40
1 Robert Gjedia Blendi Ceka RAPORT VLERËSIMI I JASHTËM Projekt-pilot mbi mirë-funksionimin e Qeverive të Nxënësve të Arsimit Bazë i zbatuar në Qarkun e Kukësit dhe të Korçës me synim përmirësimin e Dispozitave Normative - Mbështetur nga UNICEF-i në periudhën 2008-2010 Mbështetur nga UNICEF Tiranë, 2011

projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

  • Upload
    lyphuc

  • View
    240

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

1

Robert Gjedia

Blendi Ceka

RAPORT VLERËSIMI I JASHTËM

Projekt-pilot mbi mirë-funksionimin e Qeverive të Nxënësve të

Arsimit Bazë i zbatuar në Qarkun e Kukësit dhe të Korçës me

synim përmirësimin e Dispozitave Normative - Mbështetur nga

UNICEF-i në periudhën 2008-2010

Mbështetur nga UNICEF

Tiranë, 2011

Page 2: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

2

Ky raport vlerësimi është përgatitur në kuadrin e programit të Arsimit Bazë 2011 të

UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët). Titulli i projektit:

“Aktivizohuni nëse dëshironi që zëri juaj të dëgjohet dhe vota t’ju numërohet”.

Nën kujdesin e përgjegjëses së

Programit të Arsimit Bazë në UNICEF

(redaktimi letrar dhe teknik) Aurora K. Bushati

Mbështetur nga UNICEF

Rruga Skënderbej, Godina e Volkswagen-it, Kati i 3-të.

Tiranë, Shqipëri.

Tel: (+335-4) 273335

Fax: (+335-4) 243775

http://www.unicef.org/albania

Page 3: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

3

I. PREZANTIM I PËRGJITHSHËM

Projekti ”Aktivizohuni nëse doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të

numërohet” është zbatuar në shkollat e arsimit bazë të qarkut të Kukësit dhe të Korçës

nga Shoqata ALB-AID, përgjatë periudhës 2008-2010 me mbështetjen e zyrës së

UNICEF-it në Shqipëri. Fokusi themelor i tij është funksionimi i Qeverisë së

Nxënësve (Qn).

I.2 KUADRI LIGJOR MBI TË CILIN FUNKSIONOJNË AKTUALISHT

QEVERITË E NXËNËSVE

I.3 Qeveritë e nxënësve/Politika aktuale zyrtare

Qeveria e Nxënësve, sipas Dispozitave Normative aktuale, shprehet përmes përmbajtjes

së mëposhtme:

1. ”Qeveria e Nxënësve” është një strukturë organizative e pavarur e nxënësve në shkollë.

Ajo përfaqson mendimin e masës së nxënësve për çështjet e shkollës, mësimit dhe

edukimit të tyre. Nëpërmjet ”Qeverisë së Nxënësve” sigurohet pjesëmarrja aktive e tyre

në Proçeset e ndryshme demokratike në shkollë dhe në komunitet.

2. ”Qeveria e Nxënësve” (në vijim quhet ”qeverisje”) ngrihet në bazë shkolle me

pjesëmarrjen e gjithë nxënësve të shkollës dhe është çështje e iniciativës së lirë sipas

kushteve dhe mundësive konkrete që ka shkolla.

3. Organet e qeverisjes janë përfaqësuese të masës së nxënësve të shkollës.

4. Organi kryesor i qeverisjes është Senati, i cili përbëhet nga senatorët. Në rastet kur

shkolla ka 8 klasa e lart, çdo klasë përfaqësohet në Senat me një senator. Kur shkolla ka

deri në 7 klasa, atëherë klasat e larta (klasat e shtata e të teta të arsimit bazë) dhe klasat e

treta e të katërta të shkollës së mesme) përfaqësohen në Senat me dy senatorë. Parimet e

zgjedhjes dhe aktivitetet e organeve të qeverisjes së nxënësve i përcakton rregullorja e

miratuar me shumicë votash me votim të fshehtë, të barabartë dhe të përgjithshëm.

5. Rregullorja e Qeverisë së Nxënësve nuk lejohet të bjerë ndesh me legjislacionin e

arsimit parauniversitar në fuqi (Ligji për AP-in, Dispozitat Normative për shkollat

publike parauniversitare, rregullorja e brendshme e shkollës etj.)

6. Qeveria e Nxënësve mund t’i paraqesë drejtorit të shkollës apo këshillit të mësuesve

kërkesa për të gjitha çështjet e shkollës, në mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me

realizimin e të drejtave themelore të nxënësve të tilla, si:

a) E drejta për t’u njohur me programet mësimore që zhvillohen në shkollë, përmbajtjen,

realizimin dhe kërkesat e tyre.

b) E drejta për vlerësim publik dhe të motivuar të përparimit në mësim dhe në sjellje.

c) E drejta për organizimin e jetës në shkollë, duke ruajtur raportet e vendosura midis

angazhimit mësimor dhe mundësive për zhvillimin e interesave vetjake.

d) E drejta për organizimin e veprimtarive kulturore, arsimore, sportive dhe argëtuese në

marrëveshje me drejtorinë e shkollës duke bashkëpunuar edhe për zbatimin e respektimin

e planit vjetor të punës së shkollës.

e) E drejta për botimin e gazetës së shkollës.

Page 4: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

4

f) E drejta për të zgjedhur mësuesin që do të kryejë rolin e mësuesit koordinator të

Qeverisë së Nxënësve, në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës.

g)E drejta për të mos u keqtrajtuar e diskriminuar në shkollë etj.

7. Qeveria e Nxënësve në shkollë, me qëllim mbështetjen e veprimtarisë statutore të

shkollës përkatëse, grumbullon fonde nga burime të ndryshme, si: kartat e regjistrimit,

kontributet vullnetare, donatorë etj.

Parimet dhe rregullat e përdorimit të këtyre fondeve janë të përcaktuara në rregulloren e

qeverisjes.

8. Karta e regjistrimit u jepet nxënësve të shkollës përkatëse mbi baza vullnetare kundrejt

një vlere të caktuar, sipas rregullave financiare të përcaktuara në rregulloren e qeverisjes.

Fondet e mbledhura nga kartat e regjistrimit menazhohen nga vetë nxënësit nën kujdesin

e mësuesit koordinator.

9. Mësuesi koordinator në shkollat e mesme që përkujdeset për qeverisjen, ngarkohet

gjithashtu edhe me ndjekjen e veprimtarive artistike të shkollës, duke realizuar për këtë

mësues uljen e ngarkesës mësimore, në mbështetje të Udhëzimit të Ministrit të Arsimit

dhe të Shkencës për ngarkesat mësimore.

Sipas mundësive të shkollës, mësuesit koordinator mund të mos i jepet klasë në

kujdestari.

10. Brenda shkollës, sipas mundësive, Qeverisë së Nxënësve i caktohet nga drejtoria e

shkollës një mjedis, i cili përdoret nga Senati si zyrë dhe vend mbledhjesh.

11. Në shkollat ku vepron struktura e qeverisjes, Presidenti dhe Kryetari i Senatit të

nxënësve janë anëtarë të Bordit të shkollës, si përfaqësues të masës së nxënësve.

12. Në mbledhje të Këshillit të mësuesve ose të Drejtorisë së shkollës, në përshtatje me

tematikën e mbledhjes, ftohen të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Nxënësve.

Përshkrimi i projektit

Kryesisht dekadën e dytë post-komuniste, ka patur një sërë projektesh që janë zhvilluar

në kuadër të mbështetjes së Qeverisë së Nxënësve, ku ndër më të spikaturit është projekti

i organizatës ”Save the Children”, i lokalizuar në qarqet e Dibrës, Korçës dhe

Gjirokastrës, i cili kryesisht ka ndihmuar në ngritjen dhe funksionimin e këtij organizmi.

Po ashtu, ka patur dhe nisma të tjera me të njëjtin fokus, si projekte të Delegacionit të

Komisionit Europian në zonën verilindore të vendit.

Edhe pse ekziston një bazë ligjore për funksionimin e qeverive të nxënësve dhe janë

realizuar disa projekte për forcimin e tyre, ky organizëm i jetës shkollore duke qenë një

institucion i ri, i pakonsoliduar, është përballur me sfida të ndryshme që lidhen me

konceptime tradicionale. Shpesh këto konceptime reflektojnë mungesën e besimit tek

forca dhe logjika e fëmijëve, që ende mbeten prehë e një mentaliteti të së kaluarës që i

sheh me skepticizëm aftësitë qeverisëse të tyre.

Nga ana tjetër në kuadër të demokratizimit të shkollës, por në mënyrë të veçantë në

respektim dhe mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, që lidhen me pjesëmarrjen aktive në

jetën shkollore dhe sociale, si dhe të drejtën për t’u zhvilluar, për t’u mbrojtur, mbështetja

e këtij organizmi në shkollë është i domosdoshëm.

Page 5: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

5

Nga një analizë paraprake e situatës dhe funksionimit të Qeverisë së Nxënësve, përpara

zbatimit të projektit: ”Aktivizohuni nëse doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të

numërohet” nga shoqata ”ALB-AID”, në qarqet e Korçës dhe Kukësit rezulton se:

1. Qeveritë e nxënësve ishin pothuajse jofunksionale në shumë shkolla, përveç disa të

tillave të mbështetura nga një projektet.

2. Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore nuk e kishin vënë në prioritetet e

punës së tyre funksionimin e Qeverisë së Nxënësve, drejtorët e shkollave dhe

mësuesit nuk kishin interes për t’i forcuar këto struktura, pasi ato ngrinin një sërë

problemesh për ta, si dhe për shkeljen e të drejtave të fëmijëve në përgjithësi. Zëri i

fëmijëve nuk dëgjohej aq sa duhet nga mësuesit e shkollave.

3. Fëmijët në këtë situatë nuk kishin një mjet të përshtatshëm për të shprehur dhe ngritur

zërin e tyre.

Duke marrë parasysh konteksin e mësipërm, fokusi kryesor i këtij projekti të zbatuar nga

Alb-AID dhe mbështetur nga UNICEF-i ka qënë krijimi i një modeli të unifikuar për

mirëfunksionimin e Qeverive të nxënësve, i cili në një të ardhme, të shtrihet në të gjithë

Shqipërinë.

Pilotimi u krye në qarkun e Kukësit dhe Korçës gjatë periudhës 2008-2010, përmes

veprimtarive të tilla që kanë të bëjnë me:

1. Vazhdimin e forcimit të kulturës demokratike përmes procesit të zgjedhjeve gjatë vitit

shkollor.

2. Mbështetjen ndaj senatorëve të rinj të zgjedhur, të cilët të jenë aktivë në shkolla, të

përmirësojnë nivelin e tyre të pjesëmarrjes, si dhe të mbështesin organizimin e

aktiviteteve në mbrojtjen e të drejtave, të çështjeve gjinore, të respektimit të të drejtave në

shkollë dhe mjedisin e komunitetit.

3. Ndërtimin e një modeli institucional dhe të frytshëm të punës së Qeverisë së Nxënësve,

i cili mund të përhapet dhe shtrihet në të gjithë Shqipërinë, mund të kontribuojë për një

kulturë të konsoliduar, institucionale dhe miqësore në shkolla, për të gjithë nxënësit.

I.4. Qëllimi i projektit:

Të kthejmë shkollën në një vend ku demokracia është ushtrim përmes kontributit dhe

pjesëmarrjes aktive të nxënësve në jetën shkollore.

I.5. Objektivat:

1. Të përmirësojmë njohuritë dhe kompetencat e 20 Qeverive të Nxënësve në shkollat e

arsimit bazë të qarkut Kukës dhe Korçë (10 QN në Kukës dhe 10 në Korçë) me

qëllim që të sigurohet pjesëmarrja e tyre aktive në shkollë dhe në jetën sociale.

2. Të përmirësohet ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e fëmijëve në shkollë te moshat 11-

15 vjeçare, në 20 shkollat e arsimit bazë, të përzgjedhuara në Kukës dhe Korçë me

aktivitete krijuese.

Page 6: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

6

3. Të krijohet një model institucional për Qeverinë e Nxënësve brenda DAR-it Kukës

dhe Korçë, me bashkëpunimin e Qeverisë së Nxënësve, i cili mund të shtrihet në të

gjithë Shqipërinë.

I.6. Përfituesit e projektit

Përfituesit kryesorë:

DAR-i Kukës dhe Korçë

20 QN në 20 shkolla, përkatësisht 10 shkolla në Kukës dhe 10 shkolla në Korçë.

Senatet e 20 shkollave (rreth 250 senatorë).

Drejtorët e 20 shkollave, 20 mësues koordinatorë.

Mësuesë të 20 shkollave.

Inspektor i DAR-it, që ishte i ngarkuar për QN në Kukës dhe Korçë.

Përfituesit dytësorë:

Nxënësit e 20 shkollave të përzgjedhura në Kukës dhe në Korçë

I.7. Rezultatet e Pritshme:

1. Sigurimi dhe realizimi i zgjedhjeve demokratike në 20 Qeveritë e nxënësve në shkollat

e përzgjedhura sipas standartdve demokratike.

2. Përmirësimi i njohurive dhe i kompetencave të 20 Qeverive të Nxënësve (10 Qn në çdo

Qark) të shkollave të arsimit bazë në Qarkun e Kukësit dhe të Korçës, si dhe përfshirja e

tyre aktive në jetën shkollore. Senatorët e zgjedhur të zotërojnë aftësitë e duhura në

organizimin e Qeverisë së Nxënësve që drejtojnë, të ngrejnë zërin e tyre te Bordi i

shkollës, si dhe të promovojnë të drejtat e tyre në shkollë dhe komunitet përmes

aktiviteteve krijuese.

3. Përfaqësuesit përkatës të institucioneve të arsimit, do të jenë të hapur për pjesëmarrjen

e qeverive të nxënësve në vendimmarrjen në nivel shkolle dhe nivel njësie arsimore

administrative, apo rajoni.

4. Mësuesit koordinatorë zotërojnë aftësitë e duhura profesionale për të koordinuar në

mënyrë të duhur qeveritë e nxënësve. Ata, gjithashtu, do të kenë aftësi të përdorin forma

të unifikuara për raportimet.

5. DAR-i, BRP-ja (Bordi Rajonal i Prindërve), mësuesit e shkollave dhe KRA-ja

(Këshilli Rajonal i Arsimit, i mbështetur nga UNICEF-i bëhen aktorë të vetëdijshëm për

rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve në Bordin e shkollës, si dhe në vendimmarrjet

përkatëse.

6. Me qëllim që Qeveritë e nxënësve të jenë të pavarura, efektive dhe të përmirësohet

autoriteti i tyre dhe prestigji, projekti inkurajon iniciativën, e marrë nga ana shoqata

ALB-AID dhe shkollat e projektit, duke përfshirë edhe aktivitetet ekstrakurrikulare.

Page 7: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

7

II. VLERËSIMI I PROJEKTIT

Qëllimi dhe fokusi i vlerësimit

Pas një periudhe 2 vjeçare pilotimi me qeveritë e nxënësve të Arsimit Bazë në Qarkun e

Kukësit dhe Korçës (2008-2010), zyra e UNICEF-it, Shqipëri, vendosi të vlerësojë

projektin e zbatuar nga shoqata ALB-AID, me titull: “Aktivizohuni/merrni pjesë nëse

dëshironi që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numërohet”. Ky vlerësim është realizuar

në periudhën kohore Mars-Maj, 2011.

Qëllimi i vlerësimit ishte për të parë se çfarë perspektivash hap programi pilot për

përmirësimin e politikave të MASH-it lidhur me Qeveritë e nxënësve (Qn) (si organizma

zëdhënëse të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në jetën shkollore), si dhe zbatimin e

tyre në shkallë vendi.

Ai është organizuar në pesë shtylla kryesore:

1. Relevanca, e cila dëshmon shkallën e lidhjes së programit me problematikën dhe të

përgjigjes së tij ndaj nevojave konkrete në terren. Për të matur këtë gjë, grupi vlerësues

është bazuar në vlerësimin paraprak të bërë nga partneri zbatues (shoqata Alb-AID). Një

mënyrë tjetër matjeje për relevancën u realizua nëpërmjet përfshirjes në vlerësim të

shkollave të kontrollitt1, për të kuptuar nëse nevojat e identifikuara nga projekti

vazhdojnë të mbeten të paadresuara në shkollat ku ai nuk ka ndërhyrë.

2. Efektiviteti, përfshin realizimin e lidhjes organike mes kontributeve të projektit dhe

rezultateve të tij (”outputs dhe outcomes”). Kështu, matja konsiston në dy nivele. Së

pari, shihet nëse projekti në fjalë, i ka realizuar objektivat dhe aktivitetet e marra përsipër.

Këtu do të identifikohen gjithë mjetet për të matur ”outputet”, ku përfshihen materialet e

trajnimeve, listë-prezencat, materialet e zgjedhjeve dhe fushatave zgjedhore, fotografi,

gazetat e Qeverive të nxënësve të botuara etj. Së dyti, matja na mundëson të shikojmë

sesa grupet e përfshira e kanë asimiluar dhe përvetësuar informacionin e dhënë dhe sesa

këto grupe kanë arritur të ndërtojnë qëndrime dhe sjellje të reja konform objektivave të

projektit. Për të matur ”outcomes” do të përdoren një sërë instrumentesh metodologjikë,

të cilat shpjegohen më poshtë.

3. Ndikimi i projektit, i cili lidhet thelbësisht me rezultatet, paraqet të dhëna reale, duke

evidentuar dhe krahasuar ndikimin e tij në shkollat-kontroll me shkollat-pilot, aty ku

është zbatuar projekti sipas objektivave dhe aktiviteteve.

4. Qëndrueshmëria argumenton se sa i qëndrueshëm është produkti i realizuar nga

projekti edhe pas mbarimit të tij. Ky vlerësim do të tregojë në mënyrë të detajuar ato

komponentë të projektit që janë të qëndrueshëm dhe ato komponentë që kanë nevojë për

mbështetje të mëtejshme së jashtmi.

1 ‘Shkollë kontrollit’ në këtë vlerësim nënkupton ato shkolla që nuk kanë qenë të përfshira në projekt, por

kanë shërbyer si kampionime të vlerësimit për të matur dhe vlerësuar sa më objektivisht ndërhyrjet,

rezultatet dhe arritjet e projektit, duke i ballafaquar këto me shkollat-pilot të përfshira në projekt.

Page 8: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

8

5 Konkluzionet dhe rekomandimet. Në këtë pjesë të vlerësimit tregohen pikat më të

forta dhe të dobta të projektit të vlerësuar. Po ashtu parashtrohen gjithë rekomandimet

përkatëse për aktorë të ndryshëm lokalë dhe qendrorë, organizata dhe ente publike për të

ndërhyrë në një plan shumëdimensional, për të bërë të mundur që pjesa më pozitive e

këtij projekti, jo vetëm të vazhdojë të funksionojë në shkollat e përfshira, por të zgjerohet

edhe në shkollat e tjera, jashtë fokusit të projektit në fjalë.

III. METODOLOGJIA E VLERËSIMIT

Ky vlerësim në aspektin metodologjik përmbledh kombinimin e të dhënave parësore dhe

dytësore. Të dhënat parësore janë marrë nga gjithë aktorët e përfshirë në projekt. Metodat

e përdorura për mbledhjen e këtyre të dhënave përfshijnë anketa, intervista gjysmë të

strukturuara me persona kyç dhe fokus grupe. Anketat janë realizuar me nxënësit e

shkollave, ku është zbatuar projekti, por dhe me nxënësit e shkollave të kontrolit për të

identifikuar dhe matur drejtpërdrejt ndikimin e projektit në rolin e Qeverisë së Nxënësve.

Përzgjedhja e kampionit në të dyja rastet është rastësore dhe përfaqësuese në mënyrë që

të mundësojë përgjithësimin e gjetjeve.

- Anketimi ka dhënë informacion mbi mënyrën e zgjedhjes së Qeverisë së Nxënësve,

roleve që ajo ka, aktiviteteve që ajo kryen, besueshmërinë dhe efikasitetin e saj.

Informacioni që anketat mbledhin ndihmon në dhënien e përgjigjes mbi relevancën,

efektivitetin, vazhdimësinë/qëndrueshmërinë e kësaj nisme.

- Intervistat gjysmë të strukturuara janë zhvilluar me persona kyç në realizimin e këtij

projekti, si senatorë, presidentë, nxënës shkollash, mësues të thjeshtë e koordinatorë,

drejtorë shkollash, specialistë të DAR-it, politikëbërës në Ministrinë e Arsimit dhe

Shkencës, stafi i projektit. Edhe në këtë rast, informacioni që intervistat mbledhin

ndihmon në dhënien e përgjigjes mbi relevancën, efektivitetin dhe vazhdimësinë/

qëndrueshmërinë e kësaj nisme.

- Grupet fokus të zhvilluara me nxënës të zgjedhur, senatorë dhe presidentë, mësues të

thjeshtë dhe mësues koordinatorë, përfaqësues të bordit të shkollës (përfshirë dhe prindër)

kanë kontribuar në konfirmimin e gjetjeve paraprake dhe identifikimin e shkaqeve dhe

fakteve shtesë.

Të dhënat dytësore përfshijnë rishikimin e kuadrit ligjor mbi qeveritë e nxënësve gjatë 10

viteve të fundit. Po ashtu, përfshihet dhe shqyrtimi i gjithë dokumentacionit të projektit,

përfshi raporte, listë-prania, module trajnimesh, kopje të gazetave të botuara,

dokumentacionin që lidhet me realizimin e aktiviteteve jashtëkurrikulare etj.

Numri i personave që është kontaktuar në funksion të vlerësimit varion sipas llojit të

instrumenteve të përdorur.

- Kampioni për realizimin e anketës është 200 nxënës për secilën nga zonat e projektit.

100 prej tyre janë në shkolla ku është realizuar projekti, ndërsa 100 të tjerë, janë realizuar

Page 9: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

9

në shkolla, ku ai nuk është aplikuar. Përzgjedhja e nxënësve është bërë me ”strata” sipas

klasave si dhe rastësore, brenda ”stratës”, por sipas numrit rendor në regjistër.

- Intervistat gjysmë të strukturuara janë realizuar me 3 presidentë, 8 senatorë, 4 mësues

koordinatorë, 4 drejtorë shkollash dhe dy specialistë të DAR-it për çdo zonë ku është

aplikuar projekti. Po ashtu, intervista gjysmë të strukturuara janë zhvilluar edhe me stafin

zbatues të projektit.

- Grupet fokus janë realizuar me nxënës (2 grupe fokus), senatorë (2 grupe fokus),

mësues (2 grupe fokus), si në shkollat ku është zbatuar projekti, ashtu edhe në shkollat e

kontrollit. Numri i pjesëtarëve në grupet fokus ka variuar nga 6 deri në 10 veta.

Përzgjedhja e anëtarëve në grupet fokus ka qenë përfaqësuese për çdo shkollë. E njëjta

logjikë përzgjedhëse është zbatuar në të dyja zonat: Kukës dhe Korçë2.

IV. GJETJET DHE DISKUTIME RRETH TYRE

Një pjesë e gjetjeve janë të identifikuara nga më tepër se një aktor apo instrument i

përfshirë në vlerësim. Për lehtësimin e të kuptuarit të këtij dokumenti, diskutimet rreth

gjetjeve janë grupuar duke u bazuar edhe në qëllimet e vlerësimit të projektit, si:

relevanca, efektshmëria, qëndrueshmëria dhe ndikimi.

IV.1 Relevanca e cila dëshmon shkallën e lidhjes së programit me problematikën e

zhvilluar në projekt, si dhe rëndësinë e projektit për politikat e së ardhmes në interes të

fëmijëve/nxënësve.

Relevanca e këtij projekti duket qartë kur merret në konsideratë situata e qeverive të

nxënësve para fillimit të zbatimit të projektit. Mosrealizimi i zgjedhjeve demokratike si

pasojë e influencës së madhe të mësuesve dhe drejtorëve në përcaktimin e përzgjedhjen e

kandidatëve, funksionimi i qeverive të nxënësve si plotësues i strukturave drejtuese të

shkollës, roli minimal influencues në vendimarrje, aktivitetet e realizuara jo si nevoja të

vetë nxënësve, mungesa e një gazete të kësaj strukture, etj. - të gjitha këto, duket se kanë

qenë disa nga tiparet kryesore të qeverive të nxënësve para fillimit të projektit.

Një situatë e ngjashme, mund të konstatohet edhe sot në shkollat, të cilat nuk janë të

përfshira në projekt, fakt ky që vërteton dhe përforcon sërisht domosdoshmërinë dhe

rëndësinë e programit në shtrirjen e kësaj iniciative.

Është e një rëndësie të veçantë që fëmijët të njohin dhe të jenë të stimuluar për të

themeluar dhe për ta bërë funksionale organizmin e tyre përfaqësues në shkollë -

Qeverinë e nxënësve. Duke patur parasysh tematikën që adreson projekti dhe numrin e

shumtë të ndërhyrjeve të tij, mund të themi se në përgjithësi, ai mund të cilësohet si tepër

relevant/i lidhur ngushtë me problematikën e nxënësve.

IV.2 Efektshmëria e projektit

2 Lista e gjithë instrumentezve metodologjikë, të përdorur, është bashkëlidhur në pjesën e parë të aneksit të

këtij vlerësimi.

Page 10: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

10

Të gjitha aktivitetet e listuara në projekt propozim janë realizuar ashtu siç janë përshkruar

nga shoqata Alb-AID. Shqyrtimi i listë-pranive të pjesëmarrësve në trajnime, materialeve

të trajnimeve, fotografitë në aktivitetet e zhvilluara, dokumentacioni i mbajtur për

procesin zgjedhor, kopjet e gazetave të botuara nga qeveritë e nxënësve janë disa nga

mjetet e verifikimit të përdorura për faktimin e aktiviteteve.

Të njëjtat aktivitete janë verifikuar edhe nga konstatimet e përfituesve të tyre. Nga

intervistat e realizuara me grupet e synuara rezulton se ato jo vetëm kanë marrë pjesë në

këto aktivitete, por dhe i vlerësojnë ato si shumë ndihmuese në realizimin e projektit.

Pikësëpari shkollat e përfshira në projekt (ashtu siç janë përshkruar në projekt propozim)

janë si më poshtë:

Nr. Emri i Shkollës Kukës Korçë

1. Shkolla 9-vjeçare”Nuçi Naçi”

2. Shkolla 9-vjeçare”Naum Veqilharxhi”

3. Shkolla 9-vjeçare”Naim Frashëri”

4. Shkolla 9-vjeçare”Sevasti Qiriazi”

5. Shkolla 9-vjeçare ”Maliq”

6. Shkolla 9-vjeçare ”Belorta”

7. Shkolla 9-vjeçare ”Lozhan”

8. Shkolla 9-vjeçare ”Vreshtas”

9. Shkolla 9-vjeçare ”Lumalas”

10. Shkolla 9-vjeçare ”Rembec”

11. Shkolla 9-vjeçare ”Riza Spahiu”

12. Shkolla 9-vjeçare ”Bajram Curri”

13. Shkolla 9-vjeçare ”Lidhja e Prizrenit”

14. Shkolla 9-vjeçare ”Bajram Curri”

15. Shkolla 9-vjeçare ”1 Qershori”

16. Shkolla 9-vjeçare ”Gostil”

17. Shkolla 9-vjeçare ”Shtiqen”

18. Shkolla 9-vjeçare ”Bardhoc”

19. Shkolla 9-vjeçare ”Bicaj”

20. Shkolla 9-vjeçare ”Novosejë”

Projekti ka qenë i pranishëm në të gjitha shkollat e përfshira kryesisht përmes aktiviteteve

sensibilizuese, krijuese, ndërvepruese, madje edhe me rezultate konkrete. Nëpërmjet

këtyre aktiviteteve është synuar jo vetëm forcimi dhe gjallërimi i Qeverisë së Nxënësve

në shkollat e përfshira, por edhe ndryshimi i qëndrimeve, pritshmërive, si dhe i vetë

sjelljes së nxënësve, senatorëve, presidentëve, mësuesve, drejtorëve, prindërve dhe

përfaqësuesve të Drejtorive Arsimore Rajonale.

Sensibilizimi është kryer përmes trajnimeve3 specifike me grupet e përfshira si: nxënës,

senatorë, presidentë, mësues-koordinatorë, mësues, drejtorë shkollash dhe specialistë të

Drejtorive Arsimore Rajonale. Fokusi i trajnimeve me nxënësit, senatorët dhe presidentët

ka qenë ndërtimi dhe funksionimi i Qeverisë së Nxënësve si një strukturë e pavarur

brenda insitucionit të shkollës. Në këto trajnime nxënësit, senatorët dhe presidentët janë

3 Të gjitha trajnimet me grupet të përfshira dhe tematikat e treguara në projektpropozim janë realizuar në

gjithë shkollat, si në Kukës dhe në Korçë. Kjo është verifikuar nga listëprania e pjesmarrësve në trajnim

dhe modulet e trajnimit të përdorura.

Page 11: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

11

informuar dhe trajnuar mbi mënyrën sesi të identifikojnë shqetësimet dhe nevojat e

nxënësve, të hartojnë një plan pune për zgjidhjen e tyre, të mbrojnë të drejtat lidhur me

interesat e nxënësve në drejtorinë e shkollës, këshillin e mësuesve, Bordin e shkollës apo

dhe në nivel drejtorie arsimore, apo njësi të qeverisjes lokale.

Ndërkohë, që trajnimet me mësuesit, mësues-koordinatorë, drejtorët e shkollave dhe

përfaqësuesit e Drejtorive Arsimore Rajonale janë fokusuar në rolin dhe funksionin e

Qeverisë së Nxënësve dhe përgjegjësitë e gjithë këtyre aktorëve në krijimin e kushteve

optimale për të mundësuar një veprimtari sa më produktive të Qeverisë së Nxënësve.

Mosndikimi në procesin zgjedhor të Qeverisë së Nxënësve nga ana e mësuesve dhe

drejtorëve, krijimi i mjediseve të posaçme për qeveritë e nxënësve, dëgjimi i zërit të

Qeverisë së Nxënësve në Bordin e shkollës dhe këshillin pedagogjik, respektimi i të

drejtës së tyre për vendimarrje brenda shkolle, dhe specifikisht në përzgjedhjen e

mësuesit koordinator, ishin disa nga temat më domethënëse në trajnimet e realizuara.

Veprimtaritë krijuese kanë përfshirë realizimin e një numri të madh aktivitetesh të

përzgjedhura nga vetë qeveritë e nxënësve, të cilat reflektojnë drejtpërdrejt nevojat e tyre.

Të tilla janë aktivitetet sensibilizuese me tematikë: ”Jo trafikimit të qënieve njerëzore”,

”Të drejtat e fëmijëve”, ”Dita e mjedisit”, ”Fëmijët dhe nevojat e tyre”,”JO HIV, JO

AIDS”,4 ” Barazia gjinore” apo ” Dita kundër duhanit dhe drogave”, etj.

Një aktivitet interesant është ai i ”Javës së qeverisjes së mirë”, ku Qeveria e Nxënësve të

shkollës ”Bajram Curri” së bashku me Qeverinë studentore të shkollës së mesme të

bashkuar në Tropojë të Vjetër, morën pjesë në mbledhje të Këshillit bashkiak Tropojë

dhe atë të Këshillit komunal të Komunës Tropojë e vjetër. Në këto mbledhje, qeveritë e

nxënësve dhe ato studentore ngritën problemet e tyre në këshillat lokalë dhe diskutuan

me këshilltarët e zgjedhur mbi mundësitë e zgjidhjes së tyre.

Në këtë kuadër, janë realizuar gjithashtu një numër ekspozitash tematike ku nëpërmjet

vizatimeve, poezive, esseve, fëmijët kanë reflektuar problematikat e tyre në shkollë,

nevojat e tyre moshore dhe perceptimet e tyre mbi qeveritë e nxënësve5.

Aktivitetet ndërvepruese me Qeverinë e nxënësve janë fokusuar kryesisht në asistencën e

drejtpërdrejt për realizimin e zgjedhjeve dhe planit të punës së Qeverisë së Nxënësve në

shkollat ku është zbatuar projekti. Më konkretisht, janë asistuar qeveritë e nxënësve në

përzgjedhjen demokratike të kandidatëve për senatorë për çdo klasë dhe është siguruar

një proces zgjedhor transparent në të gjitha hallkat e tij.

Ja si e komenton M. J. - nxënëse dhe senatore e rizgjedhur në klasën e 9-të të shkollës

”Nuçi Naçi” përvojën e saj me zgjedhjet në Tetor të vitit 2009.

4 Të gjitha këto aktivitete janë reflektuar në raportet e organizatës Alb-AID, si dhe janë paraqitur nga një

numër i madh fotosh dhe bluzash me logot përkatëse. 5 Edhe në këtë rast gjithë aktivitetet e përshkruara në projekt propozim dhe në raportet e Alb-AID janë të

dokumentuara dhe produkti i ekspozitave gjendet në arkivin e Qeverisë së Nxënësve në shkollat e përfshira.

Page 12: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

12

”Fushata zgjedhore në shkollën tonë u zhvillua nga datat 1-7 Tetor 2009. U krijuan

komisionet e klasave të cilat ishin përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor,

hartimit të fletëve të votimit, procesverbalit të zgjedhjeve, shpalljen e ditës dhe orës së

votimit dhe fituesin. Kandidatët për senatorë klasash realizuan fushatën e tyre

elektorale me platforma dhe posterat përkatëse. U siguruan kuti votimi për secilën

klasë dhe mjedise votimi jashtë klase, me qëllim që të krijoheshin kushte për zgjedhje

të qeta dhe të lira. Votimi u bë i fshehtë, çdo nxënës shkonte tek vendi ku shënonte

votën. Komisioni në listë-praninë e klasës kërkonte firmën e tij për të vërtetuar

pjesmarrjen në votim për zgjedhjen e senatorit të klasës. Në fund të votimit u mbajtën

procesverbalet nga komisioni zgjedhor dhe u firmosën prej tyre duke përcaktuar

numrin e votuesve, të votave të marra nga çdo kandidat dhe emrin e senatorit fitues.

Për zgjedhjet për president shkolle, fushata u realizua nga data 8 deri më 15 Tetor

2009. E njëjta procedurë e përmendur më lart u zbatua edhe në rastin e zgjedhjes së

presidentit. Pas zgjedhjes së presidentes, u bë mbledhja e Qeverisë së re të nxënësve ku

u hartuan planet vjetore dhe mujore për secilin plan u përcaktua koha dhe përgjegjësit e

aktivitetit ndër senatorë.”

Ja si e komenton ndarjen e punës brenda Qeverisë së Nxënësve A. D. - senatore e

shkollës ”Lidhja e Prizrenit”, klasa e 8-të:

”Qeveria e Nxënësve në shkollën tonë pas zgjedhjeve menjëherë filloi të hartojë planin

e punës dhe krijimin e komisioneve brenda qeverisë. U krijuan 3 komisione; a)

Komisioni i të nxënit dhe arritjeve; b) Komisioni i të drejtave dhe barazisë gjinore; dhe

c) Komisioni i mjedisit. Kjo ndarje pune duket se nxit përgjegjshmërinë dhe shmang

pasivitetin. Jo çdo përgjegjësi e ka presidenti për funksionimin e qeverisë sonë”.

IV.3 Efektshmëria përmes rezultateve të projektit

Ajo çka është më e rëndësishme për efektshmërinë e projektit përveç aspektit faktik të

realizimit të aktiviteteve të tij është aspekti përmbajtësor i aktiviteteve dhe mbi të gjitha

zotërimi i aftësive, shprehive dhe njohurive të reja nga ana e përfituesve të tij.

Për të bërë evidentimin dhe matjen e aftësive, shprehive, modeleve të reja të

bashkëpunimit dhe funksionimit tek të gjithë aktorët e targetuar, është përdorur

krahasimi sistematik i këtyre shprehive dhe modeleve në shkollat ku projekti është

zbatuar me të njëjtat shprehi dhe modele në shkollat e kontrollit, të cilat nuk janë

përfshirë në projekt. Për këtë qëllim ne do të krahasojmë më poshtë gjetjet në të dy

grupet e shkollave, sipas zërave kryesorë të aktiviteteve të projektit.

IV.3.1 Procesi zgjedhor

Zgjedhjet e organizuara në mënyrë demokratike duket se janë kushti parësor i

domosdoshëm për të patur një Qeveria e Nxënësish efikase dhe përfaqësuese. Për të

realizuar zgjedhje demokratike sipas gjithë aktorëve të përfshirë drejtpërdrejt në projekt,

është shumë e rëndësishme të respektohen disa kushte kryesore.

Page 13: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

13

Së pari, vlerësohet se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për senatorë apo president

shkolle duhet të realizohet nga vetë nxënësit në mënyrë sa më transparente dhe pa

ndikimin e mësuesve apo drejtuesve të shkollave. Zgjedhja e kandidatëve nga vetë

nxënësit siguron legjitimitetin, përfaqësimin dhe funksionimin e dëshiruar të Qeverisë së

Nxënësve.

Së dyti, sipas specialistëve të Drejtorive Arsimore dhe kryesisht nga stafi i realizimit të

projektit, rezulton se, një kusht tjetër i domosdoshëm për realizimin e zgjedhjeve

demokratike është organizimi i një fushate zgjedhore. Në këtë fushatë zgjedhore

kandidatët duhet që nëpërmjet debateve dhe argumenteve të tyre të shpalosin arsyet pse

ata duhet të jenë personat përfaqësues të klasës në Qeverinë e Nxënësve.

Së treti, nga stafi i realizimit të projektit theksohet se është shumë e rëndësishme që

procesi i zgjedhjeve të realizohet javët e para të vitit shkollor, pasi çdo shtyrje në kohë,

ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e Qeverisë së Nxënësve.

Nga praktikat e realizuara në shkollat ku është zbatuar projekti dhe në ato të ”kontrollit”

rezulton se kontrasti është i dukshëm. Në shkollat-pilot, sidomos në Kukës dhe më pak në

Korçë rezulton se, përsa i përket kushtit të parë të përzgjedhjes së kandidatëve, ajo ka

qënë tërësisht transparente dhe se ndikimi i mësuesve apo drejtorit të shkollës ka qenë jo

prezent apo minimal.

Në këto shkolla sipas vetë nxënësve për çdo klasë ka patur më shumë se dy kandidatë ku

pjesa më e madhe e tyre ka qenë femra. Kandidatët në garë kanë zhvilluar debate me

njëri-tjetrin duke shpalosur arsyet pse duhet të votohen nga shokët e tyre të klasës. Është

për t’u theksuar se të gjithë kandidatët si emërues të përbashkët kanë patur performancën

e mirë në rezultate shkollore (kryesisht nxënës me mesatare mbi 8.5). Procesi i votimit

për përzgjedhjen e kandidatëve për senatorë ka qënë i fshehtë.

Ndërkohë, në shkollat e kontrollit, vetë nxënësit e anketuar tregojnë se, një rol të madh në

përcaktimin e kandidatëve fitues në zgjedhjet për Qeverinë e nxënësve e kanë mësuesit

dhe autoritetet drejtuese të shkollës. Në mënyrë të drejpërdrejtë apo jo, mësuesit në

këto shkolla ndikojnë në përzgjedhjen e kandidatëve duke i bërë nxënësit të

mendojnë se kandidatët e propozuar apo mbështetur nga mësuesit janë jo vetëm më

të mirët, por të vetmit që kanë të drejtën e kandidimit. Ndikimi i mësuesve dhe

drejtorëve të shkollave në përzgjedhjen e kandidatëve është shumë më e dukshme në

shkollat e Kukësit sesa në ato të Korçës. Kjo mendojmë se vjen si pasojë e pranisë së

projekteve të ngjashme më parë në qytetin e Korçës.

Është pikërisht kjo influencë në përzgjedhjen e senatorëve apo presidentëve të qeverive të

nxënësve nga ana e mësuesve në shkollat, ku nuk është zbatuar projekti, që deformon në

themel punën e tyre. Ky konstatim është i njëjtë edhe në vlerësimin paraprak të realizuar

nga stafi i projektit para fillimit të zbatimit të tij, ku si problem thelbësor identifikohej

përzgjedhja e ndikuar e senatorëve dhe presidentëve nga ana e mësuesve dhe drejtuesve

të shkollave.

Page 14: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

14

IV.3.2 Funksionimi i Qeverisë së Nxënësve

Funksionimi i qeverive të nxënësve në shkollat e projektit mund të vlerësohet në disa

plane:

Së pari, në planin e infrastrukturës fizike. Qeveritë e nxënësve kanë domosdoshmëri

pasjen e një mjedisi, ku të mblidhen dhe të diskutojnë mbi problematika të ndryshme. Në

shkollat ku ka ndërhyrë projekti, në pjesën më të madhe të tyre, duket se qeveritë e

nxënësve kanë mjedisin e tyre të punës, kryesisht janë klasa të vogla të shndërruara në

salla për qeveritë e nxënësve.

Ndërsa, në një numër shkollash në Kukës dhe sidomos në Korçë, këto mjedise mungojnë

si pasojë e nevojës për klasa që ka vetë shkolla, për vetë numrin e lartë të nxënësve për

klasë. Në këto raste, jashtë orarit mësimor, njëra nga klasat shërben dhe si mjedis, ku

Qeveria e Nxënësve mund të organizojë aktivitetet e veta.

Nga gjithë intervistat me drejtorët e shkollave si në Kukës dhe Korçë, rezulton, se ata

janë shumë të informuar mbi rëndësinë e një mjedisi të veçantë për Qeverinë e nxënësve

dhe në ato raste ku ai mungon, janë të ndërgjegjshëm se kjo ndikon në funksionimin e

Qeverisë së Nxënësve në shkollat e tyre. Po ashtu, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për

vetë senatorët dhe presidentët e pyetur mbi vendin e takimit të Qeverisë së Nxënësve.

Duket qartë se në ato shkolla, ku ka një vendtakimi vetëm për Qeverinë e nxënësve, kjo

strukturë është më mirë e organizuar dhe më funksionale. Është për t’u theksuar se nga

anketat dhe intervistat e realizuara në shkollat ku nuk është zbatuar projekti, vendtakimi

për qeveritë e nxënësve realizohet në klasa të improvizuara, dhe në pjesën më të madhe të

rasteve, vetë nxënësit dhe senatorët nuk janë të informuar mbi të drejtën e tyre për një

vendtakimi për qeverinë e nxënësve.

Duket se ndërhyrja e projektit ndikon drejpërdrejt ose tërthorazi në ndërgjegjësimin e

drejtorëve, mësuesve, vetë senatorëve dhe nxënësve për nevojën e vendtakimit të

Qeverisë së Nxënësve. Kjo është arsyeja pse në pjesën më të madhe të shkollave të

projektit kemi një mjedis të posaçëm për vendtakimet e tyre

Së dyti, në planin e dokumentacionit që mban Qeveria e Nxënësve. Dokumentacioni

është një ndër treguesit kryesorë mbi funksionimin e Qeverisë së Nxënësve. Pasuria dhe

ruajtja e tij në arkiva tregon natyrën e Qeverisë së Nxënësve, por edhe kujtesën

institucionale që krijon kjo strukturë. Në shkollat e projektit duket qartë se qeveritë e

nxënësve kanë një dokumentacion më të plotë mbi aktivitetin e tyre.

Në këtë dokumentacion përfshihet si pjesë e arkivit, dokumentacioni i zgjedhjeve për

Qeverinë e nxënësve (CV-të e kandidatëve, fletët e votimit për çdo klasë dhe për

president) procesverbale mbledhjesh, plane pune, plane aktivitetesh që qeveritë e

nxënësve kanë ndërmarrë. Ndërkohë, në shkollat-kontroll dokumentacioni është shumë

më i vakët dhe kryesisht përmban pjesë të dokumentacionit zgjedhor. Ajo që shkakton

dhe ndryshimin kryesor ndërmjet shkollave-pilot dhe atyre të kontrollit, është

Page 15: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

15

administrimi i dokumentacionit. Në shkollat-pilot të projektit, dokumentacioni

administrohet nga vetë qeveritë e nxënësve, ndërsa në shkollat-kontroll, ky administrim

realizohet nga mësuesit koordinatorë. Ky dallim është shumë më i dukshëm në shkollat e

Kukësit krahasuar me rastin e Korçës.

Së treti, ekzistenca e një plani pune dhe aktivitetet që realizon Qeveria e Nxënësve. Qeveritë e nxënësve në shkollat ku ka ndërhyrë projekti dallojnë shumë nga qeveritë e

nxënësve në shkollat-kontroll në një tipar thelbësor. Në shkollat e projektit, qeveritë e

nxënësve e vetëperceptojnë veten si zë i nxënësve dhe shprehje e interesave të

drejpërdrejta të tyre. Ndërkohë, në shkollat-kontroll, qeveritë e nxënësve e perceptojnë

veten si një strukturë ndërmjetëse që lidh nxënësit dhe mësuesit në funksion të

organizimit të vetë institucionit të shkollës. Ky është një dallim esencial në kuptimin e

rolit që duhet të kryejë Qeveria e Nxënësve. Në këtë logjikë dallojnë edhe planet e punës

vjetore dhe mujore që përpilojnë qeveritë e nxënësve.

Në shkollat-pilot të projektit, plani i punës së qeverive të nxënësve ideohet nga vetë

nxënësit në bazë të interesave të tyre (përfshi këtu aktivitete sportive, ekskursione,

aktivitete tematike mbi çështje delikate të të drejtave dhe problemeve moshore).

Ndërkohë, plani i punës në qeveritë e nxënësve në shkollat-kontroll, duket se reflekton

karakterin “mbështetës” të tyre në realizimin e planit mësimor (Qeveria e Nxënësish në

funksion të shkollës, mësuesve, organizimit të orës së mësimit, disiplinimit dhe tematika

të tjera, që duken më shumë të përcaktuara sesa të zgjedhura).

Së katërti, efektiviteti si tregues i Qeverisë së Nxënësve. Ky tregues përbën një

instrument tjetër diferencues ndërmjet shkollave-pilot dhe atyre kontroll. Qeveritë e

nxënësve në shkollat-pilot ku ka ndërhyrë projekti, duket se janë shumë më efektive në

zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë nxënësit. P.sh në shkollën Bicaj të Kukësit,

Qeveria e Nxënësve arriti të ngrejë një problem shqetësues që nxënësit e shkollës kishin

me njërin nga mësuesit. Problemi qëndronte në mënyrën sesi ai komunikonte me

nxënësit, shpesh me sharje dhe me fyerje. Qeveria e Nxënësve këtë problem ia paraqiti

drejtorit dhe këshillit pedagogjik, dhe me kurajo dhe argumente arritën që të zgjidhin këtë

problematikë, ku mësuesi në fjalë ndryshoi komunikimin me nxënësit.

Ndërsa, në shkollat-kontroll, ose nuk kemi reagim fare, ose kryesisht problemet e

trajtuara janë të ngjashme me problemet që ngre drejtoria e shkollës dhe mësuesit.

Kështu, në një shkollë të Korçës, ndër problemet kryesore që shqetësonte qeverinë e

nxënësve ishte ecuria në mësime e nxënësve më të dobët të klasës.

Së pesti, lidhur me gazetën e Qeverisë së Nxënësve. Gazeta është një mjet i fuqishëm

ku Qeveria e Nxënësve shpreh lirshëm pikëpamjet dhe qëndrimet e saj për problemet e

shkollës, të komunitetit rreth shkollës, por dhe për çfarë ajo gjykon që lidhet me jetën e

shkollës.

Nxënësit dhe senatorët e shkollave ku është zbatuar projekti janë shumë të informuar dhe

të motivuar që shqetësimet e tyre t’i paraqesin në këtë gazetë. Ndërsa, qeveritë e

nxënësve dhe vetë nxënësit në shkollat-kontroll nuk janë në dijeni për ekzistencën e

Page 16: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

16

gazetës dhe nuk kanë informacion sesi mund të të marrin pjesë në të apo për çfarë

shkruhet në të.

Një tregues tjetër interesant mbi mënyrën e funksionimit të qeverive të nxënësve është

fakti se senatorët e zgjedhur dhe presidentët në shkollat ku zbatohet projekti, edhe pas

mbarimit të arsimit bazë, vazhdojnë të jenë në strukturat e qeverisë studentore në

gjimnaze dhe shkolla profesionale. Kjo do të thotë se përvoja e fituar në Qeverinë e

nxënësve transmetohet dhe në nivelet më të larta organizative të nxënësve të shkollave të

mesme, duke mundësuar aftësitë menazheriale dhe lidershipin tek këta të rinj.

Më shumë se 68% e senatorëve të pyetur mbi çka ato përfitonin nga kjo eksperiencë,

tregonin se përmirësonin dukshëm aftësitë komunikuese, bindëse, angazhimin në ngritjen

e problemeve dhe realizimin e aktiviteteve. Ndërsa, në shkollat ku nuk është zbatuar

projekti, duket se ky sens protagonizmi dhe aktivizmi është më i dobët.

IV.3.3 Mësuesit koordinatorë

Roli i mësuesit koordinator në mbarëvajtjen e Qeverisë së Nxënësve është shumë i

rëndësishëm (nëse i referohemi Dispozitave Normative ekzistuese). Ajo ç’ka evidentohet

lehtësisht, në shkollat ku është zbatuar projekti, është fakti se këtë rol e kryejnë mësues

që kryesisht kanë pëlqyeshmëri apo janë përzgjedhur nga vetë nxënësit. Roli i tyre duhet

të jetë më shumë lehtësues e koordinues, sesa menaxhues. Mësuesit koordinatorë janë të

trajnuar mbi rolin e tyre.Nga vëzhgimet e drejpërdrejta në ndërveprimin e tyre me

qeveritë e nxënësve, vërehet një marrëdhënie bashkëpunimi jo hierarkike.

Ja si e konsideron rolin e saj mësuesja koordinatore L. A. në një shkollë të arsimit bazë

në Korçë:

“Marrëdhënia ime me Qeverinë e nxënësve është korrekte. Unë përpiqem t’i lehtësoj

dhe mbështetës për kërkesat e ndryshme që ata kanë. Zgjedhjet e qeverisë fillojnë nga

klasat, ku zakonisht shpallin kandidaturë 2-3 nxënës dhe klasat votojnë 1 prej tyre.

Kriteret për këta nxënës mbeten përsëri ato që kanë rezultate të larta, që gëzojnë

reputacion dhe mbështetje nga fëmijët. Nuk di të ketë ndikim nga mësues dhe drejtori i

shkollës për kandidaturat.”

Sipas mësueses koordinatore S. H. në një shkollë të arsimit bazë në Kukës:

“ Marrëdhënia ime është e ngushtë me Qeverinë e Nxënësve. Unë i mbështes dhe më

besojnë. Më tregojnë problemet që i shqetësojnë. Zgjedhjet për Qeverinë e Nxënësve

tashmë janë pjesë e kulturës së punës së shkollës. Çdo klasë zhvillon zgjedhjet për

senatorin e saj, duke votuar për 3-4 kandidatë që dalin vetë. Janë kryesisht nxënës të

mirë, por ka dhe jo të tillë, që kanë tregues të tjerë pozitivë. Vota është gjithnjë e

fshehtë. Mësuesit dhe drejtori i shkollës nuk kanë rol në zgjedhjen e senatorëve, por

ndodh që ndonjëherë stimulohet ndonjë fëmijë shumë i mirë, i cili duhet të jetë patjetër

në këtë organizëm.

Page 17: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

17

Ndërkohë, që në shkollat ku nuk është zbatuar projekti, sipas vetë nxënësve roli i

mësuesit koordinator është ai i përgjegjësit të drejtpërdrejtë për Qeverinë e nxënësve. Ai

përgjigjet për aktivitetet për planin e punës dhe realizimin e tij, shpesh për

dokumentacionin dhe marrëdhëniet me drejtorin dhe strukturat e tjera brenda shkollës.

P.sh, në shkollat-kontroll, duket se rrallëherë ndodh që Qeveria e Nxënësve ka

marrëdhënie të drejpërdrejtë me drejtorin e shkollës apo Bordin e shkollës. Kjo

marrëdhënie realizohet nga mësuesit koordinatorë dhe “presidentët” e përzgjedhur.

Ndërkohë, në shkollat e projektit, marrëdhënia ndërmjet Qeverisë së Nxënësve dhe

drejtorisë dhe Bordit të shkollës është më e drejtpërdrejtë.

IV.3.4. Mësuesit

Marrëdhënia ndërmjet Qeverisë së Nxënësve dhe mësuesve varion si në shkollat ku është

realizuar projekti ashtu dhe në shkollat-kontroll. Në të dyja rastet sipas specialistëve të

Drejtorive Arsimore Rajonale në Kukës dhe Korçë, vihet re se mësuesit shfaqin më

vështirësi në pranimin e kësaj strukture të re funksionale në shkolla.

Në shkollat-kontroll, mësuesit e shikojnë rolin e Qeverisë së Nxënësve si mbështetës

relativ në zhvillimin e aktivitetit mësimor apo aktiviteteve jashtëshkollore. Ndërsa, në

shkollat e projektit, mësuesit, si pasojë e trajnimeve të realizuara nga Alb-AID-i, duket se

janë më të kujdesshëm në marrëdhënie me Qeverinë e nxënësve dhe vetë nxënësit. Ky

kujdes specifik shfaqet në mënyrën e komunikimin dhe në ruajtjen e një standardi

mësimdhënie sepse, siç thotë dhe një mësuese nga Kukësi L. H, “Qeveria e Nxënësve

është shumë aktive dhe prej saj janë bërë aktivë gjithë nxënësit e shkollës. Duhet të kesh

kujdes kur flet me ta, sepse një fyerje e vogël dhe reagojnë menjëherë”.

IV.3.5. Drejtorët e Shkollave

Si në shkollat-pilot, ashtu dhe në ato të kontrollit, duket se drejtorët e shkollave janë

shumë të informuar për Qeverinë e nxënësve, rregulloret dhe aspektin ligjor të

funksionimit të tyre. Ata janë shumë të vetëdijshëm mbi kushtet dhe bazën ligjore mbi të

cilën duhet të funksionojnë qeveritë e nxënësve. Ndryshimi esencial ndërmjet shkollave,

ku është zbatuar apo jo projekti (nëse flasim për drejtorët) është numri i madh i

aktiviteteve që janë realizuar në shkollat e projektit, si dhe roli aktiv i Qeverisë së

Nxënësve në realizimin e tyre pothuaj në mënyrë të pavarur.

IV.3.6 Bordi i prindërve

Në shkollat e projektit duket se prindërit janë më të organizuar dhe më aktivë si pjesë e

Bordit të shkollës, por edhe jashtë kësaj strukture.Ata janë shumë më të informuar për

Qeverinë e Nxënësve në shkollat e fëmijëve të tyre. Këtu dallohen prindërit e senatorëve,

por dhe të tjerë, të cilët jo vetëm e njohin Qeverinë e nxënësve, por edhe e kanë ndihmuar

atë me financime të vogla për realizimin e projekteve apo aktiviteteve të ndryshme. P.sh:

në një nga shkollat ku është realizuar projekti, prindërit kanë kontribuar financiarisht për

realizimin e aktivitetit mbi mjedisin e Qeverisë së Nxënësve.

Page 18: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

18

IV.4 Ndikimi i projektit në shkolla të tjera të Arsimit Bazë

Për të matur ndikimin e projektit duhet t’i referohemi nivelit të reflektimit të përvojave

më të mira të këtij projekti në shkolla të tjera, të cilat nuk kanë qënë pjesë e zbatimit të

tij. Në këtë kuadër, një ndër produktet më të mira të këtij projekti ka qënë përpilimi i një

udhëzuesi për funksionimin e qeverive të nxënësve.Ky udhëzues, në bashkëpunim me

DAR/ZA-të dhe Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, pritet të përdoret gjerësisht në

funksionimin e Qeverisë së Nxënësve në shkollat e vendit.

Udhëzuesi i modelit të mirëfunksionimit të Qeverive të Nxënësve, si produkt i

përvojës pozitive të Alb-AID-it (shoqata zbatuese e projektit-pilot)

Në mënyrë të përmbledhur, ato ç’ka mund të konsiderohen si arritje kryesore të projektit

dhe të një modeli të suksesshëm të Qeverive të nxënësve të zbatuar nga ky projekt, mund

të organizohen në trajtën e një udhëzuesi si më poshtë:

UDHËZUES I NJË MODELI MIRËFUNKSIONIMI TË

QEVERISË SË NXËNËSVE

(Hartuar nga Shoqata ALB-AID)

1. Për të patur një Qeveria e Nxënësish funksionale dhe të frytshme është shumë e

rëndësishme të organizohen zgjedhje demokratike të senatorëve dhe presidentëve në të

gjithë komponentët përbërës. Përzgjedhja e kandidatëve nga vetë nxënësit, realizimi i një

fushate zgjedhore ku kandidatët të debatojnë alternativat, votimi i fshehtë dhe gara

tranparente janë kushte të domosdoshme për të patur një Qeveri Nxënësish funksionale.

Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet për qeverinë e nxnësve të realizohen në 3 javët e

para pas filllimit të vitit shkollor, në mënyrë që të mos ndikojë vonesa në realizimin e

zgjedhjeve në performancën/veprimtarinë e Qeverisë së Nxënësve.

2. Që një Qeveria e Nxënësish të funksionojë normalisht është shumë e rëndësishme që ajo

të ketë mjedisin e saj të dedikuar, me paisjet minimale të domosdoshme. Në rast të

kundërt, mungesa e mjedisit ndikon drejtpërdrejt në performancën/veprimtarinë e Qeverisë

së Nxënësve dhe imazhin e perceptuar të strukturës.

3. Senatorët dhe presidentët duhen trajnuar sipas manualit të Qeverisë së Nxënësve jo

vetëm mbi mënyrën e organizimit, procedurat dhe dokumentacionin, por kryesisht mbi

mënyrën sesi të dëgjojnë, artikulojnë, shtrojnë problematikat dhe kërkojnë të drejtat e

nxënësve në shkollë. Një ndër investimet specifike që duhet të bëjë Qeveria e Nxënësve

është krijimi i arkivit, si momenti/çasti kyç i krijimit të memories/kujtesës institucionale.

4. Mësuesi koordinator duhet të zgjidhet nga vetë nxënësit dhe të zgjedhurit e tyre. Në

Page 19: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

19

këtë mënyrë, ne mundësojmë pjesëmarrjen e tyre në këtë vendimarrje. Nxënësit kanë

gjithë kapacitetin përkatës për të përzgjedhur mësues koordinator atë që përmbush

kërkesat dhe pritshmëritë e tyre për këtë pozicion.

5.Qeveria e Nxënësve duhet të ketë plan pune vjetor dhe mujor, ku mundësisht senatorët

të organizohen në grupe pune sipas aktiviteteve dhe çështjeve.

6. Krijimi i një gazete për Qeverinë e Nxënësve në nivel shkolle apo shkollash,

administrimi i përmbajtjes të së cilës duhet bërë nga vetë qeveritë e nxënësve dhe

mbështetur nga mësuesit e tyre koordinatorë. Gazeta është një instrument shumë i

rëndësishëm për të shprehur interesat, problematikat, menazhimin e shqetësimeve të

ndryshme dhe paraqitjen e përvojave më të mira në shkolla të ndryshme.

7. Është shumë e rëndësishme që presidentët e qeverive të nxënësve të jenë të pranishëm

në mënyrë aktive në bordet e shkollave dhe në strukturat arsimore rajonale. Është detyra e

tyre të intepretojnë dhe të respektojnë mandatin e fituar me vota në shkollat e tyre, duke

përcjellë me kurajo dhe argumente shqetësimet dhe problematikat e nxënësve në shkollat

ku ata bëjnë pjesë.

8. Organizimi i aktiviteteve të ndryshme nga qeveritë e nxënësve duhet të reflektojë

interesat e tyre moshore dhe jo të diktohet apo ndikohet nga strukturat drejtuese të

shkollës. Në këtë drejtim është shumë e rëndësishme që idetë dhe propozimet e qeverive të

nxënësve në bashkëpunim me mësuesin koordinator, mësues/e të tjerë dhe psikologun e

shkollës, të paraqiten në projekte si në drejtoritë e shkollave, në strukturat drejtuese

rajonale të arsimit, por edhe pranë enteve të tjera publike, private apo organizata

joqeveritare.

IV.5 Qëndrueshmëria

Funksionimi aktiv dhe vijimësia e Qeverisë së Nxënësve në shkollë arrihet atëherë kur

aktorët dhe institucionet përgjegjëse si DAR/ZA-të dhe shkollat e konsiderojnë këtë

organizëm pjesë organike të shkollës. Mbështetje për këtë duhet që të japin, së pari,

specialistët e sektorit të kurrikulës dhe kualifikimit në DAR/ZA, të cilët në planet e tyre

vjetore e mujore duhet që të kenë funksionimin e Qeverisë së Nxënësve, si dhe

bashkërendojnë punën e tyre me shkollat. Nga ana tjetër dhe Inspektorati Kombëtar i

Arsimit Parauniversitar duhet ta ketë si pjesë të vlerësimit të punës së shkollave dhe rolin

dhe funksionimin e Qeverisë së Nxënësve.

Qëndrueshmëria në kuadër të vlerësimit të projektit është siguruar nga:

1. Ndërtimi i një modeli institucional mbi punën me qeveritë e nxënësve

2. Përfshirja e aktorëve të ndryshëm në projekt.

3. Shfrytëzimi i përvojës së programit-pilot për t’i rekomanduar MASH-it ndryshime të

Dispozitave Normative të cilat të aplikohen në shkallë vendi.

Page 20: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

20

1. Një ndër treguesit kryesorë të qëndrueshmërisë është përfshirja e aktorëve të

ndryshëm në projekt, përgjegjës të drejtpërdrejtë apo të tërthortë për krijimin e kushteve

optimale për funksionimin e Qeverisë së Nxënësve. Kjo përfshirje përmbledh brenda saj

jo vetëm adresimin e secilit grup të përfshirë (nxënës, senatorë, presidentë, mësues/e,

mësues-koordinatorë, drejtorë shkollash, përfaqësues të prindërve dhe përfaqësues të

Drejtorive Arsimore Rajonale) por dhe bashkëpunimin e tyre me fokus specifik vetë

Qeverinë e nxënësve.

Në këtë logjikë, duket se i është kushtuar vëmendje e veçantë bashkëpunimit të nxënësve

të shkollave të përfshira me qeveritë e nxënësve, bashkëpunimi i qeverive të nxënësve me

mësuesit koordinatorë, me drejtoritë e shkollave, por edhe më tej, me bashkëpunimin e

qeverive të shkollave me DAR-in, me përfaqësues të ndryshëm të qeverisjeve lokale etj.

Përfshirja e gjithë aktorëve përgjegjës kryesisht në fushën e arsimit, jo vetëm në nivel

shkolle, por dhe atë lokal apo qendror, ka ndihmuar nga njëra anë në evidentimin e

hallkave të dobëta të cilat duhen përmirësuar, dhe nga ana tjetër, ka përfocuar pozitivisht

përvojat e dobishme të deritashme.

Në këtë logjikë, është sukses i projektit që ka arritur të sensibilizojë strukturat përgjegjëse

për krijimin e kushteve optimale, për funksionimin e qeverive të nxënësve. Por ajo çka

mbetet më e rëndësishme, është fakti se, secili prej aktorëve përgjegjës njeh përgjegjësinë

e tij dhe është i informuar mbi mundësitë dhe opsionet për të ndihmuar funksionimin e

Qeverisë së Nxënësve.

Përfshirja e aktorëve institucionalë në këtë projekt shërben si garanci për vazhdimësinë e

procesit brenda kapaciteteve ekzistuese lokale. Nëse këto kapacitete do të rriten dhe do të

fuqizohen më tej aftësitë, njohuritë dhe vullneti pozitiv i institucioneve, do të shërbejë si

një mekanizëm i vetëmjaftueshëm për funksionimin efikas të qeverive të nxënësve edhe

pas përfundimit të projektit/projekteve.

2. Përpjekja e madhe profesionale gjatë zbatimit të projektit, për ta shndërruar Qeverinë e

Nxënësve në organizëm të pavarur, aktiv dhe funksional është arritur në pothuasje shumë

shkolla. Kjo përvojë e krijuar tashmë si fryt i mjaft veprimtarive dhe krijime të sjelljeve

dhe qëndrimeve qytetare në funksion të të drejtave të fëmijëve për pjesëmarrjen dhe

vendimmarrjen në jetën shkollore, ka gjetur një mbështetje edhe në gjeneratat që kanë

vijuar më pas. Kjo përvojë dhe praktikë pune e Qeverisë së Nxënësve në shkollë përbën

një nga elementet më thelbësorë të qëndrueshmërisë së projektit në përmbushje të

qëllimit të tij.

3. Po ashtu, përvojën e fituar me qeveritë e nxënësve në shkollat e arsimit bazë, ku është

zbatuar projekti, senatorët, presidentët dhe vetë nxënësit e kanë përdorur në nivelet më të

larta të arsimit parauniversitar, kryesisht në qeveritë studentore nëpër gjimnaze. Fakti që

një numër i madh senatorësh të qeverive të nxënësve në shkollat e pilotuara rizgjidhen

senatorë në qeveritë studentore në gjimanze, dëshmon për një tregues konkret të mbartjes

së përvojës pozitive dhe përdorimit të saj në funksion të demokracisë në shkollë.

Page 21: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

21

4. Udhëzuesi i hartuar nga shoqata Alb-AID dhe raportet e detajuara të saj mbi realizimin

e projektit, janë gjithashtu një burim shumë i mirë përvoje, që vlen për t’u përgjithësuar

në të ardhmen për të gjitha shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm në vend.

Një vështrim mbi të ardhmen e Qeverisë së Nxënësve dhe mirëfunksionimit të saj si

organ demokratik/zëdhënës i zërit të fëmijëve

Realizimi i këtij projekti pilot tregon qartë për nevojën që qeveritë e nxënësve kanë për

mbështetje instensive dhe të koordinuar jo vetëm nga aktorët përgjegjës pjesë të

hierarkisë institucionale arsimore, por dhe nga aktorë të tjerë jashtë kësaj hierarkie.

Strukturat arsimore si në nivel qëndror e deri në nivel shkollash edhe pse kanë mundësuar

krijimin dhe funksionimin e qeverive të nxënësve sipas kuadrit ligjor në fuqi, me

ndërhyrjet dhe mosndërhyrjet i kanë kthyer këto organizma demokratikë në struktura jo

efikase dhe jo rrallë dhe jopërfaqësuese. Në këtë kontekst roli i Unicef-Albania dhe

shoqatës Alb-AID duket se ka qënë shumë i rëndësishëm në disa apekte kryesore:

Së pari, organizimi i zgjedhjeve demokratike ka bërë të mundur zgjedhjen e senatorëve

dhe presidentëve në qeveritë e nxënësve, të cilët artikulojnë shumë më qartë nevojat e

vetë nxënësve.

Së dyti, trajnimet e realizuara me mësues-koordinatorë, mësues, drejtues shkollash, dhe

drejtues arsimi në njësitë lokale ka rritur ndjeshëm ndërgjegjësimin mbi funksionimin e

një Qeverie Nxënësish efikase, ka ndihmuar në domosdoshmërinë e dëgjimit të zërit të

kësaj strukture në vendimarrjen e shkollës, duke e bërë këtë të fundit më demokratike.

Së treti, botimi i gazetës së Qeverisë së Nxënësve dhe realizimi i veprimtarive të

ndryshme ka rritur ndjeshëm bindjen te vetë nxënësit për forcën, rolin dhe potencialin që

ka kjo strukturë në përfaqësimin e interesave të nxënësve.

Pa këtë ndërhyrje të projektit, gjendja e qeverive të nxënësve në shkollat e trajtuara në

projekt do të vazhdonte të ishte ashtu siç kishte qënë dhe para ndërhyrjes së projektit.

Këtë qëndrim e mbështesin dhe gjetjet nga shkollat-pilot, të cilat nuk kanë qenë pjesë e

ndërhyrjes së projektit.

Pavarësisht arritjeve duhet theksuar se ka një sërë çëshjesh të cilat mund të konsiderohen

si pika të dobëta të projektit, të cilat duheshin adresuar më fuqimisht.

Po ashtu duket se ka dhe një sërë problemesh në kuadrin ligjor dhe në kuadrin

institucional që duhen adresuar fuqishëm në të ardhmen drejt aktorëve përgjegjës në

mënyrë që të kemi Qeveria e Nxënësish më funksionale. Disa prej pikave të dobta dhe

problemeve institucionale janë renditur më poshtë:

Së pari, edhe pse projekti ka prodhuar një sërë raportesh e dokumentesh, udhëzuesish,

modelesh, rekomandimesh për ndryshime në kuadrin ligjor dhe eksperiencash pozitive,

ato nuk janë të përmbledhura në një paketë të vetme të kuptueshme dhe të përdorshme

nga MASH, nga DAR/ZA-të apo shkolla të tjera të arsimit bazë.

Page 22: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

22

Së dyti, megjithë fokusin specifik që ka marrë zhvillimi i zgjedhjeve demokratike në

shkollat pjesë të projektit, akoma evidentohet lehtësisht se influenca e mësuesve dhe

drejtorëve të shkollave vazhdon të mbetet prezente në disa shkolla. Kjo influencë vërehet

më shumë në kundërshtimin e drejtpërdrejtë apo indirekt të mësuesve, në rastet kur

senatorë zgjidhen nxënës që nuk kanë performancë të lartë në mësime. Sipas tyre,

qëndrimi bazohet në dispozita dhe rregullore. Ky fakt tregon qartësisht se vetë rregulloret

e dispozitat duhen riparë në mënyrë që nxënësit më të dobët në mësime dhe sidomos ata

që janë më të marxhinalizuar të bëhen pjesë integrale e procesit.

Së treti, edhe pse pjesa më e madhe e shkollave pjesëmarrëse të projektit kanë

vendtakime të veçanta për qeveritë e nxënësve, ka prej tyre që vendtakimet e Qeverisë së

Nxënësve i kanë në klasa të improvizuara në orare të kufizuara. Mungesa e vendtakimit

është një faktor negativ shumë i rëndësishëm që ndikon në funksionimin e Qeverisë së

Nxënësve.

Së katërti, ndryshimi i specialistëve të DAR/ZA-ve, të cilët kanë përgjegjësi për

funksionimin e qeverive të nxënësve në njësitë e tyre administrative, ndikon shume

negativisht në krijimin e memories institucionale dhe në qëndrueshmërinë e projekteve të

ngjashme në të ardhmen.

Sfidat

Me qëllim përhapjen e modelit të krijuar në gjithë Shqipërinë duhen përballur dy nivele

sfidash.

Sfidat institucionale dhe ligjore

Pikësëpari duhet forcuar kuadri institucional dhe zbatimi i kuadrit ligjor në mënyrë që të

garantohet funksionimi efektiv i qeverive të nxënësve. Është shumë e rëndësishme që

DAR/ZA-të dhe shkollat të zbatojnë tërësisht dispozitat në fuqi dhe variantin e tyre të

përmirësuar, i cili pritet të zhvillohet së shpejti. Zgjedhja e mësuesit-koordinator,

mundësimi i vendtakimeve të përhershme, mosdiskriminimi në zgjedhje i nxënësve të

marxhinalizuar dhe me mesatare nën 8.5, mundësimi i botimit të gazetës së Qeverisë së

Nxënësve duket se janë disa nga çështjet më thelbësore, ku kërkohet një angazhim më i

madh institucional.

Së dyti, krijimi i memories institucionale në marrëdhëniet ndërmjet specialistëve të

DAR/ZA-ve dhe qeverive të nxënësve. Ndryshimet e shpeshta të këtyre specialistëve e

bëjnë shumë të vështirë krijimin dhe ruajten e kësaj marrëdhënie. Në këtë llogjikë gjithë

trajnimet e zhvilluara dhe arritjet e bashkëpunimit minimizohen ndjeshëm si pasojë e

ndryshimit të specialistëve të DAR/ZA-ve.

Page 23: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

23

Sfidat me karakter praktik në krijimin e një modeli efektiv të Qeverisë së Nxënësve.

Për të mundësuar zbatimin e një modeli pozitiv funksionimi të Qeverisë së Nxënësve në

shkollat e arsimit bazë, ka vështirësi të mëdha me karakter normativ. Stafet aktuale të

mësuesve dhe drejtorëve të shkollave shfaqin vështirësi të mëdha në zbatimin e

dispozitave në praktikë. Duket se përvoja në të shkuarën dhe modeli tradicional i

perceptimit të marrëdhënies mësues-nxënës është dhe vështirësia më e madhe e cila duhet

trajtuar. Në këtë drejtim edhe pse mund të përmirësohet kuadri ligjor, edhe pse mund të

kemi zbatim më të mirë të tij, kjo është e pamjaftueshme. Ajo që është esenciale ka të

bëjë me krijimin dhe brendësimin e një modeli të ri kuptimor si tek mësuesit, por dhe tek

nxënësit tek Qeveria e tyre. Për të krijuar këtë nivel brendësimi në operimin praktik të

qeverive të nxënësve aktorët ekzistues institucional brenda hierarkisë arsimore janë të

domosdoshëm, por jo të mjaftueshëm. Mbështetja e këtyre aktorëve nga organizata

joqeveritare apo struktura të ngjashme, jashtë hierarkisë arsimore është shumë e

rëndësishme të paktën për vitet në vijim. Përndryshe ekziston mundësia që të jemi

përballë dy realiteteve: realiteti i formës së mirë i bazuar në gjithë modelet më pozitive,

dhe realiteti i përmbajtjes që është edhe më i rëndësishëm, i cili ka shumë shanse të

vazhdojë të ekzistojë ashtu siç ka qenë edhe më parë, pra një realitet jo efektiv.

Sfidat për zhvillimin e karakterit gjithëpërfshirës së Qeverive të Nxënësve

Duket se sa më rurale dhe e marxhinalizuar të jetë zona, aq dhe më pak funksionale është

Qeveria e Nxënësve. Kjo do të thotë se nxënësit e zonave më të varfëra dhe të

marxhinalizuara janë dhe më të pamundur për të patur zërin e tyre në shkolla. Kjo është

një ndër sfidat kryesore me të cilën duhen përballur aktorët përgjegjës dhe të interesuar.

Edhe nga vlerësimi rezulton e njëjta gjë. Sa më në zonë urbane të jetë shkolla, aq më i

suksesshëm duket projekti. Ndërkohë që në shkollat më rurale qeveritë e nxënësve

shfaqin më shumë vështirësi në funksionim.

6. Rekomandime

Rekomandimet janë organizuar sipas aktorëve përgjegjës të drejtpërdrejtë apo të tërthortë

për funksionimin efikas të qeverive të nxënësve në shkollat e arsimit bazë:

Rekomandime për zyrën e UNICEF-it, Shqipëri

Duke marrë parasysh problematikat e Qeverisë së Nxënësve si ato të natyrës ligjore,

institucionale dhe ato funksionale nga njëra anë si dhe modelin pozitiv të krijuar nga

projekti dhe sfidat ekzistuese në anën tjetër, është shumë e rëndësishme që zyra e

UNICEF-it në Shqipëri të mbështetë MASH-in në zgjerimin e këtij modeli dhe përvoje

pozitive në zona të tjera të vendit ku do fokusohet programi i ri 5-vjeçar në të ardhmen.

Kjo mbështetje mund të konsistojë në disa aspekte:

Page 24: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

24

1. Në krijimin e një pakete të plotë udhëzimesh dhe mjetesh zbatuese për

mirëfunksionimin e Qeverisë së Nxënësve ku mund të përfshihen materialet si më

poshtë:

a. Botimi i Udhëzuesit për mirëfunksionimin e Qeverisë së Nxënësve

b. Botimi i Manualit të përvojave pozitive

c. Botimi i Raportit të vlerësimit të programeve dhe projekteve pilot

2. Të ndihmojë MASH-in në hartimin e një plani kombëtar veprimi për përhapjen e

përvojave pozitive mbi Qeveritë e nxënësve edhe në zona të margjinalizuara ku

Qeveritë e nxënësve janë thuajse jofunksionale.

3. Të ndihmojë MASH-in në ngritjen e kapaciteteve për Qeverinë e Nxënësve dhe të

krijojë forume të tyre dhe bordeve të prindërve për të ngritur zërin e tyre në shkollë si

dhe me vendimmarrësit për problematikat që i shqetësojnë.

Rekomandime për Ministrinë e Arsimit dhe DAR/ZA-të

1. Udhëzuesi6 i përftuar nga ky projekt duhet të reflektohet në produktet ligjore që do të

derivojnë pas miratimit të projektligjit të ri për arsimin parauniversitar, dhe më

konkretisht në Dispozitat Normative. Propozimin konkret për Dispozitat Normative e

gjeni si pjesë të shtojcës 2, bashkëlidhur.

2. Është shumë e rëndësishme që përvoja e fituar nga ky projekt të përgjithësohet nga

DAR/ZA-të e vendit, duke respektuar specifikat e komuniteteve shkollore.

3. Çdo shkollë duhet të sigurojë mjedise specifike për funksionimin e Qeverisë së

Nxënësve. Këto mjedise duhet të jenë të përhershme dhe të sigurojnë mjetet minimale

për funksionimin e tyre. Këtu përfshihen tavolina, karrike, një kompjuter dhe një raft

për ruajtjen e dokumentacionit dhe arkivit.

4. Kohëzgjatja e mandatit të Qeverisë së Nxënësve të jetë 2-vjeçare sepse në këtë

mënyrë edhe efektiviteti i tyre është më i qartë. Organizimi i Qeverisë së Nxënësve të

jetë jo vetëm në nivel shkolle, por të realizohen edhe Asambletë e tyre në nivel cikli

shkollor (shkolla të arsimit bazë dhe shkolla të mesme) dhe në nivel bashkie/komune

me mandat sërisht 2-vjeçar.

5. Duhet theksuar më qartë në Dispozitat e reja Normative, që mësuesi-koordinator të

zgjidhet nga vetë Qeveria e Nxënësve. Po ashtu, është e rekomandueshme që të

lehtësohet nga ngarkesa mësuesi koordinator në mënyrë që mbështetja e tij/saj për

Qeverinë e nxënësve të jetë më e frytshme.

6 Shtojca 1: ”Qeveria e Nxënësve-propozime për Dispozita të reja Normative, bazuar në përvojën e projektit-

pilot, zbatuar në Kukës e Korçë, 2008-2010-përgatitur nga shoqata “Alb-Aid”

Page 25: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

25

6. Të bashkëpunohet me organizata lokale me fokus arsimin dhe demokratizimin e

shkollës që të ndihmojnë me kapacitetet e tyre në forcimin e dimensionit operativ të

qeverive të nxënësve nëpërmjet trajnimeve për të gjithë grupet që lidhen me Qeverinë

e Nxënësve dhe monitorimin e zgjedhjeve.

7. Botimi i gazetës së Qeverisë së Nxënësve, duke konsideruar teknologjinë

bashkëkohore, mund të realizohet nga vetë qeveritë e nxënësve me mbështetjen e

mësuesve koordinatorë. Ata mund ta faqosin vetë atë, duke punuar së bashku me

mësuesit në lëndët e veçanta me projekte kurrikulare të lëndës së letërsisë, qytetarisë,

aftësimit për jetën, edukimit fizik etj., projekte të cilat kanë kohën e nevojshme të

organizimit e të botimit të tyre. Në këtë mënyrë, kostoja reduktohet vetëm në atë të

sigurimit të letrës A3, bojës së printerit dhe fotokopjeve, të cilat mund të sigurohen

nga shkollat dhe mund të përdoren për këtë qëllim. Kështu mund të realizohen 4

gazeta në vit në nivel asambleje të qeverive të nxënësve.

8. Të mbështeten në mënyrë të veçantë shkollat në zona të thella rurale, në të cilat

mungesa e mjeteve financiare dhe e burimeve njerëzore mbetet ende e kufizuar.Lipset

që DAR/ZA-të t’i shikojnë me përparësi këto shkolla, për të mundësuar krijimin dhe

funksionimin e qeverive të nxënësve në to. Kjo, duke zhvilluar veprimtari të

përbashkëta me ta, duke i përfshirë në rrjetet lokale të shkollave të suksesshme ose

përmes donacioneve të projekteve të organizatave që japin mbështetje profesionale

dhe financiare.

Page 26: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

26

QEVERIA E NXËNËSVE

(PROPOZIME PËR DISPOZITA TE REJA NORMATIVE BAZUAR NE

PËRVOJËN E PROJEKTIT PILOT, ZBATUAR NE KUKES E KORÇE, 2008-2010)

- PËRGATITUR NGA SHOQATA ALB-AID -

NENI 1

Organizatat e nxënësve që funksionojnë në shkollë

a) Në shkolla funksionojnë organizata të nxënësve sipas interesave të vetë nxënësve.

b) Kriteret e ngritjes dhe funksionimit të organizatave të nxënësve brenda shkollës

përcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

c) Një nga organizatat e nxënësve të shkollës është organizata e quajtur “Qeveria e

Nxënësve” e cila përfshin të gjithë nxënësit e shkollës. (Më tej do të bëhet fjalë

vetëm për këtë organizatë).

NENI 2

Misioni i Qeverisë së Nxënësve

Qeveria e Nxënësve të shkollës ka për mision:

a) Të mbrojë të drejtat e fëmijëve në shkollë e posaçërisht kundër çdo forme të

diskriminimit, dhunës dhe abuzimit të nxënësve kundrejt nxënësve dhe

punonjësve mësimorë kundrejt nxënësve;

b) Të kontribuojë në plotësimin dhe zhvillimin e interesave të nxënësve;

c) Të kontribuojë në mbarëvajtjen e shkollës;

d) Të përfaqësojë nxënësit e shkollës në marrëdhëniet me drejtorinë e shkollës,

komunitetin dhe shkollat e tjera.

NENI 3

Statusi i Qeverisë së Nxënësve

a) Qeveria e Nxënësve është organizatë vullnetare e nxënësve të shkollës.

b) Nisma për ngritjen e Qeverisë së Nxënësve merret nga vetë nxënësit.

NENI 4

Zgjedhjet në qeverinë e nxënësve

a) Qeveria e Nxënësve ngrihet mbi bazë shkolle.

b) Në kryesinë7 e Qeverisë së Nxënësve secila klasë ka përfaqësuesin e vet.

c) Përfaqësuesi i secilës klasë në kryesi zgjidhet me votimin e nxënësve të klasës me

konkurimin e më shumë se një kandidat për rolin e përfaqësuesit.

7 Më tutje “Kryesia”

Page 27: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

27

d) Qeveria e Nxënësve ka Kryetarin8 e saj i cili zgjidhet me votim me konkurrimin e

më shumë se një kandidati për rolin e Kryetarit.

e) Në votimin për Kryetarin marrin pjesë të paktën nga 10 nxënës të secilës klasë të

zgjedhur nga vetë nxënësit.

f) Qeveria e Nxënësve respekton legjislacionin shqiptar, Ligjin e Arsimit

Parauniveristar, Dispozitat Normative dhe Rregulloren e shkollës.

NENI 5

Të drejta të Qeverisë së Nxënësve

Qeveria e Nxënësve ka të drejtë t’i parashtrojë me shkrim ose/dhe me gojë:

a) Shqetësimet e saj për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të shkollës, për

mbarëvajtjen e shkollës dhe propozime për përmirësime në ecurinë e shkollës:

(i) drejtorit të shkollës,

(ii) kryetarit të trupës mësimore,

(iii) kryetarit të bordit të shkollës,

(iv) drejtorit të Drejtorisë Arsimore/përgjegjësit të Zyrës Arsimore (për

shqetësime të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje nga drejtori i shkollës);

(v) Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës (për shqetësime të cilat nuk kanë

gjetur zgjidhje nga drejtori i Drejtorisë Arsimore).

Parashtrimet paraqiten me shkrim nga Kryetari.

Kryetari mund të paraqesë kërkesën që, përveç parashtrimit me shkrim, të

dëgjohet nga drejtori i shkollës ose drejtori dhe trupa mësimore.

Parashtrimet paraqiten kur miratohen paraprakisht nga shumica e thjeshtë e

Kryesisë së Qeverisë së Nxënësve.

b) Qeveria e Nxënësve ka të drejtë të zhvillojë forma të tjera të ankesës si peticione,

protesta të organizuara të nxënësve për shqetësime të nxënësve të shkollës të cilat

nuk kanë gjetur zgjidhje me mënyrat e përshkruara në pikën a) të këtij neni.

Vendimi për këto forma të ankesës merret nga të paktën 2/3 e anëtarëve të

Kryesisë.

NENI 6

Të drejta të tjera të Qeverisë së Nxënësve

Qeveria e Nxënësve ka të drejtë:

a) Të ketë një vend në shkollë ku të afishojë lajmërimet e veta;

b) Të botojë gazetën e Qeverisë së Nxënësve të shkollës ose materiale të tjera që

pasqyrojnë veprimtaritë e Qeverisë së Nxënësve ose krijimet e nxënësve;

c) Të bashkëpunojë me qeveri homologe nxënësish për organizimin e veprimtarive

të përbashkëta.

NENI 7

Të drejta të drejtorit të shkollës

8 Më tutje “Kryetari”

Page 28: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

28

a) Drejtori i shkollës ka të drejtë të caktojë mësues që të vëzhgojë procedurat e

zgjedhjeve në qeverinë e nxënësve të shkollës.

b) Drejtori i shkollës dhe punonjësit arsimorë të shkollës nuk kanë të drejtë t’u

imponohen nxënësve, kryesisë dhe kryetarit të Qeverisë së Nxënësve për vendime

të tyre që bien ndesh me këto nene.

NENI 8

Detyrimet kryesore të drejtorit të shkollës kundrejt Qeverisë së Nxënësve

Drejtori i shkollës ka detyrimin që:

a) T’i verë në dispozicion Kryetarit dokumentet kryesore që lidhen me veprimtarinë

e shkollës dhe të Qeverisë së Nxënësve, si Ligji për Arsimin Parauniversitar,

Dispozitat Normative dhe akte nënligjore, udhëzime dhe urdhra të posaçme të

Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës;

b) T’i sigurojë kryesisë së Qeverisë së Nxënësve një mjedis ku të zhvillohen

veprimtaritë e kryesisë dhe të ruhet arshiva e saj;

c) Të caktojë, me kërkesën e Kryetarit, një mësues i cili do të ndihmojë qeverinë e

nxënësve në hartimin dhe zbatimin e veprimtarive të saj;

d) Me kërkesën e Kryetarit, të pranojë takime të posaçme me Kryetarin ose me

Kryetarin dhe anëtarë të kryesisë, për të diskutuar çështje që i përkasin misionit të

Qeverisë së Nxënësve;

e) Të përfshijë përfaqësues të Qeverisë së Nxënësve në grupet e punës që hartojnë

planin afatmesëm dhe planin vjetor të shkollës;

f) Të ftojë Kryetarin në mbledhje të personelit shkollor kur shqyrtohen çështje që

kanë të bëjnë drejtpërdrejt ose tërthorazi me nxënësit.

NENI 9

Detyrimet e Qeverisë së Nxënësve kundrejt drejtorit të shkollës

Kryetari ka detyrimin që:

a) Të njoftojë drejtorin e shkollës për datat e zhvillimit të zgjedhjeve të kryesisë dhe

Kryetarit;

b) T’i paraqesë për miratim drejtorit të shkollës rregulloren e Qeverisë së Nxënësve;

c) Të kërkojë leje me shkrim nga drejtori i shkollës për veprimtari jashtë-kurrikulare

të Qeverisë së Nxënësve, të cilat i organizon në mjediset e shkollës ose jashtë saj

(si ndeshje sportive, shfaqje artistike, piknikë etj);

NENI 10

Veprimtari të Qeverisë së Nxënësve

Qeveria e Nxënësve:

a) Merr nisma për veprimtari jashtëkurrikulare të nxënësve;

Page 29: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

29

b) Ndërmerr veprimtari për të ndihmuar nxënësit me vështirësi në të nxënë;

c) Zhvillon pyetësorë mbi kënaqësinë e nxënësve për shërbimin që shkolla siguron

ose për aspekte të veçanta të jetës shkollore të nxënësve.

NENI 11

Pjesëmarrja në organizma të shkollës

.

a) Në bordin e shkollës bëjnë pjesë një ose më shumë përfaqësues të Qeverisë së

Nxënësve, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në Dispozitat

Normative.

b) Në Komisionin e Disiplinës së Shkollës.

NENI 12

Mësuesi –ndihmues i Qeverisë së Nxënësve

a) Kryesia e Qeverisë së Nxënësve vendos me shumicë votash a do të ketë mësues-

ndihmues.

b) Mësuesi-ndihmues caktohet nga bashkëpunimi i drejtorit të shkollës me

Kryetarin.

c) Në mes mësuesit-ndihmues dhe drejtorit të shkollës, në bashkëpunim me

Kryetarin, nënshkruhet një marrëveshje në të cilën përcaktohen detyrat dhe të

drejtat e mësuesit-ndihmues kundrejt Qeverisë së Nxënësve dhe anasjelltas, si dhe

periudha e ushtrimit të rolit të mësuesit-ndihmues.

NENI 13

Takimet e drejtorit të shkollës me kryesinë

Drejtori i shkollës këshillohet të paktën një herë në dy muaj me kryesinë për aspekte të

mbarëvajtjes së shkollës.

NENI 14

Aspekte financiare

a) Qeveria e Nxënësve ka të drejtë të sigurojë fonde financiare nga kontributet

vullnetare të nxënësve, nga sponsorizime apo donatorë ose nga veprimtari të tyre,

si shfaqje artistike etj.

b) Shkolla ka të drejtë të ndihmojë financiarisht qeverinë e nxënësve nga fondi i saj i

cili sigurohet nga kontributet vullnetare të prindërve dhe sponsorizues apo

donatorë të tjerë.

c) Kriteret dhe rregullat e përdorimit të këtyre fondeve financiare të Qeverisë së

Nxënësve janë të njëjta me ato të fondeve financiare të shkollës.

d) Me zbatimin e rregullave të përdorimit të fondeve financiare merret mësuesi-

ndihmës ose kur nuk ka të tillë ose një punonjës mësimor i ngarkuar nga drejtori i

shkollës.

Page 30: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

30

NENI 15

Roli i DAR/ZA-ve

a) DAR/ZA-ja cakton një punonjës përgjegjës për të ndjekur dhe ndihmuar Qeverinë

e Nxënësve në shkollat në juridiksion, me qëllim përmbushjen sa të mirë të

misionit të tyre

b) Specialisti i DAR/ZA-së organizon shkëmbimin e përvojave më të mira në mes

qeverive të nxënësve dhe mësuesve që i ndihmojnë ato.

Page 31: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

31

8. Shtojcë 2

Instrumentet metodologjikë të përdorur në vlerësimin e projektit.

INSTRUMENTI 1

Përshëndetje, më poshtë janë disa pyetje mbi Qeverinë e Nxënësve në shkollën tuaj. Ju

lutemi plotësoni alternativat e mëposhtme sipas mendimit tuaj, i cili është shumë i

rëndësishëm për punën tonë. Ju mund të rrethoni vetëm një alternativë.

1. A ka Qeveri Nxënësish në shkollën tuaj ?

□ PO □ JO

2. Kush i zgjedh senatorët ?

□ MËSUESIT □ NXËNËSIT □ DREJTORI

3. Po presidentin?

□ MËSUESIT □ SENATORËT □ DREJTORI □ PRINDËRIT

4. Ju vetë keni votuar për senatorin e klasës?

□ PO □ JO

6. Çfarë bën Qeveria e Nxënësve?

□ ASGJË □ FLET NË EMËR TË NXËNËSVE □ FLET NË EMËR TË

DREJTORIT

7. Sa vjet më parë ishin zgjedhjet e fundit për qeverinë e nxënësve?

□ 1 VIT □ 2 VJET □ 3 VJET □ SE MBAJ MEND

8. A ka gazetë shkolla juaj?

□ PO □ JO □ NUK E DI

9. Çfarë shkruhet në të?

ANKETË PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE

Page 32: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

32

□ PËR NXËNËSIT DHE PROBLEMET E TYRE □ S’E KAM LEXUAR

10. Kush shkruan në të?

□ MËSUESIT □ DREJTORI □ PRINDËRIT □ VETË NXËNËSIT

11. Sa e rëndësishme është Qeveria e Nxënësve për zgjdhjen e problemeve tuaja në

shkollë?

□ SHUMË E RËNDËSISHME □ E RËNDËSISHME □ DISI E RËNDËSISHME

□ ASPAK

INSTRUMENTI 2

PYETËSORI PËR NXËNËSIT

Modulari i pyetjeve për intervistat gjysmë të strukturuara dhe grupe fokust me nxënësit

e shkollave ku është aplikuar projekti dhe shkollat e kontrollit.

Seksioni 1: Procesi zgjedhor

Cila është marrëdhënia juaj me qeverinë e nxënësve, si do ta konsideronit ju atë? Si

zgjidhet Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Cilat janë problemet kryesore që hasen

gjatë procesit të zgjedhjeve? Kush zgjidhet përfaqësues në shkollën tuaj?

Çfarë konsideroni ju një përfaqësues të mirë? Sa prej kandidatëve dhe përfaqsuesve janë

vajza në shkollën tuaj? Kush i propozon kandidatët? A luajnë ndonjë rol mësuesit në

përzgjedhjen e tyre? A marrin pjesë gjithë nxënësit e klasës suaj në votime? Po nxënësit

e klasave të tjera? A jeni në dijeni të ndonjë rasti ku klasa voton një kandidat dhe

mësuesit apo drejtori përcaktojnë fitues një kandidat tjetër? Si zhvillohet fushata e

zgjedhjeve dhe çfarë, përgjithësisht, premtojnë kandidatët? Kush e zgjedh presidentin?

Seksioni 2: Roli i Qeverisë së Nxënësve

Çfarë bën Qeveria e Nxënësve? Çfarë shqetësimesh ngre ajo? A është ajo

gjithëpërfshirëse? Po mësuesi koordinator si zgjidhet, çfarë funksionesh luan ai/ajo? Si

reagojnë mësuesit dhe drejtori ndaj problemeve që ngre Qeveria e Nxënësve? A e

mbështet drejtori Qeverinë e Nxënësve dhe si? Ku mblidhet Qeveria e Nxënësve, kur,

dhe kush e administron dokumentacionin?

Page 33: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

33

Si procedohet konkretisht për një problem të ngritur nga Qeveria e Nxënësve? Jepni

shembuj. Cilat janë problemet kryesore që kanë nxënësit në shkollën tuaj? Listoni katër

problemet kryesore. Si angazhohet Qeveria e Nxënësve për t’i zgjidhur ato?

A mund të identifikoni ju një problem që ka ekzistuar më parë, por pas funksionimit të

Qeverisë së Nxënësve është zgjidhur?

Cila është marrëdhënia e Qeverisë së Nxënësve me bordin e shkollës? A është thirrur

ndonjëherë në bordin e shkollës përfaqësuesi i Qeverisë së Nxënësve? A ka ndonjë

shembull bashkëpunimi?

Si ndërlidhet Qeveria e Nxënësve me aktorët e tjerë (mësuesin koordinator, drejtorin,

bordin e shkollës, me vetë nxënësit, me mësuesit e tjerë)?

Seksioni 3: Gazeta e Qeverisë së Nxënësve

A botohet ndonjë gazetë nga Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Nëse po, çfarë

shkruhet në këtë gazetë? Çfarë roli luan gazeta? Kush shkruan në të? Cili është shkrimi

apo artikulli që ju ka bërë më shumë përshtypje? A mund të shkruaj kushdo? Kush i jep

paratë për botimin e gazetës?

Seksioni 4: Aktivitetet e realizuar me Qeverinë e Nxënësve

Çfarë aktivitetesh ka realizuar Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Kush merr pjesë në

to? A i vlerësoni si përvoja pozitive dhe pse? A mund të jepni disa shembuj të

konkurseve të organizuara brenda shkollës dhe ndërmjet shkollave?

Seksioni 5: Vazhdimësia

Si mund të përmirësohet funksionimi i Qeverisë së Nxënësve në shkollën tuaj? Kush

është përgjegjës për këtë funksionim? Kush mund të kontribojë financiarisht për gazetën?

A është e mundur kjo dhe si?

INSTRUMENTI 3

PYETËSORI PËR STAFIN E ZBATIMIT TE PROJEKTIT

Ky instrument është përdorur në mënyrë të posaçme për stafin e zbatimit të

projektit

Seksioni 1: Dokumentacioni

Dokumentacioni i projektit përfshin: dokumentacionin sipas objektivave; listëpraninë dhe

përmbajtjaen e moduleve të trajnimit; fotokopje të gazetave të botuara; dokumentimi i

proceseve zgjedhore; dokumentimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të

ndryshme që kanë bërë të mundur realizimin e projektit.

Page 34: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

34

Seksioni 2: Relevanca-Rëndësia e projektit për politikat e së ardhmes në interes të

fëmijëve/nxënësve

Sa i është përgjigjur projekti në fjalë nevojave të identifikuara nga ju në bashkëpunim me

aktorët e tjerë? A keni ju të dokumentuar një vlerësim paraprak sesi ishte gjendja e

qeverive të nxënësve dhe nevojave të nxënësve në përgjithësi përpara se të niste projekti?

Pse ishte e rëndësishme kjo ndërhyrje?

Seksioni 3: Rreziqet dhe risitë

Cilat janë vështirësitë më të mëdha që keni hasur në punën tuaj? Cilat janë pikat e forta

dhe të dobëta të modelit që ju propozoni? Cilat janë modelet apo rastet më pozitive që ju

keni identifikuar në punën tuaj (ku janë bërë zgjedhjet më demokratike, me pjesmarrje të

lartë, roli dhe përmbajtja e gazetës, aktivitete jashtëshkollore, konkurse apo zgjidhja e një

problemi serioz)? A mund t‘i përshkruani shkurtimisht ato dhe pse ju i konsideroni si më

pozitivet?

Seksioni 4: Modeli i ofruar

A mendoni se modeli që ju propozoni është i adaptueshëm për shkollat e tjera edhe jashtë

zonës ku është aplikuar projekti? Çfarë pune ka bërë organizata për vazhdimësinë e

projektit?

Seksioni 5: Rekomandimet

Cilat janë rekomandimet tuaja për aktorët e ndryshëm të përfshirë në këtë nismë (mësues,

drejtorë, DAR-i, përfaqësues politikëbërës në ministri, përfaqësues të organizatave

shqiptare dhe të huaja të interesuara, specifikisht UNICEF-in etj.).

INSTRUMENTI 4

PYETËSORI PËR SENATORËT DHE PRESIDENTËT

Modulari i pyetjeve për intervistat gjysmë të strukturuara dhe fokus-grupet me

senatorët dhe presidentët në shkollat ku është aplikuar projekti dhe shkollat e

kontrollitt.

Seksioni 1: Procesi zgjedhor

Cila është marrëdhënia juaj me qeverinë e nxënësve, si do ta konsideronit ju atë? Si

zgjidhet Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Cilat janë problemet kryesore që hasen

Page 35: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

35

gjatë procesit të zgjedhjeve? Kush zgjidhet përfaqësues në shkollën tuaj? Kush ju

propozoi ju si kandidat?

Çfarë konsideroni ju një përfaqësues të mirë? Sa prej kandidatëve dhe përfaqësuesve janë

vajza në shkollën tuaj? Kush i propozon kandidatët? A luajnë ndonjë rol mësuesit në

përzgjedhjen e tyre? A marrin pjesë gjithë nxënësit e klasës suaj në votime? Po nxënësit e

klasave të tjera? A jeni në dijeni ju të ndonjë rasti ku klasa voton një kandidat dhe

mësuesit apo drejtori përcaktojnë fitues një kandidat tjetër? Si zhvillohet fushata e

zgjedhjeve dhe çfarë, përgjithësisht, premtojnë kandidatët? Kush e zgjedh presidentin?

Pse mendoni se u zgjodhët ju nga shokët tuaj? Çfarë cilësish apo pikë të forta ju mendoni

se keni? A do të pranonit të rizgjidheshit sërisht dhe pse?

Seksioni 2: Roli i Qeverisë së Nxënësve

Çfarë bën Qeveria e Nxënësve? Çfarë shqetësimesh ngre ajo? A është ajo

gjithëpërfshirëse? Po mësuesi koordinator si zgjidhet, çfarë funksionesh luan ai/ajo? Si

reagojnë mësuesit dhe drejtori ndaj problemeve që ngre Qeveria e Nxënësve? A e

mbështet drejtori Qeverinë e Nxënësve dhe si? Ku mblidhet Qeveria e Nxënësve, kur,

dhe kush e administron dokumentacionin?

Si procedohet konkretisht për një problem të ngritur nga Qeveria e Nxënësve? Jepni

shembuj. Cilat janë problemet kryesore që kanë nxënësit në shkollën tuaj? Listoni katër

problemet kryesore. Si angazhohet Qeveria e Nxënësve për t’i zgjidhur ato? Tregoni një

problematikë ku kontributi juaj në zgjidhjen e saj ka qënë shumë i rëndësishëm.

A mund të identifikoni ju një problem që ka ekzistuar më parë, por pas funksionimit të

Qeverisë së Nxënësve është zgjidhur? Cilat janë problemet kryesore të Qeverisë së

Nxënësve në shkollën tuaj? Çfarë duhet përmirësuar?

Cila është marrëdhënia e Qeverisë së Nxënësve me bordin e shkollës? A është thirrur

ndonjëherë në bordin e shkollës përfaqësuesi i Qeverisë së Nxënësve? A ka ndonjë

shembull bashkëpunimi?

Si ndërlidhet Qeveria e Nxënësve me aktorët e tjerë (mësuesin koordinator, drejtorin,

bordin e shkollës, me vetë nxënësit, me mësuesit e tjerë). Nëse ju do të kishit mundësi të

vendosnit për funksionimin e Qeverisë së Nxënësve më mirë, çfarë do të propozonit

specifikisht?

Seksioni 3: Gazeta e Qeverisë së Nxënësve

A botohet ndonjë gazetë nga Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Nëse po, çfarë

shkruhet në këtë gazetë? Çfarë roli luan gazeta? Kush shkruan në të? Cili është shkrimi

apo artikulli që ju ka bërë më shumë përshtypje? A mund të shkruaj kushdo? Kush i jep

paratë për botimin e gazetës? Çfarë mund të botohet tjetër në gazetë?

Page 36: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

36

Seksioni 4: Aktivitetet e realizuar me qeverinë e nxënësve

Çfarë aktivitetesh ka realizuar Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Kush merr pjesë në

to? A i vlerësoni si përvoja pozitive dhe pse? A mund të jepni disa shembuj të

konkurseve të organizuara brenda shkollës dhe ndërmjet shkollave?

Seksioni 5: Vazhdimësia

Si mund të përmirësohet funksionimi i Qeverisë së Nxënësve në shkollën tuaj? Kush

është përgjegjës për këtë funksionim? Kush mund të kontribojë financiarisht për gazetën?

A është e mundur kjo dhe si?

Cili është rekomandimi juaj kryesor për përmirësimin e punës së Qeverisë së Nxënësve?

INSTRUMENTI 5

PYETËSORI PËR MËSUESIT

Modulari i pyetjeve për intervistat gjysmë të strukturuara dhe fokus-grupet me

mësuesit e shkollave ku është aplikuar projekti dhe shkollat e kontrollit.

Seksioni 1: Procesi zgjedhor

Cila është marrëdhënia juaj me qeverinë e nxënësve, si do ta konsideronit ju atë? Si

zgjidhet Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Cilat janë problemet kryesore që hasen

gjatë procesit të zgjedhjeve? Kush zgjidhet përfaqësues nga nxënësit?

Kush i propozon kandidatët? A luajnë ndonjë rol mësuesit në përzgjedhjen e tyre? A jeni

në dijeni ju të ndonjë rasti ku klasa voton një kandidat dhe mësuesit apo drejtori

përcaktojnë fitues një kandidat tjetër?

Seksioni 2: Roli i Qeverisë së Nxënësve

Çfarë bën Qeveria e Nxënësve? Çfarë shqetësimesh ngre ajo? A është ajo

gjithëpërfshirëse? Po mësuesi koordinator si zgjidhet, çfarë funksionesh luan ai/ajo? Si

reagojnë mësuesit e tjerë dhe drejtori ndaj problemeve që ngre Qeveria e Nxënësve? A e

mbështet drejtori Qeverinë e Nxënësve dhe si? Ku mblidhet Qeveria e Nxënësve, kur,

dhe kush e administron dokumentacionin?

Si procedohet konkretisht për një problem të ngritur nga Qeveria e Nxënësve? Jepni

shembuj. Cilat janë problemet kryesore që kanë nxënësit në shkollën tuaj? Listoni katër

problemet kryesore. Si angazhohet Qeveria e Nxënësve për t’i zgjidhur ato?

A mund të identifikoni ju një problem që ka ekzistuar më parë, por pas funksionimit të

Qeverisë së Nxënësve është zgjidhur?

Page 37: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

37

Seksioni 3: Gazeta e Qeverisë së Nxënësve

A botohet ndonjë gazetë nga Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Nëse po, çfarë

shkruhet në këtë gazetë? Çfarë roli luan gazeta? Kush shkruan në të? Cili është shkrimi

apo artikulli që ju ka bërë më shumë përshtypje?

Seksioni 4: Aktivitetet e realizuar me Qeverinë e Nxënësve

Çfarë aktivitetesh ka realizuar Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Kush merr pjesë në

to? A i vlerësoni si përvoja pozitive dhe pse? A mund të jepni disa shembuj të

konkurseve të organizuara brenda shkollës dhe ndërmjet shkollave?

Seksioni 5: Vazhdimësia

Si mund të përmirësohet funksionimi i Qeverisë së Nxënësve në shkollën tuaj? Kush

është përgjegjës për këtë funksionim? Kush mund të kontribojë financiarisht për gazetën

nëse ka dhe si? A është e mundur kjo dhe si?

INSTRUMENTI 6

PYETËSORI PËR MËSUESIT KOORDINATORË

Modulari i pyetjeve për intervistat gjysmë të strukturuara dhe fokus-grupet me

mësuesit koordinatorë në shkollat ku është aplikuar projekti si dhe shkollat e kontrollit.

Seksioni 1: Procesi zgjedhor

Cila është marrëdhënia juaj me qeverinë e nxënësve, si do ta konsideronit atë? Si zgjidhet

Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Cilat janë problemet kryesore që hasen gjatë

procesit të zgjedhjeve? Kush zgjidhet përfaqësues në qeverinë e nxënësve në shkollën

tuaj?

Kush i propozon kandidatët? A luajnë ndonjë rol mësuesit në përzgjedhjen e tyre? A

marrin pjesë gjithë nxënësit e klasës suaj në votime? Po nxënësit e klasave të tjera? A jeni

në dijeni ju të ndonjë rasti ku klasa voton një kandidat dhe mësuesit apo drejtori

përcaktojnë fitues një kandidat tjetër? Si zhvillohet fushata e zgjedhjeve dhe çfarë

përgjithësisht premtojnë kandidatët? Kush e zgjedh presidentin?

Seksioni 2: Roli i Qeverisë së Nxënësve

Page 38: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

38

Çfarë bën Qeveria e Nxënësve? Çfarë shqetësimesh ngren ajo? A është ajo

gjithëpërfshirëse? Si reagojnë mësuesit dhe drejtori ndaj problemeve që ngre Qeveria e

Nxënësve? A e mbështet drejtori qeverinë e nxënësve dhe si? Ku mblidhet Qeveria e

Nxënësve, kur, dhe kush e administron dokumentacionin?

Si procedohet konkretisht për një problem të ngritur nga Qeveria e Nxënësve? Jepni

shembuj. Cilat janë problemet kryesore që kanë nxënësit në shkollën tuaj? Listoni katër

problemet kryesore. Si angazhohet Qeveria e Nxënësve për t’i zgjidhur ato?

A mund të identifikoni ju një problem që ka ekzistuar më parë, por pas funksionimit të

Qeverisë së Nxënësve është zgjidhur?

Cila është marrëdhënia e Qeverisë së Nxënësve me bordin e shkollës? A është thirrur

ndonjëherë në bordin e shkollës përfaqësuesi i Qeverisë së Nxënësve? A ka ndonjë

shembull bashkëpunimi?

Seksioni 3: Roli specifik i mësuesit koordinator

Kush e zgjedh mësuesin koordinator? Cili është roli juaj? A jeni dakord ju, që mësuesi

koordinator të zgjidhet nga vetë nxënësit? Jepni një shembull ku evidentohet qartësisht

marrëdhënia juaj me qeverinë e nxënësve. Si është marrëdhënia e Qeverisë së Nxënësve

me drejtorin, bordin e shkollës, mësuesit e tjerë dhe vetë nxënësit sipas perspektivës tuaj?

Çfarë lehtësirash keni ju nga ngarkesa mësimore si mësues koordinator? Çfarë mund të

përmirësohet në aspektin e këtyre lehtësirave? Si mund të përmirësohet puna e Qeverisë

së Nxënësve nga perspektiva juaj?

Seksioni 4: Gazeta e Qeverisë së Nxënësve

A botohet ndonjë gazetë nga Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Nëse po, çfarë

shkruhet në këtë gazetë? Çfarë roli luan gazeta? Kush shkruan në të? Cili është shkrimi

apo artikulli që ju ka bërë më shumë përshtypje? A mund të shkruajë kushdo? Kush i jep

paratë për botimin e gazetës? Cili është roli juaj në botimin e gazetës?

Seksioni 5: Aktivitetet e realizuar me Qeverinë e Nxënësve

Çfarë aktivitetesh ka realizuar Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Kush merr pjesë në

to? A i vlerësoni si përvoja pozitive dhe pse? A mund të jepni disa shembuj të

konkurseve të organizuara brenda shkollës dhe ndërmjet shkollave?

Seksioni 6: Vazhdimësia

Si mund të përmirësohet funksionimi i Qeverisë së Nxënësve në shkollën tuaj? Kush

është përgjegjës për këtë funksionim? Kush mund të kontribojë financiarisht për gazetën?

A është e mundur kjo dhe si?

Page 39: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

39

INSTRUMENTI 7

PYETËSORI PËR DREJTORËT

Modulari i pyetjeve për intervistat gjysmë të strukturuara dhe fokus-grupe me drejtorët

e shkollave ku është aplikuar projekti.

Seksioni 1: Procesi zgjedhor

Cila është marrëdhënia juaj me qeverinë e nxënësve, si do ta konsideronit atë? Si zgjidhet

Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Cilat janë problemet kryesore që hasen gjatë

procesit të zgjedhjeve?

Kush i propozon kandidatët? A luajnë ndonjë rol mësuesit në përzgjedhjen e tyre? A jeni

në dijeni të ndonjë rasti ku klasa voton një kandidat dhe mësuesit përcaktojnë fitues një

kandidat tjetër? Si zhvillohet fushata e zgjedhjeve dhe çfarë, përgjithësisht, premtojnë

kandidatët? Kush e zgjedh presidentin?

Seksioni 2: Roli i Qeverisë së Nxënësve

Çfarë bën Qeveria e Nxënësve? Çfarë shqetësimesh ngren ajo? A është ajo

gjithëpërfshirëse? Si reagojnë mësuesit dhe ju ndaj problemeve që ngre Qeveria e

Nxënësve? A e mbështet drejtori qeverinë e nxënësve dhe si? Ku mblidhet Qeveria e

Nxënësve, kur, dhe kush e administron dokumentacionin? Sa herë në muaj ju kontaktoni

me përfaqsuesit e Qeverisë së Nxënësve dhe përse?

Si procedohet konkretisht për një problem të ngritur nga Qeveria e Nxënësve? Jepni

shembuj. Cilat janë problemet kryesore që kanë patur nxënësit në shkollën tuaj dy vitet e

fundit? Si angazhohet drejtoria dhe Qeveria e Nxënësve për ti zgjidhur ato?

A mund të identifikoni ju një problem që ka ekzistuar më parë, por pas funksionimit të

Qeverisë së Nxënësve është zgjidhur?

Cila është marrëdhënia e Qeverisë së Nxënësve me bordin e shkollës? A është thirrur

ndonjëherë në bordin e shkollës përfaqsuesi i Qeverisë së Nxënësve? A ka ndonjë

shembull bashkëpunimi?

Seksioni 2: Specifikisht për drejtorët

Si e vlerësoni projektin e realizuar në shkollën tuaj? Cilat janë risitë e këtij projekti? A

mendoni se modeli i krijuar është pozitiv? A mendoni se modeli i krijuar mund të

aplikohet dhe në shkolla të tjera? Çfarë duhet përmirësuar në këtë model?

Page 40: projektstruktura dhe pёrmbajtja e raportit të vlerësimit të projektit

40

Seksioni 3: Gazeta e Qeverisë së Nxënësve

A botohet ndonjë gazetë nga Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Nëse po Çfarë

shkruhet në këtë gazetë? Çfarë roli luan gazeta? Kush shkruan në të? Cili është shkrimi

apo artikulli që ju ka bërë më shumë përshtypje? A mund të shkruaj kushdo? Kush i jep

paratë për botimin e gazetës? Po ju di drejtorë keni ndonjë rol në botimin e gazetës?

Seksioni 4: Aktivitetet e realizuar me qeverinë e nxënësve

Çfarë aktivitetesh ka realizuar Qeveria e Nxënësve në shkollën tuaj? Kush merr pjesë në

to? A i vlerësoni si përvoja pozitive dhe pse? A mund të jepni disa shembuj të

konkurseve të organizuara brenda shkollës dhe ndërmjet shkollave?

Seksioni 5: Vazhdimësia

Si mund të përmirësohet funksionimi i Qeverisë së Nxënësve në shkollën tuaj? Kush

është përgjegjës për këtë funksionim? Kush mund të kontribojë financiarisht për gazetën?

A është e mundur kjo dhe si? Çfarë propozoni ju kokretisht me qëllim përmirësimin e

funksionimit të Qeverisë së Nxënësve? Si mund të jetë e qëndrueshme kjo strukturë

qeverisëse e nxënësve?

INSTRUMENTI 8

PYETËSORI PËR SPECIALISTËT E DAR-it DHE MASH-it

Pyetjet për intervistat gjysmë të strukturuara me specialistët e DAR-it dhe MASH-it që

mbulojnë Qeverinë e Nxënësve

1. Si e vlerësoni kuadrin ligjor të funksionimit të Qeverisë së Nxënësve? Çfarë duhet

përmirësuar në të?

2. Si e vlerësoni ndërhyrjen e projektit të ALB-AID dhe UNICEF-it për fuqizimin e

qeverive të nxënësve? Çfarë ka sjellë si risi ky projekt?

3. Modeli i ndërtuar për funksionimin e Qeverisë së Nxënësve nga organizata, është

një përvojë e re në këtë drejtim. Si e vlerësoni ju atë?

4. Çfarë mendoni se duhet përmirësuar në këtë model ndërhyrje?

5. Cilat janë anët më pozitive të këtij modeli sipas jush?

6. Një ndër problemet kryesore që haset është vazhdimësia e këtij modeli në të

ardhmen. A mund të funksionojnë qeveritë e nxënësve me këto standarde të

arritura edhe pas përfundimit të projektit? Cilat janë rrugët për sigurimin e një

procesi zgjedhor transparent?

7. Cilat janë mundësitë për mbështetjen financiare për botimin e gazetës së Qeverisë

së Nxënësve pas përfundimit të projektit? A mund të bëjë diçka DAR-i për të

realizuar këto mundësi?

* * *