24
Jeta artistike në rrethe nuk përmendet asn- jëherë dhe për artistët ky është një problem, që ka bërë që ata të jenë të harruar nga politikat e artit. Piktori i njohur Anastas Kostandini tregon se gjith- monë flitet vetëm për atë që ndodh... Shqipëria po vuan fort periudhën e tranzicion- it edhe në sport. Talente të shumtë kanë shkuar dëm pa pasur mundësi të bëjnë diçka pozitive për shkak të mungesës së kushteve infrastrukturore apo dhe mbështetjes financiare... Tre deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë braktisur kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi. Ditën e djeshme PDIU, shoqata “Çamëria”, por edhe përfaqësues të republikës së vetëshpallur në Maqedoni“Ilirida”kanë protestuar... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Kryeministri paralajmëron: Punonjësit e administratës që nuk garantojnë cilësi largohen, ja kush nuk do përfitojë ndihmë ekonomike ANASTAS KOSTANDINI: E trishtë që flitet vetëm për artin në Tiranë, institucionet jashtë saj sikur janë në një republikë tjetër ZEF GJONI: Shqipërisë nuk i mungojnë talentet, e papranueshme që boksieri më i mirë paguhet 25 mijë lekë në muaj Përçahet PDIU, 3 deputetët braktisin protestën e Idrizit para ambasadës greke, thellohet kriza tek çamët Tirazhi 10000 kopje E Diel 25 Shkurt 2018 ONM paralajmëron hetim penal për Llallën nëse nuk justifikon pasurinë, në dilemë për apelimin e çështjes Rama përgatitet për ndryshime në qeveri, nis sondazhet dhe monitorimin e ministrave, dalin emrat e parë që rrezikojnë largimin Faqe 18 Faqe 20 Faqe 8 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Zbardhen letërkëmbimet, ambasadori shqiptar në Kinë informonte Enver Hoxhën për marrëdhëniet mes dy vendeve, përplasje për rolin e Hrushov Faqe 12,13 Faqe 7 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Përtej ngazëllimit, e gjithë Shqipëria në protestë Nga Bardhyl BEJKO Nga Besi BEKTESHI Informaliteti “welfare”, rrumpallë i një sistemi në faj! Nga Riza HOXHA Një administratë në shërbim të shqiptarëve, ëndërr ende e parealizuar Komisioni i vetingut: Procesi i verifikimit për 93 gjyqtarë dhe prokurorë drejt fundit, ja çfarë do të ndodhë me dosjen e Llallës Ç m i m i 2 0 l e k ë Faqe 2,3 Juncker dhe Hahn zbarkojnë sot në Tiranë për hapjen e negociatave, takime me Ramën dhe Metën, bojkotojnë Lulzim Bashën Kuvendi dhe Presidenti i Republikës janë vënë në lëvizje për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatës Kushtetuese, por në ditët në vijim pritet që problemet t’i “presin” sërish rrugën procesit. Janë tri çështje që rrezikojnë... Ngërçi në Kushtetuese, 3 çështje rrezikojnë të bllokojnë sërish procesin, palët me sytë nga vetingu Faqe 9 Brenda pak ditësh rezultatet e vetingut për 93 gjyqtarë dhe prokurorë do të jenë gati. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka folur dje për gazetën, ku ka dhënë sqarime mbi ecurinë e punës deri më tani. Së pari komisioni ka informuar se në proces janë 93 persona që po verifikohen. “Duke marrë në konsideratë pyetjet e shtruara nga ana juaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ju sqaron se, komisionerët... Faqe 4,5

Rama përgatitet për ndryshime në qeveri, nis sondazhet dhe ... · Republikës së Shqipërisë zotin Ilir Meta”, thuhet në axhendën e Juncker. Takimi mes Juncker dhe kryeministrit

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Jeta artistike në rrethe nuk përmendet asn-jëherë dhe për artistët ky është një problem, që ka bërë që ata të jenë të harruar nga politikat e artit. Piktori i njohur Anastas Kostandini tregon se gjith-monë flitet vetëm për atë që ndodh...

Shqipëria po vuan fort periudhën e tranzicion-it edhe në sport. Talente të shumtë kanë shkuar dëm pa pasur mundësi të bëjnë diçka pozitive për shkak të mungesës së kushteve infrastrukturore apo dhe mbështetjes financiare...

Tre deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë braktisur kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi. Ditën e djeshme PDIU, shoqata “Çamëria”, por edhe përfaqësues të republikës së vetëshpallur në Maqedoni “Ilirida” kanë protestuar...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Kryeministri paralajmëron: Punonjësit e administratës që nuk garantojnë cilësi largohen, ja kush nuk do përfitojë ndihmë ekonomike

ANASTAS KOSTANDINI: E trishtë që flitet vetëm për artin në Tiranë, institucionet

jashtë saj sikur janë në një republikë tjetër

ZEF GJONI: Shqipërisë nuk i mungojnë

talentet, e papranueshme që boksieri më i mirë paguhet

25 mijë lekë në muaj

Përçahet PDIU, 3 deputetët braktisin protestën e Idrizit

para ambasadës greke, thellohet kriza tek çamët

Tirazhi 10000 kopje E Diel 25 Shkurt 2018

ONM paralajmëron hetim penal për Llallën nëse nuk justifikon pasurinë, në dilemë për apelimin e çështjes

Rama përgatitet për ndryshime në qeveri, nis sondazhet dhe

monitorimin e ministrave, dalin emrat e parë që rrezikojnë largimin

Faqe 18

Faqe 20

Faqe 8

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Zbardhen letërkëmbimet, ambasadori shqiptar në Kinë informonte Enver Hoxhën për marrëdhëniet mes dy

vendeve, përplasje për rolin e Hrushov

Faqe 1

2,1

3

Fa

qe

7

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Përtej ngazëllimit, e gjithë Shqipëria

në protestë

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Besi BEKTESHI

Informaliteti “welfare”, rrumpallë i një sistemi në faj!

Nga Riza HOXHA

Një administratë në shërbim të shqiptarëve,

ëndërr ende e parealizuar

Komisioni i vetingut: Procesi i verifikimit për 93 gjyqtarë dhe prokurorë drejt fundit, ja çfarë do të ndodhë me dosjen e Llallës

Çmimi 20 lekë

Faqe 2,3

Juncker dhe Hahn zbarkojnë sot në Tiranë për hapjen e negociatave, takime me Ramën

dhe Metën, bojkotojnë Lulzim Bashën

Kuvendi dhe Presidenti i Republikës janë vënë në lëvizje për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatës Kushtetuese, por në ditët në vijim pritet që problemet t’i “presin” sërish rrugën procesit. Janë tri çështje që rrezikojnë...

Ngërçi në Kushtetuese, 3 çështje rrezikojnë të

bllokojnë sërish procesin, palët me sytë nga vetingu

Faqe 9

Brenda pak ditësh rezultatet e vetingut për 93 gjyqtarë dhe prokurorë do të jenë gati. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka folur dje për gazetën,

ku ka dhënë sqarime mbi ecurinë e punës deri më tani. Së pari komisioni ka informuar se në proces janë 93 persona që po verifikohen.

“Duke marrë në konsideratë pyetjet e shtruara nga ana juaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ju sqaron se, komisionerët... Faqe 4,5

2 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ndërkombëtarët duket se kanë filluar

të bojkotojnë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën. Kjo për faktin se ditën e

sotme do të zbarkojnë në Tiranë, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker

dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes

Hahn. Në kuadër të kësaj vizite Parlamenti Europian ka zbardhur axhendën e presiden-

tit të KE...Ish-kryeministri Sali Berisha

sulmoi pak kohë më parë ambasa-doren e BE, Romana Vlahutin se ka dezinformuar Bashkimin Europian. “Nuk jam njeri që marr vendime në nxitim, asgjë nuk mendoj më shumë sesa një vendim. Nëse këta dy amba-sadorë kanë të regjistruar me dhjetra deklarata në interes të Edi Ramës dhe dhjetra sulme ndaj opozitës, këto janë të dëmshme për demokracinë.

Kam respektimin më të madh për SHBA dhe BE dhe e kam dëshmuar këtë, por gjërat duhen thënë siç janë. Unë besoj se Europa dhe qytetërimi perëndimor karakterizohet nga hap-ja. A e ke dëgjuar ndonjëherë këtë ambasadoren e BE të shqiptojë fjalën kanabis? Shqipërisë iu bë gjëma me kanabisin, dhe kjo ambasadore e BE nuk ka thënë asnjë fjalë”, deklaroi Berisha pak kohë më parë.

Ja sulmet e opozitës ndaj ambasadores Vlahutin

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit takim me zyrtarë të Malit të Zi

Procesi i integrimit, modernizimi i shërbimeve parlamentare në kuadër të përfshirjes dhe përshtatjes me modelet dhe standardet bashkëkohore ishin në fokus të diskutimeve që delegacioni i Kuvendit i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Genc Gjonçaj zhvilloi dje me Sekretarin e Përgjithshëm z. Al-eksandra Joviçeviç dhe zyrtarë të lartë të Parlamentit të Malit të Zi. Mirëfunk-sionimi i shërbimeve parlamentare, mbështetja e deputetëve me eksper-tizën e duhur për një proces legjislativ dhe mbikëqyrës të mirëkoordinuar e gjithëpërfshirës u diskutuan në tryeza pune të mikpritura nga shërbimet ho-mologe të Parlamentit të Malit të Zi. Në këto takime u ndanë mendime dhe u shkëmbyen ide konstruktive lidhur me procedurat parlamentare, autonominë financiare, praktikat legjislative dhe kontrollin parlamentar, menaxhimin e agjendës legjislative, transparencën parlamentare dhe ndarjen e informa-cionit me publikun.

ISP: Shqipëria vendi me pjesëmarrje të ulët në votime

Instituti i Studimeve Politike deklaroi dje se Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë pjesëmarrjen më të ulët në votime. Sipas institutit kjo ka ardhur për shkak të mosbesimit tek partitë. “Udhëheqësit tanë na thonë çdo dite: kanë shumicën dhe kanë të gjithë legjitimitetin për të drejtuar. Teknikisht kanë të drejtë. Ata kanë fituar në zgjedhje. Po sa pjesëmarrës jemi në demokraci e vendimmarrje? Dikur ishim në krye me 100 ose 99,99% tani jemi diku nga fundi, duke llogaritur se +-15% lëvizje emigrimi dhe +-15% votime familjare e votime "të fortësh" në zgjedhje sidomos në zonat rurale. Interesant se ne e Kosova jemi ndër vendet me pjesëmarrje të ulët, - një tregues mosbesimi tek sistemi dhe partitë & ofertat politike, ndërkohë që ne dhe disa vende në fundin e listës, shquhen për vende ku udhëheqësit politikë sillen me arrogancë e prepo-tence a thua se janë aty vullnet real dhe jo numerik i shumicës qytetare”, u shpreh Instituti i Studimeve Politike.

Romana Vlahutin: Shqipëria ka bërë përparim me reformat e ndërmarra, zyrtarët të shohin me kujdes kërkesat e BE

Ambasadorja e BE, në Tiranë Romana Vlahutin ka reaguar dje në kuadër të vizitës që Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të zhvillojë në Shqipëri. Përmes një postimi Vlahutin e quajti një dëshmi të qartë të angazhimit të BE-së në rajon vizitën e Juncker. Sakaq, Vlahutin duke u ndalur tek Shqipëria, u shpreh se vendi ynë ka bërë një përparim të konsiderueshëm në një numër të madh reformash. Sipas Vlahutin, reforma më kryesore është ajo në sistemin e drejtë-sisë. “Vizita e nesërme e Presidentit Juncker në Shqipëri, vetëm dy javë pas shpalljes së

Strategjisë së Komisionit për Ballkanin Perën-dimor, është dëshmi e qartë e angazhimit të fortë të Bashkimit Europian në rajon. Dhe ne duhet të jemi të qartë: nuk ka rrugë të shkurt-ra apo anashkalim të reformave thelbësore. Ende ka shumë punë për të bërë, vendime të vështira për t’u marrë. Në këtë drejtim, zbatimi i reformave në fushën e shtetit ligjor, të dre-jtave themelore dhe qeverisjes së mirë, mbetet qëllimi më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka bërë ndërkaq përparim të konsiderueshëm në një numër reformash dhe veçanërisht në

Reformën në Drejtësi, por shpresa dhe bes-imi te qëndrueshmëria e ndryshimit duhen forcuar përmes zbatimit të përditshëm dhe të prekshëm”, tha Vlahutin. Ndërkaq, amba-sadorja e BE, Romana Vlahutin është ndalur edhe tek strategjia e zgjerimit të BE. Sipas saj, zyrtarët e Shqipërisë duhet t’i shohin me kujdes kërkesat e BE pasi do u shërbejnë qytetarëve shqiptarë. “Qytetarët e Shqipërisë kërkojnë të respektohen, të mbrohen dhe t’u jepet një shans i barabartë për të përdorur talentet dhe njohuritë e tyre. Zyrtarët e zgjedhur duhet t’i shohin këto kërkesa si formën më të fortë të

shqyrtimit dhe monitorimit. Kjo duhet plotësu-ar me angazhimin konstruktiv në procesin demokratik midis shumicës dhe opozitës në një front të vetëm dhe të bashkuar në përparësinë që i është dhënë integrimit në BE. Siç tha Pres-identi Juncker në shpalljen e Strategjisë: “Me vullnet të fortë politik, me reforma reale dhe të qëndrueshme dhe me zgjidhje përfundimtare të mosmarrëveshjeve me fqinjët, vendet e Ballkan-it Perëndimor mund të ecin përpara në rrugët e tyre përkatëse europiane. Nëse do ta arrijnë dot këtë, kjo do të varet nga meritat e tyre ob-jektive””, u shpreh ambasadorja Vlahutin.

Endri ARIZI

Ndërkombëtarët duket se kanë filluar të bojkotojnë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën. Kjo për faktin se

ditën e sotme do të zbarkojnë në Tiranë, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn. Në kuadër të kësaj vizite Parlamenti Europian ka zbardhur axhendën e presidentit të KE. Ajo që bie në sy është se Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe komisioneri Johannes Hahn gjatë vizitës dy ditore që do të zhvillojnë në Tiranë do të kryejnë takime vetëm me kryeministrin Edi Rama dhe Presi-dentin Ilir Meta. Ndërkohë që nuk është planifikuar asnjë takim me kreun e PD, Lulzim Bashën. “25.02.2018- Presidenti Jean-Claude Juncker në Tiranë: takim me kryeministrin e Shqipërisë zotin Edi Rama, sëbashku me zotin Johannes Hahn; darkë me kryeministrin Rama; 26.02.2018/- Presidenti Jean-Claude Juncker në Tiranë, sëbashku me zotin Jo-hannes Hahn do të takojnë Presidentin e Republikës së Shqipërisë zotin Ilir Meta”, thuhet në axhendën e Juncker. Takimi mes Juncker dhe kryeministrit Rama do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në orën 17:30 ku kreu i ekzekutivit shqiptar ka organizuar edhe ceremoninë e pritjes ushtarake. Kurse në orën 19:15 është mësuar se do të zhvillohet konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Pas konferencës Rama dhe Juncker do të darkojnë sëbashku. Ndërkohë takimi me Presidentin Meta është planifikuar të zhvillohet gjatë ditës së nesërme. Megjithatë edhe pse kreu demokrat nuk është planifikuar në listën e takimeve të Juncker mbetet për tu parë se çfarë do ndodh gjatë këtyre dy ditëve. Kjo për faktin se ndërkombëtarët gjatë vizitave që kanë zhvilluar në Shqipëri shpesh kanë ndryshuar axhendën e taki-meve ndonëse me shumë mundësi ata do e evitojnë takimin me liderin demokrat.

Ndërkombëtarët bojkot opozitës Sulmet e opozitës ndaj ndërkom-

bëtarëve dhe kryesisht ndaj ambasa-dores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin duket se kanë ndikuar që Bashkimi Europian të distancohet nga PD. Një gjë e tillë po tregohet qartë edhe në vizitën që Presidenti i Komisionit Europian

Johannes Hahn në kuadër të strategjisë së zgjerimit të prezantuar pak kohë më parë kanë nisur turin e takimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili do të zgjasë deri në 1 mars. Kështu, pas vizitës që ndërmorën në Maqedoni, sot Juncker dhe Johannes Hahn do mbër-rijnë në vendin tonë. Është mësuar se fokusi i krerëve të BE është që të nxisin vendet e Ballkanit që të çojnë reformat

deri në fund. Madje, gjatë takimit që do zhvillojnë sot me kryeministrin Rama fokusi i bisedës mes tyre do të jetë reforma në drejtësi si dhe lufta ndaj korrupsionit. Kjo për faktin se të dyja këto reforma janë dy nga më kryesoret që BE i ka kërkuar vendit tonë pas asaj të kanabisit. Madje do të jenë pikërisht këto dy reforma ato që do të shërbejnë për hapjen e negociatave në qershor.

Jean-Claude Juncker ka ndërmarrë në Tiranë, ku ky i fundit ka evituar nga ax-henda e tij takimin me kreun demokrat Lulzim Bashën. Kjo për faktin se Partia Demokratike përmes ish-kryeministrit Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin se po dezinformon Bashkimin Europian. Por pjesë e akuzave ndaj ambasadores është bërë dhe kreu demokrat Lulzim Basha. Madje në kuadër të këtyre akuzave Ba-sha ka afro 1 vit që nuk është takuar me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin. Pra duket qartë se BE është e pakënaqur me deklaratat e bëra nga PD dhe ka vendosur që të distancohet nga opozita. BE nis turin e takimeve për integrimin

Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker dhe Komisioneri për Zgjerim,

Në axhendën e publikuar nga PE dhe ambasada e BE nuk figuron takimi me liderin e PD

Juncker dhe Hahn zbarkojnë sot në Tiranë për hapjen e negociatave, takime me Ramën

dhe Metën, bojkotojnë Lulzim BashënAmbasada e Bashkimit Europian ka konfirmuar dje se

nuk do të ketë një takim mes Presidentit të Komisionit Eu-ropian Jean-Claude Juncker dhe kreut të Partisë Demokra-tike Lulzim Basha. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada e BE bëri me dije se Presidenti Juncker do të takohet vetëm më kryeministrin Rama dhe

Presidentin Meta. “Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, do të vijë në #Shqipëri, më 25-26 Shkurt 2018, si pjesë e një vizite në Ballkanin Perëndimor. Në Tiranë, Presidenti Juncker, së bashku me Komisionerin Johannes Hahn do të zhvillojnë takime me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta”, njoftoi ambasada e BE në Tiranë.

AMBASADA E BE: JUNCKER TAKON VETËM RAMËN DHE METËN

GAZETA SOT E Diel 25 Shkurt 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Gazeta “SOT” ka mësuar se kryeministri Edi Rama prej disa ditës po mendon që

të bëjë disa ndryshime në qeveri. Disa emra do të largohen në ditët në vijim me qëllim emërimin e personave me integ-

ritet për të pambushur të gjitha kushte e vendosura nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave. Por riformatimi

total do të ndodhë në fund të qershorit, pasi të jetë dhënë vendimi në Brukseli...

“Ne kemi punuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të caktuar objektiva konkretë për çdo ministri, për të kalen-darizuar, proceset për arritjen e këtyre objektivave dhe mbi bazën e këtij kalendarizimi ne po hartojmë për herë të parë besoj në historinë e qeverisjes të gjithë këtyre viteve, kontratat e perfomancës për çdo ministër dhe pastaj do të zbresim edhe për çdo zv/ministër dhe për çdo drejtues në sektorë të caktuar. Mbi bazën e këtyre kontratave të performancës të cilat janë kontrata të matshme, do të gjy-kohet edhe puna e çdo ministri, e çdo zëvendësministri dhe çdo drejtuesi në sektorë apo agjenci të caktuara që do të ketë objek-tiva konkretë dhe një kalendar pune të përcaktuar”, tha Rama kur prezantoi qeverinë e re.

PARALAJMËRIMI I EDI RAMËS

IKMT shemb objektin e pestë në Fier

Inspektorati Kombëtar i Mbro-jtjes së Territorit ka prishur sot në Fier objektin e pestë me shpërthim të kontrolluar. Në objektin me pesë kate u hapën 300 vrima, ku u ven-dosen 5 kilogramë lëndë eksplozive. Sipas IKMT-së nuk janë regjistruar dëme në objektet pranë. Prej ditësh IKMT po punon në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të rehabiliti-mit të lumit Gjanica dhe qendrës së Fierit. Gjatë muajit shkurt punimet janë përqendruar pranë qendrës së qytetit, në segmentin nga Ura pranë Kishës ortodokse, deri tek “Ura me shkallë”. Mjetet po punojnë në mënyrë të pandërprerë për pastrim-in, zgjerimin e shtratit dhe sistem-imin e shpateve të lumit dhe e kanë përqendruar punën e tyre pikërisht në vendet ku dalja e lumit bëhej më evidente. Projekti për rehabilitimin e Gjanicës synon valorizimin e brig-jeve të lumit, përmes gjelbërimit dhe ndërtimit të ndërtesave publike për qëllime sportive-kulturore e të shër-bimit dhe rehabilitimin selektiv sipas nevojave, të rrjetit infrastrukturor.

Hetimet, kryebashkiaku i Rrogozhinës reagon sërish

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini i vënë nën akuzë nga prokuroria e Kavajës për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë i kërkon prokurorisë të çojë deri në fund hetimet. Ndryshe nga sa jemi mësuar, ku akuzohen politikanë, që zakonisht mbrohen duke thënë se është sulm politik, Nuredini thotë se nuk e konsideron të tillë. Nga protesta e çamëve, ai deklaroi se kur hetimi të mbyllet do jetë jashtë çështjes. “Proku-roria të çojë deri në fund hetimin. Nuk e konsideroj një sulm politik. Kur het-imi të mbyllet, do jem jashtë çështjes. Pas hetimeve të Prokurorisë do dal i pastër”, tha Nuredini. Edhe më herët ai është shprehur se është i hapur për çdo hetim. “Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatuar procedurën që parashikon ligji”, ka thënë ai.

Nikos Kotzias u përgjigjet akuzave: Negociatat Shqipëri-Greqi të bllokuara nga Meta, nuk ka ende marrëveshja konkrete

Ministri grek i Jashtëm, Nikos Kotzias ka reaguar sa i takon negociatave mes Athinës dhe Tiranës për çështjen e kufirit detar. Duke ju përgjigjur akuzave të ish-ministres Dora Bako-janis, ai ka dhënë sqarime, duke thënë se mes dy vendeve nuk ka marrëveshje konkrete dhe ka shtuar se momentalisht puna është bllokuar nga presidenti shqiptar “Kam lexuar disa fakte inekzistente, për të cilat akuzohem… Që i kam dorëzuar gjithë Jonin shqiptarëve… për zonën gri, thonë Demokracia e Re. Për një marrëveshje

që nuk ka përfunduar, dhe nuk e keni parë. Nga ana tjetër, ata më akuzojnë se nuk janë në dijeni të asaj që po ndodh në këtë proces, dhe nga ana tjetër më akuzojnë për përmbajtjen e këtij procesi. Shpresoj që në një moment të zgjedhin vërtetë se për çfarë duan të më akuzojnë”, tha ai. Kotzias u akuzua nga opozita vendase se po i jep territor Shqipërisë, por ia ka thënë se ende nuk ka një draft final mes palëve. “Po. Siç e dini, dhe veçanërisht për çështjen e zonave detare, ku jemi në fazën që Presidenti i Shqipërisë duhet të japë

autorizimin për skuadrën e negociatave të min-istrisë së Jashtme Shqiptare për të negociuar me ne. Dhe përderisa ka ende një proces institucional në Shqipëri, unë po akuzohem për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që ne do e negociojmë me detaje pas lejes së Presidentit të Shqipërisë. Sig-urisht që ne kemi diskutuar tashmë dhe ajo që po flasim për humbjen është në imagjinatën dhe shpresën për të gjetur një shkak për të akuzuar politikën e jashtme dhe jo realitetin. Por, kjo është tipike. Mendoj se ka njerëz që nuk e kanë idenë

e politikës së jashtme dhe si negociohet”, tha ai. Pak ditë më parë ishte Presidenti i republikës, Ilir Meta, i cili ktheu mbrapsht ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Ky i fundit kërkoi autorizim për të nisur negociatat me Greqinë, por Meta kërkoi më shumë informacion, kushti kryesor i Presi-dentit ishte që të tregohen se kush janë emrat e negociatorëve. Tashmë mbetet të shihet përgjigja e ministrit, pasi në prill Tsipras vjen në Tiranë dhe deri në atë kohë palët presin që të jetë mbyllur marrëveshja mes tyre.

Kliti TOPALLI

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë ndryshime në qeveri. Në shtator 2017 u shpall qeveria e re, ku përveç uljes

së numrit të ministrave, pati shumë pak emra të rij. Por pranvera do të shoqërohet me ndryshime drastike, pasi shumë ministra do të duhet që të lënë vendin që kanë dhe të mbajnë vetëm postin e deputetit. Gazeta “SOT” ka mësuar se kryeministri Edi Rama po mendon që të bëjë disa ndryshime në qeveri. Disa emra do të largohen në javët në vijim me qëllim emërimin e personave me integritet për të përm-bushur të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave. Por riformatimi total do të ndodhë në fund të qershorit, pasi të jetë dhënë vendimi në Brukseli. Ndryshimet më të mëdha rrezikojnë të ndodhin nëse BE refuzon të hapë negociatat. Por gazeta ka mësuar se kryeministri ka filluar që tani moni-torimin e të gjithë emrave në kabinet, për të parë punën e tyre. Në mbledhjen fundit të grupit ai ja u ka bërë të qartë se askush nuk e ka vendin e sigurt dhe për këtë arsye ka nisur procedu-rat për ndryshime. Përveç kontrollit të punës, socialistët kanë hapur dhe sondazhe për të parë se cilët ministra janë më pak të pëlqyer në publik. Përmes faqes në Facebook “ER-TV”, kërkohen opinione nga publiku se kush ministër duhet të largohet. Sipas burimeve të gazetës, faqja menax-hohet nga FRESSH. Hapja e këtij sondazhi e dëshmon shumë qartë se shumë shpejt do të ketë ndryshime në qeveri. Gazeta ka mësuar dhe të dhënat e para të opinioneve që ka dhënë publiku në pyetjen e drejtu-ar për ndryshimet në qeveri. Sipas statistikave të nxjerra aty, 3 emrat më pak të pëlqyer janë: Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës; Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Lindita Nikolla, ministre e Arsimit. Përveç sondazheve online, mësohet se qeveria po bën dhe sondazhe në terren mbi opinionin që njerëzit kanë mbi të. Përmes sondazheve të brendshme po pyeten qytetarë mbi punën e qeverisë dhe në veçanti të emrave të caktuar të ministrave. Kur Rama formoi qever-inë bëri një deklaratë të fortë para të gjithëve, duke thënë se të gjithë do jenë në provë. Në këtë mënyrë më

Brenda pranverës riformatohet qeveria “Rama 2”

Edi Rama përgatitet për ndryshime në qeveri, nis sondazhet dhe monitorimin e ministrave,

dalin emrat e parë që rrezikojnë largimin1. Edi Rama, kryeministër2. Senida Mesi, zëvendëskryeministre3. Ditmir Bushati, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme4. Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes5. Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm6. Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë7. Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe En-ergjisë

8. Lindita Nikolla, ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë9. Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë10. Mirela Kumbaro Furxhim, ministre e Kulturës11. Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural12. Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale13. Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit14. Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën15. Sonila Qato, ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

JA PËRBËRJA E QEVERISË “RAMA 2”

të rrezikuarit janë ministrat që kanë krijuar pakënaqësi në publik.

Reformat në qeveriKur kryeministri Edi Rama për-

caktoi qeverinë e re, ja u bëri të ditur ministrave se deri në pranverë do të jenë në testim. Pranvera po afron dhe sipas burimeve, kreu i qeverisë po kontrollon nga afër punë e secilit për të parë se kush është më i aftë. Fati i qeverisë do të varet dhe nga vendimi i Brukselit për negociatat. Nëse Shqipëria ngec, atëherë pjesa dërrmues e ministrave ikin. Por edhe nëse merret rezultat pozitiv, gazeta ka mësuar se do të ndryshojnë disa emra kyç, që do kenë të bëjnë drejt-përdrejt me reformat, pasi vendimi

përfundimtar do jepet në dhjetor nga Këshilli i Ministrave të BE dhe vendet anëtare duhet të binden nga qeveria. Por një burim i tha gazetës që nuk përjashtohet mundësia që disa emra të lëvizin që në periudhë mars-prill, pasi kanë krijuar mjaft pakënaqësi në

radhët e qytetarëve. Nëse shihet son-dazhi, Kumbaro kryeson, e cila sapo u përplas me artistët. Kjo do të thotë se shumë shpejt mund të ketë një frymë të re në qeveri, e cila në fokus hapjen e negociatave dhe kushdo që nuk punon në ritmin e duhur largohet.

4 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu nuk e mirëpriti tërheqjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga vetingu. Gjatë një prononcimi për medi-at pak ditë më parë, ai theksoi se duhet të ketë hetime penale në këto raste. “Vendimi për t’u tërhequr është një vendim per-sonal, por largimi i çdo gjykatë-si apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrup-sion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme pe-nale”, tha Donald Lu.

Donald Lu: Hetim për Llallën

““Nëse sjellja e një subjekti apo (ish)sub-

jekti të rivlerësimit sjell dyshime për vepra penale, dosjet e tyre përkatëse mund të

përcillen përmes kanaleve të përshtatshme, siç parashikohet në legjislacionin shqiptar”,

u shpreh ONM. Edhe pse ish-Prokurori i Përgjithshëm paraqiti dorëheqjen nga sis-

temi i drejtësisë dhe hoqi dorë nga mundë-sia për t’u emëruar gjyqtar në një prej

Gjykatave të Apelit në vend...

Ylli Manjani: Duhet një reformë zgjedhore që sjell

demokraciIsh-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-

jani u ndal ditën e djeshme tek refor-ma zgjedhore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani u shpreh se sistemi zgjedhor i zgjedhur ka sjellë pasoja të rënda pasi nuk përmirëso-het aspak sistemi politik. “Janë disa pasoja të rënda që duken. E gjitha kjo vjen nga sistemi zgjedhor që kemi zg-jedhur! Skema aktuale politike është edhe më e zhbalancuar për shkak të një marrëveshje PS-PD para zgjedh-jeve, marrëveshje e cila doli mbi ligjin zgjedhor duke ndaluar konkurrimin me koalicione. Kjo paligjshmëri shoqëruar dhe me blerjen masive te votave, favorizoi dukshëm projektin e Rilindjes për të sunduar e vetme! Por le të lëmë mënjanë këtë eksperiment. Ajo që shmanget gjithmonë kur bëhet reforma zgjedhore është: sistemi zg-jedhor në funksion të përmirësimit të sistemit politik. Mendoj se Shqipërisë politike nuk i duhet stabilitet, por demokraci!”, tha Ylli Manjani.

Misioni FRONTEX, ja kur pritet të zbarkojnë agjentët

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Komisionerit Evropian, Dimitris Avramopoulos disa ditë më parë, muajin e ardhshëm pritet që ag-jentët e misionit FRONTEX të zbarko-jnë në pikat kufitare të Shqipërisë. Sipas informacioneve, në fokus krye-sor do të jetë Porti i Durrësit, i cili do të kontrollohet plotësisht nga agjentët që do të emërohen nga Brukseli. Por interesant është fakti se njerëzit që do të vijnë nuk do të jenë të përher-shëm por do të kryhen ndryshime me rotacion. Mësohet se agjentët do të krijojnë një rrjet të plotë monitorimi për lëvizjet e emigrantëve, por edhe për trafikun e drogave. Në pikat kuf-itare ku mendohet se kalojnë drogat e rënda do të ketë një koordinim të plotë me Durrësin për të sinjalizuar lëvizjet e dyshuara të lëndëve narko-tike. Përveç njerëzve të vendosur në pikat kufitare, pritet që në të gjithë Shqipërinë të shpërndahen edhe grupe të vogla që do të bashkëpuno-jnë në rastet e trafikut të narkotikëve.

LSI sulmon sërish ambasadorët Donald Lu dhe Vlahutin: Keqinformojnë në Uashington dhe Bruksel

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i ndali as ditën e djeshme sulmet kundër ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe asaj të BE, Romana Vlahutin. Teksa akuzat ndaj tyre kanë qenë të shpeshta, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale e shtoi dozën e sulmeve. Ai u shpreh se Donald Lu dhe Romana Vlahutin nuk i dërgojnë raportet të përkthyera ashtu siç duhet në Uashington dhe Bruksel, duke lënë të nënkuptohet se mbajnë anën e kryeministrit Edi Rama. “Votimi kundër

Amerikës në OKB apo deklaratat e kryeminis-trit në Bruksel se "nuk presim gjatë BE dhe do shohim edhe alternativa të tjera" janë akte pub-like të një banditizmi politik që shkatërron ori-entimin e patjetërsueshëm strategjik drejt SHBA dhe BE dhe një alibi për të përligjur veprime tepër të errëta, që po çojnë drejt largimit nga ky orientim. Apatitë e "çuditshme" të SHBA dhe BE në Tiranë kanë qenë një mundësi më shumë që ky destruktim strategjik i kryeministrit të bëjë udhë. Shqiptarët janë shumë të qartë, ata kanë vetëm

një bosht strategjik, që kalon nga SHBA dhe BE dhe tek vlerat fondamentale që inspirohen në Uashington e Bruksel dhe jo tek përkthimet e shtrembra lokale”, u shpreh Vasili. Më tej ai shtoi se vendi ynë sot po përjeton disa ditë të vështira për shkak të interesave të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, paratë po shantazhojnë shumë keq Shqipërinë sepse nuk po vendoset shteti lig-jor i kërkuar nga BE dhe SHBA. “Për shkak të një kryeministri peng interesash të errëta, Shqipëria sot gjendet në çorientimin më të rëndë dhe të

qëllimshëm strategjik dhe kombëtar si asnjë herë në këto 27 vite pluralizëm. Logjika e parave mbi demokracinë po dominon edhe marrëdhëniet me BE duke e shantazhuar edhe raportin me të. Çdo kërkesë për vendosjen e shtetit ligjor nga SHBA dhe BE po shantazhohet nga kryeministri dhe ata që e ndjekin pas me kërcënimin shumë të rrezikshëm se "do shkojmë andej nga na japin para", pavarësisht erës shpesh të qelbur të tyre, që natyrshëm nuk janë as dollarë dhe as euro por para të tjera gjithfarësh”, tha Petrit Vasili.

ONM paralajmëron hetim penal për Llallën nëse nuk justifikon pasurinë, në dilemë për apelimin e çështjes

ONM: KPK nuk ka dhënë akoma një vendim të arsyetuar për Adriatik Llallën

Mimoza IBRA

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit lëshoi dje një paralajmërim të hapur për ish-kryeprokurorin

Adriatik Llalla. Teksa ky i fundit u tërhoq nga sistemi i drejtësisë, lëvizje e cila u pasua edhe me ndërprerje të procesit të vetingut për të nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ONM u shpreh se ekziston mundësia e hetimit penal për Llallën. Gjatë një prononcimi për mediat, Operacioni Ndërkom-bëtar i Monitorimit e ndali theksin tek shkeljet që mund të mund të gjenden. Sipas ndërkombëtarëve që po asistojnë procesin e vetingut, në rast se Adriatik Llalla ka abuzuar me detyrën duke marrë vendime të paligjshme apo nëse nuk justifikon pasurinë, atëherë ekzistojnë të gji-tha mundësitë për nisje të hetimit penal për të. “Nëse sjellja e një sub-jekti apo (ish)subjekti të rivlerësim-it sjell dyshime për vepra penale, dosjet e tyre përkatëse mund të përcillen përmes kanaleve të përsh-tatshme, siç parashikohet në legjis-lacionin shqiptar”, u shpreh ONM. Edhe pse ish-Prokurori i Përgjith-shëm paraqiti dorëheqjen nga sis-temi i drejtësisë dhe hoqi dorë nga mundësia për t’u emëruar gjyqtar në një prej Gjykatave të Apelit në vend në mënyrë që t’i shpëtonte vetingut, duket se telashet për të nuk kanë të sosur. Në rast se për të konstatohen raste shkeljesh të ligjit, edhe pse është ish-subjekt rivlerësi-mi për pastërtinë e figurës, pasurisë dhe karrierës, përsëri mund të niset hetim penal ndaj tij.

Tërheqja nga apelimiOperacioni Ndërkombëtar i

Monitorimit ka të drejtën që t’i dre-jtohet për ankimim Kolegjit të Ape-lit sa i takon vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-kreun e akuzës. Por e pyetur nga mediat, ONM nuk dha një përgjigje të prerë për këtë pikë. Vetë Opera-cioni Ndërkombëtar i Monitorimit u shfaq i dyzuar në përgjigjen që dha dhe jo fort i vendosur, por la të nënkuptohet se është i kënaqur që po largohen nga sistemi i drejtësisë njerëz që nuk i plotësojnë stand-ardet. “Qëllimi i vetingut nuk është

se Komisioni i Pavarur i Kualifi-kimit nuk e ka arsyetuar akoma vendimin për ndërprerjen e pro-cesit të vetingut për Adriatik Lla-llën dhe për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. “Është e saktë që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-Prokurori i

Përgjithshëm kanë dhënë dorëheq-jen. Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit ende nuk ka dhënë një vendim të arsyetuar sipas Aneksit B, neni G i Kushtetutës dhe Ligjit të vetingut për rastin e tyre”, e përfundoi reagimin e tij Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Zëvendës komisionerja publike, Aldona Sylaj sqaroi disa ditë më parë rastet kur mund të ankimohet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë procesin e vetingut për një subjekt rivlerësimi. “Vendimi ankimohet kur kërkon subjekti ose Komisioneri Publik.

Komisioneri në detyrë merr indicie nga interesi publik dhe Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar. Për rastin e Adriatik Llallës presim rekomandimin e OMN. Nëse sjell rekomandim OMN, Komisioneri duhet të përgjigjet. Fjalën e fundit e thotë Kolegji i Ankimimit” tha Aldona Sylaj.

JA KUR ANKIMOHET VENDIMI I KPK

që të zhvillojë procedura penale, por, siç parashikohet në nenin 1 të ligjit të verifikimit, është garantimi i funksionimit të duhur të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së vërtetë të sistemit gjyqësor. Prandaj procesi synon të pastrojë sistemin nga magjistratët që nuk i përmbushin standardet e funksioneve të tyre”, deklaroi ONM. Ndërsa në lidhje me mundësitë e apelimit, mbetet të priten ditët në vijim sepse akoma nuk ka asgjë konkrete. Kjo do të thotë se fati i Llallës është në dorë të Komisionerit Publik, i cili ka të drejtë të apelojë vendimin e KPK dhe në rast se një gjë e tillë ndodh, atëherë mund të ketë sur-priza sa i takon rastit të Adriatik Llallës. Nga ana tjetër, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit shtoi

GAZETA SOT E Diel 25 Shkurt 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka folur dje për gazetën, ku ka dhënë sqarime

mbi ecurinë e punës deri më tani. Së pari

komisioni ka infor-muar se në proces janë 93 persona që

po verifikohen. “Duke marrë në konsideratë pyetjet e shtruara nga

ana juaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

ju sqaron se, komi-sionerët të asistuar

nga këshilltarët ligjorë dhe ata ekonomikë po kryejnë procesin

e rivlerësimit kalimtar për 93 subjektet e

shortuara...

Bushti: Integrimi në BE bren-da 10 vitesh

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është shpre-hur se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit do i bashkohen BE-së brenda një 10-vjeçari. Në një intervistë për edicionin gjerman të Reuters, dhënë gazetarit Andreas Rinke, Bushati thotë se në BE diskutohet vetëm për koston e zgjerimit, por asnjëherë për koston e moszgjerimit.“Ballkani Perëndimor konsiderohet një fushë gjeostrategjike shahu”, pranoi Bushati. Rajoni, është për shembull i rëndë-sishëm për sigurinë e Evropës, për shkak të luftës kundër terrorizmit isla-mik, dhe si pasojë e të qenit si itinerar për refugjatët, që drejtohen për në veri. Kina gjithashtu po investon aktualisht në sektorët strategjikë të vendeve, veçanërisht në sektorin e minierave dhe të energjisë. “Ne vërejmë se edhe Japonia është angazhuar së fundmi”, tha Ministri i Jashtëm shqiptar. Këto investime janë gjithashtu të mirëprit-ura. “E rëndësishme është se askush nuk e sheh këtë, si një alternativë për anëtarësimin në BE, por vetëm si një shtesë ndaj procesit të pranimit”, thekson Bushati.

Çinari: Rrisim investimet në rrjetin elektrik

Zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Dorina Çinari ishte në Çorovodë ku pa nga afër nënstac-ionin e ri të ndërtuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Një investim prej mbi 1 miliard lekësh është bërë në sistemin elektro-energ-jetik, në rajonin e Beratit përfshi edhe nënstacionin e Çorovodës, gjatë tre viteve të fundit. “Jemi këtu në Çor-ovodë, në nënstacioni e ri elektrik 110/35/10 kV i cili i shërben 12 mijë banorëve të këtij qyteti dhe njëkohë-sisht edhe gjithë prodhuesve të energ-jisë elektrike që do të lidhen përmes këtij nënstacioni. Është një investim i përbashkët që bëhet mes OSHEE-së që ka ndërtuar nënstacionin dhe OST-së që ka ndërtuar linjën e transmetimit 110 kV që bën të mundur lidhjen e prodhuesve privat. Nënstacioni është me parametra moderne, me një sistem automatik të menaxhimit të ngark-esës. Në vijim do të kemi investime të tjera, do të ndërtohet nënstacioni i ri i Kuçovës”, theksoi ajo.

Pëllumb Xhufi: Presidenti duhej të shmangte përplasjen për kufirin detar, çështja zgjidhet në tryezë dhe jo para kamerave

Historiani Pëllumb Xhufi, e cilësoi të tepërt përplasjen mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Presidentit Ilir Meta për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Ai tha se çështja duhej të ishte diskutuar privatisht dhe jo para kamerave. Sipas historianit, kjo do të sillte shmangien e përplasjeve institucionale. “Këto diskutime janë bërë në sytë e publikut, ndonëse mund t’i kursehej. Është një gjë që mund të diskutohej me Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme. Të dy palët thonë se jemi në rregull me

ligjin. Mendoj se është një përballje që do ishte dashur të zgjidhej përmes juristëve, dhe jo për-ballë kamerave. Në të kundërt nuk do të kishte mungesë transparence, pasi një marrëveshje e tillë është e vështirë dhe komplekse. Është e vështirë që të bëhet një marrëveshje e kësaj natyre, kësaj herë e drejtë, pasi e para rezultoi ndryshe. Edhe takimin e Metës me ish-presi-dentët besoj se duhet të ishte informal, dhe nuk mendoj se duhet të publikohej”, tha ai i ftuar në një studio televizive. Duke komentuar qën-

drimin e Presidentit Meta sa i takon kërkesës së ministrit Bushati, ai tha do të ishte mirë që të ishte shmangur një përplasje e tillë institucion-ale. “Nuk mund ta gjykoj Presidentin Meta, dhe jam i prirur të them se ai ka të drejtë. Ajo që nuk më pëlqen në këtë histori, është fakti që del një përplasje institucionale. Në kushte të tilla kur institucionet tona kanë shumë probleme, kur politika është në shënjestër të opinionit publik, një përplasje e tillë ishte e tepërt. Duke njohur natyrën e Presidentit Meta do të doja

të Kishte evituar, dhe të procedonte në një mënyrë informale. Nëse këto kontradikta do të vijojnë, atëherë nuk do mund të fshihej më. Pro jam i bindur që do të kapërcehet ky ngërç, dhe ne të gjithë do të shprehim zhgënjim pse duhet të ndodhte diçka e tillë”, u shpreh Xhufi. Teksa është ndalur tek komenti i Presidentit Meta, i cili e komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e detit si një “vijë të kuqe” që nuk mund të kalohet, historiani Xhufi tha se një qëndrim i tillë është korrekt.

Komisioni i vetingut: Procesi i verifikimit për 93 gjyqtarë dhe prokurorë drejt fundit, ja

çfarë do të ndodhë me dosjen e Adriatik Llallës

KPK: Po verifikojmë me korrektësi çdo emër, jemi të impenjuar maksimalisht

Kliti TOPALLI

Brenda pak ditësh rezu-ltatet e vetingut për 93 gjyqtarë dhe prokurorë do të jenë gati. Komisioni

i Pavarur i Kualifikimit ka folur dje për gazetën, ku ka dhënë sqarime mbi ecurinë e punës deri më tani. Së pari komisioni ka informuar se në proces janë 93 persona që po verifikohen. “Duke marrë në konsideratë pyetjet e shtruara nga ana juaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ju sqaron se, komisionerët të asistuar nga këshilltarët ligjorë dhe ata ekono-mikë po kryejnë procesin e riv-lerësimit kalimtar për 93 subjektet e shortuara. Ky proces rivlerësimi po bëhet mbi bazë të tri kritereve të parashikuara në nenin 4 të ligjit nr. 84/2016: vlerësimi i pasurisë; kontrolli i figurës; vlerësimi i aftësive profesionale”, thuhet në shkresën e KPK. Por komisioni ka bërë të ditur se puna është drejt fundit, pasi shumë shpejt do të fillojë procesi i dëgjesave. Sipas ligjit, pasi mbyllet verifiki-mi, çdo emër thërritet dhe pyetet për parregullsitë e gjetura gjatë verifikimit. KPK ka garantuar se për çdo emër po zhvillohet një verifikim shumë korrekt. “Për sa i takon pyetjes suaj të dytë, se kur do të nisin seancat dëgjimore, ju informojmë se ky është një proces në të cilin dymbëdhjetë komisionerët po impenjohen maksimalisht për ta realizuar atë për çdo subjekt rivlerësimi me korrektësi. Në këtë kuadër, trupat gjykuese të komisionerëve do të nisin me seancat dëgjimore sapo të jenë gati. Organizimi i këtyre seancave dëgjimore do të bazohet në legjislacionin përkatës dhe do të njoftohet edhe publikisht, po sipas asaj që parashikon ligji nr. 84/2016”, thuhet aty.

Rasti i LlallësGazeta pyeti Komisionin e

Pavarur të Kualifikimit dhe mbi rastin e ish-kryeprokurorit Adria-tik Llalla. Atij ju ndërpre vetingu dhe gazeta pyeti komisionin se çfarë do të ndodhë me dosjen e tij dhe a do ketë ndjekje penale. Në shkresë janë treguar procedurat që do të ndiqen. “Mbi pyetjen e

hartimin e vendimit të arsyetuar për subjektet e dorëhequra nga sistemi i drejtësisë. Ky vendim i arsyetuar, brenda 30 ditëve do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik, vëzhguesve ndërkombëtarë, si edhe do të bëhet publik në faqen zyrtare të institucionit, kpk.al. Për sa më sipër, duke kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, ju infor-mojmë se në këtë fazë nuk mund të japim më tepër informacion pasi në nenin 4 të ligjit nr.84/2016, pika 7e tij, thotë se e drejta e in-

formimit, e parashikuar në ligjin “Mbi të drejtën e informimit”, mund të kufizohet duke respek-tuar parimin e proporcionalitetit nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë për administrimin e procesit të rivlerësimit.”, ka njoftuar komi-sioni në një shkresë për gazetën SOT. Pasi të zbardhet vendimi për Llallën do të jetë në dorë të Komi-sionerit Publik, të vendosë nëse do e apelojë apo jo çështjen, pasi ka pasur mjaft debate mbi tërheqjen e ish-kryeprokurorit.

tretë të ngritur nga ana juaj, ne mund t’ju themi vetëm se trupat gjykuese zbatojnë me përpikëri Kushtetutën dhe ligjin nr. 84/2016 dhe aktualisht po punohet për

1. Nëse subjekti i rivlerësimit ose Komisioneri Publik nuk paraqesin ankimin brenda afatit, kanë të drejtë të kërkojnë rivendosjen në afat të ankimit pranë Komi-sionit, brenda 15 ditëve nga data që vihen në dijeni për shkakun e humbjes të së drejtës, por jo më vonë

se data e vendimit të marrë nga Kuvendi, sipas nenit 179/b, pika 9, të Kushtetutës.

2. Kërkesa shqyrtohet nga Kolegji i Apelimit dhe mund të pranohet vetëm nëse ankimi nuk është paraqitur në kohë, për shkaqe legjitime dhe të arsyeshme.

1. Të gjitha vendimet e Komisionit ankimohen në Kolegjin e Apelimeve nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

2. Ankimi depozitohet pranë Komisionit që ka dhënë vendimin, sipas nenit 46 të ligjit “Për organizimin dhe

funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

3. Rregullat për ankimin administrativ, parashikuar në nenin 128, të Kodit të Procedurave Administrative, nuk zbatohen.

RIVENDOSJA NË AFAT E SË DREJTËS PËR ANKIM

PARAQITJA E ANKIMIT

6 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

6,9,10,11,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Unë kam shkuar, i kam parë, do të vazhdoj t’i shoh, familje që jetojnë prej tre vitesh pa drita, kryefamiljare e cila mezi blen një thes mielli, 25 mijë lekë të vjetra sepse pjesën tjetër të ndihmës ekonomike ia marrin dritat, uji dhe ilaçet. Kryefamiljar invalid, me një apo dy gjymtyrë të dëmtuar, me tre apo katër fëmijë për të rritur, të cilët nuk i çon dot as në shkollë

sepse nuk iu blen dot as këpucët. Kjo është gjendja e familjeve në nevojë ekstreme të cilët janë hequr pa asnjë shpjegim nga lista e ndihmës ekonomike. Sigurisht ka, edhe mund të ketë abuzues. Këta abuzues janë në këto lista sepse i ka futur Edi Rama në këto lista dhe ne duam që çdo abuzues të largohet”, u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha dje para mediave.

LULZIM BASHA: VENDI ËSHTË NË MJERIM

PD akuza qeverisë për skemën e ndihmës ekonomike, Pampuri: Vendi në gjendje të vështirë, kryeministri të marrë masa

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka sulmuar dje qeverinë në lidhje me skemën e re të ndihmës ekonomike. E ftuar në një studio televizive, deputetja demokrate Orjo-la Pampuri duke u ndalur tek skema e re ekono-mike u shpreh se qeveria po e zhyt vendin ako-ma më shumë drejt varfërisë ekstreme. Sipas Pampurit situata në vend është shumë e vështirë pasi qeveria nuk po ju jep zgjidhje problemeve. “Jemi përballë një situate të cilën kryeministri nuk di më ta zgjidhë, sepse në fillim nuk donte ta zgjidhte. Qeveria thotë se brenda kësaj skeme

është abuzuar duke patur brenda skemës dhe mashtrues. Disa familje në Kavajë e Rrogozhinë janë në ekstremin e varfërisë, aty ku nuk bëhet fjalë për ndihmë ekonomike po për ushqim. Ndihma e familjeve fillon nga 2700 lekë të reja deri në 8000 lekë të reja. Një familje që merr 2700 lekë të reja nuk mund të themi që do të jetojë me atë ndihmë dhe nuk do të punojë, por nuk ka mundësi të punojë. Nuk ka familje që do refuzonte të merrte 15 mijë lekë të reja në muaj në këmbim të 2700 lekëve. Ne kemi kërkuar sistemin e pikëzimit mbi të cilin këto familje

janë përjashtuar dhe nuk na është paraqitur. Pasja e një frigoriferi, lavatriçeje apo televizori të rrënuar nuk do të thotë asgjë nëse familja nuk ka burimin e ushqimit. Ka familje që një lakër e zienin dhe e ndanin për dy javë, kurse bukën e kishin privilegj se s’kanë miell nga heqja prej skemës ekonomike”, tha Pampuri. Ndërkaq deputetja e PD, Orjola Pampuri deklaroi se Partia Demokratike ka nisur identifikimin e të gjitha familjeve që janë përjashtuar në mënyrë abuzive. Sipas deputetes Pampuri të gjitha këto familje PD do ia paraqesë kryeministrit më 15

mars gjatë mocionit me debat. Madje ajo pohoi se nëse kryeministri i shpërfill këto familje atëherë PD do të vijojë revoltat ndaj qeverisë. “Ne do të identifikojmë çdo familje dhe do t’ia paraqesim më 15 mars kryeministrit në mocion për debat. Nëse kryeministri nuk do të marrë masa që t’u rikthejë ndihmën ekonomike atyre që u është hequr padrejtësisht deri në momentin që do të kenë një punë, përgjigjja ndaj tij do të jetë me një revolt qytetare. Aty ku varfëria kalon limitet, edhe revolta i kalon limitet”, tha Orjola Pampuri.

“Bëni një llogari të thjeshtë, në Berat këto 48 orë shpura qeveritare me dieta, me shpenzime, me dreka me darka, me hotel, me punonjësit e Gardës që zhvendosen masivisht sa herë lëviz kryeministri, kanë shpenzuar mjaftueshëm para për të paguar ndihmën ekonomike për të gjitha familjet e hequra në mënyrë abuzive në Qarkun e Beratit. E mbani mend para 5 vitesh dhe prapë para 1 viti si tha: “Më punësoni që t’ju punësoj.” E pra, qytetarë të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë keni

punësuar një parazit dhe një hajdut. Mos e lejoni t’ju kërcënoj me bukën e fëmijëve tuaj! Merreni fatin tuaj në dorë, mos e lejoni të vazhdojë më kjo farsë e shëmtuar! Ne nuk do t’i ndahemi asnjë sekondë kësaj emergjence kombëtare. Një politikan abuziv, një parazit, një hajdut i cili nuk meriton gjë tjetër, veçse kryengritje qytetare dhe largimin e tij sa më parë nga përgjegjësitë të cilat nuk i kryen, duke dhunuar ditë për ditë fatin e qytetarëve”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha dje.

KREU I PD: QYTETARËT TË MARRIN NË DORË FATIN E TYRE

Lulzim Basha përplaset me Ramën: Po u heq shqiptarëve kafshatën e gojës, protesta dhe përballje në Parlament

Kreu i PD: Kryeministrit t’iu japë urgjentisht ndihmën ekonomike qytetarëve që e meritojnë

Endri ARIZI

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar dje kryeministrin Edi Rama. Në kuadër të deklaratave që

kryeministri Rama bëri dje nga qyteti i Beratit për skemën e re të ndihmës ekonomike, kreu i PD e akuzoi kreun e ekzekutivit se po u heq shqiptarëve bukën e gojës. Në një deklaratë për me-diat, Basha u shpreh se Rama përsëriti edhe njëherë gënjeshtrën e tij për ndi-hmën ekonomike. “Edi Rama sot nga Berati ka përsëritur gënjeshtrën e trashë që nuk e beson asnjë shqiptar, se person-at në nevojë ekonomike preferojnë më mirë 50 mijë lekë të ndihmës ekonomike sesa punë me 300, 350 apo 400 mijë lekë. Ekonomia është në krizë, politika e taksave të larta, fryma armiqësore ndaj biznesit, TVSH-ja që tani pritet t’i vihet mbi shpinë sipërmarrjes së vogël, po shkatërrojnë vendet e punës. Nuk ka vende pune në Berat ku ndodhet sot Edi Rama. Nuk ka vende pune në asnjë rreth, në asnjë qytet të Shqipërisë. Përkundrazi, vendet e punës po mbyllen. E dyta, pasi ka shëtitur dhe ka bërë ekskursion në çdo cep të Beratit nuk ka gjetur kohë të shkojë në një familje të cilës i është prerë ndihma ekomomike, t’i shohë në sy dhe të kuptojë se ndihma ekonomike iu është hequr në mënyrë abuzive, pa asnjë shpjegim. Në vend që këto familje të kenë 50 mijë lekëshin dhe të blejnë dy thasët e miellit për një muaj, ato lihen në mëshirën e fatit për bukën e gojës që Edi Rama dhe banda e tij qeveritare të hazdisen në luks, në gostira dhe në ekskursion në Qarkun e Beratit”, u shpreh Basha. Ndërkaq, Basha tha se i është hequr padrejtësisht ndihma ekonomike 20 mijë familjeve. Madje Basha, i bëri thirrje Ramës që t’iu jap urgjentisht ndihmën ekono-mike këtyre familjeve. “Por ndërkohë janë 20 mijë familje të cilat janë larguar pa asnjë shpjegim. Detyra e Kryem-inistrit nuk është t’i përgojojë këto familje, të tallet, t’i nënçmojë. Detyra e kryeministrit është t’iu japë urgjentisht ndihmën ekonomike, për të cilën u detyrohet sipas ligjit, t’u gjendet pranë me fondet që qeveria ka për ndihmën ekonomike. Këto fonde ekzistojnë. Nuk është arsyeja se nuk ka fonde, por këto fonde në vend që të shkojnë për njerëzit në ndihmë ekonomike, shkojnë për luks qeveritar”, tha ai.

Basha: Protesta ndaj qeverisë Kreu demokrat Lulzim Basha tha

dje se PD do të vijojë protestat dhe përballjet ndaj qeverisë. Teksa u pyet nga gazetarët nëse PD do i vazhdojë protestat, Basha tha se Partia Demokra-tike do vazhdojë t’i organizojë protestat ndaj qeverisë si jashtë Parlamentit ashtu dhe brenda tij. Madje, kreu demokrat u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta se PD-në do e kenë në krah. “Protesta ka patur edhe sot në Berat, me përpjekje për t’i mbajtur larg syve të medias. Protestat e mëdha janë detyrë e çdo qytetari. Ne si opozitë i kemi thirrur, i kemi organizuar dhe do të vazhdojmë t’i organizojmë, por çdo qytetar duhet të ngrihet për fatin e vetë, duke filluar nga ju, gazetarët që jeni ditë për ditë nën goditjen dhe nënçmimin e pushtetit, intelektualët, pedagogët, artistët, sipërmarrësit, fermerët dhe ata që kërcënohen me bukën e fëmijëve të tyre. Organizimi i protestave, mbledhja

Luçiano Boçi: Rama po bën propagandë politike

Deputeti i PD, Luçiano Boçi sulmi dje kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Boçi e akuzoi kryeminis-trin se po bën propagandë politike. “Shfaqja e Beratit e K/M-it në ERTV i kapërceu fantazitë e propagandës. Tashmë Rama ka kaluar në fazën pornografisë politike. Aty nuk ka më as skrupuj, as moral e as norma. Ka grenxa sipas K/M-it që po gjuajnë bletën e radhës që të flejnë vetëm një natë (oh ç’u kënaqën të rinjtë!). Ka sade rrena me Burima që deklarojnë vetë se punën e kanë nisur 19-20 vjeç e Rama e zv/ministri ja çojnë 17. Ka deklarata për një bujqësi shqiptare që po “invadon” me produkte tregjet e huaja e ku “nuk bëhet më nami i zi për një kokërr qepë”. Ka intervista të neveritshme me bar-onët e pushtetit. Ka “maratonomakë” (studentë të qeshur e të lumtur) që shpërndajnë lajmin e partisë së lekët për bujqësinë “janë tu ardh me zetora” e që i mbushin mendjen bujqve që ato quhen fermerë dhe që puna në bujqësi është me shumë leverdi”, tha ai.

Tritan Shehu: Të përmirësojmë

situatën në burgje Deputeti i Partisë Demokratike

Tritan Shehu ka reaguar dje për situatën e vetëvrasjeve në burgjet shqiptare. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Tritan Shehu u shpreh se në vendin tonë po ndodhin një numër i madh vetëvrasjesh. Deputeti demokrat duke u ndalur tek kjo çështje i ka bërë thirrje qeverisë që të nis analizimin dhe të përmirësoj urgjentisht gjendjen. “Një tjetër vetëvrasje sot në burgjet tona, në Fier këtë radhë. Numër shumë i lartë vetëvrasjesh në vendet e vuajtjes së dënimit te ne, shumë më e larte kjo se mesatarja europiane për popullsi. Tregues serioz që diçka thelbësore nuk funksionon si duhet në burgjet tona. Janë kushtet, niveli i trajtimit, presioni psikologjik, mungesa e pro-fesionalizmit të personelit, puna e pa mjaftueshme psikologjike etj, shkaqet këtu? Sidoqoftë kjo gjendje kërkon një analizë të plotë, përgjegjësi e përmirësim urgjent”, u shpreh ai

Edi Rama sot nga Berati ka përsëritur gënjeshtrën e trashë që nuk e beson asnjë shqiptar, se personat në nevojë ekonomike prefero-jnë më mirë 50 mijë lekë të ndihmës ekonomike sesa punë me 300, 350 apo 400 mijë lekë...

dhe bashkimi në protestë, është tubimi më i lartë i qytetarëve në demokraci. Opozitën e kanë dhe do ta kenë në krahun e tyre”, tha Basha. Më tej kreu i PD tha se opozita do të ndërmarrë masa ndaj hartuesëve të skemës së re ekonomike. “Do të bëjmë të gjitha ato që na takojnë si opozitë. Në radhë të parë vetëdijesimin e njerëzve për gënjeshtrat,

mashtrimet dhe aktet kriminale, të kësaj qeverie, të këtij kryeministri, në raport jo vetëm me personat në nevojë ekstreme ekonomike por edhe të tjerë të cilët e meritojnë ndihmën dhe nuk kanë pasur ndihmë deri sot, jo vetëm ata që janë hequr me të padrejtë. Natyrisht do të ndjekim të gjitha mënyrat dhe metodat që ndjek një opozitë”, tha ai.

GAZETA SOT E Diel 25 Shkurt 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Të gjithë drejtuesit e administratës

qendrore në qark, nuk do ketë asnjë tolerancë për asn-jë drejtues që nuk

garanton këtë cilësi të kërkuar shërbimi

dhe plotësisht të mundur falë sistemit elektronik, që do të përdoret gjerësisht

nga administrata, nëse qytetarët nuk e përdorin dot nga shtëpia, qoftë ga-rantimi i të gjithë

dosjes nga zyra për qytetarin...

Kryeministri Rama: Ja si përfitohet nga

subvencionet në bujqësiKryeministri Edi Rama nxiti dje

fermerët të bashkohen në mënyrë që të përfitojnë subvencione nga qeveria. “Ne duam të ndihmojmë vetëm ata që duan të rriten, jo ata që duan të mbeten të vegjël. Të rritesh duke u bashkuar, të marrësh shumë më tepër subvencion, të mos paguash TVSH dhe të zhvillo-hesh”, tha ai. Po ashtu, Rama theksoi se qeveria do të subvencionojë aty ku janë drejtimet . “Historia e patates në Maliq që kthehet në problem dhe është shumë e qartë pse kthehet në problem, se nuk ka mundësi të dalë në treg, jo se nuk i japim ne mundësi, por s’ka treg, se konkurrenca është shumë e fortë, ka Divjakën, ka Kukësin, ka Kosovën. Ndërkohë që, nëse ata mbjellin mollë, ata janë fitimtarë. Ne do subvencion-ojmë aty ku janë drejtimet. Do të eksperimentosh, të mbjellësh mollë në Divjakë? Është puna jote, por këtu mos kërko. Ndërkohë që, duke u mbështetur në këto drejtime, jemi të sigurt që rrisim eksportin dhe nuk diskutohet që kemi mbështetur tregun”, deklaroi Rama.

Investimet, Kapllani: Në Kuçovë janë rritur sipërfaqet me sera

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi dhe ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi u ndalën dje në qytetin e Kuçovës, ku patën një takim me fermerë të zonës. I pranishëm ishte edhe kryetarin e Bashkisë së Kuçovës, Selfo Kapllani, i cili u shpreh se kjo zonë ka potenciale për eksport, ndërsa theksoi se është punuar edhe në sistemin e ujitjes dhe të kullimit, gjë që ka sjellë si rezultat rritjen e sipërfaqeve të serave. “Kjo zona këtu është një zonë që e ka kup-tuar dhe janë orientuar për kulturat. Kur flasim për sera, sigurisht që sot kultivohen ato që janë për tregun e brendshëm, nesër, edhe ato që janë për eksport, siç është zona e Kutallisë. Por ajo që ka shumë rëndësi është që çdo vit, këtu rriten sipërfaqet me sera. Njerëzit e kuptuan që ka goxha interes. Vitin e kaluar kemi bërë goxha punë të mira për sistemin e kullimit dhe vaditjes. Kemi sivjet një projekt shumë të mirë që do financohet nga Ministria e Bujqësisë”, deklaroi Kapllani.

Niko Peleshi: Do të krijojmë Agjencinë e Këshillimit të Fermerit, e dedikuar për të ndihmuar zhvillimin e bujqësisëMinistri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko

Peleshi drekoi ditën e djeshme në familjen fermere të Nderim Marrës në Kozarë, Kuçovë, i cili është një shembull suksesi për zonën, pasi falë punës së tij ka ngritur 5 dynymë sera të mbjellë me perime. Gjatë drekës u fol për skemat e mbështetjes edhe për fermerët e këtij fshati që është përfshirë edhe në listën e “100 fshatrave”, ku ministri Peleshi zbuloi për fermerët lajmin e krijimit të agjencisë më të re me qëllim këshillimin e fermerit, ndërsa theksoi se këta të fundit do të kenë edhe një kanal televiziv të kushtuar vetëm çështjeve të bujqësisë.

“Taksën e televizorit mendoj t’ua kthejmë në një mënyrë tjetër. Me Televizionin Shqiptar, kemi filluar një diskutim për ngritjen e një kanali të dedikuar 24 orë vetëm për bujqësinë, sepse edhe këshillimi për farat që ngritët si shqetësim, fidanët, pesticidet etj, lidhet me forcën e ulët të këshillimit që ne kemi. Ne kemi pak agronomë, po edhe ata agronomë që janë, nuk janë të gjithë të kualifi-kuar për të këshilluar fermerët, ajo që ne quajmë këshillim të fermerëve nga tregtarët e perimeve dhe fidanëve, janë në konflikt interesi, pasi vërtet të orientojnë, por edhe duan të shesin. Ne po kri-

jojmë Agjencinë e Këshillimit të Fermerit, që do të jetë e dedikuar për këshillim. Këshillimi, shtimi i numrit të agronomëve, cilësia e agronomëve në bashkëpunim me universitetin do ta bëjnë fermerin edhe më të mbrojtur nga spekulantët në treg. Ne po bëjmë një program për një kanal të dedikuar, RTSH AGRO, që do të jetë 24 orë vetëm me këshillime për vaditje, spërkatje, leksione të ndryshme dhe teknologjitë e reja”, deklaroi ai. Ndërkohë ministri Peleshi deklaroi se për qeverinë shqiptare, skemat e reja të mbështetjes financiare janë një paketë mundësish të reja për fuqizimin e

bujqësisë dhe zhvillimit rural.“Vitin e kaluar, ne e kemi mbyllur pra vitin 2017, me një rritje prej 20 % të eksporteve bujqësore, krahasuar me vitin 2016. Shkaku, arsyet kryesore ishin pikat e grum-bullimit dhe shtimi i sipërfaqeve të serrave. Për këtë arsye, pothuajse një e treta e gjithë skemës kombëtare, prej 20 milionë euro të këtij viti, do të shkojë në investimet për serrat. Ne japim grant deri në 50 % të vlerës të investimit, që e kthyer në terma nominalë do të thotë deri në 150 milionë lekë të vjetra për një hektar serrë”, nënvizoi min-istri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Kryeministri Rama paralajmëron: Punonjësit e administratës që nuk garantojnë cilësi largohen,

ja kush nuk do përfitojë ndihmë ekonomike

Ndihma ekonomike, Rama: Nuk shpenzojmë para për parazitët

Rigels SELIMAN

Qeveria ka vijuar ditën e dytë të qëndrimit në qa-rkun e Beratit. Paraditen e djeshme Kryeministri Edi

Rama zhvilloi një takim me drejtues të pushtetit lokal, teksa ka paralajmëruar drejtuesit e administratës se kushdo që nuk garanton cilësi do të largohet nga puna. Madje, për t’iu treguar se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj punonjësve që nuk garantojnë cilësi shërbimi, i pari i qeverisë theksoi se falë reformës së nisur në administratë, sipas tij, sot ofrohen 535 shërbime elektronike, ndërsa 29 dokumente lëshohen në mënyrë të dixhitalizuar dhe jo më duke mbajtur radhë në zyrat e Gjendjes Civile. “Janë 535 shërbime elektronike sot që garantojë jo vetëm komunikimin në kohë reale, por edhe përgjigjen në kohë reale. Janë 29 doku-mente me vulë dixhitale, gjenerohen nga sistemi dhe merren direkt nga shtëpia, duke nisur që nga certifikata e lindjes, nuk ka nevojë të shkohet në gjendje civile duke mbajtur radhë, por merret direkt online. Duke bërë kështu të mundur një ulje të konsiderueshme të kostos por edhe rritjen e mëtejshme të numrit të qytetarëve që mësojnë njëherë e mirë që nuk kanë nevojë të torturohen për certifikata. Të gjithë drejtuesit e administratës qendrore në qark, nuk do ketë asnjë tolerancë për asnjë drejtues që nuk garanton këtë cilësi të kërkuar shërbimi dhe plotësisht të mundur falë sistemit el-ektronik, që do të përdoret gjerësisht nga administrata, nëse qytetarët nuk e përdorin dot nga shtëpia, qoftë ga-rantimi i të gjithë dosjes nga zyra për qytetarin”, deklaroi ai.

Rama: Ja kush nuk do përfitojë ndihmë ekonomike

Duke u ndalur tek ndihma ekono-mike, kryeministri Rama premtoi se do ketë një rivlerësim për të larguarit nga skema e ndihmës ekonomike. Dhe për këtë, ai deklaroi se ka nisur një proces i tërë verifikimi dhe riv-lerësimi për të mbajtur në skemë vetëm ato familje të cilat meritojnë përkrahjen nga shteti. Sipas tij, prior-itet për ndihmë ekonomike do të kenë vetëm nënat kryefamiljare me fëmijë dhe jo djemtë e rinj, të cilët i ironizoi duke iu thënë që shkoni protestoni për opozitën që t’ju paguajë haraçin.

të marrin rrugët e protestave dhe të paguhen nga organizatorë te protes-tave, ne ndihmë ekonomike për këta nuk kemi. Për parazitët ne nuk kemi mundësi të shpenzojmë paratë e marra nga taksat”, u shpreh ai.

Vendet e reja të punësNë të njëjtën kohë, Rama theksoi

se vendet e punës nuk mungojnë, por sipas tij, qytetarët në moshë pune preferojnë të marrin 50 mijë lekëshin e shtetit sesa një rrogë mujore. Dhe për të mbështetur këtë pretendim, ai solli si shembull disa fabrika që po falimentojnë pasi nuk kanë punëtorë.

“Është bërë një investim për një fab-rikë prodhimi “Made in Albania”, nuk shkon njeri të punojë, fabrika rri atje dhe praktikisht është në faliment, pse, sepse nuk shkon njeri të punojë. Pse duhet të marrin ndihmë ekonomike këta që nuk punojnë? Në Gjirokastër, erdhi investitori, u hap fabrika dhe nuk shkon njeri të punojë. 300 mijë lekë nuk janë shumë, por janë shumë më tepër se 50 mijë lekë. Në Berat, investitori italian thoshte kam vënë linja autobusësh për të marrë punon-jësit në Lushnje, sepse nuk shkojnë të punojnë”, nënvizoi Rama.

“Skema ka edhe marzhin e vet të ga-bimit dhe për këtë arsye po bëhet një proces i tërë verifikimi e rivlerësimi, por është e padiskutueshme që 70% e atyre që kanë dalë nga skema, janë 24-45 vjeç në formë perfekte për punë. Është shumë e qartë dhe e ndarë, ne do vlerësojmë çdo rast ku ndihma ekonomike është domosdoshmëri për të adresuar varfërinë e thellë të një familje, nëna kryefamiljare me fëmijë janë prioritet, djem e burra që duan ndihma ekonomike le të shkojnë

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se me skemën e ndihmës ekonomike është abuzuar ndër vite, pasi përfitonin persona me vila dhe rroga në shtet. “Personat e larguar nga skema, ishin në ndihmë ekonomike në padrejtësi dhe sistemi i ka nxjerrë deklarues të rremë, gënjeshtarë e abuzivë. Në momentin që adresohet kërkesa një familje, kjo kryqëzohet me tatimet, qendrën e punësimit, QKR-në, merret info se kush është kjo

familje, pastaj dalin persona me vila, me një punë tjetër. 1 mln në muaj merrte një Dragush në Korçë dhe merrte ndihmë ekonomike, i hiqte bukën familjes në nevojë, tre vetura kishte një Isuf në Fier. Ka të tjerë që punojnë në të zezë, duke bashkëpunuar me punëdhënësi, që është i lumtur t'i mbajë skllevër në punë, duke mos paguar sigurimet shoqërore, vetëm e vetëm që të marrin ndi-hmë ekonomike”, deklaroi ai.

RAMA: ME NDIHMËN EKONOMIKE ËSHTË ABUZUAR

Nga Berati kryeministri Edi Rama foli edhe për reformën e ujit të pijshëm, duke vënë theksin te formalizmi i sistemit. “Zgjerimi i bazës së klientëve dhe formalizmi, shkëputja e lidhjeve të paligjshme, ulja e humbjeve në rrjet, vendosja e ujëmatësve dhe ristrukturimi i detyr-imeve të prapambetura, janë pikat ku duhet synuar fort çdo ditë. Këtu në

qarkun e Beratit ka një angazhim të të gjitha bashkive dhe ka rezultate domethënëse në këtë aspekt. Nga 9 mujori i parë i vitit të fundit flasin qartë sesa shumë nevojë ka në këtë qark për të ecur shpejt dhe me ven-dosmëri në këtë drejtim, sepse humb-jet teknike dhe financiare në rrjetin e bashkive janë të konsiderueshme”, nënvizoi Rama.

Reforma e ujit, kryeministri: Do formalizohet sistemi

8 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Nuk ka lindur ende ai bur-

rë apo grua që ta heqë emrin

e Çamërisë. Çamëria është gjallë, ne jemi

në këmbë. Nuk mundemi dot të na kërcënojë një vend si Greqia me veto, kjo do të thotë ar-rogancë. Kemi të gjithë forcën për

t’i thënë që për ne shqiptarët dielli lind

nga perëndimi...

Doda: S’pranojmë integrim që kalon nga Greqia

Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda paralajmëroi dje se shqiptarët nuk do të ndalen në kërkesat e tyre. Dhe për këtë, ajo theksoi se Shqipëria nuk mund të kushtëzohet nga Greqia për procesin integrues, pasi e ardhmja është e orientuar nga Brukseli. “Thu-het që duhet të bëhet theror e shkuara dhe ardhmja për hir të integrimit të Shqipërisë, integrimi shkon nga res-pektimi i ligjit, nga respektimi i të dre-jtave të lëvizjes, të pronës të jetës dhe nuk mund të shkojë mbi shkeljen e të drejtave tona. Evropa është Evropa e vlerave njerëzore dhe ne nuk prano-jmë Evropë tjetër. Ne nuk pranojmë Evropë që thotë se duhet të kalojë nga Greqia, nuk është ajo që ne duam dhe presim. E ardhmja jonë kalon nga Brukseli dhe Uashingtoni. Kërkojmë që qeveria greke të kërkojë falje dhe Zerva nuk duhet të ketë bust por të dënohet me harresë dhe poshtërim. Komisioneri Hahn tha që kjo çështje të ishte në bisedime, i kërkoj Bushatit të nisë diskutimet nga çështja çame”, deklaroi Mesila Doda.

Muhedini: Presidenti grek është një plak i rrjedhurI pranishëm në protestën e

djeshme para ambasadës greke në Tiranë kundër marrëveshjes Shqipëri-Greqi në lidhje me emrin “Çamëri”, të organizuar nga Shoqata ‘Çamëria’, Partia Drejtësi Integrim dhe përfaqësuesit e republikës së vetëshpallur në Maqedoni “Ilirida”, ishte edhe ish-deputeti Tahir Muhed-ini. Gjatë fjalës së tij, Muhedini hodhi akuza të forta ndaj Presidentit grek, duke u shprehur se ai është një plak i rrjedhur. “Deklaratat e Presidentit grek janë të një të moshuari të rrjedhur. Fjala ‘Çamëri’ nuk mund të shuhet nga historia. Politika shqiptare dhe qeveria janë servilë, shohin vetëm interesat e tyre. Varreza në Çamëri për mijëra çamë të vrarë në gjenocid. Varreza imagjinare për grekët në Shqipëri. Negociatat enigmatike e të mbyllura, ne nuk kemi Ministri të Jashtme”, deklaroi ish-deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini, ndër të tjera në fjalën e tij.

Studiuesi gjerman Bernd Fischer: Shqipëria prodhon autoritarë në radhët e politikës, kjo e pengon demokracinë

Historiani i famshëm gjerman, Bernd Jurgen Fischer ka komentuar ditën e djeshme situatën politike në Shqipëri. Gjatë një leksioni me stu-dentët shqiptarë, Fischer u pyet se sa shumë ka ndryshuar Shqipëria dhe a është sot vendi ynë si Evropa që ëndërronim asokohe, duke u përgjigjur se ka ende shumë gjëra për të bërë, së pari në emër të demokracisë. Dhe për këtë, ai vuri në dukje faktin se Shqipëria prodhon autoritarë në radhët e politikës, dhe kjo sipas tij, e pengon demokracinë. “Shqipëria po lëviz me hapa të shpejtë drejt demokracisë, por e kam të

vështirë të them se po jetoni apo e keni kapur demokracinë. Sepse ka ende shumë politikanë a liderë shumë autoritarë. Shqipëria prodhon autoritarë në radhët e politikës dhe kjo e pengon demokracinë. Mes tyre, ka shumë pak demokraci dhe në strukturat e partive politike në Shqipëri nuk ka shumë liri. Dhe nëse nuk ka mes partive demokraci, pa të është e vështirë të mbërrish te ajo. Ato që mund ta përshpejtojnë rrokjen e demokracisë janë institucionet. Ju duhet të punoni edhe më shumë për të mbërritur, pasi demokracia nuk ka ndodhur ende këtu”, deklaroi

ai. Nga ana tjetër, historiani gjerman Fischer, i cili e njeh mirë Shqipërinë pasi ishte ndër të parët studiues të huaj që hynë në Shqipërinë ende me kufij të mbyllur, theksoi se qysh prej asokohe Shqipëria ka ndryshuar në shumë aspekte. “Për herë të parë erdha në Shqipëri në vitin 1988 dhe mbaj mend që po qëndroja në të njëjtin hotel që po qëndroj edhe tani pas gati 3 dekadash. Ishte një eksperiencë tmerrësisht e bukur dhe e vështirë, pasi për të hyrë në Shqipëri ishte e vështirë. E para gjë që më bëri përshtypje ishte përshëndetja e përzemërt që na bënin policët.

Mbaj mend si na buzëqeshnin teksa lëviznim me makinë. Kishte pak makina Shqipëria atë kohë. Pa diskutim që ishte një kohë e vështirë, por unë arrita të njihja shumë njerëz e shumë vende në dy javë qëndrimi këtu. Gjërat kanë ndryshuar”, nënvizoi ai. Bëjmë me dije se histo-riani i famshëm gjerman, Bernd Jurgen Fischer është autori i veprave “Shqipëria gjatë luftës së dytë botërore”, Ahmet Zogu, mbreti i shqiptareve” dhe “Diktatorët e Ballkanit”. Ai njihet edhe për një sërë shkrimesh e faktesh të publikuara në ndihmë të rishkrimit të historisë së Shqipërisë.

Përçahet PDIU, 3 deputetët braktisin protestën e Idrizit para ambasadës

greke, thellohet kriza tek çamët

Idrizi thirrje grekëve: Nuk duam prona, duam ndjesë dhe atdheun tonë Çamërinë

Rigels SELIMAN

Tre deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë braktisur krye-tarin e saj, Shpëtim Idrizi.

Ditën e djeshme PDIU, shoqata “Çamëria”, por edhe përfaqësues të republikës së vetëshpallur në Maqedoni “Ilirida” kanë protestuar para ambasadës greke në Tiranë për çështjen “çame”. Në protestë merrnin pjesë kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, si dhe ish-deputetët e kësaj partie Mesila Doda e Tahiri Muhed-ini. Ndërkohë që ra në sy mungesa e tre deputetëve të PDIU, e më konkretisht Reme Lala, Dritan Bici dhe Elena Xhina, të cilët treguan se nuk mbështesin kryetarin Shpëtim Idrizi. Por, braktisja që i bënë dje tre deputetët e partisë së tij, kryetarit Idrizi nuk është rast i izoluar, pasi në mënyrë të përsëritur ligjvënësit e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë refuzuar të dëgjojnë apo të mbështesin vendimet e kreut të PDIU. Rasti më i freskët vjen gjatë kohës kur u zgjodh Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, teksa vetëm një ditë para se mazhoranca qeverisëse të votonte zonjën Marku si kryeprokurore në Kuvend, krye-tari i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi se partia që ai drejton nuk do të vo-tojë një prokuror të njëanshëm të zg-jedhur nga ekzekutivi. Ndërkohë tre deputetët injoruan urdhrin e Idrizit. Pra përmes këtyre qëndrimeve dhe mosdakordësive që tre deputetët e PDIU-së kanë me kryetarin e tyre Shpëtim Idrizi, tregohet qartë se brenda Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet duket se ka nisur një krizë e madhe. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si do të shkojë kjo luftë e nisur brenda partisë së çamëve.

Çështja çame, reagon IdriziGjatë fjalës së tij në protestën

e organizuar dje nga PDIU dhe Shoqata Çamëria para ambasadës greke në Tiranë në lidhje me çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve, kryetari i Partisë për Drejtësi, Integ-rim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i është përgjigjur me tone të forta Greqisë, e cila bëri presion që të hiqet emri i Çamërisë nga tekstet shkollore dhe

Kemi të gjithë forcën për t’i thënë që për ne shqiptarët dielli lind nga perëndimi”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Idrizi komentoi marrëveshjen mes dy vendeve, duke thënë se nuk mund të negociohet integriteti i Shqipërisë, pasi sipas tij, deti, toka, atdheu, varrezat janë amanet nga Zoti ndaj dhe duhet t’iu transmeto-hen brezave. “Ne kërkojmë atdheun dhe atdheu jonë është Çamëria. I bëj thirrje popullit grek, kryeministrit të Greqisë: Ne shqiptarët e Çamërisë nuk kërkojmë të ndryshojmë kufi-jtë, por një ndjesë për të falur, që dy popujt të jetojnë si popuj miq.

Populli grek të na pranojë në shtëpitë dhe vatrat tona. Gjithmonë do të na kenë përballë, të fortë, në këmbë. Ne jemi këtu edhe për të gjithë ato që përbëjnë identitetin e çdo shqiptari. Deti, toka, atdheu, varrezat nuk janë të pushtetarëve, por amanet nga Zoti, që ne duhet t’ia transmetojmë brezave. Ne nuk mund të negociojmë integritetin e Shqipërisë, por duhet ta ruajmë atë. Ne duam një mar-rëveshje, që të zgjidhen problemet mes dy vendeve, por ne duam një marrëveshje që të zgjidhen jo vetëm yshtjet që ka Greqia me Shqipërinë”, nënvizoi kreu i PDIU.

hartat gjeografike. Idrizi deklaroi se nuk ka lindur ende ai burrë apo grua që të heqë këtë emër, duke shtuar se Çamëria është gjallë dhe çamët janë në këmbë. “Nuk ka lindur ende ai burrë apo grua që ta heqë emrin e Çamërisë. Çamëria është gjallë, ne jemi në këmbë. Nuk mundemi dot të na kërcënojë një vend si Greqia me veto, kjo do të thotë arrogancë.

Përpara ambasadës greke në Tiranë, teksa u pro-testua kundër marrëveshjes Shqipëri-Greqi në lidhje me emrin “Çamëri”, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi iu përgjigj deklaratave të pak kohëve më parë të Presidentit grek, i cili gjatë një vizite në Shtabin e Forcave Ajrore në Larisa, e cilësoi çështjen çame si “pjesë të mizorive naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore”. “Na ka quajtur kolaboracion-istë? E kemi dëgjuar është çështje moshe thonë disa, ka

rrjedhur. Por ai është më shumë se plak i rrjedhur dhe arrogant. Ja ku e keni (tregon një foto), nuk është i rrjedhur por irredentist. I drejtohem Presidentit të Greqisë, na flet për të drejtat e njeriut, ndërkohë që nuk kam parë asnjë shqiptarë t’i japë përgjigje. Na flet për të drejtat, kur vendi i tij ka përzënë të gjithë komunitetit, nuk ka firmosur as konventën për të drejtat e minoriteteve”, deklaroi kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

IDRIZI AKUZA PRESIDENTIT GREK

Falje të madhe dhe publike për paraardhësit tanë që nuk u vranë në luftë, por në shtëpitë e tyre

Kërkojmë të kthehemi në vatrat tona. Ne nuk kërkojmë prona ne kërkojmë Atdheun dhe Atdheu

ynë është Çamëria Shqiptarët që jetojnë atje, arvan-

itasit të shpallen minoritet etnik shqiptar në vatrat e tyre

Nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por falje dhe ndjesë

JA PRETENDIMET E ÇAMËVE

6,9,10,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 25 Shkurt 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet kalendari 3-javor i punimeve të Kuvendit, ja projektligjet që pritet të diskutohen në komisione

Zbardhet kalendari 3-javor i punimeve të Kuvendit. Në faqen zyrtare të Parlamentit janë bërë të ditur të gjithë projektligjet që pritet të diskutohen në komisionet përgjegjëse parlam-entare për periudhën kohore 26 shkurt-16 mars 2018 si edhe rendi i ditës i seancave plenare. Kështu, më konkretisht, Komisioni i Ligjeve pritet të diskutojë dhe të marrë në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e traktatit që themelon Komunitetin e Transportit”; projekt-ligjin "Për një ndryshim në ligjin nr.97/2016 "Për

organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë" apo edhe projek-tligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”. Po ashtu bie në sy se po në këtë komision do të diskutohet gjatë kësaj periudhe edhe projektligji “Për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm”. Sakaq, në Komisionin e Ekonomisë pritet të zhvillohen diskutime për projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet dhe part-neritetin publik privat”, të ndryshuar”. Ndërsa

Komisioni për Rregulloren dhe Mandatet do të marrë në shqyrtim projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Një tjetër çështje e rëndësishme që do të diskutohet është edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të merret në shqyrtim nga Këshilli për Legjislacionin. Ndërkaq, në seancën plenare që do të mbahet të hënën, janë në rend të ditës për tu votuar

projektvendimi “Për miratimin e Kodit të Sjell-jes së Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”; projektligji “Për ratifikimin e traktatit që themelon Komunitetin e Transpor-tit”dhe projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT”(ndër-tim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM”.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga publikimi i listës së kandidatëve mblidhet për të shqyrtuar kushtet dhe kriteret e plotësuara nga kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kus-htetuese. Pas vlerësimit të kushteve dhe kritereve, brenda 10 ditëve nga mbajtja e mbledhjes, hartohet një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Kur ekziston më shumë se një konkurs, Këshilli

harton dy lista të veçanta. Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës nga KED, emëron anëtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre pozicionet e para të listës. Kur Presidenti nuk cakton një gjyqtar brenda 30 ditësh nga marrja e listës, kandidati i renditur i pari do të konsiderohet i emëruar”, thuhet në nenin 7/b të ligjit për organ-izimin e Gjykatës Kushtetuese.

PROCEDURA E EMËRIMIT NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Ngërçi në Kushtetuese, 3 çështje rrezikojnë të bllokojnë sërish

procesin, palët me sytë nga vetingu

Procesi i pavlefshëm, anëtarët e KED s’kanë kaluar akoma vetingun

“KED brenda 10 ditëve pas vlerësimit të kushteve dhe kriter-eve e emërimit, harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët dhe i shkon Kuvendit. Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut organizon seancat me kandidatët. Pas këtyre seancave, Komisioni dorëzon i dërgon në Kuvend emrat e tre kandidatëve të përzgjedhur së bashku me një raport. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjid-hen me 3/5 të votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Kur Ku-vendi nuk zgjedh një gjyqtar brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë do të konsiderohet si i emëruar”, thuhet në nenin 7/c të ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

PROCEDURA E EMËRIMIT NGA

KUVENDI

Mimoza IBRA

Kuvendi dhe Presidenti i Re-publikës janë vënë në lëvizje për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatës Kus-

htetuese, por në ditët në vijim pritet që problemet t’i “presin” sërish rrugën procesit. Janë tri çështje që rrezikojnë të bllokojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve që mungojnë në Kus-htetuese. Problemet nisin me Këshil-lin e Emërimeve në Drejtësi. Sipas nenit 7/b të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, pas “prurjeve” të kandidaturave, KED duhet të mblidhet për të shqyrtuar dosjet e mbërritura dhe më pas harto-het një listë përfundimtare që i shkon Presidentit. Ky i fundit ka të drejtë të zgjedhë mes kandidatëve të renditur në 3 pozicionet e para të listës, por duke qenë se anëtarët e KED nuk e kanë kaluar akoma vetingun, e gjithë kjo procedurë është e pavlefshme. “KED, brenda 5 ditëve nga publikimi i listës së kandidatëve, mblidhet për të shqyrtuar kushtet dhe kriteret e plotësuara nga kandidatët. KED, pas vlerësimit të kandidatëve, brenda 10 ditëve nga mbajtja e mbledhjes, harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët dhe ia dorëzon Presidentit. Kur ekziston më shumë se një konkurs, Këshilli harton dy lista të veçanta. Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës nga emërimet e drejtësisë Këshilli, emëron anëtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre pozicionet e para të listës”, thuhet në nenin 7/b. Por ka një interpretim ligjor i cili shpjegon se trupa e KED nuk mund të veprojë pa kaluar vetë më parë në vlerësim dhe në këtë pikë “njihemi” me çështjen e parë që mund të vijojë ngërçin në Kushtetuese sepse procesi i vetingut nuk i ka dhënë akoma rezultatet. Mundet që anëtarët e rinj të zgjidhen edhe nga vetë Presidenti Ilir Meta, pa u konsultuar me KED, por më pas do të ndizej debati sepse ai mund t’i emërojë sipas interesave të tij. Për këtë arsye nuk dihet akoma si do të procedohet.

Problemi me KuvendinNjë tjetër pikë që pritet të zgjasë

ngërçin e Kushtetueses është edhe konsensusi politik mes PD dhe PS për të zgjedhur gjyqtarin e ri. Teksa Kuven-

di ka hapur garën për një vend vakant, deri tani ka shprehur interes vetëm një kandidat dhe pikërisht një gjë e tillë mund të shkaktojë kaos sepse nuk të jep mundësi përzgjedhjeje dhe mbase kandidati i vetëm nuk i plotëson kus-htet. Sipas nenit 7/c të ligjit për organ-izimin e Gjykatës Kushtetuese, për emërimin e një anëtari të ri duhen 84 vota, pra duhet bashkëpunim PD-PS. Por një gjë e tillë duket e pamundur prandaj procesi mund të dështojë. Po ashtu, edhe këtu është problemi i vetingut për KED sepse ky institucion, njëjtë si me Presidentin, duhet t’i nisë Kuvendit listën ku renditen emrat e kandidatëve. Nga ana tjetër, në ligj

Hetimet për Tiranë-Elbasan, në

prokurori edhe GjiknuriHetimet për segmentin rrugor

Tiranë-Elbasan po thellohen akoma më shumë. Teksa pak ditë më parë u vunë në pranga dy ish-drejtorët e Au-toritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Andi Toma për abuzime në ndërtimin e kësaj rruge, pritet që në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të thirret për të dëshmuar edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri. Ky i fundit ishte personi që kërkoi hetim për këtë çështje pas një auditi të kryer për rrugën Tiranë-Elbasan, ku u gjetën 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme finan-ciare. Kujtojmë që më herët dëshmoi në prokurori ish-ministri i Infrastruk-turës, Edmond Haxhinasto, i cili gjatë një dalje mediatike deklaroi se u pyet për përgjegjësitë e tij si drejtues politik gjatë një periudhe të zhvillimit të këtij projekti. Pas Haxhinastos, në prokurori u thirr edhe ish-ministri, Sokol Dervishaj, si një person që mund të ketë informacion në lidhje me skandalin e rrugëve.

Hekurudha Tiranë-Durrës drejt rehabilitimit

Hekurudha Tiranë-Durrë pritet të rehabilitohet shumë shpejt pas vendimit të qeverisë për të miratuar grantin e fundit prej 35.4 milionë eu-rosh financim nga donatorët e huaj. Përmes këtij granti do t’i hapet rruga punimeve në terren dhe rrjedhimisht do të “zhduket” gjendja mjerane e kësaj hekurudhe. Sipas informa-cioneve, punimet në terren mund të nisin gjatë muajve të pranverës, teksa parashikohet që brenda dy vitesh të përfundojë i gjithë projekti për reha-bilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Kostoja totale e investimit shkon në 90 milionë euro, teksa bashkëfi-nancues janë Bashkimi Evropian, BERZH dhe qeveria shqiptare që do të mbulojë kostot e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe atë të shpronësimeve. Ky investim parashikohet të kryhet në linjën ekzistuese, ku do të ketë një degëzim drejt aeroportit të Rinasit, kurse pika fundore në Tiranë do të jetë pranë Bulevardit të Ri.

përcaktohet se nëse s’ka konsensus politik, atëherë zgjidhet automatik-isht emri i renditur i pari në listë. “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Kur Kuvendi nuk zgjedh një gjyqtar brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga KED, kandidati i renditur i pari në listë do të konsiderohet si i emëruar”, thuhet në nenin 7/c. Por në rastin konkret kemi vetëm një person të interesuar

për vendin vakant dhe nuk mund të bëhet një renditje emrash e më pas një përzgjedhje. Po ashtu duhet theksuar fakti se çështja e tretë që pritet të shtojë kalvarin e problemeve për Kushtetuesen është procesi i vetingut për kandidatët. Asnjë nga gjyqtarët e interesuar për t’u emëruar në Gjykatën Kushtetuese nuk e kanë kaluar vetingun dhe nëse ata ngelin në këtë proces, atëherë procesi i përzgjedhjes do të fillonte nga e para.

Por ka një interpretim ligjor i cili shpjegon se trupa e KED nuk mund të veprojë pa kaluar vetë më parë në vlerësim dhe në këtë pikë “njihemi” me çështjen e parë që mund të vijojë ngërçin në Kushtetuese sepse procesi i vetingut nuk i ka dhënë akoma rezultatet. Mundet që anëtarët e rinj të zgjidhen edhe nga vetë Presidenti Ilir Meta...

10 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

6,9,10,11,14,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Aksioni për qumështin, ja si do të funksionojë në terren

Interkoneksioni Shqipëri-Kosovë, peng i Serbisë për 2 vitesh

Si do të funksionojë në terren reforma në industrinë e përpunimit të qumështit? Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ilir Halilaj ka sqaruar në detaj se ku do të përqendrohet aksioni, si do të jepet mbështetja direkte për fermerët dhe sa janë kapacitetet e AKU për ta monitoruar në këtë proces. “Jemi ndër vendet që nuk mund të eksportojmë produkte shtazore në BE për arsye se këto produkte nuk plotësojnë standar-det që kanë të bëjnë me cilësinë, por edhe me sigurinë ushqi-

more. Ka dy elementë përbërës ky aksion. Elementi kryesor është mbështetja që do t’u jepet pikave të grumbullimit, përpunimit dhe fermave të prodhimit të qumështit për të rritur standardet e zinx-hirit të qumështit. Pra, çështja e financimit”, tha ai. Sa i përket financimit dhe kategorive përfi-tuese, Halilaj tha se kjo është pjesë e paketës së skemave mbështetëse për 2018 dhe kategoritë që do të përfitojnë nga kjo janë fermerët, grumbulluesit e qumështit si pjesë e zinxhirit të vlerës së qumështit, janë gjithashtu edhe përpunuesit.

Edhe pse ka përfunduar që në qershor të vitit 2016 interkonjek-sioni Shqipëri- Kosovë ende nuk është vënë në funksion. Aktualisht zgjidhjen e çështjes e ka marrë për-sipër gjermania ndërsa Ambasada Gjermane në Shqipëri bën apel për bisedime mes pjesëmarrësve. Sipas ambasadës, mosvënia në punë e kësaj linje vonon eventual-isht zhvillimin e mëtejshëm të sis-temit të transmetimit të energjisë në Evropën Juglindore. Linja ka përfunduar që në qershor të 2016 por ende nuk është vënë në punë. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i

problemeve teknike dhe politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk po zgjidhet as me ndërhyr-jen e institucioneve europiane apo rregullatorë të tjerë të energjisë. Zgjidhjen e kësaj çështjeje e ka marrë përsipër Gjermania duke qenë një nga financuesit kryesor të këtij projekti. Ambasada thek-son se linja nuk është vënë në funksion, pasi Kosova dhe Serbia i interpretojnë në mënyra të ndrys-hme marrëveshjet në sektorin e energjisë në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mbështetur nga BE.

Plakja e popullsisë, 1 në 3 të moshuar e konsideron veten të varfër

Një në tre të moshuar në vendin tonë e konsideron veten si të varfër ose shumë të varfër nga pikëpamja ekonomike. Në këtë përfundim arrin një studimi i realizuar nga Rrjeti Shqiptar për Personat e Moshuar, i cili kishte për qëllim vlerësimin e kushteve social-ekonomike, gjendjen shëndetësore dhe pjesëmarrjen e kontributin sho-qëror të individëve të moshuar në vendin tonë. Ai u realizua gjatë periudhës qershor-shtator 2017 dhe përfshiu një kampion prej rreth 1000 individësh të

moshës mbi 60 vjeç të zonave urbane, periurbane dhe rurale të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës. Vetëperceptimi i varfërisë ishte pothuajse i barabartë në mesh-kuj dhe në femra, por më i lartë te individët mbi 80 vjeç, ku një ndër 2 persona raportuan të ish-in të varfër ose shumë të varfër. Gjithashtu, nga studimi rezultoi se pjesa dërrmuese kishin energji elektrike në banesa, por 1 në 4 të moshuar raportuan të mos kenë ngrohje të mjaftueshme dhe të përshtatshme në shtëpitë e tyre gjatë stinës së dimrit.

Monedhat virtuale edhe në Shqipëri, BE paralajmëron qytetarët: Mos investoni,

rrezikoni të humbisni kursimet dhe pensionin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraESMA, EBA dhe EIOPA paralajmërojnë konsumatorët në lidhje me rreziqet që vijnë nga monedhat virtuale

Autoriteti Evropian i Titujve dhe i Tregjeve (ESMA), Autor i tet i Evropian Bankar (EBA) dhe Au-

toriteti Evropian i Sigurimeve dhe i Pensioneve prej Punësimit (EIOPA) paralajmërojnë konsumatorët në lidhje me rreziqet e mëdha të blerjes dhe/ose mbajtjes së të ashtuqua-jturave monedha virtuale. “Monedhat virtuale që ekzistojnë aktualisht janë përfaqësimi dixhital i një vlere që as nuk është e emetuar dhe as nuk është e garantuar nga një bankë qendrore apo autoritet publik, dhe nuk e kanë statusin ligjor të monedhës apo par-asë. Ato janë tejet të rrezikshme, dhe përgjithësisht nuk janë të mbuluara nga aktive të trupëzuara dhe nuk rregullohen nga legjislacioni i BE-së; rrjedhimisht, ato nuk u ofrojnë konsumatorëve mbrojtje ligjore”, vlerësojnë autoritetet mbikëqyrëse evropiane. Të tria autoritetet shpre-hin shqetësimin për faktin se një numër gjithmonë e më i madh konsumatorësh po blejnë monedha, veçanërisht me pritshmërinë se vlera e monedhave virtuale do të vazhdo-jë të rritet, pa qenë të vetëdijshëm për rrezikun e lartë se ata mund t’i humbasin paratë që kanë investuar. Monedhat virtuale të tilla si Bitcoin, Ripple, Ether dhe shumë të tjera, së fundmi kanë pësuar shumë luhatje, që do të thotë se çmimet e tyre kanë pasur luhatje domethënëse çdo ditë. Për shembull, vlera e Bitcoin-it u rrit dukshëm në vitin 2017, nga rreth 1,000 euro që ishte në muajin janar arriti deri në vlerën mbi 16,000 euro në mes të muajit dhjetor, dhe më pas ra me pothuaj 70% të vlerës, në 5,000 euro në fillim të muajit shkurt. Së fundmi, ajo ka rikuperuar rreth 40% të vlerës më të ulët që shënoi, dhe aktualisht tregtohet në rreth 7,000 euro. Kapitalizimi total i tregut i 100 monedhave virtuale më të mëdha mendohet se e tejkalon barasvlerën e 330 bilionë eurove në nivel global sot.

Pse blerja e monedhave virtuale është me rrezik

Të tria autoritetet europiane i paralajmërojnë konsumatorët se monedhat virtuale mund të jenë jashtëzakonisht me rrezik dhe janë zakonisht tejet spekulative. Nëse blini monedha virtuale, duhet të jeni të “

Të tria autoritetet eu-ropiane i paralajmëro-jnë konsumatorët se monedhat virtuale mund të jenë jashtëza-konisht me rrezik dhe janë zakonisht tejet spekulative. Nëse blini monedha vir-tuale, duhet të jeni të vetëdijshëm se ka një rrezik të madh që të humbisni një shumë të madhe, ose edhe të gjithë shumën, e parave të investuara...

imin e pastrimit të parave që do të hy-jnë në fuqi për ofruesit e portofoleve dixhitale dhe platformat e këmbimit valutor të monedhave virtuale, këto të fundit mbeten të parregulluara sipas legjislacionit të BE. Po ashtu, platformat ku tregtohen monedhat virtuale dhe portofolet dixhitale që përdoren për të mbajtur, ruajtur dhe transferuar monedhat virtuale janë të parregulluara sipas legjislacionit të BE. Kjo do të thotë se nëse blini ose mbani monedha virtuale, nuk do të përfitoni nga garancitë dhe mbrojtja që lidhet me shërbimet e rregulluara financiare. Për shembull, nëse një platformë për këmbimin e monedhave virtuale ose një ofrues i një portofoli dixhital dështon, del nga tregu, ose i nënshtrohet një sulmi kibernetik, përvetësimit të fondeve apo sekuestrimit të pasurive si pasojë

vetëdijshëm se ka një rrezik të madh që të humbisni një shumë të madhe, ose edhe të gjithë shumën, e parave të investuara. Kur blini monedha virtuale, ose produkte financiare që sjellin ekspozim të drejtpërdrejtë të konsumatorëve ndaj monedhave virtuale, jeni të ekspozuar ndaj një numri të lartë rreziqesh, si përshem-bull luhatshmëria ekstreme dhe i ashtuquajturi rrezik i flluskës. Pjesa më e madhe e monedhave virtuale i nënshtrohen luhatjeve ekstreme të çmimit dhe kanë treguar shenja të qarta të një flluske çmimi. Nëse vendosni të blini monedha virtuale ose produkte financiare me monedha virtuale, duhet të jeni të vetëdijshëm se mund të humbisni një shumë të madhe, ose të gjithë shumën e parave të investuara. Po ashtu, pavarësisht nga kërkesat e BE-së për parandal-

e veprimeve ligjzbatuese, legjislacio-ni i BE-së nuk ofron ndonjë mbrojtje ligjore specifike që do të mbulonte humbjet apo ndonjë garanci që do t’ju siguronte rifitimin e aksesit në mbajtjet tuaja në MV. Këto rreziqe janë materializuar në raste të shumta

në gjithë botën. Një tjetër rrezik nga këto monedha është dhe fakti që nëse vendosni të blini monedha virtuale, rrezikoni të mos jeni në gjendje t’i tregtoni monedhat virtuale tuaja apo t’i këmbeni ato në monedha tradicionale, si për shembull euro, për një periudhë të gjatë kohe. Për rrjedhojë, mund të pësoni humbje në këtë proces. Monedhat virtuale përmbajnë gjithashtu rrezi-kun e mungesës së transparencës së çmimit. Formimi i çmimit të monedhave virtuale shpesh nuk është transparent. Prandaj, ekzis-ton një rrezik i madh që të mos merrni një çmim të saktë kur blini ose shisni monedha virtuale. Ndërkohë, disa platforma tregtimi të monedhave virtuale kanë pësuar probleme të rënda operacionale, të tilla si ndërprerje të tregtimit. Gjatë këtyre ndërprerjeve, konsumatorët nuk kanë pasur mundësi të blejnë apo të shesin MV në momentin që kanë dëshiruar dhe kanë pësuar humbje për shkak të luhatjeve të çmimeve të MV-ve që konsuma-torët kanë mbajtur gjatë periudhës së ndërprerjes.

Ky njoftim paralajmërues mbështetet te neni 9(3) i rreg-ulloreve themeluese të të tre autoriteteve dhe vjen në vijim të publikimit të dy deklaratave nga ESMA për Ofrimin Fillestar të Monedhave më 12 nëntor 2017 dhe në një paralajmërim më herët për konsumatorët dhe dy opinione për monedhat virtuale të publikuara nga EBA në dh-jetor 2013, korrik 2014 dhe gusht 2016. Monedhat virtuale janë të formateve të ndryshme. Monedha virtuale e parë ishte Bitcoin që u lançua në vitin 2009. Që prej asaj kohe, kanë dalë monedha virtu-ale të tjera si Ripple, Ether ose Litecoin. Pjesa më e madhe e tyre mbështeten te teknologjia e regjis-trit të decentralizuar (distributed ledger technology), që njihet me emrin ‘Blockchain’

BITCOIN, MONEDHA E PARË VIRTUALE

NË 2009

Nëse vendosni të blini monedha virtuale ose produkte financiare që sjellin ekspozim të drejtpërdrejt ndaj monedhave virtuale, duhet të kuptoni plotësisht karakteristikat e tyre dhe rreziqet që ndërmerrni. Nuk duhet të investoni para që nuk mund t’ia lejoni vetes t’i humbisni. Duhet të siguroheni që të merrni masa sigurie të mjaftueshme dhe të

përditësuara për pajisjet dhe hard-ware-t që përdorni për aksesimin e monedhave virtuale tuaja ose për blerjen, ruajtjen dhe transferimin e monedhave virtuale. Gjithashtu, duhet të jeni të vetëdijshëm se blerja e monedhave virtuale prej një firme të rregulluar për shërbime financiare nuk i zbut rreziqet e për-mendura më lart.

ÇFARË MUND TË BËNI PËR T’U MBROJTUR

6,9,10,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 25 Shkurt 2018 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

C M Y K

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraParlamenti mbledh 2/3 e votave pa një, për kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit

Andi LAMKO

Partitë politike në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë, pohuan dje të kenë arritur pajtimin për të kaluar

marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk janë pjesë e mar-rëveshjes. Qeveria e Kosovës njoftoi dje me entuziazëm arritjen e akordit për heqjen e pengesës kryesore të liberalizimit të vizave. “Koalicioni qeverisës ka mënjanuar pengesën e fundit politike, për unitet politik në parlament. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së Demakacionit me Malin e Zi përmban marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve (Hashim) Thaçi dhe (Filip) Vujanoviç si dhe Raportin e Komi-sionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi”,thuhej në deklaratën e qeverisë. Dy herë gjatë javës që u mbyll partitë politike dështuan të arrijnë pajtimin dhe përplasjet më të mëdha u zhvilluan rreth raportit të Komisionit te ri shtetëror për kufirin, të themeluar në fillim të mandatit të qeverisë së re.

LDK i bashkohet iniciativësPajtimi është mirëpritur nga Lidh-

ja Demokratike e Kosovës e cila pas kundërshtimeve të versionit qeveritar të Demarkacionit, tha dje se mirëpret kompromisin e ri. “Ne vlerësojmë gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Kjo e hap rrugën që sa më parë në

Fushata në Itali, përleshje në manifestimin anti-fashist në Milano

Lufta në Siri, mbi 500 të vrarë në ‘javën e ferrit’, mes tyre fëmijë

Milano u përfshi dje nga trazirat teksa grupe antifash-iste që manifestonin kundër të djathtës ekstreme u përlesh-en me policinë. Protestuesit që zhvilluan një marshim nga kështjella deri tek kate-dralja e qytetit, mbanin slo-gane kundër ekstremistëve. Ndërkaq, lideri i forcës krye-sore radikale Lega Nord, Ma-teo Salvini arriti të grum-bullonte mijëra mbështetës në sheshin Duomo të Milanos në manifestimin e mbajtur në prag të zgjedhjeve të 4 marsit.

Salvini e ka distancuar grad-ualisht partinë nga qëllimi fillestar i pavarësinë e Veriut të pasur, drejt euro-skepticizmit dhe politikave anti-emigra-cion. Lega Nord është pjesë e koalicionit të qendrës së djathtë me Forza Italia të Silvio Berlusconit, që parashikohet të fitojë më shumë vende në Par-lament. Mbrëmjen e së premtes protestuesit gjithashtu u për-poqën të pengonin fjalimin e Salvinit në Piza, duke gjuajtur me shishe qelqi dhe sende të tjera efektivët e policisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha dje se mbi 500 civilë janë vrarë kësaj jave gjatë bombardimeve intensive të forcave siriane në zonën rebele Guta pranë Damaskut. Sipas tyre mes viktimave përfshihen rreth 100 fëmijë. Që prej së dielës së kaluar trupat e regjimit të Bashar Al Assad, të mbështetu-ra nga forcat ruse po mësyjnë ashpër zonën ku janë të bllokuar rreth 393 mijë civilë. Qeveria siriane mohon shënjestrimin e civilëve, duke këmbëngulur se po përpiqet të çlirojë Guten

lindore nga terroristët. Gjendja e vështirë e civilëve në zonë ka alarmuar liderët botërore. Kushtet atje janë përshkruar si ‘ferri në tokë’ nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres. Këshilli i Sigurimit i OKB po përpiqet të miratojë një rezolutë që do të mundësonte armëpushimin mbarë-kombëtar për të garantuar kalimin e ndih-mave dhe evakuimet mjekësore. Votimi është shtyrë disa herë që prej së enjtes, pasi Rusia refuzon ta mbështesë projekt-rezolutën në gjendjen aktuale.

Kroatët dhe malazezët kërkojnë statusin e pakicës në Kosovë

Përfaqësues të komu-niteti malazez dhe atij kroat në Kosovë janë shprehur së fundmi në pritje të reformave kushtetuese, për të fituar sta-tusin e pakicës kombëtare. Autoritetet e Kosovës, ndër vite u kanë premtuar Zagrebit dhe Podgoricës, se kroatët, përkatësisht malazezët që je-tojnë në Kosovë, shumë shpejt do të marrin këtë status. Por, përtej vullnetit politik, ish-in problemet me sigurimin e ndryshimeve kushtetuese ato që e pamundësuan një avancim

të tillë për këto komunitete. Aktualisht, pakicat e njohura me Kushtetutë në Kosovë janë komuniteti serb, boshnjak, turk, rom, ashkali, egjiptian dhe ai goran. Të gjitha këto komunitete, kanë të garantuar përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe institucionet. Në rast të përfshirjes edhe të kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë, mo-zaiku i komuniteteve të Repub-likës së Kosovës do të shtohej, dhe rrjedhimisht do të nevojitej garantimi i përfaqësimit të tyre në instancat shtetërore.

Parlamentin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, si qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. LDK fton Vetëvendosjen të bashkohet në ratifi-kimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim. Pajtimi është mirëpritur edhe nga presidenti Hashim Thaçi i cili shkroi në rrjetet so-ciale se ky është një lajm jashtëzakon-isht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës. Përfaqësuesja e posaçme Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova deklaroi: "Ky është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëj thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe që ta mbështesin marrëveshjen, e cila i përket të gjithëve në Kosovë". Mospajtimi i këtyre dy subjekteve lë ende një pikëpyetje të vogël për

marrëveshjen që kërkon dy të tretat e votave të parlamentit 120 vendësh.

1 votë deri të mërkurënPër të kaluar demarkacioni në

seancën e jashtëzakonshme të së mërkurës, përpos votave të PDK, LDK, AAK e NISMA, të cilat arrijnë në 79, nga 80 të kërkuara për dy të tretat, duhet edhe një votë deputetëve serbë ose të Vetëvendosjes. Lista Srpska dhe Vetëvendosje mbeten kundër marrëve-shjes. Mediat thonë se liderët po lobojnë për një votë të Lista Srpska, ashtu si dhe te Vetvendosje. VV ka 32 deputetë ndërsa Lista Srpska 9. Nëse Lista Srp-ska nuk e jep votën, kosovarët do të vazhdojnë izolimin. Pro izolimit vazh-don të jetë edhe VV bashkë me krahun e Molliqajt që tashmë janë larguar nga partia. Data e votimit përkon me ditën kur në Prishtinë pritet të qëndrojë për një vizitë presidenti i Komisionit Evro-pian, Jean-Claude Juncker, i cili nga 25

Presidenti çek kërkon ekstradimin e hakerit në Rusi

Presidenti çek Milosh Zeman po lobon që hakeri rus i ndaluar në Pragë, i kërkuar nga SHBA, të ek-stradohej në Rusi. Ish-komunisti 73 vjeçar, Zeman, me qasje pro-ruse, pro-kineze dhe anti-myslimane, ka fituar muajin e kaluar një tjetër mandat presidencial. 30 vjeçari Jevgeni Nikulin, i cili kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për supozimet rreth sulmeve kibernetike në rrjetet sociale, gjendet aktualisht në burg, pasi ishte arrestuar nga policia çeke në Pragë, në tetor të vitit 2016.

Dhjetëra të vdekur nga dy sulme me bomba në Kabul

Zyrtarët afganë kanë thënë se një bombë vetëvrasëse ka lënë dje të vdekur të paktën dy persona, në sulmin në një zonë diplomatike në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Grupi militant, Shteti Islamik e ka marr përgjegjësinë për sulmin. Min-istria e Brendshme tha se gjashtë persona u plagosën në sulmin pranë selisë së NATO-s, jo shumë larg am-basadës amerikane. Po dje ministria afgane, ka njoftuar se 18 ushtarë kanë vdekur në një sulm të talib-anëve në perëndim të Afganistanit.

SHBA përgatit bllokadën detare

ndaj Koresë së VeriutAdministrata amerikane e

Trumpit dhe aleatët e tyre në Azi po përgatiten të zgjerojnë kontrollet e anijeve të dyshuara se po shkelin sank-sionet ndaj Koresë së Veriut. Në plan përfshihet dhe dislokimin e forcave të Rojës Bregdetare amerikane për të ndaluar e kontrolluar mjetet lundruese në ujërat e Paqësorit të Azisë. Uashing-toni ka biseduar me partnerët rajonalë, përfshi Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Singaporin, në lidhje me koordinimin e lëvizjeve.

Negociatat rreth çështjes së emrit mes Maqe-donisë dhe Greqisë kanë nisur të japin rezultate reale në Maqedoni, teksa pas heqjes së tabelave në autostradë, ka nisur dje edhe largimi i shkronjave nga terminalit i aeroportit që deri tani quhej “Aleksandri i Madh”. Emri i ri i aeroportit do të jetë “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Riemërimi i aeroportit por edhe i autostradës për në Greqi, u paralajmëruan nga kryeministri Zoran Zaev më 24 janar, pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras më Davos të Zvi-crës, gjatë negociatave të vazhdueshme për gjetjen e kompromisit. Për herë të parë, shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias do të vijë këto ditë në Maqedoni me këtë aeroport. Më herët, prej çështjes së emrit ai ka ardhur vetë me automjet në Maqedoni.

Duke cituar burime të hetuesisë në Kosovë, gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruante dje se politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç është vrarë me një armë automatike e jo pistoletë “Zastava” siç ishte njoftuar më parë. E përditshmja thotë gjithash-tu se në ditën e vrasjes, më 16 janar, një automjet i tipit “Opel Astra” e ka ndjekur Ivanoviçin që nga momenti kur ai doli nga banesa e tij në Mitrovicë, e deri para selisë së partisë në rrugën “Sutjeska”. Kur Ivanoviç iu afrua portës së oborrit ku gjenden zyrat e partisë, një person që gjendej në sediljen e pasme të veturës ka hapur zjarr mbi të. Ivanoviç u qëllua me 6 plumba në gjoks. Vrasësit, sipas “Vecernje Novosti”, u arratisën me të njëjtën makinë drejt fshatit Brdani, ku i vunë zjarrin automjetit.

HIQEN SHKRONJAT E “ALEKSANDAR VELIKI” NGA AEROPORTI I SHKUPIT MEDIAT SERBE: VRASJA E IVANOVIÇ ME AUTOMATIK, JO PISTOLETË

shkurti deri më 1 mars do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë. Në Prishtinë ai do të jetë i shoqëruar edhe nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogher-ini. Në Partinë Demokratike të Kosovës janë shprehur se janë unik për votimin pro të kësaj marrëveshjeje. PDK ka 23 ulëse në Kuvend, të cilët kanë thënë se të gjithë janë njëzëri për ta çuar tutje çështjen e Demarkacionit. Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të PDK ia kishte konfirmuar ambasadorit amerikan se të gjithë deputetët e kësaj partie janë pro ratifikimit të marrëvesh-jes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ne vlerësojmë gat-ishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK lidhur me projek-tligjin për ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi. LDK fton Vetëvendosjen të bashkohet në ratifi-kimin e kësaj marrëve-shjeje që është në in-teresin e të gjithë qytet-arëve të Kosovës...

Kosovë, partitë pajtohen për kalimin e marrëveshjes së

Demarkacionit me Malin e Zi

12 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhen letërkëmbimet, ambasadori shqiptar në Kinë informonte Hoxhën për marrëdhëniet mes dy vendeve, përplasje për rolin e Hrushov

Më 1961 Shqipëria filloi të prishte bashkëpunimin me Bashkimin Sovjetik

dhe hodhi sytë nga Kina. Gazeta publikon dy letra të asaj kohe, ku flitet për këtë çështje. Let-ra e parë është e ambasadorit shqiptar në kinë, i cili informon-te Tiranën, ndërsa e dyta është nga Enver Hoxha për ambasa-dorin tonë në BRSS.

21 korrik, 1961 Memorandum i bisedës së

ambasadorit shqiptar në Kinë Reis Malile dhe anëtarit të Byrosë, shokut Dong Bivu mbi gjendjen ekonomike në Shqipëri, bazën detare sovjetike të Vlorës dhe bashkë-ekzistencën paqësore në marksizëm-len-inizëm.

Letër e ambasadorit për min-istrinë në Tiranë:

Më 18 korrik erdha në Pekin për të nisur detyrën time të re. Një ditë më pas i bëra vizitë dre-jtorit të protokollit Ge Bou Hai dhe zv. ministrit të jashtëm Dong Bivu, anëtar i Byrosë Politike të Kinës dhe një nga themeluesit e partisë kineze. Formalitete e ndjekura ishin të thjeshta sipas protokollit vendas. Nuk u lex-uan as fjalimet, por këmbyen tekstet para ceremonisë, sipas protokollit. Shou Dong Bivu më priti në mënyrë shumë miqësore. Gjatë bisedës unë i transmetova përshëndetjet nga sekretari i parë i partisë Enver Hoxha, nga kryetari i këshillit të ministrave Mehmet Shehu dhe nga shoku Haxhi Lleshi, si dhe falënderimet e popullit tonë për ndihmën e dhënë nga partia e madhe kineze. Ai më falënderoi për përshën-detjet e dërguara dhe më kërkoi t’i kaloj përshëndetet të sinqer-ta udhëheqësit tonë. Ai i priti urimet i heshtur, por më pas më foli gjatë për zhvillimet në vend, realizimet e planeve dhe arritjet në bujqësi, industri e kulturë, si dhe për vështirësitë e katastro-fave natyrore. Ai tha se këto të fundit e kishin detyruar qeverinë të bënte ndryshime në planet e saj ekonomike dhe tashmë fokusi kryesor ishte kthyer nga bujqë-sia. “Ne prej shumë vitesh kemi siguruar bukën tonë në vend, ndërsa këtë vit kemi importuar grurë dhe pritet ta bëjmë për disa vite me radhë”, tha ai, duke shtu-ar se katastrofat natyrore kishin detyruar shtyrjen e publikimit të planit të sivjetshëm, por Asam-bleja do të mblidhet së shpejti dhe plani do të publikohet. Më tej ai foli me admirim për partinë tonë dhe qëndrimin e saj të patundur marksist-leninist. Unë e falënderova për fjalët e ngrohta dhe e sigurova se asgjë nuk do të ndryshojë kursin marksist të Shqipërisë. I fola shkurtimisht për arritjet tona në vend dhe u mundova të kthej bisedën drejt problemeve që na shqetësojnë më shumë. I përmenda se për momentin armiqtë e vendit tonë kishin shtuar sulmet e tyre dhe se disa individë që hiqen si komunistë në fakt po luanin lojën e armikut në sjelljen e tyre kundër nesh. Shoku Dong Bivu tha: “Ju keni të drejtë. E njëjta situatë po ndodh me ne. Kjo që po ndodh me ju i ka ndodhur prej disa vitesh partisë sonë në forma dhe mjete të ndryshme”. Më pas unë e informova shkurtimisht

Ja çfarë i shkruante Enver Hoxha ambasadorit më 1961

Dong Bivu tha se i kishte dëgjuar pikëpamjet e shokëve shqiptarë gjatë konferencës së Bukureshtit, ku ata luftuan me guxim në mbrojtje të marksizëm-leniniz-mit. “Ne nuk e dinim se çfarë do të thoshin shokët shqiptarë në Bukuresht, por ata dolën në mbrojtje të Kinës, na inkurajuan edhe më shumë për të vazhduar përpjekjen tonë me të gjithë fu-qinë. Ne nuk kishim bërë ujdi me shokët shqiptarë, por ata mba-jtën qëndrimin e tyre pikërisht për bërë që vendet e tjera të mos mendonin se Kina dhe Shqipëria kanë rënë dakord me parë për qëndrimin e tyre”, tha ai. Për çështjen e bazës detare të Vlorës, shoku Dong Bivu tha se kur BRSS i kishte njoftuar se do të mbyllnin bazën, shoku Çu En Lai dhe Deng Ciaoping i thanë ambasadorit sovjetik se partia

kineze nuk ishte dakord pasi një vendim i tillë bën të lumtur vetëm armiqtë e socializmit. “Për këtë çështje ne kemi diskutuar në komitetin qendror të partisë dhe kemi aprovuar qëndrimin korrekt të shokut Çu En Lai dhe Deng Ciaoping, të cilat ia njoftuam në një letër partisë sovjetike dhe më pas dhe partisë shqiptare. Ne i thamë sovjetikëve se presioni që po ushtrojnë mbi Shqipërinë me ndalimin e ndihmave, po shkak-ton shumë dëm për të gjitha

vendet socialiste. Qëndrimi i partisë shqiptare është korrekt ndërsa Hrushovi dhe të tjerët nuk dinë të dallojnë cilët janë miqtë dhe armiqtë e tyre”, tha Dong Bivu. Më tej unë i fola për masat që sovjetikët kanë marrë për kadetët, për shtypin sovjetik që nuk përmend më farë Shqipërinë apo për grupet sportive dhe muzikore që nuk pranohen më atje. Të gjithë këto po ndodhin në një kohë kur marrëdhëniet e BRSS me SHBA po zgjerohen

për qëndrimin anti-marksist të partisë sovjetike duke listuar disa fakte. Unë i thashë se tentati-vat e Hrushovit për të izoluar politikisht vendin tonë dhe për të gjunjëzuar partinë tonë, nuk do të japin kurrë rezultat. Sho-ku Dong Bivu tha se shokët shqiptarë po punojnë shumë mirë. Ai vazhdoi më tej: “Vitin e kaluar kur erdhën këtu për vizitë shoku Haxhi Lleshi dhe Liri Belishova ne biseduam me ta dhe i treguam hapur pikëpamjet tona. Por e dalluam sjelljen negative të Belishovës dhe nuk i vazhduam bisedimet me ta”.

Precedentët Unë i thashë shokut Dong

Bivu se sjellja e Liri Belishovës nuk është qëndrimi i partisë sonë dhe se për qëndrimet e saj ajo mori dënimin e merituar. Shoku

“Më tej ai foli me admirim për partinë tonë

dhe qëndrimin e saj të patundur mark-sist-leninist. Unë e falënderova për fjalët e ngrohta dhe e sigurova se asgjë nuk do të

ndryshojë kursin marksist të Shqipërisë. I fola shkurtimisht për arritjet tona në

vend dhe u mundova të kthej bisedën drejt problemeve që na shqetësojnë më

shumë. I përmenda se për momentin armiqtë e vendit tonë kishin shtuar sulmet e tyre dhe se disa individë që hiqen si ko-munistë në fakt po luanin lojën e armikut

në sjelljen e tyre kundër nesh...

Kina kishte hyrë në rrugën e zhvillimit socialist dhe ndoshta asnjëherë më parë ajo nuk ishte paraqitur kaq e fortë, e bashkuar dhe e centralizuar nën pushtetin e Partisë Komuniste Kineze. Gjatë Luftës Civile, Mao tregoi që ishte një politikan, ushtarak dhe strateg i zoti, madje Kisingeri e quan kolos, dominues e dërrmues me ndik-imin e vet, i pamëshirshëm dhe i përmbajtur, poet e luftëtar, profet e kamxhik. 31 Ai besonte fort te doktrina e marksizëm – leninizmit dhe kjo ishte një arsye më shumë për t’u mbështetur nga Moska. Duke qenë revolucionar dhe burrë shteti në kërkim të pushtetit personal, ai

e kishte shfrytëzuar këtë ideologji në përputhje me kushtet në të cilat ndodhej shoqëria kineze. Madje në këtë këndvështrim mund të thuhet se e bashkoi Kinën dhe e nisi drejt një udhëtimi që gati e shkatërroi sho-qërinë e saj civile. Në 1 korrik 1949, Mao Ce Duni botoi një artikull me titull “Mbi diktaturën demokratike popullore”,32 në të cilën shpjegonte natyrën dhe karakterin e shtetit në Kinë si dhe politikën themelore të tij. Në këtë artikull, Mao Ce Duni shpjegonte se Republika Popullore e Kinës ishte një diktaturë e demokra-cisë popullore nën udhëheqjen e klasës punëtore, nëpërmjet Partisë Komuniste të Kinës.

ROLI I KINËS NË VITIN 1961

GAZETA SOT E Diel 25 Shkurt 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Zbardhen letërkëmbimet, ambasadori shqiptar në Kinë informonte Hoxhën për marrëdhëniet mes dy vendeve, përplasje për rolin e Hrushov

Ja çfarë i shkruante Enver Hoxha ambasadorit më 1961

dhe kur vizitat e atketëve ameri-kanë në BRSS po shtohen. Shoku Dong Bivu u përgjigj: “Ata kanë bërë të njëjtën gjë me ne. Ne më parë publikonim këtu dhe në Moskë revistën ‘Druzhba’. Por pas konferencës së Bukureshtit ata ndaluan publikimin e saj në Moskë, në një kohë kur atje ka disa revista amerikane dhe publikime nga vendet e tjera

perëndimore. Është e qartë se ata nuk dinë të dallojnë miqtë nga armiqtë”. “Në kampin socialist dhe në lëvizjen botërore komu-niste ka shumë forca dhe shokë të dalluar që mbrojnë me vendos-mëri parimet e marksizëm-len-inizmit. Por kjo që po ndodh nuk duhet të na habisë. Populli gjerman ka lindur shumë liderë të shquar si Karl Marks e Frie-

imperializmit dhe tha se Kina e mbështet këtë pasi është një nga parimet e deklaratës së Moskës. Në lidhej me atë që Hrushov po bën me Shqipërinë, unë i thashë shokut Bivu se Hrushov nuk duket se po bëhet një person më i mirë. Unë pranova se fjalimi i tij në akademinë e Moksës ishte i mirë dhe se ne do të mbajë mend fjalët e tij, pasi një ditë thotë një gjë dhe ditën tjetër e harron. Shoku Bivu qeshi dhe më tha: “Ke të drejtë. Me të vërtetë në lidhje me qëndrimin me Shqipërinë, sovjetikët po i hapin dyert imperializmit amerikan në Shqipëri. Por imperializmi nuk mund ta sulmojë Shqipërinë pasi kushtet ndërkombëtare nuk e lejojnë. Megjithëse sovjetikët janë tërhequr nga baza detare në Shqipëri, populli shqiptar do ta forcojë atë me forcat e veta. Disa kohë më parë Shqipëria luftoi kundër fashizmit pa armë por i mundi duke ua marrë atyre.

Sot kushtet janë më të mira pasi Shqipëria mes të tjerash ka dhe një bujqësi deh industri të zhvilluar. Shqipëria nuk është si Kuba. Nëse imperializmi guxon ta sulmojë ne do ta mbrojmë me të gjitha forcat”. Unë falënderova shokun Dong Bivu për pritjen e ngrohtë dhe për miqësinë e sinqertë që shprehu për popullin dhe partinë.

Ambasadori, Reis Malile

15 gusht 1961 Telegram nga Enver Hoxha

për Ho Çi Min me anë të am-basadorit në Moskë, Gac Mazi. Sekretari i parë i partisë Enver Hoxha i shkruan presiden-tit Ho Çi Min për një vizitë të mundshme të tij në Tiranë. Hox-ha urdhëron Mazin të kontaktojë urgjentisht Ho Çi Min pasi beson se debatet mes disa liderëve të vendeve socialiste në Evropë dhe Partisë së Punës së Shqipërisë, nuk mund të zgjidhen shpejt ose lehtësisht. Për këtë Hoxha i vë fajin liderëve të vendeve të tjera socialiste, prandaj i kërkon Ho Çi Min të flasë me liderët e këtyre vendeve para se të vijë në Tiranë. Hoxha thotë se vendet komuniste evropiane kanë nisur të denigrojnë partinë shqiptare, qeverinë dhe popullin.

Radiogram nga Tirana për në Moskë

Shoku Gac Mazi, njofto urgjentisht shokun Ho Shi Min se komiteti qendror i partisë konsideron të nevojshme dhe të ngutshme zgjidhjen e mos-marrëveshjeve mes udhëheqësve të partive socialiste të Evropës dhe partisë sonë. Ne besojmë se këto mosmarrëveshje janë shumë të mëdha dhe serioze dhe do të ishte gabim të mendonim se mund të zgjidhen menjëherë. E vetmja rrugë për zgjidhjen e tyre është vënia e përgjegjësisë për vendet e të tjera socialiste pasi ato janë shkaktare. Ud-hëheqja jonë mendon se ju i dashur shoku Ho Çi Min, para se të vini në Tiranë për bisedime mbi çështjet, do të ishte mirë të bisedonit me ato udhëheqës që kanë kryer veprimtarinë e pashembullt, jo-miqësore dhe anti-marksiste, kundër partisë dhe popullit tonë, që janë ud-hëheqësit e Bashkimit Sovjetik, Polonisë, R. D. Gjermane, Çe-kosllovakisë, Hungarisë, Bull-garisë e Rumanisë. Vetëm pasi të bëhet kjo mund të kishin dobi bisedimet mes jush dhe neve. Natyrisht që një analizë e thellë e shkaqeve dhe përgjegjësive të këtyre mosmarrëveshjeve duhet të kërkohet jo te udhëheqja shqiptare por në veprimtarinë e udhëheqjeve të vendeve social-iste të Evropës, në radhë të parë të udhëheqjes sovjetike. Prandaj komiteti qendror mendon se bisedimet mes nesh në Tiranë të bëhen në gjysmë e dytë të nëntorit të këtij viti. Y është mendimi përfundimtar i komitet-it qendror të partisë sonë mbi çështjen.

Përshëndetje komuniste,Sekretari parë i PPSH, En-

ver HoxhaShoku Gaci, përkthejeni

mirë telegramin dhe lini tekstin të shkruar. Dorëzojeni në çdo orë, qoftë edhe natën. Dëgjoni me durim dhe kujdes të gjitha ato që thotë Ho dhe na njofto. Lëreni të flasë së më gjatë.

drich Engels, por gjithashtu ka lindur Karl Kautski”, tha Dong Bivu duke bërë paralelizimin me Bashkimin Sovjetik, ku ka lidhur Lenini dhe Stalini, por gjithash-tu dhe Krushovi. Ai vazhdoi më tej: “Marksizëm-leninizmi nuk trembet nga vështirësitë me të cilat përballet. Vetë historia e ka treguar se të gjitha rrymat opor-tuniste në botë janë shkatërruar. Këtë e ka treguar Internacionalja e Parë, Internacionalja e Dytë si dhe përpjekja ndaj rrymave oportuniste të mëvonshme. Forcat e shëndetshme gjithmonë kanë triumfuar ndaj të tjerëve”. Më pas shoku Dong Bivu foli shkurtimisht për mënyrën se marksistët e kuptojnë parimin e bashkekzistencës paqësore dhe tha se këtë vit sjellja e Hrushovit dukej më mirë se një vit më parë. Ai tha se fjalimi i Hrushov në Akademinë ushtarake në Moskë ishte një fjalim i mirë. Ai përmen-di nevojën e armatosjes kundër

Shoku Gac Mazi, njofto urgjentisht

shokun Ho Shi Min se komiteti qendror i partisë konsideron

të nevojshme dhe të ngutshme zgjidhjen

e mosmarrëveshjeve mes udhëheqësve të

partive socialiste të Evropës dhe partisë

sonë. Ne besojmë se këto mosmarrëve-

shje janë shumë të mëdha dhe serioze dhe do të ishte ga-bim të mendonim

se mund të zgjidhen menjëherë. E vetmja

rrugë për zgjidhjen e tyre është vënia

e përgjegjësisë për vendet e të tjera so-cialiste pasi ato janë

shkaktare...

Era e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shqipërisë frynte çuditërisht veçse sipas stinës. I pari lajmëtar ishte po ambas-adori i parë i Shqipërisë: Koço Tashko, një personazh shumë i njohur dhe intelektual i zoti, u shpall armik pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Ishte po ky ambasador që nxiti dhe organizoi vizitat respektive të delegacioneve mes dy shteteve: katër vizitat e Enver Hoxhës në Moskë dhe takimet me Stalinin, e edhe vizitat me politikanë rusë që kulmin e patën me Nikita Hrushovin. Thyerja e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Moskës nisi me vdekjen e Stalinit. Ardhja e Nikita Hrushovit në drejtimin e Bashkimit Sovjetik, solli edhe një erë të re marrëdhëniesh në bllokun lindor. Kritikat që Hrushovi i bëri Stalinit dhe hapja e tij me Perëndimin nuk i pëlqeu aspak Enver Hoxhës. E, megjithëse Shqipëria ishte një shtet tepër i vogël në krahasim me Rusinë, Hoxha në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë nuk hezitoi ta kritikonte ashpër politikën e Hrushovit, kritikë kjo që tronditi botën komuniste dhe që bëri që BS-ja ta shpallte Shqipërinë “non grata”. Që pas vitit 1961, këto dy vende ngrinë marrëdhëniet duke mos pasur më asnjë lloj pikë kontakti.

MARRËDHËNIET SHQIPËRI-BRSS

14 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

6,9,10,11,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Veliu: ‘Forca e Ligjit’ dhe lufta kundër drogës, në fokus të policisë Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka

deklaruar se fenomeni i kultivimit të kanabisit në vend do të marrë fund gjatë këtij viti. Nga qyteti i Beratit, ku zhvilloi analizën në polici, Veliu theksoi se vazhdimi i operacionit ‘Forca e Ligjit’ dhe lufta për eliminimin e bimëve narkotike do të jenë në fokus të punës së uniformave blu përg-jatë 2018-ës. Duke evidentuar Beratin si një ndër qytetet, ku shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero dhe e aksidenteve fatale shumë e ulët, kryepolici theksoi se nuk do të ketë reformë në polici, por vetëm ristrukturim dhe riformatim, për ta bërë sa më efiçente policinë. Në analizën vjetore që drejtori i Policisë së Shtetit bëri në

qytetin e Beratit merrte pjesë edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas kësaj analize mësohet se Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë dje analizën vjetore nga ku ka rezultuar se për vitin 2017 nuk ka pasur asnjë vrasje. Këtë e pranoi dhe vetë Veliu, ku pas aktivitetit, ai tha se Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka pasur rezultate pozitive. “Vlen për të theksuar që gjatë vitit 2017 në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero. Ashtu si dhe dua të theksoj se numri i aksidenteve me pasoja të rënda, pra me pasoja fatale është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me Drejtoritë e tjera Vendore

të Policisë. Gjithashtu përveç problematikave dhe rezultateve të evidentuara në këtë analizë u këmbëngul dhe u theksuan edhe prioritetet ku do të fokusohet puna e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për vitin 2018, ku prioriteti kryesor do të jetë vazhdimi pa ndërprerje i operacionit “Forca e Ligjit” si dhe puna parandaluese që duhet të bëhet në drejtim të eliminimit të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike pavarësisht numrit të ulët të sipërfaqes apo të rrënjëve të evidentuara gjatë vitit 2017. Në vitin 2018 gjithë puna e Policisë së Drejtorisë Vendore Berat do të fokusohet që ky fenomen të mos ekzistojë më në këtë qark”, deklaroi Veliu.

Kapet me armë pa leje në makinë, pranga 52-vjeçarit Shkodran

Një 52-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi iu gjet një armë pa leje. Hajrulla Gjekaj udhëtonte si pasagjer me një automjet tip Peugeot në autostradën Rro-gozhinë – Plepa. Gjatë kontrollit fizik, Gjekës iu konstatua një pistoletë Zastava me 12 fishekë dhe një silenciator. “Shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë kanë arrestuar në flagrancë një person, i cili mbante armë zjarri pa leje të organeve kom-petente. Në pranga është vënë Hajrulla Gjekaj, 52 vjeç, i cili ishte pasagjer dhe po udhëtonte me makinën e tipit Peugeot me shofer shtetasin me inicialet N. M., 53 vjeç, të dy banues në Shkodër. Gjatë kontrollit Gjekajt i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë e tipit “Zastava”, 12 copë fishek dhe një silenciator. Këto materiale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e muni-cionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestohen 2 “skiftera” në Lezhë, 8 vjedhje vetëm në një muaj

Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në qytetin e Lezhës. Të paktën 8 vjedhje ka dokumen-tuar policia ndaj tyre. Efektivët e policisë Lezhë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione policore, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Alket Makaj, 43 vjeç, banues në Tale-Lezhë dhe Rambo Hasani, 27 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa u janë sekuestruar disa nga mallrat e vjedhur. Sipas policisë dy të ndaluarit dyshohet se kanë vjedhur ciklomo-torin e shtetasit me inicialet B. L.; i kanë vjedhur dy bateri makine shtetasit me inicialet K. C.; kanë vjedhur me thyerje kioskat në pronësi të shtetasve me inicialet D. G., dhe R. M.. Ndërsa Rambo Hasani dyshohet të jetë autor i vjedhjes së magazinës në pronësi të shtetasit me inicialet Xh. S., dyshohet se ka vjedhur disa mjete pune; servisin në pronësi të shtetasit A. D.; banesën e shtetasit me inicialet Gj. Gj si dhe magazinën në pronësi të shtetasit me inicialet N. M.. Vijojnë hetimet për dokumentimet ligjore edhe të vjedhjeve të tjera që këta 2 shtetas mund të jenë autorë.

Bie nga biçikleta në lumin Drin, mbytet 71-vjeçari shkodran

Një 71-vjeçar është mbytur në ujërat e lumit Drin në Shkodër mëngjesin e djeshëm. Mësohet se trupi i pajetë i viktimës u konstatua nga qytetarët pranë urës së Bahçallëkut, të cilët menjëherë njoftuan uniformat blu. Viktima është iden-tifikuar nga familjarët dhe është 71-vjeçari me iniciale Sh. Ç. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. “Me 24.02.2018 rreth orës 09:00 jemi njoftuar se në lumin Drin poshtë urës është gjetur një person i mbytur, i sek-sit mashkull. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Drin dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër, Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç. 71 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkod-ër. Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia në njoftimin saj zyrtarë për mediat.

Zbardhet aksidenti që u mori jetën 2 personave në Golem, 40 vjeçari pa patentë tentoi

të bënte “shofere” të dashurën pasagjere

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDëshmitarët: Makina drejtohej nga një mashkull

Elvis MYRTA

Policia e Kavajës në bashkëpunim me prokurorinë kanë ar-restuar në flagrancë

drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës. Pas vepri-meve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin ditën e djeshme tek Mali i Ro-bit, ndërsa shtetasja Ilda Par-roj, rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet dhe jo drejtuese siç u tha në fillim. Mëngjesin e djeshëm dy persona humbën jetën dhe një fëmijë i mitur mbeti i plagosur në një aksi-dent të rëndë. Këmbësorët, anëtarë të së njëjtës familje, u përplasën nga një mjet i tipit “Toyota” teksa ndodheshin në anë të rrugës duke pritur autobusin për në qytetin e Beratit. Viktima në atë aksi-dent tragjik mbetën 69 vjeçari Xhemil Pisku dhe nusja e tij 34 vjeçe, Edlira Pisku si dhe u plagos djali i kësaj të fundit, 8 vjeç. Ata kanë qenë në mini-stacion duke pritur autobusin të shkojnë në Berat, kur “Toy-ota” ka dalë nga rruga duke i marrë para. Antarët e familjes Pisku u nisën për në qytetin e Beratit ditën e djeshme, pasi 34-vjeçarja kishte mësuar se gjyshja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Automjeti që aksidentoi familjen Pris-ku, u erdhi nga prapa atyre duke i marrë përpara. Mëso-het se në momentin kur ka parë që po i afrohej makina, 34-vjeçarja i ka dalë përpara me trup djalit të saj 8-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen ka qenë ky gjest i nënës 34-vjeçare që shpëtoi djalin e saj të mitur. Mësohet se në makinën që ka shkak-tuar aksidentin, kanë qenë dy persona, Ilda Parroji, pasag-jere dhe Halil Koka të cilët janë në një lidhje dashurie me njeri-tjetrin. Fillimisht

30-vjeçarja Parroji deklaroi se ishte ajo në timon, pasi i dashuri i kishte kërkuar që ta merrte ajo përsipër ngjarjen. Koka ishte pa patentë sepse i ishte hequr pak ditë më parë nga policia rrugore për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Në zbard-hjen e aksidentit tragjik kanë ndihmuar edhe dëshmitarët, të cilët kanë thënë se kishin parë një mashkull që drejtonte mjetin.Si u zbulua drejtuesi i mjetit

Ngjarja e djeshme, ku një automjet i mori jetën një 34-vjeçarje dhe vjehrrit të saj është shoqëruar me mistere përsa i takon drejtuesit të automjetit "Toyota". Fillimisht përgjegjësinë e aksidentit si drejtuese të automjetit e ka marrë Ilda Parroj, 30 vjeçe, ndërsa në automjet ndodhej

edhe Halil Koka, partner i saj, i cili ishte i papajisur me leje drejtimi. 30-vjeçarja, pak çaste pas aksidentit i tha uni-formave blu se ishte ajo në timon dhe nuk e kish idenë se çfarë kish ndodhur, pasi nuk mbante mënd asgjë. Por pas ekspertizës nga grupi hetimor dhe marrjes në pyetje në poli-ci, ajo ka ndryshuar dëshminë, ndërsa 40-vjeçari Halil Koka ka marrë përgjegjësinë e aksidentit. Gjithçka ka ndry-shuar rrjedhën e hetimit pas dëshmisë së një qytetari që ka parë aksidentin. Ai i ka thënë policisë se në drejtimin e automjetit ishte një djalë. Pas konfuzioneve nga Par-roj e cila mori përgjegjësinë e aksidentit se ishte ajo në timon dhe dëshmisë së qyte-tarit, policia i mori në pyetje veçmas Kokën dhe Parrojn

në Policinë e Kavajës. Në dhomat e ndara të policisë, vajza ka pranuar se kishte mashtruar, pasi sipas saj, ka qenë Halil Koka ai që i ka kërkuar të marrë përgjeg-jësinë e aksidentit pasi ai do paguante për ta nxjerrë nga policia. Pas kësaj dëshmie të Ilda Parroj, policia ka marrë në pyetje Halil Kokën të cilin e ka vënë përballë dy dëshmive, qytetarit dhe shoqërueses së tij. I gjen-dur përpara këtyre dy të dhënave, Koka ka pranuar se ka qenë ai në drejtimin e au-tomjetit tip "Toyota Corolla". Shoqëruesja e tij Ilda Parroj do akuzohet për dëshmi të rreme, ndërsa 40-vjeçari për mosrespektim të rregullave rrugore, shpejtësi tej nor-mave të lejuara dhe aksident me pasojë vdekjen.

Këmbësorët, anëtarë të së njëjtës familje, u për-plasën nga një mjet i tipit “Toyota” teksa ndod-heshin në anë të rrugës duke pritur autobusin për në qytetin e Beratit. Viktima në atë aksident tragjik mbetën 69 vjeçari Xhemil Pisku dhe nusja e tij 34 vjeçe Edlira Pisku si dhe u plagos djali 8 vjeç...

GAZETA SOT E Diel 25 Shkurt 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Prokuroria, dyshime se investimet e biznesmenit janë të pajustifikuara

Elvis MYRTA

Biznesmeni Idlir Kar-kini i shpallur në kërkim për skan-dalin e pronave në

plazhin e Spillesë është duke u hetuar nga Prokuroria për pastrimin e produkteve të veprës penale. Ka dyshime se investimi i kryer nga Kar-kini të jetë bërë me para të pajustifikuara. Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës ka nisur dhe një verifikim pasuror për biznesmenin i cili privatizoi poligonin e qitjes, që për vite me radhë nuk u hipoteka dot nga Ministria e Mbrojtjes. Grupi hetimor do të kalojë në sitë të gjitha llogaritë bankare të Idlir Karkinit dhe famil-jarëve të tij. Do të krahasohen të ardhurat e deklaruara me ato që janë investuar për të bërë privatizimin e 110 mijë metrave katrorë tokë. Gjithashtu verifikime do të kryhen edhe në Hipoteka për identifikimin e pasurive të paluajtshme të biznesmenit. Karkini është përmendur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të kryer në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2015, si fitues i një ten-deri për furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e radarëve të ushtrisë, me vlerë 1 milion euro, edhe pse kompania e tij rezultonte se ishte vetëm një dyqan celularësh në Rrugën e Durrësit. Dy ditë më parë Gjykata e Kavajës la në burg 5 persona, ish-punonjës të Hipo-tekës së Kavajës dhe Bashkisë Rrogozhinë për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë. Ndërsa dy persona të tjerë, ndër ta dhe kryetari i Baskisë Rrogozhinë Beqir Nuredini, u caktua masa detyrim paraqitje dhe bllokim i pasaportës.Si fitoi fiktivisht biznesmeni

prona në SpilleBiznesmeni Idlir Karkini

rezulton të ketë marrë jo

“ Prokuroria e Kavajës ka nisur dhe një verifikim pasuror për bi-znesmenin i cili privatizoi poligo-nin e qitjes, që për vite me radhë nuk u hipoteka dot nga Ministria e Mbrojtjes. Grupi hetimor do të kalojë në sitë të gjitha llogaritë bankare të Idlir Karkinit dhe famil-jarëve të tij...

vetëm poligonin e qitjes së aviacionit Shqiptar në Spille të Kavajës, por edhe dy pasuri të tjerë në këtë zonë. Dosja e prokurorisë së këtij qyteti ka nxjerrë në dritë të dhëna rrënqethëse mbi mënyrën e tjetërsimit të tokave në Spille, ku tregohet një skemë krimi-nale në të cilën janë përfshirë shefa kadastre, drejtues hipo-teke dhe deri tek biznesmenë të ndryshëm, të cilët ishin të gatshëm të blinin sipërfaqe toke në zonën bregdetare të Spillesë. Sipas Prokuror-isë së Kavajës biznesmeni Idlir Karkini, ka përdorur dy punonjësit e kompanisë së tij për të kryer shitje fiktive, të dy pasurive me një vlerë prej 300 milion lekë të vjetra. Nga dokumentacioni që ka administruar prokuroria e Kavajës rezulton se Karkini sipërfaqet e tokës i ka blerë nga dy punonjësit e tij Ro-land Kërçuku dhe Armand Kaja, të cilët ishin pajisur në mënyrë të çuditshme me prokurë përfaqësimi nga dy persona të moshuar Rrahman

Afera me pronat në bregdet, Prokuroria e Kavajës nis hetimet për pasurinë e biznesmenit Karkinit

Greqi, kapen te shqiptarë me 1.5 kg heroinë në Prevezë

Rreth 1.5 kg heroinë janë sekuestruar mëngjesin të premtes nga policia e Prevezës, e cila arrestoi gjithashtu edhe 3 shtetas shqiptarë. Të ndaluarit janë një drejtues mjeti, 53 vjeç, si dhe pasagjerët 39 dhe 45 vjeç, që të tre shqiptarë. Duke shfrytëzuar informacionet për trafik lëndësh narkotike me automjet, policia kishte ngritur një postbllok në rrugën “Ionian”, në zonën malore të Gorgomylos. Policia sinjalizoi ndalimin e një automjeti të dyshuar, por drejtuesi përshpejtoi dhe u kap vetëm pak më tutje, pas nd-jekjes policore. Në momentin e ndalimit, njëri prej 3 pasagjerëve u përpoq të largohej mes këmbësorëve, e hodhi drogën e ndarë në 3 pako. Gjatë kontrollit u sekuestruan 1.5 kg heroinë, një sasi e vogël kokaine, 800 euro dhe 7.000 lekë, si dhe 5 telefona celularë. Edhe automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Të arrestuarit do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë nga Departamenti i Sigurisë së Prevezës.

Vetëvaret 38-vjeçari në burgun e Fierit, shkak depresioni

Heqja e lirisë për shkak të një vepre penale duket se ka rënduar shumë psikologjikisht një 38 vjeçar i cili i dha fund jetës mbrëmjen e së premtes. Ngjarja ndodhi në burgun e Fierit ku shtetasi me iniciale A. M., vuante dënimin me tre muaj burg për vjedhje. Hetimet paraprake zbuluan se i riu ka përdorur rrobat e trupit për të kryer aktin e vetëvarjes ndërsa në qeli jetonte vetëm. Policia bëri me dije se 38 vjeçari ishte transferuar dy ditë më parë nga Burgu i Vlorës. Ndërsa para pak ditësh i është nënsh-truar edhe një kontrolli shëndetësor pasi kishte shfaqur shenja depresive. Paraprakisht dyshohet se i dënuari i ka dhënë fund jetës për shkak se nuk përballonte dot qëndrimin ne qeli, ndërsa policia dhe shërbimi për çështjet e brendshme të burgjeve kanë nisur hetimet për të hedhur dritë më ngjarjen. Për ngjarjen ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu i cili thotë në rrjetet sociale se burgjet nuk funksionojnë si duhet dhe se nevojitet një analize e plotë mbi nivelin e trajtimit, profesion-alizimin e punonjësve dhe punën psikologjike me të dënuarit.

Abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan, prokuroria nxjerr 3 ekspertë në terrenNë vijim të hetimeve për ndërtimin e

rrugës Tiranë-Elbasan, Prokuroria ka thir-rur ekspertët, për të inspektuar situatën në terren. Mësohet se tre ekspertë të rrugëve, do të shohin nga afër punimet për auto-stradën Tiranë-Elbasan. Grupi i ekspertëve do të përcaktojë dëmin real të shkaktuar nga mos përmbushja e standardeve për ndërtimin e rrugës. Gjithashtu grupi i ekspertëve do të vlerësojë dëmin ekono-mik të shkaktuar si dhe do të kontrollojë dokumentacionin e punimeve reale. Rezu-ltatet e punës së ekspertëve, do të paraqiten si provë ndaj ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët po hetohen për abuzim me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.

Sipas prokurorisë pas auditimit të KLSH-së, dyshohet se abuzimet në këtë rrugë janë bërë pas ndryshimit të projektit fillestar ku u kërkuan fonde shtesë si dhe punimet në Ibë dhe Mullet. Sipas audituesve të KLSH që kanë depozituar kallëzim penal, janë kryer pagesa të paargumentuara tek kompanitë private dhe të pajustifikuara me punime konkrete në teren. Ndërkohë gjatë ndërtimit të “Usekut të Mulletit”, KLSH në kallëzimin e saj evidenton si dëm ekonomik shumën prej 1.3 milion dollarë sepse i është dhënë kontraktorit ndërtues, ndërkohë që një pjesë e këtyre punimeve në këtë segment rrugor ishin kryer dhe paguar gjatë projektit orig-jinal. Për abuzimet e rrugës Tiranë-Elbasan

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e “arrestit me burg” për Dashamir Xhikën, ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar. E njëjta masë është dhënë dhe për dy ish zyr-tarët lbens Alite dhe Aksel Qurduka. Këta të dy, kanë qenë ish drejtues të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-El-basan. Ndërkohë kujtojmë që për abuzimin e ndërtimit të kësaj rruge është pyetur dhe ish Ministri i Transporteve Edmond Haxhi-nasto. Ish-ministri është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen dhe jo të personit të vënë në hetim. Deri në këto momente prokuroria e ka ish-ministrin Edmond Haxhinasto si dëshmitar dhe nuk i ka regjistruar emrin si person nën hetim.

Qoshja dhe Valbona Elezi. Idlir Karkini, biznesmeni i cili ka privatizuar në mënyrë të paligjshme poligonin e qitjes, pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, ka ndërtuar aty një biznes privat. Për këtë pronë Ministria e Mbrojtjes ka ap-likuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk iu regjistrua kjo pronë. Ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit.

Menjëherë pasi biznesmeni mori certifikatën e pronësisë ai futi një grup punëtorësh për pastrimin e territorit dhe ngritjen e biznesit. Ka qenë futja e punëtorëve për të prerë pemët, ajo që është bërë shkak për kallëzimin penal ndaj biznesmenit. Në kallëzimin penal drejtuar prokurorisë, policia thotë se janë konstatuar prerje pyjesh në një tokë shtetërore nga shtetasi Idlir Karkini.

Kundërshtoi policinë, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 19-vjeçar pasi ka rrezikuar jetën e policëve të cilët i kanë vënë gjobë. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Paris Xhemalollari, 19 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “28 Nëntori”, ka kundërshtuar punonjësin e policisë rrugore gjatë vendosjes së një mase administrative dhe është larguar duke rrezikuar jetën e punonjësit të policisë rrugore. Në ndjekje të tij u vunë Patrulla e Përgjithshme dhe Shqiponjat, ku dhe është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

16 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Informaliteti “welfare”, rrumpallë i një sistemi në faj!

Një administratë në shërbim të shqiptarëve, ëndërr ende e parealizuar

janë një pafytyrësi shoqërore e jona. Një pafytyrësi - janë njerëz me vila që marrin ndihmë ekonomike politikisht ose në kor-rupsion, pafytyrësi është se nuk ka model të ri-integrimit në punë dhe profesion, pafytyrë-si është informaliteti i plotë i jashtë kontrollit të individëve dhe familjeve në punësim dhe profesione, informaliteti dhe virusi i paemër i varfërisë te disa shtresa, që askush nuk ju del zot në banesë, shkollë fëmijësh dhe ushqim në varfërinë më të skajshme. Pafytyrësi është varfëria e pakontrolluar si në punësim dhe mbrojtje nga shteti, dhe po aq pafytyrësi është që lobingjet politike japin ndihmë so-ciale politikisht dhe korruptivisht, për të cilin sigurisht dhe kryeministri sot ka të drejtë! Si gjithmonë ne sot bëjmë sikur po shpikim rrotën, kur në fakt ajo është shpikur dhe ka ndodhur gjithkund përpara nesh.

Në Perandorinë Romane Augusti jepte “Cura Annonae” me bote plot me grurë qyte-tarëve, që nuk mundeshin të blinin ushqim çdo muaj. Mirëqenia sociale u fut në program nga Perandori Trajan, por dhe dinastia Sung në Kinë rreth dhjetë shekuj p/k në Kinë po këtë koncept e futi në shtet. Në Kinë u kalua në sistemim “welfare” antik te ndërtimi i shtëpive të pushimit, klinikave dhe varrezave për të varfërit. Më kuptoni besoj -se çfarë është “welvare” që te ne shumica i thonë ndihmë sociale. Konceptualisht jemi rrump-allë si popull dhe pastaj institucionalisht një model që kërkon vite që të organizohet si funksional vërtetësisht dhe ligjërisht. Sot,

Nga Besi BEKTESHI

I fundit problem që do të “sistemohet” ose rregullohet te ne, është pikërisht sistemi i social

i ndihmës dhe punësimit! Ne akoma i themi mod-el ndihme një marrëzie konceptuale që “ti rri dhe të paguajnë jetesën shteti dhe taksat që ju merren të tjerëve”. Pastaj sistemi i pacaktuar te ne i “mirëqenies”, ose më mirë të themi i varfërisë së “toleruar”, i cili është minimumi jetik i Shqipërisë si vend dhe shoqërisë. Absolutisht nuk ka akoma një zgjidhje dhe kjo vjen jo vetëm për mundësi të vogla financiare, por dhe të një informaliteti sa absurd dhe rrump-allë politike në interesa në zyrat e punës dhe ndihmës sociale, nëpër zyrat e bashkive, pensione etj., etj. Në të vërtetë është sistemi “Welfare” në botën e qytetëruar, që nuk ka të bëjë me ndihmën sociale, por me problemin e punës dhe të mbrojtjes sociale në shoqëritë e demokratizuara dhe të kontrolluara nga ligji! Ky sistem nuk ka lidhje me modelet e shoqërive të dala nga dekompozimi ideor komunist apo dhe enverist që “njerëzit nuk do të paguajnë asnjë taksë dhe shteti ju garanton të gjitha”. U pa sidomos nga fundi i sistemit, sa të mira ju garantoi ai sistem shtetasve të tij! Por ka 27 vite që modeli i mbrojtjes sociale dhe integrimit në punë –

sigurisht “welfare” është një “eufemizëm” sa politik dhe institucional. Programet e para të asistencës sociale në Europë ishin ligjet Angleze për të varfërit të vitit 1601. Filloi si model si pagesës për të varfërit dhe pastaj u transformua si korrigjim në shekullin e 19-të në sistemin “workhouses”?! Dakord, dhe kjo është akoma larg me ne dhe sot!? Programet e asistencës publike nuk ju thuhej emri “welfare” deri në nisje të shekullit 20-të. Por pastaj ky term shumë shpejt u adoptua për të larguar lidhjet negative të cilat ishin të keqpërdorura me termin lëmoshë. Otto Bismarckh futi në Gjermani sistemin e parë welfare në klasën punonjëse. Në Britani ishin Campbell-Bannerman e David Lloyd George që futën sistemin më “kapitalist” të siguri-meve kombëtare. Po kështu ka sistem dhe modeli i aplikuar në USA. “Welfare” mod-erne është ai Gjermanisë, Francës, Vendet e Ulta dhe sidomos modeli i vendeve nordike si Islanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda. Esping – Andersen i ndan në modelin socialdemokrat, konservator dhe liberal. Po disi të ndryshëm, por kanë një të përbashkët. Nuk janë rrumpallë ligjore në informalitet, nuk kanë vetëm lëmoshën e ndihmës sociale por dhe punësimin, duke kontrolluar çdo individ dhe për më tepër - nuk merret partia me këtë lëmoshë por ligji si ndarje njerëzish. Për më tepër kanë min-imum – jetik në saj të kontrollit mbi infor-malitetin! Ka shumë modele të tilla që lidhin bashkëveprimin e zyrave të punësimit, in-

tegrimit, ndihmës sociale, shëndetit publik, arsimit, banimit dhe ushqimit dhe deri në zyrat e policisë. Dakord pra - dhe ky është modeli modern i kontrollit të mirëqenies sociale. E kemi ne këtë gjë. Mbase zyrat, por jo sistemin dhe do të jetë shumë e vështirë ta kemi dhe për shumë kohë.

Kontrolli mbi papunësinë e vërtetë, është një diçka që nuk funksionon te ne, mbi varfërinë e vërtetë po ashtu dhe sikur të dihet - sistemi nuk të ndihmon! Qeveritë e dikurshme dhe sidomos ato të mentalitetit “kapitalist” të Sali Berishës ishin “bjeri fort të ligut” dhe lëri njerëzit informalë të lirë në kapitalizëm. Kurse qeveritë socialiste në fakt – janë larg të qënit modele të një të ma-jte moderne dhe të sinqertë. Më tepër janë modele që thërrasin majtas dhe veprojnë sipas një mor korrektese sociale, duke u jus-tifikuar me të djeshmen e doktorit të partisë.

Ky sistem te ne është në faj. Në faj për të kaluarën e keqe. Për injorancën e madhe në popull. Por lidhjen e keqe dhe të dëmshme me korrupsionin. Për informal-itetin jo të toleruar, por lejuar për të ngritur padrejtësinë shoqërore në “welfare” mod-ern. Praktikisht ne nuk kemi sistem të tillë, por unë po “toleroj” të them se kemi, por është rrumpallë. Ka shumë dëme shoqëria nga një sistem i tillë. Por në fakt- faji është sa lart dhe poshtë. Është një faj shoqëror i joni që ka lidhje me retro kulturën e ligjit në mos zbatim. Këtu fillojnë dhe mbarojnë të gjitha fajet tona në – demokraci.

Nga Riza HOXHA

Ne shqiptarët, të mbytur nga varfëria, i biem shkurt: “jetojmë

në një gjysmë shteti, andaj secili t’i dalë zot vetes”. Një vlerësim grotesk për shtetin që klasa jonë politike ka arritur të ngrejë gjatë këtyre afro 30 viteve të kësaj gjysmëdemokracie albaneze.

Çudia është se kënaqemi vetëm me për-rallat që na tregojnë me nder politikanët tanë. Na tregojnë përralla sa për të na vënë në gjumë. Këto ditë na flasin 24 orë në 24 për reformat e lloj-llojshme, mes të cilave edhe për atë që synon ringritjen e admin-istratës shtetërore. Sepse sot e pranojmë të gjithë ne shqiptarët se vetëm administratë të përgjegjshme dhe profesionale, ku mund të zgjidhim një problem të thjeshtë, ende nuk e kemi. Prej afro 30 vitesh, kjo klasë politike që ne kemi në krye të punëve ka arritur të ngrejë një administratë krejtë-sisht të qelbur familjare, aq të paturpshme sa secilit rob shqiptari sot i vjen turp t’i dre-jtohet për ndonjë farë problemi kësaj lloj administrate që ende frymon.

Sot të gjithë shqiptarët e mbetur kësaj ane të kufirit, krahas mendjes së ngritur për të ikur, shikojnë me vëmendje se çfarë mysybeti do të pjellë kjo reformë e admin-istratës, që kjo klasë politike është kujtuar të na e sjellë. Sepse kjo klasë politike që

ne kemi, nuk dihet se mund të kujtohet e ta baltosë edhe këtë reformë. Ashtu siç ka baltosur mjaft prej reformave që ka nisur me lodra e daulle. Pavarësisht lodrave të rëna, ne shqiptarët e kemi ndjerë se ndodhemi në një rreth vicioz, prej të cilit e kemi mjaft të vështirë të dalim. Sepse, varfëria sa vjen e rritet, aq sa gjithë pasuria e këtij vendi u është lënë në dorë një grupi oligarkësh që përfaqësojnë me nder klasën politike albaneze. Është kjo klasë që për të na vënë në gjumë, nxjerr nga sirtari i tavolinave të saj, reforma pas reformash. Kështu, të gjithëve na kujtohet reforma e ndarjes territoriale. U shkurtuan njësitë administrative nga 385 bashki e komuna, në 61 bashki. Një veprim që u përkrah nga gjithë shqiptarët. Sepse kishim komuna me vetëm 400 – 500 banorë. Pra, minikomu-na që kanë shërbyer për të punësuar disa punonjës të afërm të kryetarit të komunës, pa i sjellë ndonjë shërbim komunitetit.

Shkurtimi i njësive administrative duhej të sillte shkurtim të ndjeshëm të shpenzimeve të pushtetit lokal. Po vetëm pas afro 3 vitesh po rezulton një rritje e nd-jeshme e shpenzimeve, kryesisht për paga. Arsyeja është e thjeshtë: rritje e ndjeshme e nëpunësve nga drejtuesit e bashkive, të cilët e kanë kthyer pushtetin vendor në bahçe familjare. Çudia është se heshtet ndaj kësaj dukurie që ka rritur në mënyrën më abuzive shpenzimet për taksapaguesin që nga shkurtimi i njësive administrative nuk ka përfituar ndonjë gjë, bile ka ndjerë haptazi përkeqësimin e shërbimeve ndaj tij.

Shembulli i reformës së ndarjes ad-

ministrative, për të cilën heshtet, edhe pse gjithçka është kryer nga kryetarët e bash-kive në sytë e të gjithëve, është një tregues që shqiptarët i ka bërë që të mos i besojnë lumit të reformave që ky gjysmështeti ynë na tregon se po kryen. Janë vetëm rezul-tatet që mund të na bëjnë të besojmë për efektivitetin e reformave që kryen kjo klasë politike.

Në rradhë të parë, për reformën e ad-ministratës. Kërkojmë që ajo të na shërbejë të gjithëve, bile, jo vetëm neve që kemi mbetur këtu, por edhe shqiptarëve të tjerë që kur vijnë të na shohin na krenohen duke na thënë: shyqyr që arritëm të largohemi. Në këtë derexhe i ka çuar kjo administratë shqiptarët, që kur hyjnë në zyrat e saj, na sheh të gjithëve nga xhepat. Është kjo arsyeja që shumica jonë kërkojnë vetëm largimin e kësaj administrate familjare që bashkë me klasën politike na ka bërë ta emërtojmë shtetin tonë me togfjalëshin “me nder me thënë shtet”.

Është kjo arsyeja që kërkohet lehtësi-mi i administratës që kësisoj të mundim të shpëtojmë nga shpenzimet e kota. Siç ka ndodhur me pushtetin lokal, i tejfryrë, bile që është rritur ndjeshëm kur e krahason me pushtetin lokal, kur ishin 385 njësi ad-ministrative. Një tregue që mbulon me turp gjithë klasën politike që ka lejuar kësisoj degjenerimin e një reforme të tërë të kryer për minimizimin e njësive administrative. (Kjo klasë politike as skuqet, as zverdhet nga turpi. Ajo është mësuar me turpe të tilla, sa i vjen më shumë kënaqësi se turp).

Lufta brenda llojit, pritet të ashpër-

sohet. Këtë do ta sjellë zbrazja e admin-istratës nga të tepërtit, nga pjesëtarët e familjes, nga diplomablerit. Pasi është e vështirë të pranohet largimi i familjarëve, apo militantëve, tani që po afrohen zg-jedhjet për pushtetin vendor. Po edhe sta-tuskuoja është e rrezikshme për secilin. Tashmë shqiptarët nuk mund të pranojnë të paguajnë taksat vetëm për të mbaj-tur në zverk lloj-lloj përfaqësuesish të oligarkisë së familjes në pushtet. Kësisoj çfarë s’do të presim. Mund të dëgjojmë edhe shumë të fshehta të padëgjuara që grupi familjar në pushtet i mban si “asin nën mëngë” në luftën për pushtet me kundërshtarët e tij.

Gjithsesi, të gjithë presim që realizimi i reformës në administratë do të mund të instalojë një administratë në shërbim të të gjithë shqiptarëve e jo si deri tani vetëm në shërbim të oligarkëve dhe të familjes që prej afro 30 vitesh ka zaptuar çdo derë pushteti dhe nuk di t’i zbresë kalit, pavarë-sisht të këqijave që u ka sjellë shqiptarëve. Në rradhë të parë, varfërimit të pandër-prerë të shumicës së shqiptarëve. Bash për këtë, të gjithë e presim me një ndjenjë padurimi realizimin e kësaj reforme. Të paktën të mund të shpëtojmë nga lloj-lloj birbosh të familjes që kanë zënë e nuk i lëshojnë dyert e zyrave, edhe pse dinë vetëm të shajnë pa asnjë teklif hallexhin-jtë. Sepse e ndjejnë veten si pronarë dhe jo si shërbyes të popullit. Shqiptarët do të mbeten të kënaqur nëse nuk do të kenë mbi krye “pronarë” siç ka ndodhur këto afro 30 vjet të kësaj gjysmëdemokracie.

GAZETA SOT E Diel 25 Shkurt 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Lajmet për protesta vijojnë me Gjirokas-

trën, ku dy familje pro-testojnë nga vërshimi e baltës brenda mje-diseve të banesave

nga vërshimi i ujrave të shirave të fundit. Më

pas radha. Aktorët e Teatrit Kombëtar pro-testojnë kundër prish-

jes së godinës. Dhe ndërtimit të saj me

kullë. Nuk duan teatër me kullë! Duan status

të artistit. Ndryshoni ligjin mbi artin! Peda-

gogët e Universitetit të Tiranës protestojnë për

vonesat e pagës me 10 ditë. Kërkojnë ndry-

shim të ligjit të arsim-it. Akademikët duan status të posaçëm.

Ndryshe në 10 mars do bëjnë namin. Një

akademik ankohet për zënien e mjediseve

pranë shtëpisë. Nuk ka vend ku të parkoj mak-

inën. Vijojnë radhazi njoftimet për protes-

ta dhe superprotesta. Dacibao gjithandej...

Përtej ngazëllimit, e gjithë Shqipëria në protestë

Nga Bardhyl BEJKO

Seç ka një ngazëllim të papërmbajtur, gati në delir nga shumë faktorë politikë,

mediatikë, grupe interesi për ta paraqitur Shqipërinë, jo si një vend ku punohet, pushohet, shëtitet, njerëzit bëjnë shoping, shkojnë në teatro e kinema, vizitojnë vende historike, qytete antike e monumente natyrore, po si një arenë ku në çdo metër katror zhvillohet një protestë. Flamurin për krijimin e një perceptimi të tillë e ka marrë si për çdo nxirje tjetër në dorë opozita. Liderët e saj, Basha nga njëra anë e Kryemadhi me ndihmësin e saj, Vasili, bëjnë tellallin nga mëngjesi në mbrëmje përmes ekraneve dhe opinioneve në gjithë studiot mediatike për t`u thënë shqiptarëve, po më shumë të huajve se populli i irrituar, i zemëruar dhe i nxehur, është në këmbë kundër “bandave” të pushtet-it, të atyre që i shfrytëzojnë dhe i vjedhin, që i lënë pa bukë dhe i nxisin drejt emigracionit. Dhe fill pas këtij deklarimi tjerrin shifra. Ekspozojnë pasqyra të korrupsionit, të pap-unësisë, të rënies së nivelit të fuqisë blerëse. Tregues që i shumëfishojnë e retushojnë si-pas interesave të çastit, duke i treguar si të na ketë rënë mbi krye ndonjë gjëmë dhe si vend i përfshirë në revolta pa fund. Një sforco e jashtëzakonshme për t`i treguar me gisht një grup njerëzish që mblidhen para Kuvendit apo godinës së qeverisë në një fshat skajor apo një kopësht e çerdhe, ku debatohet dieta ushqimore e fëmijëve e qindra detaje që nuk i lë të bjerë në tokë opozita jonë. Pas çdo grumbullimi sporadik, është gati deklarata standarte: - Sot para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, punëtorët e baipasit të Fierit u ngritën në protestë për të kërkuar pagat e prapambetura nga firmat kontraktore e nënkontraktore, të cilat nuk i kanë paguar prej muajsh. Në përgjigje të kërkesës së tyre, Basha deklaron se: Paratë i ka vjedhur Rama! Sapo mbyllet kronika me baipasin, u vjen radha fshatarëve të Zharrzës, të cilëve edhe pse iu dëmtuan banesat nuk janë dëmshpërblyer edhe pse “Bankers” iu kishte premtuar dëmshpërblim të plotë. Në radhë, njoftime të tjera sensacionale. Këtë herë nga qytetari dixhital. Ekskluzivitet nga Sali Berisha: -Rama pritet në Berat me protesta të ashpra. Sy e veshë presin njerëzit të jetë bërë hataja. Po në fund, lojë e radhës nga doktori. Një lajm që vjen pas qindra të tillave që nisin nga salla e Parlamentit, tek sheshi “Nënë Tereza” para Bashkisë së Shkodrës për një grup të FRPD-së, në rrugët e Lezhës. Lajmet për protesta vijojnë me Gjirokastrën, ku dy familje protestojnë nga vërshimi e baltës brenda mjediseve të banesave nga vërshimi i ujrave të shirave të fundit. Më pas radha. Aktorët e Teatrit Kombëtar protestojnë kundër prishjes së godinës. Dhe ndërtimit të saj me kullë. Nuk duan teatër me kullë! Duan status të artistit. Ndryshoni ligjin mbi artin! Pedagogët e Universitetit të Tiranës protesto-jnë për vonesat e pagës me 10 ditë. Kërkojnë ndryshim të ligjit të arsimit. Akademikët duan status të posaçëm. Ndryshe në 10 mars do bëjnë namin. Një akademik ankohet për zënien e mjediseve pranë shtëpisë. Nuk ka vend ku të parkoj makinën. Vijojnë radhazi njoftimet për protesta dhe superprotesta. Dacibao gjithandej. Për ato që janë bërë dhe për ato që priten të bëhen. Disa reale e të tjerat imagjinare. Po nuk mbeten këtu lajmet për protesta e protestues. Sensacionale. Një fermer në Novoselë proteston se i janë

përmbytur luleshtrydhet dhe kërkon urgjent dëmshpërblim. Më pas kërcënimi. Kronikat vazhdojnë me numërimin e protestave dhe numrin e protestuesve. Dhe vargu i njofti-meve dhe deklaratave vazhdon. Shqetësimi është si të njoftohet për një protestë në ditë. Mundësisht dy e me shumë. Çdo fshat e qytet, rrugë e shesh duhet të ketë protestën e vet. Si tek filmi “Parrullat”. Kur mungojnë, duhet të shpiken. Në pamundësi të nxirren nga arkivat. Një ditë pa protestë, është një ditë në errësirë. Pa diell. Pa ajër. Kur nuk janë origjinale duhen stimuluar. Kur nuk ka të tilla duhen nxitur. Pse jo edhe imituar ose klonuar. Amani bre, vetëm pa protesta mos na lini! Më mirë pa bukë e ujë sa pa protesta. Ato janë shpirti ynë. Përmbajtja e jetës tonë. Nëse nuk i shkon ndërmend dikujt për një protestë, vjen urdhëri urgjent nga lart. Kujdes në qytetin tuaj, sot nuk kishte asnjë protestë! Jini të kujdesshëm! Merrni masa. Mbetët në fund të aksionit opozitar. U la prapa Tira-na. Mbetët pas Shkodrës. U lanë në bisht lushnjarët. Ua kaloi edhe fshati Shkallë. Dhe për të përmbushur grafikun e protestave, organizatorët në pamundësi tjetër nisin katër -pesë të rinj me pankarta drejt aeroportit të Rinasit. Regjisorët porosisin: Kujdes! Atje kalon sot Kryeministri i “bandave”. Ngrini sa më lart pankartat. Parullat të jenë të forta. Anatemimet të ngrihen në qiell. Mallkime. Urrejtje. Nëse nuk janë të zot vendasit kur nuk munden të nxjerrin dy njerëz në protestë hyjnë në lojë protestuesit borxhlinj të impor-tuarit, forcat lëvizëse. Protestuesit shëtitës. Të specializuarit për t`i bërë të ashpra, të frikshme, tronditëse, të kenë brenda barot. Të ziejnë me fjalime. Me deklarata. Ulërima. Shikon tërë këto lëvizje dhe të duket vetja se jeton në një botë sureale. E ndryshme nga jona. Sikur nuk jemi tokësorë...

Që ka vend për protesta tek ne si kudo në botë, kjo është e padiskutueshme. Jo vetëm kaq. Lëvizjet, kundërshtitë, protestat ndaj problemeve që nuk gjejnë zgjidhje, janë të shëndetshme, ushtrimi më i mirë për demokracinë. Zhvillimi i protestave dhe kundërshtimi i politikave qeveritare, mung-esës së shërbimeve dhe zgjidhjeve që kërko-jnë qytetarët të cilët vuajnë për të marrë shër-bime ne zyrat e shtetit ku përplasen me indif-erencën e zyrtarëve burokratë, se në rubinetat e çezmave u mungon uji, produktet ushqimore të përdorimit të përditshëm janë të pakontrol-luara, që u vidhet prona në mes të ditës, kur u kërkohet të paguajnë për të marrë shërbime në hipoteka apo te ALUIZ-ni, që i sorollatin administratorët e shtetit, vidhen nga zyrtarët që e kanë detyrim ligjor t`u zgjidhin në kohë kërkesat e ligjshme. Kanë vlerë jo vetëm për zgjidhjen dhe korigjimin e politikave dhe veprimtarisë shtetërore, po janë inkurajuese për qytetarët që kërkojnë me forcë zgjidhje të halleve të tyre. Askush nuk ka pse anate-mon e fyen ata që ngrihen në kërkim të të drejtave të tyre. Tek ne duhet luftuar hezitimi dhe qëndrimet indiferente ndaj padrejtësive. E keqja nuk janë protestat në vetvete. Janë përpjekjet për t’u dhënë ngjyra politike. Dhe gjeografi kombëtare. Kur duan t’i shesin: Si veprime për mungesë të rendit. Të shtetit. Të drejtësisë. Më së shumti protestat tek ne, janë politike. Organizatorë janë politikanët. Ata shpërfytyrojnë çdo lëvizje dhe objektivi minimizohet vetëm te pushteti. Ndaj edhe protestat janë anemike, dështake. Më shumë përdoren për dukje. Karshillëk. Produkti që përfitohet është minimal. Stuhi në gotë. Edhe një protestë e madhe e kohëve të fundit që nuk kishte organizim politik, siç ishte ajo e korçarëve për mbrojtjen e skuadrës së “Skënderbeut” nga dënimi i UEF-as edhe pse

me pjesëmarrje të gjerë ishte jashtë kontekstit dhe pa bosht. Nuk ishte kundër trukimeve. Po kundër atyre që dënojnë trukimet. Le të vijmë tek thelbi i idesë tonë. Tendenca që vihet re, deliri që shpërthen ngado për ta paraqi-tur Shqipërinë si arenë dhe vatër, ku gëlojnë protestat. Sikur gjithë vendi ynë është në këmbë se kushedi ç`po ndodh. Sikur nuk ka qetësi dhe padrejtësia ka zaptuar çdo hallkë të funksionimit të shtetit. Pse kaq ngutje dhe etje për ta paraqitur vendin tonë si të ishim në gjendje lufte dhe nuk ka centimetër bosh dhe individ të mos jetë ushtar protestues? Cili është përfitimi i këtij perceptimi dhe a është realisht një situatë e tillë? Realiteti shqiptar flet ndryshe. Shqipëria është një vend normal. Protestat edhe kur bëhen nuk ia zbehin realitetin. Përpjekja opozitare për ta paraqitur vendin si arenë protestash, si vatër sherresh, synon të na shpalosë para opinionit europian e më gjerë, si të papërgatitur për integrimin. Si shtet e vend që duhet mënjanuar nga axhen-dat europiane. Nuk duhet marrë seriozisht. Se këtu nuk funksionin asgjë. Se jemi rrëmujë. Mungon shteti ligjor. Vendos rruga e nuk funksionojnë institucionet, se drejtojnë bandat e oligarkët, se ligji ia ka lënë vendin zgjidh-jeve me forcë e dhjetra pretendime jo reale. Liderët e opozitës kërkojnë të krijojnë idenë se kur nuk ka marrëveshje e bashkëpunim brenda mes palëve politike, si mund të jemi gati për negociatat?! Liderët opozitarë që në shqip bëjnë sikur janë dakord për integrim-in, në anglisht me të huajt janë përjashtues. I zmadhojnë rastet sporadike i trajtojnë si të ishim shtet në rënie të lirë. Të mbërthyer nga padrejtësitë sociale. Të hallakatur. Të hutuar. Si në xhungël. Në realitet në vendin tonë bëhet jetë normale. Punohet. Pushohet. Organizohen dhjetra evente të rëndësishme. Investitorë të mëdhenj, të huaj e vendas, in-vestojnë kapitalet milionëshe, që përkthehen në mirëqenie e shtim të ardhurash. Jemi një vend ku institucionet forcohen. Ku reforma të shumta janë ndërmarrë dhe po konkreti-zohen. Reforma në drejtësi është më e thella në rajon. BE përgëzon arritjet e Shqipërisë. Luftohet përditë për një administratë profe-sionale. Qytete që ndryshojnë e fshatra që presin ndërhyrjen për rilindjen urbane. Një vend ku turizmi ka rritjen më të lartë ndër shtetet përreth. Pra një vend normal me problematika që janë të pranishme në tërë vendet e botës. Ne nuk bëjmë përjashtim nga shtetet e tjera të zhvilluara apo në stadin tonë, ku protestat janë shumë e më shumë që shoqërohen me përplasje fizike dhe përfun-dojnë me viktima. Po pse i fryhet kaq shumë fantazisë për të krijuar iluzionin se këtu në çdo metër katror ka një protestë, sikur tre milionë shqiptar nuk bëjnë gjë tjetër veç protestojnë? Kundër kujt protestojnë? Janë kundër qeverisë? Janë të pakënaqur prej saj? Kërkojnë një rol tjetër nga opozita? Kanë besim tek Basha e Berisha dhe mezi presin t`i shohin në pushtet? Përpjekjet e opozitës për të na thënë, ja shikoni ç’po ndodh, duke treguar me gisht grupe njerëzish që realisht kanë halle dhe kërkojnë zgjidhje dhe individ të veçantë të cilët përdoren për të kundër-shtuar gjithçka e cilindo, synojnë të nxisin pesimizmin, t`i japin zemër militantëve, të arrijnë t`u mbushin mendjen shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se pushteti i sotëm nuk i ka punët mirë. Ata, çështjet sociale duan t`i trajtojnë në rrafshin politik edhe pse nga zgjidhja politike e 25 qershorit kanë kalu-ar vetëm pak muaj. Mjafton një ditë nëpër rrugët tona, buzë detit, shesheve të qyteteve tona nga jugu në veri për të kuptuar sa pa baza janë fantazitë e liderëve tanë opozitarë dhe për të parë, se jemi veç një vend normal.

18 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

6,9,10,11,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Piktori pohon se Ministria e Kulturës është e paqartë dhe se duhet të dëgjojë zërin e artistëve

E trishtë që flitet vetëm për artin në Tiranë, institucionet jashtë saj sikur janë në një republikë tjetër

ANASTAS KOSTANDINI: ANASTAS KOSTANDINI:

Jeta artistike në rrethe nuk përmendet asnjëherë dhe për artistët ky është një problem, që ka bërë që ata të jenë të

harruar nga politikat e artit. Piktori i njohur Anastas Kostandini tregon se gjithmonë flitet vetëm për atë që ndodh në Tiranë, duke mos pasur vëmendje për institucionet jashtë saj dhe artistët. Në intervistën për “SOT”, piktori Kostandini flet për gjendjen e mjeruar që kanë institucionet e artit. Sipas tij jo vetëm që mungojnë investimet, por dhe një ekspozitë kombëtare për të mbledhur artistët nuk po zhvillohet në “Vitin e Skënderbeut”. Pjesë e intervistës me piktorin e njohur është dhe projektligji i ri i artit që sjell ndryshime dhe në Galerinë Kombëtare të Arteve. Sipas piktorit, Ministria e Kulturës është e paqartë në atë çfarë shkruan dhe sipas tij do të ishte me shumë rëndësi nëse do të diskutoheshin këto ndryshime me parë me artistët.

-Në projektligjin e artit Ministria

e Kulturës kërkon ndryshimin nga Galeria Kombëtare e Arteve me Muzeu Kombëtar i Arteve të Buku-ra. Kjo ka sjellë disa reagime nga artistët, ju çfarë mund të na thoni?

Sigurisht që gjërat që ndodhin në GKA më duken pak të çuditshme, që nga emërimi i drejtorit të ri që u bë pak kohë më parë, të cilin unë nuk e kam idenë kush është dhe pse duhet të jetë. Nuk kam asnjë ide rreth tij dhe është jashtë psikologjisë së artistëve, të traditës së pikturës dhe të arteve figurative. Unë nuk e di se kush është ai dhe aq më tepër ne nuk dimë se çfarë përfaqëson ai. Nuk kemi dëgjuar për ndonjë platformë, sa është në gjendje ai të përfaqësojë një temperaturë të caktuar të një arti që ka goxha traditë si arti që është krijuar në Shqipëri. Kam idenë që nuk e njeh gjendjen dhe psikologjinë e këtu të artistëve. Nuk e kam idenë se çfarë ai mund të bëjë në GKA. Por kemi tani dhe lajmin tjetër, që GKA nuk do të jetë më galeri, por sipas ministrisë do të jetë një Muze Kombëtar e Arteve. Unë si artist nuk jam në gjendje të kuptoj shpeshherë kohët e fundit informacionet që japin zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, që janë shumë të pakta, të diskutueshme dhe krijojnë një lloj turbullire dhe keqkuptimi. Nëse në ministri nuk do të shprehen më qartë për të gjitha propozimet që bëjnë, nëse shkruajnë vetëm nga GKA zëvendësohet me Muzeu Kombëtar i Arteve pa asnjë lloj shpjegimi tjetër, për mendimin tim është një lloj loje me nervat e opinionit. Ministria duhet të jetë më konkrete duhet të shpjegojnë çfarë bëjnë që opinioni të ketë mundësi

të orientohet. Arsyeja tjetër është që ndoshta ata e bëjnë këtë gjë, sepse nuk dëshirojnë të vjelin ndonjë opinion nga ne artistët. Duket sikur për ministrinë artistët janë njerëz që nuk duhet të përfshihen askund dhe të bëjnë atë që thonë zyrtarët, sepse marrin ata vendim. Por artistët duhet të përfshihen në debate. Fondi që disponon GKA është e mjaftueshme dhe e domosdoshme për të krijuar një linjë permanente të vazhdueshme muzeale me qëllim, që personalitetet kryesore që kanë krijuar linjat krye-sore të tendencave të artit shqiptar të mund të ekspozojnë në mënyrë definitive. Ashtu siç ka bërë herë pas here GKA, që ka ekspozuar kohë pas kohe edhe pse nuk ka pasur strategji që të na mbetet ne në mëndje. Por fakti që tani po diskutohet nga GKA në muze tregon që të gjithë këto bien poshtë, që galeria nuk ka pasur ndonjë strategji për të qenë.

-Çfarë ka sjellë kjo?Kjo do të thotë që herë pas here

riorganizimet që janë bërë në GKA dhe i kanë dhënë pamje të caktuar galerisë shpjegohet nëpërmjet rrota-cionit të drejtorëve. Një drejtor i ka dhënë një trajtë të caktuar linjës së muzeut brenda galerisë, kjo sepse ka ekzistuar koncepti muze brenda GKA, por jo si koncept i mirëfilltë. Ka ekzistuar dhe një lloj linje muzeale në GKA, që nuk e ka justifikuar veten ka qenë shumë e kufizuar. Pra është ekspozuar vetëm realizmi socialist dhe pak salla e traditës dhe asnjë gjë tjetër. Kështu që mua më pëlqen një diskutim i tillë, që është hapur. Ose të jetë një galeri arti tjetër, ku galeria të mund të përfshijë gjithë prurjet artistike, bienale, ekspozita, të tjera konkurse të rëndësishme dhe ekspozita, që vijnë nga jashtë. Por mua më josh shumë edhe ideja e një muzeu të artit shqiptar, sepse fondi i veprave, dhe artistët e artit shqiptar

janë të mjaftueshëm jo vetëm kaq, por dhe pritshmëria nga të huajt që duan të marrin informacione për vendin tonë është e domosdoshme që ti serviret një paketë muzeale e plotë. Veç asaj mund të ketë dhe një sipër-faqe, ku munden të ekspozohen ek-spozita të rëndësishme brenda këtij muzeu arti ashtu si bëhet në botë. Por nëse GKA bëhet muze që ka sens për mendimin tim kërkon dy gjëra. E para duhet të mendohet për një galeri arti shumë serioze me statusin e një galerie kryeqyteti, ose me statusin e një galeria kombëtare, ku specialistë të caktuar të ministrisë të mund ti gjejnë kuptimin këtyre dyjave. Pra mund të ketë dy institucione njëra që është galeri kombëtare dhe një që është muze arti. Unë jam dakord me konceptin e Muzeut Kombëtar të Artit jo që të eliminohet një galeri kombëtare por të ekzistojnë paralel. Mendoj që një muze arti e justifikon ekzistencën e vet. Muzeu i artit mund të përfaqësojë rrugën e vështirë të artit tonë.

-Keni qenë jo pak kritik ndaj konkursit “Onufri”. Çfarë kërkoni të ndryshojë sepse përgatitjet vijojnë pas disa kohësh?

Meqë është hedhur teza që GKA të zëvendësohet me Muzeu Kom-bëtar ti Arteve konkursi “Onufri” del jashtë juridiksionit të një muzeu arti. Kështu që aktualisht në GKA nuk ka pse ti qaset një kompeticioni të tillë të rëndësishëm dhe nuk ka pse ta menaxhojë GKA. “Onufri” mund të bëhet, por mënyra se si është bërë deri tani ka një lloj vetëvrasje, ka një lloj dalje nga shinat e traditës, që është konceptuar. Duket se është një konkurs, që nuk justifikon rëndësinë e fundvitit, por dhe fondet e posaçme dhe të vetmet që shpenzohen për një kompeticion që mbështetet nga Min-istria e Kulturës. Me këto ndryshime del nga juridiksioni i GKA dhe duhet

ta bëjnë struktura të tjera. Përderisa “Onufri” nuk ka një alternativë tjetër krahasuese dhe është i vetmi ka të gjitha mundësitë që të bëjë vetëvras-je, nuk ka asnjë alternativë dhe mund të precipitojë në lloj- lloj formash, që nuk kanë një lloj prestigji.

-Në intervista artistë të njohur janë shprehur, që nëse nuk blihen vepra humbet një pjesë e historisë së artit shqiptar. GKA është në një gjendje që nuk mundet të blejë vepra për të pasuruar fondin e saj. Çfarë mendoni?

Një muze arti apo një galeri arti si tani nuk mund të jetë e tillë pa fondin e veprave. Duhet të gjejnë mundësinë të shuajnë kuriozitetin e publikut sidomos në këtë fazë his-torike, që ne jemi. Shumë artistë që kanë krijuar artin në kohën e para ‘90 janë dhe sot aktivë. Por GKA deri tani e ka pasur të pamundur pasurimin e fondit me vepra arti. Por mendoj që fshihet dhe diçka jo e mirë. Ajo që fshihet është akti që pasi 90 blerja e veprave të artit dhe pasurimi i fondit është ndërprerë. Nuk ka shtim të veprave të fondit të galerisë dhe kjo nuk e nderon as GKA as Ministrinë e Kulturës. GKA funksion nëpërmjet shtimit të fondit

të vet. Por në kushtet që po flasim gjendja e institucioneve të artit lë për të dëshiruar.

-Ju pohoni se institucionet e artit sot me gjendjen që kanë, lënë për të dëshiruar. Çfarë ka munguar?

Institucionet tona kanë shumë probleme. Zyrtarët tanë duhet të kuptojnë që nëse nuk do të kishin postet që gëzojnë sot do të ishin njëlloj si ne, dhe duhet ta kuptojnë që një ditë dhe ata do të jenë si ne. Do bëjnë jetën e një njeriu siç jam unë dhe duhet ta kuptojnë që kanë gjëra për të ndarë me artistët. Më vjen keq që shikoj se flitet vetëm për artin në Tiranë nga zyrtarët. Tirana është një republikë dhe jashtë saj nuk e di se çfarë shteti është sa i takon proble-meve që diskutojmë ne artistët. Këto probleme që diskutojmë ne deri tani nuk ekzistojnë në rrethe. Për sa i përket artit publik është një problem shumë i madh në institucionet tona. Faktikisht galeria e Pogradecit është jashtë vëmendjes së pushtetit vendor. Unë punoj aty dhe ajo është e dëmtu-ar dhe vështirë të kryhen aktivitete normale. Aty kryhen aktivitete, por jo normale sepse aty pikon kudo. Është e amortizuar dhe nuk par-ashikohet asnjë lloj qindarke për institucionet, që janë të artit dhe janë vetëm nën administrimin e bashkive tona. Galeritë që varen nga bashkitë në qytete diku funksionojnë dhe në disa të tjera jo. Por është e trishtë kur shikoj, që kur flasim për këto institucione jashtë Tirane i përkasin një republike tjetër të dorës së dytë. Ajo tjetër e “rëndësishme” është re-publika e Tiranës, që dhe ajo është inferiore. Po të shikosh skemën e mundësive për t’u ekspozuar veprat në Tiranë është tmerrësisht e trishtu-ar. E trishtuar ajo që ndodh në Tiranë. Mungon një galeri që menaxhohet direkt nga Bashkia e Tiranës dhe nuk ka kryeqytet normal në Europë që të mos ketë galerinë e saj që të menaxhohet nga bashkia.

-“Viti i Skënderbeut” ka sjellë aktivitete në artin figurativ. Ju çfarë prisnit?

Mua do të më pëlqente shumë dhe nuk arrij të kuptoj një gjë, që si ka mundësi për heroin kombëtar që konsiderohet ashti i kombit tonë në një 550 vjetor ishte një rast i shkëlqyer që të ftoheshin gjithë artistët në një ekspozitë figurative kombëtare. Ne ekspozojmë gjith-monë portrete të Skënderbeut, por nuk kemi një bashkëkohor të tij si e përfytyrojnë atë shqiptarët. Viti 2018 përkon me 550- vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbe dhe do të ishte me vlerë që të kishim dhe një ekspozitë kom-bëtare me veprat e reja të artistëve.

Intervistoi: Julia VRAPI

Galeritë që varen nga bashkitë në qytete diku funk-sionojnë dhe në disa të tjera jo. Por është e trishtë kur shikoj, që kur flasim për këto institucione jashtë Tirane i për-kasin një repub-like tjetër të dorës së dytë. Ajo tjetër e “rëndësishme” është republika e Tiranës, që dhe ajo është inferiore. Po të shikosh skemën e mundësive për t’u ekspozuar veprat në Tiranë është tmerrë-sisht e trishtuar...

6,9,10,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 25 Shkurt 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Filmi “Shok”, i bazuar në ngjarje të vërteta gjatë luftës në Kosovë, u shfaq nga Ambasada e Kosovës në Tiranë më kuadër të aktiviteteve për 10 vjetorin e Pavarësisë, në sallën e Akad-emisë së Filmit “Marubi”. Ngjarjet e filmit të parë shqiptar të nominuar ndonjëherë në çmimet Oscar janë të vendosura gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë. Në shfaqjen e filmit mori pjesë Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europinë, politikanë, artistë dhe artdashës, etj. Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, u shpreh se ky film sjell vetëm një copëz të atyre ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë gjatë kohës së luftës dhe përndjekjes kolektive të kosovarëve nga regjimi i Beogradit. Ndërsa drejtori i Akademisë së Filmit “Marubi”, Kujtim Çashku tha në fjalën e tij se babai i tij kishte ardhur dy vjeç në Shqipëri nga reprezalja serbe dhe në kohën e luftës kishte filmuar fëmijët që vinin në Shqipëri. “Mua më erdhi një rast unik në jetën time se në vitin 1998 dhe në ’99 kam ndenjur në kufi për të filmuar fëm-ijët dhe kosovarët, të cilët vinin duke pasur një terror dhe spastrim të vendit të tyre” tha mes të tjer-ave Çashku. Filmi është kandiduar për Academy Aëard for Best Live Action Short Film në 88th Academy Aëards. “Shok” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott. “Shok” është një film i shkurtër, me skenar dhe regji të Jamie Donoughue, ndërsa interpretojnë Lum Veseli, Andi Bajgora, Eshref Durmishi, Xhevdet Jashari, Astrit Kabashi etj. Filmi është aktualisht në qark festivalesh. Ishte premierë në As-pen Shortsfest ku fitoi çmimet Drama më e Mirë, Audience Special Recognition dhe Youth Jury . Që atëherë ka fituar në një numër të festivaleve të tjera, duke përfshirë Hollyshorts Film Festival dhe DC Shorts Film Festival. Filmi "Shok" sjell tri histori të vërteta, që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998-1999. Petriti dhe Okin, janë dy fëmijë, shokë të ngushtë të cilët gjenden në situata të vështira në kohën e luftës së Kosovës, ndërsa sprovohen kufijtë e miqë-sisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar.

Ekspozita pas Fierit në Prishtinë, fotografët jo vetëm nga Europa, por dhe nga Azia e Amerika

Sipas organizatorit Saimir Ahmeti kjo ka qenë një nga ekspozitat më të mira e cilësore profesionalisht të realizuara në vitet e fundit në Shqipëri. “Ishte një interesim mjaft i madh i publikut jo vetëm të Fierit, por dhe nga qytete të tjera apo dhe nga Kosova e Maqe-donia. Gjithashtu dhe fotografët pjesëmarrës në ekspozitë kishte një numër të konsiderueshëm”, tregon ai për këtë konkurs që solli dhe ekspozitën, e cila pas Fierit shkoi në Prishtinë. Për çmimet u krijua një juri e veçantë me fotografë profesionistë: Boro Arsovski, Leon Çika dhe Armand Sallabanda. Në fund juria ndau çmimin e parë për Andrea Kiss- Hungari, i dyti shkoi për Igor Cako nga Serbia dhe i treti për Adrian Fezollarin nga Shqipëria.

Ekspozita “Fokus”Sipas organizatorit të ek-

spozitës Saimir Ahmeti, objektivi kryesor është ngjitja e fotografisë dhe e vlerave, që ajo përcjell në vendin që i takon në fushën e madhe të arteve pamore, duke u mbështetur totalisht në traditën shqiptare, por dhe në eksperi-

encën ndërkombëtare. “Konstato-jmë se në kuadër të mungesave të aktiviteteve të tilla në rang kom-bëtar, ky aktivitet shndërrohet në një festë të fotografisë artistikë, ku profesionistët përveç konkur-rimit diskutojnë dhe arritjet e kësaj gjinie. Gjithashtu tentohet dhe rritja e konkurrencës dhe cilësisë midis pjesëmarrësve duke dëshiruar evidentimin e saj si një hallkë e rëndësishme e artit figu-rativ shqiptar në zinxhirin gjene-tik të arteve pamore botërore. Me punën e viteve të kaluara realizuam më në fund një nga veprimtaritë më të rëndësishme të zhvillimit të artit fotografik në rang kombëtar. Pjesëmarrja ishte përsëri mjaft e gjerë, dhe përfshiu jo vetëm shtetet e kontinentit tonë, por edhe të kontinenteve të tjera të cilat nuk kanë munguar edhe në edicionet e tjera”, pohon Ahmeti në reagimin e tij. Sipas tij konkursi dhe ekspozita është një gjë mjaft pozitive për qytetin e Fierit, që është bërë qendra e përhershme e këtij konkursi, që mbledh rreth tij artistë të shumtë fotografë nga anembanë botës.

Filmi “Shok”, shfaqet në akademinë “Marubi”

“Fokus 2017”, 55 artistë shqiptarë dhe të huaj ekspozitë me fotografi nga e gjithë Shqipëria Julia VRAPI

Ekspozita ndërkombëtare “Fokus 2017” me fotot e 55 fotografëve shqiptarë dhe të huaj, pas Fierit ud-

hëtoi drejt Prishtinës. Në galerinë “Qahili” fotografitë, shumica e të cilave ishin bardh e zi tregonin de-taje nga jeta e përditshme. Pas për-fundimit të ekspozitës në Shqipëri “Fokus” nisi rrugëtimin e tij për në Kosovë dhe Maqedoni. Stacioni i parë është Prishtina, ku në hapjen e ekspozitës kishte një pjesëmar-rje me prezencën e artistëve dhe artdashësve jo vetëm nga Kosova, por dhe nga Shqipëria, Maqedonia etj. Një nga organizatorët, Saimir Ahmeti tregon se Kosova që në zanafillën e “Fokus” ka kontribuar me fotografë pjesëmarrës, kura-torë, pjesëtarë jurie etj. “Për këtë dhe stacioni i parë i udhëtimit të ekspozitës ishte Prishtina. Shumë nga fotografët më të mirë të Kosovës kanë qenë pjesë e “Fokus” si: Afrim Spahiu, Enver Bylukbas-hi, Burim Myftiu, Fahredin Spahia, Naim Shala, Shkëlzen Resha, Arton Humolli etj”, tregon ai. Në muajin nëntor të një viti më parë u realizua konkursi ndërkombëtar i fotografisë artistike “Fikus‘17” me drejtues artistik Arben Alliaj dhe menaxher Saimir Ahmeti. Sipas Ahmetit projekti filloi realizimin që në qershor në fazën e parë, që konsistonte në thirrjen e hapur për pjesëmarrje në këtë konkurs të fotografeve nga e gjithë bota. “Gjatë kësaj faze ishin gati 200 konkurrentë që nisen fotot e tyre në “Fokus”. Në fund të kësaj faze ishin dy kuratorë, fotografë nga më të njohur të rajonit Osman Demiri - Maqedoni dhe Burim My-ftiu- Kosovë. Pas një seleksionimi profesional nga kuratorët u përzg-jodhën 55 konkurrentë zyrtare për çmimet e konkursit të fotografisë. Këta fotografë prezantonin 18 shtete jo vetëm nga Europa, por edhe nga Azia dhe Amerika”, tregon Ahmeti për këtë projekt, që realizohet nga Galeria e Artit Fier, BenArt Studio dhe shoqata “Antik”. Ekspozita “Fokus ’17” në nëntor të vitit që lamë pas u realizua në Galerinë e Artit Fier.

“Qeramika me figura të kuqe në Shqipëri...”, promovim në MHK

Filarmonia e Kosovës, koncert me dirigjentin Alexander Walker

“Qeramika me figura të kuqe në Shqipëri, prodhimet dhe importet”, ishte libri që u promovua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, si bashkëpunim me autorin e saj arkeologun Dr. Jani Koçillari. Çelja e këtij promovimi u bë nga arkeologu dhe specialisti i Muzeut Kombëtar Skënder Bushi, i cili përshëndeti edhe në emër të drejtorit dr. Dorian Koçi. Ky libër studimor përm-bledh në një shpjegim arke-ologjik objektet më të veçanta të prodhuara në Ilirinë Jugore dhe tregon vlerat e larta që

pati kjo kulturë. Edhe objektet e gjetura në Apoloni dhe Durrës krahasohen shumë mirë dhe qëndrojnë në të njëjtën lartësi me simotrat e tyre në Itali. Dr. Jani Koçillari është arkeolog i diplomuar me “Alma Mater Studiorum” në Universitetin e Bolonjës dhe ka kryer një sërë ekspeditash në territoret e Ital-isë dhe Durrësit. Ky promovim erdhi në vijim të aktiveve dhe veprimtarive të tjera që po zhvillohen gjatë kësaj kohe në modiste e MHK, ndërkohë që nuk mungojnë dhe ekspozita të ndryshme për publikun.

Filarmonia e Kosovës po vazhdon me koncernin e radhës, ku sot orkestra e saj simfonike do të përformojnë bashkë me dy artistë, njëri nga Britania e Mad-he dhe tjetri nga Kosova. Dre-jtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, në fjalimin e tij të mbajtur në konferencën para mediave, tha se ky koncert do të jetë më i veçantë se koncertet e kaluara duke performuar dirigjenti britanik Alexander Walker, i cili vjen për herë të parë në Kosovë dhe në orkestrën simfonike të Filarmonisë së Kosovës. Risia tjetër për publi-

kun kosovar, Jashari thotë se do të jetë një vepër monumen-tale e kompozitorit romantik Johannes Brahms, koncerti për piano numër një. Ai shtoi se aktori kryesor i këtij koncerti do të jetë pianisti i njohur kosovar, Misbah Kaçamaku, i cili ka bërë një punë të madhe për përgatit-jen e kësaj vepër komplekse për solistë që zgjatë rreth 50 minuta. Alexander Walker nga Britania e Madhe tha se instrumentistët kanë një entuziazëm dhe luajnë me zemër, gjë që nuk është e zakonshme në vendet, që kanë shumë eksperiencë.

Orkestra e harqeve e TOB, koncert në Muzeun Kombëtar

Programi i TOB “Opera soul” solli në Muzeun Historik Kom-bëtar koncertin e orkestrës së harqeve, e cila nën drejtimin e dirigjentit Edmond Doko ekze-kutoi dy serenatat e famshme të Dvorak dhe Elgar. Orkestra simfonike formua në vitin 1950 së bashku me Filarmoninë e Shtetit. Në të bënin pjesë ork-estrantë të përgatitur fillimisht në gjimnazet dhe shkollat e mesme të përgjithshme. Ork-estra Frymore e Ushtrisë dhe më pas në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Aktiviteti i saj artistik ka filluar me koncertet dhe shfaq-

jet që jepte Filarmonia e Shtetit, dhe në vitin 1953 ajo u bë pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit. Gjatë viteve të mëvonshme, ky kolektiv artistik u pasurua me instrumen-tistë të përgatitur fillimisht në konservatorët e vendeve lindore, si Pragë, Leipsig, Sofje, e më pas nga Konservatori Shtetëror i Tiranës. Orkestra Simfonike e TKOBAP ka dhënë e jep një kontribut të çmuar në interpretimin e krijimtarisë skenike të kompozitorëve tanë dhe atyre botërorë. Dirigjenti i parë i saj ka qenë mjeshtri Mustafa Krantja, dhe më pas Rifat Teqja, Simon Gjoni, etj.

20 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

6,9,10,11,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Tekniku i boksit shkodran dhe atij kombëtar optimist për të ardhmen, hallet e boksit i lidh vetëm me financat

Shqipërisë s’i mungojnë talentet, e papranueshme që boksieri më i mirë paguhet 25 mijë lekë në muaj

ZEF GJONI: ZEF GJONI:

Shqipëria po vuan fort peri-udhën e tranzicionit edhe në sport. Talente të shumtë kanë shkuar dëm pa pasur

mundësi të bëjnë diçka pozitive për shkak të mungesës së kushteve in-frastrukturore apo dhe mbështetjes financiare, dëshmuar më së miri me mungesën e një strategjie të qartë për sportin dhe një Ligji për Sportin që s’po gjen vetveten. Po vuajnë edhe sportet individuale dhe sidomos sportet e forcës, që Shqipëria vazh-dimisht i ka pasur në nivele të larta. Në këtë mes nuk bën përjashtim boksi, i cili është një sport mjaft i dashur dhe ku shqiptarët kanë pasur goxha sukses në rang ndërkombëtar. Boksi ka evoluar, ai përshtatet në kushtet moderne të zhvillimit dhe sjell të ardhura për ata që kanë hyrë në rrugën e duhur të suksesit. Por në Shqipëri është me halle, pasi fondi nga shteti është qesharak dhe bash-kitë i paguajnë sportistët vetëm për trajtim ushqimor me një kuotë finan-ciare që nuk del as për ujë të pijshëm. I intervistuar nga “SOT”, njeriu em-blemë i boksit në Shqipëri, Zef Gjoni, analizoi situatën me të mirat dhe të këqijat e saj, shprehu vlerësim për boksierët e rinj të Vllaznisë e Kom-bëtares, pritshmëritë e boksierëve tanë në turnetë dhe aktivitetet e radhës etj. Dëshira e Gjonit është të ketë sa më shumë grumbullime dhe bën një premtim për Lojërat Mesd-hetare, ku synimet janë për medalje. Natyrisht, duke qenë njohës i mirë i boksit dhe me një karrierë shumë të gjatë, ai kërkon nga institucionet e shtetit dhe pushteti vendor më shumë vëmendje ndaj sportistëve e jo të ketë një pagesë për trajtim ush-qimor 25 mijë lekë në muaj, të cilat janë krejtësisht të pamjaftueshme.

Shqiptarët kanë nxjerrë spor-tistë të mëdhenj në boks, por shumi-ca shkojnë jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri mungesa e kushteve dhe financave e pengon arritjen e objek-tivave. Ju keni një jetë me boksin, a është ai në nivelin e kërkuar?

Gjendja nuk është në perfek-sion, sigurisht që jo, por edhe keq nuk jemi, pasi këtu ka kualitet, ka përgatitje, ka punë dhe vullnet për të pasur rezultate të larta. Unë mund të marr shkas nga aktiviteti i fundit që u organizua (nga Elis Guri), i cili dësh-moi se ne dimë të bëjmë aktivitete të mëdha dhe me mjaft peshë. Unë kam shëtitur në shumë vende të botës, por nuk kisha parë një veprimtari sportive kaq të bukur.

Po, por ishte një aktivitet me organizim të veçantë, me sponsor etj. Nëse do të mbështetej edhe boksi kombëtar kështu do të ishin plot pallatet e sportit sepse të rinjtë tanë e duan këtë sport...

Unë fola për një ak-tivitet që ishte vërtet i

bukur, por siç thoni dhe ju kishte një organizim mjaft të mirë. Në fillim bileta ishte e shtrenjtë 35 mijë lekë (të vjetra) por më pas e lanë 10 mijë lekë, sepse duhet ta kuptojmë që edhe sho-qëria jonë është e varfër. Unë takova më pas edhe njerëz që e kishin nd-jekur aktivitetin dhe kishin mbetur të kënaqur, ishte mbresëlënëse. Unë pashë aty se kishte boks real dhe këtë nuk e them për t’i bërë elozhe, apo kur shoh shumë ndeshje të disa boksierëve që nuk janë boks real. Unë e njoh boksin, e di kur është real e kor jo. Prandaj shpesh ngre zërin se nuk më pëlqen ai lloj boksi. Nuk dua të mburr boksierët e mi, por unë mendoj se janë më me nivel se disa sportistë tanët që garojnë jashtë e që u bëhet shumë bujë mediatike. Më 9 mars do të bëhet këtu një aktivitet bamirësie, ku do të vijnë shumë sportistë nga rajoni e më gjerë. Do të jetë një aktivitet shumë i fortë, por bërthama e skuadrës tonë kombëtare do të jenë katër boksierët e Vllaznisë.

Ata që do të vijnë janë shqiptarë apo të huaj?

Do të jenë shqiptarë, sigurisht, por që qëndrojnë e stërviten në vende të tjera si në Greqi etj. Ne kemi syn-im të ballafaqojmë forcat me këta boksierë dhe të organizojmë një veprimtari që të jetë model por edhe frytdhënëse.

Boksi ka përparuar shumë edhe në konceptim. Po bëhet gjithnjë e më shumë profesionist. Nuk e di a përdoren më kaskat se ato janë shenjë amatorizmi. Është boksi ynë profesionist?

Boksi ynë po shkon drejt profe-sionalizmit të plotë. Boksierët tanë në masën 70% garojnë pa kaska. Sportistët e mirë i heqin kaskat sepse janë të përgatitur. Ne këtë e kemi bërë me një marrëve-shje me federatën ndërkombëtare dhe, krahasu-ar me shumë v e n d e t ë rajonit por edhe në rang europian, ne kemi spor-tistë të nivelit të lartë. Fakti që nuk shkojmë deri në medalje ari lidhet me disa faktorë, plus që jemi vend i vogël.

Cila është gjendja e Vllaznisë së boksit në këtë periudhë? Sa sportistë stërvisni?

Vllaznia ka aktualisht 50 boksi-erë, aq kemi në stërvitje në palestër, një numër i kënaqshëm. Tani që po flasim unë kam në Shkodër ekipin kombëtar, sepse po përgatitemi për Europianin e moshës deri në 22 vjeç, aktivitet që do të zhvillohet në Rum-ani nga 24 marsi deri më 3 prill. Vitin e kaluar Krenar Zenelaj doli në vend të pestë në Europë, kurse Kajoshi në vend të shtatë, por shpesh ne vuajmë në garat e boksit, pasi nuk kemi ar-bitër që të jetë pjesë e gjyqtarisë dhe kjo na penalizon sepse vendet e tjera favorizohen nga gjyqtaria. Kjo duket si justifikim, por është evident ky fakt në garat tona jashtë vendit.

Ju përmendët Kajoshin, për të cilin po flitet shumë këto kohë. Cilat janë pritshmëritë e tij?

Stërtvitet rregullisht dhe është me kualitet të lartë. Ishte më i miri në aktivitetin e para pak ditëve, duke dëshmuar se është mjaft cilësor. Nuk di të them shumë, por e ardhmja e tij duket e madhe. Në tërësi si ekip Vllaznia ka boksierë cilësorë. Atij (Kajoshit) i duhet një sponsor dhe do të ishte diçka e bukur për karrierën e tij që të gjente një sponsor. Pse është i domosdoshëm një sponsor? Sepse boksieri nuk e ka mundësinë të shkojë në aktivitetet e rëndësishme, të ndeshet etj, sepse kjo punë ka shpenzime dhe shpenzimet duhen mbuluar. Më vonë boksieri nxjerr dhe fiton vetë, por në hapat e parë e ka të domosdoshme. Do gëzohesha shumë që për Kajoshin të gjendet një sponsor.

Cilat janë aktivitetet që lakmoni më shumë këtë vit, ku i keni objekti-vat primare?

Lojërat Mesdhetare do t’i vlerësomë seriozisht këtë vit.

Duket se edhe KOKSH-i po angazhohet maksimalisht për të pasur një përfaqësim të mirë e me shumë medalje. Ne do të marrim pjesë me 4-5 boksierë dhe shpresoj të kemi një grumbullim paraprak për të pasur rezultatet e duhura. KOKSH-i po na e jep këtë mundësi dhe ne do ta vlerëso-jmë si duhet.

Gjithçka rrotullohet rreth anës financiare, pasi këtu inves-timi për sportin nëpërmjet fond-

eve grant është mjaft i dobët. Ndoshta Shqipëria

është vendi i

fundit jo vetëm në rajon por edhe në Europë që jep kaq pak për sportin e në veçanti për boksin. Madje dhe Kosova jep shumë më tepër. A është kjo mangësia më e madhe e boksit tonë?

Kjo është një dramë për sportin, patjetër. Kosova që përmendët akor-don më shumë. Ata patën ekipin e tyre të grumbulluar në Durrës, mbi 20 sportistë. Marrin pjesë rregullisht nëpër turnetë e boksit dhe shkojnë me numër të konsiderueshëm boksierësh në veprimtaritë ndërkombëtare. Ata investojnë për sportin, megjithëse nuk kanë sportistë të nivelit që kemi ne. Pra, në Kosovë investojnë, akor-dojnë fonde dhe ndjekin aktivitetet rregullisht, plus që bëjnë grumbullime të shumta.

Mungesa e financave cenon moralisht sportistët dhe në mungesë të financimit bie dhe tempi i punës dhe përfaqësimit. Si ia bëni që i ftoni dhe i angazhoni të rinjtë në palestrat e boksit?

Vllaznia e Shkodrës ka 21 vjet kampion në Shqipëri dhe a e dini një fakt që për mua është i rëndë? Ka-joshi, boksieri më i mirë, merr vetëm 250 mijë lekë të vjetra në muaj si trajtim ushqimor. Kaq para nuk mjaf-tojnë dhe nuk të motivojnë, prandaj apeli im ka qenë vazhdimisht të bëjmë diçka më shumë për këta sportistë të talentuar. Prandaj nevojiten sponsorë që të përmirësojnë kushtet dhe tra-jtimin e sportistit.

Ky është një problem i sportit në përgjithësi në Shqipëri...

Unë po flas për boksierin më të mirë. Por jo, në futboll është ndryshe.

A e dini që një lojtar mesatar i Vl-laznisë merr për një muaj aq para sa merr i gjithë ekipi i boksit në Shkod-ër? Problemi tjetër i boksit tonë është fondi mjaft i vogël që i akordohet federatës tonë, diku te 60 milionë lekë të vjetra. Në një vit hajde të gjesh çfarë do të bësh më parë me një fond të tillë financiar. Duhet të organizosh aktivi-tetet brenda vendit dhe të përgatisësh ekipin për aktivitetet ndërkombëtare. Pra, kemi një sport me një mijë halle. Shpresoj që për Lojërat Mesdhetare të jetë ndryshe dhe kam besim se do të jetë më mirë, pasi nismën e ka KOKSH, institucion të cilit i intereson të ketë rezultate motivuese dhe për Olimpiadën e ardhshme.

Nëse do të sigurohet grumbulli-mi, a janë sportistët tanë në lartësinë për të marrë medalje?

Jam i sigurt 100% që me një grumbullim efikas ne marrim medalje në Lojërat Mesdhetare. Vitin e kaluar federata botërore shkroi për ne, duke thënë se shqiptarët erdhën me tre boksierë dhe korrën tri fitore. Pra nuk na mungon kualiteti, por mbështetja financiare. Siç thashë dhe më sipër ne kemi disa vështirësi gjatë garave sepse na mungon një arbitër dhe këta vendet e lindjes mbajnë anën e tyre, si rusët e bjellorusët. Ne patëm rast që u ndeshëm me një boksier që e favorizoi gjyqtaria dhe ai arriti të marrë medalje deri në Olimpiadë. Gjithsesi, Lojërat Mesdhetare janë një objektiv ku duhet të fokusohemi fort. Ato zhvillohen në qershor në Spanjë dhe besoj se Shqipëria ka një mundësi të tregojë vlerat e saj. Ne shpresojmë më e pakta një grumbullim dhjetëdi-tor jashtë shtetit që të kemi siguri për zonën e medaljeve.

Jetojmë në kushtet kur shoqëria ka probleme të shumta sociale dhe të rinjtë janë pjesë e këtyre zhvillimeve. A janë të prirur të rinjtë të futen në rrugën e boksit?

Unë personalisht jam i kënaqur me prurjet, ka plot të rinj që na vijnë në palestër dhe ka të rinjtë me mjaft talent. Shqipëria ka talente plot, në tërësi, por duhet të përmirësohet situata që të jemi me medalje. Nuk duhet të harrojmë se na kanë ikur shumë boksierë, nga ata që janë “bio-shqiptar”. Shikoni se sa sukses korri Jurgen Uldedaj, i dalë pikërisht nga boksi ynë. Pra, që të kemi boks konkurrues në rang ndërkombëtar nevojitet investim, pasi talentet nuk na mungojnë. Unë jam optimist për të ardhmen, megjithëse kushtet nuk janë në lartësinë e kërkuar dhe situata jo shumë premtuese për shkak të halleve shoqërore. Nëse dikush në shtet kërkon medalje europiane e botërore duhet të kujtohet që ky sport kërkon investime dhe shteti duhet t’i kthejë sytë nga sporti në përgjithësi e boksi në veçanti. Kam një skuadër me moshë fare të re, kualitete të spikatur, me moshë 21 vjeç. Duke parë afrimin e të rinjve, nuk kam pse të mos jem optimist.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“A e dini që një lojtar mesatar i Vllaznisë merr për një muaj aq para sa merr i gjithë ekipi i boksit në Shkodër? Problemi tjetër i boksit tonë është fondi mjaft i vogël që i akordo-het federatës tonë, diku te 60 milionë lekë të vjetra. Në një vit hajde të gjesh çfarë do të bësh më parë me një fond të tillë fi-nanciar...”

6,9,10,11,14,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Diel 25 Shkurt 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kukësi rikthehet te fitorja dhe “kërcënon” Flamurtarin në vend të dytë

Ai është një nga lojtarët më të mirë të Melburn Viktorit dhe po shkëlqen me golat e tij, të cilët kanë peshë për sukseset e skuaderës. Bëhet fjalë për Besart Berishën, i cili realizoi golin e nëntë personal në A-League dhe vulosi fitoren e Melburn Viktorit përballë Adelaide Junajtid, sfidë e vlefshme, për javën e 21-të të kam-pionatit australian. Sulmuesi i për-faqësueses së Kosovës i asituar nga George në minutën e 59-të, mposhti për herë të tretë në këtë ndeshje portierin kundërshtar duke siguruar tre-pikëshin për skuadrën e trajnerit Kevin Muscat. Me këtë sukses Mel-burn Viktori parakaloi pikërisht në renditje Adelaiden duke u ngjitur në vendin e 4-t në kuotën e 29 pikëve.

VLERËSIMI

SULMUESI

Të kuqtë luajtën mirë por ishte e pamjaftueshme, fitorja shkon për korçarët që prekin titullin

Partizani ndëshkon veten përballë Skënderbeut, përleshje

mes tifozerive në KorçëAdriatik BALLA

Skënderbeu nuk gjuajti një herë n ë portë dje ndaj partizanit, por mori tri pikë nga përballja me të kuqtë, pasi Partizani ndëshkoi

veten gjatë një pakujdesie dhe ku Go-jkoviç shënoi autogol. Ishte pikërisht ky veprim i kthimit të topit prapa dhe që nuk u kuptua nga Hoxha që i dha tri pikë Skënderbeut. Në këtë mënyrë, korçarët jo vetëm thellojnë kryesimin në krye të Superiores, por ata janë me një dorë te titulli kampion, sepse diferenca me rivalët ndjekës ëhstë shumë e madhe. E thënë ndryshe, Skënderbeu nuk ndalet as nga Partizani, teksa në krye-sfidën e javës së 21-të, në Korçë, ka fituar me rezultatin minimal 1-0. Në një atmosferë të jashtëzakonshme në shkallët e stadiu-mit, vendimtar për rezultatin ka qenë një autogol i çuditshëm i mbrojtësit malazez Gojkoviç, që nuk u kuptua me portierin Hoxha. Nuk munguan as incidentet mes tifozerive para ndeshjes, teksa policia shoqëroi edhe 3 prej mbështetësve të Partizanit. Në fushë sfida ishte mjaft interesante, me të dy skuadrat që u mun-duan të marrin maksimumin, ndonëse në fund rezultati shkoi për Skënder-beun. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit është ndërprerë për pak çaste në minutën e 50-të të saj, dhe shkak për këtë janë bërë tifozët e Partizanit, të cilën kanë ndezur flakadanë duke i hedhur në fushë. Mbështetësit e të kuqve kanë festuar për pak minuta në këtë mënyrë, duke “zbrazur artilerinë” e fishekzjarrrëve që kishin me vete, për të lënë shenjën e tyre në këtë ndeshje. Gjithsesi, kjo mund t’u kushtojë të kuqve një ndëshkim tjetër

nga Komisioni i Disiplinës, i cili ka dënuar sistematikisht ngjarje të tilla, sidomos sa herë ngjarje të tilla kryheshin nga tifozët e Partizanit. Pas ndeshjes foli për gazetarët edhe i rikthyeri nga penalizimi me tetë ndeshje Sulejman Starova, i cili pranoi se Partizani edhe pse luan mirë nuk ka fatin me vete dhe se ky sezon ishte i dështuar. “Bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe mer-ituam shumë më tepër, por fatkeqësisht nuk arritëm të marrim rezultat në këtë transfertë, pavarësisht se luajtëm bukur. Na vjen keq që nuk po marrim pikët që meritojmë, me lojën që bëjmë. Sot ishim thuajse spektakolarë, duke dominuar, por në fund dolëm pa pikë dhe kjo është pjesa e hidhur e futbollit”, u shpreh trajneri Starova. Të hënën të kuqtë u mposhtën nga Kukësi në shtëpi dhe sot nga Skën-derbeu, por për Starovën, të dy ndeshjet

bartin një histori krejt të ndryshme. “Kjo ndeshje nuk ka të krahasuar me ndesh-jen ndaj Kukësit, Atë sfidë e vendosën gjyqtarët, ndërsa sot, mendoj se ishte fati që e patëm kundër, pasi zhvilluam një lojë të shkëlqyer. U munduam të fito-jmë mesin e fushës, duke i bërë presion Radasit dhe Osmanit, lojtarë që nisin aksionet e Skënderbeut”, vijoi Starova. Partizani refuzoi të paguajë gjobën për pezullimin e Starovës javën e kaluar me Kukësin, por e bëri këtë gjë këtë javë, për ta pasur në pankinë në transfertën ndaj Skënderbeut. Vetë tekniku i të kuqve justifikon klubin dhe shprehet se e kërkoi ai vetë që të mos paguhej javën e kaluar. “Klubi është i lodhur nga pagesat dhe kjo është për fajin tonë, pasi ka ndodhur shpesh edhe me lojtarët. Sigurisht që është shumë më ndryshe, kur unë dhe

Lojtarët e përfaqësueses tonë që aktivizohen në Serie B luajtëm sot minuta të rëndësishme për ambiciet e tyre sa i takon minutazhit, por me përjashtim të Migjen Bashës që fitoi për të tjerët nuk ishte një ditë e lumtur. Kështu, Naser Aliji i cili aktivizohet me ekipin e Virtus Entelës, ka marrë një barazim në transfertë përballë Karpit, ku mbrojtësi kuqezi ka luajtur për 90 minuta me ekipin e tij. Sulmuesi shqiptar, Azdren Llullaku është lënë

në stol edhe këtë ndeshje nga trajneri i Virtus Entelës, duke e shtyrë debutimin me ekipin italian. Me këtë barazim, Virtus Entela rrezikon rënien nga kat-egoria pasi ndodhet në vendin e 18-të. Nga ana tjetër, ekipi i Frederik Veselit, Empoli ka arritur të barazojë vetëm në minutën e fundit përballë Çitadelas, në ndeshjen që përfundoi me shifrat 1-1. Goli i ekipit të vendasve ka ardhur për shkak të një gabimi të Veselit. Empoli duhet t’i falet Peruxhias që ka mun-

dur në transfertë ekipin e Frozinones pasi rrezikonte të humbiste edhe kryesimin. Në ndeshjen Ternana-Bari, Migjen Basha ka luajtur për 90 minuta me ekipin e tij, duke arritur të fitojë në transfertë më shifrat 1-2, ku Bashës i është besuar edhe shiriti i kapitenit. Aktualisht, Bari ndodhet në vendin e katërt. Me këtë performancë Ba-sha e ka të sigurt ftesën nga trajneri Kristian Panuçi për miqësoren e 26 marsit ndaj Norvegjisë.

LEGJIONARËT/ Kuqezinjtë e Serisë B të rrezikuar, diferencë bën vetëm Basha

Besart Berisha bën “ritualin” në Australi, i jep fitoren Melburnit

Shaqiri merr elozhe nga trajneri i Stokes

Dalipi të jemi bashkë në pankinë, sesa vetëm njëri nga ne”, përfundoi “Bobi”.

Teuta ndal Flamurtarin e merr një pikë, por mbetet e parafundit

Ndërsa vëmendja ishte në Korçë, ku kryedueli Skënderbeu-Partizani dhuroi emocione brenda e jashtë fushës, në Dur-rës Teuta nuk e shfrytëzoi maksimalisht avantazhin fushë, duke marrë një pikë nga barazimi 0-0. Pra në Durrës nuk ka fitues në derbin bregdetar, mes Teutës dhe Flamurtarit, ndonëse vlonjatët bënë maksimumin për të dalë me 3 pikë nga kjo sfidë. Skuadra e Begejës ia doli të mbrohet mjaft mirë dhe të marrë një pikë shumë të vlefshme për renditjen, pasi vijon të jetë në zonën e rënies. Nga ana tjetër, Flamurtari nuk arriti të ruajë ritmin e Skënderbeut kryesues, duke bërë që diferenca tani të shkojë në 13 pikë.

Superiorja nuk dhuroi surpriza në Kukës, pasi vendasit siguruan një trepikësh me mjaft vlerë për vazhdimësinë e garës. në fakt, nuk pati asnjë surprizë në dy ndeshjet që ngritën siparin e javës së 21-të të Kategorisë Supe-riore. Kukësi iu fal një goli të mesfushorit gjeorgjian Dzaria për të mposhtur 1-0 Laçin që luajti për rreth 30 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të brazilianit Esquerda. Kamza ndërkohë bëri detyrën në sfidën tjetër duke mposhtur 3-2 Lushnjën në Roza Haxhiu, një sukses ky që e ngjiti skuadrën e Ndreut në vendin e 4-t të rendit-

jes. Pas 6 ndeshjeve pa fitore në ‘Zeqir Ymeri’ në ndeshjet e kampionatit, Kukësi mori një sukses me shumë vlera në garën për një vend në Kupat e Europës duke blinduar vendin e tretë. Skuadra e Peter Pakult e dominoi nga fillimi e deri në fund sfidën por golin e fitores e gjeti vetëm në minutën e 80-të, kur Irakli Dzaria devijoi drejt rrjetës një top të mbetur në zonë pas grushtimit jo shumë të mirë të portierit Selmani. Por Laçi mund të kishte marrë një pikë në këtë transfertë të vështirë nëse Xhixha në minutën e fundit shtesë do të ishte treguar i saktë, i vetëm përballë

Koliçit. Kamza nga ana tjetër bëri detyrën përballë një Lushnje që tashmë e ka marrë rrugën drejt Kategorisë së Parë. Skuadra nga periferia e kryeqytetit zhbllokoi shifrat me Xhulio Mehmetin në minutën e 33-të, por reagimi i myzeqarëve ishte i shpejtë me Mikel Cankën që barazoi rezultatin pas 4 minutash. Megjithatë në pjesën e dytë Kamza e dërgoi edhe 2 herë të tjera topin në portën e mbroj-tur nga Spaho, fillimisht me shtatlartin serb Raçiç dhe më pas me Sebino Plakun. Në fund kishte vend edhe për golin e dytë personal të Cankës që shërbeu thjeshtë për statistika.

Kategoria e Parë nuk e ka sharmin e Superiores dhe kuptohet as nivelin e saj, por në këtë kategori luajnë disa prej emrave të spikatur të futbollit, tonë, të tillë si Dinamo, Besa, Kastrioti, Apolonia etj, por edhe klubi legjendë i kryeqytetit, Ti-rana. Në kuadër të këtij kampionati, u luajtën 4 takimet e vlefshme për javën e 17-të, të Kategorisë së Parë, Grupi B. Kryendeshja e javës ishte padyshim, ajo mes Apolonisë dhe Tiranës që u mbyll në barazim pa gola. Fitore bindëse për Pogradecin dhe Shënkollin në shtëpi, ndërsa Iliria ka përmbysur në sekondat e fundit Tërbunin, falë golit të Berberit me 11-metërsh. Tirana vijon të jetë në krye renditjes në Kategorinë e parë.

KATEGORIA I

Një nga lojtarët shqiptarë që ka një nivel shumë të lartë teknik dhe shquhet për këtë është Xherdan Shaqiri, i cili ka marrë vlerësime nga drejtuesit e Stoke Sitit. Kështu, trajneri i Stoke Sitit, Paul Lambert e ka përshkruar Xherdan Shaqirin si “lojtar të klasit botëror” pas perfor-mancës së tij ndaj Leicesterit, 1-1. Ishte pikërisht Shaqiri që shënoi një gol të bukur jashtë zonës së rreptësisë ndaj Leicesterit, por që nuk ishte i mjaftueshëm për fitore. “Mendoj se ai është vërtet lojtar i klasit botëror dhe ishte i pafat me vizionin e tij në pjesën e dytë. Ai bën që gjërat të ndodhin. Fatmirësisht ai po luan shumë mirë, që është fantastike për ne”, është shprehur Lambert për “Sky Sports”.

Tirana ndalet në Fier nga Apolonia,

rrezikohet kreu

NDESHJET, JAVA 21DJE

Lushnja-Kamza 2-3Kukësi-Laçi 1-0Teuta-Flamurtari 0-0Skënderbeu-Partizani 1-0

SOT Luftëtari-Vllaznia

RENDITJA 1.Skënderbeu 492.Flamurtari 363.Kukësi 354.Kamza 325.Laçi 306.Partizani 287.Luftëtari 278.Vllaznia 219.Teuta 1810.Lushnja 10

22 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Trashëgoi 100 milionë dollarë, sot Lisa Marie pohon se ka 14 mijë

1- Flokët e kalit, kreshta ose...2-Ngastra të mbjella...3-Ndryshe për bakër-punuesin...4-Banor i Izmirt...5-Dythundrrak i egër me brirë, mbrapsh...6-Nda-jfolje sasie...7-Sëmundje e rëndë e mushkërive...8-Aktori...Çelia...9-Ka edhe një të tillë fetar...10-Universiteti Tiranës...11-Atdheu i Odisesë...13-Kompozi-tori Aleksandër...14-Xhaketë...16-Njëlloj si kallëzim apo akuzë...17-Sherr, grindje, ngatërresë...18-Zogu i patës...20-I thonë plëncit të pulës...21-Tru-pa qiellorë gjithnjë në lëvizje...22-Aleksandër...shkrimtar francez shkroi romanin “Zonja me kameletë”...23-Çitjane apo brekushe që veshin gratë çame...24-Vagabond, imoral që merret me punë të pista...25-Kryeqyteti Santiago ka për shtet...26-Një shenjë e horoskopit..27-Antoni...shkrimtar amerikan...29-Pagesë e menjëhershme me lekë në dorë...30-Përgjegjësi i repartit...31-Ndihmës mjeke në maternitet...33-...Qnari tek filmi “Komisari i Dritës”...34-Lloj sporti...35-Është material inert...36-Ish futbollisti i Tiranës Omuri në inic...37-Instituti Republikan...

1-Maë gjatësije e barabartë me 91.44 cm...4-Njëlloj si provim...7-Mikrobi...12-Lëvizja e ajrit...13-Pikë turistike në ver-i...14-Një fshat malor në veri të Tiranës...15-Frenk...ish futobllist anglez...17-Ish futbollisti shkodran Ragami...18-Alibali i këngës lirike në inic...19-Lloj pudre që e përdorin për foshnjat...20-Një brejtës gjithënjë i frikësuar...21-Shok i sinqertë...22-Kujdestare familjesh...23-Ceremoni martesore...24-Aktori Vangjeli...25-Federik Zholio...shkencëtare franceze...26-Ai i Ana Frenkut...27-Spiro...pro-tagonist i shpëtimit të anijes luftarake sipas subjektit të filmit “Duel i heshtur”...28-Tani, dialekt...29-Ylli me bisht, (O=A)...30-Janë 114 Ka-pitujt e Kuranit...32-Notë muzikore...33-Humoristi italian Kristiano...pa fund...34-Pikë turistike në Shkodër...36-Aks ose...37-Shkuan ose vanë...38-Pije alkoolike që përdorin piratët...39-Ngjarje...40-Vladi i këngës...41-Një shenjë e horoskopit...

Kishte trashëguar 100 milionë pas vdekjes së të atit Elvis Presley, por sot Lisa Marie pohon se i ka vetëm 14 mijë dollarë. Kur ndërroi jetë babai i saj ishte vetëm nëntë vjeçare. Pasuria e Elvis Presleyt pas vdekjes u vlerësua në 100 milionë dollarë, por vlera totale e markës, “Elvis”, duke përfshirë pasurinë e famshme në Graceland, me kalimin e viteve ka arritur shifrën marramendëse, të cilat i kanë kaluar në pronësi të bijës, kur ka mbushur 25-vjet, Lisa Marie. Kjo e fundit pretendon t’i kenë mbetur vetëm 14 mijë dollarë dhe akuzon ish-menaxherin, Berry Sigel, për shkrirjen e pasurisë. Ajo pohon se Sigel “nuk ishte i kujdesshëm,

neglizhent dhe menaxher i keq”. Vajza e të famshmit, megjithatë, është ende pronare e Gracelandit, pasuri e Elvisit, e cila ende është një vend turistik. Në vitin 2005, Sigel shiti 85 për qind të aksioneve të Lisa Mary në Elvis Presley Enterprises. Ai e arsyeton këtë veprim pasi i ishte dashur të “paguante borxhet e tij prej rreth 20 milionë dollarësh”. Ajo, megjithatë, beson se paratë u zhdukën për shkak të investimeve të vazhdueshme në “Core Entertainment”, kompania që qëndron pas “American Idol”, i cili shpalli falimentimin në vitin 2016. Lisa Mary me bashkëshortin e saj të katërt, Michael Lockwood është duke shkurorëzuar edhe ligjërisht.

Llotaria në një restorant

Dy miq takohen rastësisht dhe njëri prej tyre i tregon shokut të tij për një restorant që e frekuenton shpesh:

-Gatuhet shumë mirë, shërbimi tepër i kualifikuar dhe të mendosh se unë dhe bashkëshortja ime kemi paguar vetëm 20 euro.

Miku i çuditur:-Më duket e pabesueshme.Shoku vazhdon të sqaroj surpri-

zat e restorantit:-Ndër të tjera, pasi ke mbaruar

ngrënien e darkës, të ofrojnë një kuti me 50 letra të vogla. Ti zgjedh një prej tyre dhe e hap. Nëse ke arritur të gjesh numrin me fat mund të shkosh në njërën prej dhomave të hotelit ku të presin vajza tepër të bukura.

Shoku sërish i çuditur e pyet:-Po ti ke fituar ndonjëherë në

këtë lotari?Burri, i cili vazhdonte të shkonte

në restorant përgjigjet:-Unë, nuk kam fituar deri më

tani, por bashkëshortja ime çdo herë që shkojmë në restorant.....fiton gjithmonë.

Në avionNjë ditë një person tepër i njohur

për vendin e tij, po udhëtonte në avion dhe i thotë personave që ndodheshin në bord:

-Tani do të hedh 10 euro dhe jam i sigurt se do të bëj të lumtur një italian.

Pasi kalojnë pak minuta sërish burri i famshëm i thotë njerëzve në bord:

-Tani do të hedh 50 euro dhe sigurisht që do të bëj të lumtur pesë italianë.

Atëherë ndërhyn një pasagjer që e kishe dëgjuar që në fillim dhe i thotë:

-Përse nuk hidhesh ti vet, të jesh i sigurt se do të bësh të lumtur gjithë njerëzimin.

KorrektësiaNë zyrë shefi i thotë nëpunëses:-Zonjushë jeni e lirë sot në

mbrëmje?Nëpunësja tepër e gatshme

përgjigjet:-Sigurisht.Shefi:-Atëherë të hënën në mëngjes të

jeni e përpiktë me orarin.

k u l t u r e www.sot.com.al

7 8 4 5

3

8 6 4 3

8 1 2 5

9 1

5 4 3 6

4 5 7

3

7 8 9 6

3 6 4 9

2

2 7 4

8 1 9

1 8

4 3 5

4 7 8

3

5 7 8 2

4 6 3

2 5 3

5 7 6

2 9 1 5

1 6

3 5 1 8

9 3 2

8 2 4

8 3 1

GAZETA SOT E Diel 25 Shkurt 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Kushtojini më shumë vë-mendje familjarëve tuaj. Kjo ditë nuk është e destinuar për të zgjidhur problemet, nuk duhet të bëni shumë pyetje.

23 shattor-22 tetor

Hëna në shenjë ju sjell tepër fat. Edhe aftësia intelek-tuale nuk është e pakët. Vetëm disa të lindur të kësaj shenje mund të ndjehen konfuzë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do jeni në harmoni me persona të ndryshëm. Super të favorizuara për sot e nesër ndryshimet që mund të përmirësojnë ekonominë tuaj.

Besojini intuitës tuaj në vend që të mbështeteni tek një koleg, i cili në vend që të punojë për interesat tuaja, bën të kundërtën.

Rrugë e lirë për instiktin që sot është në anën e arsyes. Në raportet me miqtë tuaj ditën e sotme, nuk do të mun-gojnë surprizat.

Dashi Demi

Udhëtoni pasi problemet familjare do t’ju krijojnë pakën-aqësi. Yjet ju këshillojnë të mos fshiheni, është e kotë të mendo-ni se gjithçka shkon mirë.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Duhet të kujdeseni serio-zisht për shëndetin tuaj. Të pa-mundura për ju ndryshimet në ditën e sotme dhe të nesërme, derisa t’ju hapen rrugë të reja.

Janë parashikuar sur-priza të këndshme. Dashuri të paparashikuara, ndoshta të destinuara për të zgjatur pak, por që do t’i bëjnë mirë zemrës.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Ditë e këndshme në çdo profil. Dashuria ndez fantazinë, duhet të përfshiheni nga këto nd-jenja. Nga një miqësi e re mund të lindi një dashurie e thellë.

Apple AirPower vjen gjatë muajit mars

Hëna në shenjën e Virg-jëreshës ju dhuron energji shpirtërore. Ndjeni nevojën për të parë sa më thellë bren-da vetes.

Horizontal

Kjo ditë do jetë pak pesi-miste dhe humori s'do të jetë në maksimum. Janë këto kar-akteristikat e kësaj të dite. Mo-mente që mund ti kaloli lehtë.

Dashuria do t’ju dhurojë kënaqësi. Situata të reja per-sonave që janë çift, edhe për be-qarët s'mungojnë rastet e njohjes me persona të rëndësishëm.

Kur Apple e ka prezantuar mode-lin më të ri të telefonit të saj iPhone X, e para asaj edhe iPhone 8 dhe iPhone 8, kompania pati thënë se do të vijë edhe me Apple AirPower mbushësin pa tela. Pajisja thuhet se do të prezan-tohet në muajin mars, ndërsa tani lajmi është bërë i ditur nga një burim nga Japonia, përkatësisht faqja e Mac Otakara. Modeli më i ri AirPoëer është një mbushës pa tela, kompatibil me QI që mundëson mbushjen e disa pajisjeve njëkohësisht, duke përfshirë iPhone, Apple Watch 3 dhe Apple Air-Pods. Kjo gjë duket se po mirëpritte në trge pasi dhe më herët është pohuar prezantimi i saj.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Imazhet mahnitëse i tregojnë disa fëmijë, duke pozuar pranë një ariu që peshon 300 kilogram, në një mal pranë Moskës së Rusisë. Ariu i zbutur, që është emëruar Stepan, ishte adoptuar kur ishte tre muajsh nga Svetlana dhe Yuriu Panteleenko, pasi gjuetarët ia kishin mbytur të ëmën. Kafsha e gjatë dy metra, ha për çdo ditë racionin prej 25 kilogramëve që përfshinë peshq, perime dhe vezë. “Është shumë i dashur dhe kurrë nuk ka sulmuar. I do shumë njerëzit dhe dëshira më e madhe e tij, është të qëndrojë me ne në divan kur shikojmë televizor”, ka thënë Svetlana. Së fundmi, Stepan është dërguar në një pjesë malore, ku ka pozuar me disa fëmijë, për fotografen Olga Barantseva.

Fjalëkryq i shifruar

1-Janë si marrëveshjet...6-Tokë e punuar por e pambjellë...7-Fshat turistik pranë liqenit të Pogradecit...8-Studiuesja letrare Kodra në inic...9-Industri Minerale...10-Sinjal i kodu-ar për ndërhyrje emergjente...11-Lindita e këngës lirike...12-Port rus në Detin e Zi...16-Përkrahës i flaktë i një ekipi futbolli...17-Është burimi i të gjitha të mirave materiale...18-Janë si veçori dalluese...19-Tani, me dialektin elbasanas...20-Dhoma e lartë e parlamentit italian...22-Përemër vetor...23-Njëlloj si de-likatesë...24-Pohojnë italianët...25-Filloi nga e para...26-Fuçi druri për verë...27-Një frut tropikal...29-Lumë në veri...30-Mori anën e dikujt...31-Shtet që ka për kryeqytet Santia-go...33-Janë punëtorë krahu në port...35-Sta-cioni ndërplanetar rus në hapësirë...36-Arkë e madhe ku mbante më parë pajën nusja...37-Ali Kelmendi...38-Tregim i shkurtër në prozë apo vargje që kanë si personazh kafshë ose vende...39-Teatri Operas...40-Mikael...ish fut-bollist gjerman...41-Cohë për rroba pune...42-...Fortuzi ish futbollist i Tiranës...

1-Krahinë në jug të Italisë...2-Ish aktori Qiriazi...3-Zotërojnë...4-Tase i volejbollit në in-ic...5-Shtet në SHBA...8-Qytet në Mal të Zi ku banojnë shqiptarë...10-Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur...11-Fjalë që tregon nga është marrë lajmi...12-Këpucë prej llastiku...13-Dhoma e lartë e parlamentit rus...14-Janë të guzhinës...15-Ndajfolje sasi-je...16-Fshehtas...18-Lloj sporti...20-Gadishull në Detin e Kuq në gjirin Persik...21-Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur”...23-I zgjuar por dhelparak...24-...Peci, botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës...25-Tereni i bregdetit...26-Art i të kërcyerit me figura në skenë...28-Ish Kryetari i Partisë Ekologjike...Hoti...29-...Janku ish portier i përfaqësueses tonë...31-Njeri i poshtërm imoral e maska-ra...32-Ish shahisti mjeshtër Fatos...33-Dis-kutim i zjarrtë dhe i ndërsjelltë...34-Drama “...para gjygjit”...36-Patrioti...Nivica...38-Mjet sinjalizues për anijet...39-Lloj peshku i ujrave të kripura...40-Shkrimtari Dedja në inic...41-Pohojnë rusët...

k u l t u r e www.sot.com.al

Fëmijët pozojnë me ariun 300 kilogramësh

24 GAZETA SOTE Diel 25 Shkurt 2018

6,9,10,11,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

La Liga spanjolle lu-ajti sot ndeshjet e javës së 25-të, ku ra në sy rikthimi me

pompozitet te fitorja i Realit të Madridit, i cili mposhti Alavesh 4-0 dhe siguroi tri p0ikë që e afrojnë në kryesim me Atletikon rivale të të një-jtit qytet. Madrilenët i bënë mirë detyrat këtë herë dhe siguruan poker në fushën e lojës, ku golat u shënuan të gjithë nga sulmuesit, me në krye Ronaldon. Për trajner-in Zinedin Zidane ky ishte një sukses i rëndësishëm, pasi vjen në prag të duelit të Champions League me Paris Saint Germain dhe “Los Blan-cos” kërkojnë të lenë sërish gjurmë në Ligën e Kampio-neve. Ndërkohë, sa i takon ndeshjes së djeshme, Kris-tiano Ronaldo ka vazhduar të shkëlqejë me formë të lartë duke i ndihmuar Real Ma-dridit me dy gola ta mposhtë Alaveshin të shtunën pas-dite në “Santiago Bernabeu”. Madridi e priti në “Santiago Bernabeu” Alaveshin në një ndeshje në kuadër të javës së

QËNDRIMI/ Rafinja vlerëson serie A: Derbi i Milanos si “El Clasico”

SULMUESI Premier League është bërë kam-pionati më i fortë dhe më i bukur në botë. Mançester Siti është skuadër që është shkëputur ndjeshëm në renditje dhe po shkon drejt titullit kampion, por rivaliteti mbetet ei fortë me skuad-rat që synojnë vendin e dytë dhe ku dje pati surpriza pas ndeshjeve të javës së 28-të. Kështu, Liverpuli vijon me ecurinë pozitive, teksa pasditen e djeshme ka mposhtur me rezul-tatin e thellë 4-1 Uest Hem Junajtid, duke marrë një trepikësh që vlen

shumë në garën për vendin e dytë. Të kuqtë zhbllokuan rezultatin në pjesën e parë me anë të mesfushorit turko-gjerman, Emre Can, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Salah dhe Firmino shënuan 2 gola të shpejtë, duke hipotekuar rezultatin. Antonio ngushtoi përkohësisht shifrat për Uest Hemin, por Sadio Mane shënoi më pas edhe golin e 4-t, duke bërë që 3-pikëshi të mbetet i Liverpulit. Me këtë fitore, skuadra e Klop paraka-lon në renditje Mançester Junajtid

dhe përkohësisht mban vendin e dytë, me 57 pikë. Ndonëse krijoi avantazhin e dy golave në pjesën e parë, Njukasëll nuk arriti të dalë me 3 pikë nga transferta në Bournemouth, pasi vendasit u rizgjuan në pjesën e dytë dhe arritën të barazojnë rezul-tatin në 2-2. Në sfidat e tjera, Brajton mposhti Suonsin me rezultatin 4-1, Burnli ndau pikët me Southamptonin pas barazimit 1-1 dhe Uest Brom u dorëzua në shtëpi ndaj Hudersfieldit, duke humbur 1-2.

BUNDESLIGA VLERËSIMI SURPRIZA

Më në fund ndalet Bajerni, e bën Herta

Junajtid bën çmenduri për Iskon, ofron 200 mln euro

Bundesliga dhuroi emo-cione ditën e djeshme, por edhe surpriza në rezultate. Kjo pasi Bajerni i Mynihut që nuk njihte çfarë janë ndale-sat për shumë e shumë javë, dje u frenua, por pa rrezi-kuar pozitat e tij në krye të klasifikimit të kampionatit gjerman. Kështu, Bajerni i Mynihut ka arkëtuar vetëm një pikë në shtëpi ndaj Her-tha Berlinit. Lideri i Bunde-sligës nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit në këtë takim, e gjithashtu as ekipi kundërsh-tar, duke ndarë pikët kështu me rezultat 0-0. Bajerni dom-inoi takimin duke krijuar 15

Paris Saint Germain vi-jon të dominojë kampionatin spanjoll dhe me ardhjen e Nejmar këtë sezon duket i pamposhtur dhe me energji të rinovuara. Ylli brazilian ka marrë elozhe nga një prej më të mëdhenjve të futbollit, bra-zilianit më të madh të të gjitha kohërave, Pepe. Legjenda nuk i ka kursyer lëvdatat për bashkëkombasin e tij, Nejmar. Pele ka thënë se Nejmar është futbollisti më teknik në botë. “Nejmar dallon me mënyrën se si luan tek ekipi kombëtar dhe tek skuadra. Por, ai ka një të përbashkët. Është futbollisti më teknik në botë, jam i sig-

Merkato e verës pritet të sjellë surpriza të mëdha në tregun e futbollistëve, pasi Mançester Junajtid është gati të paguajë deri në 200 mln euro për një futbollist. “Mançester Junajtid është i gatshëm që të ofrojë 200 milionë euro për yllin e Realit të Madridit, Iskon, në afatin kalimtar të verës”, shkru-an e përditshmja spanjolle “Don Balon”. Përfaqësuesi i Spanjës ka dështuar të sig-urojë vendin e titullarit këtë sezon te Real Madridi dhe është lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”. Trajneri Hoze Murinjo dëshi-

raste shënimi, kundrejt 5 të Herthës. Bajerni ka 60 pikë në krye të tabelës, kure Hertha në vendin e 11-të të klasifi-kimit gjerman ka 31 pikë.

urt për këtë. Besoj se është i gatshëm të udhëheqë Brazilin në Kupën e Botës sepse është pjekur në çdo aspekt si futbol-list”, ka thënë Pele.

ron ta ketë në radhët e veta spanjollin, kurse Junajtid mësohet se është i gatshëm t’i japë Iskos një pagë rreth 20 milionë euro në sezon.

“Los Blancos” ishin efikasë në duelin e javës 26, ku spikati në veçanti treshja sulmuese Benzema-Bejl-Ronaldo, që këtë herë shënuan dhe larguan kritikat ndaj tyre

25-të të La Ligës spanjolle, të cilën e fitoi 4-0. Sulmuesi por-tugez Kristiano Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e 44-të, duke realizuar me të majtën pas një asisti të bukur të Karim Benzemas. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për një Real shumë dominues. Djelmoshat e Zinedine Zidane e nisen pjesën e dytë aty ku e lanë të parën, kur Gareth Bale shë-noi për 2-0, pas një asisti nga Benzema përsëri. Kristiano e arriti golin e dytë në këtë ndeshje dhe të 14-n në La Liga këtë sezon, pasi shënoi

për 3-0 për Realin në minutën e 61-të. Benzema, i cili e mer-itoi golin në këtë ndeshje pas një paraqitje mjaft të mirë, shënoi për 4-0 në minutën e 89-të nga penalltia. Reali tani ka 51 pikë në vendin e tretë në tabelë, 11 më pak se lideri Barcelona. Alavesh nuk lëviz nga vendi i 16-të me 28 pikë. Ndërkohë, Kristiano Ronaldo ka arritur edhe një rekord tjetër mbresëlënës në La Liga, duke u bërë vetëm lojtari i dytë në histori të saj që arrin shifrën e 300 golave. Superylli portugez realizoi

Reali i Madridit kthehet si tërmet, BBC shkatërrojnë Alaveshin në La Liga

Pele: Nejmar ështëmë i miri në botë

Serie A ka humbur shkël-qimin e dikurshëm dhe ndod-het në krizë në ballafaqimet ndërkombëtare, dëshmuar me mungesën e Italisë në Botëror-in e Rusisë që zhvillohet këtë vit, por edhe rënien e klubeve italiane në kompeticionet eu-ropiane. Gjithsesi, lojtarë dhe teknikë të ndryshëm vijojnë ta ngrenë lart shkollën italiane të futbollit dhe Serinë A. Rafinja, që ku është bashkuar me Interin në janar, ka treguar përshtypjet e tij për Serinë A. Ai ka deklaru-ar se Serie A është universitet i futbollit, kurse derbi ndërmjet Milanit dhe Interit sipas tij është në të njëjtin nivel si ndërmjet Barcelonës e Real Madridit në

Spanjë. “Babai më kishte thënë se ka shumë taktika në këtë kampionat. Është si një univer-sitet i futbollit. Kam biseduar me Dani Alveshin, i cili më tha se kishte mësuar shumë sa ishte pjesë e Juventusit”, ka deklaruar Rafinja për “La Gazzetta dello Sport”. Ai e ka krahasuar derbin “Madonnina” me “El Clasicon” dhe derbin argjentinas ndërmjet River Plates e Boca Juniorsit. “Derbi della Madonina është në një ndeshje për të cilën flet e gjithë bora, është në nivelin e njëjtë si ajo Barcelonë- Real Madrid, ose River Plate-Boca Juniors. Kur isha fëmijë isha i çmendur pas Ronaldos e Adri-anos”, tha Rafinja.

dy gola në fitoren 3-0 të Real Madridit ndaj Alavesit të shtunën në “Santiago Berna-beu”, me çka arriti kuotën e 14 golave në ligë këtë sezon dhe shifrën e 300 sosh në histori të La Ligës. Para tij, vetëm ylli argjentinas ka arritur t’i shënojë 300 gola në La Liga në tërë historinë. Në fakt, Mesi tani i ka plot 369 gola në 403 paraqitje për Barcelonën. Në kuadër të javës së 25-të në kampi-onatin spanjoll, më herët gjatë ditës së djeshme, edhe Celta Vigo arriti të marrë një fitore 2-0 ndaj Eibarit, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë nga Aspas dhe Mario Gomes. Kurse ndeshja Lega-nesh-Las Palmas përfundoi në barazim pa gola 0-0, duke bërë që të dyja skuadrat të marrin nga një pikë e të mos kenë përparim të ndjeshëm në renditje. Kampionatin spanjoll e udhëheq Barce-lona, e ndjekur nga Atletiko e Madridit. Diferenca e kat-alanasve me Realin është e madhe dhe skuadra e Mesit me shokë po shkon e qetë drejt titullit kampion në La Ligan spanjolle.

Mohamed Salah nderon Liverpulin, të kuqtë marrin vendin e dytë

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /