23
Ju jeni i zgjedhur të na përfaqësoni! Ju drejtohemi për një vëmendje më të lartë ndaj mjedisit ku jetojmë! Një esë për kandidatët për deputet për t’i dhënë vlerë mjedisit natyror në Shqipëri Raport “Zgjedhjet qendrore 2013... Jepini Shqipërisë një zhvillim të qëndrueshëm!” Mjedisi i shëndetshëm është e drejta dhe detyra ime. Unë do votoj që mjedisi ku jetojmë të përmirësohet! Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përreth fabrikës Titan - Burizan Publikimi i ketij materiali eshte mbeshtetur finaciarisht nga Programi i Granteve te Vogla i Komisionit per Demokraci i Ambasades se SH.B.A.-se ne Tirane. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura ne kete botim jane te autor-it/ve dhe nuk perfaqesojne domosdoshmerisht ato te Departamentit te Shtetit

Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Ju jeni i zgjedhur të na përfaqësoni! Ju drejtohemi për një vëmendje më të lartë ndaj mjedisit ku jetojmë!

Një ftesë për kandidatët për deputet për t’i dhënë vlerë mjedisit natyror në Shqipëri

Raport

“Zgjedhjet qendrore 2013... Jepini Shqipërisë një zhvillim të qëndrueshëm!”

Mjedisi i shëndetshëm është e drejta dhe detyra ime. Unë do votoj që mjedisi ku jetojmë të përmirësohet!

Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përreth fabrikës Titan - Burizan

Publikimi i ketij materiali eshte mbeshtetur �naciarisht nga Programi i Granteve te Vogla i Komisionit per Demokraci iAmbasades se SH.B.A.-se ne Tirane. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura ne kete botim janete autor-it/ve dhe nuk perfaqesojne domosdoshmerisht ato te Departamentit te Shtetit

Page 2: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht
Page 3: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Ky raport është pregatitur në kuadër të fushatës

“Jepini Shqipërisë një zhvillim të qëndrueshëm”

Mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci/ Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe nga

Agjensia Austriake për Zhvillim (ADC)

Qershor 2013

----------------------- Mendimet e shprehura në këtë raport janë ato të hartuesit dhe në asnjë mënyrë nuk

përbëjnë qëndrimin e mbështetësve financiarë të fushatës!

Page 4: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Përmbajtja: Pse ky raport? ..................................................................................................................... 5 Kuadri programor ................................................................................................................ 5 Vlerat natyrore .................................................................................................................... 6 Shqetësimet tona ................................................................................................................ 7

Shkodër ........................................................................................................................... 7 Fushë- Krujë/Krujë ........................................................................................................ 10 Elbasan .......................................................................................................................... 11 Berat .............................................................................................................................. 13

Propozimi ynë për përmirësim ......................................................................................... 15 Shkodër ......................................................................................................................... 15 Fushë- Krujë/Krujë ........................................................................................................ 17 Elbasan .......................................................................................................................... 18 Berat .............................................................................................................................. 19

Dy fjalë përmbyllëse ......................................................................................................... 21

Page 5: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Pse ky raport? Ky raport është përgatitur për ti ardhur në ndihmë mjedisorëve që do duan të lobojnë me kandidatët për deputet për ti parashtruar problematikat dhe shqetësimet e evidentuara nga ne për qarqet e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës dhe Beratit. Njëkohësisht ai u ofrohet të gjithë kandidatëve që do duan të dinë diçka më shumë për vlerat mjedisore dhe si mund të ruhen ato përmes vendimarrjeve të informuara. Megjithë dëshirën e mirë për të mundësuar ngritjen e problematikave në nivel vendi, mundësitë tona të limituara na lejuan t’ju ofrojmë një panoramë joshteruese të problematikave që hasen në katër qarqe kryesore. Përzgjedhja e këtyre qarqeve është bazuar në rrjetën e organizatave mjedisore të gatshme për t’iu bashkëngjitur nismës sonë për të gjelbëruar zgjedhjet qëndrore 2013 si edhe në përpjekjet tona për t’ju ofruar një mbulim si gjeografik ashtu edhe tematik. Gjithsesi një pjesë e mirë e shqetësimeve janë sinjifikative për të gjithë territorin. Përveç problematikave jemi munduar deri diku t’ju ofrojmë edhe disa alternativa zgjidhjeje të cilat përfaqësojnë jo vetëm mendimin tonë, por edhe atë të qytetarëve dhe aktivistëve mjedisorë të qarqeve të përfshira.

Kuadri programor Kjo nismë për të gjelbëruar zgjedhjet nuk është e para e ndërmarrë nga qendra EDEN. Ajo është tashmë një përpjekje e vazhdueshme për të sjellë mjedisin në vëmendjen e kandidatëve si parlamentarë ashtu edhe ata vendor. E ne, nuk jemi vetëm në këto nisma. Me ne janë bashkuar organizata të ndryshme si Ekolëvizja, Qendra e Informacionit Aarhus, Shkodër (AIC), Klubi Ekologjik Elbasan, Mbrojta e Mjedisit Natyror, Berat dhe Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përreth fabrikës Titan-Burizan, Fushë-Krujë. Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht nga programi i granteve të vogla të komisionit për demokraci/ sektori i marrëdhënieve me publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe nga Agjensia Austriake për zhvillim (ADC) Fushata për gjelbërimin e zgjedhjeve ndërthuret me tre nga katër fushat tona të punës dhe më konkretisht me: a). Informimin dhe pjesëmarrjen publike, b). Edukimin mjedisor dhe c). Praktikat e menaxhimit mjedisor. Për rrjedhojë edhe metodologjia e përzgjedhur për realizimin e fushatës është e larmishme. Nëse jeni të interesuar për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve tona na ndiqni në: http://eden-al.org/index.php?id=%2044

Page 6: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Vlerat natyrore Sa më shumë të kuptojmë rreth botës natyrore, aq më shumë kuptojmë se ajo na mbështet ne në mënyra të cilat jo gjithmonë mund të jenë të dukshme, por që kanë vlerë të vërtetë. Mjedisi ynë natyror është një burim relaksimi dhe kënaqësie personale, është shpesh krenaria e kombit e vlerë e shtuar e turizmit Shqiptar. Për fat të keq asnjëherë nuk është llogaritur e nuk flitet për mjedisin natyror si burim i shëndetit publik dhe sigurisë ekonomike. E për më tepër, nuk llogaritet as kosto për ekonominë dhe shoqërinë e shkaktuar nga degradimi i mjedisit (për shembull: sa është kostoja vjetore për Shqipërinë e shkaktuar nga erozioni i tokës, apo djegia e sipërfaqeve pyjore). Për të mos folur më pas për krijimin e vlerës shtesë - për shembull, veprimi për të parandaluar degradimin e mjedisit mund të çojë në një përfitim me raport 100:11. Duke qenë që kostot dhe përfitimet nuk reflektohen siç duhet në vendimarrjen politike, kjo na çon në mbishfytëzimin apo keqshfrytëzimin e burimeve të vlefshme natyrore. Po i vëmë theksin kostove dhe përfitimeve se nëse flasim vetëm për kujdesin për natyrën do të etiketoheshim “mjedisorë”, e ky nuk është qëllimi ynë i vetëm. Ne duam t’ju themi se natyra nuk është statike, por një seri 'ekosistemesh' që ndryshojnë me kalimin e kohës. Ne jemi pjesë e këtyre sistemeve nga të cilët varemi, por edhe kemi fuqinë për t’i ndryshuar rrënjësisht ato. E nëse do vazhdonim të merrnim vendime/ politika që nuk konsiderojnë edhe përkujdesin ndaj vlerave tona natyrore sot, brezat nesër do ta kenë shumë të vështirë të përfitojnë të njëjtat shërbime apo të jetojnë në një mjedis cilësor e të shëndetshëm. E kush nuk i përmend lumenjtë, liqenet e detet e Shqipërisë për ujrat e bollshëm e bukuritë e rralla që na falin. Por ndërkohë jemi të vetëdijshëm për ndotjet që u shkaktojmë, inertet që u rrëmbejmë, e për rrjedhojë përmbytjet e shkaktuara.

Me një politikë më eko-ekonomike ne mund të konsiderojmë krijimin e ligatinave (bregdetare ose lumore) për të përmirësuar mbrojtjen nga përmbytjet2, apo ndërtimin e impianteve të pastrimit të ujërave të zeza për të parandaluar ndotjen e ujërave.

Po pyjet tona, deri para disa vitesh të pafundme, që i japin jetë jo vetëm botës së egër, por edhe ekonomisë së vendit. Për të mos folur për hapësirat e gjelbra në qytetet tona që si shkak i urbanizmit të shpejtë kanë ardhur duke u rrudhur ndjeshëm.

1 The Economics of Ecosystems and Biodiversity (TEEB) www.teebweb.org 2 Kështu p.sh. në Humber fitohen rreth £ 400.000 përfitimeve çdo vit si rezultat i mbrojtjes nga përmbytjet, përveç habitatit për 150 specie zogjsh: http://publications.environment-agency.gov.uk/pdf/SCHO0409BPVM-e-e.pdf

Page 7: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Me një ripyllëzim në mbarë vendin dhe një reformë pyjore të mirëmenduar mund t’ja shtojmë mushkritë Shqipërisë3. E kështu, mund të vazhdojmë të flasim për ajrin, burimet natyrore, biodiversitetin që na rrethon, trashëgimitë natyrore e kulturore të cilat duhen trajtuar gjithmonë së bashku për të patur një vlerë të shtuar.

Shqetësimet tona Ajo çka po përpiqemi të shtrojmë në këtë pjesë të raportit është sigurisht një vlerësim i shpejtë i situatës bazuar në problematikat e evidentuara me sy të lirë, nga komunikimet me qytetarët apo filmimet e ndryshme që kemi bërë. Ndonjëherë jemi bazuar edhe në shkrimet e ndryshme të dala në internet apo të përgatitura nga organizatat tona simotra. Ato nuk janë shteruese dhe nuk përbëjnë domosdoshmërisht të gjithë problematikat apo shqetësimet e qytetarëve. Në asnjë rast evidentimet tona nuk janë rezultat i analizave të kryera apo i studimeve të mirëfillta shkencore, e për rrjedhojë nuk paraqitin me shifra problematikën mjedisore.

Shkodër Mbetjet urbane

Qyteti i Shkodrës, vazhdon të mbetet një nga qytetet më problematike sa i takon menaxhimit të mbetjeve urbane, pavarësisht faktit që është qytet me kulturë e përpos kësaj ekziston të paktën infrastruktura e nevojshme për një mirëmenaxhim të mbetjeve urbane. Në qarkun Shkodër është ndërtuar nga qeveria Shqiptare i pari landfill rajonal, i cili për fat të keq nuk përdoret nga ana e bashkisë Shkodër.

3 Hapësirat e gjelbra janë të lidhura me shëndetin e mirë pavarësisht statusit socio-ekonomik, për çdo rritje 10% në hapësirë të gjelbër lokale mund të ketë një reduktim të matshëm në ankesat shëndetësore brenda komunitetit: de Vries S, Verheij RA and Groenewegen PP. (2001) Nature and Health The Relation between health and green space in people's living environment. See; http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(08)61669-4/fulltext

Page 8: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Gjithashtu puna e madhe e realizuar nga programi Zviceran DLDP për planin e menaxhimit të mbetjeve apo investime të pjesshme kanë pak duk kur në fund të herës mbetjet hidhen sërish në vende ilegale e që shkaktojnë ndotje të patolerueshme për një qytet vlerash si Shkodra. Po e çojmë më tej shqetësimin tonë me evidentimin e faktit që shërbimi bazë i pastrimit nuk i ofrohet të gjitha lagjeve të qytetit. E më pas do të na duhet të themi edhe refuzimin e NQV për dërgimin e mbetjeve urbane në Fushdepozitën e Bushatit. Niveli i informimit dhe ndërgjegjes qytetare ka ende nevojë për punë. Ndërkohë që i është hapur udhë zbatimit të legjislacionit të ri vendas për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane e qarku i Shkodrës është ende shumë pasiv në marrjen e iniciativave konkrete në rang qarku. Liqeni i Shkodrës

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh i Ballkanit dhe njëkohësisht edhe rajoni më i madh i peshkimit në të. Liqeni i Shkodrës është 43km i gjatë dhe 14km i gjerë dhe ka një thellësi mesatare prej 7m. Ka një breg shumë të larmishëm të tipit të ultë të "marsheve" në veri dhe shkëmbor në jug. Në bregun jugor shquhen plazhet në rrugën, nga Shkodra për në Shirokë e Zogaj, ku më i madhi është Zalli i bardhë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshiqsh e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë. Peshqit tradicionalisht kanë qënë burim i rëndësishëm jetese për banorët e trevave që lagin brigjet e këtij liqeni. Po ashtu, liqeni i Shkodrës shërben si bazë edhe për zogjtë dhe peshqit shtegtarë. Sidomos ngjalat, që rriten në lumejtë e Bunës dhe të Drinit, kalojnë në liqenin e Shkodrës dhe anasjelltas.4 Problematikat që ne do donim t’ju paraqesim në fakt janë më shumë shqetësime të mbledhura nga banorët e zonës, nga ata banorë të cilët jetën e tyre e shohin ngushtësisht të lidhur me liqenin. Së pari do donim të sillnim në vemendjen tuaj degradimin e pyjeve të dushkut, shelgut, gështenjës që kanë qënë gjithmonë shoqërues të brigjeve aq të bukura të liqenit. Pavarësisht që prerja e pyjeve ka ardhur si nevojë e banorëve për ngrohje në terma afatgjatë ajo ka shkaktuar një dëm jo vetëm ekologjik, por edhe për turizmin e zonës.

4 http://www.yradio.org/index.php?option=com_content&view=article&id=174:liqeni-i-shkodres-ne-rrezik&catid=48:mjedisi&Itemid=103

Page 9: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Së dyti nuk mund të lëmë pa përmendur pakësimin e rezervave të peshkut në liqen si rezultat i gjuetisë pa leje, ndotjes së shkaktuar nga lumenjtë kontribues( kryesisht mbetje urbane), por edhe ndotjen kimike të shkaktuar nga industria e aluminit në pjesën Malazeze. Një faktor tjetër që ndikon jo pak në cilësinë e ujërave të liqenit është derdhja e ujërave të zeza të patrajtuara në të. Së fundmi, por jo nga rëndësia e çështjes janë ndërtimet pa leje në brigjet e liqenit, të cilat jo vetëm që e degradojnë edhe më tepër ndotjen e liqenit, por edhe prishin në mënyrë të parikuperueshme potencialin turistik që ka liqeni. Problematika e përmbytjeve

Qarku i Shkodrës ka qënë problematikë e përmbytjeve të shkaktuara nga Drini prej kohësh, por kurrsesi në frekuencën dhe madhësinë e këtyre viteve të fundit. Nuk dimë të themi nëse kjo është rezultat i ndryshimit të klimës dhe dendësimit të reshjeve, apo e keqmenaxhimit të kaskadave në Drin. Megjithatë ajo që nuk mund të mbetemi pa thënë është që, Shkodra ka kaluar një situatë shumë të vështirë përmbytjesh 3 vitet e fundit. Në datën 2 janar të vitit 2010, hidrocentralet u detyruan të hapin portat, duke shkaktuar një përmbytje masive në 8 komuna të nënshkodrës dhe tri lagje të qytetit të Shkodrës.

Bilanci i përmbytjes ishte tepër i rëndë, pasi 13 mijë ha tokë u përmbytën, 8780 persona u evakuan dhe u përmbytën 4489 shtëpi. Verifikimi i dëmeve të kësaj përmbytjeje ishte 4360 familje të dëmtuara me një vlerë rreth 8.1 milionë dollarë. Përmbytja e parë zgjati 17 ditë, deri më 20 janar. Më 21 shkurt ndodhi përmbytja e dytë, e cila u pasua me një

të tretë brenda të njëjtës pranverë. Më 5 tetor 2010, qarku i shkodres përjeton përmbytjen e katërt e cila u pasua nga përmbytja e shekullit, ajo e datës 30 nëntor, që u cilësua si katastrofa më e madhe natyrore në 150 vitet e fundit e ndodhur në Shqipëri. 14 200 ha tokë u përmbytën, 4597 shtëpi kishin prezencë uji, ndërsa 2890 banesa janë përmbytur. Numri i personave që kishin lënë shtëpitë kishte arritur deri në 14 mijë. Në këtë përmbytje u përfshinë 12 komuna dhe 7 lagje të qytetit të Shkodrës. Dëmi i shkaktuar në këtë përmbytje u vlerësua 30 milionë dollarë, ndërkohë që në përmbytjet e tjera të ndodhura më pas vëmëndja politike thuajse ra fare, gjendja e jashtëzakonshme nuk u shpall e për rrjedhojë edhe vlerësimet e sakta në dëme nuk u paraqitën.

Page 10: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Ajo që ne duam të themi pa doreza është se gjendja e këtyre njerëzve të afektuar është e mjerueshme. Me mijëra familje nuk sigurojnë dot të lashtat për bagëtinë e tyre, me një bujqësi të marrë fund, për të mos filluar analizën e dëmeve në shtëpia. E gjithë kjo situatë përmbytjesh të njëpasnjëshme nuk ka kaluar pa shkaktuar dëme në cilësinë e ujit të pijshëm, sidomos në ato të komunave të qarkut, cilësinë e tokës bujqësore, rrezikun e epidemive nga kafshët e ngodhura apo ndotja e tokës e për të mos lënë mënjanë edhe zhdukjen e kafshëve të egra.

Fushë- Krujë/Krujë 5Në fakt për hir të koncentrimit të organizatave që ne kemi punuar në zonën e Fushë-Krujës/ Krujës në këtë rajon jemi përqëndruar më shumë në rang bashkie përkundrejt qarkut. Kjo edhe për vetë problematikat shumë komplekse që paraqet qarku i Durrësit. Fabrikat e çimentos/ guroret

Ka vite që Fushë-Kruja dhe Kruja janë përballur me problematikën e guroreve dhe fabrikave të çimentos. Nga njëra anë shfaqen guroret e panumërta që duken sikur po hanë të gjithë malin e Krujës, e nga ana tjetër, shfaqen fabrikat gjoja moderne të

çimentos që në vend të sjellin punësim e zhvillim të zonës, kanë mbjellë pakënaqësi, ndotje, varfëri. Prania e gropave të gëlqeres në Krujë e Fushë-Krujë përbën një problem serioz prej vitesh jo vetëm për degradimin e mjedisit, por edhe për shëndetin e njerëzve dhe për cilësinë e tyre të jetesës. Është e pamundur të udhëtosh për në Krujë e të mos mbysë era e djegies së gëlqeres, apo e djegies së

gomave që përdoren si lëndë djegëse. Gjithashtu, është e pamundur të mos vëresh zhdukjen e pyjeve të mrekullueshëm me pisha përgjatë rrugës, vendin e të cilëve tashmë e kanë zënë gropat makabër që mbjellin vetëm trishtim. Kush kalon andej shpesh i duhet të mbyllë medoemos dritaret e makinës që të mos “pudroset” nga pluhuri i dalë nga këto gurore, e kjo ndotje e ajrit ndonjëherë ngjitet deri në qytet. Për të mos folur më pas për ndotjen vizive që shkaktojnë këto gurore, e për dëmin e patjetërsueshëm që i kanë sjellë qytetit muze të Krujës, e për rrjedhojë turizmit të tij.

5 Foto e marre nga http://www.iep-al.org/forum/viewtopic.php?f=47&t=848

Page 11: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Jo pak raste janë raportuar, ankesa të banorëve për problemet me dëmtimet në muret e shtëpive/ dyqaneve të cilat mendohet të vijnë nga vënia e dinamitit në kariera. . E ndërsa disa familje krutane e kanë të vetmen mënyrë jetese punën në këto gurore, nuk ndodh të jetë kështu me Fabrikat e çimentos. Projektuar sipas “standarteve Evropiane”, këto fabrika jo vetëm që kanë mbjellë pakënaqësinë e banorëve për ndotjen e kryer, por ato janë bërë shpesh shkak i efekteve të tjera si, dëmtimi i ujsjellësit dhe burimeve të ujit. Për më tepër në këto fabrika nuk janë punësuar fshatarë nga zona ( ashtu sikundër është premtuar në projekt) e as investohet në projekte shëndetësore e sociale nga ana e investitorëve. Ajo që na bën më shumë përshtypje e që nuk mund të lëmë pa përmendur është që, megjithë problematikat e ngritura nga banorët, ankimet e herëpashershme apo edhe emisionet e dedikuara televizive, vazhdojnë të jepen leje për shfrytëzim karierash në këtë zone, e për ironinë e fatit, ato konsiderohen të rregullta teknikisht .6

Elbasan Qarku i Elbasanit ka qenë një qendër shumë e rëndësishme e zhvillimit industrial të vendit deri në vitin 1990, me industrinë metalurgjike, atë të çimentos dhe industrinë inxhinierike mekanike në Elbasan, përpunimin e hekurit e nikelit dhe pasurimin e mineraleve në Librazhd si dhe inxhinierinë mekanike në Gramsh7. Pavarësisht vlerave kulturore dhe arsimore të rajonit, qarku përmban disa nga pikat e nxehta mjedisore të identifikuara nga UNEP në Shqipëri si: impianti metalurgjik, impianti i magazinimit të kimikateve, shkritorja e ferrokromit në Elbasan; dhe minierat e hekur-nikelit në

Përrenjas. Mbetjet urbane

Qarku i Elbasanit është nga të parat qarqe së bashku me Tiranën që ka të përgatitur një draft strategji rajonale për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane8.

6http://www.gsa.gov.al/alb/aktualitet/Sarma/prezantimet/07_SARMa%20Albanian%20workshop%20AKBN.pdf 7 Evidentuar sipas draft planit të menaxhimit rajonal të mbetjeve. 8 Për një informacion të detajuar mbi situatën e mbetjeve në qarkun e Elbasanit shih: http://www.moe.gov.al/upload/publikimet/dokumenta%20per%20komentim/Plani%20i%20zones%20se%20mbetjeve%20te%20Elbasanit.pdf

Page 12: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Gjithsesi duket që këto plane ende nuk janë pronësuar nga këshilli i qarkut. Të gjitha njësitë e qeverisjes vendore (NQV)) përbërëse të këtij qarku kanë ende fushëdepozita ilegale dhe jashtë cdo standarti. Pavarësisht se ka iniciativa nga NQV-të për caktime fushdepozitash bashkiake, ende nuk ka projekte konkrete. Përpos kësaj, këto nisma për zgjidhje lokale shkojnë në kundërshtim me strategjinë kombëtare, e cila sygjeron fushdepozita rajonale. Ajo që na shqetëson më shumë për nga madhësia e problemit, por edhe e numrit të popullsisë që afekton është fushdepozita e Elbasanit, e cila është në gjendje tejet të keqe e për më tepër ndot ajrin e qytetit, përmes tymit të vazhdueshëm të shkaktuar nga djegiet si dhe shkakton ndotje permanente të Shkumbinit. Situata bëhet akoma më alarmante nëse kuptojmë që në fushdepozitë shpesh hidhen pa trajtim paraprak edhe mbetjet spitalore apo ato industriale. Situata për ndërgjegjësimin qytetar dhe zbatimin e rregulloreve vendore për taksat mbetet e njëjtë si në të gjitha qarqet e tjera të trajtuara. Ndotjet industriale

Prej shumë vitesh Qarku i Elbasanit është i ekspozuar përkundrejt ndotjes industriale ( e trashëguar dhe e tanishme). Ajo që bie në sy janë pluhurat, tymi si dhe gazet e ndryshme, të cilët në mënyrë të përsëritur tejkalojnë normat e lejuara. Si pasojë e tyre, janë shtuar vdekshmëria, sëmundjet tumorale, ato të frymëmarrjes, të gjakut, deformimet gjenetike, dëmet në shëndetin e kafshëve dhe të bimësisë, dëmet në pyje etj. Sikundër është evidentuar më lart, ky qark përmban disa nga pikat më të nxehta mjedisore në Shqipëri sa i takon mbetjeve industriale e të rrezikshme, e megjithatë akoma në rang vendi apo rajoni nuk ka ndonjë nismë/ studim visibiliteti, e jo më projekt konkret për pastrimin e zonave dhe adresimin e depozitimit të mbetjeve në kushte të posaçme. Nga ana tjetër, nuk ka ende asnjë ligj/ rregullore në vend që të detyrojë kompanitë private ndotëse të shpaguajnë komunitetin për ndotjen që shkaktojnë “corporate responsibility”

Page 13: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Berat Ky qytet i lashtë me vlera të rralla kulturore për vendin tone, nuk mbetet pas edhe nga vlerat mjedisore, të cilat në këtë pjesë trajtohen vetëm për problematikat. Ato që ne do donim të sillnim në vëmendjen tuaj janë: Parku kombëtar i Tomorrit

Parku kombëtar i Tomorrit me një sipërfaqe prej 4000 ha është një park shumë i pasur me një florë e faunë të egër, të cilat së bashku me ekzistencën e objekteve të kultit përbëjnë një interes të vacantë turistik. Që prej disa vitesh, ky park vuan pasojat e nxjerrjes pa kriter të pllakave. Ky mbishfrytëzim ilegal i malit ka dëmtuar jo vetëm vlerat e tij si park kombëtar, por ka shkaktuar edhe probleme serioze në dëmtimin dhe ndotjen e burimeve të ujit të Bogovës. Veç kësaj problematike shfaqet edhe situata me prerjet apo djegien e pyjeve, e cila çon në erozion të theksuar, si dhe humbje të biodiversitetit. 9 Ndotja e lumit Osum

Osumi, një nga lumejtë më karakteristikë të Shqipërisë për nga prezenca e kanioneve të vecanta e mahnitëse të tij, është kthyer dalëngadalë në një hotspot mjedisor për nga ndotja dhe cilësia e ujrave, sidomos në pjesën e poshtme të tij10.

Mbetjet inerte, kryesisht hidhen përgjat rrjedhës së lumit Osum, duke filluar nga Uznova, Velabisht, Orizaj, Ura Vajgurore duke shkaktuar kështu devijimin e shtratit të tij. Kjo agravohet akoma më shumë nga ndërtimet pa leje dhe pa kriter në brigjet e lumit (sidomos në pjesën e poshtme të tij). Në raste reshjesh të larta, evidentohet dalja e vazhdueshme nga shtrati dhe

përmbytja e tokave në brigjet e tij. Gjithashtu, një fenomen tjetër shqetësues është edhe erozioni i tokave të bukës në fshatrat Velabisht, Starovë, Veterrik ,etj.

9 Foto e marrë nga Guidaeberatit.net 10 Raporti i gjendjes së mjedisit 2010 http://www.moe.gov.al/upload/publikimet/RGJM_2010.pdf

Page 14: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Veç ndotjes së shkaktuar nga depozitimi i inerteve apo hedhja sporadike e mbeturinave urbane, një problematikë shqetësuese në të gjithë gjatësinë e lumit, por që bëhet më shqetësuese në Berat për vetë madhësinë e qytetit, janë derdhja e ujërave të zeza në lum. Kjo veç prishjes së cilësisë së ujërave, shkaton edhe një ndotje pamore e cila drejtpërdrejtë ndikon në vlerat kulturore-turistike të qytetit. Veç këtyre, në media dhe nga burime tonat të brendshme në ministrinë e mjedisit flitet shumë për konçesione hidrocentralesh në Osum. Kjo do të shkaktonte dëme të pariparueshme në kanionet e Osumit si dhe do të ndikonte ndjeshëm ekonominë turistike lokale, e cila ka marrë një bum këto vitet e fundit. Mbetjet urbane

Megjithëse në qarkun e Beratit janë bërë hapa përpara sa i takon menaxhimit të mbetjeve urbane, ende është larg koncepti menaxhim i integruar dhe zbatim standartesh të direktivës së mbetjeve të BE. Qytetit dhe bashkive të tjera përreth i mungon një fushdepozitë sanitare me standarte. Për më tepër Qarku ka nevojë për një përqasje rajonale, e cila bazuar në parimet e ekonomisë së shkallës, të krijojë mundësinë e menaxhimit të integruar pa nevojën e subvencionimit nga njësitë e qeverisjes vendore. Në vazhdim do donim të evidentonim nivelin e ulët të informacionit dhe ndërgjegjes qytetare, për pastërtinë e zonave të banuara si dhe për detyrimin ligjor/qytetar të pagesës së taksës së pastrimit. Ndotjet industriale

Qarku i Beratit ka trashëguar nga e kaluar fabrikën e përpunimit të baterive11 e cila ka qenë gjithmonë burim ndotje e rrezikshme për qytetin e veçanërisht për lagjen Uznovë të tij. Me levizjen e pakontrolluar të popullsisë dhe lulëzimin e ndërtimeve pa leje, përveç shqetësimit të shkaktuar nga ekzistenca e pirgjeve me skorje, ndotjes potenciale të ujrave nëntoksore dhe mbitokësore, shqetësuese është bërë edhe bashkëjetesa me ndotjen e mijëra familjeve në zonë. 11 Ka pasur disa studime për zonën të kryer nga UNDP – projekti i zonave hot-spot, Qendra mjedisore EDEN, Powerful Information etj. Një informacion më të detajuar mund ta gjeni në linqet më poshtë: http://www.undp.org.al/index.php?page=projects/project&id=115; http://eden-al.org/media/IPEN_Assessment%20Report.pdf http://eden-al.org/media/Reducing%20the%20Risk%20to%20Public%20Heath%20and%20Environment%20%20from%20Used%20Lead%20Acid%20Batteries%20%28ULAB%29%20in%20Albania_pdf%20Project%20Findings%20Report.pdf

Page 15: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Këtij burimi ndotjeje të rrezikshme ( plumb dhe acid) i shtohet edhe ndotja e shkaktuar nga fabrika e përpunimit të lëkurëve. Pavarësisht faktit që mungojnë të dhënat zyrtare për këtë ekzistencë ndotje ( sipas monitorimit të kryer nga ARM) ne na duket me vënd të ngremë shqetësimin qytetar për shkarkimet në ajër dhe në ujë, të shkaktuar nga kjo

fabrikë. Gjithashtu, operimi i disa industrive përpunuese të fruta - perimeve dhe vreshtarisë ka shkaktuar vazhdimisht shqetësimin e njësive të qeverisjes vendore për shkak të sasisë së madhe të mbetjeve të gjeneruara dhe shpesh depozitimit të tyre në vende të papërshtatshme. Veçanërisht shqetësuese janë mbetjet e bërsive të cilat shkaktojnë një përkeqësim të cilësisë së tokën dhe ndotje të ujërave nëntoksore në vendet e depozituara. Në këtë seksion nuk po trajtojmë ndotjen e shkaktuar nga industria nxjerrëse e naftës në Kuçovë, duke qënë se kjo i tejkalon mundësitë tona kuptuese e shtjelluese si shoqëri civile.

Propozimi ynë për përmirësim

Shkodër Në lidhje me problematikën e mbetjeve urbane, problematikë jo vetëm e qarkut të Shkodrës, por kombëtare do të thonim ne do t’ju rekomandonim:

Qarku i Shkodrës të ndërmarrë hapa konkretë në planifikimin, adoptimin dhe zbatimin e politikave në nivel qarku, për të vendosur me pjesëmarrje mënyrën më të mirë të menaxhimit të mbetjeve si dhe për të shfrytëzuar maksimalisht burimet njerëzore dhe financiare që janë vënë ndërkohë në dispozicion nga donatorët për këtë qark;

Të ndalohet nga inspektorati i mjedisit, në mënyrë të menjëhershme hedhja e mbeturinave në lumin e Kirit apo vende të tjera të paligjshme;

Të iniciohet nga ministria përkatëse një marrëveshje e zbatueshme ndërmjet NQV të qarkut për shfrytëzimin e fushdepozitës së Bushatit;

Page 16: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Të forcohen instrumentat institucionalë e ligjorë për pagesat e taksave të pastrimit;

Të stimulohen dhe mbështeten programe që nxisin reduktimin, ripërdorimin dhe riciklimin duke qënë që ky qark i ka ndërkohë të vendosura bazat infrastrukturore për sukses.

Për përmirësimin e situatës alarmante të gjendjes së Liqenit të Shkodrës ne do t’ju kërkonim

Zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe për mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës;

Forcimin e komisionit dy-palësh për mirëmenaxhimin e liqenit në planin njerëzor dhe financiar;

Ndryshimin e statusit të Liqenit duke e shpallur atë Park Kombëtar jo vetëm për të rritur mundësinë e mbrojtjes së tij, por edhe nga rëndësia që ai ka;

Forcimin e ARM dhe inspektoratit të mjedisit si dy institucionet qëndrore kryesore në ruajtjen e ekosistemit dhe ekuilibrit të tij biologjik;

Ndalimin imediat të ndërtimeve pa leje dhe planifikimin e një zhvillimi të qëndrueshëm përgjatë brigjeve të tij;

Sanksionimin e ndalimit të gjuetisë së shpendëve deri në një moment rikuperimi nga ana e ekosistemit si dhe ndalimin e peshkimit të paligjshëm;

Ndalimi i menjëhershëm i prerjes së pyjeve dhe stimulimi i programeve për ripyllëzimin;

Gjetja e alternativave dhe ofrimi i ndihmës për NQV të cilat nuk përmbushin detyrimet e tyre ligjore për mirëmenaxhimin e mbeturinave dhe trajtimin e ujërave të zeza;

Vendosja e standarteve të operimit më të larta mjedisore për bizneset që operojnë pranë liqenit;

Stimulimi i programeve qeveritare për turizmin e qëndrueshëm në zonë;

Page 17: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Sa i takon problematikës së përmbytjeve, e cila i kalon përmasat e një problematike qarku, sidomos pas situatës së krijuar në 2013 ne do t’ju sugjeronim:

Të forcohet njësia e emergjencave civile si dhe të rritet fondi për menaxhimin e emergjencave;

Në rastin unik të qarkut të Shkodrës, të kërkohet një përgjegjshmëri sociale nga ana e KESH dhe

o a) Të bëhet lajmërimi në kohë për evakuime në raste të domosdoshmërisë së hapjes së portave të HEC-ve,

o b) të bëhet zhdëmtimi i ekonomive shtëpiake nga ana e KESH , o c) Ti kërkohet KESH të kontribuojë në mënyrë të përvitshme në një fond

sigurimi nga përmbytjet;

Të realizohen studime sa i takon afektimit nga përmbytjet dhe mënyrës së adoptimit ndaj kësaj situate;

Të ndalohen ndërtimet në zonën e nënshkodrës si dhe ti jepet më shumë hapësirë shfryrëse lumit Buna, të cilat në gjendje normale mund të kthehen në zona rekreative dhe të pasura me faunë;

Të shikohet në mënyrë komplekse problemi i cilësisë së ujit të pishëm të zonës dhe ndikimit të tij nga përmbytjet e njëpasnjëshme;

Të ndërmerret urgjentisht një progam për hapjen dhe funksionimin e kanaleve të kullimit ( sidomos atyre të para e të dyta) me qëllim largimin e menjëhershëm të ujit edhe në raste përmbytjesh dhe minimizimin e efektit në bujqësi.

Fushë- Krujë/Krujë Është shumë e vështirë nga ana jonë t’ju kërkojmë ndërhyrje konkrete teknike. Ne nuk jemi ekspertë të fushës, por të shqetësuar nga ajo ç’shohim do t’ju kërkonim të merrnit parasysh sa më poshtë:

Të mbyllen të gjitha guroret ilegale në zonën e Fushë-Krujës/ Krujës dhe të ofrohen alternativa punësimi për banorët e kësaj zone;

Të ndërmerren inspektime serioze dhe kompetente në karrierat e liçensuara për të evidentuar ndotjen e shkaktuar dhe ndjekjen e kritereve për mbylljen e karierave në fund të punimeve;

Page 18: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Të mos jepen leje të reja shfrytëzimi në këtë zonë të mbishfrytëzuar;

Të kryhen inspektime rigoroze në fabrikat e çimentos dhe të kërkohet “Përgjegjshmëri sociale” nga ana e tyre përmes projekteve në komunitet;

Të sanksionohet me ligj pyllëzimi i zonës nga shfrytëzuesit për të zvogëluar ndotjen e ajrit si dhe efektin e ndotjes vizive të shkaktuar.

Elbasan Sa i takon problematikës së menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane ne do t’ju sugjeronim të:

Të zgjidhet ngërçi ligjor e institucional i krijuar si rezultat i mungesës së kompetencës dhe kapaciteteve të qarkut për të adresuar menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane;

Studimet e vizibilitetit për landfillet rajonale dhe ndërtimi i tyre duhet të jetë pjesë e planeve multi indikativë, e për rrjedhojë prioritete në programimin e fondeve IPA;

Të ofrohet mbështetje institucionale dhe financiare për bashkitë e mëdha të qarkut për hartimin dhe zbatimin e planeve lokale për menaxhimin e integruar të mbetjeve;

Të forcohet kontrolli i Ministrisë së Mjedisit dhe forcohen instrumentat institucionalë e ligjorë për vënien përpara përgjegjësisë (apo edhe gjobitjen) e NQV që nuk ofrojnë, zbatojnë ligjin në fuqi për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Për përmirësimin e situatës së ndotjes industriale ne do t’ju kërkonim

Përgatitjen, aprovimin dhe vënien në zbatim të legjislacionit për kimikatet, ndotjen industriale dhe mbrojtjen civile nga kjo ndotje;

Hartimin e politikave kombëtare stimuluese për bizneset miqësore me mjedisin si dhe prezantimin e konceptit të përgjegjshmërisë sociale në bizneset e mëdha ndotëse;

Pastrimi i ndotjes historike (Elbasan, Përrenjas,Gramsh) si dhe zgjidhja në rang vendi e vendepozitimit të mbetjeve industriale dhe të rrezikshme (shih edhe sugjerimet e dhëna në rastin e Beratit)

Page 19: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Berat Sa i takon problematikës së Parkut Kombëtar të Tomorrit ne do t’ju sugjeronim të:

Të ndalohet në mënyrë urgjente vazhdimi i industrisë nxjerrëse të pllakave;

T’u kërkohet bizneseve operuese të rehabilitojnë karierat ku kanë operuar me pyllzime masive dhe në rastet e bizneseve të paliçensuara të kërkohet bashkëpunim me organizata dhe partnerë që merren me mbrojtjen e natyrës;

Të sigurohet zbatimi i ligjit për zonat e mbrojtura si dhe të iniciohen projekte mbrojtëse të parkut;

Të mbështeten programe eko-turistike në park të cilat jo vetëm promovojnë vlerat e parkut, por edhe përbëjnë një burim të qëndrueshëm të ardhurash për banorët e zonës.

Në lidhje me problematikën e ndotjes së Osumit ne do të sillnim në vemendjen tuaj sa më poshtë:

Bazuar në kuadrin ligjor kombëtar të hartuar rishtazi, të përcaktohet sa më parë vendi i depozitimit të mbetjeve inerte;

Të fillojë menjëherë planifikimi dhe ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza si një nga detyrimet bazë të legjislacionit mjedisor Evropian;

Të ndalohet dhënia e koncesioneve për gjenerim hidroenergjie në Osum;

Inspektoriati i mjedisit të vihet përpara kërkesës së zbatimit të ligjshmërisë në tërësi si dhe për zbatimin e parimit “ndotësi paguan” në vecanti. Kjo sidomos e vlefshme për bizneset e shumta ndotëse në zone, të cilat derdhin mbetjet e tyre në lum.

Për përmirësimin e situatës së menaxhimit të mbetjeve urbane ne do t’ju kërkonim:

Të mbështetet me programe kombëtare përcaktimi dhe ndërtimi i fushdepozitës rajonale për mbetjet urbane, e cila do të krijojë bazën e domosdoshme për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane nga ana e bashkive dhe komunave të qarkut. Kjo do të sjellë përmirësim të drejtpërdrejt edhe të ndotjes së lumit;

Page 20: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Të ofrohet mbështetje institucionale dhe financiare për bashkitë e mëdha të qarkut për zbatimin e planeve lokale për menaxhimin e integruar të mbetjeve, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin qytetar në këtë drejtim;

Të forcohen instrumentat institucionalë e ligjorë për pagesat e taksave lokale, përfshi edhe atë të pastrimit.

Ndotjet industriale janë tipikisht problematikë që kërkon vëmendjen e qeverisë qëndrore dhe meritojnë politika të vecanta për ruajtjen e shëndetit të njeriut përvec mbrojtjes së mjedisit. Ajo që ne do t’ju kërkonim me ngulm në këtë pikë , e që sigurisht shkon përtej shtrirjes rajonale është:

Marrja e hapave imediate për përafrimin e legjislacionit12 me atë Evropian;

Rritja e kontrollit për industritë ndotëse dhe zbatimi i parimit “ndotësi paguan”;

Limitimi i ndërtimeve informale në ish zonat industriale apo në ato zona të projektuara për zhvillim industrial;

Mbështetja e projekteve të pastrimit për zonat ish industriale të konsideruara të rrezikshme për shëndetin e mjedisin;

Forcimi dhe zbatimi i legjislacionit vendas për trajtimin e mjetjeve industriale si dhe nismimi i gjetjes dhe ndërtimit të një fushdepozite të posaçme në rang vendi.

12 sikur evidentohet edhe nga progress raporti i vendit për vitin 2012 NUK ka asnjë progress për kontrollin e ndotjes industriale apo në fushën e kimikateve. http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2012/package/al_rapport_2012_en.pdf

Page 21: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Dy fjalë përmbyllëse Megjithëse ky raport fokusohet në identifikimin e problematikave në 4 qarqe të Shqipërisë (Shkodër, Durrës, Elbasan, Berat) e për rrjedhojë ofrimin e alternativave për këto problematika, ato janë të vlefshme edhe në rang vendi. Nëse për ju mjedisi ku jetoni është po kaq i rendësishëm sa c’është ai për ne, REAGONI !!!

Bëni pjesë të zotimeve dhe programeve tuaja alternativa konkrete për zhvillimin e qëndrueshëm;

Konsideroni adresimin e problematikave apo sugjerimeve tona gjatë jetës suaj parlamentare;

Angazhohuni për mbrojtjen e mjedisit natyror dhe vlerave të tij në Shqipëri;

Sigurohuni që vendimet tuaja dhe puna juaj në parlament të mbështesin zhvillimin e një ekonomie të gjelbër;

Kontribuoni për vendin tonë sot, që fëmijëve e nipërve tuaj t’u lini një të ardhme nesër.

Ju jeni një kandidat/e për deputet dhe mendoni se mund t’ju vijmë në ndihmë me informacione të tjera shtesë? Qendra EDEN dhe partnerët e saj do të jenë gjithnjë të gatshëm për t’ju ofruar një mbështetje profesionale të drejtuar vetëm nga parime mjedisore e politikisht të paanëshme. Ju lutem na gjeni në : Rr: “Luigj Gurakuqi”, Nd.33, H.2, Ap.13 Tiranë, Shqipëri email: [email protected] www.eden-al.org

Page 22: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht
Page 23: Raport - eden-al.orgeden-al.org/OldWeb/media/Raport “Zgjedhjet qendrore 2013___Jepini... · Fushata e ndërmarrë këtë vit shtrihet në katër qarqe të vendit e mbështetet financiarisht

Mje

disi

i sh

ënde

tshë

m ë

shtë

e d

rejta

dhe

det

yra

ime.

U

në d

o vo

toj q

ë m

jedi

si k

u je

tojm

ë të

për

mirë

sohe

t!

Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përreth fabrikës Titan - Burizan

Publikimi i ketij materiali eshte mbeshtetur �naciarisht nga Programi i Granteve te Vogla i Komisionit per Demokraci iAmbasades se SH.B.A.-se ne Tirane. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura ne kete botim janete autor-it/ve dhe nuk perfaqesojne domosdoshmerisht ato te Departamentit te Shtetit