28
Universiteti I Tiranës Fakulteti I Ekonomisë Dega :Administrim-Biznes Lënda :Biznes Ndërkombëtar Grupi :47 Detyrë kursi Tema: Marrëdhëniet Shqiperi –Kinë, epoka e lulëzimit të investimeve Punoi : Rabihana Boci 307 Pranoi : Prof.Dr Ilia Kristo 1

projekti-final - Copy

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: projekti-final - Copy

Universiteti I Tiranës

Fakulteti I Ekonomisë

Dega :Administrim-Biznes

Lënda :Biznes Ndërkombëtar

Grupi :47

Detyrë kursi

Tema: Marrëdhëniet Shqiperi –Kinë, epoka e

lulëzimit të investimeve

Punoi : Rabihana Boci 307 Pranoi : Prof.Dr Ilia Kristo

Rigelto Ndreca 307 Dr. Rejla Bozdo

Rimita Baliaj 308

Sara Vena 308

Sotiraq Maze 309

Tiranë, qershor 2016

1

Page 2: projekti-final - Copy

Përmbajtja

I. Kthimi pas në kohë si lindi marrëdhënia mes 2 vendeve raportet e hershme Përfitimet që mori Shqipëria nga keto marrdhënie

II. Konteksti aktual si u rindezen mardhëniet dhe cilat ishin synimet e Kinës? cili është raporti aktual I miqesisë mes 2 vendeve?

-Intervistë me sipermarrës kinezë cilat jane firmat kineze që kanë investuar në Shqipëri dhe që operojnë sot? marrëveshjet dypaleshe, dy vendet bashkë për paqen dhe stabilitetin social

- Nisma 16+1 -Shqipëria, ura drejt Europës

III. E ardhmja e miqesise 67 vjecare Analizë e sistemit kinez Cilet jane sektorët tërheqës të programeve të reja:

Tregu I kibernetikës Tregu financiar Tregu i energjitikës Tregu bujqësor Investimet ne infrastukturë Tregu ushqimor Aviacioni Tregu I industrisë nxjerrëse Turizmi dhe kultura

Cfare përfitimesh mori Shqipëria nga Kina?

IV. Përmbledhje V. Referenca

2

Page 3: projekti-final - Copy

Abstrakt

Në këtë projekt do të trajtojmë mardheniët e Shqipërisë me Kinën .Kina Në vitet e Fundit është shfaqur si një superfuqi ,sepse ekonomia saj është rritur,është rritur mjaft ndikimi i saj në vendet e tjera të botës.Investimet Kineze ne Shqipëri janë një temë aktuale për të cilen është diskutuar,në lidhjë më përfitimët qe presin të marin të dyja palët.Shqipëri –Kinë kanë pasur mardhënie edhe në vitet komuniste por mardhënia e tyre u shkëput pasi ra sistemi komunist dhe tashmë kemi një rindezje të këtyre mardhënieve.Shqipëria ofron fusha te ndryshme ,në të cilat kanë interes investimet kineze dhe në këtë material trajtohen qartë përfitimet që marin të dyja palët.

Hyrje

Si lindi marredhenia kine-shqiperi?

Ishte viti 1949 kur nisi edhe marredhenia e Shqiperise me Kinen, ne nje kohe kur nuk egzistonte miqesia. Te dy popujt kishin ideologji te njejte dhe beteje te madhe kundrejt bashkimit sovjetik. Lidhja e tyre u forcua edhe me shume gjate vdekjes se stalinit. Ne ate kohe ne krye te shqiptareve ishte Enver Hoxha ,per te kjo lidhje bashkepunimi mes tyre ishte nje ….. per B.S dhe nje indicator I fuqishem per te gjitha fushat ne Shqiperi. Shqiperia kishte disa arsye per te krijuar keto aleanca sepse se pari asaj I duhej ndihme ekonomike dhe ushtarake, se dyti Kina ishte nje vend I larget I cili nuk kishte shfaqur ndonje synim per tu bere superfuqi boterore, keshtu qe ajo nuk perbente rrezik as per pavaresine e Shqiperise as per pushtetin e tyre.

Gjate ketyre viteve ata lidhen nje sere marreveshjesh ne bosht ekonomik ku Kina I vuri ne dispozicion ndihma financiare, kredi dhe makineri per te ndihmuar ne zhvillimin ekonomik te vendit.

Hyrje e shkurter per secilen

Kina

Republika Popullore e Kinës është shteti me popullsinë më të madhe në botë dhe qe kaGDP totale për vitin 2016 është 20.853 milion$ ndërsa GDP totale për frymë është 15,095$. Është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë e bazuar në rritjen e investimeve dhe të eksporteve.Në fund të vitit 1978 Kina doli nga komunizmi ku lideri I saj I ri bëri reforma për liberalizimin e ekonomisë. Marrëdhëniet me vëndet e huaja u bënë fokusi kryesor I këtij shteti.Sot Kina është një shëmbull I kapitalizmit të mirëfilltë ku ekonomia e saj është e bazuar në firmat private. Vetëm në 2008 u numëruan rreth 30 milion biznese private dhe ato vazhdojnë e rriten cdo vit.

3

Page 4: projekti-final - Copy

ShqipëriaRepublika e Shqipërisë është një vënd në zhvillim. Ajo e mbaroi izolimin e saj komunist në vitin 1991 .Pavarësisht gjithë përpjekjeve për të industrializuar ekonominë e saj, ende sot bujqësia zë përqindjen më të madhe të ekonomisë në vënd. Në vitet e fundit ajo ka arritur të tërheqë investitorë të shumtë nga jashtë vecanërisht nga vendet fqinje, Italia dhe Kina.Turizmi është një factor tepër I rëndësishëm për zhvillimin ekonomik ku në 2013 turizmi zinte 10% të GDP dhe kjo shifër është duke u rritur vazhdimisht. Në 2005 Shqipëria kishte 500,000 turistë ndërsa në 2012 kishte 4.2 milion pra një rritje me 740% brënda 7 viteve.

Raportet e hershme

Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë kanë filluar që në kohën e komunizmit, në 23 Nëntor 1949, për t’u intensifikuar në vitet 60 -70 në kohën e komunizmit kur themeluesi i Kinës komuniste ishte një aleat i fuqishëm i liderit të Shqipërisë, Enver Hoxha. Në këto vite Kina i mundësonte Shqipërise ushqim, lëndë të parë, asistence teknike, të holla, të gjitha këto në një total prej 125 milion dollarësh.Gjatë kësaj periudhe Kina I ofroi ndihma të mëdha ekonomike dhe ushqimore Shqipërisë. Kina krijoi radion e parë në Shqipëri ku transmetoheshin ideologjitë komuniste të kohës.

Ndërtimi i kombinatit të celikutNë vitet ’60 dhe ’70 shumë teknikë të rinj kinezë erdhën në Shqipëri për ta ndihmuar këtë vend, të zhvillojë sektorë të ndryshëm. Atë kohë Shqipëria ndodhej në etapën e ndërtimit, por sektori i prodhimit të çelikut ishte i domosdoshëm për zhvillimin e industrisë shumë të dobët.

Shumë inxhinierë kinezë të metalurgjisë shkuan në Shqipëri për të marrë pjesë në ndërtimin e Kombinatit të Çelikut. Atë kohë Shqipëria nuk kishte shumë valutë të huaj për ta importuar çelikun, prandaj ne përdorëm kryesisht lëndë të para shqiptare për ta prodhuar. “Minerali shqiptar i hekurit është i jashtëzakonshëm, ku përfshihen nikeli dhe kobalti. Këto dy elemente janë armiq të metalurgjisë së çelikut dhe duhet të hiqen, prandaj duhet të zotërohet së pari, teknologjia e heqjes së nikelit dhe kobaltit nga minerali i hekurit”. Kjo detyrë iu ngarkua uzinës së pestë të çelikut të Shangait. Ajo ishte një ndërmarrje e madhe me 20 mijë punëtorë, pranë drejtorisë së Metalurgjisë.

Qysh nga ajo kohë uzina e pestë e çelikut të Shangait vendosi lidhje me kombinatin e çelikut të Elbasanit, për të përdorur mineralin e posaçëm të hekurit shqiptar, shumë specialistë kinezë të çelikut bënë herë pas here prova dhe krijuan duke harxhuar 10 vjet një projekt të hidrometalurgjisë së çelikut.

Qysh nga fillimi në vitin 1965, i hulumtimit, deri në vënien në prodhim në vitin 1976, pas përpjekjeve të specialistëve kinezë, Kombinati i Çelikut të Elbasanit, trajtoi për një vit 1 milion

4

Page 5: projekti-final - Copy

tonë mineral hekuri. Prodhoi 5 mijë tonë nikel, 2 mijë tonë kobalt dhe 250 mijë tonë çelik. Krahas 500 të rinjve kinezë që morën pjesë në ndërtimin e Kombinatit të Çelikut, gjithsej rreth 6 mijë teknikë kinezë shkuan në Shqipëri për të marrë pjesë në ndërtimin e sektorëve të ndryshëm.

Dashuria e madhe e Kinës për Shqipërine, përkeqësohet në vitet 1970, kur Kina vendosi të rivendosë marrëdhëniet me SHBA, dhe pas 18 vitesh u dha fund te gjitha ndihmave të asistences financiare dhe teknike, si dhe ndërprenë aleancën.

Përfitimet që mori Shqipëria nga mardhëniet në të shkuarën nga Kina

Industria metalurgjike zhvillimin më të madh, e ka patur në vitet 60-70, kur Shqiperia kishte mardhënie me Kinën. Kjo industri ishte e perbërë kryesisht nga industria e prodhimit të çeliqeve, prodhimit të ferrokromit dhe prodhimit të bakrit ka qënë një prej degëve me kontribut të rëndësishëm në prodhimin industrial të vendit.Kjo industri zhvillimin më të madh, e ka patur në vitet 60-70, periudhë në të cilën u ndërtuan dhe u vunë në shfrytëzim vepra të tilla të mëdha si ish Kombinati Metalurgjik Elbasan (KME), Uzina e Ferrokromit në Burrel dhe Elbasan, Uzinat e Shkrirjes e Rafinimit te Bakrit, etj.

Industria mekanike zinte një peshë kryesore në ekonominë e vendit dhe Kina pati një ndikim të madh në zhvillimin e kësaj industrie.Bazat mekanike grupoheshin ne keto kategori:kombinate,uzina mekanike,oficina mekanike rajonale,oficina te ndertimit dhe ushtrise,S.M.T,parqe automoblistike,oficina prane ndermarrjeve industriale dhe bujqesore.Industria mekanike konsiderohej si pjese e industrise së rendë ,ajo realizonte mbi 20 mijë lloje pjesë këmbimi dhe 5 mijë zëra makineri pajisje për sektorë te ndryshëm te ekonomisë, si bujqësia, transporti, industria, minierat, energjetika, etj.

Tre nga veprat madhore që ndërtoi Kina në Shqipëri ishin :

1)Kombinati Metalurgjik Elbasan

Elbasani kishte vepra industriale si psh Fabrika e Çimentos , Kombinati i Drurit, Uzina Metalike, SMT-ja dhe NB-të, Rafineria e Naftës në qytetin e Cërrikut, Uzina e Përpunimit të Duhanit, disa fabrika tullash dhe një sërë ndërmarrjesh të tjera të industrisë së lehtë dhe të përpunimit të prodhimeve bujqësore te cilat u ndertuan nga kinezet. Ndërtohet vepra më e madhe e industrializimit socialist, Kombinatit Metalurgjik "Çeliku i Partisë" në Elbasan. Theksohet se Kombinati I Elbasanit u ngrit me para dhe plane Kineze dhe ishte një vepër madhorë e cila do të kishte ndikim të madh në zhvillimin e Shqipërisë madje ish-udhëheqësi i Shqipërisë Enver Hoxha shprehej se ndërtimi i Kombinatit të Çelikut i Elbasanit është "çlirimi i dytë" i Shqipërisë.

2)Ndërtimi i Hidrocentraleve mbi lumin Drin

Ishin po Kinezët të cilet ndërtuan hidrocentralet që ndodhen mbi lumin Drin.Ata i dhanë një mundësi mjaft të madhe dhe një zhvillim fushës së energjitikës,madje hidrocentrali i Fierzës

5

Page 6: projekti-final - Copy

dikur quhej Drita e Partisë.U Ndërtua me pajisje të ardhura nga Kina dhe ky hidrocentrali që shtrihet mbi lumin Drin ka shërbyer si burim kryesor në prodhimin e energjisë elektrike,ishte një vëpër e cila do kontibuonte në vazhdimësi sepse ishte ndër më të mëdhenjtë në Ballkan .

3)Një vepër tjetër ku kontributi kinez nuk mungoi ishte ndërtimi i uzinës së Radio - Televizorëve (URT) në Durrës.Kjo ishte uzinë për prodhime elektronike të konsumit të gjerë dhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë.Teknologjia e ardhur nga Kina i dha jetë kësaj uzine.

Qysh në 1965 ka fillluar montimi i radiove dhe televizorëve, ndërsa më 1969 u vu në punë linja për prodhimin e televizorëve bardhezi, duke i importuar pjesët nga Kina. Me kalimin e viteve u plotësuan disa linja prodhimi me teknologji të përparuar, si ato të përpunimit të qarqeve të stampuara, prodhimit të kasetave, si dhe për një varg detalesh metalike dhe plastike. Në këtë uzine u prodhuan disa dhjetëra tipe radiosh, televizorësh, magnetofonësh, stabilizatorësh e aparatesh të tjera matjeje, kontrolli, komandimi etj. duke plotësuar gjerësisht nevojat e vendit. Gjithashtu Kina ishte ajo që ndërtoi Antenat e komunikacionit në Dajt.Të gjitha këto vepra në atë periudhë ishin mjaft të mëdha dhe i dhanë Shqipërisë një ndihmë domethënësë.

Konteksti aktual

Rindezja e mardhënieve Shqipëri-Kinë

Miqësia e gjatë midis Kinës dhe Shqipërisë po shfaqet përsëri me vitalitet. Vitet e fundit, marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë zhvilluar qëndrueshëm, bashkëpunimet dhe shkëmbimet në fushat ekonomiko-tregtare, kulturore, etj. kanë arritur rezultate të frytshme. Gjithcka nisi në 2009 Zv/ministri i jashtëm kinez Ëu Hngbo u takua në Tiranë me kryeministrin shqiptar z. Sali Berisha dhe diskutoi në lidhje me zgjerimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Shqipërisë.

Z.Sali Berisha bëri një deklaratë në vitin 2009 ,e cila u përfol mjaft nga të gjithë shqipëtarët ku shprehte për rivëndosjen e mardhëniëvë më Kinën ,dhe mësimin ë gjuhës kineze.Mendoj që kishte plotësisht të drëjt pasi cdo ditë ë më shumë perhapja e kompanive kineze në tërë botën dhe zhvillimi ekonomik I këtij vendi do mbizotërojë dhe do këtë një peshë mjaft të konsiderueshmë në vendet ku do të bëjë invëstime.Shqipëria konsiderohet si një nga vendet e prapambetura të Ballkanit dhe si rrjedhim prania e investitorëve kinez në Shqipëri, mund të ketë efekte pozitive në strukturat financiare dhe në industrinë e Shqipërisë.Shqipëria ashtu si shumë aleatë të tjerë të Kinës është e angazhuar për të ndjekur politikën e Kinës së vetme me qendër Pekinin dhe kjo i ka inkurajuar liderët kinez që ti japin Shqipërisë ndihma dhe kredi afatgjatë dhe me interes të ulët. Për Shqipërinë gjithashtu është tepër e rëndësishme që Kina të mbetet një ndër aleatët kryesorë të vendit në arenën ndërkombëtare.

Edhe pse jemi një vend jo i zhvilluar kemi mjaft potenciale për të ecur përpara thjesht duhet të jemi tërheqes në plotikat e ndjëekura për të tërhëqur investime të huaja.Dhe investimet e

6

Page 7: projekti-final - Copy

kinezëve në fushat e turizmit, industrisë, minierave, energjisë, strehimit dhe urbanistikës mund ti japin një dinamikë të re ekonomisë shqiptare. Përfitimët e kësaj mardhënië mendohët të jenë reciproke dhe të dyja vendet të përfitojnë nga kjo gje.Është thjesht ceshtje kohe derisa Kina të marrë në dorë frerët e lidershipit botëror dhe pas anglishtes do jetë gjuha kineze e clia do kurorëzohët “gjuha e biznesit”.

Celja e Dhomës së Tregtisë ne 2013

Pas Z. Sali Berisha ishte pikërisht Z.Rama I cili deklaroi në lidhje me mardhëniet Shqiperi-Kine dhe vazhdoi ate cka u iniciua më parë me krijimin e Dhomës së Tregëtisë. Z.Rama ashtu si kryeministri paraardhës deklaroi se shqipëtarët mezi e presim këtë moment, që hapen dyert e Dhomës së Tregtisë mes Shqipërisë dhe Kinës, pasi shënon një stacion të ri në një rrugëtim drejt një zhvillimi ekonomik intensiv dhe të qëndrueshëm. Pa më të voglin dyshim, investimet kineze mund dhe duhet të luajnë rol të dorës së parë.

Dhoma a Tregtisë, Shqipëri-Kinë ka misionin e njohjes, nxitjes dhe zhvillimit të bashkëpunimit dypalësh tregtar dhe kulturor për të krijuar ura të reja komunikimi dhe forcuar dhe rivitalizuar komunikimin.Kjo Dhomë do asistojë qeverinë, duke rekomanduar me ide, projekte, kushte dhe klimë të favorshme për investitorët dhe kompanitë shqiptare dhe kineze. Do të ndikojë në rritjen e punësimit dhe prodhimit duke kontribuar në mënyrë modeste në mirëqenien e populli. 

Një tjeter moment i rëndësishëm në 2014 I ecurisë së kësaj mardhënie ishte kur në Beograd u mbajt Samiti i Tretë ndërmjet liderëve të Kinës dhe të 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ku u diskutua lidhur me shumë projekte të përbashkëta në bujqësi, industri, turizëm, informatikë, transport, infrastrukturë, kërkim dhe zhvillim, shkencë dhe teknologji, mbrojta e mjedisit si dhe shkëmbimet e burimeve njerëzore. 

Cili eshte raporti aktual i miqesise mes 2 vendeve?

Per tju pergjigjur kesaj pyetje kemi organizuar disa intervista me sipermarres kineze ne zonen e tregut te madh industrial. Ne I kemi pyetur se si ndihen ndersa bejne biznes ne Shqiperi ,a jane te mikpritur, te diskriminuar apo eshteme mire te investojne ne shtetin e tyre meme?

Ata u pergjigjen se punonin ne zonen e Medresese qe prej vitit 1992, ata ndihen te vleresuar njellj si tregtaret vendas, paguajne te njejtat taksa dhe kane arritur ta zgjerojne veprimtarine e tyre duke tregtuar ne qytete te tjera te Shqiperise veshje, produkte industrial, souvenir dhe te tjere artikuj te bere sipas porosise se vendasve.

Mesuam se shoqata e tyre I kishte derguar nje leter zyrtare ish-kryeministrit Berisha duke u shprehur nderimin per futjen e gjuhes kineze. Ata thane se pas Tibetit dhe Mongolise vendi yne ishte I treti qe e arrinte kete sukses.

7

Page 8: projekti-final - Copy

Tregtaret po mendonin per menyra te tjera sit e zhvilloheshin ne tregun shqiptar dhe nje nga keto ishte fusha e arsimit.

Pjesa me e madhe e kinezeve te rruges se Dibres flasin nje shqipe bazike, ata kontrollojne numrin me te madh te firmave te lodrave dhe kinkalerive ne Tirane.

Haie Chen ka ardhur ne tirane 17 vjet me pare, ajo thote se jemi shume te kenaqur, femijet jane integruar mire, ata frekuentojne kologjin turk ku mesojne edhe gjuhe te huaja. Kur I pyet nese kane nermend te kthehen ne atdheun e tyre ajo tund koken ne shenje mohimi.

Emigante ekonomike, ne nje vend te vogel ne Ballkan ata krijojne nje ChinaToën prej 200 vetesh ne Tirane.

Firmat kineze qe operojne ne shqiperi atkualisht.

Investimet e huaja kineze kane pesuar rritje te kenaqshme periudhen e fundit, kjo per shkak te shume aryeve ne kendveshtrim e dyanshem si te Kines dhe Shqiperise. Fale stimulive dhe politikave te caktuara shqiptare per terheqjen e investitoreve kineze , apo fale qellimeve dhe synimeve makroekonomike te Kines , aktualisht ne tregun shqiptar perballemi me shum kompani te cilat kane investuar kapitalin e tyre kinez ne vendin tonë. Keto investime perfshijne si lidhjet apo bashkepunimet qe krijojne qeverite e te dyja vendeve ashtu edhe investimet direkte per qellime fitimi te firmave kineze.

Por kush jane disa nga investitoret me te fuqishem kineze ne vendin tone?

Kjo eshte nje pyetje e cila kerkon nje hulumtim te gjere ne te gjithe sektoret e vendit tone. Nepermjet ketij hulumtimi jam perpjekur qe te bej te mundur per kete projekt identifikimin e te gjithe investitoreve te shendoshe me kapital kinez qe operojn ne tregun tone.

-Pike se pari ketu nga vjen ne mendje se dite me pare Ministria e Energjetikës e Shqipërisë dhe kompania shtetërore kineze, “Poëer China” kanë nënshkruar një "Memorandum Bashkëpunimi". Memorandumi u nënshkrua në Pekin nga ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri dhe zotit Zhang Jianyue, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Poëer China”, Chengdu Engineering Corporation Limited. President i Grupit të Ndërtimit dhe Bashkëpunimit i “Poëer China”, Ma Zonglin, ishte gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit.Kjo kompani zotëron 50 për qind të tregut botëror të hidroenergjisë. Ky ishte një takim i rëndësishëm i delegacionit të qeverisë shqiptare dhe drejtuesve ekzekutivë të kompanive të mëdha shtetërore kineze, mes tyre përveç “Poëer China” edhe “Sino Sure” dhe “China Development Bank”.

-Sot për sot dy nga kompanitë më të mëdha kineze në fushën e telekomunikacionit operojnë në vendin tonë. Kompanitë e telekomunikacionit kinez, Huaëei dhe ZTE, kanë zgjedhur të bëjnë Shqipërinë qendër të investimeve të tyre në rajon. Kane mundur te rrisin pjesen e tyre te tregut dhe te konsolidojne poziten e tyre.

8

Page 9: projekti-final - Copy

-Gjithashtu koncensioni I Rinasit eshte shitur per rreth 90mln dollare kompanise kineze “Everbright global airport and investment fund”.

“Everbright global airport and investment fund” eshte pjese e kompanise “China everbright” e mbeshtetur nga shteti kinez dhe e specializuar ne menaxhim asetesh me nje portofol te gjere investimesh. Kompania ka ngritur nje fond te fokusuar ne investime ne sektorin e aviacionit, ported he infrastructure europiane. Ne nje intervinte per “hong kong economic journal” drejtori ekzekutiv i “chine everbright” ka deklaruar se objektiv I kompanise eshte te zhvilloje ne to pjesen logjistike te transportit ajror te mallrave.

-Konkretisht, në Shqipëri janë dy projekte rrugore në proces negocimi me dy firma kineze. Është Rruga e Arbërit, në negocim me “China State Construction” (http://ëëë.cscec.com/),

Firma e parë kineze, që do të ketë sukses në Shqipëri në ndërtimin e rrugëve është “China Road & Bridge Corporation – CRBC” (http://ëëë.crbc.com/), që ka dhënë ofertën më të mirë (rreth 90 milionë euro) për ndërtimin përfundimtar dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

CRBC e bën krejtësisht vetë 100% financim i rrugës dhe ky është Investimi i Huaj Direkt (FDI) i parë nga Kina. Ndërsa firmat e tjera kineze të infrastrukturës janë kontraktorë EPC dhe financimet bëhen nga bankat kineze (kryesisht China Exim Bank (ëëë.eximbank.gov.cn/)).

-Bankers Petroleum, kompania e cila ka me konçesion vendburimin e Patos Marinzës u shit për 407 milionë dollarë amerikanë tek Geo-Jade Petroleum Corporation (“Geo-Jade”), një nga kompanitë më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës në Kinë.

BERALB Sh.A operon në industrinë minerare në Shqipëri prej më shumë se një dekade. Kompania është regjistruar zyrtarisht në vitin 2001 dhe është eksportuesi më i madh i bakrit në Shqipëri dhe ndër investitorët e huaj më të mëdhenj në vend me vlerë investimi mbi 63.000.000$. Kjo kompani ka pjeserisht capital kinez , perkatesisht kompania JIANGXI COPPER CORPORATION (JCC). Misioni kryesor i kompanisë është: “Zhvillimi, Ndërtimi dhe Modernizimi i Industrisë Minierare në Shqipëri, gjithashtu kryerja e studimeve gjeologjike dhe minerare si dhe aktivitete importi/eksporti në përgjithësi”.

Ka dhe kompani te tjera te cilat kane prekur vendin tone me investimet e tyre , synimi jon ka sjell qe te sjellim pjesen me te madhe te tyre dhe karekteristikat e pergjitshme te tyre.

Marreveshjet dypaleshe ,dy vendet bashke per paqen dhe stabilitetin global

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë tradicionalisht kanë qenë shumë të mira, por vitet e fundit kanë njohur një intensitet tejet të avancuar, në nivelin ekonomik apo në gjithë fushat e tjera.sic do I permendim dhe me poshte jane kryer nje sere marreveshjesh dhe negociatash dypaleshe mes vendeve nder te cilat

9

Page 10: projekti-final - Copy

Marrëveshje për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të KinësMarrëveshje në fushën e arsimit dhe shkencës ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit të Kinës, nënshkruar më 13.9.2004, Marrëveshje për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik, etj

Fokusohuni tek Shqiperia sepse eshte ura juaj drejt Europes

E ardhmja e miqësise 67 vjecare

3- Analiza e sitemit kinez

Kina është përgatitur të rihyjë në Shqipëri, vetëm se kësaj here jo nëpërmjet një aleance ideologjike komuniste si në vitet 1960, por me investime ekonomike dhe premtime financiare. Ndërsa Kina zgjeron praninë e saj evropiane, Tirana ka nevojë të jetë e ndërgjegjshme se i dikurshmi ‘vëlla i madh’ ka për qëllim ta përdorë Shqipërinë në përfitim të interesave të tij strategjike dhe financiare pa kontribuar në mënyrë domethënëse në zhvillimin e vendit.

Kina ka një sistem kapitalist shtetëror në të cilin industritë më të mëdha strategjike zotërohen dhe menaxhohen nga zyrtarët e emëruar nga qeveria për të promovuar politikat e jashtme dhe tregtare të Pekinit zyrtar. Ndryshe nga Rusia, Kina nuk ka aspirate perandorake të tejfryra në ndonjë pjesë të Evropës. Më saktë, politikat e saj vërtiten rreth tre komponentëve thelbësorë: përfitimi shtetëror, aksesi në tregje dhe përvetësimi teknologjik.

Qëllimi afatgjatë i Kinës është të shndërrohet në një superfuqi ekonomike që përfundimisht do t’ia kalojë Shteteve të Bashkuara. Ajo mbetet ekonomia me rritje më të shpejtë në botë dhe e dyta më e madhe vështruar nga GDP-ja nominale. Ajo ka shfrytëzuar recesionin global për t’u dhënë hua sasi të stërmëdha parash vendeve të tilla si SHBA dhe po korr kësodore dividente të majme. Duke dhënë hua para dhe duke investuar përtej detit, Kina kërkon të zgjerojë fuqinë e saj financiare dhe të lidhë vendet e shënjestruara në strategjinë e saj të zhvillimit të orientuar kah eksporti.

Gjatë dekadës së shkuar, Kina është transformuar në kombin më të madh tregtar në sajë të vëllimit të plotë të eksporteve. Megjithatë, partnerët e saj ankohen se Pekini nuk ofron akses të njëjtë tregu për produktet e huaja. Për shembull, ndonëse tregtia ndërmjet Kinës dhe Evropës Qendrore e asaj Lindore është rritur me 32 për qind vit pas viti gjatë dekadës së fundit, importet kineze në rajon ia kalojnë në peshë eksporteve për në Kinë.

Pekini gjithashtu pengon investitorët e huaj. Ndërkohë që BE-ja ka mirëpritur miliardat e dollarëve të investuara nga Kina, bizneset evropiane kanë patur terren të kufizuar. Prokurimet publike në Kinë janë gjerësisht të paaksesueshme për të huajt dhe asnjë entitet i jashtëm nuk mund të blejë asetet strategjike të Kinës. Në fakt, Komisioni Evropian ka hartuar rregullativa që

10

Page 11: projekti-final - Copy

lejojnë mbylljet në shenjë hakmarrje të tregut të BE-së të prokurimit publik si mbrojtje kundër përqasjes prej grabitqari që Pekini ka në rrafshin e investimeve.

Kina është e joshur nga Evropa Qendrore dhe Evropa Jug-Lindore për shkak të krahut të punës të lirë por relativisht të kualifikuar, por dhe për shkak se e sheh atë si një portë për në tregun e vetëm evropian dhe në teknologjinë e avancuar. Krahas kësaj, qeveria kineze është fokusuar gjithnjë e më tepër mbi blerjet në sektorin energjetik të Evropës, e shtyrë nga etja e saj e pashueshme për energji si një shtytës për rritjen ekonomike të Kinës. Globalisht, Pekini më tepër kërkon furnizime për ekonominë e saj në zgjerim, se sa të zhvillojë infrastrukturën energjetike dhe ekonomike të vendeve mikpritëse.

Sektoret terheqes te investimeve te reja

Tregu financiar

Nxitja e investime kineze ne tregun bankar apo ate financiar I ka rrenjet e veta ne fillim te vitit 2013.

Edhe pse deri tani me asnje rezultat konkret , Guvernatori I Bankes se Shqiperi ne ate kohe , Ardian Fullani , nepermjet nje vizite ne Pekin , duke takuar aty dhe homologun e tij kinez , informoi mbi masat e marra nga banka e Shqipërisë për të garantuar stabilitet ekonomik. Të dy guvernatorët ranë dakord për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin si dhe nxitjen e pjesëmarrjes së institucioneve financiare Kineze në sektorin bankar shqiptar. Por pse ky sektor mund te jet atraktiv?

Pas viteve 90 te gjitha vendet e rajonit kaluan nje process strukturimi te sistemit bankar neprmjet privatizimit te bankave shteterore, kryesisht nga bank ate huaja. Ne rajon, por edhe ne Shqiperi investitotret me te medhenj ne kete sector jane nga Austria,Franca,Greqia dhe Italia. Bankat e huaja kane patur nje ndikim pozitiv ne stistemin financiar te ketyre vendeve, duke forcuar menaxhimin e riskut, rritur nivelin e konkurrences dhe duke ofruar sherbime me te sofistikuara financiare. Ne Shqiperi sektori bankar eshte ne gjendje te mire , jo vetem fale privatizimit te tij, por edhe fale politikave monetare qe siguruan mbeshtetjen ne kohen e duhur , npm dy shkurtimeve ne perqindjen e normave te interesit, por edhe injektimit te likuiditetit, npm kursit te kembimit ne vitin 2009. Huadhenia bankare u ngadalesua ne te gjitha vendet e Evropes Juglindore, ndersa ne Shqiperi huate qe I jane dhene sektorit privat kane vazhduar te rriten, vetem se me ritme me te ngadalta. Persa I perket kredive te keqija, ne Shqiperi ato zene rreth 12% te totalit te huave, duke e renditur Shqiperine ne vendit e dyte ne rajon. Fitimi qe I takon sistemit bankar eshte mjaft konkurues dhe ka pasur ecuri te kenaqshme. Kjo eshte nje tablo e shkurtet e situates aktuale ne tregun shqiptar, ku investimet kineze mund te mirepriten per arsye nga me te ndryshmet.

Kete e themi sepse investimet kineze ne kete sektor pritet që të ndikojnë jo vetëm në nxitjen e aktivitetit prodhues të vendit, por në të njëjtën kohë të kenë efekte të drejtpërdrejta dhe të

11

Page 12: projekti-final - Copy

tërthorta edhe në sistemin financiar shqiptar. Në mënyrë direkte, firmat e huaja prodhuese kryesisht me kapital kinez do të kenë nevojë për transferta dhe shërbime financiare (pagesa të pagave nëpërmjet rrjeteve ATM, POS) të cilat do të kryhen nga sistemi financiar vendas. Kompanitë ndërkombëtare të cilat investojnë në vend do të shfrytëzojnë burimet kredituese të bankave vendase për të shmangur rreziqet nga kursi i këmbimit dhe normat e interesit. Pra investimet kineze kryesisht ne sistemin bankar , do te sherbenin si nje faktor kyc per permiresismin e infarastruktures dhe aktivitetit financiar te cdo firme kineze qe operon ne vend si dhe do te stimulonin firma potenciale kineze per te investuar ne vend , npm konsulenca qe ato mund te ofronin duke I pare nga afer atraktivitetet qe mund te ofroje tregu shqiptar.

Bujqesia

Po te shfletojme neper faqet e histories shqiptare do te lexojme dhe mesojme se me cfare merreshin shqiptaret me se shumti. Duke pasur pasuri te gjera natyrore fusha, male, uje te pijshem dhe klime te favorshme ata kishin arritur te perdornin nje sasi te madhe dhe divergjente mallrash, por ne rastet kur shoqeria donte te blinte nje makineri apo dicka tjeter nuk kishte aftesi likuiduese dhe I shlyente me ane te produkteve vendase. E gjitha kjo nxirrej nga prodhimi vendas. Kjo eshte nje shtylle e forte ku mbahet ekonomia shqiptare ditet e sotme. Shohim qe importi po vrapon shume me shpejt sesa eksporti gje qe ben qe bilanci I pagesve te perkeqesohet edhe me shume.

Por nje gje te mire kemi ne shqipetaret, ne kemi shume shprese. Duke marre parasysh qe nje nga pikat ku eshte fokusuar Kina per te arritur keto nivele te larta ekonomike jane reformat ne sektorin e bujqesise dhe perdorimi I teknologjise dhe fuqise punetore per ta zhvilluar me shume kete sector mendoj se marreveshjet e Shqiperise ne sektorin e bujqesise do ishin teper frytshenese. Kemi edhe memorandumin e bashkepunimit ne fushen e bujqesise midis ministrit ----- dhe zv. Ministrit Niu Din I cili konsiston ne nje bashkepunim midis dy vendeve per ndertimin e mekanizmave ne sektorin e bujqesise se Shqiperise.

Energjia

Gjithmone duke u mbeshtetur ne Poziten gjeografike te Shqiperise e cila eshte mjaft e favorshme, behet e mundur qe rrjedha e lumenjve qe burojne ne Kosove te akumulohen dhe nga potenciali I tyre te prodhohet energjia e rikuperueshme elektrike. Konkretisht ne lumen Vjose , I cili rrjedh nga mallet e Pindit ne Greqi dhe shtrirja e tij vazhdon edhe ne Shqiperi 182 km, kapaciteti I prodimit te tij parashikohet 18106 ëm. Karakteristikat e favorshme qe ka lumi Vjose ka bere qe qeveria Shqipetare te ndermarre studime te ndryshme ne menyre qe te ndertoje hidrocentrale ne zonen perreth. Mundesite jane te ndertohen 25 hece ku me te medhate jane Dragoti, Pocemi….. Por e vetmja qe mungon eshte kapitali, Kina eshte indikatori qe mund te beje te mundur realizimin e ketyre investimeve. Disa nga pikat e ketij bashkepunimi prekin nje njesi teper te rendesishme si fushen e agro-kultures, ku Shqiperia konsiderohet teper e favorshme

12

Page 13: projekti-final - Copy

Natyrisht që Shqipëria është një treg shumë i vogël dhe larg epiqendrave ekonomike dhe në vetvete nuk paraqet interes të madh për Kinën. Interesi konkret i firmave kineze në Shqipëri është për projekte hidroenergjetike dhe infrastrukture.A – Projektet në energjetikë janë me leverdi, pasi energjia është një mall që shitet kollaj. Konkretisht ka pasur interes për hidrocentralin e Skavicës, hidrocentralet e Vjosës, rinovimin total të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe Albpetrol-in. Kompanitë kineze që kanë paraqitur interes për këtë sektor janë më të mëdhatë në botë, si PoëerChina ,GeZhouBa ,Norinco, China State Grid

Industria ushqimore

Përsa i përkët industrisë ushqimore në Ningbo të Kinës Lindore organizohet Panairi i Produkteve të Vendeve të Europës Qendrore e Lindore, ku marrin pjesë edhe kompanitë shqiptare. Tashmë produktet shqiptare janë prezente në tregun e Kinës. Ndoshta konsumatori kinez nuk i njeh emrat e produkteve dhe nuk ka se si t'i identifikojë ato,por nëpërmjet promocionit që mund ti behen në mënyra të ndryshmë mund të bëhet një marketim, një promovim të produkteve shqiptare, nëpërmjet një baze të dhënash apo emrash kompanish të cilat janë në tregun kinez aktualisht, duke filluar që nga çajrat, vaji ,vaj ulliri, mjalti, verërat, arrat ,pra disa produkte të agroindustrisë të cilat kanë interes edhe për konsumatorin kinez.

Në tregun kinez ka kërkesë nga konsumatorët për produktet shqiptare dhe në tregun shqiptar ka prodhim, ka eksport për në Kinë. Përveç formave të pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare, referuar edhe Panairit të Ningbos, ka mënyra të tjera qeë është parashikuar që të organizohen edhe takime mes bizneseve.Ajo që është më e rëndësishme për të mundësuar njohjen e kompanive shqiptare me kompani kineze dhe për të arritur një partneritet të mundshëm, qoftë partneritet në kapital, por qoftë edhe në distribucion, pra kompani të ndryshme kineze mund të marrin produkte shqiptare dhe t'i marketojnë e shpërndajnë ato në tregun kinez; ose qoftë edhe e anasjella, pra kompani shqiptare mund të identifikojnë produkte cilësore kineze dhe t'i bëjnë pjesë të tregut shqiptar. Pra, konferencat dhe takimet e përbashkëta të biznesit që mund të organizohen nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, janë një mënyrë e mirë për të rritur eksportet ose partneritetin me Kinën dhe për t'i forcuar marrëdhëniet tregtare.

Investimet kineze kanë ndihmuar në shtimin e lidhjeve tregtare mes dy vendeve dhe një apekt I rëndësishëm në prodhimin e produkteve bio.Dhe kjo është një strategji e mirëmenduar për sa u përket investitorëve në Shqipëri dhe për krijimin e kapaciteteve të rritjes së prodhimit në vendin tonë. Metodat teknologjike kineze të përdorura në Shqipëri sigurisht që janë të avancuara dhe sigurisht që do të ndihmojnë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Shqipëria nga dita në ditë po ndryshon dhe shpresoj që të marrim modelin më të mirë kinez për ta sjellë në Shqipëri në disa sektorë ku Kina ka pasur sukses.

Investimet ne turizëm

13

Page 14: projekti-final - Copy

Turizmi nuk është një aktivitet I vetëm por është një grumbullim I shumë aktiviteteve të vecanta dhe të ngjashme që përfshijnë: transportin, strehimin, ushqimin,shërbimet, pijet, argëtimin kulturor, konventat dhe panaire tregtare, sport dhe rekreacion. IDH-të konsiderohen si motorët me efikasë për shfrytëzimin e këtyre elementeve të turizmit prandaj po bëhet një punë e fuqishme për tërheqjen e investitoreve kinezë në Shqipëri.

1. nisma për ti dhuruar qeverisë shqiptare grand prej 10 milionë juanësh të cilat do shkojnë për financimin e projektit të madh të transormimit të sistmit të mësimdhënies përmes inovacionit.

2. ndërtimi I sistemeve të qëndrueshme të pastrimit dhe higjenës së plazheve. Zhvillimi I turizmit lidhet drejtperdrejt me përmiresimin e infrastuktures dhe zhvillimit të modeleve të reja te sipermarrjes në turizëm.

3. radio e jashtme kineze ka seksion të vecante në shqip që ka filluar transmetimet 45 vjet më parë, kjo ka bërë që përpjekjet e shqiperisë për të tërhequr vemendjen e opinionit publik kinez të rriten dhe ata të cilët janë të dhënë pas udhëtimeve e destinacioneve të reja ,ta bëjnë Shqipërinë një destinacion të ri turistik për kinezet.

4. investimi më I madh është resorti turistik me vila dykateshe ne Draleo te Himares me vlere 51.5 milione euro ku do punesohen rreth 500 vete.

5. ne sektorin e turizmit do te investohet ne nje kompleks turistik dhe zone rezidenciale ne Velipoje 35 mil. Euro

6. kompleks turistik ne Hamallaj te Gjirit te Lalzit prej 26 mil eurosh.7. në projektet konkrete ku përfshihet edhe qyteti i Durrësit. “Lidhja e qytetit Shantou, ku

nis Rruga e Mëndafshit në Kinë, me qytetin e Durrësit, qyteti ynë i dytë më i madh do të shtrojë rrugën për zhvillimin e portit të Durrësit. Shqipëria po punon që t’i japë hov turizmit, i cili është një sektor prioritar kombëtar dhe një mjet për të promovuar rritje dhe zhvillim gjithëpërfshirës”,

Në kulturë :8. zgjidhet projekti kinez Chen per rijetëzimin e pramidës.9. zgjerimi I bashkepunimit kulruror me kinen ne kuader te nismes 16+1 ku 16 vende te

Europes Qendrore dhe Lindore CEEC ndermorren nje nisme bashkepunimi me Kinen.10. instituti I Konfucit, platform per tu njohur me kulturen dhe gjuhen kineze.11. suksesi I hapjes se disa restoranteve kineze ne tirane si : Oriental City, Mimi,Shang Hai,

Baboon etj deshmon arritjet e penetrimit ne tregun shqipetar

Rinasi Kompania kineze “China Everbright” ka zyrtarizuar blerjen e aeroportit të Rinasit. Në një deklratë zyrtare, kompania njofton se ka nënshkruar me “Tirana International Airport”, marrëveshjen që i jep asaj të drejtën e koncesionit të aeroportit të Tiranës deri në vitin 2027. Ajo ka bërë të ditur se aeroporti do të menaxhohet nga “Ken Dynamics”, një konsorcium që ajo e ka formuar së bashku me “Friedman Pacific”. “China Everbright” e cilëson Rinasin si një nga

14

Page 15: projekti-final - Copy

aeroportet me rritjen më të shpejtë në Europë dhe thotë se ai është i pari i një serie blerjesh që ajo do kryejë jashtë Kinës. Blerja e Aeroportit është një vendim strategjik tepër i rëndësishëm i Kinës sepse përvec rritjes së shpejtë që ai ka përjetuar, gjithashtu është një urë kryesore lidhëse mes vendeve të Europës perëndimore dhe vëndeve të tjera të Ballkanit e vecanërisht Turqisë. Vetëm në muajt e fundit janë hapur linja të reja direkte Tiranë-Mynih dhe Tiranë-Frankfurt duke shtuar kështu lëvizjet e popullsisë dhe destinacionet e ndryshme. Në vazhdimësi pritet që të hapen edhe fluturime të tjera direkte dhe pritet hyrja e kompanive të reja ajrore.

Ky investim i cili do të zgjasë 10 vite nuk është vetëm përfitim për Kinën, por edhe për Shqipërinë. Shtimi i linjave dhe kompanive të reja ajrore ndikon në rritjen e numrit të lëvizjeve të popullsisë dhe rrjedhimisht në rritjen e përfitimeve financiare si të aeroportit ashtu edhe të shtetit për shkak të:

-taksave të qerasë së terminaleve

-taksave të parkimit

-taksave të uljeve të avjonëve

-taksave të biletave ajrore

-rritjes së përdorimit të karburantit etj.

Investimet kineze ne infrastrukturë

Politika dhe ekonomia e një vendi ecin paralelisht,sot gjithmonë e më tepër Kina përmëndët gjerësisht në mardhënie me shtetet e tjera në nënshkrimin e marrëveshjeve të ndryshme që synojnë rritjen ekonomike. Kompanitë kineze kanë shfaqur interes në sektorë strategjikë të Shqipërisë, dhe gjithashtu kanë rritur nivelin e tregtisë ndërkombëtare.Lidhjet e biznesit mes Shqipërisë dhe Kinës po forcohen teksa kompanitë kineze bëhen lojtare në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare.Kina do të mbështesë Shqipërinë me investime të rëndësishme në fushën e energjisë, infrastrukturës, dhe ekonomisë. Premtimi është dhënë gjatë takimit mes kryeministrit të Kinës, Li Keqiang dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama të zhvilluar në Tianjin.Në bisedimet mes dy delegacioneve është folur dhe për mbështetjen e projekteve konkrete si autostrada Shqipëri-Maqedoni, dhënia me koncesion e “Rrugës së Arbrit” apo dhe për ndërtimin e portit të Shëngjinit.. Midis Shqiperisë dhe Kinës janë diskutuar shumë projekte të cilat janë duke ecur në drejtimin e duhur ndërsa nënvizoi rëndësinë, që sipërmarrësit kinezë dhe shqiptarë të intensifikojnë bashkëpunimin dhe vizitat e ndërsjellta mes dy vendeve te cilat ofrojnë mundësi për përmirësimin e shkëmbimeve të nivelit të lartë dhe për të promovuar bashkëpunimin praktik në të gjitha fushat.Mesa duket Kina dhe Shqipëria plotësojnë njëri-tjetrin ekonomikisht dhe kanë shanse të mira për investime në energji, bujqësi dhe bashkëpunim në infrastrukturë. Kina është e gatshme të importojë produkte bujqësore dhe minerare nga Shqipëria dhe të mbështesë

15

Page 16: projekti-final - Copy

ndërmarrjet kineze të angazhohen në zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri”, Infrastrukura ka një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të një vendi ,sepse ajo është një pikë kyce e cila bën të mundur shkëmbimin e mallrave midis vendeve të ndryshmë.Pa infrastrukturen e duhur tregëtia midis vendeve pothuajse është e pamundur .Ndaj I jepet një rendësi mjaft e madhe nga pushtetarët .Dhe Shqipërisë është dhënë një garanci nga Pekini për të ndërtuar një autostradë që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë.“China Pacific Construction Group” që është një nga kompani kineze e ndërtimit, më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe për Shqipërinë kjo nuk është pak. Kjo autostradë do të jëtë një mundësi e madhe për vendet e rajonit dhe do të ketë ndikim në mardhëniet midis vendeve.

Interesi i Kinës nuk është specifik për Ballkanin dhe Europën Juglindore. Ballkani është një pjesëz shumë e vogël në strategjinë kineze “Silk Road Economic Belt” (Brezi ekonomik i Rrugës së Mëndafshit) të qeverisë kineze. Kjo strategji ka si qëllim krijimin e infrastrukturës ndërlidhëse midis Azisë, Europës dhe Afrikës për të integruar më mirë tregun më të madh ekonomik prej 4,5 miliardë banorësh. Kjo i përshtatet politikës së jashtme kineze të ushtrimit të fuqisë së saj në formë të butë dhe planit për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Kinës, duke u integruar e duke u faktorizuar më mirë në ekonominë botërore. Ky është një plan afatmesëm dhe afatgjatë i përshkruar në librin e Presidentit Xi Jinping “Qeverisja e Kinës” Konkretisht, për infrastrukturën ndërlidhëse me Europën, strategjia kineze parashikon 4 korridore “të rrugës së mëndafshit” për të lidhur Kinën me Europën:Tre korridore tokësore dhe një korridor detar.– Korridori Tokësor Verior niset nga Pekini nëpër Mongoli, Siberi arrin Moskën, Helsinkin, Berlinin dhe përfundon në Roterdam;– Korridori Tokësor Qendror niset nga Shangai, përshkon mes përmes Kinën dhe ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore, Iranin, Turqinë dhe nga Stambolli futet në Ballkan për të përfunduar në Duisburg, Paris dhe Londër;– Korridori Tokësor Jugor niset nga Guanxhou (Jugu i Kinës) dhe përfundon në portin e Këadarit në kufirin jugor Pakistan-Iran. Ky korridor është në ndërtim e sipër duke përfshirë hekurudhë, autostradë, gazsjellës dhe naftësjellës. Vetëm në Pakistan, Kina po investon për këtë korridor 31 miliardë euro.– Korridori Detar parashikon lidhjen detare të Kinës me Indinë, Afrikën dhe me hyrje në Europë nga porti i Pireut në Greqi.

Permbyllje, përfitimet nga investimet kineze

Shqip;ria vijon të mbetet në tranzicion edhe pas 25 vitesh demokraci. Një nga arsyet është ekonomia. Shqipëria ka nevojë të dukshme dhe emergjente për financime të drejtpërdrejta në

16

Page 17: projekti-final - Copy

ekonominë e saj, por pasiguritë politike ,ekonomike dhe juridike po mbajnë larg investitorët e huaj. Sipas të dhënave të bankës së shqipërisë, investimet e huaja direkte në periudhën 2010-2013 kanë qenë në vlerën 12 miliardë euro. Është e rëndësishme të theksohet se për vitin 2013 IDH-të kanë pasur një rënie në vlerën 40 mil. Euro ose 12,5 % me pak krahasuar me një vit më parë.Kina ndërkohë po rritet ndjeshëm nga ana e investimeve në vende të tjeranë botë, nuk bën pjesë ndër investitorët më të fuqishëm në vend duke mbetur ende potencial për investime. Realizimi i dz projekteve më të rëndësishme sic janë Rruga e Arbrit dhe marrja në koncension i portit të Shengjinit, do ndrzshoje balancat e investimeve në vend, rritjen e ekonomisë, përmirësimin e infrastukturës. Ndërkohë që Shqipëria deri dje ka ecur me moton për ti bërë qefin njëri-tjetrit partner, sot ka ardhur koha që ajo të aplikojë duke zgjedhur mes alternativave që i ofron mundësinë më të mirë e më të dobishme për investime. Në kuadrin e IDH Shqipëria duhet të zgjedhë ato që jnë në dobi të interesave strategjike të saj dhe këtu përmendim investimet kineze qe përbëjnë një nevojë për zhvillimdhe duhet të mirëpriten. Shqipëria duhet të synojë të përfitojë nga linja e kredisë 10 mil. Dollarë dhe nga fondi i investimeve 3 mil. Dollarë që qeveria kineze ofroi për vendet e Europës. Po të marrim një rast konkret do të nxjerrim që faktor i rëndësishem në ekonomine e USA kanë qenë IDH-të, ku Kina yë një peshë shumë të madhemes investitorëve. Pra duke qenë se Kina është një nga investitorët më të mëdhenj në botë dhe në ekonominë e zhvilluar si ato të SHBA, duke qenë se kostoja e huamarrjes që ofron është e ulët , dhe se Shqipëria ka një borxh publik të nivelit të lartë, dhe investimet nuk mund të rriten përmes huave, investimet e huaja direkte ofrojnë mundësinë e artë për plotësimin e kërkesës për kapital të vet. Shqipëria duhet patjetër të lobojë për thithjen e IDH kineze dhe në të njejtën kohë gadishmërinë kineze për investime ta ktheje në dobi dhe interes të vetin

17

Page 18: projekti-final - Copy

Referencat

Webfaqet

al.china-embassy.org ëëë.ambasadat.gov.al/china/ ëëë.shekulli.com.al/p.php?id=35759 nje miqesi qe po rindizet me Shqiperine ëëë.forbes.com ëëë.balkanëeb.com/ ëëë.ekonomia.gov.al http://top-channel.tv/lajme aida.gov.al/

literatura

Kristo Ilia,-“ Biznesi nderkombetar “,Shtepia botuese “Pegi”, Tirane 2004

 

18