4
OLIMPIADA E DURRËSIT MATEMATIKË * KLASA 1-9 * STANDARDE TË CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS 27 DHJETOR 27 DHJETOR 2014 2014

Regjistrimi për në Olimpiadën e Durrësit, 27 dhjetor 2014

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Procedurat dhe udhëzimet për Olimpiadën e Durrësit, 27 dhjetor 2014

Citation preview

OLIMPIADA E DURRËSITMATEMATIKË * KLASA 1-9 * STANDARDE TË CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS

27 DHJETOR

27 DHJETOR

2 0 1 4 2 0 1 4

OLIMPIADA E DURRËSIT dhe OLIMPIADA XV KOMBËTARE OLIMPIADA E DURRËSIT, 27 dhjetor 2014, është pjesë e Olimpiadës XV Kombëtare të Matematikës dhe të Formim-it të Përgjithshëm që do të organizohet në datat 1-9 qershor 2015, me pjesëmarrjen e klasave 1-9. Olimpiada Kombëtare e Matematikës dhe e Formimit të Përgjithshëm është një konkurrim tregarësh: Gjuhë shqipe (60 minuta), Matematikë (90 minuta), Shkencë (60 minuta). Vjet në finalet e qershorit morën pjesë rreth 1050 nxënës nga Shqipëria (85%) dhe Kosova (15%). Olimpiada e Durrësit, është pjesë e 18 olimpiadave lokale, 12 prej të cilave do të zhvillohen në qytete të Shqipërisë dhe 6 në qytetet të Kosovës. OLIMPIDA E DURRËSIT është për lëndën e MATEMATIKËS.

PROGRAMI: Programi i Olimpiadës XV Kombëtare është program ndërkombëtar i matematikës. Këtë programe janë në 9 nivele dhe mbulojnë dy ciklet e para (fillor dhe të lartë). Niveli 1,2,3,.... nuk është e barabartë me klasën 1,2,3,.... Klasa 1 në Olimpiadë Lokale testohet për nivelin 1 ndërsa në olimpiadë kombëtare për nivelin 2. Klasa 5 në olimpiadë lokale testohet për nivelin 5 dhe në kombëtare për nivelin 6. Nivelet fillojnë e numërohen duke filluar nga parashkollori.

KURSI ONLINE “UDHA E SHKRONJAVE” NË ZBËRTHIM TË PROGRAMITTë gjithë nxënësit e regjistruar në olimpiadë do të marrin programin. Zotërimi i programit realizohet me punë shtesë: me shpjegim, detyrë, kontroll, rikorrigjime që do të thotë se është kurs i veçantë, të cilin nxënësi e realizon ose me prindin ose me mësuesin e lëndës ose vendos të ndjekë Kursin Online të Shkollës “Udha e shkronjave”, krijuar enkas për të marrë aftësitë që parashikon programi i matematikës i olimpiadës.

Kursi Online i shkollës “Udha e shkronjave” orientohet nga programi i Cambridge dhe realizohet praktikisht me materiale online të Oxfordit; ai është intensiv, shumë i qartë në shpjegim dhe me detyra që kanë korri-gjim automatik. Kursi është në gjuhën angleze, por deri më sot kjo nuk ka qenë pengesë për 95% të nxënësve që e kanë praktikuar. Është hera e parë që Kurset tona Online ecin paralelisht me programin për t’u zbatuar. Tarifa e Olimpiadës Lokale 2000 lekë. TARIFA e Kursit Online enkas për Olimpiadë është 5000 lekë. Kursi Online rri i hapur nga çasti i rregjistrimit për në Olimpiadë deri 10 ditë pas Olimpiadës.

Linku 1: Shpjegimi në 9 hapa i numrave të përzier dhe thyesave jo të mirëfillta, që i përgjigjet objektivi në programin e matematikës, nivelin 5, kapitulli Numri.

Linku 2: Detyra e shtëpisë me korrigjim automatik (Markit) me dy faqe (Q1 dhe Q2) që lidhet pikërisht me shpjegimin në linkun 1, detyrë për çdo shpjegim.

Shembull: Niveli 5 (klasa 5 ): Tema: Thyesat jo të mirëfillta dhe numrat e përzierObjektivi: Nxënësi të ndajë thyesat e mirëfillta nga jo të mirëfillta dhe të kthejë thyesat jo të mirëfillta (17/7) në numra të përzier 2 e 3/7 dhe anasjelltas.Shpjegimi Linku 1: http://goo.gl/ilJDge Praktika (Detyra) Linku 2: http://goo.gl/uhiLzB

Nxënësi me të klikuar linkun drejtohet menjëherë në shpjegimin online përkatës (shembull fotoja Linku 1) ose në Detyrën e shtëpisë (Online Homework) (shembull, fotoja Linku 2)

SHEMBULL I ZBËRTHIMIT ONLINE TË PROGRAMIT TË OLIMPIADËS

NGA ANA JUAJ: 1. Drejtohuni pranë bankës ProCredit, llogaria “Udha e shkronjave” dhe paguani shumën 2000 lekë për regjistrim në olimpiadën e Durrësit ose (fakultative) 7000 lekë (nëse keni zgjedhur edhe Kursin Online të Olimpiadës) me këtë koment: “Për regjistrim të emri mbiemri, klasa, shkolla për Olimpiadën e Dur-rësit” (ose në Olimpiadë dhe Kursin Online të Olimpiadës)

2. Dërgohet SMS në 0692076068 dhe email në [email protected] me tekst saktësisht “Kreva regjis-trimin në bankën ..... për ..... (emri mbiemri), klasa ...., shkolla ..... Numri im i telefonit ....” (nëse keni zgjedhur edhe Kursin Online shkruani “kam kryer pagesën edhe për Kursin Online të Olimpiadës”). Shënim: Bashkëngjisni në email skanimin/foton e pagesës.

NGA ANA JONË: Përmes emailit, ne ju nisim “Kartën e Regjistrimit” që përmban njoftimet mbi kodet, oraret dhe vendin e organizimit dhe udhëzuesin për programin që do të zbatohet ose kodet e hyrjes në Kursin Online.

PROCEDURA E REGJISTRIMIT NË OLIMPIADËN LOKALE TË DURRËSIT

27 dhjetor 2014

Tarifa e Kursit Online për zotërimin e programit të Olimpiadës (fakultative): 5000 lekë

Për më shumë informacion, drejtohuni në:

“Udha e shkronjave” Cambridge International Schoolrr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë (pranë shkollës “E kuqe”, Pazari i Ri)tel. 04 2267048 - cel. 0692076068 - [email protected] www.udhaeshkronjave.edu.al