të autostradës Morinë - Merdar, ‘zero” tolerancë për korrupsionin. Ajo ka ndjekur një politikë ad hoc në qeverisjen makroekonomike të përcjellë me premisa të diskriminimit politik të qytetarëve, duke favorizuar më shumë rajonet ku kishte edhe pushtetin lokal. Perceptimi mbi nivelin e korrupsionit në Kosovë, sidomos te bartësit e pushtetit qendror dhe lokal është në rritje, institucionet përgjegjëse në të gjitha hallkat e pushtetit – ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor shprehin mosgatishmëri politike dhe inkonsekuencë në luftimin e korrupsionit, duke e kamufluar këtë me retorikë boshe. Imazhi ndërkombëtar i Kosovës është i goditur rëndë edhe me rangimin tejet të ulët të Kosovës në krahasim me vendet e tjera lidhur me korrupsionin, kushtet për investime dhe zhvillimin e biznesit, transparencën dhe lirinë e medias, krimin e organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Interesat e partive politike dhe grupeve të ngushta brenda tyre e dominojnë punën e qeverisë, qeverisjes së ndërmarrjeve publike, buxhetit dhe pasurisë publike. Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i kryejë funksionet e tij kushtetuese dhe me këtë trend Kosova rrëshqet drejt një shteti të mbërthyer dhe të ngufatur nga klasa e papërgjegjshme politike dhe krimi i organizuar.
Kriza e qeverisjes u gjenerua me problemet e funksionimit të ish-koalicionit dhe marrëveshjet prapa skenës së dy ish-liderëve kryesorë në dëm të zbatimit të Kushtetutës. Ajo rezultoi me dorëheqjen e presidentit të provokuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e pastaj edhe me prishjen e koalicionit, ngritjen e mocionit të mosbesimit dhe shkarkimin e qeverisë nga Kuvendi. Kjo solli deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kosovarët kanë humbur besimin në qeverinë, institucionet dhe liderët (shiko raportet e UNDP-së mbi Paralajmërimin e hershëm). Ju të nderuar qytetarë ndiheni të lodhur dhe të zhgënjyer, tek ju po zbehet optimizmi karakteristik, sepse pritjet kanë qenë shumë më të mëdha dhe të ushqyera nga premtimet mashtruese të bartësve të pushtetit. Kjo po ngjet edhe tani në hyrje të fushates zgjedhore, me premtimet pa mbulesë të disa ministrave të qeverisë së shkarkuar. Qytetarët janë të përgatitur, më shumë se kurdoherë për ndryshim dhe kthesë për tejkalimin e kësaj gjendjeje që godit thellë aspiratat dhe dinjitetin e tyre. Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe sipas standardeve ndërkombëtare, do të duhej t’i materializonte këto pritje dhe të sillte në qeverisje aktorë të tjerë që nuk kanë keqpërdorur besimin e qytetarëve dhe të votuesve.
7
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
3. MISIONI, VLERAT DHE VIZIONI PËR
KOSOVËN - OBJEKTIVAT
Koalicioni për Kosovë të Re është i gatshëm të marrë votëbesimin e qytetarëve me mision: të bëjë kthesë rrënjësore në cilësinë e qeverisjes dhe ndërtimin e një shteti funksional për të jetësuar të gjitha parakushtet që ka Kosova për t’u bërë vend prosperues, demokratik, ku sundon ligji dhe respektohen të drejtat e qytetarëve, kultivohen vlerat morale e etike dhe në të cilën vazhdimisht rritet mirëqenia e tyre.
Misioni ynë bazohet në vlera, siç janë: ndershmëria, sinqeriteti dhe besimi, barazia dhe mosdiskriminimi, dija, tradita dhe kontinuiteti, demokracia dhe përkushtimi për respektimin e ligjit.
Vizioni i Koalicionit tonë është: Kosova 2020 tanimë do t’i ketë tiparet e një vendi evropian, të jetë anëtare aktive në strukturat euroatlantike, me marrëdhënie më të mira me fqinjët dhe me vendet nga të gjitha kontinentet, të ketë tejkaluar varfërinë, të ketë arritur karakteristikat e ekonomive të zhvilluara, me institucione demokratike, shoqëri e dijes me të rinj të arsimuar, shanse të barabarta për të gjithë, vend që njihet për nga zhvillimi dinamik dhe mjedisi atraktiv për investime.
Objektivat e Koalicionit, për të cilat do të angazhohet në Kuvend dhe Qeveri janë:
I. ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM
(1) Të realizojë një rritje ekonomike vjetore së paku rreth 7%, që
nga viti i dytë i qeverisjes, për të përgjysmuar varfërinë deri në
fund të mandatit dhe siguruar punësimin e së paku rreth 30.000
personave në vit;
(2) Të zbatohen standardet ndërkombëtare për sigurim të cilësisë në
të gjitha nivelet e arsimimit dhe përfshirje e plotë e gjeneratave
në arsimin fillor, rreth 80% e gjeneratës në arsimin e mesëm dhe
40 - 50% në arsimin e lartë e universitar;
(3) Të ngrejë nivelin e shërbimeve shëndetësore, ashtu që
institucionet shëndetësore publike e private të ofrojnë shërbime
sa më afër standardeve ndërkombëtare, duke ulur nevojën e
shërimit në vendet e jashtme për 60%;
8
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
(4) Të ngrejë nivelin e përkujdesjes sociale duke siguruar që fondet
e destinuara të mbështesin si prioritet nevojat e familjeve në
varfëri të skajshme dhe personave me nevoja të veçanta;
(5) Të stimulojë krijimtarinë kulturore, të rritë rolin dhe pjesëmarrjen
e rinisë në qeverisje e krijimtari dhe të zhvillojë dhe afirmojë
sportin kosovar në vend dhe në arenën ndërkombëtare;
(6) Të shtojë përkujdesjen institucionale për mërgatën, përkatësisht
diasporën dhe t’i rigjenerojë ndërlidhjen e saj me rrjedhat e
zhvillimit të tërësishëm të vendit;
II. TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT
(7) Të rrisë sigurinë e qytetarëve, barazinë dhe liritë e të drejtat e
qytetarëve dhe komuniteteve, lirinë e shprehjes dhe medias, me
përkushtim për kultivim të vlerave etike e morale të shoqërisë;
III. LIRITE DHE TE DREJTAT E NJERIUT. RENDI DHE SIGURIA
(8) Ta bëjë Kosovën shtet ku respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut,
ku sundon ligji dhe ku mbi këtë bazë funksionojnë institucionet
demokratike dhe ku bartësit e funksioneve dhe përgjegjësive
publike janë në shërbim të qytetarëve, bizneseve dhe krijuesve
të vlerave dhe sigurimit të integritetit të vendit;
IV. INTEGRIMET DHE GLOBALIZIMI
(9) Të forcojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës; anëtarësimin në
OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, të arrijë statusin e
vendit kandidat për integrim në BE; të forcojë bashkëpunimin me
NATO-n, të forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë, vendet fqinje
si dhe me vendet e tjera, sidomos në ato rajone ku kanë ngecur
njohjet e pavarësisë.
9
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
I. ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM
1. RRITJA EKONOMIKE DHE PUNESIMI
1.1. Rritja ekonomike mbi parimet e zhvillimit të qëndrueshëm nga
i cili përfitojnë të gjithë qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme
është shtylla kryesore e këtij Programi. Përfitimet e qytetarëve
do të jenë në rritjen e punësimit për rreth 30000 persona të
papunë, ose që për herë të parë hyjnë në tregun e punës, ulje të
varfërisë për së paku 40% në krahasim me gjendjen në vitin 2010.
Pas periudha e përshtatjes strukturore (1-1.5 vite) vendi do të
futet në zonën e rritjes ekonomike afatgjatë mbi 7 %, duke arritur
një GDP së paku 5 miliardë Euro, rreth 2300 Euro për një banor
në vitin 2014 (rreth $3000, përkatësisht në rreth $6000 Euro
sipas PPP sipas fuqisë blerëse). Për të siguruar një kontinuitet
në zhvillimin e qëndrueshëm, Qeveria do të nxjerrë Strategjinë e
zhvillimit afatgjatë të Kosovës deri në vitin 2020.
1.2. Përmirësimi i qeverisjes, udhëheqja e politikave konsekuente
makroekonomike kërkon përmirësimin e politikave ekonomike, që
duhet të bazohet në sistem informatik të besueshëm që sigurohet
nga Enti i Statistikave, njësia makroekonomike dhe Banka
Qendrore. Regjistrimi i popullatës duhet patjetër të realizohet
në afatin e paraparë. Banka Qendrore do të vazhdojë të rrisë
kapacitet e saja, pavarësinë e saj duke kontribuar pozitivisht në
stabilitetin makroekonomik dhe stabilitetin e sektorit financiar.
1.3. Rritja ekonomike e projektuar krijon kapacitete me të mëdha
për krijimin e një buxheti më stabil dhe të qëndrueshëm që në
vitin 2014 duhet të arrijë në rreth 1.7 miliardë Euro ose 32
% në GDP. Korniza ekzistuese e shpenzimeve afatmesme do të
rishikohet në mënyrë që ajo t’u përgjigjet më mirë prioriteteve të
zhvillimit ekonomik e social .
10
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
Do të rritet pjesëmarrja e arsimit dhe shëndetësisë në shpenzimet
buxhetore, ndërsa investimet në infrastrukturën publike do
të financohen edhe me burime të tjera e veçmas nëpërmjet
partneritetit publiko-privat. Investimet e filluara në infrastrukturën
rrugore do të përfundohen. Ndërtimi i autostradës Morinë-
Merdar duhet të vazhdojë të kryhet, sa më shpejtë deri në Besi.
Duke respektuar obligimet ligjore të Qeverisë paraprake, Qeveria
e ardhshme do të vazhdojë ndërtimin e rrugës duke kompletuar
projektin e zbatimit, përkufizimin e kostos, përmbylljen e burimeve
të financimit, duke inkuadruar burime të tjera (koncesioni, kreditimi
i lehtë) dhe do të përdorë mjetet buxhetore si një variant i fundit.
Në kuadër të strategjisë për mbrojtjen e prodhimeve vendore,
do të sigurohet mbështetje selektive sezonale e prodhimeve nga
agrokompleksi, si përshembull perimet.
1.4. Koalicioni konsideron se privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore
duhet të vazhdojë dhe të përfundojë brenda dy vjetëve të
ardhshme. Fondi i privatizimit duhet të vihet në funksion të
zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Duhet të gjendet një zgjidhje
për adresimin e kërkesave të arsyeshme të kreditorëve me një
fond restituimi që rezervon deri në 15% të fondit të privatizimit
për këtë qëllim. Privatizimi në rajonet ku komuniteti serb përbën
shumicën po ashtu do të realizohet brenda kësaj periudhe.
1.5. Privatizimi i ndërmarrjeve publike do të bëhet brenda një
kornize ligjore të kompletuar që siguron procedura transparente,
llogaridhënie dhe raportim te Kuvendi i Kosovës, qartësi në
përdorimin e fondeve për interesa të investimeve publike që
sjellin efekte në zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë, e të cilat
duhet të tejkalojnë përfitimet nga dividenta që këto ndërmarrje
publike tani i sigurojnë buxhetit. Qeveria e Koalicionit për Kosovë
të Re do të vazhdojë procesin e privatizimit të PTK –së dhe KEK-ut
por duke e rishikuar pakon e tenderit, ku do të arrihet sigurimi
i interesit publik krahas interesit të investitorit privat strategjik.
Qeveria do krijojë kushtet për zbatimin e parimeve të OECD-së
në qeverisjen e ndërmarrjeve publike – ku sigurohet transparenca
11
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
dhe llogaridhënia e bordeve të drejtorëve, pavarësia e tyre,
kompetenca profesionale dhe evitimi i ndikimit të partive politike
dhe interesave të ngushta grupore.
1.6. Furnizimi me energji elektrike do të jetë i rregullt dhe pa ndërprerje
për bizneset dhe konsumatorët e tjerë. Realizimi i projektit Kosova
C deri në 600 MW dhe Hidrocentrali i Zhurit, privatizimi i rrjetit
shpërndarës dhe furnizimit duhet të sigurojë investime efikase
në rrjet ( transformatorët 210/ 110), lidhja me interkoneksion
400 kW me Shqipërinë, zvogëlimi i humbjeve teknike, arkëtimi i
plotë i borxheve të konsumatorëve dhe evitimi i keqpërdorimeve
nga konsumatorët e paregjistruar do ta përmirësojnë rrënjësisht
furnizimin me energji, do të rrisin vlerën e aseteve publike të
këtij sektori dhe do të rrisë interesin e investitorëve për të marrë
pjesë në partneritetin publiko- privat. Qeveria do të promovojë
një program për zbatimin e politikave dhe veprimeve përkatëse
për të rritur efiçiencën në konsumin e energjisë, përdorimin e
burimeve ripërtëritëse (uji, burimet e erës, energjia diellore dhe
biomasa) për energji dhe zvogëlimin e ndotjes. Qeveria do të jetë
e përkushtuar për të zbatuar përcaktimet 20:20:20 të BE – 20%
zvogëlim të emisionit CO2, 20% rritje të efiçiencës në përdorim të
energjisë dhe pjesëmarrjen e burimeve ripërtëritëse në prodhim
të energjisë 20%.
1.7. Shfrytëzimi i pasurive të natyrës (tokës, minierave, pyjeve,
e të tjera) do të vihet në korniza të parimeve të zhvillimit të
qëndrueshëm. Pjesëmarrja e sektorit privat do të inkurajohet
në kuadër të një parimi që siguron një drejtpeshim të interesit
publik me atë të investitorit privat. Në këtë kuadër, sipas nevojës
do të rishikohet korniza ekzistuese ligjore lidhur me procedurat
dhe gjatësinë e aranzhimeve për koncesionet duke u bazuar
në përvojat e avancuara dhe standardet ndërkombëtare dhe
transparencën në eksploatimin e burimeve të natyrës.
1.8. Mbrojtja e mjedisit duhet të bëhet pjesë integrale e zhvillimit të
tërësishëm dhe të qëndrueshëm.
12
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
Kjo do të sigurohet edhe përmes rishikimit dhe azhurnimit të
Planit të Zhvillimit Hapësinor të Kosovës. Do të ngritën kapacitetet
e institucioneve qeveritare dhe agjencive të pavarura për të
zbatuar standardet e mbrojtjes së mjedisit sipas dispozitave
ligjore dhe standardeve evropiane. Për këtë duhet të sigurohen
burime njerëzore dhe pajisjet e nevojshme për të realizuar matje
sistematike të emetuesve të gazrave dhe ujërave të ndotur, që të
detektohen në mënyrë permanente shkeljet e ligjit dhe zbatuar
veprim korrigjues dhe sanksioneve sipas dispozitave ligjore.
Ndotësit më të mëdhenj TE A dhe Ferronikeli duhet të detyrohen
të vejnë filtrat dhe reduktojnë emetimet brenda standardeve,
ose të merren masa që mos të funksionojnë kur nuk i respektojnë
ligjet. Qeveria do të shqyrtojë mundësinë e vënies së taksës për
emetuesit e CO2. Investimet e reja në energjetike, në shfrytëzim të
pasurive natyrore duhet të jenë në harmoni të plotë me standardet
e BE-së. Trajtimi i mbeturinave duhet të avancohet duke stimuluar
riciklimin e tyre me investime në kuadër të partneritetit publiko-
privat, kurse deponitë e paligjshme dhe të egra do të ndalohen.
Kujdesi ndaj pyjeve, planifikimi i eksploatimit dhe rigjenerimit të
tyre si një pasuri me rëndësi të madhe kombëtare ka dimensionin
ekonomik dhe mjedisor. Do të bëhet një plan detal i aksioneve
dhe projekteve që siguron mbrojtjen e pyjeve nga shfrytëzimi
ilegal. Rritja e nivelit të bashkërenditjes midis pushtetit qendror
dhe atij lokal është e domosdoshme.
1.9. Investimet do ta rrisin pjesëmarrjen në GDP nga 25% në 32% pas
vitit të dytë të qeverisjes. Kjo kërkon mobilizim të burimeve të
investimeve (Fondi i privatizimit, Fondi i kursimeve pensionale,
remitancat, investimet private/ të jashtme dhe aktivizimi i linjave
kreditore të institucioneve financiare ndërkombëtare. Investimet
e sektorit privat do ta rrisin pjesëmarrjen në gjithsej investime
nga rreth 30 % në vitin 2010, në 60 % në vitin 2014. Rritja e këtyre
investimeve bazohet në përmirësimin e mjedisit biznesor dhe
investues që përfshin edhe tregun e kapitalit, duke përfshirë edhe
atë të letrave me vlerë. Rritja e sigurisë së investitorëve, zgjidhja
13
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
e kërkesave për licenca për ndërtim dhe qasje në lokacionin
brenda një afati ligjor të arsyeshëm, evitimi i korrupsionit nga ana
e ofertës dhe kërkesës së tij, korrigjimi i tarifave doganore për
pajisje dhe evitimi i pagesës së TVSH-së për pajisje e lëndë të parë
në kufi do të përmirësojnë imazhin investues të Kosovës. Rangimi
i saj në raportet e BB për kushtet e bërjes biznes do të zhvendoset
gjithnjë e më lartë me synim që të arrihet pozicioni i ekonomive
të suksesshme në transicion.
1.10. Koalicioni synon që të realizojë projektin e vet për dy zona të
lira ekonomike, një në rajonin e Mitrovicës (që përfshin pjesën
veriore të Kosovës, pjesë të Shalës së Bajgorës, Vushtrrisë dhe
Skënderajt) dhe tjetra në rajonin e Gjakovës (duke përfshirë
edhe pjesë të Deçanit dhe Hasit). Këto zona duhet të stimulojnë
zhvillim ekonomik të koncentruar në një rajon të veçantë duke
krijuar aty një politikë favorizuese për investimeve, të prodhimit,
punësimit dhe eksportit. Te dy këto rajone kanë të përbashkët se
kanë qenë qendrat më të zhvilluara industriale të Kosovës, kanë
dezindustrializim të thellë, problem me aktivizimin e aseteve
të ish-ndërmarrjeve shoqërore. Ky projekt synon të aktivizojë
shumë potenciale të imobilizuara në dobi të progresit ekonomik
e social, e në rastin e Mitrovicës edhe uljes së tensioneve politike
dhe forcimit të sovranitetit të vendit.
1.11. Përmirësimi i bilancit tregtar nëpërmjet rritjes së eksportit
dhe substituimit është sektori i cili duhet të ndikojë në zbutjen
e shpërpjesëtimeve makroekonomike. Fuqizimi i sektorit privat
sidomos i bizneseve prodhuese, aftësisë së tyre konkurruese dhe
promocionit më efektiv duhet të rrisë mbulimin e importit me
eksporte nga 12.0 %, në 25- 30% më 2014. Në pikat e programit
që i kushtohen industrisë dhe agroindustrisë përpunohet më
detajisht.
1.12. Rritja e mundësive për punësim është kritike për stabilitetin social
dhe uljen e varfërisë dhe duhet të rezultojë para së gjithash nga
investimet më të mëdha dhe rritja e sektorit privat, posaçërisht i
bizneseve të vogla dhe të mesme dhe zhvillimi integral rural, ndërsa
14
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
në periudhën e mëtejme gjithnjë e më shumë do të fuqizohen
shërbimet me vlerë të lartë shtuese: ICT, turizmi, shërbimet
financiare. Riindustrializimi që shtjellohet më poshtë, programi i
agrokompleksit, zonat e lira ekonomike. Uljes së papunësisë do t’i
kontribuojë edhe punësimi i përkohshëm jashtë vendit në kuadër
të aranzhmaneve ndërshtetërore dhe multilaterale në BE dhe në
rajonet e tjera në botë.
1.13. Vizioni ynë mbi zhvillimin dhe rritjen ekonomike përfshin edhe
një proces të riindustrializimit të Kosovës, që në një periudhë
afatgjatë do të sillte kontributin e industrisë në krijimin e BPV-së
në rreth 30%. Kjo nënkupton që në zhvillimin e Kosovës mbetet
shumë i rëndësishëm edhe sektori i shërbimeve që dominon në
gjithë ekonomitë moderne. Zhvillimi i industrisë duhet të krijojë
një harmoni më të madhe në zhvillimin struktural, duhet të jetë
krahas shërbimeve, gjeneratori më madh i punësimit.
1.14. Ne do të mundësojmë krahas qasjes më të mirë në kredi me norma
konkurrente të interesit, zgjidhjes së problemit të licencimit, edhe
qasjen në lokacione biznesi me infrastrukturën e nevojshme, por
edhe mbështetjen aktive në marketing e promocion, shërbime
mbështetëse, konsulencë e trajnime. Zhvillmi i NVM-ve industriale
paraqitet si një komponentë qenësore e zhvillimit të sektorit
industrial në Kosovë, jo vetëm për shkak të situatës së krijuar
për shkak të de-industrializimit, por edhe për faktin se vendet e
vogla jo mjaft të zhvilluara duhet të mbështeten në një sistem të
mbështetjes së NVM-ve industriale.
1.15. Caqet strategjike që duhet arritur deri më 2014 janë:
• Nxitja e zhvillimit të prodhimit industrial dhe ngritja e
rolit të industrisë në krijimin e BPV-së së vendit në rreth
25% deri në vitin 2013;
• Rritja e aftësisë konkurruese dhe pjesëmarrjes së eksportit
në rreth 35% të vlerës së shitjes së ndërmarrjeve;
• Nxitja e aktivitetit investues në industri, duke absorbuar
rreth 40% të investimeve private;
15
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
• Ngritja e kapaciteteve institucionale për të hartuar dhe
zbatuar një program integral të politikave dhe masave
për konsolidimin dhe rritjen e sektorëve prodhues dhe
eksportit.
1.15. Disa sektorë të industrive të bazuar kryesisht në biznese të
vogla dhe të mesme, edhe në të ardhmen do të jenë bartës të
këtyre ndryshimeve e para së gjithash përpunimi i ushqimit,
materialet ndërtimore, metalurgjia, përpunimi i drurit, plastika
dhe goma. Në këtë prizëm, nuk duhet nënçmuar edhe kontributi
i mundshëm i industrisë grafike që në një periudhë afatgjatë, e
cila mund të zhvillohet mirë dhe të depërtojë edhe më shumë
në eksport. I vetmi sektor ku sugjerohet një qasje më e veçuar
dhe favorizuese, do të ishte sektori i teknologjisë informatike, në
kuptim të infrastrukturës dhe zhvillimit të burimeve njerëzore.
1.16 Politikat tregtare të vendit duhet të mbesin mbi parimet e tregut
të hapur, por në marrëdhëniet reciproke me vendet e tjera
duhet të sigurojnë parimet e konkurrencës fer dhe reciprocitetit.
Prodhuesit e Kosovës duhet të gëzojnë mbështetjen dhe statusin
e barabartë që e gëzojnë ndërmarrjet në tregun rajonal dhe më
gjerë. Masat më specifike përfshijnë:
• Në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe Agjencinë për
mbështetjen e NVM-ve, të arrihet një bashkërenditje e
aktiviteteve për përmirësimin e kushteve për krijimin
dhe rritjen e NVM-ve industriale duke lehtësuar qasjen
në lokacionet e biznesit, duke avancuar shërbimet
publike dhe infrastrukturën publike dhe urbanizimin;
• Hartimi i programeve trajnuese për punëtorët, që do të
ndikonte në rritjen e produktivitetit të punës.
• Sponsorimin e sigurimit të certifikatave të cilësisë dhe
standardeve të cilësisë;
• Në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare
financiare, donatorët dhe bankat, për eksportuesit
dhe sektorët prodhues duke siguruar vija specifike
16
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
kreditore;
• Bashkërenditja e mbështetjeve për liderët e inovacioneve
dhe aktorët e sektorëve të rinj,
• Krijimi i bazës së të dhënave, ueb faqeve dhe sistemit
informativ të eksportit dhe sistemeve informative për
eksportin,
• Rekomandohet që MTI-ja të vendosë bashkëpunimin me
organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, të orientuara në
promovimin e eksportit (siç janë Qendra Ndërkombëtare
e Tregtisë – Gjenevë, Organizata Botërore e Tregtisë, dhe
UNCTAD).
• Anëtarësimi i Agjencisë të standardizimit në mekanizmat
ndërkombëtarë, në mënyrë që certifikatat e lëshuara në
Kosovë të njihen ndërkombëtarisht.
1.17. Si pjesë të pandashme të këtij programi Koalicioni për Kosovë të
Re ofron një program gjithëpërfshirës të aktivizimit të burimeve
në sektorin e bujqësisë dhe ndërlidhjen e tij në sektorët si: (a)
prodhimi blegtoral (qumështit dhe mishi dhe prodhimet përcjellëse
si lëkura, leshi, etj); (b) Pemëtaria (c) Perimet (d) Bletaria dhe (e)
bimët mjekuese, lulet, e të ngjashme.
Elementet kyçe të këtij programi janë: Një ndërlidhje e tillë në
zinxhirin e vlerave që fillon nga përgatitja, prodhimi primar,
procesimi, marketingu, financimi dhe logjistika, ka efekte të
shumëfishta dhe brenda periudhës katërvjeçare mund të krijojë
rreth 70,000 vendeve të reja të punës që do të fuqizojnë
prodhimin vendor, zëvendësim të importit dhe rritje të eksportit.
Këtu përfshihet krijimi i platformave agro-ekonomike me rreth
100 ha, shkollat bujqësore, aktivizimi i asociacioneve të fermerëve
dhe mbështetja institucionale që përfshin:Politikat kreditore,
mbështetjen në ngritjen e standardeve të cilësisë, disenjit
dhe paketimit. Për këtë qëllim do të bëhet studimi i fizibilitetit
për themelimin e një banke me partneritet publiko-privat
17
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
për mbështetjen e investimeve kapitale dhe rritje të aftësisë
konkurruese të bizneseve prodhuese me performansa të rritjes
së shpejtë, gjeneruese të punësimit, eksportit dhe zëvendësimit
të importit. Fondet publike do të merrnin pjesë këtu jo më
shumë se 30%, por struktura e kapitalit dhe depozitave së bashku
me përmirësimin e mjedisit institucional dhe biznesor do të
mundësonte financimin e investimeve me kushte shumë më të
volitshme , me norma interesi rreth 7%.
1.18. Turizmi do të jetë një gjenerator i punësimit dhe i të ardhurave.
Do të bëhet një program për tërheqjen e investitorëve strategjikë
për investime në zhvillimin e qendrave për skijim, sidomos në
Brezovicë (përmes privatizimit) dhe Alpet Shqiptare (Bjeshkët
e Rugovës). Do të mbështet gjithashtu edhe zhvillimit i turizmit
shëndetësor dhe turizmi rural.
2. ARSIMI DHE EDUKIMI
2.1. Caqet strategjike të programit tonë janë të përqendruara
në zhvillimin e tipareve të shoqërisë së dijes që e fisnikëron
kapitalin njerëzor, i cili paraqet përparësi krahasuese të Kosovës
në kontekstin evropian. Për këtë qëllimet tona janë: krijimi i
një sistemi të integruar arësimor; përfshirja e gjeneratave të
nxënësve në arsimin parafillor rreth 50% ; përfshirjen e plotë në
arsimin fillor dhe atë të mesëm të ulët; në arsimin e mesëm të
lartë 80% me një synim që brenda një periudhe afatmesme edhe
ky nivel arsimimi të bëhet i obligueshëm; Përfshirja e gjeneratave
në arsimin e lartë do të jetë 40 % - 50 %. Grupet e targetuara ku
duhet të rritet pjesëmarrja në mënyrë të dukshme janë femrat
dhe sidomos minoriteti rom, egjiptian dhe ashkali.
2.2. Duke intervenuar në arsimin parafillor fëmijët e familjeve të varfra
i rrisin shanset për përgatitje në shkollë dhe si rezultat edhe për
sukses në shkollë. Kjo mund të arrihet nëpërmjet investimeve
në infrastrukturë nëse përveç rritjes së hapësirës dhe numrit
18
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
të mësimdhënësve për organizimin e mësimit parashkollor në
shkollat e rregullta të organizohet mësimi edhe në ambientet e
tjera alternative në komunitet në partneritet me komunitetin,
komunat dhe organizatat e tjera qeveritare dhe joqeveritare. Në
këtë mënyrë rritet edhe përfshirja e grupeve të rrezikuara dhe
depërtimi në vendet rurale dhe të izoluara.
2.3. Investimi në cilësinë në arsimin fillor krijon parakushtet për
sukses të mëtutjeshëm në shkollën e mesme dhe si rrjedhojë
edhe mundësi për punësim të hershëm dhe përgatitje adekuate
për studime universitare. Intervenimet kryesore në arsimin fillor
do të jenë: depolitizimi i emërimeve të drejtorëve të shkollave
dhe trajnimi i drejtorëve dhe zyrtarëve të tjerë për menaxhim,
planifikim dhe buxhet, kualifikimi i mësimdhënësve, zbatimi i
proceseve të sigurimit të cilësisë së brendshme, funksionalizimi
i inspektoratit dhe përcaktimi i buxhetit për shkollat që rrisin
rezultatet në testet e arritshmërisë dhe që aplikojnë procedurat e
sigurimit të cilësisë.
2.4. Politikat dhe projektet tona në arsimin e mesëm do të krijojnë
shkolla të mirëfillta të mesme si gjimnazet dhe shkollat
profesionale me përgatitje e dije konceptuale, kreativitet dhe
shkathtësi teknike për profesione të nevojshme për ekonominë
e Kosovës dhe më gjerë. Një masë tjetër e rëndësishme në këtë
nivel do të jetë buxheti për adresimin e problemeve specifike
të të rinjve në shkollë, siç janë performanca e ulët në lëndë të
caktuara, siguria e nxënësve si dhe aktivitetet e tjera që stimulojnë
kreativitetin dhe zhvillimin e gjithanshëm.
2.5. Politikat arsimore dhe projektet në arsimin e lartë universitar
duhet të evitojnë edhe defektet në cilësinë e arsimit paraprak, në
mënyrë universitetet dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë të
nxjerrin studentë të diplomuar në bachelor, master dhe doktoratë
me dije dhe shkathtësi konkurrente në tregun botëror. Me Ligjin
e ri të arsimit të lartë do të sigurohet forcimi i autonomisë së
institucioneve autonome të pa diktuara nga politika ku gjenerohen
dija dhe shkenca dhe jo elita artificiale apo krijimi i institucioneve
19
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
publike të kontrolluara nga shteti. Politikat tona të financimit të
vendeve në universitetin publik do të bazohen në meritë dhe
investimet do të përqendrohen në cilësinë e arsimit dhe kërkimit
shkencor. Intervenimi tjetër do të jetë në Agjencinë e Akreditimit
dhe Inspektoratit. Ne synojmë të kemi një agjenci të pavarur,
profesionale, të pajisur dhe të kompletuar me kuadro profesionale
që zbaton standardet me integritet dhe profesionalizëm. Ajo do
të transformohet nga një bord i pavarur i emëruar nga Kuvendi i
Kosovës dhe neutral nga grupet politike dhe grupet e ngushta të
interesit nga sektori privat apo publik. Arsimi privat konsiderohet
si një arsim komplementar dhe i barabartë sa i përket vlerësimit
dhe monitorimit të trajtimit.
2.6 Oferta arsimore në kuadër të institucioneve të tjera që ofrojnë
arsim dhe kualifikim do të rregullohet me akreditimin apo
certifikimin e tyre në mënyrë që të mundësojë riaftësimin e rregullt
të gjithë atyre që kanë dëshirë dhe nevojë. Po ashtu do të krijohet
një program ndërsektorial mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe
Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për t’i përmirësuar
shërbimet për të rinjtë në fushën e ndërrmarrësisë, punësimit,
dhe përkrahjes së zhvillimit të tyre arsimor, kulturor dhe sportive,
për t’iu mundësuar atyre pjesëmarrje aktive, demokratike si dhe
mundësi për t’u zhvilluar si një qytetar kompetent dhe i aftë për
të zhvilluar veten dhe shoqërinë.
Reforma jonë në Arsim do të jetë konsistente, duke ruajtur
kontinuitetin dhe duke evituar improvizimet. Do të sigurohet
shndërrimi i universiteteve edhe në qendra kërkimore-
shkencore, nga ku duhet të avancohet më tej zhvillimi akademik
dhe profesional drejt progresit teknologjik dhe shkencor. Një
politikë më nxitëse dhe parësore do të synohet edhe për
zhvillimin e institucioneve shkencore, jo vetëm brenda skemës
së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve. Buxheti publik për
mbështetjen e aktiviteteve kërkimore do të arrijë 7-10 milionë
(Fondi nacional për kërkime dhe ministritë) dhe kjo do të fuqizojë
20
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
ngritjen e kapaciteteve dhe standardeve të aktivitetit kërkimor në
institucionet e arsimit të lartë. Ne jemi dhe do të punojmë
për barazinë gjinore, duke e reflektuar këtë jo vetëm me numra
aritmetikë, por me pjesëmarrje konkrete të grave në veprimtaritë
ekonomiko –shoqërore. Do të zbatojmë politika sociale në dobi të
lehtësimit të punës së femrës në familje, siç janë shtrirja e plotë e
rrjetit të edukimit parashkollor për të gjithë fëmijët në qytet dhe
futja në rrugën e zgjidhjes për fshatin.
3. SHËRBIMET SHËNDETËSORE DHE FONDI I
SIGURIMEVE SHËNDETËSORE PUBLIKE
3.1. Niveli i shërbimeve shëndetësore primare, sekondare dhe terciare
duhet të ngrihet me mbështetje më të madhe buxhetore, ngritjen
e cilësisë së menaxhimit dhe nëpërmjet depolitizimit të sektorit
publik të shëndetësisë dhe decentralizimi i sistemit të financimit
të sektorit të shëndetësisë. Një strategji në këtë sektor është
zvogëlimi i vdekshmërisë së foshnjave dhe nënave në pajtim me
objektivat e Mijëvjeçarit të aprovuara nga OKB-ja dhe Kuvendi i
Kosovës.
3.2. Kjo do të arrihet duke zbatuar këto masa:
• Sigurimi i konkurrencës së barabartë ndërmjet
sektorit publik dhe privat të shëndetësisë, nëpërmjet
transformimit të sistemit publik të institucioneve
shëndetësore në ndërmarrje publike: Shërbimi shtetëror
i shëndetësisë kosovare, i përbërë nga tri korporata
(niveli parësor, niveli dytësor, dhe niveli tretësor i
kujdesit shëndetësor).
• Sigurimi i qasjes së barabartë ndaj shërbimeve
shëndetësore nëpërmjet themelimit të sistemit të
sigurimeve publike dhe private shëndetësore.
21
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
• Sigurimi i kualitetit të shërbimeve shëndetësore
nëpërmjet themelimit të Odës Shëndetësore me katër
urdhra profesionale (mjek, stomatolog, farmacist, dhe
infermier), me ligj të veçantë.
• Riorganizimi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës
në Spitalin e Qytetit të Prishtinës dhe në Qendrën
Klinike Universitare të Kosovës; si dhe integrimi i plotë
i Fakultetit të Mjekësisë në këtë institucion të nivelit
tretësor të kujdesit shëndetësor.
• Qendra Onkologjike, Kardiologjia Invazive, Qendra për
Rehabilitim, Instituti për Farmakologji do të aktivizohen
me intervenime nga fondet publike dhe partneriteti
publiko-privat.
• Ngritja e kapaciteteve institucionale dhe resurseve
njerëzore në sektorin e shëndetësisë nëpërmjet
promovimit të partneritetit publiko – privat, si dhe
investimeve të jashtme (donacioneve) si pjesë e
bashkëpunimit ndërkombëtar të vendit.
3.3. Funksionalizimi i Sistemit informatik të menaxhimit të sistemit
shëndetësor.
3.4. Themelimit të Fondit të sigurimeve shëndetësore, duke nënkuptuar
përdorimin e kartelës së sigurimit shëndetësor, në bazë të
statusit social: shërbime pa pagesë në institucionet publike për
poseduesit e kartelave të asistencës sociale, pensionit invalidor,
dhe kategorive të tjera të qytetarëve të përcaktuara me ligj. Për
këtë qëllim do të shfrytëzohen mjetet e deritanishme buxhetore
të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe të buxheteve komunale të
dedikuara për shëndetësi. Instrumenti tjetër do të jetë kartela
familjare e sigurimit shëndetësor në bazë të pagesës vjetore
të premiumit për sigurimin themelor shëndetësor, në bazë të
shkallës rrëshqitëse varësisht nga numri i anëtarëve të familjes.
3.5. Me qëllim të realizimit të ndryshimeve të lartpërmendura
reformuese, duhet të bëhet ndryshimi i Ligjit të Shëndetësisë dhe
22
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
konceptimi i Ligjit të ri të sigurimeve shëndetësore, në pajtim me
paragrafët paraprakë. Integrimi i procesit akademik në Fakultetin
e Mjekësisë me procesin e edukimit dhe aftësimit profesional
mjekësor: universitar; specialistik pasdiplomik dhe pas –
specialistik (zhvillimin e vazhdueshëm profesional) në Qendrën
Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në institucionet e
kujdesit parësor dhe dytësor shëndetësor në Kosovë.
3.6. Qeveria do t’i kushtojë rëndësi të veçantë konsolidimit të sektorit
farmaceutik, duke ngritur kapacitete njerëzore dhe teknike
pranë Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore për zbatim të
legjislacionit dhe furnizim cilësor me barna.
4. PËRKUJDESJA DHE ASISTENCA SOCIALE
4.1. Përkujdesja sociale dhe asistenca sociale do të realizohen duke
shfrytëzuar maksimalisht mundësitë ekonomike dhe buxhetore
të shoqërisë dhe duke u përqendruar në përdorimin më racional
dhe efektiv të fondeve të destinuara për asistencë sociale, në
mënyrë që nga ato të përfitojnë vetëm personat më me nevojë,
sidomos ata që janë përballur me varfri të skajshme dhe kategoritë
e veteranëve dhe pensionistëve dhe invalidëve të punës dhe
invalidëve të luftës dhe familjet e veteranëve në nevojë.
4.2. Do të bëhet një rishikim lidhur me përfituesit dhe revidimi i
regjistrit të atyre që përfitojnë nga fondet e buxhetit, në bazë të
kritereve mirë të definuara dhe të zbatuara me objektivitet.
4.3. Pozita e pensionistëve duhet të zgjidhet në mënyrë sistemore
duke aprovuar një ligj përkatës. Qasje specifike duan pensionistët
që nuk përfitojnë nga sistemi ekzistues pensional, një pension
të dinjitetshëm. Të gjithë pensionistëve nga ky grup që nuk kanë
burime të tjera financimi dhe që gjenden nën pragun e varfërisë,
do t’u sigurohet një burim shtesë asistence që ata në mënyrë të
dinjitetshme të përballojnë nevojat ekzistenciale, si shërbimet e
përkujdesjes shëndetësore, ushqimi dhe veshmbathja.
Gjithashtu atyre do t’u mundësohet pjesëmarrja e tyre
23
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
preferenciale në shërbimet publike që ofron shteti (si p.sh.
transporti publik). Në pajtim me rritjen ekonomike dhe mundësive
buxhetore, mesatarja e pensioneve do të rritet gradualisht për të
arritur mesataren e rajonit në krahasim me minimalen apo pagën
mesatare. Për tejkalimin e gjendjes së rëndë të pensionistëve që
kanë humbur benefitet nga sistemi i vjetër, do të konsiderohet
edhe përdorimi i një pjese të mjeteve nga Fondi i privatizimit. Një
çështje tjetër që duhet adresuar është edhe kthimi i mjeteve të
Fondit Pensional të Kosovës, të plaçkitur nga regjimi serb gjatë
viteve 1990 – 1999.
4.4. Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës gjithashtu do t’u
sigurohen benefitet e si guruara nga ligji përkatës si dhe favore të
tjera të përfitimit nga shërbimet publike dhe përkujdesje të veçantë
shoqërore. Shërbimet shëndetësore për fëmijët, veteranët e UÇK-
së, ish-të burgosurit politikë, për të gjithë qytetarët mbi 70 vjeç,
si dhe familjet e varfra në nevojë. Ne do të ofrojmë një zgjidhje të
problemit të strehimit, për të gjithë qytetarët nevojtarë; prioritet
do të jetë krijimi dhe konsolidimi i një Fondi për strehim të
përballueshëm për të pastrehët, pensionistët, veteranët dhe ish-
të burgosurit politikë, njëkohësisht edhe krijimin e fondit publik,
sindikalist (përfaqësues të interesave të të prekurve) dhe privat të
banesave.
5. KULTURA, RINIA DHE SPORTI
5.1. Objektivi programor bazë është të stimulojë krijimtarinë kulturore,
të rritë rolin dhe pjesëmarrjen e rinisë në qeverisje e krijimtari dhe
të zhvillojë dhe afirmojë sportin kosovar në vend dhe në arenën
ndërkombëtare. Ne garantojmë zhvillimin e artit, kulturës dhe
sportit, si forma të rëndësishme të pasqyrimit e zhvillimit të botës
e realitetit tonë shoqëror, si forma të shprehjes të ndërgjegjes
shoqërore, për emancipimin, kompaktësimin dhe krenarinë e të
gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë.
24
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
5.2. Ne synojmë një shoqëri të orientuar drejt kujdesit të vëmendshëm
ndaj fëmijëve dhe familjes, duke rritur rolin e shtetit në drejtimin
afatgjatë strategjik në fusha me rëndësi shoqërore, si edukimi,
përkujdesja për të rinjtë, sigurimi i përkujdesjes sociale dhe
shëndetësore për moshat madhore, mbështetja e veçantë ndaj
“prindësisë” së mirë, apo mbrojtjen e familjeve nga paligjshmëria
dhe abuzimi i pushtetit. Ne do të ofrojmë më shumë ristrukturim
social dhe perspektiva për jetën e rinisë, më shumë punë, mundësi
dhe drejtësi në sipërmarrje, hapësira për të lëvizur, respekt për
moshën dhe mirëkuptim për aspiratat që kanë, besim te fuqitë
dhe kapacitetet e tyre të pashtershme për ndryshim. Ne besojmë
se kështu mund të sfidojmë krizën e thellë sociale, ekonomike e
politike dhe mund t’ia rikthejmë vendit shpresën dhe besimin. Për
këtë qëllim Ligji për Rininë do të pësojë ndryshime me qëllim që të
favorizohet rinia. Qeverisja jonë që në ditët e pra do të themelojë
një fond në bashkëpunim me biznesin (përqindja e fondit publiko-
privat vendoset në bazë të asaj që biznesi i përgjigjet ofertës), dhe
do të quhet ”Fondi i rinise”. Ky fond do t’u dedikohet bursave për
talentë si dhe për mbështetjen e drejtimeve akademike deficitare.
Këto bursa do të rregullohen me kontrata valide, ku bursisti merr
përsipër këto obligime: a) me përfundimin e shkollimit, punon 5
vjet për organet qeveritare, b) nëse nuk e përfundon shkollimin,
kthen bursën me një interes prej 2 %, c) pas shkollimit, nëse nuk
dëshiron të punojë për organet qeveritare, i kthen mjetet me një
interes prej 2 %,), ndërsa një numër bursistësh i tërheqë biznesi
privat, që ka kontribuar për fondin. P.sh. (150 euro, qeveria dhe të
tjerat biznesi. Max 500 mijë euro).
5.3. Sporti për qeverisjen tonë do të jetë njëra ndër shtyllat kryesore të
përmirësimit të imazhit të vendit në botë. Me një menaxhim më
të mirë të politikave dhe buxhetit për sport, mund të dyfishohet
numri i të rinjve që merren me aktivitete sportive dhe po ashtu
terrene sportive. Terrenet sportive olimpike do të ndërtohen në
bashkëpunimin publiko-privat, me çka në qeverisjen tonë 4-vjeçare,
do të sigurojmë të gjitha terrenet sportive. Do të rikthehet sporti në
25
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
shkollat tona, duke krijuar ligat e shkollave, sepse në këtë mënyrë
identifikohen talentët e rinj si dhe rritet masivizimi në sport. Nën
mandatin tonë qeverisës, sporti do të jetë profitabil si dhe puna
e federatave do të jetë e vetëqëndrueshme, me qëllim të rritjes
së pavarësisë së federatave. Nën mandatin tonë qeverisës, do të
krijohet një zyrë ligjore, me qëllim që të mbështeten federatat për
anëtarësimin e tyre në asociacionet ndërkombëtare. Nën mandatin
tonë qeverisës, do të reformohet i tërë legjislacioni për kulture,
duke pasur një ligj për arte dhe një ligj për trashëgiminë kulturore.
Që në vitin e parë do të miratohet edhe Ligji për sponsorizime,
me çka do të lehtësohen kushtet për investime nga biznesi privat.
Burokracia në Ministrinë e Kulturës do të zvogëlohet, me qëllim
që të rritet buxheti për aktivitete kulturore. Me qeverisjen tonë,
do të mbështeten elitat tona kulturore, duke ndërtuar një Fond
pensional. Qasja ndaj trashëgimisë kulturore do të jetë një qasje e
integruar, me çka do të zhvillohet turizmi kulturor.
26
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
II. SUNDIMI I LIGJIT
NDËRTIMI I INSTITUCIONEVE
DEMOKRATIKE E FUNKSIONALE
6.1. Forcimi dhe zhvillimi i institucioneve demokratike të Republikës
së Kosovës është pikënisje për sundimin e ligjit. Në këtë aspekt
fuqizimi i Kuvendit të Kosovës si institucion suprem i pushtetit
në Kosovë, me të gjitha kapacitetet në ushtrimin e rolit dhe
autoritetit të tij kushtetues është jetik për sundimin e ligjit, dhe
llogaridhënies së gjitha institucioneve dhe bartësve të funksioneve
publike e para së gjithash Qeverisë së Kosovës. Për të forcuar
stabilitetin institucional dhe për të arritur ushtrimin efektiv të rolit
dhe përgjegjësive kushtetuese të presidentit, brenda një kohe të
përshtatshme do të ngrihet iniciativa për ndryshim të Ligjit mbi
Presidentin, e nëse është e nevojshme edhe të Kushtetutës,
në mënyrë që presidenti i vendit të zgjedhjet drejtpërsëdrejti
me shumicë të votave të zgjedhësve. Qeveria e Kosovës do të
formohet duke respektuar referencat, kompetencën dhe kriteret
etike e morale.
6.2. Institucionet e Kosovës, duke filluar nga Qeveria, do të shfaqin
gatishmëri të plotë politike për luftimin e korrupsionit dhe do
të sigurojnë: (a) përdorimin me përgjegjësi të lartë dhe vetëm
në interes publik të buxhetit, parasë dhe pasurisë publike duke
zbatuar standartet më të larta për konfliktin e interesit (b) të
sigurojnë të gjitha kushtet e përgjegjësinë institucionale për
një mjedis biznesor që stimulon iniciativën e lirë ekonomike
dhe konkurrencën e barabartë;(c) do të formohet pranë Zyrës së
Kryeministrit, një komitet i udhëhequr nga opozita për mbikqyrjen
e tenderëve publikë.
27
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
6.3. Koalicioni do të përqendrohet në konsolidimin demokratik e
funksional të tri shtyllave kryesore: plotësimin e infrastrukturës
ligjore dhe zbatimin e ligjeve në praktikë; reformimin dhe forcimin
e sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Gjithashtu do të shpejtohet
procesi i kompletimit të ligjeve sistemore në Kosovë si dhe ngritjes
së gatishmërisë politike dhe kapaciteteve për zbatimin e ligjeve,
përfshirë dhe legjislacionin mbi liritë dhe të drejtat e njeriut dhe
Ligjin mbi të drejtat fetare. Gjatë plotësimit të infrastrukturës
ligjore do të sigurohet harmonizim me acquis communautaires.
Rishikimi dhe amendamentimi i legjislacionit ekzistues do të
bëhet kur të paraqitet nevoja për konsiderimin e rrethanave të
reja të krijuara në Kosovë dhe për t’i eliminuar pengesat dhe të
metat aktuale.
6.4. Reformimi i mirëfilltë dhe ngritja e kapaciteteve në sistemin
gjyqësor dhe atë prokurorial është i nevojshëm për të rritur
efikasitetin në trajtimin e lëndëve si dhe për të siguruar një
gjyqësor të pavarur nga ndikimi dhe presioni politik dhe të
mbrojtur nga korrupsioni. Përmirësimi i infrastrukturës fizike
të gjykatave dhe aplikimi i të arriturave më të reja nga fusha
e teknologjisë informative në të gjithë strukturat e sistemit
gjyqësor, e posaçërisht në përmirësimin e punës dhe rritjen e
efikasitetit të administratës së gjykatave janë disa drejtime të
tjera. Buxheti për sundimin e së drejtës do të rritet. Do të bëhet
rishikimi i procedurës së emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve,
prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë kyç të sistemit të drejtësisë,
në mënyrë që të kemi një gjyqësor efikas, të pavarur dhe në asnjë
mënyrë të lidhur me rrjetet kriminale dhe praktikat korruptive.
Përpos mekanizmave të rregullt institucionalë do të themelohet
edhe një program i pavarur monitorues për gjyqësorin, që do
të ndikojë në vëzhgimin dhe identifikimin e çështjeve që duhet
adresuar dhe mbikëqyrjen e funksionimit të gjyqësorit në interes
të qytetarëve. Forcimi i prokurorisë, funksionalizimi i Prokurorisë
Speciale dhe krijimi i të gjitha kushteve për luftimin e kriminalitetit
dhe krimit të organizuar është ndër qëllimet tona kryesore për
Kosovën. Ne sigurojmë pjesëmarrjen e Kosovës në programe
28
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
ndërkombëtare që ofrohen për luftimin e krimit të organizuar,
trafikimit dhe terrorizmit në vendet e Evropës Juglindore.
Do të vazhdohet bashkëpunimi i plotë me Gjykatën
Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi për ndjekjen
dhe arrestimin e të dyshuarve për krime të luftës. Do të forcohet
bashkëpunimi me EULEX-in, i cili edhe është i mandatuar si mision
i BE-së për të funksionalizuar sundimin e ligjit në Kosovë. Ne do të
jemi të vendosur dhe efektivë për zbardhjen e fatit të personave
të humbur dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
6.5. Vëmendja jonë gjithashtu do të fuqizohet tek Agjencia Kosovare
për Antikorrupsion për luftimin e kësaj dukurie në Kosovë dhe
do t’i sigurojë mjete dhe mekanizma përcjellës për ta ushtruar
aktivitetin në mënyrë të pavarur dhe pa presione politike. Lufta
më efikase dhe me rezultate kundër korrupsionit kërkon edhe
rishikime dhe ndryshime të caktuara në kornizën ligjore. Në Kodin
Penal të Kosovës duhet ashpërsuar dënimet për veprat penale të
marrjes/dhënies së ryshfetit. Kjo vlen edhe për abuzimet e detyrës
zyrtare dhe fondeve publike, krimit të organizuar dhe të veprave
penale të trafikimit me qenie njerëzore, narkotikë dhe armë.
Do të ndryshojmë Ligjin e aplikueshëm Penal për të siguruar se
pasuria e fituar me kryerjen e veprave penale të konfiskohet në
mënyrë efikase. Në këtë drejtim, në bazë të përvojës të shteteve
të Evropës Perëndimore, do të nxjerrim një ligj special sipas të cilit
personat e dënuar për vepra penale të korrupsionit dhe krimit të
organizuar do të kenë barrën e provimit se pasurinë që e kanë,
është nga burimet e ligjshme. Në këtë kuadër, do të sigurojmë
mundësi për specializimin e kuadrove të gjyqësorit, prokurorive
dhe njësive të specializuara të policisë për luftën efektive të
veprave penale të lartpërmendura. Financimi i këtyre programeve
do të ndihmohet edhe nga shtetet në të cilat shtrihen grupet
kriminale nga apo me prejardhje nga Kosova. Do të sigurojmë
dhe mbrojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë në bazë të
parimit mbi ndarjen e pushteteve, të paraparë me Kushtetutën e
Kosovës, duke siguruar pacenueshmërinë e qeverisjes së sistemit
gjyqësor në lidhje me emërimin, disiplinimin dhe shkarkimin
29
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
e bartëseve të funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale dhe
menaxhimin e sistemit të drejtësisë.
a) Do të shqyrtojmë dhe rrisim numrin aktual të gjyqtarëve
dhe prokurorëve me qëllim që të sigurohemi se numri
i gjyqtarëve dhe prokurorëve është i mjaftueshëm për
zbatimin e strategjisë për zvogëlimin e numrit prej
213,000 lëndëve të pazgjidhura.
b) Do të punojmë në ripërtëritjen e kuadrove në sistemit
të drejtësisë për t’u siguruar se kuadro të reja dhe
të afta bëhen pjesë e sistemit dhe kanë hapësirë për
zhvillim të karrierës në bazë të kritereve të meritës dhe
larg ndërhyrjeve politike.
c) Për t’i realizuar këto programe, do ta dyfishojmë
buxhetin e sistemit të drejtësisë nga 1%, në 2% të
buxhetit të përgjithshëm Kosovës.
6.6. Institucionet e qeverisje lokale do të sigurojnë bartjen e
pushtetit më afër dhe në shërbim të qytetarëve. Do të zbatohet
me efektivitet delegimi i kompetencave dhe funksioneve nga
qendra te njësitë më të vogla administrative, si parakusht për
realizmin e demokracisë në kuptimin e saj të mirëfilltë, pra
pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisje. Ne, rëndësi të veçantë
do t’i kushtojmë rritjes së transparencës në punën e autoriteteve
lokale dhe konsultimit e informimit të vazhdueshëm me
qytetarët. Ndarje me e qartë e kompetencave midis nivelit të
pushtetit qendror dhe atij lokal është një drejtim për t’u ndjekur.
Decentralizimi sipas ipas Kushtetutës së Kosovës paraqet një
sfidë të madhe për të gjitha komunat në Kosovë, në veçanti për
ato me shumicë të komuniteteve minoritare dhe aty ku mundet,
ai duhet të përmirësohet. Ky proces duhet të kompletohet dhe
funksionalizohet. Integrimi i minoriteteve, e në veçanti i atij serb,
duhet të jetë më efektiv dhe përmbajtësor duke i kontribuar
stabilitetit politik dhe funksionalizimit të institucioneve
shtetërore.
30
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
Partneriteti publiko–privat do të rritë pjesëmarrjen në investimet
për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet publike për
qytetarët në fushën e infrastrukturës ( rrugët, uji, trajtimi I
mbeturinave , transportit, e të ngjashme) si dhe shërbimeve në
edukim për të rritur, shëndetësi dhe rekreacion. Kjo do të rritë
mundësitë për investime më të mëdha në mënyrë transparente
dhe rrit mundësitë e zhvillimit të bizneseve vendore. Pushteti
komunal do të mbështet dhe inkurajohet për një shfrytëzim
më racional të hapësirës dhe bën këtë kuadër edhe zgjidhjet
urbanistike për ndërtim të rrugëve, parkingjeve, vendkalimeve për
këmbësorë, përshtatja e infrastrukturës për persona me aftësi të
kufizuara, trotuaret, parqet, varrezat, parqet/sheshet e lojërave,
fushat sportive, monumentet kulturore ose historike, menaxhimi
i mbeturinave dhe interesa të tjera publike.
6.7. Koalicioni do të insistojë që sa më shpejtë të nxirret Ligji për
kryeqytetin e Kosovës, Qytetin Prishtina, me organizim specifik
komunal brenda për brenda qytetit, me trajtim të veçantë në
buxhet dhe të pronës së kryeqytetit e cila ka rëndësi jo vetëm për
qytetarët e Prishtinës, por që shfrytëzohen edhe nga qytetarët
e Kosovës, me qëndrim ditor dhe të përkohshëm në kryeqytet.
(Pallati i Rinisë, parkingjet, etj).
6.8. Reforma e administratës publike do të vijojë, të jetë më
frytdhënëse në kuptim të racionalitetit të kostos, kompetencës,
stabilitetit dhe evitimit të ndikimit politik në punësim dhe punë
të përditshme. Punësimi në shërbimin civil do të bëhet në bazë
kritereve objektive duke evituar kriteret politike, klientelizmin dhe
nepotizmin.
31
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
III. LIRITË DHE TË DREJTAT E
QYTETARËVE, SIGURIA7.1. Programi i Koalicionit për Kosovë të Re e ka përqendrimin tek
interesat e qytetarëve. Kjo nënkupton rritjen e hapësirës publike
nëpërmjet sigurimit të të drejtave dhe lirive dhe të drejtave të
qytetarëve sipas standardeve të konventave ndërkombëtare,
kultivimin dhe avancimin e vlerave të demokracisë, lirisë së
shprehjes e mendimit, dhe lirisë së medies. Ulja e varfërisë dhe
rritja ekonomike krijojnë kushte për participim të qytetarëve
në jetën politike, ekonomike dhe fuqizim të qytetarëve në
vendimmarrje.
7.2. Në themelet e shtetit demokratik të Kosovës duhet të vendosen
standardet më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut, pa
asnjë lloj të diskriminimit, duke respektuar në tërësi pasurinë e
diversitetit kulturor të vendit. Barazia e plotë të qytetareve të të
gjitha përkatësive etnike dhe fetare duhet të jetë më konsekuente
duke përfshirë komunitetet shumicë dhe pakicë. Në këtë kuptim
Koalicioni do të krijojë hapësirë për debat tolerant lidhur me
çështjet e hapura siç janë edukimi fetar në institucione publike
ose praktikimit të veshjes që përbën pjesë edhe të identitetit
fetar. Mbi bazë të këtij debati, Kushtetutës së Kosovës, praktikave
europiane, Koalicioni do të angazhohet për inkuadrimin e lëndës
fetare për të gjitha përkatësitë konfesionale si lëndë fakultative
në të gjitha institucionet publike arsimore.
7.3. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet integrimit në shoqëri të
pjesëtarëve të goditur nga sëmundjet e vartësisë, trafikimi i
qenieve njerëzore. Dukuritë si vetëvrasjet, dhuna në shkolla dhe
dhuna në familje do të trajtohen nëpërmjet masave parandaluese
dhe politikave sociale integruese.
32
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
7.4. Barazia gjinore duhet të sigurohet duke u integruar komponentët
e saj në të gjithë politikat zhvillimore dhe zhvillimin e konsolidimin
e institucioneve.
7.5. Mbrojtja e integritetit shtetëror dhe garantimi i sigurisë kombëtare
të Republikës së Kosovës është synim madhor i koalicionit Kosova e
Re dhe qeverisjes potenciale të saj. Ne angazhohemi për një proces
të plotë reformimi të sektorit të sigurisë, i cili do të përfshijë Forcat
e Sigurisë, Policinë e shtetit, shërbimet e inteligjencës, doganën,
tatimet me qëllim të rritjes së kapaciteteve vepruese dhe marrjen
e përgjegjësive në sigurinë e vendit dhe stabilitetin e tij. Ne jemi të
angazhuar të ndërtojmë një shtet të konsoliduar demokratik, për
të shpejtuar proceset integruese euroatlantike. Futja e Kosovës
në Iniciativën e Partneritetit për Paqe është objektiv yni dhe hap i
parë drejt NATO-s.
Caqet kryesore në këtë fushë janë:
• Rishikimi dhe plotësimi i dokumenteve kryesore në
fushën e sigurisë, në përputhje me Kushtetutën e
Kosovës. (Strategjia e Sigurisë e Kosovës, Politika e
Mbrojtjes dhe Doktrina Ushtarake).
• Transformimi dhe modernizimi i FSK-së do të përbëjë
shtyllën kryesore të reformës në fushën e mbrojtjes, duke
synuar të ndërtohet një forcë profesionale e nevojshme
(dhe e justifikueshme) për garantimin e sovranitetit
e integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Transformimi do të bazohet në respektimin e traditave
dhe vlerave më të mira të vendit, të eksperiencës më të
mirë të vendeve perëndimore, të zbatimit të standardeve
të larta profesionale. Përkujdesja për personelin do të
jetë në rend të parë.
• Do të zbatohet me përpikëri Kushtetuta e Kosovës lidhur
me kontrollin civil ndaj FSK-së, do të jetë element i
rëndësishëm në dobi të shtetit dhe shoqërisë sonë.
• Forcimi dhe garantimi i rendit dhe sigurisë publike,
33
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
individuale dhe komunitare në gjithë territorin e
Republikës së Kosovës do të përbëjë angazhimin parësor
të qeverisjes sonë.
• Reformimi në baza më profesionale dhe gjithëpërfshirëse
të trupës policore nëpërmjet arsimimit e kualifikimit
të personelit si dhe modernizimit të strukturave dhe
pajisjeve të Policisë së Shtetit do të jetë objektivi ynë.
• Angazhimi në luftën kundër terrorizmit do të jetë një
element tjetër shumë i rëndësishëm i përmbushjes
së misionit të ruajtjes së sigurisë së brendshme dhe
sundimit të ligjit.
• Konsolidimi i Shërbimit të inteligjencës në përputhje
me misionin e tij kushtetues, bazuar në përgatitje të
lartë profesionale, integritetin moral të personelit dhe
përkushtim të plotë dhe dedikim ndaj vendit, është
objektivi ynë.
• Transformimi i Shërbimit të inteligjencës, duke u bazuar
në radhë të parë në koncepte moderne, në modernizimin
e tij strukturor dhe teknologjik në interes të shtetit e
qytetarëve të Kosovës, është angazhimi ynë.
• Vendosja në efiçiencë e strukturës së emergjencave
civile në nivel shtetëror dhe lokal do të përbëjë një sfidë
të domosdoshme për rritjen e sigurisë së jetës e pasurive
të qytetarëve tanë.
• Bashkëpunimi rajonal me emergjencat civile të shteteve
të rajonit do të kihet parasysh në të gjithë procesin
transformues e modernizues të këtyre strukturave me
qëllim aftësimin e veprimit dhe bashkëpunimit me to.
• Koalicioni ynë do të jetë i hapur dhe afër të gjitha
komunitetet dhe pakicat në Kosovë karshi problemeve
jetike, rritjes së komunikimit ndëretnik, ngritja e
solidaritetit, zhvillimi ekonomik e social në nivel lokal,
etj.
34
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010
VI. INTEGRIMET DHE GLOBALIZIMI
8. POZITA NDËRKOMBËTARE E KOSOVËS DHE
MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE
8.1. Forcimi i pozicionit ndërkombëtar të Kosovës kërkon arritjen
e këtyre caqeve: anëtarësimin në OKB dhe në organizatat e
tjera ndërkombëtare; të arrijë statusin e vendit kandidat për
integrim në BE, të forcojë bashkëpunimin me NATO-n; të forcojë
bashkëpunimin me Shqipërinë dhe vendet e tjera fqinje si dhe
bashkëpunimin me vendet e tjera, sidomos në ato rajone ku kanë
ngecur njohjet.
8.2. Avancimin i pozicionit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare
kushtëzohet nga një sukses më i madh në njohjen ndërkombëtare
të Kosovës nga shtetet anëtare të OKB-së, si dhe promovimin
e imazhit të Kosovës dhe kosovarëve jashtë vendit si faktorë i
ruajtjes dhe forcimit të paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.
Kjo mbështetet në kultivimin e marrëdhënieve të partneritetit
strategjik me ShBA-në, BE-në dhe të gjitha organizatat
ndërkombëtare me interes për Kosovën dhe konsolidimin e
përfaqësimit diplomatik të Kosovës në botë. Në kuadër të
Ministrisë së Punëve të Jashtme do të krijohet një këshill i
personaliteteve vendore e ndërkombëtare, të cilët në cilësinë e
të dërguarve të posaçëm të Presidentit të mbështesin procesin e
lobimit në vendet anëtare të OKB-së, që ende nuk e kanë njohur
pavarësinë e Kosovës.
8.3. Raportet e bashkëpunimit me vendet e jashtme do të ndërtohen
në parimin e partneritetit dhe respektit të ndërsjellë dhe
parimit të reciprocitetit. Bashkëpunimi rajonal dhe me vendet
fqinje mbështetet në orientimin për miqësinë, mbështeten në
35
PROGRAMI ZGJEDHOR 2010NDERSHËM,ME PUNË.
respektimin e plotë dhe reciprok të të drejtave të të gjitha
minoriteteve. Promovimi i miqësisë me vendet e tjera do të niset
nga përparimi i fqinjësisë së mirë me shtetet në rajon, gjithnjë në
pajtim me respektimin e plotë të parimit të reciprocitetit, frymës
së tolerancës dhe interesave të përbashkëta ndërshtetërore. Në
këtë drejtim do të promovohet roli i pakicave për vendosjen e
komunikimit të rregullt dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit
mbi bazë komunikimit ndëretnik dhe fqinjësor që duhen shikuar
si pjesë e integrimeve strategjike evroperëndimore.
8.4. Koalicioni angazhohet në mënyrë të vazhdueshme për bashkimin
e të gjitha potencialeve kombëtare të shqiptarëve, në rajon dhe
në mërgatë, si pjesë e proceseve të integrimeve ndërkombëtare
dhe brendakombëtare, në funksion të përparimit të çështjes
kombëtare, zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit, si dhe
promovimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Në këtë drejtim, Koalicioni do të iniciojë themelimin e Forumit
periodik të liderëve institucionalë dhe politikë të shqiptarëve në
rajon, në funksion të unifikimit dhe të koordinimit të përpjekjeve
për integrim në Bashkësinë Evropiane. Ne do të iniciojmë
gjithashtu formimin e një instituti për integrimet ndërshqiptare
që përfshin ekonominë, kulturën, sportin, si dhe fusha të tjera me
interes kombëtar.
8.5. Procesi i integrimit të Kosovës në BE do të përshpejtohet.
Institucionet e Kosovës dhe akterët e tjerë në shoqëri, e posaçërisht
shoqëria civile duhet t’i ngritin kapacitetet institucionale për një
efektivitet më të madh në arritjen e kritereve dhe standardeve
për integrim. Liberalizimi i vizave duhet të arrihet gjatë vitit të
parë të qeverisjes. Qeveria do të marrë me seriozitet raportet
e progresit, analizat dhe sugjerimet nga Komisioni Evropian
dhe forumet e tjera të BE-së për tejkalimin e problemeve që po
shkaktojnë ngecje, si dhe do ta përdorë efektivisht asistencën
teknike dhe fondet mbështetëse për këtë qëllim.
P N D S H
PARTIA E PENSIONISTËVE DHE INVALIDËVE
PROGRAMI ZGJEDHOR2010
Koalicioni për Kosovë të Re u ofron qytetarëve dhe votuesve këtë program me synim që pas zgjedhjeve parlamentare më 12 dhjetor ta shndërrojë në Program qeveritar për periudhën 2011-2014. Ky Program paraqet ofertën për një kontratë me qytetarët për qeverisje të përgjegjshme dhe frytdhënëse. I ftojmë qytetarët që në mënyrë masive të dalin në zgjedhje, të votojnë numrin 31 – KOALICIONIN PËR KOSOVË TË RE.