24
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Tema Roli i prindërve në edukimin dhe formimin e drejt të fëmijëve Mentor: Studentja: Prof.ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Jehona Islamaj Gjakovë, Nëntor, 2018

PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

  • Upload
    others

  • View
    35

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Tema Roli i prindërve në edukimin dhe formimin e drejt të fëmijëve

Mentor: Studentja:

Prof.ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Jehona Islamaj

Gjakovë, Nëntor, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

2

PËRMBAJTJA

Abstrakt

Hyrje...............................................................................................................................................3

KAPITULLI -I-

1. Fëmijët janë pjesë e familjes dhe shoqërisë.................................................................................4

1.1 Si mund t’i ndihmojmë fëmiut të socializohet me fëmijët e tjerë…………………………......5

1.2.Çfarë mund të bëjmë me fëmijët……………………………………………………………....5

1.3. Edukimi i fëmijëve kërkon përkushtim.....................................................................................6

1.4. Roli i babait-nënës kur marrin pjesë në edukim të fëmijëve....................................................8

1.5. Disa këshilla për prindër për edukimin e fëmijëve...................................................................8

KAPITULLI –II-

2. Rregullat shtëpiake të preferuara..............................................................................................10

2.1. Tejkalimi i keqkuptimeve, bisedat dhe informatat të duhura.................................................11

2.2. Si t’i ndihmojmë fëmiut në shkollim dhe gjatë shkollimit………………………………….12

2.3. Integrimi në shoqërinë e re.....................................................................................................16

2.4. Identifikimi i problemeve-Këshilla dhe ndihma.....................................................................17

KAPITULLI- III-

3. I riu adoleshent bëhet i rritur....................................................................................................19

3.1. Si t’a ndihmojmë të riun e rritur.............................................................................................20

3.2. Migrimi sjellë shumë gjëra të reja..........................................................................................21

Përfundimi.....................................................................................................................................23

Literatura........................................................................................................................................31

Page 3: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

3

ABSTRAKT

Roli i prindërve në edukimin dhe formimin e drejt të fëmijëve

Studentja.Jehona Islamaj

Vitet e para të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në zhvillimin e personalitetit dhe të sjelljes

andaj diagnostikimi i problemeve si dhe përpjekja për ndryshim apo përmirësim duhen filluar që

në edukimin parashkollor dhe më parë. Sa më shpejt të identifikohet problemi aq më shpejt mund

të punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës.

Edukimi parashkollor synon inkurajimin e zhvillimit tërësor të personalitetit të fëmijës, të

nevojshëm që të filloj procesin drejt pavarësimit, t`i sfidojë ndryshimet të cilat sot zhvillohen me

shpejtësi. Kjo është e nevojshme për të gjithë fëmijët e në mënyrë të veçantë për fëmijët me

ngecje në zhvillimin mendor apo probleme tjera të cilat kërkojnë një trajtim të veçantë e

profesional.

Ky punim ka për qëllim:Të nxjerrë informacione lidhur me fëmijët me nevoja te veçanta dhe të

bëj kategorizimin e tyre, me qëllim të një ndihme me të strukturuar. Të sheh sfidat që edukatoret

i hasin në zbatimin e një aktiviteti me fëmijët me nevoja të veçanta. Të potencoj bashkëpunimin

e prindërve në punën e tyre me fëmijët dhe të shqyrtoj zbatimin e teknikave, objektivave dhe të

arritjeve për inkuadrimin e këtyre fëmijëve në aktivitete në klasën parashkollore..

Fjalet kyçe.bashkëpunim, trajtim, gjithpërfshirje, angazhim, mirsjellje, etj.

HYRJE

Në të gjitha shoqëritë dhe kulturat, prindërit ju dëshirojnë fëmijëve të tyre ardhmëri të mirë.

Prindërit duan që fëmijet t’i rrisin dhe edukojnë si individ të dënjë e të dobishëm për familjen,

farefisnin dhe shoqërin. Në llojllojshmërin kulturore në botë ekzistojnë edhe mendime e bindje

tjera çfarë është vlerë.

Gjithashtu si fëmiu edukohet, mund të ketë dallime sipas vendit dhe kulturës. Si shpesh

ndesheni me shoqeri dhe kulturë të re, si dhe me kulturën e edukimit. Me emigrim mund të

ndryshojnë shumë gjëra, një prej tyre është edhe edukimi i fëmijëve. Modelet e mëparëshme mbi

edukimin që i keni njohur ndoshta nuk ju pershtatën në vendin tani.

Në këtë punim diplome bëhet fjalë për:

“Rolin e prindërve në edukimin e drejtë të fëmijëve”.Si ndikojnë këshillat tek fëmijët në

familje? Roli dhe detyrat prindërore.Gjithashtu tezat e kësaj teme janë edhe mbështetja e

fëmijeve në vijimin e shkollimit, ruajtja dhe pasurimi i gjuhës amtare etj. Edukimi i cili ngërthen

Page 4: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

4

apo paraqet tërësinë e vetive apo të cilësive shpirtërore, mendore, fizike, shprehive kulturore që

fiton njëriu nën ndikimin sistematik të shkollës, familjës, shoqërisë, rrethit ku jetojnë etj.

Më fjalë të tjera edukimi është ndikim i cili paraqet përfitimin e shprehive, shkathtësive të

ndryshme për të mësuar dhe për të punuar.

Edukimi ngërthen në vete procesin e përvetësimit të diturive, shkathtësive dhe shprehive,

procesin e zhvillimit të afëtësive intelektuale, fizike, morale e shpirtërore, formimin e karakterit,

formimin e botëkuptimeve si dhe përgatitjen për jetë emocionale, ku roli i prindërve dhe familja

janë tabani i edukimit dhe formimit e emancipimit të fëmijëve.

KAPITULLI- I-

1. Fëmiu si pjesë e familjes dhe e shoqerisë

“Fëmiut i duhet bindje dhe ndikim, foshnja nuk rritet vetëm me ushqim. Fëmiu duhet të jetë i

rrethuar më njerëzit të cilët e udhëzojnë dhe këshillojnë.

Të rriturit duhet të jenë shembull për fëmijët. Si nëna apo babai, secili luan rol të rëndesishëm

për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve. Është në të mirë të fëmiut të mësoi gjëra të reja.

Gjithashtu është me rëndësi të iu besoi prindërve dhe ta ndjen kujdesin që e merr. Fëmija është

kureshtar dhe ka dëshirë për të eksploruar gjëra të reja.”1

1 Karaj, Theodhori. Psikologjia e stresit : Si të njihni dhe të pakësoni stresin në jetën tuaj/ Theodhori Karaj.- Tiranë :

Mokra, 2005.- 247 f. Bibliogr.- ISBN 99943-717-0-3.

Page 5: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

5

Fig.nr.Mësuesja duke punuar me nxënësit në qender

Të gjithë fëmijët janë kurreshtarë dhe kanë dëshirë më zëjnë gjëra të reja. Foshnja përcjell

levizjët e të rriturve dhe mëson nga to, si lëvizjen e buzëve, shikimët, levizjen e duarve etj.

Fëmijë duhet t\i lejojmë t\i provojnë gjërat e reja që i mësojnë më shpejtë nga kurreshtja.

Ata mësojnë duke i percjellur të tjerët çfarë bëjnë, gjithashtu mësohen të dëgjojnë kur flet me ta.

“Kur foshnjet rriten mësojnë edhe më tepër.

1.1.1 Sqarimi i nocioneve kryesore Përcaktimi i nocioneve bazë, që kanë të bëjnë me

problemin studimor, paraqet një çështje kyçe, e cila orienton semantikisht përmbajtjen e

punës studimore. Një gjë e tillë është e nevojshme, për shkak të mundësisë që gjatë

përdorimit të këtyre nocioneve në përmbajtjen e këtij punimi, këtyre termave, mund t‟u

jepen kuptime të ndryshme dhe jo adekuate. Saktësimi teorik i nocioneve kyçe,

mundëson tejkalimin e paqartësive dhe kuptimin më të thellë të problemit të trajtuar.

Komunikim: nënkupton veprimin e shkëmbimit të informacioneve apo lajmeve. Për më

tepër, në veçanti nënkupton lidhjen në mes njerëzve apo vendeve.

1.1.2 Mund t’i mësoni për shumë gjëra duke i shetitur dhe shpjeguar për vendet që shihni, dlex

uar libra etj. Kështu mësojnë gjëra me dobi ku fëmijëve iu zhvillohet mënyra e të

menduarit, gjithashtu i zhvillohet memoria dhe fjalori i pasurohet. Të gjitha këto mësime

janë në dobi të fëmijëve sidomos kur të fillon mësimi shkollor. Për fëmijë e vogjël është

më rëndësi loja ku mund t\i provojnë kreativitetet e tyre.

Page 6: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

6

1.1.3 Loja e zhvillon fëmiun në mënyra të ndryshme. Përkujdesuni që fëmijë të kenë lodra dhe

kohë për lojë. Kur fëmija dëshiron të luaj më të tjerët ështe mirë të pyes” A bën të luaj me

ju?”.Për edukimin e fëmijëve lodrat e shtrenjëta nuk janë edhe më të mirat. Lodrat e mira

janë ato që shfrytëzohen në shumë mënyra. Si për shembull; lodrat e mira ofrojnë

mundësi të ndryshme për ndarjen e roleve si dhe zhvillimin e imagjinatës. Kësi lloj

lodrash janë; lapsat me ngjyra, plastelinët dhe katrorët për ndërtim.

1.1.4 Në shumë studime është dëshmuar se fëmiu që ia del në krye ose përshtatet më fëmijët e

tjer, edhe në moshën e rritur do të jetë i përshtatshëm. Kujdesi për tjetrin dhe rregullat e

përbashkëta, fëmiu I mëson duke lozur së bashku me fëmijët e tjerë. Gjithashtu është që

edhe fëmijët më të vegjël të familjes të mësojnë që ta presin radhën e tyre.”2

1.1.5 Si mund t\i ndihmojmë fëmiut të socializohet me femijët e tjerë?

- Dërgoni fëmijët në vende ku ka fëmijë të tjerë

- Jepni kohë, vend dhe mundësi të luajnë

- Mësoni fëmijë të presin në radhë dhe t\i shkëmbejnë lodrat me të tjerët

- Flisni me ta nëse ata sillen në mënyrë agresive apo i ngacmojnë të tjerët

- Mos I mësoni fëmijët të shprehen më fjalë hidhërimi dhe dëshpërimi

Fig.nr.Nxënësit duke punuar në klasë

2 Theodhori,Karaj,” Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”.Tiranë.2005,f.65-65

Page 7: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

7

1.2 Çfarë mund të bëjmë me fëmijët?

“Duhet të lexojmë libra e pastaj të bashkëbisedojmë për to dhe t’iu mësojmë vjersha në gjuhën

amtare, tregime, këngë dhe përralla. Duhet t\iu tregojmë për farefisin, për vendlindjen dhe për

gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën. Poashtu t\iu flasim për hobi, pastaj t\i dërgojmë që të

vizitojnë vende të ndryshme: nëpër muze, qytete, fshatra, kopshte zoologjike, biblioteka etj. Në

shtëti duhet t\ua mësojmë punët e shtëpisë, p.sh përgatitjen e ushqimit, poashtu edhe pastrimin së

bashku me ta.Gjithashtu t\i mësojmë talentin e dorës, p.sh mbajtjen e lapsit në dorë dhe

përdorimin e gërshërëve.”3

“Me fëmijët duhet të bisedojmë për të gjitha çfarë bëjmë dhe çfarë shohim, kështu që fëmijët

vazhdimisht mësojnë gjëra dhe fjalë të reja. Edukimi është të qenurit në bashkësi. Fëmija të cilit

prindërit i kushtojnë kohë, kujdes dhe udhëzime të mirëfillta do të jetë gëzim dhe mburrje për

prindërit dhe farefisin. Lidhja dhe afërsia e fëmijës më prindërit e forcojnë mirëqenjen e tij. Kjo

është edhe parakusht për edukim të barazpeshuar.”4

“Fëmija i cili ka raport të afërt më një të rritur, është argument i mire, jo vëtëm për suksesin në

shkollë, por edhe për gjithë jetën. Nuk ështe ̈e lehtë të organizohet koha e lirë me fëmijën.

Mirëpo qdo ditë mundeni të jeni së bashku, merrni fëmijen më vete për kryerjën e detyrave të

përditshmërisë si p.sh përgatitja e ushqimit, rregullimi i tavolinës, blerjën e ushqimit në dyqan

etj. Në të njejtën kohë vazhdimisht bisedo me të, se si ka kaluar gjatë ditës në çerdhe.”5

Fig.nr.3.Nxënësit duke punuar në klasë

“Dëgjojeni me vëmëndje dhe në të njejtën kohë i parashtroni pyetje të ndryshme. Dëshmojeni që

jeni të interesuar për jetën dhe mendimet e fëmijës. Kështu krijoni besueshmërin dhe

mirëkuptimin e ndërsjelltë.

3 Edmond Dragoti,” Adoleshenti,” Tiranë,2005,f.135 4 Bardhyl Musai,”Psikologjia e edukimit,”Tiranë,2006,f.45 5 Anita Pilika, Depresioni, ankthi dhe stresi tek prindërit e fëmijëve me autizëm dhe impakti i autizmit në

familje.Tiranë.2008,f.39.

Page 8: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

8

Nëse fëmija nuk ka diçka interesante të bëj, mërzitet lehtë, dhe fillon të sillet në mënyrë të

papërshtatshme. Kërkesat e mëdha ndaj fëmiut mund ta friksojnë atë. Fëmijet nga natyra dhe

shkathtësitë janë të ndryshëm dhe sillën secili sipas mënyrës së vet.”6

Nuk duhet të bëni krahasime më zë në mes të fëmijëve, por duhet t\i vlerësoni çfarë janë. Duke e

lavdëruar fëmijën, do t\i jepni vullnet edhe më shumë të bëj sjellje të mira.

2. Edukimi i fëmijëve kërkon përkushtim dhe kohë

“Ndonjehërë është mirë të kërkojmë ndihmë prej të tjerëve. Më parë e cekëm se mospajtimet

ndikojnë në familje. Ngarkesat e mëdha shkaktojnë strese dhe marrin energji. Mirëpo “Edukimi

demokratik të krijoi kushte maksimale dhe të barabarta për zhvillimin dhe edukimun e të gjithëve

pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, gjinore e konfeksionale” ku prindërit mund të ndihen

të përkrahur dhe të barabartë, kurse përgjegjësinë edukative mund ta ndajnë ndërmjet vete.”7

“Rutina e zakonshme, ritmi ditorë, të ndihmojnë p.sh. Fëmiu shkon për të fjetur në kohën e

caktuar, koha e ushqimit është e njëjtë, detyrat e fëmijëve në kohën e njëjtë. Kur anëtarët e

familjes mësohen në ritmin e zakonshëm, kur jeta është e organizuar edhe situata konfliktuoze në

familje ka më pak, të gjithë ndihen më mirë. Më herët i kemi cekur se çfarë mund të bëjmë për

fëmijët.”8

Përkundër të vegjëlve, të rriturve iu nevoitet rreth tetë orë gjumë. Gjithashtu edhe fiskultura

ndihmon që prindërit të ndihën më mirë. Është mirë që ëdo prind të kenë disa orë të lira për

vetëvetën, së paku një hërë në javë.

Fig.nr.4.Nxënësit duke lozur në klasë

6 Theodhori,Karaj,” Psikologjia e stresit: si të njihni dhe të pakësoni stresin në jetën.”Tiranë.2005,f78. 7 Pajazit,Nushi,” Bazat psikologjike të kulturës së të folurit të nxënësve të shkollës fillore, Prishtinë, 1964. 8Pajazit,Nushi,” Psikologjia e përgjithshme- Kaptina të zgjedhura, botim i Universiteteit të Prishtinës – Fakulteti

Filozofik, Prishtinë, 1997 f.89

Page 9: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

9

“Shpesh bisedat me interes të njëjtë më të tjerët mund të ju ndihmojnë. Në lagjen ku banoni, me

siguri ka kopshte për fëmije apo vendtakime për familje, ku mund të shkosh për pak kohë apo ta

lësh fëmijen. Gjithashtu edhe shoqatat e juaja në gjuhë amtare munden të organizojnë veprimtari

për prindër dhe fëmijë. Kur jeni në situatë të vështirë kërkoni ndihmë prej autoriteteve për

çeshtje sociale si p.sh. Ndihmës për punët e shtëpisë, punët për familje dhe fëmijë. Nësë jeni

familje më shumë fëmijë apo më një prind. Ndihmesa dhe përkrahja prej shoqërisë është shumë e

dobishme. Nganjëherë shqetësimet, përvojat e së kaluarës, pagjumësia, ju ngarkojnë mendjen,

edhe oreksi për ushqim mund të ju humbas.”9

“Përqëndrimi në punët familjare ju bëhet me i veshtirë. E ardhmja mund të ju duket e errët dhe

pa shpresë, të gjitha punët dhe njerëzit ju shkaktojnë nervoza. Nëse këto ankesa dhe mendime ju

zgjasin, do të ju pengojnë në kryrjen e punëve të përditëshme. Është e arsyeshme të kërkoni

ndihmë të shërbimet mjekësore apo tek enti social. Duhet të thërrisni në telefonat e dedikuar për

ndihmë.

Mjeku mund të ju ndihmojë më ilaçe për qetësim. Profesionalistët e tillë ju japin shërbime falas

dhe kanë besushmëri të plotë në punën që e bëjnë.”10

“Në shumë qytete europiane gjendën vendet për këshillim të emigrantëve, ku mund të thirrni dhe

te kërkoni këshilla për shumë gjëra. Kërkesat dhe përkrahja e shoqërisë në shoqërinë evropiane e

quajnë shoqëri të mirëqenies, më këtë nënkuptojmë kur shoqëria ofron shërbime falas, si

shërbimet shëndetsore, shkollimi për fëmijët shërbimet e kujdesit mental, këshillimoret për

edukimin e fëmijëve etj.”11

Atyre që nuk kanë mundësi të shkojnë në punë, shoqëria e mirëqenies ju ndihmon më të holla.

Në shumë vende të botës shërbime të tilla ka pak dhe njerëzit janë të detyruar të mbijetojnë vetën

ose të kërkojnë ndihmë prej familjes apo familjarëve.

“Shoqëria evropiane me shërbimet e ndryshme përkujdeset për çdo individ dhe familje, si dhe

pret që njerëzit dhe familjet të kërkojnë përkrahje e ndihmë në kohën e duhur. Siç e cekem më

lartë, ndihmë mund të kërkohet prej autoriteteve të ndryshme. Nëse ndihma kërkohet me vonesë,

problemet rriten dhe bëhen më të vështira për t\u zgjidhur.

Qellimi i kësaj forme të edukimit, është të iu ndihmojë prindërve rreth edukimit të fëmijëve,që

përindërit dhe femijët të kënaqen më familje në shoqërinë e re demokratike. Nganjëherë pa marrë

parasysh përpjekjet e prindërve për edukim, problemeve s’mund t’iu ikim.”12

Prindërit që prej vendit të tyre nuk janë ballafaquar më marrjen e këshillave prej profesionistëve

për çështje familjare, kështu që ngurrojnë të kërkojnë këshilla dhe ndihmë prej të huajve. Por nuk

duhet harruar se:” Autoriteti i prindit është shembëlltyra e tij në sytë e fëmijëve të vet.

9 Pajazit Nushi,” Psikologjia e përgjithshme I, Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.f.113. 10 Theodhori Karaj,Psikologjia e fëmijës.”Tiranë.2005 f.89 11 Pajazit Nushi,” Psikologjia e përgjithshme- Kaptina të zgjedhura, botim i Universiteteit të Prishtinës – Fakulteti

Filozofik, Prishtinë, 1997.f.56 12 Pajazit Nushi,” Fjalor i psikologjisë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987.f.135

Page 10: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

10

Duke qenë pozitiv, me dallim nga ai autoritar dhe satarap, autoriteti i prindit është mjet tejet i

rëndësishëm në edukimin e fëmijëve.”13 Disa mund të kenë paragjykime apo përvoja të hidhura

me autoritetet. Kontakti me zyrtarët duhet të mirret si rast i mirë për të kërkuar ndihmë dhë

këshilla kur gjindeni në situatë të veshtirë.

Kur prindërit janë të gatshëm më bisedu dhe janë të hapur në shoqëri atëherë bashkëpunimi i

autoriteteve dhe ndihmesa e tyre mund të jetë me frytdhënës. Mbyllja në vetëvetën dhe refuzimi i

bashkpunimit, krijon të këshilltarët paragjykime.

Nëse prindërit janë trajtuar keq prej kshilltarëve, është mirë të jenë në kontakte me shoqatat e

huaja. Duhet t’i pyesim dhe të kërkojmë ndihmë të autoritetet, të cilat i njohin të drejtat e

klientëve. Duke biseduar me butësi, gjindet zgjidhja më e mirë.

2.1 Roli i prindërve kur marrin pjesë në edukimin e fëmijëve

“Prindërit e kalojnë kohën më fëmijët duke luajtur, duke i mësuar gjëra dhe tregime të ndryshme

i ndihmojnë në kryerjen e detyrave dhe i mbikqyrin në vijimin e mësimit, i përcjellin dhe marrin

pjesë në hobit e ndryshëm të fëmijëve, i ndajnë punë barabartë me njëri-tjetrin.. “Babai, kur është

tip i vëmendshëm dhe i komunikueshëm, me qëndrime dhe sjellje emocionale, me karakter dhe

moral të fortë, gëzon nderin dhe dashurine nga anëtarët e familjes, sidomas nga fëmijët.”14

Babai duke qenë i vëmendshëm në punën e fëmijëve, e lehtëson gruan dhe e ndihmon në punët e

shtëpisë, për edukimin e fëmijëve, duke ndenjur me ta, duke luajtr etj.”15

Kurse “Roli i nënës në edukimin e fëmijës është i jashtëzakonshëm dhe i një vlere të veçantë.

Nëna është edukatorja e parë natyrore e fëmijës.

“Ajo i jep ndjesinë dhe ngrohtësinë e vazhdueshme të mbrojtjes dhe sigurisë.”16 E gjithë kjo

punë edukative mund të realizohët në të gjtha familjët ku ka barazi gjinore, nga e cila familje

mund të dalin fëmijë me një edukim dhe emancipim shumë të mirë për vendin, shoqërinë dhe

rrethin në përgjithësi, ku edhe mund të jenë shëmbull ideal.”17

3. DISA KËSHILLA PËR PRINDËR PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE

Përkrah, sqaro dhe argumento, se pse është mirë që fëmijës t\i kushtoni vëmendje dhe ta

përkrahni ateherë kur ai sillet mirë. Duhet gjithesesi që fëmijës t\i sqarojmë dhe t\i argumentojmë

se për çfarë arsye një sjellje e pahijshme nuk është e drejtë dhe e mirë. Shpeshëherë sqarimi dhe

13 Brada, Riza . ( 2003 ): Pedagogjia familjare, Pejë, fq, 181.

14 Berisha, B. (1978). Bashkëpunimi i prindërve kontribuon në zgjidhjen e vështirësive: ‘Shkëndija’, Prishtinë 15 Kraja, Dr. Musa . (2008): Pedagogji e zbatuar, Geer, Tiranë, fq, 464-465.

16 Kraja, Dr. Musa . (2008): Pedagogji e zbatuar, Geer, Tiranë, fq, 460-461 17 Brada, R. (1995). Pedagogjia familjare si disiplinë pedagogjike, Pejë, ‘Dukagjini’. 3. Temple, Ch. (2001).Të

menduarit kritik përgjatë Kurrikulit. Instituti për Shoqëri të Hapur, Nju Jork.

Page 11: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

11

butësia janë shumë më të mira se urdhërat.Për shembull, mund t’i thuash fëmijës:

” Me rëndësi është që të shkosh me kohë pçr të fjetur, përndryshe në mëngjes do të jesh i lodhur

dhe do ta kesh vështirë të shkosh në shkollë.”

Apo:

” Këtë program televiziv nuk bën ta shiqosh ngase nuk është për fëmijë. Fëmijët shohin ëndrra të

këqija nëse shiqojnë programe të papërshtatshme.”

Apo:

” Në shtëpi kthehu më së voni në orën 9 të mbrëmjes, se për fëmijë nuk është sigurtë nëse ata

rrinë vonë jashtë shtëpisë, gjithashtu duhesh të fleshë më herët se nesër është ditë shkolle.”

Nëse fëmijëve ua argumenton mirë gjërat, ata i kuptojnë gjërat më mire, gjithashtu fillojnë të

mendojnë edhe vet se çka është më mire për ta. Fëmijëve të vegjël u përsëriten më shpeshë këto

rregulla. E kur fëmija rritet ai mësohet që t’i respektoi rregullat edhe më mirë.

“Gradualisht fitohet besimi në fëmijën dhe gjithashtu atij i jep edhe më shumë përgjegjësi dhe në

të njejtën mënyrë ai do të sillet edhe jashtë shtëpisë. Fëmija më së shumti mëson sipas sjellejeve

tua dhe të tjerëve. Shembujt nga të afërmit për fëmijën janë me rëndësi të veçantë.

“Kur fëmija është hidhëruar është mirë që të presim derisa të qetësohet e pastaj në mënyrë të qetë

të bisedojmë me të. Fëmija mund edhe të denohet nëse vazhdimisht sillet keq. Në perendim me

ligj është i ndaluar ndëshkimi fizik i fëmijës. “18

Në vend të kësaj, ndëshkimi mund të jetë për shembull mosdhënja e të hollave javore,

karamelave ose dicka çfarë ka fëmija për merak, gjëra të cilat i merr vazhdimisht ose është

mësuar që t’i merr. Fëmija vendoset në dhomën tjetër që të mendoj për gjërat e pahijshme të cilat

i ka bër՞, si për shembull m’u në kohën kur në TV është programi të cilin ai e pëlqen.”19

Për ndonjë gabim më të madh, atë mund ta futni në arrest shtëpijak për disa netë. Pasiqë edhe vet

nuk e praktikon dhunën fizike, atëherë është mirë që edhe fëmija të mësohet pa atë, gjithashtu

mos e mësoni fëmijën që mosmarrëveshjet e tij t’i zgjidhë me dhunë, përshembull në shkollë.

Më poshtë janë udhëzimet e preferuara të ekspertëv apo studjuesve për çështje familiare në lidhje

me përditshmërinë. Në vjim kemi dhënë disa shembuj për fëmijë, varësisht nga mosha se sa orë

gjumë ju nevoiten për zhvillim të trurit të tyre, si dhe për mirëqenjen e tyre.

Shiqimi i tepërt i TV-së dhe loja e tepruar me kompjuter bën që fëmijët të jenë të hidhëruar dhe

të lodhur.

3.1 Rregullat shtëpiake të preferuara

Gjatë ditëve të punës fëmijët kthehen në shtëpi më së voni (në vikende)

7-10 v. në ora 19.30 (në ora 20) 11-13 v. në ora 20 (në ora 21) 14-16 vj. në ora 21 (në ora 21)

18 Zuna, A. (2003). Edukimi parashkollor në familje, Prishtinë.f,23 19 Zuna, A. (2008). Dhuna në familje nënë thirrjen pedagogjike, Prishtinë, Libri shkollor.f.29.

Page 12: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

12

Koha kur fëmijët shkojnë në gjumë 10 v. në ora 21 (në ora 22) 11-13 v. në ora 21.30 (në ora

22.30) 14-16 v. në ora 22 (në ora 23) Më së shumti 2 orë në ditë pranë TV-së, videos, si dhe

lojërave me kompjuter.

Fëmija e përcakton objektivin ndërmjet shtëpisë dhe shoqërisë. Fëmija së pari edukohet si anëtar

i familjes.

“Më vonë ai shkon në çerdhe, pastaj në mësimin parashkollor dhe në shkollë e më pastaj

inkuadrohet në rrethin e shoqërisë dhe kulturës. Në çerdhe, mësim parashkollor ose në shkollë,

fëmijët e mësojnë gjuhën amtare, mësojnë dituri të reja si dhe rregulla të reja të sjelljes.

Edukatorët në të gjitha vëndet i përkrahin fëmijët pët t’i mësuar këto veçori, për të cilat besohet

se në të ardhmën do të ketë interes edhe shoqëria, në të cilën ata jetojnë. Për shembull sipas

studjuesëve të kësaj lamie për punët vlerësohet mjaftë vetiniciativa dhe mendimi i pavarur i

femijëve.”20

“Për këtë arsye prindërit i përkrahin fëmijët për pavarësinë e tyre, sidomos duke u dhënë

hapësirë fëmijëve për të vendosur vet në zgjedhje të ndryshme ose i përkrahin gjatë bisedës për

të dhënë mendimet e tyre. Gjithashtu, edhe në shkollë provojnë që të forcojnë tek fëmija

mendimin e pavarur. Në disa kultura tjera fëmijët i bëjnë më të varur prej prindërve ose përdorin

prindërit dhe autoritetin në mënyrë që fëmijët të jenë vetëm dëgjues të mirë.”21

Mendimi im është:

Që të mos i bëjmë fëmijës presion që të ketë mendim të pavarur apo të jetë i varur nga

dëshira e tjerëve.

Çfarë ndikimi pozitiv do të ketë mendimi i pavarur tëk fëmija?

Çfarë pengesa do të ketë mëndimi i pavarur?

Sipas mendimit tim, është më mirë ta edukoni fëmijën që të jetë i pavarur dhe të jetë i

dëgjueshem në disa gjëra, fëmija dhe i riu jashtë shtëpisë merr modele të ndryshme të

sjelljeve, të cilat mund të jenë në kundërshtim më shqyrtimet e prindërve.

Në shtëpi shpesh ndodhë që të ketë moskuptime ndërmjetë prindërve dhe fëmijëve. Prapë së

prapë nuk është mirë që fëmija të izolohet nga fëmijët ose nga shoqëria.

20Grup autorësh. (2001). Roli i shkollёs në përfshirjen e prindërve në edukim, Tiranë.f.56. 21 Berisha, B. (1978). Bashkëpunimi i prindërve kontribuon në zgjidhjen e vështirësive: ‘Shkëndija’, Prishtinë.

Page 13: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

13

Figura nr.5.Nxënësi i vetmuar në shtëpi

“Më me rëndësi është shoqëria më të cilën fëmija e kalon kohën e lirë. Hobit e mirë, ardhja me

kohë në shtëpi dhe kontrolli nga të rriturit e mbajnë larg fëmijën nga shoqëria e keqe. Kur

ndodhin keqkuptime në mes prindërve dhe fëmijëve, më rëndësi të veëantë është që të bisedohet

së bashku për të gjitha mendimet dhe dëshirat e dy palëve.

“Gjithashtu është më rëndësi që të dy palët të jenë të gatshëm për marrëveshje reciproke. Në

rastet e keqkuptimeve në mes prindërve dhe fëmijëve, faktorët që më së shumti ndihmojnë për të

zgjidh problemin kryesisht janë marrëdhënja e mirë dhe besueshmëria e duhur.”22

Nganjëherë ndodhë që shqyrtimet e drejta dhe të gabuara mund të hasin në kontradiktë në mes të

prindërve dhe mësuesve të çerdhes dhe të shkollës. Në ato raste fëmiu vie në pozitë të

palakmueshme për të mbajtë baraspeshën në objektivave dhe shembujve të ndryshëm.”23 Për

këto gjëra është mirë të bisedohet me fëmijën dhe me personelin e çerdhës. Për fëmijën me

rëndësi të veçantë është të gjeni kompromisin për këndvështrimet e ndryshme të jetë i

dëgjueshëm për disa gjëra tjera.

3.2 Tejkalimi i keqkuptimeve, bisedat dhe informatat e duhura:

22 Doracak për krijimin e mjediseve të sigurta jo të dhunshme e humane në shoqëri dhe në shkollë, KEC dhe

UNICEF, Prishtinë, 2009. 23 Epstein, J. L. (2001). School, family and community partnerships: Preparing educators and improving schools.

Boulder, CO: Center on School, Family and Community Partnerships, Johns Hopkins University; Westview Press

Page 14: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

14

Duhet t’i tregojmë personelit të çerdhes dhe shkollës për normat fetare, të cilat kanë të bëjnë për

ushqimin. Trego dhe gjej mirëkuptim më çerdhen dhe me mësuesit e shkollës për rregullat dhe

ndalesat, të cilat do të ishin të njejta sikur ato të shtëpisë.

Për çdo mosmarrëveshje është mire të bisedoni si për rregullat e mira gjithashtu edhe për ato që

janë të këqija në rast se nuk fletë mirë në gjuhen amtare, sipas mundësisë pyet që ata ta sigurojnë

interpretuesin, atëherë kur caktohet ndonjë bisedë e rëndësishme me personelin e çerdhes.

T\i tregojmë mësuesit se në çfarë kohe mund të kontaktojnë më të, poqëse jemi të paknaqur më

personelin e çerdhes apo shkollës, është mirë që të bisedoni rreth këtyre gjërave. Prindërit

zakonisht dijnë shumë pak për botën jashtë shtëpisë, dhe për kohën që fëmija i tyre e kalon jashta

shtëpisë. Atëherë prindi e ka vështirë që ta udhëzoj fëmijën për kohën e lirë dhe vijimin e

shkollës.

“Për këtë arsye është më rëndësi të veçantë poqëse prindërit kanë mundësinë të marrin pjesë dhe

ta kuptojnë edhe jetën jashtë shtëpisë së tyre. Për shembull; duke marr pjesë në veprimtaritë e

shoqatave të ndryshme si dhe bashkëpunimi ndërmjet shtëpisë dhe shkollës ofron mundësi për të

kuptuar më mire botën e fëmijëve.

Mësimi si dhe pjesëmarrja në shoqeri të ndryshme, u japin mundësi më të mire të rriturve që të

përmirësohet roli i tyre si edukatorë.”24

4. SI TË NDIHMOHET FËMIJA NË SHKOLLIM DHE GJATË SHKOLIMIT

“Së shkollimi është i rëndësishëm, kudo në botën e tanishme nga njerëzit kërkohet dijeni dhe

zotësi më të madhe. Përpara në disa shtete europiane shumë nga profesionet janë mësuar duke i

parë dhe duke i përcjellë profesionalistët.

Ndërsa tani shkollimi në shkollat profesionale është rruga e vetme për të gjet punë. Shumica nga

prindërit e kuptojnë këtë dhe dëshirojnë që fëmijët e tyre të shkollohen dhe të ken sukses në këtë

drejtim.

Mundësia e fëmijëve për suksesin në shkollë nuk është gjenetike por ndikimi më i madhë vie nga

edukimi mvarësishtë nga ajo se si fëmijët ambientohen në shkollë. Prindërit kanë ndikim edhe

tek fëmijët e vegjël se në cfarë mënyre në të ardhmën këta fëmijë do përshtaten në shkollë.”25

“Zakonishtë për fëmijët nën moshën trevjeqare shtëpia është vendi më i mirë për këta fëmijë. Në

shtëpi fëmija krijon raportin me prindërit dhe e mëson gjuhën amtare. Kur gjërat themelore dhe

gjuha amtare janë mësuar atherë ai fëmijë do të mësoj dhe do të jet i përshtshëm edhe në

ambientin ku flitet gjuha tjetër.

24 Fatmir Bezati& Rozeta Hoxhalari. (2001). Përfshirja e prindërve ne jetën e shkollës. 25 Hyseni, Mita, Salihaj, Pupovci. ( 2003). Qeverisja dhe udhëheqja në arsim. Si të bëheni udhëheqës i suksesshëm

(udhëzues). Prishtinë.

Page 15: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

15

Për fëmijët e vegjël është mirë që ata fillimishtë fillojnë të mësohen me grupin e fëmijëve dhe

kontaktin me gjuhën e re. Kjo mund të bëhet edhe në çerdhet e hapura ose në grupet e fëmijëve.

Në këto vende mësohen edhe gjëra të tjera të cilat do ti nevoiten fëmijës në shkollë, për

shembull: mbajtja e lapsit ose prerja me gërshërë, koncentrimi, përshtatja me tjerët socialitetet e

tjera.”26

Poqëse fëmija që fillon shkollën kurse ai nuk ka përvetsuar shkathtesite e të folurit nuk janë

mësuar mirë atëherë fëmiu ka mundësi ta filloj shkollën duke e mësuar shkathtesite e të folurit

dhe mësimin gjate se njejtes kohe parapregatitor. Mësimi parapregatitor fëmijës i organizojnë

mësime shtesë nga pervetsimi i shprehive dhe shkathtesive.

Gjatë kohës së mësimin parapregatitor por edhe më pastaj fëmija transferohet në grupet e

mësimit fillor. Mësimi parapregatitor ndihmon fëmijën që fillimi i shkollës të jet sa më i mbarë,

dhe pas kësaj fëmija vazhdon në klasët e shkollës fillore. Për mësimin parapregatitor mund të

pyetni në dikasterin për arsim në komunën ku banoni.

“Si i ndihmohet fëmijës në përditshmërinë e vijimit të mësimit, fëmija kur e fillon shkollën,

prindërit mund ta ndihmojnë në mënyra të ndryshme. Së pari është e rëndësishme që fëmijëve

sikur vajzave ashtu edhe djemve tu tregohet se shkollimi është i rëndësishëm për ardhmërinë e

tyre. Gjithashtu prindërit qdo here duhet ta shprehin interesimin e tyre për shkollimin. Sepse

“Tash që regjistrohet në klasë të parë dashur pa dashur, detyrohet të hyjë në një rreth të rijë fare

të panjohur për të, në një ambient ku kërkohet rregull, punë serioze sistematike, ku kërkohet

përpikeri dhe njëfar dicipline.“27

“Dhe bashkëpunimi shtëpi shkollë është i rëndësisë së veqantë. Kur fëmija e fillon shkollën apo

kur mësuesi ndërrohet është mirë që prindërit ta caktojnë kohën që të bisedojnë me mëuesin. Në

atë bisedë jepën të dhëna për shkollimin e mëhershëm të fëmijës, për kërkesat e veqanta të tij si

dhe për vështirësitë.”28 Poqëse në familje egziston diqka që ndikon në shkollimin dhe

koncentrimin e tij atëherë të gjitha ato duhet të tregohen gjatë asaj bisede (për shembull:

sëmundje, brengë apo raporte të kqija në familje). Në këtë mënyrë mësuesi do të ketë të dhëna

më të hollësishme sa i përket mësimit ashtu që sipas nevojës do të ketë dijeni si duhet ndihmuar

ai fëmijë.”29

Gjatë shkollimit,rregullat të cilat aplikohen

“Rregulloja fëmijës tavolinës e punës të përshtatshmë që ti kryej detyrat e shtëpisë pyet çdo ditë

çka keni mësuar në shkollë si dhe çfarë ka ndodhë gjatë pushimëve kontrollo a janë kryer

26 Koliqi,H.( 2000). Historia e arsimit shqiptarë II.: “Libri shkollorë”. Prishtinë 27 Gjevori, Mehmet . (1984): Prindërit dhe fëmijët, Rilindja, Prishtinë, fq, 135. 28 Krasniqi.I & Zuna. A. (2012). Një shkollë pa dhunë.”Libri Shkollorë”.Prishtinë 29 Marzeku, M. (2012). Dhuna ndërmjet nxënësve dhe tipologjia e saj. “Berati”. Prizren/

Page 16: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

16

detyrat; kërko nga fëmija të tregoj se çka ka mësuar nëse nuk mundesh ta ndihmosh fëmijën me

detyrat, kërko ndihmë nga prindërit tjerë krijo rrethin që të ndihmon për ti zgjidhë këto detyra

kontakto vazhdimishtë me mësuesin gjithashtu merr pjesë në mbledhjet e prindërve. E drejta e

fëmijëve është që të kenë mësimin specifik nese ata kane nevoje. Prindërit duhet ta dijnë që për

një organizim të tillë ata duhet të aplikojnë në shkollë.

Në shumë shkolla organizohet edhe mësimi në gjuhën amtare për fëmijët emigrantë. Prindërit për

këtë duhet të informohen në shkollë për mundësitë e organizimit të mësimit në gjuhën amtare.

Prindërit gjithashtu duhet ta përkrahin fëmijën e tyre që të mësojnë gjuhën amtare në kuadër të

shkollës, ngaqë vetëm më anën e gjuhës amtare ata do të kenë mundësinë e kontaktit më

prindërit, farefisin, vendlindjen dhe me kulturën.”30

Njohja e gjuhës amtare ndihmon që gjuha e re të mësohet më lehtë. Gjithahstu takimet e tilla

janë të rëndësishme edhe gjatë vitit shkollor, për faktin që prindërit të kenë mundësinë të marrin

informata të duhura për vijimin e mësimit. Në këtë mënyrë ata mund të ndikojnë në vendimet e

ndryshme që kanë të bëjnë me fëmijën e tyre. Prindërit kanë të drejtë për interpretim gjatë

mbledhjeve të prindërve si dhe gjatë takimeve individuale më mësuesin.

Format e ndërsjella të bashkepunimit janë tëjet të rëndësishme. Prindërit mund ta sugjerojnë

mësuesin që ai ta caktojë interpretin në vendngjarje. Interpretët sikurse edhe mësuesit dhe

zyrtarët tjerë janë nën betimin e sekretit profesional që ka të bëj më çështjet e fëmijës dhe të

prindërve. Fëmija kur ka nevojë për ndihmesë speciale në shkollë?.

Poqëse fëmiu ka vështirësi mësimi apo prindërve u duket se fëmiu i tyre ka nevojë për ndihmesë

shtesë për ndonjë lëndë tjetër, është e mundur që shkolla të ketë mundësi për organizim të

mësimit shtesë.

Për mësimin shtesë duhet të bisedoni më kujdestarin e klasës. Egziston mundësia që në shkollë të

këtë ndonjë ndihmës i vijimit të mësimit që ta ndjekin se bashku fëmijen për perparim te fëmijës,

e ky mund ti ndihmon fëmijës rreth mësimit.

“Poqëse fëmiu ka nevojë për ndihmë në kohë të gjatë, atëherë prindërit aplikojnë për të drejtën e

mësimit special. Nganjëherë edhe prindërve u ofrojnë këtë lloj ndihme speciale për fëmijën e

tyre, në rast se kjo është vërejtë qysh në çerdhe ose në mësimin parashkollor. Fëmiu mund të

ketë vështërsi në mësim, vështirsi emocionale apo edhe zhvillimi i tij është më i vonshëm e mu

për këtë për mësim duhen kërkesa speciale.”31

Mësimi special ka për qëllim tu garantoj fëmijëve mundësinë që ata të mësojnë me ndihmesën

më të përshtatshme për te. Mësimi special ka për qëllim tu ofrojë fëmijëve më shumë ndihmesë

në mësim. Vendimi për mësimin special bëhet në marrëveshje në mes të prindërve dhe personelit

të shkollës.

30 Potera, I., Mehmeti, S., Gojani, H., Shala, L., ( 2012). Dhuna verbale ndaj nxënësve . “Instituti Pedagogjik i

Kosovës” : Prishtinë 31 Neki Juniku,”Kaptina nga psikologjia,Artini.2015.Prishtinë,f28.

Page 17: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

17

“Mësimi special mund të mbahet në kuadër të klasës së zakonshme, në klasën ose në shkollën

speciale. Klasa speciale numerikishtë është e vogël, dhe për këtë fëmija ka mundësi më të madhe

për përkushtimin adekuat nga mësuesi.

Shpeshë nxënësi që ka nevojë për mësim special vijon mësimin në klasën e zakonshme mirëpo

për të ofrohet ndihmesa adekuate. Për qdo nxënës të mësimit special bëhet planprogrami

individual (PIE). Vendimi për mësimin special mund edhe të anulohet atëherë kur fëmija nuk ka

më nevojë për ndihmë speciale.

Në çdo shkollë egziston grupi punues për nxënësit, qëllimi i të cilit grup është ta avansoj

mirëqenjen dhe mundësinë e studimit në shkollë. Grupi punues për nxënësit i cili përbëhet nga

kuadri profesional i shkollës Pedagogu-Psikologu, puntori social, drejtori, motra medicinale dhe

mësuesit bashkëbisedojnë për organizimin e mësimit për nxënësit të cilët kanë nevojë për

ndihmesën speciale.”32

Prindërit e kanë mundësinsë që të marrin pjesë në këto bisedime, ku shqyrtohen gjërat që i

përkasin fëmijës së tyre. Prindërit mund ta shprehin këndvështrimin e tyre dhe kështu marrin

pjesë aktive atëherë kur mirren vendime për fëmijën e tyre. Së bashku me grupin bëhet

planprogrami për ndihmesën përgjegjëse. Prindërit e kanë mundësinë që të ndikojnë në këto

vendime të shkollës.

Nëse diskutohet për ndërrimin e klasës atëherë prindërit paraprakishtë kanë mundësinë që ta

shohin klasën përgjegjëse dhe të njoftohen me rregullin mësimor si dhe me planprogramin e bërë

për fëmijën e tyre. Në shumë shkolla vepron pedagogi i cili mbanë bashkëpunimin në mes

shkollës dhe shtëpisë.

6. Identifikimi i problemev – kërkimi i këshillav në raport me fëmijët

“Fëmija anashkalonë shkollën kur nuk përshtatet në ambientin e shkollës dhe mund të jetë

përvojë stresante edhe për fëmijën. Fëmija priton më shku në shkollë, pasiqë atje mendon se

ngacmojnë për atë se nuk e din të shprehet mirë aq sa duhet apo për dukjen që mund të jetë më

ndryshe. Është mirë që prindërit ta dijnë se ngacmimet e fëmijëve në shkollë nuk janë të lejuara.

Poqëse ka ngacmime, ateherë prindërit duhet të kërkojnë nga mësuesi, drejtori ose të kontaktojnë

edhe më dikasterin e arsimit që ata të intervenojnë për rregullimin e kësaj dukurie.”33 Lëndët e

mësimin nganjëherë mund të duken të vështira për fëmijën, e për këtë ai nuk do të ketë dëshirë të

madhe e të ulet në klasë ateherë kur përcjellja e mësimit është e vështërsuar.

32 Jones, T. P. (1996). Psikologjia nje hyrje koncize. Tirane. 33Nushi, P. (1995). Psikologji e Pergjithshme.

Page 18: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

18

“Në këto raste fëmija ka vështirsi për tu koncentruar do të fillojnë ta shqetësojnë dhe për këtë do

të filloj të mungoj nga mësimi. Prindërit në këto raste duhet të kërkojnë nga shkolla mundësinë e

organizimit të mësimit shtesë. Nëse kjo mundësi nuk egziston ateherë ata vet duhet ta gjejnë

ndonjë kusheri i cili do ti ndihmoj fëmijës në kryerjen e detyrave.

Që problemet e shkollës mos të jenë të befasishme është mire çdo herë që prindërit të bisedojnë

më fëmijën e tyre për të gjitha përvojat të cilat fëmija i hasë në shkollë.

Gjithashtu prindërit duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm me mësuesit.

Ata pra prindërit kanë mundësi që të thërrasin mesuesin apo të shkojnë drejtë në shkollë, vetëm e

vetëm për tu informuar se çdo gjë është në rregullë.”34

Me rëndësi tejët të madhe është edhe pjesëmarrja në mbledhjet e prindërve, ku do ta takojmë

mësuesin e fëmijës. Poqëse prindërit nuk e zotërojnë shkathtesite e të folurit dhe nëse në shkollë

është i punësuar dikush që mund ti ndihmoj atyre ateherë me ndërmjetësin e tij mund të dërgojnë

porosi në atë qe ka ne vijë. Alkoholi, droga dhe kriminaliteti nëse i riu fillon të konsumon

alkohol, drogë ose mirret me krim ateherë arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet.

“Traumat e luftës, ndryshimet që ndodhin në familje, përvojat nga faktori i jashtëm, papunësia

dhe humbja e shpresës mund të shkaktojnë që i riu do të ikë nga realiteti dhe futet në alkohol ose

në drogë. I riu shpeshë herë kujton se për shkak të dallimeve kulturore nuk është më pjesë e

familjes, mirëpo edhe jashtë shtëpisë nuk është i pranuar.

Bandat e të rinjëve i duken vendi më i mirë për të kaluar kohën dhe se ata i kompenzojnë

raportet njerëzore të cilat i mungojnë atij. Sidomos nëse kanë migruar në shtetin e ri në kohën e

pubertetit posaqërishtë ateherë do të kenë presion si nga shkolla ashtu edhe nga zhvillimi i tyre.

Në rastin e tyre grumbullohen kërkesa të shumta në kohëzgjatje të shkurtë: mësimi i gjuhës së

re, lëndët e vështira në klasët e larta të shkollës fillore dhe kalimin në shkollën e mesme,

ndryshimet trupore fizike dhe psiqike të pubertetit, këndvështrimet e ndryshme të prindërve dhe

të shokëve. Poqëse i riu nuk ka ndonjë model pozitiv nga i cili do të mësoj, ateherë i riu do të

ketë vështirësi të besojë në ardhmërinë e mirë. “35

Në këtë moshë kuptimi dhe ndihmesa nga ana e prindërve ndihmon fëmijën që të përparoj.

Gjithashtu edhe rregullat e kjarta të përcaktuara nga prindërit si për shembull koha e ardhjes në

shtëpi, përkrahja për tu marrë me hobi të ndryshme e ndihmojnë fëmijën të qëndroj largë

shoqërisë së keqe. Edhe poqëse paraqiten probleme me alkoholin, drogën apo krimin prindërit

nuk kanë nevojë ta gjykojnë veten apo marrohen nga këto qështje.

34 Riza Brada:Pedagogjia shkollore (për pedagogë dhe drejtorë shkolle), Prishtinë, 2005

35 Xheladin Murati:Pedagogjia e përgjithshme, Logos - A, Shkup, 1998

Page 19: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

19

“Me rëndësi të veqantë është të shqyrtohen haptas këto fenomene, sepse vetëm në këtë mënyrë

do të ofrohet ndihma si për fëmijën ashtu edhe për familjen. Dhuna në familje në qdo familje ka

kundërshtime. Mirëpo këto nuk zgjidhen më dhunë. Është e udhës që të bisedojnë të dy palët dhe

së bashku ta gjejnë zgjidhjen.

Ushtrimi i dhunës është i ndaluar me ligj. Nëse hidhërimi dhe tërbimi është i madhë sa që prindi

mendon ta rrahë fëmijën, më e udhës është të dilet jashtë ose në dhomën tjetër derisa nuk

qetësohet gjendja. Është mirë ti jepni vetes kohë që të mendoni dhe të gjeni zgjidhje tjetër.

Prindërit mund të përjetojnë shok, nga e dhëna se nga ushtrimi i dhunës egziston që fëmijën tua

marrin për kujdes.

Prindërit nuk mendojnë të keqen nëse dëshirojnë më dhunë ta diciplinojnë fëmijën, po ata

mendojnë ta edukojnë për së mbari. Mirëpo ekspertët e edukimin kanë dëshmuar që dhuna fizike

e dëmton zhvillimin shpirtëror të fëmijës dhe mu për këtë është e ndaluar. Prindërit duhet ta kenë

të kjartë që personeli i çerdhes dhe i shkollës është i obliguar të lajmëron zyrtarët përgjegjës

poqëse vërejnë tëk fëmija shenja të dhunës.”36

“Gjithashtu ndryshimet e shumta në mardhënjen në mes burrit dhe gruas edhe stresi i shkaktuar

si pasojë e gjendjes ekonomike e sociale ose për shembull zvogëlimi i autoritetit të burrit në

familjen mund të shkaktoj dhunë në mes burrit dhe gruas. Në këto raste është mire të kërkohet

ndihmë dhe mbrojtje qysh prej fillimit. Edhe në këto raste zgjidhja kërkohet me bisedë.”37

7. I riu Adoleshent bëhet i rritur

Në pubertet fëmija bëhet i rritur. Me pubertet nënkuptohet mosha nga 10 – 18 vjeqë. Në këtë

periudhë i riu zhvillohet fizikishtë dhe psiqikishtë.Te cdo i ri rittja nuk ndodhe menjehere,por se

cili zhvillohet me ritmin e tij.

Zakonishte puberteti vjen te vajzat me heret se te djemte.Prinderit munde te ndeshen me situata

te reja veqanërishte kur rinin e tyre e kane përjetuar në një ambient reth tjetër.ndoshta prindërve

ju kan fol për pubertetin ne menyrë tjeter prej asaj që thuhet ne ditet e sotme e Finlandë .

Ne pubertet i riu zhvillohet, rritet fizikisht,në trupin e tij ka ndryshime dhe i ru bën krahasime me

moshatarët e vet.Është më rëndesi që i riu te jete ne dije per ndryshimet qe ndodhin ne trupin e

tij.Duhet te bisedoj me njerze te pjekur se cfarë do te thotë të bëhesh burrë apo grua.

36 Nushi, Pajazit. Psikologjia 12. Prishtinë: Libri Shkollor. f. 6–7. 978-9951-07-905-1. 37 Theodhori Karaj,Psikologjia e fëmijës,”Tiranë.2015.

Page 20: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

20

“Ne shkolla mësohet edukata shëndetsore dhe seksuale,por edhe prindërit është udhes të

bisedojnë për zhvillimin seksual me të riun.Nëse prindërit nuk mund ti përgjigjen pyetjeve të te

riut,duhet të pyesin dhe te marrin keshilla te personeli mjeksor qe gjindet ne shkollë. Adoleshenca është një fazë e zhvillimit fizik dhe mendor të njeriut, zakonisht e renditur ndërmjet fazës

së fëmijërisë dhe pjekurisë ligjore.

Sipas fazave të Erik Erikson të zhvillimit njerëzor, për shembull, një i rritur i ri është në

përgjithësi një person në mes të moshës 20 dhe 22 vjeç, ndërsa një adoleshent është një person në

mes të moshës 13 dhe 19 vjeç fillon mënyra seksuale.

Studiuesit kanë gjetur atë tepër të vështirë për të rënë dakord mbi një përkufizim të saktë të

periudhës së adoleshencës. “38

Kuptimi i plotë i adoleshencës në shoqërinë e sotme mundësohet nga njohuritë që rrjedhin nga

zonat e psikologjisë, biologji, histori, sociologji, edukim, dhe antropologji. Brenda të gjithave

nga këto perspektiva, kjo është e sigurt të themi se adoleshenca është parë si një tranzicion

ndërmjet varësisë dhe pavarësisë dhe qëllimi kryesor i së cilës është përgatitja e fëmijëve për

moshën e rritur.

Përcaktimi i limiteve kohore ndërmjet fundit të adoleshencës dhe fillimit të moshës madhore

ndryshon sipas vendit, sipas funksionit, dhe për më tepër edhe në një komb-shtet të vetëm apo

sipas kulturës. Në shoqërinë civile është konsiderimi një moshë e pjekur për të besuar nga

shoqëria detyra të një rangu të caktuar.

Piketa të tilla përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, pilotimin e një makinë duke shërbyer në

forcat e armatosura ose në juri, blerjen dhe pirjen e alkoolit, votimi, lidhjen e kontratave, duke

përfunduar nivele të caktuara të arsimit, dhe martesës.

8. Migrimi sjellë shumë gjëra te reja tek personaliteti i fëmijës

“Ne këtë kapitull jam munduar t’ia kushtoj sidomos emigranteve kosovar qe jetojnë jasht shtetit

tone. Ambienti i ri edukues. Ambienti ku jeni edukuar është tjetër nga ambienti ku edukohen

fëmijët tuaj. Në vendlindje ke pasur farefisin, antarët e familjes dhe fqinjët, të cilët të kanë

ndihmuar në kujdesin dhe edukimin e fëmijëve. Fëmija ka pas mundësi të mirë të merr shembuj

dhe udhëzime të mira nga të rriturit e ndryshëm.”39

Modeli i nënës dhe i babait është përcjellë nga brezi në brezë. Si në shtëpi ashtu edhe në fqinjësi

ka egzistuar një shqyrtim i njejtë i edukimit të fëmijëve. Si emigrantë situata jote prej edukatorit

ka ndryshuar rrënjësishtë.

38 Pajazit Nushi,” Psikologjia për klasën e dytë gjimnaz, 1986, 2000, 2001 dhe 2003.Ky libër mori çmimin “Naim

Frashëri”,f.123 39 Po,aty,f.45.

Page 21: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

21

“Për vet faktin se ndihmesat e farefisit dhe fqinjëve janë të pakësusara, dhe tani përgjegjësia jote

si prind është më e madhe në krahasim me kohën e më hershme.

Tani edukimi i fëmijëve do të duket shumë më i rëndë e sidomos nëse keni shumë fëmijë. Përveq

kësaj mënyra e mëparshme e edukimit do të ndeshet me mënyrën europiane të edukimit të

fëmijëve.

Mendo se cilat ishin veqoritë e ”nënës së mirë” dhe babait të mirë” në vendlidjen tënde, qfarë

janë kërkesat e ”nënës së mirë” dhe ”babait të mirë” tani kur banon në vendet europiane. Cilat

janë dallimet dhe cilat janë gjërat e njejta në edukim, cilat janë sfidat e reja si prind me të cilat

ndeshesh në europë.

Në çdo kulturë ndeshesh me anët e mira dhe anët e këqija të edukimit. Si emigrantë e ke

mundësinë që të krijosh një formë të re të edukimit duke ruajtur nga kultura jote anët e mira të

edukimit dhe duke huazuar të mirat nga kultura europiane. Ndikimet e migrimit në familjen tuaj,

adaptimi në vendin e ri dhe mësimi i gjuhës zakonishtë janë eksperiencë e rëndë për tërë

familjen.”40

Shumë gjëra ndërrojnë shpejtë dhe rrënjësishtë dhe për tu adaptuar në vendin e ri shkojnë vite të

tëra. Shumica nga emigrantët përjetojnë stres gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu migrimi çdo herë

ndikon në familje.

Rrolet e burrit dhe gruas ndryshojnë rrënjësishtë dhe nuk janë ato të mëparshmet. E njejta gjë

ndodhë edhe në raportin ndërmjetë prindërve dhe fëmijëve. Fëmijët nëpërmjetë çerdhes dhe

shkollës shumë më shpejtë e përqafojnë kulturën europiane. Dallimi në mes kulturës etnike dhe

kulturës europiane mund të krijojnë keqkuptime në shtëpi.

“ Fëmijët zakonishtë e mësojnë edhe gjuhën më shpejtë se prindërit. Prindërit mund të kujtojnë

se nga ndikimi i kulturës europiane do ti humbasin fëmijët e tyre.

Nëse fëmijët detyrohën të interpretojnë gjuhen dhe kulturen europiane prindërit e tyre, rolet në

familje do të ndryshojnë rrënjësishtë. Prindërit në ato raste do të mendojnë se do ta humbasin

vlerën e rolit të prindit, gjithashtu edhe fëmijët poqëse shumë shpesh janë në rrethana kur do të

marrin përgjegjësinë e të rriturëve atëherë një mënyrë apo tjetrën e humbasin fëmijërinë e

tyre.”41 :

Gjithsesi prindërit më së miri mund ta ruajnë kontrollin dhe roline prindërve duke e studiuar

gjuhën dhe duke u integruar në sistemin shkollor të shoqërisë europiane, me punë apo hobi të

ndryshëm. Kështu që ata gradualishtë do ta kuptojnë shoqërinë dhe kulturën e re, ashtu që

atëherë do të dijnë që ti drejtojnë fëmijët më së miri në këtë mjedis të ri. Gjithashtu edhe rolet e

bashkëshortëve mund të ndryshojnë si pasojë e migrimit.

40 Pajazit Nushi,”Psikologjia e përgjithshme I, Libri Shkollor, Prishtinë, 2002. 41 Po,aty,f.256.

Page 22: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

22

Në shoqërinë europiane, vazhdimishtë potencohet barazia gjinore. Mundësia e grave emigrante

që të studjoj, të punoj dhe të ketë të hollat e saj gjë që mund ta ndryshoj rolin ndërmjet burrit dhe

gruas. Gjithashtu meshkujtë mund të kujtojnë që për shkak të emigrimit ata po e humbasin

pozitën dhe respektin sikur në familje ashtu edhe në shoqëri. Posaqërishtë poqëse punësimi do të

jetë i vështirë, në ato raste burri e ka më vështirë që të bëj diqka të dobishme për ta kaluar kohën

më mirë.

Në të njejtën kohë kur burrat provojnë ta gjejnë rolin e ri në vendin e ri, roli i gruas si nënë dhe si

edukatore eshte i vështirë dhe obligative. Babai në rolin e ri te edukatorit sikur nënat ashtu edhe

babatë kanë ambicie të mëdha karshi fëmijëve. Ata presin që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të

edukohen si u ka hije të rinjëve, të cilët do të punësohen dhe do ti ndihmojnë farefisit dhe

prindërve të tyre.

Që të arrihet ky objektiv fëmijës i nevoitet edhe prezenca dhe ndihmesa e babait.

Në europ përveq nënave që kujdesen për fëmijët e vegjël që janë në shtëpi, po të njejtën mundësi

e kanë edhe babatë të cilat punojnë. Drejtohuni në zyren e KELA-së dhe pyetni për ndihmesat

sikur meditjet për nëna, baba, ose për prindër.

Për shkak të migrimit atëherë babatë duhet ti gjejnë detyrat dhe rolet e reja si edukator të

fëmijëve. Pjesëmarrja sa më aktive e babasë në punët e shtëpisë si dhe në edukimin e fëmijëve i

jep ndihmesë të madhe si fëmijëve ashtu edhe familjes.

Babai sa më shumë të jet prezent në jetën dhe edukimine fëmijëve, fëmija do ti ketë mundësitë

shumë më të mëdhaja që të mësoj gjëra të mira dhe të drejta, do të jetë më i mirë në shkollë si

dhe do të qëndroj largë shoqërisë se ̈keqe.

Një punëtor emigrant i çerdhesë ka thënë: E kam vërejtë se fëmijët të cilët babatë i marrin nga

çerdhja herë pas here ata fëmijë janë më të sjellshëm dhe më të baraspeshuar se sa fëmijët për të

cilët vetëm nëna merr pjesë në edukimin e tyre. Këto nëna janë të lodhura dhe nuk kanë durim të

mjaftueshëm për fëmijët.

Page 23: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

23

PËRFUNDIMI

Prindërit dhe familja i japin fëmijes hapat e parë të edukimit, ndërsa me vijimin e procesit të

shkollimit, i begaton dhe i zhvillon vazhdimisht ndikimet pozitive që merr femija. Edukimi i

shëndoshë i largon fëmijet nga gjërat e këqija, nga egoizmi, nga interesat personale, nga droga,

nga veprat kriminale, dhe i drejtonë drejtë formimit të drejtë të personalitetit të tyre për jetë dhe

punë.

Edukimi në pergjithësi ka ndikim dhe do të ketë gjithëherë, kur ai shfrytëzohet pozitivisht, si

nga ana e prindërve ashtu edhe nga edukatoret dhe mesimdhenesit në përgjithësi, por duhet të

gjendët momenti i përshtatshëm dhe më i favorshëm kur edhe pala tjetër e ka gatishmërinë

emocionale për t'i pranuar informatat si vlerë dhe të formojë bindjen e botëkuptime për të

përcaktuar sjelljen e tij në familje, shkollë dhe shoqëri.

Neglizhenca, indiferentizmi, mungesa e lirisë, gjykimit, kritikat vend e pa vend, mungesa e

bisedimit,vlerësimi nga ana e prindërve,shkakton agresivitet, inate,rrebelim e deri të pasojat më

te rënda, siç janë: substancat narkotike, vjedhjet, kriminaliteti.

Shumë studime kanë theksuar se raportët prind-fëmijë, modelohën dhe zhvillohën njëkohësisht

me vet vlerat e çdo shoqërije.Duhet pranuar që familja nuk është i vetmi faktor i shoqërimit të

fëmijëve në procesin e gjatë dhe të mundimshëm të edukimit.

Prandaj është e kuptueshme,se raporti prind-femijë nuk mund të kuptohet vetëm në termin

tradicional të varësisë së fëmijës nga prindi, varësi që shoqëron fëmijën jo vetëm gjatë moshës së

adoleshencës, por gjerë në momentin e daljes nga familja për të formuar një familje të re dhe për

të ndërtuar një jetë të re.

Edhe pse kanë qëllime të përbashkëta, prindërit dhe edukatoret shpesh kanë nevoja të ndryshme

nga njëri-tjetri. Që të dytë e pranojnë se, në mënyrë që edukimi të jetë funksional, që të dyja

palët duhet ta bëjnë pjesën e vet. Prindërit dhe mësuesit nganjëherë e sabotojnë komunikimin e

tyre kur ata nuk e kuptojnë njëri-tjetrin apo kur ndjehen se nuk po dëgjohet fjala e tyre. Kur

nevojat e edukatores apo të prindit nuk plotësohen, apo edhe kur nevojat e fëmijës nuk

plotësohen, të rriturit mund ta mbrojnë vetveten apo ta fajësojnë tjetrin. Prindërit dhe mësuesit

ndajnë shumë qëllime për fëmijët. Të dy palët duan që fëmijët të kenë sukses, të lulëzojnë dhe të

kenë rezultatete të mira në shkollë në mënyrë që të krijojnë rrugë të duhura për suksese në të

ardhmen.

Page 24: PUNIM DIPLOME Tema - edukimi.uni-gjk.org Islamaj (2).pdftë punohet në atë drejtim, që korrigjimi i tij të jetë sa më i madh e me frytdhënës. Edukimi parashkollor synon inkurajimin

24

LITERATURA

Brada, Dr. Riza. (2005): Pedagogjia shkollore, Prishtinë.

Brada, Dr. Riza . ( 2003 ): Pedagogjia familjare, Pejë, fq, 181.

Cekani-Hoxha, Ermioni . (2010): Libri i mësueses së arsimit psrashkollor, Polis, Tiranë

Dërvodeli, Dr. Januz. (2009): Skripta e ligjërimit në lëndën, Teoria e edukatës, Prishtinë.

Deva-Zuna, Dr. Afërdita. (2009): Partneriteti shkollë-familje-komunitet, Libri shkollor,

Prishtinë .

Deva-Zuna, Dr. Afërdita . (2008): Dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike, Libri shkollor,

Prishtinë.

Deva-Zuna, Dr. Afërdita . (2003): Edukimi i parashkollorit në familje, DinOr & M.G, Prishtinë.

Gjevori , Mehmet . (1984): Prindërit dhe fëmijët, Rilindja, Prishtinë.

Mikush, Anica & Bashkëautore . (2010): Shkolla dhe shëndeti mental, Doracak për arsimtarë, -

QPEA, Ferizaj .

Miller, Bonnie . (2004): Komunikimi me fëmijë, Doracak për prindër e arsimtarë, QPEA,

Ferizaj .

Miller, Bonnie . (2003): Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit, Doracak për arsimtarë,

QPEA, Ferizaj .

Ndreca, Mikel.(1986): Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Rilindja, Prishtinë.

Osmani, Shefik. (1983): Fjalor i Pedagogjise, 8 Nëntori, Tiranë.

Tamo, Adem . Rapti, Edmond . Theodhori, Karaj . (2005):Mësimdhënia dhe të nxënit, Mokra,

Tiranë .

Kraja, Dr. Musa . (2009): Pedagogjia, Tiranë.

Kraja, Dr. Musa . (2008): Pedagogji e zbatuar, Geer, Tiranë.