2
RËNDËSIA SIMBOLIKE E MUAJIT SHABAN Simbolika e muajit Shaban Muaji Shaban është muaji që paraprin muajin e madhërishëm të Ramazanit. Kjo mbase ka dhe urtësitë e veta. Dijetarët myslimanë ndonjëherë janë munduar që disa prej adhurimeve të caktuara t’iu zbulojnë urtësi edhe nëpërmjet studimit të gjërave që i paraprijnë ato. P.sh. Bejhekiu në librin e tij Fedailu’l evkat transmeton nga Ebu Sulejman ed-Darani se Aliu [radijAll- llahu anhu] qe pyetur se cila ishte urtësia që qëndrimi (në Arafat) është në kodër dhe jo në Harem (zonë të shenjtë)? Aliu [radijAll-llahu] qe përgjigjur: Ngase Qabeja është shtëpia e Allahut ndërsa Haremi është dera e (shtëpisë së) Allahut, andaj kur iu drejtuan haxhilerët (Shtëpisë së Shenjtë), i ndali te dera që të përulen. Po përse i ndali prapë në Meshar el-haram (në Muzdelife në zonën ku fillon zona e shenjtë)?- e pyetën. Tha: Kur iu dha leje të hyjnë, i ndali tek porta e dytë, Muzdelifeja, ngase pas përuljes së tyre të gjatë, Ai iu dha leje të therin kurbanet e tyre në Mina, e kur ata larguan papastërtitë dhe therën kurbanet e tyre, duke u pastruar kështu nga mëkatet që i patën, Allahu iu dha leje që të pastër ta vizitojnë Atë. 1 Vështruar nga kjo perspektivë, simbolika e paraprirjes së Ramazanit me muajin Shaban mund të përmbajë disa urtësi, të cilat janë me rëndësi të madhe për shfrytëzimin e Ramazanit dhe përfitimin prej tij. Muaji Shaban është porta e Ramazanit, është ndalesa e fundit, në të cilën bëhet një pastrim i llojit të vet, në mënyrë që në Ramazan të pastër dhe me vullnet e energji. Dy urtësitë kryesore të muajit Shaban Urtësitë e muajit Shaban të cilat duam ti nënvizojmë këtu si më të rëndësishmet për pastrimin para Ramazanit janë dy, të cilat njëherësh përfshijnë dy sfera apo dimensione të ndryshme: 1. Dimensioni kohor i urtësive të muajit Shaban Muaji Shaban llogaritet si muaji që bën përmbylljen vjetore të veprave të njeriut. Transmeton Nesaiu nga Usame bin Zejdi [radijAll-llahu anhuma], i cili thotë: Ζ Ϡ ϗ Ύَϳ َϝϮγ َ έ ͉ဃ Ϣ َ ϟ َϙ َ έ َ ϡϮμَΗ ً ήϬَη Ϧ ϣ έϮϬ͊θϟ Ύ َ ϣ ϡϮμَΗ Ϧ ϣ َϥΎَΒόَη َϝΎ َ ϗ َϚϟ َ Ϋ ήϬَη Ϟ ϔ ϐَϳ αΎ ͉ Ϩϟ Ϫ Ϩَϋ َϦϴَΑ ΐ َΟ َ έ َϥΎَπ َ ϣ َ έ َ ϭ َ Ϯϫ َ ϭ ήϬَη ϊ َ ϓ ήΗ Ϫϴϓ ϝΎ َ Ϥϋ َ Ϸ ϰ َ ϟ · Ώ َ έ َϦϴ Ϥ َ ϟΎَό ϟ ͊ΐ Σ ΄ َ ϓ ϥ َ َϊ َ ϓ ήϳ ϲϠ َ Ϥَϋ Ύ َ ϧ َ َ ϭ ϢΎَλ I thashë: O i dërguari i Allahut! Nuk të kam parë të kesh agjëruar në muajt tjerë siç po të shoh në Sha’ban. Tha: Ai është muaj, në mes Rexhebit dhe Ramazanit, që e anashkalojnë njerëzit (janë neglizhent ndaj tij); në të ngritën veprat tek Zoti i botëve andaj unë kam dëshirë që vepra ime të ngritët vepra ime duke qenë unë agjërueshëm.2 Në këtë hadith të Profetit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] apostrofohen dy gjëra me rëndësi: 1) Muaji Shaban është muaji në të cilin ngritën veprat tek All-llahu, pra bëhet përmbyllja vjetore e tyre. Kjo i bie që Ramazani është fillimi i vitit të veprave, andaj fillimi duhet të jetë i gjallë, i fuqishëm. Për të ndodhur kjo duhet që muajin Shaban ta shndërrojmë në zonën e ushtrimeve përfundimtare. Gjegjësisht, na duhet të përgatitemi shumë. 1 El-Bejhaki, Ebu Bekir Ahmed bin El-Husejn bin Ali. (1997). Fedailu-l-evkat. Kontrollor shkencor: Hal-laf Mahmud Abdu-s-Semië. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. F. 109-110. 2 Albani në Sahihu-n-Nesai, nr. 2356, e vlerëson hasen.

Rëndësia simbolike e muajit shaban

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Temë me karakter fetar.

Citation preview

RËNDËSIA SIMBOLIKE E MUAJIT SHABAN

Simbolika e muajit Sha’ban

Muaji Shaban është muaji që paraprin muajin e madhërishëm të Ramazanit. Kjo mbase ka dhe

urtësitë e veta. Dijetarët myslimanë ndonjëherë janë munduar që disa prej adhurimeve të

caktuara t’iu zbulojnë urtësi edhe nëpërmjet studimit të gjërave që i paraprijnë ato. P.sh.

Bejhekiu në librin e tij Fedailu’l evkat transmeton nga Ebu Sulejman ed-Darani se Aliu [radijAll-

llahu anhu] qe pyetur se cila ishte urtësia që qëndrimi (në Arafat) është në kodër dhe jo në

Harem (zonë të shenjtë)? Aliu [radijAll-llahu] qe përgjigjur: Ngase Qabeja është shtëpia e

Allahut ndërsa Haremi është dera e (shtëpisë së) Allahut, andaj kur iu drejtuan haxhilerët

(Shtëpisë së Shenjtë), i ndali te dera që të përulen. Po përse i ndali prapë në Mesh’ar el-haram

(në Muzdelife në zonën ku fillon zona e shenjtë)?- e pyetën. Tha: Kur iu dha leje të hyjnë, i ndali

tek porta e dytë, Muzdelifeja, ngase pas përuljes së tyre të gjatë, Ai iu dha leje të therin kurbanet

e tyre në Mina, e kur ata larguan papastërtitë dhe therën kurbanet e tyre, duke u pastruar kështu

nga mëkatet që i patën, Allahu iu dha leje që të pastër ta vizitojnë Atë.1

Vështruar nga kjo perspektivë, simbolika e paraprirjes së Ramazanit me muajin Sha’ban mund të

përmbajë disa urtësi, të cilat janë me rëndësi të madhe për shfrytëzimin e Ramazanit dhe

përfitimin prej tij. Muaji Sha’ban është porta e Ramazanit, është ndalesa e fundit, në të cilën

bëhet një pastrim i llojit të vet, në mënyrë që në Ramazan të pastër dhe me vullnet e energji.

Dy urtësitë kryesore të muajit Sha’ban

Urtësitë e muajit Sha’ban të cilat duam t’i nënvizojmë këtu si më të rëndësishmet për pastrimin

para Ramazanit janë dy, të cilat njëherësh përfshijnë dy sfera apo dimensione të ndryshme:

1. Dimensioni kohor i urtësive të muajit Sha’ban

Muaji Sha’ban llogaritet si muaji që bën përmbylljen vjetore të veprave të njeriut. Transmeton

Nesaiu nga Usame bin Zejdi [radijAll-llahu anhuma], i cili thotë:

“ را ق وق ل هللا ق و يا ق ل ق رر او ش ل اا ل ق وق ا ا لشهق ل شهل اا ب ل لل ق ا لهللاااق ي ل ق ق شهل

رر ق اوق قرل ق شهل ل ق ش ا ل ا إ ى اال اا ر نا ي يقرل ال

I thashë: O i dërguari i Allahut! Nuk të kam parë të kesh agjëruar në muajt tjerë siç po të shoh në

Sha’ban.

Tha: Ai është muaj, në mes Rexhebit dhe Ramazanit, që e anashkalojnë njerëzit (janë neglizhent

ndaj tij); në të ngritën veprat tek Zoti i botëve andaj unë kam dëshirë që vepra ime të ngritët

vepra ime duke qenë unë agjërueshëm.”2

Në këtë hadith të Profetit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] apostrofohen dy gjëra me rëndësi:

1) Muaji Sha’ban është muaji në të cilin ngritën veprat tek All-llahu, pra bëhet përmbyllja

vjetore e tyre. Kjo i bie që Ramazani është fillimi i vitit të veprave, andaj fillimi duhet të

jetë i gjallë, i fuqishëm. Për të ndodhur kjo duhet që muajin Sha’ban ta shndërrojmë në

zonën e ushtrimeve përfundimtare. Gjegjësisht, na duhet të përgatitemi shumë.

1 El-Bejhaki, Ebu Bekir Ahmed bin El-Husejn bin Ali. (1997). Fedailu-l-evkat. Kontrollor shkencor: Hal-laf

Mahmud Abdu-s-Semië. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. F. 109-110. 2 Albani në Sahihu-n-Nesai, nr. 2356, e vlerëson hasen.

2) Fakti që muaji Sha’ban shënon fundin e vitit të veprave besimtarin e bën që ta rishikojë

gjendjen e tij, të pendohet, të përmirësojë atë që ka gabuar. Për këtë shkak, Profeti [sal-

laAll-llahu alejhi ve sel-lem] po na mëson se ai ka agjëruar sepse ka dashur që në kohën

kur vepra ngritët, të jetë në një gjendje shpirtërore të mirë. Kjo është edhe porosi e

Kur’anit. Është konsideruar arrogancë ose së paku tipar jo i besimtarëve që të bëhet vepra

e pastaj të konsiderohet se ajo pranohet pa asnjë dyshim. All-llahu ka thënë:

“ ي ا ق ا ه ل إ ىى نهللاهق ل ر هللا ق ق قهق ل آ ا ا يق ل ق ا ا هللا ”

“Dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te

Zoti i tyre.” [El-Mu’minune: 60]

Kjo kur kemi të bëjmë me vepra të mira, ndryshe kur të bëhet fjalë për mëkate, që kemi të

gjithë dhe që askush nuk shpëton prej tyre veçmas tash kur në pyetje është ngritja vjetore

e veprave, atëherë ajo që duhet të na shoqërojë është që krahas pendimit dhe kërkimfaljen

të përgjërohemi tek dera e Ramazanit me adhurime ndoshta All-llahu na fal.

2. Dimensioni shpirtëror dhe etik

Muaji Sha’ban është muaji në të cilin kërkohet rishikimi i gjendjes shpirtërore, gjegjësisht

ebsimti,d he gjendjes etike, respektivisht raporteve me njerëz. Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve

sel-lem] ka thënë:

لا لر إال خ ق ج ر ، ش اا ا ل ف خ ق إ ى ا ى ا هللا يط

“All-llahu, në natën e 15-të të muajit Sha’ban, shikon krijesat e Tij dhe ua falë mëkatet të

gjithëve, përveç atij që ka bërë kufër (pabesim) dhe atij që ka bërë armiqësi.”3

Pra, në këtë hadith na kërkohet që në Sha’ban:

1) Ta pastrojmë besimin tonë, sepse defektet në besim shkaktojnë fundin e keq gjithsesi por

edhe privimin nga të mirat e Ramazanit. Kushdo që ka lexuar prë Ramazanin nuk mudn

të mos i ketë rënë në sy insistimi profetik që besimit t’i kushtohet vëmendja kryesore.

“Kush agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë në shpërblimin e All-llahut, i falen

mëkatet.”4- është një hadith që aludon indirekt në rëndësinë e pastrimit shpirtëror në

Sha’ban, ndryshe, agjërimi pa këtë element, është privim shpërblimi.

2) Rregullimi dhe ndreqja e raporteve me njerëzit përreth. Në Sha’ban kërkohet ndreqja e

raporteve me njerëz ndërsa Ramazani është muaji ku bëhet kultivimi i këtyre lidhjeve.

Ajo që vërehet në hadithin e sipërshënuar është se kërkohen dashuri, respekt dhe

mirësjellje të çiltra, që kanë burim zemrën. Në Sha’ban e pastrojmë zemrën prej dukurive

negative (smirës, urrejtjes), ndërsa në Ramazan e ushtrojmë atë që të jetë e fortë karshi

provokimeve. Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] na ka mësuar që në rast

provokimesh njerëzve t’iu themi: “Unë jam agjërues!” 5

O All-llahu ynë, na fal në muajin Sha’ban, na prano pendimin tonë si vepër me të cilën

përmbyllim vitin tonë të veprave dhe mos na privo nga përjetimi dhe agjërimi i Ramazanit!

3 Albani në Sahihu-t-Tergib, nr. 2767, e vlerëson hasenun sahih.

4 Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

5 Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.