4
Angazhimi ia ka vlejtë! Kërkesat e punëtorëve të ndërtimtarisë ishin të qarta: ata duan një Kontratë të Përgjithshme Kombëtare me më shumë mbrojtje. Këtë e arritëm së bashku, falë angazhimit tonë të madh. Aksionet nëpër kantiere të ndërtimtarisë, demonstratat dhe përgatitjet tona për greva ia kanë vlejtur. LMV/CN e re sjell një pagë të plotë në rast sëmundjeje, një mbrojtje më të mirë nga largimi prej punës për punëtorët e moshuar dhe përfaqësuesit e zgjedhur sindikalë si dhe një ngritje pagash. Për mbrojtjen nga ulja e pagave dhe në mot të keq ne jemi duke biseduar me Shoqatën e pronarëve. Pagat ngriten, edhe pse më pak sesa punëtorët e kanë merituar. Mirëpo, në përgjithësi ne kemi bërë hapa të qartë përpara. Që nga 1 prilli ne do të kemi një LMV/CN dhe atë një LMV/CN me më shumë mbrojtje. Dhe kjo është arritur falë angazhimit të mijëra punëtorëve të ndërtimtarisë, të cilët kanë luftuar për një Kontratë të përgjithshme Kombëtare. Përtëritja e LMV/CN Këtë e kemi arritur ne: LMV/CN 2012 me më shumë mbrojtje

Përtëritja e LMV/CN Këtë e kemi arritur ne: LMV/CN 2012 me më … · 2012-04-03 · Që nga 1 prilli ne do të kemi një LMV/CN dhe atë një LMV/CN me më shumë mbrojtje. Dhe

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Përtëritja e LMV/CN Këtë e kemi arritur ne: LMV/CN 2012 me më … · 2012-04-03 · Që nga 1 prilli ne do të kemi një LMV/CN dhe atë një LMV/CN me më shumë mbrojtje. Dhe

Angazhimi ia ka vlejtë! Kërkesat e punëtorëve të ndërtimtarisë ishin të qarta: ata duan një Kontratë të Përgjithshme Kombëtare me më shumë mbrojtje. Këtë e arritëm së bashku, falë angazhimit tonë të madh. Aksionet nëpër kantiere të ndërtimtarisë, demonstratat dhe përgatitjet tona për greva ia kanë vlejtur. LMV/CN e re sjell një pagë të plotë në rast sëmundjeje, një mbrojtje më të mirë nga largimi prej punës për punëtorët e moshuar dhe përfaqësuesit e zgjedhur sindikalë si dhe një ngritje pagash. Për mbrojtjen nga ulja e pagave dhe në mot të keq ne jemi duke biseduar me Shoqatën e pronarëve. Pagat ngriten, edhe pse më pak sesa punëtorët e kanë merituar. Mirëpo, në përgjithësi ne kemi bërë hapa të qartë përpara. Që nga 1 prilli ne do të kemi një LMV/CN dhe atë një LMV/CN me më shumë mbrojtje. Dhe kjo është arritur falë angazhimit të mijëra punëtorëve të ndërtimtarisë, të cilët kanë luftuar për një Kontratë të përgjithshme Kombëtare.

Përtëritja e LMV/CN Këtë e kemi arritur ne:

LMV/CN 2012 me më shumë mbrojtje

Page 2: Përtëritja e LMV/CN Këtë e kemi arritur ne: LMV/CN 2012 me më … · 2012-04-03 · Që nga 1 prilli ne do të kemi një LMV/CN dhe atë një LMV/CN me më shumë mbrojtje. Dhe

Pagë e plotë në rast sëmundjeje: Që nga 1 janari 2013, punëtorët e sëmurë të ndërtimtarisë do të marrin pagë ditore më të lartë. Deri më tani këto paga ishin në lartësi 80% të pagës bruto, tani janë 90%. Meqenëse për AHV, sigurimin e fatkeqësisë, sigurimin e pagës ditore në rast sëmundje dhe FAR, nuk do të ndahen kontribute nga paga ditore për sëmundje, tani për punëtorët e sëmurë të ndërtim-tarisë në të gjitha nivelet e pagave do të bëhet pagesa e plotë që nga dita e dytë. Këtë e kanë bërë kërkesë të tyre kryesore punëtorët e ndërtimtarisë në anketën tonë të gjerë në vjeshtën e vitit 2010. Kjo është arritur me LMV/CN 2012.

Përmirësim i afatit për largim nga puna për punëtorët e moshuar: Prej moshës 55 vjeçare afati i largimit nga puna do të dyfishohet. Për përvojën prej 2 deri 9 vjet, afati i largimit tani do të jetë 4 muaj, kurse për përvojën mbi 10 vjet, do të jetë 6 muaj. Në vitin e parë të punësimit ne vullnetarisht kemi hequr dorë nga dyfishimi i afatit, për të mos vështirësuar punësimet e reja.

Përmirësimi i afatit të largimit nga puna për përfaqësuesit e sindikatës: Ndalesa e largimit nga puna për shkak të veprimtarisë sindikale është një hap i rëndësishëm përpara. Në rast të keqpërdorimit të largimit nga puna ligji parashihte një pagesë më së shumti për 6 muaj. Në LMV/CN të re kjo është ndaluar. Kjo domethënë që, komisionet e pari-tetit mund të sanksionojnë shkeljet e kontratës. Veç kësaj, përfaqësuesit e zgjedhur sindikalë për herë të parë përmenden në LMV/CN. Edhe përmirësimet për afatin e largimit nga puna ishin ndër kërkesat kryesore të punëtorëve të ndërtimtarisë.

Pagat e reja në ndërtimtariPagat minimale do të ngriten për të gjitha kategoritë për 1% dhe prej 1 prillit 2012 do të jenë:

Sekretariati i Unia sate të informon, në cilën zonë të pagave bën pjesë ndërmarrja jote. Prej vitit 2009 pagat minimale për herë të parë do të ngriten sërish.Të gjithë punëtorët e ndërtimtarisë do të marrin pagë mesatarisht një përqind më të lartë, dhe së paku 0.5 përqind për të gjithë. Për vitin 2013 punëtorët e ndërtimtarisë do të mar-rin së paku edhe 0.5 përqind më shumë, edhe poqese, sipas parashikimeve ekonomike, shtrenjtimi do të jetë negativ. Në rast të shtrenjtimit pozitiv, ngritja e pagave për vitin 2013 do të jetë deri në 1.5% mbi shtrenjtimin. Është e qartë: punëtorët e ndërtimtarisë e kanë merituar një ngritje më të mirë pagash. Shumë ndërmarrje serioze mendojnë kështu dhe kanë paguar 1% më shumë për të gjithë punëtorët e ndërtimtarisë.

5055

Pagat sipas LMV/CN 2012 (Paga mujore/Paga për orë)Kategoritë e pagave

Zonat V Q A B CE Kuqe 6281/35.70 5583/31.70 5375/30.55 5066/28.80 4507/25.60

E Kaltër 6026/34.25 5503/31.25 5300/30.10 4933/28.05 4437/25.20

E Gjelbër 5770/32.80 5429/30.85 5226/29.70 4800/27.30 4373/24.85

Paga në orë llogaritet kështu: Paga mujore pjesëtuar për 176.

Hollësitë e LMV/CN të re me mbrojtje më të mirë

Page 3: Përtëritja e LMV/CN Këtë e kemi arritur ne: LMV/CN 2012 me më … · 2012-04-03 · Që nga 1 prilli ne do të kemi një LMV/CN dhe atë një LMV/CN me më shumë mbrojtje. Dhe

n Duhet më shumë mbrojtje kundër uljes së pagave. Me një garanci solidare duhet të pengohet që sub-ndërmarrjet joserioze të shkatërrojnë çmimet dhe kështu të shtypin pagat. Edhe pronarët e ndërtimtarisë në Tiçino, në Gjenevë dhe në Vaud (VD) men-dojnë kështu, po edhe punëdhënës të tjerë e kërkojnë po këtë.

n Duhet një rregullim më i mirë në rast të kompensimit për mot të keq, në mënyrë që puna në mot të keq të ndërpritet vërtetë dhe punëtorët të mos dëmtohen në paga, kurse pronarët të mos dënohen, nëse ata sillen me përgjegjësi dhe e ndërprejnë punën. Pikërisht në acarin e shkurtit ne kemi vërejtur sërish se, rregullimi i sotëm nuk është i kënaqshëm.

Pagat për ata që sapo e kanë kryer shkolli-min dhe juridiksioniPër pagat e atyre që sapo e kanë kryer shkollimin (zanatin) ka dy ndryshime. Një pagesë më e vogël për ta në të ardhmen do të jetë e mundur vetëm nëse këta janë të punësuar pa afat. Ky është një përmirësim i qartë. Kështu paga fillestare pas kryerjes së shkollimit për sapo të punësuarit me vendim të qëndrueshëm mund të jetë më e vogël më së shumti për 15% në vitin e parë, 10% në vitin e dytë dhe 5% në vitin e tretë, pas përfundimit të shkollimit, në krahasimi me pagën e klasës Q. Për vendpunimet e rërës dhe të zhavorrit, të cilët nuk i takojnë ndër-marrjeve ndërtimore, LMV/CN nuk vlen më. «Transporti për në dhe nga kantieri» mbetet, ndërsa furnizimi me material industrial ndërti-mor nuk përfshihet në LMV/CN.

Bisedimet vazhdojnëPër kërkesat e tjera të sindikatës dhe të Shoqatës së pronarëve do të vazhdojnë bisedimet deri në fund të vitit 2012. Për ne parësore është:

Hollësitë e LMV/CN të re me mbrojtje më të mirë

Page 4: Përtëritja e LMV/CN Këtë e kemi arritur ne: LMV/CN 2012 me më … · 2012-04-03 · Që nga 1 prilli ne do të kemi një LMV/CN dhe atë një LMV/CN me më shumë mbrojtje. Dhe

Një Kontratë të përgjithshme kombëtare me më shumë mbrojtje ne e arritëm vetëm ngase mijëra punëtorë u angazhuan në mënyrë aktive për të.

21 maj 2011: 800 punëtorë në Bernë morën pjesë në Kuvendin e punëtorëve dhe konfirmuan kërkesat e tyre.

4 korrik 2011: Në Kantonin e Tiçinos 1800 punëtorë lanë punën.

24 shtator 2011: Në Bernë 12 000 punëtorë dolën në rrugë dhe dhanë një sinjal të qartë.

25 nëntor 2011: Kantieri i madh i ndër-timtarisë në Cyrih pushon. Në Gjenevë, Lozanë, Bernë dhe Cyrih 7000 punëtorë morën pjesë në protestë.

25 nëntor 2011: Bernë, punëtorët marshuan nëpër qytet.

2 dhjetor 2011: 2000 punëtorë në Tiçino nuk shkuan fare në punë.

25 nëntor 2011: rreth 2000 punëtorë demonstruan në qytetin e vjetër të Lozanës.

25 nëntor 2011: Rrafsh 4000 punëtorë gjenevas ishin mbi urën Mont Blanc.

Faleminderit për angazhimin tuaj – së bashku ne arrijmë më shumë!

Unia ia vlen – aktivizohu taniPunëtorët e ndërtimtarisë kanë nevojë për sindikatën Unia. Edhe Unia ka nevojë për ty, për të përmirësuar kushtet e punës edhe mëtej. Prandaj bashkohu me sindikatën Unia.

Po, unë dua të bëhem anëtar i Unia-s, sikurse edhe 40 000 punëtorë të tjerë të ndërtimtarisë. M’i dërgoni dokumentet, Ju lutem.

Po, unë dua të angazhohem së bashku me Unia-n për kushte më të mira të punës. Më kontaktoni.

Mbiemri/ Emri

Adresa

Kodi postal/Vendi

Telefoni

E-Mail

Unia ZentralsekretariatSektor BauWeltpoststrasse 20Postfach 2723000 Bern 15

Colophon: Sindikata Unia, Weltpoststrasse 20, 3000 Bern 15, [email protected], Tel. 031 350 21 11✁