117
RAPORT VJETOR PËR ZBATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR LUFTËN KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE 2018-2020 JANAR-DHJETOR 2018 Tiranë, shkurt 2019

RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

RAPORT VJETOR PËR ZBATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR LUFTËN KUNDËR

TRAFIKIMIT TË PERSONAVE 2018-2020

JANAR-DHJETOR 2018

Tiranë, shkurt 2019

Page 2: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

PASQYRA E LËNDËS

PARATHENIE..................................................................................................................3

HYRJE…………………………………………………………………………………...4

Përmirësimi i kuadrit ligjor.............................................................................................6

NDJEKJA PENALE.........................................................................................................9

MBROJTJA DHE ASISTENCA NDAJ VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT………..11

Funksionimi i MKR-së………………………………………………………………...14

Identifikimi dhe referimi i viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit………16

Kthimi i asistuar i viktimave të trafikimit apo viktimave të mundshme……….......23

Shërbimet për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit......................................26

PARANDALIMI.............................................................................................................43

Aktivitete ndërgjegjësuese............................................................................................49

Masa parandaluese të strukturave të sistemit arsimor..............................................66

KOORDINIMI………………………………………………………………………..68

Koordinimi dhe fuqizimi i partneriteteve, veçanërisht me shoqërinë civile............69

Koordinimi mes aktorëve shtetërorë e joshtetërorë antitrafik………………..……70

Koordinimi dhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar…………………...........71

ANEKS I-Statistika në lidhje me hetimin dhe gjykimin…………………………....74

ANEKS II- Autoriteti Përgjegjës……………………………………………………..77

ANEKS III - Analizë mbi Veprimtarinë e Komiteteve Rajonale Antitrafik............78

Page 3: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

3

PARATHENIE

Të nderuar partnerë, kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë,

Puna dhe produkti 1-vjeçar juaji për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër

trafikimit të personave 2018-2020 tashmë është materializuar në një raport të sintetizuar të

përpjekjeve tona të gjithanshme në luftën kundër këtij fenomeni.

Viti 2018 ka qenë një vit me rezultate pozitive. Në bashkëpunim të ngushtë me ju, ne hartuam

dhe prodhuam dy dokumente fondamentale të luftës kundër trafikimit të personave: Procedurat

Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe Planin Kombëtar të Veprimit

për Luftën kundër trafikimit të Personave 2018-2020. Është detyra jonë e përbashkët që të

zbatojmë me përkushtim dhe përpikëri detyrimet që rrjedhin nga këto dokumente dhe të

përmbushim me devotshmëri dhe empati misionin tonë në luftën kundër trafikimit të

personave.

Në këtë raport do të gjeni informacion mbi përpjekjet e strukturave të zbatimit të ligjit, në

bashkëpunim edhe me aktorët e tjerë në drejtim të ushtrimit të ndjekjes penale dhe rritjes së

dënimeve të trafikantëve nëpërmjet proceseve të rregullta gjyqësore, mbi masat e marra në

drejtim të identifikimit, referimit, mbrojtjes dhe parandalimit të trafikimit të personave

nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me fenomenin e trafikimit.

Ky dokument është jetësuar nga kontributi, eksperienca dhe angazhimi i ekspertëve

antitrafikim, qoftë nga strukturat shtetërore, ashtu dhe partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë,

të cilat kanë detyrim dhe përgjegjësi në këtë fushë. Përfitoj nga momenti të falënderoj

strukturat e Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së

Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, anëtarët e Mekanizmit

Kombëtar të Referimit, të Autoritetit Përgjegjës, të Komiteteve Rajonale Antitrafikim,

institucionet e pavarura, qendrat pritëse dhe riintegruese të viktimave të trafikimit në vend,

OJF-të, si dhe organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare që janë aktivë në fushën e

antitrafikimit.

Një falënderim i veçantë shkon për Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës

kundër Trafikimit të Personave, për Julian, Irisin, Mozën, Inën, Adelën dhe Lorenën për

përkushtimin dhe dedikimin e tyre për të koordinuar punën në nivel kombëtar dhe adresimin e

të gjithë problematikave dhe përpjekjet për zgjidhje.

Në emër të Ministrit të Brendshëm, zotit Sandër Lleshaj dhe në cilësinë e Koordinatorit

Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, shpreh mirënjohjen time dhe

falënderoj të gjithë partnerët për kontributin e tyre në hartimin e këtij raporti.

Av. Rovena Voda

Zëvendësministre e Brendshme

Koordinatore Kombëtare për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave

Page 4: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

4

HYRJE

Shqipëria vazhdon të shënojë sukses në përpjekjet e saj në luftën ndaj trafikimit të personave,

vlerësim ky i vënë në dukje në TIP Reportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe në

Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Lufta kundër trafikimit

të personave vazhdon të jetë një ndër prioritetet kyçe të qeverisë shqiptare dhe të gjithë

strukturave të tjera me detyra dhe përgjegjësi në këtë drejtim. Shqipëria ka bërë progres në

angazhimin aktiv të Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik në konsolidimin e

bashkëpunimit ndërmjet të gjitha agjencive që luajnë një rol specifik në parandalimin dhe luftën

ndaj trafikimit të personave.

Lufta ndaj trafikimit të personave dhe përpjekjet e vazhdueshme për minimizimin e fenomenit

dhe impaktit të tij në shoqërinë shqiptare mbetet një ndër prioritetet e Qeverisë Shqiptare, si

një ndër elementët e rëndësishëm në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Për të pasur një veprim të koordinuar ndaj luftës kundër trafikimit të personave, të gjithë aktorët

antitrafikim zbatojnë objektivat e Planit të Veprimit të Luftës kundër Trafikimit të Personave

2018-2020, Plan, i cili monitorohet nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës

kundër Trafikimit të Personave.

Veprimet antitrafikim janë fokusuar kryesisht në rivitalizimin dhe forcimin e strukturave

kombëtare të referimit për viktimat e trafikimit në nivel qendror dhe lokal; kontrollin e

trafikimit të brendshëm, kryesisht të fëmijëve dhe grave; përmirësimin e standardeve të

identifikimit dhe mbrojtjes së viktimave; intensifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve për

parandalimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe atë të personelit që punon me

shërbimet e ndihmës.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar ka si detyrë kryesore koordinimin e përpjekjeve antitrafik në

shkallë vendi e më gjerë në drejtim të 4 shtyllave kryesore: Parandalimit, Mbrojtjes dhe

asistencës ndaj viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, Ndjekjes penale të trafikantëve

dhe personave të përfshirë në të, si edhe Partneritetit si ndërmjet institucioneve shtetërore, atyre

shtetërore të pavarura, si edhe organizatave vendase dhe ndërkombëtare, partnere dhe aktive

në përpjekjet antitrafik.

BURIMET E INFORMACIONIT

Informacioni mbi viktimat vjen nga një sërë burimesh shtetërore e joshtetërore. Këto të dhëna

përditësohen në sistemin SIVET, i cili administrohet nga Autoriteti Përgjegjës. Të dhënat

statistikore janë mbledhur për numrin e viktimave të ndara sipas gjinisë, moshës dhe formës së

shfrytëzimit, si dhe të dhënat mbi shtetësinë e viktimave dhe llojin e ndihmës dhe mbrojtjes së

marrë. Ato gjithashtu përfshijnë një tablo të trafikantëve të dyshuar, ndjekur penalisht dhe

dënuar.

TABLLO E TRAFIKIMIT DHE TRAFIKANTËVE

Për këtë vit raportimi, trendi trafikimit nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor nga ai i viteve të

kaluara. Metodologjia e shfrytëzimit dhe mënyra e rekrutimit vazhdon të mbetet e njëjtë.

Gjatë periudhës 1 janar- 31 dhjetor 2018 janë evidentuar 95 VT/VMT (femra, meshkuj, të

rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj), nga të cilët 93 janë viktima të mundshme trafikimi dhe 2

janë viktima trafikimi, 28 janë të rritur dhe 67 janë fëmijë, 35 janë meshkuj dhe 60 janë femra,

94 janë shqiptarë dhe 1 është e huaj (kosovare). Pjesa më e madhe e viktimave të identifikuara

Page 5: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

5

gjatë kësaj periudhe raportuese janë gra dhe vajza që vijnë nga familje me probleme social-

ekonomike dhe kanë arsimin bazë ose pa arsim.

Lidhur me format e shfrytëzimit nga numri i përgjithshëm i viktimave të identifikuara e të

referuara, 36 VT/VMT janë trafikuar për shfrytëzim seksual, 27 për lypësi, 22 situatë rruge, 3

martesa të detyruara dhe 1 kalim i paligjshëm i kufirit. Ajo ç’ka vihet re nga statistikat, rezulton

se nga numri total i VT/VMT të identifikuara, 7 VT/VMT janë me etni rome dhe pjesa tjetër

mazhoritar.

Konstatohet se 33 VT/VMT janë identifikuar dhe referuar nga institucionet shtetërore, 51 janë

identifikuar nga Njësitë Lëvizëse, 1 nga familja dhe 10 janë identifikuar dhe referuar nga

organizata kombëtare dhe ndërkombëtare joshtetërore. Numri më i madh i VT/VMT të

identifikuara vijnë nga Qarku i Vlorës 30 VT/VMT i ndjekur nga pas prej Tiranës me 18

VT/VMT, Elbasanit me 16 VT/VMT, dhe Qarku Fier 9 VT/VMT. Një numër të limituar kanë

Qarqet Berat, Korçë, Durrës, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë vit nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin janë identifikuar 4 VMT, ku 3 VMT

janë viktima të shfrytëzimit seksual dhe 1 është viktimë e dhunës në familje. Të 4 VMT të

identifikuara janë me shtetësi shqiptare. Ato rezultojnë të jenë shfrytëzuar/dhunuar ose tentuar

të shfrytëzohen/dhunohen jashtë vendit, kryesisht në Evropën Perëndimore (France, Gjermani

dhe Angli) por edhe në vendet e rajonit si ( Maqedoni).

Sipas informacioneve dhe intervistave të kryera rezulton se 2 viktimat janë shfrytëzuar/dhunuar

nga persona me shtetësi shqiptare dhe 2 të tjerat nga persona të huaj. Gjithashtu, nga vlerësimi

i moshës rezulton se 2 nga 4 VMT të identifikuara janë të moshës së mitur (16-18 vjeçe), 1 rast

i moshës 18-20 vjeç dhe 1 tjetër e moshës 35-40 vjeç. Të 4 VMT janë me shtetësi shqiptare

dhe të seksit femër.

Tendence e re për këtë vit është shfrytëzimi/dhunimi në të dyja rastet të VMT-ve nga persona

me shtetësi të huaj (në një rast shtetas maqedonas dhe në një rast tjetër shtetas arab pa saktësuar

shtetësinë). Një tendencë tjetër e përdorur shumë për këtë vit është deklarimi i shfrytëzimit për

prostitucion nga ana e bashkëshortëve, me qëllim marrjen e azilit.

Numrin më të madh të referimeve të veprave penale, për trafikimin e personave për vitin

2018, e përbën edhe këtë vit vepra penale e “trafikimit të personave të rritur” me qëllim

shfrytëzimin për prostitucion. Sipas të dhënave statistikore në shumicën e rasteve, kallëzimi

është bërë nga vetë viktima apo prindi, por vihet re se një numër i konsiderueshëm i

procedimeve penale të filluara dhe të ndjekura, janë hetimet proaktive të nisura në bazë të

informacioneve policore të marra.

Trafikantët/dhunuesit për këtë vit në përgjithësi kanë qenë shtetas shqiptar, por nga ana e

Policisë Kufitare është konstatua se nga 4 raste që janë identifikuar prej tyre, dy raste kanë qenë

shtetas shqiptar dhe në dy raste të tjera shtetas të huaj. Shtetasit shqiptarë duke përdorur lidhjet

familjare, shoqërore dhe intime me viktimat i premtojnë atyre martesa dhe një jetë më të mirë

përmes shfrytëzimit për prostitucion. Ata përdorin format mashtruese si fillim dhe nëse ato nuk

japin rezultat përdoret dhuna psikologjike dhe fizike. Në dy raste viktimat kanë denoncuar

dhunën fizike dhe psikologjike.

Sa i përket metodologjisë se lëvizjes në kufij, në rastet e shfrytëzimit të prostitucionit

përgjithësisht trafikantet instruktojnë viktimat, pa i shoqëruar ato, por ka dhe raste kur kanë

Page 6: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

6

udhëtuar së bashku duke kaluar në mënyrë të ligjshme kufirin. Për 1 nga 4 viktima të

mundshme të trafikimit është konstatuar kalimi i paligjshëm i kufirit ndërsa 3 të tjerat kanë

kaluar kufirin në mënyrë të ligjshme.

PËRMIRËSIMI I KUADRIT LIGJOR

Qeveria shqiptare vijon të demonstrojë përpjekje dhe koordinim të veprimtarisë antitrafikim,

duke bashkërenduar veprimet mes aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë në luftën kundër

trafikimit të personave, si dhe duke evidentuar sfidat për të cilat ka marrë masat, duke hartuar

politika për një përgjigje proaktive ndaj këtij fenomeni, me qëllim parandalimin, mbrojtjen e

viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit dhe vënien e trafikantëve para drejtesësisë.

Konkretisht:

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.499, datë 29.08.2018 u miratuan Procedurat

Standarde të Veprimit (PSV) për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të

trafikimit. PSV-të janë dokumenti bazë për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe asistencën

e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Qëllimi i miratimit të PSV-ve është mbrojtja,

përfshirë identifikimin në kohën dhe mënyrën e duhur të viktimave/viktimave të mundshme të

trafikimit, të rritur apo të mitur, shqiptarë, të huaj apo persona pa shtetësi, për të gjithë llojet e

shfrytëzimit, të trafikimit të brendshëm apo ndërkombëtar, të lidhur apo jo me krimin e

organizuar. Procedurat parashikojnë ndërhyrje të specializuar sektoriale dhe

ndërsektoriale/multidisiplinore. Në këtë dokument ka një përfshirje të madhe në identifikimin

fillestar të institucioneve shtetërore dhe joshtetërore, si dhe të kuptuarit e fenomenit të

trafikimit të personave nga institucionet shtetërore dhe jo vetëm. Procedurat synojnë një

riintegrim sa më të plotë të viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.

Me qëllim sqarimin dhe lehtësimin e vënies në zbatim të Procedurave Standarde të Veprimit

për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit, u nënshkrua dhe iu

shpërnda për zbatim Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionit, Letër-Porosia nr. 5637

prot, datë 04.12.2018 “Për njohjen dhe zbatimin e VKM-së nr. 499, datë 29.08.2018 “Për

miratimin e Procedurave Standarde të Veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të

mundshme të trafikimit”.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.770, datë 26.12.2018 “Për miratimin e Planit

Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2018–2020, u miratua Plani

Kombëtar i Veprimit për Luftën kundër trafikimit të personave 2018-2020. Plani i Veprimit

është një instrument, i cili mbledh të gjithë aktorët e interesuar shtetërorë dhe joshtetërorë, si

edhe partnerët ndërkombëtarë, në një dakordësi mbi situatën e trafikimit të personave, sfidat e

hasura dhe mënyrat e mjetet për t’i përballuar ato. Këtu hidhet baza për një qasje të frytshme

dhe të harmonizuar ndërinstitucionale dhe ndërsektoriale, pasi krijohet kuadri për

bashkërendimin dhe bashkëpunimin mes të gjithë aktorëve, si dhe roleve e përgjegjësive të

tyre.

Përgjatë gjithë dokumentit strategjik përçohet vizioni se, trafikimi i personave mund të

parandalohet me sukses vetëm nëpërmjet fuqizimit social dhe ekonomik të grupeve dhe

personave në nevojë, zbatimit efikas të ligjit dhe ndëshkimit të shkelësve, si dhe fuqizimit të

shërbimeve dhe kapaciteteve në ndihmë të personave të trafikuar, qofshin këta viktima apo

viktima të mundshme të trafikimit. Gjithashtu, ngritja e mekanizmave bashkërendues, duke

filluar nga niveli bazë, mundëson qëllimin përfundimtar të çdo nisme antitrafik, që është

identifikimi i çdo viktime trafikimi për t’i dhënë ndihmën, mbrojtjen dhe mbështetjen e

nevojshme për një riintegrim afatgjatë në shoqëri. Të gjithë aktorët angazhohen të sigurojnë në

Page 7: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

7

këtë Plan Veprimi zbatimin e detyrave të përfshira në këtë dokument dhe nën përgjegjësinë e

tyre përkatëse, përfshirë sigurimin e burimeve të kërkuara.

Për hartimin e tij u zhvilluan 5 takime konsultative dhe tryeza të rrumbullakëta, me partnerë

kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si dhe u dërgua për mendim tek Ministritë e Linjës. Për herë të

parë, çdo aktivitet i Planit ka parashikuar edhe përllogaritjen e kostos për realizimin e tij.

Në datën 1 janar 2018 hyri në fuqi, Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur (i miratuar në datë

30.03.2017), i cili përmban rregullime të posaçme lidhur me përgjegjësinë penale të të miturve,

rregulla procedurale lidhur me hetimin, ndjekjen penale, procesin gjyqësor, ekzekutimin e

vendimit të dënimit penal, rehabilitimin të çdo mase tjetër që përfshin të miturit në konflikt me

ligjin, si dhe të miturit viktima ose dëshmitarë të veprës penale. Ndër të tjera, tek qëllimi i këtij

Kodi është parashikuar: mbrojtja e të drejtave të të miturit, në rastet kur është dëshmitar dhe/ose

viktimë e veprës penale, parandalimi i ri viktimizimit dhe viktimizimi i dytë i të miturit, i cili

më parë ka qenë viktimë e një vepre penale, si dhe rritja e përgjegjshmërisë dhe

profesionalizmit të organeve kompetente në administrimin e çështjeve të drejtësisë penale për

të mitur.

U miratua Ligji Nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i cili, ndër të tjera parashikon me

përparësi kushtet për strehimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit (neni 16

“Kriteret e përzgjedhjes së përfituesve”), subvencionimin e qirasë për vt/vmt (neni 34

“Rregullat e përgjithshme mbi subvencionimin e qirasë”) dhe përparësi në përmirësimin e

kushteve të banimit (neni 43 “Përfituesit nga programi i përmirësimit të kushteve të

banimit”); dhe tek Kreu X “Programi i banesave të specializuara ka një nen të veçantë, Neni

60 “Banesat e specializuara për viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit dhe

viktimat e dhunës në familje”, ku parashikohet që: Banesat e specializuara për viktimat e

trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit dhe viktimat e dhunës në familje pajisen me

shërbimin e punonjësve të specializuar socialë dhe u garantohet mbrojtje nga punonjësit e

Policisë së Shtetit në rastet e rrezikut për jetën dhe shëndetin; duhet të pajisen me

infrastrukturën e nevojshme për njoftimin e policisë, në raste rreziqesh ose emergjencash;

jepen me qira, duke iu nënshtruar respektimit të kushteve, të drejtave dhe detyrimeve që

burojnë nga programi i banesave sociale me qira, i parashikuar në këtë ligj.

Në zbatim të ligjit 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, me mbështetjen e 4

organizatave: UNICEF Albania/TLAS, Terre des Hommes, Save the Children dhe prezenca e

OSBE-së në Shqipëri janë miratuar Vendime të Këshillit të Ministrave:

o VKM Nr. 54, dt. 31.01.2018 “Për Rregullat e funksionimit të Këshillit

Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e fëmijës”;

o VKM Nr. 91, dt. 14.02.2018 “Për Procedurat e kryerjes së kontrollit dhe të

vendosjes së sanksioneve nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen

e Fëmijës”;

o VKM Nr.148, datë 13.03.2018 “Për Përcaktimin e Rregullave të

Bashkëpunimit ndërmjet Mekanizmave Këshillimorë e Koordinues

Institucionalë, Strukturave për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe

Organizatave Jofitimprurëse, për Realizimin e Politikave Kombëtare e Vendore

si dhe për shërbimet e Nevojshme për Mbrojtjen e Fëmijës”.

o VKM Nr. 353, dt. 12.6.2018 “Për Rregullat e Funksionimit të Grupit

Teknik Ndërsektorial për Mbrojtjen e Fëmijëve pranë bashkive dhe

Njësive Administrative”, i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave për

organizimin dhe funksionimin e Grupit Teknik Ndërsektorial për mbrojtjen e

Page 8: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

8

fëmijëve pranë bashkive apo njësive administrative, për bashkëpunimin dhe

bashkërendimin e punës së anëtarëve të grupit gjatë shqyrtimit, vlerësimit dhe

marrjes së vendimeve në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në nevojë për

mbrojtje.

o VKM Nr. 578, datë 3.10.2018 “Procedurat e referimit dhe të menaxhimit

të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes,

financimin e shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimi i masave të

mbrojtjes”. Qëllimi i këtij vendimi është të përcaktojë rregullat dhe procedurat

e referimit e të menaxhimit të rastit të fëmijëve në nevojë për mbrojtje, mënyrën

e hartimit dhe përmbajtjen e Planit Individual të Mbrojtjes, financimin e

shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes.

Përcaktimet e këtij vendimi janë të detyrueshme për të gjitha autoritetet

shtetërore, mekanizmat këshillimorë e koordinues institucionalë, strukturat për

të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës në nivel qendror dhe strukturat e mbrojtjes së

fëmijës në nivel vendor, institucionet publike apo private, organizatat

jofitimprurëse dhe të gjithë personat e tjerë, të cilët kanë për detyrë funksionale,

profesionale, kontraktuale apo ligjore të kryejnë referim, menaxhim, koordinim

apo të ofrojnë një shërbim, në kuadër të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe

mbrojtjen e fëmijës”.

BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR

Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar ka marrë një dimension të ri me takime me homologët

e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Italisë, Britanisë së Madhe, etj për të intensifikuar

përpjekjet në luftën kundër trafikimit të personave, pasi ky nuk është një fenomen shqiptar apo

dhe rajonal, por është fenomen global dhe kërkon goditje të krimit dhe masa të koordinuara

mes vendeve.

Koordinatorët Kombëtarë Antitrafik të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës kanë nënshkruar

Deklaratën e përbashkët duke shprehur vullnetin dhe angazhimin e institucioneve të tyre në

garantimin e aplikimit të Procedurës së Unifikuar Standarde të Veprimit për Identifikimin,

Referimin, Kthimin vullnetar të asistuar dhe Mbrojtjen e Viktimave, Viktimave të mundshme

të trafikimit me fokus të veçantë mbrojtjen e Fëmijëve në Lëvizje. Procedurat e Unifikuara

Standarde, të hartuara në bashkëpunim dhe të dakordësuara nga të tre palët krijojnë bazën e

zbatimit të Protokolleve Bilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi “Mbi

intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe

përmirësimit të identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar të asistuar të viktimave

apo viktimave të mundshme të trafikimit me fokus të veçantë fëmijët”. Në zbatim të këtyre

procedurave së bashku me palën kosovare kemi trajtuar dhe zgjidhur 2 raste të dërguara nga

Kosova në Shqipëri dhe 3 raste të dërguara nga Shqipëria në Kosovë.

Për periudhën janar – dhjetor 2018, zhvillimet kryesore referuar 4 shtyllave kryesore, janë si

vijon:

Page 9: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

9

I. NDJEKJA PENALE1

Gjatë periudhës janar - dhjetor 2018 ka pasur zhvillime pozitive në drejtim të hetimit dhe

gjykimit të veprave penale të trafikimit, rritjes së kapaciteteve të strukturave që merren me

hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave, evidentimit të rasteve të reja, dënimeve të dhëna për

trafikantët, si dhe rritjes së bashkëpunimit me vendet e tjera. Të dhënat në lidhje me hetimin

dhe gjykimin në mënyrë analitike janë si vijon:

Drejtoria e Përgjithshme e Policicisë së Shtetit:

Policia e Shtetit si një ndër aktorët kyç të luftës kundër trafikimit të personave ka rritur numrin

e hetimeve proaktive në luftën kundër trafikimit të personave, me fokus fëmijët e pashoqëruar,

viktima të trafikimit dhe fëmijët në situatë rruge.

Çështjet hetimore, të cilat janë trajtuar nga strukturat kundër trafiqeve të paligjshme, janë

referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore për veprën

penale të “Trafikim personave” dhe “Trafikim të miturve”, nenet 110/a e 128/b të K. Penal.

Policia e Shtetit ka identifikuar gjithsej 38 raste për veprën penale të trafikimit të personave,

ku 30 janë për nenin 110/a të Kodit Penal “Trafikimi i personave” dhe 8 janë për nenin 128/b

të Kodit Penal “Trafikimi i të miturve”. Për sa i përket veprave penale që kanë lidhje me

trafikimin e personave janë identifikuar gjithsej 93 raste, ku 77 janë për nenin 114 të Kodit

Penal “Shfrytëzim prosittucioni” dhe 16 janë për nenin 115 të Kodit Penal “Mbajtja e lokaleve

për prostitucion”.

Gjatë periudhës së raportimit, janë finalizuar vetëm 3 operacione në drejtim të veprat penale

“Mbajtje e ambjenteve për prostitucion”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Ushtrim prostitucioni”,

Nenet 114, 115, 113 dhe 283 të K. Penal me 25 autorë, 7 autorë të arrestuar në flagrancë, 16

ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 në kërkim.

Nga ana e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, për vitin 2018 janë evidentuar 4 viktima

të mundshme trafikimi, të gjitha femra me shtetësi shqiptare:

- 3 VMT janë për shfrytëzim prostitucioni – 3 femra – 3 shqiptare

- 1 VMT është viktimë e dhunës në familje me elementë të trafikimit.

- 2 nga 4 VMT janë minorene.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat:

Gjatë periudhës raportuese, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nuk ka evidentuar

asnjë rast të punonjësve që ushtronjnë funksione publike të përfshirë në shkelje të neneve 110/a

dhe 128/b, të Kodit Penal.

Ministria e Drejtësisë:

Për periudhën raportuese, lidhur me veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur”, Neni

110/a, “Trafikimit të femrave” Neni 114/b dhe “Trafikimit i të miturve ” Neni 128/b, Ministria

e Drejtësisë rezulton të ketë statistikat e mëposhtme:

“Trafikimit të personave të rritur”, neni 110/a:

1 Të dhënat në lidhje me identifikimin, hetimin dhe gjykimin në formë tabelore jepen në Aneksin 1.

Page 10: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

10

- Letërporosi për Itali 3, për Belgjikë 1 dhe për Greqi 1;

- Ekstradim nga Italia 1 dhe nga Greqia 1.

“Trafikimi i të miturve”, neni 128/b:

- Letërporosi për Kosovë 1;

- Ekstradim nga Italia 1.

Neni 114/a

- Ekstradime nga Greqia 5;

- Extradim për Kosovë 1;

- Letërporosi për Greqi 3, për Itali 2, për Gjermani 1 dhe për Hollandë 2.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda:

Gjatë vitit 2018, kjo gjykatë ka përfunduar gjykimin për 4 çështje penale, që i përkasin

veprave penale të parashikuar nga nenet: 128/b/1/3 dhe 114/b/1, të K. Penal. Aktualisht

(në janar të vitit 2019), janë në gjykim 5 çështje penale, të cilat janë mbartur nga vitit

2018.

Numri i të pandehurve për të cilët është përfunduar gjykimi me vendim përfundimtar

të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për vitin 2018, është 4 persona, si

më poshtë vijon:

Për veprën penale të parashikuar nga neni 128/b/1 të Kodit Penal:

1 (një) i dënuar me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) burgim;

1 (një) i dënuar me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim;

1 (një) i dënuar me 18 (tetembëdhjetë) vjet burgim;

1 (një) i dënuar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim;

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda:

Në këtë gjykatë, për periudhën janar – dhjetor 2018,

- për veprën penale të “Trafikimit të personave” parashikuar nga neni 110/a/2 i

Kodit Penal, janë gjykuar tre persona, nga të cilët 2 janë dënuar me nga 15 vjet

burgim dhe 1 është dënuar me 8 vjet burgim.

- për veprën penale të “Trafikimit të të miturve” në bashkëpunim, parashikuar

nga neni 128/b/1 i Kodit Penal, janë gjykuar dy persona, nga të cilët 1 është

dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim dhe 1 është dënuar me 11 vjet burgim.

Gjykata e Lartë:

Page 11: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

11

Për këtë periudhë raportimi, në Gjykatën e Lartë janë regjistruar 2 çështje me objekt trafikimin

e të miturve, 2 çështje me objekt trafikimin e të rriturve, por kjo gjykatë nuk ka marrë asnje

vendim pë këto çështje.

Prokuroria e Përgjithshme:

Nga të dhënat statistikore të 9-të mujorit 2018 rezulton se, prokuroria ka regjistruar 16

procedime penale me 3 të pandehur/persona nën hetim për veprën penale të “Trafikimit të

personave të rritur”, që i përkasin trafikimit seksual, si dhe ka dërguar për gjykim 1 procedim

penal me 3 të pandehur, me një viktimë të rritur.

Për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, prokuroria ka regjistruar 3 procedime penale dhe 1

të pandehur, që i përkasin trafikimit seksual. Ndërkaq, 1 procedim penal me 3 të pandehur, me

dy viktima të mitura është dërguar për gjykim dhe nga gjykata është vendosur deklarimi fajtor

dhe dënimi i 3 të pandehurve, duke caktuar për secilin masa denimi nga 10 vjet gjer në 18 vjet

burgim.

Page 12: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

12

MBROJTJA DHE ASISTENCA NDAJ VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

Në vijim të këtij kapitulli do të gjeni një përshkrim të aktiviteteve kryesore të realizuara dhe

problematikave në fushën e mbrojtjes dhe asistencës ndaj viktimave të trafikimit. Kjo shtyllë

strategjike është e lidhur ngushtë me viktimën e trafikimit dhe ngritjen e mekanizmave për t’i

ardhur në ndihmë asaj/atij. Me mbrojtje dhe asistencë kuptojmë të gjithë procesin e

identifikimit, referimit, përfitimit të shërbimeve këshillimore, shëndetësore, psiko-sociale (si

për viktimat në qendra dhe për viktimat që nuk akomodohen në qendra rezidenciale),

rehabilimit, riintegrimit, dhe monitorimit të rasteve në vazhdimësi.

Një viktimë apo viktimë e mundshme trafikimi ka nevoja specifike, të cilat sistemi i mbrojtjes

sociale dhe shëndetësore duhet të jetë plotësisht i gatshëm për t’i adresuar në mënyrë të shpejtë

dhe cilësore.

Synimet kryesore të shtyllës së mbrojtjes janë: garantimi i identifikimit të hershëm dhe

referimit të të gjithë të miturve dhe të rriturve, si viktima/viktima të mundshme trafikimi për

qëllime shfrytëzimi dhe referimi i menjëhershëm pranë shërbimeve të duhura të asistencës, në

përputhje me PSV-të; garantimi i aksesit për asistencë gjithëpërfshirëse, mbrojtje dhe shërbime

për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit, sipas nevojave dhe preferencave individuale

(në qendra apo komunitet) dhe pavarësisht dëshirës së tyre për të bashkëpunuar me strukturat

e zbatimit të ligjit; nxitja e kthimit, riintegrimit dhe përfshirjes sociale të VT/VMT dhe ulja e

rrezikut për personat e trafikuar për t’u riviktimizuar dhe ritrafikuar, ose që të kthehen në

trafikues.

Për të siguruar një mbrojtje sa më efektive për VT/VMT, ZKKA vijon zbatimin me rigorozitet

të Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave dhe Viktimave të Mundshme

të Trafikimit (PSV), të cilat u miratuan me VKM nr. 499, datë 29.8.2018. Zbatimi i PSV-ve, i

shoqëruar dhe me trajnimet përkatëse, të cilat filluan me miratimin e VKM-së do të bëjnë të

mundur rritjen e aftësive identifikuese të strukturave të zbatimit të ligjit, ofruesve të shërbimeve

sociale, të shëndetit publik, arsimor, Inspektoratit Shtetëror të Punës, si dhe një rritje të

dukshme të bashkëpunimit dhe partneritetit mes strukturave të lartpërmendura, ku vlen të

përmendet rritja e shpejtësisë dhe saktësisë së veprimeve në funksion të identifikimit dhe

referimit.

Në këtë fushë kemi synuar:

të bëjmë plotësisht funksional Mekanizmin Kombëtar të Referimit për Viktimat

/Viktimat e Mundshme të Trafikimit;

të rrisim numrin e identifikimeve dhe referimeve të viktimave/viktimave të mundshme

të trafikimit;

të përmirësojmë dhe shtojmë shërbimet në mbështetje të viktimave të trafikimit dhe

Koalicionit Kombëtar të Strehëzave Antitrafik në mbrojtjen dhe asistencën e

viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit;

të rrisim mbrojtjen e viktimave të trafikimit apo viktimave të trafikimit dëshmitare;

të garantojmë një kthim vullnetar të asistuar, të sigurt dhe me analizë social-ekonomike

dhe plane individuale për secilën viktimë apo viktimë të mundshme trafikimi.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2018 janë identifikuar, referuar, mbrojtur dhe asistuar 95

viktima/viktima të mundshme trafikimi, krahasuar me 105 vt/vmt në vitin 2017, prej të

Page 13: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

13

cilave: 2 viktima trafikimi nga 26 vitin e kaluar dhe 93 viktima të mundshme trafikimi nga

79 vitin e kaluar; 67 fëmijë nga 56 vitin e kaluar dhe 28 të rritur nga 49 vitin e kaluar; 35

meshkuj nga 25 vitin e kaluar dhe 60 femra nga 80; 94 me kombësi shqiptare nga 96 vitin e

kaluar dhe 1 e huaj nga 9 vitin e kaluar.

Të gjitha viktimat e mundshme të trafikimit, qofshin edhe shqiptare apo të huaja, gëzojnë të

njëjtin akses në sistemin e mbrojtjes, ashtu si edhe viktimat shqiptare. Viktimat e mundshme

të trafikimit të identifikuara nga PKM përcillen për vlerësim tek strukturat antitrafik, e më tej

në strehëzat përkatëse. Minorenët gjithashtu përcillen në qendra dhe strehëza që mund të

ofrojnë trajtim të specializuar dhe jo në qendra të mbyllura. Viktimat e mundshme të trafikimit,

në ambientet e Policisë së Kufirit dhe Migracionit intervistohen dhe akomodohen të veçuar,

sipas parimit të ndarjes femra–meshkuj–minorenë. Asistenca dhe mbrojtja e viktimës/viktimës

së mundshme të trafikimit nuk është e kushtëzuar nga bashkëpunimi i viktimës me organet e

drejtësisë, pavarësisht inkurajimit të vazhdueshëm të viktimave të trafikimit për të dëshmuar

në procedimet penale. Autoriteti Përgjegjës ka kontributin kryesor në marrjen e këtyre

shërbimeve nga viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit, po kështu kontribut të veçantë

kanë dhënë edhe qendrat pritëse dhe riintegruese për viktimat e trafikimit, si dhe anëtarët e

Mekanizmit Kombëtar të Referimit, sidomos në dhënien e ndihmës për ato raste që kanë

shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Gjatë vitit 2018 ka pasur zhvillime të rëndësishme në funksion të përmirësimit të mbrojtjes së

të drejtave të njeriut, posaçërisht fëmijëve dhe, për rrjedhojë, edhe ndaj viktimave/viktimave

të mundshme të trafikimit dhe konkretisht:

2

93

28

673560

941

Të dhënat mbi rastet e identifikuara gjatë vitit 2018

Viktima Trafikimi Viktima të mundshme trafikimi

Të rritur Të mitur

Meshkuj Femra

Shqiptarë Të huaj

Page 14: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

14

o 95 viktima/viktima të mundshme trafikimi janë identifikuar, referuar dhe kanë marrë

shërbimet e nevojshme;

o U miratuan Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave dhe Viktimave

të Mundshme të Trafikimit (PSV), me VKM nr. 499, datë 29.08.2018;

o U miratua Plani Kombëtar i Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2018-

2020 me VKM nr. 770, datë 26.12.2018;

o U miratua Ligji Nr.22/2018 “Për Strehimin Social”, i cili, ndër të tjera parashikon me

përparësi kushtet për strehimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit

o U miratua VKM Nr.54, dt. 31.01.2018 “Për Rregullat e funksionimit të Këshillit

Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e fëmijës”;

o U miratua VKM Nr.91, dt. 14.02.2018 “Për Procedurat e kryerjes së kontrollit dhe të

vendosjes së sanksioneve nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e

Fëmijës”;

o U miratua VKM Nr.148, datë 13.03.2018 “Për Përcaktimin e Rregullave të

Bashkëpunimit ndërmjet Mekanizmave Këshillimorë e Koordinues Institucionalë,

Strukturave për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Organizatave Jofitimprurëse,

për Realizimin e Politikave Kombëtare e Vendore si dhe për shërbimet e Nevojshme

për Mbrojtjen e Fëmijës”.

o U miratua VKM Nr. 353, dt. 12.6.2018 “Për Rregullat e Funksionimit të Grupit

Teknik Ndërsektorial për Mbrojtjen e Fëmijëve pranë bashkive dhe Njësive

Administrative”;

o U miratua VKM Nr. 578, datë 3.10.2018 “Procedurat e referimit dhe të menaxhimit të

rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, financimin e

shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimi i masave të mbrojtjes”;

o 29 punonjës socialë të 3 qendrave pritëse dhe riintegruese jo publike janë financuar

nga buxheti i shtetit, në krahasim me 24 punonjës në vitin 2017;

o Ka vazhduar financimi i qendrave të Koalicionit Kombëtar të qendrave Antitrafik, nga

buxheti i shtetit;

o Ministria e Brendshme, prej vitit 2014 akordon buxhet të veçantë për Sektorin e

Antitrafikut, i cili ka vijuar të rritet viti pas viti;

FUNKSIONIMI I MEKANIZMIT KOMBËTAR TË REFERIMIT

Vijon funksionimi i plotë i Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Viktimat/Viktimat e

Mundshme të Trafikimit. Gjatë periudhës janar-dhjetor 2018 janë zhvilluar 4 takime të MKR-

së (14 maj, 6 gusht, 21 shtator dhe 9 tetor). Në takime kanë marrë pjesë dhe anëtarët e

Autoritetit Përgjegjës, si dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së dhe të UK në Shqipëri.

Disa nga çështjet që janë diskutuar në këto takime janë si më poshtë:

Page 15: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

15

Sugjerime/komente të anëtarëve të MKR-së dhe AP-së lidhur me draftPlanin e Veprimit

për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2018-2020;

Bordi Këshillimor i Viktimave të Trafikimit-Termat e Referencës;

Rekomandimet e Progres Raportit 2018 lidhur me fushën antitrafikim; diskutime mbi

planin e hartuar nga Zyra për përmbushjen e rekomandimeve;

Rekomandimet e TIP Raportit 2018 lidhur me fushën antitrafikim; diskutime mbi

planin e punës, hartuar nga Zyra për përmbushjen e rekomandimeve;

Prezantimi i letrës së interesit të Mary Ward Loreto Foundation lidhur me anëtarësimin

në MKR;

Prezantimi i letrës së interesit të Terre des Hommes lidhur me anëtarësimin në MKR;

Marrja e masave përgatitore për organizimin e Muajit Antitrafik; Planifikimi i

aktiviteteve ndërgjegjësuese;

Facilitimi me MSHMS lidhur me akordimin në kohë të fondeve;

Informacion mbi masat e marra për dhënien e librave falas për fëmijët viktima të

trafikimit;

Diskutime/sugjerime mbi rishikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit Ndërmjet

Sekretarit të Shtetit për Departamentin e Brendshëm, i cili vepron nëpërmjet Zyrës së

Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë “Mbi

intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore mbi

përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar të asistuar të

viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore”.

Aktualisht, pas shqyrtimit të kërkesës së dy organizatave ndërkombëtare, MKR është shtuar

me 2 anëtarë të rinj: Organizatën Terre des hommes dhe Mary Ward Loreto Foundation.

Falë koordinimit dhe bashkëpunimit mes anëtarëve të MKR-së është mundësuar sigurimi i

pagave për 29 punonjës socialë në qendrat pritëse dhe riintegruese “Të ndryshëm dhe të

Barabartë”, “Vatra” dhe “Tjetër Vizion”, si dhe sigurimi i një fondi nga zbatimi i ligjit Anti-

Mafia për Qendrën Kombëtare Pritëse për Viktimat e Trafikimit 2.2 milion lekë dhe

Organizatën “Të Ndryshëm dhe të Barabartë” 2.5 milion lekë.

Autoriteti Përgjegjës (ngritur me Udhëzimin e Përbashkët nr. 3799, datë 08.07.2014) (AP),

është mbledhur në mënyrë periodike dhe sa herë janë kërkuar takime të posaçme nga anëtarë

të MKR-së apo AP-së. Disa nga problematikat e trajtuara/zgjidhura në takimet e AP-së janë:

trajtimi i çështjeve të shëndetit mendor të vt/vmt; trajtimi i rasteve konkrete të referuara nga

policia, shërbimi social shtetëror dhe organizata joshtetërore; kthimi vullnetar i asistuar për

viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit të identifikuara jashtë territorit të Shqipërisë, etj.

Page 16: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

16

IDENTIFIKIMI DHE REFERIMI I VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË

TRAFIKIMIT

Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar për të siguruar një mbrojtje dhe asistencë të

garantuar për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit. Për të siguruar këtë objektiv

tashmë po zbatohen dhe monitorohen Procedurat Standarde të veprimit për Mbrojtjen e

viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit (PSV), procedura të cilat sigurojnë një

identifikim proaktiv të viktimave/viktima të mundshme të trafikimit dhe një referim të shpejt

dhe të sigurt. Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Procedurave Standarde të

Veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit” (VKM nr. 499,

datë 29.08.2018), ka për qëllim përcaktimin e procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen

në kohën dhe mënyrën e duhur të personave të trafikuar, të rritur apo të mitur, për të gjithë

llojet e shfrytëzimit, të trafikimit të brendshëm apo ndërkombëtar, të lidhur apo jo me krimin e

organizuar. Qasja e Procedurave Standarde të Veprimit është e bazuar në të drejtat e njeriut

dhe është një qasje sensitive për trajtimin e viktimës, duke synuar interesin më të lartë të saj.

Fokusi kryesor i këtyre procedurave është viktima dhe mbrojtja e saj, duke shqyrtuar çdo situatë

rast pas rasti dhe duke ndërtuar disa standarde të pranuara nga të gjithë për mënyrën sesi do të

zhvillohet i gjithë procesi i identifikimit, referimit dhe më pas, i mbrojtjes së viktimës së

trafikimit. Këto procedura zbatohen për të gjitha kategoritë e viktimave/viktimave të

mundshme (të mitur dhe të rritur, femra dhe meshkuj, shqiptarë dhe të huaj) që janë subjekt i

trafikimit për të gjitha llojet e shfrytëzimit.

Procedurat parashikojnë situata në të cilat vendi ynë, apo zona të caktuara të vendit, përdoren,

apo mund të përdoren si vend origjine, tranziti dhe destinacioni për lëvizjen dhe shfrytëzimin

e personave të trafikuar shqiptarë dhe të huaj, si edhe situata në të cilat personat e trafikuar me

shtetësi shqiptare, apo të hamendësuar shqiptare ndodhen jashtë territorit të Republikës së

Shqipërisë.

Procedurat Standarde të Veprimit nënkuptojnë ndërhyrje të specializuar sektoriale dhe

ndërsektoriale/multidisiplinore dhe zbatimi i tyre është detyrim i të gjitha institucioneve

shtetërore, në nivel qendror dhe vendor që punojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë

apo janë me mision shtetëror jashtë vendit, si dhe bashkëpunimin me strukturat analoge të

shteteve të huaja. Zbatimi i Procedurave Standarde është i detyrueshëm edhe për agjencitë

joshtetërore që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, në çdo

moment në të cilin ato, gjatë veprimtarisë së tyre, bien në kontakt me një person që dyshojnë

se mund të jetë trafikuar apo kanë informacion se është person i trafikuar.

Procedurat përfshijnë të gjitha veprimet e kryera nga punonjës të institucioneve shtetërore

qendrore dhe vendore –anëtare të Mekanizmit Kombëtar të Referimit, institucionet kombëtare

dhe ndërkombëtare jo anëtare të MKR-së me/pa programe për viktimat/viktimat e mundshme

të trafikimit për pritjen, identifikimin, ndihmën e menjëhershme dhe ndihmën për rehabilitimin

dhe ri-integrimin e sigurt të personave të trafikuar në përputhje me këto procedura. Të gjithë

institucionet e ngarkuara me detyra në këtë dokument kontribuojnë në mbrojtjen e

viktimës/viktimës së mundshme të trafikimit në të gjitha momentet, që nga identifikimi deri

tek ri/integrimi i plotë i personave të trafikuar. Procesi i mbrojtjes përfshin:

Identifikim dhe reagim fillestar, që është tërësia e veprimeve të ndërmarra nga

punonjësit e institucioneve shtetërore dhe joshtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e

personave të trafikuar në kufijtë dhe brenda territorit të RSH-së, si ata të institucioneve

Page 17: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

17

vendore, ashtu edhe ata qendrore, që bën të mundur përcaktimin se një person i/e mitur

apo i/e rritur është viktimë e dyshuar e trafikimit të personave;

Identifikim formal, është identifikimi i një personi si viktimë trafikimi i kryer vetëm

nga Grupi/Struktura Përgjegjëse për Identifikim Formal (G/SPIF) në bazë të formatit të

intervistës formale;

Planifikim dhe Mbështetje për Rehabilitim dhe Ri/integrim, nëpërmjet veprimeve të

ndërmarra nga punonjësit e institucioneve shtetërore dhe joshtetërore përgjegjëse për

mbrojtjen e personave të trafikuar në kufijtë dhe brenda territorit të RSH-së, si ata të

institucioneve vendore, ashtu edhe ata qendrore (në veçanti, anëtarët e Autoritetit

Përgjegjës;

Planifikim dhe Mbështetje për Kthim Vullnetar të Asistuar, që është tërësia e veprimeve

të ndërmarra nga punonjësit e institucioneve shtetërore dhe joshtetërore përgjegjëse për

mbrojtjen e personave të trafikuar në kufijtë, brenda dhe jashtë territorit të RSH-së, si

ata të institucioneve vendore, ashtu edhe ata qendrore (në veçanti, anëtarët e AP-së) që

bën të mundur kthimin e sigurt vullnetar dhe të asistuar të një personi të trafikuar me

shtetësi të huaj në vendin e origjinës;

Mbështetje e hetimit dhe dënimit të trafikantëve dhe shfrytëzuesve, është tërësia e

veprimeve të ndërmarra nga punonjësit e institucioneve shtetërore dhe joshtetërore

përgjegjëse për mbrojtjen e personave të trafikuar në kufijtë, brenda dhe jashtë territorit

të RSH-së, si ata të institucioneve vendore, ashtu edhe ata qendrore (në veçanti anëtarët

e AP-së) që bën të mundur grumbullimin e informacionit për hetimin dhe ndjekjen e

trafikantëve.

Identifikimi i një viktime trafikimi është vlerësuar si faza më e rëndësishme e procesit të

mbrojtjes dhe asistencës. Ky proces i hap rrugën shpëtimit të një viktime nga kthetrat e

trafikimit dhe bën të mundur kalimin e saj në duart e institucioneve ndihmëse. Gjithë filozofia

e përpjekjeve të aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë antitrafikim, të cilët angazhohen

drejtpërsëdrejti në luftën kundër trafikimit të personave, është rritja e numrit të identifikimeve

dhe referimeve të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit të shfrytëzuara brenda vendit,

në kufi, jashtë vendit përmes një procesi gjithëpërfshirës të mbrojtjes së viktimave dhe

viktimave të mundshme të trafikimit.

Edhe për vitin 2018, burimi fillestar identifikues ka qenë i njëjti sikurse vitin e kaluar: Drejtoria

e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Shërbimi Social Shtetëror, qendrat, OJF, familja,

organizata të huaja, etj. Për vitin 2018, 33 VT/VMT janë identifikuar dhe referuar nga

strukturat shtetërore, 51 VT/VMT janë identifikuar dhe referuar nga Njësitë Lëvizëse, 10

VT/VMT janë identifikuar nga OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare dhe 1 është

identifikuar nga familja.

Me kthim vullnetar të asistuar janë lehtësuar 3 raste drejt Shqipërisë nga Gjermania,

Portugalia dhe Anglia, ndërsa janë 4 kthime vullnetare të asistuara nga Shqipëria, përkatësisht

3 fëmijë afganë dhe 1 bjelloruse, por jo drejt vendeve të origjinës. Fëmijët afganë janë asistuar

për në Suedi, ndërsa bjellorusja për në Itali.

Procesi i identifikimit dhe referimit të viktimave të trafikimit shprehet qartë në Procedurat

Standarde të Veprimit për mbrojtjen e Viktimave dhe Viktimave të mundshme të Trafikimit

(miratuar me VKM nr 499, datë 29.08.2018). Bazuar në Procedurat Standarde të Veprimit,

identifikimi fillestar dhe më pas ai formal është procesi më i rëndësishëm në zinxhirin e

përpjekjeve për të siguruar mbrojtjen dhe asistencën e viktimave të trafikimit në përputhje me

Page 18: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

18

PSV-të dhe kryhet në bashkërendim dhe bashkëpunim të plotë të të gjitha autoriteteve dhe

strukturave shtetërore dhe joshtetërore.

Sipas PSV-ve, Identifikim dhe Reagim Fillestar” është tërësia e veprimeve të ndërmarra nga

punonjësit e institucioneve shtetërore dhe joshtetërore, vendore dhe qendrore, përgjegjëse për

mbrojtjen e personave të trafikuar në kufijtë, brenda dhe jashtë territorit të RSH-së, që

përcaktojnë se një person i/e mitur apo i/e rritur është viktimë e mundshme e trafikimit të

personave. Këto veprime duhet të përfshijnë: 1. vlerësimin e situatës së personave kundrejt

treguesve të trafikimit; 2. vlerësimin e potencialit/mundësive të institucionit/organizatës për ta

nxjerrë menjëherë personin nga situata e shfrytëzimit; 3. ndërhyrjen për ta nxjerrë menjëherë

personin nga situata e shfrytëzimit/ ndërprerjen e shfrytëzimit (vetë apo nëpërmjet punonjësve

të policisë së shtetit); 4. informimin e personit për gjykimin e punonjësit mbi situatën e tij/saj,

të drejtat dhe ndihmën që mund të japë vetë institucioni për viktimat e mundshme të trafikimit

dhe viktimat e trafikimit ose mënyrat e qasjes tek ndihma e institucioneve të mbrojtjes së

viktimave; 5. njoftimin e Anëtarit Përkatës të Autoritetit Përgjegjës (APAP) ose drejtuesit/

Kryesuesit të Autoritetit Përgjegjës (D/KAP) dhe komunikimin me të lidhur me vendosjen e

personit në një mjedis të sigurt që i plotëson nevojat e tij/ saj të menjëhershme; 6. Mbështetjen

e vendosjes së personit në një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm; 7. Vlerësimi i situatës

shëndetësore dhe referimi tek strukturat shëndetësore; 8. Plotësimin e dokumentacionit të

identifikimit fillestar dhe dërgimin e tij tek anëtari përkatës i AP-së; 9. Mbështetjen e procesit

të identifikimit formal; 10. Mbështetjen e hetimit dhe kapjes së trafikantëve; 11. Vijimësinë e

mbrojtjes.

Në kufijtë e RSH-së agjencia përgjegjëse për identifikim fillestar është Policia e Kufirit (të

gjelbër dhe blu). Në territorin e RSH-së agjencitë përgjegjëse për identifikim fillestar janë

agjencitë shtetërore dhe joshtetërore, përfshirë: KKSAT, qendrat e përkujdesjes shoqërore për

persona në nevojë, organizatat me programe të ndihmës për persona në nevojë, zyrat rajonale

të shërbimit social shtetëror në qarqe, strukturat e policisë së shtetit, inspektorati shtetëror i

punës, shkollat dhe institucionet arsimore, institucionet e kujdesit shëndetësor, strukturat e

shërbimeve sociale në bashki. Jashtë territorit të RSH-së, agjencitë/institucionet përgjegjëse

për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me shtetësi shqiptare, janë punonjësit

e përfaqësive diplomatike të RSH-së, si dhe agjenci të tjera shtetërore dhe joshtetërore me

veprimtari në fushën e mbrojtjes së viktimave të trafikimit.

Identifikimi formal është identifikimi i një personi si viktimë trafikimi i kryer vetëm nga

Grupi/Struktura Përgjegjëse për Identifikim Formal (G/SPIF) në bazë të formatit të intervistës

formale, e cila kryhet me vullnetin e vetë viktimës dhe, kur ajo është e gatshme për ta kryer

atë. Identifikimi formal përfshin minimalisht: 1. Ndërhyrjen e menjëhershme të Sektorit për

Hetimin e Trafikut të Paligjshëm për kryerjen e Intervistës formale kur njoftohet nga agjencia

referuese apo kur vetë viktima e mundshme e trafikimit shpreh vullnetin pranë strukturave të

policisë së shtetit për të kryer intervistën formale; 2. përcaktimin nëse personi është i/e

trafikuar, nëpërmjet mbledhjes dhe analizës së informacionit të dhënë nga vetë personi; 3.

vlerësimin në mënyrë të thelluar të nevojave të personit viktimë e trafikimit për ndihmë dhe

mbrojtje; 4. dhënien e udhëzimeve dhe sigurimin e qasjes së personit të trafikuar tek ndihma e

përshtatshme dhe e sigurt; 5. grumbullimin e informacionit dhe nisjen e hetimeve për

penalizimin e trafikantëve; 6. intervista formale/vërtetimi i statusit të personit si i/e trafikuar

kryhet veçmas në kohë nga kallëzimi (edhe nëse personi dëshiron të bëjë kallëzim, në asnjë

rast, intervista formale nuk ndërpritet për të marrë kallëzimin, por caktohet një kohë tjetër).

Page 19: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

19

Agjencia/institucioni përgjegjës për identifikimin formal është Grupi/Struktura Përgjegjëse për

Identifikimin Formal në kufijtë dhe territorin e RSH-së (G/SPIF)(ad hoc) që kryen intervistimin

formal të personave që identifikohen si viktima të mundshme të trafikimit, e përbërë nga një

punonjës i policisë së shtetit i seksionit të luftës kundër trafiqeve të paligjshme (SLKTP) dhe

punonjësi i mbrojtjes së fëmijëve/NJMF në bashki/njësi administrative për çdo rast të të

miturve dhe një punonjës social shtetëror i zyrës rajonale të shërbimit social shtetëror

(ZRSHSSH) dhe një punonjës i policisë së shtetit i seksionit të luftës kundër trafiqeve të

paligjshme (SLKTP) për të rriturit.

Identifikimi dhe policia

Një ndër prioritetet e rëndësishme, jo vetëm i strukturave për Hetimin e Trafiqeve të

Paligjshme, por i gjithë strukturave të Policisë së Shtetit ka qenë lufta kundër trafiqeve të

paligjshme, e në veçanti, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në

bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese, organizatat ndërkombëtare, etj. ka përqendruar

veprimtarinë e strukturave të policisë në rritjen e kapaciteteve profesionale të efektivave

nëpërmjet trajnimeve të planifikuara dhe të zhvilluara, në zhvillimin e takimeve me punonjësit

e strukturave antitrafik në Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe dhe në rritjen e aftësive dhe

kapaciteteve profesionale të aktorëve të zinxhirit të drejtësisë penale për të zbuluar, shkatërruar

dhe hetuar të gjitha format e trafikimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për vitin 2018, nga Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme janë evidentuar gjithsej 1201 vepra

penale që lidhen me trafikimin e personave, nga të cilat 1106 zbuluar ose 92 %, me 1461

autorë.

Të ndara sipas veprave penale janë si më poshtë:

• 30 vepra penale për “Trafikim i personave”

• 8 vepra penale për “Trafikim i të miturve”

• 127 vepra penale për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”

• 990 vepra penale për “Kalim i paligjshëm i kufirit”

• 3 vepra penale për “Përdorim i shërbimeve nga persona të trafikuar”

• 77 vepra penale për “Shfrytëzim prostitucioni”

• 16 vepra penale për “ Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Gjatë vitit 2018, nga Strukturat Kundër Trafiqeve të Paligjshme janë bërë 105 referime

proaktive pranë Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, të

cilat ndiqen me metoda speciale të hetimit dhe që i përkasin veprave penale : “Trafikim

personash” , “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Për këtë vit nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin janë identifikuar 4 VMT, ku 3 VMT

janë viktima të shfrytëzimit seksual 1 është viktimë e dhunës në familje. Të 4 VMT të

identifikuara janë me shtetësi shqiptare. Të gjitha VMT të identifikuara rezultojnë të jenë

Page 20: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

20

shfrytëzuar/dhunuar ose tentuar të shfrytëzohen/dhunohen jashtë vendit, kryesisht në Evropën

Perëndimore(Francë, Gjermani dhe Angli) por edhe në vendet e rajonit si (Maqedoni).

Sipas informacioneve dhe intervistave të kryera rezulton se 2 viktimat janë shfrytëzuar/dhunuar

nga persona me shtetësi shqiptare dhe 2 të tjerat nga persona të huaj. Gjithashtu, nga vlerësimi

i moshave rezulton se 2 nga 4 VMT të identifikuar është e moshës së mitur (16-18 vjeçe), 1

rast i moshës 18-20 vjeç dhe 1 tjetër e moshës 35-40 vjeç. Të 4 VMT janë me shtetësi shqiptare

dhe të seksit femër.

Tendence e re për këtë vit është shfrytëzimi/dhunimi në 2 raste të VMT nga persona me shtetësi

të huaj (në një rast shtetas maqedonas dhe në një rast tjetër shtetas arab pa saktësuar shtetësinë)

Gjithashtu, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, bazuar në procedurat standarde të

veprimit zbaton dhe procedurat e brendshme të punës. Me qëllim sqarimin dhe lehtësimin e

zbatimit të procedurave, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin ka hartuar dhe miratuar më

datë 04.12.2018 një Letër Porosi me instruksione tepër të qarta për punonjësit e policisë

kufitare të të gjitha niveleve që merren me çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore. Po ashtu,

trajnimet e personelit të PKM për identifikimin e VMT, si ato të ofruara nga Akademia e

Sigurisë, ashtu edhe ato të ofruara nga organizatat ndërkombëtare, përmbajnë të njëjtën

procedurë identifikimi.

Identifikimi dhe Shërbimi Social Shtetëror

Gjatë vitit 2018 SHSSH ka pasur në fokus të tij mbrojtjen dhe ofrimin e shërbimeve për

viktimat e trafikimit dhe viktimat e mundshme të trafikimit. Shërbimet për viktimat e trafikimit

realizohen në bashkëpunim me institucione të tjera publike dhe jo publike.

Në zbatim të VKM Nr. 499, datë 29.08.2018 “Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtjen

e Viktimave dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit

Social Shtetëror dhe 12 Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social në 12 Qarqe, janë të përfshirë

drejtpërdrejt në procesin e identifikimit dhe referimit të Viktimave të Trafikimit vendase dhe

të huaja.

Për vitin 2018 kanë marrë shërbim si raste VT/VMT 38 fëmijë të cilët kanë marrë shërbime

në 4 strehëzat që trajtojnë viktima trafikimi por edhe në IPSH apo familje. Identifikimi i tyre

është bërë i bazuar në Procedurat Standarde të Veprimit për identifikimin dhe referimin e

viktimave të trafikimit. Numrin më të madh të identifikimit është kryer në Bashkinë e Tiranës

dhe Bashkinë e Elbasanit.

Fëmijët të cilët janë identifikuar si VT/VMT kanë qënë të shfrytëzuar kryesisht për lypje. Por

nuk kanë munguar raste të cilët janë shfrytëzuar edhe për shfrytëzim seksual. Nga 38 raste

vetëm 12 raste janë shfrytëzuar për prostitucion. Të gjithë fëmijët janë shtetas shqiptar.

Në zbatim të VKM-së së sipërcituar, nga 12 Drejtoritë Rajonale të SHSSH në bashkëpunim

me Sektorin Antitrafik raportohet se janë zhvilluar 23 Intervista Formale ku ka rezultuar të

identifikohen 20 VT/VMT dhe 3 raste janë vlerësuar si persona me nevoja sociale. Nga këto

intervista, 16 raste janë trajtuar në familje dhe 7 raste janë trajtuar në institucionet e përkujdesit.

Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit (QKPVT) në varësi të SHSSH është

institucion kombëtar i sigurisë së lartë, që ofron shërbimin për strehim, rehabilitim dhe

Page 21: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

21

riintegrim të viktimave të trafikimit, vendase dhe të huaja. Gjatë vitit 2018 në qendër janë

asistuar 16 përfituese, nga këto 7 raste të reja për vitin 2018 dhe 9 raste të mbartura nga viti

2017. Prej të cilave 12 raste janë riintegruar jashtë institucionit.

Në lidhje me referimin për shërbime ndihmëse si: shëndetësore, juridike, psikologjike,

edukative, etj., QKPVT ka ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme bazuar në marrëveshje dhe

kontrata bashkëpunimi me institucione shtetërore dhe private, të cilat në mënyrë të

vazhdueshme kanë ofruar kontributin e tyre për dhënien e ndihmës për viktimat e trafikimit.

Gjithashtu, bazuar në strukturën e qendrës, çdo punonjës është i kualifikuar për të ofruar

mbështetjen e duhur sipas shërbimeve që kërkojnë viktimat.

Gjatë 2018 -ës, 5 përfituese të qendrës QKPVT janë kthyer në familje dhe 7 raste të tjera në

qendrat partnere riintegruese. Rastet që janë rikthyer në familje ndiqen me programe

riintegrimi nga punonjësit sociale të Drejtorive Rajonale të SHSSH në bashkëpunim me

Qendrat e Riintegrimit të Viktimave të Trafikimit “Vatra” dhe “Të Ndryshëm dhe të

Barabartë”. Shumica prej rasteve të referuara në familje trajtohen me ndihmë ekonomike.

Për QKPVT fondi në total është 22.476 939 lekë. Fondi në shpenzime operative është i lidhur

me numrin e përfituesve. E rëndësishme është që çdo nevojë e qendrës për fonde është

mundësuar tërësisht nga buxheti i shtetit.

Pagat 11,550,000

Sig. shoqërore, shëndetësore 1.915.000

Shpenzime operative 9.500.000

Shpërblim 47,130

QKPVT ka fituar projektin nga Agjencia e Administrimit te Pasurive të Sekuestruara dhe të

Konfiskuara datë 04/01/2017. Ky projekt ka qenë i shtrirë deri në shkurt 2019. Qëllimi i këtij

projekti është riaftësim i viktimave të trafikimit për të përmirësuar më mirë cilësinë e jetës

nëpërmjet aktiviteteve edukative dhe okupacionale në qendër dhe jashtë saj. Vlera e projektit

është 2.200.000 lekë të rinj me TVSH.

Identifikimi dhe Njësitë Lëvizëse

Identifikimi dhe referimi i viktimave të mundshme të trafikimit nga Njësia Lëvizëse e Elbasanit

Aktiviteti i MU (Njësisë Lëvizëse) Elbasan ka vazhduar veprimtarinë e tij në mënyrë vullnetare

deri në muajin Shtator 2018. Në 1 Tetor në kuadër të projetit me titull: Forcimi i reagimit

efektiv dhe identifikimi proaktiv i Viktimave të Trafikimit në rajonin e Elbasanit, financuar

nga Ambasada Amerikane ka vazhduar aktivitetei i MU. Në kuadër të këtij projekti janë

identifikuar 11 fëmijë në situatë rruge si VMT, të cilët më pas i janë referuar AP në muajin

Dhjetor 2018. Ky projekt ka vazhduar edhe me aktivitete të tjera si: trajnime dhe fushata

sensibilizuese. Në këtë kuadër është realizuar një trajnim me KRAT Elbasan me temë:

“Ndryshimet në legjislacion lidhur me trafikimin e personave; Kodi i procedurës penale. Kodi

i drejtësisë për të mitur”. Lidhur me këtë temë takimet do vazhdojnë gjatë muajit Janar e në

vazhdim me KRAT Korcë dhe me Universitetin e Korcës, Elbasanit, Durrësit.

Page 22: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

22

Identifikimi dhe referimi i viktimave të mundshme të trafikimit nga Njësia Lëvizëse e Tiranës

Në Tetor 2018 Njësia Lëvizëse e Tiranës u riaktivizua me mbështetjen financiare të Ambasadës

Amerikane në Tiranë/Programi i Fondeve të Vogla të Komisionit për Demokraci.

Prej Tetorit 2018 deri në fund të dhjetorit 2018, 15 raste janë identifikuar si viktima të

mundshme trafikimi, dhe janë referuar tek AP dhe NJMF përkatëse në rastin e fëmijëve: NJMF

E Kamzës (7 raste), NJMF nr.9 ( (3 raste), NJMF nr.10 (1 rast), NJMF E Kasharit (1 rast),

NJMF nr .2 ( 1 rast), NJMF nr.8 (1 rast),NJMF nr.5 (1 rast). 6 prej të cilëve janë djem dhe 9

vajza. Janë bërë pjesë e programit të D&E 9 raste, 3 – djem dhe 6 – vajza, të cilat po përfitojnë

paketën e plot të shërbimeve që organizata ofron. Njësia Lëvizëse e Tiranës gjatë 2018, ka

marr pjesë në GTN-të që janë zhvilluar për identifikimin dhe referimin e rasteve. Janë kryer

vizita në familje nga Njësia Lëvizëse në bashkëpunim dhe me NJMF e Tiranës. Në muajin tetor

janë zhvilluar disa sesione informimi në shkollat 9 – vjeçare dhe të mesme të qarkut të Tiranës,

përkatësisht 13 shkolla 9 – vjeçare dhe 6 gjimnaze të Qarkut të Tiranës ku dhe u identifikuan

një pjesë e rasteve të reja.

Gjatë vitit 2018, Njësia Lëvizëse ka realizuar një sërë aktivitetesh si më poshtë me qëllim rritjen

e identifikimit të rasteve:

Kontakte direkte me personat të cilët vijnë nga familje apo grupe vulnerabël në zonat

problematike të qytetit të Tiranës. Gjatë kësaj periudhe janë kontaktuar në mënyrë direkte 39

persona nga komuniteti i Kamzes, Laprakes, Kombinatit , Shkozes, Shinat e Trenit . Një pjesë

e tyre janë ndihmuar që të marrin shërbimet përkatëse bazuar në nevojat e tyre. Pjesa me e

madhe e tyre janë ndërmjetësuar për të marrë shërbime të ndryshme si: shërbime mjekësore,

shërbime për gjetjen e një vendi pune apo për plotësimin e dokumentave të tjera për bonus

qeraje, ndihme ekonomike apo për përfitimin e një banese sociale.

Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2018, janë ndihmuar 39 raste.

Shërbimet e ofruara:

Regjistrim tek zyra e punës si punëkërkues i papunë si dhe ndihmë në gjetjen e punës

(10 raste);

Regjistrim për kurse profesionale tek Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional (4

raste);

Referim tek NjMF-të ose organizatat partnere për shërbimet përkatëse (25 raste).

Forume dhe fokus grupe informuese

Në kuadër të aktiviteteve informuese, në Tetor 2018 është zhvilluar një Forum me Gratë e

Komunitetit në Njësinë Administrative nr.11, në zonën e Institutit Buqësor. Gjithashtu është

organizuar dhe një fokus grup në nëntor 2018 në Ambientet e Njësisë Administrative nr.11, si

aktivitet informues në kuadër të projektit të Njësisë Lëvizëse.

Trajnime me profesionistë

Në kuadër të projektit “Të rrisim përpjekjet proaktive për identifikim dhe referim të

viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit” janë organizuar 2 trajnime në muajin dhjetor,

Page 23: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

23

me institucione të ndryshme të cilat janë në kontakt me grupet e cënueshme, për të rritur rolin

e tyre në identifikim dhe referim.

o Trajnimi i parë u organizua më 4 dhjetor 2018 me punonjësit e Njësive për Mbrojtjen

e Fëmijëve. Në këtë trajnim morën pjesë 22 punonjës të NJMF-ve.

o trajnimi i dytë u organizua më 17 dhjetor 2018 me psikologët e shkollave në gjithë

Qarkun e Tiranës. Në këtë trajnim morën pjesë 40 psikologë të shkollave.

o Trajnimet do të vazhdojnë dhe në 2019, me institucione të ndryshme, të cilat janë në

kontakt me viktimat / viktimat e mundshme të trafikimit.

Bashkëpunime

Në dhjetor 2018 është bërë një takim me përfaqësues të Komisariatit nr.3 për të rritur

bashkëpunimin me oficerët e policisë që punojnë në komunitet dhe sidomos ata që adresojnë

dhunën në familje dhe mbrojtjen e fëmijëve. Në vazhdim do të kryhen takime dhe në

komisariatet e tjera të Qarkut të Tiranës

Identifikimi dhe referimi i viktimave të mundshme të trafikimit nga Njësia Lëvizëse e Vlorës

Edhe vitit 2018, në kuadër të projekteve “Identifikimi dhe mbrojtja ndërsektoriale e fëmijëve,

viktima/viktima të mundshme të trafikimit dhe fëmijëve të viktimave të trafikimit”, të

mbështetur nga Save the Children Albania dhe Terre des Hommes në Shqiperi, me fonde të

BE, si edhe të projektit “Përfshirja e të rinjve në veprime për parandalimin e trafikimit

njerëzor”, të mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla të Ambasadës Amerikane, ka vijuar

puna e Skuadrës së Terrenit, të Qendrës Vatra, e cila ka identifikuar 27 viktima/viktima të

mundshme trafikimi, të cilët i ka referuar për menaxhim rasti pranë Grupit Teknik

Ndërsektorial të Bashkisë Vlorë, si edhe tek ofrues lokal të shërbimeve duke përfshirë edhe

Qendrën Vatra. Metodologjia e punës së kësaj skuadre është bazuar në një identifikim

proaktiv, në mjedise publike, por edhe në shkolla, zona administrative të njohura për shkallën

e lartë të vulnerabilitetit social-ekonomik, në bashkëpunim të ngushtë me institucionin e

Policisë vendore dhe Njësinë për Mbrojtjen e fëmijëve.

KTHIMI I ASISTUAR I VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT

Autoriteti Përgjegjës është struktura e drejtpërdrejtë që mundëson kthimin vullnetar të asistuar.

Kthimi vullnetar i asistuar i viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit zbatohet me

vullnetin e lirë të viktimës për kthim në vendin e origjinës, si dhe sigurimin e mbrojtjes,

rehabilitimit dhe riintegrimit të saj. Kthimi vullnetar i asistuar realizohet pasi bëhet vlerësimi i

situatës social-ekonomike dhe i sigurisë dhe pasi kryhet bashkërendimi i rehabilitimit dhe

riintegrimit në komunitet/familje.

Procesi i kthimit vullnetar të asistuar të shtetasve shqiptarë të identifikuar jashtë territorit të

Shqipërisë dhe të shtetasve të huaj të identifikuar në vendin tonë monitorohet në mënyrë të

drejtpërdrejtë nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të

Personave.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2018, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës

kundër Trafikimit të Personave dhe Autoriteti Përgjegjës (strukturat shtetërore përgjegjëse për

Page 24: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

24

kthimin vullnetar të asistuar) kanë bashkëpunuar me organizatat “IOM, “Të ndryshëm dhe të

Barabartë”, qendrën Psiko-Sociale “Vatra”, “Tjetër Vizion”, Mary Ward Loreto, si dhe me

struktura apo organizata që operojnë në fushën antitrafikim, për të mundësuar procesin e

kthimit vullnetar të asistuar të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.

Gjatë kësaj periudhe, D&E ka asistuar 5 raste të huaja (të mbartuara nga viti i kaluar), të cilat

vijnë nga vende të ndryshme. Një prej tyre ishte nga Bjellorusia, por jetonte në Itali me leje

qëndrimi në këtë vend. Pas një periudhë kohe të caktuar të qëndrimit në programin e

organizatës, ajo u kthye në Itali.

D&E ka bashkëpunuar ngushtë me Autoritetin Përgjegjës në asistimin e rastit për kthimin e saj

në vendin ku jetonte para situatës së trafikimit dhe shfrytëzimit.

5 raste shqiptare të identifikuara jashtë vendit, janë rikthyer në Shqipëri. Rastet kanë ardhur

nga vende të ndryshme si: Holanda, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Sapo kanë hyrë në

program, për secilin prej rasteve është ofruar një paketë e plotë e shërbimeve të riintegrimit

bazuar dhe në nevojat e tyre.

MBËSHTETJA E VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT

Viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit kanë nevojë për shërbime multi-disiplinare. Është

e nevojshme që kategoria e viktimave të mundshme të trafikimit të kuptohet si një kategori që

meriton të njëjtat shërbime si viktimat e trafikimit.

Një ndër problematikat që është evidentuar nga qendrat gjatë periudhës raportuese, është

vështirësia në trajtimin e rasteve të viktimave që shfaqin probleme të shëndetit mendor.

Strehëzat nuk kanë staf mjekësor të kualifikuar për trajtimin 24 orë të këtyre rasteve. Për të

zgjidhur jo vetëm këtë vështirësi, por edhe për t’u garantuar viktimave të trafikimit një shërbim

të munguar, falë një amendimi me Ligjin nr. 141/2014, datë 23 tetor 2014 në Ligjin Nr. 10383,

datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, është bërë i mundur mbulimi i detyrueshëm i sigurimit shëndetësor

për viktimat e trafikimit si kategori ekonomikisht joaktivë. Pagesa e kontributeve për viktimat

e trafikimit mbulohet nga Buxheti i Shtetit. Aktualisht, viktimat e trafikimit, janë të pajisura

me kartën e shëndetit.

Në kuadër të mbrojtjes dhe asistencës së vt/vmt, më datë 26.08.2015 u miratua VKM nr. 707

“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.107, datë 10.2.2010, i Këshillit të Ministrave,

“Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit

parauniversitar”, të ndryshuar“, në të cilin parashikohet dhënia e librave falas për fëmijët

viktima të trafikimit.

Sektori i Antitrafikut sheh si të nevojshme kuptimin e kategorisë së viktimave të mundshme të

trafikimit si një kategori që meriton të njëjtat shërbime si viktimat e trafikimit, por kjo është

kuptuar vetëm pjesërisht. Gjithashtu në vijimësi qendrat janë hasur me raste të asistimit të

personave të trafikuar të cilët demonstrojnë probleme të shëndetit mendor. Strehëzat nuk kanë

staf mjekësor të kualifikuar për trajtimin 24 orë të këtyre rasteve. Ministria e Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale duhet të ofrojë zgjidhje të rasteve të VT/VMT me probleme të shëndetit

mendor.

MBËSHTETJA FINANCIARE SHTETËRORE PËR QENDRAT PUBLIKE DHE

JOPUBLIKE

Page 25: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

25

Për vitin 2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka alokuar fondet nga buxheti i

shtetit, Programi i Përkujdesit Social në ndihmë dhe mbështetje të viktimave/viktimave të

mundshme të trafikimit për ofrimin e shërbimeve të përkujdesit social në qendrat rezidenciale

për qarkun Tiranë, Vlorë dhe Elbasan konkretisht:

(i) Mbështetje financiare për pagat mujore për stafin që punojnë drejtpërdrejt me

përfituesit dhe

(ii) Mbështetje financiare për ushqimin.

Për vitin 2018 u lëvrua fondi prej 26.796.602 milionë lekësh nga buxheti i shtetit, për

pagesat e 29 punonjësve socialë që ofrojnë shërbime në qendra rezidenciale dhe për fond

ushqimesh për rastet e trafikuara në Qarkun e Vlorës, Tiranës dhe të Elbasanit, nëpërmjet

subjekteve jopublike, Shoqatës “Tjetër Vizion” “Vatra”, dhe Të ndryshëm të barabartë”.

Specifikisht:

1. Organizata “Të ndryshëm dhe të Barabartë”:1.686.300 lekë fond ushqimesh

6.781.017 lekë fond pagash (9 punonjës);

2. Organizata “Tjetër Vizion”: 1.806.750 lekë fond ushqimesh

5.792.615 lekë fond pagash (8 punonjës);

3.Qendra Psiko-Sociale “Vatra”: 1.686.300 lekë fond ushqimesh

9.043.620 lekë fond pagash (12 punonjës)

Për QKPVT fondi në total është 22.476.939 lekë. Vlen të theksohet se, fondi në shpenzime

operative është i lidhur me numrin e përfituesve. E rëndësishme është që çdo nevojë e qendrës

për fonde është mundësuar tërësisht nga buxheti i shtetit.

Pagat 11.550.000 lekë

Sig. shoqërore, shëndetësore 1.915.000 lekë

Shpenzime operative 9.500.000 lekë

Shpërblim 47.130 lekë.

Në përputhje me ligjin nr. 10192, dt. 3.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të

organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë", i ndryshuar

krijohet Fondi i Veçantë, në mbështetje të institucioneve që luftojnë krimin dhe mbi të gjitha

OJF-ve që merren me trajtimin e viktimave të trafikimit. Në zbatim të urdhrave të Ministrit të

Financave nr. 9/1 dhe 9/2 “Për financimin e projekteve dhe mënyrat e përdorimit te fondit të

posaçëm për parandalimin e kriminalitetit dhe edukimit ligjor”, gjatë vitit 2017-2018 u

financuan projektet e mëposhtme:

a- 2.2 milionë lekë për projektin ”Motivimi dhe riaftësimi i viktimave të trafikimit për

të përmirësuar cilësinë e jetës nëpërmjet aktiviteteve edukative dhe okupacionale

në qendër dhe jashtë saj” në funksion të Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave

të Trafikimit.

Page 26: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

26

b- “Aksion Plus” në shumën 2.5 milion lekë.

c- “Të ndryshëm por të barabartë” në shumën 2.5 milion lekë.

Të tre këto projekte u kontraktuan dhe u monitoruan nga AAPSK-ja në të gjitha fazat e zbatimit

të tyre, për të evidentuar destinacionin e përdorimit të fondeve, në përputhje me projektet e

miratuara nga Komiteti Këshillimor Ndërinstitucional i Ekspertëve për Masat Kundër Krimit

te Organizuar.

Nga programi i mbrojtjes sociale, pagesave në cash deri në Dhjetor të 2018, në bazë të Ligjit

121/2016 "Për shërbimet e përkujdesit shoqëror", VKM nr.840, datë 3.12.2014 "Për

përcaktimin e kontributit të personave të vendosur në institucionet publike të shërbimeve të

përkujdesit shoqëror" dhe VKM nr. 955, datë 07.12.2016 "Për përcaktimin e kritereve,

procedurave dhe shumës së ndihmës ekonomike", gjatë periudhës raportuese, janë përfshirë në

skemën e Ndihmës Ekonomike 11 Viktima Trafikimi ku marrin 3000 lekë çdo muaj kundrejt

9 rasteve që kanë marrë këtë pagesë gjatë vitit 2017.

SHËRBIMET PËR VIKTIMAT/VIKTIMAT E MUNDSHME TË TRAFIKIMIT

Shërbimi në qendrat për VT/VMT jepet në përputhje me Standardet e Shërbimeve të

Përkujdesit Shoqëror në Qendrat Rezidenciale për Personat e Trafikuar, të miratuara me VKM

nr. 195, datë 11.04.2007 dhe të Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e Viktimave

dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit, miratuar me VKM nr. 499, datë 28.08.2018.

4 qendrat që trajtojnë viktimat e trafikimit, sigurojnë shërbime për VT/VMT, të huaj apo

vendas, fëmijë, meshkuj ose femra. Këto strehëza kanë një staf të trajnuar për të garantuar

sigurinë e viktimave. Gjithashtu të gjitha strehëzat kanë programe të specializuara për

rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Plani i

shërbimeve për viktimat e trafikimit është i individualizuar sipas nevojave të çdo viktime.

VT/VMT të huaja (jo me shtetësi shqiptare) u ofrohet i njëjti shërbim me të njëjtën cilësi,

sikurse VT/VMT shqiptare, brenda të njëjtave qendra. Shërbime të tjera të ofruara për viktimat

e huaja janë: Aplikimi dhe sigurimin e tyre me leje të përkohshme qëndrimi; pajisja e tyre me

dokumente dhe objekte të tjera për kthimin e tyre në vendin e origjinës; sigurimi i përkthimit;

Regjistrimi i fëmijëve të tyre në gjendjen civile kur fëmijët janë të lindur në Shqipëri, etj. Të

gjitha këto shërbime janë realizuar në bashkëpunim me institucione publike dhe jo publike, si

dhe me një shkallë të lartë sigurie: siguri 24 orë e ofruar nga shërbimi policor shtetëror dhe

privat, shoqërim me punonjëse sociale dhe staf tjetër profesional.

Akomodim

Gjatë vitit 2018 në QKPVT janë asistuar 16 përfituese, nga këto 7 raste të reja për vitin 2018

dhe 9 raste të mbartura nga viti 2017. Prej të cilave 12 raste janë riintegruar jashtë institucionit.

Janë kryer të gjitha shërbimet e nevojshme në institucion në të gjithë zërat e shpenzimeve

operative të domosdoshme, si: riparim/mirëmbajtje godine, riparim/mirëmbajtje sistem

ngrohjeje, blerje detergjent, veshmbathje, kancelari, blerje karburant per automjete dhe kaldaje,

etj.

Page 27: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

27

Rregullisht çdo muaj gjatë vitit 2018 vajzat janë asistuar me kuotën vetjake në zbatim të VKM

nr. 114, datë 31.01.2007 "Për përcaktimin e masës së kontributeve të personave që vendosen

në institucionet rezidenciale publike të përkujdesjes shoqërore”, ndryshuar me VKM nr.840,

datë 03.12.2014. Aktivitetet për përfituesit në qendër synojnë organizimin e punës në grup,

bashkëpunimin dhe rritjen e profesionalizmit. Rritje e cila ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë

dhe suksesin e paketës së ndihmës e cila ofrohet për përfituesit.

Në organizatën “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”, gjatë periudhës janar-dhjetor 2018, janë

asistuar në total në programin riintegrues të organizatës 65 viktima /viktima të mundshme

trafikimi dhe 23 fëmijë të tyre dhe fëmijë të rasteve të reja VT/VMT shoqëruar me nënat e tyre

janë 16. Rastet e mbartura nga viti 2017 janë 36 dhe, rastet e reja në program gjatë periudhës

Janar – Dhjetor 2018 janë 29. Nga rastet e reja të referuara, 22 janë gra/vajza dhe 7 janë

meshkuj; 17 raste të shfrytëzimitseksual; 1 premtim për martesë; 4 lypje; 3 aktivitet

kriminal;1shfrytëzim seksual dhe punë e detyruar;1 shfrytëzim seksual dhe lypje; 1 shfrytëzim

seksual dhe aktivitet kriminal; 1 lypje dhe punë e detyruar. Sa i takon vendit ku janë

shfrytëzuar, në Shqipëri 21 raste; Kosovë 1; Itali 2; Gjermani 1; Angli 1;Kosovë, Shqipëri 1;

Gjermani, Shqipëri 1; Itali, Shqipëri 1.

Për periudhën Janar - Dhjetor 2018 në qendrën rezidenciale “Tjetër Vizion” kanë përfituar

shërbime rezidenciale 26 raste nga të cilat: 2 VT (1 F & 1 M të grupmoshës 10-17 vjec) 17

VMT (11 F & 6 M të grupmoshës 7- 18 vjeç); 7 Viktima të dhunës në familje (2 gra të moshës

21- 30 vjec me 5 fëmijët e tyre 7-vjeç, 9-vjec, 11-vjec, 7-vjec dhe 2 muaj). Raste të reja të

asistuara nga shoqata “Tjetër Vizion” për vitin 2018 janë 3 raste VMT dhe 7 raste të dhunës

në familje. 16 raste VMT/VT janë të mbartura nga viti 2017. Të gjitha rastet e dhunës pas

qëndrimit deri në 8 ditë janë referuar dhe trajtohen në shërbime për Viktimat e Dhunës në

familje. 7 raste të mbartura nga viti 2017 (2 VT dhe 5 VMT) kanë dalë nga qendra për t’u

rikthyer në familjen e origjinës. Aktualisht në qendër trajtohen 12 fëmijë VMT.

Gjatë vitit 2018 Qendra “Vatra” ka vijuar me programin e ri-integrimit për 125 përfitues të

programit, nga të cilët 82 raste viktima/viktima të mundshme trafikimi si dhe 43 fëmijët e

viktimave. Nga këto, 39 raste VT/VMT dhe 15 fëmijë kanë qenë raste të reja të përfshira në

program për herë të parë gjatë 2018. 43 përfituese dhe 28 fëmijë të tyre janë të mbartura nga

viti 2017, të cilat kanë marrë shërbime përgjatë tre fazave të programit.

Asistenca ligjore

Qendrat pritëse dhe riintegruese kanë ofruar asistencë ligjore për të gjitha përfitueset nëpërmjet

juristëve të tyre, si dhe përmes bashkëpunimit me Qendrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare.

Përfituesit, të cilët kanë pasur procese gjyqësore kundër trafikantëve të tyre janë informuar

vazhdimisht rreth çështjeve të tyre përmes takimeve direkte me prokurorët e çështjeve, janë

shoqëruar pranë institucioneve ligjzbatuese, si për çështjet penale, ashtu edhe ato civile, janë

asistuar në pajisjen me mjete identifikimi dhe stafi i qendrave ka mundësuar regjistrimin e

fëmijëve në regjistrin e Gjendjes Civile.

Gjatë vitit 2018 nga QKPVT janë trajtuar me mbështetje ligjore 9 raste. Roli i institucionit në

garantimin e të drejtave të Viktimave të Trafikimit ka qenë i padiskutueshëm nëpërmjet lobimit

dhe mbrojtjes së tyre në instuticionet si gjykatë dhe prokoruri , duke këmbëngulur në

garantimin maksimal të proceseve gjyqësore bazuar në ligj me prezencen e kërkuar të avokatit

, psikologes në rastet kur ato kanë qënë të mitura. Nuk ka rezultuar asnjë dënim alternativ dhe

as dënime të formës së prerë, sikurse ka ndodhur në vitet e kaluara.

Page 28: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

28

D&E ka ofruar asistencë ligjore për të gjithë përfituesit/et në program përmes avokatit të D&E

dhe në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare dhe TLAS. Gjatë periudhës

raportuese të gjithë përfituesit e programit të riintegrimit janë informuar për të drejtat e tyre

dhe janë mbështetur me ndihmën ligjore të kërkuar. 4 përfituese të huaja janë mbështetur për

të marrë lejen e qëndrimit të përkohshëm (për një periudhë 3 deri në 6 muaj me të drejtën e

rinovimit). Aplikimi është bërë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë. 1 përfituese

e huaj është kthyer në vendet e saj të origjinës. Ajo është mbështetur me të gjitha dokumentet

e nevojshme për kthimin e saj. 9 përfitues janë mbështetur për të aplikuar dhe pajisur me mjet

identifikimi. Avokati i D&E ka organizuar sesione me përfituesit duke diskutuar tema të

ndryshme ligjore si:

- Të drejtat e viktimave të veprës penale;

- Njohja e legjislacionit që rregullon qasjen në procedurat penale;

- Të drejtat e Viktimave të Trafikimit dhe Dhunës në Familje;

- Ndihma juridike dhe kategoritë që përfitojnë;

- Zgjidhja e martesës, kujdestaria e fëmijëve, detyrimi i ushqimit dhe përgjegjësia

prindërore;

- Ngacmimi moral dhe seksual në vendin e punës;

- Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut;

- Të drejtat e fëmijëve;

- E drejta për punë.

Gjatë periudhës raportuese, 17 raste kanë bashkëpunuar me Strukturat e Zbatimit të Ligjit.

Avokati i D&E në bashkëpunim me Qendrën për Iniciativa Ligjore Qytetare ka mbështetur

1rast në gjykatë për kompensim dhe në 16 maj ishte seanca e fundit e Gjykatës, e cila

përfundoi në favor të viktimës së trafikimit për të drejtën e kompensimit. Gjithsej për këtë

rast janë mbajtur 29 seanca gjyqësore të filluara nga data 31.08.2016 deri më 16.05.2018.

Aktualisht çështja është apeluar nga avokati i trafikantit dhe po ndiqet në Gjykatën e

Apelit.

Gjatë vitit 2018, qendra “Vatra” në kuadër të projektit “Rritja e aksesit të viktimave të të

gjitha llojeve të dhunës në drejtësi dhe përmirësimi i shërbimeve ligjore për to”, të mbështetur

nga projekti “Përfshirja e e Shoqërisë Civile për një sistem drejtësie funksional dhe të hapur në

Shqipëri, të zbatuar nga Save the Children dhe QSHPLI, financuar nga fondet e BE, ka ngritur

Klinikën Ligjore e cila ka ofruar shërbime komunitare Ligjore dhe Psikologjike, për viktimat

e trafikimit, viktimat e dhunës në familje dhe formave të tjera të dhunës. Në këtë projekt Vatra

po bashkëpunon me Qendrën për Zhvillim dhe Promovim Social, Vlorë e cila me ekspertë të

saj ka ofruar shërbimin psikologjik të specializuar për fëmijë duke përfshirë edhe dhënien e

vlerësimeve psikologjike në Gjykatë.

Gjatë 2018, Klinika Ligjore Vatra ka asistuar:

- 225 raste (195 raste të reja dhe 30 raste te përsëritura) të cilët kanë marrë shërbim ligjor. 77

prej të tyre janë këshilluar nga ana ligjore dhe 148 raste janë asistuar në institucione si Gjykatë,

Prokurori, Polici, etj.

Page 29: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

29

- 167 raste në total (156 raste të reja dhe 11 të përsëritura) të cilët kanë marrë shërbim

psikologjik. 96 raste janë gra dhe vajza viktima të dhunës dhe 71 raste janë femije.

Gjatë vitit 2018, shërbimi ligjor është ofruar nga ana e avokatëve së qendrës “Vatra” në

drejtim të: këshillimit individual ligjor, si për viktimat e trafikimit ashtu edhe për target grupet

e tjera që Vatra mbështet, si edhe informimi për çdo rast; shoqërim pranë institucioneve të

ligjit, si Policia, Prokuroria, Gjykata, si për çështjet penale ashtu edhe ato civile; pajisja me

mjete identifikimi dhe regjistrimi i fëmijëve në regjistrin e gjendjes civile; Pajisja me praktikën

e dokumentacionit të nevojshëm për hapjen e çështjeve gjyqësore, si në ato penale ashtu edhe

civile.

Gjatë këtij viti, nëpërmjet këtij shërbimi është bërë i mundur, këshillimi ligjor për 38

viktima/viktima të mundshme trafikimi dhe asistencë direkte ligjore në institucionet e drejtësisë

e institucione të tjera. Çështjet kanë qenë kryesisht: procese penale ndaj trafikantëve, proces

penal ndaj dhunuesve, Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje, Urdhër Mbrojtjeje, Kujdestari.

Gjatë vitit 2018 janë trajtuar 2 raste që kanë denoncuar trafikantet/shfrytëzuesit.

• 2 raste në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

• 1 rast në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ky rast është drejt përfundimit të procesit.

Gjithashtu janë realizuar 6 ndjekje dhe shoqërime të viktimave në institucione të ligjit pranë

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Vlorë Lushnje, Fier në çështjet civile ”Zgjidhje

martese”; 8 pajisje të përfitueseve me Karta identiteti; përpilim zyrtar kërkesash dhe tërheqje

dokumentacioni pranë Zyrave të gjendjes civile për 7 përfituese; përgatitje dokumentacioni dhe

ndërmjetësim me Shërbimin Social Rajonal Vlorë dhe Berat për përfitimin e pagesës nga

Statusi i Jetimit për 2 nga fëmijët e viktimave;

Nga ana e avokatëve janë realizuar edhe 24 seanca informimi (2 çdo muaj) në grup me

përfitueset, në lidhje me legjislacionin shqiptar mbi trafikimin dhe dhunën në familje.

Në Qendrën “Tjetër Vizion” 8 raste VMT/VT/VDHF kanë marrë shërbime legale (divorce;

UM; riatdhesim).

Organizata “World Vision” (WVA) e ka konsideruar të rëndësishëm investimin në partneritete

efektive për të koordinuar përpjekjet për zgjidhjen e rasteve të fëmijëve që ndeshin pengesa në

realizimin e të drejtave të tyre. Gjatë 2018 në bashkëpunim me Organizatën Tirana Legal Aid

Society (TLAS), WVA ka mbështetur fëmijë dhe familjet e tyre në nevojë në Tiranë, Durrës,

Lezhë, Dibër and Kurbin për të aksesuar të drejtat e tyre ligjore duke garantuar ndihmë ligjore

falas, si dhe duke mbështetur përfituesit për zgjidhjen e rasteve në rrugë gjyqësore dhe

administrative. Numri i përfituesve të drejtpërdrejtë të mbështetur me shërbime ligjore është

141, por numri i përfituesve indirekt është mbi 500, për shkak të numrit të anëtarëve të

familjeve që kanë përfituar shërbime. Nga përfituesit 64 janë fëmijë, 8 janë deri në moshën 25

vjeç dhe 69 mbi 25 vjeç.

Në mënyrë të përmbledhur:

• 202 çështje ligjore të hapura nga 150 të planifikuara.

• 41 fëmijë të moshës 2-18 vjeç të regjistruar në zyrën e gjendjes civile.

Page 30: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

30

• 120 femra dhe 82 meshkuj të mbështetur për të patur akses në shërbimet shoqërore, dhe

të gjendjes civile.

• 50 anëtarë të Legal Aid Network (LAN) të trajnuar për të ndërhyrë në zonat e

sipërpërmendura si persona burimore për referimin e rasteve në nevojë për mbrojtjen dhe

shërbime ligjore.

• 78 raste të referuara nga LAN.

• 500 përfitues nga komunitete në nevojë nga zona të thella dhe rurale të ndërgjegjësuar

mbi të drejtat e tyre ligjore dhe si t’I aksesojnë ato.

Asistenca mjekësore

Gjatë periudhës janar - dhjetor 2018, stafi mjekësor i organizatës “Të Ndryshëm dhe të

Barabartë” ka adresuar dhe trajtuar nevojat mjekësore të përfitueseve të programit të qendrës

së riintegrimit. Mjeku i D&E ka bërë vlerësimin mjekësor të rasteve të reja të hyra në program

dhe gjithashtu ka adresuar dhe trajtuar nevojat mjekësore të të gjithë përfituesve të programit

të riintegrimit, për përfitueset që janë të akomoduara në qendrën e riintegrimit por edhe për ato

të cilat janë në fazën e dytë të programit. Për çdo rast të ri të hyrë në program janë bërë analizat

rutinë (gjak komplet, urinë dhe ekzaminime për SST). 3 përfituese shtatzënë janë mbështetur

me asistencën e duhur mjekësore dhe janë ndjekur nga mjeku obstetër-gjinekolog. 11 përfitues

me probleme të shëndetit mendor janë ndjekur rregullisht nga psikiatri duke marrë trajtimin e

dukur në vazhdimësi.Janë hospitalizuar në QSUT 2 raste përkatësisht në Shërbimin e

Psikiatrisë me diagnozë crregullim humori të paspecifikuar me tentative suicidale dhe në

Shërbimin e Pediatrisë me diagnozë Bronkopneumoni bilaterale. Me përfitueset janë zhvilluar

tema të ndryshme për shëndetin. Është realizuar pajisja me kartat e shëndetit të përfitueseve të

asistuar në programin e D&E, duke pasur kështu mundësinë të përfitojnë një sërë shërbimesh

shëndetësore falas. D&E ka bashkëpunuar me Albanian University - Dega Stomatologji,

nëpërmjet të cilit janë siguruar shërbime dentare falas për përfitueset e programit. D&E ka

bashkëpunuar me disa institucione shtetërore sic janë: Poliklinika Nr.9, ISHP, Instituti i

Higjienës, Poliklinika Dentare “Ufo”, Spitali Obstetrik Gjinekologjik ‘‘Koco Glozheni‘‘ dhe

“Mbretëresha Geraldine” Urgjenca Polivalente e QSUT dhe Urgjenca Pediatrike.

Mjeku i strehëzës “Vatra” ka kryer vlerësimin e nevojave shëndetësore të përfitueseve qysh

në momentin e parë të hyrjes në program. Bazuar në këto nevoja për ato raste, të cilat janë

vlerësuar për t’u ndjekur nga mjekë specialistë është bashkëpunuar me spitalin rajonal Vlorë

me të cilin Vatra ka një marrëveshje bashkëpunimi mbi bazën e së cilës dhe për rastet imediate

të cilat nuk kanë kartë shëndeti (qysh në momentet e para) është ofruar shërbim shëndetësor

falas. Kujdes i veçantë është treguar për rastet të cilat janë hospitalizuar për probleme të

ndryshme shëndetësore (viroza, probleme gjinekologjike, etj.

Mjeku i strehëzës gjithashtu ka ndjekur mbarëvajtjen brenda strehëzës të shëndetit të

përfitueseve dhe fëmijëve mbi bazën e vizitave periodike, vizita dhe mjekime sipas

shqetësimeve që përfitueset kanë shfaqur, për të cilat është mbajtur dhe dokumentacioni

përkatës (kartelat shëndetësore). Një vëmendje e veçantë është treguar dhe për rastet të cilat

janë trajtuar në fazën e dytë dhe të tretë të programit pra, për rastet me shërbime komunitare.

Edhe për këto raste mjeku ka ndjekur gjendjen shëndetësore të përfitueseve si dhe ka orientuar

ato tek mjekët specialistë. Për rastet të cilat kanë pasur nevojë për mjekime qendra iu ka ofruar

blerjen e medikamenteve.

Page 31: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

31

Mjeku i Qendrës ka shoqëruar përfitueset pranë Drejtorisë së shëndetit publik, Vlorë për

kryerjen e analizave për HIV/AIDS dhe infeksionet seksualisht të trasmetueshme si dhe pranë

Qendrës së gruas “Aulona” për vizita gjinekologjike.

Gjate këtij viti janë realizuar 697 vizita mjekësore të përsëritura nga mjekja e qendrës (vizita

dhe të përsëritura sipas problemeve që janë shfaqur) , nga të cilat në 492 vizita kanë rezultuar

me patologji të përgjithshme, përfshirë, sëmundje stinore dhe në 205 me sëmundje më të

specifike si gjinekologjike, sëmundje të shëndetit mendor, okulistike, gastro-intestinale,

vaginoza, IST, etj. Janë realizuar 11 grupe analizash për sëmundjet seksualisht të

transmetueshme, 16 vizita gjinekologjike pranë Qendrës “Aulona”, 6 analiza specifike, 4

vaksina dhe 12 vizita dentare dhe 2 vizita në Spitalin Psikiatrik për Fëmijë dhe Adoleshentë,

një prej të cilave është hospitalizuar.

Në total 5 raste me probleme të shëndetit mendor. Menaxhimi i rasteve të agravuara të

shëndetit mendor ka qenë një sfidë si për mjekun e strehëzës ashtu dhe për gjithë stafin e

qendrës. Për shkak të problematikave që 2 prej përfitueseve minoreneve kanë shfaqur (gjendje

ankthi, luhatje e vazhdueshme humori dhe ide suicidale), u pa e arsyeshme pas mbledhjes së

grupit multidisiplinar, kryerja e kontrolleve të specializuara pranë Spitalit Psikiatrik të

Fëmijëve dhe Adoleshentëve në QSUT. Pas vizitës, mjeku specialist vendosi hospitalizimin e

njërës prej përfitueseve për të paktën 10 ditë dhe vazhdimin e mjekimit të përfitueses tjetër.

Qëndrimi në spital dhe vizita u kryen në prani të prindit të saj dhe manaxherit të rastit.

Gjithashtu është punuar për kujdesin shëndetësor në lidhje me fëmijët e përfituesve, të

akomoduar në strehëz dhe në komunitet. Janë mbështetur me asistencë shëndetësore (vizita,

mjekime dhe vaksinim) 28 fëmijë të përfituesve, në të gjitha fazat e programit. Gjithashtu për

nënat e përfituesve në strehëz dhe apartamente me qira, janë zhvilluar këshillime dhe tema, nga

ana e mjekes së qendrës, mbi kujdesin dhe mirërritjen e fëmijëve. Janë realizuar 18 seanca

informuese si edhe këshillime në grup mbi kujdesin për higjienën personale, kujdesi gjatë

shtatzënisë, kujdesi ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, kujdesi për fëmijët, etj.

Gjatë vitit 2018 janë pajisur me karta shëndeti 8 viktima/viktima të mundshme trafikimi,

të cilat kanë qenë raste të reja në program.

Në QKPVT, 15 përfituese kanë kartelat e tyre personale të hartuara nga mjekja e qendrës.

Është bërë vlerësimi primar i gjendjes shëndetësore dhe nevojave për rehabilitim për 15 raste;

7 raste të reja dhe 8 raste të mbartura nga viti 2017. Është mundësuar përfshirja e përfitueseve

në biseda për tema të ndryshme shëndetësore, aktuale, profilaksi, jetesa dhe higjiena në

komunitet, etj.; janë bërë kontrolle të higjienës, mjediseve të përbashkëta tualeteve ,

ambienteve të jashtme (oborre, etj.), si dhe është mundësuar hapja e kartelave shëndetësore për

të gjitha rastet e reja duke reflektuar gjendjen hap pas hapi të rasteve.

Po kështu, edhe qendra jopublike “Tjetër Vizion” ka ofruar shërbimet e nevojshme

shëndetësore për rastet e trajtuara në qendra, si dhe kanë organizuar seanca informuese për

masat profilaksike për kujdesin ndaj shëndetit. 26 raste VMT/VT/VDHF kanë marrë shërbime

mjekësore dhe janë pajisur me karta shëndeti.

Formimi profesional

Ekzistojnë 9 qendra publike të formimit profesional në qytetet më të mëdha të vendit si Vlorë,

Shkodër, 2 në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Qendra e Lëvizshme për

Page 32: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

32

zonën verilindore, si dhe subjekte private të licencuara me një shtrirje në të gjithë territorin e

Shqipërisë. Një nga politikat e rëndësishme aktive të tregut të punës që qeveria shqiptare zbaton

nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, me synimin e integrimit dhe riintegrimit në

tregun e punës, kryesisht të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në zyrat rajonale dhe

vendore të punësimit por edhe të personave të tjerë që kërkojnë të rrisin nivelin e tyre të aftësive

profesionale për t’iu përshtatur ndryshimeve që ndodhin në tregun e punës është dhe formimi

profesional.

Gjatë periudhës raportuese, 28 përfitues të organizatës “Të ndryshëm dhe të Barabartë”

kanë ndjekur kurse profesionale. Disa përfitues kane ndjekur me shume se një kurs, bazuar në

aftësitë dhe dëshirat individuale. Kështu, 12 raste kanë ndjekur kursin e italishtes, 17 raste kanë

ndjekur kurse kompjuteri, 1 anglisht, 7 kitarë, 4 kurse gatimi.

Stafi i “Vatrës” ka bashkëpunuar me Drejtorinë e Formimit Profesional Vlorë si dhe me

institucione të tjera private ka ndjekur regjistrimin dhe ndjekjen e kurseve profesionale për 11

përfituese, viktima/viktima të mundshme trafikimi, në të gjitha fazat e programit. Rastet kanë

ndjekur kurset profesionale bazuar në dëshirën dhe kapacitetet e tyre. Gjithashtu stafi i ka

orientuar në përzgjedhjen e kurseve bazuar dhe në mundësitë që përfitueset do të kenë në të

ardhmen në tregun e punës. Kurset kanë qenë kryesisht : parukeri, kuzhine, estetike dhe

rrobaqepësi. Rasteve të cilat kanë përfunduar kursin e estetikës, të rrobaqepësisë dhe

parukerisë, iu janë ofruar nga programi, mjetet bazë të profesionit. Përfitueset të cilat kanë qenë

të akomoduar në strehëz gjithashtu janë ushtruar në këndet përkatëse të kuzhinës, parukerisë

dhe rrobaqepësisë.

Gjatë vitit 2018 Qendra “Vatra” ka ndjekur dhe mbështetur 2 përfituese për trajnim në punë

dhe konkretisht: ne trajnim për prodhime brumi, kuzhine. Nga 2 përfituese të cilat kryhen

trajnimin në punë, 1 prej tyre u punësua tek enti privat ku u realizua trajnimi.

Për përfituesit e qendrës “Tjetër Vizion” Janë ofruar kurse të formimit profesional për

VT/VMT për 2018: 4 vajza VMT 16-17 vjeç kuzhinë; 2 vajza VT/VMT 16-17 vjeç

rrobaqepësi;1 djalë VMT 17,5 vjeç kuzhinë.

Edhe gjatë këtij viti nuk kanë munguar kualifikimet profesionale për Viktimat e Trafikimit të

akomoduara pranë QKPVT-se. Ky shërbim u zhvillua pranë QPKP nr.4-Tiranë, 3-4 herë në

javë në kurse rrobaqepësi, sekretari, kuzhinë për 10 gra dhe vajza që kanë marrë shërbime në

QKPVT.

Asistencë për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit

Në të gjitha strehëzat, pas akomodimit të përfituesve dhe përmbushjes së nevojave imediate,

brenda një afati prej dy javësh, nga ekipi multidisiplinar realizohet një vlerësim i nevojave

psiko-sociale, shëndetësore, ligjore dhe arsimore. Në vazhdimësi, punonjësi social harton

planin e ndihmës, në bashkëpunim me profesionistët e tjerë në strehëz, në varësi të nevojave të

përfituesit/es. Ky plan miratohet nga përfituesja/përfituesi dhe zbatohet gjatë periudhës së

akomodimit në strehëz.

Gjatë vitit 2018, në qendrën Psiko-Sociale “Vatra” ka vijuar me programin e ri-integrimit, u

mbështetën me shërbime në fazën e dytë të programit 14 përfituese dhe 13 fëmijët e tyre, pasi

kanë marrë shërbimet në strehëz. Kjo mbështetje është ofruar me shërbime akomoduese,

Page 33: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

33

nëpërmjet ofrimit të pagesës së apartamenteve me qira për 7 përfituese dhe 13 fëmijët e tyre;

me ofrimin e asistencës bazike ushqimore, higjienike dhe shërbime të tjera; asistencës psiko-

sociale, ligjore, shëndetësore, mbështetje arsimore për fëmijët e përfitueseve, mbështetje me

ndërmjetësim për punësim. Këto shërbime janë ofruar edhe për 7 përfituese të cilat pasi kanë

marrë shërbime në strehëz janë mbështetur edhe në familje. Në kuadër të procesit afatgjatë të

riintegrimit, përfitueset që janë trajtuar në strehëz me shërbimet e programit të rehabilitimit

dhe riintegrimit, pas daljes nga streheza dhe faza e dytë e programit, me vullnetin e tyre,

përfshihen në procesin e monitorimit afatgjate i cili sipas standardeve të miratuara zgjat nga 3-

5 vjet.

Monitorimi konsiston në dhënien e shërbimeve të vazhduara për një riintegrim më të sigurt në

jetën sociale, si informim mbi shërbimet në komunitet ku banojnë, mbështetje psiko-sociale

individuale dhe në familje, ndërmjetësim për punësim dhe kurse profesionale, ndërmjetësim

për përfitimin e ndihmës ekonomike, edukimin, dhe në raste të veçanta mbështetje ligjore dhe

shëndetësore.

Gjatë vitit janë monitoruar dhe mbështetur gjatë fazës së tretë 26 përfituese dhe 18 fëmijë të

tyre. Gjithashtu, monitorimi është realizuar edhe nëpërmjet bashkëpunimit që “Vatra” ka me

organizata të tjera dhe Shërbimin social Shtetëror në Shqipëri. Nga monitorimi i rasteve

rezulton se 26 rastet e përfshira në monitorimin afatgjatë, jetojnë me familjet e origjinës, ose

kanë ngritur familjet e tyre (martesë, bashkëjetesë, ose jetesë e pavarur):

• 14 raste kanë krijuar familjet e tyre (martuar/ bashkëjetuar me fëmijë)

• 6 raste jetojnë vetëm në jetesë të pavarur;

• 6 raste jetojnë në familjen e origjinës.

14 raste jetojnë në zona urbane, 12 raste në zona rurale. Janë vlerësuar indikatorët e suksesit

si: mbajtja e një profesioni, stabiliteti në punë, ndjekja dhe përfundimi I shkollës, vetëpunësimi,

krijimi I familjes, marrëdhëniet e mira në familje, shëndet i mirë, gjendje emocionale e

qëndrueshme

-54 % e rasteve paraqesin progres në procesin e riintegrimit

-41% e rasteve kanë vështirësi ekonomike dhe po mbështeten në kuadër të programit të Vatrës

për sigurimin e një vendi pune si për vete dhe për familjarët e tyre.

-5 % e rasteve kanë regres.

Edhe gjatë kësaj faze, megjithëse varësia nga shërbimet riintegruese të “Vatrës” për përfitueset

është më e vogël, stafi i Vatrës gjatë monitorimeve ka vlerësuar nevojat e tyre dhe i ka asistuar

me ofrim dhe ndërmjetësim shërbimesh. Këto nevoja lidhen me:

- Mungesën e punësimit të qëndrueshëm. 48% e rasteve tyre nuk kanë pasur një punë të

qëndrueshme dhe “Vatra” ka ndërmjetësuar për punësimin e tyre.

- Vështirësi ekonomike në kujdesin ndaj fëmijëve. Vatra ka monitoruar dhe mbështetur

me shërbime edukimi dhe shëndetësore 7 prej fëmijëve të përfitueseve gjatë kësaj faze.

- Mungesa e strehimit afatgjatë. 20 përfitueset, të cilat kanë krijuar familjet e tyre ose

jetojnë në jetesë të pavarur, banojnë në apartamente me qira. Shpesh këto përfituese kanë hasur

Page 34: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

34

vështirësi në përballimin e kostove të jetesës si rezultat i një pune jo të qëndrueshme dhe në

këto raste “Vatra” i ka mbështetur në përballimin e disa kostove (energji, ujë) edhe pse ato janë

në fazën e tretë të programit.

Një paketë e plotë shërbimesh riintegruese është ofruar për përfituesit e programit të

riintegrimit të organizatës D&E: Strehim, siguri dhe plan ri-integrimi; Asistencë e

menjëhershme mjekësore; Negocim/ndërmjetësim me familjen; Vlerësime dhe këshillime

psikologjike; Mbështetje dhe asistence ligjore; Asistencë për regjistrim/vazhdimësinë e

sistemit shkollor; Trajnime profesionale; Aktivitete sociale; Këshillim dhe ndihmë për

punësim; Mbështetje financiare për strehim; Informacion mbi shërbimet që ekzistojnë në

komunitet si dhe kontaktet e nevojshme/ harta e shërbimeve; Programe pune që krijojnë të

ardhura; Asistencë dhe mbështetje për fëmijët e viktimave të trafikimit; Monitorim dhe ndjekja

e mëpasshme e përfitueseve te programit. Përfitueset e fazës së dytë e të tretë të programit të

D&E janë mbështetur me të gjitha shërbimet në komunitet bazuar në nevojat e tyre. Progresi i

riintegrimit të rasteve është monitoruar nga menaxherët e rasteve. Monitorimi është realizuar

në baza ditore, javore dhe mujore.

Monitorimi i përfituesve është kryer me anë të takimeve direkte, ashtu edhe me anë të

kontakteve të rregullta me telefon. Gjatë kësaj periudhe 2629 sesione këshillimi janë ofruar

për përfituesit e fazës së dytë dhe të tretë të programit nga menaxherët e rasteve.

Gjatë kësaj periudhe stafi ka monitoruar dhe ka bërë takime direkte me përfitueset të cilat

jetojnë në qytetet e tyre të origjinës si Shkodër, Kukës, Berat, Kuçovë, Elbasan. Procesi i

monitorimit është fokusuar në çështje të shëndetit, punësimin, formimin profesional, arsimin,

marrëdhëniet familjare, çështjet ligjore dhe psikologjike, menaxhimin e aktiviteteve dhe të

ardhurave të përditshme etj.

Gjatë periudhës raportuese 15 përfitues VT janë fuqizuar dhe jetojnë në mënyrë të pavarur. Në

total, 53 viktima /viktima të mundshme të trafikimit janë monitoruar nga stafi i D&E.

Asistencë direkte për meshkuj viktima të trafikimit

D&E ka ofruar asistencë riintegruese për 18 meshkuj viktima /viktima të mundshme të

trafikimit, nga të cilët:

3 raste kanë ndjekur shkollën e mesme dhe 3 raste shkollën 9-vjecare;

3 raste kanë ndjekur kurse: dy raste për gatimin e picave pranë dy kompanive

profesionale private; një rast ka ndjekur kursin e Anglishtes;

10 përfitues kanë qenë në marrëdhënie pune duke punuar si kamerierë, shpërndarës të

picave, moderator televiziv, ndihmës kuzhinier për përgatitjen e picave. Një përfitues

ka qenë i përfshirë në programin e internship-it dhe punon si berber në një dyqan

berberi;

4 raste janë mbështetur për të kompletuar dokumentet dhe për të aplikuar për programet

e banesave sociale të ofruara nga Bashkia e Tiranës. Ato kanë aplikuar gjatë kësaj

periudhe dhe për dy prej tyre vendimi është miratuar, rasti tjetër është në pritje të

vendimit;

Page 35: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

35

7 raste kanë aplikuar për Kartë Identiteti;

Të gjitha rastet janë mbështetur me këshillime psiko-sociale, ndihmë ligjore, shërbime

mjekësore, pagesa të apartamenteve me qira dhe mbështetje për gjetjen e një pune;

trajnime për të rritur aftësitë për jetën; informacion dhe ndërmjetësim për shërbimet në

komunitet.

Strehimi i VT/VMT

Përveç asistencës dhe shërbimeve të tjera, ZKKA dhe OJF-të në bashkëpunim me aktorë të

tjerë antitrafikim ndërmjetësojnë/ndihmojnë VT/VMT që të paguajnë qiranë e apartamentit në

komunitetin ku dëshirojnë të vendosen, deri kur VT/VMT gjen punësim afatgjatë.

Gjatë vitit 2018 kanë marrë shërbime strehimi në strehëz 23 viktima dhe 17 fëmijë të tyre. Po

kështu 7 viktima dhe 13 fëmijë janë mbështetur me strehim në apartamente me qira.

Pavarësisht advokimit të “Vatrës” pranë Bashkisë Vlorë, asnjë nga këto përfituese dhe

fëmijët e tyre gjatë 2018 nuk kanë përfituar banesa sociale.

Përfitueset e akomoduara në strehëz, kanë marrë shërbimet bazike, si ushqim, veshje, shërbime

të higjienës, shërbime shëndetësore, psikologjike, ligjore, arsimore, socio-edukative, argëtuese,

ndërmjetësim me famijen, ndërmjetësim për formim profesional, ndërmjetësim për punësim,

mbështetjen me dokumente identifikimi. Të gjitha këto shërbime janë realizuar në

bashkëpunim me institucione publike dhe jo publike, si dhe me një shkallë të lartë sigurie:

siguri 24 orë e ofruar nga shërbimi policor privat, shoqërim me punonjëse sociale dhe staf tjetër

profesional.

Edhe për vitin 2018 , MSHMS nëpërmjet Bashkisë, Vlorë ka vazhduar mbështetjen me ushqim

për vt/vmt, të akomoduara në strehëz si dhe nëpërmjet qarkut Vlorë, pagesat për 12 anëtarë të

stafit të programit të shërbimeve direkte në strehëz dhe komunitet.

Apartamentet me qira, të paguara nga programi i “Vatrës” për viktimat nga 6-12 muaj (në

varësi të nevojave), kanë qenë shërbime akomodimi të ofruara në fazën e dytë të programit 7

përfituese dhe 13 fëmijët e tyre, e kanë marrë këtë shërbim, pasi ato kanë marrë fillimisht

shërbime në strehëz në fazën e parë të programit. Edhe në këtë fazë përfitueset kanë përfituar

të njëjtën paketë shërbimesh si në fazën e parë.

Ndërsa, nga qendra “Të ndryshëm & të barabartë”, 29 raste dhe 17 fëmijë të tyre janë

mbështetur dhe asistuar në apartamente me qira. D&E ka vazhduar të ofrojë mbështetje

financiare për qiranë e apartamentit për përfituesit e fazës së dytë të programit të riintegrimit.

Duke qenë se strehimi afatgjatë për viktimat e trafikimit është një sfidë, menaxherët e rasteve

të D&E kanë vazhduar të ofrojnë mbështetje dhe orientuar përfituesit e fazës së dytë dhe të

tretë të programit për përgatitjen e dokumenteve të kërkuara për aplikimin në skemat e strehimit

të Bashkisë së Tiranës. 6 përfitues kanë përfituar nga programi i bonusit të qirasë dhe / ose

nga strehim social; një rast tjetër ka aplikuar dhe po pret vendimin e Bashkisë.

Për riintegrimin e viktimave të trafikimit të QKPVT-së është vepruar mbi bazën e misionit të

qendrës dhe sistemit të referimit pranë organizatave të tjera që ofrojnë shërbime riintegruese.

Page 36: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

36

Asistencë psiko-sociale

Gjatë periudhës së raportimit është ofruar mbështetje psikologjike dhe psiko-sociale për të

gjitha përfituesit e 4 qendrave, në të gjitha fazat e programit, si edhe për fëmijët e tyre, nga

ana e psikologëve të qendrave dhe punonjësve socialë. Punonjësit socialë (punonjësit e rastit),

kanë ofruar këshillime për përfituesit në lidhje me objektivat e vendosura në planet individuale

të riintegrimit dhe kryesisht me: rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve me familjet,

marrëdhëniet me anëtarët e familjeve, rëndësinë e edukimit, formimit profesional, gjendjen

emocionale, situatën profesionale dhe të punësimit, marrëdhënien dhe komunikimin në jetesën

në komunitet, këshilla për menaxhimin familjar, kujdesin ndaj fëmijëve, menaxhimin e jetës

së përditshme dhe të të ardhurave, etj.

Këshillimi psikologjik dhe psiko-social, terapia e artit, terapia okupacionale, teknikat e

relaksimit janë aktivitetet e organizuara në kuadër të asistencës psiko-sociale. Të gjitha këto

aktivitete synojnë mirëqenien psikologjike të përfituesve.

Një vlerësim psiko-social është bërë për rastet që kanë hyrë në program. 814 seanca këshillimi

individuale janë ofruar nga psikologu. Gjatë kësaj periudhe çështjet e trajtuara në seancat e

këshillimit kanë qenë: Simptomat e ankthit; Çrregullime të personalitetit; Problemet e gjumit;

Problemet e Sjelljes; Simptomat e depresionit.Terapia e artit ka ndikuar pozitivisht tek

përfituesit e D&E duke qenë një aktivitet i çlirimit të stresit, relaksim, krijimtari, rritje e

vetëbesimit dhe vetëvlerësimit, duke u konsideruara kështu një aktivitet i rëndësishëm për

mbështetjen psikologjike. 42 sesione terapie arti janë organizuar gjatë periudhës raportuese

dhe teknikat e përdorura kanë qenë: Momentet më të mira të vitit 2017 dhe objektivat e vitit

2018; Dhurata ime personale; Mirënjohja dhe dëshirat; Historia Ime; Ndjenjat e mia;

Përceptimi im i botës; Aftësia ripërtëritëse; Krijo një person; Rishkruaj historinë; Pikturo një

portret të grupit; Fëmija i Brendshëm; Mirënjohja dhe Urimet; Mandala; Pikturimi i ëndrrës

tuaj; Çfarë është në duart e mia?;; Ngjyrosni ndjenjat tuaja; etj.

Gjatë kësaj periudhe janë organizuar 40 seanca të terapisë okupacionale me pjesëmarrjen e

16 përfituesve. Përfituesit kryesisht kanë vlerësuar se si ky aktivitet i ka ndihmuar ata të

punojnë në mënyrë konstruktive në grup dhe me bashkëmoshatarë; duke i bërë ata të

ndërgjegjshëm për disa aftësi të mira që nuk e dinin se i kishin; duke u bërë të vetëdijshëm dhe

duke zhvilluar kreativitetin e tyre; duke u ndjerë të denjë dhe të sigurt për atë që po bënin; duke

mësuar të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë; duke mësuar të jenë të fokusuar dhe të durueshëm.

Disa nga aktivitetet e organizuara ishin: përgatitja e bizhuterive – gjerdan, rrathë, vathë; punë

dore në letër; Punë dore në çimento dhe në suva; Krijime me materiale të ricikluara (shishe,

peshqirë, gazeta etj.); Korniza druri; Piktura në kanavacë me materiale të ndryshme; Krijimi

personal me kopsa; T-shirt i personalizuar; Krijime me materiale plastike; Dekorim i murit;

Kartolina; Vazo lulesh me materiale të ricikluara; Punime me materiale të ricikluara të

kancelarisë; Dekorim i gurit; Ornament druri.

3472 seanca individuale të këshillimit psiko-social janë ofruar nga menaxherët e rasteve.

Çështjet e sjella në këshillim janë kryesisht të lidhura me punësimin, marrëdhëniet,

ndërmjetësimin me familjen, fuqizimin, menaxhimin e kohës dhe të ardhurave, vendimmarrjen

dhe zgjedhjet, prindërimin, arsimin, vetë-kujdesin dhe jetesën e pavarur.

Nëpërmjet shërbimit të psikologes dhe punonjëseve sociale, është ofruar mbështetje

psikologjike dhe psiko-sociale për të gjitha përfitueset e “Vatrës”, në të gjitha fazat e

Page 37: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

37

programit, si edhe për fëmijët e tyre. Janë mbështetur me këshillime individuale psikologjike

69 përfituese dhe 18 nga fëmijët e tyre, përgjatë tre fazave të programit, në strehëz dhe

apartamente gjysmë të pavarura. Janë realizuar 591 seanca individuale këshillimi psikologjik,

nga te cilat janë trajtuar për problemet e stresit postraumatik si: luhatje humori, kujtime

traumatike, çrregullime të gjumit, shmangie e kontakteve të ngushta sociale, i menduar

paranojak, frikë e skajshme, probleme të vetëvlerësimit dhe vet imazhit, ndjenja të theksuara

faji dhe turpi. çrregullime të sjelljes si: thyerje e normave sociale, kontakte sociale të

papërshtatshme, mungesë e ndjenjës së empatisë, marrëdhënie jo të mira ndërpersonale.

çrregullime të personalitetit si : çrregullimi i varur i personalitetit, çrregullimi shmangës i

personalitetit, element të çrregullimit paranojak të personalitetit. Çrregullime te humorit si:

humor i papërshtatshëm me kontekstin, luhatje emocionale, episode maniakale dhe depresive.

Çështje të përshtatjes në strehëz/komunitet/ familje si: rregullimi i marrëdhënieve

intrapersonale dhe ndërpersonale, rritja e sigurisë në vetvete, eliminimi i frikës së skajshme.

Janë realizuar 51 takime në grup, nga të cilat 24 tema me natyrë psikologjike dhe 27 seanca

psikologjike në grup, nga të cilat 16 terapi grupi, 14 terapi arti dhe loje dhe 7 terapi zhvillimi

për fëmijë me prapambetje në zhvillimin psiko-motor ku përfshihen terapi grupi, terapi arti dhe

loje dhe bisedat në grup. Terapitë në grup kanë synuar njohjen më të mirë të përfitueseve me

njëra-tjetrën dhe gjithashtu përfitueset kanë arritur të kenë një koncept më të qartë të vetes së

tyre në kendvështrimin ndërpersonal duke zbuluar pikat e tyre të forta në këtë aspekt. Gjatë

terapive të artit dhe lojës, përfitueset kanë realizuar punime të ndryshme artistike. Terapitë e

artit dhe lojës kanë shërbyer si një teknikë relaksuese për përfitueset dhe gjithashtu janë

aftësuar më tepër në lidhje me punimet rikrijuese. Gjithashtu janë realizuar bisedat në grup, ku

janë trajtuar tematika të ndryshme në kontekstin psikologjik dhe i është dhënë informacion me

i detajuar përfitueseve rreth temave si: atashimi, stresi dhe ankthi apo teknikave relaksuese.

Përveç psikologut një rol të rëndësishëm në stabilizimin e gjendjes psiko – emocionale kanë

luajtur dhe punonjësit social/ menaxherët e rastit. Nga ana e punonjëseve sociale janë realizuar

rreth 5135 takime dhe konsulta dhe 571 këshillime indiviuale me përfitueset në strehëz .

Punonjësit socialë (menaxherët e rastit), kanë ofruar këshillime për përfituesit në lidhje me

objektivat e vendosura në planet individuale të riintegrimit dhe kryesisht me: rëndësinë e

vendosjes së marrëdhënieve me familjet, marrëdhëniet me anëtarët e familjeve, rëndësinë e

edukimit, formimit profesional, gjendjen emocionale, situatën profesionale dhe të punësimit,

marrëdhënien dhe komunikim në jetesën në komunitet, këshilla për menaxhimin familjar,

kujdesin ndaj fëmijëve, menaxhimin e jetës së përditshme dhe të të ardhurave, etj. Po kështu

menaxherët e rasteve të strehëzës kanë vijuar me dhënien e asistencës për përfitueset pas daljes

nga strehëza në vendet e tyre të origjinës, apartamente apo vende të tjera alternative. Asistenca

kryesisht konsiston në monitorimin e rasteve me qëllim evidentimin e nevojave të përfitueseve

dhe adresimin e zgjidhjen e tyre në bashkëpunim vet përfitueset dhe institucionet përgjegjëse.

Janë realizuar 38 takime me viktimat në fazën e dyte dhe të tretë të programit.

Qendra “Tjetër Vizion” ka zhvilluar këshillime të vazhdueshme me përfituesit/et, ku të gjithë

rastet kanë përfituar mbështetje psiko-sociale. Punonjësit socialë të QKPVT kanë hartuar një

plan aktivitetesh 1 herë në ditë me tematika psiko- sociale, terapeutike, teste psikologjike,

lojëra, punë krijuese që zhvillojnë me përfitueset në qendër për përmirësimin dhe rehabilitimin

e cilësisë për jetën.

Asistencë për arsimim

Page 38: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

38

Strehëzat, në bashkëpunim me Autoritetin Përgjegjës dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore kanë

bërë të mundur regjistrimin dhe vazhdimin e shkollës për disa përfituese. Pas një vlerësimi të

bërë për përcaktimin e nivelit arsimor të çdo përfitueseje, zhvillohet një plan edukativo-

mësimor si pjesë e planit të riintegrimit individual.

Një vlerësim për përcaktimin e nivelit arsimor të çdo përfitueseje në program realizohet nga

mësuesja e D&E dhe në bazë të këtij vlerësimi zhvillohet një plan edukativo – mësimor si

pjesë e planit të riintegrimit të çdo përfitueseje.

Gjatë kësaj periudhe 28 VeT dhe 6 fëmijë të tyre përfituese të D&E janë mbështetur dhe kanë

ndjekur shkollën në nivele të ndryshme. Konkretisht: 13 vt/vmt dhe 6 fëmijë të tyre kanë

ndjekur arsimin 9-vjeçar, 13 vt/vmt arsimin e mesëm dhe 2 vt/vmt universitetin. Mësuesi i

D&E i ka shoqëruar rastet në qytetet ku kanë jetuar për të tërhequr dokumentet shkollore dhe

për t’i regjistruar ato në shkollat e tjera në Tiranë. D&E ka bashkëpunuar me drejtorët e shkollës

9-vjecare dhe shkollës së mesme ku përfituesit e programit kanë ndjekur shkollën. Një rast

është regjistruar dhe ka ndjekur një shkollë private për shkak të problemeve të saj të sigurisë.

Të gjitha rastet janë mbështetur me libra shkollorë dhe materiale.

Asistenca për edukim është ofruar nga stafi i Qendrës “Vatra” në bashkëpunim me Drejtoritë

Rajonale Arsimore në rrethe. Gjatë vitit 2018 janë mbështetur për ndjekjen e institucioneve

arsimore (shkollë 9-vjecare, e mesme) 9 përfituese në strehëz dhe 2 fëmijë të përfitueseve

në strehëz. Po kështu për 2 përfituese, mësuesi ka ofruar kurse edukimi (shkrim, lexim,

matematikë). Po kështu në kuadër të programit janë regjistruar po vijojnë të frekuentojnë

shkollë, çerdhe e kopshte 17 fëmijë të përfitueseve në komunitet. Në komunitet stafi ka

ndërmjetësuar dhe po monitoron ecurinë mësimore të 15 fëmijëve të cilët janë identifikuar nga

Skuadra e Terrenit, si viktima të mundshme trafikimi. Qendra “Vatra” ka mbështetur të gjithë

përfituesit që vazhdojnë shkollën, si në strehëz dhe në komunitet, me mjetet mësimore të

nevojshme. Pjesë e asistencës për edukim janë dhe aktivitete okupacionale brenda strehëzës si

: kurse të gjuhës angleze, kurse dhe ushtrim i njohurive të programeve në kompjuter, lexim dhe

diskutim librash artistik, lojëra të ndryshme okupacionale etj. Stafi gjithashtu i ka angazhuar

përfitueset në orë krijuese me materiale të ndryshme për : piktura, realizim kartolinash,

byzylykë, varëse, punime me grep, qëndistari etj. Pra në total për 2018, kanë marrë

shërbime edukative/ shkollore, 26 përfitues dhe 19 fëmijë të përfituesve.

Qendra “Tjetër Vizion”, për periudhën raportuese ka mbështetur me edukim arsimor 16 raste

VMT/VT kanë marrë shërbime arsimore (regjistrim dhe ndjekje ne shkolle). Për sa i përket

QKPVT, 14 përfituese kanë marrë orë mësimi nga edukatorja specialiste në bazë të një

programi shkollor sipas nivelit arsimor të vajzave.

Këshillim/mbështetje për punësim i viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit

Një ndër faktorët më të rëndësishëm në procesin e riintegrimit, që mundëson pavarësinë

ekonomike të VT/VMT për të plotësuar nevojat e tyre është këshillimi dhe mbështetja për

punësim i viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Strukturat shtetërore dhe organizatat

japin këshilla dhe informacion për rritjen e aksesit të VT/VMT në punësim dhe mbështetjen e

tyre për punësim të qëndrueshëm.

Page 39: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

39

D&E ka mbështetur përfituesit e programit në përpjekjet e tyre për të hyrë në tregun formal të

punës. Stafi i D&E orienton në mënyrë të vazhdueshme përfitueset/it të zgjedhin profesione të

kërkuara në tregun e punës, duke u përshtatur natyrisht në çdo rast me aftësitë e tyre personale.

Përfituesit trajnohen se si të paraqiten para punëdhënësit, si të kenë një komunikim efektiv me

punëdhënësin, por edhe mbarëvajtje në punë, si të përgatisin një CV, etj. D&E ka bashkëpunuar

ngushtë me Zyrën Rajonale të Punësimit dhe kompanitë private gjatë kësaj periudhe. Të gjitha

rastet e programit D&E janë regjistruar pranë Zyrave Rajonale të Punësimit. Gjatë periudhës

Janar – Dhjetor, 23 përfitues/e VT /VMT janë punësuar si: ndihmëse kuzhinier/e në restorante

dhe pastiçeri, banakiere, kamerier/e, pjatalarëse në restorante, operator në Qendra Interneti and

Call Center, pastruese, shpërndarës ushqimi, etj.

Gjatë periudhës raportuese 3 përfituese kanë qenë të përfshirë në programin e internshipit,

duke punuar njëri berber në një dyqan berberi dhe dy raste të tjerë nd/kuzhinierë në dy

restorante. Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar me kompaninë e biznesit,

për të përcaktuar detyrimet dhe përgjegjësitë e secilës palë.

Gjatë periudhës raportuese, qendra Psiko-sociale “Vatra”, në bashkëpunim me Drejtorinë

Rajonale të Punësimit dhe Ente private ka ndërmjetësuar për punësim ato përfituese, të cilat

pasi kanë përfunduar kurset profesionale, por edhe ato të cilat kanë kërkuar të punësohen edhe

pa zhvilluar këto kurse. Gjithashtu është bashkëpunuar edhe me biznese të ndryshme, por duhet

thënë se punësimi vazhdon të jetë një sfidë gjatë programit të riintegrimit. Gjatë këtij viti u

ndërmjetësua për punësimin e 28 përfitueseve në të gjitha fazat e programit dhe është bërë i

mundur punësimi dhe monitorimi për 11 përfituese: 2 përfituese pranë një biznesi fast-food;

2 përfituese pranë një ndërmarrje mozaikësh; 4 përfituese pranë një fasonerie rrobaqepësie; 1

përfituese si recepsioniste në një hotel; 2 përfituese si ndihmëse në kuzhinën e një restoranti.

Punësimi i qëndrueshëm vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore në procesin e riintegrimit

të viktimave të trafikimit.

Mikrobizneset për përfitueset

Gjatë vitit 2018, Qendra “Vatra” ka kryer monitorimin dhe mbështetjen për 19 përfituese të

cilat janë mbështetur me mikrobiznese përpara 2018, të cilat janë duke gjeneruar të ardhura

nga mikro-bizneset në parukeri/estetike, rrobaqepësi, pjekje/bluarje kafe apo aktivitete të tjera

ekonomike si: shitje të produkteve të qumështit për rastet të cilat janë mbështetur me bagëti,

shitje pemëtarie për raste të cilat janë mbështetur me fidanë fruta, agrume e ullinj. Gjatë 2018,

Vatra me fonde të CIES mbështeti 5 përfituese për ngritjen e mikrobizneseve. Mikrobizneset

kanë qenë në fushën: parukeri, estetikë, rrobaqepësi, qëndistari, prodhim dhe shitje akullore.

Gjatë kësaj periudhe, 4 përfitues të D&E vijojnë të menaxhojnë mikro bizneset e tyre.

Mbështetje për fëmijët e viktimave të trafikimit

Megjithëse fëmijët e përfitueseve janë target grup sekondar të trajtuar nga qendrat, shërbimet

për ta kanë qenë të sistematizuara. Për kujdesin ndaj fëmijëve të përfitueseve, grupi

multidisiplinar i qendrave, ofron shërbime psikologjike, shëndetësore, edukative, ligjore dhe

argëtuese.

Gjatë këtij viti nga qendra “Vatra” janë ofruar shërbime për 43 fëmijë të përfitueseve në

strehëz, por dhe në apartamente, familje etj. Shërbimet e ofruara kanë qenë ai shëndetësor,

nëpërmjet të cilit janë ndjekur dhe mjekuar rastet e fëmijëve, të cilët kanë pasur probleme

Page 40: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

40

stinore, por edhe të një fëmije që ka pasur probleme të zhvillimit. Nëpërmjet shërbimit

psikologjik, janë organizuar sesione lojrash dhe testesh psikologjike. Gjithashtu, mësuesja dhe

stafi I Vatrës në bashkëpunim me nënat e tyre, kanë monitoruar ecurinë e fëmijëve të

regjistruara në institucionet arsimore dhe të gjithë fëmijët, përfunduan me sukses vitin

parashkollor dhe shkollor. Gjithashtu janë mbështetur nga ana e avokatit procedurat ligjore për

regjistrimin e dy fëmijëve dhe procesin gjyqësor për marrjen e atësisë së tyre. Nga ana e

punonjësve socialë, mjekut dhe mësuesit të qendrës është ofruar mbështetje për nenat me

fëmijë duke i informuar ne lidhje me edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve, mënyrën e të

ushqyerit, të higjienës personale, komunikimit me fëmijët, etj.

Nga qendra “Të ndryshëm & të barabartë”, fëmijët e viktimave të trafikimit dhe dhunës në

familje mbështeten të marrin kujdesin e duhur pas kujdesit shkollor dhe të rriten në një mjedis

të sigurt, të kujdesshëm dhe në zhvillim, si fëmijët e tjerë. Gjatë kësaj periudhe kanë vazhduar

të funksionojnë të dy kopshtet e hapura në Tiranë “Shtëpia e Gjyshes” dhe “Shkoza e Re”.

Të dyja alternativat ofrojnë përkujdesje përtej orarit zyrtar të funksionimit të kopshteve dhe

çerdheve publike, shkollave (gjatë ditëve të javës dhe ditëve të shtuna). Këto dy modele të reja

përkujdesjeje ngrihen për herë të parë në Shqipëri për këtë grup fëmijësh. Gjatë periudhës së

qëndrimit në alternativa për fëmijët ofrohet përkujdesje e specializuar, ushqim, aktivitete të

personalizuara edukative dhe argëtuese në përputhje me moshën dhe zhvillimin e tyre etj.

Gjatë vitit 2018, 28 fëmijë të nënave ish viktima trafikimi dhe viktima të dhunës në familje

kanë frekuentuar rregullisht 2 alternativat e përkujdesit të fëmijëve në Tiranë dhe janë duke

përfituar nga ky lloj shërbimi.

Një vlerësim është realizuar gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2018 mbi situatën e mbrojtjes së

fëmijëve të viktimave me qëllimin kryesor për të eksploruar nevojat, praktikat më të mira dhe

për të planifikuar zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Vlerësimi bëri të mundur identifikimin e

bashkive ku do të ngrihen 3 alternativat e reja të përkujdesjes së fëmijëve, duke shpresuar që

do të merren më tej përsipër nga Bashkitë respektive. Në bazë të vlerësimit të kryer u bë e

mundur fillimi i punës për hapjen e 3 alternativave të reja të përkujdesit të fëmijëve. Bashkitë

ku do të hapen alternativat janë: Elbasan, Kamëz dhe Vlorë.

Në muajin nëntor 2018 u hap një alternativë e përkujdesit mbas dite në Elbasan, kjo nismë u

realizua në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe shoqatën “Tjetër Vizion”. 10 fëmijë janë

duke frekuentuar rregullisht alternativën. Marrëveshje bashkëpunimi është firmosur në kuadër

të projektit me Bashkinë e Elbasanit duke shpresuar që pas përfundimit të projektit, Bashkia

Elbasan do të vazhdojë ta ofrojë këtë lloj shërbimi për fëmijët e viktimave. Ndërkohë po vijon

puna për hapjen e alternativave të përkujdesit edhe në Bashkinë e Vlorës dhe Kamzës. Janë

vendosur tashmë kontaktet me personat e kontaktit dhe po eksplorohet mundësia e gjetjes së

ambjentit të përshtatshëm për hapjen e alternativave. Nënat e fëmijëve që kanë frekuentuar

alternativat e përkujdesit janë mbështetur për të gjetur dhe mbajtur vende të përshtatshme punë.

D&E ka bashkëpunuar me Zyrat Rajnoale të Punësimit dhe me kompani të ndryshme biznesi

për të gjetur vende të sigurta pune për nënat viktima trafikimit dhe viktima të dhunës në familje.

Ndërmjetësimi për vendosjen e kontakteve të përfitueseve me familjet

Page 41: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

41

Një nga sfidat e punës së strehëzave është edhe vendosja e kontakteve me familjet e viktimave

të trafikimit apo të mundshme dhe kthimi i tyre pranë familjarëve. Strehëzat ndihmojnë në

ndërmjetësimin e marrëdhënieve të viktimës me familjen (kjo në ato raste kur familja nuk ka

qenë pjesë e rekrutimit të tyre).

Ndërmjetësimi në familje dhe puna për rivendosjen dhe forcimin e marrëdhënieve të

përfituesve me familjet e tyre, vazhdon të mbetet një nga sfidat e punës së stafit të “Vatrës”.

Konsiderojmë mjaft të rëndësishme vendosjen e kontakteve të përfituesve me familjet,

fuqizimin e marrëdhënieve të tyre si dhe ri-kthimin pranë familjarëve. Përpara vendosjes së

kontakteve me familjet, stafi i Vatrës bën një vlerësim të situatës familjare si dhe vlerësim të

riskut. Në rast se familjarët e viktimave kanë qenë të përfshirë direkt apo indirekt në trafikim,

apo nëse kanë abuzuar me viktimat. Në këto raste Vatra punon me qëllim integrimin e viktimës

në një komunitet të ri dhe të sigurt për të.

Ri-kthimi pranë familjeve dhe vendit të origjinës (kur vlerësohet i sigurtë) apo vendosja e

kontakteve me familjarët dhe mbështetja e këtyre të fundit për viktimat është i rëndësishëm

duke pasur parasysh riskun që viktimat mund të kenë për ri-trafikim në rast se do të jenë pa

mbështetjen e familjes. Nisur nga sa më lart gjatë vitit 2018 stafi ka punuar për vendosjen dhe

fuqizimin e marrëdhënieve familjarë për 32 viktima.

Gjatë vitit 2018, janë realizuar 72 takime me familjarët, në vendin e origjinës, por edhe

pranë ambienteve të takimeve të Qendrës dhe është bërë i mundur përmirësimi i marrëdhënieve

familjare. Përveç takimeve të vazhdueshme, kontaktet telefonike janë një tjetër mjet i

rëndësishëm për mbajtjen e kontakteve dhe forcimin e marrëdhënieve me familjet. Janë

realizuar rreth 5038 telefonata me familjarët e përfitueseve në strehëz dhe komunitet.

Përveç objektivit kryesor, të vendosjes së kontakteve dhe forcimit të marrëdhënieve me

familjen, bazuar në vlerësimin e situatës dhe evidentimin e nevojave, stafi i Vatrës, ka

mbështetur me shërbime edhe anëtarë të familjeve të përfitueseve, me qëllim fuqizimin e tyre

socio-ekonomik. Gjatë këtij viti janë mbështetur me formime profesionale 5 prindër të

viktimave minorene, 17 familje janë mbështetur me ndihmë ekonomike dhe

ndërmjetësim për punësim të prindërve (kryesisht janë mbështetur familjet e fëmijëve të

identifikuar nga skuadra e terrenit).

Vazhdon të mbetet sfidë mungesa e alternativave të sistemimit jashtë strehëzës për disa

kategori të rasteve, si: minorene apo me probleme të shëndetit mendor, të cilat familjarët ose i

kanë braktisur, ose janë përfshirë në trafikim apo kanë abuzuar me to, ose familja refuzon t’i

mbështesë për pamundësi ekonomike e sociale. Këto raste qëndrojnë në strehëz për një

periudhë më të gjatë kohe nga ajo e parashikuar në program.

Si rezultat i forcimit të marrëdhënieve me familjen janë kthyer pranë familjeve të orgjinës 13

përfituese dhe 5 fëmijë të tyre. 7 nga këto përfituese kanë pranuar të vazhdojnë të mbështeten

nga programi i Vatrës edhe në familje, gjatë fazës së dytë të programit.

Gjatë këtij viti tre mentorë të organizatës D&E kanë ofruar mbështetje individuale në baza

javore për disa përfituese të programit. Gjatë kësaj periudhe, 17 raste kanë pasur mentorin e

tyre. Mentorët ofrojnë mbështetje në baza javore në përputhje me nevojat e rasteve dhe mënyrat

në të cilat janë planifikuar nga të dyja palët. Ky shërbim ofrohet përmes aktiviteteve dhe

takimeve periodike. Përmes mentorimit, rastet që ndjehen të izoluara dhe të stigmatizuara

ndihmohen në fusha të tilla si ndërtimi i besimit, vetëbesimi, rritja e qasjes në burime të tjera

Page 42: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

42

në dispozicion dhe rritja e aftësive për të shmangur shfrytëzimin dhe për të shmangur

marrëdhëniet e dëmshme personale. D&E vazhdimisht ofron supervizim individual dhe në grup

për mentorët, kështu që procesi i mentorimit është efektiv për përfituesin dhe vetë mentorin.

Duke qenë se QKPVT, është pjesë e KKSAT, për të gjitha viktimat e trafikimit që kanë

shprehur vullnetin dhe dëshirën e tyre për të filluar një jetë të pavarur larg familjes është

mundësuar referimi dhe riintegrimi i tyre pranë organizatave “Vatra”-Vlorë, “Të ndryshëm

dhe të barabarte”-Tiranë, “Tjetër Vizion”-Elbasan,.

Për periudhën Janar – Dhjetor 2018 janë rintegruar 12 raste, prej të cilave 5 raste janë referuar

në familje dhe 7 raste janë referuar për riintegrim jashtë institucionit për integrim, në qendrat

partnere: “Të ndryshëm dhe të barabartë”-Tiranë - 6 raste; Qendra “Vatra”-Vlorë - 1 rast.

5 rastet janë rikthyer në familje dhe ndiqen me programe riintegrimi nga punonjësit sociale të

Drejtorive Rajonale të SHSSH në bashkëpunim me qendrat “Vatra” dhe “Të Ndryshëm dhe të

Barabartë”. Gjithashtu Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve Sociale kanë ndihmuar me paketa

ndihme në përmirësimin e kushteve social-ekonomike të familjeve të viktimave të trafikimit

për një integrim sa më të mirë të viktimës. Shumica prej rasteve te referuara në familje

trajtohen me ndihmë ekonomike prej 3000 lekësh të reja në muaj.

Page 43: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

43

PARANDALIMI

Parandalimi është një ndër shtyllat më të rëndësishme në Strategjinë e Luftës Kundër Trafikimit

të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017 dhe mbart një rol kyç në zbatimin e synimeve,

objektivave specifikë dhe aktiviteteve, të cilat kanë në fokus rritjen e ndërgjegjësimit të

qytetarëve mbi çdo formë trafikimi të personave (i brendshëm, shfrytëzimi i fëmijëve për lypje,

shfrytëzimi për punë), si: ndërgjegjësimi i vazhdueshëm i të gjithë aktorëve të përfshirë në

luftën kundër trafikimit të personave në sektorin shtetëror/jo shtetëror, arsimor, shëndetësor,

krijimi i mekanizmave të reja lokale apo zhvillimi/përmirësimi i mekanizmave aktuale lokale

parandaluese; lehtësimi dhe përmirësimi i mekanizmave për dhënien e shërbimeve sociale, etj.

NDËRGJEGJËSIMI MBI TRAFIKIMIN E PERSONAVE

Personat e trafikuar, janë persona të dëmtuar emocionalisht dhe psikologjikisht, e ky faktor i

kategorizon ata si persona vulnerabël. Duke vlerësuar situatën, ndërgjegjësimi i agjencive

shtetërore dhe joshtetërore, institucioneve ligjzbatuese, i shoqërisë civile, është një nga masat

kryesore të politikës parandaluese të trafikimit të personave që ndjek qeveria shqiptare.

Ndërgjegjësimi është hapi i parë i reduktimit të fenomenit, pasi duke qenë i ndërgjegjshëm dhe

i informuar, mund të ndihmosh shumë persona të tjerë të ndërgjegjësohen dhe në këtë formë

pakësohet mundësia e trafikimit. ZKKA, mbështetur nga partnerët kombëtarë dhe

ndërkombëtarë, gjatë periudhës raportuese ka realizuar disa fushata ndërgjegjësuese, trajnime

dhe aktivitete në kuadër të parandalimit të trafikimit të personave, si: takime informuese me

nxënës dhe studentë, me komunitetin rom dhe egjiptian, shërbyesit civilë dhe policët,

shërbyesit shëndetësorë, Muajin e Luftës kundër Trafikimit të Personave, etj.

Koordinatori Kombëtar Antitrafikim, mbështetur nga partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë,

gjatë periudhës raportuese ka realizuar disa fushata ndërgjegjësuese, trajnime dhe aktivitete në

kuadër të parandalimit të trafikimit të personave, si: takime informuese me nxënës dhe

studentë, me komunitetin rom dhe egjiptian, Muajin e Luftës kundër Trafikimit të Personave,

etj.

Fushata Kombëtare e “Muajit të Luftës kundër Trafikimit të Personave”

Si në vitet e mëparshme, tetori është cilësuar si “Muaji Antitrafik” ku u konsultua dhe u hartua

një kalendar intensiv me aktorët kryesorë të përfshirë në luftën kundër trafikimit të qenieve

njerëzore, me partnerë shtetërorë dhe joshtetërorë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të

institucioneve shtetërore, si SHSSH, ASHMDF, DRSHSSH, DPPSH, KRAT, DAR, PMF,

MASR, QKMF, QKPVT, Bashkitë, Shkolla e Magjistraturës, Televizione, Qendra Rinore

Tiranë dhe të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, si: D&E, Qendra Psiko-Sociale

“Vatra”, Unitas, MËL, Ëorld Vision, “Ambasadorët e Paqes”, Qendra Rozalba, Save the

Children, ARSIS, Caritas Albania, Terre des Hommes, OSBE. Ministria e Brendshme/Zyra e

Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në bashkëpunim

me Komitetet Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave, institucionet shtetërore dhe

organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, në këtë muaj organizon aktivitete sensibilizuese dhe

ndërgjegjësuese për parandalimin e trafikimit të personave në 12 qarqet e vendit.

Edhe në vitin 2018, Fushata Kombëtare e “Muajit të Luftës kundër Trafikimit të Personave”,

u hap me sloganin #Bashkë Mundemi! #Bashkë Luftojmë Trafikimin! Gjatë këtij muaji u

zhvilluan aktivitete në të gjithë vendin, të cilat përfshinë gjithë territorin e vendit ndër të cila:

Page 44: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

44

Aktivitetet u zhvilluan në 12 qarqet si më poshtë:

- Shpërndarja e materialeve të ndërgjegjësimit kundër trafikimit nga vullnetarë dhe

studentë në 12 qarqe të vendit.

- Informimi i seancave në shkollat fillore, të mesme dhe në universitete në 12 qarqe të

vendit.

- Takime informuese dhe sensibilizuese me komunitetin rom dhe egjiptian.

- Instalimi i tavolinave informative në të gjitha shkollat e qytetit.

- Fushata ndërgjegjësimi me shkollat dhe komunitetin për trafikimin e çështjeve të

personave.

- Orë të hapura me studentë dhe mësues për njohjen e sistemit të mbrojtjes kundër

trafikimit të personave.

- Forume sensibilizimi me nxënës të shkollave të mesme në 12 qarqe të vendit.

- Takime ndërgjegjësimi, lidhur me imigracionin dhe rreziqet e trafikimit të brendshëm

dhe të jashtëm.

- Takime ndërgjegjësimi me stafin e Qendrave të Shëndetit në 12 qarqe të vendit.

- Informimi i takimeve me punonjësit e shëndetësisë, drejtorët e Qendrës së Shëndetit

për forcimin e strukturave mjekësore në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër

trafikimit të qenieve njerëzore.

- Aktivitet me nxënësit me temë “Parandalimi, mbrojtja dhe integrimi i fëmijëve të

trafikuar”.

- Seancë informuese mbi referimin e rasteve potenciale të trafikimit në njerëz.

- Realizimi i Role Play me fëmijët e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane.

- Aktivitete informimi dhe ndërgjegjësimi me nxënësit e shkollave, prindërit dhe qeveritë

studentore për "Parandalimin dhe pasojat e trafikimit të njerëzve në jetën tonë".

- Prezantimi i filmit "Biseda me pemët" një film me tematikë trafikimin e të miturve.

- Spote televizive në oraret e lajmeve me temë “Luftë kundër trafikimit të personave”.

- Marshimi i ndërgjegjësimit me nxënësit, mësuesit, qytetarët dhe punonjësit e

strukturave shtetërore dhe jo shtetërore, në Gjirokastër, Kukës, Fier.

- Aktivitete artistike, krijimtari të nxënësve me temë trafikimin me nxënësit e shkollave.

- Aktivitet sensibilizues me gratë fasone në rrobaqepësi.

- Sensibilizimin dhe Parandalimin e fenomenin të trafikimit të personave dhe emigrimit

të fëmijëve të pashoqëruar.

- Mobile school -formë alternative aktive e arsimit joformal dhe argëtimit.

- Takim me ndërgjegjësues me punonjësit e policisë së kufirit lidhur me identifikimin e

viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.

- Aktivitete në mbështetje të Planit Kombëtar për Mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve në

situatë rruge, ndihmë për familjet dhe riintegrim i fëmijëve në shkollë.

- Video sensibilizuese për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi, shfrytëzimi dhe trafikimi.

- Programi trajnimesh për gjyqtarë dhe prokurorë të rretheve gjyqësore mbi “Të drejtat e

viktimave të trafikimit gjatë procesit penal”. Risitë në legjislacionin penal në lidhje me

trafikimin e personave”.

- ZKKA në bashkëpunim me rrjetin URAT një rrjet organizatash dedikuar luftës kundër

trafikimit të qenieve njerëzore, bashkë me Zv. ministrin e Brendshëm te Kosovës dhe

kryetarin e Bashkisë së Prizrenit organizuam për herë të parë, në Prizren fushatën “Un

Gift Box” për ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër

trafikimit të personave. Në çeljen e këtij aktiviteti ishin pjesëmarrës vullnetarë nga

organizatat e rrjetit URAT dhe të institucioneve shtetërore të cilët së bashku përcollën

Page 45: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

45

mesazhin se “Un Gift Box” synon të arrijë objektivin për krijimin e një "lëvizjeje

globale" për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave.

- Në datat 29-30 tetor në kuadër të përmbylljes së muajit të ndërgjegjësimit kundër

trafikimit të qenieve njerëzore, Zyra e Koordinatorit Kombëtar, Ministria e Brendshme

zhvilloi ekspozitën me teme “Trafikimi në sytë e fëmijeve” me piktura të punuara nga

nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në 12 Qarqet e Shqipërisë. Të pranishëm

ishin përfaqësues të KRAT-eve, nxënës të shkollave dhe organizata të ndryshme që

bashkëpunojnë me ZKKA.

- Më datë 24 në shkollën “Jan Kukuzeli“ nga Tryeza Teknike nën kujdesin e veçantë të

drejtoreshës së DAR zj.Lindita Muka u organizua konkursi me pikturat e nxënësve të

shkollave me temë trafikimin e qenieve njerëzore në shkallë qarku. Ky ishte aktiviteti

më i madh sensibilizues me pjesëmarrjen më të gjërë të nxënësve të shkollave,

mësuesve, psikologëve dhe gjithë strukturave të KRAT. Nëpërmjet pasionit dhe talentit

të tyre nxënësit kishin shprehur në mënyra të ndryshme se si ato e kuptonin trafikimin

e qenieve njerëzore. Ishin rreth 200 piktura nga të cilat juria vlerësoi më të mirët me 3

çmime të cilat përfaqësuan KRAT Durrës në konkursin kombëtar që u zhvillua në

Tiranë.

- Në datën 3 tetor 2018, u organizua një seancë informuese me nxënës të shkollës 9

vjeçare “Pilo Prifti”, Novoselë, Vlorë , ku 16 nxënës të klasave të 8-a u informuan mbi

terma kyç, parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shërbimet që ofron

Qendra “Vatra” në mbrojtje të viktimave të trafikimit. Aktiviteti u realizua në

bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtorinë Rajonale Arsimore Vlorë. Të

pranishëm gjatë aktivitetit ishin edhe gazetarë të Sky Neës, Angli, të cilët përzgjodhën

Qendrën “Vatra” për të realizuar një dokumentar mbi trafikimin në Shqipëri, historikun

e zhvillimit të fenomenit dhe veprimtarinë e “Vatrës”, si qendër që ofron prej 20 vitesh

shërbime në mbrojtje të viktimave të trafikimit.

- Më datën 10 tetor 2018, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Formimit

Profesional Publik, Vlorë, u zhvillua një seancë informuese me 17 përfituese (gra dhe

vajza) të këtij institucioni, ku u diskutua mbi fenomenin e trafikimit, rrezikun dhe

parandalimin e fenomenit dhe u prezantuan shërbimet që ofron Qendra Psiko- Sociale

“Vatra” në mbrojtje të viktimave të trafikimit.

- Më datën 16 tetor , në shkollën e mesme “Jani Minga”, Vlorë, 34 nxënës të klasave të

XI-a dhe mësues të kësaj shkolle u infomuan dhe diskutuan mbi format e shfrytëzimit,

parandalimin e trafikimit dhe shërbimet që ofron Qendra “Vatra”. Aktivitetit iu

bashkuan edhe Koordinatori Vendor Kundër Dhunës në Familje dhe Punonjësja e

Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve pranë Bashkisë Vlorë, që zhvilloi një seancë

informuese me nxënësit e shkollës së mesme me temë: “Trafikimi i Fëmijëve. Mbrojtja

dhe shërbimet e Bashkisë Vlorë për Vet/Vmt”.

- Më datën 19 Tetor në ambientin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me

DVP, anëtarë të Tryezës Teknike (Drejtuesi; Policia; Psikologe e Vatrës;NJMF në

Bashkinë Vlorë) organizuan një takim me efektivë të policisë që kanë në fokusin e

punës së tyre dhunën në familje dhe trafikimin e qenieve njerëzore si dhe SPZ. U

diskutua për arritjet e policisë por edhe për problematikat dhe vështirësitë në

përcaktimin e VMT, në strehimin e viktimave, kujdesin për mënyrën e trajtimit të tyre,

etj.

- Më datën 22 tetor, në shkollën e mesme “Halim Xhelo”, Vlorë, u organizua një seancës

informuese, ku u angazhuan 29 nxënës të klasave të X-a të kësaj shkolle. Me qëllim

vazhdimësinë e bashkëpunimit për aktivitete të tjera të këtij lloji, midis Qendrës “Vatra”

dhe shkollës “Halim Xhelo” u nënshkrua një marrëveshje e re bashkëpunimi.

Page 46: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

46

- Në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik, Vlorë, në

datën 10 tetor u zhvillua një seancë informuese me 17 përfituese (gra dhe vajza) të këtij

institucioni, ku u diskutua mbi fenomenin e trafikimit, rrezikun dhe parandalimin e

fenomenit dhe u prezantuan shërbimet që ofron qendra Vatra në mbrotje të viktimave

të trafikimit.

- Në kuadër të fushatës së ri-informimit mbi skemën e NE, iniciativë e MSHMS &

SHSSH aktiviteti i parë për Qarkun Vlorë që u mbajt në sallën e mbledhjeve të Këshillit

Bashkiak Sarandë me pjesëmarrje të administratorëve shoqërorë të bashkive Himarë,

Delvinë, Finiq, Sarandë, Konsipol; persona përfitues të NE dhe përfaqësues të

institucioneve. U prezantuan risitë dhe paketa e plotë e shërbimeve sociale për personat

në nevojë nga përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të SHSSH Vlorë por u diskutua edhe

mbi rolin e Administratorëve Shoqërore në parandalimin e trafikimit të qenieve

njerëzore dhe referimin e rasteve të trafikuara ose në rrezik trafikimi.

- Më datën 29 Tetor, në ambientin e Galerisë së Arteve Vlorë, u shfaq ekspozita

"HANDLE ËITH CARE", mbështetur nga Ambasada e Hollandës në Tiranë, me

bashkëpunimin e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Prefektit të Qarkut dhe me pjesëmarrjen

e anëtarëve të KRAT e TT. Aty ishin vendosur punime pikture me tematikën e

trafikimit; punime artistike të vajzave të trafikuara; video-projeksion me dëshmi të

vajzave që paraqitnin eksperiencat e tyre, si viktima të trafikimit nga grupe kriminale.

Aktiviteti synoi të rrisë ndërgjegjësimin mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe

implikimin brutal që ka tek gratë dhe vajzat viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit.

- Më dataë 29-30 tetor, Prefektura e Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Qendrën Psiko-

Sociale “Vatra”, DAR Vlorë, u angazhuan në Ekspozitën Kombëtare në Luftën Kundër

Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Në këtë aktivitet U ekspozuan krijime të nxënësve të

shkollave 9-vjeçare të qytetit dhe Qendrën Psiko-Sociale “Vatra” ekspozoi punimet e

realizuara nga përfitueset e akomoduara në strehëzë, piktura, punime dore dhe rikrijuese

etj. U vlerësuan me çertifikatë dy prej punimeve të nxënësve.

- Nga 01-31 tetor, në kukës janë promovuar aktiviteteve në faqen e facebook për luftën

kundër trafikimit të personave.

- Është zhvilluar takim me mësues dhe nxënës të shkollës “Ali Podrimja” Tropojë për

luftën kundër fenomenit të trafikimit të personave nga Zyra Arsimore Tropojë.

- Më 17 tetor u bë marshimi kundër fenomenit të trafikimit në bulevardin kryesor të

qytetit “Shtëpia e oficereve-Sheshi para Pallatit të Kulturës” me nxënës, mësues,

qytetarë e punonjës social të Bashkisë Kukës.

- Përgjatë muajit tetor, Qendra “Vatra” ishte pjesë e fushatës sensibilizuese “HOPE ON”

në luftën e përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore, organizuar nga UNITAS

në Serbi, qëllimi kryesor i së cilës ishte parandalimi i trafikimit të personave nëpërmjet

rritjes së ndërgjegjësimit dhe mobilizimit të komuniteteve. Fushata konsistoi në

hedhjen dhe publikimin online të historive të viktimave të mbijetuara të trafikimit,

prezantimin e videove sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese ndaj fenomenit, piktura dhe

punime të realizuara nga viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit.

- Gjatë muajit tetor, u zhvillua seancë informuese në shkollën “Teli Ndini”, me

bashkëpunimin e Drejtorisë së Shërbimit Social në Bashkinë Vlorë, Qendrës Psiko-

Sociale “Vatra” dhe DAR Vlorë.

- Më 10 tetor , në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik,

Vlorë, u zhvillua një seancë informuese me 17 përfituese (gra dhe vajza) të këtij

institucioni, ku u diskutua mbi fenomenin e trafikimit, rrezikun dhe parandalimin e

fenomenit dhe u prezantuan shërbimet që ofron qendra Vatra në mbrotje të viktimave

të trafikimit.

Page 47: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

47

- Gjatë muajit tetor, me bashkëpunimin e Drejtorisë së Shërbimit Social Shtetëror Vlorë,

DRSH Vlorë, u bë informim për çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe

shpërndarja e fletëpalosjeve nëpër qendrat shëndetësore të qytetit të Vlorës. U

organizuan forume diskutimi me prindër, që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike

mbi çështjet e trafikimit dhe u shpërndanë fletëpalosje.

- Gjatë fushatës së muajit antitrafikim, Shërbimi Social i Bashkisë Vlorë ka zhvilluar disa

aktivitete në bashkëpunim edhe me institucionet lokale, në shkollat publike dhe

kopshtet dhe qendrat shëndetësore të qytetit të Vlorës, për sensibilizim dhe

ndërgjegjësim mbi çështjet antitrafik, duke bërë takime dhe shpërndarë fletëpalosje me

informacione të ndryshme.

- Në kuadër të fushatës sensibilizuese gjatë muajit Tetor i nominuar “Muaji i Luftës

kundër diber trafikimit të Personave”, u morën të gjitha masat e duhura për zhvillimin

e aktiviteteve sensibilizuese ku një raport i mirë detajuar së bashku me vizatime/piktura

me objekt trafikimin të vizatuara nga nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme të

Qarkut Dibër, janë dërguar pranë Koordinatorit Kombëtar për ekspozitën Kombëtare

ku nxënësit janë pajisur me çertifikata mirënjohje për punën e bërë.Në takimet e

organizuara u trajtuan tema si: “Stop Trafikimit”,”Jeto me dinjitet”, “Sesion informues

mbi fuqizimin ekonomik të gruas”, “Tema Letraro-Artistike”, “Mos lejo të bëhesh një

prej tyre, çfarë nënkupton fenomeni i trafikimit, format e rekrutimit, abuzimit për

qëllime shfrytëzimi”, Njohja me linjën Kombëtare falas 116006 me Aplikacionin

“Raporto!Shpëto!, “Kujdesuni për veten për të përmirësuar jetën tuaj”, ”Dhuna në

familje dhe format e saj”. “Stop trafikimit të Personave” etj.

- Në kuadër të muajit Antitrafik anëtarët e Komitetit Rajonal, Tryezës Teknike të Luftës

kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore dhe përfaqësues të Minstrisë së Brendshme

realizuan disa fushata ndërgjegjësuese në shkollat e qytetit të Tiranës. Pjesëmarrësit në

këto takime u informuan mbi çështjet e trafikimit të personave, problemet që

shqetësojnë më shumë komunitetin, identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave

të trafikimit. Aktivitetet u realizuan në këto shkolla: “Aleks Buda”, ‟Arben Brociˮ,

“Pjetër Budi”, “Gjergj Fishta”, ‟7-Marsiˮ, ‟Musine Kokalariˮ, ‟Ismail Qemali’’,

‟Osman Myderiziˮ, “Partizani’’, ‟4 Deshmorëtˮ, “At Zef Pllumi” “Avni Rustemi”,

“Marie Logoreci”, ‟ Bajram Curriˮ , “Eqerem Çabej”, “Arben Broci”. Në fund të

takimeve janë shpërndarë materiale sensibilizuese dhe informuese mbi fenomenin e

trafikmit të qënieve njerëzore.

- Në kuadër të muajit tetor antitrafik, NJMF dhe specialistët e barazisë gjinore dhe kundër

dhunës në familje, në bashkëpunim me TT realizuan disa seanca ndërgjegjësimi me

nxënësit e shkollave të mesme “Kolin Gjoka” e “Hydajet Lezha” dhe me fëmijë e

prindër të komunitetit rom e egjiptian, në mjediset e qendrës multifunksionale të

bashkisë. Ka marrë pjesë dhe ka qenë mjaft aktive në aktivitetet zhvilluara nga KRAT

dhe TT.

- Në muajin Tetor, si muaji antitrafik, janë organizuar takime me aktorët e tryezave

teknike ndërsektoriale të pesë Bashkive të Qarkut Elbasan (Belsh, Cerrik, Gramsh,

Librazhd dhe Prrenjas). Fokus i këtyre takimeve ishin prezantimi i detyrave dhe

përgjegjësitë e çdo aktori publik dhe jopublik sipas proçedurave standarte të

përcaktuara në VKM-n Nr. 499 datë 29.08.2018 “Për miratimin e proçedurave

standarte të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundëshme të

trafikimit”. Pjesë e diskutimit ishin edhe raste konkrete të menaxhuara ose raste që janë

aktualisht duke u menaxhuar. Gjithashtu janë organizuar dhe takime sensibilizuese në

shkolla 9 vjeçare dhe të mesme të Qarkut Elbasan.

- Organizata "Të Ndryshëm & të Barabartë" organizoi disa sesione informuese në

bashkëpunim me Prefekturën e Tiranës, Këshillin e Qarkut të Tiranës, Drejtorinë

Page 48: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

48

Rajonale të Arsimit të Tiranës, Zyrën Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, etj.

Gjashtë sesione informative janë organizuar në shkollat e mesme: "Aleks Buda",

"Arben Broci", "Ismail Qemali", "Partizani", "Haxhi Qehaj" dhe "Eqerem Çabej". Një

total prej 250 nxënësish ishin pjesë e këtyre sesioneve. Sesionet e informimit u

organizuan gjithashtu në 13 shkolla 9-vjecare të qarkut të Tiranës si: "Pjeter Budi",

"Gjergj Fishta", "7 Mars", "Musine Kokalari", "4 Dëshmorët", "Zef Pllumbi", "Qamil

Gjuzi" Lekaj "," Halit Çokaj "," Shkolla Bajram Curri "," Marie Lugoreci "," Avni

Rustemi "dhe" Osman Myderizi ". Gjithsej 635 nxënës ishin pjesë e tyre. Një përkrahje

e veçantë në organizimin e sesioneve informative ofroi stafi pedagogjik i shkollës,

psikologët e shkollave, etj.

- Qendra Pritëse për Viktimat e Trafikimit përgjatë muajit Antitarfik në bashkëpunim me

“Të ndryshëm dhe të Barabartë” janë realizuar disa Workshope nëpër shkollat e

Tiranës dhe në rrethe me tematike kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Shkollat ku

janë zhvillaur aktivitetet ndërgjegjësuese janë: “7 Marsi”, “Niket Dardania”, “Sami

Frashëri”, “Andon Zako Cajupi”, “Xhezmi Delli”, “Gjon Buzuku”, “Lazgush

Poradeci”, “Kongresi i Lushnjes”, “Hasan Prishtina”, “Drita Pelniku”.

- Në Rrogozhinë janë realizuar 2 sesione informuese në shkollat: Xhorxh Soros dhe

Haxhi Qehaj.

- Më datë 18 – 20 tetor 2018, aktivitet sensibilizues UNGIFT BOX në Prizren, Kosovë.

Në vazhdim të aktivitetit publik sensibilizues UNGIFT BOX të realizuar në qytetin e

Vlorës, përfaqësues të Qendrës “Vatra” u angazhuan në të njëtin aktivitet organizuar në

Prizren, Kosovë, Dita Europiane kundër Trafikimit njerëzor.

- World Vison, për sa i takon ndërgjegjësimit mbi trafikimin e personave, në kuadër të

Ditës Europiane kundër Trafikimit gjatë muajit tetor 2018, WVA iu bashkua nismës së

Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim duke u angazhuar me zyrat e saj në 13

bashki të vendit në aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese, si takime diskutimi me

fëmijë dhe profesionistë në shkolla, ekspozita, si dhe tenda me informacion mbi

shfrytëzimin e fëmijëve për qëllime punësimi apo seksuale, si dhe promovimin me anë

të materialeve ndërgjegjësuese të aplikacionit “Raporto! Shpëto!” me qëllim rritjen e

proaktivitetit të qytetarëve në identifikimin dhe referimin e rasteve të mundshme të

trafikimit

- Në tetor u realizuan në tre shkolla 9-vjeçare, dy prej të cilave në Bathore (“Halit Coka”

dhe “Ahmet Zogu” dhe një tek zona e 3-shit (“Kole Jakova”) seanca sensibilizuese dhe

informuese mbi këtë fenomen. Nga këto 3 aktivitete kanë përfituar 104 fëmijë. Gjatë

zhvillimit të sesioneve u vu re se fëmijët kishin informacion por treguan interes të

veçantë për format e rekrutimit dhe sesi duhet të reagojnë dhe mbrohen.

- Në Durrës, gjatë muajit tetor World Vision në bashkëpunim me shkollën “Qemal Mici”

ka organizuar takime me NJMF-në e Bashkisë Durrës për të bashkëbiseduar për

rrezikun e trafikimit. Gjithashtu, në të njëjtën shkollë u organizua konkursi i pikturës

me temë “Antitrafikimi”. Në këto aktivitete u përfshinë rreth 90 fëmijë. Në shkollën

“Neim Babameto” u organizuan takime ndërgjegjësuese me 50 fëmijë mbi trafikimin

dhe referimin e rasteve te strukturat e mbrojtjes së fëmijëve për t’u ardhur në ndihmë

bashkëmoshatarëve në rrezik trafikimi.

- Në Kurbin po ashtu janë zhvilluar takime sensibilizuese me nxënës dhe aktorë lokalë

të Bashkisë Kurbin, me qëllim sensibilizimin nëpërmjet dramave, eseve dhe dialogut të

fëmijëve dhe të rinjve për fenomenin dhe për adresimin e tij. Pjesë e takimeve kanë

qenë 30 përfaqësues nga institucionet dhe 90 fëmijë. Në shtesë, takime sensibilizuese

u organizuan me fëmijë të shkollave 9-vjeçare në Shullaz dhe Milot, si dhe gjimnazit

“At Shtjefën Gjeçovi” në formën e seminareve për informimin mbi format e trafikimit,

si mund të dallojmë një viktimat apo viktimat e mundshme, si dhe ku duhet t’i

Page 49: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

49

adresojmë rastet. Me fëmijët është ndarë edhe videoja “Raporto shpëto”. Pjesë e këtyre

takimeve dhe përfitues kanë qenë 197 fëmijë dhe të rinj.

- Në Korçë, World Vision ka qenë pjesë e këtij aktiviteti duke mbështetur me materialet

e pikturave shkollat e qytetit të Korçës (Shkolla “Asdreni”, Shkolla “Ismail Qemali”

dhe Shkolla “Naim Frasheri”), ku morën pjesë rreth 30 nxënës të angazhuar në punimin

e posterave dhe pikturave mbi temën e antitrafikimit nga të cilët 24 janë fëmijë në

nevojë. Ky aktivitet u finalizua me ekspozitën e punimeve në teatrin “Andon Zako

Cajupi” në të cilin pikturat kanë qendruar të ekspozuara gjatë gjithë ditës për qytetarët

e Korçës.

- Në Durrës WVA ka punuar me 40 grupe fëmijësh të trajnuar për referim dhe raportim

të rasteve të shkeljes së të drejtave të fëmijëve si dhe me komunitetin e partnerëve për

të referuar dhe raportuar raste të fëmijëve që iu janë shkelur të drejtat. Çdo 6 muaj ËVA

ka monitoruar fëmijët në zonën e Porto Romanos dhe Durrësit të Ri. Të gjitha rastet e

referuara në rrezik trafikimi, braktisje shkolle ose në rrezik ia janë referuar Njësisë së

Mbrojtjes së Fëmijëve të bashkisë Durrës.

- Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjatë muajit tetor ka mbështetur

aktivitetet ndërgjegjësuese në kuadër të muajit kundër trafikimit të qenieve njrëzore ku

u zhvillua aktiviteti “Handle ëith Care” në bashkëpunim me organizatën “Art Center”.

- Agjencia Shetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e fëmijëve në bashkëpunim me

punonjësit për Mbrojtjen e Femijës kanë organizuar përgjatë muajit tetor aktivitete

informuese dhe ndërgjegjësuese për mbrojtjen e femijëve nga trafikimi.

- Agjencia Shetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e fëmijëve në bashkëpunim me njësinë

për Mbrojtjen e Femijës të njësiëë nr. 9 dhe bashkisë Tiranë kanë informuar dhe

senzibilizuar fëmijë dhe prindër të qendrës Multidisiplinare për mbrojtjen e femijëve

nga trafikimi, rreziqet dhe format e trafikimit si dhe për emigrimin e paligjshëm.

- Në muajtin tetor, ASHMDF në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Njësitë e

Mbrojtjes së fëmijës nr. 4 dhe 8, organizuan pranë Qendres komunitare nr.4 takime me

komunitetin, me prindër, me femijë, nxënës të shkollës “Ardian Klosi”. Qëllimi i

takimit ishtë informimi dhe sensibilizimi për format e trafikimit.

Aktivitete ndërgjegjësuese, projekte dhe takime të zhvilluara nga Zyra e Koordinatorit

Kombëtar për Çështje të Luftës kundër trafikimit të Personave në bashkëpunim me

qendrat dhe organizatat partnere.

Programi i MARIA WORLD LORETO në kuadër të ndërgjegjësimit të të rinjve kundër

trafikimit të personave organizoi, trajnime për ndërgjegjësimin për trafikimin e qenieve

njerëzore me pjesëmarrëse 614 gra. 205 gra morën pjesë në aktivitetet e teknikave njohëse për

vlerësimin, përmirësimin dhe ruajtjen e vetëvlerësimit të grave. 321 Gratë kanë qenë të

përfshira në Organizimin Komunitar me Bazë të Gjerë, në Aftësitë për jetën dhe në trajnimet e

lidhur me shëndetin në të gjithë vendin. Gratë dhe komunitetet e tyre do të kenë një mundësi

të mirë për të pasur qasje në shërbime më të mira.

Janë zhvilluar 20 trajnime me në fokus burrat për Zhvillimin Njerëzor në 5 rajone: dhuna

me bazë gjinore, anti-trafikimi, migrimi i sigurt, parandalimi i ekstremizmit dhe terrorizmit,

prindërimi pozitiv, varësia ndaj alkoolit dhe drogërave. “Projekti për Burrat” është

organizuar në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit publik në luftën kundër trafikimit të

personave Fondacioni “Mary Ëard Loreto”. Projekti synon forcimin e rolit të burrave në

parandalimin e problemeve lidhur me barazinë gjinore, si dhe të abuzimit dhe dhunës sidomos

Page 50: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

50

në rajonet më të margjinalizuara dhe të veçuara të Shqipërisë. 22 burra kanë përfunduar

kurse profesionale për saldator, hidraulik dhe përpunim druri. 4 të rinj janë trajnuar dhe janë

duke prodhuar produkte, që u sjellin më shumë të ardhura familjeve të tyre.

Një program tjetër është i Lidershipit me të rinjtë: Këtë vit, ky program është fokusuar në

Durrës, ku janë kryer 28 trajnime dhe seminare; 4 iniciativa sociale. Këtë vit, Programi i

Trajnimit për Zhvillimin Njerëzor të MËL-së ka arritur të përfshijë 1222 të rinj vulnerabël të

ekspozuar ndaj trafikimit.

Janë zhvilluar 6 trajnime për grupet e fokusit për efektet që kanë mediat sociale në imazhin

personal, mendimin kritik dhe vendimmarrjen, anti-trafikimin njerëzor, si të kërkosh punë, si

të jesh ndryshe dhe të barabartë, si dhe për sipërmarrjen. Fuqizimi përmes të mësuarit të

shërbimit në komunitet është realizuar si projekt më vete në Lezhe me të rinjtë. Nxënësit

zbatojnë në praktikë atë që mësojnë në klasë për çështjet e komunitetit dhe në të njëjtën kohë

mësojnë nga përvoja pasi arrijnë objektiva reale brenda komunitetit ku jetojnë. Në Lezhë janë

zhvilluar programe me të rinjtë që kanë si objektiv specifik forcimin e rolit të të rinjve në

promovimin e qeverisjes së mirë dhe parandalimit të sjelljes së papërshtatshme, shërbimit të

dobët ndaj konsumatorëve dhe praktikave korruptive, në të gjitha nivelet e Bashkisë Lezhë,

sipas reagimeve të komunitetit dhe monitorimit të të rinjve.

Është ofruar rritja e kapaciteteve të 112 pjesëtarëve të stafit të shërbimeve shtetërore dhe për

fuqizimin e instrumenteve zbatuese për zhvillim të qëndrueshëm gjatë këtij viti.

“Organizimi komunitar me bazë të gjerë” është qasje e zbatuar me gratë në Tropojë,

Shkodër (Hot i Ri), Sarandë (Shëndëlli), që synon organizimin e komunitetit për të referuar

problematika drejt institucioneve përkatëse dhe marrjen e iniciativave të përbashkëta për

zgjidhjen e tyre. Në Shendelli, pas 2 vjetësh organizimi të komunitetit me komunën, po

ndërtohet një kopësht për fëmijët e tyre. Grupi i komunitetit në Hot i Ri po advokon dhe

negocion për një kryqëzim në rrugen që kalon përmes fshatin për të ulur aksidentet. Nxënësit

në Raja, Tropojë janë përjashtuar nga arsimi për shkak të vështirësive të transportit. Atyre u

duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur ndaj kushteve të vështira të

motit dhe trafikimit. Falë këtyre drejtueseve femra, 31 nxënës tani janë në gjendje të shkojnë

në shkollë si pasojë e sigurimit të mjeteve të transportit.

Janë përfshirë 102 gra në aktivitetet të fuqizimit ekonomik: këto përfshijnë zejtarinë dhe kurset

në gjuhën angleze për më shumë mundësi ekonomike.Në aktivitete të fuqizimit ekonomik

(bujqësi, blegtori, zejtari) janë përfshirë 216 gra (Sarandë, Lezhë, Shkodër, Tropojë) duke

gjeneruar të ardhura nëpërmjet zhvillimit të bizneseve duke gjeneruar të ardhura prej 35.700

Euro.

Nxitja e punësimit të të rinjve nëprmjet fokus grupeve në zona të ndryshme të Shqipërisë: këtë

vit u regjistruan 76 të rinj në këtë program në të gjithë vendin.

Fondacioni “MWL” ka trajtuar 151 raste familjesh në krizë, adresuar nga kisha dhe rruga.

Ata janë referuar drejt shërbimeve përkatëse dhe janë ndjekur në vazhdimësi për tu siguruar që

kanë patur akses të plotë ndaj këtyre shërbimeve. Janë këshilluar dhe u është dhënë

informacioni i nevojshëm për proçedurat e sigurta të riintegrimit të tyre dhe mundësive për

mbështetje 7 grave azilkërkuese në shtetet Europiane që për arsye të mohimit të kërkesës së

tyre për azil mund të kthehen në Shqipëri. 57 gra dhe vajza, viktima të dhunës në familje janë

informuar dhe këshilluar mbi te drejtat e tyre, dhe janë referuar për shërbimet përkatëse. 2 gra,

viktimë të ngacmimit seksual kanë marrë këshillë dhe ndërgjegjësim dhe referim drejt

shërbimeve ligjore.

Page 51: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

51

MWL ka ofruar këshillim dhe mbështetje e grave në burgun IEVP, Ali Demi (325), dhe grave

të liruara nga burgu për t’u integruar në shoqëri. MËL ka krijuar fokus grupe në burg. Më

shumë se 60 meshkuj ndjekin rregullisht 3 burgje. Këta burra përkrahen në drejtim të nevojave

themelore, nevojat e urgjencës që nuk ofron burgu si dhe me mbështetje ligjore. Brenda

grupeve të tyre mbështetëse, të burgosurit marrin pjesë në seminare për luftën kundër trafikimit.

Gjatë vitit 2018, në muajin shkurt Terre des Homme nisi zbatimin projekti rajonal

"Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe sensibilizimit për të luftuar trafikimin e qenieve

njerëzore në Ballkan, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë", financuar nga Departamenti

Amerikan i Shtetit përmes programit J/TiP. Ky projekt synoi forcimin e bashkëpunimit

transnacional midis katër vendeve në identifikimin dhe asistimin e VT dhe VMT me një fokus

të veçantë tek fëmijët. Ky projekt u udhëhoq nga Terre des Hommes Shqipëri dhe zbatohet në

partneritet me 6 organizata lokale në Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni dhe Kosovë.

U krye një trajnim 2 ditor (11 – 12 korrik) me qëllim ngritjen e kapaciteteve mbi “Identifikimin

dhe menaxhimin e rasteve viktima/viktima të mundshme të trafikimit” me 35 punonjës të

qendrave komunitare të katër qyteteve Korcë, Fier, Lezhë dhe Shkodër. Gjtihashtu një trajnim

2 ditor (23 – 24 tetor) mbi PSUV-të. Qëllimi i trajnimit ishte njohja dhe zbatimi i procedurave

të unifikuara standarde të veprimit për bashkëpunim ndërkombëtar në menaxhimin e rasteve

bazuar në shtojcën e protokolleve dy palëshe për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të

mundshme të trafikimit, me fokus të veçantë tek fëmijët. Pjesëmarrës në trajnim ishin 32

profesionistë nga institucionet përgjegjëse (anëtare të MKR) dhe nga OJQ të cilat punojnë në

fushën e trafikimit.

Në datën 7 dhjetor, 2018 u organizua trajnimi për ngritjen e kapaciteteve mbi “Identifikimin

dhe menaxhimin e rasteve të të miturve të pashoqëruar dhe rasteve viktima/viktima të

mundshme të trafikimit”. Pjesëmarrës të trajnimit ishin punonjësit e Qendrës Kombëtare

Pritëse për Azilkërkuesit, Babrru, Tiranë, përfaqësues nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat

dhe Mbrojtjen e Fëmijës, përfaqësues nga zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik dhe

përfaqësues nga Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës Tiranë.

Organizata "Të Ndryshëm & Të Barabartë" në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit

Kombëtar Anti-Trafik / Ministria e Brendshme, gjatë vitit 2018, realizuan një fushatë

ndërgjegjësimi më slogan “Une jam Si Ti! Unë ja dola mbanë! Edhe ti mundesh!” në

mbështetje të viktimave të tjera të trafikimit. Kjo fushatë që erdhi si ide nga vetë të mbijetuarat

e trafikimit të cilat po riintegrohen në jetën sociale pas eksperiencës së dhimbshme të trafikimit.

D&E ka mbështetur dhe lehtësuar procesin e dizenjimit të fushatës duke i kthyer idetë e tyre

në art, materiale informative, etj. Kjo fushatë filloi më 19 Prill dhe kulmoi në datën 30 Korrik

në ditën ndërkombëtare kundër trafikimit. Instalacion – Instalacioni ndërgjegjësues

#UNËJAMSITI! është realizuar dhe është vendosur në ambjentet e Parkut "Rinia" më datë 30

Korrik, ku ka qëndruar për rreth 1 javë aty.

Çdo muaj janë organizuar një sërë aktivitetesh sensibilizuese përfshirë aktivitete artistike me

mesazhe sensibilizuese si:

Ekspozita fotografike me të njëjtin titull si sllogani i fushatës ishte aktiviteti i parë i fushatës.

Fotot tregonin trafikimin, shfrytëzimin, dhunën, abuzimin në mënyrën se si viktimat e kanë

parë dhe përjetuar atë. Disa nga fotot jepnin mesazhe shprese dhe besimi për një të ardhme më

të mirë. Ekspozita u vizitua nga përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, studentë,

nxënës të shkollave 9-vjecare dhe të mesme, përfaqësues të OJF-ve, përfitues të qendrave

komunitare, etj. Gjatë aktivitetit u prezantua edhe një Photo voice (historia e një viktimë

trafikimi e transmetuar me foto), si edhe posteri i fushatës. Fotografitë e ekspozitës së bashku

Page 52: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

52

me disa poezi të krijuara nga VeT u bënë pjesë e një albumi fotografish, i publikuar dhe

shpërndarë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjërë/ vetë viktimave të trafikimit.

Fushatë e gjerë anti –trafikim është bërë në median sociale e drejtuar nga vetë viktimat

(mesazhe/ poezi etj). Një video e shkurtër me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit u përgatit nga një

prej të mbijetuarve që ishin pjesë e fushatës. Videoja e shkurtër prej 30 minutash përmbante

fakte konkrete rreth shkallës së skllavërisë moderne sot / udhëzime se si të raportojnë rastet e

viktimave të trafikimit etj. Video u prezantua për një muaj në monitorët e disa linjave të

autobusëve të qytetit të Tiranës. Ishte e rëndësishme dokummentimi i kësaj nisme - një fushatë

ndërgjegjësimi e hartuar dhe zbatuar nga të mbijetuarat e trafikimit njerëzor, i pari i këtij lloji

në kontekstin shqiptar.

Fuqizimi i të rinjve në rrezik për të zhvilluar fushata anti-trafikimi

Organizta D&E ka si objektivi kryesor dhe rritjen e përpjekjeve parandaluese dhe adresimin

e nevojave të të rinjve vulnerabël nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të një grupi të rinjsh (45

të rinj) për të zhvilluar, dizenjuar dhe prezantuar një fushatë për rritjen e ndërgjegjësimit

kundër trafikimit, duke i fuqizuar kështu si agjentë të ndryshimit, si dhe gjithashtu rritjen e

njohurive të komunitetit mbi çështje të trafikimit. Ky projekt u zbatua me mbështetjen e

ekspertëve lokalë të trajnuar në tre rrethe të Shqipërisë që përfshijnë Pogradecin, Gjirokastrën

dhe Shkodrën. Gjatë vitit 2018, janë organizuar trajnime me të rinjtë e selektuar në lidhje me

njohjen e fenomenit të trafikimit, dizenjmin e fushatave dhe te folurin ne publik, përzgjedhja e

të cilëve janë bërë në 3 qytete (Pogradec 15 të rinj, Gjirokastra 15, Shkodra 15). Grupet e të

rinjve të trajnuar me idetë e tyre dhe ekpseriencen e fituar nga trajnimet kanë përgatitur planin

e aktiviteteve për fushatën e ndërgjegjësimit për parandalaimin e trafikimit të qenieve njerëzore

dhe kanë zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla të ndryshme dhe në komunitet. Janë

zhvilluar 30 aktivite nga këta të rinj në qytetet Gjirokastër, Shkodër dhe Pogradec ku kanë

marrë pjesë qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të cilët kanë përgatitur piktuara,

vizatime, poezi dhe punime të tjere me mesazhe kundër trafikimit.

Në datat 18, 20 dhe 21 dhjetor 2018 janë zhvilluar aktivitetet përmbyllese të projektit ku janë

shpërndarë edhe çertifikata për të rinjtë e anagazhuar në projekt. Janë dizenjuar nga vete te

rinjte modele te te ndryshme fletepalosjesh dhe posterash, prej te cilave jane perzgjedhur 3

modele fletepalosjesh dhe 3 modele posterash. Janë printuar 9000 fletepalosje dhe 600 postera.

Të pranishëm në keto aktivitete kanë qenë edhe prindër, përfaqësues të insitutcionve dhe grupi

i të rinjve.

Gjatë vitit 2018, në kuadër të projekteve të qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, janë zhvilluar 13

seanca informuese me vajza, gra dhe burra nga komuniteti në njësitë administrative të qarkut

të Vlorës, me pjesëmarrjen e 267 anëtarëve të komunitetit dhe janë organizuar 16 sesione

informuese me nxënës të shkollave 9- vjecare, në zonat rurale dhe periferike të Vlorës, me

pjesëmarrjen e 384 nxënësve.

Kjo qender ka mundësuar organizimin e një një forumi me studentë të Departamentit të

Drejtësisë të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, Vlorë, me pjesëmarrjen e 65 studentëve,

me temë “Legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar në mbrojtje të viktimave të dhunës dhe

trafikimit të personave”; dhe ka realizuar trajnimin e 20 studentëve të Fakultetit të Drejtësisë

me temë “Legjislacioni shqiptar dhe ndërkombëtar në mbrotjtje të viktimave të dhunës dhe

viktimave të trafikimit”. Studentët e trajnuar janë bërë pjesë e grupeve pro-bono dhe janë

angazhuar vullnetarisht në hartimin e akteve ligjore të rasteve që mbështeten në Klinikën

Ligjore, studimin e dosjeve, monitorimin e proceseve gjyqësore, etj.

Page 53: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

53

Nga koordinimi i punës dhe bashkëpunimi midis Qendrës Psiko- Sociale“Vatra”, NJMF-së,

Drejtorisë së Shërbimit Social në Bashkinë Vlorë, DAR Vlorë, DRSH Vlorë, u bë e mundur

zhvillimi i disa aktiviteteve sensibilizuese dhe informuese për të rinjtë, në kuadër të Muajit

Kombëtar Antitrafikim. Kjo u realizua nëpërmjet temave të drejtpërdrejta të trajtuara me të

rinjtë dhe komunitetin, si edhe nëpërmjet shpërndarjes së fletëve informuese të prodhuara në

kuadër të projekteve, materialeve të Vatrës, si edhe shpërndarja e një video informuese në

mediat sociale me temë “Unë jam fëmijë dhe kam të drejtë të jetoj në një shoqëri të sigurt” .

Mbi 1000 te rinj të shkollave, studentë, punonjës të mekanizmave lokale antitrafikim dhe

qytetarë janë informuar përmes fletëve informuese dhe materialeve të printuara, të videos

informuese, të shpërndara ne kuadër te projekteve në fushën e parandalimit.

276 anëtarë të komunitetit të zonave administrative dhe rurale të Vlorës, u informuan mbi

legjislacionin dhe politikat kombëtare në mbështetje të viktimave të të gjitha formave të

dhunës dhe shërbimet komunitare që ofron Vatra në kuadër të programit të saj.

Gjithashtu Policia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, duke qenë bashkëpunuese dhe e

gatshme në çdo kohë për trajtimin e rasteve dhe ka qenë pjesë e takimeve dhe aktiviteteve të

ndryshme, në bashkëpunim me aktorët e tjerë të KRAT dhe TT.

Realizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese Qendra “Vatra” e ka mbështetur në zbatim të

projekteve:

1. “Identifikimi dhe mbrojtja ndërsketoriale e fëmijëve, viktima/viktima të mundshme të

trafikimit dhe fëmijëve të viktimave”, të mbështetur në kuadër të projektit “Përfshirja e

shoqërisë Civile për mbrojtjen e fëmijëve” të zbatuar nga Save the Children dhe Terre

des Hommes në Shqipëri, financuar nga fondet e BE.

2. “Rritja e aksesit të viktimave të të gjitha llojeve të dhunës në drejtësi dhe përmirësimi

i shërbimeve ligjore për to, të mbështetur në kuadër të projektit “Përfshirja e e

Shoqërisë Civile për një sistem drejtësie funksional dhe të hapur në Shqipëri, të zbatuar

nga Save the Children dhe QSHPLI, financuar nga fondet e BE.

3. Aktivitete sensibilizuese ne kuader të Muajit Kombëtar Antitrafikim me të rinj dhe

anëtarë të komunitetit.

Gjatë muajit tetor, qendra “Tjetër Vizion” si një nga aktorët e tryezës antitrafik në rang

prefekture ka koordinuar veprimet me antarët e KRAT Elbasan per organizimin e takimeve

sensibilizuese në shkolla. NJMF pranë Bashkisë-Elbasan ka mbledhur rregullisht “Tryezën

Teknike” me të gjithë aktorët lokal ku është pjesë aktive edhe Tjetër Vizion. Në keto takime

janë diskutuar raste të fëmijëve, vajzave dhe grave në nevojë dhe është vendosur lloji i

shërbimit që do ti ofrohet. Gjithashtu në këto takime janë prezantuar aktivitete të ndryshme.

Rreth 150 nxënës të shkollave të mesme të Gramshit morën pjesë në fushatën antitrafik

organizuar nga KRAT Elbasan në bashkëpunim me shoqatën Tjetër Vizion. Si rezultat i

zbatimit të këtyre iniciativave u disenjua dhe një kalendar tavoline me fotot më të mira të

realizuara në këto aktivitete, i cili u shpërnda në të gjitha insitucionet partnere dhe shkolla

gjithashtu.

Në kuadër të zbatimit të projektit Së bashku me gratë kundër dhunës e shfrytëzimit kanë

marrë shërbime 320 Gra dhe vajza viktima të diskriminimit, dhunës e trafikimit, mes të cilave: 287

kanë përfituar mbështetje psiko-sociale, pritje të parë, shërbim shëndetsor, ndihmë me

materiale të higjenës personale dhe shoqërim pranë shërbimeve në territor; 140 formim

Page 54: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

54

profesional dhe shërbime të përfshirjes në punë; 14 aktivitete mbështetëse për të siguruar akses

në drejtësi.

Janë trajnuar 20 Operatorë Publik Vendor: të Bashkive (zyrave të statistikës, të shërbimeve

sociale, financiare dhe atyre për zhvillim) mbi statistika të ndara sipas gjinisë, Plani i veprimit gjinor

dhe bilanci gjinor.

Gjatë vitit 2018, në kuadër të projektit me titull “Me vlerat tona luftojmë ekstremizmin dhe

dhunën ndëretnike” i financuar nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga Terre des hommes

dhe Tjetër Vizion janë realizuar takime informuese në shkollat: Dhaskal Todri dhe Luigj

Gurakuqi në Elbasan, Sali N.Ballkoci Labinot, Tomorr Sinani dhe Mihal Shahini Cerrik,

Shefqet Guzi në Gramsh. Në total janë organizuar 15 takime me prezencën e përfaqesuesve

të Tjetër Vizion dhe lektorë të ftuar sipas temave përkatëse. Në total në këto takime morën

pjesë 787 nxënës të shkollave të mesme të sipërpërmendura. Temat e trajtuara kanë qënë,

Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi fetar, siguria e rrjeteve sociale, interneti i sigurtë.

Gjatë vitit 2018 janë realizuar disa aktivitete sociale dhe festive nga Qendra Kombëtare

Pritëse e Viktimave të Trafikimit, ku kanë marrë pjesë 16 përfituese. Festa e 7-8 Marsit ku

përfitueset kanë qënë pjesë me një program specifik. Dita e Verës, Dita e Familjes, Dita e

Shënjtërimit të Nënë Terezës, Muaj Antitrafik, Festat e Nëntorit dhe Festat e Fundvitit.

Përfitueset kanë realizuar ne grup dhe me ndihmën e animatoreve ditëlindjet e njëra-tjetrës,

lojra sportive në palestër dhe fusha e Volejbollit, orë kërcimi, pikture dhe lojra psiko-

emocionale. Nuk kanë munguar gjithashtu 8 aktivitete jashtë qëndre dhe në shumë aktivitete

brënda qendrës: si shëtitje në Liqënin e Farkës, ekskursion në Malin e Dajtit, eskursion në

Kalanë e Pezës, 2 ekspedita kulturore pranë Muzeut Kombëtar, Teleferik ne Malin e Dajtit, 2

vizita në plazhin Spille dhe në gjirin e Lalzit dhe janë shoqëruar në 2 herë në pishina verore.

Gjatë këtij viti kanë qënë të shumta dhe aktivitetet brenda qëndrës ku përfitueset janë argëtuar

në prezencën e animatorëve social dhe kërcimeve të organizuara në ambjentet e qëndrës dhe

palestër në mënyrë që të përmirësohet gjëndja psiko-emocionale e tyre.

Një nga proçeset e rehabilitimit dhe fuqizimit janë aktivitetet okupacionale ku 13 përfituese

janë përfshirë në mënyrë active në punime me shtiza, qëndisje, rrobaqepsi, guzhinë, parukeri,

rruaza, grep , piktura , punë krijuese, kopshtari etj.

Të gjithë anëtarët e kanë vlerësuar dhe kanë qenë të përkushtuar në diskutimin e rasteve të

ndryshme e zgjidhjen e shpejtë të problematikave të dala për parandalimin, mbrojtjen,

ri/integrimin social të viktimave të këtij fenomeni dhe janë angazhuar me përgjegjësi dhe

seriozitet në realizimin sa më mirë të aktiviteteve.

Më datë 24-25 janar, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit

të Personave, në bashkëpunim me MASR, KRAT dhe IOM zhvilluan takime ndërgjegjësuese

në Vlorë në zbatim të projektit” "Mbi parandalimin e migracionit të parregullt".

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në Shqipëri (IOM) në bashkëpunim me

Ministrinë e Brendshme/Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim/Departamentin për

Kufirin dhe Migracionin, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrinë e Financës dhe

Ekonomisë, Komitetet Rajonale Antitrafik, Drejtoritë Rajonale Arsimore, dhe aktorë të tjerë,

n zhvilluan një fushatë ndërgjegjësimi për të mbështetur parandalimin e migracionit të

parregullt nga Shqipëria në Bashkimin Evropian, të financuar nga The Repatriation and

Departure Services of the Netherlands në bashkëpunim me autoritetet belge. Fushata: "Zgjidhni

mundësite, jo migracionin e parregullt" u zbatua gjatë vitit 2018 në 12 Rajone të Shqipërisë.

Page 55: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

55

Janë zhvilluar aktivitetet në 12 rajone të Shqipërisë me rreth 900 persona pjesëmarrës nga

nga struktura të ndryshme si rreth 360 mësues morën pjesë në seminaret, rreth 400 maturante

morën pjesë në sesionet informative në 12 rajone dhe rreth 360 persona morën pjesë në

seminaret me Komitetet Rajonale dhe Tabelat Teknike duke përfshirë njësitë e qeverisjes

vendore, agjencitë e tjera qeveritare dhe aktorët e shoqërisë civile.

Në kuadër të projektit "Përmirësimi i kapaciteteve dhe mekanizmave për identifikimin dhe

mbrojtjen e migrantëve të cenueshëm në Ballkanin Perëndimor" Faza II dhe Faza III financuar

nga Byroja e Departamentit të Shtetit të SHBA për Refugjatët dhe Migracionin e Popullsisë

(PRM) u ofrua nga IOM një trajnim në muajin gusht në Gjirokastër për strukturat e ndryshme

të policisë kufitare, ëorkshop për të forcuar kapacitetet e prokurorëve dhe gjyqtarëve për të

punuar me rastet e kontrabandimit të migrantëve dhe në kompetencën kulturore i cili u mbajt

në Ohër në Maj 2018.

Në kuadër të projektit "Përmirësimi i Kapaciteteve dhe Mekanizmave për Identifikimin dhe

Mbrojtjen e Migrantëve të cëmueshëm në Ballkanin Perëndimor - Faza II" financuar nga

Departamenti Amerikan i Shtetit i Byrosë për Popullsinë, Refugjatët dhe Migracionin, IOM

zhvilloi një format rajonal për shkëmbimin e statistikave jo- personale lidhur me

kontrabandimin e migrantëve (SoM). Qëllimi i formatit është të sigurojë një mundësi për

vendet e Ballkanit Perëndimor për të shkëmbyer të dhëna jo-personale mbi SoM brenda rajonit

përmes një formati të përshtatshëm rajonal dhe treguesve të përbashkët të raportimit.

Shkëmbimi i një informacioni të tillë do të ndihmojë autoritetet kombëtare në ndjekjen e

zhvillimeve në rrjedhat e migracionit, rrjetet e kontrabandës dhe ndihmën në planifikimin dhe

analizën e rrezikut. Shkëmbimi i të dhënave për SoM parashikohet të përfshihet si një aneks i

mundshëm i Platformës Rajonale për Shkëmbimin e të Dhënave jo-Personale të Migracionit, e

cila është aktualisht në zhvillim e sipër përmes programit të financuar nga BE, "Mbështetja

Rajonale për Menaxhimin e Migracionit me fokus tek Mbrojtja në Ballkanin Perëndimor dhe

Turqinë", dhe që do të organizohet nga Qendra Rajonale MARRI.

Gjatë vitit 2018, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështeti institucionet shqiptare në

trajtimin e çështjeve të trafikimit duke u përqendruar në çështjet e shfrytëzimit dhe trafikimit

të fëmijëve, rritjes së kapaciteteve institucionale për hetimin dhe gjykimin e veprave penale të

trafikimit, si dhe adresimin e fenomenit të trafikimit në kontekstin e migracionit.

Bazuar në një komentar të “Veprave Penale të Trafikimit të Qenieve Njerëzore - Të drejtat e

Viktimave të trafikimit gjatë procesit penal”, të botuar nga Prezenca e OSBE-së në vijim të

ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale në vitin 2017, Prezenca në bashkëpunim me

Shkollën e Magjistraturës, organizoi tri seanca trajnimi për rreth 60 gjyqtarë dhe prokurorë

të rretheve Tiranë, Vlorë, Shkodër në lidhje me të drejtat e viktimave të trafikimit në procesin

penal.

Në bashkëpunim me Departamentin e Sigurise së Qeverisë Amerikane, Prezenca e OSBEsë

organizoi për herë të parë në Shqipëri trajnimin “Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe

komunikimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore” për punonjësit e policisë së shtetit

dhe stafin e Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafikim në Akademinë e Sigurisë.

Çështja e parandalimit të trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve nëpërmjet fuqizimit të sistemit

të mbrojtjes së fëmijëve ka qenë një prej fushave kryesore të trajtuara nga Prezenca e OSBE-

së në mbështetje të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijës. Gjatë vitit

2018, u mbështetën bashkitë Tiranë, Vlorë, Shkodër, Korcë dhe Elbasan për të trajtuar rastet e

fëmijëve në situatë rruge dhe viktimave të mundhshme të trafikimit në përputhje me aketet

Page 56: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

56

ligjore dhe nënligjore për të drejtat e fëmijëve. Gjatë vitit 2018, Prezenca gjithashtu mbështeti

Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për hartimin e një projekt vendimi “Për

mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi ekonomik, përfshirë fëmijët në situatë rruge” dhe të Planit

Kombëtar të Veprimit 2019-2021. Gjatë procesit të hartimit, Prezenca zhvilloi dy takime

konsultuese në nivel kombëtar.

World Vision gjatë 2018, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

dhe Agjencinë shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve u trajnuan 77 punonjës të

mbrojtjes së fëmijëve nga 13 bashki të vendit ku ËVA zbaton programet e saj. Objektivat e

këtij trajnimi ishin: rritja e kapaciteteve të aktorëve lokalë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve

mbi përmbajtjen e ligjit Nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës” dhe akteve

nënligjore në zbatim të tij, Ligjit Nr 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në

Republikën e Shqipërisë”, Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur dhe Kodit të Familjes.

Trajnimi synonte që nëpërmjet ndërthurjes së teorisë me raste nga praktika të aftësojë PMF-të

në zbatimin e duhur të kuadrit ligjor dhe procedurave për mbrojtjen e fëmijëve duke njohur më

mirë rolin dhe detyrat e aktorëve kyç, pjesë e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve. 55

punonjës të mbrojtjes së fëmijëve u mbështetën gjithashtu nga WVA me aparate celulare, si

dhe me mbulimin e shërbimit të telefonisë celulare në shërbim të përmirësimit të raportimit

dhe referimit të rasteve.

Gjithashtu World Vision, ka realizuar disa aktiviteteve kryesore gjatë vitit 208 në përmirësimin

e instrumenteve ligjorë që rregullojnë funksionimin e hallkave të sistemit të mbrojtjes në tërësi,

rritjen e kapaciteteve nëpërmjet ndërgjegjësimit të strukturave për t’iu përgjigjur në kohë dhe

me cilësi rasteve të identifikuara të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, si dhe

përmirësimin e aksesit në shërbime cilësore për fëmijët dhe të rinjtë më në nevojë për mbrojtje

dhe përkrahje. Trajnimet apo seancat orientuese janë fokusuar kryesisht në rritjen e njohurive

mbi format për të ndeshura të dhunës dhe abuzimit të fëmijëve, si abuzimi online, trafikimi i

personave, dhuna në shkolla, bullizmi etj.

Si pjesë e Komitetit Rajonal Antitrafikim dhe Tryezës Teknike, Drejtoritë Rajonale të SHSSH

dhe stafi i QKPVT gjatë 2018 kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh dhe veprimtarish:

Shërbimi Social Shtetëror në kuadër të Muajit Kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim

të ngushtë me 12 Drejtoritë Rajonale të SHSSH, institucionet e tjera të linjës si dhe organizatat

jo-qeveritare, ka zhvilluar një plan aktivitetesh në mbarë vendin gjatë muajit tetor, duke synuar

rritjen e ndërgjegjësimit mbi trafikimin e qënieve njerëzore si dhe promovimin e përpjekjeve

që janë ndërmarre nga të gjitha palët e interesuara në këtë fushe.

Plani përfshin një larmi të madhe të aktiviteteve në të gjithë qarqet e vendit, të tilla si: trajnime,

ëorkshope, aktivitete sensibilizuese në shkolla, forume diskutimi me aktorë të ndryshëm,

emisione televizive, marshime,ekspozita etj. Roli i SHSSH ne trajtimin e VT/VMT lidhet jo

vetëm me identifikimin por edhe me mbrotjen e viktimave si dhe riintegrimin e tyre.

Janë realizuar trajnime me stafin e QKPVT nga organizata TDH me temë “Terapia e Artit”

në lidhje me ofrimin e shërbimeve ndaj përfitueseve. Një trajnimin tjetër i veçantë është bërë

në lidhje me Mbrojtjen dhe Integrimin e Viktimave të Trafikimit ku pjesmarrës ka qënë stafi

social i QKPVT.

Page 57: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

57

Sesione informuese në komunitet

Gjatë vitit 2018, D&E ka organizuar 9 sesione informuese me pjesëmarrjen e 229 personave

në Tiranë, Elbasan, Dibër, Korçë dhe Kukës për të drejtat e viktimave të veprave penale,

veçanërisht viktimat e trafikimit. Janë organizuar dy sesione informuese me viktimat e

trafikimit dhe viktima të tjera të krimeve. Në sesionet e tjera informative kanë marrë pjesë

përfaqësues nga institucionet lokale, studentët dhe një grup i madh aktivistësh të rinj, OJF

lokale që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me viktimat dhe grupet e cenueshme. Fokusi kryesor i

sesioneve të informimit ishte mbi të drejtat e viktimave të veprave penale të garantuara me ligj,

veçanërisht nga ndryshimet e fundit të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjeve të tjera të

hartuara si pjesë e reformës së drejtësisë.

Gjatë vitit 2018, në kuadër të projekteve të “Vatrës”, si edhe të muajit kombëtar antitrafikim,

për parandalimin e trafikimit njerëzor, janë zhvilluar seanca informimi me nxënës të shkollave

të mesme dhe 9-vjecare në qarqet Vlorë, Fier, Berat dhe Gjirokastrër, anëtarë të komunitetit në

zonat rurale të qarkut të Vlorës, si edhe 1 forum me studente te Universitetit publik të Vlorës

“Ismail Qemali”. Këto aktivitete patën një impakt në rritjen e nivelit të informimit dhe

sensibilizimin e të rinjve dhe komunitetit mbi cështjet e trafikimit njerëzor, format e tij, pasojat,

profilin e viktimave të trafikimit, treguesit e identifikimit, referimin dhe mbrojtjen e këtij target

grupi. 1165 nxënës, studentë dhe anëtarë të komunitetit morën pjesë në këto sesione.

Rritja e informimit u realizua edhe nëpërmjet temave të drejtpërdrejta të trajtuara me të rinjtë

dhe komunitetin, si edhe nëpërmjet shpërndarjes së fletëve informuese të prodhuara në kuadër

të projekteve, materialeve të Vatres, si edhe shpërndarja e një video informuese në mediat

sociale me temë “Unë jam fëmijë dhe kam të drejtë të jetoj në një shoqëri të sigurt”

Konkretisht:

26 seanca informuese me pjesemarrjen e 833 nxënësve të shkollave të mesme dhe 9-

vjeçare në qarqet Vlorë, Fier, Berat, Lushnje dhe Ura Vajgurore, të cilët janë informuar

mbi rrezikun e trafikimit të personave, identifikimin, mbrojtjen dhe shërbimet për viktimat

e mbijetuara, etj.

Qendra Psiko Sociale “Vatra” në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Zyrën e

Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim dhe Departamentin e Drejtësisë së Universitetit

“Ismail Qemali”, organizoi me pjesëmarjen e 65 studentëve të ketij departamenti, forumin

me temë “Legjislacioni Kombëtar dhe ndërkombëtar në mbrojtje të viktimave të trafikimit

njerëzor dhe viktimave të dhunës". Pjesë e panelit të forumit ishin përfaqësues nga

ZKKAT, Prokuroria e Rrethit Gjysqësor Vlorë, Departamenti i Drejtësisë, si dhe avokatë

të Klinikes Ligjore së Qendrës "Vatra". Studentët u njohën nga ekspertët e fushës mbi

legjislacionin, mekanizmat lokal e kombëtar antitrafikim dhe mekanizmat kundër dhunës

në familje si dhe mbi ndryshimet në kodin penal dhe KPP.

Mbi 1000 të rinj të shkollave, studentë, punonjës të mekanizmave lokale antitrafikim dhe

qytetarë janë informuar përmes fletëve informuese dhe materialeve të printuara, të videos

informuese, të shpërndara ne kuadër te projekteve në fushën e parandalimit.

276 anëtarë të komunitetit të zonave administrative dhe rurale të Vlorës, u informuan mbi

legjislacionin dhe politikat kombëtare në mbështetje të viktimave të të gjitha formave të

dhunës dhe shërbimet komunitare që ofron Vatra në kuadër të programit të saj.

Në datat 29 Korrik- 2 Gusht 2018, në kuadër të ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit të

personave, “Vatra” dhe rrjeti URAT, organizuan në qytetin e Vlorës aktivitetin publik

UNGIFT BOX, ku nëpërmjet shpërndarjes së materialeve informuese (fletë palosje,

broshura, postera, etj), informuan rreth 3000 qytetarë mbi cështjet e trafikimit njerëzor dhe

Page 58: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

58

shfrytëzimit, si dhe 1112 njerëz firmosën deklaratën për t'i thënë "Jo Trafikimit të Qenieve

Njerëzore". Një viktimë e mundshme trafikimi (një grua dhe fëmija e saj) u përfshinë në

sistemin e mbrojtjes dhe u strehuan në strehëzen e qendrës "Vatra", në bashkëpunim me

Shërbimin Social Shtetëror, Vlorë. Bashkëpunues në këtë aktivitet ishin institucionet lokale

anëtarë të KRAT Vlorë dhe organizatat e shoqerise civile qe kane ne fokus mbrojtjen dhe

sherbimet per viktimat e trafikimit/viktima e mundshme te trafikimit te personave. Vlen të

përmendet pjesëmarrja e rreth 15 vullnetarëve të qendrës Vatra dhe të organizatave

pjesemarrëse, të cilët ndihmuan dhe realizuan në bashkëpunim me stafet e organizatave

organizatore informimin e gjerë të qytetarëve.

Në kuadër të projektit "Policimi në komunitet" zbatuar nga shoqata Tjetër Vizion në

bashkëpunim me bashkitë Elbasan, Gramsh dhe Prrenjas u realizua ndërgjegjësimi dhe

informimi i nxënësve të 4 shkollave 9-vjecare dhe të mesme të bashkive Gramsh dhe Prrenjas

mbi çështje që shqetësojnë sigurinë nëshkolla si bullizmi; trafikimi i qënieve njerëzore;

Shpërndarja dhe përdorimi i drogërave dhe efektet e tyre si dhe interneti i sigurtë. Rreth 105

nxënës (65 F- 40 M të 4 shkollave të mesme dhe 9-vjecare në bashkitë Prrenjas dhe Gramsh

moren pjesë në këto sesione.

Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2018, KRAT ka bërë përpjekje maksimale në ndërgjegjesimin

e komuniteteve vulnerabël të zonës Nish Tulla, kryesisht ndaj komunitetit Rom, duke zhvilluar

aktivitete të ndryshme me qëllim parandalimin e çdo forme dhune, trafikimi apo shfrytëzimi si

dhe duke ndërgjegjësuar familjet dhe fëmijët mbi rëndësinë e shkollimit të fëmijëve, punësimit

të tyre si dhe reduktimit të numrit të fëmijeve në situatë rruge që lypin apo që punojnë kryesisht

gjatë muajve të verës. Kursi i analfabetizmit, shërbimi i ofruar nga specialistja e gjendjes civile

e cila informon prindërit dhe anëtarët e komunitetit Rom në përgjithësi, mbi procedurat e

regjistrimit civil të fëmijëve, takime mbi "Braktisjen shkollore nga fëmijë të komunitetit Rom"

si dhe projekti “Përmirësimi i aksesit në programet e strehimit për Romët dhe Egjyptianët në

Durrës" janë disa nga aktivitetet e zhvilluara në këtë zonë.

Shërbimi Social Shtetëror ka zhvilluar disa takime në zyrën e Koordinatorin Kombëtar në

lidhje me tematika të ndryshme si Hartimi i “Planit të Veprimit“2018-2020,“Ngritja e Bordit

Këshillimor, Organizimi i Konferencës Kombëtare për VT/VMT, Muajin Antitrafik dhe

çeshtje te tjera të rëndësishme të strehëzave. Gjithashtu ka realizuar disa takime me Koalicionin

e Strehëzave Antitrafik, për çështje të rëndësishme të strehëzave, nuk kanë munguar

bashkëpunimet e vazhdueshme për menaxhimin dhe riintegrimin e rasteve. Janë realizuar 2

tryeza të rrembullakëta nga IOM, nga ku ishin pjesëmarrës përfaqësues nga Kosova e

Maqedonia me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në cështjet e trafikimit. Për vitin 2018 janë

organizuar tryeza të rrumbullakëta me tematika për parandalimin e trafikimit dhe rintegrimin

e VT/VMT nga organizata joqeveritare nga ku ka qenë prezent përfaqësues të ndryshëm të

shoqerisë civile, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore. Pjesë e këtyre takimeve

kanë qënë edhe përfaqësues nga SHSSH dhe QKPVT.

Inspektoriati Shetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore gjatë vitit 2018, në zbatim të

reformës së deregulimit, filloi implementimin e inspektimeve këshilluese për parandalimin e

formave të këqija të punës, për kategorinë e punëmarrësve nën 18 vjeç, duke rritur kështu

bashkëpunimin pëe punësim dhe kushte pune të denja, për këtë kategori punëmarësish.

Më 29 janar 2018, në Tiranë, u zhvillua seminari me gazetarë për të diskutuar mbi çështjet e

raportimit të medias lidhur me migracionin e parregullt, si dhe për të siguruar mbështetjen e

komunitetit të gazetarëve dhe të medias në shpërndarjen e mesazheve të fushatës. Pjesëmarrësit

Page 59: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

59

përfshinin gazetën PANORAMA, portale on –line (HASHTAG.al dhe ALBEU.com),

përfaqësues nga Ambasada e Holandës në Tiranë, nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit,

Ministria e Brendshme, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit, etj.

Më datë 7 shkurt, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje te Luftës kundër Trafikimit të

Personave, në bashkëpunim me MASR, KRAT dhe IOM zhvilloi takime ndërgjegjësuese në

Lezhë në zbatim të projektit” "Mbi parandalimin e migracionit të parregullt".

Më datë 13 shkurt, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje te Luftës kundër Trafikimit të

Personave zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë antitrafikim

lidhur me Planin e Veprimit 2018-2020. Në takim morën pjesë 20 persona.

Më datë 19 shkurt, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të

Personave zhvilloi një Tryezë të Rrumbullakët në Institucionin e Prefektit të qarkut Vlorë

lidhur me Planin e Veprimit 2018-2020. Në takimin e zhvilluar morën pjesë 22 persona,

konkretisht anëtarë të Tryezës Teknike Antitrafik të qarkut Vlorë, nënprefektët e Sarandës dhe

Delvinës, përfaqësues nga këshilli i qarkut, bashkia Vlorë, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria

e Shëndetit publik, Drejtoria Rajonale Arsimore, përfaqësues nga organizatat jopublike të

qytetit të Vlorës, etj.

Më datë 22 shkurt, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të

Personave zhvilloi një Tryezë të Rrumbullakët në Institucionin e Prefektit të qarkut Shkodër

lidhur me Planin e Veprimit 2018-2020. Në takimin e zhvilluar morën pjesë 20 persona,

konkretisht anëtarë të KRAT dhe Tryezës Teknike Antitrafik të qarkut, përfaqësues nga këshilli

i qarkut, bashkia Shkodër, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria e Shëndetit publik, Drejtoria

Rajonale Arsimore, përfaqësues nga organizatat jopublike të qytetit etj.

Në datat 12-13 qershor u zhvilluan disa takime informuese në qarkun Elbasan, lidhur me

parandalimin e fenomenit të fëmijëve të pashoqëruar, kryesisht në Itali.

Në datat 21-22 qershor u zhvilluan disa takime informuese në qarkun Fier, lidhur me

parandalimin e fenomenit të fëmijëve të pashoqëruar, kryesisht në Itali.

Më datë 25 qershor 2018, u organizua në Ministrinë e Brendshme takimi informues me temë

“Punonjësit e pushtetit vendor vënë në lëvizje mekanizmat kundër trafikimit të personave dhe

dhunës ndaj grave”. Në takim morën pjesë rreth 45 persona: përfaqësues nga 13 bashkitë,

Këshillat e qarqeve dhe anëtarë të Tryezave Teknike të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, nga

Drejtoritë Vendore të Policive të këtyre qarqeve, nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social

Shtetëror, Drejtoritë e Shërbimeve Sociale, punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve, OJF, etj.

Në datë 27 qershor, në Shkodër u zhvillua tryeza me temë “Përmirësimi i sistemit të mbrojtjes

së fëmijëve të shfrytëzuar për punë në vendet fqinjë”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të

strukturave shtetërore të qarkut Shkodër dhe Koordinatori Kombëtar i Malit të Zi një grup me

përfaqësues që ofrojnë shërbime për fëmijët.

Në datë 27 shtator, në Prizeren u zhvillua tryeza e 3-të me temë “Përmirësimi i sistemit të

mbrojtjes së fëmijëve të shfrytëzuar për punë në vendet fqinjë”, në të cilën morën pjesë

përfaqësues të strukturave shtetërore të qarkut Kukës dhe një grup me përfaqësues nga Kosova

që ofrojnë shërbime për fëmijët.

Më datat 12-13 dhjetor në Durrës, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve,

Page 60: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

60

ishte pjesë e ëorkshopit rajonal/konsultativ mbi “Zhvillimin e modelit për shërbimet

riintegruese me bazë komunitare për viktiamt/viktimat e mundshme të trafikimit, duke

përfshirë dhe programin për mentorimin e të rinjve.

Në qarkun e Elbasanit

Komiteti Rajonal Antitrafik Qarku Elbasan gjatë vitit 2018 ka fokusuar punën e tij në, rritjen e

nivelit të sensibilizimit të publikut, për fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe

forcimin e shërbimeve ndaj viktimave të mundshme të trafikimit dhe viktimave të trafikimit.

Në bashkëpunim me Shoqatën “Tjetër Vision” më datë 20 Dhjetor u organizua një trajnim me

anëtart e KRAT mbi ndryshimet e legjislacionit penal dhe mbrojtjes së viktimave të krimeve,

përfshirë dhe viktimat e trafikimit. Gjatë gjithë vitit janë kryer seminare dhe aktivitete

sensibilizuese me personelin mjekësor dhe arsimtarët. Në stinën e verës 15 Qeshor – 30 Korrik

u organizuan disa kampe verore me fokus përfshirjen e fëmijëve të familjeve në nevojë, me

rreth 1000 fëmijë të përfshirë.

Në Qarkun Korçë

Në aktivitetet sensibilizuese që u zhvilluan morrën pjesë nxënës të klasave të ndryshme,

kryesisht të klasave të teta, të nënta dhe nga vite të ndryshme të shkollave të mesme, në to ishin

gjithashtu të pranishëm edhe punonjësit sociale.

Në këto takime nga ana e specialistëve të drejtorive të mësipërme është dhënë një informacion

i bollshëm ndërgjegjësues dhe sensibilizues për format, metodat dhe qëllimin e trafikimit të

personave duke vënë theksin sidomos në rastet e trafikimit të të rinjve dhe fëmijëve. Rëndësi i

është kushtuar dhe dhënies së informacionit jo vetëm për denoncimin e rasteve të trafikimit,

por sidomos dhe si duhet të veprohet për mbrojtjen dhe rehabilitimi e viktimave të trafikimit

dhe viktimave të mundshme të trafikimit.

Takimet u shoqëruan edhe me shfaqjen e materialeve të ndryshme me temë trafikimin e

personave dhe me prenzantim të nxënësve me ese dhe poezi. Gjatë prezantimit u është

demonstruar nxënësve përdorimi i aplikacionit “Raporto-Shpëto”.

Gjatë të gjitha takimeve u dha mesazhi tek pjesmarrësit se sa i rëndësishëm është: Parandalimi

i trafikimit të personave dhe mekanizmat mbështetëse të mbrojtjes së fëmijëve.

Në qarkun Lezhë

Gjatë vitit 2018 D.R.Sh.S.Sh Lezhë ka zhvilluar 20 takime sensibilizuse dhe ndërgjegjësuese

në të gjithë qarkun e Lezhës ku janë trajtuar çështje të trafikimit të personave dhe

rrezikshmërinë e fenomenit. Ka zhvilluar takime me sektorët social në të tri bashkitë e qarkut,

Lezhë, Kurbin dhe Mirditë për t’i informuar mbi rendësinë e sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit

të të rinjëve dhe komunitetit për luftën kundër trafikimit të personave.

Sektori i promocionit në drejtorinë e shëndetit publik, në bashkëpunim me kishën katolike,

kanë zhvilluar tre takime me gra dhe fëmijë të komunitetit rom. Aktivitete sensibilizuese dhe

ndërgjegjësuese janë zhvilluar nga të gjithë aktorët që janë pjesë e nënkomitetit.

Sektori i shërbimit social (NJMF) dhe specialistët për barazinë gjinore në bashkinë Lezhë, në

zbatim të planit të veprimit të luftës kundër trafikimit të personave, për vitin 2018 e filloi punën

me takime sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese “Njohja me punën, rolin dhe detyrat e NJMF në

informimin, mbi fenomenet e ndryshme që shqetësojnë fëmijët sot”, duke trajtuar edhe tema

mbi “Migrimin e parregullt”, si një rrezik potencial që mund të sjellë si pasojë viktima të

trafikimit. Janë zhvilluar 8 takime në 6 shkolla të ndryshme të Lezhës, duke i koordinuar në

Page 61: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

61

qytet dhe fshat. Takimet janë zhvilluar në shkollat e mesme dhe 9 vjeçare Torovicë, Kolajakaj,

Rraboshtë, Balldre, “Ragacionistët” dhe “Hydajet Lezha”.

Drejtoria rajonale e shëndetësisë Lezhë gjate vitit 2018, në zbatim të detyrave që kjo drejtori

ka në ngarkim, ka zhvilluar aktivitete sensibilizuese me target grupe të ndryshme në

qendrat shëndetesore dhe shkolla të qytetit, ku janë trajtuar procedurat standarte të veprimit për

viktimat e trafikimit dhe rastet e mundshme, mënyrat e identifikimit të rasteve, grupet me të

rriskuara si dhe format e raportimit dhe organet ku mund të drejtohen për ndihmë.

Në qarkun Tiranë

Gjatë muajit Antitrafik, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me anëtarët

e Tryezave Teknike ka organizuar 11 (njëmbëdhjetë) takime sensibilizuese në shkollat e

qytetit të Tiranës.

Më datë 20 shkurt, është organizuar takimi i Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të

Qënieve Njerëzore pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut.

Më datë 21mars është organizuar takimi i Tryezës Teknike të Luftës kundër Trafikimit të

Qënieve Njerëzore pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë. Përfaqësues të Institucionit

të Prefektit të Qarkut Tiranë kanë marrë pjesë në takimin mbi venien në lëvizje të punojësve të

pushtetit vendor për mekanizmat kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe dhunës ndaj grave

në Ministrinë e Brendshme.

Më datë 30 tetor, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Anëtarët e

Tryezave Teknike ka marrë pjesë në ekspozitën kombëtare me piktura nga nxënësit e shkollave

të qytetit të Tiranë.

Në qarkun Dibër

Në kuadër të parandalimit të fenomenit të trafikimit nga strukturat përgjegjëse në nivel qarku,

me qëllim parandalimin e trafikimit, janë realizuar detyra konkrete, duke përfshirë këtu

organizimin e fushatave ndërgjegjësuese ndaj komunitetit në tërësi si dhe veçannrisht për

shtresat socilale vulnerable, si më të rrezikuara nga fenomeni i trafikimit.

Gjatë vitit 2018, nga Institucionet dhe OJF-të anëtarë të Tryezës Teknike Antitrafik u zhvilluan

fushata ndërgjegjësuese, sensibilizuese, aktivitete sociale, takime si:

Projekti i sponsorshipit, projekti i edukimit, trajnim i mbrojtjes së fëmijëve, takime diologuese

me nxënësit e shkollave, trajnime me prindërit mbi dhunën në familje, trafikimin dhe

parandalimin, trajnime me gra e vajza në fshatra, organizimi i tryezave dialoguese “Shoqëria

civile dhe fenomeni i trafikimit”, organizimi i takimeve në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare,

gjatë muajit Tetor antitrafik, takim “Drejtësia është histori e vërtetë kur në plan të parë janë

viktimat”, “Sesion informimi për të drejtat e viktimave të veprës penale” etj.

Në qarkun Vlorë

Më datën 29 qershor, në ambientin e Hotel “Internacional Tirana”, me ftesë të Zyrës së

Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, drejtuesi i

KRAT Vlorë, drejtuesi i TT dhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës Psiko- Sociale “Vatra”, ishin

pjesëmarrës në zhvillimin e eventit për nënshkrimin e “Thirrjes për Veprim” kundër punës së

detyruar, skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore, organizuar nën kujdesin e

Ministrit të Brendshëm.

Page 62: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

62

Në datën 3 Korrik 2018, u organizua një takim pranë zyrave të Vatrës ku ishin prezent

përfaqësues të rrjetit URAT, përfaqësues nga Prefektura, Bashkia Vlorë, Drejtoria e Policisë

dhe institucione të tjera pjesë e KRAT dhe TT, për të diskutuar konkretisht hapat e mëtejshëm

për realizimin e një aktiviteti sa më dinjitoz dhe të mirëkoordinuar, ku secili mori detyrat dhe

përgjegjësitë e veta.

Në datën 30 Korrik 2018, në kuadër të ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit të

Personave, Qendra Psiko- Sociale “Vatra” dhe rrjeti URAT në bashkëpunim me Ministrinë e

Brendshme/ Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim, u organizua një event sensibilizues,

ku nëpërmjet shpërndarjes së materialeve informuese (fletë palosje, broshura, postera, etj),

informuan qytetarët mbi çështjet e trafikimit njerëzor dhe shfrytëzimit. UN GIFT BOX

qëndroi e instaluar përgjatë 3 ditëve (31 Korrik dhe 1 Gusht 2018). Vlerësimi për këtë aktivitet

u shfaq dhe me prezencën e Zëvendësministres së Brendshme, Znj. Rovena Voda.

Më datën 10 gusht është zhvilluar takimi, për problematikën e shfaqur për menaxhimin e

rasteve të fëmijëve në situatë rruge gjatë sezonit turistik, ku edhe rastet kanë qënë më të shtuara.

Takimi është përmbyllur pas diskutimeve, me hartimin e një plani masash nga NJMF në

bashkëpunim dhe me aktorët e tjerë.

Më datën 12 dhjetor, në ambientin e Hotel “Pavarësia”, Ministria e Brendshme në bashkëpunim

me CIES në Shqipëri dhe me Tryezën Teknike, organizuan takimin informues me temën

“Punonjësit e pushtetit vendor vënë në lëvizje mekanizmat kundër trafikimit dhe dhunës ndaj

grave”. Referuan z. Antonello Massenti dhe zj Valbona Lenja në lidhje me legjislacionin dhe

qasjen e shërbimet e nevojshme për viktimat e dhunës e trafikimit.

Më datën 14 dhjetor, në ambientin e Hotel “Internacional Tirana”, me ftesë të Zyrës së

Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, drejtuesi i

KRAT Vlorë, drejtuesi i TT dhe drejtore ekzekutive e Qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, ishin

pjesëmarrës në zhvillimin e Konferencës Kombëtare Antitrafikim.

Në qarkun e Durrësit

Gjatë vitit janë zhvilluar 4 Takime të KRAT dhe 6 takime të Tryezës Teknike dhe tematika e

tyre ka qenë e ndryshme: analiza vjetore dhe hartimi i planit të veprimit, fëmijët në situatë

rruge, familjet me nivel të ulët ekonomik që marrin ndihmë ekonomike, problemet e

komunitetit rom dhe egjiptian, braktisja e shkollës nga fëmijët etj.

Disa takime sensibilizuese janë organizuar në muajt mars, prill, maj, tetor dhe nëntor me

nxënësit e shkollave të mesme dhe 9 vjecare “Naim Frashëri”, “Hasan Koçi”,“Hysen Cela”,

“Kushtrimi i Lirisë”,“Jusuf Hoti“, shkollat e mesme në Manëz dhe Katund të Ri. Këto aktivitete

kishin për qëllim të rrisnin ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e trafikimit dhe se si këta të

rinj të jenë edukatorë të së ardhmes për bashkëmosharët e tyre, duke përdorur mjetet

teknologjike dhe jo vetëm, për të shmangur rastet e mundëshme të trafikimit. Në këto takime

informuese u shfaqën disa citime mbi mite dhe realitete të përgatitur nga të rinjtë ku

përmblidheshin të gjitha hapat se çfarë është trafikimi, rreziqet dhe format e zgjidhjes si edhe

rolin e institucioneve shtetërore dhe OJF në KRAT. Takime te tilla sensibilizuese janë mbajtur

pothuajse në të gjitha shkollat e qytetit si edhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu“.

Janë zhvilluar 10 takime ndërgjegjësuese gjatë gjithë vitit nga Tryeza Teknike me stafet e

qendrave shëndetësore për detyrat që kanë këto stafe në lidhje me identifikimin dhe referimin

Page 63: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

63

e Viktimiva të Trafikimit. Takime të njëjta janë organizuar dhe gjatë muajve të verës me

qendrat shëndetësore sezonale që janë hapur gjatë vijës bregdetare për t’i ardhur në ndihmë

pushuesve. DRSH ka financur fletë palosjet e shpërndara për këtë qellim.

Janë organizuar 5 takime sensibilizuese (3 prej të cilave janë zhvilluar në muajin tetor) me

temë orientimin e të rinjve drejt punësimit me nxënësit e shkollave profesionale, përfaqësues

dhe punonjës të bizneseve fasone. Qëllimi i aktivitetie ishte sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi

për fenomenin e trafikimit, orientimi i të rinjve drejt punësimit. Të rinjtë u njohën me ofertat

dhe mundësitë e punësimit si gjatë vitit shkollor ashtu edhe në pushimet verore. Interesi i këtyre

të rinjve ishte i madh sidomos për specialitete që kanë të bëjnë me sezonin turistik, pasi degët

për të cilat ato studjojnë përputhen më së miri me këto oferta. Gjatë aktivitetit u shpërndanë

fletë palosje nga Zyra Rajonale e Punës ku pasqyroheshin mundësitë e punësimit si një nga

mënyrat më efikase për largimin e të rinjve nga fenomenet negative.

Fëmijët në situatë rruge kanë qenë në fokusin e aktiviteteve dhe planit të veprimit të KRAT.

Bashkëpunimi më i rëndësishëm i KRAT ka qenë ai me NJMF pranë bashkive dhe shoqatën

Ëorld Vision. Janë menaxhuar në total 70 raste të fëmijëve me problematika të ndryshme,

varfëria, dhuna, fëmijë në situatë rruge, rregjistrim gjendje civile, mbështetje biznese sociale,

ndihmë ligjore etj.

Në qarkun Berat

Në kuadër të muajit kundër trafikimit të qënieve njerëzore, Ambasada e Vendeve të Ulëta në

Tiranë në bashkëpunim me Qendrën “Tirana - Art” organizuan në sallën e konferencave të

Bashkisë Berat aktivitetin me temë “Handle ëith care”. Ky projekt, ideuar nga Jimini Hignett

& Patricia Kaersenhout, synon të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë kundër trafikimit të qënieve

njerëzore.

Performuan në këtë aktivtet histori të vajzave të trafikuara aktoret Ema Andrea dhe Rajmonda

Bulku, të cilat përcollën emocione mjaft të forta për të pranishmit.

Bashkia Berat organizoi takim me komunitetin dhe specialistë të sektorit social lidhur me

sensibilizimin e grave, vajzave dhe femijëve se si mund ta parandalojmë fenomenin e

trafikimit.

Këshilli i Qarkut Berat organizoi një takim me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, për të

vlerësuar dhe nxitur rolin e tyre në adresimin dhe luftimin e këtij fenomeni.

Drejtoria e Shëndetit Publik në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit kanë

zhvilluar takim sensibilizues në ambjentet e bizneseve In-Tex dhe Center Shqiptare.

Aktivitete ne shkollën 9-vjeçare Samaticë ku përmes pikturave të ndryshme u tregua se sa e

bukur është jeta, ndaj nuk ja vlen që ta vrasim atë.

Bashkia Skrapar organizoi ekspozitë me punime nga nxënës të dy shkollave 9-vjeçare e

titulluar “Realitete Jete”, përgjatë pedonales së pedonales së qytetit. Janë organizuar tre

aktivitete në kuadër të Ditës Ndërkombëtarë të Librit për Fëmijë, Ditës Ndërkombëtare të

Autizimit si dhe Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në Situatë Rruge, ku janë përcjellë mesazhe

të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me aftësi ndryshe, fëmijëve që gjenden

përditë në situatë rruge dhe që mund të bien preh e trafikimit shumë lehtë, se cfarë mund të

bëjmë të gjithë së bashku për të ndryshuar jetën e këtyre fëmijëve etj.

Bashkia Kuçovë organizoi në shkolla të ndryshme aktivitete sensibilizuese me pankarta,

postera duke shpalosur mesazhe kundër trafikimit.

Page 64: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

64

Nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë janë zhvilluar dy aktivitete: Një aktivitet është zhvilluar

në qëndër të qytetit me kalimtarët të cilëve u janë shpërndarë fletëpalosje informuese mbi

trafikimin. Një aktivitet tjetër është zhvilluar me kryeinfermierët e qëndrave shëndetësore.

Në qarkun Fier

Për periudhën Janar - Dhjetor 2018 janë realizuar 15 aktivitete ndërgjegjësuese në

bashkëpunim me përfaqësues të IOM, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Policinë e

Shtetit, Prefekturën Fier, Bashkinë Patos, Bashkinë Roskovec, në kuadër të Ditës

Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Eshtë ndërmarrë një iniciativë e përbashkët duke ngritur skuadrat e terrenit për të monitoruar

dhe vëzhguar fëmijët që punojnë në pika strategjike të Bashkisë Fier: Tregu Rom, Mbrostar,

Drizë dhe Levan. Në kuadër të muajit të Luftës kundër Trafikimit të Personave, specialistët e

Drejtorisë Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Fier në bashkëpunim me Punonjëset për

Mbrojtjen e Fëmijëve, NJMF, Bashkia Patos, Lushnje dhe Mallakastër realizuan aktivitetet

informuese në bashkëpunim me disa shkolla 9 vjecare dhe të mesme si: Shkolla e Mesme të

Bashkuar " Mustafa Matohiti" në Njësinë Administrative Ruzhdie, Shkolla 9 vjeçare

"Muhamet Shehu" në qytetin e Patosit, Shkolla 9 vjeçare "Ismail Klosi" në qytetin e Ballshit

ku morën pjesë nxënës dhe staf të shkollave të ndryshme 9 vjeçare dhe Shkollës së Mesme

"Dervish Hekali", të Bashkisë Mallakastër, Shkolla e Mesme të Bashkuar "Sotir Çapo" në

Njësinë Administrative Zharrëz, Shkolla e Mesme të Bashkuar "18 Tetori" në qytetin e

Lushnjes.

Bashkia Fier ka kryer, fushata masive për rritjen e ndërgjegjësimit.

• 1 fushatë në muajin Shkurt për sensibilizimin e opinionit publik me moton “Jo emigracionit

të paligjshëm”

• 1400 pjesmarrës në fushatat rajonale.

• 1500 fletpalosje,

• Janë informuar apo këshilluar rreth 450 persona.

Më 22 qershor është zhvilluar takimi i KRAT-it dhe Tryezës Teknike Rajonale Antitrafikim

të Qarkut Fier në lidhje me sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin lidhur me parandalimin e

emigracionit të parregullt, drejt Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian dhe për fëmijët e

pashoqëruar drejt vendeve të BE.

Në qarkun Kukës

Gjatë kësaj periudhe një vëmendje e veçantë i është kushtuar identifikimit dhe parandalimit të

veprimtarisë kriminale të trafikimit sidomos tani gjatë sezonit turistik kur procedurat e

përpunumit të mjeteve dhe qytetarëve janë me liberale dhe fluksi i hyrje-daljeve në kufi është

më i lartë duke koordinuar punën edhe me shërbimet tjera shtetërore ligjzbatuese brenda dhe

jashtë kufirit shtetëror. Gjatë muajit Tetor janë zhvilluar 8 aktivitete sensibilizmi si muaj

Antitrafik. Janë zhvilluar dy takime në nivel Nënkomiteti te Luftes Anti-Trafik. Drejtoria Arsimore Rajonale në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave ka vazhduar

sensibilizimin e nxënësve për rreziqet e trafikimit të personave në kuadër të edukimit ligjor, ku

një nga pikat e këtij edukimi ka qenë dhe rreziku që vjen nga martesat në moshë të hershme

dhe mundësit e trafikimit të nxënësve përmes martesave të paligjshme.

Page 65: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

65

Në qarkun Shkodër

Mbështetur në programin e miratuar, gjatë muajit Tetor (i nominuar si muaji i luftës kundër

trafikimit te personave) me sloganin #Bashkë Mundemi! # Luftojmë Trafikimin! Në qark

nga Komiteti Rajonal dhe institucionet rajonale dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore- pjesë e

Komitetit Rajonal, janë zhvilluar:

- mbi 80 aktivitete ndërgjegjësuese (përfshi takimet e organizuara nga DAR, Drejtoria

Rajonale e Shëndetësisë, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria e Formimit Profesional, Policia

Vendore, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore; Shoqatat e ndryshme, etj.);

- 22 trajnime, ëorkshope dhe tryeza të rrumbullakëta;

- ekspozita me punime të nxënësve të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, ne te gjitha

shkollat e qytetit dhe punimet me te mira për një tre ditë janë prezantuar në hollin e ndërtesës

se Këshillit te Qarkut dhe Institucionit të Prefektit;

- Pjesëmarrja në ekspozitën Kombëtare ku Qarku Shkodër është prezantuar me 20

punimet me te mira të nxënësve te shkollave te qarkut, me teme luftën kundër trafikimit te

personave;

- 3 emisione televizive në mediat lokale;

- 2 Kros, aktivitet sportiv, marshim sensibilizuese në rrugët e qytetit Shkodër e Koplik;

- mbi 22 sesione informuese me komunitetin, nxënës, mësues, psikologë, etj.

Linja 116 006, telefonatat dhe sms-të e ardhura gjatë vitit 2018

Aktualisht në Sallën e Komandimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

funksionon linja kombëtare, falas për Viktimat e Trafikimit, e cila është e aksesueshme nga

çdo telefon fiks dhe celular. Numri në dispozicion të personave që duan të raportojnë një rast

trafikimi apo për personat që vetë identifikohen si viktima është 116 006, numër ky i

harmonizuar me linjat telefonike të Komisionit Evropian në dispozicion të qytetareve për të

denoncuar dhe për të kërkuar ndihmë. Gjatë periudhës raportuese, në qendrën operative, ka

pasur gjithsej 3 (tre) thirrje në numrin falas në ndihmë të viktimave/ viktimave të mundshme

të trafikimit. Të tre këto telefonata kanë pasur lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore. Të

gjitha thirrjet u bënë në gjuhën shqipe. Rezultoi se një nga thirrjet ishte me numër të huaj

(zvicerian).

Për sa më sipër, në të gjitha rastet janë bërë njoftimet përkatëse sipas strukturave përkatëse.

Nuk është iniciuar asnjë hetim dhe asnjë viktimë nuk është identifikuar.

Gjithashtu në muajin e fundit nga numrat e vënë në dispozicion për këtë qellim, funksionojnë

vetëm linjat Vodafone dhe T-Mobile.

Gjatë vitit 2018 Linja telefonike Kombëtare 116 006, e cila është falas, është promovuar në

takimet dhe sesionet informuese, duke shpjeguar ndihmesën që ofron ky numër dhe është

shpjeguar aplikacioni “Raporto! Shpëto!”. Gjithashtu numri 116 006 u botua në çdo

fletëpalosje apo materiale të ndërgjegjësimit dhe janë shpërndarë në pothuajse çdo aktivitet apo

takim, duke informuar kështu grupe të ndryshme të synuara për raportimin e viktimave të

mundshme të trafikimit përmes këtij numri.

ALO 116 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë

Page 66: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

66

UNICEF në Shqipëri dhe Linja Ndërkombëtare e Këshillimit për Fëmijë kanë patur një

bashkëpunim intensiv në ndërtimin dhe konsolidimin e ALO 116-Linja Kombëtare e

Këshillimit për Fëmijë në Shqipëri.

UNICEF në bashkëpunim me Linjën Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ALO 116, me

Minsitrinë e Brendshme dhe me Punonjsit e Mbrojtjes së Fëmijëve, rezultojnë në rritje

graduale të raportimit vjetor të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve, shumë prej të cilave mund

të jenë në rrezik të bëhen viktima të trafikimit.

2 269 raste të abuzimit të dhunës ndaj fëmijëve dhe të dhunës në total, u raportuan në vitin

2018 dhe iu referuan shërbimeve të nevojshme.

Organizata Unicef duke vazhduar përmirësimin e punës së saj të drejtpërdrejtë me fëmijët

adoleshentët dhe mësuesit bashkëpunon ngushtë me Agjencinë Shtetërore të Sigurisë

Kibernetike dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Janë trajnaur 300 fëmijë të

shkollave dhe edukatorë rreth sigurisë në internet. Përdorimi i internetit nga moshat e reja

dhe rritja e përqindjes së këtyre moshave në përdorim, sic vihet re vitet e fundit ka pësuar

rritje, krijon dy elementë kryesorë si mundësitë dhe rrezikun.

Masa parandaluese të strukturave të sistemit arsimor:

Përfshirja e identifikimit të VT/VMT në kurrikulën e trajnimit dhe të licencimit të

mësuesve, duke filluar nga arsimi parashkollor dhe deri në arsimin e mesëm të lartë:

Nëpërmjet udhëzimeve të nxjerra, MASR udhëzon me prioritet regjistrimin dhe riintegrimin

në shkollë të fëmijëve apo personave që janë viktima apo viktima të mundshme të trafikimit.

Pranë çdo shkolle funksionon shërbimi psiko-social shkollor dhe në ndihmë të psikologut

ngrihet grupi mbështetës që përbëhet nga drejtori dhe dy mësues. Në nivel shkolle ky është

grupi që trajton me përparësi problemet e fëmijëve në rrezik braktisje dhe trafikimi.

Këtë vit MASR hartoi dhe miratoi Udhëzimin e ri nr. 17, datë 09.05.2018 “Për procedurat e

ndjekjes së arsimit bazë dhe për arsimimin me kohë të pjesshme në arsimin bazë”. Ky udhëzim

shfuqizoi dy udhëzimet e mëparshme dhe lehtëson procedurat e regjsitrimit/rikthimit në shkollë

të fëmijëve që për rrethana të përcaktuara në udhëzim, nuk e kanë ndjekur arsimin bazë për të

paktën dy vite shkollore, e kanë braktisur shkollën, identifikohen si të paregjistruar në shkollë

ose janë fëmijë në situatë rruge. Sipas këtij udhëzimi, nxënësit braktisës nuk kanë nevojë të

ndjekin shansin e dytë. Ata riintegrohen menjëherë në klasat e zakonshme dhe i nënshtrohen

programit mësimor individual për plotësimin e mangësive që kanë për shkak të braktisjes apo

mosregjistrimit në kohën e duhur në shkollë.

Gjithashtu, udhëzimi krijon lehtësira për ndjekjen e arsimit bazë me kohë të pjesshme nga të

rriturit që nuk kanë arritur ta mbarojnë arsimin bazë me kohët të plotë. Ky udhëzim krijon

shumë lehtësira për arsimimin e viktimave të trafikut që janë shkëputur nga arsimi bazë, duke

i dhënë mundësi për tu rikthyer në sistem, pavarësisht moshës.

Në zbatim të marrëveshjes së rinovuar të bashkëpunimit “Për identifikimin dhe regjistrimin në

shkollë të të gjithe fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor”, lidhur midis Minsitrisë së

Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale, MASR përmes njësive arsimore vendore, merr masa për regjsitrimin në

kopshtimn apo shkollën më të afërt të fëmijëve në situatë rruge, në përputhje me legjislacionin

në fuqi, vë në dispozicion strukturat dhe shërbimin psikologjik dhe social në shkolla për

asistimin e rasteve të fëmijëvë braktisës dhe në situatë rruge, bashkëpunon me njësitë e

Page 67: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

67

mbrojtjes së fëmijëve braktisës dhe në sitauatë rruge, monitoron zbatimin e të gjitha masave

për sigurimin e teksteve dhe të mjeteve shkolllore për këto fëmijë. Çdo vit rikthehen në shkollë

mesatarisht 70-80 fëmijë të identifikuar barktisës dhe në situatë rruge.

Si çdo vit akademik, MASR përgatit udhëzimin e vitit për të gjitha institucionet arsimore të

sistemit parauniversitar. Në zbatim të Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër trafikimit të

Personave, në këtë udhëzimnjë vend të veçantë zë Plani Kombëtar i Veprimit për Luftën kundër

Trafikimit të Qenieve Njerëzor. Për këtë njësitë arsimore vendore, drejtoritë dhe stafet e

shkollave si dhe njësitë e shërbimit psiko-social, udhëzohen: a) të marrin masa për edukimin

kundër trafikimit të fëmijëvë, përmes trajtimit të moduleve të veçanta në kurrikulën mëe

zgjedhje të lirë dhe veprimtarive të ndryshme. b) të zbatojë PSV (procedurat standarte të

veprimit) për identifikimin dhe referimin e viktimave të mundshme të trafikut si dhe të arsimojë

me përparësi sipas akteve ligjore ne fuqi, viktimat e trafikut, të identifikuara dhe të trajtuara

qendrat rezidenciale. c) të marrin masa për të zhvilluar veprimtari dhe fushata informuese dhe

edukative në nivel shkolle dhe njësie arsimore vendore, përgjatë muajit tetor 2018, si muaji i

antitrafikut të qenieve njerëzore.

Bazuar në Udhëzimin e vitit, të gjitha institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin

parauniversitar, si dhe institucionet arsimore hartuan dhe zbatuan një plan aktivitetesh për

muajtin tetor 2018. U zhvilluan aktivitete ndërgjegjësuese, tema edukative lidhur me

antitrafikun, si dhe konkurse të ndryshme me ketë temë në çdo institucion arsimor. Këto

aktivitete u ndoqën dhe u monitoruan nga njësitë arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin

parauniversitar.

Page 68: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

68

KOORDINIMI I AKTORËVE ANTITRAFIK BRENDA VENDIT

Koordinimi me anëtarët e Mekanizmit Kombëtar të Referimit

Mekanizmi Kombëtar i Referimit është një mekanizëm i përbërë nga disa prej institucioneve

më të rëndësishme shtetërore dhe jo shtetërore. Secila nga institucionet firmëtare, ka angazhime

specifike me qëllim identifikimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit, si dhe

për të siguruar që ato marrin të gjithë mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme.

Janë organizuar takime periodike të anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit në 14 maj,

6 gusht, 21 shtator dhe 9 tetor. Mekanizmit Kombëtar të Referimit është shtuar me dy anëtare

të rinj. Në takimet periodike është diskutuar mbi problematikat e hasura dhe angazhimin

institucional të secilit anëtar të MKR-së në mënyrë të koordinuar për të rritur përpjekjet dhe

rezultatet antitrafikim, mbi identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të

trafikimit, dhe zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtjen e

Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit (miratuar me VKM nr.499, datë 29.08.2018)

dhe Planit të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2018-2020( miratuar me

VKM nr.770, datë 26.12.2018), i cili rrit bashkëpunimin me të gjithë partnerët kombëtarë,

ndërkombëtarë dhe rajonalë për të goditur dhe parandaluar trafikimin dhe shfrytëzimin

ndërkombëtar të njerëzve nëpërmjet konventave të nënshkruara, Marrëveshjeve dhe

protokolleve të bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe komunikimeve të

drejtpërdrejta ndërmjet agjencive të ngarkuara shtetërore. Në një nga takimet fokusi u vendos

në rishikimin e memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet “Sekretarit të Shtetit për

Departamentin e Brendshëm” dhe “Ministrisë së Punëve te Brendshme” të nënshkruar në vitin

2014, me qëllim përqasjen e saj me Direktivën e Përgjithshme të BE-se për mbrojtjen e të

dhënave personale. Në këtë mbledhje u diskutua për problematikat dhe sugjerimet e anëtarëve

të Mekanizmit Kombëtar për përmirësimin dhe mirëfunksionimin e zbatimit të këtij

memorandumi.

Koordinimi me Autoritetin Përgjegjës2

Autoriteti Përgjegjës është struktura që merret me identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe

riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Detyrat e Autoritetit Përgjegjës

janë: të udhëzojë dhe të orientojë strukturat në bazë/strukturat në varësi për zbatimin korrekt të

parimeve dhe detyrimeve të Procedurave Standarde të Veprimit; të marrë, të shkëmbejë dhe të

vlerësojë informacion dhe të koordinojë identifikimin e shpejtë dhe të sigurt të viktimave dhe

viktimave të mundshme të trafikimit, ofrimin e ndihmës së menjëhershme dhe afatgjatë, si dhe

aksesin në shërbime të viktimave të mundshme dhe viktimave të trafikimit; të monitorojë

kryerjen e detyrave të përcaktuara në Procedurat Standarde të Veprimit nga strukturat në

bazë/strukturat në varësi; të sigurojë mbledhjen e plotë, regjistrimin dhe analizën e thelluar të

informacionit që ndihmon vlerësimin dhe adresimin e plotë të nevojave të viktimave të

mundshme e viktimave të trafikimit dhe të informojë Koordinatorin Kombëtar Antitrafik; të

kontribuojë në njohjen e Mekanizmit Kombëtar kundër trafikimit, në zhvillimin e përpjekjeve

antitrafik në vend dhe në integrimin e tyre në mbrojtjen për personat në nevojë, si edhe në

forcimin e partneritetit efektiv ndërinstitucional dhe ndërkombëtar kundër trafikimit.

Mbështetur në Rregulloren “Për Organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Përgjegjës “Për

Identifikimin, Referimin, Mbrojtjen dhe Riintegrimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të

Trafikimit”, si dhe me qëllim përmbushjen e detyrave të miratuara në të, gjatë periudhës Janar-

2 Për më shumë informacion shih Aneksin 2.

Page 69: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

69

Dhjetor 2018 Autoriteti Përgjegjës është mbledhur në mënyrë të rregullt duke organizuar

takime në mënyrë periodike. Nga Autoriteti Përgjegjës janë identifikuar dhe referuar

gjithsej 95 persona (2 vt – 93 vmt; të rritur – 26; 67 të mitur; femra – 60; meshkuj– 35;

të huaj – 1).

Koordinimi me Komitetet Rajonale Antitrafik3

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, gjatë

periudhës së raportimit janar-dhjetor 2018, ka koordinuar dhe monitoruar veprimtarinë e

Komiteteve Rajonale Antitrafik (KRAT), ka marrë pjesë dhe ka iniciuar takime të rregullta,

periodike dhe orientuese me prefektët e qarqeve dhe anëtarët e KRAT-eve dhe Tryezave

Teknike Antitrafik, me qëllim, garantimin e përmbushjes së rolit dhe funksioneve të tyre, si

struktura kryesore lokale për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit, identifikimin

e problemeve parësore në nivel rajonal, si dhe vlerësimin e gjendjes dhe përcaktimin e nevojave

specifike të qarkut. Është rritur numri i aktorëve të përfshirë në luftën kundër trafikimit të

personave, duke përfshirë në Komitete më shumë aktorë të pushtetit vendor dhe të shoqërisë

civile, si dhe janë zhvilluar në të gjitha qarqet e vendit takime më të shpeshta të anëtarëve të

Komiteteve Rajonale Antitrafik dhe Tryezave Teknike Antitrafik.

Gjatë muajit tetor “Muajin e Luftës kundër Trafikimit të Personave”, Komitetet kanë

koordinuar aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për parandalimin e trafikimit të

personave. Në zbatim edhe të rekomandimeve të Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër

Trafikimit të Personave, janë krijuar më shumë hapësira për shoqërinë civile, si në nivel

qendror dhe vendor, si dhe është rritur vëmendja e aktorëve antitrafik për çështje të veçanta si:

mbrojtja e fëmijëve, fokusimi tek trafikimi i brendshëm, promovimi i Linjës Kombëtare

116006 dhe Aplikacionit Raporto! Shpëto!, referimi dhe zgjidhja e rasteve brenda kapaciteteve

të qarkut.

KOORDINIMI DHE FUQIZIMI I PARTNERITETEVE, VEÇANËRISHT ME

SHOQËRINË CIVILE

Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile luan një rol thelbësor në adresimin e trafikimit

të qenieve njerëzore, bashkëpunimit efektiv dhe përfshirjes së shoqërisë civile në strukturat

shtetërore dhe si partnerë të barabartë.

Gjatë vitit 2018, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështeti institucionet shqiptare në trajtimin

e çështjeve të trafikimit duke u përqendruar në çështjet e shfrytëzimit dhe trafikimit të fëmijëve,

rritjes së kapaciteteve institucionale për hetimin dhe gjykimin e veprave penale të trafikimit, si

dhe adresimin e fenomenit të trafikimit në kontekstin e migracionit.

Prezenca e OSBE-së në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, organizoi tri seanca

trajnimi me temë “Të drejtat e viktimave të trafikimit në procesin penal” në qarqet Tiranë,

Vlorë dhe Shkodër, bazuar në një komentar të “Veprave Penale të Trafikimit të Qenieve

Njerëzore - Të drejtat e Viktimave të trafikimit gjatë procesit penal”, të botuar nga Prezenca e

3 Për më shumë informacion shih Aneksin 3.

Page 70: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

70

OSBE-së në vijim të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale në vitin 2017. Morën pjesë

rreth 60 gjyqtarë dhe prokurorë të qarqeve Tiranë, Vlorë dhe Shkodër.

Prezenca e OSBE-së në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë së Qeverisë Amerikane,

organizoi për herë të parë në Shqipëri trajnimin “Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe

komunikimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore” me pjesëmarrjen e strukuturave

të policisë së shtetit dhe Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim.

Gjatë 2018, Prezenca e OSBE-së mbështeti Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen dhe të Drejtat

e Fëmijës në çështja e parandalimit të trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve. Nëpërmjet

fuqizimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve u mbështetën bashkitë Tiranë, Vlorë, Shkodër,

Korçë dhe Elbasan për të trajtuar rastet e fëmijëve në situatë rruge dhe viktimave të mundshme

të trafikimit në përputhje me aketet ligjore dhe nënligjore për të drejtat e fëmijëve.

Puna e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, përgjatë këtij viti, u bazua në partneritetin dhe

bashkëpunimin me institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë Në maj 2018, Prezenca

nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me UNICEF, Save the Children, Terre des Hommes

dhe World Vision për të koordinuar punën në lidhje me fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së

fëmijëve.

KOORDINIMI MES AKTORËVE SHTETËRORË DHE JOSHTETËRORË

ANTITRAFIK

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në

bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit (IOM), në kuadër të projektit

“Përmirësimi i kapaciteteve dhe mekanizmave për identifikimin dhe mbrojtjen e migrantëve të

cenueshëm në Ballkanin Perëndimor” Faza II dhe Faza III financuar nga Byroja e

Departamentit të Shtetit të SHBA për Refugjatët dhe Migracionin e Popullsisë organizoi në

Gjirokastër trajnimin me temë “Identifikimi dhe referimi i kategorive të cenueshme në flukset

migratore”. Në trajnim morën pjesë anëtarë të Komitetit Rajonal dhe Tryezës Teknike

Antitrafik Gjirokastër, punonjës të policisë së kufirit dhe të drejtorisë Vendore të Policisë,

përfaqësues nga këshilli i qarkut, bashkia, shërbimi social, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve,

arsimi, shëndetësia, dhe organizatat jopublike që operojnë në qark , me qëllim ngritjen e

kapaciteteve të profesionistëve në drejtim të identifikimit, referimit, mbrojtjes dhe asistencës

së grupeve vulnerabil, të evidentuara në flukset migratore.

Gjatë viti 2018, World Vision në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Sociale dhe Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve organizuan trajnimin

me temë “Rritja e kapaciteteve të aktorëve lokalë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve mbi

përmbajtjen e ligjit nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, akteve nënligjore në

zbatim të tij, Ligjit nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në republikën e Shqipërisë”

dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur dhe Kodit të Familjes. Trajnimi synonte që

nëpërmjet ndërthurjes së teorisë me raste nga praktika të aftësojë punonjëset e mbrojtjes së

fëmijëve në zbatimin e duhur të kuadrit ligjor dhe procedurave për mbrojtjen e fëmijëve duke

njohur më mirë rolin dhe detyrat e aktorëve kyç, pjesë e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve.

Në trajnim morën pjesë 55 punonjës të mbrojtjes së fëmijëve, të cilat u nga organizata World

Vision me aparate celulare, si dhe me mbulimin e shërbimit të telefonisë celulare në shërbim

të përmirësimit të raportimit dhe referimit të rasteve.

Page 71: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

71

Në kuadër të projektit “Respektimi dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit njerëzor nga agjencitë

lokale të zbatimit të ligjit”, financuar nga Ambasada e SHBA-së/Zyra e Marrëdhënieve me

Publikun, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave

në bashkëpunim me Qendrën Psiko-Sociale “Vatra” realizoi gjatë muajve janar-mars 2018, 5

trajnime me strukturat e policisë së shtetit dhe prokurorë të 5 qarqeve: Kukës, Fier, Durrës,

Shkodër dhe Vlorë. Pjesëmarrës në trajnime ishin rreth 80 punonjës të agjencive lokale të

zbatimit të ligjit, si: punonjës nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Policisë

Kufitare dhe Migracionit, strukturat e Rendit Publik, oficerë të Policisë Gjyqësore dhe

prokurorë të Qarqeve. Trajnimet kishin në fokus të tyre ndryshimet e reja të Kodit Penal dhe

Kodit të Procedurës Penale, hetimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe

identifikimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit sipas Procedurave

Standarde të Veprimit, po kështu, hetimin e veprave të tjera kriminale lidhur me trafikimin e

qenieve njerëzore, si shfrytëzimi i prostitucionit ose keqtrajtimi i fëmijëve.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në

bashkëpunim me Caritas Shqiptar, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe

Policinë e Kufirit dhe Migracionit, në kuadër të projektin “Fuqizimi i kapaciteteve të

institucioneve shtetërore në mbrojtje të fëmijëve që shfrytëzohen për punë në vendet fqinje”, i

financuar nga Misioni i Përhershëm Francez në Kombet e Bashkuara dhe Organizatat

Ndërkombëtare në Vienë, organizuan trajnime me temë “Përmirësimi i sistemit të mbrojtjes së

fëmijëve të shfrytëzuar për punë në vendet fqinjë” në qarqet Kukës dhe Shkodër, të cilat do të

finalizohen me hartimin e një plan veprimi lokal për mbështetjen e fëmijëve që shfrytëzohen

në vendet fqinje.

Më datë 12 janar 2018, është zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës një aktivitet trajnues me

temë “Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe veprave të

tjera penale”. Ku morën pjesë disa gjyqtarë dhe prokurorë.

Më datë 7-8 shkurt 2018, Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar trajnimin me temë

“Parandalimi dhe lufta kundër trafikimit” Në këtë trajnim morën pjesë 1 gjyqtar, 19 prokurorë

dhe 2 inspektorë të KLD.

Më datë 28 mars 2018, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me PAMECA zhvilluan

trajnimin me temë: “Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe

veprave të tjera penale”, me pjesëmarrjen 3 gjyqtarë dhe 31 prokurorë.

Më datë 1-2 nëntor 2018, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me EURALIUS zhvilluan

trajnimin mbi disa ndryshime të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe

goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave

parandaluese kundër pasurisë”, me pjesëmarrjen e 15 gjyqtarë dhe 14 prokurorë.

Më datë 3-4 dhjetor 2018 Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me EURALIUS dhe

OSBE, organizuan trajnimin me temë: “Viktima e mitur në procesin penal”, me pjesëmarrjen

16 gjyqtarë dhe 12 prokurorë.

KOORDINIMI DHE BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR

Në shkurt 2018, nisi zbatimin projekti rajonal “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe

sensibilizimit për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan, Shqipëri, Maqedoni, Mal

Page 72: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

72

të Zi, Kosovë”, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit përmes programit J/TiP në

bashkëpunim me organizatën Terre des Hommes në Shqipëri. Ky projekt synoj të forcojë

bashkëpunimin transnacional midis katër vendeve në identifikimin dhe asistimin e viktimave

të trafikimit dhe viktimave të mundshme të trafikimit me një fokus të veçantë tek fëmijët.

Projekti zbatohet në partneritet me gjashtë organizata lokale në Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni

dhe Kosovë. Partnerë kyç në zbatimin e këtij projekti janë Koordinatorët Kombëtarë Antitrafik

në të katër vendet.

Në datat 12-13 dhjetor 2018, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër

Trafikimit të Personave në bashkëpunim me organizatën Terre des Hommes në qarkun Durrës

organizuan trajnimi rajonal konsultativ me pjesëmarrjen e 25 profesionistëve nga Shqipëria,

Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Modeli bazohet në kontekstin shoqëror, politik, sistemet e

mbrojtjes, kuadrin ligjor dhe rregullator të vendeve të ndryshme. Një element novator i këtij

modeli do të jetë zhvillimi i një programi të monitorimit të të rinjve si pjesë e shërbimeve të

integruara të pilotuara në kuadër të skemës së riintegrimit të bazuar në komunitet në të katër

vendet.

Në 3 korrik 2018, në Shkup, u realizua takimi i parë rajonal “Përmirësimi i ofrimit të

shërbimeve dhe sensibilizimit për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan, Shqipëri,

Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë”. Takimi rajonal shërbeu për të identifikuar problematikat në

zbatimin e Procedurave të Unifikuara Standarde të Veprimit midis Shqipërisë, Kosovës dhe

Malit të Zi si dhe draftimin e një plani veprimi midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Me

pjesëmarrjen e Koordinatorit Kombëtar Antirafik të Malit të Zi dhe Maqedonisë, përfaqësues

nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik Shqipëri dhe Kosovë, dhe institucione anëtare

të MKR-ve respektive të të katër vendeve.

Më datat 23 - 24 tetor 2018, në Tiranë, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës

kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me organizatën Terre des Hommes organizuan

trajnim dy ditor mbi “Procedurat e Unifikuara Standarde të Veprimit për Menaxhimin e

Rasteve Transnacionale”. Qëllimi i trajnimit ishte njohja dhe zbatimi i Procedurave të

Unifikuara Standarde të Veprimit për bashkëpunim ndërkombëtar në menaxhimin e rasteve

bazuar në shtojcën e protokolleve dy palshe për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të

mundshme të trafikimit, me fokus të veçantë tek fëmijët. Pjesëmarrës në trajnim ishin 32

profesionistë nga institucionet përgjegjëse (anëtare të MKR) dhe organizata të cilat punojnë në

fushën e trafikimit.

Në nëntor 2018, një delegacion i Shqipërisë, i nivelit të lartë, i kryesuar nga Kordiantori

Kombëtar Antitrafik Znj. Voda, morën pjesë në procesin e negocimit të Memorandumit të

Mirëkuptimit me Italinë. Objektivat kryesorë lidhen me parandalimin e fenomenit të të miturve

të pashoqëruar, luftën kundër trafiqeve dhe riatdhesimin e riintegrimin e të miturëve shqiptarë.

Në datën 7 dhjetor 2018, në Tiranë, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës

kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me organizatën Terre des Hommes organizuan

trajnimi për ngritjen e kapaciteteve mbi “Identifikimin dhe menaxhimin e rasteve të të miturve

të pashoqëruar dhe rasteve viktima/viktima të mundshme të trafikimit”. Pjesëmarrës të

trajnimit ishin punonjësit e Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, punonjësit e

Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe përfaqësues nga Njësia për

Mbrojtjen e Fëmijës Tiranë.

Page 73: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

73

Në datat 12-13 dhjetor 2018, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër

Trafikimit të Personave në bashkëpunim me organizatën Terre des Hommes organizuan në

qarkun Durrës trajnimi rajonal “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe sensibilizimit për të

luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë”.

Modeli bazohet në kontekstin shoqëror, politik, sistemet e mbrojtjes, kuadrin ligjor dhe

rregullator të vendeve të ndryshme. Një element novator i këtij modeli do të jetë zhvillimi i një

programi të monitorimit të të rinjve si pjesë e shërbimeve të integruara të pilotuara në kuadër

të skemës së riintegrimit të bazuar në komunitet në të katër vendet. Morën pjesë 25

profesionistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Page 74: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

74

ANEKS 1

STATISTIKA

NË LIDHJE ME IDENTIFIKIMIN, HETIMIN DHE GJYKIMIN

Zyra Koordinatorit Kombëtar

dhën

a m

bi

VT

/VM

T

iden

tifi

kuar

gja

të p

eriu

dhës

jan

ar-d

hje

tor

2018

95 VT/VMT

Statusi

VT VMT

2 93

Mosha

Të rritur Fëmijë

28 67

Seksi

M F

35 60

Kombësia

Shqiptar Të huaj

94 1

Page 75: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

75

Policia e Shtetit:

NR

. VEPRA PENALE SIPAS TENDENCAVE

Evid

entu

ar

Zb

ulu

ar

Autorë të veprave penale

Gji

thse

j

8

Masa sigurimi

Arr

estu

ar

Nd

alu

ar

Gj.

Lir

ë

Larg

uar

Nd

rysh

me

KRIME NË FUSHËN E TRAFIQEVE TË

PALIGJSHME

13

1

10

1

14

1 13 17

10

8 3 0

1 Trafikimi i personave (N. 110/a KP) 30 27 42 7 2 32 1 0

2 Trafikimi i të miturve (N. 128/b KP) 8 7 9 1 0 8 0 0

3 Shfrytëzim prostitucioni (N. 114 KP) 77 53 73 3 9 60 1 0

4 Mbajtja e lokaleve për prostitucion (N. 115 KP) 16 14 17 2 6 8 1 0

Prokuroria e Përgjithshme:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda:

Nenet

Regjistruar 9 mujori 2018 Dërguar gjyqit Dënuar të

pandehur

Procedime

pandehur

dhe

persona

nën hetim

Procedime Pandehur

110/a 16 3 1 3 0

128/b 3 1 1 3 3

Page 76: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

76

Nenet e Kodit Penal

Nr. i të pand. të

dënuar Masa e dënimit

128/b/1 – “Trafikimi i të miturve”

1 7 vjet e 4 muaj

burgim

1 11 vjet burgim

1 18 vjet burgim

1

6 vjet e 8 muaj burgim

110/a - “Trafikimi i personave të rritur”

-

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda:

Nenet e Kodit Penal

Numri i të dënuarve

Masa e dënimit

110/a - “Trafikimi i personave

të rritur”

2

15 vjet burgim

1 8 vjet burgim

128/b - “Trafikimi i të miturve”

1 7 vjet e 4 muaj burgim

1 11 vjet burgim

Gjykata e Lartë:

Për këtë periudhë raportimi, në Gjykatën e Lartë janë regjistruar 2 çështje me objekt trafikimin

e të miturve, 2 çështje me objekt trafikimin e të rriturve, por kjo gjykatë nuk ka marrë asnje

vendim pë këto çështje.

Page 77: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

77

ANEKS 2

AUTORITETI PËRGJEGJËS

Autoriteti Përgjegjës është ngritur dhe funksionon mbi bazën e Udhëzimit të përbashkët të

Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe

Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nr.3799,

datë 8.7.2014, “Për ngritjen e Autoritetit Përgjegjës për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe

riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit”. AP është struktura që udhëheq

zbatimin e MKR-së lidhur me të gjitha rastet e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit

të identifikuara dhe referuara në bazë të këtij Mekanizmi, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit. Ky mekanizëm siguron mbrojtjen e të drejtave dhe ndihmën e viktimave

dhe viktimave të mundshme të trafikimit, si dhe bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë e

strukturave në varësi funksionale të secilit anëtar të AP-së, në qendër dhe në bazë në lidhje me

identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe asistencën ndaj viktimave dhe viktimave të mundshme

të trafikimit.

Detyrat e Autoritetit Përgjegjës janë: të udhëzojë dhe të orientojë strukturat në bazë/strukturat

në varësi për zbatimin korrekt të parimeve dhe detyrimeve të Procedurave Standarde të

Veprimit; të marrë, të shkëmbejë dhe të vlerësojë informacion dhe të koordinojë identifikimin

e shpejtë dhe të sigurtë të viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit, ofrimin e

ndihmës së menjëhershme dhe afatgjatë, si dhe aksesin në shërbime të viktimave të mundshme

dhe viktimave të trafikimit; të monitorojë kryerjen e detyrave të përcaktuara në Procedurat

Standarde të Veprimit nga strukturat në bazë/strukturat në varësi; të sigurojë mbledhjen e plotë,

regjistrimin dhe analizën e thelluar të informacionit që ndihmon vlerësimin dhe adresimin e

plotë të nevojave të viktimave të mundshme e viktimave të trafikimit dhe të informojë

Koordinatorin Kombëtar Antitrafik; të kontribuojë në njohjen e Mekanizmit Kombëtar kundër

trafikimit, në zhvillimin e përpjekjeve antitrafik në vend dhe në integrimin e tyre në mbrojtjen

për personat në nevojë, si edhe në forcimin e partneritetit efektiv ndërinstitucional dhe

ndërkombëtar kundër trafikimit.

Mbështetur në Rregulloren “Për Organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Përgjegjës “Për

Identifikimin, Referimin, Mbrojtjen dhe Riintegrimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të

Trafikimit”, si dhe me qëllim përmbushjen e detyrave të miratuara në të, gjatë periudhës Janar-

Dhjetor 2018, Autoriteti Përgjegjës është mbledhur në mënyrë peiodike dhe ka trajtuar të gjitha

rastet e referuara nga institucionet shtetërore dhe joshtetërore, si dhe ka përpunuar të gjitha të

dhënat mbi këto raste deri në zgjidhjen e tyre, ku viktimave/viktimave të mundshme të

trafikimit, i është dhënë ndihma e menjëhershme dhe afatgjatë.

Page 78: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

78

ANEKS 3

RAPORT MBI VEPRIMTARINË E KOMITETEVE RAJONALE TË LUFTËS KUNDËR

TRAFIKIMIT TË PERSONAVE (KRAT) PËR PERIUDHËN JANAR-DHJETOR 2018

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2018, Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër

Trafikimit të Personave/Sektori i Antitrafikut, ka koordinuar dhe monitoruar veprimtarinë e Komiteteve Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave (KRAT), ka marrë pjesë dhe

ka iniciuar takime të rregullta, periodike dhe orientuese me prefektët e qarqeve dhe anëtarët e

KRAT-eve dhe Tryezave Teknike, me qëllim garantimin e përmbushjes së rolit dhe

funksioneve të tyre, si struktura kryesore lokale për identifikimin e viktimave të mundshme të

trafikimit, identifikimin e problemeve parësore në nivel rajonal, si dhe për vlerësimin e gjendjes

dhe përcaktimin e nevojave specifike të qarkut.

Veprimtaria 12 mujore e Komiteteve Rajonale dhe Tryezës Teknike është përqendruar në:

Zbatimin e Urdhrit nr 6, datë 26.01.2017 të Kryeministrit “Për krijimin e Komitetit

Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në çdo qark”;

Ngritjen e Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Tryezës

Teknike, në çdo qark;

Hartimin dhe miratimin e Rregullores për funksionimin e Komitetit Rajonal të Luftës

kundër Trafikimit të Personave dhe të Planit të Veprimit për parandalimin dhe luftën

kundër trafikimit të personave, në çdo qark;

Shkëmbimin dhe vlerësimin e informacioneve të anëtarëve të Komitetit dhe të Tryezës

Teknike, për rastet e evidentuara dhe masat e marra;

Bashkëorganizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe pjesëmarrjen aktive në to,

sikurse: fushata verore, takimet informuese në universitete, shkolla të mesme dhe 9-

vjeçare, etj;

Organizimin e punës në bashkëpunim me familjet, komunitetin dhe drejtoritë e

shkollave, për sensibilizimin dhe parandalimin e rasteve të trafikimit;

Bashkëpunimin me strukturat e pushtetit vendor, shoqërinë civile dhe OJF-të që

operojnë në qarqet respektive;

Njohjen dhe zbatimin e udhëzimeve dhe dokumentacionit të ardhur nga Zyra e

Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave.

Nga veprimtaria e Komiteteve Rajonale të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, në çdo qark:

KOMITETI RAJONAL I LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, QARKU

TIRANË

Veprimtaria e Komitetit Rajonal për Luftën kundër Trafikimit të Personave, qarku Tiranë

organizohet në mbështetje të Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të

Personave dhe zbatimit të Urdhrit të Kryeministrit Nr 6, datë 26.01.2017 ''Për krijimin e

Komiteteve Rajonale të Luftës Kundër Trafikimit të Personave”. Gjatë periudhës raportuese,

ka pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të frytshëm me të gjithë aktoret që janë të

përfshirë në përpjekjet antitrafikim të Qarkut Tiranë, duke ndikuar në minimizimin e

fenomenit, por edhe të faktorëve që gradualisht të çojnë në trafikimin e qënieve njerëzore.

Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit Nr. 6, datë 26.01.2017 ‘’Për krijimin e Komiteteve

Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në çdo qark’’, Prefekti i Qarkut Tiranë ka

ngritur Komitetin Rajonal dhe Tryezën Teknike të Luftës kundër Trafikimit të Personave.

Page 79: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

79

Në këtë kuadër, është hartuar Urdhri i Prefektit Nr.39, datë 20.02.2018 ‘’Për krijimin e

Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore’’ dhe Urdhri Nr. 38, datë

20.02.2018 ‘’Për përbërjen e Tryezës Teknike kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore në

Qarkun Tiranë’’. Kryetari i Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore

ka organizuar veprimtarinë e komitetit rajonal, duke siguruar të dhënat e anëtarëve, ndarjen e

përgjegjësive, duke përcaktuar prioritetet e punës së veprimtarisë antitrafik, si dhe duke

siguruar informacion mbi numrin e viktimave të trafikimit dhe trajtimin e tyre. Mbledhjet e

Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore janë drejtuar nga Prefekti

i Qarkut Tiranë.

Tryeza Teknike ka ndihmuar në:

identifikimin e problemeve parësore, në nivel qarku;

zbatimin eplanit të veprimit, në përputhje me masat e parashikuara për secilin

institucion;

mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave;

identifikimin, referimin, zgjidhjen e rasteve konkrete;

përcaktimin e veprimeve të nevojshme për parandalimin e trafikimit, mbrojtjen e

familjeve, grupeve, personave dhe fëmijëve në rrezik aktual ose potencial trafikimi;

mbikëqyrjen e zbatimit të detyrave vendore antitrafik.

Konkretisht puna e KRAT dhe TT ka konsistuar në:

Realizimin e takimeve periodike dhe përcjelljen e informacionit zyrtar të Komitetit

Rajonal dhe Tryezave Teknike pranë Insitucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë dhe

raportimin e tij pranë Koordinatorit Kombëtar.

Forcimin e bashkëpunimit të institucioneve anëtare që janë pjesë e Tryezës Teknike

dhe Komitetit Rajonal. Janë bërë aktivitete për parandalimin, informimin dhe

ndërgjegjësimin e personave me probleme sociale që mund të jenë preh e trafikimit.

Bashkëpunimin dhe raportimin e anëtarëve të Komitetit Rajonal për denoncimin e

rasteve të identifikuara sidomos të shtresave në rrezik, si gratë dhe fëmijët.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar, nga Insitucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë,

anëtarëve të Komitetit Rajonal dhe OJF, në realizimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe

informuese për dhunën në familje dhe aspekte të trafikimit të fëmijëve dhe të të rriturve.

Një funksionim sa më i koordinuar dhe efektiv i Komitetit dhe i të gjithë anëtarëve.

Ndërtimin e një kornize e cila u krijon strukturave të komitetit mundësinë dhe hapësirat

e nevojshme që në punën e tyre të respektojnë parimet e llogaridhënies, transparencës

dhe gjithëpërfshirjes.

Përcaktimin e detyrave dhe përgjegjësive të anëtarëve të parashikuar në ligj e akte të

tjera ligjore që rregullojnë fushën e parandalimit dhe luftës kundër trafikimit të qënieve

njerëzore.

Profesionalizëm dhe qëndrueshmëri të komitetit.

Gjatë periudhës raportuese, janë zhvilluar takime periodike të KRAT dhe TT dhe konkretisht:

Më datë 20.02.2018 është organizuar takimi i Komitetit Rajonal të Luftës kundër

Trafikimit të Qenieve Njerëzore pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut.

Më datë 21.03.2018 është organizuar takimi i Tryezës Teknike të Luftës kundër

Trafikimit të Qenieve Njerëzore pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë.

Page 80: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

80

Gjatë muajit Antitrafik, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me

anëtarët e Tryezave Teknike ka organizuar 11 (njëmbëdhjetë) takime sensibilizuese në

shkollat e qytetit të Tiranës.

Me datë 30.10.2018, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me

anëtarët e Tryezës Teknike ka marrë pjesë në ekspozitën kombëtare me piktura nga

nxënësit e shkollave të qytetit të Tiranë.

Me datë 30.10.2018 është realizuar takimi i Komitetit Rajonal të Luftës kundër

Trafikimit të Qenieve Njerëzore pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë.

Nga puna e Komitetit Rajonal dhe Tryezës Teknike të Luftës kundër Trafikimit të Qënieve

Njerëzore janë identifikuar 5 (pesë) viktima trafikimi. Shtetësja E.K e moshës 15 vjeçare është

klasifikuar VMT dhe është sistemuar në Qëndrën Komunitare Pritëse të Viktimave të

Trafikimit Linzë. Shtetësja M.K e moshës 20 vjeçare, nëpërmjet bashkëpunimit me organizatën

IOM është kthyer me vullnetin e saj nga Portugalia në Shqipëri. Pas intervistës formale viktima

e trafikimit është kthyer në familjen e saj biologjike. Ajo është mbështetur nga organizata IOM

për riintegrim e saj. Rasti i tretë është shtetësja e mitur F.P e moshës 14 vjeç VMT, e cila pas

intervistës formale është kthyer tek banesa e gjyshes, që është kujdestarja ligjore e saj. Në

vazhdim është monitoruar nga punojësja për mbrojtjen e fëmijëve në Njësisë Nr.10 dhe

strukturat e Policisë së Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Kanë përfituar nga skema e ndihmës ekonomike 5(pesë) persona si viktima trafikimi.

Janë bërë vlerësimet e familjeve në nevojë që kanë përfituar nga skema e ndihmës ekonomike

nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.

Është identifikuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit 1 (një) person me motivin

refuzim azili për dhunë në familje, e dyshuar si viktimë trafiku. Kjo shtetase pas intervistimit

dhe përfundimit të procedurave të regjistrimit, është sistemuar në qëndrën ‘’Të ndryshëm dhe

të Barabartë’’.

Është identifikuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit 1(një) person që ka ardhur

si pasagjere e thjeshtë ‘’hyrje’’ në RSH-së. Kjo shtetase pasi u intervistua rezultoi se është

rrëmbyer në Lion, Francë dhe është abuzuar seksualisht nga dy shtetas të huaj (arab) në qytetin

e Lisbonës – Portugali. Ajo ka depozituar kallzimin penal, si dhe ka ndjekur procedurat ligjore

për këtë rast në Portugali.

Nga puna e Komitetit Rajonal dhe Tryezës Teknike të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve

Njerëzore janë identifikuar 19 fëmijë që kanë braktisur sistemin arsimor për vitin 2017-2018.

Janë identifikuar 8.686 familje në nevojë që kanë përfituar nga skema e ndihmës ekonomike,

ku përfshihen persona me status jetimi, viktima të dhunës në familje, viktima të trafikimit,

familje me trinjakë, familje me katërnjakë, familje me pesënjakë e më shumë dhe familje

kujdestare. Janë identifikuar 190 raste të fëmijëve në situatë rruge. Janë menaxhuar 317 raste

të fëmijëve me probleme sociale. Janë identifikuar 401 fëmijë që kanë ndjekur arsimin

parashkollor nga të cilët:

223 fëmijë që i përkasin komunitetit rom

178 fëmijë që i përkasin komunitetit egjiptian.

Janë identifikuar 1.322 nxënës që kanë ndjekur arsimin 9- vjecar për vitin 2017- 2018 nga të

cilët:

1.322 nxënës i përkasin komunitetit rom

696 nxënës i përkasin komunitetit egjiptian.

Page 81: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

81

Janë identifikuar 83 fëmijë që kanë ndjekur arsimin e mesëm të përgjithshëm që i përkasin

komunitetit Rom, 61 nxënës që kanë ndjekur shkollat e mesme profesionale që i përkasin

komunitetit Rom. Katër viktima trafikimi kanë marrë shërbimet që ofrohen nga Drejtoria

Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Tiranë, sipas nivelit të kategorisë së papunësisë

si vijon:

Në kuadër të muajit Antitrafik anëtarët e Komitetit Rajonal, Tryezës Teknike të Luftës kundër

Trafikimit të Qënieve Njerëzore dhe përfaqësues të Minstrisë së Brendshme realizuan disa

fushata ndërgjegjësuese në shkollat e qytetit të Tiranës. Pjesëmarrësit në këto takime u

informuan mbi çështjet e trafikimit të personave, identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e

viktimave të trafikimit. Aktivitetet u realizuan në këto shkolla: ‘’Aleks Buda ˮ, ‟Arben Brociˮ,

’Pjetër Budi’’, ’Gjergj Fishta’’, ‟7-Marsiˮ, ‟Musine Kokalariˮ, ‟Ismail Qemali’’, ‟Osman

Myderiziˮ, ‘’Partizani’’, ‟4 Dëshmorëtˮ, ˮAt Zef Pllumi‘’, ˮAvni Rustemi‟, ‘’Marie

Logoreci’’, ‟Bajram Curriˮ , ˮEqerem Çabej‟, ‘’Arben Broci’’. Në fund të takimeve janë

shpërndarë materiale sensibilizuese dhe informuese mbi fenomenin e trafikmit të qënieve

njerëzore.

Përpos arritjeve, gjatë periudhës raportuese janë konstatuar edhe disa problematika, lidhur me

tipologjinë dhe trendin e trafikimit, të cilat janë adresuar në takimet periodike të KRAT dhe

TT:

Viktimat e trafikimit janë në moshë të re dhe kryesisht fëmijë.

Kriminelët përdorin teknologjinë si një mjet për të joshur viktimat.

Oferta të rreme pune vazhdojnë të publikohen – veçanërisht nëpërmjet mediave sociale.

Kriza e refugjatëve në Evropë ka lehtësuar metoda të reja të trafikuesve. Ashtu si lëvizja

masive e njerëzve ka lejuar përzierjen e viktimave me emigrantët e tjerë në rrugën drejt

Evropës Perëndimore.

Problemet sociale e bëjnë vendin shumë të ndjeshëm ndaj trafikimit.

Integrimi dhe orientimi i personave në tregun e punës, si pasojë e kushteve social-

ekonomike, por edhe e braktisjes së arsimit dhe mangësive në formimin profesional.

REKOMANDIME

Bashkërendimi i aktiviteteve mes fushave e sektorëve të ndryshëm në nivel ministror,

qendror, vendor, organizatave ndërkombëtare dhe OJF-ve, për realizimin e takimeve

sensibilizuese dhe informuese.

Trajtim njerëzor i viktimave dhe viktimave/dëshmitarë, bazuar në procedura të

orientuara drejtë respektimit të të drejtave të njeriut.

Zhdëmtimi ligjor, kompensimi dhe riintegrim për viktimat e trafikimit.

Bashkërendim institucional për riintegrimin e viktimave.

KOMITETI RAJONAL I LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, QARKU

ELBASAN

Komiteti Rajonal Antitrafik Qarku Elbasan në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr. 6 datë

26.01.2017 “Për Krijimin e Komiteteve Rajonale të Luftës Kundër Trafikimit të Personave”,

gjatë vitit 2018 ka fokusuar punën e tij në rritjen e kapaciteteve të anëtarëve të KRAT dhe

Tryezës Teknike, rritjen e nivelit të sensibilizimit të publikut, për fenomenin e trafikimit të

qenieve njerëzore dhe forcimin e shërbimeve ndaj viktimave të mundshme të trafikimit dhe

viktimave të trafikimit.

Page 82: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

82

Në bashkëpunim me Shoqatën “Tjetër Vision” më datë 20 Dhjetor u organizua një trajnim me

anëtarët e KRAT mbi ndryshimet e legjislacionit penal dhe mbrojtjes së viktimave të krimeve,

përfshirë dhe viktimat e trafikimit. Gjatë gjithë vitit janë kryer seminare dhe aktivitete

sensibilizuese me personelin mjekësor dhe arsimtarët. Në stinën e verës 15 qershor – 30 korrik

u organizuan disa kampe verore me fokus përfshirjen e fëmijëve të familjeve në nevojë, me

rreth 1000 fëmijë të përfshirë.

Në muajin Tetor, si muaji antitrafik, janë organizuar takime me aktorët e tryezave teknike

ndërsektoriale të pesë Bashkive të Qarkut Elbasan (Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd dhe

Prrenjas). Fokus i këtyre takimeve ishin prezantimi i detyrave dhe përgjegjësitë e çdo aktori

publik dhe jopublik sipas procedurave standarde të përcaktuara në VKM-n Nr. 499 datë

29.08.2018 “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe

viktimave të mundshme të trafikimit”. Pjesë e diskutimit ishin edhe raste konkrete të

menaxhuara ose raste që janë aktualisht duke u menaxhuar. Gjithashtu janë organizuar dhe

takime sensibilizuese në shkolla 9 vjeçare dhe të mesme të Qarkut Elbasan.

Të gjitha bashkitë e qarkut kanë caktuar njësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe koordinatorin e

barazisë gjinore dhe dhunës në marrëdhëniet familjare, e cila rrit bashkëpunimin për

identifikimin të grupeve vulnerabël dhe menaxhimin e rasteve.

Gjatë vitit 2018 në Qarkun e Elbasanit janë identifikuar dhe referuar në Autoritetin përgjegjës

gjithsej 16 raste (4 viktimë trafikimi dhe 12 viktima të mundshme antitrafikimi) nga Drejtoria

Rajonale e Shërbimit Social Shetëror në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë dhe

Njësinë Lëvizëse të “Tjetër Vizion”.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shetëror ka kryer 3 intervista formale, për të bërë

klasifikimin e viktimave të mundshme ose viktima të trafikimit. Ndërsa specialistët e Seksionit

për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë kanë realizuar për

vitin 2018 gjithsej 10 intervista përfshirë këtu gra/vajza dhe të mitur, të dyshuar si viktima

trafikimi. Janë referuar materialet në Prokurinë për Krimet e Rënda 2 raste për trafikimin e

personave në Itali.

Në Qarkun e Elbasanit përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 16.666 familje, nga këto

1449 janë gra kryefamiljare. Viktima të trafikimit të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike janë 2

dhe numri i femrave, të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike pas marrjes së urdhrit të mbrojtjes

është 35.

Për periudhën raportuese, punëkërkues të papunë në qark janë gjithsej 8003 persona, nga të

cilët 4331 janë punëkërkues femra. Të ndarë sipas zyrave janë:

DRSHKP Elbasan 2430 punëkërkues meshkuj dhe 2850 femra

Zyra Vendore Librazhd 362 punëkërkues meshkuj dhe 398 femra

Zyra Vendore Gramsh 554 punëkërkues meshkuj dhe 556 femra

Zyra Vendore Peqin 631 punëkërkues meshkuj dhe 517 femra.

Në periudhën në fjalë të gjithë anëtarët e KRAT Qarku Elbasan kanë zhvilluar disa aktivitete

dhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për arritjen e objektivave të përbashkëta. Kështu janë

referuar drejt formimit profesional gjithsej 1155 të papunë. Në kuadër të bashkëpunimit është

bërë i mundur dhe punësimi i 2 rasteve të referuara nga Bashkia Elbasan si viktima të dhunës

në familje.

Page 83: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

83

Në vitin 2018 problematike në Qarkun Elbasan është shfaqur dhuna në familje. Pranë shoqatës

“Forumi i Gruas” janë asistuar 408 persona, nga të cilët 192 janë raste të reja. Numrin më të

madh të të asistuarve e ka Bashkia Elbasan me plot 148 raste, ndërsa Bashkitë e tjera kanë një

numër më të vogël, përkatësisht:

Bashkia Librazhd 12

Bashkia Belsh 10

Bashkia Gramsh 7

Bashkia Prrenjas 6

Bashkia Cerrik 5

Bashkia Peqin 4

Në zbatim të Udhëzimeve të MASR për realizimin e “Strategjisë kombëtare antitrafik”, për

vitin shkollor 2017-2018 DAR Elbasan ka kryer një sërë aktivitetesh sipas Planit të Veprimit

duke realizuar objektivat. Në bashkëpunim me IZHA-n dhe OJF-të e specializuara në fushën e

luftës kundër trafikimit të personave janë kryer trajnime të stafeve pedagogjike për Strategjinë

antitrafik. Në secilin institucion arsimor janë caktuar personat përgjegjës duke krijuar rrjetin e

mësuesve dhe janë hartuar planet përkatëse të shkollave për strategjinë antitrafik. Është kryer

organizimi i një ministudimi nga psikologët e shkollave për: numrin e nxënësve që kanë

braktisur shkollën, sa nga këto janë vajza, arsyet e braktisjes, si dhe numrin e nxënësve që

vijojnë me hope, sa vajza, arsyeja apo arsyet e këtij vijimi.

DAR Elbasan ka kryer një analizë të rastit pas çdo raportimi të rasteve të trafikimit, duke

nxjerrë në dukje problemet në shkolla dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre. Për rastet e viktimave

të trafikimit është ofruar shërbimi arsimor si dhe janë dhënë tekste falas për fëmijët që janë në

rrezik trafikimi dhe situatë rruge. Psikologët e shkollave kanë bërë këshillime me fëmijët, të

cilët kanë shfaqur tendenca të braktisjes së shkollës, në mënyrë frenimin e këtij fenomeni. Janë

kryer aktivitete me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave në ekspozitën me punime si vizatime

dhe esse për ekspozitën: “Trafikimi në sytë e fëmijëve”, në Tetor 2018 në rang kombëtar dhe

fitimi i disa çmimeve nga nxënësit e disa shkollave të DAR Elbasan.

Shoqata “Tjetër Vizion” vazhdon aktivitetin e saj të ofrimit të shërbimeve rezidenciale për

fëmijë, viktima të trafikimit dhe viktima të mundshme trafikimi. Gjatë vitit 2018, kjo

organizatë u mbështet nga fondi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe

nëpërmjet Bashkisë Elbasan për sigurimin e ushqimit për VT në shumën vjetore 1.697.671

ALL dhe nëpërmjet projektit të përbashkët me Qarkun Elbasan për pagesën e pagave të 8

punonjësve të qendrës rezidenciale në shumën totale prej 5.817.884 ALL.

Aktiviteti i MU (njësisë lëvizëse) Elbasan ka vazhduar veprimtarinë e tij në mënyrë vullnetare

deri në muajin Shtator 2018. Në 1 Tetor në kuadër të projektit me titull: “Forcimi i reagimit

efektiv dhe identifikimi proaktiv i Viktimave të Trafikimit në rajonin e Elbasanit”, financuar

nga Ambasada Amerikane ka vazhduar aktiviteti i MU. Në kuadër të këtij projekti janë

identifikuar 11 fëmijë në situatë rruge si VMT, të cilët më pas i janë referuar AP në muajin

Dhjetor 2018. Ky projekt ka vazhduar edhe me aktivitete të tjera si: trajnime dhe fushata

sensibilizuese. Në këtë kuadër është realizuar një trajnim me KRAT Elbasan me temë:

“Ndryshimet në legjislacion lidhur me trafikimin e personave; Kodi i procedurës penale. Kodi

i drejtësisë për të mitur”.

Page 84: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

84

Për periudhën Janar - Dhjetor 2018 në qendrën rezidenciale kanë përfituar shërbime

rezidenciale 26 raste nga të cilat:

2 VOT ( 1 F & 1 M të grupmoshës 10-17 vjec);

17 VMT ( 11 F & 6 M të grupmoshës 7- 18 vjec);

7 Viktima të dhunës në familje (2 gra të moshës 21- 30 vjec me 5 fëmijët e tyre 7-vjec,

9-vjec, 11-vjec, 7-vjec dhe 2 muaj);

Raste te reja te asistuara nga shoqata Tjeter Vizion per V 2018 jane 3 raste VMT dhe 7

rastet të dhunës në familje;

16 raste VMT/VT janë të mbartura nga viti 2017;

Te gjithe rastet e dhunes pas qendrimit deri ne 8 dite jane referuar dhe trajtohen ne

sherbime per VDHF;

7 raste te mbartura nga v.2017 (2 VT dhe 5 VMT) kanë dalë nga qendra për tu rikthyer

në familjen e origjinës;

Aktualisht në qëndër trajtohen 12 fëmijë VMT.

Në kuadër të paketës së shërbimeve rezidenciale gjatë Janar-Dhjetor 2018 kanë marrë

shërbim si më poshtë:

26 raste VMT/VT/VDHF kanë marrë shërbime mjekësore;

8 raste VMT/VT/VDHF kanë marrë shërbime legale (divorce; riatdhesim);

16 raste VMT/VT kanë marrë shërbime arsimore ( regjistrim dhe ndjekje në shkollë);

7 raste VMT/VT kanë marrë shërbime profesionale;

Janë pajisur me kartë shëndeti të gjithë fëmijët VT dhe VMT në total 16 sipas listës së dërguar

nga qendra rezidenciale .

Janë ofruar kurse të formimit profesional për VT/VMT për 2018 si më poshtë:

4 vajza VMT 16-17 vjeç- Kuzhinë

2 vajza VT/VMT 16-17 vjeç- Rrobaqepësi

1 djale VMT 17,5 vjeç- Kuzhinë

Për vitin 2019 KRAT Qarku Elbasan do të fokusojë punën e tij në ndjekje të Planit Komëtar të

Veprimit sipas nevojave specifike që paraqet qarku.

KOMITETI RAJONAL I LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, QARKU

DURRËS

Institucioni i Prefektit e ka vendosur luftën për trafikimin e personave në krye të listës së

prioriteteve nëpërmjet forcimit maksimal të rolit të KRAT. Gjithë veprimtaria e KRAT Durrës

është bazuar në planin e veprimit për këtë periudhë hartuar mbi plan-veprimet e të gjitha

strukturave anëtare. Këto veprimtari të zhvilluara deri tani kanë të bëjnë me realizimin e

misionit tonë në luftën për trafikimin e qenieve njerëzore që është: mobilizimi i aktorëve

shtetëror dhe jo shtetëror për të zhdukur këtë fenomen, për të ulur cënueshmërinë e viktimave

të mundëshme dhe kërkesën për trafikim në të gjitha format e saj.

Shtyllat kryesore të trajtuara nga KRAT dhe TT gjatë vitit janë:

Parandalimi

Identifikimi/mbrojtja e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit

Rekomandime

Page 85: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

85

Veprimtaria parandaluese ka të bëjë me gjithë aktivitetet ndërgjegjësuese të planit të veprimit

dhe kalendarit të aktiviteteve të muajit antitrafik. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ka qenë rritja e

ndërgjegjësimit publik për të gjitha format e trafikimit. Aktivitetet më të rëndësishme dhe

masive janë organizuar gjatë muajit tetor, por ato nuk kanë munguar dhe gjatë gjithë vitit. Disa

prej tyre po i përmendim më poshtë:

Gjatë vitit janë zhvilluar 4 Takime të KRAT dhe 6 takime të Tryezës Teknike dhe

tematika e tyre ka qenë e ndryshme: analiza vjetore dhe hartimi i planit të veprimit,

fëmijët në situatë rruge, familjet me nivel të ulët ekonomik që marrin ndihmë

ekonomike, problemet e komunitetit rom dhe egjiptian, braktisja e shkollës nga fëmijët

etj.

Disa takime sensibilizuese janë organizuar në muajt mars, prill, maj, tetor dhe nëntor

me nxënësit e shkollave të mesme dhe 9 vjecare “Naim Frashëri”, “Hasan

Koçi”,“Hysen Cela”, “Kushtrimi i Lirisë”, “Jusuf Hoti“, shkollat e mesme në Manëz

dhe Katund të Ri. Këto aktivitete kishin për qëllim të rrisnin ndërgjegjësimin e të rinjve

për rreziqet e trafikimit dhe se si këta të rinj të jenë edukatorë të së ardhmes për

bashkëmosharët e tyre, duke përdorur mjetet teknologjike dhe jo vetëm, për të

shmangur rastet e mundshme të trafikimit. Grupi i të rinjve, nëpëmjet këtij aktiviteti

arriti të përvetësojë dhe të rrisë njohuritë e tyre në lidhje me çështjet e trafikimit dhe si

ta parandalojnë atë nëpërmjet mjeteve teknologjike. Në këto takime informuese u

shfaqën disa citime mbi mite dhe realitete të përgatitur nga të rinjtë ku përmblidheshin

të gjitha hapat se çfarë është trafikimi, rreziqet dhe format e zgjidhjes, si edhe rolin e

institucioneve shtetërore dhe OJF në KRAT. Takime te tilla sensibilizuese janë mbajtur

pothuajse në të gjitha shkollat e qytetit si edhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu“.

Ndër aktivitetet më masive dhe interesante të organizuara në muajin tetor ishin dhe

konkurset e pikturave të nxënësve të shkollave me temë trafikimin e qenieve njerëzore.

Më datë 24.10.2018 në shkollën “Jan Kukuzeli“ nga Tryeza Teknike nën kujdesin e

veçantë të drejtoreshës së DAR zj.Lindita Muka u organizua konkursi në shkallë qarku.

Ky ishte aktiviteti më i madh sensibilizues me pjesmarrjen më të gjerë të nxënësve të

shkollave, mësuesve, psikologëve dhe gjithë strukturave të KRAT. Nëpërmjet pasionit

dhe talentit të tyre nxënësit kishin shprehur në mënyra të ndryshme se si ato e kuptonin

trafikimin e qenieve njerëzore. Ishin rreth 200 piktura nga të cilat juria vlerësoi më të

mirët me 3 çmime, të cilat përfaqësuan KRAT Durrës në konkursin kombëtar që u

zhvillua në Tiranë.

10 takime ndërgjegjësuese janë organizuar gjatë gjithë vitit nga Tryeza Teknike me

stafet e qendrave shëndetësore për detyrat që kanë këto stafe në lidhje me identifikimin

dhe referimin e viktimave të trafikimit. Takime të njëjta janë organizuar dhe gjatë

muajve të verës me qendrat shëndetësore sezonale që janë hapur gjatë vijës bregdetare

për t’i ardhur në ndihmë pushuesve. DRSH ka financur fletë palosjet e shpërndara për

këtë qellim.

5 takime sensibilizuese (3 prej të cilave janë zhvilluar në muajin tetor) janë organizuar

me temë orientimin e të rinjve drejt punësimit me nxënësit e shkollave profesionale,

përfaqësues dhe punonjës të bizneseve fasone. Qëllimi i aktivitetie ishte sensibilizimi

dhe ndërgjegjësimi për fenomenin e trafikimit, orientimi i të rinjve drejt punësimit. Të

rinjtë u njohën me ofertat dhe mundësitë e punësimit si gjatë vitit shkollor ashtu edhe

në pushimet verore. Interesi i këtyre të rinjve ishte i madh sidomos për specialitete që

kanë të bëjnë me sezonin turistik, pasi degët për të cilat ato studjojnë përputhen më së

miri me këto oferta. Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletë palosje nga Zyra Rajonale e

Punës ku pasqyroheshin mundësitë e punësimit si një nga mënyrat më efikase për

largimin e të rinjve nga fenomenet negative.

Page 86: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

86

Fëmijët në situatë rruge kanë qenë në fokusin e aktiviteteve dhe planit të veprimit të KRAT.

Bashkëpunimi më i rëndësishëm i KRAT ka qenë ai me NJMF pranë bashkive dhe shoqatën

World Vision. Janë menaxhuar në total 70 raste të fëmijëve me problematika të ndryshme,

varfëria, dhuna, fëmijë në situatë rruge, rregjistrim gjendje civile, mbështetje biznese sociale,

ndihme ligjore etj.

Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2018, KRAT ka bërë përpjekje maksimale në ndergjegjesimin

e komuniteteve vulnerabël të zonës Nish Tulla, kryesisht ndaj komunitetit Rom, duke zhvilluar

aktivitete të ndryshme me qëllim parandalimin e çdo forme dhune, trafikimi apo shfrytëzimi

si dhe duke ndërgjgjësuar familjet dhe fëmijët mbi rëndësinë e shkollimit të fëmijëve,

punësimit të tyre si dhe reduktimit të numrit të fëmijeve në situatë rruge që lypin apo që punojnë

kryesisht gjatë muajve të verës. Kursi i analfabetizmit, shërbimi i ofruar nga specialistja e

gjendjes civile e cila informon prindërit dhe anëtarët e komunitetit Rom në përgjithësi, mbi

procedurat e regjistrimit civil të fëmijëve, takime mbi "Braktisjen shkollore nga fëmijë të

komunitetit Rom" si dhe projekti “Përmirësimi i aksesit në programet e strehimit për Romët

dhe Egjiptianët në Durrës" janë disa nga aktivitetet e zhvilluara në këtë zonë.

Tryeza Teknike ka ndjekur me vëmendje projektin “Shërbime ditore për fëmijët në situatë

rruge” që World Vision financoi dhe realizoi në bashkëpunim me Bashkinë Durrës për luftën

anti-trafik pranë Qendrës Komunitare Nish Tulla për një periudhë 4-javore gjatë muajve korrik-

gusht. 64 fëmijë (26 vajza dhe 38 djem, mosha 4-13 vjeç) të komunitetit rom-egjiptian të

identifikuar si fëmijë në rrezik të lartë trafikimi të lypësisë, morën shërbime të përditshme nga

Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve të bashkisë Durrës. Për fëmijët e indentifikuar në rrezik

trafikimi është krijuar një databazë për të menaxhuar më mirë rastet. Gjithashtu, është punuar

me prindërit e fëmijëve duke i këshilluar ata për femomenin negativ të lypësisë, rrezikun dhe

përgjegjësitë ligjore në rast trafikimi për lypësi të fëmijëve. Gjatë pjesëmarrjes në kampin 4-

javor fëmijët mësuan për të drejtat e tyre, mësuan të jenë më miqësor, si dhe u argëtuan pranë

Qendrës Komunitare Nish Tulla. Stafi i bashkisë tashmë është më i pregatitur për të reaguar në

rastet emergjente për fëmijët në rrezik të lartë trafikimi.

KRAT Durrës në bashkëpunim me World Vision në mënyrë që t’u përgjigjet në kohë reale

rasteve emergjente të trafikimit, po punojnë edhe për të krijuar modelin e shërbimit të

emergjencës. Objektivi është që, në vitin 2019, shërbimi i emergjencës të jetë i përfunduar.

Viktima/viktima të mundshme trafikimi

Në qarkun Durrës përgjatë vitit 2018, janë realizuar 2(dy) procese intervistimi sipas

Proçedurave Standarte të Veprimit si më poshtë:

1) Më datë 17.07.2018, është realizuar proçesi i intervistimit të 1 të rriture lindur dhe banuese

në Durrës, me shtetësi e kombësi shqiptare, gjinia femër, me arsim të ciklit të ulët, gjendja

civile beqare, me gjendje gjyqësore e padënuar. Në bazë të proçesit të intervistimit dhe

atij të përshkrimit kronologjik të rastit, shtetësja është percaktuar si viktimë trafikimi.

Shtetësja ka shprehur dëshirën e saj për tu rikthyer pranë familjes Durrës.

2) Më datë 18.09.2018, është realizuar procesi i intervistimit të 1 të rriture lindur në Greqi

dhe banuese në Shkodër, me shtetësi e kombësi Greko - Shqiptare, gjinia femër, arsim

cikli i ulët, gjendja civile e pa martuar, gjëndja gjyqësore e padënuar. Në bazë të procesit

të intervistimit si dhe atij të përshkrimit kronologjik të rastit, shtetësja është përcaktuar si

viktimë trafikimi. Shtetësja është sistemuar në Q.K.P.V.T, Linzë Tiranë.

Page 87: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

87

Gjithashtu janë moniturar nga KRAT dhe lëvizjet e shtetasve jashtë vendit, disa prej të cilëve

i është refuzuar dalja për arsye të ndryshme (mungesë mjetesh monetare, ftesë pritëse, garanci,

akt notarial etj), por nuk ka patur viktimë/viktima të mundshme trafikimi.

KRAT Durrës ka pasur në qendër të vëmëndjes që aktivitetet sensibilizuese të zhvillohen në të

gjithë qarkun e sidomos në zonat e thella, ku rreziku i trafikimit është më i madh. Për këtë

qëllim janë organizuar në Krujë dhe Shijak një sërë takimesh sensibilizuese.

Për të rritur ndërgjegjësimin tek shtresat me nivel të ulët ekonomik, në Krujë janë organizuar

në muajin janar, mars dhe prill 4 takime me komunitetin rom të asaj zone, me gra në vështirësi

ekonomike dhe me specialisët të njësive administrative të bashkisë. Qëllimi i takimeve ishte

informimi për rrezikun ndaj trafikimit dhe dhënia e ndihmës dhe shërbimeve kësaj kategorie.

Në Krujë janë organizuar dhe 5 takime informuese në muajin tetor në shkollat nr. 2, nr. 4 dhe

në shkollën e mesme “Haxhi Qira” në fshatin Borizanë, ku kanë marrë pjesë nxënës, mësues,

prindër, psikologë e përfaqësues të Tryezës Teknike.

Në Shijak janë organizuar takime sensibilizuese në shkollat: Gjimnazi “16-Shtatori”, “Lidhja

e Prizerenit”, “Petrit Llaftiu”, “Muharrem Dollaku”. Problem shqetësues ka qenë largimi

fëmijëve nga shkolla për arsye ekonomike. Gjithashtu ka patur dhe një rast të braktisjes së

mësimeve, një nxënëse në klasën e gjashtë të shkollës “Petrit Llaftiu”, ku me ndihmën dhe

bashkëpunimin e të gjitha strukturave, nxënësja u kthye ne shkollë.

Objektiva dhe rekomandime.

Rritja e numrit të identifikimit të viktimave të trafikimit, mbrojtja dhe reabilitimi i tyre

nëpërmjet forcimit të rolit të KRAT.

Hartimi i planit të veprimit dhe kalendarit të aktiviteteve të muajit antitrafik të jetë real

dhe i zbatueshëm. Parandalimi dhe ndërgjegjësimi nëpërmjet aktiviteteve

sensibilizuese të ketë një dimension të ri dhe forma të reja, duke përfshirë dhe mediat

lokale.

Në veçanti mbrojtja e fëmijëve nëpërmjet rritjes së interesimit të të gjithë grup-

moshave, prindërve, mësuesve, edukatorëve, personelit mjeksor për shmangien e

rriskut të trafikimit të fëmijëve dhe dhunës në familje.

Në vitin 2019 në bashkëpunim me bashkinë Durrës dhe World Vision do të përfundojë

ngritja e qendrës së emergjencës.

Për të realizuar fushata ndërgjegjësuese nevojitet që KRAT të ketë një buxhet modest

përveç atyre që vetë strukturat kanë planifikuar në buxhetet e tyre vjetore.

Për integrimin dhe punësimin e personave rrezik trafikimi, mungesa e kopshteve të

fëmijëve me orare të zgjatura është një pengesë sidomos për gratë.

KOMITETI RAJONAL I LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, QARKU

KORÇË

Gjatë periudhës raportuese, ka koordinuar veprimtarinë e tij, duke u mbështetur në Planin

Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, i hartuar nga anëtarët e Tryezës

Teknike dhe miratuar nga KRAT.

- Komiteti Rajonal e ka përqëndruar punën e tij në:

Parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore.

Rehabilitimin e personave të trafikuar fillimisht në strehëza dhe formimin profesional

të tyre.

Ri-integrimin nëpërmjet punësimit dhe edukimit.

Page 88: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

88

Objektivi i Komitetit Rajonal është forcimi dhe koordinimi i aksioneve të përbashkëta për

mbështetje sociale të viktimave të trafikimit. Tryezat Teknike Antitrafik janë drejtuar nga

Sekretari i Tryezës Teknike, ku secili anëtar ka qenë prezent në zgjidhjen e problemeve për

parandalimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikut si të grave ashtu dhe të fëmijëve.

Gjatë vitit 2018 në Institucionin e Prefektit te Qarkut Korcë, janë zhvilluar takime të Tryezës

Teknike Rajonale Anti-Trafik, mbështetur në Urdhrin e Kryeministrit nr.6, datë 26.01.2017,

“Për Krijimin e Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave”

Në këto takime kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social

Shtetëror, Drejtorisë së Policisë Korçë (Sektori Antitrafik), Drejtorisë Arsimore Rajonale,

Drejtorisë Rajonale Shendetit Publik, Zyrës Rajonale të Punësimit, Drejtorisë së Kufirit dhe

Migracionit, NjMF Bashkia Korçë, Këshillit të Qarkut, përfaqësues nga fondacioni ‘’Kenedy’’

dhe nga World Vision.

Në çdo mbledhje, secili aktor ka bërë një përmbledhje të problematikave që ka trajtuar.

Vlerësojmë bashkëpunimin e mirë me sektorin psiko-social të DAR Korçë, duke marrë një

statistikë të saktë për problemin e braktisjes së shkollës. Gjithashtu, shumë efikas ka qenë edhe

bashkëpunimi me DRSHSSH si dhe gjithë grupin multidisiplinar.

Kryesisht gjatë këtyre mbledhjeve janë trajtuar probleme, si më poshtë :

- Fëmijët që lypin në rrugë

- Fëmijët që braktisin Shkollën

- Neglizhenca e Prindërve ndaj fëmijëve

- Problemet në Familjet Trimi, Kallajxhi, Hajdinllari

- Riintegrimi në jetën sociale e shoqërisë i femrave të kthyera nga emigracioni

Sa i takon problemit të fëmijëve të rrugës (për 3 familje në Korcë) nga ana e SKLTP pranë DV

Policisë në bashkëpunim me NJMF dhe DRSHSSH bëhet një punë e konsiderueshme me

qëllim largimin e tyre nga rruga. Është bërë dhe procedim penal për kryefamiljarin e njërës prej

familjeve. Rasti është në ndjekje.

Nga NJMF pranë Bashkisë Korcë, është ngritur problem kallzimit të rasteve në prokurori, por

vërehet se nga ana e prokurorisë mbyllen çështjet. Duhet një mbështetje e punonjësve të NJMF

nga punonjësit e policisë së zonave. NJMF ka patur sukses në rastet e marrjes në mbrojtje të

fëmijëve me rrezik të lartë, por ngre problemin e pagesës së psikologut (30.000 lek/muaj), e

cila nuk mund të përballohet nga familjarët.

Përfitimi i Ndihmës Ekonomike sipas sistemit të pikëzimit ka nxjerrë jofitues dhe një pjesë të

familjeve problematike, por nga ana e DRSHSSH punohet për gjenerimin e saktë të të dhënave

nga administratorët duke orientuar aplikuesit që të japin informacion të saktë sipas kërkesave

të sistemit. Nga ana e DRSHSSH është bashkëpunuar më një fondacion për trajtimin e një vajze

me probleme mendore.

Në muajin shtator, para muajit të fushatës ndërgjegjësuese kundër trafikimt të personave, është

diskutuar lidhur me aktivitetet ndërgjegjësuese që do të zhvilloheshin në muajin Tetor. U hartua

kalendari i takimeve me nxënësit e shkollave të mesme dhe 9/vjecare në nivel Qarku, duke u

Page 89: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

89

përpjekur që këto veprimtari të zhvilloheshin në shkolla që nuk ishin zhvilluar më përpara

aktivitete dhe kryesisht në Njësi Administrative zona kufitare dhe të largëta dhe konkretisht:

Nr

Shkolla ku do zhvillohet aktiviteti

Referuesit

A Prefektura Korcë

Bashkia Korçë

1 Shkolla 9/vjecare Vithkuq NJAVithkuq SPergjith, Specialiste e SMKVFD,

specialist të DRSHSSH, specialiste të

Bashkia Korçë, punonjës policie,

psikologu i DAR

2 Shkolla 9/vjecare Floq NJAMollaj SPergjith, Specialiste e SMKVFD,

specialist të DRSHSSH, specialiste të

Bashkia Korçë, punonjës policie,

psikologu i DAR

Bashkia Maliq

1 Shkolla 9/vjecare Lozhan NJAGorë SPergjith, Specialiste e SMKVFD,

specialist të DRSHSSH, specialiste të

Bashkia Maliq, punonjës policie,

psikologu iDAR

2 Shkolla 9/vjecare Potgorie NJAVreshtas SPergjith, Specialiste e SMKVFD,

specialist të DRSHSSH, specialiste të

Bashkia Maliq, punonjës policie,

psikologu i DAR

Bashkia Pustec SPergjith, Specialiste e SMKVFD,

specialist të DRSHSSH, specialiste të

Bashkia Maliq, punonjës policie,

psikologu i DAR

1 Shkolla e Mesme Pustec SPergjith, Specialiste e SMKVFD,

specialist të DRSHSSH, specialiste të

Bashkia Maliq, punonjës policie,

psikologu i shkollës

B Nënprefektura Kolonjë

1 Shkolla e Mesme “Jani Vreto” Leskovik Nënprefekti, specialist të DRSHSSH,

specialiste të Bashkisë Kolonjë,

punonjës policie, psikologu i shkollës

2 Shkolla “Petro Nini Luarasi” Ersekë Nënprefekti, specialist të DRSHSSH,

specialiste të Bashkisë Kolonjë,

punonjës policie, psikologu i shkollës

C Nënprefektura Devoll

1 Shkolla 9/ vjecare Vranisht NJAProgër Nënprefekti, specialist të DRSHSSH,

specialiste të Bashkisë Devoll, punonjës

policie, psikologu i ZA

2 Shkolla 9/Vjecare Baban NJA Hocisht Nënprefekti, specialist të DRSHSSH,

specialiste të Bashkisë Devoll, punonjës

policie, psikologu i ZA

D Nënprefektura Pogradec

1 Shkolla e mesme Proptisht NJA Proptisht Nënprefekti, specialist të DRSHSSH,

specialiste të Bashkisë Pogradec,

punonjës policie, psikologu i ZA

2 Shkolla e mesme Udënidjt NJA Udenisht Nënprefekti, specialist të DRSHSSH,

specialiste të Bashkisë Pogradec,

punonjës policie, psikologu i ZA

3 Shkolla 9/vjecare Leshnicë NJA Cërravë Nënprefekti, specialist të DRSHSSH,

specialiste të Bashkisë Pogradec,

punonjës policie, psikologu i ZA

Page 90: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

90

4 Shkolla 9/vjecare Trebinjë NJA Trebinjë Nënprefekti, specialist të DRSHSSH,

specialiste të Bashkisë Pogradec,

punonjës policie, psikologu i ZA

Në aktivitetet sensibilizuese që u zhvilluan morën pjesë nxënës të klasave të ndryshme,

kryesisht të klasave të teta, të nënta dhe nga vite të ndryshme të shkollave të mesme, në to ishin

gjithashtu të pranishëm edhe punonjësit sociale.

Në këto takime nga ana e specialistëve të Prefektit të Qarkut, Drejorisë Rajonale të Shërbimit

Social Shtetëror dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë është dhënë një informacion i

bollshëm ndërgjegjësues dhe sensibilizues për format, metodat dhe qëllimin e trafikimit të

personave duke vënë theksin sidomos në rastet e trafikimit të të rinjve dhe fëmijëve. Rëndësi i

është kushtuar dhe dhënies së informacionit, jo vetëm për denoncimin e rasteve të trafikimit,

por sidomos dhe si duhet të veprohet për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit

dhe viktimave të mundshme të trafikimit.

Takimet u shoqëruan edhe me shfaqjen e materialeve të ndryshme me temë trafikimin e

personave. Pati pyetje nga ana e nxënësve e mësuesve. Diskutimet e shumta i bënë më të

vlefshëm takimet. Gjatë prezantimit u është demonstruar nxënësve përdorimi i aplikacionit

“Raporto-Shpëto”. Gjatë të gjitha takimeve u dha mesazhi tek pjesmarrësit se sa i rëndësishëm

është: Parandalimi i trafikimit të personave dhe mekanizmat mbështetëse të mbrojtjes

së fëmijëve.

E veçanta e kësaj fushate ishte një program që nxënësit e shkollës së fshatit Vranisht kishin

përgatitur me esse, poezi. Ata ishin munduar që të sillnin këtë fenomen nëpërmjet

dramatizimeve.

Aktiviteti i fundit i organizuar nga Prefektura është zhvilluar tek Pedonalja e qytetit Korçë, ku

dhe u ekspozuan punimet e ndryshme të nxënësve të Qarkut Korçë. Ky aktivitet u transmetua

edhe në mediat locale, duke përcjellë tek publiku i gjerë mesazhin e mbrojtjes së fëmijëve nga

trafikimi, masat parandaluese dhe aktorët e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.

KOMITETI RAJONAL I LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, QARKU

FIER

KRAT-i i Qarkut Fier i mbështetur nga anëtarët e Tryezës Teknike, në zbatim të Urdhrit të

Nr.6 datë 27.01.2017 të Kryeministrit “Për Krijimin e Komiteteve Rajonale të Luftës Kundër

Trafikimit të Personave në çdo Qark ”, për periudhën Janar-Dhjetor 2018 ka zhvilluar

aktivitete të ndryshme për Çështjet e Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe për luftën

kundër emigracionit të paligjshëm të fëmijëve të pashoqëruar drejt vendeve të BE-së.

KRAT-i i Qarkut Fier është përqendruar në garantimin e mbrojtjes dhe gjithpërfshirjes për të

gjitha VT, gra e burra, vajza e djem, pavarësisht formës së shfrytëzimit apo vendit destinacion,

për të garantuar ri-integrimin e qendrueshëm të tyre në shoqëri.

Në përmbushje të detyrave të planit vjetor, është punuar për fuqizimin e kapaciteteve dhe

burimeve për identifikimin e VT/VMT. Për periudhën Janar-Dhjetor 2018 nuk ka pasur raste

të identifikuara të viktimave të mundshme të trafikimit, të trajtuara nga anëtarët e Tryezës

Teknike.

Për të përmirësuar njohuritë mbi standardet e PSV-ve për trajtimin e VT/VMT, si dhe mbi PSV

specifike për fëmijët - identifikimin, referimin, dhënien e ndihmes ri-integruese dhe

Page 91: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

91

monitorimin gjatë procesit të ri-integrimit, është bërë njohja me dokumentet e botuara dhe të

dërguara për këtë qëllim nga ZKKA, ndër të cilat dhe PSV-ja, të cilat janë dërguar zyrtarisht

dhe janë trajtuar konkretisht në takimet e periodike me të gjithë anëtarët e KRAT-it dhe TT

Fier dhe pjesëmarrësit e tjerë nga organizmat që veprojnë në qark, si DAR Fier, Z.GJ.C-të,

Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve në bashki dhe OJF-të si, Observatori për Mbrojtjen e të

Drejtave të Fëmijëve, Terre Des Hommes, Qendra Rinore ”Epoka e Re” , Qendra Sociale

Murialdo etj.

Për periudhën Janar – Dhjetor 2018 janë identifikuar 49 të mitur të pashoqëruar (45 meshkuj

dhe 4 femra) të grupmoshës 11- 17 vjeç, të cilët kanë emigruar në vendet e Bashkimit Europian

si: Itali (4 të mitur), Greqi (5 të mitur), Francë (11 të mitur), Spanjë (1 i mitur); Belgjikë (3 të

mitur), Suedi (14 të mitur), Norvegji (2 të mitur) dhe Gjermani (9 të mitur).

Për familjet e të miturve të pashoqëruar është identifikuar vendbanimi dhe është kryer vizita

në familje për kryerjen e vlerësimit social-ekonomik. Zonat e origjinës së fëmijëve të

pashoqëruar kanë qenë kryesisht njësitë administrative/ bashki: Hysgjokaj (2 të mitur), Dushk

(3 të mitur), Karbunarë (2 të mitur), Qendër Mallakastër (1 i mitur), Ballsh (4 të mitur), Fier

(14 të mitur), Cakran (2 të mitur), Frakull (1 i mitur), Topojë (2 të mitur), Qendër Fier (2 të

mitur), Mbrostar (4 të mitur), Libofshë (1 i mitur), Strum (1 i mitur), Roskovec (1 i mitur),

Grabian (1 i mitur), Tërbuf (1 i mitur), Remas (1 i mitur), Lushnje (3 të mitur), Patos (4 të

mitur) dhe Ruzhdie (1 i mitur).

Arsyet të cilat kanë nxitur të miturit për t’u larguar kanë qenë:

1. Vështirësitë ekonomike;

2. Për mundësi arsimimi (dhe ndjekjen e një shkolle sportive) jashtë Shqipërisë;

3. Për të siguruar një jetesë më të mirë.

Prej muajit Dhjetor të vitit 2016 në qarkun e Fierit është duke u zbatuar projekti "Përmirësimi

i kushteve të jetesës dhe ri-integrimi i fëmijëve dhe familjeve migrante në Shqipëri", në

bashkëpunim me Fondacionin Terre des Hommes në Shqipëri.

Përsa i përket ri-integrimit të familjeve dhe fëmijëve të kthyer nga migracioni, bashkëpunim të

ngushtë ka pasur me institucione të ndryshme në bazë të nevojave të familjeve si: Njësi

Administrative/ Bashki, Zyrat e Punës, Qendra e Formimit Profesional Publik, Fier, OJF të

ndryshme, Qendrën Sociale Murialdo, Qendrat Komunitare Multifunksionale Drizë dhe Levan,

Terre Des Hommes, për të bërë të mundur ofrimin e shërbimeve sipas nevojave te tyre, në të

cilat kanë përfituar shërbimet përkatëse si: aplikim për ndihmë ekonomike, regjistrim si

punëkërkues të papunë, regjistrim për ndjekjen e kurseve të formimit profesional ose përfitim

të një pakete ushqimore ose aktivitete për gjenerim të ardhurash (IGA).

Lidhur me luftën kundër trafikimit të personave, për periudhën Janar - Dhjetor 2018 nuk ka

pasur raste të viktimave të trafikimit. Janë realizuar 15 aktivitete ndërgjegjësuese në

bashkëpunim me përfaqësues të IOM, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Policinë e

Shtetit, Prefekturën Fier, Bashkinë Patos, Bashkinë Roskovec, në kuadër të Ditës

Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Page 92: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

92

Eshtë ndërmarrë një iniciativë e përbashkët duke ngritur skuadrat e terrenit për të monitoruar

dhe vëzhguar fëmijët që punojnë në pika strategjike të Bashkisë Fier: Tregu Rom, Mbrostar,

Drizë dhe Levan.

Në kuadër të muajit të Luftës kundër Trafikimit të Personave, specialistët e Drejtorisë Rajonale

e Shërbimit Social Shtetëror, Fier në bashkëpunim me Punonjëset për Mbrojtjen e Fëmijëve,

NJMF, Bashkia Patos, Lushnje dhe Mallakastër realizuan aktivitetet informuese në

bashkëpunim me disa shkolla 9 vjecare dhe të mesme si: Shkolla e Mesme të Bashkuar

"Mustafa Matohiti" në Njësinë Administrative Ruzhdie, Shkolla 9 vjeçare "Muhamet Shehu"

në qytetin e Patosit, Shkolla 9 vjeçare "Ismail Klosi" në qytetin e Ballshit ku morën pjesë

nxënës dhe staf të shkollave të ndryshme 9 vjeçare dhe Shkollës së Mesme "Dervish Hekali",

të Bashkisē Mallakastër, Shkolla e Mesme të Bashkuar "Sotir Çapo" në Njësinë Administrative

Zharrëz, Shkolla e Mesme të Bashkuar "18 Tetori" në qytetin e Lushnjes.

Gjatë aktiviteteve u diskutua mbi çështjet e trafikimit të personave dhe migrimit të pasigurt.

Janë zhvilluar 3 takime konsultuese me fëmijët e grupmoshave 10-13 vjeç (2 grupe) dhe 14-17

vjeç për Ligjin 18/2017 "Për të Drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës", me qëllim përkthimin në një

gjuhë miqësore me fëmijët.

Në lidhje me parandalimin e fenomenit të azilkërkimit të fëmijëve minorenë të pashoqëruar

nga prindërit e tyre në vende të ndryshme të BE-së, për periudhën Janar-Korrik 2018, nga

strukturat e kufirit të drejtorisë Vlorë janë evidentuar 6 raste në PKK Port Vlorë, ku 3 shtetas

shqiptarë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 shtetas të tjerë i janë kaluar për veprime

hetimore DVP Vlorë për veprën Penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, parashikuar nga neni

124 i KP, pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Policia Kufitare në hyrje të RSH, këta shtetas pas

verifikimeve të kryera në sistemin TIMS dyshohet se kanë braktisur femijët e tyre minorenë ne

një nga vendet e BE-së.

Nga struktura e Migracionit për Qarkun Vlorë, Fier dhe Berat janë trajtuar 37 kërkesa të

ardhura nga Departamenti për Kufirin dhe Migracion për procedura ripranimi për femijë

minorenë që gjenden të pashoqëruar nga prindërit e tyre jashtë territorit te RSH, ku 22 kërkesa

ripranimi kanë qenë për minorenë, banorë të qarkut Fier.

Është punuar për parandalimin e të gjitha formave të trafikimit nëpërmjet rritjes së

ndërgjegjësimit, informimit dhe mbrojtjes së përmirësuar të popullatës vulnerabil.

Janë kryer fushata masive për rritjen e ndërgjegjësimit dhe konkretisht:

1 fushatë në muajin shkurt për sensibilizimin e opinionit publik me moton “Jo

emigracionit të paligjshëm”. Në fushatë morën pjesë 1400 pjesëmarrës, u informuan

rreth 450 persona si dhe u shpërndanë 1500 copë fletëpalosje;

Më datë 22.06.2018 u zhvillua takim i KRAT-it dhe Tryezës Teknike Rajonale

Antitrafikim të Qarkut Fier në lidhje me sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin lidhur

meparandalimin e emigracionit të parregullt, drejt Shteteve Anëtare të Bashkimit

Evropian dhe për fëmijët e pashoqëruar drejt vendeve të BE-së.

Duke çmuar rrezikun e këtij fenomeni, rëndësinë që paraqet sensibilizimi i komunitetit, në

aktivitet u thirrën dhe morën pjesë: Përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Bashkisë

Fier, D.R.Sh. Social Shteteror Fier, Drejtoria e Shëndetësisë Fier, Inspektoriati Shtetëror i

Punës, D.R. Shërbimit të punësimit, D.R.Formimit Profesional, anëtarët e KRAT-it, anëtarët e

TT , një përfaqësi nxënësish dhe mësuesish, përfaqsues të administratës së institucioneve lokale

dhe shoqëria civile me pjesmarrjen qytetare te moshave të ndryshme.

Page 93: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

93

Gjithashtu në takim u trajtua edhe:

o Miratimi nga anëtarët e KRAT-it, i Rregullores “Për funksionimin e komitetit

rajonal të luftës kundër trafikimit të personave, në qarkun Fier.

o Raportimi nga anëtarët e TT mbi fëmijët e pashoqëruar që kanë emigruar drejt

vendeve të BE.

o Diskutimi për Plan-veprimin dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë vitit 2018

në kuadër të luftës kundër trafikimit të personave.

o Prezantimi me urdhërat e rifreskuar të KRAT dhe te TT dhe kur është rasti

përditësimi i listës së anëtarëve me ata të zëvendësuar. Aktiviteti u pasqyrua

edhe në mediat lokale.

Është punuar për garantimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit efikas, transparent dhe

përfshirës rajonal dhe kombëtar në shumë fusha mes aktorëve që kanë rol në parandalimin dhe

luftën kundër trafikimit të personave.Një vëmendje e veçantë i është kushtuar forcimit të

reagimit Antitrafikim në nivel rajonal dhe nivel bashkie.

Për 2 raste janë referuar materialet proceduriale ne Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale «Trafikimi i personave të rritur» parashikuar

nga neni 110/a K.Penal, për të cilët të dy personat u shpallën në kërkim policor.

Për 5 raste janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë Fier, dhe Lushnje, për veprën penale «Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit» dhe

«Kalim i paligjshëm i kufirit» parashikuar nga neni 297&298, i K.Penal, me 4 (katër) të

arrestuar në flagrancë, 2(dy) të ndaluar me iniciative dhe 8(tetë) në gjendje të lirë.

Gjithashtu eksistojne grupe bashkërenduese përfshirëse dhe funksionale në nivel bashkie, si në

Bashkinë Fier, ku ka 2 Njësi, njëra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe tjetra për dhunën

në familje dhe barazinë gjinore. Janë 18 mekanizma bashkërendues multidisiplinarë për

TQNJ në nivel vendor.

Janë bërë emërimet dhe pjesërsisht rifreskimet e pikave të kontaktit, pasi ka dhe ndryshime,

për cilat është kërkuar rifreskimi dhe konfirmimi i tyre për 18 koordinatorë të emëruar apo

komanduar.

Është kërkuar nga aktorët shtetërorë rajonalë, sidomos nga bashkitë, që të sigurojnë përfshirjen

e detyrimeve të tyre për financim të zbatimit të PKV në projekt- buxhetet e Qeverisë dhe në

buxhetin e zakonshëm apo si financim i posaçëm.

KOMITETI RAJONAL I LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, QARKU

BERAT

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr.6 datë 26.01.2017 “Për krijimin e Komitetit Rajonal

të Luftës Kundër Trafikut të Personave”, si dhe të Urdhrit të Prefektit Nr.8 datë 20.02.2018 dhe

Nr.11 datë 01.03.2018 për periudhën Janar–Dhjetor 2018 në kuadër të luftës kundër trafikimit

të personave, organet shtetërore në Qarkun Berat kanë ndërmarrë një sërë iniciativash në luftën

kundër trafikimit të personave.

Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2018, Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në

Drejtorinë Vendore të Policisë Berat ka evidentuar gjithsej 6 raste të trafikimit të personave:

- 4 raste për trafikim të personave;

- 2 raste të dhënies ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve.

Page 94: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

94

Evidentuar 6, zbuluar 6, autorë 9, në gjendje të lirë 9.

Nga këto:

- Trafikim femrash (viktima të mundshme të trafikimit) për prostitucion neni 110/a K

penal-Evidentuar 4,zbuluar 4, autorë 4, gjendje të lirë 4.

- Trafikim klandestinësh, neni 298/2 K Penal -Evidentuar 2,zbuluar 2, autorë 5, gjëndje

të lirë 5. Rastet e trafikimt të fermrave janë ende në hetim.

DAR Berat, Z.A Kuçovë/Skrapar, Drejtorinë e Shërbimit Social Shtetëror dhe Bashkitë e

Qarkut kanë punuar për indentifikimin e grupeve dhe individët e rrezikuar nga trafikimi. Për

periudhën Janar-Dhjetor rezultojnë:

- 0 fëmijë të paregjistruar,

- 3 fëmijë të rrugës,

- 1 fëmijë që kanë braktisur shkollën,

- 86 fëmijë jetim,

- 435 familje komuniteti rom,

- 846 familje në vështirësi ekonomike dhe me probleme sociale,

- 78 familje me kryefamiljare grua,

- 47 gra të divorcuara.

Nga ana e anëtarëve të Komitetit, në veçanti, të Drejtorisë Rajonale të Punësimit, ka qënë në

fokus ndërgjegjësimi, këshillimi dhe orientimi i grupeve të prirura për të qënë viktima trafikimi

për t‘u përshtatur me tregun e punës. Gjatë kësaj periudhe 1 vjeçare janë paraqitur 2 raste pranë

zyrës së Drejtorisë Rajonale të Punësimit të cilat janë zgjidhur. Një rast është ku zonja është

punësuar në subjektin “Italbel” shpk dhe rasti tjetër është mundësuar punësimi i një nëne me

tre fëmijë kontigjent për trafikim.

Për periudhën Janar – Dhjetor 2018, ka patur 7 raste të cilat janë trajtuar si viktima të

mundshme trafikimi dhe janë strehuar në qendrën e rehabilitimit “VATRA”, Vlorë. Ka pasur

një bashkëpunim të mirë me seksionet për parandalimin e krimeve në të 3 Komisariatet e

Policisë, Berat, Kucovë, Skrapar, si dhe me Seksionin për Narkotikët. Janë kryer verifikime të

përbashkëta dhe ndjekja në dinamikë e tyre. Ka patur bashkëpunim me dy qendrat që operojnë

për viktimat e trafikut dhe femrat e dhunuara si me qendrën “VATRA” në Vlorë dhe qendrën

“Të ndryshëm & të barabartë“, në Tiranë.

Nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkinë Berat janë trajtuar 28 raste, ku 3 prej tyre kanë

qenë potencial trafikimi, por janë mbyllur si raste duke mos shfaqur më problematika.

Nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkinë Kuçovë është referuar 1 rast i një vajze risk

për trafikim, por është sistemuar në Qendrën “VATRA” Vlorë. Janë indentifikuar dhe 2 raste

të fëmijëve në rrezik për trafikim dhe është duke punuar me aktorët lokalë.

Zyra e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijës dhe Barazizë Gjinore në bashkëpunim me grupin teknik

multidisiplinar, bashkia Skrapar ka trajtuar një rast, ku 1 fëmijë i ndodhur në situatë rruge (në

rrezik trafikimi dhe rrezikut të madh që i kanosej) u sistemua në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë.

Sistemimi i të cilit u realizua nëpërmjet bashkëpunimit të Zyrës së NJMF dhe Barazisë Gjinore

bashkia Skrapar, Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Berat dhe Shërbimit Social Tiranë.

Nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkinë Ura Vajgurore janë trajtuar 2 raste që mund

të ishin viktima të trafikimit:

Page 95: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

95

1- Rasti është ndihmuar me ndihmë ekonomike nga fondet e Bashkisë, me një shumë prej

25 mijë lekësh në muaj, deri në momentin kur vajza është sistemuar në qendrën

“VATRA” në Vlorë, me dëshirën e saj dhe dakortësinë e familjes. Vajza ndihet mirë

dhe e rehabilituar atje ku dhe vazhdon shkollën.

2- Nëna e vajzës largohet për në Itali dhe babai denoncon nënën për braktisje fëmije e më

vonë deklaron në polici dyshimin për vajzën se do e përdorte nëna për arsye përfitimi.

Në bashkëpunim me policinë dhe gjyshërit e vajzës nga ana e nënës, vajza u rehabilitua

në shtëpinë e gjyshërve.

Lidhur me kapacitetet e shtuara për ofrimin e shërbimeve, Bashkia Berat ka hartuar planin

“Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Situatë Rruge ”, me qëllim që të parandalojë rastet

e trafikimit ose viktimat e mundshme të trafikimit, si dhe Planin e Zhvillimit të Komunitetit

Rom dhe Egjyptian ku pasqyrohen problematikat me specifike që shfaqin këto dy komunitete.

34 shkolla në zonat urbane dhe ato rurale janë aktualisht të mbuluara me shërbim psiko-social,

një element me rëndesi në identifikimin e rasteve si dhe trajtimin e tyre me profesionalizëm.

Janë konkretizuar praktika të konsoliduara bashkëpunimi në kuadër të projekteve të zbatuara

në shkollat e qytetit të Beratit. Përkushtimi i stafeve shkollore dhe i aktorëve të tjerë si

punonjësit e policisë, Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve, Shërbimi Social Shtetëror dhe Shërbimi

Social pranë njësive të vetëqeverisjes vendore ka bërë që puna për parandalimin dhe trajtimin

e rasteve në rrezik trafikimi të jetë në nivele të ulta.

Lidhur me aktivitetet e zhvilluara kundër trafikimit, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr.6

datë 26.01.2017 “Për krijimin e Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të

Personave”, në Institucionin e Prefektit të Qarkut u organizua në dt.04.10.2018, takimi i radhës

me Komitetin Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave. Në këtë takim u miratua

kalendari i aktiviteteve sensibilizuese për “Muajin e Luftës kundër Trafikimit të Personave,

Tetor 2018”, në bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Kalendari u dërgua edhe ne Ministrine e Brendshme tek Zyra e Koordinatorit të Luftës kundër

Trafikimit të Personave.

KRAT ka ndjekur me rigorozitet kalendarin e aktiviteteve për “Muajin e Luftës kundër

Trafikimit të Personave Tetor 2018”, duke mare pjesë në aktivitetet e zhvilluara në qarkun

Berat dhe duke i pasqyruar ato me fotot pëkatëse, çdo ditë në informacionin e dërguar në Zyrën

e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim në Ministrinë e Brendshme.

Në kuadër të muajit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Ambasada e Vendeve të Ulëta në

Tiranë në bashkëpunim me Qendrën “Tirana - Art” organizuan në sallën e konferencave të

Bashkisë Berat aktivitetin me temë “Handle with care”. Ky projekt, ideuar nga Jimini Hignett

& Patricia Kaersenhout, synon të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë kundër trafikimit të qenieve

njerëzore. Merrnin pjesë në këtë aktivitet Prefekti i Qarkut të Beratit, Drejtori i Drejtorisë

Vendore të Policisë së Beratit, Nënkryetarja e Bashkisë si dhe përfaqësues nga institucionet

vendore, mësues, psikologë, nxënës të shkollave, qytetarë etj. Performuan në këtë aktivtet

histori të vajzave të trafikuara aktoret Ema Andrea dhe Rajmonda Bulku, të cilat përcollën

emocione mjaft të forta për të pranishmit. Në fund të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit vizituan

ekspozitën e veçantë me pikturat e bëra nga vetë viktimat e trafikimit.

Page 96: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

96

Bashkia Berat organizoi takim me komunitetin dhe specialistë të sektorit social lidhur me

sensibilizimin e grave, vajzave dhe femijëve se si mund ta parandalojmë fenomenin e

trafikimit.

Këshilli i Qarkut Berat organizoi një takim me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, për të

vlerësuar dhe nxitur rolin e tyre në adresimin dhe luftimin e këtij fenomeni.

Drejtoria e Shëndetit Publik në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit kanë

zhvilluar takime sensibilizuese në ambientet e bizneseve In-Tex dhe Center Shqiptare.

U zhvilluan aktivitete në shkollën 9-vjeçare Samaticë ku përmes pikturave të ndryshme u

tregua se sa e bukur është jeta, ndaj nuk ja vlen që ta vrasim atë.

Bashkia Skrapar organizoi ekspozitë me punime nga nxënës të dy shkollave 9-vjeçare e

titulluar “Realitete Jete”, përgjatë pedonales së pedonales së qytetit. Janë organizuar tre

aktivitete në kuadër të Ditës Ndërkombëtarë të Librit për Fëmijë, Ditës Ndërkombëtare të

Autizimit si dhe Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në Situatë Rruge, ku janë përcjellë mesazhe

të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me aftësi ndryshe, fëmijëve që gjenden

përditë në situatë rruge dhe që mund të bien preh e trafikimit shumë lehtë, se cfarë mund të

bëjmë të gjithë së bashku për të ndryshuar jetën e këtyre fëmijëve etj.

Bashkia Kuçovë organizoi në shkolla të ndryshme aktivitete sensibilizuese me pankarta,

postera duke shpalosur mesazhe kundër trafikimit.

Nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë janë zhvilluar dy aktivitete: Një aktivitet është zhvilluar

në qëndër të qytetit me kalimtarët, të cilëve u janë shpërndarë fletëpalosje informuese mbi

trafikimin dhe një aktivitet tjetër është zhvilluar me kryeinfermierët e qendrave shëndetësore.

Vlen të përmëndet bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet të gjitha institucioneve qendrore në

nivel vendor dhe njësive të vetëqeverisjes vendore në vlerësimin e luftës kundër këtij fenomeni.

Planet

Sa i takon objektivave për të ardhmen, vëmendja do të jetë tek:

o evidentimi dhe parandalimi i fenomenit të trafikimit të të gjitha formave/të fëmijëve

që vijnë nga familje të varfra, fëmijë jetim ose me prindër të divorcuar;

o Trajtimi ndryshe i këtyre fëmijëve;

o Përqëndrimi i kujdesit tek fëmijët jetimë në mënyrë që shkolla të jetë familje e dytë për

ta;

o Rritja e kapaciteteve të mësuesve me trajnime për identifikimin e rasteve me rrezik

trafikimi.

KOMITETI RAJONAL I LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, QARKU

KUKËS

Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2018 në zbatim të detyrave ligjore që ka Institucioni i Prefektit

janë zhvilluar një sërë aktivitetesh dhe në përgjithësi janë realizuar të gjitha detyrat e vëna nga

Komiteti Rajonal dhe Tryeza Teknike Antitrafik në Planin e Veprimit 2018.

Gjatë këtij viti në Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës janë zhvilluar 3 takime të KRAT,

si dhe 5 takime të TTAT. Përfaqësues të KRAT dhe TT kanë marrë pjesë në shumë aktivitete

Page 97: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

97

të tjera të zhvilluara nga Koordinatori Kombëtar Antitrafik si dhe nga Institucione, Njësi

Vendore apo shoqata e organizma të ndryshëm, të cilat kanë pasur në qendër të vëmëndjes

Luftën Kundër Trafikimit të Personave, Luftën ndaj Dhunës ndaj Gruas dhe Fëmijëve në

familje, Luftën kundër fenomenit të Bulizmit apo të tjera takime me këtë tematikë.

Nga të dhënat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Kukës rezulton se për vitin

2018 nuk ka asnjë rast të Trafikimit të Personave.

Gjatë vitit 2018, janë intervistuar nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social

Shtetëror Kukës 2 raste dhe që më pas janë dërguar pranë familjes. Gjatë muajit Tetor janë

zhvilluar 8 aktivitete sensibilizimi në kuadër të Muajit Antitrafik. Janë zhvilluar dy takime në

nivel Nënkomiteti Antitrafik.

Drejtoria Vendore e Policisë dhe ajo e Kufirit dhe Migracionit Kukës për vitin 2018 ka pasur

në qendër të vëmendjes luftën kundër trafikimit të personave, evidentimin e personave që mund

të merren me këtë veprimtari të paligjshme të trafikimimit me qëllim goditjen në kohë të këtij

aktiviteti kriminal si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të këtyre personave.

Edhe gjatë kësaj periudhe një vëmendje e veçantë i është kushtuar identifikimit dhe

parandalimit të veprimtarisë kriminale të trafikimit, sidomos gjatë sezonit turistik, kur fluksi i

hyrje-daljeve në kufi është më i lartë duke koordinuar punën edhe me shërbimet tjera shtetërore

ligjzbatuese brenda dhe jashtë kufirit shtetëror.

Vlen të theksohet se, duhet vlerësuar puna e specialistëve të Drejtorisë së Shërbimit Social

Shtetëror Kukës, të cilët në çdo kohë kanë qenë të gatshëm të asisitojnë në rastet e intervistimit

të viktimave apo viktimave të mundshme të trafikimit të personave pranë strukturave të

specializuara të Policisë së Shtetit megjithë mungesën e theksuar të logjistikës për të përballuar

një punë të tillë.

Drejtoria Arsimore Rajonale në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave ka vazhduar

sensibilizimin e nxënësve për rreziqet e trafikimit të personave në kuadër të edukimit ligjor, ku

një nga pikat e këtij edukimi ka qenë dhe rreziku që vjen nga martesat në moshë të hershme

dhe mundësitë e trafikimit të nxënësve përmes martesave të paligjshme.

Vemendje e veçantë po iu kushtohet fëmijëve me familje, të cilat kanë probleme ekonomike

apo sociale si një ndër kontigjentët e mundshëm për rekrutim apo trafikim nga ana e grupeve

kriminale. Në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave dhe me shërbimin social-shtetëror po

bëhet një punë e vazhdueshme për ri-intergrimin e fëmijeve të kthyer nga emigracioni dhe

marrjen e masave për eleminimin e fenomenit të braktisjes së shkollës.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Kukës ka organizuar disa takime me punonjësit e

Institucionit dhe të qendrave shëndetësore mbi rolin e punonjësve të shëndetësisë për

identifikimin e viktimave të trafikimit dhe ato në rrisk trafikimi si dhe kanë zhvilluar diskutime

për mënyrën e identifikimit dhe raportimit të rasteve të fenomenit të trafikimitë

Nga informacionet e ardhura nga ana e Drejtorisë Rajonale të Punësimit gjatë këtij viti nuk ka

pasur raste të trajtimit për rehabilitim nëpërmjet punëdhënies për raste të personave të

konsideruar si viktima apo viktima të mundshme trafikimi. Megjithatë, nga ana e kësaj drejtorie

duhet të këmbëngulet për akordim fondesh për t’i pasur në dispozicion për rehabilitim apo ri-

integrim të rasteve të mundshme të konstatuara.

Page 98: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

98

Gjatë periudhës raportuese një punë e mirë është bërë nga Bashkia Kukës dhe sidomos nga

Drejtoria e Shërbimeve Sociale pranë kësaj Bashkie në punën për identifikimin e personave në

rrisk trafikimi si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative, si dhe në promovimin e Luftës

kundër Fenomenit të Trafikimit në të gjithë strukturat që ka në vartesi.

Megjithatë kërkohet një bashkëpunim më i mirë dhe forcimi i lidhjeve midis Nënkomiteteve

Rajonale Antitrafik të ngritura në dy bashkitë Has dhe Tropojë si dhe strukturave të ngritura

pranë Bashkive dhe Njësive Vendore me qëllim adresimin e çështjeve që lidhen me luftën

kundër dhunës në familje si dhe me mbrojtjen e grave, vajzave dhe fëmijeve të ekspozuar nga

kjo dhunë.

Kalendari i aktiviteteve që në bashkepunim me antarët e TTAT janë zhvilluar në Qarkun

Kukës gjatë muajit Tetor 2018.

Nr Data e ora zhvillimit Pershkrimi i aktivitetit që zhvillohet Ku është zhvilluar aktiviteti

1 -

Nga 01- 31 Tetor 2018

Furnizmimi me materiale të aktiviteteve në faqen

e fb për të promovuar luftën kundër trafikimit të

personave

Vazhdimisht gjatë gjithë muajit Tetor.

Rrjetet sociale

Institucioni i Prefektit

2 -

03.10.2018 ora 09.00

Mbi hapjen e Muajit Antitrafik dhe aktivitetet që

do organizohen

Televizioni Kukës

4 Antarë të TTAT.

Institucioni i Prefektit

3

08.10.2018 ora 13.00

Takim me mësues dhe nxënës të shkollës 9

vjeçare ‘’Lusen” Njësia Adm. Ujmisht

Shkolla 9 vjeçare “Lusen”

DAR Kukës

Instit Prefektit + SH.S.SH

4 -

11.10.2018 ora 13.00

Takim i përbashkët me mësues, nxënës e

sociologë si dhe punonjës të sektorit të

shëndetësisë të Bashkisë së Hasit

Zyra Arsimore Has

DAR-Kukës

Nën-Prefektura Has

Institucioni i Prefektit

Shërbim Social + Shëndetësor

5 -

15.10.2018 ora 14.00

Takim me mësues dhe nxënës të shkollës “Ali

Podrimja”Tropojë për luftën kundër fenomenit të

trafikimit të personave

Zyra Arsimore Tropojë

DAR Kukës

Nënprefektura Tropojë.

Institucioni i Prefektit

Shërbimi Social Shtetëror

6 -

17.10.2018

ora

11.00-12.00

Marshim kundër fenomenit të trafikimit në

bulevardin kryesor të qytetit ”Shtëpia e oficerëve-

Sheshi para Pallatit të Kulturës” me nxënës,

mësues ,qytetarë e punonjës socialë të Bashkisë

Kukës

Të gjithë antarët e KRAT e TTAT me

pjesëmarrje të plotë

7 -

22.10.18 ora 13.00

Takim me punonjës të Drejtorisë Rajonale të

Shëndetësisë Kukës dhe punonjës të Qendrave

Shëndetësore.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë

Kukës

Institucioni i Prefektit.

8 -

23.10.2018 ora 13.00

Takim mbi temën e trafikimit të fëmijëve dhe atë

të braktisjes së shkollës, shkaqet, format e

shfaqura dhe rreziku i fenomenit në shkollën e

mesme të bashkuar Zapod

Shkolla mesme e bashkuar ‘Ymer

Mata’Zapod

DAR-Kukës

Institucioni i Prefektit

9 -

31.10.2018 ora 11.00

Takim në Institucionin e Prefektit të Qarkut

Kukës me Antarët e TTAT për të bërë analizën e

zhvillimit të aktiviteteve të muajit Tetor 2018.

Institucioni i Prefektit

Të gjithe anëtarët e TTAT

Page 99: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

99

Rekomnadime për të ardhmen:

Duke vlerësuar gjendjen në Qarkun e Kukësit krahas angazhimit të plotë dhe të metejshëm të

aktorëve që kanë marrë pjesë në këto aktivitete kërkohet:

- Krijimi i një databaze (me ndërthurje informacioni) për rastet e mundshme të trafikimit

të Personave;

- Trajnimet per kualifikimet e punonjesve qe merren me këtë problematikë;

- Krijimi i një zëri të vecantë “Për trafikimin e Qenjeve Njerëzore” në buxhetin e vitit

për t’u përdorur nga ana e Komitetit Rajonal ose Tryeza Teknike për sensibilizimin,

ndërgjegjësimin dhe parandalimin e fenomenit të trafikimit të personave;

- Vazhdimin e mëtejshëm të fushatave ndërgjegjësuese me përfshirjen e mediave dhe

shkollave;

- Dhënie fondi për trajtimin e viktimave të trafikimit, si me ushqim dhe materiale të tjera

të domosdoshme;

- si dhe dhenia e fondeve të duhura sherbimit social ose drejtorisë vendore të policisë për

transportin e të deportuarve nga pikat e kufirit deri në shtëpitë e tyre kur ato pranojnë

të kthehen apo në qendrat pritëse ku do të akomodohen.

Edhe për periudhën në vazhdim ju garantojmë se do të vazhdojmë angazhimin institucional

dhe njerëzor për marrjen e masave në luftën kundër fenomenit të trafikimit, si dhe

ndërgjegjësimin e qytetarëve për zhdukjen e këtij fenomeni, si një ndër prioritetet e qeverisë

shqiptare.

KOMITETI RAJONAL I LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, QARKU

LEZHË

Në zbatim të Urdhrit nr. 6 datë 26.01.2018 të Kryeministrit “Për krijimin e komiteteve rajonale

të luftës kundër trafikimit të personave”, urdhrit nr.9, datë 20.02.2018 të prefektit “Për krijimin

e komitetit rajonal dhe tryezës teknike antitrafik“, rregulloren “Për organizimin dhe

funksionimin e komitetit rajonal antitrafik”, si dhe plan – veprimin për vitin 2018, miratuar në

mbledhjen e përbashkët të KRAT dhe TT të datës 24.02.2018, bazuar në informacionet e marra

nga të gjitha institucionet anëtare, puna e strukturave rajonale antitrafik ka qënë e përqendruar

në zhvillimin e aktiviteteve sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese në të gjithë territorin e qarkut

dhe me target grupe të ndryshme, në funksion të parandalimit, identifikimit referimit dhe

rehabilitimit të rasteve të trafikimit dhe administrimit të tyre.

Drejtoria rajonale e shërbimit social shtetëror Lezhë, si pjesë e strukturave përgjegjëse në luftën

kundër trafikimit të personave dhe pjesë e komitetit rajonal dhe tryezës teknike antitrafik për

vitin 2018 ka zhvilluar dhe menaxhuar disa aktivitete dhe veprimtari sensibilizuese dhe

ndërgjegjësuese me target grupe të ndryshme mbi trafikimin e personave. Duke e pasur si

detyrë funksionale, ka zhvilluar aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese nëpër shkolla dhe

qendra rinore në qarkun Lezhë. Ka zhvilluar takime me sektorët socialë në të tri bashkitë e

qarkut, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë për t’i informuar mbi rëndësinë e sensibilizimit dhe

ndërgjegjësimit të të rinjve dhe komunitetit për luftën kundër trafikimit të personave.

Janë asistuar dhe menaxhuar 3 raste vmt. Vazhdon monitorimi i dy minoreneve nga qyteti i

Lezhës. Është vizituar dhe asistuar një vt në njësinë administrative Kallmet (pjesë e

monitorimit të vazhdueshëm). Për rastin e minorenës nga Sanxhaku, referuar në sektorin e

trafiqeve në drejtorinë vendore të policisë Lezhë, është ngritur grup pune me NJMF të bashkisë

Kurbin dhe psikologen e shkollës, të cilëve u është ngarkuar detyrë monitorimi i rastit.

Page 100: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

100

Gjate vitit 2018, DRSHSSH Lezhë ka zhvilluar 20 takime sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese

në të gjithë qarkun e Lezhës. Në bashkëpunim me psikologen e shkollës Shënkoll, monitorohet

një minorene, rast i referuar nga komuniteti.

Nënkomiteti Kurbin, ka funksionuar sipas rregullorës së miratuar, duke luajtur rolin përkatës

çdo pjesëtar i tij në sektorin që përfaqëson. Gjatë vitit 2018 janë zhvilluar dy takime pune të

nënkomitetit, ku janë trajtuar çështje të trafikimit të personave dhe rrezikshmërinë e fenomenit.

Nga sektori i shërbimit social NJMF në bashkinë Kurbin në bashkëpunim me psikologët e

shkollave, janë zhvilluar takime sensibilizuese me nxënës e prindër, në funksion të masave

parandaluese. Sektori i promocionit në drejtorinë e shëndetit publik, në bashkëpunim me kishën

katolike, kanë zhvilluar tre takime me gra dhe fëmijë të komunitetit rom. Aktivitete

sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese janë zhvilluar nga të gjithë aktorët që janë pjesë e

nënkomitetit. Gjatë vitit 2018, nuk ka pasur raste të viktimave të trafikimit. Më të rrezikuarit

nga ky fenomen, janë pjesëtarët e komunitetit rom dhe familjet me probleme sociale

ekonomike. NJMF në bashkinë Kurbin, në bashkëpunim me psikologen e shkollës mbajnë në

monitorim rastin e një minoreneje nga Sanxhaku, si viktimë e mundshme trafikimit.

Nënkomiteti Mirditë, ka funksionuar sipas rregullorës së miratuar, duke luajtur rolin përkatës

çdo pjesëtar i tij në sektorin që përfaqëson. Gjatë vitit 2018 janë zhvilluar 3 takime pune të

nënkomitetit, ku janë trajtuar çështje të trafikimit të personave dhe rrezikshmërinë e fenomenit.

Nga sektori i shërbimit social NJMF në bashkinë Mirditë, në bashkëpunim me psikologët e

shkollave, janë zhvilluar takime sensibilizuese me nxënës e prindër, në funksion të masave

parandaluese. Sektori i promocionit në drejtorinë e shëndetit publik, në bashkëpunim me kishën

katolike, kanë zhvilluar tre takime me gra dhe fëmijë të komunitetit rom. Aktivitete

sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese janë zhvilluar nga të gjithë aktorët që janë pjesë e

nënkomitetit.

Është e rëndësishme të theksohet fakti se gjatë vitit 2018, nuk kemi raste të viktimave të

trafikimit. Më të rrezikuarit nga ky fenomen, janë pjesëtarët e komunitetit rom dhe familjet me

probleme sociale ekonomike. Nga shoqata e fëmijëve jetimë, në Rubik është zhvilluar një takim

sensibilizues me fëmijë e prindër kujdestarë të tyre. Ndihmesë në zbutjen e problemit kanë

dhënë edhe Caritasi austriak në Mirditë dhe Caritasi i kishës katolike, të cilët i trajtojnë fëmijët

me probleme sociale e shëndetësore, me programe edukimi dhe trajtimi ushqimor.

Bashkia Lezhë, Sektori i shërbimit social (NJMF) dhe specialistët për barazinë gjinore në

bashkinë Lezhë, në zbatim të planit të veprimit të luftës kundër trafikimit të personave, për

vitin 2018 e filloi punën me takime sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese “Njohja me punën, rolin

dhe detyrat e NJMF në informimin, mbi fenomenet e ndryshme që shqetësojnë fëmijët sot,

duke trajtuar edhe tema mbi “Migrimin e parregullt”, si një rrezik potencial që mund të sjellë

si pasojë viktima të trafikimit. Janë zhvilluar 8 takime në 6 shkolla të ndryshme të Lezhës, duke

i koordinuar në qytet dhe fshat.

Takimet janë zhvilluar në shkollat e mesme dhe 9 vjeçare Torovicë, Kolajakaj, Rraboshtë,

Balldre, “Ragacionistët” dhe “Hydajet Lezha”. Nga drejtoria e shërbimit social në bashkinë

Lezhë, është krijuar grupi i punës për identifikimin e fëmijëve në situate rruge, me qëllim

terheqjen e tyre.

Gjatë vitit 2018 në kuadër të task – forcës për identifikimin e fëmijëve në situate rruge, skuadra

e terrenit verifikoi fëmijë të grup moshave 8 – 15 vjeç, që shfrytëzohen për punë e lypje. Nga

verifikimi i bërë rezultoi së këta fëmijë vinin edhe nga rrethe të tjera si, Mirdita, Kurbini,

Page 101: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

101

Elbasani dhe Lushnja. Është bërë edhe trajnim i punonjësve socialë për identifikimin dhe

referimin e viktimave të trafikimit, në perputhje me kuadrin ligjor. Është mbajtur në vezhgim

rasti i Sh.M si v/mt, pasi ishte braktisur nga prindërit dhe jetonte me gjyshen. Në kuadër të

muajit tetor antitrafik, NJMF dhe specialistët e barazisë gjinore dhe kundër dhunës në familje,

në bashkëpunim me TT realizuan disa seanca ndërgjegjësimi me nxënësit e shkollave të mesme

“Kolin Gjoka” e “Hydajet Lezha” dhe me fëmijë e prindër të komunitetit rom e egjiptian, në

mjediset e qendres multifunksionale të bashkisë. Ka marrë pjesë dhe ka qenë mjaft aktive në

aktivitetet zhvilluara nga KRAT dhe TT.

Drejtoria rajonale e shëndetësisë Lezhë gjatë vitit 2018, në zbatim të detyrave që kjo drejtori

ka në ngarkim, ka zhvilluar aktivitete sensibilizuese me target grupe të ndryshme në

qendrat shendetesore dhe shkolla të qytetit, ku janë trajtuar procedurat standarde të veprimit

për viktimat e trafikimit dhe rastet e mundshme, mënyrat e identifikimit të rasteve, grupet më

të rriskuara si dhe format e raportimit dhe organet ku mund të drejtohen për ndihmë. Gjithashtu

kjo drejtori ka monitoruar dhe ndjekur aktivitetet e zhvilluara nga ana e qendrave shëndetësore

në lidhje me edukimin e komunitetit mbi kujdesin ndaj trafikimit të qenieve personave. Gjatë

takimeve të kryera me aktorë të tryezës teknike për rastet e paraqitura si raste të viktimave që

kanë qenë të trafikuara, apo raste të viktimave të mundshme për trafikim, nga ana e drejtorise

janë dhënë udhëzimet përkatëse për nevojat e paraqitura nga aktorë të ndryshëm në varësi të

rasteve. Gjatë vitit 2018 pranë drejtorisë rajonale të shëndetësisë nuk është raportuar asnjë rast

viktime apo viktimë e mundshme trafikimi.

Drejtoria arsimore rajonale Lezhë Në zbatim të plan-veprimit 2018 të luftës kundër

trafikimit të personave, drejtoria arsimore rajonale Lezhë, përmes të gjithë strukturës së saj

arsimore, me të gjitha institucionet shkollore si dhe me shërbimin psiko–social të DAR, ka bërë

një plan veprimi në çdo institucion shkollor, ku janë përcaktuar veprimtaritë që do të

zhvilloheshin përgjatë gjithë vitit, duke bashkëpunuar me të gjitha drejtoritë rajonale të qarkut

Lezhë dhe duke kryer veprimtari të përbashkëta sensibilizuese dhe informuese përmes

bisedave, leksioneve, aktiviteteve të ndryshme praktike, trajnime me psikologët, mësuesit dhe

drejtues shkollash me temë “Unë mbroj fëmijët”, marshim në qendrat e qyteteve dhe fshatrave

kundër trafikimit, konkurse me piktura, ese, poezi, biseda dhe veprimtari me prindër nëpër

shkolla nën drejtimin e psikologëve, biseda dhe veprimtari me nxënësit, sensibilizim me

afishime në shkolla dhe në ambiente, etj, me qëllim që nxënësit të informohen mbi rrezikun që

i kanoset të rinjve për trafikim njerëzor, të informohen mbi format e trafikimit, shkaqet e

trafikimit, mënyrat e rekrutimit, profilin e trafikantëve, dhuna që ushtrohet ndaj viktimave,

reagimet fizike, reagimet psikologjike, ndryshimet më të dukshme në sferën afektive, të të

menduarit, të sjelljes dhe asaj somatike, ndalimi me ligj i trafikimit të qenieve njerëzore, si një

shkelje e të drejtave themelore, të përcaktuara në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut,

njohja e fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore në të gjitha dimensionet, ndërgjegjësimi

për shkallën e rrezikut që i kanoset shoqërisë nga trafikimi.

Gjatë periudhës janar - dhjetor 2018, me masat e marra nga ana DAR, nuk ka patur raste të

trafikimit të qenieve njerëzore. Ka pasur dyshime të sinjalizuara nga vetë nxënësit, të cilat janë

ndjekur përmes strukturës arsimore dhe në bashkëpunim është arritur të parandalohen efektet

negative të këtij fenomeni. Gjatë muajit tetor 2018, muaj i shpallur si muaji i luftës kundër

trafikimit të personave, e kemi mbushur me aktivitete të planifikuara dhe në bashkëpunim me

partnerët tanë rajonalë dhe vendorë. Pavarësisht kësaj, puna dhe përgjegjësia në këtë drejtim

vazhdon të mbetet një ndër detyrat parësore në sektorin e arsimit në DAR Lezhë.

Drejtoria rajonale e punësmit Lezhë, e cila ka në varësi zyrat vendore të punësimit në Kurbin

dhe Mirditë, nëpërmjet shërbimeve të punësimit, formimit professional, të mbështetjes me të

Page 102: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

102

ardhura, ndihmë ekonomike, pagesë papunësie, mbulim me sigurime shëndetësore prioritet të

punës së saj, ka patur dhe ka grupet e të papunëve në nevojë ku futen edhe viktimat e trafikimit,

kategori kjo që evidentohet veçmas në evidencat statistikore. Për peridhen janar – dhjetor 2018

nuk ka evidentuar dhe identifikuar asnjë rast viktimë trafikimi. Drejtoria rajonale e punësimit

Lezhë deri me 31.12.2018 ka të regjistruar punëkërkues të papunë:

Gjithsej 3115 persona nga të cilët,

Lezha, 814 persona.

Kurbini, 1613 persona

Mirdita, 688 persona.

Drejtoria rajonale e shërbimit kombëtar të punësimit Lezhë me perfaqësuesit e saj në komitetin

rajonal dhe tryezen teknike antitrafik kanë qënë mjaft aktiv në takimet dhe aktivitetet e

zhvilluara gjatë vitit 2018 në zbatim të plan – veprimit të luftës kundër trafikimit të personave.

Nga drejtoria vendore e policisë Lezhë janë ndjekur dhe monitoruar me perparësi rastet e

evidentuara si viktima të mundshme trafikimi dhe për vitin 2018 nuk ka identifikuar dhe

raportuar raste trafikimi të personave. Ky institucion si autoritetet kryesor pergjegjës për

identifikimin, referimin dhe mbrojtjen nga trafikimi ka ofruar gjithnjë frymë mirëkuptimi,e

bashkëpunimi, pergjegjësi profesionalizëm dhe gatishmëri, duke iu pergjigjur në kohë

kërkesave të komunitetit për çdo rast. Ka qenë vazhdimisht pjesë aktive e komitetit rajonal dhe

tryezës teknike antitrafik.

Drejtoria vendore e policisë së kufirit dhe migracionit, stacioni Shëngjin ka marrë pjesë

rregullisht në rakimet e KRAT dhe TT duke informuar për punën e bërë dhe rastet e

evidentuara. Për vitin 2018 nuk ka pasur raste trafikimi të personave të evidentuara dhe të

raportuara. Në përbërje të komitetit rajonal të luftës kundër trafikimit të personave dhe detyrave

funksionale, gjatë vitit 2018, ka marrë pjesë në takimet e organizuara dhe në realizimin e

aktiviteteve për ndergjegjësimin e grupeve e individëve më të rrezikuar. Gjatë muajit tetor 2018

është marrë pjesë në aktivitetet e zhvilluara.

Me efektivin janë punuar akte ligjore e nënligjore për luftën kundër trafikimit të personave,

VKM nr 499 datë 29.08.2018 “Për miratimin e proçedurave standarte të veprimit për mbrojtjen

e viktimave të mundëshme të trafikimit”. Në zbatim të detyrave dhe proçedurave standarte të

punës nga efektivi, janë ushtruar kontrolle në PKK dhe sektorin kufitar për identifikimin e

personave të trafikuar apo raste të mundshme për tu trafikuar. Janë ushtruar kontrolle në anije,

tragete e mjete të tjera që levizin nga porti i Shëngjinit për jashtë shtetit, për raste të mundëshme

trafikimi personash. Janë ushtruar kontrolle në anije peshkimi e mjete të vogla lundruese që

dalin në gjueti peshku apo shetitje turistike, si gjatë sezonit turistik dhe në vazhdimësi për

evidentimin e çdo rasti të mundshem trafikimi personash, si dhe janë ushtruar kontrolle e

verefikime të mjeteve në hapsiren detare në juridiksion.

Janë ushtruar kontrolle në zonën e verifikimit kufitar, zonat bregdetare, akse rrugore e fshatra

në zonën bregdetare, për identifikimin e rasteve të trafikimit të personave apo të mundëshme

për tu trafikuar. Nga efektivi është punuar për sigurimin e informacioneve për raste të

mundëshme trafikimi. Gjatë këtij viti theksojmë se nuk ka patur asnjë rast të evidentuar të

personave të trafikuar. Kjo strukturë, prioritet të punës së saj ka, zbatimin e akteve ligjore në

luften kundër trafikimit të personave në vazhdimësi, duke u pëqendëruar në informacione,

kontrolle e bashkëpunim dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese në përbërje të komitetit rajonal.

Page 103: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

103

Gjatë vitit 2018 KRAT dhe TT antitrafik në qarkun Lezhë ka funksionuar normalisht dhe sipas

rregullorës së miratuar për funksionimin e kësaj strukture. Të gjitha institucionet anëtare të

KRAT dhe TT Lezhë janë të angazhuara dhe në bashkëpunim ndërinstitucional me organizata

dhe shoqata jo fitimprurëse kanë punuar me pergjegjësi për zbatimin e planit kombetar të

veprimit të luftës kundër trafikimit të personave. Përmendim Caritasin shqiptar, Kryqin e Kuq

dega Lezhë për kontributin e madh që ka dhënë dhe po jep për trajtimin e familjeve në nevojë

dhe fëmijët në gjendje rruge si dhe organizatat World Vision Lezhë dhe Mary Ward Loreto të

cilat janë mjaft bashkëpunuese dhe kontribuese në të gjitha rastet.

KRAT dhe TT e qarkut Lezhë, gjatë gjithë periudhës janar - dhjetor 2018 ka bashkëpunuar e

do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha institucionet, organizatat dhe shoqatat e OJF – të

e ofruara, si pjesëmarrëse dhe kontribuese për aktivitetet e realizuara dhe rastet e prezantuara

të abuzimit dhe trafikimit, duke ndikuar fuqishëm dhe motivuar gjetjen e zgjidhjeve të

pranueshme për rehabilitimin e viktimave te trafikimit dhe atyre të mundshme për trafikim.

KOMITETI RAJONAL I LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, QARKU

SHKODËR

Gjatë periudhës raportuese, është hartuar e miratuar plani i veprimit të luftës kundër trafikimit

të personave për vitin 2018, për qarkun Shkodër. Janë zhvilluar Mbledhjet e Komitetit Rajonal

të Luftës Kundër Trafikimit të Personave (I krijuar me Urdhër Nr. 6, datë 26.01.2017, të

Kryeministrit “Për Krijimin e Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, në

çdo Qark”), ku është trajtuar hartimi i planit kombëtar të veprimit të luftës kundër trafikimit të

personave 2018-2020, mbi aktivitetet e parashikuara në planin e veprimit, kryesisht në pjesën

e parandalimit dhe koordinimit, ku Komiteti Rajonal ka fushën kryesore të veprimtarisë së tij,

si dhe problemet e veprimtarisë së luftës kundër trafikimit të personave, përfshirë edhe çështjet

dhe rekomandimet e tryezës teknike.

Janë zhvilluar takimet e Tryezës Teknike (të ngritur me Urdhër Nr. 11, datë 24.03.2017, të

Prefektit/Kryetarit të Komitetit Rajonal), me përfaqësuesit e institucioneve/anëtarëve të

komitetit rajonal dhe shoqërisë civile, në të cilin është rekomanduar që të kërkohet nga anëtarët

e Komitetit: Rritja e nivelit të bashkëpunimit të të gjithë institucioneve në luftën kundër

trafikimit të personave, në mënyrë të veçantë informimi nga ana e Drejtorisë Arsimore

Rajonale, lidhur me nxënësit që nuk vazhdojnë arsimin, kanë ndërprerë shkollën, nuk

frekuentojnë rregullisht shkollën; Organizimi i trajnimit të punonjësve mësimor, veçanërisht i

psikologëve të shkollave, lidhur me çështjet e luftës kundër trafikimit të personave; Mundësimi

i ndërtimit të 1 qendre rezidenciale për qarkun, brenda territorit të bashkisë Shkodër, në të cilën

është përqendruar rreth 61 % e popullsisë së qarkut për pritjen dhe akomodimin e personave

Viktima/Viktima të Mundshme të Trafikimit dhe probleme të tjera të veprimtarisë antitrafikim.

Mbështetur në programin e miratuar, gjatë muajit Tetor (i nominuar si muaji i luftës kundër

trafikimit te personave) me sloganin #Bashkë Mundemi! # Luftojmë Trafikimin!, në qark, nga

Komiteti Rajonal dhe institucionet rajonale dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore- pjesë e

Komitetit Rajonal, janë zhvilluar:

- mbi 80 aktivitete ndërgjegjësuese (përfshi takimet e organizuara nga DAR, Drejtoria

Rajonale e Shëndetësisë, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria e Formimit Profesional, Policia

Vendore, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore; Shoqatat e ndryshme, etj.);

- 22 trajnime, workshope dhe tryeza të rrumbullakëta;

Page 104: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

104

- ekspozita me punime të nxënësve të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, ne te gjitha

shkollat e qytetit dhe punimet me te mira për një tre ditë janë prezantuar ne hollin e ndërtesës

se Këshillit te Qarkut dhe Institucionit të Prefektit;

- Pjesëmarrja në ekspozitën Kombëtare ku Qarku Shkodër është prezantuar me 20

punimet më të mira të nxënësve të shkollave të qarkut, me temë luftën kundër trafikimit të

personave;

- 3 emisione televizive në mediat lokale;

- 2 aktivitete sportiv, marshim sensibilizuese në rrugët e qytetit Shkodër e Koplik;

- mbi 22 sesione informuese me komunitetin, nxënës, mësues, psikologë, etj.

Gjatë vitit, kanë vazhduar të marrin shërbime rehabilitimi në Qendrën Kombëtare 2 përfitues

VT/VMT (1 VT dhe 1 VMT)

Janë identifikuar 3 raste VMT, nga të cilët 1 rast në bashkinë Malësi e Madhe, i cili ka refuzuar

të përfitojë nga programet e mbrojtjes sociale, por është në monitorim nga bashkia; Një i ri i

komunitetit egjiptian i moshës 16-17 vjeç është dërguar në Qendrën e Rehabilitimit Linëz, nga

bashkia Shkodër dhe trajtohet në këtë qendër; si dhe 1 rast punëkërkues i papunë femër (rast

që monitorohet nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit)

Nga shërbimet e policisë kufitare dhe të migracionit janë kapur 2192 persona në kufi, nga

vendet në konflikt (Siri, Irak, Pakistan, Afganistan, Palestinë, Marok, Libi, Algjeri, etj.), nga

të cilët 103 të mitur, 56 femra. Janë dërguar e ridërguar në qendrën e azilkërkuesve 2167

shtetas, në qendrën e mbyllur për të huaj 12 shtetas. Ndërsa 13 shtetas janë larguar vullnetarisht.

Në pikat e kalimit kufitar janë kthyer 63 shtetas shqiptar-Deportiv. Në bashkëpunim me

Drejtorinë Rajonale të SHSSH Shkodër dhe njësinë e mbrojtjes së minorenëve të bashkisë

Shkodër, si dhe me Caritas Shqiptar, janë marrë masa për trajtimin me ushqim, veshmbathje,

apo edhe strehim të përkohshëm të personave në nevojë, shtetas të huaj të ardhur nga vendet e

treta. Në Spitalin rajonal Shkodër janë dërguar dhe është dhënë ndihmë mjekësore në 20 raste.

Gjatë vitit vihet re një tendencë në rritje e fluksit të lëvizjes emigratore nga vendet në konflikt

me destinacion vendet e Evropës Perëndimore, të cilët e përdorin vendin tonë si pikë tranziti.

Është bërë goditja e elementëve të konstatuar në kushtet e veprës penale “Dhënie ndihme për

kalim të paligjshëm të kufirit” në 15 raste. Iu është refuzuar dalja nepërmjet PKK 1056

shtetasve shqiptar, të cilët nuk kanë plotësuar kushtet ligjore, për të udhëtuar apo kanë shkelur

rregullat e hyrjes e qëndrimit në vendet e BE. Gjatë vitit vihet re një tendencë në ulje (nga

muaji në muaj) për dalje nga vendi i shtetasve shqiptar, kryesisht i moshave të reja, me qellim

për të qëndruar në vendet e Europës Perendimore, nepermjet kerkeses për azil, kjo falë edhe

forcimit të masave dhe kontrollit të nga shërbimet e policisë kufitare

Nga ana e Shërbimit Social Shtetëror janë 39 vlerësime social-ekonomike të minorenëve që

ndodhen të pashoqëruar në emigracion. Janë trajtuar me ndihmë ekonomike 4705 familjeve në

qark, nga të cilat: 667 familje me k/familjar e gra dhe gra të divorcuara, 61 familje të

komunitetit rom dhe egjiptian, 6 familje me jetim (mbi moshën 25 vjeç), 41 familje me shërbim

kujdestarie (përfshi dy fëmijë me PAK). Nga skema e ndihmës ekonomike trajtohen 20 viktima

të dhunës në familje.

Janë identifikuar dhe evidentuar nga bashkia Shkodër 100 raste të fëmijëve të rrugës, për të

cilat së bashku me 40 familje janë: Hartuar planet e ndërhyrjes për integrimin; Mbështetur me

ndihma ushqimore, veshmbathje e medikamente për fëmijët, të cilët kanë patur probleme

Page 105: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

105

shëndetësore; Mbështetur nga ana psiko-sociale, lehtësim dhe orientim për procedurat

administrative, punësim, ndihmë ekonomike, etj.

Numri i punëkërkuesve të papunë ka qenë gjithsej 5329 (femra 3100), nga të cilët të komunitetit

rom dhe egjiptian 219, jetim 6, emigrant të kthyer 58 dhe persona të trafikuar nga punëkërkuesit

e papunë 1.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjatë vitit është intervistuar 1 shtetase e mitur, e cila nuk

donte të intervistohej, nga ku nuk rezultoi të jetë VT/VMT. Është evidentuar dhe goditur një

grup kriminal, i cili dyshohet se trafikon persona për në Angli, duke arrestuar disa persona.

Është goditur një grup i cili trafikonte persona të vendeve të treta (Srianë, Pakistanezë, Irakenë,

etj.) nga kufiri me Greqinë deri në Malin e Zi. Nuk ka asnjë rast të referuar VT, apo VMT, si

dhe asnjë rast në ndjekje nga viti i kaluar.

Janë kapur 2192 shtetas nga vendet ne konflikt, nga të cilët 103 të mitur dhe 56 femra, janë

dërguar dhe ridërguar në Qendrën e azil kërkuesve 2167 shtetas të huaj, nga të cilët për herë të

parë 662 shtetas, ndërsa 1505 shtetas janë larkuar nga qendra e azilit dhe janë rikthyer përsëri

në azil. Në pikat e kalimit kufitar janë kthyer 61 shtetas DEPORTIV dhe 2 shtetas Inad, të cilët

nuk janë identifikuar si viktima trafiku (nga intervistimi dhe deklarimet e marra)

Gjatë vitit vihet re një tendencë në rritje e fluksit të lëvizjes emigratore nga vendet në konflikt

me destinacion vendet e Evropës Perëndimore, të cilët e përdorin vendin tonë si pikë tranziti.

Ju është refuzuar dalja nepërmjet PKK (Muriqan, Hani i Hotit, Bashkim) 1056 shtetasve

shqiptar, të cilët nuk kanë plotësuar kushtet ligjore, për të udhëtuar apo kanë shkelur rregullat

e hyrjes e qëndrimit në vendet e BE. Nga intervistimi i shtetasve të kthyer Deportiv nga pala

Malazeze, si dhe të kapur në tentative kalimi në mënyrë të paligjshme të kufirit ka rezultuar se

kalimin e kanë kryer për qëllime ekonomike. Gjatë vitit vihet re një tendencë në ulje (nga muaji

në muaj) për dalje nga vendi i shtetasve shqiptar, kryesisht i moshave të reja, me qellim për të

qëndruar në vendet e Europës Perendimore, nepermjet kerkeses për azil, kjo falë edhe forcimit

të masave dhe kontrollit të nga shërbimet e policisë kufitare

Në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHSSH Shkodër dhe njësinë e mbrojtjes së

minorenëve të bashkisë Shkodër, si dhe me Caritas Shqiptar, janë marrë masa për trajtimin me

ushqim, veshmbathje, apo edhe strehim të përkohshëm të personave në nevojë, shtetas të huaj

të ardhur nga vendet e treta. Në Spitalin rajonal Shkodër janë dërguar dhe është dhënë ndihmë

mjekësore në 20 raste. Prioritet mbetet rritja e profesionalizmit të strukturave të policisë

kufitare ne luftë kundër trafikimit të personave; Sensibilizimi i qytetarëve për rreziqet që u

kanosen fëmijëve të tyre në rast braktisje në vendet e Europës Perëndimore, si dhe të

pamundësisë së pranimit nga vendet e BE të kërkesave për azil, duke i ndërgjegjësuar se

Shqipëria është dhe njihet prej tyre vend i sigurt; Forcimi i kontrollit në PKK; Bashkëpunimi

dhe bashkërendimi i punës me të gjitha institucionet ligjzbatuese, që kryejnë veprimtari në kufi,

me qëllim parandalimin dhe goditjen e emigracionit të paligjshëm

Nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror është evidentuar 1 rast VMT nga bashkia

Malësi e Madhe, e cila ka refuzuar trajtimin nga programet e mbrojtjes sociale. Rasti është

duke u monitoruar nga njësia e mbrojtjes së bashkisë Malësi e Madhe.

Braktisja e shkollës nga nxënësit ku si target grup janë nxënësit, për te cilën nuk ka informacion

te vendndodhjes, si dhe largimet jashtë vendi për destinacionin pritës, për vitin është bërë nga

21 nxënës, 9 nga të cilët i përkasin komunitetit rom. Në bazë të statistikave të fundit për

Page 106: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

106

komunitetin rom dhe egjiptian numri i braktisjes shkollore është gjithnjë në rënie. Frekuentimi

i rregullt i shkollës nga ana e tyre minimizon rrezikun për të qenë viktima trafikimi dhe viktima

të mundshme trafikimi.

Janë zhvilluar Sesione informimi mbi antitrafikimin në shkolla për njohjen e fenomenit.

Psikologu i shkollës si dhe personi përgjegjës për zbatimin e planit strategjik në shkolle kanë

realizuar orë edukative me nxënësit, si dhe takime në kuadër të kualifikimeve të brendshme

mbi trafikimin dhe format e reja te saj. Mësuesit përgjegjës për zbatimin e planit vjetor te

bazuar ne udhëzimin e fillim vitit kanë ngritur minigrupe me përbërje nxënësit e klasave të

ndryshme duke fuqizuar dhe informuar mbi çështjet e trafikimit si dhe formave të referimit.

Dega Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore informon se gjatë

vitit janë kryer 806 inspektime, në të cilat nuk është identifikuar asnjë rast i trafikimit të

personave.

Është shtuar kapaciteti për ofrimin e shërbimeve në sektorin e shërbimeve të punësimit me

një staf (me kontrate pune 3-vjeçare), në kuadër te projektit “Esere” financuar nga BE, zbatuar

nga PNUD, qe ka ne fokus ndërmjetësimin për pune te anëtareve te komuniteteve rom dhe

egjiptian, përfshirjen ne tregun e punës, ku për vitin janë ndërmjetësuar me program “Formim

nëpërmjet punës”, rreth 15 punëkërkues të papunë egjiptian e rom. Gjithsej me projekt dhe

ndërmjetësim janë punësuar 54 punëkerkues të papunë

Për periudhën në vazhdim ka mundësi punësimi ne sektorin e fasonit (rrobaqepësi, këpuce dhe

përpunim peshku) për 45 gra dhe vajza, veçanërisht te moshës 18-35 vjeç dhe pa profesion, por

edhe deri ne 45 vjeç me profesion tekstilesh dhe qepëse lëkurash. Janë punësuar gjatë vitit 20

gra te divorcuara, 7 vajze nëne, 54 egjiptian dhe rom. Janë orientuar ne kurse te formimit

profesional 5 egjiptian dhe 20 emigrant te kthyer.

Nga ana e Bashkisë Shkodër janë organizuar 5 mbledhje te tryezave teknike ndersektoriale për

rastet e fëmijëve në situate risku të lartë, raste të cilat ndiqen nga Njësia për Mbrojtjen e

Fëmijëve. Janë identifikuar 100 raste të fëmijëve në situatë rruge (në zonën urbane të bashkisë,

në pikën e kalimit kufitar Muriqan dhe zonën e plazhit Velipojë). Rastet e identifikuara janë

shoqëruar në qendrën komunitare “Për familjen”, duke krijuar për çdo rast planet e ndërhyrjes,

në zbatim të protokollit të punës “Për mbrojtjen e fëmijëve, për Fuqizim dhe Integrim”, me

mbështetje ndihma ushqimore; veshmbathje;, shërbim shëndetësor e trajtim me medikamente

për fëmijë dhe të rritur, të cilët paraqesin probleme shëndetësore; mbështetje psiko-sociale;

lehtësim dhe orientim për procedura administrative; punësim; ndihmë ekonomike; etj.

Në territorin e bashkisë Shkodër funksionojnë 12 qendra komunitare “Për Familjen” të cilat

ndodhen pranë komunitetit të njësive (5 lagje të qytetit të Shkodrës dhe Nj.A). Synimi i

shërbimit komunitar është njohja e problematikave të komunitetit, shtrirja e shërbimeve sa më

pranë komunitetit, me qëllim fuqizimin dhe integrimin e fëmijëve dhe familjeve në vështirësi

sociale dhe ekonomike. Këto Qendra ofrojnë, për fëmijët dhe familjen, shërbime:

a. Parashoqërore (Informim; Orientim; Këshillim; Shërbime në familje; Ndërhyrje e

Hershme)

b. Komunitare (Mbrojtje e fëmijëve; Shërbime për fëmijën, familjen fuqizim ekonomik,

programe prindërimi; Fuqizim komuniteti; Shërbime arsimore; Riintegrim në shkollë dhe

mbështetje familjare për nevoja arsimore)

c. Higjenën personale, kujdesin shëndetësor dhe edukimin

Po punohet për ngritjen e shërbimit lëvizës në Nj.A Shosh e Pult.

Page 107: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

107

Nga Bashkia Malësi e Madhe ka patur 1 rast të evidentuar VMT (nga Shërbimi Social

Shtetëror), i cili ka refuzuar përfitimin nga programet e mbrojtjes sociale, por monitorohet nga

njësia e mbrojtjes Malësi e Madhe.

Nga ana e Bashkisë Pukë, Vau i Dejës dhe Fushë Arrëz janë organizuar takime dhe aktivitete

sensibilizuese dhe ndergjegjësuese për çështjet e luftës kundër trafikimit të personave, përfshi

ato të zhvilluara në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Pukë dhe shkollat, gjatë muajit Tetor, si

muaji antitrafikim.

KRAT ka pasur në qendër të punës së tij, ngritjen e kapaciteteve të strukturave. Kështu:

Në muajin Shkurt nga organizata “Gruaja tek Gruaja” në bashkëpunim me Qendrën

“Për Nisma ligjore qytetare” është organizuar tryeza e rrumbullakët me temë: “Reagim

i kombinuar kusht për mbrojtjen nga dhuna në familje”, takim në të cilin kanë marrë

pjesë përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes vendore, institucioneve dhe tryezës

teknike të çështjeve të luftës kundër trafikimit të personave.

Në muajin Maj është zhvilluar takimi konsultativ mbi Planin e Veprimit te Strategjise

“Për edukimin ligjor te Publikut”, organizuar nga Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave

Ligjore te Integruara ne bashkëpunim me Save the Children (Projekt i financuar nga

BE)

Në muajin Qershor nga Caritas Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme,

Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (në të cilat kanë marrë pjesë

përfaqësues të Komitetit Rajonal dhe të tryezës teknike të luftë kundër trafikimit të

personave, institucioneve dhe njësive të vetëqeverisjes vendore), është zhvilluar takimi

trajnues me temë: “Përmirësimi i sistemit te mbrojtjes se fëmijëve te shfrytëzuar për

pune ne vendet fqinje”;

Në muajin Qershor nga Ambasada Britanike është zhvilluar diskutimi teknik “Mbi

qëllimin dhe mënyrat e ndërhyrjes ne nivel komuniteti ndaj te rinjve qe rrezikojnë te

përfshihen ne krimin e rende dhe te organizuar”, në fokus të të cilit ishin faktorët dhe

rrethanat qe i shtyjnë te rinjtë te përfshihen ne aktivitete kriminale; një qasje

nderinstitucionale se si mund t’i shmangim/reduktojmë këta faktorë

Në muajin Qershor nga Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar

është organizuar takimi, për nënshkrimin e “Thirrjes për Veprim” kundër punës se

detyruar, skllavërisë moderne dhe trafikimit te qenieve njerëzore.

Në muajin Korrik nga Caritas Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme

(Zyrën e Koordinatorit Kombëtar) është organizuar takimi, lidhur me përmirësimin e

sistemit të mbrojtjes së fëmijëve të shfrytëzuar për punë në vendet fqinjë

Në muajin Gusht nga CADCA në bashkëpunim me organizatën shqiptare YWCA, me

përfaqësues të institucioneve rajonale, njësive të vetëqeverisjes vendore, shoqatave dhe

të shoqërisë civile, është organizuar takimi orientues, mbi krijimin e koalicionit për

zgjdhjen e problemeve të komunitetit me abuzimet e drogës dhe alkoolit

Sugjerime dhe rekomandime:

a. Të rritet niveli i bashkëpunimit i të gjitha institucioneve në luftën kundër antitrafikimit

të personave, përfshi institucionet që kryejnë veprimtari në pikat e kalimit të kufirit, për

mbikëqyrjen e shtetasve të cilëve u është refuzuar azili në vendet BE. Në mënyrë të veçantë të

bashkëpunohet për informimin dhe ndërgjegjësimin e shtetasve për detyrimet, lidhur me

lëvizjen e lirë, pamundësinë e plotësimit të kërkesave për azil, duke qenë se Shqipëria është

vend i sigurt, si dhe nga ana e Drejtorisë Rajonale Arsimore (në të gjithë sistemin e arsimit

Page 108: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

108

parauniversitar) informimin, lidhur me nxënësit që nuk vazhdojnë procesin mësimor, e kanë

ndërprerë, nuk frekuentojnë rregullisht, duke specifikuar nxënësit e komunitetit rom dhe

egjiptian, nxënësit e familjeve me kryefamiljar gra, nxënësit jetim, etj.

b. Të ketë një vëmendje të shtuar, duke përqëndruar veprimtarinë, gjatë këtij viti shkollor,

në eliminimin e mungesës së referimeve të rasteve të evidentuara (si pasojë e mosnjohjes se

fenomenit apo mos marrjes në konsideratë të manifestimeve të ndryshme të problematikave që

nxënësit paraqesin në shkollë), si dhe në përgjegjësitë ligjore me të cilat ngarkohet personi

përgjegjës që tregon anashkalim e neglizhim të këtyre rasteve.

c. Të programohen dhe kryhen trajnime me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore,

punonjësit mësimor (veçanërisht me psikologët e shkollave), lidhur me çështjet e luftës kundër

trafikimit të personave

d. Të krijohen mundësi për zhvillimin e praktikave profesionale pranë subjekteve private,

për rritjen e cilësisë se mësimdhënies.

e. Të parashikohet dhe mundësohet ndërtimi i një qendre rezidenciale për qarkun, brenda

territorit të bashkisë Shkodër (Me fondet e buxhetit të shteti, të njësive të vetëqeverisjes

vendore, me fondet nga donator, etj) për pritjen dhe akomodimin e personave Viktima

Trafikimi/Viktima të Mundshme të Trafikimit.

KOMITETI RAJONAL I LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE, QARKU

DIBËR

Sipas tematikave vjetore të miratuara dhe në zbatim të planit të punës për periudhën janar-

dhjetor 2018, me datë 20.12.2018, u zhvillua mbledhja e 4 (katërt) e Komitetit Rajonal

Antitrafik, e Nënkomiteteve në rrethet Mat e Bulqizë, në të cilat u paraqitën informacione dhe

u bënë diskutime mbi situatën antitrafik në qark e rrethe për vitin 2018.

Në kuadër të parandalimit të fenomenit të trafikimit nga strukturat përgjegjëse në nivel qarku,

me qëllim parandalimin e trafikimit, janë realizuar detyra konkrete, duke përfshirë këtu

organizimin e fushatave ndërgjegjësuese ndaj komunitetit në tërësi si dhe veçannrisht për

shtresat socilale vulnerable, si më të rrezikuara nga fenomeni i trafikimit.

Gjatë vitit 2018, nga Institucionet dhe OJF-të anëtarë të Tryezës Teknike Antitrafik u zhvilluan

fushata ndërgjegjësuese, sensibilizuese, aktivitete sociale, takime si:

Projekti i sponsorshipit, projekti i edukimit, trajnim i mbrojtjes së fëmijëve, takime diologuese

me nxënësit e shkollave, trajnime me prindërit mbi dhunën në familje, trafikimin dhe

parandalimin, trajnime me gra e vajza në fshatra, organizimi i tryezave dialoguese “Shoqëria

civile dhe fenomeni i trafikimit”, organizimi i takimeve në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare,

gjatë muajit Tetor antitrafik, takim “Drejtësia është histori e vërtetë kur në plan të parë janë

viktimat”, “Sesion informimi për të drejtat e viktimave të veprës penale” etj.

Në kuadër të fushatës sensibilizuese gjatë muajit Tetor i nominuar “Muaji i Luftës kundër

trafikimit të Personave”, u morën të gjitha masat e duhura për zhvillimin e aktiviteteve

sensibilizuese ku një raport i mirë detajuar së bashku me vizatime/piktura me objekt trafikimin

të vizatuara nga nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme të Qarkut Dibër, janë dërguar

pranë Koordinatorit Kombëtar për ekspozitën Kombëtare ku nxënësit janë pajisur me

çertifikata mirënjohje për punën e bërë.

Page 109: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

109

Në takimet e organizuara u trajtuan tema si: “Stop Trafikimit”,”Jeto me dinjitet”, “Sesion

informues mbi fuqizimin ekonomik të gruas”, “Tema Letraro-Artistike”, “Mos lejo të bëhesh

një prej tyre, çfarë nënkupton fenomeni i trafikimit, format e rekrutimit, abuzimit për qëllime

shfrytëzimi”, Njohja me linjën Kombëtare falas 116006 me Aplikacionin “Raporto! Shpëto!

“Kujdesuni për veten për të përmirësuar jetën tuaj”, ”Dhuna në familje dhe format e saj”.

“Stop trafikimit të Personave” etj.

Në kuadër të ndjekjes penale Sektori Antitrafik pranë Drejtorisë Vendore Dibër, në

bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit kanë koordinuar veprimet mes

specialistëve për hetimin e trafikut. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se nuk është

evidentuar asnjë rast i identifikimit si viktima apo viktima të mundshme trafikimi.

Për sa më sipër, në mënyrë sa më të programuar dhe të institucionalizuar janë përcaktuar në

mënyrë të detajuar funksionimi i marrëdhënieve të KRAT, me institucionet shtetërore dhe jo

shtetërore aktorë për parandalimin e luftën kundër trafikimit të personave në nivel qarku. <

Më shumë detaje jep tabela e mëposhtme:

Page 110: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

110

Parandalimi Aktivitete Sociale 2018 Rezultati 2018 Për vitin 2019 Synimi Struktura

Përgjegjëse

Janë kryer disa fushata dhe takime

ndërgjegjësuese në kuadër të

sensibilizimit kundër Trafikimit të

Personave.

“Drejtësia është histori e vërtetë kur në

plan të parë janë viktimat”.

“Sesion informimi për të drejtat e

viktimave të veprës penale”.

Është rritur ndërgjegjësimi

nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve

sociale, takimeve, informimit etj.

Në kuadër të parandalimit gjatë vitit

2018, janë vlerësuar 3 raste si

viktima të mundshme trafikimi.

Janë realizuar intervistat dhe

materialet janë referuar në

Prokurori.

Gjatë vitit 2018, me mbështetjen e

UNDP, Argitra Vizion në

bashkëpunim me Bashkinë Dibër

dhe World Vizion, kanë fituar

projektin për ngritjen e qendrës

pritëse për gratë vajzat dhe fëmijët.

(vazhdon puna për rikonstruksionin

e qendrës).

Mbledhja e të dhënave të

nevojshme.

Evidentimi, vërtetimin,

dokumentimin dhe informimin

mbi rastet e mbi te cilat ka

informacione.

KRAT-Dibër

Projekti i Mbrojtjes së Fëmijëve.

Aktivitete me fëmijë ku kanë marrë

pjesë edhe fëmijë nga komuniteti Rom

dhe Egjiptian, me fokus ndërgjegjësimin

kundër diskriminimit të fëmijëve.

NJMF ka marrë pjesë edhe në një nga

iniciativat e implementuara nga grupet

IMPACT dhe qeverinë e nxënësve të

shkollës Kllobçisht (Nj.Ad.Maqellarë)

me fokus aftësinë e kufizuar.(kanë marrë

pjesë rreth 200 fëmijë).

Jane trajnuar 342 femijë si të jenë

qytetarë aktivë! NJMF ka ndjekur 10 raste të

familjeve/fëmijëve me problematika

të identifikuara gjatë punës për të

cilat janë bërë vizita në familje dhe

janë mbështetur me paketa

ushqimore.

World Vision, ka realizuar takime

me fëmijë në 18 shkolla 9 vjeçare

dhe gjimnaze ku kanë marrë pjesë

Parandalimi i të gjitha formave

të trafikimit nëpërmjet rritjes së

ndërgjegjësimit, informimit

dhe mbrojtjes së përmirësuar të

popullatave vulnerabël.

Referimin dhe ndjekja e çdo

rasti të konstatuar të trafikimit

të personave etj.

KRAT-Dibër

Page 111: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

111

254 fëmijë.Të dhënat janë hedhur në

google forms.

Gjatë vitit 2018, në projektin e

edukimit, janë përfshirë 10 shkolla:

Kastriot, Demir Gashi, Pocest, Sohodoll,

Tomin, Kamen, Selim Alliu, dhe

Kllobçisht.

Në projektin e Sponsorshipit, janë

realizuar aktivitete me piknik me fëmijë

për marrjen e proceseve të

Sponsorshipit. Fëmijët mësuan për tema

të diversitetit që u replikuan nga qeveritë

e nxënësve.Këto aktivitete janë realizuar

në bashkëpunim me mësuesit e

shkollave.

Aktivizimi i të rinjëve në

ndërgjegjësimin e bashkmoshatarëve

mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe

radikalizmin fetar.

Jane mbështetur 20 shkolla 9-

vjeçare dhe te mesme me materiale

kancelarike dhe sportive.

Jane shperndare 24 soba drush për

shkolla.

Janë përfshirë 170 nxënës

Aktivitetet dhe nën’aktivitetet

(Kryerja e fushtave masive për

rritjen e ndërgjegjësimit.)

Organizimi i tryezave

dialoguese “Shoqëria civile

dhe fenomeni i trafikimit”

Tryeza Teknike Antitrafik,

Nënkomitetet si dhe anëtarët

për faqësues të T.T.

Të rritet shkalla e aftësive

profesionale dhe njohurive

nëpërmjet trajnimeve etj.

KRAT-Dibër

Gratë në Dibër, janë më të mbrojtura si

rezultat i informimit ndërgjegjësimit.

Projekti PACT, “Përmirësimi i

qeverisjes vendore nëpërmjet

monitorimit të pjesmarrjes së grave në

organet vendimarese në bazë fshati”

Panaire me produkte tradicionale.

Përmirësimi i pozitës sociale të grave

dhe vajzave në qarkun Dibër;

Janë përfshirë 3 Njësi Administrative

Melan, Tomin dhe Kastriot, Bashkia

Dibër.

Kanë marrë pjesë 34 gra nga njësitë

administrative.

Bashkëpunim ngushtë me të

gjithë aktorët e Tryezës

Teknike Antitrafik,

Nënkomitetet dhe KRAT.

KRAT-Dibër

KRAT-Dibër

Page 112: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

112

Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave

në Dibër;

Avokimi për të drejtat e grave dhe

vajzave, pjesëmarrjen dhe përfshirjen e

tyre.

Mbeshtetjen psikoligjore për gratë dhe

vajzat viktima të dhunës në familje dhe

me bazë gjinore.

Gratë në Dibër, janë më të mbrojtura si

rezultat i informimit, ndërgjegjësimit,

mbrojtjes ligjore dhe këshillimit

psikologjik për viktima të dhunës.

Është rritur ndërgjegjësimi

nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve

sociale, takimeve, informimit etj.

Janë mbajtur 6 mbledhje të Tryezës

Teknike, 4 mbledhje të

Nënkomiteteve në rrethet Mat, e

Bulqizë 4 mbledhje të KRAT-ve.

Mbledhja e të dhënave të

nevojshme.

Bashkëpunim me të gjithë

aktorët e Tryezës Teknike

Antitrafik.

Të rritet shkalla e aftësive

profesionale dhe njohurive

nëpërmjet trajnimeve etj.

Të realizohen takime, trajnime

me NJMF pranë Bashkive

KRAT-Dibër

ZKKAT

KRAT-Dibër

Mbrojtja Aktivitete në kuadër të

mbrojtjes

Rezultati Për vitin 2019 Synimi Struktura

Përgjegjëse

Në kuadër të mbrojtjes janë zhvilluar

disa aktivitete/takime si: Trajnim i

mbrojtjes së fëmijëve, takime

diologuese me nxënësit e shkollave,

trajnime me prindërit mbi dhunën në

familje, trafikimin dhe parandalimin,

trajnime me gra e vajza në fshatra,

organizimi i tryezave dialoguese

“Shoqëria civile dhe fenomeni i

trafikimit”, organizimi i takimeve në

shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, gjatë

muajit Tetor antitrafik, takim “Drejtësia

është histori e vërtetë kur në plan të parë

Gjatë vitit 2018, është bërë vlerësim

social-ekonomik i familjeve të

fëmijëve të pashoqëruar me prindër

(32 raste), të cilët kanë kërkuar azil

ekonomik në vendet e BE. Për këto

raste është mbajtur verifikim me

familjet e të miturve dhe është

raportuar në Drejtorinë e

Përgjithshme të Shërbimit Social

Shtetëror Tiranë.

Janë evidentuar 11 raste të “Dhunës

në familje” të parashikuar nga neni

130/a, të Kodit Penal. Materialet i

kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit

Gjyqësor Dibër.

Rritja e fushatave në kuadër të

ndërgjegjësimit në lidhje me

trafikimin

Ndjekja e fushatave

ndërgjegjësuese.

Zhvillim me sa më efikasitet i

fushatave në bashkësi, në

grupe të rrezikuara dhe në

komunitete të ndryshme.

Parandalimi i të gjitha

formave të trafikimit

nëpërmjet rritjes së

ndërgjegjësimit, informimit

dhe mbrojtjes së përmirësuar

të popullatave vulnerable

KRAT-Dibër

Tryeza Teknike

Antitrafik

Page 113: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

113

janë viktimat”, “Sesion informimi për të

drejtat e viktimave të veprës penale” etj.

Fuqizojmë gruan për të zhvilluar

shoqërinë.

-Përmirësimi i pozitës sociale të grave

dhe vajzave në qarkun Dibër;

-Fuqizimi ekonomik i grave dhe

vajzave në Dibër;

-Avokimi për të drejtat e grave dhe

vajzave, pjesëmarrjen dhe përfshirjen e

tyre.

-Mbështetjen psikoligjore për gratë dhe

vajzat viktima të dhunës në familje dhe

me bazë gjinore.

Gratë në Dibër, janë më të mbrojtura si

rezultat i informimit, ndërgjegjësimit,

mbrojtjes ligjore dhe këshillimit

psikologjik për viktima të dhunës.

Referuar informacioneve të

Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

të raportuara në KRAT Dibër për

vitin 2018, nuk ka patur raste të

trafikimi të personave.

Rifreskim i pikave të

kontaktit.

Marrja pjesë në takimet që do

të organizohen në nivel qarku.

Hartimi i Planit të Veprimit

për vitin 2019.

Raportimi dhe njohja e të

gjithë aktorëve me punën e

kryer dhe detyrat që dalin në

të ardhmen.(plani i veprimit)

KRAT-Dibër

Gjatë 6 mujorit të parë 2018, u

dyshua për një rast trafikimi “Dhënie

ndihme për kalim të paligjshëm të

kufirit”, është ndaluar dhe arrestuar

autori me burg pa afat e parashikuar

nga neni 298 i Kodit Penal.

Sipas statistikave të regjistruara në

sistemin TIMS në K.P.K. Dibër,

gjatë vitit 2018, janë kthyer në

kategorinë “Deportivë” nga pala

Maqedonase gjithsej 85 (tetëdhjetë e

pesë) shtetas Shqiptarë.

-Meshkuj 63 (gjashtëdhjetë e tre)

shtetas dhe mbi moshën 18 vjeç.

-Meshkuj 6 (gjashtë) shtetas nën

moshën 18 vjeç.

-Femra 12 (dymbëdhjetë) shtetase

mbi moshën 18 vjeçe.

-Femra 1 (një) shtetase nën moshën

18 vjeçe.

Për këtë periudhë ka patur 18

(tetëmbëdhjetë) shtetas të kthyer

INAD. Janë refuzuar në dalje të

RSH-së 1196 shtetas.Nga verifikimi

i bërë rezulton se nga këto: 48 (dyzet

e tetë) shtetas kanë kaluar kufirin në

mënyrë të ligjshme (legale)

nëpërmjet P.K.K Bllatë, Morinë e

Qafë Thanë, ndërsa 15

(pesëmbëdhjetë) shtetas kanë kaluar

Page 114: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

114

ilegalisht kufirin e gjelbër në sektorët

e KPK Kukës.

Sipas dokumentacionit që

dispononin janë:

Me dokumenta 48 (dyzet e tetë)

shtetas.

Pa dokumenta 15 (pesëmbëdhjetë)

shtetas.

Nga intervistimi dhe deklarimet e

marra nga shtetasit e kthyer

“Deportivë”, e të kapur në kufi, nuk

është identifikuar asnjë rast i

trafikimit të personave ose viktimë e

trafikut.Shtetasit e kapur e të

kthyer nga pala Maqedonase

rezultojnë se kanë kaluar kufirin

kryesisht për qëllime ekonomike.

Bashkërendimi Treguesi Gjatë vitit 2018 Për vitin 2019 Synimi Struktura

Përgjegjëse Objektivi Specifik

Koordinim i strukturave në nivel

rajonal dhe nivel bashkish.

Prania e një mekanizmi bashkërendues

vendor në të gjithë qarkun;

Nr. dhe % e personave në rrezik të

identifikuar/asistuar nga grupe vendore

VT/VMT të identifikuara/asistuara nga

grupet vendore bashkërendimi.

Gjatë vitit 2018, u zhvilluan 4

mbledhje të KRAT, 4 të

Nënkomiteteve Mat, Bulqizë dhe 6

të Tryeza Teknike.

Institucioni i Prefektit në

bashkëpunim me Bashkinë Dibër

dhe World Vizion Argitra Vizion,

me mbështetjen e UNDP, kanë fituar

projektin për ngritjen e qendrës

pritëse për gratë vajzat dhe fëmijët.

(vazhdon puna për rikonstruksionin

e qendrës).

Të arrihet qëllimi i takimeve

në evidentimin e grupeve dhe

personave viktima të

mundshme të trafikimit.

Shtrirja e NJMF-ve në Njësitë

Administrative.

Të arrihet qëllimi i takimeve

në evidentimin e grupeve dhe

personave viktima të

mundshme të trafikimit.

Ekzistenca e raportimeve dhe

njohja e të gjithë aktorëve me

punën e kryer dhe detyrat që

dalin në të ardhmen.

KRAT-Dibër

Tryeza Teknike

Antitrafik

Page 115: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

115

Krijimi i grupeve bashkërenduese

përfshirëse dhe funksionale A-T në

nivel bashkie.

Nr. i mekanizmave bashkërendues

multidisiplinorë për TQNj në nivel

vendor;

Nr./rregullsia e takimeve të mbajtura.

Hartimi i termave të referencës për

pikat e kontaktit bashkërenduese

vendore.

Hartimi i Planit të Veprimit për vitin

2019.

Evidentimi i pikave të kontaktit

bashkërtenduese në nivel vendor.

Bashkëpunim i NJMF- pranë

bashkive, Sektorët për

barazine gjinore pranë

bashkive etj, NJMF , ShSSH

në koordinim me Njësitë

Administrative.

Ekzistenca e raportimeve dhe

njohja e të gjithë aktorëve me

punën e kryer dhe detyrat që

dalin në të ardhmen.

Rifreskimi i pikave të

kontaktit.

Garantimi i bashkëpunimit dhe

bashkërendimit efikas,

transparent dhe përfshirës

kombëtar dhe ndërkombëtar

në shumë fusha, mes aktorëve

në parandalimin dhe luftën

kundër trafikimit të personave.

Ekzistenca e raporteve

periodike për vlerësimin e

situatës.

KRAT-Dibër

Tryeza Teknike

Antitrafik

KRAT-Dibër me

aktorët e tjerë

antitrafik.

Në kuadër të fushatës sensibilizuese

gjatë muajit Tetor i nominuar

“Muaji i Luftës kundër trafikimit të

Personave”, u morën të gjitha masat

e duhura për zhvillimin e

aktiviteteve sensibilizuese ku një

raport i mirë detajuar së bashku me

vizatime/piktura me objekt

trafikimin të vizatuara nga nxënësit

e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme

të Qarkut Dibër, janë dërguar

pranë Koordinatorit Kombëtar për

ekspozitën Kombëtare.

Nuk ka patur raste te identifikuara si

viktimë trafikimi

NJMF- pranë bashkive, Sektori për

barazine gjinore pranë bashkive etj,

NJMF pranë bashkisë në koordinim

me Njësitë Administrative.

Janë rifreskuar të gjitha pikat e

kontaktit, çdo takim është

zyrtarizuar dhë është hartuar raporti.

Në njësitë Administrative

punonjësit e ndihmës ekonomike

janë trajnuar edhe në kuadrin e

mbrojtjes së fëmijëve si dhe për

shtrasat më vulnerabël.

Page 116: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

116

Bazuar në analizimin e gjithë veprimtarisë së kryer nga KRAT-et, në raportimet periodike, si dhe

në pjesëmarrjen e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar në takimet e zhvilluara të Komiteteve Rajoanle

të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në çdo qark apo Tryezës Teknike, Koordinatori

Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave/Drejtoria e Antitrafikut dhe

Migracionit del me këto rekomandime:

Zbatimi me rigorozitet i Urdhrit nr. 6, datë 26.01.2017 të Kryeministrit “Për krijimin

e Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në çdo qark”, për

mbikëqyrjen dhe bashkërendimin e veprimeve shtetërore dhe joshtetërore për parandalimin

e fenomenit të trafikimit në mbrojtje të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.

Përmirësimi i koordinimit midis strukturave në nivel vendor nën drejtimin e Komitetit

Rajonal, nëpërmjet krijimit dhe përditësimit të një rrjeti kontaktesh me të gjithë

institucionet, përfshirë edhe shoqërinë civile për identifikimin, dhe referimin e rasteve

viktima të mundshme trafikimi.

Hartimi dhe zbatimi i Planeve të Veprimit dhe Rregullores “Për organizimin dhe

funksionimin e Komitetit Rajonal për Luftën kundër Trafikimit të Personave”, në nivel

vendor për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave.

Plani i veprimit duhet të jetë i bazuar në një vlerësim paraprak të nevojave dhe specifikave

të qarkut, si dhe duhet të jetë i harmonizuar me Strategjinë dhe Planin Kombëtar të

Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave.

Raportimet duhet të hartohen sipas Lidhjes nr.2 të Urdhrit “Format raportimi i Komitetit

Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në çdo qark”, duhet të përmbajnë analiza

dhe rekomandime për zgjidhjen e problematikave të identifikuara, si dhe të dërgohen sipas

afateve të përcaktuara në Urdhër.

Rritja e identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit nga Komitete Rajonale dhe

Tryeza Teknike. Konstatohet një numër i ulët i identifikimeve fillestare dhe, për më

tepër disa Komitete Rajonale prej vitesh nuk identifikojnë asnjë viktimë të mundshme

trafikimi.

Një prioritet tjetër shumë i rëndësishëm është krijimi dhe institucionalizimi i mekanizmit

vendor për identifikimin, referimin dhe trajtimin e rasteve brenda qarkut, i bazuar

në Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe ngritja e Nënkomiteteve Antitrafik sipas

Urdhrit.

Përmirësimi i bashkëpunimit midis strukturave në nivel vendor, krijimi i praktikave

pozitive të koordinimit efektiv, jo vetëm mes tyre, por edhe shkëmbimi i përvojave pozitive

me qarqet e tjera.

Rritja e kapaciteve dhe organizimi i trajnimeve nga anëtarët e KRAT dhe TT për

zbatimin në mënyrë proaktive të Procedurave Standarde të Veprimit për identifikimin dhe

Page 117: RAPORT VJETOR PËR Z PLANIT K V L P 2018-2020 JANAR-D 2018 · 2019-12-27 · raport vjetor pËr zbatimin e planit kombËtar tË veprimit pËr luftËn kundËr trafikimit tË personave

117

referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit si dhe praktikat më të mira për

identifikimin e viktimave të trafikimit.

Nisur nga problematikat e konstatuara, Drejtoria e Antitrafikut, për periudhën në vijim, do

të organizojë/mundësojë:

Koordinim të veprimtarisë së organizatave/qendrave që operojnë në qarqe me KRAT-et;

trajnime të anëtarëve të KRAT dhe TT me qëllim ngritjen e kapaciteteve të tyre në drejtim

të identifikimit fillestar;

asistencë në organizimin e aktiviteteve parandaluese antitrafikim, sikurse Muaji Antitrafik,

takimet informuese në shkolla, etj;

zgjidhje dhe koordinim të rasteve të vështira/që nuk mund të zgjidhen nga KRAT-et;

asistencë në ngritjen e Nënkomiteteve Antitrafik në ato qarqe që mungojnë;

facilitimin/ndihmesën në hartimin e planeve të veprimit, rregulloreve, urdhrave, dhe

raportimeve periodike.