89
Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj Gusht 2013 Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 Raporti i Progresit 2012 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I MINISTRAVE

Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive

dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj

Gusht 2013

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013

Raporti i Progresit 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I MINISTRAVE

Page 2: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

2

Pasqyra e lëndës

HYRJE ...................................................................................................................................................................................................4

1. Integrimi në Bashkimin Europian ............................................................................................................................ 5

1.1 Punët e jashtme dhe NATO ............................................................................................................................................. 7

2. Demokratizimi dhe shteti i së drejtës ..................................................................................................................... 9

2.1 Drejtësia .......................................................................................................................................................................................... 11

2.2 Të drejtat e pronës ..................................................................................................................................................................... 14

2.3 Anti-korrupsioni ......................................................................................................................................................................... 17

2.4 Krimi i organizuar ...................................................................................................................................................................... 21

2.5 Rendi publik .................................................................................................................................................................................. 23

2.6 Administrata publike ................................................................................................................................................................ 25

2.7 Decentralizimi .............................................................................................................................................................................. 28

3. Zhvillimi Ekonomik dhe Social.................................................................................................................................... 9

3.1 Infrastruktura .............................................................................................................................................................................. 31

3.1.1 Transporti ............................................................................................................................................................................ 32

3.1.2 Energjetika .......................................................................................................................................................................... 36

3.1.3 Furnizimi me ujë dhe kanalizimet ............................................................................................................................ 38

3.1.4 Mjedisi ................................................................................................................................................................................... 41

3.2 Ekonomia e tregut ...................................................................................................................................................................... 43

3.3 Financat publike .......................................................................................................................................................................... 44

3.4 Ekonomia ....................................................................................................................................................................................... 46

3.5 Mbrojtja e Konsumatorëve dhe mbikëqyrja e tregut ................................................................................................. 51

3.6 Teknologjia e informacionit dhe komunikimit .............................................................................................................. 53

3.7 Politika sociale ............................................................................................................................................................................. 56

3.7.1 Punësimi ............................................................................................................................................................................... 57

3.7.2 Barazia gjinore ................................................................................................................................................................... 60

3.7.3 Mbrojtja sociale ................................................................................................................................................................. 62

3.7.4 Sigurimet shoqërore ....................................................................................................................................................... 65

3.7.5 Shëndetësia ......................................................................................................................................................................... 68

3.7.6 Arsimi parauniversitar .................................................................................................................................................. 68

3.7.7 Arsimi i lartë ....................................................................................................................................................................... 75

4. Zhvillimi urban, rural dhe rajonal ....................................................................................................................... 78

4.1 Planifikimi Hapësinor ............................................................................................................................................................... 79

4.2 Zhvillimi rajonal .......................................................................................................................................................................... 80

4.3 Zhvillimi Rural ............................................................................................................................................................................. 82

4.4 Bujqësia........................................................................................................................................................................................... 85

4.5 Turizmi ............................................................................................................................................................................................ 87

Page 3: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

3

Lista e Shkurtimeve

AP Arsimi Profesional

AKKP Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave

AKEP Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

AKSHI Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

AP Arsimi Profesional

BB Banka Botërore

BE Bashkimi Europian

BSH Banka e Shqipërisë

DEBASKON Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj

EJL Europa Juglindore

FARSH Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar

FSHZH Fondi Shqiptar i Zhvillimit

FZHR Fondi i Zhvillimit Rajonal

GRECO Council of Europe Anti-Corruption Group

IAL Institucionet e Arsimit të Lartë

IHD Investimet e Huaja Direkte

INSTAT Instituti i Statistikave

ILDKP Inspektoriati i Lartë për Deklarimin e Pasurive

IPA Instrumenti i Para-Aderimit

ISSH Instituti i Sigurimeve Shoqërore

ITAP Instituti i Trajnimit të Administratës Publike

KE Komisioni Europian

KM Këshilli i Ministrave

NjQV Njësitë e Qeverisjes Vendore

NMV Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme

MASH Ministria e Arsimit dhe Shkencës

MBUMK Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

METE Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

MF Ministria e Financave

MM Ministria e Mbrojtjes

MSA Marrëveshja e Stabilizim Asociimit

MTKRS Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë

OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara

OECD Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

PAK Personat me Aftësi të Kufizuar

PBB Produkti i Brendshëm Bruto

SKZHI Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim

SPI Sistemi i Planifikimit të Integruar

ShAP Shkolla e Administratës Publike

TIK Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit

UNICEF Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara i Emergjencës për Fëmijët

UNCTAD Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin

ZRPP Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluejtshme

Page 4: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

4

HYRJE

Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave themelore të qeverisë për periudhën 2009-2012 të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 (SKZHI). Raporti është hartuar nga Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (DEBASKON), në Këshillin e Ministrave, si pjesë e procesit të monitorim-vlerësimit të zbatimit të SKZHI-së.

Raporti fokusohet në ecurinë afatmesme dhe performancën e sektorëve kryesorë gjatë periudhës 2009-2012, duke paraqitur disa nga hapat më të rëndësishme në mbështetje të realizimit të objektivave të SKZHI-së. Qëllimi kryesor i këtij raporti është paraqitja e ecurisë së zbatimit të politikave kyçe sektoriale për periudhën e raportuar si dhe identifikimi i sfidave për t’u përballuar nga institucionet zbatuese.

Raporti bazohet në analizën e realizimit të treguesve të nivelit të lartë të përcaktuar në dokumentin e SKZHI 2007-2013 dhe që janë përzgjedhur si tregues që masin ekskluzivisht rezultatet dhe impaktet e politikave të programuara në dokumentin e strategjisë. Raporti synon: (i)të japë një vlerësim të ecurisë në drejtim të arritjes së objektivave të SKZHI-së dhe realizimit të reformave më të rëndësishme të ndërmarra në periudhën 2009-2012; (ii)të krahasojë ecurinë e reformave në Shqipëri me ato të vendeve të tjera në rajon; (iii)të japë orientimin dhe efektivitetin e politikave strategjike të qeverisë në të ardhmen.

Raporti është i organizuar në tre kapituj kryesorë, në përputhje me tri shtyllat e politikave prioritare të SKZHI-së: Integrimi në Bashkimin Europian dhe në NATO; Demokratizimi dhe Shteti i së Drejtës; si edhe, Zhvillimi Ekonomik dhe Shoqëror. Secili prej kapitujve përmban raporte të veçanta për ecurinë në përmbushjen e çdo treguesi të SKZHI-së.

Kapitulli i parë paraqet ecurinë në lidhje me procesin e integrimit në BE dhe NATO, duke prezantuar një përmbledhje të realizimit të disa prej masave në kuadër të integrimit, arritjet madhore në këtë drejtim, duke paraqitur në mënyrë sintetike sfidat e mëtejshme të këtij procesi të rëndësishëm. Kapitulli i dytë fokusohet në ecurinë e reformave në kuadër të zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit demokratik bazuar në liritë dhe të drejtat themelore të të gjithë individëve, si dhe në mirëqeverisjen dhe luftën ndaj korrupsionit. Kapitulli i tretë trajton rezultatet e masave të ndërmarra në infrastrukturë, si dhe ecurinë e politikave ekonomike, fiskale dhe shoqërore. Në këtë kapitull jepet gjithashtu një përmbledhje e treguesve kryesorë makroekonomikë të vendit.

Metodologjia dhe procesi

Raporti bazohet mbi të dhënat statistikore kryesisht të INSTAT-it, ministrive të linjës, të dhënave të institucioneve të tjera qendrore, Bankës së Shqipërisë, etj., si dhe të dhëna nga raporte të institucioneve e organizmave ndërkombëtare. Këto të dhëna janë përpunuar dhe analizuar kryesisht nga pikëpamja e rezultateve dhe ndikimeve të politikave, në funksion të paraqitjes së ecurisë së 44 treguesve të përcaktuar në SKZHI. Raporti bazohet gjithashtu edhe në Raportet Vjetore të Monitorimit bazuar në Rezultatet për vitet 2010, 2011, të hartuara nga ministritë e linjës, si dhe në raportimin mbi ecurinë e treguesve bazë për vitin 2012.

Procesi për hartimin e raportit ka filluar në janar të vitit 2013 dhe ka kaluar nëpër dy etapa që kanë konsistuar në: (i)përgatitjen e draftit të parë bazuar në Raportet Vjetore të Rezultateve, të dhënat e INSTAT-it dhe raporte e studime të tjera; (ii)marrjen e komenteve nga ministritë dhe institucionet e linjës dhe reflektimin e tyre; (iii)sigurimin e harmonizimit dhe përputhshmërisë së të dhënave nga burime të ndryshme informacioni.

Page 5: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

5

1. INTEGRIMI NË BASHKIMIN EUROPIAN

Integrimi në Bashkimin Europian është një nga pikësynimet strategjike të Republikës së Shqipërisë. Në programin e saj, Qeveria përcaktoi ndër objektivat kryesore zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe arritjen e standardeve europiane të kërkuara nga procesi i anëtarsimit në Bashkimin Europian (BE). Ky mision dhe objektiv strategjik i qeverisë shqiptare, ka gjetur në çdo kohë mbështetjen e opinionit të gjerë publik, 94% e të cilit është pro integrimit europian të Shqipërisë1.

Procesi i anëtarsimit të vendit në Bashkimin Europian ka shënuar progres të rëndësishëm gjatë viteve 2009-2012, ku u mundësua:

Përfundimi i procesit të ratifikimit të MSA-së nga të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së (shkurt 2009);

Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (1 prill 2009);

Aplikimi për marrjen e statusit të vendit kandidat (28 prill 2009);

Hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Lehtësimin e Vizave dhe Marrëveshjes së Ripranimit (2010). Këto dy marrëveshje shënojnë mundësi dhe sfida të reja në kuadër të procesit të integrimit europian. Tashmë është më e lehtë që disa kategori të shoqërisë shqiptare të udhëtojnë për në vendet e BE-së për të zhvilluar aktivitete të ndryshme, ndërkohë që hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ripranimit kërkon, por edhe dëshmon për një stad të rritur të kapaciteteve administrative të vendit;

Hartimi dhe zbatimi i Planit të Veprimit për adresimin e 12 Rekomandimeve të Komisionit Europian;

Hartimi i Planit Kombëtar 2012-2015 për zbatimin e MSA-së i cili përcakton hapat dhe kostot e procesit të integrimit europian duke u shndërruar në instrumentin kryesor të monitorimit të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga ky proces.

Zbatimi i Planit të Veprimit për Adresimin e 12 Rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Europian, ka qenë një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare gjatë tre viteve të fundit, proces i cili është realizuar përpos përpjekjeve për zbatimin e duhur të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Për adresimin e 12 rekomandimeve Qeveria përgatiti një Plan Veprim specifik, i cili u hartua në një proces të gjerë konsultativ me të gjitha palët e interesuara si publik kombëtar ashtu edhe me komisionin Europian, organizatat ndërkombëtare apo misionet e asistencës së BE-së, gjithashtu edhe me aktorë nga shoqëria civile. Përgatitja e planit përfundoi në muajin janar 2011, dhe realizimi i masave të parashikuara në të përfundoi në mesin e vitit 2012. Raporti i Progresit i Komisionit Europian për vitin 2012 evidentoi një sërë arritjesh të rëndësishme në plotësimin e këtyre rekomandimeve. Shqipëria lëvroi një numër të qenësishëm reformash në përmbushje të 12 prioriteteve kyçe, të identifikuara nga Komisioni Europian në Opinionin e vitit 2010 të nevojshme për hapjen e negociatave të anëtarsimit në Bashkimin Europian.

Zbatimi i detyrimeve të MSA-së ka në qendër reformat ligjore dhe institucionale të hartuara dhe që po zbatohen në mënyrë të efektshme. Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka dhënë efektet e tij në ndryshime të dukshme në regjimin doganor të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian, si dhe ka lehtësuar më tej zhvillimin e tregtisë ndërmjet rritjes së shkëmbimit të produkteve bujqësore dhe ato të peshkimit midis vendit tonë dhe vendeve anëtare të BE-së, duke mbetur në këtë kuadër partneri kryesor i Shqipërisë për shkëmbimet tregtare. Komisioni Europian ka vlerësuar në mënyrë të përsëritur se Shqipëria ka zbatuar me sukses Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit duke përmbushur të gjitha detyrimet e saj.

Përveç adresimit të 12 rekomandimeve të KE-së, gjatë periudhës katër vjeçare u ndërmorën një sërë hapash për plotësimin e kërkesave që lidhen me kriteret e Kopenhagenit për anëtarsimin në BE.

11

Burimi: Ministria e Integrimit Europian

Page 6: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

6

Në kuadër të planifikimit të mbështetjes financiare të Bashkimit Europian për procesin e stabilizim-asociimit, fokus i veçantë iu dha mbështetjes së objektivave të identifikuara në Dokumentin e Planifikimit Shumëvjeçar 2009-2012 (duke adresuar rekomandimet e Strategjisë së Zgjerimit 2009 dhe Progres Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, prioritetet e Partneritetit Europian dhe kërkesat e MSA-së në tërësi). Gjatë periudhës 2009-2012 u programuan dhe u nënshkruan tre (3) Marrëveshje Financiare për programet IPA 2009, IPA 2010, IPA 2011, IPA 2012 me vlerë totale 359 milionë Euro. Nëpërmjet këtyre marrëveshjeve po mbështeten 54 projekte në fushat e kriterit politik, kriterit social-ekonomik, aftësisë për të përballuar detyrimet e anëtarsimit si dhe pjesëmarrja në programet komunitare.

Tabela 1. Alokimet indikative financiare sipas komponentëve për periudhën 2009-2012

(në milion Euro)

Programi vjetor i Instrumentit Kombëtar të Para-Aderimit (IPA)

IPA 2009 IPA 2010 IPA 2011 IPA 2012

Komponenti I-Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve

69.86 83.20 82.00 83.4

Komponenti II-Bashkëpunimi Ndërkufitar

9.82 9.97 10.12 10.2

Gjatë periudhës 2009-2012 procesi i përafrimit të akteve ligjore shqiptare me acquis-në e Bashkimit Europian, si një nga instrumentet thelbësore për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, pati një vëmendje të veçantë nga të gjitha strukturat e administratës publike. Në kuadër të përgatitjes për procesin “screening”, me asistencën e projektit SMEI II (Support to the Ministry of European Integration)3, gjatë po kësaj periudhe, janë kryer 12 analiza të mangësive ligjore (legal gap analysis)4 ndërmjet acquis-së së Bashkimit Europian dhe legjislacionit Shqiptar, të shtrira këto në 6 kapituj të acquis.

2 Dokumenti strategjik i Komisionit Evropian, lidhur me mbështetjen financiare të BE-së. 3 SMEI II është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. 4 Analizat e mangësive ligjore përfshijnë fusha të tilla si transporti, prokurimi publik, tatimet, konkurrenca dhe ndihma shtetërore, e drejta e vendosjes dhe liria për të afruar shërbime, etj.

Page 7: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

7

1.1 PUNËT E JASHTME DHE NATO

Krahas angazhimit primar në procesin e integrimit në BE, Shqipëria gjatë këtyre viteve ka ushtruar politikën e saj të jashtme në tre drejtime kryesore:

Integrimi dhe respektimi i detyrimeve të anëtarisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut;

Përmbushja dhe respektimi i kritereve për lëvizjen e lirë në vendet e hapësirës Shengen;

Krijimi i një klime paqësore dhe qenia faktor konstruktiv në rajon.

Politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë arrin momentin kulminant me anëtarsimin në Aleancën e Atlantikut (NATO), e cila për herë të parë mundëson që Shqipëria të bazojë sigurinë e saj kombëtare mbi atë kolektive të Aleancës. Pas anëtarsimit në NATO, në 4 prill 2010 në samitin e Bukureshtit, vendi ynë ka patur si qëllim realizimin e objektivave të vendosura në një koncept të ri strategjik që lidhet, së pari me modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes, rritjes së performacës në përballimin e krizave dhe zhvillimin e partneriteteve më të gjera në botë. Koncepti i ri strategjik i quajtur “Mbrojtje Inteligjente” i përqasur nga Aleanca në vitin 2010, parashikon përdorimin e buxhetit të mbrojtjes me më efikasitet nga vendet anëtare si dhe rritje të kapaciteteve ushtarake të Aleancës nëpërmjet përdorimit efikas të fondeve.

Në fund të vitit 2010 u realizua një nga objektivat madhore i cili ishte krijimi i Forcës Profesioniste FARSH. Reformat kryesore në ushtrinë shqiptare kanë qenë rezultat i zbatimit të Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të armatosura 2007-2020 në funksion të realizimit të Objektivave të Forcës, hartuar bashkërisht me strukturat e NATOs. Plani ka patur si objektiv disavjeçar ristrukturimin e Forcave të Armatosura, dhe të kapaciteteve përkatëse. Në periudhën 2009-2010 janë ndërmarrë një sërë reformash ligjore dhe institucionale, që lidhen me plotësimin e kuadrit ligjor dhe harmonizimin e tij me acquis-në në fushën e mbrojtjes e sigurisë, si dhe janë ndërmarrë veprime operacionale për procesin e Policimit Ajror në bashkëpunim me Greqinë dhe Italinë. Përfundoi riorganizimi dhe funksionimi i Strukturës Koordinuese Mbështetëse të Vendit Pritës dhe sistemi i ndërveprueshëm me NATO-n për vëzhgimin e hapësirës detare. Procesi i demilitarizimit në fabrikat dhe poligonet e aprovuara nga qeveria pritet të përfundojë në qershor të vitit 2013.

Shqipëria ka treguar angazhim të lartë politik në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse. Në këtë kuadër janë firmosur disa marrëveshje si Marrëveshja mbi Statusin e Misioneve dhe Përfaqësuesve të Shteteve të Treta në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut; Marrëveshja mbi Statusin e Organizatës së Atlantikut të Veriut, Përfaqësuesit Vendas dhe Personelit Ndërkombëtar; Marrëveshja Ndërmjet Palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, në lidhje me Statusin e Forcave të tyre; si dhe Protokolli mbi Statusin e Shtabeve Ushtarake Ndërkombëtare, të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut. Në Qershor 2012 u nënshkrua Marrëveshja Kuadër “Për pjesëmarrje në operacionet e administrimit të krizave të BE-së”. Shqipëria ka bashkëpunuar gjithashtu me NATO-n në operacionet në Libi.

Rritja e kapaciteteve të FARSH-it ka mundësuar rritjen e pjesëmarrjes në operacionet e administrimit të krizave civile dhe ushtarake ndërkombëtare. Grafiku i mëposhtëm pasqyron rritjen e pjesëmarrjes në këto misione. Vetëm gjatë periudhës 2009-2012, numri i ushtarakëvë të angazhuar është 2532 ushtarakë5 . Pas vitit 2012 niveli i

5 Pjesëmarrja e FARSH-it në misione ndërkombëtare ka qenë e shpërndarë, përkatësisht në Afganistan (misioni i NATO-s-ISAF) 2241 ushtarakë, Çad (MINURCAT (OKB), EUFOR (BE)) 189 ushtarakë (mision i përfunduar në 2010), Bosnjë

Figura 1: Tendenca e pjesëmarrjes së personit të FARSH-it në misione ndërkombëtare

Burimi: Ministria e Mbrojtes

Page 8: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

8

pjesëmarrjes ka rënë si rezultat i përfundimit të disa misioneve.

Përmbushja dhe respektimi i kritereve mundësuan miratimin nga Komisioni Europian për lëvizjen e lirë në vendet e hapësirës Shengen. Arritja e objektivit të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë drejt hapësirës Schengen është një tregues i qartë i procesit të reformave konkrete të ndërmarra për plotësimin e kritereve të Udhërrëfyesit të Komisionit Europian. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ripranimit Shqipëri-BE, në prill 2005 dhe nënshkrimi i MSA-së, në qershor 2006, krijuan bazat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave në shtator 2007. Si rezultat i plotësimit të kushteve dhe detyrimeve, Parlamenti Europian miratoi më 7 tetor 2010 heqjen e vizave me Shqipërinë, vendim i cili hyri në fuqi në 15 dhjetor 2010.

Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një pjesë thelbësore e procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në. Në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, Shqipëria ka një bilanc të pasur dhe të dukshëm. Është forcuar në mënyrë të gjithanshme spektri i marrëdhënieve dypalëshe, që ka çuar edhe në zgjerimin e përfaqësimit diplomatik në Europë me 6 përfaqësi të reja. Në vitin 2009 u hap ambasada në Sllovaki, çka mbyll në tërësi procesin e zgjerimit diplomatik në hapësirën europiane. Lobimi për përfaqësimin e Kosovës në bashkëpunimin dhe nismat rajonale, është në një linjë me qëndrimin e BE-së dhe SHBA-së në këtë drejtim dhe në përputhje edhe me dëshirën legjitime të shtetit fqinj të Kosovës. Kjo politikë konsiderohet si angazhim ndaj misionit që ka Qeveria e Shqipërisë, si “Mbështetja e zhvillimeve të drejta rajonale që kanë për qëllim sigurinë, paqen dhe qetësinë në rajon dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit”.

Janë zhvilluar dhe zgjeruar marrëdhëniet me të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe është plotësuar më tej kuadri i marrëveshjeve kontraktuale dypalëshe. Është konsoliduar dhe thelluar më tej dialogu politik me partnerët tanë strategjik si Italia, Greqia dhe Turqia, përmes realizimit të vizitave në nivelet më të larta si dhe është zgjeruar dhe forcuar kuadri ligjor me këto vende. Marrëdhëniet me vendet fqinje si Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor konsiderohen parësore dhe të një rëndësie të veçantë. Po ashtu janë forcuar marrëdhëniet me aktorë të tjerë të mëdhenj, dhe fuqi në rritje si India dhe Brazili, ku janë hapur përfaqësitë diplomatike. Janë në përfundim procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me rreth 30 vende të Azisë, Afrikës, Amerikës Latine dhe Oqeanisë me të cilat nuk kemi patur më parë marrëdhënie diplomatike.

Në kuadër të përpjekjeve për një rol ndërkombëtar më aktiv, vëmendje e duhur i është kushtuar pjesëmarrjes aktive dhe përfaqësimit në organizatat ndërkombëtare. Ndërsa ka vazhduar me ritme të përshpejtuara plotësimi i kuadrit ligjor ndërkombëtar për çështje e fusha që kanë të bëjnë me demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, funksionimin e ekonomisë së tregut, etj.

Shërbimi konsullor si një ndër aspektet e shërbimit publik, është kthyer gjithnjë e më shumë në funksion të qytetarëve shqiptarë si brenda dhe jashtë vendit. Legalizimi i dokumentacionit në Shqipëri dhe shërbimet konsullore në përfaqësitë diplomatike kryesore kryhen në bashkëpunim me shërbimin postar, duke e transformuar këtë proces në një sistem modern, të shpejtë dhe efikas. Ndërtimi dhe funksionimi i Qendrës së Vizave në Ministrinë e Punëve të Jashtme po përafron praktikat në trajtimin dhe dhënien e vizave me ato të vendeve të BE-së. Është realizuar në mënyrë të njëanshme heqja e vizave afatshkurtra me një sërë vendesh, përgjithësisht të BE-së, vende të Ballkanit perëndimor, Amerikës Latine dhe lehtësime procedurash me vende të Gjirit Persik. Gjithashtu, është përgatitur kuadri ligjor për lehtësimin e mëtejshëm të hyrjes së të huajve në Shqipëri. Të gjithë shtetasit e vendeve të tjera që kanë vizë Shengen hyjnë në Shqipëri pa vizë. Janë përgatitur marrëveshjet për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare me Maqedoninë dhe Malin e Zi (Muriqan, Xhepisht-Trebisht).

Hercegovinë (misioni i BE-ALTHEA) 73 ushtarakë, Kosovë (misioni i NATO-s, KFOR) 21 ushtarakë, dhe Irak (misioni trajnues i NATO) 8 ushtarakë (mision i përfunduar në 2011).

Page 9: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

9

2. DEMOKRATIZIMI DHE SHTETI I SË DREJTËS

Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e kritereve që lidhen me stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve. Kapacitetet administrative dhe veçanërisht ato të zbatimit të ligjit janë forcuar më tej. Fokusi i Qeverisë Shqiptare në vazhdimësi është reformimi i sistemit gjyqësor me qëllim marrjen e masave konkrete për përmirësimin në ofrimin e shërbimeve të tij ndaj qytetarit si dhe për garantimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë, ndershmërisë dhe efektivitetit të drejtësisë. Në këtë kuadër, një ndër objektivat kryesore, të realizuar në fushën e drejtësisë është hartimi dhe miratimi i Strategjisë për Reformën në Drejtësi, e cila përmbledh vizionin, politikat dhe masat kryesore të planifikuara për periudhën 2011-2013.

Sistemi penitenciar është përmirësuar ndjeshëm. Reformat e realizuara në institucionet e vuajtjes së dënimit kanë sjellë ndryshime të rëndësishme konceptuale, logjistike, financiare dhe infrastrukturore. Një numër i madh investimesh janë kryer për ngritjen e strukturave penitenciare të standardeve të larta, dhe janë marrë mjaft masa administrative për përmirësimin e kushteve të jetesës së të burgosurve.

Një ndër objektivat madhore të qeverisë ka qenë dhe mbetet lufta kundër korrupsionit, si një nga hallkat e sistemit të drejtësisë. Për këtë qëllim janë hartuar një sërë ligjesh të rëndësishme, me qëllim harmonizimin dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet më të mira, europiane dhe më gjerë, në këtë fushë. Gjithashtu, në përmbushje të rekomandimeve të GRECO-s, janë bërë ndërhyrjet në Kodin Penal, duke shtuar vepra të reja penale në fushën e korrupsionit. Janë marrë masa ligjore dhe kushtetuese për reduktimin e imunitetit të deputetëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është miratuar ligji për financimin e partive politike.

Hapa të rëndësishëm janë hedhur në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit të paligjshëm, i cili tregon për rritje të efikasitetit të strukturave të policisë dhe për një bashkëpunim të mirë mes strukturave ligj-zbatuese, përdorimit gjerësisht të metodave dhe teknikave moderne në luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu, objektivi i cili lidhet me reduktimin e ofertës dhe trafikimit të drogave të forta dhe zvogëlimin e sipërfaqeve për kultivimin e bimëve narkotike është realizuar plotësisht. Trafikimi i disa prej lëndëve narkotike ka arritur në nivelin 0 në vitin 2012.

Figura 2: Treguesi: Shteti i së drejtës, krahasuar me vendet e EJL-së

Burimi: Treguesit e Qeverisjes, Instituti i Bankës Botërore

Sipas Treguesve të Qeverisjes të Bankës Botërore 2011, Shqipëria pozicionohet mes 50% deri në 75% të vendeve të tjera për shtetin e së drejtës. Në të njëjtën zonë klasifikimi gjenden vende si Maqedonia, Mali i ZI, ndërkohë që vendet si Bullgaria, Kroacia, Serbia kanë një diferencë më të vogël mbi Shqipërinë.

Shqipëria ka bërë progres dhe në menaxhimin e integruar të kufijve, migracionit dhe azilit. Si rezultat i progresit të arritur u realizua liberalizimi i vizave me vendet e BE-së në dhjetor të vitit 2010.

0.00

10.00

20.00

30.00

40.00

50.00

60.00

2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012

Shqiperia

B & H

Kosova

Maqedonia

Mali I Zi

Serbia

Page 10: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

10

Rezultatet e arritura në këto fusha shërbejnë si bazë në të cilën Shqipëria mund të konsolidojë përmbushjen e sfidave lidhur me procesin e integrimit në BE. Gjithashtu, gjatë periudhës 2009-2012 Shqipëria ka ratifikuar konventat më të rëndësishme të Këshillit të Europës dhe instrumentat e Kombeve të Bashkuara në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas vlerësimit të bërë, Shqipëria performon relativisht mirë në treguesit e lirisë së shprehjes dhe përgjegjshmërisë, cilësisë rregullatore dhe efektivitetit të qeverisë, ndërkohë që sundimi i ligjit dhe kontrolli ndaj korrupsionit mbeten fusha ku ka nevojë për përmirësime të mëtejshme. Sipas vlerësimit të Bankës Botërore “anët e forta të Shqipërisë reflektojnë sistemin konkurrues politik, klimën pluraliste të medias, dhe progresin në vendosjen e ekonomisë së tregut të hapur” 6.

Figura 3: Treguesi i Efektivitetit të Qeverisjes

Figura 4: Treguesi krahasues i Efektivitetit të Qeverisjes

Burimi: Treguesit e Qeverisjes, Instituti i Bankës Botërore

Lidhur me treguesin e efikasitetit të qeverisë, Shqipëria ka patur një rritje prej rreth 4.6% krahasuar me 2008, dhe në krahasim me vendet e tjera të EJL-së, klasifikohet më lart se Bosnja Hercegovina dhe Kosova.

6 Sipas “Qeverisja në Shqipëri: Rruga përpara për konkurrueshmërinë, zhvillimin dhe integrimin Evropian - Një përmbledhje e Bankës Botërore” – Qershor 2011

Page 11: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

11

2.1 DREJTËSIA

Politikat e ndjekura në fushën e Drejtësisë në përiudhën 2009-2012 kanë synuar forcimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit, përmirësimin e drejtësisë penale, zbatimin e vendimeve të gjyqësorit dhe administrimin e gjykatave në mënyrë efikase dhe profesionale si dhe përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore dhe penitenciare. Strategjia e re për Reformën në Drejtësi dhe Plani i Veprimit 2011-2013 përcaktojnë drejtimet kryesore të reformës në planin afat-mesëm.

Reformat ligjore kanë synuar jo vetëm hartimin e legjislacionit të harmonizuar me standardet europiane, por dhe rritjen e integritetit të sistemit të drejtësisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Një nga objektivat e SKZHI-së 2007-2013 në fushën e drejtësisë është kufizimi i imunitetit të gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë, me qëllim lehtësimin e procedimit penal për vepra korruptive. Në zbatim të këtij objektivi u realizuan ndryshimet ligjore në vitin 2009, të cilat kufizuan imunitetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Arritje ka patur në drejtim të reformimit të kuadrit ligjor dhe institucional për profesionet e lira, si avokatët, noterët dhe ndërmjetësit, ku spikat reforma noteriale One Stop Shop, pjesë e së cilës është digjitalizimi i veprimtarisë së noterëve në rrethet Tiranë dhe Durrës. Eshtë ngritur dhe funksionon Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve si dhe Komisioni i Liçensimit të Ndërmjetësve.

Është bërë progres në drejtim të forcimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit. Janë ndërmarrë reforma që konsistojnë në: (i)qartësimin dhe rishikimin e funksioneve brenda sistemit gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë në zbatim të parimit ‘Check and Balance’; (ii)forcimin e statusit të gjyqtarëve e prokurorëve, nëpërmjet forcimit të procedurave të promovimit dhe vlerësimit profesional të tyre; (iii)eleminimin e mbivendosjes së kompetencave të inspektimit ndërmjet inspektorateve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, përmes zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për inspektimet, çka ka kontribuar në forcimin e sistemit të llogaridhënies së gjyqësorit.

Zhvillimi i sistemeve on-line ka ndikuar në rritjen e shkallës së aksesit të qytetarëve në gjykata duke e bërë procesin edhe më të hapur e transparent. Transparenca, aksesi i publikut në gjykata dhe mirëadministrimi i drejtësisë janë përmirësuar nëpërmejt hapave të marra për të realizuar publikimin online të statusit të çështjeve gjyqësore në të gjitha gjykatat. Aplikimi i sistemit të kompjuterizuar të menaxhimit të çështjeve dhe caktimit të rastësishëm të çështjeve të procedurës penale dhe civile, në pjesën më të madhe të gjykatave; rritja e numrit të sallave të hapura për gjykimin e çështjeve dhe regjistrimi-audio i gjyqeve (në 26 salla deri në shtator 2012); si dhe digjitalizimi i sistemit gjyqësor kanë ndikuar në forcimin e paanshmërisë së gjyqësorit. Në vitin 2011 u realizua procedura e ankimimit online që u mundëson qytetarëve të paraqesin ankesat ndaj gjyqtarëve dhe procedimeve gjyqësore, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e shkallës së përgjegjshmërisë në gjyqësor. Ngritja e sistemit të gjykatës administrative do të lehtësojë ngarkesën e gjykatave të tjera dhe do të përmirësojë procesin e trajtimit të të drejtave, kryesisht të bizneseve.

Infrastruktura e gjykatave është përmirësuar nëpërmjet investimeve të reja në 14 gjykata të Rretheve, ndërtimit të Gjykatave të Apelit dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë. Ka filluar ngritja e sistemit të gjykatës administrative e cila do të lehtësojë ngarkesën e gjykatave të tjera dhe do të përmirësojë procesin e trajtimit të të drejtave, kryesisht të bizneseve.

Është përmirësuar trajtimi i të dënuarve dhe kushtet e jetesës së tyre në burgje. Janë zbatuar në mënyrë të vazhdueshme programet e trajnimit, shtimi i aktiviteteve që u ofrohen të burgosurve si edhe përmirësimi i përgjithshëm i standardeve të trajtimit të tyre. Në prill 2011, u miratua vendimi për përfshirjen e të dënuarve dhe të ndaluarve në paraburgim në kategorinë e personave ekonomikisht joaktiv, duke iu mundësuar atyre akses në sigurim shëndetësor falas. Ka pasur përparime në arritjen e prioritetit kyç lidhur me përmirësimin e trajtimit të të dënuarve; forcimin e ndjekjes gjyqësore të rasteve të trajtimit mjekësor dhe zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit. Janë marrë masa për të përmirësuar kushtet e burgimit dhe forcuar bashkëpunimin me Avokatin e Popullit. Raportet e Progresit të Komisionit Europian 2011 dhe 2012 nënvizojnë përparimin e bërë në këtë drejtim.

Page 12: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

12

Treguesi: Popullsia e burgjeve në krahasim me kapacitetet e disponueshme.

Mbipopullimi në burgje është reduktuar ndjeshëm, kryesisht nëpërmjet aplikimit të dënimeve alternative dhe sistemit të provës, si dhe ngritjes së objekteve të reja. Kapacitetet e disponueshme janë rritur 4.2% në vitin 2012 krahasuar me vitin 2008, ndërsa mbipopullimi është ulur nga 14.5% në 1.6% në vitin 2012. Ngritja e 3 godinave të reja, të planifikuara me financim të Bashkimit Europian, përkatësisht në Elbasan, Berat, dhe Fier pritet të ulë ndjeshëm mbipopullimin dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e standardeve në të cilat mbahen dhe trajtohen personat me liri të kufizuar. Risi për këtë periudhë janë funksionimi i Institucionit të Shërbimit të Provës, dhe krijimi i seksioneve të të miturve në gjykata dhe në zyrat e prokurorisë në gjashtë (6) rrethe të vendit. Në vitin 2010, për më shumë se 40% të dënimeve për të miturit u zbatuan alternativat ndaj paraburgimit, ndërsa deri në shtator të vitit 2012 përqindja e të miturve me dënime alternative ishte 18,8%.

Figura 5: Treguesi i shkallës së mbipopullimit në burgje

Ngritja e Shërbimit të Provës, dhe përmirësimi i infrastrukturës ka pasur impakt pozitiv në uljen e mbipopullimit në burgje dhe parandalimin e përsëritjes së veprave penale. Dëndësia në burgje arriti në masën 1.6%. në vitin 2012, duke pësuar një ulje rreth 12.9% krahasuar me vitin 2008

Burimi: Ministria e Drejtësisë

Në muajin prill 2012 ka hyrë në fuqi nisma për mbikëqyrjen e personave të cilëve u kufizohet liria me vendim gjyqësor dhe që sjell aplikimin për herë të parë në Shqipëri të modelit modern të sistemit të mbikëqyrjes.

Tabela 2: Krahasim i mbipopullimit në burgje me vende të rajonit7

Studimi i të dhënave mbi nivelin e mbipopullimit në burgjet shqiptare dhe krahasimi me vende të ndryshme të rajonit tregon për një situatë pozitive të Shqipërisë. (Tabela 2 më lart). Ky realitet ka ardhur si rezultat i adoptimit të rregullave specifike për reduktimin e burgosjes dhe zbatimin gjithnjë e më tepër të formave alternative të ndalimit apo dënimeve.

7 Sipas të dhënave të publikura nga ‘International Centre of Prisons Studies’, Mars 2013, www.prisonstudies.org

Shteti Çeki

Bullgari

Turqi

Rumani

Serbi

Poloni Greqi

Mali i Zi

Shqipëri

Popullata në burgje (të paraburgosur dhe të dënuar)

16,174

10,961

127,284

32,386

11,094

86,303

12,586

1,350

4,547

Kapaciteti zyrtar i Burgjeve

21,327

10,549

142,906

27,433

7,000

86,875

9,223

1,050

4,537

Mbipopullimi

0 412 0 4953 4,094 0 3,363 300 73

Numri i institucioneve 36 55 374 45 28 215 33 3 22

Page 13: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

13

Shërbimi përmbarimor gjyqësor është përmirësuar ndjeshëm, si rezultat i futjes në funksionim të sistemit privat të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Numri i vendimeve gjyqësore të ekzekutuara në periudhën e fund-vitit 2012 arriti në 18,827, me një rritje mesatarisht me 16% në vit për periudhën raportuese, kundrejt mesatares vjetore të dy viteve 2007-2008. Problematike mbetet zbatimi i vendimeve kur përfshihen institucionet publike. Gjithashtu rëndësi e veçantë i është kushtuar ekzekutimit në kohë të vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Deri në vitin 2012 janë ekzekutuar 25 vendime të GJEDNJ-së.

Pavarësisht arritjeve të mësipërme ende sistemi gjyqësor kërkon vëmendje në disa drejtime siç janë: rritja e efikasitetit të gjyqësorit, nëpërmjet përmirësimit të organizimit territorial dhe rishpërndarjes së gjyqtarëve në gjykata; zvogëlimit të akumulimit të çështjeve gjyqësore; rritjes së shkallës së ekzekutimit të vendimeve gjyqësore sidomos për çështjet ku institucionet shtetërore janë palë e paditur.

Page 14: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

14

2.2 TË DREJTAT E PRONËS

E drejta mbi pronën është parakusht thelbësor për zhvillimin e vendit, tërheqjen e investimeve të huaja dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Mbrojtja e të drejtës mbi pronësinë ka qenë dhe synimi kryesor i reformave ligjore dhe institucionale në fushën e të drejtave të pronësisë për periudhen 2009-2012. Në Prill 2011 u miratua Strategjia Ndërsektoriale dhe Plani i Veprimit për Reformën në Fushën e të Drejtave të Pronës. Objektivi kryesor i strategjisë është përshpejtimi i procesit të kompensimit dhe kthimit të pronave dhe trajtimin e aspekteve të lidhura të proceseve të legalizimit dhe regjistrimit të titujve të pronësisë. Institucionet kryesore si Agjenca e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) kaluan në një proces reformimi. ZRPP-të kanë kaluar me sistemin e vetëfinancimit me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë së tyre financiare. Janë ndërmarrë një sërë masash për të rritur efektivitetin, cilësinë dhe transparencën e procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës, nëpërmjet miratimit të procedurave dhe rregullave të reja për menaxhim e kërkesave të subjekteve të shpronësuara, përfshirë të drejtat e pronësisë në zonat me përparësi turizmin.

Rritja e cilësisë së shërbimit, komunikimit me publikun, fuqizimi i mekanizmave të brendshme për rritjen e integritetit institucional dhe luftës kundër korrupsionit ka qenë në fokus të reformave në sistemin e ZRPP-së. Nismat e ndërmarra nga ZRPP-ja për përmirësimin e transparencës, rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj publikut dhe uljen e korrupsionit8, kanë çuar në përmbushjen e pritshmërive të publikut9, duke filluar nga viti 2009. ZRPP-ja është orientuar drejt shërbimit online sipas parimit ekonomik të biznesit one stop shop, duke përmirësuar ndjeshëm shërbimet ndaj klientit; duke ulur kohën e regjistrimit të një pasurie dhe duke rritur transparencën. Janë fuqizuar mekanizmat e brendshme për integritetin institucional, si sistemi i kontrollit të brendshëm dhe i auditimit të brendshëm, procedurat disiplinore, si dhe është rritur bashkëpunimi me institucionet e tjera që janë përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, duke përfshirë edhe pastrimin e parave.

Treguesi: Numri i pronave që kanë marrë një çertifikatë legalizimi

Për periudhën 2009-2012 u legalizuan në total 52,555 objekte, duke bërë që numri i tyre në total të shkojë në 90,000 objekte në fund të vitit 2012. Informacioni i digjitalizuar10, ka pësuar rritje kryesisht si rezultat i intensifikimit të veprimtarisë në drejtim të digjitalizimit të informacionit grafik dhe numerik të objekteve. Për vitet 2009-2012 rezultojnë 147,415 objekte të digjitalizuara. Gjithashtu gjatë këtij 4-vjeçari, ka përfunduar procedura e miratimit të kalimit të së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore për 79,042 objekte informale, të ngritura jo në truallin e poseduesit.

8 Vendosja e numrit jeshil dhe hapësirës së komunikimit me publikun në vitin 2011 ka rezultuar me një numër të lartë informacionesh në faqen e internetit, nga ku: 400 janë mesazhe; 300 e-maile; 248 mesazhe audio, dhe 100 sms. 9 Banka Botërore “Qeverija në Mbrojtjen e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme në Shqipëri: Sfidë e Vazhdueshme” - Dokument informative, qershor 2011, fq 20. 10 Shprehur në numër objektesh

Page 15: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

15

“ Numri i pronave të legalizuara në periudhën 2009-2012 arriti në 52,555.

Figura 6: Progresi i procesit të legalizimit të objekteve informale

Burimi: ALUIZNI

Deri në fund të vitit 2012 fondi i tokës bujqësore i caktuar për kompensim fizik ishte në masën 17.335 ha11. AKKP-ja është aktualisht në fazën e llogaritjes së faturës financiare të kompensimit të pronarëve. Hartat e vlerësimit të tokës, si bazë thelbësore për kompensim, u finalizuan në të gjithë vendin. Ndryshimet e bëra në vitin 2012 në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, vendosin kritere të reja për vlerësimin e tokës, si dhe e shtyjnë afatin për kthimin dhe kompensimin e pronës deri në vitin 2014.

Përshpejtimi i procesit të regjistrimit fillestar në zonat bregdetare të jugut të Shqipërisë ka qenë një nga prioritetet e Qeverisë shqiptare, me synim përmirësimin dhe zhvillimin e turizmit në vend.

Treguesi: Numri i pronave që janë regjistruar në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Numri i pasurive të regjistruara vetëm në vitin 2012 është 121,635 pasuri. Në kuadër të projektit LAPM12 numri i pasurive që janë në procesin e regjistrimit fillestar është 366,000 pasuri, ku prej të cilave deri në dhjetor të vitit 2012 kanë kaluar fazën e parë 308,443 pasuri dhe kanë kaluar në afishim publik 171,999 pasuri. Deri në fund të vitit 2012 niveli i pasurive të paluajtshme që kanë kaluar fazën e parë të regjistrimit arriti në masën 84%. Në këtë kontekst, Bashkimi Europian ka financuar një projekt, i menaxhuar nga përfaqësia e OSBE-së në Shqipëri, për Zonat Bregdetare të jugut të Shqipërisë me rreth 32,500 pasuri në 17 ZK, pjesa më e madhe e tyre në zonat rurale.

“ Regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme ka arritur në nivel 84% e totalit “

Figura 7: Totali i pasurive të paluajtshme të regjistruara

Burimi: Ministria e Drejtësisë, ZRPP

Regjistrimi Fillestar ka ecur paralelisht me procesin e kompjuterizimit të regjistrit të pasurive të paluajtshme. Sistemi po ndërtohet duke përdorur si bazë të dhënash informacionin digjital që është mbledhur tashmë nga regjistrimi fillestar dhe përditësimi i të dhënave pas regjistrimit fillestar.

11 I llogaritur me një vlerë rreth 67,472,156,502.00 lekë ose mbi 481 milion Euro. 12 LAMP – Land Administration and Management Project

Regjistrimi Fillestar 308,443

84%

Të pa regjistruara

57,557 16%

Page 16: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

16

Sistemi është instaluar deri në fund të vitit 2012 në ZRRP në katër rrethe, Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Durrës. Regjistri elektronik i pasurive të paluajtshme pritet të përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëvë nëpërmjet thjeshtimit të procesit të lëshimit të çertifikatave. Gjithashtu regjistri elektronik po përmirëson eficiencën e punës së ZRPP-ve pasi një sërë funksionesh kryhen tashmë në mënyrë elektronike.

Edhe pse ka pasur disa arritje në drejtim të reformës në fushën e pronave, mbeten ende sfida për vitet që vijnë në lidhje më përfundimin e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në mënyrë që të garantojë sigurinë e pronësisë. Duhet të përmirësohet koordinimi ndërmjet strukturave për një administrim efikas dhe të koordinuar të regjistrit të tokës bujqësore, ndërkohë që sfida më e madhe mbetet arritja e objektivit për kompensimin fizik e financiar të ish-pronarëve.

Page 17: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

17

2.3 ANTI-KORRUPSIONI

Drejtimet kryesore në të cilat zhvillohen reformat e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri janë përcaktuar në Strategjinë 5-vjeçare të Parandalimit, Luftës kundër Korrupsionit dhe Qeverisjes Transparente, të miratuar në vitin 2008. Këto drejtime janë: 1) Parandalimi, transparenca, gjithëpërfshirja dhe edukimi i publikut; 2) Hetimi dhe dënimi i veprave korruptive, dhe 3) Konsolidimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimi i brendshëm dhe ndërkombëtar. Politikat dhe kuadri strategjik në kuadër të luftës kundër korrupsionit kanë vazhduar me miratimin e Planit të Veprimit për periudhën 2011-2013.

Në kuadër të reformave me karakter parandalues, është arritur progres në drejtim të përafrimit të plotë të legjislacionit vendas me instrumentat rajonale dhe ndërkombëtare. Legjislacioni vendas është ndryshuar për ta përafruar me Konventën Penale e Civile e Këshillit të Europës, Konventën e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit, etj. Ndryshimet e parashikuara në Kodin Penal në vitet 2010-2011 kanë sjellë shtimin e numrit të dispozitave ndëshkuese si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat në lidhje me mitmarrjen. Ligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurive dhe konfliktin e interesit është ndryshuar, duke synuar marrjen e masave sa më efektive për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit. Ndryshime të rëndësishme iu bënë ligjit për partitë politike me vendosjen e standardeve të reja në fushën e financimit të partive politike jashtë fushatës zgjedhore. Hartimi i Rregullores së re për Sistemin e Referimit, synon të luftojë korrupsionin në mënyrë më efektive në sektorin e shëndetësisë. Ligjet për inspektimin financiar publik, menaxhimin financiar dhe kontrollin, auditimin e brendshëm në sektorin publik, planifikimin e territorit, inspektimin e ndërtimit, etj., janë ndryshuar duke futur koncepte të reja bazuar në praktikat më të mira të vendeve të BE-së. Është miratuar kodi kombëtar i sjelljes për mësuesit e sistemit parauniversitar dhe atij universitar.

Masa të rëndësishmë janë ndërmarrë në drejtim të forcimit të hetimit dhe dënimit të veprave korruptive. Ndryshimet ligjore dhe kushtetuese për të kufizuar imunitetin e zyrtarëve të lartë publik dhe të gjyqtarëve, jo vetëm eleminuan pengesën thelbësore për hetimin e duhur të rasteve të korrupsionit në nivelet e larta, por kanë kontribuar edhe në përmirësimin e perceptimit të gjerë publik për mosndëshkimin e vazhdueshëm të veprimeve korruptive. Ndryshimet në ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, si edhe në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve civilë”, kanë forcuar kompetencat dhe autoritetin e ILDKP-së në këtë fushë, si dhe kanë sjellë përmrësime ligjore që lehtësojnë hetimet.

Është forcuar bashkëpunimi ndërinstitucional në mënyrë të veçantë në drejtim të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit në hetimin e veprimeve korruptive. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Anti-Korrupsionit (DKBAA) si dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit e Pasurive (ILDKP) kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD-në) dhe organizatat e shoqërisë civile. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë (ILDKP) nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit me Kontrollin e Lartë të Shtetit, lidhur me ngritjen e një baze të dhënash për korrupsionin e dyshuar në administratën publike. Gjithashtu është lidhur memorandumi i mirëkuptimit edhe me Avokatin e Popullit. ILDKP-ja ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi me ZRPP-në, ALUIZNI-n dhe Ministrinë e Drejtësisë, në lidhje me shkëmbimin e informacionit mbi pasuritë e paluajtshme. Gjithashtu, Këshilli i Ministrave në qershor të vitit 2012 i jep të drejtën sistemit të Noterisë dhe Prokurorisë që të kenë akses në regjistrin e pasurive të paluajtshme. Njësia e Hetimit Financiar ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbim informacioni me Doganat, Agjencinë e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrën e regjistrimit të automjeteve. Janë krijuar Njësitë e Përbashkëta Hetimore në gjashtë (6) rrethe të vendit, me qëllim përmirësimin e koordinimit të punës midis agjencive të zbatimit të ligjit. Numri i veprave penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre të hetuara është 1506 vepra në total për periudhën 2009-2012. Vetëm në periudhën 2010-2012 janë arrestuar në total 162 zyrtarë të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Page 18: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

18

Figura 8: Historiku i veprave penale të evidentuara për korrupsion 2005-2012

Figura 9: Shpërndarja hetimeve proaktive sipas sektorëve 2012

Burimi: Ministria e Brendshme

Numri i hetimeve proaktive në lidhje me veprat penale të korrupsionit ka ardhur duke u rritur. Në vitin 2012 ky numër ka qenë 75 raste ose 47% më shumë se një vit më parë. Siç tregohet edhe në grafikun 9 më sipër, sektorët ku janë ndërrmarrë më shumë hetime proaktive ndaj korrupsionit janë sektori i shëndetësisë, arsimit, shërbimi i transportit. Ndërkohë hetime proaktive janë ndërrmarrë edhe në disa institucione specifike si ZRPP-ja, AKKP-ja, Banka, etj.

Gjithashtu ILDKP-ja gjatë vitit 2012 u vuri gjoba 29 zyrtarëve lidhur me shkeljet e konstatuara në deklarimin e pasurive dhe 3 zyrtarëve lidhur me konfliktin e interesit. Ndërsa 6 zyrtarë të lartë u referuan në prokurori për fshehje të pasurisë, apo refuzim të kryerjes së deklarimit.

Objektiv i rëndësishëm ka qenë ngritja dhe konsolidimi i sistemeve elektronike (on line), për të redukuar kontaktet direkte midis zyrtarëve dhe publikut, duke kontribuar në uljen e mundësisë për shpërdorim detyre, përmirësimin e shërbimit ndaj publikut dhe rritjen e transparencës. Prej vitit 2009, të gjitha prokurimet publike zhvillohen në rrugë elektronike. Në mars të vitit 2010 u krijua Komisioni i Prokurimit Publik, i cili trajton në mënyrë të pavarur ankesat në fushën e prokurimeve, koncesioneve dhe ankandit publik. Si rezultat i këtyre reformave, në Qershor 2010, Shqipëria u nderua me Çmimin e OKB-së për Shërbimin Publik në kategorinë e “Përmirësimit të transparencës, përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë në shërbimin publik”, si vend i dytë fitues (pas Gjermanisë), dhe si vendi i parë në botë për realizimin e prokurimit publik në formë 100% digjitale. Ngritja e Qendrës Kombëtare për Regjistrimin e Biznesit (2008), Qendrës Kombëtare të Licensimit (2009), si edhe hapja e sporteleve të shërbimit në rrethe të tjera gjatë vitit 2010, ndikuan ndjeshëm në përmirësimin e klimës së biznesit. Digjitalizimi gradual i provimeve të shtetit në fund të shkollës (matura) synon reduktimin e korrupsionit në sistemin e arsimit.

Sipas vlërësimeve të Bankës Botërore në raportin e saj të vitit 201113, reformat e ndërmarra në drejtim të përmirësimit të procedurave të taksave (përfshirë deklarimin on-line) janë masa që reduktojnë mundësitë e korrupsionit si dhe përmirësojnë perceptimin e biznesit mbi korrupsionin. Avokati i Tatimpaguesve që filloi të funksionojë në muajin qershor 2010, ka rritur mbështetjen ndaj taksapaguesve në marrëdhënie me organet tatimore, dhe ka kontribuar në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljeve jo etike në sistemin e tatimeve.

Me avancimin e teknologjisë së informacionit, sistemet on-line për regjistrimet e ankesave dhe denoncimeve për abuzime të zyrtarëve ndaj publikut po përdoren gjithnjë e më tepër. Institucionet publike po përdorin gjithnjë e më shumë metodat e reja të raportimit on-line, nëpërmjet mjeteve të ndryshme të komunikimit si linjat e telefonit për raportimin e abuzimeve dhe korrupsionit, apo siç njihen “numrat jeshilë”, nëpërmjet regjistrimit të ankesës/denoncimit në një hapësire të

13 “Qeverisja në Shqipëri: Rruga përpara për konkurrueshmërinë, zhvillimin dhe integrimin Evropian- Një përmbledhje e Bankës Botërore” – qershor 2011.

Page 19: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

19

caktuar në faqen e internetit të institucionit, apo sistemeve audio dhe nëpërmjet mesazheve të telefonit. Siç tregohet edhe në grafikun 10, më poshtë, këto sisteme po përdoren gjithnjë e më tepër nga qytetarët, edhe pse aktualisht për regjistrim të ankesave kundrejt cilësisë së shërbimeve nga qytetarët apo biznesi, ato mbeten përsëri risi në komunikimin e drejtpërdrejtë institucion-qytetar. Në një shkallë të madhe regjistrimi i ankesave on-line vihet re në sistemin e ZRPP-së dhe në sistemin e Taksave dhe Doganave.

Pavarësisht sistemeve të instaluara, nevojitet që institucionet publike të rrisin përpjekjet për të inkurajuar qytetarët që të denoncojnë rastet e korrupsionit të zyrtarëvë nëpërmjet këtyre sistemeve. Nga ana tjetër një rëndësi më e madhe i duhet kushtuar shqyrtimit dhe zgjidhjes së ankesave të qytetarëve të adresuara nëpërmjet sistemeve të hapura on-line. Kjo do të rriste më shumë besimin e publikut dhe do t’i kthente sistemet e hapura në mekanizma të rëndësishme të transparencës dhe përgjegjshmërisë publike.

Shqipëria ka punuar seriozisht për të përmbushur rekomandimet e vendosura në fushën e anti-korrupsionit nga grupe të tilla monitoruese si GRECO i Këshillit të Europës. Në raundin e tretë të vlerësimit, GRECO vlerësoi tepër pozitivisht Shqipërinë duke e konsideruar si vendin e dytë lidhur me angazhimin e qenësishëm dhe nivelin e lartë të përmbushjes së rekomandimeve (2/3 e rekomandimeve të përmbushura plotësisht dhe 1/3 pjesërisht).

Bashkëpunimi me shoqërinë civile konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pasi lufta kundër korrupsionit përbën një sfidë që i përket të gjithë shoqërisë shqiptare. Për këtë qëllim, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, e krijuar në mars 2009, ka mbështetur me grante OJF-të për të kryer projekte të rëndësishme monitorimi në fushën e anti-korrupsionit, si një prioritet i rëndësishëm strategjik i vendit.

Një tregues i rëndësishëm për matjen e nivelit të korrupsionit është Treguesi i Kontrollit të Korrupsionit, që monitorohet çdo vit nga Banka Botërore, së bashku me 5 tregues të tjerë të qeverisjes.

Treguesi: Kontrolli i korrupsionit

Figura 11: Renditja e vendeve të EJL-së lidhur me nivelin e kontrollit të korrupsionit

Burimi: Treguesit e Qeverisjes, Instituti i Bankës Botërore

0.00

10.00

20.00

30.00

40.00

50.00

60.00

2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012

Niv

eli

I Tre

gue

sit

ne

pik

e

Shqiperia

B & H

Kosova

Maqedonia

Mali I Zi

Serbia

Figura 10: Mënyrat e ankimimit të qytetareve për vitin 2012

0

200

400

600

800

1000

1200

1400

1600

On -line

Meletra

SMS Audio

300

88 496

452

25 95

35

67

357

151

217

451

Minitria eMbrojtjes

Minitria e Aresimit

Policia e Shtetit

Mnistria eBrendshem

Ministria eFinancave

Page 20: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

20

Në periudhën 2009-2011, ky tregues paraqitet me luahatje, duke pësuar rritje me 8.67 pikë ose 29% në vitin 2009 (niveli i treguesit 38.28 pikë) kundrejt vitit 2007 (29.61 pikë), por duke pësuar një rënie të lehtë në vitet 2010 dhe 2011 kundrejt vitit 2009, përkatësisht me -0.6 dhe -6.5 pikë. Sipas Treguesve të Qeverisjes të Bankës Botërore, treguesi i vlerësimit për Shqipërinë shtrihet në zonën 25 deri në 50 të indeksit të kontrollit të korrupsionit14. Në të njëjtin klasifikim gjenden edhe vendet si Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova. Ndërkohë që krahasuar me vende të tjera të rajonit, vlerësimi mbi kontrollin e korrupsionit mbetet ende në nivele të ulëta.

Megjithë reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, përsëri perceptimi qytetar mbi nivelin e korruspsionit mbetet shqetësues, sidomos në disa sektorë të caktuar si gjykatat dhe shëndetësia. Niveli i ndëshkueshmërisë ndaj veprimeve korruptive të zyrtarëve publik, ende konsiderohen relativisht të ulëta, kundrejt rasteve të denoncuara. Bashkëpunimi ndërinstitucional është përmirësuar nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, por zbatimi i tyre dhe intesifikimi i komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet tyre, mbetet ende një sfidë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit.

14 Shtrirja e treguesit është nga 0 deri në 100. Sa më i lartë të jetë treguesi aq më i sukseshëm konsiderohet një vend në drejtim të kontrollit mbi korrupsionin.

Page 21: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

21

2.4 KRIMI I ORGANIZUAR

Në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit dhe terrorizmit, Shqipëria ka bërë progres si në aspektin ligjor, institucional dhe në drejtim të rritjes së forcës goditëse. Kuadri ligjor është zgjeruar duke përfshirë ligjin “Anti-Mafia”, i cili hyri në fuqi në Janar të 2010 bashkë me ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, me qëllim krijimin e hapësirave të nevojshme juridike për sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave të paligjshme që rezultojnë nga veprimtaritë kriminale si dhe sigurimin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit është miratuar ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit. Janë rritur kapacitetet e strukturave të policisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Në strukturat përkatëse të policisë së shtetit është instaluar sistemi “MEMEX”, i cili bën të mundur menaxhimin e informacionit kriminal të klasifikuar. Kapacitetet administrative, ligjore dhe profesionale të strukturave të mbrojtjes së dëshmitarëve janë fuqizuar nëpërmjet miratimit të kuadrit ligjor përkatës dhe riorganizimit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

Është intensifikuar bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe i marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja. Shqipëria është anëtarësuar në një sërë aktesh ndërkombëtare (konventa dhe protokolle). Nënshkrimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme në fushën e drejtësisë me shtetet e rajonit, ka sjellë rritjen në masën 50% të operacioneve të përbashkëta ndërkombëtare, në fushën e trafikut të narkotikëve dhe trafiqeve të tjera të paligjshme, krahasuar me vitin 2008. Për parandalimin e terrorizmit është bashkëpunuar me të gjithë agjencitë kombëtare të zbatimit të ligjit si dhe me agjencitë rajonale dhe ndërkombëtare si SECI, ILECU, EUROPOL, INTERPOL, etj.

Forcimi i kuadrit ligjor, kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar kanë rritur forcën goditëse ndaj krimit të organizuar. Treguesit e mëposhtëm dëshmojnë progresin e arritur në disa fusha:

Treguesi: Trafikimi i qenieve njerëzore

Mesatarja vjetore e personave të arrestuar për vepra penale të trafikimit të paligjshëm të zbardhura për periudhën 2009-2012 është 62 persona, kundrejt 24 personave për periudhën 2007-2008, me një rritje mesatare prej 2.5 herë të personave të arrestuar. Moratoriumi për skafet ishte një instrument i fuqishëm ligjor i cili plotësoi për një periudhë prej 5 vjetësh politikën represive ndaj migracionit të paligjshëm dhe arriti të neutralizojë plotësisht emigracionin e paligjshëm nëpërmjet detit drejt Italisë. Vetëm në periudhën 2010-2012 u realizuan 21 operacione të përbashkëta ndërkombëtare dhe strukturat e policisë të disa vendeve si Itali, Greqi, Hollandë, Belgjikë, etj.

Figura 12: Numri i femrave të trafikuara për vitet 2008-2012

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Ministria e Brendshme

Page 22: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

22

Në krahasim me vitet e mëparshme, në përgjithësi ka rënë ndjeshëm sasia e trafikimit të narkotikëve që tranzitohet nëpërmjet Shqipërisë, apo me origjinë nga Shqipëria për në drejtim të Greqisë dhe Italisë, konfirmuar kjo dhe nga statistikat e dërguara zyrtarisht nga pala italiane. Numri i rasteve të goditjeve ndaj shitjes e trafikimit të narkotikëve në vitin 2012 është rritur me 107% krahasuar me vitin 2011. Numri i bimëve të kultivuara dhe asgjësuara është ulur me 8.3 herë për të njëjtat periudha. Sasia e heroinës së sekuestruar në Itali të tranzituar nga Shqipëria është ulur rreth 10 herë në vitin 2011 krahasuar me vitin 2007, duke arritur në nivelin zero në vitin 2012. Ndërsa sasia e kokainës së sekuestruar në Itali të tranzituar nga Shqipëria mbetet në nivelin 0 kg.

Figura 13: Sasia e drogës të tranzituar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe Italisë

Trafiku i drogave të forta të tranzituara nga Shqipëria ka rënë duke arritur pothuajse nivelin zero, në vitin 2012

Burimi: Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit

Gjatë viteve 2008-2012 janë kryer 201 operacione kundër krimit ekonomik financiar dhe korrupsionit. Për periudhën 2010-2012 nga strukturat e Policisë së Shtetit janë referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda, 169 raste. Vlera e aseteve kriminale të sekuestruara sipas ligjit Anti-Mafia është në total 2,928 milionë lekë ose rreth 20 milionë Euro, dhe janë konfiskuar asete në vlerën 761 milionë lekë. Janë sekuestruar në total 91 llogari bankare, nga të cilat 51 janë konfiskuar. Gjithashtu numri i pasurive të paluajtshme të sekuestruara është gjithësej 88 dhe të konfiskuara 108.

Në dhjetor të vitit 2009, Policia e Shtetit miratoi dhe vuri në zbatim planin operacional kundër shfrytëzimit të fëmijëve, i cili solli si impakt pozitiv reduktimin e rasteve të shfrytëzimit të fëmijëve për lëmoshë në rrugë dhe parandalimin e shfrytëzimit për trafikim e punë të detyruar.

Gjatë vitit 2012 nga strukturat e hetimit të policisë kufitare dhe migracionit janë evidentuar 704 vepra penale nga të cilat 684 të zbuluara (97.1%). Në vitin 2012 janë proceduar administrativisht (me gjobë) 3004 shtetas. Në vitin 2009 u bë funksionale pika e përbashkët kufitare Muriqan/Sukobinë me Malin e Zi. Janë kryer patrullime të sinkronizuara me Policinë Kufitare të Kosovës, si dhe janë zhvilluar operacione të përbashkëta me policinë greke në kuadër të sigurisë së kufijve”.

0

200

400

600

800

1000

1200

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012

Heroine Kokaine Hashish

Page 23: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

23

2.5 RENDI PUBLIK

Zhvillimet në zbatimin e politikave për forcimin e rendit publik kanë evidentuar funksionimin efikas të standardeve dhe mekanizmave të aplikuara në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë në vend dhe rritjes së kapaciteteve profesionale të policisë. Gjatë viteve 2009-2012 është shënuar progres në drejtim të përqasjes së legjislacionit të Policisë Shqiptare me standardet e BE-së, miratimit dhe zbatimit të procedurave standarde të punës në të gjithë shërbimet e policisë, rritjes së nivelit të cilësisë së shërbimeve ndaj komunitetit, rritjes së parametrave të rendit dhe sigurisë në vend, forcimit të bashkëpunimit policor ndërkombëtar e rajonal dhe rritjes së kapaciteteve profesionale. Në vitin 2012 ka filluar puna për krijimin dhe zhvillimin e sistemit elektronik “Menaxhimi Policor i Çështjes dhe sistemi i analizës statistikore me anë të hartave digjitale”, i cili synon rritjen e evidentimit të shkeljeve të cilat më parë kanë qenë të paraportuara. Ky sistem është planifikuar të implementohet në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit deri në vitin 2015. Projekti pilot në Drejtorinë Policore të

Qarkut Tiranë pritet të përfundojë brenda vitit 2013. Është rritur prezenca e policisë në komunitet përmes shtimit të numrit të patrullave, duke ndikuar në rritjen e efikasitetit të këtij shërbimi. Gjithashtu, numri i telefonatave të publikut në polici dhe përqindja e reagimit të policisë është rritur ndjeshëm. Në vitin 2012 numri i telefonatave të publikut arriti në 129,417, kundrejt 48,399 në 2008, ose tre herë më shumë. Ky tregues për vitin 2010 ishte 35.5% më i lartë se në vitin 2009, çka dëshmon për një rritje të shkallës së besimit dhe ofrimit të shërbimeve cilësore të policisë ndaj komunitetit si dhe shkallën e reagimit të shpejtë të policisë për zgjidhjen e problemeve.

Treguesi: Shkelje penale për 100,000 banorë (përjashtuar shkeljet e kundërvajtjeve në trafik)

Figura 14:Numri i shkeljeve penale për 100,000 banorë

Burimi: Ministria e Brendshme

Shtimi i patrullimit dhe rritja e numrit të hetimeve është në proporcion të drejtë me rritjen e numrit të shkeljeve në vitin 2012. Kjo pritet të vazhdojë edhe në vitet në vijim, pasi implementimi i menaxhimit të çështjes vazhdon.

Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Policisë së Shtetit 2007-2013, në kuadër të Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca, në Policinë e Shtetit, po zhvillohet Modeli Kombëtar i Inteligjencës (MKI), i cili ndihmon agjencitë e zbatimit të ligjit të realizojnë sigurinë në komunitet, rënien e nivelit të krimit, kontrollin mbi krimin dhe prishjen e qetësisë publike nëpërmjet katër komponentëve: (1) Procesi i Ndarjes dhe Koordinimit të Detyrave; (2) Produktet e Inteligjencës, që hartohen nga strukturat e analizës; (3) Produktet e Njohurive, ku përfshihen të gjitha aktet normative të cilat normojnë punën e strukturave të hetimit; dhe (4) Produktet e sistemeve TIMS dhe Memex. Këto produkte janë bazë për zhvillimin e procesit të ndarjes së detyrave dhe koordinimit të tyre.

0

100

200

300

400

500

2008 2009 2010 2011 2012

313 308.2 265

406.3

476.3

Page 24: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

24

Në Ministrinë e Brendshme, është ngritur Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) për hetimin e rasteve të korrupsionit në polici, i cili ka rezultuar në hetimin dhe largimin nga puna të disa oficerëve të policisë rrugore për mitmarrje.

Page 25: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

25

2.6 ADMINISTRATA PUBLIKE

Një aspekt i rëndësishëm i procesit të integrimit Europian është dhe transformimi i Administratës Publike shqiptare në një administratë publike transparente, e bazuar në parimin e meritokracisë, dhe efikase. Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2009-2013, e miratuar në shtator 2009, adresoi nevojën për reforma në nivel qendror dhe lokal, ristrukturimin e ministrive kryesore dhe institucionet e shumta të varësisë, koordinimin qendror dhe zbatimin e politikave, mekanizmat e llogaridhënies, sistemet e menaxhimit të performancës si dhe funksionet e tjera që janë të lidhura me menaxhimin e shërbimit civil.

Në zbatim të strategjisë gjatë përiudhës 2009-2012 ka vazhduar reforma ligjore, me përgatitjen dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme. Në maj të vitit 2012 u miratua Ligji “Për gjykatat administrative”, i cili është hap i rëndësishëm që garanton shqyrtim juridik të vendimeve administrative nga ana e gjykatave të pavarura, duke forcuar transparencën dhe luftën kundër korrupsionit në shërbimin civil. Në shtator të vitit 2012 u miratua Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, si një ligj integral që synon krijimin e kuadrit të përgjithshëm ligjor për organizimin e administratës shtetërore. Gjithashtu në qershor të vitit 2011, u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM nr. 474, datë 16/06/2011), i cili përcakton standardet që lidhen me ndërtimin e strukturave dhe organikave, si edhe rregullon procesin e sistemimit të nëpunësve si pasojë e ristrukturimit. U miratua nga Qeveria dhe kaloi për miratim në Parlament në gusht 2012, projektligji “Mbi Statusin e Nënpunësit Civil” i përgatitur me asistencën e ekspertëve të SIGMA-s. Ky projektligj adreson në mënyrë më të plotë problematikën e vërejtur në 13 vite të funksionimit të ligjit aktual dhe synon të përcaktojë parimet dhe standardet e përgjithshme të menaxhimit, si dhe përgjegjësitë përkatëse në përputhje me parimet themelore të “hapësirës administrative Europiane” për të gjitha institucionet e administratës publike. Ky projektligj u miratua në Kuvend në maj të vitit 2013.

Ecuri ka patur në drejtim të zbatimit të legjislacionit. Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e standardeve e të procedurës që duhet të ndiqet gjatë hartimit e miratimit të strukturave organizative të institucioneve të administratës publike” u zbatua në një masë të madhe në ministritë dhe institucionet qendrore. Është zbatuar në masë të konsiderueshmë Urdhëri i kryeministrit “Për marrjen e disa masave pë përmirësimin e zbatimit të legjislacionit të shërbimit civil në ministritë dhe aparatin e Këshillit të Ministrave”, duke mbajtur në kufij të kontrolluar numrin e punësimeve me kontratë të përkohshme në shërbimin civil, duke disiplinuar procedurën e kontratave dhe kushtëzuar marrjet në punë me miratime paraprake të kontrolluara. Si rezultat i forcimit të monitorimit të procesit të rekrutimit nga ana e Departamentit të Administratës Publike, emërimet me kontratë në vitin 2012 ranë në 4.8% kundrejt nivelit 25% në vitin 2011. Megjithatë, respektimi i këtij kufiri nga institucionet publike përbën ende një sfidë, pavarësisht monitorimit të vazhdueshëm të realizuar nga Departamenti i Administratës Publike.

Sistemi i menaxhimit të burimeve njërëzore, po shkon drejt informatizimit dhe menaxhimit të integruar të informacionit. Në kuadër të zhvillimit të Sistemit Informatik të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), është punuar për përmirësimin e këtij sistemi dhe përgatitjen e një kornize ligjore të nevojshme për ta bërë këtë sistem plotësisht funksional dhe për të siguruar zgjerimin e tij në të gjitha institucionet e administratës publike. Gjatë kësaj periudhe, është bërë transferimi i sistemit të bazës së të dhënave në sistemin Microsoft dhe është testuar sistemi për 5 institucionet e para. Brenda vitit 2013 pritet të përfundojë shtrirja e këtij sistemi në të gjitha ministritë e linjës. Një hap i rëndësishëm, mbetet lidhja e këtij sistemi me sistemin e Thesarit, për të siguruar menaxhimin efektiv të fondit të pagave në administratën qendrore.

Ka vijuar zbatimi i politikave në favor të rritjes së pagave në shërbimin publik, duke aplikuar norma të diferencuara për sektorët e ndryshëm. Kjo rritje ka vazhduar pavarësisht nga presionet globale për kufizime buxhetore, duke ndihmuar kështu në reduktimin e hendekut në nivelin e të ardhurave midis sektorit publik dhe atij privat si dhe rritjen e qëndrueshmërisë së punonjësve të administratës. Deri në vitin 2011 pagat për të gjithë punonjësit buxhetorë janë rritur mesatarisht me

Page 26: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

26

37.2%; për sistemin e arsimit parauniveristar me 46.9%; për sistemin e shëndetësisë me 51%; për punonjësit me statusin e Policisë së Shtetit 29.3%, kundrejt vitit 2007.

Treguesi: Numri i ankimeve në lidhje me zbatimin e ligjit mbi Shërbimin Civil, sipas llojit

Një nga treguesit kryesorë të qëndrueshmërisë së administatës publike është numri i ankesave të bëra nga nëpunësit civilë në KSHC lidhur me zbatimin e aspekteve të ndryshme të ligjit. Nisur nga tabloja e paraqitur, në grafikun e mëposhtëm bie në sy fakti se pjesën më të madhe të ankesave të depozituara nga punonjësit e shërbimit civil e zënë ankesat me objekt marrje masash disiplinore, të ndjekura nga ankesat për shkurtim të vendit të punës si rezultat i ristrukturimeve të institucioneve. Gjithashtu vihet re se në dy vite 2010, 2012 ka pasur ankesa nga punonjësit e shërbimit civil lidhur me vlerësimin e performancës së punës.

Figura 15: Ankesa të paraqitura në KSHC gjatë viteve 2009-2012

Burimi: Komisioni i Shërbimit Civil

Një aspekt i rëndësishëm i procesit të integrimit Europian është dhe transformimi i Administratës Publike shqiptare në një administratë publike transparente, meritokrate dhe efikase. Në këtë kuadër, edhe gjatë kësaj periudhe procesi i pranimit në shërbimin civil është udhëhequr nga parimet bazë të administratës publike, si profesionalizmi për një shërbim civil bazuar mbi meritat dhe konkurrimin e hapur. Pranimi në shërbimin civil ka vijuar normalisht në institucionet qendrore. Vetëm gjatë viti 2012 janë publikuar 204 pozicione të lira dhe janë zhvilluar 122 procedura konkurrimi. Në këto konkurrime, kanë paraqitur aplikimet dhe kanë marrë pjesë 1026 aplikantë, nga të cilët rreth 70% kanë qenë të seksit femër. Mosha mesatare e aplikantëve, llogaritet në rreth 31 vjeç. Në përfundim të këtyre procedurave, janë kryer 195 emërime të reja. Numri mesatar i aplikimeve për 1 pozicion vakant në tre vitet e fundit ka qenë rreth 7.7, ndërkohë që në vitin 2012 arriti mesataren 8.4 aplikantë duke pësuar një rritje mesatare prej 2.2 më shumë krahasuar me vitin 2008. Kjo tregon një rritje të interesit për t’u punësuar në administratë dhe për një rritje të besueshmërisë ndaj procedurave

0

50

100

150

200

250

300

2009 2010 2011 2012

77 81

172

115

15 25

28

13

1 6

0

12 65

27

23

9

25

34

41

Masa disiplinore Konkurim Vlerësim pune Ristrukturim Të ndryshme

Figura 16: Niveli i besueshmërisë mbi zbatimin e parimit të meritës në administratën publike në disa vende të EJL

Burimi: Raporti i SIGMA-s No.48

Page 27: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

27

të rekrutimit.

Sipas një studimi të kryer nga ekspertë të SIGMA-s15 rritja e besueshmërisë ndaj procedurave të rekrutimit dhe ndaj institucioneve të drejta/meritës, vihet re dhe në vendet e tjera në rajon. Grafiku 16 paraqet qëndrimin e nëpunësve civil në rajon ndaj: a) institucioneve të drejta (përfshirë ato përgjegjëse për procedurat e rekrutimit, shpalljet dhe testimet me shkrim dhe me gojë) b) mishërimit të parimeve europiane në proceset e rekrutimit duke u fokusuar në rekrutimin sipas meritës dhe shmangies së ndikimeve partiake në këtë proces.

Hapa të mëtejshme janë kryer për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore përmes trajnimeve, sidomos lidhur me përgatitjen e administratës publike për t’u përballur me sfidat e integrimit europian. Në kuadër të ofrimit të trajnimeve për punonjësit e administratës publike, Instituti i Trajnimit të Administratës Publike (ITAP) hartoi dhe po zbaton planin strategjik 2011-2013, në funksion të realizimit të misionit të tij, për të siguruar një “Trajnim në përshtatje me nevojat reale të Administratës Publike”. Procesi i trajnimit si edhe vetë struktura e ITAP, është orientuar drejt cilësisë dhe kujdesit për klientin.

Gjithashtu, me qëllim rritjen e profesionalizimit të nëpunësve civilë gjatë vitit 2012 u punua për krijimin e Shkollës së Administratës Publike (ShAP). Krijimi i shkollës bazohet në Ligjin e ri “Për nëpunësin civil”. Misioni i ShAP do të jetë formimi i thelluar profesional i nëpunësve të administrates publike, por edhe i individëve jashtë kësaj administrate. Formimi profesional përfshin dy drejtime: (i) formimin e thelluar, i cili synon të formojë kandidatët-nëpunës civilë për t’u bërë anëtarë të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND); (ii) formimin e vazhdueshëm, i cili ka për qëllim të trajnojë në vazhdimësi dhe në lidhje me punën, nëpunësit civilë të të gjitha kategorive, si dhe individë jashtë shërbimit civil. Pjesë e misionit të ShAP-it do të jetë edhe realizimi i studimeve dhe botimeve në fushën e administrates publike.

Prioritetet për vitet në vijim do të jenë zbatimi i strategjisë së re ndërsektoriale për reformën në administratës publike, fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe trajnimi i administratës publike me fokus parësor planifikimin strategjik dhe politikat e zhvillimit, procesin e Integrimit Europian dhe zbatimin e MSA-së në nivel qendror dhe përfundimi dhe vënia në funksion e Shkollës së Administratës Publike.

15 Raporti i SIGMA-s Nr.48

Page 28: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

28

2.7 DECENTRALIZIMI

Reformat e deritanishme institucionale në fushën e decentralizimit synojnë ofrimin e shërbimeve sa më cilësore pranë qytetarëve, forcimin e demokracive lokale dhe rajonale, ushtrimin e lirë të mandatit të të zgjedhurve vendorë, konsolidimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit, kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm, aksesin në vendim-marrje dhe rolin monitorues të shoqërisë civile dhe komuniteteve vendore. Gjatë periudhës 2009-2012 reforma decentralizuese është paraprirë nga plotësimi gradual i infrastrukturës ligjore dhe nënligjore në fushat përkatëse, sipas kërkesave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të vitit 1998, Kartës Europiane të Autonomisë Vendore dhe Strategjisë Kombëtare të Decentralizimit 2013-2020, e cila është në fazën finale të hartimit.

Treguesi: Përmbushja e parimeve të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore

Mëposhtë jepen arritjet kryesore dhe progresi i bërë për përmbushjen e parimeve të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore:

Reformat e ndërmarra kanë synuar forcimin e nivelit të parë të qeverisjes. Gjatë kësaj periudhe u realizua zgjatja e mandatit të të zgjedhurve vendor në 4 vjet si dhe reflektimi i ndryshimeve në kushtetutë. Në drejtim të transferimit të pronave të pushtetit vendor është kryer inventarizimi i plotë i tyre për 369 njësitë. Janë miratuar listat paraprake të inventarëve të pronave të paluajtshme shtetërore për 258 njësi të qeverisjes vendore, dhe listat përfundimtare të pronave të paluajtshme shtetërore për 149 njësi të qeverisjes vendore, pra, në total për 49 bashki dhe 101 komuna në të gjithë vendin. Në lidhje me ujësjellës-kanalizimet ka përfunduar transferimi i sistemit të ujësjellës-kanalizimeve si dhe janë themeluar dhe regjistruar në QKR 25 shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve.

Janë ndërmarrë politika lehtësuese lidhur me ngarkesat fiskale ndaj të gjithë llojeve të bizneseve dhe me përmirësimin e shërbimeve në nivel lokal. Si rezultat, është arritur eliminimi i praktikave burokratike dhe implemtimi i shërbimit one stop shop për sa i përket regjistrimit të bizneseve dhe liçensimit i cili ka sjellë rritjen e efikasitetit të shërbimit, duke ulur kohën e harxhuar nga bizneset për informacione-liçensa-regjistrim nga 30 ditë në 3 ditë; përmirësimi dhe konsolidimi i Reformës Rregullatore; thjeshtëzimi i sistemit të liçensave si dhe ulja e kohës së regjistrimit dhe marrjes së tyre; formalizimi i mjediseve financiare, nxjerrja nga veprimtaria informale e dhjetëra mijërave bizneseve të vogla; si dhe prokurimi elektronik në të gjithë sistemin. Ulja e taksës për biznesin e vogël nëpërmjet një ndryshimi në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” ka sjellë ulje të barrës tatimore në kufinjtë +10/-30% duke nxitur rritjen e numrit të bizneseve dhe ndikuar në zgjerimin e aktiviteteve të tyre. Përmirësimi dhe modernizimi i shërbimit të Gjendjes Civile, krijimi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, prodhimi dhe lëshimi i dokumentave biometrike; letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike kanë reduktuar kohën e harxhuar nga qytetari për marrjen e certifikatave të gjendjes civile nga 30 minuta në 3 minuta. Ndërsa janë shtuar one stop shop-et në bashkitë e mëdha dhe në disa komuna të vendit.

Janë bërë hapa të mëtejshme për zbatimin e kartës së qeverisjes vendore në fushën e konsolidimit të të ardhurave vendore. Taksat e transferuara në nivel vendor, kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave vendore, duke shërbyer si instrumenta efikasë për të realizuar politika

Figura 17: Pesha specifike e burimeve të të ardhurave të pushtetit vendor në vitin 2012

Burimi: Treguesit fiskal sipas buxhetit të konsoliduar, MF

Page 29: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

29

fiskale vendore që mbështesin politikat zhvilluese. Reforma e taksave ka ndryshuar strukturën e burimeve të të ardhurve nga 70:30 në favor të burimeve që vinin nga shteti në 50:50, duke arritur në këtë mënyrë në një farë balancimi të burimeve të veta më ato të qeverisë.

Qeveria vazhdon të mbështesë pushtetin vendor me financime. Formula e shpërndarjes së transfertës së pakushtëzuar është çdo vit pjesë e ligjit të buxhetit duke u bërë më transparente dhe e parashikueshme duke sjellë përmirësim në administrimin buxhetit nga ana e zyrtarëve vendor. Efektet e formulës mbi transfertat e qeverisjes vendore vlerësohen pozitivisht në kriteret e proporcionalitetit, drejtësisë dhe barazisë. Janë krijuar hapësirat ligjore dhe reale për NJQV-të në huamarrjen lokale si pjesë e borxhit publik kombëtar, bazuar në ligjin “Për huamarrjen vendore”, datë 4.2.2009, siç edhe kërkohet në direktivat e Komisionit Europian.

Gjatë këtyre viteve është rritur efikasiteti në fushën e bashkëpunimt ndër-komunal e ndër-rajonal. Ky bashkëpunim shihet konkretisht në trajtimin dhe manaxhimin e mbetjeve urbaneve midis 28 njësive vendore, si dhe në ndërtimin e landfilleve për 11 njësi vendore. Po kështu, në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërmjet 6 njësive vendore, është përmirësuar infrastruktura në ujësjellës-kanalizime.

Bazuar në detyrimet e sanksionuara në nenin 37 të Marrëveshjes së Brendshme (Neni 71 i MSA) Shqipëria bëri të mundur paraqitjen në vitin 2011 të PBB-në për frymë në bazë të Nivelit NUTS II. Në këtë aspekt, vlen për t’u përmendur progresi i arritur me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 1037, datë 15.12.2010 “Për zbatimin e nomenklaturës - Shqipëria në 3 (tre) rajone NUTS II”, sipas nomenklaturës së njësive territoriale për statistikat (NUTS). Sipas këtij vendimi Shqipëria ndahet në 3 rajone: Veri-Durrës, Tiranë- Elbasan, Jug, për të cilat do të kryhet matja e PBB-së.

Në vitet në vazhdim, do të vazhdojë puna në lidhje më përmirësimin e sistemit të financave vendore nëpërmjet hartimit dhe miratimit të një ligji integral për Financat e Pushtetit Vendor. Gjithashtu do të bëhet rishikimi i nivelit të dytë të qeverisjes vendore nëpërmjet draftimit dhe adoptimit të legjislacionit të nevojshëm lidhur me madhësinë, përcaktimin e kompetencave, mënyrën e zgjedhjes si dhe sigurimin e burimeve të qëndrueshme dhe të pavarura për qarkun.

Reforma për përmirësimin e performancës në nivelin e dytë të qeverisjes vendore është i lidhur ngushtë me reformën territoriale në vend. Me synim gjetjen e një zgjidhjeje me kosto sa më të ulët, dhe me efikasitet sa më të lartë, të organizimit (bashkimit apo ndarjes) të territorit, po zhvillohet një proces i gjerë bashkëpunimi në nivel horizontal dhe vertikal, midis njësive vendore dhe qeverisjes qendrore me aktorë të ndryshëm me qëllim gjetjen e variantit optimal.

Page 30: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

30

3. ZHVILLIMI EKONOMIK DHE SOCIAL

Performanca pozitive e ekonomisë shqiptare, nën efektet e krizës botërore, i dedikohet reformave ekonomike, menaxhimit të kujdesshëm të shpenzimeve publike dhe politikave të kujdesshme monetare. Lehtësirat fiskale dhe reformat institucionale në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, ndikuan në rritjen e nivelit të investimeve të huaja, dhe të kontributit të sektorit privat në ekonomi.

Investimet e mëdha në infrastrukturën publike dhe inkurajimin e partneritetit publik-privat nëpërmjet konçensioneve dhe privatizimeve kanë sjellë ndikime pozitive në sektorët prioritar të ekonomisë si transport, turizëm, bujqësi, energji, etj.

Zhvillimi i teknologjisë së informacionit ka qenë ndër sektorët ku reformat e ndërmarra kanë ndikuar në përmirësimin e shërbimeve publike. Qeveria Shqiptare ka vazhduar të jetë nxitësi kryesor i zhvillimit të këtij sektori qoftë si blerës i shërbimeve, apo duke ndikuar në përhapjen e përdorimit të teknologjive digjitale.

Paralelisht me zbatimin e politikave liberale të ekonomisë së tregut, politikat sociale kanë vazhduar të synojnë zhvillimin e balancuar dhe të drejtë ekonomiko-social përmes rritjes së cilësisë dhe aksesit në arsim dhe shërbimet shëndetësore. Politikat e ndjekura në tregun e punës, kanë synuar krijimin e incentivave për punësim, dhe rritjen e cilësisë së fuqisë punëtore nëpërmjet një orientimi më të qartë të sistemit të arsimit profesional drejt nevojave të tregut. Politikat e nxitjes së tregut të punës, janë pjesë e përparësive edhe në drejtim të përfshirjes dhe mbrojtjes sociale, të grupeve në nevojë me qëllim fuqizimin e tyre dhe krijimin e të ardhurave.

Page 31: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

31

3.1 INFRASTRUKTURA

Gjatë periudhës 2009-2012 kanë përfunduar një sërë projektesh të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, ku më i rëndësishmi ishte aksi rrugor Durrës-Kukës, si dhe ka vazhduar ndërtimi i akseve të tjera rrugore për zhvillimin dhe zgjerimin e rrjetit ndërlidhës kombëtar dhe integrimin e tij në rrjetet rajonale dhe europiane. Zhvillimet në infrastrukturën portuale kanë sjellë rritjen e kapaciteteve përpunuese të porteve të Durrësit, Vlorës e Shëngjinit, Sarandës shoqëruar me përmirësimin e shërbimeve. Zgjerimi i kapaciteteve dhe rritja e sigurisë ajrore, kanë arritur të ofrojnë shërbime cilësore ndaj një fluksi më të madh pasagjerësh dhe arritjen e standardeve të tilla që e bëjnë Shqipërinë pjesë të Hapësirës Ajrore Europiane.

Politikat energjitike të ndërmarra gjatë këtyre viteve kanë synuar hapjen e mëtejshëm ndaj tregut të energjisë me qëllim rritjen mundësive të reja gjeneruese të energjisë elektrike. Së pari, Qeveria përmes edhe mbështetjes së institucioneve financiare ndërkombëtare, ka investuar ndjeshëm në zhvillimin e rrjetit të transmetimit të energjisë me qëllim lidhjen e tij me rrjetin energjetik rajonal. Paralelisht, nxitja e konkurencës në tregun e brendshëm të energjisë elektrike ka qenë objekt i reformave rregullatore gjatë viteve të fundit.

Politikat e ndjekura në sektorin e mjedisit janë fokusuar në zbatimin e reformave rregullatore dhe harmonizimin e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Europian, si dhe kryejen e investimeve publike në zhvillimin e infrastrukturës për mbrojtjen e mjedisit, më së shumti në menaxhimin e integruar të mbetjeve. Gjithashtu, Qeveria ka zbatuar politika ambicioze duke financuar projekte të rëndësishme për përmbushjen e objektivave madhore të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve. Si rezultat i politikave për mbajtjen nën kontroll të çlirimit të gazrave, është përmirësuar ndjeshëm cilësia e ajrit urban dhe paralelisht është zgjeruar ndjeshëm sipërfaqja e zonave të mbrojtura, duke ofruar kushte të favorshme për ruajtjen e biodiversitetit.

Page 32: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

32

3.1.1 TRANSPORTI

Vlen të theksohet se liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë drejt hapësirës Schengen, vendim që hyri në fuqi në fund të vitit 2010, pati ndikim pozitiv në rritjen e fluksit të udhëtimeve të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Më ndjeshëm ky ndikim duket në rritjen e numrit të pasagjerëve në transportin ajror, apo të kalimeve në pikat kufitare. Duke krahasuar mesataren vjetore të pasagjerëve të regjistruar në Aeroportin e Rinasit për tre vitet e para të SKZHI-së (2007-2009), ky numër është rreth 1,255 milion pasagjerë në vit. Ndërsa mesatarja vjetore e pasagjerëve për vitet 2010-2012 arriti në rreth 1,673 milion pasagjerë në vit, me një rritje prej 33.2% e volumit të pasagjerëve në transportin ajror. Kjo rritje, është mundësuar edhe falë zhvillimit të shërbimeve dhe infrastrukturës aeroportuale apo edhe rrjeteve rrugore të përmisuara që aksesojnë pikat e kalimit kufitar.

Ndërtimi masiv i infrastrukturës rrugore në Shqipëri ka patur një ndikim të madh në zhvillimin e turizmit dhe lëvizjen e qytetarëve. Gjithashtu, lidhja e rrjetit rrugor kombëtar me atë rajonal e Europian ka përparuar ndjeshëm. Vetëm si rezultat i ndërtimit të Autostradës Durrës-Morinë, pas vitit 2009 numri mesatar i turistëve kosovarë që vizituan Shqipërinë arriti në 1,442 mijë persona, duke pësuar një rritje prej rreth 4.4 herë krahasur me vitin 2008. Investimet e kësaj periudhe janë drejtuar kryesisht në ndërtimin e rrugëve të standardeve dhe shpejtësive të larta, pjesë të rrjetit kryesor rajonal “Core Network” si aksi Milot-Rrëshen-Kalimash-Rexhepaj-Kukës-Morinë me gjatësi 118 km16; Autostrada Tiranë-Elbasan me gjatësi 29 km, përfshirë tunelin me dy kalime, pjesë e rëndësishme e aksit rrugor Tiranë-Elbasan-Berat-Tepelenë (Boshti Qendror-Jugor) dhe lidhja kryesore e Korridorit 8; Rruga Levan-Vlorë me gjatësi 24 km, pjesë e Autostradës Fier-Vlorë; Unaza e Re e Tiranës; By Pass-i Plepa-Kavajë-Rrogozhinë; Rruga e Arbërit që lidh Tiranën në kufi me Maqedoninë; Rruga Shkodër-Hani Hotit, Milot-Fushë Krujë (Thumanë) dhe Levan-Damës-Tepelenë pjesë të Korridorit Veri-Jug; Rrugët hyrëse të disa qyteteve, etj. Prioriteti i lartë që ka marrë ky sektor reflektohet edhe në ndarjen e financimeve publike ku gjatë periudhës 2009-2012 shpenzimet publike për transportin rrugor arritën rreth 93% të totalit të buxhetit të sektorit të transportit dhe mesatarisht 9% të totalit të shpenzimeve publike.17

Treguesi: Numri i kilometrave të ndërtuara të rrjetit rrugor kombëtar

Sasia e kilometrave të rrjetit rrugor kombëtar të përmirësuar kulmon në vitin 2009, duke shënuar një rritje me mbi 2 herë krahasuar me vitin 2007. Për periudhën 2009-2012 janë ndërtuar në total 430 km rrugë dhe përmirësuar dhe rehabilituar 761 km të tjera.

Gjatë viteve të fundit është synuar zhvillimi i sistemit të menaxhimit të aseteve rrugore dhe kryerja e shërbimit të plotë të mirëmbajtjes mbi bazë performance. Për këtë ka avancuar ngritja e Sistemit të Administrimit të pasurive Rrugore (RAMS) i cili përfshin studimet e sigurisë në rang vendi dhe

16 Pjesë e Korridorit Durrës-Kukës-Prishtinë-Nish, ose arteria 7 në Rrjetin Kryesor të Transportit të Europës Jug-Lindore 17 Në mbështetje të zhvillimit të rrjetit rrugor kombëtar për periudhën 2009-2012 janë alokuar rreth 152.3 miliard/lekë shpenzime kapitale, me një rritje mesatare vjetore për rreth 1.2 herë (krahasuar me v.2007).

Figura 18: Numri i kilometrave të ndërtuara të rrjetit rrugor kombëtar 2007- 2012

Burimi: Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

Page 33: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

33

inspektimet rutinë të mirëmbajtjes. Deri në fund të vitit 2012 u krye inventarizimi i aseteve rrugore dhe hedhja e tyre në harta për rreth 3700 km ose rreth 97% e totalit të rrjetit kryesor kombëtar. Në aspektin institucional vlen të veçohet krijimi i Autoritetit Shqiptar për Rrugët, i cili është përgjegjës për zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor shtetëror

Komisioni Europian në raportin e progresit të vitit 2009 evidenton se “Shqipëria po garanton akses të pakufizuar përmes territorit të saj për trafikun e transitit të komunitetit në përputhje me MSA-në”. Kjo është siguruar falë masave ligjore dhe institucionale për të krijuar kushtet e duhura për lehtësimin e lëvizjes së ndërsjelltë dhe bashkëpunimit rajonal. Fluksi i mjeteve, mallrave dhe udhëtarëve me vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Kroacia pritet të vazhdojë të rritet edhe më shpejt falë dy konventave për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit.

Për periudhën në vijim përparësi kryesore është përfundimi i Korridorit Tiranë-Elbasan me tunel, vepër madhore që renditet pas rrugës Durrës-Kukës18, dhe vazhdimi i ndërtimit të segmenteve të tjerë të rrugës së Arbërit, kompletimi i Koridorit VIII, dhe i segmenteve të Boshtit Jugor. Në vëmendje do të jetë ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugëve që lidhen me qendrat turistike, kulturore dhe kufitare.

Treguesi: Numri i rasteve të vdekjeve në aksidente rrugore për 10,000 mjete

Me gjithë përmirësimin e ndjeshëm infrastrukturor dhe masat administrative të ndërmarra nga organet e Policisë së Shtetit, ulja e aksidenteve në Shqipëri vazhdon të mbetet sfida kryesore për sigurinë rrugore. Sipas Raportit të Sigurisë Rrugore për vitin 2012, numri i aksidenteve për periudhën 2009-2012 arrin në total 6775 raste, më një mesatare vjetore rreth 1693 aksidente. Numri i personave të cilët kanë pësuar pasoja fatale ka pasur luhatje të vogla vit pas viti, sipas një ecurie pozitive duke pasur një mesatare prej rreth 8.5 aksidente fatale për 10,000 mjete gjatë harkut kohor 2009-2012. Ky numër është 10.1% më i vogël krahasuar me mesataren e viteve 2007-2008. Përsëri situata mbetet shqetësuese ku shpejtësia e madhe dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga shoferët e automjete (66.5% e rasteve), vazhdojnë të jenë shkaqet kryesore që ndikojnë në rritjen e aksidenteve rrugore.

Një hap i ndërmarrë me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore për një periudhë afatgjatë, është miratimi, në shkurt të vitit 2011, i strategjisë Shumëvjeçare të Sigurisë Rrugore 2011-202019. Gjithashtu në korrik 2010, u bë riorganizimi i shërbimeve të Policisë Rrugore, në njësi rajonale mbi bazë territori dhe u ndryshua Kodi Rrugor duke futur dispozita të reja duke i dhënë rëndësi edukimit dhe kualifikimit të shoferëve.

Liberalizimi i shërbimeve të transportit ajror dhe rritja e standardeve të sigurisë ajrore, kanë qenë në qendër të politikave sektoriale. Gjatë kësaj periudhe janë lehtësuar procedurat e blerjes

18Kjo vepër shkurton ndjeshëm distancën me shpejtësi të projektuar 100-120 km/h dhe kohë udhëtimi të parashikuar për rreth 15-20 minuta. 19 Strategjia ofron plane të detajuara veprimi për institucionet përkatëse, dhe konfirmon rëndësinë e takografëve dixhitalë dhe të kufizuesve të shpejtësisë.

Figura 19: Numri i aksidenteve rrugore me pasoja fatale për 10,000 mjete

Burimi: Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

Page 34: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

34

dhe marrjes me qera të pajisjeve fluturuese nga shoqëritë ajrore, duke garantuar mbrojtjen ligjore ndërkombëtare, si dhe shtuar ndjeshëm numrin e destinacioneve të reja të fluturimit.

Treguesi: Numri i pasagjerëve në trasportin ajror

Ndikimi i liberalizimit të vizave, i rritjes së kapaciteteve përpunuese në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” 20 dhe numrit të lidhjeve ajrore direkte me vende të ndryshme, kanë mundësuar një rritje të numrit të pasagjerëve në vitin 2011 me rreth 44%, krahasuar me vitin 2008. Në vitin 2012 u vu re një ulje e lehtë e numrit të pasagjerëve me 8.3% kundrejt vitit 2011.

Në aspektin e performancës, mirë-administrimi i shërbimeve aeroportuale dhe rritja e sigurisë së fluturimeve në përputhje me kërkesat e hapësirës së përbashkët europiane të qiellit të vetëm europian, ka sjellë edhe rritjen e numrit të fluturimeve mbi hapësirën tonë me 37.6% në 2012 krahasuar kjo me vitin 2008. Zbatimi i marrëveshjes shumëpalëshe për krijimin e një Zone të Përbashkët të Aviacionit Europian, ka bërë të mundur përmirësimin e sistemit rregullator dhe krijimin e enteve të reja në përputhje me “acquis communautaire”, si Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Organi Kombëtar i Investigimit të Incidenteve/Aksidenteve në aviacionin civil.

Për periudhën 2009-2012 prioritetet në fushën e transportit detar janë përqendruar në rehabilitimin e infrastrukturës dhe superstrukturës portuale, mbi bazën e Master-Planeve. Gjatë vitit 2012 Terminali i ri i Pasagjereve të Portit të Durrësit21 i ka shërbyer rreth 800.000 pasagjerëve. Investime të rëndësishme janë: ndërtimi i Kalatës së 10-të të Portit të Durrësit me një vlerë prej rreth 8,5 milion euro, ndërtimi i Kalatës së Re e përpunimit të mallrave në Portin e Shëngjinit, ndërsa në Portin e Sarandës është në ndërtim Kalata për anijet e pasagjerëve Cruiz, me një financim prej rreth 4,1 milionë euro nga Banka Botërore. Gjatë vitit 2009 shënohet operimi në dy portet private (me koncesion), për karburantin dhe gazin, si Porti i Petroliferës në Vlorë dhe Porti i Porto Romanos në Durrës.

Në aspektin institucional e ligjor, arritjet konsistojnë në krijimin e Administratës Detare22 dhe riorganizimi i Kapitenerisë së Porteve; krijimin e institucioneve të Regjistrit të Anijeve dhe Detarëve, Autoriteti i Sigurisë, Kontrolli Shtetëror i Flamurit dhe Kontrolli Shtetëror Portual, të cilat janë ngritur në përputhje me kërkesat e ligjshmërisë detare kombëtare dhe ndërkombëtare.

20Terminali i pasagjerëve në Aeroportin “Nënë Tereza” u zgjerua me një sipërfaqe prej rreth 5000 m2. 21Projekt me një financim prej 22,7 milion Euro Banka Evropiane e Investimeve. 22Krijuar në bazë të ligjit nr.10109, date 2.04.2009 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë” dhe Urdhrit të Kryeministrit Nr.131, datë 14.06.2010 “Për miratimin e strukturës dhe organicës së Drejtorisë së Përgjithshme Detare”.

Figura 20: Numri i pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza” (2008-2012)

Burimi: Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

Page 35: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

35

Treguesi: Koha mesatare e qëndrimit të anijes në port

Si rezultat i investimeve në infrastrukturën portuale evidentohet ulje e kohës mesatare të përpunimit të anijes në nivelin prej 8% në vitin 2012 dhe rritje e tonazhit të anijeve në nivelin 4,423 Ton ose 2 herë krahasuar me vitin 2008.

Progresi në fushën e transportit hekurudhor mbetet modest. Në aspektin ligjor është miratuar rregullorja e re për Autoritetin Hekurudhor Shqiptar që përcakton mënyrën e re të menaxhimit dhe administritimit të sistemit të hekurudhave shqiptare. Shpenzimet publike për këtë sektor transporti kanë pësuar rënie.

Përmirësimi dhe zgjerimi i infrastrukturës së transportit në të gjitha nën-degët e tij, dhe integrimi i llojeve të ndryshme të transportit si ai rrugor, hekurudhor, detar e ajror, si një mënyrë për të rritur efikasitetin e sistemit dhe nivelin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit mbeten ndër sfidat kryesore të këtij sektori. Paralelisht me zhvillimin e infrastrukturës, politikat e zhvillimit të transportit duhet të integrohen dhe përshtaten më politikat mjedisore, me qëllim zvogëlimin e ndikimit negativ në ambient si rezultat i rritjes së motorizimit apo shkarkimit të mjeteve të transportit në ambient, përfshi dhe ambientin detar.

Figura 21: Koha mesatare e përpunimit në port e anijes (2008-2012)

Burimi: Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

Page 36: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

36

3.1.2 ENERGJETIKA

Liberalizimi i tregut të energjisë shoqëruar me investime të konsiderueshme në kapacitetet transmetuese kanë qenë përparësi në axhendën politike të qeverisë në sektor. Reforma rregullatore për eliminimin e barrierave administrative u përqendrua në adoptimin e masave për thjeshtësimin dhe lehtësimin e procedurave koncesionare për qëllime të ndërtimit të hidrocentraleve.

Treguesi: Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike (GWh) sipas burimit

Si rezultat i rritjes së kapaciteteve gjeneruese të energjisë vërehet gjithnjë e më shumë një rritje e ndjeshme e prodhimit total vendas. Nga 3370 GWh, që ishte prodhimi në vitin 2008, arriti në 7,702 GWh në vitin 2010, që shënon edhe vitin me rritjen më të madhe të prodhimit të energjisë. Në vitet 2011 dhe 2012 prodhimi i energjisë ka pësuar ulje, por përsëri prodhimi vendas ka zënë rreth 60% të energjisë së shpërndarë. Rritja e sasisë së prodhimit të energjisë është shoqëruar me rritje të sasisë së eksportuar e cila në vitin 2010 arriti nivelin e 2934 GWh, ose 5 herë më i lartë se në 2009.

Prodhimi privat është rritur me 2.2 herë krahasuar me vitin 2008, ose rreth 3.1% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike. Aktualisht janë në prodhim 68 hidrocentrale nga 40 shoqëri private dhe koncensionare, me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 195.8 MW.

Treguesi: Konsumi energjetik krahasuar me PBB-në

Rritja mesatare vjetore e konsumit për energji gjatë periudhës 2009-2012 është 329 GWh/Vit duke shënuar në vitin 2012 konsumin më të madh historik në vend me 7.616 TWh. Gjithsesi, krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka vlerën më të ulët të konsumit energjetik për banorë, në nivelin 0.6 toe/banorë në vitin 2012 e cila ka pësuar rritje të lehtë prej 0.05% në vitin 2012 kundrejt vitit 2008.

Figura 22 : Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike (GWh) sipas burimit

“ Rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë në vend ka sjellë rritjen e ndjeshme të prodhimit total vendas duke siguruar rreth 60% të energjisë nga burimet kombëtare”

Burimi: Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës

0

1000

2000

3000

4000

5000

6000

7000

8000

9000

10000

2008 2009 2010 2011 2012

3708 5111.7

7543

3961.6 4425.1

2417

1884

1911

3262 2538

GW

H

Importi

En.Elektrike nga HEC-privat/koncesion

Figura 23: Intensiteti energjetik dhe konsumi për banorë

Burimi: Burimi: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN)

Page 37: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

37

Treguesit e intensitetit energjetik vazhdojnë të jenë të lartë në disa sektorë të ekonomisë, si sektori i banesave, sektori i transportit. Intensiteti ka shënuar këtë nivel edhe si rezultat i performancës së dobët të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike ku humbjet vazhdojnë të jenë të larta, duke arritur nivelin 44% në vitin 2012.

Investimet në sistemin e transmetimit kanë rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike, dhe kanë përmirësuar kapacitetet transmetuese. Gjatë kësaj periudhe sistemi i transmetimit është përfitues i investimeve të shumta. Në vitin 2010-2011 u finalizuan projekte madhore si linja 400 kV e interkonjeksionit Elbasan-Tiranë, linja Tiranë-Podgoricë, ndërtimi i nënstacionit 400 kV në Kashar të Tiranës, linja 400/220/110 kV Tirana 2. Krahas veprave me rëndësi rajonale janë investuar edhe në një numër të madh linjash dhe nënstacione të rëndësishme me shtrirje kombëtare.23

Qeveria ka ndërmarrë disa masa strategjike për të ndikuar në rritjen e prodhimit/ofertës energjetike si dhe diversifikimin e produkteve të saj. Në këtë kontekst, janë nënshkruar 2 marrëveshje të reja hidrokarbure për kërkimin dhe përpunimin e naftës dhe të gazit, si edhe 6 marrëveshje për zhvillimin e vendburimeve ekzistuese të naftës. Duke filluar nga viti 2009 infrastruktura bregdetare e import-eksportit dhe depozitimit të naftës,24 ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve importuese dhe eksportuese të naftës-gazit dhe nënprodukteve të tyre. Në shtator të vitit 2012 u nënshkrua Memorandumi me Greqinë dhe Italinë për gazsjellësin TransAdriatik (TAP), i cili pritet të ketë një impakt të ndjeshëm në sistemin energjetik shqiptar.

Shqipëria zotëron burime të konsiderueshme të energjive të rinovueshme, të cilat mund të shfrytëzohen jo vetëm për zvogëlimin e kontributit të energjisë elektrike nga burimet konvencionale, por dhe për përfitimin e energjive të tjera të pastra. Në fushën e energjisë së rinovueshme janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm, për të zbatuar në politikat energjetike kombëtare kërkesat e direktivave të BE-së, përsa i takon rregullave për krijimin dhe zhvillimin e tregut të brendshëm të energjisë dhe promovimin e prodhimit dhe konsumit të energjisë nga burimet e rinovueshme të saj. Direktiva për promovimin e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme është reflektuar në Ligjin e ri “Për burimet e rinovueshme”, si dhe në Ligjin e ri për Biokarburantet. Hidroenergjia vazhdon të ngelet burimi më i madh i energjive të rinovueshme në vendin tonë. Deri në fund të vitit 2012 numri i kontratave koncensionare, të nënshkruara për ndërtimin e HEC-ve me fuqi të vogël, të mesme dhe të madhe, me investitorë vendas dhe të huaj, ka arritur në 126, prej të cilëve pritet që të futet në shfrytëzim një potencial gjenerues hidroelektrik prej rreth 1500 MW duke siguruar një sasi energjie elektrike nga burime të rinovueshme prej 4 miliardë kWh në vit. Është shfaqur interesi për ndërtimin e shtatë zonave me turbina me erë me kapacitet të instaluar total rreth 1360 MV dhe një termocentrali me lëndë bio 140 MV. Në vitin 2010 penetrimi i paneleve për ujë të ngrohtë arriti në 23 m2/1000 banorë. Deri në fund të vitit 2011 janë liçensuar 15 kompani, për të ndërtuar parqe me erë, me një fuqi të instaluar prej rreth 1 600 MW, të cilat shtrihen kryesisht në zonën bregdetare të vendit, duke filluar nga qarku i Lezhës në veri e deri në rajonin e Sarandës në jug. Në vitin 2011, në Zonën Energjetike dhe Industriale të Porto Romanos u vu në shfrytëzim impianti i prodhimit dhe bledingut të biokarburanteve, që është njëkohësisht edhe impianti i parë i këtij lloji në vend.

Në periudhat e ardhshme ky sektor duhet të adresojë një sërë sfidash që lidhen me rritjen e kapaciteteve gjeneruese për të përballuar kërkesën për energji elektrike; zvogëlimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike të cilat vazhdojnë të jenë të larta; rritjen e kapaciteteve përpunuese të naftës brut në vend, për të siguruar furnizimin dhe përmirësimin e bilancit ekonomik të vendit si dhe rritjen e efikasitetit në përdorimin e burimeve energjetike në degë të ndryshme të ekonomisë dhe vendosjen e një standardi bashkëkohor lidhur me menaxhimin e energjisë.

23 Si linja ajrore: Rashbull-Porto Romano; Kucovë-Uznovë. Bistricë 1 – Sarandë, Vau i Dejës dhe Kalimash, linja ajrore dhe ndërhyrje në N/stacionin Elbasan; N/Stacion Rashbull; Rehabilitim N/Stacioneve në HEC-et Fierzë dhe Vau i Dejës; Kontroll-Monitorimi i N/Stacioneve në Tiranë dhe Elbasan; N/Stac.Koplik, fuqizim i N/Stac Vau Dejës. 24 Me dy terminale bregdetare, atë të Vlorës (Porti Vlora-1) dhe të Porto-Romanos, Durrës, (Porti “Porto Romano”).

Page 38: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

38

3.1.3 FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIMET

Këto vite kanë shënuar rritje të aksesit të popullsisë në shërbimet e furnizimit më ujë, kanalizime dhe trajtim i ujërave të përdorura duke sjellë një impakt pozitiv në mbrojtjen e ambientit. Në saje të investimeve të konsiderueshme janë ndërtuar impiantet e trajtimit të ujërave të përdorura në Kavajë, Pogradec, Vlorë, Durrës, Lezhë-Shëngjin e Sarandë dhe janë në ndërtim/projektim impiantet si zgjerimi i Kavajë-Plazh, Shkodër-Velipojë, etj. Periudha 2009-2012 përkon me përfundimin e disa projekteve madhore në infrastrukturën e ujësjellësave në Vlorë, Tiranë, Shkodër, Lushnjë, dhe Koplik. Ndërkohë janë në fazë zbatimi projektet e infrastrukturës në shumë qendra urbane të vendit si Sarandë, Gjirokastër, Kamzë, Fier, Lezhë, etj. Në vitin 2010 filloi faza përgatitore për zbatimin e projektit “Kanalizimet e Tiranës së Madhe” i cili do të mundësojë përmirësim rrënjësor në trajtimin e ujërave në kryeqytet. Si rezultat, aktualisht numri i shoqërive që ofrojnë furnizim 20-24 orë/ditë ka arritur në 6, kundrejt 4 që ishin në vitin 2008. Furnizimi me ujë 24 orë tashmë sigurohet në qytetet Korçë, Krujë, Lezhë, Sarandë, Kavajë e Shkodër.

Treguesi: Raportet e mbulimit të shërbimeve të furnizimit me ujë, të kanalizimeve25

Raporti i mbulimit me shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për vitin 2012 rezulton 79.9% kundrejt 76.8% që ishte në vitin 2008, duke pësuar një rritje prej 3.1% ose rreth 131 mijë më shumë banorë. Për vitin 2012 ky tregues për zonën urbane rezulton 89.6% ndërsa për zonën rurale rezulton 59.5%.

Totali i popullsisë së lidhur në sistemin e kanalizimeve për vitin 2012 rezulton 1,586,984 banorë kundrejt 1,461,487 banorë në vitin 2008, pra një rritje prej 8.5 %.

Raporti i mbulimit me shërbimin e kanalizimeve për vitin 2012 rezulton 48.92% kundrejt 44.67% që ishte në vitin 2008. Popullsia urbane e lidhur me sistemin e kanalizimeve në vitin 2012 rezulton 1,558,646 banorë kundrejt 1,444,947 banorë në vitin 2008, ndërsa popullsia rurale e lidhur me sistem kanalizimesh në vitin 2012 rezulton 28,296 banorë kundrejt 16,566 banorë në vitin 2008. Raportet e mbulimit me shërbimin e kanalizimeve për zonën urbane në vitin 2012 rezulton 70.1% kundrejt 66.3% ne vitin 2008. Ky tregues për vitin 2012 për zonën rurale rezulton 2.8% kundrejt 1.5% në vitin 2008.

25 Ky tregues është shprehur si pjesa e popullsisë që faktikisht furnizohet me ujë nga sistemet e ujësjellësit, apo që i ofrohet shërbimi i kanalizimeve, ndaj totalit të popullsisë që jeton në zonën e juridiksionit të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve

Figura 24: Raportet e mbulimit të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve

Burimi: Ministria e Transportit e Punëve Publike

Page 39: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

39

Treguesi: Cilësia e furnizimit me ujë26

Monitorimi i vazhdueshëm dhe ruajtja nga ndotja i ujit të pijshëm, është thelbësor për të siguruar

shëndetin publik. Siç shihet nga grafiku, cilësia e ujit vjen me një rënie të lehtë krahasuar me 2008, ku të dy treguesit shfaqen me luhatje gjatë viteve, dhe nëse niveli i pastërtisë së ujit nga bakteri E-Coli, pëson një përmirësim në vitin 2012 kundrejt nivelit të tij në vitin 2008, me 0.35%, treguesi i dytë, norma e sigurisë së klorit, ka rezultuar me një rënie në dy vitet e fundit, (2011: -0.20% dhe 2012: -0.40%) edhe pse në vitet 2009-2010 ky tregues ka qenë pozitiv duke treguar rritje të cilësisë së ujit gjatë këtyre viteve.

Me qëllim rritjen e cilësisë së ujit, investimet do të vazhdojnë të drejtohen drejt rehabilitimit të kanalizimeve të amortizuara, prerjen e lidhjeve jo të sigurta dhe futjen sa më shumë të sistemeve automatike të klorifikimit.

Reforma rregullatore në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, gjatë periudhës 2009-2012, ka avancuar me plotësimin e kuadrit normativ në lidhje me transferimin e aksioneve të shoqërive të ujësjellës-kanalizime pranë njësive të qeverisjes vendore. 27 Në vitin 2011 u miratua Strategjia Kombëtare Sektoriale e Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2011-2017 dhe në muajin prill 2013 përfundoi Master Plani i Investimeve (MPI) në këtë sektor duke i dhënë një tjetër cilësi planifikimit afatgjatë të zhvillimit të sektorit. Procesi i liçensimit të shërbimeve ka vazhduar në mënyrë të

suksesshme, por shqetësim mbetet qëndrueshmëria financiare dhe menaxhimi efektiv i sektorit. Numri i shoqërive të liçensuara u rrit gati 2 herë në vitin 2012 krahasuar me vitin 2008 duke arritur në 50 dhe 78% e tyre zbatojnë tarifat e miratuara nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU).

Shqetësim mbetet niveli mesatar ende i lartë i ujit pa të ardhura, i cili në vitin 2012 arrti nivelin 67%, kundrejt 57% të parashikuar në Strategjinë Kombëtare të sektorit ujësjellës-kanalizime28.

Sigurimi i burimeve të financimit për zhvillimin e infrastrukturës sipas parashikimit të masterplanit të zhvillimit mbetet një nga sfidat e rëndësishme të këtij sektori. Përmirësimi i menaxhimit nga operatorët e liçensuar, për të siguruar mbulimin e plotë të kostos me arkëtimet nga shërbimi i ofruar

26 Shprehur në përqindjen e kampioneve që dalin negative në testin për E.Coli dhe mbetje klori, të marra brenda një viti nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve. 27 58 Kompani Ujësjellës-Kanalizime/Njësi Administrative, që operojnë në sektor dhe 90% e aksioneve të këtyre kompanive janë transferuar pranë njësive të qeverisjes vendore, proces ky i mbështetur me përgatitjen e standardeve që ndihmojnë Njësitë e Qeverisjes Vendore në ushtrimin e funksionit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. 28 Raporti i ERRU 2012 “Gjendja në sektorin ujësjellës-kanalizime dhe veprimtaria e Entit Rregullator të Ujit – Raporti i Vitit 2012

Figura 24: Cilësia e furnizimit me ujë e shprehur me përqindjen e E-Coli dhe mbetjen e klorit në vit

Burimi: Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, DPUK

Page 40: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

40

është një sfidë tjetër e rëndësishme që kërkon një angazhim të shumë aktorëve, si nga qeveria lokale, shoqëritë e UK-ve ashtu edhe nga vetë ndërgjegjësimi i popullatës për të paguar shërbimet.

Page 41: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

41

3.1.4 MJEDISI

Në fushën e mjedisit ka pasur progres në një sërë reformash për forcimin e kuadrit rregullator, dhe ndërlidhjen më të mirë të politikave sektoriale më ato mjedisore. Shqipëria vazhdon të vlerësohet pozitivisht për përpjekjet e saj në drejtim të adoptimit të politikave në fushën e mbrojtes së mjedisit dhe burimeve natyrore. Indeksi i Performancës Mjedisore29 e vlerëson Shqipërinë me ecuri të kënaqshme reformatore, duke e renditur në vendin e 15-të. Politikat në drejtim të ndryshimeve klimatike vlerësohen me 85.5 pikë duke e renditur Shqiperinë në vendin e 6-të. Ndërmarrja e politikave për uljen e çlirimit të gazeve ndotëse, forcimi i monitorimit dhe i legjislacionit përbëjnë një hap të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe kanë mundësuar që Shqipëria të evidentohet si një vend me ajër përgjithësisht të pastër. Treguesi: Përqendrimi mesatar vjetor në 4 qytete të 3 ndotësve të ajrit30

Figura 26: Nivelet krahasuese të PM10; SO2; dhe NO2 në vitin 2012 kundrejt vitit 2007

Burimi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Në bazë të të dhënave të monitorimit, në vitin 2012 treguesit SO2, NO2, rezultojnë brenda normave të lejuara të standardit shqiptar dhe të BE-së, në të gjitha stacionet dhe qytetet e monitoruara. Në mënyrë të veçantë prezenca e elementit SO2 në qytetet e monitoruara është shumë më e ulët edhe me normat e BE-së. Prezenca e pluhurave në ajrin urban31, pavarësisht rezultateve të ndjeshme të arritura, është ende mbi normën kombëtare dhe standardin e BE-së. Siç shihet edhe nga grafikët e mësipërm, cilësia e ajrit përsa i përket prezencës në të të ndotësve të ajrit PM10 dhe SO2, paraqitet mjaft e përmirësuar në vitin 2012 kundrejt vitit 2007, në të katër qytetet e monitoruara. Ndërsa prezenca e ndotësit NO2, me përjashtim të qytetit të Shkodrës ku vihet re një ulje e ndjeshme e prezencës së tij ne ajër, ende mbetet në nivele të larta. Kurse në qytetin e Tiranës, vihet re një rritje e normës në masën 0.9% krahasuar me vitin 2007. Qyteti i Elbasanit, me gjithë përmirësimet, mbetet ende problematik në lidhje me ndotjen e ajrit. Përmirësimet e deritanishme i dedikohen më së shumti

29 Indeksi i Performancës Mjedisore, realizohet nga Universiteti i Yale, në Angli, dhe vlerëson ecurinë e 132 vendeve të ndryshme të botës, bazuar në ecurinë politikave mjedisore, shëndetit publik dhe ekosistemit: http://epi.yale.edu/epi2012/rankings. 30 PM10 (grimcat e imta); SO2 (dioksidi i sulfurit); dhe NO2 (dioksidi i azotit) Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Cilësia e ajrit (μg/m3) 31Matur me nivelin e grimcave të PM10 në ajër

0.00

100.00

200.00

PM10 ( µg/m3) 2007

PM10 ( µg/m3) 2012

0.0010.0020.0030.00

SO2 (µg/m3) 2007

SO2 (µg/m3) 2012

0.0020.0040.0060.00

NO2 (µg/m3) 2007

NO2 (µg/m3) 2012

Figura 25: Pozicionimi i Shqipërisë sipas vlerësimit të IPM-së

Burimi: Universiteti Yale, SHBA

Page 42: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

42

(i)përmirësimit të infrastrukturës rrugore në zonat urbane dhe (ii)mbajtjes nën kontroll të squfurit në lëndët djegëse për motorat diesel dhe benzene.

Për sa i përket ndotjes nga mbetjet, niveli i grumbullimit të mbetjeve urbane në vend-depozitime ka arritur në nivelin 38% falë investimeve të kryera për ndërtimin e një sërë syresh, si vend-depozitimi i Sharrës në Tiranë, i Shkodrës, Rrëshenit dhe Bajram Currit. Si rezultat i politikave nxitëse për të rritur interesin e sektorit privat në fushën e përpunimit të mbetjeve, niveli i mbetjeve të ngurta që mblidhen dhe riciklohen arriti në nivelin 10% në vitin 2012. Në planin strategjik, në vitin 2011 u miratua Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Mbetjeve 2010-2025, e cila u plotësua më pas edhe me hartimin e planit operacional që përcakton masat që do të ndërmerren në periudhën afatmesme. Reformë e rëndësishme është kryer edhe në kuadrin normativ e rregullator, ku janë adoptuar Ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”; Ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”; dhe disa akte normative.

Progresi në fushën e ndryshimeve klimatike lidhet si me miratimin e kuadrit rregullator dhe me mbajtjen nën kontroll të nivelit të Hidroklorofluorokarboneve (HCFC). Në zbatim edhe të masave ligjore të ndërmarra32 si edhe të Planit të Administrimit për heqjen nga përdorimi të Hidroklorofluorokarboneve (HCFC), kuota vjetore e importuar e HCFC (kryesisht R-22) për periudhën 2009-2012 ka qenë në nivelin e 120 ton e cila parashikohet e qëndrueshme edhe në vitet në vijim

Si rezultat i reformave të ndërmarra në fushën e mbrojtjes së natyrës është arritur që sipërfaqja e zonave të mbrojtura të rritet me 4.4% në vitin 2012 kundrejt vitit 2008. Progres ka shënuar adaptimi i direktivave kryesore të kësaj fushe, me legjislacionin e BE-së që ka arritur në masën 80%. Nëpërmjet shpalljes së Zonave të reja të Mbrojtura si dhe zgjerimit të atyre ekzistuese, sipërfaqja e zonave të mbrojtura nga 10.4% ose 303 mijë ha të territorit të vendit në vitin 2008 arriti në 15,83% ose 455,021.7 ha në fund të vitit 2012, duke kontribuar kështu në sigurimin e statusit të favorshëm për ruajtjen dhe mbijetesën e llojeve. Në fushën e peshkimit vëmendja është fokusuar në forcimin e sistemit të monitorimit kundër peshkimit ilegal si dhe përmirësimin e sistemit të grumbullimit të të dhënave. Janë instaluar aparatet e Blu-Box-eve me qëllim forcimin e vëzhgimit mbi flotën e peshkimit si mjeti me efikas kundër peshkimit ilegal, të parregullt dhe të paraportuar. Në lidhje me reformën rregullatore janë miratuar ligji i ri “Për peshkimin” dhe ai “Për akuakulturën”.

Përafrimi i plotë i legjislacionit në të gjithë sektorët e mjedisit, me legjislacionin e BE-së, mbetet një sfidë e rëndësishme e këtij sektori. Forcimi i sistemeve të monitorimit në të gjithë nën-sektorët dhe përfshirja më e gjerë e publikut në vendim-marrje në këtë sektor jetik është tepër e rëndësishme. Në mënyrë specifike, rritja e investimeve për krijimin e sistemeve të reja të grumbullimit e menaxhimit të mbetjeve urbane, është një nga sfidat madhore të këtij sektori.

32VKM Nr. 290, datë 28.4.2010, Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.453, date 23.6.2005, të Këshillit te Ministrave “Per miratimin e listës së pajisjeve që përdorin lëndë ozonholluese të cilat ndalohen të prodhohen e të importohen, si edhe rregullat e procedurat e zëvendësimit të lëndëve ozonholluese në pajisjet ekzistuese”

Page 43: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

43

3.2 EKONOMIA E TREGUT

Shqipëria arriti ta evitojë recesionin duke ruajtur norma pozitive rritjeje pavarësisht ekspozimit ndaj efekteve të krizës ekonomike globale. Norma e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) pas kulmit prej 7.5% në vitin 2008, pati një rënie graduale duke arritur në normë mesatare rritje prej 3.3% në vitet 2009-2011.33 PBB/për frymë në vitin 2012 është 475 mijë lekë (ose 3.415 euro), duke pësuar një rritje në rreth 26.7 përqind, krahasuar me 375.2 mijë lekë (ose 3056 euro) në vitin 2008. Ekonomia shqiptare ka pësuar rritje në mënyrë të qëndrueshme në krahasim me mesataren e rajonit gjatë pesë viteve të fundit, si shkak i politikave të kujdesshme fiskale dhe monetare të ndërmarra gjatë periudhës 2009-2012. Siç shihet nga Tabela 3 më poshtë, në vitin 2012 Shqipëria është i vetmi vend që paraqitet me rritje pozitive të PBB-së.

Tabela 3: Rritja vjetore e PBB për vendet e Ballkanit Perëndimor 2009-2012 (në %)

2009 2010 2011 2012

Shqipëria 3.3 3.5 3.0 1.6 Bosnja & Hercegovina -2.9 1.4 1.0 na

Maqedonia -0.9 2.9 2.8 -0.3 Mali i Zi -5.7 2.5 3.2 -0.5 Kosova 2.9 3.2 4.5 na Serbia -3.5 1.0 1.6 -1.7 EJL6 -1.8 2.2 -0.6 -0.5

Burimi: Raporti Ekonomik për Europën Juglindore, 2012, Banka Botërore

Prej vitit 2008, Shqipëria ka arritur të mbajë nivelin B+, në vlëresimin e kryer nga Moodys dhe Standard & Poor34, duke pasur vlerësimin më të mirë lidhur me performancën ekonomike midis vendeve të rajonit.

Rritja ekonomike ka ardhur kryesisht nga kërkesa nga jashtë. Eksportet arritën në rreth 15.6% të PBB-së në vitin 2012, kundrejt nivelit prej 10.3% të PBB-së në vitin 2008. Kontribuesi kryesor në ekonomi mbetet sektori i shërbimeve, me një ritëm rritje të qëndrueshme nga 50.6% të PBB-së në vitin 2008 në 61% të PBB-së në vitin 2012. Bujqësia është sektori i dytë më i madh, me 21% të PBB-së në vitin 2012, duke treguar një rritje reale prej 5.4 përqind. Kontributi i industrisë në PBB-në arriti në rreth 10% në vitin 2012, kundrejt rreth 8.7% në vitin 2008, rritje e shënuar kryesisht për shkak të përformancës së mirë të industrisë nxjerrëse dhe minerare. Ulje ka pësuar industria e tekstileve për shkak të një kërkese të dobët nga Greqia dhe Italia. Sektori i cili pati një tkurrje gjatë kësaj periudhe është sektori i ndërtimit, kontributi i të cilit ra nga 13.4 përqind e PBB-së në vitet 2007, 2008 në rreth 7.8% në vitin 2012, kryesisht për shkak të uljes të nivelit të kërkesës në tregun imobiliar.

33 Raporti i Stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e dytë 2012- Banka e Shqipërisë 34 Raporti Nr. 3 i Bankës Botërore për vendet e Europës Juglindore

Page 44: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

44

3.3 FINANCAT PUBLIKE

Shqipëria arriti të përballojë pozitivisht efektet e krizës ndërkombëtare falë politikave të kujdesshme fiskale dhe monetare për mbajtjen e inflacionit në nivele të ulëta dhe të qëndrueshme, dhe mbajtjen nën kontroll të borxhit publik. Normat e inflacionit kanë pasur luhatje të lehta nga 2.3%(2009) në 2%(2012). Deficiti i llogarisë korente u ngushtua me 10.5% të PBB-së në vitin 2012, pasi arriti kulmin prej 15.6% të PBB-së në vitin 2008. Stoku i rezervës valutore ka qenë rregullisht në nivele të mjaftueshme për të mbuluar më shumë se 4 muaj importe.

Treguesi: Inflacioni-bilanci i pagesave të dhëna nga politikat fiskale Gjatë kësaj periudhe, në kushtet e presioneve të ulëta inflacioniste, Banka e Shqipërisë ndoqi një politikë monetare lehtësuese me synim uljen e kostove të financimit në monedhën kombëtare për të krijuar kështu kushte më të mira për mbështetjen e konsumit dhe të investimeve private. Deficiti buxhetor në vitet e fundit arriti të mbahet nën kontroll, falë politikave të kujdesshme ku borxhi publik, në rreth 61% të PBB-së në vitin 2012, u rrit me ritme më të ulëta, me 7.2 pikë përqind,

kundrejt rritjes mesatare prej 11.3% të borxhit publik të regjistruar në vendet e EQL-së. Vlen të përmendet se përsëri ky nivel qëndron më poshtë mesatares së vendeve të BE-së, ku niveli i borxhit llogaritet në masën prej 87.2% e PBB-së. Politikat fiskale të ndjekura pas vitit 2008 kanë qenë shumë të rëndësishme për të mbajtur performancë ekonomike pozitive. Si rezultat i ndikimit të krizës financiare ndërkombëtare mbi ekonominë shqiptare, të ardhurat u rritën me një përqindje më të ulët, prej rreth 3% mesatarisht çdo vit, pas vitit 2009. Shpenzimet publike janë rritur mesatarisht me një rritje mesatare vjetore prej 7%, duke arritur nivelin prej 8.8% më shumë në vitin 2012, kundrejt vitit 2008, ndërkohë që pesha specifike e tyre në PBB-në ka pësuar një ulje të lehtë me 3.9 pikë përqind. Rritja e shpenzimeve publike pati impakt pozitiv pasi ato u orientuan më së shumti drejt investimeve kapitale, në sektorët prioritarë si shëndetësi, transport dhe arsim. Shpenzimet për financimin e investimeve të infrastrukturës, në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, kanë zënë dhe peshën më të madhe të shpenzimeve kapitale, duke arritur në një nivel rreth 50% të tyre.

Sektori bankar shqiptar arriti të përballojë më së miri efektet e krizës globale. Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë të rreptë mbikqyrjeje, si dhe menaxhim të kujdesshëm të politikave bankare dhe të kreditimit. Sektori bankar ka konsoliduar më tej pozitën e tij si instrumenti kryesor i ndërmjetësimit financiar në Shqipëri. Rritja e kredisë për ekonominë u ngadalësua si rezultat i dobësimit të kërkesës për kredi, dhe i kujdesit në rritje të bankave. Kreditimi i ekonomisë në vitin 2012 arriti në rreth 41.2% e PBB-së nga e cila 50.6% alokohet për investime në ekonomi.

Sektori financiar jobankar, vijon të pasqyrojë një peshë totale të vogël ndaj tërësisë së sistemit financiar duke përfaqësuar rreth 6.4% të sistemit financiar, nga 5.3% në vitin 2011.

Figura 27: Treguesit e Inflacionit dhe Bilancit të pagesave

Burimi: Banka e Shqipërisë, INSTAT

Page 45: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

45

Kjo rritje është pasojë e shtimit të numrit të institucioneve financiare që kryejnë kryesisht aktivitet kreditues, veprimtari të qirasë financiare, mikrokredi dhe ato të faktoringut.

Figura 28: Pesha e segmenteve të sistemit financiar ndaj PBB-së në vite (në përqindje)

Burimi: Banka e Shqipërisë

Page 46: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

46

3.4 EKONOMIA

Progresi në ristrukturimin e ekonomisë dhe politikat lehtësuese kanë bërë të mundur tërheqjen aktive të Investimeve të Huaja Direkte (IHD). Vlera e stokut të IHD-ve deri në fund të vitit 2012, sipas të dhënave të UNCTAD, arriti 4,885 milionë dollarë ose konvertuar në Euro rreth 3,796 milionë euro35, duke pasur një rritje gati dyfish krahasuar me vitin 200836. Në vitin 2010 Shqipëria renditet e 18-ta në lidhje me

performancën e IHD-ve37 ndër 141 vende të botës, duke e përmirësuar vendosjen e saj me 50 pozicione më lart krahasuar me vendin e 68-të në vitin 2005 dhe një përmirësim të dukshëm me 35 shkallë më lart krahasuar me vitin 200738. Sipas Raportit Botëror të Investimeve 2007-2011, Shqipëria ka përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme vit pas viti treguesit e performancës dhe potencialit IHD, tregues që kanë lidhje me aftësinë dhe potencialin e një vendi për të tërhequr IHD, ku një rol të rëndësishëm luan klima e biznesit. Treguesi: Investimet e huaja direkte për frymë, krahasuar me vendet e EJL-së (euro) Për periudhën 2009-2012, Shqipëria renditet e dyta pas Malit të zi, me rritjen më të lartë vjetore të volumit të IHD-ve në PBB-në. Në nivel mesatar IHD-të janë rritur në masën 7.8% për periudhën 2009-2012.

Përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve si rezultat i reformave të shumta si në aspektin fiskal dhe në ato të lehtësimit të procedurave të të bërit biznes; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës fizike; dhe digjitalizimi janë disa nga faktorët ndikues që sasia e investimeve të kenë trend në rritje dhe pozitiv, ndërkohë që në disa nga vendet e rajonit rritja ka qenë në nivele të ulëta39. Krahasuar me vendet e rajonit për fluksin e investimeve

35 UNCTAD, World Investment Report 2013 36 BSH Statistika te Sektorit te Jashtem 37 Raporti i UNCTAD 2010 Indeksi i Investimeve te Huaja Direkte 38 Renditja e Shqipërisë sipas viteve ka qenë: 2007-vendi i 53; 2008-vendi i 33; 2009-vendi i 23. 39 Sipas raportit të IFI, Maj 2013, rritja e mesatare e IHD sipas vendeve për përiudhën 2009-2012 ka qënë: BiH 2%, Kroacia 2%, Kosova 6.7%, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë 2.8%, Mali I Zi: 19.2%, Serbi 4.4%.

Figura 30 : Tendenca e rritjes së IHD-ve 2009-2012

Burimi: METE

Figura 29: Investimet e huaja direkte për frymë, krahasuar me vendet e EJL (milion euro)

Burimi: Raporti i UNCTAD 2012/METE

Page 47: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

47

për frymë 2009-2011, Shqipëria lë pas në renditje Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë, duke pasqyruar një përmirësim në renditje krahasuar me vitin 2006, 2007, vite në të cilat zinte vendin e fundit në rajon. Volumi i investimeve të huaja direkte për harkun kohor 2009-2012, edhe pse me disa luhatje në vite, përsëri ka pësuar rritje. Nga 717 milionë Euro në vitin 2009, në 793 milionë Euro në vitin 2010 duke shënuar ne këtë vit dhe fluksin më të madh të IHD-ve me rritje prej 9%. Ndërsa për vitet 2011 dhe 2012, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kemi një fluks mesatar prej 746 milionë Euro. Treguesi i IHD-ve për frymë ka ardhur në rritje, gati duke u trefishuar nga 81 Euro për frymë në vitin 2006 në 247.8 Euro për frymë në vitin 2010, ndërsa për periudhën 2011-2012 ka një nivel pothuaj të barabartë në 266.4 Euro.

Aktiviteti tregtar ka pasur një ecuri pozitive gjatë periudhës 2009-2012, si rezultat i rritjes së volumit tregtar i cili u rrit me 56.6 %. Raporti i mbulimit të eksport/importit, është rritur në mënyrë të qëndrueshme në rreth 40.3% në vitin 2012, duke treguar një përmirësim të dukshëm në pozitën tregtare të vendit 40. Deficiti tregtar në vitin 2012 u ngushtua me rreth 4% krahasuar me vitin 2008. Eksportet pësuan një rritje të ndjeshme duke u dyfishuar në vitin 2012 krahasuar me vitin 2008 duke arritur në vlerë vjetore 1530 mln euro. Pavarësisht kushteve të pafavorshme në Greqi dhe Itali, eksportet e tekstileve dhe këpucëve, edhe pse me një ritëm më të ulët, vazhduan të rriten, duke treguar se eksportuesit kanë gjetur tregje alternative. Importi i makinerive dhe pajisjeve ka vazhduar të mbetet në nivele të konsiderueshme gjatë periudhës 2009-2012, mesatarisht 20% të totalit të importeve, çka tregon angazhimin e burimeve të mëdha në rinovimin e faktorëve të prodhimit dhe teknologjive në Shqipëri, duke rritur kësisoj potencialin e konkurrueshmërisë së vendit. Importet e mallrave për vitin 2012 kapin vlerën 3784 mln euro, me rritje prej 20.1% krahasuar me vitin 2008.

Treguesi: Shumëllojshmëria e eksporteve. Pjesa e katër sektorëve (tekstile, këpucë, metale dhe minerale) në totalin e eksporteve Sektorët potencialë për eksportin e produkteve vazhdojnë të mbeten po ato që tashmë quhen sektorët tradicionalë. “Tekstilet dhe veshjet e këmbës” mbeten një potencial i konsiderueshëm për rritjen e volumeve të eksportit. Ky sektor është renditur në vendin e parë edhe për vitet 2007-2011 dhe vetëm në vitin 2012 renditet në vendin e dytë duke ia lënë vendin e parë grupimit “Minerale dhe hidrokarbure”.

Për vitin 2011, grupimi “Tekstilet dhe veshjet e këmbës” përbënte 32.6% të totalit të eksporteve dhe në vitin 2012 përbënte 29.1% të eksporteve me një ulje prej 3.5 pikë % krahasuar me vitin 2011. “Mineralet dhe hidrokarburet” në Shqipëri përbëjnë një tjetër potencial që për vitin 2011 ka arritur 30% të eksporteve të përgjithshme dhe në vitin 2012 përbëjnë 36% të totalit të eksporteve, dhe me një rritje prej 6 pikë % krahasuar me vitin 2011. “Materiale ndërtimi dhe metale” përbëjnë rreth 21%

40 Buletini i tregtisë se jashtme për vitin 2012

Figura 31: Eksportet sipas grupeve të mallrave (në %)

Burimi: INSTAT

Page 48: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

48

të eksporteve totale për vitin 2011 dhe 19% për vitin 2012, me një ulje prej 2 pikë % krahasuar me vitin 2011. “Ushqime dhe pije” përbëjnë 6% të totalit të eksporteve për vitin 2012, me një rritje prej 0.3 pikë % krahasuar me vitin 2011. “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” për vitin 2012 përbëjnë 3.6% të totalit të eksporteve, me një ulje prej 0.3 pikë % krahasuar me vitin 2011.

Indeksi i hapjes tregtare të Shqipërisë në vitin 2012 arriti 55%, duke regjistruar një mesatare prej 90% të PBB-së e cila ka ardhur në rritje krahasuar me vitin 2008 prej 50.7% gjatë gjithë periudhës. Referuar 5 viteve të fundit (2008- 2012) kemi një shkallë të lartë hapje të ekonomisë ku kontributi më i madh në këtë hapje vjen nga importet. Për sa i përket eksporteve raporti që zënë eksportet në prodhimin e brendshëm bruto, siç paraqitet edhe nga figura 32, ka pësuar rritje duke arritur në vitin 2012 në 15.8% ndaj PBB-së41. BE-ja mbetet partneri kryesor i Shqipërisë në tregtinë e jashtme (64% e volumit në vitin 2012)42. Ndërsa volumi i eksport-importeve me vendet e Ballkanit Perëndimor, në vitin 2012 zuri vetëm 6% të volumit të shkëmbimeve. Sektori i Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme (NVM-ve) ka një kontribut substancial në rritjen ekonomike dhe punësimin. Sipas Anketës së Ndërmarrjeve43 në vitin 2011, kontributi i NVM-e në punësimin në sektorin privat jo bujqësor është 81,4%, në eksport 46,8% dhe në vlerën e shtuar 68,4%. Megjithë zgjerimin e këtij sektori, përsëri ai dominohet nga ndërmarrje tëpër të vogla, të cilat punësojnë jo më shumë se 9 punëtorë (44.8% e totatlit të NVM-e). Siç shihet edhe nga grafiku 33, ndërmarrjet e mëdha luajnë një rol të rëndësishëm në furnizimin e sektorit të eksportit me prodhimet e tyre, duke kontribuar në total në masën 53.2%, edhe pse në peshë specifike të vogël në raport me numrin e të punësuarve në këtë sektor (18.6%).

41 ACIT, Buletini tregtisë së jashtme 2012. 42 Sipas Buletinit Statistikor të Tremujorit të IV-2012, INSTAT 43 Anketa e Ndërrmarrjeve realizohet nga INSTAT

Figura 32: Tendenca e raportit të eksporteve ndaj PPB (%)

Burimi: Ministria e Financave

Figura 33: Kontributi i NMV-ve sipas strukturës së tyre

Burimi: INSTAT, ASN 2011

Page 49: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

49

Sipas INSTAT-it, numri i sipërmarrjeve aktive në fund të 2012 ishte rreth 104.275. Figura 34: Tendenca e rritjes së NVM-e 2008-2012

Figura 35: Struktura e NVM-e në vitin 2011 sipas madhësisë

Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve, QKR.

Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve, QKR

Sipas strukturës së sipërmarrjeve aktive në vitin 2012 është vënë re që NVM-të më së shumti dominohen nga mikro-ndërmarrjet me nga 1 deri në 9 punonjës, që përbëjnë rreth 95.3% të numrit të përgjithshëm të sipërmarrjeve aktive.

Shpërndarja e sipërmarrjeve aktive sipas sektorëve ekonomikë është: tregtia 43.4 %, hotelet & restorantet 16.2 %, transporti & komunikacionet 9.9%, industria 9.6 %, ndërtimi 4.3 %, bujqësia dhe peshkimi 1.7% ndërsa shërbimet e tjera zënë 15.5 %. Është për t’u theksuar se sektorët e tregtisë, hoteleve, bareve dhe restoranteve dominohen nga sipërmarrjet vendase me një zhvendosje të lehtë në vitet e fundit drejt tregtisë ndërkombëtare, veçanërisht gjatë periudhës së verës si pasojë e rritjes së turizmit në vend.

Shifra e afarizmit në vitin 2011 është rritur me 53% krahasuar me vitin 2007. Ajo sigurohet në 37% nga prodhuesit e mallrave dhe 63% nga shërbimet. Shifra e afarizmit e siguruar nga prodhuesit e mallrave është rritur me 63% krahasuar me vitin 2007, ndërsa shifra e afarizmit nga shërbimet është rritur me 48% krahasuar me vitin 2007. Ndërkohë performanca e mirë financiare është përkthyer në ritme pozitive në punësim. Punësimi në sektorin privat jobujqësor ka pësuar një rritje graduale mesatarisht prej rreth 4% çdo vit, duke arritur që në vitin 2012 punësimi të rritet me rreth 41,00044 persona të punësuar ose për rreth 16.3% në krahasim me vitin 2008.

Sipas indeksit të politikave të NMV-e 201245 (OECD-CE), Shqipëria është vlerësuar me 3.01 pikë (nga 5 pikë) e cila është lehtësisht më pak se mesatarja e rajonit prej 3.07 pikë, duke rezultuar me një përmirësim prej 0.24 pike (2.86 në vitin 2009).

Klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar gjatë viteve të fundit, si rezultat i reformës rregullatore që synon përmirësimin e klimës së biznesit dhe thjeshtëzimit të kërkesave ligjore. Sistemi i pagesave të taksave on-line, e ka bërë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme për bizneset pagesën e tyre. Kontributi i sigurimeve shoqërore u reduktua, së bashku me reformat e tjera të

44

INSTAT, Anketa strukturore e ndërmarrjeve 45 “Raporti i Indeksit të Politikave të NVM-e 2012” OECD

20%

2%

-5%

6% 3%

-10%

-5%

0%

5%

10%

15%

20%

25%

0

20,000

40,000

60,000

80,000

100,000

120,000

2008 2009 2010 2011 2012

% e

rri

tje

s

Nu

mri

I b

izn

ese

ve a

ktiv

e

Biznese te reja

Numri i bizneseve aktive

Rritja e bizneseve aktive %

— Mikro (1-

9)

95.2%

— Të Vogla

(10-49)

3.9%

— Të

Mesme

(50-249)

0.7%

— Të

Mëdha

(+250)

0.2%

Page 50: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

50

rëndësishme të ndërmarra për reduktimin e barrierave administrative të tilla si ulja e shpenzimeve dhe numrit të ditëve për regjistrimin e një biznesi, marrjen e një liçense, etj., si shkak i krijimit të ‘one stop shop’. Këto përpjekje për të përmirësuar klimën e biznesit janë njohur në raportet “Si të Bësh Biznes” (SBB), të cilat e rendisin Shqipërinë në vendin e 77-të (SBB 2011) nga 183 ekonomi të monitoruara, pozicionuar shumë më mirë se vendi 136 (nga 178 vende) në vitin 2008. Renditja e përgjithshme e Shqipërisë në SBB 2012 zbriti përsëri në vendin e 82-të, por me një përmirësim të ndjeshëm prej 52 vendesh në krahasim me vitin 2008.

Treguesi: Pengesat administrative. Renditja në raportin ‘Si të Bësh Biznes” (STB) (sipas treguesve krahasuar me vendet e EJL-së)

Në vend të parë në analizën e ecurisë së përmirësimit të klimës së biznesit qëndrojnë arritjet e Shqipërisë në lidhje me mbrojtjen e investitorëve, çka bën që të renditet në vendin e 16-të nga 183 ekonomi në SBB 2012, duke bërë një ndryshim rrënjësor në renditje prej 149 pikë. Reformat në drejtim të nisjes dhe mbylljes së një biznesi46 e kanë bërë më të lehtë këtë proces, si rrjedhim i hapave të kryer në drejtim të sistemit të informatizimit duke e renditur Shqipërinë në vendin e 61-të për procedurat e hapjes së biznesit dhe në vendin e 64, më afër me mesataren 60 të rajonit, dhe duke pësuar një rritje prej 62 vendesh krahasuar me SBB 2008. Progresi i arritur në sektorin bankar dhe aksesin e biznesit në sistemin e kredive, është vlerësuar duke e renditur Shqipërinë në vendin e 24-të, për sa i përket lehtësisë në gjetjen e kreditit. Megjithëse, është e nevojshme përmirësimi i informacionit të kredive dhe gjithashtu shkalla e shtrirjes së regjistrit të kredive, Shqipëria ndodhet poshtë renditjes mesatare të rajonit në vendin e 53, duke u ndodhur më afër me Maqedoninë, duke lënë pas Kroacinë, BiH dhe Greqinë.

Në të ardhmen sfida kryesore për përmirësimin e klimës së biznesit lidhen kryesisht me rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë në tërësi. Gjithashtu referuar synimit të përmirësimit të vendit në renditjen e Raportit të Bankës Botërore “Si të Bësh Biznes” zhvillime të mëtejshme në sistemin e regjistrimit të pronësisë dhe dhënien e lejeve të ndërtimit janë gjithashtu thelbësore. Zgjerimi i partneritetit publik-privat, tërheqja e investimeve të huaja për t’i orientuar investimet drejt sektorëve dhe produkteve me vlerë të shtuar mbetet një sfidë tjetër e rëndësishme e këtij sektori. Rritja e eksportit për të balancuar më tej nivelin e eksporteve me atë të importeve, kërkon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë (nivel kombëtar dhe rajonal) dhe sektorit privat. Një sfidë shumë e rëndësishme për zhvillimin e këtij sektori është rritja e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet edukimit dhe trajnimit të forcave të punës për t’iu përshtatur gjithnjë e më shumë kërkesave për rritjen e konkurrueshmërisë.

46 Përpjekjet rregullatore që filluan në vitin 2006 arritën kulmin në vitet 2009-2010, pasi numri i procedurave për të filluar një biznes u reduktuan në 6 nga 10 në vitin 2008, për të arritur në 4 procedura në vitin 2013. Në mënyrë të ngjashme, ditët e kërkuara për procedurat kanë rënë nga 36 në vitin 2008 me vetëm 8 ditë në vitin 2009, për të arritur në 4 ditë në vitin 2013. Mbetet prapa Maqedonisë vetëm për sa i përket procedurave (4 procedura në Shqipëri krahas 2 në Maqedoni) dhe ditët për të filluar një biznes (4 ditë në Shqipëri krahas 2 në Maqedoni).

Figura 36: Renditja e Shqipërisë në raportin ‘Si të Bësh Biznes” krahasuar me vendet e EJL-së

Burimi: Raporti i Bankës Botërore ‘Si të Bësh Biznes” 2013

Page 51: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

51

3.5 MBROJTJA E KONSUMATORËVE DHE MBIKËQYRJA E TREGUT

Infrastruktura e cilësisë47 përbën një instrument të rëndësishëm në mbështetje të garantimit të sigurisë dhe cilësisë së produkteve dhe shërbimeve si dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorit. Në fushën e standardizimit në kuadër të funksionimit të një tregu të sigurtë dhe konkurrues, janë adoptuar si standarde Shqiptare mbi 90% e totalit të standardeve Europiane. Reformat ligjore në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit i kanë kushtuar rëndësi të veçantë krijimit të një sistemi akreditimi të besueshëm dhe cilësor. Është vënë re një rritje e interesit të organeve të vlerësimit të konformitetit (OVK) për t’u akredituar, duke e çuar në total numrin e tyre në 2148. Në fushën e metrologjisë, është krijuar kuadri i ri ligjor, që harmonizon parimet e përgjithshme të metrologjisë europiane si dhe Direktivat përkatëse sektoriale të BE-së në lidhje me njësitë ligjore të matjes si dhe është krijuar një infrastrukturë e përshtatshme laboratorike përmes Qendrës Kombëtare Laboratorike, si dhe 4 qendrave rajonale të verifikimit në të gjithë territorin e vendit. Bazuar në klasifikimet ndërkombëtare/europiane (BIPM/EURAMET), janë ngritur kapacitetet matëse në fushat e masës dhe madhësive që rrjedhin prej saj si dhe është zbatuar Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë i deklaruar në strukturat përkatëse të EURAMET-it. Janë akredituar 2 laboratore (masë dhe force), si rrjedhim shërbimet e kalibrimit kanë ardhur në rritje duke ofruar në vitin 2011 rreth 890 shërbime kalibrimi krahasuar me 300 në vitin 2008.

Zbatimi i legjislacionit është monitoruar nëpërmjet rritjes së kontrollit dhe inspektimeve. Nga inspektimet e subjekteve të tregtimit në fusha e hidrokarbureve është vërejtur se niveli mesatar i shmangies nga kushtet teknike është përmirësuar nga 4.7% në vitin 2010 në 1.7% në vitin 2012. Ndërsa treguesi i cilësisë është përmirësuar me 3.7 pikë %49, nga 9.6% në vitin 2010 në 5.9% në vitin 2012. Nga kontrollet e Inspektoriatit Qendror Teknik të kryera në lidhje me pajisjet nën presion50, moskonformitetet në vitin 2012 janë ulur në masën 5% nga 15% që kanë qenë në vitin 2009. Gjithashtu, ka vazhduar përditësimi i regjistrit për pajisjet nën presion duke çuar në 2576 numrin e regjistrimeve nga 1190 që ishte në vitin 2009.

Shqipëria ka adresuar detyrimet e MSA-së përmes hartimit të një kuadri tërësisht të ri ligjor si dhe ngritjes së funksionimit të strukturave administrative përkatëse51. Në vitin 2009 u ngrit Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit i cili është struktura zbatuese e legjislacionit për mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorëve dhe organi vendim-marrës për ndërmarrjen e masave administrative në lidhje me: praktikat e padrejta tregtare; publicitetin çorientues, të padrejtë dhe krahasues; kushte të padrejta në kontratën e konsumatorit; furnizimin me energji elektrike, ujë dhe shërbimet e telekomunikacionit, kreditë konsumatore, etj.

Në fushën e Sigurisë Ushqimore në vitin 2010 filloi funksionimin Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), si dhe nisi procesi teknik i ngritjes së Rrjetit të Brendshëm të Alarmit të Menjëhershëm për rreziqet e mundshme në sigurinë ushqimore. Rritja e cilësisë së inspektimeve dhe e numrit të tyre në bazë vjetore duke kaluar nga 7851 inspektime në vitin 2010, në 26840 inspektime në 2012, kanë çuar në një kontroll më rigoroz të tregut dhe garantimin e një niveli të kënaqshëm të sigurisë ushqimore në vend e shoqëruar kjo edhe me 297

47 Infrastruktura e cilësisë përfshin standardizim, metrologji, akreditim, testim-çertifikim, vlerësim konformiteti 48 Ndër të cilët 13 janë laboratore testues, 1 laborator kalibrues, 4 janë trupa inspektuese dhe 3 janë trupa çertifikuese. 49 Për respektimin e treguesve cilësorë të standardeve për naftën, gazin e nënproduktet e tyre, shoqëruar me marrje mostrash 50 Pajisjet që përmbajnë fluide me presion më të madh se 0.5 bar 51 Detyrimi në kuadër të nenit 70 dhe 76 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

Figura 37: Numri i inspektimeve të kryera 2010-2012

Page 52: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

52

masa administrative ndaj operatorëve të biznesit ushqimor të cilët nuk kanë zbatuar kërkesat e legjislacionit në fuqi. Në mënyrë të veçantë është forcuar inspektimi ushqimor në pikat e kalimit kufitar.

Treguesi: Plotësimi i kuadrit ligjor për mbrojtjen e konsumatorit

Gjatë periudhës 2009-2012, në kuadër të përditësimit të kuadrit ligjor në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, janë përgatitur amendimet e Ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” dhe Ligjit nr. 9779, datë 16.07.2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe Vlerësimin e Konformitetit të Produkteve”. Ndryshimet e parashikuara synojnë adaptimin e legjislacionit komunitar më të fundit në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve. Lidhur me fushën e mbikëqyrjes së tregut, Ligji nr. 9779 ka përcaktuar Inspektoratin Qendror Teknik, si organin që kryen aktivitetet mbikëqyrëse, deri në krijimin e strukturës përgjegjëse mbikëqyrëse të tregut. Sipas reformës së inspektimit pritet riorganizimi dhe reduktimi i numrit të inspektoriateve ekzistuese.

Në fushën e sigurisë ushqimore, gjatë vitit 2009 u miratua kuadri i nevojshëm normativ për funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe në vitin 2010 është hartuar paketa normative mbi higjenën e përbërë nga Udhëzimet mbi kushtet e përgjithshme të higjenës gjatë prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore.

Page 53: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

53

3.6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT

Zhvillimi i qeverisjes elektronike dhe zgjerimi i tregut të telekomunikacioneve kanë qenë dy tiparet kryesore të reformave në drejtim të këtij sektori. Programi “Shqipëria digjitale” dhe Strategjia Ndërsektoriale e Shoqërisë së Informacionit për periudhën 2011-2013, kanë pasur si synim kryesor arritjen e një qeverisje më të mirë dhe efektive përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; zhvillim gjithëpërfshirës dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj publikt. Progres është bërë dhe në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin europian në këtë fushë52.

Progres është arritur në këto vite në drejtim të qeverisjes elektronike53. Krijimi i AKSHI-së54 dhe zbatimi i strategjisë së E- Qeverisjes, si dhe futja e sistemeve të kominikimit online në një sërë institucionesh publike bënë që të zgjerohej rrjeti i GovNet-it duke përmirësuar ndjeshëm komunikimin ndërmjet institucioneve publike, si dhe me qytetarët. Janë ngritur e zhvilluar një sërë sistemesh elektronike si (i)sistemi elektronik për kontrollin e gjendjes gjyqësore të qytetarëve i Ministrisë së Drejtësisë (SEMD); (ii)publikimi elektronik i fletores zyrtare dhe legjislacionit; (iii)shërbimi elektronik për deklarimin e gjendjes gjyqësore; (iv)sistemi i kabinetit elektronik (e_Cabinet). Në vitin 2012 ka vijuar zgjerimi i rrjetit qeveritar edhe për institucionet e qeverisjes, duke përfshirë rreth 65 institucione publike në total. U zbatua platforma e re e akteve elektronike (e_Akte) e cila inkorporon në sistem më shumë se 1500 përdorues nga të gjitha ministritë. Është zbatuar sistemi i interoperabilitetit të qeverisjes elektronike (e_GIF) me të cilin do të lidhen të gjithë sistemet që operojnë me bazën e të dhënave shtetërore.

Rëndësia që qeveria i jep zbatimit të teknologjisë së informacionit duke e pasur si pjesë të vizionit të saj për një qeverisje të mirë dhe efektive, në shërbim të rritjes së cilësisë, transparencës, përmirësimit të informacionit vlerësohet edhe në raportet ndërkombëtare. Siç shihet edhe nga grafikët 38 dhe 39 më poshtë, Shqipëria vlerësohet për rëndësinë që i jep përdorimit të Teknologjisë së Informacionit e Komunikimit duke e pasur si një prioritet të qeverisë. Në këtë vlerësim, Shqipëria (indeksi 4.8) zë vendin e tretë kundrejt vlerësimit të disa vendeve të EJL-së, dhe duke u vlerësuar 2.2 pikë më lart se mesatarja botërore (4.6). Po kështu rëndësia që qeveria i jep TIK-ut duke e pasur si pjesë të vizionit të saj të zhvillimit vlerësohet më lart, se gjithë vendet e tjera, (indeksi 4.1) përveç Malit të Zi, i cili vlerësohet me 4.6, kundrejt mesatares botërore prej 3.9 pikë.

Figura 38: Indeksi i prioritetit të TIK-ut nga Qeveria

Figura 39: Rëndësia e TIK-ut në vizionin e ardhshëm të Qeverisë

52 Ndryshimet e acquis communitaire me Direktivat e vitit 2009, përmes parimit “më pak rregullim por më efektiv”, synojnë një mbrojtje më të mirë të konsumatorit, zgjerojnë detyrimet për operatorët me fuqi të ndjeshme në treg duke përfshirë edhe detyrime për akses në infrastrukturën me fibër optike, ose atë të pashfrytëzuar, si dhe parashikojnë parimin e neutralitetit të shërbimeve dhe rrjeteve në administrimin e spektrit të frekuencave. 53 Qeverisja elektronike është një proces i gjatë i cili kalon nëpër disa faza të tilla si shpërndarja e informacionit në rrugë elektronike permes prezencës në web deri te transformimi i plotë i mënyrës së qeverisjes përmes ofrimit të shërbimeve publike online në mënyrë të sigurtë, të besueshme, lehtësisht të aksesueshme dhe me një pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe biznesit. 54 Agjencia Kombetare e Shoqërisë së Informacionit

Mesatarja boterore

0

1

2

3

4

5

6

Indeksi Mesatarja boterore

Mesatarja boterore

0

1

2

3

4

5

Indeksi Mesatarja boterore

Page 54: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

54

Burimi: Raporti i Forumit Ekonomik Botëror 2013

Përdorimi i sistemeve on-line si mjet komunikimi me publikun, dhe fuqizimin e grupeve në nevojë, ka ardhur në rritje. Institucionet e ndryshme publike po përdorin gjithnjë e më tepër faqet e tyre të internetit, por në disa raste edhe rrjetet sociale on-line për të komunikuar dhe mbledhur opinionin e publikut mbi politika të ndryshme publike, legjislacione apo strategji sektoriale. Kjo qasje konfirmohet edhe nga Anketa 2012 e OKB-së për Qeverisjen Elektronike55, ku Shqipëria vlerësohet ashtu si edhe Kroacia për arritjet në këtë drejtim.

Heqja e barrierave hyrëse në treg si dhe ofrimi i një game të gjerë shërbimesh ka sjellë rritjen e numrit të operatorëve që ofrojnë shërbime dhe rrjete të komunikimeve elektronike.

Penetrimi në telefoninë fikse edhe pse me një normë relativisht të ulët, ka shënuar rritje. Në vitin 2012 norma e penetrimit të telefonisë fikse arriti në 11.5% në krahasim me 10.5% në vitin 2009. Perveç, Albtelecom-it, që vazhdon të mbizotërojë duke mbuluar 75% të këtij tregu, në treg operojnë 5 operatorë të tjerë të cilët fuqizohen në mënyrë të vazhduar (ABCom, ASC, Nisatel, Primo dhe AMC fiks) duke mbuluar 25% të tregut nga 13.3% që mbulohej nga operatorët e tjerë në 2009.

Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri ka pësuar zhvillime të mëdha. Në prill të vitit 2009 u dha liçensa kompanisë të katërt celulare, duke e bërë Shqipërinë në atë kohë të vetmin vend në rajon me katër operatorë të telefonisë celulare. Në vitin 2010 kompania Vodafone fitoi liçensën për shërbimet 3G; kompania AMC e fitoi liçensën 3G në vitin 2011 dhe kompania Eagle Mobile filloi ofrimin e shërbimeve 3G në janar të vitit 2013. Penetrimi i telefonisë celulare në fund të vitit 2012 ishte 186.8%, një rritje prej më shumë se tre-fish krahasuar me vitin 2005, kur kjo normë ishte vetëm 48.45%. Çmimet mesatare të shërbimeve të telefonisë celulare janë ulur nga 40%-80% gjatë periudhës 2005-2011.

Shërbimi i internetit në Shqipëri është zhvilluar me ritme të shpejta. Norma e penetrimit të internetit në vitin 2012 ishte mbi 50%, një rritje prej më shumë se 8 herë krahasuar me vitin 2005. Penetrimi i internetit me brez të gjerë në vitin 2012 arriti në 6.7%, ndërkohë që në 2009 ishte 2.88%. Sipas AKEP-it, në vitin 2011, 22% e familjeve shqiptare kishin akses në internetin me brez të gjerë. Numri i bizneseve me akses në broadband është rreth 13000. Sipas raportit të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit56 për Shqipërinë përqindja e bizneseve me akses në internet vlerësohet në 23%. Është rritur shpejtësia e transmetimit në internet. Tashmë aksesi në internet më i përdorur është me shpejtësi 2Mbps-4Mbps kundrejt 256 kbits që ishte pak vite më parë.

Treguesi: Gadishmëria elektronike

Arritjet në këtë sektor dhe

proceset e rëndësishme kanë ndikuar në përmirësimin e indeksit të gadishmërisë për qeverisjen elektronike. Ky indeks në vitin 2012 për Shqipërinë ishte 0.5161 (vendi i 86-të nga 190 vende), kundrejt 0.467 në vitin 2008 (vendi i 85-të nga 182 vende). Ndërsa, indeksi për ofrimin e shërbimeve online për Shqipërinë është rritur nga 0.3913 në vitin 2008, në 0.4248 në vitin 2012.

55 Shih Anketën 2012 të OKB-së për Qeverisjen Elektronike, fq 32 dhe 46 56 International Telecommunication Union është agjensi e OKB-së e specializuar në fushën e TIK.

Figura 40: Vlerësimi i Gadishmërisë Elektronike në vite

Burimi: Anketat e OKB-së për Qeverisjen Elektronike

Page 55: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

55

Sipas Raportit Global mbi Teknologjinë e Informacionit të Forumit Ekonomik Botëror, të publikuar në vitin 2012, Shqipëria ka përmirësuar dukshëm pozicionin e saj në renditjen globale kundrejt 142 vendeve të monitoruara për Indeksin e Përgjithshëm të Gadishmërisë së Rrjetit57 për teknologjinë e informacionit duke kaluar nga vendi i 95-të, sipas raportit 2009-2010, në vendin e 68-të në renditjen botërore sipas raportit 2011-2012. Vetëm në krahasim me raportin e mëparshëm rezulton një rritje me 12%, në 2011, kundrejt 10% në fund të vitit 2010.

Treguesi: Gadishmëria për e-government (Krahasuar me vendet e EJL-së) Pavarësisht arritjeve, siç vlerësohet edhe në Anketën e OKB-së 2012, Shqipëria ende duhet të bëjë progres lidhur me zhvillimin e e-government në mënyrë që të jetë në nivele të njëjta me vendet e tjera të EJL-së. Siç shihet nga grafiku 41, Shqipëria ende mbetet pas disa vendeve në drejtim të përdorimit të sistemeve elektronike në qeverisje.

Sfidat për të ardhmen e këtij sektori lidhen me kalimin e transmetimeve televizive nga analoge në digjitale, përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ofruara online, rritjen e shkallës së sofistikimit për shërbimet e ofruara për qytetarin, ofrimin e shërbimeve përmes portalit qeveritar, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për shoqërinë e informacionit dhe qeverisjen elektronike. Sfida të tjera të rëndësishme mbeten rritja e pjesëmarrjes në qeverisje, rritja e shkallës së përdorimit të shërbimeve, si dhe implementimi i standardeve ndërkombëtare për e-aksesimin.

57 Indeksi i gadishmërisë së rrjetit llogaritet mbi bazën e analizës së katër nënindekseve kryesore si (i) Mjedisi - politik dhe rregullator që vepron në teknologjinë e informacionit, në mjedisin e biznesit dhe inovacionit; (ii) Gadishmëria – e infrastrukturës dhe përmbajtjes digjitale, përballueshmërisë për shërbimet e ofruara, dhe aftësitë (e-skills); (iii) Përdorimi – përdorimi i teknologjisë së informacionit nga individët, biznesi dhe vetë qeveria; (iv) Impakti- duke analizuar Impaktet ekonomike dhe Impaktet sociale

Figura 41: Krahasimi i treguesit të gadishmërisë për qeverisjen elektronike ndërmjet vendeve të EJL-së

Burimi: Anketa 2012 e OKB-së

Page 56: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

56

3.7 POLITIKA SOCIALE

Reformat ekonomike dhe sociale të ndërmarra vitet e fundit kanë sjellë rezultate të prekshme në reduktimin e varfërisë. Në tërësi, treguesit socialë, sasiorë dhe cilësore tregojnë një përmirësim të situatës, por njëkohësisht paraqesin edhe fushat ku duhet të ketë intensifikim të ndërhyrjeve për grupet në nevojë. Progresi i deritanishëm në drejtim të mbrojtjes dhe përfshirjes për grupet e përjashtuara, ngritja dhe fuqizimi i strukturave sektoriale për grupet në nevojë, krijimi i modeleve të reja vlerësuese, si dhe numri i shërbimeve në rritje, flasin për mbështetjen gjithnjë e më të madhe për PAK, të moshuarit, fëmijët, të rinjtë dhe gratë në nevojë, si dhe parashtrojnë sfida të tjera për të ardhmen.

Punësimi dhe hapja e vendeve të reja të punës kanë qenë ndër prioritetet kryesore, në kushtet e reformimit të thellë të ekonomisë, sidomos të sektorëve industrialë dhe prodhues. Masat e marra në këtë drejtim kanë synuar krijimin e një shërbimi punësimi që t’u përgjigjet ndryshimeve të shpejta ekonomike e shoqërore. Politikat aktive të punësimit përmes programeve të veçanta që po zbatohen, janë mjet për reduktimin e papunësisë dhe përjashtimit social për grupet në nevojë. Rritja e aksesit arsim dhe kualifikim profesional për grupet e veçanta janë në funksion të zhvillimeve të tregut të punës dhe përqasjet e reja synojnë që t’i zgjerojnë këto ndërhyrje në kuadrin e integrimit dhe zhvillimeve europiane.

Politikat e ndjekura në sistemin shëndetësor kanë pasur në fokusin e tyre ndryshimin e mekanizmave të organizimit, administrimit, financimit të institucioneve shëndetësore si dhe nxitjen e iniciativës private me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të shëndetit të popullatës.

Sistemi arsimor shqiptar gjithashtu ka hyrë në mënyrë të pakthyeshme në një proces pozitiv reformues me përparësi dhe objektiva të qarta zhvillimi që janë në pajtueshmëri me prirjet kryesore të zhvillimit të arsimit në Europë dhe në botë.

Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, dhe sidomos shtrirja e thellimi i mëtejshëm i reformave në fushën sociale, kanë bërë që Shqipëria të vlerësohet për arritjet e saj si një nga vendet që ka pasur së fundi progres drejt përmirësimit të treguesve të zhvillimit human dhe rritjes të nivelit të mirëqënies së popullsisë. Raporti i Zhvillimit Human 2013 e rendit Shqipërinë ndër 5 vendet e botës të cilat brenda klasifikimit “Vende me Zhvillim të Lartë Human58“ paraqiten me nivelin më të mirë të treguesve humanë, krahasuar me rritjen e të ardhurave kombëtare për frymë. Po i njëti vlerësim u dha për Shqipërinë nga Boston Consulting Group, publikuar në nëntor 2012, ku Shqipëria vlerësohet ndër vendet ku pasuria shndërrohet në përqindje më të lartë mirëqenieje sesa niveli i rritjes mesatare të PBB-së për frymë. Ndër fushat ku Shqipëria ka bërë progres më të madh vlerësohen fusha e arsimit dhe zhvillimit të njohurive.

58

Raporti i Zhvillimit Human i klasifikon vendet në katër grupe të mëdha: I) Vende me Zhvillim Human Tepër të Lartë; II) Vende me Zhvillim

Human të Lartë; III) Vende me Zhvillimim Human Mesatar; dhe IV) Vende me Zhvillim Human të Ulët.

Page 57: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

57

3.7.1 PUNËSIMI

Në fushën e punësimit është vijuar me zbatimin e reformave të ndërmarra për krijimin e një sistemi modern dhe unik të shërbimeve të punësimit. Me përparësi është parë modernizimi i sistemit të informacionit, në nivel qendror dhe rajonal. Shërbimin Kombëtar i Punësimit (SHKP) ka tashmë “Bankën e të dhënave për vendet vakante të punës” e cila përmban të dhëna për punëkërkuesit, si dhe ofertat në treg të vendeve vakante. Si rezultat i shёrbimeve tё ndёrmjetsimit nga ana e zyrave rajonale dhe vendore tё punёsimit numri i të punësuarve nëpërmjet ndërmjetësimit është rritur më 21%59.

Programet aktive të nxitjes së punësimit60 kanë synuar rritjen e aftësive të personave të papunë për t’i bërë ata më të aftë për tregun e punës. Një aspekt i rëndësishëm i politikave në fushën e punësimit ka qenë edhe zhvillimi sasior dhe cilësor i sistemit të formimit profesional në përputhje me nevojat e tregut, përmes zgjerimit të rrjetit të qendrave publike të formimit profesional dhe rritjes së kapaciteteve trainuese të tyre, hapjes së kurseve të reja dhe përmirësimit të kurrikulave, stimulimit të subjekteve private dhe OJF-ve që ushtrojnë aktivitet të formimit profesional. Numri i personave të regjistruar nё qendrat publike tё formimit profesional pёr vitin 2012 ka qenё 8.703 persona, nga tё cilёt 8.357 persona janё çertifikuar. Numri i tё papunёve qё kanё pёrfituar formim profesional pёr vitin 2012 ka qenё 4.779 persona, ose 1.350 persona tё papunё më shumë se viti 2008.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës61 ka pësuar rritje në tërësi, me tendencën rritje më e lartë për femrat. Për vitin 2012 niveli ka qenë 65.562 përqind, duke pësuar një rritje prej 3.6% krahasuar me vitin 2008. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ka një tendencë në rritjeje nga 52.8% në vitin 2008 në 56.7% në vitin 2012. Shkalla e punësimit për meshkujt ka pësuar një rritje më të ulët, duke arritur nga 72% në vitin 2008 në 74.4% në vitin 2012. Shkalla e punësimit sipas grup-moshave reflekton faktin që të rinjtë e moshës 15-24 vjeç janë të angazhuar në ndjekjen e shkollës, ndërsa vihet re që me rritjen e moshës shkalla e punësimit vjen duke u rritur dhe më pas vjen në rënie për moshat mbi 55 vjeç. Shkalla e punësimit rritet me nivelin arsimor të tyre. Në vitin 2012 vlerat variojnë nga rreth 53.5% në nivelin më të ulët arsimor, në rreth 57.4% për të punësuarit me arsim të mesëm dhe mbi 66% për personat me arsim të lartë.

Struktura e punësimit, vazhdon të dominohet nga punësimi i lartë në bujqësi. Sipas të dhënave të INSAT-it, për punësimin sipas sektorëve të ekonomisë, punësimi në sektorin e bujqësisë (përfshi pyjet dhe peshkimin) në vitin 2011 zinte rreth 55% të totalit, duke pësuar një ulje të lehtë prej 3% kundrejt vitit 2008. Në vitin 2011 punësimi vetëm në sektorin e bujqësisë përbënte 44% të punësimit total63. Punësimi në sektorin e shërbimeve të tregut si tregtia, transporti, aktivitetet financiare, etj., përbënte 21% të punësimit total, ndërsa në sektorin e shërbimeve jo të tregut punësimi zinte afro 16%.

59 Janё punёsuar si rezultat e shёrbimeve tё ndёrmjetsimit nga ana e zyrave rajonale dhe vendore tё punёsimit punёkёrkues tё papunё, sipas viteve: viti 2008 - 9.554 persona, viti 2009 - 9.314 persona, viti 2010 – 10.156 persona dhe viti 2011 – 11.555 persona. 60 Kryesisht programet aktive të punesimit përbëhen nga masat dhe instrumentet e mëposhtme: 1. Instrumentet e informimit dhe

ndërmjetësimit për punësim; 2. Këshillimi për punësim; 3. Sanksionet, shpërblimet dhe monitorimi i kërkimit; 4. Trajnimet; 5. Subvencionet për punësim dhe subvencionet e pagave për punë të rregullta; 6. Skemat e krijimit të vendeve të reja të punës. 61 Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është një matës i përqindjes së popullsisë në moshë pune të një vendi e cila është e angazhuar aktivisht në tregun e punës, ose duke punuar ose duke kërkuar punë. 62 Sipas Anketës së Forcave të Punës 2012 - INSTAT 63

Në meshkujt e punësuar të moshës 15-64 vjeç dy të pestat e tyre punonin në sektorin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, ndërsa ndër

femrat e punësuara të po kësaj grupmoshe punësimi në këtë sektor përbënte 53.3 përqind të punësimit total të tyre.

Page 58: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

58

Figura 42: Krahasimi i strukturës së punësimit sipas degëve të ekonomisë 2008-201164

Burimi: INSTAT

Treguesi: Shkalla e papunësisë sipas grupmoshave dhe gjinisë (%)

Shkalla e papunësisë ka pësuar luhatje nga viti në vit, duke rezultuar me një rritje të lehtë në 2012. Shkalla e papunësisë u rrit me 1.1%, në vitin 2009 kundrejt vitit 2008, por që më pas ka ardhur në rënie duke arritur nivelin prej 12.8%.

Figura 43: Shkalla e papunësisë në total dhe sipas gjinisë, e grup-moshave për vitet 2008-2011

Burimi INSTAT

Duke iu referuar të dhënave nga Anketa e Forcave të punës në vite vihet re që për meshkujt ka një trend në ulje nga viti 2008 deri në vitin 2011 me 1.6%, ndërsa e kundërta ndodh për shkallën e papunësisë së femrave ku shkalla e papunësisë ka pësuar variacion me një trend në rritje nga viti 2008 në 2011.

Veç punësimit në tregun shqiptar, prioritet i është dhënë punësimit të shqiptarëve në tregun europian. Gjatë 2012 filloi aplikimi i Marrëveshjes së punësimit me Italinë, nga i cili përfituan mbi 400 shtetas shqiptarë dhe u riaktivizua Marrëveshja e Punësimit me Gjermaninë. Janë negociuar gjatë këtij viti marrëveshje punësimi me Kosovën, Katarin dhe Qipron.

Një vëmendje e veçantë u është kushtuar çështjeve të shëndetit dhe sigurisë në punë. Në maj 2009, u miratua Strategjia Kombëtare për Shëndetin dhe Sigurinë Profesionale 2009-2013. Ligji mbi Kujdesin Shëndetësor Publik, i miratua në maj 2009, ndërsa në dhjetor 2010 u miratua vendimi që

64 Sipas të dhënave të Anketës së Forcave të Punës 2011

Page 59: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

59

harmonizon Direktivën e BE-së në lidhje me kërkesat e tabelave dhe shenjave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Është përmirësuar dialogu social ndërmjet qeverisë dhe shoqatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve. Zhvillimi i dialogut social në Shqipëri ka marrë vlerësime pozitive edhe nga raport-progreset e fundit të BE-së.65 Në vitin 2011 u nënshkrua një Memorandum Social Mirëkuptimi midis qeverisë dhe shoqatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve, i cili parashikonte, ndër të tjera, mosrritjen e çmimit të energjisë për tre vjet, rritjen e pagës minimale në shkallë vendi dhe rishikimin e Kodit të Punës.

Situata lidhur me efikasitetin dhe përformancën e tregut të punës në Shqipëri paraqitet mikse, me disa elemente pozitive dhe disa elemente që kërkojnë vëmendje. Shqipëria qëndron më lart se gjithë vendet e tjera të EJL-së66 lidhur me kuadrin rregullator të tregut të punës duke u renditur në vendin e 68-të kundrejt 144 vendeve të botës, ndërkohë që vendet e tjera renditen në intervalin 93-100. Grafiku i mëposhtëm paraqet situatën e vendit lidhur më marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve, vendosja e pagës dhe kuadri ligjor për marrjen në punë.

Figura 44: Vlerësimi i kuadrit rregullator të tregut të punës midis vendeve të EJL-së

Rritja e shkallës së pjesëmarrjes dhe punësimit në tregun e punës, ulja e informalitetit, reduktimi i hendekut gjinor në fushën e punësimit dhe formimit profesional si dhe ulja e numrit të të papunëve afatgjatë janë disa probleme që kërkojnë të adresohen me më shumë vëmendje në të ardhmen.

65 Shih Raportin e Progresit 2011 dhe 2012 të Komisionit Europian. 66 Sipas Vlerësimit të Forumit Ekonomik Botëror në kuadër të Indeksit Global të Konkurrueshmërisë 2013 dhe Raportit të Bankës Botërore “Raporti Periodik Nr.3 për vendet e Europës Juglindore – Nga Reçension i Thellë në Reforma Intensive” 18 Dhjetor, 2012.

89

72

80

88

95

81

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

100

0.0

1.0

2.0

3.0

4.0

5.0

6.0

Shqiperia Mali I Zi Maqedonia BiH Serbia Kroacia

Ven

di n

e re

nd

itje

n g

lob

ale

Vle

ra e

Ind

eksi

t te

Vle

resi

mit

Bashkepunimi punedhenes-punemarres Fleksibiliteti mbi percaktmin e pages Praktikat e Marrjes dhe Largimit nga Puna Renditja e pergjithshme

Page 60: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

60

3.7.2 BARAZIA GJINORE

Promovimi i rolit të gruas dhe nxitja e barazisë gjinore janë vlerësuar si politika prioritare për të rritur rolin e grave në jetën ekonomike dhe sociale. Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë një sërë masash ligjore dhe institucionale, në drejtim të forcimit të legjislacionit për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje, realizimit të integrimit gjinor, fuqizimit të gruas nëpërmjet punësimit, rritjes së pjesëmarrjes në vendim-marrjen politike dhe publike, etj. Në vitin 2009 u krijua “Këshilli Kombëtar për Barazinë Gjinore”, si organ këshillimor pranë Këshillit të Ministrave për politikat gjinore, si dhe janë emëruar nëpunës gjinorë në nivel qendror dhe lokal. Është ngritur dhe funksionon Mekanizmi Kombëtar i Referimit i cili synon të sigurojë një reagim të koordinuar ndaj dhunës në familje. Deri në fund të vitit 2012 strukturat e koordinimit u ngritën në 10 bashki të reja duke arritur në 24. Janë organizuar fushata ndërgjegjësimi për barazinë gjinore dhe dhunën në familje. Në korrik të 2012-ës u mor vendimi për parashikimin e kostove financiare “Për integrimin gjinor” në programin buxhetor afatmesëm për të gjitha ministritë e linjës.

Është bërë progres lidhur me krijimin e kushteve ligjore për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, dhe mbështetjen e viktimave të dhunës në familje. Në vitin 2012 në Kodin Penal u fut për herë të parë parashikimi i dhunës në familje si vepër penale. Në po këtë vit, Shqipëria ratifikoi Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”. Në Ligjin “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane” tashmë parashikohet përfshirja në programet e strehimit edhe të viktimave të dhunës në familje. Që nga viti 2011, është ngritur dhe funksion Qendra Kombëtare për pritjen e viktimave të dhunës në familje. Në dy vitet e fundit, janë mbështetur dhe trajtuar rreth 9067 gra dhe vajza të dhunuara ose të trafikuara në qendrat e trajtimit dhe ato rezidenciale.

Përmirësimet në legjislacion si dhe sanksionimi i kuotës neutrale gjinore në Kodin Zgjedhor kanë ndikuar në promovimin dhe fuqizimin e gruas në vendim-marrje, por rezultatet nuk janë ende të kënaqshme. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, listat e kandidatëve për deputetë duhet të kishin 30% gra. Në parlament gratë zinin 24 vende, ose 16,4% të deputetëve, ose dyfishin e numrit të grave krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Në Kabinetin Qeveritar është një (1) ministre dhe 9 zëvendësministre nga 35 zëvendësministra gjithsej (ose 25.7%.). Në Policinë e Shtetit përfaqësimi femëror sipas gradave është 29.2%, ndërsa në Forcat e Armatosura vetëm 10% janë gra. Në administratë vihet re një rritje e përqindjes së femrave në nivel drejtues, siç paraqitet konkretisht në grafikun me të dhënat krahasuese për vitet 2006, 2008 dhe 2012.

67 Sipas të dhënave të raporteve të Ministrisë së Financave, për monitorimin e buxhetit të Ministrisë së Punës për vitet 2011-2012.

Figura 45: Rezultatet krahasuese të zbatimit të politikave gjinore në administratën publike

Burimi: Departamenti i Administratës Publike

Page 61: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

61

Treguesi: Shkalla e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, sipas përkufizimit standard dhe atij të zbutur

Siç shihet edhe në grafikun e mësipërm, pjesëmarrja e gruas në tregun e punës ka mbetur pothujase në të njëjtin nivel gjatë kësaj përiudhe. Sipas të dhënave të Anketës së Forcave të Punës 2011, gati gjysma e grave të punësuara (42.5%) punojnë në bizneset familjare, 35.8 përqind të punësuara kundrejt një page, dhe rreth një e pesta të vetë-punësuara. Lidhur me shkallën e pjesëmarjes së gruas në tregun e punës, raporti për Zhvillimin Human 2013, e vlerëson Shqipërinë me 49.6 pikë, vlerësim që është i barabartë me mesataren e vendeve të Europës dhe Azisë, ndërkohë që qëndron 2.8 pikë më lartë se mesatarja e vendet që përfshihen nën grupin e vendeve më Zhvillim të Lartë Human” 68.

Pavarësisht se Shqipëria ka ecur në drejtim të promovimit të barazisë gjinore dhe rritjes së rolit të gruas në shoqëri, ende mbetet shumë për t’u bërë në këtë drejtim. Vlërësimi i bërë mbi barazinë gjinore në 135 vende të botës, nga Forumi Ekonomik Boteror e rendit Shqipërinë në vendin e 78 në renditjen totale, edhe pse në disa tregues si “mundësitë dhe pjesëmarrja ekonomike” Shqipëria paraqitet më mirë se të gjitha vendet e EJL-së.

68

Mesatarja e vendeve nën këtë grup është 46.8 pikë

Figura 47: Vlerësimi sipas “Indeksi Global i Barazisë Gjinore” 2012

Burimi: Raporti i Forumit Ekonomik Botëror 2013

Figura 46: Shkalla e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës 2008-20111

Burimi: Anketa e Forcave të Punës 2011, INSTAT

Page 62: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

62

3.7.3 MBROJTJA SOCIALE

Zbutja e varfërisë dhe mbrojtja e grupeve në rrezik kanë qenë në qendër të politikave kombëtare të zhvillimit vitet e fundit. Në këtë kuadër, në periudhën 2009-2012 janë ndërmarrë inicitiva ligjore dhe financiare, të cilat synojnë ridimensionimin e politikave për zgjerimin e grupeve përfituese, dhe aplikimin e skemave të ndryshme të ndihmës për zbutjen e nevojave ekonomike dhe sociale të shtresave të varfëra dhe atyre në nevojë. Është kryer miratimi i ligjit si dhe përmirësimi i sistemit të vlerësimit, administrimit dhe kontrollit të ndihmës ekonomike; funksionaliteti i shërbimit të kujdestarisë për fëmijët, përmirësimi i pagesave për personat me aftësi të kufizuar (PAK), për kujdestarët e invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Në kuadër të reformave në sistemin e shërbimeve shoqërore janë ndërmarrë një sërë masash për garantimin e një rrjeti të qëndrueshëm e cilësor të shërbimeve të decentralizuara të përkujdesit në varësi të njësive të qeverisjes vendore. Gjatë kësaj periudhe, në kuadrin e thellimit të decentralizimit janë mbështetur me fonde dhe ekspertizë 19 shërbime residenciale të përkujdesit shoqëror sipas modelit të shërbimeve “shtëpi-familje” për fëmijët dhe PAK. Fondet që buxheti i shtetit ka destinuar për shërbimet e përkujdesit publik janë ritur me 22% krahasuar me vitin 2008. Gjithashtu reforma është drejtuar edhe në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e standardeve të shërbimit shoqëror si dhe rritjes së bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe operatorëve privatë. Subjektet jopublike të liçensuara që ofrojnë shërbime brenda standardeve të shërbimeve sociale janë rritur me 56% krahasuar me vitin 2008.

Rritja e efektshmërisë ekonomike, duke mbështetur familjet realisht në nevojë, me synim drejtpërdrejt reduktimin e varfërisë ka qenë një nga tiparet e reformës në sistemin e Ndihmës Ekonomike. Nryshimet ligjore të kryera për zbatimin e ligjit “Për asistencën dhe shërbimet sociale” zgjeruan kategoritë e përzgjedhura për ndihmë ekonomike dhe rritën tavanin e ndihmës në përfitim të familjeve të mëdha. Zgjerimi i kategorive që përfitonin nga skema e NE-së, u shoqërua paralelisht me forcimin e masave për ruajtjen e sistemit nga abuzimet për familje të trajtuara jashtë kritereve të skemës së NE-së. Si rezultat i masave të marra është reduktuar numri i familjeve që përfitojnë nga ndihma ekonomike. Në fund të vitit 2012 nga 94,134 familje që përfitonin nga skema një vit më parë, numri ra në 85,89069, ose në 19%. Reduktimi i numrit të familjeve, dhe rritja e fondit kanë bërë që të mbulohen më mirë nevojat e familjeve me ndihmë ekonomike.

Treguesi: Mbulimi dhe programimi i ndihmës ekonomike, përqindja e njerëzve në varfëri të skajshme që përfitojnë ndihmë

Lehtësimi i aksesit në shërbimet bazë dhe mbështetja me skemat financiare dhe jo-financiare direkte ka qenë një politikë tjetër e aplikuar nga Qeveria për mbështetjen e kategorive të varfra dhe në nevojë. Rreth 22-23% e nxënësve që ndjekin arsimin parauniversitar përfitojnë libra falas. Gjatë kësaj periudhe janë zbatuar programet sociale të strehimit, me mbështëtjen e familjeve të varfëra nëpërmjet skemës së kreditimit të lehtësuar për strehim nga e cila kanë përfituar mbi 250

69

Sipas raportit të Ministrisë së Financave për monitorimin e buxhetit të MPCSSHB 2008, 2012

0

1,000

2,000

3,000

4,000

5,000

94

96

98

100

102

2008 2009 2010 2011 2012

Lekë

Nu

mri

(m

ijë)

Numri (mijë) Fondet (milionë lekë) Pagesa mes per familje për person

Page 63: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

63

familje. Ligji “Për ndihmën ligjore falas”, që hyri në fuqi në prill të vitit 2009, jep mundësi për lehtësimin dhe dhënien e ndihmës ligjore falas për grupet e përjashtuara. Një nga iniciativat më të reja të qeverisë për rritjen e të ardhurave të grupeve të përjashtuara është Ngritja e Biznesit Social i cili ka në bazë të tij akordimin e mikrokredive për të varfërit dhe grupet e rrezikuara duke iu krijuar atyre mundësi punësimi dhe vetëpunësimi. Në vitin 2012 fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për mbështetjen e iniciative të Biznesit Social ishte 70 milion lekë.

Personat me aftësi të kufizuar janë mbështetur në vazhdimësi nga politikat e Qeverisë, duke rritur numrin e përfituesve dhe masën e përfitimit. Numri i PAK të mbështetur nga skemat e ndryshme shtetërore ka ardhur duke u rritur nga viti në vit duke arritur në 124,50070 në vitin 2012, ose rreth 2 herë krahasuar me vitin 200871. Në përgjigje të kërkesës së personave më aftësi të kufizuar, personat që kujdesen për PAK tashmë përfitojnë sigurime shoqërore. Në nëntor 2012 u ratifikua Konventa e OKB-së “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”, e cila siguron të drejta më të mëdha për këtë kategori dhe parashikon trajtimin e paaftësisë jo thjesht nga këndvështrimi mjekësor, por edhe social.

Progres është bërë për trajtimin e komuniteteve Rom dhe Egjyptiane, edhe pse ende gjendja e këtij komuniteti mbetet problematike. Pas anëtarsimit në “Dekadën e Përfshirjes së Romëve”, në vitin 2009 u miratua Plani Kombëtar i Veprimit për Dekadën 2010-2015, në zbatim të të cilit janë marrë një sërë masash që kanë sjellë përfshirjen e tyre në programet e punësimit dhe formimit të tyre profesional. Zbatimi i programeve specifike të punësimit sidomos për gratë rome dhe ofrimi i kurseve të formimit profesional falas, ka sjellë një rritje të punësimit të tyre në rreth 20% më shumë në vitin 2012, krahasuar me vitin 201072. Progres ka patur në zbatimin e politikave të përfshirjes në arsim, ku në vitin shkollor 2012-2013 u regjistruan 10 studentë rom në degë të ndryshme73. Megjithatë vazhdon të mbetet problem arsimimi për fëmijët ku 55% e fëmijeve të grupmoshës nën 15 vjeç, janë analfabetë krahasuar me 2% të komunitetit jo rom. Ndjekja e shkollës prej vajzave rome, pas moshës 11 vjeç, është dukshëm më e lartë sesa ajo e djemve, ndërsa pas kësaj moshe vajzat rome e ndjekin shkollën në një masë prej 23% më pak sesa djemtë.

Në vitin 2012 përfundoi harta digjitale e shpërndarjes demografike të komunitetit Rom në Shqipëri dhe aksesit të tyre ndaj shërbimeve. Kjo hartë do të shërbejë si bazë për planifikimin e ngritjes së shërbimeve aty ku janë nevojat më të mëdha.

Fëmijëve dhe të drejtave të tyre u është kushtuar një vemendje e veçantë vitet e fundit. Kuadri ligjor dhe nënligjor në fushën e mbrojtjes së fëmijëve është plotësuar dhe adoptuar në përputhje me dokumentat ndërkombëtare dhe me legjislacionin e BE-së, si dhe është hartuar Plani i Veprimit për Fëmijët 2012-2015. Mbështetur në Ligjin nr 10347, dt 04.11.2010 “Për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës”, janë ngritur struktura të reja përkatëse që garantojnë mbrojtjen e këtyre të drejtave, si Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në nivel qendror dhe ka vazhduar puna për ngritjen e njësive për të drejtat e fëmijëve/njësive për mbrojtjen e fëmijëve në nivel komune/bashkie/qarku 74. Në vitin 2010 u ngrit dhe nisi nga funksionimi një shërbim i ri për fëmijët, kujdestaria e përkohshme, i cili tashmë është shtrirë në të gjithë vendin dhe familjet kujdestare që ofrojnë këtë shërbim për fëmijët që vijnë nga familje me probleme social-ekonomike mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit. Gjithashtu është ngritur rrjeti i grupeve mikse mes forcave të policisë dhe punonjësve social për identifikimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve që shfrytëzohen për lypje. Në po këtë kontekst, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Brendshme ndërmorrën nismën për evidentimin e rasteve dhe marrjen në mbrojtje të menjëhershme të fëmijëve, të cilët shfrytëzohen për lypje dhe punë të detyruar duke miratuar Urdhrin e Përbashkët Nr. 125, Dt 23.08.2012 ndërmjet Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrisë së Brendshme “Për

70 Sipas raportit të Ministrisë së Financave për monitorimin e buxhetit të MPCSSHB 2012. 71 Numri personave që përfitonin nga ndihma për PAK në 2008 ka qenë 57,333. 72 Nxjerrja e të dhënave të sakta ka qenë e vështirë pasi një numër i vogël individësh Rom drejtohen në Zyrat e Punësimit. Në të ardhmen INSTAT parashikon mundësinë e matjes së shkallës së punësimit të kësaj kategorie nëpërmjet Anketës së Forcave të Punës. 73 Në fillim të vitit shkollor 2012-2013 MASH miratoi kuota të veçanta për studentë Rom dhe Egjyptianë në institucionet e arsimit të lartë shtetëror. Gjithashtu bazuar në një marrëveshje të arritur ndërmjet Ministrisë së Punss, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Universiteteve private në Shqipëri. 74 Rreth 49 Njësi për Mbrojtjen e Fëmijëve që janë ngritur në 23 bashki dhe 26 komuna – (Shih Raporti Vjetor i Monitorimit të Zbatimit të Ligjit “Për Mbrojtjen e Të Drejtave Të Fëmijëve” - 2012).

Page 64: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

64

mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të cilat janë të ekspozuar ndaj formave të ndryshme të abuzimit. Në mars 2011 u krijua një sistem ndihme për fëmijët e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Rritja e pjesëmarrjes së grupeve të veçanta dhe veçanërisht të grave në nevojë në tregun e punës; ulja e pabarazive në aksesin e shërbimeve bazë ndërmjet qendrave dhe periferive të qyteteve, ndërmjet zonave rurale e atyre urbane si dhe ndërmjet zonave malore e atyre fushore; rritja e efikasitetit të skemës së ndihmës ekonomike dhe krijimi i një sistemi tërësisht funksional dhe efektiv të kujdesit shoqëror të bazuar në parimin e decentralizimit, çinstitucionalizimit, për përfshirjen e grupeve vulnerabël në programet e mbrojtjes sociale duhet të jënë në fokusin e politikave të ardhshme.

Page 65: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

65

3.7.4 SIGURIMET SHOQËRORE

Fokusi kryesor i Qeverisë Shqiptare në fushën e sigurimeve shoqërore është realizimi i reformës parametrike dhe sistemike për arritjen e standardeve të Bashkimit Europian.75 Sistemi i pensioneve në Shqipëri i cili funksionon sipas parimit pay-as-you-go “kontributet e sotme paguajnë pensionet e sotme” është në proces reformimi. Reforma parashikon kalimin gradual nga sistemi aktual me dy shtylla në një sistem shumështyllësh të pensioneve si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e shtyllës së tretë të pensioneve, nëpërmjet lidhjes më të mirë të kontributeve dhe pensioneve, krijimit të një skeme pensionesh të bazuar dhe të balancuar me kontribute, si dhe përmirësimit të administrimit të skemës duke forcuar kontrollin mbi pagesat e sigurimeve shoqërore dhe duke rritur ndërgjegjësimin për zbatimin e ligjeve që rregullojnë sistemin.

Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të zbatimit të Dokumentit për Politikat e Pensioneve për periudhën 2007-201276 janë zbatuar një sërë iniciativash për përshtatjen e sistemit të sigurimeve shoqërore me zhvillimet ekonomike e sociale dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të skemës. Si rezultat i reformave të ndërmarra është arritur: (i)rritja graduale e moshës së daljes në pension nga 60 ne 65 për meshkujt dhe nga 55 në 60 për femrat; (ii)reduktimi i normës së kontributit nga 38.5% në 24.5% dhe përgjithësisht ulja e barrës kontributive të biznesit me 36.4% në funksion të nxitjes së punësimit, shtimit të numrit të kontribuesve dhe uljes së evazionit të kontributeve; (iii)rritja graduale e pensioneve të ulëta, me qëllim barazimin gradual të pensioneve të fshatit me ato të qytetit, vendosja e skemës së kompensimit të të ardhurave mujore të pensionistëve që përfitojnë pensione minimale, etj.

Reformat e ndërmarra kanë synuar nxitjen e punësimit dhe zvogëlimin e evazionit të kontributeve. Reduktimi gradual i normës së kontributit e cila ishte shumë e lartë, dhe rrjedhimisht deformonte tregun e punës, frenonte punësimin e stimulonte evazionin e kontributeve, u shoqërua me një reformë në sistemin e sigurimeve shoqërore. Pas një zvogëlimi të parë prej 9% në vitin 2006, norma e kontributit të sigurimeve shoqërore u reduktua me 5% në vitin 2009, duke arritur në 24.5% ose një reduktim prej rreth 36% nga niveli i mëparshëm. Reduktimi i normës së kontributeve u shoqërua me masa administrative për përmirësimin e mbledhjes së tyre, ndër të cilat më kryesore konsiderohet konsolidimi i procedurave të mbledhjes së kontributeve nga strukturat e tatim-taksave, si dhe informatizimi i procedurave të deklarimit dhe kontrollit të pagesave. Megjithëse në 6 vitet e fundit norma e kontributit është reduktuar me 36%, të ardhurat nga kontributet janë rritur me 18.7% ose një ndikim i përgjithshëm me 54%. Grafikisht norma e kontributit dhe të ardhurat për periudhën 2006-2012 paraqiten si më poshtë:

Zhvillimet ekonomike, reduktimi i normës së kontributeve si dhe përmirësimi i procedurave të mbledhjes dhe inspektimit kanë sjellë si pasojë edhe rritjen e numrit të kontribuesve me rreth 27% krahasuar me fillimin e reformës, viti 2006. Gjithashtu reduktimi i normës së kontributeve është

75

Reformë që zbatohet në përputhje me Nenin 99, të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, nё Kartën Sociale Evropiane (e rishikuar), SKZHI

Objektivat e Mijëvjeçarit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe objektivave kryesore tё programit tё Qeverisё nё fushën e mbrojtjes sociale 76

Ne vitin 2007, me mbështetjen e Bankës Botërore u hartua nje dokument “Mbi Opsionet e Reformës së Sistemit të Pensioneve”, dhe në

vijim u propozua draftimi i një reforme me konsensusin e gjithë spektrit politik

Page 66: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

66

shoqëruar edhe me rritje të nivelit të pagave mbi të cilën paguhen kontributet, kjo për arsye të politikave të qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik, për rritjen e pagës minimale si dhe për shkak të minimizimit të mundësive për fshehjen e pagës reale për pagesën e kontributeve. Kjo politikë pati si synim rritjen e pagës minimale, dhe krijimin e sistemit që eleminon fshehjen e pagës reale, për shkak të pagesës së kontributeve. Vetëm për periudhën 2008-2012 paga mesatare individuale është rritur nga 33,700 lekë në 40,492 lekë, ose 20.1 %.

Treguesi: Norma e Varësisë së Sistemit (NVS) 77- raporti ndërmjet numrit të kontribuesve dhe përfituesve

Në vitin 2012 norma e varësisë ishte në nivelin 1.3. Ndonëse është përmirësuar nga viti në vit, përsëri duhet pranuar se ende sistemi i sigurimeve shoqërore nuk ka arritur të dalë nga niveli kritik.

Përfitimet nga pensionet janë rritur me ritme të shpejta falë politikave për rikuperimin e efekteve gërryese të inflacionit, përmirësimit të jetës së pensionistëve, dhe reduktimit të varfërisë. Numri i përfituesve nga viti 2008 deri në vitin 2012 është rritur më rreth 19 mijë persona (ose 4% më shumë). Numri i personave që përfitojnë pensionet e invaliditetit është rritur ndjeshëm, me 34%, ndërkohë që numri i pensioneve familjare ka rënë me 4.4%. Shpenzimet për pensionet janë rritur në masën 36.6% në vitin 2012, kundrejt vitit 200878. Politikat e pensioneve kanë synuar një rritje më të lartë për pensionet e ulëta si dhe barazimin e pensioneve të fshatit me ato të qytetit, për të gjithë ata fermerë që kanë kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore nga viti 1994 dhe në vazhdim. Krahas indeksimit të përvitshëm të pensioneve, nga qeveria janë zbatuar edhe politikat e rritjes së të ardhurave për pensionistët me të ardhura minimale nëpërmjet vendosjes së një kompensimi të financuar nga Buxheti i Shtetit. Pensioni minimal dhe të ardhurat minimale në qytet dhe në fshat të krahasuara me rritjen e indeksit mesatar të çmimeve për vitet 2001-2012 jepen në grafikët e mëposhtëm:

Figura 48: Rritja e pensionit minimal dhe të ardhurave minimale 2001-2012 në Qytet

Burimi: ISSH

77 Norma e varësisë, që shpreh raportin e përfituesve ndaj kontribuesve të skemës së sigurimeve shoqërore

78 Shpenzimet për pensionet në vitin 2008 ishin 52.4 miliard lekë, ndërsa në vitin 2012 arritën në 71.6 miliard lekë

Page 67: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

67

Figura 49: Rritja e pensionit minimal dhe të ardhurave minimale 2001-2012 në Fshat

Burimi: ISSH

Të dhënat dhe grafikët e mësipërm evidentojnë fokusimin e Qeverisë në politika pensionesh që tentojnë mbajtjen e përfitimeve në nivele të pranueshme, shmangien e efekteve gërryese të inflacionit, garantimin e një minimumi jetik, rritjen më të lartë të pensioneve të ulëta dhe barazimin gradual të shumës minimale të pensionit si në qytet dhe në fshat, si dhe përdorimin e transfertave si një element i rëndësishëm i reduktimit të varfërisë.

Treguesi: Norma e zëvendësimit (raporti ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare)

Raporti i zëvendësimit pension mesatar/pagë mesatare në Shqipëri në vitin 2012 për pensionet e qytetit arriti në 36.5%, ndërsa për pensionet e fshatit 41.6%. Ndërsa në vitin 2011 ky raport, për pensionet e qytetit ishte në 35.6%, ndërsa për pensionet e fshatit 41.6%. 79 Gjatë periudhës 2009-2010 ka patur një rritje të vazhdueshme të pensioneve e veçanërisht të pensioneve të ulëta si në qytet ashtu edhe në fshat. Në vitin 2009 të ardhurat minimale të pensionistëve në qytet u rritën me 8%, ndërsa në fshat me 17%, krahasuar me një vit më parë. Në korrik, edhe në vitet 2010-2012 u realizua rritja e pensioneve, mbi nivelin vjetor të inflacionit dhe respektivisht 4-6-5% për pensionet e qytetit dhe 10-5% për pensionet e fshatit. Rritja më e madhe dhe e diferencuar e pensioneve të fshatit bëhet në zbatim të strategjisë së zhvillimit të skemës së sigurimeve shoqërore, me qëllim barazimin e tyre me pensionet e qytetit në vitin 2012.

Modernizimi i Sistemit të Sigurimeve Shoqërore ka sjellë një përmirësim të mbatjtes së të dhënave dhe përmirësimin e operimit të sistemit. Është bërë informatizimi i sistemit të pensioneve80, digjitalizimi i të dhënave historike kontributive të personave të punësuar dhe kalkulimi i automatizuar i përfitimeve të reja dhe të pagesës së përfitimeve. Deri në fund të vitit 2012 janë përfshirë në sistem mbi 184 mijë përfitues. Është përmirësuar infrastruktura nëpërmjet rikonstruksionit të ndërtesave të Drejtorive Rajonale, ngritjes së një arkivi qendror me infrastrukturë të kompletuar. Është bërë fuqizimi i strukturës, për ta bërë atë më efikase dhe është rritur transparenca e janë përmirësuar marrëdhëniet me publikun.

79 Përfitimet përgjithësisht duhet të mbulojnë një shkallë të caktuar të të ardhurave neto në vitet e fundit të punës. Sipas konventave ndërkombëtare shkalla e zëvendësimit nuk duhet të jetë nën 40%, por një sistem vlerësohet i mirë kur jep mbi 55% në mënyrë që bashkë me skemat suplementare të japë rreth 70 – 75% 80 Informatizimin e Sistemit Financiar të ISSH dhe ndërfaqësimin e tij me Thesarin, Bankat, Ministrinë e Financave, Postën Shqiptare, Drejtorinë e Përgjithshme

dhe Institutin e Sigurimit të Kujdesit Shendetësor, etj.

Page 68: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

68

3.7.5 SHËNDETËSIA

Reforma në sektorin e shëndetësisë gjatë kësaj periudhe është fokusuar në drejtim të: (i)përmirësimit të kuadrit rregullator në sistemin shëndetësor; (ii)rritjes së efikasitetit financiar; (iii)përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe (iv)rritjes së aksesit të popullatës në shërbimet shëndetësore.

Gjatë këtij katër-vjeçari janë marrë disa masa në drejtim të përmirësimit të legjislacionit dhe vendosjes së standardeve. Është miratuar ligji për shërbimet shëndetësore dhe ligji për kujdesin Shëndetësor Publik, janë hartuar dhe zhvilluar standardet për institucionet spitalore81, standardet e Kujdesit Parësor dhe standardet përkatëse për Shërbimin Stomatologjik, Laboratorik dhe Farmaceutik, si dhe janë marrë disa masa që lidhen me hartimin e standardeve të menaxhimit të QSH, Udhëzuesve dhe Praktikave Klinike e Protokolleve Klinike. Është ndërtuar kuadri rregullator për akreditimin e detyrueshëm të të gjithë institucioneve shëndetësore publike apo private, vendore apo të huaja që operojnë në Shqipëri, bazuar në standarde të miratuara të akreditimit të shërbimeve shëndetësore.

Vemendje i është kushtuar rritjes së qëndrueshmërisë së financimit dhe përmirësimit të menaxhimit të sistemit shëndetësor. Ligji82 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor” vendosi zbatimin e skemës së sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor, duke e shtrirë skemën e sigurimeve të kujdesit shëndetesor edhe në shërbimin shëndetësor privat. Në fokus ka qenë forcimi i sistemit të financimit të shërbimeve shëndetësore spitalore83, nëpërmjet kalimit nga një sistem i centralizuar në një menaxhim dhe administrim më efikas dhe praktik, bazuar në skemën e organizimit rajonal. Vendosja dhe respektimi i sistemit të referencës ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e performancës së sistemit shëndetësor, duke rritur numrin e pacientëve të siguruar. Nëse më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vetëm 40% e pacientëve ishin të siguruar, në 2011 ky numër arriti në 70 %. Synohet forcimi dhe modernizimi i spitaleve rajonale dhe shndërrimi i spitaleve bashkiake në spitale ditore apo qendra shëndetësore që ofrojnë shërbime të urgjencës mjekesore dhe shërbime ambulatore të integruara.

Është punuar në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës fizike dhe teknologjisë mjekësore të institucioneve spitalore, së bashku me forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Financimi i sektorit të shëndetësisë ka ardhur gjithmonë në rritje. Në vitin 2012 financimi për këtë sektor ishte rreth 60% më i madh kundrejt vitit 200884. Gjatë kësaj periudhe janë kryer investime të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës spitalore, në disa rrethe si ndërtimi i spitalit të ri në Kavajë, bllok spitalor në Tiranë, Qendra e Neurokirurgjisë në QSUT, Elbasan, spitali psikiatrik në Shkodër. Mjaft pajisje të teknologjisë mjekësore të fjalës së fundit janë në shërbim të qytetarëve në të gjithë qarqet. Është realizuar pajisja dhe modernizimi i 14 shërbimeve të urgjencës në të gjithë vendin. Falë përmirësimit të teknologjisë, futjes së metodave të reja diagnostikuese dhe trajtuese, u realizua transplanti i parë renal; janë realizuar operacione mjaft të vështira në zemër, si dhe janë futur metoda të reja ndërhyrjeje endoskopike.

Zhvillimi i kujdesshëm i iniciativës private ka nxitur cilësinë, efikasitetin dhe përgjigjen dinamike ndaj një sërë sfidash aktuale, që strukturat publike, të vetme, nuk mund t’i kapërcejnë. Futja e një koncepti të ri në riorganizimin e strukturave publike dhe private, si komplementare të njëra tjetrës, sipas disa kushteve të qarta rregullatore, të përcaktuara mirë për funksionimin e tyre, kanë rritur konkurrencën dhe si rrjedhojë, kanë përmirësuar cilësinë e shërbimeve në sektorin publik. Një sërë shërbimesh, si ai i ushqimit dhe hotelerisë, menaxhimit të mbetjeve spitalore, shërbimit të sigurisë, ofrohen tashmë në shumë spitale nga sektori privat.

81 Në bashkëpunim me ISKSH-në, QSUT-n dhe QKSCA-në, aktualisht janë përgatitur rreth 115 udhezues për diagnozat më të shpeshta dhe që marrin pjesën më të madhe të buxhetit për mbulimin e tyre, si dhe rreth 123 protokolle klinike. 82 Ligji nr.10383, datë 24.02.2011, përcakton statusin ligjor, strukturën, funksionet dhe veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, si dhe modalitet e menaxhimit të sistemit të financimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga skema e sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor. 83 Mbështetur në VKM-në nr. 140, 17.02.2010 “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor”. 84 Buxheti i vitit 2008 ishte 22.2 miliardë lekëë, ndërsa në vitin 2012 35.5 miliardë lekë

Page 69: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

69

Gjithashtu, si rrjedhojë e ofrimit të shërbimit të dializës nga qendra dialize private në Tiranë, Durrës dhe Fier, numri i të sëmureve që përfitojnë këtë shërbim është rritur me 2.5 herë.

Aksesi i popullatës në shërbimin shëndetësor është përmirësuar përmes ofrimit falas të një sërë shërbimësh shëndetësore. Rol në mirëfunksionimin e sistemit të kujdesit shëndetësor ka luajtur sanksionimi, zgjerimi dhe forcimi i shërbimeve bazë të shëndetit publik të shërbimeve shëndetësore esenciale: zgjerimi i kalendarit të imunizimit; mbështetja e planifikimit familjar pa pagesë; kujdesi për fëmijën; kujdesi për gruan shtatzanë; promocioni shëndetësor; depistimi; mbikëqyrja si dhe parandalimi i HIV/AIDS dhe TB; hetimi epidemiologjik, etj. Rëndësi i është kushtuar monitorimit të faktorëve të lidhur me mjedisin dhe ushqyerjen në përputhje me kërkesat e Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit. Futja e vaksinës së re të pneumokokut në skemën e vaksinimit është një arritje në fushën e shëndetit publik në Shqipëri, krahas mbulesës vaksinale prej 96% për të gjitha vaksinat e skemës.

Si rezultat i reformave të ndërmarra për parandalimin, investimeve të kryera në teknologji dhe rritje kapacitetesh, treguesit në sektorin e shëndetësisë janë përmirësuar ndjeshëm duke e rradhitur në disa raste Shqipërinë në nivelin e vendeve të zhvilluara.

Treguesi: Shkalla e vdekshmërisë foshnjore dhe shkalla e vdekshmërisë amtare

Nevoja për shëndetin e mirë të nënës dhe fëmijës është trajtuar si një prioritet kryesor i qeverisë dhe është evidentuar duke rritur aksesin në shërbime të përmirësuara të paralindjes, lindjes dhe paslindjes. Treguesit më domethënës janë vdekshmëria amtare dhe ajo foshnjore, ecuria e të cilëve tregon një ulje të nivelit për vitin 2012, 1.4 dhe 3.6 herë më pak se 2008.

Përmirësimi i këtyre dy treguesve ka ardhur si rrjedhojë e një sërë ndërhyrjesh në shërbimet ndaj nënës dhe fëmijës të kryera në kuadrin e reformës në Kujdesin Shëndetësor Parësor. Shërbimi shëndetësor për nënën dhe fëmijën ofrohet falas në bazë të paketës së shërbimeve të miratuar në vitin

Figura 50: Tendenca e treguesit të vdekshmërisë foshnjore dhe amëtare 2008-2012

Burimi: Ministria e Shëndetësisë, INSTAT

Figura 51: Krahasimi i treguesve të vdekshmërisë foshnjore dhe fëmijëve të sapolindur.

Burimi: Raporti i Vdekshmerisë se Fëmijve 2012 – UNICEF, BB, OBSH

Page 70: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

70

2009. Për të siguruar cilësi shërbimi është ngritur në 36 rrethe sistemi i monitorimit të performancës së shërbimit të kujdesit për nënën85 dhe fëmijën, si edhe sistemi i survejancës së keqformimeve të lindura dhe aborteve. Janë kryer investime në infrastrukturën e materniteteve86, si dhe është kryer trajnimi dhe vlerësimi i materniteteve rajonale në kuadrin e iniciativës për Krjimin e Spitaleve mike të foshnjës87, janë unifikuar protokollet për planifikimin familjar. Impakti i politikave dhe përpjekjeve prej dy dekadash duket qartë në grafikun e mësipërm, ku paraqitet ecuria e dy treguesve të lidhur me vdekshmërinë foshnjore88.

Përllogaritjet e bëra nga OBSH-ja lidhur me vdekshmërinë amtare në botë, tregojnë se Shqipëria krahasuar me vitin 1990 e ka ulur vdekshmërinë amtare me -44 %89. Megjithë uljen, ajo mbetet përsëri pas vendeve të tjera të EJL-së, ose Ballkanit lidhur me arritjen e këtij treguesi.

Treguesi: Shkaqet e vdekjeve sipas grup-sëmundjeve për 100,000 banorë (sipas gjinisë)

Ndonëse treguesit kryesorë në shërbimin shëndetësor parësor edhe në atë spitalor janë në rrugën e përmirësimit të tyre, duke bërë që disa tregues të rëndësishëm, si ai i vdekshmërisë foshnjore, jetëgjatësisë, vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë kronike janë të krahasueshme me vendet e zhvilluara, ndërsa vdekshmëria amtare, dhe sëmundshmëria akute infektive janë të krahasueshme me ato të vendeve në zhvillim.

Vdekjet nga sëmundjet e Aparatit të Qarkullimit zënë vëndin e parë me 58.4% të vdekjeve në këtë strukturë. Brenda këtij grupi 50.4% e vdekjeve janë tek meshkujt kundrejt 49.6% të vdekjeve tek femrat. Megjithatë shihet një tendencë e rritjes së vdekjeve tek femrat gjatë viteve të fundit. Vdekjet nga Tumoret zënë vendin e dytë me një raportim prej 16.8% në nivel vendi. Në këtë raportim përqindjen më të lartë e kanë meshkujt me 64.3% në raport me femrat 35.7%. Veçanërisht një vend të rëndësishëm zënë tumoret malinj të aparatit tretës, të frymëmarrjes dhe urogjenitale. Vdekjet nga Dëmtimet Traumatike, Helmimet dhe Aksidentet zënë vëndin e tretë, pas simptomave dhe shenjave të sëmundjeve në strukturën e vdekshmërisë së përgjithëshme. Shkaqet e vdekjeve në këtë grup janë 28 raste për 100 mijë banorë, ku për meshkujt është 21.5 raste për 100 mijë banorë dhe tek femrat 6.4 raste për 100 mijë banorë. Traumat, helmimet dhe aksidentet zënë 5.7% të vdekjeve në strukturën e vdekshmërisë nga ku 77.2% janë meshkuj dhe 22.8% janë femra. Vdekjet nga sëmundjet e Aparatit të Frymëmarrjes zënë vendin e katërt me 15 vdekje për 100 mijë banorë. Si dinamikë, vdekjet nga ky grup-sëmundjesh kanë ardhur duke u ulur gjatë viteve të fundit. Në raport me femrat këto sëmundje janë 1.5 herë më shumë tek meshkujt.

Struktura e vdekshmërisë për vitet e fundit mbetet e pandryshuar në aspektin e saj të përgjithshëm, por shihet një ndryshim i saj në aspektin e lëvizjes nga fshati në qytet, kjo e lidhur ngushtë me lëvizjen e popullsisë nga zona rurale në atë urbane. Ndërsa në sturkturën e përgjithshme të vdekshmërisë meshkujt zënë 54% kundrej 46% të vdekjeve90 që janë femra. Nga ana e strukturës moshore, në bazë të raportimit të skedës së vdekjeve 2.5% janë të grupmoshës 0-14 vjeç, 30.3% janë 15-69 vjeç dhe 67.1% janë mbi 70 vjeç.

Progres është arritur me realizimin e programeve për përdormin e TIK-ut në shëndetësi, në kuadër të programit E-Health. Është ngritur sistemi i bazës së të dhënave për Institutin e Shëndetit Publik91, i cili do shërbejë si një njësi qendrore e gjithë informacionit shëndetësor. Në Spitalin Universitar Gjinekollogjik “Mbretëresha Geraldinë” u bë i mundur zbatimi i programit ASTRAIA, i cili ndihmon në rritjen e efektivitetit të menaxhimit të proceseve të përditshme administrative, dhe rrit ndjeshëm cilësinë e shërbimit të ofruar ndaj pacientëve. Është krijuar Qendra Kombëtare e

85 97% e grave shtatzëna marrin vizitën e parë brenda tremujorit të parë të shtatzënisë dhe 98% e grave asistohen nga personel mjekësor gjatë lindjes. 86 Maternitetet në 16 rrethe të vendit janë pajisur nëpërmjet një investimi në mbi 110 mijë dollarë, të UNFPA (Shih Raporti Vjetor I Monitorimit të Zbatimit të Ligjit “Për Mbrojtjen e Të Drejtave Të Fëmijëve” - 2012. 87 8 maternitete janë çertifikuar si institucione që promovojnë praktikat më të mira të Iniciativës “Spitale Mike të foshnjës” të OBSH/UNICEF që përputhen me 10 hapat e ushqyerjes me gji. Së fundmi është bërë vlerësimi i materniteteve të rretheve Shkodër, Korçë, Kukës, për t`i çertifikuar si institucione që mbrojnë dhe nxisin ushqyerjen me gji. 88 Të dhënat bazohen në raportin e Vdekshmërisë së Femijëve – 2012, të përgatitur nga Levels & Trends. Raporti bën vlerësimin e ecurisë së vendeve bazuar në treguesit e zhvilluar nga Grupi i Agjensive të OKB-së për vlerësimin e vdekshmërisë së fëmijëve. 89 Raporti i Vlerësimit të Vdekshmërisë Amëtare 2012-OBSH – BB, Unicef 90 Të dhënat për këtë tregues bazohen në studimin e kryer nga INSTAT në vitin 2010. 91 Me mbështetjen e Bankës Botërore, në kuadër të Programit për Modernizimin e Sistemit Shëndetësor Shqiptar

Page 71: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

71

Telemjekësisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës 92 dhe pesë qendra rajonale të Telemjekësisë (Kukës, Shkodër, Durrës, Korçë dhe Vlorë). Qendra do të shërbejë si bazë për telemjekësinë kombëtare në Shqipëri, në mënyrë të veçantë do të adresojë çështjet e qasjes rurale, kujdesin për pacientin, dhe të edukimit mjekësor për profesionistët e shëndetësisë, duke lehtësuar partneritetin me disa spitale dhe universitete ndërkombëtare.

Orientimi i politikave në sektorin e shëndetësisë edhe për vitet në vijim do të synojë konsolidimin e aplikimit të sistemit të referimit, përmirësimin dhe rritjen e efektshmërisë së financimit mbi bazë performance, ngritjen dhe mbajtjen e një sistemi unik të informacionit shëndetësor, zhvillimin mekanizmave të reja e të qëndrueshme të aktiviteteve të edukimit në vazhdim, konsolidimin e sistemit të farmakovigjilencës për të siguruar barna të sigurta dhe cilësore për popullatën.

92 Me mbështetjen e USAID-it

Page 72: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

72

3.7.6 ARSIMI PARAUNIVERSITAR

Politikat e ndjekura në fushën e arsimit parauniversitar kanë synuar reformin e tij në funksion të rritjes së treguesve sasiorë e cilësorë të arsimimit. Reforma strukturore e ndërmarrë në arsimin e detyrueshëm, realizoi njësimin e këtij sistemi me ato të vendeve të OECD-së. Kalimi nga sistemi 8 vjeçar në 9 vjeçar93 njësoi sistemin e arsimit të detyrueshëm me ato të vendeve të OECD-së si dhe konsolidoi sistemin 9-vjeçar në tërësi, si në strukturë dhe në përmbajtje. Ky ndryshim strukturor u shoqërua me reformimin e përgjithshëm të kurrikulës së gjimnazit, duke e ndarë atë në kurrikul të detyruar dhe kurrikul me zgjedhje, si dhe me trajnimin e kualifikimin e mësuesve për zbatimin e kurrikulës së re. Matura shtetërore është konsoliduar më tej. Në vitin shkollor 2010-2011 është aplikuar për herë të parë Diploma e Maturës Shtetërore (në gjuhën shqipe dhe angleze) e lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe jo nga shkolla e mesme, një standard i ri cilësor që e përafron shumë Maturën shqiptare me atë të vendeve të tjera.

Treguesi: Shkalla neto e regjistrimit në arsimin e mesëm. Numri i studentëve që ndjekin klasat 9-12 në krahasim me popullsinë e grup-moshës përkatëse (14-17-vjeç).

Për vitin shkollor 2009-2010, ky tregues u paraqit në nivelin 60.5%, në një raport pothuajse të barabartë midis meshkujve dhe femrave, duke shënuar një rritje prej 0.6% krahasuar me nivelin 59.9% për vitin shkollor 2008-2009. Me thellimin e mëtejshëm të reformave tashmë të nisura shkalla neto e regjistrimit për vitin 2010-2011 arriti në 64.7%, kurse në vitin 2011-2012 arriti në 73%. Siç shihet, treguesi i shkallës neto të regjistrimit në arsimin e mesëm është rritur me 13.1 %, kundrejt vitit 2008-2009.

Gjithashtu rritje ka pësuar ndjekja e arsimit të mesëm, niveli i të cilit në vitin shkollor 2012-2013 arriti

në masën 92% duke u rritur me 8.2 pikë përqind krahasuar me vitin shkollor 2008-2009.

Megjithë përmirësimet, Shqipëria mbetet ende pas disa vendeve të Ballkanit lidhur me ndjekjen e arsimit të mesëm, duke u renditur në Raportin e Konkurrueshmërisë Globale 2013 në vendin e 63, pas Malit të Zi, Serbisë e Kroacisë, duke lënë pas Maqedoninë dhe BiH.

Ndryshimet strukturore u realizuan dhe në sistemin e shkollave profesionale, me synim reformimin dhe adoptimin e tij në përputhje me dinamikën e nevojave të tregut të punës. Për

93 Viti shkollor 2009-2010 ishte viti që shënoi kalimin në sistemin 3-vjeçar të arsimit të mesëm, pas strukturimit në 9 vite të arsimit bazë.

Figura 52: Shkalla e ndjekjes së arsimit të mesëm

Burimi: MASH

Page 73: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

73

herë të parë u zbatua struktura e re e shkollave profesionale me tre nivele çertifikimi 2+1+1; 2+2; 4 vjet. Kjo strukturë është më fleksibël dhe i përshtatet dinamikës së zhvillimit të tregut, edhe në përputhje të plotë me Kornizën Europiane të Kualifikimeve. Filloi aplikimi i sistemeve nxitëse financiare me qëllim thithjen më të madhe të nxënësve në disa degë të veçanta dhe mbështetjen e grupeve të varfëra94. Rezultatet e reformës dhanë efektet e tyre pozitive, në rritjen e numrit të nxënësve që ndjekin arsimin profesional rreth 38% krahasuar me vitin 2008-2009. Numri i drejtimeve dhe profileve të reja në AP në përputhje me kërkesat e tregut të punës arriti në 60 profile nga 25 profile në vitet 2005-2009.95 Ndërkohë që institucionet e arsimit të lartë ofrojnë programe post-sekondare. Në vitin 2012-2013 ndoqën programet post-sekondare 890 studentë.96

Niveli i braktisjes së shkollës është përmirësuar ndjeshëm. Në kuadër të zbatimit të “Planit Kombëtar për reduktimin në zero të braktisjes shkollore deri në vitin 2013”, dhe masave të ndërmarra për identifikimin e dukurisë së braktisjes shkollore dhe riintegrimin e nxënësve braktisës në sistem, niveli i braktisjes në arsimin bazë u ul nga 0.8% që ka qenë në vitin 2008/2009 në 0.37% në vitin 2011/12. Megjithatë ende mbetet problematike fenomeni i braktisjes së shkollës nga fëmijët e komunitetit Rom dhe atyre më aftësi të kufizuar 97.

Një nga arritjet më të mëdha të kësaj periudhë është shtrirja në të gjithë sistemin arsimor të TIK-ut, si mjeti më i fuqishëm i modernizimit të arsimit shqiptar. Në vitin 2005 kishte vetëm 74 shkolla parauniversitare të pajisura me kompjutera, ndërsa në vitin shkollor 2012/2013 ekzistojnë 1,434 kabinete informatike. Numri mesatar i kompjuterave ka arritur në 4.65 PC për 100 nxënës krahasuar me 0,13 PC/100 nxënës në vitin 2008. Kurrikula e TIK-ut është futur në klasat 7-12. Krahas ngritjes së infrastrukturës TIK synohet dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mësuesve në përdorimin e teknologjive arsimore në të gjitha lëndët. Arritjet në këtë drejtim bëjnë që Shqipëria të vlerësohet pozitivisht në raportin e Forumit Ekonomik Botëror “Konkurrenca Globale 2012-2013”, duke u vlerësuar me 4.5 pikë, duke u pozicionuar pas Maqedonisë dhe Kroacisë.

Financimet publike në arsim kanë qenë të qëndrueshme dhe kanë synuar rritjen e raportit të financimeve publike ndaj PBB-së. Financimi publik për arsimin, është karakterizuar nga një normë rritjeje vjetore mesatare prej 10%. Në vitin 2011, financimi publik për arsimin ndaj PPB-së ishte 3.25%, dhe ndaj shpenzimeve publike në kuotën 11.2%98. Gjatë kësaj periudhe u ndërtuan 323 shkolla të reja, dhe u rehabilituan 978 objekte ekzistuese.

Kuadri strategjik dhe rregullator është përmirësuar ndjeshëm. U miratua dhe filloi zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2009-2013, si dhe u hartuan e u miratuan ligji i ri për sistemin arsimor parauniversitar, ligji për arsimin dhe formimin profesional dhe ligji për kornizën shqiptare të kualifikimeve, të cilat janë hartuar sipas përvojës së vendeve europiane.

94 Bursat ofrohen për nxënësit që vijnë nga zonat më pak të zhvilluara dhe ata që ndjekin mësimet në degët e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve dhe ndërtimit, krahas nxënësve me rezultate të mira dhe atyre që plotësojnë kriterin ekonomik. 95 Këto programme ofrohen për: (i)të diplomuarit nga gjimnazet që, për arsye të caktuara, nuk vazhdojnë universitetin dhe nuk kanë ndonjë kualifikim për në tregun e punës dhe (ii)të diplomuarit nga shkollat profesionale të cilët dëshirojnë të marrin kualifikime në një nivel të përparuar. 96 Rritje të ndjeshme të numrit të nxënësve, krahasuar vitet 2005-2009 me vitet 2009-2013, kanë këto qarqe: Kukësi me 90%; Dibra me 76%; Kamza 52%; Durrësi me 47%; Tirana qytet 47%; Gjirokastra me 43%; Elbasani me 38%; Lezha 36%; Korça 33%. 97 Sipas “Raportit Kombëtar mbi Statusin e Grave dhe Barazisë Gjinore në Shqiperi” 2011, braktisja e shkollës nga fëmijët me aftësi të kufizuar është 10 herë më e madhe sesa niveli i përgjithshëm dhe ndjekja e shkollës nga vajzat e komunitetit Rom, është e ulët. (fq 15) 98 Buxheti i shtetit ka qenë kryesisht burimi i financimit të investimeve në arsim, në vlerën prej 18.3 miliardë lekë, si dhe mbështetur me fondet në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, projektet e IPA-së dhe donacione të tjera të huaja.

Figura 53: Aksesi i Internetit në shkolla

Burimi: Raporti i Konkurrueshmërisë Globale 2012-2013

Page 74: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

74

Rritja e cilësisë së shërbimit arsimor që ofrojnë institucionet arsimore parauniversitare, publike dhe jopublike, fuqizimi dhe shtrirja e mëtejshme e sistemit të arsimit parashkollor; shtrirja e shërbimeve të fëmijërisë së hershme për shtresat në nevojë dhe grupet e margjinalizuara, veçanërisht në zonat e thella rurale, ulja e mëtejshme e braktisjes së shkollës, reformimi dhe zhvillimi i arsimit profesional me synim formimin e kapaciteteve të afta për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit, mbeten sfida që duhet të adresohen në të ardhmen.

Page 75: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

75

3.7.7 ARSIMI I LARTË

Objektivi strategjik i reformave të ndërmarra në arsimin e lartë është përafrimi i tij me Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit shkencor. Zhvillimet aktuale në arsimin e lartë shënojnë realizimin e dy prej sfidave të zhvillimit të tij: (i)përmirësimin e aksesit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në arsimin e lartë (ii)zbatimin e strukturës së reformuar treciklore të studimeve, në përputhje me procesin e Bolonjës, në të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Rritja e autonomisë institucionale, akademike dhe financiare, vendosja dhe sigurimi i standardeve europiane të cilësisë, akreditimi i programeve dhe i Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) kanë qenë prioritet i politikave të ndjekura në vitet e fundit.

Në kuadër të reformimit dhe ristrukutrimit të plotë të arsimit të lartë gjatë kësaj periudhe u zbatua plotësisht procesi i Bolonjës. Programet e studimeve u organizuan në tre cikle studimi, në IAL-të publike dhe jopublike, dhe u organizuan sipas sitemit me kredite (ECTS) në përputhje me standardet Europiane dhe kërkesat e Deklaratës së Bolonjës. Zbatimi i plotë i procesit të Bolonjës, përpjekjet për të afruar edukimin me tregun e punës kanë sjellë reformim të thellë të kurrikulës universitare egzistuese dhe kanë shtuar larminë e programeve të reja bashkëkohore. Aktualisht sistemi i arsimit të lartë publik ofron një numër të madh programesh (rreth 173 janë programe të reja në tre ciklet e studimit janë hapur në vitin akademik 2011-2012), kryesisht të orientuara drejt Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, në përputhje me zhvillimet e tregut të punës vendas dhe më gjerë.

Treguesi: Numri i studentëve në arsimin e lartë, sipas statusit me kohë të plotë/të pjesëshme

Përmirësimi i kapaciteteve në institucionet publike të arsimit të lartë, zhvillimi i arsimit të lartë privat, liberalizimi i kuotave të pranimeve në arsimin e lartë, reforma e Maturës Shtetërore, si dhe vendosja e tarifave stimuluese të shkollimit99 kanë qenë faktorët kryesorë në përmirësimin e treguesve të aksesit dhe rritjen e numrit të studentëve në arsimin universitar.

Siç tregon edhe grafiku i mësipërm objektivi i strategjisë së arsimit të lartë që në vitin 2013 numri i studentëve në AL të arrijë në 150,000 studentë, u tejkalua me 8.1% më shumë studentë që ndjekin studimet universitare.

99 Tarifë 0 për të gjithë studentët që vijnë nga shtresa të margjinalizuara si romë, egjiptianë, invalidë, të trajtuar me ndihmë sociale, jetimë nga prindër të rënë në detyrë dhe ish të përndjekur politikë.

Figura 54: Numri i studentëve në arsimin e lartë në total dhe sipas frekuentimit

Burimi: MASH

Page 76: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

76

Reforma për sigurimin e standardeve të cilësisë përfshiu rregullimin e kuadrit ligjor dhe konsolidimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në AL, përmes njësive të vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm. Rregullimet ligjore synuan në përafrimin e plotë të sistemit arsimor shqiptar me atë europian100. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë kryen vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin institucional të programeve të studimit për të tre ciklet e studimit të arsimit të lartë, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Për të siguruar një cilësi të krahasueshme midis insitucioneve të arsimit të lartë në vitin 2010 filloi procesi i vlerësimit dhe renditjes sipas cilësisë të të gjitha universiteteve publike dhe jopublike. Deri në vitin 2011 u akredituan 20 IAL-e jopublike si edhe 125 programe studimi101. Agjencia është duke ngritur sistemin digjital të menaxhimit, si mekanizëm që do të lehtësojë procedurat e vlerësimit dhe akreditimit dhe do të shërbejë për fuqizimin e bashkëpunimit dhe mirëinformimit me grupet e interesit dhe publikun e gjerë.

Krahas arsimit të lartë publik, arsimi i lartë privat ka kontribuar në progresin arsimor të vendit. Studentët të regjistruar në IAL-e private zunë reth 20% të numrit total të studentëve të regjistruar në vitin akademik në vitet akademike 2009-2010 deri 2011-2012, ndërsa në vitin akademik 2012-2013 u vu re një ulje e numrit në ILA-et private, me rreth 33% kundrejt një viti më parë, duke bërë që të bjerë pesha specifike e tij me rreth 14% të numrit të studentëve që ndjekin studimet në këtë vit akademik.

Niveli akademik i stafeve pedagogjike është përmirësuar ndjeshëm. Numri i personelit akademik me gradë dhe tituj shkencorë në IAL-të publike për vitin akademik 2011-2012, ka qenë 10 652 (personel akademik me kohë të plotë dhe të pjesëshme), ku 5 221 pedagogë janë me grada dhe titujt. Në institucionet e arsimit të lartë publik numri i personelit akademik me grada dhe tituj, me kohë të plotë, ka qenë 1 532 dhe me kohë të pjesëshme 725. Gjithashtu është trajnuar staf akademik brenda dhe jashtë vendit për implementimin e metodave të reja të mësimdhënies dhe futjen e përdorimin e teknologjive të reja të mësimdhënies. Ndihmesë të veçantë në këtë drejtim ka luajtur mobiliteti i pedagogëve dhe studentëve përmes programeve të ndryshme europiane si edhe përthithja në jetën akademike të vendit të pedagogëve të rinj dhe veçanërisht atyre me eksperiencë jashtë vendit, siç është programi “Brain gain” 102, që nxit kthimin e këtyre kapaciteteve në Shqipëri, i cili ka mbështetur 141 përfitues.

Është përmirësuar sistemi i menaxhimit dhe rritur transparenca në procesin e realizimit të provimeve të shtetit. Rregullorja e provimeve të shtetit dhe paketa e akteve nënligjore, që rregullon procesin e ngritjes së komisioneve për hartimin e katalogut të pyetjeve, komisioneve të provimeve të shtetit, tarifave dhe gjithë elementët përbërës të dhënies së provimit u përmirësuan ndjeshëm103.

100 Ligji Nr. 10 247, datë 04.03.2010 “Për kornizën shqiptare të kualifikimeve”, ligji përafron plotësisht me “Kornizën e Kualifikimeve në Sistemin e Arsimit të Lartë Europian”, miratuar nga Ministrat përgjegjës të arsimit të lartë europian në Konferencën e Bergen-it, datë 20.05.2005; 101 Në kuadër të Programit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, gjatë periudhës 2009-2011 me qëllim vlerësimin e programeve të studimit në universitetet shqiptare në përputhje me direktivat e Kartës së Bolonjës u realizua Projekti i Renditjes së Institucioneve shqiptare të arsimit të lartë. Qëllimi kryesor i raportit të renditjes, ishte sigurimi i cilësisë në arsimin e lartë, informimi më i mirë i studentëve si dhe krijimi i kapaciteve për ngritjen e sistemit të cilësisë pranë çdo IAL-je 102 Programi Brain Gain është pjesë e planit kuadër të përcaktuar më vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr. 57, dt. 01.02.2012 “Development Policy and Action Plan of “Brain Gain Programme: Engaging Diaspora in Albania’s Development - 2012-2013”, i cili parashikon përfshirjen e diasporës shqiptare në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në shërbim të të gjithë sektorëve të vendit. 103 Në zbatim të detyrimeve të ligjit nr.10 171, datë 22.10.2009 “Për Profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”

Figura 55: Rritja e stafit akademik në vite

Burimi: MASH

Page 77: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

77

Agjencia Kombëtare e Provimeve organizoi Provimin e Shtetit për 6 profesionet e para të rregulluara, në fillim të vitit 2012, duke përdorur për herë të parë një standard të mirëfilltë ndërkombëtar të provimit tërësisht digjital, me transparencë maksimale.

Agjencia Kombëtare e Provimeve zhvilloi Regjistrin Kombëtar të Studentëve, ku çdo student i regjistruar në çdo shkollë të lartë, publike apo private, në të tre ciklet e studimeve universitare, duke filluar nga viti akademik 2011-2012 ka numrin kombëtar të identifikimit, përveç numrit që ka marrë në universitetin ku studion.

Kërkimi Shkencor u konsolidua përmes rritjes së kapaciteteve dhe efektivitetit në menaxhimin e programeve të kërkimit shkencor. Për të asistuar IAL-ët në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për kërkimin shkencor u krijuar Agjencia Kombëtare e Teknologjisë dhe Inovacionit.

Fokusi kryesor i politikave në arsimin e lartë do të jetë sigurimi i cilësisë institucionale, cilësisë në mësimdhënie dhe në aktivitete kërkimore; forcimi i lidhjes mes edukimit dhe tregut të punës; diversifikimi i instrumentave të financimit të arsimit të lartë; si dhe forcimi institucional i Insitucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) nëpërmjet rritjes së autonomisë, llogaridhënies publike si dhe qeverisjes dhe menaxhimit të reformuar.

Page 78: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

78

4. ZHVILLIMI URBAN, RURAL DHE RAJONAL

Zhvillimi urban është përfshirë nga një reformë e qenësishme për përmirësimin e kuadrit bazë ligjor, me qëllim adresimin e sfidave lidhur me planifikimin hapësinor. Si reforma të rëndësishme në këtë sektor përmendim:

1) Miratimi i ligjit të ri për planifikimin e territorit, i cili konsiston në kalimin drejt një sistemi planifikues gjithëpërfshirës, në përshtatje me një sistem miks interesash kombëtare e vendore, publike/private i cili rrit rolin e autoriteteve vendore, nga ndjekës të iniciativës private në përcaktues të linjave në të cilat marrin jetë dhe zhvillohen këto iniciativa.

2) Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

3) Ngritja e Regjistrit të Planifikimit të Territorit, në zbatim të kuadrit ligjor.

Një iniciativë e rëndësishme për zhvillimin rajonal është ngritja e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve, si instrumenti kryesor i konkretizimit të politikës kombëtare për zhvillimin rajonal.

Në qendër të politikave bujqësore të ndjekura në këto vitet e fundit, paralelisht me zhvillimin e mëtëjshëm të infrastrukturës rurale ka qenë dhe mbështetja e ekonomive rurale më qëllim rritjen dhe fuqizimin e tyre, krijimin e fermave me kapacitet të lartë prodhues apo sipërfaqe të mëdha toke bujqësore. Gjithashtu, aplikimi intensiv i skemave subvencionuese për nxitjen e produkteve bujqësore, si subvencionet për kulturat e ullirit, pemëve frutore, agrumishteve dhe vreshtave të reja kanë ndikuar në rritjen e prodhimit bujqësor dhe fuqizimin e fermave bujqësore.

Sektori i turizmit vazhdon të mbetet një ndër komponentet kyç të ekonomisë së vendit, duke kontribuar ndjeshëm si në rritjen ekonomike dhe në punësim. Politikat promovuese, zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe në përgjithësi infrastrukturës turistike, kombinuar dhe me trajtimin mikpritës të turistëve ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të tyre. Trashëgimia kulturore në veçanti, tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e turizmit kulturor, duke i orientuar gjithnjë e më shumë politikat në këtë fushë në funksion të turizmit.

Page 79: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

79

4.1 PLANIFIKIMI HAPËSINOR Një nga reformat më domethënëse në këto vite është miratimi i sistemit të ri të planifikimit të territorit i cili e kthen sistemin nga planifikues, në një sistem që zhvillon dhe kontrollon territorin. Ligji i ri për Planifikimin e Territorit104 “konsiston në vendosjen e një kuadri planifikues gjithëpërfshirës, në përshtatje me një sistem miks interesash kombëtare e vendore publike/private. Ligji nuk ndalet vetëm tek planifikimi, por i kushton vëmendje domethënëse zhvillimit të territorit dhe kontrollit të tij. Ai e rrit rolin e autoriteteve vendore, nga ndjekës të iniciativës private në përcaktues të linjave në të cilat merr jetë dhe zhvillohet iniciativa private.

Në mbështetje të këtij ligji në vitin 2010 u krijua Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), misioni i të cilës është të lehtësojë bashkërendimin horizontal dhe vertikal ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe lokale të planifikimit të territorit në linjë me normat dhe parimet europiane.

Sistemi i ri i planifikimit të territorit synon sigurimin e një zhvillimi të koordinuar dhe të integruar të territorit, përmes përgatitjes nga njësitë e qeverisjes vendore të planeve që mbulojnë gjithë territorin administrativ të tyre. Në zbatim të ligjit, Njësitë Vendore duhet të përgatisin Planin e Përgjithshëm Vendor, që mbulon gjithë territorin administrativ të secilës Njësi. Treguesi: Përqindja e Bashkive të pajisura me një plan territori, sipas Ligjit të Planifikimit të Territorit Në kuadër të kësaj reforme ligjore, e cila kërkon finalizimin e procesit strukturues dhe unifikues të planifikimit të zhvillimit territorial brenda vitit 2012, janë ndërmarrë nismat për hartimin e instrumentave të planifikimit nga 37 bashki ku 16 prej të cilave janë në proces hartimi, 2 në proces miratimi nga Këshillat Bashkiak, 5 në proces prezantimi me publikun dhe 15 në proces përshtatjeje me kërkesat e ligjit të ri “Për planifikimin e territorit”. Gjatë viteve 2009-2012, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 8 plane të përgjithshme dhe vendore rregulluese105; Masterplanin për zhvillimin e integruar të zonës energjetike dhe industriale të Porto Romanos-Durrës; 5 studime urbanistike pjesore, detyra projektimi, për investime në fushën e turizmit apo për objekte të tjera.106

104 Ligji Nr.10119, datë 23.04. 2009, “Për Planifikimin e Territorit” i ndryshuar 105 Plani i Përgjithshëm Rregullues i fshatit Voskopojë; Masterplani dhe Plani i Përgjithshëm Rregullues i Bashkisë Vorë. Plani i Pergjithshem Vendor, Bashkia Himarë; Plani i Pergjithshem Vendor, Bashkia Lushnjë; Plan i Pergjithshëm vendor, Komuna Synej; Plani i përgjithshëm vendor, Bashkia Berat; Plani i përgjithshëm vendor, Bashkia Kamëz; Plani i përgjithshëm vendor, Bashkia Tirane 106 Studimi Urbanistik i zonës Radhimë-Orikum; Detyrës së Projektimit dhe Studimit Urbanistik - derdhja e Vjosës-hidrovori në Qarkun e Vlorës; Studimi Urbanistik – Gjiri i Drinit; Detyra e Projektimit për Planin e Përgjithshëm Rregullues të zonës turistike Vilë Bashtovë, si dhe Studimet Urbanistike Pjesore Komuna Gosë, Kavajë; Detyrë Projektimi për Masterplanin e zonës turistike Pogradec-Drilon dhe Masterplani i zonës turistike Pogradec-Drilon, Komuna Buçimas, Qarku Korcë; Studimi Urbanistik përgjatë rrugës së Rinasit; Instrumentet Kombetare Sektoriale të Planifikimit të Territorit për pozicionimin e antenave të transmetimeve radio-televizive në territorin e “Parkut kombëtar të Dajtit”

Page 80: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

80

4.2 ZHVILLIMI RAJONAL

Politikat kombëtare të zhvillimit rajonal në Shqipëri po realizohen gjithnjë e më tepër në kontekstin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian, duke synuar drejt adoptimit dhe përfshirjes gjithnjë e më të madhe të parimeve të politikës së kohezionit të BE-së. Në qendër të këtyre politikave është mbështetja e zonave më pak të zhvilluara, duke treguar kujdes në sigurimin e një zhvillimi të balancuar të të gjithë rajoneve të vendit.

Treguesi: Niveli i zhvillimit ekonomiko-shoqëror.

Megjithë përmirësimet në disa tregues ekomik e social, rajonet e ndryshme të vendit ende paraqiten në një situatë të diferencuar zhvillimi.

Analiza e nivelit të PBB-së në pesë vitet tregon se Tirana - si qendra kombëtare e rritjes ekonomike - paraqitet edhe me PBB-në më të lartë duke zënë rreth 36% të totalit të PBB-së kombëtare. Fieri dhe Durrësi - polet dytësore të rritjes - paraqiten me tregues të lartë ekonomik, megjithëse më të ulët sesa ato të Tiranës, por mjaft të lartë krahasuar me rajonet e tjera. Fieri dhe Tirana vazhdojnë të prodhojnë afërsisht gjysmën e PBB-së totale. Kukësi dhe Gjirokastra zënë peshën specifike më të ulët ekonomike duke zënë mesatarisht më pak se 3% të kontributit në PBB-së. Pavarësisht peshës specifike që secili rajon zë në totalin e PBB-së, rritja ekonomike e rajoneve në vite paraqitet e ndryshme. Nga krahasimi i niveleve të PBB-së të vitit 2011 me ato të vitit 2008, vihet re se rajoni i Dibrës dhe i Kukësit kanë shënuar rritje më të lartë ekonomike, përkatësisht 31% dhe 28% krahasuar me vitin 2008. Në vitin 2011 qarku i Kukësit është qarku që ka pasur edhe rritjen më të madhe ekonomike me rreth 12% krahasuar me vitin 2010.

Fondi i Zhvillimit të Rajoneve si instrumenti kryesor i konkretizimit të politikës kombëtare për zhvillimin rajonal po kontribuon në zhvillimin e balancuar ekonomiko-social të rajoneve. Fondi për Zhvillimin e Rajoneve (FZHR107) është ngritur bazuar në ligjin nr. 10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e shtetit 2010”. FZHR-ja përbëhet nga grantet konkurruese për infrastrukturën lokale, arsimin (arsimi bazë, parauniversitar dhe arsimi universitar), shëndetësinë, objektet kulturore, sistemin ujësjellës-kanalizime, ujitjen dhe kullimin, pyllëzimin. Duke filluar nga viti 2009, ligji i përvitshëm i buxhetit parashikon funksionimin e FZHR-së me fonde të buxhetit108. Në këtë kuadër, Fondi për Zhvillim Rajonal përbën një skemë të konsoliduar të marrëdhënieve qeveri qendrore-

108 Alokimi i fondeve kryhet duke u bazuar në tre kritere: (i)numri i popullsisë në secilin qark, (ii)niveli i varfërisë sipas qarqeve, (iii) përfitimi i investimeve në 4-vitet e fundit sipas sektorëve përkatës.

Figura 56: Tendenca e PBB-së sipas rajoneve 2007-2011

Burimi: INSTAT

Page 81: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

81

qeverisje lokale e rajonale, duke qenë njëkohësisht edhe një mekanizëm që përdoret për financimin e projekteve në territorin e njësive të qeverisjes vendore të cilat zbatohen më pas nga ana e tyre.

Gjatë periudhës 2010-2012 FZHR-ja financoi projekte të ndryshme, në total prej 144 miliardë lekë. Siç jepet edhe në grafikun 1, më poshtë, peshën kryesore e zënë projektet e financuar në sektorët e infrastrukturës lokale dhe asaj të arsimit, të cilat zënë një peshë specifike në total respektivisht 43% dhe 33%, të ndjekur nga projektet në sektorin e ujësjellës- kanalizimeve, në masën 15%. Pesha specifike e projekteve sipas secilit sektor, ka ndryshuar nga njëri vit në tjetrin, në përputhje me prioritetet e vendosura nga autoritetet lokale, dhe në përputhje më zhvillimet specifike për vite të caktuara.

Bazuar në detyrimet e sanksionuara në nenin 37 të Marrëveshjes së Brendshme (Neni 71 i MSA-së), Shqipëria paraqiti brenda vitit 2011 nivelin e PBB-së për frymë në bazë të Nivelit NUTS II. Në këtë aspekt, vlen për t’u përmendur progresi i arritur me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 1037, datë 15.12.2010 “Për zbatimin e nomenklaturës “Shqipëria në 3 (tre) rajone NUTS II”, sipas nomenklaturës së njësive territoriale për statistikat (NUTS), sipas të cilit Shqipëria ndahet ne 3 rajone: Veri-Durrës, Tiranë-Elbasan, dhe Jug. Ndër tre rajonet, zona qëndrore e vendit është dhe zona që jep kontributin më të madh në PBB-në, e ndjekur nga zona jugore dhe zona veriore.

Figura 57: Pesha specifike e financimeve të projekteve sipas sektorëve nga FZHR-ja 2010-2012

Burimi: DEBASKON

Page 82: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

82

4.3 ZHVILLIMI RURAL Politikat e zhvillimit rural kanë kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe social të zonave rurale. Hartimi dhe dhënia e miratimit nga strukturat e Komisionit Europian për Programin e Zhvillimit Rural dhe masat përkatëse të mbështetjes në kuadër të fondeve të Programit IPA (komponenti i 5) kanë qenë një objektiv madhor i sektorit gjatë viteve të fundit. Për këtë qëllim ka filluar përgatitja për programet e BE-së dhe për përdorimin efektiv të fondeve IPA V dhe ato të buxhetit të shtetit të cilat do të mundësojnë kapacitetet zbatuese dhe përthithëse në sektor.

Gjatë viteve të fundit janë koordinuar një sërë iniciativash dhe veprimtarish në mbështetje të procesit të konsolidimit të tokës dhe rritjes së madhësisë së fermave bujqësore, të financuara nga qeveria apo donatorë të ndryshëm. Ndër këto mund të përmendim përgatitjen e kuadrit të nevojshëm ligjor, si ligji “Për kooperativat”, i cili nxit politikat e lehtësimit të grupimit të fermerëve dhe krijimit të fermave me kapacitet të lartë prodhues apo sipërfaqe të mëdha toke bujqësore.

Madhësia e fermës në Shqipëri është e vogël dhe dominohet nga ferma të cilat janë kryesisht familjare. Shqipëria ka nivelin më të ulët të diversifilkimit të strukturë së tokës, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit109. Struktura e fermave bujqësore reflekton mënyrën se si është realizuar privatizimi i tokës bujqësore, edhe copëzimi i mëtejshëm i saj në parcela më të vogla si rrezultat i fenomenit të trashëgimisë.

Treguesi: Madhësia mesatare e njësive ekonomike bujqësore (ha) krahasuar me vendet e rajonit

Zhvillimi i ekonomive bujqësore rurale vazhdon të mbizotërohet nga ferma me sipërfaqe të vogël dhe të copëzuara (4.7 parcela/ fermë), me një madhësi mesatare prej 0.27 hektaresh. Copëzimi i lartë dhe largësia midis parcelave të së njëjtës fermë sjellin vështirësi për mekanizimin e gjerë bujqësor, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostove të prodhimit e cila penalizon më tej gjetjen e tregjeve për prodhimin dhe tregtimin. Pavarësisht nga kjo situatë, vihet re një përmirësim i strukturës së fermave bujqësore. Struktura e fermave bujqësore ka ndryshuar si rezultat i aplikimit të skemave të subvencioneve dhe ecurisë së procesit të

109

Vendi me nivelin më të lartë të diversifikimit të strukturës së tokës është Kroacia, e cila ka edhe sipërfaqen më të madhe të tokës

bujqësore të organizuar në ferma më të mëdha sesa 100 ha për fermë, në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkanit.

Figura 58: Madhësia mesatare e njësive ekonomike bujqësore (ha) krahasuar me vendet e rajonit 2011 (në %)

Burimi: ec.europa.eu 2011

Figura 59: Ndryshimi i Strukturës së fermave bujqësore

Burimi: Vjetari Statistikor i MBUMK

Page 83: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

83

njohjes së pronësisë. Janë rritur fermat me sipërfaqe më të madhe duke çuar në ulje të fermave me sipërfaqe të vogla. Nëse në vitin 2008 fermat me sipërfaqe nga 1-0.5 ha zinin 25% të totalit të fermave, në vitin 2011, ato zënë 17% të totalit. Rritjen më të madhe e kanë pësuar fermat me madhësi mbi 2 ha, duke u rritur me 8% kundrejt vitit 2008. Kjo ka sjellë si rezultat rritjen e madhësisë mesatare të fermës e cila në vitin 2011 arriti në 1.26 ha, nga 1.2 ha që ishte në vitin 2008. Rritja ka ardhur kryesisht si rezultat i masave të subvencionit të zonave rurale, e cila për vitin 2011 ka qenë në masën 5,1 milionë Euro dhe në vitin 2012 arriti në masën 7,3 milionë euro. Një tjetër faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në rritjen e madhësisë mesatare të sipërfaqes së fermave bujqësore është procesi i verifikimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. Edhe pse pozitive, kjo rritje është ende larg nivelit të nevojshëm që një familje të ketë të ardhura mesatare nga fermat dhe larg nga mesatarja e BE-së. Synimi kryesor është që në vitin 2013 madhësia mesatare e fermës të arrijë 1.8 ha. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve dhe në mënyrë të veçantë i tokës bujqësore, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe të ardhurave të zonave rurale është një objektiv parësor i politikës të përdorimit të tokës. Në funksion të këtij objektivi u miratuan ligjet shumë të rëndësishme, si “Ligji për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës” 110 si edhe “Ligji për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara”111. “Regjistri i Tokës Bujqësore” 112 i cili përbën një instrument të rëndësishëm për mirëadministrimin e tokës, duke krijuar të dhëna që shërbejnë si bazë për politikat e përdorimit të tokës për veprimtari bujqësore, për llogaritjen e vlerës së tokës për efekt të kthimit dhe kompensimit të pronave, shpronësimet për interesa publike, taksimin, ndryshimet (kalimet) e kategorive të burimeve, etj. Deri në fund të vitit 2012 ky regjistër është plotësuar me të dhënat e kërkuara për 1046 zona kadastrale rurale nga 2920 zona gjithsej, dhe është plotësuar për 263 zona kadastrale rurale. Treguesi: Numri i kilometrave të rrugëve rurale që janë ndërtuar Shqipëria zotëron një inventar rrugësh rurale prej 12.000 km, nga të cilat 4 980 km janë rrugë rurale me karakter komunal dhe 4,471 km janë rrugë me karakter rajonal. Si një nga instrumentet kryesore që mundësojnë zhvillimin ekonomik e social të zonave rurale, infrastruktura rrugore ka qenë përparësi e investimeve publike dhe alokimit të fondeve me financim të huaj, gjatë periudhës 2009-2012. Konkretisht i është dhënë përparësi: -ndërtimit të seksioneve të rrugëve lokale dhe dytësore të rrjetit rrugor në të gjithë republikën; -krijimit të një sistemi të përshtatshëm për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e aseteve rrugore; -zhvillimit dhe konsolidimit të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve sikurse mirëpërcaktimit të kritereve për përzgjedhjen e investimeve prioritare për rrjetin sekondar dhe lokal rrugor; si dhe përgatitjes së projekteve inxhinjerike të detajuara në 5 vite, së bashku me përfaqësuesit e qeverisjes lokale. Gjatë periudhës 2009-2012 janë ndërtuar 698 km rrugë rurale. Në total për periudhën 2009-2013 investimet në rrugë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit arrijnë në 274 milionë euro, ose 6 herë më shumë gjatë periudhës 2005-2008.

110 Ligji Nr. 10257, datë 25.3.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”. 111 Ligji Nr.10263, datë 8.4.2010 “Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara”. 112 Regjistri i tokës bujqësore realizohet në kuadër të programit “Menaxhimi i qëndrueshëm i tokës bujqësore”, i cili synon kryesisht krijimin e sistemit të informacionit mbi tokën (LIS), integrimi në GIS dhe vënien e tij në funksion të politikave për planifikimin e përdorimit të tokës. Në këtë kuadër është ngritur.

Page 84: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

84

Krahas zhvillimeve sasiore të këtij treguesi, investimet në kuadër të programit të rrugëve lokale dhe dytësore janë kryer në zbatim dhe respektim të standardeve programuese, mjedisore dhe ndërtuese të BE-së, duke siguruar kështu edhe cilësinë e punimeve. Përmes komponentit “Financimi i aktiviteteve mbështetëse të të gjithë programit”, është krijuar një inventar i plotë me të dhëna të detajuara për rreth 3500 km, të identifikuara si akse kryesore të rrjetit rrugor rural. Janë mbledhur të dhëna të hollësishme si popullsia, trafiku, gjendja (ashpërsia e rrugës), aksesi që krijon, si edhe varfëria në zona rreth të gjithë seksioneve rrugore. Në përfundim të inventarizimit dhe analizës shumë-kriteresh për gjendjen e tyre, ka përfunduar dhe procesi i prioritizimit të rrugëve që do të ndërtohen në vazhdim të këtij programi. Në të ardhmen politikat në drejtim të zhvillimit rural do të fokusohen në rritjen e përmasave të fermave nëpërmjet konsolidimit të tokës dhe zhvillimit të tregut të tokës. Përmirësimi i sistemit të transferimit të teknologjisë dhe novacionit nëpërmjet shërbimeve të zgjerimit dhe sistemit të transferimit të teknologjisë, do të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e organizimit të zinxhirëve të vlerave nga ferma te konsumatori. Arritja e një zhvillimi të ekuilibruar territorial për zonat rurale duke nxitur diversifikimin e veprimtarive ekonomike, hapjen e vendeve të punës dhe përfshirjen sociale do të jetë në qendër të politikave të ardhshme.

Figura 60: Rrugët rurale të ndërtuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit 2009-2012

Burimi: Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Page 85: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

85

4.4 BUJQËSIA Zhvillimi i bujqësisë ka shënuar një progres të dukshëm, me tregues të matshëm sasiorë dhe cilësorë, të cilët kanë sjellë një rritje të ndjeshme të kapaciteteve prodhuese, të produktivitetit e të standardeve të prodhimit. Një tregues i rëndësishëm i cili shpjegon arritjet në sektor është rritja e prodhimit bujqësor vendas e shoqëruar kjo edhe me përmirësimin e cilësisë, si dhe rritja e ndjeshme e konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale. Instrumenti kryesor nxitës në rritjen e prodhimit total bujqësor kanë qenë masat e subvencionit për kulturat e ullirit, pemëve frutore, agrumishteve dhe vreshtave të reja. Në këtë kuadër, në vitet 2009-2012 janë dhënë përkatësisht 15,873 milionë lekë subvencione, nga të cilat kanë përfituar përkatësisht 30,406 fermerë, ose mesatarisht 7600 fermerë çdo vit. Këto masa subvencioni, edhe pse jo në përputhje të plotë më Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP) të BE-së, kanë shërbyer për të evidentuar dhe mbështetur prodhimin e produkteve konkurruese shqiptare si dhe për të nxitur fermerët në përdorimin e fondeve të subvencionit. Ky ka qenë një shembull i nevojshëm që i paraprin fondeve të mbështetjes së zhvillimit rural, të cilat priten t’i akordohen Shqipërisë në kuadër të Programit IPA V (IPARD). Bujqësia dhe agroindustria kanë patur një ritëm rritje të qëndrueshëm gjatë kësaj periudhe, duke nxjerrë në pah rritjen e balancuar të sektorit bujqësor në përgjithësi. Megjithatë, vihet re nevoja për rritje më të shpejtë të agroindustrisë për të siguruar vlerën e shtuar të sektorit. Treguesi: Prodhimtaria në bujqësi dhe në agropërpunim

Prodhimi i frutave ka qenë një nga nënsektorët me rritjen më të shpejtë si për sa i përket volumit ashtu edhe vlerës së prodhimit. Vlera e prodhimit të frutave është rritur me 73.3% që nga viti 2007. Prodhimi i bimëve të arave është rritur gjithashtu në nivel të konsiderueshëm, respektivisht me 38% gjatë së njëjtës periudhë reference. Prodhimi i ullinjve është rritur rreth 4 herë kundrejt vitit 2007, kurse prodhimi i rrushit është rritur ndjeshëm me rreth 1/3. Prodhimi i grurit është rritur me 14% dhe prodhimi i misrit është rritur me 52%.

Në kuadrin institucional, gjatë vitit 2010 u ngrit dhe nisi funksionimin Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të cilit i janë dhënë të gjitha funksionet rregullatore inspektuese për sa i takon sigurisë ushqimore. Ngritja e këtij autoriteti pritet të ndikojë pozitivisht në: rritjen cilësore të standardeve; qartësimin dhe unifikimin e strukturës institucionale; lehtësimin e barrës administrative ndaj biznesit ushqimor; si dhe krijimin e një portali informues për konsumatorët dhe prodhuesit. Masat e ndërmarra kanë sjellë rritje të kontributit të sektorit bujqësor në ekonominë shqiptare, duke zënë rreth 17,5% të PBB-së. Kontributi i këtij sektori është rritur në vitin 2012 me

Figura 61: Ecuria e prodhimit bujqësor dhe agroindustrisë 2007-2011 (në milion lekë, çmimet e vitit 2006)

Burimi: MBUMK

Page 86: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

86

0.8% krahasuar me vitin 2008. Gjatë viteve të fundit bujqësia është rritur me ritme më të larta krahasuar me sektorët e tjerë të ekonomisë. Eksportet janë rritur me ritëm shumë më të lartë sesa importet, përkatësisht 75% në vitin 2012 krahasuar me vitin 2008 ndërsa importi i produkteve agro-ushqimore është rritur me 20% në vitin 2012 krahasuar me vitin 2008. Bilanci tregtar, është përmirësuar nga 1:10 në vitin 2008, në 1:6.7 në vitin 2012. Në rritjen e vëllimit të eksporteve kanë ndikuar ndjeshëm një sërë faktorësh nga të cilët vlen të cilësohen: a) rritja e prodhimit vendas; b) rritja më e madhe e çmimit të këtyre produkteve në tregjet botërore krahasuar me ato shqiptare; c) përmirësimi i cilësisë së produktit vendas si dhe informimi i prodhuesve vendas me nevoja apo kërkesa të tregjeve të huaja.

Treguesi : Vëllimi i eksporteve në bujqësi dhe agroindustri

Figura 62: Kontributi i sektorit të bujqësisë në ekonomi dhe volumi i eksport-importeve

Burimi: INSTAT (PBB dhe punësimi) dhe MBUMK (shifrat e bilancit tregtar) 2013

Sipas strukturës së tyre eksportet e prodhimeve blegtorale kanë ardhur në rritje duke u rritur në masën 26% në vitin 2012 krahasuar me vitin 2011, ndërsa produktet bujqësore janë rritur në masën 19%. Vihet re një rritje e tendecës së eksporteve të produkteve agroindustriale të cilat në vitin 2012 arriten të realizohen vetëm në në masën 97%.

Politikat sektoriale të zhvillimit të bujqësisë do të përballen me sfida infrastrukturore si përmirësimi i sistemeve të infrastrukturës në bujqësi (rrugët, furnizimi me ujë, vaditja, trajtimi i ujërave të zeza), sigurimi i menaxhimit dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore (toka, uji, pyjet, burimet bimore dhe shtazore) dhe zbutja e ndryshimeve klimatike. Prioritet në të ardhmen do të marrë nxitja e prodhimit ushqimor të qëndrueshëm dhe me cilësi duke zhvilluar një sektor agro-ushqimor konkurrues dhe novator.

17.1 16.7 16.7 17.3 17.5 17.5

79 82 80 80

75 74

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

0

10,000

20,000

30,000

40,000

50,000

60,000

70,000

80,000

90,000

100,000

2007 2008 2009 2010 2011 2012

Eksportet agro-ushqimore Importet agro-ushqimore Defiçiti tregtar

Përqindja e sektorit të bujqësisë në PBB Defiçiti tregtar/volumi tregtar

Page 87: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

87

4.5 TURIZMI Si rezultat i klimës së favorshme për investime, marketing aktiv, përmirësim të cilësisë së shërbimeve hoteliere, uljes së taksave e tatimeve, sektori i turizmit ka arritur të ketë një peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit gjatë viteve të fundit, duke ruajtur një nivel prej rreth 6% kontributi në PBB-së. Gjithashtu në shërbim të zhvillimit të turizmit në vitet e fundit janë bërë mjaft investime publike në infrastrukturë dhe shërbime, të cilat kanë pasur si qëllim lehtësimin e aksesit në zonat turistike dhe kushte më të mira për vizitorët. Promovimi i imazhit turistik të vendit ka synuar konsolidimin e pozicionit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar, nëpërmjet zbatimit të një sërë teknikash promocionale, siç janë prezenca në panairet ndërkombëtare, shpërndarja e materialeve promocionale me informacione të ndryshme mbi burimet turistike shqiptare, promovimi on-line, zhvillimi dhe transmetimi i spoteve televizive dhe realizimi i aktiviteteve specifike promocionale. Referuar të dhënave të Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit kontributi direkt i sektorit të turizmit në PBB-në pësoi një rritje të ndjeshme në vitin 2009, duke arritur nivelin 7.2%, kundrejt nivelit prej 6.2% në vitin 2012. Më pas në vitet 2010 dhe 2011, kontributi u ul, përkatësisht në 6.4% dhe 6.1%, dhe duke arritur nivelin prej 6.3% në vitin 2012. Roli i turizmit në ekonominë kombëtare e rendit Shqipërinë në vendin e 5, në renditjen e 140 vendeve të analizuara në Raportin “Konkurrenca në Udhëtim & Turizëm” viti 2013113, si tregues i hapjes së vendit ndaj turizmit. Po në kuadër të këtij raporti Shqipëria vlerësohet me treguesin 5114, lidhur me trajtimin që të huajt marrin në vend, duke u renditur në vendin e 38. Në të dyja këto renditje Shqipëria lë pas gjithë vendet e tjera të EJL-së. Shqipëria ka njohur një rritje të ndjeshme duke ruajtur bilancin pozitiv lidhur me numrin e vizitorëve të huaj. Grafiku i mëposhtëm tregon qartë rritjen e fluksit të personave që kanë vizituar vendin gjatë viteve periudhës 2009-2012, duke arritur në nivelin 2.4 herë më shumë persona në vitin 2012 kundrejt vitit 2008. Treguesi: Numri i vizitorëve të huaj jorezidentë të hyrë në Shqipëri

Aksesi i lehtë drejt destinacioneve turistike llogaritet si një nga faktorët më të rëndësishëm për këtë rritje. Vizitorët nga vendet e rajonit arrijnë të vijnë në Shqipëri përmes lidhjeve rrugore lehtësisht të aksesueshme brenda ditës. Infrastruktura rrugore është përmirësuar ndjeshëm në pikat hyrëse kufitare si dhe drejt destinacioneve turistike.

113 Travel and Tourism Competitiveness - 2013 Report pergatitur nga Forumi Ekonomik Boteror , fq 454 114 Treguesi “Shkalla e orientimit drejt konsumatorit” vlerëson vendet duke u bazuar në faktin se si trajtohen te klientet në vendin përkatës duke u vlerësuar nga 1 ne 7 ( 1=në përgjithësi klientët trajtohen keq dhe 7= shumë të përgjegjshëm ndaj klienteve dhe që

Figura 63: Numri i vizitorëve të huaj jorezidentë të hyrë në Shqipëri

Burimi: Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve

Page 88: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

88

Një tipar i kësaj periudhe është dhe ndryshimi i strukturës në lidhje më vendin e origjinës së vizitorëve. Grafikët e mëposhtëm paraqesin ndryshimin e kësaj strukture, ku siç vihet re përqindja më e madhe e vizitorëve që kanë hyrë janë vizitorët e ardhur nga Kosova. Kjo rritje e fluksit të vizitorëve nga Kosova, ka ardhur menjëherë pas vitit 2009 çka tregon dukshëm ndikimin e madh që ka sjellë ndërtimi i autostradës Durrës-Kukës, paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës turistike në vend.

Figura 64: Struktura e vizitorëve sipas vendit të origjinës 2008 dhe 2012

Burimi: Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Trashëgimia kulturore tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e turizmit kulturor, si rrjedhojë politikat janë orientuar duke e trajtuar këtë fushë në funksion të turizmit. Investime të rëndësishme janë kryer në Restaurimin e Qendrave Historike dhe Monumenteve të Kulturës në Berat, Kalaja e Durrësit, Pazari i Gjirokastrës, Pazari i Korçës, Pazari i Krujës, Sahati i Tiranës, Manastiri Mesopotam, Manastiri i Apollonisë në Fier, Rrënojat e Tragjasit të Vjetër apo objekte të kultit të restauruara si Kisha Ortodokse e Lubonjës, Korçës dhe Kisha e Shën Mërisë në Mesopotam. Si rezultat, numri i vizitorëve në parqet arkeologjike dhe muzetë kombëtarë në vitin 2012, është rritur me 3.8 herë në krahasim me një vit më parë dhe 8.8 herë në krahasim me vitin 2008115. Politikat për turizmin në vitet në vazhdim do të orientohen drejt modeleve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të shtrirë gjatë gjithë vitit, në mbrojtje të mjedisit, me infrastrukturën e nevojshme, dhe me plane të detajuara zhvillimi të turizmit sipas kuadrit ligjor në fuqi. Vëmendje do t’i kushtohet diversifikimit të produktit turistik përmes promovimit të turizmit malor, aventurës, ekoturizmit dhe agroturizmit, krahas turizmit të diellit dhe rërës.

115

Kjo rritje vjen si pasojë e numrit të lartë të vizitorëve në Muzeun Historik Kombëtar gjatë ekspozitave të ndryshme në kuadër të

festimeve për 100 Vjetorin e Pavarësisë

Viti 2008 KOSOVË

MAQEDONI

GREQI

MALI I ZI

ITALI

ANGLI

GJERMANI

SHBA

TURQI

ZVICËR

SERBI

FRANCA

Viti 2012

KOSOVË

MAQEDONI

GREQI

MALI I ZI

ITALI

ANGLI

GJERMANI

SHBA

TURQI

ZVICËR

Page 89: Raporti i Progresit 2012 - Shtetiwebshtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/05/3.-2009-2012... · 2014-05-29 · 4 HYRJE Raporti i Progresit 2012 paraqet ecurinë dhe rezultatet e politikave

89