56
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDOR Fusha: TEKNOLOGJI Lënda: TIK Klasa: 4-9 Kodi: _______ Koordinatore: Irida SINA Tiranë, 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

  • Upload
    vodat

  • View
    240

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË

PROGRAM LËNDOR

Fusha: TEKNOLOGJI

Lënda: TIK

Klasa: 4-9

Kodi: _______

Koordinatore:

Irida SINA

Tiranë, 2012

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

2

TIK

Grupi i punës:

Ilia NINKA

Ardiana SULA

Antonela PRECI

Edlira SINA

Admir KRAJA

Irida SINA

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

3

TIK

1. TË PËRGJITHSHME

Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit është kthyer në një

mënyrë jetese me të cilën fëmijët janë të tërhequr. Për t‟u përshtatur sa më mirë ndryshimeve të

kohës, është i nevojshëm integrimi i TIK-ut në ciklin fillor, si lëndë dhe si aftësi ndërkurrikulare

në lëndët mësimore. Fëmijët e sotëm fillojnë të përdorin mjetet digjitale në një moshë shumë të

re, ndaj shkolla duhet t‟u përgjigjet nevojave të nxënësit.

Sipas Bibeau-t (2004a): “TIK-u në edukim, përveç përmirësimit të mënyrave të

komunikimit, të menaxhimit dhe të përmirësimit të procesit të mësimdhënies ka edhe një

avantazh tjetër, i cili mundëson të nxënit gjatë gjithë jetës, forcon lidhjet nëpërmjet shkëmbimit

të përvojës me vendet e zhvilluara, mundëson relacione pedagogjike në distancë në çdo situatë

dhe një komunikim direkt pa humbje informacioni. Gjithashtu, siguron vazhdimësi gjatë gjithë

kohës, duke përmirësuar procesin e të nxënit në klasë dhe jashtë saj. Pikërisht për komunikimin

jashtë klase, përdorimi i TIK-ut do të ishte ndihmës shumë i mirë.1

Nisur nga këto këndvështrime, programi i TIK-ut për ciklin fillor do të bazohet kryesisht

në zhvillimin e procesit të të shkruarit në kompjuter, bashkëbisedimit me të tjerët, si edhe

realizimit të prezantimeve të ndryshme. Nxënësit do të aftësohen të:

• gjejnë informacione nga një shumëllojshmëri burimesh, do të përzgjedhin dhe

sintetizojnë informacionin për të përmbushur nevojat e tyre;

• zhvillojnë idetë e tyre, duke përdorur mjete të TIK-ut për të përmirësuar cilësinë për të

ndryshuar dhe përsosur punën e tyre;

• shkëmbejnë dhe ndajnë informacione përmes medieve elektronike;

• shqyrtojnë, ndryshojnë dhe vlerësojnë punën e tyre, duke reflektuar në mënyrë kritike

për cilësinë e saj.

Në klasën e 4-t, nxënësit do të mësojnë në lidhje me hapjen, ruajtjen dhe mbylljen e

skedarëve. Përdoret një editor teksti për të zhvilluar aftësitë në tastierë. Prezantohet nocioni i

resë (fillon me të mësuarin e përgjithshëm dhe kalohet te specifikja. Nxënësit mësojnë të shtypin

në tastierë me anë të një loje, ku shfaqet një qiell dhe ata i kapin germat pa i lënë të rrëzohen).

1 Bibeau, R. (2004a). Répertoire des répertoires de scénarios pédagogiques et d'activités d'apprentissage avec les TIC. Document télé-accessible

à l'adresse suivante: <http://thot.cursus.edu/rubrique.asp?no=20976>

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

4

TIK

Fillon të kuptuarit e dosjeve web. Ideja e përgjithshme këtu, është që të integrohen në procesin e

të mësuarit konceptet hardware dhe software, në mënyrë që nxënësit t‟i përdorin njëkohësisht

dhe ata të punojnë së bashku.

Tema e programit: Fuqizimi. Nxënësit kuptojnë se ata janë zotërues të krijimit të

informacionit, ashtu edhe të mënyrës së sjelljes on line. Më tej, ata fillojnë të mësojnë aftësi të

reja për të përdorur këtë pushtet me mençuri. Mësimi i bazave të kompjuterit në këtë klasë do të

bëhet duke u bazuar në praktikën e të mësuarit nëpërmjet praktikimit të tij edhe në detyrat e

shtëpisë.

Në klasën e 5-të, nxënësit do të përdorin aftësitë që kanë përftuar në klasën e 4-t dhe do

të njohin koncepte më të avancuara në lidhje me përdorimin e internetit, e-mail-it dhe të

programit Paint.

Tema e programit: Fitimi i thellësisë të të kuptuarit. Lidhet me shfrytëzimin e

koncepteve, që lidhen me kompleksitetin e mëtejshëm të përmbajtjes së TIK-ut, të tilla si: World

Wide Web, magazinimi i të dhënave dhe rikthimi. Në këtë klasë është e rëndësishme që

nxënësve t‟u jepen herë pas here detyra në grup, në mënyrë që ata të mësojnë nga njëri-tjetri.

Në klasën e 6-të, nxënësit fillojnë të njohin përmbajtjen e Excel-it dhe disa nga opsionet

kryesore të motorëve të kërkimit dhe browserve. Nxënësit mësojnë të kërkojë informacion në

mënyrë më të detajuar, si dhe aftësohen në ruajtjen dhe në përzgjedhjen më të mirë të tij. Në

klasën e 6-të, nxënësit praktikojnë më shumë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të qenë njohës më

të mirë të specifikave kompjuterike, të cilat janë çdo ditë e më shumë duke u shtuar.

Tema e programit: Nxënësit fillojnë të përdorin në mënyrë të avancuar rrjetet sociale, si

dhe njohin rëndësinë e informacionit. Aftësitë e fituara në klasat paraardhëse vihen në praktikë

nëpërmjet projekteve kurrikulare dhe orëve mësimore të lira. Ata tashmë kanë më shumë

autonomi në zgjidhjen e problemeve që dalin gjatë punës në kompjuter. Nxënësit mësojnë si të

mbrohen kur punojnë on line.

Programi i ciklit fillor për secilën klasë ka pesë linja. Ndarja e orëve për secilën linjë

bëhet në varësi të vështirësisë së linjës dhe rëndësisë së saj. TIK-u realizohet me një orë

mësimore në javë dhe ka gjithsej 35 orë vjetore.

Në klasën e 7-të është e rëndësishme që t‟i kushtohet rëndësi aftësive bazë, duke pasur

parasysh se TIK-u përdoret nga nxënësit që nga klasa e 4-t. Mësuesit u kërkojnë nxënësve të

shtrijnë dhe të thellojnë të kuptuarit e tyre, si dhe të përdorin aftësitë krijuese për të realizuar

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

5

TIK

detyrat. Në këtë klasë, i kushtohet rëndësi e veçantë informacionit dhe mënyrës së transmetimit

të tij.

Tema e programit: Tema e këtij viti është komunikimi i qartë, duke pasur parasysh

saktësinë e informacionit, qartësinë e tij dhe mënyrën e përpunimit të informacionit.

Në klasën e 8-të, nxënësit do të zgjerojnë njohuritë e tyre nëpërmjet përzierjes së tekstit

dhe grafikës, kuptimit të parimeve të komunikimit dhe eksplorimit të thellësisë së aplikimit.

Tema e programit: Sofistikimi përmes aftësive të përgjithshme.

Në klasën e 9-të: në këtë cikël njëri nga aspektet më të rëndësishme do të jetë gjuha e

programimit. Këto nocione janë të rëndësishme dhe të përhapura në mbarë botën. Zotërimi i

këtyre aftësive dhe njohurive mbi Excel-in, janë çelësi i suksesit profesional dhe biznesit. Klasa e

9-të shfrytëzon laboratorët e tri viteve të mëparshme: nxënësit janë gati të kalojnë në grafikë dhe

në një kuptim më të thellë të funksionit të internetit.

Tema e programit: Përdorimi i njohurive TIK në mënyrë të mençur për të strukturuar

skedarë dhe dokumente për komunikim maksimal dhe fleksibilitet në realizimin e detyrave.

Programi i arsimit të mesëm të ulët për secilën klasë ka pesë linja me përjashtim të klasës

së 7-të, e cila ka shtatë linja për të bërë të mundur përparimin më të shpejtë të nxënësve dhe për

t‟i ndihmuar ata të përshtaten më lehtë në vitet në vijim. Gjithashtu, në klasën e 7-të kalojmë nga

cikli fillor në arsimin e mesëm të ulët. Nxënësit duhet të përgatiten me këtë shtim niveli të

njohurive. Ndarja e orëve për secilën linjë bëhet në varësi të vështirësisë së linjës dhe rëndësisë

së saj. TIK-u realizohet me një orë mësimore në javë dhe ka në total 35 orë vjetore.

2. SYNIMET E PROGRAMEVE LËNDORE SIPAS CIKLEVE/NËNCIKLEVE

Programi i lëndës së TIK-ut për klasat 4-6 synon që nxënësit:

të përdorin mjete të ndryshme teknologjike (si: aparati digjital, kamerat, blogjet, programin

Paint për të zhvilluar komunikimin, si dhe të menduarin kritik dhe krijues;

të organizojnë dhe të komunikojnë informacione duke përdorur mjetet e duhura të

komunikimit teknologjik dhe për të komunikuar me të tjerët (p.sh.: e-mail, internet, video-

konferencë, Word Processor, të krijojnë postera mbi një temë të caktuar);

të përshkruajnë se si teknologjia ndryshon jetën, shoqërinë dhe veten;

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

6

TIK

të instalojnë dhe të përdorin pajisjet për input, si: mausin, tastierën, mikrofonin dhe mjete të

tjera për ruajtjen e informacioneve;

të përdorin programet kryesore kompjuterike, si: Word, PowerPoint, Excel;

të përdorin me saktësi komandat e tastierës, komandat e menusë së programeve dhe të

lundrimit në web;

të përdorin shumëllojshmëri të mediave dhe teknologjisë, në dobi të veprimtarive mësimore

dhe krijimit të produkteve;

të përdorin imazhet digjitale për të modifikuar ose krijuar vepra të artit për një prezantim

digjital;

të shpjegojnë avantazhet dhe disavantazhet në përdorimin e teknologjive të ndryshme, për të

ofruar informacionin për një audiencë të synuar (për shembull: të krahasojnë komunikimin

përmes videove dhe mjeteve të komunikimit masiv; e-mail, CD-ROM, Messenger).

Programi i lëndës së TIK-ut për klasat 7-9 synon që nxënësit:

të përvetësojnë njohuritë dhe aftësitë e lartpërmendura, të marra në klasat 4-6,

si dhe:

të praktikojnë përdorimin e teknologjive të ndryshme për të ofruar informacionin për një

audiencë të synuar (për shembull: të krahasojnë komunikimin e tyre përmes videove dhe

mjeteve të komunikimit masiv; e-mail, CD-ROM, Messenger);

të zbatojnë disa nga hapat bazë të gjuhës së programimit dhe të vlerësojnë rëndësinë e

programimit për jetën dhe për punën në të ardhmen.

3. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMEVE, SIPAS

CIKLEVE DHE NËNCIKLEVE

Në kompetencat për të nxënit gjatë gjithë jetës, kompetenca digjitale zë një vend të

rëndësishëm. Për t‟i aftësuar nxënësit në përdorimin e TIK-ut gjatë gjithë jetës, shihet si i

rëndësishëm integrimi i kësaj lënde në ciklin fillor.

Për realizimin e plotë të programit, është e rëndësishme që çdo shkollë të jetë e pajisur

me laboratorë informatike, në mënyrë që TIK-u të realizohet në laboratorin e informatikës.

Nxënësit aftësohen në lëndën e TIK-ut vetëm nëse ata vënë në praktikë njohuritë e marra gjatë

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

7

TIK

realizimit të programit. Njohuritë në lëndën e TIK-ut zhvillohen nëpërmjet të mësuarit, madje

edhe duke bërë gabime gjatë të nxënit.

Objektivat e programit

Objektivat e programit janë për të gjithë nxënësit dhe janë detyrim për përdoruesit e

programit. Kjo do të thotë se të gjithë nxënësve duhet t‟u jepet mundësia që të nxënë çka

përshkruhet tek objektivat. Secilit nxënës duhet t‟i jepet mundësia të punojë në kompjuter gjatë

orarit mësimor. Për arritjen e objektivave mësimorë, mësuesit mund të përdorin burime të

larmishme (website, revista, gazeta, blogje etj.), madje mësuesit duhet të nxitin nxënësit në

përdorimin e burimeve të ndryshme për arritjen e objektivave.

Orët mësimore (klasa 4-6)

Programi i lëndës së TIK-ut për klasën e 4-t, 5-të dhe 6-të është i organizuar në pesë linja

kryesore. Secila linjë ka objektivat e saj dhe disa prej objektivave kanë edhe veprimtari.

Realizimi i linjave duhet të bëhet sipas renditjes së vendosur në tabelën e objektivave. Mësuesi/ja

e fillon lëndën duke u shpjeguar në fillim fëmijëve atë çka është e rëndësishme, për të vijuar më

tej me objektiva më specifikë. Këtë rend duhet ta ndjekin edhe hartuesit e teksteve për t‟u

përshtatur në mënyrën e duhur programit dhe planit mësimor të mësuesit. Gjithashtu, disa linja

zënë një pjesë më të madhe në program dhe kjo lidhet: së pari më rëndësinë e linjës dhe, së dyti,

me vështirësinë e saj për t‟u përvetësuar nga nxënësit.

Sasia e orëve mësimore për secilën linjë është rekomanduese. Mësuesit janë të lirë të

ndryshojnë me 10% (më shumë ose më pak) orët e rekomanduara për secilën linjë. Përdoruesit e

programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës, si edhe ndarjen e orëve sipas

linjave. Ata janë të lirë vetëm në ndarjen e objektivave brenda së njëjtës linjë, për të realizuar

tematikat e orës mësimore.

Programi i TIK-ut për klasën e 4-t, zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të

cilave: 14 orë njohuri të reja dhe 21 orë përpunim njohurish, pra në raportin 40% njohuri të

reja kundrejt 60% përpunim i njohurive.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

8

TIK

Programi i TIK-ut për klasën e 5-të, zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të

cilave: 17 orë njohuri të reja dhe 18 orë përpunim njohurish, pra në raportin 50% njohuri të

reja kundrejt 50% përpunim i njohurive.

Programi i TIK-ut për klasën e 6-të zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të

cilave: 21 orë njohuri të reja dhe 14 orë përpunim njohurish, pra në raportin 60% njohuri të

reja kundrejt 40% përpunim i njohurive.

Orët mësimore (klasa 7-9)

Sasia e orëve mësimore për secilën linjë është rekomanduese. Mësuesit janë të lirë të

ndryshojnë me 10% (më shumë ose më pak) orët e rekomanduara për secilën linjë. Përdoruesit e

programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës, si edhe ndarjen e orëve sipas

linjave.

Programi i TIK-ut për klasën e 7-të zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të

cilave: 21 orë njohuri të reja dhe 14 orë përpunim njohurish, pra në raportin 60% njohuri të

reja kundrejt 40% përpunim i njohurive.

Programi i TIK-ut për klasën e 8-të zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të

cilave: 18 orë njohuri të reja dhe 17 orë përpunim njohurish, pra në raportin 50% njohuri të

reja kundrejt 50% përpunim i njohurive.

Programi i TIK-ut për klasën e 9-të zhvillohet në 35 orë mësimore vjetore, prej të

cilave: 21 orë njohuri të reja dhe 14 orë përpunim njohurish, pra në raportin 60% njohuri të

reja kundrejt 40% përpunim i njohurive.

Përpunimi i njohurive

Për të realizuar përpunimin e njohurive në lëndën e TIK-ut, është e rëndësishme që mësuesit të

përdorin një sërë teknikash, si:

Punët praktike (mësuesit i realizojnë bashkë me nxënësit në laboratorin e informatikës,

ndërsa nxënësi/ja mund t‟i realizojë nëpërmjet detyrave të shtëpisë).

Përsëritjet brenda kapitullit mund të realizohen duke u kërkuar nxënësve të bëjnë

veprimtari specifike, ku duhet të vënë në dukje konceptet themelore që ata kanë mësuar.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

9

TIK

Testimi i njohurive bazë duhet të bëhet gjithnjë në laboratorin e informatikës, testimi nuk

duhet të ketë vetëm pyetje teorike, por edhe pyetje praktike, si p.sh.: nxënësve u kërkohet

të shkruajnë një dokument në Word, të krijojnë tabela në Word, të kërkojnë një

informacion në internet etj… Duke u bazuar në atë çfarë nxënësit realizojnë gjatë kësaj

detyre, por edhe duke u bazuar në kritere fikse, të cilat nxënësit i njohin paraprakisht,

mund të bëhet vlerësimi.

Integrimi i njohurive të reja të një kapitulli me njohuritë e kapitujve paraardhës, realizohet

nëpërmjet ndjekjes së linjave në rendin e vendosur, pasi objektivat janë të vendosur në

rendin rritës, që do të thotë ata mësojnë hap pas hapi përdorimin e programit. P.sh.:

Nxënësit mësojnë në fillim ikonat e Word-it, më pas domethënien e tyre dhe më tej

mënyrën e përdorimit të tyre. Është e rëndësishme që nxënësve t’u shpjegohet kur kalojmë

nga një linjë në tjetrën ose kur mund të integrojmë dy linja me njëra-tjetrën, si p.sh. gjetja

e informacionit në internet dhe përgatitja e një prezantimi me PowerPoint.

Projektet kurrikulare lëndore zënë një vend të rëndësishëm në lëndën e TIK-ut, pasi TIK-u

mund të përdoret si mjet që nxënësit e përdorin për të realizuar projektet kurrikulare të

lëndëve të tjera. Gjithashtu, në lëndën e TIK-ut projekti kurrikular duhet të shihet si një

nxitës që i ndihmon nxënësit të punojnë në grup, si edhe të bashkëndajnë informacionin

me njëri-tjetrin. Gjatë projekteve kurrikulare, nxënësit duhet të dinë të bëjnë një plan

pune, në mënyrë që ata të ndajnë detyrat mes tyre dhe secili të japë kontributin e kërkuar.

Testimi vjetor mund të shikohet si një testim përmbledhës, ku nxënësve mund t‟u kërkohet

të bëjnë një detyrë specifike, në të cilën duhet të merren parasysh të gjithë objektivat e

mësuar gjatë vitit.

Në lidhje më përpunimin e njohurive, mësuesit mund ta ndajnë klasën në grupe, në këtë

formë nxënësit mund të përvetësojnë edhe më shumë kur ata mësojnë nga njëri-tjetri. Ata mund

të organizojnë edhe klube reflektimi, ku secili mund të shprehë atë çfarë ka mësuar, por edhe

mund të flasë rreth vështirësitë që ka hasur gjatë të mësuarit.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

10

TIK

Shembull konkret i përpunimit të njohurive (klasa 7-9)

Interesi më i madh i TIK-ut në klasë është mbi të rejat që ai sjell ndërmjet informacionit dhe

komunikimit.

T‟u dërgosh mesazhe shumë personave në të njëjtën kohë.

Të vesh në dispozicion të nxënësve shumë informacione.

Të përdorin forma të ndryshme burimesh, të gjetura në web ose në dokumente të shkruara.

Të dialogosh shpejt dhe saktë në kohë reale.

Mësuesi/ja zbaton veprimtari metodike, duke përdorur burime të shumëllojshme.

Një nga rastet konkrete do të ishte përdorimi i klasës informuese, e cila i motivon nxënësit

të punojnë së bashku, si edhe të marrin rolin si lider të informacionit.

Klasa informuese

Në klasat informuese, nxënësit mund të këmbejnë informacion mes tyre. Në këtë formë të

gjithë e njohin informacionin dhe, në të njëjtën kohë, nxënësit zhvillojnë aftësitë e

bashkëpunimit me njëri-tjetrin. Është e rëndësishme që të jenë të ftuar edhe specialistë të fushës

për të pasuruar mësimdhënien.

Rëndësia e këtyre veprimtarive është se shumë njerëz mund të diskutojnë në forma të

ndryshme për të njëjtën temë, si edhe të kenë, gjithashtu, mendime të ndryshme mbi të njëjtën

temë. Për këtë arsye, vendoset që një klasë të shërbejë si klasë informuese, në mënyrë që

informacioni të përqendrohet në një vend dhe më pas të shpërndahet. Kjo detyrë mund të

realizohet në tri faza, gjë që nënkupton në tri javë mësimore.

Faza 1: Klasa e caktuar si klasë informuese kërkon informacion mbi temën, duke

përdorur media të ndryshme (enciklopedi, video, CD-ROM, WEB), të cilat i lexojnë ose i

shikojnë. Në të njëjtën kohë, mësuesi/ja realizon në klasë veprimtari që lidhen me mënyrën e të

kuptuarit dhe të seleksionimit të informacionit. Këto shpjegime i ndihmojnë nxënësit që të

përgatiten për të prodhuar këto lloje tekstesh shpjeguese. Në të njëjtën kohë, kjo lloj detyre jep

mundësinë të korrigjohen fenomenet ortografike dhe sintaksore. Më pas, ky informacion

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

11

TIK

shpërndahet te klasat e tjera, të cilat mund të kërkojnë edhe më pak informacion mbi temën ose

të përgatitin pyetje rreth temës së studiuar.

Faza 2: Nxënësit e klasës informuese realizojnë tekste mbi temën e zgjedhur. Në fund të

këtyre detyrave, nxënësit mund të organizojnë një ekspozitë brenda shkollës, në të cilën

paraqesin krijimin e një faqeje ueb, ku vendosin punët e tyre dhe mund të përgatisin edhe dosje

për nxënësit e tjerë. Qëllimi i këtij ushtrimi do të ishte vendosja në një dokument të vetëm e të

gjitha informacioneve të gjetura gjatë fazës kërkimore.

Faza 3: Do të ishte arritja finale ku dhe nxënësit e klasave të tjera mund të kenë dëshirë

të diskutojnë mbi temën dhe diskutimi realizohet on line nëpërmjet e-mail-it.

Gjatë këtyre fazave janë përdorur të gjithë komponentët e TIK-ut:

Kërkimi i informacionit në internet.

Prodhimi i informacionit dhe publikimi i tij në faqe ueb.

Kontaktimi i nxënësve të tjerë përmes e-malit-it.

Qendërzimi i përgjigjeve në një dokument të vetëm.

Përdorimi i TIK-ut duhet të shihet si një mjet që i ndihmon nxënësit të përqendrohen më

gjatë në klasë, pasi informacioni mund të transmetohet në forma të ndryshme: audio-vizive

(eksperimentet virtuale, filmat dokumentarë, prezantime PowerPoint, postera, leximi i historive

on line, të ritregojnë historinë duke e rishkruar në Word, të ndajnë informacione me shkollat e

tjera nëpërmjet e-mail-it). Në paragrafin në vijim gjenden shembuj se si mund të integrohet TIK-

u me lëndët e tjera.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

12

TIK

4. INTEGRIMI DHE LIDHJA NDËRLËNDORE

KLASAT 4-6

TIK MATEMATIKA

Përdorimi i Excel-it Nxënësit: e përdorin për realizimin e

llogaritjeve, analizën e të dhënave

matematikore dhe hedhjen e të dhënave

matematikore në një faqe Excel.

TIK GJUHA SHQIPE

Përdorimi i Word-it, përdorimi i fjalorëve

gjuhësorë

Korrigjimi në mënyrë automatike i gabimeve

ortografike, vendosja e duhur e sintaksës, gjetja

e sinonimeve ose gjetja e shpjegimeve të

fjalëve. Nxënësit kopjojnë në mënyrën e duhur

tekstin dhe e shkruajnë atë në Word.

Atyre mund t‟u kërkohet të përshkruajë se si ka

mësuar të përdorë alfabetizimin për përdorimin

e TIK-ut.

Kërkimi në internet

Gjejnë informacion për figurat e shquara të

letërsisë shqiptare.

Përgatisin kartolina duke i shkruar në mënyrë

korrekte nga ana letrare.

TIK MUZIKIKA

Përdorimi i MP3, video, magnetofon,

regjistrimi i muzikës, prerja e fragmenteve

Nxënësit i përdorin këto mjete për të

përvetësuar më mirë lëndën e muzikës, duke i

ndjekur imazhet vizualisht ose duke krijuar

pjesë të vogla muzike, nëpërmjet përdorimit të

teknologjive. Nëse nxënësit e dëgjojnë këngën,

në të njëjtën kohë kanë mundësinë të shohin

video-klipin e këngës, kjo e bën më të lehtë

mësimin e saj.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

13

TIK

TIK SHKENCA NATYRORE

Përdorimi i laboratorëve virtualë

Përdorimi i internetit

Për të kuptuar më mirë eksperimentet, nxënësit

ndjekin eksperimente, të cilat gjenden on line

(në prani të një të rrituri), si dhe shumë lehtë

edhe në faqen e www.youtube.com, si edhe në

faqe të specializuara për shkencat.

Nxënësit mund të organizojnë projekte

kurrikulare, duke përdorur internetin për gjetje

informacioni dhe PowerPoint-in për prezantim.

TIK HISTORIA

Interneti

Nxënësit mund të përdorin internetin për të

zgjeruar njohuritë e tyre mbi faktet historike,

por edhe për t‟i mbajtur mend më lehtë. P.sh.,

në lidhje me Luftën e Dytë Botërore, ata mund

të gjejnë sekuenca filmike, dokumentarë,

shkrime, që mund t‟i ndihmonin për të mbajtur

mend më lehtë ngjarjet.

TIK GJUHA E HUAJ

Interneti

Rrjetet sociale

Nxënësit mund të përvetësojnë më mirë

shqipërimin e fjalëve, duke i dëgjuar ata në

website të gjuhëve të huaja.

Mund të komunikojnë me bashkëmoshatarë që

jetojnë në vende të tjera ku flitet gjuhë e huaj.

Mund të mësojnë më shumë për kulturën,

traditën dhe zakonet e këtyre vendeve.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

14

TIK

KLASAT 7-9

TIK MATEMATIKA

Përdorimi i Excel-it Të hedhurin e të dhënave matematikore,

nxënësit mund ta realizojnë nëpërmjet

vizatimit të grafikëve, të cilët mund të

shërbejnë më pas edhe për të realizuar analizën

e të dhënave. Krijimi i një database ku të

hedhim të dhënat për nxënësit: emër, mbiemër,

ditëlindja, vendlindja etj. Kjo database mund të

përdoret më pas për përllogaritje formulash kur

nxënësit të kenë përvetësuar Excel-in.

TIK GJUHA SHQIPE

Përdorimi i tastierës

E-mail-i

Krijimi i paragrafëve

Korrigjimi në mënyrë automatike i gabimeve

ortografike, vendosja e duhur e sintaksës. Gjatë

dërgimit të e-mail-eve të shihet nëse është

zgjedhur adresa e saktë dhe nëse është përdorur

gjuha e duhur ndaj dërguesit.

Kur nxënësit mësojnë ndarjen e paragrafëve

dhe të fjalëve, atyre u korrigjohet edhe ana

linguistike, si dhe shihet nëse ndarja e

paragrafëve është e saktë.

Kërkimi në internet

Nxënësit shohin se sa i saktë është

informacioni i gjetur nga ana gjuhësore dhe

mundohen ta sintetizojnë për të arritur më pas

te përmbledhja. Është e rëndësishme që

përmbledhja të jetë e organizuar sipas

rregullave që ata i kanë mësuar në gjuhë.

TIK GJEOGRAFIA

Interneti

Google map

Nxënësit e përdorin internetin për të gjetur

informacion në lidhje me fenomenet

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

15

TIK

gjeografike. Gjithashtu, nëpërmjet internetit ata

njohin më nga afër qytetet, të cilat mund t‟i

vizitojnë në të ardhmen.

Për të kuptuar më mirë hapësirat, pozitat

gjeografike dhe zhvendosjen në terren,

nxënësit përdorin www.googlemap.com

Nëpërmjet Google map ata mund të

organizojnë edhe një guidebook, me rregullat

që duhet të dinë dhe të marrin parasysh secili

kur udhëton drejt një vendi që nuk e njeh.

TIK MUZIKA

Përdorimi i MP3, video, magnetofon,

regjistrimi i muzikës, prerja e fragmenteve

Nxënësit i përdorin këto mjete për të

përvetësuar më mirë lëndën e Muzikës. Duke i

ndjekur imazhet vizualisht ose duke krijuar

pjesë të vogla muzikore nëpërmjet përdorimit

të teknologjive. Nëse nxënësit e dëgjojnë

këngën, por në të njëjtën kohë kanë dhe

mundësinë të shohin videoklipin e saj, kjo e

bën më të lehtë mësimin e muzikës.

TIK SHKENCA NATYRORE

Përdorimi i laboratorëve virtualë

Përdorimi i internetit

Për të kuptuar më mirë eksperimentet, nxënësit

ndjekin eksperimente, të cilat gjenden on line,

dhe shumë lehtë edhe në faqen e

www.youtube.com, po edhe në faqe të

specializuara për shkencat ekzakte.

Nxënësit mund të organizojnë projekte

kurrikulare, duke përdorur internetin për gjetje

informacioni dhe PowerPoint-in për prezantim.

TIK HISTORIA

Interneti

Nxënësit mund ta përdorin internetin për të

zgjeruar njohuritë e tyre mbi faktet historike,

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

16

TIK

por edhe për të mbajtur mend më lehtë. P.sh.,

në lidhje me Luftën e Dytë Botërore, ata mund

të gjejnë sekuenca filmike, dokumentarë,

shkrime, që mund t‟i ndihmonin për të mbajtur

mend më lehtë ngjarjet.

TIK GJUHA E HUAJ

Interneti

Rrjetet sociale

CD-ROM, DVD

Gjuhët e huaja mund të përdoren edhe si aftësi

ndërkurrikulare. Nxënësve u kërkohet të gjejnë

informacione nga interneti dhe, më pas, të

hartojnë rregullat e klasës, mund të shkruajnë

një bibliografi të vogël për veten, mund të jenë

në gjendje të krijojnë një faqe ku të vendosin

punime të anglishtes, si dhe mund të

organizojnë postera për tema të ndryshme që

prekin jetën e përditshme.

Nëpërmjet CD-ROM dhe DVD ata zhvillojnë

më shumë fjalorin, duke e pasuruar atë dita-

ditës. Ana vizuale i ndihmon nxënësit të

mbajnë mend më shpejt dhe më lehtë shumë

fjalë.

5. METODOLOGJITË E MËSIMDHËNIES

TIK-u i ofron shkollës potenciale të shumëfishta, si për shembull: me ndihmën e

kompjuterit dhe të internetit zhvillohet të nxënit bashkëpunues, autonom dhe problem-zgjidhës.

Kjo kërkon përdorimin e duhur të mjeteve teknologjike, si dhe njohjen specifike të tyre. Pra, të

mësuarit me to, mënyra dhe përdorimi i tyre janë pjesë e pandashme në formimin e aftësive të

TIK-ut te nxënësit, duke ndikuar edhe në metodologjinë e mësimdhënies.

Në përgjithësi, njeriu mëson nëpërmjet fitimit ose shkëmbimit të informacionit,

vëzhgimit, nismës vetjake për gjetjen e zgjidhjes së problemit ose duke u motivuar nga strategjitë

e të nxënit. Sot, potencialet e mjeteve teknologjike përfshijnë edhe ofrimin e shërbimeve në këto

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

17

TIK

drejtime, duke bërë të mundur të nxënit. P.sh.: kompjuteri me programet dhe mundësitë e tij

mund të kthehet në mjet burimor të informacionit dhe komunikimit, gjithashtu ai është

mbështetës, ilustrues, prezantues, ndihmës, plotësues i materialeve mësimore. Në këtë formë,

mësuesi/ja gjatë lëndës së TIK-ut nuk ndihmon vetëm nxënësit të përvetësojnë njohuritë e reja,

por i ndihmon ata t‟i përdorin këto njohuri edhe në lëndët e tjera. Përdorimi sa më i saktë dhe

efektiv i TIK-ut kërkon së pari të pasurit një objektiv mësimor të qartë dhe konkret, pastaj dijen

mbi mjetin teknologjik, përzgjedhjen e tij dhe përpunimin e informacionit ose prodhimin e

produktit. Mbarëvajtja e orës së mësimit arrihet me sukses gjatë gërshetimit të këtyre

komponentëve: njohurive, aftësive dhe qëndrimeve.

Njëra nga metodat më të sakta të përvetësimit të njohurive të TIK-ut do të ishte realizimi

i projekteve kurrikulare, në mënyrë që nxënësit të vënë në praktikë njohuritë e marra, si edhe t‟i

gërshetojnë këto njohuri me njohuritë e lëndëve të tjera.

Në arsimin fillor duhet marrë parasysh që nxënësit nuk duhet të mbingarkohen gjatë orës

së TIK-ut, por përkundrazi të mësojnë nëpërmjet lojës dhe praktikës. Ora e mësimit duhet të

bazohet në një tematikë të përshtatur për moshën e nxënësit. Kompjuteri përdoret si mjet për të

luajtur me programet, qoftë lojëra zbavitëse mësimore, qoftë programe për shkrim, prerje,

prezantime, kërkim në internet ose komunikim. Në këtë mënyrë nxitet kreativiteti, zhvillohet

motorika dhe nxitet të menduarit për zgjidhjen e problemeve. Suksesi i kësaj ore mësimore

pasqyrohet sidomos në lirinë e fituar te nxënësit për t‟i përdorur mjetet e TIK-ut, vlerëson

bashkëpunimin me shokët e shoqet e klasës, krijon lirshmërinë e vendimmarrjes dhe të

përgjegjësisë ndaj komunitetit.

Përveç kësaj jepen detyra praktike, nga ku dalin produkte reale ose morale për

nxënësin/en, i cili përballë një zhvillimi gjithnjë e më të shpejtë teknologjik përballet me

nocionet e komunikimit, të etikës, të bashkëpunimit dhe kryesisht të punës e përgjegjësisë

vetjake. Njohuritë e para merren të mirëpërpunuara kur detyrat lidhen edhe me veprimtaritë në

shkollë. Puna në grup ose në dyshe jep mundësi për debat ose konsultim. Kështu zhvillohet

përgjegjësia ndaj komunitetit ose komunikimi me të tjerë, duke fituar siguri vetjake, aftësi në

përdorimin e saktë të mjeteve të TIK-ut me një synim të caktuar.

Për nxënësit e ciklit fillor, do të ishin të përshtatshme edhe metodat gjysmëkërkimore për

një problem të caktuar. Këto metoda i nxitin nxënësit të kërkojnë në fillim vetëm zgjidhjen e

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

18

TIK

problemit dhe, më pas, të punojnë në grup për zgjidhjen e plotë të tij. Gjatë këtyre hapave,

mësuesi/ja ka rolin e moderatorit dhe i ndihmon nxënësit të shkojnë drejt zgjidhjes së duhur.

Mësuesit duhet të përdorin edhe format e pyetje-përgjigjes para se të fillojnë shpjegimin e

temës së re. Krijimi i një diskutimi në klasë është gjithnjë një atmosferë lehtësuese për nxënësit e

këtij cikli. Ata vijnë me disa njohuri bazë në klasën e 4-t, ndaj është e rëndësishme që të fillojmë

në fillim me atë që ata njohin dhe, më pas, me atë pjesë që ata nuk njohin.

6. METODAT E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE

Vlerësimi si proces lidhet me tërësinë e metodave, praktikave dhe teknikave që përdorin

mësuesit për të testuar, për të kontrolluar dhe për të matur nivelin e dijeve, aftësive dhe

performancën e nxënësve. Vlerësimi duhet të jetë i realizueshëm, i vlefshëm, korrekt, i

besueshëm dhe i saktë.

Vlerësimi duhet të japë një pasqyrë për arritjet e nxënësit, si edhe vështirësitë që mund të

kenë nxënësit gjatë realizimit të detyrave ose projekteve kurrikulare. Të vlerësosh nxënësit nuk

do të thotë vetëm t‟i vendosësh atij një notë, si edhe ta ndihmosh atë të kalojë vështirësitë gjatë

arritjes së objektivave. Vlerësimi në klasë luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si mësojnë

nxënësit, në motivimin e tyre për të mësuar dhe në mënyrën e shpjegimit të mësuesit. Pyetjet që

lidhen me cilësinë (besueshmërinë, burimet e referencës, vlefshmërinë) janë të rëndësishme për

të gjitha llojet e vlerësimit në klasë.

Objektivi kryesor i vlerësimit është të ndihmohen nxënësit të bëhen autonomë dhe të jenë

në gjendje të vetëvlerësojnë progresin e tyre. Mësuesit zhvillojnë vetë dhe në bashkëpunim me

nxënësit, një larmi mënyrash vlerësimi, që kanë të bëjnë me njohjen ose me familjarizimin me

kompjuterin dhe pjesët e tij (në klasat e ulëta 1-3), si dhe me njohjen nga afër dhe përdorimin

efektiv të tij (në klasat 4-6) etj. Vlerësimi bëhet në atë çka nxënësit kanë përvetësuar dhe janë të

aftë të bëjnë. Vlerësimi mund të bëhet individual ose në grup, në klasë ose jashtë saj. Mësuesit

nuk e kanë të detyrueshëm vlerësimin me notë të nxënësve në çdo orë mësimore dhe vendosjen e

notave në regjistër për secilën orë mësimore.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

19

TIK

a. Vlerësimi formues

Ky lloj vlerësimi duhet të realizohet në mënyrë të vazhdueshme nga mësuesi/ja, në

mënyrë që të kuptohen vështirësitë e nxënësve, më pas të shihet ecuria e tyre dhe në fund të

kapitullit të shihet nëse janë arritur objektivat. Për nxënësit e ciklit fillor, ky vlerësim është

shumë i rëndësishëm dhe mund të realizohet nëpërmjet detyrave të shtëpisë. Lënda e TIK-ut nis

për herë të parë për ta, dhe duhet që herë pas here të sigurohemi që njohuritë të jenë kuptuar nga

nxënësit. Gjatë këtij vlerësimi, mësuesi/ja duhet të vëzhgojë herë pas here nxënësit, të realizojë

bashkëbisedime me ta, të realizojë produkte të ndërmjetme para produkteve finale. Ky lloj

vlerësimi i ndihmon nxënësit të gjejnë mënyrën e duhur për të mësuarin efektiv.

b. Kriteret e vlerësimit

Për të bërë vlerësimin e nxënësve është e rëndësishme që nxënësit të njohin kriteret sipas

të cilave ata do të vlerësohen para se të dorëzojnë detyrat, ose para realizimit të projektit

kurrikular, ose kur ata të përgatiten për t‟u vlerësuar gjatë orëve mësimore. Këto kritere mund të

hartohen bashkë me nxënësit dhe t‟i bashkëngjiten fletores së detyrave. Kjo lloj forme e bën

nxënësin autonom, duke i dhënë më shumë rëndësi procesit dhe formës së të mësuarit se sa

notës.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

20

TIK

Gjatë kohës që bëhet planifikimi i programit ose i vlerësimit, është e rëndësishme që të

bëhen pyetjet e mëposhtme:

Një formë tjetër vlerësimi është edhe vlerësimi nëpërmjet portofolit, është një formë që e

ndihmon nxënësin të shohë se si ai përparon hap pas hapi. Portofoli i nxënësit është një mundësi

vlerësimi e vetëvlerësimi, i cili përmban një koleksion punimesh që ai organizon përgjatë vitit

shkollor. Ai mund të përmbajë detyra shtëpie me shkrim, detyra tematike, projekte kurrikulare,

fotografi e produkte të veprimtarive kurrikulare. Përzgjedhjet për portofolin bëhen nga nxënësit,

kurse mësuesi/ja është në rolin e atij që drejton dhe rekomandon. Qëllimi kryesor i portofolit

është që nxënësi/ja të koleksionojë ato dokumente që atij mund t‟i shërbejnë në vitet në vijim.

Gjithashtu, në portofol, nxënësi/ja mund të shohë se si ai/ajo përparon nga muaji në muaj ose nga

semestri në semestër. Në ciklin fillor është shumë e rëndësishme që mësuesi/ja të jetë një

monitorues i/e mirë i dokumenteve që përzgjidhen për portofolin.

6.1 Vetëvlerësimi

Ku lloj vlerësimi është gjykimi që secili nxënës jep për arritjet e tij. Vetëvlerësimi shpesh

shërben si një plotësues i domosdoshëm i teknikave të vlerësimit, të bëra nga mësuesi/ja dhe nga

provimet. Pika e fortë e vetëvlerësimit qëndron në faktin se ai është një faktor motivimi dhe

ndërgjegjësimi: ai i ndihmon nxënësit të njohin pikat e tyre të forta dhe të dobëta dhe kështu të

organizojnë më mirë të nxënit e tyre. Duhet theksuar që vetëvlerësimi është më i vlefshëm dhe

më objektiv nëse nxënësit i jepen kritere të sakta mbi të cilat ai/ajo bën vetëvlerësimin e punës së

tij/saj. P.sh.: mund t’i kërkohet nxënësit të hartojë një skedë vetëkorrigjimi, për të korrigjuar me

shkrim gabimet më të shpeshta dhe, më pas, ai/ajo ta integrojë korrigjimin në veprimtarinë e

kërkuar. Ky tip vlerësimi duhet të zërë një pjesë të konsiderueshme në ciklin fillor.

Përse është i

rëndësishëm

vlerësimi?

Çfarë do të

vlerësojmë te

nxënësit?

Cilat metoda të

vlerësimit duhet të

përdor?

Si të rris cilësinë

gjatë procesit të

vlerësimit?

Si mund t‟i

shfrytëzoj të

dhënat që dalin

nga vlerësimi?

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

21

TIK

6.2 Vlerësimi me shkrim

Në lëndën e TIK-ut vlerësimi me shkrim do të realizohet vetëm në rrugë elektronike. Në

vlerësimin me shkrim, nxënësi/ja shpreh në praktikë objektivat e mësuar. Pyetjet gjatë këtij

testimi duhet të jenë të bazuar në proces dhe jo në teori. P.sh.: njëra nga linjat e lëndës së klasës

së 4-t është të njohë disa menu kryesore të përdorimit të Word-it, si përdorimi i shkrimeve ose i

ikonës së “BOLD, ITALICS, UNDERLINE”. Mësuesit do t’u kërkojnë nxënësve që t’i aplikojnë

këto forma në një tekst të shkruar ose të ruajnë dokumentin në një skedar. Gjatë këtij vlerësimi

duhet t‟i jepet rëndësi nëse nxënësi di ta realizojë detyrën, e jo faktit nëse ai i di përmendësh

emërtimet.

Mësuesi/ja planifikon testime periodike me shkrim për blloqe orësh mësimore, që

përbëhen nga një ose dy kapituj, të cilët i bashkojnë objektivat e ndërlidhur të të nxënit. Në ciklin

fillor, vlerësimi me shkrim duhet bazuar kryesisht në miniteste, në lidhje me një linjë të caktuar

ose në teste të bazuara në forma konkrete të realizimit të objektivit. Në lëndën e TIK-ut është e

rëndësishme që nxënësi/ja t‟i përdorë njohuritë e përftuara për gjatë gjithë jetës dhe t‟i vërë në

praktikë edhe jashtë shkollës.

6.3 Vlerësimi në praktikë (rekomandime)

Në asnjë metodologji vlerësimi, qëllimi final nuk është që mësuesit ose vlerësuesit të

arrijnë të përdorin të gjitha shkallët dhe tipat e vlerësimit (në të gjitha nivelet) në të njëjtën kohë.

Dihet që mësuesit dhe vlerësuesit do të hasin vështirësi për të përdorur në të njëjtën kohë një

numër të madh kategorish vlerësimi. Kështu del detyrë që në çdo praktikë vlerësimi, mësuesit

dhe vlerësuesit duhet të përpiqen të zvogëlojnë numrin e kategorive të mundshme në një sasi

lehtësisht të manipulueshme. Përvoja ka treguar se 4-5 kategori kërkojnë një përqendrim

maksimal, ndërsa 7 kategori përbëjnë një prag psikologjik që nuk mund të kapërcehet. Pra, duhet

bërë një zgjedhje. Një shembull konkret do të ishte:

Nëse për realizimin e një detyre ka shumë kategori për t‟u arritur, mësuesi/ja duhet të

zgjedhë 4-5 kritere që mund të arrihen nga secili nxënës.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

22

TIK

Kategoritë gjatë realizimit të një projekti kurrikular dhe pune në grup:

Strategji e marrjes së fjalës

Strategji të bashkëpunimit

Kërkesë për sqarime

Lirshmëria

Fleksibiliteti

Koherenca

Zhvillimi tematik

Saktësia

Fusha e përgjithshme

Shtrirja e fjalorit

Burimet e përdorura për realizimin e punimit

Respektimi i kohës së prezantimit

Qartësia e slide-ve

Kriteret kryesore që duhen të merren parasysh dhe që ta vlerësojnë nxënësin/en në mënyrë sa më

objektive do të ishin:

Zhvillimi tematik

Strategji e marrjes së fjalës

Burimet e përdorura për realizimin e punimit

Lirshmëria

Qartësia e slide-ve

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

23

TIK

7. OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE/NËNLINJAVE, SIPAS KLASAVE

LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT

Orë të sugjeruara: 5 orë

1 Objektiva Veprimtari

Kompjuteri

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të bëjnë dallimin midis pjesëve hardware dhe software;

të dinë të kujdesen për mirëmbajtjen e pjesëve kompjuterike

(pastrimi i tyre, fikja dhe ndezja e kompjuterit në mënyrë

korrekte, respektimi i ngjyrave të çelëta në desktop, si dhe të

dinë të përdorin kompjuterin duke respektuar kohëzgjatjen e

përdorimit të tij;

të bëjnë dallimin midis internetit dhe kompjuterit (shembuj

nga jeta e përditshme);

të bëjnë dallimin midis sistemit operativ dhe software-ve

aplikativë.

Nxënësit shkojnë në laboratorin

informatik dhe mësuesi/ja është

në gjendje t‟u tregojë në mënyrë

konkrete dallimin midis pjesëve

të kompjuterit dhe programeve,

po gjithashtu, cilat janë

programet që përdoren dhe cilat

janë sistemet operative.

KLASA 4

35 x 1orë/javë = 35 orë

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

24

TIK

LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT

Orët e sugjeruara: 11 orë

2 Objektivat e të shkruarit: Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të hedhin të dhënat, të aftësohen në përdorimin e tastierës, të

futin (ngjisin) tekst me saktësi kur e kopjojnë nga një burim

tjetër informacioni;

të përdorin mausin dhe të njohin funksionin e butonave të tij;

të bëjnë detyra të thjeshta, duke përdorur kompjuterin dhe

tastierën në shtëpi;

të shkruajnë tekstin, të selektojnë (përzgjedhin), të kopjojnë,

të fshijnë dhe të printojnë;

të përdorin formatimin e thjeshtë të tekstit: “Bold”,

“Underline”, “Italic”, Justify dhe të ndryshojnë llojin e

shkrimit: “Times New Roman”, “Arial”;

të njohin funksionet e tasteve kryesore, si: “Ctrl”, “Tab”,

“Esc” dhe komanda të tjera të veçanta;

të vendosin shpejt pjesë teksti, fusha tekstore, kalim rreshti e

paragrafi ose numrin e faqeve;

të mbledhin informacion nga një shumëllojshmëri burimesh

[për shembull: njerëz, libra, database, CD-ROM-et, videot

dhe TV];

Kur të tregohen fotot e tasteve

me funksion individual,

nxënësit do të përshkruajnë

aftësitë e secilit tast të tastierës.

Shkruan në Word titujt e

dokumenteve të përdorura dhe

di të bëjë dallimin midis

burimeve digjitale dhe atyre të

gjetura në forma të tjera.

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të ruajnë informacionin në një shumëllojshmëri formash [për

shembull: ruajtja e informacionit në një bazë të dhënash të

përgatitur, ruajtja e punës];

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

25

TIK

të krijojnë një skedar (të hapin një skedar të ri me një editor

teksti);

t‟i emërtojnë skedarët në mënyrë profesionale;

të ruajnë një skedar (të mësojnë „save‟ dhe „save as‟ për të

vendosur një skedar në harddrive).

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të rigjejnë informacionin që është ruajtur [për shembull:

përdorimi i një CD-ROM-i, ngarkimi i punës së ruajtur];

të lexojnë, të kuptojnë informacionin letrar dhe të analizojnë

se sa është i besueshëm informacioni;

të shohin World Wide Web (www) si një vend ku mund të

ndodhen informacionet e këqija dhe ato të nevojshme;

të përgatitin informacionin, duke përdorur TIK-un, përfshirë

edhe përzgjedhjen e burimeve të përshtatshme, duke e gjetur

informacionin, duke e klasifikuar dhe duke e kontrolluar për

saktësi.

Kërkojnë informacion nga librat

dhe revistat, duke krijuar në

klasë një database, duke i

klasifikuar sipas

karakteristikave dhe qëllimeve,

duke kontrolluar që drejtshkrimi

i emrave të jetë korrekt.

LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE DHE PREZANTIMI

Orët e sugjeruara: 5 orë

3

Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të krijojnë pamje të thjeshta me anë të një programi të

thjeshtë vizatimi, si Paint;

të bashkëndajnë idetë e tyre, duke e prezantuar

informacionin në forma të ndryshme.

Prezantojnë informacionin në

formë teksti, imazhi ose tabele.

Punojnë në grup për të realizuar

një prezantim që i përmban të

tria format e informacionit

(tekst, imazh, tabelë) në formën

e një projekti kurrikular.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

26

TIK

LINJA: KËRKIMI NË WEB/INTERNET

Orët e sugjeruara:10 orë

4 Objektivat

Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të hapin dhe të mbyllin Web Browser, Firefox, Internet

Explorer;

të shkruajnë dhe të hapin linqet nëpërmjet faqeve kërkuese;

të navigojnë në internet (të mësojnë përdorimin e tasteve

kryesore, si të kalojmë nga një link në një tjetër apo si të

kthehemi mbrapa kur jemi në një link);

të njohin konceptin që interneti dhe World Wide Web

(www) është vetëm një pjesë e shumë mundësive që

mundësohen nga interneti;

Nxënësit ofrojnë shpjegim me

shkrim se pse informacioni i

keq është kaq i kapshëm në

World Wide Web (www).

Nxënësit do të sigurojnë të

paktën dy mënyra për

identifikimin e informacionit që

ka të ngjarë të jetë i besueshëm.

të flasin rreth informacionit që u nevojitet dhe se si mund ta

gjejnë dhe ta përdorin atë;

të njohin konceptin e burimit të informacionit dhe të

përmendin shembuj të informacioneve të dyshimta.

Ata e gjejnë informacion duke

përdorur materiale të printuara,

duke pyetur njerëzit, duke

kërkuar në internet me ndihmën

e një të rrituri për të gjetur

informacionin që përshtatet me

moshën.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

27

TIK

LINJA: SIGURIA NË INTERNET DHE SIGURIA E TË PUNUARIT NË KOMPJUTER

Orët e sugjeruara: 4 orë

5 Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin format e sjelljeve të papërshtatshme në internet;

të njohin dhjetë rregullat për t‟u mbrojtur nga interneti dhe

për të punuar në mënyrë të sigurt;

të njohin rëndësinë e përdorimit të një Username dhe

Password, për t‟u futur në kompjuter, si edhe për të pasur një

adresë në internet;

të kërkojnë zgjidhjen te më të rriturit kur kanë probleme me

kompjuterin;

Përgatitja e broshurave me

mësuesit dhe nxënësit me

rregullat e punës në kompjuter,

si dhe mbrojtja prej tij.

Broshurat krijohen duke

përdorur informacionin e gjetur

nga fëmijët, foto, imazhe dhe

tekste.

Nxënësit do të përmendin tri

sjellje të rrezikshme në internet

që duhen shmangur.

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të bëjnë kujdes për shëndetin gjatë punës në kompjuter dhe

të shmangin rreziqet shëndetësore (mbajtja pastër e

kompjuterit), të zbatojnë pozicionin e qëndrimit në karrige

dhe zbatimit të largësisë nga ekrani, drita që përdoret kur

punojmë në kompjuter, shmangies së zhurmës dhe dëgjimit

me zë të lartë të muzikës ose filmave.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

28

TIK

KLASA 5

35 x 1orë/javë = 35 orë

LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT

Orët e sugjeruara: 5 orë

1 Objektiva Veprimtari

Kompjuteri

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të mësojnë kuptimin e kujtesës si të dhëna të koduara bazuar në

sistemin binar të magazinimit;

të njihen me pjesët kryesore të kompjuterit, rendin e punës së tij

dhe me mjetet e ruajtjes së informacionit (pjesët e brendshme të

kompjuterit, video dhe sound card; pjesët e tjera të kompjuterit

hardware dhe software; rendi i punës së kompjuterit; mjetet

ndihmëse të kompjuterit dhe ato të ruajtjes së informacionit).

Mësuesi/ja tregon në laborator

pjesët e kompjuterit, të cilat pas

shpjegimit ua lë nxënësve t‟i

montojnë.

Skica të rendit të punës me

pajisjet mund të vizatohen nga

nxënësit në tabelë ose në

fletore.

LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT

Orët e sugjeruara: 11 orë

2 Objektivat e të shkruarit: Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të realizojnë dhe të ndryshojnë formatizime të thjeshta

(ndryshimi i shkrimit, i madhësisë, i llojit, i ngjyrës etj.);

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

29

TIK

të zhvillojnë dhe të përmirësojnë idetë duke bashkuar,

organizuar dhe riorganizuar tekste, tabela, imazhe dhe zëra, si

të jetë e përshtatshme [p.sh.: publikim desktopi, prezantime

multimedia];

të përdorin më gjerësisht disa lloje të formatimit të tekstit;

të kopjojnë tekste dhe fotografi të formës digjitale dhe t‟i

ngjisin në programin kompjuterik (MS Word);

të printojnë një dokument;

të njohin komandën Print Preview;

të vendosin kornizën e një teksti dhe të ngjyrosin sfondin e tij;

të përdorin korrigjimin ortografik;

të jenë të aftë të krijojnë dhe të ruajnë skedarët;

të redaktojnë dhe të kontrollojnë gabimet ortografike;

të vendosin vijën ndarëse dhe të krijojnë paragrafë;

Tekste të thjeshta nga jeta e tyre

ose lajmërime të aktiviteteve

shkollore për nxënësit

përpunohen nga ato në

kompjuter dhe printohen.

Redaktimi bëhet nën kujdesin e

mësuesit/es.

Një temë tjetër është rrëfimi

mbi kafshën e pëlqyer. Tekstet

e shtypura mund të vendosen në

faqen e internetit të shkollës.

të përdorin programe të përgjithshme aplikative, si: sisteme të

përpunimit të teksteve, shfletuesit e internetit, e-mail-in;

të kërkojnë në tekst dhe të ndryshojnë e të zëvendësojnë germat

ose fjalët;

të bëjnë kontrollin drejtshkrimor (spell checker), të vendosin

kryeradhën në paragraf (paragraph indent) ose hapësirën e rritur

mes paragrafëve (increased space);

të rendisin fjalët (numbering), të vendosin nëntituj (bullets) dhe

të ndryshojnë fillimin e rreshtit (indent);

të shtojnë simbole ose shenja të veçanta;

të ngjisin dhe të rregullojnë një figurë nga ClipaArt-i;

të shtojnë një shkrim të zbukuruar (Word Art), p.sh., për të bërë

një ftesë për ditëlindje;

të njohin formatimet e ndryshme të rreshtave dhe të simboleve,

si dhe të përdorin komandat me përzgjedhje për të futur

mundësi të zgjeruara në tastierë të tilla, si: simbole

Një kombinim i mirë i

përdorimit të figurave dhe

teksteve është tema-projekt:

përshkrimi i kohës. Nxënësit

pasi mësojnë drejt fjalët e

duhura, konceptet e statistikave,

realizojnë në pllakate letre mbi

hartë parashikimin e motit.

Ky projekt realizohet më së miri

me punë në grup dhe me

prezantim me role.

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

30

TIK

matematikore, theksa dhe karaktere të veçanta;

të njohin rolin e komandës UNDO;

të njohin formatet e ndryshme të dokumenteve tekst, si: TXT,

RTF, DOC, ODT, PDF ose HTML;

të ruajnë dokumentet në një format tjetër, si p.sh.: RTF, DOCX

ose DOC;

të ndryshojnë emrin dhe të dhënat e dokumentit;

të ruajnë dokumentin e Word-it në formatin PDF;

të njohin mënyrën e krijimit të një tabele, si vendosen ngjyra te

kolonat e tabelës, si shtohen ose hiqen rreshtat dhe kolonat.

LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL - PROGRAMI I VIZATIMIT (PAINT)

Orët e sugjeruara: 5 orë

3 Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin programin Paint 7 dhe pjesët e tij;

të njohin mjetet e punës në grupin Tools;

të njohin dhe të përdorin komandat e grupit Clipboard, Image;

Nxënësit marrin fotografi nga

kamera dhe i ndryshojnë

formatin ose ngjyrat ose

mbishkrimin.

të përdorin mjetin furçë (brush) me versionet e tij, të përdorin

butonin Paint dhe komandat përbërëse;

të përdorin sa më mirë mjetet e punës në Paint;

të rregullojnë përmasat e faqes (Page set up).

Krijojnë kartëvizita të thjeshta

dhe më pas t‟i paraqesin ato në

një konkurs.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

31

TIK

LINJA: E-MAILI DHE CHATI

Orët e sugjeruara: 6 orë

4 Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të krijojnë një adresë e-mail-i në faqe të ndryshme ueb-i

(serioziteti i emrit të zgjedhur);

të njohin kuptimin dhe funksionin e fushave TO, CC dhe BCC;

të shkruajnë, të dërgojnë dhe të marrin një e-mail, qoftë on line

në internet, qoftë me program në kompjuter;

Nxënësit dërgojnë me e-mail

një urim, njoftim ose pyetje

shokut/shoqes ose mësuesit/es.

Kjo zhvillohet me role në klasë.

Përmbajtja mund të diskutohet

së bashku në grup, para se të

shkruhet e të dërgohet me

e-mail.

të bëjnë forward, të bashkëngjisin, të ruajnë ose të printojnë një

e-mail;

të hapin dhe të ruajnë dokumentet e bashkangjitura;

të dërgojnë dokumente me bashkëngjitje (attachment);

të dërgojnë e-mail-e në seri ose njëherësh një grupi;

të përdorin dhe të menaxhojë listën e kontakteve;

të ruajnë në chat historikun e bisedimit;

të mënjanojnë shqetësimet ose fyerjet gjatë chat-it;

të dinë si të sillen ndaj fyerjeve ose bezdisjeve.

Nxënësit mësojnë dhe

respektojnë rregullat e chat-it

me përgjegjësi pas

demonstrimit nga mësuesi/ja.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

32

TIK

LINJA: KËRKIMI NË WEB/INTERNET

Orët e sugjeruara: 5 orë

5 Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njihen me pajisjet e nevojshme që duhen për t‟u lidhur me

internetin;

të hapin një webshfletues / webbrowser si Internet Explorer

ose Firefox e të hapin një link interneti;

të dinë sesi navigohet në faqen e internetit (para, pas, faqe

kryesore);

të kapin konceptin e një website si një grumbull dosjesh

individuale;

të kuptojnë strukturën URL;

të përdorin faqet e ruajtura;

të kërkojnë informacionin e dëshiruar sipas detajeve të dhëna

nga mësuesi/ja, të kërkojnë në faqe të sigurta dhe të ruajnë

informacionin;

të përdorin Google, si shembull, të shpjegojnë se si të kërkojnë

informacione të sakta dhe të përshtatura për moshën e tyre;

të përdorin lehtësisht internetin ose burime të tjera elektronike

për kërkim informacioni;

Kërkimi në internet e ndihmon

nxënësin/en për të gjetur

informacione edhe për lëndët e

tjera. Zgjedhja e lirë e temës,

puna kërkimore dhe përzgjedhja

e informacionit ndihmon në

referatin e ardhshëm.

të kuptojnë nga shembujt që jepen nga mësuesi/ja, duke treguar

një website si një grumbull skedarësh individualë;

të kuptojnë konceptin e një home page (faqe shtëpi), që është

shpjeguar si mënyrë për të lidhur një site (vendndodhje) me një

emër domain (territori);

të ruajnë e të shkarkojë dokumente nga një server on line;

t‟i organizojnë dhe t‟i menaxhojnë vetë të dhënat në

Bëhet ruajtja e materialeve të

gjetura sipas tematikës, pasi

janë krijuar, po ashtu edhe

nëndosjet.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

33

TIK

kompjuter: krijimin e dosjeve, nëndosjeve, kopjimin dhe

mbishkrimin e tyre;

të shkarkojnë dhe të ruajnë në dosjen e synuar;

të kuptojnë nocionin “të drejtat e autorit” dhe të dinë kur

lejohet të përdorin ose të shpërndajnë dokumente të huaja;

të njohin shenjat e sigurisë në faqet e internetit (si p.sh.: https

etj.);

të njohin kritere për të dalluar besueshmërinë e burimeve në

internet;

të njohin të drejtat e ruajtjes she të mbrojtjes së privatësisë dhe

të veprojnë sipas tyre.

Loja e hetuesit: në kompjuter

përgatiten të dhënat me kartelë

të çdo nxënësi në klasë nga një

nxënës tjetër. Pasi rrëfehet

historia e krimit, inspektori

zbulon “kriminelin”, pasi

krahason databazën (kartelat)

me të dhënat e tij të mbledhura.

LINJA: BOTIMET DHE SIGURIA NË INTERNET

Orët e sugjeruara: 3 orë

6 Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përdorin me kujdes informacionet personale dhe

fjalëkalimet;

të mos tregojnë shumë nga vetja në internet dhe të dinë si të

ruhen nga shqetësimet/bezdisjet;

të raportojnë në rast se dikush abuzon në internet;

të kuptojnë funksionimin e rrjetit social për të shmangur

rreziqet e rënies në grackë nëpërmjet nxjerrjes së

informacioneve private, të ndjeshme ose të kontaktit me

individë të padëshiruar;

të kuptojnë anët pozitive dhe negative të publiciteteve që

lidhen me përdorimin e video game apo me përdorimin e

mjeteve të tjera elektronike.

Krijimi i broshurave informuese

për mësuesit, nxënësit dhe

prindërit në lidhje me kujdesin e

privatësisë dhe etikës në botën

virtuale.

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

34

TIK

LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT

Orët e sugjeruara: 5 orë

1 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin më në detaje pjesët e kompjuterit dhe rolin e tyre në

bashkërendimin e punës;

të njohin ndryshimin e portave dhe kabllove të pajisjeve të

jashtme (tastiera, mausi, USB, bokset audio, ekrani, porta

HMDI (për lidhje video dhe DVD), porta VGA për lidhjen me

ekranin ose me video projektor).

Mësuesi/ja tregon në laborator

pjesët e kompjuterit, të cilat pas

shpjegimit ua lë nxënësve për

t‟i montuar.

Nxënësve u ofrohet edhe

trajnim për seanca aktivitetesh,

ku do të ketë prezantim.

LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT

Orët e sugjeruara: 5 orë

2 Objektivat e të shkruarit: Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shkruajnë, të selektojnë, të fshijnë dhe të printojnë tekste;

të kërkojnë në tekst, të ndryshojnë dhe të zëvendësojë germat

ose fjalët;

të shtojnë simbole të veçanta që mund t‟i përdorin në lëndë të

ndryshme, si p.sh.: shkrimi me germa romake në histori...;

Nga mësuesi/ja do të jepet një

dokument me karaktere të

veçanta. Nxënësit pastaj do ta

rikrijojnë dokumentin duke

përdorur njohuritë e tyre në

tastierë.

KLASA 6

35 x 1orë/javë = 35 orë

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

35

TIK

të përdorin funksionet kryesore të programeve të shkrimit

(p.sh. format e formatimit të tekstit, faqes etj.);

të njohin formatimet e ndryshme të rreshtave dhe të

simboleve;

të dinë të formatojnë paragrafët, të përdorin rregullat

sintaksore të të shkruarit në Word, të arrijnë t‟i gjejnë lehtë

gabimet ortografike dhe t‟i korrigjojnë ato;

të shkruajnë tekste me llojin e formatimit të paradhënë;

Mësuesi/ja shpërndan një tekst

me gabime gramatikore dhe

ortografike. Nxënësit kanë për

detyrë ta korrigjojnë si nga ana

ortografike ashtu edhe nga ana

e formatit.

të ndërtojnë dhe të formatizojnë një tabelë të re (ndryshojnë

ngjyrat e rreshtave, trashësinë e vijës, tabela të jetë brenda

formatit A4 dhe të formatizojnë tekstin e tabelës);

të krijojnë lista me numra dhe numërime;

të njohin shumëllojshmërinë e opsioneve të përdorimit të

tabelave;

Nxënësit mund të realizojnë në

një tabelë të thjeshtë orarin e

tyre javor.

të mësojnë të hedhin të dhënat sipas metodave të ndryshme

nga burime të ndryshme (linqe nga interneti, dokumente të

skanuara, fotografi të ruajtura, dokumente nga browser i

kompjuterit);

të citojnë gjithnjë burimet nga të cilat marrin informacionet,

fjalët, fjalitë ose paragrafët.

LINJA: OBJEKTIVAT E MBLEDHJES DHE ANALIZËS SË TË DHËNAVE (EXCEL)

Orët e sugjeruara: 8 orë

3 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin ikonat kryesore dhe të thjeshta të Excel-it, të cilat

mund të kuptohen në këtë klasë dhe janë të ngjashme me ato të

Word-it;

të hedhin shifrat në një libër ose fletë pune të programeve, si Nxënësit mund të realizojnë me

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

36

TIK

Microsoft Excel (ose OpenOffice Calculators);

të praktikojnë “praktikat efektive”, si p.sh.: shmangien e

qelizave boshe, formatimin e përmbajtjeve (p.sh.: të ndajë në

qeliza të veçanta emrin dhe mbiemrin);

të përdorin ikonën për të renditur të dhënat nga A në Z;

një tabelë të thjeshtë orarin e

tyre javor, ku të vendosin

përqindjen (%) e orëve

mësimore, por edhe ta

modifikojnë tabelën.

të kuptojnë rëndësinë e shkrimit të numrave në formë të

njëtrajtshme në Excel;

të përdorin ikonën për gjetjen e shumës në një kolonë;

të formatojnë përmbajtjen e qelizave dhe hedhjen e tyre në një

tabelë;

të llogarisin të dhënat e disa qelizave sipas formulave të

thjeshta;

të krijojnë një diagram në formë rrethi, duke u bazuar te të

dhënat e gjetura.

Alternativë do të ishte një listë

me emrat e nxënësve të klasës

për ekskursion ose një listë

notash ose për blerje etj.

LINJA: E-MAIL-I DHE CHAT-I

Orët e sugjeruara: 4 orë

4 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të dallojnë e-mail-et spiun ose të padëshiruar si ato SPAM dhe

të ruhen (bazuar në rregullat e mbrojtjes nga interneti dhe

platforma e vetë e-mailit ose të programit të e-mail-it);

të kuptojnë se kompjuteri mund të infektohet me virus nëse

hapim e-mail-e ose nëse shkarkojmë dokumente nga dërgues të

panjohur;

Mësuesi/ja shpjegon se çfarë

është SPAM-i, tregon

komandën për ndalimin e tyre.

(Mund të përdoren filma me

metrazh të shkurtër për

sensibilizim.) Më pas, një kuis

për sigurinë në internet dhe

(anti) viruset.

të njohin madhësinë e dokumentit kur e dërgojnë në bazë të

kufizimit të vendosur nga provideri i e-mail-it;

të kuptojnë stilin e të shkruarit dhe të jenë të vetëdijshëm për

Nxënësit (nën kujdesin e

mësuesit/es) i shkruajnë letër

shokut/shoqes dhe drejtorit ose

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

37

TIK

ndikimin te marrësi. teknikut të shkollës për (gjoja

problemin e kompjuterit, i cili

ka virus).

Të dallohet gjuha e përdorur.

LINJA: KËRKIMI NË WEB/INTERNET

Orët e sugjeruara: 5 orë

5 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të regjistrohen, të hyjnë dhe të dalin nga akaunti në

platformat në internet;

të bëjnë dallimin midis web-browserve të ndryshme (Internet

Explorer, Mozilla, Google Chrome);

të njohin dhe të ndryshojnë opsionet e web-browserve

(paracaktimin e ruajtjes dhe shkarkimit të dokumenteve,

instalimin e shtesave);

Nxënësit krahasojnë

webbrowserat për ngjashmëritë

dhe dallimet. Ato i instalojnë

dhe i çinstalojnë ato.

të njohin opsionet specifike të motorëve të kërkimit, si p.sh.,

Google kur ata kërkojnë një informacion (sipas germave, një

fraze, gjuhës, llojit të dokumenti, kohës dhe vendit të

botimit, të drejtave të autorit...);

të skicojnë strukturën e internetit dhe të njohin mënyrën si të

kërkojnë dokumente në portale të ndryshme;

të vetëdijshëm se materialet në formën digjitale janë të lehtë

për t‟u manipuluar, të analizojnë informacionet e gjetur nga

motorë të ndryshëm dhe të jenë në gjendje të kuptojnë

dallimin kur një informacion merret me pagesë;

Nxënësit analizojë kërkimin e

rezultateve të motorit për

të bërë dallimin mes rangjeve të

kërkimit të fituar me pagesë.

Kuptojnë komponentët e një

kërkimi të përputhur.

Si detyrë ato kanë mbledhjen e

informacionit mbi një godinë të

njohur në qytet. Kërkimet

realizohen te faqja zyrtare dhe

në forume në internet. Pastaj

bëhen krahasimet.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

38

TIK

të njohin konceptin e licencave të programeve që janë pa

pagesë (Freeware), atyre pjesërisht me pagesë (Shareware)

ose atyre me kod të hapur (Open Source).

Krahasim mes MS Word dhe

Open Office

LINJA: BOTIMET DHE SIGURIA NË INTERNET

Orët e sugjeruara: 4 orë

6 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin problemet që mund të lindin kur ata komunikojnë

në rrjete sociale;

të studiojnë Facebook-un si shembull të ngatërrimit dhe

konfuzionit në përpjekje për të mbrojtur privatësinë, duke

marrë në konsideratë çështjen e privatësisë në rrjet;

të dallojnë profilet reale dhe serioze të krijuara në rrjete

sociale (nxënësit mund të jenë pre e manipulimeve të më të

rriturve që i përdorin këto rrjete sociale në formë jo të

përshtatshme);

të njohin rreziqet e blerjes së CD-ve pa të drejtën e autorit

ose të shkarkimit të filmave, këngëve nga website pirate;

të kuptojnë rëndësinë e mbylljes (log out) të adresave

personale (e-mail, blogje, forume, rrjete sociale), nëse i

hapin ato në vende publike.

Nxënësit analizojnë Facebook-

un për nga siguria dhe vendosjet

e opsioneve të privatësisë, të

cilat asnjëherë nuk janë të qarta.

Kryesisht trajtohet çështja e

fshehtësisë në rrjet.

Nxënësit shkruajnë një ese me

temë: “Përse është e

kundërligjshme të blesh një CD

pirate”.

LINJA: PËRDORIMI I MJETEVE MEDIATIKE

Orët e sugjeruara: 4 orë

7 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përdorin një aparat fotografik dhe të shkarkojnë në

Ruajtja e fotove dhe e videove

të aktivitetit shkollor në

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

39

TIK

kompjuter të gjitha fotografitë;

të ruajnë fotografitë dhe të dinë t‟i transferojë në CD ose

USB;

të përpunojnë fotografitë (me programin PAINT, MS Office

Picture manager);

të lidhin një video-kamera me kompjuterin;

të hedhin file-t video ose audio në DVD.

kompjuter. Menaxhimi,

riemërimi dhe ruajtja në CD,

shumëfishimi i tyre për t‟u

shpërndarë nxënësve.

LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT

Orët e sugjeruara: 3 orë

1 Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përdorin programet e mbrojtjes kundër viruseve

në kompjuter;

të kryejnë përditësimin e antiviruseve;

të përshkruajnë problemet që mund t‟u lindin gjatë

punës në kompjuter në nivelin Hardware ose

Software;

të kryejnë hapjen deri në tri dritare në Desktop dhe

të punojnë njëkohësisht me to;

të çinstalojnë programet nga skedari i Software dhe

të shkarkojnë një program më të përditësuar;

KLASA 7

35 x 1orë/javë = 35 orë

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

40

TIK

të vlerësojnë rëndësinë e shkarkimit të faqeve nga

faqet zyrtare dhe kompanitë e autorizuara për

krijimin e programeve kompjuterike.

LINJA: OBJEKTIVAT E TË SHKRUARIT: PËRPUNIM DIGJITAL I TEKSTIT

Orët e sugjeruara: 5 orë

2 Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përdorin funksionet kryesore të programeve të

shkrimit (p.sh. format e formatimit të tekstit, faqes

etj.), në mënyrë që të dinë të shkruajnë qartë dhe

saktë një detyrë shtëpie.

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të dallojnë pjesët e tekstit ose të grafikës, që fshihen

ose nuk printohen;

të përzgjedhin opsionin Print Preview para

printimit të tekstit për të kuptuar cilësinë e

printimit;

të përzgjedhin opsionet: printim me ngjyra, printim

bardhezi, të zgjedhin formatin e fletës, të printojnë

dy faqe në një, të dinë të përdorin opsionin për të

printuar para dhe prapa faqes;

të mirëmenaxhojnë printimin për të kursyer bojën;

të rregullojnë problemet që mund të lindin gjatë

printimit, p.sh., nëse i bllokohet një faqe, të dinë ta

nxjerrin nga printeri, të kuptojnë kur mbaron boja e

printerit dhe të dinë të vendosin një të re.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

41

TIK

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vendosin, të pozicionojnë dhe të ngjisin grafikë e

fotografi;

të ndryshojnë opsionet (të dhënat bazë) e grafikëve.

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të futin të dhëna të gatshme që gjenden në ikonat e

Word-it, si: imazhe, fjalë, sinonime;

të gjejnë shumëllojshmëri fjalësh nëpërmjet ikonës

Research në Word;

të përdorin ikonën Clip Art për të integruar imazhe

sipas fjalëve;

të shtojnë Header and Footer në një tekst të

shkruar;

të kuptojnë rëndësinë e përdorimit të Header dhe

Footer për dokumente të rëndësishme;

të përdorin Page Break për kalimin në një faqe të

re.

Mësojnë historinë bazë të

shtypshkrimit, duke përfshirë

qëllimin e Shrift-it dhe pse u

sfiduan në fillimet e shekullit XX.

Nxënësit do të bëjnë dallimin mes

shtypshkrimit me dhe pa Shrift.

Kuptojnë dallimin mes përgatitjes

së dokumentit për rezultate digjitale

dhe printimi.

Përdorin menu dhe komanda për të

ripunuar përmbajtjen dhe strukturën

e dokumentit.

LINJA: OBJEKTIVAT E KOMUNIKIMIT FUNKSIONAL: PREZANTIMI DIGJITAL: POWERPOINT

Orët e sugjeruara: 7 orë

3 Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të dallojnë ikonat bazë të PowerPoint që janë të

ngjashme me ato të programit Microsoft Word;

të krijojnë faqe të re dhe të dinë të ndryshojnë

rendin e tyre;

Krijojnë prezantim PowerPoint

vetëm me tekst me përmbajtje që

vetëzhvillohet.

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

42

TIK

të përpunojnë tekstin, të krijojnë dhe të përpunojnë

faqe prezantimi me anën e programeve të

prezantimit, si Microsoft PowerPoint;

Nxënësit do të prezantojnë para

klasës një prezantim vetëm tekst në

PowerPoint. Nxënësit do të

tregojnë parimin e përdorimit me

kursim të fjalëve. Nxënësit do t‟u

japin dëgjuesve një dokument të

shkruar me dorë që ta marrin me

vete.

të ndryshojnë dizajnin e slideve që janë të gatshme

në PowerPoint;

të përdorin Animation;

të përdorin slide show për prezantimin;

të prezantojnë nga kompjuteri dhe ta shfaqin me

anën e projektorit;

të përdorin saktësisht projektorit;

të konfigurojnë laptop-in me projektorin (nëpërmjet

Ctrl+ F5 ose Ctrl + F8);

të përshtatin përmasat e ekranit të laptop-it, nëse

projektori kërkon përmasa specifike;

të ruajnë prezantimin në formate të ndryshme;

të përdorin ikonat e komandës VIEW;

të shtojnë shënime në prezantimin e tyre;

të përdorin skedarët ekzistues të përpunuesit të

fjalës, në mënyrë që ata të importojnë, figura fotosh

të shkarkuara nga kamerat dhe krijim skedarësh

PDF.

Eksperimentojnë me hyrje shtesë të

dhënash duke përfshirë import

skedarësh, shkarkim figurash të

fotografive nga kamera dhe skedarë

PDF.

të printojnë sipas nevojës dhe kërkesës së audiencës

për prezantimin e bërë;

të printojnë disa handouts në një fletë të vetme;

të zgjedhin ngjyrat e duhura të backgroundit dhe të

shkronjave që prezantimi të jetë i lexueshëm.

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

43

TIK

Objektivat e kërkimit në ueb/internet dhe e-mail

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të kërkojnë nëpërmjet programeve kërkuese dhe të

përpunojnë materialin pasi e kanë gjetur;

Bazuar në një temë të dhënë nga

mësuesi i klasës, nxënësit do të

nxjerrin përfundime të ilustruara

me prova eksperte specifike.

Nxënësit do të japin cilësime

(atribute) në formë kllapash.

të kërkojnë në mënyrë të pavarur në internet dhe në

burime të tjera elektronike të informacionit;

të dallojnë përmbajtjet digjitale legale dhe ilegale;

të shënojnë faqet e tyre të preferuara gjatë punës në

internet për t‟i hapur më lehtë kur u nevojiten

(Bookmarks dhe Favorites);

të menaxhojnë librin e adresave të kontakteve në

e-mail.

LINJA: OBJEKTIVAT E BOTIMIT NË INTERNET (SIGURIA NË INTERNET)

Orët e sugjeruara: 6 orë

4 Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të krijojnë blogje dhe t‟i menaxhojnë ato;

të botojnë fotografi dhe tekste në një blog apo Wiki

interneti;

të mos publikojnë foto që nuk janë të tyre, pa marrë

aprovimin e personazhit të gjendur në foto;

të mos publikojnë foto që cenojnë personalitetin e

shokëve dhe të afërmve;

të analizojnë vërtetësinë e informacioneve në bazë

të kritereve të paracaktuara.

Krijon një blog me lidhje, titrat dhe

lundrimin (links, headings and

navigation). Kjo mund të bëhet

duke përdorur një kopje ekzistuese

ose duke punuar bashkë me

mësuesin e klasës për të bërë

kërkimin që më pas të aplikohet në

projektin e zhvillimit të rrjetit.

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

44

TIK

LINJA: OBJEKTIVAT E MBLEDHJES DHE ANALIZËS SË TË DHËNAVE (EXCEL)

Orët e sugjeruara: 7 orë

5 Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përllogaritin përmbajtjen e një qelize me anën e

formulave;

të lexojnë gabimet që mund të dalin gjatë llogaritjes së

qelizave në Excel;

Krijojnë një database në

klasë, të cilin mund ta

përdorin për të kuptuar më

mirë formulat e matematikës

dhe se si këto formula

aplikohen në Excel.

të formatojnë shifrat dhe tabelat e një flete pune, t‟i

kopjojnë, t‟i ndryshojnë, t‟i zhvendosin dhe t‟i

riemërojnë;

të formatojnë dhe të ndryshojnë të dhënat e një

diagrame;

të përshtatin dhe të ndryshojnë parametrat dhe

opsionet e fletës së punës kur do të printojnë.

LINJA: OBJEKTIVAT E PËRPUNIMIT DIGJITAL

Orët e sugjeruara:7 orë

6 Objektivat Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin formatet BMP dhe JPEG;

të dinë të përdorin në mënyrë të thjeshtë programet e

përpunimit të fotografive, si: Paint, MS Picture

Manager, Irfan View;

të përpunojnë fotografitë: t‟i presin, t‟i rrotullojnë, t‟u

ndryshojnë ngjyrat dhe madhësitë, t‟i transferojnë, t‟i

ruajnë në një dosje në formatin e dëshiruar.

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

45

TIK

KLASA 8

35 x 1orë/javë = 35 orë

LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT

Orët e sugjeruara: 3 orë

1 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin termin e autenticitetit të dokumentacionit dhe

të dinë se si e ku ta shpërndajnë informacionin e gjetur;

të ruajnë me fjalëkalim fotot dhe informacionet e

kompjuterit të tyre;

të kujdesen në postimin e informacioneve të

rëndësishme personale (adresa e shtëpisë, numri i

telefonit, ditëlindja, numri i pasaportës ose i kartës së

kreditit...);

të përdorin formatet e shumë përdorshme, si: PDF,

HTML, ZIP ose RAR, si dhe programet respektive për

t‟i hapur;

të kompresojnë një bashkësi dokumentesh nëpërmjet

programeve të posaçme, p.sh.: WIN RAR dhe WIN

ZIP;

të hedhin dokumente të formateve të ndryshme, video,

foto, dokumente Word, dokumente të punuara në

PowerPoint, në CD ose në DVD;

të përdorin back-up (kopje rezervë) të dokumenteve në

dosje ose në pjesët e ndryshme të memories së

Diskutime në grup për zgjedhjen

e strategjisë se ku dhe sa herë do

të bëhet magazinimi i të dhënave:

në particionin e ri, memorien e

jashtme (usb, hard disk) ose në

internet (cloud).

Me ndihmën e mësuesit/es bëhet

përzgjedhja e programit Free ose

Open Source të përshtatshëm për

lehtësimin dhe automatizimin e

backup-it.

Projektet aktuale të nxënësve

ruhen në kopje rezervë të ndara

në dosjet përkatëse, të cilat

kompresohen dhe shpërndahen

me e-mail.

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

46

TIK

kompjuterit (p.sh.: particionet si C: D: apo USB,

google doc...);

të instalojnë driverat nga CD-të e bashkëngjitura me

objektin që duan të lidhim me kompjuterin (kamera,

aparat fotografik, celular etj.).

Printimi i produkteve të projektit

në klasë me një printer të ri, për

të cilin drajverat instalohen nga

CD-ja ose shkarkohen nga faqja

zyrtare në internet (duke marrë

parasysh firmën prodhuese,

numrin e serisë ose emrin e

printerit dhe sistemin e

kompjuterit).

LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT

Orët e sugjeruara: 5 orë

2 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vendosin, të pozicionojnë dhe të shkallëzojnë

grafikët dhe fotografitë;

të lidhin grafikët dhe fotografitë në disa mënyra duke

ndryshuar opsionet dhe cilësitë;

të përdorin ikonën e SMART ART për të bërë kartat

konceptuale, që kërkohen nga mësuesit e lëndëve;

të kuptojnë një artikull analitik dhe të dinë të nxjerrin

në pah idetë kryesore duke përdorur SMART ART;

të përdorin ndihmat e përkthimit ose korrigjimit për

shmangien e gabimeve në tekst.

Një dokument të dhënë nga

mësuesi/ja nxënësit do ta

përmirësojnë, duke përdorur

veglat dhe komandat të tilla, si:

ngjitje speciale (Paste Special),

ndërprit faqen (Page Break),

tabela, plumbime e numërim

(bullets and numbering), bordura

dhe ngjyrosje me të errët aty ku

është e nevojshme (borders and

shading) dhe smart art, për t‟i

shtuar dokumentit fleksibilitetin

dhe sofistikimin e kërkuar.

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

47

TIK

LINJA: E-MAIL-I DHE CHAT-I

Orët e sugjeruara: 5 orë

3 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të sistemojnë e-mail-et, si dhe dokumentet e marra

nëpërmjet e-mail-eve;

të grupojnë sipas grupeve të ndryshme adresat e e-

mail-eve;

të menaxhojnë në mënyrë profesionale listën e

kontakteve;

të njohin e-mail-in dhe adresat e institucioneve

përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

vizuale dhe virtuale;

të ruajnë rregullat e komunikimit në e-mail/ chat;

të skanojë me antivirus bashkëngjitjet e shkarkuara

nga e-mail-et;

Nxënësit mirinformohen mbi e-

mail-in, duke e parë atë si

aplikim bazë të internetit.

Në një orë praktike nxënësit

realizojnë një fletëpalosje ose një

artikull në webfaqen e shkollës

me informacion mbi strukturën

themelore të e-mail-it, duke

shpjeguar me anë të një diagrami

mënyrën se si një e-mail udhëton

nga kompjuteri i tij/saj te marrësi.

(Këtu informacioni mund të

lidhet me studimin e kujtesës së

kompjuterit, magazinimin dhe

sigurinë nga viruset.)

të ruajnë rregullat e etikës në chat;

të ruhen në chat nga njerëzit e panjohur ose nga dhuna

psikologjike, që u shkaktohet nëse ata janë nën

ndikimin e materialeve me përmbajtje seksuale, të

cilat transmetohen nëpërmjet kamerës dhe e-mail-it;

të sinjalizojnë abuzimet nëse ndodh diçka e tillë.

Reflektim dhe diskutim në klasë

për mundësitë, të mirat dhe të

këqijat e chat-it dhe krijimi i një

tabele me rregullat e

komunikimit.

Krahasim me studimet e fundit.

Orë praktike me anë të chat-eve

për nxënës.

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

48

TIK

LINJA: KOMUNIKIMI FUNKSIONAL: PREZANTIMI DIGJITAL

Orët e sugjeruara: 8 orë

4 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të ngjitin dhe të përpunojnë grafikët ose fotografitë në

faqet e prezantimit;

të kombinojnë tekstin, fotografitë dhe tabelat në

mënyrë kreative.

Nxënësit krijojnë një prezantim

PowerPoint, ku kombinojnë

tekstin me grafikën. Ata ua

prezantojnë këtë prezantim

shokëve të klasës.

të përdorin shabllonet dhe konceptet e pamjeve gjatë

përpunimit të prezantimit;

të navigojnë nga njëra faqe në tjetrën nëpërmjet

hiperlidhjeve në prezantim;

të përdorin efektet vizuale dhe auditive;

të përdorin mundësitë grafike të PowerPoint-it për të

zmadhuar prezantimin e tekstit;

të njohin raportin midis efekteve dhe informacionin

që do të përçohet tek audienca bazuar te tematika e

prezantuar;

të njohin ngjyrat që përdoren për të pasur një

prezantim të lexueshëm.

Nxënësit duke eksploruar dhe

duke përdorur mundësitë grafike

të PowerPoint-it për të zmadhuar

prezantimin e tekstit, për të

shkuar përtej me grafikë, ngjyra e

sinjale, kuptojnë se cilat efekte

do ta largojnë nga qëllimet e

prezantimit.

Në klasë krahasohen 2-3 lloje të

prezantimeve për të arritur në atë

më idealin.

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

49

TIK

LINJA: KËRKIMI NË INTERNET

Orët e sugjeruara: 6 orë

4 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përdorin fjalorë të instaluar ose on line;

të kërkojnë dhe të abonojnë Podcasts;

Nxënësit përdorin faqet me

fjalorë për të përkthyer tekstet e

thjeshta, pasi gjejnë informacion

në faqet ose blogjet e

përshtatshme për moshën dhe

lëndën.

Materialet publikohet në

webfaqen ose shpërndahet me

e-mail.

Për të ruajtur faqet burimore ata

mësojnë ruajtjen e lidhjeve (duke

përdorur shiritin e lundrimit),

konceptin e metadatave dhe

rregullat e lundrimit.

të njohin përdorimin e RSS/lajmeve të shkurtra;

të përdorin laboratorët virtual në shkencat ekzakte;

të publikojnë dokumente në mënyrë kolektive;

të korrigjojnë blogjet që i kanë krijuar në grup;

të mësojnë të krijojnë portofola elektronikë, në të

cilin ruajnë dokumentacione të rëndësishme;

të përdorin periodikët elektronikë për kërkim

dokumentacionesh zyrtare;

të ruajnë, të përpunojnë apo të ngarkojnë

dokumentet në Google Doc nga USB, PC etj.;

të përdorin Google Group, për t‟i shpërndarë

dokumentet dhe për t‟i përpunuar njëkohësisht me

miqtë e grupit.

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

50

TIK

LINJA: MBLEDHJA DHE ANALIZA E TË DHËNAVE ME EXCEL

Orët e sugjeruara: 8 orë

5 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të radhisin përmbajtjet e tabelave sipas kritereve;

të krijojnë, të kopjojnë, të ngjisin, të radhisin dhe të

modifikojnë fletët e punës;

të dallojnë, të përllogarisin dhe të masin të dhënat;

të eksperimentojnë me llogaritjen e tabelave;

të njohin formulat kryesore dhe të bëjnë përllogaritje

më të ndërlikuara;

të analizojnë disa të dhëna kur u jepet një tabelë në

Excel;

të ndërtojnë grafikë duke u bazuar te variablat e

matshëm;

të përzgjedhin grafikët e duhur bazuar në llojin e të

dhënave dhe qëllimit të analizës;

të përdorin logjikën dhe analizën në ndërtimin e

grafikëve.

Ndërtimi dhe korrigjimi i

tabelave me të dhënat e

ndryshme, me temë shoqërore

(numri i popullsisë në Evropë,

shpenzime të muajit etj.).

Shtimi i një kolone për përqindjet

dhe realizimi i një grafike të

përshtatshme.

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

51

TIK

KLASA 9

35 x 1orë/javë = 35 orë

LINJA: BOTA E KOMPJUTERIT DHE SIGURIA

Orët e sugjeruara: 4 orë

1 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të kuptojnë se si sisteme të ndryshme operative dhe

aplikacione të ndryshme softuerike mund të

instalohen dhe të përdoren nga i njëjti hardwer

(p.sh.: Windows ose Linux dhe MS Office ose

LibreOffice në të njëjtin PC);

të kuptojnë se kompjuterët mund të punojnë shpejt

me realizimin e disa detyrave, duke kaluar

njëkohësisht shpejt nga një proces në tjetrin;

të dallojnë ndryshimin mes kompjuterit me pjesët e

tij dhe pajisjeve të ndryshme, që kanë përbërës

pjesë kompjuterike dhe të dinë të zgjidhin

problemet teknike të nivelit të parë;

të zgjidhin dhe t‟i parandalojnë problemet që lindin

në kompjuter (p.sh.: lidhja e pjesëve harduer,

ruajtja dhe pastrimi nga viruset etj.);

të kuptojnë rolin dhe funksionimin e formatimit të

hard diskut ose të memorieve të tjera (USB, Flash,

kamera etj.);

të njohin mirë çështjet etike dhe sociale, që lidhen

Orë praktike:

formatimi i kompjuterit,

instalimi dhe radhitja, njohja

dhe krahasimi i sistemeve

operative Linux me Windows në

një kompjuter ose laptop.

Diskutim mbi rolin dhe

zhvillimin e kompjuterit në

jetën e përditshme. Analizë e

varësisë nga kompjuteri.

Avantazhet dhe disavantazhet

në fushat e komunikimit,

teknologjisë, sociologjisë,

shëndetit etj.

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

52

TIK

me rolin e kompjuterit në jetën tonë;

të kuptojnë se teknologjia përparon me hapa të

shpejtë çdo ditë e më shumë, si pasojë kompjuterët

punojnë me performancë gjithnjë e më të shpejtë

dhe efikasiteti i tyre në jetën e përditshme është në

rritje.

LINJA: GJUHA E PROGRAMIMIT (APLIKIMI I FORMULAVE BAZË)

Orët e sugjeruara: 8 orë

2 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shqyrtojnë zhanret dhe format e ndryshme të

shprehjes kreative, duke zhvilluar familjaritet

dhe rrjedhshmëri me konceptet dhe praktikat

kompjuterike;

të kuptojnë konceptin e programimit

kompjuterik në kontekstin e Scratch;

të familjarizohen me burimet e ndryshme që

mbështesin krijimet e tyre kompjuterike;

të familjarizohen me një gamë të gjerë të

bloqeve të Scratch;

të krijojnë një projekt në Scratch, që është një

prezantim interaktiv digjital i interesit të tyre;

të krijojnë një projekt në Scratch që kombinon

animacionin dhe muzikën;

të jenë fluentë në konceptet e programimit (si

sekuencat, loops, ngjarjet) dhe të praktikojnë

testimin dhe debugging duke punuar në projekte

të tyre;

të krijojnë një projekt në Scratch që tregon një

prezantimi i koncepteve të

programimit dhe të mjedisit

të Scratch;

prezantimi i shembujve të

ndryshëm të projekteve në

Scratch;

rishikimi i proceseve të

dizanjimit;

eksploromi i ndërfaqes në

Scratch;

krijimi i projekteve

biografike në Scratch;

ndarja e këngëve dhe

historive të preferuara të

nxënësve nëpërmjet

projekteve të Scratch;

krijimi i një përmbledhje të

aktiviteteve apo detyrave të

nevojshme për të

përfunduar një projekt;

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

53

TIK

histori, një ngjarje;

të përdorin aftësitë e të menduarit kritik për të

planifikuar dhe për të kryer hulumtime,

menaxhimin e projekteve, zgjidhjen e

problemeve, si dhe të marrin vendime të

informuara duke përdorur mjetet e duhura dhe

burimet digjitale.

gjatë të gjitha seancave

mësimore nxënësit punojnë

në projektin final të tyre në

Scratch.

LINJA: KOMUNIKIMI FUNKSIONAL: PREZANTIMI DIGJITAL

Orët e sugjeruara: 3 orë

3 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të kuptojnë që prezantimet digjitale mund të

përdoren në mënyrë efikase për komunikimin e

ideve;

të planifikojnë dhe të përgatisin një skicë për

prezantimin;

të ngjisin objekte, linja, diagrame dhe t‟i

sistemojnë në një pamjeje (slide);

të përgatisin dhe të transferojnë një video-klip

në një prezantim;

të përdorin efektet vizive, auditive dhe

animacionet në mënyrë të përshtatshme.

Nxënësit realizojnë një

prezantim në klasë mbi ditë ose

tema të shënuara, si: Dita e

Verës, Dita e Pavarësisë, festat

e fundvitit, prezantim të një

shteti, ekskursioni, të një

personazhi etj.

Në bazë të tematikës

përzgjidhen paraqitja, pamja,

diagramet, tabelat, animacionet

dhe vetitë e tyre, gjithnjë duke

pasur parasysh rregullat e

prezantimit.

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

54

TIK

LINJA: KËRKIMI NË INTERNET

Orët e sugjeruara: 3 orë

4 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin disa strategji dhe opsione të kërkimit

të informacionit në internet;

të dinë se kompjuterët lidhen nëpërmjet

internetit (rrjetit global) edhe nëse gjenden në

vende të ndryshme të botës;

të mësojnë planimetrinë e qyteteve,

aeroporteve etj., duke i kërkuar në internet;

të njohin hapat që duhen bërë kur blejmë një

biletë avioni e deri te chek-in-i;

të përdorin lidhjen e internetit në aeroport, kur

punon nga laptop-i ose celulari;

të kuptojnë se si kompjuteri dhe interneti kanë

ndryshuar raportet shoqërore në ditët e sotme.

Orë me role (udhëtari):

përdorimi i Google Maps ose

Google Earth për gjetjen dhe

përllogaritjen e rrugëtimit në

destinacione të dëshiruara.

Plotësimi i formularëve on line.

Hapja, sigurimi dhe kyçja me w-

lan (rrjet pa tela).

LINJA: SIGURIA DHE BOTIMI NË INTERNET

Orët e sugjeruara: 5 orë

5 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të krijojnë faqe të thjeshta interneti nëpërmjet

programeve kompjuterike ose sistemeve, si

p.sh.: CMS, Blog etj.;

të shkarkojnë dhe të instalojnë përditësimet e

programeve aplikative, si: antiviruset etj.;

Nxënësi/ja do të krijojë faqe

web të thjeshta me arkitrarë,

kolona, foto dhe kontroll

tipografik (headers, columns,

photographs, and typographic

control).

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

55

TIK

të përdorin me kujdes komunikimin në rrjetet

sociale, si Facebook etj., duke shmangur

dëmtimin e privatësisë.

Nxënësit eksplorojnë

përdorimin dhe rreziqet e punës

në rrjet shoqëror.

Duke përdorur Facebook-un si

fillim, ata do të eksplorojë site

të tjera rrjetesh shoqërore të

tilla, si: Twitter, Flickr dhe

Tumblr.

LINJA: MBLEDHJE DHE ANALIZA E TË DHËNAVE (EXCEL)

Orët e sugjeruara: 4 orë

6 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të dallojnë te formula ndryshimin mes

referencës absolute dhe asaj relative;

të përdorin funksionet e ndryshme të programit

për të arritur rezultatet përfundimtare (të punojë

me formula) (p.sh. të dhënat mbi ndryshimet

klimatike);

të kuptojnë gabimet standarde në formulë kur e

lajmëron programi;

të kuptojnë që të dhënat mund të mblidhen në

periudha ose distanca të shkurtra dhe të gjata (të

dhënat e hyrjes, të dhënat gjatë plotësimit të

formularëve);

të njohin opsionin e lidhjes së kompjuterëve në

rrjet dhe të ndajë dokumente, dosje, të dhëna

dhe softuerë ndërmjet tyre.

Duke punuar me një temë të

përcaktuar nga mësuesi/ja,

nxënësi/ja do të kërkojë dhe

gjejë të dhëna. Këto të dhëna do

të përdoren për të krijuar një

fletë (spreadsheet) bazë të

formatuar në Excel (me kolona

dhe rreshta).

Ata përdorin lloje të ndryshme

tabelash, grafikësh dhe

formulash, duke eksploruar

fuqinë e Excel-it për të

ekspozuar të dhënat në mënyrën

më informuese.

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË - Shkolla Barbullushshkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/tik-u_-_kl... · 3 TIK 1. TË PËRGJITHSHME Në kohët e sotme, Teknologjia e Informacionit

56

TIK

LINJA: PËRPUNIMI DIGJITAL

Orët e sugjeruara: 4 orë

7 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin opsionet kryesore të përdorimi të

Photoshop-it;

të shikojnë, të presin dhe të modifikojnë

fotografitë me programet, si: Photoshop (p.sh.

t‟i rrotullojnë, t‟i zvogëlojnë/t‟i zmadhojnë, të

ndryshojnë ngjyrat etj.);

të qartësojnë fotografitë duke optimizuar

kontrastin dhe ngjyrat;

të komprimojnë dhe të ruajnë fotografitë në

formate të ndryshme.

Në orën praktike nxënësit

përdorin Photoshop-in për

ndryshimin e fotografive (si ato

festive etj.) për të prodhuar një

kolazh të thjeshtë fotografish.

Nxënësit përdorin edhe veglat

në Microsoft Word për të prerë,

ndryshuar ngjyrat dhe

tonalitetet, rrotulluar dhe

pjerrësuar objektet. Ata

aftësohen në përdorimin e

shiritit të veglave të vizatimit të

Wordit (Word drawing

toolbar).

LINJA: KRIJIMI DHE PËRPUNIMI I MUZIKËS NË KOMPJUTER DHE PËRPUNIMI ME

MEDIA

Orët e sugjeruara: 4 orë

8 Objektiva Veprimtari

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të presin skedarë muzikorë sipas dëshirës me

anë të programeve, si p.sh.: Audacity ose Magix

music Manager;

të regjistrojnë një sekuencë audio (nëpërmjet

programeve incizuese) ose audio-vizive

(nëpërmjet Camtasia Studio).

Në orë praktike presin disa

këngë të preferuara për një kuic

në klasë.

Për orët autoriale mund të

incizojnë vetë nxënësit punën

në kompjuter.