Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e shoqëror

Embed Size (px)

Citation preview

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    1/35

     

    PËRTEJ KOMUNIZMIT E KAPITALIZMIT: RRUGA UNIKE E KINËS

    DREJTË ZHVILLIMIT EKONOMIK, POLITIK, E SHOQËROR

    Tema për titullin

    BA i Shkencave Politike

    nga

    BARDH LIPA

    UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” 

    FAKULTETI FILOZOFIKDEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE

    Prishtinë, 2015

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    2/35

     

    PËRTEJ KOMUNIZMIT E KAPITALIZMIT: RRUGA UNIKE E KINËS DREJTË

    ZHVILLIMIT EKONOMIK, POLITIK, E SHOQËROR

    Tema e prezantuar nga:

    nga

    Bardh Lipa

     pranë

    DEPARTAMENTIT TË SHKENCAVE POLITIKE

    në plotësimin e pjesshëm të obligimeve

     për të fituar titullin

    Bachelor në Shkenca politike 

    Qershor, 2015

    UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI FILOZOFIK

    PRISHTINË

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    3/35

     

    © 2015 - Bardh Lipa

    Të gjitha të drejtat të rezervuara. 

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    4/35

     

    Deklaratë nga autori: 

    Deklaroj se jam plotësisht i vetëdijshëm që plagjiatura është e rënd e ndëshkueshme nga

    statuti i universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Krahas kësaj, deklaroj me përgjegjësi

    të plotë se ky punim është rezultat i punës sime, dhe me aq sa unë kam njohuri, ky punim

    nuk përmban materiale të publikuara apo të shkruara nga ndonjë person më herët e të cilat

    nuk janë cituar në vijë me rregullat akademike.

    Bardh Lipa _____________________________________________ ___________  Studenti Data:

    Aprovuar nga: 

     _____________________________________________ ___________

    Mentori i punimit Data:

     _____________________________________________ ___________  

    Anëtar Data:

     _____________________________________________ ___________  

    Anëtar Data:

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    5/35

     

    ABSTRACT 

    Përtej komunizmit e kapitalizmit:

    Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e shoqëror

    Student: Bardh Lipa

    Mentor: Prof. Dr. Zenun Halili 

    University of Prishtina “Hasan Prishtina” 

    Currently, China is one of the largest and fastest growing powers in the world. The success of the

    People's Republic of China is largely due to the policy of modernization pursued by her leadership

    over the past thirty years, affecting primarily the economic sphere, but which also had a social and

     political impact! With this said, primarily this paper analyses the ideological conceptual implications

    in the case of China. Then focuses on “misconceptions” about China political system and ideology,

    and the failure of scholars predictions about China. The reasons that led to Chinese unique economic boom, and individual, social and institutional development, especially since the mid-1990s. It is

    argued that actual Chinese political system, it’s the ideal system for Chinese unique political culture

    and history. And that tendency to evaluate Chinese way by western standards, its pure failure!

    Key words: China progress; communism and capitalism; unique path; western standards; political

    culture and modernization.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    6/35

     

     Këtë punim ia dedikoj të ardhmes së vendit tim, Kosovës.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    7/35

     

    PËRMBAJTJA 

    1. HYRJE ...............................................................................................................................................1

    2. RIVLERËSIMI KONCEPTUAL I TERMAVE TË PËRDORUR ...................................................................32.1 Çka duhet kuptuar me zhvillim në rastin e Kinës?...............................................................32.2 Individi në raport me zhvillimin në rastin e Kinës................................................................32.3 Shoqëria në raport me zhvillimin në rastin e Kinës .............................................................42.4 Institucionet udhëheqëse në raport me zhvillimin në rastin Kinës ....................................52.5 Çka kuptohet me komunizëm? – Reflektime të përgjithshme ...........................................62.6 Çka kuptohet me kapitalizëm? .............................................................................................7

    3. RINDËRTIMI KONCEPTUAL I TË “PËRTEJMES” NË RASTIN E KINËS .............................................94. HISTORIK I SHKURTËR I CIVILIZIMIT QË PO RI-NGRITET NË MADHËSHTINË E DIKURSHME .. 105. RIVLERËSIMI I SITUATËS PAS KRIZËS DHE NGRITJA E NJË MODELI TË RI ................................ 14

    6. MODELI I RI DHE EKONOMIKA POLITIKE E KINËS ..................................................................... 157. MODELI I AZISË LINDORE DHE KARAKTERISTIKAT UNIKE TË MODELIT KINEZ SIPAS WEIWEI-t .......................................................................................................................................................... 16

    7.1 Arsyeja e bazuar në praktikë ............................................................................................... 167.2 Shteti i fort ............................................................................................................................ 167.3 Dhënia prioritet stabilitetit .................................................................................................. 17

    7.4 Rëndësia e jetesës së njerëzve ............................................................................................ 177.5 Reforma graduale ................................................................................................................. 187.6 Prioritetet korrekte dhe sekuenca ...................................................................................... 18

    7.7 Ekonomi të përzier ............................................................................................................... 187.8 Hapjen ndaj botes së jashtme ............................................................................................ 19

    8. PROGRESI I FURISHËM I KINËS DHE VEPRIMET E DENGUT NË RETROSPEKTIVË .................... 209. PASOJAT E TË PËRTEJMES NË RASTIN E KINËS .......................................................................... 23

    9.1 Ndotja e ajrit ......................................................................................................................... 239.2 Ndotja e ujit dhe tokës ......................................................................................................... 239.3 Korrupsioni ............................................................................................................................ 23

    9.4 Të drejtat e njeriut dhe ngritja e mundshme e pakënaqësive .......................................... 24

    10. NË VEND TË PËRFUNDIMIT ........................................................................................................ 2511. REFERENCAT ............................................................................................................................... 26

    12. LITERATURA ................................................................................................................................ 28

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    8/35

    1

    1. HYRJE 

     Ndonëse ekonomia e Kosovës është relativisht e vogël, nuk duhet të jesh ndjekës e as

    studiues i zhvillimeve ekonomike, por thjeshtë konsumator i zakonshëm, për të kuptuar se

    diçka e madhe ka ngjarë në Kinë! Kjo kuptueshmëri në formën më të thjeshtë na paraqitet e

    mund ta shënjojmë çdo ditë, që nga blerja e pajisjeve të përparuara teknologjike, e deri te

    lodrat tejet të thjeshta për fëmijë1. Por, krahas kësaj ka edhe një bindje tjetër të matshme në

     popull, jo vetëm në Kosovë por bazuar në një hulumtim të vitit 2013, edhe në shumicen e

    shteteve perëndimore; se kinse Kina na qenka shtet komunist (në kuptimin përbuzës të fjalës

    komunizëm) me një regjim shtypës relativisht të rrezikshëm për botën, shkelës e cenues i të

    drejtave dhe lirive themelore njerëzore (Respect for Personal Freedoms 2013). E në anën

    tjetër, me një popull që e do demokracinë perëndimore e që lufton e ka luftuar për të që nga

    demonstratat në Pekin në vitin 1989, një regjim që në të ardhmen do shpërthej nga brenda,

    e kështu me radhë. (Attitudes toward China 2013) Sidoqoftë për fat të mirë, nga kjo bindje

    e tanishme mund të kenë mbetur të zhveshur e të paprekur pikërisht studiuesit e zhvillimeve

    ekonomike e politike. Por krahas këtyre, ka një periudhë në të kaluarën në të cilën as këta të

    fundit nuk ishin tërësisht të zhveshur nga fryma e përgjithshme që mbizotëronte (ndaj Kinës)

    nëpër botën perëndimore, e propaganduar nga mediat, e ndjekur nga diplomacia

     perëndimore, e përcaktuar nga vetë rrethanat historike, dhe e proklamuar nga kanale të tjera

    nga më të ndryshmet, dhe së fundmi e mbrojtur nga shumë studiues perëndimor dhe jo

    vetëm. Ndoshta edhe me të drejtë, marrë parasysh zhvillimet e atëhershme në mbarë botën,

    valën e tretë të demokratizimit dhe Kinën e asaj periudhe me problemet e saj, por, krahas

    këtyre, dallimi thelbësor është se më nuk po flisnin e trajtonin Kinën e Maos si dikur, por

    Dengun e Kinës dhe problemet e trashëguara nga Kina e Maos. Nga kjo frymë e përgjithshme

    që qarkullonte nëpër botën perëndimore, në gjysmën e dytë të viteve të tetëdhjeta, dhe në

    fillim të viteve nëntëdhjeta, pohohej pareshtur se Kina sikur edhe shumica e regjimeve të

    tjera komuniste anë e mbanë botës do shembej, se protestat në Pekin, ngjashëm me ato nështetet tjera komuniste, do i jepnin goditjen përfundimtare edhe regjimit në Kinës ndonëse

    udhëheqësi ishte zëvendësuar me një reformues, se kaosi do shpërthente, mandej më vonë

    se progresi i Hong Kongut do merrte fund pas rikthimit brenda Kinës, mandej se progresi i

    Kinës do zbehej, në mos do shembej pas krizës ekonomike të 2008-es. Këto teza ende

    vazhdojnë të ngritën e të trajtohen në forma nga më të ndryshmet e artikulohen në nivele nga

    1 Sipas agjencisë së statistikave të Kosovës, Kina, deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 ka qenëimportuesi i 6 më i madh në Kosovë.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    9/35

    2

    më të ndryshmet (Tao 2015). Por në të gjitha këto teza, ka pasur vetëm diçka të vërtet, dhe

    deri në momentin që po shkruaj ende vazhdon të mbetet e tillë, e ajo është vetë dështimi i të

    gjitha këtyre tezave për Kinën!

    Dhe sigurisht, kur kemi të bëjmë me dështime të këtij lloji, e të kësaj shkalle, në mënyrë të

    vazhdueshme e të përsëritshme, madje edhe nga vetë studiues të “spikatur ”  të këtyre

    çështjeve, atëherë para së të tentojmë të kalisim teza dështimi kinse të “bazuara”  për të

    ardhmen, një trajtim i të kaluarës, përfshirë këtu edhe vetë arsyet që kanë mundësuar

    dështimin e atyre tezave, është tej mase i nevojshëm. Dhe është pikërisht kjo arsyeja kryesore

    që më ka shtyrë ta trajtoj Kinën komplekse në këtë punim. Në njërën anë, jo për të pretenduar

    me absurditet se do e prezantoj rastin e ndërlikuar të Kinës duke përjashtuar mendimet e mia

     për çështjen, pëlqimet dhe parimet e interpretimit të çështjeve, e as nuk pretendoj që në asnjë

    formë të kem paraqitur një interpretim veçanërisht origjinal për këtë çështje. Dhe në anën

    tjetër, nuk është vështirë të shihet se qasja ime ndaj Kinës është e ndikuar nga qasja që ndjek

    studiuesi Zhang WeiWei dhe Martin Jacque. Por edhe krahas këtyre jam përpjekur

    maksimalisht që pikëpamjet origjinale të mijat të jenë lehtë të shënjuara, e rrjedhimisht të

    kuptueshme nga lexuesi. Krahas dhe në kuadër të këtyre, në këtë punim më shumë do

     përqendrohem në aspektin e brendshëm të zhvillimit të Kinës, duke trajtuar pos tjerash

    shkaqet që kanë penguar shembjen e regjimit të atëhershëm në Kinë, e mandej do trajtoj

    arsyet e shkaset që kanë shkaktuar progresin e furishëm, unik, e të vazhdueshëm të Kinës,

    mjetet e përdorura, problemet e sfidat më madhore me të cilat përballet Kina, sepse të tilla

    ka mjaft, veçantinë e këtij sistemi në raport me të tjerat, dhe stabilitetin e mundshëm të këtij

    sistemi! Me këto të thëna, konsideroj që për ta kuptuar komplikueshmërin e prapambetjes

    dhe progresit të kufizuar të Kinës para viteve të tetëdhjeta, është e rëndësishme të bëhet edhe

    një përshkrim i shkurtër historik i Kinës së asaj periudhe, religjionit (qëndron në themelin e

    kulturës politike unike të popullit kinez) i tentimeve të bëra për zhvillim e modernizim,dështimet, pasojat e kështu me radhë. Por, para se të filloj trajtimin e cilësdo nga çështjet e

     përmendura më lart, fillimisht do kundroj mbi termat kyç që do përdori, për të shpjeguar

    vetë ata, dhe kontekstin në të cilin do i përdori. Apo thënë më mirë, fillimisht do bëj një ri-

    vlerësim konceptual të termave të përdorur! 

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    10/35

    3

    2. RIVLERËSIMI KONCEPTUAL I TERMAVE TË PËRDORUR  

    Kundrimi mbi termat kyç që do përdori, dhe ri-vlerësimi i tyre është tejet i nevojshëm.

    2.1 Çka duhet kuptuar me zhvillim në rastin e Kinës? 

    Si duhet ta përfytyrojmë një shtet modern? Sa më shumë kohë kalon, e aq sa më e komplikuar

     po bëhet bota, aq më e vështirë është të përfytyrohet një shtet modern. Por, problemit pa fije

    dyshimi mund ti qasemi duke rivlerësuar termat e përdorur, dhe duke artikuluar e kanalizuar

    mënyrën e përdorimit teorik të atyre termave. Në vijë me këtë pikëpamje e nën dritën e

    analizës logjike, termi zhvillim në kuptimin e shoqërisë në përgjithësi në vete ngërthen

     proces të shumanshëm zhvillimor, e ndonjëherë në vijë me zhvillimin nënkupton edhe vetë

    censurën apo kufizimin e disa të drejtave për hir të kohezionit social e mirëqenies së

     përgjithshme. Me këto të thëna, në këtë punim, shumanshmëria e këtij termi do tendoset,

    dhe kështu i tendosur do përdoret në tri kuptime, dhe këto tri kuptime do kanalizohen dhe si

    të tilla do përdoren në rastin e Kinës. Së pari, individi në raport me zhvillimin, së dyti,

    shoqëria në raport me zhvillimin, dhe së treti. institucionet udhëheqëse në raport me

    zhvillimin. Ndonëse në shikim të parë mund të duken si të ngjashme ndërmjet vete, mendoj

    se termi i duhur dhe më i saktë për të përshkruar marrëdhëniet ndërmjet tyre është

    “përplotësim”, pra, thënë ndryshe: të gjitha këto që në vete janë procese të ndërlidhura, përtej

    ngjashmërisë dhe pikave në të cilat bashkohen e mund të ndahen, ato plotësojnë njëra tjetrën,

    dhe mundësojnë ekzistencën e njëra tjetrës. Por, edhe krahas kësaj, konsideroj se një

    shpjegim më i gjerë është i nevojshëm.

    2.2 Individi në raport me zhvillimin në rastin e Kinës 

     Në përgjithësi individi është pjesë përbërëse, e domosdoshme, e pashkëputur nga shoqëria

    si tërësi. Por jo domosdoshmërisht e njehsuar me atë, aq sa është kalitëse e saj, ngjashëm siç

    është shoqëria si tërësi kalitëse e individit, sepse në fund të fundit, liria, aftësia, përgjegjësia,

    kreativiteti, kanë kuptim vetëm kur trajtohen në kontekstin e shoqërisë. Ndërsa në rastin eKinës, së paku në shekullin e fundit, ndryshe nga shoqëritë tradicionalisht më liberale, më i

    vlefshëm është pohimi i dytë (pra shoqëria si tërësi ka qenë kalitësja e individit), kryesisht

     për shkak të rrethanave historike, të cilat do i trajtoj më vonë. Pra, ky ishte niveli i parë

     plotësues nëpërmjet ndërveprimit, midis shoqërisë dhe individit, dhe individit e shoqërisë si

    tërësi. Në nivelin e individit, termi zhvillim me shumë se sa, por në bashkërendim me kalitje

    të shoqërisë e ndërveprim, nënkupton shkollim, rritje të aftësive dhe kapaciteteve, kreativitet,

     përgjegjësi, vetëdije për rolin e tij në shoqëri, vetë disiplinë, arritje të mirëqenies materiale,të drejtave politike e kështu me radhë. Disa nga këto kategorizohen si çështje morale, dhe

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    11/35

    4

    kategoritë morale është e vështirë të vlerësohen edhe nga brenda vetë shoqërisë, e lere më

    nga jashtë, sepse në momentin që tentojmë ti vlerësojmë nga brenda, pashmangshëm

    ndërhyjnë shumë faktor, të cilët deshëm apo nuk deshëm nuk mund ti lëmë anash, e këta

    faktor mund të lidhen me moshën e individit, origjinën e tij, kulturën e tij, besimin e tij fetar

    apo mos besimin e tij, kodin e tij moral personal, në lidhje me atë se çka konsideron të drejtë

    e çka të gabuar, e kështu me radhë. Ndërsa kur trajtohen nga jashtë kategoritë morale,

    logjikisht e zakonisht por gabueshëm trajtohen sipas standardeve të kulturës e rrethanave në

    të cilat jeton trajtuesi, dhe kështu, në qoftë se tërhiqen paralele të këtij lloji, pra gjykim e

    vlerësim të standardeve të një shoqërie apo individi, me standarde të shoqërisë në të cilën

    vlerësuesi jeton, apo me standardet personale që burojnë nga shoqëria e vlerësuesit si tërësi,

    atëherë shkalla e gabueshmërisë në vlerësim ka të ngjarë të jetë shumë lartë. Prandaj, në

    rastin e Kinës kjo çështje duhet trajtuar shtruar e me kujdes të madh, në qoftë se dëshirojmë

    të nxjerrim përfundime më të sakta e të qëndrueshme. Për shembull, në qoftë se një qytetar

    i ri kinez, nuk e ka të njëjtin botëkuptim që mund ta ketë bashkëmoshatari i tij britanik për

    lirinë absolute të shprehjes, cilësimi i të parit nga ky i fundit, si i pazhvilluar, prapanik ose

    inferior, është krejtësisht i pavlefshëm. Për shkak se faktorët që e shtyjnë të riun kinez ta

    ketë atë botëkuptim për lirinë e plotë të shprehjes janë lënë anash nga i riu britanik. Dhe në

     parim, kur flitet për individ të zakonshëm dhe qasjen e tyre ndaj dukuri të tilla, çështja nuk

    është edhe aq problematike, për shkak se në të shumtën e rasteve mbetet vetëm në nivel

    diskursi, më problematike bëhet kur një qasje e tillë ndiqet nga studiuesit dhe nga vetë

     politika. Pra, kur tendenca për ti imponuar një individi, apo një shoqërie të tërë standardet

    me të cilat studiuesit apo politikanët e një vendi të caktuar janë kalitur, zë vendin primar në

    argumentin. Për të mos u larguar nga Azia, shembull konkret i asaj që rezulton kur ndiqet

    një qasje e tillë është vetë rasti i Indisë, dhe demokracisë liberale të instaluar në të.

    2.3 Shoqëria në raport me zhvillimin në rastin e Kinës  Nuk ka fije dyshimi se ndërveprimi ndërmjet individit, shoqërisë e institucioneve është tejet

    i rëndësishëm për funksionimin e mirëfilltë të një sistemi politik , megjithatë, është po ashtu

    tejet i rëndësishëm fakti se aspektet e zhvillimit personal të përmendura më lart janë tejet të

    lidhura me shtetin, dhe shoqërinë si tërësi. Ndërsa në anën tjetër, është pikërisht ky

    ndërveprim dhe këto marrëdhënie në të cilat zhvillohet individi, që na mundësojnë ta

    kuptojmë shoqërinë si tërësi. Përfshirë këtu qasjen e tyre ndaj institucioneve, religjionit,

    lirisë, sigurisë, qëllimit të jetës e kështu me radhë; të gjitha këto koncepte kanë kuptim vetëmnëse u qasemi nga marrëdhënia që ka individi me shoqërinë si tërësi, e shoqëria si tërësi me

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    12/35

    5

    institucionet dhe anasjellas. Varësisht se për cilin lloj të shoqërisë flasim (shoqërinë e

    zhvilluar apo atë në zhvillim), përcaktohen edhe kriteret me të cilat mund të matet shkalla e

     përafërt e zhvillimit të një shoqërie, sidoqoftë këto dy lloje të shoqërisë, duke përjashtuar

    shoqëritë e pazhvilluara kanë disa pika të përbashkëta, e këto pika, në kuptimin më të thjeshtë

    kurorëzohen me: nivel më të lart të shkollimit të popullsisë, përmirësim të kushteve të jetesës

    në mënyrë të vazhdueshme, nivel të përgjithshëm të kënaqshëm të sigurisë etj. Sigurisht, që

    dikush do të mund të çuditej me faktin që lirinë e plotë të veprimit dhe fjalës nuk e kam

     përfshirë, madje të shkoj deri aty, sa këtë mos përfshirje ta quaj ataviste, dhe sipas

    standardeve të proklamuara perëndimore kjo do ishte plotësisht legjitime dhe e kuptueshme.

    Por, siç do e shohim më vonë nga pikëpamja e popullit kinez, e drejta e lirisë absolute të

    shprehjes dhe veprimit është mjaft relative, dhe shkaqet që potencialisht mund të kenë pasur

    ndikim në këtë relativitet janë nga më të ndryshmet. Por, pa fije dyshimi gjenezën e kanë në

    historinë e traditën mijë vjeçare të vetë Kinës. Prandaj, në vijë me këto konstatime, pohimi

    që shoqëria kineze për shkak të “çalimit” kur vije puna të liria e shprehjes dhe veprimit duhet

    konsideruar si e pazhvilluar, është i paqëndrueshëm, apo thënë më mire, vështirë i

    argumentueshëm.

    2.4 Institucionet udhëheqëse në raport me zhvillimin në rastin Kinës 

    Vija ndarëse ndërmjet individit, shoqërisë, dhe institucioneve shpeshherë është vështirë të

    gjendet për shkak të ndërveprimit midis tyre. Pra, institucionet janë produkt i shoqërisë,

    shoqëria në anën tjetër përbëhet nga individ, dhe nga kjo pikëpamje më e holluar,

    institucionet janë produkt i shoqërisë që formësohen nga individët e asaj shoqërie si tërësi.

     Në këtë kuptim, gjithçka është në përputhshmëri të plotë logjike, dhe nuk ka asnjë shkarje.

    Por çështja bëhet me problematike dhe vija ndarëse thellohet, kur vullneti e interesat e

    shoqërisë, e rrjedhimisht individëve (trajtuar si tërësi) që e përbejnë atë shoqëri nuk përfillet

    nga institucionet në mënyrë të vazhdueshme për shkak të arsyeve që në të shumtën e rastevenë vendet demokratike shfaqen pas marrjes së pushtetit, ndërsa në vendet jo demokratike

    situata qëndron pak me ndryshe në kuptimin negativ, dhe në këtë situatë termi zhvillim në

    raport me institucionet ndryshe nga ai ne raport me individin dhe shoqërinë në kuptimin (me

    të thjeshtë) e institucioneve nënkupton heqje dorë të udhëheqjes nga interesat e ngushta

     personale, lakmitare e partiake, dhe rrjedhimisht plotësimin e vullnetit të popullit shprehur

    nëpërmjet formave të matshme, çfarë do qofshin ato, por medoemos të filtruar. Dhe nga kjo

     pikëpamje, sa më shumë të plotësohen kërkesat e filtruara, vullneti e interesat e filtruar tënjë populli, interesa që pa fije dyshimi në çdo shoqëri janë ngushtë të lidhura edhe me

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    13/35

    6

     plotësimin e nevojave ekonomike, dhe me popull nënkuptoj shumicën, atëherë aq më shumë

    zhvillim institucional kemi.

    2.5 Çka kuptohet me komunizëm? –  Reflektime të përgjithshme 

    Termi komunizëm është shumë i përdorur dhe i trajtuar, qoftë në literaturë, qoftë në

     përditshmërinë politike, apo qoftë nga qytetaret e zakonshëm sepse edhe ashtu, në fund të

    fundit të gjithë njerëzit janë mendimtar politik, e ditën ata apo jo, e kjo për arsyen e thjeshtë

    sepse njerëzit i përdorin konceptet dhe idetë politike kurdo që ata i shprehin mendimet e tyre,

    qofshin edhe të pa artikuluara. Por, pa përjashtim njëra ndër argumentet që nxjerrët në pah

    kur tentohet të argumentohet pro teorisë komuniste për të hedhur poshtë argumentet që bëhen

    kundër asaj, është s’përputhja dhe kontradiktat ndërmjet teorisë dhe praktikes (Holmes 2009,

    1). Dhe ndonëse në shikim të parë, ky mund të duket si argument i rëndësishëm në vazhdën

    e argumenteve dhe si i tillë edhe pranohet e arsyetohet, përtej kësaj është e domosdoshme të

    qartësojë dhe ta kemi parasysh kurdoherë se koncepti komunizëm nuk bënë përjashtim nga

    shumica e koncepteve të tjera për të cilat ka më shumë se një teori. Më shumë se kaq, për

    komunizmin ka teori të llojllojshme, dhe varësisht nga teoria e cila trajtohet, përcaktohet,

    ose së paku duhet përcaktuar edhe përputhshmëria e asaj teorie me praktiken, në mënyrë që

    trajtimi të jetë sa më i denjë.

    Disa nga teoritë më të njohura janë; Marksizmi, Socializmi, Leninizmi, Stalinizmi, Maoizmi,

    Eurokomunizmi e kështu me radhë.2  Është shumë e rëndësishme të theksohet se varësisht

     për cilëndo nga këto teori flasin, Marksizmi në parim është burimi kryesor i të tjerave që

     pasojnë, përfshirë këtu edhe ndryshimet që mund të kenë pësuar gjatë rrugës. Sidoqoftë, i së

    njëjtës rendësi është fakti se varësisht nga rrethanat në të cilat ndodhej shteti në të cilën

    instalohej regjimi komunist, të gjitha veprimet që ndërmerreshin nga organet udhëheqëse,

    qofshin apo jo në një linjë me marksizmin klasik, ato proklamoheshin si të tilla, pra nëharmoni me marksizmin. Ndërsa në fjalët e Joseph Schumpeter-it, çështja është rrënjësisht

    më problematike se kaq, sepse sipas tij vetë marksizmi është religjion. Besimtarit së pari i

     prezanton një sistem të qëllimeve përfundimtare që ngërthejnë qëllimin e jetës dhe janë

    standarde absolute nëpërmjet të cilave gjykohen ngjarjet dhe veprimet; dhe, së dyti, një

    2 Për një trajtim paksa më të detajuar, por prapë jo të holluar të këtyre teorive shih: Holmes, Leslie. "The

    theory of communism" Communism: A Very Short Introduction. New York: Oxford UP, 2009. 2-16. Print.Dhe: Heywood, Andrew. "Socialism." Political Ideologies: An Introduction. New York: St. Martin's, 1992.Print.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    14/35

    7

    udhërrëfyes drejtë atyre qëllimeve përfundimtare që ngërthejnë një plan shpëtimi dhe

    treguesin e të keqes nga e cila njerëzimi, apo një grup i zgjedhur i njerëzve, duhet shpëtuar.

    (Schumpeter 1950, 5) Dhe, në vijë me argumentimin që përdor Schumpeter, në qoftë se një

    ideologji politike, ngjashëm sikur ajo fetare, pretendon se ka zgjidhje për gjithçka që lidhet

    me jetën e njeriut, filluar nga mënyra e edukimit, politika, ekonomia, besimi e çka do që

    mund të vije në mendje, atëherë pashmangshëm me këtë nënkuptohet se kjo ideologji,

    ngjashëm sikur ajo fetare, pretendon se posedon një zgjidhje totale për problemet e

    njerëzimit, atëherë logjikisht kur totales i shtohet prapashtesa – izm, del në pah një koncept

    tjetër praktik, pra, totalitarizmi. Dhe në qoftë se e marrim këtë argument si të qenë, atëherë

    individit dhe shoqërisë në raport me zhvillimin vetëm sa i rritet rëndësia! Me këto të thëna

    konsideroj se një saktësim i asaj që kuptohet me komunizëm është i nevojshëm: komunizmi

    është ideologji politike që mbron pronësinë publike, dhe zotimin e mjeteve të prodhimit,

    shpërndarjes, transportit dhe komunikimit (Kurian 2011, 284-85). Ky është definicioni me i

    shkurt i komunizmit, dhe si i tillë nuk flet edhe shumë. Prandaj në një kuptim më të gjerë,

    me komunizëm kuptohet një shoqëri në të cilën prodhimi i të mirave dhe shërbimeve

    zotërohet nga komuniteti. Komunizmi mund të nënkuptoj një shoqëri pa klasa dhe shtet.

    Marksistet në përgjithësi e kanë përshkruar komunizmin si fazën përfundimtare më të lart të

    socializmit, ndërsa kur jemi të socializmi, një shoqëri socialiste përshkruhet si shoqëri ne të

    cilën:

    1. Mjetet e prodhimit zotërohen kolektivisht nga punëtoret.

    2. Kjo klasë e punëtoreve mban pushtetin politik duke kontrolluar aparatin shtetëror.

    3. Prodhimi planifikohet nga shteti.

    4. Eksploatimi ( procesi ne të cilin jetohet pjesërisht apo tërësisht nga puna e të tjerëve) është

    eliminuar (Bland 2005). Bazuar në këto shpjegime, rendi i cili ishte vendosur në Kinë pas

    marrjes së pushtetit nga Mao, mund të konsiderohet si rënd socialist, e që rrjedhimisht,

     bazuar ne teori nënkupton rënd i cili synonte dhe vazhdon të synoj, shkallen më të lart tësocializmit, vetë komunizmin. Dhe prandaj në vijë me këtë pikëpamje, kur flasim për Kinën

    e para viteve të nëntëdhjeta mund ti referohemi si Kina Komuniste.

    2.6 Çka kuptohet me kapitalizëm? 

    Sikur edhe për komunizmin, edhe për kapitalizmin ka shumë definicione, shpjegime e teori,

    varësisht nga tradita ideologjike dhe përfaqësuesit e saj. Sidoqoftë, ka disa elemente të cilat

     janë te pashkëputura nga kapitalizmi, e bëjnë pjesë në shumicen e shpjegimeve të dhëna ngaautoret. Disa nga ato elemente janë: tregu i lirë, kapitalizmi bazohet në treg në të cilin vetë

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    15/35

    8

     puna blihet dhe shitet, prodhimi përcaktohet nga kërkesa, mjetet e prodhimit (vendi i punës,

    makineria dhe materialet e papërpunuara, toka, fabrikat) janë në pronësi të individëve apo

    grupe të korporatave që përbehen nga individët, e që njihen si kapitalist; kjo klasë kapitaliste

    mbanë pushtetin politik duke kontrolluar aparatin shtetëror. (Flucher 2004, 15) Dhe e fundit,

     por shumë e rëndësishme, së paku për të thelluar dallimin ndërmjet këtyre dy ideologjive,

    eksploatimi zë vend në kuptimin që kapitalistet jetojnë pjesërisht, apo krejtësisht nga puna e

    të tjerëve.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    16/35

    9

    3. RINDËRTIMI KONCEPTUAL I TË “PËRTEJMES” NË RASTIN E KINËS 

    Shumica dërrmuese e ish regjimeve komuniste në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar u

    shembën nga poshtë. Ndonëse është më e komplikuar se kaq, arsyet janë nga më të

    ndryshmet, e varësisht nga rëndësia, mund të fillojnë nga cenimi i lirive thelbësore njerëzore,

    siç janë liria e besimit në disa vende, e deri të mos përmbushja e nevojave ekonomike në

    disa vende të tjera, e logjika e turmës në disa vende të tjera. Sidoqoftë krahas këtyre ka edhe

    një faktor tjetër, tejet të rëndësishëm, që është pashmangshëm i ndërlidhur me arsyet e

    mësipërme. E ai ka të bëjë me mos aftësinë e udhëheqjes komuniste për të bërë ndryshime

    rrënjësore ekonomike, shoqërore e politike në kuptimin afat gjatë, të cilat edhe pse në parim

     jo në një vijë me botëkuptimet e tyre ideologjike e pushtetare, kanë qenë të domosdoshme

     për shuarjen e pakënaqësive, harmonizimin e interesave, dhe më vonë për neutralizimin e

    kërkesave të shumta për ndryshim sistemi e përmbysje regjimi. Siç do e shpjegoj më vonë

    të detajuar, këtë e beri udhëheqja komuniste kineze pas vdekjes së Maos, e vetëdijshme për

    situatën dhe rreziqet që i kanoseshin. Pra, bëri diçka që vështirë do ishte edhe të

     paramendohej, e lere më të veprohej në atë formë. Në mënyrë të vazhdueshme, me progres

    të ngadalshëm, reformat ekonomike të modelit kapitalist, filluan që deri në njëfarë shkalle

    të zëvendësojnë ato të mëparshmet, në të njëjtën kohë duke mbajtur disa elemente thelbësore

    të ideologjisë komuniste edhe në fushën ekonomike. Pra thënë shkurt, sipas udhëheqjes

    kineze të atëhershme, mirëqenia e popullit të vuajtur kinez, popull që dikur mbante pishtarin

    e civilizimit në botë shkon përtej komunizmit e kapitalizmit. Dhe termi “përtej” do përdoret

    në këtë kuptim, dhe në vete ngërthen pikërisht këtë ngarkesë. Por, për të kuptuar më mirë të

    “përtejmen”, kundrimi mbi historinë e popullit kinez është i domosdoshëm, sepse vetëm

    duke hulumtuar themelet mbi të cilat është ndërtuar një shoqëri, mund të kuptosh vetë

    shoqërinë, kulturën e saj politike, bazën mbi të cilën qëndron, shumëllojshmërinë e saj,

    sigurinë e të ardhmes së saj, dhe më e rëndësishmja, mund të zbërthesh atë që në parim mund

    të duket e komplikuar, dhe jo rrallë herë ndoshta që keqkuptohet apo nuk kuptohet fare nga popujt e tjerë.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    17/35

    10

    4. HISTORIK I SHKURTËR I CIVILIZIMIT QË PO RI-NGRITET NË

    MADHËSHTINË E DIKURSHME 

     Një ndër perandorët më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, Napoloni, njëherë ka thënë:

    “lëreni kinën të flejë, sepse kur të zgjohet ajo do dridh botën.” Dhe ndonëse k ina ka qenë

    duke fjetur për një periudhë të gjatë, sot, mund të argumentohet qoftë në terma ekonomik,

     politikë, e shkencor, se pikërisht kjo ka ndodhur. Por, fillimisht është e rëndësishme të

    kuptohet që Kina, në periudha jo fort të largëta kohore, për të mos shkuar më larg, në fillim

    të shekullit nëntëmbëdhjetë, ka qenë e zhvilluar sa, në mos më shumë se perëndimi. Dhe ky

    fakt bëhet i qartë edhe nga Adam Smithi, i cili pohon se në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë

    Kina gëzonte një treg më të zhvilluar dhe me të sofistikuar se Evropa. Elementi kryesor që

    ka mundësuar zhvillimin e tregut të hershem e të sofistikuar, ishte mungesa e feudalizmit në

    Kinë. Në Evropën mesjetare skllavi ishte i lidhur me tokën, dhe në këtë kuptim as nuk mund

    të hiqte dorë nga ajo, as ta shiste, e as ti shfrytëzonte të mirat e saj. Ndërsa fshatari kinez

    edhe në realitet edhe ligjërisht ishte i lirë, pasur parasysh faktin e ai ishte i lirë të blinte apo

    të shiste tokën dhe prodhimin e asaj toke. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Kina ishte

    e urbanizuar sa Evropa Perëndimore, madje edhe në teknologji duket se ka pasur pak për të

    zgjedhur ndërmjet Evropës dhe Kinës, dhe në disa fusha, siç janë ujitja, përpunimi i tekstilit,

    medicina, dhe përpunimi i porcelanit, Evropianët ngelnin prapa. Kushtet e jetesës në

    regjionet kryesore të Kinës dhe Evropës perëndimore duket së janë vështirë të krahasueshme

    në fillim të atij shekulli. Ndërsa jetëgjatësia mesatare në anën tjetër, një matës i rëndësishëm

    i prosperitetit nuk e tejkalonte atë të Kinës deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, pos

    në disa regjione më të pazhvilluara. Kina gjatë periudhës 1800-1950 për arsye të ndryshme,

    të cilat do i trajtoj në vijimësi, ka pasur një përformancë që linte fort për të dëshiruar dhe

     bazuar në këtë logjikë e në vijë me të, fillesa e transformimit ekonomik të mirëfilltë të Kinës

    që nga 1978 e tutje, bëhet edhe më e rëndësishme. Në anën tjetër, në qoftë se bëj një krahasim

    ndërmjet Japonisë, si i vetmi vend jo perëndimor që filloi industrializimin në shekullin enëntëmbëdhjetë, dhe Kinës qe ishte shembulli i kundërt: pra një vend që dështoj të

    industrializohej edhe pse siç e thash gëzonte një shkallë të ngjashme të zhvillimit me

    Japoninë në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Si rezultat i kësaj ngecje, Kina e gjeti veten

    në shkallë të gjerë të lënë mbrapa nga Evropa dhe SHBA-të, gjatë shekullit të

    nëntëmbëdhjetë, e po ashtu nga Japonia në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë. Pas shekullit

    nëntëmbëdhjetë e në fillim të shekullit njëzet, Kina pësoj të gjitha të këqijat që mund ti

    ndodhin një vendi, kishte dobësi të madhe ekonomike, ndarje të brendshme, poshtërim nga jashtë, mposhtje dhe pushtim nga duart e fuqive të huaja, dhe humbje e zbehje të

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    18/35

    11

    vazhdueshme të sovranitetit të brendshëm dhe të jashtëm. Duke plotësuar kështu tërësinë

    unike koherente të rrugës së Kinës, një pjesë e veçantisë së Kinës qëndron pikërisht në faktin

    e mëposhtëm: edhe pse te gjitha ato që përmenda më herët ishin shkatërrimtare, pasojat e

    tyre të mëvonshme edhe për shkak të situatës në të cilën ndodhjes shumica e botës nuk duhet

    të vlerësohen aq fort në kuptimin afat gjatë, dhe kjo pos rrethanave të atëhershme të gjithë

    vlefshme, nuk duhet vlerësohet aq fort edhe për një arsye të një natyre tjetër. Sepse progresi

    i Kinës pas vitit 1949, dhe veçanërisht pas 1978, sugjeron se rrënjët e dinamizmit

     bashkëkohorë qëndrojnë në historinë e vetë Kinës e popullit kinez, dhe jo krejtësisht për

    shkak te kthimit te saj të pjesshëm nga modeli perëndimor (shih rastin e Indisë). Sidoqoftë,

    në anën tjetër nuk mundet të lihet jashtë fakti se ajo periudhë shtypje e poshtërimi ka lënë

    shenja të thella në popullin kinez, dhe fakti që modernizimi i Kinës do merrte një rrugë tjetër

    nga ajo e perëndimit, pas luftës së dytë botërore është i lidhur edhe me këtë çështje.

    Deri në vitin 1949 Kina ka vuajtur nga një tendosje e thellë e sovranitetit për më shumë se

    një shekull. Pas vitit 1911, ka përjetuar jo vetëm sovranitet të kufizuar, por, sovranitet të

    shumë anshëm në kuptimin e ndarjes dhe ndërhyrjes, në njërën anë me qeverinë qendrore që

    ishte e obliguar të ndante autoritetin me fuqitë pushtuese, dhe në anën tjetër me rivalët e

     brendshëm. Veçantia e Kinës prapë nxjerrët në pah kur marrin parasysh shtruar se shumë

    vende një situate të tillë do e konsideronin thjeshtë si të papranueshme, por për Kinën me

    historinë e saj të gjatë të pavarësisë, dhe me traditën e saj të një shteti unitar që daton në

    histori në më shumë se dy mijë vjet, kjo gjendje ishte e pa tolerueshme, dhe veprimet e kryera

     për ndryshim e dëshmojnë këtë më së miri. Në vijë me këtë Kina përmbysi sistemin

     perandorak në vitin 1911. Pas kësaj, Kina udhëhiqej nga prijës ushtarak e nacionalist, por

     pakënaqësitë ishin të mëdha, dhe Mao, një i ri i ndikuar nga idetë Marksiste, shfrytëzoi këtë

    gjendje dhe nisi të fitoi përkrahje nga fshatarësia. Në vitin 1927 filloi lufta civile ndërmjet

    komunistëve dhe qeverisë së atëhershme, të cilën e fituan komunistet3. Por lufta ekomunisteve me në krye Maon nuk ishte e kufizuar vetëm me qeverinë e atëhershme, por

    më vonë edhe me Japonezet, luftë në të cilën komunistet kanë pasur rol të rëndësishëm

    ndonëse jo vendimtar, sidoqoftë, në mos për asgjë tjetër, për hir të korrektësisë, kur flasim

     për mposhtjen e Japonisë duhet pasur parasysh faktin se ishte dorëzimi i Japonisë në fund të

    luftës së dytë botërore faktori që qoi në tërheqjen e trupave Japoneze nga Kina. Dhe kështu

    3 Nacionalistet kanë marrë ndihmë të madhe financiare nga SHBA-të. Madje deri në vitin 1979, SHBA-të ekonsideronin Taivanin qeveri legjitime të Kines.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    19/35

    12

    në vitin 1949, u themelua republika popullore e Kinës me kryeqytet Pekinin, e më në krye

    Maon. Dhe në anën tjetër, republika e Kinës në Tajvan, nga humbësit e luftës civile. Kur

    Mao morri pushtetin Kina ishte vend bujqësor e i prapambetur ekonomikisht, shoqëria ishte

    e fragmentuar, rendi publik dhe morali kishin rënë. Por, krahas kësaj prapambeturie

    ekonomike e problemeve të tjera tejet të mëdha për nga rëndësia të natyrës së ngjashme,

    komunistet kishin tri detyra tjera të ndërlidhura, po ashtu tejet të rëndësishme e primare për

    nga rëndësia. Ato ishin: kthimi i sovranitetit të vendit, ribashkimi i Kinës, dhe rikthimi i

    qeverisë unitare. Pas luftës civile dhe luftës së dytë botërore, vendi ishte ri-bashkuar përsëri

    (me përjashtim të territoreve të humbura, pra, Tajvanin, Hong Kongun, dhe Makaon). Dhe

     jo rrallë herë, fakti që Mao dhe regjimi komunist arritën ta bëjnë këtë ribashkim, dhe të

    rikthejnë unitetin dhe pavarësinë e Kinës, parë nga sot, konsiderohet si një nder arritjet më

    të mëdha të vetë Maos. Ndërsa tani po kthehem përsëri te prapambeturia e Kinës në

     periudhën e marrjes së pushtetit nga Mao. Pasur parasysh luftërat dhe problemet e

     brendshme përfshirë dhe integrimin e shtetit perandorak, luftën e dytë botërore e probleme

    të tjera, komunisteve u desh të trajtonin një çështje tejet delikate e cila do ishte përcaktuese

    e zhvillimit, apo prapambetjes së Kinës. E kjo kishte të bënte me themelimin e një sistemi të

    ri udhëheqës. Dhe Kina që nga ngritja e perëndimit ka pasur disa rrugë drejtë modernizimit:

    mund të reformonte institucionet perandorake, institucione të cilat ishin treguar të

     pasuksesshme para vitit 1911; mund të përdorte modelin perëndimor, i cili ndërmjet 1911

    dhe 1949 kishte dështuar keq, ose mund të zhvillonte institucione të reja, dhe sigurisht që

    kur them të reja nuk nënkuptoj institucioneve të shpikura nga vetë kinezët por institucione

    të përshtatura për herë të parë në Kinë, pra institucione që në vendet e tjera të botës qenë

     provuar, por në Kinë nuk ishin përshtatur asnjëherë. Ky model i ri ishte drejtpërdrejtë i lidhur

    me komunizmin praktik, përkatësisht me modelin sovjetik. Dhe kjo nuk është aspak e

    çuditshme në qoftë se marrim parasysh lidhjet, qasjen e orientimin e Maos drejtë sovjetëve

    qysh në fillim të veprimtarisë së tij politike. Duke pasur parasysh këtë aleancë me sovjetëtdhe orientimin ideologjik, Mao, për zgjidhjen e problemeve të shumta nxjerri planin e tij

    radikal të bazuar në planin e kolektivizimit të Stalinit për ta zhvilluar bujqësinë dhe për ta

    industrializuar vendin. Plani quhej “hovi i madh përpara”(1958-1960). Ky plan kishte sjellë

     përmirësim, por të vobektë në aspektin e zhvillimit ekonomik, shëndetësor e arsimor. Por,

    krahas këtyre zhvillimeve të vobekta ky plan ishte dështim monumental dhe vështire që

    mund të definohet ndryshe, pasi që metodat e përdorura shkaktuan uri masive, efektet e së

    cilës u anashkaluan nga Mao, dhe kështu supozohet se shkaktoi vdekjen e më shumë senjëzet milion njerëzve (Mitter, Making China Modern 2008, 59). “Hovi i madh përpara” 

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    20/35

    13

    dobësoi edhe popullaritetin e Maos. Udhëheqësi karizmat, që gëzonte popullaritet

    veçanërisht mes popullsisë fshatare, tashme po orvatej.4 Mao i vetëdijshëm për këtë, vjen

    me idenë e tij të re. Ishte ky momenti kur ai nxjerri idenë e tij të famshme, të quajtur

    “revolucioni i madh kulturor”, i cili zgjati deri në vdekjen e Maos, ndërsa rezultatet, le të

    themi se nuk ishin fort për tu lavdëruar. Njerëzit mund të ndëshkoheshin thjeshtë nëse

    dëgjonin llojin e gabuar të muzikës, lexonin literaturën borgjeze, apo thyenin kodin e

    veshjes. kinezet e edukuar mund të akuzoheshin për manifestimin e karakteristikave

    “borgjeze”, vetëm sepse kishin shkallë me të lartë të edukimit (Holmes 2009, 41). Sot e kësaj

    dite kjo periudhë konsiderohet si një ndër periudhat më të errëta të Kinës komuniste. Por,

    duke qenë se ishim te orientimi ekonomik i Kinës, duhet pasur parasysh se edhe në të

    kaluarën, pra në vitet e gjashtëdhjeta pas ndarjes me Bashkimin Sovjetik, Kina devijoj nga

    modeli sovjetik i zhvillimit, duke vepruar kështu sipas modelit të ri, të krijuar nga vetë kjo e

    fundit.

    Megjithatë, pas vdekjes së udhëheqësit të parë të Kinës Komuniste, Mao Ce Dun-it në vitin

    1976, Kina pos problemeve të shumta me të cilat përballej: që nga mungesa a kapaciteteve

     për të ushqyer popullsinë e vetë, ngecja ekonomike, mungesa e lirive elementare e

     persekutimet e pafundme kryesisht për arsye ideologjike, revolucioni kulturor me pasojat e

    tij e kështu më radhë, kishte edhe një problem të një natyre tjetër por të përbashkët me

    shumicën e regjimeve komuniste përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik, problem ky që si për

    ironi në fund doli të jetë një ndër faktorët kyç për fillimin e këndelljes së dragoit të fjetur e

    të zhytur në prapambeturi. Dhe ky problem ishte mungesa e një mekanizmi zyrtar për

    zëvendësimin e udhëheqësit suprem, mungesë që filloi një luftë të hapur për pushtet,

    ndërmjet reformatorit Deng Xian-Pongut, dhe të propozuarit nga Mao, Hua Guofeng. Luftë

    në të cilën, në vitin 1978, përfundimisht triumfoi Dengu (Mitter, Making China Modern

    2008, 64). Sidoqoftë edhe në këtë periudhë, pra pas luftës për pushtet ndërmjet Dengut dheGuofengut, krahas pakënaqësive që kishin lindur për shkak të hovit të madh përpara dhe

    revolucionit kulturor, për të cilat ishte përgjegjës Mao, partia komuniste ende gëzonte

    legjitimitet në popull.

    4

     Për të kuptuar më shumë për “Hovin e madh përpara” shih; Rossabi, Morris. "The Communist Era in China,1949 Onwards." A History of China. West Sussex: Blackwell, 2014. F. 382.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    21/35

    14

    5. RIVLERËSIMI I SITUATËS PAS KRIZËS DHE NGRITJA E NJË MODELI TË

    RI 

    Shumanshmëria në rastin e Kinës nuk kufizohet vetëm në aftësinë e udhëheqjes komuniste për të tejkaluar problemet ekonomike, politike, e pakënaqësitë shoqërore të cilat shtetet e

    tjera komuniste aso kohe e kishin gati të pamundur ti tejkalonin, madje edhe tentimet drejtë

    reformimit brenda sistemit, pa ndryshuar sistemin, përfunduan si mos më keq në shumicën

    e vendeve ish-komuniste. E përtejmja në rastin e Kinës, është drejtpërdrejtë e ndërlidhur

    edhe me rivlerësimin e situatës dhe mandej ngritjen e një modeli të ri që do shërbente si

    udhërrëfyes drejtë arritjes së qëllimeve të udhëheqjes kineze. Dhe për ri-ngritjen e Kinës ka

    dy teori të rëndësishme, teoria e parë pohon se ngritja e Kinës nuk dallon aspak nga ngritja

    e shteteve të tjera që kanë ndërmarrë reforma në përputhje me teorinë perëndimore të

    ekonomisë se tregut, dhe rrjedhimisht, pra duke qenë se Kina është ngritur falë modelit

     perëndimor të zhvillimit, ngadalë do i pranoj edhe cilësitë e tjera që karakterizojnë

     perëndimin përfshirë këtu edhe lirinë që njihet në perëndim, dhe në fund kështu do bëhet

     pjesë e vetë botës perëndimore. Ndërsa në anën tjetër, kemi idenë se ngritja e Kinës paraqet

    ngritjen e një lloji të ndryshëm të shtetit, dhe arsyeja kryesore për ngritjen e Kinës është

    krijimi i një rruge të vetë, të veçantë të zhvillimit, dhe siç e kam thënë edhe më herët, këtij

    fakti i shtohen edhe disa faktor tjerë ndihmës, siç për shembull janë: aftësia e udhëheqjes

    kineze për të mësuar nga gabimet e veta, dhe nga gabimet e shteteve të tjera, mundësia

    kohore për vëzhgimin e modeleve të tjera, aftësia e përmbledhjes së cilësive të dobishme të

    modeleve të ndryshme, mundësia e shënjimit të problemeve të modeleve të tjera dhe

    mangësitë e tyre. Por në anën tjetër, duhet pasur parasysh se aftësia e udhëheqjes kineze për

    të bërë ndryshimet e nevojshme, rrjedhimisht për të shkuar përtej komunizmit e kapitalizmit

     për të mbrojtur e ruajtur stabilitetin e përgjithshëm të kombit më të madh në botë, ka rrënjët

    në vet ri-ngritjen e dragoit të fjetur për mijëra vite. Ka shumë civilizime  –   civilizimi

     perëndimor është një shembull i këtyre civilizimeve - por Kina është shteti i vetëm civilizues.

    Dhe formësohet nga historia e saj e jashtëzakonshme, por, po ashtu nga shkalla e gjerë

    demografike dhe gjeografike, por edhe nga shumëllojshmëria e saj. Implikimet janë

    themeltare: Uniteti është prioriteti i saj i parë, ndersa pluraliteti, kushti i ekzistencës së saj

    është arsyeja se pse Kina mund ti ofronte Hong Kongut “një shtet, dy sisteme,” formulë kjo 

    e panjohur për një shtet-komb (Jacque 2009).

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    22/35

    15

    6. MODELI I RI DHE EKONOMIKA POLITIKE E KINËS 

    Fillimisht, Mao, në vijë me modelin e Bashkimin Sovjetik pat vendosur në Kinë një ekonomi

    të planifikuar nga qendra. Dhe krahas zhvillimeve mbresëlënëse në kuptimin industrial, ai

    sistem krijoj probleme të mëdha sikur edhe në shumicen e ish regjimeve komuniste që kishin

     përshtatur atë model, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, ato probleme në formën me të thjeshtë

    mund të përshkruhen si: mungesë e të mirave për konsum, progres të vogël teknologjik,

    zbehje të moralit të punës, mungesë efikasiteti dhe efektiviteti e kështu me radhë. Ndërsa

    reformat e ndjekura nga Mao, siç e shtjellova ma herët, në vend që të përmirësonin

    rrënjësisht situatën në kuptimin afatgjatë, në njëfarë forme e deri në njëfarë shkalle e

     përkeqësuan atë. Pra, duke e shembur në praktikë idenë e ekonomisë njerëzore politike që

    kishte mbizotëruar në të kaluarën në Kinë. Pra, në historinë e gjatë të Kinës, mund të thuhet

    se ekonomia ishte jo ekonomi tregu, por ekonomi njerëzore.5 Thënë ndryshe, gjithmonë ishte

    më shumë ekonomi politike, se sa ekonomi e pastër në kuptimin klasik të fjalës. Ekonomia

    tradicionale kineze, tentonte të lidhte zhvillimin ekonomik me qeverisjen politike dhe të

    lidhte përmirësimin e standardit të jetesës së njerëzve, me stabilitetin e përgjithshëm të

    vendit, në vend të maksimizimit të përfitimit material. Por, në periudhën e Maos, ndonëse

    teorikisht mund të ketë pasur tendenca për ndjekjen e kësaj filozofie ekonomike, pasojat

    ishin tejet të mëdha. Por, pas ardhjes në pushtet të reformuesit Deng, i ndikuar nga tradita e

    mëhershme Kinës, ai i tha drejtim të ri ekonomisë në kuptimin afatgjatë, ndërsa në vijë me

    ketë qasje, linjat për zhvillimin e Kinës, ndonëse me probleme serioze, sot e asaj dite janë:

    zhvillimi me qendër njeriun, dhe përmbushja apo kënaqja e kërkesave të popullit, me theks

    të veçantë, ruajtjen e stabilitetit të përgjithshëm shoqëror. Në historinë e Kinës, në qoftë se

    shteti dështonte të zhvillonte ekonominë dhe të përmirësonte standardët e jetesës së popullit,

    shteti do humbte zemrat dhe mendjet e njerëzve, dhe prandaj do humbte “mandatin e

     parajsës”. E ky është fakt me të cilin reformuesi Deng, ishte mirë i njohur. Ndërsa sot,

    koncepti k inez i “ekonomisë socialiste të tregut” është në thelb përzierje ndërmjet ekonomisë perëndimore të tregut, dhe ekonomisë humane tradicionale të Kinës. Madje edhe pas

    tridhjetë e pesë viteve të reformës në treg, burokratët, udhëheqësit lokal dhe kombëtar, e po

    ashtu rregullimet e reja dhe të vjetra qeverisëse ende kanë ndikim të jashtëzakonshëm në

     prodhimin dhe shpërndarjen e të mirave dhe shërbimeve (Joseph 2010, 254).

    5 Për të kuptuar më shumë për ekonominë njerëzore shih:"Humanistic Economics - General Interest Audience." Humanistic Economics. N.p., n.d. Web. 09 May 2015.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    23/35

    16

    7. MODELI I AZISË LINDORE DHE KARAKTERISTIKAT UNIKE TË MODELIT

    KINEZ SIPAS WEIWEI-t 

    Modeli i Azisë lindore është tashmë model botërisht i njohur për suksesin e tij dhe i referohet

     procesit të modernizimit të ndjekur në shkallë të gjerë nga shteti, ndërsa shembulli më i mirë

    i suksesit të këtij procesi janë të ashtu quajtur, katër tigrat e Azisë (Singapori, Hong Kongu,

    Tajvani, Koreja e Jugut). Pa marrë parasysh vështirësitë që mund të kenë pasur, dhe ende

    vazhdojnë të kenë, këta tigra në mënyrë efektive kanë modernizuar ekonomitë e tyre

     pikërisht nëpërmjet këtij modeli. Ngjashëm me katër tigrat, Kina me sukses ka ndjekur

     programin e saj të modernizmit, ku në të njëjtën kohë ka transformuar ekonominë e saj të

     planifikuar në ekonomi socialiste të moderuar të tregut. Ndërsa në anën tjetër, madhësia e

    Kinës në kuptimin ekonomik, do të thotë që modeli zhvillimor i Kinës ndikimin e munguar

    në të kaluarën të shteteve aziatike në botë e çon në një dimension krejtësisht të ri. Dhe kjo

    mund të shihet çdo ditë. Krahas këtyre, sipas studiuesit me nam Zhan Wei Wei, modeli kinez

    ka disa karakteristika të veçanta:

    7.1 Arsyeja e bazuar në praktikë  –  Sipas autorit, modeli i Kinës bazohet në praktikë,

    udhëhiqet nga motoja “kërko të vërteten nga faktet”, dhe rrjedhimisht në vijë me arsyen e

     bazuar në praktikë, Kina vepron bazuar në realitet, në vend të literaturës e teorive, dhe duke

    vepruar kështu mohon çfarëdolloj dogmatizmi. Duke ndjekur rrugën e vetë dhe përvojat e

    saj në njërën anë, dhe në anën tjetër duke përfituar nga përvoja e të tjerëve, Kina ka filluar

    një reformë rrënjësore të rrezikshme, po në anën tjetër të kujdesshme institucionale. Sipas

    autorit, Kina nuk ka traditën teologjike të perëndimit, dhe arsyeja e bazuar në praktikë është

     pjesë e traditës kulturore sekulare në Kinë. Autori pohon se reformuesit kinez nuk janë të

    kënaqur me teoritë normative të filozofisë perëndimore, dhe duke qenë kështu, praktikën e

    vendosin mbi to. Për shkak të këtij ndryshimi filozofik, reformat e nisura në perëndim janë

    të prirura që të fillojnë me amendamente kushtetuese, të pasuara me ndryshimet në ligje,rregullimet dhe mandej implementimin. Ndërsa autori argumenton se qasja kineze është

     plotësisht e kundërt. Pra, Kina fillon me eksperimentim dhe me pilot projekte në shkallë të

    vogël, dhe në qoftë se tregohen të suksesshme ato kalohen në zona të tjera (WeiWei 2012,

    91). Ndërsa ky veprim praktik përcjellët nga ndryshimet në ligje dhe rregullimet, e në fund

    me ndryshimin e amendamenteve kushtetuese në qoftë se është e nevojshme. Pra, Kina

    ndjekë qasjen induktive, në vend të deduktives.

    7.2 Shteti i fort  –   Sipas autorit Kina është shtet relativisht i fort, i aftë që të vendosë

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    24/35

    17

    objektiva të qartë për modernizim dhe për strategji zhvillimi, dhe të vendosë për politika në

    interesat afat-gjate të vendit, dhe më e rëndësishmja ti ndjekë deri në fund ato qëllime. Roli

    Kinës në zhvillimin ekonomik, politikë e shoqëror bazohet në katër faktorë: popullsinë,

    territorin, traditën dhe kulturën. Në kulturën politike të popullit Kinez, çdo dobësim apo

    transformim i funksioneve të shtetit zakonisht është filluar nga vetë shteti, siç është rasti i

     procesit reformues të Kinës ku Pekini ka prezantuar shume iniciativa për decentralizim të

     pushtetit ne procesin e vendimmarrjes (WeiWei 2012, 93).

    7.3 Dhënia prioritet stabilitetit  –   Një ndër argumentet më të fuqishme që përdor autori kur

    trajton modelin kinez, pa fije dyshimi ka të bëjë me stabilitetin. Në vijë me këtë, argumentimi

    vazhdon se Kina është një vend që me një popullsi aq të madhe dhe me resurse të kufizuara,

    ka arritur të mbajë baraspeshën ndërmjet stabilitetit, reformës, dhe zhvillimit në tri dekadat

    e fundit. Sepse gara për resurse në një vend si Kina shumë lehtë do të mund të çonte në de-

    stabilizimin e vendit. Ndersa në anën tjetër, në Kinë ka shumëllojshmëri më të madhe etnike

    e kulturore se sa në shumicen e vendeve të tjera, dhe kjo shumëllojshmëri, jo rrallë here ka

    qenë shkaktar i përplasjeve dhe konflikteve përgjatë historisë. Ndersa në anën tjetër

    stabiliteti i Kinës rrezikohet edhe nga forca separatiste të cilat shpresojnë për pavarësimin e

    Tibetit, Tajvanit, dhe Mongolisë së brendshme. Dhe në shtetin e Kinës me një popullsi aq të

    madhe, pasojat e de-stabilitetit do ishin tejet të mëdha. Duke qenë se në këtë punim,

    nismëtarin e reformave të Kinës moderne (Dengun) e kam përmendur disa herë deri tani, ai

     për rëndësinë e stabilitetit shkruante: Krahas të gjitha çështjeve me të cilat përballet Kina,

    sigurimi i stabilitetit është më i rëndësishmi (WeiWei 2012, 94). Dhe kjo tregon e fletë

    mjaftë në vete!

    7.4 Rëndësia e jetesës së njerëzve  –   Autori me të drejtë argumenton se statistikat e

    Kombeve të Bashkuara tregojnë se çrrënjosja e 70% të varfërisë në botë gjatë dekadave tëkaluara ka ndodhur në Kinë (WeiWei 2012, 96). Sigurisht që kritikat për këtë pohim mund

    të jenë të shumta në numër, dhe të shumëllojshme në substancë, po varësisht nga qëndrimi

    që biseduesi dëshiron të mbajë, atë edhe mund të argumentoj, filluar me shkatërrimet e

    ambientit në njërën anë e përfunduar me super eksploatimin, të cilat më të detajuara do i

    trajtoj më vonë. Sidoqoftë, krahas të gjitha këtyre, fakti që duhet nxjerrë në pah ka të bëjë

    me mësimet që ka nxjerrë udhëheqja kineze nga dështimet e paraprake edhe të vet Kinës

    gjatë periudhës së Maos, por edhe të regjimeve të tjera, filluar nga Bashkimi Sovjetik.Dështime të cilat pa fije dyshimi kishin të bënin edhe me mos aftësinë e atyre shteteve që

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    25/35

    18

     përmirësimin e jetës se njerëzve ta vendosin në prioritetet e tyre, dhe zëvendësimin e këtij

     prioriteti kaq të rëndësishëm, me prioritete dytësore ose terciare nga perspektiva e sotme.

    7.5 Reforma graduale  - Reforma graduale në vete është shumë e rëndësishme, pasur

     parasysh se e kundërta e reformës graduale në praktikë ka qenë reforma radikale, model të

    cilin e ka përdorur Bashkimi Sovjetik, dhe disa shtete të Evropës Lindore, duke mos

     përjashtuar Shqipërinë, ndërsa para tri dekadash edhe vetë Kinën. Por sipas autorit, tani në

    Kinë gjithçka ka ndryshuar, reforma graduale është thelbësore në zhvillimin e Kinës. Siç e

    thash edhe më herët, në kuadër të qasjes praktike të Kinës ndaj zhvillimit, politikë-bërësit

    kinez inkurajojnë eksperimentet reformuese në shkallë të ngushtë, dhe mandej varësisht se

    çka tregohet e suksesshme, e adaptojnë në shkallë të gjerë Dhe sigurisht kjo lloj qasje nuk

    është e vlefshme vetëm për Kinën, sepse është parim gati i gjithë vlefshëm në hartimin e

     politikave publike, por rëndësia e këtij parimi bëhet më e madhe, kur kemi parasysh vetë të

    kaluarën e Kinës, dhe reformat e saj radikale. Shembuj të dështimit të reformës radikale

    mund të gjinden mjaft edhe sot, kujto pranverën Arabe, ndryshimin e menjëhershëm të

    qeverive autoritare me ato “demokratike”, dhe pasojat e këtij ndryshimi radikal të

    menjëhershëm.

    7.6 Prioritetet korrekte dhe sekuenca  –  Në vijë me reformën graduale, Kina sipas autorit

    ka themeluar prioritetet e drejta dhe sekuencën për ndryshim. Reforma në Kinë zakonisht

    fillon me të lehtat, dhe mandej pasohet nga më të vështirat (WeiWei 2012, 98). Për shembull,

    reformimi i bujqësisë ka qenë relativisht i lehtë, krahasuar me pjesën tjetër të reformës së

     përgjithshme. I tillë ishte edhe reformimi i ndërmarrjeve në pronësi të shtetit, të cilat filluan

    me zgjerimin e fuqisë së vendimmarrjes dhe mbajtjen e profitit.

    7.7 Ekonomi të përzier  –  sistemi ekonomik i Kinës njihet si ekonomi socialiste e tregut, ecila në thelb është ekonomi e përzier, përzierje ndërmjet “dorës së padukshme”, dhe “dorës

    së dukshme”, një kombinim i forcave të tregut dhe pushtetit të shtetit, dhe një bashkim i

     parimeve të ekonomisë së tregut, dhe ekonomisë humane. Kina ka themeluar një sistem të

    ekonomisë socialiste. Sigurisht që kjo lidhet drejtpërdrejtë edhe me traditën e gjatë historike

    të Kinës. Për shembull, Pekini ka refuzuar thirrjet për privatizimin e tokës, dhe kjo për shumë

    arsye. Por lidhja e këtij qëndrimi me traditën historike të Kinës më së miri shpjegohet

    nëpërmjet kësaj thënie “ e  gjitha toka nën parajsë i takon perandorit”, ndërsa thirrja erevolucioneve përgjatë historisë k ineze është “toka i takon bu jkut”. Arsyet e tjera kanë të

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    26/35

    19

     bëjnë edhe me numrin e madh të popullsisë kineze, pasur parasysh faktin se në një vend me

     popullsi të madhe si Kina, ku madhësia e tokës së punueshme për kokë të banorit është e

    vogël, privatizimi i tokës lehtë do të mund të qonte në polarizim, e rrjedhimisht toka do

    koncentrohej në duart e disave (WeiWei 2012, 99). Dhe pos që shumë fermer do humbnin

    token, shpërthimi i pakënaqësive do të kishte shumë të ngjarë të ndodh. Ndaj, në vijë me

    ruajtjen e stabilitetit, kjo vazhdon të mbetet thjeshtë e palejueshme, dhe paria kineze e di

    mirë këtë.

    7.8 Hapjen ndaj botes së jashtme  –  Kina në të kaluarën e largët historike ka qenë vend i

    hapur. Kjo hapje dhe shkëmbim ndërmjet popujve ka pasuruar shumë civilizimin kinez, dhe

    në anën tjetër ka ndihmuar në shpërndarjen e këtij të fundit nëpër botë (WeiWei 2012, 102).

    Izolimi është kthyer gjatë periudhës së Maos në vijë me idenë e Stalinit për ekonominë, por

    ndryshe nga Stalini, strategjia e Dengut ishe krejtësisht ndryshe. Sepse ai besonte se izolimi

    ishte shkaktar i rëndësishëm që po mbante Kinën prapa në historinë moderne, dhe kështu ai

     promovoj hapjen e Kinës dhe integrimin e saj në ekonominë globale dhe në garën

    ndërkombëtare. Ai e inkurajoj vendin që të adaptonte veten në gara të tilla, dhe të mësoj

    çfarëdo që ishte e mirë nga to, por të vepronte në mënyrë të përzgjedhur, e jo symbyllur të

    ndjekin të tjerët. (WeiWei 2012, 103)

    Krahas të gjitha këtyre zhvillimeve të Kinës, në vijë me këto parime, përfshirë progresin e

    furishëm të Kinës, duhet pasur parasysh se modeli kinez, për arsye të cilat do i trajtoj më

     poshtë ende është i mangët, dhe po evoluon. Dhe disa probleme të cilat do i trajtoj me poshtë

     janë tejet serioze dhe si të tilla tejet të rrezikshme, dhe prandaj dhe kërkojnë zgjidhje, dhe po

    u kërkohet zgjidhje.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    27/35

    20

    8. PROGRESI I FURISHËM I KINËS DHE VEPRIMET E DENGUT NË

    RETROSPEKTIVË 

    Është rëndësishme të dihet se ishte pikërisht sheshi i Tiananmen-it, thënë ndryshe “ porta e

     paqes hyjnore”, vendi në të cilin Mao në vitin 1949 shpalli themelimin e Republikës

    Popullore të Kinës, në zemrën e Pekinit. Ne Pekinin i cili për me shumë se një shekull ishte

     pre e agresioneve të huaja, dhe e luftërave civile. Në Pekinin që për herë të parë pas më

    shumë se njëqind viteve po mirëpriste paqen e shumë kërkuar, unitetin e shumë munguar, e

    mundësin për të rindërtuar Kinën. Ndërsa dyzet vite më vonë, pasuesi i Maos, Dengu, u

     përball me një tragjedi të llojit të vetë, që dallonte shumë nga ajo festa e çlirimit e dyzet

    viteve më parë. Në këtë tragjedi, populli kinez ishte ngritur në këmbë, por, kësaj radhe jo

     për të festuar për çlirim, por për të shembur qeverinë komuniste në njërën anë, e në anën

    tjetër për të kërkuar ndryshime demokratike. Kjo tragjedi në fillim nuk ishte e tillë, po u bë

    e tillë vetëm pasi që u shtyp nga forca ushtarake në vitin 1989. Ndërsa, ndryshimi nga festa

    e dyzet viteve më parë ishte i madh, aq i madh, sa nga kjo tragjedi në vete e dhimbshme, u

     pa vetëm si tragjedi, e jo si vetë rilindja e Kinës. Kritikat për këtë ndërhyrje kanë qenë dhe

    vazhdojnë të mbeten të mëdha, por emocionet anash, ato mbeten vetëm kritika, ndërsa

    rezultat i asaj ndërhyrje është vetë Kina që kemi sot.

    Diku në vitin 2011, ish presidenti i republikës popullore të Shqipërisë me prejardhje nga

    Kosova, Ramiz Alia6, jep një intervistë në emisionin televiziv “Rubikon” në një nga kanalet

    televizive të Kosovës, dhe më vonë i ndjeri e komenton atë intervistë duke u shprehur “Ishte

    shumë e vështirë të flitej me të, sepse më ndërhynte kështu, shpesh, dhe i thash njëherë: Ti

    more djalë, a do të flas unë për të thënë atë qe unë dua, apo atë qe unë gjykoj se është e

    nevojshme për popullin e Kosovës (Januzaj 2012, 104). Dhe marrë parasysh që Ramiz Alia,

     pa fije dyshimi ka merita të mëdha për mënyrën se si i është qasur nevojave për ndryshime

     politike në Shqipëri, nevoja që buronin nga poshtë, atëherë pa hamendje mund tëargumentohet për rëndësinë e madhe që ka pasur qasja e tij në tranzicionin fillestar në

    Shqipëri. Prandaj, në vijë me këtë, sa herë mund të kemi mëdyshje për veprimet e reformuesit

    të Kinës, Dengut dhe “dishepujve” të tij, veçanërisht në lidhje me shtypjen e dhunshme të

     protestave kryesisht të përberë nga studentet në Tiananmen, duhet kujtuar e pasur parasysh

    mësimin që e nxjerrim nga fjalët e Ramiz Alisë, e që thënë shkurt, e ndryshe është ky:

    6

     Ramiz Alia ishte pasuesi i Enver Hoxhës, rrjedhimisht sekretari i partisë komuniste pas vdekjes se Hoxhësnë vitin 1985. I ndjeri Alia këtë pozitë e mbajti nga viti 1985 deri në 1991.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    28/35

    21

    ndonjëherë disa veprime, ndonëse jo të drejta e të pa kuptueshme nga pikëpamja morale,

     janë të domosdoshme të bëhen, në të kundërtën, pasojat e mos bërjes së atyre veprimeve

    mund të jenë tejet të dëmshme. E në rastin e Kinës, të një kombi me rreth një miliard (aso

    kohe) banor, shkatërruese. Dhe parë nga perspektiva e sotme, fuqia e këtij argumentimi sa

    vjen e shtohet. Me këtë të thënë, duhet shtuar se ardhja e Dengut në pushtet solli revolucionin

    e vërtetë në Kinë. Por kësaj radhe revolucioni nuk nënkuptonte dhunë, persekutime e jetë

    njerëzish si në periudhat e mëhershme. Por shkonte përtej kësaj, ishte revolucion në mënyrën

    e menaxhimit të ekonomisë, dhe drejtimit të ri qe po i jepej asaj. Revolucion që fillojë

     pikërisht nga fshati. Thënia e famshme e Dengut se “nuk është e rëndësishme a është macja

    e bardh apo e zezë, për aq kohë sa ajo i kap minjtë, është mace e mirë” duket se shpjegon

    terë filozofinë e tij. Thënë në fjalë të tjera, Dengu sikur donte të thoshte se tashmë pak rëndësi

    ka se a po u qëndrojmë stoik parimeve substanciale ideologjike, pak rëndësi ka vija

    ideologjike që kemi ndjekur në të kaluarën, populli i Kinës ka vuajtur e duruar mjaft, dhe

     për aq kohë sa ne mund ti ofrojmë këtij populli jetën e dinjitetin që e meriton, llojet e mjeteve

    që do përdorim për të arritur ato qëllime pak rendësi do kenë. Mirëqenia e popullit kinez

    shkon përtej komunizmit e kapitalizmit. Prandaj, Dengu u bë nismëtari i rrugës unike të

    Kinës drejte zhvillimit e modernizmit, duke kryer disa reforma tejet të rëndësishme.

    Fillimisht, në vijë me filozofinë e tije të re, ai filloi të adaptonte në Kinë ide kapitaliste për

    zhvillim. Dengu besonte se çlirimi i aftësive sipërmarrëse të popullit kinez që në numër ishte

     jashtëzakonisht i madh, ishte i domosdoshëm për përparimin e Kinës. Dhe bazuar në këtë ai

    në reformat e tij shtoi edhe menaxhimin e planifikuar të ekonomisë kineze, duke eliminuar

    komunat e Maos, dhe kështu ua kaloi tokën në pronësi fermerëve me kushtin që këta të fundit

    t’ia dorëzonin një sasi të caktuar të ushqimit qeverisë, dhe në anën tjetër duke u lejuar

    fshatareve kinez që të fitojnë të ardhura shtesë duke shitur produkte nga tezgat e tyre private

    (Mitter, Making China Modern 2008, 64-68). Me këtë sistem, prodhimi i ushqimit u rrit me

    50% ndërmjet viteve 78-85. Të njëjtin model e përdori edhe në industri, ku qeveria lejoj biznesin privat që të operoj. Ndërsa në anën tjetër, udhëheqësve të ndërmarrjeve shtetërore,

    u dha liri më të madhe veprimi. Barazia ekonomike me nuk kishte rendësi si në periudhën e

    Maos, bazuar në logjiken, se për aq kohë sa arrihet zhvillimi ekonomike, pak rendësi ka se

    cila klasë e arrin e para. Dhe kështu në vazhdën e reformave ai themeloi të ashtuquajturat

    “zona ekonomike speciale” në të cilat bizneset dhe investitorët e jashtëm kishin lehtësira të

     jashtëzakonshme, që nga taksat e deri në parapëlqimet e përdorimit të tokës (Mitter, Making

    China Modern 2008, 109). Qëllimi i këtyre zonave, ishte nxitja e investitorëve të jashtëm,dhe eksportimi i produkteve në tregjet e jashtme, duke i dhënë kështu fund konceptit të Maos

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    29/35

    22

     për vetëmjaftueshmëri. Hap tjetër ishte edhe nxitja e zonave urbane dhe rurale që të

    themelojnë ndërmarrje të vogla. Deri në vitin u regjistruan 12 milion ndërmarrje të tilla  

    (Mitter, Making China Modern 2008, 64). Fakt tjetër i rëndësishëm ishte edhe vendosja e

    marrëdhënieve me SHBA-të në vitin 1978. Por, këto ishin vetëm një pjesë e fotografisë së

    madhe, ndërsa pjesën tjetër e plotësonte edhe tradita e kultura mijëvjeçare e popullit kinez

    të cilën e trajtova më lart. Konfuçianizmi kishte, dhe vazhdon të ketë ndikim të madh.7 

    Por, krahas këtyre zhvillimeve, dolën në pah probleme të reja, deri në njëfarë shkalle edhe

    të papritura. Me hapjen e Kinës, dhe me dërgimin e studenteve në universitetet perëndimore,

    ku mbizotëronte demokracia, të ndikuar nga idetë demokratike, këta student kur u kthyen në

    Kinë kërkonin të njëjtën liri politike si në vendet perëndimore. Dhe kështu në vitin 1989, në

    sheshin e Tiananmen-it në Pekin, u mblodhën rreth njëqind mije student, të cilët kërkonin

    demokraci. Dhe nuk ishte i paket numri i atyre qe kërkonin edhe shkarkimin e Dengut.

    Sidoqoftë, qeveria e atëhershme u përgjigje këtyre protestave duke shpallur ligjin ushtarak,

    i cili i ndihmuar nga propaganda e medias rezultoi me përfundimin e protestave, numri i të

    vrarëve mbërrinte në qindra student. Por, edhe pas këtyre, formulimi i politikave të Dengut

    karakterizuan Kinën, edhe pas pensionimit të Dengut në vitin 1992, por edhe pas vdekjes se

    tije në vitin 1997 (Rossabi 2014, 400) Krahas gjithë këtyre zhvillimeve, politika kineze e

    vetëdijshme për rrezikun qe mund ti vije nga poshtë, pos reformave liberale ekonomike, në

    një ritëm me të ngadaltë nisi edhe reformat e shumë kërkuara politike, të cilat po vazhdojnë

    edhe sot. Dhe kështu, pa fije dyshimi e eufemizmi mund të pohoj, se me përmirësimin e

    kushteve ekonomike, edhe liritë politike e demokratizimi shoqëror, gjithmonë sipas mënyrës

    kineze do vijnë natyrshëm, po assesi në vijë me atë perëndimore. Dhe në anën tjetër, gabojnë

    ata qe mendojnë se udhëheqja e Kinës, nuk është e vetëdijshme për këto ndryshime të

    nevojshme, dhe këtë e ka dëshmuar edhe Mao, por me theks të veçantë Dengu. Dhe në fund

    duhet shtuar se politikat e tije sipas çdo kriteri u treguan jashtëzakonisht të suksesshme dhe

    vunë themelet e Kinës si superfuqi ekonomike, status të cilën Kina e kishte arritur në fillimtë viteve 2000. (Li 2012, 27)

    7

     Per të kuptuar me detajirsht rolin e Konfucianizmit shih: Rossabi, Morris. "Confucianism." A History ofChina. West Sussex: Blackwell, 2014. 42-48.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    30/35

    23

    9. PASOJAT E TË PËRTEJMES NË RASTIN E KINËS 

    Kur flasim për pasoja, në rastin e Kinës duhet bërë dallimin ndërmjet pasojave të tanishme

    me të cilat përballet Kina të shkaktuara nga progresi i furishëm, dhe pasojave të mundshme

    në të ardhmen të cilat pos që janë të një natyre tjetër, janë më shumë teorike se sa praktike e

    të matshme. Megjithatë, sa u takon pasojave të tanishme me të cilat po përballet Kina, në

    njërën anë e konsideroj të rëndësishme të rikujtoj se deri tani trajtova zhvillimin ekonomik

    e politikë të Kinës, progresin e furishëm, të përtejmen e Kinës e kështu me radhë, e në anën

    tjetër, duhet kuptuar se të gjitha këto procese, ndonëse tejet të dobishme për Kinën, kanë

     pasur dhe vazhdojnë të kenë edhe pasojat e veta për vetë popullin kinez. Për ta thjeshtuar më

    tej, duhet pasur parasysh se aktivitetet ekonomike, që nga prodhimi e deri të konsumi,

    kërkojnë energji, dhe kështu, prodhimi dhe përdorimi i energjisë ndikon drejtpërdrejtë në

    ambient, qoftë në ujin që kinezet pinë, qoftë në ajrin që ata thithin, qoftë në produktet

     bujqësore që ata konsumojnë. Me këto të thëna, për të kuptuar dhe trajtuar më mire

     problemet mjedisore të tanishme të Kinës, ato do i ndaj në dy pjesë: ndotja e ajrit dhe ndotja

    e ujit e tokës. Dhe mandej, do përpiqem të trajtoj edhe disa probleme të një natyre tjetër; siç

     janë korrupsioni, dhe çështja e të drejtave njerëzore dhe ngritja e pakënaqësive.

    9.1 Ndotja e Ajrit  - Problemi i ndotjes se ajrit në Kinë është tejet serioz. Një raport i

    Organizatës Botërore të Shëndetësisë pohon se: gjashtëmbëdhjetë nga njëzet qytetet me të

    ndotura në botë, ndodhen në Kinë (Xu 2014, 25).. Dhe dy të tretat e qyteteve të Kinës, të cilat

    kanë më shumë se një milion banorë nuk i plotësojnë standardet e OBSH-së. Sidoqoftë, jo

    rrallë herë Kina është kundër përgjigjur, duke thënë se, në këtë periudhë kontrollimi i plotë

    i emetimit të gazrave është gati i pamundshëm, për shkak se Kina ende nuk ka arritur

    shkallen e zhvillimit që kanë shtetet e zhvilluara, shtete të cilat në të kaluarën në shkallë të

    gjerë kanë vepruar si vetë Kina tani, ndonëse në rrethana tjera.

    9.2 Ndotja e ujit dhe tokës - shtatëdhjetë për qind e lumenjve më të mëdhenj në Kinë, janë

    rënd të ndotur. Dhe llogaritet se rreth 500 milion kinez nuk kanë qasje në cilësinë e ujit që

     parasheh OSHB-ja. Por, në anën tjetër duhet shtuar, se Kina, po bën përpjekje për të gjetur

    zgjidhje afatgjate për këto probleme.

    9.3 Korrupsioni  - Sistem politik i Kinës, dhe progresi i saj i furishëm ka shkaktuar

    korrupsion në shkallë të gjerë, gjithëpërfshirës, që nga niveli lokal, e deri të ai me i lartë.Shpesh argumentohet se problem për këtë është edhe mungesa e medias së lirë, e cila do

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    31/35

    24

    ndiqte korrupsionin, siç ndodh në shtetet perëndimore. Por edhe krahas këtyre, dhe faktit se

    korrupsioni është dukuri gjithë botërore, pa përjashtim, duhet pasur parasysh se udhëheqja e

    tanishme kineze po bën përpjekje kolosale për të frenuar e mandej për të kontrolluar këtë

    çështje. Për shembull, në vijë me këtë, vetëm në vitin 2011, Kina ka dënuar 182 mijë zyrtar

    shtetëror (Morcroft 2014).

    9.4 Të drejtat e njeriut dhe ngritja e mundshme e pakënaqësive  –  Një ndër qëllimet e

    çdo sistemi politik në radhë të parë e ndër tjerash është edhe ofrimi i kushteve sa më të mira

     për jetesë qytetarëve që udhëhiqen nga ai sistem politik, sepse në fund të fundit, përmbushja

    e këtyre qëllimeve kalit dhe përcakton edhe vetë jetëgjatësinë e sistemit. Dhe Kina, deri në

    njëfarë shkalle e ka bërë këtë. Gjithmonë në qoftë se si pikënisje për krahasim e marrim

    Kinën e luftës se dytë botërore, apo Kinën pas vdekjes së Maos, dhe ende po vazhdon ta

     bëjë. Sidoqoftë, ka probleme të mëdha. p.sh. fabrikat, punishtet, dhe minierat e Kinës

    konsiderohen si disa nga më të rrezikshmet në botë. Pagesat e ulëta janë tjetër problem.

    Kufizimi i qasjes në internet. kufizimi i lirisë fetare, etj. 8 Me këto të thëna, duhet pasur

     parasysh se problemet e brendshme të Kinës janë më të ndërlikuara se kaq, sikundër që duhet

     pasur parasysh, se po bëhen tentime kolosale nga partia komuniste, për ti adresuar këto

     probleme.

    8

     Per të kuptuar më shumë per problemet me të cilat perballet Kina, shih: "China –WHO." China– WHO (2013): n. pag. World Health Organization. WHO, Feb. 2013. Web. 19 Dec. 2014.

    .

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    32/35

    25

    10. NË VEND TË PËRFUNDIMIT 

    Qëllimi kryesor i këtij punimi ka qenë të nxjerr në pah të përtejmen e Kinës, duke rindërtuar

    konceptet e përdorura, dhe duke përdorur ato koncepte për të zvogëluar hendekun e

    keqkuptimeve dhe keq interpretimeve për Kinën. Kina sot është një nga fuqitë me të mëdha

    në botë dhe progresi i saj ende po vazhdon me hapa të shpejtë. Ky suksese në radhë të parë

    vije për shkak të aftësisë se udhëheqjes komuniste kineze për të shkuar përtej kapitalizmit e

    komunizmit, e për tu përqendruar në interesat e përgjithshme të popullit kinez. Mandej, ky

    sukses në vijë me pohimin e parë, vije për shkak të politikave të modernizmit të ndjekura

    nga udhëheqja komuniste për më shumë se tridhjetë vite, politika të cilat në radhë të parë

    kanë pasur ndikim tejet të madh në sferën ekonomike, por edhe në sferën politike dhe

    shoqërore. Sa i takon jetëgjatësisë së këtij sistemi, mjafton të kërkosh në internet dhe të

    shohësh se janë kryer dhjetëra në mos qindra studime, janë shkruar qindra libra voluminoz,

    sidoqoftë, unë, duke pas parasysh natyrën e këtij punimi, atë që mendoj, bazuar në rrjedhën

    e deritanishme të ngjarjeve, po e shprehi nëpërmjet përgjigjes së një të riu kinez i cili para

    një viti e gjysmë, në udhëtimin e tij nëpër Evropë, erdhi edhe në Prishtinë. Dhe pyetjes që

    unë ja shtrova në lidhje me këtë çështje, ai ju përgjigj “të jem i sinqertë, unë nuk brengosem

    fort se kush e udhëheq Kinën. Për aq kohë sa njerëzit jetojnë në paqe, dhe larg mjerimit,

    varfërisë, e përbuzjes, qeverisja është e mirë. Dhe në anën tjetër, në qoftë se qeveria kineze,

    dështon ti përmbush këto kërkesa atëherë pa as më të voglin dyshim, do shembët. Sidoqoftë,

    nuk besoj që partia komuniste është aq idiote, sa të mos i parashikojë këto gjëra, e të lejoj qe

    kjo të ndodh”. Dhe për fund, për lexuesin e mundshëm të këtij punimi, do shtroja disa pyetje,

    të cilat do doja që rrënjësisht ti kundronte, pyetje të cilat si bazë kanë dyshimin metodologjik,

    sepse në fund të fundit pak dyshim në ato që merren si të qena, kujt i bën keq? A është modeli

    i demokracive perëndimore e vetja rrugë për përparim? A duhet të jetë ky model qëllimi i

    secilit vend të botës? A varet stabiliteti i një sistemi nga liria politike, apo nga aftësia e atij

    sistemi për ta kënaqur popullin e tij? Në qoftë se jeta e një populli shkon duke u përmirësuarnë mënyrë të vazhdueshme, pse ai populli do i rrezikonte të gjitha ato të arritura? 

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    33/35

    26

    REFERENCAT

     Attitudes toward China. 18 Korrik 2013. http://www.pewglobal.org/2013/07/18/chapter-3-

    attitudes-toward-china/. 

    Bland, Bill. Introduction from Restoration of Capitalism in the Soviet Union. 2005.https://www.marxists.org/archive/bland/1980/restoration-capitalism-soviet-

    union/introduction.htm.

    Flucher, James. «What Then Is Capitalism?» Në Capitalism: A Very Short Introduction, nga James

    Flucher, 15. Oxford: Oxford University Press, 2004.

    Holmes, Leslie. «The theory of communism.» Në Communism: A Very Short Introduction, nga

    Leslie Holmes, 1 dhe 41. New York: Oxford University Press, 2009.

    Jacque, Martin. Understanding China. 22 Nëntor 2009.

    http://articles.latimes.com/2009/nov/22/opinion/la-oe-jacques22-2009nov22.

    Januzaj, Januz. Në Shqipëria ime: Unë dhe Ramiz Alia, nga Januz Januzaj, 104. Tiranë: Botimet

    Toena, 2012.

    Joseph, William A. «China’s Political Economy.» Në Politics in China: An Introduction, nga William

    A. Joseph, 254. Oxford: Oxford University Press, 2010.

    Kurian, George Thomas. «Ideologies.» Në The encyclopedia of Political Science, nga George

    Thomas Kurian, 284-85. Washington: CQ Press, 2011.

    Li, Xiaojun. «China as a Trading Superpower.» London School of Economics and Political Science,

    Maj 2012: 27.

    Mitter, Rana. «Making China Modern.» Në Modern China: A Very Short Introduction, nga Rana

    Mitter, 59. Oxford: Oxford Univeristy Press, 2008.

    Mitter, Rana. «Making China Modern.» Në Modern China: A Very Short Introduction, nga Rana

    Mitter, 64. Oxford: Oxford Universty Press, 2008.

    Mitter, Rana. «Making China Modern.» Në Modern China: A Very Short Introduction, nga Rana

    Mitter, 64-68. Oxford: Oxford Univeristy Press, 2008.

    Mitter, Rana. «Making China Modern.» Në Modern China: A Very Short Introduction, nga Rana

    Mitter, 109. Oxford: Oxford Universty Press, 2008.

    Morcroft, Greg. 7 Problems China's Rise To the World's Largest Economy Will Not Solve. 30 Prill

    2014. http://www.ibtimes.com/7-problems-chinas-rise-worlds-largest-economy-will-not-

    solve-1578566.

    Respect for personal freedoms. 18 Korrik 2013. http://www.pewglobal.org/2013/07/18/chapter-

    5-respect-for-personal-freedoms/.

    Rossabi, Morris. «The Communist Era in China, 1949 Onwards.» Në A History of China, nga Morris

    Rossabi, 400. West Sussex: Blackwell, 2014.

    Schumpeter, Joseph A. «MARX THE PROPHET.» Në Capitalism, Socialism, and Democracy , nga

    Joseph A. Schumpeter, 5. New York: Harper, 1950.

  • 8/20/2019 Punimi i diplomës: Përtej komunizmit e kapitalizmit: Rruga unike e Kinës drejtë zhvillimit ekonomik, politik, e sho…

    34/35

    27

    Tao, Xie. Why Do People Keep Predicting China's Collapse?  20 Mars 201