219
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS CIVILE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” Kandidat: Udhëheqës Shkencor: MND. Ergysa IKONOMI Prof. Dr. Kestrin KATRO TIRANË, 2017

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

  • Upload
    ngomien

  • View
    311

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË

DEPARTAMENTI I TË DREJTËS CIVILE

DISERTACION

PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE

“DOKTOR”

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA

FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE”

Kandidat: Udhëheqës Shkencor:

MND. Ergysa IKONOMI Prof. Dr. Kestrin KATRO

TIRANË, 2017

Page 2: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

ii

PORCIA: “Një funt prej mishit të këtij reshperi

Është yti. Ta njeh gjyqi, ta jep ligji!

“Veç prit një çikë. Ka dhe diçka tjetër:

Seneti nuk të jep një pikë gjak;

Fjalët e shkruara janë “një funt mish”.

Pra, merr senetin, merre një funt mish;”

“Gatitu të presësh mishin. Mos derdh gjak

Dhe se mos presësh më tepër a më pak

Se një funt mish. Po preve jashtë masës,

Qoftë edhe sa t’anojë peshë e saj

Më lehtë ose më rëndë se një pjesëz

Sa ç’është e njëzeta e një grime,

Ti vdes dhe pasurinë ta merr shteti.”

“Prit, hebre!

Drejtësia ka për ty një nyjë akoma:

Në nom të Venedikut shkruhet se,

Po të provohet që ndonjë i huaj,

Në sy të botës a tërthorazi,

Ngre kurth për jetën e një vendasi,

Ai kundër të cilit ngrihet kurth

Merr gjysmën nga të gjitha ç’ ka fajtori;

Kuptohet nga veprimi yt i hapur

Që dhe tërthorazi, por edhe sheshit

Ke dashur t’i marrësh jetën mbrojtësit

Dhe je fajtor …”

(Shkëputur nga vepra “Tregtari i Venedikut” i William Shakespeare

Tiranë (1982), Libri 4, f. 356- 360)

Page 3: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

iii

MIRËNJOHJE

Larg konsiderimit të kësaj hapësire si një formalitet, ndoshta do të shkruaj më

shumë radhë seç është e zakonshme.

Mirënjohja është një ndjesi që përjetohet kundrejt të tjerëve sa herë kupton se në

përballimin e situatave dhe tejkalimin e vështirësive, nuk ke qenë vetëm dhe je ndihmuar e

mbështetur për të arritur sukses. Duke shfrytëzuar këtë hapësirë dua të shpreh në mënyrë

të sinqertë e të përzemërt mirënjohje dhe falënderime për këdo që më ka qëndruar pranë

në realizimin e studimit tim:

Së pari, dua të shpreh mirënjohje dhe falënderim për udhëheqësen shkencore, Prof.

Dr. Kestrin Katro, e cila më ka orientuar, ndihmuar dhe mbështetur duke shfaqur durim,

si dhe duke më motivuar për të arritur përmbushjen e qëllimit tim. Inkurajimi, këshillimi i

vazhdueshëm dhe ekspertiza profesionale e Prof. Dr. Kestrin Katro ka ndikuar në mënyrë

të konsiderueshme në cilësinë e studimit tim.

Falënderim dhe mirënjohje e sinqertë edhe për përgjegjësen e Departamentit të së

Drejtës Civile, Prof. Dr. Zhaklina Peto, e cila ka shfaqur gatishmëri dhe ndihmë përgjatë

tri viteve të studimit, duke më lehtësuar këtë proces.

Përgjatë vitit të kryerjes së shkollës doktorale, më është dhënë mundësia për të

ritakuar në auditorë ish profesorë të mi, si dhe profesorë të rinj të cilët i falënderoj, pasi

me punën, përkushtimin dhe informacionet e tyre më ndihmuan të arrij rezultate të larta.

Falënderime të veçanta për ata, të cilët më ndihmuan me sigurimin e materialeve

shkencore të vlefshme, të pamundura për mua për t’i siguruar vetë; kushëririn tim Milin,

si dhe kolegët e mi Erjon dhe Ertil.

Përgjatë shkollës doktorale dhe realizimit të studimit kam pasur dy pika të forta

mbështetjeje, dy shoqe (njëkohësisht edhe kolege, pavarësisht se të treja preferojmë

statusin e parë) Bonën dhe Jonën. Dëshiroj t’i falënderoj që më kanë qëndruar pranë në

ditët e lodhshme e të mbingarkuara.

Falënderoj pafund familjen time, pa dashurinë, përkujdesjen, interesimin dhe

inkurajimin e së cilës, ky studim nuk do mund të realizohej. Një rol të rëndësishëm ka

bashkëshorti dhe miku im më i mirë Klarenti, i cili ka lehtësuar ditët e mia, duke më

mbështetur emocionalisht e duke më ndihmuar në redaktimin e punimit.

I fundit, por forca ime më e madhe, i pranishëm prej gati dy vitesh e gjysmë në jetën

time, MATISI, biri i vogël i mamit, të cilit ia dedikoj këtë sukses.

Page 4: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

iv

TABELA E SHKURTIMEVE

KCSH Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

KCI Kodi Civil Italian

KCF Kodi Civil Francez

KCGJ Kodi Civil Gjerman

UCC Unifom Commercial Code (Kodi Uniform

Tregtar SHBA)

RSLC Restatement (Second) of the Law of

Contracts (Deklarata (II) e Ligjit Kontraktor

SHBA)

Konventa (CISG) Konventa e Kombeve të Bashkuara “Për

kontratat për shitjen ndërkombëtare të

mallrave”

Parimet UNIDROIT (PICC) “Parimet Ndërkombëtare të Kontratave

Tregtare” UNIDROIT

Parimet (PECL) Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane

SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës

BE Bashkimi Evropian

Page 5: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

v

TABELA E PËRMBAJTJES

Mirënjohje iii

Tabela e Shkurtimeve iv

Tabela e Përmbajtjes v

Hyrje ix

Qëllimi dhe Rëndësia e studimit ix

Kufizime dhe Vështirësi në realizimin e studimit xi

Metodologjia dhe Materialet xii

Struktura e studimit xiv

KAPITULLI I

BONA FIDES: NGA STANDARD I SJELLJES SË MIRË, NË PARIM TË

SË DREJTËS

HYRJE 1

1. MIRËBESIMI SI KONCEPT 2

2. ZHVILLIMI HISTORIK I PARIMIT BONA FIDES 4

2.1 Bona Fides në Romën e Lashtë 4

2.1.1 Ius Civile dhe lindja e të drejtave të tjera në Romën e Lashtë 5

2.1.2 Shfaqja e parimit Bona Fides në të Drejtën Romake 7

2.1.3 Origjina “hyjnore” e parimit Bona Fides 9

2.1.4 Aequitas dhe Bona Fides 10

2.2 Rizbulimi i Parimit Bona Fides në Mesjetë 11

2.2.1 E Drejta Kanonike dhe Bona Fides 12

2.2.2 Lex Mercatoria dhe Bona Fides 12

2.3 Mirëbesimi dhe kodifikimi modern 14

3 KUPTIMI I PARIMIT BONA FIDES 17

3.1 Përpjekjet për përkufizim të Parimit të Mirëbesimit 18

3.1.1 Mirëbesimi në legjislacionet kombëtare 20

3.1.2 Mirëbesimi në nivel ndërkombëtar 22

3.2 Ndarja klasike e mirëbesimit 23

3.2.1 Kuptimi objektiv 24

3.2.2 Kuptimi subjektiv 25

3.3 Prezumimi i mirëbesimit 27

4 ROLI I GJYQTARIT NË APLIKIMIN E PARIMIT TË

MIRËBESIMIT

27

5 KEQBESIMI 30

5.1 Keqbesimi kontraktor 32

5.1.1 Format e shfaqjes së keqbesimit kontraktor 33

6 PARIMI I MIRËBESIMIT NË RAPORT ME PARIMET E TJERA

TË SË DREJTËS KONTRAKTORE

34

Page 6: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

vi

6.1 Liria kontraktore 34

6.1.1 Kufizimet e lirisë kontraktore 36

6.1.2 Liria kontraktore dhe parimi i mirëbesimit 37

6.2 Parimi i Ndalimit të Abuzimit me të Drejtën 39

6.2.1 Qëndrimi i vendeve Civil Law dhe Common Law ndaj parimit të

ndalimit të abuzimit me të drejtën

39

6.2.1.1 Legjislacionet Civil Law dhe parimi i ndalimit të abuzimit me të drejtën 39

6.2.1.2 Legjislacionet Common Law dhe parimi i ndalimit të abuzimit me të

drejtën

40

6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42

6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit 43

6.3 Autonomia e palëve 43

6.3.1 Autonomia e palëve dhe parimi i mirëbesimit 45

KAPITULLI II

BONA FIDES: NJË PARIM, DY QASJE

HYRJE 46

1. MIRËBESIMI NË LIDHJEN E KONTRATËS 47

1.1 Drejt përfundimit të kontratës 48

1.1.1 Oferta (propozimi) 48

1.1.2 Pranimi 49

1.1.3 Fati i ofertës 50

1.2 Teoritë rreth momentit të lidhjes së kontratës 53

1.3 Periudha (faza) parakontraktore 56

1.3.1 Karakteristikat e periudhës parakontraktore 57

1.4 Mirëbesimi në fazën parakontraktore 58

1.5 Liria kontraktore dhe ndërprerja e negocimeve 63

1.6 Përgjegjësia parakontraktore 64

1.6.1 Culpa in contrahendo 64

1.6.1.1 Detyrimi për dhënie informacioni 66

1.6.1.2 Detyrimi për të mos ndërprerë negocimet pa shkaqe të arsyeshme 69

1.6.1.3 Detyrimi për të hyrë në negocime me qëllim të vërtetë për përfundimin e

kontratës

72

1.6.2 Cilësimi i përgjegjësisë gjatë formimit të kontratës 73

1.6.3 Përcaktimi i interesit dhe dëmit në formimin e kontratës 75

2. MIRËBESIMI NË PËRMBUSHJEN E KONTRATËS 78

2.1 Përmbushja e kontratës në mirëbesim 79

2.2 Detyrimet e diktuara prej mirëbesimit në përmbushjen e detyrimeve

kontraktore

86

2.3 Përgjegjësia në rast të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore 89

2.3.1 Përgjegjësia kontraktore për mospërmbushje 89

2.3.2 Mjetet juridike për korrigjimin e shkeljeve të detyrimeve kontraktore 92

2.3.2.1 Shpërblimi i dëmit dhe interesat 93

Page 7: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

vii

2.4 Përgjegjësia në rast shkeljeje të mirëbesimit në përmbushjen e

detyrimeve kontraktore

96

3 MIRËBESIMI NË INTERPRETIMIN E KONTRATËS 99

3.1 Kuptimi i interpretimit të kontratës 99

3.2 Ngjashmëritë dhe dallimet në interpretim midis ligjit dhe kontratës 101

3.3 Nevoja për interpretim të kontratës 102

3.4 Kriteret e interpretimit të kontratës 103

3.4.1 Kriteret subjektive 105

3.4.1.1 Pesha e fjalëve 105

3.4.1.2 Konstatimi i qëllimit të palëve 107

3.4.1.3 Kontrata është një 109

3.4.2 Kriteret objektive 110

3.4.2.1 Kuptimi i fjalëve duhet të sjellë efekt 111

3.4.2.2 Praktika dhe zakonet 111

3.4.2.3 Natyra e kontratës 113

3.4.3 Mirëbesimi në interpretimin e kontratës 113

3.5 Zbatimi i rregullit “contra proferentem” 115

4. MIRËBESIMI DHE VLEFSHMËRIA E KONTRATËS 117

4.1 Kuptimi i vlefshmërisë së kontratës 117

4.2 Llojet e pavlefshmërisë 119

4.3 Mirëbesimi dhe vlefshmëria e kontratës 120

KAPITULLI III

BONA FIDES DHE PËRFSHIRJA NË TË DREJTËN KONTRAKTORE

NDËRKOMBËTARE

HYRJE 124

1. KONVENTA E KOMBEVE TË BASHKUARA “PËR

KONTRATAT PËR SHITJEN NDËRKOMBËTARE TË

MALLRAVE” (CISG)

126

1.1 Konventa (CISG) dhe Parimi i Mirëbesimit 128

1.2 Mundësia e përdorimit të art. 7 (1) përtej interpretimit të vetë

Konventës (CISG)

131

1.2.1 Mirëbesimi në formimin e kontratës 133

1.2.2 Mirëbesimi në dispozitat e përgjithshme për shitjen e mallrave 135

1.2.3 Mirëbesimi në lidhje me detyrimet e palëve 136

1.3 Kritika mbi rolin e “zmadhuar” të mirëbesimit përtej interpretimit

të Konventës

139

2 UNIDROIT-PARIMET PËR KONTRATAT TREGTARE

NDËRKOMBËTARE (PICC)

140

2.1 Kuptimi i Parimeve UNIDROIT (PICC) 141

2.2 Qëllimi i Parimeve UNIDROIT (PICC) 141

2.2.1 Qeverisja e kontratës 142

2.2.2 Interpretimi 143

Page 8: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

viii

2.2.3 Roli i Parimeve UNIDROIT (PICC) si model për legjislatorët 143

2.3 Rëndësia aktuale e Parimeve UNIDROIT (PICC) 144

2.4 Parimi i Mirëbesimit dhe Parimet UNIDROIT (PICC) 146

2.4.1 Mirëbesimi dhe art. 1.7 i Parimeve UNIDROIT (PICC) 146

2.4.1.1 Detyrimi i palëve për të vepruar në mirëbesim 147

2.4.1.2 Pamundësia e kufizimit të detyrimit për mirëbesim 147

2.4.2 Mirëbesimi në artikuj të tjerë të Parimeve UNIDROIT (PICC) 148

2.4.2.1 Parashikime të përgjithshme 149

2.4.2.2 Formimi dhe përmbajtja e kontratës 149

2.4.2.3 Vlefshmëria e kontratës 150

2.4.2.4 Interpretimi i kontratës 151

2.4.2.5 Përmbushja dhe mospërmbushja e kontratës 151

2.5 Keqbesimi dhe Parimet UNIDROIT (PICC) 153

3. PARIMET E TË DREJTËS KONTRAKTORE EVROPIANE

(PECL)

153

3.1 Qëllimi i Parimeve të së Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL) 154

3.2 Mirëbesimi dhe Parimet e së Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL) 156

3.2.1 Mirëbesimi në formimin e kontratës 158

3.2.2 Mirëbesimi dhe vlefshmëria e kontratës 160

3.2.3 Mirëbesimi dhe interpretimi i kontratës 161

3.2.4 Mirëbesimi në përmbajtjen e kontratës 163

3.2.5 Mirëbesimi në përmbushjen dhe mospërmbushjen e kontratës 164

4. KRAHASIM I KONVENTËS (CISG), PARIMEVE UNIDROIT

(PICC) DHE PARIMEVE (PECL)

166

KAPITULLI IV

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

170

BIBLIOGRAFIA

182

Abstrakt 203

Abstract 203

Page 9: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

ix

HYRJE

Ligji kontraktor ka një rol kyç në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Kjo nuk do të

thotë aspak se po mbivlerësohet një fushë e së drejtës në raport me fushat e tjera, por

sigurisht nuk mund të mohohet rëndësia që pati në rregullimin e praktikave të shkëmbimit,

marrëveshjeve dhe tregtisë, duke u kthyer në “gjuhën e përbashkët” të popujve.

Secila prej fushave të së drejtës frymëzohet, mbështetet e zhvillohet mbi një grup

parimesh. Këto parime përgjithësisht nuk njohin kufij territorialë shtetërorë, duke ngelur

në thelb të njëjtë. Parimet e së Drejtës nuk përcaktohen nga natyra, por nga marrëdhëniet

shoqërore, ndaj edhe jetëgjatësia dhe rëndësia e zbatimit të tyre ndikohet nga evoluimi i

këtyre marrëdhënieve në shekuj. Rrjedhimisht ka parime, të cilat lindin, zhvillohen,

humbasin apo rishfaqen.

Ligji kontraktor, duke qenë i hershëm, është krejtësisht i përshkuar nga parime të

së Drejtës Romake. Tërësisht e tërhequr nga madhështia e tyre, zgjodha të trajtoj një nga

parimet më të vjetra, parimin Bona Fides,1 që mbart në vetvete mit dhe hyjni në krijim,

paqartësi në përcaktim, humanizëm dhe moral në përmbajtje dhe sigurisht shumë debat për

vlerat dhe rëndësinë aktuale të tij. Një tjetër arsye për të cilën u ndjeva “e detyruar” të

përqendrohem te parimi i mirëbesimit, është puna ime në Universitetin “Ismail Qemali”

Vlorë. Prej disa vitesh lektore në të Drejtën Civile ndjeja vështirësi për të sqaruar plotësisht

studentët e mi rreth mirëbesimit, të cilët hutoheshin dhe nuk kuptonin pse një gjendje

mirëbesimi privilegjohej nga ligji.

Në përmbushje të dëshirës për të studiuar një parim të këtyre përmasave, si dhe në

përpjekje për t’u rritur profesionalisht e për të sjellë në auditor njohuri të reja e të thelluara,

ky studim përcjell kuriozitetin për të hulumtuar, këmbënguljen për t’u përmirësuar në

mënyrë të vazhdueshme dhe dëshirën për të hedhur hapa në çështje quasi të paprekura nga

autorë e studiues shqiptarë.

QËLLIMI DHE RËNDËSIA E STUDIMIT

Në dekadat e fundit, parimi i mirëbesimit kontraktor është bërë pjesë e debateve

juridike. Mjaft studiues, në punën e tyre janë fokusuar në përcaktimin e rolit dhe rëndësisë

së tij përgjatë fazave të kontraktimit. Njëkohësisht parimi i mirëbesimit është kthyer në një

mjet të rëndësishëm juridik të gjykatave në zgjidhjen e konflikteve kontraktore e në

interpretimin e kontratave. Ka pasur një vëmendje gjithnjë e në rritje kundrejt parimit, për

shkak të natyrës së tij dhe vlerave të jashtëzakonshme, që arrin të përçojë në sistemin ligjor.

Në Shqipëri, legjislacioni civil është i frymëzuar nga eksperiencat ligjore të

vendeve, të cilat i përkasin traditës Civil Law. Si i tillë, ndihet prania e parimit të

mirëbesimit, jo vetëm në legjislacionin kontraktor, por edhe në atë të punës, familjes,

trashëgimisë, etj. Nga ana tjetër ndihet një mungesë e theksuar vëmendjeje ndaj parimit të

mirëbesimit në përgjithësi e atij kontraktor në veçanti, nga studiues, si edhe nga gjykatat

gjatë aplikimit të ligjit mbi çështjet për zgjidhje. Kjo mungesë është e shprehur në thuajse

aspak trajtim doktrinar në lidhje me parimin dhe në një përdorim të përciptë të tij (vetëm

përmendja e parimit e mirëbesimit) në vendimet e gjykatave shqiptare.

1 Gjatë punimit, parimi Bona Fides do të përdoret duke u cituar edhe si parimi i mirëbesimit,

sikundër është i njohur ligjërisht, megjithëse të dyja konceptet janë gjerësisht të përdorura në

literaturë.

Page 10: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

x

Realizimi i këtij studimi në një sfond të “heshtjes” shqiptare ka për qëllim

kryesor të shpërfaqë rëndësinë e parimit Bona Fides në të Drejtën Kontraktore, duke

sfiduar kështu çdo dyshim për të lënë mënjanë zbatimin e tij në praktikë, si dhe mbart

në vetvete përmbushjen e disa qëllimeve të tjera dytësore:

Së pari, të arrijë të sqarojë se zbatimi në praktikë i mirëbesimit, në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve kontraktore fuqizon rolin e gjyqtarit, duke përmbushur qëllimin e

hershëm të shfaqjes së tij në të Drejtën Romake.

Së dyti, duke qenë se parimi Bona Fides përmendet në shumë legjislacione të

brendshme dhe në instrumente të rëndësishme ndërkombëtarë pa dhënë një përkufizim të

tij, nëpërmjet këtij studimi do të tregohet se mungesa e përkufizimit është jo thjesht një

karakteristikë e parimit, por pika më e fortë e tij, që shkakton “vështirësi” në zbatim, por

nuk e kufizon dhe nuk ia zbeh dot rolin dhe rëndësinë.

Së treti, të dëshmojë për një qasje dypolare ndaj mirëbesimit kontraktor duke ofruar

një pamje të dy traditave ligjore: Civil Law dhe Common Law, nëpërmjet analizimit të disa

legjislacioneve të brendshme, në qëndrimet e tyre para dhe gjatë kontraktimit, në

përmbushje dhe interpretim të kontratës, si dhe në përcaktimin e vlefshmërisë së saj. Ky

qëllim do të realizohet nëpërmjet një përzgjedhjeje të kujdesshme të legjislacioneve, që do

të merren në studim, duke u përpjekur për të nxjerrë në dukje dallimet, që ekzistojnë në

qëndrimet e Civil Law dhe Common Law ndaj parimit të mirëbesimit.

Së katërti, të arrijë të vërtetojë triumfin e parimit të mirëbesimit në të Drejtën

Ndërkombëtare Kontraktore duke u bërë pjesë e rëndësishme e instrumenteve ligjore në

nivel Evropian dhe botëror, me karakter të detyrueshëm e soft law, të cilët përmbajnë

parimet bazë të normave ligjore të aplikueshme. Ky qëllim do të realizohet nëpërmjet

analizimit dhe interpretimit të kujdesshëm të disa prej këtyre instrumenteve

ndërkombëtare.

Pra, studimi synon të ofrojë përgjigje për disa pyetje:

1. Cili është roli dhe rëndësia aktuale e parimit të mirëbesimit kontraktor?

2. Pse mirëbesimi i ka shpëtuar një përkufizimi preciz?

3. Cili është roli i gjyqtarit në aplikimin e parimit të mirëbesimit kontraktor?

4. Si është raporti i parimit të mirëbesimit me parime të tjera të së Drejtës

Kontraktore?

5. A ka dallime në qasjen ndaj mirëbesimit kontraktor midis traditave Civil Law dhe

Common Law?

6. A ekzistojnë dallime të tjera, më të vogla ndërmjet legjislacioneve të brendshme

brenda të njëjtës traditë, apo qasja është monokromatike?

7. Cilat janë detyrimet që dikton parimi i mirëbesimit në marrëdhënien kontraktore?

8. Sa i pranishëm e i rëndësishëm është parimi i mirëbesimit në nivel ndërkombëtar?

Ky studim mund të shërbejë si një bazë e mirë për punime e studime të tjera në të

ardhmen, të cilat do të kenë në qendër të tyre parimin e mirëbesimit. Studimi ka vlerë për

Page 11: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

xi

gjyqtarët, në aplikimin e ligjin e në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kontraktore, për të nxitur

dhe fuqizuar rolin tyre në arritjen e drejtësisë dhe ekuilibrit në marrëdhënien kontraktore e

për të përdorur pushtetin e tyre si një mjet për tejçimin e vlerave në ligj. Ky studim është

një pikë referimi edhe në rastet e interpretimeve gjyqësore e jashtëgjyqësore të kontratave

tregtare. Studimi mund të konsiderohet një pikënisje për një vëmendje më të madhe ndaj

parimit të mirëbesimit, për të plotësuar doktrinën shqiptare me qëndrime të mëtejshme rreth

tij.

KUFIZIME DHE VËSHTIRËSI NË REALIZIMIN E STUDIMIT

Parimi i mirëbesimit është një parim i së drejtës, përdorimi i të cilit nuk mund të

kufizohet vetëm në të Drejtën Kontraktore. Përkundrazi, ai përmendet në ligje të ndryshme

duke vendosur një standard për mënyrën se si duhet të kryhen veprimet nga palët në

marrëdhënie të caktuara. Sikur të merrej për shembull vetëm kuadri ligjor shqiptar, parimi

i mirëbesimit përshkon legjislacionin e familjes, punës, trashëgimisë, pronësisë, të

shoqërive tregtare, etj. Por, sigurisht parimi i mirëbesimit nuk mund të trajtohet në këtë

studim në të gjithë dimensionin e kuptimit dhe përdorimit të tij.

Kështu kufizimi i parë përbëhet nga përzgjedhja e fushës të së drejtës, që do të

studiohet. Parimi i mirëbesimit do të trajtohet duke u përqendruar në rëndësinë dhe

zbatimin e tij në të Drejtën Kontraktore të brendshme dhe ndërkombëtare, duke hedhur

dritë mbi disa momente të rëndësishme të marrëdhënies kontraktore dhe të kontratës, si:

faza parakontraktore (apo faza e negocimeve), përmbushja e kontratës, interpretimi i

kontratës dhe vlefshmëria e saj.

Kufizimi i dytë konsiston në lënien jashtë sferës së studimit të një faze të mundshme

post kontraktore, e cila është e zakonshme për një kategori të caktuar kontratash.

Kufizimi i tretë lidhet me numrin dhe llojin e kontratave, që do të merren në

shqyrtim. Kështu, gjatë studimit nuk do të trajtohen të gjitha kontratat tipike, por në varësi

të çështjes që do të trajtohet do të përzgjidhen një apo disa kontrata, si: e shitjes, e sigurimit,

franchise, e qirasë, të cilat do të përdoren për ilustrim.

Kufizimi i katërt qëndron në faktin se do të studiohen një numër i caktuar

legjislacionesh, kryesisht legjislacioni shqiptar dhe disa të tjerë, si: legjislacioni francez,

italian, gjerman, anglez dhe amerikan, të cilët do të krahasohen në aspekte të caktuara qoftë

individualisht, qoftë si pjesë e dy traditave të së drejtës: Civil Law dhe Common Law, të

cilave u përkasin. Megjithatë, për çështje, ku parashikohen rregullime të veçanta e

specifike, do të merren për ilustrim rregullime të legjislacioneve të tjera, si: grek, kanadez,

holandez apo qëndrime të praktikës gjyqësore hungareze, kanadeze apo australiane.

Kufizimi i pestë konsiston se në nivel ndërkombëtar, studimi nuk ka për qëllim, që

në mënyrë shteruese të trajtojë çdo iniciativë, që ka rezultuar në hartimin e instrumenteve

me karakter evropian a ndërkombëtar, që lidhen me mirëbesimin në të Drejtën Kontraktore

në përgjithësi apo me kontrata të veçanta. Në studim do të analizohen dhe interpretohen

Page 12: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

xii

Konventa e Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave”

(CISG), Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare-UNIDROIT (PICC) dhe Parimet

e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL). Ndërsa, instrumente të tilla si: Drafti i

Kornizës së Përbashkët të Referencës (DCFR), Ligji i Përbashkët Evropian i Shitjeve

(CESL), Parimet PAVIA, apo Direktiva të BE-së, që lidhen me këtë fushë studimi, nuk do

të jenë pjesë e këtij punimi.

Realizimi i këtij studimi përbën përpjekjen e parë serioze në trajtimin e parimit

Bona Fides kontraktor, ndaj në punën time për përmbushjen e këtij qëllimi u përballa me

disa vështirësi:

Së pari arrita të konstatoja se autorët shqiptarë, studiues të së Drejtës Kontraktore

janë mjaftuar me qëndrime të përcipta mbi parimin e mirëbesimit. Pjesa më e madhe e tyre

nuk e kanë trajtuar fare parimin. Thënë ndryshe, me përjashtime të vogla, ka mungesë të

doktrinës dhe mendimit shqiptar mbi parimin e mirëbesimit.

Së dyti arrita të konstatoja se praktika gjyqësore shqiptare, pavarësisht se është e

pasur me çështje gjyqësore që kanë për objekt konfliktet kontraktore, nuk është e plotësuar

me vendime gjyqësore të cilat në pjesën arsyetuese të tyre të ndalen për të analizuar situatën

dhe sjelljet përkatëse të palëve kontraktore, njëkohësisht edhe palë në gjykim, për të

vlerësuar shkeljen ose jo të parimit të mirëbesimit. Në këto vendime gjyqësore parimi i

mirëbesimit vetëm citohet si pjesë përbërëse e dispozitave të Kodit Civil.

Për të dyja arsyet (vështirësitë) e sipërpërmendura më është dashur të punoj

kryesisht me literaturë të huaj dhe me vendime gjyqësore të gjykatave të huaja. Kjo

mungesë ka passjellë vështirësi në identifikimin dhe përcaktimin e qëndrimit shqiptar ndaj

parimit të mirëbesimit kontraktor. Përdorimi i literaturës së huaj më ka imponuar, që në

raste të caktuara disa koncepte të mos i shqipëroj, por t’i përdor në gjuhën në të cilën ato

janë shfaqur fillimisht, apo në gjuhën që përdoren dhe njihen për shkak të përdorimit të

zakonshëm. Kjo edhe për faktin se disa koncepte mund të humbitnin nga kuptimi konkret

i tyre nëse do të shqipëroheshin. Ndaj, përgjatë studimit, shfaqen terma në gjuhën latine,

angleze, franceze, gjermane e italiane.

METODOLOGJIA DHE MATERIALET

Për vetë shtirjen e studimit jo vetëm në kohë, por edhe në çështjet, që do të trajtojë

është vlerësuar e arsyeshme të përdoret një kombinim metodologjish, për të arritur

përmbushjen e qëllimit final të tij:

Kërkimi dhe përzgjedhja e literaturës, si një hap i parë dhe i rëndësishëm në

mbledhjen e literaturës kryesore dhe ndihmëse, të përshtatshme dhe në përputhje me

objektin e studimit. Fillimisht janë siguruar materialet (libra, artikuj shkencorë, monografi,

vendime gjykatash, punime shkencore, të prezantuara në konferenca shkencore), të cilat

janë përzgjedhur me kujdes për të qenë jo vetëm në përputhje me objektin e studimit, por

për të qenë materiale cilësore dhe me vlerë. Në lidhje me këtë, jam përpjekur, që gjatë

studimit t’i referohem emrave të njohur të studiuesve të huaj, shtëpive botuese me emër

(Oxford University Press, Giuffrè Editore, Sellier, Kluwer Law International, Cambridge

Page 13: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

xiii

University Press, Routledge, Sellier, CEDAM, Springer, etj.) dhe vendimeve gjyqësore

tipike, më të përmendura e që kanë lënë shenjë për qëndrimet dhe arsyetimet e tyre. Si

rezultat i mungesës së materialeve studimore të autorëve shqiptarë në lidhje me objektin e

studimit, si dhe mungesës së trajtimit nga gjykatat shqiptare, janë përdorur për referim pak

autorë shqiptarë dhe disa vendime të gjykatave shqiptare. Bibliografia është realizuar në

stilin APA Format (6th edition).

Metoda përshkruese, të cilën e kam parë të nevojshme ta përdor për të treguar e

sqaruar, nëpërmjet një trajtimi historik e kronologjik, shfaqjen e parimit të mirëbesimit

kontraktor në të Drejtën Romake dhe evoluimin e mëtejshëm të tij gjatë Mesjetës, si pjesë

e lex mercatoria dhe përfshirjen e tij në Kodifikimet e para evropiane. Metoda përshkruese

është përdorur në studim, në shërbim të sqarimit të kuptimit të koncepteve të mirëbesimit

dhe keqbesimit në përgjithësi, të parimit të mirëbesimit kontraktor, si dhe formave në të

cilat shfaqet.

Metoda analizuese, e cila në pjesën e parë të studimit është përdorur për të analizuar

shkaqet e shfaqjes së parimit të mirëbesimit dhe arsyet e rezistencës së tij në shekuj deri në

ditët tona. Në vazhdim kjo metodë është përdorur në dy drejtime kryesore: (1) në

analizimin e legjislacioneve të brendshme të shteteve të përzgjedhura për të qenë pjesë e

studimit dhe disa instrumenteve me natyrë ndërkombëtare dhe (2) në analizimin e praktikës

gjyqësore të këtyre shteteve në lidhje me parimin e mirëbesimit kontraktor. Kjo metodë më

ka ndihmuar në analizimin e dispozitave, që në kuptimin dhe përmbajtjen e tyre i referohen

mirëbesimit, për të kuptuar më tej qëndrimin përkatës të legjislacioneve të ndryshme ndaj

të njëjtit parim. Ndërsa nëpërmjet analizimit të vendimeve gjyqësore është bërë e mundur

të kuptohet zbatimi në praktikë i parimit të mirëbesimit dhe përfshirja e tij në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve me natyrë kontraktore. Duke mos u mjaftuar me metodologjinë

tradicionale “black letter” janë analizuar dhe vlerësuar qëndrimet doktrinare të studiuesve

dhe praktikuesve të ligjit, për të cilat është rezervuar një hapësirë e konsiderueshme në këtë

studim.

E kam konsideruar të pashmangshme përdorimin e metodës krahasuese, e cila është

përdorur përkatësisht në dy drejtime: (1) midis dy traditave të së drejtës Civil Law dhe

Common Law për të pikasur, identifikuar dhe vendosur në fokus dallimet kryesore në të

Drejtën Kontraktore, të zhvilluara nga secila prej tyre në lidhje me qasjen ndaj parimit të

mirëbesimit dhe (2) brenda secilës traditë, nëpërmjet krahasimit të së Drejtës Kontraktore

të disa shteteve, për të nxjerrë në dukje dallime më të vogla në qëndrimin e tyre ndaj

parimit. Metoda krahasuese është përdorur për të kuptuar edhe dallime të mundshme

ndërmjet disa instrumenteve me natyrë ndërkombëtare, për mënyrat se si e parashikojnë

dhe përfshijnë parimin e mirëbesimit në përmbajtjen e teksteve të tyre. Ky krahasim,

njëkohësisht i kryqëzuar ndërmjet dy traditave të së drejtës dhe më shumë legjislacioneve

të brendshme, si dhe ndërmjet instrumenteve ndërkombëtare me natyrë të detyrueshme apo

soft law, është shoqëruar me qëndrime të autorëve të ndryshëm.

Nëpërmjet metodës interpretuese dispozitat ligjore i janë nënshtruar interpretimit

sistematik të tyre. Kjo metodë ka shërbyer sidomos në përpjekjet për të identifikuar

kuptimin e mirëbesimit, të cilit ligjërisht i mungon një përkufizim i tillë. Interpretimi i

dispozitave ligjore, jo vetëm të disa Kodeve Civilë, por edhe të disa ligjeve të tjera kanë

ndihmuar edhe në identifikimin e detyrimeve të palëve në një marrëdhënie kontraktore.

Page 14: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

xiv

STRUKTURA E STUDIMIT

Në realizimin e studimit, me qëllim strukturimin e tij në mënyrë të përmbledhur,

janë përdorur një numër i vogël kapitujsh për të bërë të mundur një ndarje të qartë të

çështjeve që trajtohen, si dhe për të mos copëzuar informacionin që logjikisht i përket

secilit prej tyre.

Përmbajtja e studimit është strukturuar përkatësisht në katër kapituj:

Kapitulli I është titulluar: “Bona Fides: Nga standard i sjelljes së mirë, në parim

të së Drejtës”. Në këtë kapitull synohet të sqarohet nëpërmjet një përshkrimi historik e

kronologjik shfaqja e parimit Bona Fides në të Drejtën Romake dhe mbijetesa e tij deri në

ditët tona. Në lidhje me këtë janë analizuar shkaqet dhe nevoja e shfaqjes së parimit të

mirëbesimit kontraktor dhe ndikimin, që ai pati në rregullimin e marrëdhënieve

kontraktore.

Një nga karakteristikat kryesore të parimit Bona Fides është mungesa e një

përkufizimi ligjor preciz e të gjithë pranuar. Në këtë kapitull janë trajtuar qëndrime dhe

përkufizime të ndryshme të juristëve, studiuesve, por edhe gjykatave në lidhje me

mirëbesimin. Trajtimi i rolit të gjyqtarit në zbatimin në praktikë të një parimit, aq të

diskutuar dhe që mund të marrë kuptime të veçanta gjatë aplikimit në çështje konkrete, zë

një vend të rëndësishëm në këtë kapitull.

Në këtë pjesë të studimit parimi është analizuar në të dy kuptimet, që ofron: në

kuptimin objektiv dhe në atë subjektiv, duke bërë të qartë domethënien dhe karakteristikat

e secilit.

Kapitulli I mbyllet me një vështrim analizues mbi raportin që ka parimi i

mirëbesimit me parime të tjera të së Drejtës Kontraktore, për të sqaruar më tej nëse

funksioni i mirëbesimit në lidhje me ta është më tepër plotësues apo kufizues.

Nga ky kapitull kam arritur në disa përfundime të rëndësishme:

Së pari, parimi Bona Fides solli ndryshime të rëndësishme në të Drejtën

Kontraktore, që prej shfaqjes së tij. Ai nuk e humbi kurrë shkëlqimin, për t’u kthyer

aktualisht në një parim të rëndësishëm, edhe pse të diskutuar.

Së dyti, për parimin Bona Fides nuk kanë munguar përpjekjet, që nga Ciceroni e

Aristoteli, e shumë studiues të tjerë të mëvonshëm e modernë, për “ta mbyllur” brenda një

përkufizimi të vetëm. Kjo nuk është arritur dhe sot parimi konsiderohet si “oqean pa

brigje”, për shkak të mungesës së përkufizimit të tij.

Së treti, parimi Bona Fides, është një mjet i rëndësishëm në duart e gjyqtarëve për

të nxitur drejtësinë në marrëdhënien kontraktore, që në këtë pikë nuk mund të barazohet

me ligjshmërinë. Roli i gjykatave, që nëpërmjet aplikimit dhe interpretimit të parimit në

praktikë, të bëjnë të mundur “azhurnimin” e ligjit, duke e pasuruar atë me vlerat më të mira

shoqërore që mbarten nga parimi i mirëbesimit.

Kapitulli II është titulluar: “Bona Fides: Një parim, dy qasje”. Në kapitullin II

studimi merr një natyrë kryesisht krahasuese. Veçantia e këtij kapitulli qëndron në mënyrën

se si është strukturuar dhe në mënyrën se si është realizuar krahasimi i qasjes ndaj parimit

Bona Fides, njëkohësisht në dy drejtime.

Kapitulli është ndarë në katër pjesë: (1) faza parakontraktore, (2) përmbushja e

kontratës, (3) interpretimi i kontratës dhe (4) vlefshmëria e kontratës. Të katërta këto pjesë

Page 15: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

xv

lidhen mes tyre, duke pasur në fokus parimin e mirëbesimit. Në pjesën e parë trajtohen

detyrimet, që dikton mirëbesimi ndaj palëve kontraktore, si dhe përgjegjësia

parakontraktore në rast të mos respektimit të parimit Bona Fides, kryesisht nëpërmjet

doktrinës Culpa in contrahendo. Në pjesën e dytë trajtohet përmbushja e kontratës në

mirëbesim dhe detyrat e palëve të diktuara nga mirëbesimi, që konsiderohen si detyrime

aksesore në raport me detyrimet kryesore, të parashikuara shprehimisht si objekt kontrate.

Në këtë pjesë sqarohen edhe mjetet juridike për korrigjimin e shkeljeve të detyrimeve

kontraktore, si dhe përgjegjësia për shkeljen e parimit të mirëbesimit në këtë fazë. Në

pjesën e tretë kryefjala është interpretimi i kontratës, që luhatet midis kritereve objektive

dhe kritereve subjektive, që shërbejnë për këtë qëllim, si dhe roli i mirëbesimit, si një kriter

i veçantë, që qëndron midis dy kritereve të sipër përmendura. Në pjesën e katërt trajtohet

vlefshmëria e kontratës, e parë në këndvështrimin e parimit të mirëbesimit, në përcaktimin

e rëndësisë që merr parimi për të përcaktuar vlefshmërinë e kontratës.

Në të katërta pjesët studimi është realizuar si një krahasim në dy drejtime: (1)

ndërmjet traditës Civil Law dhe Common Law dhe (2) ndërmjet legjislacioneve të

brendshme të disa shteteve, që janë pjesë përbërëse e këtyre traditave.

Në drejtimin e parë synohet të tregohet jo vetëm që këto dy tradita kanë dy qasje të

ndryshme ndaj të njëjtit parim, por të analizohen dhe sqarohen shkaqet për këto dallime.

Në drejtimin e dytë synimi është që të tregohet, se edhe brenda të njëtës traditë,

legjislacionet e brendshme mbartin dallime të tjera më të vogla. Në këtë kapitull pjesë e

rëndësishme është edhe interpretimi i praktikës gjyqësore, që përforcon më tej qëndrimet

përkatëse ndaj parimit të mirëbesimit.

Nga ky kapitull kam arritur në disa përfundime të rëndësishme:

Së pari, parimi Bona Fides mund të konsiderohet si një vijë ndarëse ndërmjet dy

traditave të së Drejtës dhe shkaqet për dallimet që pasqyrojnë e kanë pikënisjen te

karakteristikat e parimit. Si rezultat i kësaj Civil Law dhe Common Law reflektojnë qasje

të ndryshme ndaj parimit.

Së dyti, për parimin Bona Fides nuk mungojnë dallimet edhe ndërmjet

legjislacioneve, që janë brenda të njëjtës traditë. Kështu qasjet e legjislacioneve të

brendshme shfaqin qasje me diferenca të vogla ndaj mirëbesimit. Në lidhje me këtë, arrihet

të kuptohet se qëndrimet ndaj parimit të mirëbesimit nuk janë bardh e zi, por mund të

krijohet një spektër nuancash, që pasqyrojnë qasjet individuale të shteteve ndaj parimit.

Së treti, ka një tendencë gjithnjë e në rritje për të përfshirë mirëbesimin në

legjislacionet e brendshme të vendeve Common Law. Vende si: SHBA, Kanada e Australi

kanë bërë hapa konkretë në përfshirjen e parimit si kërkesë ligjore, ndërsa Anglia e Irlanda

duket të jenë më konservatore në këtë drejtim. Megjithatë mirëbesimi ka gjetur një rrugë

tjetër për të depërtuar në të drejtën angleze: atë të Direktivave të BE-së.

Kapitulli III është titulluar: “Bona Fides dhe përfshirja në të Drejtën

Kontraktore Ndërkombëtare”. Në Kapitullin III parimi Bona Fides studiohet në raport

me përfshirjen e tij në disa instrumente ndërkombëtare të dekadave të fundit. Në ditët tona

punohet shumë nga studiues dhe praktikues të ligjit për të harmonizuar e unifikuar të

Drejtën Kontraktore, por studimi do të ndalet në analizimin e interpretimin e Konventës së

Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave” (CISG),

Parimeve për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare- UNIDROIT (PICC) dhe Parimeve të së

Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL). Secila prej tyre trajtohet në një pjesë të veçantë të

Page 16: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

xvi

kapitullit dhe në pjesën e katërt të tij është realizuar një krahasim, për të kuptuar të

përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet tyre në lidhje me parimin e mirëbesimit.

Nga ky kapitull kam arritur në disa përfundime të rëndësishme:

Së pari, parimi Bona Fides pavarësisht se përmendet vetëm një herë në të gjithë

tekstin e Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të

mallrave” (CISG), nëpërmjet analizimit dhe interpretimit të dispozitave të saj rezulton se

rëndësia e tij tejkalon kuptimin që del nga art. 7 (1) i Konventës (CISG), si artikulli më i

debatuar dhe njëkohësisht pika e kompromisit të traditave të ndryshme ligjore, të përfshira

në hartimin e Konventës (CISG).

Së dyti, parimi Bona Fides zë një vend të rëndësishëm në dy instrumentet e tjera

soft law: Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare-UNIDROIT (PICC) dhe Parimet

e së Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), të cilave edhe pse u mungon karakteri i

detyrueshëm për zbatim, parashikojnë shprehimisht disa mundësi për aplikimin e tyre në

praktikë.

Së treti, në kuadër të përpjekjeve serioze për harmonizimin dhe unifikimin e të

Drejtës Kontraktore, mund të jetë e afërt dita e krijimit të një Kodi të vetëm Civil Evropian,

në të cilin mirëbesimi do të ketë vendin e vetë të padiskutueshëm.

Kapitulli IV është titulluar “Përfundime dhe Rekomandime”. Përmbajtja e

kapitullit të fundit reflekton në mënyrë të përmbledhur analizën e kryer përgjatë studimit,

të formuluar në formën e përfundimeve, si dhe të rekomandimeve, që janë konsideruar të

vlefshme për t’u shprehur.

Page 17: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

1

KAPITULLI I

BONA FIDES: NGA STANDARD I SJELLJES SË MIRË, NË PARIM TË SË

DREJTËS

HYRJE

Shoqëritë, në vite e në shekuj, kanë krijuar sisteme vlerash të cilat kanë shërbyer jo

vetëm si rregullatore të jetës së përditshme, por edhe të marrëdhënieve me përmbajtje

ligjore. Shtyllat e vërteta, rreth të cilave vërtiteshin këto vlera, ishin parimet. Parimi, nga

latinishtja principium “burim”, nënkupton “bazën themelore të një sistemi mendimi apo

besimi”.1 Anëtarët e shoqërisë bashkërisht pranuan një tërësi parimesh, të cilat u përdorën

për të dalluar të drejtën nga e gabuara, të mirën nga e keqja. Pra, parimet nuk lindën vetiu,

por pasqyronin thelbin e botëkuptimit të shoqërisë.2

Vetë statusi i të qenit anëtar i një grupimi njerëzor përfshin përmbushjen e disa

detyrimeve. Edhe grupimet më të hershme, që të siguronin mbijetesën e tyre kanë jetuar në

respektim të disa rregullave të caktuara dhe i janë nevojitur rregulla performance për

anëtarët e tyre, siç mund të ishte edhe detyrimi për të mbajtur premtimet.3

Parimet i orientonin njerëzit drejt vlerave të mira, me qëllim arritjen e një ekuilibri

nëpërmjet harmonisë, drejtësisë e bashkëpunimit. Por, “çmimi” që njerëzit i vunë vlerave

nuk mbeti i pandryshueshëm. Kalimi nga komunitetet tribale në organizimet e para politike

solli edhe një qasje të ndryshme ndaj vlerave të hershme shoqërore. Kjo nënkupton se

ndryshimi i kushteve solli mënjanimin e disave prej tyre dhe njëkohësisht forcoi rëndësinë

e disa të tjerave.

Ato që ngelën të paprekura ishin parimet. Parimet “mbijetuan” dhe u kthyen në pika

të forta referimi për krijimin e rregullave ligjore duke bërë të mundur që këto të fundit të

përshkoheshin thellësisht prej tyre.

Gjithsesi, të rralla janë ato parime, përmbajtja dhe kuptimi i të cilave, është pranuar

gjithmonë dhe njëherësh nga feja, morali dhe zakonet e shoqërisë, duke u “përforcuar” më

pas nëpërmjet përfshirjes në ligj. Parimi Bona Fides përfaqëson më së miri këtë kategori

parimesh të rëndësishme.

Në marrëdhëniet shoqërore, po kryesisht edhe në ato të biznesit, njerëzit priren për

të krijuar marrëdhënie me ata që mbartin vlera të mira. Janë më së shumti të preferuara e

të vlerësuara sjelljet e drejta, të sinqerta, besnike dhe të ndershme. Nëse sjellje të tilla do

të duhej të përkufizoheshin nga një koncept i vetëm, mendoj se do të ishte e përshtatshme

1 Principle, (2014). Në OxfordDictionaries.com

http://www.oxforddictionaries.com/definition/english/principle 2 Ka autorë, të cilët mendojnë se njerëzit i përfituan parimet nga Natyra. Ligjet e Natyrës diktuan

parimet në shoqëritë e para njerëzore. Për më shumë shiko: Barnwell, M. M. (2009). The

importance of Values and Principles

http://www.newswithviews.com/Barnewall/marilyn118.htm 3 Pettinelli, C. (2005). Good faith in contract law: Two paths, two systems the need for

harmonisation, Diritto & Diritti, f. 4

http://www.diritto.it/docs/20772-good-faith-in-contract-law-two-paths-two-systems-the-need-for-

harmonisation

Page 18: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

2

të përzgjidhej sjellja në mirëbesim, e cila sigurisht që ka ekzistuar shumë më parë se

parimi.4

Në këtë kapitull do të trajtohet koncepti bona fides, duke u përpjekur për të sqaruar

kuptimin e mirëbesimit si koncept në marrëdhëniet shoqërore, si dhe kuptimin që ai merr

kur bëhet fjalë për një marrëdhënie kontraktore, duke marrë kështu vlerën e një parimi të

së Drejtës.5 Duke qenë se nuk ka një përkufizim unik apo strikt për parimin, do të

shfrytëzohen shpjegime, sqarime, qëndrime individuale të studiuesve, juristëve, gjyqtarëve

apo parashikime ligjore kombëtare e ndërkombëtare, duke u përpjekur për të arritur në një

përkufizim të mundshëm për të.

Nëpërmjet një përshkrimi do të sqarohet origjina dhe evoluimi i parimit nga e Drejta

Romake, në kodet civile të Evropës kontinentale duke sqaruar dy momente të rëndësishme:

(1) nevojën e shfaqjes së konceptit të mirëbesimit në të Drejtën Kontraktore dhe (2) arsyet

që parimi i mirëbesimit i rezistoi shekujve duke u përfshirë në legjislacionet dhe praktikat

gjyqësore aktuale.

Nën një trajtim të kujdesshëm, parimi i mirëbesimit, do të shpërfaqet jo vetëm në

ndarjen klasike të tij: në ndarjen sipas kuptimit objektiv dhe subjektiv, por edhe në raportin

në të cilin qëndron me keqbesimin.

Përfshirja e parimit të mirëbesimit në ligjin kontraktor, ndryshon raportin e gjyqtarit

me çështjen konkrete, si dhe duket se rrit ndërhyrjen e tij, pasi gjyqtarit i duhet të gjykojë

rreth qëllimit të vërtetë të realizimit të marrëveshjes. Në lidhje me këtë, do t’i kushtohet

vëmendje rolit të gjyqtarit në zbatimin në praktikë të parimit, duke diskutuar mbi

mundësinë e gjyqtarit për të qenë aktiv e krijues, por njëkohësisht i kujdesshëm, me qëllim

shmangien e abuzimeve në dhënien e drejtësisë.

Në pjesën e fundit të Kapitullit do të trajtohet parimi i mirëbesimit në raport me

disa nga parimet më të rëndësishme të së Drejtës Kontraktore, duke sqaruar marrëdhënien

e tyre me njëra-tjetrën.

1. MIRËBESIMI SI KONCEPT

Në “Fjalorin e Shqipes së Sotme”6 fjala mirëbesim shpjegohet si: “besim i plotë që

kemi te dikush që vepron e sillet ndaj nesh në mënyrë të ndershme”.

Ky shpjegim, nëpërmjet interpretimit, mund të shihet i ndarë në dy pjesë; në njërën

anë qëndrojnë sjellja apo veprimet e njërës palë dhe në anën tjetër krijohet bindja në palën

tjetër se sjellja apo veprimet do të jenë të ndershme. Në krahasim me përcaktime të tjera

mbi mirëbesimin, fjalori i cilëson veprimet apo sjelljen vetëm si “të ndershme”, duke

4 Ikonomi, E. (2013). Bona Fides Principle’s value in Pre-Contractual Liability, Academic Journal

of Interdisciplinary Studies 2(9), f. 482 5 Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) i është referuar mirëbesimit si Parim i të Drejtës Civile: “Në

rrethana të caktuara, megjithatë një konsumatori mund t’i kërkohet të paguajë kompensim për

përdorimin e mallrave të blear, kur ai ka bërë përdorimin e tyre në një mënyrë që nuk përputhet

me parimet e të Drejtës Civile, sai ai i mirëbesimit dhe i begatimit pa shkak.” Për më shumë

shiko: C-489/07 Pia Messner v. Firma Stefan Krüger (2009)

http://europa.eu/rapid/press-release_CJE-09-69_en.pdf 6 Mirëbesim, (1984). Në Fjalori i Shqipes së Sotme. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të

Shqipërisë, f. 721

Page 19: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

3

nënkuptuar me këtë të fundit: “që bëhet duke punuar me nder, me drejtësi e me ndërgjegje;

që ka qëllime të drejta e të pastra”.7

Bindja apo besimi i njërës palë për ndershmërinë e palës tjetër quhet mirëbesim dhe

mund të krijohet si rezultat i përshtypjeve që ka kjo palë për cilësitë personale apo

profesionale të palës tjetër, referencave të mira apo marrëdhënieve të mira të mëparshme,

si dhe nga mënyra dhe rrethanat në të cilat zhvillohet marrëdhënia ndërmjet tyre.

Mirëbesimi krijohet atëherë kur pala nuk beson se mund të dëmtohet apo rrezikohet nga

marrëdhënia. Ndjesia, që ka kjo palë kundrejt palës tjetër, nuk mund të përkufizohet si

naivitet apo besim i tepruar, ndaj edhe pala që është në mirëbesim vendoset ligjërisht në

një pozitë të privilegjuar duke u mbrojtur.

Situata e mirëbesimit nuk shmang vigjilencën dhe reflektimin, si dhe nuk ul dozën

e kujdesit për të “mbikëqyrur” vërtetësinë dhe koherencën e komunikimit dhe sjelljes së

palës tjetër, duke nënkuptuar që besim të verbër nuk duhet të ketë kurrsesi. Thënë ndryshe,

dashamirësia për të mirëkuptuar palën tjetër nuk duhet të bjerë në kufijtë e naivitetit, por

të dëshmojë inteligjencë dhe mprehtësi.

Duke iu referuar Profesor Nunit, mirëbesimi nuk nënkupton vlerë absolute të

aparencës, por mbrojtje të besës së mirë. Por, besa e mirë nuk është padijeni e plotë,

sikundër besimi nuk është i verbër. Mbrohet vetëm ai që ka qenë inteligjent në informacion.

Kështu ekziston edhe një detyrë inteligjence, që imponon parashikimin e asaj që donte të

thoshte deklaruesi me deklarimin e tij.8

Në pamje të parë koncepti duket shumë i thjeshtë për t’u kuptuar, por jo për t’u

përkufizuar, ndaj shpjegimi, që japin fjalorë të ndryshëm mbi mirëbesimin, realizohet duke

përdorur fjalë në dukje sinonime të njëra-tjetrës. Të jesh në mirëbesim do të thotë të jesh i

çiltër,9 i ndershëm,10 autentik,11 jo fals.12

Kjo mund të konsiderohet si një nga mënyrat për të shpjeguar mirëbesimin, ku

koncepti që duhet të përkufizohet, shoqërohet me fjalë ose shprehje të tjera që i përafrohen

kuptimit të tij. Në fakt koncepti nuk mund të ketë si shpjegim një fjalë të vetme, pasi ai

merr kuptime të ndryshme në rrethana të ndryshme.

Marrëdhëniet e jetës së përditshme diktojnë një lloj kërkese për të besuar dhe për

të mos parë “të keqen” te të tjerët. Marrëdhëniet familjare, shoqërore dhe në komunitet e

imponojnë këtë lloj besimi. Nëse, në të kundërt, do të mbizotëronte hija e dyshimit për

pasoja negative, këto marrëdhënie do të mund të zhvilloheshin fare pak ose fare. Në këtë

mënyrë marrëdhënia i largohet paragjykimeve dhe ka shumë gjasa që të jetë e suksesshme.

7 Ndershëm, (1984). Në Fjalori i Shqipes së Sotme. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të

Shqipërisë, f. 759 8 Nuni, A. (2004) “Leksione të së Drejtës Civile”, Tiranë, f. 150-152 9 Bona Fide, (2015). Në OxfordDictionaries.com

http://www.oxforddictionaries.com/definition/english/bona-fide 10 Bona Fide, (2015). Në Merriam-WebsterDictionaries.com

http://www.merriam-webster.com/dictionary/bona%20fide 11 Bona Fide, (2015). Në TheFreeDictionary.com

http://www.thefreedictionary.com/bona+fide 12 Bona Fide, (2015). Në Dictionary.Cambridge.com

http://dictionary.cambridge.org/dictionary/english/bona-fide

Page 20: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

4

Por, në të tilla marrëdhënie, mirëbesimi nuk konsiderohet si një detyrim ligjor, por si një

standard morali. Si i tillë, jam e mendimit se më shumë se të kërkohet nga njëra palë te

tjetra dhe anasjelltas, mirëbesimi duhet të kultivohet nga të dyja palët njëherësh.

Palët duhet të jenë të qarta në qëllimet që duan të arrijnë, si dhe për mënyrat që do

të përdorin për finalizimin e tyre dhe t’ia shprehin ato njëra-tjetrës duke sqaruar pozicionin

dhe pretendimet e tyre me fjalë, që i shmangen dykuptimësisë. Ndërmjet palëve duhet të

ketë shumë bashkëpunim dhe përpjekje të vërteta për t’u angazhuar plotësisht në realizimin

e detyrave të tyre. Ky bashkëpunim duhet të përshkohet nga fryma e tolerancës dhe e

dëshirës për të mos lënë pa trajtuar asnjë situatë të pakëndshme, duke gjetur zgjidhje, të

cilat shkojnë drejt një pike ekuilibri. E gjithë kjo mënyrë ndërveprimi nuk mund të jetë

vetëm barrë e njërës nga palët, por është e domosdoshme të ndahet mes të dyjave për të

siguruar mirëbesim reciprok.

Duke u nisur edhe nga përcaktimet e mësipërme, që një sjellje të konsiderohet në

mirëbesim duhet që në fjalët e thëna dhe në veprimet e kryera të shfaqet vërtetësi. Ajo çka

thuhet duhet të jetë ajo që dihet, mendohet, besohet apo ndihet. Sjellja duhet të realizohet

pa shtirje dhe pa qëllime dashakeqe për të dëmtuar palën tjetër. Kjo nuk do të thotë që

gjithë informacionin që disponohet duhet të përcillet te të tjerët, por që gjithçka që përcillet

të jetë sa më afër të vërtetës absolute, duke mos fshehur atë pjesë të informacionit, që nëse

pala tjetër do ta dinte, do të ndryshonte fatin e marrëdhënies. Kjo sjellje quhet në mirëbesim

pasi pala është dyfish i ndershëm: me vetveten, si dhe me palën tjetër. Rreziku për dëm apo

shkaktimi i dëmit nga njëra palë edhe mund të ndodhë, por kjo jo gjithmonë passjell lindjen

e të drejtës te pala tjetër për të pretenduar mungesën e mirëbesimit.

2. ZHVILLIMI HISTORIK I PARIMIT BONA FIDES

Ishte gjenialiteti për shtetarë, organizim politik, ligj të aplikueshëm në mbarë botën,

që e bëri Romën të madhe. Mendja ligjore romake ishte logjike, praktike, e drejtë.13 E

Drejta Romake dhe shkenca ligjore e saj u përcaktuan nga baza themelore morale e

filozofike dhe nga mekanizmat e zhvilluara nga juristët romakë për të bërë këto vlera një

realitet.14

E Drejta Romake, e ndikuar nga filozofia greke, jo vetëm kreu funksionet e veta

për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në territore të konsiderueshme duke marrë për

bazë shtrirjen e Perandorisë Romake, por ishte edhe frymëzuesja kryesore e pjesës më të

madhe të legjislacioneve kombëtare të Evropës.

2.1 Bona Fides në Romën e Lashtë

Në Romën e Lashtë u krijuan pjesa më e madhe e instituteve të së drejtës. Parimi

Bona Fides i ka rrënjët në Romën e Lashtë. Flitet për një origjinë hyjnore të parimit, e cila

bëri të mundur që fillimisht të besohej në vlerat e parimit, ashtu siç besohej në perënditë

romake.

13 Burdick, W. L. (2004). The Principles of Roman Law and Their Relation to Modern Law, The

Lawbook Exchange, Ltd., New Jersey, f. 2 14 Thomas, Ph. J. (2004). Bona Fides, Roman Values and Legal Science, Fundamina (10), f. 190

http://reference.sabinet.co.za/webx/access/electronic_journals/funda/funda_n10_a10.pdf

Page 21: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

5

Më pas mendohet, që përqafimi i krishtërimit nga qytetarët romakë ka ndikuar në

rëndësinë në rritje të parimit Bona Fides. Elementi kyç në kristianizimin dhe bona fides

ishte ideja e ndërgjegjes së pastër.15

Vetë fakti që parimi i mirëbesimit i ka rezistuar kohës dhe debati rreth tij është ende

aktual, tregon që parimi mbart një tërësi vlerash të pamohueshme.

2.1.1 Ius Civile dhe lindja e të drejtave të tjera në Romën e Lashtë

Në Romën antike shteti ishte shumë fort i lidhur me qytetarët e tij. Emri i civitas,

qytet-shtet, emërtoi edhe qytetarët.16 Romakët, në shekuj krijuan sistemin e tyre ligjor, i

cili ishte fryt i kulturës dhe zakoneve të shoqërisë romake, i quajtur ndryshe edhe ius civile.

Ashtu si popujt e tjerë në antikitet, romakët aplikuan parimin e personalitetit të ligjit, sipas

të cilit ligji i një shteti aplikohej ekskluzivisht për qytetarët romakë.17 Kështu ius civile

ishte i vetmi ligj që qeveriste qytetarët romakë (ius proprium civium romanorum).

Ligji i hershëm romak ishte strikt dhe formal. Këtë e vërteton edhe një nga

përpjekjet më të vjetra romake për të krijuar një trup të vetëm ligjesh, rezultati i të cilës

ishte Leges Duodecim Tabularum,18 i cili që në tabelën e parë sanksiononte “procedurat

për gjykatat dhe gjyqet”.

E Drejta Romake dominohej nga formalizmi strikt i legis actiones, lege agere-

literalisht “të ngresh padi” sipas ligjit.19 Legis actiones, që zhvilloheshin në mënyrë

rigoroze sipas ligjit, u plotësuan e u mbështetën më vonë nga sistemi me formulae, që ishte

më elastik se sa legis actiones. Rreth shek II-III p.e.s u përfshi përdorimi i parimit iudicia

bonae fidei, që e kishte origjinën nga fides-i individual dhe që krijonte mundësi që të

merreshin parasysh rrethanat, mbrojtja dhe konsideratat mbi drejtësinë.20 Të tilla gjykime

e ndryshuan thellësisht të Drejtën Kontraktore Romake, pavarësisht elementëve thelbësore

dhe formale, tipike për ius civile, duke prezantuar një mbrojtje më të madhe bazuar mbi

nevojat e njohura shoqërore. Në fakt, iudicia bonae fidei lejonte të merreshin parasysh

vlerat etike dhe shoqërore, nëpërmjet rregullave të drejtësisë, që për të parën herë gëzuan

mbrojtje nëpërmjet gjyqit.21

Zhvillimi ekonomik, si dhe zgjerimi i territorit romak bëri të qartë se ligji i

aplikueshëm nuk mund të ishte vetëm ius civile. Pavarësisht se ligji i aplikueshëm diktohej

nga personi (kryesisht nga origjina e personit, se sa nga vendi në të cilin kryente një

veprimtari), duhet të gjendej zgjidhja në rastet kur një qytetar romak dhe një i huaj krijonin

15 Pettinelli, C. (2005). vep. e cit., f. 5 16 Pintér, B. (2009). The importance of Praetor activity, f. 151

http://www.kre.hu/portal/doc/sic/2009/sic4_13_pinter.pdf 17 Mousourakis, G. (2015). Roman Law and the origins of the Civil Law tradition, Springer, Cham,

f. 27 18 Nuk krijuan ligje të reja, por kthyen të drejtën zakonore (ius) në një formë të shkruar (lex). Për

më shumë shiko: The Robbins Collection, University of California at Berkeley

https://www.law.berkeley.edu/library/robbins/RomanLegalTradition.html 19 Schermaier, M. J. (2000). Bona Fides in Roman Contract Law, Në R. Zimmermann & S.

Whittaker (Eds.), Good Faith in European Contract Law, Cambridge University Press, Cambridge,

f. 72 20 Pettinelli, C. (2005). vep. e cit., f. 4-5 21 Musio, I. (2010). Breve Analisi Comparata sulla Clausola Generale della Buona Fede, f. 3

http://www.comparazionedirittocivile.it/prova/files/ncr_musio_buonafede.pdf

Page 22: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

6

një marrëdhënie ose binin në konflikt. Praktikisht ishte i nevojshëm formulimi i një ligji, i

cili do të mund të aplikohej lirisht mbi personat apo në situatat që përmbanin një element

të huaj.

Nga kjo nevojë lindi ius gentium, një trup rregullash, që u bë pjesë e ligjit romak,

por i dallueshëm nga ius civile pasi përmbante rregulla të karakterit “ndërkombëtar”, të

cilat mund të aplikoheshin për romakët dhe për të huajt.

Ka shumë të ngjarë që romakët të kenë dëshiruar shtrirjen e instituteve ligjore

romake mbi të huajt, por duke qenë se kjo ishte e pamundur për shkak të strukturës së

ndryshme nga prototipi romak, u preferua që të “romanizoheshin” institutet e të drejtës së

huaj për të krijuar një sistem të ri juridik që ecte paralelisht me ius civile. Që nga viti 242

p.e.s. nëpërmjet praetor peregrinus, filloi të zhvillohej ius gentium, i cili ishte kryesisht

romak, por i frymëzuar nga logjika juridike e botës së Mesdheut, i fokusuar në vlerat etiko-

ligjore të bona fides.22

Për Ciceronin ius gentium ishte mishërimi i natyrës, që lëkundej midis dy

koordinatave të mëdha të drejtësisë njerëzore: natura dhe fides, ku njerëzit duhet të ndiqnin

natyrën si një sundimtar dhe të respektonin besimin si guri i themelit të drejtësisë.23

“Çfarëdo që është e drejtë buron nga një prej katër burimeve. Ajo konsiston ose në

perceptimin dhe trajtimin e aftë të së vërtetës; ose në ruajtjen e miqësisë me njerëzit, duke

i dhënë secilit atë që i takon dhe duke besuar në kontratat dhe premtimet; ose në

madhështinë dhe fuqinë e një mendje të lartë dhe të pamposhtur; ose në mënyrën dhe masën

që përbën moderim dhe vetëkontroll.”24

Ndarja klasike e katër virtyteve, e quajtur zakonisht Maturia, Drejtësia, Guximi dhe

Vetëkontrolli, nuk është e vetmja ndarje e mundshme e virtytit, por duket të ishte e plotë.25

“Por, themeli i drejtësisë është mirëbesimi, që është durimi dhe e vërteta në

premtimet dhe marrëveshjet.”26 Kjo është arsyeja pse çfarë Ciceroni identifikon si virtyt i

dytë është disi më i gjerë se ajo që ne zakonisht quajmë "drejtësi". Ciceroni pranon se

përmbushja e detyrës shoqërore të dikujt përfshin jo vetëm t’i japësh secilit atë që meriton,

por gjithashtu pasjen e një natyre të caktuar bujare përtej asaj që kërkon drejtësia e rreptë.27

Sipas një perspektive të tillë është e kuptueshme se bona fides kapërcen përmbajtjen e

rreptë të rregullave ligjore për të pasuruar zbatimin e rregullave ligjore me anën njerëzore,

morale dhe etike të asaj që është e mirë, e drejtë dhe e ndershme.

Sipas Gaius ius gentium ishte: “çfarë arsyeja natyrore kishte vendosur midis

njerëzve” dhe nuk bëri dallime ndërmjet ius gentium dhe ligjit natyror, duke e quajtur të

22 Maruotti, L. S. (2006). Sulla Condizione Giuridica dello Straniero nell mondo Romano. Rivista

della Scuola Superiore dell’ Economia e delle Finanze III, f. 25-26

http://www.rivista.ssef.it/www.rivista.ssef.it/sitedfc6.html?page=20060124082938220&edition=2

006-01-01 23 Cicero De Officiis (1.1.23) cituar nga Domingo, R. (2010). The New Global Law, Cambridge

University Press, Cambridge, f. 7 24 Cicero, Marcus T. (1887). Cicero De Officiis, përkthyer me parathënie dhe shënime nga A. P.

Peabody, Book I (5)

http://oll.libertyfund.org/titles/542 25 Castellano, D. J. (2011). Foundation on Ethics, Vol. I, Stoicism in Cicero; Part II Cicero’s De

Officiis, First Book

http://www.arcaneknowledge.org/philtheo/ethics1_2.htm 26 Cicero, Marcus T. (1887). vep. e cit., Book I (7) 27 Castellano, D. J. (2011). vep. e cit., First Book

Page 23: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

7

përbashkët për të gjithë njerëzimin.28 Ai pranonte se popujt e civilizuar qeveriseshin

pjesërisht nga ligji i tyre, ligji civil dhe pjesërisht nga ligji i vendosur nga arsyeja natyrore

mes të gjithë njerëzve, i quajtur edhe si ligji i kombeve për shkak të respektimit universal

të tij.29

Ndërsa Ulpiani e ndante ligjin në tre kategori: ius civile, ius gentium dhe ius

naturale, duke bërë dallimin midis ius gentium dhe ius naturale, ku i pari i përket dhe është

i përbashkët për qeniet njerëzore, ndërsa i dyti është i përshtatshëm për qeniet njerëzore

dhe kafshët.30

Përkufizimi i ius gentium nga Gaius dhe ndarja e Ulpianit u përdorën në shekullin

VI e.s nga perandori Justinian.31

2.1.2 Shfaqja e parimit Bona Fides në të Drejtën Romake

Ka të ngjarë që prejardhja e bona fides si koncept, t’i përkasë kombinimit të kriterit

bonum dhe termit juridiko-fetar fides. Fides nga pikëpamja gjuhësore lidhet me foljen

“besoj” dhe prandaj shpreh kredibilitetin, pra kryerjen e një veprimi duke njohur

kapacitetin ose rolin e tjetrit, i lidhur ngushtë edhe me statusin shoqëror të personit.32

Në Romë fjalët “in bona fides” u prezantuan nga praetori për të korrigjuar

padrejtësitë e krijuara nga aplikimi literal e i rreptë i ligjit.33 Por, mund të ketë ndodhur që

termi fides të ketë evoluar dhe të jetë përfshirë në përdorim nga praetori, gjatë kohës që në

Romë u zhvillua tregtia e gjerë dhe personat nuk ishin të të njëjtit komunitet dhe nuk njihnin

besueshmërinë e njëri-tjetrit.34

Procedura nëpërmjet formulae ishte e njëjtë me legis actiones për sa konsistonte në

realizimin e saj të ndarë në dy faza. Faza fillestare kishte për qëllim hapjen e çështjes dhe

kryhej në prani të praetorit, ndërsa faza, që e pasonte, përmbyllej me dhënien e një vendimi

nga ana e gjyqtarit. Kjo pasi nuk ishte detyra e praetorit të merrte vendimet drejtpërdrejt,

por ai mund të lejonte ose jo ngritjen e padive dhe i jepte magjistratëve udhëzime në lidhje

me marrjen e vendimeve. Pra, kjo procedurë nuk bazohej më në shprehjen e disa frazave

të palëve në mosmarrëveshje, por në një recitim të lirë të fakteve dhe në nënshtrimin e

palëve ndaj formulae procedurale të praetorit. 35

Ata mund ta lejonin ngritjen e padive, edhe kur kjo nuk lejohej sipas ius civile,

nëpërmjet përfshirjes së një exeptio. Duke rritur aktivitetin e tyre, të bazuar në parimet e

28 Tierney, B. (1997). The idea of natural rights: Studies on Natural Rights, Natural Law, and

Church Law 1150-1625, Wm. B. Eerdmans Publishing Co., Michigan f. 136 29 Gaius, Institutes (1.1.1.) cituar nga Domingo, R. (2010). vep. e cit., f. 9 30 Weinreb, L. L. (1987). Natural law and justice. Harvard University Press, Cambridge, f. 45 31 Domingo, R. (2010). vep. e cit., f. 10-11 32 Fiori, R. (2011). Bona Fides, Formazione, Esecuzione e Interpretazione del Contratto nella

Tradizione Civilistica. Në Modelli teorici e metodologici nella storia dell diritto privato (4). Jovene

Editore, Napoli, f. 103-106

http://www.uniroma2.it/didattica/eseges/deposito/Estratto_Fiori_Modelli_4.pdf 33 Bell, G. F. (2007). How the Fact of Accepting Good Faith as a General Principle of the CISG

Will Bring More Uniformity. In Pace International Law Review (Ed.), Review of the Convention

on Contracts for the International Sale of Goods (CISG) 2005-2006. Sellier. European Law

Publishers GmbH, Munchen, f. 9 34 Fiori, R. (2011). vep. e cit., f. 106-107 35 Schermaier, M. (2000). vep. e cit., f. 73

Page 24: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

8

drejtësisë, ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë, praetorët sollën risi.36 Praetori, kur

vlerësonte se nuk mund të ngrihej një padi sipas asaj që parashikohej në edikte, mund të

krijonte një padi të re, të veçantë duke përfshirë në formula çështjen përkatëse.37

Lindi kështu një formë e veçantë e fides, bona fides që iu referua një modeli sjelljeje

vir bonus dhe që përdorej në të Drejtën Private, në pjesën procedurale të iudicia bonai fidei,

ku gjyqtari duhet të mbante parasysh parimin bona fides.38 Ligji i praetorit ose ius

honorarium solli mjaft ndryshime në procesin e vendimmarrjes nga ana e gjyqtarëve, pasi

i dha mjaftueshëm diskrecion gjyqtarit në këtë proces. Kjo nuk do të thotë që praetori krijoi

një të drejtë të tijën, por indirekt ndikoi për të sjellë ndryshime të nevojshme nëpërmjet

parimit bona fides, duke krijuar një qasje të re ndaj kontratave. Ediktet ishin mjetet më të

rëndësishme të ndryshimeve ligjore në Romë, si rezultat edhe i karakteristikave39 të tyre

dhe praetorët ishin kryesisht përgjegjës për rimodelimin e ligjit kontraktor dhe kontratave

konsensuale.40

Kështu qëllimi i aktivitetit të tyre ishte të çliroheshin magjistratët nga formalizmi i

rreptë i legis actiones dhe të lejoheshin të akordonin një iudicium me një formulë, e cila i

drejtonte gjykatësit për të dhënë gjykimin, jo sipas ligjit të rreptë, por sipas parimit të

mirëbesimit kontraktor.41

Fides u përfshi në të Drejtën klasike Romake të periudhës së hershme të

Perandorisë, në çështje të cilat përfshinin besimin dhe sigurinë. Veprimet ligjore që

përfshinin fides u njohën si bona fides iudicia, ku bona fides sipas Digest “kërkonte që të

bëhej çfarë ishte rënë dakord”.42 Koncepti fides në Romë merrte kuptime të ndryshme, por

kryesisht nënkuptonte “qëndrimin besnik ndaj fjalës së dhënë”. Bona fides aplikohej për të

konstatuar përmbajtjen e kontratave të lidhura. Bona fides nëpërmjet kërkesës ndaj palëve

për të vepruar me ndershmëri, ndikonte në mënyrën se si përmbushej kontrata.43

Një nga ndarjet e kontratave në Romë ishte pikërisht ajo, që i ndante kontratat në

stricti iuris dhe bona fides. Kontratat stricti iuris ishin kontrata më të hershme në kohë, të

cilat rregulloheshin nga ius civile dhe si të tilla në krijimin dhe interpretimin e tyre

përshkoheshin nga rregulla strikte. Një nga kontratat më të përdorshme ishte stipulatio. Për

këto kontrata ishte karakteristike detyrueshmëria për zbatim, duke u konsideruar të

vlefshme edhe nëse njëra nga palët ishte detyruar për ta lidhur atë. Për shkak të rrethanave

socio-politike në Romën e shekullit I p.e.s u rrit numri i kontratave të lidhura duke

36 Jovanović, M. (2003). Aequitas and Bona Fides in the legal practice of Ancient Rome and the

prohibition of abuse of right. Facta Universitatis, 1(7), f. 766-767

http://facta.junis.ni.ac.rs/lap/lap2003/lap2003-03.pdf 37 Për më shumë shiko: Coughlin, J.J. (2012). Law, Person, and Community: Philosophical,

Theological and Comparative perspectives on Canon Law, Oxford University Press, Oxford, f. 103-

105 38 Fiori, R. (2011). vep. e cit., f. 107 39 Ediktet kishin forcë ndryshuese dhe reformuese pasi një praetorët zgjidheshin vetëm një herë,

për një vit dhe pa të drejtë rizgjedhje, dhe ediktet e nxjerra prej tyre nuk mund të kishin vlerë përtej

këtij afati. Për më shumë shiko: Watson, A. (1995). The Spirit of Roman Law, University of

Georgia Press, Georgia, f. 3 dhe Mousourakis, G. (2015). vep. e cit., f. 48 40 Watson, A. (1995). vep. e cit., f. 3 41 Pettinelli, C. (2005). vep. e cit., f. 5 42 Morgan, T. (2015). Roman Faith and Christian Faith: Pistis and Fides in the Early Roman Empire

and Early Churches, Oxford University Press Scholarship Online, f. 108-109 43 Schermaier, M. (2000). vep. e cit., f. 78

Page 25: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

9

shfrytëzuar efektin e kërcënimit, të cilat duke qenë sticti iuris nuk mund të kishin zgjidhje

përveç se të zbatoheshin, prandaj praetorët u kujdesën për të gjetur një rrugëzgjidhje për

ata që detyroheshin të hynin në një marrëdhënie kontraktore, duke i dhënë mundësinë

këtyre të fundit të ngrinin padi në raste të tilla.44

Kontratat bona fides karakterizoheshin nga qëllimi tregtar, kjo ishte edhe arsyeja e

krijimit të tyre dhe përdorimit në masë në periudhën e zhvillimit ekonomik dhe të tregtisë

romake. Krahasuar me kontratat stricti iuris, kontratat bona fides i lejonin gjyqtarët që të

merrnin në konsideratë jo vetëm detyrimin për përmbushje të kontratës, por nëpërmjet

interpretimit të fokusoheshin në qëllimin që palët kërkonin të arrinin. Në gjykimin e tyre u

shtua një kriter i ri, kriteri bona fides, i cili e pajiste gjyqtarin me pushtet që të gjykonte në

përputhje me rrethana specifike, të ndryshme për çdo rast në gjykim. Rreth gjysmës së

shekullit I e.s praktika ligjore romake filloi të përdorte bona fides si një argument që lidhte

detyrueshmërinë e marrëveshjes kontraktore me arritjen e efekteve të synuara prej palëve.

Më vonë, rreth mesit të periudhës klasike përdorimi i bona fides do të justifikonte anulimin

e detyrimit kontraktor nëse ai binte ndesh me vlerat etike të praktikës ligjore.45

Përgjithësisht bona fides është marrë si shembull në rastet e një kontrate shitjeje (emptio

venditio) ku sendi përmbante një defekt dhe shitësi duhet të informonte blerësin në lidhje

me këtë. Por, edhe kontrata të tjera, si: mandatum, societas apo locatio conductio ishin

kontrata bona fides. Në dallim nga kontratat stricti iuris, ku kërkohej ndërhyrja e praetorit,

në kontratat bona fides çështjet në lidhje me mashtrimin, forcën apo gabimin merreshin

automatikisht në shqyrtim gjatë gjykimit.46

2.1.3 Origjina “hyjnore” e parimit Bona Fides

Të gjitha parimet e së Drejtës mbartin vlera dhe rëndësia e tyre është e

padiskutueshme, por vështirë se ndonjëri prej tyre është i mbuluar nga velloja e mitit dhe

hyjnores, si parimi Bona Fides.

Bona Fides është një frazë e përbërë nga “bona” dhe “fides”. Nga latinishtja,

“bona”, është një fjalë shumë e përdorur, që do të thotë “e mirë”, “e ndershme”, “fisnike”,

“e drejtë”.47 Kjo fjalë është përdorur edhe për të identifikuar një perëndeshë romake, Bona

Dea, perëndesha e mirë, e cila adhurohej nga gratë e Romës si perëndesha e dëlirësisë dhe

pjellorisë. Asnjë burrë nuk lejohej të hynte në tempullin e saj.48

44 Glover, G. (2004). Metus in the Roman Law of Obligations. Fundamina (10), f. 35-37

https://giftoftruth.files.wordpress.com/2014/02/metus-in-roman-law-of-obligations.pdf 45 Dajczak, W. (1997). L’uso della locuzione “bona fides” nei giuristi romani classici per la

valutazione del valore vincolante degli accordi contrattuali. f. 74-79

http://local.droit.ulg.ac.be/sa/rida/file/1997/dajczak2.pdf 46 Glover, G. (2004). vep. e cit., f. 46 47 Bona, (2014). Në Latin-Dictionary.net

http://www.latin-dictionary.net/search/latin/bona 48 Lewis, Ch. T. & Short, Ch. (1879). A Latin Dictionary

http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus%3Atext%3A1999.04.0059%3Aentry%3D

Bona

Page 26: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

10

Në anën tjetër “fidius” kishte kuptimin e njëjtë si filius (bir) siç gjendet edhe në

kombinim Dius Fidius, por të tjerë e trajtojnë fidius të ishte një mbiemër që nënkuptonte

“besnik” apo “besimtar” dhe Dius Fidius të ishte Perëndia e Besimit.49

Po t’i referohemi disa enciklopedive italiane, Dius Fidus shpjegohet të jetë një

perëndi romake, perëndia suprem, Jupiteri, me funksionin e veçantë të kujdestarit të të

drejtave dhe fides-it si publik, ashtu edhe privat.50 Në tempullin e tij mbaheshin traktate të

shumta dhe ai thërritej si dëshmitar në betimet me formulën me D. F.. Si mbrojtës i

besnikërisë bashkëshortore dhe i të drejtës së njerëzve,51 atij i atribuoheshin të mirat

materiale të të dënuarve për tradhti, si dëmshpërblim për shkeljen.52

2.1.4 Aequitas dhe Bona Fides

“Ius est ars boni er aequi.”53

Në Greqinë e Lashtë koncepti që përdorej në Romë si aequitas, quhej epieikeia dhe

sipas Aristotelit përdorej si korrigjues apo plotësues i drejtësisë, duke pasur për qëllim

integrimin e ligjit atje ku ai ishte i pamjaftueshëm për shkak të të shprehurit në terma të

përgjithshëm.54 Kështu aequitas qëndron më lart se sa drejtësia e formuluar nga ligji, që

për shkak të universalitetit të tij, është subjekt i gabimit.55 Aristoteli e identifikonte aequitas

me të drejtën e rastit individual, konkret, në kontrast me regula iuris, duke e lidhur atë me

interpretimin jo literal të normës, por me frymën e ligjit dhe qëllimin e legjislatorit.56

Aequitas u perceptua si qëllimi i ligjit për të përcaktuar krijimin e normave të reja

dhe modifikimin e atyre, që nuk përputheshin me kuptimin që shoqëria kishte për

drejtësinë, si dhe që nuk arrinin ekuilibrin e nevojshëm në marrëdhëniet njerëzore.57

Aequitas u përdor si parim në të Drejtën Private e Procedurale Civile, si edhe në

praktikën gjyqësore dhe mjaft juristë klasikë u frymëzuan nga ky parim në marrjen e

vendimeve të tyre, si dhe pati një rol të rëndësishëm në zhvillimin e të Drejtës Romake,

sidomos kur normat e hershme ligjore u bënë të papërshtatshme për kërkesat ekonomike

dhe shoqërore të mëvonshme.58

Megjithatë, duke iu referuar juristëve klasikë ishte ius në kuptimin e gjerë, që kishte

forcën pozitive krahasuar me aequitas. Aequitas u përfshi në një normë pozitive falë ediktit

të praetorit dhe interpretimeve të juristëve, pasi deri në atë moment i përkiste sferës para

49Andrews, E. A. (1841). Sallust’s history of the war against Jugurtha and of the conspiracy of

Catiline. Durrie & Peck, Connecticut, f. 185 50 Vale, V. (1932). Dius Fidius. Në Enciclopedia-Italiana

http://www.treccani.it/enciclopedia/dius-fidius_(Enciclopedia-Italiana)/ 51 Meschini, S. (1960). Dius Fidius. Në Enciclopedia-dell'-Arte-Antica

http://www.treccani.it/enciclopedia/dius-fidius_(Enciclopedia-dell'-Arte-Antica)/ 52 Vale, V. (1932). vep. e cit. 53 Celsus. (Dig. 1, 1, 1) “Ligji është arti i të mirës dhe të drejtës.” 54 Aristotele, Etica Nicomachea, Libri V, cituar nga Maurotti, L. S. (2012). Aequitas e ius scriptum.

Profili storici. Annali della Facoltà Giuridica dell’Università di Camerino. (1). f. 229 55 Aristotele, Etica Nicomachea, Libri V, f. 6

http://www.webethics.net/testi/Aristotele_Etica_Nicomachea.pdf 56 Aristotele, vep. e cit. 57 Mousourakis, G. (2015). vep. e cit., f. 50 58 Berger, A. (1953). Encyclopedic dictionary of Roman Law, The Lawbook Exchange, Ltd., New

Jersey, f. 354

Page 27: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

11

ligjore.59 Në fund të periudhës klasike bona fides filloi që të humbasë terren në favor të

aequitas. Një nga arsyet më të rëndësishme ishte që fati i bona fides ishte ngushtësisht i

lidhur me procedurën klasike me formula dhe përderisa kjo e fundit doli nga përdorimi,

bona fides u ballafaqua me konkurrencën e drejtpërdrejtë të kategorive të përgjithshme

etike, si: aequitas, humanitas dhe benignitas.60 Këto kategori dukeshin më të kuptueshme

e më elastike se sa koncepti bona fides, i cili ishte i mbyllur në idenë e besnikërisë dhe

drejtësisë ndërmjet palëve kontraktore.61

Ligji në Mesjetë dëshmoi për një afrim ndërmjet aequitas dhe bona fides, si rezultat

i zhvillimit të këtij të fundit. Gjatë periudhës ligjore Bizantine funksionet e aequitas dhe

bona fides u mbivendosën gjerësisht, gjë që në nivelin praktik solli paqartësi. Ky rezultat

erdhi kryesisht për shkak të zgjerimit të konceptit të bona fides, të cilit i ishte dhënë një

aplikim i përgjithshëm.62

2.2 Bona Fides në Mesjetë-Rizbulimi i Parimit

Rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit nuk i dha fund ndikimit ligjor romak në

shekujt në vijim. Një nga kontributet më të çmuara ligjore, që shënjoi Mesjetën e hershme

ishte Corpus Iuris Civilis, një kryevepër e madhe ligjore, e cila u bë thelbi i zhvillimit të së

drejtës së mëpasshme.

E Drejta Romake luajti rolin e një ligji subsidiar, për shkak se në shumicën e

vendeve ligjet dhe zakonet lokale ishin mjaft të fragmentarizuara dhe Corpus Iuris Civilis

u kthye në pikën e referimit për juristët në të gjithë Evropën.63

Edhe pse njihet si një arritje e Justinianit I, baza ishte krijimi mijëvjeçar i

mëparshëm i ligjit në përgjithësi dhe inkorporimi i parimeve të veçanta të së Drejtës, ku

madhështia e punës së perandorit ishte “mbledhja e më të mirës që ishte krijuar gjatë

shekujve”.64 Corpus Iuris Civilis nuk ishte gjë tjetër veçse një përmbledhje me fragmente

nga shkrimet ligjore klasike romake, shpesh kontraverse, pasi datonin në faza të ndryshme

të zhvillimit ligjor.65

Pavarësisht se roli i përmbledhjes më të famshme ligjore ndryshoi nga koha në

kohë, në Universitetin e Bolonjës e në kohën e Glosatorëve ishte mjeti kryesor në edukimin

universitar, për t’u kthyer në burim të ligjit e për t’u përdorur në praktikën ligjore nga Post-

Glosatorët, të frymëzuar nga Shkolla e Orleansit.66

59 Mousourakis, G. (2015). vep. e cit., f. 50 60 Beck, A. (1955). Zu den Grundprinzipien der bona fides im römischen Vertragsrecht Në Aequitas

und bona fides: Festgabe für August Simonius, f. 24-25, cituar nga Schermaier, M. (2000). vep. e

cit., f. 89 61 Schermaier, M. (2000). vep. e cit., f. 89 62 Fauvarque-Cosson, B. & Mazeaud, D. (Eds.), European Contract Law. Materials for a Common

Frame of Reference: Terminology, Guiding Principles, Model Rules, (2008). Sellier, Munchen, f.

154 63 Wallinga, T. (2011). The Common History of European Legal Scholarship. Erasmus Law

Review. 4 (1) f. 3 64 Jovanović, M. (2003). vep. e cit., f. 765 65 Zimmermann, R. (2006). Ius Commune and the Principles of European Contract Law:

Conterporary renewal of an old idea Në H. MacQueen & R. Zimmermann (Eds.), European

Contract Law: Scots and South African Perspectives. Edinburgh University Press, Edinburgh, f. 9 66 Wallinga, T. (2011). vep. e cit., f. 3- 5

Page 28: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

12

2.2.1 E Drejta Kanonike dhe Bona Fides

Në periudhën e Mesjetës u zhvillua së tepërmi edhe e Drejta Kanonike. Fillimisht

ajo u materializua në një libër Concordia discordatum canonum, të shkruar nga Gratian,

që besohej të ishte një murg. I quajtur thjesht Decretum Gratiani, teksti dukej se kishte për

qëllim afrimin e traditave dhe udhëzimeve në një sistem intelektualisht të qëndrueshëm

dhe të unifikuar.67

Dukej se e Drejta Kanonike e mbështeti parimin bona fides duke e kthyer në një

kërkesë të qartë. Dekreti Quoniam omne i Papa Inocentit III parashikoi që “asnjë

parashkrim civil apo kanonik nuk do të jetë i vlefshëm pa bona fides”, duke iu referuar një

shprehjeje të Shën Palit për Romakët (Rom. 14:23) “çdo gjë që nuk është prej besimi, është

mëkat”. Atë, që e Drejta Romake ia kishte pranuar një poseduesi mala fides, pra mundësinë

e fitimit të titullit, e Drejta Kanonike e refuzoi me ndërgjegje.68

Që nga Këshilli i Nikeas (viti 325) Kisha filloi që të kishte juridiksion edhe mbi

çështjet civile, praktikë që vazhdoi gjatë Mesjetës. Juridiksionin mbi mosmarrëveshjet

kontraktore, gjykatat kishtare e mbrojtën me teorinë se mirëbesimi ishte provë e shenjtërisë

së detyrimeve kontraktore.69

Në krahasim me të Drejtën Civile, që i trajtonte kontratat të ndara si kategori të

veçanta, secila e mbrojtur nga një ose më shumë padi që përcaktonin pasojat ligjore të tyre,

e Drejta Kanonike kontribuoi në mënyrë të rëndësishme në zhvillimin e ligjit kontraktor.

Në parim, sipas të Drejtës Civile nëse një kontratë nuk i përkiste një kategorie, nuk

konsiderohej kontratë dhe si e tillë nuk mund të mbrohej me padi. E Drejta Kanonike

aplikoi parimin pacta sunt servanda, që çdo marrëveshje duhet të çonte drejt detyrimeve

të mbrojtura me padi.70 Nga shekulli XII bona fides u kthye nga përjashtimi, në rregull,

duke u konsideruar një parim i përgjithshëm i tregtisë kombëtare dhe ndërkombëtare.71

Ndërthurja e të Drejtës Romake me të Drejtën Kanonike pati për rezultat lindjen e

ius commune. Pavarësisht se herë pas here zakonet lokale preferoheshin në aplikim, ius

commune besohet se u përdor edhe pas krijimit të kodeve, në rastet e pambuluara me

zgjidhje prej tyre.

2.2.2 Lex Mercatoria dhe Bona Fides

Kryqëzatat ishin ato që e frymëzuan dhe rilindën tregtinë ndërkombëtare.72 Në

shekujt XII-XIII Evropa u përfshi nga zhvillimi dhe u karakterizua nga një prodhim i

konsiderueshëm që diktonte tregtimin e këtyre të mirave. Për realizimin e tregtisë

ndërkombëtare kishte pengesa të shumta: largësitë gjeografike, ndryshimet kulturore e

67 Brundage, J. A. (1995). Medieval Canon Law. Longman, London, f. 47 68 Helmholz, R. H. (1996). The spirit of Classical Canon Law. University of Georgia Press, Georgia,

f. 189 69 Klein, J. (1993) Good Faith in Interantional Transactions, Liverpool Law Review. 15, f. 117

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/Klein.html 70 Wallinga, T. (2011). vep. e cit., f. 11 71 Fauvarque-Cosson, B. & Mazeaud, D. (Eds.) vep. e cit., f. 154 72 Wethmar-Lemmer, M. (2005). The development of the modern Lex Mercatoria: A Historical

Perspective. Fundamina, 11 (2), f. 186

Page 29: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

13

gjuhësore dhe dallimet në praktikat e biznesit dhe zakonet tregtare. Nevoja, për një ligj që

do të ishte “gjuha e ndërveprimit”, ishte e qartë.73

Kjo ndoshta çoi në krijimin e lex mercatoria si një përzierje e ligjeve me

institucionet dhe zakonet e vendosura tregtare, të gjykatave zyrtare dhe quasi gjyqeve

lokale, private. Lex mercatoria nuk ishte një ligj zyrtar, shtetëror, por një amalgamë e

rregullave dhe procedurave shtetërore dhe joshtetërore, të cilat mbaheshin së bashku nga

subjekti i tyre: tregtarët.74 Vetë tregtarët krijuan dhe zhvilluan spontanisht një sërë

rregullash, që nuk i përkisnin një juridiksioni të caktuar, por që do të ndihmonin për të

rregulluar marrëdhëniet e tregtisë ndërkombëtare dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes

tyre.

Sipas Felemegas75 lex mercatoria në fillimet e saj kishte disa karakteristika

dalluese: (1) burimi kryesor i saj ishin zakonet tregtare, të cilat rridhnin nga ligji i panaireve

dhe zakonet e detit, të cilat shfaqnin uniformitet, (2) administrohej nga vetë tregtarët dhe

jo nga gjyqtarë profesionistë, ndaj mosmarrëveshjet zgjidheshin në gjykata tregtare unike,

të ngjashme me arbitrazhin modern, nëpërmjet procedurave të shpejta, informale dhe pa

teknika ligjore, (3) ishte transnacionale dhe zbatohej kudo ku ushtrohej tregtia, (4) u

ndihmua nga funksioni i noterit publik në ruajtjen dhe zhvillimin e universalitetit nëpërmjet

kontratave noteriale, të cilat u bënë të zakonshme dhe ndihmuan në uniformitetin e lex

mercatoria kozmopolit dhe (5) theksonte barazinë si një parim thelbësor, me prirjen për t’i

trajtuar rastet ex aequo et bono (sipas të drejtës dhe të mirës).

Karakteristika e fundit tregon se me gjithë mënyrën e krijimit, lex mercatoria u

mbështet në disa parime ndër të cilat u dallua parimi i mirëbesimit. Në këtë periudhë bona

fides, jo vetëm u njoh si term juridik, por mori dhe një rol të rëndësishëm në fushën e

detyrimeve. Veçanërisht me këtë term u përshkruan tre lloj sjelljesh: ndalimi i palëve për

të përfituar nga sjelljet e tyre abuzive, detyrimi i palëve për të mbajtur fjalën e dhënë, si

dhe detyrimi i palëve kontraktore për përmbushjen e atyre detyrimeve, të konsideruara të

drejta nga një person i ndershëm e besnik, edhe pse jo të parashikuara shprehimisht.76

Bona fides u bë një nga shtyllat e qëndrueshme të lex mercatoria falë vlerave

humane, moralit dhe drejtësisë, që mbart në vetvete. Parimi ndihmoi në kapërcimin e

vështirësive, sidomos në kontratat ndërkombëtare, në interpretimin e përmbushjen e tyre,

për të arritur qëllimin e dëshiruar nga palët. Çdo gjë ishte më e lehtë për parimin, pasi vlerat

e tij përputheshin me vlerat e moralit kristian. Prandaj në konsolidimin e parimit, luajti rol

të rëndësishëm e Drejta Kanonike, pasi koncepti bona fides, përkonte gjithmonë e më

shumë me konceptin e moralit dhe ndërgjegjes.77

73 Benson, B. L. (1989). The Spontaneous Evolution of Commercial Law. Southern Economic

Journal, f. 646

http://coss.fsu.edu/d5/economics/sites/coss.fsu.edu.economics/files/users/bbenson/spontaneous-

1989.pdf 74 Michaels, R. (2007). The true Lex Mercatoria: Law beyond the State. Indiana Journal of Global

Legal Studies, 14 (2). f. 454 75 Felemegas, J. (2000). The United Nations Convention on Contracts for the International Sale of

Goods: Article 7 and Uniform Interpretation Pace Review of the Convention on Contracts for the

International Sale of Goods (CISG), f. 115

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/felemegas.html 76 Musio, I. (2010). vep. e cit., f. 4 77 Po aty, f. 4

Page 30: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

14

2.3 Mirëbesimi dhe kodifikimi modern

Kodifikimi, si proces i rëndësishëm, nuk është fryt i kohëve moderne. Përpjekje

serioze për kodifikim ka pasur që në antikitet, të cilat janë finalizuar me kode ndoshta jo

në kuptimin e mirëfilltë, por në përmbledhje të cilat i kanë rezistuar kohës për të treguar

vlerat e rregullimeve ligjore fillestare. Nga Kodi i Hamurabit, apo edhe më parë,78 periudha

e antikitetit njohu zhvillime në fushën e kodifikimit, i cili më vonë kulmoi me më të

rëndësishmin Corpus Iuris Civilis. Periudha e Mesjetës nuk e vazhdoi traditën e

kodifikimeve, madje ligji ishte jo vetëm lokalisht i fragmentarizuar, por pati edhe

“konkurrencë” të ligjeve të zbatueshme.

Për Zimmerman79 e Drejta Romake që nga koha kur “u ripranua”, u kthye në bazën

e administrimit të drejtësisë në Evropë. Me përfshirjen në vetvete të elementëve të së

Drejtës Kanonike, zakoneve indigjene, zakoneve tregtare dhe Teorisë së Ligjit Natyror ajo

u kthye në ius commune, por që mbeti e rivalizuar në aplikim nga një numër i madh dhe

një kompleksitet burimesh ligjore, që sillnin pasiguri dhe mungesë efikasiteti.

Evropa mesjetare dhe moderne e hershme nuk kishte sisteme ligjore kombëtare dhe

njerëzit jetonin ose nën zakonet lokale, ose nën dy sisteme mbikombëtare: e Drejta

Kanonike dhe e Drejta e re Romake e universiteteve, pasi për shumë shekuj ideja që një

shtet të kishte ligjin e vet kombëtar, strikt e të pandikuar, ishte e paimagjinueshme.80

Rilindja shënoi rifillimin e kodifikimeve në Evropë, fillimisht në shtetet

gjermanike, por dy janë momentet më të rëndësishme të kodifikimeve në periudhën

moderne. Me distancë kohore gati njëqind vjeçare Kodi i Napoleonit (1804) dhe KCGJ

(1900) ishin dy pikat kulmore, të rëndësishëm jo vetëm për situatën në të cilat u hartuan,

por më tepër për ndikimin që patën në kodet civile të mëpasshme të shumë shteteve të tjera.

Për borgjezinë e shekullit XIX, KCF konsiderohej ndoshta si fjala e fundit e

zhvillimit njerëzor, pasi ishte mishërimi i plotë i idealeve të Rilindjes, i qartë, i thjeshtë, i

sigurt, i barabartë, i fiksuar në tërësinë e tij në një tekst, që çdo qytetar mund ta lexonte e

kuptonte.81 Ndërsa për KCGJ pati kundërshtime, që kur krijimi i tij u hodh si ide nga

Thibaut. Savigny ishte kundër kodifikimit, duke e konsideruar një veprim të nxituar, po aq

të nxituar sa edhe KCF.

Pavarësisht sfondit historik e ideologjik në të cilin u përgatitën këto kode civile,

ndikimi i tyre në shtete të tjera, të cilat i përgatitën kodet e tyre duke marrë për model

respektivisht Kodin e Napoleonit dhe KCGj, ishte domethënës, duke kthyer ligjin francez

dhe shkencën ligjore gjermane në dy kontribuuesit kryesorë të traditës Civil Law.82

Kështu kodifikimet i dhanë fund “jetës së dytë” të së Drejtës Romake.83

78 Kodi Sumer Ur- Nammu 2100- 2050 p.e.s 79 Zimmermann, R. (2006). The German Civil Code and the Development of Private Law in

Germany. Oxford University Comparative Law Forum

http://ouclf.iuscomp.org/articles/zimmermann.shtml 80 Van Caenegem, R. C. (2002). The National Codes: A transient phase- One Code for every

country? Në European Law in the Past and Future: Unity and Diversity over two Millennia. f. 1

http://catdir.loc.gov/catdir/samples/cam031/2001035697.pdf 81 Grossi, P. (2010). A History of European Law, Wiley- Blackwell, West- Sussex, f. 93 82 Mousourakis, G. (2015). vep. e cit., f. 298 83 Zimmermann, R. (2006). vep. e cit. [80]

Page 31: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

15

Kodi i Napoleonit, që paradoksalisht ishte thellësisht i ndikuar nga e drejta

zakonore gjermanike e feudale84, ka në thelb të tij parimet e lirisë kontraktore e të pronës

private, por jo një parim të shprehur të “equity”, pavarësisht se ky parim mund të aludohet

se është përfshirë indirekt nëpërmjet përmendjes së “mirëbesimit”, “rendit publik” apo

vullnetit të shprehur të palëve.85 Edhe pse emra të njohur si Domat, Pothier apo Rosini e

konsideronin mirëbesimin si një moment thelbësor në disiplinën e kontratave,

kompleksiteti i marrëdhënieve të kodifikimit, ideve liberaliste dhe pozitivizmit juridik, e

pakësoi ndikimin e mirëbesimit. KCF mund të merret si shembull, që ka parashikuar një

hapësirë të gjerë për autonominë kontraktore dhe një hapësirë të vogël për mirëbesimin në

përmbushjen e kontratave.86 Për krijuesit e KCF, fillimisht Domat dhe pasuesi i tij Pothier,

mirëbesimi ishte një term me frymëzim fetar. Ndikimi fetar mbi ta reflektoi edhe mbi punën

e tyre me ligjet. Për ata mirëbesimi përbënte një pasojë të drejtpërdrejtë të dashurisë mes

njerëzve-një mandat hyjnor. Megjithatë ajo që u pasqyrua në KCF ishte një evoluim

ideologjik, pa qenë më theksi te çështjet fetare, por te diçka që mund të konsiderohej

altruiste.87

KCGJ nuk është i detajuar për të rregulluar raste të veçanta individuale, por vë në

dispozicion një tërësi rregullash dhe konceptesh, të aplikueshme në një shumëllojshmëri

problemesh, si dhe përmban dispozita të hapura si pavlefshmëria e kontratave contra bonos

mores apo që detyrimet duhet të përmbushen sipas perceptimit të mirëbesimit, nëpërmjet

të cilave Kodi përpiqet të arrijë një ekuilibër ndërmjet qëndrueshmërisë dhe fleksibilitetit

doktrinar.88

Përveç ndryshimeve të mëdha shoqërore të ndodhura gjatë periudhës njëqind

vjeçare të distancës kohore mes dy kodeve, dy kodet kanë të përbashkët bazën ideologjike

dhe burime të përbashkëta të së drejtës: ius commune dhe ligjet e tyre kombëtare respektive,

ku ius commune ka ndikim veçanërisht të dukshëm në fushën e të drejtës së detyrimeve, si

dhe në mënyrën se si materialet janë strukturuar dhe sistemuar.89 Realizimi i kodeve, në

Francë dhe Gjermani solli jo vetëm qartësi dhe siguri për ligjin që do të zbatohej në

vazhdimësi, por shënoi edhe një pikë kthese, “shkëputjen” nga të drejtat e vjetra të

përdorura deri në atë kohë.

Pavarësisht ndikimit nga KCF, KCI duke qenë më i vonë në kohë ka pasqyruar edhe

ndryshimet e mëdha shoqërore, duke pasur në përmbajtjen e tij rregulla që: “modernizojnë

modelin origjinal francez dhe dobësojnë liberalizmin e tij, në favor të një vëmendje më të

madhe për drejtësinë shoqërore në marrëdhëniet ligjore”.90 Kështu, në sistemin Civil Law,

pikëpamja minimaliste përfaqësohet nga gjykatat franceze, të cilat nuk mbështeten në

84 Van Caenegem, R. C. (2002). vep. e cit., f. 3 85 Tella, M. J. F. (2008). Equity and Law. Martinus Nijhoff Publishers, Leiden, f. 75 86 Musio, I. (2010). vep. e cit., f. 4 87 Cremades, B. M. (2012). Good Faith in International Arbitration AM. U. Int’l l. Rev, 27 (4) f. 771

http://digitalcommons.wcl.american.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1783&context=auilr 88 Zimmermann, R. (2006). vep. e cit., [80] 89 Mousourakis, G. (2015). vep. e cit., f. 295 90 Moss, G. C. (2007). International Contracts between Common Law and Civil Law: Is Non-state

Law to Be Preferred? The Difficulty of Interpreting Legal Standards Such as Good Faith. Global

Jurist, 7 (1) (Advances), f. 17

Page 32: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

16

bonne foi në të njëjtën masë sa homologët e tyre italianë.91 Megjithëse gjyqtarët italianë

kanë në dispozicion klauzola të përgjithshme, të parashikuara nga Kodi Civil i vitit 1942,

ata përsëri nuk arrijnë t’i aplikojnë ato gjerësisht dhe në mënyrë krijuese, si gjyqtarët

gjermanë.92 Qëndrimi i legjislacionit shqiptar në lidhje me mirëbesimin kontraktor duket

se i afrohet më tepër atij italian dhe po ashtu duket se aplikohet shumë pak, për të mos

thënë rrallë nga gjykatat shqiptare të të gjitha shkallëve. Dispozitat ligjore përkatëse, që e

përmbajnë parimin përfshihen pak nga gjykatat në argumentimin që bëjnë gjatë dhënies së

drejtësisë. Edhe nëse përfshihen, ato vetëm citohen nga gjykata duke mos realizuar një

analizë konkrete të situatës së krijuar midis palëve kontraktore.

Në dallim nga Evropa kontinentale, rasti anglez paraqitet i ndryshëm për dy arsye:

(1) pasi besohet se Common Law, një fenomen tipik anglez, është krijuar i pandikuar dhe

(2) që Common Law nuk pati shkëputjen me të drejtat e vjetra, si në Francë e Gjermani.

Në lidhje me të parën, mund të thuhet se Common Law ishte një produkt i Evropës

kontinentale, pasi e drejta feudale që aplikohej në gjykatat mbretërore angleze të mbretit

Henri II, u importua nga pushtuesit normandë dhe ishte thelbësisht e zhvilluar në

Kontinent.93 Përsa i përket karakteristikës së dytë, Common Law u shënjua nga përshtatja

dhe jo nga ndryshimi, që e bën atë llojin ideal të tradicionalizmit dhe vazhdimësisë së

pandërprerë. Pra, nuk ka “Old Common Law” apo “New Common Law”, por një Common

Law pa moshë, bazuar në diturinë e shekujve.94

Mirëbesimi si parim mbërriti në Angli që në Mesjetë, nën ndikimin e të Drejtës

Kanonike. Në shekullin XIX aktiviteti i lartë tregtar i tregtarëve anglezë dhe mbizotërimi i

qëndrimit liberal në jurisprudencën e gjykatave e zvogëloi rëndësinë e tij për të udhëhequr

formimin dhe përmbushjen e kontratës. Qëndrimi ndaj parimit është shprehur edhe në

çështjen Lawson v. Weston (1801) duke e përcaktuar si parimi i “pure heart and empty

head”.95

Pra, akoma më minimaliste është qasja që përfaqësohet nga ligji anglez, i cili nuk

njeh detyrimin e palëve në kontratë për t’u pajtuar me standardin e mirëbesimit.96 Ndërsa

në vende të tjera të Common Law mund të thuhet që SHBA jo vetëm e përfshijnë parimin

në legjislacionin e tyre tregtar, por janë duke zhvilluar doktrinën e mirëbesimit, si dhe

gjykatat janë të prirura që parimin ta zbatojnë në dhënien e drejtësisë për mosmarrëveshjet

kontraktore. Në një rrugë të ngjashme me SHBA janë edhe Australia dhe Kanadaja, e cila

së fundmi ka njohur detyrimin për mirëbesim në përmbushjen e kontratave nëpërmjet

Gjykatës Supreme Kanadeze: “Ndershmëria nuk është vetëm politika më e mirë- është

ligji!” “Duke u vendosur detyrimi për përmbushjen e kontratave me ndershmëri kjo do ta

bëjë ligjin më të qartë, më të drejtë dhe më në harmoni me pritshmëritë e arsyeshme

tregtare.” 97

91 Musy, A. (2000). The good faith principle in contract law and the precontractual duty to disclose:

comparative analysis of new differences in legal cultures. f. 2 92 Moss, G. C. (2007). vep. e cit., fq. 17 93 Van Caenegem, R. C. (2002). vep. e cit., f. 2 94 Po aty, f. 10 95 Banakis, S. (2009). Liability for Contractual Negotiations in English Law: Looking for the

Litmus Test. InDret. f. 6 96 Musy, A. (2000). vep. e cit., f. 2 97 Për më shumë shiko çështjen: Bhasin v. Hrynew (2014)

Page 33: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

17

3. KUPTIMI I PARIMIT BONA FIDES

Ishte Ciceroni ai që ndoshta la “përkufizimin më të plotë” të mirëbesimit: "Këto

fjalë, mirë-besim, kanë një kuptim shumë të gjerë. Ato shprehin të gjitha ndjenjat e

ndershme të një ndërgjegjeje të mirë, pa kërkuar skrupulozitet që do të kthente

vetëmohimin në sakrificë; ligji largohet nga kontratat e manipuluara dhe manovrat e

zgjuara, marrëveshjet e pandershme, llogaritjet mashtruese, shtirjet dhe simulimet e

pabesa dhe keqdashja, të cilat nën maskën e maturisë dhe aftësisë, përfitojnë nga naiviteti,

thjeshtësia dhe injoranca."98

Edhe vetë Ciceroni e ka pranuar se kuptimi i mirëbesimit është shumë i gjerë. Ai

ka provuar ta shpjegojë kuptimin duke përdorur terma (injoranca, thjeshtësia,

pandershmëria, simulimi, pabesia, etj.) që në vetvete nuk janë fikse apo strikte në

perceptim, si dhe kanë nevojë të interpretohen sipas rastit. Ciceroni e ka sqaruar kuptimin

e mirëbesimit në të kundërt, duke paraqitur një situatë keqbesimi, që karakterizohet nga

keqdashja, pandershmëria, pabesia e manipulimi, të gjitha këto jo lehtësisht të dukshme,

përballë injorancës, thjeshtësisë dhe naivitetit.

Problemi qëndron se koncepti i mirëbesimit ose është lënë i papërkufizuar nga

praktika gjyqësore, ose i paqartë. Ndonjëherë shpjegohet në të kundërtën e tij, si: “mungesë

e keqbesimit” dhe herë të tjera termi mirëbesim lidhet me mungesën e keqdashjes, një

koncept që është po aq amorf.99

Gjithsesi duket se Ciceroni është përpjekur më tepër të japë një përshkrim, sesa një

përkufizim. Në fakt është mjaft e vështirë të japësh një përkufizim të saktë për mirëbesimin.

Aq e vërtetë është kjo sa që nuk mund të përjashtosh asnjë “përkufizim” si të pasaktë dhe

nuk mund të konsiderosh asnjë “përkufizim” si gjithëpërfshirës.

Kuptimi i konceptit të mirëbesimit është praktikisht më i gjerë se sa besohet. Ai

mbart në vetvete bindjen e njerëzve se e kuptojnë se ç’do të thotë “të jesh në mirëbesim”

apo “të veprosh në mirëbesim”, por nëse do t’i kërkohej që të shpjegonin me fjalë atë që

nënkuptonin, as nuk mund të shpresohej për një përkufizim të mirëfilltë. Duke qenë se

mund të tolerohen mangësi apo paqartësi të tilla në komunikimin e përditshëm, shoqëror

apo familjar, e njëjta gjë nuk mund të vlejë në një situatë konflikti, zgjidhja e të cilit varet

nga përdorimi i një dispozite ligjore që përmban mirëbesimin.

Thuhet se mirëbesimi është i lidhur me standardet morale. Nga njëra anë thuhet se

është një standard moral në vetvete, një parim etiko-ligjor; mirëbesimi nënkupton

ndershmëri, çiltërsi, besnikëri, etj. Shpesh thuhet se standardi i mirëbesimit në thelb do të

thotë që njëra palë duhet të marrë parasysh interesin e palës tjetër. Në anën tjetër,

mirëbesimi thuhet të jetë porta hyrëse për mes së cilës vlerat morale futen në ligj.100

Mirëbesimi si një parim i ligjit kontraktor i ka shpëtuar gjatë një përkufizimi.101

Kjo, kryesisht për shkak të faktit se koncepti është aplikuar në përgjithësi si një bazë për të

98 Fauvarque-Cosson, B. & Mazeaud, D. (Eds.), vep. e cit., f. 152 99 Harmon, A. G. (2012). Defamation in Good Faith: An argument for restating the defense of

qualified privilege. CUA Law Scholarship Repositary, f. 27 100 Hesselink, M. (2004). The concept of Good Faith “Un updated version of the third edition of the

book “Towards a European Civil Code, f. 621

https://www.researchgate.net/publication/228218882_The_Concept_of_Good_Faith 101 Një përkufizim i mirëbesimit si parim bazë i kontratës jepet nga Profesor Mustafaj: “Parimi i

mirëbesimit konsiston në aplikimin e ndershmërisë së marrëdhënieve midis palëve në një kontratë,

Page 34: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

18

korrigjuar padrejtësinë e perceptuar të një rezultati të rreptë juridik sipas ligjit kontraktor

në fuqi. Si rezultat, mirëbesimi ka shumë kuptime në rrethana të ndryshme. Duke qenë se

koncepti ligjor i mirëbesimit bazohet mbi konceptin moral të ndershmërisë, natyrisht që

është gati e pamundur ta përkufizosh sepse standardet e ndershmërisë ndryshojnë në varësi

të perspektivës së dikujt.102

Mungesa e përkufizimit mund të vijë nga fakti se është vështirë të shprehësh në pak

fjalë një koncept abstrakt e gjithëpërfshirës, që gjerësisht sqarohet duke përdorur fjalë, të

cilat mbartin subjektivizëm. Vështirësia në përkufizim shpesh është cituar se përbën një

nga arsyet kundër njohjes së mirëbesimit si një doktrinë me aplikim të përgjithshëm.103

3.1 Përpjekjet për përkufizim të parimit të mirëbesimit

Mirëbesimi, duke qenë se veprimi i tij në ligj duket shpesh i mistershëm dhe i

paqartë, është një koncept që tenton t’i shqetësojë juristët. Duket se nuk ka një formulim

të pranuar dhe të vendosur për parimin thelbësor të mirëbesimit kontinental dhe për më

tepër mirëbesimi përdoret për të justifikuar një tërësi standardesh.104

Sipas O’Connor mirëbesimi është: “një parim themelor që rrjedh nga rregulli

pacta sunt servanda dhe nga rregulla të tjera ligjore, veçanërisht dhe direkt i lidhur me

ndershmërinë, drejtësinë dhe arsyeshmërinë, aplikimi i të cilit përcaktohet në një moment

të veçantë nga standardet e ndershmërisë, drejtësisë dhe arsyeshmërisë që mbizotërojnë

në komunitet, të cilat janë konsideruar të përshtatshme për formulimin e rregullave ligjore

të reja ose të rishikuara.”105

Përgjithësisht pranohet se për shkak të natyrës së parimit, mënyrës se si aplikohet

në raste të veçanta, si dhe gjendjeve mendore apo sjelljeve që personifikohen me termin

mirëbesim, është e vështirë të gjesh një përkufizim të vetëm të tij. Kryesisht, praktika

gjyqësore na furnizon me interpretime mbi parimin, të cilat marrin më shumë trajtën e një

përshkrimi që ka lidhje me çështjen në fjalë, se sa të një përkufizimi të mirëfilltë.

Profesor Summers kur sqaron një situatë hipotetike për mënyrën se si gjyqtari duhet

të përdorë konceptin e mirëbesimit, thotë se është më e lehtë që të identifikohet keqbesimi

dhe më pas mirëbesimi të përkufizohet si “e kundërta” e tij. Kjo nuk do të ishte e nevojshme

nëse mirëbesimi do të kishte një përkufizim të qartë dhe kuptimi i tij të mos ishte i errët.

Por, në ligjin kontraktor, mirëbesimi është një “përjashtues”, një shprehje pa një kuptim të

si në kontekstin mental dhe atë moral”. Për më shumë shiko: Mustafaj, I. (2016). Detyrimet dhe

Kontratat. Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja ARON PRINT, Tiranë, f. 151 102 Barnes, N. (2006). Good Faith under the Unidroit Principles of International Commercial

Contracts: A Struggle for Meaning, f. 1

www.dundee.ac.uk/cepmlp/car/html/CAR9_ARTICLE14.pdf 103 Ter, K. L. (2014). Good Faith in the Performance of Commercial Contracts Revisited, Singapore

Academy of Law Journal, (26), f. 121

http://www.sal.org.sg/digitallibrary/Lists/SAL%20Journal/Attachments/665/(2014)%2026%20S

AcLJ%20111-136%20(Good%20Faith_Commercial%20Contracts).pdf 104 Stapleton, J. (1999). Good faith in Private Law. Current Legal Problems, f. 1-3

https://law.anu.edu.au/sites/all/files/users/u9716919/1999_good_faith_in_private_law_1999_52_

clp_1-36.pdf 105 O’Connor, J. (1990). Good Faith in English Law, f. 102 cituar nga Tetley, W. (2004). Good

Faith in Contract: Particularly in the Contracts of Arbitration and Chartering. Journal of Maritime

Law and Commerce

Page 35: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

19

përgjithshëm të vetin, që shërben për të përjashtuar një tërësi formash heterogjene të

keqbesimit. 106 Kjo përbën një tjetër mënyrë të përkufizimit të mirëbesimit duke u nisur

nga çfarë nuk është mirëbesim. Autorë të ndryshëm, trajtimit të Summers për mirëbesimin,

i vendosin përballë pikëpamjen e Profesor Burton, e cila është një analizë ekonomike e

mirëbesimit, e quajtur teoria e “mundësive të humbura”, (foregone opportunities), që

përqendrohet në pritshmëritë dhe qëllimin e palëve, të cilat gjatë formimit të kontratës

humbin mundësi për lidhje të kontratave të tjera. Sipas Burton, pala shkel mirëbesimin

atëherë kur abuzon me diskrecionin që i është rezervuar nga kontrata, kur përpiqet për të

rimarrë mundësitë nga të cilat kishte hequr dorë gjatë formimit të saj.107 Për Burton, në

përmbushjen e kontratave ka një shpërndarje të pabarabartë “të diskrecionit në

përmbushje”, ku ka një palë të fortë dhe një palë të dobët që ka nevojë për mbrojtje,

mbrojtje që mbështetet nga mirëbesimi.108

Sipas një analize ekonomike që e lidh mirëbesimin me oportunizmin, mirëbesimi

rezulton të jetë tërësisht i kundërti i oportunizmit. Kjo kur oportunizmi nuk mjaftohet me

të pasurin si prioritet të interesave vetjake dhe të përdorimit të mundësive për të

maksimizuar përfitimin personal, por në kuptimin më të keq që oportunizmi merr, si

përfitim jo i drejtë duke shfrytëzuar shkujdesjen, gabimin, dobësinë e palës tjetër. Ndërkaq

oportunizmi kontraktor është “përfitimi më shumë se sa ç’të takon”, një përfitim i padrejtë,

në raport nga sa është vendosur në marrëveshjen midis palëve, normave, që mbizotërojnë

mbi palët apo morali tradicional. Mungesa e oportunizmit është baza e kontratës, sipas të

cilës duhet të përfitojnë të dyja palët. 109

Oportunizmi mund të shfaqet në shumë forma të cilat nuk mund të parashikohen

nga palët apo ligji në mënyrë specifike. Duke qenë se palët nuk mund të zgjidhin vetë

problemet që rrjedhin nga oportunizmi, ato do t’i drejtohen gjykatës, të cilës i ngarkohet

detyra e vështirë për të “zbuluar” sjelljen oportuniste dhe gjithashtu për të ngarkuar me

përgjegjësi “oportunistin më të madh”.110

Mirëbesimi, i parashikuar dhe pranuar nga ligjet kontraktore, në përputhje me

natyrën e një koncepti të hapur, do të shërbente më së miri për të ndihmuar gjyqtarët në

vlerësimet rast pas rasti të sjelljeve, për t’i konsideruar më pas ato si oportuniste ose jo.

Mirëbesimi është një “koncept i hapur”.111 Profesor Hesselink arrin ta diferencojë

mirëbesimin nga rregullat e tjera të vendosura në kode. Ai pranon se mirëbesimi nuk është

106 Summers, R. S. (1968). “Good Faith” in general contract law and the sales provisions of the

Uniform Commercial Code. Virginia Law Review. 54(2), f. 200-201

http://scholarship.law.cornell.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=2408&context=facpub 107 Burton, S. J. (1980). Breach of Contract and the Common Law Duty to Perform in Good

Faith. Harvard Law Review, 94 (2), f. 373 cituar nga Houh, E. (2005). The Doctrine of Good Faith

in Contract Law: A (Nearly) Empty Vessel? Faculty Articles and Other Publications, f. 5 108 Burton, S. J. (1980). vep. e cit., f. 380-385 109 Mackaay, E. (2011). Good Faith in Civil Law Systems- A Legal- Economic Analysis Cirano

Scientific Series 2011s-74, f. 20

file:///C:/Users/user/Downloads/download%20chrome/SSRN-id1998924%20(1).pdf 110 Cohen G. M. (2011). Interpretation and implied terms of contract law Në G.de Geest G. (Ed.).

Contract Law and Economics-Encyclopedia of Law and Economics, Botimi II, Vol. 6, f. 139

Edward Elgar Publishing Limited 111 Mayer, P. (1993). Le Principe de bonne foi devant les arbitres du commerce international. Në

Helbing & Lichtenhahn (Eds.), Etudes de droit international en l'honneur de Pierre Lalive, Bale,

Francfort-sur-le-Main, f. 543

Page 36: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

20

një rregull i mirëfilltë, pasi si faktet për të cilat aplikohet, ashtu edhe efektet ligjore që

përcakton nuk mund të parashikohen apo të vendosen a priori.112

Mirëbesimi është një term fleksibël, i cili refuzon të burgoset në ndonjë përkufizim

të veçantë, duke marrë forma të ndryshme sipas funksioneve të caktuara për të. Këto

funksione janë vetë kryesisht të varura nga fushat apo llojet e detyrimeve në të cilat

aplikohet mirëbesimi.113

Në këtë mënyrë, kuptimi i mirëbesimit mund të shihet në disa drejtime: si detyrë

për të vepruar në mënyrë të drejtë e të barabartë ndaj palës tjetër, si detyrë dhe çështje

besimi ndërmjet palëve të përfshira, si ai që vendos një tërësi standardesh të sjelljes së

arsyeshme në marrëdhëniet kontraktore, apo si i përcaktuar nga një sërë shembujsh të

“keqbesimit”.114

Në lidhje me parimin deri diku mund të bazohemi në përkufizimet ligjore, për arsye

se në nivel të legjislacioneve të brendshme, përkufizime të tilla gjenden rrallë, ndërsa ka

përkufizime për parimin e mirëbesimit në nivel ndërkombëtar.

3.1.1 Mirëbesimi në legjislacionet kombëtare

Legjislacioni kontraktor shqiptar nuk parashikon një përkufizim të plotë ligjor për

mirëbesimin e me vështirësi mund të pranohet si përkufizim për të neni 306 i KCSH, i cili

vë theksin në padijeninë apo mungesën e detyrimit për të ditur që posedimi ishte i

paligjshëm, në kohën e fitimit të tij. Mbi padijeninë e një fakti mbështetet edhe Gjykata e

Lartë Shqiptare, për ta konsideruar në mirëbesim njërën nga palët në proces: “…i padituri

ka vepruar me mirëbesim, pasi nuk mund të dinte se në truallin përkatës kishte pretendime

të tilla.”115 Në një tjetër vendim Gjykata e Lartë çmon se trashëgimtari ka qenë në

mirëbesim pasi: “nuk dinte dhe nuk ishte i detyruar të dinte se kishte dhe trashëgimtarë të

tjerë.”116 Në përpjekje për të plotësuar kuptimin e mirëbesimit do të ishte e përshtatshme

të merrej në konsideratë edhe sjellja e kërkuar nga ky Kod për palët në një marrëdhënie

detyrimi, një sjellje që karakterizohet nga korrektesa, paanësia dhe arsyeshmëria.117 Një

nga funksionet e mirëbesimit është edhe bashkëpunimi ndërmjet palëve për të arritur

përmbushjen e kontratës. Duke qenë se në lidhje me këtë funksion ka një rol të rëndësishëm

dhënia e informacionit, Kodi në nenin 675 parashikon që në situatën ku është krijuar besim

i plotë, pala që disponon njohuri profesionale të furnizojë tjetrën me udhëzime dhe

informacion.

KCF në art. 550 të tij, duke u përpjekur të japë një përkufizim për mirëbesimin,

shpreh thuajse një parashikim të njëjtë si KCSH për poseduesin në mirëbesim, duke iu

referuar padijenisë së poseduesit si pronar në lidhje me defektet e titullit të transferimit të

së drejtës.

Sipas KCGJ kuptimi i mirëbesimit jepet në të kundërt, duke sqaruar situatën e

përfituesit, i cili nuk ka qenë në mirëbesim. Në sek. 932 të Kodit, përfituesi nuk është në

mirëbesim nëse ai kishte dijeni ose nuk ka pasur dijeni për shkak të neglizhencës së tij të

112 Hesselink, M. (2004). vep. e cit., f. 622 113 Fauvarque-Cosson, B. & Mazeaud, D. (Eds.), vep. e cit., f. 163 114 Pettinelli, C. (2005). vep. e cit., f. 6 115 Vendim Nr. 134, datë 27.01.2005 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë Shqiptare 116 Vendim Nr. 1261, datë 28.07.2005 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë Shqiptare 117 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 422

Page 37: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

21

madhe, që sendi nuk i përkiste tjetërsuesit. Marrja dijeni për defektet ligjore të kalimit të

të drejtave shpjegohet si mungesë e mirëbesimit edhe sipas sek. 955, 956 dhe 957 të këtij

Kodi.

Në KCI mirëbesimi nuk ka një përkufizim të vetin, por shpjegimi që jep ky Kod

për të mund të përmblidhet nga përmbajtjet e disa dispozitave: ndjesia e gabuar, por jo për

faj të rëndë e të qenit trashëgimtar e bën këtë të fundit të quhet në mirëbesim118 apo

injoranca e poseduesit, jo për faj të rëndë, që cenon të drejtat e të tjerëve, tregon

mirëbesim.119 Megjithatë, përkufizimi “i munguar” në ligj, është plotësuar nga një qëndrim

mbi mirëbesimin, i mbajtur nga Gjykata Italiane e Kasacionit (Corte Suprema di

Cassazione) në përpjekje për të sjellë një përkufizim për të: “Mirëbesimi, i kuptuar në

sensin etik, si kusht i sjelljes, përbën një nga gurët e themelit të disiplinës ligjore të

detyrimeve dhe formon objektin e një detyrimi juridik të vërtetë, që shkelet jo vetëm në

rastin kur njëra nga palët ka vepruar qëllimisht me faj për t’i shkaktuar dëm tjetrës, por

edhe nëse sjellja e saj nuk ka qenë, gjithsesi, e shënjuar nga korrektësia dhe nga sensi i

solidaritetit social, që faktikisht integrojnë përmbajtjen e mirëbesimit.”120

Në SHBA, përveç se njihet detyrimi i palëve për t’u sjellë në mirëbesim,

parashikohet edhe përkufizim për të. Kodi Uniform Tregtar i SHBA (UCC) nis me një sërë

përkufizimesh, ndër të cilat edhe një për mirëbesimin, duke e përcaktuar si ndershmëri dhe

respektim i standardeve të arsyeshme tregtare.121 Përkufizimi bëhet më specifik në

përmbajtjen e art. § 5-102 (a) (7), sipas të cilit mirëbesimi është ndershmëri në sjellje dhe

në transaksionet përkatëse. Ky është një përkufizim fare i shkurtër, por që mund të

plotësohet edhe nga përmbajtja e disa dispozitave të tjera përgjatë Kodit, siç është rasti i

“blerësit në rrjedhën normale të biznesit”, i cili është një person që nuk ka dijeni që shitja

do të dëmtonte një person tjetër,122 apo rasti i “të licencuarit në rrjedhën normale të

biznesit”, i cili është një person që bëhet i licencuar i një të drejte personale pa dijeni që

licenca shkel të drejtat e një personi tjetër.123 Për më tepër UCC detyrimin për mirëbesim

e rendit së bashku me detyrimin për vëmendje, arsyeshmëri e kujdes, si detyrime të cilat

nuk mund të përjashtohen me marrëveshje të palëve.124 SHBA, me përfshirjen e

mirëbesimit në përmbajtjen e dispozitave ligjore, përbën një përjashtim nga çfarë është

qëndrimi i zakonshëm i vendeve Common Law ndaj parimit të mirëbesimit. Por, një

përkufizim për mirëbesimin e jep edhe Deklarata (II) e të Drejtës Kontraktore (Restatement

(Second) of the Law of Contracts), e cila shprehet se mirëbesimi është përdorur në një

shumëllojshmëri kontekstesh dhe se kuptimi i tij ndryshon në lidhje me kontekstin.

Performanca e mirëbesimit apo përmbushja e kontratës thekson besnikëri ndaj një qëllimi

të përbashkët, të pranuar dhe përputhje me pritshmëritë e justifikuara të palës tjetër.

Gjithashtu ajo përjashton një tërësi sjelljesh, të karakterizuara nga përfshirja e keqbesimit,

pasi ato shkelin standardet e mirësjelljes, drejtësisë apo arsyeshmërisë së komunitetit.125

118 Kodi Civil Italian, art. 535 119 Kodi Civil Italian, art. 1147 120 Vendim Nr. 960, datë 18.02.1986 i Gjykatës Italiane të Kasacionit 121 Kodi Uniform Tregtar i SHBA (UCC), § 1- 201 (b) (20) Ky përcaktim për mirëbesimin përsëritet

edhe në § 7- 102 (a) (6) dhe § 9- 102 (a) (43) 122 Kodi Uniform Tregtar i SHBA (UCC), § 1- 201 (b) (9) 123 Kodi Uniform Tregtar i SHBA (UCC), § 9- 321 (a) 124 Kodi Uniform Tregtar i SHBA (UCC), § 1- 302 (b) 125 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 205

Page 38: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

22

Në dallim nga UCC, RSLC nuk përqendrohet në gjetjen e një përkufizimi për mirëbesimin,

përkundrazi i qëndron idesë se mirëbesimit ia jep kuptimin, konteksti në të cilin përdoret.

Në Angli palët kontraktore nuk “detyrohen” të ndërveprojnë mes tyre nën efektet e

parimit të mirëbesimit, në asnjë nga fazat e lidhjes dhe zbatimit të kontratës. Duke mos e

përfshirë mirëbesimin në ligjin kontraktor, nuk mund të flitet më tej për një përkufizim

ligjor të tij. Kjo nuk do të thotë që Anglia është kundër parimit të mirëbesimit, duke

nënkuptuar vlerat që ai mbart, por nuk pranon aplikimin e tij, pasi pretendon cenimin e

autonomisë së palëve. Në kapitullin në vazhdim do të trajtohet qëndrimi anglez dhe kriteret

ligjore që përdor, për të disiplinuar sjelljen e palëve kontraktore. Në artikullin e tij,126

Bridge ka mbajtur një qëndrim negativ ndaj prezantimit të mirëbesimit si normë sjelljeje

në ligjin kontraktor, duke argumentuar se një prezantim i tillë do të prishte: “shkrirjen

komplekse të doktrinës, çështjeve gjyqësore dhe legjislacionit, që shkon përtej shtrirjes

realiste të arritjes njerëzore të momentit”.127

3.1.2 Mirëbesimi në nivel ndërkombëtar

Konventa e Vjenës “Për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave” (CISG), përmban

detyrimin për të respektuar parimin e mirëbesimit në tregtinë ndërkombëtare. Ky është

artikulli 7, i përbërë nga dy paragrafë dhe gjithashtu i vetmi që përmend mirëbesimin në të

gjithë tekstin e Konventës. Brenda të njëjtit artikull, në paragrafin e dytë forcohet madje

ideja e mbështetjes në parimet e përgjithshme në të cilat bazohet Konventa (CISG), nëse

çështjet që kanë të bëjnë me problemet e rregulluara nga Konventa (CISG) nuk qartësohen

shprehimisht në të. Parashikimi që bën Konventa (CISG) mbi respektimin e mirëbesimit

në tregti është i ngjashëm me parashikimin që ofron UCC i SHBA-së. Megjithatë Konventa

(CISG) nuk jep ndonjë përkufizim për mirëbesimin.

Sipas Parimeve Ndërkombëtare të Kontratave Tregtare (UNIDROIT-PICC),

mirëbesimi është një nga parimet e rëndësishme të përfshira në të. Artikulli 1.7 i Parimeve

UNIDROIT (PICC) tregon se si palët në një kontratë të tregtisë ndërkombëtare duhet të

sillen me mirëbesim. Sjellja në mirëbesim shprehet në formën e detyrimit dhe përforcohet

më tej në paragrafin e dytë të artikullit nëpërmjet mohimit të së drejtës së palëve për ta

përjashtuar apo kufizuar atë. Duke parë tërësinë e artikujve, që përmbajnë në mënyrë

direkte ose indirekte aplikimin e parimit të mirëbesimit, do të thotë që mirëbesimi mund të

konsiderohet si një nga idetë themelore që përshkon Parimet UNIDROIT (PICC).128 Kjo

tërësi artikujsh, përveç të tjerave bën të mundur që të dalë kuptimi i mirëbesimit, duke qenë

se Parimet UNIDROIT (PICC) nuk përmbajnë një përkufizim për të.

Kështu, Parimet UNIDROIT (PICC) përçojnë idenë se sjellja në mirëbesim nuk

është një sjellje e paqëndrueshme në përgjithësi129 ose specifikisht si rezultat i revokimit të

126 Për më shumë shiko: Bridge, M. (1984). Does Anglo-Canadian contract law need a doctrine of

good faith? Canadian Business Law Journal (9) 127 Bridge, M. (1984). vep. e cit., f. 385 cituar nga Van Erp, J.H.M. (2004). The Pe-Contractual

Stage Në A. Hartkamp, M. Hesselink, E. Hondius, C. Joustra, E. du Perron, M. Veldman (Eds.),

Towards an European Civil Code, Botimi III, Kluwer Law International, Alphen aan den Rijn, f.

371 128 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), f. 19 129 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 1.8

Page 39: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

23

ofertës që ka krijuar besimin e arsyeshëm në palën tjetër se është e parevokueshme.130

Sjellja në mirëbesim nënkupton gjithashtu detyrimin për ruajtjen e konfidencialitetit në

lidhje me informacionin që shkëmbehet gjatë negocimeve, pavarësisht fatit të tyre,131

detyrimin e agjentit tregtar për t’i treguar palës së tretë rolin e tij dhe për të vepruar brenda

autoritetit të dhënë,132 shmangien e mashtrimit që drejton palën tjetër në lidhjen e

kontratës,133 etj. Kuptimi i mirëbesimit mund të nxirret edhe nga parashikimet e Parimeve

UNIDROIT (PICC), të cilat shpjegojnë një sjellje në kundërshtim me mirëbesimin, sjelljen

në keqbesim, që do të trajtohet në vazhdim të studimit.

Ashtu si Parimet UNIDROIT (PICC), edhe Parimet e të Drejtës Kontraktore

Evropiane (PECL) parashikojnë detyrimin e palëve për të vepruar në mirëbesim dhe

pavarësisht se dispozita për lirinë kontraktore i lejon palët, që të përjashtojnë aplikimin e

ndonjë prej parimeve, ky nuk është rasti i mirëbesimit. Palët nuk mund ta përjashtojnë apo

kufizojnë detyrimin për të vepruar në mirëbesim.134 Parimet (PECL) e përdorin

mirëbesimin si një standard për të matur arsyeshmërinë, duke e gjykuar këtë të fundit

nëpërmjet sjelljes së personave në mirëbesim, në të njëjtën situatë që gjenden palët

kontraktore.135 Parimet (PECL) e përkufizojnë mirëbesimin si “ndershmëri dhe drejtësi në

mendje”, të cilat janë koncepte subjektive, por duke i shtuar dhe konceptin e “marrëveshjes

së drejtë” i cili nënkupton “respektim të drejtësisë në fakt”, që është koncept objektiv. Ky

është shembull i mirë për të treguar se si gjuha e përdorur nga Parimet (PECL), me qëllim

promovimin e harmonisë, është e pavarur nga ndonjë traditë ligjore ekzistuese.136

3.2 Ndarja klasike e mirëbesimit

Mirëbesimi nuk qëndron dot brenda kufijve të një përkufizimi. Duke u përpjekur

për t’i shkuar deri në fund kuptimit të tij, është më e përshtatshme që studimi i tij të

realizohet i ndarë. Kjo është një ndarje klasike, e cila përputhet me kategorizimin që autorë

të ndryshëm i bëjnë mirëbesimit: në mirëbesim objektiv dhe në mirëbesim subjektiv, pasi

këto dy koncepte shprehin figura juridike ontologjikisht të ndryshme, duke pasur edhe

funksione juridike të ndryshme.137 Në legjislacionet që janë marrë në studim, bën dallim

130 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 2.1.4 (2) (b) 131 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 2.1.16. Kjo nuk

do të thotë që në përgjithësi palët detyrohen të ruajnë konfidencialitetin e informacionit, por vlen

nëse ky informacion serviret si i tillë. Për më shumë shiko: UNIDROIT- Parimet për Kontratat

Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), f. 62 132 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 2.2.4 (2), 2.2.5

(2) 133 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010),. 3.2.5 134 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 1:201. Parimet përdorin shprehjen

“good faith and fair dealing” 135 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 1:302 136 Principles of European Contract Law. Parts I and II. Combined and Revised (2000). Në Lando,

O. & Beale, H. (Eds.), f. 115, cituar nga Munukka, J. (2005). Harmonisation of Contract Law: In

search of a solution to the Good Faith problem. Scandinavian Studies in Law. Vol. 48, f. 239 137 Uda, G. M. (2004). L’oggettività della buona fede nella esecuzione dell contratto.

Diritto@storia, 3.

http://www.dirittoestoria.it/3/Lavori-in-Corso/Contributi/Contributi-web/Uda-Buona-fede-

contratto.htm

Page 40: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

24

legjislacioni gjerman, i cili emërton mirëbesimin objektiv “Treu und Glauben” dhe atë

subjektiv “Guter Glaube”, duke bërë dallimin e tyre që në emërtim, duke mos u mjaftuar

me kuptimin dhe funksionin e ndryshëm që kanë.

Studimi i ndarë i mirëbesimit diktohet edhe nga vetë përmbajtja e dispozitave

ligjore, pasi në to kuptimi i mirëbesimit është i ndryshëm, duke variuar nga një gjendje e

mendjes, në një kërkesë ligjore për një sjellje të caktuar. Prandaj trajtimi i mëposhtëm do

të jetë i ndarë në dy pjesë, duke u ilustruar me shembuj nga dispozitat e KCSH-së.

3.2.1 Kuptimi objektiv

Në kuptimin objektiv, mirëbesimi perceptohet të jetë metoda e përdorur për të

moralizuar marrëdhëniet kontraktore dhe për të zbutur pabarazitë që vijnë nga dogma e

teorisë së autonomisë.138 Mirëbesimi objektiv është etalon apo standard i një sjelljeje apo

pritshmërie për mënyrën sesi palët trajtojnë njëra-tjetrën.139 Marrëdhënia kontraktore, sipas

këtij kuptimi, duhet të udhëhiqet nga vlerat e mira e duke shmangur sjellje, të cilat ngelen

peng të autonomisë kontraktore të palëve. Kjo sjellje duhet të karakterizohet nga drejtësia,

në mënyrë që të mos paragjykojë interesin që pala tjetër ka në përmbushjen e vlefshme të

transaksionit ligjor.140 Mirëbesimi në kuptimin objektiv është i ngjashëm me atë që

Profesor Rosenberg e përshkruan si mirëbesimi “i qëllimshëm”.141

Kuptimi objektiv i mirëbesimit është përfshirë në modelin “regjimi i

mirëbesimit”,142 i cili i imponon palëve detyrimin për bashkëpunim, duke qenë se në këtë

mënyrë mund të kenë përfitime të përbashkëta dhe të arrijnë qëllimin e marrëveshjes. Për

sa i përket detyrës për bashkëpunim, kjo detyrë nuk duhet absolutizuar, pasi në radhë të

parë një palë hyn në një marrëdhënie kontraktore për të realizuar kryesisht interesat e saj,

të cilat mund të jenë të çdo lloji, mjaft që të mos jenë të kundërligjshme. Këto interesa për

palën kanë prioritet. Kërkesa për mirëbesim nuk nënkupton që të tilla interesa të dalin në

plan të dytë, duke mbizotëruar interesat e palës tjetër vetëm e vetëm që pala të quhet në

mirëbesim.

Me këtë kuptim të mirëbesimit zakonisht nënkuptohet përfshirja e detyrimeve për

ndershmëri, besnikëri, drejtësi, dhënie informacioni dhe bashkëpunim nga palët.143 Nga ky

kuptim del edhe një rol i mirëbesimit në mirëfunksionimin e marrëdhënies kontraktore.

Pra, e parë në një tjetër këndvështrim kërkesa për mirëbesim nuk lejon shfaqjen e

pandershmërisë, mashtrimit, fshehjes apo shtrembërimit të informacionit.

138 Fauvarque-Cosson, B. & Mazeaud, D. (Eds.) vep. e cit., f. 156 139 Mustafaj, I. (2016). vep. e cit., f. 11 140 Pilot, M. (2006). Il risarcimento del danno conseguente alla responsabilità precontrattuale,

Forum Naonis –Rivista telematica di giurisprudenza - n. 6, f. 3

http://www.forumnaonis.it 141 Rosenberg, G. A. (1960). The notion of Good Faith in the Civil Law of Quebec. McGill Law

Journal 7(1), f. 2 142 Ky është modeli i dytë i mirëbesimit. Për më shumë shiko: R. Brownsword, N. Hird & G.

Howells (Eds.), Good Faith in Contract: Concept and Context, (1999). Aldershot, Illinois. 143 Chirico, F. (2010). The economic function of Good Faith in European Contract Law. Në F.

Chirico & P. Larouche (Eds.), Economic analysis of the DCFR: The work of the Economic Impact

Group within the CoPECL network of excellence. Sellier, Munchen, f.31

Page 41: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

25

Një nga elementët përbërës të mirëbesimit në kuptimin objektiv është edhe sjellja

me ndershmëri. Duke qenë një koncept, që mbart në vetvete subjektivizëm, është e

nevojshme të sqarohet çdo rast gjyqësor nëpërmjet analizimit me kujdes të sjelljes, që të

mund të kuptohet nëse pala është sjellë me ndershmëri apo jo. Këtu vjen në ndihmë

doktrina e njeriut të arsyeshëm, sjellja e të cilit përmban atë çka pranohet gjerësisht nga

morali shoqëror si sjellje e ndershme. Sipas Corbino njeriu honestus nuk është vetëm njeriu

i drejtë, ose ai që duket i tillë sipas një vlerësimi absolut. Duhet të njihet si i tillë edhe ai

që kujdeset për detyrat e tij dhe nuk i shkakton dëm të tjerëve, apo ai që tregon kujdes për

përfitimet e tij.144 Ndershmëria, si koncept, përjashton gënjeshtrën dhe përqafon atribute

virtuoze dhe pozitive. Megjithatë, pavarësisht largësisë nga koncepti vir bonus, edhe një

person dinak në një masë të caktuar nuk mund të konsiderohet i pandershëm. Po ashtu,

edhe një person që kërkon të afirmohet nëpërmjet shfrytëzimit të aftësive dhe njohurive që

disponon, që i japin mundësinë të mbizotërojë mbi ata që krahasohet konkretisht,

konsiderohet person i ndershëm, nëse nuk kalon kufirin e toleruar.145

Mirëbesimi në kuptimin objektiv vendos standardet e sjelljes, të cilat duhet të

respektohen nga palët. Rosenberg “i cakton” tre role: ndershmëri dhe besnikëri në

ushtrimin e të drejtave, ndershmëri dhe besnikëri të kërkuara në ekzekutimin e kontratës

dhe kuptimi i barazisë që gjyqtari duhet të përfshijë në interpretimin e kontratave.146

Në vetvete kërkesa për mirëbesim, e trupëzuar në normat ligjore, nuk është gjë tjetër

veçse mirëbesimi në kuptimin objektiv. Për ilustrim mund të sillen disa shembuj të

shkëputur nga dispozitat e KCSH: debitori dhe kreditori duhet të tregojnë kujdesin e duhur

e të jenë të përpiktë në përmbushjen e detyrimit sipas përmbajtjes së tij,147 palët gjatë

zhvillimit të bisedimeve për hartimin e kontratës, duhet të sillen me mirëbesim ndaj njëra-

tjetrës,148 në bisedimet për përfundimin e kontratës franchise palët duhet të informojnë

njëra-tjetrën sipas parimit të mirëbesimit, etj.149

3.2.2 Kuptimi subjektiv

Mirëbesimi subjektiv nënkupton që personat përfitojnë mbrojtje atëherë kur kanë

qenë në kushtet e injorancës së justifikuar, pavarësisht se pasojat në një situatë të ndryshme

ligjore (ku nuk ekziston mirëbesimi) do të ishin të pafavorshme për ta. Sipas Profesor

Mustafaj, mirëbesimi subjektiv përkufizohet si: “bindja e brendshme e subjektit kontraktor

se po e ushtron të drejtën e vet, kur reflekton një mënyrë të caktuar sjelljeje në

marrëdhënien me palën tjetër”.150

Profesor Hesselink e përkufizon mirëbesimin subjektiv të jetë një gjendje

subjektive e mendjes: të mos dish ose të mos kesh mundësi të dish një fakt apo një ngjarje

144 Corbino, A. (2013). Fides bona contraria est fraudi e dolo. 67e Session de la Société

Internationale Fernand De Visscher pour L`Histoire des Droits de L’antiquité, f. 123

https://orbi.ulg.ac.be/bitstream/2268/169457/7/06.Corbino.pdf 145 Po aty, f. 124 146 Rosenberg, G. A. (1960). vep. e cit., f. 2 147 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 455 148 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 674 149 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 1058 150 Mustafaj, I. (2016). vep. e cit., f. 11

Page 42: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

26

të caktuar.151 A mund ta dinte njëra palë gabimin e bërë nga tjetra dhe të përfitonte nga

kjo? Nëse përgjigja do të ishte pozitive, kjo do të përbënte mungesë të mirëbesimit.152

Sjellja e një personi në injorancë, për të dëmtuar gjendjen ligjërisht të mbrojtur të

të tjerëve, mund të konsiderohet si mirëbesimi subjektiv.153 Rosenberg154 ka dhënë një

tjetër përcaktim për të përshkruar një gjendje të ngjashme me atë që autorë të tjerë e kanë

quajtur mirëbesimi në kuptimin subjektiv. Ai e ka përcaktuar këtë gjendje si mirëbesim

“intelektual”, që konsiston në injorancën “pasive” në lidhje me gjendjen e çështjeve, ashtu

si dhe në një sjellje të gabuar “aktive”.155

Qëllimi i mirëbesimit në kuptimin subjektiv është të mbrojë besimin e gabuar të

palës kontraktore dhe t’i japë fuqi aparencës.156 Në këtë rast mirëbesimi luan një rol

mbrojtës për ata që veprojnë në gabim ose e pësojnë për shkak të injorancës së tyre. Kur

një person gabon duke besuar sinqerisht se është konform ligjit, ky i fundit duhet ta

privilegjojë atë. 157

Në të gjitha rastet që janë përzgjedhur për ilustrim nga dispozitat e KCSH, spikat

roli mbrojtës i ligjit ndaj personave në mirëbesim, si p. sh: personi i tretë që nuk ka pasur

dijeni për përfundimin e prokurës mbrohet dhe veprimet do të jenë të vlefshme për të

përfaqësuarin ose trashëgimtarët e tij,158 personi i tretë në mirëbesim ka të drejtën e

shpërblimit nëse përfaqësuesi vepron pa e pasur këtë tagër dhe veprimi i tij nuk ratifikohet

nga i përfaqësuari,159 personi i tretë në mirëbesim, që ka fituar të drejta nga një veprim

juridik fiktiv ose i simuluar, nuk dëmtohet,160 personi në mirëbesim, kundrejt shpërblimit,

bëhet pronar i sendit të luajtshëm edhe kur tjetërsuesi nuk është disponues i tij, me kusht

që sendi të mos jetë i vjedhur dhe gjithmonë bëhet pronar i monedhave apo letrave me

vlerë,161 bëhet pronar ai që ka fituar posedimin e sendit me mirëbesim, pavarësisht datës së

kontratës, kur pronësia mbi atë send të luajtshëm u kalon me anë kontratash disa

personave,162 etj.

Mirëbesimi subjektiv ka një natyrë përshkruese, i cili shpreh gjendjen e

inteligjencës që është pjesë përbërëse e një situate të parashikuar dhe disiplinuar nga ligji.

Kështu që nuk është mirëbesimi subjektiv që prodhon efektet ligjore, por ligji. Pra, kur

151 Hesselink, M. (2004). vep. e cit., f. 620 152 Hogg, M. (2011). Promises and Contract Law: Comparative Perspectives, f. 423 153 Pilot, M. (2006). vep. e cit., f. 2 154 Rosenberg, G. A. (1960). vep. e cit., f. 2 155 Aspekti pasiv nënkupton një gjendje mendore që është krijuar te personi, pa kryer ai asnjë

veprim. Kjo gjendje e mendjes do të thotë injorancë ose mungesë dijenie që ka një defekt në të

drejtën e tij. Aspekti aktiv nënkupton që mirëbesimi është gabimi subjektiv në mendje që të drejton

për të kryer gabimin objektiv. Duke qenë një gabim “i sinqertë”, pasojat e tij janë konstruktive, pasi

i jep atij që gabon përparësitë që ai do të kishte patur nga veprimi i tij po të mos kishte gabuar. Për

më shumë shiko: Rosenberg, G. A. (1960). vep. e cit., f. 2 156 Fauvarque-Cosson, B. & Mazeaud, D. (Eds.), vep. e cit., f. 156 157 Rosenberg, G. A. (1960). vep. e cit., f. 3 158 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 77 159 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 78 160 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 93 161 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 166 162 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 167

Page 43: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

27

përmbushen kushtet e parashikuara nga ligji, në këtë rast prania e një gjendje intelektuale

që korrespondon me mirëbesimin subjektiv, vijnë efektet e veçanta ligjore.163

3.3 Prezumimi i mirëbesimit

Me prezumim të mirëbesimit do të kuptohet se palët e zhvillojnë marrëdhënien në

mirëbesim, në përmbushje të detyrimeve dhe në pretendimin e të drejtave të tyre.

Përgjithësisht mirëbesimi prezumohet,164 që do të thotë që pala e cila pretendon të

kundërtën, duhet ta vërtetojë apo provojë atë. Prezumimi rrjedh nga besimi që qoftë në

marrëdhëniet e biznesit, qoftë në veprimet qeverisëse palët tipikisht nuk veprojnë me

keqdashje, pasi përgjithësisht kryejnë veprimet e tyre normale.165 Ka më shumë mundësi

të ndodhë diçka e zakontë, se sa diçka e pazakontë.

Sipas KCSH, prezumimi i mirëbesimit, i shprehur qartazi jepet vetëm në rastin e

posedimit.166 Vetë dispozita pranon, që mirëbesimi prezumohet dhe duhet të ketë qenë që

nga momenti i fillimit të posedimit. Në KCF mirëbesimi parashikohet si “gjithmonë i

prezumuar”. Kodi i ngarkon personit që pretendon keqbesimin për ta provuar atë.167

Pavarësisht se kjo dispozitë është e vendosur në seksionin e parashkrimit, mendohet që

fryma e përgjithshme e Kodit mbi mirëbesimin është pikërisht prezumimi i tij.168

Avantazhet që sjell prezumimi i mirëbesimit janë të rëndësishme, pasi nuk

paragjykojnë çështjen dhe sjelljen e palëve. Megjithatë nuk mund të mendohet që një

person apo palë të mbrohet me prezumimin e mirëbesimit kur sjellja e saj është haptazi në

keqbesim. Ka autorë që e lidhin prezumimin e mirëbesimit me objektivitetin apo paanësinë

në gjykim.169

4. ROLI I GJYQTARIT NË APLIKIMIN E PARIMIT TË MIRËBESIMIT

Sipas Hesselink, gjyqtari, pavarësisht se i përket sistemit Civil Law, ku fillimisht

është konsideruar se zbaton dhe aplikon normat ligjore të kodifikuara, në të vërtetë ai

krijon. Kjo vjen për shkakun e thjeshtë se gjyqtarit i duhet të aplikojë normat abstrakte në

një rast konkret, duke u përballur me tre situata: (1) nëse faktet e prezantuara nga palët

korrespondojnë ose jo me ato të parashikuara nga normat, (2) nëse nuk kanë ndodhur të

gjitha faktet e parashikuara nga norma, por të tjera fakte kanë ndodhur, të cilat ai i

konsideron të barasvlershme dhe (3) nëse kanë ndodhur të gjitha faktet e parashikuara nga

norma, por gjithashtu edhe fakte të tjera, që për gjyqtarin nënkuptojnë se nuk mund të

163 Uda, G. M. (2004). vep. e cit. 164 Prezumimi i mirëbesimit ngjan me prezumimin e pafajsisë në fushën penale, ku personi quhet i

pafajshëm deri në marrjen e një vendimi gjyqësor që e dënon për kryerjen e një vepre penale. 165 Sourgens, F. G. (2015). A nascent Common Law: The process of decisionmaking in

International Legal Disputes between States and Foreign Investors, Martinus Nijhoff Publishers,

Leiden, f. 223 166 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 306 167 Kodi Civil Francez, art. 2268 168 Mendoj që prezumimi i mirëbesimit në rastin e martesës putative nuk vlen, pasi duke qenë se

personi që ngre pretendimin për mirëbesimin duhet ta provojë atë, me qëllim që të përfitojë nga

efektet ligjore përkatëse që janë më të favorshme se në rastin e një martese të pavlefshme. 169 Për më shumë shiko: Sourgens, F. G. (2015). vep. e cit., f. 223

Page 44: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

28

zbatohen efektet ligjore të parashikuara nga norma.170 Detyra e gjyqtarit lidhet me tre

aktivitete, që kanë të bëjnë me ligjin: konkretizim (interpretim), plotësim dhe korrigjim i

tij, të cilat konsiderohen funksione të mirëbesimit.171

Roli i gjyqtarit ndryshoi njëherë e përgjithmonë me shfaqjen e bona fides në

udhëzimet e praetorit ndaj tij. Gjyqtari u pajis me një mjet shumë të rëndësishëm në duart

e tij, një mjet që do të ndryshonte përgjithmonë mënyrën e gjykimit. Gjyqtari u çlirua nga

një mekanizëm strikt i gjykimit duke u fokusuar në thelbin e mosmarrëveshjes e në qëllimin

e vërtetë të palëve.

Çfarë duhet të mbajë parasysh gjyqtari në dhënien e drejtësisë mbi një

mosmarrëveshje kontraktore, duke iu referuar aplikimit të parimit të mirëbesimit?

Më sipër është trajtuar vështirësia, për të mos thënë pamundësia për të identifikuar

kuptimin e parimit të mirëbesimit nëpërmjet një përkufizimi. Mungesa e përkufizimit

passjell fuqizimin e rolit të gjyqtarit, duke i hapur kështu rrugën vlerësimit rast pas rasti të

ekzistencës ose jo të mirëbesimit në një marrëdhënie. Kështu gjyqtari gëzon më shumë liri

veprimi për të çmuar më saktë situatën duke u bazuar edhe në bindjen e brendshme që

krijohet gjatë procesit. Studiuesit pranojnë karakterin e “pakapshëm” të kuptimit të

mirëbesimit dhe ia kanë përcjellë detyrën e përkufizimit të tij, avokatëve dhe gjyqtarëve.172

Kjo nuk do të thotë që çdo situatë në dukje naive mund të vlerësohet menjëherë si

situatë në mirëbesim. Përkundrazi, roli i gjyqtarit vështirësohet, pasi duhet studiuar sjellja

e palëve kundrejt njëra-tjetrës dhe pohimet e dhëna përpara gjyqtarit për të sqaruar

pozicionin e tyre në konflikt. Kjo sepse naiviteti ose gjendja e mendjes është subjektive

dhe e brendshme dhe është e vështirë për t’u vlerësuar objektivisht. Në anën tjetër qëndron

bindja e personit për vlefshmërinë e të drejtave të tij për shkak të mirëbesimit. Edhe ky

moment çmohet të jetë i vështirë, pasi gjyqtari duhet të tregojë kujdes për të interpretuar,

bazuar në zhvillimin intelektual të personit konkret.173

Që gjyqtari të realizojë rolin e tij plotësisht dhe në përputhje me përfshirjen e

parimit të mirëbesimit në një konflikt kontraktor, duhet të trajtojë çdo rast si unik. Ai duhet

të mbajë qëndrime të ndryshme ndaj llojeve të ndryshme të kontratave, pasi ka kontrata që

detyrimin për sjelljen në mirëbesim e kërkojnë ekskluzivisht. Prandaj në një rast të tillë

duhet medoemos që parimit t’i mëshohet më shumë, duke i dhënë vlerën e duhur. Por, edhe

nëse kontratat janë të të njëjtit lloj, ato nuk mund të jenë identike në përmbajtje. Nga

pikëpamja formale, ndërtimi i tyre nëpërmjet fjalëve dhe shprehjeve është i ndryshëm.

Nevoja për interpretim, sipas parimit të mirëbesimit, është më e madhe aty ku ka paqartësi,

aty ku ka dykuptimësi. Përveç të tjerash, gjyqtari duhet të jetë i prirur për të bërë një analizë

të hollësishme për kushtet në të cilat kontrata është lidhur, pra të fazës së negocimeve, për

të kuptuar nevojën e palëve për të kontraktuar apo marrëdhënien, që kanë pasur përpara

kontraktimit.

Në mungesë të një përkufizimi strikt, gjatë çështjeve që shqyrtohen është detyra e

gjyqtarit për të “përzgjedhur një nga disa kuptimet” që i jepen mirëbesimit, duke ia

përshtatur rrethanave të çështjes.

170 Hesselink, M. (2004). vep. e cit., f. 636 171 Po aty, f. 638-640 172 Power, P. J. (1999). Defining the Undefinable: Good Faith and the United Nations Convention

on Contracts for the International Sale of Goods. Journal of Law and Commerce, f. 333 173 Rosenberg, G. A. (1960). vep. e cit., f. 4

Page 45: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

29

Por, a mund të sjellë ky rol i gjyqtarit problem në dhënien e drejtësisë, duke

ndërhyrë në çfarë është vendosur nga palët kontraktore?

Deri diku mund të justifikohet një lloj dyshimi apo pasigurie në momentin që

realizohet aplikimi i parimit të mirëbesimit nga gjyqtari. Duke qenë se ai interpreton

marrëveshjen e palëve, duket se roli i tij merr edhe një përmasë tjetër, përmasën krijuese.

Kështu gjyqtari duket se vihet në të njëjtat kushte me palët, që kanë rënë dakord për kushtet

e marrëveshjes. Mirëpo kjo pasiguri është e pabazuar sepse gjyqtari nuk tenton në

ndryshimin e marrëveshjes, por interpreton në mënyrë që ajo të ekzekutohet nën dritën e

parimit të mirëbesimit. Kjo do të thotë që gjyqtari nuk shton apo pakëson diçka në

marrëveshje, por nxjerr në dukje qëllimin e palëve në marrëveshje, i cili mund të jetë i

vështirë për t’u kuptuar e për t’u arritur, për sa mënyra e krijimit dhe vendosjes së kushteve

në marrëveshje e “errëson” atë.

Megjithatë mbi sa më sipër, si dhe duke mbajtur në konsideratë se bona fides u bë

pjesë e të Drejtës Romake për të shmangur praktikat strikte apo zbatimin strikt të

rregullave, nuk ngelet vend për dyshime në lidhje me zbatimin e kërkesës ligjore për

mirëbesim nga ana e gjyqtarit. Në fakt, qëllimi fillestar i përfshirjes së konceptit bona fides

në dhënien e drejtësisë ishte roli aktiv i vendimmarrësit. Përfitimi do të ishte zbatimi më i

saktë i ligjit, duke i përshtatur situatës së konfliktit zgjidhjen e duhur.

Hesselink nuk është se i ka dhënë përgjigje pyetjes së mësipërme, por ka shpjeguar

gjendjen e gjyqtarit kur merr përsipër të shqyrtojë një mosmarrëveshje kontraktore. Ai

pranon se në çështjet gjyqësore, që kanë lidhje me kontratat gjyqtari nuk ndihet rehat pasi

aplikimi i mirëbesimit duket se cenon shenjtërinë e kontratës.174

A e vështirëson veprimtarinë e gjyqtarit mungesa e përkufizimit të parimit të

mirëbesimit? Dhënia e drejtësisë kryesisht realizohet nëpërmjet gjykatave dhe gjyqtarëve bazuar

në ligjet në fuqi, duke prezumuar se gjyqtarët kanë jo vetëm përgatitjen e duhur ligjore, por

nëpërmjet mendimit të tyre kritik, arsyetimit, paanësisë dhe objektivitetit janë personat të

cilëve u është besuar vendimmarrja në lidhje me përcaktimin e asaj që është e drejtë ose

jo. Megjithatë, përtej kompetencave profesionale dhe personale, mund të ekzistojë një

përqindje gabimi në vlerësimin e situatës gjatë aplikimit të një parimi që nuk ka një

përkufizim të mirëfilltë.

Disa shtete kanë gjetur zgjidhje të ndryshme për “të disiplinuar” vendimmarrjen e

gjyqtarëve duke i larguar nga subjektivizmi i mundshëm. Profesor Hesselink trajton rastin

e Gjermanisë dhe Holandës. Në Gjermani janë bërë përpjekje për të bërë zbatimin e

mirëbesimit sa më racional dhe objektiv, për të mos e lënë në gjykimin subjektiv të një

gjyqtari të vetëm. Kjo metodë realizohet duke dalluar funksionet, si dhe duke krijuar grupe

të rasteve ku është aplikuar paraprakisht mirëbesimi, duke i dhënë mundësi doktrinës për

të krijuar një “sistem të brendshëm” të mirëbesimit, që konsiderohet si përmbajtja e

normës. Ndërsa në Holandë është vetë Kodi ai që përmban një dispozitë specifike se çfarë

duhet të mbahet parasysh për të vendosur mbi mirëbesimin në një çështje të caktuar.175

Pavarësisht rëndësisë që merr mirëbesimi si parim në të Drejtën Kontraktore, si

parimi që në fakt “frymëzon” të gjithë të Drejtën Kontraktore, kuptimin e vërtetë e merr

vetëm atëherë kur aplikohet në praktikë, në prani të rrethanave specifike. Këto rrethana dhe

174 Hesselink, M. (2004). vep. e cit., f. 646 175 Po aty, f. 623

Page 46: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

30

qëndrimi objektiv i gjyqtarit ndaj tyre “i japin jetë” parimit. Përmbajtja e “një rregulli të

hapur” bëhet më e qartë nëpërmjet konkretizimit të saj.176

Ky është një model i mirëbesimit që është quajtur edhe si “drejtësia e

brendshme”,177 ku gjyqtarët në emër të mirëbesimit reagojnë në mënyrë impresive bazuar

në situatën dhe duke disponuar çështjet në përputhje me të, duke u konsideruar edhe si

licencë gjyqësore.178

Sipas Profesor Roth, mirëbesimi është zëdhënësi përmes të cilit flasin rregullat e

reja ose djepi ku lindin normat e reja. Ajo çfarë gjyqtari në të vërtetë bën kur aplikon

mirëbesimin, është krijimi i rregullave të reja. Këto rregulla të reja janë konkretizimet,

plotësimet dhe korrigjimet e rregullave dhe sistemit të kodit.179

5. KEQBESIMI

Keqbesimi ose mala fides është një koncept që mbart në vetvete qëllimin për të

gënjyer, mashtruar, çorientuar për të arritur në përfundimin e dëshiruar e për të përfituar

nga dikush tjetër. Një person synon dhe praktikon mala fides kur ai bind tjetrin për ta besuar

me qëllimin (në atë kohë apo më pas) për të tradhëtuar besimin e tij.180 Ka të bëjë me

veprime apo mosveprime të dëmshme, të cilat shkaktohen nga një motiv i keq.

Një sjellje në keqbesim mund të kryhet në një shumëllojshmëri mënyrash, shpesh

të qëllimshme për të rrezikuar apo dëmtuar, megjithëse qëllimi kryesor mund të mos jetë

për të dëmtuar palën tjetër, por për të arritur një përfitim të padrejtë e të pamerituar.

Pavarësisht qëllimit, pala në keqbesim ka tendencën të mos tregohet e vërtetë, përdor fjalë

e shprehje të paqarta, kryen veprime kontradiktore, nuk shpërfaq karakterin e vërtetë ose

informacionin që ka, ose këtë informacion e shtrembëron. Një veprim mala fides

nënkupton që personi që e kryen të ketë për qëllim të mashtrojë apo të shkelë ligjin.181

Ashtu sikundër edhe në rastin e mirëbesimit, edhe për keqbesimin KCSH nuk

parashikon ndonjë përkufizim. Gjithsesi ka një sërë dispozitash që përcaktojnë pasoja për

personat që veprojnë në keqbesim:182 në asnjë rast i përfaqësuari në keqbesim nuk mund të

përfitojë nga mosdijenia ose mirëbesimi i përfaqësuesit,183 pronari i tokës që ka vepruar

me keqbesim duhet t’i shpërblejë pronarit të materialeve dëmin e pësuar, kur ndarja e

materialeve është e mundshme,184 me vendim gjykate, kur përpunuesi ka qenë në

176 Po aty, f. 639 177 Bëhet fjalë për tre modele të mirëbesimit, ku ky është quajtur “good faith as visceral justice

model”. Dy modelet e tjera janë “good faith requirement model”, që i jep efekt pritshmërive të

palëve dhe “good faith regime model”, që kryesisht përforcon pritshmëritë e komunitetit. Për më

tepër shiko: R. Brownsword, N. Hird & G. Howells (Eds.) (1999) vep. e cit. 178 Beale, H. G., Bishop, W. D. & Furmston, M. P. (2008). Contract-Cases and Materials, Botimi

V, Oxford University Press, Oxford, f. 287 179 Roth, H. Münchener Kommentar cituar nga Hesselink, M. W. (2004). The concept of Good

Faith. Në Hartkamp, A., Hesselink, M. W., Hondius, E. Joustra, C., du Perron, E., & Veldman, M.

(Eds.), vep. e cit., f. 495 180 Morgan, T. (2015). vep. e cit., f. 110 181 Po aty, f. 110 182 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë përgjithësisht nuk përdor shprehjen “mungesë

mirëbesimi”, por “keqbesim”. 183 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 101 184 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 174

Page 47: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

31

keqbesim, sendi i ri i kalon pronarit të lëndës pavarësisht vleftës së punës,185 kur

qiradhënësi ia ka fshehur veset e sendit me keqbesim qiramarrësit, marrëveshja, me të cilën

përjashtohet ose kufizohet përgjegjësia e qiradhënësit, nuk ka efekt,186 etj.

Normalisht, siç ilustrohet edhe nga rastet e sipërpërmendura, pasojat në rastet kur

personi ka qenë në keqbesim janë përgjithësisht negative, pasi nuk rezervohet mirëkuptim

dhe privilegj për personin a palën në keqbesim, në dallim nga një situatë mirëbesimi.

Megjithatë në rastin e parashkrimit fitues bëhet një përjashtim.187

Dispozita, në këtë rast përdor shprehjen “nuk është me mirëbesim”. Këtë shprehje

nuk e gjen të përdorur në asnjë dispozitë tjetër, në të gjithë Kodin. Çdo situatë tjetër

paraqitet “bardh e zi”, pra personi/pala është dhe/ose vepron në mirëbesim ose në

keqbesim. Terminologjia e përdorur nga legjislatori duket sikur është përzgjedhur enkas

“për të zbutur situatën”, pasi duket e pazakontë që dikush të veprojë (në këtë rast: të

posedojë) në keqbesim dhe të përfitojë pronësinë mbi një send të luajtshëm a të

paluajtshëm. Dispozita parashikon pasoja të favorshme për një person që nuk është në

mirëbesim. Ky fakt, pra, që personi nuk është në mirëbesim, dihet me siguri.

Atëherë, përse nuk përdoret edhe në këtë rast termi “keqbesim”?

Rastet mund të jenë dy: (1) është një lojë fjalësh dhe termi “keqbesim” është

shmangur nga përdorimi për të mos dhënë efektin negativ, që gjithkush percepton kur e

lexon ose (2) ka dallim midis personit në keqbesimit dhe personit që nuk është në

mirëbesim.

Rasti i parë mund të konsiderohet një zgjidhje e zgjuar sepse efekti negativ thuajse

zhduket. Edhe në jetën e përditshme, kur duhet të shmanget një perceptim tërësisht negativ

për një situatë të caktuar, zgjidhet të përdoret terminologjia “jo mirë”, në vend të “keq”.

Edhe pse i referohet të njëjtës gjendje, zgjedhja e një terminologjie të tillë zbut

mjaftueshëm efektin negativ.

Ndërsa rasti i dytë paraqitet më i komplikuar sepse, po të jetë i vërtetë pohimi,

referuar edhe dispozitës ligjore rezulton se nëse “nuk je me mirëbesim” është një situatë e

ndërmjetme midis keqbesimit dhe mirëbesimit. Nëse nuk je me mirëbesim, je në mungesë

të tij.

A është mungesa e mirëbesimit, keqbesim? Në analizën e mësipërme, në përpjekje për të sqaruar hollësisht kuptimin e

mirëbesimit, ishte e pamundur që koncepti i mirëbesimit dhe ai i keqbesimit të mos

përballeshin me njëri-tjetrin. Madje u trajtuan mendime të autorëve, të cilët për të arritur

në kuptimin e mirëbesimit, i referoheshin keqbesimit duke i përdorur konceptet si të

kundërta. Por, nëse përgjigja e kësaj pyetje do të ishte negative, do të passillte shfaqjen e

një kategorie të re “mosqenia me mirëbesim”, që i shtohet dy të tjerave (mirëbesimit e

keqbesimit).

Për të arritur në një përgjigje, do të ishte e përshtatshme të krahasohej një person

që është në mirëbesim me një person që nuk është në mirëbesim. I pari i kryen veprimet

185 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 177 186 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 807 187 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 168. Një person bëhet pronar i një sendi, pas një

posedimi të pandërprerë prej pesë vjetësh kur sendi është i luajtshëm dhe prej dhjetë vjetësh kur ai

është i paluajtshëm, kur e ka fituar me mirëbesim atë send, në bazë të një veprimi juridik për kalimin

e pronësisë dhe që nuk është i ndaluar nga ligji. Këto afate posedimi të pandërprerë dyfishohen, kur

posedimi nuk është me mirëbesim.

Page 48: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

32

konform ligjit apo detyrimeve kontraktore dhe në përmbushje të tyre është i drejtë e i

ndershëm, bashkëpunues dhe nëse shkakton një gabim, ai nuk vjen si rezultat i një qëllimi

dashakeq. I dyti, duke mos qenë në mirëbesim refuzon të kryejë ato që i ngarkohen nga

ligji apo kontrata ose i kryen ato në mashtrim të ligjit, tenton të përfitojë nga tjetri duke

gabuar qëllimisht. Sjellja e të dytit është e ngjashme me personin në keqbesim, ndaj do të

ishte i tepërt shtimi i një kategorie të tretë.188

Pavarësisht interpretimit të mësipërm, rezultati ngelet i njëjtë. Ai që nuk është në

mirëbesim, përfiton. Kjo duket se bie në kundërshtim me atë që mirëbesimi nënkupton dhe

për më tepër përfitimi në kushte të tilla është sigurisht në kundërshtim me moralin.

Megjithatë ky nuk është rasti i parë që diçka që nuk pranohet nga morali, lejohet nga ligji

dhe anasjelltas. Në rastin e posedimit, arsyeja se përse mungesa e mirëbesimit “është

shpërblyer” nga ligji, mund të justifikohet me faktin që situata të tilla duhet të rregullohen

nga pikëpamja juridike dhe nuk mund të lihen në një gjendje pasigurie ligjore.

5.1 Keqbesimi kontraktor

Keqbesimi kontraktor është veprimi i qëllimshëm, i pandershëm për të mos

përmbushur detyrimet ligjore ose kontraktore, duke mashtruar tjetrin, duke hyrë në një

marrëveshje pa qëllim për ta përmbushur atë, ose duke shkelur standardet themelore të

ndershmërisë në marrëdhënie me të tjerët.189

Keqbesimi kontraktor si veprim, mund të vlerësohet sipas rastit, por kryesisht

konsiston në angazhimin në fazën e negocimit të kontratës pa pasur realisht për qëllim për

ta përmbyllur atë me sukses, abuzimi me fuqinë për të imponuar kushte të pafavorshme për

palën tjetër, prishja e negocimeve në mënyrë të njëanshme dhe pa shkak të justifikuar,

shkelja e kushteve të kontratës, mospërmbushja perfekte e kontratës në mënyrë të

qëllimshme, etj. Kështu, në parashikimet e Parimeve UNIDROIT (PICC), keqbesimi

përkufizohet si hyrja apo vazhdimi i negocimeve kontraktore duke mos pasur për qëllim

188 Megjithatë ka raste kur nuk mund të barazohet situata dhe pasojat që krijohen nga një gjendje

“të mos jesh me mirëbesim” me një gjendje “me keqbesim”. Ka shumë ligjvënës, gjyqtarë apo

autorë të cilët i shikojnë marrëdhëniet në një shoqëri tregtare si bashkësi marrëdhëniesh kontraktore

dhe detyrimet e lindura aty, si detyrime të zakonshme kontraktore. Kundërshtarët e tyre i shikojnë

marrëdhëniet e krijuara në shoqëri tregtare të bazuara në etikën dhe moralin e marrëdhënies ku

dikush i beson të mirat materiale dikujt tjetër. Për drejtorët e shoqërive rëndojnë detyrimet e

besnikërisë dhe kujdesit dhe në të tilla marrëdhënie nuk mund të zbatohet parimi i mirëbesimit si

në marrëdhëniet e zakonshme kontraktore, pasi detyrimet e tyre janë të qarta. Për më shumë shiko:

Rosenberg, D. (2004). Making sense of Good Faith in Delaware Corporate Fiduciary Law: A

Contractarian Approach. Delaware Journal of Corporate Law, Vol. 29

http://www.djcl.org/wp-content/uploads/2014/08/Making-SENSE-OF-GOOD-FAITH-IN-

DELAWARE-CORPORATE-FIDUCIARY-LAW-A-CONTRACTARIAN-APPROACH.pdf

Shprehja “të mos jesh me mirëbesim” nuk përfshin veprimet “me keqbesim”, por përfshin veprime

të cilat nuk janë të korruptuara ose keqmotivuara, si p.sh. : Moskryerje e detyrave për shkak të

presionit të kohës. Një veprim i kryer jo me mirëbesim nuk është një verprim i rrezikshëm, në

mashtrim apo egoist. Për më shumë shiko: Nowicki, E. (2006). Not in Good Faith means not in

Good Faith

http://Www.Theconglomerate.Org/2006/01/Not_In_Good_Fai.Html 189 Bad faith, (2015). Në TheFreeDictionary.com

http://legal-dictionary.thefreedictionary.com/bad+faith

Page 49: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

33

arritjen e një marrëveshjeje me palën tjetër apo dhe ndërprerja e tyre pa shkak.190 Mungesa

e qëllimit të vërtetë për arritjen e marrëveshjes, për Parimet (PECL), përbën sjellje në

kundërshtim me mirëbesimin. Pavarësisht se dispozita 2.1.15 e Parimeve UNIDROIT

(PICC) dhe 2:301 e Parimeve (PECL) janë në përmbajtje thuajse identike, Parimet (PECL)

në asnjë rast nuk përmendin termin keqbesim por “në kundërshtim me mirëbesimin”.

Parimet (PECL) kanë zgjedhur për përdorim edhe shprehjen “jo në përputhje me

mirëbesimin”, për të shprehur keqbesimin.191

Edhe pse ka hipoteza të ndryshme për kohën në të cilën ka lindur mirëbesimi e

keqbesimi dhe se cili nga ata i ka paraprirë tjetrit dhe ka ndikuar për lindjen e konceptit

tjetër, përdorimi aktual i tyre është i ndryshëm.192 Hesselink thotë se termi keqbesim është

më i përdorur nga juristët anglezë për të përcaktuar një sjellje të palëve, ndërkohë që pjesa

më e madhe e juristëve të Evropës kontinentale e përcaktojnë të njëjtën sjellje si: “duke

vepruar në kundërshtim me mirëbesimin”.193

5.1.1 Format e shfaqjes së keqbesimit kontraktor

Konfliktet ndërmjet palëve, që kanë për pikënisje kontratat, janë të shumëllojshme.

Konfliktet lindin kur palët nuk bashkëpunojnë me njëra–tjetrën që nga formimi deri në

përmbushjen e kontratës. Përgjithësisht kjo vjen se palët janë të prirura që të përfitojnë sa

më shumë, duke përmbushur interesat vetjake me sa më pak shpenzime dhe mund nga ana

e tyre, shpesh edhe duke abuzuar ndaj palës tjetër. Veprime të tilla, në kundërshtim me

vlerat e mira të ndershmërisë, besnikërisë e vërtetësisë, që karakterizojnë mirëbesimin,

konsiderohen si veprime në keqbesim.

Summers ka detajuar të paktën katër forma apo kategori të përgjithshme të

keqbesimit:

I. keqbesim në negocimin dhe formimin e kontratës, në të cilën përfshin: negocim

pa qëllim serioz për të kontraktuar, abuzim me privilegjin për të tërhequr mbrapsht

një propozim apo ofertë, përfshirja në një marrëveshje pa qëllim përmbushjeje ose

shpërfillja me pakujdesi të rëndë të pamundësisë së ardhshme për përmbushje, mos

dhënia e informacioneve nga shitësi mbi të metat e njohura të mallrave, përfitimi

nga një tjetër në realizimin e marrëveshjes.194

II. keqbesim në përmbushje, në të cilën përfshin: shmangie të frymës (shpirtit) së

marrëveshjes, mungesë të përkushtimit dhe kryerje të më pak aktiviteti ose me më

pak intensitet, përmbushje e qëllimshme vetëm e pjesës “thelbësore”, abuzim i

pushtetit për specifikimin e kushteve të kontratës, abuzim i pushtetit për të

përcaktuar fleksibilitet, ndërhyrja ose dështimi për të bashkëpunuar në detyrimin

për përmbushje të palës tjetër.195

190 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 2.1.15 191 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 1:305 192 Mala fides, ashtu si edhe fraus, dolus e dolus malus, është përdorur si term për t’iu kundërvënë

konceptit bona fides. Pavarësisht se ka hipoteza se në bazë të mala fides, për t’iu kundërvënë,

juristët krijuan bona fides, ka të dhëna se bona fides është shfaqur më herët, rreth shekullit II p.e.s.

Për më shumë shiko: Morgan, T. (2015). vep. e cit., f. 110 193 Hesselink, M. (2004). vep. e cit., f. 620 194 Summers, R. S. (1968). vep. e cit., f. 220-232 195 Po aty, f. 232-243

Page 50: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

34

III. keqbesim në shkaktimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kontratës, në të

cilat përfshin: shkaktim i një mosmarrëveshjeje, përdorim i interpretimeve dhe

krijimeve dhelparake në gjuhën e kontratës, përfitim për të marrë një rirregullim

ose zgjidhje të mosmarrëveshjes.196

IV. keqbesim në marrjen e masave korrigjuese, në të cilat përfshin: abuzim me të

drejtën për siguri të mjaftueshme për përmbushjen e ardhshme, refuzim i gabuar

për të pranuar përmbushjen e tjetrit, dështim i qëllimshëm për të zbutur dëmet,

abuzimi i pushtetit për të prishur kontratën.197

6. PARIMI I MIRËBESIMIT NË RAPORT ME PARIMET E TJERA TË SË

DREJTËS KONTRAKTORE

E Drejta Kontraktore është një fushë e rëndësishme e të drejtës, që përshkohet nga

parime të rëndësishme. Këto parime, të cilat shërbejnë si frymëzuese të së Drejtës

Kontraktore, janë njëkohësisht shtyllat kryesore në të cilat mbështeten dhe disiplinohen

marrëdhëniet kontraktore.

Raporti ndërmjet këtyre parimeve është mjaft interesant, pasi ato shpesh shfaqen si

mbështetëse e plotësuese të njëra-tjetrës dhe në një pjesë të rasteve kufizojnë hapësirën e

përdorimit të tyre. Më poshtë do të analizohet raporti që parimi i mirëbesimit krijon me

parimet e tjera, analizë që do të dëshmojë më tej për rëndësinë e këtij parimi në të Drejtën

Kontraktore.

6.1 Liria kontraktore

Aktiviteti ekonomik zhvillohet çdo ditë përmes kontratave, të cilat janë forma më

e përdorur për të shprehur interesin ekonomik dhe tregtar të njerëzve në të gjithë botën.

Një parim i rëndësishëm i të Drejtës Kontraktore është liria kontraktore, si parimi

nëpërmjet të cilit palët arrijnë të shprehin maksimalisht vullnetin e tyre për të kontraktuar.

Liria kontraktore nxit zhvillimin e ekonomisë dhe rrit konkurrencën. Ajo është sigurisht e

lidhur me rritjen ekonomike dhe cilësinë më të mirë të mallrave dhe shërbimeve të ofruara.

Liria kontraktore shprehet në mundësinë e njohur për palët për të kontraktuar jo vetëm

kontrata tipike, të njohura dhe rregulluara me ligj, por edhe në kontraktimin e kontratave

atipike, të cilat nuk janë të parashikuara me ligj. Këto kontrata duhet të ndjekin interesa të

dobishme shoqërore.

Liria kontraktore u zhvillua nga doktrina “laissez-faire”, që nënkuptonte

“mungesën e kontrollit qeveritar mbi sistemin ekonomik në të cilin çmimet janë të bazuara

në konkurrencën ndërmjet bizneseve private:

“Doktrina laissez-faire ishte politike, si dhe ekonomike. Teoria mbizotëruese e

shekullit XIX ishte se individi, duke ndjekur qëllimet e tij të dëshiruara, do të arrinte

rezultatet më të mira për shoqërinë ku ai bënte pjesë. Funksioni i shtetit ishte për të ruajtur

rendin dhe sigurinë dhe për të shmangur ndërhyrjen në iniciativën e individit në ndjekjen

e qëllimeve të dëshiruara të tij. Por, avokatët e laissez-faire megjithatë argumentuan se

196 Po aty, f. 243-248 197 Po aty, f. 248-252

Page 51: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

35

qeveria kishte një rol thelbësor në zbatimin e kontratave, si dhe për të siguruar rendin

civil.”198

Nuk është aq e thjeshtë të diskutosh mbi lirinë kontraktore. Richard Craswell

shprehet se: “Pjesa më e madhe e të Drejtës Kontraktore përbëhet nga rregulla të

paracaktuara, apo rregulla që zbatohen kur palët dështojnë për të arritur një çështje në

një mënyrë apo tjetër në kontratat e tyre. Për shembull, shumica e rregullave që rregullojnë

ofertën dhe pranimin, dhe garancitë që përfshihen, apo justifikime të përfshira si

pazbatueshmëria apo gabimi, zbatohen vetëm nëse palët nuk janë marrë vesh ndryshe. Dhe

sa kohë që palët janë të lira të bien dakord ndryshe, është e vështirë për të parë se si liria

kontraktore ndikohet nga këto rregulla të paracaktuara.”199

Liria kontraktore përbëhet nga tre aspekte: liria për të kontraktuar, liria për të mos

kontraktuar dhe liria për të përcaktuar përmbajtjen e kontratës në diskrecionin e palëve.200

Sigurisht bëhet fjalë për lirinë në zgjedhjen e llojit të kontratës, si dhe përmbajtjen e saj.

Përmbajtja përbëhet nga tërësia e klauzolave. Çdo klauzolë duhet të jetë në përputhje me

normat urdhëruese të ligjit.

“Liria kontraktore shpesh shqiptohet si "dead on arrival",201 si një parim

organizues për shoqëritë komplekse bashkëkohore. Ky parim thuhet të jetë i pandjeshëm

për dallimet në pasuri, status, pozitë, dhe fuqi, që e bëjnë ushtrimin e zgjedhjes kontraktore

një mit për të dobëtit dhe të shpronësuarit.”202

Kur palët vendosin të lidhin kontratë me njëra-tjetrën, përmbajtja apo ajo mbi çfarë

palët kanë rënë dakord duhet të jetë brenda kufijve ligjorë. Duke qenë se një kontratë e

lidhur ka fuqinë e ligjit për palët, e njohur ndryshe edhe si pacta sunt servanda, do të thotë

se nënshkrimi i një kontrate ka si pasojë detyrueshmërinë e një pale ndaj tjetrës. Me rëndësi

thelbësore është që premtuesi, jo vetëm të ketë të qartë plotësisht kuptimin e marrëveshjes

që ai është duke bërë, por edhe të jetë në gjendje të japë lirisht pëlqimin e tij, i cili është

rezultati i një procesi vendimmarrës plotësisht informues. Sipas këtij interpretimi, "liria

kontraktore" konsiston jo vetëm në qëndrimin e natyrshëm të çdo individi për të mbajtur

premtimet e tij, por veçanërisht në mundësinë e palëve kontraktore për të deklaruar dhe më

pas për të modifikuar përmbajtjen e kontratës, pa asnjë ndërhyrje tjetër të jashtme nga

gjykatat apo persona të tretë.203

Pra, ideja e lirisë kontraktore përmban dy elemente:

I. elementin negativ, i cili refuzon ndërhyrjen e shtetit në kushtet e transaksioneve të

tregut;

198 Laissez faire (2006). Në Encyclopeadia Britannica

http://www.britannica.com/EBchecked/topic/328028/laissez-faire 199 Craswell, R. (1994). Freedom of Contract, f.1

http://www.law.uchicago.edu/files/files/33.Craswell.FrdmCntrct_0.pdf 200 De Bondt, W. (2001). Contracts. Në H. Bocken & W. De Bondt (Eds.), Introduction to Belgian

Law. Bruylant, Bruxelles, f. 223 201 “Dead on arrival”, një term mjeksor, por që përdoret për të identifikuar një rast që nuk ka

shpresë. 202 Epstein, R. A. (1999). Free Bargaining and Formalism. Në F. H. Buckley (Ed.), The Fall and

Rise of Freedom of Contract. Duke University Press, Durham, f. 28 203 Cicoria, C. (2003). The Protection of the Weak Contractual Party in Italy vs. United States

“Doctrine of Unconscionability. Global Jurist Advance, 3 (3), f. 1537

Page 52: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

36

II. elementin pozitiv, i cili sheh një përmirësim të lirisë në lejen e përgjithshme për të

hyrë në kontrata të detyrueshme, sepse kjo lehtësi lejon forma të reja të përpjekjeve

bashkëpunuese, të cilat zgjasin për një periudhë kohore.204

Elementi negativ duhet të shihet edhe në mënyrën, që askush nuk mund të jetë i

detyruar për të kontraktuar pa vullnetin e tij.

Pavarësisht terminologjisë së përdorur për të përcaktuar atë si liri, liria kontraktore

nuk i mbijeton kufizimeve ligjore të vendosura në lidhje jo vetëm me përmbajtjen e

kontratës, kushtet e saj dhe mënyrën se si do të përmbushet, por edhe rreth personave dhe

aftësive të tyre për të qenë palë kontraktore.

6.1.1 Kufizimet e lirisë kontraktore

“Ideja e kontratës si subjektivizëm i plotë dhe i pastër i individit, të lirë nga çdo

kusht objektiv faktik apo ligjor, është një ide abstrakte që nuk është reflektuar deri tani në

jetën reale.”205

Liria kontraktore është një parim i rëndësishëm, i cili i konsideron personat si të

barabartë, duke mbajtur një kapacitet abstrakt për të kontraktuar. Liria, e siguruar nga ky

parim, nuk mund të jetë absolute dhe fjala "liri" nuk duhet të interpretohet si diçka që lejon

abuzime të bëra nga palët. Palët ndërmjet tyre duhet të sillen me korrektesë, paanësi dhe

sipas kërkesave të arsyes. Gjykata e Lartë Shqiptare ka arritur në përfundimin që: “…liria

e kontraktimit nuk është absolute. Ajo gjithsesi mund “të kufizohet” nga disa faktorë

ekonomikë e moralë… që duhet t`i ketë parasysh edhe gjykata në zgjidhjen e çdo çështjeje

konkrete.”206

Liria kontraktore do të thotë mundësi për përcaktimin e palëve me të cilët do të

kontraktohet ose jo, si dhe përmbajtjen, si dy nga koordinatat e parimit të lirisë

kontraktore.207

Edhe pse si terminologji për të sqaruar parimin është zgjedhur “liria”, kjo nuk do

të thotë që nuk ekzistojnë kufizime, të cilat në fakt nuk vendosen për të kufizuar vullnetin

e palëve, por për të shmangur probleme që mund të shfaqen në të ardhmen nga

keqpërdorimi i lirisë. Kontrata është një veprim juridik dhe duhet të realizohet sipas

kushteve të përcaktuara në ligj për vlefshmërinë e veprimeve juridike në përgjithësi. Pra,

kushtet thelbësore të kontratës nuk duhet të bien në kundërshtim me ligjin. Këtu mund të

përmendet mungesa e formës së kërkuar për kontratën formale, ose marrëveshje për

sigurimin apo tregtimin e mallrave, të cilat për nga natyra apo destinacioni janë të ndaluara

me ligj, si p.sh: lëndët narkotike, gjaku, organet e njeriut, armët, etj.

Në lidhje me lirinë kontraktore, ka sektorë ekonomikë për të cilat shtetet mund të

vendosin në interes të publikut për t’i përjashtuar nga konkurrenca e hapur. Në raste të tilla

mallrat ose shërbimet në fjalë mund të kërkohen vetëm nga një furnizues në dispozicion, i

cili zakonisht do të jetë një organ publik dhe që mund ose jo të ketë për detyrë që të lidhë

204 Beale, H. G., Bishop, W. D. & Furmston, M. P. (2008). vep. e cit., f. 70 205 Roppo, V. (2001). Il Contratto, Giuffrè, Milano, f. 41 206 Vendim Nr. 932, datë 22.06.2000 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Shqiptare 207 Voicheci, E. (2013). Freedom of Contract and its limitations in the Romanian Civil Code.

Challenges of the Knowledge Society

http://www.oalib.com/search?kw=EUGENIA%20VOICHECI&searchFields=authors

Page 53: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

37

kontrata me këdo që bën një kërkesë, brenda kufijve të disponueshmërisë së mallrave ose

shërbimeve.208

Në ditët tona, duke iu referuar zhvillimit të shpejtë të ekonomisë, është e vështirë

të pranosh nëse ka ende liri kontraktore. Në përmbushjen e nevojave të përditshme, ka një

numër shërbimesh të ofruara për klientët nëpërmjet kontratave të përgatitura që më parë

nga ana e kompanive apo ndërmarrjeve, në pamundësi të krijimit të kontratave “të

personalizuara”. Kjo do të thotë se ka pak raste kur palët kontraktore ulen për të negociuar

kushtet e kontratës, të cilat përbëjnë përmbajtjen e kontratës. Pra, duket se të paktën një

palë "nuk përdor" lirinë kontraktore për të përcaktuar përmbajtjen e saj dhe pranon duke

nënshkruar të gjitha parashikimet e vendosura nga pala tjetër, duke mbetur e lidhur me

përmbushjen e detyrimeve. Ky mund të jetë rasti i kontratave me një bankë për depozitat,

ku interesi është paracaktuar, ose në rastin e kredive, ku këstet e kredisë paguhen në

mënyrën, që kontrata përcakton dhe ku interesi përkatës përcaktohet vetëm nga banka, ose

kontratat me kompanitë, që ofrojnë shërbimet e internetit, telefonisë fikse, furnizimit me

ujë dhe energji elektrike. Megjithatë, në raste të tilla vetë ligji, në përmbushjen e rolit të tij

“mbrojtës”, parashikon që kushtet e përgjithshme të kontratës, të përgatitura prej njërës

palë kontraktore, kanë efekt ndaj palës tjetër, në qoftë se në momentin e përfundimit të

kontratës kjo e fundit i ka njohur ose duhej t’i kishte njohur, duke treguar një përkujdesje

të zakonshme.209 Legjislatori i ka kushtuar vëmendje marrjes dijeni nga pala tjetër përpara

përfundimit të kontratës. Por, në respektim të vullnetit të palëve dhe lirisë kontraktore, kur

pala tjetër ka miratuar veçmas me shkrim kushtet, të cilat vendosin në dobi të atij që i ka

përgatitur ato më përpara kufizime për përgjegjësinë, mundësinë për t’u tërhequr nga

kontrata, për të pezulluar zbatimin e saj, ose që caktojnë ndaj palës tjetër afate dekadence,

ose kufizime ndaj së drejtës për të bërë prapësime, ndaj lirisë kontraktore në marrëdhënie

me të tretët, kushteve të arbitrazhit ose shmangies nga kompetencat e organeve gjyqësore,

do të sjellin efekte juridike.210

Edhe kur secila palë merret me negocimet e kontratës, ka kufizime të ligjit që nuk

mund të shmangen, si dhe parashikime ligjore në lidhje me mirëbesimin dhe mënyrën se si

duhet të veprojnë palët në të gjitha fazat e kontratës.

Në fakt, prania e dy parimeve mund të konsiderohet kufizuese në lidhje me sjelljen

e palëve dhe kontratat e tyre, por në raport me njëra-tjetrën janë parime plotësuese.

6.1.2 Liria kontraktore dhe parimi i mirëbesimit

Sipas teorisë klasike të kontratës në fund të shekullit XIX, maksimizimi i

mirëqenies individuale dhe nxitja e ndarjes më të mirë të burimeve në treg mund të arrihet

nëpërmjet ushtrimit të pakufizuar të lirisë kontraktore midis palëve, që posedojnë fuqi të

barabartë në bisedime, aftësi të barabarta dhe njohuri të përsosura të kushteve të

përshtatshme të tregut, pa pasqyruar realitetet e tregut në atë kohë. Duke qenë se palët e

208 Parimet UNIDROIT (PICC), art. 1.1, Comment 2

http://www.lexinter.net/LOTWVers4/freedom_of_contract.htm 209 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 686, paragrafi 1 210 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 686, paragrafi 3

Page 54: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

38

barabarta nuk ekzistonin, studiuesit pohuan se liria kontraktore mund të mbijetonte vetëm

në një ekonomi ku besimi dhe vullneti i mirë ekzistonin ndërmjet palëve që bënin biznes.211

Për shkak të disa funksioneve dhe përdorimit të paspecifikuar të “lirisë

kontraktore”, mirëbesimi dhe liria kontraktore në disa raste shihen si dy anë të kundërta që

shkojnë në drejtime të ndryshme dhe në disa të tjera orientohen në të njëjtin drejtim. Për të

mbrojtur këtë tezë Munukka sjell si shembull një rast hipotetik kontraktimi, ku njëra nga

palët mbi bazën e lirisë kontraktore kërkon të tërhiqet nga një kontratë e paformalizuar,

ndërkohë që pala tjetër thërret në zbatim mirëbesimin për përgjegjësinë parakontraktore.

Ky është rasti ku ka përplasje të lirisë kontraktore dhe mirëbesimit, por jo plotësisht, pasi

në këtë rast mirëbesimi qëndron në krah të njërit prej funksioneve të lirisë kontraktore,

pacta sunt servanda.212

Sipas KCSH, kushtet e vendosura paraprakisht nga njëra palë kontraktore nuk

mund të sjellin efekte juridike nëse kufizojnë lirinë kontraktore, si dhe kur sjellin një

humbje ose dëmtim të shpërpjesëtuar të interesave të palës kontraktore, posaçërisht kur ato

ndryshojnë në mënyrë thelbësore nga parimet e barazisë e të paanësisë, që rregullojnë

marrëdhëniet kontraktore.213

Jo vetëm kaq, por mirëbesimi në raport me lirinë kontraktore funksionon si një

standard vlerësimi nëse një marrëveshje, pavarësisht se mund të jetë nga pikëpamja ligjore

e vlefshme, në tërësi mund të bjerë në kundërshtim me vlerat e mira shoqërore. Në një

përfundim të tillë ka arritur Gjykata e Arbitrazhit, pranë Dhomës Hungareze të Tregtisë në

një rast mospagimi të një kredie bankare, nga një garantuese. Duke qenë se personi, që

kishte marrë kredi nuk kishte mundësi pagimi, banka kërkoi që kredia të paguhej nga

garantuesja. Garantuesja, përveç se pretendoi që kishte nënshkruar pa lexuar përmbajtjen

e dokumentave bankare arriti të vërtetonte se në rast pagimi të kredisë, do të vihej vetë në

vështirësi financiare. Gjykata, pavarësisht se nuk e shpalli të pavlefshme marrëveshjen

bankare, arriti në përfundimin se Banka nuk kishte qenë në mirëbesim për sa ishte mjaftuar

vetëm me procedurat dhe dokumentacionin përkatës, pa u thelluar në mundësitë financiare

të garantueses.214

“Mirëbesimi është vlerësuar të jetë një faktor jokufizues i lirisë kontraktore, por

një faktor që kushtëzon ushtrimin e këtij parimi, që e kthen atë në një element të brendshëm

të saj.”215

Në vendimin e tij, bazuar në nenet 422 dhe 674, paragrafi 1 i KCSH, Kolegji Civil

i Gjykatës së Lartë Shqiptare ka pohuar marrëdhënien ndërmjet dy parimeve të së Drejtës

Kontraktore: “bazë e lirisë kontraktore është parimi i korrektësisë, paanësisë, kërkesave të

arsyes dhe i mirëbesimit të palëve ndaj njëra-tjetrës.”216

211 Edwards, C. (2009). Freedom of Contract and Fundamental Fairness for Individual Parties: The

Tug of War Continues. UMKC Law Review, 77(3), fq, 647-649 212 Munukka, J. (2005). vep. e cit., f. 241 213 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 686, paragrafi 2 214 CMS (2005). Freedom of contract limited by obligation to negotiate with good faith and decency

http://www.cms-lawnow.com/ealerts/2005/02/freedom-of-contract-limited-by-obligation-to-

negotiate-with-good-faith-and-decency?cc_lang=en 215 Voicheci, E. (2013). vep. e cit. 216 Vendim Nr. 942, datë 02.06.2005 i Gjykatës së Lartë Shqiptare

Page 55: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

39

6.2 Parimi i ndalimit të abuzimi me të drejtën

Doktrina e abuzimit me të drejtën ka histori të gjatë. Juristët, të cilët zhvilluan ius

commune iu referuan burimeve të së Drejtës Romake për të përkrahur parimin se ushtrimi

i të drejtave të dikujt nuk mund të mbështetet në justifikimin e dëmtimit të qëllimshëm të

një tjetri.217

Parimi i ndalimit të abuzimit me të drejtën nënkupton disiplinimin e sjelljes së një

personi, që është duke ushtruar të drejtat e tij, për të mos cenuar të drejtat e të tjerëve. Deri

diku ky parim duket sikur kufizon të drejtat, por në fakt bëhet fjalë për kufizimin e disa

mënyrave se si ushtrohen të drejtat, me qëllim parandalimin e dëmtimeve të mundshme.

Parimi parandalon ardhjen e pasojave të padëshiruara, të cilat do të bënin përgjegjës

personin, që i ushtron të drejtat e tij:

I. në kundërshtim me normat ligjore apo në mënyrë jo korrekte,

II. në kundërshtim me normat morale të arsyes apo të mirëbesimit,

III. me qëllim për të dëmtuar palën tjetër,

IV. pa pasur për qëllim realizimin e interesave të tij legjitime.

6.2.1 Qëndrimi i vendeve Civil Law dhe Common Law ndaj parimit të ndalimit

të abuzimit me të drejtën

Kryesisht parimi njihet nga legjislacionet e brendshme të vendeve Civil Law, por

është bërë pjesë edhe e të drejtës ndërkombëtare. Parimi i ndalimit të abuzimit me të drejtën

sjell pasoja në lidhje me vlefshmërinë e veprimit, i cili në është në përputhje me normat

ligjore për realizimin e tij, por për shkak të motivit që e udhëheq, praktika gjyqësore e

konsideron të pavlefshëm, kryesisht relativisht të pavlefshëm.

6.2.1.1 Legjislacionet Civil Law dhe parimi i ndalimit të abuzimit me të drejtën

Në Shqipëri, Kodi Civil nuk përmban ndonjë dispozitë, e cila në mënyrë të qartë të

nënkuptojë abuzimin me të drejtën. Megjithatë, në lidhje me gëzimin e të drejtës së

pronësisë Kodi parashikon përdorimin lirisht të sendit objekt pronësie.218 Kjo liri nuk është

absolute, pasi kufizohet nga ligji dhe zakonet e mira, të cilat përbëjnë kornizën brenda së

cilës duhet të përdoret sendi. Në vazhdim dispozita duket se jep kuptimin e parimit të

ndalimit të abuzimit me të drejtën, ku shprehet për mos lejimin e kryerjes së disa veprimeve

ndaj fqinjëve ose pronave fqinje, të cilat i konsideron shqetësime kur ato kalojnë shkallën

e zakonshme të tyre. Gjurmë të parimit gjenden edhe në fushën e detyrimeve. Një kreditor

ka të drejtë të kërkojë pavlefshmërinë e veprimeve juridike të debitorit, kur kredia ka lindur

më parë se kryerja e veprimit, nëse qëllimi i kryerjes së veprimeve ka qenë pakësimi i

sasisë ose i vleftës së pasurisë së debitorit, që rrjedhimisht sjell dëm për kreditorin ose

rrezikon përmbushjen e interesave të tij të ligjshme mbi pasurinë e debitorit.219

217 Gambaro, A. (1995). Abuse of right in Civil Law Traditions. European Review of Private Law

4, f. 561 218 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 159 219 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 607

Page 56: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

40

KCGJ bën fjalë për ndalimin e sjelljeve, të cilat kryhen për mashtrim ose që kanë

si qëllim të vetëm, të mundshëm shkaktimin e dëmtimit te të tjerët.220 Kjo doktrinë në

Gjermani ka burim të dyfishtë dhe është zhvilluar në mënyrë organike nga prezumimi që

nuk duhet të abuzohet me të drejtat. Si burim shërben përveç dispozitës të sipër përmendur,

Schikaneverbot, edhe sek. 242 i Kodit Civil, i cili bën fjalë për mirëbesimin në kontrata.

Megjithatë koncepti Rechtsmissbrauch ka marrë statusin e parimit ligjor, që përdoret më

gjerë se kufijtë e detyrimeve kontraktore duke u aplikuar në një numër të konsiderueshëm

çështjesh.221

I ngjashëm me të, vjen edhe parashikimi që KCI bën për atë kategori veprimesh, të

cilat kryhen për t’i bërë rivalitet ose për të bezdisur të tjerët, duke e vënë theksin te qëllimi

i vetëm i veprimeve.222 KCI nuk përmban ndonjë dispozitë, e cila bën fjalë në mënyrë të

qartë për parimin e ndalimit të abuzimit me të drejtën. Mungesa e një parashikimi të tillë,

i dedikohet kulturës juridike të viteve ’30 të shekullit XX, kur mendohej se abuzimi me të

drejtën ishte një koncept etiko-moral, që nuk kishte nevojë për sanksionim, duke shmangur

një dispozitë të vetme me karakter të përgjithshëm dhe duke e parashikuar në dispozita të

ndryshme, duke iu referuar marrëdhënieve specifike.223

Ndalimi i abuzimit me të drejtën gjendet i shprehur plotësisht në kufizimin që i

bëhet të drejtës së pronësisë, si një e drejtë kryesore e madhore. Sipas KCF kjo e drejtë nuk

mund të ushtrohet në kundërshtim me ligjet dhe rregullime të tjera ligjore. Ky ndalim është

më pak specifik dhe më i përgjithshëm, mbi bazën e të cilit mund të bëhen interpretime të

mëtejshme. Gjykatat në Francë i kanë interpretuar artikujt 1382 dhe 1383 të KCF që nuk

përmbajnë një referim direkt te parimi, por që parashikojnë përgjegjësi për autorin e

dëmeve, sikur kufizojnë ushtrimin abuziv të të drejtave në detyrimet kontraktore, si dhe në

fusha të tjera të së drejtës.224 Në Francë, përgjegjësia për dëmet vjen si rezultat i qëllimit të

veprimit, por edhe kur ai kryhet në kushtet e neglizhencës apo pakujdesisë.

6.2.1.2 Legjislacionet Common Law dhe parimi i ndalimit të abuzimit me të

drejtën

Studiues të ndryshëm të së drejtës së krahasuar kanë arritur në përfundimin se

pikërisht doktrina e abuzimit me të drejtën mund të shikohet si një indicium i dallimeve

ndërmjet Civil Law dhe Common Law.225

220 Kodi Civil Gjerman, sek. 226 Dëmtimi në këtë rast nuk duhet të barazohet me situatën ku

shkatërrimi ose dëmtimi vjen si pasojë e nevojës për kryerjen e veprimeve të tilla, siç parashikohet

në artikujt 228 dhe 229, pasi qëllimi i kryerjes së veprimeve është tërësisht i ndryshëm. 221 Krauze, M. (2012). English Law and the Doctrine of Abuse of Rights. Oxford University

Undergraduate Law Journal, f. 3-4

https://www.law.ox.ac.uk/sites/files/oxlaw/ouulj_1st_edition.pdf 222 Kodi Civil Italian, art. 833 223 Musio, I. (2010). vep. e cit., f. 25 224 Byers, M. (2002). Abuse of Rights: An old Principle, a new Age. McGill Law Journal. 47, f.

392

http://scholarship.law.duke.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=5574&context=faculty_scholarship 225 Reid, E. (2004). The Doctrine of Abuse of Rights: Perspective from a Mixed Jurisdiction.

Electornic Journal of Comparative Law. 8 (3), f. 1

http://www.ejcl.org/83/art83-2.PDF

Page 57: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

41

Në të Drejtën Skoceze kjo doktrinë njihet si: “in aemulationem vicini”, nga

latinishtja “keqdashje ose xhelozi për fqinjin” dhe nënkupton parimin e përgjithshëm se

asnjë nuk duhet të ushtrojë çfarë është gjithsesi e drejtë legjitime, në atë mënyrë që është e

motivuar vetëm nga dëshira për të shkaktuar mërzi për fqinjin.226

Në vendet Common Law e sidomos në Angli kjo doktrinë kryesisht nuk njihet dhe

nuk aplikohet. Ky qëndrim mund të vijë si pasojë e zhvillimit të ligjit kontraktor dhe

marrëdhënieve të biznesit në Angli, në shekullin XIX, ku palët kontraktore ishin kryesisht

profesioniste, të cilat e kuptonin rëndësinë dhe llojin e klauzolave kontraktore, për t’ia

përshtatur më pas nevojave të tyre.227

Gjykata kur vlerëson ushtrimin e një të drejte, mjaftohet me faktin që ajo duhet të

vijë në përputhje me ligjin që të jetë e vlefshme dhe nuk ndikohet nga pasojat morale që

mund ta shoqërojnë atë, edhe pse mund të jenë negative. Ky qëndrim i gjykatës mund të

ilustrohet mjaft mirë me justifikimin se një veprim nëse është i ligjshëm, pavarësisht

motivit, është i drejtë që të kryhet, ndërsa, nëse është një veprim i paligjshëm, sado i mirë

të jetë motivi, nuk duhet të kryhet.228 Por, nga ana tjetër në Angli ka një hapësirë ligjore, e

cila i afrohet kuptimit të abuzimit më të drejtën, që është detyrimi nëpërmjet një veprimi të

ligjshëm. Pavarësisht se ka një fushë të vogël aplikimi, mund të interpretohet si formë e

abuzimit me të drejtën, madje mund të renditet përkrah abuzimit “të qëllimshëm” me të

drejtën në Francë. E përshkruar si një formë “kërcënimi dhe kërkese”, ndodh kur njëra palë

në ushtrim të të drejtave të ligjshme kërkon që t’i realizojë ato në një formë, që do të ishte

e papërshtatshme ose do ta vinte në disavantazh palën tjetër, e llogaritur për të shfrytëzuar

dobësitë e palës tjetër duke i bërë presion në lidhje me rrethanat.229

Abuzimi me të drejtën është pjesë edhe e legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe

përdorur jo në pak raste nga Gjykata e Drejtësisë. Kjo nënkupton që u bë edhe pjesë e

sistemit ligjor anglez. Edhe pse më ngadalë, qasja e Anglisë është duke ndryshuar në favor

të përfshirjes së konceptit në legjislacionin e taksave.230

Funksioni socio-ligjor i doktrinës së abuzimit me të drejtën: kufizimi i amplitudës

së të drejtave individuale dhe ekuilibrimi i të drejtave konfliktuale, në dallim nga e drejta

Evropiane kontinentale, në SHBA realizohet nga teste të “dashakeqësisë” dhe rregulla të

“përdoruesit të arsyeshëm”, të cilat përbëjnë një model konceptual shumë të ngjashëm me

abuzimin me të drejtën.231 Megjithatë rregullat në lidhje me “dashakeqësinë” dhe

“arsyeshmërinë” nuk janë bashkuar kurrë në kategorinë e abuzimit me të drejtën, duke ia

atribuar këtë defekteve të të menduarit ligjor të Common Law.232

226 Po aty, f. 2 227 Farina, M. & Maltese, D. (2012). Abuse of Rights and Freedom of Contract in Comparative

Perspective: A Legal and Economic Analysis. Opinio Juris in Comparatione, 1 (2). f. 14

file:///C:/Users/user/Downloads/54-124-1-PB.pdf 228 Për më shumë shiko çështjen: Bradford v. Pickles (1895) 229 Krauze, M. (2012). vep. e cit., f. 6-7 230 Po aty, f. 4 231 Di Robilant, A. (2014). Abuse of Rights: The Coninental Drug and the Common Law. Boston

University School of Law. f. 12 232 Po aty, f. 27

Page 58: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

42

6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore

Të drejtat ekonomike janë një pjesë e rëndësishme e të drejtave të njeriut, të cilat

mund të përmbushen plotësisht nëse shtetet sigurojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike të

personave dhe mirëfunksionimin e ekonomisë së tregut. Ekonomia e tregut, është ai sistem

ekonomik, që bazohet në konkurencën ndërmjet bizneseve private, të cilët në bashkёveprim

me organizata tё tjera, klientёt dhe partnerёt krijojnë kapitalin shoqёror ose atë të

marrëdhënieve.

Marrëdhëniet ndërmjet bizneseve, si dhe këtyre dhe konsumatorëve zhvillohen në

bazë të kontratave. Këta aktorë shfrytëzojnë lirinë kontraktore, e cila siç u analizua më lart

nuk mund të konsiderohet absolutisht e pakufizuar.

Por, gjatë kontraktimit, në fazën parakontraktore mund të ndodhë, që të abuzohet

me lirinë kontraktore, në atë formë që mund të konsiderohet si abuzim me të drejtën, duke

përdorur sjellje ose duke vendosur kushte, të cilat janë haptazi “mjete detyrimi” në duar të

palës që gëzon një pozitë të favorshme në raport me palën tjetër.233 Nëse pala që përfiton

nga superioriteti ekonomik apo nga informacioni që disponon, për t’i imponuar palës tjetër

kushte kontraktore disavantazhuese, abuzon me të fuqinë e saj kontraktuese, në shkelje të

konkurencës së lirë, që kërkon barazi thelbësore të palëve dhe më specifikisht liri dhe

vetëdije për të negociuar.234

Edhe gjatë përmbushjes së detyrimeve kontraktore palët duhet të bashkëpunojnë

me njëra-tjetrën, me qëllim që përmbushja e kontratës të kryhet brenda afateve kohore dhe

me standardet për të cilat është rënë dakord. Në lidhje me këtë është e nevojshme që palët

të mos vënë njëra-tjetrën në vështirësi, por të sillen me korrektësi dhe ndershmëri.

Parimi i ndalimit të abuzimit me të drejtën deri diku kufizon lirinë kontraktore dhe

ndryshon mjaftueshëm “fuqinë” e kontratës së lidhur, duke u nisur nga motivi i paligjshëm.

Gjykata Italiane e Kasacionit (Corte Suprema di Cassazione) nëpërmjet vendimeve të saj

ka deklaruar se motivi është i paligjshëm sa herë që kontrata ka për qëllim të shmangë ligjin

apo kur palët e përdorin për të arritur një qëllim të përbashkët, që vjen në kundërshtim me

ligjin.235 Në këtë kontekst, kontrata nuk mund të konsiderohet më tej si “fortesë e

pamposhtur”, e bazuar në fuqinë e palëve dhe e pandryshueshme nga gjyqtari.236 Abuzimi

me të drejtën mund të konstatohet nga gjykata edhe në rastet e zgjdhjes së kontratës, kur

ajo kryhet si zgjidhje e njëanshme dhe mbi bazë të një motivi abuziv.237

233 Vendim Nr. 122, datë 18.02.2014 i Gjykatës së Lartë Shqiptare. Gjykata ka arritur në

përfundimin se ka sjellje abuzive dhe abuzim me lirinë kontraktore kur punëdhënësi lidh kontrata

pune të njëpasnjëshme e me afat të shkurtër, që haptazi e vendosin punëmarrësin në kushtet e

pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në të ardhmen. Si dhe e “detyrojnë” të pranojë të punojë në

kushte jo të favorshme pune, në lidhje me orarin, vendin e punës apo trajtimin financiar. Gjykata

arsyeton se një marrëdhënie e tillë ndikon edhe në konsolidimin e marrëdhënies së mirëbesimit

ndërmjet punëdhënësit e punëmarrësit. 234 Scaglione, F. (2012). L’abuso dell Diritto nel Contratto. Diritto e Processo. f. 254

http://www.rivistadirittoeprocesso.eu/articoli/uploads/Rivista_2012.pdf 235 Vendim Nr. 5324, datë 04.04.2003 i Gjykatës Italiane të Kasacionit 236 Farina, M. & Maltese, D. (2012). vep. e cit., f. 3 237 Vendim Nr.392, datë 15.02.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë

Page 59: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

43

6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

Aty ku ka abuzim me të drejtën nuk mund të ketë mirëbesim dhe abuzimi me të

drejtën përbën provë të mjaftueshme për të treguar se parimi i mirëbesimit nuk është

respektuar.

Parimi i mirëbesimit duhet të vlerësohet si një masë paraprake, duke kryer një

detyrë apo funksion, që shkon në favor të palës më të dobët, për të mbrojtur këtë të fundit.

Në këtë mënyrë kontrata, që është thelbi i marrëdhënieve të biznesit, nuk do të varet nga

vullneti i palës që ka një pozicion të favorshëm.238 Parimi i mirëbesimit duhet të përdoret

si parandalues për abuzimin me të drejtën, duke i siguruar marrëdhënies kontraktore dhe

më specifikisht palëve kontraktore mundësi të barabarta dhe të ndershme për realizimin e

interesave të tyre të ligjshme. Prania e mirëbesimit është garanci për të kontraktuar në

mënyrën e duhur. Vetëm kështu kontrata, sidomos në një shoqëri ku dominimi ekonomik

ka shumë gjasa të ndërhyjë në vendosmërinë e njërës prej palëve, nuk do t’i largohet

funksionit të saj origjinal, që është krijimi i një baze të përbashkët për interesat

kontradiktore.239

Gjykata Italiane e Kasacionit ka deklaruar se parimi i mirëbesimit dhe parimi i

ndalimit të abuzimit me të drejtën janë plotësues të njëri-tjetrit dhe të ndërthurur, duke

sqaruar se doktrina e abuzimit me të drejtën imponon se të drejtat e palëve duhet të

ushtrohen në atë mënyrë, që është në përputhje me qëllimin për të cilin këto të drejta janë

dhënë nga ligji. Parimi i mirëbesimit është një parim kryesor, jo vetëm për sjelljen e palëve,

por edhe në interpretimin e gjyqtarit për këtë sjellje, që mund të përdoret si instrument për

të shqyrtuar kushtet kontraktore dhe t’i modifikojë dhe plotësojë ato, nëse është e

nevojshme, për të siguruar që interesat e palëve të jenë në një ekuilibër të drejtë. Pra,

gjykata ka deklaruar se është detyrë e gjyqtarit për të monitoruar dhe interpretuar veprimet

e palëve, duke marrë në konsideratë pozitat përkatëse të tyre dhe për të përcaktuar nëse

secila nga palët ka shfrytëzuar padrejtësisht pozitën e saj të fortë, ose pozitën e dobët të

palës tjetër, për të arritur qëllimet e saj.240

6.3 Autonomia e Palëve

Nëpërmjet lirisë kontraktore palët vendosin në lidhje me atë çfarë duan të arrijnë,

të mbushin hapësirat e marrëveshjes së tyre dhe të gjejnë zgjidhje nëse dështojnë për ta

përmbushur atë. Përzgjedhja e ligjit duhet për t’i dhënë efekt asaj që palët kanë pasur për

qëllim të arrinin, ose edhe të tejkalojë qëllimin e tyre duke i ndaluar ata për të rënë dakord

për disa kushte apo t’i imponojë disa të tjera, në emër të mbrojtjes së palës së dobët ose për

t’i dhënë efekt politikave qeveritare.241

Përzgjedhja e ligjit, që do të qeverisë kontratën, e merr rëndësinë atëherë kur

kontrata ka në përmbajtjen e saj elemente të huaja, të nënkuptuara si rrethana juridike që

238 Farina, M. & Maltese, D. (2012). vep. e cit., f. 7 239 Po aty, f. 8 240 Vendim Nr. 20106, datë 18.09.2009 i Gjykatës Italiane të Kasacionit 241 Hartley, T. C. (2012). International Commercial Litigation: Text, Cases and Materials on Private

International Law, Cambridge University Press, Cambridge, f. 566

Page 60: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

44

lidhen me subjektin, përmbajtjen ose objektin e saj dhe që bëhen shkak për lidhjen e

kontratës me një sistem ligjor të caktuar.242

I njohur si parimi i autonomisë së palëve, bazën e ka në shprehjen e vullnetit të

palëve për zgjedhjen e ligjit të zbatueshëm për të gjithë ose për një pjesë të veçantë të

kontratës243, vullnet që duhet të jetë i shprehur ose të rezultojë i qartë nga kushtet e

kontratës ose rrethana të tjera të çështjes.244

Në SHBA e drejta e palëve në zgjedhjen e ligjit parashikohet në UCC,245 sipas të

cilit në transaksionet ndërkombëtare të drejtat dhe detyrimet mund të përcaktohen edhe nga

ligji i një shteti tjetër, mjaft që të ketë lidhje ndërmjet tyre dhe shtetit të caktuar. Në Evropë,

edhe nëse ka pasur disa shtete që kanë qenë dyshuese në aplikimin e parimit të autonomisë

së palëve, që prej miratimit të Konventës së Romës246 që e ka parimin pjesë të saj mund të

thuhet se parimit iu përcaktua vendi i tij në të Drejtën Kontraktore. Sipas asaj që parashikon

Konventa, palët kanë të drejtë të zgjedhin ligjin e zbatueshëm për një pjesë apo për të gjithë

kontratën e tyre. Kjo zgjedhje duhet të jetë e shprehur ose të tregohet me siguri të qartë nga

kushtet e kontratës apo nga rrethanat e rastit, duke përmbushur kështu qëllimin e Konventës

për të përfshirë të drejtën për të përzgjedhur ligje të shteteve të ndryshme në detyrimet

kontraktore.

Dimensioni, në të cilin shfaqet autonomia e palëve, duket i plotë e i pakufizuar, për

sa ligjërisht nuk i imponohet përzgjedhja e ligjit, pavarësisht llojit të kontratës, interesave

që realizohen apo rrethanave të tjera specifike, por ligjërisht parashikohet se cili do të jetë

ligji që do të qeverisë kontratën në rast se palët nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre për të

përzgjedhur ligjin që vlerësojnë si më të favorshëm.

Liria e palëve për të zgjedhur ligjin nuk është absolute. Për sa doktrina e autonomisë

së palëve është zhvilluar, kufijtë kanë evoluar në tre fusha kryesore:

I. Rendi publik, si një mjet i zakonshëm në duart e gjykatës për të parandaluar

zbatimin e ligjit të huaj, për të cilin palët kishin rënë dakord në kontratë. Në

kontekstin e përzgjedhjes së ligjit, rendi publik, përgjithësisht kuptohet se

242 Ligj Nr. 10 428, datë 02.06.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private”, neni 1 (2) 243 Kjo mundësi, sipas të cilës palët zgjedhin që pjesë të ndryshme të kontratës të qeverisen nga

ligje të ndryshme në vendet Common Law trajtohet nga koncepti dépeçage, koncept që në fakt

origjinën e ka nga vendet Civil Law, në mënyrë më specifike nga Gjermania. Për më shumë shiko:

Zhang, M. (2008). Party Autonomy and Beyond: An International Perspective of Contractual

Choice of Law. Temple University Beasley School of Law. f. 520- 521

https://www.researchgate.net/publication/228222991_Party_Autonomy_and_Beyond_An_Interna

tional_Perspective_of_Contractual_Choice_of_Law 244 Ligj Nr. 10 428, datë 02.06.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private”, neni 45 (1) dhe (2) 245 Kodi Uniform Tregtar i SHBA (UCC), § 1- 301 (c) (2) Edhe § 187 i Restatement (Second) of

the Law of Contracts parashikon të drejtën e palëve për përzgjedhjen e ligjit, që do të qeverisë të

drejtat dhe detyrimet kontraktore. 246 Konventa e Romës “Mbi Ligjin e Zbatueshëm në Detyrimet Kontraktore”, art. 3 (1). Kjo

Konventë është zëvendësuar me Rome I (2008), që e përmban të drejtën e palëve kontraktore për

të përzgjedhur ligjin e aplikueshëm, duke e konsideruar këtë të drejtë si gur themeli në çështjet që

lidhen me detyrimet kontraktore. Për më shumë shiko: Regulation (Ec) No 593/2008 of the

European Parliament and of the Council of 17 June 2008 on the law applicable to contractual

obligations (11).

Page 61: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

45

përfshin vlera thelbësore shoqërore dhe morale, parime të drejtësisë dhe

mirëqenien publike.247

II. Rregullat e detyrueshme, që në mënyrë efektive përjashtojnë apo kufizojnë

fillimisht fuqinë e palëve në bërjen e zgjedhjes. Kjo nënkupton se nëpërmjet

kontratës nuk mund të bëhet përzgjedhja e një ligji tjetër. Pra, kur ligji i vendit,

në të cilin njëra nga palët është rezidente, është i detyrueshëm, palët nuk kanë

zgjedhje tjetër, veç të aplikojnë atë.248

III. Kërkesa e lidhjes së arsyeshme që kufizon zgjedhjen e ligjit nga palët, përveç

kur palët arrijnë të tregojnë se ligji i zgjedhur mbart një nivel të caktuar lidhjeje,

me palët ose më vetë transaksionin.249

6.3.1 Autonomia e palëve dhe parimi i mirëbesimit

Siç edhe është argumentuar më sipër, autonomia e palëve nënkupton ofrimin e

mundësisë, brenda kufijve ligjorë të parashikuar, që palët të përzgjedhin ligjin që

pretendojnë më të favorshëm për të qeverisur kontratën e tyre. Lejimi i palëve që të

përcaktojnë këtë ligj, i pajis ata me një mjet artificial për të shmangur politikat e shtetit që

përndryshe do të rregullonte marrëveshjen e tyre. Kur ligji i qëllimit të palëve është lejuar

të qeverisë vlefshmërinë e kontratës, thuhet se përveç se ligji i zgjedhur duhet të jetë i një

juridiksioni që të ketë ndonjë lidhje me marrëveshjen; përgjithësisht me vendin e lidhjes

apo përmbushjes, zgjedhja e ligjit duhet të jetë bona fides.250

Edhe në raport me autonominë e palëve duket se parimi i mirëbesimit shërben për

të disiplinuar përdorimin e kësaj të drejte, duke mos lejuar që autonomia të përdoret për t’i

shpëtuar atyre parashikimeve ligjore që palët vlerësojnë se do të ishin të disavantazhuara

nëse do të aplikoheshin mbi marrëveshjen e tyre. Mirëbesimi mund të konsiderohet si një

mjet drejtpeshimi, i vendosur për të neutralizuar efektet e përdorim të tepruar të autonomisë

së palëve.

247 Zhang, M. (2008). vep. e cit., f. 524- 525 248 Po aty, f. 525 249 Zhang, M. (2008). vep. e cit., f. 527 250 Johnston, R. (1966). Party Autonomy in Contracts Specifying Foreign Law. William & Mary

Law Review 7 (1). f. 53

http://scholarship.law.wm.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=3090&context=wmlr

Page 62: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

46

KAPITULLI II

BONA FIDES: NJË PARIM, DY QASJE

HYRJE

Kapitulli I kishte në fokus mirëbesimin si koncept, e më tej si parim të së drejtës që

nga shfaqja e tij e deri në kodifikimet e para, duke analizuar kuptimin dhe format në të cilat

shfaqet, marrëdhëniet që ka ky parim me parime të tjera të së Drejtës Kontraktore, si dhe

sqarimin e diskrecionit të gjyqtarit në aplikimin e parimit.

Në këtë kapitull, bazuar mbi materialin e trajtuar më sipër, studimi do të tentojë të

jetë teorik e praktik, duke iu referuar dispozitave përkatëse, që e përmbajnë qartësisht të

shprehur apo e nënkuptojnë mirëbesimin kontraktor dhe mënyrës se si gjyqtarët

interpretojnë dhe aplikojnë parimin në çështje konkrete gjyqësore.

Kapitulli I arrin të prekë fare pak ndryshimet që vihen re në qëndrimet e

legjislacioneve të ndryshme ndaj parimit të mirëbesimit. Kapitulli II, në një vazhdimësi

logjike, do të ketë në vëmendje pikërisht këto ndryshime, të shprehura në dy drejtime:

Në drejtimin e parë, që është edhe kryesori, do të trajtohet qasja e Civil Law dhe

Common Law ndaj parimit. Qasja e ndryshme ndaj parimit të mirëbesimit

kontraktor është mjaftueshëm e dukshme ndërmjet Civil Law dhe Common Law.

Deri diku, parimi i mirëbesimit duket se e ndan Evropën në dy pjesë, duke iu

referuar pikërisht qëndrimit të legjislacioneve përkatëse ndaj tij. Ndryshimet në

përfshirjen e mirëbesimit në legjislacionet e vendeve përfaqësuese të këtyre

traditave të së drejtës vijnë kryesisht si rezultat i zhvillimit të së drejtave të

brendshme dhe ndikimit të tyre nga e Drejta Romake. Përgjithësisht mirëbesimi

prezumohet në vendet Civil Law të Evropës kontinentale dhe Amerikës Jugore, në

Izrael e Japoni, në provincën e Quebec në Kanada dhe në shtetin Lousiana në

SHBA, ndërsa në Angli dhe vendet e tjera të Commonwealth i njëjti parim është

mohuar e parë me skepticizëm.251

Në drejtimin e dytë, do të analizojë dhe nxjerrë në dukje dallime më të vogla, që

vijnë si rezultat i perspektivave të ndryshme të legjislacioneve të brendshme,

brenda të njëjtës traditë të së drejtës. Ky drejtim do të dëshmojë se edhe brenda të

njëjtës traditë të së drejtës, situata nuk është monokromatike, që do të thotë se

qëndrimi individual i shteteve varion në një përshkallëzim të përfshirjes së parimit

në legjislacionet e tyre të brendshme kontraktore dhe aplikimin e tij nga gjykatat.

Kapitulli II ka për qëllim që të sjellë një pasqyrim të plotë e të përgjithshëm të

parashikimeve ligjore mbi mirëbesimin, ndaj do të realizohet i ndarë në disa pjesë kryesore,

që përkojnë me situata të rëndësishme të marrëdhënies kontraktore:

I. Negocimi ndërmjet palëve ose faza parakontraktore.

Pjesa e parë lidhet me krijimin e kushteve për lidhjen e kontratës. Ky është momenti

kur palët nëpërmjet negocimeve përcaktojnë nëse do të ketë një kontratë ose jo. Kjo është

faza që në rastin më të mirë finalizohet me lidhjen e kontratës. E njohur si faza

parakontraktore, konsiderohet si themeli i marrëdhënies kontraktore. Kjo është një arsye

251 Munukka, J. (2005). vep. e cit., f. 231

Page 63: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

47

që vëmendja përqendrohet në mënyrën sesi palët sillen apo ndërveprojnë me njëra-tjetrën.

Përcaktimi i kushteve të kontratës realizohet në këtë fazë dhe ka lidhje si me interpretimin

e kontratës, ashtu edhe me mënyrën se si do të përmbushet ajo. Sjellja në mirëbesim në

fazën e lidhjes së kontratës do të shmangte edhe shkaktimin e dëmeve të mundshme dhe

mbajtjes së përgjegjësisë.

II. Përmbushja e kontratës

Përmbushja e kontratës në mirëbesim, është një kërkesë ligjore sipas traditës Civil

Law, por në dallim nga kërkesa për mirëbesim parakontraktor, gjen vend edhe në traditën

Common Law. Në këtë pjesë të studimit do të lihet mënjanë trajtimi i detajuar i mënyrës

së përmbushjes së kontratës, duke u përqendruar kryesisht në detyrimet që dikton

përmbushja e saj në mirëbesim dhe në përgjegjësinë e shkaktuar në rast të mungesës së tij.

Po në këtë pjesë do të sqarohen edhe qëndrimet përkatëse të legjislacioneve të ndryshme

në lidhje me mjetet juridike për korrigjimin e shkeljeve të detyrimeve kontraktore.

III. Interpretimi i kontratës

Pjesa e tretë e kapitullit do të trajtohet si një vështrim i shkurtër e i përgjithshëm

krahasues ndërmjet traditave Common Law e Civil Law në interpretimin e kontratës, duke

marrë për bazë kriteret kryesore interpretuese, për të nënvizuar dallimet kryesore mes tyre.

Ndër të gjitha kriteret, fokusi do të jetë te mirëbesimi, i cili sanksionohet si një kriter i

veçantë interpretimi nga vendet Civil Law.

IV. Vlefshmëria e kontratës

Në këtë pjesë të fundit të kapitullit, do të mundohem të sqaroj pështjellimin që krijohet

midis rregullave të vlefshmërisë së kontratës dhe rregullave të sjelljes, si dhe rolin dhe

ndikimin e shkeljes së parimit të mirëbesimit në vlefshmërinë e kontratës.

1. MIRËBESIMI NË LIDHJEN E KONTRATËS

Në fazën parakontraktore potencialisht ekziston një kontratë. Në këtë fazë kërkohet

ndërveprimi i palëve për të diskutuar e vendosur mbi kushtet dhe lidhjen e kontratës. Gjatë

negocimeve palët kanë qëllim serioz për lidhjen e kontratës, pavarësisht nëse në përfundim

të tyre, do të bien apo jo dakord për lidhjen e saj. Qëllimi duhet të jetë i dukshëm dhe të

kuptohet nga pala tjetër.

Kushtet thelbësore të kontratës (essentialia negotii), janë ato për të cilat palët duhet

të bien dakord, që ajo të konsiderohet e përfunduar, pavarësisht se elementë të tjerë më pak

të rëndësishëm lihen mënjanë për t’u trajtuar më vonë apo mund t’u besohen edhe

personave të tretë.252 Faza parakontraktore ka një rëndësi të posaçme sepse pikërisht në

këtë fazë përgatitet një veprim juridik, me pasojat e të cilit palët do të ngelen të lidhura.

Pavarësisht suksesit të saj, kjo fazë karakterizohet nga shumë përpjekje për të arritur

pikëtakimin e interesave të ndryshme të palëve.

252 Cărpenaru, S. D. (2012). The Conclusion of the Contract from the Perspective of the New Civil

Code. Lex ET Scientia. Juridical Series 12 (1). f. 8

https://www.google.al/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=0ahUKEwjUnNTK

n4TOAhWmC5oKHTA-

BGgQFggZMAA&url=http%3A%2F%2Flexetscientia.univnt.ro%2Fdownload%2F432_432_lesij

_js_XIX_1_2012_art_001.pdf&usg=AFQjCNH8JBDdtesWZBuHw6qByk3uuAHfYA&sig2=PC

0Dr_rhe6zUg7EKbTrK5Q&bvm=bv.127521224,d.bGs

Page 64: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

48

1.1 Drejt përfundimit të kontratës

Negocimi për përfundimin e kontratës shërben për ta krijuar atë me ato kushte, që

do të pasqyronin realizimin e interesave të palëve, interesa që në botën e biznesit janë të

karakterit ekonomik. Kur palët bashkëpunojnë për krijimin e kontratës, ato hap pas hapi

shkojnë drejt përfundimit të saj. Përfundimi ose lidhja e kontratës është momenti i

shumëpritur i palëve, të cilat kanë përshkuar rrugë të gjatë për të arritur deri aty.

Deri në lidhjen e kontratës dallojnë të paktën dy momente kryesore: oferta

(propozimi) dhe pranimi, të cilat përbëjnë pëlqimin reciprok për lidhjen e kontratës dhe

shënojnë edhe fillimin dhe fundin e një faze parakontraktore të suksesshme.253

1.1.1 Oferta (propozimi)

Oferta (propozimi) i drejtohet palës me të cilën kërkohet të kontraktohet (përveç

rastit të ofertave publike). KCSH nuk parashikon ndonjë përkufizim për ofertën. Ndërkohë

një përkufizim i ofertës gjendet në RSLC të SHBA-së, sipas të cilit: “oferta është

manifestimi i vullnetit për të hyrë në një ujdi, e bërë në mënyrë që të justifikojë një person

tjetër për të kuptuar se miratimi i tij ndaj ujdisë është i ftuar dhe do ta përfundojë atë”.254

Kjo tregon se oferta “si manifestim” i referohet vullnetit të jashtëm për të kontraktuar, i

shprehur në mënyrë të tillë që të krijojë te pritësi bindjen se qëllimi është për të lidhur

kontratë. Oferta e pajis pritësin me një pushtet të veçantë. Pas bërjes së ofertës vendimi për

përfundimin e kontratës është në duar të pritësit. Oferta si e tillë, është e ndryshme nga

premtimet false apo deklaratat e thjeshta të qëllimit.

Promocionet e reklamat e çdo lloji nuk mund të përbëjnë ofertë. Oferta, që të

konsiderohet e tillë, duhet të jetë serioze dhe të dallohet nga diskutimet paraprake.

Ekzistojnë edhe situata të ngjashme me ofertën, “invitation to treat,”255 që rrjedh nga

Latinishtja invitatio ad offerendum, të cilat dallojnë nga oferta klasike për lidhjen e

kontratës. Këto janë para oferta sepse shprehin vullnet për të negociuar, që mund të

ilustrohen fare mirë me ankandin,256 kërkesën për propozim në rastin e një prokurimi

publik,257 apo reklamën e mallrave të ndryshëm.258 Në rastin e fundit, ky është përcaktimi

më i mirë, pasi në një dyqan ku shiten disa mallra ka paqartësi nëse është shitësi apo blerësi

personi, që bën ofertën.259

253 Në vendet Common Law, në dallim nga vendet Civil Law kërkohet detyrimisht edhe një element

tjetër gjatë formimit të kontratës. Ky element shprehet me termin “consideration” dhe shpreh çdo

gjë me vlerë, që i premtohet palës tjetër dhe mund të marrë formën e sendeve, shërbimeve, parave,

premtim veprimesh apo heqje dorë nga veprimet e ardhshme, etj. Nuk ka një përkufizim për termin

“consideration”, por në thelb të saj përmban një shkëmbim, quid pro quo. 254 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 24 255 Në SHBA përdoret në shprehjen: “invitation to bargain” 256 Për më shumë shiko: Ligjin Nr. 9874 datë 14.02.2008 “Për ankandin publik” 257 Për më shumë shiko: Ligjin Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar 258 Për më shumë shiko çështjen: Gibson v. Manchester City Council (1979) 259 Në çështjen Pharmaceutical Society of Great Britain v. Boots Cash Chemists (Southern) Ltd.

(1953), Gjykata Angleze vendosi që është blerësi ai që bën ofertën për blerjen e mallrave që vendos

në shportë dhe se një mall me etiketën e çmimit të ngjitur nuk është mjaftueshëm që të konsiderohet

ofertë. Ndërkohë shitësi mund ose jo të pranojë blerjen e mallrave.

Page 65: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

49

Në përgjithësi oferta vlen kur përmban elementët thelbësore të kontratës, që

kërkohet të përfundohet.260 Përgjatë një negocimi, dy janë ofertat më të rëndësishme: (1)

oferta e parë, që shënon edhe fillimin e negocimeve dhe (2) oferta e fundit, ajo që pranohet.

Oferta duhet të jetë e qartë dhe mund të shprehet një herë. Ajo është përfundimtare

dhe duhet të pranohet ashtu siç është. Në të Drejtën Kontraktore të Common Law njihet

edhe si “mirror image rule”, pra pranimi nuk duhet të jetë më shumë se sa pasqyrimi i saktë

i ofertës. Përpjekjet për të ndryshuar ofertën përbëjnë kundërofertë ose ofertë të re, e cila

pa dyshim zgjat kohën e negocimit. Sipas KCGJ pranimi i ofertës, që shoqërohet me

ndryshime (zgjerime, kufizime, apo modifikime) konsiderohet refuzim, i kombinuar me

një ofertë të re. Edhe oferta, e cila pranohet me vonesë, do të konsiderohet si ofertë e re.261

Ofertë e re, sipas KCI do të konsiderohet pranimi i realizuar jo sipas ofertës fillestare.262

Pra, gjatë negocimeve mund të bëhen shumë oferta e kundëroferta, të cilat

përmbajnë vullnet të vërtetë për të kontraktuar. Qëllimi i palëve është përfundimi i një

kontrate me kushte sa më të favorshme për to, prandaj ato investojnë kohë dhe bëjnë

përpjekje të mjaftueshme për ta arritur këtë qëllim.

1.1.2 Pranimi

Pranimi shënon fundin e negocimeve. Sipas RSCL: “pranimi është manifestimi i

pëlqimit ndaj kushteve, i bërë nga pritësi në një mënyrë të ftuar apo kërkuar nga

ofertuesi”.263

Pranimi i ofertës do të thotë që nuk ka më asgjë për të diskutuar rreth kontratës.

Pala pritëse është dakord mbi atë që shpreh oferta dhe ky pranim nuk mund të ndryshojë

më vonë, pa e rënduar palën me përgjegjësinë përkatëse. Kur pala pritëse shpreh pranimin

e ofertës, në një nga mënyrat e parashikuara në ligj duke mbajtur në konsideratë edhe llojin

e kontratës, duhet të jetë e sigurt në vendimin që ka marrë. Pranimi nënkupton se palët nga

ai moment e në të ardhmen do të qëndrojnë të lidhura për të përmbushur gjithçka është

shprehur në kontratë. Duke qenë se një pjesë e mirë e kontratave janë komplekse dhe lidhen

për afate të gjata, vendimmarrja bëhet edhe më e vështirë.

Në SHBA, është e rëndësishme të bëhet pranimi nga ana e pritësit dhe nuk kërkohet

një mënyrë e veçantë për të shprehur pranim (me fjalë, me veprime si dhe duke shfrytëzuar

çdo mjet a mënyrë të përshtatshme), përveç kur nga ofertuesi është përcaktuar një formë e

caktuar, që gjithsesi vlerësohet më tepër si një sugjerim, se sa si një kufizim. Këtë qëndrim

mbajnë edhe gjykatat angleze, ku mënyra e kërkuar për pranimin është vendosur në favor

të pritësit. Në çështjen Yates Building Co Ltd v. R J Pulleyn & Sons (York) Ltd. (1975),

ofertuesi kishte kërkuar që pranimi të njoftohej në mënyrë të shkruar dhe të dërgohej me

postë të regjistruar. Pritësi e dërgoi njoftimin e pranimit me shkrim, por me postë të thjeshtë

dhe gjykata vlerësoi se pranimi ishte efektiv. Në Angli, përgjithësisht pranimi është efektiv

në momentin që ofertuesi merr dijeni. Në Gjermani, Kodi Civil ka vendosur rregullin e

mbërritjes së pranimit, ndërsa në Francë legjislatori nuk ka vendosur një moment të saktë

për bërjen efektiv të pranimit, duke u luhatur midis momentit që pranimi është nisur nga

260 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 671 përdor termin “propozim” dhe jo ofertë, në

dallim nga legjislacione të tjera. 261 Kodi Civil Gjerman, sek. 150 262 Kodi Civil Gjerman, sek. 1326 (5) 263 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 50

Page 66: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

50

pritësi dhe momentit të mbërritjes së tij te ofertuesi.264 Por, qëndrimi i gjykatës është në

favor të informimit të ofertuesit për pranimin, duke iu treguar nga ky i fundit.265

1.1.3 Fati i ofertës

Menjëherë sapo bëhet oferta, fati i saj nuk mund të përcaktohet, por nga ofertuesi

mund të parashikohen afatet brenda të cilave oferta mund të pranohet apo refuzohet. Mbi

ofertën vendos pritësi.

KCSH parashikon në mënyrë të detajuar se si reagimet e ofertuesit dhe pritësit ndaj

ofertës do të bëjnë të mundur përfundimin ose jo të kontratës. Duke qenë se faza e

negocimeve nis nga bërja e një oferte, ligjërisht njihet detyrimi i personit, që e bën ofertën,

për të qëndruar i lidhur me të, përveç kur kjo lidhje është përjashtuar.266 Detyrimi për të

qëndruar i lidhur ndaj ofertës, bën të mundur që ofertuesi të jetë serioz në propozimin e tij

dhe të mos bëjë oferta pa pasur për qëllim përfundimin e një kontrate. Marrëdhënia që

krijohet ndërmjet ofertuesit i cili ka nisur një ofertë konkrete dhe palës tjetër negociuese,

është një marrëdhënie e cila vendos në pritje ofertuesin dhe mban pezull pritshmëritë e tij

ndaj përfundimit të kontratës. Kjo periudhë pritjeje duhet të jetë e gjatë mjaftueshëm, sa që

pala tjetër të arrijë të konsiderojë dhe vlerësojë ofertën, por nga ana tjetër duhet të jetë në

mënyrë të arsyeshme e shkurtër, që t’i japë mundësi ofertuesit të realizojë interesat e tij me

një tjetër palë. Afati për pranimin e ofertës logjikisht imponohet nga natyra e

marrëveshjes.267

KCSH parashikon disa mundësi, të cilat përcaktojnë afatin, edhe pse jo me periudha

kohore të shprehura në njësi matëse të kohës (ditë, muaj, vite), të zakonshme për këtë kod.

Kështu, kur nuk është caktuar një afat për pranimin oferta është e vlefshme deri në kohën

që zakonisht apo sipas rrethanave, është e nevojshme që këtij t’i arrijë përgjigjja e palës

tjetër.268 Kur pritësi është i pranishëm,269 propozimi duhet të pranohet menjëherë. Në të

kundërt oferta e humbet fuqinë.270

Kur është caktuar një afat për pranimin përgjigjja duhet të vijë brenda afatit.271 Kur

nuk mbërrin brenda afatit, por pranimi mund të jetë nisur në kohë, përfundimi ose jo i

kontratës është në dorë të propozuesit, i cili nëse nuk dëshiron të ngelet i lidhur duhet të

264 Rodolfo, S. (2004). Formation of Contracts Në A. Hartkamp, M. Hesselink, E. Hondius, C.

Joustra, E. du Perron & M. Veldman (Eds.), vep. e cit., f. 358-359 265 Suraniti, D. M. The Contract

http://avocat-motte-suraniti.com/the-obligations-in-french-law/french-law-of-contract/ 266 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 665, paragrafi 2 267 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 664 268 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 665 269 Sipas Gjykatave në SHBA, afati për pranimin e ofertës përfundon nëse ajo është bërë gjatë një

bisede telefonike, përveç kur ofertuesi lë të kuptohet që oferta është ende e hapur. Kjo parashikohet

edhe ligjërisht, pasi Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 64, deklaron se rregullat që

zbatohen në rast të pranimit kur palët janë në prani të njëra-tjetrës, janë të vlefshme edhe nëse

pranimi bëhet nëpërmjet telefonit apo çdo mjeti tjetër, që në thelb ka komunikimin të menjëhershëm

e të dyanshëm. Në këtë mënyrë lë të hapur përdorimin e çdo mjeti të tillë që vjen në përdorim nga

zhvillimi i teknologjisë dhe çmohet nga palët për t’u përdorur. 270 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 666 271 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 667, paragrafi 1

Page 67: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

51

njoftojë menjëherë pranuesin. 272 Kur pranimi është i vonuar, propozuesi mund ta quajë të

vlefshëm, duke njoftuar menjëherë palën tjetër.273 Nëse te ofertuesi nuk mbërrin një

përgjigje pozitive brenda afatit, përgjithësisht besohet se oferta nuk është pranuar, apo

është refuzuar. Kjo do të thotë që nuk do të ketë përfundim të kontratës. Por, ekziston edhe

mundësia që kontrata të quhet e lidhur në përfundim të afatit. Bëhet fjalë për ato kontrata,

që përmbajnë vetëm detyrimin e ofertuesit. Afati, në këtë rast shërben për të refuzuar

ofertën nga pritësi. Nëse refuzohet oferta, kontrata nuk do të lidhet.274

Oferta që pranohet, por që nuk përputhet me përmbajtjen e saj, quhet mospranim

dhe njëkohësisht si një propozim i ri.275 Kontrata nuk do të përfundohet edhe atëherë kur

propozimi për lidhjen e saj, apo pranimi për lidhjen e saj tërhiqen nga ofertuesi apo pritësi

përpara se të mbërrijnë te pala tjetër.276 Tërheqja vjen pasi ofertuesi e ka nisur propozimin

e tij apo pritësi pranimin e tij, por kryhet për të ndaluar mbërritjen te pala tjetër, pra përpara

se të mbërrijë, për të shmangur çdo angazhim ose përgjegjësi të mundshme.

Në Angli, kur është përcaktuar një afat për pranimin e ofertës, ajo mund të

revokohet në çdo kohë përpara se të mbarojë ky afat. Kjo nënkupton se për të pranuar

ofertën, pritësi duhet të kthejë përgjigje brenda afatit të parashikuar. Nëse nuk është

parashikuar afat, oferta është e vlefshme deri sa nuk është pranuar për një periudhë kohe të

arsyeshme. Oferta bie në rastet e vdekjes së ndonjërës nga palët kontraktore.

Në Itali oferta mund të revokohet deri sa kontrata nuk është përfunduar dhe të

mbërrijë te pritësi përpara pranimit.277 Pranimi i vonuar i ofertës mund të merret në

konsideratë nga ofertuesi duke njoftuar menjëherë pritësin, pasi zakonisht pranimi duhet të

realizohet brenda afateve të përcaktuara ose që janë të nevojshme sipas llojit të kontratës

apo zakoneve.278 KCI parashikon edhe ofertën e parevokueshme, e cila qëndron e tillë edhe

në rast të vdekjes apo humbjes së zotësisë së ofertuesit (përveç rasteve kur natyra e

kontratës apo rrethana të tjera bëjnë që oferta të humbasë efektet), kur ofertuesi detyrohet

ta mbajë të vlefshme ofertën.279 KCGJ përcakton se oferta nuk ka më vlerë nëse refuzohet

ose nuk pranohet: (1) menjëherë, kur oferta bëhet në prani të pritësit apo duke përdorur

telefon e mjete të tjera të teknologjisë, (2) brenda afatit që ofertuesi pret përgjigje sipas

rrethanave të zakonshme, (3) brenda afatit të përcaktuar nga ofertuesi.280

Qëndrimi i gjykatave franceze në lidhje me vlefshmërinë e ofertës, është i njëjtë me

parashikimet ligjore të legjislacioneve të tjera Civil Law, sipas të cilit ofertuesi që bën një

ofertë me afat qëndron i lidhur deri në përfundim të tij ndërsa mungesa e përcaktimit të

afatit passjell pritjen për një kohë që është e nevojshme, sipas standardeve të arsyeshme.

Ofertuesi do të mbajë përgjegjësi nëse e revokon ofertën brenda afatit të përcaktuar apo

kohës së nevojshme.281 Oferta nuk mund të revokohet edhe nëse deklarohet se është e

parevokueshme.

272 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 667, paragrafi 3 273 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 667, paragrafi 2 274 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 664 275 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 670 276 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 668 277 Kodi Civil Italian, art 1328 278 Kodi Civil Italian, art 1326 279 Kodi Civil Italian, art 1329 280 Kodi Civil Gjerman, sek. 146, 147, 148 281 Suraniti, D. M. vep. e cit.

Page 68: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

52

Në SHBA pranimi i ofertës mund të realizohet edhe nëpërmjet kryerjes së

veprimeve dhe nuk kërkohet njoftim për të mbërritur te ofertuesi, përveç nëse kërkohet

shprehimisht282 ose nëpërmjet premtimit.283 Nëse ofertuesi cakton vendin, kohën dhe

mënyrën e pranimit, ato duhet të përmbushen, sipas kërkesës së tij.284 RSCL tërheq

vëmendjen e pritësit, që në rastin e pranimit të ofertës dhe dërgimit apo njoftimit të pranimit

te ofertuesi, duhet të tregohet i kujdesshëm dhe të marrë masa për të mos gabuar me mjetet

që përzgjedh për ta realizuar atë.285 Në SHBA, në raste përjashtimore, heshtja e pritësit

është e vlefshme sa një pranim. Rastet kur:

I. pritësi përfiton nga shërbimet e ofruara me mundësinë e arsyeshme për t’i refuzuar

ato dhe me arsyen për të ditur se janë ofruar me pritshmërinë e kompensimit,

II. ofertuesi ka deklaruar ose i ka dhënë pritësit arsye për të kuptuar se pranimi mund

të manifestohet nëpërmjet heshtjes apo mosveprimit dhe pritësi duke qëndruar në

heshtje apo inaktiv ka për qëllim të pranojë ofertën,

III. kur për shkak të marrëveshjeve të mëparshme është e arsyeshme që pritësi duhet të

njoftonte ofertuesin nëse nuk kishte për qëllim të pranonte,

parashikojnë, që heshtja vlerësohet si pranim, si dhe janë shteruese.286

Që prej vitit 1870, në Francë, Gjykata e Kasacionit ka arritur në përfundimin që:

“Heshtja e njërës palë nuk mund të krijojë detyrim për të, në mungesë të ndonjë rrethane

tjetër.” Megjithatë, që prej asaj kohe, parimi se heshtja në vetvete nuk përbën pranim, është

riafirmuar disa herë nga Gjykata e Kasacionit, por në të janë aplikuar disa përjashtime, që

i dedikohen gjykimeve të rasteve të veçanta gjyqësore. Nëpërmjet përjashtimeve është

vendosur se heshtja mund të konsiderohet pranim në rastet e marrëdhënieve të mëparshme

të biznesit, kur të dy palët i përkasin të njëjtit mjedis profesional, ku ka zakone që i japin

një kuptim të tillë heshtjes, ose kur oferta është bërë në interesin ekskluziv të personit, të

cilit i është adresuar.287

Në të gjitha situatat, kur ofertuesi nuk përcakton një afat kohor për pranimin e

ofertës dhe ligjërisht parashikohet se ajo duhet të pranohet brenda një kohe të arsyeshme,

që është e zakonshme dhe që përputhet me rrethanat konkrete, duhet të mbahet në

konsideratë se “koha” fillon të ecë nga momenti që pritësit i ka mbërritur oferta. Ofertuesi

duhet të llogarisë dhe kohën që i duhet pritësit që të vendosë dhe të shprehë pranimin, e

cila duhet të jetë e mjaftueshme. Por për sende, të mira apo shërbime, cilësia apo çmimi i

të cilave ndryshon me ditë, kuptohet që oferta është e vlefshme për një kohë aq të shkurtër.

Megjithatë duhet të theksohet se një kontratë mund të jetë e tillë edhe pa ofertë e

pranim, pasi pas negocimeve të gjata dhe komplekse ndonjëherë është gati e pamundur për

të gjetur ofertën përfundimtare apo pranimin përfundimtar përkatës.288

282 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 54 283 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 56 284 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 60 285 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 66, § 67 286 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 69 287 Vendim Nr. 03-20.597, datë 15.11.2005 i Gjykatës Franceze së Kasacionit 288 Van Erp, J.H.M. (2004). vep. e cit., f. 367

Page 69: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

53

1.2 Teoritë rreth momentit të lidhjes së kontratës

Faza parakontraktore zhvillohet deri në momentin e lidhjes së kontratës. Kontrata

quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjellët vullnetin e tyre, në një nga

format e njohura nga ligji.289 duke rënë dakord për të gjitha kushtet thelbësore të saj.290 Pra,

mund të thuhet “në momentin e pranimit të ofertës”, por e vërteta qëndron që mund të ketë

pikëpamje të ndryshme për momentin e saktë kur pranimi merr efekt. Nuk ka nevojë të

diskutohet rreth këtij momenti në kontratat që përfundohen kur të dyja palët janë të

pranishme, apo të tjerat që përfundohen nëpërmjet telefonit apo mjeteve të tjera si

FaceTime.291

Në kontekstin e negocimeve, momenti i saktë i formimit të kontratës është koha në

të cilën palët arrijnë në “pikën e moskthimit” (point of no return) të procesit të negocimit

dhe janë të lidhura nga një detyrim kontraktor.292 Momenti i lidhjes së kontratës është mjaft

i rëndësishëm për t’u identifikuar, pasi nga ky moment e në vazhdim palët janë të detyruara

që të veprojnë në përmbushje të detyrimeve kontraktore dhe të mbajnë përgjegjësinë

përkatëse, nëse nuk i përmbushin ato. Pra, duhet që ky moment të jetë saktësisht i qartë,

me qëllim që të sjellë siguri dhe që vija ndarëse ndërmjet fazës parakontraktore dhe lidhjes

së kontratës të mos jetë e errët.293

Midis teorive rreth momentit të lidhjes së kontratës, legjislacioni shqiptar njeh

momentin kur pranimi mbërrin te ofertuesi. Mbërritja e përgjigjes te ofertuesi (brenda

afatit294 apo brenda kohës, që sipas rrethanave apo zakonisht është e nevojshme295) përbën

momentin kur koha e pritjes nga ana e ofertuesit përfundon. Kjo do të thotë që me

mbërritjen e përgjigjes, situata arrin një nga zgjidhjet: (1) përgjigjja mbërrin negative dhe

kontrata nuk do të përfundohet ose (2) përgjigjja mbërrin pozitive dhe kontrata quhet e

lidhur. Sipas Profesore Seminit.296 kjo teori ka vlera praktike: “sepse është më e lehtë të

për t’u përcaktuar dhe për t’u dokumentuar momenti i mbërritjes së përgjigjes në krahasim

me momentin e marrjes dijeni efektivisht për të”. Semini trajton edhe tre teori të tjera, të

cilat pranojnë momente të ndryshme, si moment i lidhjes së kontratës297:

I. Teoria e deklarimit (meeting of the minds), sipas të cilës mjafton që pranuesi të

deklarojë se e pranon propozimin që kontrata të quhet e lidhur.

289 Sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, neni 676, paragrafi 2 mënyrat e njohura dhe

pranuara nga ligji për shfaqjen e vullnetit janë shprehja ose heshtja. 290 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 676 291 Smits, J. M. (2014). Contract Law: A Comparative Introduction, Edward Elgar Publishing,

Cheltenham, f. 58 292 Kleinheisterkamp, J. (2009). Introduction, Në S. Vogenauer & J. Kleinheisterkamp (Eds.),

Commentary on the UNIDROIT Principles of International Commercial Contracts (PICC) f. 218

cituar nga Pannebakker, E. (2013). Offer and Acceptance and the Dynamics of Negotiations:

Arguments for Contract Theory from Negotiation Studies. Erasmus Law Review f. 139 293 Van Erp, J.H.M. (2004). vep. e cit., f. 365 294 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 667, paragrafi 1 295 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 665, paragrafi 2 296 Semini, M. (1998). E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave (Pjesa e Përgjithshme), Shtëpia

Botuese “Afërdita”, Tiranë, f. 68 297 Po aty, f. 67-68

Page 70: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

54

II. Teoria e nisjes (deposit in the mail ose deposit acceptance), sipas të cilës pritësi, jo

vetëm e ka pranuar ofertën, por edhe e ka nisur pranimin në adresën e ofertuesit, që

kontrata të quhet e lidhur.

III. Teoria e marrjes dijeni efektivisht, sipas të cilës marrja dijeni në fakt nga ofertuesi

se pritësi ka pranuar ofertën, quhet momenti i lidhjes së kontratës.

Sipas Profesor Smits,298 teoritë për momentin e lidhjes së kontratës lidhen me

momentin kur pranimi merr efekt:

I. Momenti kur mesazhi, që përmban premtimin, shkruhet. (externalisation theory)

II. Momenti kur mesazhi dërgohet ose postohet. (expedition/dispatch theory)

III. Momenti kur mesazhi mbërrin te ofertuesi. (receipt theory)

IV. Momenti kur ofertuesi e lexon mesazhin. (actual notice theory)

Megjithatë, ai pranon se vetëm dy prej tyre janë kandidate serioze, pasi teoria I dhe

IV nuk janë praktike në përdorim.299

Studiues modernë të ligjit kontraktor italian, pas miratimit të Kodit Civil në 1942,

hodhën poshtë konceptin se “meeting of the minds” subjektiv është i nevojshëm për të

formuar kontratën, në favor të një teorie, që mbron pritshmëritë e arsyeshme të palëve, të

mbështetur në premtime dhe komunikim.300 Në Itali, kontrata quhet e lidhur në momentin

në të cilin, ai që ka bërë ofertën merr dijeni për pranimin nga ana e palës tjetër.301 Por, ky

parashikim, për të mos u kuptuar gabim duhet të shihet i lidhur me art. 1335 që përcakton

se çfarë do të kuptohet me marrje dijeni: “Propozimi, pranimi, revokimi i tyre dhe çdo

deklarim tjetër drejt një personi të caktuar konsiderohen të njohura në momentin që arrijnë

në adresën e marrësit, përveç nëse ai provon të ketë qenë, pa faj, në pamundësi për të

marrë njoftim.” Edhe në Gjermani, mbërritja e pranimit të ofertuesi përbën momentin e

lidhjes së kontratës,302 megjithëse mbërritja e pranimit nuk është gjithmonë e nevojshme.

Kontrata konsiderohet e lidhur nga pranimi i ofertës, pavarësisht se nuk i është komunikuar

ofertuesit, kur: (1) është e zakonshme të mos ketë pritshmëri për komunikim dhe (2)

ofertuesi ka hequr dorë nga një komunikim i tillë.303 Përveç të tjerave ekzistojnë edhe

kontratat de facto, siç njihen nga legjislacioni gjerman: “faktische Vertragsverhältnisse”,

të cilat shfaqen në situata kur palët sillen sikur të kishte një kontratë, si p.sh: vendosja e

makinës në një parkim apo hipja në autobus.304 Kontrata të tilla, në SHBA njihen si

“implied-in-fact contract”, si kontrata jo të shprehura nga palët, por përkundrazi të

sugjeruara nga faktet dhe rrethanat, që tregojnë qëllim të përbashkët për të kontraktuar.305

Ligji francez nuk parashikon momentin e përfundimit të kontratës, duke e lënë këtë në

298 Smits, J. M. (2014). vep. e cit., f. 58 299 Po aty, f. 59 300 Sacco, R. & De Nova, G. (1993). Il contratto, Vol.I, Utet, Torino, f. 97 dhe 167 cituar nga Musy,

A. M. (2000). vep. e cit., f. 5 301 Kodi Civil Italian, art. 1326 (1) 302 Kodi Civil Gjerman, sek. 130 303 Pieck, M. (1996). A Study of the Significant Aspects of German Contract Law, Annual Survey

of International & Comparative Law 3 (1), f. 117

http://digitalcommons.law.ggu.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1022&context=annlsurvey 304 Van Erp, J.H.M. (2004). vep. e cit., f. 367 305 Contracts, (2016). Në TheFreeDictionary.com

http://legal-dictionary.thefreedictionary.com/implied+contracts

Page 71: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

55

vendimin e gjykatave të shkallëve të ulta, të cilat i referohen çfarë palët kanë pasur për

qëllim. Megjithëse me reformën e vitit 2008 u propozua teoria e mbërritjes.306

Në Angli momenti i përfundimit të kontratës “varion” në lidhje me kushtet në të

cilat formohet kontrata. Ashtu si edhe në SHBA, bëhet dallimi ndërmjet kontratave të

lidhura kur palët janë të pranishme dhe komunikimi është i menjëhershëm dhe kur

komunikimi nuk është i menjëhershëm.307 Në këtë rast momenti i përfundimit të kontratës

çmohet të jetë kur pranimi efektiv i komunikohet ofertuesit nga ana e pritësit. Përdorimi i

shërbimit postar është i arsyeshëm dhe vetëm kur është e arsyeshme që të përdoret shërbimi

postar për të shfaqur pranimin, “postal rule” mund të aplikohet. Pra, “postal rule” në

vetvete përbën një përjashtim dhe mund të përdoret kryesisht kur edhe oferta është dërguar

me postë. Nëse përdoret shërbimi postar, kontrata do të quhet e lidhur në momentin që

pranimi është postuar dhe nuk ka nevojë për më shumë komunikim.308 Në SHBA ky rregull

gjendet i shprehur në termin “mailbox rule”. Në këtë rast nuk pranohet më si moment i

përfundimit të kontratës receipt theory, por expedition theory.309

Një përjashtim tjetër nga rregulli i përgjithshëm i përket aplikimit të Electronic

Communications Act, i cili përcakton momentin e saktë në të cilin është përfunduar një

kontratë elektronike, përveç kur palët kanë parashikuar ndryshe. Kontratat elektronike

përfundohen kur plotësohen të dyja kushtet: personi (pritësi) merr një njoftim që pranimi

ka mbërritur dhe është marrë, si dhe konfirmon marrjen e njoftimit nga ana e tyre.310 Këto

komunikime konsiderohen efektive kur pala që i merr është në gjendje të ketë qasje ndaj

tyre.311 Me shtesat e vitit 2005 në KCF, të cilat i referohen përfundimit të kontratave në

mënyrë elektronike, pritësit duhet t’i jepet mundësia të kontrollojë detajet, çmimin dhe të

rregullojë gabime të mundshme, përpara se të konfirmojë dhe të shprehë pranimin.

Konfirmimi i pranimit do të konsiderohet i marrë, atëherë kur pala të cilit i adresohet ka

mundësi të ketë qasje ndaj tij.312

Në raste të veçanta vendi dhe koha e përfundimit të kontratës nuk i referohet

parashikimeve të përgjithshme ligjore për pranimin e ofertës. Kjo diktohet nga rrethana të

ndryshme, që lidhen me llojin e kontratës ose detyrimit, kërkesën e ofertuesit, apo

zakoneve, sipas të cilave nuk është e nevojshme të shprehet pranimi, në një nga format e

përmendura më sipër. Koha e përfundimit të kontratës do të konsiderohet fillimi i

përmbushjes së saj. Këto veprime, në mënyrë logjike shprehin pranim të ofertës, por duhet

që t’i njoftohen ofertuesit. Një parashikim i tillë haset në KCSH, neni 669, në KCI, art.

1327 dhe në KCGJ, sek. 151.

Një tjetër rast specifik për përcaktimin e momentit të lidhjes së kontratës, është

edhe ai i parashikuar nga KCGJ, për kontratat e lidhura me akt noterial. Sipas përcaktimeve

të përgjithshme të Kodit, kur një kontratë duhet të realizohet me akt noterial, duhet që nga

noteri të regjistrohet fillimisht oferta e më pas pranimi. 313 Në përputhje me këtë qëndrim

306 Smits, J. M. (2014). vep. e cit., f. 59-60 307 Smits, J. M. (2014). vep. e cit., f. 60 308 Elliott, C. & Quinn, F. (2015). Contract Law, Botimi X, Pearson, London, f. 31-35 309 Smits, J. M. (2014). vep. e cit., f. 60 310 Electronic Communications Act (2000), § 11 311 Elliott, C. & Quinn, F. (2015). vep. e cit., f. 35 312 Kodi Civil Francez, art. 1369-5 (1), (3) 313 Kodi Civil Gjerman, sek. 128

Page 72: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

56

kontrata do të konsiderohet e lidhur (përveç kur është parashikuar ndryshe), në momentin

që do të regjistrohet pranimi, kur të dyja palët nuk janë të pranishme në të njëjtën kohë.314

1.3 Periudha (faza) parakontraktore

Në momentin e përballjes me një kontratë, ajo që vjen në mendje është tërësia e

kushteve për të cilat palët kanë vendosur vullnetarisht t’i nënshtrohen për t’i përmbushur.

Referuar në parimin pacta sunt servanda, i përforcuar nga legjislacionet moderne aktuale,

kontrata ka fuqinë e ligjit për palët e duhet të përmbushet plotësisht.

Për të arritur te detyrimet kontraktore palët kalojnë nëpër një fazë, e cila është po

aq e rëndësishme. Kontrata nuk “lind”, por krijohet, përgjithësisht nëpërmjet një procesi të

vështirë e serioz. Kjo është periudha parakontraktore, e njohur si procesi i formimit të

kontratës.

Gabimisht përdoren shpesh shprehje të tilla si: “veprimet e mëparshme, përgatitore

apo paraprake”, të cilat duket se inkurajojnë idenë se sjellje të tilla janë aq të panevojshme

dhe të parëndësishme, sa që shërbejnë vetëm për të paraprirë përfundimin e marrëveshjes.

Edhe pse negocimet pararendëse të marrëveshjes nuk janë të domosdoshme apo të

nevojshme në përsosjen efektive të një kontrate të vlefshme e të detyrueshme, faza

parakontraktore përmbush funksione thelbësore në:315

I. Interpretimin e kontratës përfundimtare, pasi të gjitha marrëveshjet dhe deklaratat

e mëparshme mund të shërbejnë si kritere interpretuese për të kuptuar qëllimin e

vërtetë të palëve.316

II. Mbushjen e hapësirave, pasi kontrata përmbushet jo vetëm mbi sa është rënë

dakord, por duke iu referuar edhe zakoneve, të përdorura aty ku kontrata do të

përmbushet, që mund të kryejnë këtë funksion në situatat e paparashikuara nga palët

në kontratë.317

III. Zbatueshmërinë e kontratës përfundimtare, duke qenë se një nga detyrat e fazës

parakontraktore është informimi; informacionet e rreme ose neglizhenca për të

zbuluar të dhëna të rëndësishme çojnë në keq formimin e vullnetit, ose vullnet të

vesuar që ndikon në vlefshmërinë e kontratës.318

Periudha parakontraktore nuk është gjë tjetër veçse një tërësi sjelljesh e veprimesh

konkrete të palëve, që udhëhiqen nga qëllimi për të arritur një marrëveshje, periudhë që

reflekton përpjekjet, komunikimin (pyetje apo kërkesa për sqarim dhe shpjegimet

përkatëse), bashkëpunimin, shkëmbimin e informacioneve deri në formimin e kontratës

përfundimtare.

314 Kodi Civil Gjerman, sek. 152 315 De las Heras Ballel, T. R. (2015). Precontractual Liability. Studies on Spanish-Philippine

Private Law- Papers of the Private Law of the Philippines and Spain International Scientific

Congress, f. 75

http://www.eumed.net/libros-gratis/2015/1458/#indice 316 Po aty, f. 77-78 317 Po aty, f. 78 318 Po aty, f. 79

Page 73: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

57

1.3.1 Karakteristikat e periudhës parakontraktore

Periudha parakontraktore është tejet e vështirë për t’u karakterizuar: palët janë

prezantuar me njëra-tjetrën, por asnjë kontratë nuk është formuar ende. Kontrata është

qëllimi përfundimtar, por nuk ka garanci për lidhjen e saj. Negocimet mund të dështojnë

pjesë-pjesë ose papritmas.319

A është e nevojshme që të zhvillohet një fazë negocimesh për lidhjen e

kontratës?

Për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetje është e nevojshme që të vëmë në dukje pikat

e forta (avantazhet) dhe pikat e dobëta (disavantazhet) e kësaj faze dhe t’i krahasojmë ato.

Në realizimin e fazës parakontraktore palët duhet të përgatiten që kjo fazë, e parë

vetëm në këndvështrimin e lidhjes së kontratës, mund të jetë e suksesshme ose jo. Në

përfundim të saj, palët mund të kenë në duar një kontratë të lidhur, me kushte të

detyrueshme për zbatim e që përfaqëson më së miri vullnetin e tyre. Por, kjo fazë mund të

marrë fund kur palët nuk bien dakord për përfshirjen e një a më shumë kushteve në

kontratë, me tejkalimin e afateve të përcaktuara, ose nga shfaqja e sjelljeve aspak të

përshtatshme nga palët. Pra, një nga pikat e dobëta është pasiguria, që shoqëron procesin

kontratë formues, ku mundësia për tërheqje të njëanshme apo të dyanshme të palëve është

e lartë. Pavarësisht shkaqeve, rezultati nuk do të jetë ai për të cilin palët fillimisht hynë në

negocime.

Edhe nëse negocimet çojnë drejt përfundimit të kontratës, rruga është e gjatë,

sidomos kur në lojë janë përfitime të larta, ose kur kontrata përmban përmbushjen e

detyrimeve specifike, siç mund të jetë rasti i prodhimit të artikujve hi tech, kur kontrata

mund të ngjasojë me një manual përdorimi për nga përshkrimet sqaruese në një gjuhë

teknike dhe për nga numri i faqeve të kontratës. Rruga për përfundimin e kontratës mund

të përshkohet në ditë, javë, muaj e ndoshta edhe vite. Shtrirja në kohë e negocimeve,

sidomos kur shoqërohet me rezultat negativ konsiderohet nga palët si humbje kohe dhe

tejet rraskapitëse. Në këtë kuptim, kjo periudhë është e hapur dhe e papërcaktuar në

kohë.320

Një tjetër disavantazh është edhe masa e shpenzimeve. Në varësi të llojit të

kontratës dhe sofistikimit të saj, mund të duhet që të bashkërendojnë punën grupe

specialistësh në fusha të veçanta, të cilët paguhen për punën e kryer. Kostot materiale janë

të paevitueshme dhe në përpjesëtim të drejtë me zgjatjen e negocimeve. Kjo pasi nga njëra

anë rriten pagesat për ata që punojnë për përfundimin e kontratës dhe nga ana tjetër nuk ka

ende një kontratë për t’u ekzekutuar, nga e cila do të rridhnin përfitime.

Marrëdhënia, që krijohet gjatë negocimeve, nuk ka forcën detyruese ndaj palëve,

ashtu siç e ka një kontratë e lidhur. Palët gjatë negocimeve janë të detyruara që të

shkëmbejnë ndërmjet tyre informacione, të cilat janë të nevojshme për realizimin e qëllimit

përfundimtar. Këto informacione mund të jenë edhe të karakterit konfidencial, por duhet

t’i bëhen të njohura palës tjetër. Pavarësisht se dhënia e informacioneve gjatë fazës

parakontraktore mbrohet dhe nxjerrja e tyre pasohet me përgjegjësi të njohur nga ligji,

319 Von Bar, C., Clive, E. & H. Schulte-Nolke, H. Beale, J. Herre, J. Huet, M. Storme, S. Swann,

P. Varul, A. Veneziano & F. Zoll (Eds.), (2009). Pre-contractual liability and the drug of good faith:

a comparative analysis between Scots law and the DCFR, with a brief examination of treatment in

common law and civilian legal systems. Sellier, Munich, f. 3 320 De las Heras Ballel, T. R. (2015). vep. e cit., f. 76

Page 74: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

58

ekziston rreziku i nxjerrjes së tyre dhe shkaktimi i dëmeve, vlera e të cilave mund të jetë e

vogël apo e pallogaritshme.

Duke përmendur fillimisht pikat e dobëta duket se një fazë parakontraktore është e

tepërt për lindjen e një marrëdhënie kontraktore të ardhshme. Megjithatë, në dallim nga

bota e kafshëve, ku të mirat natyrore ndahen nëpërmjet forcës, njerëzit kanë sjellje të

ndryshme dhe negocimi konsiderohet si një prirje e natyrshme e tyre. “Nobody has ever

seen two dogs negotiate over a bone”.321

Periudha parakontraktore bën të mundur përballjen e ofertave apo propozimeve

konkrete për lidhjen e kontratës. Sidomos kur negocimet janë përballë (face to face) është

edhe më e lehtë për të diskutuar mbi secilin nga kushtet e mundshme në kontratë duke

rregulluar aty për aty gjithçka e për t’ia përshtatur kërkesave të palëve.

Kjo periudhë duhet të konsiderohet mjaftueshëm konkurruese ndërmjet palëve.

Edhe pse qëllimi është të arrihet një marrëveshje win-win, bazuar në përgatitjen e teknikat

negociuese që zotërojnë, palët, duke shfrytëzuar negocimet, kanë mundësi për të arritur

kushte të favorshme për vete.

Faza parakontraktore shërben edhe për shkëmbimin e informacioneve të vlefshme

për përfundimin e kontratës. Sjellja e palëve në përdorimin e informacioneve në kufijtë e

mirëbesimit ndihmon për ndërtimin e një marrëdhënie besimi, që është themel i fortë edhe

për përmbushjen e kontratës. Në një farë mënyre ajo shërben për të krijuar bazën e një

marrëdhënieje bashkëpunimi të ardhshme.

Nëse palët përballen në fazën parakontraktore, ka shumë mundësi të zgjidhin dhe

të sqarojnë çdo detaj, pasi janë të përqendruara të përparojnë drejt lidhjes së kontratës. Kjo

do të thotë kushte kontraktore të qarta, më pak mosmarrëveshje dhe shmangie të nevojës

për interpretim të kontratës në të ardhmen.

Në dallim nga kontrata, faza parakontraktore nuk përshkohet nga rregulla të rrepta

për t’u ndjekur, zbatuar e përmbushur. Ajo mund të organizohet sipas mundësive dhe

nevojave të palëve.

Për sa i përket rëndësisë së periudhës parakontraktore, kjo është e padiskutueshme,

pasi veprimet, fjalët, diskutimet, pjesë e kësaj faze do të ndikojnë drejtpërdrejt në kontratën

e ardhshme (nëse një e tillë përfundohet).

1.4 Mirëbesimi në fazën parakontraktore

Faza parakontraktore përfshin kohën në të cilën palët përpiqen për të rënë dakord

mbi kushtet e kontratës.

Ky është një proces, përgjithësisht konfidencial, që nuk ka një mënyrë të përcaktuar

se si zhvillohet. Megjithatë, tipike për vendet Civil Law është se sipas legjislacioneve të

tyre palët duhet të sillen ndaj njëra-tjetrës në mirëbesim. Mbi të dyja palët rëndon detyrimi

i sjelljes në mirëbesim, detyrim që gjen vend në kodet civile të këtyre vendeve. Ndërsa për

vendet Common Law qëndrimi është i ndryshëm. Nuk mund të pretendohet se nga

legjislacionet e vendeve Common Law kërkohet ndaj palëve detyrimi për të realizuar fazën

parakontraktore sipas parimit të mirëbesimit. Bazuar në aksiomën Latine caveat emptor,322

321 Kennedy, G. (1998). Kennedy on Negotiation, Profile Books, Ltd., London, f. 9 322 Ky është një parim ligjor sipas të cilit blerësi është ai që duhet të tregojë kujdes për mallin që

blen, për t’u siguruar dhe për të vlerësuar cilësinë e tij: “the buyer beware”.

Page 75: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

59

këto legjislacione largohen nga aplikimi i parimit të mirëbesimit, duke mohuar në një farë

mënyre mbrojtjen që ky parim ofron.

KCSH në mënyrë të shprehur parashikon për palët detyrimin për t’u sjellë në

mirëbesim përgjatë bisedimeve për hartimin e kontratës.323 Ky detyrim plotësohet më tej

nga përmbajtja e një tjetër dispozite të Kodit, e cila nënkupton bashkëpunimin dhe ndihmën

e ndërsjellët të palëve nëpërmjet dhënies së informatave dhe udhëzimeve nga pala që

disponon njohuri të mjaftueshme profesionale te pala tjetër.324 Që të përmbushet ky detyrim

duhet të plotësohen edhe dy kushte:

I. Informatat dhe udhëzimet jepen në mirëbesim, duke nënkuptuar se ato nuk mund

të keqpërdoren apo të përdoren më vonë në kushtet e konkurrencës së pandershme.

Si ilustrim mund të merret kontrata franchise, gjatë bisedimeve për përfundimin e

së cilës palët duhet t’i tregojnë njëra-tjetrës gjendjen e punëve tregtare që kanë të

bëjnë me kontratën franchise dhe veçanërisht programin e detyrimeve franchise, si

dhe të informojnë njëra-tjetrën sipas parimit të mirëbesimit. Sekreti i informatave

konfidenciale duhet të ruhet, edhe po të mos përfundohet kontrata, në të kundërt

pala detyrohet të shpërblejë dëmin.325

II. Pala, së cilës i jepen informatat dhe udhëzimet, duhet t’i ketë ngjallur tjetrës besim

të plotë. Pavarësisht se dhënia e informacioneve dhe udhëzimeve imponohet nën

frymën e bashkëpunimit gjatë hartimit të kontratës, vendimi për dhënien e tyre

qëndron në dorën e palës që i zotëron ato. Vendimi merret mbi baza subjektive të

besimit të krijuar, nëse është i plotë ose jo, që do të thotë se krijon siguri, por që

nuk mund të vërtetohet.

E shprehur kështu, dispozita nënkupton se legjislatori ka mbajtur në vëmendje

pabarazinë në njohuritë profesionale, të domosdoshme për të marrë një vendim në lidhje

me kontratën, duke marrë në mbrojtje palën që është në pozita inferiore.

Në Francë theksi vihet te mirëbesimi, si një parim i cili është i pranishëm në të

gjithë ligjin kontraktor, me shumë gjasa për të promovuar drejtësinë në marrëdhëniet

kontraktore.326 Në parim, ndikimi i konceptit të moralit i drejtoi francezët për të kuptuar

parimin e mirëbesimit, si një koncept themelor të së Drejtës Kontraktore.327 Por, KCF nuk

njeh detyrimin e palëve për të realizuar negocimin e kontratës në mirëbesim. Të paktën një

detyrim i tillë nuk gjendet i shprehur në KCF.328 Mungesa e parashikimit të mirëbesimit si

përcaktues i sjelljes gjatë negocimeve, sjell vështirësi. Në doktrinë, ashtu edhe në

jurisprudencë është e qartë se mirëbesimi përbën një detyrim sjelljeje për palët kontraktore,

por ka vështirësi për të dalluar sjelljen që duhet të realizojnë palët gjatë kontraktimit dhe

323 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 674 324 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 675 325 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 1058 326 Steiner, E. (2010). French Law: A Comparative Approach, Oxford University Press, Oxford, f.

317 327 Musio, I. (2010). vep. e cit., f. 14 328 Megjithatë, në projektin e Kodit Civil Francez, art. 1134 ishte i parashikuar ndryshe, duke

përfshirë detyrimin për prani të mirëbesimit edhe gjatë formimit të kontratës: “les conventions

doivent être contractées et exécutées de bonne foi”. Projekti përfundimtar, për disa arsye, e kufizoi

hapësirën e mirëbesimit vetëm në përmbushjen e kontratës. Për më shumë shiko: Musio, I. (2010).

vep. e cit., f. 14-15

Page 76: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

60

kriterin e vlerësimit, që duhet të aplikojë gjyqtari për të vendosur nëse një sjellje është ose

jo në përputhje me mirëbesimin.329

Mirëbesimi është i pranishëm në ligjin italian, si një kërkesë e përgjithshme në

klauzolat standarde të kontratave, që përcakton standardet dhe kriteret logjike.330 Në ligjin

Italian, parimi i mirëbesimit parashikohet gjatë formimit të kontratës. 331 Gjykata Italiane

e Kasacionit (Corte Suprema di Cassazione) në një vendim të saj332 është shprehur se

parimi i mirëbesimit objektiv, duhet të konkretizohet në besnikëri reciproke të sjelljes,

duhet të drejtojë formimin, ekzekutimin dhe interpretimin e kontratës dhe ta shoqërojë atë

në çdo fazë.333 Gjykata ka vënë në dukje se parimi i mirëbesimit është një mjet, që gjyqtari

mund ta aplikojë me qëllim rishikimin e kushteve kontraktore, për t’i modifikuar dhe

plotësuar nëse është e nevojshme, për t’u siguruar që interesat e palëve janë ekuilibruar

drejt.334 Gjykata konstatoi se gjyqtari duhet gjithmonë të monitorojë dhe të interpretojë

veprimet e palëve, duke marrë parasysh pozitat e tyre përkatëse dhe duke përcaktuar nëse

ndonjë nga palët ka shfrytëzuar padrejtësisht pozitën e saj të fortë, ose pozitën e dobët të

palës tjetër, për të arritur qëllimin e saj. Pra, gjyqtari duhet të interpretojë sjelljen e palëve,

që të sigurojë që interesat e kundërta të palëve janë të balancuara.335

Si në Francë, ashtu edhe në Itali, doktrina është e ndarë në dy qëndrime: i pari, që

mund të objektivizojë sjelljet që palët duhet të realizojnë dhe që janë a priori të arsyeshme

si sjellje standarde dhe i dyti, që mbështet idenë se mirëbesimi i delegon gjyqtarit

formulimin e kritereve që herë pas here duhet të përdoren dhe që ndryshojnë në bazë të

rastit konkret dhe situatave të veçanta juridike. Qëndrimi i dytë bazohet në faktin se as ligji

dhe as kontrata nuk mund të specifikojnë në mënyrë të plotë sjelljet që duhet të realizojnë

palët, duke braktisur në këtë mënyrë logjikën e përkufizimeve dhe identifikimit a priori të

funksioneve të mirëbesimit, për të trajtuar “detyrimin për besnikëri” nëpërmjet analizës së

secilës shfaqje më të rëndësishme të tij.336

KCGJ përdor nocionin Treu und Glauben, një frazë e gjetur në disa burime

mesjetare si një sinonim për Bona Fides.337 Sek. 242 i KCGJ përcakton parimin e

mirëbesimit, një dispozitë në mënyrë të habitshme e shkurtër, por që ka marrë afirmim të

gjerë dhe diferencim, si në praktikën gjyqësore dhe në komentet akademike. Sot, kjo

329 Musio, I. (2010). vep. e cit., f. 15 330 Ferreira, C. (2009). The Europeanization Law. Në J. Oliveira & P. Cardinal (Eds.), One Country,

two Systems, three Legal Orders – perspectives of evolution, Springer, Cham, f. 180 331 Kodi Civil Italian, art. 1337 "Palët, në kryerjen e negociatave dhe formimin e kontratës, duhet

të sillen me mirëbesim." 332 Vendim Nr. 20106, datë 18.09.2009 i Gjykatës Italiane të Kasacionit 333 Picierno, F. (2009). Freno della Cassazione ai comportamenti scorreti dei colossi economici,

NOTA a Cass. Civ. III sez. 18 settembre 2009 n. 20106. f. 2

http://www.diritto.it/docs/28338-freno-della-cassazione-ai-comportamenti-scorretti-dei-colossi-

economici-nota-a-cass-civ-iii-sez-18-settembre-2009-n-20106?page=2 334 Coppola, G. P. & Traverso, M. (2010). Principle of good faith and abuse of rights - what are the

court's powers and duties?

http://www.internationallawoffice.com/newsletters/detail.aspx?g=027d1ad8-2a65-43b9-b6d5-

3a30cafbbe75 335 Po aty 336 Musio, I. (2010). vep. e cit., f. 16 337 Whittaker, S., & Zimmermann, R. (2000). Good Faith in European contract law: surveying the

legal landscape. Në R. Zimmermann & S. Whittaker (Eds.), vep. e cit., f. 18

Page 77: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

61

dispozitë përmban një rregull të ndërtimit të kushteve kontraktore nën dritën e standardit

të mirëbesimit, që është ende në stabilizimin dhe zhvillim.338 Pavarësisht se dispozita nuk

parashikon shprehimisht se faza parakontraktore duhet të realizohet sipas kërkesave të

mirëbesimit, një kombinim i dispozitave të këtij Kodi dëshmojnë, që mirëbesimi kërkohet

edhe gjatë negocimeve, për sa në përmbushjen e detyrimeve kërkohet një sjellje e palëve,

e tillë që të kujton mirëbesimin në kuptimin objektiv. Treu und Glauben gëzon një

fushëveprimi të gjerë, duke qenë se legjislacioni i parashikon një rol që ndikon në

autonominë kontraktore, pasi e pajis gjyqtarin me fuqi edhe për të kontrolluar përmbajtjen

e kontratës, me qëllim balancimin e interesave të palëve. Në këtë kuptim, në legjislacionin

gjerman mirëbesimi “ngatërrohet” me “equity” duke pasur dallime shumë të vogla

ndërmjet tyre, ndërsa legjislacioni italian i dallon nga përmbajtja dhe konteksti i aplikimit

të tyre.339

Në Angli nuk njihet detyrimi për të përfunduar një kontratë në kushtet e

mirëbesimit. Ligji anglez është i bazuar në autonominë liberale të palëve, e cila ka një qasje

ekstreme ndaj një dictum Latine “neminem laedit qui suo iure utitur”.340 Duke qenë se

palët hartojnë kontratën e tyre ata presin që sistemi ligjor t’u japë atyre mjetet për të zbatuar

atë për të cilën kanë rënë dakord dhe jo të jenë të mbrojtur nga sistemi ligjor.341 Ligji anglez

është i interesuar në përfitimet individuale që i vijnë secilës palë nëpërmjet kontraktimit.

Megjithatë nuk mund të nxirret si konkluzion se palët kontraktore në Angli ngelen të

pambrojtura. Rregullat tradicionale, që ndalojnë kanosjen, ndikimin e paligjshëm dhe

mashtrimin, janë të zbatueshme.342 Kjo pasi mirëbesimi në Angli është i ngjashëm me

mirëbesimin subjektiv kontinental.343 E ngjashme me mirëbesimin në vendet Civil Law, në

Angli është zhvilluar doktrina e equity, e përkufizuar si një ligj plotësues, një lloj shtese e

ligjit, apo koment rreth tij. Pavarësisht konsideratave të tjera, equity nuk qëndron si sistem

më vete, por i lidhur me Common Law, pa të cilin do të ishte një kështjellë në ajër, një

pamundësi.344 Kështu mirëbesimi nuk dallon shumë nga ajo çfarë juristët anglezë njohin si

equity.345

Edhe pse mbrohet ideja se në të drejtën angleze nuk ka kërkesë për mirëbesimin,

kontrata e sigurimit detar është një përjashtim, pasi kërkon një standard të ndershmërisë

më të lartë se zakonisht.346 Sipas Marine Insurance Act, i vitit 1906: “Kontrata e sigurimit

338 Zumbansen, P. (2005). The Law of Contracts. Në M. Reimann & J. Zekoll (Eds.), Introduction

to German Law, Botimi II, Kluwer Law International, The Hague, f. 187-188 339 Musio, I. (2010). vep. e cit., f. 23 340 “Nëse ushtron një të drejtë që të përket, nuk i sjell dëm askujt.” 341 Mitchell, S. M. & Powell, E. J. (2011). Domestic Law Goes Global: Legal Traditions and

International Courts, Cambridge University Press, Cambridge, f. 40 342 Weitzenböck, E. M. (2002). Good Faith and Fair Dealing in the Context of Contract Formation

by Electronic Agents

http://link.springer.com/article/10.1007/s10506-004-1908-0 343 Musio, I. (2010). vep. e cit., f. 31 344 Maitland, F. W (1920). Equity, Also The Forms of Action at Common Law; Two Courses of

Lectures, Cambridge University Press, Cambridge. f. 18-21 cituar nga Hesselink, M. (2004). vep.

e cit., f. 643 345 Hesselink, M. (2004). vep. e cit., f. 648 346 Huybrechts, M. A. (2003). Marine Insurance Law: a San Andreas Fault between the Common

Law and the Civil Law? In. E. V. Hooydonk (Ed.) English and Continental Maritime Law: After

Page 78: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

62

detar është një kontratë bazuar në mirëbesim347 dhe nëse mirëbesimi nuk respektohet nga

njëra palë, kontrata mund të shmanget nga pala tjetër.”348 Në ndryshimet e bëra në vitin

2015, nga parashikimi i sipërpërmendur ka ngelur vetëm pjesa e parë: “Kontrata e

sigurimit detar është një kontratë bazuar në mirëbesim.”,349 por duke saktësuar se mungesa

e respektimit të mirëbesimit nga njëra palë nuk mjafton për të justifikuar shmangien nga

përfundimi i kontratës: “çdo rregullim ligjor që i lejon njërës palë në kontratën e sigurimit

të shmangë kontratën duke u bazuar në faktin se mirëbesimi nuk është respektuar nga pala

tjetër, shfuqizohet.”350

Përveç kësaj, ligji në Angli integroi, duke i bërë pjesë të tij, Direktivën mbi

koordinimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me Agjentët Tregtarë të vetëpunësuar

(Council Directive 86/653/EEC on the coordination of the laws of the Member States

relating to self-employed commercial agents)351 dhe Direktivën mbi Kushtet e Padrejta

Kontraktore (Council Directive 93/13/EEC on Unfair Contract Terms)352 dhe mirëbesimi

në kontratat konsumatore është bërë tashmë prej kohësh pjesë e tij. Një kusht kontraktor, i

panegociuar, do të jetë i padrejtë, nëse në kundërshtim me mirëbesimin, shkakton mungesë

ekuilibri të konsiderueshme në të drejtat dhe detyrimet kontraktore të palëve duke sjell dëm

për konsumatorin.353 Ndikimi i Direktivave të Bashkimit Evropian, që prekin pjesërisht

konceptin e mirëbesimit i detyroi gjykatat dhe juristët të përballen me kuptimin e

mirëbesimit.354

Por, përcaktimi i vendit që ka mirëbesimi në ligjin anglez mbetet një çështje

kontraverse në një kontekst më të gjerë të kontratave tregtare, duke qenë se përfshirja e

mirëbesimit gjatë negocimeve nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të kërkohej edhe në

përmbushjen e një kontrate të vlefshme.355

Edhe pse në SHBA ka një qasje më të dukshme e shpesh të shprehur ndaj

mirëbesimit gjatë negocimit të kontratave tregtare, UCC, por edhe RSCL nuk përmbajnë

dispozita, të cilat kërkojnë praninë e mirëbesimit gjatë kësaj faze. Në çështjen Feldman v.

Allegheny, Intern. Inc. (1988) Qarku i Shtatë i Gjykatës së Apelit të SHBA u shpreh:

“Në një transaksion biznesi prezumohet se të dyja palët përpiqen për të marrë më

të mirën nga marrëveshja. Ky është thelbi i kontraktimit dhe tregut të lirë.

… asnjë rregull ligjor nuk cakton drejtimin e interesit të biznesit. Prandaj, dikush

nuk mund ta karakterizojë interesin personal si keqbesim. Asnjë kërkesë e veçantë në

negocime nuk mund të quhet e pandershme, edhe kur ajo mund t’i duket mizore palës tjetër.

115 years of Maritime Law Unification: a Search for Differences between Common Law and Civil

Law, Maklu, Antwerp, f. 128 347 Në dispozitë përdoret shprehja “utmost good faith”, që ka kuptimin “mirëbesimi maksimal”,

shprehje që rrjedh nga Latinishtja “uberrimae fidei”. 348 Marine Insurance Act 1906, sek. 17 349 Ligji Anglez mbi Sigurimet 2015, sek. 14 (3) 350 Ligji Anglez mbi Sigurimet 2015, sek.14 (1) 351 Kjo direktivë u implementua në ligjin e brendshëm në Britaninë e Madhe, në Commercial

Agents Regulations (1993). 352 Kjo direktivë u implementua në ligjin e brendshëm në Britaninë e Madhe, në Unfair Terms in

Consumer Contracts Regulation (1999), tashmë të zëvendësuar me Consumer Rights Act (2015). 353 Direktiva 93/13/EEC, art. 3 354 Zeller, B. (2003). Good Faith- Is it a contractual obligation? Bond Law Review 15 (2). f. 215

http://epublications.bond.edu.au/cgi/viewcontent.cgi?article=1268&context=blr 355 Banakis, S. (2009). vep. e cit., f. 4-5

Page 79: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

63

Tërheqje e përshtatshme do të ishte largimi nga tavolina e kontraktimit dhe jo të paditet

pala tjetër për keqbesim në negocim.”

Jurisprudenca Common Law, në vend të mirëbesimit, parapëlqen përdorimin e dy

koncepteve të tjera, atë të drejtësisë dhe arsyeshmërisë. Ka një dallim të dukshëm ndërmjet

arsyeshmërisë (reasonableness) dhe mirëbesimit. Ndërsa koncepti i parë mbështetet në

racionalitetin dhe mendimin praktik njerëzor në të gjitha fazat e kontratës, mirëbesimi

(good faith) nënkupton një kriter vlerësimi të sjelljes mbi bazën e vlerave etiko-shoqërore,

si vlera absolute të rendit më të lartë.356

1.5 Liria kontraktore dhe ndërprerja e negocimeve

Gjatë periudhës parakontraktore, liria kontraktore shprehet në disa drejtime: secila

nga palët në mënyrë individuale dhe të pavarur vendos nëse do të hyjë në negocimet

përkatëse (duke mbajtur në konsideratë llojin e kontratës dhe palën tjetër) dhe palët në

bashkëpunim (jo gjithmonë) dhe me konsensus vendosin për kushtet e kontratës. Kjo

përshkruhet edhe si “liri kontraktore pozitive” duke shprehur se palët janë të lira të krijojnë

një kontratë me fuqi detyruese, që reflekton vullnetin e tyre.357

Midis këtyre dy momenteve ekziston edhe një mënyrë tjetër e shfaqjes së lirisë

kontraktore, e cila diktohet nga ecuria e negocimeve dhe njëkohësisht përcakton edhe fatin

e tyre. Përgjatë negocimeve palët kanë të drejtë, bazuar në lirinë kontraktore, që të

vlerësojnë nëse përpjekjet e tyre drejt përfundimit të kontratës duhet të ndërpriten apo të

vazhdojnë më tej. Kjo quhet “liri kontraktore negative”, që nënkupton se palët nuk

ngarkohen me detyrime për sa kohë nuk është përfunduar një kontratë me fuqi detyruese,

e njohur si e tillë nga vendet e sistemit Common Law.358

Nëse palët nuk do ta gëzonin këtë liri ndërsa kishin hyrë në negocime, mund të

dëmtoheshin në realizimin e interesave të tyre të biznesit. Palët janë të afta të çmojnë se

arritja në një pikë të caktuar të negocimeve, zgjatja e tyre tej një periudhe kohe të

arsyeshme, sjellja e palës respektive apo shkaqe të tjera nuk do të sillnin rezultate të

frytshme dhe përfundim të kontratës. Prandaj, mbi këtë bazë reflektimi të arsyeshëm dhe

pragmatik, gëzojnë të drejtën të tërhiqen nga negocimet, duke pakësuar kosto të tjera të

panevojshme.

Për këtë arsye palët përgjithësisht nuk mbajnë përgjegjësi për fatin e negocimeve

dhe përfundimin e kontratës, pasi ato janë të prirura të arrijnë marrëveshje të favorshme,

duke i dhënë prioritet interesave të tyre. Për secilën nga palët është e rëndësishme të arrihet

marrëveshja, pavarësisht nëse do të arrihet me palën me të cilat kanë negociuar deri në një

pikë të caktuar, apo me një palë të tretë, që mund të jetë e interesuar në përfundimin e

kontratës më shpejt dhe me kushte më të mira.

Por, palët mund të ngarkohen me përgjegjësi nëse i japin fund negocimeve me

keqbesim. Nëse arrihet të vërtetohet se ka pasur keqbesim nga njëra palë në ndërprerjen e

negocimeve dhe pala tjetër ka pësuar dëme, përgjegjësia nënkupton zhdëmtimin e tyre.

Gjykata e Lartë e Holandës (Hoge Raad), në çështjen Plas v. Valburg (1983) arriti ta

356 Musio, I. (2010). vep. e cit., f. 34-35 357 Weitzenböck, E. M. (2002). vep. e cit. 358 Quagliato, P. B. (2008). The duty to negotiate in Good Faith. International Journal of Law and

Management 50 (5), f. 218

http://quagliatoadvogados.com.br/artigos/The-duty-to-negotiate-in-good-faith.pdf

Page 80: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

64

copëtonte në mënyrë artificiale procesin negociues në tre etapa, duke i përshtatur

përgjegjësinë përkatëse për ndërprerjen e negocimeve secilës etapë:

I. Në etapën fillestare palët janë të lira të ndërpresin negocimet, pa pasur përgjegjësi

dhe nevojë për të kompensuar palën tjetër.

II. Në etapën e negocimeve thelbësore, edhe pse palët janë ende të lira për të ndërprerë

negocimet sipas kriterit të mirëbesimit, ata mund ta bëjnë këtë duke kompensuar

(të gjitha ose një pjesë) shpenzimet e palës tjetër, siç mund të jetë kompensimi i

mundësive të humbura si p.sh: dëmi që i ka ardhur palës tjetër që nuk ka lidhur

kontratën me një palë të tretë.

III. Ndërprerja e negocimeve në përfundim të fazës parakontraktore është kundër

mirëbesimit, pasi pala tjetër në mënyrë të arsyeshme mund të presë si rezultat të

negocimeve, përfundimin e kontratës. Përgjegjësia, në rast ndërprerje të

negocimeve nga njëra palë, shprehet në kompensimin e shpenzimeve të palës tjetër

dhe në disa raste edhe fitimin e munguar apo edhe detyrimin për të vazhduar

negocimet.359

1.6 Përgjegjësia parakontraktore

Faza parakontraktore është një fazë delikate, e cila duhet të zhvillohet në përputhje

me një sjellje të caktuar të palëve, që karakterizohet nga bashkëpunimi, serioziteti,

korrektesa, ndihma dhe mirëbesimi. Edhe pse palët nuk janë ende në një marrëdhënie

kontraktore që ka forcën e ligjit, mbi to qëndron rreziku potencial për mbajtjen e

përgjegjësisë në rast se kanë abuzuar me lirinë kontraktore apo lirinë për të negociuar dhe

kanë treguar keqbesim në veprimet e ndërmarra. Duke qenë se mbi palët qëndron rreziku

për të mbajtur përgjegjësi, që shprehet në formën e kompensimit të dëmit që i ka ardhur

palës tjetër në personin apo pasurinë e tij, palët gjatë negocimeve duhet të sillen me

mirëbesim dhe korrektesë ndaj njëra tjetrës. Ato duhet të jenë të ndershme dhe të mos kenë

për qëllim sjelljen e dëmit ndaj palës tjetër. Mbi përgjegjësinë parakontraktore, Profesor

Galgano është shprehur se kushdo, që duke shkelur detyrimin për mirëbesim, i ka shkaktuar

dëm palës tjetër, është i detyruar ta kompensojë atë. Kjo nënkupton përgjegjësinë

parakontraktore. Doktrina ka identifikuar si burim të saj një veprim të paligjshëm, që

paraprin apo shoqëron formimin e kontratës.360

1.6.1 Culpa in contrahendo

Përgjegjësia kontraktore ekziston kur gjatë negocimeve për formimin e kontratës

palët sillen duke i shkaktuar dëm njëra-tjetrës. Pala, e cila ka pësuar dëm, gëzon edhe të

drejtën për t’u kompensuar për të, por nuk mund të kërkojë të vendoset në kushtet që do të

ekzistonin nëse kontrata do të ishte lidhur. Përgjegjësia parakontraktore është më tepër një

359 Busch, D. (2002). The Principles of European Contract Law and Dutch Law: A Commentary,

Kluwer Law International, The Hague, f. 130-131 Për më shumë shiko edhe: Von Bar, C., Clive,

E. & H. Schulte-Nolke, H. Beale, J. Herre, J. Huet, M. Storme, S. Swann, P. Varul, A. Veneziano

& F. Zoll (Eds.), (2009). vep. e cit., f. 13 360 Galgano, F. (1994). Il Dovere di Buona Fede e l’abuso del Diritto. Relazione svolta all’ incontro

di studio tenutosi a Tivoli, 06-10/ 06/1994, f. 26

Page 81: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

65

çështje që i përket vendeve Civil Law dhe lidhet ngushtë me praninë e parimit të

mirëbesimit gjatë formimit të kontratës.

Professor Jhering, në vitin 1861 hodhi bazat e doktrinës “culpa in contrahendo”,

mbi bazën e një dictum latine që fjalë për fjalë do të thotë “faj gjatë kontraktimit”. Për

vendet Civil Law kjo doktrinë është shumë e njohur. Ai zhvilloi tezën se dëmet duhet të

jenë të riparueshme nga pala, sjellja e dënueshme e së cilës gjatë negocimeve për një

kontratë ka sjellë pavlefshmërinë ose ka ndaluar përsosmërinë e saj.361 Sipas kësaj doktrine,

faza parakontraktore përmban krijimin e një marrëdhënie ndërmjet palëve, që dikton një

sjellje të caktuar, të karakterizuar nga mirëbesimi dhe nga kujdesi i ndërsjellët i palëve për

interesat e njëra-tjetrës.

Kur palët hyjnë në negocim për një kontratë, fillon të ekzistojë një marrëdhënie

besimi dhe konfidence, pavarësisht nëse ato do të kenë sukses apo do të dështojnë. Kështu,

kundër sjelljes së dënueshme, që parandalon përfundimin e kontratës, ofrohet mbrojtje.

Pala do të jetë përgjegjëse kur me neglizhencë ka krijuar pritshmërinë për një kontratë të

ardhshme, edhe pse e dinte ose duhet ta dinte që pritshmëria nuk do të realizohej.362 Duke

qenë se doktrina e Jhering u bë shumë e njohur, ajo u përhap, përveç se në Gjermani, edhe

në shtete të tjera.

Influenca e doktrinës gjermane në Francë e më së shumti në Itali solli lindjen e

konceptit të përgjegjësisë parakontraktore, në të dyja sistemet, megjithëse në mënyra të

ndryshme. Kjo përgjegjësi u mbështet në idenë e përgjithshme të mirëbesimit ndërmjet

bashkëkontraktuesve.363 Në mënyrë të përmbledhur Profesor Musy sqaron qasjen e

vendeve Civil Law ndaj përgjegjësisë parakontraktore duke ndarë përgjegjësinë

parakontraktore, nga ajo kontraktore, si dhe duke dalluar interesat përkatëse të ndryshme

e që duhet të kompensohen në të dyja rastet: “deri në “meeting of the minds” pala mund

të jetë përgjegjëse për ndryshimin e mendjes për dëmet (interesin) e besimit si në

përgjegjësinë civile, ndërsa pasi është përfunduar kontrata dhe ka ndodhur “meeting of

the minds” magjik, do të përballemi me situatën e përgjegjësisë kontraktore dhe palës, që

kryen shkelje, mund t’i kërkohen dëmet (interesi) e pritshme”.

Qëndrimi në vendet Common Law nuk është aspak i ngjashëm. Në Angli,

përgjegjësia parakontraktore, pothuajse nuk njihet. Në çështjen Walford v. Miles (1992),

Lord Ackner shprehu mendimin se pretendimi për përfshirjen e mirëbesimit në fazën e

negocimeve do të ishte natyrisht e papërshtatshme për pozicionet kundërshtare në të cilat

qëndrojnë palët gjatë negocimit, të cilat kërkojnë të ndjekin interesat e tyre, mjafton që të

mos bëjnë deklarime të pavërteta. Anglia ka një pikëpamje tërësisht të ndryshme, pasi

pranon se secila palë gjatë negocimeve duhet të mbajë parasysh rrezikun për mos

përfundimin e kontratës, pavarësisht nëse negocimet kanë qenë të gjata, të detajuara dhe të

avancuara apo se palët janë marrë vesh që të negociojnë në mirëbesim. Secila prej tyre

është e lirë të tërhiqet nga negocimet, për sa ligji anglez nuk njeh në përgjithësi

361 Kessler, F. (1964). Culpa in Contrahendo, Bargaining in Good Faith and Freedom of Contract:

A Comparative Study. Harvard Law Review 77 (3). f. 401

http://digitalcommons.law.yale.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=3735&context=fss_papers 362 Kessler, F. (1964). vep. e cit., f. 404 363 Musy, A. M. (1995). Disclosure of Information in the Pre-Contractual Bargaining: A

Comparative Analysis

http://www.jus.unitn.it/cardozo/review/contract/Musy-1995/musy1.htm

Page 82: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

66

përgjegjësinë parakontraktore.364 Por, nëse detyrimi parakontrator merr formën e një

detyrimi kontraktor, siç mund të jetë rasti kur palët lidhin një kontratë për të mbuluar

ndarjen e rrezikut të shpenzimeve, të kryera përpara se kontrata kryesore të përfundohet,

atëherë ligji anglez e njeh dhe e zbaton atë.365

Me qëllim shmangien e përgjegjësisë, palët duhet të mbajnë parasysh se cilat janë

detyrimet që rëndojnë mbi ta gjatë kësaj faze. Përgjithësisht legjislacionet nuk parashikojnë

një listë shteruese të detyrave parakontraktore, por në ligje të veçanta, në lidhje me tregtinë

elektronike, shërbimin e internetit, konsumatorët, janë formuluar detyra specifike për fazën

parakontraktore, që shërbejnë njëkohësisht për të treguar kornizën e detyrave

parakontraktore, si dhe ndihmojnë për të kuptuar në praktikë parimin e mirëbesimit.366

Nëse palët realizojnë sjellje në përputhje me kërkesat ligjore, atëherë nuk mund të

pretendohet për përgjegjësi, në të kundërt, gjykata do të vlerësojë njëkohësisht

përgjegjësinë e palës dhe detyrimin për të kompensuar dëmet e shkaktuara.

1.6.1.1 Detyrimi për dhënie informacioni

Dhënia e informacionit palës tjetër është i lidhur ngushtë me detyrimin që të dhënat

të jenë të vërteta dhe të mos bëhet prezantim i rremë i situatës ose gjendjes së sendit, objekt

kontrate, që mund të çonte në pretendime për shkaktim dëmi.

Në varësi të marrëveshjes, “fshehja e informacionit” mund të marrë forma të

ndryshme, si p.sh në kontratën e shitjes:

I. Fshehja e cilësive pozitive, të veçanta ose të rralla të një sendi, të cilat i njeh blerësi,

por jo shitësi dhe sendi shitet me një çmim të ulët.

II. Fshehja e cilësive negative, mangësive apo defekteve të sendit apo pengesave për

disponimin e tij, të njohura nga shitësi, por jo nga blerësi.

III. Fshehja e identitetit të vërtetë palës, që druhet se mund të pësojë rritje artificiale të

çmimit për një send ose shërbim, duke u bazuar në gjendjen e nevojës në të cilën

gjendet, ose nëse është shumë i njohur apo shumë i pasur.

Sipas Profesor Galganos detyrimi për dhënie informacioni është detyrimi për

mirëbesim, që merr karakterin e detyrimit për informim reciprok të palëve. Secila prej tyre

ka detyrimin të njoftojë në lidhje me rrethanat, që duken të panjohura për palën tjetër dhe

që mund të jenë vendimtare për konsensusin e saj (nëse do t’i dinte nuk do të kishte

kontraktuar ose do të kishte kontraktuar në kushte të ndryshme).367 Pra, jo çdo informacion

ka ndikim në vendimet që marrin palët dhe sjell interes për t’u njohur.

Në vendet Common Law ky detyrim, “duty of disclosure”, nuk njihet pasi bie ndesh

me natyrën e marrëdhënies që krijohet nga palët gjatë negocimit të kontratës, si dhe me

rregullin “caveat emptor”, që karakterizon procesin kontratë formues. Por, nëse nga ligji

kërkohet në mënyrë specifike, detyrimi për informacion duhet të zbatohet. Gjithashtu, në

disa kontrata, si në rastin e kontratave të sigurimit, duhet të jepen disa të dhëna. Ato janë

364 Cartwright, J. (2006). Protecting Legitimate Expectations and Estoppel in English Law. Report

to the XVII International Congress of Comparative Law, July 2006, Electronic Journal of

Comparative Law 10 (3), f. 7 365 Po aty, f. 9 366 De las Heras Ballel, T. R. (2015). vep. e cit., f. 82 367 Galgano, F. (1994). vep. e cit., f. 24

Page 83: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

67

të domosdoshme për lidhjen e kontratës. Përveç rasteve të marrëdhënieve fiduciary,368 palët

gjatë kontraktimit në konkurrencë të plotë nuk janë të detyruara të jenë të sinqerta me njëra-

tjetrën, si dhe nuk janë të detyruara të ndajnë mendimet në lidhje me marrëveshjen. Ato

janë të lira të kenë një qëndrim sportiv në marrëdhënien me njëra-tjetrën.369

Në Itali, parashikohet detyrimi i palëve për informacion: “Pala, që dinte ose duhet

të dinte ekzistencën e një shkaku për pavlefshmëri të kontratës dhe nuk njofton palën

tjetër...”370 I njëjti parashikim gjendet edhe në KCSH, që ngarkon me detyrimin për

informacion palën që e dinte atë. Por, jo vetëm kaq. Dispozitat (secila prej tyre) ngarkojnë

me këtë detyrim edhe palën që: “duhet të dinte”. Pra, pala nuk mund t’i shmanget

përgjegjësisë duke u sjellë me pakujdesi dhe duhet të vlerësojë çdo shkak që do të cenonte

vlefshmërinë e kontratës. Këtu, shkëmbimi i informacionit ndërmjet palëve është i një

rëndësie të veçantë, sepse nuk bëhet fjalë për një informacion çfarëdo, por për informacion

të cilësuar, zbulimi i të cilit në kohën e duhur (në fazën parakontraktore) do të shpëtonte

kontratën nga pavlefshmëria. Thënë ndryshe, ky parashikim ligjor nuk ka vlerë të

përgjithshme (mbi çdo informacion), duke i lënë mundësi palëve që të mbajnë për vete

pjesën tjetër të informacionit, që jo vetëm që ligjërisht nuk detyrohen ta japin, por që mund

ta shfrytëzojnë për të realizuar interesat e tyre nëpërmjet përfundimit të kontratës. Në

Francë, mungesa e dhënies së informacionit (réticence), edhe kur nuk ka ndonjë detyrim

ligjor për të, mund të konsiderohet se përbën dol. Nëpërmjet këtij koncepti, në ligjin

kontraktor francez, ndërmjet palëve kontraktore ekziston detyrimi për të informuar njëra-

tjetrën për të gjitha faktet e rëndësishme. Ky detyrim i përgjithshëm mund t’i shtohet atyre

që tashmë ekzistojnë në një numër kontratash specifike.371 Edhe pse në Gjermani njihet

detyrimi për të zbuluar të dhëna të cilat nuk njihen nga pala tjetër, ky detyrim nuk

imponohet pa dallim nga gjykatat. Qëllimi i detyrimit për dhënie informacioni varet nga

lloji i transaksionit dhe rrethanat e çdo rasti individual. Gjykatat në kontratën e shitjes

tregohen të kujdesshme edhe për të ruajtur marrëdhënien antagoniste ndërmjet palëve.

Megjithatë detyrimi i rreptë për të dhënë informacion, zbatohet në rastet e marrëdhënieve

fiduciary.372

Në SHBA gjykatat, pavarësisht mbështetjes në rregullin “caveat emptor”, kanë

përcaktuar rast pas rasti edhe situatat të cilat nuk pajtohen me ashpërsinë e këtij rregulli

dhe ku është e nevojshme të zbatohet detyrimi për informim, si p. sh.: (1) rasti i kontratave

fiduciary, (2) kur njëra nga palët ka njohuri superiore ndaj palës më të dobët, (3) kur njëra

nga palët kupton se prezantimi i rrethanave deri në atë kohë nuk është i vërtetë, detyrohet

368 Fiduciary, (2016). Në TheFreeDictionary.com “Një individ, të cilit një tjetër i ka dhënë besimin

dhe konfidencën më të madhe për të menaxhuar dhe mbrojtur pronën ose paratë. Termi përfshin

marrëdhënie juridike, të tilla si ato ndërmjet: avokatit dhe klientit, ekzekutorit apo administratorit

dhe trashëgimtarëve, etj.”

http://legal-dictionary.thefreedictionary.com/fiduciary 369 DeMott, D. A. (1994). Do you have the right to remain silent? : Duties of disclosure in business

transactions. Duke Law Scholarship Repository. f. 65

http://scholarship.law.duke.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1286&context=faculty_scholarship 370 Kodi Civil Italian, art. 1338 371 Steiner, E. (2010). vep. e cit., f. 327 372 Weitzenböck, E. M. (2002). vep. e cit.

Page 84: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

68

të korrigjojë deklarimet e mëparshme, (4) kur pala me vullnet tregon ose i përgjigjet një

pyetjeje, përgjigjja duhet të jetë e plotë.373

Mosdhënia e informacionit, mund të mos shihet si një e drejtë për të heshtur mbi

fakte dhe rrethana, për të cilat njëra nga palët ka dijeni, por të vlerësohet si paraqitje e

rreme e të dhënave dhe të rëndohet deri në marrjen e formës së mashtrimit. Në të dyja rastet

njërës nga palët i vjen dëm, të cilin së bashku me besimin e justifikuar duhet ta provojë.

Përgjegjësia, kur ka paraqitje të rreme të të dhënave apo shtrembërim të tyre mund të

shfaqet në kushtet e pakujdesisë, duke shkelur detyrimin për kujdes ndaj interesave të palës

tjetër, apo me faj, atëherë kur pala ka shfrytëzuar me ndërgjegje të plotë situatën duke

mashtruar palën tjetër e duke përfituar kushte të favorshme kontraktimi. Një situatë e tillë

mashtrimi, do të “shërohej” nëpërmjet kompensimit edhe në Angli. Pala që ka mashtruar

do të përgjigjej për dëmin e shkaktuar, pasi bëri që tjetra të krijonte besim të justifikuar.

Megjithatë, pala e dëmtuar nuk mund të pretendojë për kompensim për humbjet e

mëtejshme (pasi ka zbuluar mashtrimin), për të cilat mund të merrte masat e duhura për t’i

zvogëluar apo eliminuar.374 Në Angli detyrimi për të informuar palën tjetër qëndron edhe

për kontratat fiduciary, ose kur ka defekte të pazakonta të titullit të pronësisë, që një blerës

i arsyeshëm nuk mund t’i zbulonte, si dhe në rastet kur duhet për të shmangur vendosjen

në qarkullim të diçkaje që rezulton e rrezikshme.375

Detyrimi për dhënie informacioni justifikohet nga fakti se palët në negocime

përgjithësisht nuk qëndrojnë në të njëjtin nivel njohurish, profesionalizmi apo eksperience.

Për të “zbutur” pabarazinë që krijohet ndërmjet tyre, ligji imponon dhënien e informacionit,

që pala në pozita më inferiore të kuptojë kushtet në të cilat po lidh një kontratë. Megjithatë

jo çdo informacion do t’i vlente palës për të marrë vendimin e duhur në përfundimin e

kontratës, ashtu sikundër jo çdo informacion mund të jepet në çdo kohë gjatë negocimeve

apo pa ekzistuar “rreziku” që kjo të kthehet në problem për palën që e jep.

Dhënia e informacioneve të nevojshme për përfundimin e kontratës, mund të jepet

gradualisht, ashtu si gradualisht krijohet besimi se ky informacion nuk do të keqpërdoret.

Në kontratat franchise, ku dhënia e informacioneve të rëndësishme rreth funksionimit të

biznesit, është e domosdoshme për përfundimin e kontratës, ligji vetë përcakton disa

“masa” që mbrojnë palën që jep informacionin. Detyrimi për dhënie informacioni

shoqërohet me detyrimin për ruajtje të konfidencialitetit të informacionit. Kjo lidhje është

e pashmangshme dhe logjike, në kushtet kur dikush zbulon për palën tjetër, atë informacion

që mund ta përdorte për të qenë vetë i avantazhuar.

Në këtë pikë duhet të sqarohet edhe nëse informacioni (i tillë, që pala, e cila e

zotëron, e di me siguri se do të ndikojë në përfundimin ose jo të kontratës apo në

ndryshimin e kushteve të saj) duhet të jepet nëse kërkohet apo duhet të jepet

pavarësisht nëse kërkohet ose jo nga pala tjetër? Më lart u sqarua se kontratat e sigurimit, janë ato kontrata në të cilat kërkohen

detyrimisht disa të dhëna dhe informacione. Nenet 1117, 1118 dhe 1119 të KCSH

përcaktojnë detyrimet për informacion të të siguruarit ndaj siguruesit, për rrethanat që ka

dijeni dhe që kanë rëndësi thelbësore për përcaktimin e natyrës dhe të masës së rrezikut.

Ky informacion duhet të jetë i saktë dhe i vërtetë, në të kundërt nga ana e siguruesit mund

373 Musy, A. M. (1995). vep. e cit. 374 Cartwright, J. & Hesselink, M. (2008). Case Studies Në J. Cartwright & M. Hesselink (Eds.),

Precontractual Liability in European Private Law, Cambridge University Press, Cambridge, f. 24 375 Musy, A. M. (1995). vep. e cit.

Page 85: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

69

të ndërmerren veprime që ndryshojnë primin e sigurimit, që ndikojnë në zgjidhjen apo

heqjen dorë nga kontrata. Të dhënat, që konsiderohen të rëndësishme, janë ato që kërkohen

me shkresë nga siguruesi. Në lidhje me kontratën e sigurimit dhe marrëdhënien, që krijohet

midis palëve parashikimet e KCSH janë të ngjashme me Ligjin mbi Kontratat e Sigurimit

(Versicherungsvertragsgesetz-VVG). Edhe në Gjermani, mbajtësi i policës së sigurimit

duhet të bëjë të njohura vetëm ata faktorë rreziku, të cilët i njeh dhe që janë të rëndësishëm

për vendimin e siguruesit në përfundimin e kontratës, për të cilët është pyetur me shkrim.376

Në Francë, sipas Kodit të Sigurimit (Code de Assurance) i siguruari nuk ka detyrim për

dhënie informacioni, përtej pyetjeve që i drejtohen nga siguruesi, të cilave duhet t’i

përgjigjet me vërtetësi.377 Megjithatë, mbi të siguruarin rëndon detyrimi për të deklaruar,

gjatë kontratës, rrethana të reja që kanë ndikim në rritjen e rrezikut apo në krijimin e një

rreziku të ri.378 Në Itali, situata është e ndryshme. KCI nuk përcakton mënyrën se si jepet

informacioni, i nevojshëm për përfundimin e kontratës së sigurimit, por përmban detyrimin

e të siguruarit për të vënë në dijeni siguruesin për pakësimin apo rritjen e rrezikut, krahasuar

me atë të përcaktuar në kontratë.379 Në Angli, sipas ligjit të ri (The Insurance Act 2015), i

siguruari duhet të zbulojë informacionin që di ose duhet të dijë. Ky informacion, që

rezulton me rëndësi për përfundimin e kontratës së sigurimit, merret duke pyetur në mënyrë

të arsyeshme, mbi të dhëna të arsyeshme që disponon i siguruari. Megjithatë risia qëndron

në një qasje aktive të siguruesit, i cili mund të mos mjaftohet dhe të bëjë pyetje shtesë apo

të kryejë hetime (me njoftimi nga i siguruari) mbi situatën në të cilën ndodhet i siguruari.

I siguruari duhet të bëjë për siguruesin një prezantim korrekt të rrezikut.380 Në SHBA

personi që kërkon të sigurohet, detyrohet të tregojë informacion të saktë sipas pyetësorit

që i ofrohet nga siguruesi, me qëllim që ky i fundit të jetë në gjendje të kuptojë nëse mund

t’ia ofrojë shërbimin ose jo. Në të gjitha sistemet kontratat e sigurimit janë kontrata në të

cilat kërkohet domosdoshmërisht prania e mirëbesimit.

1.6.1.2 Detyrimi për të mos ndërprerë negocimet pa shkaqe të arsyeshme

Që në fillim duhet të bëhet e qartë se jo çdo negocim të drejton në përfundimin e

kontratës. Kjo mund të ishte një situatë ideale, por në realitet nuk ndodh kështu. Faza

parakontraktore nuk mbart detyrimin për realizimin e saj me sukses. Kjo është

karakteristikë e kontratës.

Mbi këtë çështje, dallimi ndërmjet Civil Law dhe Common Law është relativisht i

konsiderueshëm. Sipas Civil Law palët janë të lira të ndërpresin negocimet, deri sa nuk

“zhgënjejnë” pritshmëritë e arsyeshme të palës tjetër për përfundimin e kontratës, si dhe i

sjellin dëm asaj. Ndërsa, sipas Common Law palët nuk kushtëzohen për ndërprerjen e

negocimeve.

Në Angli njihet e drejta për të ndërprerë negocimet në çdo kohë dhe për çdo arsye.

Kështu është përcaktuar nga House of Lords në çështjen Walford v. Miles (1992). Jo vetëm

që palët mund të ndërpresin negocimet, por ato janë të lira, në rast se oferta është pa afat,

që të negociojnë njëkohësisht edhe me një palë të tretë.

376 Ligji Gjerman mbi Kontratat e Sigurimit, sek. 19 (1) 377 Kodi Francez i Sigurimit, art. L113-2 (2) 378 Kodi Francez i Sigurimit, art. L113-2 (3) 379 Kodi Civil Italian, art. 1897 dhe 1898 380 Ligji Anglez mbi Sigurimet 2015, sek. 3 (1)

Page 86: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

70

Por, në Angli njihen edhe marrëveshjet “lock-out” ose marrëveshjet e

ekskluzivitetit që përdoren përgjithësisht381 në rastet e shitjeve. Sipas këtyre

marrëveshjeve, palët gjatë negocimeve ngelen të lidhura me njëra-tjetrën. Shitësi, gjatë

kësaj kohe (periudha lock-out) nuk mund të negociojë me palë të tjera, por edhe nuk mund

të detyrohet që të shesë. Periudha lock-out (periudhë qartësisht e përcaktuar) mund të

përdoret nga blerësi potencial për t’u qartësuar mbi blerjen, nga pikëpamja e cilësisë,

çmimit, dokumentacionit, etj. Blerësi gjatë periudhës lock-out është i avantazhuar ndaj

blerësve të tjerë, që nuk ndodhen në pozitat e tij dhe njëkohësisht i mbrojtur dhe nuk ka

detyrimin që duhet të realizojë patjetër blerjen. Në rast se marrëveshja lock-out do të

ndërpritet, pasi shitësi realizon shitjen me një palë të tretë, blerësi potencial ka të drejtë të

zhdëmtohet për shpenzimet e kryera deri në atë kohë.

Qarku i Shtatë i Gjykatës së Apelit të SHBA, në çështjen Feldman v. Allegheny,

Intern. Inc (1988), u shpreh se mirëbesimi nuk është udhërrëfyes. Kështu palët janë të lira

të ecin përpara nëse mendojnë se diskutimet po përparojnë shumë ngadalë ose kur kanë

ngecur dhe besojnë se kanë perspektivë më të mirë diku tjetër.

Ligji francez i referohet përgjegjësisë me faj në rast të një ndërprerje me faj

(fautive) të negociatave.382 “Çdo veprim çfarëdo i njeriut, që i shkakton dëme një tjetri,

detyron atë nga i cili ka ndodhur faji për të kompensuar."383 Autori francez Saleilles e

zhvilloi më tej teorinë e Jhering. Sipas tij, pasi palët hynin në negocime për një kontratë,

asnjë nga palët nuk mund të ndërpriste “arbitrarisht” negocimet, pa kompensuar palën tjetër

për dëmet.384

Në Gjermani, Kodi Civil parashikon të drejtën për të kërkuar shpërblimin e dëmit

nëse dikush shkel një detyrim dhe i shkakton dëm.385 Sipas ligjit gjerman detyrimet, përveç

rasteve të tjera, mund të lindin edhe nga: “fillimi i negocimeve për një kontratë”386 Në

Gjermani përdoret dhe njihet edhe nga gjykatat “Vorvertrag” ose siç njihet në gjuhën

ndërkombëtare “LoI”387. Në thelb, nuk është gjë tjetër, veçse një deklaratë, që shfaq

qëllimin e palës për kontraktim, por mund të jetë edhe e dyanshme. Përgjithësisht kjo është

një marrëveshje e shkurtër për të kontraktuar ose kontratë për të negociuar, që

përgjithësisht nuk është e detyrueshme, megjithatë mund të përmbajë elementë detyrues,

të ngjashëm me marrëveshjen e ekskluzivitetit të parashikuar nga Common Law.

KCI, ndërprerjen e pajustifikuar të negocimeve, e cilëson si një rast tipik, jo vetëm

të shkeljes së detyrimit për mirëbesim në sjelljen në këtë fazë, por si rast që passjell

përgjegjësi parakontraktore. Konstatimi i përgjegjësisë parakontraktore, sipas ligjit Italian,

kërkon plotësimin e dy kushteve: (1) negocimet i kanë dhënë palës besim të justifikuar për

përfundimin e kontratës dhe (2) pala tjetër nuk ka treguar shkak të arsyeshëm për

381 Marrëveshjet lock-out mund të përdoren edhe në rastet e leasing. 382 The Commission on European Contract Law (2000). Principles of European Contract Law Part

I &II. In O. Lando, E. Clive, A. Prum & R. Zimmermann (Eds.), Kluwer Law International, The

Hague, f. 192 383 Kodi Civil Francez, art. 1382 384 Saleilles, R. (1907). De la responsabilité précontractuelle, 6 Revue Trimestrielle De Droit Civil,

f. 697 cituar nga Kessler, F. (1964). vep. e cit., f. 412

http://digitalcommons.law.yale.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=3735&context=fss_papers 385 Kodi Civil Gjerman, sek. 280 (1) 386 Kodi Civil Gjerman, sek. 311 (2) 1 387 Shkurtimi për “letter of intent”

Page 87: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

71

ndërprerjen e negocimeve.388 Në interpretimin e një vendimi të Gjykatës Italiane të

Kasacionit, Musio shprehet se kur shkelet detyrimi për besnikëri, do të rrjedhë përgjegjësia

parakontraktore, në rast se: “pala tërhiqet nga negocimet pa motiv të justifikuar, pasi e ka

drejtuar palën tjetër në bërjen e shpenzimeve për kontratën e ardhshme” .389 Duket qartë

se kërkohet jo vetëm sukses në negocime, por edhe që ato të kryhen me besnikëri dhe

korrektesë.390

Ndërprerja e negocimeve sipas KCSH duhet të ketë një arsye të justifikuar

ligjërisht, me qëllim shmangien e përgjegjësisë parakontraktore: “Përfundimi i një

kontrate, nuk mund të refuzohet pa një arsye të ligjshme.”391 Ky është një parashikim me

vlerë të përgjithshme, për të gjitha kontratat. Kuptimi i kësaj dispozite, është shprehur në

mënyrë më specifike në parashikimin e bërë për marrëdhënien që krijohet ndërmjet palëve

për lidhjen e kontratës franchise. Aty shprehet mjaft qartë qëndrimi i legjislacionit shqiptar

në lidhje me krijimin e përgjegjësisë parakontraktore dhe shpërblimin e dëmit: “Pala që ka

marrë pjesë në bisedime mund të kërkojë pagimin e shpenzimeve të bëra me besim të

ligjshëm në përfundimin e kontratës, e cila nuk u përfundua”392 nëse si shkak është sjellja

e qëllimshme e palës tjetër. Të dyja dispozitat takohen në një pikë të përbashkët. Ajo që në

dispozitën me kuptim të përgjithshëm shprehet si: “mungesë e arsyes së ligjshme”, në

dispozitën me kuptim më specifik shprehet si: “sjellje e qëllimshme e palës tjetër”. Kjo

nënkupton se sjellja e qëllimshme e njërës nga palët, që ka ndikuar në mos përfundimin e

kontratës, duhet të jetë e tillë që nuk bazohet te arsyeja, te mbrojtja e drejtë e interesave të

ligjshme, te detyra e kujdesit për interesat e palës tjetër. Pra, mungon mirëbesimi, si

detyrim i kërkuar nga ligji për të përshkuar fazën parakontraktore, që passjell përgjegjësi

për palën që ka dëmtuar.

Në përballjen ndërmjet qasjes së Common Law dhe Civil Law ndaj ndërprerjes së

negocimeve mund të arrihet në përfundimin se të dyja qasjet bashkohen në pikën, që palët

nuk mund të detyrohen të përfundojnë një kontratë jashtë vullnetit të tyre. Bazuar edhe në

parimin e lirisë kontraktore, palët mund të ndërpresin negocimet. Dallimi qëndron se

vendet Common Law bazohen më tepër te përfitimet ekonomike të palëve, prandaj

“tolerojnë” çdo shkak për të ndërprerë negocimet dhe “justifikojnë” çdo kohë si të

përshtatshme për ta bërë këtë. Megjithatë ato njohin përgjegjësi dhe kompensim të dëmit

kur vërtetohet mashtrimi gjatë fazës parakontraktore. Ndërsa vendet Civil Law, nën

ndikimin e parimit të mirëbesimit, janë të prirura të vlerësojnë sjelljen e palëve gjatë

negocimeve. Prandaj përgjegjësia përshkallëzohet me ecurinë e negocimeve dhe njihet

detyrimi për të shpërblyer dëmet që ka pësuar pala tjetër, kur ndërprerja ka “zhgënjyer”

pritshmëritë e arsyeshme e të justifikuara të njërës palë, nga sjellja e padrejtë dhe e

qëllimshme e palës tjetër.

388 Cartwright, J. & Hesselink, M. (2008). vep. e cit., f. 45 389 Vendim Nr. 1781, datë 17.06.1974 i Gjykatës Italiane të Kasacionit 390 Musio, I. (2010). vep. e cit., f. 11 391 Kodi Civil Shqiptar, neni 674, paragrafi 2 392 Kodi Civil Shqiptar, neni 1058, paragrafi 3

Page 88: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

72

1.6.1.3 Detyrimi për të hyrë në negocime me qëllim të vërtetë për përfundimin e

kontratës

Nëse në një veprim juridik mungon qëllimi për të sjellë pasoja juridike, ky veprim

është i pavlefshëm. Situata kur njëra nga palët hyn në negocime pa qëllim për të përfunduar

kontratën është po ashtu aq e rëndë. Të gjitha sistemet ligjore pranojnë që është e pamundur

të depërtosh në mendjen e njeriut, prandaj e Drejta Kontraktore nuk është e interesuar në

gjendjen mendore të palëve. Më shumë se sa zbulimi i qëllimit të vërtetë të palëve, është e

rëndësishme qasja ndaj kuptimit objektiv të fjalëve të përdorura, duke konsideruar si

vendimtare atë, që fjalët ose veprimet e një pale i tregojnë personit të arsyeshëm, i cili është

në pozitën e dikujt që i premtohet diçka.393

Megjithëse situatat qartësohen vetëm nën dritën e rrethanave të rastit, gjykatat kanë

pranuar disa faktorë, të cilët mund të aplikohen për të arritur në kuptimin objektiv të fjalëve

apo veprimeve: nëse veprimi do të ishte i dobishëm për një nga palët, sa e lehtë ka qenë

për pritësin të shqyrtonte nëse deklarimi vërtet nënkuptonte atë që shprehte, çfarë është e

zakonshme në një vend, kuptimi i përditshëm (zakonshëm) i termit të kundërshtuar, vendi

i kontraktimit dhe ekspertiza dhe eksperienca e palëve.394

Mungesa e qëllimit për të kontraktuar nënkupton, që pala është tërësisht e pa

interesuar të hyjë në negocime apo t’i vazhdojë ato. Tre mund të jenë rastet, që ilustrojnë

situatën:

I. Pala asnjëherë nuk ka pasur për qëllim përfundimin e marrëveshjes, por e mban

tjetrën me shpresë duke e ngatërruar.

Në këtë rast pala ka bërë një prezantim të rremë. Ajo ka gënjyer dhe është

përgjegjëse për dëmet e shkaktuara palës tjetër, që ka besuar mbi baza të arsyeshme.

Kompensimi i dëmeve do të varet nga fakti nëse deklarimi i pavërtetë është kryer me

mashtrim apo neglizhencë, si dhe sa kanë ecur negocimet për të justifikuar detyrimin për

kujdes.395 Hyrja në negocime apo vazhdimi i tyre mund të realizohet për qëllime të tjera,

larg qëllimit të zakonshëm të kontraktimit, të cilat shkaktojnë dëm. Qëllime të tjera mund

të jenë: çorientimi i palës tjetër ose mbajtja saj larg kontraktimit me një palë të tretë. Kjo

sjellje, në të cilën nuk ka qëllim të vërtetë, mund të konsiderohet si sjellje me keqbesim.

Profesor Fried sqaron se nëse dikush gënjen dhe e çon palën tjetër në gabim, duke përfituar

për vete në mënyrë të padrejtë, atëherë duhet të kompensojë dëmin që ka shkaktuar. Por,

ai pranon se premtimi është më shumë se sa paraqitja e vërtetë e qëllimeve, sepse dikush

ka të drejtë të ndërrojë mendje, por jo të mos mbajë premtimin. Edhe pse marrja e një

përfitimi ose shkaktimi i një dëmi nëpërmjet mos mbajtjes së një premtimi është e gabuar.

Dëmshpërblim jepet kur dikush përfiton pa të drejtë duke mashtruar.396

II. Pala ka pasur për qëllim përfundimin e marrëveshjes në momentin kur ka hyrë në

negocime, por përgjatë tyre ka ndërruar mendje dhe nuk e ka njoftuar palën tjetër.

393 Smits, J. M. (2014). vep. e cit., f. 65 394 Po aty, f. 68 395 McKendrick, E. (1998). Work Done in Anticipation of a Contract which Does Not Materialise:

A Response Në W. R. Cornish, R. Nolan, J. O’Sullivan & G. Virgo (Eds.), Restitution: Past,

Present and Future: Essays in Honour of Gareth Jones, Hart Publishing, Oxford, f. 191 396 Fried, Ch. (1981). Contract as a Promise: A Theory of Contract Obligation, Harvard University

Press, Massachusetts, f. 9-10

Page 89: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

73

Sipas ligjit anglez, në këtë rast nuk ka gënjeshtër, nuk ka prezantim të rremë dhe

përgjegjësi, pasi nuk njihet detyrimi i informimit të palës tjetër për ndryshimin e qëllimit.397

Sipas Fried nuk ka padrejtësi nëse dikush ndershmërisht ka pasur qëllim për të mbajtur

premtimin në momentin që e ka bërë atë, e më pas ka ndërruar mendje. Edhe nëse pala që

ka marrë një përfitim detyrohet të bëjë kompensim, ky nuk do të rridhte nga përfitimi, por

nga premtimi. Kjo sepse premtimi është ai që e bën përfitimin me shpenzimet e palës tjetër

të padrejtë dhe jo përfitimi e bën premtimin të detyrueshëm.398

III. Pala fillimisht ka pasur për qëllim përfundimin e marrëveshjes, por ka ndërruar

mendje dhe ka njoftuar menjëherë palën tjetër.

Në një rast të tillë nuk gjendet baza për të ngarkuar me përgjegjësi palën, që ka

informuar menjëherë palën tjetër për ndryshimin e qëllimit.399

Në dy rastet e fundit, janë për t’u konsideruar qëndrimet e ndryshme të gjykatave

australiane, pasi në të dy rastet është argumentuar se ka vend për përgjegjësi. Në rastin II400

duke krijuar “detyrimin për sigurimin e besimit të supozimeve të krijuara” ndërsa në rastin

III401 duke argumentuar se ndryshimi i qëllimit për përfundimin e kontratës, pa pasur shkak

nga pala tjetër të ngarkon me përgjegjësi.402

Në sisteme të ndryshme një person që hyn apo vazhdon negocimet pa pasur për

qëllim përfundimin e kontratës do të ishte përgjegjës për dëmet e shkaktuara. Kjo

parashikohet edhe nga legjislacioni italian e gjerman, si dhe mbështetet edhe në SHBA si

qëndrim.403

1.6.2 Cilësimi i përgjegjësisë gjatë formimit të kontratës

Debati qëndron nëse përgjegjësia parakontraktore do të përcaktohet si përgjegjësi

që rrjedh nga kontrata apo si një përgjegjësi jashtëkontraktore. Nëse do të interpretohej si

një përgjegjësi kontraktore, qëndrimi nuk do të ishte tërësisht i saktë. Kontrata nuk është

formuar ende. Palët nuk mund të detyrohen të lidhin me çdo kusht kontratën. Nga ana tjetër

Jhering dhe autorë të tjerë mbështesin idenë se është krijuar një marrëdhënie e veçantë

midis palëve. Palët janë prezantuar me njëra-tjetrën dhe në dukje kanë për qëllim të lidhin

kontratën. Kjo do të thotë që nëse pranohet se përbën përgjegjësi jashtëkontraktore, as në

këtë rast qëndrimi nuk do të ishte i saktë. Në përgjegjësinë jashtëkontraktore i dëmtuari

dhe dëmtuesi, krijohen rastësisht si palë. Teoria e Jhering është një kombinim i dy

përgjegjësive: asaj kontraktore dhe jashtëkontraktore.404

397 McKendrick, E. (1998). vep. e cit., f. 191 398 Fried, Ch. (1981). vep. e cit., f. 10 399 McKendrick, E. (1998). vep. e cit., f. 191-193 400 Për më shumë shiko çështjen: Walton Stores (Interstate) Ltd v. Maher (1988) 401 Për më shumë shiko çështjen: Sabemo Pty Ltd v. North Sydney Municipal Council (1977) 402 McKendrick, E. (1998). vep. e cit., f. 192-194 403 The Commission on European Contract Law (2000). Principles of European Contract Law Part

I &II. Në O. Lando, E. Clive, A. Prum & R. Zimmermann (Eds.), Kluwer Law International, The

Hague, f. 192 404 Filipović, M. B. & Vehovec, M. T. (2012). Precontractual Liability in EU and Croatian Law.

HARMONIUS Journal of legal and Social Studies in South East Europe, f. 15

http://harmonius.org/dokumenta/Harmonius/Harmonius-1-2012.pdf

Page 90: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

74

Ndërmjet legjislacioneve të brendshme të Bashkimit Evropian ekzistojnë tri

doktrina mbizotëruese, sipas të cilave përgjegjësia parakontraktore mund të jetë:

I. përgjegjësi kontraktore,

II. përgjegjësi jashtëkontraktore,

III. përgjegjësi e ndërmjetme,405 siç është rasti i Greqisë.406

Në Francë nuk ka një parashikim specifik për përgjegjësinë parakontraktore.

Përgjegjësia parakontraktore trajtohet si përgjegjësi me faj (pavarësisht masës së fajit) dhe

bie në sferën e përgjegjësisë jashtëkontraktore. Që të ekzistojë kjo përgjegjësi duhet të

vërtetohet dëmi (shpenzimet, mundësitë e humbura, dëm në reputacion dhe dëm që lidhet

me konkurrencën), faji (shkelja e një detyrimi nga tre të sipërpërmendurit) dhe një lidhje

shkakësore mes të dyve.407 Jurisprudenca franceze ka gjetur një devijim thelbësor nga

përgjegjësia parakontraktore me qëllim vendosjen e një baze për përgjegjësi

jashtëkontraktore.408 Bazuar mbi këtë trajtim të përgjegjësisë parakontraktore, ajo

rregullohet nga artikujt 1382 dhe 1383 të KCF, të cilët parashikojnë se veprimet e kryera

nga kushdo, të cilat i shkaktojnë dëm një tjetri, pavarësisht nëse janë kryer me qëllim,

sjellje neglizhente apo pakujdesi, ngarkojnë me përgjegjësi për të kompensuar. Kështu,

duke qenë e prirur për të anuar nga përgjegjësia jashtëkontraktore zgjerohet përdorimi i saj

dhe kufizohet përgjegjësia kontraktore vetëm për mospërmbushje të kontratës.409 Bazuar

në “principe de réparation intégrale”, kompensimi i dëmeve “të përcaktuara saktë” duhet

të jetë i plotë, me qëllimin për ta vendosur palën në kushtet që do të ishte, nëse dëmi nuk

do të kishte ndodhur, por përjashtohet dhënia e kompensimeve me natyrë ndëshkuese.410

Në Gjermani, ku konsiderohet detyrim edhe fillimi i një kontrate, si dhe duke qenë

se është zgjeruar figura e fajit kontraktor për mospërmbushje të çdo lloj detyrimi, kjo bën

që përgjegjësia parakontraktore, e cila vjen si rezultat i një detyrimi të përkohshëm, që

prezumohet nga fakti i marrjes pjesë në negocime, të cilësohet si përgjegjësi e natyrës

kontraktore.411

Përgjegjësia parakontraktore është e lidhur ngushtë me shkeljen e detyrimit për një

sjellje të caktuar të palëve që karakterizohet nga kujdesi për interesat e palës tjetër dhe

mirëbesimi: “Një detyrim gjithashtu, në varësi të përmbajtjes së tij, mund të detyrojë

405 Përgjegjësia në negocime, sipas autorëve grekë nuk ka arritur ende të përcaktohet ose të

përkufizohet, pasi pranohet se nuk mund të jetë përgjegjësi kontraktore duke qenë se kontrata nuk

është lidhur, por nuk mund të jetë as përgjegjësi jashtëkontraktore apo e shkaktimit të dëmit sepse

palët janë në kontakt me njëra-tjetrën për përfundimin e kontratës. Në këto kushte përgjegjësia gjatë

kësaj faze duhet të ngjajë me përgjegjësinë kontraktore. Edhe pse diskutimet ekzistonin përpara

hyrjes në fuqi të Kodit Civil të ri, përsëri ka ngelur një situatë e paqartë. Përgjegjësia për këtë fazë

përcaktohet direkt në ligj nga artikujt 197-198 dhe formon një lloj të veçantë ndërmjet përgjegjësisë

kontraktore dhe jashtëkontraktore. Për më shumë shiko: Stathopoulos, M. (2009). Contract Law in

Greece. Botimi II, Kluwer Law International, Alphen aan den Rijn, f. 78 406 Filipović, M. B. & Vehovec, M. T. (2012). vep. e cit., f. 15 407 Cartwright, J. & Hesselink, M. (2008). vep. e cit., f. 28-31 408 Musy, A. M. (2000). vep. e cit., f. 3 409 Vettori, G. (2013). La Responsabilità fra Regole e Clausole Generali- Corso di Diritto Civile, f.

32

http://www.personaemercato.it/wp-content/uploads/2013/10/responsabilita-fra-regole-e-clausole-

generali.pdf 410 Cartwright, J. & Hesselink, M. (2008). vep. e cit., f. 31 411 Vettori, G. (2013). vep. e cit., f. 32

Page 91: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

75

secilën nga palët të marrin parasysh të drejtat, interesat ligjore dhe interesa të tjera të

palës tjetër.”412 Shkelja e detyrimit për të negociuar në mirëbesim mund të shfaqet në disa

mënyra. Doktrina e mirëbesimit është një mjet joshës për ligjbërjen, pasi ka treguar të jetë

mjaftueshëm fleksibël për t’iu përgjigjur nevojave të reja të sistemit ligjor dhe mjaftueshëm

e qëndrueshme për të shërbyer si shkak për të pretenduar në gjykatë shkeljen e

negocimeve.413 Megjithatë, “culpa in contrahendo” nuk mund të përdoret për të ngarkuar

palën tjetër me përgjegjësi, vetëm sepse pala tjetër ka bërë investime (qoftë edhe

thelbësore) duke besuar se do të përfundojë kontratën. Kjo pasi “culpa in contrahendo”

nuk duhet të kthehet në një parim që sulmon lirinë kontraktore dhe vendos palët nën presion

për të përfunduar një kontratë.414 Kompensimi, në lidhje me përgjegjësinë parakontraktore,

mbulon shpenzimet e nevojshme, të kryera nga pala që kishte pritshmëri legjitime për

përfundimin e kontratës, me qëllim vendosjen e saj në pozitën që mund të kishte qenë nëse

do të kishte ditur mungesën e vullnetit të palës tjetër për t’u angazhuar.415

Ashtu si edhe në Gjermani, faza e negocimeve në Itali përshkohet nga detyrimi për

t’u zhvilluar sipas mirëbesimit. KCI i ka rezervuar dispozitën 1337, për të përcaktuar në

mënyrë qartësisht të shprehur detyrimin për mirëbesim. Kjo dispozitë dikton llojin e sjelljes

që duhet të kenë palët, duke iu referuar mirëbesimit sipas kuptimit objektiv të tij. Gjykatat

Italiane kanë pranuar se përgjegjësia parakontraktore është e natyrës jashtëkontraktore, pasi

krijohet përpara se kontrata të ekzistojë. Për këtë Seksionet e Bashkuara të Gjykatës së

Kasacionit kanë mbajtur një qëndrim të prerë. Nëse pala nuk e ka cilësuar përgjegjësinë,

do të konsiderohet si përgjegjësi jashtëkontraktore, në çdo rast që i dëmtuari nuk zgjedh në

favor të përgjegjësisë kontraktore. Megjithëse për të pasur përgjegjësi kontraktore duhet

që pretendimi “të bazohet në mospërmbushje të një detyrimi të caktuar kontraktor”.416

Kompensimi për përgjegjësinë parakontraktore realizohet edhe nën perspektivën e

artikullit 2043 të KCI. Sipas tij, ofertuesi ka detyrimin për shpenzimet dhe humbjet e

pritësit, nëse ky i fundit në mirëbesim ka filluar përmbushjen e kontratës, pa ditur se oferta

ishte revokuar.417 Në Shqipëri nuk ka një cilësim për përgjegjësinë parakontraktore, pra

cilës nga doktrinat e sipërpërmendura i përket. Megjithatë, nëse i referohemi ligjit “Për të

Drejtën Ndërkombëtare Private”, ai i deklaron si detyrime jashtëkontraktore: “Ligji i

zbatueshëm për detyrimet jashtëkontraktore, që rrjedhin nga marrëveshjet para lidhjes së

kontratës…”.418

1.6.3 Përcaktimi i interesit dhe dëmit në formimin e kontratës

Në lidhje me situatat që krijohen për dëmin, që i vjen palëve nga mospërmbushja e

detyrimeve dhe shkelja e parimit të mirëbesimit gjatë formimit të kontratës, është e

nevojshme të sqarohet se si mund të përcaktohet lloji i dëmit që ka ardhur gjatë fazës

parakontraktore dhe cilin interes nuk ka arritur të realizojë njëra nga palët. Në fakt kjo është

një detyrë e mirëfilltë e gjykatës, e cila sipas rastit duhet të përcaktojë saktësisht:

412 Kodi Civil Gjerman, sek. 241 (2) 413 Quagliato, P. B. (2008). vep. e cit., f. 216-217 414 Cartwright, J. & Hesselink, M. (2008). vep. e cit., f. 35-36 415 Po aty, f. 36 416 Vettori, G. (2013). vep. e cit., f. 32 417 Kodi Civil Italian, art. 1328 418 Ligj Nr. 10 428, datë 02.06.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private”, neni 70 (1)

Page 92: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

76

përgjegjësinë e palëve, interesin që është shkelur, llojin e dëmit që është shkaktuar, si dhe

masën dhe mënyrën e kompensimit të dëmit. Lehtësisht të dukshme janë shpenzimet e

kryera nga pala e dëmtuar, të cilat kanë një vlerë konkrete, të shprehur në para. Ndërsa

dëmtime të tjera në reputacion apo në konkurrencë janë më të vështira për t’u “çmuar” nga

gjykata e për t’u “përkthyer” në gjuhën e kompensimit, pra përgjithësisht në para.

Doktrina ligjore e përgjegjësisë civile dallon tre lloj interesash që mund të cenohen,

në varësi të llojit të përgjegjësisë: kontraktore apo jashtëkontraktore419:

I. Interesi i pritshëm (expectation interest), që nënkupton se pala ka pritshmëri për të

arritur në pozicionin, që do të kishte nëse kontrata do të ishte përfunduar.

II. Interesi i besimit (reliance interest), që nënkupton se pala ka pritshmëri për të

ruajtur gjendjen e për të mos e përkeqësuar më tej atë.

III. Interesi restitutiv (restitution interest). Ky interes bashkon dy elementë: (1) besimi

nga ai, të cilit i është premtuar diçka dhe (2) përfitimi, që rezulton për premtuesin.

Ndryshe mund të shprehet si ajo që fitohet nga premtuesi dhe që humbet nga ai, të

cilit i premtohet kryerja e një veprimi.420

Ndërsa interesi i pritshëm është i orientuar në të ardhmen, ai nuk mund të

kompensohet përveç se nëpërmjet përgjegjësisë kontraktore. Dy interesat e tjerë janë të

orientuar në të shkuarën dhe përgjithësisht interesi i besimit kompensohet në rastet e

përgjegjësisë jashtëkontraktore. Interesi restitutiv, në thelb nuk ka kompensimin e dëmeve

të palës së dëmtuar, por tërheqjen e përfitimeve që pala në faj ka fituar si rezultat i

veprimeve të kundërligjshme.421

Gjatë përpjekjeve për përfundimin e kontratës, palët janë të ekspozuara ndaj pësimit

të dëmtimeve të ndryshme, të cilat mund të vijnë jo sepse kontrata nuk do të përfundohet,

por duke iu referuar sjelljeve të palës fajtore gjatë negocimeve. Këto dëme mund të jenë

materiale ose jomateriale.

Përgjithësisht një palë duhet të përballojë vetë shpenzimet e negocimeve. Por, nëse

në mirëbesim që kontrata do të përfundohet, pala bën shpenzime ose kryen punë që

tejkalojnë atë që normalisht pret ofertuesi dhe i bën me pëlqimin apo kërkesën e tij, pala

tjetër duhet të paguajë shpenzimet ose kompensojë punën nëse kontrata nuk është

përfunduar për ndërprerje të negocimeve pa shkaqe të arsyeshme.422

Pala, që pretendon dëmtimin material direkt gjatë fazës parakontraktore, mund të

kërkojë që të kompensohet çdo lloj shpenzimi i kryer nga ajo dhe që sipas saj ka qenë “i

419 Kiršienė, J. & Leonova, N. (2009). Qualification of pre-contractual liability and the value of lost

opportunity as a form of losses. JURISPRUDENCIJA (1). f. 229

https://www.mruni.eu/upload/iblock/46b/9_kirsiene.pdf

Për më shumë shiko edhe: Fuller, L. L. & Perdue, W. R. Jr. (1936). The Reliance Interest in

Contract Damages. The Yale Law Journal 46, f. 53-54 dhe O’Gorman, D. P. (2011).Expectation

Damages, the Objective Theory of Contracts, and the “Hairy Hand” Case: A Proposed Modification

to the Effect of Two Classical Contract Law Axioms in Cases Involving Contractual

Misunderstandings. Kentucky Law Journal 99, f. 329-330 420 Fuller, L. L. & Perdue, W. R. Jr. (1936). vep. e cit., f. 54-55 421 Cassels, J. & Adjin-Tettey, E. (2000). Essentials of Canadian law. Remedies: the law of

damages. Toronto: Irwin Law Inc., f. 7, cituar nga Kiršienė, J. & Leonova, N. (2009). vep. e cit.,

f. 230 422 The Commission on European Contract Law (2000). Principles of European Contract Law Part

I &II. Në O. Lando, E. Clive, A. Prum & R. Zimmermann (Eds.), Kluwer Law International, The

Hague, f. 192

Page 93: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

77

nevojshëm” për t’u kryer gjatë negocimeve. Gjykata, në dhënien e vendimit, duhet të jetë

e saktë në përcaktimin e detyrimit për të kompensuar, duke mos u bazuar vetëm në kërkesat

e pretendimet e njërës palë.

Një kriter për të vlerësuar nëse shpenzimet e kryera nga njëra palë gjatë

negocimeve, do të përkthehen në detyrim për kompensim nga pala që ka sjellë dëm, është

justifikimi i shpenzimeve si të arsyeshme, duke u nisur nga domosdoshmëria apo nevoja

për t’u kryer në atë moment e jo pasi kontrata të ishte lidhur. Shpenzimet, të cilat kanë qenë

të domosdoshme, si p.sh. në lidhje me përgatitjen e dokumentacionit për një pasuri të

paluajtshme, ose shpenzime udhëtimi për realizimin e negocimeve, janë shpenzime, të cilat

do të kompensohen.

Masa e kompensimit do të jetë në përpjesëtim të drejtë me ecurinë e negocimeve

dhe sjelljen “e dëmshme” të palës tjetër. Sa më shumë të kenë ecur negocimet, aq më shumë

krijohet bindja e arsyeshme se kontrata do të përfundohet. Ndërkohë që nëse sjellja e palës

do të konsiderohet me faj, me dashje apo në pakujdesi, do të ndikojë në masën e

kompensimit.

Vlerësimi i dëmeve jomateriale është më i vështirë, pasi persona të ndryshëm

mbajnë qëndrime të ndryshme ndaj tyre; disa janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit të

reputacionit, emrit të mirë, besueshmërisë te klientët, apo humbjes së mundësive më të

mira për përfundimin e kontratës apo për krijimin e marrëdhënieve të reja.

Megjithatë, qëllimi i përgjegjësisë parakontraktore është që pala e dëmtuar të

rikthehet në gjendjen që ishte përpara fillimit të negocimeve. Për të vlerësuar dëmin e duhet

të përcaktohet interesi negativ, që nënkupton se njëra nga palët nuk mund të kërkojë të

vendoset në kushtet “sikur kontrata të ishte lidhur”. Këto kushte janë hipotetike dhe nuk

përbëjnë pikë referimi për llogaritjen e dëmit real. Ashtu siç edhe ka përcaktuar edhe

Jhering, në shpjegimin e culpa in contrahendo, pala, e cila kishte besuar në vlefshmërinë e

kontratës, nuk mund të zhdëmtohet në vlerën e përmbushjes së premtuar, të interesit të

pritshëm, por mund t’i rikthehet status quo nëpërmjet kompensimit të interesit negativ apo

interesit të arsyeshëm.423

Duke iu referuar Aristotelit, në lidhje me qëllimin e drejtësisë, që është ruajtja e një

ekuilibri të të mirave ndërmjet anëtarëve të shoqërisë, interesi restitutiv, që përfshin

kombinimin e humbjes së padrejtë me përfitimin e padrejtë, përbën interesin më të fortë

për kompensim. Në raport me personin, të cilit i është premtuar diçka edhe pse premtuesi

nuk ka përfituar, ka më shumë nevojë për kompensim ai që besoi, se sa ai që kërkon të

kënaqet pas zhgënjimit sepse nuk mori atë që i ishte premtuar.424

Për zbatimin e premtimeve në SHBA është i rëndësishëm të dallohet interesi i

besimit të palës të cilës i premtohet diçka, duke e përdorur këtë interes si pikënisjen për

kërkimin e zbatimit të premtimit. RSCL e ka parashikuar këtë qëndrim, duke deklaruar se

një premtim, të cilin vetë premtuesi e ka nxitur dhe që prej të cilit mund të presë veprim

ose vetëpërmbajtje nga personi që i është bërë premtimi, është i detyrueshëm kur

padrejtësia mund të shmanget vetëm me zbatimin e tij.425 Në komentet mbi këtë parim që

ndryshe njihet si “promissory estoppel”, bëhet e qartë se aplikimi është mjaft fleksibël.

Premtuesi e parashikon ose duhet të parashikojë besimin te premtimi dhe detyrueshmëria

lidhet me shmangien e padrejtësisë. Përveç kësaj, detyrueshmëria do të varet edhe nga

423 Kessler, F. (1964). vep. e cit., f. 402 424 Fuller, L. L. & Perdue, W. R. Jr. (1936). vep. e cit., f. 56 425 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 90

Page 94: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

78

arsyeshmëria e besimit të krijuar, nga formaliteti në të cilin është bërë premtimi, etj.426 Vetë

doktrina “promissory estoppel” është një doktrinë e të Drejtës Kontraktore, që përbën një

mjet mbrojtës të besimit që krijon një palë, në mënyrë të arsyeshme, ndaj premtimit të palës

tjetër dhe që ka pësuar dëm.427

Në shumicën e vendeve kompensohen dëmet, megjithëse në Angli shpesh i

kushtohet më shumë vëmendje restitucionit se sa dëmeve. Në Gjermani kompensimi bëhet

në lidhje me shpenzimet në besim të përfundimit të kontratës, por nuk mbulohet interesi i

pritshëm. Në Francë, ku nuk bëhet ndonjë dallim ndërmjet interesit të pritshëm e atij të

besimit, dëmet mund të përfshijnë përveç shpenzimeve të kryera, edhe humbjen e ndonjë

kontrate tjetër, që pala e dëmtuar mund të kishte përfunduar apo edhe ndonjë humbje tjetër

të mundësive.428

Në Itali, në një nga vendimet e kohëve të fundit, Gjykata e Kasacionit është

shprehur në lidhje me mirëbesimin në fazën parakontraktore dhe në efektet e mëvonshme,

që ka ai, edhe pse mund të jetë lidhur një kontratë e vlefshme: “Detyrimi për t’u sjellë në

mirëbesim në negocimet kontraktore shtrihet edhe në një kontratë të lidhur e të vlefshme,

por që gjithsesi rezulton e dëmshme për një nga palët”.429 Ky argumentim u cilësua

bashkëkohor dhe i nevojshëm për t’iu përshtatur kushteve ekonomike dhe ndikimit të

bankave në tregun e ndërtimeve, për të shmangur kontrata të krijuara dukshëm në favor të

bankave.

2. MIRËBESIMI NË PËRMBUSHJEN E KONTRATËS

Asnjë kontratë nuk ekziston deri sa të jenë vendosur të gjitha kushtet e saj materiale.

Pretendimi i ekzistencës së një kontrate do të ishte i parakohshëm, përpara se të

përfundonin negocimet edhe në qoftë se palët kanë vendosur disa ose madje shumicën e

kushteve.430

Nëpërmjet kontratës palët kontraktore marrin përsipër jo vetëm të drejta, por edhe

detyrime. Nisur nga parimi pacta sunt servanda, fuqia e një kontrate barazohet me ligjin,

duke e kthyer kontratën në një akt të detyrueshëm për t’u përmbushur. Përfundimi i

kontratës, sipas kërkesave të ligjit dhe nevojave e interesave të palëve, i ngarkon palët,

përgjithësisht në mënyrë reciproke me detyrime të cilat duhet të përmbushen në kushtet e

vendosura në kontratë, që kanë të bëjnë me: mënyrën, kohën, vendin, cilësinë, llojin, masën

e përmbushjes së detyrimeve. Njëherë të vendosura, detyrimet janë të parevokueshme dhe

mosekzekutimi i tyre do të shkaktonte përgjegjësi kontraktore dhe do t’i hapte rrugën

pretendimeve për shpërblimin e dëmeve.

426 Promissory Estoppel, (2016). Në Lexinter.net

http://www.lexinter.net/LOTWVers4/promissory_estoppel.htm 427 Estoppel, (2016). Në TheFreeDictionary.com

http://legal-dictionary.thefreedictionary.com/estoppel 428 The Commission on European Contract Law (2000). Principles of European Contract Law Part

I &II. Në O. Lando, E. Clive, A. Prum & R. Zimmermann (Eds.), Kluwer Law International, The

Hague, f. 193 429 Vendim Nr. 23873, datë 21.10.2013 i Gjykatës Italiane të Kasacionit 430 Blum, B. A. (2007). Contracts: Examples & Explanations, Botimi IV, Aspen Law & Business,

New York, f. 298

Page 95: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

79

Siç rrethanat mund të ndryshojnë me kohën, për të lejuar përshtatjen dhe

bashkëpunimin e palëve, kushtet e kontratës mund t’i japin shprehimisht një ose të dy

palëve një pushtet diskret, të gjerë, për të përcaktuar përmbajtjen e performancës. Edhe pse

qëllimi është për të lehtësuar përmbushjen e suksesshme të kontratës për një periudhë kohe,

kushte të tilla krijojnë rrezikun që ato mund të përdoren në mënyrë oportuniste, në interesat

afat shkurtër të mbajtësit të pushtetit, se sa për të siguruar që transaksioni të sjellë përfitime

për të dy palët.431 Duket e mjaftueshme dhe kjo mund të jetë arsyeja që ligjet kontraktore

evropiane sigurojnë kriterin e mirëbesimit në përmbushjen e kontratës.

Në këtë pjesë të studimit do të trajtohet detyrimi për përmbushjen e kontratës, i cili

mund të jetë i plotë, i pjesshëm, periodik, i pamundur, duke u përqendruar kryesisht në

funksionin dhe rëndësinë e parimit të mirëbesimit në këtë fazë.

Ekzekutimi i detyrimeve kontraktore është një fazë shumë e rëndësishme, pasi nga

njëra anë pala kreditore realizon interesat e saj dhe nga ana tjetër pala debitore shlyen

detyrimet, me të cilat ishte ngarkuar duke u “çliruar” prej tyre. Në disa legjislacione, për

kontrata të veçanta, përgjithësisht për ato që lidhen me ndërtimet parashikohet që ato të

shoqërohen edhe me një fazë postkontraktore, në të cilën kryhen veprime të tilla si:

inspektim, supervizim, vlerësim, plotësim apo korrigjim defektesh, etj.

Në përmbushje të detyrimeve kontraktore palët duhet të jenë të përpikta, me qëllim

që detyrimet të përmbushen në përputhje me sa ato janë marrë vesh, pra me përmbajtjen e

detyrimit. Në lidhje me këtë, palët duhet të tregojnë kujdesin e duhur, duke nënkuptuar se

secila prej tyre duhet të marrë masa për të respektuar përmbajtjen e detyrimit, por

njëkohësisht të mos pengojë palën tjetër për të realizuar pjesën e vet, si dhe të kujdeset

kryesisht për interesat e veta, por edhe të palës tjetër.

Përmbushja e detyrimit sipas përmbajtjes së tij dikton modalitetet e realizimit të

detyrimit në lidhje me: sendin (ai i përcaktuar në kontratë, jo i ndryshëm edhe sikur të ketë

vlerë më të madhe), cilësinë (jo më të dobët se cilësia mesatare), afatin (i përcaktuar ose

kur kërkohet nga kreditori), vendin (i përcaktuar paraprakisht nga palët, me ligj apo i

imponuar nga natyra e detyrimit), personat (ai, që e përmbush detyrimin dhe ai, ndaj të

cilit ekzekutohet detyrimi duke pranuar përgjithësisht se këta do të jenë palët, por mund të

jenë edhe të tretë, të përcaktuar nga palët sipas parashikimeve ligjore).

2.1 Përmbushja e kontratës në mirëbesim

Përmbushja e një kontrate në mirëbesim realizohet kur njëra palë kryen veprimet e

saj brenda pritshmërive të arsyeshme të palëve, që rrjedhin nga marrëveshja e tyre e që

kuptohen nga konteksti i saj.432

Në teori, detyrimi për mirëbesim në ekzekutimin e detyrimit, nuk është gjë tjetër

veçse një ekuivalent funksional i një versioni modern të parimit pacta sunt servanda, pasi

kërkon që palët t’i përmbahen premtimeve të tyre të shprehura e të përfshira në

marrëveshje.433 Nën këtë këndvështrim, mirëbesimi në përmbushjen e kontratës mund të

431 Collins, H. (2003). The Law of Contract, Botimi IV, Butterworths, London, f. 339 432 Murray, J. F. (2016). History and Theory of Good Faith Performance in the United States-

Material i azhornuar dhe rishikuar i Kapitullit II të Burton, S. J. & Andersen, E. G. (1995)

Contractual Good Faith: Formation, Performance, Breach, Enforcement, f. 7

http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=2742354 433 Po aty, f. 10

Page 96: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

80

konsiderohet si një mekanizëm, që ekuilibron interesat përkatëse të palëve, i pranuar në

lidhje me situatat ku njëra palë kontraktore bën diçka, ose në përmbushje të kontratës, ose

në pohimin e një të drejte sipas të njëjtës kontratë, që ose nuk është rregulluar në mënyrë

të posaçme nga teksti i saj, ose nëse është në rrethana të cilat nuk janë të parashikuara në

kontratë.434

Detyrimi për përmbushje të kontratës në mirëbesim nuk është një detyrim, që në

heshtje i imponohet palëve kontraktore. Respektimi i parimit të mirëbesimit në këtë fazë

është një kërkesë ligjore e shprehur posaçërisht në kodet civile të vendeve Civil Law.

Kërkesa për mirëbesim në përmbushjen e kontratës i referohet mirëbesimit në kuptimin

objektiv dhe jo në atë subjektiv, duke i diktuar palëve një sjellje, që nuk mund të

përkufizohet paraprakisht, duke qenë e ndryshme në situata dhe kontrata të ndryshme për

t’iu përshtatur kushteve specifike të rastit konkret. Edhe nëse merren në konsideratë

dispozitat ligjore të sistemeve Civil Law në lidhje me mirëbesimin në përmbushjen e

kontratës, ndërtimi i këtyre dispozitave është mjaft i përgjithshëm, ndaj detyra e doktrinës

dhe e jurisprudencës, më shumë se sa interpretuese, duhet të jetë përcaktuese për

përmbajtjen rregulluese dhe parametrat vlerësues të përfshirë në këto dispozita.435

Mirëbesimi në përmbushjen e kontratës, por jo vetëm; edhe në interpretimin e

integrimin e saj vë në dukje jo vetëm aspektin e individualizimit të detyrimeve kontraktore,

por edhe ekuilibrimin e interesave të kundërta të palëve. Pra, nga njëra anë parimi i

imponon palëve përmbushjen e detyrimeve, edhe pse nuk janë të parashikuara shprehimisht

në kontratë, kur janë të nevojshme për të mbrojtur interesat e palës tjetër dhe nga ana tjetër

e lejon gjyqtarin për të ndërhyrë duke bërë ndryshime në përmbajtjen e kontratës, kur është

e nevojshme për të garantuar një ekuilibër të drejtë të interesave të palëve, si dhe për të

parandaluar abuzimin me të drejtën.436

Megjithëse nuk mund të parashikohet përmbajtja e detyrimit të mirëbesimit,

doktrina, bazuar edhe në zhvillimin jurisprudencial, ka identifikuar në lidhje me detyrimin

e mbrojtjes, si sjellje tipike në mirëbesim: “(1) kryerjen e disa veprimeve të paparashikuara

në kontratë, por të nevojshme a të dobishme për mbrojtjen e interesave të palës tjetër, kur

nuk përbëjnë sakrificë të konsiderueshme, (2) ndryshimet në sjellje, kur janë të nevojshme

për të mbrojtur interesat e palës tjetër, gjithmonë nëse nuk përbëjnë sakrificë të

konsiderueshme, (3) tolerimi i ndryshimeve në përmbushjen e palës tjetër, nëse nuk

paragjykon dukshëm interesin e vet, (4) detyrimin për njoftim dhe informacion për të gjitha

rrethanat e rëndësishme për ekzekutimin e kontratës, e në veçanti të atyre, njohja e të

cilave e lejon palën tjetër për të shmangur rritje të shpenzimeve ose për të bërë një

përmbushje të gabuar dhe (5) ushtrimi i duhur i kompetencave diskrecionale, që merr

rëndësi të veçantë në promovimin e kompetencave disiplinore dhe që rezulton të jetë e

lidhur ngushtë me abuzimin me të drejtën.”437

434 Russi, L. (2009). Substance or mere technique? A precis on Good Faith Performance in England,

France and Germany. Hanse Law Review 5 (1), f. 22

http://openaccess.city.ac.uk/1331/ 435 D’Angelo, A. (2004). Il principio generale di buona fede e la disciplina del contratto.

http://www.ambientediritto.it/dottrina/Dottrina%202004/principio_buona_fede_dangelo.htm#(*_)

_ 436 Vendim Nr. 20106, datë 18.09.2009 i Gjykatës Italiane të Kasacionit 437 Corte Suprema di Cassazione (2010). Buona fede come fonte di integrazione dello statuto

negoziale: Il ruolo del giudice nel governo del contratto, Rel. nr. 116, f. 8

Page 97: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

81

Në KCI (art. 1375), në KCGJ (sek. 242) dhe në KCF (1134) përcaktohet detyrimi i

mirëbesimit në lidhje me përmbushjen e kontratës. Një detyrim i tillë, i shprehur, nuk

gjendet në KCSH. Në Shqipëri, Kodi Civil nuk përmban një dispozitë të veçantë, që të

parashikojë në mënyrë specifike ekzekutimin e detyrimeve kontraktore në mirëbesim,

ndryshe nga KCI. Por, përmban parashikime, të cilat nënkuptojnë praninë e mirëbesimit në

përmbushjen e detyrimeve, si detyrimi për përpikmëri e për të treguar kujdes, dy detyrime

me karakter të ndërsjellë, që rëndojnë të dyja palët.438 Gjithashtu, kërkesa për mirëbesim

në përmbushjen e kontratës parashikohet edhe nga ligje të tjera.439

Në Itali, art. 1375 në lidhje edhe me art. 1175, përcakton në mënyrë të plotë

mënyrën se si duhet zhvillohet marrëdhënia ndërmjet palëve, pasi i shton detyrimit për

mirëbesim, të parashikuar nga art. 1375 edhe detyrën për korrektesë në sjelljen e palëve, të

parashikuar nga art. 1175.

Mirëbesimi, si një detyrim që plotëson kontratën, trajtohet i ndarë në: (1) detyrimin

pozitiv, që nënkupton marrjen e masave për të mbrojtur interesat e palës tjetër, aq sa të mos

përbëjë një sakrificë të konsiderueshme për interesat e veta dhe (2) detyrimin negativ, që

nënkupton mungesën e abuzimit me pozitën në mënyrë që të rëndohet padrejtësisht pozita

e palës tjetër.440 Imponimi ndaj subjekteve kontraktore, të detyrimit reciprok për besnikëri,

për të gjitha fazat e marrëdhënies kontraktore deri në ekzekutimin e kontratës, është

shprehje e mirëbesimit në kuptimin objektiv. Për më tepër Kodi përcakton se detyrimi për

bashkëpunim duhet të shoqërohet nga kujdesi i treguar nga palët në përmbushjen e

kontratës. Detyrimi i kujdesit është i përcaktuar në dy standarde: (1) standardi i zakonshëm

dhe i përgjithshëm për kontratat jo tregtare dhe (2) standardi i veçantë e preciz për

premtimet kontraktore të profesionistëve. Standardi i zakonshëm është ai që i përket një

njeriu të arsyeshëm (bonus paterfamilias), ndërsa standardi tjetër nuk është i zakonshëm,

është më i lartë dhe shpreh aftësitë dhe kujdesin e një profesionisti.441

Jurisprudenca e viteve të fundit ka pranuar se detyrimi për mirëbesim objektiv dhe

korrektesë nënkupton një detyrim për besnikëri reciproke në përmbushjen e kontratës, që

duhet të mbizotërojë pavarësisht ekzistencës së detyrimeve kontraktore specifike.442 Por,

gjykatat italiane nuk kanë mbajtur gjithmonë këtë qëndrim. Në dy vendime të saj në fund

të viteve ’70 e fillim të viteve ’80, Gjykata e Kasacionit ka mohuar se mirëbesimi në

kuptimin objektiv mund të kishte ndonjë rëndësi juridike autonome.443 Gjithashtu, nuk

konsiderohej jolegjitime dhe shkak për përgjegjësi, një sjellje në kundërshtim me

mirëbesimin nëse ajo në të njëjtën kohë nuk konkretizohej në shkelje të të drejtave të të

tjerëve, të parashikuara nga ligji. Sipas këtij qëndrimi, sjellja në kundërshtim me detyrimin

http://www.cortedicassazione.it/cassazione-

resources/resources/cms/documents/Relazione_116_2010.pdf 438 Kodi Civil Shqiptar, neni 455 439 Ligji Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar neni 60, paragrafi II, Ligji

Nr. 9874, datë 14.02.2008 ”Për ankandin publik”, i ndryshuar, neni 41 440 Levanti, S. (2001). Abuso del Diritto. Diritto&Diritti

http://www.diritto.it/articoli/civile/levanti.html 441 Pettinelli, C. (2005). vep. e cit., f. 15 442 Carcano, M. (2015). Sulla violazione della regola della buona fedein senso oggettivo.

http://www.altalex.com/documents/news/2015/06/11/sulla-violazione-della-regola-della-buona-

fede-in-senso-oggettivo 443 Vendim Nr. 3250, datë 20.07.1977 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

Page 98: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

82

e përgjithshëm për sjellje në mirëbesim nuk nënkuptonte përgjegjësi civile apo

pavlefshmëri të kontratës, përveç rasteve kur sjellja nuk përbënte një hipotezë ligjore të

caktuar, për të cilën parashikohej një sanksion i tillë.444

Pranohet se qëndrimi i gjykatave italiane në raport me mirëbesimin në përmbushjen

e kontratës është zhvilluar në favor të vlerësimit të mirëbesimit si një detyrim juridik,

shkelja e të cilit do të justifikonte mbajtjen e përgjegjësisë, e cila në dallim nga përgjegjësia

parakontraktore do të ishte përgjegjësi kontraktore.

Në Francë, sipas Kodit Civil kontratat duhet të ekzekutohen sipas parimit të

mirëbesimit.445 Kontrata, si marrëveshje e detyrueshme në secilën prej kushteve të saj,

duhet të përmbushet plotësisht dhe jo vetëm në atë çfarë është shprehur nga palët në

formulimin e saj. Përveç sa është shprehur dhe rënë dakord me vullnetin e palëve, kontrata

është e detyrueshme edhe për të gjitha pasojat që equity, zakonet apo ligji i japin detyrimit,

në përputhje me natyrën e kontratës.446 Kuptimi i kontratës dhe pasojat ndaj palëve, sipas

ligjit francez, dalin jo vetëm duke marrë në konsideratë çfarë është parashikuar nga palët,

duke ndjekur fjalë për fjalë tekstin e saj, por duke mbajtur në konsideratë mirëbesimin dhe

equity. Kështu nëse në një kontratë palët bien dakord që mallrat të paketohen me materiale

dhe disenjo të përshtatshme, duke e lënë zgjedhjen e tyre të papërcaktuar, këto mallra nuk

mund të paketohen me disenjo që përmbajnë mesazhe fyese për shijet e porositësit apo

klientëve. Sipas Profesor Musy mirëbesimi në përmbushjen e kontratës aplikohet në të

paktën dy drejtime: (1) detyrimi për besnikëri, që nënkupton se debitori duhet të arrijë

synimin preciz, të parashikuar me marrëveshje të palëve, duke treguar kujdes në

përmbushjen e detyrimeve të tij dhe kreditori duhet të shmangë çdo sjellje, që shkakton

vështirësi në përmbushjen e detyrimeve dhe (2) detyrimi për bashkëpunim,447 që siguron

efektivitetin e kontratës me përfitime të ndërsjella të palëve. Këto detyrime, në mënyrë

specifike mund të kërkojnë, që mbajtësi i të drejtës të lehtësojë përmbushjen e debitorit ose

mund ta pengojnë mbajtësin e të drejtës të ushtrojë të drejtat, që i ka neglizhuar në mbrojtje

për një kohë aq të gjatë, sa është e mjaftueshme për të konsideruar ushtrimin e mëvonshëm

të tyre si në kundërshtim me mirëbesimin.448 Një rast i shprehjes së detyrës për besnikëri

mund të konsiderohet edhe një vendim i Gjykatës Franceze të Kasacionit, i vitit 1999.449

444 Vendim Nr. 5610, datë 18.10.1980 i Gjykatës Italiane të Kasacionit. Për më shumë shiko:

Carcano, M. (2015). vep. e cit. 445 Kodi Civil Francez, art. 1134 446 Kodi Civil Francez, art. 1135 447 Musy, M. A. (2000). vep. e cit., f. 3 448 Russi, L. (2009). vep. e cit., f. 28 449 Vendim Nr. 96-21997, datë 16.02.1999 i Gjykatës Franceze së Kasacionit.

https://www.legifrance.gouv.fr/affichJuriJudi.do?idTexte=JURITEXT000007038729

Ky vendim lidhet me krijimin e rentës jetësore të një pasurie të një personi C, kundrejt mbesës së

saj, në vitin 1977, kur mbesa kishte rënë dakord, që t’i paguante një shumë vjetore të indeksuar, në

të kundërt C kishte të drejtë të ndërpriste kontratën me një njoftim paraprak. Në vitin 1990, pak

para se të vdiste C i kërkon mbesës së saj të paguante detyrimet e prapambetura për 12 vitet e

mëparshme. Pas vdekjes së C, e bija paditi mbesën e C për të gjithë shumën, që i detyrohej duke

pretenduar edhe ndërprerjen e kontratës, sipas kushteve të shprehura kontraktore. Gjykata e

Kasacionit hodhi poshtë pretendimet e vajzës së C, si dhe vendimin e gjykatës së themelit, duke

arsyetuar se sipas rrethanave (C prej vitesh nuk kishte kërkuar pagimin e detyrimeve) duke u bazuar

në kushtet e kontraktore dhe në pushtetin për të ndërprerë kontratën tregonte mungesë mirëbesimi.

Page 99: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

83

Pra, përmbushja e kontratës në mirëbesim mund të marrë forma të ndryshme, nga

një detyrim për të informuar, në të ashtuquajturën detyrë për të bashkëpunuar. Sipas parimit

të mirëbesimit, palët individuale mund të parandalohen nga zbatimi i kushteve të rrepta në

favor të tyre, kur nga respektimi mund të rezultojë në atë, që mund të interpretohet si trajtim

i padrejtë i palës tjetër.450 KCF dhe KCGJ kërkojnë që marrëveshjet duhet të përmbushen

me mirëbesim. Ato u imponojnë palëve detyrën për t’u sjellë drejtë dhe për t’u angazhuar

në marrëveshje të hapur. Veprimi në mirëbesim gjithashtu përfshin mungesën e avantazhit

nga mungesa e përvojës së dikujt apo pozitës së dobët negociuese.451 Gjykata e Franceze e

Kasacionit ka krijuar disa detyrime në përmbushjen e kontratës, si: detyrimi për

ndershmëri, detyrimi për siguri, detyrimi për informacion dhe këshilla, duke ia përshtatur

këto detyrime kontratave të veçanta.452

Në Gjermani, doktrina dhe gjykatat e konsiderojnë kërkesën për mirëbesim të sek.

242 të KCGJ, si të lidhur në mënyrë specifike me mënyrën se si përmbushet një detyrim.

Fakti, që ky parashikim për mirëbesimin është kthyer në një parim të përgjithshëm, vjen

pasi ai mund të kryejë funksionin “gap filling”, duke qenë se KCGJ nuk përmban: (1)

ndonjë parashikim në lidhje me culpa in contrahendo, (2) ndonjë parashikim, që mbron

palën nga përmbushja e pjesshme apo jokorrekte apo (3) parimin e përgjithshëm neminem

laedere. Me qëllim për të mbrojtur palët e për të shmangur pasoja të ashpra e të pabarabarta,

janë “përcaktuar” disa raste kur mund të imponohet parimi i përgjithshëm i mirëbesimit.453

Në aplikimin e mirëbesimit në përmbushjen e kontratës, doktrina gjermane njeh disa

detyrime që duhet të respektohen, si p.sh: detyrimi për të informuar, detyrimi për të

mbrojtur, detyrimi për përmbushje të saktë, si dhe respektimi i disa parimeve të

rëndësishme, si: parimi rebus sic stantibus apo ndalimi i sjelljes kontradiktore (venire

contra factum proprium).454 “Theksi mbi natyrën “kontradiktore”, “konfliktuale”,

“jokoherente”, “të papajtueshme” të sjelljes, tregon që ndalimi venire contra factum

proprium përfshin një marrëdhënie formale ndërmjet sjelljes së mëparshme dhe asaj të

mëpasshme”.455

Në dallim nga faza parakontraktore, në përmbushjen e kontratës, sisteme ligjore,

që i përkasin traditës Civil Law, por edhe Common Law kanë parashikime me përmbajtje

të ngjashme në lidhje me mirëbesimin. Në dallim nga kërkesa për mirëbesim

450 Steiner, E. (2010). vep. e cit., f. 317 451 Mulcahy, L. & Tillotson, J. (2004). Contract Law in Perspective, Cavendish Publishing Limited,

London, f. 143 452 Suraniti, D. M. vep. e cit.

Detyrimi për ndershmëri kërkohet kryesisht për kontratat e sigurimit, mandati, kontratat e punës,

detyrimi për siguri kërkohet në kontratat e transportit dhe të argëtimit dhe detyrimin për

informacion dhe këshilla, kryesisht në marrëdhëniet më agjensitë e reklamave apo ushëtimeve, me

profesionistët e ligjit, etj. Në një nga vendimet e saj (Vendim Civ. Nr. 75, datë 25.02.1997) Gjykata

Franceze e Kasacionit madje ka përcaktuar se barrën e provës për përmbushjen e këtyre detyrimeve

e kanë ato palë, mbi të cilat rëndon detyrimi, pra për të provuar, që kanë përmbushur detyrimet e

tyre në mirëbesim. 453 Musy, M. A. (2000). vep. e cit., f. 4-5 454 Po aty, f. 5 455 Singer, R. (1993). Das Verbot widersprüchlichen Verhaltens, Munchen, f. 21-23, cituar nga

Falco, G. (2010). La Buona Fede e L’abuso del Diritto: Principi, fattispecie e casistica, Giuffrè

Editore, Milano, f. 206

Page 100: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

84

parakontraktor, kërkesa e ligjit për mirëbesim në detyrueshmërinë dhe përmbushjen e

kontratës është e shprehur.

Në SHBA gjykatat e kanë pranuar herët mirëbesimin në përmbushjen e detyrimeve

kontraktore. Që në vitin 1885, në çështjen Singerly v. Thayer, e më vonë në vitin 1886 e

1889, përkatësisht në çështjet Baltimore & O. Ry. Co. v. Brydon dhe Doll v. Noble, gjykatat

duke iu referuar përmbushjes së detyrimeve me një cilësi, që nuk e kënaqte pretenduesin,

ka vlerësuar se pretendimet nuk mund të bazohen në tekat apo diskrecionin arbitrar të

kreditorit, i cili mund të hedhë poshtë përmbushjen e detyrimeve në mënyrë të paarsyeshme

e në keqbesim.456

Para se të miratohej UCC pjesa më e madhe e shteteve nuk njihnin përfshirjen e

mirëbesimit kontraktor, prandaj UCC përbën një çast vendimtar, pasi përfshiu mirëbesimin

kontraktor, i cili më vonë u bë pjesë e ligjit tregtar të çdo shteti.457 Në SHBA përmbushja

e kontratës duhet të realizohet në përputhje me parimin e mirëbesimit. Kjo është një kërkesë

e shprehur nga UCC, që parashikon se: “çdo kontratë apo detyrim sipas UCC imponon

detyrimin e mirëbesimit në ecurinë dhe përmbushjen e tij”.458 Ky detyrim është jus cogens

dhe nuk mund të përjashtohet zbatimi i tij, edhe nëse është parashikuar në kontratë.459

Mirëbesimi është një parashikim ligjor me karakter të detyrueshëm dhe që nuk mund të

shmanget as me marrëveshje të përbashkët të palëve, por me marrëveshje të tyre mund të

përcaktohen standardet me të cilat mund të matet përmbushja e detyrimeve.

RSCL, në mbështetje të përfshirjes së mirëbesimit në përmbushjen e kontratës, ka

në përmbajtjen e saj një parashikim të ngjashëm me atë të UCC: “çdo kontratë imponon

mbi çdo palë detyrimin për mirëbesim dhe korrektësi në ecurinë dhe zbatimin e saj.”460 Në

Komentet e saj sqarohet se kuptimi i mirëbesimit varion në bazë të kontekstit në të cilin

përdoret, por mirëbesimi në përmbushjen e kontratës thekson: “besnikërinë ndaj qëllimit

të përbashkët, për të cilin është rënë dakord dhe qëndrueshmëri ndaj pritshmërive të

justifikuara të palës tjetër; përjashton një sërë sjelljesh të karakterizuara nga përfshirja e

keqbesimit, pasi shkelin standardet e përbashkëta të dinjitetit, drejtësisë dhe

arsyeshmërisë”.461 Po aty, në Komentin d, mirëbesimi në përmbushje të detyrimeve

kontraktore mund të konsiderohet i shkelur edhe nga dredhitë, shmangiet apo mosveprimet.

Pavarësisht se nuk mund të përpilohet një listë shteruese me llojet e sjelljeve që përbëjnë

keqbesim, praktika gjyqësore ka identifikuar disa të tilla, si: mungesa e tregimit të kujdesit,

kryerja me dashje e një përmbushje joperfekte, abuzimi me të drejtën për të përcaktuar

kushtet, pengimi apo dështimi për të bashkëpunuar në përmbushjen e palës tjetër.

Mund të pranohet se Anglia nuk e njeh doktrinën e mirëbesimit, por është më pak

strikte në “pranimin” e tij në përmbushjen e detyrimeve të palëve, se sa gjatë fazës

parakontraktore. Në ligjin anglez shprehimisht nuk pranohet se ekziston detyrimi për të

përmbushur detyrimet kontraktore në mirëbesim, megjithatë palët nuk ndalohen për të

përfshirë në përmbajtjen e kontratave të tyre detyrimin për të përmbushur kontratën në

456 Murray, J. F. (2016). vep. e cit., f. 2-3 457 Dubroff, H. (2012). The Implied Covenant of Good Faith in Contract Interpretation and Gap-

Filling: Reviling a Revered Relic. St. John’s Law Review, 80 (2) f. 571

http://scholarship.law.stjohns.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1200&context=lawreview 458 Kodi Uniform Tregtar i SHBA (UCC), § 1- 304 459 Banakis, S. (2009) vep. e cit., f. 6 460 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 205 461 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 205, Comment a

Page 101: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

85

mirëbesim. Në çështjen SNBC Holding v. UBS AG nga gjykata u kërkua konsiderimi i

mirëbesimit si i nënkuptuar në marrëveshjet bankare. Rasti u komplikua kur UBS, në

përputhje me kushtet kontraktore të shprehura ishte ngarkuar për të menaxhuar një pjesë të

rregullimeve, por i kishte bërë ato për përfitimet e veta financiare dhe kundër interesave të

SNBC, që argumentuan se ekzistonte detyrimi i nënkuptuar për mirëbesim në ushtrimin e

të drejtave dhe në përputhje me qëllimin e kontratës. Gjykata i qëndroi qëndrimit

tradicionalist anglez ndërsa shprehej se kontratat tregtare nuk janë subjekt i detyrimit të

përgjithshëm të mirëbesimit dhe tregtisë së drejtë. Nëse dikush ka të drejta, ligji nuk merret

me motivimin apo arsyetimin që qëndron në ushtrimin e tyre. Përfshirja e mirëbesimit do

të pranohej nëse ai do të bënte kontratën të funksiononte dhe jo për të ardhur ndesh me

kushtet kontraktore. Përveç se për t’u sjellë me ndershmëri, mbi UBS nuk mund të

aplikohen parime të tjera, që kundërshtojnë interesat e saj.462

Gjithsesi mirëbesimi (kuptimi i tij) aktualisht nuk mund të konsiderohet tërësisht i

huaj për gjykatat angleze dhe as nuk mund të pretendohet se kundërshtohet prej tyre. Kjo,

pasi edhe nëse palët nuk kanë përfshirë një klauzolë përmbushjeje në mirëbesim, ato përsëri

janë të detyruara që të përmbushin detyrimet e tyre kontraktore duke mos abuzuar me të

drejtën, duke mbrojtur interesat e palës tjetër e duke mos u sjellë në mënyrë të paarsyeshme.

Në çështjen Yam Seng Pte Ltd v. International Trade Corp Ltd (2013), Gjykata e Lartë

Angleze edhe pse pranoi se mirëbesimi njihej edhe nga vende të tjera të vendeve Common

Law, hodhi dyshimin nëse Anglia kishte arritur në fazën kur mirëbesimi mund të njihej si

detyrim ligjor. Megjithatë ligji anglez nuk parashikon ndonjë pengesë apo nuk paraqet

ndonjë vështirësi për të përfshirë ndershmërinë, bashkëpunimin, arsyeshmërinë, si

koncepte të cilat nënkuptojnë detyrën e mirëbesimit në përmbushjen e kontratës.

Në çështjen e sipërcituar Yam Seng Pte Ltd v. International Trade Corp Ltd, e cila

i përket viteve të fundit, Gjykata argumentoi se shfaqja e mospranimit të mirëbesimit do të

ishte njëlloj si të notoje kundër rrymës, ndërsa parimi është i mirë vendosur në legjislacione

të tjera dhe ka depërtim të tij në ligjin anglez nëpërmjet të Drejtës Evropiane.

Pas çështjes Yam Seng Pte Ltd v. International Trade Corp Ltd, në çështjen e

mëpasshme TSG Building Services Plc v. South Anglia Housing Limited, Gjykata e Lartë

iu rikthye edhe njëherë qëndrimit tradicional anglez në raport me mirëbesimin, duke

deklaruar se një kusht kontraktor i shprehur që kërkon nga palët: “për të punuar së bashku

dhe individualisht me frymën e besimit, drejtësisë dhe bashkëpunimit” dhe “për të vepruar

në mënyrë të arsyeshme” në respekt “të të gjitha çështjeve të rregulluara nga kontrata”

nuk imponon dhe as nënkupton një detyrim për mirëbesimin. Një vit më pas, në vitin 2014,

në çështjen Bristol Groundschool Ltd v. Intelligent Data Capture Limited, Gjykata përsëriti

qëndrimin në favor të mirëbesimit, duke u bazuar në çështjen Yam Seng Pte Ltd v.

International Trade Corp Ltd e duke deklaruar se mirëbesimi shkon përtej, por të paktën

përfshin kërkesën për ndershmëri. Testi më i rëndësishëm për një sjellje në mirëbesim do

të ishte nëse sjellja për të cilën ishte bërë ankimi, do të konsiderohej e papranueshme nga

njerëzit e arsyeshëm e të ndershëm, të përfshirë në një kontekst të veçantë.

Duke iu referuar konsideratave të përgjithshme mbi përfshirjen dhe rolin e

mirëbesimit, qëndrimi i gjykatave angleze është ende i pa stabilizuar, duke besuar se dy

462 Peckett, V. (2013). Does the duty of Good Faith have any place in English contracts?

https://www.thenbs.com/knowledge/does-the-duty-of-good-faith-have-any-place-in-english-

contracts

Page 102: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

86

çështjet gjyqësore të sipërpërmendura do të jenë një fillim i mirë i përfshirjes së

mirëbesimit në vendimet gjyqësore angleze.

2.2 Detyrimet e diktuara prej mirëbesimit në përmbushjen e detyrimeve

kontraktore

Mënyra se si detyrimi për mirëbesim në përmbushjen e kontratës, parashikohet nga

legjislacioni, është e përgjithshme. Mirëbesimi nuk i imponon palës një sjellje me

përmbajtje të parapërcaktuar, por kërkon sjellje të ndryshme në varësi të rrethanave

konkrete.463

Diku e shprehur e diku e nënkuptuar, përmbushja e detyrimeve kontraktore në

mirëbesim në vetvete përmban disa “detyrime më të vogla”, si pjesë përbërëse e detyrimit

për mirëbesim. Këto “detyrime më të vogla” përgjithësisht shoqërojnë detyrimet kryesore

dhe zakonisht nuk përbëjnë shkak të mjaftueshëm, për t’u mbrojtur me padi në gjykatë, por

për shkelje të tyre mund të kërkohet dëmshpërblim.464 Këto detyrime identifikohen

kryesisht nga gjykatat, të cilat duke interpretuar rast pas rasti i përshtatin rrethanave, llojin

e sjelljes që duhet të kryhet nga palët, për t’u konsideruar në mirëbesim.

Nevoja për besnikëri dhe ndershmëri në të gjithë marrëdhënien kontraktore, pra,

edhe në përmbushjen e kontratës, e shprehur nëpërmjet detyrimit për mirëbesim, realizohet

nëse palët kundrejt njëra-tjetrës sillen në një mënyrë të caktuar, e cila duhet të jetë e

arsyeshme (standard që përcaktohet nga aftësitë e palëve), jo arbitrare apo kapriçioze, si

dhe nuk duhet të shkaktojë dëm. Kreditori i një detyrimi nuk duhet të veprojë në keqbesim,

në mungesë besnikërie apo duke kryer manovra, që e bëjnë të pamundur përmbushjen e

detyrimit. Detyrimi për besnikëri shkelet edhe kur kreditori vendos debitorin në vështirësi,

që janë jo në proporcion të drejtë me dobinë e qëllimit që kërkohet të arrihet me

kontratën.465 Natyrisht, që në një marrëdhënie detyrimi kontraktor ekziston nënshtrimi i

debitorit ndaj kreditorit, e drejta e të cilit është ligjërisht e mbrojtur për të kërkuar

përmbushjen e interesit të tij pasuror. Ky pozicion superioriteti mund të shtyjë kreditorin

të ndërmarrë qëndrime të padrejta e të vendosë debitorin në vështirësi të mëtejshme.

Pikërisht, në lidhje me të tilla rrethana, mirëbesimi arrin plotësinë e tij, kuptimin më të

plotë juridik dhe justifikimin për zbatim, duke u imponuar palëve një qëndrim besnik.466

Palët në përmbushje të detyrimeve të tyre duhet të japin dhe marrin informacion.

Informacioni është antidoti i gabimit.467 Ky informacion duhet kuptuar si bërje njoftimesh

në rastin kur detyrimet rrezikojnë të mospërmbushen, ose kur palët nuk janë gati për të

463 Guerinoni, E. (2007). Buona fede contrattuale e obblighi di informazione. PMI (5), f. 18 464 The Interaction of Contract Law and Tort and Property Law in Europe: A comparative study.

(2004). Në Ch. Von Bar, U. Drobnig & G. Alpa (Eds.), Sellier, Munich, f. 194 465 Weitzenböck, E. M. (2002). vep. e cit., f. 70 466 Serpetti, A. (2007). Doveri di Buona Fede e diligenza nell’ adepimento delle obbligazioni e

somministrazione dei mezzi necessari all’esecuzione del contratto di mandato.

http://www.diritto.it/docs/23577-doveri-di-buona-fede-e-diligenza-nell-adempimento-delle-

obbligazioni-e-somministrazione-dei-mezzi-necessari-all-esecuzione-del-contratto-di-

mandato?page=2 467 Kronman, A. T. (1978). Mistake, Disclosure, Information and the Law of Contracts. The Journal

of Legal Studies, 7 (1), f. 4

http://chicagounbound.uchicago.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=11599&context=journal_articles

Page 103: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

87

përmbushur apo pritur përmbushjen e detyrimit, kur ndryshojnë rrethanat, apo për mënyrën

se si do të realizohet detyrimi, etj. Detyrimi i palës, që nuk mund të përmbushë detyrimin

për të njoftuar palën tjetër rreth pengesave, që njihet nga legjislacioni italian si rezultat i

aplikimit të parimit të mirëbesimit, pranohet edhe nga praktika gjyqësore gjermane. Ndërsa

nga legjislacioni anglez nuk njihet.468 Gjykata italiane ka pranuar se në detyrimin për

informacion përfshihet edhe informacioni për të përcaktuar me saktësi cilësinë e produktit,

i cili edhe pse mund të jetë përcaktuar si lloj, mund t’i mungojnë disa cilësi, të cilat

kërkohen.469

Një tjetër detyrim është ai për bashkëpunim, që nënkupton marrjen pjesë në mënyrë

të përbashkët të palëve, në arritjen dhe realizimin e qëllimit të kontratës. Sigurisht,

nëpërmjet kontratës detyrimet dhe personat, mbi të cilat ato rëndojnë janë të mirë

përcaktuara. Kjo do të thotë, që nëse një detyrim rëndon mbi njërën palë, vetëm ajo është

përgjegjëse për përmbushjen e detyrimit. Pra, mbi palën tjetër pavarësisht se rëndon

detyrimi për bashkëpunim, ky detyrim nuk nënkupton se kjo palë duhet të marrë pjesë

aktivisht, duke kryer veprime dhe duke dhënë ndihmë, me qëllim që pala tjetër të

përmbushë detyrimin. Pala kreditore mund të lehtësojë procesin dhe të shfaqë tolerancë

dhe mirëkuptim në përmbushjen e kontratës. Pretendohet një zgjerim në zbatimin e

mirëbesimit, si një detyrim që rëndon mbi kreditorin, edhe në rastin e kontratave, ku vetëm

njëra palë është debitore. Edhe në këtë rast kreditori duhet të konsiderohet subjekt i

detyruar për të shfaqur sjellje bashkëpunuese, pavarësisht se kontrata nuk i ngarkon ndonjë

detyrim specifik, pasi ai duhet të ketë një sjellje të caktuar për të lehtësuar dhe mbrojtur në

mënyrë sa më efektive debitorin.470 Bashkëpunimi si detyrim shprehet edhe në rastet kur

debitori kërkon të përmbushë detyrimin më herët se sa parashikohet nga kontrata. Në

zbatim të parimit të mirëbesimit kreditori mund të bashkëpunojë për të lehtësuar

përmbushjen e detyrimit nga debitori, edhe pse më herët nga parashikimi, me përjashtim

të rastit kur kjo mund të shkaktojë kosto shtesë apo shqetësime kreditorit. E rëndësishme

është mosvënia e pengesave nëpërmjet abuzimit apo refuzimit arbitrar të kreditorit, i cili

në keqbesim, nuk pranon përmbushjen e detyrimit.

Ky detyrim mund të shoqërohet edhe me një detyrim të tipit kolateral, që do të

aplikohej nëse pala kreditore do të pengonte në përmbushjen e kontratës palën debitore.

Detyrimi për bashkëpunim është i lidhur ngushtë me detyrimin për informacion të njërës

palë, e cila duhet t’i bëjë me dije palës tjetër fakte të caktuara e me interes për t’i njohur,

me qëllim përmbushjen e kontratës.471 Legjislacioni italian nuk përmban në mënyrë të

shprehur detyrimin për bashkëpunim të palëve, por përmban detyrimin për të vepruar me

besnikëri, duke nënkuptuar mbrojtjen e interesave të palës tjetër.472

468 Storme, M. E. Chapter 8/Non-Performance and Remedies in General, Comments to PECL, f.

477-478, online: https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c8-1.pdf 469 Vendim Nr. 14865, datë 16.11.2000 i Gjykatës Italiane të Kasacionit 470 Di Trapani, G. (2015). Principio di buona fede-principio di corretezza-principio di sussidiarietà-

risarcimento del danno, f. 5-6

http://www.diritto.it/docs/37167-principio-di-buona-fede-principio-dicorrettezza-principio-di-

sussidiariet-risarcimento-del-danno 471 Weitzenböck, E. M. (2002). vep. e cit., f. 70 472 Antoniolli, L. & Veneziano, A. (Eds.), (2005). Principles of European Contract Law and Italian

Law: A Commentary. Kluver Law International, The Hague, f. 59

Page 104: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

88

Detyrimi për të treguar kujdes, i cili në të drejtën gjermane njihet edhe si detyrimi

për të mbrojtur, përfshihet në detyrimin për mirëbesim të parashikuar nga sek. 242 KCGJ.

Në mënyrë më specifike kjo referohet nga sek. 241 (2) KCGJ, që detyron çdo palë që të

marrë në konsideratë të drejtat, objekt i mbrojtjes ligjore dhe interesat e palës tjetër. Në

drejtimin drejt qëllimit përfundimtar të përmbushjes së kontratës, duhet që trupi, jeta,

pasuria dhe objekte të tjera të mbrojtjes ligjore, si dhe të drejtat dhe interesat e palës tjetër

të mos dëmtohen.473

Detyrimi për të treguar kujdes duhet të karakterizojë çdo palë nga lindja e detyrimit

deri në ekzekutimin e tij. Kujdesi në përmbushjen e detyrimit varion sipas aftësive

mendore, fizike, intelektuale e profesionale të personit, i cili ngarkohet me këtë detyrim.

Natyra e detyrimit, lloji i tij apo lloji i veprimtarisë apo i shërbimit, të marrë përsipër dikton

masën e kujdesit. Kujdesi duhet të vlerësohet i lidhur ngushtë me rrethanat objektive në të

cilat vepron çdo palë në detyrim.474

Në Francë, për herë të parë rreth viteve ’20 të shek. XX autori Demogue bëri një

dallim të rëndësishëm ndërmjet llojeve të detyrimeve. Ky dallim u bë aq i rëndësishëm, sa

që u mor për bazë më vonë nga studiues dhe nga gjykatat në vendimet e tyre. Duke i ndarë

detyrimet në: obligations de moyens dhe obligations de résultat, ai bëri të mundur t’i

kushtohet vëmendje e veçantë, si dhe rëndësi kujdesit që duhet të tregohet nga mbajtësi i

detyrimit. Dispozita475 kërkon kujdes të njëjtë me atë të një administratori të matur.

Standardi i kujdesit është objektiv pasi shpreh nivelin e kujdesit që duhet të pritet nga një

person i arsyeshëm.476 Ndërsa obligations de résultat i referohet kryesisht detyrimeve për

të dhënë, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që do ta ngarkonte debitorin me

pagimin e dëmeve në rast mospërmbushje (dëmet e parashikuar ose që mund të

parashikoheshin në kohën e lidhjes së kontratës477), edhe nëse do të vërtetonte se nuk ka

qenë në keqbesim, me përjashtim të rastit, kur mospërmbushja ka ardhur si rezultat i

shkaqeve të jashtme e që nuk mund t’i atribuohen atij.478

Në Angli detyra për të shfaqur kujdes dhe aftësitë e duhura nënkuptohet në

momentin, që palët krijojnë një marrëdhënie kontraktore specifike (kryesisht të shërbimit

e ku shfaqen aftësi konkrete), pra që mbajtësi i detyrimit nuk garanton rezultatin e dëshiruar

nga pala tjetër, por garanton të japë maksimumin për ta arritur atë.479 Megjithatë, ka një

473 The Interaction of Contract Law and Tort and Property Law in Europe: A comparative study.

(2004). Në Ch. Von Bar, U. Drobnig & G. Alpa (Eds.), Sellier, Munich, f. 194 474 Semini, M. (1998). vep. e cit., f. 132 475 Kodi Civil Francez, art. 1137 476 Rowan, S. (2011). Fault and Breach of Contract in France and England: Some Comparisons,

University of Cambridge Research Paper Series 19, f. 5

http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=1837505 477 Kodi Civil Francez, art. 1150 478 Kodi Civil Francez, art. 1147 479 Baza logjike, që qëndron në themel të kujdesit të arsyeshëm dhe aftësive është lehtësisht e

kuptueshme, sidomos në rastin e furnizuesve me shërbime profesionale, të cilët nuk mund të

garantojnë suksesin, duke qenë se veprojnë në fusha komplekse, brenda parametrave të pasigurta

dhe me një shkallë të lartë dështimi. Për më shumë shiko: Rowan, S. (2011). vep. e cit., f. 13

Page 105: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

89

lloj përjashtimi ndaj këtij rregulli, ku në Supply of Goods and Services Act është shprehur

qartë detyrimi i nënkuptuar për kujdes të arsyeshëm dhe aftësi.480

Detyrimi për të treguar kujdes dhe mbrojtur interesat e palës tjetër nuk është

prioritar dhe nuk mbizotëron mbi mbrojtjen e natyrshme dhe legjitime të interesave vetjake.

Interesat e palës tjetër mund të mbrohen vetëm atëherë kur interesat personale janë të

mbrojtura dhe pala nuk “sakrifikon” shumë nga interesi i vet, për të mbrojtur interesin e

palës tjetër. Gjykata e Lartë Kanadeze, në çështjen Bhasin v. Hrynew ka argumentuar se

përmbushja në mirëbesim është e ndryshme nga detyrimet fiduciary, pasi nuk imponon

detyrimin për zbulimin e informacioneve të detajuara, apo dhënien prioritet të interesave

të palës tjetër.481

Megjithatë, nëse tregohet kujdes për interesat e palës tjetër padyshim që mund të

shmanget, ose të paktën të zvogëlohet mundësia e shkaktimit të dëmit dhe mbajtjes së

përgjegjësisë kontraktore. Kështu, për të përmbledhur në një fjali të vetme sjelljen, që duhet

të realizohet nga palët në përmbushjen e kontratës, mund të pranohet se sjellja duhet të jetë

e ndershme, korrekte e besnike dhe rrjedhimisht duhet t’i përgjigjet përveç parametrave

tekniko-juridike, edhe kritereve etiko-sociale.482

2.3 Përgjegjësia në rast të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore

Dallimi kryesor ndërmjet përgjegjësisë kontraktore dhe asaj jashtëkontraktore

qëndron pikërisht në burimin e secilës; ndërsa përgjegjësia kontraktore përgjithësisht

shfaqet sa herë që ka mospërmbushje të një ose disa detyrimeve specifike kontraktore,

përgjegjësia jashtëkontraktore i referohet parimit neminem laedere. Me mospërmbushje

detyrimi kontraktor do të kuptohet moskryerja e punës, veprimit apo shërbimit, që përbën

objektin e detyrimit, nga pala debitore.483

2.3.1 Përgjegjësia kontraktore për mospërmbushje

Qëndrimi ndaj mospërmbushjes së detyrimeve dhe shkaktimit të përgjegjësisë

sqarohet mjaft qartë në legjislacionet civile, duke iu referuar përkatësisht llojeve të

detyrimeve dhe llojeve të mospërmbushjeve. E rëndësishme është që palët paraprakisht

nuk mund të shmangin peshën e përgjegjësisë në një marrëdhënie kontraktore. Pavarësisht

lirisë kontraktore për të përfshirë në përmbajtjen e kontratës kushte e parashikime për të

cilat palët bien dakord, ka parashikime ligjore të natyrës urdhëruese, që kufizojnë këtë liri

në emër të përpjekjeve për barazi e ndershmëri në marrëdhënien kontraktore. Në këtë

këndvështrim, dispozita që parashikon pavlefshmëri absolute të çdo lloj marrëveshje, që

480 Supply of Goods and Services Act 1982, sek. 13: “në një kontratë për furnizimin e një shërbimi,

kur furnizuesi është duke vepruar në rrjedhën e tij të biznesit, është kusht i nënkuptuar, që furnizuesi

do të kryejë shërbimin me kujdes të arsyeshëm dhe aftësi” 481 Halpin, M. J. & De Jong, J. A. (2014). Supreme Court recognizes good faith contractual

performance as an organizing principle of Common Law.

http://www.nortonrosefulbright.com/knowledge/publications/123469/supreme-court-recognizes-

good-faith-contractual-performance-as-an-organizing-principle-of-common-law 482 Serpetti, A. (2007). vep. e cit. 483 Semini, M. (1998). vep. e cit., f. 145

Page 106: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

90

përjashton apo kufizon palët nga përgjegjësia për mosekzekutimin e detyrimeve,484 është

një dispozitë e cila respekton parimin e mirëbesimit. Nëpërmjet një parashikimi të tillë, të

natyrës urdhëruese, konform parimit të mirëbesimit dhe kërkesës për ndershmëri dhe

ekuilibër të drejtë në marrëdhënien ndërmjet palëve kontraktore, arrihet të shmanget

abuzimi me të drejtën, duke qenë se njëra nga palët mund të pranojë kushte të rënda (pra,

që pala tjetër të mos mbajë përgjegjësi), nëse në momentin e lidhjes së kontratës ka qenë

nën një trysni të caktuar për të pranuar kushte të tilla. Kufizimi i përgjegjësisë dhe

njëkohësisht pagimi i shpërblimit mund të shmanget vetëm në ato raste kur nuk bie në

kundërshtim me parimin e mirëbesimit, në të kundërt kushte të tilla kontraktore do të

konsideroheshin të pavlefshme.

Kjo mbështetet nga parashikimet në disa Kode, si nga KCI, që i konsideron të

pavlefshme ato kushte, të cilat e kufizojnë përgjegjësinë e debitorit apo e shkarkojnë fare

nga përgjegjësia në raste të mashtrimit, dashakeqësisë dhe pakujdesisë, nga KCGJ në rastet

e mospërmbushjes me pakujdesi të rëndë, si dhe nga praktika gjyqësore franceze, e cila jo

vetëm konsideron të pavlefshme kushtet kontraktore, që parashikojnë përjashtim apo

kufizim të përgjegjësisë në rastet e mospërmbushjes me pakujdesi të rëndë, por thekson se

një kusht i tillë nuk mund të zbatohet në rast të mospërmbushjes së një detyrimi kryesor.485

Parashikime të tilla gjenden edhe në KCSH, në dispozitat, që rregullojnë kontrata të

veçanta, si në nenet 807, 878 e 1009.486 Ligji anglez nuk përmban parashikime të tilla dhe

bazuar në natyrën e tij mund të konsideroheshin të paarsyeshme parashikimet ligjore, që

lejojnë që në kontrata të ketë kushte, të cilat përjashtojnë përgjegjësinë për shkelje të

qëllimshme të kontratës.487

Përgjegjësia, që rrjedh nga mospërmbushja e detyrimeve kontraktore, është një

përgjegjësi kontraktore, megjithëse Gjykata Italiane e Kasacionit488 është shprehur se:

“Tashmë është një mendim, që ndahet thuajse unanimisht nga studiuesit, sipas të cilit

përgjegjësia që mbahet nga “debitori, që nuk përmbush me përpikmëri detyrimin e

ngarkuar” mund të quhet kontraktore, jo vetëm kur detyrimi rrjedh përkatësisht nga një

kontratë, por edhe në ndonjë rast tjetër kur ajo varet nga përmbushja e pasaktë e një

detyrimi ekzistues, pavarësisht burimit të tij”.489 Edhe në Gjermani përdoret si terminologji

shkelje e detyrimeve dhe jo shkelje e kontratës, pasi rregullat me një nivel të lartë

abstraksioni aplikohen jo vetëm për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore, por edhe

të atyre ligjore.490 Doktrina ligjore gjermane dallon tre lloj shkeljesh

(Vertragsverletzungen): (1) përmbushjen e vonuar, (2) pamundësinë e përmbushjes dhe (3)

shkelje pozitive të tjera të detyrimeve kontraktore, që nuk përfshihen te dy të parat491

484 Kodi Civil Shqiptar, neni 479 485 Storme, M. E. Chapter 8/Non-Performance and Remedies in General, Comments to PECL, f.

484, online: https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c8-1.pdf 486 Përkatësisht nenet i referohen kontratës së qirasë, transportit dhe depozitës. 487 Po aty, f. 485 488 Vendim Nr. 14712, datë 26.06.2007 i Gjykatës Italiane të Kasacionit 489 Në këtë rast me burim tjetër do të kuptohet çdo burim, që passjell detyrim, si p.sh: ligji apo

burime të tjera jotipike (begatimi pa shkak), mjafton që të mos ketë në përmbajtje paligjshmëri. 490 Coester-Waltjen, D. (2005). The New Approach to Breach of Contract in German Law Në N.

Cohen & E. McKendrick (Eds.), Comparative Remedies for Breach of Contract, Hart Publishing,

Oregon, f.136 491 Pieck, M. (1996). vep. e cit., f. 9

Page 107: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

91

(shkelja e detyrimit për kujdes). Në Francë dhe Angli me shkelje të kontratës do të kuptohet

mospërmbushja e çdo lloj detyrimi kontraktor.492

Prania, përfshirja dhe pranimi i mirëbesimit ndikon edhe në përcaktimin e llojit të

përgjegjësisë kontraktore. Duke qenë se vendet Civil Law kanë një këndvështrim më

moralist ndaj marrëdhënieve kontraktore se sa vendet Common Law, përgjegjësia e

parashikuar në rast shkelje është një përgjegjësi me faj. Në vendet Common Law

përgjegjësia kontraktore është strikte dhe ndodh gati për çdo lloj mospërmbushjeje, përveç

rasteve të rralla kur mospërmbushja është e justifikuar nga rrethanat.493

Sipas ligjit shqiptar, faji, i cili prezumohet, ekziston kur debitori me dashje ose nga

pakujdesia, ka krijuar rrethana, që e kanë bërë të pamundur ekzekutimin ose kur nuk ka

marrë masa për ta ndaluar atë. Sipas këtij kuptimi, gjendja e fajit mund të vijë si rezultat i

veprimeve të debitorit, të cilat krijojnë rrethana jo të përshtatshme për përmbushjen e

detyrimit dhe e bëjnë atë të pamundur, ose nëpërmjet mosveprimeve të tij apo sjelljes

neglizhente për të parandaluar krijimin e rrethanave penguese për përmbushjen e detyrimit.

Në Gjermani shpërblimi për mospërmbushje ndodh kur ajo është e

pajustifikueshme dhe debitori ka vepruar me faj.494

Në pamje të parë duket se përgjegjësia kontraktore është vetëm “ekskluzivitet” i

debitorit, nga i cili kërkohet jo vetëm shfaqja e një qëndrimi në përputhje me llojin dhe

natyrën e detyrimit, por një qëndrim përtej përmbajtjes së detyrimit kontraktor, qëndrim që

duhet të tregojë një nivel kujdesi dhe vëmendjeje për të shmangur mospërmbushjen e

detyrimit. Megjithatë edhe për kreditorin nuk pranohet qëndrimi pasiv e me faj, që ndikon

në shkaktimin apo shtimin e dëmit, që ka ardhur nga mospërmbushja e detyrimit apo në

dështimin e marrjes së masave për të pakësuar dëmin, duke mos treguar kujdesin e duhur.

Nëse kreditori në mënyrë të drejtpërdrejtë pengon në përmbushjen e detyrimit, krijohet

situata mora creditoris, por ka edhe raste kur kreditori në mënyrë indirekte ndikon që

detyrimi kontraktor të mos përmbushet ose të përmbushet pjesërisht, duke mos ofruar

informacionin e nevojshëm për debitorin. Përgjithësisht ka një qëndrim të gjithë pranuar

nga sistemet ligjore, që kur kreditori pengon në përmbushjen e detyrimit, nuk parashikohet

mundësia për t’u dëmshpërblyer për mospërmbushje të detyrimit, madje debitori mund të

kërkojë dëmshpërblim apo të shkarkohet fare nga përgjegjësia e mospërmbushjes së

detyrimit, siç është rasti i vonesës së kreditorit.495 Kontributi i kreditorit për

mospërmbushje ka aq efekt te shpërblimi sa: “është masa e dështimit të palës tjetër për

përmbushjen e detyrimit, që është shkaktuar nga veprimi apo mosveprimi i tij”.496 Rasti

gjerman (edhe disa legjislacione të tjera, si: belg, grek, holandez) bën përjashtim, pasi nuk

e konsideron shkelje pengimin e përmbushjes së palës tjetër, përveç kur pritja apo pranimi

i përmbushjes është detyrim kryesor i kreditorit.497 Megjithëse duke iu referuar KCGJ

dallohet se ai i jep rëndësi ndikimit, që kanë pasur veprimet e palëve në shkaktimin e

492 Storme, M. E. Chapter 8/Non-Performance and Remedies in General, Comments to PECL, f.

442, online: https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c8-1.pdf 493 Po aty, f. 443 494 Storme, M. E. Chapter 8/Non-Performance and Remedies in General, Comments to PECL, f.

443, online: https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c8-1.pdf 495 Kodi Civil Shqiptar, neni 491 e 492 496 Storme, M. E. Chapter 8/Non-Performance and Remedies in General, Comments to PECL, f.

442, online: https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c8-1.pdf 497 Po aty, f. 444

Page 108: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

92

mospërmbushjes, duke pranuar që masa e dëmshpërblimit do të dalë nga rrethanat dhe nga

sa pala e dëmtuar ka ndikuar në mospërmbushje.498 Ky qëndrim, ndaj sjelljes së kreditorit

të dëmtuar, është në përputhje me parimin e mirëbesimit, pasi nuk mund të kërkojë

dëmshpërblim ai që ka kontribuar në ardhjen e dëmit.

2.3.2 Mjetet juridike për korrigjimin e shkeljeve të detyrimeve kontraktore

Mjetet juridike korrigjuese, të cilat përdoren në rast të mospërmbushjes së

detyrimeve kontraktore, janë të ndryshme. Ato ndahen në dy grupe: (1) mjete juridike, të

cilat ndërmerren si zgjidhje të situatës nga palët (pala e dëmtuar) dhe (2) mjete juridike, të

cilat përcaktohen nga gjykata. Në grupin e parë futen ato “zgjidhje”, të cilat palët i

përzgjedhin si masa për të parandaluar më tej humbjet që mund të pësonin nga

mospërmbushja e detyrimeve. Shembull i këtyre mjeteve është edhe pezullimi i

përmbushjes së detyrimeve, exceptio non adimpleti contractus, që ndodh kur njëra nga

palët, në afatin e përcaktuar nuk përmbush detyrimin e saj, pala tjetër pezullon përmbushjen

e detyrimeve të veta, deri sa ajo të përmbushë detyrimin. Ky mjet i përkohshëm, “voie de

justice privée”499 lejon, që pala të mos i drejtohet gjykatës. Ai mund të përdoret kur

kontrata ka detyrime të ndërsjella dhe mund të përdoret nga pala, detyrimi i të cilës

parashikohet të përmbushet i dyti, sipas kontratës apo natyrës së detyrimit.500 Kjo është një

sjellje, që në vetvete nuk përbën shkelje të kontratës nga pala e dëmtuar, e cila përzgjedh

të pezullojë përmbushjen e detyrimit të saj, duke pritur që t’i garantohet ekzekutimi i

detyrimit në dobi të saj.501 Në këto kushte pala e dëmtuar, e cila pezullon përmbushjen e

detyrimit të saj, zakonisht nuk mund të paditet nga pala tjetër për mospërmbushje të

kontratës. Ky mjet edhe pse në dukje ka natyrë mbrojtëse, në të vërtetë mbart gjithashtu

edhe rrezik, pasi jo për çdo shkelje të kontratës nga njëra palë, tjetra lejohet të pezullojë

përmbushjen e saj. Pala, që beson se është dëmtuar duhet të përcaktojë fillimisht nëse pala

tjetër ka kryer shkelje dhe më pas të vlerësojë masën dhe seriozitetin e shkeljes, që mund

t’i lejojë pezullimin e përmbushjes ose konsiderimin e saj të çliruar nga detyrimet

kontraktore.502

Zgjidhja tjetër i referohet përfundimit të kontratës. Ky është një veprim i njëanshëm

i palës së dëmtuar, që vlerësohet i përshtatshëm për t’i dhënë fund një marrëdhënieje

kontraktore, kur pala e detyruar nuk përmbush detyrimet e saj. Përfundimi i kontratës mund

të shoqërohet me kërkimin në gjykatë të shpërblimit të dëmit të pësuar, duke qenë një

zgjidhje, që nuk e përjashton atë. Nëse kontrata do të konsiderohet e përfunduar nga njëra

palë (pala e dëmtuar), ky fakt duhet që t’i bëhet me dije palës tjetër. Ky njoftim mund të

bëjë, që pala dëmtuese të kërkojë të shmangë shpërblimin e dëmit dhe të përmbushë

498 Kodi Civil Gjerman, sek. 254 (1) 499 I ngjashëm me rregullimin ligjor, që ligji francez i bën këtij mjeti juridik, ligji anglez e

parashikon si zgjidhje jogjyqësore, të njohur edhe si “unpaid seller’s lien”. Për më shumë shiko:

English Sales of Goods Act (1979), sek. 39, 41 500 Kodi Civil Shqiptar, neni 487 501 Kodi Civil Shqiptar, neni 489 502 Tomlinson, E. A. (1988). Tort Liability in France for the act of things: A study of judicial

lawmaking. Lousiana Law Review (48) 6, f. 142

http://digitalcommons.law.lsu.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=5129&context=lalrev

Page 109: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

93

kontratën në një kohë të mëvonshme (shtyrja e afatit duhet të jetë në një masë të arsyeshme)

duke përballuar vetë edhe shpenzime të tjera shtesë. Nëse përmbushja e detyrimit më vonë

është e mundur, ka kuptim apo vlerë, do të jetë në dorë të palës së dëmtuar për ta pranuar

ose jo.503 Në Angli kjo është një zgjidhje jo gjyqësore, ndërsa përfundimi i kontratës në

Francë duhet të kërkohet në gjykatë504, duke e përshirë këtë mjet juridik në grupin e mjeteve

juridike, që përcaktohen nga gjykata, me përjashtim të rasteve kur në përmbajtjen e

kontratës ekziston një kusht që shprehet për përfundimin e kontratës, në rast

mospërmbushjeje të detyrimit.

Në të dyja zgjidhjet e mësipërme mund të gjejë vend zbatimi i mirëbesimit. Pala,

që pezullon përmbushjen e detyrimit të saj, nuk mund të abuzojë me të drejtën ligjore për

të pezulluar përmbushjen e detyrimit të saj, duke shkelur mirëbesimin, për çdo lloj

mospërmbushjeje të palës tjetër. Kur njëra nga palët ka përmbushur pjesën kryesore

(thelbësore) të detyrimit, do të ishte në kundërshtim me mirëbesimin, që për disa defekte

jo të rëndësishme, pala “e dëmtuar” të pezullonte përmbushjen e detyrimit të saj. Kjo vlen

edhe në rastin e përfundimit të kontratës, që mund të justifikohet për mospërmbushje

thelbësore të saj dhe po sipas parimit të mirëbesimit pala e dëmtuar mund të lejojë, që

nëpërmjet një mundësie të dytë pala tjetër të arrijë të përmbushë plotësisht detyrimin e saj.

Dy zgjidhjet e mësipërme mund të realizohen nga pala e dëmtuar, si zgjidhje, që të

performuara jo në abuzim me të drejtën dhe në keqbesim, nuk përbëjnë në vetvete shkelje

të kontratës.

Grupi tjetër i mjeteve juridike realizohet me ndërhyrjen e gjykatës. Nëpërmjet

vendimit gjyqësor pala, që nuk ka përmbushur siç duhet detyrimin e saj mund të urdhërohet

nga gjykata: (1) të përmbushë detyrimin në natyrë, duke kryer apo dhënë diçka, ose duke

rikthyer diçka në gjendjen fillestare nëpërmjet korrigjimit apo (2) të përmbushë detyrimin

në para, kur detyrimi është i shprehur në para. Nëpërmjet gjykatës, pala e dëmtuar mund të

kërkojë përmbushjen pozitive të detyrimit, pasi ky përbën edhe një nga shkaqet e lidhjes

së kontratës. Detyrimi në para mund të përmbushet më lehtësisht, ndërsa detyrimi në natyrë

do të jetë më i vështirë për t’u përmbushur në varësi të disa faktorëve: nëse mundet ende

që të kryhet, nëse i referohet aftësive teknike, eksperiencës apo talentit të debitorit, nëse ka

ende vlerë përmbushja në natyrë e tij, etj. Urdhri i gjykatës mund të shprehet edhe në formë

ndaluese për kryerjen e mëtejshme të atyre veprimeve, që do të përbënin shkelje të

kontratës. Të tillë urdhra “me përmbajtje negative”, ndryshe nga Civil Law, parashikohen

në Angli, ku përmbushja në natyrë nuk zë një peshë kryesore, pasi përveç detyrimeve në

para, përmbushja e detyrimeve të tjera në natyrë nuk mund të jetë e detyrueshme.

2.3.2.1 Shpërblimi i dëmit dhe interesat

Duke qenë se detyrimet duhet të përmbushen sipas mënyrës që palët kanë rënë

dakord, çdo mangësi në ekzekutimin e tyre e ngarkon debitorin me detyrimin për të

shpërblyer dëmin që ka pësuar kreditori, përveç kur provon se mospërmbushja ka ndodhur

pa fajin e tij. Kërkimi i shpërblimit të dëmit mund të shoqërojë edhe kërkimin kryesor në

gjykatë; atë të ekzekutimit në natyrë të detyrimit dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga

503 Kodi Civil Shqiptar, neni 484 504 Kodi Civil Francez, art. 1184 (3)

Page 110: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

94

vonesa e ekzekutimit.505 Shpërblimi i dëmit vlerësohet dhe paguhet në para, në favor të

palës së dëmtuar.

Qëllimi i shpërblimit të dëmit është që të bëjë të mundur rikuperimin e dëmeve, që

i ka ardhur palës nga mospërmbushja e detyrimit. Shpërblimi i dëmit konsiston në

sigurimin për të dëmtuarin të të njëjtave përfitime, që do të merrte nëse detyrimet

kontraktore do të përmbusheshin.

Në përputhje të plotë me qëllimin për të cilin caktohet, shpërblimi i dëmit mund të

kryejë disa funksione. Funksioni kryesor dhe më i zakonshëm ka të bëjë me kompensimin

e palës së dëmtuar për humbjet e pësuara nga mospërmbushja e detyrimeve, si dhe vendosja

e palës në kushtet që do të kishte qenë po të përmbusheshin detyrimet sipas parashikimeve

duke akorduar edhe fitimin e munguar.

Dëmshpërblimi konsiston edhe në restitucionin e të mirave materiale, pra kthimi

reciprok i çdo gjëje, që është dhënë për përmbushjen e detyrimit, kur “në një kontratë me

detyrime të dyanshme, ekzekutimi i detyrimit të një pale është bërë i pamundur pa fajin e

asnjërës palë, secila prej tyre nuk ka të drejtë të kërkojë nga tjetra ekzekutimin e detyrimit

ose shpërblimin e dëmit, përveç kur në ligj ose në kontratë është parashikuar ndryshe”.506

Ky dëmshpërblim akordohet për të shmangur pasurimin e padrejtë të palës, që ka shkelur

kontratën.

Edhe pse dëmshpërblimi kryesisht nënkupton detyrimin për pagimin e një sasie

parash palës së dëmtuar, kjo sasi mund të jetë e papërfillshme ose simbolike (p.sh. 100

lekë), kur është shkaktuar një shkelje, por nuk ka pasur dëme. I quajtur ndryshe dëmi

nominal, i cili shërben për të treguar shkeljen, duke pasur funksion deklarativ.

Një dëmshpërblim tjetër jepet në rast të dëmeve të shkaktuara nga sjellja jo e mirë

e njërës palë në drejtim të tjetrës. Ky dëmshpërblim njihet si dëmshpërblimi: “pain and

suffering” (dhimbje dhe vuajtje). Dëmshpërblimi akordohet kur ka shkaktim të sëmundjeve

apo shqetësimeve, që vijnë nga shkelja e kontratës. Ky lloj dëmshpërblimi mund jepet nga

gjykatat franceze, por jo nga ato gjermane.

Dëmshpërblimi mund të jetë edhe i parapërcaktuar nga palët në kontratën e tyre,

kur ata deklarojnë masën e tij në rast mospërmbushje të detyrimeve. Në Francë masa e

dëmshpërblimit mund të ndryshohet nga gjyqtari, me justifikimin se mund të jetë qartazi i

tepruar ose i ulët në mënyrë qesharake, edhe pse në kontratë mund të jetë parashikuar një

vlerë e caktuar, që do të paguhet nga ai që nuk përmbush detyrimet.507

Dëmshpërblimi mund të jetë edhe i natyrës ndëshkuese, që nuk llogaritet në lidhje

me dëmin që i është shkaktuar palës tjetër, por për të penguar palën për të kryer veprime

jo të mira. Dëmshpërblime të tilla, edhe pse rrallë, jepen kryesisht nga gjykatat Common

Law në Angli dhe SHBA.508 Vlera e dëmshpërblimit nuk mund të tejkalojë vlerën e dëmeve

të pësuara, ndaj në Francë nuk jepen dëmshpërblime të natyrës ndëshkuese.

Në dëmshpërblim llogariten edhe kostot ligjore, ose gjithçka është shpenzuar për të

zgjidhur situatën, për të evidentuar shkeljen e për të vlerësuar dëmet.

505 Kodi Civil Shqiptar, neni 476 506 Kodi Civil Shqiptar, neni 488 507 Kodi Civil Francez, art. 1152 508 Të tilla dëmshpërblime jepen në rastet e pakujdesisë së rëndë, por kryesisht për përgjegjësinë

civile, se sa për atë kontraktore.

Page 111: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

95

Një tjetër mjet zëvendësues, i shprehur në para është edhe pagimi i interesave apo

kamatave, për pagimin e të cilave kreditori nuk është i detyruar të provojë shkaktim dëmi,

mjaft që debitori të jetë në vonesë.

Pretendimi për shpërblimin e dëmit, shpesh trajtohet si pretendim i njëanshëm i

palës së dëmtuar, por mund të ndodhë, që në kontrata me detyrime reciproke për palët,

secila prej tyre të pretendojë shpërblim dëmi. Pavarësisht se vlera e dëmit për njërën nga

palët mund të jetë shumë e vogël në krahasim me vlerën e dëmit, që ka pësuar pala tjetër,

do të ishte e padrejtë mos marrja në konsideratë e pretendimeve të palës më pak të dëmtuar.

Për të krijuar qartësi duhet të trajtohet edhe çasti ose koha në të cilën pala e dëmtuar

mund të pretendojë shkelje të kontratës apo mospërmbushje të saj dhe të vlerësojë dëmet.

Shkelja e kontratës është një term, i cili përdoret nëse, sipas parashikimeve (kontraktore

apo ligjore) përmbushja e detyrimeve është bërë e kërkueshme, pra ka ardhur momenti i

përmbushjes së detyrimeve kontraktore dhe ato nuk janë përmbushur tërësisht apo

pjesërisht. Nga ky çast mund të pretendohet për shpërblim dëmi. Megjithatë njihet edhe

mundësia, që shpërblimi i dëmit të kërkohet përpara këtij çasti. Kjo njihet ndryshe edhe si

doktrina “anticipatory breach”, e pranishme kryesisht në vendet Common Law. Më

konkretisht, do të konsiderohet shkelje paraprake e kontratës nëse detyrimet kontraktore

mohohen nga njëra palë dhe pala e dëmtuar e pranon këtë fakt, duke e vlerësuar si shkelje

kontraktore (mospërmbushje) dhe pretendon shpërblim dëmi, pa pritur që të plotësohet

afati i parashikuar për të përmbushur këto detyrime.509

Sipas ligjit shqiptar, dëmi, që duhet të shpërblehet nga debitori për mosekzekutimin

e detyrimit, përbëhet nga të gjitha humbjet e pësuara nga pakësimi i pasurisë, si dhe fitimi

i munguar (fitimi, që mund të nxirrej në kushtet e zakonshme të tregut). Në shpërblimin

për riparimin e dëmit bëjnë pjesë edhe shpenzimet e arsyeshme e të nevojshme për të

parandaluar ose për të pakësuar dëmin, që kanë lidhje me rrethanat mbi të cilat bazohet

përgjegjësia e palës, shpenzimet e arsyeshme e të nevojshme për të përcaktuar dëmin dhe

përgjegjësinë, si dhe ato që janë nevojitur për të gjetur një zgjidhje jashtë gjyqësore të

përmbushjes së detyrimit.510 Në Gjermani, theksi vihet te vendosja e palës së dëmtuar në

të njëjtin pozicion financiar, që do të ishte nëse kontrata do të ishte përmbushur në mënyrën

e premtuar. Mbi këtë bazë dëmi përbëhet nga humbjet e pësuara dhe fitimi i munguar, që

do të përfitohej nga përmbushja korrekte e kontratës. Këtu mund të përfshihet edhe vlera e

paguar apo performanca e kryer nga pala e dëmtuar. Një tjetër kategori dëmi cilësohet dhe

dëmi i thjeshtë, që pala e dëmtuar e ka vuajtur në mënyrë të pavarur nga përmbushja e

detyrimit. Këtu mund të jetë rasti kur njëra nga palët shkel një detyrim aksesor511 ose

përmbush me vonesë detyrimin. Këto dy shpërblime dëmi nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin,

por qëndrojnë në krah të njëri–tjetrit.512

Mënyra se si do të paguhen shpenzimet përcaktohet nga gjykata, në varësi të

aftësisë paguese të debitorit.513 Kjo shumë mund të pakësohet ose të mos paguhet fare,

duke shkarkuar debitorin nga ky detyrim, nëse mosekzekutimi ka ardhur si rezultat i sjelljes

509 Ky qëndrim është i ngjashëm me parashikimet në vendet Civil Law, të cilat i referohen

deklarimeve të padyshimta të debitorit për mospërmbushjen e detyrimit. Pavarësisht mënyrës së

parashikimit, midis qëndrimeve Common Law dhe Civil Law, në lidhje me pasojat ka ngjashmëri. 510 Kodi Civil Shqiptar, neni 486 511 Rasti i dëmtimit të disa sendeve të kreditorit gjatë dorëzimit ose performimit të detyrimit. 512 Coester-Waltjen, D. (2005). vep. e cit., f. 145-147 513 Kodi Civil Shqiptar, neni 490

Page 112: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

96

së kreditorit.514 Debitori ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit, të shkaktuar nga vënia

në vonesë nga kreditori, si dhe mund të kërkojë që të shkarkohet nga përgjegjësia për

shlyerjen e detyrimit, kur ky më vonë bëhet i pamundur pa faj të tij.

Midis mjeteve korrigjuese për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore mund të

dallohen mjetet e preferuara për zgjidhjen e situatave të tilla nga Civil Law dhe nga

Common Law. Në praktikën gjyqësore të vendeve Civil Law mbizotëron përzgjedhja për

të përmbushur detyrimin në natyrë nga ana e debitorit, si edhe pagimi i dëmshpërblimit,

nëse mospërmbushja deri në atë kohë ka sjellë dëm, pra zgjidhet “shpëtimi i kontratës”. Në

vendet Common Law, zgjidhja e përmbushjes në natyrë të detyrimeve nuk është një

zgjidhje primare, por përjashtimi, duke u fokusuar te dëmshpërblimi për mospërmbushje,

përveç rasteve kur përmbushja e detyrimeve lidhet ngushtë me cilësi, aftësi të debitorit apo

cilësi e lloj të mallrave, të cilat nuk mund të gjenden lehtë dhe kreditorit nuk “i mjafton”

dëmshpërblimi, sepse nuk kënaq interesin e tij të shprehur në kontratë.

Ky ndryshim i dukshëm në qëndrimin ndaj mospërmbushjes së detyrimeve

kontraktore dhe përzgjedhjes së mjeteve më të përshtatshme juridike për të “rregulluar”

situatën, i përmban të dyja anët e medaljes. Qëndrimi i Common Law, ndoshta shpreh edhe

karakterin praktik të ligjit, pasi një dëmshpërblim, i vlerësuar në para është më i mundshëm

për t’u realizuar se sa një përmbushje në natyrë, sidomos kur konsiston në bërjen e diçkaje,

e cila mund të realizohet personalisht. Por, nga ana tjetër, qëndrimi Civil Law pro kontratës,

shmang abuzime të mundshme të palëve, të cilat në mënyrë të paarsyeshme, preferojnë të

mospërmbushin detyrimet, duke u bazuar në “të drejtën e tyre për të mos u imponuar” në

përmbushjen e detyrimeve e duke shkelur parimin e mirëbesimit.

2.4 Përgjegjësia në rast shkeljeje të mirëbesimit në përmbushjen e detyrimeve

kontraktore

Mirëbesimi në përmbushjen e detyrimeve, kryesisht në vendet Civil Law, por edhe

në ato Common Law ka marrë formën e një detyrimi të nënkuptuar, një detyrim reciprok i

palëve në përmbushjen e detyrimeve të tyre, në thelb të të cilit qëndron kërkesa për të

treguar kujdesin e duhur (duke vlerësuar detyrimet, rrethanat dhe aftësitë e kapacitetet

përkatëse të palëve) dhe bashkëpunim, që edhe nëse pasojat negative nuk mund të

shmangen, të paktën të kufizohen. Kjo nuk përjashton mundësinë, që palët në kontratën e

tyre ta parashikojnë detyrimin për mirëbesim në përmbushjen e saj, si një kusht të veçantë.

Kur mirëbesimi është parashikuar si kusht kontraktor, sjellja në keqbesim përbën shkelje

të qartë të kontratës.515

Në lidhje me mirëbesimin në përmbushje të detyrimeve kontraktore, gjykatat kanë

mbajtur qëndrime të ndryshme, të cilat variojnë nga një qëndrim, që nuk e trajton

mirëbesimin si një detyrim më vete dhe e shikon ngushtësisht të lidhur me kushtet e tjera

kontraktore deri në trajtimin e tij si një detyrim, që nëse shkelet përbën shkelje të kontratës

dhe burim përgjegjësie.

Kështu, në çështjen Burger King Corp. v. Weaver (1999), në lidhje me zbatimin e

detyrimeve, që rridhnin nga një kontratë franchise, Gjykata në Florida SHBA, deklaroi se

pavarësisht se ekziston doktrina e mirëbesimit, detyrimi i mirëbesimit është i varur nga

514 Kodi Civil Shqiptar, neni 493 515 Speidel, R. E. (1996). The “Duty” of Good Faith in Contract Performance and Enforcement.

Journal of Legal Education 47 (4), f. 542

Page 113: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

97

kushtet e kontratës dhe i vetmi funksion i doktrinës është kërkesa që detyrimet kontraktore

të përmbushen në mirëbesim. Prandaj një padi për të pretenduar shkeljen e mirëbesimit të

nënkuptuar nuk mund të pranohet në mungesë të shkeljes së një kushti të shprehur

kontraktor. Gjykata e Lartë e Utah në SHBA, në çështjen Olympus Hills Shopping Ctr. v.

Smith’s Food & Drug Ctrs. (1994) deklaroi se ka disa parime të përgjithshme, të cilat

kufizojnë qëllimin e përfshirjes së mirëbesimit në kontrata. Sipas këtij këndvështrimi, nuk

mund të pranohet që mirëbesimi të bjerë në kundërshtim me to, duke mos pranuar që

mirëbesimi: (1) të krijojë të drejta dhe detyrime të reja, për të cilat palët nuk kanë rënë

paraprakisht dakord, (2) të krijojë të drejta dhe detyrime të reja në kundërshtim me kushtet

e shprehura të kontratës dhe (3) të detyrojë një palë kontraktore të ushtrojë të drejtat e saj,

që rrjedhin nga kontrata, në dëm të tij e në përfitim të palës tjetër dhe (4) të arrijë një

rezultat në përputhje me bindjen e gjykatës për drejtësi, por në kundërshtim me kushtet e

shprehura të kontratës në fuqi.

Lidhja e ngushtë e mirëbesimit me kushtet e shprehura kontraktore pranohet të jetë

një nga gabimet e disa gjykatave në SHBA, të cilat ashtu si në rastet e sipërpërmendura,

pretendojnë se mirëbesimi i vetëm nuk krijon detyrim, për sa ky detyrim nuk lidhet me një

kusht të veçantë të kontratës, si dhe duke mos u konsideruar si një kusht abstrakt e i pavarur

i kontratës, mirëbesimi nuk mund të përbëjë burim shkeljeje, kur të gjithë kushtet e tjera

janë përmbushur sipas kontratës.516 Megjithatë, në çështjen Hilton Hotels Corporation v.

Butch Lewis Productions Inc. (1991), Gjykata e Lartë në Nevada SHBA ka pranuar se edhe

kur kushtet kontraktore janë përmbushur në mënyrë literale, por njëra nga palët në mënyrë

të qëllimshme i kundërvihet qëllimit dhe shpirtit të kontratës, ajo palë mund të mbajë

përgjegjësi për shkelje të mirëbesimit. Në një farë mënyre palët bëhen përgjegjëse për diçka

më tepër se sa vetëm përmbushja e përpiktë e detyrimeve kontraktore, përsa ato nuk mund

të pengojnë palën tjetër për të përfituar plotësisht nga kontrata e lidhur. Pra, edhe pse në

realitet palët mund të mos kenë shkelur një kusht konkret të kontratës, kur ato arrijnë që të

vështirësojnë përmbushjen e detyrimeve kontraktore, shfaqin sjellje në keqbesim. Kjo

ndodh kur palët përpiqen të shmangin frymën e marrëveshjes.517 Po kështu është shprehur

edhe Gjykata Italiane e Kasacionit, në vitin 2005 duke deklaruar se: “shkelja e detyrimit

për sjellje, e imponuar nga parimi i mirëbesimit, përbën në vetvete mospërmbushje dhe

mund të sjellë detyrimin për shpërblim dëmi, që ka si shkak shkeljen e tij”.518

Gjykatat e Massachusetts në SHBA e konsiderojnë detyrimin e nënkuptuar për

mirëbesim si detyrim kontraktor, për shkelje të të cilit aplikohen disa masa që lidhen me

restitucionin, dëmin e besimit dhe pritshmërisë. Shpërblimi i dëmit për pritshmërinë është

masa më e zakonshme, që lejon palën e dëmtuar të vendoset në ato kushte, që do të kishte

qenë nëse pala tjetër nuk do të kishte shkelur detyrimin e përmbushjes.519

516 Feinman, J. (2014). Good Faith and Reasonable Expectations. Arkansas Law Review (67), f.

554-555

http://media.law.uark.edu/arklawreview/files/2015/02/525-570-Feinman.pdf 517 Summers, R. S. (1968). vep. e cit., f. 234 518 Vendim Nr. 2855, datë 11.02.2005 i Gjykatës Italiane të Kasacionit. Për më shumë shiko: Falco,

G. (2010). vep. e cit., f. 233 519 Weigand, T. A. (2004). The Duty of Good Faith and Fair Dealing in Commercial Contracts in

Massachusetts. Massachusetts Law Review 88 (4)

http://www.massbar.org/publications/massachusetts-law-review/2004/v88-n4/the-duty-of-good-

faith

Page 114: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

98

Në Itali, Gjykata e Kasacionit prej disa kohësh ka pranuar, që shkelja e detyrimit

për mirëbesim në fazën e ekzekutimit të kontratës, përbën një burim të mundshëm

përgjegjësie për të kompensuar.520 Duke iu referuar detyrimit për informacion dhe

shmangies së konfliktit të interesave me klientët (detyrime në përputhje me mirëbesimin,

jo vetëm në fazën e përmbushjes së kontratës, por edhe në atë të formimit), Gjykata e

Kasacionit521 është shprehur se nëse subjektet e autorizuara për të ofruar shërbime të

investimeve financiare, i shkelin këto detyrime gjatë fazës së përmbushjes së kontratës, kjo

shkelje do të passjellë përgjegjësi kontraktore për mospërmbushje (mospërmbushje të

plotë). Mjetet juridike për të zgjidhur këtë situatë mund të jenë zgjidhja e kontratës dhe

dëmshpërblimi përkatës, sidomos nëse sjellja jokorrekte e palës ka ndikuar në një masë të

konsiderueshme në ekonominë komplekse të raportit, duke shkaktuar mungesë ekuilibri.522

Megjithatë, po në zbatim të parimit të mirëbesimit, që duhet të jetë prezent në

përmbushjen e kontratës, Gjykata Italiane e Kasacionit523 është shprehur në kundërshtim

me zgjidhjen e një kontrate qiraje, duke e konsideruar të padrejtë veprimin e paditësit, pasi

zgjidhja e kontratës, e kërkuar prej tij në abuzim me të drejtën, tejkalonte “seriozitetin” e

mospërmbushjes së detyrimit. Gjykata ka deklaruar se duke qenë se paditësi (qiradhënësi)

kishte mundësi të përmbushte interesat e tij në kontratën e qirasë, duke u kompensuar nga

huaja më e madhe në vlerë ndaj qiramarrësit, nuk mund të përzgjidhte një mjet ekstrem, si

ai i zgjidhjes së kontratës.

Në Gjermani, kërkesa për mirëbesim, sipas kuptimit të sek. 242 KCGJ do të

konsiderohet e shkelur kur kontrata bëhet e pamundur për t’u përmbushur (jo në aspektin

fizik) për shkaqe ekonomike apo vështirësi të tjera dhe kreditori gjithsesi këmbëngul në

përmbushjen e saj. Në një rast të tillë debitori do të shkarkohet nga përgjegjësia e

përmbushjes së detyrimit, nëse ai nuk ka qenë në kushtet e keqbesimit apo të neglizhencës,

pra me faj për mospërmbushje, në të kundërt ai do të detyrohej të kompensonte kreditorin

me një dëmshpërblim në para për dëmin e shkaktuar. Këmbëngulja e kreditorit në kushtet

e sipërpërmendura (në kundërshtim me mirëbesimin) do ta shkarkonte debitorin nga

përgjegjësia për mospërmbushje, edhe nëse detyrimi do të ishte i karakterit të përgjithshëm

(p.sh: sende të përcaktuara në gjini).524

E ngjashme me parimin rebus sic stantibus, i parashikuar nga e Drejta

Ndërkombëtare, në Gjermani është e zhvilluar doktrina Fehlen ose Wegfall der

Geschaeftsgrundlage, që nënkupton zhdukjen ose mosekzistencën e bazës së kontratës.

Sipas kësaj doktrine kur palët kuptojnë se fakti apo rrethanat, për të cilat është lidhur

kontrata nuk kanë ekzistuar apo nuk ekzistojnë më, secila prej tyre ka të drejtë të ndryshojë

detyrimin e saj apo të justifikohet plotësisht nga përmbushja e tij, në qoftë se detyrimi

origjinal do të ishte tepër i vështirë për t’u përmbushur. Nëse kreditori kërkon përmbushjen

e detyrimit origjinal, ai ka shkelur detyrimin për mirëbesim.525

Mirëbesimi ka edhe një funksion tjetër në rast të përcaktimit të përgjegjësisë së

palëve për mospërmbushje të kontratës. Edhe pse ekziston mundësia, që pala të shkarkohet

520 Falco, G. (2010). vep. e cit., f. 233-234 521 Vendim Nr. 26724, datë 19.12.2007 i Gjykatës Italiane të Kasacionit Për më shumë shiko: Falco,

G. (2010). vep. e cit., f. 234 522 Falco, G. (2010). vep. e cit., f. 234-235 523 Vendim Nr. 13208, datë 31.05.2010 i Gjykatës Italiane të Kasacionit 524 Pieck, M. (1996). vep. e cit., f. 123-124 525 Po aty, f. 125-126

Page 115: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

99

nga përgjegjësia, dispozita të tilla ligjore nuk mund të aplikohen, kur sjellja e palës ka qenë

në kundërshtim me mirëbesimin, si p.sh.: në rastin e pakujdesisë së rëndë. Mungesa e

kujdesit përbën shkelje të mirëbesimit. Pra, edhe nëse vetëm shkelja e mirëbesimit nuk do

të mjaftonte për t’u konsideruar shkelje e kontratës, mosrespektimi i tij do të ndikonte

drejtpërdrejt në mbajtjen e përgjegjësisë për palën.

3. MIRËBESIMI NË INTERPRETIMIN E KONTRATËS

3.1 Kuptimi i interpretimit të kontratës

Sipas një përkufizimi ligjor "Interpretimi është arti apo procesi i përcaktimit të

kuptimit të synuar të një dokumenti të shkruar, të tillë si një kushtetutë, statut, kontratë,

vepër apo testament."526 Që prej fillimit duhet të qartësohet se interpretimi nuk mund të

krahasohet apo barazohet vetëm me marrjen e kuptimit. Pra, interpretim nuk do të thotë:

thjesht “të kuptosh”, ndaj interpretuesit besojnë se interpretimi është procesi më i qartë për

të shtjelluar apo shpjeguar fenomenin e të kuptuarit njerëzor.527

Qëllimi kryesor i interpretimit është që të zbulojë plotësisht kuptimin e vërtetë të

përmbajtjes së aktit, i çfarëdo lloji qoftë ai. Ky është një proces kompleks dhe mjaft i

vështirë, që duhet të mbështetet jo vetëm në fjalët e shprehjet, por duhet të synojë të

zbërthejë qëllimin e aktit. Mbi këtë bazë janë zhvilluar dhe njihen disa doktrina: (1)

tekstualiste (textualist), (2) e qëllimit (intentionalist) dhe (3) kontekstualiste

(contextualist). Sipas emërtimeve të tyre është e lehtë të kuptohet se mbi çfarë bazash

mbështeten interpretimet. Në doktrinën e parë i kushtohet vëmendje dhe interes fjalëve dhe

kuptimit të tyre. Mbështetësit e kësaj doktrine besojnë se teksti është kryesisht i vetë

mjaftueshëm.528 Vetë kjo doktrinë është e ndarë në dy drejtime: në drejtimin negativ, që

nuk i lejon gjyqtarët të konsultohen me qëllimin dhe historikun e aktit dhe drejtimi pozitiv,

që e përfshin drejtimin negativ, si dhe kërkon që interpretimi para së gjithash t’i referohet

kuptimit të zakonshëm të fjalëve të përdorura.529 Sipas doktrinës së dytë, ai që udhëheq

interpretimin është qëllimi, që është dashur të përcillet. Doktrina e tretë mund të

perceptohet se vepron në dy nivele: niveli i parë, më i ngushtë që merret me problemet e

“kuptimeve të fjalëve” në dokumentin e kontratës dhe niveli i dytë, më i gjerë, ka lidhje

me trajtimin si një të vetme të marrëdhënies kontraktore dhe detyrimit kontraktor. Kështu

kontekstualizmi përfshin shqyrtimin e një tërësie materialesh, të cilat do të ndihmonin jo

vetëm në interpretimin e fjalëve, por edhe në marrjen e kuptimit të të gjithë marrëdhënies

kontraktore. Në këtë këndvështrim i rëndësishëm, por jo i vetëm, është të merret kuptimi i

asaj që palët kërkonin të arrinin nëpërmjet kontratës.530

526 Interpretation, (2013). Në TheFreeDictionary.com

http://legal-dictionary.thefreedictionary.com/Interpretation 527 Patterson, D. (2003). Interpretation in Law, f. 5

http://www.trinitinture.com/documents/patterson.pdf 528 Mitchell, C. (2007). Interpretation of Contracts: Current Controversies in Law, Routledge-

Cavendish. London & New York, f. 4 529 Marmor, A. (2005). The Immorality of Textualism, Loyola Law Review, f. 1

http://scholarship.law.cornell.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=2570&context=facpub 530 Mitchell, C. (2007). vep. e cit., f. 3

Page 116: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

100

Në përballjen ndërmjet doktrinës tektstualiste dhe kontekstualiste trajtohet edhe

përdorimi ose jo i mirëbesimit gjatë interpretimit të kontratës. Mbështetësit e doktrinës

tekstualiste duket se nuk lënë vend për aplikimin e parimit të mirëbesimit gjatë interpretimit

të kontratës, duke pretenduar se interpretimi duke përdorur mirëbesimin mund të arrijë të

ndryshojë atë që palët kanë shprehur realisht në dokumentin e kontratës e duke i faturuar

përdorimit të mirëbesimit pasiguri në marrëdhënien kontraktore. Ndërsa mbështetësit e

doktrinës kontekstualiste e pranojnë përdorimin e mirëbesimit gjatë interpretimit, duke e

konsideruar të nevojshëm. Nëpërmjet interpretimit me mirëbesim mund të arrihet që

kontratës t’i “vishen” vlera shoqërisht e moralisht të pranueshme, edhe pse përtej asaj që

palët kanë shprehur në tekstin e kontratës. Duke u nisur vetëm nga ky sqarim i mësipërm

mund fare mirë të kuptohet se doktrina tekstualiste mbështetet nga vendet Common Law

dhe ajo kontekstualiste nga vendet Civil Law.

Interpretimi i kontratës nënkupton një ekzaminim më të gjerë të rrethanave

kontraktore, të cilat mund të përfshijnë pothuajse çdo informacion të rëndësishëm për të

kuptuar marrëveshjen.531 Pra, duhet marrë patjetër në konsideratë jo vetëm kuptimi i fjalëve

të përdorura nga personi që bën deklarimin, por edhe atë që ato në mënyrë të arsyeshme

mund të japin për ata që i dëgjojnë.532

Interpretimi nuk njeh kufij disiplinorë.533 Sipas Mitchell, duke qenë se interpretimi

është një proces të cilit mund t’i nënshtrohen vepra të ndryshme, është mjaft e vështirë për

të përzgjedhur një teori apo doktrinë të përgjithshme, që njëkohësisht të rezultojë e

përshtatshme edhe për interpretimin e veprave të arteve të bukura, letërsisë, teksteve

legjislative apo dokumenteve ligjore të natyrës private. Kjo edhe për shkak të natyrës së

veprës. Por, nëse në veprat artistike autori ka për qëllim të shfaqë botën e tij të brendshme,

nëpërmjet ligjit apo kontratave përcillet vullneti i autorëve dhe synimi për të arritur disa

efekte me natyrë juridike. Ndërsa një poet mund të përdorë edhe enkas fjalë me kuptime të

dyfishta, palët në një kontratë duhet t’i shmangin ato sa të mundin.534 Teksti i kontratës ka

nevojë për qartësi. Në këtë kuptim mund të thuhet se interpretimi i kontratës mund të

përkufizohet si: “përcaktimi i kuptimit, që duhet t’i bashkëngjitet deklarimeve të palëve

kontraktore dhe të efekteve ligjore të krijuara nga këto deklarime”.535

Vështirë që në ligjet kontraktore evropiane të gjesh përkufizim të interpretimit të

kontratës, por një i tillë, i shkurtër, i thjeshtë e i përgjithshëm gjendet në RSCL, sipas të

cilit: “Interpretimi i një premtimi, marrëveshjeje ose shprehjeje është konstatimi i kuptimit

të tij.”536

Interpretimi i kontratës është një analizë e vërtetë e një marrëdhënieje, e cila nuk

mund të kufizohet vetëm në tekstin e kontratës. Kjo marrëdhënie midis palëve ka lindur

më parë se kontrata të krijohej. Ajo ka një historik dhe një zhvillim të veçantë, të ndryshëm

nga çdo marrëdhënie tjetër. Kontrata shpreh vullnetin e përbashkët të palëve për të fituar

531 Po aty, f. 2 532 Torrente, A. & Schlesinge, P. (2009). Manuale di Diritto Privatto, Botimi XIX, Giuffrè Editore,

Milano, f. 554 533 Patterson, D. (2003). vep. e cit., f. 5 534 Canaris, C. W. & Grigoleit, H. C. (2004). Interpretation of Contracts Në A. Hartkamp, M.

Hesselink, E. Hondius, C. Joustra, E. du Perron, M. Veldman (Eds.), vep. e cit., f. 445 535 Herbots, J. H. (2012). Interpretation of Contracts Në J. M. Smits (Ed.), Elgar Encyclopedia of

Comparative Law, Botimi II. Edward Elgar Publishing, Cheltenham, f. 421 536 Restatement (Second) of the Law of Contracts, § 200

Page 117: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

101

të drejta dhe detyrime, por njëkohësisht ajo reflekton sjelljen e palëve me njëra-tjetrën,

përvojat dhe njohuritë e tyre, qëllimet individuale. Këto nuk janë të shprehura në tekst, por

e kanë dhënë ndikimin e tyre në përmbajtjen e kontratës. Tërësia e këtyre rrethanave dhe

të tjera përbëjnë sfondin real që jep si rezultat një kontratë. Prandaj, sipas mendimit tim:

“Interpretimi i kontratës është përcaktimi i kuptimit të qëllimit të përbashkët të palëve,

nëpërmjet një analize të gjuhës së përdorur në të, që realizohet në një sfond të përbërë nga

rrethana të brendshme e të jashtme, që kanë ndikuar në formimin e vullnetit të palëve.”

3.2 Ngjashmëritë dhe dallimet në interpretim midis ligjit dhe kontratës

Në kontekstin e interpretimit duhet të dallohet interpretimi i ligjit nga i kontratës,

dy interpretime, në fakt, që edhe pse duken në pamje të parë identike, dallojnë në mënyrë

të konsiderueshme veçanërisht për qartësinë e ndryshme që duhet t’i jepet dy vullneteve:

ligjor dhe të negocimit.537 Megjithatë qëllimi i interpretimit për të dy llojet e akteve është

i njëjtë: përcaktimi i kuptimit dhe shpjegimi i tyre.

Interpretimi i ligjeve është i nevojshëm kur ato zbatohen apo në zgjidhjen e

çështjeve gjyqësore, megjithëse pavarësisht nga kjo, ky është një proces më i thjeshtë: (1)

sepse tekstet e tyre janë përgatitur me kujdes maksimal dhe kanë kaluar disa diskutime para

miratimit dhe (2) për shkak se interpretimi i tyre zakonisht bëhet duke marrë në konsideratë

dokumente të tjera ligjore, të tilla si konventat, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara

ose akte të tjera ligjore.

Por, edhe në rastin e teksteve të ligjeve, mund të ndodhë që të krijohet vështirësi në

interpretim. Duke qenë se tekstet ligjore janë të përgjithshme dhe kryesisht nuk rregullojnë

situata të veçanta, gjuha e përdorur dhe fjalët mund të jenë të paqarta apo të dykuptimta.

Prandaj nevoja për interpretim është e madhe, pasi vetëm nëpërmjet tij mund të arrihet

aplikimi korrekt i dispozitave ligjore.

Nëpërmjet interpretimit mund të zgjidhen edhe situata të tjera, të reja, të cilat mund

të krijohen pasi ligji ka hyrë në fuqi. Është e kuptueshme që krijuesi i normës nuk mund të

parashikojë të gjitha situatat në të cilat mund të aplikohet ajo, por interpretuesi i saj duhet

t’i japë vlerë normës nëpërmjet interpretimit duke e bërë atë të zbatueshme. Interpretuesi e

pasuron normën me “kuptime të reja”. Prandaj norma mbart në vetvete më shumë se sa

krijuesi i saj mendon se i ka ngarkuar. Kjo e bën normën të zbatueshme në një sërë

situatash, por edhe jetëgjatë për sa mund të zbatohet në të ardhmen duke iu përshtatur

ndryshimeve. Kontrata, nga ana tjetër nuk gëzon aftësinë në përshtatje dhe zhvillim të

normës. Momenti i përfundimit të kontratës shënon edhe fundin e mundësisë për ta

ndryshuar përmbajtjen e saj. Interpretuesi i referohet asaj si diçka që nuk mund të ndryshojë

apo të përshtatet me rrethanat e reja, por duhet t’i rikthehet procesit të formimit të saj, duke

“zbuluar” qëllimin e vërtetë të palëve.

Për sa i përket burimeve të interpretimit mund të thuhet se janë të njëjta:

Kushtetutat, ligjet, precedenti, çështjet gjyqësore, zakonet dhe autonomia e vullnetit privat.

Pjesa më e madhe e kodeve civile përmbajnë udhëzime për interpretimin e ligjeve,

kontratave dhe vullneteve.538

537 Diener, M. C. (2011). Il contratto in generale, Botimi II, Giuffrè Editore, Milano, f. 493 538 Barak, A. (2005). Purposive interpretation in law. Princeton University Press, New Jersey, f. 49

Page 118: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

102

Metodat, që përdoren në interpretim janë përgjithësisht të ngjashme, pasi edhe në

rastin e ligjeve i kushtohet vëmendje jo vetëm fjalëve, por edhe kontekstit, si dhe sfondit

socio-historik në të cilin ligji është miratuar.

3.3 Nevoja për interpretim të kontratës

Çështja e interpretimit lind kur ka paqartësi në përmbajtjen e një kontrate. Ky është

një fenomen i gjithë pranishëm në të Drejtën Kontraktore: edhe një kontratë e hartuar

tërësisht dhe në dukje e saktë mund nën një kontroll nga afër, të provojë që ka nevojë për

interpretim.539

Interpretimi i dokumenteve të shkruara, që në përgjithësi rregullojnë sferën private

duket i vështirë për t’u realizuar për shkak se përfshin qëllimet, vullnetin dhe interesat e

palëve. Zgjedhja e fjalëve që janë vendosur në tekste të tilla, shumëllojshmëria e tyre,

neglizhenca apo nxitimi në zbatimin e kontratave padyshim sjell nevojën për interpretim.

Nëpërmjet kontratës, palët duke shprehur vullnet, kërkojnë të arrijnë përmbushjen

e qëllimit të tyre, të përbashkët. Kështu ata përpiqen të përzgjedhin gjuhën e kontratës, të

tillë që do të mund të shprehte “saktësisht” atë që ato, në momentin e formimit të kontratës,

dëshironin. Por, mund të ndodhë që shprehjet e përdorura, qoftë me gojë ose me shkrim,

për të përcaktuar kushtet e një operacioni ekonomik, kuptohen në mënyrë të ndryshme nga

palët.540

Nëse palët kanë mosmarrëveshje apo nuk pajtohen mbi kuptimin e një apo më

shumë kushteve të shprehura kontraktore, kjo nuk do të thotë detyrimisht se ka paqartësi,

por nënkupton nevojën për interpretim. Kështu përpara gjykatës shtrohen tre detyra: (1)

fillimisht të identifikojë fjalët që kanë nevojë për t’i dhënë kuptim, (2) të vendosë nëse ato

terma janë përkatësisht të dykuptimta dhe (3) nëse ka dykuptimësi, ta zgjidhë atë.541 Kjo

do të thotë, që jo në çdo rast palët paraqesin një çështje (kontratë), e cila përmban fjalë të

dykuptimta. Ndonjëherë e kundërta është e vërtetë; palët duke dashur të përfitojnë sa më

shumë nga kontrata, priren të kërkojnë kuptime të tjera nga ai që në të vërtetë shpreh fjala

apo fjalia në kontratë. Palët mundohen t’i paraqesin fjalët si të dykuptimta, kur në të vërtetë

ato nuk janë të tilla.

Ndoshta është më mirë të pranohet se nuk ka kontrata, të cilat nuk kanë nevojë për

interpretim. Secila prej tyre ka nevojë, qoftë edhe për të sqaruar një detaj të vogël,

megjithëse vetëm një pjesë e tyre shkon për interpretim gjyqësor. Kjo ndodh pasi palët

fillimisht preferojnë ta interpretojnë vetë kontratën dhe vetëm kur nuk bien dakord mbi

rezultatet e interpretimit të tyre, që përgjithësisht merret me gjuhën e kontratës, se sa me

rregullat interpretative të parashikuara nga ligji, i drejtohen gjykatës apo arbitrit, për t’ia

nënshtruar kontratën interpretimit nga profesionistë.

539 Canaris, C. W. & Grigoleit, H. C. (2004). vep. e cit., f. 445 540 Alpa, G. & Zeno-Zencovich, V. (2007). Italian Private Law, Routledge-Cavendish, London, f.

180 541 Burton, S. J. (2009). Elements of Contract Interpretation, Oxford Scholarship Online, f. 2

Page 119: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

103

3.4 Kriteret e interpretimit të kontratës

Autorë të ndryshëm, në lidhje me interpretimin e kontratës, arrijnë të identifikojnë

dallime ndërmjet Civil Law dhe Common Law, ndër të cilat mund të përmenden: (1) vendet

Civil Law përdorin interpretimin subjektiv, ndërsa vendet Common Law interpretimin

objektiv, (2) parimi që udhëheq interpretimin në vendet Civil Law është drejtësia, ndaj

edhe gjyqtari mund të ndërhyjë për të “ndryshuar” atë, çfarë palët kanë rënë dakord, ndërsa

parimet që udhëheqin interpretimin në vendet Common Law janë siguria dhe

parashikueshmëria, ndaj interpretimi i kontratës i qëndron strikt asaj që palët kanë vendosur

shprehimisht në kontratë dhe (3) sikundër edhe gjatë fazës parakontraktore, në

interpretimin e kontratës në vendet Civil Law zë një vend të rëndësishëm zbatimi i

mirëbesimit, ndërsa në vendet Common Law parimi i mirëbesimit nuk bën pjesë në

parimet, që përshkojnë interpretimin e kontratës.

Në vendet Civil Law interpretimi i kontratës i kushton më tepër vëmendje shpirtit

të kontratës, pra qëllimit të palëve, sesa asaj që palët kanë shprehur, pra kuptimit literal.542

Të gjitha rrethanat që shoqërojnë kontratën pranohen dhe interpretuesi ka pushtetin për të

vendosur peshën dhe besueshmërinë e tyre.543 Një qëndrim krejt të ndryshëm kanë vendet

Common Law, e për më tepër Anglia, ku zbatohet rregulli kontraktor parol evidence. Sipas

këtij rregulli, i cili shpreh edhe një nga synimet kryesore të ligjit kontraktor anglez: sigurinë

në marrëdhëniet kontraktore, nuk mund të shtohet apo ndryshohet ajo që është vendosur

nga palët, e paraqitur në mënyrë të dokumentuar në formën e një kontrate. Bazuar në këtë

rregull, gjatë interpretimit nuk është e mundur që rrethana të tjera të ndikojnë në tjetërsimin

e kuptimit që ka gjuha e kontratës. Në këtë mënyrë, këto rregulla përjashtuese pengojnë të

merren në konsideratë komunikimet dhe veprimet e palëve përpara, gjatë dhe pas

përfundimit të kontratës, si dhe të kuptuarit e tyre subjektiv rreth asaj që nënkupton

“kontrata”.544

Sipas Profesore Moss ka një shpjegim historik të këtij dallimi të konsiderueshëm

në fushën e interpretimit të kontratave, që i referohet sistemimit të ligjit kontraktor në Angli

në fund të shekullit XVIII, i cili nuk u bazua në doktrinat natyraliste (doktrina e të Drejtës

Romake), që “i klasifikonin kontratat në lloje të ndryshme, secili lloj me grupin e vet të

rregullave, që konsiderohej të shprehte detyrimet e natyrshme bashkëngjitur këtij lloji të

veçantë të kontratës”. Kështu Anglia nuk arriti të pranonte nga një grup rregullash për

secilin lloj kontrate, që do të integronte dhe udhëhiqte më tej interpretimin e kontratave.545

Përgjithësisht ndërmjet traditave Civil Law dhe Common Law dallimi është i

dukshëm, pasi vendet Civil Law aplikojnë interpretimin subjektiv duke kërkuar qëllimin e

palëve dhe vendet Common Law i referohen interpretimit objektiv duke u bazuar në gjuhën

e kontratës. Sipas Cserne objektivistët i japin përparësi faktit të jashtëm të shprehjes, duke

argumentuar se siguria ndodhet në atë që “të tjerët në fakt thonë, jo në atë që ata do të

donin të thoshin”. Ndërsa subjektivistët i japin përparësi qëllimit të palëve, duke theksuar

autonominë e tyre dhe vullnetin e lirë të individit. Si metodë interpretimi ajo mori hov në

542 Fauvarque-Cosson, B. & Mazeaud, D. (Eds.), vep. e cit., f. 182 543 Karton, J. (2015). The Arbitral Role in Contractual Interpretation. Journal of International

Dispute Settlement (6), f. 9

http://jids.oxfordjournals.org/content/6/1/4.full 544 Karton, J. (2015). vep. e cit., f. 9 545 Moss, G. C. (2007). vep. e cit., f. 6

Page 120: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

104

shekullin VI me kodifikimin e Justinianit dhe e mbështetur nga Kisha dominoi literaturën

ligjore të Evropës kontinentale deri në shekullin XIX.546

Një dallim tjetër mes tyre qëndron në përfshirjen dhe zbatimin e mirëbesimit gjatë

interpretimit të kontratës. Në vendet Civil Law interpretimi sipas mirëbesimit është një

kërkesë ligjore, qartësisht e shprehur, ndërsa në vendet Common Law, ashtu sikundër është

i njohur qëndrimi ndaj parimit të mirëbesimit, nuk mund të flitet për përfshirje dhe zbatim

të tij gjatë interpretimit të kontratës.

Në një farë mase qëndrimet “subjektive” apo “objektive” të traditave Civil Law e

Common Law në interpretimin e kontratave nuk janë aq strikte. Kjo pasi edhe sipas

praktikës Anglo-Amerikane kërkohet përcaktimi i qëllimit të palëve, pavarësisht se

përcaktimi i tij bëhet në mënyrë objektive dhe sipas juridiksioneve Civil Law, besnike të

interpretimit subjektiv, në praktikë nga sistemet Gjermanike aplikohen metoda objektive

dhe nga ato Romanike drejtohen gjyqtarët të frenohen në ndryshimin e kushteve të qarta

kontraktore, duke marrë në konsideratë një shumëllojshmëri fenomenesh objektive.547 Një

tjetër dallim ndërmjet tyre qëndron në atë që sipas traditës së familjes ligjore franceze, në

mënyrë tipike janë krijuar dispozita të detajuara për interpretimin, ndërsa tradita e familjes

ligjore gjermane bazohet në parime të përgjithshme.548 Ka autorë, që mendojnë se më tepër

se sa dallime midis vendeve Civil Law dhe Common Law, dallimet qëndrojnë në

interpretimet objektive dhe subjektive, ku ligji francez është prototipi teorik i modelit

subjektiv dhe SHBA me tipare të ngjashme me modelin objektiv gjerman, ndërsa Anglia

më tepër e izoluar më vete, në këmbënguljen e saj në interpretimin literal.549 Kërkimi i

qëllimit të palëve ishte baza e metodës interpretuese në Francë, që prej shekullit XIX e deri

në fillim të shekullit XX, pavarësisht se ka ndryshuar në mënyrë dramatike që atëherë,

ndërsa qëndrimi gjerman edhe pse ka dëshmuar për një qëndrim subjektiv që prej gjysmës

së dytë të shekullit XIX, është shembull i përballjes ndërmjet qëndrimit subjektiv dhe

teorisë së vullnetit të Savigny (KCGJ, art. 133) dhe ndikimit të Jhering në lidhje me

arsyeshmërinë (KCGJ, art. 157).550

Në trajtimin e mëposhtëm, pikërisht duke u nisur edhe nga këto dy qëndrime

kryesore, kriteret e interpretimit të kontratës do të grupohen në kritere objektive dhe

subjektive, për të dalluar ndërmjet tyre mirëbesimin si një nga kriteret e interpretimit

kontraktor. Renditja në këtë studim i referohet renditjes që kanë dispozitat, të cilat lidhen

me interpretimin e kontratës, në Kodet Civile kontinentale.

546 Cserne, P. (2009). Policy considerations in contract interpretation: the contra proferentem rule

from a comparative law and economics perspective, f. 5

http://works.bepress.com/peter_cserne/28/ 547 Karton, J. (2015). vep. e cit., f. 9 548 Mäntysaari, P. (2009). The Law of Corporate Finance: General Principles and EU Law: Vol II:

Contracts in General. Springer, Berlin, f. 91 549 Fontaine, M. & De Ly, F. (2009). Drafting International Contracts: An Analysis of Contract

Clauses. Martinus Nijhoff Publishers, The Hague, f. 138 550 De Boeck, A. & Van Hoecke, M. (2008). The Interpretation of Standard Clauses in European

Contract Law Në H. Collins (Ed.), Standard Contract Terms in Europe: A Basis for and a

Challenge to European Contract Law. Kluwer Law International, The Hague, f. 214

Page 121: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

105

3.4.1 Kriteret subjektive

Ka një logjikë në seksionet përkatëse në ligj, sipas të cilave parashikohet

interpretimi i kontratës. Dispozitat nuk janë të vendosura rastësisht, por janë të renditura

për të treguar një radhë preferimi të përdorimit të tyre. Dispozitat, që përmbajnë kritere të

ngjashme interpretimi janë të vendosura pranë njëra-tjetrës. Renditja e tyre, jo një nga një,

por duke marrë për bazë kriterin e përgjithshëm të interpretimit, shpreh qëndrimin e

legjislatorit, që pasohet edhe nga qëndrimi i gjykatave gjatë interpretimit. Vihet re se

dispozitat, që përmbajnë kriterin subjektiv të interpretimit, janë të vendosur më përpara se

sa ato, që përmbajnë kriterin objektiv. Kjo duket në Kodin Civil Italian, Francez e Shqiptar,

duke nënkuptuar se interpretimi i kontratës do t’i nënshtrohet fillimisht përmbajtjes së

dispozitave të renditura më përpara (që përmbajnë kriterin subjektiv) dhe vetëm nëse nuk

arrihet të nxirret kuptimi i kontratës mund të përdoren dispozitat e tjera.

Kriteret subjektive synojnë të zbërthejnë qëllimin e përbashkët e konkret të palëve

kontraktore dhe të realizojnë interpretimin e kontratës, nëpërmjet këtij qëllimi, i cili për hir

të së vërtetës nuk është i lehtë të kuptohet. Nëse shterojnë kriteret subjektive të interpretimit

dhe duket se nxjerrja e kuptimit të kontratës është ende larg apo kuptimi i saj deri në këtë

moment duket absurd, do të jetë e nevojshme të përdoren kriteret objektive të interpretimit

të kontratës.

Vendosja e disa kritereve më parë se të tjerët, i referohet përzgjedhjes logjike të

legjislatorit, që shpreh qëndrimin e traditës Civil Law, në favor të përdorimit të kritereve

subjektive dhe nuk lidhet me vlerësimin e tyre. Çdo kriter ka vlerën e vet interpretuese, të

padiskutueshme e të pakrahasueshme me të tjerat.

3.4.1.1 Pesha e fjalëve

Ka autorë italianë, të cilët shprehen se në Itali, nuk mund të thuhet se qasja

mbizotëruese ndaj interpretimit është që të qartësojë vullnetin e brendshëm të palëve, që

nuk është përcaktuar shprehimisht, duke iu referuar fillimisht interpretimit literal dhe nëse

nëpërmjet tij nuk është siguruar një kuptim koherent, të përdoren mënyra të tjera

interpretimi të parashikuara nga Kodi Civil.551 Edhe Moss552 pranon se interpretuesit në

Itali i referohen kryesisht gjuhës së kontratës dhe nëse ajo është e qartë nuk mund t’i

drejtohen kritereve të tjera të interpretimit, si qëllimi i palëve, sipas rregullit in claris non

fit interpretatio. Thënë ndryshe, nxjerrja e kuptimit literal të deklarimit konsiderohet si faza

e parë e analizimit.553 Kuptimi literal merr vlerën e një mjeti thelbësor interpretimi, që

përjashton jo vetëm kërkimin e qëllimit të përbashkët të palëve, por edhe çdo kriter tjetër

interpretimi nëse shprehjet e përdorura në kontratë janë të qarta.554 Megjithëse duket pak e

rrezikshme pranimi në mënyrë absolute se një kontratë është tërësisht e qartë dhe nuk ka

551 Viglione, F. (2009). Good Faith and Reasonableness in Contract Interpretation: A Comparative

Prospective European Business Law Review f. 836

http://www.academia.edu/3681354/Good_Faith_and_Reasonableness_in_Contract_Interpretation

_a_Comparative_Perspective 552 Moss, G. C. (2007). vep. e cit., f. 17-18 553 Capodanno, M. (2006). L’interpretazione del Contratto, CEDAM, Padova, f. 50 554 Po aty, f. 57-58

Page 122: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

106

nevojë për t’u interpretuar një apo disa kushte të saj. Qartësia mund të pranohet vetëm si

rezultat i një interpretimi dhe jo të pohohet paraprakisht.

Në KCF, art. 1156 dhe në KCSH, neni 681 dispozitat shprehen njëlloj si në KCI,

duke u fokusuar në qëllimin e palëve për interpretimin e kontratës së tyre. Në të gjitha

parashikimet ligjore të sipërpërmendura vihet re se brenda të njëjtës dispozitë përballen dy

mënyra interpretimi: (1) interpretimi literal, strikt dhe besnik ndaj kuptimit të fjalëve të

shprehura nga palët dhe (2) interpretimi, që merr për bazë qëllimin e vërtetë të palëve,

përtej asaj që palët kanë shprehur. Qëllimi i legjislatorit për t’i përfshirë në përmbajtjen e

të njëjtës dispozitë tregon se këto mënyra, gjatë interpretimit, mund të qëndrojnë në

përdorim me njëra-tjetrën, duke mos pasur funksion përjashtues. Megjithatë, mendoj se

nga interpretimi i dispozitës del i qartë një rend i përdorimit të tyre. Nëse midis asaj, që

palët kanë rënë dakord dhe asaj, që kishin për qëllim të binin dakord ka mospërputhje, do

të ketë prioritet qëllimi i palëve dhe jo kuptimi i fjalëve.555 Por, nëse nga interpretimi del i

qartë se kuptimi literal i tekstit është i njëjtë me qëllimin e palëve, nuk ka nevojë të

vazhdohet me interpretimin e kontratës, pasi kjo do të çonte në mbivendosjen e mendimit

të gjyqtarit, mbi atë që palët kanë pasur për qëllim dhe e kanë shprehur saktësisht.

Në vendet Common Law situata është e ndryshme. Interpretuesi anglez bazohet në

gjuhën e kontratës dhe përgjithësisht nuk lejohet të marrë në konsideratë rrethana të

jashtme në interpretimin e kontratës, por duhet të përcaktojë qëllimin e përbashkët të palëve

nëpërmjet gjuhës së dokumentit.556 Aty ku fjalët janë të qarta dhe arrijnë të përcjellin

qëllimin e palëve pa asnjë lloj dyshimi, nuk është e nevojshme për të shkuar më tej se sa

një interpretim strikt e literal i kushteve kontraktore. Në interes të qartësisë, përdoret

rregulli “parol evidence”, duke bërë që kontrata të interpretohet objektivisht dhe në mënyrë

të pavarur nga rrethana jo thelbësore, pavarësisht se nga përdorimi i këtij rregulli ka

përjashtime, si p.sh: marrja në konsideratë e sfondit faktik ekzistues përpara dhe deri në

datën e përfundimit të kontratës apo të fakteve të njohura nga të dyja palët.557 Deri para

pak kohësh situata në Angli ka qenë tejet strikte, një qëndrim objektiv, që nuk ngarkonte

gjykatat me kërkimin e qëllimit të palëve.

Në SHBA shekulli XX shënoi shkëputjen nga mënyrat strikte e formaliste të

interpretimit të deriatëhershëm, për të përqafuar një qasje të bazuar në një realitet të

dyfishtë: (1) gjuha, që jo gjithmonë shpreh në mënyrë perfekte marrëveshjen e palëve dhe

(2) pamundësia për të parashikuar gjithçka mund të ndodhë gjatë përmbushjes së kontratës,

passjell rritjen e boshllëqeve në kontratë.558 Duke analizuar RSCL, § 201 mund të thuhet

se edhe në SHBA merr prioritet interpretimi sipas kuptimit të fjalëve, kryesisht kur kanë

qenë vetë palët që e kanë përcaktuar kuptimin e tyre: një kuptim të vetëm të përbashkët.

Interpretimi do të realizohet sipas atij kuptimi. Pra, edhe nëse kuptimi që ligji i jep fjalës

është i ndryshëm nga kuptimi i përbashkët që palët i kanë dhënë asaj, ky i fundit do të

merret për bazë gjatë interpretimit. Por, mund të ndodhë që palët t’i kenë dhënë kuptime të

ndryshme fjalës. Në këtë rast kuptimi që do të zgjidhet të përdoret në interpretim do të jetë:

555 Mund të merret në konsideratë edhe përdorimi me analogji të një dictum të njohur të Celsus

(Dig. 1, 3, 17) që ka lidhje me ligjin: “Scire leges non hoc est verba earum tenere, sed vim ac

potestatem”- “Njohja e ligjeve nuk nënkupton njohjen e fjalëve të tyre, por qëllimin dhe

pikësynimin e tyre.” 556 Moss, G. C. (2007). vep. e cit., f. 5 557 Po aty, f. 6 558 Dubroff, H. (2012). vep. e cit., f. 562

Page 123: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

107

(1) kuptimi, që i është dhënë prej njërës nga palët, e cila në kohën kur është bërë

marrëveshja nuk ka ditur që pala tjetër i ka bashkëngjitur një kuptim të ndryshëm, ndërkohë

që kjo e fundit e ka ditur për kuptimin e dhënë më parë apo (2) kuptimi, që i është dhënë

prej njërës nga palët, e cila në kohën kur është bërë marrëveshja nuk kishte arsye të dinte

për një kuptim të ndryshëm, të bashkëngjitur nga pala tjetër, ndërsa kjo e fundi kishte arsye

të dinte për kuptimin e dhënë më parë. Në § 202 (3) merren për bazë: kuptimi më i përdorur

për një fjalë, si dhe kuptimi teknik i fjalëve në një transakion në një fushë teknike, kuptime,

që do të përdoret në interpretim, duke pasur përparësi nëse nga palët nuk është shfaqur një

qëllim i ndryshëm. Megjithatë, brenda këtij seksioni § 202 (1), shprehet edhe rëndësia e

kontekstit gjatë interpretimit të kontratës: “Fjalët dhe sjelljet e tjera interpretohen nën

dritën e të gjitha rrethanave…”

3.4.1.2 Konstatimi i qëllimit të palëve

Në KCI, pa i hequr asnjë presje vlerës që marrin fjalët dhe interpretimi i tyre, duket

se konstatimi i qëllimit të përbashkët të palëve është po aq i rëndësishëm, për sa vetë

dispozita ndalon që interpretimi të kufizohet vetëm në kuptimin literal të fjalëve.559 Nevoja

për të kërkuar qëllimin e përbashkët të palëve, parashikuar nga vetë dispozita, në fakt nuk

e zhvlerëson elementin literal të aktit, përkundrazi tregon se aty ku kuptimi literal zbulon

vullnetin e palëve kontraktore, në mënyrë të qartë e jo të dykuptimtë, nuk mund të pranohet

një tjetër interpretim.560

Për të kuptuar qëllimin, është e rëndësishme të vlerësohet sjellja e palëve, në të

gjithë kompleksitetin e saj, madje duke u kthyer pas në kohën e formimit të kontratës.

Profesor Galgano shprehet se interpretimi ndihmohet nga kriteri historik, që ofron ligji,561

mundësinë për t’u kthyer në kohën kur kontrata është lidhur. Në trajtimin e tij, Capodanno

duke cituar Profesor Betti,562 sqaron se kur flitet për vullnetin si objekt interpretimi, nuk

bëhet fjalë për vullnetin e brendshëm, por për deklarimet e shkëmbyera apo për sjelljet

reciproke brenda kornizës së rrethanave, që i jep atyre kuptim e vlerë. Kur flitet për

qëllimin e palëve, duhet të merret në konsideratë qëllimi objektiv i tyre, ai që është shfaqur

nga palët dhe jo interesi aktual që ato kanë në momentin që realizohet interpretimi.

Galgano shton se interpretimi nuk mund të kufizohet në kuptimin letrar të fjalëve

të përdorura, si edhe mund të ndodhë që fjalët e marra të shkëputura mund të tradhtojnë

qëllimin e kontraktuesve. Interpretimi përtej fjalëve të përdorura dhe kuptimit të tyre, duke

u bazuar mbi qëllimin e palëve, mund të sjellë si rezultat një kualifikim të ndryshëm të

kontratës, kualifikim që mund ta shpëtojë kontratën nga goditja për pavlefshmëri.563 Në

këtë rast gjyqtari pajiset me kompetenca të ndryshimit të kualifikimit dhe mund të arrijë të

“gjejë” kualifikimin e duhur vetëm pasi ka analizuar qëllimin e palëve dhe llojin e

marrëdhënies që palët në fakt dëshironin të krijonin. Kjo nënkupton se nëse do të

përcaktohet një rend për të analizuar situatën rreth një kontrate, fillimisht do të kryhet

559 Kodi Civil Italian, art. 1362 (1) 560 Capodanno, M. (2006). vep. e cit., f. 43 561 Galgano, F. (2006). E Drejta Private, Botimi III, f. 410 (Diritto Privatto (1992). settima edizione

CEDAM, Padova), Tiranë, LUARASI University Press, përkthyer nga origjinali Alban Brati) 562 Betti, E. (1994). Teoria generale del negozio giuridico (Ristampa) Edizioni scientifiche italiane,

Napoli, f. 324-325, cituar nga Capodanno, M. (2006). vep. e cit., f. 45 563 Galgano, F. (2006). vep. e cit., f. 410

Page 124: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

108

interpretimi e më pas kualifikimi i saj. Për të realizuar këtë, janë të nevojshme edhe

sqarimet përkatëse të palëve, që i referohen kohës përpara, gjatë e pas lidhjes së kontratës,

duke treguar fjalët dhe sjelljet reciproke që kanë shkëmbyer me njëra-tjetrën.

Edhe KCSH përmban një dispozitë të tillë, të ndërtuar në mënyrë identike me sa

parashikon dispozita e KCI, duke pranuar se interpretimi i kontratës duhet të bazohet në

“qëllimin e vërtetë e të përbashkët të palëve”, si dhe në “sjelljen e tyre në tërësi para dhe

pas përfundimit të kontratës”.564 Duke u mbështetur në këtë dispozitë Gjykata e Lartë

Shqiptare në një vendim të saj565 ka deklaruar se: “gjykatat nuk duhet të bazohen në

përcaktimet e llojit të kontratës që kanë rënë dakord palët, por duhet të nxjerrin qëllimin e

vërtetë të saj, duke u bazuar në objektin, si dhe detyrimet e marra përsipër”. Mbi këtë

arsyetim Gjykata, në zbatim të kompetencave, që i fiton nga ligji, ka arritur të ndryshojë

kualifikimin e kontratës së lidhur nga palët: nga një kontratë sipërmarrje, në një kontratë

shitje (me kusht), duke vlerësuar se ajo përmbante kryesisht elemente të këtij lloj kontrate.

Ky kualifikim është arritur pasi është vlerësuar me kujdes qëllimi i vërtetë dhe i përbashkët

i palëve: qëllimi i vërtetë i paditësit dhe të paditurës, para dhe pas lidhjes së kontratës, ka

qenë blerja e apartamentit dhe i garazhit dhe qëllimi i palës tjetër, shoqërisë tregtare, ka

qenë shitja e apartamentit, pra kalimi i pronësisë së një pasurie, me kushtin, kur pasuria e

paluajtshme do të regjistrohej në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, qëllime

që dalin të qarta nga përmbajtja e vetë kontratës të lidhur midis palëve.

Sipas ligjit gjerman, gjatë interpretimit përqendrimi është te deklarimi individual,

duke caktuar qëllimin e vërtetë si kriterin vendimtar të interpretimit.566 Në përputhje edhe

me KCGJ, sek. 133 kur interpretohet deklarimi i qëllimit, nuk ka rëndësi kuptimi literal i

deklarimit. Prandaj gjykatat gjermane, për të qartësuar qëllimin e vërtetë të palëve dhe për

të arritur në interpretimin më të arsyeshëm, janë të prirura të vlerësojnë sjelljen dhe

komunikimin (korrespondencën) e shkuar mes tyre. Edhe pse duket se “ndalohet”

interpretimi literal, në fakt çdo interpretim niset prej tij, për të marrë më tej në konsideratë

rrethanat e tjera, si: zanafilla e marrëdhënies kontraktore dhe interesat ekzistuese të

palëve.567 Pavarësisht se qëllimi i legjislatorit ka qenë marrja në konsideratë e qëllimit

subjektiv, sipas interpretuesve modernë shprehja objektive, ashtu si pritësi do ta kishte

kuptuar është përcaktuesja e përmbajtjes së deklarimit.568

KCF përmban një seksion të veçantë për interpretimin e kontratave. Sikundër edhe

qëndrimet e mbajtura nga legjislacionet e sipërpërmendura të traditës Civil Law, edhe KCF

në interpretimin e kontratave e vë theksin te gjetja e qëllimit të përbashkët të palëve

kontraktore, “ në vend që t’i kushtojë vëmendje kuptimit literal të fjalëve”.569 Sipas ligjit

francez çdo dëshmi të asaj që palët thanë apo bënë, qoftë me njëra-tjetrën apo me palët e

treta, mund të jenë të rëndësishme për të përcaktuar cilat ishin qëllimet e tyre në të vërtetë.

Në ligjin francez ka një dallim midis konstatimit të qëllimeve të tyre dhe zbatimit të

564 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 681 565 Vendim Nr. 372, datë 12.06.2014 i Gjykatës së Lartë Shqiptare 566 McMeel, G. & Grigoleit, H. C. (2013). Interpretation of contracts- Prospective European

Regulation from the English and German Point of View. Në G. Dannemann & S. Vogenauer (Eds.),

The Common European Sales Law in Context- Interactions with English and German Law, Oxford

University Press, Oxford, f. 345 567 Jaeger, A. V. & Hök, G. S. (2010). FIDIC- a Guide for Practitioners, Springer, Berlin, f. 31 568 Herbots, J. H. (2012). vep. e cit., f. 428 569 Kodi Civil Francez, art. 1156

Page 125: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

109

rregullave ligjore të cilat mund, në interes të drejtësisë ndaj palëve të tjera ose përndryshe,

të kufizojnë masën në të cilën këto qëllime kanë dhënë efekt.570 Është detyra e gjyqtarëve,

të mos e ndjekin kuptimin e drejtpërdrejtë të instrumentit, por të përcaktojnë se cili ishte

qëllimi i përbashkët i palëve.571 Por, nëse qëllimi i përbashkët i palëve nuk mund të

përcaktohet, atëherë merret për bazë se çfarë kuptimi do t’i jepte një njeri i arsyeshëm,

fjalës a shprehjes së kontestuar.572

Qëndrimi i vendeve Common Law tradicionalisht ka qenë i ndryshëm, në favor të

interpretimit literal të kontratës, por situata ka ndryshuar që nga shekulli XX. Në SHBA i

jepet rëndësi, sigurisht kuptimit të fjalëve, por nëse: … qëllimi kryesor i palëve është i

përcaktueshëm, i jepet rëndësi e madhe”.573

Në interpretimin e kontratës gjykatat angleze përqendrohen më shumë se sa te

qëllimi i palëve apo sjellja e tyre gjatë formimit të kontratës, te ajo që palët kanë shprehur

duke mos marrë në konsideratë rrethana të tjera të jashtme. Pavarësisht se interpretuesi, që

bazohet në gjuhën e kontratës, do ta interpretojë atë në mënyrë që të mos shprehë absurditet

dhe të ketë mospërputhje me dispozitat ligjore, përsëri kjo mënyrë duhet të zgjidhet e tillë

që të mos bjerë ndesh me çfarë kanë deklaruar palët.574 Por, në çështjen Investors

Compensation Scheme Ltd. v. West Bromwich Building Society (1997) u shfaq një zhvillim

në qëndrimin anglez ndaj interpretimit të kontratës. Arsyetimi i House of Lords në çështjen

e sipërpërmendur përfshiu në përcaktimin e kuptimit të kushteve kontraktore një mënyrë

të re vlerësimi: botëkuptimin e njeriut të arsyeshëm. Interpretimi është përcaktimi i

kuptimit, që dokumenti do t’i përçonte njeriut të arsyeshëm, i cili ka të gjithë sfondin e

njohurive që në mënyrë të arsyeshme ka qenë e mundur për palët në situatën që ndodheshin

në momentin e lidhjes së kontratës.575 Në këtë pikë është e nevojshme të kuptohet se sa ka

ndryshuar qëndrimi anglez ndaj interpretimit të kontratës, duke krahasuar kuptimin që kanë

fjalët në një kontratë me kuptimin që merr një njeri i arsyeshëm nga po të njëjtat fjalë.

Kuptimi i fjalëve lidhet me fjalorët dhe gramatikën, ndërsa kuptimi i dokumentit është çfarë

palët, që i kanë përdorur ato fjalë në një sfond të përcaktuar, do të kishin nënkuptuar në

mënyrë të arsyeshme. Pra, ka dallim ndërmjet kuptimit të fjalëve në dokument dhe asaj që

nënkuptohet nga ato fjalë nga një njeri i arsyeshëm.576

3.4.1.3 Kontrata është një

Megjithëse kontrata mund të jetë e ndërtuar e ndarë në disa pjesë apo seksione, e

pajisur me shtojca apo anekse, mund të jetë një kontratë e shkurtër apo e gjatë, kjo nuk ka

rëndësi për interpretuesin. Kontrata është një dokument dhe duhet të trajtohet si i tillë,

pavarësisht pjesëve përbërëse. Vetë ligji e kërkon një interpretim të tillë, që lidh kushtet e

570 Stone, R., Devenney, J. & Cunnington, R. (2011). Text, Cases and Materials on Contract Law,

Botimi II, Routledge, Oxon, f. 225 571 Whincup, M. H. (2006). Contract Law and Practice: The English system with Scottish,

Commonwealth and Continental Comparisons, Botimi V, Kluwer Law International, Alphen aan

den Rijn, f. 38 572 Jaeger, A. V. & Hök, G. S. (2010). vep. e cit., f. 20 573 Restatement (Second) of Contracts Law, § 202 (1) 574 Moss, G. C. (2007). vep. e cit., f. 5 575 Herbots, J. H. (2012). vep. e cit., f. 427 576 Po aty, f. 427

Page 126: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

110

kontratës me njëri-tjetrin dhe nuk i trajton ato të shkëputura. Sipas KCSH kushtet e

kontratës interpretohen nëpërmjet njëra-tjetrës “duke i dhënë secilit kuptimin që del nga

tërësia e aktit”.577 Kjo është një dispozitë identike me atë të parashikuar nga KCI (art.

1363), që përcakton që prej emërtimit të saj mënyrën e interpretimit të dispozitave: në

kompleksitet me njëra tjetrën. Të njëjtin qëndrim mban edhe KCF (art. 1161), që

parashikon se të gjitha kushtet kontraktore duhet të interpretohen duke referuar te njëra-

tjetra, për t’i dhënë secilës kuptimin që del nga i gjithë dokumenti.

Profesor Galgano e trajton si kriterin logjik, që vetë ligji imponon në interpretimin

e kontratës, duke bërë që kuptimi literal i një kushti kontraktor, duke u interpretuar nën

dritën e gjithë përmbajtjes së kontratës, të mos shfaqet në kundërshtim me qëllimin e

palëve.578 Në funksion të zbatimit të dispozitës duket qartë se një trajtim interpretues i

secilit prej kushteve kontraktore, në mënyrë të shkëputur nga kontrata e të izoluar nga

kushtet e tjera, do të cenonte tërësinë e dokumentit dhe do të deformonte kuptimin e tij.

Edhe RSCL në rregullat e përgjithshme të interpretimit pranon pikërisht që

dokumenti duhet të trajtohet si një i tërë dhe shkrimet, të cilat janë pjesë të një transaksioni,

duhet të interpretohen së bashku. Interpretimi sipas këtij kriteri përbën një interpretim

sistematik të kushteve kontraktore, duke sqaruar kuptimin e njërit prej tyre në krahasim

dhe njëkohësisht në lidhje me kushtet e tjera, me qëllim që rezultati i interpretimit të një

kushti kontraktor të mos vijë në kundërshtim me kuptimin që del nga kontrata si një

dokument i vetëm.

3.4.2 Kriteret objektive

Nëse kriteret subjektive janë shfrytëzuar me kujdes për të interpretuar kontratën,

por ende ka paqartësi rreth kuptimit të saj, pa dyshim që duhet të përdoren kriteret

objektive. Këto kritere (të quajtura edhe parime të interpretimit) lidhen ngushtë me gjuhën

e përdorur në kontratë. Duke mbajtur në konsideratë natyrën e tyre tepër specifike ato janë

tepër të efektshme në aplikim. Nisur nga fakti që fjalët a shprehjet, në fjalor a në përdorimin

e përditshëm mund të kenë më shumë se sa një kuptim, këto kritere bëjnë të mundur që të

përzgjidhet më lehtësisht kuptimi i duhur në varësi të kontratës.

Aktet ligjore, por edhe pjesa dërmuese e kontratave (përveç kontratave të heshtura)

krijohen nëpërmjet fjalëve. Fjalët dhe shprehjet, që ato përmbajnë, jo rrallë herë mund të

shfaqen problematike në raport me kuptimin,që palët i japin atyre. Gjuha e përdorur dhe

fjalët e përzgjedhura, jo kontrata si dokument, mund të lenë vend për dykuptimësi.

Dykuptimësia mund të shfaqet në dy lloje: (1) dykuptimësi leksikore dhe (2)

dykuptimësi sintaksore. E para ndodh kur fjala ka më shumë se sa një kuptim objektiv apo

sipas fjalorit dhe e dyta lidhet me strukturën gramatikore.579 Pra, nëse marrim si shembull

fjalinë: “Nëse nuk më gjen në shtëpi, pakon lëre te bari”, personi që dorëzon pakon mund

të mos jetë i qartë që nëse plotësohet kushti, pakon duhet ta lerë mbi barin në oborr apo te

bari ngjitur me shtëpinë. Fjala “bar” mbart dykuptimësi, por nëse personi që pret pakon do

të thoshte: “Nëse nuk më gjen në shtëpi, pakon lëre te bari, se e njoh djalin që shërben

577 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 682 578 Galgano, F. (2006). vep. e cit., f. 411 579 Schane, S. (2002). Ambiguity and Misunderstanding in Law, Thomas Jefferson Law Review, 26

(1) f. 4

http://idiom.ucsd.edu/~schane/law/ambiguity.pdf

Page 127: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

111

aty” situata do të ishte e qartë dhe nuk do të kishte vend për dykuptimësi. Dykuptimësia

sintaksore mund të ilustrohet me shembullin: “B tha të premten do të blinte një dyqan”. Në

këtë rast dykuptimësia qëndron te fjala “të premten”, pra B i ka thënë fjalët të premten apo

do të blejë dyqan të premten? Sigurisht, nëse fjalia do të ishte ndërtuar ndryshe, si: “B tha

se do blinte një dyqan të premten” situata do të qartësohej.

Jo në të gjitha kontratat ka dykuptimësi apo paqartësi. Fakti që ndërmjet palëve

krijohet një konflikt në lidhje me kontratën, nuk nënkupton detyrimisht se në kushtet

kontraktore ka paqartësi. Konflikti mund edhe “të krijohet” nga njëra prej palëve, pra të

bëhet i pranishëm në mënyrë artificiale, nëse interesi i saj ka ndryshuar krahasuar me kohën

përpara apo në lidhjen e kontratës.

Rastet e paqartësisë në kontrata nuk janë të rralla. Ka paqartësi aty ku kontrata dhe

kushtet e saj mund të lexohen në të pakën dy mënyra. Ka paqartësi kur fjalëve në kontratë

mund t’i jepen në mënyrë të arsyeshme dy ose më shumë kuptime. Por, nëse fjala apo

shprehja e pretenduar nga pala apo palët, si e dykuptimtë apo e paqartë, në fakt ka një

kuptim të mirëpërcaktuar dhe nuk ka justifikim të arsyeshëm për të besuar të kundërtën,

pretendimi nuk ka bazë për të qëndruar. Në lidhje me këtë duhet shtuar se kuptimi i të

njëjtës fjalë apo shprehje, do të ngelet i njëjtë kur fjala apo shprehja përsëritet dhe bëhet

pjesë e kushteve pasardhëse kontraktore.

3.4.2.1 Kuptimi i fjalëve duhet të sjellë efekt

Kontrata lidhet nga palët me qëllim që të prodhojë efektet e dëshiruara prej tyre.

Në tërësinë e saj, kontrata krijohet nga kushtet kontraktore, nga të cilat pritet që

individualisht ose në raport me njëra-tjetrën të kenë kuptim e të sjellin efekte. Ndaj, gjatë

interpretimit, duke u nisur edhe nga lloji i kontratës e natyra e saj, si dhe nga rrethanat në

të cilat është përfunduar kontrata, në fjalët që kanë disa kuptime, interpretuesi duhet të

zgjedhë kuptimin “në të cilin mund të ketë ndonjë efekt dhe jo, në atë sipas të cilit nuk do

të kishte ndonjë efekt”.580 Prodhimi i efekteve për fjalët që interpretohen, kërkohet nga KCF

(art. 1158), duke i dhënë fjalëve atë kuptim që do të përshtatej me llojin e kontratës, si dhe

nga art. 1367 i KCI, sipas të cilit nëpërmjet interpretimit preferohet që kontrata apo kushtet

të prodhojnë efekte, se sa të mos prodhojnë.

Në RSCL § 203 rregullat e interpretimit vendosen në një renditje, sipas të cilës

përcaktohen standardet e interpretimit sipas preferimit, si p.sh. : një interpretim, i cili jep

një kuptim të arsyeshëm, të ligjshëm dhe efektiv për të gjitha kushtet, preferohet ndaj

interpretimit, që lë një pjesë të paarsyeshme, të paligjshme dhe pa efekt.

3.4.2.2 Praktika dhe zakonet

Kodet civile evropiane përmbajnë dispozita në lidhje me interpretimin, të cilat

përdoren jo shpesh, por aq herë sa duhet të kapërcehet një situatë që nuk ka qenë e

parashikuar dhe sigurisht nuk është paraprirë me rregullim nga palët. Duke qenë se kuadri

ligjor i vendeve evropiane është i plotë, kjo përbën edhe arsyen kryesore, që dispozitat që

lidhen me interpretimin sipas praktikave tregtare apo zakoneve, përdoren më rrallë.

Praktika dhe zakonet pranohen nga vendet e të dyja traditave në interpretimin e

kontratës. Sigurisht bëhet fjalë për ato zakone, të cilat përmbajnë elementin objektiv dhe

580 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 683

Page 128: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

112

subjektiv (përsëritjen dhe bindjen në zbatim), si dhe që thërriten nga ligji për të ndihmuar

në interpretimin e kontratës. Zakonet, të cilat përdoren për interpretim, duhet të jenë të

njohura nga palët kontraktore. Zakonet dhe praktika tregtare marrin një rëndësi të veçantë

pasi ato thërriten nga vetë ligji për interpretim, si dhe në raste të caktuara përbëjnë

“sqaruesin” më të mirë të fjalëve apo shprehjeve në kontratë, të cilat janë të njohura në

praktikat tregtare dhe zakonet, i dihet mjaft mirë kuptimi dhe përdorimi i tyre.

“Klauzolat e paqarta interpretohen sipas praktikës së vendit ku është përfunduar

kontrata”581 Përfshirja e praktikave apo zakoneve, si zgjidhje, kur ato nuk janë përfshirë

nga palët në kontratë, parashikohet shprehimisht në ligj.582 Në dallim nga dispozitat ligjore,

të cilat përfshihen automatikisht në kontratë,583 “clausole d’uso” konsiderohen të përfshira

në qoftë se nuk rezulton se nuk kanë qenë të dëshiruara nga palët. Kjo nënkupton se palët

vetëm në mënyrë të shprehur në kontratë, mund të përjashtojnë përdorimin e praktikave

apo zakoneve. Kështu këto zakone, të cilat janë krijuar nga një përdorim i vazhdueshëm në

një vend të caktuar, edhe pse në një sektor të veçantë apo vetëm për një lloj kontrate, marrin

një funksion interpretues, si kriter sqarues i kushteve të paqarta.584

Sipas KCSH aty ku ka dykuptimësi të fjalëve, interpretimi i kontratës do të bëhet

në përputhje me praktikat e vendit ku është përfunduar kontrata. Ky është një parashikim i

përgjithshëm, i cili nëse njëra nga palët është sipërmarrëse, elementi “vend” do të

përcaktohet nga vendndodhja e selisë së ndërmarrjes, duke mos iu referuar vendit të

përfundimit të kontratës.585 Një parashikim i tillë specifik gjendet i shprehur në mënyrë

identike në KCI [art. 1368 (1)]. Kodet e tjera civile kontinentale e njohin vlerën e zakonit

dhe praktikës tregtare në interpretimin e kushteve kontraktore dhe kanë sanksionuar se:

“Kontratat duhet të interpretohen… duke marrë në konsideratë praktikën zakonore”586 dhe

“Ajo që është e dykuptimtë duhet të interpretohet sipas zakoneve të zonës ku është lidhur

kontrata”.587

Sipas Common Law një zakon apo praktikë mund të përfshihet në një kontratë

vetëm nëse në kushtet e shprehura nuk ka asgjë që ta pengojë, si dhe kur nuk është e

papajtueshme me kushtet e kontratës si një e tërë.588 Nëse zakoni tregtar do t’i japë një

kuptim tërësisht të ndryshëm nga një kusht i shprehur, fjalës apo shprehjes në kontratë, do

të ketë prioritet kushti i shprehur dhe jo zakoni tregtar.

Në SHBA, UCC (§ 1-303 (d)) parashikon një përkufizim për atë që do të kuptohet

si zakon tregtar (usage of trade), duke e trajtuar si një praktikë apo metodë, që respektohet

në mënyrë të rregullt në një vend, profesion apo tregti, që justifikon pritshmërinë se do të

respektohet edhe në transaksionin konkret. Kodi parashikon përkufizime edhe për “course

of performance” (drejtimi i performancës) dhe për “course of dealing” (drejtimi i

marrëveshjes), për t’i pranuar të treja si: “të rëndësishme në përcaktimin e kuptimit në

marrëveshjen e palëve”, si dhe duke vlerësuar mundësinë për t’i dhënë kuptim të veçantë

581 Kodi Civil Italian, art. 1368 (1) 582 Kodi Civil Italian, art. 1340 583 Kodi Civil Italian, art. 1339 584 Sangermano, F. (2007). L’interpretazione del contratto: profile dottrinali e giurisprudenziali,

Giuffrè Editore, Milano, f. 191 585 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 684 586 Kodi Civil Gjerman, sek. 157 587 Kodi Civil Francez, art. 1159 588 Herbots, J. H. (2012). vep. e cit., f. 442

Page 129: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

113

kushteve specifike të marrëveshjes apo për të plotësuar dhe kualifikuar kushtet e

marrëveshjes.

3.4.2.3 Natyra e kontratës

Në interpretimin e kontratës, gjykatat franceze fillimisht i klasifikojnë ato si tipike

ose sui generis për të vazhduar me aplikimin e rregullave të paracaktuara për secilën, apo

për të përdorur për kontratat sui generis rregullat e paracaktuara të një kontrate tipike, me

të cilën ka më shumë ngjashmëri.589 Natyra e kontratës dhe objekti i saj janë të rëndësishëm

në lidhje me interpretimin, pasi kushteve kontraktore që kanë dy kuptime, do t’i jepet

kuptimi që i përshtatet më mirë objektit të kontratës.590 Edhe sipas KCSH (neni 685) natyra

e kontratës ndikon në përzgjedhjen e kuptimit, që do t’i jepet fjalës apo shprehjes, duke

diktuar që ky kuptim duhet të përshtatet me natyrën e kontratës. Në Itali, përshtatshmëria

jo vetëm me natyrën, por edhe me objektin e kontratës, ndikon në përzgjedhjen e kuptimit

të fjalëve, kur ato kanë më shumë se një të tillë.591

3.4.3 Mirëbesimi në interpretimin e kontratës

Ndërmjet dispozitave që lidhen me interpretimin e kontratave spikat parashikimi

ligjor që lidh interpretimin me mirëbesimin. I vendosur midis dispozitave që disiplinojnë

interpretimin subjektiv dhe atyre që disiplinojnë interpretimin objektiv, mirëbesimi

shikohet si pika e lidhjes ndërmjet dispozitave që e paraprijnë dhe atyre që e pasojnë dhe

është i konfiguruar si një plotësues i nevojshëm i parimit të mirëbesimit objektiv të

përmendur në fazën parakontraktore.592

Mirëbesimi në interpretim, edhe pse u pranua dhe u përdor fillimisht në Gjermani,

pas Luftës I Botërore, shënoi një rritje të ndjeshme të përdorimit të tij, jo vetëm duke u

përfshirë në doktrinat interpretuese si një parim i rëndësishëm, por duke gjetur vend në

formimin e ligjeve të reja kontraktore.593 Legjislacionet evropiane i referohen mirëbesimit

në interpretimin e kontratave.

Duke kthyer vëmendjen edhe një herë në ndarjen e mirëbesimit në kuptimin

objektiv dhe në kuptimin subjektiv, përmbajtja e dispozitave lë të kuptohet se bëhet fjalë

për mirëbesimin në kuptimin objektiv, i cili shpreh një qëndrim të drejtë reciprok ndaj

interesave që realizohen nëpërmjet kontratës. Thënë ndryshe, mirëbesimi i kërkuar në

interpretimin e kontratës, është pjesë thelbësore e rregullit të përgjithshëm të parimit të

mirëbesimit në të Drejtën Kontraktore. Rëndësia në përfshirjen e mirëbesimit gjatë

kontraktimit qëndron pikërisht në atë që mirëbesimi përfaqëson përgjithësisht, si dhe

posaçërisht në marrëdhëniet kontraktore, si një rregullator i tyre dhe mbartës i vlerave të

jashtëzakonshme, të nevojshme për të arritur drejtësinë në këto marrëdhënie.

Gjatë interpretimit, gjykatat pajisen me kompetencat për të analizuar kuptimin e

aktit, për të përcaktuar domethënien e tij sipas disa kritereve paraprakisht të përcaktuara

589 Jaeger, A. V. & Hök, G. S. (2010). vep. e cit., f. 20 590 Kodi Civil Francez, art. 1158 591 Kodi Civil Italian, art. 1369 592 Milite, P. (2000). Interpretazione di buona fede. Rivista Giuridica

http://www.rivistagiuridica.it/home/dottrina/2/index.htm 593 Herbots, J. H. (2012). vep. e cit., f. 445

Page 130: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

114

dhe të renditura. Gjithashtu, në ushtrim të këtyre kompetencave, gjykatat mund të arrijnë

“ndryshimin” e kuptimit të kontratës, si dhe rikualifikimin e saj. Rreziku qëndron në faktin

se ndoshta nga gjykatat mund të abuzohet me të drejtën, duke shkelur kështu përfundimisht

parimin “pacta sunt servanda”. Për shmangien e situatave, që mund të dëmtojnë interesat

e palëve, paprekshmërinë e vullnetit të tyre (të shprehur në hartimin e kontratës) duke

denatyruar kontratën, përfshirja e mirëbesimit në interpretim ka dy funksione: (1)

funksionin parandalues, që nuk lejon që gjyqtari të abuzojë me të drejtën e tij për të

interpretuar kontratën dhe (2) funksionin mbrojtës të interesave të palës më të dobët, për të

mos e interpretuar kontratën në kundërshtim me to. Funksioni i dytë, në fakt u vlerësua se

mund të përmbushej, që prej fillimit të përdorimit në praktikë të mirëbesimit në SHBA,

duke u aplikuar në një sërë situatash, në të cilat gjuha e shprehur e kontratës, e interpretuar

në mënyrë strikte, dukej se i jepte diskrecion të shfrenuar njërës prej palëve dhe nga ana

tjetër pakësonte apo eliminonte përfitimet kontraktore të palës tjetër. Në këtë mënyrë

mirëbesimi ndryshonte rezultatin e kontratës.594 Interpretimi në mirëbesim mund që të

ndryshojë atë, që palët kanë shprehur me gjuhën e kontratës, por kuptimi i ri, që del nga ky

interpretim do të ishte kuptimi që do të mund t’i jepte një palë e ndershme, besnike e

korrekte, qoftë kjo pala e cila ka bërë deklarimin, apo pala tjetër.

KCSH ka një dispozitë të qartë në lidhje me interpretimin e kontratave. Kjo

dispozitë i referohet mirëbesimit për të përcaktuar standardin e interpretimit, duke e

pranuar atë jo si një mundësi, por si një detyrim për sa kërkon që kontrata: “… duhet të

interpretohet në mirëbesim nga palët." 595 Duke qenë se KCSH nuk ofron përkufizim për

mirëbesimin, është mjaft e qartë se është detyra e gjyqtarëve, jo vetëm për interpretimin e

kontratave, por edhe për të përfshirë mirëbesimin si kriter për ta realizuar atë.

Dispozitat, që parashikojnë aplikimin e parimit të mirëbesimit në marrëdhëniet

kontraktore, hasen edhe në vende të tjera të BE-së. Megjithatë, mirëbesimi nuk i ka

përshkuar ligjet e këtyre vendeve si në Gjermani dhe Holandë.596 Në Gjermani, KC

parashikon se kontratat duhet të interpretohen në përputhje me kërkesat e mirëbesimit, duke

i dhënë konsideratë zakoneve të përbashkëta. KCGJ vë theks të veçantë në mirëbesimin

dhe zakonet për interpretimin e kontratave.597 Nëse KCGJ do të vërehej me kujdes do të

dallohej se ka “mungesë” të dispozitave, të cilat drejtojnë gjyqtarët në interpretimin e

kontratave. Përgjithësisht ka mbizotëruar qëndrimi se interpretimi i kontratës duhet të

realizohet duke kërkuar qëllimin e përbashkët të palëve, në kombinim me mirëbesimin, që

luan rol kryesor në përcaktimin e kuptimit të kontratës, edhe kur ai duket i qartë. Edhe pse

së fundmi në Gjermani, kur kontrata duket e qartë, interpretimi i nënshtrohet asaj çfarë

njeriu i arsyeshëm do të kuptonte po të ishte në vend të palëve; mirëbesimi mbetet mënyra

e parapëlqyer për interpretimin kontraktor, pasi siguron mjetet e nevojshme për të kuptuar

qëllimin e palëve:598 "Kontratat duhet të interpretohen ashtu siç kërkohet nga

mirëbesimi..."599

594 Dubroff, H. (2012). vep. e cit., f. 564-565 595 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 682, paragrafi 2 596 Lando, O. (2001). Salient Features of the Principles of European Contract Law: A Comparison

with the UCC, 13 Pace Int'l L. Rev. 339

http://digitalcommons.pace.edu/pilr/vol13/iss2/4 597 MacQueen, H. & Zimmermann, R. (2006). vep. e cit., f. 178-185 598 Viglione, F. (2009). vep. e cit., f. 846 599 Kodi Civil Gjerman, sek. 157

Page 131: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

115

Sipas KCI: "Kontrata duhet të interpretohet në mirëbesim."600 Në qëndrimin e saj

Gjykata e Kasacionit thekson mirëbesimin në procesin e interpretimit, si të një rëndësie të

veçantë siç është kërkuar edhe me ligj. Pra, kriteri i mirëbesimit përfaqëson një mjet për

gjyqtarët për të garantuar ekuilibrin e duhur të interesave të kundërta.601

KCF nuk parashikon në mënyrë të shprehur se interpretimi i kontratës duhet të

bëhet në mirëbesim, megjithatë mirëbesimi duke u konsideruar si një parim i përgjithshëm,

mund të pranohet se legjislacioni francez dhe praktika gjyqësore e pranojnë aplikimin e tij

gjatë interpretimit të kontratës.

Në SHBA nuk ka një akt ligjor, që parashikon se kontratat interpretohen në

mirëbesim. Edhe pse pranohet se SHBA ka zhvilluar një doktrinë mirëbesimi kontraktor,

ajo nga pikëpamja e parashikimeve ligjore kufizohet në përmbushjen e kontratës, duke lënë

teorikisht të paprekur nga mirëbesimi fazën parakontraktore dhe interpretimin e kontratës.

Mirëbesimi filloi të aplikohej në interpretimin e kontratës, pasi u gjet si një justifikim nga

gjyqtarët. Nëpërmjet mirëbesimit gjyqtarët mund të arrinin të kuptonin qëllimin dhe

pritshmëritë e palëve, të cilat nuk ishin shprehur në kontratë në mënyrë perfekte. Kështu,

me qëllim kryesor arritjen e rezultateve të arsyeshme, mirëbesimi u përdor për të kufizuar

përdorimin e rregullit “parol evidence” dhe të kuptimit të thjeshtë të fjalëve, por pa

braktisur parimet e jurisprudencës formaliste. 602

E njëjta logjikë, e cila justifikon praninë e mirëbesimit në fazën parakontraktore

dhe në përmbushjen e kontratës, përdoret për të mbështetur nevojën për mirëbesim gjatë

interpretimit të kontratës. Prania e mirëbesimit në interpretim, ashtu siç sanksionohet nga

kodet civile kontinentale apo aplikohet në praktikë nga gjykatat, vendos një standard të

rëndësishëm në këtë proces.

Nëse interpretimi kryhet me mirëbesim, ka garanci se personi që kryen

interpretimin e “lexon” kontratën nën dritën e drejtësisë, ku nuk ofrohen përfitime të

padrejta, ku nuk ka palë të dobët a të fortë, ku nuk ka abuzim me të drejtën. Kur interpretimi

kryhet në mirëbesim, që sipas mendimit tim nuk përjashton zbatimin e kritereve të tjera të

interpretimit dhe mund të kombinohet me secilën prej tyre, marrëdhënia kontraktore nuk

kthehet në një kurth për njërën nga palët. Pa dyshim mund të thuhet se kontrata nuk është

vetëm: “një veprim juridik, që krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie juridike”

ndërmjet palëve. Kontrata për më tepër përfaqëson një marrëdhënie shoqërore, që nuk

mund të bjerë ndesh me ligjet në fuqi, si dhe duhet të pasqyrojë vlerat më të mira, prandaj

formimi, përmbushja dhe interpretimi i saj nuk mund t’i largohen parimit të mirëbesimit.

3.5 Zbatimi i rregullit “contra proferentem”

Përveç vështirësive gjatë interpretimit mund të ndodhë që nga gjykata të jenë

shteruar mundësitë e interpretimit sipas rregullave të zakonshme dhe përsëri të ekzistojë

një boshllëk në pikën e kontestuar. Në këtë rast, sipas Profesor Burton, gjykata mund të

përdorë mjete të tjera jo interpretuese, si rregulli contra proferentem.603 Në kodet civile

kontinentale, ky rregull parashikohet i shprehur në seksionet përkatëse që lidhen me

interpretimin e kontratave.

600 Kodi Civil Italian, art. 1366 601 Falco, G. (2010). vep. e cit., f. 163-165 602 Dubroff, H. (2012). vep. e cit., f. 569 603 Burton, S. J. (2009). vep. e cit., f. 15

Page 132: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

116

Në Latinisht, fjalë për fjalë rregulli përkthehet “kundër ofruesit”, por si një rregull

me vlerë aktuale në të Drejtën Kontraktore përdoret në kuptimin, që interpretimi i kontratës

do të realizohet jo në favor të atij që ka krijuar kontratën ose qëllimisht ka vendosur aty

fjalë apo shprehje të dykuptimta apo të paqarta. Ky rregull aplikohet tipikisht në

interpretimin e kontratave kur janë shteruar të gjitha mundësitë për të marrë kuptimin e

fjalëve në kontratë edhe pse janë përdorur mënyra të ndryshme interpretimi. Pra,

“proferentem” do të konsiderohet personi, i cili e ka vendosur fjalën a shprehjen gjatë

formimit të kontratës, ose që kërkon që ato të përdoren gjatë interpretimit. Prandaj gjatë

negocimeve palët duhet të jenë të kujdesshme në përpjekjet e tyre për të vendosur kushte,

të cilat janë potencialisht të mundshme për paqartësi. Bazuar në rregullin “contra

proferentem”, pala e cila ka prezantuar një kusht të tillë për t’u vendosur në kontratë do të

ishte e disavantazhuar në raport me palën tjetër, pasi gjykata do të kishte në konsideratë

favorizimin e palës tjetër.

Rregulli “contra proferentem” përdoret si një rregull interpretimi kontraktor nga

vendet me traditë Common Law, megjithëse gjendet edhe në disa kode civile të vendeve

Civil Law, si p.sh. në KCF përcaktohet se në favor të cilës nga palët do të bëhet

interpretimi: “Në rast dyshimi, një marrëveshje do të interpretohet kundër atij që e ka

përcaktuar dhe në favor të atij që ka kontraktuar detyrimin”.604 Njihet ndryshe edhe si

rregulli “contra stipulatorem”, megjithëse stipulatio nuk njihet më si një mënyrë për të

përfunduar një kontratë dhe është përshtatur për t’u përdorur si penalitet nga ligji modern

kundër palës përgjegjëse për kushtet kontraktore të dykuptimta.605 Ky rregull gjendet edhe

në KCSH: “Në çdo rast kushtet… që kanë qenë dhënë prej njërës nga palët kontraktore,

kur ka dyshim, interpretohen në dobi të palës tjetër”606 dhe në mënyrë të ngjashme edhe

nga KCI, art. 1370 e nga KCGJ, sek. 305 (c) 2.

Një rregull i tillë gjendet edhe në përmbajtjen e Parimeve UNIDROIT (PICC), art.

4. 6: “Nëse kushtet e kontratës, të vendosura nga njëra palë, janë të paqarta, preferohet

interpretimi kundër saj”. Edhe sipas RSCL § 206 parashikimi ligjor tenton të kufizojë

pasojat negative për palën më të dobët, sipas një interpretimi të kushteve kontraktore të

imponuara nga pala dominuese: “Në zgjedhjen ndërmjet kuptimeve të arsyeshme të një

premtimi, një marrëveshjeje apo kushti, përgjithësisht preferohet ai kuptim, që vepron

kundër palës që i vendosi fjalët apo nga e cila buroi shkrimi.”

Ky rregull, pavarësisht se më sipër u konsiderua si mjeti i fundit, që mund të

përdoret gjatë interpretimit, në të vërtetë është i lidhur ngushtë me sjelljen e palëve gjatë

hartimit të draftit të kontratës. Palët gjatë kontraktimit duhet të kenë një sjellje reciproke

korrekte, besnike e të ndershme, e cila diktohet nga kërkesa për mirëbesim gjatë fazës

parakontraktore. Nëse qëllimisht dhe duke përfituar njëra nga palët arrin të vendosë në

kontratë kushte, që përmbajnë paqartësi, kjo palë do të konsiderohet se ka shkelur kërkesën

e mirëbesimit. Prandaj rregulli “contra proferentem”, në zbatimin e tij nuk mund të

pretendohet nga kjo palë si diskriminues. Përkundrazi, rregulli shërben për të rivendosur

drejtësinë në marrëdhënien kontraktore duke penalizuar atë, që ka synuar përfitimin e

padrejtë. Rregulli gjen përdorim kryesisht në rastet kur kontrata është dukshëm e krijuar

në mënyrë të njëanshme.

604 Kodi Civil Francez, art. 1162 605 Lewis, C. (1996). Interpretation of Contracts Në R. Zimmermann & D. P. Visser (Eds.),

Southern Cross: Civil Law and Common Law in South Africa, Juta, Cape Town, f. 214 606 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 688

Page 133: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

117

4. MIRËBESIMI DHE VLEFSHMËRIA E KONTRATËS

4.1 Kuptimi i vlefshmërisë së kontratës

Një kontratë është e vlefshme nëse plotëson të gjitha kushtet e parashikuara nga

ligji, në mënyrë që të jetë e detyrueshme për zbatim e të sjellë të drejta e detyrime për palët

kontraktore. Për shkak të rëndësisë që kanë këto quhen edhe kushte thelbësore të kontratës

pasi në mungesë të qoftë edhe njërit prej tyre, kontratës i humbet vlefshmëria. Kushtet

thelbësore përcaktohen nga ligji.

Profesor Lorenzen i ka kategorizuar kërkesat e legjislacioneve të shteteve të

ndryshme për vlefshmërinë e kontratës në tri grupe. Ai pranon se në përgjithësi të gjitha

shtetet kërkojnë kapacitet kontraktor, qëllim për të kontraktuar dhe një objekt, që është

ligjërisht i lejueshëm dhe fizikisht i mundshëm.607 Ky do të ishte rasti i legjislacionit

gjerman. KCGJ edhe pse nuk i ka kërkesat për vlefshmërinë e kontratës, të renditura në një

dispozitë të vetme, parashikon si kërkesa: (1) kapacitetin për të kontraktuar (kontrata është

e pavlefshme nëse mungon kapaciteti për të kontraktuar, sipas sek. 105) (2) deklarimin e

qëllimit (nëse krijohet nën ndikimin e rrethanave të parashikuara nga ndarja 3, titulli 2) dhe

(3) shkaku (sipas sek. 138 (1) transaksionet që bien në kundërshtim me politikat publike

janë të pavlefshme). Për realizimin e kontratës nuk kërkohet një formë e veçantë, por sipas

sek. 125 KCGJ pavlefshmëria mund të jetë rezultat i mungesës së formës së kërkuar nga

ligji.

Një tjetër grup shtetesh, në të cilat ndihet ndikimi i Common Law anglez, nuk

njohin detyrueshmërinë e kontratës nëse nuk mbështetet në një konsideratë (consideration)

të vlefshme.608 Këtu pa dyshim që përfshihet rasti anglez. Sipas legjislacionit anglez, për

të përfunduar një kontratë duhen oferta dhe pranimi, qëllimi i palëve për të marrë përsipër

të drejta e detyrime, si dhe “consideration”. Forma e kontratës kërkohet shprehimisht

vetëm për disa kontrata. Vlefshmëria e kontratës do të varet edhe nga fakti, nëse palët

kontraktore kanë ose jo kapacitetin ligjor për të përfunduar një kontratë. Edhe sipas

kërkesave të legjislacionit amerikan, kërkohet pëlqimi i përbashkët i palëve, ligjshmëria e

kontratës, kapaciteti për të kontraktuar dhe consideration. Ekzistojnë lloje të ndryshme

konsideratash, në varësi të asaj që shkëmbehet e që mund të jetë: një veprim ose

mosveprim, një pasuri reale, një e drejtë personale, etj. Profesor Lorenzen ka identifikuar

disa tipare karakteristike të konsideratave: (1) Një kontratë, që nuk është e vulosur, mund

të mos sjellë efekte përveç kur mbështetet në një konsideratë. (2) Konsiderata mund të

përbëhet ose nga disa përfitime të ofertuesit, ose nga disa detyrime të pritësit, pasi një

detyrim moral nuk është i mjaftueshëm. (3) Konsiderata është një fakt, që vepron si një nga

shkaqet e zakonshme ose nxitëse të një premtimi. (4) Përshtatshmëria nuk është e

nevojshme për konsideratën, pasi vlera e një veprimi apo mosveprimi mund të jetë tërësisht

jo në proporcion me vlerën e premtimit të palës tjetër.609 Shkaku dhe konsiderata (causa

dhe consideration) përbëjnë një nga dallimet midis kontratave sipas sistemeve Civil Law

dhe Common Law. Ndërsa konsiderata në thelb nënkupton se kontrata duhet të mbështetet

607 Lorenzen, E. G. (1919). Causa and Consideration in the Law of Contracts. Yale Law School

Legal Scholarship Series, f. 622

http://digitalcommons.law.yale.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=5569&context=fss_papers 608 Po aty, f. 622 609 Po aty, f. 636

Page 134: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

118

në diçka me vlerë, shkaku është arsyeja pse palët hyjnë në kontratë dhe marrin përsipër

detyrime. Ndryshimi qëndron se në kontratat, që përmbajnë shkakun, pala që merr përsipër

një detyrim nuk do të thotë që përfiton diçka në këmbim. Në praktikë ky dallim sjell si

pasojë mosnjohjen e kontratave në favor të një personi të tretë përfitues nga Common

Law.610

Grupi i tretë përfshin ato shtete, të cilat kërkojnë ekzistencën e një shkaku të

mjaftueshëm, për ta konsideruar një kontratë të vlefshme. Profesor Lorenzen, si shembull

tipik ka marrë Francën,611 ku në art. 1108, KCF përcakton katër kërkesa kryesore për

vlefshmërinë e kontratës: (1) pëlqimi i palës, që merr përsipër një detyrim (pëlqimi duhet

të formohet i pa ndikuar nga rrethana që e bëjnë atë të pavlefshëm sipas parashikimeve në

art. 1109-1122), (2) kapaciteti për të kontraktuar (përcaktohet nëpërmjet përjashtimit, për

sa kanë kapacitet për sa nuk janë deklaruar të pazotë nga ligji, sipas parashikimeve të art.

1123-1125-1), (3) një objekt i përcaktuar, që përbën edhe çështjen për të cilën palët merren

vesh dhe (4) një shkak i ligjshëm në detyrim (nëse shkaku mungon ose është fals apo i

paligjshëm, kontrata nuk ka vlefshmëri, duke përcaktuar më tej se shkaku është i

paligjshëm kur ndalohet nga ligji dhe kur vjen në kundërshtim me moralin dhe politikat

publike, sipas parashikimeve të art. 1131-1133). Rasti francez është tipik i atyre sistemeve

ligjore, të cilat nuk i vlerësojnë kërkesat formale si të rëndësishme për vlefshmërinë e

kontratës.612

Në ndryshim nga legjislacioni francez, legjislacioni shqiptar dhe ai italian

parashikojnë formën e kontratës si kusht vlefshmërie. Sipas KCSH, në nenin 663 të tij

parashikohet se duhet të plotësohen disa kushte për “ekzistencën e kontratës”, si: (1)

pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin (duke qenë se pjesa më e madhe e kontratave

përmbajnë detyrime të ndërsjella, për ekzistencën e kontratës duhet të ekzistojë pëlqimi i

palëve kontraktore, i shprehur ose në heshtje), (2) shkaku i ligjshëm, në të cilin mbështetet

detyrimi (nuk do të thotë që duhet të jetë një nga tipat e parashikuara në ligj, por që

përmbajtja të jetë në pajtim me ligjin, me parimet politike të shtetit, me rregullat e moralit

dhe me interesat e palëve,613 si dhe nuk duhet të bëhet mjet për shmangien e zbatimit të një

norme614), (3) objekti, që formon lëndën e kontratës (objekti duhet të jetë mundshëm, i

ligjshëm, i caktueshëm ose që mund të përcaktohet615) dhe (4) forma e saj, e kërkuar nga

ligji (pavarësisht se legjislacioni ynë njeh pluralitetin e formës së kontratës, e kërkon atë

shprehimisht për një pjesë të tyre).

Sipas KCI, art. 1322, palët janë të lira të përcaktojnë përmbajtjen e tyre brenda

kufijve ligjorë dhe nëpërmjet art. 1325 përcaktohen kërkesat e kontratës, që janë: (1)

pëlqimi i palëve, (2) shkaku (shkaku është i paligjshëm nëse është në kundërshtim me

normat urdhëruese, moralin dhe rendin publik, si kur kontrata përbën mjet për të shmangur

zbatimin e dispozitave urdhëruese apo kur motivi kryesor dhe i përbashkët është i

paligjshëm616), (3) objekti (art. 1346, që përcakton objektin e kontratës, në përmbajtje është

610 Pejovic, C. (2001). Civil Law and Common Law: Two different paths leading to the same goal.

Victoria University of Wellington Law Review (32). f. 821-822 611 Lorenzen, E. G. (1919). vep. e cit., f. 622-623 612 Case 5: Formalities II (2000). Në R. Zimmermann & S. Whittaker (Eds.), vep. e cit., f. 289 613 Semini, M. (1998). vep. e cit., f. 37 614 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 677 615 Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, neni 678 616 Kodi Civil Italian, art. 1343, 1344, 1345

Page 135: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

119

identik me nenin 678 te KCSH) dhe (4) forma, nëse mungesa e saj rrezikon vlefshmërinë

e kontratës.

Një kontratë e vlefshme është e detyrueshme për t’u zbatuar, pasi ka përmbushur të

gjitha kërkesat ligjore përkatëse për të qenë e tillë. Kjo kontratë ka fuqinë e ligjit për palët

dhe nuk ka justifikim ligjor për të mos e zbatuar atë.

4.2 Llojet e pavlefshmërisë

Për kontratat, ashtu si edhe për veprimet juridike, pavlefshmëria mund të shfaqet

në dy lloje:617 pavlefshmëri absolute dhe pavlefshmëri relative, në varësi të defektit në

kontratë. Përveç këtyre dy lloj pavlefshmërive, doktrina njeh edhe kontratat e

pazbatueshme (unenforceable618).

Në të Drejtën Romake nuk ka ekzistuar teoria mbi pavlefshmërinë e kontratës dhe

nuk është njohur gradacioni i peshës së të metave juridike të kontratës. Ndarja në dy apo

tri gradacione të pavlefshmërisë është paraqitur më vonë në sistemet juridike më të

zhvilluara.619

Një kontratë e anulueshme (relativisht e pavlefshme) është e ndryshme nga një

kontratë e pavlefshme (absolutisht e pavlefshme) dhe jo vetëm prej shkaqeve të ndryshme,

që sjellin këto dy lloj pavlefshmërie. Në rastin e kontratave të anulueshme, zgjedhja për ta

bërë atë të detyrueshme për zbatim ose jo është në dorën njërës prej palëve, ndërsa në rastin

e kontratave të pavlefshme, ato janë të tilla ab initio dhe nuk mund të sjellin kurrsesi pasoja

juridike. Ky mund të jetë rasti kur palët bien dakord për të përmbushur një ose disa

detyrime të cilat janë të pamundshme apo të paligjshme. Kontratat e pavlefshme do të

konsiderohen se nuk kanë ekzistuar kurrë. Kuptimi i pavlefshmërisë ka mbetur i

pandryshueshëm me kohën; një fjalë shumë e fuqishme, që tregon diçka absolute.620 Kjo

lloj pavlefshmërie është forma më e rëndë patologjike e një kontrate, që nuk mund të

“shërohet” më pas, as nga kalimi i kohës dhe as nga vullneti i palëve apo gjykata. Kontratat

e anulueshme sjellin pasoja juridike, deri sa njëra nga palët, pala e cila ka “pësuar” nga

situata që shkakton anulueshmërinë e kontratës, të vendosë për fatin e kontratës. Marrja e

vendimit për zbatimin e kontratës së anulueshme, e “shpëton” këtë të fundit nga rreziku

për t’u anuluar dhe siguron ardhjen e pasojave juridike.

Në analogji edhe me pavlefshmërinë e veprimeve juridike, kontratat si veprime

juridike përgjithësisht do të jenë të pavlefshme nëse cenohen elementët thelbësore të tyre,

si p.sh. nuk respektohet forma e kërkuar me ligj, nënshkruhet një kontratë nën efektin e

dhunës fizike absolute, kur shkaku i saj është i paligjshëm apo objekti i pamundshëm.

617 Kategorizimi i pavlefshmërive mund të jetë i ndryshëm, si psh: e plotë ose e pjesshme, etj. 618 Kontratat janë të pazbatueshme (unenforceable), kur ato janë të vlefshme, por për shkak të një

defekti nuk mund të kërkohet zbatimi i saj në gjykatë. Pavarësisht se defekti është përgjithësisht

teknik (p.sh. mungesa e nënshkrimit të kontratës) dhe elementët e tjerë të kontratës ekzistojnë,

kontrata nuk mund të zbatohet. 619 Zylfiu, R. (2007). Pavlefshmëria e kontratave (Nuliteti absolut dhe rrëzueshmëria). Buletini (3),

f. 2, Prishtinë

http://jus.igjk.rks-gov.net/350/1/2007_03_Shq_Buletini.pdf 620 Schaefer, J. A. (2010). Beyond a Definition: Understanding the Nature of Void and Voidable

Contracts. Campbell Law Review 33, f. 195

http://www.law.campbell.edu/lawreview/articles/33-1-193.pdf

Page 136: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

120

Anulueshmëria e kontratës i përgjigjet defekteve “më pak të rëndësishme”, prandaj

ajo shoqërohet me të drejtën për të zgjedhur midis zbatueshmërisë ose jo të saj. Shkaqet,

që mund të çojnë në anulueshmërinë e kontratës lidhen kryesisht me veset e vullnetit.

4.3 Mirëbesimi dhe vlefshmëria e kontratës

A ndikon mungesa e mirëbesimit në vlefshmërinë e kontratës?

Sigurisht, kjo nuk është një pyetje të cilës mund t’i gjesh një përgjigje të shpejtë.

Përcaktimi nëse shkelja e rregullave të korrektesës dhe mirëbesimit mund të shkaktojë

pavlefshmëri, është objekt i debateve të kohëve të fundit në doktrinë e në jurisprudencë.621

Në lidhje me ndikimin që mirëbesimi dhe rregullat e korrektesës kanë në

vlefshmërinë e kontratës, duhet të trajtohet parimi i mosndërhyrjes, që sqaron raportin që

kanë ndërmjet tyre rregullat e sjelljes (drejtësisë) me rregullat e vlefshmërisë.

Për të arritur në një përfundim në lidhje me karakterin që ka ky raport, në radhë të

parë duhet të shpjegohen dallimet ndërmjet rregullave të vlefshmërisë dhe rregullave të

sjelljes.

Kështu, rregullat e vlefshmërisë kanë të bëjnë me strukturën e kontratës dhe

përcaktojnë kushtet të cilat duhet të përmbushen, që akti të jetë i detyrueshëm për palët,

ndërsa rregullat e sjelljes sigurojnë korrektesë dhe moral në marrëdhëniet kontraktore. Në

këtë këndvështrim, të parat kanë për qëllim arritjen e sigurisë në marrëdhënien juridike,

ndërsa rregullat e sjelljes janë të paracaktuara për të përmbushur qëllimin e drejtësisë

thelbësore. Rregullat e vlefshmërisë veprojnë mbi një bazë që vlerësohet ekskluzivisht nga

legjislacioni, ndërsa rregullat e sjelljes janë më “elastike”, pasi rezultojnë nga një

konkretizim gjyqësor i klauzolave të përgjithshme e joformale, duke përbërë një ndarje

midis sferës së veprimit të legjislatorit me sferën ku mund të ndërhyjë vlerësimi i

gjyqtarit.622

Ndërhyrjet gjithnjë e më të shpeshta ndërmjet rregullave të vlefshmërisë dhe

rregullave të drejtësisë e kanë origjinën në ndryshimin e mënyrës në të cilën realizohet

kontrolli i gjyqtarit në ushtrimin konkret të autonomisë kontraktore.623 Në disiplinën e

kontratave konsumatore detyra e gjyqtarit është të vlerësojë, duke e krahasuar me

mirëbesimin, nëse sjellja e tregtarit përbën abuzim me pushtetin kontraktor, që për qëllime

të gjykimit të veseve të kushteve të veçanta legjitimon kontrollin gjyqësor mbi mungesën

e ekuilibrit, që ngarkon me përgjegjësi palën e dobët.624

Edhe pse në një pjesë të sistemeve ligjore, sjellja e palëve në mirëbesim përbën një

detyrë të kërkuar a të nënkuptuar, kjo nuk do të thotë detyrimisht se vetëm shkelja e

detyrimit të mirëbesimit passjell pavlefshmëri të kontratës. Në KCSH, por edhe në KCI

parashikohet se pala, që ka ditur ose duhet të dinte shkakun e pavlefshmërisë duhet t’ia

tregojë atë palës tjetër. Nëse nuk përmbushet ky detyrim ndaj palës, që pa faj besoi në

vlefshmërinë e kontratës, pala tjetër do të konsiderohet se nuk ka përmbushur detyrimin

621 Rabitti, M. (2012). Cause di nullità del Contratto Në E. Navarretta & A. Orestano (Eds.),

Commentario del Codice Civile: Dei Contratti in Generale.Vol. 3. UTET Giuridica, Milano, f. 579 622 D’Amico, G. (2006). La responsabilità precontrattuale, Trattato del Contratto, Vol. V, Giuffrè

Editore, Milano, f. 1001 623 Albanese, A. Buona fede e Invalidità del Contratto. f. 1

http://dipartimenti.unicatt.it/scienzegiuridiche-forense_100917_albanese.pdf 624 Po aty, f. 2

Page 137: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

121

për mirëbesim në fazën parakontraktore. Megjithatë pavlefshmëria e kontratës nuk do të

vijë se njëra nga palët ka shkelur detyrimin për mirëbesim, por sepse kontrata ka një defekt,

që shkakton pavlefshmëri. Parashikimi ligjor për palën, që ka qenë në mungesë të

mirëbesimit, e ngarkon me përgjegjësi parakontraktore në formën e shpërblimit të dëmit.

Kjo vlen për kontratat e zakonshme, ku në rast të përfundimit të një kontrate të pavlefshme,

përgjegjësia parakontraktore vjen si rezultat i shkeljes së detyrimit për informacion në

lidhje me ekzistencën e një shkaku pavlefshmërie të kontratës, që duhet t’i ishte

komunikuar palës tjetër.625

Kështu ka arritur në përfundim edhe Gjykata Italiane e Kasacionit,626 e cila duke

bërë dallimin midis kërkesave të vlefshmërisë nga kërkesat e drejtësisë, ka deklaruar se

përgjithësisht përjashtohet mundësia që shkelja e rregullave të sjelljes në mirëbesim të

shkaktojë pavlefshmëri të kontratës, përveç kur një efekt i tillë parashikohet në mënyrë të

veçantë nga legjislatori në lidhje me çështje të veçanta. Sipas gjyqtarëve, në rast të shkeljes

së detyrimit për informacion, mund të shkaktohet: (1) përgjegjësi parakontraktore për

përfundimin e një kontrate të pavlefshme, kur ky detyrim ka për objekt një shkak të

pavlefshmërisë së kontratës apo (2) përgjegjësi parakontraktore për përfundimin e një

kontrate të vlefshme, kur detyrimi ka për objekt vese të paplota të kontratës, duke

nënkuptuar me këto të fundit vese që nuk kanë mundësi të integrojnë një shkak të plotë të

pavlefshmërisë së kontratës.627

Ky përfundim i Gjykatës, mund të ilustrohet me legjislacionin aktual për mbrojtjen

e konsumatorit.628 Ka autorë që deklarojnë se situata në lidhje me të drejtat e konsumatorit

është rezultat i një zhvillimi gradual të detyrimit për informim, që rëndon fazën

parakontraktore. Në kontratat konsumatore legjislatori, duke mos besuar në përmbushjen

spontane të detyrimit për korrektesë, ka përshtatur nevojën për të tipizuar fazën

parakontraktore dhe për të përcaktuar sjelljen e palëve. Në këtë kuptim koncepti teknik i

negocimit e humbet qëndrueshmërinë dhe informacioni parakontraktor pëson një lloj

standardizimi.629 Mungesa ose informacioni jokorrekt në këtë rast do të passillte

625 Temi di Diritto Civile, Penale, Amministrativo: Prova scritta concorso Magistrato Ordinario

(2010). Në R. Chieppa, R. Giovagnoli, V. Lopilato & S. Tordelli (Eds.), Giuffrè Editore, Milano,

f. 32 626 Vendim Nr. 26724 dhe Vendim Nr. 26725, datë 19.12.2007 i Gjykatës Italiane të Kasacionit 627 Temi di Diritto Civile, Penale, Amministrativo: Prova scritta concorso Magistrato Ordinario

(2010). Në R. Chieppa, R. Giovagnoli, V. Lopilato &S. Tordelli (Eds.), Giuffrè Editore, Milano, f.

33 628 Në Ligjin shqiptar Nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, neni 28,

paragrafi II parashikon se: “Në rastin kur kushti konsiderohet i padrejtë, ai quhet i pavlefshëm nga

koha që është lidhur kontrata.” Në Ligjin paraardhës Nr. 9135, datë 11.09.2003 “Për mbrojtjen e

konsumatorëve” (i shfuqizuar) jepej edhe kuptimi i kushtit të padrejtë në kontratat ku palë është

konsumatori. Kështu në nenin 3, pika 7 konsiderohej kusht i padrejtë, kushti i pavlefshëm që: “në

kundërshtim me parimin e mirëbesimit, shkakton pabarazi në të drejtat dhe detyrimet, që rrjedhin

nga kontratat, në dëm të konsumatorëve”. 629 Musio, A. (2010). La Violazione degli Obblighi di Informazione tra Regole di Validità e Regole

di Correttezza. Teoria e Storia del Diritto Privato, (3). f. 9-10

http://www.comparazionedirittocivile.it/prova/files/musio_obblighi.pdf

Page 138: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

122

pavlefshmëri.630 Duke pasur parasysh se detyrimet për informacion përbëjnë një aplikim të

veçantë të mirëbesimit, shkelja e tyre do të sillte pasoja të ndryshme, në varësi të llojit të

kontratës: (1) kontrata të së drejtës së zakonshme, pra, të karakterizuara nga një barazi e

palëve në planin informativ dhe ekonomik dhe (2) kontrata konsumatore e kontrata të

sipërmarrjes, të cilat karakterizohen nga asimetria informative dhe ekonomike e palëve.631

Duke u bazuar pikërisht në dallimin midis rregullave të drejtësisë dhe të

vlefshmërisë, qëndrimi tradicional mbizotërues pranon se shkelja e mirëbesimit sjell

përgjegjësi dhe nuk përcakton pavlefshmërinë e kontratës, sepse është një rregull që ka të

bëjë me sjelljen dhe jo me strukturën apo përmbajtjen e kontratës.632 Në fakt, rregullat që

lidhen me vlefshmërinë janë tipike, në përputhje edhe me parimin e sigurisë në

marrëdhëniet juridike, janë tipike e të vendosura nga legjislatori për mbrojtjen e

marrëdhënieve juridike, ndërsa rregullat e sjelljes sipas mirëbesimit, mund të shkaktojnë

përgjegjësi për sjelljen jo në përputhje me interesat e palëve.633 Jo vetëm kaq, por rregullat

e vlefshmërisë kanë një pozitë mbizotëruese kundrejt rregullave të korrektesës, pasi të

parave u është njohur rëndësi më e madhe për shkak të funksionit të veçantë të tyre, pra:

“për të siguruar qëndrueshmërinë e marrëdhënieve juridike dhe sigurinë në tregti, vlera,

që në këtë kontekst kulturor, janë konsideruar veçanërisht të denja për rregullim”.634

Megjithatë, doktrina shpjegon se në zhvillimin e të Drejtës Kontraktore, tashmë

objekti i gjykimit të vlefshmërisë nuk varet më vetëm nga veset, por nga çdo patologji e

rregullimit të interesave, që mund të ndryshojë apo të paragjykojë funksionimin kompleks

të tyre. Në këtë këndvështrim mund të pranohet se mund të shkaktohet pavlefshmëri, për

shkak të shkeljes së mirëbesimit, nëse një palë kontraktore duke u sjellë në kundërshtim

me mirëbesimin, të ketë kushtëzuar në mënyrë negative strukturën dhe efikasitetin

veprimit.635 Konsiderimi, që një veprim i vlefshëm duhet të respektonte detyrimisht

mirëbesimin dhe si rrjedhim të ishte i drejtë, ka ekzistuar për një kohë të shkurtër në

doktrinën e shek. XIX.636

Në dallim nga doktrina, jurisprudenca nuk e ka pranuar orientimin doktrinar të

kalimit të mirëbesimit nga rregull i sjelljes, në rregull të vlefshmërisë, duke e konsideruar

mirëbesimin vetëm rregull sjelljeje e që nuk mund të sjellë pavlefshmërinë e një kontrate,

nëse ajo nuk është në një linjë me mirëbesimin.637 Ky qëndrim sigurisht që zvogëlon

shtrirjen e autoritetit të gjyqtarit, i cili nuk mund të zmadhojë mundësinë e deklarimit të

pavlefshmërisë së kontratës, si dhe përjashton çdo dyshim të palëve se çfarë do të

konsiderohet në mirëbesim ose jo dhe çfarë do të konsiderohet e vlefshme ose jo.638 Pra,

630 Pavlefshmëria në këtë rast nuk godet drejtpërdrejt mungesën apo informacionin e pasaktë, por

është pasojë e dështimit për të përmbushur një parashikim formal të kërkuar ad substantiam nga

legjislatori. Për më shumë shiko: Musio, A. (2010). vep. e cit., f. 11 631 Temi di Diritto Civile, Penale, Amministrativo: Prova scritta concorso Magistrato Ordinario

(2010). Në R. Chieppa, R. Giovagnoli, V. Lopilato &S. Tordelli (Eds.), Giuffrè Editore, Milano, f.

32 632 Rabitti, M. (2012). vep. e cit., f. 579 633 Cardillo, C. (2014). Buona fede.

http://www.altalex.com/documents/altalexpedia/2014/02/21/buona-fede 634 Musio, A. (2010). vep. e cit., f. 4 635 Rabitti, M. (2012). vep. e cit., f. 582 636 Musio, A. (2010). vep. e cit., f. 4 637 Cardillo, C. (2014). vep. e cit. 638 Po aty

Page 139: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

123

kundërshtia me mirëbesimin nuk mund të konsiderohet shkak pavlefshmërie. Edhe nëse

referohemi në klauzolën e rendit publik, nuk do të ishim të saktë, pasi klauzola e rendit

publik vepron për të siguruar në marrëdhëniet midis privatëve, respektimin e parimeve

themelore dhe të drejtave kushtetuese dhe jo për të siguruar ekuilibrin ekonomik dhe juridik

të kontratës.639

639 Catricalà, A. (2008) L’esame di Diritto Civile: Guida alla preparazione delle prove dell concorso

con schemi, esempi e quesiti, Botimi VIII, Maggioli Editore, Santarcangelo di Romagna, f. 87

Page 140: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

124

KAPITULLI III

BONA FIDES DHE PËRFSHIRJA NË TË DREJTËN KONTRAKTORE

NDËRKOMBËTARE

HYRJE

Popujt në shekuj kanë dëshmuar se qarkullimi i të mirave materiale (mallrave)

ndërmjet tyre, në dukje një proces me karakter thjesht ekonomik, ka rezultuar në një proces

që ka zhvilluar më tej edhe marrëdhëniet e përbashkëta kulturore, miqësore dhe njerëzore.

Ky rezultat, i frytshëm në disa dimensione, ka frymëzuar që herët “gjetjen e gjuhës së

përbashkët për tregtinë ndërkombëtare”, që nuk do të ishte gjë tjetër veç se tërësia e

rregullave që do të mbanin në këmbë këtë aktivitet të rëndësishëm. Ky proces nisi me lex

mercatoria, një krijim spontan i domosdoshëm i vetë tregtarëve, për t’u konkretizuar te

përpjekjet e vërteta disa dhjetra vjeçare të shekujve XX e XXI, për krijimin e akteve

ndërkombëtare, që qeverisin tregtinë ndërkombëtare.640

Koncepti i harmonizimit u bë shumë popullor kryesisht pas Luftës II Botërore, për

shkak të përshpejtimit të lidhjeve tregtare, përmirësimit të kushteve të komunikimit dhe

transportit dhe heqjes së pengesave ekonomike ndërmjet shteteve.641 Harmonizimi dhe

unifikimi i rregullave, të cilat duke pasqyruar tradita e shoqëri të ndryshme janë krijuar e

zhvilluar ndryshe në çdo shtet, ka në bazë zbutjen e ndryshimeve, rritjen e bashkëpunimit,

vendosjen në kushte të barabarta e të paanshme, me qëllim nxitjen e tregtisë

ndërkombëtare, rritjen ekonomike dhe përhapjen e vlerave në mbarë botën.

Pajisja e shteteve me një set të përbashkët rregullash, të krijuara enkas për t’i dhënë

zgjidhje problemeve komplekse të tregtisë ndërkombëtare, të cilat përmbajnë praktikat dhe

eksperiencat më të mira të legjislacioneve të brendshme dhe që përshkohen nga parimet e

rëndësishme të ligjeve kontraktore, mund të konsiderohet si një lehtësi e jashtëzakonshme

në mbarëvajtjen e tregtisë ndërkombëtare. Në përgjithësi, unifikimi i ligjit është i

dëshirueshëm, e unifikimi i ligjit tregtar ndërkombëtar edhe më i dëshirueshëm, pasi mund

të veprojë si një mjet, që shmang totalisht konfliktet dhe nga pikëpamja e një tregtari është

shumë më mirë se sa mjetet për zgjidhjen e konflikteve.642

Megjithë rëndësinë dhe lehtësitë që sjell, harmonizimi është një proces që nuk i

prek të gjitha fushat e të drejtës njëlloj. Nën këtë këndvështrim krahasues mund të pranohet

se e Drejta Private dhe e Drejta Kontraktore i janë nënshtruar harmonizimit, shumë më

tepër se fusha të tjera të së drejtës, si p. sh: e Drejta Familjare.643

640 Ikonomi E. (2016). Roli i mirëbesimit përtej interpretimit të Konventës së OKB- së “Për

kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave” (CISG)- Book of Proceedings 4th ICIS

(International Conference on “Interdisciplinary Studies”) Tirana- Bialystok, f. 308 641 Rabello, A. M. & Lerner, P. (2003). The Unidroit Principles of International Commercial

Contracts and Israeli Contract Law. Uniform Law Review 8. f. 602

https://docs.google.com/viewer?url=http%3A%2F%2Fwww.biu.ac.il%2Flaw%2Fcisg%2FUnidro

itIsraelAMRPLx_2__03.doc 642 Felemegas, J. (2000). vep. e cit. 643 Rabello, A. M. & Lerner, P. (2003). vep. e cit., f. 602

Page 141: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

125

Ky kapitull do të trajtohet i ndarë në katër pjesë kryesore, të cilat i përgjigjen

analizimit të disa akteve të rëndësishme ndërkombëtare të së Drejtës Private dhe të Drejtës

Kontraktore në raport me parimin e mirëbesimit (Bona Fides) dhe në pjesën e fundit të tij,

nëpërmjet krahasimit të tyre do të trajtohen marrëdhëniet, lidhjet, ngjashmëritë dhe

ndryshimet e këtyre akteve me njëra-tjetrën.

Në pjesën I të Kapitullit do t’i kushtohet vëmendje trajtimit të Konventës së

Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave” (CISG). Kjo

Konventë, përveç se është një përpjekje serioze dhe e suksesshme në të Drejtën

Ndërkombëtare, ofron rregullim të kontratave për shitjen ndërkombëtare të mallrave,

heqjen e pengesave ligjore në tregtinë ndërkombëtare dhe nxit zhvillimin e tregtisë

ndërkombëtare mbi baza të barazisë dhe përfitimit reciprok. Në fokus do të jetë një nga

artikujt më të diskutuar, të debatuar e të paragjykuar të Konventës (CISG), art. 7, që lidhet

me parimin e mirëbesimit. Megjithëse në një vlerësim të përciptë duket se mirëbesimi është

pranuar nga Konventa (CISG) vetëm si një mjet për interpretimin e saj, do të bëhen

përpjekje që nga interpretimi i mëtejshëm i artikujve të kësaj Konvente të kuptohet se

mirëbesimi është i përfshirë në Konventë (CISG) përtej interpretimit apo plotësimit të saj.

Edhe pse jo në mënyrë të shprehur, përmbajtja e artikujve tregon se mirëbesimi ka ndikimin

e tij në formimin e kontratave, në detyrimet ndërmjet palëve, etj.

Në pjesën II dhe III të Kapitullit vëmendja shkon për dy iniciativa të rëndësishme,

të karakterit soft law, të cilat kanë rezultuar në dy sete rregullash në lidhje me kontratat

ndërkombëtare. Në pjesën II do të trajtohen Parimet për Kontratat Tregtare

Ndërkombëtare-UNIDROIT (PICC), një set rregullash, që theksojnë karakterin e tyre

ndërkombëtar, të krijuara me qëllim për t’u përdorur për qeverisjen e kontratave,

interpretimin e tyre, ose për t’u marrë si model nga legjislatorët për të krijuar a përmirësuar

legjislacionet e brendshme. Në krahasim me Konventën (CISG), Parimet UNIDROIT

(PICC) i rezervojnë një pozitë më të favorshme mirëbesimit, duke pasur në qendër art. 1.7,

me një vlerë të përgjithshme dhe me një qasje të tillë ndaj mirëbesimit, sa që në mënyrë të

shprehur a të heshtur, pranon përfshirjen e parimit të mirëbesimit për t’u respektuar nga

palët në të gjithë marrëdhënien kontraktore. Kufizimet e Parimeve UNIDROIT (PICC) janë

në lidhje me pamundësinë për të qenë të detyrueshme, si edhe në aplikimin e tyre vetëm në

kontratat tregtare.

Të publikuara vetëm disa vite më vonë, Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane

(PECL), konsiderohen nga shumë autorë si kopje të Parimeve UNIDROIT (PICC). Me një

ngjashmëri të madhe me to, Parimet (PECL) do të trajtohen në Pjesën III të Kapitullit. Në

lidhje me mirëbesimin, qëndrimi i Parimeve (PECL) është i ngjashëm me traditën civiliste

evropiane. Mirëbesimi, si një kërkesë për palët kontraktore parashikohet prej tyre i

shprehur, si edhe “i fshehur” pas konceptit të arsyeshmërisë, që është gjerësisht i

përmendur. Në dallim nga Parimet UNIDROIT (PICC), Parimet (PECL) aplikohen edhe

ndaj kontratave konsumatore, por “të kufizuara nga pikëpamja territoriale”, pasi aplikohen

në kontratat ndërmjet Shteteve Anëtare të BE-së.

Pjesa IV e Kapitullit do të trajtohet në formën e një vështrimi të përgjithshëm

krahasues ndërmjet Konventës (CISG), Parimeve UNIDROIT (PICC) dhe Parimeve

(PECL), krahasim, që kryesisht do të përqendrohet në qasjet e tyre ndaj mirëbesimit.

Ky Kapitull nuk ka për qëllim, që në mënyrë shteruese të trajtojë çdo iniciativë, që

ka rezultuar në hartimin e instrumenteve me karakter evropian a ndërkombëtar, që lidhen

me të Drejtën Kontraktore në përgjithësi apo me kontrata të veçanta. Kështu, instrumente

Page 142: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

126

të tilla si: Drafti i Kornizës së Përbashkët të Referencës (DCFR), Ligji i Përbashkët

Evropian i Shitjeve (CESL), Parimet PAVIA, apo Direktiva të BE-së, që lidhen me këtë

fushë studimi, nuk do të jenë pjesë e këtij studimi.

1. KONVENTA E KOMBEVE TË BASHKUARA “PËR KONTRATAT PËR

SHITJEN NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE” (CISG)

Historia e Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen

ndërkombëtare të mallrave” tashmë mund të konsiderohet pa dyshim si një histori suksesi

i një akti ndërkombëtar, që pavarësisht kritikave është pranuar dhe ratifikuar që nga maji i

vitit 2016 nga 85 shtete644, me një shpërndarje në të gjithë botën, duke përfshirë shtete nga:

“çdo rajon gjeografik, çdo fazë të zhvillimit ekonomik dhe çdo sistem kryesor ligjor, social

dhe ekonomik”.645

Puna për unifikimin e ligjit të shitjeve nisi gati një shekull më parë (1926) me

themelimin e Institutit Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private (UNIDROIT) dhe

disa vite më vonë me krijimin e një komisioni të posaçëm më përfaqësues nga sisteme

ligjore të ndryshme.

Lufta II Botërore i ngadalësoi përpjekjet për realizimin e projektit të rëndësishëm

në fushën e shitjeve ndërkombëtare, por megjithatë u arrit që në Hagë, në një konferencë

diplomatike, në vitin 1964 të finalizoheshin dy akte të rëndësishme: Ligji Uniform për

Formimin e Kontratave (ULF) dhe Ligji Uniform për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave

(ULIS). Pavarësisht se Konventat e Hagës nuk patën mbështetje të madhe jashtë Evropës

Perëndimore, ato u kthyen në themelet e forta, mbi të cilat u ngrit Konventa “Për kontratat

për shitjen ndërkombëtare të mallrave” (CISG).

Konventa e Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të

mallrave” (CISG) është rezultat i punës së Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të

Drejtën Ndërkombëtare Tregtare (UNCITRAL), e cila u realizua në 10 vite, të ndara në tre

faza kryesore. Konventa u miratua në Konferencën Diplomatike të Vjenës në vitin 1980.

Ashtu si shprehet edhe në preambulën e saj, Konventa ka për qëllim nxitjen e

marrëdhënieve të miqësisë ndërmjet shteteve, duke u ofruar rregullim të kontratave për

shitjen ndërkombëtare të mallrave, heqjen e pengesave ligjore në tregtinë ndërkombëtare

dhe nxitjen e zhvillimit të tregtisë ndërkombëtare mbi baza të barazisë dhe përfitimit

reciprok, nëpërmjet pranimit të rregullave uniforme.

Shqipëria është bërë pjesë e Konventës në vitin 2009.646 Konventa është nënshkruar

dhe pranuar me disa rezerva vetëm nga disa shtete. Ajo, që bie në sy, është se Mbretëria e

Bashkuar nuk është ende pjesë e Konventës. Përgjigjja e shkurtër për këtë qëndrim është

ajo që Moss jep: “Ministrat nuk e shikojnë ratifikimin e Konventës si prioritet

legjislativ”.647 Megjithatë duket se qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar nuk është thjesht një

çështje, që pret t’i vijë radha për t’u trajtuar, por një çështje që sipas skeptikëve mund të

644 Azerbajxhani është shteti që ka ratifikuar në maj 2016. 645 Felemegas, J. (2000). vep. e cit., f. 115 646 Ligj Nr. 10 092, datë 9.3.2009 “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e

Kombeve të Bashkuara "Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave", neni 1 647 Moss, S. (2005). Why the United Kingdom has not ratified the CISG? Journal of Law and

Commerce 25, f. 483

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/moss.html

Page 143: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

127

lëkundë status quo-n britanik. Të vetëdijshëm për dallimet ndërmjet traditave Common

Law dhe Civil Law dhe duke e parë Konventën si një kompromis multikulturor të skemave

të ndryshme ligjore, ata mendojnë se ligji kontraktor anglez, për shkak se është strikt dhe

me fokus të qartësia, është më i përshtatshëm për shitjet ndërkombëtare se sa Konventa, që

mbivlerëson zgjidhjet e drejta e të paanshme.648 Autorë të tjerë i referohen artikujve të

veçantë në përmbajtje të Konventës, të cilët duken se bien ndesh me parimet e ligjit

kontraktor anglez. Një nga këta artikuj është pikërisht art. 7 (1) i Konventës (CISG), i cili

sanksionon respektimin e mirëbesimit në tregtinë ndërkombëtare. Ndërmjet argumentave

kundër ekziston edhe pretendimi se nëse Mbretëria e Bashkuar do të ratifikojë Konventën,

do të zvogëlohet roli dhe vlera e ligjit anglez në rregullimin e çështjeve tregtare

ndërkombëtare dhe do të sjellë si rezultat uljen e numrit të rasteve të arbitrazhit

ndërkombëtar, që zgjedhin Londrën. Edhe pse ka argumenta në favor të ratifikimit, të cilat

janë shtuar së fundmi, Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka zgjedhur të bëhet pjesë e

Konventës (CISG).

Rëndësia e Konventës (CISG) qëndron në faktin se ajo nuk përbën thjesht dhe

vetëm një ligj ndërkombëtar të harmonizuar, por edhe një produkt të studimeve krahasuese,

për të krijuar aktin, që do të ishte politikisht i pranuar nga grupime të ndryshme, si: vendet

Civil Law, vendet Common Law, blloku komunist lindor dhe vendet e zhvilluara e të

pazhvilluara, pasi Komisioni (UNCITRAL) ishte i vetëdijshëm, që vendet do ta

nënshkruanin Konventën vetëm nëse ajo do të reflektonte aspiratat dhe pritshmëritë e

tyre.649

Megjithë vlerën e padiskutueshme, sidomos për vendosjen e standardeve të

gjithëpranuara, Konventa nuk i ka shpëtuar kritikave. Një nga kritikat lidhet me aplikimin

në praktikë të Konventës. Krijuesit e Konventës, duke dashur të shmangin një tekst

kontrovers, kanë zgjedhur që ato çështje, të cilat janë parashikuar shumë ndryshe nga ligjet

kombëtare dhe nuk mund të harmonizohen, të ngelen jashtë qëllimit të aplikimit të saj,

duke bërë që të ekzistojë një listë jo shteruese e çështjeve që nuk bëjnë pjesë në sferën e

aplikimit të Konventës.650

Përveç se Konventa (CISG), e cila është e përbërë nga një numër jo i vogël

artikujsh, është konsideruar si e paplotë, kritika të tjera lidhen me çështje të interpretimit

uniform, duke iu referuar interpretimit të Konventës në mirëbesim, siç është e zakonshme

për një pjesë të shteteve anëtare të saj, të cilat e sanksionojnë mirëbesimin në kodet e tyre

civile, por jo për pjesën tjetër të tyre.

648 Nikolova, S. E. (2012). UK’s Ratification of the CISG- An Old Debate or a New Hope for the

Economy of the UK on its Way out of the Recession: the Potential Impact of the CISG on the UK’s

SME, Pace International Law Review Online Companion 3 (3). f. 85-86

http://www.academia.edu/1513223/UK_s_Ratification_of_the_CISG_An_Old_Debate_or_a_Ne

w_Hope_for_the_Economy_of_the_UK_on_Its_Way_Out_of_the_Recession_The_Potential_Im

pact_of_the_CISG_on_the_UK_s_SME 649 Zeller, B. (2002). The significance of the CISG for the harnonisation and transplantation of

international commercial law, f. 1

http://vuir.vu.edu.au/857/1/ZellerSigCISGHarmonisation.pdf 650 Kröll, S. (2005). Selected problems concerning the CISG’s scope of application. Journal of Law

and Commerce 25. f. 39

http://cisgw3.law.pace.edu/cisg/biblio/kroll.html

Page 144: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

128

Një tjetër problem lidhet me mjetet ligjore që kanë në dispozicion palët për të

zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Më saktë nuk është e qartë nëse palët mund t’i referohen

mjeteve ligjore që parashikohen nga ligjet e tyre të brendshme edhe pse ato mund të sjellin

rezultate të ndryshme nga ato të parashikuara nga Konventa (CISG).651 Në raste të tilla do

të kishte konkurrim të mjeteve dhe situata do të ishte e paqartë, për sa dihet se Konventa

nuk mund të detyrohet të zbatohet forcërisht mbi ligjet kombëtare dhe anasjelltas, duke

rezultuar në një bashkëjetesë, jo problematike në teori, por me paqartësi në praktikë. Duke

qenë se bëhet fjalë për një konventë, përpjekjet për të bërë ndryshime në të bëhen edhe më

të vështira, se sa mund të ndodhë me ndryshimet që mund t’i bëhen një ligji të brendshëm.

Në tërësinë e saj, Konventa e Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen

ndërkombëtare të mallrave” konsiderohet e një rëndësie të jashtëzakonshme në fushën e

tregtisë ndërkombëtare. Këtë e tregojnë edhe statistikat: Nga viti 1988, kur hyri në fuqi pas

ratifikimit të shtetit të dhjetë, në maj të vitit 2016 Konventa (CISG) numëron 85 shtete

anëtare. Me një rëndësi të veçantë për importimin/ eksportimin e mallrave në/ nga SHBA,

10 nga 15 partnerët e SHBA në tregti në vitin 2012, përfshirë 5 më të rëndësishmit (Kanada,

Kinë, Meksikë, Japoni, Gjermani) ishin shtete anëtare të Konventës.652

1.1 Konventa (CISG) dhe Parimi i Mirëbesimit

Në përmbajtje të Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen

ndërkombëtare të mallrave” (CISG) gjendet art. 7. Ky është i vetmi artikull që përmend

mirëbesimin në interpretimin e Konventës (CISG). Në paragrafin e parë:

“Në interpretimin e kësaj Konvente, vëmendje duhet t'i kushtohet karakterit të saj

ndërkombëtar dhe nevojës për të nxitur standardizimin në zbatimin e saj dhe në respektimin

e mirëbesimit në tregtinë ndërkombëtare.”

arrihet të kuptohet se vetë Konventa përcakton tre çështje të rëndësishme, të cilat

duhet të mbahen në konsideratë në interpretimin e saj: (1) karakteri ndërkombëtar, i

ndryshëm nga karakteri lokal i ligjeve të brendshme, që nënkupton se gjatë interpretimit

ajo nuk mund të trajtohet si ligj i brendshëm, pavarësisht se Konventa (CISG) me ratifikim

nga shtetet bëhet pjesë e legjislacionit të tyre të brendshëm dhe interpretimi i saj i besohet

gjykatave dhe arbitrazhit të brendshëm, (2) karakteri uniform, që nënkupton se dallimet që

ekzistojnë ndërmjet sistemeve ligjore të ndryshme nuk do të kenë efekt gjatë interpretimit

të Konventës, pasi interpretuesit detyrohen të mos ndikohen nga mënyra se si një term i

caktuar do të interpretohej e kuptohej duke u nisur nga legjislacioni i brendshëm dhe (3)

interpretimi i saj në mirëbesim, edhe pse interpretuesit mund t’i përkasin sistemeve ligjore

që nuk e njohin dhe pranojnë mirëbesimin në interpretim.653

Konventa imponohet që të interpretohet duke pasur në konsideratë karakterin e saj.

Ashtu siç është përmendur edhe më lart, Konventa (CISG) prej fillimit e përfitoi karakterin

e saj ndërkombëtar. Ideja për krijimin e saj, komisionet e punës (në përbërje të të cilëve

kishte përfaqësues të sistemeve ligjore të ndryshme), përzgjedhja e kujdesshme e materialit

651 Schwenzer, I. & Hachem, P. (2009). The CISG- Successes and Pitfalls. American Journal of

Comparative Law 57. f. 470

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/schwenzer-hachem.html 652 Davies, M. & Snyder, D. V. (2014). International Transactions in Goods: Global Sales in

Comparative Context, Oxford University Press, Oxford, f. 40 653 Ikonomi, E. (2016). vep. e cit., f. 309-310

Page 145: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

129

ligjor në përmbajtje të Konventës, që duhet të përfaqësonte një kompromis të pashoq

ndërmjet parimeve, rregullave, eksperiencave të vendeve të ndryshme, krijuan një strukturë

të veçantë, një grup rregullash të cilat mund të qëndronin më vete si një Kod.

Pra, pavarësisht se përfaqësuesit në Komisionin UNCITRAL sollën traditat e tyre

ligjore, parimet dhe procedurat që njihnin, për të kontribuar në krijimin e Konventës, ajo

përbën një akt të një niveli ndërkombëtar. Për shkak të këtij karakteri, interpretimi i

Konventës duhet të realizohet ndryshe nga sa interpretuesit i bëjnë ligjeve të brendshme.

Kjo do të thotë që nëse nga gjykatat e shteteve do të përdoren interpretime tekstuale të

ndryshme, si dhe nuk do të ketë koherencë dhe cilësi në trajtimin e dispozitave që duken

të paqarta, jeta e Konventës do të jetë e shkurtër. Uniformiteti i Konventës (CISG) nuk

qëndron vetëm në dispozitat uniforme, por edhe në interpretimin e tyre në mënyrë

uniforme.654 Në lidhje me këtë, një grup studiuesish, të cilët nuk përfaqësojnë ndonjë shtet

apo kulturë ligjore të caktuar dhe udhëhiqen nga mandati i art. 7 të Konventës, kanë krijuar

një strukturë me funksion këshillues: CISG Advisory Council. Ky Këshill, duke patur si

qëllim promovimin e karakterit ndërkomëtar të Konventës (CISG) dhe uniformitetin,

nxjerr opinione lidhur me interpretimin dhe zbatimin e saj. Këto opinione nxirren me

iniciativë ose me kërkesën e organizatave ndërkombëtare, shoqatave profesionale apo

trupave gjykuese.655

Në respekt të karakterit të veçantë ndërkombëtar të Konventës, ajo meriton një

interpretim autonom dhe të pandikuar nga mënyrat e interpretimit të ligjeve të brendshme.

Analiza e paraqitur nga Digest e Kombeve të Bashkuara (2012), e cila përmbledh

qëndrimet e gjykatave të shteteve të ndryshme në lidhje me interpretimin e Konventës

(CISG), tregon se ndajnë të njëjtin mendim dhe kanë qëndrim të përbashkët për interpretim

larg qëndrimeve etnocentrike dhe metodave të brendshme interpretuese, se materiali për

interpretim duhet të merret nga vetë Konventa, nga termat dhe parimet e saj, përveç kur

gjuha e Konventës ndjek atë të ligjeve të brendshme.656

Në Komentarin zyrtar (Explanatory Note by the UNCITRAL Secretariat on the

United Nations Convention on Contracts for the International Sales of Goods)657 sqarohet

se Konventa do ta përmbushte më mirë qëllimin e saj nëse do të interpretohej në mënyrë të

qëndrueshme në të gjitha sistemet ligjore. Në rast të mosmarrëveshjeve, që lindin nga

kuptimi apo aplikimi i saj, është i këshillueshëm respektimi i karakterit ndërkombëtar dhe

i mirëbesimit në tregtinë ndërkombëtare dhe promovimi i uniformitetit në aplikim nga

gjykatat dhe arbitrazhi i brendshëm. Prandaj, nëse një çështje nuk është parashikuar në

mënyrë të shprehur nga Konventa, ajo duhet të zgjidhet në përputhje me parimet e

përgjithshme të saj, ashtu si shprehet Konventa në artikullin 7 (2) të saj:

“Çështjet që kanë të bëjnë me problemet e rregulluara nga kjo Konventë, të cilat

nuk qartësohen shprehimisht në të duhet të zgjidhen në përputhje me parimet e

përgjithshme mbi të cilën ajo bazohet ose, në mungesë të këtyre parimeve, në përputhje me

ligjin e zbatueshëm në bazë të rregullave të së Drejtës Ndërkombëtare Private.”

654 Felemegas, J. (2000). vep. e cit. 655 CISG Advisory Council

http://www.cisgac.com/ 656 UNCITRAL Digest of Case Law on the United Nations Convention on Contracts for the

International Sale of Goods, Botimi 2012, f. 42 657 United Nations Convention on Contracts for the International Sales of Goods (2010). f. 36

Page 146: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

130

Kështu, fillimisht palët duhet të përcaktojnë nëse Konventa (CISG) aplikohet në

kontratën e tyre. Hapi i dytë është sigurimi i faktit se kushtet e kontratës nuk e përjashtojnë

aplikimin e saj. Art. 4 i Konventës parashikon një pasqyrë të këtyre përjashtimeve. Duke

qenë se Konventa (CISG) përmban një set rregullash që qeverisin detyrimet e përgjithshme

të palëve dhe formimin e kontratës, hapi i tretë është aplikimi i kushteve të Konventës që

janë detyruese në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse pas këtij procesi me tre hapa, ngelen

dyshime, është art 7 (2) ai që përcakton se cilët do të jenë hapat e ardhshëm.658

Pjesa e dytë e art. 7 nuk ishte parapërgatitur, por u krijua dhe iu shtua pjesës së parë

gjatë punimeve të konferencës në Vjenë. Interpretimi i çështjeve të ndryshme, ose

funksioni “gap filling” i Konventës pranon dy linja interpretimi: të brendshme dhe të

jashtme, të cilat duhet të përdoren në këtë rend dhe linja e dytë vetëm nëse për

interpretimin, parimet e përgjithshme të Konventës nuk janë të mjaftueshme. Pra,

Konventa cakton se interpretimi duhet të realizohet fillimisht duke marrë në konsideratë

parimet e përgjithshme të saj, që sipas Digest të Kombeve të Bashkuara për Konventën

“Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave” janë: autonomia e palëve,

mirëbesimi, “estoppel”, vendi i pagesës së detyrimeve monetare, monedha e pagesës,

kompensimi i plotë, informaliteti, njoftimi i komunikimeve, zvogëlimi i dëmeve, zakonet

e detyrueshme, e drejta për të refuzuar performancën dhe parimi i shkëmbimit të

njëkohshëm të performancave, e drejta për interes, mbajtja e kostove të detyrimeve vetjake,

favor contractus.659

Sipas Profesor Lookofsky, art. 7 (2) përbën, për shkak të natyrës së tij, një mjet të

rëndësishëm në duar të gjyqtarëve dhe arbitrave për mbylljen e boshllëqeve në tekstin e

saj, që i ndihmon ata për të qëndruar “brenda” Konventës, në vend që të kërkojnë zgjidhjen

jashtë saj, si vendimmarrës që zgjidhin një çështje “të qeverisur, por jo të zgjidhur”

nëpërmjet aplikimit të parimeve të përgjithshme të Konventës (CISG).660

Në çështjen Traction Levage SA v. Drako Drahtseilerei Gustav Kocks GmbH, në 5

dhjetor 1994, blerësi, një kompani franceze kërkoi të blinte kabllo ashensori nga shitësi,

një kompani gjermane, që i dorëzoi mallrat në 9 janar 1995 në bobina, të cilat nuk

përputheshin me porosinë. Pas ripaketimit të tyre, blerësi në 17 janar 1995 ia dërgoi mallrat

klientit të tij, një kompanie franceze, përgjegjëse për mirëmbajtjen e ashensorëve në kullën

Eiffel. Në mars ndërsa i instalonin kabllot, vërejtën defektet dhe njoftuan furnizuesin,

blerësin. Blerësi i dërgon pretendimet e tij me faks në kompaninë gjermane në 16 mars

1995 dhe në 7 tetor 1996 blerësi e padit shitësin.

Gjykata Tregtare e Parisit nuk e pranoi procedurën e garancisë të blerësit francez,

jo për shkak të parashkrimit, por si të papranueshme për shkak të vonesës në dhënien e

njoftimit për mospërputhje, shitësit. Gjykata e Apelit të Parisit theksoi se Konventa (CISG)

ishte automatikisht e aplikueshme për kontratat e shitjes së mallrave ndërmjet palëve që i

kanë selitë e bizneseve në shtete të ndryshme kontraktore. Përjashtimi kontraktor nga

658 Santos, M. G. & Smith, Q. (2011). Reviewing the History and Application of article 7, f. 5-6

http://www.cisg-

brasil.net/doc/Reviewing_the_History_and_Application_of_Article_7_(Final).pdf 659 UNCITRAL Digest of Case Law on the United Nations Convention on Contracts for the

International Sale of Goods, Botimi 2012, f. 43-45 660 Lookofsky, J. (2006). Walking the article 7 (2) tightrope between CISG and domestic law.

Journal of Law and Commerce 85, f. 88

https://www.uncitral.org/pdf/english/CISG25/Lookofsky.pdf

Page 147: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

131

aplikimi i Konventës, sipas art. 6 duhet të provohet nga pala, që e ka kërkuar atë. Një

shënim i njëanshëm në dokumentet tregtare të blerësit, që deklaron se çdo mosmarrëveshje

do të zgjidhet sipas ligjit francez, nuk është provë e mjaftueshme. Një shënim i tillë nuk ka

treguar se të dyja palët kanë pasur për qëllim të përdornin mundësinë e parashikuar nga art.

6 i Konventës. Në mungesë të provës për qëllimin e përbashkët të palëve për përjashtimin

e aplikimit të Konventës (CISG), kontrata e shitjes rregullohej nga Konventa (CISG).

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës Tregtare, përveç pjesës së

parashkrimit. Gjykata theksoi se parashkrimi i të drejtës së padisë ishte një çështje që

qeveriset nga Konventa, por jo e vendosur në të. Ligji Ndërkombëtar Privat Francez, i

aplikueshëm sipas art. 7 të Konventës (CISG) i referohet ligjit që qeveris kontratën për

çështje të parashkrimit. Art. 3 i Konventës së Hagës (15 qershor 1955) “Për Ligjin e

Aplikueshëm në Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave” ka parashikuar se kontrata e shitjes

qeveriset nga legjislacioni i brendshëm i shtetit, në të cilin shitësi ka pasur vendbanimin në

kohën, që ka marrë porosinë. Pra, parashkrimi qeveriset nga ligji gjerman, që parashikon

se blerësi mund të ngrejë padi për mospërputhje sipas CISG brenda gjashtë muajve nga

njoftimi, që në rastin konkret është jashtë afatit. Sipas art. 38 të Konventës ekziston

detyrimi për të kontrolluar mallrat pas dërgimit, që sipas Gjykatës blerësi duhet t’i kishte

kontrolluar të paktën kur u ripaketuan në 17 janar 1995. Duke qenë se njoftimi nuk i është

dhënë shitësit deri në 16 mars 1996, blerësi e ka humbur të drejtën të kërkojë mospërputhje

të mallrave sipas art. 39 të Konventës (CISG).661

Me të njëjtin trajtim, duke përdorur funksionin “gap filling” të art. 7 (2) të

Konventës (CISG), një gjykatë apeli në Argjentinë, në çështjen Mayer Alejandro v. Onda

Hofferle GmbH & Co (2000), gjykoi mbi pretendimet e blerësit gjerman mbi cilësinë e

qymyrit, mospërputhjen e saj me parashikimin në kontratë dhe që nuk mund të përdorej

për qëllimin për të cilin ishte blerë. Gjykata deklaroi se Konventa (CISG) pavarësisht se

rregullon detyrimin e shitësit për dërgimin e mallrave dhe të drejtën e blerësit për mallra

në përputhje me parashikimet në kontratë, nuk përmban ndonjë parashikim për procedurën,

që duhet ndjekur nga blerësi për të përcaktuar cilësinë e mallrave. Kështu, duke iu referuar

Ligjit Ndërkombëtar Privat Argjentinas, provimi i defekteve të mallrave rregullohej nga

Kodi Tregtar Argjentinas.662

1.2 Mundësia e përdorimit të art. 7 (1) përtej interpretimit të vetë Konventës

(CISG)

Art. 7 (1) është ndoshta artikulli më i diskutuar i Konventës (CISG), pikërisht sepse

përmban mirëbesimin, që është një koncept i debatuar, i pranuar dhe i refuzuar në të njëjtën

kohë. Megjithëse në pamje të parë krijohet përshtypja se mirëbesimi i përmendur në këtë

dispozitë ka lidhje vetëm me interpretimin e Konventës, pyetja që ngrihet është:

A mund të konsiderohet mundësia për ta përdorur parimin e mirëbesimit në

art. 7 (1) të Konventës, përtej interpretimit vetëm të Konventës (CISG)?

661 Për më shumë shiko çështjen: Traction Levage SA v. Drako Drahtseilerei Gustav Kocks GmbH

(1994)

http://cisgw3.law.pace.edu/cases/011106f1.html 662 Për më shumë shiko çështjen: Mayer Alejandro v. Onda Hofferle GmbH & Co (2000)

http://cisgw3.law.pace.edu/cases/000424a1.html

Page 148: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

132

Përgjigjja për këtë pyetje mund të jepet vetëm pasi të analizohet me hollësi

Konventa dhe të konsiderohet karakteri i saj ndërkombëtar dhe “pajtues” ndërmjet

qëndrimeve të kundërta të Common Law dhe Civil Law për të.

Interpretimi i Konventës mund të bëhet në mënyrë literale dhe lehtësisht mund të

arrihet në përfundimin se qëllimi i Komisionit UNCITRAL ishte pikërisht imponimi që

detyrimi i mirëbesimit të “rëndonte” vetëm mbi interpretimin e Konventës, duke mos u

konsideruar më tej edhe si një detyrim i palëve kontraktore gjatë fazës parakontraktore,

interpretimit e përmbushjes së kontratës. Kjo ndoshta për dy arsye: (1) termi “mirëbesim”

është shprehur vetëm një herë gjatë gjithë tekstit të Konventës, fare pak nëse do të

krahasohej me kodet civile të vendeve Civil Law apo edhe me UCC dhe (2) termi

“mirëbesim” ishte shprehje e kompromisit ndaj qëndrimeve të ndryshme dhe debatit për ta

përfshirë ose jo në Konventë dhe do të ishte mjaftueshëm vetëm interpretimi i saj nën dritën

e mirëbesimit. Edhe vetë Konventa qëndron në heshtje, jo për shkak të pakujdesisë, por si

rezultat i një zgjedhjeje të ndërgjegjshme gjatë krijimit të saj.663

Propozimi i bërë nga përfaqësuesit hungarezë në vitin 1977 përmbante konceptin e

mirëbesimit, për t’u përfshirë në formimin e kontratës, pra të ekzistonte si detyrim për palët

kontraktore. Pavarësisht mbështetjes koncepti i mirëbesimit, për vetë natyrën e tij, pati

shumë kundërshti, një nga të cilat ishte fakti se parashikimi nuk përmbante sanksione në

rast shkeljeje të tij.664 Në vitin 1978, pas një diskutimi të gjatë, u propozua që artikulli, i

cili përmbante mirëbesimin të fshihej fare nga drafti. Art. 7 (1) i Konventës, në të cilin

përmendet mirëbesimi është rezultat i saj që Keily665 e quan “përplasja dhe kompromisi”

duke ilustruar kështu dallimet në qasjen ndaj mirëbesimit të vendeve Common Law e Civil

Law. Kështu, kundërshtarët ndaj mirëbesimit si detyrim që rëndonte mbi palët kontraktore

e përcaktuan mirëbesimin si një nxitje morale, që nuk meritonte të ngrihej në statusin e

detyrimit ligjor ndaj palëve kontraktore. Kjo edhe për shkak të natyrës së konceptit të

mirëbesimit: aq i paqartë, sa që nënkuptonte gjëra të ndryshme, për njerëz të ndryshëm, në

mënyra të ndryshme, në kohë e vende të ndryshme.666 Mbështetësit e mirëbesimit

argumentuan në favor të tij, pasi sipas tyre parimi i mirëbesimit ishte një parim i njohur

botërisht, i njohur jo vetëm nga legjislacionet e brendshme, por edhe nga e Drejta

Ndërkombëtare, i rëndësishëm edhe për rolin e tij në zhvillimin e rregullave që rregullojnë

veprimtaritë tregtare.

Mirëbesimi, i përmendur në Konventën (CISG) është një detyrim me karakter të

përgjithshëm dhe jo një detyrim i bazuar në moral, pasi do të pengonte njëtrajtshmërinë e

aplikimit të tij, për sa morali është një detyrim shoqëror i bazuar në norma kulturore.

Mirëbesimi, si një koncept i përgjithshëm, do t’i shërbente më mirë të Drejtës

Ndërkombëtare si një koncept i aftë për të shkelur në një rrugë të mesme e të pranuar nga

të gjithë.667

663 Moss, G. C. (2014). International Commercial Contracts: Applicable Sources and

Enforceability, Cambridge University Press, Cambridge, f. 54 664 Sim, D. (2001). The scope and application of Good Faith in the Vienna Convention of Contracts

for the International Sale of Goods http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/sim1.html 665 Keily, T. (1999). Good Faith and Vienna Convention for the International Sale of Goods (CISG).

Vindobona Journal of International Commercial Law and Arbitration 3

http://cisgw3.law.pace.edu/cisg/biblio/keily.html 666 Po aty 667 Zeller. B. (2003). vep. e cit., f. 221

Page 149: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

133

Por, interpretimi i Konventës mund të realizohet duke marrë për bazë mënyrën e

ndërtimit të artikujve të saj, që rregullojnë marrëdhënien kontraktore duke “fshehur” në

përmbajtjen e tyre praninë e mirëbesimit. Në këtë kuptim detyrimi për mirëbesim në

marrëdhënien e palëve me njëra-tjetrën nuk është i shprehur qartë, por nënkuptohet, pasi

mirëbesimi si koncept, të cilit ashtu siç është shprehur edhe në kapitujt e mësipërm, i

mungon përkufizimi mund të shpjegohet si i ngjashëm me ndershmërinë, korrektesën,

arsyeshmërinë. Edhe Digest e Kombeve të Bashkuara e pranon idenë e pranisë së parimit

të mirëbesimit në artikuj të tjerë të Konventës.668

Në tërësinë e artikujve të Konventës parimi i mirëbesimit shfaqet pikërisht nën të

tilla “përcaktime” duke shmangur përdorimin e termit mirëbesim, por jo praninë e tij. Ky

trajtim, i cili nuk e kufizon “shfrytëzimin” e parimit të mirëbesimit vetëm në interpretimin

e Konventës (CISG), mbështetet edhe në arsyetimin që Keily përdor (duke iu referuar edhe

disa autorëve të tjerë) se mirëbesimi nuk mund të qëndrojë në zbrazëti. Duke iu rikthyer

edhe njëherë art. 7 (1), i cili shpreh qëllimin e Konventës për respektimin dhe promovimin

e mirëbesimit në kontratat e shitjeve ndërkombëtare, kuptohet se ky qëllim nuk mund të

përmbushet nëse mirëbesimi nuk pranohet si një standard për sjelljen reciproke të palëve

kontraktore. Ky qëllim, nëse palët do t’i shpëtonin përgjegjësisë duke u sjellë in mala fides

me njëra-tjetrën duke pretenduar se mbi to nuk rëndon detyrimi që të sillen në mirëbesim,

nuk do të mund të realizohej asnjëherë. Por, edhe nëse do të pranohej se art. 7 (1) i

Konventës lidhet vetëm me interpretimin e artikujve të saj, nuk ka dyshim se ky interpretim

nuk mund të kryhej pa ndikuar në mënyrë indirekte në sjelljen e palëve. Ndër të tjera,

Konventa, edhe pse nuk e përmend në mënyrë të qartë, duke qëndruar në heshtje nuk i

ndalon dot gjyqtarët dhe arbitrat nga aplikimi i konceptit të mirëbesimit sipas

legjislacioneve të brendshme, kjo pasi: (1) nëse mungesa e mirëbesimit sipas

legjislacioneve të brendshme çon në pavlefshmëri (keqbesimi gjatë negocimeve), kjo nuk

bie në sferën e Konventës, pasi sipas art. 4 të saj: “nuk ka të bëjë me vlefshmërinë e

kontratës apo të ndonjë dispozite të saj apo të çdo përdorimi”, duke bërë që të ketë prioritet

legjislacioni i brendshëm, aplikimi i të cilit do të sillte me pak uniformitet dhe (2) edhe pse

çështjet, që lidhen me detyrimet e palëve rregullohen nga Konventa, nëse ajo dështon për

të pranuar detyrimin e mirëbesimit, gjyqtarët mund t’i referohen legjislacionit të

brendshëm, duke e konsideruar mirëbesimin një çështje të rendit publik, që ka prioritet mbi

Konventën.669

1.2.1 Mirëbesimi në formimin e kontratës

Shprehimisht mungon një detyrim, i cili do të rëndonte palët kontraktore, që gjatë

formimit të kontratës të silleshin ndaj njëra-tjetrës sipas parimit të mirëbesimit. Megjithatë,

nëse merret në konsideratë dhe analizohet përmbajtja e art. 16 (2) b, arrihet të dallohet që

Konventa imponon një sjellje të caktuar për palët, që është e ngjashme me sjelljen e kërkuar

për palët nga legjislacionet e brendshme të vendeve Civil Law: “Megjithatë, një ofertë nuk

mund të revokohet nëse do ishte e arsyeshme për personin që i bëhet oferta, të bazohej te

oferta si të ishte e parevokueshme dhe personi që i bëhet oferta ka vepruar në mbështetje

të ofertës.”

668 UNCITRAL Digest of Case Law on the United Nations Convention on Contracts for the

International Sale of Goods, Botimi 2012, f. 43 669 Bell, G. F. (2007). vep. e cit., f. 21-22

Page 150: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

134

Në analizimin e këtij artikulli, por duke mbajtur në konsideratë edhe historikun e

krijimit të Konventës (CISG) dhe përplasjen e traditave të ndryshme ligjore, është arritur

në përfundimin se ky artikull është shprehje e lëshimeve nga të dyja sistemet dhe një

kombinim i tyre. Në vendet Civil Law oferta nuk mund të revokohet brenda periudhës së

parashikuar nga ofertuesi (apo brenda një periudhe të arsyeshme) sepse do të konsiderohej

në keqbesim, ndërsa në vendet Common Law revokimi i ofertës mund të ndodhë në çdo

kohë. Art. 16 (2) b edhe pse shprehet si përjashtim nga rregulli i përgjithshëm dhe kufizon

të drejtën për revokim, është e shprehur në mënyrë të ngjashme me doktinën “promissory

estoppel”, që i përket traditës Common Law.670

Në vazhdim të kësaj qasjeje të Konventës (CISG) ndaj mirëbesimit në sjelljen e

palëve kontraktore në formimin e kontratës është ndërtuar edhe art. 21 (2) i saj: “Në qoftë

se një letër ose shkresë tjetër që përmban një pranim të vonshëm, tregon se është dërguar

në ato rrethana që në rast se transmetimi i tij do të ishte normal, ajo do t'i dorëzohej

ofertuesit në kohën e duhur, pranimi i vonshëm është efektiv si një pranim...”. Në kushtet

e parashikuara nga ky artikull ofertuesi gëzon të drejtën për ta konsideruar pranimin e

pritësit si në kohë ose me vonesë dhe duket si një interpretim i drejtë i qëllimit të

ofertuesit.671 Synimi i artikullit është të krijojë një frymë bashkëpunimi dhe besimi

ndërmjet palëve gjatë formimit të kontratës, për të mirëkuptuar dhe mbështetur njëra-

tjetrën, kur rrethanat e pavarura nga vullneti i tyre vështirësojnë marrëdhënien.

Në lidhje me formimin e kontratës Konventa i kushton vëmendje të veçantë

kritereve të një oferte të vlefshme dhe të transparencës në komunikimin e kushteve të

lidhjes së kontratës nga palët. Në çështjen e gjykuar nga Gjykata Supreme Federale

Gjermane (2001), i padituri (shitësi), një kompani gjermane i shiti paditësit (blerësi), një

korporatë spanjolle, një makineri të përdorur për prerje ingranazhesh. Në konfirmimin me

shkrim të porosisë, ishte përfshirë një referim për kushtet e tij standarde të shitjes, të cilat

nuk i ishin bashkëngjitur konfirmimit. Këto kushte standarde të shitjes përmbanin një

klauzolë përjashtimi, që përjashtonte çdo përgjegjësi për defekte te makineritë e përdorura.

Pas dërgimit, makineria mund të vihej në punë vetëm me ndihmën e specialistëve. Paditësi

kërkoi kompensim për këto shpenzime.

Gjykata Federale argumentoi në lidhje me përfshirjen e kushteve standarde në

kontratat e shitjes ndërkombëtare, duke qenë se Konventa (CISG) nuk parashikonte ndonjë

rregull specifik për to. Në këtë çështje mund të aplikoheshin rregullat e përgjithshme të

formimit të kontratës, të parashikuara nga art. 14 dhe art. 18, në përputhje edhe me art. 8.

Gjykata deklaroi se pritësit të një oferte duhet t’i jepet mundësi e arsyeshme për të marrë

në konsideratë kushtet standarde, nëse ato do të bëhen pjesë e ofertës. Kërkohet që pritësi

të jetë vënë në dijeni që qëllimi i ofertuesit ka qenë përfshirja e kushteve standarde,

nëpërmjet dërgimit të tyre ose leximit të tyre. Gjykata vuri në dukje se për shkak të

dallimeve mes sistemeve të ndryshme ligjore dhe traditave në botë, kushtet standarde të

përdorura në një vend të caktuar shpesh ndryshojnë shumë nga ato të përdorura në një

670 Vincze, A. (2004). Remarks on whether and the extent to which the UNIDROIT Principles may

be used to help interpret Article 16 of the CISG

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/text/anno-art-16.html 671 Ziegel, J. S. & Samson, C. (1981). Report to the Uniform Law Conference of Canada on

Convention on Contracts for the International Sale of Goods

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/wais/db/articles/english2.html

Page 151: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

135

tjetër. Prandaj njohja e këtyre kushteve është thelbësore për pritësin. Ndërsa për palën, që

dëshiron të mbështetet në këto kushte, nuk është e vështirë t’i bashkangjisë ato në ofertë.

Nëse pritësi duhet të pyeste për kushtet standarde, kjo do të çonte në vonesa të

formimit të kontratës që do të ishte e panevojshme dhe e padëshirueshme për palët. Gjykata

arriti në përfundimin se do të shkelej parimi i mirëbesimit në tregtinë ndërkombëtare, i

mishëruar në art. 7 (1) të Konventës (CISG), si dhe detyrimi i palëve për të bashkëpunuar,

nëse do t’i kërkohej pritësit për të pyetur rreth kushteve standarde dhe për ta konsideruar

atë përgjegjës nëse nuk pyet. Prandaj, kushtet e përgjithshme mund të bëhen pjesë e ofertës

nëse i bashkëngjiten asaj ose përndryshe të vendosura në dispozicion të pritësit.672

Këta artikuj të Konventës janë shembuj dhe tregues të llojit të sjelljes, që kërkohet

nga palët në respektim të parimit të mirëbesimit, duke krijuar bindjen e përgjithshme se

nga palët kontraktore në shitjen ndërkombëtare të mallrave, kërkohet të bëhet gjithçka që

është e arsyeshme dhe të ndalohet ajo që nuk është e arsyeshme.673

1.2.2 Mirëbesimi në dispozitat e përgjithshme për shitjen e mallrave

Në dallim nga pjesa II e Konventës (CISG), pjesa III i referohet momentit kur

kontrata ndërmjet palëve është lidhur. Në art. 27 bëhet fjalë për komunikimin e palëve me

njëra-tjetrën. Ky artikull shmang mundësinë, që pala e cila “në përputhje me këtë pjesë të

Konventës dhe me mjete të përshtatshme me rrethanat”, të “penalizohet” vetëm për shkak

të një gabimi, vonese apo mosmbërritje të ndonjë njoftimi, kërkese ose komunikimi tjetër.

Nga ana tjetër kjo nuk do të ishte në përputhje me mirëbesimin, nëse njëra nga palët do të

mbështetej vetëm në një çështje rastësore të bërë nga pala tjetër.674 Megjithatë, pala duhet

të përzgjedhë mjete të përshtatshme komunikimi nëse pretendon të përfitojë nga

parashikimi i art. 27, pasi nëse zgjedh mjete të papërshtatshme rreziku për ta konsideruar

komunikimin jo efektiv bie mbi të. Secila nga palët duhet të jetë në gjendje të vërtetojë

kohën dhe mënyrën e bërjes së komunikimit, duke përzgjedhur formën për të cilën është

rënë dakord në marrëveshje. Përsa i përket vërtetimit nëse komunikimi i ka mbërritur palës

tjetër ose jo, kjo nuk rëndon mbi të.675

Art. 29 (2) i Konventës (CISG) është një tjetër dispozitë që shpreh një lidhje me

mirëbesimin objektiv, pra mirëbesimin, që shprehet nëpërmjet sjelljes së palëve. Vetë art.

29 (2) i referohet përfshirjes në kontratat e shkruara të kushteve, të cilat parashikojnë

ndalimin e bërjes së modifikimeve, përveç se me shkrim. Këto kushte janë të njohura në

traditën Common Law si “NOM clauses”676 (kushte të pa ndryshueshme me gojë).677

672 Për më shumë shiko çështjen me numër VIII ZR 60/01, (Machinery case) (2001)

http://cisgw3.law.pace.edu/cases/011031g1.html 673 Keily, T. (1999). vep. e cit. 674 Liu, Ch. (2004). Comparison of CISG article 27 and counterpart notice provisions of the

UNIDROIT Principles and PECL

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/liu1.html 675 UNCITRAL Digest of Case Law on the United Nations Convention on Contracts for the

International Sale of Goods, Botimi 2012, f. 124 676 No Oral Modification 677 Viscasillas, M. P. P. (2005). Modification and Termination of the Contract (Art. 29 CISG)

Journal of Law and Commerce 25, f. 170

https://www.uncitral.org/pdf/english/CISG25/Viscasillas.pdf

Page 152: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

136

Megjithatë, sjellja reciproke e palëve ku: “një palë mund të mos lejohet që me veprimin e

saj ta konfirmojë këtë dispozitë në atë masë që pala tjetër është bazuar mbi këtë veprim”

sjell si rezultat inefektivitetin e parashikimit. Ky parashikim është deklaruar si shprehje e

përgjithshme e parimit të mirëbesimit që qeveris Konventën (CISG).678

1.2.3 Mirëbesimi në lidhje me detyrimet e palëve

Pjesa III e Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen

ndërkombëtare të mallrave” (CISG) është pjesa kryesore e saj, në të cilën janë vendosur

parashikimet për ngarkimin me detyrime dhe mënyrën e përmbushjes së tyre nga palët

kontraktore. Duke qenë se brenda së njëjtës pjesë, por në seksione të ndryshme janë

parashikuar edhe detyrimet e palës blerëse dhe shitëse, e më tej edhe detyrimet reciproke

të palëve kontraktore, artikujt në Konventë mund të kombinohen me njëri-tjetrin, në

mënyrë që një pretendimi të blerësit t’i përgjigjet një detyrim i shitësit.

Në art. 35 të Konventës parashikohen detyrimet kryesore të palës shitëse në lidhje

me cilësinë, sasinë, përshkrimin dhe paketimin e tyre, të gjitha këto në përputhje me çfarë

palët janë marrë vesh dhe kanë përcaktuar në kontratë, megjithëse gjykatat kanë pranuar se

diferenca të vogla, të cilat nuk sjellin defekte serioze në përmbushje të detyrimit të shitësit

për cilësinë apo sasinë nuk nënkuptojnë detyrimisht se pala shitëse ka shkelur

marrëveshjen.679 Në Digest të Konventës shprehet se nga gjykatat është deklaruar se ka një

lidhje ndërmjet art. 35 dhe art. 7 (2), pasi pavarësisht që ka qëndrime të cilat pranojnë se

aty ku nuk ka përcaktime për sasinë e një përbërësi të caktuar në një mall, shitësi “është i

lirë” të dorëzojë një mall që përmban një sasi më të lartë, por në lidhje me nenin 7 (2) dhe

funksionin e tij për mbushjen e boshllëqeve, shitësi mund t’i referohej normave të

miratuara nga legjislacioni i brendshëm i vendit të blerësit.680

Në pikën 3 të art. 35: “Shitësi nuk është përgjegjës … për çdo mospërputhje të

mallrave, në qoftë se në kohën e lidhjes së kontratës blerësi e dinte ose nuk mund të mos

kishte dijeni për këtë mospërputhje.” Kjo pjesë e tretë përmban mundësinë që shitësi të

shkarkohet nga përgjegjësia, kur blerësi e ka ditur ose duhet ta kishte ditur në kohën e

lidhjes së kontratës se do të kishte mospërputhje të mallrave. Kjo nuk do të thotë që shitësi

të fshehë ose të mos tregojë informacionin që ka lidhje me mospërputhjen e mallrave, pasi

përndryshe ai do të konsiderohej në shkelje të mirëbesimit, por edhe blerësi nuk duhet të

jetë në kushtet e një neglizhence të rëndë, që të mos mbrojë dot interesat e veta. Megjithatë,

gjykatat kanë arritur në përfundimin se në përputhje edhe me art. 7 (1) Konventa favorizon

një blerës neglizhent, ndaj një shitësi mashtrues.681 Ky qëndrim është në përputhje edhe me

art. 40 të Konventës, sipas të cilit shitësi nuk mund të shkarkohet nga përgjegjësia: “në

qoftë se mospërputhja ka të bëjë me faktet për të cilat ai kishte dijeni ose nuk mund të mos

i kishte dijeni dhe të cilat ai nuk ia bëri të njohura blerësit”. Nga ana e tij edhe blerësi ka

në dispozicion një kohë të mjaftueshme për ekzaminimin e mallrave: “sa ç'është praktikë

me rrethanat” ose “deri pas mbërritjes së mallrave në destinacion”, sipas art. 38 dhe

brenda një kohe të arsyeshme, sipas art. 39 (1) dhe 43 (1) duhet të njoftojë shitësin në lidhje

678 UNCITRAL Digest of Case Law on the United Nations Convention on Contracts for the

International Sale of Goods, Botimi 2012, f. 128 679 Po aty, f. 144 680 Po aty, f. 145 681 Po aty, f. 147

Page 153: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

137

me mospërputhjen e mallrave, në të kundërt, sipas art. 44: “blerësi mund ta ulë çmimin ose

të kërkojë dëmshpërblim, me përjashtim të fitimit të munguar, në qoftë se ai ka një

shfajësim të arsyeshëm për mosdhënien e njoftimit të kërkuar”.

Në çështjen Spoldzielnia Pracy "A" in N. v. GmbH & Co. KG in B. (2007) shitësi

polak dhe blerësi gjerman përfunduan një kontratë për shitjen e lëkurës për këpucë për

ushtrinë gjermane, mall që do t’i dërgohej drejtpërdrejt palës së tretë (prodhuesit) në

Gjermani, pa u inspektuar më parë nga blerësi. Më pas autoritetet gjermane konstatuan se

mallrat nuk përputheshin me specifikimet dhe blerësi e vuri në dijeni shitësin për

mospërputhjen. Ndërkohë Ushtria Gjermane ktheu të gjitha palët e prodhuara të këpucëve.

Shitësit iu lanë tri ditë për të zëvendësuar mallrat, por ai refuzoi, ndaj blerësi i dërgoi një

deklaratë për tërheqjen nga kontrata dhe shitësi e paditi për pagesën e çmimit.

Gjykata Supreme Polake deklaroi se nuk duhet të ketë dallime ndërmjet dështimit

për ta përmbushur kontratën dhe ndonjë shkeljeje tjetër të kontratës. Sipas art. 35 të

Konventës (CISG) dërgimi i mallrave, që nuk përputhen, është shkelje e kontratës, por që

kjo mospërputhje nuk lejon bërjen e kërkesës për zëvendësim të mallrave sipas art. 46 (2),

përveç kur ka sipas art. 25 shkelje thelbësore të kontratës. Gjykata, duke iu referuar parimit

të mirëbesimit, sqaroi se si rregull i përgjithshëm një blerës mund të mos paguajë si rezultat

i mospërputhjes sipas art. 71, art. 81 (2), art. 85 dhe art. 86 (2) të Konventës (CISG), por

blerësi nuk lejohet që të kërkojë dërgimin e mallrave e më pas zëvendësimin e tyre, pa u

tërhequr nga kontrata, por mund të refuzojë pagimin e çmimit deri sa shitësi të kryejë

detyrimet e tij sipas kontratës.682

Art. 37 i Konventës (CISG) lejon shitësin, që nëse plotësohen kushtet e

parashikuara: “në qoftë se shitësi i ka dorëzuar mallrat përpara datës së dorëzimit” dhe

“ushtrimi i kësaj të drejte nuk i shkakton blerësit shqetësime apo shpenzime të

paarsyeshme”, të mund të bëjë plotësime, rregullime apo zëvendësime në mallrat e

dorëzuara. Ky artikull nuk gjen një paraardhës të tij në kodet civile evropiane dhe parimi

që shpreh nuk është gjerësisht i pranuar, pasi mallrat e dorëzuara nuk janë më në duart e

shitësit. Gjithsesi, ky parashikim i Konventës është në përputhje me nevojën në rritje për

drejtësi dhe mirëbesim në tregtinë kombëtare dhe ndërkombëtare.683

Dy artikujt e tjerë, përkatësisht art. 49 dhe art. 64 të Konventës (CISG) shprehin

mundësinë e kërkimit të pavlefshmërisë së kontratës së lidhur mes palëve, për shkelje

thelbësore të kontratës.

Kështu, në çështjen SARL BRI Production "Bonaventure" v. Société Pan African

Export (1995), një shitës francez, prodhues xhinsesh, përfundoi një kontratë për shitjen e

një sasie mallrash me një blerës në SHBA. U specifikua se xhinset e blera do të dërgoheshin

në Amerikën e Jugut dhe Afrikë. Përgjatë negocimeve, që paraprinë kontratën dhe gjatë

ndjekjes së përmbushjes, blerësi në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme kërkonte

konfirmim për destinacionin e mallrave të shitura. Gjatë një dërgese të dytë u bë e qartë se

mallrat ishin dërguar në Spanjë. Blerësi refuzoi të vazhdonte marrëdhënien tregtare dhe

dërgesat.

682 Për më shumë shiko çështjen: Spoldzielnia Pracy "A" in N. v. GmbH & Co. KG in B (2007)

http://cisgw3.law.pace.edu/cases/070511p1.html 683 Bianca, C. M. & Bonell, M. J. (1987). Commentary on the International Sales Law. Giuffrè

Editore, Milano, f. 291

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/bianca-bb37.html

Page 154: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

138

Gjykata e Apelit të Grenoble në Francë iu referua art. 1 (1) a të Konventës (CISG),

për sa palët i përkisnin shteteve palë të Konventës, art. 8 (1) duke arritur në përfundimin se

blerësi nuk kishte respektuar dëshirën e shitësit për të ditur destinacionin e mallrave, që si

sjellje, sipas art. 25 përbënte shkelje thelbësore të kontratës. Sipas art. 64 (1) shitësi mund

të kërkonte pavlefshmërinë e kontratës.

Gjykata si përfundim, urdhëroi blerësin për pagesën e 10 000 frangave franceze për

abuzim me procesin pasi e gjeti sjelljen e blerësit: “në kundërshtim me parimin e

mirëbesimit në tregtinë ndërkombëtare, të parashikuar nga art. 7, e rënduar dhe nga

qëndrimi si palë paditëse në gjykim, që përbënte abuzim me procesin”.684

Në lidhje me art. 49, ka autorë të cilët mendojnë se normalisht blerësi nuk mund të

ndalohet të kërkojë pavlefshmërinë e kontratës, edhe sikur shitësi sipas art. 48 të jetë ofruar

për të përmirësuar me shpenzimet e veta, çfarë nuk ka përmbushur si duhet. Duke qenë se

interesi i blerësit dhe pritshmëritë e tij kanë prioritet, i takon blerësit të vendosë nëse do të

pranojë ofertën e shitësit apo do të kërkojë pavlefshmërinë.685 Ndërsa kërkimi i

pavlefshmërisë nga shitësi lidhet me pagimin ose jo të çmimit nga blerësi dhe e gëzon këtë

të drejtë deri sa çmimi nuk është paguar i plotë, si dhe mund të kërkojë rikthimin e mallrave

nëse ato janë dorëzuar dhe detyrimin për shpërblim dëmi nga ana e blerësit për

mospërmbushje të kontratës. Në rastet e mospagimit të çmimit, vetëm një sjellje në

kundërshtim me parimin e mirëbesimit mund ta ndalojë shitësin për të kërkuar

pavlefshmërinë.686

Art. 77 i Konventës (CISG) parashikon se: “pala që bazohet në shkeljen e kontratës

duhet të marrë masa të tilla që të jenë të arsyeshme me rrethanat për të zvogëluar humbjen,

duke përfshirë fitimin e munguar, që rezulton nga shkelja e kontratës.” Pavarësisht se ky

artikull nuk tregon se kur pala e dëmtuar duhet t’i marrë masat, vendimet gjyqësore “kanë

përcaktuar” se pala e dëmtuar nuk është e detyruar të marrë masa për të zvogëluar humbjet

përpara se kontrata të shpallet e pavlefshme (pra gjatë periudhës që secila nga palët mund

të kërkojë përmbushjen nga pala tjetër), por masat që duhet të marrë ta vendosin palën, që

pretendon zhdëmtim, në kushtet e një kreditori të arsyeshëm, i cili vepron në mirëbesim.687

Dy artikujt e tjerë të Konventës, art. 79 dhe art. 80 parashikojnë mospërmbushjen

e detyrimeve dhe shkarkimin nga përgjegjësia për palën nëse: “mospërmbushja i detyrohej

një pengese jashtë kontrollit të saj”, “nuk mund të pritej në mënyrë të arsyeshme që të

merrte parasysh pengesën në kohën e lidhjes së kontratës ose të shmangte ose kapërcente

atë apo pasojat e saj”, “mospërmbushja e palës i detyrohet mospërmbushjes së një personi

të tretë të cilin ajo e ka angazhuar për të përmbushur tërësisht ose pjesërisht kontratën”

ose “mospërmbushja shkaktohet nga veprimi ose mosveprimi i palës tjetër”. Konventa

nëpërmjet këtyre parashikimeve ka për qëllim të kufizojë përgjegjësinë për dëmshpërblim,

kur përmbushja e detyrimit nuk varet tërësisht vetëm nga pala mbi të cilën rëndon detyrimi.

684 Për më shumë shiko çështjen: SARL BRI Production "Bonaventure" v. Société Pan African

Export (1995)

http://cisgw3.law.pace.edu/cases/950222f1.html 685 Graffi, L. (2003). Case Law on the Concept of “Fundamental Breach” in the Vienna Sales

Convention. International Business Law Journal 3, f. 344

http://cisgw3.law.pace.edu/cisg/biblio/graffi.html 686 UNCITRAL Digest of Case Law on the United Nations Convention on Contracts for the

International Sale of Goods, Botimi 2012, f. 309 687 Po aty, f. 368

Page 155: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

139

Kur kjo palë nga ana e saj është sjellë në mirëbesim, ajo normalisht nuk duhet të mbajë

përgjegjësi. Sjellja në mirëbesim mund të vërtetohet me mënyrën se si reagon pala mbi të

cilën rëndon detyrimi, kur kupton se nuk mund ta përmbushë atë (kishte dijeni ose duhej të

kishte dijeni për pengesën), për rrethana që ekzistojnë jashtë vullnetit të saj. Në art. 79 (4)

parashikohet se: “pala e cila nuk përmbush detyrimin, duhet të njoftojë palën tjetër për

pengesën dhe efektet e saj mbi aftësinë e saj për ta përmbushur”. Po mbi këtë palë rëndon

detyrimi për t’u siguruar se njoftimi do t’i mbërrijë palës tjetër “brenda një kohe të

arsyeshme” dhe ajo do të jetë “përgjegjëse për dëmet që rezultojnë nga mosmarrja e

njoftimit”. Përmbajtja e art. 80, që “ndalon” njërën palë të bazojë pretendimet për

mospërmbushje të palës tjetër mbi pengesat që vetë ka vendosur, është një provë e vërtetë

e pranisë së mirëbesimit në Konventën e Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen

ndërkombëtare të mallrave” (CISG).

1.3 Kritika mbi rolin e “zmadhuar” të mirëbesimit përtej interpretimit të

Konventës

Qëndrimi, që pranon se mirëbesimi në Konventën (CISG) shërben më shumë se sa

për interpretimin e saj duke u shfaqur si një parim i përgjithshëm që përshkon marrëdhënien

kontraktore të palëve, ka marrë edhe kritika negative. Kohët e fundit Profesor Walt688 e ka

konsideruar të kufizuar e modest rolin që mirëbesimi ka në Konventën e Kombeve të

Bashkuara “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave” (CISG) duke pranuar se

mirëbesimi i përmendur në art. 7 (1) të Konventës nuk nënkupton se ekziston detyrimi për

mirëbesim ndaj palëve kontraktore, përveç kur një gjë e tillë është përcaktuar në kontratë.

Mendimin e tij, Profesor Walt e bazon në tre pretendime: (1) udhëzimi për mirëbesim i art.

7 (1) i CISG nuk përfshin parimin e mirëbesimit si të detyrueshëm për palët kontraktore,

(2) edhe pse ka një parim të përgjithshëm më të saktë, që përshkon një numër dispozitash

të CISG, ky nuk është mirëbesimi, por parimi i “reduktimit të kostos kontraktore”, që

kërkon nga palët kontraktore të ulin kostot nëpërmjet ekzekutimit të kontratave sipas

Konventës (CISG) dhe (3) rastet, që implikojnë interpretimin e kontratave sipas udhëzimit

të mirëbesimit të Konventën (CISG), ndodhin rrallë dhe mbështetja e tyre në mirëbesim

është shpesh e dyshimtë. Walt pranon se nëse mirëbesimi qeveris kontratën, kjo ndodh

vetëm nëpërmjet aplikimit të ligjit të brendshëm.

Të njëjtin qëndrim në lidhje me mirëbesimin në Konventë (CISG) mban edhe

Sim,689 që vë në mëdyshje faktin se mirëbesimit duke iu bashkëngjitur një kuptim

gjithëpërfshirës, do të marrë një kuptim aq të përgjithshëm sa që do të jetë praktikisht i

padobishëm. Duke e konsideruar mirëbesimin më shumë se sa një parim të përgjithshëm,

një aspiratë morale, që drejton zhvillimin e parimeve më të veçanta, Sim sqaron se

mirëbesimi luan një rol specifik në Konventë: shërben si një term më i përmbledhur për të

përfshirë parime të tjera më specifike “mirëbesimi”, të cilat mund të përdoren për të

zgjidhur çështje me dykuptimësi tekstuale.

Ndër të tjerë edhe Farnsworth mban një qëndrim kritik ndaj konsideratave, që e

pranojnë mirëbesimin e parashikuar nga Konventa (CISG) si detyrim i palëve në kontratat

688 Walt, S. D. (2015). The Modest Role of Good Faith in Uniform Sales Law. Boston University

International Law Journal 38, f. 41

http://www.bu.edu/ilj/files/2015/01/Walt-Modest-Role-of-Good-Faith.pdf 689 Sim, D. (2001). vep. e cit.

Page 156: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

140

ndërkombëtare. Sipas tij, Konventa (CISG) nuk përmban një parashikim të qartë për

mirëbesimin si detyrim ndaj palëve dhe duke iu referuar historisë së Konventës, sqaron se

art. 7 (1) është një “kompromis i fituar me vështirësi”. Ky parashikim është etiketuar si

“marrëveshje e çuditshme” apo edhe “kompromis burrash shteti” dhe dështon në

imponimin e detyrimit për mirëbesim për palët kontraktore.690

2. UNIDROIT-PARIMET PËR KONTRATAT TREGTARE

NDËRKOMBËTARE (PICC)

Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e së Drejtës Private (UNIDROIT) është një

organizatë e pavarur ndërqeveritare me seli në Romë. Aktualisht UNIDROIT numëron 63

shtete anëtare, që kanë miratuar statutin e tij, të cilat i përkasin sistemeve të ndryshme

politike, ligjore dhe ekonomike, si dhe kanë sfond të ndryshëm kulturor. Shqipëria nuk

është pjesë e UNIDROIT.

Ky institut u krijua si një organ ndihmës i Lidhjes së Kombeve në vitin 1926 dhe u

rithemelua në vitin 1940 me anë të një marrëveshjeje shumëpalëshe.

UNIDROIT ka një strukturë të ndërtuar në tri nivele, e përbërë nga një Sekretariat,

Këshilli Drejtues dhe Asambleja e Përgjithshme. Sekretariati është organi ekzekutiv i

UNIDROIT, përgjegjës për realizimin e përditshëm të Programit të Punës. Këshilli

Drejtues mbikëqyr të gjitha aspektet e politikës së mjeteve me të cilat arrihen objektivat

statutore të Institutit dhe në veçanti mënyrën në të cilën Sekretariati kryen Programin e

Punës të përpiluar nga Këshilli. Këshilli është i përbërë nga një anëtar ex officio, Presidenti

i Institutit që kryeson Këshillin, si dhe 25 anëtarë të zgjedhur, kryesisht gjyqtarë të shquar,

praktikues, akademikë dhe nëpunës civilë. Asambleja e Përgjithshme është organi

vendimmarrës i UNIDROIT: ajo voton buxhetin e Institutit çdo vit; miraton Programin e

Punës çdo tre vjet; zgjedh Këshillin Drejtues çdo pesë vjet. Ajo është e përbërë nga një

përfaqësues nga çdo shtet anëtar. Kryesia e Asamblesë së Përgjithshme mbahet me rotacion

për një vit nga ambasadori i një prej shteteve anëtare të Organizatës.

Teknologjitë e reja dhe praktikat tregtare kërkojnë zgjidhje të reja, të harmonizuara

dhe gjerësisht të pranuara. Qëllimi i Institutit është studimi i nevojave dhe metodave për

modernizimin, harmonizimin dhe bashkërendimin e të Drejtës Private dhe në veçanti asaj

tregtare midis shteteve dhe grupeve të shteteve dhe për të formuluar instrumente ligjore,

parime dhe rregulla uniforme për arritjen e këtyre objektivave. Sigurisht, që puna e

UNIDROIT kushtëzohet nga vullneti i shteteve për të pranuar ndryshime në rregullat e

brendshme, në favor të një zgjidhjeje të re ndërkombëtare. Në realizimin e qëllimit të tij

UNIDROIT ka përgatitur studime dhe drafte, të cilat janë përdorur edhe nga organizata të

tjera si bazë për miratimin e instrumentave ndërkombëtarë, si Konventa Ndërkombëtare

apo Guida të Parimeve, Ligjeve e Kontratave. Statusi i një organizate të pavarur ka

ndihmuar që të përdorë metoda pune, të cilat e kanë kthyer në një forum të përshtatshëm

për trajtimin e çështjeve më tepër teknike e më pak politike.

Një nga dokumentet më të rëndësishme, i përgatitur dhe hartuar me qëllim

harmonizimin e ligjit mbi kontratat tregtare ndërkombëtare, është një tërësi rregullash,

690 Farnsworth, E. A. (1995). Duties of Good Faith and Fair Dealing under the UNIDROIT

Principles, Relevant International Conventions and National Laws, Tulane Journal of International

and Comparative Law, f. 56

http://www.trans-lex.org/122100

Page 157: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

141

rezultat i një pune krahasuese, analizash dhe debati, i emërtuar “Parimet Ndërkombëtare të

Kontratave Tregtare” UNIDROIT.

2.1 Kuptimi i Parimeve UNIDROIT (PICC)

Ideja e një riparaqitje të ligjit kontraktor tregtar ndërkombëtar u shpreh fillimisht

në dyzetë vjetorin e Institutit UNIDROIT dhe pas një procesi të gjatë, Instituti autorizoi

publikimin e tyre në vitin 1994, për t’u pasuar me një botim të dytë, më të zgjeruar në vitin

2004 dhe me botimin e tretë në vitin 2010, botim i cili përmban 26 dispozita të reja, si dhe

çështje të reja si: restitucioni në rast të dështimit të kontratave, paligjshmëria, etj.

Në parathënien e vitit 1994 Instituti pranonte se në lidhje me unifikimin

ndërkombëtar të ligjit, ka pasur përpjekje të mëparshme, të shfaqura në formën e

instrumenteve me karakter detyrues, të cilat mbartin rrezikun për të ngelur “dead letter”.

Ndaj, qëllimi për unifikimin dhe harmonizimin duhej të realizohej nëpërmjet mjeteve

jolegjislative, pra një zhvillim i “zakonit tregtar ndërkombëtar” i krijuar nga rrethet e

biznesit mbi bazën e praktikave tregtare të kohës. Rezultati përfundimtar është një tërësi

rregullash, të cilat nuk kanë forcë detyruese, pasi nuk kërkojnë ratifikimin apo miratimin e

qeverive të shteteve për t’u aplikuar. Karakteri i tyre jo detyrues është në shërbim të

komunitetit të biznesit dhe tregtisë ndërkombëtare dhe aplikimi i tyre varet tërësisht nga

vullneti i këtij komuniteti.

Në pjesën më të madhe të tyre Parimet UNIDROIT (PICC) reflektojnë koncepte,

të cilat mund të mos gjenden në të gjitha sistemet ligjore, por në një pjesë të mirë të tyre,

që shërbejnë për të krijuar një set rregullash që të përdoren në gjithë botën pavarësisht

traditave ligjore dhe kushteve ekonomike e politike të tyre. Parimet UNIDROIT (PICC) u

krijuan në mënyrë specifike sipas nevojave të transaksioneve tregtare ndërkombëtare për

të ofruar një tërësi zgjidhjesh të perceptuara si nga më të mirat.

Nëse tërësia e Parimeve UNIDROIT (PICC) do të vlerësohet nga thelbi

(përmbajtja) dhe nga ana formale e tyre, vihet re se ato janë mjaftueshmërisht fleksibël, me

qëllim pasqyrimin e ndryshimeve dhe zhvillimeve të fundit në teknologji dhe ekonomi, të

cilat ndikojnë në praktikën tregtare ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë ato përpiqen që të

promovojnë drejtësinë në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare nëpërmjet parashikimit në

mënyrë të shprehur të detyrimit të mirëbesimit në sjelljen e palëve, duke vendosur standard

të sjelljes së arsyeshme. Nga ana formale, krijuesit e Parimeve UNIDROIT (PICC) i

kushtuan vëmendje theksimit të karakterit ndërkombëtar të tyre, duke u përpjekur për të

shmangur terminologji specifike e karakteristike për sisteme ligjore të caktuara. Përveç

rasteve kur rregulli është huazuar pak a shumë literalisht nga Konventa e Kombeve të

Bashkuara “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave” (CISG) dhe ky huazim

shoqërohet me referencën përkatëse, në pjesën tjetër dhe në komentet, që shoqërojnë

rregullat, mungojnë referimet në ligjet e brendshme të shteteve.

2.2 Qëllimi i Parimeve UNIDROIT (PICC)

Në aktet me natyrë ligjore, qofshin këto kombëtare apo ndërkombëtare, preambula

kryen funksionin hyrës, prezantues me aktin dhe shpreh qëllimin ose arsyen e krijimit të

aktit. Edhe pse e përmbledhur në pak fjalë, preambula arrin të shprehë frymën e

përgjithshme të aktit dhe i parapërgatit lexuesit për çfarë do të gjejnë në vazhdim.

Page 158: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

142

Preambula e Parimeve UNIDROIT (PICC) është ndërtuar në një mënyrë paksa më

të veçantë. Aty nuk janë përdorur fjalë me kuptime të përgjithshme, me peshë emocionale,

por në përputhje me funksionin prezantues të qëllimit. Ndërtimi i saj dhe teksti përkojnë

tërësisht me këtë funksion. Me një sens praktik, të qartë dhe preciz preambula e Parimeve

UNIDROIT (PICC) është ndërtuar duke renditur në formën e një liste qëllimet e tyre.

Preambula hapet me një fjali, që tregon se kur dhe si mund të përdoren parimet: në

“kontratat tregtare ndërkombëtare” si “rregulla të përgjithshme”. Në komentet zyrtare të

UNIDROIT sqarohet se me kontrata tregtare nuk do të kuptohet detyrimisht nëse palët kanë

statusin e tregtarëve, por do të përjashtohen kontratat e konsumatorit që i nënshtrohen

rregullave të veçanta me karakter të detyrueshëm dhe që e vendosin një palë në një pozicion

të mbrojtur. Megjithëse Parimet UNIDROIT (PICC) nuk parashikojnë vetë një përkufizim

për kontratat tregtare, pranojnë që për të tilla kontrata duhet të merret kuptimi më i gjerë, i

cili përfshin jo vetëm transaksionet klasike, por edhe ato që lidhen me transaksione

ekonomike të investimeve, koncesioneve apo kontratat për shërbimet profesionale. Ndërsa

për sa i përket kontratave ndërkombëtare, Parimet UNIDROIT (PICC) nuk marrin për bazë

kuptimin, që i jepet atyre nga aktet kombëtare e ndërkombëtare, por pranojnë që kontrata

të tilla të kenë kuptimin më të gjerë, duke përjashtuar ato situata ku nuk është përfshirë

asnjë element ndërkombëtar.

Në një vështrim të shpejtë të preambulës dhe komenteve të saj bie në sy se, nëse

grupohen, tre janë qëllimet kryesore të Parimeve UNIDROIT (PICC): (1) qeverisja e

kontratës, (2) interpretimi i akteve ligjore dhe (3) vlera që kanë si model për legjislatorët.

2.2.1 Qeverisja e kontratës

Në preambulën e Parimeve UNIDROIT (PICC), tre qëllimet e para të shprehura

lidhen me përdorimin e Parimeve, atëherë kur zgjidhen nga palët për qeverisjen e kontratës.

Nga këto dallohet lehtësisht nga të tjerët, qëllimi i parë. Ndërsa të gjithë të tjerët nisin duke

shprehur mundësinë e aplikimit, përdorimit, shërbimit: “mund të aplikohen”, “mund të

përdoren”, “mund të shërbejnë”, qëllimi i parë shpreh detyrimin për aplikim: “do të

aplikohen”.

Preambula deklaron se Parimet UNIDROIT (PICC) do të aplikohen kur palët kanë

rënë dakord që kontrata e tyre të qeveriset nga ato. Kjo është një mundësi e mirë për palët,

që në mënyrë të shprehur të përzgjedhin në mënyrë ekskluzive ose së bashku me një ligj

kombëtar, Parimet UNIDROIT (PICC) për qeverisjen e kontratës së tyre. Kjo nënkupton

se e drejta e palëve për të zgjedhur Parimet nuk kufizohet edhe kur kontratat janë të

brendshme, por që ato duhet t’i nënshtrohen detyrimisht dispozitave urdhëruese të ligjit të

shtetit përkatës. Parimet do të jenë të detyrueshme për palët deri aty sa nuk cenojnë ligjin

e aplikueshëm e nga i cili palët nuk mund të heqin dorë, përveç se në disa situata, kur palët

kanë parashikuar që mosmarrëveshjet t’i zgjidhin nëpërmjet arbitrazhit.

Një tjetër rast, kur Parimet UNIDROIT (PICC) mund të aplikohen është ai kur palët

kanë rënë dakord që kontrata e tyre të qeveriset nga parimet e përgjithshme, lex mercatoria,

ose të ngjashme si këto, të përmendura në kontratë. Kjo ndodh kur palët me vullnet

përjashtojnë aplikimin e një ligji të brendshëm për kontratën e tyre dhe shprehen për

qeverisjen e saj nga parimet e përgjithshme ose lex mercatoria apo nga praktikat tregtare

ndërkombëtare. E rëndësishme është që palët të tregohen më specifike në përcaktimin e

setit të rregullave që nënkuptojnë, për të mos pasur konflikte. Në raport me këtë

Page 159: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

143

përzgjedhje Parimet UNIDROIT (PICC), për shkak edhe të natyrës së tyre, janë mjaft të

përshtatshme për të qeverisur kontratat.

Gjithashtu Parimet UNIDROIT (PICC) mund të aplikohen kur palët e kanë lënë në

heshtje çështjen e qeverisjes së kontratës dhe nuk kanë zgjedhur ndonjë ligj, për arsye nga

më të ndryshmet. Nëse paraqitet një situatë e tillë, ligji mund të përcaktohet sipas rregullave

të së Drejtës Ndërkombëtare Private, por kur çështja shkon në arbitrazh tregtar përzgjedhja

bëhet më fleksibël.

2.2.2 Interpretimi

Interpretimi është një proces i ndërlikuar, që për të sqaruar çështje të caktuara duhet

të bazohet në themele të forta. Qëllimi i dytë kryesor, ku Parimet UNIDROIT (PICC) mund

të përdoren, është interpretimi i akteve me natyrë ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në aktet ligjore me natyrë ndërkombëtare, kur paraqiten situata që kanë nevojë për

interpretim apo “gap filling”, përgjithësisht interpretuesit tentojnë që t’i referohen ligjeve

të brendshme. Aktualisht, duke qenë se akte të ndryshme ndërkombëtare nuk pranojnë të

interpretohen në këtë mënyrë, në respekt të karakterit ndërkombëtar të tyre, interpretuesit

po i kthejnë sytë drejt rregullave të cilat janë krijuar për një nivel ndërkombëtar dhe

përdoren në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë botën. Ky është një nga rastet kur mund të

justifikohet përdorimi i Parimeve UNIDROIT (PICC).691

Në plotësim dhe interpretim të ligjit të brendshëm mund të përdoren Parimet

UNIDROIT (PICC). Kjo për dy arsye: (1) sepse nga zbatimi i ligjit të brendshëm rezultojnë

situata, që kanë nevojë për sqarim të mëtejshëm dhe interpretim dhe (2) interpretimi i

kontratave me karakter ndërkombëtar nga ligji i brendshëm në kombinim me Parimet

UNIDROIT (PICC) i afrohet më tepër praktikës tregtare ndërkombëtare dhe standardeve

të pranuara ndërkombëtarisht.

2.2.3 Roli i Parimeve UNIDROIT (PICC) si model për legjislatorët

Parimet UNIDROIT (PICC) mund të shërbejnë si një model për të frymëzuar,

krijuar, rikrijuar ligjet e brendshme kontraktore, kur legjislatorët kuptojnë se është e

nevojshme që ligjet e brendshme të pësojnë ndryshime, për t’u përmirësuar apo për t’u

përshtatur me zhvillimin ekonomik dhe tregtar.692 Në nivel ndërkombëtar Parimet

UNIDROIT (PICC) mund të shërbejnë si model për të krijuar Konventa dhe akte të tjera

me natyrë ndërkombëtare, të cilat do të kishin në këtë rast përparësinë e përdorimit të të

njëjtave terma për të nënkuptuar diçka, që do të shmangte më tej gjatë përdorimit të tyre,

ndonjë lloj keqkuptimi.

691 Parimet UNIDROIT (PICC) mund të përdoren për të plotësuar dhe interpretuar Konventën “Për

Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave” (CMR) (1956), në të cilën ka aderuar

edhe Republika e Shqipërisë në vitin 2006. 692 Parimet UNIDROIT (PICC) kanë ndikuar në Kodin e ri të Quebec, si dhe në Kodet e Rusisë dhe

Holandës.

Page 160: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

144

2.3 Rëndësia aktuale e Parimeve UNIDROIT (PICC)

Përdorimi i Parimeve UNIDROIT (PICC) aktualisht është kthyer në zgjedhje, pasi

për shkak të zhvillimit, situata e krijuar në fushën e tregtisë ndërkombëtare është mjaft

komplekse. Kjo situatë bën që ligji të trajtohet si një disiplinë, që i shërben tregtisë dhe

transaksioneve. Duke qenë se asnjë mendje e vetme ligjore nuk mund të njohë e të

kontrollojë të gjitha aspektet, i duhet që të krahasojë ligje të ndryshëm të cilat mund të

aplikohen dhe të zgjedhë atë, që i përshtatet më mirë rrethanave të çështjes. Në raste të tilla

Parimet UNIDROIT (PICC) mund të vijnë në ndihmë si një set neutral rregullash, që

shpreh kompromis në raport me dallimet mes ligjeve të ndryshme.693 Ato janë dizenjuar si

një riparaqitje e parimeve të përgjithshme të ligjit kontraktor, duke u përpjekur për të

përmbushur nevojën për harmonizim të ligjit të kontratave tregtare ndërkombëtare në atë

mënyrë, që shmang disa nga problemet me të cilat janë hasur në të shkuarën mjete më

tradicionale harmonizimi.694

Ka pretendime se qëllimet e shprehura në preambulën e Parimeve UNIDROIT

(PICC) lënë vend, që këto parime të përdoren edhe për qëllime të tjera, të cilat mund të

vlerësohen të përshtatshme nga palët, gjyqtarët apo legjislatorët. Pra, lista e qëllimeve nuk

është shteruese dhe lë hapësira për përdorime tej parashikimeve në preambulë.

Në teori, duke iu referuar mënyrës së krijimit, qëllimit e faktit që Parimet

UNIDROIT (PICC) për më pak se dy dekada jetë i janë nënshtruar ndryshimeve,

plotësimeve dhe përmirësimeve për të qenë në koherencë me zhvillimet socio-ekonomike

në mbarë botën, mund të pranohet, duke i shtuar edhe “një dozë mbështetje”, se i kanë

përmbushur me sukses funksionet për të cilat u krijuan.

Profesor Michaels, së fundmi ka bërë një analizë të përdorimit ose jo të Parimeve

sipas qëllimeve të parashikuara, intensitetit të përdorimit të tyre dhe dallimit të përdorimit

në të drejtën e brendshme dhe në atë ndërkombëtare. Mbi bazën e kësaj analize sasiore dhe

cilësore, ai ka arritur në përfundimin se aktualisht vlera e Parimeve UNIDROIT (PICC)

është e qëndrueshme, edhe pse jo aq shumë sa pretendohet nga mbështetësit e tyre. Sipas

Profesor Michaels nuk mund të thuhet se qëllimi i parë i përmendur në preambulën e

Parimeve “zgjedhje e palëve” është përdorur më së shumti, por Parimet UNIDROIT

(PICC) duket se e kanë përmbushur rolin e tyre si model për legjislatorët, të rëndësishme

në debatin dhe reformën legjislative në mbarë botën, si dhe janë përmendur me një nivel

frekuence nga gjykata në disa shtete, sidomos kur gjyqtarët nuk arrijnë të gjejnë në sistemin

e tyre ligjor përgjigje të kënaqshme e të qarta.695 Përgjithësisht, në çështjet e paraqitura

përpara arbitrazhit, kërkohet të gjendet zgjidhja nëpërmjet Parimeve UNIDROIT (PICC),

kur vetë palët autorizojnë në mënyrë të shprehur arbitrat që të vendosin ex aequo et bono

ose si amiables compositeurs. Por, edhe në mungesë të një autorizimi të tillë të shprehur,

kur palët kanë kërkuar që vendimi të mos merret në bazë të ligjeve të brendshme të një

693 Brödermann, E. (2011). The Impact of the UNIDROIT Principles on International Contract and

Arbitration Practice – the Experience of a German Lawyer. Uniform Law Review. f. 589

http://www.unidroit.org/english/publications/review/articles/2011-3/589-612-broedermann.pdf 694 Commentary on the UNIDROIT Principles of International Commercial Contracts (PICC) 1 S.

Vogenauer & J. Kleinheisterkamp (Eds.), 2009, Oxford University Press, Oxford 695 Michaels, R. (2014). The UNIDROIT Principles as global background law. Uniform Law

Review 19. f. 657

http://scholarship.law.duke.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=6058&context=faculty_scholarship

Page 161: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

145

shteti, arbitrat në kontekstin ndërkombëtar mund të zgjedhin Parimet UNIDROIT

(PICC).696

Në preambulën e Parimeve UNIDROIT (PICC), por edhe nga mbështetësit e tyre,

nënvizohet karakteri uniform, ndërkombëtar dhe funksionimi i parimeve si një set

rregullash, por praktika ka treguar një tjetër përqasje ndaj tyre. Parimet UNIDROIT (PICC)

kanë qenë më pak të suksesshme në përzgjedhjen si një set rregullash, se sa si rregullime

të veçanta, duke mos u trajtuar si kod apo sistem ligjor, por si “një përmbledhje

parashikimesh individuale” në kombinim me tekste të tjera ligjore. Ato janë përdorur me

të njëjtin intensitet në situatat kombëtare e ndërkombëtare, por janë përdorur më së shumti

nga zyrtarë: legjislatorë dhe gjyqtarë, se sa nga palët.697

Parimet UNIDROIT (PICC) janë barazuar me lex mercatoria për sa i përket

karakteristikave apo janë konsideruar parime të përgjithshme. Kjo bindje shfaqet e

shprehur qartë në preambulën e Parimeve, të cilat vihen në të njëjtën renditje me “lex

mercatoria dhe të tjera të ngjashme si ato”. Këtë bindje e rrëzon Profesor Michaels, i cili

argumenton se Parimet dhe lex mercatoria janë të ndryshëm nga thelbi, pasi Parimet nuk

bazohen në praktikën tregtare, si dhe nga ana formale, pasi ato janë të kodifikuara. Ai beson

se Parimet UNIDROIT (PICC) ngjasojnë më tepër me ius commune, ndaj i bashkëngjit një

tjetër funksion Parimeve; atë të sfondit ligjor, duke shërbyer si ligj rezervë kur ligji i

aplikueshëm nuk ofron përgjigje, si dhe sfondi në të cilin interpretohet ligji i

aplikueshëm.698 Qëndrimi i Profesor Michaels është në përputhje edhe me qasjen e Profesor

Bonell, i cili pasi jep shkurtimisht dy qëndrime pro dhe kundër konsiderimit të Parimeve

UNIDROIT (PICC) si “parime të përgjithshme” apo lex mercatoria, sqaron se ka rëndësi

të trajtohet jo aplikueshmëria e tyre e drejtpërdrejtë si “parime të përgjithshme” apo lex

mercatoria, por mundësia për t’u mbështetur te ato, si një nga burimet në dispozicion për

të përcaktuar përmbajtjen e paqartë të formulimeve të palëve.699

Megjithatë, në pjesën më të madhe, trajtimi i çështjeve nga arbitrazhi ka treguar se

Parimet UNIDROIT (PICC) konsiderohen si parime të përgjithshme. Një nga rastet tipike

u dërgua përpara Gjykatës së Arbitrazhit të Dhomës Tregtare Ndërkombëtare të Parisit në

vitin 1996. Mosmarrëveshja lindi midis një kompanie të SHBA dhe një agjencie qeveritare

të Arabisë Saudite. Palët nuk kishin përcaktuar në mënyrë të shprehur apo të nënkuptuar

një ligj të brendshëm për të qeverisur kontratën e tyre. Për shkak edhe të vështirësisë së

gjetjes së ligjit të brendshëm me të cilin kontrata ishte më e lidhur, njëra nga palët kërkoi

përfshirjen në aplikim të Parimeve UNIDROIT (PICC). Duke parë rrethanat, aplikimi i

parimeve të përgjithshme ishte një zgjedhje e mirë, pavarësisht se pala tjetër nuk ishte

dakord. Edhe pse më në fund u pranua se ligji i duhur për qeverisjen e kontratës do të ishte

ligji i shtetit të New York, i cili e parashikonte negocimin në mirëbesim të palëve, u vu re

se në të njëjtin përfundim do të arrihej edhe nëse do të përdoreshin parimet e përgjithshme

696 Bonell, M. J. (2000). The UNIDROIT Principles and Transnational Law. Uniform Law Review

2. f. 202

http://www.unidroit.org/english/publications/review/articles/2000-2-bonell-e.pdf 697 Michaels, R. (2014). vep. e cit. f. 657 698 Po aty, f. 658-659 699 Bonell, M. J. (2000). vep. e cit., f. 204-205

Page 162: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

146

dhe në këtë rast Parimet UNIDROIT (PICC), të cilat nga ana e tyre e parashikojnë

detyrimin e palëve për të negociuar në mirëbesim.700

Por, ky nuk është rasti i vetëm. Në Belgjikë, Gjykata Supreme është referuar te këto

Parime, në lidhje me zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për

shitjen ndërkombëtare të mallrave” (CISG). Kështu në çështjen e vitit 2009 Scafom

International BV v. Lorraine Tubes S.A.S., blerësi, një kompani daneze dhe shitësi, një

kompani franceze, kishin përfunduar një marrëveshje për shitjen e tubave prej çeliku. Në

kontratë nuk kishin parashikuar mundësinë e ndryshimit të çmimit sipas ndryshimit të

rrethanave. Përpara dorëzimit të mallrave, çmimi i çelikut u rrit me 70 %. I ndodhur përpara

këtij fakti, shitësi u mundua të rinegocionte çmimin, ndërsa blerësi refuzoi duke insistuar

në dorëzimin e mallrave sipas kontratës.701 Gjykata Supreme, deklaroi se në këtë rast nuk

mund të aplikohej ligji i brendshëm, por parashikimet e Konventës (CISG), sipas art. 79

(1), ku pala nuk mund të jetë përgjegjëse për mospërmbushje: “në qoftë se provon se

mospërmbushja i detyrohej një pengese jashtë kontrollit të saj dhe se nuk mund të pritej në

mënyrë të arsyeshme që të merrte parasysh pengesën në kohën e lidhjes së kontratës ose

të shmangte ose kapërcente atë apo pasojat e saj”. Rrethanat e çështjes ishin të ngjashme

me çfarë parashikohej nga art. 79 (1) i Konventës (CISG). Gjykata në përputhje edhe me

art. 7 (2), duke nënvizuar funksionin “gap filling” të tij mbi çfarë Konventa (CISG) nuk

rregullon në mënyrë të shprehur, iu referua Parimeve UNIDROIT (PICC) në statusin e

“parimeve të përgjithshme”. Sipas këtyre Parimeve, pala, e cila ka kërkuar rrethana të

ndryshuara që prishin në mënyrë thelbësore ekuilibrin kontraktor, mund të pretendojë

rinegocimin e kontratës.

2.4 Parimi i Mirëbesimit dhe Parimet UNIDROIT (PICC)

Që prej fillimit duhet të theksohet fort se qasja e Parimeve UNIDROIT (PICC) ndaj

parimit të mirëbesimit është e konsiderueshme dhe e veçantë në llojin e saj. Nuk ka dyshim

se krijuesit e Parimeve nuk i janë “frikësuar” përfshirjes së mirëbesimit në përmbajtjen e

tyre dhe për më tepër duke e kërkuar si detyrim për palët në përmbushjen e detyrimeve të

tyre kontraktore në kontratat tregtare ndërkombëtare. Në fakt kërkesa për mirëbesim është

e shprehur qartë në art. 1.7, por mirëbesimi direkt ose indirekt është i përfshirë edhe në

artikuj të tjerë të Parimeve UNIDROIT (PICC).

2.4.1 Mirëbesimi dhe art. 1.7 i Parimeve UNIDROIT (PICC)

Në pjesën e parë të Parimeve UNIDROIT (PICC) janë vendosur dispozitat e

përgjithshme, të cilat përmbajnë të shprehur parimet kryesore, që frymëzojnë Parimet

UNIDROIT (PICC). Përmbledhja e tyre në një pjesë të veçantë nuk kufizon përfshirjen e

tyre në artikuj të tjerë të mëpasshëm. Duke qenë se qëllimi i UNIDROIT është harmonizimi

dhe unifikimi i të Drejtës Tregtare Ndërkombëtare, parimet e përmendura në mënyrë të

shprehur në pjesën e parashikimeve të përgjithshme duhet të vlerësohen se kanë karakter

700 Për më shumë shiko çështjen Nr. 8540 të Gjykatës së Arbitrazhit të Dhomës Tregtare

Ndërkombëtare të Parisit (1996)

http://www.unilex.info/case.cfm?pid=1&do=case&id=644&step=FullText 701 Për më shumë shiko çështjen: Scafom International BV v. Lorraine Tubes S.A.S. (2009)

http://cisgw3.law.pace.edu/cases/090619b1.html

Page 163: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

147

ndërkombëtare dhe duhen trajtuar si të pavarura nga kuptimi dhe vlera që marrin në të

drejtat e brendshme.

Në art. 1.7, e shprehur shkurt, por qartë, është parashikuar përfshirja e mirëbesimit

në Parimet UNIDROIT (PICC). Art. 1.7 është i ndërtuar në dy paragrafë, ku në të parin

përcaktohet “detyrimi” për mirëbesim dhe në të dytin përforcohet ky detyrim, në

pamundësinë që palët të mund të heqin dorë.

2.4.1.1 Detyrimi i palëve për të vepruar në mirëbesim

Paragrafi i parë i art. 1.7 shpreh në mënyrë të qartë qëndrimin e Parimeve

UNIDROIT (PICC) ndaj mirëbesimit. Nuk mund të mungonte parimi i mirëbesimit në një

tekst të UNIDROIT, që ka për qëllim promovimin e vlerave më të mira në tregtinë

ndërkombëtare.

Nga vetë ndërtimi i art. 1. 7 (1) arrihet të dallohet se: (1) respektimi i mirëbesimit

nuk është opsional për secilën nga palët, por një detyrim për t’u konsideruar në sjelljen e

secilës, duke qenë se: “duhet të veprojë në përputhje me mirëbesimin”, (2) sjellja në

mirëbesim është një detyrim reciprok për të dyja palët kontraktore: “secila nga palët” dhe

(3) sjellja në mirëbesim nuk kufizohet gjatë formimit të kontratës apo gjatë përmbushjes

së saj, por në të gjithë marrëdhënien kontraktore: “në tregtinë ndërkombëtare”. Për më

tepër, mirëbesimi trajtohet nga Parimet UNIDROIT (PICC) edhe në art. 5.3.3 ku

përmbushja e kushteve kontraktore nuk mund të realizohet në kundërshtim me parimin e

mirëbesimit.

Në krahasim me mënyrën se si është parashikuar detyrimi për sjelljen e palëve në

mirëbesim nga kodet në vendet Civil Law, ka mjaft ndryshim. Edhe nëse përzgjidhet

parashikimi i art. 242 KCGJ, i cili është konsideruar si parashikimi më i përgjithshëm për

mirëbesimin, përsëri art. 1.7 është më i përgjithshëm se ai.

Në komentin zyrtar të Parimeve UNIDROIT (PICC) tërheq vëmendjen

argumentimi se kur mirëbesimi kërkohet në tregtinë ndërkombëtare, tregon se: (1) bëhet

fjalë për kontrata ndërkombëtare, niveli është ndërkombëtar dhe parimi i mirëbesimit nuk

duhet të aplikohet sipas standardeve zakonisht të përdorura nga sisteme ligjore kombëtare

të ndryshme dhe (2) interpretimi i sjelljes në mirëbesim duhet të marrë në konsideratë se

standardet e praktikave të biznesit ndryshojnë jo vetëm nga një sektor në tjetrin, por edhe

brenda të njëjtit sektor, duke u ndikuar kryesisht nga mjedisi socio-ekonomik në të cilin

veprojnë ndërmarrjet.702

2.4.1.2 Pamundësia e kufizimit të detyrimit për mirëbesim

Pavarësisht faktit nëse palët e kanë parashikuar ose jo sjelljen në mirëbesim në

kontratën e tyre, nga sa parashikohet në paragrafin e parë të art. 1.7 një sjellje e tillë duhet

të realizohet nga palët. Ky është një rregull me natyrë detyruese. Paragrafi i dytë i art. 1.7

e përforcon më tej detyrën për respektim të parimit të mirëbesimit, sa që e kthen atë si të

parevokueshëm nga palët. Duke u shprehur me gjuhën e Parimeve UNIDROIT (PICC),

palët nuk “mund ta përjashtojnë apo kufizojnë” këtë detyrim.

Mënyra, në të cilën palët mund ta përjashtonin apo kufizonin respektimin e parimit

të mirëbesimit, do të ishte në mënyrë të shprehur në kontratën e tyre. Pra, paragrafi i dytë

702 UNIDROIT PICC (2010), Koment Nr. 3, art. 1.7

Page 164: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

148

nuk bën gjë tjetër, veçse garanton se detyrimi për mirëbesim nga palët do të përmbushet

gjithmonë, duke ndaluar këto të fundit të ndërmarrin veprime që do të rrezikonin

respektimin e mirëbesimit.

Në Parimet UNIDROIT (PICC) ka disa parashikime të tjera, të cilat në mënyrë më

specifike, ndjekin linjën e paragrafit të dytë të art. 1.7, në lidhje me pamundësinë e

shmangies nga parimi i mirëbesimit. Përkatësisht, parashikimet që lidhen me

paligjshmërinë, mashtrimin, kanosjen dhe pabarazinë e rëndë përcaktohen nga Parimet

UNIDROIT (PICC) si me natyrë detyruese dhe që nga të cilët nuk mund të hiqet dorë.703

Sjellje të tilla nga palët mund të konsiderohen se shprehin abuzim me të drejtën, pasi këto

janë format më të rënda të mungesës së mirëbesimit në sjelljen e palëve në një marrëdhënie

kontraktore.

Një tjetër situatë, e cila mund të parandalohet të ndodhë, është edhe ajo kur

nëpërmjet një kushti në kontratë i njihet e drejta njërës palë për të mos mbajtur përgjegjësi

për mospërmbushje ose për përmbushje thelbësisht të ndryshme, edhe pse kjo do të ishte,

sipas qëllimit të kontratës, tërësisht e padrejtë.704 Mund të parandalohet edhe situata që

shkaktohet nga kushte kontraktore abuzive apo të paarsyeshme që bien në kundërshtim të

hapur me parimin e mirëbesimit, të cilat nuk lejohen të vendosen nëse mendohet se do të

sjellin padrejtësi në marrëdhënien kontraktore. Parimi i mirëbesimit vendos edhe një

standard të caktuar arsyeshmërie dhe proporcionaliteti midis sjelljes së palëve dhe

pasojave. Mbështetur edhe në parashikimin e art. 7.4.13, mirëbesimi mundohet të vendosë

drejtësi në marrëdhënien midis palëve, kur njëra nga palët nuk ka përmbushur detyrimet e

saj dhe pala tjetër ka të drejtë të marrë një shumë të caktuar për këtë fakt, kjo shumë mund

të zvogëlohet në mënyrë të arsyeshme, nëse ia kalon në mënyrë të ekzagjeruar masës së

dëmit të shkaktuar.

Ky paragraf i art. 1.7 është i lidhur edhe me art. 1.5, i cili bën dallimin ndërmjet

parashikimeve me karakter detyrues dhe atyre me karakter jodetyrues. Kështu palët, në

përgjithësi, gëzojnë të drejtën të përjashtojnë aplikimin e Parimeve UNIDROIT (PICC) ose

të heqin dorë nga efektet e ndonjë prej parashikimeve të tyre. Në veçanti palët ndalohen të

heqin dorë nëse vetë Parimet UNIDROIT (PICC) parashikojnë ndryshe. Në rastin e

mirëbesimit, mundësia për ta shmangur atë nga aplikimi nuk ekziston, edhe për shkak të

rëndësisë që ka mirëbesimi në Parimet UNIDROIT (PICC).

2.4.2 Mirëbesimi në artikuj të tjerë të Parimeve UNIDROIT (PICC)

Në përmbushje të qëllimit të Parimeve UNIDROIT (PICC), që synon të promovojë

mirëbesimin në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, përfshirja e mirëbesimit në

përmbajtje të Parimeve, në mënyrë direkte ose indirekte gjendet edhe në shumë artikuj të

tjerë. Krijuesit e Parimeve nuk janë mjaftuar vetëm me parashikimin me natyrë të

përgjithshme të art. 1.7, por janë treguar të kujdesshëm që prania e mirëbesimit të ndihet e

shprehur apo nënkuptuar në të gjitha seksionet e Parimeve UNIDROIT (PICC).

703 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 3.1.4. Sipas

art. 1.4 parashikimet me natyrë urdhëruese kanë prioritet dhe nuk mund të kufizohen në aplikimin

e tyre. 704 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 7.1.6

Page 165: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

149

2.4.2.1 Parashikime të përgjithshme

Në përputhje me idenë që përcjell art. 1.7, sjellja e paqëndrueshme e njërës nga

palët, që do të rëndonte apo dëmtonte palën tjetër, është në kundërshtim me parimin e

mirëbesimit, sipas art. 1.8. Kjo ndodh në rastet kur pala ka kryer sjellje që e kanë bërë palën

tjetër ta besojë. Ky besim duhet të jetë i arsyeshëm dhe varet në pjesën më të madhe nga

lloji i sjelljes që ka kryer pala. Në art. 1.9 referimi për mënyrën se si do të zhvillohet

marrëdhënia bëhet fillimisht te praktikat dhe zakonet e përdorura normalisht dhe

paraprakisht nga palët, për të cilat ata kanë rënë dakord për t’i përdorur. Në paragrafin e

dytë referimi bëhet më i përgjithshëm dhe parashikon detyrimin e palëve ndaj praktikave

dhe zakoneve të mirënjohura në tregtinë ndërkombëtare, përveç kur përdorimi i tyre nuk

do të ishte i arsyeshëm. Art. 1.9 është i lidhur ngushtë me zbatimin e parimit të mirëbesimit

dhe ka ngjashmëri me artikuj të kodeve civile të vendeve Civil Law, që në parashikimet e

tyre për sjelljen e palëve shoqëronin mirëbesimin me praktikat dhe zakonet. Por, në këtë

rast, sipas përmbajtjes së parashikimit, ruhet me kujdes niveli ndërkombëtar, në dallim nga

dispozitat e ligjeve të brendshme, pasi praktika dhe zakonet e përmendura nga art. 1.9 (2)

nuk janë të lidhura me një rajon të caktuar, por i përkasin tregtisë ndërkombëtare, si dhe

duhet të jenë “të njohura gjerësisht”.

2.4.2.2 Formimi dhe përmbajtja e kontratës

Në lidhje me formimin e kontratës dhe negocimin, sipas Parimeve UNIDROIT

(PICC) nuk ka referim të drejtpërdrejt te mirëbesimi. Edhe art. 2.1.15 e përcakton mënyrën

e negocimit në mirëbesim në mënyrë indirekte, pra duke përjashtuar sjelljen në keqbesim.

Megjithatë, të vlerësuara në tërësi, disa artikuj të Parimeve e përmbajnë detyrimin për

mirëbesim, kur parashikojnë mënyrën e krijimit të kontratës, që nga momenti i bërjes së

ofertës.

Kështu, sipas art. 2.1.4 (2) (b) oferta do të konsiderohet e parevokueshme nëse

pritësi e ka besuar këtë dhe ka vepruar pikërisht duke u bazuar mbi konsideratat e tij “të

arsyeshme” mbi parevokueshmërinë e ofertës. Kjo nënkupton se në këto kushte, një

tërheqje nga oferta e ofertuesit mund të përbënte një sjellje të paqëndrueshme sipas art. 1.8

të Parimeve UNIDROIT (PICC).

Në formimin e kontratës, palët kanë detyrimin për të bashkëpunuar, me qëllim që

kushtet e kontratës të përputhen me çfarë palët kanë pasur qëllim. Një kontratë nuk është

thjesht një pikë takimi e interesave të kundërt, por në një masë të caktuar mund të shihet si

një projekt i përbashkët ku secila palë duhet të bashkëpunojë.705 Mund të ndodhë që njëra

nga palët të formulojë kontratën dhe tjetra të bjerë dakord me ato kushte, por sipas parimit

të mirëbesimit, në kontratë nuk mund të ketë “kushte surprizë”. Kushtet surprizë, që

përcaktohen sipas rastit për shkak të përmbajtjes, gjuhës dhe prezantimit të tyre, nuk mund

të kenë efekt për palën tjetër. Këto kushte, të cilat mund ta vendosin palën në pozita jo të

favorshme, duhet jo vetëm të njihen, por edhe të pranohen nga pala tjetër, sipas art. 2.1.20.

Gjithashtu edhe modifikimi dhe ndryshimi i kushteve të kontratës duhet të realizohet në

mënyrën e përcaktuar në kontratën me shkrim sipas art. 2.1.18. Por, nëse palët neglizhojnë

të vendosin kushte të caktuara në kontratën e tyre, duke besuar se kushte të tilla

705 UNIDROIT PICC (2010), Koment, art. 5.1.3

Page 166: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

150

nënkuptohen se janë të përfshira, një nga arsyet është edhe mirëbesimi. Sipas këtij parimi

mund të prezumohet ekzistenca e asaj që shprehimisht nuk është vendosur në kontratën e

palëve.706

Gjatë negocimeve palët shkëmbejnë me njëra-tjetrën informacione, disa prej të

cilave mund të jenë të natyrës konfidenciale. Ndërtimi i art. 2.1.16 nënkupton se

paraprakisht palës, të cilës i besohen informacione, duhet t’i sqarohet se janë të një natyre

të tillë. Detyrimi për të ruajtur informacionin dhe për të mos e përdorur atë në mënyrë të

papërshtatshme, nuk qëndron në mënyrë të përgjithshme, por vetëm nëse informacionet

janë konfidenciale. Pala, të cilës i besohen këto informacione duhet të sillet në mirëbesim,

pavarësisht fatit që do të ketë kontrata. Ky artikull ngjason me parashikimet e bëra në lidhje

me kontratat franchise, ku shkëmbimi i informacioneve konfidenciale është thuajse i

detyrueshëm për mbarëvajtjen e negocimeve.

Parimi i mirëbesimit përshkon edhe parashikimet e Parimeve UNIDROIT (PICC)

(2.2.4 (2), 2.2.5 (2), 2.2.7 dhe 2.2.10), të cilat lidhen me rolin dhe aktivitetin e agjentit

tregtar dhe ndikon në pasojat, që sjellin veprimet e agjentit nëse ai tejkalon çfarë i është

ngarkuar të kryejë apo i kryen veprimet në konflikt interesi.

2.4.2.3 Vlefshmëria e kontratës

Veset e vullnetit, siç është rasti i gabimit, arrijnë të rrezikojnë vlefshmërinë e

kontratës, nëse pala që ka rënë në gabim e kërkon pavlefshmërinë e saj. Në art. 3.2.2 të

Parimeve UNIDROIT (PICC) përmbajtja e tij përkon me trajtimin e mirëbesimit subjektiv

nga doktrina, duke përdorur si pikë referimi “reasonable person” (njeriun e arsyeshëm).

Gabimi dhe mundësia për të kërkuar pavlefshmërinë do të varet nga fakti se nëse një njeri

i arsyeshëm, në të njëjtat kushte si pala në gabim, nëse do të dinte të vërtetën do ta lidhte

kontratën në kushte të ndryshme ose nuk do ta lidhte fare. Gabimi duhet të jetë serioz dhe

i një rëndësie të veçantë, si dhe të mos vijë si rezultat i neglizhencës së rëndë të palës në

gabim apo të jetë shkaktuar nga kjo e fundit.

Përfundimi i një kontrate në mashtrim passjell pavlefshmërinë e saj. Mashtrimi si

një veprimtari, që bie në kundërshtim me parimin e mirëbesimit, pranohet se passjell

përgjegjësi për palën mashtruese edhe nga vendet Common Law, të cilat nuk njohin

detyrimin për mirëbesim gjatë negocimeve. Në art. 3.2.5 të Parimeve UNIDROIT (PICC)

mashtrimi mund të realizohet në disa mënyra (prezantim mashtrues, mos zbulimi

mashtrues i rrethanave), të cilat duhet të vijnë në kundërshtim me çfarë pritet nga pala sipas

standardeve të arsyeshme tregtare dhe tregtisë së drejtë.

Parimi i mirëbesimit cenohet nëse nuk ka barazi dhe drejtësi në marrëdhënien

kontraktore. Nëpërmjet parashikimit në art. 3.2.7, kërkohet të shmanget vendosja e një pale

në kushte jo të barabarta ose në disavantazh të dukshëm e të konsiderueshëm, duke

përfituar nga rrethanat (marrëdhënie varësie, situatë jo e mirë ekonomike, nevoja urgjente,

pakujdesi, injorancë, mungesë eksperience), natyra dhe qëllimi i kontratës, apo edhe

faktorë të tjerë, siç mund të jetë etika në marrëdhëniet e biznesit.707 Pikërisht për këtë arsye

vetë parashikimi mundëson shpalljen të pavlefshme të kontratës ose me kërkesë të palës që

e gëzon këtë të drejtë, gjykata të bëjë përshtatjen e saj në përputhje me standardet e

arsyeshme të tregtisë. Në këtë mënyrë, me ndërhyrjen e autoritetit gjyqësor, një kontratë

706 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 5.1.2 707 UNIDROIT PICC (2010), Koment Nr. 2 (c), art. 3.2.7

Page 167: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

151

mund të “shërohet”, nëse do të sillet në kushtet, që respektojnë parimin e mirëbesimit dhe

tregtisë së drejtë.

2.4.2.4 Interpretimi i kontratës

Parimet UNIDROIT (PICC) shprehimisht nuk përmendin se kontratat interpretohen

në mirëbesim, por përmbajnë disa parashikime të cilat të drejtojnë drejt mirëbesimit.

Interpretimi shikohet si interpretim i përgjithshëm i kontratës dhe si interpretim i

deklarimeve apo sjelljes së palëve. Sipas art. 4.1 dhe 4. 2 fillimisht interpretimi kërkohet

të realizohet nëpërmjet identifikimit të qëllimit të përbashkët të palëve ose i njërës palë,

kur pala tjetër e njihte atë qëllim. Kjo do të thotë që ka prioritet ose është më i preferueshëm

interpretimi, duke u bazuar në qëllim, i ngjashëm më praktikën e vendeve Civil Law. Nëse

nëpërmjet identifikimit të qëllimit nuk mund të realizohet interpretimi, atëherë do të merret

në konsideratë sjellja, që do të kryente njeriu i arsyeshëm në të njëjtat kushte. Pra, fillimisht

interpretimi do t’i nënshtrohet testit “subjektiv”, pra qëllimit dhe nëse nuk është

mjaftueshëm, testit të “arsyeshmërisë”.708

Art. 4. 6 përmban rregullin “contra proferentem”, i njohur në interpretimin e

kontratave dhe i përdorur sidomos në rastet kur kontratat janë formuluar nga njëra prej

palëve apo kur janë marrë të gatshme, por që sjellin paqartësi. Paqartësia “e krijuar” nga

pala përgjegjëse do të rëndojë situatën e saj, pasi interpretimi do të bëhet kundër saj për të

mbrojtur palën tjetër.

Në art. 4.8 Parimet UNIDROIT (PICC) sqarojnë rastin kur është lidhur një kontratë,

në të cilën palët nuk kanë parashikuar zgjidhje për situata të caktuara. Në mënyrë të

shprehur, mirëbesimi është përzgjedhur për të kryer funksionin “gap filling”. Sipas

renditjes në paragrafin e dytë të artikullit mirëbesimi nuk është i pari që përzgjidhet në

interpretim dhe qëndron pas qëllimit të palëve, si dhe natyrës dhe qëllimit të kontratës.

2.4.2.5 Përmbushja dhe mospërmbushja e kontratës

Në pritje të përmbushjes së një kushti, njëra nga palët nuk mund të veprojë duke

paragjykuar të drejtat e palës tjetër, duke vepruar në kundërshtim me mirëbesimin.709 Ky

parashikim është vendosur për të mbrojtur të drejtat në pritje të njërës nga palët, për sa

kohë kushti nuk është përmbushur. Nëse si përmbushje e detyrimeve të palëve,

konsiderohet në mënyrë të arsyeshme bashkëpunimi i ndërsjellët i tyre, atëherë palët duhet

të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën siç kërkohet nga art. 5.1.3 i Parimeve UNIDROIT

(PICC).

Nëse sjellja e një pale është në kundërshtim me mirëbesimin dhe pengon apo sjell

plotësimin e një kushti, pala që e ka shkaktuar këtë situatë nuk mund të mbështetet te

përmbushja ose jo e kushtit.

Plotësimi apo përmbushja e detyrimeve është aktiviteti kryesor i debitorit në një

kontratë. Përmbushja duhet të kryhet e plotë, në kohën, vendin dhe me karakteristikat e

përcaktuara në kontratë. Nëse detyrimi nuk përmbushet fare ose pjesërisht, do të

konsiderohet shkelje e kushteve kontraktore dhe debitori do të mbante përgjegjësi

kontraktore. Por, nëse debitorit i kërkohet që ta përmbushë pjesërisht detyrimin, atij i njihen

708 UNIDROIT PICC (2010), Koment Nr. 2, art. 4.2 709 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 5.3.4

Page 168: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

152

disa mundësi: (1) ta refuzojë ofertën edhe nëse sigurohet se nuk do të konsiderohet shkelje

e kontratës, (2) ta pranojë ofertën kur shoqërohet me sigurinë që nuk do të konsiderohet

shkelje e kontratës ose (3) ta pranojë ofertën nëse ka interes të ligjshëm për të vepruar në

këtë mënyrë. Sipas parashikimit mbulohen edhe shpenzimet që i janë shkaktuar debitorit.710

Si rrjedhojë e mirëbesimit, nëse debitorit nuk i shkaktohet dëm dhe nuk i kushton

shpenzime përmbushja e pjesshme, atëherë ai nuk mund ta refuzojë ofertën.711 Gati e njëjta

situatë krijohet për debitorin edhe në rast kur i kërkohet përmbushja në një kohë më të

hershme, si në art. 6.1.5. Nga ana e tij debitori duhet të sigurohet nëse mund ta realizojë

përmbushjen më parë, por me karakteristikat e rëna dakord të llogarisë edhe nëse i vjen

dëm. Prandaj edhe debitori mund ta pranojë apo refuzojë një ofertë të tillë.

Edhe pse nuk është shprehur në art. 6.2.3, kërkesa e palës në disavantazh lidhet me

mirëbesimin dhe me bashkëpunimin e palëve. Ajo që duhet të theksohet, është se pala në

disavantazh në mënyrë të ndershme të besojë se është në vështirësi dhe të mos e përdorë

këtë mundësi ligjore (rinegocimin) si strategji. Edhe bashkëpunimi duhet të jetë

konstruktiv, ku palët nuk pengojnë rinegocimin dhe shkëmbejnë çdo informacion të

vlefshëm.712 Ndërhyrja e gjykatës për t’i dhënë fund kontratës apo për ta përshtatur atë

justifikohet vetëm nëse është e arsyeshme.

Bashkëpunimi dhe mirëbesimi janë të rëndësishëm edhe kur vlerësohet

mospërmbushja e detyrimeve, ku nëse njëra nga palët nuk përmbush pjesën e saj të

detyrimeve (mungesë bashkëpunimi) për zgjedhje të saj, ose të shkaktuar nga të tjerët ose

pengon palën për të përmbushur detyrimet (mungesë mirëbesimi), nuk mund të ngrejë

pretendime rreth mospërmbushjes.713 Por, nëse pala pengohet për të përmbushur detyrimet

nga shkaqe të jashtme, të paparashikueshme dhe që janë jashtë kontrollit të saj (forca

madhore), ajo mund të justifikohet, sipas art. 7.1.7. Justifikimi mund të vlejë përkohësisht,

nëse pengesa është e përkohshme, ose për një pjesë të detyrimeve dhe ka vlerë për

përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara. I rëndësishëm është njoftimi, pra vënia në dijeni të

palës tjetër në një kohë të arsyeshme.

Parimet UNIDROIT (PICC) përmbajnë edhe art. 7.1.6 që bën fjalë për ruajtjen e

drejtësisë në marrëdhëniet kontraktore, për të mos përfshirë në kontratë kushte

përjashtuese, të cilat cenojnë mirëbesimin dhe vendosin palët në pozita thellësisht të

pabarabarta. Artikulli parashikon dy situata: (1) kur kushti kufizon ose përjashton

përgjegjësinë e një pale për mospërmbushje ose (2) kur kushti lejon palën që të kryejë

përmbushje thelbësisht të ndryshme nga ajo që pala tjetër në mënyrë të arsyeshme pret.

Edhe pse në parim kushte të tilla mund të jenë të vlefshme, duke u bazuar në lirinë

kontraktore, nëse ato do të shkaktonin, duke mbajtur në konsideratë qëllimin e kontratës,

padrejtësi, nuk mund të vendosen.

Duke qenë se situata, që nga lidhja e kontratës deri në përmbushjen e saj, mund të

ndryshojë, detyrimet monetare ose në natyrë ngelen dhe Parimet UNIDROIT (PICC), në

art. 7.2.2 (b) kanë parashikuar se nuk mund të kërkohet përmbushja në përputhje me

mirëbesimin nëse për palën tjetër përmbushja është e mundshme vetëm në kushte shumë

të rënda ose me kosto të larta.

710 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 6.1.3 711 UNIDROIT PICC (2010), Koment Nr. 3, art. 6.1.3 712 UNIDROIT PICC (2010), Koment Nr. 5, art. 6.2.3 713 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 7.1.2

Page 169: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

153

Në rast të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore, përgjegjësia bie mbi palën

në të cilën rëndonte detyrimi i përmbushjes. Kjo palë, nëse nuk përmbush detyrimet në

përputhje me çfarë është rënë dakord nga palët, njihet përgjegjëse për dëmet e sjella. Sipas

parimit të mirëbesimit, situata “e pafavorshme” në të cilën gjendet pala mbi të cilën rëndon

detyrimi, nuk duhet “të rëndohet më tej”. Kështu, në rast se është përcaktuar pagesa e një

shume për mospërmbushje, kjo shumë mund të zvogëlohet nëse vlerësohet se dëmi i

shkaktuar është më i vogël. Palët me marrëveshje nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e

zvogëlimit të shumës, të destinuar për mospërmbushje. Sipas kuptimit të art. 7.4.13, kjo

shumë nuk mund të rritet, por vetëm mund të zvogëlohet kur në konsideratën e njeriut të

arsyeshëm është e ekzagjeruar krahasuar me dëmin.714 Në përputhje edhe me detyrimin për

bashkëpunim, pala tjetër nuk duhet të qëndrojë pasive, por duhet të ndërmarrë veprimet e

duhura për të zvogëluar dëmin, që mund t’i shkaktohet për shkak të mospërmbushjes.715

Nga pikëpamja ekonomike do të ishte e paarsyeshme lejimi i zmadhimit të dëmit, i cili

mund të ishte zvogëluar duke marrë masa të arsyeshme, të cilat do të ndikonin në kufizimin

e mëtejshëm të dëmit fillestar ose moslejimin që dëmtimi të zgjaste në kohë.716

2.5 Keqbesimi dhe Parimet UNIDROIT (PICC)

Në lidhje me mirëbesimin, në përmbajtjen e Parimeve UNIDROIT (PICC), janë

përzgjedhur tri mënyra që specifikojnë sjelljet apo veprimet e palëve: (1) sipas mirëbesimit,

(2) në kundërshtim me mirëbesimin dhe (3) në keqbesim. Keqbesimi përmendet vetëm një

herë, në art. 2.1.15, sipas të cilit specifikohet se kur një palë do të konsiderohet në keqbesim

gjatë negocimeve. Përmbajtja e artikullit është shumë e ngjashme me kërkesën për

mirëbesim gjatë negocimeve, e shprehur në dispozitat ligjore të vendeve Civil Law.

Artikulli, në paragrafin e tij të parë mbështetet në parimin e lirisë kontraktore, ku

palët janë të lira të hyjnë në negocime, duke përcaktuar me vullnetin e tyre: kur, ku, me kë,

për çfarë. Nëse negocimet dështojnë apo nuk kanë sukses, përgjithësisht asnjë nga palët

nuk do të mbajë përgjegjësi. Por, nëse ndërprerja e negocimeve apo mungesa e suksesit të

tyre vjen si rezultat i keqbesimit, pala do të jetë përgjegjëse për dëmet e shkaktuara ndaj

palës tjetër. Pala që ka sjellë dëm do të mbulojë shpenzimet e kryera nga pala tjetër gjatë

negocimeve dhe do të kompensojë mundësitë e humbura nga mospërfundimi i ndonjë

kontrate tjetër (interesin negativ) dhe jo përfitimet, që mund të nxirrte pala nëse kontrata

do të ishte përfunduar (interesin pozitiv).717

Sjellja në keqbesim në këtë rast shpjegohet me mungesën e qëllimit nga njëra palë

për të arritur një marrëveshje me palën tjetër, pavarësisht se ka hyrë në negocime apo i

vazhdon ato, por nuk përjashtohen edhe sjellje të tjera, të cilat bien hapur në kundërshtim

me parimin e mirëbesimit si: mashtrimi apo shkelja e detyrimeve të informimit.

3. PARIMET E TË DREJTËS KONTRAKTORE EVROPIANE (PECL)

Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane [këtej e tutje Parimet (PECL)] janë

produkt i një komisioni të vetë strukturuar, të quajtur Komisioni mbi të Drejtën Kontraktore

714 UNIDROIT PICC (2010), Koment Nr. 3, art. 7.4.13 715 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 7.4.8 716 UNIDROIT PICC (2010), Koment Nr. 1, art. 7.4.8 717 UNIDROIT PICC (2010), Koment Nr. 2, art. 2.1.15

Page 170: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

154

Evropiane, i drejtuar nga Profesor Lando. Duke qenë se ideja për krijimin dhe rolin e këtij

Komisioni i përket Profesor Lando, si edhe drejtimi i Komisionit iu besua po atij, ky

Komision zakonisht njihet me emrin Komisioni Lando.

Ky Komision nisi punën në vitin 1982, i financuar pjesërisht nga BE. Për të

realizuar këtë projekt punoi një grup me 22 profesionistë, përfaqësues të shteteve anëtare.

Ideja lindi më herët në vitin 1974, gjatë një simpoziumi në Kopenhagen për harmonizimin

e të Drejtës Ndërkombëtare Private. Për të përshpejtuar punën, Komisioni u nda në dy

grupe, të cilat punonin paralelisht.718 Si burime për punën e komisionit përveç ligjeve të

brendshme të shteteve anëtare, shërbyen edhe akte të tjera si: Konventa (CISG), Uniform

Commercial Code (UCC) apo Restatement (II) i të Drejtës Kontraktore (RSLC) në SHBA.

Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane janë të ngjashme kryesisht me Parimet

UNIDROIT (PICC).

Pjesa I e Parimeve (PECL) u botua në vitin 1995 dhe përmbante rregulla për

përmbushjen, mospërmbushjen e kontratave dhe kompensimet në rast mospërmbushje.

Ndërkohë që në vitin 1992 kishte filluar puna për përgatitjen e pjesës II, që do të përmbante

rregullat në lidhje me formimin, interpretimin, vlefshmërinë, përmbajtjen e kontratave dhe

rregulla në lidhje me agjentin tregtar. Pjesa I dhe II e Parimeve (PECL), të rishikuara, u

botua në vitin 1999, ndërsa pjesa III në vitin 2002.

Parimet (PECL) janë krijuar në formën e dispozitave ligjore, të shprehura

shkurtimisht dhe lehtësisht të kuptueshme, pasi siç shprehet Profesor Lando: “… të jenë të

kuptueshme lehtë jo vetëm nga avokatët, por edhe nga klientët e tyre”.719

3.1 Qëllimi i Parimeve të së Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL)

Puna e Komisionit Lando nuk ishte të krijonte rregulla për të Drejtën Kontraktore

dhe as të trajtonte ato rregulla, të cilat nga shtetet anëtare njihen, zbatohen dhe

interpretohen njëlloj, por të përzgjidhte ato rregulla të cilat do të konsideroheshin të duhura

për çdo situatë. Pika e fortë e Parimeve (PECL) qëndron në faktin se Komisioni Lando nuk

u përpoq për të krijuar një përmbledhje rregullash kontraktore që përfaqësonin “një

mesatare” të së Drejtës Kontraktore Evropiane, por për të hartuar një set modern parimesh,

për t’iu përgjigjur nevojave aktuale të biznesit pa lënë mënjanë traditat kombëtare.720

Në art. 1:101, artikulli i parë i Parimeve (PECL) në katër paragrafë, në mënyrë të

ngjashme me Parimet UNIDROIT (PICC) tregohet qëllimi i krijimit të tyre. Sipas kuptimit

të art. 1:101, që ka lidhje me autoritetin e Parimeve (PECL), kuptohet që autoriteti i tyre

nuk është në nivel kombëtar, ndërkombëtar apo mbikombëtar dhe as i atyre termave

718 Hondius, E. H. (2002). The Genesis of the PECL and of Modern Dutch Private Law Në D.

Busch, E. H. Hondius, H. J. Van Kooten, H. N. Schelhaas & W. M. Schrama (Eds.), The Principles

of European Contract Law and Dutch Law: A Commentary, Kluwer Law International, Nijmegen,

f. 14 719 Principles of European Contract Law, Part III (2003). Në O.Lando, E. Clive, A. Prüm & R.

Zimmermann (Eds.), Kluwer Law International, The Hague, f. xvii 720 Wilhelmsson, T. (2001). Towards a (Post) modern European Contract Law. Juridica

International Law Review, f. 24

http://www.juridicainternational.eu/public/pdf/ji_2001_1_23.pdf

Page 171: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

155

standarde të krijuara nga organizata ndërqeveritare ndërkombëtare për t’u përdorur nga

palë publike a private në kontrata individuale.721

Parimet shërbejnë për t’u aplikuar si parime të përgjithshme të së Drejtës Kontraktore

në BE. Kjo përgjithësisht nënkupton se Parimet (PECL) nuk zëvendësojnë ligjet e

brendshme në situata të brendshme, por që qëllimi kryesor i tyre është që të aplikohen në

situata ndërshtetërore.722

Duke qenë se Parimet (PECL) kanë shënjuar Evropën (BE) si territorin e aplikimit të

tyre, kjo rrit edhe shkallën e aspirimit të tyre, me qëllimin për t’u bërë ligji kontraktor

mbizotërues në BE (në afat gjatë, i detyrueshëm), për të zëvendësuar ligjet kombëtare

ekzistuese në çdo shtet. Mbi këtë bazë nuk mund të qëdronin indiferentë ndaj një prej

shqetësimeve kryesore të së Drejtës Kontraktore Evropiane: mbrojtjen e konsumatorit dhe

prandaj e shtrinë aplikimin e tyre edhe në kontratat konsumatore, përveç atyre tregtare.723

Në fakt Parimet (PECL) mund të jenë baza e krijimit të një Kodi Evropian të së Drejtës

Private, iniciativë e ndërmarrë tashmë nga Grupi i Studimit mbi Kodin Civil Evropian

(SCECC), pavarësisht rezultatit të munguar.

Në lidhje me marrëdhënien që krijohet mes Parimeve (PECL) dhe palëve kontraktore,

mund të dallohen disa situata për aplikimin e tyre: (1) kur palët kanë rënë dakord për të

qeverisur kontratën e tyre nëpërmjet Parimeve (PECL), (2) kur palët kanë rënë dakord për

t’i përfshirë Parimet (PECL) në kontratën e tyre, (3) kur palët kanë rënë dakord për të

qeverisur kontratën e tyre nëpërmjet “parimeve të përgjithshme të së drejtës”, lex

mercatoria apo të ngjashme me to dhe (4) kur palët nuk kanë zgjedhur ndonjë sistem ligjor

për të qeverisur kontratën e tyre.

Parimet (PECL) mund të shërbejnë në praktikë për të zgjidhur çështje të ndryshme,

kur sistemi ligjor i aplikueshëm nuk arrin të gjejë zgjidhjen.

Pra, Parimet (PECL) nuk kanë natyrë detyruese dhe aplikimi i tyre do të varet nga

vullneti i atyre, që krijojnë kontratën ose atyre, që zgjidhin mosmarrëveshjet kontraktore.724

Funksioni i Parimeve (PECL) konsiderohet të jetë në të vërtetë më i gjerë. Sipas

Profesor Lando Parimet (PECL) mund të jenë të vlefshme në rast se shtetet kanë

parashikuar reformim të ligjeve kontraktore të tyre apo për shtetet e Evropës Qendrore e

Lindore që kanë qenë nën sisteme ligjore komuniste, ato mund të jenë të vlefshme si burim

dispozitash, të krijuara për të funksionuar në një ekonomi tregu.725 Si shembull mund të

vijnë ndryshimet e bëra në Gjermani, në lidhje me parashkrimin, ku janë marrë për bazë

trendet ndërkombëtare, që korrespondojnë në pjesën thelbësore me sistemin e propozuar

nga Parimet (PECL).726 Si ilustrim, për rolin si model të Parimeve (PECL), mund të merret

721 Grosheide, F. W. (2002). General Provisions- Section 1: Scope of the Pinciples Në D. Busch, E.

H. Hondius, H. J. Van Kooten, H. N. Schelhaas & W. M. Schrama (Eds.), vep. e cit., f. 29 722 Po aty, f. 30 723 Moss, G. C. (2010). Commercial Contracts and and European private law Në Ch. Twigg-Flesner

(Ed.). The Cambridge Companion to European Union Private Law. Cambridge University Press,

Cambridge, f. 149 724 Grosheide, F. W. (2002). vep. e cit. f. 29 725 Lando, O. (1995). The Rules of European Contract Law. f. 133-134

http://www.jus.uio.no/pace/the_rules_of_european_contract_law.ole_lando/_3.html 726 Principles of European Contract Law, Part III (2003). Në O.Lando, E. Clive, A. Prüm & R.

Zimmermann (Eds.), Kluwer Law International, The Hague, f. xix.

Page 172: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

156

ndikimi i tyre në krijimin e Ligjit të Detyrimeve në Estoni apo ndikimin në krijimin e Ligjit

Kontraktor të Republikës Popullore të Kinës, në vitin 1999.727

Në mënyrë të përmbledhur, duke iu referuar krijuesve të Parimeve (PECL), mund të

thuhet se ata kanë pasur për qëllim krijimin e rregullave uniforme, me terminologji

uniforme duke përfshirë sistemet ligjore dhe kushtet socio-ekonomike të shteteve anëtare

në kohën e krijimit të Parimeve (PECL), për të përbërë thelbin e të Drejtës Kontraktore

Evropiane e për të mundësuar lehtësimin e tregtisë ndërkufitare e mirëfunksionimin e

Tregut të Përbashkët, përpos funksionimit të tyre njëkohësisht si alternativë e ligjeve të

brendshme dhe si burim referimi për legjislatorët, praktikantët e ligjit dhe studiuesit.728

Profesor Beale dallon disa funksione (role) të mirëbesimit në Parimet (PECL): (1) si

një parim i përgjithshëm, pa forcë të vetën të pavarur, (2) si një normë e përgjithshme, që

mund të përdoret si bazë për zhvillime të reja ligjore, (3) si një mjet interpretues për Parimet

(PECL) e njëkohësisht për kontratat, që qeverisen prej tyre, (4) si një burim pozitiv

detyrimesh, që imponon detyrime të papërcaktuara në kontratë apo të parashikuara nga

Parimet (PECL), (5) si një burim rregullash, që shkojnë tej interpretimit të fjalëve në

kontratë, për të përjashtuar çdo rezultat, që duket në kundërshtim me të dhe (6) si një mjet

kontrolli i përgjithshëm mbi mënyrën e krijimit të kontratës, si dhe mbi përmbajtjen e saj.729

Rëndësia e parimit të mirëbesimit në Parimet (PECL) tregohet edhe në pozitën e

privilegjuar që gëzon ky parim, të cilit i njihet e drejta e prioritetit mbi parashikimet e tjera

të Parimeve (PECL), kur një zbatim strikt i tyre do të çonte në një rezultat dukshëm të

padrejtë. Profesor Hesselink është shprehur se Parimet (PECL) janë shprehje e triumfit

ndërkombëtar të mirëbesimit.730

3.2 Mirëbesimi dhe Parimet e së Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL)

Në pjesën e parashikimeve të përgjithshme të Parimeve (PECL), në seksionin 2

“Detyrimet e Përgjithshme” përmendet detyrimi i mirëbesimit dhe i marrëveshjes së drejtë,

si një detyrim i dyfishtë. Në një nga pikat e Komenteve të Parimeve (PECL), që i referohet

art. 1:201, e titulluar jo rastësisht: “mirëbesimi dhe marrëveshja e drejtë, të dallueshme”,

sqarohet se mirëbesimi është një nocion subjektiv, si: “ndershmëri, korrektesë dhe drejtësi

në mendje”, ndërsa marrëveshja e drejtë një nocion objektiv, si: “sjellja e drejtë në fakt”,

ashtu siç përdoret në KCGJ Treu und Glauben. Në fakt mirëbesimi përmendet përgjatë

përmbajtjes së Parimeve (PECL) edhe në disa artikuj të tjerë. Mirëbesimi në Parimet

(PECL) përfaqësohet si një koncept me kuptim të gjerë, me qëllim për të përforcuar

standardet e përbashkëta të dinjitetit, drejtësisë dhe arsyeshmërisë në transaksionet

727 Wilhelmsson, T. (2001). vep. e cit. f. 24 728 Meyer, L. (2010). Non-Performance and Remedies under International Contract Law Principles

and Indian Contract Law: A comparative survey of the UNIDROIT Principles of International

Commercial Contracts, the Principles of European Contract Law and Indian statutory contract law.

Peter Lang-Internationaler Verlag der Wissenschaften, Frankfurt, f. 29 729 Beale, H. (2006). General Clauses and Specific Rules in the PECL Në S. Grundmann & D.

Mazeaud (Eds.), General Clauses and Standards in European Contract Law: Comparative Law,

EC Law and Contract Law Codification. Kluwer Law International, The Hague, f. 207 730 Hesselink, M. W. (2002). The Principles of European Contract Law: Some choices made by The

Lando Commission Në M. W. Hesselink (Ed.). The New European Private Law: Vol 3: Essays on

the Future of Private Law in Europe, Kluwer Law International, The Hague, f. 113

Page 173: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

157

tregtare.731 Vetë Parimet (PECL) tërheqin vëmendjen në promovimin e mirëbesimit,

drejtësisë dhe sigurisë në marrëdhëniet kontraktore. Mirëbesimi sipas Parimeve (PECL)

aplikohet gjerësisht në kontrata duke mos u kufizuar në lloje të veçanta të tyre.

Ndër të tjera, mirëbesimi trajtohet edhe si mjet për të vlerësuar arsyeshmërinë në

sjelljen e palëve kontraktore. Edhe pse si koncept arsyeshmëria nuk është e panjohur për

sistemet ligjore evropiane, asnjë prej tyre nuk e përmban atë si koncept të përkufizuar, duke

e bërë të ngjashëm me mirëbesimin. Kështu sipas art. 1:302, arsyeshmëria mund të

gjykohet se: “çfarë një person në mirëbesim dhe në të njëjtën situatë më palët do të

konsideronte të arsyeshme”. Ky vlerësim nuk mund të bëhet duke e trajtuar sjelljen të

shkëputur nga sfondi në të cilin zhvillohet dhe nga faktorët e tjerë që ndikojnë, si: natyra

dhe qëllimi i kontratës, rrethanat e çështjes, zakonet dhe praktikat e tregtisë dhe

profesioneve të përfshira. Përmbajtja e art: 1:302, që e trajton arsyeshmërinë të lidhur

ngushtë me mirëbesimin, jep mundësinë të konsiderohet se aty ku parimet shprehen për

arsyeshmëri, ka gjurmë të mirëbesimit. Në Komentet e Parimeve (PECL) pranohet se

standardi i arsyeshmërisë vlerësohet në mënyrë të ndryshme për një profesionist apo për

një konsumator.

Duke qenë se Parimet (PECL) janë rezultat i punës disa vjeçare të komisioneve të

përbërë nga përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së, përfshirja në këtë masë e mirëbesimit

duket të jetë pak e çuditshme, pasi qasja e këtyre vendeve ndaj mirëbesimit në të Drejtën

Kontraktore është e ndryshme. Ashtu siç është sqaruar edhe më lart qëndrimi vendeve

evropiane ndaj mirëbesimit ka mjaft dallime, megjithëse aktualisht pranohet se mirëbesimi

ka gjetur disa rrugë “të ngushta” për të hyrë në “fortesën” angleze dhe nuk është më i huaj

edhe për gjykatat angleze. Në Komentet e Parimeve (PECL) pasqyrohet spektri i

aplikimeve të mirëbesimit nga shtete të ndryshme evropiane, në skaje të të cilit qëndron

Gjermania si: “një sistem ku parimi ka revolucionarizuar ligjin kontraktor dhe i ka shtuar

një tipar të veçantë stilit të këtij sistemi” dhe Anglia e Irlanda, si: “sisteme, të cilat nuk

njohin detyrimin e përgjithshëm të palëve të sillen në përputhje me mirëbesimin, por që në

shumë raste nëpërmjet rregullave specifike arrijnë në të njëjtat rezultate, të cilat sistemet

e tjera i arrijnë nëpërmjet mirëbesimit”.732

Art. 1:201 i Parimeve (PECL) ngarkon palët kontraktore me detyrimin për të vepruar

në mirëbesim. Sipas Komenteve të Parimeve (PECL) ky parashikim i ngarkon palët në

mënyrë reciproke jo vetëm për të respektuar standardet e arsyeshme të tregtisë së drejtë,

por edhe për të treguar kujdesin e duhur për interesat e palës tjetër. Edhe pse parashikimi

është shprehur shkurtimisht, në kuptim të tij nuk ka kufizim për praninë e mirëbesimit në

sjelljen reciproke të palëve, që do të thotë që parashikimi nuk përcakton nëse mirëbesimi

qëndron si detyrim për palët në fazën parakontraktore, në interpretim apo në përmbushje

të kontratës. Një parashikim i tillë i përgjithshëm lejon që të nënkuptohet se mirëbesimi

kërkohet të respektohet nga palët përgjatë zhvillimit të të gjithë marrëdhënies kontraktore.

Në Komentet e art. 1: 201 sqarohet se ky artikull përcakton një parim bazë, që përshkon

Parimet (PECL). Sipas Profesor Lando ky parashikim mund të çojë në një konflikt midis

ligjit dhe drejtësisë, pasi një kusht kontraktor mund të jetë i ligjshëm e i vlefshëm, por në

rrethana të caktuara të konsiderohet i padrejtë. Ndaj mirëbesimi, në funksionin e tij për të

731 Lando, O. (2001). vep. e cit., f. 356 732 Storme, M. E. Chapter 1/Section 2: General Duties, Comments to PECL, f. 117-118, online:

https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c1-2.pdf

Page 174: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

158

plotësuar Parimet (PECL), merr përparësi mbi to kur respektimi rigoroz i tyre do të çonte

në një rezultat haptazi të padrejtë.733

Në art. 1:102, që i referohet lirisë kontraktore, Parimet (PECL) përforcojnë idenë se

liria e palëve për të kontraktuar e më tej për të përcaktuar përmbajtjen e saj, nuk është

absolute, për sa ia nënshtrojnë atë kërkesave të mirëbesimit dhe rregullave të tjera të

detyrueshme të vendosura nga Parimet (PECL). Në përputhje me lirinë kontraktore, palët

mund të vendosin që të mos përfshijnë apo të përjashtojnë aplikimin dhe efektet e ndonjërit

prej Parimeve, me përjashtim të rastit kur kjo shprehimisht ndalohet. Përjashtimi apo

aplikimi i mirëbesimit nuk mund të lihet në vendimin e palëve, pasi art. 1:201, paragrafi i

dytë parashikon se detyrimi për mirëbesim për secilën nga palët nuk mund të kufizohet apo

përjashtohet. Pra, kërkesa për mirëbesim ka një karakter urdhërues, e cila nuk mund të

shmanget nga vullneti i palëve kontraktore. Sigurisht detyrimi i përgjithshëm për

mirëbesim do të ishte inefektiv, nëse palët do të lejoheshin për ta kufizuar apo t’i

shmangeshin atij.734

3.2.1 Mirëbesimi në formimin e kontratës

Parimet (PECL) nuk shprehen se faza parakontraktore dhe negocimet e palëve

duhet të realizohen në mirëbesim, por nuk pranojnë mungesën ose shkeljen e parimit të

mirëbesimit nga palët gjatë negocimeve. Parimet përdorin termin: “në kundërshtim me

mirëbesimin”.735 Sjellja në kundërshtim me mirëbesimin mund të vlerësohet rast pas rasti

dhe përgjithësisht do të konsiderohet sjellja e kryer në kushtet e kanosjes, mashtrimit apo

deklaratave të rreme.

Edhe pse pranohet se secila prej palëve nuk është përgjegjëse për suksesin e

negocimeve, nëse hyn në negocime apo i vazhdon ato, pa pasur për qëllim arritjen e një

marrëveshje, kjo palë do të konsiderohet se ka vepruar në kundërshtim me mirëbesimin. Si

e tillë ajo do të jetë përgjegjëse për dëmet që i ka shkaktuar palës tjetër. Parimet (PECL)

parashikojnë që në raste të caktuara, si ato të art. 6:111 (2),736 të realizohet rinegocim për

të përshtatur kontratën ose për ta përfunduar atë. Refuzimi për të hyrë në rinegocim ose

ndërprerja e tyre nga njëra palë në kundërshtim me mirëbesimin, justifikon mundësinë që

gjykata të akordojë dëmshpërblim për palën tjetër. Nga Parimet (PECL) nuk parashikohet

në mënyrë të shprehur se për çfarë dëmesh justifikohet dëmshpërblimi, por Komentet e

Parimeve (PECL) sqarojnë se bëhet fjalë për interesin negativ, pra shpenzime, punë e kryer

e papaguar. Përgjegjësi për dëmet e shkaktuara dhe restitucion i njëanshëm parashikohet

në rastet e shkeljes së detyrimit për konfidencialitet gjatë negocimeve dhe të mospërhapjes

733 Lando, O. (2001). vep. e cit., f. 356 734 Guiding Principles of European Contract Law, f. 107 735 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 2:301 736 “Nëse, megjithatë, ekzekutimi i kontratës bëhet tepër e vështirë për shkak të një ndryshimi të

rrethanave, palët janë të detyruara për të hyrë në bisedime me synimin për përshtatjen e kontratës

apo përfundimin e saj, me kusht që:

(a) ndryshimi i rrethanave ka ndodhur pas kohës së lidhjes së kontratës,

(b) mundësia e ndryshimit të rrethanave nuk ishte një nga të cilat mund në mënyrë të arsyeshme

të merrej parasysh në momentin e lidhjes së kontratës, dhe

(c) rreziku i ndryshimit të rrethanave nuk është i tillë që sipas kontratës pala e dëmtuar duhet t’i

kërkohet ta mbajë.”

Page 175: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

159

së informacioneve të siguruara në këtë fazë.737 Shkelja e detyrimeve të tilla do të

konsiderohet si shkelje e detyrimit për mirëbesim. Sipas Komenteve, edhe nëse njëra palë

nuk e ka shprehur në mënyrë të qartë detyrimin për mospërhapjen e informacionit, pala

tjetër informacionin e përfituar gjatë negocimeve duhet ta trajtojë si konfidencial, detyrim

që mund të vijë për shkak të karakterit të veçantë të informacionit dhe nga statusi

profesional i palëve.738

Përgjegjësia do të vlerësohet më e rëndë në rastin e një pale profesioniste kundrejt

një pale që është fillestare apo pa njohuri të mjaftueshme, si dhe do të jetë në përpjesëtim

të drejtë me dëmin e shkaktuar.

Përpos faktit që kërkesa për mirëbesim gjatë negocimeve shprehet në mënyrë

indirekte, ajo është po aq e “fuqishme” sa kërkesat për mirëbesim të parashikuara nga

vendet Civil Law.

Në formimin e kontratës palët duhet të sillen me njëra-tjetrën në kushtet e

mirëbesimit, pa i shkaktuar dëm, apo pa përfituar në mënyrë të padrejtë e të pandershme

nga pala tjetër. Në Kapitullin e formimit të kontratës shpesh përmendet termi “në mënyrë

të arsyeshme” për të treguar se sjellja dhe veprimtaria e palëve duhet t’i përcaktohen

ndoshta kufij edhe “më të ngushtë” se sa ligji parashikon. Këta kufij, që zvogëlojnë më tej

hapësirën ku palët kontraktore në fazën e formimit të kontratës zhvillojnë sjelljet e tyre

ndaj njëra-tjetrës, përbëjnë dallimin midis asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e drejtë.

Parimet (PECL) i kushtojnë vëmendje përfundimit të kontratës nëpërmjet ofertës

dhe pranimit të saj, duke e cilësuar një ofertë të parevokueshme (përveç të tjerash) kur

pritësi ka vepruar në lidhje me ofertën, pasi ka besuar në mënyrë të arsyeshme në

parevokueshmërinë e saj.739 Në lidhje me pranimin e ofertës, Parimet (PECL) nënvizojnë

“kohën e arsyeshme” si periudhën e kohës të vlerësuar si të mjaftueshme, të drejtë e të

justifikueshme, që pranimi duhet të mbërrijë te ofertuesi (nëse ky i fundit nuk ka përcaktuar

afatin kohor përkatës). Koha e arsyeshme merr vlerë jo vetëm në pranimin si përgjigje

formale, por edhe kur pranimi realizohet nëpërmjet kryerjes së veprimeve nga pritësi. Por,

edhe nëse pranimi mbërrin me vonesë, Parimet (PECL) përpiqen ta konsiderojnë efektiv,

kur nga pritësi janë marrë të gjitha masat që përgjigjja të mbërrinte në kohë.

Sigurisht, kontrata mund të përfundohet nëse palët kanë për qëllim të futen në këtë

marrëdhënie dhe ky qëllim mund të përcaktohet nga deklarimet dhe sjelljet e palës, të

kuptuara në mënyrë të arsyeshme nga tjetra.740 Në Komentet e Parimeve (PECL) sqarohet

se më tepër se sa qëllimi i vërtetë, ai që shfaqet së jashtmi me sjelljen dhe fjalët dhe

perceptohet nga pala tjetër, merr më tepër rëndësi. Mënyra se si qëllimi shprehet nuk ka

rëndësi, gjithsesi duke pranuar se heshtja dhe mosveprimi nuk nënkuptojnë përgjithësisht

që personi është ligjërisht i detyruar.741

Kështu pala, që personalisht nuk merr pjesë në negocim, nuk mund të vendoset në

një situatë të pafavorshme nëse kushtet kontraktore nuk i janë bërë realisht të njohura nga

737 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 2:302 738 Storme, M. E. Chapter 2/Section 3: Liability for negotiations, Comments to PECL, f. 219,

online:

https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c2-3.pdf 739 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 2:202 740 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 2:101 (1) (a) dhe 2:102 741 Storme, M. E. Chapter 2/Formation of Contracts, Comments to PECL, f. 150-152, online:

https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c2-1.pdf

Page 176: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

160

pala tjetër, edhe sikur të ketë firmosur kontratën. Pala tjetër i shpëton përgjegjësisë, vetëm

nëse në mënyrë të arsyeshme ka marrë masa për t’ia bërë të njohura përpara përfundimit të

kontratës. Kjo nënkupton se pala ka marrë dijeni edhe nëse kushtet janë të printuara në

fund të dokumentit ose në pjesën e prapme të tij.

3.2.2 Mirëbesimi dhe vlefshmëria e kontratës

Parimet (PECL) nuk e trajtojnë vlefshmërinë e kontratës në lidhje me mungesën e

kapacitetit për të kontraktuar apo në lidhje me paligjshmërinë e kontratës. Parimet (PECL)

në kapitullin për vlefshmërinë e kontratës i referohen veseve të vullnetit dhe ndikimit të

tyre në përcaktimin e vlefshmërisë së kontratës.

Secila nga palët mund të kërkojë pavlefshmërinë e kontratës, nëse në çastin e

përfundimit të saj ka qenë në kushtet e gabimit në fakt apo gabimit juridik, të shkaktuar

nga pala tjetër apo kur pala tjetër e ka lejuar në kundërshtim me mirëbesimin të qëndrojë

në gabim, kur të dyja palët kanë qenë në gabim, si dhe kur mund të kishte kontraktuar në

kushte të ndryshme nëse do të dinte të vërtetën.742 Edhe pasaktësitë në shprehjen apo

transmetimin e deklarimeve do të quhen gabime. Gabimi i palës duhet të jetë serioz,

thelbësor dhe jo vetëm material, si bazë për pretendimin e pavlefshmërisë dhe mund të

justifikohet kur pala tjetër: ka vepruar në kundërshtim me mirëbesimin, ka përfituar një

avantazh të padrejtë, si dhe kur ka vepruar në mënyrë të pakujdesshme apo të

paarsyeshme.743 Në Komentet e Parimeve (PECL) sqarohet se gabimi i përbashkët i palëve,

për të përfunduar një kontratë (të ndryshme nga ajo që dëshironin) në vetvete nuk përbën

keqbesim, por këmbëngulja për ta përmbushur një kontratë të tillë përbën keqbesim.744 E

drejta për të kërkuar pavlefshmërinë e kontratës ekziston nëse për të paktën njërën nga palët

kontrata do të ishte tepër e ndryshme, por kjo palë nuk mund të pretendojë të

dëmshpërblehet. Pavlefshmëria nuk mund të kërkohet nga pala që e ka shkaktuar gabimin,

për të mos shkarkuar përgjegjësinë e pakujdesisë së vetë te pala tjetër, por nëse pala tjetër

e ka kuptuar qartë se pala është në gabim, nuk mund t’i mohohet kësaj të fundit e drejta për

t’u kompensuar.745 Pavlefshmëria nuk do të mund të kërkohet nga pala, e cila parashikon

mundësinë se mund të gabojë, por merr vetë përsipër rrezikun.

Parimet parashikojnë se pavlefshmëria edhe pse mund të kërkohet nga njëra prej

palëve, mund të shmanget nëse në rast të një gabimi të përbashkët, gjykata e sjell kontratën

në përputhje me përmbajtjen që do të kishte nëse nuk do të kishte ndodhur gabimi, ose kur

pala, e cila nuk ka qenë në gabim pranon ta përmbushë kontratën apo e përmbushë atë,

ashtu siç pala tjetër ka pasur për qëllim të kuptohet. Kështu e drejta për të kërkuar

pavlefshmërinë shuhet,746 por ekziston e drejta për të kërkuar dëmshpërblim për humbje të

mundshme nga përshtatja e kontratës nga pala tjetër apo gjykata.747

742 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 4:103 743 Storme, M. E. Chapter 4/ Validity, Comments to PECL, f. 266-268, online:

https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c4a.pdf 744 Po aty, f. 267 745 Po aty, f. 272 746 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 4:105 747 Storme, M. E. Chapter 4/ Validity, Comments to PECL, f. 292, online:

https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c4a.pdf

Page 177: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

161

Vendosja e njërës prej palëve në gabim nëpërmjet transmetimit të informacioneve

të pasakta, do të konsiderohej e dëmshme nëse pala që e furnizon me këtë informacion e

ka ditur për pasaktësinë. Mbi këtë bazë lind e drejta e palës në gabim për të kërkuar

pavlefshmërinë e kontratës dhe shpërblimin e dëmit, edhe kur informacioni i pasaktë nuk

ka qenë arsyeja kryesore për përfundimin e kontratës. Shpërblimi i dëmit në këtë rast, do

të kufizohet në masën që informacioni i ka sjellë dëm.748 Shpërblimi i dëmit do të

përcaktohet në një masë më të vogël nëse pala, që ka marrë një informacion të pasaktë, nuk

ka bërë verifikime rreth tyre, pra është treguar neglizhente apo ka dështuar në mbrojtjen e

interesave të saj.749 Pala, e cila ka transmetuar një informacion të tillë është në kundërshtim

me mirëbesimin pasi e ka transmetuar qëllimisht atë. Në të kundërt, nëse pala që ka

përcjellë informacionin në të vërtetë nuk e ka ditur apo nuk ka pasur mundësi reale për të

ditur pasaktësinë, nuk mund të pretendohet për keqbesim dhe sigurisht për dëmshpërblim.

Parimet (PECL) njohin edhe mashtrimin si ves të vullnetit, që çon në kërkimin e

pavlefshmërisë së kontratës. Mashtrimi duhet të jetë i qëllimshëm, pavarësisht nëse kryhet

me fjalë, veprime apo mosdhënie informacioni, që kërkohet në kushtet e mirëbesimit. Por,

në kushte të caktuara edhe qëndrimi në heshtje nga njëra palë për të dhëna, që i dinte dhe

që do të ndryshonin thelbësisht konsideratat e palës tjetër për kontratën është i

papajtueshëm me mirëbesimin.750 Për të ekzistuar mashtrimi duhet të bashkekzistojnë dy

kushte: (1) njëra nga palët e di për pasaktësinë e informacionit apo është i pakujdesshëm

për të kuptuar nëse ishte i saktë ose jo dhe (2) e përdor për të mashtruar ose është i

pakujdesshëm në situatën e mashtrimit që krijon. Informacioni i pasaktë duhet të jepet

përpara ose në kohën kur përfundohet kontrata, pavarësisht nëse pasaktësia konsiston në

një fakt apo rreth një ligji.751

Në përcaktimin nëse zbulimi i të dhënave dhe informacioneve kërkohet nga

mirëbesimi, duhet të vlerësohet ekspertiza e veçantë e palës (përgjithësisht për palën, që

është profesioniste, kërkohet dhënia e informacionit), mundësia e arsyeshme për të siguruar

për vete këtë informacion dhe koston përkatëse (nëse për të siguruar një informacion të

tillë kërkohet një investim i madh, nuk mund të rëndojë si detyrim mbi palën), si dhe

rëndësia e dukshme që ka ky informacion për palën tjetër.752

Mashtrimi i jep të drejtë palës të kërkojë pavlefshmërinë për të gjithë kontratën apo

për një pjesë të saj. Duke qenë se është një situatë, edhe më e rëndë se gabimi, pasi përdoren

hile dhe dredhira për të arritur një qëllim, kërkimi i dëmshpërblimit është më shumë se i

justifikuar.

3.2.3 Mirëbesimi dhe interpretimi i kontratës

Interpretimi i kontratës nis nga përmbajtja e saj dhe nëse ajo nuk është e qartë apo

është kontradiktore, interpretimi literal ia lë vendin zbulimit të qëllimit të palëve. Sipas

Komenteve të Parimeve (PECL) gjatë interpretimit të kontratës, duhet t’i kushtohet

vëmendje e veçantë qëllimit të përbashkët të palëve dhe për sa janë palët ato që krijojnë

kontratën, gjykata duhet të tregohet e kujdesshme në respektimin e tij, qoftë ky qëllim i

748 Po aty, f. 294 749 Po aty, f. 295 750 Po aty, f. 300-301 751 Po aty, f. 299 752 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 4:107

Page 178: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

162

shprehur apo i nënkuptuar, i qartë apo i paqartë.753 Përcaktimi i qëllimit të vërtetë e të

përbashkët të palëve duhet të jetë synimi kryesor i gjykatës dhe të marrë përparësi mbi

çfarë palët kanë përcaktuar në dokumentin e kontratës atëherë kur ka mospërputhje mes

tyre. Kur njëra prej palëve përcakton kuptimin që do të marrë një kusht kontraktor dhe pala

tjetër ka dijeni, interpretimi do të bëhet pikërisht sipas kuptimit, që i bashkëngjiti pala. Por,

nëse interpretimi nuk sjell rezultat duke iu referuar këtyre dy kritereve, Parimet (PECL)

parashikojnë se do të merret si standard njeriu i arsyeshëm.754 Kjo është një metodë

objektive interpretimi, që ka në qendër botëkuptimin e një personi të arsyeshëm, të të njëjtit

lloj me palët e në të njëjtat rrethana.

Megjithatë, pavarësisht se cilit kriter i referohet, nga gjykata duhet të mbahet në

konsideratë se nuk mund të ndryshojnë apo denatyrojnë qëllimin e palëve, nëpërmjet

interpretimit të kontratës, duke abuzuar me të drejtën e duke shkelur mbi parimin e lirisë

kontraktore dhe parimin pacta sunt servanda.

Në punën e saj gjykata ndihmohet nga Parimet (PECL), të cilat kanë përcaktuar

disa çështje, të cilat marrin rëndësi gjatë interpretimit. Parimet (PECL) në art. 5:102 ofrojnë

një renditje jo shteruese çështjesh (pasi shprehen se “gjykata duhet të ketë në vëmendje në

veçanti...), që ndihmojnë gjykatën e në të njëjtën kohë e udhëheqin atë drejt interpretimit

të kontratës. Këto çështje,755 ndër të cilat edhe mirëbesimi, duhet të merren në konsideratë,

pasi mund të jenë përcaktuese në këtë proces.

Vetë Parimet (PECL) mbajnë një qëndrim në favor të kontratave në të cilat

negocimi realizohet bashkërisht nga palët. Ky qëndrim shprehet më së miri në art 5:104

dhe 5:103, sipas të cilave kushtet e negociuara individualisht nga palët marrin përparësi

duke supozuar se sikur edhe një kusht kontraktor të jetë i negociuar, ai mund të jetë

përcaktues për qëllimin e palëve, ndërsa sipas rregullit contra proferentem, preferohet që

interpretimi i kontratës të mos favorizojë palën kontraktore apo një person të tretë, që ka

formuluar një kusht kontraktor apo gjithë kontratën.

Në Kapitullin e Interpretimit, Parimet (PECL) mbështesin koherencën në kuptimin

e fjalëve në kontratë, duke e trajtuar dokumentin si një të tërin dhe duke pretenduar, që

interpretimi i kontratës të përzgjedhë atë kuptim të fjalës, i cili ka kuptim me natyrën dhe

llojin e kontratës. Përveç këtyre parashikimeve, të ngjashme me kodet civile evropiane,

Parimet (PECL) përmbajnë një parashikim që lidhet me gjuhët e përdorura për realizimin

e kontratës. Duke qenë se bëhet fjalë për kontrata ndërkombëtare, është e zakonshme që

ato të përpilohen në disa gjuhë. Sipas Parimeve (PECL) nëse ka mospërputhje dhe palët

753 Storme, M. E. Chapter 5/Interpretation, Comments to PECL, f. 346, online:

https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c5.pdf 754 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 5:101 755 “(a) rrethanat në të cilat është përfunduar, duke përfshirë negociatat paraprake;

(b) sjellja e palëve, edhe pas përfundimit të kontratës;

(c) natyrën dhe qëllimin e kontratës;

(d) interpretimin, i cili tashmë i është dhënë klauzolave të ngjashme nga palët dhe praktikat që

kanë vendosur ndërmjet tyre;

(e) kuptimi që zakonisht i jepet termave dhe shprehjeve në degën e aktivitetit në fjalë dhe

interpretimit që klauzola të ngjashme mund tashmë të kenë marrë;

(f) zakonet;

(g) dhe mirëbesimi dhe tregtia e drejtë”

Page 179: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

163

nuk kanë përcaktuar paraprakisht se cila gjuhë e kontratës do të jetë autoritare, do të ketë

prioritet gjuha e përdorur në kontratën origjinale.756

3.2.4 Mirëbesimi në përmbajtjen e kontratës

Tërësia e kushteve kontraktore formojnë përmbajtjen e kontratës. Mund të ndodhë

që deklarimi i njërës prej palëve përpara ose në përfundimin e kontratës, të vlerësohet si

detyrim kontraktor, kur ekzistojnë disa rrethana që lidhen me profesionin e saj ose kur

kështu e kupton pala tjetër në mënyrë të arsyeshme dhe në përputhje me plotësimin e disa

kushteve të parashikuara nga art. 6:101 (1).757

Për palët nuk është e detyrueshme veç ajo, që shprehimisht përcaktohet në kontratë,

por marrëdhënia e tyre disiplinohet më tej. Mirëbesimi në lidhje me përmbajtjen e kontratës

sipas Parimeve (PECL) kryen një funksion mbështetës dhe plotësues të kushteve

kontraktore të shprehura e të vendosura nga palët në kontratë. Krahas qëllimit të palëve

dhe kuptimit dhe natyrës së kontratës, mirëbesimi758 përmendet nga Parimet (PECL) si një

mjet i rëndësishëm në duar të arbitrave apo gjyqtarëve për të plotësuar boshllëqe të

mundshme në të. Komentet e Parimeve (PECL) sqarojnë, që edhe qëllimi i palëve kur

merret në konsideratë nga gjykata prezumohet të jetë ai qëllim, për të cilin palët në mënyrë

të arsyeshme do të kishin rënë dakord nëse do të vepronin në mirëbesim. Mirëbesimi

kërkon nga gjykata që të vlerësohet në një këndvështrim objektiv për të mbrojtur palët në

marrëdhënien kontraktore.759

Përveç këtyre, Parimet (PECL) përmbajnë rregulla, që përcaktojnë kushtet e

papërcaktuara në kontratë. Sipas përcaktimeve në art. 6:105 dhe 6:106 gjenden rregulla, të

cilat pavarësisht se çfarë kanë vendosur palët ose një person i tretë, të referojnë te

arsyeshmëria në përcaktimin e çmimit apo të ndonjë kushti kontraktor, kur ata vlerësohen

si tepër të paarsyeshëm. Në të dy artikujt parashikohet se nga gjykata një kusht apo çmim

i tillë “duhet të zëvendësohet nga një çmim apo kusht i arsyeshëm”. Por, nëse çmimi apo

mënyra e përcaktimit të tij nuk është përcaktuar fare, në art. 6:104 parashikohet se: “palët

do të trajtohen sikur janë marrë vesh për një çmim të arsyeshëm”. Kontratës me afat të

papërcaktuar mund t’i jepet fund “nga secila prej palëve, që ka njoftuar brenda një afati të

arsyeshëm”.760 Në këto artikuj mirëbesimi nuk është përdorur shprehimisht, por

arsyeshmëria është dhe tregon një aplikim të funksionit kufizues të tij.

Aplikimi i mirëbesimit sipas Parimeve (PECL) dëshmon për ekzistencën e një

mekanizmi, të huazuar nga legjislacionet e brendshme, që shërben për të shmangur

padrejtësinë nëpërmjet zbutjes së pabarazisë së palëve kontraktore. Në Komentet e

756 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 5:107 757 “Një deklarim i bërë nga njëra palë para ose kur kontrata trajtohet sikur shkakton një detyrim

kontraktual, nëse kjo është ajo që pala tjetër në ato rrethana, në mënyrë të arsyeshme ka kuptuar,

duke marrë parasysh:

(a) rëndësinë e dukshme të deklarimit të palës tjetër;

(b) nëse pala e ka bërë deklarimin në rrjedhën e biznesit;

(c) dhe ekspertizën relative të palëve.” 758 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 6:102 759 Storme, M. E. Chapter 6/Contents and Effects, Comments to PECL, f. 367-368, online:

https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c6.pdf 760 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 6:109

Page 180: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

164

Parimeve (PECL) pranohet se ky mekanizëm fuqizon rolin e gjyqtarëve duke i dhënë atyre

pushtet për të moderuar rreptësinë e lirisë dhe shenjtërisë kontraktore nëpërmjet

parandalimit që kosto të shkaktuara nga ngjarje të paparashikuara të bien tërësisht mbi

njërën nga palët.761 Mungesa e parashikimit të çdo situate, që do të ketë ndikim mbi

kontratën nëpërmjet rëndimit të pozitës së njërës prej palëve mund të jetë rezultat i

pakujdesisë, mungesës së eksperiencës, por edhe pse është praktikisht e pamundur të

parashikosh gjithçka. Ndaj art. 6:111 i Parimeve (PECL), që flet për ndryshimin e

rrethanave, parashikon mundësinë për rinegocim të kontratës, pra për të ridimensionuar

kontratën për një kohë të arsyeshme sipas parimit të mirëbesimit. Pala e interesuar për të

rinegociuar, është ajo palë që pëson dëme nga ndryshimi i rrethanave.

Roli i gjykatës është përcaktues atëherë kur rinegocimi nuk pranohet nga pala tjetër

ose ka zvarritje të këtij procesi. Parimet parashikojnë pushtetin që gjykata, në zbatim të

parimit të mirëbesimit, të rivendosë ekuilibrin për “të ndarë ndërmjet palëve në një mënyrë

të drejtë e të barabartë humbjet dhe përfitimet, që vijnë si rezultat i ndryshimit të

rrethanave” ose në të kundërt t’i japë fund kontratës. Komentet e Parimeve (PECL)

sqarojnë se pushteti i gjykatës për të ridimensionuar kontratën nuk është absolut, pasi ajo

nuk mund ta rishkruajë kontratën apo të diktojë modifikime të saj në masën, që t’i imponojë

palëve një kontratë të re, por sigurisht të ndërhyjë në të gjitha ato kushte kontraktore, që

preken nga ndryshimet e rrethanave, mbi të cilat palët kanë pretendime.762

Nëse në secilin prej rasteve, kur në kundërshtim me parimin e mirëbesimit është

refuzuar ose është ndërprerë rinegocimi, gjykata vendos për përcaktimin e një shpërblimi

për dëmet e pësuara. Ky mekanizëm, që fuqizon gjykatën me pushtet të gjerë, duhet

përdorur në një masë të moderuar për të mos prishur qëndrueshmërinë jetike të

marrëdhënies kontraktore.763

3.2.5 Mirëbesimi në përmbushjen dhe mospërmbushjen e kontratës

Ndikimi i mirëbesimit në përmbushjen e kontratës nënkupton disiplinimin e palëve

kontraktore, që gjatë realizimit të të drejtave dhe përmbushjes së detyrimeve të rrjedhura

nga kontrata e tyre, të veprojnë me korrektësi dhe ndershmëri, duke mos i shkaktuar dëm

palës tjetër e duke mos nxjerrë përfitime e avantazhe të padrejta për vete.

Në Parimet (PECL) në fakt nuk ka ndonjë parashikim të veçantë që shpreh detyrimin

për mirëbesim në përmbushjen e kontratës, por për sa detyrimi për mirëbesim është

përmendur në parashikimet e përgjithshme të Parimeve (PECL), ky detyrim rëndon mbi

palët edhe në përmbushjen e kontratës.

Në përmbushjen e kontratës marrin rëndësi edhe koha apo vendi i përmbushjes së

detyrimeve kontraktore. Në artikujt e Parimeve (PECL), që përmbajnë parashikime në

lidhje me kohën dhe vendin e përmbushjes së detyrimeve ndihet prezenca e mirëbesimit,

për sa sipas këtij parimi secië nga palët mund të pranojë përmbushjen e detyrimit kontraktor

edhe përpara kohës së përcaktuar, nëse kjo nuk vjen në kundërshtim me interesat e saj.764

Referuar Komenteve të Parimeve (PECL) edhe pse përmbushja e detyrimeve përcaktohet

nga palët në përputhje me aktivitetin dhe disponueshmërinë e kreditorit dhe mund të

761 Po aty, f. 397 762 Po aty, f. 401 763 Po aty, f. 402 764 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 7:103

Page 181: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

165

ekzistojë rreziku, që një përmbushje e parakohshme të shkaktojë shqetësime dhe

shpenzime të mëtejshme, mirëbesimi kërkohet me qëllim që të shmangen refuzime abuzive

nga ana e kreditorit.765

Art. 7:101 përcakton se si vendoset në lidhje me vendin ku do të përmbushet detyrimi,

duke iu referuar sipas rastit: selisë së biznesit apo vendbanimit të kreditorit. Por, nëse pas

përfundimit të kontratës kreditori ndryshon vendin e selisë së biznesit apo vendbanimin e

tij, është e arsyeshme sipas parimit të mirëbesimit të kërkohet nga ky i fundit që përmbushja

e detyrimit të bëhet në vendin e ri. Në një rast të tillë mirëbesimi nga ana e debitorit do të

duhej të “motivohej” nga një qëndrim korrekt i kreditorit, i cili nuk mund ta pretendojë

përmbushjen e detyrimit në vendin e ri nëse kjo i sjell shqetësim apo kosto shtesë debitorit,

ose duhet t’i mbulojë me shpenzimet e veta këto kosto, si dhe duhet të bëjë njoftimin ndaj

debitorit brenda një kohe të arsyeshme.766

Përmbushja e detyrimit nga debitori është realizimi me sukses i të gjitha

përgjegjësive, me të cilat ai është ngarkuar nga kontrata. Mospërmbushja e detyrimit

plotësisht ose pjesërisht do ta ngarkonte debitorin me përgjegjësi kontraktore dhe do t’i

hapte rrugë pretendimeve të kreditorit për dëmshpërblim. Parimet (PECL) e parashikojnë

mundësinë e pagimit të dëmshpërblimit në rast mospërmbushje, përveç kur

mospërmbushja është e justifikuar për shkaqe të përcaktuara në përmbajtjen e Parimeve

(PECL). Në art. 8:101 parashikohet se kur mospërmbushja e plotë apo e pjesshme e

detyrimit shkaktohet nga vetë kreditori, nuk mund të kërkohet dëmshpërblim. Një sjellje e

tillë nga ana e kreditorit do të ishte në kundërshtim me parimin e mirëbesimit; pra, vënia

në vonesë apo pengimi i përmbushjes së detyrimit nga debitori e më pas ngritja e

pretendimeve për dëmshpërblim.

Marrëdhënia kontraktore përgjithësisht karakterizohet nga lidhje të drejta e të

ndershme, të cilat përtej të qenit lidhje ligjore e biznesi, janë fillimisht lidhje njerëzore. Si

të tilla, duke iu përshtatur rrethanave, ato mund të shprehin karakteristika të përshtatshme

për marrëdhënie njerëzore “të dhënies së mundësisë për të rikuperuar”, mundësi, që

parashikohet edhe nga Parimet (PECL), art. 8:106, kur debitori vihet në vështirësi për të

përmbushur detyrimet sipas afatit të përcaktuar në kontratë. Pala e dëmtuar ka mundësi që

të kërkojë përfundimin e marrëdhënies kontraktore dhe dëmshpërblimin përkatës, por në

përputhje me parimin e mirëbesimit ajo, me kërkesë të palës tjetër mund të lejojë që

përmbushja të bëhet në një kohë të mëvonshme. Por, edhe nëse nuk pranon përmbushjen e

mëvonshme, përsëri sipas mirëbesimit, pala e dëmtuar duhet të njoftojë palën tjetër për

mospranimin.767

Mospërmbushja e detyrimit mund të shkaktohet nga ngjarje (pavarësisht llojit të

tyre), të cilat nuk mund të parandalohen nga debitori dhe as që janë parashikuar prej tij në

kohën e përfundimit të kontratës, por që realisht e pengojnë këtë të fundit në përmbushjen

e detyrimit. Kjo njihet zakonisht si forca madhore, qe cila është e pakontrollueshme dhe e

paparashikueshme nga palët dhe që shkakton vështirësi për realizimin e detyrimeve

përkatëse të tyre. Në art. 8:108 (3) njoftimi që pala në vështirësi i bën palës tjetër brenda

një kohe të arsyeshme, është shprehje e mirëbesimit. Njoftimi i bërë brenda një kohe të

765 Storme, M. E. Chapter 7/Performance, Comments to PECL, f. 408, online:

https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c7.pdf 766 Po aty, f. 403 767 Storme, M. E. Chapter 8/Non-Performance and Remedies in General, Comments to PECL, f.

464-465, online: https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c8-1.pdf

Page 182: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

166

mjaftueshme mundëson që pala tjetër të marrë masa për të zvogëluar pasojat negative të

mospërmbushjes. Nëse njoftimi nuk niset brenda një kohe të arsyeshme, apo nuk merren

masa që njoftimi t’i mbërrijë palës së dëmtuar apo njoftimi nuk niset fare, përgjegjësia do

të bjerë mbi palën e detyruar dhe kjo sjellje mund të nënkuptojë kosto shtesë, për sa në

mungesë të njoftimit gjendja e palës së dëmtuar dhe dëmet e pësuara mund të jenë më të

rënda.768

Megjithatë, mund të ndodhë që palët paraprakisht të kenë vendosur që marrëdhënia

e tyre kontraktore të mos i nënshtrohet korrigjimeve duke e kufizuar apo përjashtuar këtë

mundësi. Kjo marrëveshje e palëve, e shprehur në formën e një kushti kontraktor do të jetë

e pavlefshme nëse bie ndesh me parimin e mirëbesimit.769 Në dallim nga art. 4:110, art.

8:109 përmban një parashikim më të butë. Art. 4:110 i referohet kushteve, që nuk janë

negociuar individualisht dhe që janë bërë pjesë e kontratës në kundërshtim me

mirëbesimin, ndërsa art. 8:109 përveç se përjashton nga aplikimi, zbatohet pavarësisht nëse

kushtet janë negociuar individualisht apo jo.770

Në lidhje me përmbushjen apo mospërmbushjen e një kushti, Parimet (PECL)

parashikojnë një detyrim për palët, të cilat nuk duhet të bëjnë asgjë që kompromenton

përmbushjen përkatëse të kontratës. Kështu sipas art. 16:102 një kusht do të konsiderohet

se është përmbushur ose jo, nëse debitori ka parandaluar përmbushjen apo ka provokuar

realizimin e tij në kundërshtim me mirëbesimin.771

4. KRAHASIM I KONVENTËS (CISG), PARIMEVE UNIDROIT (PICC) DHE

PARIMEVE (PECL)

Nuk ka dyshim që një prej koncepteve më të rëndësishme, i cili bashkon instrumentet

ndërkombëtare më të rëndësishme në lidhje me ligjin kontraktor, është mirëbesimi.

Pavarësisht dallimeve në qasjen e tyre ndaj mirëbesimit, duhet pranuar që parimi i

mirëbesimit përshkon këto instrumente, duke vendosur standarde që sigurojnë drejtësinë,

korrektesën dhe ndershmërinë në kontratat dhe tregtinë ndërkombëtare.

Duke iu rikthyer edhe një herë Konventës (CISG), Parimeve UNIDROIT (PICC) dhe

Parimeve (PECL), pavarësisht formës së tyre, mënyrës së formimit apo qëllimit,

mirëbesimi zë një vend të rëndësishëm në përmbajtjen e tyre. Sigurisht që kjo nuk është

rastësi, por bindje e përgjithshme se parimi i mirëbesimit luan një rol të rëndësishëm në

ligjin kontraktor ndërkombëtar. Përfshirja e parimit të mirëbesimit në nivel ndërkombëtar

është një sfidë e fituar, pasi në dallim nga legjislacionet e brendshme të cilat e përmbajnë

mirëbesimin, në nivel ndërkombëtar mirëbesimi është përballur me kundërshtime për t’u

njohur dhe përfshirë. Kjo është një fitore e dyfishtë e parimit të mirëbesimit.

Krahasimi i Konventës (CISG) me Parimet UNIDROIT (PICC) dhe Parimet (PECL)

është një krahasim që vë përballë dokumente me karakter ndërkombëtar: Konventa (CISG)

e ratifikuar nga një numër shtetesh në rritje në të gjithë botën, Parimet UNIDROIT (PICC)

janë të një karakteri ndërkombëtar, ndërsa Parimet (PECL) janë më të kufizuara nga

pikëpamja gjeografike, pasi qëllimi i krijimit të tyre ishte për t’u aplikuar si parime të

768 Po aty, f. 475 769 Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 8:109 770 Storme, M. E. Chapter 8/Non-Performance and Remedies in General, Comments to PECL, f.

480, online: https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme/c8-1.pdf 771 B. Fauvarque-Cosson. & D. Mazeaud (Eds.) vep. e cit., f. 539,

Page 183: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

167

përgjithshme të së Drejtës Kontraktore në BE, pra duke shënjuar kryesisht Evropën. Një

pasqyrim i shkurtër dhe i saktë mbi “mbulimin territorial dhe lëndor” të këtyre akteve

mund të shprehej kështu: “Parimet UNIDROIT (PICC) janë më të gjera se sa Konventa

(CISG) dhe merren me shumë lloje të kontratave tregtare ndërkombëtare, duke përfshirë

kontratat për shërbime. Parimet (PECL) janë të zbatueshme për kontratat e lidhura nga

palët, që i përkasin shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa Parimet UNIDROIT

(PICC) dhe Konventa (CISG) janë të zbatueshme në mënyrë universale. Parimet

UNIDROIT (PICC) merren me të Drejtën Kontraktore Ndërkombëtare, ndërsa Parimet

(PECL) me të gjitha llojet e kontratave, duke përfshirë kontratat e brendshme dhe kontratat

konsumatore”.772

Ndërsa Konventa (CISG) mund të konsiderohet padyshim si një nga përpjekjet më të

suksesshme për harmonizimin e ligjit tregtar ndërkombëtar, e cila si më e hershme në kohë

ka frymëzuar dhe ka shërbyer si bazë për krijimin e Parimeve UNIDROIT (PICC) dhe

Parimet (PECL), të cilët janë bazuar kryesisht në të njëjtat burime të së drejtës. Pra, qëllimi

i të tre dokumenteve është i njëjtë. Gjithashtu, të tri instrumentet bazohen në studime të

gjera krahasuese, si bazë për përpunimin e zgjidhjeve moderne dhe funksionale, që nuk

janë ekskluzivisht të frymëzuara nga një sistem ligjor apo nga një tjetër.773

Konventa (CISG), në dallim nga Parimet ka një forcë detyruese për shtetet që e kanë

ratifikuar atë, ndërsa Parimet UNIDROIT (PICC) dhe Parimet (PECL) janë ideuar, krijuar

dhe përdoren si sete rregullash jo detyruese, ose siç njihen ndryshe soft law. Thënë ndryshe:

aplikimi në praktikë për Konventën (CISG) do të varet nga fakti nëse Konventa është

ratifikuar ose jo, ndërsa për Parimet nuk nevojitet ndërmarrja e hapave me natyrë miratuese

nga shtete të ndryshme. Megjithatë, të paktën Parimet UNIDROIT (PICC), duke u nisur

edhe nga universaliteti i tyre mund të përdoren për të interpretuar dhe plotësuar më tej

parashikimet e Konventës (CISG), duke qenë se ajo vetë parashikon se sete të tilla

rregullash mund të kryejnë funksionin “gap filling” të saj.

Të dyja Parimet përfaqësojnë iniciativa private për krijimin e rregullave të

përmbledhura në lidhje me të Drejtën Kontraktore. Pra, nevojë e njëjtë për një tërësi

rregullash neutrale, që nuk e marrin fuqinë nga karakteri i detyrueshëm, por duke u

përzgjedhur nga palët kontraktore, apo nga autoritetet që zgjidhin mosmarrëveshjet

kontraktore, për të arritur edhe aty ku ligjet e brendshme, “mungojnë”. Në të dy rastet

komisionet, që i përgatitën, ishin të përbëra nga akademikë, studiues dhe praktikantë të

ligjit, të përgatitur dhe me eksperiencë. Për më tepër anëtarët e komisioneve ishin të pavarur

në arritjen e rezultateve të tyre dhe më i rëndësishëm është fakti se ata nuk kishin autoritet

ligjbërës.

Qëllimi i krijimit të tyre është i shprehur qartë, që në fillim, te Parimet (PECL) në art.

1:101 ndërsa te Parimet UNIDROIT (PICC) te preambula e tyre. Qëllimi është thuajse i

njëjtë: të shndërrohen në model rregullash për të Drejtën Kontraktore, të jenë parime të

përgjithshme të së Drejtës Kontraktore e të konsiderohen si rilindja e lex mercatoria.

Të dyja Parimet nuk kanë fuqi detyruese, por nëse palët në kontratë vendosin që

kontrata e tyre të qeveriset nga një set rregullash neutrale, si parime të përgjithshme, ato

janë lehtësisht të aplikueshme si lex contractus. Edhe pse nuk janë të detyrueshme, mënyra

se si janë krijuar dhe paraqitur krijon përshtypjen e leximit të dispozitave ligjore, por në

772 Fernando, R. (2015). CISG, UNIDROIT Principles and PECL compared

https://www.linkedin.com/pulse/cisg-unidroit-principles-pecl-compared-rohan-fernando 773 Moss, G. C. (2007). vep. e cit., f. 24

Page 184: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

168

krahasim me aktet ligjore të brendshme, si Parimet UNIDROIT (PICC), ashtu edhe Parimet

(PECL) janë shoqëruar me komente dhe sqarime të artikujve, si dhe të ilustruara me

shembuj: te Parimet UNIDROIT (PICC) shembujt janë teorikë, ndërsa te Parimet (PECL)

një pjesë e tyre janë nxjerrë nga praktika gjyqësore e shteteve anëtare.

Parimet UNIDROIT (PICC) dhe Parimet (PECL) kanë më shumë ngjashmëri me

njëra-tjetrën, madje këto të fundit shpesh janë konsideruar si kopje të të parave. Ndoshta

edhe për këtë shkak, pra “publikimit të mëparshëm”, por edhe të publicitetit, Parimet

UNIDROIT (PICC) vlerësohen si më të suksesshme. Megjithatë të dyja Parimet

përmenden si shembuj të qasjeve alternative dhe të mënyrës se si ligji mund të zhvillohet.774

E përmendur edhe më lart, një nga dallimet kryesore ndërmjet dy Parimeve qëndron në

faktin se Parimet (PECL) nuk mund të linin pa i dhënë vëmendje një Direktive të BE-së

për kontratat konsumatore, duke u aplikuar edhe në këto lloj kontratash, ndërkohë që

Parimet UNIDROIT (PICC) aplikohen vetëm në transaksionet e biznesit.775

Parimi i mirëbesimit zë një vend qendror, të paktën në dy dokumentet me karakter jo

të detyrueshëm, ndërkohë që pozita e mirëbesimit në Konventën (CISG) duhet pranuar se

është më e kufizuar. Mund të këmbëngulet pa asnjë mëdyshje se parashikimet në lidhje me

mirëbesimin, por edhe aplikimi i tij në praktikë, janë të shkëputura nga parashikimet

individuale dhe të ndryshme të ligjeve të brendshme të shteteve.

Nga pikëpamja sasiore, përmendja e mirëbesimit në Parimet UNIDROIT (PICC)

është në një masë më të madhe (të paktën në 5 artikuj) se sa në Konventën (CISG), në një

artikull 7 (1), edhe pse duhet pranuar se te Parimet UNIDROIT (PICC) ka një artikull

“kryesor” ose “qendror”, tek i cili referohen të tjerët. Përveç mirëbesimit, Parimet

përmendin edhe keqbesimin. Në përmbajtjen e Parimeve (PECL) ka një artikull qendror

për mirëbesimin (1:201), por mirëbesimi përmendet më tej edhe në mbi 15 artikuj të tjerë.

Në pamje të parë, pa u analizuar më tej përmbajtjet e tyre, si dhe pa u marrë në

konsideratë aplikimi i tyre në praktikë nga gjyqtarët dhe arbitrat, por edhe nga legjislatorët,

duket se Konventa e kërkon mirëbesimin si mjet për interpretimin e saj, ndërsa Parimet

UNIDROIT (PICC) e vendosin si detyrim për palët kontraktore, për fazën parakontraktore

dhe për të gjithë marrëdhënien kontraktore. Qëndrim të njëjtë me Parimet UNIDROIT

(PICC) mbajnë edhe Parimet (PECL) në lidhje me mirëbesimin. Kjo duket edhe në

pozicionimin e artikullit kryesor që i referohet mirëbesimit, i cili te të dyja Parimet është

në kapitujt e parashikimeve të përgjithshme. Megjithatë ka një dallim midis Parimeve, pasi

në rastin e Parimeve (PECL) është “huazuar” modeli gjerman i “Treu und Glauben” për

“good faith and fair dealing”, duke i shtuar karakterin objektiv pranisë së mirëbesimit,

ndërsa në Parimet UNIDROIT (PICC) mirëbesimi kërkohet sipas ligjit ndërkombëtar, duke

shkëputur çdo lidhje me mënyrën e aplikimit të tij në ligjet e brendshme.

Por, pranohet se në praktikë, nga gjyqtarët dhe arbitrat, mirëbesimi sipas Konventës

(CISG) përmban detyrimin e palëve për të vepruar në mirëbesim, edhe pse në dallim nga

Parimet UNIDROIT (PICC) ky detyrim nuk del i shprehur qartë. Ndërkaq nga UNIDROIT

pranohet se mirëbesimi i përmendur në art. 1.7 nuk kufizohet vetëm si një detyrim për palët

kontraktore, por zgjerohet në përdorim kur konsiderohet si shprehje e qëllimit thelbësor

për t’u promovuar në marrëdhëniet kontraktore.776 Në përmbajtjen e Parimeve (PECL),

774 Poole, J. (2014). Text Book on Contract Law, Botimi XII. Oxford University Press, Oxford, f.

14 775 Hondius, E. H. (2002). vep. e cit., f. 16 776 UNIDROIT PICC (2010), Koment Nr. 3, art. 1.6

Page 185: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

169

mirëbesimi është në pozita të forta, madje sipas tyre e arsyeshme do të konsiderohet

gjithçka e kryer në përputhje me mirëbesimin. Dallimi midis Konventës (CISG) dhe të dyja

Parimeve, në lidhje me mirëbesimin është i kuptueshëm, sepse Konventa (CISG) është e

detyrueshme për zbatim dhe kanë qenë të nevojshme më shumë manovra politike e

diplomatike, si dhe më shumë kompromis, me qëllim që Konventa të tërhiqte për ratifikim

një numër të madh shtetesh.777

Sikundër edhe në Parimet UNIDROIT (PICC) palët nuk mund të heqin dorë apo të

shmangin respektimin e parimit. Në Parimet (PECL) mirëbesimi promovohet dhe kërkohet

jo vetëm gjatë fazës parakontraktore, por edhe në përmbajtjen e kontratës, interpretimin

dhe përmbushjen e saj dhe përcaktimin e përgjegjësive dhe dëmshpërblimeve në rast

mospërmbushjeje.

Në vazhdim të kësaj mund të përmendet se sipas Konventës (CISG) mirëbesimi në

fazën parakontraktore duket se kërkohet në mënyrë indirekte, Parimet UNIDROIT (PICC)

dhe Parimet (PECL) përcaktojnë përkatësisht përgjegjësi për palën, që: “negocion ose e

ndërpret negocimin në keqbesim” apo “ka negociuar apo ka ndërprerë negocimin në

kundërshtim me mirëbesimin”. 778

Përsa i përket vlefshmërisë së kontratës, në Parimet UNIDROIT (PICC) dhe Parimet

(PECL) vlefshmëria dhe veset e vullnetit trajtohen nën ndikimin e mirëbesimit dhe

arsyeshmërisë, ndërkohë që Konventa (CISG) vetëpërjashtohet nga trajtimi i vlefshmërisë

së kontratës, duke e kufizuar rregullimin e saj vetëm në formimin e kontratës së shitjes dhe

të drejtat e detyrimet e shitësit dhe blerësit që rrjedhin nga kjo kontratë.779 Ndërsa

interpretimi i kontratave sipas Parimeve (PECL) kërkohet të realizohet, ndër të tjera, në

përputhje me mirëbesimin, ky i fundit nuk përmendet në Parimet UNIDROIT (PICC),

përveç se në kontekstin e “gap filling” të kontratës,780 ndërsa sipas Konventës (CISG) kjo

kërkesë është kryesore, jo për të interpretuar kontratat individuale, por vetë Konventën.

Dallimet ndërmjet të dy Parimeve dhe Konventës (CISG) janë edhe më të dukshme

sesa ndërmjet dy Parimeve edhe për mënyrën se si janë ndërtuar, si dhe për llojet e

parashikimeve që përmbajnë. Kështu Parimet UNIDROIT (PICC) dhe Parimet (PECL) në

krahasim me Konventën (CISG), përmbajnë rregullime më të zgjeruara, që në rast të

përjashtimit të një ligji të brendshëm për qeverisjen e kontratës, të jenë të afta për të

rregulluar efektet e një marrëdhënieje ligjore. Përveç se janë të kodifikuara, ato janë edhe

të sistemuara edhe me një fushëveprimi të përgjithshme, ndaj mund të përdoren në të gjitha

llojet e kontratave dhe për të gjitha çështjet ligjore që lindin në lidhje me to.781

777 SCC (Stockholm Chamber of Commerce) Arbitral Awards 2004-2009 (2011). Në L. Bergman.

& S. Bond (Eds.), JURIS f. 225 778 UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010), art. 2.1.15 dhe

Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL), art. 2:301 779 Konventa e Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave”

(CISG), art. 4 (a) 780 Moss, G. C. (2007). vep. e cit., f. 27 781 Po aty, f. 25

Page 186: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

170

KAPITULLI IV

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Në mbyllje të këtij studimi, i cili fokuson rëndësinë dhe zbatimin e parimit Bona

Fides në të Drejtën Kontraktore, bazuar në analizimin e legjislacionit përkatës shqiptar,

disa legjislacioneve të huaja e disa instrumenteve ndërkombëtare, si dhe në qëndrimin e

gjykatave dhe studiuesve të së Drejtës, janë nxjerrë disa përfundime, të cilat do të shërbejnë

për të treguar në mënyrë të përmbledhur vlerën, rëndësinë dhe rolin praktik të parimit në

të Drejtën Kontraktore, i cili modifikon në sensin pozitiv një situatë, duke synuar

maksimizimin e drejtësisë në marrëdhënien kontraktore pa cenuar ligjshmërinë e saj. Këto

përfundime, kombinohen me disa rekomandime, që drejtohen kryesisht në zbatimin praktik

të parimit nga gjykatat shqiptare.

Zanafilla e parimit Bona Fides na kthen pas në të Drejtën Romake, ku mirëbesimi

kontraktor u shfaq si një zgjidhje e diktuar nga zgjerimi i territorit Romak, zhvillimi

shoqëror dhe ai tregtar. Shfaqja e parimit, pa lënë mënjanë origjinën hyjnore, i dedikohet

nevojës për të sjellë drejtësi në konfliktet kontraktore. Ky parim ndryshoi njëherë e

përgjithmonë procedurën në gjykatë dhe bëri të mundur krijimin e kontratave bona fides.

Parimi lindi prej nevojës, që ligji dhe procedurat e rrepta gjyqësore të zhvilloheshin nën

një frymë të re. Praktika gjyqësore Romake, nëpërmjet parimit Bona Fides, tregoi që roli i

gjykatave nuk mund të jetë formal, për të zbatuar literalisht ligjin dhe shkon përtej

ligjshmërisë në dhënien e vendimit. Ai synon drejtësinë. Edhe pse ka raste në praktikën

gjyqësore, që mirëbesimi i palës vlerësohet i lidhur ngushtë me ligjshmërinë e veprimeve

të saj: “Në kushtet që pala paditëse ka qenë në mirëbesim, sepse kontraten e sipërmarrjes

e ka lidhur në mënyrë të ligjshme, pasi ka fituar tenderin e shpallur publikisht nga Bashkia

e Tiranës, asaj nuk mund të mos i kthehet vlera e punimeve të njohura si të kryera”.782

Parimi iu imponua të Drejtës Kontraktore duke qenë: mbartës i moralit dhe vlerave

të pamohueshme, i çmuar nga e Drejta Kanonike, pjesë e lex mercatoria, frymëzues i

rrymave filozofike dhe i kodeve të para civile, i zbatuar nga gjykatat në dhënien e

drejtësisë. Mbi këtë bazë Bona Fides mundi të kishte jetëgjatësi.

Shekuj të ekzistencës së parimit dhe përfshirja në legjislacione në gjithë botën

dëshmojnë për vlerën dhe rëndësinë e veçantë të tij. Parimi i mirëbesimit, pavarësisht

“moshës” nuk mund të quhet kurrsesi “i dalë mode”. I huazuar nga zbatuesit e ligjit në

praktikë është kthyer në “shtegun” nëpër të cilin vlerat e morali shoqëror depërtojnë në ligj

e në procedurat gjyqësore për të “zbutur” ashpërsinë e tyre.

Ka debat aktual dhe autorë të ndryshëm i referohen mirëbesimit duke e konsideruar

një klauzolë me përmbajtje të përgjithshme apo normë të hapur. Jam e mendimit se vendi,

që zë mirëbesimi në të Drejtën Kontraktore është ai i një parimi të përgjithshëm e të

rëndësishëm. Kjo pasi mirëbesimi plotëson disa kritere për t’u quajtur i tillë. Kuptimi i

mirëbesimit është i gjerë, abstrakt, i përgjithshëm, elastik, në përputhje me situatën

782 Vendim Nr. 887, datë 04.07.2006 i Kolegjit Civili të Gjykatës së Lartë Shqiptare

Page 187: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

171

konkrete në të cilën aplikohet. Mirëbesimit i referohen kryesisht gjyqtarët, në zgjidhjen e

çështjeve të ndryshme, duke shfrytëzuar edhe funksionin e tij “gap filling”. Ndërkaq edhe

pjesa më e madhe e studiuesve e përcaktojnë si parim të së Drejtës Kontraktore të

brendshme e ndërkombëtare. Ky qëndrim mbështetet edhe nga gjykata të ndryshme.

Edhe pse nuk kanë munguar përpjekjet serioze për përkufizim, mirëbesimi edhe sot

ka ngelur pa një të tillë, të vetëm e të gjithë pranuar. Këto përpjekje serioze janë bërë

kryesisht nga studiues të së drejtës dhe gjyqtarë, ndërkohë, që reflektohet mungesë

përkufizimesh për parimin nga aktet ligjore.

Mungesa e përkufizimit është tashmë një fakt i njohur dhe i pranuar, por që nuk e

ka ulur vlerën e parimit të mirëbesimit. Pikërisht kjo mungesë është kthyer në një

karakteristikë të veçantë të parimit, që avantazhon zbatimin e tij:

(1) Edhe pse mirëbesimi krahasohet me një “oqean pa brigje”, por kurrsesi nuk

mund të veçohet apo të mohohet lidhja e padiskutueshme, që ai ka me standardet e

arsyeshmërisë, drejtësisë, besnikërisë, ndershmërisë e korrektesës. Mirëbesimit i jepet

kuptimi nëpërmjet këtyre termave të përgjithshëm, por kjo realisht nuk krijon ndonjë

problem thelbësor në perceptimin e vlerave, që ai mbart. Termat e përdorur për të

identifikuar mirëbesimin në çdo kohë e në çdo shoqëri deri më tani, kanë pak a shumë të

njëjtin vlerësim pozitiv. Kështu që bëhet më e lehtë për t’u kuptuar e për t’u vlerësuar. (2)

Gjykatat gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm për mënyrën se si e aplikojnë parimin në

konfliktet kontraktore. Zgjidhja e situatave të tilla ka në thelb, përveç respektimit të

autonomisë kontraktore, edhe kërkesën për siguri: që drejtësia do të vihet në vend, që do

të shmangen avantazhet e padrejta e që secili do të marrë çfarë i takon. Praktika gjyqësore

është në fakt ajo që i jep parimit nuancën përkatëse, njëkohësisht duke krijuar ndoshta për

çdo rast nga një përkufizim për të. (3) Duke qenë se në praktikë, në gjykatë mund të

paraqiten një shumëllojshmëri konfliktesh kontraktore, nuk duket e favorshme që mbi to

të aplikohej parimi i mirëbesimit i përcaktuar në një përkufizim të vetëm, pasi sa do i plotë

të duket, nuk do të mund të përfshinte dot në të përmasat e vërteta të parimit. Por, edhe

nëse do të pranonim si përkufizim të parimit ndonjë nga përshkrimet, që studiues apo

gjyqtarë kanë dhënë për mirëbesimin, ose një kombinim të tyre, ky përkufizim i vetëm,

nuk do të ishte në gjendje të arrinte të pasqyronte shumëllojshmërinë e sjelljeve të palëve,

ku çdo njëra prej të cilave mund të konsiderohej ose jo në mirëbesim në rrethana të

caktuara. (4) Mungesa e përkufizimit nuk “lëkund” parimin e sigurisë në marrëdhëniet

kontraktore, aq të vlerësuar nga Common Law, por mundëson përshtatjen e parimit me

situatat konkrete. Një parim “i ngurtë” nuk do të kishte të njëjtin efikasitet, si mjet për të

shmangur pasojat negative të manipulimeve kontraktore.

Gjyqtari, në zbatimin e parimit, duhet të ketë një ide të tijën mbi mirëbesimin dhe

të mos ia lërë rastësisë apo situatave të paraqitura për zgjidhje, krijimin e një të tille.

Përkundrazi, secili prej gjyqtarëve duhet të ketë “krijuar” një përkufizim të vetin për

mirëbesimin, por do të ishte më e drejtë që ky përkufizim të mos zbatohej i pandryshuar,

“me kokëfortësi”, në çdo konflikt të paraqitur për zgjidhje. Thënë ndryshe, edhe i njëjti

gjyqtar, i cili përballet në vazhdimësi me konflikte mbi të cilat duhet të vendosë në lidhje

me mirëbesimin, e zhvillon më tej konceptin e tij mbi mirëbesimin duke e pasuruar atë nga

eksperienca profesionale vetjake. Pra, zbatimi në praktikë i mirëbesimit do të varet nga

Page 188: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

172

perspektiva e atij që merr vendime, duke mbajtur në konsideratë si standardin që nuk duhet

të shkelet, njeriun e arsyeshëm.

Qëllimi kryesor i zbatimit të parimit të mirëbesimit në të Drejtën Kontraktore nuk

është gjë tjetër veçse të kthehet në një portë nga ku humanizmi mund të hyjë në ligj. Ligjet

krijohen nga njerëzit, aplikohen nga njerëzit për të dhënë drejtësi për njerëzit. Por, nuk jemi

duke folur për një kategori, por për tre të tilla.

Së pari, ligjvënësit, të cilët i krijojnë ligjet, së dyti, gjyqtarët apo nëpunësit, të cilët

i aplikojnë në praktikë dhe së treti qytetarët, jetët dhe marrëdhëniet e të cilëve rregullohen

nëpërmjet tyre. Duke u nisur nga kategoria e tretë mund të themi që qytetarët nuk luajnë

ndonjë rol specifik, përveç se kanë detyrimin që aktivitetin e tyre ta kryejnë në përputhje

me ligjet në fuqi. Kategoria e parë, ajo e ligjvënësve, është kategoria që prodhon ligjet.

Nuk ekzistojnë ligje perfekte apo ligje që i rezistojnë kohës pa pësuar ndryshime për t’iu

përshtatur zhvillimeve shoqërore. Nëse në praktikë ka situata, të cilat nuk kanë “mbulim

ligjor”, ose kur zbatimi literal i tyre nuk e zgjidh situatën, por e komplikon atë,

marrëdhëniet e krijuara midis qytetarëve, domosdoshmërisht duhet të rregullohen me sa

më shumë drejtësi. Në këtë situatë kategoria e dytë, ajo e gjyqtarëve, e ngarkuar me dhënien

e drejtësisë ka mundësi për të aplikuar ligjin duke shfrytëzuar parimin e mirëbesimit.

Roli i gjyqtarit në zbatimin e parimit të mirëbesimit është vendimtar, madje mund

të krahasohet me atë të legjislatorit. Duke shfrytëzuar parimin e mirëbesimit gjyqtarët nuk

krijojnë ligje, por lejojnë ose mundësojnë që ligji t’i përshtatet ndryshimeve. Në këtë

mënyrë zhvillimi shoqëror dhe vlerat e reja të shoqërisë hyjnë më lehtë në ligj, pa e

konsideruar këtë të fundit të vjetëruar dhe pa nxitur nevojën për ndryshim të ligjit.

Duke iu rikthyer edhe njëherë rrënjëve Romake të parimit Bona Fides, qëllimi i

shfaqjes së tij ishte pikërisht zbutja e rreptësisë së ligjit, për të korrigjuar padrejtësi të

mundshme, të shkaktuara nga zbatimi strikt i tij. Pra roli i gjyqtarit u modifikua duke u

fuqizuar që prej fillimit, jo për të zëvendësuar ligjvënësin, por për të mundësuar, që vlerat

shoqërore të realizonin ndryshime të nevojshme në zbatimin e ligjit.

Mirëbesimi, si parim në të Drejtën Kontraktore, nuk duhet të trajtohet si i veçuar,

por në bashkëveprim me parimet e tjera të kësaj fushe të së drejtës, duke përcaktuar kështu

së bashku kufijtë, brenda të cilave duhet të zhvillohet një marrëdhënie kontraktore. Në

pamje të parë parimi i mirëbesimit në dallim nga liria kontraktore, autonomia e palëve dhe

parimi i ndalimit të abuzimit me te drejtën duket se nuk merr të njëjtin drejtim, pasi

mirëbesimi mund të ngjajë si kufizues i këtyre parimeve, duke synuar të minimizojë

pabarazitë dhe të rivendosë ekuilibrin kontraktor.

Bazuar në një analizë më të thellë raporti i mirëbesimit me këto parime mund të

shikohet si një raport, që zhvillohet midis parimeve plotësuese të njëra-tjetrës. Respektimi

i parimit të mirëbesimit nuk përjashton respektimin e parimeve të tjera. Përkundrazi,

mirëbesimi është një garanci për respektimin e tyre dhe anasjelltas. Kjo qasje dhe ky raport

janë aq të rëndësishme, sa që janë të pazëvendësueshme në orientimin e palëve drejt një

marrëdhënieje të drejtë e të ndershme.

Mirëbesimi parakontraktor shërben si një vijë ndarëse ndërmjet qëndrimit të Civil

Law dhe Common Law ndaj vetë parimit, duke krijuar një situatë të polarizuar. Këto dy

pole: pro (Civil Law) dhe kundër (Common Law) ndikojnë drejtpërdrejt në një përqasje

Page 189: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

173

dhe vlerësim të ndryshëm në përcaktimin e ekzistencës ose jo të përgjegjësisë

parakontraktore, e cila bazuar në doktrinën culpa in contrahendo, është rezultat i mungesës

apo shkeljes së detyrimit për mirëbesim në fazën e negocimeve. Përgjegjësia

parakontraktore është një çështje që i përket vendeve Civil Law dhe thuajse nuk njihet nga

vendet Common Law, megjithatë legjislacionet Common Law nuk përjashtojnë

përgjegjësinë e palëve kur ato janë në kushtet e mashtrimit apo ndikimit të paligjshëm.

Megjithatë vëmendja më e madhe duhet t’i kushtohet pikërisht fazës

parakontraktore dhe momentit të hartimit të kontratës. Hartimi i kontratës është një proces

i vështirë, që kërkon përqendrim të veçantë të palëve për të krijuar dokumentin, me pasojat

e të cilit do të ngelen ligjërisht të lidhura. Bazuar në lirinë kontraktore, palët kontraktore

mund të jenë të ndryshme. Nëse palët i japin rëndësi parimit të mirëbesimit që në momentin

e hartimit të kontratës, ato do të jenë më të mbrojtura në të ardhmen nga pasoja të

mundshme negative. Duke parashikuar parimin e mirëbesimit si një kusht kontraktor, palët

janë më të garantuara për të pasur një marrëdhënie kontraktore korrekte e të ndershme në

të ardhmen, ose të paktën arrijnë të shtojnë nivelin e mbrojtjes së interesave të tyre. Edhe

në rast se kontrata do të bëhet objekt i një konflikti gjyqësor ose arbitrazhi, vëmendja ndaj

parimit të mirëbesimit do të ishte maksimal, nëse parimi do të ishte, përtej parashikimeve

ligjore (në varësi të legjislacionit që qeveris kontratën), i vendosur si kusht kontraktor në

përmbajtjen e kontratës.

Interpretimi i kontratës nuk është një proces i thjeshtë. Ndërmjet dy traditave

Common Law e Civil Law edhe në fushën e interpretimit të kontratës shfaqen dallime; të

paktën dy prej të cilave janë lehtësisht të identifikueshme: (1) në vendet Civil Law

mbizotërojnë kriteret subjektive të interpretimit, ku kërkohet të zbulohet qëllimi i

përbashkët i palëve, edhe pse mund të mos jetë shprehur qartësisht në kushtet kontraktore,

ndërsa në vendet Common Law mbizotërojnë kriteret objektive, të cilat lidhen ngushtësisht

me kuptimin e tekstit të kontratës, që shpreh qëllimin e palëve dhe (2) zbatimi i mirëbesimit

në interpretimin e kontratës, si një kërkesë ligjore e shprehur posaçërisht në kode.

Aktualisht tendenca për interpretimin kontraktor ka pësuar ndryshime të dukshme,

që kanë tronditur qëndrimet origjinale të dy traditave ligjore: (1) rregullat Civil Law mbi

interpretimin e qëllimit të përbashkët të palëve nuk janë aq “subjektive”, pasi qëllimi i

përbashkët i palëve, i interpretuar nga gjykata nuk është i njëjtë me qëllimet subjektive

individuale, (2) interpretimi është bërë më fleksibël, ku zëvendësohen rregullat statike të

interpretimit me rregulla më dinamike, që marrin në konsideratë ngjarje përpara dhe pas

momentit të formimit të kontratës dhe (3) rregulli “parol evidence”, i përdorur nga

Common Law po reflekton gjithmonë e më pak praktikën e biznesit dhe gjyqësore në

Angli.783

Në këtë kuadër, që pasqyron mënyrat se si interpretohet kontrata, ajo që vlen të

theksohet në fund është pikërisht se asnjë nga mënyrat nuk mund të qëndrojë e vetme dhe

të mjaftojë për një interpretim të mirë të kontratës. Hapa të rëndësishëm janë bërë nga

vendet, që tradicionalisht i përkisnin qëndrimeve të ndryshme, drejt njëra-tjetrës, aq sa sot

dy skajet e segmentit mbahen nga Franca dhe Anglia.

Përmbushja e kontratës në mirëbesim duket se i afron më shumë traditat Civil Law

dhe Common Law me njëra-tjetrën, në dallim me fazën parakontraktore. Përmbushja e

783 Mäntysaari, P. (2009). vep. e cit., f. 92

Page 190: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

174

kontratës në mirëbesim është në fakt një kërkesë e shprehur ligjore, që ka gjetur vend në

kodet civile evropiane, po aq sa në UCC apo RSCL në SHBA, por edhe në disa instrumente

ndërkombëtare të karakterit soft law, si: Parimet UNIDROIT (PICC) apo Parimet (PECL).

Ligji anglez nuk përmban një detyrim të tillë të shprehur, sepse qasja e përgjithshme

angleze ndaj mirëbesimit nuk është favorizuese. Megjithë qëndrimit strikt, që përfaqëson

një raport të ftohtë me mirëbesimin, jurisprudenca ka bërë disa hapa drejt pranimit të

mirëbesimit, kryesisht duke iu referuar disa vendimeve gjyqësore të kohëve të fundit.

Duke u ndalur në këtë çështje e duke marrë për referim Kodin Civil Shqiptar

lehtësisht vihet re se ka ngjashmëri në formulim e dispozitave me Kodin Civil Italian. Kjo

ngjashmëri është aq e madhe sa që mund të dallohen edhe dispozita të formuluara në

mënyrë identike. Megjithatë, në KCSH mungon një dispozitë, e cila në mënyrë të shprehur

të parashikojë përmbushjen e kontratës në mirëbesim (ashtu siç parashikohet nga KCI,

etj.). Pavarësisht se kjo mungesë nuk nënkupton një qëndrim të ndryshëm nga KCSH, do

të ishte më e përshtatshme që parashikimi për përmbushjen e kontratës në mirëbesim të

ekzistonte e veçantë dhe e shprehur. Në këtë mënyrë do të ishte më i lehtë referimi i

gjyqtarëve në një dispozitë të veçantë. Për legjislacionin shqiptar, një parashikim i tillë

nuk është krejtësisht i huaj, pasi ka ekzistuar që në Kodin Civil të Mbretnis Shqiptare, të

vitit 1929, përkatësisht neni 1114.

Pavarësisht lëkundjes së studiuesve për ta trajtuar mirëbesimin përtej rregullit të

sjelljes, jurisprudenca e kohëve të fundit nuk ka lejuar që të ketë dyshime apo ngatërresë

në lidhje me këtë, duke pranuar se duhet të ekzistojë autonomi ndërmjet rregullave të

sjelljes (ku është përfshirë parimi i mirëbesimit) dhe rregullave të vlefshmërisë.

Mund të pranohet se duke iu referuar sistemeve ligjore Common Law dhe Civil

Law dhe qasjeve të ndryshme që kanë ndaj mirëbesimit, ndikimit të tij dhe rregullave të

sjelljes në përgjithësi, në lidhje me vlefshmërinë e kontratës duket se nuk ka shumë dallime.

Në sistemet ligjore Civil Law, sipas parimit të mosndërhyrjes, pranohet se ekziston

një lloj autonomie ndërmjet rregullave të sjelljes e të drejtësisë dhe rregullave të

vlefshmërisë, duke bërë që të parat të mos ndikojnë në përcaktimin e vlefshmërisë së

kontratës në rast se vlerësohen si klauzola me vlerë të përgjithshme. Duke qenë se rregulla

të tilla, të sjelljes janë objekt i një interpretimi gjyqësor, thjesht dhe vetëm shkelja e tyre

do ta pajiste gjyqtarin me pushtetin, që të gjykonte vlefshmërinë e kontratës, në përputhje

me interpretimin e saj mbi sjelljen ose jo të palëve në mirëbesim e me korrektesë. Ky

pushtet mund të rrezikonte më tej qëndrueshmërinë dhe sigurinë e marrëdhënies

kontraktore, që jo vetëm garantohet nga legjislacioni, por ka prioritet. Megjithatë, nëse

shkelja e rregullave të sjelljes dhe drejtësisë do të ishte në masën, që do të përbënte

mashtrim apo kanosje, apo çdo shkak tjetër që cenon vlefshmërinë e kontratës, atëherë

gjykata do të shpallte kontratën të pavlefshme. Qëndrimi i sistemeve ligjore Common Law

është i ngjashëm.

Në lidhje me rregullat e sjelljes e mirëbesimit, sidomos detyrimi për informacion,

në kontratat konsumatore dhe ato të sipërmarrjes, Common Law dhe Civil Law kanë të

njëjtën qasje, të diktuar nga vlera thelbësore që ka mirëbesimi në krijimin e këtyre

marrëdhënieve.

Qëndrimi i legjislacioneve, që i përkasin traditës Civil Law është pro parimit të

mirëbesimit, si një detyrim, që përgjithësisht paraqitet si një kërkesë e shprehur e ligjit

Page 191: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

175

kontraktor. Më tej, zbatimi në praktikë i parimit dhe rëndësia që i jepet nga gjykatat

aktualisht është i padiskutueshëm.

Ajo që rezulton nga analiza e mësipërme, është se pavarësisht qëndrimit të

përgjithshëm ndaj parimit (tërësisht i ndryshëm me vendet që i përkasin traditës Common

Law, kryesisht me Anglinë), ekzistojnë dallime më të vogla ndërmjet legjislacioneve të

Evropës kontinentale ndaj mirëbesimit. Situata nuk është njëngjyrëshe, aq sa bën të mundur

të dallohet një spektër qëndrimesh ndaj parimit.

Gjermania është vendi, ku legjislacioni, por edhe mbështetja e dhënë nga praktika

gjyqësore bën të mundur të konsiderohet se i referohet më tepër parimit të mirëbesimit. Me

një dispozitë, sek. 242, të formuluar në mënyrë të përgjithshme, i ka dhënë mundësi

gjyqtarëve për ta përdorur në interpretimet gjyqësore, si dhe në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve kontraktore, për të nxjerrë prej tij qëndrimin me përmasat më të gjera

ndaj mirëbesimit. Gjermania ka të zhvilluar tashmë një doktrinë të mirëbesimit, bazuar mbi

kërkesën ligjore për të kontraktuar, interpretuar e përmbushur kontratën në mirëbesim.

Në Itali mirëbesimi është parim i rëndësishëm i ligjit kontraktor, për sa

shprehimisht kërkohet që kontratat duhet të negociohen në mirëbesim nga palët dhe

detyrimi për mirëbesim rëndon mbi to edhe në fazën e përmbushjes së saj. Për sa i përket

interpretimit të kontratës, KCI parashikon interpretimin në mirëbesim, në një dispozitë, që

vlerësohet të jetë një urë lidhëse ndërmjet interpretimit objektiv dhe atij subjektiv të

kontratës.

Franca, me Kodin Civil të Napoleonit, ka pasur një qëndrim disi më të ndryshëm

në lidhje me mirëbesimin, krahasuar me vende të tjera si Gjermania apo Italia. Sipas KCF

në fazën parakontraktore nuk parashikohej shprehimisht ekzistenca e mirëbesimit,

pavarësisht se praktika gjyqësore me interpretimet e saj ka krijuar një qasje të ndryshme,

duke e konsideruar parimin e mirëbesimit si parim të përgjithshëm, që duhet të respektohet

edhe gjatë negocimeve. Ky qëndrim francez, i ngjashëm deri diku me qëndrimin anglez e

ka bazën te fryma individualiste dhe liberalizmi, që karakterizoi formimin e Kodit në vitin

1804. Aktualisht situata është duke ndryshuar. Duke qenë se qëndrimi i gjykatave shpesh

ka “tejkaluar” atë që parashikohej në KCF, duke qenë se që nga krijimi i Kodit pjesa e

detyrimeve dhe kontratave nuk i është nënshtruar ndryshimeve, por edhe duke mbajtur në

konsideratë zhvillimin ekonomik, politikat e BE-së dhe ndikimin e instrumenteve ligjore

të natyrës ndërkombëtare, në 200 vjetorin e krijimit të Kodit u ndërmor një projekt për të

kryer ndryshime, që do të realizonin një “rikodifikim” në pjesën e detyrimeve dhe

kontratave, me qëllim për ta sjellë Kodin në përshtatje me ndryshimet aktuale.

Këto ndryshime të përgatitura që në fillim të vitit 2014 nuk u miratuan fillimisht

nga Senati për çështje proceduriale, por hynë në fuqi brenda vitit 2016. Ndryshimet

konsistojnë në një riorganizim të pjesës së detyrimeve dhe kontratave, për sa i përket

strukturës dhe në një shtim dispozitash, që lidhen edhe me kontratat elektronike. Të

ndikuara tërësisht nga Parimet (PECL), DCFR, Parimet UNIDROIT (PICC) dhe CESL

(varianti fillestar 2001), ndryshimet parashikojnë që parimi i mirëbesimit është një parim i

përgjithshëm dhe kryesor në të Drejtën e Kontratave duke e pranuar shprehimisht atë në

përmbushjen e kontratës, si dhe gjatë formimit, në fazën parakontraktore si një risi. Kësaj

faze i është kushtuar vëmendje duke e përshkuar me dy parime kryesore: (1) parimi i lirisë

për negocime parakontraktore dhe (2) parimi i konfidencialitetit.784 Me hyrjen në fuqi të

784 Fauvarque-Cosson, B. (2014). The French Contract Law Reform in a European Context. Elte

Law Journal f. 64-66

Page 192: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

176

këtyre ndryshimeve edhe Franca është më tepër e orientuar drejt mirëbesimit kontraktor,

njëkohësisht duke u përafruar në qëndrim me vende të tjera Civil Law.

Mirëbesimi është konsideruar si vija ndarëse ndërmjet dy traditave të së Drejtës:

Common Law dhe Civil Law. Qëndrimet ndaj parimit dallojnë dukshëm, edhe pse së

fundmi ka një lëvizje “pro mirëbesimit” nga vendet që i përkasin traditës Common Law.

Dallimet nuk e kanë bazën në origjinën dhe shfaqjen e parimit. Historikisht

mirëbesimi nuk ka qenë mohuar nga ligjet e gjykatat angleze, por përkundrazi ka qenë

pjesë e tyre. Me ndryshimet e mëpasshme mirëbesimi nuk humbi, por u fsheh pas disa

zgjidhjesh të tjera “piecemeal solutions” të zhvilluara nga e drejta angleze.

Sa i huaj është mirëbesimi për të drejtën angleze?

Përgjigjja për këtë pyetje do të ishte “varet”.

Nëse do të flisnim për një parim të përgjithshëm të mirëbesimit me gjithë

“paqartësinë” që e shoqëron atë që nga përkufizimi, për një parim të vetëm, të shprehur në

ligj apo në kontrata, përgjigjja do të ishte “shumë” ose “mjaftueshëm. Por, nëse do t’i

referoheshim kuptimit, që merr mirëbesimi, vlerat, që mbart dhe efektet mbi kontratat,

përgjigjja do të ishte “pak” ose “aspak”.

Pra, në dallim nga e Drejta Kontraktore kontinentale apo ajo e vendeve të tjera

Common Law, në Angli nuk është e zhvilluar një doktrinë e mirëfilltë e mirëbesimit, por

ai është “i coptuar” dhe “i shpërndarë”. Njihen disa situata në të cilat qëndron mirëbesimi:

(1) pranimi i tij për disa lloje kontratash (sigurimi, fanchise, punësimi), (2) njohja në

legjislacion (nëpërmjet Direktiva të BE-së), (3) njohja në zgjidhjet “piecemeal solutions”

që lidhen me mungesën e drejtësisë dhe (4) njohja në kontratat e palëve.785 Megjithëse për

këtë të fundit, gjykata e Apelit në çështjen Mid Essex v. Compass deklaroi se edhe pse ligji

anglez e respekton dhe mbështet një detyrim të shprehur për të vepruar në mirëbesim, e

bën këtë në mënyrë të kufizuar e në përputhje me kontekstin e kontratës specifike dhe jo

duke nënkuptuar një detyrim të përgjithshëm për mirëbesim.

Reagimi i përgjithshëm anglez ndaj mirëbesimit nuk është favorizues, përkundrazi.

Edhe depërtimi i tij, nëpërmjet direktivave të BE-së, prezumohet të jetë “masë e huaj” për

të Drejtën Kontraktore angleze dhe parimet që e përbëjnë atë. Megjithëse dikur mirëbesimi

ka qenë pjesë e të drejtës angleze, ripranimi i tij është i vështirë, por jo i pamundur. Edhe

pse në vetvete depërtimi i mirëbesimit në legjislacionin anglez duket si një veprim artificial

dhe ndoshta Montesquieu do ta quante “un grand hasard”, mund të jetë mënyra e vetme

për të “zbutur” qëndrimin anglez ndaj mirëbesimit. Në drejtim të pranimit të mirëbesimit

kanë ndikimin e tyre edhe instrumentet ndërkombëtare, të cilat e përmbajnë këtë parim.

SHBA dhe vende të tjera, si Kanadaja apo Australia janë duke zhvilluar doktrinat

e tyre përkatëse të mirëbesimit, si dhe e zbatojnë atë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

kontraktore nga gjykatat apo arbitrazhi. Ashtu siç pranon Profesor Farnsworth, qëndrimi i

SHBA ndaj mirëbesimit duhet të vlerësohet në dy drejtime: (1) si lider ndërmjet vendeve

që i përkasin Common Law dhe (2) si mbajtës i një pozicioni të moderuar e të ndërmjetëm,

ndërmjet Anglisë dhe vendeve Civil Law.786

http://eltelawjournal.hu/french-contract-law-reform-european-context/ 785 Lee, Sh. Y. A look at Good Faith in the Common Law, f. 5-6

http://www.academia.edu/6563175/A_LOOK_AT_GOOD_FAITH_IN_THE_COMMON_LAW 786 Farnsworth, E. A. (1995). vep. e cit., f. 54

Page 193: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

177

Në analizimin e KCSH pranohet se kërkesa për mirëbesim përmbahet në mënyrë të

nënkuptuar në një numër më të madh dispozitash. Përsa i përket rregullimit ligjor, nga

analiza e mësipërme del e qartë se qasja ligjore shqiptare ndaj mirëbesimit nuk ndryshon

nga vende të tjera të traditës Civil Law. Kjo qasje ligjore e ngjashme nuk pasqyrohet në

qëndrimet e gjyqtarëve në interpretimin e kontratave e në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

kontraktore. Edhe pse një parim, që përshkon disiplina të ndryshme të së drejtës, parimi i

mirëbesimit është pak i njohur dhe akoma më pak i përdorur në praktikë. Në Shqipëri ndihet

mungesa e trajtimit të parimit nga studiues të së drejtës, po aq sa zbatimi i tij në praktikë

nga gjykatat është i një natyre formale, pra vetëm përmendet sipas përmbajtjes së

dispozitës. Gjyqtarët, në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kontraktore, nuk merren me

analizimin e sjelljes së palëve nwse wshtw nw pwrputhje me parimin e mirëbesimit apo jo,

duke shkaktuar disa pasoja të cilat e dëmtojnë dhënien e drejtësisë: (1) parimi i mirëbesimit

ngel i papërdorur, “i fjetur” duke mos kryer funksionet për të cilat është parashikuar nga

legjislatori, (2) parimi i mirëbesimit nuk arrin të ndikojë në marrjen e një vendimi, i cili do

të ishte jo vetëm në përputhje me ligjin, por edhe i drejtë në tërësi dhe (3) gjyqtarët nuk

arrijnë të përmbushin funksionin e tyre plotësisht, duke u kthyer në zbatues literal të ligjit.

Në këtë kuptim rekomandoj se përdorimi i parimit të mirëbesimit nga gjyqtarët nuk

duhet të ekzistojë më si një formalitet, ku në pjesën arsyetuese të vendimeve gjyqësore,

dispozita që shprehimisht apo nëpërmjet interpretimit, përmban parimin e mirëbesimit,

vetëm të përmendet. Gjyqtarët duhet të jenë më të vëmendshëm ndaj përfshirjes së parimit

në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kontraktore, për tri arsye: (1) arsyeja e parë i referohet

funksionit mbrojtës ndaj palës së dobët, të garantimit të drejtësisë e proporcionalitetit në

marrëdhënien kontraktore dhe gjetjes së ekuilibrit të duhur, (2) arsyeja e dytë i referohet

funksionit “gap filling” të parimit dhe (3) arsyeja e tretë lidhet me rritjen e rolit të gjyqtarit

në dhënien e drejtësisë, duke interpretuar e duke përfshirë në arsyetim edhe qasjen e tij

ndaj situatës, të vlerësuar nën këndvështrimin e parimit. Duke qenë se parimi i mirëbesimit

është një parim i përgjithshëm, të cilit “i mungon” një përkufizim strikt, ai kthehet në një

mjet të përshtatshëm në duar të gjyqtarit për të zbutur parashikimet ligjore, pasi i lejon atij

t’i përshtasë parimit një kuptim specifik në përputhje me situatën konkrete.

Duke zbatuar parimin e mirëbesimit në mënyrë të ngjashme me autoritete të tjera

analoge evropiane, gjyqtari siguron që: (1) vendimi i dhënë prej tij do të jetë jo vetëm i

ligjshëm, por edhe i drejtë, (2) roli i tij ka pushuar së qeni një zbatues literal i ligjit, (3)

ka bërë të mundur evoluimin e ligjit, pa qenë nevoja për ndryshime të shprehura në të dhe

(4) ka pajisur praktikën gjyqësore me një qëndrim të ri e konkret ndaj parimit të

mirëbesimit, që përbën një bazë të vlefshme referimi për gjyqtarë të tjerë e për studiues të

së drejtës.

Edhe pse gjatë studimit u trajtuan vetëm një pjesë e akteve me natyrë

ndërkombëtare në fushën e të Drejtës Kontraktore (aktet më të rëndësishme e më të

njohura) nga analizimi i tyre, si dhe nga qëndrimi i gjykatave dhe arbitrazhit, u dallua se

mirëbesimi nuk e ka humbur shkëlqimin e tij duke u pranuar dhe përfshirë në këto tekste.

Marrëdhënia e Konventës (CISG) me mirëbesimin ka qenë një marrëdhënie e

debatuar që në origjinën e krijimit të saj, madje përfshirja e mirëbesimit në art. 7 (1) të saj

ka qenë një nga faktorët, mbi të cilët u mbështet pretendimi se dy Konventat e Hagës

(1964), pararendëse të Konventës (CISG), ishin tërësisht të frymëzuara dhe ndikuara nga

tradita ligjore e Evropës perëndimore. Edhe pse në dukje një qasje minimaliste e Konventës

Page 194: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

178

ndaj parimit të mirëbesimit, duke e patur në përmbajtje të saj të cituar vetëm një herë, në

të vërtetë pozita e mirëbesimit është pozita e një parimi të përgjithshëm, që përshkon të

gjithë Konventën (CISG), duke mos u kufizuar vetëm në interpretimin e saj, por duke iu

imponuar për respektim palëve kontraktore. Ka autorë, të cilët besojnë se art. 7 (2) i

Konventës pranon një qasje të ngjashme me vendet Civil Law për interpretimin dhe “gap

filling”, që të fton në pranimin e mirëbesimit si parim i përgjithshëm i Konventës, duke

përfshirë detyrimin e përgjithshëm për të vepruar në mirëbesim.

Në raport me mirëbesimin, në dallim nga Konventa (CISG), si Parimet UNIDROIT

(PICC), ashtu edhe Parimet (PECL) i kanë rezervuar një pozicion të lakmueshëm

mirëbesimit, pasi ai luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e detyrimeve dhe sjelljeve

midis palëve kontraktore, në formimin, përmbajtjen dhe interpretimin e kontratës, në

përmbushjen dhe rregullimin e situatave në rast mospërmbushje të kontratës dhe

përcaktimit të përgjegjësive përkatëse. Konventa (CISG) nuk parashikon një përkufizim të

mirëbesimit, ndërsa Parimet UNIDROIT (PICC) dhe Parimet (PECL) ofrojnë përafërsisht

një përkufizim për të.

Qasja e rëndësishme ndaj mirëbesimit të drejton për të kuptuar se krijimi i këtyre

Parimeve, në mos ka marrë për model, është ndikuar apo frymëzuar kryesisht nga modeli

Civil Law i të Drejtës Kontraktore. Një prani e tillë e mirëbesimit mund të justifikohet edhe

me faktin se aktualisht vendet Common Law po fillojnë ta pranojnë mirëbesimin, ose më

saktë mirëbesimi po “shtron” ngadalë rrugën drejt sistemeve ligjore të Common Law. Roli

qendror i mirëbesimit, si pasojë sjell edhe forcimin e rolit të gjykatës, e cila siç është

sqaruar edhe më sipër parashikohet të “ndërhyjë” aty ku palët nuk gjejnë kompromis me

njëra-tjetrën.

Duke qenë se sjellja e palëve gjatë gjithë marrëdhënies kontraktore, i nënshtrohet

rregullimeve të ngjashme me të vendeve Civil Law, po ashtu edhe roli i gjyqtarit, situata

mund të paraqitet e vështirë nëse zgjidhen për të aplikuar Parimet UNIDROIT (PICC) apo

Parimet (PECL) nga një jurist, i cili për hir të traditës ligjore, nuk fokusohet te parimi i

mirëbesimit. Vështirësia qëndron në faktin se nuk do të ndihet rehat, pasi përqasja e tij ndaj

mirëbesimit dhe ndikimit të tij nuk është “e natyrshme”. Një interpretues, që i përket një

tradite ligjore të tillë, do të jetë i prirur të konsiderojë se formulimi i qartë i kontratës tregon

se palët i kanë marrë në konsideratë të gjitha mundësitë, kanë marrë masa për to dhe i kanë

pranuar pasojat e tyre, ndaj Parimet UNIDROIT (PICC) dhe Parimet (PECL) nuk mund të

aplikohen. Ndërsa një interpretues, që i përket traditës ligjore ku pranohet një parim i

përgjithshëm e i fortë i mirëbesimit, mund të konsiderojë se pasojat e një interpretimi literal

të kontratës mund të zbuten nëse prishin ekuilibrin e interesave mes palëve.787 Megjithëse

në Gjykatën e Lartë Angleze (UK Supreme Court) gjyqtarët i janë referuar Parimeve

(PECL), pasi kanë bërë të qartë kufirin midis përdorimit të këtij teksti si një burim

argumentimi akademik dhe trajtimit të tij si një deklarim ligjor. Parimet (PECL) u

konsideruan si një tregues i dobishëm i dallimeve ndërmjet sistemeve ligjore të Shteteve

Anëtare në çështjen Director General of Fair Trading v. First National Bank Plc, si dhe

787 Moss, G. C. (2011). Does the use of common law contract models give rise to a tacit choice of

law or to a harmonised, transnational interpretation? Në G.C. Moss (Ed.). Boilerplate Clauses,

International Commercial Contracts and the Applicable Law. Cambridge University Press,

Cambridge, f. 54

Page 195: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

179

në çështjen tjetër Chartbrook Ltd. v. Persimmon Homes Ltd. gjykata u mbështet te Parimet

(PECL) për të identifikuar mjete alternative për qasjen ndaj një çështje të vështirë ligjore.788

Parimi i mirëbesimit ka disa funksione, të cilat edhe pse dalin të qarta gjatë studimit,

është me vend të përmenden edhe njëherë në mënyrë të përmbledhur: (1) funksionin

mbrojtës, që bën të mundur pakësimin deri në shmangie të pasojave negative, që mund të

pësojë pala në mirëbesim, (2) funksionin parandalues për krijimin e kontratave të padrejta,

trajtimi i të cilave shkon përtej ligjshmërisë, (3) funksionin përçues të vlerave më të mira

shoqërore në ligj, (4) funksionin “gap filling”, për të plotësuar e përmirësuar parashikimin

ligjor, (5) funksionin e imponimit të proporcionalitetit në kontrata, (6) funksionin e

përcaktuesit të standardit të sjelljes së palëve dhe njëkohësisht (7) funksionin përjashtues

për të përjashtuar çdo sjellje që nuk e arrin këtë standard apo që konsiderohet në

keqbesim,789 (8) funksionin promovues të sjelljes korrekte e të ndershme të palëve

kontraktore, (9) funksionin e shtimit me detyrime më të vogla, “aksesore” të detyrimeve

kontraktore, shprehimisht të përcaktuara, (10) funksionin korrigjues, që “lejon” gjyqtarin

të ndërhyjë në situata të caktuara, në përmbajtjen e përcaktuar nga vullneti i palëve, (11)

funksionin e shmangies nga dhënia e vendimeve absurde e të padrejta si rezultat i zbatimit

strikt të rregullave pozitive.790

Synimi për të trajtuar mirëbesimin si parim i së drejtës, i parë tërësisht nën një

këndvështrim ligjor, nuk më pengon, që në këtë pjesë të studimit t’i referohem mirëbesimit

si një koncept, që ndikon edhe nga pikëpamja ekonomike, për shkurtimin e kostove për

palët kontraktore. Kontratat, të cilat krijohen në vendet ku mirëbesimi është i njohur janë

kontrata më të shkurtra për nga volumi i tyre. Palët nuk përpiqen, që të parashikojnë me

detaje çdo situatë, pasi nënkuptojnë, që në rast konflikti, situata do të zgjidhet duke iu

referuar parimit të mirëbesimit. Kjo gjë nuk ndodh zakonisht në vendet Common Law. Aty

krijohen kontrata të gjata e të detajuara, të cilat edhe pse duken se kanë parashikuar gjithçka

mund të ndodhë në të ardhmen, nuk mund të mbulojnë me rregullim çdo situatë. Kostot

për hartimin e kontratave me një numër të madh klauzolash e aneksesh, rriten artificialisht

për të mbuluar fazën e negocimeve dhe shpenzimet e specialistëve që do të merren me këtë

veprimtari.

Nga ana tjetër, një kontratë, që negociohet në mirëbesim, ka më pak gjasa që të

bëhet në të ardhmen objekt konflikti gjyqësor. Kur të dyja palët ia nënshtrojnë sjelljen dhe

veprimet e tyre mirëbesimit objektiv, jo vetëm në hartimin e saj, por edhe gjatë

përmbushjes, shmangen procedurat gjyqësore dhe shpenzimet e zakonshme për to.

Në një kuptim pak më të gjerë, që përsëri lidhet me ekonominë, por në një shkallë

më të gjerë, është nevoja që tërësia e kontratave, që lidhen në një vend të caktuar,

pavarësisht se janë veprime, që shfaqin vullnet të privatëve, përbëjnë një nga mënyrat e

zhvillimit të tregtisë dhe ekonomisë. Për këtë arsye ligjërisht lejohet, që në emër të

788 Giliker, P. (2013). The Draft Common Frame of Reference and European Contract Law: moving from the

“academic” to “political” Në J. Devenney & M. B. Kenny (Eds.). The Transformation of European Private

Law: Harmonisation, Consolidation, Codification or Chaos? Cambridge University Press, Cambridge, f. 42 789 Powers, P. J. (1999). Defining the undefinable: Good faith and the United Nations Convention on

Contracts for the International Sales of Goods, Journal of Law and Commerce (18), f. 340

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/powers.html 790 Freire, P. V. (2016). Good Faith in contractual law: A “law and economics” perspective. RJLB, no. 4, f.

1383

https://www.cidp.pt/publicacoes/revistas/rjlb/2016/4/2016_04_1381_1393.pdf

Page 196: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

180

mirëqenies së përgjithshme, “të kufizohet” liria kontraktore në atë masë, që nuk do të

cenonte parimin e mirëbesimit dhe nuk do të passillte pretendime mbi marrëdhënien

kontraktore.

Bazuar edhe në analizën e mësipërme dhe duke u ndihmuar kryesisht nga zhvillimi

historik i mirëbesimit, në parashikimet e mia mirëbesimi do të rezistojë më tej në të

ardhmen, jo vetëm në të drejtat e brendshme të vendeve Civil Law dhe në të Drejtën

Tregtare Ndërkombëtare, por do të forcojë pozitat e veta edhe në vendet Common Law.

Kjo për disa arsye:

Mirëbesimi ka “rrënjë” të forta e të hershme prej të Drejtës Romake, institutet dhe

parimet e së cilës kanë frymëzuar legjislacionet aktuale. Përveç kësaj, mirëbesimi

nuk e ka humbur vlerën e tij në shekuj, por është ngulitur si një parim i rëndësishëm.

Mirëbesimi mbështetet në standarde morale, të së mirës, të së drejtës, të

ndershmërisë, të korrektesës, të cilat në vetvete përbëjnë vlera të pamohueshme për

çdo shoqëri. Si i tillë është i përshtatshëm për t’u pranuar, pasi perceptohet lehtë si

koncept.

Parimi i mirëbesimit, për shkak të funksioneve dhe rolit të tij të rëndësishëm, në një

zhvillim të drejtë e të arsyeshëm të marrëdhënies kontraktore, mund të konsiderohet

një vlerë e shtuar në të Drejtën Kontraktore.

Mirëbesimi është një parim që gjendet në kodet civile të mjaft shteteve të traditës

Civil Law, si dhe një numër të konsiderueshëm ligjesh të tjera, që lidhen me

familjen, punën, pronën apo trashëgiminë.

Mirëbesimi është përfshirë në akte dhe instrumente të rëndësishme ndërkombëtare

me natyrë të detyrueshme ose jo, dhe çdo projekt në lidhje me hartimin e soft law

kontraktor e përmban parimin e mirëbesimit.

Nëpërmjet akteve të BE-së dhe kryesisht Direktivave, të cilat lidhen me mbrojtjen

e konsumatorit, mirëbesimi ka shtruar rrugën drejt pranimit dhe përfshirjes në

legjislacionin anglez, edhe pse shpesh Anglia dhe Irlanda janë konsideruar si

fortesat e fundit në sistemin Common Law, që i kanë rezistuar mirëbesimit. Kjo

konsideratë është mjaft e drejtë nëse bëhet krahasimi me përpjekjet e vendeve të

tjera, që i përkasin traditës Common Law, si SHBA, Kanada apo Australi për të

bërë pjesë të legjislacioneve të tyre mirëbesimin.

E ardhmja flet për një Kod (të vetëm) Civil Evropian, për krijimin e të cilit janë

hedhur hapa të rëndësishëm. Ideja për krijimin e tij, që ka për qëllim rregullimin e fushës

të së Drejtës Private në mënyrë uniforme, një funksion i ngjashëm me atë të kodeve civile

te shteteve të ndryshme, i përket kërkesës së përsëritur në Parlamentin Evropian në vitin

1989, 1994 dhe 2000. Puna në Grupin e Studimit mbi Kodin Civil Evropian është

mbështetur kryesisht mbi Parimet (PECL) dhe në vitin 2009 u publikua Drafti i Kornizës

së Përbashkët të Referencës (DCFR), një tekst akademik, që përmban parime, modele

rregullash dhe përkufizime të së Drejtës Kontraktore Evropiane. Aktualisht Drafti (DCFR)

konsiderohet si një burim i së drejtës, për t’u konsultuar nga juristë dhe legjislatorë për

ndryshimin dhe përmirësimin e legjislacionit në fushën e të Drejtës Kontraktore apo nga

gjyqtarë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë apo gjyqtarë të brendshëm në zgjidhjen e

çështjeve, që mbulohen nga Drafti (DCFR). Si thelbi i një Kodi Civil Evropian (për fushën

Page 197: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

181

e të Drejtës Kontraktore), Drafti (DCFR) ka një vlerë përtej asaj studimore. Me ndikim të

fortë nga vendet Civil Law, qasja e Draftit (DCFR) ndaj mirëbesimit është tashmë një fakt.

Page 198: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

182

BIBLIOGRAFIA

I. DOKTRINË

1. Albanese, A. Buona fede e Invalidità del Contratto

http://dipartimenti.unicatt.it/scienzegiuridiche-forense_100917_albanese.pdf

2. Alpa, G. & Zeno-Zencovich, V. (2007). Italian Private Law. Routledge-Cavendish,

London

3. Andrews, E. A. (1841). Sallust’s history of the war against Jugurtha and of the

conspiracy of Catiline. Durrie & Peck, Connecticut

4. Antoniolli, L. & Veneziano, A. (Eds.), (2005). Principles of European Contract

Law and Italian Law: A Commentary. Kluwer Law International, The Hague

5. Aristotele, Etica Nicomachea, Libri V

http://www.webethics.net/testi/Aristotele_Etica_Nicomachea.pdf

6. Banakis, S. (2009). Liability for Contractual Negotiations in English Law: Looking

for the Litmus Test. InDret

7. Barak, A. (2005). Purposive interpretation in law. Princeton University Press, New

Jersey

8. Barnes, N. (2006). Good Faith under the Unidroit Principles of International

Commercial Contracts: A Struggle for Meaning

www.dundee.ac.uk/cepmlp/car/html/CAR9_ARTICLE14.pdf

9. Barnwell, M. M. (2009). The importance of Values and Principles

http://www.newswithviews.com/Barnewall/marilyn118.htm

10. Beale, H. (2006). General Clauses and Specific Rules in the PECL Nw S.

Grundmann & D. Mazeaud (Eds.), General Clauses and Standards in European

Contract Law: Comparative Law, EC Law and Contract Law Codification. Kluwer

Law International, The Hague

11. Beale, H. G., Bishop, W. D. & Furmston, M. P. (2008). Contract-Cases and

Materials, Botimi V, Oxford University Press, Oxford

12. Beck, A. (1955). Zu den Grundprinzipien der bona fides im römischen

Vertragsrecht Nw Aequitas und bona fides: Festgabe für August Simonius

13. Bell, G. F. (2007). How the Fact of Accepting Good Faith as a General Principle of

the CISG Will Bring More Uniformity. In Pace International Law Review (Ed.),

Review of the Convention on Contracts for the International Sale of Goods (CISG)

2005-2006. Sellier. European Law Publishers GmbH, Munchen

14. Benson, B. L. (1989). The Spontaneous Evolution of Commercial Law. Southern

Economic Journal

http://coss.fsu.edu/d5/economics/sites/coss.fsu.edu.economics/files/users/bbenson

/spontaneous-1989.pdf

15. Berger, A. (1953). Encyclopedic dictionary of Roman Law, The Lawbook

Exchange, Ltd., New Jersey

16. Bergman, L & Bond, S. (Eds.), (2011). SCC (Stockholm Chamber of Commerce)

Arbitral Awards 2004-2009, JURIS

Page 199: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

183

17. Betti, E. (1994). Teoria generale del negozio giuridico (Ristampa) Edizioni

scientifiche italiane, Napoli

18. Bianca, C. M. & Bonell, M. J. (1987). Commentary on the International Sales Law.

Giuffrè Editore, Milano

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/bianca-bb37.html

19. Blum, B. A. (2007). Contracts: Examples & Explanations, Botimi IV, Aspen Law

& Business, New York

20. Bonell, M. J. (2000). The UNIDROIT Principles and Transnational Law. Uniform

Law Review 2

http://www.unidroit.org/english/publications/review/articles/2000-2-bonell-e.pdf

21. Bridge, M. (1984). Does Anglo-Canadian contract law need a doctrine of good

faith? Canadian Business Law Journal (9)

22. Brödermann, E. (2011). The Impact of the UNIDROIT Principles on International

Contract and Arbitration Practice – the Experience of a German Lawyer. Uniform

Law Review

http://www.unidroit.org/english/publications/review/articles/2011-3/589-612-

broedermann.pdf

23. Brownsword, R., Hird, N. & Howells. G. (Eds.), (1999). Good Faith in Contract:

Concept and Context, Aldershot, Illinois

24. Brundage, J. A. (1995). Medieval Canon Law. Longman, London

25. Burdick, W. L. (2004). The Principles of Roman Law and Their Relation to

Modern Law, The Lawbook Exchange, Ltd., New Jersey

26. Burton, S. J. (1980). Breach of Contract and the Common Law Duty to Perform in

Good Faith. Harvard Law Review, 94 (2)

27. Burton, S. J. (2009). Elements of Contract Interpretation, Oxford Scholarship

Online

28. Busch, D. (2002). The Principles of European Contract Law and Dutch Law: A

Commentary, Kluwer Law International, The Hague

29. Byers, M. (2002). Abuse of Rights: An old Principle, a new Age. McGill Law

Journal. 47

http://scholarship.law.duke.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=5574&context=facult

y_scholarship

30. Canaris, C. W. & Grigoleit, H. C. (2004). Interpretation of Contracts Nw A.

Hartkamp, M. Hesselink, E. Hondius, C. Joustra, E. du Perron, M. Veldman (Eds.),

Towards an European Civil Code, Botimi III. Kluwer Law International, The

Hague

31. Capodanno, M. (2006). L’interpretazione del Contratto, CEDAM, Padova

32. Carcano, M. (2015). Sulla violazione della regola della buona fedein senso

oggettivo

http://www.altalex.com/documents/news/2015/06/11/sulla-violazione-della-

regola-della-buona-fede-in-senso-oggettivo

33. Cardillo, C. (2014). Buona fede

http://www.altalex.com/documents/altalexpedia/2014/02/21/buona-fede

Page 200: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

184

34. Cărpenaru, S. D. (2012). The Conclusion of the Contract from the Perspective of

the New Civil Code. Lex ET Scientia. Juridical Series 12 (1)

https://www.google.al/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=0ah

UKEwjUnNTKn4TOAhWmC5oKHTA-

BGgQFggZMAA&url=http%3A%2F%2Flexetscientia.univnt.ro%2Fdownload%

2F432_432_lesij_js_XIX_1_2012_art_001.pdf&usg=AFQjCNH8JBDdtesWZBu

Hw6qByk3uuAHfYA&sig2=PC0Dr_rhe6zUg7EKbTrK5Q&bvm=bv.127521224,

d.bGs

35. Cartwright, J. (2006). Protecting Legitimate Expectations and Estoppel in English

Law. Report to the XVII International Congress of Comparative Law, July 2006,

Electronic Journal of Comparative Law 10 (3)

36. Cartwright, J. & Hesselink, M. (2008). Case Studies Nw J. Cartwright & M.

Hesselink (Eds.), Precontractual Liability in European Private Law, Cambridge

University Press, Cambridge

37. Cassels, J. & Adjin-Tettey, E. (2000). Essentials of Canadian law. Remedies: the

law of damages. Irwin Law Inc., Toronto

38. Castellano, D. J. (2011). Foundation on Ethics, Vol. I, Stoicism in Cicero; Part II

Cicero’s De Officiis, First Book

http://www.arcaneknowledge.org/philtheo/ethics1_2.htm

39. Catricalà, A. (2008). L’esame di Diritto Civile: Guida alla preparazione delle prove

dell concorso con schemi, esempi e quesiti, Botimi VIII, Maggioli Editore,

Santarcangelo di Romagna

40. Celsius. (Dig. 1)

41. Chieppa, R., Giovagnoli, R., Lopilato, V. & Tordelli, S. (Eds.), (2010). Temi di

Diritto Civile, Penale, Amministrativo: Prova scritta concorso Magistrato

Ordinario, Giuffrè Editore, Milano

42. Chirico, F. (2010). The economic function of Good Faith in European Contract

Law. Nw F. Chirico & P. Larouche (Eds.), Economic analysis of the DCFR: The

work of the Economic Impact Group within the CoPECL network of excellence.

Sellier, Munchen

43. Cicero, Marcus T. (1887). Cicero De Officiis, pwrkthyer me parathwnie dhe

shwnime nga A. P. Peabody

http://oll.libertyfund.org/titles/542

44. Cicoria, C. (2003). The Protection of the Weak Contractual Party in Italy vs. United

States “Doctrine of Unconscionability. Global Jurist Advance, 3 (3)

45. CMS (2005). Freedom of contract limited by obligation to negotiate with good faith

and decency

http://www.cms-lawnow.com/ealerts/2005/02/freedom-of-contract-limited-by-

obligation-to-negotiate-with-good-faith-and-decency?cc_lang=en

46. Coester-Waltjen, D. (2005). The New Approach to Breach of Contract in German

Law Nw N. Cohen & E. McKendrick (Eds.), Comparative Remedies for Breach of

Contract, Hart Publishing, Oregon

Page 201: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

185

47. Cohen G. M. (2011). Interpretation and implied terms of contract law Nw G.de

Geest G. (Ed.). Contract Law and Economics-Encyclopedia of Law and

Economics, Botimi II, Vol. 6, Edward Elgar Publishing Limited

48. Collins, H. (2003). The Law of Contract, Botimi IV, Butterworths, London

49. Coppola, G. P. & Traverso, M. (2010). Principle of good faith and abuse of rights

- what are the court's powers and duties?

http://www.internationallawoffice.com/newsletters/detail.aspx?g=027d1ad8-

2a65-43b9-b6d5-3a30cafbbe75

50. Corbino, A. (2013). Fides bona contraria est fraudi e dolo. 67e Session de la

Société Internationale Fernand De Visscher pour L`Histoire des Droits de

L’antiquité

https://orbi.ulg.ac.be/bitstream/2268/169457/7/06.Corbino.pdf

51. Corte Suprema di Cassazione (2010). Buona fede come fonte di integrazione dello

statuto negoziale: Il ruolo del giudice nel governo del contratto, Rel. nr. 116

http://www.cortedicassazione.it/cassazione-

resources/resources/cms/documents/Relazione_116_2010.pdf

52. Coughlin, J.J. (2012). Law, Person, and Community: Philosophical, Theological

and Comparative perspectives on Canon Law, Oxford University Press, Oxford

53. Craswell, R. (1994. Freedom of Contract

http://www.law.uchicago.edu/files/files/33.Craswell.FrdmCntrct_0.pdf

54. Cremades, B. M. (2012). Good Faith in International Arbitration AM. U. Int’l l.

Rev, 27 (4)

http://digitalcommons.wcl.american.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1783&conte

xt=auilr

55. Cserne, P. (2009). Policy considerations in contract interpretation: the contra

proferentem rule from a comparative law and economics perspective

http://works.bepress.com/peter_cserne/28/

56. D’Amico, G. (2006). La responsabilità precontrattuale, Trattato del Contratto, Vol.

V, Giuffrè Editore, Milano

57. Dajczak, W. (1997). L’uso della locuzione “bona fides” nei giuristi romani classici

per la valutazione del valore vincolante degli accordi contrattuali

58. D’Angelo, A. (2004). Il principio generale di buona fede e la disciplina del contratto

http://www.ambientediritto.it/dottrina/Dottrina%202004/principio_buona_fede_d

angelo.htm#(*_)_

59. Davies, M. & Snyder, D. V. (2014). International Transactions in Goods: Global

Sales in Comparative Context, Oxford University Press, Oxford

60. De Boeck, A. & Van Hoecke, M. (2008). The Interpretation of Standard Clauses in

European Contract Law Nw H. Collins (Ed.), Standard Contract Terms in Europe:

A Basis for and a Challenge to European Contract Law. Kluwer Law International,

The Hague

61. De Bondt, W. (2001). Contracts. Nw H. Bocken & W. De Bondt (Eds.),

Introduction to Belgian Law. Bruylant, Bruxelles

62. De las Heras Ballel, T. R. (2015). Precontractual Liability. Studies on Spanish-

Philippine Private Law- Papers of the Private Law of the Philippines and Spain

International Scientific Congress

http://www.eumed.net/libros-gratis/2015/1458/#indice

Page 202: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

186

63. DeMott, D. A. (1994). Do you have the right to remain silent?: Duties of

disclosure in business transactions. Duke Law Scholarship Repository

http://scholarship.law.duke.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1286&context=facult

y_scholarship

64. Diener, M. C. (2011). Il contratto in generale, Botimi II, Giuffrè Editore, Milano

65. Di Robilant, A. (2014). Abuse of Rights: The Continental Drug and the Common

Law. Boston University School of Law

66. Di Trapani, G. (2015). Principio di buona fede-principio di corretezza-principio di

sussidiarietà- risarcimento del danno

http://www.diritto.it/docs/37167-principio-di-buona-fede-principio-dicorrettezza-

principio-di-sussidiariet-risarcimento-del-danno

67. Domingo, R. (2010). The New Global Law, Cambridge University Press,

Cambridge

68. Dubroff, H. (2012). The Implied Covenant of Good Faith in Contract Interpretation

and Gap-Filling: Reviling a Revered Relic. St. John’s Law Review, 80 (2)

69. Edwards, C. (2009). Freedom of Contract and Fundamental Fairness for Individual

Parties: The Tug of War Continues. UMKC Law Review, 77(3)

70. Elliott, C. & Quinn, F. (2015). Contract Law, Botimi X, Pearson, London

71. Epstein, R. A. (1999). Free Bargaining and Formalism. Nw F. H. Buckley (Ed.),

The Fall and Rise of Freedom of Contract. Duke University Press, Durham

72. Falco, G. (2010). La Buona Fede e L’abuso del Diritto: Principi, fattispecie e

casistica, Giuffrè Editore, Milano

73. Farina, M. & Maltese, D. (2012). Abuse of Rights and Freedom of Contract in

Comparative Perspective: A Legal and Economic Analysis. Opinio Juris in

Comparatione, 1 (2)

file:///C:/Users/user/Downloads/54-124-1-PB.pdf

74. Farnsworth, E. A. (1995). Duties of Good Faith and Fair Dealing under the

UNIDROIT Principles, Relevant International Conventions and National Laws,

Tulane Journal of International and Comparative Law

http://www.trans-lex.org/122100

75. Fauvarque-Cosson, B. (2014). The French Contract Law Reform in a European

Context. Elte Law Journal

http://eltelawjournal.hu/french-contract-law-reform-european-context/

76. Fauvarque-Cosson, B. & Mazeaud, D. (Eds.), European Contract Law. Materials

for a Common Frame of Reference: Terminology, Guiding Principles, Model

Rules, (2008). Sellier, Munchen

77. Feinman, J. (2014). Good Faith and Reasonable Expectations. Arkansas Law

Review (67)

http://media.law.uark.edu/arklawreview/files/2015/02/525-570-Feinman.pdf

78. Felemegas, J. (2000). The United Nations Convention on Contracts for the

International Sale of Goods: Article 7 and Uniform Interpretation, Pace Review of

the Convention on Contracts for the International Sale of Goods (CISG)

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/felemegas.html

79. Fernando, R. (2015). CISG, UNIDROIT Principles and PECL compared

https://www.linkedin.com/pulse/cisg-unidroit-principles-pecl-compared-rohan-

fernando

Page 203: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

187

80. Ferreira, C. (2009). The Europeanization Law. Nw J. Oliveira & P. Cardinal (Eds.),

One Country, two Systems, three Legal Orders – perspectives of evolution,

Springer, Cham

81. Filipović, M. B. & Vehovec, M. T. (2012). Precontractual Liability in EU and

Croatian Law. HARMONIUS Journal of legal and Social Studies in South East

Europe

http://harmonius.org/dokumenta/Harmonius/Harmonius-1-2012.pdf

82. Fiori, R. (2011). Bona Fides, Formazione, Esecuzione e Interpretazione del

Contratto nella Tradizione Civilistica. Nw Modelli teorici e metodologici nella

storia dell diritto privato (4). Jovene Editore, Napoli

http://www.uniroma2.it/didattica/eseges/deposito/Estratto_Fiori_Modelli_4.pdf

83. Fjalori i Shqipes sw Sotme (1984). Akademia e Shkencave e RPS tw Shqipwrisw,

Tiranw

84. Fontaine, M. & De Ly, F. (2009). Drafting International Contracts: An Analysis of

Contract Clauses. Martinus Nijhoff Publishers, The Hague

85. Freire, P. V. (2016). Good Faith in contractual law: A “law and economics”

perspective. RJLB, no. 4

https://www.cidp.pt/publicacoes/revistas/rjlb/2016/4/2016_04_1381_1393.pdf

86. Fried, Ch. (1981). Contract as a Promise: A Theory of Contract Obligation, Harvard

University Press, Massachusetts

87. Fuller, L. L. & Perdue, W. R. Jr. (1936). The Reliance Interest in Contract

Damages. The Yale Law Journal 46

88. Gaius, Institutes (1.1.1.) cituar nga Domingo, R. (2010). The New Global Law,

Cambridge University Press, Cambridge

89. Galgano, F. (1994). Il Dovere di Buona Fede e l’abuso del Diritto. Relazione svolta

all’ incontro di studio tenutosi a Tivoli, 06-10/ 06/1994

90. Galgano, F. (2006) E Drejta Private, Botimi III (Diritto Privatto (1992). settima

edizione CEDAM, Padova), Tiranë, LUARASI University Press, përkthyer nga

origjinali Alban Brati)

91. Gambaro, A. (1995). Abuse of right in Civil Law Traditions. European Review of

Private Law 4

92. Giliker, P. (2013). The Draft Common Frame of Reference and European Contract

Law: moving from the “academic” to “political” Nw J. Devenney & M. B. Kenny

(Eds.), The Transformation of European Private Law: Harmonisation,

Consolidation, Codification or Chaos? Cambridge University Press, Cambridge

93. Glover, G. (2004). Metus in the Roman Law of Obligations. Fundamina (10)

https://giftoftruth.files.wordpress.com/2014/02/metus-in-roman-law-of-

obligations.pdf

94. Graffi, L. (2003). Case Law on the Concept of “Fundamental Breach” in the Vienna

Sales Convention. International Business Law Journal 3

http://cisgw3.law.pace.edu/cisg/biblio/graffi.html

95. Grosheide, F. W. (2002). General Provisions- Section 1: Scope of the Pinciples

Nw D. Busch, E. H. Hondius, H. J. Van Kooten, H. N. Schelhaas & W. M. Schrama

(Eds.), The Principles of European Contract Law and Dutch Law: A Commentary,

Kluwer Law International, Nijmegen

96. Grossi, P. (2010). A History of European Law, Wiley-Blackwell, West-Sussex

Page 204: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

188

97. Guerinoni, E. (2007). Buona fede contrattuale e obblighi di informazione. PMI (5)

98. Guiding Principles of European Contract Law

99. Halpin, M. J. & De Jong, J. A. (2014). Supreme Court recognizes good faith

contractual performance as an organizing principle of Common Law.

http://www.nortonrosefulbright.com/knowledge/publications/123469/supreme-

court-recognizes-good-faith-contractual-performance-as-an-organizing-principle-

of-common-law

100. Harmon, A. G. (2012). Defamation in Good Faith: An argument for

restating the defense of qualified privilege. CUA Law Scholarship Repositary

101. Hartley, T. C. (2012). International Commercial Litigation: Text, Cases and

Materials on Private International Law, Cambridge University Press, Cambridge

102. Helmholz, R. H. (1996). The spirit of Classical Canon Law. University of Georgia

Press, Georgia

103. Herbots, J. H. (2012). Interpretation of Contracts Nw J. M. Smits (Ed.), Elgar

Encyclopedia of Comparative Law, Botimi II. Edward Elgar Publishing,

Cheltenham

104. Hesselink, M. W. (2002). The Principles of European Contract Law: Some choices

made by The Lando Commission Nw M. W. Hesselink (Ed.). The New European

Private Law: Vol 3: Essays on the Future of Private Law in Europe, Kluwer Law

International, The Hague

105. Hesselink, M. (2004) “The concept of Good Faith “Un updated version of the third

edition of the book “Towards a European Civil Code”

https://www.researchgate.net/publication/228218882_The_Concept_of_Good_Fai

th

106. Hesselink, M. W. (2004). The concept of Good Faith. Nw Hartkamp, A., Hesselink,

M. W., Hondius, E. Joustra, C., du Perron, E., & Veldman, M. (Eds.), Towards an

European Civil Code, Kluwer Law International, Alphen aan den Rijn

107. Hogg, M. (2011). Promises and Contract Law: Comparative Perspectives,

Cambridge University Press, Cambridge

108. Hondius, E. H. (2002). The Genesis of the PECL and of Modern Dutch Private Law

Nw D. Busch, E. H. Hondius, H. J. Van Kooten, H. N. Schelhaas & W. M. Schrama

(Eds.), The Principles of European Contract Law and Dutch Law: A Commentary,

Kluwer Law International, Nijmegen

109. Houh, E. (2005). The Doctrine of Good Faith in Contract Law: A (Nearly) Empty

Vessel? Faculty Articles and Other Publications

110. Huybrechts, M. A. (2003). Marine Insurance Law: a San Andreas Fault between

the Common Law and the Civil Law? In. E. V. Hooydonk (Ed.) English and

Continental Maritime Law: After 115 years of Maritime Law Unification: a Search

for Differences between Common Law and Civil Law, Maklu, Antwerp

111. Ikonomi, E. (2013). Bona Fides Principle’s value in Pre-Contractual Liability,

Academic Journal of Interdisciplinary Studies 2(9)

112. Ikonomi, E. (2016). Roli i mirëbesimit përtej interpretimit të Konventës së OKB-

së “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave” (CISG)- Book of

Proceedings 4th ICIS (International Conference on “Interdisciplinary Studies”)

Tirana- Bialystok

Page 205: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

189

113. Johnston, R. (1966). Party Autonomy in Contracts Specifying Foreign Law.

William & Mary Law Review 7 (1)

http://scholarship.law.wm.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=3090&context=wmlr

114. Jaeger, A. V. & Hök, G. S. (2010). FIDIC- a Guide for Practitioners, Springer,

Berlin

115. Jovanović, M. (2003). Aequitas and Bona Fides in the legal practice of Ancient

Rome and the prohibition of abuse of right. Facta Universitatis, 1 (7)

http://facta.junis.ni.ac.rs/lap/lap2003/lap2003-03.pdf

116. Karton, J. (2015). The Arbitral Role in Contractual Interpretation. Journal of

International Dispute Settlement (6)

http://jids.oxfordjournals.org/content/6/1/4.full

117. Keily, T. (1999). Good Faith and Vienna Convention for the International Sale of

Goods (CISG). Vindobona Journal of International Commercial Law and

Arbitration 3

http://cisgw3.law.pace.edu/cisg/biblio/keily.html

118. Kennedy, G. (1998). Kennedy on Negotiation, Profile Books, Ltd., London

119. Kessler, F. (1964). Culpa in Contrahendo, Bargaining in Good Faith and Freedom

of Contract: A Comparative Study. Harvard Law Review 77 (3)

http://digitalcommons.law.yale.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=3735&context=fs

s_papers

120. Kleinheisterkamp, J. (2009). Introduction, Nw S. Vogenauer & J. Kleinheisterkamp

(Eds.), Commentary on the UNIDROIT Principles of International Commercial

Contracts (PICC)

121. Klein, J. (1993) Good Faith in Interantional Transactions, Liverpool Law Review.

15

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/Klein.html

122. Kiršienė, J. & Leonova, N. (2009). Qualification of pre-contractual liability and the

value of lost opportunity as a form of losses. JURISPRUDENCIJA (1)

https://www.mruni.eu/upload/iblock/46b/9_kirsiene.pdf

123. Krauze, M. (2012). English Law and the Doctrine of Abuse of Rights. Oxford

University Undergraduate Law Journal

https://www.law.ox.ac.uk/sites/files/oxlaw/ouulj_1st_edition.pdf

124. Kröll, S. (2005). Selected problems concerning the CISG’s scope of application.

Journal of Law and Commerce 25

http://cisgw3.law.pace.edu/cisg/biblio/kroll.html

125. Kronman, A. T. (1978). Mistake, Disclosure, Information and the Law of Contracts.

The Journal of Legal Studies, 7 (1)

126. Lando, O. (1995). The Rules of European Contract Law

http://www.jus.uio.no/pace/the_rules_of_european_contract_law.ole_lando/_3.ht

ml

127. Lando, O. (2001). “Salient Features of the Principles of European Contract Law: A

Comparison with the UCC” 13 Pace Int'l L. Rev. 339

http://digitalcommons.pace.edu/pilr/vol13/iss2/4

128. Lando, O. & Beale, H. (Eds.), (2000). Principles of European Contract Law. Parts

I and II. Combined and Revised

Page 206: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

190

129. Lando, O., Clive, E., Prüm, A. & Zimmermann, R. (Eds.), (2003). Principles of

European Contract Law, Part III, Kluwer Law International, The Hague

130. Lee, Sh. Y. A look at Good Faith in the Common Law

http://www.academia.edu/6563175/A_LOOK_AT_GOOD_FAITH_IN_THE_CO

MMON_LAW

131. Levanti, S. (2001). Abuso del Diritto. Diritto&Diritti

http://www.diritto.it/articoli/civile/levanti.html

132. Lewis, C. (1996). Interpretation of Contracts Nw R. Zimmermann & D. P. Visser

(Eds.), Southern Cross: Civil Law and Common Law in South Africa, Juta, Cape

Town

133. Lewis, Ch. T. & Short, Ch. (1879). A Latin Dictionary

http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus%3Atext%3A1999.04.0059

%3Aentry%3DBona

134. Liu, Ch. (2004). Comparison of CISG article 27 and counterpart notice provisions

of the UNIDROIT Principles and PECL

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/liu1.html

135. Lookofsky, J. (2006). Walking the article 7 (2) tightrope between CISG and

domestic law. Journal of Law and Commerce 85

https://www.uncitral.org/pdf/english/CISG25/Lookofsky.pdf

136. Lorenzen, E. G. (1919). Causa and Consideration in the Law of Contracts. Yale

Law School Legal Scholarship Series

http://digitalcommons.law.yale.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=5569&context=fs

s_papers

137. Mackaay, E. (2011). Good Faith in Civil Law Systems- A Legal- Economic

Analysis Cirano Scientific Series 2011s-74

file:///C:/Users/user/Downloads/download%20chrome/SSRN-

id1998924%20(1).pdf

138. MacQueen, H. & Zimmermann, R. (2006). European Contract Law: Scots and

South African Perspectives, Edinburgh University Press, Edinburgh

139. Maitland, F. W (1920). Equity, Also The Forms of Action at Common Law; Two

Courses of Lectures, Cambridge University Press, Cambridge

140. Mäntysaari, P. (2009). The Law of Corporate Finance: General Principles and EU

Law: Vol II: Contracts in General. Springer, Berlin

141. Marmor, A. (2005). The Immorality of Textualism, Loyola Law Review

http://scholarship.law.cornell.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=2570&context=fac

pub

142. Maruotti, L. S. (2006). Sulla Condizione Giuridica dello Straniero nell mondo

Romano, Rivista della Scuola Superiore dell’ Economia e delle Finanze III

http://www.rivista.ssef.it/www.rivista.ssef.it/sitedfc6.html?page=2006012408293

8220&edition=2006-01-01

143. Maurotti, L. S. (2012). Aequitas e ius scriptum. Profili storici. Annali della Facoltà

Giuridica dell’Università di Camerino. (1)

144. Mayer, P. (1993). Le Principe de bonne foi devant les arbitres du commerce

international. Nw Helbing & Lichtenhahn (Eds.), Etudes de droit international en

l'honneur de Pierre Lalive, Bale, Francfort-sur-le-Main

Page 207: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

191

145. McMeel, G. & Grigoleit, H. C. (2013). Interpretation of contracts- Prospective

European Regulation from the English and German Point of View. Nw G.

Dannemann & S. Vogenauer (Eds.), The Common European Sales Law in Context-

Interactions with English and German Law, Oxford University Press, Oxford

146. McKendrick, E. (1998). Work Done in Anticipation of a Contract which Does Not

Materialise: A Response Nw W. R. Cornish, R. Nolan, J. O’Sullivan & G. Virgo

(Eds.), Restitution: Past, Present and Future: Essays in Honour of Gareth Jones,

Hart Publishing, Oxford

147. Meschini, S. (1960). Dius Fidius. Nw Enciclopedia-dell'-Arte-Antica

http://www.treccani.it/enciclopedia/dius-fidius_(Enciclopedia-dell'-Arte-Antica)/

148. Meyer, L. (2010). Non-Performance and Remedies under International Contract

Law Principles and Indian Contract Law: A comparative survey of the UNIDROIT

Principles of International Commercial Contracts, the Principles of European

Contract Law and Indian statutory contract law. Peter Lang-Internationaler Verlag

der Wissenschaften, Frankfurt

149. Michaels, R. (2007). The true Lex Mercatoria: Law beyond the State. Indiana

Journal of Global Legal Studies, 14 (2).

150. Michaels, R. (2014). The UNIDROIT Principles as global background law.

Uniform Law Review 19

http://scholarship.law.duke.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=6058&context=facult

y_scholarship

151. Milite, P. (2000). Interpretazione di buona fede. Rivista Giuridica

http://www.rivistagiuridica.it/home/dottrina/2/index.htm

152. Mitchell, C. (2007). Interpretation of Contracts: Current Controversies in Law,

Routledge-Cavendish. London & New York

153. Mitchell, S. M. & Powell, E. J. (2011). Domestic Law Goes Global: Legal

Traditions and International Courts, Cambridge University Press, Cambridge

154. Morgan, T. (2015). Roman Faith and Christian Faith: Pistis and Fides in the Early

Roman Empire and Early Churches, Oxford University Press Scholarship Online

155. Moss, G. C. (2007). International Contracts between Common Law and Civil Law:

Is Non-state Law to Be Preferred? The Difficulty of Interpreting Legal Standards

Such as Good Faith. Global Jurist, 7 (1) (Advances)

156. Moss, G. C. (2010). Commercial Contracts and and European private law Nw Ch.

Twigg- Flesner (Ed.). The Cambridge Companion to European Union Private Law.

Cambridge University Press, Cambridge

157. Moss, G. C. (2011). Does the use of common law contract models give rise to a

tacit choice of law or to a harmonised, transnational interpretation? Nw G.C. Moss

(Ed.). Boilerplate Clauses, International Commercial Contracts and the Applicable

Law. Cambridge University Press, Cambridge

158. Moss, G. C. (2014). International Commercial Contracts: Applicable Sources and

Enforceability, Cambridge University Press, Cambridge

159. Moss, S. (2005). Why the United Kingdom has not ratified the CISG? Journal of

Law and Commerce 25

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/moss.html

160. Mousourakis, G. (2015). Roman Law and the origins of the Civil Law tradition,

Springer, Cham

Page 208: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

192

161. Mulcahy, L. & Tillotson, J. (2004). Contract Law in Perspective, Cavendish

Publishing Limited, London

162. Munukka, J. (2005). Harmonisation of Contract Law: In search of a solution to the

Good Faith problem. Scandinavian Studies in Law. Vol. 48

163. Murray, J. F. (2016). History and Theory of Good Faith Performance in the United

States- Material i azhornuar dhe rishikuar i Kapitullit II tw Burton, S. J. &

Andersen, E. G. (1995) Contractual Good Faith: Formation, Performance, Breach,

Enforcement

http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=2742354

164. Musio, A. (2010). La Violazione degli Obblighi di Informazione tra Regole di

Validità e Regole di Correttezza. Teoria e Storia del Diritto Privato, (3)

http://www.comparazionedirittocivile.it/prova/files/musio_obblighi.pdf

165. Musio, I. (2010). Breve Analisi Comparata sulla Clausola Generale della Buona

Fede

http://www.comparazionedirittocivile.it/prova/files/ncr_musio_buonafede.pdf

166. Mustafaj, I. (2016). Detyrimet dhe Kontratat. Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja

ARON PRINT, Tiranë

167. Musy, A. M. (1995). Disclosure of Information in the Pre-Contractual Bargaining:

A Comparative Analysis

http://www.jus.unitn.it/cardozo/review/contract/Musy-1995/musy1.htm

168. Musy, A. (2000). The good faith principle in contract law and the precontractual

duty to disclose: comparative analysis of new differences in legal cultures

169. Nikolova, S. E. (2012). UK’s Ratification of the CISG- An Old Debate or a New

Hope for the Economy of the UK on its Way out of the Recession: the Potential

Impact of the CISG on the UK’s SME, Pace International Law Review Online

Companion 3 (3)

http://www.academia.edu/1513223/UK_s_Ratification_of_the_CISG_An_Old_D

ebate_or_a_New_Hope_for_the_Economy_of_the_UK_on_Its_Way_Out_of_the

_Recession_The_Potential_Impact_of_the_CISG_on_the_UK_s_SME

170. Nowicki, E. (2006). Not in Good Faith means not in Good Faith

http://Www.Theconglomerate.Org/2006/01/Not_In_Good_Fai.Html

171. Nuni, A. (2004). Leksione të së Drejtës Civile, Tiranë

172. O’Connor, J. (1990). Good Faith in English Law

173. O’Gorman, D. P. (2011). Expectation Damages, the Objective Theory of Contracts,

and the “Hairy Hand” Case: A Proposed Modification to the Effect of Two

Classical Contract Law Axioms in Cases Involving Contractual

Misunderstandings. Kentucky Law Journal 99

174. Pannebakker, E. (2013). Offer and Acceptance and the Dynamics of Negotiations:

Arguments for Contract Theory from Negotiation Studies. Erasmus Law Review

175. Patterson, D. (2003). Interpretation in Law

http://www.trinitinture.com/documents/patterson.pdf

176. Powers, P. J. (1999). Defining the undefinable: Good faith and the United Nations

Convention on Contracts for the International Sales of Goods, Journal of Law and

Commerce (18), f. 340

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/powers.html

Page 209: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

193

177. Peckett, V. (2013). Does the duty of Good Faith have any place in English

contracts?

https://www.thenbs.com/knowledge/does-the-duty-of-good-faith-have-any-place-

in-english-contracts

178. Pejovic, C. (2001). Civil Law and Common Law: Two different paths leading to

the same goal. Victoria University of Wellington Law Review (32)

179. Pettinelli, C. (2005). Good faith in contract law: Two paths, two systems the need

for harmonisation, Diritto & Diritti

http://www.diritto.it/docs/20772-good-faith-in-contract-law-two-paths-two-

systems-the-need-for-harmonisation

180. Pieck, M. (1996). A Study of the Significant Aspects of German Contract Law,

Annual Survey of International & Comparative Law 3 (1)

http://digitalcommons.law.ggu.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1022&context=an

nlsurvey

181. Pilot, M. (2006) “Il risarcimento del danno conseguente alla responsabilità

precontrattuale” Forum Naonis – Rivista telematica di giurisprudenza - n. 6

http://www.forumnaonis.it

182. Pintér, B. (2009). The importance of Praetor activity

http://www.kre.hu/portal/doc/sic/2009/sic4_13_pinter.pdf

183. Picierno, F. (2009). Freno della Cassazione ai comportamenti scorreti dei colossi

economici, NOTA a Cass. Civ. III sez. 18 settembre 2009 n. 20106

http://www.diritto.it/docs/28338-freno-della-cassazione-ai-comportamenti-

scorretti-dei-colossi-economici-nota-a-cass-civ-iii-sez-18-settembre-2009-n-

20106?page=2

184. Poole, J. (2014). Text Book on Contract Law, Botimi XII. Oxford University Press,

Oxford

185. Power, P. J. (1999). Defining the Undefinable: Good Faith and the United Nations

Convention on Contracts for the International Sale of Goods. Journal of Law and

Commerce

186. Quagliato, P. B. (2008). The duty to negotiate in Good Faith. International Journal

of Law and Management 50 (5)

http://quagliatoadvogados.com.br/artigos/The-duty-to-negotiate-in-good-faith.pdf

187. Rabello, A. M. & Lerner, P. (2003). The Unidroit Principles of International

Commercial Contracts and Israeli Contract Law. Uniform Law Review 8. f. 602

https://docs.google.com/viewer?url=http%3A%2F%2Fwww.biu.ac.il%2Flaw%2F

cisg%2FUnidroitIsraelAMRPLx_2__03.doc

188. Rabitti, M. (2012). Cause di nullità del Contratto Nw E. Navarretta & A. Orestano

(Eds.), Commentario del Codice Civile: Dei Contratti in Generale.Vol. 3. UTET

Giuridica, Milano

189. Reid, E. (2004). The Doctrine of Abuse of Rights: Perspective from a Mixed

Jurisdiction. Electornic Journal of Comparative Law. 8.3.

http://www.ejcl.org/83/art83-2.PDF

190. Rodolfo, S. (2004). Formation of Contracts Nw A. Hartkamp, M. Hesselink, E.

Hondius, C. Joustra, E. du Perron & M. Veldman (Eds.), Towards an European

Civil Code, Botimi III. Kluwer Law International, Nijmegen

191. Roppo, V. (2001). Il Contratto, Giuffrè, Milano

Page 210: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

194

192. Rosenberg, G. A. (1960). The notion of Good Faith in the Civil Law of Quebec.

McGill Law Journal 7(1)

193. Rosenberg, D. (2004). Making sense of Good Faith in Delaware Corporate

Fiduciary Law: A Contractarian Approach. Delaware Journal of Corporate Law,

Vol. 29

http://www.djcl.org/wp-content/uploads/2014/08/Making-SENSE-OF-GOOD-

FAITH-IN-DELAWARE-CORPORATE-FIDUCIARY-LAW-A-

CONTRACTARIAN-APPROACH.pdf

194. Rowan, S. (2011). Fault and Breach of Contract in France and England: Some

Comparisons, University of Cambridge Research Paper Series 19

http://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=1837505

195. Russi, L. (2009). Substance or mere technique? A precis on Good Faith

Performance in England, France and Germany. Hanse Law Review 5 (1)

http://openaccess.city.ac.uk/1331/

196. Sacco, R. & De Nova, G. (1993). Il contratto, Vol.I, UTET Giuridica, Torino

197. Saleilles, R. (1907). De la responsabilité précontractuelle, 6 Revue Trimestrielle De

Droit Civil

198. Sangermano, F. (2007). L’interpretazione del contratto: profile dottrinali e

giurisprudenziali, Giuffrè Editore, Milano

199. Santos, M. G. & Smith, Q. (2011). Reviewing the History and Application of article

7

http://www.cisg-

brasil.net/doc/Reviewing_the_History_and_Application_of_Article_7_(Final).pdf

200. Scaglione, F. (2012). L’abuso dell Diritto nel Contratto. Diritto e Processo

http://www.rivistadirittoeprocesso.eu/articoli/uploads/Rivista_2012.pdf

201. Schaefer, J. A. (2010). Beyond a Definition: Understanding the Nature of Void and

Voidable Contracts. Campbell Law Review 33

http://www.law.campbell.edu/lawreview/articles/33-1-193.pdf

202. Schane, S. (2002). Ambiguity and Misunderstanding in Law, Thomas Jefferson

Law Review, 26 (1)

http://idiom.ucsd.edu/~schane/law/ambiguity.pdf

203. Schermaier, M. J. (2000). Bona Fides in Roman Contract Law, Nw R.

Zimmermann & S. Whittaker (Eds.), Good Faith in European Contract Law,

Cambridge University Press, Cambridge

204. Schwenzer, I. & Hachem, P. (2009). The CISG- Successes and Pitfalls. American

Journal of Comparative Law 57.

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/biblio/schwenzer-hachem.html

205. Semini, M. (1998). E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave (Pjesa e Përgjithshme),

Shtëpia Botuese “Afërdita”, Tiranë

206. Serpetti, A. (2007). Doveri di Buona Fede e diligenza nell’ adepimento delle

obbligazioni e somministrazione dei mezzi necessari all’esecuzione del contratto di

mandato.

http://www.diritto.it/docs/23577-doveri-di-buona-fede-e-diligenza-nell-

adempimento-delle-obbligazioni-e-somministrazione-dei-mezzi-necessari-all-

esecuzione-del-contratto-di-mandato?page=2

Page 211: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

195

207. Sim, D. (2001). The scope and application of Good Faith in the Vienna Convention

of Contracts for the International Sale of Goods

208. Singer, R. (1993). Das Verbot widersprüchlichen Verhaltens, Munchen

209. Smits, J. M. (2014). Contract Law: A Comparative Introduction, Edward Elgar

Publishing, Cheltenham

210. Sourgens, F. G. (2015). A nascent Common Law: The process of decisionmaking

in International Legal Disputes between States and Foreign Investors, Martinus

Nijhoff Publishers, Leiden

211. Speidel, R. E. (1996). The “Duty” of Good Faith in Contract Performance and

Enforcement. Journal of Legal Education 47 (4)

212. Stapleton, J. (1999) Good faith in Private Law. Current Legal Problems

https://law.anu.edu.au/sites/all/files/users/u9716919/1999_good_faith_in_private_

law_1999_52_clp_1-36.pdf

213. Stathopoulos, M. (2009). Contract Law in Greece. Botimi II, Kluwer Law

International, Alphen aan den Rijn

214. Steiner, E. (2010). French Law: A Comparative Approach, Oxford University

Press, Oxford

215. Stone, R., Devenney, J. & Cunnington, R. (2011). Text, Cases and Materials on

Contract Law, Botimi II, Routledge, Oxon

216. Storme, M. E. Comments to PECL, online

https://www.law.kuleuven.be/personal/mstorme

217. Summers, R. S. (1968). “Good Faith” in general contract law and the sales

provisions of the Uniform Commercial Code. Virginia Law Review. 54 (2)

http://scholarship.law.cornell.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=2408&context=fac

pub

218. Suraniti, D. M. The Contract

http://avocat-motte-suraniti.com/the-obligations-in-french-law/french-law-of-

contract/

219. Tella, M. J. F. (2008). Equity and Law. Martinus Nijhoff Publishers, Leiden

220. Ter, K.L. (2014). Good Faith in the Performance of Commercial Contracts

Revisited, Singapore Academy of Law Journal, (26)

http://www.sal.org.sg/digitallibrary/Lists/SAL%20Journal/Attachments/665/(201

4)%2026%20SAcLJ%20111-

136%20(Good%20Faith_Commercial%20Contracts).pdf

221. Tetley, W. (2004). Good Faith in Contract: Particularly in the Contracts of

Arbitration and Chartering. Journal of Maritime Law and Commerce

222. Tierney, B. (1997). The idea of natural rights: Studies on Natural Rights, Natural

Law, and Church Law 1150- 1625, Wm. B. Eerdmans Publishing Co., Michigan

223. The Commission on European Contract Law (2000) Principles of European

Contract Law Part I&II. In O. Lando, E. Clive, A. Prum & R. Zimmermann (Eds.),

Kluwer Law International, The Hague

224. The Interaction of Contract Law and Tort and Property Law in Europe: A

comparative study. (2004). Nw Ch. Von Bar, U. Drobnig & G. Alpa (Eds.), Sellier,

Munich

225. Thomas, Ph. J. (2004). Bona Fides, Roman Values and Legal Science, Fundamina

(10)

Page 212: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

196

http://reference.sabinet.co.za/webx/access/electronic_journals/funda/funda_n10_a

10.pdf

226. Tomlinson, E. A. (1988). Tort Liability in France for the act of things: A study of

judicial lawmaking. Lousiana Law Review (48) 6

http://digitalcommons.law.lsu.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=5129&context=lalr

ev

227. Torrente, A. & Schlesinge, P. (2009). Manuale di Diritto Privatto, Botimi XIX,

Giuffrè Editore, Milano

228. Uda, G. M. (2004). L’oggettività della buona fede nella esecuzione dell contratto.

Diritto@storia, 3

http://www.dirittoestoria.it/3/Lavori-in-Corso/Contributi/Contributi-web/Uda-

Buona-fede-contratto.htm

229. UNCITRAL Digest of Case Law on the United Nations Convention on Contracts

for the International Sale of Goods, Botimi 2012

230. Vale, V. (1932). Dius Fidius. Nw Enciclopedia-Italiana

http://www.treccani.it/enciclopedia/dius-fidius_(Enciclopedia-Italiana)/

231. Van Erp, J.H.M. (2004). The Pe-Contractual Stage Nw A. Hartkamp, M.

Hesselink, E. Hondius, C. Joustra, E. du Perron, M. Veldman (Eds.), Towards an

European Civil Code, Botimi III, Kluwer Law International, Alphen aan den Rijn

232. Van Caenegem, R. C. (2002). The National Codes: A transient phase- One Code

for every country? Nw European Law in the Past and Future: Unity and Diversity

over two Millennia

http://catdir.loc.gov/catdir/samples/cam031/2001035697.pdf

233. Vettori, G. (2013). La Responsabilità fra Regole e Clausole Generali- Corso di

Diritto Civile

http://www.personaemercato.it/wp-content/uploads/2013/10/responsabilita-fra-

regole-e-clausole-generali.pdf

234. Viglione, F. (2009). Good Faith and Reasonableness in Contract Interpretation: A

Comparative Prospective European Business Law Review

http://www.academia.edu/3681354/Good_Faith_and_Reasonableness_in_Contrac

t_Interpretation_a_Comparative_Perspective

235. Vincze, A. (2004). Remarks on whether and the extent to which the UNIDROIT

Principles may be used to help interpret Article 16 of the CISG

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/text/anno-art-16.html

236. Viscasillas, M. P. P. (2005). Modification and Termination of the Contract (Art. 29

CISG) Journal of Law and Commerce 25

https://www.uncitral.org/pdf/english/CISG25/Viscasillas.pdf

237. Vogenauer, S. & Kleinheisterkamp, J. (Eds.), (2009). Commentary on the

UNIDROIT Principles of International Commercial Contracts (PICC) 1, Oxford

University Press, Oxford

238. Voicheci, E. (2013) Freedom of Contract and its limitations in the Romanian Civil

Code. Challenges of the Knowledge Society

http://www.oalib.com/search?kw=EUGENIA%20VOICHECI&searchFields=auth

ors

239. Von Bar, C., Clive, E. & H. Schulte-Nolke, H. Beale, J. Herre, J. Huet, M. Storme,

S. Swann, P. Varul, A. Veneziano & F. Zoll (Eds.), (2009). Pre-contractual liability

Page 213: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

197

and the drug of good faith: a comparative analysis between Scots law and the

DCFR, with a brief examination of treatment in common law and civilian legal

systems. Sellier, Munich

240. Wallinga, T. (2011). The Common History of European Legal Scholarship.

Erasmus Law Review. 4 (1)

241. Walt, S. D. (2015). The Modest Role of Good Faith in Uniform Sales Law. Boston

University International Law Journal 38

http://www.bu.edu/ilj/files/2015/01/Walt-Modest-Role-of-Good-Faith.pdf

242. Watson, A. (1995). The Spirit of Roman Law, University of Georgia Press, Georgia

243. Weigand, T. A. (2004). The Duty of Good Faith and Fair Dealing in Commercial

Contracts in Massachusetts. Massachusetts Law Review 88 (4)

http://www.massbar.org/publications/massachusetts-law-review/2004/v88-n4/the-

duty-of-good-faith

244. Weinreb, L. L. (1987). Natural law and justice. Harvard University Press,

Cambridge

245. Weitzenböck, E. M. (2002). Good Faith and Fair Dealing in the Context of Contract

Formation by Electronic Agents

http://link.springer.com/article/10.1007/s10506-004-1908-0

246. Wethmar-Lemmer, M. (2005). The development of the modern Lex Mercatoria: A

Historical Perspective. Fundamina, 11 (2),

247. Whincup, M. H. (2006). Contract Law and Practice: The English system with

Scottish, Commonwealth and Continental Comparisons, Botimi V, Kluwer Law

International, Alphen aan den Rijn

248. Whittaker, S., & Zimmermann, R. (2000). Good Faith in European contract law:

surveying the legal landscape. Nw R. Zimmermann & S. Whittaker (Eds.), Good

Faith in European contract law, Cambridge University Press, Cambridge

249. Wilhelmsson, T. (2001). Towards a (Post) modern European Contract Law.

Juridica International Law Review

http://www.juridicainternational.eu/public/pdf/ji_2001_1_23.pdf

250. Zeller, B. (2002). The significance of the CISG for the harnonisation and

transplantation of international commercial law

http://vuir.vu.edu.au/857/1/ZellerSigCISGHarmonisation.pdf

251. Zeller, B. (2003). Good Faith- Is it a contractual obligation? Bond Law Review 15

(2)

http://epublications.bond.edu.au/cgi/viewcontent.cgi?article=1268&context=blr

252. Ziegel, J. S. & Samson, C. (1981). Report to the Uniform Law Conference of

Canada on Convention on Contracts for the International Sale of Goods

http://www.cisg.law.pace.edu/cisg/wais/db/articles/english2.html

253. Zimmermann, R. & Whittaker, S. (Eds.), (2000). Good Faith in European Contract

Law, Cambridge University Press, Cambridge

254. Zimmermann, R. (2006). Ius Commune and the Principles of European Contract

Law: Contemporary renewal of an old idea Nw H. MacQueen & R. Zimmermann

(Eds.), European Contract Law: Scots and South African Perspectives. Edinburgh

University Press, Edinburgh

255. Zimmermann, R. (2006). The German Civil Code and the Development of Private

Law in Germany. Oxford University Comparative Law Forum

Page 214: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

198

http://ouclf.iuscomp.org/articles/zimmermann.shtml

256. Zhang, M. (2008). Party Autonomy and Beyond: An International Perspective of

Contractual Choice of Law. Temple University Beasley School of Law

https://www.researchgate.net/publication/228222991_Party_Autonomy_and_Bey

ond_An_International_Perspective_of_Contractual_Choice_of_Law

257. Zumbansen, P. (2005). The Law of Contracts. Nw M. Reimann & J. Zekoll (Eds.),

Introduction to German Law, Botimi II, Kluwer Law International, The Hague

258. Zylfiu, R. (2007). Pavlefshmëria e kontratave (Nuliteti absolut dhe rrëzueshmëria).

Buletini (3), Prishtinë

http://jus.igjk.rks-gov.net/350/1/2007_03_Shq_Buletini.pdf

II. LEGJISLACION

Legjislacion i Republikës sё Shqipërisë

1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

2. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

3. Kodi Civil i Mbretnis Shqiptare (1929)

4. Ligj Nr. 9135, datë 11.09.2003 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” (i shfuqizuar)

5. Ligj Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar

6. Ligj Nr. 9874 datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar

7. Ligj Nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”

8. Ligj Nr. 10 092, datë 9.3.2009 “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në

Konventën e Kombeve të Bashkuara "Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të

mallrave"

9. Ligj Nr. 10 428, datë 02.06.2011 “Për të Drejtën Ndërkombëtare Private”

Akte ligjore tё shteteve tё huaja

1. Kodi Civil Italian (Codice Civile, Edizione Marzo 2014, Altalex)

2. Kodi Civil Francez (French Civil Code, i azhurnuar deri në datë 04.04.2006,

përkthyer nga Profesor Georges Rouhette, me ndihmën e Dr. Anne Rouhette-

Berton)

3. Kodi Civil Gjerman (German Civil Code, i azhurnuar deri në datë 01.10.2013,

përkthyer nga Ministria Federale e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në

bashkëpunim me juris GmbH)

4. Kodi Uniform Tregtar i SHBA (UCC) (Uniform Commercial Code (2005)- The

American Law Institute and the National Conference of Commissioners of Uniform

State Laws)

5. Restatement (Second) of the Law of Contracts (1981)

6. Ligji Gjerman mbi Kontratat e Sigurimit (German Insurance Contract Act (2008),

i azhurnuar deri në datë 22.12.2011, përkthyer nga Ute Reusch, në bashkëpunim

me juris GmbH) http://www.gesetze-im-internet.de/englisch_vvg/

7. Kodi Francez i Sigurimit (French Insurance Code (2004)

Page 215: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

199

https://www.legifrance.gouv.fr/Traductions/en-English/Legifrance-translations

8. UK Marine Insurance Act (1906)

http://www.legislation.gov.uk/ukpga/Edw7/6/41/contents

9. UK Misrepresentation Act (1967)

http://www.legislation.gov.uk/ukpga/1967/7

10. UK Unfair Contract Terms Act (1977)

http://www.legislation.gov.uk/ukpga/1977/50

11. UK English Sales of Goods Act (1979)

http://www.legislation.gov.uk/ukpga/1979/54

12. UK Supply of Goods and Services Act (1982)

http://www.legislation.gov.uk/ukpga/1982/29

13. UK Electronic Communications Act (2000)

http://www.legislation.gov.uk/ukpga/2000/7/contents

14. UK Insurance Act (2015)

http://www.legislation.gov.uk/ukpga/2015/4/contents/enacted

Akte ligjore tё Organizatave Ndёrkombёtare dhe Evropiane

1. Konventa e Kombeve të Bashkuara "Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të

mallrave" (1980) (CISG- United Nations Convention on Contracts for the

International Sale of Goods)

2. Konventa e Romës “Mbi Ligjin e Zbatueshëm në Detyrimet Kontraktore” (1980)

(EC Convention on the law Applicable to Contractual Obligations)

3. Direktiva e BE-së Mbi koordinimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me

Agjentët Tregtarë të vetëpunësuar (1986) (Council Directive 86/653/EEC on the

Coordination of the laws of the Member States relating to self-employed

commercial agents)

4. Direktiva Mbi Kushtet e Padrejta Kontraktore (1993) (Council Directive

93/13/EEC on Unfair Contract Terms)

5. UNIDROIT- Parimet për Kontratat Tregtare Ndërkombëtare (PICC) (2010)

(UNIDROIT Principles of International Commercial Contracts)

6. Parimet e të Drejtës Kontraktore Evropiane (PECL) (2002) (The Principles of

European Contract Law)

III. JURISPRUDENCЁ

Vendime tё gjykatave shqiptare

1. Vendim Nr. 932, datë 22.06.2000 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë

Shqiptare

2. Vendim Nr. 134, datë 27.01.2005 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë Shqiptare

3. Vendim Nr. 942, datë 02.06.2005 i Gjykatës së Lartë Shqiptare

4. Vendim Nr. 1261, datë 28.07.2005 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë Shqiptare

5. Vendim Nr. 887, datë 04.07.2006 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë Shqiptare

Page 216: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

200

6. Vendim Nr. 122, datë 18.02.2014 i Gjykatës së Lartë Shqiptare

7. Vendim Nr. 372, datë 12.06.2014 i Gjykatës së Lartë Shqiptare

8. Vendim Nr.392, datë 15.02.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë

Vendime tё gjykatave të huaja

1. C-489/07 Pia Messner v. Firma Stefan Krüger (2009) Gjykata Evropiane e

Drejtësisë (ECJ)

2. Vendim Nr. 1781, datë 17.06.1974 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

3. Vendim Nr. 3250, datë 20.07.1977 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

4. Vendim Nr. 5610, datë 18.10.1980 i Gjykatës Italiane të Kasacionit.

5. Vendim Nr. 960, datë 18.02.1986 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

6. Vendim Nr. 14865, datë 16.11.2000 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

7. Vendim Nr. 5324, datë 04.04.2003 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

8. Vendim Nr. 2855, datë 11.02.2005 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

9. Vendim Nr. 14712, datë 26.06.2007 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

10. Vendim Nr. 26724, datë 19.12.2007 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

11. Vendim Nr. 26725, datë 19.12.2007 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

12. Vendim Nr. 20106, datë 18.09.2009 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

13. Vendim Nr. 13208, datë 31.05.2010 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

14. Vendim Nr. 23873, datë 21.10.2013 i Gjykatës Italiane të Kasacionit

15. Vendim Nr. 75, datë 25.02.1997 i Gjykatës Franceze së Kasacionit

16. Vendim Nr. 96-21997, datë 16.02.1999 i Gjykatës Franceze së Kasacionit

17. Vendim Nr. 03-20.597, datë 15.11.2005 i Gjykatës Franceze së Kasacionit

18. Singerly v. Thayer (1885) (SHBA)

https://archive.org/stream/jstor-3304973/3304973_djvu.txt

19. Baltimore & O. Ry. Co. v. Brydon (1886) (SHBA)

20. Doll v. Noble (1889) (SHBA)

21. Feldman v. Allegheny, Intern. Inc. (1988) (SHBA)

http://openjurist.org/850/f2d/1217/feldman-v-allegheny-international-inc

22. Hilton Hotels Corporation v. Butch Lewis Productions Inc. (1991) (SHBA)

http://law.justia.com/cases/nevada/supreme-court/1991/20458-1.html

23. Olympus Hills Shopping Ctr. v. Smith’s Food & Drug Ctrs. (1994) (SHBA)

http://www.leagle.com/decision/19941334889P2d445_11328/OLYMPUS%20HI

LLS%20CENTER,%20LTD.%20v.%20SMITH'S%20FOOD

24. Burger King Corp. v. Weaver (1999) (SHBA)

http://caselaw.findlaw.com/us-11th-circuit/1374888.html

25. Lawson v. Weston (1801) Angli)

https://supreme.justia.com/cases/federal/us/69/110/case.html#T4

26. Bradford v. Pickles (1895) (Angli)

http://swarb.co.uk/mayor-of-bradford-v-pickles-hl-29-jul-1895/

27. Pharmaceutical Society of Great Britain v. Boots Cash Chemists (Southern) Ltd

(1953) (Angli)

http://www.lawteacher.net/free-law-essays/contract-law/judgment-on-the-nature-

of-an-offer-contract-law-essay.php

28. Yates Building Co Ltd v. R J Pulleyn & Sons (York) Ltd (1975) (Angli)

Page 217: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

201

http://www.bitsoflaw.org/contract/formation/revision-note/degree/acceptance-

communication

29. Gibson v. Manchester City Council (1979) (Angli)

http://swarb.co.uk/gibson-v-manchester-city-council-hl-8-mar-1979/

30. Walford v. Miles (1992) (Angli)

http://swarb.co.uk/walford-v-miles-hl-1992/

31. Investors Compensation Scheme Ltd. v. West Bromwich Building Society (1997)

(Angli)

http://www.publications.parliament.uk/pa/ld199798/ldjudgmt/jd970619/invest01.

htm

32. Director General of Fair Trading v. First National Bank Plc (2001) (Angli)

http://www.publications.parliament.uk/pa/ld200102/ldjudgmt/jd011025/fair-1.htm

33. Chartbrook Ltd. v. Persimmon Homes Ltd. (2009) (Angli)

http://swarb.co.uk/chartbrook-ltd-v-persimmon-homes-ltd-and-others-hl-1-jul-

2009/

34. SNBC Holding v. UBS AG (2012) (Angli)

http://www.macfarlanes.com/media/1277/contractual-interpretation-

%E2%80%93-recent-statements-of-the-law-relating-to-construction-implied-

terms-and-discretion.pdf

35. Yam Seng Pte Ltd v. International Trade Corp Ltd (2013) (Angli)

http://hsfnotes.com/litigation/2013/02/25/high-court-implies-duty-of-good-faith-

into-distributorship-agreement/

36. Mid Essex v. Compass (2013) (Angli)

http://www.bailii.org/ew/cases/EWCA/Civ/2013/200.html

37. TSG Building Services Plc v. South Anglia Housing Limited (2013) (Angli)

http://hsfnotes.com/litigation/2013/06/06/high-court-finds-no-duty-of-good-faith-

in-exercising-contractual-right-of-termination/

38. Bristol Groundschool Ltd v. Intelligent Data Capture Limited (2014) (Angli)

http://hsfnotes.com/litigation/2014/07/31/high-court-implies-duty-of-good-faith-

into-relational-contract/

39. Plas v. Valburg (1983) (Holandw)

https://rslasut.wordpress.com/pre-contractual-phase-a-comparison-between-dutch-

law-and-english-law-as-an-indication-of-an-alternative-approach-for-the-

indonesian-practice/

40. Bhasin v. Hrynew (2014) (Kanada)

https://scc-csc.lexum.com/scc-csc/scc-csc/en/item/14438/index.do

41. Sabemo Pty Ltd v. North Sydney Municipal Council (1977) (Australi)

http://www.martinluitingh.com/expanding-contractors--claims.html

42. Walton Stores (Interstate) Ltd v. Maher (1988) (Australi)

http://www.australiancontractlaw.com/cases/walton.html

43. SARL BRI Production "Bonaventure" v. Société Pan African Export (1995)

(Francw)

http://www.unilex.info/case.cfm?pid=1&do=case&id=83&step=FullText

44. Çwshtja Nr. 8540 tw Gjykatws sw Arbitrazhit tw Dhomws Tregtare

Ndwrkombwtare tw Parisit (1996) (Francw)

http://www.unilex.info/case.cfm?pid=1&do=case&id=644&step=FullText

Page 218: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

202

45. Mayer Alejandro v. Onda Hofferle GmbH & Co (2000) (Argjentinw)

http://cisgw3.law.pace.edu/cases/000424a1.html

46. Traction Levage SA v. Drako Drahtseilerei Gustav Kocks GmbH (2001) (Francw)

http://cisgw3.law.pace.edu/cases/011106f1.html

47. Machinery Case VIII ZR 60/01 (Gjermani)

http://cisgw3.law.pace.edu/cases/011031g1.html

48. Spoldzielnia Pracy "A" in N. v. GmbH & Co. KG in B (2007) (Poloni)

http://cisgw3.law.pace.edu/cases/070511p1.html

49. Scafom International BV v. Lorraine Tubes S.A.S (2009) (Belgjikw)

http://www.unilex.info/case.cfm?pid=1&do=case&id=1457&step=Abstract

IV. FAQE WEB

1. http://www.oxforddictionaries.com

2. http://www.merriam-webster.com

3. http://www.thefreedictionary.com

4. http://dictionary.cambridge.org/dictionary

5. http://www.latin-dictionary.net

6. http://www.britannica.com

7. http://www.lexinter.net

8. http://www.gjykataelartw.gov.al

9. http://www.qpz.gov.al

10. http://www.diritto.it

11. http://www.cisgac.com/

12. http://www.unidroit.org

13. http://www.trans-lex.org

14. http://www.uncitral.org

15. http://www.ssrn.com

16. http://www.jstor.org

17. http://www.books.google.com

18. http://www.academia.edu

19. https://www.law.berkeley.edu

Page 219: “RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN ... · 6.2.2 Abuzimi me të drejtën dhe e Drejta Kontraktore 42 6.2.3 Abuzimi me të drejtën dhe parimi i mirëbesimit

“RËNDËSIA DHE ZBATIMI I PARIMIT BONA FIDES NË TË DREJTËN KONTRAKTORE” E. IKONOMI

203

ABSTRAKT

Bona Fides kontraktor, ose parimi i mirëbesimit, është një parim me rrënjët në të Drejtën

Romake. I shfaqur për të sjellë drejtësi në marrëdhënien kontraktore, ky parim i rezistoi

shekujve për të gjetur vend në instrumente ligjore kombëtare e ndërkombëtare, si dhe në

praktikën gjyqësore në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kontraktore.

Ky studim hedh dritë mbi evoluimin e parimit Bona Fides nga një standard i moralit në një

parim të së Drejtës Kontraktore.

Studimi, i cili ka për qëllim të sqarojë rëndësinë dhe zbatimin praktik të parimit, nëpërmjet

një analize të kujdesshme, ofron një paraqitje të përfshirjes së parimit të mirëbesimit në

legjislacionet e brendshme të disa shteteve, të cilat i përkasin traditave të ndryshme ligjore,

si: Civil Law dhe Common Law. Krahasimi i legjislacioneve të tyre, si dhe i qëndrimeve

të mbajtura nga gjykatat përkatëse, do të dëshmojnë për qasje të ndryshme ndaj parimit të

mirëbesimit, kryesisht përgjatë formimit të kontratës, interpretimit dhe përmbushjes së saj.

Gjithashtu nëpërmjet këtij studimi do të bëhet i mundur trajtimi i parimit edhe në nivel

ndërkombëtar duke analizuar dhe krahasuar vendin që zë dhe rolin që ka mirëbesimi në

disa nga instrumentet më të rëndësishme e më të njohura në të Drejtën Kontraktore

Ndërkombëtare.

Nëpërmjet këtij studimi do të sqarohen funksionet e parimit të mirëbesimit dhe ndikimi i

këtij parimi në arritjen e një marrëdhënie kontraktore të drejtë, korrekte e të ndershme,

duke i kushtuar vëmendje rolit të palëve kontraktore dhe të gjykatave.

Fjalë kyçe: Parimi Bona Fides, palë kontraktore, kontratë, përgjegjësi, E Drejtë

Kontraktore

ABSTRACT

Contractual Bona Fides, or good faith principle, is a principle which roots go back to

Roman Law. As appeared to bring justice to contractual relationship, the principle

withstood centuries to find place in national and international legal instruments and judicial

practice in resolving contractual conflicts.

This study highlights the evolution of Bona Fides Principle, from a moral standard to a

principle of Contract Law.

The study which aims to clarify the relevance and practical application of the principle,

through careful analyses provides an overview of the inclusion of good faith principle in

the domestic legislation of some states which belong to different legal traditions such as:

Civil Law and Common Law. The comparison of their legislations and the approaches held

by the respective courts will prove of different approaches to good faith principle mainly

during the formation of the contract, its interpretation and its performance.

Through this study also will be handled the principle at an international level by analyzing

and comparing the importance and the role of good faith in some of the most important and

popular instruments of International Contractual Law.

This study will clarify the functions of the principle of good faith and its influence in

achiving a right, fair and honest contractual relationship, also paying attention to the role

of the contractual parties and the courts.

Key words: Bona Fides Principle, contractual parties, contract, liability, Contract Law