33
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Tema: “HISTORIA E SKËNDERBEUT” FAN S. NOLI Mentori: Kandidatja: Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi Hatmone Alaj Gjakovë 2019

PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

  • Upload
    others

  • View
    106

  • Download
    14

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Tema: “HISTORIA E SKËNDERBEUT” FAN S. NOLI

Mentori: Kandidatja:

Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi Hatmone Alaj

Gjakovë

2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Tema: “HISTORIA E SKËNDERBEUT” FAN S. NOLI

Mentori: Kandidatja:

Prof. Asoc. Dr. Kamber Kamberi Hatmone Alaj

Gjakovë

2019

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

3

FALENDERIM

“Lumturia e njeriut përbëhet nga arsimi dhe edukimi, jo nga pasuria që fati i jep dhe i

merr”. Këto fatmirësisht i mësova nga personat më të rëndësishëm në jetë, nga prindërit biologjik

dhe nga mësuesit që i konsiderova prindër të dytë.

Kam kënaqësinë që në ditë pak më të veçanta të falënderoj thesarin tim shpirtërorë,

familjen time, për gjithë mundin, sakrificën dhe mbështetjen e vazhdueshme për hapat e

ndryshëm që ndërmora në jetë.

Një falënderim të sinqertë e kam për miqësinë: “Miqësia i ngjan librave të vjetër, që

koha u jep atyre më shumë vlerë”.

Falenderim të posaçëm i shpreh udhëheqësit të këtij punimi: Prof.Asoc. Dr. Kamber

Kamberit, për mbështetjen e vazhdueshme që më ka dhënë gjatë përgatitjes së punimit, për

motivimin, konsultimet dhe për këshillat e dhëna në vazhdimësi duke ndikuar në formimin tim

profesional.

U jam shumë mirënjohëse të gjithë juve.

“Dituria pa arsim është padrejtësi e armatosur” ka thënë Horaci.

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

4

Përmbajtja

ABSTRAKT ................................................................................................................................... 5

HYRJE ............................................................................................................................................ 6

JETA DHE VEPRIMTARIA E AUTORIT .................................................................................... 7

STRUKTURA E VEPRËS “HISTORIA E SKËNDERBEUT”..................................................... 9

ANALIZA E VEPRËS “HISTORIA E SKËNDERBEUT” ......................................................... 10

PARATHËNIA ............................................................................................................................. 11

Kaptina I Lufta e pararendësve kundër turqëve (1362-1438) ....................................................... 12

Kaptina III Skënderbeu kundër Sulltan Muradit II (1444-1451) .................................................. 13

Kaptina IV Skënderbeu dhe Alfonsi V kundër Mehmedit II (1451-1458) ................................... 13

Kaptina V Shpedita italiane (1458-1462) ..................................................................................... 14

Kaptina VI Skënderbeut dhe Venetia kundër Mehmedit II (1462-1502) ..................................... 14

Kaptina VII Burimet edhe historianët ........................................................................................... 15

HEROI I VEPRËS “HISTORIA E SKËNDERBEUT” ............................................................... 27

VLERËSIMET DHE KRITIKAT RRETH KËSAJ VEPRE ........................................................ 29

PËRFUNDIM ............................................................................................................................... 31

LITERATURA ............................................................................................................................. 33

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

5

ABSTRAKT

Ndihmesë të madhe që gjuha shqipe të arrinte potencialin e vet të plotë letrar e

krijues, padyshim që dha Fan Noli, i cili ndonëse shkroi pak letërsi të mirëfilltë, prapëseprapë

mbetet gjigand i letërsisë.

Në këtë punim kryesisht është bërë analiza e veprës “ Historia e Skënderbeut ” e Fan

S. Nolit dhe janë cekur disa nga vlerësimet dhe kritikat e disa autorëve të tjerë rreth kësaj vepre.

Figura e Skënderbeut në veprën e Nolit është shumë e plotë. Ai është jo vetëm një

udhëheqës popullor, që shquhet si luftëtar e strateg, por dallohet edhe si burrë shteti e diplomat.

Përshkrimet e betejave heroike dhe të situatave të vështira janë bërë me ngjyra të forta

romantike, gjë që i jep veprës edhe vlera artistike dhe e bën që të lexohet me emocion. Në këtë

vepër Noli i jep rëndësi figurës së heroit dhe rolit të tij në histori.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

6

HYRJE

Fan Noli nuk ishte vetëm udhëheqës i spikatur i bashkësisë shqiptaro-amerikane, por

edhe figurë e shquar dhe e shumanshme e letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politikës shqiptare.

Që në fëmijëri atij i kish bërë përshtypje figura e Skënderbeut, prandaj vepra më

popullore e Fan Nolit sot është një studim historik për jetën dhe epokën e heroit kombëtar

shqiptar Skënderbeut.

Sipas vetë Nolit, ai synonte t’i jepte popullit një histori të Skënderbeut të kuptueshme

për të, që të bëhej pronë e tij dhe të shkruante një histori pak a shumë kritike, të bazuara mbi

fakte të vërtetuara dhe të mbështetura në dokumente relative dhe jo mbi legjenda romantike të

pashoshitura.

Qëllimi i punimit

Qëllimi i këtij punimi është që të vlerësojmë veprën e veçantë për popullin shqiptar

me titull “Historia e Skënderbeut”, të vlerësojmë mundin e autorit të mirënjohur Fan S. Nolit si

dhe të shohim disa nga vlerësimet dhe kritikat rreth kësaj vepre.

Metodologjia e punës

Metodologjia e punimit është bërë duke përshkruar konceptet bazë të dhëna nga

autori dhe studiues të ndryshëm rreth kësaj teme, kryesisht metodën krahasuese e historike, por

duke përdorur edhe metodën analizuese. Pra, përmban informacione që janë në interesin tonë dhe

këtu mund të njihemi sado pak me jetën, veprimtarinë dhe veçantinë e Fan S. Nolit.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

7

JETA DHE VEPRIMTARIA E AUTORIT

Fan Noli ose Theofan Stilan Noli ka lindur në fshatin Qytezë (turq. Ibrik Tepe), në jug

të Edrenesë, në Turqinë Evropiane, më 6 janar 1882. Gjyshi i Nolit, kapidan Gjergj Noli u vra

nga ushtria turke në njërën nga fushat luftarake duke lënë pas vetes të shoqen Sumba, me katër

fëmijë të vegjël. E mbetur e vetme me një djalë, Stilianin dhe me tri vajza me moshë prej dy deri

në shtatë vjeç, pa përkrahje dhe pa mbrojtje, ndonëse gjendjen ekonomike e kishte fare të mirë,

vejusha e re vendos dhe martohet së dyti me Gjergj Mitrushin, të cilit i kishte mbetur një djalë

nga martesa e parë. Ai u përkujdes për fëmijët si një baba i vërtetë. Pasi i martoi të tri thjeshtrat

me bujq të vyeshëm, zgjodhi një nuse po aq të vyeshme, të bukur e të mençur edhe për thjeshtrin

e vet Stilianin, Maria Gollaçin.

Stiliani, ndonëse trashëgoi tokë si pronë, nuk u mor me bujqësi, por shërbeu si psalt

në kishën e fshatit kurse Maria, ishte shtëpiake. Nusja e re, Maria Gollaçi dhe i shoqi i saj, Stilian

Noli, në jetën e tyre bashkëshortore patën trembëdhjetë fëmijë, prej të cilëve shtatë vdiqën sa

ishin shumë të vegjël nga sëmundjet siç ishin lija, tifoja etj. Këto sëmundje nuk e kursyen as

fëmijën e dytë, Theofanin, i cili disa herë u gjet buzë varrit, madje njëherë familja mendonte se

kishte vdekur dhe po e qanin për t’i dhënë lamtumirën e fundit, kur i vogli, papritur hapi sytë e

po çuditej me atë që po ndodhte rreth tij. Deri në moshën tetë vjeçar askush nuk mendonte se ky

fëmijë i sëmurë do t’i shpëtonte vdekjes. Shpëtimit të djalit të vogël i ndihmoi përkujdesja e

familjes. Nga shëndeti i ligë edhe pse arriti të mbijetoi, vogëlushi nuk arriti të merrej me ndonjë

punë fizike andaj prindërit vendosën ta shkollonin në një shkollë fillore të fshatit, ku mësimet

zhvilloheshin në gjuhën greke, meqë shkollat shqipe ishin të ndaluara. Noli i vogël i frikësuar

nga mësuesi, nuk pranonte të shkonte në shkollë. Duke qenë se nënë Maria, nuk gjeti rrugëdalje

tjetër, vendosi ta fusë fëmijën në thes, e hedh mbi shpinë dhe përkundër shqelmave të tij, niset

drejt e në shkollë. Theofani e kuptoi që nuk kishte përse të frikësohej se mësuesi i ndëshkonte

vetëm ata nxënës që nuk mësonin e ai nuk ishte nga ata, ai arriti të bëhet i pari i klasës dhe

vazhdimisht e ruajti atë parësi. Pas mbarimit të shkollës fillore shtatëvjeçare, prindërit e tij e

panë të udhës, që djaloshi t’i vazhdonte mësimet e mëtejme, kështu shkollën e mesme e kreu në

gjuhën greke në Heybeliada, Stamboll. Këtij vendimi i kontribuoi vet rezultati përfundimtar i

Nolit, i cili kishte korrur sukses të shkëlqyeshëm e premtonte që me të njëjtin përkushtim do ta

përfundonte dhe shkollimin e mesëm. Në Heybeliadë u vendos me qira në një familje greke. Aty

dëgjonte ligjëratat kurse gjatë verës meqë ishte përmirësuar dukshëm nga shëndeti e ndihmonte

familjen në punët e fushës. Në jetë Noli njohu dy prijës, ai e konsideronte veten si kalorës të

Skënderbeut dhe si misionar të Krishtit të cilët i konsultoi gjatë gjithë jetës së tij, kurdoherë që

merrte vendime të rëndësishme, në rrethana e situata, në të cilat u gjend më vonë.

Në vitin 1900 shkoi në Greqi me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e

filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. Por nuk i

eci mbarë, dhe as studimet nuk i kreu. Atëherë u hodh në punë të tjera si kopist, sufler dhe aktor

pranë një trupe greke teatrale shëtitëse që shfaqej dhe në skelën e Galatës. Tek punonte atje, iu

ngjall dëshira për t’u marrë me dramaturgji duke shkruar dramën "Zgjimi", në greqisht, (e cila u

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

8

ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri). Më 1903 shkoi në Egjipt, ku

filloi punë si mësues i greqishtes për dy vjet, mars 1903 - mars 1905, kohë kur përkthen në

greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet" që u botua në

shtypshkronjën shqipe në Sofje.

Fan Noli u nis për në Botën e Re duke kaluar nga Napoli në Nju Jork më 10 maj.

Gjatë disa muajve të vështirë nga ana financiare, Noli, nuk po mësohej dot me Amerikën dhe po

mendonte seriozisht të emigronte në Bukuresht, por pak e nga pak u lidh ngushtë me bashkësinë

shqiptare dhe me 6 janar 1907 bashkëthemeloi shoqërinë Besa-Besën në Boston.

Në moshën njëzetegjashtë vjeç, Fan Noli u bë dhjak në Bruklin, kurse pas një muaji

Platoni, kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkit e shuguroi prift ortodoks.

Nga shkurti 1909 deri në korrik 1911 Noli botoi gazetën Dielli, tribunë e bashkësisë

shqiptare të Bostonit.

Më 28 prill 1912 ai themeloi Federatën Panshiptare Vatra të Amerikës, e cila shumë

shpejt do të bëhej organizata më e fuqishme dhe më e rëndësishme e shqiptarëve në Amerikë.

Pasi u shpall Shqipëria e pavarur, Fan Noli, e vizitoi atë për herë të parë në korrik të

vitit 1913.

Në vitin 1920, me qenë se figura e tij si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë

shqiptare dhe talenti i tij si shkrimtar, orator dhe komentator politik ishte rritur mjaft, ishte

shumë në vend që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në

Gjenevë. Në këtë aktivitet Noli doli fitimtar në pranimin e Shqipërisë më 17 dhjetor 1920.

Anëtarësia në këtë organizatë i dha Shqipërisë për herë të parë njohje ndërkombëtare.

Suksesi i Nolit në Lidhjen e Kombeve e përcaktoi atë një herë e mirë si figurë

udhëheqëse në jetën politike shqiptare.

Më 17 qershor 1924 Fan Noli u shpall zyrtarisht kryeministër dhe pas pak kohe

regjent i Shqipërisë, mirëpo pas rrëzimit të qeverisë së tij nga forcat zogiste, ai u largua

përgjithmonë nga Shqipëria. Politika dhe feja nuk qenë të vetmet fusha ku Fan Noli bëri emër. Ai

qe edhe dramaturg, poet, historian, muzikolog dhe sidomos përkthyes i shkëlqyer me një

ndihmesë të konsiderueshme në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe. Vepra e parë letrare e Nolit

është drama në tre akte Israelitë dhe Filistinë, Boston 1907. Vepra më popullore e Fan Nolit

është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

deklamative është e paktë. Megjithatë, kryesore e Nolit për letërsinë shqipe ishte si stilist. Vepra

të tjera janë: “Historia e Skënderbeut”, “Albumi” , “Autobiografia”, “ Bethoveni dhe

Revolucioni Francez”.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

9

STRUKTURA E VEPRËS “HISTORIA E SKËNDERBEUT”

Vepra është e zhanrit roman historik, e shkruar në prozë. Ngjarjet merren nga historia dhe

në bazë te dokumenteve të përafërta historike përshkruhen ngjarjet nga e kaluara.

Si nacionalist Noli ka bashkuar motivet patriotike me ato shkencore. Kjo është tematika e

veprës së tij.

Personazhet që përmenden në veprën e Nolit janë të shumtë: Gjergj Balsha I, Gjin Bua

Shpata, Stefan Çernoviçi, Gjon Kastrioti, Gjin Zënëbisha, Hajredin Pasha, Gjergj II Balsha,

Theodori II Muzhaqi, Krali Lazar, Sulltan Murati I, Balsha III, Sulltan Muradi II, Arianit Thopia

Komneni Golemi; pesë vajzat e Gjon Kastriotit: Mara, Vlajka, Angjelina, Jella, Mamica, dhe

katër djemt e Gjon Kastriotit: Stanishi, Reposhi, Konstandini Gjergji; Sulltan Mehmedi II, Adin

Muzhaqi, Vrana Konti, Ali Pasha, Tanush Thopia, Vrana Konti, Irena, Lek Dukagjini, Lek

Zaharia, Papa, Alfonsi, Theodor Korona, Hamzë Kastrioti, Gjon II Kastritoti, Pal Dukagjini,

Andrea Erizi, Isa Bej Evrenozi, Gjerq Stres Balsha, Ferdinandi, Papa Pius II, Pal Engjëlli,

Sheremet Beu, Ballaban Pasha, etj. Por hero i veprës është Skënderbeu (Gjergj Kastrioti).

Ngjarjet janë te njëpasnjëshme dhe secila përmban në vete emocionet drithëruese, beteja

të njëpasnjëshme që të mbajnë zgjuar kureshtjen deri në fundin e veprës.

Vepra ka një karakter popullarizues dhe të jep përshtypjen e një shartimi të variantit të

vitit 1921 me atë të vitit 1947, me një stil të kuptueshëm për shqiptarin e thjeshtë, me synime më

tepër politike me vlera edukative dhe pastaj shkencore. Historia është pastruar nga fryma

polemizuese e ballafaquese e varianteve të mëparshme.

Sa i takon gjuhës së veprës, ajo është shkruar në dialektin toskë. Noli vlerësohet ndër

stilistët më të mëdhenj të dialektit toskë.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

10

ANALIZA E VEPRËS “HISTORIA E SKËNDERBEUT”

"Historia e Skënderbeut" është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë. Ai e botoi atë për

herë të parë më 1921 në Boston, dhe pastaj e botoi të ripunuar anglisht më 1947 e përsëri të

ripunuar në shqip më 1949. Fan Noli, mbrojti disertacionin në Universitetin e Bostonit me titull:

George Castrioti Scanderbeg, Boston, Mars 19471. Që në fëmijëri atij i kish bërë përshtypje

figura e Skënderbeut. Sipas vetë Nolit ai synonte t’i jepte popullit një histori të Skënderbeut të

kuptueshme për të, që të bëhej pronë e tij dhe të shkruante një histori pak a shumë kritike, të

bazuar mbi fakte të vërtetuara dhe të mbështetura në dokumente relative dhe jo mbi legjenda.

Noli ka bashkuar motivet patriotike me ato shkencore. Ai kishte bindjen se deri atëherë

historia ishte pleksur me legjendën, prandaj ai do të përpiqej të bënte shmplekjen me dokumentet

që kishte. Ai u mbështet mbi historinë e Tivarasit dhe pastaj të Barletit, që e quan kryebazë;

Fallmerajerin, nga historianët moderë, të cilën e quan kryevepër. Ka shfrytëzuar Paganelin,

Hahnin, Hopfin dhe dijetarë të tjerë që kanë shkruar pas Fallmerajerit.

Adhurimi i autorit për figurën e Skënderbeut ndihet edhe në vepër nëpërmjet tonit të

ngrohtë me të cilin është dhënë figura e tij. Gjatë trajtimit të momenteve kyçe të jetës së heroit,

Fan Noli, ka përcaktuar qartë marrëdhëniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinje,

qëndrimin e disa vendeve të fuqishme evropiane ndaj luftës së Skënderbeut.

Gjithashtu ai ka arritur të na japë qartë politikën e brendshme të këtij udhëheqësi legjendar, duke

theksuar meritën e madhe të tij në formimin e një shteti të centralizuar feudal shqiptar, gjë që në

shekullin e XV nuk ishte realizuar dot në shumë vende të Evropës. Arriti për të krijuar

atmosferën e kohës, për të dhënë ngjyrat e një bote mesjetare, që kërcënonte të shkatërronte

botën evropiane si dhe pozitën e një vendi si Shqipëria, ku liria dhe kultura humaniste po

mbyteshin nga dhuna osmane. Noli ka thurur e shkrirë me art të vërtetën historike, dokumentin

me gojëdhënën e legjendën.

Figura e Skënderbeut në veprën e tij është shumë e plotë. Ai është jo vetëm një

udhëheqës popullor, që shquhet si luftëtar e strateg, por dallohet edhe si burrë shteti e diplomat.

Përshkrimet e betejave heroike dhe të situatave të vështira janë bërë me ngjyra të forta

romantike, gjë që i jep veprës edhe vlera artistike dhe e bën që të lexohet me emocion. Në këtë

vepër Noli i jep rëndësi figurës së heroit dhe rolit të tij në histori, pa nënvleftësuar masat .

Vepra përbëhet nga një parathënie e shkurtër dhe shtatë krerë. Kreu i parë përfshinë

ngjarjet e viteve 1362-1438, i dyti vitet 1443-1444, i treti vitet 1444-1451, i katërti vitet 1451-

1458, i pesti ekspeditën në Itali (1458-1462), i gjashti titullohet Skënderbeu dhe Venetia kundër

Mehmetit II (1462-1502) dhe i fundit përmban burimet dhe historianët.

1 Akademia e shkencave e Shqipërisë, Kristo Frashëri, Skënderbeu, jeta dhe vepra, “Toena”, Tiranë, 2002.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

11

PARATHËNIA

Jam i lumtur që, pas njëzet e tetë vjetësh, po u jap Shqiptarëve sot revizionin e nje historie të

Skënderbeut, që kam shkruar më 1921. Në veprën e re, me sa munda, jam përpjekur të plotësonj

mungesat e veprës së vjetër. Pa fjalë, kam përfituar nga studimet e dijetarëve të ndryshmë që

janë marrë me këtë subject më parë. Emrat e tyre janë të radhitura shkurtas në kaptinën e funtme

të kësaj libre, edhe ca më gjërë në bibliografinë e edicjes Inglishte. Në këtë listë duhet të shtonj

edhe emrin e mikut tim Xheman Suli, Brooklyn, N. Y., i cili më ndihmoj me përkthimet e

kronikanëve Turq Uruxh, Ashik-Pasha-Zade, dhe Saad-ed-Din. Më vjen keq të thom që disa

libra dhe disa dokumenta nuk i gjeta dot nëpër libraritë Amerikane. Për këto, duhet një udhëtim

në Europë. Kam shpresë ta bënj me rastin e parë, dhe ahere munt të botonj nonjë broshurë, në të

cilën të ndriçonj disa pika që i kam lënë të errëta në këtë histori.2

Boston, Mass., Prill 20, 1949. F. S. Noli

2 Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, “Rilindja”, Prishtinë, 1968.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

12

Kaptina I Lufta e pararendësve kundër turqëve (1362-1438)

Në kaptinën e parë përfshihen këto ngjarje :

- Balsha I dhe çlirimi i Shqipërisë Veriore nga zgjedha Serbe, 1356.

- Gjerq I Balsha dhe Principata e tij, 1362-1379.

- Katholikizma në Shqipëri, 734-1414.

- Lufta e Balshëve kundër Turqisë dhe Venetisë, 1383-1422.

- Despotati i Nartës, Pjetër Losha dhe Gjin Bua Shpata, 1358-1400.

- Bëteja e Savrës, 1358.

- Bëteja e Kosovës, 1389.

- Çkatërrimi i Principatës Balshiane dhe i Despotatit të Nartës, 1400-1422.

- Stefan Çerniviçi kapedani i Malit të Zi.

- Origjina e Kastriotëve.

- Gjon Kastrioti, 1395-1439.

- Kryengritja e Arianitit, 1434-1436.

- Zënëbishët edhe kryengritja e Gjirokastrës, 1436.

- Rrethimi i Beratit, 1438.

Kaptina II Kryengritja e Skënderbeut dhe kuvendi i Leshit (1443-1444)

Në kaptinën e dytë përfshihën këto ngjarje:

- Legjenda e vjetve të para, 1405-1443.

- Revizioni i legjendës sipas dokumentave.

- Bëteja e Nishit, 3 nëntor, 1443.

- Zaptimi i Krujës, 11 nëntor, 1443.

- Fronësimi i Skenderbeut, 28 nentor, 1443.

- Kuvëndi i Leshit, 1 mars, 1444.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

13

Kaptina III Skënderbeu kundër Sulltan Muradit II (1444-1451)

Në kaptinën e tretë përfshihen këto ngjarje:

- Ushtria e Skënderbet.

- Grada Pretoriane.

- Bëteja e Torviollit, 29 qeshor, 1444.

- Bëteja e Varnës, 10 nentor, 1444.

- Dasma e Mamices, 26 janar, 1445.

- Bëteja e Mokrencës, 10 tetor, 1445.

- Bëteja Otonetës, 27 shtator, 1446.

- Vdekja e Pal Dukagjinit, 1446.

- Vrasja e Lek Zaharisë, 1447.

- Bëteja e Drinit, 23 korrik, 1448.

- Bëteja e Oranikut, 14 gusht 1448.

- Bëteja e Kosovës, 17-19 tetor, 1448.

- Rrethimi dhe rënia e Sfetigradit, maj-korrik, 1449.

- Humbja e Beratit, 1450.

- Rrethimi i parë i Krujës, 14 maj- 26 tetor, 1450.

- Vdekja e Sulltan Muradit II, janar, 1451.

Kaptina IV Skënderbeu dhe Alfonsi V kundër Mehmedit II (1451-1458)

Në kaptinën e katërt përfshihen këto ngjarje:

- Hipja e Mehmedit II, 5 shkurt, 1451

- Trakteti i Gaetës, 26 Mars, 1451.

- Martesa e Skënderbeut, 26 prill, 1451.

- Ndertimi i Kështjellës së Modricës, 1451.

- Komplloti kundër Skënderbeut, 1451.

- Bëteja e Modricës dhe Bëteja e Maçadit, 21 korrik,1452.

- Pajtimi i Skënderbeut më Dukagjinët, 25 shtator, 1452.

- Bëteja e Pllogut, 23 prill, 1453.

- Rënia e Stambollit, 29 maj, 1453.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

14

- Rrethimi i Beratit, 13-15 qeshor, 1455.

- Tradhësia e Moisiut dhe beteja e Dibrës, 20 maj, 1456.

- Humbja e Modricës, 18 tetor, 1456.

- Lindja e Gjon II Kastriotit, 1456.

- Tradhësia e Hamzë Kastriotit dhe bëteja e Albulenës, 2 shtator, 1457.

Kaptina V Shpedita italiane (1458-1462)

Në kaptinën e pestë përfshihen këto ngjarje:

- Ferdinand i Napolit dhe Kryengritja e Baronëve.

- Pajtimi me Venetinë, 18 gusht, 1458.

- Pajtimi me Dukagjinët, 1461.

- Armëpushimi me Sulltan Mehmedin II, 27 prill, 1461.

- Skënderbeu në Raguzë, gusht, 1461.

- Çlirimi i Barletës, gusht, 1461.

- Zaptimi i Tranit, 5 dhjetor, 1461.

- Kthimi i Skënderbeut në Shqipëri, 11 shkurt, 1462.

Kaptina VI Skënderbeut dhe Venetia kundër Mehmedit II (1462-1502)

Në kaptinën e gjashtë përfshihen këto ngjarje:

- Bëteja e Mokrenës, 27 gusht, 1462.

- Bëteja e Pollogut, 1462.

- Bëteja e Livadit, shtator, 1462.

- Paqja me Sulltan Mehmedn II, 27 prill, 1463.

- Alianca me Venetinë, 20 gusht, 1463.

- Kryqëzata e Papës Pius II, nentor, 1463.

- Deklarata e luftës, 27 nentor, 1463.

- Bëteja e Ohrisë dhe vdekja e Papës Pius II, 14 gusht, 1463.

- Fushata e Ballaban Pashës, prill-shtator, 1465.

- Rrethimi i dytë i Krujës dhe ndërtimi i Elbasanit, 1466.

- Skënderbeu në Romë dhe Napoli, 1466-1467.

- Disfata e Ballaban Pashës dhe çlirimi i Krujës, 27 prill, 1467.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

15

- Rrethimi i tretë i Krujës, 1467.

- Vdekja e Skënderbeut në Lesh, 17 janar, 1468.

- Rënia e Krujës, 15 qeshor, 1478.

- Rënia e Shkodrës, 25 janar, 1479.

- Rënis e Durrësit, 1499.

- Paqja e Venetisë me Turqinë, 14 dhjetor, 1502.

Kaptina VII Burimet edhe historianët

Në kaptinën e shtatë përfshihen disa burime dhe historianë:

- Burime Shqiptare

- Burime Italiane

- Burime Bizantine

- Burime Turke

- Burime Arshivale

Historianë: Giammaria Biemmi, Daniele Farlati, Camille Paganel-i, Johann Philip

Fallmerayer-i, Carl Hopf-i, Vikeni Vasilevic Makusheff-i, Konstantin Jirecek-u, Julius Ernst

Psiko-ja, Xhevat Korca, Konstantin Marinesku, Athanas Gegaj.

Vepra e Nolit e vitit 1947 ka 525 referenca apo mbi dyfishin e versionit të vitit 1921, 109

ose 20.7% i takojnë Barletit, 69 ose 13% i takojnë Biemmit, Falmerajerit dhe kronistët bizantinë

nga 7%. Nga Gj. Muzaka ka 31 referenca ose 5.8%, nga Dh. Frëngu 18 referenca ose 3%, nga

kronistët osmanë 18 referenca ose 3%, nga Marinesko 14 referenca ose 4%, nga A. Gegaj 8

referenca ose 1%. Referencat nga dokumentacioni janë 175 ose 33%, rreth 7% më shumë se A.

Gegaj. Përsëri në këtë vepër bazë janë burimet tregimtare.3

Për të kuptuar mirë “Historinë e Skënderbeut”, duhet të hidhemi pak më prapa dhe të

shkoqisim shkurtazi situatën e Shqipërisë që kur u shkel prej Turqëve herën e parë gjerë në

kuvendin e Leshit.4

Fan Noli tregon për betejat e Balshës I dhe pasardhësve të tij duke cekur sukseset dhe

humbjet e tyre. Ai thotë se Gjergj Balsha I ishte i pari dhe i fundit kryezot shqiptar që ka

3 Prof. Dr. Petrika Thengjilli,Skenderbeu: Arritje, Mangesi, Pikepamje te ndryshme, Prishtinë, 2012,f. f.533 4 Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, “Rilindja”, Prishtinë, 1968, f.9.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

16

mbretëruar mbi një shtet i cili përmblidhte jo vetëm Gegërinë dhe Toskërinë, por edhe tërë Malin

e Zi, një pjesë të Bosnjës e Hercegovinës, pothuajse gjysmën e Dalmatisë dhe një pjesë të

Maqedonisë. Sa kohë jetoi Gjergj I Balsha, e mbrojti Shqipërinë nga shkeljet e huaja dhe i prapsi

me radhë serbët, boshnjakët, napolitanët dhe turqit. Shqiptarët luftuan pa prerë dhe pothuajse një

shekull të tërë mbrojtën independencën e atdheut dhe nderin e armëve të tyre kundër sulltanëve

më të shkëlqyer që ka pasur Turqia.

Sipas Nolit kryengritjet dështuan njëra pas tjetrës nga shkaku që shqiptarët ishin të

përçarë. Si duket secili kapedan luftonte për hesap të vetë dhe jo më një komandant me një plan

dhe një qëllim të përbashkët.

Bashkimi i të gjitha forcave kombëtare përpara shek. XX ishte një çudi që e bëri në

historinë e kombit tonë vetëm një njeri: “Skënderbeu, jo vetëm që e bëri, por edhe e mbajti

pothua njëzet e pesë vjet me radhë, në mes të fortunës së jashtme dhe të brendshme. Është një

nga lavditë e tij më të mëdha”.5

Ai gjithashtu theksonte se shqiptarët e ndërronin fenë sipas politikave të ditës.

Për origjinën e Kastriotëve mendimi historik ka evoluar shumë dhe gjithmonë ka shkuar

duke u krijuar disa pikëpamje, të cilat ose janë forcuar, ose duke u shuar, por që herë pas here

kanë nxjerrë krye. Rreth kësaj, Fan Noli, u mbështet tek historianë të ndryshëm. Sipas historianit

gjerman Fallmerajerit, ai që kërkon rrënjën e kapedanëve të Shqipërisë humbet kohën badihava

dhe mundohet më kot. Noli mbështetet edhe në dokumente, njëri nga ta i zbuluar në manastirin

Françeskan të Hungarisë nga dijetari Femenxhin na tregon që Kastriotët ishin nga një fshat i

quajtur Kastrioti në Malësinë e Hasit. Këtë na e vërteton edhe kronikani i Raguzës Luccari, duke

bërë vetëm lajthim në emrin e katundit, të cilin e shtrembëron si Kastrati, por pastaj e ndreq kur

na thotë që ndodhej në krahinën e Hasit afër Drinit.

Barleti na thotë që Gjon Kastrioti ishte nga një shtëpi e vjetër e Matit, dhe nuk vete më

tutje.

5 Po aty, f.23.

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

17

Rreth gjenealogjisë së familjes së Kastriotëve mendimi historik ka evoluar. Një përpjekje

e parë për ndërtimin e penës gjenealogjike bëhet nga Noli. Qysh në versionin e 1921 ai shkruan

se Gjon Katrioti ish martuar me princeshën Vojsavë, të bijën e pricit të Pollogut, një krahinë

midis Gostivarit dhe Shkupit. Kjo krahinë dukej që ishte pjesë e perandorisë balshiane dhe hynte

nën infulencën e Kastriotëve. Nga kjo martesë Gjoni pati pesë vajza: Marën, Vllajkën,

Angjelinën, Jellën dhe Mamicën dhe katër djmë: Stanishin, Reposhin, Konstandinin dhe

Gjergjin.

Të katër vajzat e para i martoi Gjon Kastrioti me pricër aliatë: Marën me Stefan

Çernojevçin, princin e Malit të Zi; Vllajkën me Gjin Muzakën; Angjelinën me Vlladan Arianit

Thopia Golemin, princin e Çermenikës dhë të vëllanë e Arianitit të Kaninës; Jellën me Pal Stress

Balshën, princin e krahinës midis Krujës dhe Leshit. Mamica u martua me Karoll Muzak

Tophinë, pasi u kthye Skënderbeu në Shqipëri. Noli nuk shkon më tej në sqarimin e pinjojve të

Gjonit, djalit të Skënderbeut.6

Vjetët e para të Skënderbeut janë të mbytura në errësirë. Nga njëra anë kemi një

legjendë, dhe nga ana tjetër disa dokumente të pakta për një periudhë prej tridhjetë e tetë vjetësh

që më 1405-1443.7

Legjenda na bën të ditur se sipas Barletit Skënderbeu lindi më 1403 dhe u dha peng me

1412. Në versionin e vitit 1947 Noli shkruan bindshëm se lindi më 1405. Në një leksion të

mbajtur në Seminarin e “Vatrës” e avancon vitin 1400. Avancimin e mbështet në dy argumente:

Së pari ai mbështetet në pikturën që ndodhet në Muzeun e Firencës. Sipas saj, Noli mendon se

Skënderbeu nuk duhet të ketë qenë më pak se 65 vjeç në mos më i moshuar. Një person që e ka

parë Skënderbeun kur ky vizitoi Romën më 1466 shkruan për të: “Ai është mbi 60 vjeç”. Kjo do

të thotë se ishte së paku 65-66 vjeç. Në të kundert ai do të kishte thënë “Ai është rreth të

gjashtëdhjetave” ose “Ai është rreth të shtatëdhjetave”. Së dyti autori mbështetet tek marrëveshja

tregtare e vitit 1420 të Gjon Kastriotit me Raguzën në emrin e tij dhe në emër të katër djemve, si

bashkësundimtrë. Sipas tij, kjo do të thotë që në atë kohë ka qenë rreth 20 vjeç, përndryshe nuk

6 Prof. Dr. Petrika Thengjilli, Skenderbeu: Arritje, Mangesi, Pikepamje te ndryshme, Prishtinë, 2012,f. 561 7 Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, “Rilindja”, Prishtinë, 1968, f .24.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

18

do të ishte bashkësundimtar i principatës së Kastriotëve. Me këto arsye ai arrin në përfundimin se

Skënderbeu duhet të ketë lindur rreth vitit 1400 dhe ishte 68 vjeç kur vdiç, më 1468. 8

Noli tregimin e Barletit mbi 38 vjetët e para të Skënderbeut e vlerësoi si një melodramë,

që fillon me rrëmbimin e një fëmije dhe përfundon me vrasjen e një sekretari. Noli shfrytëzoi

disa dokumente arkivore të panjohura deri atëherë, të cilat dëshmojnë gjithë kohën, që kur lindi e

deri në vitin 1443, me disa periudha të shkurtra, gjatë të cilave ka qenë në shërbim të sulltanit, ka

jetuar në Shqipëri. Këto e shtyjnë autorin të dalë me një version origjinal sipas të cilit

Skënderbeu iu dha peng Muratit II, por nuk ka qenë fëmijë 8-9 vjeçar, por një djalë i rritur në

moshë madhore. Mendimin e tij e bazon në disa dokumente. Sipas njërit prej tyre Gjoni bashkë

me tre djemtë e tij: Raposhin, Konstandinin dhe Gjergjin, bleu një kështjellë nga manastiri i

Hilandarit në malin Atos. Autori mendon se Skënderbeu ka qenë në atë kohë në Shqipëri, madje

në moshë madhore si nënshkrues i aktit të shitblerjes. Më 1429 e më 1426, ai duhet të ketë qenë

në Shqipëri, ndryshe Gjoni nuk mund t’i nënshkruante të dy aktet edhe në emër të tij. Më 1430,

kur Gjoni u mund, e dërgoi Skënderbeun jo si peng, por si vassal në moshën 25 vjeç. Ka mundësi

që Skënderbeu të ketë shërbyer në ushtrinë e sulltanit më 1428. Kjo do të thotë se ai jetonte në

shtëpinë e tij dhe dërgohej herë pas herë për të shërbyer me kontingjente shqiptare në ushtrinë

turke dhe se i ati mund ta urdhëronte që të mos ua vinte veshin urdhrave të sulltanit.9

Noli tregon se kur filloi kryengritja e Toskërisë, Gegët nisën të lëviznin dhe të

këshilloheshin, por nuk kishin prijës. Gjon Kastrioti ishte plakur dhe me njërën këmbë në varr.

Ata vendosën ta thërrisnin Skënderbeun. Populli e priste me krahë të hapur. Skënderbeu i

dëgjonte me vërejtje se nuk ishte hera e parë që kërkonin ndihmë, por Skënderbeu po priste

momentin e duhur që ta shpallte kryengritjen andaj edhe nuk ua hapte zemrën popullit se mos

dilte fjala jashtë. Pas vdekjes së t’et Skënderbeu duke parë se kishte ardhur koha për të vënë

zbatim planin e tij, filloi tërheqjen, i ktheu shpinën armikut u kthye në Krujë dhe iu bëri të ditur

planin. Sipas Nolit, Skënderbeu e zaptoi tërë principatën atërore me të gjitha fortesat me një

shpejtësi furtune, që përfshin çdo gjë që gjen përpara.

8 Prof. Dr. Petrika Thengjilli,Skenderbeu: Arritje, Mangesi, Pikepamje te ndryshme, Prishtinë, 2012,f. 579, 580. 9 Po aty, f. 590.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

19

Organizimi dhe stërvitja e një ushtrie ishte vepra më rëndësore, së cilës iu përvesh

Skënderbeu që kur u kthye në Krujë, veçanërisht posa e dinte që nuk ishte e largme koha që do

të përballte ushtrinë turke.

Vlerën e një ushtrie të rregullt, të gjithënjëshme dhe të gatshme për luftë çdo minutë,

Skënderbeu e kishte mësuar nga Turqia, ku pa me sy shërbimet e vyera të Jeniçerëve. Ai e

introdukoj këtë sistem në Shqipëri, dhe formoi një trup të zgjedhur prej nja 3000 të cilët nuk

kishin shokë në botë nga disiplina, trimëria dhe besnikëria.

Skënderbeu vizitoi të gjitha kështjellat të cilat i vuri në gjendje mbrojtjeje, studio

hollësisht tipografinë e Shqipërisë, duke mos lënë as mal, as, fushë, as pyll, as lumë, as vijë, as

përrua, as grykë pa matur nga pikëpamja strategjike. Ai thoshte për një gjeneral të mirë është aq

e nevojshme ta dijë vendin që ka për të mbrojtur sa edhe numrin dhe cilësinë e ushtrisë armike.

Në betejën e Torviollit shqiptarët e dërmuan ushtinë turke, humbjet e turqëve qenë të

mëdha. Kjo u provoj shqiptarëve që kryezoti i tyre ishte një komandant i klasit të parë. Shqipëria

tani e ndjeu forcën e vet dhe kishte shpresa të shëndosha që ta mbronte vendin nga invazionet

armike.

“Me sulmet e Sulltan Muratit II dhe humbjen e Sfetigradit dhe Beratit, njëra pas tjetrës

dhe lajmet e përgaditjeve të mëdha të Sulltan Muradit II, i trembën aq shumë shqiptarët sa nisën

të humbisnin çfardo shprese, dhe tani ishin të sigurtë që edhe Kruja do të pësonte gjithë atë

mjerim dhe që me ardhjen e dytë të Sulltan Muradit II fati i Shqipërisë ishte i shliruar. Paniku

mbretëronte në tërë Shqipërinë. Tmerri i bënte njerëzinë të shikonin kuçedra dhe fantazma me sy

të hapur. Makthi u kishte shkelur të gjithëve në grykë dhe në krahëror. Me sy të vrarë dhe të

përlotur, po putheshin njëri me tjetrin duke qarë dhe vuajtur, sikur piqeshin për herën e

funtme”.10

Skënderbeu i trembur më tepër nga frika dhe demoralizimi i njerëzve të tij sesa nga

rreziku turk që i varej mbi kokë, u këshillua me Pal Engjëllin (kryepeshkopi i Durrësit) dhe

vendosi t’i mblidhte popullin në një fushë të hapur ku filloi të iu tregonte për një ëndërr që e

kishte parë natën e kaluar, në të cilën Shën Gjergji i kishte thënë të jetë burrë dhe se do ta mund

10 Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, “Rilindja”, Prishtinë, 1968, f.62.

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

20

Sulltan Muradin dhe ushtrinë e tij të tmerruar ashtu si i kam dërrmuar dhe gjeneralët e tij. Krahu

i Perëndisë do të më mbrojë mua dhe popullin tim, sa më tepër që shtohen rreziqet dhe se është

shkruar në qiell të rroj dhe të vdes Kryezot i Arbërisë. U rrëfyen edhe disa ëndrra të tilla dhe këto

ëndrra jo vetëm ua nxorën frikën shqiptarëve, por edhe i siguruan plotësisht që e kishin të fituar

luftën, dhe që e kishin kapërcyer rrezikun. Dhe kështu asnjë nga sulmet e ushtrisë turke nuk vajti

mbarë. Sulltan Mehmedi II me gërmadhat e ushtrisë së tij shkoi i turpëruar dhe i vrarë në Edërne,

ku i ra pika, dhe vdiq në janar 1451, në moshën 49 vjeç. Në krye të nëntorit 1450, Skënderbeu u

kthye me triumf në fortesën e Krujës. Ajo u bë haxhillëku i krishterimit.

Skënderbeu tani qëndronte në kulmin e famës, madhërisë dhe lumturisë. Shqipëria

ndodhej në nje ngazëllim qiellor. Ishte një ngushëllim dhe një shpagim për vuajtjet që kishte

hequr më parë dhe do të hiqte pas kësaj periudhe të shkëlqyer.

Me ikjen e Sulltan Muradit II nga Kruja, si na thotë Fallmerajeri, u mbarua akti i parë i

tragjedisë së madhe Shqiptare.11

Në këtë periudhë, krizat vazhduan njëra pas tjetres. Këmbën e Sulltan Muradit II, i cili

ishte pak a shumë njerëzor, e zuri Mehmedi II, sulltani më i pabesë, më i tmerruar, më shpirtlig,

më gjakpirës dhe më dinak që ka pasur Turqia. Me hyrjen e tij, lufta në mes të Turqisë dhe të

Shqipërisë mori një karakter më të tërbuar, për jetë dhe për vdekje.

Gjatë betejave të kësaj kohe Skënderbeu u tradhtua disa herë. Tradhtinë e parë e mori

nga Moisiu (gjenerali më i zoti i Skënderbeut). Nga trimëria, zotësia dhe vlerat e tij nderohej prej

shqiptarëve sa edhe Skënderbeu vetë, i cili e kapërcente vetëm nga fama. Lavdia që kishte fituar

nga betejat e ndryshme, e bëri aq kryelartë sa nuk donte të shikonte tjetër më të madh se veten,

nuk donte të kishte njeri mbi kokë. Megjithatë, pas humbjes së betejës me Skënderbeun, Moisu i

ra në këmbë me një brez të lidhur në qafë, dhe me lot në sy i lypi ndjesë për fajin e tmerruar që

kishte bërë, Ai e fali duke e puthur në ballë dhe duke ja kthyer pasurin e tij.

Sulltan Mehmedi II, duke parë që nuk e thyente dot Skënderbeun me forcën e armëve,

nisi të përdorte mjete të tjera dhe shpesh thoshte që Skënderbeu do të mundej prej shokëve.

11 Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, “Rilindja”, Prishtinë, 1968, f.68

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

21

Tradhti tjetër mori nga Gjerq Stres Balsha (nipi i Skënderbeut), i cili ishte njeri pas

parasë, i cili mund të bënte turpin më të madh nëse brenda tij kishte ndonjë fitim personal. Ky u

arrestua me urdhrin e Skënderbeut, dhe u dënua me burgim te përjetshëm bashkë me të vëllain

Gjokë Stres Balshën dhe u dërguan në Napoli.

Një tjetër tradhti u bë nga Hamza Kastrioti. Kjo tradhti e tronditi tërë Shqipërinë, se këtë

herë tradhtari ishte nga shtëpia e Kastriotëve. Kur e mësoj, Skënderbeu tha:,, Kjo vetëm më

mbetej, të lëftonj kundër gjakut tim!’’.12Hamza synonte të hipte në frontin e Shqipërisë pas

vdekjes së Skënderbeut, por kur Skënderbeut i lindi një djalë, atij nuk i mbeti më asnjë shpresë

trashëgimi, atëherë shfaqi një zemërim të egër, sikur ja kishin rrëmbyer nga koka kurorën e

Shqipërisë. Kështu e mori të shoqen dhe fëmijën, dhe shkoi në Stamboll, u vu në shërbim të

Sulltanit kundër atdheut të vetë. Me tradhtinë e tij Shqipëria humbi një Skënderbe të dytë

potencial, i cili mund të kishte ndryshuar në rrënjë historinë e saj të pastajme. Fati urdhëroj

ndryshe: I lindur dhe i rritur në Turqi, Hamza e nisi jetën si turk, dhe e mbaroj si turk.

Sipas Fallmerajerit, kur u kthye Skënderbeu në Shqipëri në shkurt të vitit 1462, u hap

skena për aktin e tretë, të fundit dhe më të hidhurin të tragjedisë shqiptare.

Pas betejave të shumta, Skënderbeu kishte nevojë për ndihmë ushtarake dhe financiare

që të mund të niste luftën kundër turqëve, këtë ndihmë e mori në fillim nga Venetia. Venecianët

përpiqeshin ta riorganizonin Ligën e Kapedanëve Shqiptarë nën komandën e Skënderbeut.

Ideja për të shpëtuar të krishterët e lindjes dhe për të dëbuar turqit nga Evropa pothuajse

kishte vdekur në princërit e perëndimit, po rronte në Romë, dhe veçanërisht në zemrën e Papës

Pius II, i cili nisi përpjekjet për të lidhur princërit e perëndimit kundër turqve. Ai i bindi

venecianët dhe shqiptarët t’i çirnin traktatet e tyre që kishin lidhur paqe me Sulltanin dhe në

nëntor 1463, deklaroj zyrtarisht kryqësatën kundër sulltanit. Skënderbeu u bashkua dhe me 27

nëntor, 1463, i deklaroi luftë Sulltanit. Pas disa viktorjeve të shkëlqyera, shqiptarët ishin të

trembur këtë herë më tepër se në rrethimin e parë të Krujës, se nuk dinin me çfarë mjete do t’u

bënin ballë mizërive turke. Po Skënderbeu, me buzëqeshjen dhe vetëbesimin e zakontë ua solli

shpirtin në vend dhe nisi përgatitjet për rrethimin e dytë. Këtë herë Ballaban Pasha e rrethoi

Krujën si Titua një herë Jerusalemin, me një vark kështjellash, dhe e vazhdoj bllokadën me

12 Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, “Rilindja”, Prishtinë, 1968, f.87.

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

22

shpresën që ta merrte fortesën nga uria. Kruja duhej shpëtuar me çfardo çmimi dhe Skënderbeu,

kërkoi ndihmë sërish nga Papa dhe Ferdinandi.

Hallka e hekurt rreth Krujës po forcohej edhe po ngushtohej. Skënderbeu deshte të

thyente këtë hallkë, se armiku dale nga dale po qenësisht, pa bërë hesap theoritë, po futej thellë

në zëmër të Shqipërisë.13 Kështu ai thirri Kuvendin e Kapetanëve në Lesh që t’u kërkonte

aliatëve dhe Venetisë ndihmën ushtriake dhe financiale. Atje u sëmur nga ethet dhe u shtri në

shtrat, nga i cili nuk u ngrit më. ,,Si Ajaksi i Sofokliut, shkruan Fallmerayeri, Skënderbeu u hoq

nga skena përpara se të mbaronte akti i tretë dhe i funtmë i tragjedisë Shqiptare.’’14

Kur Skënderbeu mësoi që nuk kishte asnjë shpresë për shërim thirri kapedanët shqiptarë

dhe bajlozët e Venetisë, të cilëve u la shëndet dhe i këshilloi të vazhdonin luftën e përbashkët

kundër Turqisë. Principatën ia la të birit, Gjon Kastriotit, me nënën si regjente dhe i porositi që

po të ndodheshin në rrezik, të shkonin pranë Ferdinandit të Napolit.

Skënderbeu ndjeu hidhërim të thellë kur hodhi rreth e rrotull syrin e mjegulluar prej

vdekjes dhe nuk pa asnjë kapedan shqiptarë të zotin për të pasuar veprën që e kishte lënë të pa

mbaruar. Pastaj u përshëndosh me të gjithë, kungoi dhe dha shpirt më 17 janar, 1468, në moshën

63 vjeçar, pas një mbretërimi prej 24 vjetësh, të shkuar në luftë për lirinë e Shqipërisë dhe për

mbrojtjën e Evropës.

Kur vdiq Skënderbeu, asnjë sy nuk mbeti i papërlotur. Atje tej dëgjohej hingëllimi i

dëshpëruar, i magjëngjyer, i ngjirur, i këputur i një kali. Ishte kali i Skënderbeut, që vajtonte të

zotin, i cili vdiq pak ditë pas të zotit.

Skënderbeu u varros në Kryekishën e Shën Kollit në Lesh. Shqipëria e qau dhe e vajtoi

pa pushuar. Evropa derdhte lot të hidhur. Edhe armiqëve u vinte keq për vdekjen tij.

Katastrofa po afrohej. Zemërimi i Sulltanit kundër shqiptarëve dhe venecianëve ishte

shumë i madh.

Lufta mbajti 11 vjetë pas vdekjes së Skënderbeut dhe nuk mund të mbaronte veçse me

shojtjen e plotë të njërës palë. Nuk mbetën dyshime se cila anë ishte e dënuar prej fatit.

13 Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, “Rilindja”, Prishtinë, 1968, f.111. 14 Po aty, f.111.

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

23

Shqiptarët nuk pushuan së luftuari, por pushuan së shkruari. Asnjë kronikan nuk na ndriçon mbi

peripetitë e këtyre viteve të funtme, dimë hollësisht vetëm rrethimet e Krujës dhe të Shkodrës, të

cilat na i përshkruan Barleti dhe me të cilat mbyllet akti i tretë dhe i funtmë i tragjedisë shqiptare.

Në kaptinën e shtatë Noli kishte shënuar disa burime dhe historian të historisë së

Skënderbeut.

Burimet shqiptare:

Burimet letrare kryesore të historisë së Skënderbeut janë të dy biografitë e tij të gjata prej

Antivarinos dhe prej Barletit. Këto plotësohen nga të dy biografitë e shkurtëra prej Dimitër

Frëngut dhe prej Gjin Muzhaqit.

Antivarino - Gjer në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë besohej që historia e barletit ishte

e vetmja biografi e gjatë e Skënderbeut. Po Giamaria Biemi, një prift Italian nga Brescia, zbuloj

një biografi më të vjetër dhe më të besueshme prej një anonimi, të cilin e quan Antivarino,

domethënë Tivaras. Në parathënien e tij, Biemi, na jep titullin latinisht të kësaj vepre, dhe shton

që autori i saj ishte shqiptar nga Tivari, që e kishte shkruar këtë histori pas raporteve që i jepte i

vëllai, i cili ishte oficer në gardën pretoriane. Antivarinoja përshkruan dhe kritikon çdo ngjarje të

mirë a të keqe dhe jep me kujdes emrat, viset edhe datat e betejave te ndryshme, duke caktuar

ditën, muajin dhe motin të cilat Barleti na i tregon shumë rrallë. Nuk dimë cili ishte ky

Antivarino. Ka disa shenja që ishte Pal Engjëlli, kryepeshkopi i Durrësit.

Marin Barleti - Ishte prift nga Shkodra dhe disa vjet më i ri se Pal Engjëlli. Ishte djalë

kur vdiq Skënderbeu, njihte personalisht shokëluftonjësit e tij, kishte përpara syve dokumente të

kohës dhe veçanërisht ato të Venetisë, kishte vizituar fushat e betejave që përshkruan, u ndodh

në rrethimin e Shkodrës dhe pastaj u vendos në Veneti ku shkroi veprën e tij me famë mi

kryetrimin e madh të shekullit të vetë. Historia e tij e shkruar latinisht e botuar midis viteve

1506-1510, është baza e historive të panumërta që janë shkruar mbi Skënderbeun gjerë pothuajse

në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Me latinishten elegante dhe me stilin e kujdesur fitoi

këndonjës anëembanë botës dhe e bëri të pavdekur kujtimin e Skënderbeut në Evropë. Si

historian Barleti, rrallë jep mot, muaj dhe ditë dhe me disa përjashtime të pakta, datat e tij janë të

lajthitura. Viktorjet i madhon dhe mjerimet nuk i përment. Shkurt është fare hapur një

panegjirist, sa historianët kritikë konkluduan që vepra e tij nuk ka asnjë vlerë.

Page 24: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

24

At Dhimitër Frëngu - Ishte prift katholik, i kushëriri i Pal Engjëllit dhe e shoqëroi

Skënderbenë si arkatar i tij në Romë për herën e funtme më 1466. Shkroi një biografi të shkurtër

të kryetrimit latinisht, e cila na arriu e përkthyer italisht me tituj të ndryshëm dhe disa variante.

Gjin Muzhaqi - kohëshoku i Skënderbeut, në Napoli, ku rronte si refugjat, shkroi një

Gjeneallogji të Derës së Myzeqesë, në të cilën incidentalisht na tregon edhe historinë e

Skënderbeut.

Burime italiane

Vetëm referenca të shkurtëra mi shpeditën italiane të Skënderbeut gjinden në veprat e

historianëve dhe kronikanëve italianë të kësaj periudhe. Po disa prej këtyre meritojnë të

përmenden se janë burime indipedente dhe përmbajnë informata të çmuara.

Pontana - Humanisti, poeti, shtetari dhe historiani Giovani Gioviano Pontano, vjen në

radhën e parë si sypamës. E shoqëronte Ferdinandin si kancelar dhe ka shkruar një libër mbi

Luftën Napolitanë të trashëgimit. Pa fjalë do ta ketë njohur Skënderbenë për së afërmi, kur ky

vajti ta ndihmonte Ferdinandin më 1461-1462. E përshkruan Skënderbenë, siç e pa me sy dhe

shton që ishte trim i rritur kur u dha penk pranë Sulltan Muradit II.

Pius II - e përment Skënderbeun jo vetëm në letrat e veta, por edhe në dy libra. Pra është

një burim letrar dhe arshival për historinë e Skënderbeut. Ai na jep një informatë me rëndësi

kryesore për të atin e Skënderbeut, Gjon kastriotin, e cila hedh një dritë të ndryshme për vitet e

para të Skënderbeut edhe veçanërisht mbi konvertimin e tij në islamizimë.

Burime raguzane

Të tre kronikanët Raguzanë, Gondola, Resti dhe Luccari nuk janë shkrimtarë kohëshokë,

po i kanë marrë informatat e tyre nga arshivat e republikës si patrician, senator dhe zyrtarë të

lartë që kishin qenë.

Burimet bizantine

Historianët bizantinë kohëshokë janë egërsisht anti shqiptarë dhe anti katholikë. Dy prej

tyre, Laoniku dhe Kritobulli janë pro turq. Që të gjithë ishin aristokratë dhe zyrtarë të lartë të

perandorisë bizantine, kur kjo po ipte shpirt.

Page 25: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

25

Burimet turke

Kronikanët turq natyrisht lavdërojnë Sulltanët edhe nuk përmendin asnjë viktorje të

Skënderbeut, të cilin e quajnë një vasall kryengritës dhe mosmirënjohës. Po nga ana tjetër

vërtetojnë që shqiptarët refuzonin të paguanin haraç dhe i konfirmojnë shpeditat e Sulltan

Muradit II dhe Sulltan Mehmedit II kundër Shqipërisë. Ndonëse të shkurtëra dhe nakatosura,

informatat turke janë të çmuara si ato të bizantinëve se vijnë nga ana armike.

Burimet arshivale

Sipas dijetarëve Thallozy, Jireçek dhe Shufflay, burimet arshivale mbi historinë e

Skënderbeut do të mbushnin të paktën tri vëllime të mëdha. Mjerisht, që të tre vdiqën përpara se

t’i botonin këto dokumente, të cilat tani ndodhen të përndara në koleksione të ndryshme prej

dijetarësh, si Rinaldi, Theiner, Makusheff, Ljubiç, Jorga, Trinchera, Thalloczy dhe Cerone. Nga

ana tjetër, historianët Zurita, Hopf, Hahn, Pastor dhe Marinesco përdoren burime arshivale për

veprat e tyre në të cilat përmendet edhe Skënderbeu. Vepra e tyre duhet vazhduar me dokumente

të tjera të varrosura nëpër libraritë e ndryshme.

Më poshtë do të japim një listë të shkurtër të historianëve modern të cilët kanë dhënë

kontribut të çmuar për historinë e kryetrimit.

Giammaria Biemmi (XVLLL s.), një prift Italian nga Brescia, vjen i pari në listë si

zbulonjës i Antivarinos. Historia e tij është një nga më të mirat aq nga stili sa edhe nga kritika.

Me gjithë këto vepra e Biemmit ishte e panjohur prej historianësh të dëgjuar, si Fallmerajer,

Hopf, Jorga, Marinesku dhe të tjerë.

Danile Farlati (1690-1773), ka përpiluar një histori të Skënderbeut në bazën e

dokumenteve të Vatikanit, të mbledhura prej Rinaldit.

Camille Paganeli (1797-1859), është bazuar vetëm mbi Barletin, mbi Hammerin dhe

mbi kronikanët bizantinë. Vepra e tij e shkruar në frëngjishte elegante, është një nga më të

njohurat dhe është përkthyer në gjermanisht dhe në greqisht.

Johann Philip Fallmerayeri (1790-1860), është aq i varfër nga baza dhe nga

dokumentat sa edhe Papaneli, po si shkrimtar dhe historian kritik i dorës së parë, na ka dhënë

Page 26: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

26

nofta veprën më të bukur që është shkruar mbi kryetrimin e kombit. E këndoi Barletin që në krye

gjer në fund pa kapërcyer asnjë radhë, dhe ishte i zoti t’i shikonte pikat importante në mes të

valave retorike të panegiristit. Nuk i kursen talljet as për Skënderbeun as për malsorët, po me

gjithë këtë është lavdëronjësi më i madh i tyre. Veç këtyre, Fallmerajeri zbuloj nga jornikani

biznatin Franza motin e vërtetë të vdekjes së Skënderbeut më 1468, i cili konfirmohet prej

dokumentave të kohës.

Konstantin Jireçeku (1876-1918), tok me bashkëpunëtorët e tij Thalloczy dhe Shufflay,

botoi një varg studimesh dhe dokumentesh të rëndësishme mbi historinë e Shqipërisë. E revizoj

legjendën Barletiane mbi vitet e para të Skënderbeut dhe arriu në konkluzion që ky nuk u rrit në

pallatin e Sulltan Murait II, po në kullën e Kastriotëve dhe në malet e Shqipërisë.

Xhevat Korça (XX s.), në një tezë doktorale të shtruar përpara Universitetit të Vienës,

bisedon këto tri pyetje mbi historinë e Skënderbeut: 1) A i paguante haraç Sulltanit? 2) A ia

baltoj Krujën Venetisë më 1450? 3) A u neverit prej shokëve më 1457? Për të iu përgjigjur

këtyre pyetjeve, shkrimtari përdori të gjitha burimet letrare dhe arshivale relative.

Konstandin Marinesku (XX s.), shkroi një monografi mbi marrëdhëniet e Skënderbeut

me Alfonsin V të Napolit sipas dokumenteve të zbuluara në arshivat e Aragonës. Kjo vepër

shpjegon se qysh mundi kryetrimi t’i kapërcente krizat e viteve 1450-1458.

Athanas Gecaj (XX s.), një prift katholik gegë, në një tezë doktorale të botuar frëngjisht

prej Universitetit të Louvainit, trajton invjazen e Shqipërisë prej turqëve në shekullin

pesëmbëdhjetë. Kjo vepër e cila merret kryesisht me kryqësatën e Skënderbeut, është nofta më e

mbaruara që ka parë dritën gjer më sot si nga forma, nga lënda edhe nga baza dokumentare.

Page 27: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

27

HEROI I VEPRËS “HISTORIA E SKËNDERBEUT”

Personazhi kryesor i veprës ose heroi i veprës “Historia e Skënderbeut” të F. Nolit,

është Skënderbeu.

Sipas tij në përshkrimet dhe epitetet, Skënderbeu si komandant dhe si luftëtar ka marrë

vlerësime nga më të ndryshmet. Sipas Nolit Skënderbeu ishte edhe komandar dhe njëkohësisht

edhe ushtar. Në përshkrimin fizik e paraqet si një burrë të gjatë, të bukur dhe atletik. Pamja

madhështore e shtatit bashkohej me një forcë fizike mbinjerëzore. Shpata e tij bënte çudira.

Turqit besonin që shpata e tij ishte e magjepsur. Energjia e tij ishte e pakufishme, gjithnjë në

lëvizje e kurrë në prehje. Hante me ushtarët, flinte i armatosur në kampin me gunën edhe mbi

rrogozin. Pesë orë gjumë i mjaftonin në kohë qetësie, dy a tri orë vetëm në periudha shtrëngice.

Nuk prekej as nga vapa as nga i ftohti. Hante dhe pinte shumë, por edhe duronte ditë me radhë

duke ngrënë fare pak.

Ishte gjeneral i kalorësisë së lehtë, e cila përbënte armën kryesore. Nga shpejtësia e

çuditshme dhe rreptësia dërmuese e sulmeve mund të barazohet vetëm me Jul Kesarin. Nuk linte

gra, të mira a të liga t’i afroheshin kampit dhe ndiqte me ashpërsi fanatike çfarëdo imoraliteti.

Nuk u qasej grave dhe u shtrëngua të martohej vetëm për shkaqe politike pas lutjeve të

këshilltarëve të vetë. Ishte modest nga uniforma dhe vishej pa llusë dhe pa madhështi, po

ushtarët i deshte të stolisur me ar edhe mëndafsh, të ushqyer mirë dhe të paguar pasurisht.

Plaçkat dhe paratë që fitonte nga armiku ua ndante që atë ditë oficerëve dhe ushtarëve.

Pjesën e rëndë të punës e merrte vetë, të lehtën ua jipte gjeneralëve të tij. Në beteja kursente më

shumë ushtarët sesa vetën e tij.

Fortesat i fitonte vetëm me dhelpëri, ishte tmerri i ushtrive rrethonjëse, të cilat dinte se si

t’i shkatërronte me goditje prej rrufeje.

Përgjithësisht taktika e tij ishte me të goditur dhe më të ikur gjersa ta kapte armikun me

ndonjë grackë, pastaj i vërvitej dhe e copëtonte.

Ndonëse e kishte kaluar tërë jetën në beteja dhe kishte vrarë me qindra armiq me dorën e

vetë nuk ishte plagosur veçse një herë të vetme në shpatull dhe besohej se ishte i mbrojtur prej

Page 28: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

28

një fuqie magjike. Turqit, të mundur gjithmonë kur e kishin përballë, arrinin të besonin që ishte

gjysmëperëndi dhe e nderonin jo më pak se shqiptarët.

I egër dhe i rreptë në betejë e sipër ishte zakonisht aq zemërmirë sa jo vetëm vullnetarë

nga anët e fundme të Evropës, por edhe turq nga Turqia ktheheshin të krishterë që të shërbenin

nën komandën e tij.

Ndonëse jetonte në një kohë kur zakonet ishin të ashpëra dhe luftërat të pamëshirta, prapë

ishte njerëzor dhe kurr nuk i kishte lënë ushtarët në plaçkitjen e viseve armike, të ngrisnin gratë,

pleqtë dhe fëmijët.

Ishte luftëtar i madh dhe diplomat nga më të hollët. Kështu fitoi jo vetëm simpatinë e

fuqive Evropiane, por u tregua i zoti, nofta i vetmi në historinë e kombit t’i bashkonte dhe t’i

organizonte shqiptarët e pabashkuar dhe të pabindur në një ushtri të rregullt dhe të disiplinuar.

Klasi shoqëror i Skënderbeut ishte ai i aristokracisë së vogël patriarkale e cila është më

afër klasit katundar se çdo tjetër klas. Ai u identifikua plotësisht me katundarët e lirë të

Shqipërisë dhe kështu u bë udhëheqësi i tyre kombëtar më i madh edhe më i çmuar. Edhe në

pamjen personale Skënderbeu e identifikonte veten me katundarët e tij. Vishej si ata dhe flinte si

ata. Deshte të mbetej katundar edhe në rastet më të mëdha dhe kjo e bënte të dashur jo vetëm

midis popullit të vetë po edhe midis katundarëve sllavë dhe grekë, të cilët e quanin si

udhëheqësin e klasit të tyre.

Skënderbeu arriti që me një armë primitive, (luftën bashibozuke), t’i thyente dy nga

Sulltanët më të mëdhenj të Turqisë me ushtritë më të mira të asaj kohe. Ai e meritoi lëvdatën e

Gjeneral Ëolfe-it ,,Skënderbeu i kapërcen të gjithë oficerët, të vjetër dhe modern, si komandar i

një ushtrie të vogël defensive”. Po ashtu meritoj plotësisht edhe këtë të Fallmerajerit: ,,Gjerq

Kastrioti është një nga kryeluftëtarët më të mbaruar më faqebardhë dhe më të mëdhenj të botës, i

cili u thye vetëm prej vdekjes”.Në fund të veprës Noli kishte thënë: “Dyke mbaruar munt të

thomi që për Skënderbenë ësht aqë e drejtë sa edhe e merituar lëvdata: ,, I shenjtë si Shën Luizi,

diplomat si Talleyrand-i, trim si Aleksandri i math”.15

15 Fan S. Noli, Historia e Skënderbeut, “Rilindja”, Prishtinë, 1968, f.122.

Page 29: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

29

VLERËSIMET DHE KRITIKAT RRETH KËSAJ VEPRE

Vepra iu nënshtrua një vlerësimi me kritere shkencore, ku janë vënë në dukje meritat dhe

të metat. Kështu Faik Konica shkruan se Noli na ka dhuruar historinë më të mirë të Skënderbeut,

heroit tonë kombëtar.

Robert Li Volf, profesor i Historisë Bizantine, i ka shkruar Nolit se ishte jashtëzakonisht i

impresionuar me librin e tij. Merita kryesore ishte përpjekja e parë për të shpleksur legjendën nga

e vërteta, legjendën që vazhdonte të jetonte më të për arsye të mungesës së një baze të gjerë të

kohës.

Sigurisht një vlerësim më kompetent do të bëhej nga A. Buda. Vlerat ai i shikonte tek stili

tërheqës dhe gjuha e mrekullueshme. Duke bërë një krahasim të kësaj vepre me atë të Barletit, A.

Buda konstaton se një nga sukseset e Nolit ishte ruajtja e frymës panegjirike të veprës model.

Krahas anëve pozitive ai vë në dukje dhe mangësitë. Mangësinë kryesore ai i shikonte tek

mbështetja në një rreth të kufizuar burimesh, kryesisht letrare, se ato ishin burime të dorës së

dytë arkivore, kurse ato të dorës së parë, ose nuk i njihte, ose nuk i kishte në dorë. Kritikën e

drejton në dy pika: problem i klasës që i përket Skënderbeut dhe version i ri për rininë e

Skënderbeut. Pavarësisht nga objeksionet A. Buda, mendon se libri i Nolit ka meritën se ka

shtruar këtë problem në një plan të ri, më të ngritur, me pikëpamje më të përparuara.

Pranvera Bogdani vlerësimin pozitiv të veprës e shikon në qëndrimin kritik e logjik të

Nolit prej historiani mbi materialin historik aq të koklavitur e të vështirë. Autorja mendon se

Noli ka pasur fije që end historinë e heroit brenda caqeve të botëkuptimit të tij të kohës që nuk

dalin prej botëkuptimit idealist të shoqërisë njerëzore. Kritika sigurisht është bërë mbi

materializmin historik dhe dialektik. Ajo mendon se figura e Skënderbeut del si një figurë e

idealizuar, më tepër një figurë legjende sesa reale historike.

Vepra e Nolit nuk mbeti pa u vlerësuar edhe nga të djathtët, si T. Zavalani(1957). Ai e

vlerëson si një vepër shkencore e një niveli të lartë sidomos për shënimet kritike mbi veprat e

autorëve të shumtë që kanë shkruar mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet

historike që kanë pasë lidhje me epopenë tonë kombëtare. Ai e vlerëson si dobinë më të

çmueshme të kësaj vepre, orvatjen e autorit për të dalluar faktet nga legjendat dhe paragjykimet.

Krahas vlerësimit pozitiv, T. Zavalani nuk kursen as kritikat. Si të metë, ai shpjegon se “mjerisht,

Page 30: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

30

duke dashur të interpretonte ngjarjet historike sipas teorisë marksiste, Noli sikur mundohet ta

futë Skënderbeun në kallëpin e një shefi gueriljesh. Gjithashtu ai është kundër versionit të Nolit,

sepse duke dashur të korrigjonte në tregimin e Barletit, që i dukej i gabuar, ai jep një version të

tijën që prish ndoshta një legjendë, por nuk duket më i bindshëm. Vlerësimin përfundimtar dhe

pozitiv ai e jep me pohimin “se kreun kushtuar Skënderbeut e mbështet tek Noli dhe A. Gegaj,

me fare pak shtesa ose ndryshime nga burime të tjera.

Kemi dalluar disa vlerësime që ia vlen të ndalemi shkurtimisht. Sipas P. Bogdanit

Historia e Skënderbeut e vitit 1947 është vepra më shkencore dhe më e rëndësishme historike e

Fan S. Nolit, madje ajo shënon edhe një kurorë të re në rrugën e zhvillimit të historiografisë

skënderbejane në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti. Vepra mishëron rezultatin e

mundshëm të përpjekjeve të Nolit për të realizuar pretendimin madhor që i pat vënë vetes me

përfundimin e librit të parë historik: të tregonte një histori sa më reale të heroit.

Një vlerësim i ka bërë veprës Kristo Frashëri. Sipas tij edhe në këtë vepër ruan po ato

vlerësime si në versionin e 1921 për Barletin dhe Biemin. Sipas tij, Tivarasi ka qenë një

shkrimtar i keq dhe libri humbi, Barleti ka qenë shkrimtar i mirë dhe libri i tij jetoi. Sipas autorit

një meritë tjetër e Nolit, ishte trajtimi mbi baza dokumentare bashkëkohore. Një vend ka zënë

Noli si historian kritik ndaj vetes, por merita më e madhe është trajtimi sipas një metodologjie të

shkencës së historisë. Krahas vlerësimit pozitiv, autori thekson se nga vepra u pritën me rezervë

struktura social-ekonomike në shek. XV, pozita e Skënderbeut në këtë strukturë dhe jeta e heroit

para 1443. Më fjalë të tjera vlerësimi bëhet nga pozitat e marksizëm-leninizmit.

Kristo Frashëri është marrë me historinë e Skënderbeut, në atë kohë ai nuk anoi as nga

entuziazmi i tepruar i A. Budës për Barletin, as nga gjykimi i pamëshirshëm i Fr. Babinger-it për

Biemmi-n. Atë e tërhoqën më tepër arsyetimet e F. Nolit si për njërin (sipas tij, Barleti ka histori,

por më tepër letërsi), si për tjetrin (sipas tij, Biemmi është më tepër i paanshëm seç duhet).16

Qasjet për periudhën e Skënderbeut dhe figurën e tij është shkruar shumë dhe në format

më të ndryshme, kryesisht në kontekstin pozitiv. E gjithë kjo nga autorë shqiptarë, por edhe të

huaj gjithashtu. Ndër mendimet më të qëndrueshme, më të logjikshme, duke pasur parasysh

shumë nga këto dhe veprën e Nolit, i jep shkrimtari më i madh Ismail Kadare në veprën

“Mosmarrëveshja”.

16 Akademia e shkencave e Shqipërisë, Kristo Frashëri, Skënderbeu, jeta dhe vepra, “Toena”, Tiranë, 2002.

Page 31: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

31

PËRFUNDIM

Histografia skënderbejane ndoqi një rrugë origjinale, jo si histografitë e tjera. Fan Noli

sjell gjithnjë përballë veprës letrare përvojën jetësore dhe ligjet e shoqërisë.

Objekt i këtij punimi ishte nxjerrja në pah dhe argumentimi i vlerave dhe kritikave të

veprës “ Historia e Skënderbeut” të Fan S. Nolit. Duke trajtuar veprën e Nolit mund të

përfundojmë se ajo përfaqëson një studim të veçantë rreth historisë së heroit tonë kombëtar

Skënderbeut.

Noli na solli një vepër të ribotuar mbi baza dokumentare. Përmes kësaj vepre autori nuk

u bë i njohur vetëm si historian por dhe si artist i fjalës. Ai ishte historian i parë shqiptar për

botimin e dokumenteve.

Qëllimi i Nolit ishte të na dhuronte një histori të Skënderbeut të mbështetur mbi fakte të

vërtetuara dhe jo mbi legjenda romantike. Ai na përshkruan shumë mirë qëndresën e popullit

shqiptar ndaj armiqve të ndryshëm për vite të tëra, por edhe arsyet për të cilat shqiptarët u thyen.

Në mënyrë të detajuar na paraqet rëndësinë dhe ndikimin e Skënderbeut, jo vetëm për popullin

shqiptar, por për gjithë Evropën.

Misionin që kishte në jetë Noli padyshim e përmbushi. Ai ishte mërgimtar i përjetshëm,

por produkti më i bukur i vet jetës së tij. Ai shkroi me dashuri e dhimbje të madhe për popullin.

Noli është autori i shumë introdukteve dhe jo pa të drejtë mund të konsiderohet themeluesi i një

shkolle të veçantë të kritikës letrare, krejt specifik, provokator, erudit, dhe që përmes tyre ka

farkëtuar ca linja leximi shumë të dallueshme, që u janë “imponuar” brezave të tërë.

Gjatë kohës së përgatitjes së këtij punimi bëra një krahasim të shkurtër në mes të veprave

të disa autorëve dhe veprës së Fan Nolit “Historia e Skënderbeut”. Njëri ndër këta autorë ishte

Naim Frashëri, i cili shkroi një histori të vjershëruar “Historia e Skënderbeut”, e cila mbeti një

histori në vargje. Edhe Naimi u bazua tek vepra e Barletit dhe e Biemit, mirëpo në veprën e tij ka

edhe ndikim të ndonjë poeme të De Radës. Ndryshe nga Noli, ai u mbështet edhe në legjenda.

Naimi e shkroi këtë vepër duke e rilexuar Iliadën. Rreth jetës së Skënderbeut, ai ndryshon

ngjarjet dhe shton pak. Ndonjë personazh që i sjell frymëzimi, e krijon vetiu duke dashur të mos

Page 32: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

32

bëjë një ritregim, por një vepër poetike, një vepër krijimi. Naimi nuk ishte historian dhe nuk

shkroi një traktat historie, ai ishte poet dhe shkroi një vepër poetike.

Një tjetër autor i cili shkroi një roman historik të titulluar “Skënderbeu”, ishte Sabri

Godo, i cili përmbledh ndërmarrjet e shumta artistike e histografike për të ndriçuar në mënyrë të

plotë dhe të shumanshme personalitetin e madh të Skënderbeut. Ai e shkruan romanin për ta bërë

të qartë atë që është paraqitur e mjegulluar, hulumton të vërteten historike duke shfrytëzuar

dokumentet. Godo kishte synim ta zhveshte Skënderbeun nga aureola mitike, mirëpo për arsye të

vënies së tij në qendër të interpretimit epik, shkrimtari nuk ka mundur ta realizoi qëllimin që i ka

vënë vetit, ndryshe nga Noli i cili na solli veprën e parë të dokumentuar. Godo ishte historian dhe

një shkrimtar i cili i qëndron besnik elementeve reale dhe fakteve, por trillimi dhe subjektivizmi i

autorit i bën ato të tingëllojnë ndryshe.

Një nga studiuesit e Skënderbeut dhe epokës së tij është edhe Kristo Frashëri, i pari

historian që vë në dukje si vepër historike themelore të Skënderbeut jo vetëm luftën e madhe që

ai udhëhoqi për një çerek shekulli, por edhe përpjekjet e krijimit të shtetit shqiptar, të cilin ai në

një formë e krijoi pas një lufte të pareshtur. Vepra, në tërësi zë vend parësor, si ndër veprat më të

arrira me vlera të pakontestueshme që shpërfaqin periudhën e Skënderbeut.

Kështu epopeja e Skënderbeut e shek. XV dhe figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,

ndikuan fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve, por edhe të të tjerëve, duke i frymëzuar

studiuesit, historianët, shkrimtarët, specialistë të fushave tjera, shqiptarë dhe të huaj, të nisin

jetën e histografisë shqiptare bazuar në veprat historike monumntale.

Prandaj, Skënderbeu i detyroi të gjithë shekujt të flasin për të, pothuaj në të gjitha gjuhët

e kontinentit.

Në fund te këtij punimi, për aq sa kam lexuar dhe studiuar për historinë e heroit tonë

kombëtar, arrita në përfundim se në mesin e shumë veprave rreth kësaj historie të botuara nga

autorë të ndryshëm, një vend të veçantë zë vepra e Fan Nolit, e cila mbetet burim me të dhëna që

do të iu ndihmojnë edhe studiuesve të ardhshëm.

“Historia e Skënderbeut" e Nolit bashkë me veprën e Barletit mbeten edhe sot veprat më

të mira për heroin e madh.

Page 33: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org...Vepra më popullore e Fan Nolit është “Historia e Skënderbeut”, 1921 . Ai ka mbetur edhe si poet, ndonëse poezia e tij e fuqishme

33

LITERATURA

1. Akademia e shkencave e Shqipërisë, Kristo Frashëri, Skënderbeu, jeta dhe vepra, Noli, Fan,

Historia e Skënderbeut, “Rilidnja”, Prishtinë, 1968.

2. Elsie, Robert, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001.

3. Frashëri, Kristo, Skënderbeu, jeta dhe vepra ASHA, Tiranë, 2002.

4. Frashëri, Kristo, Skënderbeu i shpërfytyruar, Dudaj, Tiranë, 2009.

5. Frashëri, Naim, Historia e Skënderbeut, “Vatra”, Shkup, 2004.

6. Godo, Sabri, Skënderbeu, “Toena”, Tiranë, 2005.

7. Jaka, Ymer, Skënderbeu në letërsinë frënge, Instituti albanologjik, Prishtinë, 1990.

8. Kadare Ismail, Mosmarrëveshja, “Onufri”, Tiranë, 2012.

9. Kamberi, Kamber, Skënderbeu te Kadareja, Kristalina, tiranë, 2011.

10. Kamberi, Kamber, Cikli perandorak në veprën e Kadaresë, Naimi, Tiranë 20017.

11. Noli, Fan, Historia e Skënderbeut, “Rilidnja”, Prishtinë, 1968.

12. Thengjilli, Petrika, Skenderbeu, arritje, mangësi, pikëpamje te ndryshme, Prishtinë, 2012.

Burime nga interneti:

http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/E_Pavaresise/Fan_Noli/veprimtaria.php