189
Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime luſte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë”, përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights Defenders. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Fondit për të Drejtën Hu- manitare Kosovë dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights De- fenders. Projekat “Praćenje suđenja za ratne zločine i politički i etnički motivisana krivična dela na Kosovu”, je finansiran od strane Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva, preko svoje Ambasade u Prištini i Civil Rights Defenders. Za sadržaj ove publikacije isključivu odgovornost snosi Fond za humanitarno pravo Kosovo i ista ni na koji način ne odražava stavove Ministarstva Spoljnih poslova Ujed- injenog Kraljevstva i Civil Rights Defenders. e Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically and Political- ly Motivated Crimes in Kosovo” is funded by the Foreign Commonwealth Office through the Embassy of the United Kingdom in Pristina and Civil Rights Defenders. e contents of this publication are the sole responsibility of the Humanitarian Law Center Kosovo and do not reflect the views of the Foreign Commonwealth Office or- Civil Rights Defenders.

Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë”, përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights Defenders.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Fondit për të Drejtën Hu-manitare Kosovë dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights De-fenders.

Projekat “Praćenje suđenja za ratne zločine i politički i etnički motivisana krivična dela na Kosovu”, je finansiran od strane Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva, preko svoje Ambasade u Prištini i Civil Rights Defenders.

Za sadržaj ove publikacije isključivu odgovornost snosi Fond za humanitarno pravo Kosovo i ista ni na koji način ne odražava stavove Ministarstva Spoljnih poslova Ujed-injenog Kraljevstva i Civil Rights Defenders.

The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically and Political-ly Motivated Crimes in Kosovo” is funded by the Foreign Commonwealth Office through the Embassy of the United Kingdom in Pristina and Civil Rights Defenders.

The contents of this publication are the sole responsibility of the Humanitarian Law Center Kosovo and do not reflect the views of the Foreign Commonwealth Office or-Civil Rights Defenders.

Page 2: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit
Page 3: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

GJYKIMET PËR KRIMET E LUFTËS –

ÇKA MË TUTJE?

Raporti vjetor i FDH Kosovë 2017

Page 4: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit
Page 5: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

PERMBAJTJA

Lista e akronimeve të përdorura ..................................................................... 7

HYRJE .............................................................................................................. 9

1. Procedura paraprake ................................................................................. 171.1. Rasti Agim Sahitaj ......................................................................................... 171.2. Rasti Bogdan Mitroviqi dhe të tjerët ............................................................ 211.3. Rasti Tasiqi dhe të tjerët ................................................................................ 26

2. Vendosja në lidhje me aktakuzat ............................................................... 302.1. Rasti Zoran Vukotiq (Vukotiq II) ................................................................. 302.2. Rasti Emrush Thaqi dhe të tjerët .................................................................. 332.3. Rasti Prokurori kundër Zoran Vukotiqit (Vukotiqi III) ............................ 40

3. Gjykimet e shkallës së parë ....................................................................... 443.1. Rasti Remzi Shala .......................................................................................... 443.2. Rasti Fatmir Limaj (Bellanica) ..................................................................... 493.3. Rasti Zoran Vukotiq (Vukotiq I) .................................................................. 633.4. Rasti Skender Bislimi ..................................................................................... 72

4. Rigjykimet ................................................................................................. 794.1. Rasti Ivanoviqi dhe të tjerët .......................................................................... 794.1.2. Procedura lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me pikën 2 .............................................................................................................. 914.2. Rasti Valon Jashari dhe të tjerët .................................................................. 95

5. Procedura ankimore ................................................................................ 1125.1. Rasti Gani Konjuhi dhe të tjerët (Graçanica)............................................1125.2. Rasti Xhemshit Krasniqi ..............................................................................1255.3. Rasti Radiq dhe Vllashkoviq (Zymberi I) ..................................................139

6. Gjykata Supreme si gjykatë e shkallës së tretë .................................... 152 6.1. Rasti Jahir Demaku dhe të tjerët (Drenica I) ............................................152

7. Gjykata Supreme Kosovës (kërkesat për mbrojtjen e ligjshmëris) ......... 1657.1. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët (Kleçka) ...............................................1657.2. Rasti Agim Demaj dhe të tjerët (Drenica II) .............................................173

Rekomandimet e FDH Kosovë të raportit përmbledhës mbi përcjelljen e gjykimeve në vitin 2017 .......................................................... 184

Page 6: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit
Page 7: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

7

LISTA E AKRONIMEVE TË PËRDORURA

FDH Kosovë - Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

OJQ - Organizatë Joqeveritare

EULEX-i – Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë

KFOR – Forcat e sigurisë së Aleancës Veriatlantike (NATO), të cilët ndodhen në Kosovë që nga 12 qershori i vitit 1999.

PSRK – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale

PP – Padia penale

GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake

KPRK - Kodi Penal i Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me datë 1 janar, 2013.

KPPRK – Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me datë 1 janar, 2013.

UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës

KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit është ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ligjin nr. 03/L-002 të datës 6 nëntor 2008. Emri është ndryshuar me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me datën 21 nëntor 2008, në Kodin Penal të Kosovës. Nuk ka pasur ndryshime rrënjësore në përmbajtjen e këtij ligji.

KPPPK – Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit është ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ligjin nr. 03/L-003 të datës 6 nëntor 2008. Emri është ndryshuar me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me datën 21 nëntor 2008, në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës. Nuk ka pasur ndryshime rrënjësore në përmbajtjen e këtij ligji.

LP RSFJ – Ligji Penal i Republikës Socialiste Federative Jugosllave, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1977. Me rregulloren 1999/24 të UNMIK-ut, e cila ka hyrë në fuqi me 12 dhjetor të vitit 1999. Sipas kësaj rregulloreje, “ligji i aplikueshëm në Kosovë do të jetë ai i cili ka qenë në fuqi me 22 mars te vitit 1989” apo ligjet të cilat ishin në fuqi para amandamentimit të Kushtetutës Jugosllave në atë vit.

LP KSAK – Ligji Penal i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1977.

LDK – Lidhja Demokratike e Kosovës

Page 8: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit
Page 9: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

9

H Y R J E

1. Raporti i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) mbi përc-jelljen e gjykimeve më të rëndësishme gjatë vitit 2017 i përfshin analizat e shqyrti-meve kryesor, që në lidhje me këto lëndë janë zhvilluar në periudhën e raportimit para gjykatave në Kosovë dhe që janë përcjellë nga vëzhguesit e FDH Kosovë1. Raporti e përfshin edhe analizën e vendimeve gjyqësore të sjella në këto lëndë.

Si edhe gjatë shtatëmbëdhjetë viteve (18) paraprake, FDH Kosovë edhe në vitin 2017 në kuadër të projektit: Monitorimi i gjykimeve për krime të luftës dhe ve-pra penale me prapavijë politike ose etnike, ka vazhduar me monitorimin e rregullt të këtyre gjykimeve. Gjatë periudhës së raportimit janë përcjellë edhe disa raste të terrorizmit me prapavijë etnike.

Projekti i monitorimit të gjykimeve të profilit më të lartë edhe gjatë vitit 2017 është mbështetur nga ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë/Priština dhe organizata eksperte Civil Rights Difenders. Vëzhguesit e FDH Kosovë gjatë vitit të kaluar i kanë përcjellë para gjykatave të shkallës së parë seancat e caktuara para gjyqtarëve të procedurave paraprake të gjykatave themelore të organizuara kundër të dyshuarve për të cilët ka ekzis-tuar dyshimi i bazuar se kanë kryer vepra penale krime të luftës kundër popul-latës civile. Gjatë vitit po ashtu janë përcjellë shqyrtimet kryesore para paneleve shqyrtuese të gjykatave themelore të mbajtura për herë të parë ose pasi që me vendimet e Gjykatës së Apelit janë kthyer në rigjykim të shkallës së parë; para paneleve ankimore të Gjykatës së Apelit, si instancë gjyqësore e shkallës së dytë; si dhe para Gjykatës Supreme të Kosovës, si gjykatë e rregullt dhe e shkallës së tretë, e cila ka vendosur për ankesat e palëve në procedurë në aktgjykimet e Gjykatës së Apelit për akuzat për krime të luftës.

[1] Gjykimet i kanë vëzhguar vëzhguesit e FDH Kosovë, Amer Alija dhe Linda Tahiri, si dhe një grup i studentëve të zgjedhur të universitetit publik dhe të kolegjeve private në Kosovë. FDH Kosovë që nga gjysma e dytë e vitit 2011e ka futur praktikën e angazhimit të studentëve të drejtësisë nga universiteti shtetëror dhe kolegjet private në Kosovë, si dhe studentët e studimeve post-diplomike në përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës. Angazhimi i studentëve ka zgjatur në një cikël prej tre (3) deri në gjashtë (6) muaj. Gjatësia e angazhimit është varur nga intere-simi i studentëve dhe gatishmëria e tyre që të angazhohen. Krahas pranisë së tyre në seanca të gjykatave dhe në seancat e paneleve ankimore, në të cilat kanë qenë në gjendje që të vërtetojnë njohuritë e tyre teorike, studentët kanë qenë të obliguar për të hartuar raporte ditore nga gjyki-met, si dhe të marrin pjesë në debatet e organizuara lidhur me gjykimet e përcjella nga ana e FDH Kosovë. Po ashtu, ata kanë qenë të përfshirë në marrjen përsipër të punimeve të seminarit në bazë të përvojave të fituara gjatë angazhimit në përcjelljen e gjykimeve. Gjatë periudhës së raportimit në përcjelljen e gjykimeve kanë qenë të angazhuar njëmbëdhjetë (11) studentë.

Page 10: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

10

Në raport janë përfshirë edhe disa analiza të aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës e cila ka vendosur lidhur me kërkesat e palëve për mjetin e jashtëzakon-shëm juridik, edhe pse seancat në të cilat kjo gjykatë ka vendosur janë të mbyllura për publikun. FDH Kosovë i ka analizuar vendimet e kësaj gjykate në rastet të cilat i ka përcjellë dhe i ka analizuar fazat e mëhershme të procedurave penale. Janë analizuar vendimet e rasteve, në të cilat ka pasur qasje përmes faqeve zyrtare të internetit të organeve të drejtësisë në Kosovë, EULEX-it. Në periudhën e raportimit, vëzhguesit e FDH Kosovë i kanë përcjellë shqyrtimet kryesore dhe seancat e gjykatave në trembëdhjetë (13) lëndë, që kryesisht kanë të bëjnë me krimet e luftës. Ata i kanë kaluar në gjykata gjithsejtë tetëdhjetë e dy (82) ditë gjyqësore, duke i përfshirë këtu të gjitha gjykimet prej atyre para gjykat-ave të shkallës së parë dhe seancave të paneleve ankimore para Gjykatës së Apelit si gjykatë e shkallës së dytë e deri te Gjykata Supreme si gjykatë e shkallës së tretë, e cila ka vendosur për ankesat e palëve si mjet i rregullt juridik. Në kuadër të këtij numri, vëzhguesit e FDH Kosovë i kanë përcjellë tri (3) seanca të paneleve ankimore dhe shtatëdhjetë e nëntë (79) seanca të gjyqtarëve të procedurave para-prake ose paneleve shqyrtuese para gjykatave të shkallës së parë, në gjykimet të cilat para këtyre gjykatave janë zhvilluar qoftë për herë të parë qoftë si rigjykime.

2. Gjatë periudhës së raportimit, Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës i ka ngrit-ur katër (4) aktakuza kundër dy (2) të akuzuarve në lëndët Prokurori kundër Zoran Vukotiqit dhe Prokurori kundër Skender Bislimit. Në lidhje me të akuzuarin Vu-kotiq gjatë vitit 2017 janë ngritur tri (3) aktakuza. Një prej këtyre aktakuzave e ka ngritur prokurori ndërkombëtar i Zyrës së cekur, deri sa dy (2) aktakuza janë ngri-tur nga ekipi i përbashkët i Zyrës së Prokurorisë Speciale, të cilin e kanë përbërë prokurorët ndërkombëtarë dhe vendor. Një aktakuzë është ngritur nga prokurori ndërkombëtar kundër një pjesëtari të RAE.

3. Gjatë periudhës së raportimit, vëzhguesit e FDH Kosovë kryesisht kanë përc-jellë seancat e gjykatave, të cilat janë organizuar për akuzat për krime të luftës në të gjitha nivelet gjyqësore në gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) lëndë: në katër (4) lëndë kundër gjashtë (6) shqiptarëve, në gjashtë (6) lëndë kundër katër (4) ser-bëve. Në kuadër të këtyre të fundit, në lidhje me një serb të akuzuar janë ngritur tri (3) aktakuza.Gjatë vitit 2017, në lidhje me një (1) pjesëtar RAE është ngritur aktakuza, e cila është vlerësuar si e bazuar dhe për te është hapur shqyrtimi kryesor dhe janë paraqitur fjalët hyrëse.

4. Para gjykatave themelore në Kosovë gjatë periudhës së raportimit janë zhvil-luar gjykimet e mëposhtme për krimet e luftës:

Page 11: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

11

Para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica:- rigjykimi në lëndën Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit;

- Prokurori kundër Zoran Vukotiqit në tri aktakuza, që gjatë periudhës së rapor-timit janë ngritur në lidhje me këtë të akuzuar. Për njërën aktakuzë është hapur shqyrtimi kryesor, deri sa në lidhje me dy të tjerat janë mbajtur dy seanca të dëgjimit;

Para Gjykatës Themelore në Prizren: - Prokurori kundër Remzi Shalës, ka përfunduar procedura e vlerësimit të ak-takuzës dhe është hapur shqyrtimi kryesor;

Para kësaj gjykate gjatë vitit janë mbajtur disa seanca para gjyqtarëve të procedur-ave paraprake për kërkesat për caktimin e masës së sigurimit të pranisë në gjykatë të një numri të të dyshuarve, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer krim të luftës (Prokurori kundër Bogdan Mitroviqit, Prokurori kundër Agim Sahitajt dhe Prokurori kundër Darko Tasiqit). Procedurat në lidhje me të dyshuarit Mitroviq dhe Sahitaj në fillim të vitit 2018 kanë qenë ndërprerë pas vendimit mbi ndërprerjen e hetimeve, pas heqjes dorë të prokurorit nga ndjekja e mëtejme pe-nale e këtyre dyve. I akuzuari Tasiq, në kohën e përpilimit të raportit, edhe më tutje është gjendur në paraburgim lidhur me dyshimet e cekura. Para Gjykatës Themelore në Gjakovë/Đakovica: - Prokurori kundër Fatmir Limajt;

Para Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština: - Prokurori kundër Skender Bislimit;

Para Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane: - Prokurori kundër Valon Jasharit dhe të tjerëve (vepra penale terrorizëm – rig-jykim); Gjykata e Apelit vetëm në një lëndë ka vendosur për ankesat e palëve në proce-durë në aktgjykimin me të cilin i akuzuari është shpallur fajtor për akuzat për vepër penale krim i luftës kundër popullatës civile në lëndën Prokurori kundër Xhemshit Krasniqit. Gjykata Supreme në cilësi të gjykatës së rregullt, të shkallës së tretë, ka vendosur për ankesat e të akuzuarve në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me tre (3) shqiptarë, të dënuar për krime të luftës kundër popullatës civile në lëndën Prokurori kundër Jahir Demakut dhe të tjerëve.

Page 12: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

12

Gjykata Supreme, në lidhje me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, sipas mje-tit të jashtëzakonshëm juridik, ka vendosur në dy lëndë në të cilat FDH Kosovë rregullisht ka përcjellë fazat e mëhershme të procedurës penale:

Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve (Kleçka), Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica II). 5. Në vitin raportues ka pas disa risi në pikëpamje të përbërjes së paneleve shqyrtuese gjyqësore, të cilat kanë vendosur para gjykatave të shkallës së parë. Shqyrtimet kryesore në gjykimet për krime të luftës, që janë zhvilluar para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, janë mbajtur para paneleve shqyrtuese ndërkombëtare. Aktakuzat, para kësaj gjykate, i kanë përfaqësuar prokurorët ndërkombëtarë.

Shqyrtimet kryesore në gjykimet për krimet e luftës, të cilat janë zhvilluar para gjykatave të tjera themelore në Kosovë, janë zhvilluar para paneleve shqyrtuese të përbërë ekskluzivisht nga gjyqtarët vendor. Në disa lëndë, disa prej aktaku-zave i kanë përfaqësuar prokurorët ndërkombëtarë (Prokurori kundër Skender Bislimit, Prokurori kundër Valon Jasharit dhe të tjerëve), deri sa në rastet e tjera aktakuzat i kanë përfaqësuar prokurorët vendorë të Zyrës së Prokurorisë Spe-ciale të Kosovës.

6. Gjatë shqyrtimit kryesor, në lëndët të cilat i kanë përcjellë vëzhguesit e FDH Kosovë, janë dëgjuar pesëdhjetë e dy (52) dëshmitarë, të cilët i ka propozuar prokuroria. Janë dëgjuar edhe tre (3) dëshmitarë të propozuar nga ana e për-faqësuesit të palës së dëmtuar, derisa mbrojtja e të akuzuarve gjatë periudhës së raportimit ka propozuar dhe është dëgjuar një (1) dëshmitar. Sipas propozimeve të prokurorisë gjatë këtyre gjykimeve janë dëgjuar edhe tre (3) ekspertë.

Deklaratat e dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria edhe në këtë periudhë të raportimit, si edhe në vitet e mëhershme, kanë qenë një nga “hallkat më të dobë-ta”. Edhe pse nuk ka pasur ndryshime drastike ose heqje dorë nga deklaratat në shqyrtimet kryesore, krahasuar me ato të cilat i kanë dhënë në procedurës para-prake, posaçërisht në gjykimet të cilat kanë qenë të organizuara kundër shqip-tarëve të akuzuar, edhe këta dëshmitarë janë përpjekur që përmes “zbutjes” së deklaratave të tyre në një mënyrë t’iu ndihmojnë të akuzuarve. Edhe pse jo ashtu drastike si në vitet e mëhershme, edhe ndryshimet e këtilla sigurisht se do të ndikojnë në vlerësimin e kredibilitetit të këtyre dëshmitarëve dhe të deklaratave të tyre, me rastin e sjelljes së vendimeve gjyqësore përfundimtare. Ato e vër-tetojnë edhe vlerësimin, të cilin FDH Kosovë e jep prej viti në vit se klima e

Page 13: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

13

përgjithshme, e cila mbizotëron në Kosovë, nuk është në anën e dëshmitarëve të krimeve të luftës, se kultura e mosndëshkimit edhe më tutje është e fortë dhe se ende nuk është krijuar një sistem i mbrojtjes së dëshmitarëve, i cili do t’i inkura-jonte ata që para gjykatës të flasin pa frikën se ata ose familjet e tyre për këtë do të bartin pasoja.

Gjatë periudhës së raportimit asnjë procedurë e shkallës së parë për akuzat për krime të luftës nuk ka përfunduar me aktgjykim.

7. Procedurat lidhur me ankesat para paneleve ankimore të Gjykatës së Apelit si dhe procedurat sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike para Gjykatës Su-preme të Kosovës, janë zhvilluar para paneleve të përziera gjyqësore në të cilat gjyqtarët ndërkombëtarë kryesisht kanë qenë shumicë, kanë kryesuar me këto panele dhe/ose kanë qenë gjyqtarë raportues. Interesat e prokurorisë i kanë për-faqësuar prokurorët ndërkombëtarë të prokurorisë së apelit ose të shtetit. Ata po ashtu i kanë paraqitur mendimet dhe propozimet e këtyre prokurorive. Ka qenë fjala për rastet të cilat kanë qenë në procedurë2.

9. FDH Kosovë gjatë vitit 2017 i ka përcjellë disa seanca të gjykatës (Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština) në lëndën Prokurori kundër Emrush Thaçit dhe të tjerëve, i cili është drejtpërdrejtë i lidhur me lëndën në të cilën të akuzuarit ngarkohen me akuza për krime të luftës (Drenica), në të cilën disa faza të procedurës kanë përfunduar në vitet e mëhershme, por disa procedura të cak-tuara kanë vazhduar edhe gjatë periudhës së raportimit, një pjesë e procedurës ka përfunduar me vendim të plotfuqishëm, deri sa në pjesën tjetër është ven-dosur sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike. Aktakuza në këtë lëndë është ngritur kundër më shumë se njëzetë të akuzuarve me akuza të ndryshme, por të ndërlidhura në mes veti3. Ajo është ngritur nga prokurori ndërkombëtar në fund të vitit 2016. Vlerësimi i aktakuzës, i cili është bërë gjatë periudhës së raportim-it, është zhvilluar para gjyqtarit vendor, i cili ka vepruar në cilësi të kryetarit të panelit shqyrtues. Gjatë vitit ka rezultuar deri te shtyrja e shumëfishtë e seancës së vlerësimit të aktakuzës, sepse gjithherë ka munguar dikush në mesin e numrit të madh të të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre. Vazhdimi i procedurës së vlerë-simit të kësaj aktakuze ka vazhduar për në vitin 2018.

[2] Me Ligjin mbi Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit, i cili ka të bëjë me mandatin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës të datës 17 qershor të vitit 2016, me nenin 1A (paragrafi 1, pika 1.3) me raste në procedurë nënkuptohen rastet të cilat i janë ndarë gjyqtarëve të EULEX-it para datës 15 prill të vitit 2014. Në këtë lëndë, aktakuza është ngritur në datën 8 nëntor të vitit 2013, derisa vendimi mbi pranimin e aktakuzës nga ana e kryetarit të panelit shqyrtues është sjellë në datën 14 prill të vitit 2014.

[3] Hollësi të caktuara mbi lëndën mund të gjenden në pjesën e raportit, i cili ka të bëjë me ven-dimin për aktakuzat.

Page 14: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

14

FDH Kosovë ka përcjellë edhe rigjykimin e grupit të shqiptarëve për akuzat që lidhen me veprën penale terrorizëm (në lidhje me serinë e sulmeve të armato-sura në punktin e policisë serbe në afërsi të fshatit Dobrasin), i cili është zh-villuar para Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane. Rastin e ka kthyer Gjykata Supreme e Kosovës në rigjykim për të vendosur lidhur me kërkesat për mbrojt-jen e ligjshmërisë së të akuzuarve. FDH Kosovë e ka përcjellë edhe zhvillimin e procedurës penale në këtë lëndë edhe në fazat e më hershme të procedurës. 10. Periudhën e raportimit e ka karakterizuar edhe vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës (si gjykatë e shkallës së tretë) në lëndën Drenica I. Kjo gjykatë, me vendimin e datës 3 korrik të vitit 2017 vetëm e ka vazhduar praktikën e vlerë-simit të ndryshëm të provave në këtë lëndë nga ana e instancave të ndryshme gjyqësore, e madje edhe diametralisht të kundërta. Përndryshe, paneli shqyrtues dhe paneli ankimor, që në faza të ndryshme të procedurës kanë vendosur në këtë lëndë dhe në të cilën kanë mbizotëruar gjyqtarët ndërkombëtarë, kanë ardhur deri te vlerësimet plotësisht të ndryshme të provave, me çka vetëm e kanë vërtet-uar ekzistimin e politikës së pabalancuar ndëshkimore, gjë që shkakton pasiguri juridike dhe ndikon negativisht në kredibilitetin e gjyqësorit. Vendimet e këtilla të pabalancuara në lëndën Drenica të shtyjnë të mendosh nëse në vendimet e këtilla kontradiktore ka pasur ndikim përbërja e paneleve ankimore, sepse në to kanë qenë gjyqtarët ndërkombëtarë4 të cilët për herë të parë kanë marrë pjesë në marrjen e vendimit për akuzat për krime të luftës në një prej lëndëve më specifike për krime të luftës. Përndryshe, në bazë të përvojës shumëvjeçare në përcjelljen e gjykimeve të profilit më të lartë në Kosovë, FDH Kosovë ka vërejtur se vendimet e gjyqtarëve ndërkombëtarë me qëndrim të gjatë në Kosovë në cilësinë e anëtarëve të misionit kanë qenë gjithmonë profesionalisht të bazuara, përmbajtjesore dhe precize. Kjo mund të jetë rezultat i njohjes më të mirë me rregullat ligjore, me sistemin dhe me mentalitetin, gjë që ka ndikuar në aftësinë më të madhe që nga dëshmitarët të marrin atë që është e domosdoshme për të vendosur në një lëndë, pa marrë parasysh nëse vendimi ka qenë lirues ose dënues. 11. Gjatë vitit 2017, për herë të parë që nga ekzistimi i misioneve ndërkom-bëtare, që kanë pasur përgjegjësi ekskluzive në vendimet për aktakuzat për krime të luftës, mbi këto lëndë kanë filluar të vendosin edhe panelet shqyrtuese që kanë qenë të përbëra ekskluzivisht nga gjyqtarët vendor. Është karakter-istike se gjykimet për krime të luftës para paneleve gjyqësore janë zhvilluar ngadalë dhe me shumë zvarritje. Kjo nuk vlen për shqyrtimin i cili është zh-villuar para Gjykatës Themelore në Prizren, në lëndën Prokurori kundër Remzi Shalës, ndoshta edhe për shkak të faktit se gjyqtarja kryesuese tashmë ka poseduar përvojë të mëparshme me lëndët e këtij lloji, përkatësisht ka marrë

[4] Sipas evidencës të cilën e posedon FDH Kosovë.

Page 15: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

15

pjesë në panelet shqyrtuese me përbërje të përzier me gjyqtarë ndërkombëtarë në gjykimet për krime të luftës.

Ngaqë është fjala për vitin e parë të punës në të cilin gjyqësori kosovar merr për-sipër pothuajse të gjitha kompetencat për krime të luftës, FDH Kosovë konsid-eron se nuk duhet nxituar me vlerësimet, por duhet dhënë rast gjyqtarëve vendor që të dëshmohen se mund të përballen me këto lëndë. Po ashtu, duhet të ngulet këmbë që gjykimet për krime të luftës të gëzojnë prioritet në të vendosurit dhe që vëmendje e madhe duhet kushtuar profesionalizimit të bartësve të funksioneve të organeve të drejtësisë dhe personelit profesional.

Gjykuar sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë vazhdim të punës së misionit të BE-së, i cili e përfundon misionin e tij në Kosovë në muajin qershor të këtij viti. Edhe nëse do të vazhdojë me punën, EULEX-i nuk do të ketë rol ekzekutiv. Në lidhje me këtë, FDH Kosovë duhet të vërejë se procesi i bartjes së kompetencave (edhe i lëndëve) nga EULEX-i në organet e drejtësisë vendore nuk ka qenë transpar-ent. Po ashtu nuk është e qartë se si lëndët e dorëzuara janë ndarë për gjyqtarët vendor, përkatësisht nëse ekzistojnë kritere të caktuara me rastin e ndarjes. Gjatë periudhës së raportimit, Akademia e Drejtësisë së Kosovës ka organizuar disa trajnime afatshkurta në lidhje me krimet e luftës. Edhe pse i nevojshëm, ky format si i tillë nuk mundet që si i tillë në mënyrë të mjaftueshme t’i ndihmojë profesionalizimit në mënyrë të rëndësishme të gjyqtarëve të mandatuar me këto lëndë. Duke e pasur parasysh se bartësit e funksioneve të organeve të drejtësisë vendore vetëm se sa janë ballafaquar me veprat e këtilla penale, është e domosdoshme përgatitja shumë më e mirë dhe një punë shumë më e an-gazhuar në aftësimin e tyre profesional dhe trajnimet me qëllim të përmirë-simit të efikasitetit në ndjekjen penale të këtyre krimeve të rënda. Po ashtu, është e domosdoshme që me krimet e luftës të fillojë të merret një rreth saktë-sisht i caktuar i gjyqtarëve, me çka do të sigurohet fokusimi dhe specializimi i tyre për këto vepra penale.

Po ashtu është e domosdoshme që pranë Departamentit për Krime të Luftës të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të rritet numri i prokurorëve, të cilët do të merren me krimet e luftës. Deri tash, vetëm dy (2) prokurorë janë të mandat-uar për këto lëndë.

Përkthimi i vendimeve gjyqësore nga gjuha angleze në gjuhën shqipe përmban mjaft gabime terminologjike. Kjo posaçërisht vlen për vendimet e gjykatave të instancave të larta. Përkthyesit gjyqësor shpesh nuk e bëjnë dallimin midis pan-eleve shqyrtuese gjyqësore dhe paneleve ankimore të gjykatave të larta. Përk-

Page 16: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

16

thimet e tilla fusin konfuzion si në mesin e palëve, po ashtu edhe me rastin e analizës së vendimeve gjyqësore.

12. Gjatë periudhës së raportimit është vendosur një bashkëpunim i mirë me institucionet e gjyqësorit vendor. Nga mesi i vitit, FDH Kosovë ka nënshkruar marrëveshjen mbi bashkëpunimin me Këshillin Gjyqësor të Kosovës mbi qasjen ndaj dokumentacionit gjyqësor. Kjo marrëveshje ka qenë bazë për vendosjen e bashkëpunimit të mirë me gjykatat dhe prokurorët.

Page 17: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

17

1. Procedura paraprake

1.1. Rasti Agim Sahitaj

Para Gjykatës Themelore në Prizren, në datën 9 gusht të vitit 2017, është mbajtur seanca e dëgjimit në lëndën Prokurori kundër Agim Sahitajt dhe të tjerëve5, me qëllim të shqyrtimit të kërkesës për caktim të masës së pranisë së të dyshuarit Sa-hitaj në gjykatë. Dëgjimi është caktuar me kërkesën e prokurorit shtetëror, Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës6 për caktim të masës së paraburgimit. Ai është mbajtur para gjyqtarit të Gjykatës Themelore, Artan Sejrani.

Prokurori special, me kërkesën e datës 9 gusht të vitit 2017, si arsye për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, ka thënë se ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari, në bashkëkryerje me të tjerët tash për tash persona të panjohur, ka kryer veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile7 në atë mënyrë që në datën 2 prill të vitit 1999, gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, në fshatin Sopi/Sopina, komuna e Suharekës/Suva Reka, në bashkëkryerje edhe me disa banor të caktuar të fshatit, të kombësisë serbe, si dhe me pjesëtarë të panjohur të forcave të armatosura serbe, ka marrë pjesë në vrasjet, në plagosjet, keqtrajtimet, plaçkitjet dhe dëbimin e dhunshëm të popullatës civile nga shtëpitë e tyre të këtij fshati. Sipas pohimeve të prokurorit, në ditën kritike në fshatin Sopi/Sopina janë vrarë 38 persona.

Me qëllim të ndriçimit të krimit të cekur janë hapur hetimet zyrtare kundër shumë personave, deri tash të panjohur për gjykatën. Për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka marrë pjesë në kryerjen e krimit të cekur, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës8, nga data 10 maj e vitit 2017, he-timet zyrtare janë zgjeruar edhe në lidhje me te. I dyshuari në datën 8 gusht të vi-tit 2017, me urdhër të prokurorisë speciale, është privuar nga liria nga pjesëtarët

[5] FDH Kosovë nuk ka informacione mbi të bashkë-dyshuarit. [6] Kërkesa për zgjerimin e hetimeve kundër të dyshuarit Agim Sahitaj ka qenë e nënshkruar nga

prokurori i shtetit i Zyrës së Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj. Në seancën e Gjykatës Themelo-re në Prizren, në të cilën është shqyrtuar propozimi i prokurorit special për caktimin e masës së paraburgimit për sigurimin e pranisë së të dyshuarit në gjykatë, ka qenë i pranishëm prokurori special Sylë Hoxha.

[7] E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së, në lidhje me nenin 3(1a) të Konventës së Katërt të Gjenevës, po ashtu e dënueshme edhe sipas nenit 152, paragrafët 1 dhe 2 , pika 2.1, neni 153 në lidhje me nenin 31 të KPRK.

[8] Prokurori i shtetit i Zyrës së prokurorisë Speciale të Kosovës Elez Blakaj. Prokurori Blakaj është një nga prokurorët e Departamentit për Krime të Luftës pranë Prokurorisë së Shtetit të Kosovës, i cili është i mandatuar për hetimin e krimeve të luftës.

Page 18: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

18

e Policisë së Kosovës (PK) në fshatin Sopi/Sopina, komuna e Suharekës/Suva Reka, kur nga ana e PK-së i është caktuar masa prej 48 orësh për mbajtje.

Të nesërmen, prokurori special e ka parashtruar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit për të dyshuarin. Gjyqtari i procedurës paraprake, duke vepruar sipas kërkesës së prokurorit, në të njëjtën ditë e ka mbajtur seancën e dëgjimit për caktim të masës, gjatë së cilës palët në procedurë i kanë shprehur qëndrimet e veta lidhur me kërkesën e prokurorit!

Seanca dëgjimore Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake e ka udhëzuar të dyshuarin për të drejtat e tij. Prokurori gjatë seancës ka qëndruar plotësisht pas kërkesës së ar-syetuar me shkrim dhe pas arsyeve të parashtruara për shqyrtim para gjykatës. Sipas prokurorisë, dyshimi i bazuar mbështetet edhe me deklaratat e shumë dëshmitarëve, të cilët kanë qenë dëshmitar okular ose viktima të ngjarjeve, si dhe me atë se në rastin konkret është fjala për një vepër të rëndë penale, për të cilën parashihet dënimi me burgosje me afat të gjatë kohor. Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën e saj me faktet se i dyshuari nuk jeton në Kosovë që nga koha e kryerjes së veprës penale për të cilën dyshohet, se me vite të tëra nuk kanë pasur qasje ndaj tij organet e ndjekjes si edhe se ekziston rreziku i madh që të mos jetë i qasshëm për organet e drejtësisë gjatë kohës së zhvillimit të procedurës penale dhe me këtë t’i shmanget përgjegjësisë penale. Sip-as pretendimeve të prokurorisë, ngaqë i dyshuari jeton me vite të tëra jashtë territorit të Kosovës, ai për një kohë të gjatë ka refuzuar që t’iu përgjigjet organeve të ndjekjes dhe, së këndejmi, në rast të qëndrimit të tij në liri ekziston mundësia e madhe e ar-ratisjes, me çka do të vështirësohej sigurimi i pranisë së tij në gjykatë. Po ashtu, sipas prokurorisë, qëndrimi në liri i të dyshuarit ose caktimi i një mase më të butë për sigurimin e pranisë së tij nuk e përjashton as mundësinë potenciale të ndikimit të tij në dëshmitarët, në të dëmtuarit ose bashkëpjesëmarrësit.

Mbrojtësja e të dyshuarit Sahitaj, avokatja nga Prizreni, Bahrie Besimi, në fjalën e saj drejtuar gjykatës ka theksuar: se kërkesa e prokurorit special është e palig-jshme, se ajo nuk është e mbështetur me prova, si edhe se prokuroria me asnjë provë nuk e ka vërtetuar dyshimin e bazuar se klienti i saj ka kryer vepër penale, me të cilën ngarkohet. Prokuroria nuk e ka deponuar asnjë provë, me të cilën do ta lidhte klientin e saj me veprën, me të cilën ngarkohet. Sipas pretendimeve të avokates Besimi, prokuroria, me kërkesën e saj vetëm e ka dhënë përshkrimin ligjor të veprës penale, pa përshkrimin e veprimeve konkrete për të cilat kërkohet caktimi i masës së paraburgimit për klientin e saj si dhe nuk është cekur mënyra se si ai do të ndikonte në dëshmitarët gjatë qëndrimit të tij në liri, duke e theksu-ar se nuk ekzistojnë arsyet për caktimin e masës së kërkuar. Sipas mbrojtjes, edhe me masë alternative mund të sigurohet prania e të dyshuarit në gjykatë.

Page 19: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

19

I dyshuari plotësisht i ka mbështetur pretendimet e mbrojtëses së tij, duke shtuar se do t’i përgjigjet secilës ftesë të gjykatës. Sipas fjalëve të tij, deri në momentin e privimit nga liria nuk është ftuar nga organet e ndjekjes. Në fshatin Sopi/Sopina, rregullisht, disa herë në vit vjen me familjen e tij, sepse atje e ka shtëpinë, ku jetojnë edhe vëllezërit e tij. Pas seancës së mbajtur dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake në të njëjtën ditë e ka sjellë vendimin me të cilin e ka vlerësuar kërkesën e prokurorisë si të bazuar për caktimin e paraburgimit dhe të dyshuarit ia ka caktuar masën në kohëzgjatje prej një (1) muaji, prej datës 08 shtator të vitit 2017. Paraburgimi është caktuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale më afër të përshkruar në kërkesën e Zyrës së Prokurorisë Speciale. Gjyqtari, midis të tjerash, në arsyetimin e vendimit të vet, ka thënë: se ekzistojnë baza ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, se gjatë qëndrimit në liri i dyshuari mund të fshihet, të ik dhe në këtë mënyrë organet e ndjekjes të mos kenë qasje ndaj tij me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ashtu siç ka vepruar edhe deri tash. Sipas gjykatës, ekzistojnë prova se i dyshuari jeton jashtë territorit të Kosovës, se i posedon dokumentet personale të vendit në të cilin banon si edhe se në Kosovë vjen përkohësisht, kryesisht për rregullimin e dokumentacionit personal.

Gjyqtari, po ashtu, në vendim ka thënë se me qëndrimin në liri, i dyshuari mund të ndikojë në dëshmitarët, në të dëmtuarit dhe në anëtarët e familjeve të tyre, të cilët duhet të dëgjohen gjatë hetimeve. Sipas gjetjeve të gjykatës, me qëndrimin në liri, i dyshuari do të mund të ndikonte edhe në bashkëkryerësit, të cilët edhe më tutje nuk janë të qasshëm për organet e ndjekjes në Kosovë si dhe të fsheh ose të shkatërrojë provat. I dyshuari ngarkohet me vepër penale, për të cilën me ligj parashihet dënim kohor afatgjatë. Sipas gjykatës, masat më të buta për sigurimin e pranisë së të dyshuarit në gjykatë në rastin konkret nuk do të ofronin garanci të mjaftueshme për sigurimin e pranisë së të dyshuarit në gjykatë, posaçërisht duke pasur parasysh faktin se hetimet janë në fazën fillestare.

Ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, në afatin e paraparë ligjor, është ankuar i dyshuari përmes mbrojtësit të tij, avokatit nga Prishtina/Priština, Tomë Gashit. Në lidhje me ankesën e të dyshuarit, Gjykata e Apelit e Kosovës me pan-elin ankimor prej tre anëtarësh, në datën 19 shtator të vitit 2017, ka sjellë vendi-min me të cilin e ka refuzuar ankesën si të pabazuar. Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore në mënyrë të rregullt i ka vlerësuar dhe i ka arsyetuar arsyet për caktimin e masës më të rreptë për praninë në gjykatë, përkatësisht se në mënyrë të drejtë e ka konstatuar ekzistimin e rrezikut për arrati të të dyshua-rit në rast se ai do të gjendej në liri si edhe se ai mund të fshihet, të ndikojë në

Page 20: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

20

dëshmitarët, dhe e gjithë kjo me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për vepër të rëndë penale, për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se e ka kryer.

Sipas informacioneve, të cilat i ka poseduar FDH Kosovë gjatë periudhës së raportimit, me propozimet e prokurorit special masa e paraburgimit disa herë i është vazhduar të dyshuarit. Urdhri për vazhdimin e parë është bërë me ven-dimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 5 Shtator të vitit 2017. Ai urd-hër ka vlejtur për periudhën prej dy (2) muajsh, deri në datën 08 Nëntor të vitit 2017. I dyshuari dhe mbrojtja e tij janë ankuar edhe në këtë vendim të Gjykatës Themelore me propozimin për heqjen e paraburgimit dhe ndërprerjen e pro-cedurës hetimore. Në ankesën e avokatit Gashi, në mënyrë të veçantë është po-tencuar fakti se gjykata nuk ofron arsyetim mbi atë se si është e mundshme që dëshmitarët të paraqiten pas 17 vitesh, kur këtë kanë mundur për ta bërë në cilëndo periudhë nga data 12 qershor e vitit 1999. Avokati e ka shtruar pyetjen se si është e mundur që dëshmitarëve tash t’iu kujtohet pjesëmarrja e të dysh-uarit në krime të rënda, të cilat janë zhvilluar në datën 2 prill të vitit 1999, kur i dyshuari asnjëherë nuk ka qenë i “shënjuar” si dhe asnjëherë nuk është paraqitur para organeve të ndjekjes, sepse kundër tij nuk janë zhvilluar kurrfarë hetimesh.

Gjykata e Apelit me vendimin e datës 19 shtator të vitit 2017 e ka refuzuar si të pabazuar edhe këtë ankesë. Sipas gjykatës, me vendimin e Gjykatës Themelore në mënyrë të rregullt janë vlerësuar arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, sepse masat më të buta nuk do të ishin të mjaftueshme për sigurimin e pranisë së të dyshuarit në gjykatë dhe zhvillimin e suksesshëm të hetimeve.

I dyshuari dhe mbrojtësi i tij Gashi me anë të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë e kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës Themelore si dhe të Gjykatës së Apelit, me propozimin për Gjykatën Supreme për pranimin e kërkesës dhe për ndry-shimin e vendimit të gjykatave të cekura dhe që, së këndejmi, të lirojë të dyshua-rin nga paraburgimi ose të njëjtën ta zëvendësojë me masë më të butë. Prokurori, në përgjigjen e tij ka insistuar në refuzimin e kërkesës si të pabazuar.

Paneli i Gjykatës Supreme të Kosovës, me vendimin e datës 09 tetor të vitit 2017, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë. Gjykata nuk ka vërtetuar se ekzistojnë shkelje esenciale të procedurës penale, sepse vendimet e instancave më të ulëta gjyqësore kanë ofruar mjaft arsye ligjore në bazë të të cilave janë bazuar vendimet mbi vazhdi-min e masës së paraburgimit. Në bazë të provave ekzistuese, Gjykata Supreme ka vlerësuar se i dyshuari me qëndrimin në liri do të mund të ndikonte në zhvillim-

Page 21: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

21

in normal të procedurës penale. Sipas kësaj gjykate, masat më të buta do të ishin të pamjaftueshme për sigurimin e pranisë së të dyshuarit në gjykatë.

Në fazën e finalizimit të raportit për vitin 2017, së pari me anë të mediave e pastaj edhe me shikim në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 5 janar të vitit 2018, FDH Kosovë ka arritur te njohuria se hetimet kundër të dyshuarit Sahi-taj janë ndërprerë dhe se ai në të njëjtën ditë është liruar nga paraburgimi. Gjykata Themelore këtë vendim e ka sjellë në bazë të njoftimit me shkrim të prokurorisë të datës 5 janar të vitit 2018, me të cilin ajo e njofton gjykatën se në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve të deritashme nuk ka mundur për të vërtetuar ekzistimin e dyshimit se i akuzuari ka kryer vepër penale për të cilën janë iniciuar hetimet. Me këtë, sipas gjykatës, kanë përfunduar edhe arsyet që i dyshuari edhe më tutje të qëndrojë në paraburgim9.

1.2. Rasti Bogdan Mitroviqi dhe të tjerët

Para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prizren, Skënder Çoçajt, në datën 30 gusht të vitit 201 është mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurimit të pranisë së të dyshuarit në gjykatë në lëndën Prokurori kundër Bogdan Mitroviqit (Bogdan Mitrović) dhe të tjerëve. Seanca është caktuar sipas kërkesës së prokurorit të shtetit (Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës10), për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se i dyshuari Mitroviq gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë ka kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile11.

Të dyshuarit Mitroviq, me kërkesë të Zyrës së Prokurorisë Speciale të datës 29 gusht të vitit 2017, i është vënë në barrë se në datën 02 prill të vitit 1999, në bash-këkryerje me persona të tjerë, e ka kryer veprën penale krim i luftës kundër pop-ullatës civile, në atë mënyrë që gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, në fshatin Sopi/Sopino, komuna e Suharekës/Suva Reka, si pjesëtar i grupit të

[9] FDH Kosovë me raportin e vet vjetor përfshin aktivitetet e gjykatave dhe të prokurorive si dhe analizon vendimet e institucioneve të cekura në lëndët të cilat i vëzhgon gjatë një viti kalendarik, në rastin konkret deri te ndryshimi i rrethanave në këtë rast ka rezultuar në fazën e përgatitjes së raportit vjetor.

[10] Prokurori i shtetit i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj.[11] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 të LP të RSFJ-së (ligj i cili ka qenë në fuqi në

kohën e kryerjes së veprës penale). Vepra penale, e cila të dyshuarit i vihet në barrë po ashtu është e paraparë me nenin 152, paragrafi 1 dhe 2, pika 2.1 (krim i luftës i cili seriozisht e shkel nenin 3 të Konventave të Gjenevës), si dhe vepër penale krim i luftës i cili seriozisht i shkel ligjet dhe zakonet në fuqi në konfliktet e armatosura, të cilat nuk kanë pasur karakter ndërkombëtar, neni 153, paragrafi 1, pika 1.1, 2.5 dhe 2.8 e KPRK (ligji i cili është në fuqi në kohën e ndërmarrjes së veprimeve procesore).

Page 22: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

22

organizuar kriminal në uniforma të policisë serbe dhe të armatosur me pushkë automatike, me revole, thika, i kanë privuar nga jeta shumë civil fshatar të fshatit të cekur. Në të njëjtën kohë, atyre iu është vënë në barrë se me këtë rast në mënyrë të kundërligjshme kanë konfiskuar të mira të mëdha materiale në të holla ose në të mira materiale/objekte të vlefshme, të cilat i kanë marrë nga shumë persona, duke djegur me atë rast disa shtëpi private, kurse pronarët e tyre i kanë dëbuar për në Shqipëri.

I dyshuari Mitroviq është privuar nga liria në Suharekë/Suva Reka, në datën 28 gusht të vitit 2017 nga Policia e Kosovës (PK), e cila ka vepruar sipas urdhrit të prokurorisë speciale për burgosjen e tij në ditën e cekur.

Hetimet zyrtare lidhur me ngjarjet, të cilat janë zhvilluar në datën 2 prill të vitit 1999 në fshatin Sopi/Sopino, kundër të dyshuarit Mitroviq dhe shumë të tjerëve tash për tash kryerës të panjohur janë iniciuar me vendimin e prokurorisë të datës 14 dhjetor të vitit 2015. Lidhur me ngjarjet e cekura, e njëjta është zgjeruar në datën 10 maj të vitit 2017 kundër edhe një personi tjetër për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale të cekura në fil-lim të muajit prill të vitit 199912. Urdhri për burgosjen e të dyshuarit është dhënë pasi që është vërtetuar se i akuzuari ndodhet në territorin e komunës së Prizrenit. Pas privimit të përkohshëm 48-orësh nga ana e PK-së, prokurori i lëndës ia ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit gjyqësor Gjykatës Themelore në Prizren, si gjykatë vendore kompetente për veprim në rastin konkret.

Duke vepruar sipas kërkesës së prokurorit të datës 29 gusht të vitit 2017, gjyqtari për procedurën paraprake i Gjykatës Themelore në Prizren e ka mbajtur seancën e dëgjimit, në të cilën është shqyrtuar propozimi i prokurorit mbi caktimin e masës më të rreptë të sigurimit të pranisë së të dyshuarit në gjykatë.

Gjatë seancës së dëgjimit, pas njohjes së të dyshuarit me të drejtat e tij, janë paraqi-tur arsyet nga ana e prokurorit të shtetit13 për caktimin e paraburgimit si masë më e rreptë e sigurimit të pranisë së të dyshuarit në gjykatë. Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer vepër penale, e cila i është vënë në barrë dhe e cila në mënyrë të hollësishme është saktësuar në Kodin mbi Procedurën Penale14, përkatësisht se me masa më të buta nuk mund të sigurohet zhvillimi i suksesshëm i procedurës para gjykatës.

[12] Procedura në lidhje me të dyshuarin Agim Sahitaj është përpunuar në kapitullin paraprak. [13] Prokurori i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj. [14] Propozimi mbi caktimin e masës më të rreptë është i saktësuar me Kodin e Procedurës Pe-

nale, me nenet prej 165 deri në 187: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Kodi%20i%20procedures%20penale.pdf

Page 23: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

23

Sipas prokurorit, dyshimi i bazuar në bazë të të cilit prokuroria e ka iniciuar pro-cedurën penale kundër të dyshuarit, rezulton nga provat deri tash të siguruara dhe deklaratat e dëshmitarëve dhe të të dëmtuarve, që në mënyrë të qartë i përsh-kruajnë veprimet e të dyshuarit Mitroviq në ditën kritike në fshatin Sopi/Sopino, kur 38 persona janë privuar nga jeta, kur është plaçkitur prona e shumë fsha-tarëve, kur edhe të mbijetuarit janë dëbuar për në Shqipëri. Prokurori, në fjalën e tij e ka saktësuar se me cilat deklarata konkrete të dëshmitarëve është udhëhequr me rastin e parashtrimit të kërkesës për caktimin e masës më të rreptë15. Sipas tij, ekziston rreziku nga arratia e të dyshuarit i cili për momentin banon në Serbi dhe deri tash nuk ka qenë i qasshëm për organet e ndjekjes të Kosovës. Po ashtu, sipas prokurorit, me qëndrimin në liri i dyshuari mundet për të ndikuar në dëshmitarët potencial si edhe në të dyshuarit e tjerë. Për masën më të rreptë flet edhe lartësia e dënimit të shqiptuar, përkatësisht rreziku nga shqiptimi i së njëjtit që te i dyshuari mund të ndikojë që në mënyrë të rregullt t’i përgjigjet gjykatës.

Duke u përgjigjur në pretendimet dhe pohimet e prokurorit, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati nga Mitrovica, Dejan Vasiq (Dejan Vasić), i ka propozuar gjykatës që ta refuzojë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës më të rreptë të sigurimit të pranisë së të dyshuarit në gjykatë, sepse me masa më të buta mund të sigurohet prania e tij, përkatësisht mund të zhvillohen hetime të suksesshme. Sipas pretendimeve të mbrojtësit, klienti i tij që nga lufta e këndej rregullisht ka ardhur në fshatin e tij, me qëllimin që të kthehet. Ai e ka për qëllim që prapë të jetojë aty. Kurrë nuk ka pasur probleme me policinë fare deri në muajin maj të vitit 2017, kur një nga dëshmitarët e prokurorisë e ka cekur në deklaratën e tij. Avokati Vasiq e ka shtruar pyetjen se përse dëshmitari ka pritur aq shumë vite për ta paraqitur të dyshuarin? Sipas tij, ky dëshmitar e ka uzurpuar pronën private të klientit të tij, gjë që është një nga arsyet pse ky nuk mund ta shfrytëzoj pronën e vet dhe të kthehet e të jetojë në fshatin e tij, në pronën dhe në shtëpinë e tij. Mbrojtësi e ka theksuar se deri në mbajtjen e seancës ai nuk ka qenë i njoftuar se cilët dëshmitarë kanë qenë të dëgjuar e në cilët mund të ndikonte klienti i tij. Duke e pasur parasysh se i akuzuari është shtetas i Kosovës, se jeton në Shtërpcë/Štrpce por jo në shtëpinë e tij, e cila është e uzurpuar, avokati ka propozuar që gjykata, duke pasur parasysh edhe vitet dhe gjendjen e tij shëndetësore, t’ia cak-tojë masën e arrestit shtëpiak, të cilën ai do ta vuante në Shtërpce/Štrpce. Me këtë rast, avokati i ka cekur shembujt e mëhershëm nga praktika gjyqësore sipas së cilës të akuzuarit gjatë kohës së vazhdimit të procedurës penale sipas të njëjtave akuza janë gjendur në shtëpitë e tyre.

[15] Vëzhguesit e FDH Kosovë kanë qenë të pranishëm në seancën e dëgjimit. Ngaqë procedura ende ndodhet në fazën e hetimeve, do të ishte joprofesionale për të paraqitur hollësi dhe emra të dëshmitarëve, mbi të cilët prokuroria e mbështet dyshimin e bazuar.

Page 24: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

24

I dyshuari në fjalën e tij drejtuar gjykatës i ka mbështetur pretendimet e mbro-jtësit të tij, duke e theksuar se dëshmitarët kryesor janë fqinjët e tij, me të cilët ai përpara kurrë nuk ka pasur diçka të keqe dhe gjithnjë kanë qenë në marrëdhënie të mira fqinjësore.

Prokurori special në replikën e tij ndaj pretendimeve të palës së kundërt, midis të tjerash e ka theksuar se nga dokumentacioni ekzistues gjyqësor i kësaj lënde në mënyrë të padyshimtë rezulton se i dyshuari nuk jeton në territorin e Kosovës, gjë që i dyshuari e ka cekur edhe me rastin e dhënies së të dhënave personale gjatë kësaj seance. Prokurori ka pasur vërejtje në dhënien e informacioneve të caktuara gjatë seancës, se emrat e disa të dyshuarve dhe dëshmitarëve mund të ndikojnë në rezultatet e hetimeve krahas vërejtjes se rasti ndodhet në fazën e he-timeve. Në pajtim me ligjin, prokuroria e ka për obligim që me rastin e vendosjes mbi fazat e mëtejme të procedurës të shqyrtojë faktet të cilat shkojnë në dëm, ashtu edhe në dobi të të dyshuarit, sepse qëllimi i hetimeve nuk është ngritja e aktakuzës me çdo kusht, por konstatimi i së vërtetës.

Gjyqtari i procedurës paraprake të njëjtin ditë, në ditën 30 gusht të vitit 2017, e ka sjellë vendimin, me të cilin të dyshuarit ia ka caktuar masën e paraburgimit gjyqësor në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej datës 28 gusht të vitit 2017, që ka qenë dita e paraburgimit të tij. Gjykata, në vendimin e saj, midis të tjerash ka gjetur: se nga shkresat e lëndës, me të cilat disponon, rezulton se në veprimet e të dyshuarit ka elemente të veprës penale, e cila i vihet në barrë, posaçërisht nga deklaratat e dëshmitarëve të caktuar, të cilët në deklaratat e tyre e kanë përshkruar në mënyrë të hollësishme ngjarjen, e cila ka ndodhur në fil-lim të muajit prill të vitit 1999 në fshatin Sopi/Sopino, kur edhe janë vrarë mbi 30 persona nga forcat e armatosura të Serbisë, pjesëtar i të cilave ka qenë edhe i dyshuari. Sipas gjykatës, me këtë janë plotësuar kushtet e parapara me ligj për caktimin e masës së paraburgimit gjyqësor. Se a do të vërtetohen faktet e cekura, kjo do të vlerësohet në fazat në vijim të procedurës penale. Gjykata vendimin e saj e ka bazuar në faktin se i dyshuari, edhe pse shtetas i Kosovës, nuk ka vend-banim në Kosovë, dhe se deri në momentin e privimit nga liria nuk ka qenë i qasshëm për organet e ndjekjes. Kjo do të thotë se ekziston rreziku nga arratia. Po ashtu, sipas gjykatës, me qëndrimin në liri, i dyshuari mund të ndikojë në dëshmitarët të cilët ende nuk janë dëgjuar, në bashkëkryerësit të cilët gjenden në liri si dhe të shkatërrojë provat.

Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesën e prokurorisë, të dyshuarit Mi-troviq dy herë ia ka vazhduar paraburgimin në kohëzgjatje prej dy muajsh. Herën e parë, me kërkesat e prokurorit të lëndës paraburgimi i është vazhduar nga data 27 shtator deri në datën 28 nëntor të vitit 2017. Gjykata Themelore,

Page 25: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

25

me kërkesën e arsyetuar të prokurorisë, në datën 23 nëntor të vitit 2017 e ka mbajtur seancën e dëgjimit në të cilën është shqyrtuar propozimi i përsëritur i prokurorit mbi vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarin. Me atë rast gjyka-ta e ka sjellë vendimin, me të cilin të dyshuarit prapë i është vazhduar masa e paraburgimit në një periudhë edhe prej edhe dy muajsh16, deri në datën 28 janar të vitit 2018. Me rastin e vlerësimit të kërkesës së prokurorit, gjykata ka gjetur se edhe më tutje ekzistojnë arsye që të dyshuarit t’i caktohet masa më e rreptë me qëllim të sigurimit të pranisë së tij në gjykatë, krahas deklaratës së dëshmitarëve të cilët në deklaratat e tyre e kanë ngarkuar të dyshuarin, është edhe ekzistimi i rrezikut të arratisë, i ndikimit të mundshëm në dëshmi-tarët dhe të dëmtuarit të cilët në kohën e sjelljes së vendimit nuk kanë qenë të dëgjuar në hetime, si edhe për shkak të vendbanimit të tij të përkohshëm, i cili ndodhet jashtë territorit të Kosovës.

Me vendimin mbi hapjen e hetimeve të datës 14 dhjetor të vitit 2015, prokuroria speciale i ka hapur hetimet speciale kundër shumë personave, në mesin e të cilëve ka qenë edhe i dyshuari. Hetimet në ndërkohë janë zgjeruar edhe në të dyshuarin Agim Sahitaj17. Me vendim të Gjykatës Themelore në Prizren të datës 6 nëntor të vitit 2017 është lejuar vazhdimi i hetimeve në lidhje me të dy të dyshuarit në një periudhë edhe prej gjashtë (6) muajsh, për shkak të dyshimit të bazuar se e kanë kryer veprën penale krim i luftës kudër popullatës civile.

Në fazën e finalizimit të raportit për vitin 2017, së pari me anë të mediave e pastaj edhe me shikim në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 12 janar të vitit 2018, FDH Kosovë ka arritur te njohuria se hetimet kundër të dyshua-rit Mitroviq janë ndërprerë dhe se ai në të njëjtën ditë është liruar nga parabur-gimi. Gjykata Themelore këtë vendim e ka sjellë në bazë të njoftimit me shkrim të prokurorisë të datës 12 janar të vitit 2018, me të cilin ajo e njofton gjykatën se në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve të deritashme nuk ka mundur për të vërtetuar ekzistimin e dyshimit se i akuzuari ka kryer vepër penale për të cilën janë iniciuar hetimet. Me këtë, sipas gjykatës, kanë përfunduar edhe arsyet që i dyshuari edhe më tutje të qëndrojë në paraburgim.

[16] FDH Kosovë nuk ka informacione se a ka pasur ankesë nga i dyshuari dhe mbrojtësi i tij ndaj masave të paraburgimit të Gjykatës Themelore në Prizren si dhe lidhur me atë nëse Gjykata e Apelit ka vendosur për te.

[17] Procedura kundër të dyshuarit Sahitaj tashmë është përpunuar në një kapitull të veçantë. Gjatë punës në raportin vjetor të FDH Kosovë nuk ka pasur shikim në vendimin gjyqësor mbi bashkimin e procedurave në lidhje me të dyshuarit Mitroviq dhe Sahitaj.

Page 26: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

26

1.3. Rasti Tasiqi dhe të tjerët

Para Gjykatës Themelore në Prizren, në datën 23 nëntor të vitit 2017, në lëndën Prokurori kundër Darko Tasiqit dhe tjerëve18, është mbajtur seanca e dëgjim-it për caktimin e masës së sigurimit të të dyshuarit në gjykatë. Seanca e dëg-jimit për caktimin e masës për të dyshuarin Tasiq është caktuar me kërkesën e prokurorit ndërkombëtar të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës19. Me se-ancën, në cilësinë e gjykatëses së procedurës paraprake, ka kryesuar gjyqtarja e kësaj gjykate, Raima Elezi.Me kërkesë të prokurorit ndërkombëtar të datës 23 nëntor të vitit 2017, të dysh-uarit i është vënë në barrë se në datën 25 dhe 26 mars të vitit 1999 në fshatin Krushë e Vogël/Mala Kruša, komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje me të tjerët20, ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile21. I dyshuari Tasiq në datën 22 nëntor të vitit 2017, në kalimin kufitar në Brnjak, është privuar nga liria nga Policia e Kosovës (KP) për shkak të dyshimit të ba-zuar se gjatë datës së cekur të vitit 1999, ka marrë pjesë në kryerjen e krimit të luftës. Urdhrin për burgosjen e tij e ka dhënë prokurori ndërkombëtar. Pas privimit nga liria, të dyshuarit Tasiq i është caktuar masa e mbajtjes policore prej 48 orësh. Prokurori ndërkombëtar, një ditë pas privimit nga liria të të dyshuarit, ia ka dorëzuar gjykatës kompetente kërkesën me arsyetimin për propozimin për caktim të masës së paraburgimit.

Në lidhje me kërkesën e prokurorit, gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prizren (si gjykatë vendore kompetente, sipas vendit të kryerjes së krimit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka marrë pjesë në te) në të njëjtën ditë e ka caktuar seancën e dëgjimit. Gjykatësja e procedurës para-prake, sipas Kodit mbi Procedurën Penale22 është e obliguar që gjatë kohëzg-jatjes së paraburgimit, i cili nuk guxon të jetë më i gjatë se 48 orë, të vlerësojë

[18] FDH Kosovë nuk ka informacione për bashkëkryerësit. [19] Kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarit Tasiq është ngritur nga prokurori

ndërkombëtar Paul Flynn, i cili në emër të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës e ka vazhduar procedurën hetimore të ngritur me vendimin për inicimin e hetimeve kundër të dyshuarit të datës 31 maj të vitit 2017.

[20] FDH Kosovë gjatë përgatitjes së raportit për vitin 2017 nuk ka pasur shikim në vendimin mbi hapjen e hetimeve kundër të dyshuarit Tasiq dhe bashkëpjesëmarrësve të tjerë.

[21] E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 142, në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së, po ashtu e paraparë me nenin 152 të KPRK si vepër penale e krimit të luftës, që në mënyrë serioze e shkel nenin 3 të Konventave të Gjenevës, si dhe si krim i luftës, që në mënyrë seri-oze shkel ligjet dhe zakonet në fuqi në konfliktet e armatosura, të cilat nuk janë me karakter ndërkombëtar, neni 153, paragrafi 1, pika 1.1, 2.5 dhe 2.12 të KPRK.

[22] Neni 163 i KPPRK.

Page 27: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

27

bazueshmërinë e kërkesës së prokurorit dhe për të sjellë vendimin për të njëjtin, përkatësisht të caktojë ndonjërën prej masave për sigurimin e pranisë së të dysh-uarit në gjykatë, në mënyrë që procedura hetimore të zhvillohet në mënyrë të pa-penguar ose të sjellë vendimin mbi lirimin e tij.

Seanca e dëgjimit Gjatë seancës së dëgjimit, gjykatësja, duke vepruar në pajtim me dispozitat lig-jore23, e ka udhëzuar të dyshuarin mbi të drejtat e tij. Prokurori ndërkombëtar e ka lexuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. Ai ka qëndruar pas gjithë asaj që e ka arsyetuar në kërkesën me shkrim, duke i propozuar gjykatës që të dyshuarit t’ia caktojë paraburgimin, në bazë të arsyeve të cilat janë cekur në arsyetimin e kërkesës së cekur.

Mbrojtësi i të dyshuarit, avokati nga Mitrovica/Mitrovica, Dejan Vasiqi, në përg-jigjen e tij në lidhje me arsyet e prokurorit për caktimin e masës, në mënyrë të posaçme e ka theksuar: se prokurori nuk i ka saktësuar veprimet për të cilat i dysh-uari ngarkohet; se nuk i ka cekur dëshmitarët, të cilët e kanë qenë në vendin e krimit; se klienti i tij kurrë nuk ka qenë në uniformë si dhe as që ka marrë pjesë në konfliktin e armatosur; si dhe se Tasiqi edhe sot e kësaj dite jeton në Mitrovicë/Mitrovica, për çka së shpejti gjykatës do t’ia paraqesë provat. Avokati Vasiq po ashtu ka vënë në dukje se nuk janë plotësuar kushtet për shqiptimin e masës më të ashpër të sigurimit të pranisë së tij në gjykatë. Sipas tij, prania e klientit të tij mund të sigurohet me masën e arrestit shtëpiak, gjatë të cilit i dyshuari do të banonte në Leposaviq/Leposavić nën mbikëqyrjen e policisë. Në mbështetje të pohimeve të tij, avokati ka cituar praktikën gjyqësore me anë të së cilës sigurimi i pranisë së të dyshuarve dhe të të akuzuarve në gjykatë mundësohet me anë të shqiptimit të ma-save më të buta, duke përfunduar se nuk ekzistojnë arsye, të cilat do ta arsyetonin privimin nga liria të Tasiqit si dhe as caktimin e masës më të ashpër për sigurimin e pranisë së tij në gjykatë.

I dyshuari, në fjalën e tij në gjykatë i ka mbështetur pohimet e mbrojtësit të tij, duke e theksuar se nuk ka kryer kurrfarë vepre penale, se nuk ka vjedhur ose nuk e ka vrarë askënd, sepse në atë rast nuk do të jetonte më në Kosovë. E ka cekur se do t’i përgjigjet secilës ftesë të gjykatës. I dyshuari po ashtu e ka cekur se deri në vitin 1999 ka punuar në hekurudhë në Krushë të Vogël/Mala Kruša, kur është transferuar në Leposaviq/Leposavić, ku edhe tash është në marrëdhënie të përhershme të punës, për çka do t’ia dorëzoj gjykatës dokumentacionin zyrtar. Me rastin e hyrjeve të deritashme në Kosovë, si dhe gjatë udhëtimeve jashtë ven-dit pas vitit 1999, ai nuk është ndaluar deri në datën 22 nëntor të vitit 2017, kur nga PK është privuar nga liria. Në kundërshtimet lidhur me pohimet e të dysh-

[23] Neni 167 i KPPRK.

Page 28: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

28

uarit, prokurori ndërkombëtar e ka vënë në spikamë se nuk ka prova se i dysh-uari punon në territorin e Kosovës, si dhe as se ekzistojnë prova mbi adresën e tij të përhershme në Kosovë. Sipas informacioneve ekzistuese, të cilat i ka në dispozicion prokuroria, një pjesë e familjes së ngushtë të Tasiqit jeton në terri-torin e Serbisë, kurse një pjesë tjetër e saj edhe në Mal të Zi. Pasi që i dyshuari është i lidhur për familjen, ekziston një gjasë e madhe për ta lëshuar Kosovën. Sipas prokurorit, përfundimi i suksesshëm i hetimeve në rastin konkret mund të sigurohet vetëm me praninë e rregullt të të dyshuarit në gjykatë, e cila në rastin konkret mund të garantohet vetëm me caktimin e masës së paraburgimit. Prokurori e ka theksuar se gjykata do të duhej ta caktonte këtë masë para kalimit të afatit prej 48 orësh nga privimi i tij nga liria.

Gjykatësi i procedurës paraprake në fund të seancës së dëgjimit ia ka tërhequr vërejtjen të dyshuarit se në rast të caktimit të masës më të butë, ai duhet t’i përmba-het të njëjtës, në të kundërtën ajo mund të zëvendësohet me masën e paraburgimit.

Pas seancës së mbajtur të dëgjimit, gjykatësi i procedurës paraprake në të njëjtën ditë (në datën 23 nëntor të vitit 2017) e ka sjellë vendimin me të cilin të dyshuarit Tasiq ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, përkatë-sisht deri në datën 22 dhjetor të vitit 2017. Në arsyetimin e vendimit, Gjykata Themelore në Prizren e ka cekur se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të saktësuar në kërkesën e prokurorit ndërkombëtar. Me anë të vendimit janë saktësuar arsyet, të cilat gjykata i ka marrë për bazë për përcak-timin e masës më të rreptë.

I dyshuari, përmes mbrojtësit të tij, e ka deponuar në Gjykatën e Apelit ankesën ndaj vendimit të gjykatësit për procedurën paraprake.

Sipas informacionit nga faqja e internetit të Gjykatës së Apelit, të publikuar në datën 13 dhjetor të vitit 2017, kjo gjykatë e ka refuzuar ankesën e të dyshuarit ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren të datës 23 nëntor të vitit 2017, me të cilin i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Me vendimin e Gjykatës Themelore të datës 21 dhjetor të vitit 2017, të dyshua-rit Tasiq masa e paraburgimit i është vazhduar edhe për tre muaj 3 (tre) muaj, deri në datën 22 mars të vitit 2018. Në arsyetimin e këtij vendimi, gjykatësi për procedurën paraprake midis të tjerash e ka cekur se, sipas të dhënave me të cilat posedon gjykata, i dyshuari është shtetas i Republikës së Serbisë, se në Kosovë nuk ka vendqëndrim ose vendbanim të përhershëm si dhe as marrëdhënie të përhershme të punës. Pasi që familja e Tasiqit jeton jashtë territorit të Kosovës, kurse ai ngarkohet për kryerje të veprës penale, për të cilën me ligj janë të para-

Page 29: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

29

para dënime afatgjata me burgosje, gjykata ka vendosur se ekziston rreziku nga arratisja e të dyshuarit si dhe mundësia e ndikimit në dëshmitarët ose e shkatër-rimit të provave nëse atij i lejohet qëndrimi në liri, me çka do të pengohej rrjedha e rregullt e procedurës hetimore. Paraburgimi i është vazhduar të dyshuarit me anë të kërkesës së arsyetuar të prokurorisë të datës 19 dhjetor të vitit 2017. I akuzuari dhe mbrojtja e tij e kanë deponuar ankesën edhe ndaj këtij vendimi të Gjykatës Themelore, e cila po ashtu është refuzuar nga Gjykata e Apelit.

Sipas informacioneve, me të cilat disponon FDH Kosovë, hetimet zyrtare kundër të dyshuarit Tasiq janë iniciuar në datën 31 maj të vitit 2012 me vendimin e prokurorit ndërkombëtar për hapjen e hetimeve. Hetimet janë hapur në lidhje me krimet në Krushën e Vogël/Mala Kruša, komuna e Prizrenit, të cilat janë kryer në fund të muajit mars të vitit 1999. Hetimet janë hapur kundër një numri të madh të të dyshuarve. Nga hapja e tyre e prej momentit të privimit nga liria të Tasiqit në datën 22 nëntor të vitit 2017, ato disa herë janë ndërprerë dhe prapë janë hapur për shkak të pamundësisë së qasjes në të dyshuarin nga organet gjy-qësore të Kosovës. Për këto arsye, kundër të dyshuarit, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, në datën 4 dhjetor të vitit 2015 është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar.

Page 30: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

30

2. Vendosja në lidhje me aktakuzat

2.1. Rasti Zoran Vukotiq (Vukotiq II)

Para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 08 gusht të vitit 2017, është mbajtur seanca e dëgjimit të parë lidhur me akuzën e Prokurorisë së Shtetit në landën Prokurori kundër Zoran Vukotiq, (lëndë e njohur edhe si Vukotiq II). Aktakuzën e ka ngritur Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës në datën 16 maj të vitit 201724. I akuzuari Vukotiq me këtë aktakuzë ngarkohet për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile25, të kryer në bashkëkryerje me të dyshuarin G.P.26, i cili për momentin nuk është i qasshëm për organet e ndjekjes të Kosovës. Me seancën e dëgjimit ka udhëhequr gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki27.

I akuzuari Vukotiq ngarkohet se gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, në datën 5 maj të vitit 1999, në periudhën kohore prej 11:00 - 13:30 në Vushtrri/ Vučitrn, rruga „Emin Duraku“ (tash “Haxhi Zeka”), ka vepruar në bashkëvep-rim me G.P., në cilësinë e policit rezervë të policisë serbe si edhe se me atë rast kanë qenë në uniforma të policisë dhe të ushtrisë dhe të armatosur me thika, me revole dhe me pushkë automatike. Duke vepruar në kundërshtim me normat ndërkombëtare, të cilat kanë qenë në fuqi në atë periudhë (Neni i përbashkët 3 (1a) për të gjitha Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, si dhe neni 4, pika 1 dhe 2 e Protokollit të Dytë Plotësues të vitit 977), ata në ditën e cekur i kanë kryer veprimet në vijim:

1. i kanë rrahur dhe plaçkitur shumë civilë shqiptarë nëpër shtëpitë dhe oborret në rrugën e cekur, duke iu marrë shuma të të mëdha të parave. Me atë rast, ata, me anë të armëve të zjarrit i kanë privuar nga jeta katër civilë shqiptarë: En-ver Rustollin, Hamdi Fazliun, Abdullah Fazliun dhe Fahredin Fazliun. Kjo ka

[24] Aktakuza e dytë kundër të akuzuarit Vukotiq është ngritur nga prokurori shtetëror i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, në bashkëpunim me prokurorin e EULEX-it Charles Hardaway. Aktakuzën gjatë seancës së dëgjimit e ka përfaqësuar prokurori ndërkom-bëtar Paul Flynn.

[25] E paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 142 në lidhje paragrafin 22 të LP të RSFJ-së, në mënyrë analogjike me nenin e përbashkët 3(1a) të Konventave të Gjenevës, po ashtu e paraparë me nenet 152 paragrafët 1 dhe 2.1 dhe nenin 153 paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2 e në lidhje me nenin 31 të KPRK.

[26] Theksimi vetëm i inicialeve të bashkëpjesëmarrësit e ka për qëllim që të pamundësojë pengi-min eventual të hetimeve të ardhshme.

[27] Gjyqtari Sielicki në vazhdim të procedurës penale kundër të akuzuarit Vukotiq lidhur me aktakuzën e datës 15 maj të vitit 2017 do të kryesojë me panelin shqyrtues gjyqësor.

Page 31: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

31

ndodhur në prani të disa anëtarëve të familjeve të tyre: Sanije Zhushi Fazliut dhe Fikrije Fazliut;

2. në rrethana të njëjta dhe në të njëjtën cilësi, si dhe duke vepruar në mënyrë çnjerëzore ndaj civilëve dhe pjesëtarëve të kombësisë tjetër, e kanë keqtrajtuar dhe cenuar integritetin trupor, si dhe shëndetin fizik e mental të civilëve: Sanije Fazliu, Fikrije Shaqiri, Vehbi Xhema, Zejnepe Xhema, Nexmi Xhema, Besarta Xhema, Zeliha Xhema, Behar Pllana, Luljeta Rashica, Gani Maxherra, Halim Maxherra, Gazmend Shabani, Ahmet Sahiti, Skender Shabani, Bejt Osmani, Shukrije Osmani, Faik Musa. Me këtë rast ata i kanë rrahur viktimat me grushte, me shqelma dhe me objekte të tjera të forta, duke iu shkaktuar dhembje të mëdha fizike dhe vuajtje psikike, prej të cilave edhe sot i ndjejnë pasojat;

3. Në rrethana të njëjta dhe në cilësi të njëjtë, si dhe duke vepruar në kundërsh-tim me normat e cekura ndërkombëtare, kanë marrë shuma të mëdha të parave, stoli dhe gjëra të tjera të vlefshme nga civilët: Vehbi, Nexhmi dhe Zejnepe Xhe-ma, Bejta dhe Shukrije Osmani, Beqir, Ukshin dhe Faik Musa, para se t’i vrasin civilët: Enver Rrusollin, Abdullah Fazliun, Hamdi Fazliun dhe Fahredin Fazliun.

Për hetimet zyrtare në lidhje me veprat penale më lartë të përshkruara, Prokuro-ria Speciale i ka filluar në datën 30 maj të vitit 2014. Pasi që i dyshuari nuk ka qenë i qasshëm për organet e ndjekjes të Kosovës, përkatësisht ka qenë me lok-acion në Mal të Zi, Prokuroria Speciale në datën 18 mars të vitit 201628 në lidhje me këto akuza i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Malit të Zi me kërkesën zyrtare për dorëzim aso kohe të të dyshuarit Vukotiq, dhe përgjigje përfundimtare e pajtueshmëri për zhvillimin e procedurës ka marrë në datën 8 mars të vitit 2017.

I akuzuari29 Vukotiq është dorëzuar në Kosovë në datën 11 nëntor të vitit 2016 në bazë të kërkesës të ngritur në bazë të lëndës Vukotiq I. Hetimet edhe në këtë rast, për shkak të mungesës së të dyshuarit, disa herë janë ndërprerë, ashtu që pas dorëzimit të tij të vazhdojnë në datën 9 mars të vitit 2017 në lidhje me aku-zat e përshkruara më lart, kurse pas marrjes së pajtueshmërisë për zhvillim të procedurës penale edhe për këto akuza. Gjatë hetimeve janë siguruar deklaratat e dëshmitarëve, të të dëmtuarve si dhe provat materiale: raportet e obduksion-it të viktimave, raportet balistike, procesverbalet për identifikimet e kryera të

[28] I akuzuari është paraburgosur në Mal të Zi në datën 10 mars të vitit 2016 sipas fletërrestit ndërkombëtar të UNMIK-ut për krim të luftës kundër popullatës civile.

[29] Neni 19, paragrafi 1, pika 1.4. e KPPRK: „Personi i fajësuar – personi kundër të cilit është ngritur procedura penale“. Shprehja “personi i fajësuar“ po ashtu shfrytëzohet në këtë kod si termin i përgjithshëm për “personin e fajësuar”, “personin e akuzuar” dhe “personin e gjykuar”.

Page 32: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

32

personave, procesverbalet mbi shikimet e kryera në vendin e ngjarjes, skica nga vendi i ngjarjes, foto albume të vendit të ngjarjes dhe prova të tjera materiale. Në lidhje me aktakuzën e datës 15 maj të vitit 2017, dëgjimi i parë në këtë lëndë ka qenë caktuar në datën 4 gusht të vitit 201730. Gjatë seancës dhe pas vërtetimit të të dhënave personale, nga ana e prokurorit, me pajtimin e palëve, të akuzuarit i është lexuar vetëm dispozitivi i aktakuzës, për të cilën i akuzuari Vukotiq është deklaruar se nuk është fajtor në lidhje me asnjërën prej pikave të së “ashtuqua-jturës” aktakuzë.

Mbrojtësi i të dyshuarit, avokati nga Mitrovica, Miro Deleviq, në fund të kësaj seance ka kërkuar nga kryetari i trupit shqyrtues gjyqësor transferimin e të akuzuarit nga burgu i sigurisë së lartë “Dyz” në afërsi të Podujevës/Podujevo, në të cilin ai e ka vuajtur masën e paraburgimit, në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë/Mitrovica, për hir të organizimit më të lehtë të kontakteve dhe konsul-timeve me klientin e tij si dhe për shkak të efikasitetit të vet procedurës.

Kryetari i panelit e ka njoftuar mbrojtësin se i dyshuari për momentin nuk ndod-het në paraburgim sipas kërkesës që lidhet me aktakuzën, në lidhje me të cilën është caktuar seanca. Me fjalë të tjera, me rastin e ngritjes së aktakuzës në lëndën Vukotiqi II, i akuzuari tashmë ndodhej në paraburgim sipas aktakuzës së ngritur në lëndën Vukotiqi I.

Në lidhje me këtë, prokurori ka thënë se në rast të ndryshimit të vendimit mbi paraburgimin në lëndën sipas të cilës i njëjti është caktuar, do të propozojë paraburgimin e të akuzuarit në këtë lëndë, përkatësisht sipas aktakuzës për të cilën zhvillohet ky gjykim.

Në fund, kryetari i trupit shqyrtues nuk ka caktuar seancë tjetër lidhur me ak-takuzën, por e ka lutur mbrojtësin e të akuzuarit që kundërshtimet dhe kërkesat eventuale, që do të kishin të bëjnë me aktakuzën, t’ia dorëzoj gjykatës në afatin prej 30 ditësh.

Mbrojtja e të akuzuarit në afat ligjor e ka parashtruar kërkesën për hedhjen e aktakuzës. Sipas mbrojtjes, përgjegjësia penale e të akuzuarit nuk është precizuar në mënyrë të qartë, se ekzistojnë rrethana të cilat e përjashtojnë përgjegjësinë penale, nuk ka mjaft prova se i dyshuari ka kryer vepër penale të përshkruar nga afër në aktakuzë, sepse veprimet e të akuzuarit në te nuk janë precizuar, derisa

[30] Në seancën e dëgjimit ka qenë i pranishëm edhe mbrojtësi i të akuzuarit Vukotiq, avokati nga Mitrovica, Nebojsha Vlajiq, i cili të akuzuarin e mbron para Gjykatës Themelore në Mitrovi-cë/Mitrovica në lëndën Vukotiq I për aktakuzën e datës 20 prill të vitit 2017.

Page 33: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

33

prokurori mbështetet vetëm në deklaratat e dëshmitarëve, të cilat përmbajnë el-emente kontradiktore.

Në përgjigjen ndaj kërkesës për hedhje të aktakuzës, prokuroria i ka kundërsh-tuar pretendimet e mbrojtjes, duke e cekur se me aktakuzë është precizuar se kë e ka privuar nga jeta i akuzuari, me kë ka vepruar në bashkëkryerje si edhe se kjo është mbështetur me deklaratat e dëshmitarëve dhe me prova materiale.

Me vendim të datës 30 shtator të vitit 2017, gjykata e ka refuzuar si të paba-zuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarit Vukotiq për hedhje të aktakuzës. Sipas gjetjeve të gjykatës, aktakuza i kënaq kushtet e domosdoshme në mënyrë që të akuzuarit t’i mundësohet për të përgatitur mbrojtjen e tij, derisa gjatë shqyrtimit kryesor do të jetë paneli shqyrtues ai që do të vërtetoj mënyrën e pjesëmarrjes së të akuzuarit në veprime kriminale, me të cilat ngarkohet. Aktakuza e përmbush pragun e domosdoshëm për dyshim të bazuar mirë se i akuzuari e ka kryer ve-prën penale me të cilën ngarkohet. Po ashtu, besueshmëria e deklaratave të dësh-mitarëve po ashtu do të vlerësohet nga paneli shqyrtues, ashtu që në këtë fazë të procedurës nuk ka baza që deklaratat të vlerësohen si thellësisht të pabesueshme. Gjykata ka vlerësuar se pretendimet e mbrojtjes janë spekulative, abstrakte dhe nuk i referohen provave konkrete.

Shqyrtimi kryesor për aktakuzën në lëndën Prokurori kundër Vukotiqit II nuk ka qenë i hapur deri në fund të periudhës së raportimit, përkatësisht deri në fund të vitit 2017.

2.2. Rasti Emrush Thaqi dhe të tjerët

Para Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, në datën 25 shtator të vitit 2017, ka filluar procedurën e vlerësimit të aktakuzës së Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (PPS. nr. 67/2014 të datës 17 nëntor të vitit 2016) në lëndën Prokurori kundër Emrush Thaqit dhe të tjerëve31. Të akuzuarit me këtë aktakuzë i është vënë në barrë kryerja e veprave penal, të cilat janë të lidhura me lëndën pe-nale P. 938/13, në të cilën gjatë viteve 2014 dhe 2015 para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica është zhvilluar shqyrtimi kryesor për akuzat për krim

[31] Të bashkakuzuarit: Shemsi Hajrizi, Sami Lushtaku, Sabit Jashari, Ismet Haxha, Mergim Lushtaku, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmeti, Xhevdet Zena, Mervete Hasani Lushtaku, Agim Ukaj, Ismail Di-brani, Sami Gjoka, Nexhib Shatri, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani.

Page 34: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

34

të luftës kundër popullatës civile32, kundër më shumë personave33, sipas një ose më shumë pikave. Përkatësisht me rastin e ikjes së të akuzuarve Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari, nga ambientet e Qendrës Klinike Spitalore Uni-versitare të Kosovës/Kosovo në Prishtinë/Priština, në datën 20 maj të vitit 2014, ku për shkak të sëmundjes e kanë mbajtur masën e paraburgimit, e cila iu është caktuar nga ana e kryetarit të panelit shqyrtues në lëndën P. 938/13, me qëllim të sigurimit të pranisë së tyre në gjykatë.

Procedura e vlerësimit të aktakuzës në kuadër të periudhës së raportimit është zh-villuar para gjyqtarit të gjykatës së cekur Shashivar Hoti, i cili është kryetar i panelit shqyrtues gjyqësor. Aktakuzën e datës 17 shkurt të vitit 2016 e ka ngritur prokurori ndërkombëtar i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Romulo Mateus.

Procedura zyrtare hetimore me rastin e ikjes së të akuzuarve Sami Lushtaku, Haxhës dhe Jasharit nga ambientet e Qendrës Klinike Spitalore Universitare në Prishtinë/ Priština, në datën 20 maj të vitit 2014 është nisur menjëherë. Hetimet pastaj janë zgjeruar edhe në persona të tjerë, të cilët, sipas provave të prokuror-isë, iu kanë ndihmuar këtyre të akuzuarve në realizimin e vendimit të tyre ose iu kanë mundësuar trajtim më të favorshëm në qendrat e paraburgimit, ku ata kanë qëndruar. Aktakuza në këtë lëndë është ngritur në datën 1 nëntor të vitit 2016. Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë ikur nga qendra spitalore pas vendimit të pan-elit shqyrtues në lëndën P. 938/13 të datës 19 maj të vitit 2014 për transferimin e të akuzuarve Sami Lushtaku dhe Jashari nga burgu i Dubravës në Burim/Istok (ku këta e kanë vuajtur masën e paraburgimit), si dhe të të akuzuarit Haxha nga qendra e paraburgimit në Prishtinë/Priština, në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë/Mitrovica, ku do të qëndronin gjatë kohës së zhvillimit të shqyrtimit kryesor në lëndën P. 938/13.

Në bazë të provave, të cilat janë siguruar gjatë hetimeve, është ngritur aktakuza kundër njëzet e katër të akuzuarve, të cilët, drejtpërdrejt ose tërthorazi, e kanë ndihmuar ikjen e të akuzuarve Lushtaku, Haxha dhe Jashari nga ambientet Qen-drës Klinike Spitalore Universitare të Kosovës/Kosovo në Prishtinë/Priština, dhe e kanë lehtësuar ose iu kanë ndihmuar pasi që ajo ka qenë e kryer. Kjo, sipas aktakuzës, ka pasur ndikim në zhvillimin e shqyrtimit kryesor në lëndën e cekur, fillimi i së cilës ka qenë i planifikuar për datën 22 maj të vitit 2014 para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica.

[32] E paraparë dhe e dënueshme sipas neneve 22 dhe 142 të LP të RFJ-së, po ashtu e paraparë dhe e dënueshme sipas neneve 31 dhe 152 të KPRK-së, si shkelje e nenit të përbashkët 3 dhe nenit 4 të Protokollit të Dytë Plotësues.

[33] Në lëndën P 938/13, shqyrtimi kryesor është zhvilluar kundër të akuzuarve: Jahir Demaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Avni Zabeli.

Page 35: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

35

1. I akuzuari Emrush Thaqi me aktakuzën e datës 17 nëntor të vitit 2016 ngarko-het për kryerjen e dy veprave penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar34. Sipas aktakuzës, ai, në muajin maj të vitit 2014, në cilësinë e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë/Priština, si dhe në periudhën prej datës 11 nëntor të vitit 2014 e deri në datën 22 shtator të vitit 2015, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës/Kosovo ka shkelur dispozitat ligjore mbi të akuzuarit, posaçërisht Lushtakun, iu ka mundësuar shumë favore, në të cilat ky, si i paraburgosur, në pajtim me dispozitat ligjore, nuk ka pasur të drejtë.

2. I akuzuari Shemsi Hajrizi me anë të aktakuzës ngarkohet për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar35. Ai, në cilësinë e kryerësit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në peri-udhën prej datës 19 deri 22 maj të vitit 2014, ka keqpërdorur pozitën dhe kom-petencat e tij zyrtare, publikisht duke refuzuar për të kryer urdhëresën e gjykatës për transferimin e të akuzuarve në lëndën P. 938/13 nga qendrat e paraburgimit ku kanë qenë në vuajtjen e masës së paraburgimit në qendrën e paraburgim-it në Mitrovicë/Mitrovica. Me këtë e ka mundësuar ikjen e të akuzuarve Sami Lushtaku, Jashari dhe Haxha nga Qendra Klinike Spitalore në Prishtinë/Priština. 3. I akuzuari Sami Lushtaku, Jashari dhe Haxha ngarkohen për kryerje të veprës penale ikje e personave të privuar nga liria36. Ata, në periudhën prej datës 20 maj e deri në mbrëmjen e datës 22 maj të vitit 2014, duke vepruar në bashkëkryer-je, sipas planit të përgatitur më herët, derisa kanë qenë duke e vuajtur masën e paraburgimit, kanë ikur nga dhomat e spitalit të Qendrës Klinike Spitalore Universitare në Prishtinë/Priština dhe kanë qëndruar në një vend të panjohur.

4. Të akuzuarit Mergim Lushtaku dhe Dardan Geci ngarkohen për kryerjen e veprës penale mundësim i ikjes së personave të privuar nga liria37. Ata, në orët e mbrëmjes të datës 22 maj të vitit 2014, në bashkëkryerje, i kanë ndihmuar Sami Lushtakut, i cili ka qenë në vuajtje të masës së paraburgimit, që të lëshoj ambien-tet e Qendrës Klinike Spitalore Universitare në Prishtinë/ Priština dhe të qëndroj në një vend të panjohur.

5. Të akuzuarit Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj dhe Argjent Behramaj ngarko-hen se nga orët e mëngjesit të datës 20 maj e deri në mbrëmjen e datës 22 maj të vitit 2014 në ambientet e Qendrës Klinike Spitalore Universitare në Prishtinë/Priština,

[34] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 422 paragrafi 1, pika 2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së.[35] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 422 paragrafi 1, pika 2.1, 2.2 të KPRK-së.[36] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 405 paragrafi 1 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së. [37] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 406 paragrafët 1 dhe 4 në lidhje me nenin 31 të

KPRK-së.

Page 36: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

36

duke vepruar në bashkëkryerje sipas planit të përgatitur më herët, e kanë penguar kryerjen e vendimit gjyqësor në lëndën P. 938/13. Në cilësinë e zyrtarëve të Shërbi-mit Korrektues të Kosovës, ata me qëllim nuk ia kanë kushtuar vëmendjen e duhur dhe të përhershme ndaj të paraburgosurve Sami Lushtaku, Haxha dhe Jashari. Në këtë mënyrë iu kanë mundësuar që t’i shmangen lirisë dhe që ta gëzojnë lirinë e paligjshme, me çka kanë kryer vepra penale të ofrimit të ndihmës kryerësve pas kry-erjes së veprës penale38 dhe lëshim i paligjshëm i personave të privuar nga liria39.

6.1. Të akuzuarit Ylber Blakaj, Gëzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena ngarkohen se në datën 21 gusht të vitit 2015, në cilësinë e zyrtarëve të Shërbimit Korrektues, në intervalin kohor prej orës 10:12 deri në orën 19:05, në bashkëkryerje dhe sipas planit të përgatitur më herët, e kanë keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e veta zyrtare në pikëpamje të ruajtjes së të paraburgosurve, derisa këta persona janë gjendur jashtë ambienteve të qendrës së paraburgimit në Dubravë. Në mënyrë të paligjshme e kanë liruar të akuzuarin Sami Lushtaku dhe ia kanë mundësuar ta gëzojë lirinë, duke vepruar në kundërshtim me vendimin, me çka e kanë kryer veprën penale lëshim i paligjshëm i personave të privuar nga liria40.

6.2. Të akuzuarit Blakaj, Ahmeti dhe Zena, në cilësinë e zyrtarëve të Shërbimit Korrektues, në datën 22 shtator të vitit 2015, në intervalin kohor prej orës 12:30 deri në orën 15:40, në bashkëkryerje dhe sipas planit të përgatitur më herët, i kanë keqpërdorur kompetencat dhe pozitën zyrtare në pikëpamje të ruajtjes së të akuzuarit Sami Lushtaku. Ata, deri sa ai është gjendur jashtë ambienteve të Qendrës së Paraburgimit në Dubravë, e kanë liruar në mënyrë të paligjshme që ta gëzojë lirinë, me çka kanë kryer vepër penale të lëshimit të paligjshëm të per-sonave të privuar nga liria41.

7.1. I akuzuari Sami Lushtaku, në datën 21 gusht të vitit 2015, në intervalin ko-hor prej orës 10:12 deri në orën 19:05, me qëllim, pa përcjelljen e zyrtarëve kor-rektues dhe pa vendim gjyqësor, ka qëndruar jashtë ambienteve të Qendrës së Paraburgimit në Dubravë, ku ka qenë në paraburgim me vendim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës/Mitrovica, nga data 27 maj e vitit 2015, për shkak se i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 12 vitesh. Këtë kohë ai e ka kaluar duke qëndruar në shtëpinë e tij në Prishtinë/Priština. Me këtë e ka kryer veprën penale të arratisjes së personit të privuar nga liria42.

[38] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 388, paragrafi 1, 2.5 dhe 3 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.

[39] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 407 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.[40] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 407 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.[41] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 407 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.[42] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 405 paragrafi 1 i KPRK-së.

Page 37: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

37

7.2. I akuzuari Sami Lushtaku, në datën 22 shtator të vitit 2015, në intervalin kohor prej orës 12:30 deri në orën 15:40, me qëllim dhe pa përcjellje të zyrtarëve korrektues si dhe pa vendim gjyqësor ka qëndruar jashtë ambienteve së Qendrës së Paraburgimit në Dubravë, ku ka qenë në paraburgim me vendim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës/Mitrovica, nga data 27 maj e vitit 2015, për shkak se i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 12 vitesh. Me këtë e ka kryer veprën penale arratisje e personit të privuar nga liria43.

8. E akuzuara Mervete Hasani Lushtaku ngarkohet se në datën 22 shtator të vitit 2015, rreth orës 12:30, e ka kryer tranportimin e të akuzuarit Sami Lushtaku me automjetin Mercedes Benz, duke i mundësuar që pa mbikëqyrje të personave zyrtar të Shërbimit Korrektues të largohet nga objekti i Qendrës Klinike Spit-alore Universitare të Prishtinës/Priština. Me këtë e ka kryer veprën penale të mundësimit të arratisjes së personit të privuar nga liria44.

9. Të akuzuarin Agim Ukaj e ngarkon aktakuza se në datën 22 shtator të vitit 2015, në cilësinë e koordinatorit të transportit të Qendrës së Paraburgimit në Dubravë, e ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat zyrtare si dhe se ka vepruar në kundërshtim me vendimin e gjykatës, në atë mënyrë që në kohën e orga-nizimit të transportimit dhe përcjelljes së të paraburgosurit Sami Lushtaku, deri-sa ky ka qëndruar jashtë ambienteve të qendrës së paraburgimit, nuk i ka zbatuar masat adekuate të sigurimit. Me këtë i është mundësuar Lushtakut që të gjendet në liri, pa mbikëqyrje, dhe me këtë ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar45.

10. I akuzuari Ismail Dibrani ngarkohet se në periudhën prej datës 1 shtator të vitit 2015 (prej kur e ka marrë pozitën e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Dubravë), duke vepruar në cilësinë e personit zyrtar, me qëllim e ka cenuar pozitën zyrtare dhe i ka shkelur rregullat, që janë drejtpërdrejt të lidhura me obligimet e tij, në atë mënyrë që e ka mundësuar pozitën e privilegjuar të të paraburgosurit Sami Lushtaku. Kjo në fund ka rezultuar me arratisjen në datën 22 shtator të vitit 2015. Me këtë Dibrani ka kryer vepër penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar46.

11. Të akuzuarit Sami Gjoka dhe Nexhib Shatri ngarkohen se, së paku nga data 2 janar e vitit 2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar, të mjekëve pranë Qendrës Klinike Spitalore Universitare të Kosovës/Kosova në Prishtinë Prišti-

[43] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 405 paragrafi 1 i KPRK-së.[44] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 406 paragrafi 1 i KPRK-së. [45] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 422 paragrafi1, pika 2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së.[46] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 422 paragrafi1, pika 2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së.

Page 38: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

38

na, në bashkëkryerje kanë lëshuar konstatime të rrejshme mjekësore, duke e paraqitur rrejshëm gjendjen shëndetësore të Sami Lushtakut, në bazë të të cilave është kërkuar kryerja e ekzaminimeve të tyre mjekësore. Në bazë të kësaj i është mundësuar transporti i rregullt deri në spital. Në këtë mënyrë, ata e kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar47.

12. I akuzuari Nexhib Shatri ngarkohet se në datën 23 korrik të vitit 2016, në cilësinë e personit zyrtar (mjek i Qendrës së Paraburgimit në Dubravë), i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare në atë mënyrë që e ka sjellë vendimin mbi transferin e të paraburgosurit Shkëlqim Latifaj nga dita kur është sjellë në këtë qendër të paraburgimit, me çka i janë mundësuar kushte më pak restriktive. Ai, në këtë mënyrë, e ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autorite-tit zyrtar48.

13. Të akuzuarit Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota dhe Fatmir Mjaku ngarkohen se në periudhën prej muajit qershor të vitit 2013 deri në muajin prill të vitit 2015, duke vepruar në bashkëkryerje dhe sipas planit të përgatitur më herët, e kanë nxitur dëshmitarin C për të dhënë deklaratë të rrejshme dhe që ta ndrysho-jë deklaratën e mëhershme akuzuese gjatë shqyrtimit kryesor në lëndën penale P. 938/13, për çka në këmbim i kanë siguruar përfitime të dukshme materiale. Deklarata e rrejshme e dëshmitarit të cekur e ka penguar procedurën gjyqësore, gjë që ka çuar deri te lirimi i të akuzuarit Sami Lushtaku (lidhur me akuza të caktuara), Sahit Jashari dhe Sabit Geci nga fajësia në lëndën e cekur. Me këtë, të akuzuarit Rukolli, Xhota dhe Mjaku, kanë kryer vepra penale të pengimit të dëshmisë ose procedurës penale49 dhe frikësim gjatë procedurës penale50.

14. Të akuzuarit Sami Lushtaku dhe Ismet Haxha, si dhe Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani ngarkohen me aktakuzë se në periudhën prej muajit qershor të vitit 2013 deri në muajin shtator të vitit 2015, duke vepruar në bash-këkryerje dhe sipas planit më herët të përgatitur e kanë detyruar dëshmitarin F që ta ndryshojë deklaratën e mëhershme akuzuese dhe të jep deklaratë të rre-jshme gjatë shqyrtimit kryesor për lëndën penale P. 938/13, për çka në këmbim i kanë siguruar përfitime të konsiderueshme materiale. Me këtë e kanë penguar procedurën gjyqësore, gjë që ka rezultuar me lirimin nga fajësia të të akuzuarve Lushtaku dhe Haxha. Me këtë, të akuzuarit Sami Lushtaku dhe Ismet Haxha,

[47] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 422 paragrafi1, pika 2.1, 2.2 dhe 2.3 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.

[48] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 422 paragrafi1, pika 2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së.[49] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 394 paragrafi 1, pika 1.7 dhe 5 në lidhje me nenin 31

të KPRK-së.[50] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 395 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.

Page 39: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

39

Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani kanë kryer veprat penale të pengimit të dëshmisë ose të procedurës penale51 dhe frikësimit gjatë kohës së procedurës penale52. 15. Të akuzuarit Sami Lushtaku dhe Ismet Haxha, si dhe Rrustem Rukolli, Rex-hep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibra-ni ngarkohen me aktakuzë se nga muaji qershor i vitit 2013, duke vepruar në bashkëkryerje dhe sipas udhëzimeve të të akuzuarve Sami Lushtaku dhe Ismet Haxha, e kanë formuar grupin, i cili e ka pasur për qëllim të ndikojë në dëshmi-tarët në lëndën P. 938/13, me qëllim që të ndryshojë deklaratat akuzuese kundër Sami Lushtakut dhe Ismet Haxhës ngs faza hetimore e procedurës. Nga dëshmi-tari është kërkuar të dëshmojë në mënyrën, e cila do të mundësojë lirimin e të akuzuarve. Në bazë të kësaj, prokuroria ka mbetur në pikëpamjen se të akuzuarit Sami Lushtaku dhe Haxha kanë kryer veprën penale të pjesëmarrjes në/ose or-ganizim i grupit kriminal53, derisa të akuzuarit Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani, kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në/ose organizim të grupit kriminal54. Gjatë periudhës së raportimit, kryetari i panelit shqyrtues i ka caktuar katër sean-ca në aktakuzë: 25 shtator, 11 dhe 24 nëntor, derisa dëgjimi i parë për aktakuzën është mbajtur në datën 6 dhjetor të vitit 201755. Është mbajtur në përputhje me ligjin, në prani të të gjitha palëve, të të gjithë të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre, të angazhuar sipas autorizimeve ose sipas detyrës zyrtare. Gjatë kësaj seance dhe me pajtimin e palëve nuk është lexuar aktakuza, por në procesverbal është kon-statuar si e lexuar. I akuzuari dhe mbrojtja e tij janë deklaruar se janë të njoftuar me përmbajtjen e së njëjtës.

Të akuzuarit janë deklaruar se e kanë kuptuar aktakuzën, se nuk i pranojnë aku-zat me të cilat ngarkohen, si edhe se nuk ndjehen fajtor për të njëjtën.

Kryetari i panelit e ka obliguar prokurorin që t’ua sigurojë të akuzuarve dhe mbro-jtësve të tyre dokumentacionin gjyqësor të prokurorisë, ta sigurojë në mënyrën e cila është e paraparë me kodin mbi procedurën penale, i cili është në fuqi.

[51] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 394 paragrafi 1, pika 1.7 dhe 5 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.

[52] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 395 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.[53] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 283 paragrafi 1 dhe 2 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.[54] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 283 paragrafi 1 dhe 2 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.[55] Deri te shtyrja e seancës ka rezultuar për shkak të mungesës së kushteve për mbajtjen e së

njëjtës, kryesisht për shkak të mungesës së të akuzuarve të caktuar ose të mbrojtësve të tyre.

Page 40: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

40

Të akuzuarit janë njoftuar se sipas ligjit kanë të drejtë që gjykatës t’ia dorëzojnë kërkesat, me të cilat mund të kërkojnë që aktakuza e prokurorisë speciale të hid-het si dhe që munden t’i kundërshtojnë provat, me të cilat aktakuza mbështetet.

Prokurori ndërkombëtar gjatë seancës e ka theksuar se është njoftuar me anëtarët e tjerë të panelit shqyrtues dhe ka propozuar që së paku një anëtar i trupit shqyrtues të jetë gjyqtar ndërkombëtar. I akuzuari Sami Lushtaku e ka kundër-shtuar këtë propozim të prokurorit ndërkombëtar, duke iu referuar deklarat-ave të ish kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, i cili para një kohe të caktuar ka dhënë dorëheqje, në të njëjtën kohë duke publikuar në media informacione mbi mënyrën e punës së gjyqtarëve të EULEX-it. Lushtaku po ashtu e ka kërkuar përjashtimin e prokurorit ndërkombëtar56.

Seanca ka qenë publike. Për shkak të mungesave teknike nuk ka pasur audio dhe video incizim. Procesverbali zyrtar është bërë kohë pas kohe në formë të rezymesë, deri sa disa pjesë janë shënuar fjalë për fjalë, në varësi prej rëndësisë.

Dëgjimi i dytë lidhur me aktakuzën është caktuar për datën 19 janar të vitit 2018.

2.3. Rasti Prokurori kundër Zoran Vukotiqit (Vukotiqi III)

Para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 15 dhjetor të vitit 2017, në lëndën Prokurori kundër Zoran Vukotiqit (Zoran Vukotić) (lëndë e njohur edhe si “Vukotiqi III”) është mbajtur seanca e dëgjimit të parë në lidhje me aktakuzën e prokurorisë shtetërore. Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në datën 23 qershor të vitit 201757 e ka ngritur aktakuzën me të cilën i dyshuari Vukotiq ngarkohet për kryerje të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile 58. Me seancën e dëgjimit ka udhëhequr gjyqtari ndërkombëtar Radostin Petrov59.

[56] FDH Kosovë deri në fund të periudhës së raportimit nuk ka pasur mundësi për të vërtetuar se përse ka rezultuar deri te vonesa në mbajtjen e seancës së dëgjimit të parë për aktakuzën si dhe si është vepruar në lidhje me kërkesat e cekura më lart të prokurorit ndërkombëtar dhe të akuzuarit Lushtaku.

[57] Aktakuzën e ka ngritur prokurori i shtetit i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj në bashkëpunim me prokurorin ndërkombëtar Paul Flynn-in.

[58] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 në lidhje me paragrafin 22 të LP RSFJ-së në mënyrë analoge me nenin e përbashkët 3 (1a) të Konventave të Gjenevës, po ashtu e paraparë me nenet 152, paragrafët 1 dhe 2.1, dhe 153, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2 e në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.

[59] Gjyqtari Petrov do të kryesojë me panelin shqyrtues gjyqësor në vazhdim të procedurës pena-le kundër të akuzuarit Vukotiq sipas aktakuzës së datës 23 qershor të vitit 2017.

Page 41: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

41

Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës në një periudhë shumë të shkurtër ko-hore gjatë vitit 2017 i ka ngritur tri aktakuza kundër të akuzuarit Vukotiq. E fundit është ngritur në datën 23 qershor të vitit në lidhje me krimet të cilat janë kryer gjatë vitit 1999 në territorin e Komunës së Vushtrrisë/Vučitrn, përkatësisht në vet qytetin.

Vukotiqit, me aktakuzën e muajit qershor të vitit 2017 i vihet në barrë:

1. Se gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, në datën 17 prill të vitit 1999, rreth orës 13 në Vushtrri/Vučitrn, rruga „Kosova“ (tash „Bajram Miftari“), në afërsi të varrezave të qytetit dhe në bashkëkryerje me persona të panjohur, të uniformuar dhe të armatosur60, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me nor-mat e të drejtës ndërkombëtare (neni i përbashkët 3, pika 1a e Konventave të Gjenevës e datës 12 gusht të vitit 1949; neni 4, pika 1 dhe 2 e Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977 e në lidhje me nenet 13 dhe 17 të protokollit të cekur), pasi që kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit Sabit Maxhuni, në korridorin e së njëjtës, nën kërcënimin me armë të zjarrit (pushka automatike kalašnjikov) dhe duke ia mbështetur atë në koshin e kraharorit këtij ia kanë marrë me dhunë 350 DEM, 470 dinarë, si dhe dokumentet personale. Pastaj e kanë detyruar të dëmtuarin që ta braktisë shtëpinë me familjen e tij, në mesin e së cilës ka qenë edhe nëna e tij e sëmurë dhe e palëvizshme. I dëmtuari me anë të automjetit është nisur drejt shtëpisë së fqinjit Tahir Fazliu, e cila është gjendur fare afër varrezave. Prej atje e ka vërejtur se shtëpia e gjendet në flakë. Veprimet e të akuzuarit prokuroria i ka kualifikuar si krim i luftës kundër popullatës civile. 2. Se në të njëjtën datë, rreth orës 15:00, në Vushtrri/Vučitrn, në rrugën „Sitnica“ (tash „Enver Musa“), në afërsi të varrezave të qytetit, në bashkëkryerje me kry-erës të panjohur, në cilësinë e rezervistit të policisë dhe i veshur në uniformën e rezervistit të policisë serbe, i armatosur, në kundërshtim me të drejtat ndërkom-bëtare të cilat kanë qenë në fuqi në Kosovë gjatë kohës së konfliktit të armatosur, (neni i përbashkët 3, pika 1a e Konventave të Gjenevës e datës 12 gusht të vitit 1949; neni 4, pika 1 dhe 2 e Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977 e në lidhje me nenet 13 dhe 17 të protokollit të cekur), duke shtënë pa paralajmërim nga arma automatike nga largësia prej 30 metrash, e ka privuar nga jeta djaloshin trem-bëdhjetë vjeçar Burim Mulin, civilë, shqiptar, derisa ky me djalin e xhaxhait të tij Faton Mulin, me biçikletë po lëvizte rrugës që çon në drejtim të varrezave të qytetit. Djelmoshat janë përpjekur për të ikur në një rrugë dytësore në momen-tin kur i kanë parë tre policë të uniformuar dhe të armatosur. I dëmtuari Burim i është nënshtruar lëndimeve në vend dhe ka vdekur, derisa Fatoni, edhe pse i

[60] Sipas aktakuzës, procedura në lidhje me bashkëkryerësit, të cilët nuk janë të qasshëm për organet e ndjekjes, është pezulluar.

Page 42: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

42

qëlluar, duke u fshehur pas murit të një shitoreje të afërt, ia ka dalë të ik. Për këtë arsye prokuroria ia ka vënë në barrë kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile.

Aktakuza në të njëjtën ditë i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, në lidhje me të cilën gjyqtari ndërkombëtar, në datën 15 dhjetor të vitit 201761, e ka mbajtur seancën e dëgjimit të parë62 lidhur me aktakuzën.

Në fillim të seancës63, gjykata e ka njoftuar të akuzuarin me të drejtat e tij dhe i ka verifikuar rrethanat nëse prokuroria ia ka zbardhur provat palës së kundërt, përkatësisht të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij. Në vazhdim të seancës, prokurori ndërkombëtar64 para leximit të aktakuzës përkohësisht ka hequr dorë nga pika 1 e aktakuzës. Ai këtë vendim e ka shpjeguar me anë të qartësimit se në kohën e ngritjes së kërkesës drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi për ekstradim aso kohe të të akuzuarit Vukotiq, kjo kërkesë është parashtruar në bazë të fakteve të cilat i ka poseduar vetëm në lidhje me pikën 2 të aktakuzës së tanishme, për-katësisht për vrasjen e personit të moshës jomadhore Burim Mulajt. Aktakuza kundër të akuzuarit më vonë është ngritur sipas dy pikave, sepse prokuroria deri në përfundim të hetimeve ka arritur deri te prova të reja të cilat kanë të bëjnë me pikën 1 të aktakuzës. Për këto arsye, prokuroria e ka iniciuar procedurën për sigurimin e pajtueshmërisë për zhvillimin e procedurës edhe në lidhje me provat e reja të siguruara, të cilat deri në ngritjen e aktakuzës nuk ka pasur sukses që t’i sigurojë. Gjyqtari ndërkombëtar në arsyetimin e tij e ka theksuar se procedura e sigurimit të pajtueshmërisë zgjatë goxha shumë, gjë që ka çuar deri te tërheqja nga akuza sipas pikës 165. Ai e ka lexuar pjesën tjetër të dispozitivit të aktakuzës,

[61] FDH Kosovë nuk ka informacione mbi shkaqet për shtyrjen e mbajtjes së seancës së dëgjimit të parë pas afatit të paraparë me ligj prej 30 ditësh për caktimin e së njëjtës. Neni 242, paragrafi 4 i KPPRK-së parasheh: „Gjyqtari individual ose kryetari i panelit menjëherë e cakton dëgjimin e parë, i cili duhet të mbahet në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga paraqitja e aktakuzës“. Është jokontestuese se në gjysmën e dytë të vitit 2017, pas ngritjes së akta-kuzës kundër të akuzuarit Vukotiq, kundër tij në mënyrë shumë intensive është zhvilluar shqyrtimi kryesor në lidhje me aktakuzën e parë në lëndën Vukotiqi I, gjë që në mënyrë më të hollësishme është përshkruar në pjesën e parë të këtij kapitulli. Kryetari i panelit, i cili e ka udhëhequr këtë seancë, është anëtar i panelit shqyrtues, para të cilit zhvillohet procedura në lëndën Vukotiqi I.

[62] Në seancë, krahas vëzhguesve të FDH Kosovë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e disa mediave lokale. Palëve në procedurë nuk iu ka penguar prania e vëzhguesve dhe e mediave.

[63] Zhvillimi i procedurës është shënuar drejtpërdrejtë në procesverbal fjalë për fjalë, nuk ka pasur video ose audio incizim.

[64] Aktakuzën para gjykatës e ka përfaqësuar prokurori ndërkombëtar Paul Flynn.[65] Procedura e ekstradimit është e precizuar me Ligjin mbi bashkëpunimin juridik ndërkombëtar:

https://md.rks-gov.net/desk/inc/media/541D1BB4-E2ED-47E3-85CB-56FBE342C877.pdf - kapitulli II e rregullon procedurën e ekstradimit nga shteti i huaj në bazë të neneve prej 37 deri 40.

Page 43: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

43

në lidhje me të cilën i akuzuari është deklaruar: “Nuk jam fajtor sipas kësaj ak-takuze të turpshme”.

Me pajtimin e palëve në procedurë nuk është caktuar tjetër seancë për aktakuzën. Mbrojtja është obliguar që propozimet eventuale mbi hedhjen e aktakuzës për-katësisht kërkesën për shpalljen e provave si të papranueshme t’i parashtroj në formën me shkrim, si dhe që obligimin e vet ta përmbush në afatin prej 30 ditësh. Propozimi i mbrojtjes është pranuar nga gjykata, e cila e ka urdhëruar mbrojtjen që të gjitha kundërshtimet e saj gjykatës t’ia dorëzojë deri në datën 15 janar të vitit 2018 si dhe që ta lajmërojë prokurorinë për dëshmitarët eventual të alibisë.

Procedura në lidhje me këtë aktakuzë do të vazhdojë gjatë vitit 2018. Fati i pro-cedurës lidhur me aktakuzën e muajit qershor të vitit 2017 si dhe rrjedha e pro-cedurës së mëtejme penale varet nga fakti nëse i akuzuari përmes mbrojtjes së tij do ta kundërshtojë aktakuzën, nëse do të kërkojë që provat e bashkëngjitura me aktakuzë gjykata t’i shpallë të papranueshme përkatësisht nëse kryetari i panelit shqyrtues do t’i pranojë ose do t’i refuzojë kundërshtimet e parashtruara. Në rast se i akuzuari nuk e kundërshton aktakuzën dhe nuk e kërkon shpalljen e provave si të papranueshme, procedura penale do të vazhdojë me caktimin e shqyrtimit kryesor, me paraqitjen e fjalëve hyrëse të palëve në procedurë. Në të kundërtën, ashtu siç tashmë është cekur, fati i shqyrtimit kryesor do të varet nga vendimi i kryetarit të panelit shqyrtues.

Page 44: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

44

3. Gjykimet e shkallës së parë

3.1. Rasti Remzi Shala

Para panelit shqyrtues gjyqësor (ka kryesuar gjyqtarja Raima Elezi66) të Gjykatës Themelore në Prizren, në datën 16 janar të vitit 2017 është mbajtur seanca lidhur me aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës e datës 19 tetor të vitit 2016 (PPS. nr. 132/2009) në lëndën Prokurori kundër Remzi Shalës. Me këtë gjatë vitit 2017 është vazhduar procedura penale kundër të akuzuarit në drejtim të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile67.

Rrjedha e procedurës penaleMe rastin e privimit nga liria dhe vdekjes së pazgjidhur të Haxhi Përteshit, nga fshati Duhël/ Dulje, komuna e Suharekës/Suva Reka, trupi i të cilit është gjetur disa ditë pas marrjes së tij nga oborri i shtëpisë familjare në datën 26 qershor të vitit 1998, anëtarët e familjes Përteshi i kanë dhënë deklarata hetuesve të policisë së UNMIK-ut gjatë vitit 2002 dhe 2003. Në to, si persona përgjegjës të mund-shëm për rrëmbimin dhe vdekjen e mëvonshme të anëtarit të tyre të familjes i kanë cekur pjesëtarët e UÇK-së Remzi Shalën si dhe Bajram Qatanin.

UNMIK-u nuk ka shkuar larg në hetimet e këtij rasti, duke kryer vetëm disa veprime të caktuara hetimore fillestare. Disa veprime të caktuara para-hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të zhdukjes dhe të vdekjes së Përteshit janë ndërmarrë edhe gjatë vitit 2009 nga ana e EULEX-it. Në muajin prill të vitit 2014, prokurori i këtij Misioni e ka sjellë vendimin për hapjen e hetimeve kundër të dyshuarve Shala dhe Qatani. Në kuadër të hetimeve, janë dëgjuar disa anëtarë të familjes së dëmtuar si dhe disa dëshmitar të caktuar.

Në pajtim me ndryshimet e Ligjit mbi Mandatin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, lënda në verën e vitit 2015 iu është lëshuar në kompetencë prokurorëve vendor të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në vazhdim të hetimeve, prokurori vendor68 nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prizren e ka kërkuar pajtueshmërinë për vazhdimin e he-timeve kundër të dyshuarve në këtë lëndë për një periudhë prej gjashtë (6) muajsh

[66] Anëtarët e panelit shqyrtues gjyqësor, gjyqtarët Luan Berisha dhe Fatmir Krasniqi. [67] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142, në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së, në lidhje

me nenin e përbashkët 3 të Konventës së Katërt të Gjenevës, po ashtu e dënueshme sipas nenit 152, paragrafët 1 dhe 2, në lidhje me nenin 31 të KPRK.

[68] Prokurori i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Haki Gecaj

Page 45: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

45

të tjerë, për shkak të karakterit specifik të rastit, disa paqartësive të caktuara dhe karakterit kontradiktor, që dalin nga dëshmitë tashmë të siguruara. Gjyqtari ndër-kombëtar i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prizren, duke vepruar sipas kërkesës së prokurorit vendor të datës 8 prill të vitit 2016, e ka sjellë në datën 20 prill të vitit 2016 vendimin për vazhdimin e hetimeve edhe për gjashtë (6) muaj (deri në datën 24 tetor të vitit 2016) në lidhje me të dyshuarit Qatani dhe Shala.

Gjatë rrjedhës së kësaj pjese të hetimeve, sipas gjetjeve të prokurorisë, nuk janë siguruar prova të mjaftueshme të cilat do të konfirmonin ekzistimin e dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer nga ana e të dyshuarit Qatani. Në anën tjetër, kundër të dyshuarit Shala, në datën 19 nëntor të vitit 2016 është ngritur aktaku-za69. Ai ngarkohet se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile në atë mënyrë që në datën 26 qershor të vitit 1998 (gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë), ka shkuar rreth orës 23:00 në fshatin Duhël/Dulje, komuna e Suharekës/Suva Reka në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, i uniformuar dhe i armatosur me armë të gjatë në bashkëkryerje me 5 - 6 pjesëtarë të paidentifikuar, të armatosur dhe të maskuar të UÇK-së. Ai me këtë rast e ka privuar nga liria Përteshin për shkak të dyshimit se ky ka bashkëpunuar me forcat serbe. Disa ditë pas privimit nga liria të Përteshit ( në datën 1 korrik të vitit 1998), trupi i tij i pajetë është gjetur në afërsi të qendrës së fshatit, pranë rrugës rajonale Prishtinë/Priština - Prizren.

Në lidhje me aktakuzën, Gjykata Themelore në Prizren në afatin e paraparë me ligj e ka caktuar dëgjimin e parë. Ndaj saj, pas leximit të aktakuzës dhe deklarimit të të akuzuarit se nuk është fajtor sipas të njëjtës, palët në procedurë janë obliguar që deri në seancën e dytë të dëgjimit të caktuar për datën 16 janar të vitit 2017 gjykatës t’ia paraqesin kundërshtimet dhe kërkesat, që do të kishin të bëjnë me aktakuzën.

I akuzuari përmes mbrojtësit të tij, avokatit nga Suhareka/Suva Reka, Natali Bul-lakaj, gjykatës ia ka dorëzuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës. Sipas kërkesës, aktakuza me të cilën i akuzuari Shala ngarkohet për kryerje të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile nuk është bazuar në prova, me të cilat do të mbështetej dyshimi i bazuar mirë se i akuzuari ka kryer vepër penale me të cilën ngarkohet si dhe se me anë të aktakuzës nuk është dhënë përshkrimi i veprës pe-nale në pajtim me dispozitat ligjore. Sipas pohimeve të mbrojtësit, aktakuza është bazuar vetëm në një deklaratë të të dëmtuarit, e cila është e bazuar në trillime. Ai ka vlerësuar se deklaratat e të dëmtuarit në faza të ndryshme të procedurës së deriatëhershme penale janë në mes vete të ndryshme. Me anë të aktakuzës po ashtu nuk është dhënë përshkrimi i veprimeve, për të cilat klienti i tij ngarkohet.

[69] Aktakuza e datës 19 tetor të vitit 2016 ka qenë aktakuza e parë për krime të luftës, të cilën e ka ngritur një prokuror kosovar që nga themelimi i misionit të EULEX-it në Kosovë.

Page 46: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

46

Nga arsyet e cekura, avokati i ka propozuar gjykatës që ta hedh aktakuzën dhe ta ndërpresë procedurën penale kundër të akuzuarit.

Në përgjigjen ndaj kërkesës së mbrojtësit mbi hedhjen e aktakuzës, prokurori i Prokurorisë Speciale i ka propozuar gjykatës që ajo kërkesë të hidhet. Sipas prokuror-it, pretendimet e mbrojtjes nuk qëndrojnë, kurse aktakuza është hartuar në përputh-je me dispozitat ligjore. Me anë të aktakuzës janë përshkruar veprimet e të akuzuarit, të cilat përmbajnë elemente të veprës penale, për të cilat ai ngarkohet. Provat, mbi të cilat aktakuza ndërtohet, janë siguruar në përputhje me dispozitat ligjore.

Pas kërkesave të parashtruara të mbrojtjes dhe përgjigjeve të prokurorisë, seanca e dytë lidhur me aktakuzën ka qenë caktuar për datën 16 janar të vitit 2017. Ajo nuk është mbajtur për shkak se i akuzuari nuk ka qenë i qasshëm për gjykatën. Sipas pohimeve të mbrojtësit të tij, i akuzuari është gjendur në mjekim spitalor në spitalin rajonal në Prizren. Seanca, për këtë arsye, është shtyrë, derisa gjykata në rrugë zyrtare ka siguruar informacione se i akuzuari në periudhën kritike është gjendur në mjekim në spitalin e cekur.

Gjatë rrjedhës së vazhdimit të seancës së dytë, në datën 6 mars të vitit 2017, mbrojtësi i të akuzuarit ka mbetur pas gjithë asaj që është shkruar në kërkesën me shkrim mbi hedhjen e aktakuzës dhe arsyeve për këtë kërkesë dhe i ka propo-zuar gjykatës që të njëjtën ta pranojë. Gjatë seancës, mbrojtësi e ka rezervuar të drejtën që gjatë procedurës dhe në rast nevoje ai të propozojë dëshmitarë të ri. I akuzuari në fjalën e tij drejtuar gjykatës i ka pranuar pohimet e mbrojtësit të tij, duke potencuar se nuk ka kurrfarë lidhjesh me akuzat, për të cilat ngarkohet. Prokurori, po ashtu, ka mbetur pranë përgjigjes së parashtruar me shkrim ndaj kërkesës së të akuzuarit mbi hedhjen e aktakuzës, duke potencuar se nuk qën-drojnë pohimet e të akuzuarit mbi arsyet për hedhjen e aktakuzës si dhe kundër-shtimet në lidhje me provat. I dëmtuari i ka mbështetur pohimet e prokurorit dhe i ka propozuar gjykatës dëgjimin e dëshmitarëve të ri. I akuzuari dhe mbro-jtja e tij e kanë kundërshtuar propozimin e të akuzuarit.

Me vendim të kryetares së panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore në Prizren të datës 6 mars të vitit 2017 është refuzuar kërkesa mbi hedhjen e aktakuzës e datës 19 tetor të vitit 2016. Pas analizës së shkresave të lëndës, Gjykata Themelore ka gjetur se provat, mbi të cilat është bazuar aktakuza janë siguruar në mënyrën e paraparë me ligj. Ato për-bëjnë mjaft arsye se ekziston dyshimi mirë i bazuar mbi atë se në veprimet e të akuzuarit ka elemente të veprës penale, të cilat i vihen në barrë. Sipas gjetjeve të

Page 47: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

47

gjykatës, provat e propozuara në aktakuzë janë të pranueshme, sepse nuk ekzis-tojnë rrethana, të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale, përkatësisht nuk ka ele-mente për parashkrimin e ndjekjes penale, amnistinë ose faljen. Sipas gjykatës, ka mjaft prova të cilat e vërtetojnë dyshimin e bazuar mirë se i akuzuari e ka kryer veprën penale, me të cilën ngarkohet.

Ndaj vendimit të Gjykatës Themelore i akuzuari është ankuar përmes mbrojtësit të tij. Me anë të ankesës është potencuar se aktakuza nuk është e bazuar në fakte dhe prova, me të cilat do të mbështetej dyshimi i bazuar mirë se i akuzuari ka kryer vepër penale me të cilën ngarkohet, sepse me të njëjtën nuk janë përshkru-ar faktet vendimtare dhe veprimet, nga të cilat do të rezultonte se i akuzuari ka kryer veprën penale, me të cilën ngarkohet. Prokuroria aktakuzën e bazon vetëm në një provë. Kjo është deklarata e dëshmitarit, përkatësisht të dëmtuarit dhe nuk ka prova shtesë, të cilat e mbështesin deklaratën e tij. Është fakt se i akuzuari ka qenë pjesëtar i UÇK-së, por nuk i kujtohet personi me emrin Përteshi, si dhe as dëshmitar-i dëmtuari, sepse asnjëherë nuk ka qenë në vendbanimin e tyre.

Sipas ankesës, me rastin e sjelljes së vendimit, me të cilin janë refuzuar kërkesat e të akuzuarit, Gjykata Themelore ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ko-dit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Me anë të ankesës është propozuar që Gjykata e Apelit ta hedh aktakuzën dhe ta ndërpresë procedurën penale kundër të akuzuarit.

Me parashtresën e datës 22 mars të vitit 2017, Gjykata e Apelit ka propozuar që ankesën e të akuzuarit ta refuzojë si të pabazuar, kurse vendimin e Gjykatës Themelore ta vërtetojë.

Me vendimin e datës 23 mars të vitit 2017, Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e të akuzuarit të datës 6 mars të vitit 2017 ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren si të pabazuar. Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, nuk qëndrojnë pohimet e të akuzuarit të prezantuara në ankesën ndaj vendimit. Aktakuza e prokurorisë speciale ka mjaft baza për hapjen e shqyrtimit kryesor, gjatë të cilit do të shqyrtohen pretendimet dhe bazueshmëria e të njëjtave. Në këtë fazë të procedurës fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët. Me ven-dim të Gjykatës së Apelit ka përfunduar procedura e vlerësimit të aktakuzës, me çka janë arritur parakushtet juridike për hapjen e shqyrtimit kryesor. Seanca e parë e gjykatës para panelit shqyrtues gjyqësor të Gjykatës Themelore në Priz-ren është mbajtur në datën 12 maj të vitit 2017 në prani të palëve në procedurë. Interesat e palës së dëmtuar gjatë shqyrtimit i ka përfaqësuar edhe avokati nga Prishtina/Priština, Asdren Hoxha, sipas autorizimit70.

[70] Avokatin Hoxha në fillim të shqyrtimit kryesor e ka angazhuar pala e dëmtuar.

Page 48: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

48

Gjatë periudhës së raportimit, krahas seancave të cekura të mbledhjes së dytë, gjatë së cilës ka vazhduar procedura e vlerësimit të aktakuzës, paneli shqyrtues është mbledhur edhe (13) ditë të tjera gjyqësore shtesë. Para panelit shqyrtues kanë dëshmuar njëmbëdhjetë (11) dëshmitarë të propozuar nga ana e prokuror-isë. Shqyrtimi kryesor ia ka dalë që të vendos një ritëm të rregullt të punës. Pas hapjes së shqyrtimit kryesor , gjatë secilit muaj janë mbajtur nga disa vazhdime të shqyrtimit kryesor. Gjatë tyre, prokuroria dhe pala e dëmtuar kanë propozuar dëgjimin e dëshmitarëve të ri , të cilët do të dëgjoheshin në vazhdim të shqyrti-mit kryesor, i cili është caktuar për vitin 2018.

Një pjesë e shqyrtimit kryesor të mbajtur gjatë vitit 2017 ka qenë e hapur për publi-kun. Është regjistruar kryesisht me video dhe audion incizime, me përjashtim të disa seancave të mbajtura në sallën e gjykimit, të cilat nuk kanë mundësi teknike për audio dhe video incizim71. Procesverbali zyrtar mbi shqyrtimin kryesor është bërë në formë të diktimit nga ana e kryetares së panelit në procesverbalin72 mbi përmbajtjen e fjalëve të pjesëmarrësve në procedurë. Në bazë të përcjelljes me vite të tëra të gjykimeve më të ndjeshme, posaçërisht të atyre për krime të luftës, FDH Kosovë konsideron se reg-jistrimi fjalë për fjalë i asaj që palët e thonë në shqyrtimin kryesor është metoda më precize e dokumentimit të asaj që thuhet në shqyrtimin kryesor. Ai mundëson që lehtë të bëhet kontrolli i saktësisë së procesverbalit, madje edhe në rastet kur ai bëhet me teknologjinë video dhe audio. Po ashtu, palët në procedurë i marrin kopjet e pro-cesverbalit menjëherë pas nënshkrimit në fund të seancës. Gjatë procedurës është e mundshme të bëhet korrigjimi i procesverbalit lidhur me vërejtjet e palëve.

FDH Kosovë gjen se shqyrtimi kryesor është udhëhequr nga ana e kryetares së panelit, gjyqtares Elezi73, në mënyrë profesionale. Palët në procedurë kanë pasur mjaft hapësirë për të shtruar pyetje, propozime të dëshmitarëve dhe të provave.

Aktakuzën gjatë pjesës së shqyrtimit të mbajtur gjatë periudhës së raportimit e ka përfaqësuar prokurori shtetëror, i Zyrës së Prokurorisë Speciale, Haki Gecaj. Ai ka qenë edhe autor i saj. Sipas vëzhgimeve të FDH Kosovë, prokurori gjatë dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria ka qenë pothuajse i shkurtë, duke mos

[71] Në Gjykatën Themelore në Prizren vetëm një sallë e gjykimit ka mundësi teknike për incizim audio dhe video të gjykimeve. Seancat e gjykatës, gjatë periudhës së raportimit, kryesisht janë mbajtur në këtë sallë të gjykimit.

[72] Ligji mbi procedurën penale, me anë të neneve 315 dhe 316, e rregullon çështjen e mënyrës së mbajtjes së procesverbalit mbi shqyrtimin kryesor. Edhe njëra e edhe mënyra tjetër me ligj janë të lejuara. Po ashtu, procesverbali zyrtar mund të bëhet edhe në formë të rezymesë. Me vendim të kryetarit të panelit, kurse me propozimin e palëve në procedurë, pjesët e rën-dësishme mund të bëhen fjalë për fjalë. https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2861.

[73] Si një nga gjyqtares e rrallë vendor, gjyqtarja Raima Elezi si anëtar i panelit më herët ka marrë pjesë në panelet shqyrtuese të përziera, në të cilat kanë qenë shumicë dhe kanë krye-suar gjyqtarët e EULEX-it.

Page 49: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

49

u futur në hollësi. Se a është fjala për një strategji të dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria do të shihet në fazën në vijim të procedurës, me rastin e dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga palët e tjera në procedurë.

Duhet të kihet parasysh se ky është gjykimi i parë për aktakuzën e parë për krime të luftës, të cilin e udhëheq gjyqësori vendor. Ai e ka zyrtarizuar fillimin e pro-cesit, në të cilin gjyqtarët dhe prokurorët vendor, edhe pse me një përvojë të gjatë në gjyqësor, kanë filluar për herë të parë që të ballafaqohen me vepra të këtilla penale të rënda.

Gjatë kohës së zhvillimit të procedurës së shqyrtimit kryesor, i akuzuari është mbrojtur në liri. Sipas observacioneve të FDH Kosovë, ai rregullisht i është përg-jigjur ftesave të gjykatës, pos në seancën e dëgjimit të dytë, e cila është shtyrë për shkak se ka qenë i paqasshëm për gjykatën. Me këtë rast, ai, para mbajtjes së seancës, nuk e ka njoftuar gjykatën mbi pamundësinë për të qenë i pranishëm në seancë. Paneli është njoftuar nga mbrojtësi i të akuzuarit mbi arsyet se përse nuk i është përgjigjur ftesës së gjykatës. Pas sigurimit të vërtetimit zyrtar se i akuzuari në kohën e mbajtjes së shqyrtimit kryesor ka qenë në mjekim në spitalin e Priz-renit, gjykata nuk e ka gjetur të udhës që ndaj të njëjtit të caktojë ndonjë masë të sigurimit të pranisë së tij në gjykatë. FDH Kosovë duhet të vërejë se gjatë shqyrtimit kryesor në vitin 2017 në sallën e gjykimit është shprehur mosdurimi në mes të palëve, përkatësisht midis të akuzuarit, anëtarëve të familjes së tij dhe palës së dëmtuar. Kjo posaçërisht është shprehur pas përfundimeve zyrtare të seancave të shqyrtimit kryesor, kur janë komentuar deklaratat e dëshmitarëve të dëgjuar gjatë rrjedhës së vazhdimit të shqyrtimit kryesor. Kjo ka qenë arsye për përforcimin e masave të sigurimit gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor.

Shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Remzi Shalës vazhdon në datën 23 janar të vitit 2018 me dëgjimin e dëshmitarëve të palëve në procedurë.

3.2. Rasti Fatmir Limaj (Bellanica)

Me fjalët hyrëse të palëve në procedurë para panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore në Gjakovë/Đakovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Nikollë Komani74, në datën 14 qershor të vitit 2017, është hapur shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Fatmir Limajt. Shqyrtimi është hapur lidhur me aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të datës 28 tetor të vitit 2016 (PPS. nr.91/2014).

[74] Anëtarët e panelit shqyrtues, gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Gjakovë/Đakovica, Iliriana Hoti dhe Mentor Bajraktari.

Page 50: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

50

I akuzuari Limaj me këtë aktakuzë ngarkohet për kryerje të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile 75, përkatësisht se në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së dhe komandantit të brigadës 121, në kuadër të kompetencave të tij nuk ka ndërmarrë masat e duhura në drejtim të vërtetimit të përgjegjësisë për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, e cila ka ndodhur në datën 2 tetor të vitit 1998 në afërsi të fshatit Kravasari, komuna e Malishevës/Mališevo.

Rrjedha e procedurës penale Lidhur me vrasjen e Ramiz Hoxhës nga fshati Bellanicë/Belanica dhe Selman Bi-nishit nga fshati Banjë/Banja, komuna e Malishevës/Mališevo, të kryera në fillim të muajit tetor të vitit 1998, anëtarët e familjes Hoxha në fillim të vitit 2000 (më saktë në datën 22 shkurt) i janë drejtuar policisë së UNMIK-ut. Me atë rast është përpiluar raporti fillestar mbi ngjarjen, janë dëgjuar disa dëshmitarë dhe janë siguruar disa prova materiale.

Zyra e Prokurorisë Speciale, prokurori i EULEX-t, në datën 30 maj të vitit 2014 e ka sjellë vendimin mbi hapjen e hetimeve kundër pesë të dyshuarve, në mesin e të cilëve ka qenë aso kohe i dyshuari Fatmir Limaj. Hetimet janë nisur me ven-dim për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ai në bashkëkryerje me të tjerët është i lidhur me vrasjen e dy civilëve, të privuar nga jeta në datën 2 tetor të vitit 1998 si dhe për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se të dyshuarit në bashkëkryerje kanë marrë pjesë në datën 30 tetor të vitit 1998 në kidnapimin e dy civilëve shqiptarë simpatizues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët më vonë janë lëshuar76. Veprimet e të dyshuarve janë kualifikuar nga prokurori ndërkombëtar si krime të luftës kundër popullatës civile77.

Në pajtim me ndryshimin e mandatit të Misionit të EULEX-it78, lënda Prokurori kundër Fatmir Limajt në datën 13 prill të vitit 2016 është lëshuar në kompetenca

[75] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 të LPRSFJ-së, për shkak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës, po ashtu e dënueshme me nenin 120, paragrafët 1 dhe 2, pika 1 në lidhje me nenin 129, paragrafi 1, pikat 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës.

[76] Pas lëshimit të lëndës në kompetenca të prokurorëve vendor, rastet e vrasjeve dhe të kidna-pimit janë ndarë në dy lëndë. FDH Kosovë nuk ka informacione zyrtare mbi zhvillimin e procedurës në lëndën, e cila ka të bëjë me kidnapimin e dy civilëve shqiptarë, simpatizues të LDK-së. Sipas raporteve të mediave, Prokuroria Speciale i ka mbyllur hetimet në mungesë të provave.

[77] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së në lidhje me nenin 3 (1b) të Konventës së katërt të Gjenevës, po ashtu e dënueshme me nenin 152, paragrafët 1 dhe 2.3 në lidhje me nenin 31 të KPK-së.

[78] Me Ligjin mbi Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit, i cili ka të bëjë me mandatin e Misionit të Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, është paraparë që të gjitha rastet, në të cilat hetimet kanë filluar pas datës 15 prill të vitit 2014, duhet të lëshohen në kompetenca të prokurorëve vendor të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Page 51: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

51

të mëtejme te prokurorëve kosovarë të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Pas pranimit të lëndës, prokurori i lëndës79 me kërkesën e datës 16 maj të vitit 2016 ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren zgjatjen e hetimeve edhe për gjashtë (6) muaj të ardhshëm. Prokurori, në kërkesën e tij, si arsye për vazhdi-min e hetimeve e ka cekur: karakterin specifik të rastit, nevojën për vërtetimin e identitetit të të dyshuarve të caktuar, nevojën për dëgjim të disa dëshmitarëve, dëshmitë e të cilëve janë thelbësore për vërtetimin e gjendjes së plotë faktike, nevojën për dëgjimin e disa dëshmitarëve jashtë territorit të Kosovës me anë të ndihmës juridike ndërkombëtare si dhe afatin e shkurtë për përfundimin e hetimeve, analizën e provave dhe përgatitjen e aktakuzës, me të cilën prokurori është ballafaquar pas lëshimit të lëndës.

Gjyqtari ndërkombëtar i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Priz-ren, në vendimin e datës 20 maj të vitit 2016, e ka pranuar kërkesën e arsyetuar të prokurorisë mbi vazhdimin e hetimeve. Hetimet janë zgjatur deri në datën 30 nëntor të të njëjtit vit80. Pas pajtueshmërisë për vazhdimin e hetimeve, janë dëgjuar një numër i madh i dëshmitarëve (në mesin e të cilëve edhe i dyshuari Limaj) dhe janë siguruar disa prova materiale. Aktakuza ndaj të akuzuarit Limaj është ngritur në datën 28 tetor të vitit 2016.

Aktakuza Me aktakuzën e fundit të muajit tetor të vitit 2016, Limajt i vihet në barrë kryerja e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile, e paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 të LPJ-së, përkatësisht krim i luftës për shkak të shkeljes së rëndë të nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës nga neni 120, paragrafët 1 dhe 2, pika 1 në lidhje me nenin 129, paragrafi 1, pikat 1 dhe 2 të KPK-së. Në bazë të aktakuzës, Limaj, në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së dhe të komandantit ushtarak të brigadës 121 e ka shkelur rëndë nenin 3 të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, ashtu që në kuadër të kompetencave të tij nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme me qëllim që të parandalojë vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, e cila ka ndodhur në datën 2 tetor të vitit 1998 në hyrje të fshatit Kravasari. Ata, në ditën kritike, janë privuar nga jeta nga katër pjesëtarë të paid-entifikuar, të armatosur dhe të maskuar të UÇK-së, për shkak të bashkëpunimit të tyre të pretenduar me okupatorin81.

[79] Prokurori i shtetit i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari. [80] Sipas informacioneve, të cilat i posedon FDH Kosovë, gjyqtari vendor i procedurës parapra-

ke në Gjykatën Themelore në Prizren e ka sjellë në datën 5 tetor të vitit 2016 edhe një vendim mbi vazhdimin e hetimeve edhe për gjashtë (6) muaj. Sipas këtij vendimi, materialet e lëndës i janë dhënë gjyqtarit vendor në datën 29 tetor të vitit 2016.

[81] Sipas aktakuzës, në afërsi të kufomave është gjetur një letër origjinale me dorë e shkruar mbi urdhrin për vrasje.

Page 52: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

52

Sipas aktakuzës, katër pjesëtarët e cekur të UÇK-së, në ditën kritike, rreth orës 13:00, me automjetin e tipit “Golf ”, me ngjyrë krem dhe pa tabela të regjistrimit, kanë arritur në fshatin Bellanicë/Belanica dhe kanë hyrë në shitoren “Meti”, ku në atë moment është gjendur tash i ndjeri Selman Binishi. Ata i janë afruar dhe e kanë qëlluar me grushte në pjesën e kokës. Pas kësaj e kanë nxjerrë nga shitorja dhe e kanë shtyrë në gepekun e automobilit. Pas kësaj kanë shkuar para xhamisë së fshatit dhe kanë kërkuar nga fshatarët, të cilët kanë marrë pjesë në ritualin e zakonshëm fetar të së premtes, që ta dorëzojnë imamim e fshatit, Imer Hoxhën. Fshatarët e kanë refuzuar këtë dhe ka rezultuar deri te rrëmuja para xhamisë. Për këtë, i ndjeri Ramiz Hoxha i ka ftuar personat e maskuar që mbi problemet eventuale të flasin në shtëpinë e tij, me qëllim që të qartësohen rrethanat lidhur me kërkesën për dorëzimin e imamit të fshatit. Me arsyetimin se po e pranojnë propozimin, personat e maskuar e kanë futur në automobil të ndjerin Hoxha. Me të njëjtin automobil janë nisur edhe vëllai i Ramizit, Hajrizi, dhe kushëriri i tij Ejup Hoxha, sepse kanë pritur se është pranuar propozimi i Ramizit mbi bisedën në shtëpinë e tij.

Personat e maskuar pastaj me automobilin dhe me personat e cekur janë larguar në drejtim të daljes së fshatit, në drejtim të varrezave të fshatit, në vend se të shkojnë në drejtim të shtëpisë së Ramizit. Me automobil të veçantë dhe duke e përcjellë automobilin në të cilin ka qenë babai i tij, pas tyre është nisur djali i të ndjerit Ramiz, Enver Hoxha. Së shpejti ka hasur në kushërinjtë, Hajrizin dhe Ejupin, të cilët e kanë njoftuar se personat e maskuar me dhunë i kanë hedhur nga automobili, në të cilin ka mbetur babai i tij. Hajrizi është nisur drejt shtëpisë së tij. Enveri dhe Ejupi kanë vazhduar për të përcjellë automjetin, në të cilin kanë qenë personat e maskuar me të ndjerin Ramizin dhe Selmanin në gepek. Në rrugë e sipër kanë hasur në të akuzuarin Limaj në shoqëri me Skender Hotin. Të dytë kanë qenë në uniforma të UÇK-së, duke qëndruar pranë automjetit të ndalur pranë rrugës. Enveri e ka ndalur automjetin e tij dhe e ka informuar të akuzuarin Limaj se persona të maskuar e kanë marrë babanë e tij, kur edhe i akuzuari Limaj i është përgjigjur se nuk ka parë asgjë. Enveri dhe Ejupi e kanë vazhduar rrugën. Në hyrje të fshatit Kravasari kanë hasur në trupin e pajetë të Ramizit dhe Selmanit, të cilët kanë qenë të vrarë me armë të zjarrit. Enveri është nisur për në shtëpi që për vrasjen e babait të tij ta lajmërojë familjen. Ejupin e ka lënë tek kufomat. Duke u frikuar për jetën e tij, ia ka lënë pushkën automatike. Sipas fjalëve të Ejupit, në vendin ku janë ndodhur kufomat së shpejti me autom-jet ka ardhur i akuzuari Limaj. E ka ndalur automjetin, i ka parë viktimat, ka biseduar me Ejupin. Përcjellësi i tij e ka marrë pushkën e Enverit dhe pas kësaj janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Pagarushë. Sipas aktakuzës, Limaj, edhe pse ka pasur informacionin për vrasjet e kryera, në mënyrë të ndërg-jegjshme nuk ka marrë masa me qëllim të zbulimit të kryerësve të krimit, edhe

Page 53: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

53

pse në muajin nëntor të vitit 1998 është emëruar për drejtor të Drejtorisë së Policisë Ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së si dhe as nuk i ka informuar mbi rastin organet hetimore kompetente.

Aktakuza e Zyrës së Prokurorisë Speciale është ngritur kundër Limajt në fund të muajit tetor të vitit 2016 në Gjykatën Themelore në Prizren, si gjykatë kom-petente. Kjo gjykatë, pas pranimit të së njëjtës, me vendim të datës 1 nëntor të vitit 2016, është shpallur jokompetente për veprim në lidhje me aktakuzën dhe lëndën ia ka dorëzuar Gjykatës Themelore në Gjakovë/Đakovica, si gjykatë kom-petente vendore.

Seanca e dëgjimit të parë Pas dorëzimit të aktakuzës, Gjykata Themelore në Gjakovë/Đakovica, e ka mba-jtur në datën 13 janar të vitit 2017 seancën e dëgjimit të parë për të njëjtën. Seancën e ka kryesuar gjyqtari Nikollë Komani82. Seanca ka qenë e hapur për publikun. Gjatë kësaj seance, prokurori i lëndës e ka precizuar aktakuzën në pikëpamje të kualifikimit juridik të veprës penale, e cila të akuzuarit i vihet në barrë. Të akuzuarit, me aktakuzën e precizuar, i është vënë në barrë kryerja e ve-prës penale krim i luftës kundër popullatës civile, e paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 në lidhje me nenin 30 të Ligjit Penal të Jugosllavisë (LPJ)83. Pas leximit të aktakuzës, i akuzuari në lidhje me të njëjtën është deklaruar se nuk është fajtor. Sipas fjalëve të tij, “aktakuza është e trilluar, e motivuar, nuk është e mbështetur me asnjë provë, gjë që do ta tregoj gjatë shqyrtimit kryesor”.

Me propozim të të akuzuarit dhe të mbrojtjes së tij, i cili është pranuar nga Prokurori Special dhe kryetari i panelit shqyrtues, është hequr dorë nga mbajtja e dëgjimit të dytë në lidhje me aktakuzën, që sipas Ligjit mbi Procedurën Penale nuk është obligative. I akuzuari dhe mbrojtja e tij janë obliguar që në afatin e paraparë me ligj84 gjykatës t’ia dorëzojnë kundërshtimet ndaj aktakuzës dhe provave me të cilat është mbështetur.

[82] Gjyqtari Komani ka kryesuar me panelin shqyrtues para të cilit gjatë periudhës së raportimit është zhvilluar shqyrtimi kryesor.

[83] Neni 30 i LP të RSFJ/RFJ-së, paragrafi 1 parasheh: “Vepra penale mund të kryhet me kryerje ose moskryerje”.

Paragrafi 2: “Vepra penale mund të kryhet me moskryerje vetëm nëse kryerësi ka dështuar në kryerjen, të cilën e ka pasur detyrë për ta bërë “.

[84] Neni 245, paragrafi 5 i KPPRK-së, parasheh: “Gjatë dëgjimit të parë, gjyqtari individual ose kryetari i panelit është i obliguar të caktojë dëgjimin e dytë më së afërti tridhjetë ditë (30) nga dita e dëgjimit të parë dhe më së largu katër dhjetë (40) ditë. Si alternativë, gjyqtari ose kryetari i panelit mund të kërkojë sjelljen e propozimit deri në një datë të caktuar, por jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dëgjimi i parë“. Në rastin konkret, i akuzuari dhe mbrojtja e tij janë të obliguar që kundërshtimet dhe kërkesat eventuale t’ia dorëzojnë gjykatës deri në datën 14 shkurt të vitit 2017.

Page 54: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

54

Në ndërkohë, prokuroria speciale në datën 2 shkurt të vitit 2017 ia ka dorëzuar listën shtesë të provave, duke e propozuar dëgjimin e dëshmitarëve të ri, krahas atyre të cekur në aktakuzë. I akuzuari dhe mbrojtja e tij në formën me shkrim ia kanë dorëzuar në datën 13 shkurt të vitit 2017 gjykatës kërkesën me të cilën e propozojnë hedhjen e aktakuzës së prokurorit special PPS. nr. 91/2014 të datës 28 tetor të vitit 2016, duke potencuar që prokurori në aktakuzë, posaçërisht në ndryshimet e saj, nuk e ka precizuar nëse i akuzuari ngarkohet për kryerje ose moskryerje. Sipas ligjit, përkufizimi i veprës penale duhet të jetë preciz dhe i saktë, çdo paqartësi shkon në dobi të të akuzuarit dhe gjykata nuk është e lidhur me kualifikimin juridik të veprës penale, të cilin e ka dhënë prokurori. Mbrojtja në kërkesën e saj e ka bërë edhe analizën e hollësishme të ligjit më të favorshëm, duke e cituar praktikën e deritashme gjyqësore në Kosovë në lidhje me këtë çështje. Me anë të kërkesës është kundërshtuar përgjegjësia komanduese e të akuzuarit. Sipas kërkesës, aktakuza nuk ka ofruar asnjë provë me të cilën do të vërtetohej kushti themelor për konfirmimin e përgjegjësisë komanduese të të akuzuarit, përkatësisht nuk i ka ndërmarrë veprimet e domosdoshme në mënyrë që të treg-ohej përgjegjësia komanduese e Limajt si dhe as që e ka vërtetuar gjendjen e plotë faktike.

I akuzuari dhe mbrojtja e tij po ashtu e kanë potencuar se as dëshmitarët e prokurorisë në deklaratat e tyre të dhëna gjatë procedurës hetimore nuk e mbësht-esin aktakuzën pos një të dëmtuari, djalit të njërës prej viktimave, i cili nuk është dëshmitar okular dhe deklaratës së të cilit nuk duhet kushtuar vëmendje.

I akuzuari dhe mbrojtja e tij e kanë potencuar se në rastin konkret nuk është plotësuar asnjë kusht, në të cilat ligjvënësi potencon, me rastin e vërtetimit të përgjegjësisë komanduese, posaçërisht vërtetimin e marrëdhënieve midis të supozuarit dhe të kryerës. Sipas të akuzuarit, në periudhën kritike ai i ka ndër-marrë të gjitha masat me qëllim që të vërtetohet se kush e ka privuar nga jeta Ramiz Hoxhën dhe Selman Binishin dhe se në asnjë rast ai nuk mund të jetë fajtor për vrasjen e civilëve të cekur, për të cilët, sipas gazetave ditore të asaj kohe, përgjegjësinë e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Me anë të kërkesës, midis të tjerash, është potencuar se nuk qëndrojnë pohimet e prokurorisë se vrasja e personave të cekur është kryer për motive politike, sepse UÇK-ja nuk ka pasur motive për veprën e kryer. Letra, në të cilën thirret prokuroria, nuk përmban asnjë shenjë identifikuese të UÇK-së dhe vrasjen ka mundur për ta kryer kushdo qoftë nga motive të ndryshme.

Page 55: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

55

Në fund, i akuzuari Limaj dhe mbrojtja e tij i kanë propozuar gjykatës që me vëmendje dhe në mënyrë të drejtë të analizojnë dhe vlerësojë aktakuzën dhe provat e deponuara, pas të cilave do të arrihet deri te përfundimi se në rastin konkret nuk ekziston asnjë provë, e cila do të vërtetonte dyshimin e bazuar se i akuzuari Limaj e ka kryer veprën penale, me të cilën ngarkohet. Ata e kanë cekur se prokuroria, për shkak të vlerësimit joadekuat të provave, i ka cenuar të drejtat e të akuzuarit në gjykim të drejtë dhe barazi të palëve në procedurë. Duke pasur parasysh arsyet e cekura, nga gjykata është kërkuar që në këtë fazë të procedurës të hidhet aktakuza e datës 28 tetor të vitit 2016. Sipas mbrojtjes, procedura e dëgjimit të aktakuzës nuk është vetëm akt formal, por përbënë vlerësim të ba-zueshmërisë së aktakuzës dhe të provave, me të cilat ajo mbështetet. Me hedhjen e aktakuzave të pabazuara në këtë fazë të procedurës eliminohen lëndët, në të cilat nuk ka baza për hapje të shqyrtimit kryesor, si dhe shmanget ekspozimi i paarsyeshëm i të akuzuarve ndaj shqyrtimeve të pabazuara dhe të gjata penale.

Gjykata me kohë ua ka dorëzuar palëve propozimet dhe kërkesat e palës së kundërt në përgjigjen eventuale.

Prokurori special në përgjigjen e tij ndaj kërkesës së cekur plotësisht ka qëndruar pranë aktakuzës, duke i propozuar gjykatës që ta refuzojë kërkesën e të akuzuarit mbi hedhjen e aktakuzës dhe që ta caktojë shqyrtimin kryesor, gjatë të cilit në hollësi do të shqyrtohen dhe vlerësohen të gjitha dilemat e të akuzuarit, të poten-cuara në kërkesën për hedhjen e aktakuzës.

Vendimet në lidhje me kërkesat për hedhjen e aktakuzës Pas analizës dhe vlerësimit të kërkesës së të akuzuarit dhe të mbrojtjes së tij për hedhjen e aktakuzës dhe për ndërprerjen e procedurës kundër të njëjtës në dre-jtim të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile, të precizuar me ak-takuzën e datës 28 tetor të vitit 2016, Gjykata Themelore në Gjakovë/Đakovica, në datën 27. 02. 2017 ka sjellë vendimin, me të cilin si të pabazuar e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit Limaj.

Sipas vendimit, gjykata ka gjetur se janë të pabazuara pohimet e mbrojtjes se vepra penale, me të cilën i akuzuari Limaj ngarkohet, nuk përbënë vepër penale. Përg-jegjësia komanduese si vepër penale është e paraparë dhe e sanksionuar me ligj. Me vlerësimin e provave të veçanta si dhe lidhshmërisë së njërës me tjetrën, gjatë shqyrtimit kryesor do të vërtetohet përgjegjësia penale ose pafajësia e të akuzuarit.

Sipas vendimit, gjykata nuk i ka pranuar pohimet e të akuzuarit se me asnjë provë nuk është vërtetuar pohimi i prokurorisë se i akuzuari ka kryer veprën penale, me të cilën ngarkohet. Në këtë fazë të procedurës gjykata nuk ka mundur

Page 56: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

56

të vlerësojë validitetin dhe besushmërinë e provave, përkatësisht atë se cila provë është e besueshme e cila jo. Gjatë shqyrtimit kryesor do të bëhet vlerësimi dhe analiza e hollësishme e provave. Gjykata në lidhje me kundërshtimet për kuali-fikimin juridik të veprës, midis të tjerash, e ka theksuar se nuk është e lidhur me kualifikimin juridik të prokurorisë dhe se për të njëjtën do të vendos me anë të aktgjykimit. Në lidhje me propozimin e provave të reja, të cilat më vonë prokuro-ria i ka propozuar, gjykata do të vendos gjatë shqyrtimit kryesor pas sigurimit të arsyetimit të rëndësisë së tyre.

I akuzuari dhe mbrojtja e tij me kohë i kanë deponuar ankesat ndaj vendimit të kryetarit të panelit shqyrtues. Me anë të ankesës është potencuar se gjykata me anë të vendimit, me të cilin është hedhur kërkesa e të akuzuarit mbi hedhjen e aktakuzës, i ka cenuar dispozitat ligjore të procedurës penale të parapara me nenin 415, paragrafi 1, pika 185, e cila iu garantohet palëve me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe pikën 2 në lidhje me nenin 370, paragrafët 6 dhe 786 dhe nenin 253, paragrafi 1, pika 1.487 i KPPRK-së. Gjykatës së shkallës së dytë i është propozuar që plotësisht ta pranojë ankesën e të akuzuarit, në pajtim me nenin 416, paragrafi 2 i KPPRK-së88, si dhe të ndryshojë vendimin refuzues të Gjykatës Themelore, ta hedh aktakuzën e ngritur kundër të akuzuarit Limaj dhe ta ndërpresë procedurën penale të ngritur kundër tij. Sipas mbrojtjes, nuk ka asnjë provë me të cilën do të vërtetohej dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale, me të cilën Limaj ngarkohet me anë të aktakuzës89.

Me parashtresën e datës 13 mars të vitit 2017, Prokurori i Apelit i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ankesën e të akuzuarit ta refuzojë si të pabazuar dhe që ta konfirmojë vendimin ankimor.

Vendimi i Gjykatës së ApelitPas shqyrtimit të shkresave të lëndës, Gjykata e Apelit me vendimin e datës 30 mars të vitit 2017 e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e të akuzuarit Limaj në vendimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës/Đakovica të datës 27 shkurt të vitit 2017. Gjykata e shkallës së dytë ka gjetur se pretendimet ankimore të të akuzuarit janë të pabazuara dhe se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të hollë-

[85] Me nenin 415 të KPPRK-së është precizuar e drejta e ankesës e palëve në procedurë ndaj vendimit.

[86] Me nenin 370 të KPPRK-së është precizuar përmbajtja e aktgjykimit me shkrim. [87] Me nenin 253 KPPRK janë paraparë arsyet për hedhjen e aktakuzës.[88] Me paragrafin 2, në nenin 416 të KPPRK-së është paraparë procedura e gjykatës së apelit në

lidhje me ankesat e palëve në procedurë. [89] Me ankesë edhe njëherë janë potencuar pretendimet e parashtruara në kërkesën e të akuzuarit

për hedhje të aktakuzës.

Page 57: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

57

sishme i ka cekur arsyet në pikëpamje të ekzistimit të dyshimit të bazuar si edhe se e ka vërtetuar se ekzistojnë mjaft prova të pranueshme në kuptimin penal juridik. Duke i pasur parasysh provat, të cilat ndodhen në materialet e lëndës në lidhje me veprimet të cilat janë të përshkruara në aktakuzë, Gjykata e Apelit ka konstatuar se ekzistojnë elementet themelore të veprës penale, me të cilën i akuzuari ngarkohet.

Sipas kësaj gjykate, i akuzuari në ankesën e tij nuk e ka sjellë asnjë arsye të bindshme dhe me ligj të bazuar për hedhjen e aktakuzës, me përjashtim të pre-tendimeve të përgjithësuara. Gjykata ka vlerësuar se asnjë provë nuk është sigu-ruar në mënyrën e cila nuk është paraparë me ligj si edhe se nuk ka rrethana, të cilat në këtë lëndë e përjashtojnë ndjekjen penale. Vepra penale është e paraparë me Kodin Penal të Kosovës, nuk ka parashkrim të veprës penale ose elemente, të cilat do ta përjashtonin përgjegjësinë penale.

Sipas gjykatës së shkallës së dytë, po ashtu, nuk ka elemente të cilat eventualisht do ta përjashtonin përgjegjësinë penale të të akuzuarit. Se a do të vërtetohet përgjegjë-sia penale e të akuzuarit, mbetet të vërtetohet gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor.

Shqyrtimi kryesor Pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë, para panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore në Gjakovë/Đakovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Komani90, në datën 14 qershor të vitit 2017 është hapur shqyrtimi kryesor në aktakuzën.

Gjatë seancës së parë, palët në procedurë i kanë parashtruar fjalët e tyre hyrëse. Prokurorja Hajdari në fjalën e saj hyrëse e ka theksuar se pjesëtarët e uniformuar të maskuar të UÇK-së e kanë kidnapuar Ramiz Hoxhën dhe Selman Binishin në datën 2 tetor të vitit 1998 në fshatin Bellanicë/Belanica, komuna e Malishevës/Mališevo. Dy të kidnapuarit së shpejti janë vrarë në rrugën rajonale e cila çon drejt fshatit Kravasari. Në kohën e vrasjes së tyre në Kosovë është zhvilluar konf-likti i armatosur i forcave të UÇK-së dhe i forcave të armatosura të Serbisë. Sipas prokurores, forcat e armatosura të UÇK-së, krahas kundërvënies së forcave të ar-matosura armiqësore, kanë qenë të angazhuara në mbrojtjen e popullatës civile. Në pjesë të caktuara të Kosovës ku është gjendur UÇK-ja, popullata civile është ndjerë më e sigurt, duke besuar se do të jenë të mbrojtur nga ushtria e tyre. Meg-jithëkëtë, për fat të keq, disa pjesëtarë të UÇK-së e kanë shfrytëzuar konfliktin e armatosur për kryerjen e veprave të rënda penale, duke u bërë, siç e ka theksuar prokurorja, zotë të jetës dhe të vdekjes. Në këto raste, ajo e ka futur edhe krimin ndaj Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

[90] Anëtarët e panelit shqyrtues, gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Gjakovë/Đakovica: Iliriana Hoti dhe Mentor Bajraktari.

Page 58: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

58

Prokurorja në fjalën e saj hyrëse, midis të tjerash, e ka përshkruar mënyrën e kryerjes së veprës penale nga ana e disa pjesëtarëve të UÇK-së, e cila ka ndodhur vetëm disa minuta pas privimit nga liria të dy civilëve. Ajo ka shtuar se kryerësit, pranë kufomave, kanë lënë letrën, në të cilin, midis të tjerash, është shkruar se fat i ngjashëm e pret secilin tradhtarë. Në kohën e vrasjes së Hoxhës dhe Bin-ishit, fshati Bellanicë/Belanica ka qenë në zonën e përgjegjësisë së brigadës 121, komandant i së cilës ka qenë i akuzuari Limaj. Ai me disa pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, në kohën e kidnapimit të dy civilëve, është gjendur në afërsi të vendit të krimit por nuk ka ndërmarrë asgjë që krimi të mos ndodh. Ka qenë në dijeni se personat e maskuar i kanë kidnapuar civilët. Me gjithë faktin se i ka parë ku-fomat, ai e ka vazhduar rrugën drejt fshatit Kravasari, thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Një muaj pas ngjarjes, në disa media të shkruara aso kohe është publikuar komunikata e lëshuar nga Drejtoria e Policisë Ushtarake të UÇK-së, me të cilën përgjegjësinë për vrasjen e ka marrë UÇK-ja, dhe se vrasja është lidhur me bur-gosjen e dy aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo komu-nikatë asnjëherë nuk është demantuar. Kryerësit e drejtpërdrejtë asnjëherë nuk janë identifikuar. Veprimet hetimore në fillim janë udhëhequr nga ana e UN-MIK-ut dhe EULEX-it, në mënyrë që në fund lënda t’i dorëzohet prokurorëve vendor. Sipas prokurores, hetimi i ngjarjeve, që kanë ndodhur para 18 viteve91, është vështirësuar për shkak të kujtimeve të zbehura. Disa dëshmitarë madje i kanë ndryshuar edhe deklaratat e tyre, por është e pakontestueshme se krimi ka ndodhur në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 121, komandant i së cilës ka qenë i akuzuari Limaj, me autoritet të lartë e me ndikim. Prokurorja falën e saj e ka përfunduar me pritjen se pas shqyrtimit të mbajtur, rasti do të do të marrë epilogun përgjegjës, përkatësisht se gjykata do të vërtetojë fajësinë e të akuzuarit Limaj dhe do ta dënojë sipas ligjit.

Në emër të familjes së dëmtuar, fjalën hyrëse e ka parashtruar Fadil Hoxha, djali i të ndjerit Ramiz Hoxha. Ai, midis të tjerash, e ka theksuar se babai i tij shumë vite ka punuar në Slloveni, se ka qenë i njohur si humanist dhe person me au-toritet, i respektuar në mjedisin e vet. Gjatë kohës së konfliktit të armatosur e ka ndihmuar UÇK-në. Për shkak të bindjeve të tij ka qenë i dënuar për kundërvajtje nga ana e regjimit jugosllav.

Sipas fjalëve të tij, familja që nga dita e vrasjes së tij e ka kërkuar ndriçimin e këtij krimi duke iu drejtuar të gjitha niveleve të komandimit të UÇK-së. Rastin së pari e kanë paraqitur në policinë e UNMIK-ut, në Tribunalin e Hagës e pastaj në EU-LEX. Prej tyre nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje. Gjyqësori ka heshtur. Në fund i janë drejtuar prokurorëve vendor. Ngritjen e aktakuzës për vrasje të babait të tij e kanë vlerësuar si shprehje të ngushëllimit dhe se shpresojnë se „ekzekutimi“ i tij

[91] Në kohën e parashtrimit të fjalës hyrëse para panelit shqyrtues.

Page 59: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

59

do të jetë i gjykuar në bazë të ligjit: “Ne nga paneli shqyrtues kërkojmë përgjigje në pyetjen se kush e ka vrarë babain tonë, motivin e vrasjes, kush e ka shpallur tradhtar, cila është vepra e tradhtisë, kush e ka shpallur tradhti veprën e tij, me çfarë aktgjykimi e ka gjykuar gjykata për tradhti, çfarë gjykate, kur dhe ku ka qenë ai gjyq. Ua bëjmë me dije zotëri Limaj, se si komandant i brigadës 121, deri sa të mos ndriçohet vrasja e babait tonë, deri sa të mos kapen kryerësit, përgjeg-jësia është e juaja për vrasjen e babait tonë. E juaja dhe e vartësve tuaj. Gjendja në terren në kohën e vrasjes nuk ka qenë ashtu kaotike ashtu siç përpiqet për ta paraqitur zotëri Limaj”. I dëmtuari, po ashtu, e ka theksuar se pas dëshirës familjare që të vërtetohet vrasësi i babait të tyre dhe të ndriçohet motivi për këtë krim nuk qëndron askush, as partia politike si dhe kurrfarë ndikimi politik. I dëmtuari fjalën e tij para gjykatës e ka përfunduar me fjalët: “I nderuar gjyqtar, nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësinë dhe vetëm drejtësinë”.

I dëmtuari Nuhi Binishi ka qëndruar pas krejt asaj që e ka thënë në fjalën e saj përfundimtare prokurorja.

Mbrojtësi i të akuzuarit Limaj, avokati nga Prishtina/Priština, Tahir Rrecaj, ia ka dorëzuar fjalën e tij hyrëse gjykatës në formën me shkrim. Në parashtrimin me gojë, ai, midis të tjerash, e ka cekur se dëshiron të përgjigjet në pohimet e prokurorisë, posaçërisht në pyetjen e prokurores se kush e ka vrarë Ramiz Hox-hën dhe Selman Binishin, sepse këtë pyetje e shtron edhe mbrojtja dhe edhe klienti i tij. Kjo pyetje duhet t’i shtrohet institucioneve, policisë, prokurorisë, që janë përgjegjës për zbulimin e kryerësve. Shumë vrasje të kryera në Kosovë kanë mbetur të pasqaruara. Vetëm në bazë të fakteve dhe provave mund të drejtohet gishti drejt kryerësve eventual. Prokurorja dhe pala e dëmtuar si provë e cekin komunikatën e shtabit të përgjithshëm, i cili e ka marrë përgjegjësinë për vras-jen. Ato janë marrë si të sakta, fakte notore, pas të cilave z. Limaj e ka ndërprerë çdo hetim lidhur me vrasjen, por janë të gabueshme gjurmimet e prokurorisë si edhe aktakuza kundër z. Limaj në pikëpamje të përgjegjësisë së tij për vrasjen e cekur. Mbrojtësi në vazhdim e ka theksuar se prokuroria gabimisht e ka kualifikuar ve-prën penale, e cila klientit të tij i vihet në barrë, përkatësisht se me ndryshimet e kryera të aktakuzës nuk është saktësuar nëse vepra penale është kryer me anë të kryerjes ose të moskryerjes. Prokuroria me rastin e kualifikimit të veprës penale, me të cilën ngarkohet i akuzuari, nuk e ka zbatuar në mënyrë adekuate ligjin më të favorshëm. Prokuroria, po ashtu, nuk i ka identifikuar kryerësit si dhe as që e ka vërtetuar se kush në të vërtetë ka qenë komandant i vërtetë në fshatin Bellanicë/ Belanica, duke mos ofruar prova me të cilat do të konstatohej kushti themelor për ekzistimin e përgjegjësisë komanduese përmes marrëdhënies epror – vartës. Prokuroria nuk e ka vërtetuar faktin se katër të dyshuarit kanë qenë pjesëtarë të

Page 60: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

60

UÇK-së, gjë që është thelbësore me qëllim që të vërtetohet përgjegjësia eventuale komanduese. Në vazhdim, avokati ka thënë se barra e dëshmimit qëndron tek prokuroria, derisa i akuzuari nuk është i obliguar që të dëshmojë pafajësinë e tij. Për përgjegjësinë komanduese të eprorit për moskryerje është i domosdoshëm qëllimi. Prokuroria me asnjë provë nuk ka treguar se i akuzuari Limaj ka pasur njohuri se krimi do të kryhet. Në pikëpamje të pohimit se nuk ka ndërmarrë masa për të zbuluar kryerësit (katër personat e maskuar), ai në deklaratën e tij e ka cekur se ka ndërmarrë masa dhe është përpjekur për të zbuluar se kush janë kryerësit e vrasjes. I akuzuari Limaj nuk ka ditur nëse viktimat janë njohur në mes vete, si dhe as që ka pasur motiv për vrasje. Ka dëgjuar se në fshat është folur se dikush e ka vrarë Ramizin nga inati, kurse në lidhje me Selmanin nuk ka dëgjuar asgjë.

Mbrojtja i ka kundërshtuar edhe deklaratat e dëshmitarëve, të cilat nuk janë kon-sistente dhe ndryshojnë në faza të ndryshme të procedurës. Prokuroria nuk ka prova në materialet e lëndës, me të cilat do të vërtetohej ekzistimi i dyshimit të bazuar mirë se Limaj e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet. Prokuroria, provat ekzistuese i ka vlerësuar në mënyrë të njëanshme dhe subjektivisht, gjë që përbënë shkelje të nenit 9 të KPPRK-së, i cili e rregullon barazinë e palëve në procedurë, si dhe të nenit 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sipas të cil-it të gjithë janë të barabartë para ligjit. Në fund, avokati ka thënë se ky rast është hetuar nga prokurorë të misioneve ndërkombëtare dhe se ato e kanë mbyllur rastin në mungesë të provave.

Në fjalën e tij hyrëse i akuzuari Limaj e ka theksuar se e ka vështirë për të përsh-kruar se sa keq ndjehet që ndodhet në situatën në të cilën ndodhet si edhe se për te nuk është situatë e re si edhe sprova se në mënyrë të padrejtë është i akuzuar. Ai ka thënë se gjatë rrjedhës së procedurës do të përpiqet për t’i kontribuuar ndriçimit të rastit dhe konstatimit të së vërtetës. Prokuroria duhet ta ketë parasysh që të mos luajë me ndjenjat e të dëmtuarve, ashtu siç ka ndodhur këto 18 vite. Akuza për krim të luftës është tejet serioze, kurse është e mundshme se është fjala për vrasje të zakonshme. Në rastin konkret, prokuroria nuk ka e ka hetuar domethënien e përgjegjësisë komanduese. Është obligim i prokurorisë për të siguruar provat, me të cilat ngarkohet i dyshuari si dhe ato të cilat shkojnë në dobi të të dyshuarit.

I akuzuari para panelit i ka prezantuar mandatet e tij të cilat i ka pasur gjatë kohës së konfliktit të armatosur dhe se në këtë rast ka pritur se mund të jetë dëshmitar, sepse është i gatshëm për të dëshmuar për gjithçka që din. Sipas fjalëve të tij, familja ka të drejtë për ta kërkuar të vërtetën, por jo edhe për të akuzuar të pafa-jshmit. I ndjeri Selman Binishi ka qenë shok i tij i shkollës, deri sa Ramiz Hoxha ka qenë më i vjetër dhe i akuzuari nuk ka qenë i njohur me aktivitetet e tij. Sipas

Page 61: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

61

Limajt, kjo ngjarje ka qenë ngjarja e vetme kriminale dhe enigmatike, e cila ka ndodhur në atë zonë. Është i interesuar të ndriçohet e vërteta, që rasti ta marrë epilogun e tij përfundimtar si edhe që drejtësia të dalë në dritë.

Pas fjalëve hyrëse, mbrojtja dhe i akuzuari kanë propozuar që provat, të cilat i ka propozuar prokuroria me aktakuzë, të konsiderohen të lexuara në shërbim të efikasitetit të procedurës, si edhe për shkak të angazhimeve të të akuzuarit me procedurën, e cila zhvillohet kundër tij para Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština prej vitit 2015, për çka ai nuk ka mundësi që në mënyrë adekuate të përgatitet për këtë rast.

Prokurorja e ka theksuar se për propozimin e të akuzuarit gjykata do t’i njoftojë në formën me shkrim, me çka janë pajtuar edhe të dëmtuarit.

FDH Kosovë nuk ka shikim në përgjigjen e prokurores drejtuar gjykatës, por sipas zhvillimit të rrjedhës së mëtejme të procedurës rezulton se prokuroria, përkatësisht gjykata me propozimin e prokurorisë nuk e ka pranuar propozimin e mbrojtjes.

Procedura ka vazhduar me paraqitjen e provave. Gjatë periudhës së raportimit, paneli shqyrtues i ka mbajtur disa seanca. Duke e llogaritur seancën e dëgjimit të parë të datës 13 janar të vitit 2017, gjykata është mbledhur gjithsejtë pesë (5) ditë. Krahas fjalëve hyrëse të palëve në procedurë, gjatë këtyre seancave janë dëgjuar gjashtë (6) dëshmitarë të prokurorisë, në mesin e të cilëve edhe të dëmtuarit.

Në rrjedhën e tashme, shqyrtimi kryesor është udhëhequr në mënyrë korrekte nga ana e panelit shqyrtues. Kjo është me rëndësi, sepse duhet të merret para-sysh se para kësaj gjykate deri tash nuk është zhvilluar asnjë rast, në të cilin është vendosur lidhur me një aktakuzë për krim të luftës. Në këtë procedurë janë re-spektuar të drejtat procedurale të palëve. Pala e dëmtuar ka qenë e barabartë në procedurë, në shtrimin e pyetjeve dhe në të drejtat e tjera të parapara me ligj92.

Gjatë pjesës së shqyrtimit, i cili është zhvilluar në kuadër të periudhës së rapor-timit, si problematike është shtruar çështja e zbatimit të Ligjit mbi Procedurën Penale në pikëpamje të të drejtave të palëve në shtrimin e pyetjeve për dëshmi-

[92] Gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor të mbajtur brenda periudhës së raportimit, palës së dëmtuar i është respektuar e drejta e palës në procedurë, e cila është e paraparë me Ligjin mbi Procedurën Penale të Kosovës të vitit 2013. Sipas këtij Ligji, pala e dëmtuar është palë në procedurë, e cila gjatë procedurës mundet në mënyrë të pavarur për të mbrojtur interesat e veta, interesat e saj mund të prezantohen para gjykatës edhe përmes përfaqësuesit profe-sional. Në rastin konkret, të dëmtuarit në mënyrë të pavarur i kanë përfaqësuar interesat e veta. Nga gjykata iu është lejuar që në mënyrë të barabartë të shtrojnë pyetje, të propozojnë dëshmitarë dhe prova të tjera.

Page 62: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

62

tarët dhe të dëmtuarit, të cilët para gjykatës kanë dëshmuar në cilësi të dësh-mitarëve, posaçërisht në rastet kur dëshmitarët në shqyrtimin kryesor i ndry-shojnë deklaratat e tyre krahasuar me deklaratat, të cilat i kanë dhënë në faza të mëhershme të procedurës. Kjo ka të bëjë me zbatimin adekuat të dispozitave ligjore, të cilat janë të përfshira në nenet 333, 334 dhe 335 të KPPRK-së93 kurse kanë të bëjnë me të drejtat e shtrimit dhe të fushëveprimit të drejtpërdrejtë të hetimeve, të hetimit të përsëritur si dhe të hetimit të tërthortë.

Të gjitha seancat e gjykatës të mbajtura në kuadër të periudhës së raportimit kanë qenë publike. Nuk ka pasur audio dhe video procesverbal të shqyrtimit kryesor. Procesverbali zyrtar mbi shqyrtimin kryesor është mbajtur kryesisht në formë të interpretimit të deklaratave të palëve në procedurë nga ana e kryetar-it të panelit shqyrtues. Polemikat e palëve janë shënuar në formë të rezymeve. Sipas observacioneve të FDH Kosovë, mënyra e këtillë e shënimit të shqyrtimit kryesor përmban mangësi. Rezymeja, pa marrë parasysh se sa në mënyrë profe-sionale bëhet, përmban lëshime të caktuara dhe rrezikun e lëshimit të rrethanave të caktuara, për të cilat më vonë mund të supozohet se kanë rëndësi të madhe. Shënimi i procesverbalit zyrtar fjalë për fjalë e ka përparësinë në relacion me re-zymetë, posaçërisht në fazat e mëvonshme të procedurës, kur vendoset në bazë të materialeve të lëndës.

Shqyrtimi kryesor në kuadër të periudhës së raportimit nuk e ka pasur ritmin e zakonshëm. Sipas njohurive jozyrtare, është pranuar propozimi i të akuzuarit që shqyrtimi në këtë lëndë të shtyhet deri në përfundimin e procedurës penale, e cila kundër tij është zhvilluar para Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, përkatësisht që seancat të radhiten në atë mënyrë që ai të mund të përgatitet në mënyrë adekuate. Nëse kjo tregohet si e saktë, (edhe pse nuk janë tejkaluar afa-tet ligjore midis seancave të gjykatës), FDH Kosovë atëherë dëshiron të drejtojë një vërejtje në përcaktimin e këtillë për pritje të përshtatshme në lidhje me zvarritjen e lëndës, e cila ka të bëjë me krim të luftës dhe në të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë si palë është e përfshirë pala e dëmtuar, përkatësisht familja e viktimës. Gjykimet për krime të luftës duhet të gëzojnë prioritet. Gjatë kohës së zhvillimit të shqyrtimit kryesor në kuadër të periudhës së raporti-mit, vëzhguesit e FDH Kosovë e kanë vërejtur manifestimin e mosdurimit midis anëtarëve të familjes së të akuzuarit Limaj dhe familjes së dëmtuar Hoxha, që janë shprehur posaçërisht në pauzat e shqyrtimit kryesor. Mbi këtë pala e dëmtu-

[93] Sipas mendimit të FDH Kosovë, Gjykata Supreme e Kosovës do të duhej që të jepte mendi-min juridik mbi zbatimin praktik të këtyre dispozitave. Vështirësitë e këtilla në interpretimin e ligjit, posaçërisht të dispozitave të cekura, shumë shpesh lajmërohen në praktikën penale në Kosovë. Mendimi i Gjykatës Supreme është i domosdoshëm në mënyrë që të shmangen interpretimet e ndryshme të këtyre dispozitave ligjore nga gjykatat dhe palët në procedurë.

Page 63: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

63

ar e ka njoftuar gjykatën. Vërejtjet e saj janë futur në procesverbalin kryesor. FDH Kosovë konsideron se situata e këtill duhej të ndërpritet nga gjykata qysh në fillim. Në të kundërtën, familjet e të dëmtuarve do të jenë të demotivuara që në mënyrë aktive të angazhohen si palë në procedurë.

3.3. Rasti Zoran Vukotiq (Vukotiq I)

Para trupit gjykues ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitro-vica, në datën 26 Shtator të vitit 2017, është hapur shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Zoran Vukotiqit (i njohur si “Vukotiq I”). Shqyrtimi është hapur në lidhje me aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të datës 20 prill të vitit 2017 (ZPS, nr. 60/2012)94, me të cilën i akuzuari ngarkohet për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile95 sipas tri pikave: për shkak të vrasjes brutale të civilëve, sjelljes çnjerëzore, shkaktimit të vuajtjeve të mëdha civilëve, frikësimit, terrorit, plaçkitjes së përmasave të mëdha (prej të cilave të gjitha nuk kanë qenë të arsyetuara me nevojat ushtarake), që kanë ndodhur në territorin dhe në rrethinën e qytetit të Vushtrrisë/Vučitrn, si dhe në ambientet e burgut të Smrekovnicës/Smrekovnica, në fillim të muajit maj, si edhe në periudhën prej fillimit të muajit maj deri në fillim të muajit qershor të vitit 1999. Rrjedha e procedurës penaleHetimet paraprake lidhur me masakrën, e cila ka ndodhur në fillim të muajit maj të vitit 1999 në fshatin Studime/Studimlje,komuna e Vushtrrisë/Vučitrn, si dhe të krimeve të tjera të kryera në territorin e kësaj komune nga fillimi i mua-jit maj e deri në fillim të muajit qershor të vitit 1999, janë zhvilluar edhe nga ana e ekipit të hetuesve të policisë së EULEX-it dhe Njësisë për Hulumtimin e Krimeve të Luftës (WCIU). Gjatë hetimeve paraprake dhe mbledhjes së in-formacioneve në lidhje me krimet e cekura, janë siguruar një numër i madh i provave, të cilat kanë pasur të bëjnë me një numër të të dyshuarve, dhe në mesin e tyre është gjendur edhe i akuzuari Zoran Vukotiq. Gjatë rrjedhës së hetimeve paraprake, është vërtetuar se ai si i dyshuar për krimet e kryera nuk gjendet më në territorin e Kosovës. Me qëllim të sigurimit të pranisë së tij për organet e ndjekjes së Kosovës, gjatë vitit 2009 për te është lëshuar fletë-arrest ndërkom-

[94] Aktakuzën e ka ngritur prokurori ndërkombëtar i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës Paul Flynn.

[95] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 në lidhje me paragrafin 22 të LP të RSFJ-së, po ashtu e dënueshme me nenet 152 paragrafët 1 dhe 2.1 dhe 153 paragrafi 1 në lidhje me para-grafin 2 në lidhje me nenin 31 të KPRK, për shkak të shkeljes së ligjit të përbashkët 3 (1a) të Konventave të Gjenevës.

Page 64: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

64

bëtar. Me kërkesën e organeve të ndjekjes të EULEX-it e ka lëshuar UNMIK-u. Ai është lëshuar me urdhrin për burgosjen e Vukotiqit ana e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica në datën 29 shtator të vitit 2009. Me te, krahas aso kohe të dyshuarit Vukotiq, është kërkuar burgosja edhe e një personi, i cili edhe sot ndodhet në arrati. Urdhëresa e Gjykatës Themelore është bërë me kërkesën e prokurorit të EULEX-it nga përbërja e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të datës 1 shtator të vitit 2009.

Hetimet zyrtare lidhur me ngjarjet e cekura kundër të akuzuarit Vukotiq janë ngritur në datën 1 shtator të vitit 2013. Hetimet disa herë janë ndërprerë dhe prapë janë hapur për shkak se i akuzuari nuk ka qenë i qasshëm për organet e hetuesisë. Ato janë ndërprerë dhe prapë janë hapur me qëllim që të mos tejkalo-het afati i paraparë me ligj për zhvillimin e hetimeve96.

I akuzuari është privuar nga liria me fletarrestin e Interpolit të datës 10 mars të vitit 2016 në Nikshiq/Nikšić, Mali i Zi/Crna Gora. Të nesërmen, në datën 11 mars të vitit 2016, nga Gjykata e Lartë në Podgoricë i është caktuar paraburgimi ekstradues. Sipas këtij vendimi, paraburgimi i Vukotiqit ka mundur të zgjasë më së shumti gjashtë (6) muaj. Pas burgosjes së tij, përkatësisht vendimit mbi paraburgimin e tij, Ministria e Drejtësisë e Kosovës me anë të lutjes ka kërkuar nga Ministria e Republikës së Malit të Zi dorëzimin e të dyshuarit Vukotiq or-ganeve të ndjekjes në Kosovë, me qëllim që ndaj tij të përfundojnë hetimet dhe të ngritet aktakuza eventuale. Lutjes i është bashkuar kërkesa e arsyetuar e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, në të cilën është cekur se për cilat vepra pe-nale kërkohet ekstradimi i Vukotiqit si dhe dokumentacioni përcjellës gjyqësor, krahas urdhëresës së prokurorisë për burgosjen e tij, edhe urdhëresa e gjykatës kompetente mbi burgosjen etj. Trupi gjykues prej tre anëtarësh i gjykatës së ce-kur pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit përcjellës, në datën 18 kor-rik të vitit 2017 e ka sjellë vendimin sipas të cilit janë përmbushur kushtet për ekstradimin e të dyshuarit Zoran Vukotiqit organeve të ndjekjes të Kosovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se e ka kryer veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile.

Pas analizës së bazueshmërisë së kërkesës së ekstradimit dhe kushteve në të cilat lejohet ekstradimi, Gjykata e Lartë në Podgoricë vendimin e saj e ka bazuar në dispozitat e Ligjit të ndihmës juridike ndërkombëtare të Malit të Zi97, si dhe në

[96] Neni 159 i KPPK i saktëson afatet në të cilat hetimet e ngritura duhet të zhvillohen. Ato duhet të përfundojnë në afat prej dy (2) vitesh pas fillimit të tyre. Gjyqtari i procedurës paraprake mund ta autorizojë vazhdimin e hetimeve për gjashtë (6) muajt e ardhshëm me arsyet e arsye-tuara të prokurorit: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2861

[97] https://www.google.com/search?ei=OwhnWqD4OIupsgHM6arQBQ&q=Zakon+o+me%-C4%91unarodnoj+pravnoj+pomo%C4%87i+republike+Crne+Gore&oq=Zakon+o+me%-

Page 65: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

65

dispozitat e Konventës Evropiane për ekstradim98. Shkurtimisht, sipas këtij ven-dimi, procedura penale kundër të dyshuarit Vukotiq mund të zhvillohet vetëm në lidhje me veprat penale të cilat janë të përfshira me arsyetime dhe me prova që mbështeten me kërkesën për ekstradim të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Kjo gjykatë ka gjetur: se provat e bashkëngjitura me kërkesën japin mjaft baza se i dyshuari ka kryer veprat penale për të cilat kërkohet ekstradimi, se deri tash ndaj tij nuk është zhvilluar procedurë penale, se ndaj tij në lidhe me këtë çështje nuk është sjellë vendimi i plotfuqishëm, se nuk ka rezultuar parash-krimi i ndjekjes penale, se në dënimin eventualisht të shqiptuar të akuzuarit duhet t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim gjatë kohës së zhvillimit të procedurës pas kërkesës për ekstradim etj.

I dyshuari përmes mbrojtësit të tij është ankuar në vendimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë. Ankesën e ka shqyrtuar Gjykata e Apelit e Malit të Zi, e cila në datën 12 gusht të vitit 2017 e ka sjellë vendimin me të cilin të njëjtën e ka re-fuzuar si të pabazuar, duke konfirmuar se janë plotësuar kërkesat ligjore për ek-stradimin e Vukotiqit sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës e me qëllim të zhvillimit të procedurës penale për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se i akuzuari ka kryer veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile.

Vukotiqi i është ekstraduar Policisë së Kosovës (PK) në datën 10 nëntor të vitit 201699. Të nesërmen, me vendim të gjykatës kompetente, kurse me kërkesë të prokurorisë kompetente, është caktuar paraburgimi dhe kanë vazhduar hetimet kundër tij.

Të dyshuarit, gjatë hetimeve i është vazhduar paraburgimi në pajtim me dispozitat ligjore. Është vazhduar edhe afati për hetime në edhe tre (3) muaj. Gjatë hetimeve, janë siguruar shumë prova materiale siç janë deklaratat e dëshmitarëve okular, të të dëmtuarve, raporte mbi autopsitë e kryera, raporte balistike, procesverbale mbi identifikimin e kryer, foto-dokumentacione, procesverbale mbi shikimet e kryera dhe skica nga vendi i ngjarjes si dhe prova të tjera. Në lidhje me këtë, disa prova janë siguruar me anë të ndihmës juridike ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, është siguruar dokumentacioni gjyqësor i GJNPJ-së100 nga lëndët përkatësisht nga gjy-

C4%91unarodnoj+pravnoj+pomo%C4%87i+republike+Crne+Gore&gs_l=psy-ab.3...9591.14261.0.15155.17.17.0.0.0.0.100.1487.16j1.17.0....0...1c.1.64.psy-ab..0.3.274...35i39k1.0.nuUuYf78F-g

[98] https://www.coe.int/en/web/conventions/full-list/-/conventions/rms/0900001680064587 [99] FDH Kosovë nuk ka informacione mbi arsyet e tejkalimit njëmujor të paraburgimit ekstradues

si dhe as nëse i njëjti ka qenë i vazhduar me vendim të gjykatës kompetente. Për këtë nuk është bërë fjalë në seancat e gjykatës në lidhje me këtë lëndë, të cilat kanë qenë të hapura për publikun dhe në të cilat kanë qenë të pranishëm edhe vëzhguesit e FDH Kosovë.

[100] Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë ka pushuar së punuari në fund të muajit dhjetor të vitit 2017.

Page 66: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

66

kimet kundër Millan Millutinoviqit (Milan Milutinović) dhe Vllastimir Gjorgje-viqit (Vlastimir Đorđević), të cilët para gjykatës ndërkombëtare kanë përfunduar me aktgjykime të plotfuqishme. Gjatë hetimeve janë siguruar edhe prova të cilat e lidhin të dyshuarin edhe me krime të tjera. Sipas të dhënave nga aktakuza, ka pa-sur përpjekje për bashkëpunim ndërkombëtar, përkatësisht është kërkuar ndihma juridike edhe nga Serbia në pikëpamje të lokacionit të të dyshuarve të caktuar për të cilët dyshohet se si bashkëkryerës kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve për të cilat ngarkohet Vukotiqi, e për të cilët supozohet se gjenden në territorin e Serbisë. Kërkesa e prokurorisë është refuzuar.

Aktakuza kundër Vukotiqit është ngritur në datën 20 prill të vitit 2017 nga Prokuroria Speciale. Me anë të saj i akuzuari ngarkohet se gjatë kohës së konf-liktit të armatosur në Kosovë ka kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile101 sipas më shumë pikave:

1. Ai ngarkohet se midis datës 2 dhe 3 maj të vitit 1999 në cilësi të zyrtarit policor të përbërjes rezervë të stacionit policor në Vushtrri/Vučitrn, si dhe duke vepruar në mënyrë të pavarur ose në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe (duke përfshirë përbërjen rezervë të policisë dhe të paramilitarëve), ka marrë pjesë në sulmet në popullatën civile, e cila ka qenë duke udhëtuar në karvan. Sulmi në karvan është zhvilluar midis fshatit Studime e Epërme dhe e Poshtme/Gornje i Donje Studimlje. Krahas vrasjes brutale të një numri të civilëve në kar-van, me atë rast pjesa tjetër e popullatës i është ekspozuar trajtimit çnjerëzor, që tek popullata ka shkaktuar vuajtje të mëdha, shpërngulje të dhunshme dhe nën masa të terrorizimit, marrjes së pronës si dhe plaçkitje të parave në vlera të mëdha. Asnjë prej këtyre ngjarjeve nuk ka qenë e arsyetuar me nevoja ushtarake. I akuzuari, drejtpërdrejtë ose në bashkëkryerje me të tjerët, ka qenë i përfshirë në vrasjen e civilëve: Ekrem Mulaku, Xhavit Mullaku, Fatmir (Ahmet) Gërxhaliu, Eshref Rashica, Adnan Bunjaku, Rrahman Ademi, Hakija Ademi, Shaip Gërx-haliu, Musa Gërxhaliu, si dhe një djali katërmbëdhjetë vjeçar të paidentifikuar;

2. Në të njëjtën datë dhe në të njëjtën cilësi, i akuzuari ngarkohet se në mënyrë të pavarur dhe/ose duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe (duke përfshirë edhe përbërjen rezervë të policisë) ka marrë pjesë në paraburgimin e një numri të madh të civilëve shqiptar nga Kosova, të cilët janë mbajtur në ambientet e ndërtesës së kooperativës bujqësore në Vushtrri/Vučitrn.

[101] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 në lidhje me nenin 22 të LPJ-së, po ashtu e dënueshme sipas neneve 153 dhe 152, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës, për shkak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949 si dhe neneve 4 dhe 5, paragrafi 1 i protokollit plotësues II të datës 8 qershor të vitit 1977, si dhe sipas të gjitha rregullave ndërkombëtare, të cilat kanë qenë në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë.

Page 67: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

67

Në atë kohë, civilët i janë ekspozuar trajtimit çnjerëzor dhe vuajtjeve të mëdha, cenimit të integritetit trupor dhe të shëndetit. Në mesin e civilëve, të cilët i janë ekspozuar trajtimit çnjerëzor dhe për të cilin i akuzuari ka qenë personalisht përg-jegjës, qoftë drejtpërdrejtë ose në bashkëkryerje, është gjendur edhe Beqir Ferati.

3. I akuzuari më tej ngarkohet se në periudhën midis datës 3 maj e deri në fillim të muajit qershor të vitit 1999 si dhe në cilësi të rojës së burgut, drejtpërdrejt dhe në bashkëkryerje, ka marrë pjesë në trajtimin çnjerëzor, në keqtrajtimin, rrah-jen, cenimin e integritetit trupor dhe shëndetit të të paraburgosurve të burgut të Smrekovnicës/Smrekovnica, në mesin e të cilëve edhe të këtyre civilëve: Sabit Kadriu, Musa Mustafa, Musli Uka, Fatmir Parduzi, Bekim Musa, Shefket Binaku, Gani Hajradinaj, Azem Osmani, Sefer Osmani, Izet Ferati, Driton Ferati, Sami Gërxhaliu, Sabit Gërxhaliu dhe Beqir Ferati.

Në ditën kur kundër Vukotiqit është ngritur aktakuza (20 prill të vitit 2017), kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it ia ka dorëzuar Këshillit Gjyqësor kërkesën që për këtë lëndë të vendosin gjyqtarët e EULEX-it, si dhe që me panelin shqyrtues të kryesojë gjyqtari i EULEX-it. Këshilli Gjyqësor në seancën e mbajtur në datën 27 prill të vitit 2017, pas shqyrtimit të kërkesës, e ka pranuar propozimin e cekur të kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it si të bazuar dhe e ka caktuar që në vazh-dim të procedurës penale kundër Vukotiqit të vendos paneli shqyrtues gjyqësor i përbërë nga gjyqtarët e EULEX-it, me të cilin do të kryesojnë gjyqtarët e këtij misioni. Duhet të merret parasysh se hetimet në lëndën Vukotiqi I kanë filluar nga ana e prokurorit të EULEX-it me vendimin e datës 1 shtator të vitit 2013, pra, para datës 15 prill të vitit 2014, kur është miratuar ligji mbi ndryshimet e manda-tit të këtij misioni102.

Lidhur me aktakuzën e datës 20 prill të vitit 2017, Gjykata Themelore në Mi-trovicë/Mitrovica e ka mbajtur seancën e dëgjimit të parë në datën 29 maj të vitit 2017. Me seancën, në cilësi të kryetarit të panelit shqyrtues gjyqësor, ka udhëhequr gjyqtari ndërkombëtar Arnout Louter. Seanca ka qenë e hapur për publikun. Është zhvilluar në gjuhën angleze me anë të përkthimit zyrtar në gjuhën serbe. Përkthimi në gjuhën shqipe nuk është siguruar, edhe pse në sallën e gjykimit ka pasur të dëmtuar dhe anëtarë të familjeve të viktimave. Në vazhdim të seancës, pas njoftimit të të akuzuarit Vukotiq me të drejtat e tij, verifikimit lidhur me zbardhjen e provave për të akuzuarin dhe mbrojtjen e tij, nga ana e prokurorit është lexuar aktakuza. I akuzuari pas kësaj është deklaruar se nuk është fajtor në lidhje me asnjërën prej pikave të aktakuzës. Me pajtimin e palëve,

[102] Ky vendim është marrë në pajtim me nenin 1A paragrafin 1 (1.1) dhe (1.3) të Ligjit mbi Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit, i cili ka të bëjë me mandatin e Misionit të Bashkimit Evro-pian për sundimin e ligjit në Kosovë: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=12645

Page 68: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

68

në procedurë është hequr dorë nga mbajtja e seancës së dytë të dëgjimit lidhur me aktakuzën. Mbrojtja e të akuzuarit është obliguar se gjykatës do t’ia dërgojë me kohë kërkesat dhe kundërshtimet e veta. Kryetari i panelit e ka caktuar datën 28 qershor të vitit 2017 si afat për parashtrimin e të njëjtave.

I akuzuari, përmes mbrojtjes së tij, avokatit nga Mitrovica, Nebojsha Vllajiqit (Nebojša Vlajić), e ka paraqitur në datën 26 qershor të vitit 2017 kërkesën për hedhjen e pikës 2 të aktakuzës së datës 20 prill të vitit 2017. Avokati në kërkesën e tij e ka theksuar se në kërkesën e Zyrës së Prokurorisë Speciale për ekstradim të të akuzuarit janë të përfshira pikat 1 dhe 3 të aktakuzës. Vepra penale nën pikën 2 (paraburgim i paligjshëm i një numri të madh të shqiptarëve në ndërtesën e ish kooperativës bujqësore në Vushtrri/Vučitrn) nuk është cekur në kërkesë si dhe as në vendimin e Gjykatës së Lartë të Podgoricës mbi ekstradimin. Ligji kosovar mbi ekstradimin parasheh se personi nuk do të ndiqet e as do të gjykohet për ve-prën penale e cila nuk është e përfshirë në kërkesën për ekstradim, përkatësisht e cila nuk është shqyrtuar me rastin kur është vendosur mbi ekstradimiun. Njësoj parasheh edhe ligji mbi bashkëpunimin ndërkombëtar për ndihmën juridike i Malit të Zi.

Prokurori ndërkombëtar në përgjigjen e tij nuk e ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes.

Me vendim të datës 27 korrik të vitit 2017, kryetari i panelit shqyrtues e ka mbështetur kërkesën e mbrojtjes, duke e pasur parasysh se ekzistojnë rrethan-at, të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale sipas pikës 2 të aktakuzës. Në lidhje me këtë pikë të aktakuzës nuk ekziston pajtueshmëria për ndjekjen penale të të akuzuarit, nuk ka ekzistuar kërkesa për ekstradim sipas kësaj pike, si dhe as pa-jtueshmëria nga ana e organeve të drejtësisë malazeze që kundër të akuzuarit të zhvillohet procedura penale për të njëjtën. Gjykata ka përfunduar se ekzistojnë rrethanat, të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale, që është edhe bazë për hedhjen e kësaj akuze. Sipas këtij vendimi, objekt i shqyrtimit kryesor do të jetë aktakuza e datës 20 prill të vitit 2017 sipas pikave 1 dhe 3.

Mbrojtja e të akuzuarit, avokati Vllajiq, të njëjtën ditë, në datën 26 qershor të vitit 2017, e ka paraqitë edhe kërkesën për bashkimin e procedurave kundër të akuzuarit, kundër të cilit deri në ditën e paraqitjes së kërkesës së mbrojtjes janë zhvilluar disa procedura hetimore në drejtim të veprave penale, të cilat janë kualifikuar si krim i luftës kundër popullatës civile, të cilat janë të parapara dhe të dënueshme me të njëjtin ligj (për shkak të shkeljes së nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës). Sipas tij, është pritur se të gjitha këto procedural do të bashkohen. Ngaqë kjo nuk ka ndodhur, kundër Vukotiqit janë ngritur tri aktaku-

Page 69: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

69

za103 për të cilat zhvillohen procedura të ndara. Sipas avokatit Vllajiq, do të ishte e natyrshme që të formohet një procedurë unike, që e parasheh edhe neni 35, para-grafi 6 i KPPK104. Ai e ka theksuar se për bashkimin, gjykata vendos sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e prokurorit, duke e cituar nenin 8 të ligjit të cekur.

Në përgjigjen ndaj kërkesës së cekur më lartë, prokurori ndërkombëtar ka qenë i mendimit të kundërt. Sipas prokurorit, që të tri aktakuzat e ngarkojnë të akuzuarin për krim të luftës kundër popullatës civile, por për incidente të ndara dhe të ndryshme në periudha të ndryshme kohore. Duke mos e përfshirë palën e dëmtuar, ekziston një numër i madh i dëshmitarëve për secilën aktakuzë. Ata nuk janë të lidhur në mënyrë kontekstuale, pos në dy raste. Prokuroria ka para-lajmëruar se e mban të drejtën që një propozim të këtillë t’ia paraqesë gjykatës në ndonjë fazë më të vonshme të procedurës. Sipas KPPK, mbrojtja nuk ka kapac-itet që të propozojë bashkimin e procedurave.

Kryetari i panelit shqyrtues me vendim të datës 27 korrik të vitit 2017 e ka re-fuzuar si të papranueshëm propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit mbi bashkim-in e procedurës. Sipas tij, mbrojtja nuk ka të drejtë për parashtrimin e kërkesës së këtillë.

Pas zgjidhjes së supozimeve ligjore, propozimeve dhe kërkesave të palëve, në lidhje me akuzat e tjera të aktakuzës të datës 20 prill të vitit 2017, pikave 1 dhe 2, paneli shqyrtues në datën 26 shtator të vitit 2017 e ka hapur shqyrtimin kryesor me fjalët hyrëse të palëve në procedurë.

Prokurori fjalën e tij e ka filluar me citatin e poetit të njohur suedez Robert Burns-it: “Johumaniteti i njeriut ndaj njeriut i ka mbështjellë shumë (njerëz) në zi”. Duke vazhduar se askush nuk do t’i harroj pamjet tronditëse dhe zemërthy-ere të paraqitura në media gjatë vitit 1999, karvanët dhe konvojet e pafund të shqiptarëve të Kosovës, duke i përfshirë gratë dhe fëmijët si edhe pleqtë, të cilët nga Kosova ikin në këmbë, me karroca, me qerre të cilat i tërheqin njerëzit, me traktorë dhe me mjete të tjera transportuese, duke synuar për të shpëtuar nga konflikti shpërthyes i armatosur i forcave të sigurimit të RSFJ-së dhe Serbisë, nga njëra dhe, nga ana tjetër, i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prokurori në vazhdim i ka cituar raportet e organizatave të caktuara ndërkombëtare, të cilat e kanë

[103] Procedurat për aktakuzat e tjera do të përfshihen me këtë raport në kapituj të veçantë, për-katësisht si lëndë të veçanta.

[104] Me paragrafin 6 të nenit të cekur është paraparë (neni 35): „Kur disa persona akuzohen për disa vepra penale, gjykata mund të vendos që procedurën ta zhvillojë sipas procedurës së bashkuar dhe të sjellë aktgjykimin, me kusht që veprat të jenë reciprokisht të lidhura dhe që provat të jenë të përbashkëta“. http://www.psh-ks.net/repository/docs/Kodi_i_procedu-res_penale_(serbisht).pdf

Page 70: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

70

përcjellë zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, sipas të cilave nga Kosova janë dëbuar rreth 860 mijë shqiptarë. Sipas prokurorit, paneli shqyrtues gjyqësor në vazhdim të shqyrtimit do të merret me një nga këto kolona, të njohur si “Karvani i Stu-dimes” (“Konvoj Studimlja”), i cila ka qenë formuar në datën 2 maj të vitit 1999 dhe në të cilin kanë qenë fshatarët nga rrethina e Vushtrrisë/Vučitrn, të cilët kanë qenë të detyruar për t’i braktisur vatrat e veta. Prokurori ka deklaruar se synimi kryesor i këtij gjykimi do të jetë fokusimi në sjelljen e disa pjesëmarrësve në këto ngjarje, në mesin e të cilëve ka qenë edhe i akuzuari. Prokurori në vazh-dim me anë të sllajdeve e ka paraqitur lëvizjen e refugjatëve në kolonën e cekur, ashtu që të arrijë deri te Vushtrria/Vučitrn, ku i janë ekspozuar shumë vrasjeve brutale dhe sjelljeve çnjerëzore. Janë paraqitur fotografitë e të vrarëve. Shumë prej tyre, pasi që kanë arritur në Vushtrri/Vučitrn janë paraburgosur dhe janë mbajtur në kushte johigjienike, kanë qenë të keqtrajtuar, meshkujt kanë qenë të ndarë nga gratë dhe janë dëbuar për në Shqipëri. Provat, të cilat do të paraqiten në shqyrtimin kryesor, do to ta zbardhin se i akuzuari ka qenë rezervist i policisë në stacionin e policisë në Vushtrri/Vučitrn, të cilin e kanë njohur para konfliktit si punëtorë të Gjykatës Komunale në Vushtrri/Vučitrn. Gjatë kohës së konflik-tit të armatosur ai ka qenë i njohur që ka vepruar me një mosdurim të madh ndaj shqiptarëve. Dëshmitarët do të dëshmojnë se si ata janë rrahur në mënyrë sistematike dhe keqtrajtuar në burgun e Smrekovnicës/Smrekovnica. Sjellja e të akuzuarit dhe e kolegëve të tij përbëjnë krime të luftës dhe shkelje të vrazhdë të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare. Në fund, prokurori e ka theksuar se pret që paneli, në bazë të provave të paraqitura, do të arrijë deri te përfundimi se krimet e kryera nga i akuzuari kanë qenë pasojë e drejtpërdrejtë e pjesëmarrjes së tij në aksionet e regjimit serbian, si edhe se janë kryer nga i akuzuari me paramendim. Nga arsyet e cekura, prokurori e ka theksuar se qën-dron pas pikave 1 dhe 3 të aktakuzës.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Vllajiq, fjalën e tij hyrëse të shkurt e ka filluar me fjalët: “Të gjithë e dimë se aktakuzat dhe fjalët hyrëse nuk janë prova dhe është mirë që është kështu. Gjykimi do të jetë i dhembshëm, familjeve iu shpreh keqardhjen e sinqertë. Ky gjykim duhet t’i përgjigjet kërkesave të viktimave me anë të drejtësisë dhe të së vërtetës, por të njëjtën të drejtë e ka edhe i akuzuari këtu. Paneli shqyrtues nuk do ta ketë detyrën të lehtë. Shumë dëshmitarë, nga arsye të ndryshme, janë të paqasshëm. Disa prej tyre nuk dëshirojnë të dëshmojnë, sepse frikohen se do të mund të burgoseshin, akuzoheshin. Pamundësia e dëgjimit të dëshmitarëve shkon në dëm të të akuzuarit dhe të drejtës në mbrojtje si dhe kon-statimit të së vërtetës.” Sipas mbrojtësit, në mesin e dëshmitarëve të propozuar të prokurorisë të rrallë janë ata të cilët flasin për fajësinë e të akuzuarit, kurse shumë deklarata janë kontradiktore. Deklaratat e shumë dëshmitarëve janë ire-levante, gjë që flet për dobësinë e aktakuzës. Mbrojtësi po ashtu e ka theksuar

Page 71: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

71

se i akuzuari nuk ka qenë në arrati, se pas luftës e ka lëshuar qytetin në të cilin ka jetuar, sepse këtë kanë qenë të detyruar ta bëjnë të gjithë serbët. Në Vushtrri/Vučitrn tash e 18 vite nuk jeton asnjë serb. I akuzuari ka shkuar në Mal të Zi, prej nga e ka nënën dhe ku i jeton daja. Po të donte të ikte, do të shkonte në Serbi, prej nga askush nuk i është ekstraduar organeve të drejtësisë kosovare ose EULEX-it. I akuzuari nuk ka pasur arsye që të fshihet ose të frikohet, sepse nuk është fajtor. Ai e pret gjykimin i bindur në këtë, ka theksuar avokati i të akuzuarit.

Gjatë vitit 2017 paneli shqyrtues në kuadër të shqyrtimit kryesor ka mbajtur se-anca në 18 ditë pune, përkatësisht 19 nëse llogaritet seanca e parë lidhur me ak-takuzën, e cila është mbajtur para kryetarit të panelit shqyrtues. Gjatë shqyrtimit janë dëgjuar 25 dëshmitarë të cilët i ka propozuar prokurori ndërkombëtar. Janë dëgjuar edhe tre (3) dëshmitarë të propozuar nga palët e dëmtuara. Shqyrtimi kryesor është zhvilluar në gjuhën angleze krahas përkthimit kon-sekutiv në gjuhën serbe. Përkthimi për të dëmtuarit dhe përqafuesin e palës së dëmtuar në gjuhën shqipe nuk është bërë zyrtarisht. Përkthyesi atyre iu ka përkthyer nga publiku, pos kur i autorizuari i plotfuqishëm ose të dëmtuarit i janë drejtuar gjykatës me pyetje ose kur nga gjykata kanë kërkuar qartësime të caktuara, atëherë procedura është zhvilluar zyrtarisht në të tri gjuhët. Të gjitha seancat e gjykatës kanë qenë publike. Procesverbali zyrtar mbi shqyrtimin krye-sor është shënuar fjalë për fjalë, kurse nuk ka pasur video ose audio incizim.

Në bazë të përcjelljes së rregullt të shqyrtimit kryesor, i cili është zhvilluar në mënyrë shumë intensive në tremujorin e fundit të vitit 2017, në kuadër të të cilit është dëgjuar një numër i madh i dëshmitarëve të prokurorisë si dhe disa dësh-mitarë të propozuar nga ana e të dëmtuarve, FDH Kosovë gjen se ky shqyrtim është udhëhequr në mënyrë jashtëzakonisht të suksesshme e profesionale nga ana e kryetarit të panelit shqyrtues. Po ashtu, edhe anëtarët e panelit shqyrtues kanë qenë shumë aktiv gjatë kohës së shqyrtimit, shtrimit të pyetjeve për dësh-mitarët si dhe në lidhje me marrjen e vendimeve procedurale.

Prokuroria në një pjesë të procedurës, që është mbajtur gjatë rrjedhës së periu-dhës raportuese, në mënyrë profesionale dhe korrekte e ka mbrojtur aktakuzën. Mbrojtja po ashtu në mënyrë profesionale i ka mbrojtur interesat dhe të drejtat procedurale të klientit të saj.

Shqyrtimi kryesor do të vazhdojë në datën 14 shkurt të vitit 2018 me dëgjimin e dëshmitarëve të prokurorisë.

Page 72: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

72

3.4. Rasti Skender Bislimi

Para Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, me fjalët hyrëse të palëve në pro-cedurë, në datën 10 tetor të vitit 2017, është hapur shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Skender Bislimit, i cili me aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të datës 4 janar të vitit 2017. (ZPS nr. 85/2011), ngarkohet për kryerje në bashkëkryerje të veprës penale krim i luftës kundër popullatës ci-vile105. Sipas aktakuzës, vepra është kryer në datën 26 mars të vitit 1999 në Fushë Kosovë/Kosovo Polje në bashkëkryerje me kryerës të tjerë të identifikuar e të paidentifikuar të formacionit rezervë të policisë së Serbisë dhe paramilitarëve, të cilët e kanë rrethuar dhe kanë ushtruar dhunën ndaj grupit prej 40-të shqip-tarëve, duke i ndarë disa prej tyre nga grupi e të cilët kanë qenë duke e pritur autobusin. Ata më vonë janë gjetur në varrezën masive në Dragodan.

Shqyrtimi kryesor, i hapur pas procedurës së vlerësimit të aktakuzës, zhvillohet para panelit shqyrtues gjyqësor me të cilin kryeson gjyqtari Arben Hoti106. Rrjedha e procedurës penale Në lidhje me ngjarjen e datës 26 mars të vitit 1999, e cila është zhvilluar në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë në stacionin e autobusit në Fushë Kosovë/Kosovo Polje, prokuroria speciale i ka filluar hetimet zyrtare me vendi-min e datës 8 nëntor të vitit 2012. Me këtë vendim kanë filluar hetimet kundër të akuzuarit Bislimi si dhe kundër Ivan Radivojeviqit (Ivan Radivojević)107.

[105] E paraparë me nenin 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së, po ashtu e dënueshme me nenin 152 në lidhje me nenin 31 të KPRK, për shkak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, si dhe neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit të Dytë Plotësues të muajit qershor të vitit 1977, si dhe të gjitha rregullave të ligjeve ndërkombëtare, që kanë qenë në fuqi në kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë.

[106] Anëtarët e panelit shqyrtues gjyqësor, gjyqtarët e Departamentit për vepra të rënda penale të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština: Shpresa Hasaj Hyseni dhe Suzana Qerkini.

[107] Procedura penale kundër të gjykuarit Radivojeviq në drejtim të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile, është iniciuar me vendimin e cekuri. I gjykuari Radivojeviq është paraburgosur sipas fletarrestimit ndërkombëtar gjatë hetimeve të cilat janë zhvilluar kundër tij dhe Bislimit, në datën 26 korrik të vitit 2013, me rastin e hyrjes së tij në Kosovë. Kun-dër Radivojeviqit aktakuza është ngritur në datën 24 shtator të vitit 2013. Pas dëgjimit të parë të aktakuzës, i akuzuari dhe mbrojtja e tij nuk kanë pasur kërkesa për hedhjen e saj dhe kundërshtime për pranueshmërinë e provave. Shqyrtimi kryesor para Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština është hapur në datën 15 janar të vitit 2014 me fjalët hyrëse të palëve në procedurë, ka vazhduar me paraqitjen e provave dhe me dëgjimin e dëshmitarëve. Paneli shqyrtues pas nëntë (9) ditëve të seancave, në datën 12 shkurt të vitit 2104, e ka shqiptuar dënimin me të cilin Radivojeviqi është shpallur fajtor në drejtim të veprës penale e cila me anë të aktakuzës i është vënë në barrë. I është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh. Gjykata e Apelit, duke vendosur në lidhje me ankesën e mbrojtjes së Radi-vojeviqit, e ka mbajtur seancën e panelit ankimor në datën 24 mars të vitit 2015. Sipas detyrës zyrtare, gjykata e ka modifikuar ankesën në aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia shqiptuar

Page 73: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

73

Prokuroria në datën 14 nëntor të të njëjtit vit në ish Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë/Priština ka nxjerrë urdhrin për paraburgimin e të dyshuarve si dhe për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar kundër dy të dyshuarve. Gjyqtari për proce-durën paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština në datën 24 dhjetor të vitit 2012 e ka lëshuar urdhrin për paraburgimin e tyre dhe e ka lëshuar për ta fletarrestimin ndërkombëtar. Me urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština të datës 29 maj të vitit 2013, validiteti i fletarrestit me kërkesën e prokurorit është vazhduar me 365 ditë, aq sa ka qenë e caktuar me kërkesën e parë, në periudhën prej dhjetë (10) vitesh. Sipas këtij fletarrestimi i gjykuari Radivojeviq është privuar nga liria në datën 26 korrik të vitit 2013. Kundër tij, ashtu siç tashmë është përshkruar, procedura penale tash ka përfunduar.

Ndaj të akuzuarit Bislimi një kohë të gjatë nuk kanë pasur qasje organet e ndjekjes së Kosovës. Sipas fletarrestit të cekur ndërkombëtar, Bislimi është paraburgosur në datën 30 qershor të vitit 2016 nga organet e ndjekjes të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Pas paraburgimit, prokurori i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, me kërkesën e datës 5 gusht të vitit 2016 e ka kërkuar ekstradimin e tij organeve të pushtetit kosovar me qëllim të zhvillimit të procedurës penale kundër Bislimit. Organet kompetente të Bosnjës dhe Hercegovinës në datën 7 nëntor të vitit 2016, pas përfundimit të procedurës lidhur me kërkesën për ek-stradim, e kanë sjellë vendimin, me të cilin është lejuar ekstradimi i tij te organet e drejtësisë së Kosovës. Ekstradimi është kryer në datën 9 dhjetor të vitit 2016. Me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të datës 10 dhjetor të vitit 2016, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit gjyqësor në kohëzgjatje prej një muaji (deri në datën 9 janar të vitit 2017), i cili në mënyrë të rregullt është vazh-duar në pajtim me dispozitat ligjore.

Aktakuza kundër Bislimit është ngritur në datën 4 janar të vitit 2017. Me ak-takuzë i janë vënë në barrë se gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, në datën 26 mars të vitit 1999, në Fushë Kosovë/Kosovo polje, në stacionin e autobusëve, në cilësinë e pjesëtarit të forcave paramilitare të Serbisë dhe në bash-këkryerje me së paku dhjetë pjesëtarë të njohur dhe të panjohur të forcave të armatosura të Serbisë (të policisë rezervë dhe paramilitarëve), të armatosur me thika të gjata, në mesin e të cilëve ka qenë edhe i gjykuari Radivojeviq, e ka cen-uar integritetin trupor dhe shëndetin e më shumë se 40-të civilëve, shqiptarë, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe gra e fëmijë, duke zbatuar masat e frikësimit,

Radivojeviqit dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh, në të cilin i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga data 26 korrik e vitit 2013. Zhvillimi i procedurës kundër Radivojeviqit është përshkruar në raportin vjetor të FDH Kosovë mbi gjykimet e për-cjella për vitet 2013, 2014 dhe 2015. Ato janë të qasshme në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: www.hlc-kosovo-org

Page 74: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

74

të terrorit, paraburgimit joligjor dhe marrjes së pengjeve. Me atë rast, gratë dhe fëmijët janë ndarë nga meshkujt, të cilët i kanë rrahur dhe i kanë detyruar të këndojnë këngë patriotike dhe nacionaliste serbe. Në mesin e burrave të ndarë ka qenë edhe Bujar Bajrami, aso kohe i moshës jomadhore (ai së shpejti është liruar nga ana e një pjesëtari të këtyre forcave të armatosura, i cili e ka njohur si fqinj të vetin) dhe Haki Bajrami, të cilit prej atëherë i ka humbur çdo gjurmë kurse mbetjet e tij mortore janë gjetur në varrezën masive në Dragodan, derisa identifikimi i tij është bërë në datën 17 gusht të vitit 2000.

Në lidhje me aktakuzën e fillimit të muajit janar të vitit 2017, seanca e dëgjimit të parë është mbajtur në datën 28 prill të vitit 2017108 para kryetarit të panelit shqyrtues gjyqësor, gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, Ar-ben Hotit, i cili gjatë seancës ka vendosur në mënyrë të pavarur. Gjatë kësaj se-ance është lexuar aktakuza e prokurorisë speciale109, për të cilën i akuzuari është deklaruar se e kupton përmbajtjen e së njëjtës dhe se nuk është fajtor. I akuzuari dhe mbrojtja e tij110 nga gjykata janë udhëzuar që deri në seancën e dëgjimit të dytë gjykatës t’ia dorëzojnë kundërshtimet eventuale ndaj provave, me të cilat është mbështetur aktakuza, si dhe kërkesën eventuale për hedhjen e aktakuzës. Seanca e dytë lidhur me aktakuzën, e cila sipas ligjit nuk është e obliguar,111 është mbajtur në afatin e paraparë me ligj, në datën 31 maj të vitit 2017. I akuzuari dhe mbrojtja e tij nuk i kanë kundërshtuar provat e bashkëngjitura në aktakuzë si dhe as që e kanë kërkuar hedhjen e aktakuzës para seancës së dëgjimit të dytë në lidhje me aktakuzën. Këtë nuk e kanë kërkuar as me gojë gjatë kësaj seance, me arsyetimin se dëshirojnë që shqyrtimi kryesor të fillojë sa më shpejtë dhe të zgjasë sa më shkurt. Gjatë kësaj seance, mbrojtja e ka propozuar dëgjimin e tre dëshmitarëve të alibisë si dhe disa prova materiale, të cilat kanë qenë në mbështetje të alibisë së të akuzuarit. Mbrojtja po ashtu i ka propozuar gjykatës që të urdhëroj për një ekzaminim psikiatrik të të akuzuarit, duke potencuar se

[108] Neni 242, paragrafi 4 i KPPK parasheh: „Gjyqtari individual ose kryetari i panelit shqyrtues menjëherë e cakton dëgjimin e parë, i cili duhet të mbahet në afat prej 30 ditësh nga koha e paraqitjes së aktakuzës.“

[109] Aktakuzën, në pjesën e procedurës e cila është zhvilluar në periudhën e raportimit, e kanë përfaqësuar prokurorët Charles Hardaway, i cili edhe është autor i aktakuzës, dhe prokurorja Damare Theriot.

[110] Të akuzuarin, në pjesën e shqyrtimit kryesor, i cili është mbajtur në periudhën e raportimit, e kanë përfaqësuar avokatët nga Mitrovica: Nebojsha Vllajiq dhe Miro Deleviq (Miro Delević), si dhe avokati Milosh Deleviq (Miloš Delević ) në disa seanca të caktuara si dhe në bazë të autorizimit për zëvendësim.

[111] Neni 245, paragrafi 5 i KPPK: „Gjatë dëgjimit të parë, gjyqtari individual ose kryetari i pane-lit shqyrtues është i obliguar të caktojë dëgjimin e dytë jo më herët se 30 nga dita e dëgjimit të parë dhe më së voni 40 ditë nga dëgjimi i parë. Si alternativë, gjyqtari individual ose kryetari i panelit vetëm mund të kërkojë paraqitjen e propozimeve deri në datën e caktuar, por jo më vonë se 30 ditë deri në dëgjimin e parë.

Page 75: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

75

ai është i domosdoshëm duke pasur parasysh se klienti i tij ka probleme serioze psikike. Gjatë kësaj seance është sjellë vendimi mbi hapjen e shqyrtimit kryesor, i cili më vonë do të caktohet me urdhëresë, pas harmonizimit të datës me palët në procedurë. Në ditën e parë të shqyrtimit kryesor të mbajtur në datën 10 tetor të vitit 2017, palët janë njoftuar se gjykata në mes të seancave publike si dhe duke vepruar sipas kërkesës së mbrojtjes së të akuzuarit, e ka lëshuar urdhëresën pranë Insti-tutit të Mjekësisë Ligjore të Ministrisë së Drejtësisë për ekzaminim psikiatrik të të akuzuarit. Urdhëresa e ka për qëllim për të verifikuar gjendjen psikike të të akuzuarit dhe për të marrë mendimin profesional nëse i akuzuari është i aftë për të konceptuar dhe për të kuptuar zhvillimin e procedurës penale, e cila zhvillohet kundër tij. I akuzuari dhe mbrojtja e tij kanë hequr dorë nga e drejta e leximit të aktakuzës112, me arsyetimin se janë të njoftuar mirë me përmbajtjen e së njëjtës.

Në vazhdim të ditës së parë të shqyrtimit kryesor palët kanë diskutuar me pan-elin nëse të vazhdohet me fjalët hyrëse të palëve në procedurë, duke e pasur parasysh kërkesën për ekzaminim psikiatrik të të akuzuarit dhe pritjen e kon-statimit profesional nëse i akuzuari mund të kuptojë zhvillimin e procedurës pe-nale. Palët në këtë rast e kanë theksuar se janë të interesuara që gjatë procedurës të mos ketë shtyrje të panevojshme.

Edhe përkundër kërkesës për ekzaminim psikiatrik të të akuzuarit, ai është deklaruar se e ka kuptuar aktakuzën dhe se nuk ka nevojë për qartësime plotë-suese, sepse lidhur me aktakuzën tashmë është deklaruar gjatë seancës së dëg-jimit të parë. Palët në procedurë gjatë pas kësaj i kanë parashtruar fjalët e tyre hyrëse.

Prokurorja ndërkombëtare Damare Theriot në fjalën e saj hyrëse ka theksuar113: në datën 26 mars të vitit 1999, në stacionin e autobusit në Fushë Kosovë/Kosovo Polje ka ndodhur incidenti i cili ka qenë shumë i shpeshtë në territorin e tërë Kosovës. Qytetarët, shqiptarë, të cilët janë përpjekur që me çdo kusht të ikin nga konflikti, kanë shkuar në stacion të autobusëve. Ata nuk kanë qenë luftëtarë, por qytetarë të

[112] Neni 324 i KPPK: “Shqyrtimi kryesor hapet ashtu që prokurori i shtetit i lexon akuzat kun-dër personit të fajësuar në aktakuzë. Personi i akuzuar mund të heq dorë nga e drejta që t’i lexohen akuzat”.

[113] Prokurorja ia ka bashkëngjitur fjalën e saj hyrëse gjykatës në formën me shkrim, me përkthi-met në gjuhën serbe dhe shqipe: ekspozeja në sallën e gjykimit është lexuar nga përkthyesi, me propozim të prokurores, dhe ajo ka qenë e vetmja në sallën e gjykimit që flet anglisht.

Page 76: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

76

thjeshtë, të cilët janë përpjekur që anëtarët e familjeve të tyre t’i dërgojnë në ndonjë vend të sigurt. Një grup prej tyre, në mesin e të cilit ka qenë edhe familja Bajrami, është përpjekur për të hyrë në autobusin, i cili është ndalur në stacion, dhe i cili po shkonte për në Prishtinë/Priština. Para se të hynin në autobus, ata i ka ndalur një grup i paramilitarëve serb, i cili ka ardhur me një automjet të blinduar. I akuzuari Bislimi, i cili aso kohe ka jetuar në lagjen në të cilën ka jetuar edhe familja Bislimi, ka qenë me paramilitarët. Edhe pse fqinjët e tij e kanë njohur, ai me këtë rast ka marrë pjesë në sulmin ndaj civilëve. I ka ndarë gratë dhe fëmijët nga burrat. Burrat, të cilët i kanë rrahur me shufra metalike dhe me grushte, kanë qenë të detyruar të këndojnë këngë nacionaliste serbe. Grave iu është urdhëruar që t’a kthejnë shpinën në mënyrë që të mos e shohin keqtrajtimin. Pas një ose dy orësh të keqtrajtimit, një grup i meshkujve me dhunë duke i shtyrë i kanë futur në automjetin e blinduar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas njërit prej dëshmitarëve, Bislimi ka veprues si dirigjent, i cili ka urdhëruar se kë duhet marrë. Një nga ta ka qenë Haki Bajrami, të cilin familja nuk e ka parë më të gjallë qysh nga ndarja dhe marrja e tij. Mbetjet e tij mortore janë gjetur pas luftës në varrezën masive në Dragodan, kurse janë identifikuar në vitin 2000. Veprimet e të akuzuarit në mënyrë të hollësishme janë përshkruar në aktakuzë. Gjykata është në dijeni se bashkëkryerësi Ivan Rad-ivojeviqi është dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh për të njëjtën vepër penale për të cilën ngarkohet edhe i akuzuari. Prokuroria propozon që të dëgjohen disa dëshmitarë, të propozu-ar në aktakuzë, të cilët në ditën kritike kanë përjetuar keqtrajtime të tmerrshme, që ua kanë ndryshuar jetën e tyre. Prokuroria pret nga gjykata që të akuzuarin ta shpallin fajtoj dhe ta dënojnë sipas ligjit.

Avokati nga Mitrovica, Nebojsha Vllajiq (Nebojša Vlajić), në emër të mbrojtjes së të akuzuarit e ka parashtruar fjalën e tij hyrëse. Ai në fillim e ka theksuar: “Të gjithë e dimë se aktakuza dhe fjala hyrëse nuk janë prova, se po të ishte ashtu, klienti i tyre që moti do të ishte i dënuar. Gjatë gjykimit do të flitet për fatin e familjes Bajrami si edhe për fatin e shumë qytetarëve të Kosovës, për vuajtjet e të cilëve shprehim keqardhje“. Ai ka shtuar se klienti i tij e ka të drejtën në drejtësi dhe edhe ngjarja e cila ka ndodhur në ditën kritike e ka të drejtën në drejtësi, por drejtësia nuk ekziston me qëllim që të dënohen të pafajshmit. Sipas tij, deklaratat e dëshmitarëve, të cilat i kanë deklaruar disa herë, janë kontradiktore. Dëshmi-tarët i kanë dhënë deklaratat e tyre në vitin 2012/2013. Është çështje përse kanë pritur aq gjatë, përse nuk e kanë bërë këtë menjëherë pas konfliktit, në vitin 1999/2000. Avokati, midis të tjerash, ka thënë se klienti i tij nuk ka qenë në arrati, pas konfliktit ka jetuar në Serbi, ku nuk është fshehur. Ka udhëtuar lirshëm, siç ka ndodhur edhe gjatë vitit 2016, kur është burgosur në Bosnjë dhe Hercegovinë. Me bindjen se nuk është fajtor e pret edhe këtë gjykim, i bindur se nuk mund të përgjigjet për diçka që ka ndodhur para 17 vitesh. Është i bindur se gjykata do

Page 77: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

77

të sjellë vendim të drejtë, sepse nuk ka prova se e ka kryer veprën, me të cilën ngarkohet.

Me propozim të prokurores ndërkombëtare Damare Theriot, dëgjimi i dëshmi-tarëve është shtyrë deri në përfundimin e procedurës së ekzaminimit psikiatrik të të akuzuarit, përkatësisht deri në vërtetimin e rrethanave nëse i akuzuari është i aftë për të përcjellë dhe për të kuptuar domethënien e shqyrtimit kryesor.

Gjatë periudhës së raportimit në këtë lëndë është caktuar edhe një seancë e gjykatës. Ajo, megjithëkëtë, nuk është mbajtur, edhe pse, krahas palëve, në gjykatë kanë qenë të pranishëm edhe dëshmitarët e thirrur. Sipas fjalëve të kryetarit të panelit shqyrtues, ekzaminimi i të akuzuarit nuk ka qenë i përfunduar, përkatë-sisht konstatimi i ekspertëve të mjekësisë ligjore që e kanë kryer vëzhgimin ende nuk i është dorëzuar gjykatës, pasi që ekspertët kanë kërkuar kohë shtesë për ek-zaminimin e të akuzuarit si dhe dokumentacionin e plotë gjyqësor nga kjo lëndë.

Gjatë periudhës së raportimit si dhe duke e llogaritur dëgjimin e parë dhe të dytë në lidhje me aktakuzën, në lëndën Prokurori kundër Skender Bislimit gjithsejtë janë mbajtur katër (4) seanca. Procedura penale është zhvilluar zyrtarisht në gjuhën shqipe krahas përkthimit konsekutiv (të njëkoshëm) në gjuhën angleze për prokurorët ndërkombëtarë, por edhe në gjuhën serbe për të akuzuarin dhe mbrojtësit e tij, pos kur palët i janë drejtuar gjykatës. Atëherë ka ndodh përkthimi konsekutiv nga gjuha në të cilën palët i janë drejtuar gjykatës.

Procesverbali zyrtar mbi shqyrtimin kryesor është bërë në formë të rezymesë, të cilën kryetari i panelit shqyrtues e ka diktuar në procesverbal, pos kur palët i janë drejtuar gjykatës. Kjo është shënuar në procesverbal fjalë për fjalë.

Sipas vëzhgimeve të vëzhguesve të FDH Kosovë, shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Skender Bislimit është zhvilluar tejet ngadalë gjatë vitit 2017, posaçërisht duke e pasur parasysh faktin se i akuzuari ndodhet në paraburgim. FDH Kosovë nuk ka informacione mbi shkaqet e zhvillimit kështu të ngadalshëm të procedurës.

Në bazë të përcjelljes afatgjatë të gjykimeve për krime të luftës, FDH Kosovë konsideron se gjykimet për krime të luftës do të duhej të kishin prioritet në vendosje, posaçërisht kur të akuzuarit janë në paraburgim, si në lëndën Prokurori kundër Skender Bislimit.

Page 78: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

78

Praktika e deritashme, por edhe kalimi i kohëve të fundit i të gjitha kompe-tencave për ndjekje të krimeve të luftës nga EULEX-i në organet e drejtësisë vendore, e imponojnë nevojën që në gjykatat themelore në Kosovë të formohen departamente të veçanta gjyqësore për krime të luftës ose një departament i tillë pranë njërës prej gjykatave themelore në Kosovë, në kuadër të të cilit do të an-gazhoheshin gjyqtarë, të cilët në mënyrë ekskluzive do të merreshin me krimet e luftës. Në këtë mënyrë do të rezultonte deri te specializimi i gjyqtarëve për krime të luftës, gjë që njëkohësisht do të kishte ndikim në ekspeditivitetin e procedurës penale, posaçërisht në fazën e shqyrtimit kryesor.

Vazhdimi i shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Skender Bislimit është paralajmëruar për datën 25 janar të vitit 2018.

Page 79: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

79

4. Rigjykimet

4.1. Rasti Ivanoviqi dhe të tjerët

Para panelit shqyrtues ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mi-trovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Roksana Comsa114, në datën 24 mars të vitit 2017 është hapur shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit (Oliver Ivanović), e cila sipas vendimit të Gjykatës së Apelit është kthyer në rigjykim vetëm në lidhje me të akuzuarin Ivanoviq dhe vetëm për akuzën krim i luftës kundër popullatës civile115.

Rrjedha e procedurës penale Me vendim të datës 21 shkurt të vitit 2013, Prokuroria Speciale në lidhje me ngjarjet e fillimit të muajit shkurt të vitit 2000 në Mitrovicë/Mitrovica, i ka ha-pur hetimet kundër Oliver Ivanoviqit dhe Dralolub Delibashiqit (Dragoljub Del-ibašić), për ekzistimin e dyshimit të bazuar për kryerjen në bashkëkryerje të veprës penale nxitje për kryerje të veprës penale vrasje e rëndë116 të personave të tjerë nga motive nacionale si dhe për kryerjen në bashkëkryerje të veprës penale nxitje për kryerje të veprës penale tentim vrasje e rëndë nga motive nacionale117.

Me vendim të datës 1 tetor të vitit 2013, kundër të dyshuarit Ivanoviq hetimet janë zgjeruar edhe në lidhje me veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile. I akuzuari është privuar nga liria në datën 27 janar të vitit 2014.

Aktakuza kundër të dyshuarve të cekur është ngritur në datën 8 gusht të vitit 2014. Ivanoviqit i është vënë në barrë se në cilësinë e udhëheqësit të njësive serbe paramilitare/policore, në datën 14 prill të vitit 1999, ka kryer veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile.

[114] Anëtarët e panelit shqyrtues të rigjykimit kanë qenë gjyqtaret ndërkombëtare Iva Nikshiq (Iva Nikšić) dhe Franceska Fiser (Franciska Fišer).

[115] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 të LP të RSFJ-së, si dhe në kundërshtim me ne-nin e përbashkët 3, paragrafi 1a, të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, që kanë të bëjnë me popullatën civile në kohën e luftës dhe me nenin 4, paragrafi 2a, i Protokollit të Dytë Shtesë të datës 8 qershor të vitit 1977, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e viktimave të konflikteve të brendshme, po ashtu e dënueshme me nenin 142 të LP të RSFJ-së.

[116] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 179, paragrafi 1, pika 1.10 në lidhje me nenet 31 dhe 32, po ashtu e dënueshme me nenin 30, paragrafi 2 i LP të KSAK në lidhje me nenet 22 dhe 23 të LP të RSFJ-së.

[117] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 179, paragrafi 1, pika 1.10, dhe me nenin 189, para-grafi 2, pika 2.1 dhe 5, në lidhje me nenet 28, 31, po ashtu e dënueshme me nenin 30, para-grafi 2 dhe 38, paragrafi 2 i LP të KSAK në lidhje me nenet 19, 22 dhe 23 të LP të RSFJ-së.

Page 80: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

80

Ivanoviqi, po ashtu, është akuzuar se në cilësi të udhëheqësit të grupit paramil-itar „Rojat e urës“, dhe në bashkëkryerje me të akuzuarin Delibashiq si koman-dant i policisë në Mitrovicë/Mitrovica (që ka qenë në përbërje të Ministrisë së Punëve të Brendshme - MPB), në datën 3 shkurt të vitit 2000 ka bërë nxitje për kryerje të veprës penale privim nga jeta i personit tjetër nga motive nacionaliste.

Me aktakuzën e njëjtë, të akuzuarve iu është vënë në barrë se me Nebojshën dhe Ilija Vujaçiqin (Nebojša i Ilija Vujačić), si dhe me Aleksandër Llazoviqin (Aleksan-dar Lazović), në datën 3 shkurt të vitit 2000 kanë kryer sulm në banesën e familjes Ajeti, në rrugën Ivo Lola Ribar, numër 3, kur disa anëtarë të kësaj familjeje kanë janë vrarë, kurse disa të tjerëve iu janë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me vendim të kryetarit të panelit shqyrtues të datës 31 tetor të vitit 2014, janë refuzuar kundërshtimet dhe kërkesat lidhur me aktakuzën.

Në aktakuzën e konfirmuar dhe provat e vlerësuara si të pranueshme, në datën 18 dhjetor të vitit 2014 është hapur shqyrtimi kryesor para panelit shqyrtues ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica118. Gjatë rrjedhës së tij, paneli shqyrtues është mbledhur në seancë 83 ditë. Aktgjykimi është sjellë në datën 21 janar të vitit 2016 dhe me te Ivanoviqi është shpallur fajtor për kry-erjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile dhe i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej nëntë (9) vitesh. Të akuzuarit e tjerë, në mungesë të provave, janë liruar nga të gjitha akuzat e aktakuzës së datës 11 gusht të vitit 2014.

Palët në procedurë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre në ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, të shpallur në datën 21 janar të vitit 2016 dhe të përpiluar me shkrim në datën 30 mars të vitit 2016. Ivanoviqi dhe mbrojtësit e tij janë ankuar ndaj pjesës dënuese të aktgjyki-mit, prokurori special në pjesën liruese të aktgjykimit në lidhje me Ivanoviqin, si dhe në pjesën liruese të aktgjykimit të shkallës së parë në lidhje me të akuzuarit e tjerë. Palët i kanë deponuar edhe përgjigjet e tyre në ankesat e palëve të kundërta.

Prokurori i Apelit ia ka dorëzuar gjykatës së shkallës së dytë propozimin dhe mendimin e kësaj prokurorie.

[118] Duke vepruar sipas Ligjit mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit, që ka të bëjë me mandatin e Misionit të Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë, me vendim të kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 11 gusht të vitit 2014, kryetare e trupit gjykues është caktuar gjyqtarja ndërkombëtare Roksana Comsa, e cila ka udhëhequr me pa-nelin shqyrtues në përbërjen e të cilit kanë qenë gjyqtarët ndërkombëtarë Vitor Pardal dhe Mino de Madureira. Gjatë shqyrtimit kryesor, trupi gjykues gjatë paraqitjes së provave i është përmbajtur kornizës së aktakuzës.

Page 81: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

81

Duke vepruar ndaj parashtrimeve të palëve në procedurë, paneli ankimor i përzier i Gjykatës së Apelit, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar119, e ka mbajtur seancën e panelit ankimor në datën 28 shtator si dhe në datën 11 dhe 12 tetor të vitit 2016, derisa në datën 22 nëntor të vitit 2016 e ka hapur shqyrtimin, gjatë të cilit është diskutuar mbi parimin ne bis in idem, përkatësisht për mundësinë që i njëjti të zbatohet në rastin konkret. Gjatë rrjedhës së kësaj pjese të shqyrtimit është dëgjuar një dëshmitar. Në seancat e Gjykatës së Apelit ka qenë i pranishëm vetëm Ivanoviqi. Të akuzuarit e tjerë, edhe pse kanë qenë në mënyrë të rregullt të ftuar, nuk kanë qenë të pranishëm në gjykatë. Në seancat e Gjykatës së Apelit, krahas të autorizuarit të palës së dëmtuar, kanë qenë të pranishëm edhe disa të dëmtuar.

Gjykata e Apelit pas procedurës së kryer ankimore, në datën 19 dhjetor të vitit 2017 e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin pjesërisht i ka miratuar ankesat e Iva-noviqit dhe të mbrojtësve të tij. Ankesën e prokurorit e ka hedhur si të pabazuar, duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 30 mars të vitit 2016, në lidhje me pikën 1, si dhe e ka konfirmuar pjesën liruese të aktgjykimit në lidhje me pikat 2 dhe 3 të aktakuzës së shkallës së parë. Paraburgimi gjyqësor i Ivanoviqit është vazhduar me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, krahas vërejtjes se, duke e pasur parasysh seriozitetin e akuzës, ekziston rreziku i madh nga arratisja e të akuzuarit, i cili është rritur me kthimin e rastit në rigjykim.

Gjykata e Apelit ka gjetur se në rastin konkret për pikën 1 të aktgjykimit të sjellë për akuzat për krim të luftës kundër popullatës civile, sipas provave që ekzistojnë në shkresat e lëndës, më herët nuk është sjellë kurrfarë vendimi formal dhe, së këndejmi, parimi ne bis in idem, nuk mund të zbatohet në pikën e cekur.

Sipas gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore nuk ka gjetur se Ivanoviqi personal-isht dhe drejtpërdrejt e ka urdhëruar kryerjen e veprës penale (krim i luftës), për të cilën Ivanoviqi ngarkohet dhe që shprehimisht kërkohet sipas ligjit. Sipas gjet-jeve të gjykatës së shkallës së dytë, dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë që ka të bëjë me pikën 1 është në kontradiktë me vetveten. Në lidhje me këtë, gjyka-ta e shkallës së dytë në aktgjykimin e saj ka dhënë orientimet e caktuara, të cilave gjykata e shkallës së parë duhet t’iu përmbahet gjatë procedurës së përsëritur.

Në pikëpamje të pikës 2, Gjykata e Apelit i ka hedhur pretendimet e prokurorit, duke i konfirmuar gjetjet e gjykatës së shkallës së parë, vlerësimet e saj të provave si dhe përfundimet e paraqitura, mbi të cilat kjo gjykatë e ka bazuar aktgjykimin

[119] Anëtarë të panelit ankimor të përzier kanë qenë kryetari i panelit, gjyqtari ndërkombëtar Ra-dostin Petrov, si dhe anëtarët e panelit, gjyqtarja ndërkombëtare Anna Bendarek dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Driton Muharemi.

Page 82: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

82

e saj. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se provat e prokurorisë në lidhje me këtë pikë nuk krijojnë baza të mjaftueshme që i akuzuari të shpallet fajtor.

Lidhur me akuzën për nxitje, në lidhje me të cilën të akuzuarit janë liruar nga akuza, Gjykata e Apelit ka gjetur se nuk ka prova të mjaftueshme se të akuzuarit jashtë çdo dyshimi dhe drejtpërdrejt kanë kryer nxitjen, gjë që nuk ka mundur të dëshmohet me provat ekzistuese as para Gjykatës Themelore.

Me analizën dhe vlerësimin e provave ekzistuese, Gjykata e Apelit konsideron se Gjykata Themelore ka ardhur deri te përfundimi i drejtë se nuk ekziston lidhja e provuar midis sulmuesve në civilët shqiptarë dhe të akuzuarve Ivanoviq dhe Delibashiq. Pohimi mbi “mosekzistimin e lidhjes” e përjashton mundësinë e nx-itjes ose të urdhrit. As Gjykata e Apelit nuk ua ka dhënë besimin dëshmitarëve të dëgjuar para Gjykatës Themelore, duke përfunduar se nuk është provuar jashtë dyshimit të arsyeshëm se të akuzuarit kanë nxitur ose urdhëruar kryerjen e ve-prave penale. Sipas gjykatës, madje edhe sikur të provohej se Ivanoviqi ka qenë udhëheqës i “Rojave të urës” , kjo nuk do ta përfshinte përgjegjësinë e tij penale në kryerjen e veprave penale vrasje e rëndë dhe tentim vrasje. E njëjta vlen edhe për Delibashiqin. Që të akuzuarit të konsiderohen fajtor, sipas gjykatës së sh-kallës së dytë duhet të provohet jashtë dyshimit të arsyeshëm se ata e kanë nxitur ose urdhëruar që të kryhen veprat penale.

Sa ka të bëjë me ankesat në pikën 3 të aktgjykimit, Gjykata e Apelit ka gjetur se me aktgjykimin e shkallës së parë është dhënë arsyetimi i qartë dhe i hollësishëm i provave të paraqitura. As kjo gjykatë nuk ia ka dhënë besimin deklaratave të dëshmitarëve të dëgjuar gjatë shqyrtimit kryesor, në bazë të të cilave nuk ka qenë e mundshme që jashtë dyshimit të arsyeshëm të provohet se të akuzuarit Nebo-jsha dhe Ilija Vujaçiq si edhe Aleksandar Llazoviqi kanë vepruar në bashkëkry-erje sipas planit të dakorduar, duke e kryer sulmin në banesën e familjes Ajeti.

RigjykimiDuke vepruar në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica me panelin e cekur në fillim të analizës, në datën 22 shkurt të vitit 2017 e ka mbajtur seancën në të cilën është shqyrtuar çështja e përcaktimit të masës së sigurimit të pranisë së të dyshuarit Ivanoviq në gjykatë. Seanca është mbajtur para kryetares së panelit shqyrtues, Roksana Comsa, e cila ka udhëhequr me panelin edhe gjatë gjykimit të parë të shkallës së parë.

Gjatë kësaj séance, palët në procedure kanë parashtruar argumentet dhe qën-drimet e veta.

Page 83: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

83

Prokuroria120 ka propozuar që Ivanoviqit t’i vazhdohet masa e paraburgimit, sepse edhe më tutje ekziston dyshimi i bazuar se ai e ka kryer veprën penale, me të cilën ngarkohet. Sipas prokurorisë, gjykimi fillon nga e para, i akuzuari asn-jëherë nuk e ka pranuar gjykimin (duke potencuar se është fjala për procedurë të montuar politike), për shkak të seriozitetit të veprës penale i akuzuari mund të dënohet me dënim me kohë të gjatë, situata politike nuk ka ndryshuar në veri si dhe ngaqë edhe më tutje ekziston rreziku i arratisjes, si dhe rreziku nga ndik-imi në dëshmitarët, të cilët duhet të jenë të dëgjuar gjatë gjykimit të përsëritur. Prokurori ka përfunduar se nuk sheh se me masën më të butë mund të shman-gen rreziqet e cekura.

Në lidhje me këtë, mbrojtësi i të akuzuarit e ka theksuar se klienti i tij e ka kalu-ar një kohë të gjatë në paraburgim, më shumë se 36 muaj: „Të gjithë e dimë se Oliver Ivanoviqi nuk do të ikë, gjë që është vërtetuar disa herë“, midis të tjerash, kanë qenë fjalët e avokatit Nebojsha Vllajiq (Nebojša Vlajić). Sipas tij, në fillim të vitit 2014, Ivanoviqi i është përgjigjur ftesës së prokurorit, edhe pse e ka ditur se do të jetë i burgosur dhe katër muaj ka qenë në arrest shtëpiak, të cilit i është përmbajtur në mënyrë strikte. Argumentet e prokurorisë nuk janë të bindshme dhe tashmë disa herë kanë qenë të vlerësuara në vendimet e gjykatës me rastin e caktimit të masës së arrestit shtëpiak. Pretendimet e prokurorit se i akuzuari do të ndikojë në dëshmitarët janë të pabazuara. Paraburgimi nuk është obligativ, edhe pse është fjala për vepër të rëndë penale. Gjykata nuk e pranon garancinë e Serbisë mbi paraqitjen e Ivanoviqit para gjykatës, të cilin disa herë e ka pranuar Tribunali i Hagës. Mbrojtësi, po ashtu, e ka theksuar se i akuzuari e ka një djalë të vogël në moshën gjashtë (6) vjeçare, i cili gjysmën e jetës së tij e ka kaluar pa baba, duke i propozuar gjykatës që t’ia mundësojë të akuzuarit të mbrohet në liri.

Pas seancës së mbajtur, kryetarja e panelit shqyrtues në të njëjtën ditë e ka sjellë vendimin, me të cilin masën e paraburgimit e ka zëvendësuar me masën e arres-tit shtëpiak. Kjo masë është caktuar deri në datën 22 prill të vitit 2017. Me ven-dim është saktësuar se i akuzuari nuk lejohet të lëshojë banesën e tij pa pajtimin paraprak të gjykatës. Me anë të vendimit, të akuzuarit i është marrë dokumenti i udhëtimit, kontaktet me dëshmitarët i ka pasur të ndaluara si edhe kontaktet me personat jashtë anëtarëve të familjes së tij. Policia e Kosovës do të përcjellë përmbarimin e kësaj mase.

Me vendim të kryetares së panelit shqyrtues të datës 21 prill të vitit 2017, masa e paraburgimit është hequr dhe të akuzuarit i është shqiptuar ndalimi i afrimit

[120] Gjatë rigjykimit, i cili është zhvilluar gjatë vitit 2017, aktakuzën e ka përfaqësuar prokurori ndërkombëtar Romulo Mateus, i cili aktakuzën e ka përfaqësuar në pjesën e dytë të gjykimit të parë të shkallës së parë.

Page 84: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

84

ndaj vendeve dhe dëshmitarëve të caktuar si dhe kontaktet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta me ta. I akuzuari është i obliguar nga gjykata që dy herë në javë të paraqitet në stacionin policor në veri të Mitrovicës/Mitrovica. I janë marrë dokumentet zyrtare. Masa i është caktuar deri në datën 21 qershor të vitit 2017.

Shqyrtimi kryesor i përsëritur është hapur në datën 24 mars të vitit 2017, para panelit ndërkombëtar tashmë të cekur. Gjatë rrjedhës së tij është konstatuar se aktakuza është lexuar për procesverbalin, në lidhje me të cilën i akuzuari është deklaruar se absolutisht nuk është fajtor.

Në vazhdim të seancës janë parashtruar fjalët hyrëse të palëve në procedurë.

Prokurori në fjalën e tij hyrëse, midis të tjerash, ka cekur se procedura kundër të akuzuarit udhëhiqet në drejtim të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile vepër e kryer gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë.

Prokurori në fjalën e tij hyrëse ka propozuar dëshmitarë të ri, të cilët do të për-forcojnë pretendimet e prokurorisë si dhe prova materiale shtesë. Ai e ka njoftu-ar gjykatën dhe palët në procedurë me listën e provave, të cilat dëshiron për t’i paraqitur gjatë shqyrtimit kryesor të përsëritur. Sipas prokurorisë, në ditën kritike në Mitrovicë/Mitrovica janë vrarë 27 burra, shqiptarë, në ngjarjet si rezultat i bas-tisjeve policore/paramilitare, që kanë ndodhur në datën 14 prill të vitit 1999, kurse mbetjet mortore të këtyre viktimave janë gjetur në varreza në Suhodoll/Suvi Dol, në fshatin Vidimriq/Vidimirć. Shkaku i vdekjes është vërtetuar tek të gjithë, është fjala për lëndime me armë të zjarrit. Me anë të obduksionit është zbuluar se disa viktima të caktuara paraprakisht kanë qenë të rrahura deri në vdekje.

Prokurori në lidhje me alibinë e ka theksuar se i akuzuari ka pohuar se në ditën kritike është gjendur në një vend tjetër si edhe se nuk ka qenë i mobilizuar dhe i armatosur. Në shkresat e lëndës ekziston vërtetimi i organeve të pushtetit serb se ka qenë pjesëtarë i formacionit rezervë të forcave të policisë speciale të MPB-së në Kosovë. Prokurori ka kërkuar që të bëhet shikimi i vendit të ngjarjes dhe atë para-prakisht. Parashtrimin e tij të parë drejtuar panelit ai e ka kryer me fjalët: „Drejtë-sia është ajo që e ka sjellë prokurorinë para panelit gjyqësor dhe asgjë tjetër”.

I autorizuari i plotfuqishëm i palës së dëmtuar e ka mbështetur fjalën e prokuror-it, duke thënë se nga paneli shqyrtues pret që në bazë të provave të vërtetojë fajësinë e të akuzuarit dhe që këtë ta dënojë në mënyrë adekuate.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati nga Mitrovica Nebojsha Vllajiq, në fjalën e tij para panelit e ka theksuar se paneli do të ketë një detyrë të rëndë, sepse prokurori

Page 85: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

85

dëshiron të provojë diçka që nuk është e mundur të provohet. Ka shprehur ngushëllimin e tij për anëtarët e familjeve të dëmtuara, duke shtuar se klienti i tij nuk ka të bëjë asgjë më ketë. Nga gjykimi pritet që ta vërtetojë drejtësinë për viktimat, por edhe klienti i tij ka të drejtë në drejtësi. Krimi, i cili ka ndodhur, kërkon drejtësi, por drejtësia nuk shkon në vend nëse dënohen të pafajshmit. Mbrojtësi, në fjalën e tij e ka potencuar se prokuroria nuk ka prova se klienti i tij e ka kryer veprën, me të cilën ngarkohet, se prokuroria nuk disponon me prova me të cilat mund të vërtetojë fajësinë e tij, se askush nuk beson në aktakuzën e prokurorisë, se prokurori nuk i ka informacionet elementare mbi atë se kush i ka vrarë viktimat, për të cilat, siç pretendohet, i akuzuari pretendohet se e ka dhënë urdhrin si edhe se mbrojtja ka prova, të cilat do të vërtetojnë lirinë e të akuzuarit.

I akuzuari dhe mbrojtja e tij i kanë propozuar dëshmitarë të cilët dëshirojnë të dëgjojnë gjatë procedurës së përsëritur. Mbrojtësi në fund ka propozuar heqjen e masës së paraburgimit për të akuzuarin, duke parashtruar arsyet për të cilat propozon heqjen e masës (vendimi mbi masat është prezantuar pak më lartë).

Palët dhe gjykata janë marrë vesh për vizitën në vendin e ngjarjes, për të cilën i akuzuari ka shprehur dëshirën për të qenë i pranishëm, edhe pse i vetëdijshëm për faktin se diçka e tillë është e pamundur. Paneli shqyrtues është obliguar se do të garantojë sigurimin adekuat në rast se i akuzuari vendos për të qenë i pran-ishëm në shikim, në çka ka të drejtë ligjore.

Palët janë të obliguara që të deklarohen se cilët dëshmitarë do t’i thërrasin për të dëshmuar para panelit si dhe që të cekin provat të cilat konsiderojnë se mund të konstatohen si të lexuara. Seanca në vijim është caktuar për datën 25 prill të vitit 2017.

Shqyrtimi kryesor nuk ka vazhduar sipas rrjedhës së planifikuar gjatë se-ancës së dëgjimit të parë. Me vendim të gjykatës të datës 26 prill të vitit 2017, shqyrtimi kryesor është suspenduar. Përndryshe, prokurori i EULEX-it pranë Zyrës Shtetërore të Prokurorisë së Kosovës, në datën 11 prill të vitit 2017 ia ka dorëzuar, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, Gjykatës Su-preme të Kosovës, kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit PAKR 299/16 të datës 19 dhjetor të vitit 2016, në lidhje me pikën 1 të aktgjykimit.

Nga arsyet e cekura, me vendim të kryetares së panelit shqyrtues të datës 21 prill të vitit 2017, ashtu siç tashmë është cekur, masa e arrestit shtëpiak është zëvendë-suar me masë më të burë.

Page 86: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

86

Të akuzuarit, deri në fund të periudhës së raportimit, masa e sigurimit të tij në gjykatë rregullisht i është vazhduar për nga dy muaj, herën e fundit në 20 tetor të vitit 2017.

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë në lidhje me pikën 1.Prokurori i EULEX-it pranë Zyrës së Prokurorit Shtetëror, në datën 11 prill të vi-tit 2017, e ka parashtruar kërkesën në pikën 1 të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 19 dhjetor të vitit 2017, sipas të cilës procedura kundër të akuzuarit Ivanoviq lidhur me akuzën krim i luftës kundër popullatës civile është kthyer në rigjykim. (Tužilac EULEKS-a pri Kancelariji Državnog tužioca, 11. aprila 2017. godine, podneo je zahtev na tačku 1. presude Apelacionog suda od 19. decembra 2017. godine, po kojoj je postupak protiv okrivljenog Ivanovića po optužbi za ratni zločin protiv civilnog stanovništva vraćen na ponovno suđenje. – le të kihet parasysh çështja e dtave, që duken në konradiktë njëra me tjetrën) Prokurori, në kërkesën e tij, midis të tjerash, ka ngulur këmbë që Gjykata e Apelit me aktgjykim ka konstatuar lëshime në dispozitivin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore dhe se ka mundur që të njëjtën ta modifikojë dhe ta harmonizojë dispozitivijn e saj me arsyetimin, në vend se rastin ta kthej në rigjykim. Kodi mbi procedurën penale e parasheh kthimin e lëndës në rigjykim vetëm në raste të jashtëzakonshme, më së shpeshti kur paneli ankimor nuk ka mundësi që ven-dimin ta përmirësojë. Kthimin e lëndëve duhet zbritur në minimum dhe vetëm në situata kur nuk ekziston një mundësi tjetër. Prokurori i ka propozuar Gjykatës Supreme që ta vërtetojë se me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të datës 19 dh-jetor të vitit 2017 janë shkelur dispozitat e nenit 384, paragrafi 1, pika 1.12 në lidhje me nenin 370, paragrafi 7 i KPPRK.

Prokurori po ashtu e ka potencuar se Konventa Evropiane mbi të drejtat e njeriut i obligon gjykatat që procedurën ta reduktojnë në afat të arsyeshëm, pa zvarritje dhe në afat sa më të shkurtë, në mënyrë që të shmanget që personi i akuzuar të mos jetë tepër gjatë në gjendje të pasigurisë në pikëpamje të fatit të tij.

I akuzuari përmes mbrojtësit të tij e ka deponuar përgjigjen në kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë me propozimin Gjykatës Supreme që të njëjtën ta hedh. Mbrojtja, duke i cekur arsyet për hedhje, midis të tjerash e ka theksuar se kërkesa nuk është bërë nga ana e personit të autorizuar, përkatësisht se për parashtrimin e kërkesës së këtij lloji kompetent është vetëm kryeprokurori shtetëror i Repub-likës së Kosovës.

Mbrojtja po ashtu e ka potencuar se kjo kërkesë mund të parashtrohet kundër vendimit përfundimtar gjyqësor ose me rastin e shkeljes së procedurës gjyqësore, që i ka paraprirë sjelljes së atij vendimi, por pasi që procedura të përfundojë në

Page 87: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

87

formën përfundimtare. Sipas mbrojtjes, kërkesa, edhe nëse pranohet, nuk është e bazuar duke pasur parasysh se Gjykata e Apelit nuk i ka shkelë dispozitat e neneve 403 dhe 398 të KPPRK. Sipas mbrojtjes, Gjykata e Apelit nuk është e autorizuar për të ndryshuar dispozitivin e shkallës së parë, në mënyrë që ta har-monizojë me arsyetimin, përkatësisht se ajo mund të bëjë ndryshime të vogla në pikëpamje teknike. Nga arsyet e cekura, mbrojtja i ka propozuar Gjykatës supreme që ta hedh kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë si të palejueshme ose që ta hedh si të pabazuar, sepse nuk ekzistojnë dispozita ligjore, në të cilat thirret parashtruesi i kërkesës.

Gjykata Supreme e Kosovës me vendim të datës 24 maj të vitit 2017 e ka hedhur kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të prokurorit publik të parashtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 19 dhjetor të vitit 2016 në lidhje me pikën 1 të këtij aktgjykimi, duke e vlerësuar të njëjtën si të papranueshme dhe të parakohshme, sepse vendimi përfundimtar në lëndën ende nuk është sjellë si dhe procedura nuk ka përfunduar në formën përfundimtare.

Duke mos hyrë në hollësi të kompetencave të kryeprokurorit të EULEX-it, për-katësisht kompetencat e tij sipas ligjit mbi kompetencat e prokurorit të misionit të EULEX-t në pikëpamje të gjykimit të krimeve të luftës, Gjykata Supreme në arsyetimin e vendimit të tij, midis të tjerash, e ka cekur se ka gjetur se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë mund të shfrytëzohet vetëm në vendimet përfundimtare gjyqësore. I vetmi përjashtim është kur ai ka të bëjë me vazhdimin e parabur-gimit gjyqësor, por nuk mund të parashtrohet në rastet kur lënda është kthyer në gjykim të përsëritur për shkak të gjendjes faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë të konstatuar.

Rihapja e shqyrtimit kryesor në rigjykim Pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, shqyrtimi kryesor në procedurën e përsëritur ka vazhduar me daljen e gjykatës në vendin e ngjarjes, ku, sipas aktakuzës, në datën 14 prill të vitit 1999 ka ndodhur krimi, me të cilin ngarko-het i akuzuari. Në shikim, pos anëtarëve të panelit shqyrtues, prokurorit ndër-kombëtar, mbrojtësit të të akuzuarit, ka qenë i pranishëm edhe eksperti i fushës së gjeodezisë nga zyra e kadastrit e komunës së Mitrovicës/Mitrovica, i cili ka mbetur pranë deklaratës së tij të mëhershme, duke sjellë me këtë rast qartësime të caktuara sipas kërkesës së pjesëmarrësve të shikimit. I akuzuari Ivanoviq nuk ka qenë i pranishëm në shikim.

Shqyrtimi kryesor ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve. Gjatë shqyrtim-it të mbajtur gjatë periudhës së raportimit, janë dëgjuar tetë (8) dëshmitarë të propozuar me aktakuzë nga prokurori ndërkombëtar. Këta dëshmitarë kryesisht

Page 88: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

88

kanë qëndruar pranë deklaratave të tyre të mëhershme të dhëna gjatë gjykimit të shkallës së parë, duke e mbështetur aktakuzën. Gjatë shqyrtimit kryesor të rigjykimit, paneli shqyrtues së bashku me seancën e dëgjimit të parë është takuar në gjithsejtë pesëmbëdhjetë (15) ditë gjyqësore. Në ditën e fundit të seancës të periudhës së raportimit, të mbajtur në datën 12 dhjetor të vitit 2017, ka pasur diskutim për aktakuzën e ndryshuar, të cilën prokurori ia ka dorëzuar gjykatës në datën 8 dhjetor të vitit 2017. Kjo aktakuzë i është dorëzuar të akuzuarit dhe mbrojtësve të tij. Mbrojtja, gjatë seancës së fundit të gjykatës, e ka dorëzuar parashtresën, me të cilën është kërkuar shtyrje afatgjatë e vazhdimit të shqyrtimit kryesor, për shkak të përgatitjes efikase të mbrojtjes së të akuzuarit në pikëpamje të aktakuzës së re. Mbrojtja, po ashtu, me anë të kërkesës me shkrim, ka kërkuar nga gjykata që ta obligojë prokurorin lidhur me disa qartësime në pikëpamje të aktakuzës së re, pas të cilave do të sqarohet me shkrim për të njëjtin.

Duke vepruar në lidhje me kërkesën e mbrojtjes, paneli shqyrtues e ka obliguar prokurorin që në afat prej dy ditësh gjykatës t’ia dorëzojë qartësimet e kërkuara shtesë, të cilat i ka theksuar mbrojtja. Prokurori e ka pranuar obligimin e gjykatës, krahas vërejtjes se është e pazakonshme që nga prokuroria të kërkohen qartësime shtesë në lidhje me aktakuzën e ndryshuar. Mbrojtja, po ashtu, është obliguar që pas pranimit të mendimit të prokurorisë, deri në datën 27 dhjetor të vitit 2017 gjykatës t’ia dorëzojë mendimin për aktakuzën.

Gjatë seancës, pa prejudikim të vendimit të gjykatës për aktakuzën e ndryshuar, është bërë orari i seancave të reja për vitin 2018.

Aktakuza e ndryshuar e datës 7 dhjetor të vitit 2017

Sipas aktakuzës së datës 7 dhjetor të vitit 2017, të akuzuarit, në bazë të dyshimit të bazuar mirë, i janë vënë në barrë veprat e mëposhtme penale:

1. Vrasje, si krim kundër njerëzimit121: Ivanoviqi, në datën 14 prill të vitit 1999, në pjesën jugore të Mitrovicës/Mitrovica, duke vepruar në bashkëkryerje me të tjerët, me qëllim e ka nxitur, me dhënien e urdhrit, në pajtim me nenin 32 të KPRK122, vrasjen e civilëve shqiptarë: Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi. Duke e ditur se krimet e tilla kanë qenë pjesë e sulmit

[121] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 149, paragrafi 1, pika 1.1 e KPRK, në lidhje me nenin 33, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

[122] Neni 32 i KPRK: „Personi i cili me paramendim e ka nxitur personin tjetër në kryerje të ve-prës penale do të dënohet thuajse vepra penale është e kryer, nëse vepra penale është kryer“. Paragrafi 2: „Personi i cili me paramendim e ka nxitur personin tjetër në kryerje të veprës penale, do të dënohet thuajse vepra penale është kryer, nëse vepra penale është tentuar të kryhet, por nuk është kryer.“

Page 89: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

89

të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër popullatës civile shqiptare në Mirovicë/Mitrovica dhe në tërë Kosovën.

2. Tentim vrasje, si krim kundër njerëzimit123: I akuzuari në datën 14 prill të vitit 1999, në pjesën jugore të Mitrovicës,, në bashkëkryerje me të tjerët, me dhënie të urdhrit me qëllim ka nxitur tentim vrasjen, në pajtim me nenin 32 të KPRK, të civilëve shqiptarë: Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet Ferizi, Mentor Meha-na dhe Shefki Kasumi, duke e ditur se krimet e tilla kanë qenë pjesë e sulmit të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër popullatës civile shqiptare në Mitrovicë/Mitrovica dhe anë e kënd Kosovës.

3. Vrasje, krim i luftës krahas shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventës së Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, të paraparë me ligjin 152, paragrafi 2, pika 2.1 e KPRK, në lidhje me nenin 33 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe shkelje e nenit 4, paragrafi 2a i Protokollit të Dytë Shtesë, i akuzuari Iva-noviq në datën 14 prill të vitit 1999 në pjesën jugore të Mitrovicës/Mitrovica, në kontekstin e konfliktit të armatosur, i cili nuk ka karakter ndërkombëtar, duke vepruar në bashkëkryerje, me të tjerët dhe duke dhënë urdhra (e përshkruar me nenin 32 të KPRK) me qëllim e ka nxitur vrasjen e civilëve shqiptarë: Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi, të cilët nuk kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në armiqësitë.

4 Tentim vrasje, si krim i luftës krahas shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Kon-ventës së Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, të paraparë me nenin 152, para-grafi 2, pika 2.1 në lidhje me nenin 28 të KPRK, në lidhje me nenin 33, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në kundërshtim me nenin 4, paragrafi 2a i Protokollit të Dytë Shtesë mbi mbrojtjen e viktimave të konflikteve, të cilat nuk kanë karakter ndërkombëtar të datës 08 qershor të vitit 1979): i akuzuari në datën 14 prill të vitit 1999 në pjesën jugore të Mitrovicës/Mitrovica, në kontek-stin e konfliktit të armatosur, i cili nuk ka karakter ndërkombëtar, duke vepruar në bashkëkryerje, me të tjerët dhe duke dhënë urdhra me qëllim e ka nxitur vrasjen e civilëve shqiptarë: Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet Ferizi, Men-tor Mehana dhe Shefki Kasumi, të cilët nuk kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në konfliktin e armatosur.

5. Deportimi ose zhvendosja e dhunshme e popullatës, si krim kundër njerëzimit124: i akuzuari në ditën kritike dhe në bashkëkryerje me të tjerët ka marrë pjesë në

[123] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 149, paragrafi 1, pika 1.1. në lidhje me nenin 28 të KPRK,, në lidhje me nenin 33 paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

[124] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 149, paragrafi 1, pika 1.4 e KPRK në lidhje me nenin 33, paragrafi 1 i Kushtetutës së RK.

Page 90: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

90

deportimin e popullatës civile shqiptare nga pjesa jugore e Mitrovicës/Mitrovica, në mesin e tyre edhe të Isa Mustafës, Xhemshit Smajlit, Behxhet Ferizit, Mentor Mehanës, Shefki Kasumit dhe familjeve të tyre, duke e ditur se një krim i tillë ka qenë pjesë e sulmit gjerësisht të përhapur ose sistematik të drejtuar ndaj popul-latës civile shqiptare të Mitrovicës/Mitrovica dhe anë e kënd Kosovës.

6. Shpërngulja ose zhvendosja e dhunshme, si krim i luftës (krahas shkeljes së rëndë të ligjeve dhe zakoneve, të cilat zbatohen në konfliktet e armatosura, të cilat nuk kanë karakter ndërkombëtar, të paraparë me nenin 153, paragrafi 2, pika 2.8 e KPRK, në lidhje me nenin 33, paragrafi 1 i Kushtetutës së RK, si dhe nenit 17 të Protokollit të Dytë Shtesë në Konventën e Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949 në lidhje me mbrojtjen e viktimave në konfliktet, të cilat nuk kanë karakter ndërkombëtar të datës 8 qershor të vitit 1977): i akuzuari në ditën kri-tike dhe në bashkëkryerje me të tjerët ka marrë pjesë në shpërnguljen ose në zhvendosjen e dhunshme të popullatës civile shqiptare nga pjesa jugore e Mitro-vicës/Mitrovica, duke i detyruar t’i braktisin shtëpitë dhe territorin, në mesin e të cilëve viktima kanë qenë: Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet Ferizi, Mentor Mehana, Shefki Kasumi dhe familjet e tyre, që nuk kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në armiqësitë.

7. Persekutim si krim kundër njerëzimit125: në datën e cekur, i akuzuari Ivanoviq, në bashkëkryerje me të tjerët, ka kryer krimin e persekutimit kundër popullatës civile shqiptare nga pjesa jugore e Mitrovicë/Mitrovica, midis të tjerëve edhe kundër civilëve Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet Ferizi, Mentor Mehana, Shefki Kasumi dhe familjeve të tyre, duke e ditur se krimi i tillë është pjesë e sulmit gjerësisht të përhapur ose sistematik kundër popullatës civile shqiptare të Mitrovicës/Mitrovica dhe anë e kënd Kosovës.

Mbrojtja, në datën 27 dhjetor të vitit 2017 e ka sjellë propozimin për mospranim të aktakuzës së re. Lidhur me propozimin e palëve, paneli shqyrtues ka mbajtur seanca në datën 12 dhe 15 janar të vitit 2018, ashtu që një ditë më vonë i akuzuari Ivanoviq ka qenë i vrarë në rrethana tash për tash të paqarta.126

[125] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 149 paragrafi 1, pika 1.8) e KPRK në lidhje me nenin 33, (paragrafi 1) i Kushtetutës së RK.

[126] Për shkak të vdekjes së të akuzuarit, Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica me vendim të datës 12 shkurt të vitit 2018, e ka hedhur aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (PPS e datës 11 gusht të vitit 2014; e ndryshuar dhe plotësuar në datën 7 dhjetor të vitit 2017) kundër Ivanoviqit.

Page 91: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

91

4.1.2. Procedura lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me pikën 2

Prokurori shtetëror në datën 28 prill të vitit 2017 në lëndën Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve e ka paraqitur edhe kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në lidhje me të akuzuarit Oliver Ivanoviqin dhe Dragoljub Deli-bashiqin, që kanë pasur të bëjnë me pikën 2 të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 19 dhjetor të vitit 2016.

Sipas prokurorit, arsyeja për parashtrim të ri dhe të ndarë të kërkesës për mbro-jtje të ligjshmërisë lidhur me pikat e aktgjykimit të datës 19 dhjetor të vitit 2017, ka qenë e motivuar me faktin se procedura e përsëritur për pikën 1 të aktgjyki-mit të cekur është kundërshtuar me kërkesën e parë për mbrojtjen e ligjshmërisë tashmë kishte filluar.

Kërkesa e prokurorit ka pasur të bëjë me veprën penale nxitje për kryerje të veprës penale të vrasjes. Sipas tij, të akuzuarit, në datën 3 shkurt të vitit 2000, duke vepruar në bashkëkryerje dhe sipas planit paraprakisht të përbashkët të dakorduar (Delibashiqi në cilësinë e komandantit të policisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Jugosllavisë (MPP), kurse i akuzuari Oliver Ivanoviq si udhëheqës i grupit të njohur si „Rojat e urës“), me paramendim të drejtpërdrejt për të detyruar shqiptarët për të braktisur shtëpitë e tyre dhe territorin e pjesës veriore të Mitrovicës/Mitrovica, si dhe me paramendimin eventual që t’i vrasin ose t’iu shkaktojnë lëndime trupore, e kanë nxitur dhe urdhëruar grupin e policëve vartës dhe pjesëtarët e „Rojave të urës“ që të bastisin disa shtëpi, të cilat gjenden në rrugët Knjaz Millosi (Kne-za Miloš) Llolla Ribar (Lola Ribar), Tanasko Rajiq (Tanasko Rajić), Kralj Pe-tri (Kralj Petar) dhe Sutjeska, që me dhunë t’i spastrojnë nga shqiptarët. Kjo për pasojë e ka pasur vrasjen e civilëve: Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebihe Abrashi, Remzije Canhasi, Muharem Sakoli, Selime Berisha, Nezir dhe Shqipe Voca, Bashkima Rrukeci dhe Nimona Sejdiu. Disa të tjerë janë lënduar rëndë nga mjetet shpërthyese: Rezarta Ajeti, Nezhmedin Ajeti, Agon Ajeti dhe Em-ine Xhaka. Nën kërcënimin e vrasjes janë dëbuar: Samile Ajeti, Urim Ajeti, Shemsedin Ajeti, Vjosa Ajeti, Gani Xhaka, Gani Rexha, Mrika Haziri, Hysen Rramadani dhe Hava Sejdijaj. Prokuroria ka qëndruar pranë pikëpamjes se në veprimet e të akuzuarve ka elemente të veprës penale nxitje për kryerjen e veprës penale të tentim vrasjes së rëndë, në formë të tentimit për privim nga jeta të per-sonave të tjerë ose shkaktim të lëndimeve të rënda trupore për shkak të motiveve nacionale, të gjitha të kryera në bashkëkryerje.

Page 92: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

92

Prokurori, me anë të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, midis të tjerash, e ka theksuar se Gjykata e Apelit me aktgjykim plotësisht i ka vërtetuar gjetjet e Gjykatës Themelore, duke konstatuar se paneli ankimor pajtohet me gjetjet e Gjykatës Themelore, por pa kurrfarë sqarimesh. Edhe pse ankesa e prokurorit special dhe parashtrimi i Gjykatës së Apelit kanë qenë mirë të argumentuara, paneli ankimor nuk i ka shqyrtuar këto argumente të prokurorisë, me çka Gjyka-ta e Apelit ka shkelur disa dispozita ligjore të procedurës penale, gjë që dukshëm ndikon në nivelin e dyshimit në saktësinë e fakteve të vërtetuara, gjë që i ka dhënë mjaft baza prokurorisë për t’i propozuar Gjykatës Supreme që lëndën ta kthejë në rigjykim në Gjykatën Themelore.

Neni 439 i KPRK127 i jep mundësi Gjykatës Supreme që ta kthejë lëndën në rig-jykim nëse ekziston dyshimi i bazuar në saktësinë e gjendjes faktike të konstat-uar, mbi të cilën bazohet vendimi. Ky nen mund të zbatohet për secilën kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, posaçërisht kur ekziston dyshimi i dukshëm në saktësinë e fakteve të konstatuara. Ligjdhënësi me anë të këtij neni ka dashur të mbështesë mundësinë e Gjykatës Supreme që në bazë të përjashtimit lëndën ta kthejë në rigjykim, nëse konsideron se gabimet të cilat i ka bërë Gjykata e Apelit janë të bazuara në faktet në mënyrë të pasaktë të vërtetuara dhe nëse nuk ekzis-ton një mënyrë tjetër që të kënaqet drejtësia. Ligjdhënësi po ashtu ka vendosur që në ato raste interesi i drejtësisë ka përparësi mbi drejtësinë e të akuzuarit të liruar ndaj sigurisë dhe garancisë juridike.

Sipas prokurorit, paneli ankimor nuk i ka pasur parasysh bazat, për të cilat kon-sideron se Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica në mënyrë të qartë dhe shteruese i ka vlerësuar provat e prokurorisë në lidhje me „Rojat e urës“. Pan-eli ankimor nuk i ka marrë parasysh bazat dhe në mënyrë të nxituar ka sjellë përfundimin se Gjykata Themelore në mënyrë të ndërgjegjshme e ka vlerësuar secilën provë në mënyrë të veçantë, posaçërisht deklaratat e dëshmitarëve të cak-tuar Gjykata e Apelit është kufizuar në formulimin e përfundimeve të veta pa qartësim të bazave, që kanë çuar deri te to.

Prokurori në vërejtjet e tij përfundimtare të kërkesave e ka theksuar se qasja e zbatuar nga Gjykata e Apelit është bazuar në injorimin këmbëngulës të çfarëdo argumenti të paraqitur nga ana e prokurorisë, e tëra me qëllim të harmonizimit me gjykatën e shkallës së parë: „Gjykata e Apelit në mënyrë të kujdesshme i ka mbrojtur bazat, të cilat mbesin misterie. Aktgjykimi i shkallës së parë pa arsy-

[127] Neni 439 i KPRK parasheh: „Nëse në procedurën për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë shfaqet dyshimi i dukshëm në saktësinë e fakteve të vërtetuara në vendimin i cili është kun-dërshtuar me anë të kërkesës, Gjykata Supreme e Kosovës, me anë të aktgjykimit me të cilin vendos për kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, e anulon atë vendim dhe urdhëron që të mbahet shqyrtimi kryesor para të njëjtës ose një tjetre gjykatë themelore“.

Page 93: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

93

etim, madje edhe kur është lirues, është në kundërshtim të plotë me parimet juridike, posaçërisht kur është fjala për një numër më të madh të viktimave“. Për këto arsye, shkelja e rëndë e parimeve të ligjshmërisë mund të korrigjohet vetëm me dërgimin e lëndës në rigjykim, ka përfunduar prokuroria.

Mbrojtja e të akuzuarve, në përgjigjen ndaj kërkesës së prokurorit për mbrojtje të ligjshmërisë, e ka theksuar se e njëjta nuk është e lejuar në bazën, sipas së cilës është bërë (gjendja faktike në mënyrë jo të plotë dhe gabimisht e konstatuar), dhe se, së këndejmi, pa u lëshuar në shqyrtimin e pretendimeve faktike në te, duhet të refuzohet. Edhe me këtë përgjigje, mbrojtja e ka theksuar se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është bërë nga ana e prokurorit jo kompetent për parashtrimin e një kërkesë të këtillë, për të cilën i vetmi kompetent është kryeprokurori i Kosovës.

Sipas mbrojtjes, në rastin konkret nuk ka bazë për zbatimin e nenit 439 të KPRK, përkatësisht nuk ka dyshime në saktësinë e fakteve të vërtetuara. Duke e thek-suar se duhet të kihet parasysh se vendimi i plotfuqishëm mund të ndryshohet me mjete të jashtëzakonshme juridike vetëm në dobi të të akuzuarit, mbrojtja ka kërkuar nga Gjykata Supreme që me vendim ta hedh kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë si të palejuar.

Gjykata Supreme e Kosovës, me panelin me përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Jorgea Martins Ribeire128, në datën 20 korrik të vitit 2017, e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin kërkesën për mbrojtje të lig-jshmërisë të prokurorit shtetëror të datës 28 prill të vitit 2017 e ka vlerësuar si të pranueshme, por e njëjta është refuzuar si e pabazë.

Gjykata Supreme në arsyetimin e vendimit të saj, midis të tjerash, ka gjetur se sipas nenit 439 të KPRK kjo gjykatë mund të anuloj aktgjykimin dhe rastin ta kthejë në rigjykim vetëm nëse ekziston mundësia e vendimit më të favorshëm për të akuzuarin. Ngaqë të akuzuarit janë liruar nga akuzat në lidhje me veprën për të cilën është parashtruar kërkesa, nuk ekziston mundësia e vendimit më të favorshëm në rigjykim. Së këndejmi, nuk ka kuptim të anulohet aktgjykimi i kontestuar dhe për ta kthyer rastin në rigjykim.

Sipas gjetjeve të Gjykatës Supreme, asgjë në ligj nuk e ndalon gjykatën më të lartë që t’i përmbahet arsyetimit të gjykatës më të ulët, me çka do të pranojë (që gjë dallon nga mungesa e bazave), nëse konsideron se nuk ka nevojë për t’ia shtuar arsyetimin një vendimi të caktuar, mbi ligjin ose mbi faktet. Kjo gjykatë gjen se në arsyetimin e Gjykatës Themelore ,,në mënyrë të hollësishme, për secilën

[128] Anëtarët e panelit të Gjykatës Supreme, gjyqtarja ndërkombëtare Elka Filcheva-Ermenkova dhe gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Kosovës Nesrin Lushta.

Page 94: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

94

pikë të aktakuzës, në mënyrë të qartë janë cekur faktet të cilat konsiderohen të provuara ose të paprovuara, si dhe bazat për të njëjtën, së bashku me vlerësimin mbi bindshmërinë e provave.

Kjo gjykatë gjen se pretendimet e prokurorit janë të pabazuara - është e qartë se arsyetimi i shërben qëllimit që gjykata t’i tregojë palëve se janë dëgjuar, gjë që i kontribuon pranimit të vendimeve të tyre. Kjo i obligon gjykatat që qëndrimet dhe gjetjet e veta t’i bazojnë në fakte objektive, por, po ashtu, ato janë që të mar-rin parasysh edhe të drejtat e mbrojtjes. Vëllimi i obligimit që të ceken arsyet varet edhe nga natyra e vendimit si dhe karakteri specifik i rastit.

Prokurori ndërkombëtar i prokurorisë së shtetit nuk e ka parashtruar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me pikën 3 të aktgjykimit të datës 19 dhjetor të vitit 2016.

Gjetjet e FDH KosovëDuke pasur parasysh rrethanat, nën të cilat ka përfunduar procedura penale që ka të bëjë me të akuzuarin Ivanoviq, FDH Kosovë nuk dëshiron të shpreh obser-vacione të hollësishme mbi rrjedhën e procedurës së përsëritur e cila është zhvil-luar gjatë periudhës së raportimit, pos observacioneve që kanë të bëjnë me inter-pretimin rreth mënyrës së marrjes në pyetje të dëshmitarëve nga ana e palëve në procedurë, si dhe të drejtat e tyre gjatë procedurës, posaçërisht të autorizuarve të plotfuqishëm të palëve të dëmtuara. Sipas vendimit të panelit shqyrtues të gjykimit të parë të shkallës së parë të datës 16 korrik të vitit 2015, i autorizuari i palës së dëmtuar si palë në procedurë e ka pasur të drejtën e marrjes së tërthortë në pyetje, derisa këtë të drejtë nuk e ka pasur gjatë rigjykimit. Sipas shpjegimeve të kryetares së panelit, e cila ka kryesuar me të dyja panelet, paneli shqyrtues para të cilit është zhvilluar rigjykimi ka qenë në përbërje të re dhe shumica e anëtarëve të tij kanë qenë të mendimit se i autorizuari i palës së dëmtuar nuk ka të drejtë që dëshmitarëve t’i bëjë pyetje të tërthorta. Në mënyrë që të mos ndodhnin interpretime të ndryshme rreth (mos)ekzistimit të këtij instituti, posaçërisht jo në të njëjtin rast juridik si dhe duke pasur parasysh se dispozitat ligjore me të cilat është e rregulluar kjo çështje, FDH Kosovë propozon që Gjykata Supreme me interpretimet juridike të marrë një pikëpamje unike dhe që në mënyrë të hollësishme të zbërthejë të drejtat e palëve në procedurë në lidhje me çështjen e dëgjimit si dhe lidhur me mënyrën e shtrimit të pyetjeve për dëshmitarët. FDH Kosovë po ashtu ka vërejtje lidhur me kualifikimin e veprave penale, që prokuroria i ka kryer ndaj provave të ekzistuese. Pas analizës së mijëra faqeve të kësaj lënde, si çështje imponohet a thua ka mundur prokuroria për të ngritur një aktakuzë më precize kundër të akuzuarit Ivanoviq pas përfundimit të hetimeve, a ka mundur për ta ngritur aktakuzën në fund të gjykimit të shkallës së parë

Page 95: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

95

(pas përfundimit të procedurës së provave) ose në fillim të rigjykimit. Përndry-she, provat, në bazë të të cilave është ngritur aktakuza e ndryshuar, edhe atëherë kanë ekzistuar. Dëshmitarët qysh nga fillimi i shqyrtimit të parë (ndoshta edhe gjatë hetimeve?) kanë pohuar se gjatë ngjarjeve tragjike kanë qenë të nxjerrë nga shtëpitë e tyre si edhe se të mbijetuarit kanë qenë të dëbuar për në Shqipëri. A është dashur të pritet për aktakuzën e ndryshuar, të ngritur në fund të vitit 2017, që kjo të përfshihet në aktakuzën e ndryshuar?Sipas ligjit, gjykata nuk është e lidhur për kualifikimin e veprave penale nga ana e prokurorisë.

4.2. Rasti Valon Jashari dhe të tjerët

Paneli shqyrtues i Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane (ka kryesuar gjyqtari Zyhdi Haziri129), në rigjykim130 në lëndën Prokurori kundër Valon Jasharit dhe të tjerëve131, (në publik i njohur si rasti Dobrosin) me aktgjykim të datës 6 dh-jetor të vitit 2017 i ka liruar nga akuzat Valon dhe Skender Jasharin në drejtim të veprave penale kryerje e veprës së terrorizmit132, si dhe organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist133. Po ashtu, gjykata i ka liruar nga akuzat për kryerje të ter-rorizmit pjesëmarrje në grupin terrorist të akuzuarit Gazmend Lakna, Qëndrim Rexhaj, Muhamad Aliu, Skender Selmani, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri dhe Enver Musolli.

Gjykata e ka liruar aktgjykimin lirues në mungesë të provave.

Me të njëjtin aktgjykim, gjykata e ka refuzuar akuzën për kryerje të veprës pe-nale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm134 në lidhje me të akuzuarit Valon dhe Skender Jashari, Gazmend Xhemshiri dhe Enver Musolli.

[129] Anëtarët e panelit shqyrtues të rigjykimit, gjyqtarët: Hasan Sadiku dhe Afrim Shala. [130] Lënda është kthyer në rigjykim pas procedurës së plotfuqishme penale të kryer nga ana e

Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila këtë vendim e ka sjellë në datën 19 prill të vitit 2016, duke vepruar në lidhje me mjetet e jashtëzakonshëm juridike, me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmëri-së të parashtruara nga disa të akuzuar dhe mbrojtësit e tyre. Me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës është anuluar aktgjykimi i Gjykatës Themelore PKR nr. 53/13 e datës 16 tetor të vitit 2013 si dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit PAKR nr. 145/2014 dhe rasti është kthyer në rigjykim.

[131] Të bashkakuzuarit Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rex-haj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli dhe Abdullah Zogaj.

[132] Me nenet 135 paragrafët 1.7 dhe 1.10 dhe 136 paragrafi 1 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës (sipas përshkrimit të dispozitës së neneve bëhet fjalë për Ligjin Penal të Republikës së Kosovës – KPRK, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013.

[133] Neni 113 paragrafi 1 i Ligjit të Përkohshëm Penal të Kosovës (KPPK). [134] Neni 291 paragrafi 1 në lidhje me nenin 23 KPPK.

Page 96: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

96

Të akuzuarit Valon dhe Skender Jashari, Gazmend Lakna dhe Gazmend Xhemshiri nuk kanë qenë të pranishëm gjatë shpalljes së aktgjykimit135.

Rrjedha e procedurës penale136

Procedura zyrtare penale lidhur me serinë e sulmeve me armë të zjarrit në punk-tin e policisë serbe në afërsi të fshatit Dobrosin, komuna e Bujanovcit/Bujanovac, që kanë ndodhur në mesin e muajit maj, në fund të muajit qershor dhe pjesën e tretë të muajit tetor të vitit 2012, është ngritur menjëherë pas sulmit të parë në punktin policor në muajin maj të vitit 2012. Ajo është ngritur me vendim mbi hapjen e hetimeve nga ana e prokurorit të datës 5 qershor të vitit 2012. Hetimet në fillim kanë qenë të drejtuara vetëm kundër të akuzuarve të caktuar, ashtu që së shpejti të zgjerohen edhe në të akuzuar të tjerë. Pas hetimeve, aktakuza është ngritur kundër dhjetë të akuzuarve137.

Sipas prokurorisë, hetimet kanë treguar se të dyshuarit i takojnë grupit të orga-nizuar “Lëvizja e Lirisë” (Pokret za slobodu), i cili përmes komunikatave të tij të publikuara me anë të internetit, e ka pranuar përgjegjësinë për sulmet në punk-tin e policisë serbe në Dobrosin, që kanë ndodhur në datën 17 maj, 28 qershor dhe 7 tetor të vitit 2012.

Me aktakuzën e datës 20 shkurt të vitit 2013138, Zyra e Prokurorisë Speciale të akuzuarve ua ka vënë në barrë kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

-Valon Jashari, Qëndrim Rexhaj ( periudha prej muajit prill deri në datën 1 qer-shor të vitit 2012), Skender Jashari (periudha prej muajit prill deri në datën 16 tetor të vitit 2012) janë akuzuar për veprat penale kryerje e akteve terroriste në bashkëkryerje me të tjerët në kuadër të grupit terrorist; organizim i grupeve ter-roriste në një lokacion të pavërtetuar; si dhe pronësi, kontroll ose posedim i paau-torizuar i armëve139 gjatë vitit 2012. - Gazmend Lakna (prej muajit prill të vitit 2012 deri në datën 13 shkurt të vitit

[135] Neni 366 (paragrafi 3) i KPPRK: „Aktgjykimi do të shpallet edhe kur pala, përfaqësuesi ligjor, i autorizuari i plotfuqishëm ose mbrojtësi nuk janë të pranishëm.“

[136] Me këtë analizë do të prezantohet lëvizja e procedurës penale zyrtare, e cila është zhvilluar gjatë vitit 2016 para Gjykatës Supreme të Kosovës, si dhe në hapjen e shqyrtimit në rigjykim para Gjykatës Themelore gjatë vitit të cekur, me fokus në procedurën e përsëritur gjatë vitit 2017. Përshkrimi i hollësishëm i fazave të procedurës mund të gjendet në raportet vjetore të FDH Kosovë mbi gjykimet e përcjella për vitet 2013 dhe 2015 në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: www.hlc-kosovo.org.

[137] Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani.

[138] Aktakuzën e ka ngritur prokurori ndërkombëtar Maurizio Salustro.[139] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 374 të KPRK.

Page 97: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

97

2013), Gazmend Xhemshiri, Muhamed Aliu (prej muajit prill deri në datën 1 qershor të vitit 2012), Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj (prej muajit prill deri në datën 16/17 tetor të vitit 2012) janë akuzuar për veprat penale kryerje e akteve terroriste dhe pjesëmarrje në grupin terrorist. - Jeton Shabani është akuzuar për veprat penale pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve sipas disa pikave; furnizim dhe shitje e paligjshme e armëve;140 si dhe përdorim i armës në një datë të pavërtetuar141 gjatë viteve 2012 dhe 2013. Me vendim të datës 8 maj të vitit 2013, pas seancave të dëgjimit, janë hedhur si të pabazuara kundërshtimet e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre në aktakuzën dhe provat e akuzës. Ky vendim në datën 12 qershor të vitit 2013 është konfir-muar nga Gjykata e Apelit.

Shqyrtimi kryesor para panelit shqyrtues me përbërje të përzier të Gjykatës Themelore në Gjilan/ Gnjilane142 është hapur në datën 25 qershor të vitit 2013. Gjykata, në këtë lëndë është takuar në seanca gjatë 15 ditëve gjyqësore. Aktgjy-kimi është shpallur në datën 16 tetor të vitit 2013. Të akuzuarve iu janë shqiptuar dënimet me burgosje në vëllim prej dy (2) vitesh dhe dy (2) muaj e deri në nëntë (9) vite burgosje. Të akuzuarit Valon Jashari, krahas dënimit më të lartë me burgosje, i është shqiptuar edhe dënimi me gjobë në të holla në lartësinë prej 1.000 eurosh143.

Për shkak të heqjes dorë të prokurorit nga ndjekja penale lidhur me akuzën për vepër penale pronësi,kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve, duke e zbatuar Ligjin mbi Amnistinë, aktakuza është refuzuar në lidhje me të akuzuarit Valon dhe Skender Jashari, Qëndrim Rexhaj. Disa pika të caktuara të aktakuzës janë refuzuar edhe në lidhje me të akuzuarin Jeton Zogaj.

Pas shpalljes së aktgjykimeve, gjykata, me vendim të veçantë, ua ka vazhduar paraburgimin të akuzuarve të cilët kanë qenë në paraburgim. Paraburgimi iu është caktuar edhe të paraburgosurve, të cilëve me anë të aktgjykimit iu është shqiptuar dënimi me burgosje më i gjatë se pesë (5) vite. Procedura para Gjykatës së Apelit

[140] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 372 të KPRK.[141] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 74 të KPRK.[142] Ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Arkadiusz Sadek. Anëtarë të panelit shqyrtues kanë qenë:

gjyqtarja ndërkombëtare Franciska Fisher dhe gjyqtarja e Gjykatës Themelore Emine Salihu. [143] Hollësi mbi dënimet e shqiptuara mund të gjeni në komunikatën e FDH Kosovë, të publi-

kuar me rastin e aktgjykimit, si dhe në raportin e FDH Kosovë mbi gjykimet e përcjella për vitin 2013: Dëshmitarët edhe më tutje Thembër e Akilit në gjykimet e profilit të lartë (www.hlc-kosovo.org)

Page 98: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

98

Të gjithë të akuzuarit e kanë kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore me anë të ankesave. Duke vendosur lidhur me ankesat në panelin ankimor me për-bërje të përzier144, Gjykata e Apelit në datën 1 qershor të vitit 2015145 e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshi-ri, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jetona Shabani, si dhe të të akuzuarve Valon Jashari dhe Gazmenda Xhemshiri.

Duke vepruar sipas detyrës zyrtare, gjykata e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore Gjilan/Gnjilane të datës 16 tetor të vitit 2013, në lidhje me të akuzuarit Valon dhe Skender Jashari, Gazmend Xhemshiri dhe Enver Musolli. Atyre iu janë shqiptuar dënimet e zbutura unike me burgosje: Valon Jasharit prej tetë (8), Skenderit prej gjashtë (6) vitesh dhe gjashtë (6) muaj, Xhemshirit dhe Musollit prej pesë (5) vitesh e gjashtë (6) muajsh, për veprat penale më lart të cekura të kryera në bashkëkryerje.

Gjykata e Apelit pjesërisht e ka miratuar ankesën e të akuzuarit Qëndrim Rexhaj, duke ia shqiptuar dënimin unik me burgosje në kohëzgjatje prej (4) vitesh;

Për shkak të heqjes dorë të prokurorit nga ndjekja penale gjatë shqyrtimit krye-sor të shkallës së parë, kurse me anë të zbatimit të Ligjit mbi Amnistinë, gjykata e ka hedhur akuzën në lidhje me veprën penale pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve, në lidhje me të akuzuarit Valon dhe Skender Jashari, si dhe Qendrim Rexhaj.

Të akuzuarve iu është llogaritur në dënim koha e kaluar në paraburgim. Gjykata e Apelit në pjesën tjetër të aktgjykimit e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane të datës 16 tetor të vitit 2013 në lidhje me të akuzuarit: Gazmend Lakna, Muhamet Aliu, Skender Selmani, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani. Të akuzuarit me anë të të njëjtit vendim janë liruar nga pagesa e shpenzimeve të procedurës penale, në bazë të nenit 453, paragrafi 4 i KPPK146.

[144] Ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Elka Filcheva-Ermenkova, anëtarë të panelit gjyqtari ndërkombëtar Willem Brouwer dhe gjyqtarja Fllanza Kadiu.

[145] Paneli ankimor është takuar në datën 17 prill dhe 15 maj të vitit 2015. Aktgjykimi i arsye-tuar ka përfunduar në datën 1 korrik të vitit 2015.

[146] Neni 453 (paragrafi 4) i KPPK: „Në vendimin, i cili vendos për shpenzimet, gjykata mund ta lirojë personin e akuzuar nga obligimi për të kompensuar në tërësi ose pjesërisht shpenzimet e procedurës penale nga neni 450 (paragrafi 2, pika 2.1 deri 2.6) i këtij ligji, nëse me pagesën e tyre do të vihej në pyetje mbajtja e personit të akuzuar ose e personit të cilin është i obliguar

Page 99: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

99

Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ka përfunduar procedura penale kundër të akuzuarve.

Procedura para Gjykatës Supreme të Kosovës për kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisëDisa të akuzuar,147 të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën që në aktgjykimin e plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane (PKR. nr. 53/13 të datës 16 tetor të vitit 2013), si edhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit (PAKR e datës 1 qershor të vitit 2015) për të deponuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për shkak të shkeljeve thelbësore të procedurës penale, zbatimit të gabuar të ligjit penal në pikëpamje të dënimeve të shqiptuara si dhe shkeljeve të tjera ligjore. Ata kanë propozuar që Gjykata Supreme të ndryshojë aktgjykimet e cekura, të akuzuarit t’i lirojë nga akuzat ose që të njëjtat të hiqen dhe lënda të kthehet në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim dhe vendosje. Duke vepruar lidhur me kërkesat e të akuzuarve, Gjykata Supreme e Kosovës në datën 19 prill të vitit 2016, në përbërje të përzier148, e ka sjellë aktgjykimin me të cilin pjesërisht janë miratuar kërkesat e të akuzuarve Muhamed Aliu, Skender Sel-mani dhe Gazmend Lakna, si dhe të akuzuarit Skender Jashari. Janë anuluar aktg-jykimet e Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane (PKR nr. 53/13) dhe të Gjykatës së Apelit (PAKR nr. 145/2014) në pjesën që ka të bëjë me të akuzuarit e cekur dhe lënda është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore në Gjilan/Gnjilane. Sipas gjetjeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, ekzistojnë arsye për të vendosur në favor të të akuzuarve, të cilët e kanë parashtruar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë.

Gjykata Supreme i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të lig-jshmërisë të të akuzuarve Valon Jashari dhe Gazmenda Xhemshiri. Gjykata Supreme me vendimin e saj iu ka urdhëruar që të akuzuarve Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Xhemshiri, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Qëndrim Rexhaj, Enver Musolli dhe Abdullah Zogaj sa më shpejt t’iu ndërkrehet vuajtja e dënimit. Të akuzuarit do të mbesin në paraburgim deri në miratimin e vendimit mbi masat e sigurisë për të akuzuarit nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane. Gjykata Supreme ka gjetur se ka baza edhe për vendosje edhe në favor të të

për ta mbajtur “.[147] Të akuzuarit Muhamed Aliu, Skender Selmani dhe Gazmend Lakna përmes mbrojtësve të

tyre si dhe Valon dhe Skender Jashari, dhe Gazmend Xhemshiri. [148] Me panelin e Gjykatës Supreme, i cili ka vendosur për kërkesat, ka kryesuar gjyqtarja

ndërkombëtare Anna Adamska-Galant, anëtarë të panelit kanë qenë gjyqtari ndërkombëtar Krassimir Mazgalov dhe gjyqtarja e Gjykatës Supreme Nesrin Lushta.

Page 100: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

100

akuzuarve, të cilët nuk kanë deponuar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë149 ose kjo kërkesë është deponuar, por nuk është pranuar150. Gjykata Supreme e Kosovës në rastin konkret ka vepruar në përputhje me nenin 436 (paragrafi 2) i KPPRK151, duke i anuluar aktgjykimet edhe në lidhje me këta të akuzuar.

Me analizën e vendimeve të gjykatave më të ulëta, Gjykata Supreme ka gjetur se aktgjykimet janë të paqarta si edhe se është e paqartë se në bazë të çfarë faktesh gjykatat kanë vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale, për të cilat janë dënuar. Gjykata Themelore në aktgjykim nuk është e qartë lidhur me atë se cilat fakte janë të vërtetuara. Me të njëjtin aktgjykim nuk janë të saktësuara qartë veprimet sipas të cilave të akuzuarit janë shpallur fajtor, përkatësisht se në cilat sulme kanë marrë pjesë si dhe nëse në periudhën kritike kanë ndërmarrë vep-rime të tjera të caktuara joligjore. Gjykata Supreme ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Themelore nuk e përmban arsyetimin në pikëpamje të kualifikimit juridik të veprave penale.

Sipas gjetjeve të Gjykatës Supreme ekzistojnë kontradikta midis dispozitivit dhe arsyetimit në aktgjykime, posaçërisht në pjesët, të cilat kanë të bëjnë me përsh-krimin e veprimeve, për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor si dhe se ekzisto-jnë mospërputhje midis provave të hetimeve. Sipas Gjykatës Supreme të Kosovës, Gjykata e Apelit, duke i pranuar provat e vërtetuara nga ana e gjykatës së shkallës së parë, e ka ndryshuar aktgjykimin sipas detyrës zyrtare. Pa i cekur arsyet, gjykata i ka eliminuar rrethanat e cak-tuara në lidhje me disa të akuzuar, të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet e grupit “Lëvizja e Lirisë”/”Pokret za slobodu”, edhe pse aktgjykimi është konfirmuar në tërësi. Gjykata e Apelit në dispozitivin e aktgjykimit nuk e ka vërtetuar lidhjen midis të akuzuarve të caktuar me sulmet e caktuara, kurse më vonë i ka cekur në arsyetimin e së njëjtës.

Gjykata Themelore e Kosovës nuk ka vendosur lidhur me kërkesat e të akuzuarve, të cilat kanë pasur të bëjnë me gjendjen faktike në mënyrë jo të plotë dhe gabi-misht të konstatuar. Gjykata Supreme me aktgjykim ka gjetur se janë të bazuara kërkesat për mbrojtje

[149] Të akuzuarit: Qëndrim Rexhaj, Enver Musolli dhe Abdullah Zogaj.[150] Të akuzuarit Valon Jashari dhe Gazmend Xhemshiri.[151] Neni 436, paragrafi 2 i KPPRK: „Nëse Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se arsyet për

të cilat e ka sjellë vendimin në dobi të personit të akuzuar ekzistojnë edhe në lidhje me per-sonin tjetër të bashkakuzuar, i cili nuk e ka parashtruar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, gjykata vepron sipas detyrës zyrtare thuajse ky person e ka parashtruar kërkesën.“

Page 101: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

101

të ligjshmërisë përkatësisht se ekzistojnë shkelje të Ligjit mbi Procedurën Penale. Gjykata, po ashtu, ka konstatuar se të dyja gjykatat e instancave më të ulëta e kanë shkelur ligjin, posaçërisht në pikëpamje të përshkrimit të veprimeve konk-rete për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe se, së këndejmi, kërkesat e tyre në pikëpamje të këtyre shkeljeve janë të drejta.

Gjykata Supreme i ka dhënë udhëzime Gjykatës Themelore që shqyrtimin krye-sor ta mbajë që nga fillimi, që gjatë procedurës provat të paraqiten në harmoni me dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Penale me qëllim që të shmangen shkeljet dhe lëshimet, të cilat janë vërejtur në procedurat e mëhershme. Krahas vërejtjeve se gjykimi i drejtë nënkupton dëgjimin adekuat të të akuzuarve, Gjykata Supreme ka konstatuar se veprimet e të akuzuarve duhet të jenë qartë të saktësuara, derisa aktgjykimi me shkrim duhet të përmbush të gjitha kërkesat e parapara me ligj.

Vendosja në procedurën e përsëritur para Gjykatës Themelore në Gjilan/GnjilaneMe rastin e vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës që të akuzuarve, të cilët gjenden në paraburgim sa më parë t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit152, Gjykata Themelore në datën 30 maj të vitit 2016 e ka mbajtur seancën153 në të cilën është shqyrtuar çështja e ndërprerjes së vuajtjes së dënimit për të akuzuarit si dhe mundësia e zëvendësimit eventual të së njëjtit me ndonjë masë tjetër të sigurimit të pranisë së të akuzuarve në gjykatë.

Prokurori ndërkombëtar154 gjatë kësaj seance e ka potencuar zëvendësimin e vua-jtjes së dënimit me masën e paraburgimit gjyqësor për të akuzuarit: Valon dhe Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli dhe Abdullah Zogaj155. Ai këtë e ka arsyetuar me pohimin se të akuzuarit ngarkohen me aktakuzën për pjesëmarrje në grupin terrorist dhe kryerje të terrorizmit, se ekzistojnë mjaft prova kundër tyre, se ekziston rreziku nga arratia, se të akuzuarit lehtë mund ta braktisin Kosovën, se e njohin mirë zonën kufitare dhe se, së këndejmi, ekziston rreziku nga përsëritja e veprës penale, krahas vërejtjes se Gjykata Supreme nuk ka pasur vërejtje ndaj masës së paraburgimit. Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre në fjalët e tyre drejtuar gjykatës i kanë kundër-

[152] Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane i datës 16 tetor të vitit 2015 pas ak-tgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 1 korrik të vitit 2015, është bërë i plotfuqishëm, sipas të cilit dënimet e shqiptuara me burgosje kanë qenë të kryera. Siç tashmë është cekur , të akuzuarit, të cilëve iu është shqiptuar dënimi më i gjatë se pesë (5) vite, nëse nuk janë gjendur në paraburgim, ata paraburgosen.

[153] Seanca është mbajtur para gjyqtarit ndërkombëtar Piero Leanza. [154] Prokurori ndërkombëtar Tomas Meskauskas. [155] Prokurori ndërkombëtar nuk e ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të akuzuarin Qëndrim

Rexhaj, sepse e ka vuajtur më herët dënimin e shqiptuar me burgosje.

Page 102: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

102

shtuar pohimet e prokurorit, duke e potencuar se të akuzuarit kryesisht e kanë vuajtur gjysmën ose edhe më shumë së gjysmën e dënimit të shqiptuar me vendi-met e mëhershme gjyqësore, se gjatë shfrytëzimit të të drejtave të cilat iu takojnë si të dënuar pas gjysmës së dënimit të mbajtur disa herë dhe nga disa ditë kanë qëndruar jashtë institucioneve të burgosjes, se kanë pasur rast për ta braktisur Kosovën, por nuk e kanë bërë këtë. I kanë propozuar gjykatës që t’ua shqiptojë ndonjërën prej masave më të buta të sigurimit të pranisë së tyre në gjykatë.

Me vendim të datës 31 maj të vitit 2016, Gjykata Themelore në Gjilan/Gnjilane e ka refuzuar kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit dymujor për të akuzuarit dhe ua ka caktuar masën e paraqitjes në stacionin policor në ven-din e banimit të tyre dy herë në javë në kohëzgjatje prej dy muajsh. Në rast të mospërmbajtjes, masa do të zëvendësohet me paraburgim. Me këtë vendim të akuzuarve iu janë marrë dokumentet e udhëtimit. Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit janë të përfshirë në kryerjen e veprave penale, të cilat iu vihen në barrë të akuzuarve, se ende ekziston rreziku i arratisjes, por se edhe me këtë masë mund të sigurohet prania e tyre në gjykatë. Të akuzuarve, edhe gjatë fazave të mëhershme të procedurës iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak, të cilës i janë përmbajtur.

Masa e paraqitjes në stacionin e policisë në vendin e banimit iu është vazhduar të akuzuarve me vendimin e kryetarit të panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane, fare deri në seancën e datës 19 janar të vitit 2017, kur iu janë hequr të gjitha masat e sigurisë. Paneli shqyrtues nuk e ka pranuar propozimin e prokurorisë mbi vazhdimin e mëtejmë të masës së paraqitjes në stacion policor. Sipas gjetjeve të gjykatës, vendimi i këtillë është motivuar me faktin se nuk ka pasur shkelje që nga caktimi i tij, si edhe ngaqë të akuzuarit në mënyrë të rregullt i janë përgjigjur ftesave të gjykatës156.

Sipas informacioneve, me të cilat posedon FDH Kosovë në fazën e përgatitjes së raportit vjetor, në datën 31 gusht të vitit 2016 është bërë hapja e shqyrtimit krye-sor në gjykimin e përsëritur para panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Zyhdi Haziri157. Në këtë seancë nuk kanë qenë të pranishëm të gjithë mbrojtësit e të akuzuarve. Palët e pran-ishme i kana paraqitur qëndrimet e tyre që, në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme, prokurori duhet ta përshtatë aktakuzën sipas këtij vendimi. Në se-ancën e radhës, të mbajtur në datën 7 shtator të vitit 2017, është shtruar çështja e pranisë së të akuzuarit Jeton Shabani158, i cili e ka vuajtur dënimin me bur-

[156] FDH Kosovë nuk ka informacione nëse ka pasur ankim në këtë vendim.[157] Anëtarët e panelit shqyrtues, gjyqtarët Hasan Sadiku dhe Afrim Shala. [158] Sipas informacioneve jozyrtare, dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore në Gjilan/

Page 103: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

103

gosje prej dy (2) vitesh e dy (2) muajsh, të shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane të datës 13 tetor të vitit 2013 dhe të konfirmuar me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 1 korrik të vitit 2015. Me vendimin e Gjykatës Supreme të datës 19 prill të vitit 2016, me të cilin lënda është kthyer në rigjykim në tërësi, krahas vërejtjes se ai nis nga fillimi, emri i Jeton Shabanit nuk është cekur as në dispozitivin e vendimit e as në arsyetimin e të njëjtit.

Sipas interpretimit të aktgjykimit nga ana e prokurorit ndërkombëtar, i cili e ka përfaqësuar prokurorinë në fillim të rigjykimit159, rasti është kthyer në tërësi në rigjykim. Paneli shqyrtues pas diskutimit të kryer në sallën e gjykimit, ka sjellë një vendim të veçantë në të njëjtën ditë (7 shtator të vitit 2016), me të cilin ka qenë ndërprerë procedura kundër të akuzuarit Jeton Shabani. Palët në procedurë e kanë pasur të drejtën e ankesës në vendimin e cekur160. Në vazhdim të shqyrtimit kryesor, gjyqtari ndërkombëtar në datën 13 tetor të vi-tit 2016 gjykatës ia ka sjellë aktakuzën e ndryshuar, me të cilën të akuzuarve Va-lon Jashari dhe Skender Jashari i janë vënë në barrë veprat penale kryerje e veprës së terrorizmit dhe organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist; të akuzuarve Gazmend Lakna, Qendrim Rexhaj, Muhamad Aliu, Skender Selmani, Abdullah Zogaj, Gazmend Xhemshiri dhe Enver Musolli, veprat penale kryerje e veprës së terrorizmit dhe pjesëmarrje në grupin terrorist; të akuzuarve Valon dhe Skender Jashari, Gazmend Xhemshirit dhe Enver Musollit kryerja e veprave penale shka-ktim i rrezikut të përgjithshëm161.

Përshkrimi i veprimeve penale, me të cilat të akuzuarit ngarkohen, nuk dallon shumë nga përshkrimi i cili është dhënë në aktakuzat fillestare. Janë saktësuar vetëm disa rrethana të caktuara, si p.sh., se të akuzuarit në periudhën kritike kanë marrë pjesë në trajnime të caktuara, është cekur se prej çfarë largësie janë kryer sulmet e caktuara etj. Ndryshimet kanë pasuar në bazë të vërejtjeve me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës. Me aktakuzën e ndryshuar, të akuzuarve të cak-tuar iu është vënë në barrë kryerja e veprës penale shkaktim i rrezikut të përgjith-shëm, derisa ata nuk ngarkohen për kryerjen e veprës penale në lidhje me të cilën prokurori ka hequr dorë gjatë gjykimit të parë të shkallës së parë, kur edhe akuza është refuzuar me vendimet e mëhershme të gjykatës.

Gnjilane, që është konfirmuar me aktgjykimin e cekur të Gjykatës së Apelit, e ka vuajtur edhe Qëndrim Rexhaj, por ai është i përfshirë me dispozitivin dhe arsyetimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme që procedura të kthehet në rigjykim edhe në lidhje me te. Me aktakuzën e ndryshuar të datës 13 tetor të vitit 2016, rasti është kthyer në rigjykim edhe në lidhje me te.

[159] Prokurori ndërkombëtar Tomas Meskauskas, përfaqësimin e aktakuzës e ka vazhduar pro-kurorja ndërkombëtare Valeria Bolici.

[160] FDH Kosovë nuk ka informata nëse ka pasur ankesa ndaj vendimit të cekur. [161] Neni 291 (paragrafi 1) në lidhje me paragrafin 23 KPPK.

Page 104: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

104

Mbrojtja, pas sjelljes së aktakuzës, ka kërkuar kohë shtesë për njohjen me përm-bajtjen e së njëjtës. Të akuzuarit, vet ose përmes mbrojtësve të tyre, e kanë kundërshtuar aktakuzën e ndryshuar duke i kontestuar pretendimet e së njëjtës. Sipas pretendimeve në kundërshtimet e tij, i akuzuari Valon Jashari, midis të tjerash, e ka cekur se ak-takuza e ndryshuar është politikisht e motivuar, pa fakte, pa argumente, pa prova bindëses dhe se është e mbështetur me hipoteza dhe përfundime nga Beogradi dhe, si e tillë, duhet të hidhet.

I akuzuari Skender Jashari, midis të tjerash, e ka theksuar se prokurori akuzat e veta i ka bazuar vetëm në provat të cilat janë gjetur në kompjuterin e tij dhe që në asnjë rast ato nuk mund të jenë të pranuara si prova. Sipas tij, janë të papranueshme, jologjike dhe të papërgjegjshme pohimet se individi ose grupi mund të detyrojnë qeverinë e një shteti ose vet shtetin që të ndryshojnë sjelljen në territorin e vet si dhe atë se askush nuk mund të detyrohet të lëshojë punën e as bashkësia ndërkombëtare për të ndërmarrë aktivitete të caktuara në territorin e një shteti. Duke i pasur parasysh rrethanat e caktuara, Jashari ka konstatuar se aktakuza është e pabazuar, e paprovuar dhe e mbështetur në supozime.

I akuzuari Gazmend Xhemshiri, përmes mbrojtësit të tij, i ka cituar dispozitat ligjore, me të cilat është precizuar mundësia e ndryshimit të aktakuzës, përkatë-sisht se kur, në bazë të provave, rezulton deri te ndryshimi i gjendjes faktike gjatë shqyrtimit kryesor. Sipas tij, aktakuza e re e përmban edhe një akuzë të re, e cila nuk mund të ngritet në gjykimin e përsëritur me rastin e të njëjtës çështje.

I akuzuari Enver Musolli, midis të tjerash, e ka cekur se prokuroria nuk ka mjaft prova për ta mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale, me të cilat ngarkohen. Nuk ka prova me të cilat do të mbështetej as edhe një akuzë për terrorizëm, për arsye se akuza e tillë është shumë e rrezikshme për rrethin. Kryerja e një veprimi të tillë kërkon organizim të mirë, strukturë organi-zative, mjaft burime monetare dhe posedim të armatimit të rëndë.

Të gjithë të akuzuarit në kundërshtimet e tyre i kanë propozuar gjykatës për të hedh aktakuzën e ndryshuar dhe që ta ndërpresë procedurën penale.

Duke vepruar lidhur me kundërshtimet e të akuzuarve ndaj aktakuzës së ndry-shuar, kryesuesi i panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane në datën 1 nëntor të vitit 2016 e ka sjellë vendimin me të cilin i ka refuzuar kundër-shtimet e të akuzuarve Skender Jashari, Enver Musolli, Abdullah Zogaj, si dhe kundërshtimet të cilat përmes mbrojtësve të tyre i kanë parashtruar të akuzuarit

Page 105: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

105

Skender dhe Valon Jashari ndaj aktakuzës së ndryshuar të datës 13 tetor të vitit 2016. Kryetari i panelit shqyrtues ka gjetur se kërkesat e të akuzuarve duhet refuzuar për arsye se provat e siguruara në hetimet e mëhershme dhe në procedurën paraprijëse, si edhe faza e procedurës në të cilën momentalisht gjendet, përbëjnë mjaft baza për ngritjen e aktakuzës me të cilën ngarkohen. Sipas tij, këto prova përbëjnë bazë për ngritjen e aktakuzës, hapjen e shqyrtimit kryesor, derisa pro-vat e propozuara me aktakuzë ose nga ana e të akuzuarve dhe e mbrojtjes së tyre do të jenë hollësisht të shqyrtuara gjatë shqyrtimit kryesor.

Nuk ka pasur ankesa ndaj këtij vendimi të kryetarit të panelit shqyrtues. Shqyrtimi kryesor para panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore në Gjilan/Gn-jilane në lëndën Prokurori kundër Valon Jasharit dhe të tjerëve në procedurën e përsëritur është mbajtur para panelit të përbërë nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane. Me panelin ka kryesuar gjyqtari Haziri. Sipas in-formacioneve me të cilat ka disponuar FDH Kosovë në kohën e përpunimit të raportit, shqyrtimi është hapur në datën 31 gusht të vitit 2016. Paneli shqyrtues është mbledhur njëzet e tri (23) ditë. Gjatë shqyrtimit, tre seanca (3) janë shtyrë, sepse nuk ka pasur kushte ligjore për mbajtjen e të njëjtave, por në fillim të këtyre seancave janë shqyrtuar disa çështje organizative.

Në seancën e gjykatës të mbajtur në datën 18 janar të vitit 2017 është lexuar ak-takuza e ndryshuar. Të akuzuarit janë deklaruar se nuk janë fajtor. Palët në pro-cedurë i kanë parashtruar fjalët e tyre hyrëse. Prokurorja në fjalën hyrëse shkur-timisht ka prezantuar provat, mbi të cilat është bazuar aktakuza. Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre në fjalët e tyre hyrëse i kanë kundërshtuar provat, mbi të cilat bazohet aktakuza. Në vazhdim të shqyrtimit janë dëgjuar dy (2) dëshmitarë të prokurorisë, një (1) dëshmitar i mbrojtjes dhe tre (3) ekspertë të balistikës. Një nga dëshmitarët e prokurorisë (i dëmtuari) ka dëshmuar me anë të lidhjes së video konferencës me Gjykatën e Lartë në Beograd. Gjatë procedurës janë paraqitur edhe provat materiale. Me pajtimin e palëve në procedurë, gjykata i ka pranuar provat nga fazat e mëhershme të procedurës, në mesin e të cilave edhe procesverbalet (stenogramet) e bisedave reciproke telefonike të të akuzuarve nga periudha, të cilën e mbulon aktakuza.

I akuzuari Valon Jashari gjatë procedurës së përsëritur është përgjigjur në py-etjet e mbrojtësit të tij dhe në pyetjet e gjykatës, por ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e prokurorit, duke theksuar se prokuroria gjatë kësaj procedure nuk ka prezantuar asnjë provë të re, derisa në pyetjet dhe provat e mëhershme tashmë

Page 106: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

106

është përgjigjur. Të akuzuarit e tjerë tashmë janë deklaruar se nuk kanë diçka të re të deklarojnë si edhe se mbesin pranë deklaratave të mëhershme, të cilat i kanë dhënë para panelit shqyrtues i cili ka vendosur gjatë vitit 2013, duke i kundërshtuar deklaratat e dhëna në prokurori gjatë hetimeve, disa prej tyre edhe pa praninë e mbrojtësve. Ata janë deklaruar se nuk janë fajtor dhe janë mbrojtur me heshtje. Mbrojtja e ka përkrahur qasjen e këtillë të të akuzuarve.

Prokurorja ndërkombëtare Bolici gjatë tri ditëve e ka parashtruar fjalën e saj përfundimtare të prokurorisë. Gjatë fjalës përfundimtare, ajo në mënyrë të hollësishme ka paraqitur provat e prokurorisë, posaçërisht veprimet të cilat të akuzuarit i kanë ndërmarrë në periudhën kritike si dhe trasnkriptet e dëg-jimit të bisedave telefonike të të akuzuarve në periudhën kritike. Po ashtu janë parashtruar rezultatet e përcjelljes së gjeo-lokalizimit të të akuzuarve me anë të telefonit në kohën e ngjarjeve, për të cilat ngarkohen se kanë marrë pjesë në to. Janë paraqitur edhe rezultatet e provave të ekspertizës të gjetura në vendin e ngjarjes pas sulmit në punktin policor, procesverbalet mbi shikimin e vendit të ngjarjes, provat mbi shkatërrimin e armëve të gjetura nga ana e KFOR–it në afërsi të vendit të ngjarjes, si dhe rezultatet e ekspertizës së armëve me anë të fotografive. Pastaj janë prezantuar komunikatat mbi ndërmarrjen e përgjegjë-sisë për sulmet nga ana e „Lëvizjes për liri“/Pokret za slobodu”, provat e sigu-ruara me rastin e bastisjes së apartamentit të vëllezërve Jashari në Prishtinë/Pr-ishtina, me ç’rast janë gjetur dhe marrë mjaft prova materiale (statuti i lëvizjes, vula, fotografitë, ditarët etj.), si dhe një revole e tipit „Bereta“. Prokurorja i ka paraqitur edhe pretendimet nga ditari me shkrim dhe elektronik i të akuzuarit Skender Jashari, në të cilët janë saktësuar aktivitetet e grupit gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Duke i pasur parasysh provat e prezantuara, prokurorja e ka theksuar se në veprimet e të akuzuarve ekzistojnë të gjitha elementet e veprave penale, për të cilat ngarko-hen. Duke përshkruar në mënyrë të hollësishme veprimet e secilit të akuzuar, ajo i ka propozuar gjykatës që të njëjtit t’i shpallë fajtor dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Mbrojtësi i të akuzuarit Valon Jashari, avokati nga Prishtina/ Priština, Murat Demolli, në fjalën e tij përfundimtare, midis të tjerash, e ka cekur se me provat e paraqitura gjatë procedurës nuk është vërtetuar se i akuzuari Jashari ka kryer veprat, me të cilat ngarkohet. Fotografitë, të cilave iu referohet prokuroria, janë të kontestueshme në pikëpamje të kohës dhe të vendit ku janë bërë. E njëjta vlen edhe për gjetjet e ekspertit të balistikës. Sipas mbrojtësit, prokuroria, si provë, e ka ofruar vetëm një revole, gjë që çon në përfundimin se aktakuza bazohet vetëm në supozime. Ai i ka propozuar gjykatës që të akuzuarin ta lirojë nga akuzat.

Page 107: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

107

I akuzuari Valon Jashari në fjalën përfundimtare i ka mbështetur pretendimet e mbrojtësit të tij. Midis të tjerash, e ka theksuar se aktakuza është politikisht e motivuar dhe se, si e tillë, është plotësisht e papranueshme. Dyshimi i bazuar është bazuar në përgjimet telefonike. Janë të paqëndrueshme pretendimet e prokurorisë të cilat kanë të bëjnë me qëllimet e pretenduara të grupit „ Lëvizja për liri“/Pokret za slobodu”. Kjo lëvizje ka qëllime politike, sepse, në të vërtetë, është lëvizje politike që problemet dëshiron për t’i zgjidhur në mënyrë paqësore, me mjete politike dhe në asnjë rast me dhunë. Pretendimet e prokurorisë se i akuzuari ka pasur rol udhëheqës në një grup terrorist janë të pabazuara dhe të paqëndrueshme. Për këto arsye, provat në të cilat bazohet aktakuza janë të pa-pranueshme dhe për këtë arsye gjykata duhet ta hedh aktakuzën.

Mbrojtësi i të akuzuarit Skender Jashari, avokati nga Gjilani/Gnjilane, Avdullah Ismajli, në fjalën e tij përfundimtare e ka theksuar se aktakuza e prokurorisë është e padrejtë dhe e pabazuar. Gjatë procedurës penale nuk është vërtetuar asnjë pretendim i prokurorisë, sepse aktakuza është e bazuar në përgjimin e bise-dave telefonike dhe në disa fotografi. Ai i ka propozuar gjykatës që ta liroj të akuzuarin Skender Jashari, sepse nuk është vërtetuar se klienti i tij ka kryer vepra penale, me të cilat ngarkohet.

I akuzuari Skender Jashari e ka mbështetur fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij. E ka theksuar se nuk është vërtetuar se ai ka kryer vepra penale me të cilat ngarkohet, sepse nuk ka asnjë provë me të cilën kjo do të vërtetohej. Janë gjetur shumë prova në apartamentin dhe kompjuterin e tij, por në atë periudhë nëpër apartamentin e tij kanë kaluar jashtëzakonisht shumë njerëz nga vendlindja e tij, të cilët e kanë shfrytëzuar edhe kompjuterin e tij. Ai e ka pranuar se ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës/Preševo, Medvegjes/Medveđe dhe Bujanovcit/Bujanovac (UÇPMB/OVPMB), se e ka mbajtur ditarin i cili nuk ka asnjë lidhje me organizimin e sulmeve në zonën kufitare. Në fund ka thënë se pret nga gjykata se ajo do të sjellë një vendim të drejtë.

Sipas fjalëve të mbrojtësit të të akuzuarit Gazmend Lakna, avokatit nga Gjilani/Gnjilane, Shemsedin Piraj, aktakuza në përshkrimin faktik dhe në kuptimin ju-ridik është e pabazuar dhe, si e tillë, është e paqëndrueshme. Ai e ka cekur se klienti i tij nuk mund të shpallet fajtor për krimin, në të cilin nuk ka qenë i invol-vuar. Nuk mund të konstatohet se ekziston çfarëdo përgjegjësie, sepse mungojnë provat dhe elementet materiale objektive për vepër penale, të cilën prokuroria e potencon. Në mungesë të provave ai ka thënë se e pret aktgjykimin lirues.

I akuzuari Lakna e ka pranuar ankesën e mbrojtësit të tij. Ka shtuar se tash e pesë vite është duke zgjatur procedura kundër tyre, gjatë të cilave prokuroria nuk

Page 108: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

108

ka mundur për të siguruar provat se ai ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale, e cila i vihet në barrë. Ka kërkuar nga gjykata që ta respektoj drejtësinë, sepse konsideron se nuk është fajtor.

Mbrojtësi i të akuzuarit Gazmend Xhemshiri, avokati Musrel Ahmeti, midis të tjerash ka thënë se me provat e paraqitura nuk është vërtetuar se klienti i tij ka kryer vepër penale, me të cilën ngarkohet. Armët, të cilat në aktakuzë ceken se i kanë shfrytëzuar të akuzuarit, kurrë nuk janë konfiskuar, kështu që vetëm është fjala për supozime, mbi bazën e të cilave askush nuk mund të shpallet fajtor.

I akuzuari Xhemshiri e ka pranuar fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij, duke e theksuar se nuk mund të kuptoj se si aktakuza është ngritur pa prova. Ai ka thënë se nuk ndjehet fajtor si edhe se beson jashtëzakonisht shumë në vendimin e gjykatës.

Mbrojtësja e të akuzuarit Qendrim Rexhaj, avokatja nga Gjilani/Gnjilane Sad-bere Maliqi, midis të tjerash, e ka theksuar se e kundërshton aktakuzën e EU-LEX-it, e cila është bazuar në supozime dhe përfundime të pabazuara. Me asnjë provë nuk është vërtetuar se klienti i saj e ka kryer veprën për të cilën ngarkohet. Prokuroria, me asnjë provë nuk ia ka dalë të gjejë dhe të vërtetojë se për cilin ve-prim konkret dhe individual klienti i tij ngarkohet. Për këtë arsye, ajo, në mung-esë të provave, pret nga gjykata aktgjykim lirues.

I akuzuari Rexhaj e ka pranuar fjalën përfundimtare të mbrojtëses së tij, duke kërkuar na gjykata që ta lirojë nga aktakuza e ngritur nga ana e EULEX-it.

Mbrojtësi i të akuzuarit Muhamed Aliu, avokati nga Gjilani/Gnjilane, Vaxhid Idrizi, midis të tjerash e ka cekur se e kundërshton aktakuzën, e cila është bazuar në supozime. Në lidhje me klientin e tij nuk ekziston asnjë provë, me të cilën do të vërtetohej se ka kryer vepër penale, me të cilën ngarkohet dhe për këto arsye pret aktgjykim lirues.

I akuzuari po ashtu e ka pranuar fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij, duke thënë se ndjehet plotësisht i pafajshëm, sepse akuzat janë të pabazuara dhe të bazuara në supozime, të cilat prokuroria nuk ka mundur t’i provojë me prova konkrete se i ka kryer veprat penale, me të cilat ngarkohet.

Mbrojtësi i të akuzuarit Skender Selmani, avokati nga Prishtina/ Priština Destan Rukiqi, në fjalën e tij përfundimtare, midis të tjerash, e ka cekur se gjatë hetimeve dhe ngritjes së aktakuzës janë bërë shkelje të Ligjit mbi Procedurën Penale në dëm të klientit të tij. Aktakuza e ngritur në datën 13 tetor të vitit 2016 nuk është e ndryshuar, por është plotësisht e re, me çka është shkelur e drejta kushtetuese në gjykim të drejtë, e garantuar me nenin 6 të Konventës Evropiane mbi të drejtat

Page 109: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

109

e njeriut dhe liritë themelore dhe me nenin 31 të Kushtetutës së Kosovës. Ai ka shtuar se prokuroria nuk ka mundur për të ngritur aktakuzë kundër klientit të tij për kryerje të atyre veprimeve terroriste në lidhje me të cilat nuk janë zhvilluar hetime. Provat, mbi të cilat është bazuar aktakuza, nuk i vërtetojnë veprimet kriminale që përmbajnë elemente të veprës penale, të cilat klientit të tij i vihen në barrë. Për këto arsye, ai ka thënë se në mungesë të provave pret aktgjykim lirues.

I akuzuari Selmani e ka mbështetur fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij. Fotografitë, të cilave iu referohet prokuroria, janë bërë në të njëjtën ditë. Ai ka shtuar se, edhe pse disa herë gjatë procedurës ka insistuar, nuk është pranuar propozimi i tij mbi ekspertizën, me të cilën do të vërtetoheshin ose kontesto-heshin pohimet e tij. Nga gjykata pret vendim të drejtë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Enver Musolli, avokati Xhemshit Xhemshiti nga Gjilani/Gnjilane, midis të tjerash, në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se në aktakuzë mungojnë kualifikimi dhe përshkrimi i gjendjes faktike për vërtetimin e ekzis-timit të veprave penale të terrorizmit, me të cilat i akuzuari ngarkohet. Ai ka vlerësuar se aktakuza është e bazuar vetëm në supozime, përkatësisht se nuk është vërtetuar asnjë veprim kriminal, i cili klientit të tij i vihet në barrë. Edhe i akuzuari Musolli e ka mbështetur fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij, duke shtuar se nuk ndjehet fajtor për veprat me të cilat ngarkohet, sepse prokuroria nuk e ka ofruar asnjë provë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Avdullah Zogaj, avokati nga Gjilani/Gnjilane, Vehbi Is-majli, në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se gjykimi i shkallës së parë, edhe tash prapë, me asnjë provë nuk kanë vërtetuar se klienti i tij i ka kryer veprat penale, me të cilat me aktakuzën e prokurorisë ngarkohet. Gjatë bastisjes së shtëpisë së klientit të tij nuk është gjetur asnjë provë ose armë, kurse i akuzuari Zogaj ngarkohet për posedim të revoles, të një mitralozi të lehtë, pushke të tipit snajper dhe minahedhësit. Avokati ka thënë se për këto arsye pret nga gjykata që në mënyrë të drejtë të vlerësojë provat dhe të arrijë te përfundimi se klienti i tij nuk e ka kryer veprën penale, me të cilën ngarkohet.

I akuzuari Zogaj e ka theksuar me përgjegjësi se e pranon fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij. Veprat penale, të cilat i vihen në barrë, janë të montuara dhe për këto arsye kërkon nga gjykata që ta lirojë nga akuzat. Pas fjalëve përfundimtare të të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tij, prokurorja i ka paraqitur përgjigjet e prokurorisë ndaj pretendimeve të mbrojtjes në fjalët përfundimtare, duke i propozuar gjykatës që të njëjtat t’i refuzojë.

Page 110: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

110

Aktakuzën gjatë rigjykimit e kanë përfaqësuar prokurorët ndërkombëtarë të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Në fillim aktakuzën e ka përfaqësuar Tomas Maskuaskas, ashtu që në vazhdim të shqyrtimit kryesor aktakuzën të vazhdojë për ta përfaqësuar prokurorja ndërkombëtare Valeria Bolici.

Vendimi i panelit shqyrtues në procedurën e përsëritur Kryetar i panelit shqyrtues në arsyetimin e shkurtë të aktgjykimit, të paraqitur pas shpalljes së aktgjykimit lirues në lidhje me të gjithë të akuzuarit, ka thënë: se paneli shqyrtues gjatë shqyrtimit kryesor i ka paraqitur provat e propozuara nga ana e palëve në procedurë; se janë dëgjuar dëshmitarët e propozuar dhe ek-spertët; se është realizuar shikimi në transkriptet e bisedave të përgjuara telefonike të të akuzuarve, fotografitë e gjetura në shkresat e lëndës, ditarët e të akuzuarit Skender Jashari (versioni elektronik dhe në letër) dhe komunikatat e “Lëvizjes së Lirisë”/”Pokret za slobodu”; janë shqyrtuar deklaratat e të akuzuarve dhe provat e tjera nga shkresat e lëndës. Të gjitha provat e paraqitura janë analizuar në mënyrë të vëmendshme. Pas analizës së hollësishme të provave individuale si dhe të gjitha provave, paneli nuk ka mundur për të vërtetuar jashtë çdo dyshimi se të akuzuarit kanë kryer veprat penale të cilat me aktakuzën e ndryshuar të datës 13 tetor të vitit 2016 iu janë vënë në barrë. Sipas gjykatës, provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor nuk kanë krijuar baza që të akuzuarit të shpallen fajtor.

Duhet të theksohet se gjykata gjatë procedurës së përsëritur të shkallës së parë nuk ka qenë e lidhur me kualifikimin juridik të veprave penale si dhe as me për-shkrimin e veprimeve nga ana e prokurorisë. Në bazë të rekomandimit të aktgjy-kimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, gjykata, si edhe prokuroria, kanë mundur për të propozuar dhe për të paraqitur prova të reja gjatë shqyrtimit kryesor në rigjykimin e shkallës së parë.

Gjykata, në arsyetim, e ka cekur se gjatë analizës së provave është vërtetuar se disa të akuzuar, me rastin e dëgjimit në polici dhe në prokurori, i kanë dhënë deklaratat e tyre pa prani të avokatëve ose të mbrojtjes profesionale, edhe pse në rastin konkret është fjala për vepra penale në të cilat është e obliguar mbrojtja.

Aktgjykimi i arsyetuar me gjetjet e hollësishme të panelit shqyrtues në lëndën Prokurori kundër Valon Jasharit dhe të tjerëve nuk ka qenë i shpallur deri në fund të periudhës së raportimit, përkatësisht deri në fund të vitit 2017 dhe e njëjta nuk do të jetë e përfshirë në këtë raport.

Gjetjet e FDH KosovëShqyrtimi kryesor i ka pasur të gjitha karakteristikat e rigjykimit gjatë të cilit, me rastin e paraqitjes së provave materiale si dhe gjatë dëgjimit të dëshmitarëve dhe ekspertëve,

Page 111: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

111

nuk është futur në hollësi. Dëshmitarët dhe ekspertët kryesisht e kanë përsëritur atë që e kanë thënë para panelit shqyrtues të parë të shkallës së parë. Çështja kryesore, e cila në mënyrë të pashmangshme shtrohet në bazë të analizës së rigjykimit të shkallës së parë është se a ka pasur gjykata bazë që disa të akuzuar t’i shpallë fajtor për disa vepra penale të cilat iu janë vënë në barrë? Nëse jo, atëherë edhe më e pashmangshme shtrohet pyetja se si është e mundshme që gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit të pohojnë në këtë rast ekzistimin e terrorizmit si një prej veprave penale më të rrezikshme si dhe përgjegjësinë penale të nëntë të akuzuarve për një vepër të tillë të rëndë, duke i dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej katër (4) deri në tetë (8). FDH Kosovë nuk mund të mos e shtrojë pyetjen se cila gjykatë përkatësisht cili trup gjyqësor në gjithsejtë katër gjykime ose shqyrtime gjatë shqyrtimeve kryesore ose se-ancave të panelit nuk e ka kryer detyrën e vet si duhet? Secila gjykatë, përkatësisht secili trup gjykues është plotësisht autonom në vendosje. Kjo autonomi nuk mundet, megjithëkëtë, për të shërbyer si arsyetim për një politikë ndëshkimore të pabalancuar, përkatësisht për situatën ku diçka që vërtetohet si provë para një ose dy apo tri in-stancave gjyqësore të mos vlerësohet si provë nga ana e instancës së katërt gjyqësore. Imazhi, të cilin e dërgon në publik për vetveten gjyqësori në lidhje me mënyrën se si është ndarë drejtësia në lëndën Prokurori kundër Valon Jasharit dhe të tjerëve në këtë mënyrë bëhet konfuz, duke krijuar përshtypjen për një gjyqësor jobindës dhe të pasigurt, i cili shpenzon një energji dhe kohë jashtëzakonisht të madhe në lëndët të cilat në fund përfundojnë me lirimin e plotë të të akuzuarve nga përgjegjësia penale.Procesverbali mbi shqyrtimin kryesor, me anë të të cilit është shënuar rrjedha e gjyki-mit, është bërë në formë të përmbledhur të kryetarit të panelit shqyrtues të diktuar në procesverbalin mbi shqyrtimin kryesor, i cili bëhet nga ana e zyrtarëve të gjykatës. Në bazë të përcjelljes shumëvjeçare të gjykimeve për krime të luftës, FDH Kosovë kon-sideron se mbajtja e procesverbalit mbi shqyrtimin kryesor fjalë për fjalë është treguar si e domosdoshme, posaçërisht nëse kihet parasysh se palët në procedurë, posaçërisht dëshmitarët, me rastin e dëshmive të tyre në fazat e mëvonshme të procedurës kanë vërejtje në përkthimin ose në mënyrën se si deklaratat e tyre janë regjistruar në fazat e mëhershme të procedurës. Me udhëheqjen e procesverbalit mbi shqyrtimin kryesor fjalë për fjalë e pakta deri diku mund të eliminohen vërejtjet e këtilla si dhe lëshimet eventuale në konstatimin e rrethanave të caktuara, për të cilat në fazat e mëvonshme të procedurës mund të paraqitet nevoja. Në këtë kontekst, FDH Kosovë e përshëndet propozimin e prokurorisë mbi audio incizimin e rrjedhës së shqyrtimit kryesor të procedurës së përsëritur si dhe vënien në dispozicion të gjykatës të pajimeve për këtë incizim. Është për lavd pranimi i këtij propozimi nga ana e panelit shqyrtues, që ka udhëhequr me shqyrtimin kryesor. Vendimi mbi incizimin ka pasur të bëjë vetëm me pjesën e procedurës në të cilën janë dëgjuar dëshmitarët dhe ekspertët, në mënyrë që më vonë të vazhdojë deri në fund të rigjykimit.

Page 112: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

112

5. Procedura ankimore

5.1. Rasti Gani Konjuhi dhe të tjerët (Graçanica)

Paneli Ankimor i Gjykatës së Apelit, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Vahid Hali-li162, në datën 25 prill të vitit 2017 e ka mbajtur seancën e panelit ankimor lid-hur me palët në procedurë në lëndët Prokurori kundër Gani Konjuhit dhe të tjerëve në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština (PKR të datës 18 nëntor të vitit 2015). Një ditë më vonë, në datën 26 prill të vitit 2017163, paneli është takuar dhe ka votuar, kur si të pabazuara i ka hedhur ankesat e Zyrës së Prokurorisë Themelore të EULEX-it të datës 11 mars të vitit 2016. Në anën tjetër, Gjykata e Apelit pjesërisht i ka miratuar ankesat e mbrojtësve të deponuara ndaj aktgjykimeve të shkallës së parë, të parashtruara në emër të të akuzuarve: Gani Konjuhi, Sabit Sadiku, Sevdaim Abdulahu, Naim Durmishi, Nexhmedin Zahiti dhe Ilmi Rexhepi.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština është modifikuar si më poshtë: - i akuzuari Gani Konjuhi është liruar nga akuza për veprën penale sulm164 sipas pikave 2 dhe 8 të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština të datës 18 nëntor të vitit 2015. Veprimet e të akuzuarit, mbi bazën e të cilave i është vënë në barrë kjo vepër, tashmë kanë qenë të përfshira me veprën penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik, për të cilën i është shqiptuar tashmë dënimi me aktgjykimin e shkallës së parë. I akuzuari Konjuhi, po ashtu është liruar nga akuza për vepër penale sulm165 sipas pikave 3, 9 dhe 18 të aktg-jykimit, sepse sipas gjykatës nuk është provuar se sulmi është kryer me armë ose me mjete të tjera të rrezikshme. Duke pasur parasysh ndryshimet e cekura si dhe pjesën e pamodifikuar të aktgjykimit të shkallës së parë, i akuzuari Konjuhi është shpallur fajtor për veprën penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose au-torizimeve publike166 e kryer kundër të dëmtuarve IP, MJ (pika 1), BM (pika 5, 7

[162] Anëtarët e panelit ankimor: Gjyqtari ndërkombëtar Radostin Petrov (i cili në këtë procedurë ka qenë gjyqtar raportues, dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Fillim Skoro.

[163] Aktgjykimi i arsyetuar në formën me shkrim ka përfunduar në datën 10 korrik të vitit 2017. [164] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 187, paragrafi 1 i KPRK.[165] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 187, paragrafi 2 në lidhje me nenin 31 (të kryer në

bashkëkryerje) të KPRK.[166] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 198, paragrafi 1 në lidhje me nenet 14, 45, 74 në

lidhje me nenin 31 të KPRK.

Page 113: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

113

i 13), DV (pika 17), si dhe veprën penale kërcënim167 e kryer kundër të dëmtuarit BM (pika 7). Për këto dy vepra penale i është shqiptuar dënimi unik me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në periudhën prej tri (3) vitesh nuk kryen vepër të re penale.

- i akuzuari Sabit Sadiku është liruar nga akuzat për vepër penale sulm sipas pikës 2 të aktgjykimit, sepse veprimet e të akuzuarit janë përfshirë me veprën penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik, si dhe për veprën penale sulm sipas pikës 3 të aktgjykimit, sepse nuk është provuar se sulmi është kryer me armë ose me mjet tjetër të rrezikshëm. Duke pasur parasysh ndryshimet e cekura si dhe pjesën e pamodifikuar të aktgjykimit të shkallës së parë, i akuzuari Sadiku është shpallur fajtor për veprën penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimeve publike e kryer kundër të dëmtuarve BM (pika 1 dhe 15), IP (pika 1). Për këto dy vepra penale i është shqiptuar dënimi unik me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në periudhën prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale.

- aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë në lidhje me të akuzuarin Sevdaim Abdullahu i datës 18 nëntor të vitit 2015 ka mbetur i pandryshuar në pjesën në të cilën jashtë çdo dyshimi është provuar se ai ka kryer veprën penale keqtraj-tim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimeve publikekundër të dëmtuarit BM (pika 5), si dhe veprën penale kërcënim ndaj të njëjtit të dëmtuar, BM (pika 6). Po ashtu, aktgjykimi në lidhje me këtë të akuzuar ka mbetur i pandryshuar për akuzat për vepër penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autor-izimeve publike, si dhe për veprën penale sulm sipas disa pikave (1, 2, 3,4), prej të cilave i akuzuari është liruar me aktgjykimin e shkallës së parë. Gjykata e Apelit të akuzuarit Abdullahu ia ka shqiptuar dënimin unik me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në periudhën prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale.

- i akuzuari Naim Durmishi është liruar nga akuzat për veprën penale sulm (e përfshirë në veprën penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autor-izimeve publike), si dhe për veprën penale sulm sipas pikës 18, sepse nuk është provuar se sulmi është kryer me armë, me mjet të rrezikshëm ose me objekt tjetër i cili mund të shkaktojë lëndime të rënda trupore ose dëmtim serioz të shëndetit. Duke pasur parasysh ndryshimet e cekura si dhe pjesën e pamodifikuar të aktgjy-kimit të shkallës së parë, ai është shpallur fajtor për veprën penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimeve publike e kryer kundër të dëmtuarve, BM (pika 5), dhe DV (pika 7) si dhe për akuzat në lidhje me të cilat është liruar me aktgjykimin e shkallës së parë në drejtim të veprës penale keqtrajtim gjatë kryerjes

[167] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 185, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK.

Page 114: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

114

së detyrës zyrtare ose autorizimeve publike sipas pikave 1, 2, 3, 4. dhe 19 të aktgjy-kimit, gjykata në fund ia ka shqiptuar dënimin unik me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në periudhën prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale.

- i akuzuari Nexhmedin Zahiti është liruar nga akuzat për veprën penale sulm (e përfshirë në veprën penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose au-torizimeve publike). Duke pasur parasysh ndryshimet e cekura si dhe pjesën e pamodifikuar të aktgjykimit të shkallës së parë me të cilin është shpallur fajtor për veprën penale në vazhdimësi keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimeve publikenë lidhje me të dëmtuarin IP (pikat 1, 11), si dhe duke pasur parasysh veprën e cekur më lartë, dhe pjesën e pamodifikuar të aktgjykimit të sh-kallës së parë (liruese sipas pikave 3 dhe 4), të akuzuarit i është shqiptuar dënimi unik me burgosje në kohëzgjatje gjashtë (6) muaj, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në periudhën prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale. - I akuzuari Ilmi Rexhepi me aktgjykim është liruar nga akuzat për veprën pe-nale sulm sipas pikës 2 (e përfshirë në veprën penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik). Duke pasur parasysh ndryshimet e cekura si dhe pjesën e pamodifikuar të aktgjykimit të shkallës së parë me të cilin është shpallur fajtor për veprën penale në vazhdimësi keqtrajtim gjatë kryerjes së de-tyrës zyrtare ose autorizimeve publikenë lidhje me të dëmtuarin BM (pika 1), i është shqiptuar dënimi me kusht me burgosje në kohëzgjatje gjashtë (6) muaj, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në periudhën prej një (1) viti nuk kryen vepër të re penale. Rrjedha e procedurës penale168 Me rastin e paraburgimit të dhjetë serbëve të Kosovës169 në orët e mbrëmjes së datës 7 janar të vitit 2013, në mbrëmjen e Krishtlindjes Ortodokse, dhe keqtrajtimit të tyre në ambientet e qendrës së paraburgimit në Prishtinë/Priština, si dhe para të njëjtës dhe në automjetet e policisë me rastin e transportit të të paraburgosurve si edhe në ambientet e Gjykatës për Kundërvajtje në Prishtinë/Priština, në datën 8 janar të të njëjtit vit, procedura zyrtare penale kundër të akuzuarve170 së shpejti është ngritur pas kësaj, me vendim të prokurorit të datës 16 janar 2013, kurse ajo është zgjeruar me vendim të datës 20 janar të vitit 2013.

[168] Me këtë analizë në mënyrë të hollësishme do të paraqitet procedura ankimore me përqendrim në procedurën e shkallës së parë. FDH Kosovë e ka përcjellë shqyrtimin kryesor para gjykatës së shkallës së parë. Hollësi në lidhje me këtë procedurë mund të gjenden në raportin përm-bledhës për vitin 2014, në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: www.hlc-kosovo.org

[169] MB, PI, JM, TD, SI, MB, SD, DV, PM dhe/ose MZ.[170] Gani Konjuhi, Sabit Sadiku, Naim Durmishi, Sevdaim Abdullahu, Nexhmedin Zahiti, Jeton

Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kerqeli, Zenel Salihu dhe Ilmi Rexhepi.

Page 115: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

115

Zyra e Prokurorisë Themelore të EULEX-it pas përfundimit të hetimeve, në datën 11 dhjetor 2013 e ka ngritur aktakuzën (PP: II 111/2013) kundër njëm-bëdhjetë pjesëtarëve ROSU për tejkalim të autorizimeve me rastin e kryerjes së detyrës zyrtare si dhe për zbatim të dhunës e rrahje të të paraburgosurve. Të akuzuarve iu është vënë në barrë se, individualisht ose në bashkëkryerje recip-roke, i kanë kryer veprat penale: keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik, sulm, kërcënim. Aktakuza ka vërtetuar se të akuzuarit, veprat penale të cilat iu janë vënë në barrë, i kanë kryer sipas disa pikave me anë të sulmit, keqtrajtimit, frikësimit dhe fyerjes së rëndë të dinjitetit të të burgosurve. Procedura e vlerësimit të aktakuzës kundër njëmbëdhjetë të akuzuarve i ka pa-sur (4) seanca (28 janar, 4 shkurt, 3 mars dhe 8 prill të vitit 2014). Pos asaj të fun-dit, seancat e tjera kanë qenë të mbyllura për publikun. Me seancat e vlerësimit të aktakuzës ka kryesuar kryetari i panelit shqyrtues të gjykatës së shkallës së parë Vladimir Mikula. Me vendim të datës 14 prill të vitit 2014 ai e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarve për hedhje të aktakuzës si të pabazuar. Ndaj vendimit të kryetarit të panelit janë ankuar të gjithë të akuzuarit. Gjykata e Apelit me vendimin e datës 3 qershor të vitit 2014 i ka refuzuar si të vonuara ankesat e dy të akuzuarve, kurse të tjerat i ka refuzuar si të pabazuara. Po ashtu, kjo gjykatë sipas detyrës zyrtare e ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština në pikëpamje të kualifikimit të veprave penale, me të cilat ngarkohen të akuzuarit. Të akuzuarve iu janë vënë në barrë veprat penale në vazhdimësi.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, Prokuroria Themelore e ka harmonizuar aktakuzën në datën 8 korrik të vitit 2014, kur edhe është hapur shqyrtimi krye-sor dhe kur gjykatës i është dorëzuar aktakuza e ndryshuar. Shqyrtimi kryesor është mbajtur para panelit me përbërje të përzier të Gjykatës Themelore në Pr-ishtinë/Priština171. Paneli shqyrtues gjatë procedurës së shkallës së parë, e cila është zhvilluar gjatë vitit 2014 dhe 2015, ka mbajtur seanca gjatë dyzet e tri (43) ditëve gjyqësore.

Aktgjykimi është shpallur në datën 18 nëntor të vitit 2015. Me te janë shqiptuar dënimet si më poshtë: Gani Konjuhi, Sabit Sadiku, Naim Durmishi, Sevdaim Abdullahu, Nexhmedin Zahiti dhe Ilmi Rexhepi janë shpallur fajtor: sipas pikës 1 të aktgjykimit për veprën penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose

[171] Me panelin shqyrtues ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vladimir Mikula: Anëtarë të pane-lit kanë qenë: gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Anita Krasniqi-Prelaj dhe gjyqtari ndërkombëtar Piotr Bojarczuk. Aktakuzën gjatë gjykimit të shkallës së parë e kanë përfaqësuar prokurorët ndërkombëtar Danilo Ceccerelli dhe Joelle Black.

Page 116: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

116

autorizimit publik; sipas pikave 2, 3 dhe 4 për veprën penale napad172, të kryer në bashkëkryerje;

Të akuzuarit Gani Konjuhi, Naim Durmishi dhe Sevdaim Abdullahu me aktgjy-kimin e gjykatës së shkallës së parë janë shpallur fajtor sipas pikës 5 për kryerje të veprës penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik, në bashkëkryerje. Sevdaim Abdullahu është shpallur fajtor sipas pikës 6 për kryerje të veprës penale kërcënim. Konjuhi është shpallur fajtor për veprat penale sipas pikës 7, 9, 10 për veprat penale kërcënim, dy vepra penale sulm. Të akuzuarit Konjuhi i është shqiptuar dënimi unik dhe dënimi me kusht në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muaj si dhe masa e ndalimit të ush-trimit të funksionit në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh.

Sabit Sadiku është dënuar me dënimin unik dhe dënimin me kusht në kohëzg-jatje prej dy (2) vitesh me kohën e probacionit në kohëzgjatje prej tri (3) vitesh, si dhe me masën e ndalimit të ushtrimit të funksionit në shërbimin publik në kohëzgjatje prej tri (3) vitesh.

Sevdaim Abdullahu i është shqiptuar dënimi unik dhe dënimi me kusht në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muaj me kohën e probacionit në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh si dhe masën e ndalimit të ushtrimit të funksionit në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh.

Naim Durmishi është dënuar me dënimin unik të burgosjes në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe me kohën e probacionit në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh si dhe masën e ndalimit të ushtrimit të funksionit në shërbimin publik në kohëzgjatje prej një (1) viti.

Nexmedinu Zahitit i është shqiptuar dënimi unik dhe dënimi me kusht në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muaj me kohën e probacionit në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh si dhe me masën e ndalimit të ushtrimit të funk-sionit në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh;

Ilmi Rexhepi është dënuar me dënimin unik dhe dënimi me kusht në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muajsh me kohën e probacionit në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh si dhe masën e ndalimit të ushtrimit të funksionit në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh. Me të njëjtin aktgjykim, të akuzuarit Konjuhi, Sadiku, Durmishi, Abdullahu, Za-hiti dhe Rexhepi janë liruar nga akuzat e tjera për veprat penale sulm ose keqtraj-

[172] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 187 paragrafi 2 në lidhje me nenin 31 të KPRK.

Page 117: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

117

tim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik, për të cilat aktakuza ka pohuar se kanë qenë të kryera në ditën kritike, individualisht ose në bashkëkry-erje reciproke.

Nga akuzat janë liruar edhe policët Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kerqeli dhe Zenel Salihu, sepse nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale të cilat iu janë vënë në barrë.

Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore janë ankuar mbrojtësit e të akuzuarve Gani Konjuhi, Nexhat Shabani, Naim Durmishi, Nexhmedin Zahiti dhe Ilmi Rexhepi. Në këtë aktgjykim është ankuar edhe Prokuroria Themelore e EULEX-t.

Mbrojtësit e të akuzuarve, të cilët ma aktgjykimin e shkallës së parë janë shpallur fajtor lidhur me veprat penale më lartë të cekura: Konjuhi, Sadiku, Avdulahu, Durmishi, Zahiti dhe Rexhepi e kanë kundërshtuar aktgjykimin për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës penale, gjendjes faktike në mënyrë të gabuar dhe jo të plotë të konstatuar, vendimit mbi dënimin dhe ndalesën e ushtrimit të funksionit publik ose shërbimit publik. Ata i kanë propozuar gjykatës së shkallës së dytë për ta ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, që të akuzuarit t’i lirojë nga akuzat, të heq dënimet shtesë ose ta heq të njëjtin dhe lëndën ta kthejë në rigjykim.

Mbrojtësi i të akuzuarit Gani Konjuhi, avokati nga Prishtina/Priština, Aziz Rex-ha, krahas të cekurit të bazave sipas të cilave e ka kontestuar aktgjykimin, e ka theksuar se dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë është i pakuptueshëm dhe në kundërshtim me arsyetimin e aktgjykimit. Sipas dispozitivit, sipas pikës 4, i akuzuari Konjuhi është shpallur fajtor, deri sa në arsyetim thuhet se sipas pikës së njëjtë lirohet. Aktgjykimi është në kundërshtim me provat, me deklara-tat e dëshmitarëve, derisa gjendja faktike gabimisht është konstatuar. Akuzat nuk janë provuar jashtë çdo dyshimi. Dënimet e shqiptuara nuk janë mbështetur në mënyrë adekuate me prova, derisa provat mbi lëndimet e të dëmtuarve nuk janë të besueshme. Sipas avokatit Rexha, të akuzuarve iu janë shqiptuar dënime të shumëfishta për një procedurë. I akuzuari është dashur të dënohet për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik.

Mbrojtësi i të akuzuarit Sabit Sadiku, avokati nga Prishtina/Priština, Nexhat Shabani, krahas asaj që është thënë, e ka theksuar se klienti i tij është shpallur fajtor dhe është dënuar për shumë vepra penale, që përbëjnë rezultat të një ve-primi, dhe mund të dënohej për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik.

Page 118: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

118

Avokati nga Prishtina/Priština, Ramë Dreshaj, në cilësi të mbrojtësit të të akuzuarit Sevdaim Abdulahu, krahas bazave të cekura sipas të cilave e ka kundër-shtuar aktgjykimin, e ka theksuar se dispozitivi i aktgjykimit është në kundërsh-tim me të njëjtën. Aktgjykimi përmban shkelje të nenit 370 paragrafi 7 të KPRK. Gjykata nuk ia ka dalë të tregojë se cilat prova i konsideron të provuara e cilat nuk janë. Gjykata është dashur të vlerësojë në mënyrë të rregullt provat kontra-diktore, posaçërisht deklaratat të cilat të dëmtuarit i kanë dhënë gjatë procedurës së kundërvajtjes dhe video incizimeve nga ajo procedurë. Sipas mbrojtjes, proce-dura penale është iniciuar për shkak të përfshirjes së politikanëve nga Beogradi. E ka cenuar parimin e sigurimit të provave, që shkojnë në dëm ose në dobi të të akuzuarve. Në fund, avokati Dreshaj ka thënë se prokuroria nuk do të ngriste aktakuzën sikur të respektoheshin dispozitat e Ligjit Penal dhe të Ligjit të Pro-cedurës Penale.

Aktgjykimin e Gjykatës Themelore e ka kundërshtuar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Naim Durmishi, avokati nga Prishtina/Priština, Kushtrim Palushi, i cili e ka theksuar se vepra penale për të cilën klienti i tij është shpallur fajtor nuk është provuar jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe se ajo nuk korrespondon me provat. Pjesëtarët e njësisë së policisë speciale, në kuadër të së cilës në periudhën kritike ka vepruar edhe klienti i tij, sipas ligjit mbi policinë173 nuk duhet të bartin përgjegjësinë për veprime të një rëndësie të vogël, siç ka qenë rasti me klientin e tij. Avokati ka kërkuar që deklaratat e të dëmtuarve të shpallen të papranueshme, sepse sipas tij është e qartë se janë të fabrikuara, me qëllimin që policët të shpal-len përgjegjës. Askush nga të dëmtuarit nuk ka folur mbi zbatimin e dhunës dhe keqpërdorimet kur janë sjellë para gjykatës për kundërvajtje. Sipas këtij mbro-jtësi, gjykata, me rastin e llogaritjes së dënimeve, e ka shkelur parimin e propor-cionalitetit, gjë që ka ndodhur edhe me rastin e caktimit të masave alternative.

Avokati nga Prishtina/Priština, Gani Asllani, në cilësinë e mbrojtësit të të akuzuarit Nexhmedin Sahiti, me anë të ankesës, krahas bazave të cekura, e ka potencuar se klienti i tij është shpallur fajtor pas asnjë provë, me të cilën do të provohej jashtë çdo dyshimi fajësia e klientit të tij.

Avokatja nga Prishtina/Priština, Albana Kelmendi, në emër të të akuzuarit Ilmi Rexhepi po ashtu e ka kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të datës 18 nëntor të vitit 2015, në të gjitha bazat e parapara me ligj. Sipas avokates, dis-pozitivi i aktgjykimit është i paqartë dhe në kundërshtim me vetveten, si dhe me arsyetimin e aktgjykimit. Dispozitivi nuk i paraqet arsyet vendimtare dhe plotë-sisht është bazuar në deklaratat e dëshmitarëve-të dëmtuarve, të dhëna me anë të video konferencës. Gjykata Themelore nuk e ka cekur në mënyrë të qartë dhe

[173] Ligji mbi Policinë Nr. 04/L-076

Page 119: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

119

të plotë se cilat prova i konsideron të konstatuara e cilat jo si dhe faktet, në bazë të të cilave i konsideron të konstatuara ato. Sipas Kelmendit, hetimet janë ngritur për arsye politike, jo për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se të akuzuarit i kanë kryer veprat penale.

Ndaj aktgjykimit të shkallës së parë është ankuar edhe i akuzuari Ilmi Rexhepi. Ai në ankesën e tij e ka kundërshtuar aktgjykimin në të gjitha bazat e parapara me Ligjin e Procedurës Penale, duke i propozuar Gjykatës së Apelit që ta hedh aktgjykimin ankimor dhe që lëndën ta kthejë në rigjykim ose që atë ta lirojë nga të gjitha akuzat. Sipas të akuzuarit, aktgjykimi përmban shkelje esenciale të Ligjit të Procedurës Penale, derisa aktakuza e ngritur kundër të akuzuarve nuk përmban asnjë vepër penale, për të cilat është kompetente Departamenti për vepra të rënda penale. Gjykata, me anë të aktgjykimit, i ka tejkaluar pretendimet e aktakuzës, duke iu shqiptuar të akuzuarve masa shtesë, të cilat nuk kanë qenë të propozuara me aktakuzë. Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore është ankuar edhe Prokuroria Themelore e -it. Ankesa e Prokurorisë ka pasur të bëjë me gjendjen faktike në mënyrë jo të plotë dhe të gabuar të konstatuar. Prokuroria i ka propozuar Gjykatës së Apelit që ta modifikojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe që ta anulojë vendimin në lidhje me të akuzuarit: Konjuhi, Sadiku, Avdullahu, Durmishi, Zahiti dhe Rexhepi, për akuzat në lidhje me të cilat janë liruar me aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë si dhe pjesën e aktgjykimit i cili ka të bëjë me policët Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kerqeli dhe Zenel Salihu, të cilët me aktgjykim janë liruar nga të gjitha akuzat. Sipas Prokurorisë, Gjykata Themelore ka dështuar në vlerësimin e gjendjes faktike, sepse ka pasur mjaft prova të forta të cilat kanë përbërë baza të mjaftueshme për aktgjykim dënues në lidhje me të gjithë të akuzuarit.

Sipas prokurorit, të akuzuarit, të cilët me aktgjykimin e shkallës së parë janë liruar nga disa ose nga të gjitha akuzat, në një mënyrë të caktuar i kanë kontribuuar kry-erjes së veprës penale keqpërdorim dhe sulm. Gjykata e shkallës së parë me rastin e lirimit të tyre nuk ka ofruar arsyetim adekuat ose asfare mbi arsyet e lirimit të tyre. Gjykata i ka injoruar edhe deklaratat e të akuzuarve në procedurën paraprake dhe në shqyrtimin kryesor. Për prokurorinë është e paqartë se përse incizimet me kamera janë vlerësuar si të paqarta për gjykatën. Sipas prokurorisë, me anë të të njëjtave qartë mund të identifikohen të akuzuarit. Gjykata po ashtu nuk ka disku-tuar mbi kredibilitetin e tre dëshmitarëve anonim, të cilët e kanë vërtetuar ekzis-timin e „korridorit“, të cilin e kanë krijuar policët dhe nëpër të cilin kanë kaluar të dëmtuarit si dhe maltretimet të cilave iu janë nënshtruar ata. Sipas prokurorisë, provat e cekura janë të sakta, të qëndrueshme dhe pa kontradikta.

Page 120: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

120

Prokuroria, po ashtu, konsideron se gjykata nuk i ka vlerësuar në mënyrë adekuate deklaratat e të dëmtuarve në pjesët në të cilat ato kanë të bëjnë me transportimin e tyre me automjetet e policisë, me pozitën e tyre të përkulur, kur nuk kanë mundur për të parë njëri-tjetrin, si dhe as se kush i ka goditur. Sipas prokurorisë, nuk ka dyshim se disa të dëmtuar janë keqtrajtuar me rastin e transportit nga stacioni policor deri te Gjykata për Kundërvajtje. Për këto arsye, ka mjaft prova se të akuzuarit kanë kryer veprat e përshkruara, se i kanë lënduar të dëmtuarit, se kanë vepruar në bashkëkryerje, si edhe se ka pasur marrëveshje dhe ndarje të roleve. Po ashtu, të akuzuarit kanë qenë të vetëdijshëm për vep-rimet e tyre, të gjithë kanë qenë përfaqësues të ligjit dhe roli i tyre ka qenë që të mbrojnë viktimat, sepse obligimet e tyre rezultojnë nga Ligji mbi Policinë, Kushtetuta e Kosovës, Konventat Evropiane mbi të drejtat e Njeriut dhe Liritë.

Në ankesën e prokurorit janë përgjigjur mbrojtësit e atyre të akuzuarve të cilët me vendim të gjykatës së shkallës së parë janë liruar nga akuzat ose disa akuza të caktuara. Ata, në përgjigjet e tyre, e kanë potencuar se prokuroria ka dështuar në paraqitjen e fakteve vendimtare, se nuk ka baza ligjore për ankesën e prokurorit, se Gjykata Themelore e ka konstatuar gjendjen faktike në mënyrën e paraparë me ligj dhe se, së këndejmi, askush nuk mund shpallet fajtor në bazë të supozimeve. Nga këto arsye, ata i kanë propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ankesën e prokurorit ta hedh si të pabazuar dhe të konfirmojë aktgjykimin e shkallës së parë.

Në anën tjetër, prokuroria po ashtu është përgjigjur në ankesat e mbrojtësve dhe të akuzuarve, duke thënë se pohimet e mbrojtjes të parashtruara në ankesa janë përsëritur disa herë në fazat e deritashme të procedurës, si dhe në fjalët përm-byllëse, duke i propozuar gjykatës që ankesat e mbrojtësve dhe të të akuzuarve t’i refuzojë.

Gjykata e Apelit e ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Themelore, sipas të cilës problemi kryesor është interpretimi i gabuar i bashkëkryerjes. Prokurori i apelit gjen se është jashtë dyshimit se është vërtetuar se të akuzuarit kanë qenë të pran-ishëm në vendin e ngjarjes, se kanë qenë pjesë e grupit të policëve përgjegjës për transportimin e të paraburgosurve deri te Gjykata për Kundërvajtje. Ata janë përgjegjës për veprat penale të kryera në bashkëkryerje.

Sipas Gjykatës së Apelit, ankesat e mbrojtësve dhe të të akuzuarve në aktgjykim janë të pabazuara, nuk janë të mbështetura me prova dhe duhet të refuzohen. Prokurori i Apelit e ka mbështetur vlerësimin e Gjykatës Themelore se veprat penale sulm dhe keqpërdorim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimeve publike janë të natyrave të ndryshme dhe se këto vepra penale nuk mund të kon-siderohen si një vepër penale.

Page 121: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

121

Sipas këtij prokurori, përshkrimi i ngjarjeve, dëgjimi i dëshmitarëve dhe i të dëmtuarve janë bërë në mënyrën e paraparë me ligj gjatë shqyrtimit kryesor. Gjykata Themelore në mënyrë korrekte ka vlerësuar kredibilitetin e dëshmi-tarëve. Veprimet e të akuzuarit Naim Durmishi nuk mund të konsiderohen si të rëndësisë së vogël. Mospajtimi i mbrojtjes me gjendjen faktike të konstatuar nuk do të thotë se rrethanat janë konstatuar në mënyrë të gabuar.

Duke vepruar në lidhje me ankesat e palëve, Gjykata e Apelit në datën 25 prill të vitit 2017 e ka mbajtur seancën e panelit ankimor, gjatë së cilës gjyqtari raportues në mënyrë të hollësishme e ka paraqitur zhvillimin e deritashëm të procedurë, ankesat e palëve dhe përgjigjet. Palët në procedurë gjatë seancës në gjithçka kanë qëndruar pas kërkesave të tyre me shkrim. Prokuroria e Apelit, të cilën e ka për-faqësuar prokurorja Ewa Korpi, po ashtu ka qëndruar pranë ankesës me shkrim të prokurorisë, si dhe mendimit dhe propozimit të Prokurorit të Apelit.

Gjatë seancës së panelit ankimor, procesverbali është bërë në gjuhën shqipe, me përkthim konsekutiv në gjuhën angleze.

Në arsyetimin e vendimit, për të cilin është bërë fjalë në fillim të analizës, Gjyka-ta e Apelit është përgjigjur në pretendimet ankimore të të akuzuarit Rexhepi dhe të mbrojtësve të të akuzuarve, midis të tjerash, duke e theksuar se ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve së tyre janë të afatshme.

Sipas gjetjeve të panelit ankimor, është refuzuar si e pabazë kërkesa e të akuzuarit Ilmi Rexhepi. Paneli ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka vepruar në mënyrë të drejtë në rastin konkret dhe se për aktakuzën është dashur të vendos paneli treanëtarësh i gjyqtarëve profesional. Shumica e mbrojtësve të të akuzuarve kanë pohuar se dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë është i pakuptueshëm dhe në kontradiktë me vetveten dhe me arsyetimin. Sipas gjetjeve të panelit, dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë përmban përshkrimin e plotë të veprave për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor ose janë liruar. Dispozitivi duhet të jetë sa më i shkurtër dhe sa më preciz. Dispozitivi dhe arsyetimi janë pjesë të pandashme të çdo aktgjykimi dhe nuk mund të lexohen në mënyrë të ndarë.

Paneli nuk i ka pranuar pretendimet e mbrojtësve se janë mohuar të drejtat e të akuzuarve me anë të dëgjimit të dëshmitarëve me anë të video konferencës. Video konferenca e dyfishtë është plotësisht në pajtim me qëllimet dhe masat mbrojtëse të parapara me të drejtën për ballafaqim. Kjo teknologji i mundëson të akuzuarit të shoh dhe të jetë i parë nga ana e dëshmitarit dhe anasjelltas si dhe

Page 122: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

122

i mundëson të akuzuarit për të bërë pyetje të tërthorta. Mbi zbatimin e video konferencës vendos paneli shqyrtues në varësi nga situata konkrete. Në rastin konkret, palët gjatë shqyrtimit nuk kanë pasur vërejtje ndaj dëgjimit të dëshmi-tarëve me anë të video konferencës.

Lidhur me vërejtjet se me aktgjykimin e shkallës së parë nuk janë vlerësuar pro-vat nga procedura paraprake, se prokuroria nuk ka siguruar prova të cilat shko-jnë në dobi të të akuzuarve, se hetimet kanë qenë nën ndikimin e politikës ditore nga Beogradi, paneli ankimor ka gjetur se nuk ekzistojnë shenja të përfshirjes politike ose të manipulimit të dëshmitarëve.

Paneli ankimor po ashtu i ka refuzuar kundërshtimet e mbrojtjes të parashtruara në ankesat se prokuroria nuk i ka ndriçuar provat nga hetimet, duke konstatuar se ndriçimi i provave është bërë gjatë seancës së dëgjimit të parë.

Lidhur me pohimet se gjykata e shkallës së parë nuk i ka marrë parasysh dal-limet në deklaratat e dëshmitarëve-të dëmtuarve, se gjendja faktike është kon-statuar gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë, paneli ankimor ka gjetur se palët në procedurë, me rastin e theksimit të këtij lëshimi të gjykatës, është dashur të arsyetohen dhe të vërtetohen nëse ato kanë të bëjnë me faktet materiale të cilat janë vendimtare për aktgjykimin e shkallës së parë. Paneli po ashtu i ka refuzuar pohimet e mbrojtjes se provat mbi lëndimet e të dëmtuarve nuk janë vlerësuar në mënyrë adekuate. Këto prova janë vlerësuar edhe nga eksperti i mjekësisë ligjore i EULEX-it. Lidhur me pohimet mbi mospërputhjet në deklaratat e të dëmtu-arve-dëshmitarëve, paneli ankimor ka qenë i mendimit se ato janë të parëndë-sishme, minore dhe rrjedhin nga fakti se dëshmitarët kanë përvojë traumatike. Sipas Gjykatës së Apelit, paneli shqyrtues i Gjykatës Themelore është marrë në mënyrë të hollësishme dhe të rregullt me deklaratat e të dëmtuarve, me mospër-puthjet dhe se e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të diskrecionit për vërtetimin e peshës dhe të besueshmërisë së tyre.

Lidhur me vërejtjet e mbrojtjes se paneli shqyrtues gjatë procedurës së shkallës së parë nuk i ka vlerësuar në mënyrë adekuate provat, të cilat shkojnë në dobi të të akuzuarve, Gjykata e Apelit ka gjetur se Gjykata Themelore e ka vlerësuar tërësinë e provave të paraqitura në lidhje me të akuzuarit si dhe me kundërthëni-et eventuale midis tyre, duke e përmbushur detyrën e saj për të ofruar vendimin e arsyetuar dhe për të vlerësuar shkresat komplete të lëndës.

Prokuroria në ankesë ka pohuar se Gjykata Themelore nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë deklaratat në lidhje me „kordonin“, të cilin e kanë krijuar policët e akuzuar, përkatësisht se në mënyrë të gabuar e ka konstatuar gjendjen faktike

Page 123: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

123

lidhur me atë nëse shtatë të akuzuarit174 si pjesë e „kordonit“ i kanë keqtrajtuar të dëmtuarit. Prokuroria këtë e ka mbështetur me pohimet se gjykata e shkallës së parë, në lidhje me këtë çështje, nuk i ka vlerësuar deklaratat e tre dëshmitarëve anonim, përkatësisht se vendimin e saj mbi lirimin e të akuzuarve nga akuzat e ka bazuar në faktin se të dëmtuarit nuk kanë mundur ta njohin asnjërin prej të akuzuarve, se deklaratat e tyre lidhur me këtë çështje kanë dalluar si edhe se cilësia e xhirimit nga kamera ka qenë e një kualiteti të dobët. Paneli ankimor ka gjetur se Gjykata Themelore në mënyrë të drejtë i ka vlerësuar provat si edhe se në mënyrë të drejtë i ka shpjeguar deklaratat e të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve anonim dhe xhirimet nga kamera, sepse me to nuk ka mundur jashtë dyshimit për të pohuar se kush ka qenë pjesë e „kordonit“. Asnjë i dëmtuar, si dhe asnjë dëshmitar, nuk i kanë njohur të akuzuarit. Gjykata Themelore, në bazë të provave, ka vërtetuar se „kordoni“ ka ekzistuar, se personat e dëmtuar kanë kaluar nëpër te, por nuk ka mundur të vërtetohet se kush nga policët e ka bërë këtë. Në lidhje me këtë çështje, gjykata ka vendosur in dubio pro reo në dobi të të akuzuarve.

Sipas gjetjeve të gjykatës së apelit, të akuzuarit175 janë liruar nga përgjegjësia në lidhje me pikat 11 dhe 12, për shkak të pamundësisë së të dëmtuarve për të njo-hur personat, të cilët i kanë keqtrajtuar. Prokuroria duhet që njohjen ta provojë jashtë dyshimit të arsyeshëm. Në rastin konkret, të dëmtuarit fare nuk i kanë njohur të akuzuarit, të cilët prokuroria i ka ngarkuar me këto akuza.

Paneli ankimor është përgjigjur edhe në pohimet e prokurorisë se Gjykata Themelore nuk e ka zbatuar në mënyrë të drejtë konceptin e bashkëkryerjes në mënyrën se si këtë e parasheh neni 31 i KPRK. Sipas prokurorisë, penalisht janë përgjegjës të akuzuarit të cilët janë të njohur nga ana e të dëmtuarve, sepse kanë pasur role të qarta në veprat penale dhe është provuar se ata i kanë dërguar të paraburgosurit nga qendra e paraburgimit ose kanë qenë pjesë e të ashtuquajtu-rit „kordon“, ose kanë qenë në kombi të policisë, me të cilët janë transportuar të paraburgosurit deri te Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë/Priština. Për këto arsye, prokuroria nuk ka qenë e kënaqur me përfundimet e gjykatës së shkallës së parë sipas të cilës sjelljet e të akuzuarve nuk janë të mjaftueshme për të arri-tur te përfundimi i paramendimit të tërthortë. Sipas panelit ankimor, neni 31 i KPRK është mjaft i gjerë për të përfshirë bashkëkryerjen me veprim ose mosvep-rim. Megjithëkëtë, në rastin konkret të akuzuarit nuk janë akuzuar për një aspekt të tillë të veprës. Nga këto arsye, paneli ankimor e pranon vendimin e Gjykatës Themelore, e cila në këtë rast e ka zbatuar parimin in dubio pro reo, duke e re-fuzuar këtë pjesë të ankesës së prokurorit.

[174] Sevdaim Abdullahu, Naim Durmishi, Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kërqeli dhe Zenel Salihu

[175] Ilmi Rexhepi, Jeton Ramadani, Visar Kerqeli, Zenel Salihu.

Page 124: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

124

Lidhur me pohimet e mbrojtësve të caktuar të të akuzuarve se Gjykata Themelore nuk e ka treguar motivin e veprave penale, të cilat iu vihen në barrë klientëve të tyre, Gjykata e Apelit ka gjetur se Gjykata Themelore ka vërtetuar se deri tek keqtrajtimi ka rezultuar nga motive etnike, që në rastin konkret mund të mer-reshin parasysh me rastin e vlerësimit të rrethanave vështirësuese dhe lehtësuese e të cilat gjykata e shkallës së parë në këtë rast nuk i ka marrë parasysh.

Gjykata e Apelit ka konstatuar se nuk ka pasur lëshime me rastin e caktimit të dënimit shtesë nga ana e Gjykatës Themelore. E njëjta vlen edhe në lidhje me caktimin e dënimit unik, përkatësisht për caktimin dhe shqiptimin e sanksionit penal. Secili trup gjyqësor me rastin e shqiptimit të dënimit është i obliguar që të ketë parasysh: qëllimin, për të cilin shqiptohet, shkallën e përgjegjësisë, motivet për kryerjen e veprës penale, sjelljen paraprake të kryerësit, shkallën e përgjegjë-sisë penale si dhe sjelljen pas kryerjes së veprës penale. Gjetjet e FDH KosovëProcedura ankimore para Gjykatës së Apelit në lëndën Prokurori kundër Gani Konjuhit dhe të tjerëve është zhvilluar sipas dispozitave të parapara me ligj. Gjykata në mënyrë profesionale i ka analizuar të gjitha pretendimet e palëve në procedurë dhe ia ka dalë të përgjigjet në pyetjet të cilat i kanë shtruar në ankesat e tyre palët në procedurë. Ky vlerësim fiton edhe më shumë në peshë kur të kihet parasysh se është fjala për një lëndë tejet komplekse penale, me një numër të madh të të akuzuarve dhe të viktimave, me një numër të madh të akuzave.

Gjykimi në të dyja instancat, edhe ai i shkallës së parë e edhe ai i shkallës së dytë, kanë vërtetuar se ka pasur lëshime në punën e policisë në ditën kritike. Këtë e kanë pranuar edhe disa mbrojtës të të akuzuarve në parashtrimet e tyre para gjykatave, përkatësisht në ankesat e tyre.

Mënyra në të cilën është zhvilluar gjykimi në këtë lëndë dhe rëndësia e cila i është kushtuar nga ana e gjyqësorit është për çdo lëvdatë, sepse, krahas aspektit penal, kjo lëndë e ka pasur edhe aspektin dhe prapavijën politike.

FDH Kosovë konsideron se dënimet e shqiptuara do të ndikojnë në mënyrë edu-kative në kryerësit, përkatësisht në të akuzuarit si edhe se në mënyrë eduka-tive do të ndikojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke i dekurajuar ata në të ardhmen nga cilado mundësi për të kryer këso ose vepra të ngjashme penale. Edhe përkundër sukseseve të mëdha të cilat po i arrin, si dhe profesionalizmit të cilin po e tregon në shumë segmente, Policia e Kosovës e ka për detyrë për të pamundësuar që veprimet e këtilla të mos përsëriten, posaçërisht jo në Kosovë

Page 125: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

125

si një ambient shumetnik, ku profesionalizmi i policisë duhet gjithmonë të jetë mbi përkatësinë nacionale, posaçërisht kur është fjala për një njësi elite dhe në mënyrë të posaçme të stërvitur siç është ROSU.

5.2. Rasti Xhemshit Krasniqi

Gjykata e Apelit, me panelin ankimor të përzier me të cilin ka kryesuar Anna Ad-amska Galant176, pas seancës së mbajtur në datën 10 maj të vitit 2017 në lëndën Prokurori Xhemshit Krasniqit, e ka sjellë në datën 22 qershor të vitit 2017 akt-gjykimin, me të cilin është zbatuar neni 385 paragrafi 1, pika 1.4 i KPPK-së177, dhe pjesërisht e ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 8 gusht të vitit 2016 si më poshtë:

- Pikën 3 të akuzës 1 në aktakuzën e datës 5 nëntor të vitit 2015, si dhe aktgjyki-min e datës 8 gusht të vitit 2016 (veprën penale kushte çnjerëzore si krim i luftës kundër popullatën civile) e ka rikualifikuar në veprim aktiv kundër dinjitetit të personalitetit, i cili është kryer me anë të sjelljes posaçërisht të vrazhdë, posh-tëruese dhe nënçmuese të personave të cekur në këtë pikë. Gjykata i ka kualifi-kuar këto veprime si krim i luftës kundër popullatës civile, e paraparë me nenet 31 dhe 152 paragrafët 1 dhe 2, pikat 2.1 dhe 2.2 të KPPK-së, si dhe me nenin 4, paragrafi 2 (a) i Protokollit të Dytë Plotësues të Konventës së Gjenevës të vitit 1949. Sipas neneve 31 dhe 152 paragrafi1 të KPRK-së, të ndryshuar sipas nenit 33, paragrafit 2 të Kushtetutës dhe nenit 38, paragrafi 1 i LP të RSFJ-së, të datës 1 korrik të vitit 1977, i cili është në fuqi sipas nenit 1.1.(b) të Rregullores së UN-MIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999, të akuzuarit i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh;

- Pikën 4 të akuzës së aktakuzës së parë dhe të aktgjykimit të cekur (vepra penale torturë si krim i luftës kundër popullatës civile), gjykata e ka klasifikuar si dhunë ndaj jetës së personave të cekur në këtë pikë. Këto veprime janë kualifikuar si vepër penale e krimit të luftës kundër personalitetit, e paraparë me nenet 31 dhe 152 paragrafët 1 dhe 2, pika 2.1 të KPRK-së, si dhe me nenin 4, paragrafi 2 (a) i Protokollit të Dytë Shtesë (Protokolli II) të Konventës së Gjenevës. Për këtë vepër penale, sipas nenit 31 dhe 152 paragrafi 1 të KPRK-së të ndryshuar sipas nenit 33, paragrafi 2178 të Kushtetutës dhe nenit 38 (paragrafi 1) të LP të RSFJ-së,

[176] Anëtarë të panelit ankimor kanë qenë gjyqtarët ndërkombëtarë Dariusz Silelicki dhe gjyqtar-ja e Gjykatës së Apelit Hava Haliti.

[177] Neni 385 paragrafi 1, pika 1.4 i KPPK: “shkelja e ligjit penal ekziston kur në veprën penale, e cila është objekt i akuzës, është zbatuar ligji i cili nuk vlen “.

[178] Neni 33 paragrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës: „Dënimi, i cili është shqiptuar

Page 126: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

126

të datës 1 korrik të vitit 1977, i cili është në zbatim sipas rregullores së cekur të UNMIK-ut, të akuzuarit i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh;

- Pika 5 e akuzës së aktakuzës së parë dhe të aktgjykimit të cekur (vepra penale cenim i integritetit trupor dhe shëndetit), është rikualifikuar në cenim të dinjitetit të personalitetit për shkak të sjelljes posaçërisht të vrazhdë dhe përuljes së per-sonave të cekur në këtë pikë. Këto veprime janë kualifikuar si vepër penale krim i luftës kundër personalitetit, e paraparë me nenet 31 dhe 152 paragrafi 1 dhe 2 i pikës 2.1 të KPRK-së, si dhe shkelje e nenit 4, paragrafi 2 (a) i Protokollit të Dytë Shtesë të Konventës së cekur. Për këtë vepër penale, sipas nenit 31 dhe 152 paragrafi 1 të KPRK-së, të ndryshuar sipas nenit 33 paragrafi 2 të Kushtetutës, si dhe nenit 38 paragrafi 1 të LP të RSFJ-së të datës 1 korrik të vitit 1977, i cili është në zbatim sipas rregullores së cekur të UNMIK-ut, të akuzuarit i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh; - Në bazë të akuzës 2 (posedim i paligjshëm i armës), i akuzuari Krasniqi është shpallur fajtor për shkak se në datën 6 tetor të vitit 2015 tek ai është gjetur revole e tipit M57 kal. 7.62mm, me numrin serik 19Z45Z dhe karikatorin me 19 plumba, me çka ai ka kryer vepër penale të pronësisë,kontrollit ose posedimit të paautor-izuar të armës179. Për këtë vepër i është shqiptuar dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej 1.200 euro (njëmijë e dyqind euro). Në pajtim me nenin 374 paragrafi 3 të KPRK-së180, arma e cekur është konfiskuar dhe duhet të shkatërrohet!

- Në pajtim me nenin 115 paragrafi 1 i KPPRK-së, gjërat e tjera të marra nga ai në datën 12 tetor të vitit 2015 (thika palosëse e ngjyrës së zezë, thika palosëse e ngjyrës së gjelbër, këllefi i revoles dhe thika multifunksionale me çmontim e ngjyrës së kuqe) duhet t’i kthehen të akuzuarit Krasniqi.

- Veprimet e përshkruara me akuzën 1 në pikat 2 dhe 6 (vepra penale parabur-gim i paligjshëm), të cilat janë kryer nga i akuzuari Krasniqi, janë kualifikuar si vepër penale shtrëngim/detyrim. Sipas gjetjeve të gjykatës në lidhje me këtë pikë, në veprimet e të akuzuarit ka elemente të veprës penale shtrëngim/detyrim e paraparë me nenin 46 paragrafi 1 të Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LP KSAK) të datës 28 korrik të vitit 1977. Me zbatimi e nenit 363 paragrafi 1, pika 1.3 të KPPRK-së, si dhe sipas nenit 95 paragrafi 1, pika 6 e

për ndonjë vepër penale, nuk mund të jetë më i ashpër se sa që ka qenë i caktuar me ligj në kohën kur është kryer vepra“.

[179] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 374 (paragrafi 1) të KPRK.[180] Neni 374 paragrafi 3 KPRK: „Arma, e cila është në pronësi, kontroll ose posedim, nga ky

nen, do të konfiskohet“.

Page 127: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

127

LPRSFJ-së), gjykata e ka refuzuar akuzën për shkak të kalimit të periudhës së parashkrimit të ndjekjes penale për veprat penale në lidhje me të cilat gjykata e shkallës së dytë ka gjetur se ka elemente për ekzistimin e kësaj vepre.

Pas ndryshimeve të cekura si dhe duke pasur parasysh refuzimin e akuzave të caktuara, Gjykata e Apelit ia ka shqiptuar të akuzuarit dënimin unik me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh lidhur me akuzat e tjera të mbetura si dhe dënimin me gjobë në të holla në lartësi prej 1.200 eurosh sipas akuzës për posed-im të palejuar të armës. Të akuzuarit, në dënimin e shqiptuar, i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej datës 6 tetor të vitit 2015 e deri në datën 22 qershor të vitit 2017, prej kur aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm dhe prej kur i akuzuari ndodhet në vuajtjen e dënimit.

I akuzuari, me aktakuzë është i obliguar në mbulimin e shpenzimeve të proce-durës penale në lartësi prej 2.200 eurosh.

Në pjesën tjetër, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica i datës 8 gusht të vitit 2016 është konfirmuar.

Rrjedha e procedurës penale Në fund të vitit 2009 është iniciuar procedura penale në lidhje me privimin nga liria të një numri të civilëve shqiptarë nga Kosova në Shqipëri (ku janë ndodhur për arsye të sigurisë gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë) nga disa pjesëtarë të UÇK-së. Privimi nga liria ka ndodhur në periudhën prej muajit prill deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999. Për shkak të bashkëpunimit të tyre të pretenduar me regjimin serb, të paraburgosurit janë mbajtur në kushte çn-jerëzore dhe johigjienike dhe i janë shtruar torturës. Disa prej tyre nuk iu kanë mbijetuar pasojave të torturës. Hetimet në fillim janë hapur kundër Sabit Gecit, pastaj janë zgjeruar në të akuzuarin Xhemshit Krasniqi, në mënyrë që më vonë të zgjerohen edhe në persona të tjerë181. Aktakuza e parë në këtë lëndë është ngritur në datën 5 gusht të vitit 2010, Krasniqi nuk ka qenë i përfshirë me të njëjtën, sepse organet e drejtësisë nuk kanë pasur qasje ndaj tij. Për këtë arsye, kundër tij, në datën 8 tetor të vitit 2010, është lëshuar fletarrestimi. Ai është privuar nga liria

[181] Procedura penale kundër të akuzuarve është zhvilluar në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve. Krahas Gecit, ajo është zhvilluar edhe kundër Riza Aliut, kurse pas për-fundimit të hetimeve edhe kundër Haki Hajdarit, Sali Rexhepit dhe Shaban Hotit. Hollësitë mbi rrjedhën e procedurës penale kundër të akuzuarve të cekur mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë www.hlc-kosovo.org (publikimet), përkatësisht në rapor-tet përmbledhëse të FDH Kosovë mbi gjykimet e përcjella për krime të luftës në vitin 2011. (Procedurat gjyqësore në Kosovë për krime të luftës, veprat penale etnikisht dhe politikisht të motivuara); 2013. (Dëshmitarët - edhe më tutje Thembër e Akilit në gjykimet e profileve të larta); 2014. (Gjykimet në Kosovë: Drejtësia e cila vonon); 2015. (Drejtësia edhe më tutje e paarritshme); si dhe viti 2016: (Koha kalon, drejtësia për krime të luftës zbehet).

Page 128: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

128

në datën 6 tetor të vitit 2015 në Prizren. Të nesërmen i është caktuar paraburgimi njëmujor, i cili është vazhduar në pajtim me rregullat ligjore deri në datën 22 qershor të vitit 2017.

Prokurori i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale në datën 5 nëntor të vitit 2015 e ka ngritur aktakuzën kundër Krasniqit, e cila ka qenë e bazuar në rezul-tatet e hetimeve të zhvilluara gjatë vitit 2009 kundër Gecit dhe të tjerëve (me të cilën ka qenë i përfshirë edhe i akuzuari Krasniqi), si dhe në bazë të provave të siguruara gjatë procedurës penale të udhëhequr kundër tash të gjykuarve Sabit Geci dhe të tjerëve.

Si edhe në rastet paraprake , edhe hetimet kundër të akuzuarit Krasniqi janë zh-villuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ai në bashkëkryerje me të gjykuarit Geci dhe të tjerët, në periudhën prej muajit prill deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999, ka kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile sipas disa pikave182 në kampet e UÇK-së në rajonin e Shqipërisë Veriore (Kukës/Kuks dhe Cahan).

Me aktakuzën e datës 5 nëntor të vitit 2015, të akuzuarit i është vënë në barrë: se në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së me gradë të lartë dhe në bashkëkryerje me Sabit Gecin dhe/ose pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, në periudhën prej muajit prill deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999: (1) e ka privuar nga jeta AB; (2, 3, 5) në mënyrë të paligjshme i ka privuar nga liria, i ka mbajtur në kushte çnjerëzore dhe e ka cenuar integritetin trupor të dëshmitarëve A, B, C, D, E, F, G, H dhe K, si dhe të AB dhe të civilëve të tjerë të panjohur; (4) për shkak të torturimit të civilëve të paraburgosur; (6) si dhe për shkak të privimit të paligjshëm nga liria të dëshmitarëve K, L, M dhe N, të cilët janë mbajtur në kampet e UÇK-së në Kukës/Kuks dhe Cahan në veri të Shqipëri. Po ashtu, të akuzuarit i është vënë në barrë se i ka privuar nga jeta dëshmitarët L dhe N, duke i mbajtur në kushte çnjerëzore në një garazh në Prizren në mua-jin qershor të vitit 1999, se e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e të paraburgosurve të cekur si dhe të një personi të panjohur nga Presheva/Preševo (7). Me këtë, Krasniqi, sipas aktakuzës, e ka kryer veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile sipas disa pikave, për shkak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës si dhe shkeljes së neneve 4 dhe 5 të Pro-tokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977.

[182] Në kohën e kryerjes së veprës penale, ajo ka qenë e paraparë dhe e dënueshme me anë të nenit 142 të LP të RSFJ-së, i cili ka qenë në zbatim sipas Rregullores së UNMIK-ut 1999/24 e datës 12 dhjetor të vitit 1999. I akuzuari Geci me të njëjtën aktakuzë ka qenë i akuzuar edhe për kryerjen e veprës penale posedim i palejuar i armës, e cila është gjendur tek ai në ditën e burgosjes në datën 6 maj të vitit 2010.

Page 129: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

129

Për shkak të posedimit të armës së zjarrit në kohën e privimit nga liria, në datën 6 tetor të vitit 2015, si dhe tri thikave të xhepit, Krasniqit, me aktakuzë i është vënë në barrë edhe kryerja e veprës penale pronësi e paautorizuar, kontroll ose posedim i armës183.

Vlerësimi i bazueshmërisë dhe i provave të deponuara për të njëjtën është mbaj-tur në seancën e dëgjimit të parë para Gjykatës Themelore në Mitrovica/Mitrovi-ca në datën 18 nëntor të vitit 2015. Gjatë kësaj seance, i akuzuari i ka kundërshtar akuzat për krim të luftës, por e ka pranuar se me rastin e burgosjes në automjetin e tij ka poseduar armën e cekur. Me vendim të kryetarit të panelit shqyrtues184 të datës 27 janar të vitit 2016, janë refuzuar kundërshtimet e mbrojtjes në lidhje me aktakuzën.

Me fjalët hyrëse të palëve në procedurë, shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Xhemshit Krasniqit është hapur në datën 18 mars të vitit 2016 para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica185. Gjatë seancës së parë të panelit shqyrtues, prokurorja ndërkombëtare Damare Theriot ka hequr dorë nga pika e akuzës, e cila ka pasur të bëjë me cenimin e integritetit trupor dhe të shëndetit të personit të panjohur nga Presheva/Preševa.

Shqyrtimi kryesor në procedurën e shkallës së parë i ka pasur njëzet (20) ditë të gjykimit. Janë dëgjuar trembëdhjetë (13) dëshmitarë të prokurorisë dhe katër (4) të të akuzuarit dhe të mbrojtjes së tij. Nëntë (9) dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar me anë të lidhjes së video-konferencës. Shqyrtimi ka qenë pub-lik, me përjashtim të pjesëve kur janë vërtetuar të dhënat personale të dëshmi-tarëve të mbrojtur. Një nga dëshmitarët e mbrojtur të prokurorisë ka refuzuar për ta vazhduar dëshminë para gjykatës pas ditës së parë të tij të dëshmisë. Më vonë nuk ka qenë e mundur të dihet se ku ka qenë. I akuzuari dhe mbrojtja e tij nuk kanë pasur rast që të njëjtin ta ballafaqojnë me pyetje të tërthorta. Katër (4) dëshmitarë të mbrojtur të prokurorisë e kanë refuzuar anonimitetin dhe kanë dëshmuar publikisht në sallën e gjykimit. Gjatë procedurës janë pranuar shumë prova materiale si dhe deklarata të disa dëshmitarëve të caktuar të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, i cili është zhvilluar në vitin 2011 në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve. I akuzuari, po ashtu, e ka dhënë deklaratën para panelit shqyrtues, derisa palët në procedurë i kanë paraqitur argumentet e tyre përfundimtare.

[183] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 374 paragrafi1 në lidhje me nenin 120 pika 38 të KPRK.[184] Gjyqtari ndërkombëtar Vidar Stensland. [185] Me panelin shqyrtues ka kryesuar gjyqtari Katrien Gabriël Witteman. Anëtarë të panelit

kanë qenë gjyqtarët Iva Nikshiq (Iva Nikšić) dhe Rene van Veen.

Page 130: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

130

Aktgjykimi është shpallur në datën 8 gusht të vitit 2016. I akuzuari, në mungesë të provave, është liruar nga akuza për vrasjen e dëshmitarit AB. Është shpallur fajtor sipas akuzave të tjera të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile e kryer në bashkëkryerje, për të cilën, pas shqiptimit të dënimeve individuale të shqiptuara sipas secilës pikë, me zbatimin e nenit 142 të LP të RSFJ-së në lidh-je me nenin 22, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale186, i është shqiptuar dënimi unik në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh. Në lidhje me ve-prën penale pronësi e paautorizuar, kontroll ose posedim i armës i është shqiptuar dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej 1.500 eurosh.

Me rastin e heqjes dorë të prokurorit nga pika 7 e akuzës së aktakuzës (cenim i integritetit trupor dhe i shëndetit të personit të panjohur nga Presheva/ Preševa), gjykata ka sjellë aktgjykim refuzues.

Sipas gjetjeve të gjykatës, aktgjykimi është bazuar në provat e paraqitura sipas detyrës zyrtare ose sipas propozimit të palëve.

Gjykata, gjatë peshimit të dënimit i ka pasur parasysh rrethanat vështirësuese dhe lehtësuese për të akuzuarin.

Ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore janë ankuar palët në procedurë.

Ankesa e prokurorit Prokurori i lëndës187 është ankuar ndaj aktgjykimit të datës 8 gusht të vitit 2016 për shkak të shkeljes së ligjit penal188, si dhe lartësisë së dënimit të shqiptuar. Sipas pretendimeve të ankesës, Gjykata Themelore në bazë të provave ekzistuese ka mundur për ta shpallur të akuzuarin fajtor edhe për vrasjen e AB, në bazë të grupit të bashkuar kriminal, të zgjeruar (GBK III) , që ekziston kur ekzistojnë disa individë me qëllimin e përbashkët në bashkëkryerje, kur marrin pjesë në aktivitetet kriminale, të cilat i kryejnë së bashku në atë mënyrë që secili anëtar i grupit e jep kontributin e tij. Gjykata Themelore ka konstatuar se ekzistojnë bazat për zbatimin e kësaj dispozite, por ka vendosur që të mos e zbatojë. Edhe pse zbatimi i GBK është i kufizuar me suazat e nenit 22 të LP të RSFJ-së, në rastin konkret është e qartë se Gjykata Themelore në mënyrë selektive e ka zgjedhur ligjin, të cilin e ka zbatuar dhe e ka përshtatur me përfundimet deri tek të cilat ka ardhur. Sipas prokurorit, gjykata ka dështuar në analizat e dispozitave të LP të RSFJ-së, arsye kjo përse ka rezultuar deri te përfundimet e gabuara. Asgjë në

[186] Zbatimi i këtij ligji është rregulluar me rregulloren e UNMIK-ut 1999/24.[187] Prokurorja ndërkombëtare e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Damare Theriot. [188] E paraparë me nenin 383 paragrafi 1, pika 1.2 në lidhje me nenin 385 paragrafi 1, pika 1.4

e KPRK-së.

Page 131: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

131

ligjin e cekur nuk e ka penguar gjykatën që të zbatojë ndonjërën prej formave të GBK, që, në të vërtetë, është forma dhe mënyra përkatëse për vërtetimin e përg-jegjësisë në këtë rast. Pjesëmarrja e të akuzuarit në këtë grupim është vërtetuar me provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor. Gjykata, me anë të aktgjykimit ka vërtetuar se në Kukës/Kuks dhe Cahan kanë ekzistuar kampet, në të cilat janë mbajtur të dëmtuarit, ku i janë shtruar të rrahurave, marrjes së rregullt në pyetje dhe kanë qenë të keqtrajtuar. Prokuroria i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që të akuzuarin ta shpallin fajtor për vrasjen e AB.

Prokuroria në ankesë e ka potencuar edhe matjen e gabuar të sanksionit penal me zbatimin e e KPRK-së (i cili është më i ashpër), në vend të LP të RSFJ-së, i cili është më i butë për kryerësin. Me rastin e matjes së dënimeve të caktuara, gjykata e shkallës së parë nuk e ka arsyetuar se si ka rezultuar deri te shifrat. Sipas prokurorisë, dënimet janë jo proporcionale me numrin e viktimave, në privimin nga liria të të cilëve ka marrë pjesë i akuzuari. I akuzuari, sipas secilës pikë e ka merituar dënimin minimal të paraparë me ligjin për veprën penale në fjalë, për-katësisht dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh. Prokuroria, po ashtu, ka pasur vërejtje në pikëpamje të lartësisë së dënimit unik me burgosje, përkatësisht ka ndodhur që i akuzuari të jetë i dënuar me vetëm tetë muaj për secilën viktimë.

Prokuroria në ankesën e saj po ashtu ka pasur vërejtje në vlerësimin e rrethanave vështirësuese dhe lehtësuese. Gjykata, si rrethanë rënduese e ka vlerësuar vetëm atë se i akuzuari nuk ka shprehur pendesë gjatë shqyrtimit kryesor për shkak të torturave, të cilave të paraburgosurit në mënyrë të paligjshme iu janë nënshtruar, kushteve në të cilat janë mbajtur, numrit të personave që i janë nënshtruar tor-turës si dhe për shkak të rrethanave të tjera, me anë të të cilave është shprehur ashpërsia ndaj viktimave. Prokuroria nuk ka gjetur rrethana lehtësuese ndaj të akuzuarit, i cili gjashtë (6) vite i është shmangur drejtësisë.

Prokuroria në ankesë i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta pranojë të njëjtën, ta modifikojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitro-vica të datës 8 gusht të vitit 2016, si dhe që, për shkak të arsyeve të cekura, të akuzuarit t’ia shqiptojë një dënim më të rreptë.

Ankesa e mbrojtësit I akuzuari, përmes mbrojtjes së tij189 e ka kundërshtuar aktgjykimin e datës 8 gusht të vitit 2016, në të gjitha bazat e parapara me ligj: shkeljes esenciale të pro-cedurës penale, gjendjes faktike gabimisht të konstatuar, zbatimit të gabuar të Kodit Penal dhe vendimit mbi dënimin. Sipas mbrojtjes, provat janë siguruar me

[189] Avokati nga Prishtina/Priština, Haxhi Millaku.

Page 132: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

132

anë të shkeljes esenciale të procedurës penale, gjë që i ka kontribuuar konstati-mit të gabuar të gjendjes faktike. Identifikimi i të akuzuarit gjatë procedurës pe-nale është bërë në kundërshtim me dispozitat e procedurës penale. Prokurori në fazën e përgatitjeve për hapjen e shqyrtimit kryesor, ka pasur takime me dësh-mitarët dhe i ka orientuar ata. Gjykata nuk ka marrë parasysh provat e propo-zuara nga mbrojtja, derisa pjesa dënuese e vendimit është bazuar në prova të papranueshme. Me provat e siguruara në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve, prokurori, midis të tjerash, gabimisht e ka konstatuar pozitën dhe rangun, të cilin i akuzuari e ka pasur në UÇK. Mbrojtja, po ashtu, e ka kundër-shtuar lartësinë e dënimit të shqiptuar për të akuzuarin, sepse gjatë peshimit nuk janë marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese. Për këtë arsye i është propozuar gjykatës së shkallës së dytë që, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve ankimore, të pranohen të njëjtat, të hiqet aktgjykimi ankimor dhe që lënda të kthehet në gjykatën e shkallës së parë për shqyrtim dhe vendosje të përsëritur ose që i njëjti të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet nga akuzat në pajtim me nenin 364, paragrafi 3 i KPPRK-së, sepse nuk është provuar se ka kryer vepër penale me të cilën ngarkohet.

Përgjigjja e prokurorisëNë ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit është përgjigjur prokurorja e lëndës Theri-ot. Ajo, në përgjigjen e saj, midis të tjerash, e ka theksuar se në asnjë rast nuk është e saktë se prokuroria ka kryer presion psikik me rastin e takimit me dëshmitarët para hapjes së shqyrtimit kryesor. Këta dëshmitarë kanë qëndruar pranë deklarat-ave të tyre të mëhershme, të cilat i kanë dhënë në faza të mëhershme të procedurës. Me ligjet e Kosovës e as me Kushtetutë, nuk janë të ndaluara kontaktet me dëshmi-tarët, derisa praktika ndërkombëtare i trajton si praktikën më të mirë.

Sipas prokurores, procedura e identifikimit me anë të fotografisë po ashtu është bërë në pajtim me rregullat ligjore. Shumica e dëshmitarëve e kanë identifikuar të akuzuarin në mënyrë adekuate gjatë hetimeve. Provat e prokurorisë janë vlerë-suar nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, sepse janë bërë në mënyrën e paraparë me ligj.

Prokuroria në fund i ka kundërshtuar pretendimet e mbrojtjes se gjykata vendimin e saj e ka mbështetur në deklaratat e disa dëshmitarëve nga fazat e mëhershme të procedurës. Për këtë arsye prokurori i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta refuzojë ankesën e mbrojtjes.

Propozimi i Prokurorisë së Apelit Prokurori i Apelit në propozimin e tij për Gjykatën e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës së dytë duhet ta hedh ankesën e të akuzuarit dhe të mbrojtjes së tij

Page 133: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

133

dhe që ta pranojë ankesën e prokurorit dhe përgjigjen e prokurorit në ankesën e të akuzuarit dhe të mbrojtjes së tij, posaçërisht në pikëpamje të vendimit të gjykatës së shkallës së parë për lirimin e Krasniqit për akuzën për vrasje si dhe në pikëpamje të lartësisë së dënimit unik të shqiptuar për akuzat, sipas të cilave i akuzuari është shpallur fajtor, sepse ato janë më afër dënimit minimal për këtë vepër penale.

Gjykata e Apelit, si arsye shtesë për hedhjen e ankesës së mbrojtjes e ka cekur se ankesa e mbrojtësit është e vonuar , përkatësisht se është bërë pas afatit të caktuar me ligj për ankesa ndaj aktgjykimit, si dhe se pohimet e mbrojtjes të potencuara në ankesë nuk janë të argumentuara dhe të mbështetura nga provat.

Ky prokuror, në propozimin e tij në mënyrë të hollësishme ka shprehur dhe analizuar zbatimin e ligjit penal dhe të kushtetutës si dhe lëshimet e gjykatës së shkallës së parë në interpretimin e ligjeve të zbatuara, posaçërisht me rastin e analizës së zbatimit të ligjit më të butë për të akuzuarin, duke pasur parasysh ligjin, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale (LP i RSFJ-së), si dhe kodet, të cilat në Kosovë kanë hyrë në fuqi në vitin 2004 (KPPK) dhe në vitin 2013 (KPRK).

Për këto arsye, ai i ka propozuar Gjykatës së Apelit që ta modifikojë aktgjyki-min ankimor duke pasur parasysh pretendimet e prokurorisë, përkatësisht që ankesën e të akuzuarit ta hedh si të papranueshme ose ta refuzojë si të pabazuar.

Procedura para Gjykatës së Apelit Në lidhje me ankesat e palëve në procedurë, Gjykata e Apelit e ka mbajtur se-ancën e panelit ankimor në datën 10 maj të vitit 2017190.

Seanca e procedurës ankimore është mbajtur në prani të palëve në procedurë, të të akuzuarit dhe të mbrojtjes së tij, në njërën anë, dhe prokurores ndërkombëtare Ewa Korpi, në anën tjetër. Seanca ka qenë publike.

Kryetarja e panelit ankimor me rastin e hapjes së seancës e ka theksuar se ank-esat e palëve kanë qenë të bëra në afatin e duhur, gjë që ka qenë rasti edhe me përgjigjen e prokurorit në ankesën e të akuzuarit dhe të mbrojtësit të tij si dhe me mendimin e prokurorit të Apelit.

Gjyqtari ndërkombëtar Darisuz Sielicki, në cilësinë e gjyqtarit raportues në mënyrë të hollësishme i ka paraqitur lëvizjet e procedurës duke filluar nga veprat

[190] Me seancën ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Anna Adamska Galant. Anëtarë të panelit kanë qenë gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki dhe gjyqtarja kosovare, Hava Haliti.

Page 134: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

134

penale, të cilat të akuzuarit i janë vënë në barrë, zhvillimi i procedurës penale, gjetjeve të aktgjykimit të shkallës së parë, veprave penale për të cilat i akuzuari është shpallur fajtor dhe prej të cilave është liruar, akuzat e refuzuara, e deri te dënimi unik, i cili i është shqiptuar të akuzuarit.

Ankesat e palëve i janë bashkëngjitur procesverbalit të seancës së panelit ankimor.

Prokurori i Apelit, në fjalën e tij me gojë drejtuar gjykatës, ka mbetur pranë parashtrimeve të prokurorisë. E ka përsëritur se gjykata e shkallës së dytë në bazë të provave ekzistuese, të akuzuarin duhet ta shpallë fajtor edhe për vrasjen e personit AB (pika 1 e akuzës 1) dhe t’i shqiptohet dënimi adekuat me burgosje edhe lidhur me këtë akuzë. Sipas prokurorit të Apelit, nuk ka nevojë për sigurim-in e provave të reja dhe përsëritje të procedurës penale, sepse gjykata në shkresat e lëndës disponon me të gjitha provat e nevojshme në bazë të të cilave mund ta shpallë të akuzuarin fajtor dhe t’i shqiptojë dënimin adekuat.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Haxhi Millaku, panelit ankimor ia ka dorëzuar përgjigjen në ankesën e prokurorit në formën me shkrim. Në fjalën e tij para panelit ankimor, ai e ka theksuar se gjykata e shkallës së parë nga momenti i pranimit të aktakuzës është filluar në një drejtim të gabuar, të paligjshëm dhe të padrejtë. Ai e ka cekur një urdhëresë të prokurorisë nga lënda Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve sipas së cilës, jo vetëm aso kohe të akuzuarve në rastin e cekur, por edhe palëve në procedurë, iu është kërcënuar se nuk guxojnë të zb-ulojnë identitetin e dëshmitarëve dhe listën e besueshme të akuzës. Kjo kërkesë palëve iu është dhënë në datën 15 nëntor të vitit 2015. Mbrojtja në këtë lëndë kur-rë nuk ka provuar që të kontaktojë dëshmitarët e prokurorisë në asnjë mënyrë, por prokuroria, duke i zbatuar standardet e dyfishta, i ka kontaktuar dëshmitarët e prokurorisë me qëllim që t’ua freskojë kujtesën në ngjarjen, e cila është objekt i aktakuzës, derisa për këtë nuk janë informuar as gjykata e as të akuzuarit.

Mbrojtësi në vazhdim e ka cekur se as të dënuarit në rastin Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve, në mungesë të provave nuk janë shpallur fajtor për vrasjen e AB në Kukës/Kuks. Sipas tij, gjatë procedurës së shkallës së parë nuk ka pasur prova, me të cilat do të vërtetohej përgjegjësia e Krasniqit, si dhe as nuk është provuar se klienti i tij si pjesëtar i UÇK-së ka pasur rol udhëheqës dhe komandues. Avokati, për këto arsye, pret nga paneli ankimor se do ta pranojë propozimin për të refuzuar ankesën dhe propozimet e prokurorisë, të miratojë propozimet e mbrojtjes, ta lirojë klientin e tij nga akuzat e tjera, ta zbus dënimin e shqiptuar në të holla ose që rastin ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë në shqyrtim dhe vendosje të përsëritur.

Page 135: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

135

Mbrojtësi e ka propozuar ndryshimin e masës së sigurimit të pranisë së klientit të tij në gjykatë, përkatësisht që masa e paraburgimit gjyqësor të zëvendësohet me arrest shtëpiak. Si garancion, e ka ofruar pronën, të cilën e posedon i akuzuari.

Prokuroria e ka kundërshtuar propozimin e mbrojtjes në pikëpamje të masës së sigurisë, duke propozuar që të akuzuarit t’i caktohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, sepse dënimet më të lehta nuk janë të zbatueshme në rastin konkret dhe me zbatimin e të njëjtave ekziston rreziku i arratisjes. Bazën për një kërkesë të këtillë prokuroria e ka gjetur në nenin 367 të KPPK, paragrafi 2, sipas të cilit paraburgimi në rastet e këtilla është i obligueshëm191.

I akuzuari, në fjalën e tij para panelit i ka përkrahur pretendimet e mbrojtësit, duke shtuar se nuk i njeh dëshmitarët, si dhe as Sabit Gecin dhe grupin e tij.

Avokati e ka theksuar se posedon me provën mbi dorëzimin me kohë të ankesës me anë të postës.

Vendimi i Gjykatës së Apelit Gjykata e Apelit me aktgjykimin e sjellë në datën 22 qershor të vitit 2017 i ka mbështetur gjetjet e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me rrethanat rreth vdekjes së AB. Provat ekzistuese nuk orientojnë në rrethana të tjera krahas atyre të parash-truara para gjykatës. Sabit Geci është liruar nga akuza për vrasjen e AB. Gjetjet e hollësishme të gjykatës janë të bindshme dhe në përputhje me provat e paraqitura para gjykatës. Vlerësimi i secilës provë individuale dhe informacioni nga ana e gjykatës së shkallës së parë ka qenë në harmoni me të drejtën e diskrecionit, të cilën e ka paneli shqyrtues. Gjatë vlerësimit janë shqyrtuar të gjitha rrethanat, ndaj të cilave palët në procedurë kanë kundërshtuar në parashtrimet e veta. Identifikimi i të akuzuarit është kryer në mënyrën e paraparë me ligj. Sipas vlerësimit të panelit shqyrtues, takimet e prokurorit me dëshmitarët e prokurorisë pas ngritjes së ak-takuzës mund të shkaktojnë paragjykime, se prokurori ka dëshiruar për të testuar dëshmitarët, për të udhëzuar etj. Gjykata ka gjetur se prokuroria është dashur që për takimet, kurdo që kanë qenë ato, ta njoftojë palën e kundërt dhe panelin, kurse, megjithëkëtë, mbrojtja ka qenë e informuar, ka pasur mundësi që në ato rrethana gjatë shqyrtimit kryesor të hulumtojë dëshmitarët. Kontaktet me dëshmitarët para shqyrtimit kryesor nuk janë të parapara me ligjet e Kosovës. Por këtë e njeh e drejta ndërkombëtare, derisa diçka e tillë nuk është e ndaluar shprehimisht në Kosovë. Në kundërshtim me pohimet e mbrojtësit të të akuzuarit, gjykata e shkallës së dytë ka pohuar se në veprimet e të akuzuarit ka elemente të bashkëkryerjes, përkatë-

[191] Neni 367, paragrafi 2: „Nëse gjyqtari, i cili gjykon, ose trupi gjyqësor e shqipton dënimin me burgosje në lartësi prej pesë (5) ose më shumë vitesh, caktohet paraburgimi, nëse ai nuk është në paraburgim, ose i njëjti vazhdohet nëse i akuzuari tashmë ndodhet në paraburgim“.

Page 136: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

136

sisht se ekzistojnë veprimet e të akuzuarit, me të cilat ai iu ka dhënë kontribut të rëndësishëm dhe përkrahje pjesëmarrësve të tjerë. Gjatë vlerësimit të shkeljes së Ligjit Penal, vlerësim të cilin e ka bërë sipas detyrës zyrtare, Gjykata e Apelit ka gjetur se në veprimet e të akuzuarit ka elemente të veprës penale, krim i luftës kundër civilëve.

Sipas gjetjeve të kësaj gjykate, gjykata e shkallës së parë gabimisht ka konstatuar se në rastin konkret është fjala për veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile. Mbrojtja e civilëve është e paraparë me nenin e përbashkët 3 të Konven-tave të Gjenevës.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit është dhënë analiza e ligjeve, të cilat kanë qenë në zbatim në Kosovë. Sipas kësaj gjykate, LP i RSFJ-së (i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1977 dhe i cili është në zbatim me rregulloren e cekur) përfshin vetëm veprat penale të kryera kundër popullatës civile, por jo edhe kundër civilëve in-dividualisht, sepse veprat e kryera kundër tyre i trajton si vepra të zakonshme penale, si për shembull vepra penale e cenimit të rëndë trupor ose cenim i rëndë i shëndetit të viktimave. LP i RSFJ-së, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1990, ka qenë shumë më i gjerë dhe, krahas veprave penale të kryera kundër popullatës civile, i përfshin edhe veprat penale të kryera kundër civilëve, të cilët nuk janë të aftë për të marrë pjesë në veprimet ushtarake. Edhe pse Rregullorja e UNMIK-ut 24/99 parasheh se në Kosovë nuk mund të zbatohen ligjet të cilat kanë hyrë në fuqi pas datës 22 mars të vitit 1989, kjo Rregullore nuk e përjashton zbatimin e ligjeve të cilat nuk kanë qenë diskriminuese.

Duke e bërë analizën e ligjeve penale, që kanë qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, si dhe të ligjeve të cilat në Kosovë kanë hyrë në fuqi më vonë, Gjykata e Apelit ka konstatuar se neni 152 i KPRK-së në mënyrë shumë më të saktë e bënë përshkrimin e veprimeve të ndaluara. Veprimet e përshkruara me pikën 3 (mbajtja e civilëve në kushte çnjerëzore dhe poshtëruese, torturimi i civilëve), që përmbajnë dhunën mbi jetën e njerëzve, janë përfshirë me pikën 4, derisa cenimi i integritetit trupor dhe shëndetit që e arrijnë nivelin e fyerjes së dinjitetit të per-sonalitetit të përfshirë me pikën 5 të akuzës 1. Për këto arsye, Gjykata e Apelit e ka korrigjuar përshkrimin e veprave penale, me të cilat ngarkohet i akuzuari, me qëllim që në mënyrë adekuate të paraqes të gjitha elementet e atyre veprave penale. Veprimet e të akuzuarit janë kualifikuar si krime të ndara në rrethana reale dhe janë të lidhura me konfliktin në Kosovë dhe gjendjen në qendrën e paraburgimit në Kukës/Kuks, ku qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur që ta kenë mbrojtjen e shtetit në të cilin janë ndodhur, gjë që të akuzuarve, duke e përfshirë edhe Kras-niqin, iu ka mundësuar të gëzojnë mosndëshkimin e përkohshëm.

Page 137: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

137

Në lidhje me pikat 2 dhe 6 (vepra penale paraburgim i paligjshëm), Gjykata e Apelit ka gjetur se ajo nuk është e përfshirë me LP të RSFJ-së, por kjo çështje është rregulluar me ligjet e republikave dhe të krahinave. Sipas përshkrimit të kësaj vepre penale, Gjykata e Apelit gjen se është fjala për veprën penale detyrim, e paraparë me nenin 46 (paragrafi1) i LP të KSAK të datës 28 qershor të vitit 1977, për të cilën është e paraparë dënimi me burgosje në kohëzgjatje deri në një vit. Në lidhje me këtë vepër, në pajtim me nenin 95 të LP të RSFJ-së, ka rezultuar parashkrimi i ndjekjes penale.

Gjykata e Apelit e ka vlerësuar të gabueshëm kualifikimin e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me veprën penale pronësi e paligjshme, kontroll dhe posedim ose përdorim i armëve. Kjo gjykatë ka gjetur se në veprimet e të akuzuarit ka elemente të veprës penale posedim i armës (revole e gjetur tek Krasniqi në ditën kur është privuar nga liria dhe e cila me vendim të gjykatës i është marrë), por tri thikat të marra në të njëjtën kohë, të cilat nuk hyjnë në përshkrimin e veprës penale, nuk mund të jenë objekt i kësaj vepre penale nga neni 374 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe, se së këndejmi, këto i janë kthyer të akuzuarit.

Duke pasur parasysh ndryshimet në kualifikimin e veprave penale, të cilat i vi-hen në barrë të akuzuarit , Gjykata e Apelit e ka zbutur dënimin me burgosje të shqiptuar për të akuzuarin në procedurën e shkallës së parë. Duke e trajtuar si rrethanë rënduese vetëm atë se i akuzuari nuk ka shfaqur pendesë për keqtra-jtimin e të paraburgosurve, Gjykata e Apelit e ka shpreh pritjen se me dënimin e shqiptuar do të arrihet qëllimi i dënimit si dhe atë se ajo do të ndikojë në të tjerët që të mos bëjnë vepra të tilla.

Vendimin për uljen e dënimit me gjobë në të holla, gjykata e shkallës së dytë e ka arsyetuar me të hyrat e kufizuara të të akuzuarit. Lidhur me dënimin unik, gjykata i ka zbatuar parimet e parapara me ligj se dënimi unik nuk mund të jetë përmbledhje e dënimeve individuale, si dhe as që mund të tejkalojë maksi-mumin e dënimit për këtë vepër penale, që është i paraparë me ligjin i cili është më i favorshmi për kryerësin.

Gjetjet e FDH Kosovë Pas analizës së hollësishme të vendimit të Gjykatës së Apelit në lëndën Prokurori kundër Xhemshit Krasniqit, FDH Kosovë konsideron se gjykata nuk e ka pasur të njëjtën qasje në shqyrtimin e pretendimeve ankimore të të akuzuarit dhe të mbrojtjes së tij, në njërën dhe, në anën tjetër, të pretendimeve ankimore të prokurorisë. E pakta e së paktës, kjo përshtypje fitohet me shikimin në aktgjyki-min e përpiluar me shkrim, ku pretendimet ankimore të palëve nuk janë paraqi-tur e as analizuar në mënyrë adekuate, që të mund të vlerësohej bazueshmëria e

Page 138: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

138

tyre. Prokuroria, për shembull, në ankesën e saj ndaj aktgjykimit të shkallës së parë në mënyrë të hollësishme ka shprehur arsyet, sipas të cilave e kundërshton aktgjykimin ankimor në disa baza (siç është ekzistimi i bashkimit kriminal), e ka bërë analizën e ligjit penal (i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, përkatësisht në zbatim). Në arsyetimin e aktgjykimit, këto kërkesa vetëm janë cekur si të tilla, por gjykata nuk i ka shprehur qëndrimet veta për të njëjtën.

Edhe në lëndën Prokurori kundër Xhemshit Krasniqit, si edhe në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve gjykata ka dështuar për të vërtetuar rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës për vrasjen e AB, i cili është privuar nga jeta derisa ka qenë i paraburgosur në qendrën e paraburgimit të UÇK-së në Kukës/Kuks, Shqipëri/Albanija. Shtrohet pyetja nëse Gjykata e Apelit e ka pran-uar si rrethanë përfundimtare që në kuadër të procedurës së shkallës së parë dhe të shkallës së dytë nuk ka qenë e mundur për të vërtetuar vrasjen e AB? Pas dy gjykimeve të mëdha për krime të luftës, vrasja e AB ka mbetur “mister” edhe pas pothuajse dy dekadave. Është vështirë të pritet më se ajo do të ndriçohet ndon-jëherë. Drejtësia, në këtë mënyrë, nuk shkon në vendin e saj, derisa dhembja e familjes së të vrarit mbetet e dyfishuar, për shkak të humbjes së anëtarit të tyre dhe për shkak të mosidentifikimit dhe mosndëshkimit të kryerësit të kësaj vepre penale.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit në lëndën Prokurori kundër Xhemshit Kras-niqit, me të cilin ai është dënuar me dënimin unik në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh, ka vazhduar praktika e zbutjes së dënimeve, të cilat për akuzat për krime të luftës i shqiptojnë gjykatat themelore192. Tash për tash, është e vështirë për të pohuar se është fjala për një praktikë të stabilizuar, por kjo tendencë, nëse do të vazhdojë, mund të zhvillohet edhe në një politikë dominuese ndëshkimore, gjë që, nëse ndodh, do të kishte pasoja të rënda për sundimin e ligjit dhe integrimet evropiane të Kosovës.

Si një vërejtje të veçantë në lidhje me gjykimin në këtë lëndë, FDH Kosovë dëshi-ron të theksojë praktikën e paharmonizuar në kualifikimin e veprimeve, që për-bëjnë karakteristika të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile. Me zbatimin e ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, disa gjyqtar193 këtë vepër e kualifikojnë si krim i luftës kundër popullatës civile (LP i RSFJ-së), derisa të tjerët e bëjnë këtë sipas ligjit i cili për momentin është në fuqi

[192] Gjykata e shkallës së dytë vendimin e saj për zbutjen e dënimit të shqiptuar e ka arsyetuar me hedhjen e akuzave sipas dy pikave të akuzës 1. Megjithëkëtë, duke e pasur parasysh numrin e viktimave të përfshira në akuzat e tjera, si dhe faktet se në rastin konkret ka ekzistu-ar ankesa e prokurorit, dënimi i shqiptuar ka mundur të mbetet i njëjti ose të rritet.

[193] Si edhe prokurorët, por gjykatat nuk janë të obliguara me kualifikimin e prokurorisë.

Page 139: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

139

(KPRK) i cili është më preciz në përshkrimin e veprimeve, të cilat janë të përfshi-ra me veprën penale krim i luftës, me të cilin rëndë shkelet neni 3 i Konventave të Gjenevës. Zbatimi i ligjit, i cili për momentin është në fuqi, është i mundësuar me nenin 33 të Kushtetutës së Kosovës të vitit 2008.

FDH Kosovë vëren se përkthimi i aktgjykimit nga gjuha angleze në gjuhën shqipe nuk është bërë në mënyrë adekuate, posaçërisht në pikëpamje të emërti-meve të veprave penale, kështu që e njëjta vepër penale në mënyra të ndryshme shprehet në aktgjykim194. FDH Kosovë vëren se Gjykata e Apelit nuk e ka trajtuar çështjen nëse ankesa e të akuzuarit është bërë me kohë ose jo, pos konstatimit se ankesat e palëve janë bërë brenda afatit.

5.3. Rasti Radiq dhe Vllashkoviq (Zymberi I)

Gjykata e Apelit, me panelin ankimor të përzier (ka kryesuar gjyqtari ndër-kombëtar Jorge Martins Ribeiro195), e ka mbajtur në datën 26 tetor të vitit 2017 seancën e panelit ankimor në lëndën Prokurori kundër Radomir Radiqit dhe Millovan Vllashkoviqit. Gjatë seancës janë shqyrtuar pretendimet ankimore të prokurorit në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 21 nëntor të vitit 2016. Paneli ankimor, në datën 10 nëntor të vitit 2017 e ka bërë votimin, derisa në datën 7 dhjetor të vitit 2017 është shpallur dhe publikuar arsy-etimi i aktgjykimit. Sipas tij, Gjykata e Apelit, me aktgjykimin, i cili mban datën 7 dhjetor të vitit 2017:

a) sipas detyrës zyrtare, ka shpallur ndalesën e ndjekjes penale në drejtim të ve-prës penale sipas pikës V të aktakuzës196, sepse në pajtim me nenet 362, paragrafi 1197 dhe 363, paragrafi 1.3198 të KPPRK, në datën 26 qershor të vitit 2017 ka rezu-ltuar deri te parashkrimi absolut i ndjekjes penale për këtë vepër.

[194] Në variantin në gjuhën shqipe, vepra penale prinuda nga gjuha angleze (coercion) është përkthyer si shtrëngim dhe si detyrim.

[195] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarja e Gjykatës së Apelit, Hava Haliti, dhe gjyqtari ndër-kombëtar Krassimir Mazgalov.

[196] Rrezikimi i komunikacionit publik me veprim ose me mjet të rrezikshëm, e paraparë dhe e dënueshme me nenin 299, paragrafi 1 i KPK në lidhje me nenin 23 të KPK, po ashtu e para-parë me nenin 380, paragrafi 1 në lidhje me nenin 31 të KPRK.

[197] Neni 362, paragrafi 1 i KPPRK: „Gjykata, me aktgjykim e refuzon akuzën, e liron personin e akuzuar nga akuzat ose e shpallë personin e akuzuar fajtor“.

[198] Neni 363, paragrafi 1.3 i KPPRK: „Ka skaduar periudha e parashkrimit,……“

Page 140: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

140

b) pjesërisht e ka miratuar ankesën e prokurorit të EULEX-it të datës 27 shkurt të vitit 2017 të parashtruar në datën 21 nëntor të vitit 2016, e cila ka të bëjë me nevojën për shqyrtim të ekzistimit të bashkëkryerjes (suksesive) në pikën IV të aktakuzës, në pajtim me nenin 23 të KPK. Pjesa tjetër e ankesës së prokurorit është refuzuar si e pabazuar.

c) e ka hedhur ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Zhivojin Jokanoviqit (Živojin Jokanović), në aktgjykimin e datës 21 nëntor të vitit 2016, të parashtruar në emër të të akuzuarit Radovan Radiqit (Radovan Radić), për arsye se ajo nuk ka pasur arsyetimin. Me këtë, sipas gjykatës, nuk janë plotësuar kushtet e parapa-ra me ligj në pikëpamje të formës, të cilën duhet ta plotësojë ankesa. Arsyetimi i aktgjykimit i është dorëzuar gjykatës pas kalimit të afatit për parashtrim. d) pjesërisht e ka miratuar ankesën e avokatit Agim Lushta, mbrojtësit të të akuzuarit Millovan Vllashkoviqit (Milovan Vlašković), duke e modifikuar dënimin e shqiptuar me burgosje në atë mënyrë që të akuzuarit ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe tre (3) muaj, me kohën e pandryshuar të probacionit në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh. Pjesa tjetër e ank-esës është refuzuar.

e) e ka zvogëluar dënimin e shqiptuar për Radovan Radiqin, duke e pasur para-sysh se në lidhje me të njëjtën vepër i është zvogëluar edhe të akuzuarit Vllash-koviq nga arsye të cilat nuk janë të natyrës personale dhe ia ka shqiptuar dënimin me kusht në kohëzgjatje prej një (1) viti e nëntë (9) muaj, me kohën e pandrysh-uar të sprovimit në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh. Koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në dënimin e vuajtur në rastin e pezullimit të dënimit me kusht.

f) e ka bërë korrigjimin e aktgjykimit të parë në pajtim me nenin 398 (1.4) në lidhje me nenin 370 (1 dhe 2) dhe nenin 403 të KPP, duke e përcaktuar si datë të aktgjykimit 7 shkurtin e vitit 2017, i cili i përgjigjet datës kur aktgjykimi është dërguar në përkthim. Korrigjimi duhet të bëhet kur shkresat e lëndës t’i kthehen Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica. g) në pajtim me nenin 370 paragrafi 1 dhe 2, në aktgjykimin e shkallës së parë e ka bërë ndryshimin e mëposhtëm „neni 318, paragrafi 2 i KPK, përbënë gabim me rastin e shkrimit dhe duhet të thuhet neni 318, paragrafi 1 i KPK“. h) në dispozitivin dhe arsyetimin e aktgjykimit, ku të akuzuarit janë shpallur fajtorë për veprën penale pjesëmarrje në grupin, i cili e pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare sipas nenit 318 (1) të KPK, vendoset referenca në lidhje me nenin 23 të KPK (bashkëkryerja).

Page 141: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

141

i) e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 21 nëntor të vitit 2016 në pjesën tjetër.

Rrjedha e procedurës penale199

Lidhur me rastin e vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës (PK) Enver Zym-beri, në datën 26 korrik të vitit 2011, i cili në cilësinë e personit zyrtar ka drejtuar një nga katërmbëdhjetë (14) automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës (PK) me rreth 50 policë, që ka lëvizur në kolonë, me qëllim të kryerjes së detyrës zyrtare (marrja e kontrollit mbi kalimin kufitar 31, Bërnjak/Brnjak, me vendim të zyrës së ish Prokurorisë së Qarkut nga Mitrovica të datës 10 gusht të vitit 2011janë ha-pur hetimet penale kundër disa personave. Në mesin e të dyshuarve kanë qenë: Sllobodan Vuçiniq (Slobodan Vučinić), Radomir Bozhoviq (Radomir Božović), Dushan Jovanoviq (Dušan Jovanović), Radomir Radiq (Radomir Radić) dhe Millovan Vllashkoviq (Milovan Vlašković). Hetimet janë hapur për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale të lidhura me ngjarjen e datës 26 korrik të vitit 2011.

Hetimet më vonë janë zgjeruar edhe në të dyshuar të tjerë. Për shkak se organet e drejtësisë nuk kanë pasur qasje ndaj të dyshuarve, hetimet disa herë janë zgje-ruar, ndërprerë dhe prapë janë hapur, në lidhje me të dyshuarit e cekur, po edhe në të dyshuar të tjerë.

Zyra, tash zyra e Prokurorisë Themelore të EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 7 maj të vitit 2014 e ka ngritur aktakuzën kundër të akuzuarve Radiq dhe Vllashkoviq200. Ata janë akuzuar se në bashkëkryerje reciproke, si edhe me Radomir Bozhoviqin, Dushan Jovanoviqin201 dhe Radomir Kasaloviqin202, në datën 26 kor-rik të vitit 2011, rreth orës 13:30, me armë të zjarrit kanë marrë pjesë në sulmin në

[199] Me këtë analizë do të paraqitet lëvizja e procedurës penale zyrtare në këtë lëndë me fokus në procedurën ankimore, e cila është zhvilluar gjatë vitit 2017 dhe me një vështrim të shkurt në zhvillimin e procedurës së deritashme penale në lëndë. Përshkrimi më i hollësishëm i fazave të mëhershme mund të gjendet në raportet vjetore të FDH Kosovë mbi gjykimet e përcjella për vitin 2014, 2015 dhe 2016, në faqen zyrtare të internetit www.hlc-kosovo.org

[200] Procedura hetimore në lidhje me të dyshuarit e tjerë ka vazhduar për shkak të dyshimit se kanë qenë bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprave penale, të cilat i janë vënë në barrë të akuzuarve Radiq dhe Vllashkoviq. Arsyet kryesore për ndarjen e procedurave kanë qenë mungesa e qasjes ndaj të akuzuarve për organet e ndjekjes, inicimi i procedurave në periud-ha të ndryshme kohore si dhe kufizimet ligjore për zhvillimin e hetimeve.

[201] Ata, në kohën e ngritjes së kësaj aktakuze, po edhe sipas informacioneve me të cilat dis-ponon FDH Kosovë, edhe më tutje nuk kanë qenë të qasshëm ndaj organeve të drejtësisë.

[202] Në lidhje me të akuzuarin Kasaloviq, aktakuza është ngritur në datën 12 dhjetor të vitit 2014. Procedura penale në këtë aktakuzë ka përfunduar në mënyrë të plotfuqishme. I akuzu-ari Kasaloviq është dënuar me kusht, me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti, me kohën e probacionit në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh.

Page 142: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

142

konvojin e automjeteve të PK-së, i cili ka lëvizur në rrugën rajonale Mitrovicë/Mi-trovica – Zubin Potok, midis fshatrave Zupç/Zupče dhe Varagë/Vrage. Me atë rast është plagosur rëndë polici Zymberi (nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur të njëjtin ditë), kurse jetët e dy policëve të tjerë janë sjellë në rrezik. Sipas prokurorisë, të akuzuarit, me këtë rast, i kanë kryer veprat e mëposhtme penale: vrasje e rëndë203; tentim vrasje e rëndë204; pronësi, kontroll, posedim ose përdorim i paautorizuar i armës së zjarrit205; pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare206; rrezikim i komunikacionit publik me veprime ose me mjete të rrezikshme207; si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm208 dhe pjesëmarrje në masën, e cila kryen vepër penale209. Seanca e dëgjimit të parë në aktakuzën para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mi-trovica është mbajtur në datën 30 maj të vitit 2014, kurse me Vendimin e datës 18 korrik të vitit 2014 janë hedhur kundërshtimet, me të cilat i njëjti është kontestuar.

Me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 2 korrik të vitit 2014, proce-dura penale në lëndën Prokurori kundër Radomir Radiqit dhe Millovan Vllash-koviqit ka vazhduar nga ana e gjyqtarëve të EULEX-it210. Paneli shqyrtues, para hapjes së shqyrtimit kryesor, nga prokuroria ka kërkuar që në afat prej dhjetë (10) ditësh ta precizojë aktakuzën në pikëpamje të llojit të armës, e cila, siç pretendohet, është shfrytëzuar në ditën kritike si dhe lidhur me atë se sa polic janë vënë në rrezik për jetë me rastin e sulmit. Prokuroria nuk i është përgjigjur kësaj kërkese të gjykatës. Shqyrtimi kryesor është hapur në datën 15 dhjetor të vitit 2014 para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica (ka kryesuar gjy-

[203] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 146 paragrafët 4, 6, 8 dhe 10 të KPK, po ashtu e dënueshme me nenet 178 dhe 179 paragrafët 1.5, 1.7, 1.9 dhe 1.10 të KPRK.

[204] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 146 paragrafët 4, 6, 8 dhe 10 në lidhje me nenet 20 dhe 23 të KPK, po ashtu e dënueshme me nenet 178 dhe 179, paragrafët 1.5, 1.7, 1.9 dhe 1.10 në lidhje me nenet 28 dhe 31 të KPRK.

[205] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 328 paragrafët 1 dhe 2 në lidhje me nenin 23 të KPK, po ashtu e dënueshme me nenin 374 në lidhje me nenin 31 të KPRK.

[206] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 16 paragrafët 1 dhe 3 në lidhje me nenin 23 të KPK, po ashtu e dënueshme me nenin 409 paragrafët 1 dhe 2 në lidhje me nenin 31 të KPRK.

[207] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 299 paragrafi 1 në lidhje me nenin 23 të KPK, po ashtu e dënueshme me nenin 380 paragrafi 1 në lidhje me nenin 31 të KPRK

[208] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 291 paragrafët 1, 3 dhe 5 në lidhje me nenin 23 të KPK, po ashtu e dënueshme me nenin 365 në lidhje me nenin 31 të KPRK.

[209] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 32 paragrafi 1 në lidhje me nenin 23 të KPK, po ashtu e dënueshme me nenin 412 në lidhje me nenin 31 të KPRK.

[210] Me Ligjin 4/L-273 mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit, që ka të bëjnë me mandatin e Mi-sionit të Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, është rregulluar çështja e mandatit të EULEX-it.

Page 143: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

143

qtari ndërkombëtar Paulo Teixeira211). Paneli shqyrtues ka mbajtur mbledhje pesëmbëdhjetë (15) ditë pune, janë dëgjuar 26 dëshmitarë të prokurorisë dhe një ekspert si dhe tetë (8) dëshmitarë sipas detyrës zyrtare. Shqyrtimi kryesisht ka qenë publik, pos disa pjesëve të caktuara gjatë dy (2) seancave gjyqësore dhe një dite gjyqësore. Një (1) dëshmitarë i prokurorisë ka dëshmuar në cilësi të dësh-mitarit të mbrojtur me anë të lidhjes së video-konferencës. I akuzuari Radiq në fjalën e tij para gjykatës e ka kundërshtuar çfarëdo lidhje me akuzat, kurse Vllas-hkoviqi është mbrojtur me heshtje. Palët në procedurë në fund të gjykimit i kanë parashtruar argumentet e tyre përfundimtare. Interesat e palës së dëmtuar i ka përfaqësuar avokati i emëruar nga ana e gjykatës.

Me aktgjykimin e datës 20 prill të vitit 2015, të akuzuarit Radiq dhe Vllashkoviq janë liruar nga të gjitha akuzat në aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica. Sipas gjetjeve të gjykatës, me provat e paraqitura nuk është provuar jashtë dyshimit të arsyeshëm se të akuzuarit Radiq dhe Vllashkov-iq reciprokisht dhe në bashkëkryerje me të tjerët kanë kryer vepra penale, të cilat me aktakuzë iu vihen në barrë, me ç’rast edhe është vrarë pjesëtari i PK-së EZ, derisa jetët e policëve të tjerë janë vënë në rrezik. Ndaj aktgjykimit, të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin liro-hen të akuzuarit, në afatin e paraparë me ligj është ankuar prokurori i Prokuror-isë Themelore kompetente. Duke iu referuar të gjitha bazave të parapara me ligj, ai i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta anulojë aktgjykimin e shkallës së parë dhe lëndën ta kthejë në Gjykatën Themelore në rigjykim dhe vendosje.

Në ankesën e prokurorit është përgjigjur mbrojtësi i të akuzuarit të parë Radiq. Ai i ka kundërshtuar pretendimet e prokurorit në ankesë, duke e theksuar se aktgjykimi i shkallës së parë është bazuar në fakte dhe prova të vërtetuara dhe të vlerësuara në mënyrë të rregullt. Për këto arsye, mbrojtësi i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që të hedh ankesën e prokurorit dhe që ta vërtetojë aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica. Gjykata e Apelit e ka mbështetur ankesën e prokurorit të Prokurorisë Themelore dhe i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta shqyrtojë dhe që në mënyrë

[211] Anëtarët e panelit shqyrtues të gjykatës së shkallës së parë, gjyqtarët ndërkombëtarë Fran-ciska Fisher dhe Nuno Manuel Ferreira de Modureira. Ky panel, me vendimin me gojë gjatë seancës së mbajtur në datën 19 janar të vitit 2015, e ka refuzuar propozimin e prokurorit për bashkim të procedurës në aktakuzën e zyrës së prokurorisë në Mitrovicë/Mitrovica të datës 12 dhjetor të vitit 2014, të ngritur kundër të akuzuarve Radomir Kasaloviqit dhe Sllobodan Sovrliqit sipas aktakuzave për të njëjtën ngjarje, e cila është zhvilluar në datën 26 korrik të vitit 2011 kur edhe është privuar nga jeta polici Zymberi. Hollësi mbi refuzimin e propozi-mit mund të gjenden në raportin vjetor të FDH Kosovë për vitin 2015.

Page 144: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

144

të rregullt të vlerësojë provat, ta shqyrtojë nëse në veprimet e të akuzuarit ka elemente të veprës penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare si dhe të vendos në lidhje me çështjen pronësore-juridike të palës së dëmtuar.

Pas seancës së panelit ankimor të datës 29 prill të vitit 2016 në përbërjen e përzier (ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Elka Filcheva-Ermenkova212), Gjykata e Apelit me vendim e ka miratuar ankesën e prokurorit të EULEX-it në aktgjyki-min e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 20 prill të vitit 2015, duke e anuluar të njëjtin dhe duke e kthyer lëndën në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim dhe vendosje.

Procedura e përsëritur e shkallës së parë Para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Iva Nikshiq (Iva Nikšić)213, në datën 7 shtator të vitit 2016 është hapur shqyrtimi kryesor në procedurën e përsëritur në lëndën Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe Millovana Vllashkoviqit.

Shqyrtimi është hapur me fjalët hyrëse të palëve në procedurë në aktakuzën e ndryshuar të datës 7 shtator të vitit 2016214.

Gjatë seancës së parë të gjykatës në procedurën e përsëritur, palët kanë arritur marrëveshjen mbi dëgjimin e drejtpërdrejtë edhe të disa dëshmitarëve të tjerë gjatë këtij shqyrtimi si dhe daljen në vendin e ngjarjes me qëllim të saktësimit të parametrave të caktuara. Është refuzuar propozimi i prokurorit që të lexohen disa deklarata të dëshmitarëve, të cilët kanë dëshmuar gjatë shqyrtimit para panelit shqyrtues në lëndën Prokurori kundër Radomir Kasaloviqit (Radomir Kasalović) dhe Sllobodan Sovrliqit (Slobodan Sovrlić) (Rasti Zymberi II). Arsye e refuzimit ka qenë se të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre nuk kanë pasur mundësi që në mënyrë të tërthortë të marrin në pyetje dëshmitarët, të cilët kanë dëshmuar

[212] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Piotr Bojarczuk dhe gjyqtari vendor Vahid Halili.

[213] Anëtarët e panelit shqyrtues në procedurën e përsëritur, gjyqtarët ndërkombëtarë: Franciska Fisher (Franciska Fišer) dhe Rene Van Veen.

[214] Kjo aktakuzë në përshkrimin e veprimeve të paligjshme dhe të akuzave, të cilat të akuzuarve iu vihen në barrë, nuk ka dalluar shumë nga aktakuza e parë e ngritur kundër të akuzuarve Radiq dhe Vllashkoviq e datës 7 maj të vitit 2014. Është bërë vetëm rikualifikimi i veprave penale, të cilat të akuzuarve iu vihen në barrë, krahas saktësimit se veprimet, të cilat të akuzu-arve iu janë vënë në barrë, janë të dënueshme edhe me KPRK, i cili ka hyrë në fuqi pas ngri-tjes së aktakuzës së parë. Dallimi i dytë i rëndësishëm i aktakuzës së parë dhe asaj të ndryshu-ar ka pasur të bëjë me propozimin e prokurorisë se cilët dëshmitarë do të duhej të dëgjoheshin në procedurën e përsëritur. Me aktakuzën e ndryshuar, numri i tyre është zbritur në tre. Është fjala për pjesëtarë të PK-së, të cilët në ditën kritike kanë qenë në përbërje të konvojit.

Page 145: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

145

gjatë këtij shqyrtimi. Gjatë dymbëdhjetë (12) ditëve të shqyrtimit kryesor të rig-jykimit janë dëgjuar edhe gjashtë (6) dëshmitarë të prokurorisë dhe një (1) i dëmtuar, si dhe është bërë shikimi plotësues në vendin e ngjarjes. I akuzuari Radiq në deklaratën e tij para panelit shqyrtues ka mbetur pranë deklaratave të tij të fazave të mëhershme të procedurës, ka refuzuar për t’u përgjigjur në pyetjet e prokurorit, duke shfrytëzuar të drejtën e tij që të mbrohet me heshtje. I akuzuari Vllashkoviq ka mbetur pranë deklaratës, të cilën ia ka dhënë policisë dhe ka vazhduar të mbrohet me heshtje. Në fund të shqyrtimit kryesor, palët në procedurë i kanë parashtruar argumentet e tyre përfundimtare.

Paneli shqyrtues, pas takimit dhe votimit, aktgjykimin në procedurën e përsëri-tur e ka shpallur në datën 21 nëntor të vitit 2016.

Të akuzuarit me aktgjykim janë shpallë fajtor për kryerjen e veprës penale pjesëmar-rje në grupin, i cili pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare215. I akuzuari Radiq është dënuar me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, e cila nuk do të përmbarohet nëse në periudhën e probacionit prej katër (4) vitesh nuk kryen ve-për të re penale; i akuzuari Vllashkoviq është dënuar me dënimin me burgosje me kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muaj, që nuk do të përmbarohen nëse në periudhën e probacionit prej tri (3) vitesh nuk kryen vepër të re penale.

Të akuzuarit, në mungesë të provave, janë liruar nga akuzat e tjera.

Gjykata me aktgjykim ka vërtetuar se incidenti (në të cilën të akuzuarit janë akuzuar se kanë marrë pjesë në te), ka qenë mirë i organizuar dhe është kryer në nivel profesional. Ka ekzistuar plani i qartë për pengimin e policëve të PK-së në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Sipas gjykatës, nga provat e paraqitura gjatë shqyrtimit rezulton se të akuzuarit kanë kryer vepër penale, për të cilën janë shpallur fajtor.

Të dëmtuarit, për realizimin e të drejtës së tyre pronësore-juridike, janë ud-hëzuar për padi civile. T akuzuarit, me aktgjykim janë të obliguar që pas plotfuqishmërisë së aktgjyki-mit, në emër të shpenzimeve të procedurës t’ia paguajnë gjykatës 400, përkatë-sisht 300 euro.

Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 21 nëntor të vitit 2016, të akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre me anë të ankesave e kanë

[215] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 318, paragrafi 2 i KPK, po ashtu e dënueshme me nenin 409, paragrafët 1 dhe 2, në lidhje me nenin 31 të KPRK.

Page 146: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

146

kontestuar aktgjykimin. Prokurori i EULEX-it është përgjigjur në ankesën e mbrojtësve. Në lidhje me lëndën, mendimin e vet mbi ankesat e mbrojtësve e ka parashtruar edhe prokurori i apelit.

Prokurori i EULEX-it në ankesën e tij, midis të tjerash, i ka propozuar Gjykatës së Apelit që të akuzuarit t’i shpallë fajtor sipas pikave të aktakuzës 1-3 i 4-7, me propozimin që kjo gjykatë ta modifikojë aktgjykimin ankimor, të akuzuarit t’i shpallë fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës ose që lëndën ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë në vendosje të përsëritur. Në lidhje me veprën penale, për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtor, është kërkuar që ata të deklarohen se veprën e kanë kryer në bashkëpjesëmarrje. I akuzuari Radiq e ka kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore me anë të mbrojtësit të tij, avokatit nga Prishtina/Priština, Zhivojin Jokanoviqit (Živojin Jokanović). Jokanoviqi në afat ligjor e ka dorëzuar ankesën pa arsyetim dhe të njëjtin e ka dorëzuar pas skadimit të afatit ligjor. Ankesa është bërë sipas të gjitha bazave të parapara me ligj, me propozimin për gjykatën e shkallës së dytë që të modifikojë aktgjykimin e shkallës së parë dhe të akuzuarin ta lirojë nga aku-zat ose që të njëjtën ta anulojë dhe lëndën ta kthejë në gjykatën themelore për shqyrtim dhe vendosje të përsëritur.

Në arsyetimin e dorëzuar më vonë, midis të tjerash, avokati ka potencuar se gjykata e shkallës së parë vendimin e saj e ka bazuar në deklaratën e një dëshmi-tari, kredibiliteti i të cilit është konstestues. Ai e ka cekur se klienti i tij në ditën kritike nuk ka qenë në vendin e ngjarjes.

Mbrojtësi i të akuzuarit Millovan Vllashkoviq, avokati nga Mitrovica, Agim Lush-ta, po ashtu e ka kontestuar aktgjykimin në të gjitha bazat, duke e kërkuar anulim-in e aktgjykimit të shkallës së parë dhe që lënda të kthehet në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim. Me anë të ankesës, midis të tjerash, potencohet se aktgjykimi nuk është arsyetuar në mënyrë të qartë dhe shteruese. Faktet kyçe plotësisht janë të paqarta, ekziston kontradikta midis dispozitivit dhe arsyetimit të aktgjykimit. Gjendja faktike e vërtetuar me anë të aktgjykimit është e gabuar dhe jo e plotë. Sipas ankesës, gjykata nuk e ka matur në mënyrë të dejtë dënimin, si dhe as që e ka zbatuar parimin e supozimit in dubio pro reo, sepse ka gjetur se veprimet e të akuzuarit përbëjnë vepër penale të përkufizuar në nenin 318 të KPK.

Prokurori i EULEX-it e ka theksuar se përgjigjen në ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit do ta jep kur do ta marrë arsyetimin e së njëjtës. Lidhur me ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Vllashkoviq, i ka kundërshtuar pretendimet e së një-jtës në pikëpamje të vlerësimit të provave, mënyrës së identifikimit të kryer dhe

Page 147: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

147

njohjes së të akuzuarit Vllashkoviq, duke potencuar se nuk ka kundërthënie në provat e dëshmitarëve, si edhe se veprimet procesore gjatë shqyrtimit kryesor janë bërë në mënyrën e paraparë me ligj. I ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që këto ankesa t’i refuzojë.

Prokurori i apelit, në përgjigjen e tij në ankesat e mbrojtësit, e ka theksuar se ankesën e parashtruar në emër të të akuzuarit Radiq duhet hedhur si të papran-ueshme, sepse nuk është përpiluar në përputhje me rregullat ligjore. Po ashtu, sipas tij, ankesën e bërë në emër të të akuzuarit Vllashkoviq, duhet hedhur si të pabazuar. Sipas tij, në bazë të provave në shkresat e lëndës të akuzuarit duhet të shpallen fajtor për ndihmën në kryerjen e veprës penale vrasje nga neglizhimi dhe ndihmë në shkaktimin e lëndimeve trupore, për çka gjykata duhet të shqipto-jë një dënim më të rreptë në drejtim të veprës penale, për të cilën janë shpallur fajtor! Sipas mendimit të Prokurorit të Apelit, gjykata themelore në mënyrë të drejtë e ka vlerësuar dhe arsyetuar kredibilitetin e dëshmitarëve. Pas kryerjes së supozimeve ligjore, Gjykata e Apelit në datën 26 tetor të vitit 2017 e ka mbajtur seancën e panelit ankimor, para panelit ankimor më lart të cekur. Gjatë seancës, e cila ka qenë publike, është paraqitur lëvizja e procedurës së der-itashme penale, kurse palët në procedurë me gojë i kanë paraqitur pretendimet ankimore. Paneli ankimor në datën 10 nëntor të vitit 2017 ka pasur takim dhe ka votuar. Arsyetimi i aktgjykimit është përfunduar në datën 7 dhjetor të vitit 2017 dhe, së këndejmi, aktgjykimi e mban këtë datë si datë të aktgjykimit.

Gjykata e Apelit, duke vepruar në lidhje me ankesat e palëve në procedurë, së pari e ka shqyrtuar bazueshmërinë dhe pranueshmërinë e ankesave. Ankesa e prokurorit është vlerësuar brenda afatit dhe e pranueshme si edhe ankesa e parashtruar në emër të të akuzuarit Vllashkoviq, derisa ankesa e parashtruar në emër të të akuzuarit Radiq është refuzuar nga gjykata, sepse nuk është përpiluar në pajtim me dispozitat ligjore.

Gjykata e Apelit, duke vepruar sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se në lidhje me akuzën nën pikën V të aktakuzës (rrezikim i komunikacionit publik me veprime ose me mjete të rrezikshme) ka rezultuar parashkrimi absolut i ndjekjes penale, duke e pasur parasysh dënimin e shqiptuar me burgosje për këtë vepër penale prej tri (3) vitesh.

Gjykata e shkallës së dytë, po ashtu sipas detyrës zyrtare, i ka bërë ndryshimet në pikëpamje të gabimeve teknike ose të lëshimeve, që i përmban aktgjykimi i sh-kallës së parë, e të cilat janë potencuar në ankesa. Ndryshimet e bëra janë cekur në dispozitivin e aktgjykimit si dhe në pjesën hyrëse, e cila ka të bëjë me këtë rast.

Page 148: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

148

Duke analizuar pretendimet ankimore, gjykata e shkallës së dytë ka gjetur se nga ana e gjykatës së shkallës së parë faktet vendimtare janë të sakta dhe të konstatuara e të arsyetuara në mënyrë të drejtë si dhe që i mundësojnë vëzhguesit objektiv për ta përcjellë logjikën, e cila është në themelin e një vendimi të tillë faktik. Paneli anki-mor, gjatë vlerësimit të gjetjeve të gjykatës së shkallës së parë, ka gjetur se gjykata e shkallës së parë e ka respektuar vlerësimin e provave dhe kredibilitetin e dëshmi-tarëve. Gjykata e Apelit është e obliguar që të respektoj gjetjet e panelit shqyrtues, që ka pasur mundësi që gjatë gjykimit drejtpërdrejt t’i dëgjojë dhe shoh dëshmitarët, të cilët janë shfaqur para tyre si dhe që drejtpërdrejt të dëgjojë deklaratat e tyre.

Me anë të analizës së aktgjykimit të shkallës së parë, paneli ankimor ka ardhur deri te përfundimi se të akuzuarve iu është mundësuar nga ana e panelit që gjatë procedurës të bëjnë pyetje dhe të propozojnë prova. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është sjellë në bazë të një prove, por në bazë të provave, të cilat reciprokisht mbështeten. Identifikimi dhe njohja janë kryer në mënyrën e paraparë me ligj. Paneli i gjykatës së shkallës së dytë është pajtuar me vlerësimet faktike të Gjykatës Themelore si edhe me atë se ka pasur mjaft prova që të akuzuarit t’i shpallë fajtor për veprat, për të cilat janë shpallur fajtor.

Paneli ankimor i ka refuzuar kundërshtimet e prokurorisë në pikëpamje të kual-ifikimit juridik të veprës penale, për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe i ka mbështetur gjetjet e gjykatës së shkallës së parë.

Gjykata e Apelit, duke u përgjigjur në pretendimet e prokurorisë të theksuara në ankesë, ka ardhur deri te përfundimi se nuk ka prova të drejtpërdrejta dhe të tërthorta se të akuzuarit kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale nën pikat 1, 2 dhe 3 të aktakuzës në bazë të ndihmës ose të bashkëkryerjes. Edhe në këtë pikëpamje, paneli i ka pranuar gjetjet e gjykatës së shkallës së parë. Me provat ekzistuese nuk ka qenë e mundur të vërtetohet nëse personat, që kanë qenë në barrikadë, kanë pasur përgjigje paraprake, vullnet për bashkëpunim ose bash-këpunim të planifikuar paraprakisht me ata që prej pyllit kanë shtënë në kolonën e automjeteve të policisë, gjë që është e domosdoshme që të ekzistojë bashkëkry-erja. Gjatë procedurës nuk është vërtetuar dhe, po ashtu, as nuk është kërkuar në ankesa, nëse të akuzuarit, pasi që policia ka filluar për ta shpërthyer barrikadën, kanë hyrë në pyll. Në bazë të kësaj është refuzuar propozimi i prokurorisë se të akuzuarit kanë marrë pjesë në ndihmën në vrasje dhe në shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore nga neglizhenca E.Z.

Gjykata e Apelit e ka bërë analizën e pretendimeve të prokurorisë mbi ekzistimin e ndërmarrjes së bashkuar kriminale, në formën e tretë, përkatësisht hipotezës se edhe nëse një person nuk e ka shkaktuar qëllimisht një rezultat të caktuar, ai ka

Page 149: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

149

qenë i vetëdijshëm se aksioni i grupit mund të rezultojë deri te ai rezultat dhe e ka pranuar rrezikun e tillë (dolus evataulis). Kjo gjykatë nuk e ka pranuar ekzis-timin e rrezikut eventual. Nuk mund të vërtetohet se të akuzuarit kanë marrë pjesë në të shtënat, sepse nuk ka prova se të shtënat kanë qenë të planifikuara. Askush nuk e din se kush ka qenë në pyll, kush ka pasur armë, kujt i janë ndarë armët si dhe nëse të njëjtat do të përdoreshin sikur policia të mos fillonte për ta hequr barrikadën me anë të automjeteve. Sipas pikëpamjes së gjykatës, përgjeg-jësia objektive nuk ekziston në të drejtën penale, përkatësisht se secili i akuzuar konsiderohet fajtor në kuadër të kufijve të përgjegjësisë së tij.

Paneli ankimor i Gjykatës së Apelit nuk ka gjetur se në veprat e të akuzuarve ka elemente sipas pikave VI dhe VII të aktakuzës (shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe pjesëmarrje në masën, e cila kryen vepra penale). Paneli e ka shqyrtuar çështjen e përvetësimit të këtyre veprave penale përkatësisht të mundësisë që veprat më të lehta penale i konsumojnë ato më të rënda. Në rastin konkret nuk janë vërtetuar faktet materiale në lidhje me shumicën e këtyre veprave penale. Këto vepra penale i shkelin të njëjtat vlera penale. Personat, të cilët marrin pjesë në grup, e kanë të njëjtin qëllim për të penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare. Për arsyet e cekura, gjykata e shkallës së dytë e ka përkrahur vendimin e gjykatës së shkallës së parë mbi lirimin e të akuzuarve dhe marrëdhënien me këto vepra penale. Me prova është vërtetuar se të akuzuarit kanë dëshiruar për të marrë pjesë në grupin, i cili i pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Në lidhje me ankesën e prokurorit, e cila ka pasur të bëjë me faktin se është shqiptu-ar dënimi i butë, përkatësisht se gjykata ka mundur, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat, që të akuzuarve t’iu shqiptojë dënim më të rreptë, gjykata më e lartë ka qëndruar në pikëpamjen se gjykata më e ulët nuk ka mundur që të akuzuarve t’iu shqiptojë dënime më të rrepta. Mbrojtësi i të akuzuarit Vllashkoviq ka paralajmëru-ar ankesë në pikëpamje të lartësisë së dënimit të shqiptuar, gjë që, midis të tjerash, ka qenë bazë për zvogëlimin e dënimit ndaj këtij të akuzuari. Dënimi i është zbutur edhe të akuzuarit Radiq, duke e pasur parasysh motivin e panelit që t’ia zvogëlojë dënimin nga arsye të cilat nuk janë të natyrës penale. Nga arsyeja e cekur, edhe këtij të akuzuari i është zbutur dënimi i shqiptuar me burgosje. Në lidhje me dënimet e shqiptuara të dy të akuzuarve, periudha e probacionit ka mbetur e njëjta.

Gjetjet e FDH KosovëPas analizës së aktgjykimit, me të cilin ka përfunduar procedura e rregullt kundër të akuzuarve Radiq dhe Vllashkoviq, FDH Kosovë mbetet pranë gjetjeve të veta të mëhershme të parashtruara në raportet vjetore për vitet 2015 dhe 2016, se prokuroria nuk ia ka dalë për të ndriçuar rrethanat e lidhura me bllokadën dhe sulmin në kolonën e automjeteve zyrtare policore dhe vrasjen e zyrtarit policor

Page 150: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

150

si dhe sjelljen në rrezik të pjesëtarëve të tjerë të PK-së, posaçërisht të atyre që janë ndodhur në automjetet e para të konvojit policor. Edhe pse hetimet zyr-tarisht kanë filluar menjëherë pas ngjarjes, fitohet përshtypja se kanë ekzistuar rrethana subjektive ose objektive, të cilat kanë ndikuar ose madje e kanë limituar rezultatin e hetimeve si dhe vet procedurën penale.

Gjykata Themelore ka konstatuar (gjë që më vonë e ka vërtetuar Gjykata e Apelit) se në bazë të provave është vërtetuar se në ditën kritike, kur ka ndodhur vrasja e policit Zymberi, barrikada e cila ka qenë e vendosur në rrugë dhe të shtënat që më vonë kanë pasuar në konvojin, kanë qenë aksion i organizuar mirë. Sipas këtyre gjetjeve, është dashur të ekzistojë lidhja midis një ose disa personave nga barrikada dhe e atyre që kanë shtënë nga pylli në konvojin, përkatësisht se vendosja e barrikadës dhe të shtënat nuk kanë qenë rastësi e thjeshtë. Këtë konstatim të gjykatës së shkallës së parë e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, e cila në një analizë të hollësishme të ekzistimit të mundshëm të bashkëkryerjes në ditën kritike ka konstatuar se „të gjithë bashkëkryerësit në të njëjtat veprime nuk veprojnë në të njëjtën kohë“, përkatësisht „se nuk kërkohet nga ata të kenë armë, por që në mënyrë të rëndësishme i kanë kontribuuar kryerjes së atyre veprave penale216.

Gjykata e Apelit nuk i ka kushtuar mjaft kohë shqyrtimit të mundësisë që të akuzuarit t’i shpallë fajtorë për ndihmën në kryerje sipas pikave 1 dhe 2 të ak-takuzës, përkatësisht për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë ose tentim vrasje e rëndë. Edhe pse nuk është vërtetuar se kush ka shtënë e kush ka mbajtur armë në ditën kritike, aktivitetet e grupit, i cili ka qenë në rrugë ose të atij që nga pylli e ka penguar konvojin policor në kryerjen e detyrës zyrtare, kanë qenë të lidhura. Këtë e kanë konstatuar të dyja instancat gjyqësore. Në mbështet-je të këtij pohimi shkon edhe gjetja e gjykatave se nuk ka pasur përpjekje që barrikadat të largohen nga ana e atyre që i kanë vendosur, përkatësisht se në rast se konvoji do të kthehej pa përpjekje për të larguar barrikadat me anë të autom-jeteve, nuk do të rezultonin të shtënat.

FDH Kosovë konsideron se të dyja gjykimet kanë vërtetuar se grupi, i cili i ka penguar personat zyrtar në rrugë, ka qenë i lidhur me ata të cilët kanë shtënë në konvojin nga pylli si edhe se, madje, ka elemente të cilat në mënyrë të bazuar ço-jnë në përfundimin se i tërë aksioni edhe në rrugë e edhe në pyll kanë qenë para-prakisht në mënyrë të hollësishme të planifikuar, si pjesë e planit të përbashkët.

FDH Kosovë konsideron se Gjykata e Apelit është dashur të jetë shumë më e kujdesshme në vlerësimin e ekzistimit ose të mosekzistimit të kushteve për

[216] Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit PAKR 158/17 e datës 7 dhjetor të vitit 2017, faqja 32, ver-sioni në gjuhën serbe.

Page 151: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

151

zbutjen e dënimit për të akuzuarit të shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë për veprën penale pjesëmarrje në grupin, i cili e pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Arsyet e cekura më lart nuk shkojnë në mbështetje të dënimit të tyre më të butë. Posaçërisht për arsye se Gjykata e Apelit në aktgjykim e ka cekur se e vetmja arsye për zbutje të dënimit është ajo se mbrojtësi i të akuzuarit Vllas-hkoviq e ka deponuar ankesën, pa theksimin as edhe të një arsyeje plotësuese. E, ngaqë dënimi i është zbutur Vllashkoviqit, atëherë i është zbutur edhe Radiqit.

Në rastin konkret, ka ekzistuar edhe ankesa e prokurorit, por gjykata nuk e ka marrë parasysh.

Gjykimi i shkallës së parë dhe gjykimi i shkallës së dytë në lëndën Prokurori kundër Radomir Radiqit dhe Millovan Vllashkoviqit nuk kanë dhënë përgjigje as në pyetjen se kush e ka vrarë policin Z? Hetimet në vendin e ngjarjes nuk janë bërë në kohën e duhur dhe në mënyrë adekuate. Shikimi, për shkak të situatës së sigurisë, nuk ka mundur të bëhet menjëherë pas ngjarjeve, kurse kur është or-ganizuar ka zgjatur vetëm 15. Nuk janë kryer kurrfarë matjesh, janë bërë vetëm disa fotografi, në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur mjaft prova materiale që do të orientonin se në vendin kritik kanë ndodhur të shtënat.

Në procedurat e deritashme të shkallës së parë, të cilat janë zhvilluar në lidhje me këtë rast, prokuroria nuk ka qenë bindëse në përfaqësimin e aktakuzës, si dhe gjykata nuk është lëshuar në analizën e thellë të provave, të cilat në mënyrë të pakundërshtueshme janë vërtetuar gjatë gjykimit dhe të cilat kanë orientuar drejt bashkëpjesëmarrjes së qartë të të akuzuarve në këtë lëndë. Pas më shumë se gjashtë (6) viteve të vrasjes, është vështirë për të pritur se vrasja e Z, do të qartësohet ndonjëherë në kuptimin gjyqësor, se kryerësi/të i/të identifikuar do të jetë/jenë në mënyrën adekuate i/të dënuar, gjë që e tëra është në dëm të dre-jtësisë, të sundimit të ligjit dhe të pritjes legjitime të familjes së dëmtuar për tu vërtetuar përgjegjësia për vrasjen e anëtarit të saj.

Page 152: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

152

6. Gjykata Supreme si gjykatë e shkallës së tretë

6.1. Rasti Jahir Demaku dhe të tjerët (Drenica I)217

Duke vepruar në lidhje me ankesat e të akuzuarve të caktuar218 dhe të mbrojtësve të tyre në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të datës 15 shtator të vitit 2016 në lëndën Prokurori kundër Jahir Demakut dhe të tjerëve (Drenica I)219, Gjykata Supreme e Kosovës, në cilësinë e gjykatës së rregullt e cila vendos në shkallën e tretë, në datën 3 korrik të vitit 2017 e ka sjellë aktgjykimin me të cilin e ka mod-ifikuar aktgjykimin e cekur të gjykatës së shkallës së dytë (PAKR nr. 455/15). Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e të akuzuarit Jahir Demaku; e ka miratuar pjesërisht ankesën e të akuzuarit Sylejman Selimi; derisa ankesën e të akuzuarit Sami Lushtaku e ka pranuar plotësisht.

I. Me aktgjykimin e datës 3 korrik të vitit 2017, Gjykata Supreme e Kosovës si të pabazuar e ka refuzuar ankesën e të akuzuarit Jahir Demaku në aktgjykimin ankimor të Gjykatës së Apelit të datës 15 shtator të vitit 2016, me të cilin këtij të akuzuari i është ndryshuar aktgjykimi lirues i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/

[217] Në lëndën, e cila në publik në fillim ka qenë e njohur si rasti Drenica, nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale janë ngritur hetimet unike në muajin janar përkatësisht në muajin maj të vitit 2012. Aktakuza e kësaj prokurorie në datën 6 nëntor të vitit 2013 ka qenë ngritur kundër pesëmbëdhjetë (15) të akuzuarve. Lidhur me te, në datën 6 dhjetor të vitit 2014 është mbajtur seanca e dëgjimit të parë para gjyqtarit ndërkombëtar Dariusz Sielicki, i cili ka vepruar në cilësinë e kryetarit të panelit shqyrtues. Me vendim të datës 8 shkurt të vitit 2014, aktakuza është vlerësuar si e bazuar dhe e ligjshme. Me vendim të kryetarit të panelit shqyrtues të datës 14 prill të vitit 2014, lënda Drenica është ndarë në dy lëndë të veçanta Drenica 1 dhe Drenica II. Shqyrtimi kryesor në lëndën Drenica 1 (Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve), është hapur në datën 22 maj përkatësisht 27 qershor të vitit 2014. Ai i ka pasur dyzet e tetë (48) gjyqësore dhe ka përfunduar me aktgjykimin e datës 27 maj të vitit 2015. Procedura ankimore në lëndën Drenica I para Gjykatës së Apelit është zhvilluar në seancat publike të mbajtura në datën 11, 12 dhe 13 maj të vitit 2016, derisa mbledhja e panelit në datën 21 dhe 26 korrik si edhe në datën 15 shtator të vitit 2016, kur është sjellë aktgjykimi, me të cilin pjesërisht është ndryshuar aktgjykimi i shkallës së parë. Informacione shtesë mbi rrjedhën e procedurës në lëndën Drenica I mund të gjenden në raportet përmbledhëse mbi gjykimet të FDH Kosovë për vitet 2014, 2015 dhe 2016 në faqen zyrtare të internetit: www.hlc-kosovo.org.

[218] Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të datës 15 shtator të vitit 2016, ankesa kanë deponuar të akuzuarit: Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe Jahir Demaku, të cilët nga gjykata e sh-kallës së dytë janë shpallur fajtor dhe të cilëve iu janë shqiptuar dënime të reja me burgosje ose iu janë ndryshuar pjesërisht dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore.

[219] Të bashkakuzuar në lidhje me të cilët ka vendosur Gjykata Supreme në lëndën Drenica I: Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi. Në faza të ndryshme të procedurës penale në këtë lën-dë, nga ana e gjykatave për te janë përdorur emra zyrtar të ndryshëm. FDH Kosovë në rastin konkret lëndën e ka emëruar sipas të akuzuarit të parë nga aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 3 korrik të vitit 2017. Të njëjtën praktikë e ka zbatuar edhe në fazat e mëhershme të procedurës.

Page 153: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

153

Mitrovica i datës 27 maj të vitit 2015. Në këtë mënyrë, të akuzuarit Demaku i është konfirmuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh, të cilin ia ka shqiptuar gjykata e shkallës së dytë.

II. Duke vepruar në lidhje me ankesat e të akuzuarve Lushtaku dhe Selimi, Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykimin e datës 03 korrik të vitit 2017 i ka miratuar kërkesat e tyre në lidhje me akuzën nën pikën IX220. Gjykata e Shkallës së tretë e ka modifikuar aktgjykimin ankimor të Gjykatës së Apelit, në atë mënyrë që të akuzuarit Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi i ka liruar nga akuza e cekur nën këtë pikë. Sipas gjetjeve të kësaj gjykate, nuk është vërtetuar jashtë dyshimit se ata në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së, në bashkëpjesëmarrje reciproke, si dhe në bashkëpjesëmarrje me persona të tjerë që kanë qenë të manduatar me kontrollin efektiv të qendrës së paraburgimit të UÇK-së në Likoc/Likovac, gjatë vitit 1998, deri në muajt e parë të vitit 1999, e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të pavërtetuar të të paraburgosurve, civilë shqiptarë, të cilët kanë qenë të privuar nga liria dhe janë mbajtur në intervale të ndryshme kohore në qendrën e cekur, në kundërshtim me nenet 3 dhe 4 të Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977, gjë që është kualifikuar si vepër penale e krimit të luftës kundër popullatës civile221. III. Në bazë të asaj që është paraqitur, Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykimin e datës 3 korrik të vitit 2017, e ka miratuar ankesën e të akuzuarit Sami Lushtaku në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të datës 15 shtator të vitit 2016, si gjykatë e shkallës së dytë, duke e liruar atë nga pika IX, me të cilën i është vënë në barrë kryerja e veprës penale e krimit të luftës kundër popullatës civile, në bashkëkryerje me të akuzuarin Selimi222.

Në pjesën tjetër të aktgjykimit, aktgjykimi i Gjykatës së Apelit ka mbetur i pan-dryshuar. Në këtë mënyrë, me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës është konfirmuar aktgjykimi i Gjykatës së Apelit i datës 15 shtator të vitit 2016 në lëndën Drenica 1, me të cilin i akuzuari Selimi është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të krimit të luftës kundër popullatës civile dhe është dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh dhe tre (3) muaj sip-as pikës IV të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica. Sipas

[220] Pikat e akuzës në këtë procedurë penale janë numëruar në mënyrën se si është bërë në ak-tgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 27 maj të vitit 2015. FDH Kosovë po ashtu i është përmbajtur kësaj metodologjie.

[221] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 të LP të RSFJ-së, po ashtu e dënueshme me nenin 152 në lidhje me nenin 31 të KPRK.

[222] Për të cilën nga ana e Gjykatës së Apelit i është shqiptuar dënimi me burgosje me kohëzgja-tje prej shtatë (7) vitesh. Në këtë mënyrë ka ndryshuar aktgjykimi i shkallës së parë i datës 27 maj të vitit 2017 në pikëpamje të lartësisë së dënimit të shqiptuar.

Page 154: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

154

pikës së cekur, Selimi është ngarkuar se gjatë muajit shtator të vitit 1999, gjatë kohës së konfliktit të brendshëm të armatosur, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një të paraburgosuri të paidentifikuar nga Shipoli/Šipolj, komu-na e Mitrovicës/Mitrovica.

Duke e pasur parasysh atë që është paraqitur, Gjykata Supreme e Kosovës, të akuzuarit Selimi ia ka shqiptuar dënimin unik me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh223. Me dënimin unik të Gjykatës Supreme të Kosovës është përf-shirë edhe dënimi unik me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh, i cili Selimit i është shqiptuar në lëndën Drenica 2224.

Pjesa tjetër e ankesës së të akuzuarit Selimi është refuzuar si e pabazuar.

I akuzuari Lushtaku me vendim të posaçëm të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 3 korrik të vitit 2017, me zbatim të nenit 403, paragrafi 3 i KPRK, është liruar nga paraburgimi225.

E drejta në ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës së ApelitNë lidhje me akuzat e cekura, të akuzuarit Demaku, Lushtaku dhe Selimi e kanë pasur të drejtën në ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 15 shta-tor të vitit 2016 si dhe mjetin e rregullt juridik. E drejta në këtë ankesë është e rregulluar në pajtim me nenin 407, paragrafi 1 i KPPRK226.

[223] Sipas pretendimeve të Gjykatës Supreme në aktgjykimin e datës 3 korrik të vitit 2017, i akuzuari Selimi dënimin e shqiptuar është duke e vuajtur në Qendrën e Korrektimit në Dubravë, Istog, edhe pse deri në miratimin e këtij aktgjykimi ai nuk ka qenë duke e vuajtur dënimin, por në paraburgimin e caktuar deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

[224] Lënda para gjykatës zyrtarisht është zhvilluar me emrin Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica II). Në te, i akuzuari Selimi, me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 27 maj të vitit 2015, është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile sipas dy pikave. Për këtë arsye i është shqiptuar dënimi unik me burgosje në kohëzgjatje prej katërmbëdhjetë (14) vitesh. Gjykata e Apelit e Kosovës me aktgjykimin e datës 14 shtator të vitit 2016 (PAKR nr. 456/16) e ka modifi-kuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore, duke ia shqiptuar të akuzuarit Selimi dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh për veprën penale në vazhdimësi krim i luftës kundër popullatës civile.

[225] Sipas raportimit të mediave, i akuzuari Lushtaku një javë pas lirimit (10 korrik i vitit 2017) e pas një periudhe më shumë se katërvjeçare të kaluar në arrestin gjyqësor dhe shtëpiak, prej datës 23 maj të vitit 2013 e deri në lirim, me vendimin e cekur të Gjykatës Supreme të Kosovës, nga muaji korrik i vitit 2017, i është kthyer kryerjes së rregullt të funksioneve të kryetarit të Kuvendit të komunës së Skenderajt/Srbica. FDH Kosovë nuk ka informacione në çfarë mënyre e ka arsyetuar mungesën e tij në punë. Vetëm sa për ta cekur, atij, pas zgjedhjes së sërishme për kryetar të komunës së Skenderajt, në datën 3 nëntor të vitit 2013, deri sa ka qenë në paraburgim, i është mundësia dhënia e betimit në datën 20 dhjetor të vitit 2013.

[226] Neni 407, paragrafi 1 i KPPRK: „Kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit lejohet ankesa në Gjykatën Supreme të Kosovës nëse Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës

Page 155: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

155

Përndryshe, Gjykata e Apelit me aktgjykimin e saj të datës 15 shtator të vitit 2016 e ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore sipas pikave I, IV i IX: - nga faji është liruar i akuzuari Lushtaku për veprën penale vrasje të një civili të panjohur për të cilën gjykata e shkallës së parë ia kishte shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 12 vitesh, sepse nuk është provuar se i akuzuari e ka kryer veprën penale, me të cilën ngarkohet; - fajtor janë shpallur të akuzuarit Jahir Demaku dhe Sylejman Selimi për kry-erjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile, sepse e kanë cenuar integritetin trupor të një burri të panjohur nga fshati Shipol/Šipolj, komuna e Mitrovicës/Mitrovica, për çka iu janë shqiptuar dënimet me burgosje: Selimit në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh dhe tre (3) muaj, kurse Demakut në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh.

- fajtor janë shpallur Selimi dhe Lushtaku për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile, sepse në cilësinë e personave përgjegjës pranë qendrës së paraburgimit në Likoc/Likovac, në bashkëkryerje reciproke e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të pavërtetuar të civilëve, shqiptarë, të cilët në qendrën e cekur janë mbajtur në kushte joadekuate, johig-jienike, ku shpesh i janë ekspozuar rrahjeve. Për këtë iu ajanë shqiptuar dënimet me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8)227, përkatësisht shtatë (7)228 vitesh.

Duke e pasur parasysh vendimin e gjykatës së shkallës së dytë si dhe të drejtën në ankesë, e paraparë me Ligjin e Procedurës Penale, të akuzuarit në afat prej 15 ditësh, përmes mbrojtësve të tyre, i kanë deponuar ankesat.

I akuzuari Demaku përmes mbrojtësit të tij, avokatit nga Prishtina/Prišti-na, Mexhid Syla, me anë të ankesës e ka kontestuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal, vendimit të gabuar në pikëpamje të dënimit të shqiptuar me propozimin për gjykatën e instancës së rregullt më të lartë për të ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, që të akuzuarin ta lirojë nga dënimi ose të anulojë aktgjyki-min e shkallës së dytë dhe që lënda të kthehet në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, kurse të akuzuarit në ndërkohë t’i hiqet paraburgimi. Në arsyetimin e ankesës, avokati Syla, midis të tjerash, e ka theksuar se me vendim të Gjykatës së

Themelore me të cilin personi i akuzuar është liruar nga akuzat dhe ia ka shqiptuar aktgjyki-min me të cilin shpallet fajtor ose kur me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit i është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm“.

[227] I shqiptuar për të akuzuarin Selimi.[228] I shqiptuar për të akuzuarin Lushtaku.

Page 156: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

156

Apelit janë cenuar shumë të drejta të klientit të tij të parapara me konventa ndër-kombëtare si dhe me Ligjin e Procedurës Penale, midis të tjerash atë në pikëpam-je të kohëzgjatjes së procedurës penale si dhe të ndarjes së procedurës penale në lëndë gjyqësore në të cilat shqyrtimet kryesore janë zhvilluar në mënyrë paralele. Mbrojtësi po ashtu e ka kundërshtuar zbatimin e konceptit dëshmitar-armiqësor i gjykatës. Sipas tij, gjykata e shkallës së dytë e ka shkelur nenin 2 të KPPRK, sepse nuk ka vendosur në mënyrë autonome dhe të pavarur, duke zbatuar stan-darde të ndryshme me rastin e vlerësimit të provave. Ai ka shtuar se gjykata e shkallës së dytë është qasur me parabindje, duke i vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe në dëm të të akuzuarit.

I akuzuari Lushtaku me anë të ankesës përmes mbrojtësit të tij, avokatit nga Prishtina/Priština Arianit Koci, aktgjykimin e Gjykatës së Apelit si të shkallës së dytë, e ka kundërshtuar për shkak të shkeljeve të dispozitave thelbësore të procedurës penale, shkeljes së parimit in dubio pro reo/në rast të dyshimit në favor të të akuzuarit, vlerësimit të gabuar të provave si dhe gjendjes faktike ga-bimisht të konstatuar. Avokati i ka propozuar Gjykatës Supreme të Kosovës që, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve të ankesës, me të cilin do të anulonin ose ndryshonin aktgjykimin e shkallës së dytë të datës 15 shtator të vitit 2016, të miratohet aktgjykimi lirues për të akuzuarin Lushtaku ose lën-da të kthehet në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim dhe vendosje. Avokati Koci, midis të tjerash, e ka potencuar se në rastin konkret ekzistojnë shkelje fla-grante të parimit in dubio pro reo. Sipas mbrojtjes, aktgjykimi është bazuar në provat, të cilat janë të nxjerra nga konteksti në kuadrin e të cilit janë dhënë, që i janë nënshtruar shumë provave të tjera. I akuzuari Lushtaku ka qenë zëvendës i zonës operative. Sipas mbrojtjes, ky fakt nuk është kurrfarë indikatori, në bazë të të cilit ai mund të ngarkohet sipas përgjegjësisë komanduese, sepse është i domosdoshëm ekzistimi i marrëdhënieve të kontrollit efektiv midis të akuzuarit si epror dhe vartësit si kryerës i krimit. Avokati ka shtuar se nuk ka prova se i akuzuari ka qenë në dijeni për trajtimin ndaj personave të mbajtur, se ai vet dikë e ka rrahur ose se ndaj dikujt është sjellë në mënyrë çnjerëzore. Sipas mbrojtjes, nuk ka prova të mjaftueshme se i akuzuari ka pasur kontroll efektiv mbi qendrën e paraburgimit në Likoc/Likovac, derisa prokuroria ka dështuar në sigurimin e provave, me të cilat do të vërtetonte përgjegjësinë e të akuzuarit se është jashtë çdo dyshimi përgjegjës sipas përgjegjësisë komanduese.

Me ankesën ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, i akuzuari Selimi përmes mbrojtësve të tij, avokatëve nga SHB-të, Gregor D. Guy-Smith dhe Colleen M. Rohan229, e ka kundërshtuar të njëjtin për shkak të dënimeve të shqiptuara nga

[229] Në ekipin e mbrojtjes së të akuzuarit Sylejman Selimi ka qenë edhe avokati nga Prishtina/Priština, Tomë Gashi.

Page 157: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

157

ana e asaj gjykate, për shkak të vlerësimit të gabuar të provave, shkeljes së autor-izimeve me rastin e vlerësimit të provave si dhe për shkak të zbatimit të gabuar të ligjit penal. Sipas pretendimeve të ankesës, Gjykata e Apelit e ka keqpërdorë au-toritetin e saj ligjor dhe të drejtën e diskrecionit me rastin e vlerësimit të provave. Nga këto arsye, gjetjet e kësaj gjykate nuk janë në përputhje me ligjin dhe stan-dardet valide juridike në pikëpamje të vlerësimit të provave. Po ashtu, janë bërë lëshime të mëdha me rastin e sjelljes së vendimit, gjë që ka rezultuar deri te ajo se gjykata ka dështuar në sjelljen e vendimit ligjor dhe të paanshëm. Gjykata e shkallës së dytë, me rastin e vlerësimit të provave, e ka shfrytëzuar parimin de novo, duke mos e cekur se përse gjetjet e Gjykatës Themelore nuk janë të ba-zuara. Sipas mbrojtjes, gjykata e shkallës së dytë i ka tejkaluar kufijtë e akuzës, duke e shpallur të akuzuarin përgjegjës sipas përgjegjësisë komanduese. Gjykata e Apelit nuk e ka vlerësuar në mënyrë adekuate të drejtën ligjore të të akuzuarit, i cili është mbrojtur me heshtje, që në asnjë mënyrë nuk guxon të ndikojë në vlerë-simin e fajësisë ose të pafajësisë së tij. Për këto arsye, avokatët i kanë propozuar gjykatës që të ndryshojë aktgjykimin dhe të sjellë vendim lirues.

Prokuroria e Apelit, në përgjigjet e saj në ankesat, e ka potencuar se ankesat e mbrojtësve janë të vonuara sepse janë parashtruar pas skadimit të afatit prej dh-jetë (10) ditësh të paraparë me ligj, përkatësisht nenit 378, paragrafi 3230 i KPPRK, me të cilin janë të paraparë afatet për parashtrimin e parashtresave dhe të kërke-save të cilat i shqyrton Gjykata Supreme e Kosovës. Prokuroria i ka parashtruar qëndrimet e veta: se kundërshtimet e mbrojtjes në lidhje me përbërjen e panelit shqyrtues janë të vonuara; se nga ana e gjykatave të kompetencës më të ulët nuk ka pasur vonesa në veprim; se nuk ka paqartësi në dispozitivin e vendimeve të gjykatave të kompetencës më të ulët, sepse ato duhet të lexohen së bashku me ar-syetimet; se, edhe pse koncepti i dëshmitarit- armiqësor ndaj gjykatës nuk është paraparë me rregulla ligjore të cilat janë në fuqi në Kosovë, zbatimi i tij mund të arsyetohet me nevojën për gjykim të drejtë; se paneli shqyrtues nuk është një vëzhgues pasiv i procedurave, të cilat zhvillohen para tij; se mbrojtja ka qenë e njoftuar në lidhje me kualifikimin juridik të veprave penale, të cilat të akuzuarve iu janë vënë në barrë; si edhe se përgjegjësia komanduese e të akuzuarve duhet të trajtohet në dritën e tërë rastit. Sipas prokurorisë, Gjykata e Apelit në mënyrë të rregullt dhe jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm ka vlerësuar se i akuzuari Lushtaku ka qenë i njoftuar me faktin se të paraburgosurit janë keqtrajtuar. Në lidhje me këtë, gjykata e shkallës së dytë e ka korrigjuar gabimin e asaj të shkallës së parë në pikëpamje të vërtetimit nëse ka ekzistuar ose jo keqtrajtimi i të paraburgo-surve, sepse në mënyrë të drejtë e ka vlerësuar deklaratën e dëshmitarit A, që është mbështetur me deklaratën e dëshmitarit D. Në fund, prokuroria ka thënë

[230] Me nenin e cekur është paraparë që kërkesa, të cilën e shqyrton Gjykata Supreme e Kosovës, duhet të parashtrohet në afat prej dhjetë (10) ditësh, pos nëse nuk është caktuar ndryshe me ligj.

Page 158: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

158

se përgjegjësia komanduese duhet të konstatohet në kontekstin e tërë rastit, sepse, në njërën anë, është vërtetuar ekzistimi i qendrës së paraburgimit , deri sa, në anën tjetër, Selimi dhe Lushtaku janë identifikuar si komandant përkatësisht zëvendës komandant i zonës së Drenicës, gjë që e kanë vërtetuar edhe disa dësh-mitarë të caktuar;

Në lidhje me ankesat e palëve, Gjykata Supreme e Kosovës, në cilësinë e gjykatës e cila vendos për ankesat, në datën 20 korrik të vitit 2017, e ka mbajtur seancën gjatë të cilës kryetari i panelit ankimor, në cilësinë e gjyqtarit raportues, e ka paraqitur lëvizjen e procedurës penale, pretendimet ankimore të palëve, si dhe vendimet e marra në këtë lëndë.

Palët në procedurë me gojë dhe shkurtimisht i kanë prezantuar pretendimet e tyre ankimore, duke i propozuar gjykatës q ta ndryshojë vendimin e gjykatës së Apelit, që të akuzuarit t’i lirojë nga akuzat, të heqin masën e paraburgimit për klientët e tyre ose që lëndën ta kthejnë në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

Të akuzuarit i kanë mbështetur pretendimet e mbrojtësve të tyre, duke e potenc-uar se akuzat me të cilat ngarkohen janë të pabazuara, të paligjshme, si edhe se ata një kohë të gjatë dhe në mënyrë të pabazuar mbahen në paraburgim. Prokuroria i ka kundërshtuar kërkesat e mbrojtjes në lidhje me masën e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit.

Gjykata Supreme e Kosovës231 ka vlerësuar se ankesat e të akuzuarve janë të af-atshme si edhe se në procedurën për ankesat para Gjykatës Supreme zbatohen të njëjtat dispozita, të cilat zbatohen në ankesat për aktgjykimin, të cilin e ka sjellë gjyqtari individual ose paneli i gjykatës themelore232. Gjykata, po ashtu, me aktg-jykim ka gjetur se paneli shqyrtues gjyqësor, si dhe ai ankimor gjatë procedurës së shkallës së dytë, ka qenë i përbërë sipas ligjit. Duke e pasur parasysh kom-pleksitetin e rastit, nuk ka pasur zvarritje të pabazuar të procedurës. Dispozitivet e aktgjykimeve janë të qarta, e përmbajnë përshkrimin e plotë për ata të cilat janë shpallur fajtor ose janë liruar, me përshkrimin se për cilat veprime të akuzuarit janë shpallur fajtor. Sipas gjetjeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, gjykatat të cilat kanë vendosur në këtë lëndë gjithmonë e kanë pasur parasysh ligjin, i cili është më i favorshëm për të akuzuarit, duke e zbatuar atë në të akuzuarit.

[231] Sipas aktgjykimit, Gjykata Supreme e Kosovës, shumicën e vendimeve të saj i ka sjellë me shumicën e anëtarëve të panelit shqyrtues.

[232] Neni 380, paragrafi 1 i KPPRK: „Kundër aktgjykimit, të cilin e ka sjellë gjyqtari individual ose paneli i gjykatës themelore, personat e autorizuar mund të paralajmërojnë ankesë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit“.

Page 159: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

159

Duke e analizuar institutin e dëshmitarit-armiqësor ndaj gjykatës, i cili nuk është i paraparë me KPPRK, por gjerësisht zbatohet në praktikën ndërkombëtare nga tribunalet ndërkombëtare, Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se zbatimi i këtij parimi është vetëm plotësim i Ligjit të Procedurës Penale. Ky ligj nuk e rregullon situatën në të cilën dëshmitarët në fazat e mëhershme të procedurës penale dëshmojnë në dobi të palës e cila e ka thirrur në shqyrtimin kryesor, por në te plotësisht e ndryshojnë deklaratën e vet, shpesh duke dëshmuar kundër kësaj pale. Pala në procedurë, e cila i ka thirrur dëshmitarët e këtillë për të dëshmuar, ka në situatën e këtillë të drejtën vetëm në pyetje të drejtpërdrejta për ata dëshmitarë të cilët i kanë ndryshuar deklaratat e veta. Me shpalljen e tyre dëshmitar-armiqësor ndaj gjykatës, kjo palë mundet që këtyre dëshmitarëve t’iu shtrojë pyetje të tërthorta. Sipas gjykatës Supreme të Kosovës, me zbatimin e këtij parimi mundësohet barabarësia e palëve në procedurë, si dhe konstatimi i së vërtetës dhe vlerësimi i kredibilitetit të dëshmitarëve.

Gjykata Supreme i ka mbështetur qëndrimet e gjykatave më të ulëta, të cilat kanë vendosur në këtë lëndë dhe ndaj të cilave aktgjykimi dënues mund të merret edhe në bazë të deklaratës së një dëshmitari, por me udhëzimin se pragu i vlerë-simit të kredibilitetit të tyre duhet të jetë shumë më i lartë. Sipas ligjit, bazimi i aktgjykimit vetëm në deklaratat e një dëshmitari nuk vlen nëse është fjala për dëshmitarin bashkëpunues. Kjo do të thotë se asnjë vendim gjyqësor nuk mund të bazohet në deklaratën e dëshmitarit bashkëpunues, i cili ka qenë i dyshuar dhe i cili e ka marrë statusin e bashkëpunëtorit për arsye se ka pranuar për të bashkëpunuar me organet ndjekjes. Po ashtu, aktgjykimi nuk mund të bazohet vetëm në deklaratat e dëshmitarit anonim, identiteti i të cilit është i panjohur për të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

Lidhur me pretendimet e mbrojtjes se Gjykata e Apelit nuk i ka pranuar gjet-jet faktike të Gjykatës Themelore si dhe nuk e ka arsyetuar një procedurë të këtillë, Gjykata Supreme ka gjetur se sipas standardeve ndërkombëtare gjykata më e lartë nuk mund të ndryshojë gjetjet e Gjykatës Themelore në pikëpamje të provave dhe të gjendjes së konstatuar faktike, pos nëse për këtë ekzistojnë arsye të arsyetueshme. Është rregull e përgjithshme që gjykata e lartë të merret me korrigjime ligjore si dhe me gabimet e gjykatës më të ulët në pikëpamje të zbati-mit adekuat të ligjit. Gjykatave themelore iu është besuar e drejta e vlerësimit të deklaratave të dëshmitarit si dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis fakteve relevante, sepse ato kanë mundësi që drejtpërdrejtë të dëgjojnë dëshmitarët, t’i dëgjojnë deklaratat e tyre dhe t’i shohin reaksionet e tyre. Në rastin konkret, Gjykata e Apelit, sipas gjetjeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, nuk është pajtuar me disa prova të caktuara, përkatësisht me deklaratat e dëshmitarëve të caktuar, në të cilat ka konstatuar kontradikta të mëdha. Duke i vlerësuar këto deklarata

Page 160: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

160

si jokredibile, Gjykata e Apelit, me rastin e shpalljes së dëshmitarëve fajtor sipas pikës IV, në mënyrë të drejtpërdrejtë është marrë me vlerësimin juridik të rastit. Në rastin konkret, i ka zbatuar standardet korrekte në lidhje me vlerësimin e fakteve dhe të autenticitetit juridik të vendimit të Gjykatës Themelore.

Në lidhje me vlerësimet e ndryshme, të cilat i ka dhënë Gjykata e Apelit përkitazi me kredibilitetin, që e kanë deklaratat e dëshmitarëve të caktuar233 dhe të cilat dallojnë nga ato të cilat mbi këto prova i ka dhënë Gjykata Themelore, Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se Gjykata Themelore gëzon të drejtën e plotë të diskrecionit në vlerësimin e peshës dhe të kredibilitetit që duhet dhënë deklaratës së një dëshmitari. Nëse gjykata më e lartë i ka vlerësuar si të gabueshme gjetjet në pikëpamje të gjendjes faktike të konstatuar nga ana e Gjykatës Themelore, atëherë gjykata e shkallës së dytë duhet të sjellë arsye të forta, me të cilat e mbështet vlerësimin se Gjykata Themelore ka bërë një gabim të dukshëm gjatë vlerësimit të rëndësisë dhe validitetit të provave.

Paneli i Gjykatës Supreme të Kosovës, po ashtu, e ka vlerësuar deklaratën e dëshmitarit A (i cili, sipas vlerësimit të tyre, ka prezantuar përshkrimin e hol-lësishëm të ngjarjes) si të bindshme dhe kredibile, derisa disa mospërputhje në këtë deklaratë janë vlerësuar si minore ose të nxjerra nga konteksti. Paneli anki-mor i Gjykatës Supreme të Kosovës e ka konfirmuar edhe vendimin e Gjykatës së Apelit në pikëpamje të pikës IV në lidhje me përgjegjësinë e të akuzuarve Selimi dhe Demaku për keqtrajtim të një personi të panjohur në Shipol/Šipolj, komuna e Mitrovicës/ Mitrovica, që gjatë kohës që qëndrimit në qendrën e paraburgimit në Likoc/Likovac, ka vuajt jo vetëm fizikisht, por i është ekspozuar edhe kërcëni-meve, të cilat kanë vazhduar edhe pas lirimit të tij nga paraburgimi. Gjykata Supreme e Kosovës një vëmendje të veçantë në aktgjykim i ka kushtuar analizës së kushteve, të cilat duhet të ekzistojnë që të konstatohet përgjegjësia komanduese e dikujt, posaçërisht nëse për ekzistimin e përgjegjësisë së dikujt mbi këtë bazë duhet të ekzistojë konfirmimi zyrtar se dikush gjendet në pozitë komanduese ose është i mjaftueshëm ekzistimi i kontrollit efektiv mbi vartësin në një territor të caktuar. Gjykata ka qëndruar në pikëpamjen që për ekzistimin dhe zbatimin e pushtetit nuk është e obligueshme që ai duhet të jetë i themeluar tamam, siç është për shembull me anë të emërimit zyrtar. Në shumë konflikte, ky pushtet mund të ekzistojë edhe de-facto në rastet e qeverive të vetëshpallura, si dhe në ushtritë e vetëshpallura ose në grupet paramilitare. Sipas gjykatës, parimi

[233] Deklarata e dëshmitarit D është vlerësuar si plotësisht e papranueshme dhe për këtë arsye nga përgjegjësia është liruar i akuzuari Lushtaku, edhe pse nga ana e Gjykatës Themelore ka qenë shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 12 vitesh; derisa deklaratën e dëshmitarit A e njëjta gjykatë e ka vlerësuar si kredibile, sepse është mbështetur me deklaratën e dëshmitarit K dhe në gjetjen e ekspertëve të fushës së mjekësisë.

Page 161: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

161

i përgjegjësisë komanduese duhet të zbatohet ndaj atyre eprorëve të cilët kanë kontroll efektiv ndaj vartësve të tyre. Treguesit e kontrollit efektiv më shumë janë çështje e provave, që tregojnë se të dyshuarit kanë pasur forcë për të parandaluar ose që ta paraqesin rastin para organeve kompetente.

Paneli ankimor i Gjykatës Supreme i ka mbështetur gjetjet e Gjykatës së Apelit se në Likoc/ Likovac ka ekzistuar qendra e paraburgimit, e pakta në kohën kur dësh-mitari A ka qëndruar në te. Sipas panelit ankimor, nuk ka prova me të cilat do të vërtetohej se të akuzuarit kanë qenë të emëruar në pozita komanduese në kuadër të strukturave të UÇK-së, si dhe Selimi në cilësi të komandantit, kurse Lushtaku në cilësi të zëvendës-komandantit të zonës së Drenicës. Sipas gjykatës, nuk ekzistojnë prova të cilat i vërtetojnë pozitat e tyre komanduese si dhe as prova të cilat do ta vërtetonin se ata kanë ndërmarrë masa të caktuara ndaj vartësve ose se janë marrë me çështje disiplinore. Nuk ka prova mbi formimin e qendrës së paraburgimit dhe strukturës komanduese, që do të vërtetonin ekzistimin e qendrës së paraburgimit. Sipas gjetjeve të panelit ankimor, nuk ka as mjaft prova me të cilat do të vërtetohej se të akuzuarit Lushtaku dhe Selimi në mënyrë efektive e kanë kryer detyrën ko-manduese në qendrën e paraburgimit në Likoc/ Likovac.

Sipas provave në dispozicion, Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se nuk është vërtetuar se të akuzuarit Lushtaku dhe Selimi kanë pasur kontroll efektiv në cilësinë e komandantit ose zëvendës-komandantit ndaj vartësve të tyre, në bazë të së cilës do të ishin të obliguar për të parandaluar ushtarët që të mos bëjnë vepra penale ose që t’i dënojnë ata të cilët bëjnë krime. Gjykata ka vlerësuar se nuk është vërtetuar jashtë çdo dyshimi se të akuzuarit kanë pasur kontroll efektiv mbi qendrën e paraburgimit në Likoc/Likovac. Me këtë gjykata ka ardhur deri te përfundimi se në veprimet e të akuzuarve Selimi dhe Lushtaku nuk ka elemente të përgjegjësisë komanduese, siç është përshkruar në pikën IX të aktgjykimit.

Gjykata Supreme në pikëpamje të vendimit mbi dënimin ka gjetur se i akuzuari Selimi si komandant ka pasur më shumë pushtet se sa i akuzuari Lushtaku ose i akuzuari Demaku, si edhe se me rastin e matjes së dënimit të shqiptuar ka marrë parasysh rrethanat vështirësuese dhe lehtësuese. I akuzuari Lushtaku ka qenë i liruar nga Gjykata Themelore nga akuza në lidhje me dy vepra penale, nga ana e Gjykatës së Apelit për pikën I, derisa nga ana e panelit ankimor të Gjykatës Supreme të Kosovës në lidhje me pikën IX. Në bazë të kësaj, ai ka qenë plotësisht i liruar nga të gjitha akuzat dhe për këto arsye ka qenë urdhëruar lirimi i tij nga paraburgimi. Duke e pasur parasysh lirimin e Selimit në lidhje me pikën IX, nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës i është shqiptuar dënimi unik me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh (duke pasur parasysh edhe dënimin unik të shqiptuar në Drenici II).

Page 162: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

162

Gjetjet e FDH KosovëMe meritën e gjykatave në të tria instancat, palët e kanë gëzuar të drejtën në gjy-kim të ndershëm dhe të drejtë gjatë gjithë gjykimit në lëndën Prokurori kundër Jahir Demakut dhe të tjerëve (Drenica I). Në lidhje me këtë, panelet gjyqësore në të tri procedurat e kanë respektuar maksimalisht Ligjin e Procedurës Penale, por edhe standardet ndërkombëtare.

Tri vendime pothuajse diametralisht të ndryshme të tri instancave gjyqësore në lidhje me vërtetimin e (mos)ekzistimit të përgjegjësisë së të akuzuarit Sami Lushtaku japin baza për vlerësimin se në gjyqësor (në këtë rast në pjesën ndër-kombëtare të tij, sepse gjyqtarët evropian kanë dominuar në të tria panelet gjy-qësore) nuk ekziston politika e balancuar ndëshkimore, përkatësisht standardet juridike, gjë që krijon hapësirë për interpretime të lira të një situate identike penalo-juridike nga ana e instancave të ndryshme gjyqësore. Shembulli i Lushta-kut është një shembull tejet ilustrues për këtë vlerësim. Gjykata Themelore e ka shpallur fajtor për një pikë të aktakuzës, përkatësisht për veprën penale vrasje dhe ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vitesh. Gjykata e Apelit, duke vepruar lidhur me ankesën, e ka liruar Lushtakun nga përgjegjësia për veprën penale vrasje dhe e ka shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile mbi baza plotësisht të tjera dhe pikave, të cilat kanë qenë të refuzuara nga ana e Gjykatës Themelore, duke ia shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh. Në fund, Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar Lushtakun nga çfarëdo përgjegjësie edhe për këto vepra penale. Politika e këtillë ndëshkimore e pabalacuar dhe mungesa e standardeve të qarta, posaçërisht praktika e paharmonizuar në vlerësimin e provave të njëjta nga ana e paneleve të ndryshme shqyrtuese dhe atyre ankimore (pra, gjykatave të niveleve të ndryshme) shkaktojë pasiguri juridike, të mos flitet për kredibilitetin e vet misionit të BE-së për sundimin e ligjit. Sepse nuk duhet të hiqet nga mendja se në rastin e krimeve të luftës është fjala për njërën prej kat-egorive më të rënda të veprave penale, të cilat kërkojnë politikë ndëshkimore të qartë me standarde të përpunuara në mënyrë precize dhe gjerësisht të pranuara. Politika e këtillë ndëshkimore e pabalancuar e gjyqtarëve ndërkombëtarë mund të shërbejë edhe si shembulli i keq për gjyqtarët vendor dhe për panelet, që prej këtij viti kanë filluar në mënyrë të pavarur të gjykojnë aktakuzat për krime të luftës. FDH Kosovë me këtë vlerësim në asnjë rast nuk dëshiron ta tejkalojë të drejtën e garantuar me ligj për gjyqtarët në vlerësimin e lirë të provave, por kjo e drejtë nuk është absolute dhe në pajtim me ligjin i ka edhe kufizimet e veta. Një nga arsyet e vlerësimeve të këtilla të pabalancuara, po edhe diametralisht të kundërta të të njëjtave prova dhe situata, ndoshta qëndron në faktin se panelet ankimore, që kanë vendosur në shkallën e dytë dhe të tretë, kanë qenë të përbërë nga gjyqtarët, që për herë të parë janë ballafaquar me krimet e luftës, si ndoshta

Page 163: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

163

veprat penale më komplekse për të cilat kërkohet ekzistimi i përvojës së madhe dhe praktikë paraprake gjyqësore gjatë vendosjes në këto aktakuza.

FDH Kosovë e përshëndet interpretimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin mbështetet ndryshimi në praktikën gjyqësore të institutit të „dëshmitarit-armiqë-sor ndaj gjykatës“, i cili, edhe pse nuk ekziston në legjislaturën vendore, përbënë një nga reagimet e imponuara në fenomenin që dëshmitarët e prokurorisë i ndry-shojnë deklaratat në shqyrtimet kryesore, në të cilat ata flasin plotësisht gjëra të ndryshme nga ato në procedurat paraprake penale. Zbatimi i këtij instituti për-faqëson një zgjidhje të imponuar në situatën e pakëndshme në të cilën sot e edhe më tutje gjenden dëshmitarët e prokurorisë, të cilët pranojnë për të dhënë deklarata mbi veprat e rënda penale gjatë hetimeve (pra, kur identiteti i tyre ende nuk është i njohur për të dyshuarit si dhe as avokatët e tyre), por në shqyrtimet kryesore refu-zojnë për të dëshmuar ose dëshmojnë në kundërshtim me atë që e kanë deklaruar gjatë procedurës paraprake. Ky ndryshim me gjasë është rezultat i dijenisë së tyre se identiteti i tyre tash dihet publikisht dhe për këtë arsye ata dhe familjet e tyre mund të pësojnë pasoja të rënda. Nuk duhet përjashtuar as mundësinë e presionit nga ana e të akuzuarve dhe e qarqeve të afërta me ta, që në mënyrë të qartë ushtro-hen në dëshmitarët e prokurorisë për të ndryshuar deklaratat e tyre dënuese. Nuk duhet përjashtuar as mundësia që në sjelljen e këtillë të dëshmitarëve ka ndikim edhe trajtimi negativ medial, të cilin e kanë pasi ata e njohin identitetin e tyre dhe rolin e dëshmitarëve të prokurorisë. Instituti „dëshmitar-armiqësor ndaj gjykatës“ nuk është zgjidhje për një pozitë të këtillë të palakueshme të atyre dëshmitarëve të cilët sot në Kosovë kanë guxim për të dëshmuar mbi veprat penale më të rënda, posaçërisht për krimet e luftës. Vendimi është implementim pasues dhe i plotë i zgjidhjeve ligjore për vendosjen e sistemit të mbrojtjes së dëshmitarëve. Por, ky institut gjatë shqyrtimeve kryesore mundet deri diku t’i kontribuoj ndriçimit të situatave konkrete dhe veprimeve, të cilat janë lëndë e akuzës, sepse prokurorët e kanë të drejtën që „dëshmitarët-armiqësor ndaj gjykatës“ t’i ekspozojnë ndaj py-etjeve të tërthorta, në çka nuk kanë të drejtë në situatat kur dëshmitarët e tyre që i ndryshojnë deklaratat të mos shpallen „armiq të gjykatës“. Sipas mendimit të FDH Kosovë, një nga zgjidhjet kalimtare të cilat i lejon ligji në situatat e këtilla dhe që duhet të shfrytëzohet më shumë deri sa nuk krijohet klima e sigurisë për dëshmi-tarët në gjykimet kosovare është zbatimi i mundësisë së posaçme hetimore, kur prokurori në fazën e hetimeve kërkon nga gjyqtari i procedurës paraprake për të dëgjuar dëshmitarët me qëllim të ruajtjes së provave. Deklarata e këtillë në fazat e mëvonshme të procedurës mund të shfrytëzohet si prove e pranueshme dhe e parrëzueshme në situatat kur dëshmitarët gjatë shqyrtimit kryesor fillojnë të ndry-shojnë përkatësisht të heqin dorë nga deklaratat e dhëna në procedurën paraprake. Krahas zbatimit të kësaj mundësie të posaçme hetimore duhet të shfrytëzohen edhe procesverbale tonike dhe video, si dhe shënimet stenografike të deklaratave.

Page 164: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

164

Gjykata Supreme e Kosovës në mënyrë të hollësishme në aktgjykimin e vet është marrë edhe me akuzën për përgjegjësinë komanduese, duke konstatuar se në ras-tin e të akuzuarve Lushtaku dhe Selimi nuk ka konfirmim të qartë zyrtar si dhe as prova se ata kanë qenë të emëruar dhe se kanë kryer funksione komanduese në zonën operative të Drenicës gjatë luftës në Kosovë. Në anën tjetër, gjykata konstaton se mosekzistimi i situatës juridikisht të themeltë (emërimi i dikujt për komandant) tek një anë ndërluftuese nuk e liron nga përgjegjësia komanduese, sepse në praktikë ka mjaft situata de facto ku njëra palë në konflikt nuk lëshon vërtetime mbi emërimin e komandantëve, siç janë formacionet kryengritëse ushtarake, qeveritë ose ushtritë e vetëshpallura, por funksionojnë sipas parimit të subordinimit ushtarak. Sipas gjykatës, parimin e përgjegjësisë komanduese duhet zbatuar ndaj atyre eprorëve të cilët kanë kontroll efektiv ndaj vartësve të tyre. Gjykata po ashtu ka ardhur deri te përfundimi se (mos)ekzistimi i kontrollit efektiv duhet të vërtetohet me prova dhe tregues të cilët vërtetojnë se të dyshuarit kanë pasur forcë për të penguar ose për të paraqitur rastet penale para organeve qeveritare kompetente. Teorikisht, gjykata në analizën e saj në një mënyrë shumë të mirë e ka përkufizuar konceptin e përgjegjësisë komanduese, duke mos e lim-ituar vetëm në situatat juridikisht të qarta në të cilat dikush „në bazë të ligjit“ ka qen komandant në zonën ku janë zhvilluar krimet e luftës, por edhe në ato situa-ta ku nuk ka vërtetim zyrtar se dikush ka qenë komandant. Megjithëkëtë, gjykata nuk ka shkuar shumë larg në zbatimin e këtij interpretimi në rastin i cili e ka motivuar që këtë interpretim edhe ta bëjë. Me fjalë të tjera, gjykata nuk e ka bërë as hapin më të vogël drejt përkufizimit të Lushtakut dhe Selimit (nëse tashmë nuk ekzistojnë vërtetimet mbi emërimin e tyre në funksione komanduese) nëse njëmend kanë pasur (ose jo) vende komanduese dhe nëse kanë qenë në situatë për të pas (ose për të mos pas) kontroll efektiv mbi zonën e Drenicës? Ose, e pakta, kontroll mbi qendrën e paraburgimit, e cila është gjendur në objektin e njëjtë, në të cilin është ndodhur komanda e tyre?

Page 165: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

165

7. Gjykata Supreme Kosovës (kërkesat për mbrojtjen e ligjshmëris)

7.1. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët (Kleçka)

Paneli me përbërje të përzier i Gjykatës Supreme të Kosovës (me te ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Elka Filcheva-Ermenkova234) me aktgjykimin e datës 12 maj të vitit 2017 e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtjen e lig-jshmërisë të Zyrës së prokurorisë shtetërore të Kosovës, të paralajmëruar ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit (PAKR 266/2014 e datës 26 janar të vitit 2016) në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe tjerëve235.

Rrjedha e procedurës penale236

Procedura penale kundër të akuzuarve në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve është ngritur me vendimin për hapjen e hetimeve, përkatësisht zgjerimin e tyre të datës 2 dhe 16 shkurt të vitit 2010 kundër ish pjesëtarit të UÇK-së AZ (dëshmitari X)237, e në lidhje me krimet për të cilat është vërtetuar se janë kryer gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë në qendrën e paraburgimit të UÇK-së në fshatin Kleçkë/Klečka, komuna e Lipjanit/ Lipljan.

Pas hetimeve, aktakuza është ngritur në datën 25 korrik të vitit 2011238 kundër dhjetë ish ushtarëve të UÇK-së në drejtim të veprave penale krim i luftës kundër popullatës civile239 dhe krim i luftës kundër të burgosurve të luftës240, sipas shumë

[234] Anëtarët e panelit ndërkombëtar Jorge Martins Ribeiro dhe gjyqtari i Gjykatës Supreme Enver Peci.

[235] Të bashkakuzuarit: Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Mazreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj

[236] Lëvizjen e procedurës në këtë lëndë sipas fazave, FDH Kosovë në mënyrë të hollësishme e ka përpunuar në raportet përmbledhëse për vitet 2011, 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016 si dhe në analizën e procedurave të bëra me rastin e shpalljeve të aktgjykimeve të shkallës së parë. Të gjitha raportet dhe analizat në lidhje me këtë lëndë mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: www.hlc-kosovo.org

[237] Procedura penale është iniciuar kundër AZ, i cili me propozim të prokurorit dhe pas vendimit të gjyqtarit paraprak është shpallur dëshmitar-bashkëpunues me pseudonimin X. Pas vdekjes së tij, (vetëvrasje në rrethana të paqarta në Gjermani) është publikuar emri i AZ. Në këtë raport shfrytëzohen vetëm inicialet e tij.

[238] Aktakuzën e ka ngritur prokurori ndërkombëtar Maurizio Salustro.[239] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 në lidhje me nenet 22, 24 dhe 26 të LP të RSFJ-

së, po ashtu e dënueshme me nenin 120 në lidhje me nenet 23, 25 dhe 26 KPK.[240] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 144 në lidhje me nenet 22, 24 dhe 26 të LP të RSFJ-

së, po ashtu e dënueshme me nenin 121 në lidhje me nenet 23, 25 dhe 26 KPK.

Page 166: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

166

pikave. Aktakuza si e pandryshuar është konfirmuar me vendim të gjykatës të datës 26 gusht të vitit 2011241.

Shqyrtimi kryesor për aktakuzën e datës 25 korrik të vitit 2011, ka filluar në datën 11 nëntor të vitit 2011 para panelit shqyrtues në përbërje të përzier242 të ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/ Priština.

Me vendim të panelit shqyrtues të datës 21 mars të vitit 2012, deklaratat e dësh-mitarit-bashkëpunues X janë vlerësuar si të papranueshme. Me aktgjykimin e datës 30 mars të vitit 2012 është ndarë procedura kundër të akuzuarve Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj. Të gjithë këta të akuzuar me këtë aktgjykim janë liruar në të gjitha pikat e aktakuzës të datës 25 korrik të vitit 2011.

Me aktgjykimin e datës 2 maj të vitit 2012, i akuzuari Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Fatmir Limaj dhe Naser Shala , po ashtu, janë liruar nga akuzat në të gjitha pikat e aktakuzës të datës 25 korrik të vitit 2011.

Paneli ankimor i Gjykatës Supreme të Kosovës, me vendimet e datës 20 nëntor përkatësisht 11 dhjetor të vitit 2012, i ka anuluar aktgjykimet e ish Gjykatës së Qarkut të Prishtinës/Priština si dhe vendimin e kësaj gjykate të datës 21 mars të vitit 2012 mbi papranueshmërinë e provave të dëshmitarit-bashkëpunues X. Lënda është kthyer në gjykatën e shkallës së parë për vendosje të përsëritur.

Rigjykimi në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe tjerëve243 është mbaj-tur para panelit ankimor me përbërje të përzier të Gjykatës Themelore në Prisht-inë/Priština244, në periudhën prej datës 18 prill të vitit 2013 deri në datën 17 shta-tor të vitit 2013 kur është shpallur aktgjykimi me të cilin të gjithë të akuzuarit prapë janë liruar nga të gjitha akuzat e aktakuzës së muajit korrik të vitit 2011.

Duke vepruar në lidhje me ankesën e prokurorisë ndaj aktgjykimit të rigjykimit të datës 9 korrik të vitit 2014, Gjykata e Apelit me panelin ankimor me përbërje të përzier245 ka mbajtur seancën, pas së cilës paneli ka vendosur që para kësaj gjykate

[241] Gjyqtari për konfirmim të aktakuzës, gjyqtari ndërkombëtar Ingo Risch.[242] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtari ndërkombëtar Jonathan Welford-Carroll (kryetar i

panelit), gjyqtarja kosovare e ish Gjykatës së Qarkut, Shqipe Qerimi, dhe gjyqtari ndërkom-bëtar Dean Pinales.

[243] Të bashkakuzuarit: Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Mazreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj

[244] Paneli shqyrtues: gjyqtari ndërkombëtar Malcolm Simmons, kryetar i panelit, anëtarët e panelit, gjyqtarja Shpresa Hasaj-Hyseni dhe gjyqtari ndërkombëtar Mariola Pasnik.

[245] Kryetari i panelit ankimor, gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares, anëtarët - gjyqtari ndër-

Page 167: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

167

të hapë shqyrtimin me qëllim të qartësimit të rrethanave të caktuara, kur është vendosur që gjatë këtij shqyrtimi edhe të dëgjohen disa dëshmitarë të caktuar.

Shqyrtimi i Gjykatës së Apelit është hapur në datën 17 shtator të vitit 2014. Gjatë tij është dëgjuar një dëshmitar i prokurorisë, i cili në përgjigjet e tij ka shkuar në mbështetje të akuzës. Ditën e nesërme të planifikuar për këtë shqyrtim, mbrojtja e të akuzuarve, krahas shumë kundërshtimeve, ka kërkuar edhe përjashtimin e panelit ankimor.

Me vendim të datës 30 shtator të vitit 2014, ish kryetari i Gjykatës së Apelit246 e ka pranuar propozimin e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre mbi përjashtimin panelit.

Paneli ankimor i ri, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Piotr Bojarczuk247, është takuar në datën 1 dhe 2 dhjetor të vitit 2015. Seanca ka qenë publike. Paneli anki-mor i Gjykatës së Apelit në datën 26 janar të vitit 2016 e ka sjellë vendimin, me të cilin ankesën e prokurorit special të datës 29 nëntor të vitit 2013 e ka refuzuar si të pabazuar. Paneli ankimor e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština të datës 17 shtator të vitit 2013, të sjellë pas shqyrtimit kryesor në gjykimin e përsëritur para kësaj gjykate, me të cilin të gjithë të akuzuarit me aktakuzën e prokurorisë së cekur të datës 25 korrik të vitit 2011 janë liruar nga akuzat në drejtim të veprave penale krim i luftës kundër popullatës civile dhe krim i luftës kundër të burgosurve, sipas shumë pikave.

Zyra e Prokurorisë së Shtetit në datën 12 gusht të vitit 2016 ia ka paraqitur Gjykatës Supreme të Kosovës kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë në aktgjyki-min e Gjykatës së Apelit të datës 26 janar të vitit 2016. Prokuroria, me kërkesën e saj e ka potencuar se gjykata e shkallës së dytë, me rastin e miratimit të aktgjyki-mit, ka shkelur dispozitat themelore të procedurës penale për shkak të pranimit të vazhdimit të afatit për parashtrimin e përgjigjes së të akuzuarve dhe të mbro-jtësve të tyre në ankesën e prokurorisë speciale (më i gjatë se tetë ditë të parapara me ligj), në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të datës 17 shtator të vitit 2013, si dhe për shkak të ekzistimit të dyshimeve të rëndësishme në lidhje me saktësinë e gjendjes faktike të vërtetuar.

kombëtar Timo Vuojolahti dhe Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Fillim Skoro.[246] I cili së shpejti është shkarkuar nga kjo detyrë, për shkak të dyshimit të bazuar se e ka kryer

veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Procedura penale lidhur me akuzat e cak-tuara në kohën e përpilimit të këtij raporti ka qenë në rrjedhë e sipër.

[247] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vahid Halili.

Page 168: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

168

Midis të tjerash, prokuroria e shtetit e ka theksuar në kërkesë se Gjykata e Apelit me rastin e sjelljes së vendimit i ka pranuar si të afatshme përgjigjet e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre në ankesën e prokurorisë speciale të sjellë në aktgjykimin e datës 17 shtator të vitit 2013, me çka janë shkelur nenet 432, para-grafi 2248, 384, paragrafi 2.1249, 388,paragrafi 2 250 dhe 445, paragrafi 1251 i KPPP.

Në arsyetimin e kërkesës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 12 maj të vitit 2017, prokurori special e ka paraqitur ankesën ndaj akt-gjykimit të cekur të datës 9 nëntor të vitit 2013. Gjykata e Apelit e ka theksuar se afati për parashtrim të përgjigjes ndaj ankesës sipas ligjit është tetë (8) ditë. Ky afat në rastin konkret është vazhduar me instruksionet shtesë të Gjykatës Themelore, të cilat i janë dhënë mbrojtjes me anë të postës elektronike në datën 12 dhjetor të vitit 2013 dhe sipas të cilave afati i cekur vazhdohet, përkatësisht skadon në datën 31 dhjetor të vitit 2013. Sipas kërkesës së prokurorisë speciale, Gjykata e Apelit e ka pranuar procedurën e parregullt të vazhdimit të afateve për përgjigje në ankesë. Neni 445, paragrafi 1 i KPP (siç është cekur në tekstin e aktgjykimit, është fjala për KPPRK) qartë e thekson se nuk mund të vazhdohen afatet e parapara, gjë që përbënë shkelje esenciale të parimit të barazisë së palëve në procedurë, që është e rregulluar me nenin 9, paragrafi 1252 i KPPRK. Sipas prokurorit, Gjykata e Apelit e ka zbatuar parimin in dubio pro reo i cili nuk zba-tohet me rastin e zbatimit të Ligjit të Procedurës Penale.

[248] Neni 432, paragrafi 2 i KPP (2004): „Nëse me këtë kod nuk është përcaktuar ndryshe, anke-sa në vendimin parashtrohet në afat prej tri ditësh nga dita e dorëzimit“.

[249] Neni 384 (2.1) i KPPP, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2004 nuk e ka nenin e as paragrafin 2.1;Sipas nenit 384 (2.1) të KPPRK: „Shkelje thelbësore e dispozitave të ligjit penal nëse në shqyrti-

min kryesor ka marrë pjesë gjyqtari, i cili është dashur të përjashtohet“. [250] Neni 388 (2) i KPP (nuk është cekur në vendimin e gjykatës në gjuhën shqipe): „Nëse ak-

takuza përfshin disa vepra penale, në aktgjykim theksohet nëse dhe për cilat vepra refuzohet akuza ose i akuzuari lirohet nga aktakuza apo i akuzuari shpallet fajtor “.

Neni 388, paragrafi 2 i KKPRK: „Gjykata Themelore Gjykata Themelore do t’ia dorëzojë një kopje të ankesës palëve kundërshtare, të cilat mund të parashtrojnë përgjigjet e tyre ndaj ankesës në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e dorëzimit “.

FDH Kosovë me rastin e përpilimit të këtij raporti nuk ka pasur shikim në dokumentacionin gjyqësor të procedurës për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të prokurorisë së shtetit, e cila është zhvilluara para Gjykatës Supreme të Kosovës, pos në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, të cilin e ka siguruar nga faqja zyrtare e internetit të EULEX-it (www.eulex-kosovo.eu), si dhe nuk ka shikim në atë nëse nga ana e gjykatës janë kryer korrigjimet e neneve të cekura.

[251] Neni 445 (1) KPP: „Gjykata e hedh kërkesën nëse në bazë të vet kërkesës dhe shkresave të lëndës nga vazhdimet e mëhershme vërtetohet se kërkesën e ka bëtë personi i paauutorizuar“.

Neni 445 (1) KPPRK: „Afatet e parapara me këtë Kod nuk mund të vazhdohen, pos kur këtë e lejon kodi në mënyrë ekplicite. Nëse është fjala për afatin, i cili me këtë kod është i caktuar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të mbrojtjes dhe të drejtave të tjera procesore të personit të akuzuar, ky afat mund të shkurtohet nëse këtë e kërkon me shkrim ose me gojë në proce-sverbal para gjykatës personi i akuzuar“.

[252] Neni 9 (1) KPPRK: „Personi i akuzuar dhe prokurori i shtetit në procedurën penale e kanë statusin e palëve të barabarta, pos nëse me këtë ligj nuk është caktuar ndryshe“.

Page 169: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

169

Duke u thirrur në nenin 439 të KPPRK253, prokurori shtetëror në kërkesën e tij ka shprehur edhe dyshimin e dukshëm në lidhje me saktësinë e vlerësimit të provave.

Me rastin e parashtrimit të kërkesës, prokurori shtetëror i ka cekur rregullat themelore lidhur me atë se kur me zbatimin e nenit 432 (2)254 dhe nenit 437255, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të parashtrohet në bazë të gjendjes faktike gabimisht të konstatuar. Prokurori, po ashtu, e ka theksuar se neni 438 (2) i KPPRK parasheh që Gjykata Supreme e Kosovës gjen se është e ba-zuar kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e parashtruar në dëm të të akuzuarve, dhe atëherë ai mund të konstatojë shkeljet e ligjit, duke mos e prekur aktgjykim-in e plotfuqishëm. Megjithëkëtë, rregulla e cituar nuk ka karakter absolut, sepse ekziston përjashtimi i paraparë me nenin 439 të KPPRK, i cili parasheh që kur ekziston dyshimi i dukshëm në faktet vendimtare, Gjykata Supreme mund të an-ulojë vendimin dhe të urdhëroj shqyrtim kryesor të ri, madje edhe në rastet kur kërkesa është parashtruar në dëm të të akuzuarve. Në mbështetje të pohimeve të tij, prokurori i ka cekur edhe shembujt e praktikës gjyqësore në Kosovë.

Prokurori në kërkesën e tij e ka theksuar se ekzistojnë shkelje të rënda në akt-gjykimin e kontestuar, të cilat fusin dyshim të dukshëm në saktësinë e fakteve të rëndësishme. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se karakteri i qëndrueshëm dhe bindshmëria e dëshmitarit bashkëpunues janë vendimtare për rezultatin e pro-cedurës, sepse aktakuza dhe aktgjykimi janë të bazuara në deklaratat e tij. Gjyka-ta e Apelit ka vlerësuar se deklaratat e tij janë të paqëndrueshme, jobindëse dhe jokredibile. Sipas vlerësimit të prokurorisë së shtetit, Gjykata e Apelit me gjetjen e këtillë e ka shkelur rëndë të drejtën e saj të diskrecionit me rastin e vlerësimit të bindshmërisë së deklaratave të AZ, që janë të përmasave aq alarmante sa që shkaktojnë dyshim të dukshëm në saktësinë e fakteve vendimtare.

Mbrojtësit e të akuzuarve të caktuar i kanë deponuar përgjigjet në kërkesën e prokurorit shtetëror.

[253] Neni 439 (2) i KPPRK: „Nëse në procedurën sipas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë shfaqet dyshimi i dukshëm në saktësinë e fakteve të vërtetuara në vendimin i cili kontestohet nga Gjykata Supreme e Kosovës, me aktgjykimin me të cilin vendos mbi për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, e anulon atë vendim dhe urdhëron të mbahet shqyrtimi kryesor para të njëjtës ose ndonjë gjykate tjetër Themelore“.

[254] Neni 432 (2) i KPPRK „Kundër vendimit mbi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ose për shkak të gjendjes faktike gabimisht ose në mënyrë jo të plotë të konstatuar, që para Gjykatës Su-preme të Kosovës i ka paraprirë sjelljes së saj, nuk lejohet kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.“

[255] Neni 437 i KPPRK: „Gjykata Supreme me aktgjykim do të refuzojë kërkesën për mbroj-tjen si të pabazuar, nëse vërteton se nuk ekzistojnë shkeljet ligjore, në të cilat parashtruesi i kërkesës thirret ose kur kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është bërë për shkak të gjendjes faktike gabimisht ose në mënyrë jo të plotë të konstatuar në pajtim me nenet 386 dhe 432, paragrafi 2 i këtij Kodi.“

Page 170: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

170

Mbrojtësit e të akuzuarve Naser Krasniqi, Florin Vertopi dhe Xhafer Maliqi, avokatë nga Prishtina/Priština, në përgjigje, midis të tjerash, e kanë theksuar se prokuroria nuk e ka saktësuar datën e pranimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit dhe se, së këndejmi, nuk mund të vërtetohet afatshmëria e kërkesës së tij. Mbrojtja i ka kundërshtuar mundësitë e zbatimit të nenit 439 të KPPRK. Sipas saj, Gjykata e Apelit duhet të kufizojë intervenimet ndaj vendimeve të plot-fuqishme dhe, së këndejmi, i kanë propozuar Gjykatës Supreme për ta refuzuar kërkesën e prokurorisë së shtetit si të pabazuar.

Mbrojtësi i të akuzuarit Naser Shala, Bajram Tmava, avokat nga Prishtina/Prišti-na, në përgjigjen e tij midis të tjerash e ka cekur se nuk është çështje e prokurorit që të merret me afatet e parashtresave të palëve në procedurë, si dhe se kërke-sa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të bëhet për shkak të vlerësimit të gjendjes faktike të konstatuar gabimisht ose në mënyrë jo të plotë. Prokurori është i obliguar për të sjellë arsye konkrete ose prova që gabimisht janë vlerësuar. Gjykata Supreme, lidhur me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, nuk mund të shkojë në dëm të të dëmtuarve. Për këto arsye i kanë propozuar gjykatës së instancës më të lartë që kërkesën e prokurorisë ta hedhin si të papranueshme.

Mbrojtësi i të akuzuarve Naser Shala, Mexhid Syla, avokat nga Prishtina/Prišti-na, midis të tjerash në përgjigjen e tij e ka theksuar se kërkesa e prokurorit është e pakuptimtë dhe kontradiktore si edhe se nuk është e qartë se me cilin vendim ka të bëjë. Ligjvënësi është i qartë lidhur me atë se mbi çfarë baze mund të parasht-rohet kjo kërkesë. Pasi që ka vlerësuar se kërkesa nuk ka të bëjë me klientin e tij, ai i ka propozuar gjykatës që ta hedh të njëjtën si të pabazuar.

Përgjigja e mbrojtësit të të akuzuarit Besim Shurdhaj, Artan Qerkini, avokati nga Prishtina/Priština, ka qëndruar në pikëpamjen se kërkesa e prokurorit të shte-tit nuk është në harmoni me KPPRK. Prokurori e interpreton ligjin në mënyrë selektive, duke potencuar se pavarësisht prej shkeljeve, aktgjykimi i plotfuqishëm nuk mund të shkojë në dëm të të akuzuarve. Prokurori përpiqet për ta shndërruar Gjykatën Supreme në një instancë gjyqësore, e cila i vërteton faktet. Së këndejmi, ai i ka propozuar Gjykatës Supreme që kërkesën ta refuzojë si të pabazuar.

Mbrojtësi i të akuzuarit Arben Krasniqi, Femije Gashi Bytyqi, avokat nga Pr-ishtina/Priština e ka theksuar se Gjykata Themelore e ka liruar klientin saj, gjë që e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit dhe, së këndejmi, i ka propozuar Gjykatës Supreme që ta hedh kërkesën e prokurorisë.

Në përgjigjen e mbrojtësit të të akuzuarit Fatmir Limaj, Tahir Rrecit, avokat nga Prishtina/Priština dhe Karim Khanit, avokat nga Britania e Madhe, është thënë se

Page 171: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

171

kërkesa e prokurorisë për mbrojtjen e ligjshmërisë e parashtruar me zbatimin e kodit të gabuar mbi procedurën penale, është jo valide në aspektin procedural. Në rastin konkret është dashur të zbatohet Kodi mbi Procedurën Penale i Kosovës (i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2004) dhe jo KPPRK, pasi që aktakuza është ngritur në vitin 2011. Prokurori nuk ka baza ligjore për të parashtruar kërkesën për shkak të gjendjes faktike të konstatuar në mënyrë jo të plotë. Për këto arsye, mbrojtja ka kërkuar nga gjykata që ta refuzojë kërkesën si proceduralisht të parregullt dhe të pabazuar.

Sipas gjetjeve të Gjykatës Supreme, përgjigjet e mbrojtësve të të akuzuarve në emër të klientëve të tyre janë të pranueshme dhe të afatshme.

Sipas gjetjeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, kërkesa e prokurorisë së shtetit është e afatshme dhe e pranueshme. Prokurori i shtetit, sipas nenit 432 (3) të KPPRK, mund të parashtrojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për cilëndo shkelje të ligjit. Dispozita e cekur ligjore ia jep mundësinë Gjykatës Supreme që në rast të dyshimit të analizojë gjenden faktike sipas detyrës zyrtare. Kjo e drejtë e posaçme e Gjykatës Supreme është e zbatueshme nën kushte të caktuara. Sipas gjetjeve të Gjykatës Supreme, Gjykata e Apelit gabimisht dhe në kundër-shtim me nenin 388 (2) të KPPRK, i ka pranuar disa përgjigje të caktuara të mbrojtësve në ankesën e prokurorit si të afatshme, edhe pse të njëjtat gjykatës i janë dorëzuar pas afatit të caktuar me ligj, kurse para skadimit të afatit të le-juar nga ana e kryetarit të panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore, që ka ud-hëhequr me trupin gjykues në procedurën e përsëritur. Ligji është i qartë, afatet gjyqësore mund të vazhdohen vetëm nëse kjo është e paraparë me ligj. Paneli gjen se paraqitja e përgjigjeve pas afatit të paraparë me ligj nuk përbënë lëshim të mbrojtësve të të akuzuarve, të cilët i janë përmbajtur udhëzimeve të gjykatës. Edhe krahas gjetjeve të cekura, sipas Gjykatës Supreme, me veprimet e cekura nuk është shkelur e drejta e barazisë së palëve në procedurë, si dhe as nuk ka qenë me qëllim të përmbushjes së parimit in dubio pro reo. Gjykata Supreme vendimin e saj e ka arsyetuar me atë se do të vepronte në mënyrë të njëjtë edhe sikur të vonohej prokurori me përgjigjen e tij në ndonjë vendim. Në rastin konk-ret, prokuroria nuk ka siguruar provë konkrete se si vazhdimi i afatit ka ndikuar në vendimin e ligjshëm gjyqësor të Gjykatës së Apelit, gjë që ka qenë arsye e refuzimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë mbi këtë bazë.

Gjykata Supreme është e mendimit se neni 439256 i KPPRK nuk është bazë për parashtrim të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, por është çështje të cilën

[256] Neni 439 i KPPRK: „Nëse në procedurën lidhur me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë shfaqet dyshimi i dukshëm në saktësinë e fakteve të konstatuara në vendimin, i cili konte-stohet me anë të kërkesës, Gjykata Supreme e Kosovës, me aktgjykimin me të cilin vendos mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, e anulon atë vendim dhe urdhëron që të mbahet shqyrtimi kryesor para të njëjtës gjykatë ose ndonjë gjykate tjetër themelore“.

Page 172: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

172

Gjykata Supreme është e obliguar për ta analizuar sipas detyrës zyrtare gjatë analizës së kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë. Sipas gjetjes së gjykatës, edhe kjo kërkesë është e pranueshme në bazë të zbatimit të nenit 432 (3) të KPPRK.

Me rastin e analizës lidhur me atë nëse ekziston dyshimi në saktësinë e fakteve të vërtetuara dhe nëse me zbatimin e nenit 439 të KPPRK si dhe lidhur me atë nëse rasti mund të kthehet në gjykatën e shkallës së parë për vendosje të përsëritur, gjykata ka përfunduar se kjo është e mundshme por vetëm në rast kur si pasojë e gjykimit tillë do të miratohej aktgjykimi i cili do të ishte i favorshëm për të akuzuarit. Në rastin konkret nuk ekzistojnë mundësitë ligjore të miratimit të aktgjykimit, i cili do të ishte më i favorshëm për të akuzuarit, sepse ata janë të liruar nga të gjitha akuzat, kështu që një gjykim i tillë nuk do të kishte kuptim.

Sipas gjetjeve të aktgjykimit, organizimi i një gjykimi të tillë është i kufizuar edhe me parimin in bis idem. Vendimi i plotfuqishëm gjyqësor mund të anulohet me anë të mjetit të jashtëzakonshëm juridik vetëm në rastet kur shkon në dobi të palës së gjykuar, pos nëse nuk është paraparën ndryshe me ligj.

Paneli i Gjykatës Supreme nuk e pranon mendimin e prokurorisë se me zbatimin e neneve 4 (2)257 dhe nenit 439 të KPPRK, vendimi, pas një gjykimi të tillë, mund të shkojë në dëm të të akuzuarve. Me zbatimin e nenit 439 të KPPRK një gjykim i tillë i përsëritur çon drejt vendimit i cili është i favorshëm për të akuzuarin. Pro-cedura penale, e cila është e përfunduar me aktgjykimin e plotfuqishëm, mund të hapet në dëm të të akuzuarve vetëm në rastet kur dëshmohen rrethanat e parapara me nenin 423 (1.1)258 në lidhje me nenin 412 (1.2)259 të KPPRK kur aktgjykimi ka qenë rezultat i veprës penale të kryer nga ana e të akuzuarit ose personi i cili ka vepruar në emër të tij kundër ndonjë dëshmitari, ekspertit, përk-thyesit, prokurorit shtetëror, gjyqtarit ose personave të tjerë, të cilët janë të afërt me personat e cekur.

Gjykata Supreme në vendimin e saj e ka cekur se praktikën e këtillë e njeh edhe legjislacioni i mëhershëm, i cili ka qenë në zbatim në Kosovë. Për arsyet e cekura, gjykata nuk është futur në analizën e gjendjes faktike, sepse ajo nuk do t’i shër-bente qëllimit.

[257] Neni 4 (2) i KPPRK: „Vendimi i plotfuqishëm gjyqësor mund të ndryshojë me anë të mjetit të jashtëzakonshëm juridik vetëm në dobi të të akuzuarit, pos nëse me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe“.

[258] Neni 423, paragrafi 1, pika 1.1 e KPPRK: „Procedura penale e përfunduar me aktgjykim të plotfuqishëm mund të përsëritet vetëm nëse dëshmohet se aktgjykimi është bazuar në dekla-ratë të rrejshme ose në deklaratën e rrejshme të dëshmitarit, të ekspertit ose të interpretit“.

[259] Neni 423, paragrafi 1, pika 1.2 e KPPRK: „Nëse provohet se deri te aktgjykimi ka rezultuar për shkak të veprës penale të gjyqtarit ose personit i cili ka ndërmarrë veprimet dëshmuese.“

Page 173: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

173

FDH Kosovë e mbështetë këtë orientim të Gjykatës Supreme të Kosovës. Gjykatat sipas detyrës zyrtare duhet të kenë parasysh respektimin e dispozitave ligjore dhe që gjatë analizës së veprimeve të palëve në procedurë t’i përmbahen ligjit të shkruar, duke i vlerësuar, në pajtim me ligjin, veprimet e palëve si të ligjshme ose jo.

FDH Kosovë qëndron plotësisht pranë gjetjeve mbi procesin gjyqësor në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve, që i ka shprehur në analizat e publikuara në raportet e mëhershme vjetore mbi gjykimet e përcjella si dhe pranë analizave të vendimeve gjyqësore në këtë lëndë260.

7.2. Rasti Agim Demaj dhe të tjerët (Drenica II)

Duke vendosur për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të të akuzuarve dhe disa të akuzuarve në lëndën Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica II), në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mi-trovica të datës 27 maj të vitit 2015 (P.nr. 58/14), si dhe në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të datës 14 shtator të vitit 2016 (PAKR nr. 456/15), paneli në përbër-je të përzier i Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Elka Filcova-Ermnekova261, në datën 19 korrik të vitit 2017 e ka sjellë aktgjykimin me të cilin kërkesat e: mbrojtësit Artan Qerkini në emër të të akuzuarit Isni Thaqi; mbrojtësit Ruzhdi Maloku në emër të të akuzuarit Selman Demaj; mbrojtësit Bashkim Mehana në emër të të akuzuarit Nexhat Demaku; mbrojtësit Kadri Osaj në emër të të akuzuarit Driton Demaj; mbrojtësit Vehbi Beqiri në emër të të akuzuarit Fadil Demaku; mbrojtësit Shefqet Ibrahimi në emër të të akuzuarit Bashkim Demaj; mbrojtësit Bajram Tmava në emër të të akuzuarit Zeqir Demaku; mbrojtësit Imer Ahmetaj në emër të të akuzuarit Agim Demaj; mbrojtësit Mexhida Syla në emër të të akuzuarit Jahir Demaku; mbro-jtësit Gregor D. Guy-Smith në emër të të akuzuarit Sylejman Selimi; si në emër të të akuzuarve Fadil dhe Nexhat Demaku, i ka refuzuar si të pabazuara.

[260] Raportet e cekura dhe analizat mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të FDH Ko-sovë: Kosovo www.hlc-kosovo.org (publikimet), përkatësisht në raportet përmbledhëse të FDH Kosovë mbi gjykimet e përcjella për krimet e luftës gjatë vitit 2011. (Procedurat gjyqësore në Kosovë për krime të luftës, për vepra penale etnikisht dhe politikisht të moti-vuara); 2012 (Gjyqësori kosovar ende nuk është i gatshëm që të ballafaqohet me krimet më të rënda); 2013. (Dëshmitarët edhe më tutje thembër e Akilit në gjykimet e profilit të lartë); 2014. (Gjykimet në Kosovë: Drejtësia e cila vonon); 2015. (Drejtësia edhe më tutje e paarrit-shme); si dhe vitin 2016: (Koha kalon, drejtësia për krime të luftës zbehet).

[261] Anëtarët e panelit, i cili ka vendosur për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë: gjyqtarja e Gjykatës Supreme Nesrin Lushta dhe gjyqtari ndërkombëtar Arnout Louter.

Page 174: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

174

Mbrojtësit e të akuzuarve dhe të akuzuarit e cekur i kanë parashtruar kërkesat e ce-kura për mbrojtjen e ligjshmërisë në afatin e paraparë me Ligjin e Procedurës Penale. Rrjedha e procedurës lidhur me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë262

Të akuzuarit në lëndën Drenica II ia kanë parashtruar Gjykatës Supreme të Kosovës kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë përmes mbrojtësve të tyre në afat ligjor pas pranimit të kopjes me shkrim të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 14 shtator të vitit 2016, me të cilën ankesat e tyre dhe të prokurorit ndër-kombëtar në aktgjykimin e shkallës së parë janë refuzuar si të pabazuara. Me aktgjykimin e shkallës së dytë, është ndryshuar, sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë në pikëpamje të dënimeve të shqiptuara si dhe në pikëpamje të mënyrës së kryerjes së veprës penale në lidhje me disa të akuzuar. Me aktgjykimin e shkallës së dytë, në lidhje me të akuzuarit Sylejman Selimi, Isni Thaqi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku, veprat penale të përfshira në pi-kat I dhe II të aktgjykimit të shkallës së parë konsiderohen vepra në vazhdim. Gjykata e Apelit ua ka shqiptuar të akuzuarve dënimet e mëposhtme me burgos-je: Sylejman Selimi – shtatë (7) vite, Isni Thaqi – gjashtë (6) vite dhe gjashtë (6) muaj, Zeqir Demaku – gjashtë (6) vite, Jahir Demaku – gjashtë (6) vite; derisa të akuzuarve Agim, Bashkim, Driton dhe Selman Demaj iu janë shqiptuar dënimet me burgosje në kohëzgjatje prej (3) vitesh. Me të njëjtin dënim janë dënuar edhe të akuzuarit Fadil dhe Nexhat Demaku. Në lidhje me parashtrimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj vendimit të cekur të Gjykatës së Apelit, Zyra e Prokurorisë së Shtetit i ka parashtruar përg-jigjet në të njëjtat.

Me vendim të datës 27 prill të vitit 2017, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendo-sur se në procedurën për kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë vendos paneli i Gjykatës Supreme, shumicën e të cilit do ta përfaqësojnë gjyqtarët e EULEX-it, me të cilin do të kryesojnë gjyqtarët e këtij misioni.

Mbrojtësit e të akuzuarit Selimi, avokati Gregor D. Guy-Smit dhe Colleen M. Rohan, gjatë muajit maj dhe qershor të vitit 2017 kanë parashtruar kërkesa të reja për mbrojtje të ligjshmërisë, me të cilat kërkohet sigurimi i provave të reja nga ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it Malcolm Simmonsi, si dhe dëgjimi i tij në cilësi të dëshmitarit. Disave prej tyre me këto kërkesa i janë bashkuar edhe

[262] Me këtë raport do të përfshihet procedura në lëndën Drenica II e cila është zhvilluar gjatë vitit 2017 para Gjykatës Supreme të Kosovës. Zhvillimin e fazave paraprake të procedu-rës penale, FDH Kosovë në mënyrë të hollësishme i ka paraqitur në analizat e publikuara pas pranimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në procedurën e shkallës së dytë si dhe në raportet përmbledhëse mbi përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës për vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2016, që mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: www.hlc-kosovo.org.

Page 175: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

175

mbrojtësit e tjerë. Zyra e prokurorisë së shtetit ia ka dorëzuar Gjykatës Supreme të Kosovës përgjigjen edhe në lidhje me këto kërkesa.

Shumica e mbrojtësve ka kërkuar nga Gjykata Supreme e Kosovës caktimin e seancës së dëgjimit gjatë të cilës do të paraqiteshin prova të caktuara dhe do të shqyrtoheshin kërkesat e mbrojtjes263.

Të gjithë mbrojtësit e të akuzuarve në kërkesat e tyre për mbrojtje të ligjshmërisë kanë kërkuar nga Gjykata Supreme e Kosovës lirimin e të akuzuarve nga akuzat ose shfuqizimin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore dhe të Apelit dhe kthim të lëndës në Gjykatën Themelore në rigjykim. Mbrojtësit e të akuzuarve, të cilët në kohën e parashtrimit të kërkesës janë gjendur në paraburgim, kanë kërkuar që klientët e tyre të lirohen nga e njëjta. Mbrojtësit e të akuzuarve, të cilët në atë kohë nuk janë gjendur në paraburgim, sepse i kanë pas të shqiptuara dënimet me burgosje më të ulëta se pesë (5) vite, kanë kërkuar shtyrjen e vuajtjes së këtyre dënimeve deri në sjelljen e vendimit lidhur me kërkesat.

Midis të tjerash, mbrojtësit e të akuzuarve në kërkesat e tyre për mbrojtje të lig-jshmërisë e kanë potencuar se paneli shqyrtues i Gjykatës Themelore në Mitro-vicë/Mitrovica është formuar në mënyrë të paligjshme si edhe se në përbërjen e panelit është gjendur gjyqtarja Anna Adamska-Gallant, e cila në periudhën para formimit të këtij paneli shqyrtues në lëndën Drenica II ka qenë pjesë e ekipit mobil të gjyqtarëve të EULEX-it dhe për këto arsye angazhimi i saj në panelin shqyrtues ka qenë në kundërshtim me rregullat për zgjedhjen e gjyqtarëve në panele gjyqësore. Sipas mbrojtjes, ajo është zgjedhur për anëtare të panelit në lëndën Drenica II me insistimin e kryetarit të panelit shqyrtues, gjyqtarit ndër-kombëtar Dariusz Sielickit, me qëllim të përparimit të saj në karrierë, por edhe për shkak të marrëdhënies së tyre të afërt. Mbrojtja po ashtu e ka kundërshtuar përbërjen e panelit shqyrtues ndërkombëtar, para të cilit është zhvilluar proce-dura e shqyrtimit kryesor.

Sipas pohimeve të mbrojtjes në lidhje me parregullsitë në formimin e panelit shqyrtues në procedurën e shkallës së parë para Gjykatës Themelore, disa mbro-jtës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, me anë të postës elektronike kanë marrë shumë e-maile anonime nga ana e të punësuarve të EULEX-it, në të cilat janë paraqitur informacione mbi mënyrën e angazhimit të gjyqtares Adamska-Galant në panelin shqyrtues të gjykatës së shkallës së parë.

[263] Propozimet dhe kërkesat e palëve në vazhdim të tekstit do të paraqiten si kërkesa të përbash-këta për shkak të numrit të madh të të akuzuarve dhe të kërkesave të tyre si dhe përsëritjes së tyre të madhe.

Page 176: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

176

Mbrojtja po ashtu e ka kundërshtuar edhe mënyrën e udhëheqjes së procesverbal-it zyrtar gjatë shqyrtimit kryesor para panelit shqyrtues të gjykatës së shkalles se pare, i cili sipas mbrojtjes është udhëhequr nga ana e zyrtarit gjyqësor të cilin e ka kontrolluar kryetari i panelit, edhe pse mbrojtja ka insistuar në procesverbalin au-dio dhe video të shqyrtimit kryesor ose në mbajtjen e procesverbalit fjalë për fjalë. Mënyra e udhëheqjes së procesverbalit, sipas pohimeve të mbrojtjes, nuk e ka ga-rantuar saktësinë e futjes së të dhënave, gjë që ka ndikuar në vërtetimin e kredibi-litetit të dëshmitarit si dhe në vlerësimin e provave në mënyrë të plotë dhe të saktë.

Mbrojtja e ka kundërshtuar edhe shpalljen e dëshmitarit për armik të gjykatës, me arsyetimin se kjo kategori e dëshmitarëve nuk është e paraparë me Ligjin e Proce-durës Penale. Sipas mbrojtjes, kjo ka ndikuar në mënyrë negative në të drejtën e të akuzuarve në gjykim të drejtë si dhe në barabarësinë e palëve në procedurë.

Sipas mbrojtjes, gjykatat e nivelit më të ulët nuk e kanë kryer në mënyrë adekuate vlerësimin e provave, derisa dënimet janë bazuar vetëm në deklaratën e një dësh-mitari, e cila jo vetëm ka qenë e pasaktë dhe në kundërshtim me deklaratat e dëshmitarëve të tjerë, por ka qenë në kundërshtim edhe me vetveten. Duke e pasur parasysh atë që është thënë, Gjykata e Apelit e ka pas për obligim që me zbatimin e parimit in dubio pro reo të akuzuarit t’i lirojë nga akuzat.

Sipas mbrojtjes, identifikimi i të akuzuarve në sallën e gjykimit me anë të dësh-mitarëve nuk është kryer në mënyrën e paraparë me ligj. Po ashtu, kohëzgjatja e procedurës penale nuk ka qenë në përputhje me ligjin. Në të gjitha fazat e mëvonshme të procedurës ka rezultuar deri te shkeljet e padrejta dhe zvarritja e procedurës, posaçërisht gjatë sjelljes së vendimit.

Mbrojtja ka pohuar se provat e siguruara gjatë procedurës paraprake nuk janë siguruar në pajtim me rregullat ligjore. Dëshmitarët e prokurorisë gjatë proce-durës paraprake janë dëgjuar disa herë. Ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në deklaratat e tyre, si dhe detyrim për të dhënë deklarata, sepse kanë dëshmuar nën kërcënime ose premtime. Deklaratat e këtilla të dëshmitarëve nuk kanë qenë të mjaftueshme për vërtetimin e fajësisë. Mbrojtja po ashtu ka pohuar se dësh-mitarët e prokurorisë kanë qenë të udhëzuar se në cilën mënyrë të dëshmojnë si edhe se deklaratat e tyre janë të fabrikuara, gjë që ka krijuar dyshim në vër-tetësinë e deklaratave të tyre, aq më shumë që këto deklarata në shumicën e ras-teve janë shënuar në formë të rezymeve, dhe jo në mënyrën se si kanë folur dësh-mitarët. Pjesët e deklaratave, të cilat e kanë mbështetur mbrojtjen kryesisht janë shpallur jobindëse. Po ashtu, mbrojtja e ka cekur se gjatë shqyrtimit janë lexuar deklaratat e ekspertëve të caktuar, të cilat është dashur të dëgjohen drejtpërdrejt para gjykatës. Me këtë i është mohuar mbrojtjes e drejta që ekspertëve t’iu shtrojë

Page 177: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

177

pyetje nga këndi profesional dhe shkencor dhe në këtë mënyrë të konstatoj ose jo kredibilitetin e tyre.

Disa të akuzuar e kanë kundërshtuar se dëshmitarët në deklaratat e tyre i kanë ngarkuar si edhe se nuk mund të shpallen fajtor në bazë të deklaratave të vetëm një dëshmitari, sepse deklarata e tij ka qenë e pabesueshme dhe nuk është mbështetur me provat e tjera të pranueshme. Sipas tyre, dëshmitari kryesor i prokurorisë, në një periudhë para hapjes së hetimeve, ka bashkëpunuar me EULEX-in. Deklara-tat e tij nuk janë vërtetuar me asnjë provë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Në këtë mënyrë dhe duke mos vlerësuar provat, që kanë qenë në mbështetje të të akuzuarve, gjykatat e kanë shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë.

Në kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë po ashtu ceket se dispozitivat në aktg-jykimet e gjykatave më të ulëta janë të pasakta dhe të paqarta si edhe se iu mun-gon një përshkrim i veprimeve për të cilat të akuzuarit ngarkohen dhe koha e kryerjes së veprimeve penale. Në bazë të kësaj, dispozitivat janë në kundërshtim me arsyetimet e aktgjykimeve. Ato i kanë tejkaluar kornizat e aktakuzave, duke e ndryshuar madje edhe identitetin e aktakuzës.

Disa të akuzuar, të cilët janë shpallur fajtor, kanë pohuar se fare nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, për çka gjykatave iu është dorëzuar dokumentacioni adekuat.

Në fund, në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë thuhet se Gjykata Themelore e ka cenuar parimin e ligjshmërisë, sepse dënimet e shqiptuara i ka bazuar sipas ligjit i cili nuk ka qenë në zbatim në kohën e kryerjes së veprave penale, për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor. Gjykatat në gjykimet e shkallës së parë dhe të shkallës së dytë nuk e kanë zbatuar në mënyrë adekuate ligjin më të favor-shëm. Arsyetimi i dënimeve të shqiptuara nuk ka qenë adekuat dhe i plotë, nuk janë zbatuar në mënyrë adekuate rrethanat lehtësuese, gjë që ka rezultuar deri te shqiptimi i masave joproporcionalisht të ashpra.

Përgjigjet e prokurorit të shtetit Në përgjigjen ndaj kërkesave të mbrojtësve të vet akuzuarve dhe të disa të akuzuarve, prokurori i shtetit ato i ka kundërshtuar si të pabazuara.

Sipas prokurorit, shumica e pretendimeve të mbrojtjes në kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë kanë të bëjë me gjendjen faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë të konstatuar dhe, së këndejmi, duhet të refuzohen. Këto pretendime kryesisht kanë të bëjnë me kontestimin e kredibilitetit të dëshmitarit kryesor të prokurorisë (dëshmitari A), gjë që, në pajtim me ligjin, nuk është e zbatueshme. Të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre e kanë pasur mundësinë për ta dëgjuar këtë

Page 178: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

178

dëshmitar si dhe që t’i bëjnë pyetje të tërthorta, sepse identiteti i tij ka qenë i njohur për mbrojtjen dhe të akuzuarit.

Prokuroria e ka kundërshtuar pohimin se me shpalljen e dëshmitarit armiqësor të gjykatës është shkelur seriozisht Ligji i Procedurës Penale. Pamundësia e bal-lafaqimit të dëshmitarëve (që në shqyrtimet kryesore i ndryshojnë deklaratat e tyre krahasuar me ato që i kanë dhënë në procedurat paraprake) nga ana e palës në procedurë e cila e ka thirrur në cilësinë e dëshmitarit, përbënë lëshim të lig-jvënësit. Kjo mundësi sigurohet me shpalljen e këtyre dëshmitarëve dëshmitar armiqësor të gjykatës. Në të kundërtën, mosekzistimi i mundësisë së këtillë e vë në pyetje integritetin e procedurës, krijon zbrazëti dhe e nxit frikësimin e dëshmitarëve dhe është në kundërshtim me parimet me të cilat është e rregulluar procedura penale. Me zbatimin e parimit të dëshmitarit armiqësor të gjykatës nuk është cenuar e drejta e të akuzuarve në gjykim të drejtë, si dhe as parimi i barabarësisë së palëve në procedurë, si dhe as parimi in dubio pro reo.

Sipas prokurorit të shtetit, dispozitivat e aktgjykimit janë në përputhje me ligjin dhe në harmoni me pjesët e tjera të aktgjykimeve. I përmbajnë të gjitha elementet e para-para me ligj, pos disa elemente që nuk kanë mundur për t’u vërtetuar, siç janë datat e veprimeve të caktuara. Kjo, megjithëkëtë, nuk e zvogëlon precizitetin e tyre, sepse i përmban të gjitha elementet e domosdoshme të veprave penale, të cilat në mënyrë të bindshme janë vërtetuar. Qëndrimi i prokurorit ka qenë se dispozitivin e aktgjykimit gjithmonë duhet lexuar në kontekst edhe me pjesët e tjera të aktgjykimit.

Kundërshtimet ndaj përbërjes së panelit ndërkombëtar nuk janë bindëse, sepse, sipas prokurorit, kjo është e vetmja mënyrë e organizimit të gjykimit para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, gjë të cilën mbrojtësit nuk e kanë kundërsh-tuar në fillim të shqyrtimit kryesor. Pjesëmarrja e gjyqtares së EULEX-it Anna Adamska-Gallant në përbërjen e panelit shqyrtues nuk i ka shkaktuar dyshime të akuzuarve dhe mbrojtjes gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor si dhe as që ka pa-sur vërejtje në anshmërinë e saj eventuale. Fundja, sipas prokurorit, të akuzuarit e kanë pasur të drejtën në gjykim të drejtë para gjyqtarëve të paanshëm.

Në lidhje me pohimet konkrete të disa të akuzuarve të caktuar, siç janë ato të Driton dhe Selman Demajt se nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, prokurori ka thënë se kjo drejtpërdrejt ka të bëjë me konstatimin e gjendjes faktike në fazat e mëhershme të procedurës dhe nuk mund të përfshihet me kërkesat për mbrojt-jen e ligjshmërisë në këtë fazë të procedurës.

Sipas prokurorisë, pohimet e të akuzuarit Zeqir Demaku në pikëpamje të zbati-mit të ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave penale me të

Page 179: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

179

cilat ai ngarkohet, janë plotësisht të papranueshme dhe të pabazuara, sepse me aktgjykim në mënyrë të hollësishme është qartësuar çështja se cili ligj është zbat-uar, krahas të cekurit të arsyeve konkrete se përse është vendosur në atë mënyrë. Prokuroria nuk është pajtuar me pohimin e bërë në kërkesat për mbrojtjen e lig-jshmërisë se Gjykata Themelore i ka tejkaluar kornizat e aktakuzës në pikëpamje të identitetit subjektiv.

Pohimet e avokatit të të akuzuarit Isni Thaqi se mbrojtjes nuk i është ofruar mundësia e shtrimit të tërthortë të pyetjeve me anë të hulumtimit të ekspertit Marek Gasior, sipas prokurorisë janë të pabazuara. I akuzuari Thaqi ka qenë i pranishëm në seancën e gjykatës kur gjetja e këtij eksperti ka qenë e pranuar. Ai atëherë as që e ka kundërshtuar mënyrën në të cilën është pranuar kjo dëshmi, si dhe as që ka deponuar kurrfarë kundërshtimi.

Prokuroria i ka vlerësuar të pabazuara pohimet e mbrojtësve të Sylejman Selimit mbi zgjedhjen e privilegjuar të gjyqtares Anna Adamska-Galant në përbërje të panelit shqyrtues në kundërshtim me procedurat, rregullat dhe politikat e zgjed-hjes së gjyqtarëve në përbërje të paneleve gjyqësore. Gjykata e Apelit në aktgjyki-min e saj tashmë e ka qartësuar se nuk është vërtetuar se EULEX-i gjatë vitit 2013 i ka pasur listat e gjyqtarëve, sipas të cilave është bërë zgjedhja e tyre në panelet gjyqësore. Në lëndën Drenica II, gjatë shqyrtimit kryesor, nuk ka pasur vërejtje në punën e gjyqtarëve në përbërje të paneleve si dhe as që ka pasur vërejtje në anshmërinë e panelit shqyrtues.

Në pikëpamje të mesazheve të e-maileve nga, siç pretendohet, të punësuarit e EU-LEX-t, prokuroria ka vlerësuar se nuk ka prova se këto mesazhe janë autentike, të njëmendta dhe bindëse. Adresat e postës elektronike nuk i takojnë EULEX-it.

Në lidhje me kundërshtimet që kanë të bëjnë me mënyrën e udhëheqjes së proc-esverbalit zyrtar mbi shqyrtimin kryesor, prokuroria konsideron se nuk ka baza që kjo çështje të shtrohet me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë. Mbrojtja është dashur të potencoj shkeljet eventuale të ligjit. KPPRK parasheh se proc-esverbali mund të udhëhiqet në formë të përmbledhjeve të deklaratave, të cilat i bënë kryetari i panelit shqyrtues.

Në lidhje me propozimin për paraqitje të provave të reja gjatë procedurës së vlerësimit të ligjshmërisë para Gjykatës Supreme, prokuroria ka qëndruar në pikëpamjen se me ligj një mundësi e tillë nuk është paraparë dhe se, së këndejmi, të njëjtat duhet të refuzohen.

Page 180: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

180

Gjetjet e Gjykatës Supreme të Kosovës në pikëpamje të çështjeve procedurale Në lidhje me vërejtjet procedurale të parashtruara në kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtjes dhe të disa të akuzuarve, Gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur se gjyqtarët e EULEX–it kanë qenë kompetent për veprim në këtë lëndë (procedurë në vazhdim e sipër)264, si edhe se me rastin e vendosjes janë zbatuar ligjet të cilat janë për momentin në fuqi. Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtësit të Selimit: për mbajtjen e seancës me qëllim të zhvillimit të heti-meve lidhur me mënyrën në të cilën është caktuar përbërja e panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica; thirrjen e kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-t Malcolm Simmons në cilësinë e dëshmitarit; sigurimin e raportit të tij të pretenduar mbi zgjedhjen e gjyqtarëve; si dhe pranimin e provave të deponuara në kërkesën e tij. Me Ligjin e Procedurës Penale nuk është paraparë mundësia e hapjes së shqyrtimit me qëllim të sigurimit të provave të reja në këtë fazë të procedurës. Provat e propozuara të mbrojtjes plotësisht janë të pabe-sueshme, ashtu siç është e pabesueshme edhe prejardhja e tyre. Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se nuk e posedon raportin e gjyqtarit Simmons, si dhe as që është obligim i kësaj gjykate për të mbledhur prova të tilla në procedurën sipas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, sepse kjo nuk është paraparë me ligj. Para Gjykatës Supreme, në raste të jashtëzakonshme mund të hapet shqyrtimi krye-sor me qëllim të sigurimit të provave, por vetëm në procedurën kur kjo gjykatë vendos sipas mjetit të rregullt juridik, përkatësisht për ankesën në aktgjykim në shkallën e tretë. Lëshimet eventuale në zbatimin e rregullores së brendshme të EULEX-it nuk janë çështje e kësaj gjykate. Është e drejtë e diskrecionit e EU-LEX-it për të hapur hetimet e brendshme në lidhje me këto çështje.

Gjetjet e Gjykatës Supreme në pikëpamje të bazueshmërisë së kërkesave Me rastin e vlerësimit të bazueshmërisë së kërkesave për mbrojtje të ligjshmërisë, Gjykata Supreme e Kosovës në pajtim me KPPRK ka qenë e kufizuar me vet këto kërkesa, përkatësisht ka mundur të merret vetëm me vërejtjet për shkel-jet në të cilat janë referuar parashtruesit e kërkesave. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të parashtrohet për shkak të gjendjes faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë të konstatuar, si dhe kufizimeve të cilat kanë të bë-jnë me vlerësimin e provave dhe besueshmërinë e dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre. Në rastin konkret, shumica e kërkesave kryesisht kanë pasur të bëjnë me çështjet e cekura. Duke vepruar lidhur me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë, Paneli i Gjykatës Supreme të Kosovës nuk mund t’i kundërvihet gjetjeve faktike

[264] Me Ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit i cili ka të bëjë me mandatin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës të datës 17 qershor të vitit 2016, nenin 1 A paragrafi 1, pika 1.3, raste në procedurë i nënkupton rastet të cilat i janë ndarë gjyqtarëve të EULEX-it para datës 15 prill të vitit 2014. Në këtë lëndë aktakuza është ngri-tur në datën 8 nëntor të vitit 2013, vendimi mbi pranimin e aktakuzës nga kryetari i panelit shqyrtues është sjellë në datën 14 prill të vitit 2014.

Page 181: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

181

të gjykatave më të ulëta. Në këtë fazë të procedurës po ashtu nuk janë të lejuara kërkesat për konstatimin e cilitdo element specifik të krimit.

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë mund t’i parashtrohet Gjykatës Supreme të Kosovës për shkak të shkeljes së Ligjit Penal, shkeljeve esenciale të procedurës penale dhe shkeljeve të tjera të cilat kanë mundur të ndikojnë në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor. Duke e pasur këtë parasysh, Gjykata Supreme lidhur me vërejtjet konkrete të parashtruara në këto kërkesa ka konstatuar: - Sipas gjetjeve të gjykatës, përbërja e panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore si dhe pjesëmarrja e gjyqtarëve të EULEX-it në te, kanë qenë të vërtetuar sipas ligjit, kurse gjatë rrjedhës së zhvillimit të shqyrtimit kryesor asnjëra palë nuk e ka kundërshtuar përbërjen e këtillë të panelit. Përbërja e panelit me gjyqtarë ndërkombëtarë në Mitrovicë/Mitrovica është e kushtëzuar me faktin se gjyqtarët vendor, shqiptarë dhe serbë, nuk kanë qenë në gjendje për të marrë lëndët, dhe, së këndejmi, panelet gjyqësore janë përbërë ekskluzivisht nga gjyqtarët ndër-kombëtarë.

- Me caktimin e gjyqtares Adamske-Galant në përbërjen e panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore nuk është cenuar e drejta e palëve në procedurë. Kundër-shtimet lidhur me pjesëmarrjen e saj në panelin e cekur janë aktualizuar pas përfundimit të shqyrtimit kryesor para Gjykatës Themelore, pas një raporti të mediave, por edhe e-maileve anonime të cilat siç pretendohet i kanë dërguar të punësuarit në EULEX. Kundërshtimet kryesore të mbrojtjes lidhur me këtë çështje kanë qenë se nuk është respektuar itinerari e brendshme i EULEX-it. Sipas Gjykatës Supreme të Kosovës, nuk ka ekzistuar një skemë e caktuar mbi mënyrën e caktimit të gjyqtarëve të EULEX-it në panelet gjyqësore në periu-dhën relevante. Gjatë periudhës së shkallës së parë nuk është hetuar kurrfarë anshmërie e kësaj gjyqtareje si dhe nuk ka pasur vërejtje ndaj punës së saj në panel. Çështja e zhvendosjes ose e angazhimit të gjyqtarit të një gjykate në një gjykatë tjetër në Kosovë është e rregulluar me Ligjin mbi Gjykatat e Kosovës, sipas të cilit gjyqtari i një gjykate mund të caktohet sipas nevojës në një gjykatë tjetër me qëllim të angazhimit në një lëndë të caktuar, në varësi nga nevoja dhe karakteri specifik i rasteve.

- Sipas Gjykatës Supreme të Kosovës, mënyra se si është bërë procesverbali zyrtar gjatë shqyrtimit kryesor para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, nuk përbënë shkelje të Ligjit të Procedurës Penale. Procesverbali mund të bëhet edhe në formë të përmbledhjeve, deri sa në anën tjetër palët në procedurë e kanë të drejtën për ta bërë konfirmimin e të njëjtit.

Page 182: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

182

- Gjykata Supreme ka gjetur se koncepti i dëshmitarit-armiqësor ndaj gjykatës nuk është i paraparë me Ligjin e Procedurës Penale, por se Gjykata Themelore e ka zbatuar këtë parim me qëllim që në mënyrë të gjithanshme e të plotë ta kon-statojë gjendjen faktike dhe të sjellë vendim të ligjshëm. - Në lidhje me pohimet e mbrojtjes se deklaratat e disa dëshmitarëve të mbrojtur nga procedura paraprake kanë ndryshuar, janë edituar, përkatësisht se përmba-jtja e tyre është ndryshuar, Gjykata Supreme në pajtim me nenin 123, paragrafi 2 i KPPRK, ka gjetur se provat e siguruara gjatë rrjedhës së procedurës paraprake nuk mund të shfrytëzohen gjatë shqyrtimit kryesor si prova të tërthorta, por vetëm me rastin e pyetjeve të tërthorta. Në rastin konkret, këto deklarata nuk janë shfrytëzuar me rastin e sjelljes së vendimeve.

- Në lidhje me kundërshtimet për kohëzgjatjen e procedurës kundër të akuzuarve, Gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur se për shkak të kompleksitetit të rastit dhe numrit të madh të të akuzuarve, janë vazhduar afatet për hartimin e vendimeve gjyqësore, por në suazat të cilat janë të parapara me ligj. Vazhdimi i afateve nuk ka ndikuar në ligjshmërinë e vendimeve gjyqësore.

- Në lidhje me pohimet se vendimet e shkruara të gjykatave më të ulëta përm-bajnë lëshime në përshkrimin e veprimeve në lidhje me të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor si edhe se datat e kryerjes së veprave penale nuk janë cekur në dispozitivin e aktgjykimit, Gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur se është dhënë periudha në të cilën konsiderohet se janë kryer veprat nga ana e të akuzuarve. Aktgjykimet i përmbajnë përshkrimet e veprimeve kriminale për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor, pa cekjen e veprimeve konkrete dhe specifike.

- Në lidhje me kundërshtimet se në vendimet e gjykatave më të ulëta është shkelur parimi i ligjshmërisë, Gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur se në rastin konkret nuk ka pasur shkelje të ligjshmërisë në pikëpamje të zbatimit të ligjit penal, si dhe as në pikëpamje të caktimit dhe të zbatimit të ligjit më të favorshëm.

- Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, në rastin konkret nuk ka pa-sur tejkalim të aktakuzës me rastin e matjes së dënimeve. Përndryshe, gjykata nuk është e lidhur me kualifikimin juridik të veprës penale nga ana e prokurorit.

- Gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur se gjykatat më të ulëta nuk e kanë shkelur Ligjin e Procedurës Penale në pikëpamje të shfrytëzimit të deklaratave të dësh-mitarit A, i cili nuk ka qenë anonim për mbrojtjen dhe klientët e saj. Aktgjykimi është bazuar në deklaratën e tij, e cila është marrë në shqyrtimin kryesor.

Page 183: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

183

Gjetjet e FDH KosovëDuke i refuzuar kërkesat e mbrojtjes së të akuzuarve dhe disa të akuzuarve për hapjen e shqyrtimit me qëllim të sigurimit të provave të reja në lëndën Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica II), Gjykata Supreme e Kosovës i ka riafirmuar dispozitat e Ligjit të Procedurës Penale i cili nuk e parasheh sigurimin e provave të reja në këtë fazë të procedurës. Konstatimi i Gjykatës Supreme të Kosovës se nuk është obligim i saj për të mbledhur prova të reja gjatë procedurës në lidhje me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, sepse kjo nuk është e para-parë ne ligj, përbënë riafirmim të ligjit me të cilin caktohet kuadri për parash-trimin e ardhshëm të kërkesave për mbrojtjen e ligjshmërisë kësaj gjykate nga ana e palëve në procedurë. Kjo do të ketë ndikim pozitiv në efikasitetin dhe eks-peditivitetin e procedurave, pasi që gjykimet të kenë përfunduar në dy procedu-rat paraprake, në atë të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë. Palët në procedurë prej tash duhet ta kenë parasysh se Gjykata Supreme e Kosovës, duke vepruar në lidhje me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë, nuk mund t’i kundërvihen gjetjeve faktike të gjykatave më të ulëta.  FDH Kosovë e konsideron thelbësor për praktikën gjyqësore edhe vlerësimin se para Gjykatës Supreme vetëm në raste të jashtëzakonshme mund të hapet shqyrtimi kryesor me qëllim të sigurimit të provave, por vetëm në procedurën kur kjo gjykatë vendos sipas mjetit të rregullt juridik, përkatësisht për ankesën në aktgjykim në shkallën e tretë. Në anë tjetër, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykatës Supreme të Kosovës mund t’i parashtrohet vetëm për shkak të shkeljes së Ligjit Penal, shkeljeve esenciale të procedurës penale dhe shkeljeve të tjera, të cilat kanë mundur për të ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë në asnjë rast nuk do të duhej që të ishte rast për përsëritjen e pretendimeve ankimore në vendimet, në të cilat ankesa si mjet i rregullt juridik është e lejuar.

Si shumë thelbësore për gjykimet e radhës dhe ballafaqimin eventual me dësh-mitarët të cilët në shqyrtimin kryesor i ndryshojnë deklaratat e tyre krahasuar me ato të cilat i kanë dhënë gjatë hetimeve, FDH Kosovë dëshiron ta vë në pah edhe konfirmimn e Gjykatës Supreme se koncepti i dëshmitarit-armiqësor ndaj gjykatës nuk është i paraparë me Ligjin e Procedurës Penale, por se ky princip është në funksion të konstatimit të gjithanshëm dhe të plotë të gjendjes faktike.

Page 184: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

184

Rekomandimet e raportit vjetor (2017)

Rekomandimet e FDH Kosovë të raportit përmbledhës mbi përcjelljen e gjyki-meve në vitin 2017

Rekomandimet në vazhdim kanë rezultuar nga përcjellja sistematike e gjykimeve për krime të luftës, që FDH Kosovë e ka bërë gjatë vitit të raportimit. Rekoman-dimet e kanë për objektiv ndjekjen penale sa më të suksesshme e profesionale të krimeve të luftës në Kosovë nga gjyqësori vendor. Kuvendit, Qeverisë dhe sistemit të drejtësisë të Kosovës:Pas kompetencave ekskluzive shumëvjeçare të prokurorëve dhe gjyqtarëve ndër-kombëtarë për krime të luftës, gjyqtarët dhe prokurorët kosovar gjatë vitit 2017 kanë filluar në mënyrë të pavarur të procesojnë këto lëndë. Kjo vlen posaçërisht për gjyqtarët vendor, sepse aktakuzat e para për këto lëndë nga ana e prokurorëve vendor janë ngritur gjatë vitit 2016. Para gjyqtarëve vendor gjatë periudhës së raportimit vjetor janë hapur edhe shqyrtimet e para kryesore për këto lëndë. Asnjëra nga këto procedura nuk ka përfunduar me aktgjykim të shkallës së parë gjatë vitit. Në mënyrë paralele ka vazhduar edhe procesi i bartjes së kompeten-cave nga gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë te ata vendor. Ndjekja penale e krimeve të luftës, pa dyshim, paraqet një nga sfidat kryesore dhe më të rënda të gjyqësorit kosovar në vitet në vijim. Ky proces nuk mund të zhvillohet sipas inercionit dhe me marrjen mekanike të kompetencave dhe të lëndëve nga EU-LEX-i, aq më parë kur një nga arsyetimet kryesore politike për këtë bartje të kompetencave ka qenë se gjyqësori kosovar është i gatshëm që të përballet edhe më lëndët më të vështira të profilit më të lartë. FDH Kosovë është i bindur se gjyqësori kosovar, me përkrahjen politike të institucioneve kompetente, duhet të vërtetojë strategjinë e veçantë të ndjekjes penale të krimeve të luftës. Kjo strategji duhet të vërtetojë elementet kryesore, të cilat duhet t’i përmbajë politika ndësh-kimore në lidhje me krimet e luftës, prej garantimit të prioriteteve që këto lëndë duhet t’i gëzojnë me rastin e procesuimit të tyre, posaçërisht politika e kuadrove në formimin e ekipeve të veçanta të organeve të drejtësisë dhe të prokurorëve që do të trajtonin dhe do të specializoheshin vetëm për këto lëndë, e deri te vendosja e një sistemi efikas për mbrojtjen e dëshmitarëve, që përbënë pikën më të ndjeshme në gjykimet për krime të luftës. Në lidhje me strategjinë e ndjekjes penale të krimeve të luftës duhet ta kemi parasysh se ajo mund të konceptohet në mënyrën më të qartë dhe të formulohet në letër, por nëse nuk e gëzon përkrahjen institucionale dhe politike si dhe nëse nuk e mban distancën e qartë ndaj kul-turës së mosndëshkimit të përhapur gjerësisht, ajo nuk do të mund të llogaris në jetësimin e suksesshëm në praktikë të gjyqësorit kosovar.

Page 185: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

185

Këshillit Gjyqësor të Kosovës:Udhëheqja e suksesshme me gjykimet për krime të luftës kërkon profesionalizim dhe specializim të kuadrit të gjyqtarëve. E një rëndësie thelbësore është që qysh tash pranë gjykatave themelore të caktohen gjyqtarë, të cilët do të jenë të manda-tuar për këto lëndë. Edhe pse mbingarkimi i gjykatave kosovare me dhjetëra mi-jëra lëndë të papërfunduara përbënë një sëmundje kronike të sistemit gjyqësor, e një rëndësie të jashtëzakonshme do të ishte që gjyqtarët, të cilët do të manda-toheshin për të punuar me krimet e luftës, të mos ngarkohen me lëndë të llojeve të tjera. Po ashtu, është e domosdoshme që pranë departamenteve për vepra pe-nale të rënda të gjykatave themelore në Kosovë të formohen nëndepartamente të posaçme, të cilat në mënyrë ekskluzive do të merreshin me krimet e luftës. Në këto departamente duhet të rekrutohen gjyqtarët me përvojë shumëvjeçare, në radhë të parë ata gjyqtarë të cilët deri tash kanë pasur rast të marrin pjesë në pan-elet e përziera me gjyqtarët e EULEX-it në gjykimet në lidhje me krimet e luftës.

Këshillit Prokurorial të Kosovës, Prokurorisë së Shtetit të Kosovës dhe Krye-prokurorit:Krimet e luftës duhet të gëzojnë prioritet në periudhën e ardhshme dhe në punën e prokurorisë së shtetit. Pranë Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës tashmë është formuar departamenti për krime të luftës, por ai përbëhet vetëm nga dy prokurorë, gjë që është e papranueshme dhe nuk premton rezultate nëse kihet parasysh se nga mesi i këtij viti sistemi i prokurorisë do të marr plotë-sisht mbi vete hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës. Kjo do të thotë se në duart e tij përnjëherë do të gjenden dhjetëra e ndoshta edhe qindra prej këtyre lëndëve në faza të ndryshme të procedurës. Është e palejueshme që barra krye-sore e krimeve më të rënda të bie vetëm mbi dy prokurorë të departamentit të cekur. Hetimet efikase dhe ndjekja e krimeve të luftës mund të sigurohen vetëm me rritjen e numrit të prokurorëve pranë Departamentit për Krime të Luftës në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Me qëllim që sistemi i prokurorisë në mënyrë efikase të ballafaqohet me punën, e cila e pret nga mesi i këtij viti, është e nevojshme që në mënyrë serioze t’i bëhet qasje sistematizimit të segmenteve të këtij sistemi, i cili do të jetë i mandatuar për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës. Se a do të jetë kjo në formë Departamentit të Krimeve të Luftës (të përforcuar me kuadro) pranë Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës ose në ndonjë formë tjetër, në këtë pyetje përgjigjen më të mirë mund ta gjejë Këshilli Prokurorial i Kosovës, Prokuroria e Shtetit e Kosovës dhe Kryeprokurori. Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit të Kosovës:Me qëllim të sigurimit të provave të dëshmitarëve, të cilët dëshmojnë në dobi të aktakuzës dhe në bazë të të cilave këto aktakuza ngriten, përkatësisht me qëllim të ruajtjes së këtyre provave, prokurorët për krime të luftës duhet sa të jetë e

Page 186: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

186

mundur më shpesh që ta shfrytëzojnë institutin e „mundësisë së posaçme heti-more“. Kjo mundësi përbëhet nga dëgjimi i dëshmitarëve para gjyqtarit të pro-cedurës paraprake para hapjes së shqyrtimit kryesor. Me këtë në masë të madhe do të zbutet efekti negativ i fenomenit shumë të përhapur që dëshmitarët në shqyrtimin kryesor t’i ndryshojnë deklaratat e tyre krahasuar me ato të cilat i kanë dhënë në fazat paraprake të procedurës.

FDH Kosovë konsideron se në sistemin e prokurorisë, si obligative, duhet të fu-tet regjistrimi audio dhe video i deklaratave të dëshmitarëve gjatë procedurës paraprake. Provat e siguruara në këtë mënyrë janë të pranueshme. Në bazë të tyre mund të miratohet vendimi i ligjshëm edhe në rastet kur dëshmitarët në shqyrtimin kryesor i ndryshojnë deklaratat e tyre krahasuar me ato të cilat i kanë dhënë në fazat paraprake të procedurës penale. FDH Kosovë po ashtu i propozon Këshillit Gjyqësor të Kosovës që në lëndët e krimeve të luftës të fusë së shpejti shënimin e obligueshëm të procesverbalit zyrtar fjalë për fjalë gjatë zhvillimit të procedurës si dhe në çdo gjykatë ta bëjë sigurimin e audio dhe video teknologjisë së regjistrimit të rrjedhës së shqyrtimit kryesor. Ligji i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK) e parasheh mënyrën e këtillë të sigurimit të rrjedhës së procedurës penale si alternativë dhe sipas vlerësimit të kryetarit të panelit shqyrtues. Në shqyrtimet kryesor, të cilat janë organizuar para paneleve shqyrtuese të përbëra nga ana e gjyqtarëve vendor dhe me të cilat kanë udhëhequr gjyqtarët vendorë, procesverbalet zyrtare në shqyrtimet kryesore kryesisht janë bërë në formë të përmbledhjeve apo rezymeve. Edhe pse kjo është një nga mënyrat për udhëheqjen e procesverbalit zyrtar, e cila është paraparë me Ligjin e Procedurës Penale, FDH Kosovë konsideron se shënimi fjalë për fjalë dhe incizimi audio dhe video mundëson një saktësi më të madhe në shënimin e asaj që thuhet në sallën e gjykimit, sepse kjo mund të jetë objekt i kontestimit nga ana e palëve në procedurë në fazat e mëvonshme të procedurës.

Kuvendit të Kosovës, Këshillit Prokurorial dhe Gjykatës Supreme të Kosovës:Përgatitjet për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Penal, të cilat pikërisht janë në rrjedhë e sipër, i ofrojnë një rast të mirë Këshillit Prokurorial dhe Gjykatës Supreme të Kosovës që të angazhohen në integrimin në këtë ligj të kategorisë së „dëshmitarit - armik i gjykatës“. Në analizën e proceseve gjyqësore gjatë vitit të shkuar ka mundur të vërehet vazhdimi i fenomenit që dëshmitarët në shqyrtimet kryesore i ndryshojnë deklaratat krahasuar me ato që i kanë thënë gjatë proce-durës hetimore. Në analizat e disa prej gjykimeve të vitit të kaluar, FDH Kosovë tashmë ka konstatuar se sa dhe çfarë sfida përbënë sjellja e këtillë e dëshmitarëve

Page 187: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

187

para prokurorisë, që në një numër të madh të rasteve aktakuzat e veta i kanë ba-zuar në këta dëshmitarë. „Dëshmitari – armik i gjykatës“ si kategori e dobishme ka hyrë në legjislaturën moderne ndërkombëtare dhe nga ajo kategori, nëse do të shndërrohet në kategori ligjore, do të përfitojnë në radhë të parë prokurorët, sepse do të jenë në gjendje që në mënyrë të tërthortë t’iu shtrojnë pyetje këtyre dëshmitarëve, që në instancën e fundit do të jetë e dobishme edhe në vërtetimin e së vërtetës së njëmendët në lëndët, përkatësisht në shqyrtimet kryesore, në të cilat dëshmitarët i ndryshojnë deklaratat e tyre. Gjykatës Supreme të Kosovës:Gjatë vitit 2017 kanë vazhduar si praktika e balancuar, ashtu edhe interpre-timet e ndryshme në zbatimin e neneve 333, 334 dhe 335 të KPPRK, me të cilët është rregulluar mënyra e hulumtimit të dëshmitarëve, e të dëmtuarve dhe e ekspertëve nga ana e palëve në procedurë, por edhe e të drejtave të tyre gjatë procesit gjyqësor. Ka pasur probleme edhe me shfrytëzimin e institutit të mar-rjes së drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në pyetje të dëshmitarëve të ftuar nga ana e prokurorisë, nga ana e të dëmtuarve ose e të autorizuarve të plotfuqishëm të palës së dëmtuar. KPPRK, si edhe komentari i këtij ligji, japin një interpretim tepër të zbehtë dhe të pasaktë në lidhje me këtë çështje. Gjatë periudhës së rapor-timit, panelet gjyqësore ndërkombëtare (në panelin shqyrtues dhe në panelin e përsëritur shqyrtues, me të cilët madje ka kryesuar i njëjti gjyqtar ndërkombëtar, por me përbërje të ndryshme të panelit), kanë marrë qëndrime të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Kështu, për shembull, një nga këto panele, të autorizuarit të plotfuqishëm të palës së dëmtuar, si palë në procedurë, ia ka dhënë të drejtën që dëshmitarëve t’iu shtrojë pyetje të tërthorta, deri sa paneli ndërkombëtar në procedurën e përsëritur ua ka mohuar këtë të drejtë. Me qëllim të shmangies së këtyre situatave, FDH Kosovë i propozon Gjykatës Supreme të Kosovës që me interpretimet e hollësishme juridike të neneve 333, 334 dhe 335 të KPPRK, të marrë një qëndrim unik me qëllim që roli i përfaqësuesit të palës së dëmtuar në procedurën penale të mos ndryshojë nga rasti në rast dhe që nuk do të varej nga përbërja e panelit shqyrtues, nga i cili udhëhiqet procedura penale.

Akademisë së drejtësisë:Në kuadër të programit të përsosjes profesionale të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, Akademia e Drejtësisë e Kosovës nuk guxon të kënaqet vetëm me trajnimet e deritashme dyditore për ndjekjen penale të krimeve të luftës. FDH Kosovë propozon që Akademia në periudhën e ardhshme të organizojë trajnime afatg-jata për prokurorët, të cilët planifikohen për t’u angazhuar në hulumtimin dhe në ndjekjen e krimeve të luftës, si dhe për gjyqtarët, të cilët janë të përcaktu-ar për të gjykuar në këto aktakuza. Po ashtu, propozojmë që Akademia, kra-has trajnerëve me të cilët për momentin është duke bashkëpunuar, në cilësi të

Page 188: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

188

ligjëruesve të angazhojë edhe gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë me përvojë shumëvjeçare në Kosovë. Po ashtu, do të ishte shumë i dobishëm angazhimi i ish gjyqtarëve dhe i prokurorëve Tribunalit të Hagës dhe të gjykatave të tjera ndër-kombëtare të këtij lloji. Duhet të shqyrtohet në mënyrë serioze edhe mundësia e vendosjes së bashkëpunimit profesional me gjyqtarët e Departamenteve të Spe-cializuara dhe me prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Qeverisë së Kosovës: FDH Kosovë e konsideron të nevojshme që ta përsërisë rekomandimin e vet nga raporti i vitit 2016 se për realizimin e të drejtave të viktimave në drejtësi është e pashmangshme vendosja e bashkëpunimit profesional me Serbinë në pikëpamje të ofrimit reciprok të ndihmës juridike midis dy vendeve. Në mungesë të këtij bashkëpunimi, ekziston rreziku që numri më i madh i krimeve të luftës të kryera gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë në vitet 1998/99të të mbetet përherë i padënuar. Deri tash, procedurat hetimore në Kosovë, të filluara lidhur me këto krime, nuk kanë dhënë rezultate të dukshme, përkatësisht është ndjekur penalisht një numër shumë i vogël i të dyshuarve. Arritja e marrëveshjes mbi këtë bashkëpunim do ta lehtësonte komunikimin e institucioneve të drejtësisë të Kosovës dhe të Serbisë si dhe shkëmbimin efikas të informacioneve, ndjekjen e kryerësve të krimeve të luftës dhe sjelljen e tyre para drejtësisë. FDH Kosovë konsideron se çështja e bashkëpunimit juridik reciprok, si dhe formati i këtij bashkëpunimi, duhet të vihen në rendin e ditës të vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Page 189: Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra ... · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit

Botuesi/Izdavač/Publisher:Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

Fond za humanitarno pravo KosovoHumanitarian Law Center Kosovo

Për botuesin/Za izdavača/For the Publisher:Bekim Blakaj

Përgatiti/Pripremila/Prepared:Anka Kurteshi Hajdari

Shtypshkronja/Štamparija/Printing house:Grafika Rezniqi

Tirazhi/Tiraž/Print run:150

Prishtinë, Mars 2018Priština, Mart 2018

Pristina, March 2018

Copyright © 2018Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë