172
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr. i vendimit Data PALËT Faqe 32 (00-2007-45) 16.01.2007....Nadir Dishani ne mungese kundër Veri Celibashi ne mungese, Zhaneta Celibashi ne mungese, Demir Pojani ne mungese...............5 33 (00-2007-46) 16.01.2007....Pellumb Korreshi, Bajame Jeshili, Behrije Korreshi, Esma Korreshi, Sadushe Korreshi e Pranvera Korreshi ne mungese kundër K.K.K.P prane Prefektures se Qarkut Fier ne mungese, Banush Korreshi ne mungese, Zenun Korreshi ne mungese 8 34 (00-2007-44) 16.01.2007......Nikoleta Nikolla kundër Shoqeria “Servcom” sh.a. Fier.....................................11 42 (00-2007-49) 16.01.2007. . .Shoqeria “Ndertimi Tirana” sh.a. ne mungese kundër Dega e Tatimeve Tirane...............14 43 (00-2007-50) 16.01.2007..........Shoqeria “Mamidoli Albania” sh.a. kundër Dega e Doganes Durres.......................17 44 (00-2007-48) 16.01.2007. . .Firma “Klisman” ne mungese kundër Dega e Doganes Kukes................................20 45 (00-2007-52) 16.01.2007 Shoqeria Tregtare “Siac” shpk ne mungese kundër Bashkia Durres.......................23 46 (00-2007-51) 16.01.2007.....Shoqeria “Sori” sh.p.k. Tirane kundër Shoqeria “Profarma” sh.a. Tirane..............28 1

REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

PËRMBAJTJAÇështje Civile

Nr. i vendimit Data PALËT Faqe

32 (00-2007-45) 16.01.2007 Nadir Dishani ne mungese kundër Veri Celibashi ne mungese, Zhaneta Celibashi ne mungese, Demir Pojani ne mungese...................................................5

33 (00-2007-46) 16.01.2007 Pellumb Korreshi, Bajame Jeshili, Behrije Korreshi, Esma Korreshi, Sadushe Korreshi e Pranvera Korreshi ne mungese kundër K.K.K.P prane Prefektures se Qarkut Fier ne mungese, Banush Korreshi ne mungese, Zenun Korreshi ne mungese..........................8

34 (00-2007-44) 16.01.2007 Nikoleta Nikolla kundër Shoqeria “Servcom” sh.a. Fier. .1142 (00-2007-49) 16.01.2007 Shoqeria “Ndertimi Tirana” sh.a. ne mungese kundër

Dega e Tatimeve Tirane....................................................1443 (00-2007-50) 16.01.2007 Shoqeria “Mamidoli Albania” sh.a. kundër Dega e

Doganes Durres.................................................................1744 (00-2007-48) 16.01.2007 Firma “Klisman” ne mungese kundër Dega e Doganes

Kukes................................................................................2045 (00-2007-52) 16.01.2007 Shoqeria Tregtare “Siac” shpk ne mungese kundër

Bashkia Durres..................................................................2346 (00-2007-51) 16.01.2007 Shoqeria “Sori” sh.p.k. Tirane kundër Shoqeria

“Profarma” sh.a. Tirane....................................................2847 (00-2007-76) 16.01.2007 Maliq Ngucaj ne mungese kundër Dega e Tatim

Taksave Gjirokaster ne mungese......................................3248 (00-2007-47) 16.01.2007 Kristaq Lino ne mungese, Hysni Lapaj ne mungese

kundër Fatos Puto ne mungese, Sabri Ziaj ne mungese, Minella Goro ne mungese, K.RR.T. e Bashkise Gjirokaster mungese, Zyra e Urbanistikes e Bashkise Gjirokaster ne mungese.....................................34

49 (00-2007-83) 16.01.2007 Afroviti Tice, Sulltana Pepa kundër Agjensia Kombetaree Privatizimit - Dega Elbasan ne mungese.......................37

50 (00-2007-354) 17.01.2007 Sotir Pani, Thoma Dhimitri kundër Kosta Dhima, Pano Dhima, ne mungese..................................................40

51 (00-2007-355) 17.01.2007 Trashegimtaret e Hajredin Qanos: Servet Qano, Mine Qano,Hiqmet Qano kundër Trashegimtaret e Pashako Aliut: Shyqyrete Aliu, Fati Aliu, K.K.K.Pronave Vlore ne mungese.......................................................................44

52 (00-2007-98) 17.01.2007 Genci Çela ne mungese kundër Trashegimtaret e te ndjeritSinan Çela; Trashegimtaret e te ndjerit Kadri Çela,ne mungese.......................................................................49

53 (00-2007-100) 17.01.2007 Hidrocentrali (HEC) Koman në mungesë kundër Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në mungesë............51

1

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

54 (00-2007-96) 17.01.2007 Rrok Pati, Simon Pati, Luigj Boci, File Dedja, Fran Pati, Pjeter Pati, Zef Pati, Nik Pati, Mark Pati, Gjovalin Pati, Mri Pati, Age Pati, Ded Pati, Gjergj Pati, Drande Pati, Luigj Pati, Diella Pati, Gjelina Pati, Gjyste Luca, Drande Luca, Zef Pjetrushi, Fran Pjetrushi, Mri Pjetrushi, Drande Fierza kundër K.K.K.P. Lezhe.................................................................53

59 (00-2007-89) 30.01.2007 Leonat Disho ne mungese kundër Lefter Disho ne mungese.......................................................................58

60 (00-2007-99) 30.01.2007 Ramazan Kalia ne mungese kundër K.M.R.SH................6161 (00-2007-126) 17.01.2007 Maksim Dimitresku, Arben Mecaj kundër Policia e

Ndertimit - Dega Tirane, Drejtoria e Policise se Ndertimit...........................................................................63

62 (00-2007-97) 30.01.2007 Shoqeria “Conf. Krel” shpk në mungesë kundër Drejtoria e Policise Elektrike (DPE) Tirane, Policia Elektrike - Dega e Qarkut Fier, në mungesë.....................67

63 (00-2007-134) 30.01.2007 Kastriot Lika në mungesë kundër Ministria e Rendit Publik në mungesë............................................................71

64 (00-2007-133) 01.02.2007 Shadije Sula ne mungese kundër Shyqyri Shkoza, Lutfije Nazja, Sadete Lilani, Dylber Basha......................74

81 (00-2007-360) 17.01.2007 Shyqyrije Zamaj ne mungese kundër Hava, Syriha, Halim Barbullushi, Shaqir Barbullushi, Flutura Barbullushi ne mungese, K.K.K.Pronave Qarku Shkoder ne mungese..............................................77

Çështje Penale

1 10.01.2007 I pandehur: Valter File......................................................802 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak Sageri,

Adriatik Sejazi, Roland Hasani, Sulejman Sulejmani, Shkelzen Sulejmani, Kastriot Fejzo..................................84

22 31.01.2007 Të pandehur: Ndoc Delia, Sokol Delia.............................9023 31.01.2007 I pandehur: Shpetim Cakrani..........................................10124 31.01.2007 Te pandehur: Fisnik Vathi, Sotiraq Selenica,

Ligor Toslluku ...........ne mungese, Sulejman Xhelepi ne mungese, Ilia Zoto ne mungese, Ilir Lulja

..................10432 31.01.2007 I pandehur: Sazan Levani................................................109

2

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

3

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

ÇËSHTJE CIVILE

4

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11227-00503-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-45 i Vendimit (32)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha AnetarShpresa Beçaj AnetareFatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 16.01.2007 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: NADIR DISHANI, ne mungese.TË PADITUR: VERI CELIBASHI, ne mungese.

ZHANETA CELIBASHI, ne mungeseDEMIR POJANI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Kthimin e shumes prej 40.000 euro sipas kontrates se huase

ne baze te nenit 1050 te K.Civil dhe interesat bankare.Konstatimin e pavlefshmerise se veprimit juridik

te kontrates se shitjes, nr.11019/1301, date 11.12.2003.Baza ligjore: Neni 92/ç dhe 607 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.1430, date 01.10.2004 ka vendosur:Pranimin e pjeseshem te padise. Detyrimine te paditurit Veri Celibashi t`i ktheje paditesit Nadir Dishani shumen 40.000 euro.Pushimin e gjykimit te padise sa i perket kerkimit te interesave bankare prej dates 04.03.2004 per shumen 40.000 euro per shkak heqje dore te paditesit nga gjykimi per kete pjese.Rrezimin e padise per pjesen tjeter me objekt konstatimin e pavlefshmerise se veprimit juridik, kontrates se shitjes nr. 110191, date 11.12.2003 te lidhur mes Veri Celibashit dhe te paditurit Demir Pojani, si te pabazuar ne ligj e prova.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.361, date 06.07.2005 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1430, date 01.10.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan.

5

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Kunder vendimit te mesiperm, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile ka ushtruar rekurs pala paditese, duke parashtruar shkaqet e meposhteme:

- Gjykatat kane gabuar, pasi i paditur nuk eshte Veri Celibashi, por shoqeria “Celiba” sh.p.k, Elbasan, e cila ka detyrimin, si person juridik.

- Gjykata ka ndryshuar te paditurin pa kerkesen e paditesit, ne kundershtim me nenet 6 e 28 te K.Pr.Civile.

- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me permbajtjen e nenin 18 te K.Pr.Civile, i cili sanksionon parimin e rendesishem te gjykimit civil, ate te kontradiktorialitetit.

- Gjykata duhet te kishte detyruar shoqerine “Celiba” sh.p.k. Elbasan te ktheje shumen 40.000 euro, e cila eshte huamarrese sipas deklarates nr.2299 Rep. dhe 309 Kol, date 26.03.2004 dhe meqenese ne daten 20.04.2004, Veri Celibashi te gjitha kuotat e shoqerise “Celiba” sh.p.k. ja ka shitur te paditurit Demir Pojani dhe ky i fundit merr atributet e ortakut dhe administratorit te shoqerise “Celiba”, duke u ngarkuar dhe me detyrimet e shoqerise ndaj te treteve, sipas ligjit per “Shoqerite Tregtare”.

- Ne keto kushte kerkoj ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e pjesshem te padise. Detyrimin e te paditurit shoqeria “Celiba” sh.p.k. Elbasan t`i ktheje paditesit Nadir Dishani shumen 40.000 euro, ne perputhje me nenin 485/d te K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi civil nr.361, date 06.07.2005 i Gjykates se Apelit Durres, pavaresisht nga

menyra e arsyetimit te tij, per arsye qe parashtrohen me poshte, duhet te lihet ne fuqi.Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel rezultojne faktet dhe rrethanat e ceshtjes si me

poshte:Me padine date 21.05.2004 paditesi Nadir Dishani ka paditur Shoqerine “Celibashi”

sh.p.k. te perfaqesuar nga Veri Celibashi ne kerkimin e kthimit te borxhit prej 40.000 Euro e te interesave bankare, si dhe ka paditur Demir Pojanin e Zhaneta Celibashin duke kerkuar konstatimin e pavlefshmerise se kontrates noteriale te shitjes se disa pronave te paluajteshme te Veri Celibashit ne favor te bleresit Demir Pojani, bazuar ne nenet 92/ç dhe 607 te Kodit Civil. Sipas kontrates se huase date 04.07.2002 huamarresi Veri Celibashi i ka marre hua huadhenesit Nadir Dishani (paditesit) shumen 50.000 Euro, me detyrimin per t`ia kthyer me date 03.07.2003.

Me kontraten noteriale date 05.10.2003 palet e kane perteritur detyrimin e shumes 50.000 Euro, duke percaktuar si afat te ri kthimi daten 04.04.2004. Me daten 26.03.2004 palet jane paraqitur para noterit dhe kane deklaruar detyrimin e huamarresit Shoqeria “Celibashi” sh.p.k., perfaqesuar nga administratori Veri Celibashi, ne shumen 40.000 Euro kundrejt huadhenesit Nadir Dishani (gjate gjykimit eshte pranuar se ky nuk eshte detyrim i ri, por nga shuma e detyrimit te pare te huamarresit Veri Celibashi eshte shlyer shuma 10.000 Euro dhe ka mbetur detyrimi prej 40.000 Euro).

Gjithashtu ne kontraten noteriale te shitjes date 11.12.2003 shitesi Veri Celibashi, me pelqimin e bashkeshortes se tij Zhaneta Celibashi, i ka shitur bleresit Demir Pojani nje truall e disa objekte ne pronesi te tij kundrejt cmimit ne total ne shumen 3.900.000 leke, kontrate per te cilen paditesi ka kerkuar te konsiderohet e pavlefshme dhe te kthehen palet ne gjendjen e mepareshme, bazuar ne nenet 92/ç dhe 607 te K.Civil.

6

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Me vendimin e ndermjetshem date 01.10.2004 gjykata e shkalles se pare ka vendosur zevendesimin procedurial te te paditurit Veri Celibashi, Shoqeria “Celibashi” sh.p.k., me te paditurin Veri Celibashi dhe Shoqeria “Celiba” sh.p.k. Gjate gjykimit paditesi Nadir ka hequr dore nga gjykimi per kerkimin e interesave bankare mbi shumen 40.000 Euro dhe per kete pjese eshte vendosur pushimi i gjykimit.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur detyrimin per kthimin e shumes prej 40.000 Euro per te paditurin Veri Celibashi si person dhe jo per shoqerite tregtare “Celibashi” sh.p.k. apo “Celiba” sh.p.k., duke arsyetuar hollesisht se sipas kontrates se lidhur midis paleve marrdhenia juridike e huamarrjes ka lindur midis dy personave fizike, Nadir Dishani si huadhenes dhe Veri Celibashit si huamarres. Ndersa kerkimi i dyte per konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se shitjes se objekteve te paluajteshme date 11.12.2003 eshte rrezuar nga gjykata e shkalles se pare me arsyetimin se kerkimi nuk gjen mbeshtetje ne nenin 607 te Kodit Civil.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare paditesi ka bere ankim ne apel vetem per pjesen qe eshte vendosur rrezimi i padise se bazuar ne nenin 607 te Kodit Civil dhe kjo gjykate ka pranuar arsyetimin e gjykates se shkalles se pare, duke e lene ne fuqi kete vendim.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se arsyetimi per rrezimin e padise me objekt kundershtimin e veprimeve juridike te debitorit (neni 607 i K.C.) i bere nga te dy gjykatat e faktit eshte teresisht i gabuar. Paditesi Nadir Dishani eshte kreditor ne nje kontrate huaje me nje detyrim prej 40.000 Euro, i cili ka lindur me pare se te kryhej veprimi juridik i shitjes se pasurise se paluajteshme nga debitori Veri Celibashi. Kjo dispozite, pavaresisht vendosjes se gabuar ne kreun e VI te titullit III te pjese se IV te Kodit Civil, duhet interpretuar dhe zbatuar sipas kuptimit, qellimit dhe permbajtjes se saj. Te dy gjykatat duhet te kryenin procedimin provues ne kuadrin e kerkimeve te paditesit dhe prapesimeve te te paditurve, bazuar ne nenin 213, ne lidhje me nenin 12 te K.Pr.Civile.

Neni 607 i K.Civil, persa i perket legjitimimit te paditesit per ngritjen e padise se kundershtimit te veprimeve juridike te debitorit, nuk kerkon qe kreditori te kete nje titull ekzekutiv apo nje vendim gjyqesor te formes se prere, sic arsyetojne gjykatat e faktit. Mjafton qe paditesi te kete cilesine e kreditorit ne nje detyrim te lindur me pare se te kryhet veprimi juridik nga debitori.

Megjithate, Kolegji Civil i Gjykates se Larte nuk mund ta cenoje vendimin e apelit per kete pjese qe ka rrezuar padine, sepse kerkesat e parashtruara ne apel dhe qe nuk jane marre parasysh nuk jane perseritur ne rekursin drejtuar Gjykates se Larte.

Ne te kundert, paditesi ne rekurs ka parashtruar kerkime kunder vendimit qe ka pranuar padine e kerkimit te shumes 40.000 euro prej te paditurit Veri Celibashi, megjithese keto kerkime nuk i ka parashtruar ne ankimin kunder vendimit te shkalles se pare, qe eshte lene ne fuqi nga apeli edhe per kete pjese. Per rrjedhoje, paditesi dhe avokati i tij, nga padijenia e ligjit apo per neglizhencen e tyre, kane bere qe rekursi i tyre te jete i papranueshem dhe, per rrjedhoje, vendimi i gjykates se apelit te mbetet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.361, date 06.07.2005 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 16.01.2007

7

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11111-00090-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-46 i Vendimit (33)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha AnetarShpresa Beçaj AnetareFatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 16.01.2007 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: PELLUMB KORRESHI, BAJAME JESHILI, BEHRIJE KORRESHI, ESMA, SADUSHE

E PRANVERA KORRESHI, ne mungese.TË PADITUR: K.K.K.P PRANE PREFEKTURES SE QARKUT

FIER, ne mungese.BANUSH KORRESHI, ne mungese.ZENUN KORRESHI, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Kundershtimi i vendimit nr.23, date 03.03.2000 te K.K.K.P.

dhe njohjen ne bashkepronesi. Baza ligjore: Ligji nr.7699, date 21.04.1993

dhe neni 199 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje, me vendimin nr.442, date 17.06.2004 ka vendosur:Pranimin e kerkeses se paditesave Pellumb Korreshi, Bajame Jeshili, Behrije Korreshi, Esma Korreshi, Salushe Korreshi, Pranvera Korreshi.Ndryshimin e vendimit nr.23, date 03.03.2000 te K.K.K.P., pika 2 ne kete menyre: “Per token prej 6860 m² ne pronesi te Hatixhe Korreshit, te quhet pronarja Adile Korreshi. Toka prej 6860 m² ne pronesi e Adile Korreshi, toka 14.630 m² ne pronesi te Banush Korreshit, toka prej 6860 m² ne pronesi te Zenun Korreshit te ndodhur ne Serave Lushnje te jete ne bashkepronesi me paditesat Pellumb Korreshi, Bahrije Korreshi, Bajame Jeshili, Esma Korreshi, Salushe Korreshi e Pranvera Korreshi si trashegimtare te ish-pronarit Adem e Adile Korreshi”.

8

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.205, date 20.04.2005 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.442, date 17.06.2004 te Gjykates se shkalles se pare Lushnje, per pjesen me te cilen eshte ndryshuar vendimi nr. 23, date 03.03.2000 i K.K.K.P. prane keshillit te Rrethit Lushnje, pika 2 e tij, duke njohur si pronare te siperfaqes se tokes bujqesore prej 6860 m² Adile Korreshin.Ndryshimin e vendimit te mesiperm per pjesen tjeter dhe duke gjykuar ceshtjen ne fakt:Rrezimin e padise per pjesen me te cilen eshte kerkuar njohja e paditesave si bashkepronare me Adile, Banush dhe Zenun Korreshin mbi nje siperfaqe prej 28.350 m² toke bujqesore dhene ne pronesi me vendimin nr.23, date 03.03.2000 te K.K.K.P. prane Keshillit te Rrethit Lushnje dhe ndryshimin e pikes 2 te ketij vendimi qe e ka kaluar ne pronesi siperfaqen e tokes bujqesore prej 28.350 m² Adile, Banush dhe Zenun Korreshit.

Kunder vendimit te mesiperm ka ushtruar rekurs pala paditese, duke parashtruar shkaqet e meposhteme:- Te paditurit jane pajisur me akte te marrjes se tokes ne perdorim ne kundershtim me

ligjin. Ata i kane marre aktet e marrjes se tokes ne perdorim si anetare te trungut familjar qe kane dorezuar toke per formimin e kooperativave bujqesore.

- K.K.K.P. ka zbatuar keq ligjin, pasi parcelat qe i takonin ish-pronarit ai ua kthen vetem dy prej tashegimtareve te tij.

- Gjykata e Apelit Vlore gabon kur thote se toka eshte marre sipas ligjit “Per Token”.- Ne perfundimisht kerkojme njohjen si bashkepronare per siperfaqen 28.350 m2 toke

bujqesore si trashegimtare te ish-pronarit Adem Korreshi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi civil nr.205, date 20.04.2005 i Gjykates se Apelit Vlore eshte i bazuar ne ligj,

prandaj duhet te lihet ne fuqi.Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel rezultojne faktet dhe rrethanat e ceshtjes si me

poshte:Te paditurit Banush dhe Zenun Korreshi dhe nena, e tyre e ndjera Adile (Hatixhe)

Korreshi kane perfituar toke bujqesore ne perdorim ne cilesine e anetareve te trungut familjar qe kane dorezuar toke per formimin e kooperatives bujqesore, qe eshte shnderuar ne Ndermarrje Bujqesore. Konkretisht, me aktet e marrjes se tokes ne perdorim, respektivisht me nr.23908, nr.23909 dhe nr.23910, date 06.07.1993 kane marre ne perdorim respektivisht 6.860 m², 14.630 m² dhe 6.860 m² toke bujqesore. Per ndarjen e kesaj toke bujqesore jane perdorur kriteret e ligjit nr.7501, date 19.07.1991 dhe te vendimeve te Keshillit te Ministrave nr.452, date 17.10.1992 “Per ristrikturimin e ndermarrjeve bujqesore”, nr.161, date 08.04.1993 e te Udhezimit te K.M. nr.5, date 25.05.1993.

9

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Sipas ligjit nr.7699, date 21.04.1993 “Per kompensimin ne vlere ose ne troje te ish-pronareve te tokave bujqesore, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve”, tokat e marra ne perdorim ne zbatim te akteve te mesiperme u njihen dhe u kalojne ne pronesi ish-pronareve (trashegimtareve) te tyre.

Sipas nenit 6 te ketij ligji, «Ish pronari ose trashegimtari i tij, kur kane perfituar token sipas ligjit nr.7501, date 19.07.1991 “Per token”, ligjit nr.7698, date 15.04.1993, ose kur kane marre toke bujqesore ne perdorim, perfitojne vetem kompensim ne vlere ne kushtet me te favorshme sipas ketij ligji dhe asaj qe kane marre.

Ne kete rast toka qe ka marre ne perdorim i njihet dhe i rregjistrohet si toke ne pronesi ne baze te vendimit te Komisionit te Kthimit dhe te Kompensimit te Pronave ish-Pronareve».

Ne zbatim te ketij ligji, Komisioni i Pronave te Rrethit Lushnje, me vendimin nr.23, date 03.03.2000, token qe te paditurit kishin marre ne perdorim sipas regjimit juridik te krijuar nga ndarja e tokave bujqesore me aktet e marrjes se tokes ne perdorim te permendura me lart, ua kaloi ne pronesi (neni 6/2 i Ligjit nr.7699, date 21.04.1993). Nderkohe, po ne zbatim te ketij ligji, duke qene se trashegimlenesi i paditesave dhe i te paditurve rezulton qe te kete qene pronar i nje toke bujqesore prej 4.28 ha, ka vendosur qe trashegimtaret e tij te kompesohen ne vlere per kete siperfaqe, duke u zbritur te paditurve token bujqesore qe kane perfituar ne perdorim dhe me vone ne pronesi, sipas regjimit juridik te ndarjes se tokave bujqesore trungut familjar te anetareve themelues te ish-kooperativave dhe te ish-ndermarrjeve bujqesore.

Me te drejte gjykata e apelit ka konkluduar se te paditurit token bujqesore ne pronesi nuk e kane perfituar si trashegimtare te ish-pronarit, te ndjerit Adem Korreshi, por sipas regjimit juridik te vendosur per ndarjen e tokave bujqesore. Ne keto kushte, paditesat nuk legjitimohen ne kerkimin e tyre per perfitimin e pjeseve qe u takojne nga trashegimia e trashegimlenesit te tyre.

Tokat bujqesore qe kane perfituar te paditurit nuk perfshihen ne pasurine trashegimore te ish-pronarit, te ndjerit Adem Korreshi.

Ne qofte se paditesat do te kishin apo kane pretendime se duhet te perfitonin edhe ata sipas regjimit juridik te ndarjes se tokave bujqesore, sic kane perfituar te paditurit, ata nuk kane pengese qe te ngrene padi me shkak tjeter ligjor, duke respektuar procedurat administrative dhe gjyqesore te parashikuara ne ligj.

Paditesat ne rekurs kane parashtruar se paditesit dhe te paditurit nuk kane qene anetare te ish-kooperatives bujqesore, te shndrruar me vone ne ndermarrje bujqesore, dhe kane vene ne dyshim zbatimin e kritereve dhe te procedurave te perfitimit te tokes bujqesore nga te paditurit.

Sidoqofte, edhe sikur kjo te ishte e vertete, ky fakt nuk i legjitimon ata ne kerkimet e tyre ndaj te paditurve per pjeset e tyre si trashegimtare te ish-pronarit Adem Korreshi. Per te kundershtuar perfitimin e tokes nga te paditurit legjitimohen vetem organet shteterore te ngarkuara nga ligji per mbrojtjen e interesave publike.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.205, date 20.04.2005 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 16.01.2007

10

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.31001-02092-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-44 i Vendimit (34)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinojmeri AnetareArtan Hoxha AnetarShpresa Beçaj AnetareFatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 16.01.2007 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: NIKOLETA NIKOLLA, e pa perfaqesuar me avokat.

I PADITUR: SHOQERIA “SERVCOM” SH.A. FIER, perfaqesuar nga juristi Andius Olldashi.

OBJEKTI I PADISË:

Anullim i mases administrative, gjobe ne shumen 50.000 leke

te marre prej paditeses Nikoleta Nikolla nga Keshilli Mbikqyres i Shoqerise, me vendimin nr.8, date 05.07.2006.

Baza Ligjore: Nenet 324-331 te K.Pr.C., Ligji nr.7897, date 07.04.1993

“Per kundravajtjet administrative”,Ligji 7971, date 26.07.1995

“Per prokurimin publik”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.1728, date 16.11.2006 ka vendosur:Te deklaroje mungesen e juridiksionit gjyqesor te ceshtjes civile nr.1786 regj. themeltar, date 04.10.2006, qe i perket: Paditese - Nikoleta Nikolla, Pale e paditur Shoq. “Servcom”sh.a. Fier, me Objekt- Anullim i mases administrative, gjobe ne shumen 50.000 leke te marre prej paditeses Nikoleta Nikolla nga Keshilli Mbikqyres i Shoqerise, me vendimin nr.8, date 05.07.2006.

Kunder vendimit te mesiperm, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile ka ushtruar rekurs pala paditese, duke parashtruar shkaqet e meposhteme:

- Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier eshte i pabazuar ne ligj.

11

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

- Gjykata se Rrethit Gjyqesor Fier ka interpretuar dhe zbatuar gabim dispozitat e Kodit te Procedures Administrative, pasi nuk ka marre parasysh faktin qe shoqeria Servcom sh.a., pavaresisht faktit qe eshte me kapital shteteror, eshte nje shoqeri tregtare, dhe eshte subjekt i te drejtes private, dhe jo subjekt i te drejtes publike.

- Akti shkresor i nxjerre nga Keshilli Mbikqyres nuk eshte akt administrativ qe t`i nenshtrohet aplikimit te dispozitave te Kodit te Procedures Administrative.

- Gjykata gabon ne interpretimin qe i ben nenit 46 te ligjit “Per Prokurimin Publik”, duke mos bere analizen ligjore dhe intepretimin logjik.

- Kjo ceshte del mjaft qarte qe ben pjese ne juridiksionin gjyqesor, dhe nuk duhet t’i nenshtrohet me patjeter me pare juridiksionit administrativ.

- Perfundimisht kerkoj prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po kete gjykate, por me tjeter trup gjykues.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e pales se paditur, qe u shpreh ne favor te pretendimeve te paditeses,dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi civil nr.1728, date 16.11.2006 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier per

deklarimin e mungeses se juridiksionit gjyqesor te ceshtjes me pale paditese Nikoleta Nikolla, te paditur Shoqeria “ SERVCOM” sh.a., me objekt anullimin e gjobes prej 50.000 leke te dhene nga Keshilli Mbikqyres i Shoqerise ne baze te akt-kontrollit te Kontrollit te Larte te Shtetit, eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

Gjykata ne marrjen e ketij vendimi i eshte referuar nenit 46/2(a) te Ligjit nr.7971, date 26.07.1995 “Per prokurimin publik” dhe e ka interpretuar e zbatuar drejt kete dispozite.

Sipas kesaj dispozite , “ ... Kunder vendimit te denimit [me gjobe] mund te behet ankim ne Agjensine e Prokurimit Publik, e cila shqyrton ankimin brenda 30 diteve nga dita e paraqitjes se tij”. Nga permbajtja e kesaj dispozite rezulton qarte se ankimi ne gjykate sipas rregullit te pergjithshem kunder kundravajtjeve administrative, lejohet te behet pasi eshte ezauruar me pare rruga e ankimit administrativ te personit pergjegjes te entit prokurues (paditeses Nikoleta Nikolla) ne nje organ administrativ te percaktuar ligjerisht, sic eshte Agjensia e Prokurimit Publik.

Kjo dispozite nuk e parashikon ankimin administrativ si nje alternative te ankimit ne gjykate, sipas cmimit te personit te gjobitur, por si nje kusht paraprak pa ezaurimin e te cilit nuk mund te realizohet ankimi ne rruge gjyqesore.

Pretendimi se paditesja e ka ushtruar dhe ezauruar ankimin administrativ ne organe te tjera administrative nuk eshte i bazuar. Askush nuk ja mohon te drejten asaj te ankohet ne keto organe, por organ i ngarkuar nga dispozita e sipercituar me juridiksionin per shqyrtimin paraprak te ankimit administrativ eshte vetem Agjensia e Prokurimit Publik. Paditesja gabon edhe kur shprehet se ne rastin ne shqyrtim lejohet ankimi drejtperdrejte ne gjykate sipas parashikimit te ligjit per kundravajtjet administrative, duke u konsideruar ky ligj si ligj i posacem ne raport me ligjin per prokurimin publik. Ne te vertete duhet te pranohet e kunderta, d.m.th. ankimi drejtperdrejte ne gjykate kunder nje kundravajtjeje administrative lejohet te behet vetem kur nuk ekziston nje dispozite e posacme qe parashikon ankimin paraprak ne rruge adminisrative, sic eshte neni 46 i ligjit nr.7971, date 26.07.1995 “Per prokurimin publik”, i cituar me lart.

12

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1728 , date 16.11.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Fier.

Tirane, me 16.01.2007

13

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.31001-02096-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-49 i Vendimit (42)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesArtan Hoxha AnetarFatos Lulo AnetarShpresa Beçaj AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen date 16.01.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA “NDERTIMI TIRANA” SH.A., ne mungese.

E PADITUR: DEGA E TATIMEVE TIRANE, perfaqesuar nga Av.i Shtetit Abaz Deda.

OBJEKTI:Anullim vleresimi tatimor nr.11326/3, date 17.11.2005.

Baza Ligjore: Neni 324 e vijues i K.Pr.Civile. Ligji nr.7928, date 27.04.2005, neni 43 i tij,

Ligji nr.8560, date 22.12.1999, neni 55, pika 4/c, neni 57 i tij, udhezimi nr.1, date 18.01.2005

“Per proçedurat tatimore”, pika 4/1, 1 e 4/1,2 e tij.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendim nr.4589, date 15.09.2006 ka vendosur:Deklarimin e mungeses se juridiksionit gjyqesor ne çeshtjen civile nr.4948 akti, date 18.05.2006, me pale paditese Shoqeria “Ndertimi Tirana” sh.a. kunder Dega e Tatim Taksave Tirane.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs te drejtperdrejte pala paditese Shoqeria “Ndertimi Tirana” sh.a., e cila kerkon prishjen e vendimit gjyqesor dhe kthimin e çeshtjes per shqyrtim brenda juridiksionit te kesaj gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ndryshe nga sa argumenton gjykata, ne mbeshtetje te nenit 137 te ligjit nr.8485, date 12.05.1999 te “Kodit te Proçedurave Administrative”, ne kemi konsumuar rrugen administrative te ankimit ndaj aktit administrativ, njoftim vleresimit nga akt kontrolli date 17.11.2005 me nr.11326 prot.

- Nje fakt te tille e ka cilesuar dhe vete Ministria e Financave, si organi me i larte administrativ, qe pavaresisht mospagimit paraprakisht nga ana jone e detyrimit tatimor, na ve ne dijeni se kemi mbaruar ankimin administrativ dhe na ve ne dukje qe pas kesaj kemi te drejten e ankimit ne rruge gjyqesore.

14

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; perfaqesuesin e pales se paditur Av. i

Shtetit Abaz Deda, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NAnkimi i veçante i paraqitur nga pala paditese Shoqeria “Ndertim Tirana” nuk permban

asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin e Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane nr.4589, i cili e ka nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor çeshtjen me objekt anullim i njoftim vleresimit tatimor. Ndaj ky vendim duhet te lihet ne fuqi si i drejte e i bazuar ne ligj.

Nga materialet e administruara gjate gjykimit ne gjykaten e rrethit ka rezultuar se me aktin e njoftimit te vleresimit tatimor date 17.11.2005 te nxjerre nga pala e paditur, pala paditese eshte detyruar per nje shume prej 9.218.600 leke, e cila perfaqesonte T.V.Sh. te papaguar dhe gjobe, tatim mbi te ardhurat dhe gjobe.

Aktin e mesiperm pala paditese e ka kundershtuar prane Drejtorise se Pergjitheshme te Tatimeve, e cila duke mos e konsideruar te plote dokumentacionin, i ka caktuar nje afat 15 ditor brenda te cilit duheshin plotesuar te metat. Nje nder keto te meta ishte dhe moskryerja e pageses se detyrimit si kusht ky per marrjen ne shqyrtim te ankeses. Por edhe mbas kalimit te ketij afati pala paditese nuk ka plotesuar dokumentacionin, ndaj me shkresen date 22.02.2006, D.P.Tatimeve i kthen pergjigje se kerkesen nuk e merr ne shqyrtim per shkak se nuk eshte parapaguar detyrimi.

Edhe Komisioni i Apelimit Tatimor prane Ministrise se Financave me vendimin nr.141, date 20.03.2006 e ka konsideruar te paplote dokumentacionin e paraqitur nga pala paditese dhe, per te njejtat arsye sikunder dhe D.P.Tatimeve, ka rrezuar kerkesen.

Gjykata e rrethit e ka quajtur te pa ezauruar rrugen e ankimit administrativ te parashikuar ne ligjet nr.7928 “Per T.V.Sh.-ne” dhe nr.8560 “Per proçedurat tatimore” dhe per kete shkak ka arritur ne perfundimin se gjykata nuk ka juridiksion per ta gjykuar kete çeshtje.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se, vendimi i mesiperm i gjykates eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Neni 55 i ligjit nr.8560 te vitit 1999 “Per proçedurat tatimore”, ne piken 2 te tij parashikon hierarkine e apelimit tatimor nga me e uleta tek me e larta, duke percaktuar si organin me te larte te kesaj hierarkie, para se subjekti t’i drejtohet rruges gjyqesore, Komisionin e Apelimit te Tatimeve. Ne paragrafin e fundit te kesaj dispozite parashikohet: “Nje çeshtje nuk mund te shqyrtohet ne nje nivel me te larte apelimi pa u shqyrtuar ne nivelin me te ulet”.

Nga ky percaktim shihet qarte se, kushti kryesor qe lejon kalimin nga njera shkalle ankimi ne tjetren eshte shqyrtimi i ankimit nga niveli me i ulet i apelimit. Kjo do te thote qe organi kopetent i nivelit me te ulet jo vetem qe formalisht te jete vene para nje apelimi te bere nga pala paditese, por edhe te jete shprehur lidhur me themelin e tij.

Nje perfundim i tille del nga interpretimi qe i behet ne teresi si dispozitave te ligjit nr.8560 “Per proçedurat tatimore”, ashtu edhe ligjit nr.7928 “Per T.V.Sh.”. Keto ligje nga njera ane parashikojne si kusht te domosdoshem per marrjen ne shqyrtim te ankimit kunder vleresimit tatimor nga organi i administrates shteterore, kryerjen e pageses se detyrimit dhe nga ana tjeter nuk lejojne shqyrtimin nga nje nivel me i larte apelimi pa u shqyrtuar ne ate me te ulet. Qellimi i ligjvenesit ne kete rast ka qene realizimi i politikave te shtetit qe kane te bejne me grumbullimin e te ardhurave. Kriteret e mesiperme ligjore jane vendosur si nje bariere per te mos lejuar pikerisht shmangjen nga pagesat shpesh here nen pretekstin se çeshtja eshte ne konflikt gjyqesor.

15

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Ka rezultuar ne çeshtjen ne gjykim se, Drejtoria e Pergjitheshme nuk e ka marre ne shqyrtim ankimin lidhur me themelin e tij per moskryerje te pageses se detyrimit. Edhe Komisioni i Apelimit te Tatimeve, pavaresisht se formalisht eshte shprehur per rrezimin e kerkeses, ne fakt nuk e ka shqyrtuar ate lidhur me themelin, por eshte ndalur ne anen proceduriale-moskryerjen e parapagimit te detyrimit. Per rrjedhoje per sa arsyetuam me lart, gjykata nuk mund te shqyrtonte ankimin i cili nuk eshte shqyrtuar me pare nga nivelet me te uleta.

Nga sa me siper nuk rezulton te kete asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin gjyqesor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 63 te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.4589, date 15.09.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor

Tirane.

Tirane, me 16.01.2007

16

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11243-02097-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-50 i Vendimit (43)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesArtan Hoxha AnetarFatos Lulo AnetarShpresa Beçaj AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 16.01.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËSE: SHOQERIA “MAMIDOLI ALBANIA” SH.A., perfaqesuar nga Av.Gentian Muçaj.

E PADITUR: DEGA E DOGANES DURRES, perfaqesuar nga Av. Shamet Shabani dhe Av. i Shtetit Kadri

Skera.

OBJEKTI:Pavlefshmeri e titujve ekzekutive 150, 151, 152, 153, 154, 155,156, 157, 158, 159, 160, 161 e 162, date 01.10.20002

te leshuar nga Dega e Doganes Durres. Pezullimin e ekzekutimit te vendimit.

Baza Ligjore: Neni 609 e vijues i Kodit te Proçedures Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendim nr.392, date 23.02.2006 ka vendosur:Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.86/3427 akti, date 07.12.2005 me pale ndergjyqese: padites Shoqeria “Mamidoli Albania” sh.a., e paditur Dega e Doganes Durres, objekti pavlefshmeri titujsh ekzekutive.

Kunder vendimit ka paraqitur ankim date 01.03.2006 pala paditese Shoqeria “Mamidoli Albania” sh.a., e cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Referimi i gjykates ne arsyetimin e vendimit, ne nenin 289 te K.Doganor, eshte i gabuar dhe i padrejte per shkaqet e meposhteme:

- A jane vendimet nr.150-162, date 01.10.2002 te Deges se Doganes Durres tituj ekzekutiv?

- Titujt ekzekutive a mund te ankimohen fillimisht ne rruge administrative dhe me pas gjyqesore?

- A jemi para nje gjykimi te nje mosmarreveshje administrative apo mosmarreveshje ne lidhje me vlefshmerine e titujve ekzekutive?

17

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

- Neni 289/2 i K.Doganor parashikon se, n.q.s. personi i akuzuar nuk paguan shumen dhe nuk e apelon ate prane Drejtorit te Pergjithshem te Doganave, autoritetet doganore marrin te gjitha masat per te proçeduar me vjeljen e shumen se gjobes ne baze te proçedurave te percaktuara ne nenin 245 te K.Doganor.

- Ne kendveshtrim te nenit 245 vendimet e nxjera nga administrata doganore per rikuperim me foce te borxhit doganor, siç eshte rasti yne, behen tituj ekzekutive. Per rrjedhoje edhe vendimet me te cilat detyrohemi ne jane tituj ekzekutive, pasi te tille jane ligjeruar nga gjykata duke u nxjerre urdheri i ekzekutimit te tyre.

- Legjislacioni proçedurial civil Shqiptar ne asnje dispozite te tij nuk parashikon qe titujt ekzekutive mund te ankimohen ne rruge administrative dhe me pas ne rruge gjyqesore.

- Vendimi gjyqesor objekt ankimi ka cenuar parimin e disponibilitetit te paditesit ne ngritjen e padise, pasi ka ndryshuar objektin e padise nga pavlefshmeri titulli administrativ në pavlefshmeri akti administrativ.

Gjykata e Apelit Durres, me vendim nr.508, date 02.11.2006 ka vendosur:Moskompetencen per gjykimin e çeshtjes civile qe i perket paleve paditese Shoqeria “Mamidoli Albania” sh.a., e paditur Dega e Doganes Durres, me objekt pavlefshmeri titulli ekzekutiv, ne lidhje me konfliktin per juridiksion.Dergimin e akteve Gjykates se Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; perfaqesuesin e pales paditese

Av.Gentian Muçaj, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare; perfaqesuesit e pales se paditur Av. Shamet Shabani, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Durres dhe Av. i Shtetit Kadri Skera, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Durres dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres nr.392, date 23.02.2006 eshte rrjedhoje e

zbatimit te gabuar te ligjit dhe si i tille ai duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Nga materialet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se me disa vendime nr.150-162, date 01.10.2002 te pales se paditur Deges se Doganes Durres, pala paditese eshte konsideruar se i eshte shmangur detyrimeve doganore dhe per kete shkak eshte denuar me gjobe ne shumen 43.876.560 leke. Mbas kalimit te afatit ligjor per kundershtimin e ketyre akteve nga pala paditese, ne daten 26.05.2004, pala e paditur, duke i konsideruar vendimet e mesiperme si tituj ekzekutive, ka kerkuar ne gjykate leshimin e urdherit te ekzekutimit per ta. Kjo kerkese eshte ligjeruar me urdherin e ekzekutimit nr.244, date 06.06.2004. Ne vijim te proçedurave per vjeljen e borxhit doganor pala e paditur ka lajmeruar per te shlyer vullnetarisht kete detyrim palen paditese, e cila ka marre njoftim ne daten 02.07.2004. Kjo e fundit ka pretenduar se detyrimi i mesiperm nuk ekziston, ndaj dhe me padine ne gjykim ka kerkuar kundershtimin e titullit ekzekutiv bazuar ne nenin 609 te K.Pr.Civile.

Gjykata e rrethit pranon ne vendimin e saj se, pala paditese nuk ka konsumuar ankimin administrativ, i cili perben kusht te domosdoshem per paraqitjen e padise ne gjykate. Per sa me siper ajo e ka nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor.

18

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se, vendimi i gjykates se rrethit eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit e konkretisht te Kodit Doganor.

Sipas nenit 289 te ketij Kodi qe parashikon menyren dhe proçeduren e ankimit kunder vendimeve te degeve te doganave, pala paditese nese do te kishte kundershtime, duhet te kishte paraqitur ankim brenda 5 diteve nga data e njoftimit para Drejtorit te Pergjithshem te Doganave. Kjo dispozite parashikon: “Kunder vendimit te autoriteteve doganore kompetente te permendura ne paragrafin 1, personi i akuzuar mund t’i paraqese Drejtorit te Pergjithshem te Doganave nje ankese te arsyetuar kunder ketij vendimi brenda 5 diteve nga data e njoftimit. N.q.se personi i akuzuar nuk paguan shumen e permendur ne paragrafin 1 dhe nuk apelon prane Drejtorit te Pergjithshem te Doganave, autoritetet doganore marrin te gjitha masat per te proçeduar ne vjeljen e shumes se borxhit doganor dhe te gjobes, ne baze te proçedurave te percaktuara ne nenin 245 te ketij kodi”. Ka rezultuar se, pala paditese nuk ka respektuar kerkesat e parashikuara ne kete dispozite, prandaj dhe autoritetet doganore kane vazhduar proçedurat per vjeljen e borxhit doganor sipas nenit 245 te Kodit Doganor - dispozite ne te cilen te referon vete neni 289 i po ketij Kodi. Keshtu ato kane proçeduar duke nxjere aktin e lajmerimit per ekzekutim vullnetar te dates 15.06.2004, i cili eshte mbeshtetur nga urdheri i ekzekutimit nr.244, date 06.06.2004.

Paragrafi 4 i nenit 245 parashikon: “Vendimet e marra nga administrata doganore per zbatimin e masave garantuese dhe/ose per rikuperimin me force te borxhit doganor, behen tituj ekzekutive menjehere sapo ato i njoftohen debitorit. Ekzekutimi i vendimeve te siperpermendura behet ne baze te dispozitave te parashikuara ne nenet 511 e ne vazhdim te K.Pr.Civile. Titujt ekzekutiv te nxjerre nga administrata doganore menjehere sapo mbeshteten ne urdherin e ekzekutimit te nxjerre nga autoritetet gjyqesore kompetente, mund te zbatohen menjehere nga organet e administrates doganore”.

Ne kuptim te kesaj dispozite duhet thene se vete ligji, ne kete faze i ka trajtuar vendimet e organeve te administrates doganore si tituj ekzekutive, duke parashikuar edhe ekzekutimin e tyre sipas dispozitave te K.Pr.Civile. Ndaj me te drejte pala paditese, ne kundershtimin ne gjykate, e ka bere duke i konsideruar ata si tituj ekzekutive, duke perdorur si shkak ligjor per padine e ngritur nenin 609 te K.Pr.Civile.

Neni 41 i K.Pr.Civile parashikon: “Ne kompetence te gjykates se shkalles se pare jane te gjithe mosmarreveshjet civile e mosmarreveshjet e tjera te parashikuara ne kete Kod dhe ne ligje te tjera”. Ndersa dispozita te ciles vete pala paditese i eshte referuar, neni 609, ne paragrafin 1 parashikon: “debitori mund te kerkoje ne gjykaten kompetente te vendit te ekzekutimit qe te deklarohet se titulli ekzekutiv eshte i pavlefshem, ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston ne nje mase me te vogel, ose eshte shuar me pas”.

Nga sa me siper mund te thuhet se per shqyrtimin e ketyre padive nuk eshte parashikuar ndonje proçedure tjeter ankimi veç asaj gjyqesore, ndaj dhe gjykata duhet ta kishte shqyrtuar ne themelin e saj dhe te jepte nje vendim perfundimtar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 63 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.392, date 23.02.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres dhe

dergimin e akteve ne kete gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 16.01.2007

19

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.31001-00311-00-2005 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-48 i Vendimit (44)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesArtan Hoxha AnetarFatos Lulo AnetarShpresa Beçaj AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 16.01.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket paleve:

PADITËSE: FIRMA ″KLISMAN″, ne mungese.E PADITUR: DEGA E DOGANES KUKES, perfaqesuar nga

Av. Shamet Shabani dhe Av. i Shtetit Kadri Skera.

OBJEKTI:Anullimin e urdherit nr.290, date 04.04.2003 te anes se paditur,

si te pabazuar ne ligj e ne prova.Baza Ligjore: Neni 32/c te Kodit te Proçedures Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kukes, me vendim nr.321, date 09.12.2004 ka vendosur:Te pranoje kerkesen e paditesit ″Firmes Klismen″ perfaqesuar nga Miftar Shabani, si perfaqesues ligjor i saj.Te anulloje urdherin me nr.290, date 04.04.2003 te Deges se Doganes Kukes.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.251, date 27.05.2005, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.321, date 09.12.2004 te Gjykates se rrethit gjyqesor Kukes.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka ushtruar rekurs Avokati i Shtetit, i cili kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk eshte respektuar neni 79/a i K.Pr.Civile per te njoftuar avokatin e Shtetit ne gjykim (vendimi nr.13, date 24.03.2004 te Kolegjeve te Bashkuara).

- Gjykata duhej te kishte pushuar gjykimin e çeshtjes, pasi nuk eshte shqyrtuar ne rruge administrative, pra çeshtja eshte jashte juridiksionit gjyqesor.

- Vendimi i gjykates se apelit eshte kontradiktor ne vendimin e saj, pasi ne raste te ngjashme ka vendosur prishjen e vendimit dhe pushimin e çeshtjes.

20

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

KOLEGJI CIVI I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesit e pales se paditur

Av.Shamet Shabani, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve; Av. i Shtetit Kadri Skera, qe kerkoi ndryshimin e te dy vendimeve dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga materialet e administruara nga te dy gjykatat ka rezultuar se, pala paditese - shoqeria

“Klisman“ eshte person juridik i rregjistruar konform ligjit e nder te tjera ka per objekt veprimtarie eksportim te lendeve drusore.

Nga kontrolli i ushtruar ne Degen e Doganes Morine per periudhen korrik - tetor 2002 nga grupi i kontrollit Shkoder eshte konstatuar se pala paditese ka eksportuar 25 m3 lende zjarri ne nje kohe kur leja ka qene e vlefshme deri ne daten 29.04.2002. Nder detyrat e lena nga ky kontroll ka qene dhe ajo per vendosjen e nje gjobe ne shumen 100.000 (njeqind mije) leke per paditesin.

Ne zbatim te detyrave te mesiperme pala e paditur - Dega e Doganes Kukes ne daten 04.04.2003 ka nxjerre urdherin drejtuar Zyres se Finances dhe paditesit per dijeni, me te cilin urdheron qe ky i fundit te ngarkohet me arketimin e gjobes prej 100.000 leke.

Pala paditese, mbasi eshte njohur ne daten 06.06.2003 me kete akt e ka kundershtuar ate gjyqesisht, duke pretenduar se afati i vlefshmerise se lejes se tij nuk ka qene deri ne daten e pretenduar nga pala e paditur, por deri ne 30.06.2003 e per rrjedhoje veprimet e kryera prej tij mbeshtetur ne kete leje jane te ligjshme.

Me nje vendim te ndermjetem te gjykates eshte vendosur te pezullohej gjykimi i çeshtjes, pasi eshte konstatuar se pala paditese nuk kishte konsumuar rrugen e ankimit administrativ. Mbasi gjykimi ka rifilluar, gjykata e rrethit e ka konsideruar te ezauruar ankimin administrativ bazuar ne nje dokument me date 30.07.2003 te titulluar “Ankim” qe pala paditese i ka paraqitur kesaj gjykate dhe ka shqyrtuar çeshtjen ne themelin e saj. Ne vendimin e saj ajo pranon se gabimisht pala e paditur i ka konsideruar veprimet e paditesit si te kryera mbas mbarimit te lejes profesionale. Nga administrimi ne gjykim i kesaj leje rezulton se vlefshmeria e saj eshte shtyre per ne daten 30.06.2003. Per sa me siper ajo ka vendosur pranimin e padise, duke anulluar urdherin e nxjerre nga pala e paditur.

Gjykata e apelit e ka konsideruar te drejte e ligjor perfundimin e arritur nga gjykata e rrethit, duke i dhene njekohesisht ne vendimin e saj pergjigje edhe pretendimeve te ngritura nga pala e paditur ne kerkesen ankimore. Sipas saj pala paditese nuk kishte detyrimin per te parapaguar perpara se te ankohej per urdherin, pasi parapagimi ka te beje me detyrimet doganore dhe jo per gjoba qe ne rastin konkret nuk kane qene te shoqeruara me detyrime doganore.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne perfundimin se, pretendimi i ngritur nga pala e paditur ne rekursim e paraqitur lidhur me mos ezaurimin e rruges administrative te ankimit eshte i drejte e i bazuar.

Neni 289 i ligjit nr.8449 te vitit 1999 “Kodi Doganor” parashikon: “Kunder vendimit te autoriteteve doganore kompetente te permendura ne paragrafin 1, personi i akuzuar mund t’i paraqese Drejtorit te Pergjithshem te Doganave nje ankese te arsyetuar kunder ketij vendimi brenda 5 diteve nga data e njoftimit. N.q.s. personi i akuzuar nuk paguan shumen e permendur ne paragrafin 1 dhe nuk apelon prane Drejtorit te Pergjithshem te Doganave, autoritetet doganore marrin te gjithe masat per vjeljen e shumes se borxhit doganor dhe te gjobes …” (paragrafi 2). Nderkohe kjo dispozite ne vijim parashikon: “Per te paraqitur ankesen apeluesi

21

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

duhet te paguaje shumen e pergjitheshme te detyrimeve doganore qe duhen paguar si rrjedhim i verifikimit te bere, dhe te depozitoje paraprakisht ne llogarine bankare te D.P.Doganave nje shume te barabarte me 40% te gjobes se zbatuar nga autoritetet doganore …” (paragrafi 3,) dhe “Nese ankesa nuk pranohet, apeluesi duhet te paguaje pjesen qe mbetet prej 60% te gjobes dhe mund te ankohet kunder vendimit te D.Pergjithshem prane autoriteteve gjyqesore brenda 30 ditesh nga data e njoftimit te mospranimit te ankeses” (paragrafi 5).

Nga materialet e dosjes rezulton te jete administruar nje ankese e pales paditese drejtuar D.P.Doganes me date 30.07.2003, ne te cilen nuk ka asnje konfirmim qe ajo te jete marre prej D.P.Doganave. Gjykata kete dokument e ka marre te mireqene duke pranuar se pala paditese i eshte drejtuar D.P.Doganave, por kjo e fundit nuk i ka kthyer pergjigje - gje qe e ka legjitimuar ate t’i drejtohet gjykates.

Edhe nese nuk do te veme ne diskutim faktin e pranuar me siper nga gjykata, duhet thene se kjo e fundit nuk ka patur parasysh se dispozita e cituar me lart kerkon si kusht per marrjen ne shqyrtim te ankimit pagimin fillimisht te 40% te gjobes dhe me pas, nese ankuesi do t’i drejtohet gjykates, edhe pjeses se mbetur prej 60% te saj. Gjykata e apelit e argumenton se moskryerja e parapagimit per gjoben bazohet ne nenin 34 te Kodit Doganor. Ne fakt referimi ne kete dispozite eshte teresisht i gabuar, pasi ajo ne asnje paragraf te saj nuk rregullon proçedurat e ankimit te vendimeve te autoriteteve doganore - gje qe parashikohet ne dispoziten qe cituam me lart.

Pala paditese nuk e ka parapaguar gjoben sipas kerkesave ligjore dhe per rrjedhoje ankimi i saj pa pergjigje nga D.P.Doganave, nuk mund te konsiderohet i shqyrtuar. Per rrjedhoje pala paditese nuk mund te kerkonte zgjidhjen e çeshtjes gjyqesisht - pra padia e tij eshte nje padi qe nuk mund te ngrihej. Ne keto rrethana vendimet e te dy gjykatave duhet te prishen dhe te pushohet gjykimi i çeshtjes ne kete gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/e te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.321, date 09.12.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes dhe te

vendimit nr.251, date 27.05.2005 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte.

Tirane, me 16.01.2007

22

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11217-00107-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-52 i Vendimit (45)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareShpresa Beçaj AnetareArtan Hoxha AnetarFatos Lulo Anetar

ne daten 16.01.2007, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.11217-00107-00-2005 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: SHOQERIA TREGTARE “SIAC” SHPK, ne mungese.

E PADITUR: BASHKIA DURRES, perfaqesuar nga Avokati i Shtetit z. Abaz Deda.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i pales se paditur te paguaje

shumen prej 4.366.080 leke, si vlere e punimeve te kryera nga ana e pales paditese

ne shetitoren “Taulantia” ne Durres.Baza Ligjore: Neni 850 e vijues i Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1178, date 30.06.2003 ka vendosur:“Pranimin e kerkesepadise se pales paditese Shoqeria e Ndertimit “SIAC” Durres, duke detyruar palen e paditur Bashkia Durres, t’i paguaje paditesit shumen prej 4.366.080 leke, vlere e punimeve te kryera ne shetitoren “Taulantia” prej paditesit.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.532, date 18.11.2003 ka vendosur:“Prishjen e vendimit nr.1178, date 30.06.2003 te Gjykates se shkalles se pare Durres dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim prane po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues”.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1855, date 30.09.2004 ka vendosur:“Pranimin e kerkesepadise se pales paditese Shoqeria e Ndertimit “SIAC” Durres, duke detyruar palen e paditur Bashkia Durres t’i paguaje paditesit shumen prej

23

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

4.366.080 leke, vlere e punimeve te kryera ne shetitoren “Taulantia” prej paditesit”.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.212, date 28.04.2005 ka vendosur:“Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.1855, date 30.09.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres”.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, brenda afatit ligjor, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., ka ushtruar rekurs Zyra Vendore Durres e Avokatures se Shtetit, duke kerkuar ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e padise per keto shkaqe:

- Shoqeria paditese ka fituar tenderin per sistemimin dhe shtrimin e shetitores “Taulantia”, ne baze te dispozitave te ligjit nr.7971, date 26.07.1995 “Per prokurimin publik”. Pretendimi i pales per punime shtese eshte i pabazuar derisa ne klauzolen 9 te kontrates percaktohet se cdo ndryshim behet me shkrim, gje qe nuk rezulton te jete kryer. Po keshtu dhe ne referim te nenit 858 te K.C., sipermarresi nuk mund te ndryshoje menyrat e percaktuara ne kontrate pa pelqimin me shkrim te porositesit.

- Ne VKM nr.335, date 23.06.2000 “Per rregullat e prokurimit publik”, pika 4/a percaktohen menyra, afatet dhe kushtet kur mund te behet shtese kontrate.

- Provat e paraqitura nuk kane vleren e tyre te sakte, pasi ne rastin konkret ato paraqesin vleresime vetem te disa punonjesve te Bashkise dhe jo te institucionit. Gjithashtu dhe akti i ekspertimit ka percaktuar vetem ekzistencen e ketyre punimeve shtese, por jo faktin qe keto punime te jene kerkuar nga Bashkia Durres.

- Shkresa e MPPT shpreh vetem faktin e sistemimit te kanalizimeve dhe jo te sistemimit dhe asfaltimit te saj, gje qe dhe pretendohet nga paditesi, prandaj nuk mund te pranohej si prove ne gjykim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; Avokatin e Shtetit z. Abaz Deda, qe kerkoi ndryshimin e

vendimeve dhe rrezimin e padise, ne mungese te pales paditese, si dhe shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.212, date 28.04.2005 i Gjykates se Apelit Durres dhe vendimi nr.1855, date

30.09.2004 i Gjykates se shkalles se pare Durres, duhen ndryshuar duke u rrezuar padia e paditesit, shoqeria “SIAC” shpk.

Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se mes paleve ndergjyqese me date 13.06.2001 eshte lidhur nje kontrate sipermarrjeje. Kjo kontrate eshte lidhur pasi pala paditese eshte perzgjedhur ne nje procedure prokurimi te fondeve publike. Mbeshtetur ne dispozitat e kontrates shoqeria “SIAC” shpk, merrte persiper te realizonte vepren “Sistemim-Asfaltim i shetitores Taulantia” kundrejt vleres prej 7.448.020 leke, qe do te paguhej nga porositesi, Bashkia Durres. Ne kontrate jane parashikuar kushtet dhe afatet e perfundimit te punimve (20 dite kalendarike). Pala paditese ka pretenduar se nga ana e porositesit, eshte kerkuar me insistim qe gjate kryerjes se vepres gjeresia e rruges ne te gjithe gjatesine e saj nga 7 ml, qe ishte parashikuar ne kontrate te shkonte ne 9 ml, duke shtuar keshtu vellimin dhe vleren e punimeve. Pala paditese ka pretenduar se, mbeshtetur ne kete kerkese te porositesit, jane kryer punimet shtese. Ne perfundim te punimeve pala paditese ka kerkuar te paguhet nga pala e paditur

24

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

per vleren e punimeve shtese te kryera ne objekt. Perfundimisht pala e paditur ka refuzuar te kryeje pagesen e vleres se punimeve shtese te kryera nga pala paditese.

Ne mbeshtetje te pretendimeve te saj, pala paditese ka paraqitur ne cilesine e proves situacionin e punimeve shtese ne vleren prej 4.366.080 leke, te firmosur nga drejtuesi i shoqerise tregtare “SIAC” shpk dhe dy punonjesit e Bashkise, inxhinieret L. Manasterliu dhe F. Milaqi. Eshte paraqitur gjithashtu dhe akti i kolaudimit date 29.07.2001, ku eshte percaktuar vlera e punimeve shtese. Ky akt kolaudimi eshte firmosur nga drejtoresha e Urbanistikes ne Bashki Lida Miraj, drejtuesi i shoqerise tregtare “SIAC” shpk dhe dy punonjesit e Bashkise, inxhinieret L. Manasterliu dhe F. Milaqi. Znj. Lida Miraj, me shkresen date 06.07.2001 ishte caktuar nga kryetari i Bashkise Durres ne grupin e kolaudimit te vepres se bashku me z. Gjon Coku, i cili nuk e ka firmosur aktin e kolaudimit. Pala paditese ka paraqitur ne cilesine e proves dhe vertetimin date 24.05.2001 leshuar nga Bashkia Durres. Ne kete vertetim, leshuar per efekt tenderi, rezulton se Bashkia Durres ka konfirmuar se shoqeria “SIAC” shpk ka kryer ristrukturimin e shetitores Taulantia ne dy faza dhe gjate fazes se dyte ka kryer punime me vlere te pergjithshme 11.814.100 leke (sipas pretendimit te pales paditese ketu perfshihet dhe vlera e punimeve shtese). Ne cilesine e proves eshte paraqitur po ashtu shkresa date 28.10.2002, e nenshkruar nga ana e drejtoreshes se Urbanistikes ne Bashkine Durres, Lida Miraj ne te cilen kjo e fundit pranon se punimet shtese jane bere me kerkese te Bashkise ne zbatim te nje urdhri te dhene nga ana e Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit. Nderkohe, Bashkia Durres ka pretenduar se keto punime jane kryer nga ana e shoqerise ne formen e nje donacioni per qytetin dhe nuk jane porosituar nga ana e saj.

Ne zbatim te detyrave te lena nga gjykata e apelit me vendimin nr.532, date 18.11.2003, gjate rigjykimit te ceshtjes Gjykata e shkalles se pare Durres ka urdheruar kryerjen e nje akt ekspertimi, si dhe ka pyetur ne cilesine e deshmitarit ish Drejtoreshen e Urbanistikes ne Bashki L. Miraj, punonjesit e Bashkise, L. Manasterliu, F. Milaqi dhe Gj. Coku ne lidhje me kryerjen e punimeve shtese dhe marrjes ne dorezim te tyre nga Bashkia Durres. Gjykata e shkalles se pare ka arsyetuar se te gjitha pretendimet per shtimin e vleres se punimeve jane vertetuar me pyetjen e deshmitareve, si dhe nga kryerja e akt-ekspertimit. Me tej ne vendimin e saj gjykata e shkalles se pare perdor te njejtin arsyetim qe eshte bere nga po kjo gjykate ne dhenien e vendimit nr.1178, date 30.06.2003. Ne vijim te ketij arsyetimi, gjykata ka vleresuar se ne baze te nenit 861/1 te Kodit Civil porositesi, Bashkia Durres, ka patur te drejten te kontrolloje kryerjen e punimeve. Nje gje e tille eshte bere rregullisht nga pala e paditur nepermjet punonjesve te saj. Ne baze te nenit 863/1 te K.C. porositesi para se te marre vepren ne dorezim ka te drejte ta kontrolloje ate. Gjykata e shkalles se pare Durres ka konstatuar se Bashkia Durres e ka kryer kontrollin duke firmosur dhe akt kolaudimin. Sipas gjykates, ne baze te nenit 863/4 te K.C. sipermarresi ka te drejte te paguhet me vleften e caktuar kur vepra pranohet nga porositesi perveç kur ka marreveshje te kundert. Ne rastin konkret ka arsyetuar gjykata nuk rezulton te kete patur marreveshje te kundert. Gjykata e shkalles se pare ka gjetur si nje argument te pambeshtetur ne ligj dhe ne prova dhe pretendimin e Bashkise Durres se punimet shtese mund te kene qene donacion i pales paditese. Ky vendim i Gjykates se shkalles se pare Durres eshte lene ne fuqi si nje vendim i drejte nga Gjykata e Apelit Durres.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se vendimi i gjykates se apelit nr.212, date 28.04.2005 dhe ai i Gjykates se shkalles se pare Durres nr.1855, date 30.09.2004 jane marre ne zbatim te gabuar te dispozitave Kodit Civil dhe te ligjit nr.7971, date 26.07.1995, i ndryshuar, “Per prokurimin publik”.

25

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Ka qene detyrim i gjykates, qe ne perputhje me nenin 16 te K.Pr.C., te zgjidhte mosmarreveshjen konkrete ne perputhje me dispozitat ligjore, te detyrueshme per zbatim.

Ne rastin konkret, veprimtaria financiare e pales paditese Bashkia Durres, rregullohet ne baze te dispozitave te ligjit nr.8652, date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Ne dispoziten e nenit 15/2 “Financat e njesive te qeverisjes vendore” te ligjit te siperpermendur parashikohet si vijon: “….2- Njesite e qeverisjes vendore financohen nga te ardhurat qe sigurohen nga taksat, tarifat dhe te ardhurat e tjera vendore, nga fondet e transferuara nga pushteti qendror dhe fondet qe u vijne drejtperdrejt atyre nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombetare”. Ne kuptim te ketij neni, te gjitha fondet qe perdoren nga organet e njesive te qeverisjes vendore, sikurse eshte ne rastin konkret pala e paditur Bashkia Durres, i nenshtrohen nje rregullimi ligjor te posacem. Keshtu, ne dispoziten e nenit 2, germa a dhe b te ligjit nr.7971, date 26.07.1995, i ndryshuar, eshte dhene perkufizimi i “fondit publik”: “Fonde publike do te thote: a) Cdo vlere monetare e Buxhetit te Shtetit qe eshte percaktuar te perdoret per prokurim publik; b) Cdo vlere monetare e buxhetit vendor qe eshte percaktuar te perdoret per prokurim publik”.

Ka rezultuar gjate gjykimit, se kontrata mes paleve ndergjyqese eshte lidhur pas perfundimit te nje procedure prokurimi te fondeve publike nga ana e Bashkise Durres. Procedura e prokurimit te ketyre fondeve, kriteret e perzgjedhjes, lidhja e kontrates dhe elemente te tjere qe kane te bejne me realizimin e veprave, per te cilat prokurohen fondet publike, parashikohen shprehimisht ne ligjin e siperpermendur dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij. Ne keto kushte, nuk rezulton qe nga ana e gjykates te jete vleresuar ky aspekt ligjor ne lindjen e marredhenies juridike-civile mes paleve. Ne kontraten fillestare te lidhur mes paleve ndergjyqese eshte parashikuar si objekti ashtu dhe vlera e realizimit te tij. Ne keto kushte, edhe ne qofte se do te merrej ne konsiderate pretendimi i pales paditese se vellimi i punimeve dhe per pasoje dhe vlera e tyre eshte rritur me kerkese te Bashkise Durres, gjykatat duhet te arsyetonin se per shkak te vleres financiare te punimeve shtese dhe burimit te te ardhurave qe do te perdoreshin per realizimin e tyre, nuk jane zbatuar kerkesat ligjore per kryerjen e procedurat e posacme per perdorimin e fondeve publike.

Ne nenin 19/1/c “Kushtet per perdorimin e “prokurimit te drejtperdrejte”, te ligjit nr.7971, date 26.07.1995, i ndryshuar eshte parashikuar si vijon: (1) Enti prokurues mund të përdorë prokurimin e drejtpërdrejtë, në përputhje me Nenin 37, në rast se kjo procedurë nuk do të përdoret me qëllim që të shmangë konkurrencën e mundshme, ose në një mënyrë e cila do të shkaktonte një diskriminim ndërmjet kandidatëve:…. (c) sipas kufizimeve të parashikuara në rregullat e prokurimit, kur shërbimet suplementare të ndërtimit, të cilat nuk përfshiheshin në kontratën fillestare dhe kur vlera e tyre nuk eshte me e madhe se 30 per qind e vleres se kontrates fillestare, për shkak të rrethanave të paparashikueshme, janë bërë të domosdoshme pasi ndarja e shërbimeve suplementare të ndërtimit nga kontrata fillestare do të ishte e vështirë për arsye teknike ose ekonomike;….” Vetem pasi te ishin kryer procedurat e kerkuara nga ligji dhe aktet nenligjore te dala ne zbatim te tij, mes paleve mund te lidhej me shkrese nje shtese kontrate, ku te parashikohej rritja e volumit te punimeve dhe vlera perkatese e tyre. Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore nuk rezulton qe enti prokurues Bashkia Durres te kete kryer nje procedure te tille.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se Gjykata e shkalles se pare ashtu dhe gjykata e apelit kane zbatuar ne menyre te gabuar edhe dispozitat e Kodit Civil, qe rregullojne kontraten e sipermarrjes. Ne nenin 858 te Kodit Civil parashikohet si vijon: “Sipërmarrësi nuk mund të ndryshojë mënyrat e caktuara në kontratë për kryerjen e veprës, pa pëlqimin me shkrim të

26

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

porositësit. Edhe kur është dhënë pëlqimi, sipërmarrësi, po qe se çmimi i plotë i veprës është caktuar në total, nuk ka të drejtë të kompensohet për ndryshimet ose për shtesat, përveç kur ka marrëveshje të kundërt”. Pala paditese nuk ka provuar se ka ekzistuar nje marreveshje me shkrim me Bashkine Durres per shtesat ne volumin e punimeve dhe vleren financiare te tyre. Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se argumentimi qe bejne gjykatat se pala e paditur detyrohet te paguaje vleren e punimeve shtese per shkak se Bashkia Durres ka pranuar vepren nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj. Eshte e vertete se ne nenin 863/4 te Kodit Civil parashikohet se: “Sipërmarrësi ka të drejtë të kërkojë të paguhet me vleftën e caktuar kur vepra pranohet nga porositësi, përveç kur ka marrëveshje të kundërt”, porse si vlere e caktuar konkretisht eshte ajo e parashikuar ne kontraten e lidhur mes paleve ndergjyqese ne perfundim te procedurave te parashikuara ne legjislacionin per prokurimin publik.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/d te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.212, date 28.04.2005 te Gjykates se Apelit Durres dhe

vendimit nr.1855, date 30.09.2004 te Gjykates se shkalles se pare Durres dhe rrezimin e padise.

Tirane, me 16.01.2007

27

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr. 11217-00292-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-51 i Vendimit (46)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareShpresa Beçaj AnetareArtan Hoxha AnetarFatos Lulo Anetar

ne daten 16.01.2007, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr. 1217-00292-00-2005 akti, qe u perket paleve:

PADITES: SHOQERIA “SORI” SH.P.K. TIRANE, perfaqesuar nga av. Ergys Misha.

E PADITUR: SHOQERIA “PROFARMA” SH.A. TIRANE, perfaqesuar nga av. Artan Hajdari.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e te paditurit te permbushe detyrimin kontraktor

dhe pagimin e demit te shkaktuar e fitimit te munguar.Sigurimin e padise duke vendosur sekuestro preventive.

Baza Ligjore: Neni 202, 204 i K.Pr.C., neni 481, 455, 420 e vijues i K.C.

dhe neni 690, 850, 868 i Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.282, date 29.01.2004 ka vendosur:“Pranimin e pjesshem te kerkese padise.Detyrimin e te paditurit “Profarma” sha, te paguaje detyrimet kontraktore ne favor te paditesit “Sori” shpk dhe konkretisht:Pagimin e vleres se investimeve te kryera nga paditesi tek i padituri sipas kontrates duke zbritur amortizimin, e cila eshte 12.941.562 leke.Pagimin vetem te vleres se TVSH per faturat e papaguara qe kane te bejne me diferencen e racioneve nga i padituri, e cila eshte 20% e vleres 3.828.650 leke.Pagimin e vleres se gazit propan ne masen 445.100 leke.Detyrimin e te paditurit “Profarma” sha te paguaje ne favor te paditesit shoqeria “Sori” shpk, fitimin e munguar per vitet e kontrates se nderprere ne masen 3.592.715 leke”.

28

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1495, date 21.12.2004 ka vendosur:“Lenien ne fuqi te vendimit nr.282, date 29.01.2004 te Gjykates se Rrethit Tirane, lidhur me pranimin pjeserisht te kerkese padise.Detyrimin e anes se paditur “Profarma” sha te paguaje detyrimet kontraktore ne favor te paditesit “Sori” shpk, qe jane vlera e investimeve te kryera nga paditesi tek i padituri, duke zbritur amortizimin ne vlere 12.941.562 leke, pagimi i vleres se gazit propan ne vlere 445.100 leke e fitimin e munguar ne vlere 3.592.715 leke. Ndryshimin e vendimit per pjesen tjeter e rrezimin e kerkese padise”.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, brenda afatit ligjor, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., ka ushtruar rekurs pala e paditur, duke kerkuar ndryshimin pjeserisht te vendimit te gjykates se apelit, persa i perket detyrimit per kthimin e vleres se investimeve dhe rrezimin e padise per pjesen tjeter per keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne zbatim te gabuar te ligjit material e atij procedurial. Gjykata e shkalles se pare ka vendosur te ndryshoje bazen ligjore te kerkese padise, pa patur asnje lloj kerkese nga ana e paditesit, duke shkelur nenin 16 te K.Pr.C. Nje shkelje te tille e ka lejuar dhe gjykata e apelit.

- Gjykatat nuk kane patur parasysh dispoziten e nenit 690 te Kodit Civil ku percaktohet se kontrata ka forcen e ligjit per palet dhe se ajo mund te prishet ose ndryshohet me pelqimin e paleve ose per shkaqe te parashikuara ne ligj. Kjo do te thote se palet ne rastin e prishjes se kontrates do t’i referohen ligjit te posacem per ta, dispozitave kontraktore, per te zgjidhur ne detaje pergjegjesite respektive dhe pasojat e prishjes se kontrates perpara afatit.

- Ne nenin 13 te kontrates ne fjale eshte percaktuar se: “Ne rast te prishjes se parakoheshme te kontrates per çfaredolloj arsyeje, edhe per faj te sipermarresit, porositesi duhet te rimbursoje kete te fundit brenda 60 diteve te prishjes se saj, vleren e investimeve te kryera nga sipermarresi ne baze te nenit 8 te kontrates”. Ky percaktim, pare ne kendveshtrim te nenit 702 te Kodit Civil perben nje kusht zgjidhes, ne baze te se cilit secila nga palet do te mund te zgjidhe kontraten e date 28.12.2000 perpara afatit te caktuar ne kontrate nepermjet aplikimit te kushtit zgjidhes.

- Duke qene se zgjidhja e kontrates nga ana e te paditurit eshte bere brenda kushteve kontraktore te pranuara nga palet, nuk ka vend per t’i shprehur per fitimin e munguar pasi nje mundesi e tille eshte parashikuar si nje e drejte e te paditurit, dhe ky percaktim e perjashton nje kerkim te tille. Paditesi dhe gjykatat ne dhenien e vendimit i referohen nenit 868. Instalimi i paisjeve ka perfunduar dhe realizimi i sherbimit eshte kryer dhe pasojat e prishjes se kontrates palet kane pranuar t’i zgjidhin brenda kuadrit te kontrates, ndaj nuk ka vend per zbatimin e kesaj dispozite.

- Persa i perket pajisjeve te instaluara dhe vleres se investimeve, duke iu referuar dhe aktit te ekspertimit, nga tre shumat e paraqitura nga eksperti, vetem shuma e pare perfaqeson vleren e investimeve te kryera nga paditesi konform nenit 8 te kontrates. Shuma e dyte prej 675.358 leke ka te beje me shpenzimet doganore te bera nga pala paditese, sipas deklarates doganore te dates 25.02.2001 dhe shuma e dyte ka te beje me dhenien e konsulencave, realizimin e projektit hidraulik, etj. Gjykatat ne shkelje flagrante te ligjit kane llogaritur si vlere te rimbursueshme dhe shpenzimet doganore apo ato te projekteve elektrike dhe hidraulike.

29

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Pretendimi yne gjen mbeshtetje dhe nenin 22 te Ligjit nr.8438, date 28.12.1998 “Per tatimin mbi fitimin”, sipas te cilit nuk mund te llogaritet amortizim ne lidhje me shpenzimet doganore apo dhenien e konsulencave.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo, perfaqesuesin e pales paditese av. Ergys Misha, qe

kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesin e pales se paditur av. Artan Hajdari, qe kerkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit, si dhe shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1495, date 21.12.2004 i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne zbatim te

gabuar te ligjit dhe per pasoje ai duhet te prishet, duke e derguar ceshtjen per rigjykim ne po ate gjykate.

Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se Shoqeria “Sori” shpk, eshte subjekt tregtar qe zhvillon veprimtarine ne fushen e furnizimit te paisjeve te guzhines dhe sherbimit te mences. Shoqeria “Sori” shpk, me date 28.12.2000 ka lidhur nje kontrate sipermarrjeje me Shoqerine “Profarma” sha. Mbeshtetur ne kete kontrate shoqeria “Sori” shpk, ka marre persiper qe te kryeje sherbimin e mences, te instaloje paisjet e guzhines dhe te mobiloje sallen e mences per tu sherbyer punonjesve te pales se paditur, shoqeria “Profarma” sha. Nga ana e shoqerise “Sori” shpk, ne baze te kontrates, duhet te pergatitej cdo dite ushqim per rreth 150 racione, nga e hena ne te premte. Kohezgjatja e kontrates ishte parashikuar te ishte 5 vjet.

Konstatohet se me letren e date 07.02.2003, drejtori ekzekutiv i “Profarma” sha A. Maçi, ka njoftuar shoqerine “Sori” shpk per zgjidhjen e kontrates duke filluar nga data 10.02.2003.

Ne date 20.02.2003 drejtori ekzekutiv i “Profarma” sha, i eshte pergjigjur shoqerise “Sori” shpk dhe ne lidhje me pasojat e zgjidhjes se kontrates duke pretenduar se ne baze te kontrates detyrimi i shoqerise “Profarma” sha ndaj shoqerise “Sori” shpk llogaritej te ishte 7.087.139 leke. Ne kete shume perfshihej vlera e investimeve ne paisje qe ishte kryer nga shoqeria “Sori” shpk, duke zbritur nga kjo shume amortizimin ne masen 20%. Duke pretenduar se vlera e investimeve te kryera si dhe ajo e fitimit te munguar ishte me e larte se ajo e propuzuar nga pala paditese, ne date 21.02.2003 shoqeria “Sori” shpk ka ngritur padi ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane.

Gjykata e shkalles se pare ka pranuar pjeserisht padine duke arsyetuar se ne baze te aktit te ekspertimit vlera e investimit te kryer nga pala paditese eshte 12.941.562 leke, duke zbritur amortizimin. Gjykata ka vleresuar se shlyerja e ketij detyrimi nga pala e paditur parashikohet dhe ne nenin 8 dhe 13 te kontrates se sipermarrjes qe eshte lidhur mes paleve. Ne lidhje me detyrimin per te paguar vleren e fitimit te munguar, gjykata e shkalles se pare ka konkluduar se ky kerkim i pales paditese eshte i drejte per arsye se nga teoria e te drejtes civile, primare eshte e vecanta, dmth ne rastin konkret sanksionet e parashikuara ne kontrate, ne te kundert duhet ti referohemi te pergjitheshmes e cila eshte ligja dhe ky kerkim i paditesit gjen baze ligjore neni 868 i Kodit Civil.

Gjykata e apelit duke u bazuar ne perfundimet e aktit te ekspertimit ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare, vetem persa i takon detyrimit te pales se paditur per te paguar vleren e TVSH per diferencen e racioneve te pergatitura nga pala paditese, duke arsyetuar se kjo shume duhet te rimbursohet nga shteti dhe jo nga pala e paditur.

30

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se ka qene detyrim i gjykates qe ne perputhje me dispoziten e nenit 14 te K.Pr.C., te kryente nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithaneshem. Ne zbatim te dispozitave te nenit 486 te K.Pr.C., gjate rigjykimit te ceshtjes, gjykata e apelit duhet qe ne perputhje me nenin 465 te perserise pjeserisht hetimin gjyqesor. Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se per te arritur ne nje konkluzion te sakte ne lidhje me shpenzimet e kryera nga pala paditese, per efekt te llogaritjes se tyre si investime, ashtu sikurse per te sqaruar elementet e vleres se investimeve, te cilet llogariten per efekt amortizimi, gjate rigjykimit, gjykata e apelit ne mbeshtetje te nenit 229 te K.Pr.C., duhet te urdheroje kryerjen e nje ekspertimi te ri.

Gjykata e apelit, sipas dispozites se nenit 227 te K.Pr.C., duhet te kerkoje mendimin e ekspertit ne lidhje me evidentimin e sakte te vleres se investimeve te kryera nga pala paditese, duke kryer nje listim te plote te faturave te blerjes se pajisjeve te kuzhines dhe objekteve per mobilimin e menses se pales se paditur dhe zbatimin e sakte te bazes ligjore qe ka te beje evidentimin e shpenzimeve te cilat perfaqesojne zera te vecante qe perfshihen ne perllogaritjen e investimeve per efekt amortizimi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1495, date 21.12.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 16.01.2007

31

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.31001-02091-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-76 i Vendimit (47)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareShpresa Beçaj AnetareArtan Hoxha AnetarFatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 16.01.2007 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: MALIQ NGUCAJ, ne mungeseE PADITUR: DEGA E TATIM TAKSAVE GJIROKASTER,

ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim akti administrativ.

Baza ligjore: Neni 324 e vijues i K.Pr.Civile, nenet 115, 116, 117 e vijues

te Ligjit nr.8485, date 12.05.1999.

Gjykata e rrethit gjyqesor Gjirokaster me vendimin nr.921, date 26.10.2006 ka vendosur:Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes nr.823 regj.them., qe i perket:Padites: Maliq NgucajI paditur: Dega e Tatim Taksave GjirokasterObjekti: Kundershtim akti administrativ.

Kunder vendimit te mesiperm ka bere ankim pala paditese Maliq Ngucaj, i cili kerkon prishjen e vendimit nr.921, date 26.10.2006 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit ne kete gjykate, duke parashtruar sa me poshte:

- Kam konsumuar ankimin administrative dhe perfundimisht, i jam drejtuar gjykates per te kundershtuar aktin e paligjshem.

- Nga aktet e dosjes gjyqesore, provohet se brenda afateve ligjore kam ushtruar ankim adminitrativ qe nga Dega e Tatim Taksave dhe deri ne Komisionin e Apelimit Tatimor, si hallka e fundit e rruges administrative.

- Nuk jam dakord me menyren e arsyetimit te vendimit nga ana e kesaj gjykate.- Gjykata kishte per detyre te verifikonte te gjitha pretendimet e mia te ngritura ne padi, si

dhe qendrimin e organeve administrative ndaj kerkimit tim. Kete detyrim gjykata nuk e

32

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

ka plotesuar. Gjykata ka patur detyrimin per te verifikuar ligjshmerine e pretendimeve te mia ne proces dhe mbi kete baze te shprehej per pranimin e padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj, ne mungese te paleve dhe pasi e bisedoi

ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NPaditesi Maliq Ngucaj ka kerkuar kundershtimin gjyqesisht te aktit administrativ nr.2220

prot., date 18.10.2006 me te cilin eshte detyruar nga Dega e Tatim Taksave Gjirokaster te paguaje nje detyrim ne shumen prej 2.800.227 leke gjithsej, qe perfaqeson vlere detyrimi, gjobe dhe interesa per nje detyrim tatimor te papaguar.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster me vendimin nr.921, date 26.10.2006 ka vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit te ceshtjes.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ,si shqyrtoi aktet ne dosje konstaton se vendimi i mesiperm eshte marre ne zbatim te drejte te kerkesave ligjore.

Padia e paraqitur per shqyrtim ka si objekt kundershtimin e nje akti administrativ dhe shkak ligjor te saj nenin 324 e vijues te K.Pr.Civile.

Nga te dhenat e akteve te ndodhura ne dosje, mbi te cilat Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster ka mbeshtetur vendimin e mesiperm, ka rezultuar se:

Paditesi ka bere ankim nga ana formale juridike deri ne organet me te larta te hirarkise se apelimeve tatimore. Nuk rezulton qe keto organe te kene shqyrtuar ne themel ankimin e paraqitur nga paditesi. Shkaku per te cilin ankimi nuk eshte marre ne shqyrtim prej tyre ka te beje me mosplotesimin e kerkesave ligjore te percaktuara ne nenin 55 te Ligjit nr.8560, date 22.12.1999 “Per procedurat tatimore” ne Republiken e Shqiperise dhe Udhezimit nr.5, date 30.01.2006 “Per tatimin mbi te ardhurat”. Ne baze te kerkesave te parashikuara ne dispozitat e ligjit dhe udhezimit te mesiperm, paditesi duhej te parapaguante detyrimin tatimor dhe te paraqiste ankesen per shqyrtimin e apelimit tatimor brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit. Ne situaten kur organet e percaktuara me ligj per shqyrtimin e apelimit tatimor te paditesit nuk jane shprehur me vendim, konform nenit 56 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 dhe pikes 4.2 te udhezimit nr.5, date 11.02.2002 per “Procedurat e Shqyrtimit te Apelimeve Tatimore”, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, rruga e rekursit administrativ nuk mund te quhet e ezauruar dhe ne keto rrethana me te drejte gjykata e faktit e ka nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485”a” te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.921, date 26.10.2006 te Gjykates se shkalles se pare

Gjirokaster.

Tirane, me 16.01.2007

33

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.31001-02090-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-47 i Vendimit (48)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha AnetarShpresa Beçaj AnetareFatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 16.01.2007 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS KRISTAQ LINO, ne mungese.HYSNI LAPAJ, ne mungese.

TËPADITUR: FATOS PUTO, ne mungese.SABRI ZIAJ, ne mungese.MINELLA GORO, ne mungese.K.RR.T. E BASHKISE GJIROKASTER,

ne mungese.ZYRA E URBANISTIKES E BASHKISE

GJIROKASTER, ne mungese.NDËRHYRËS KRYESOR: DASHAMIR SEFERI, ne mungese.PERSONI I TRETË: KADRI CORO, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Anullim i vendimit te K.RR.T.-se

per dhenie shesh ndertimi nr.18, date 24.07.1998 dhe i vendimit per miratimin e lejes se ndertimit

nr.7, date 24.07.2003. Baza Ligjore: Nenet 32, 324, 325 te K.Pr.Civile,

Ligji nr.8405, date 17.09.1998.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.641, date 12.07.2006 ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kesaj ceshtje administrative.

34

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Kunder vendimit te mesiperm ka ankim te vecante pala paditese Kristaq Lino, i cili kerkon prishjen e vendimit nr.641, date 12.07.2006 te Gjykates se rrethit gjyqesor Gjirokaster dhe dergimin e akteve per vazhdimin e gjykimit ne kete gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte i pabazuar ne ligj, sepse nuk mund te sherbeje si argument ligjor paraqitja e padise jashte afatit per te konkluduar gjykata se mungon juridiksioni gjyqesor per shqyrtimin e kesaj ceshtje.

- Arsyetimi i gjykates mund te sherbente per t’u shprehur me vendim perfundimtar lidhur me pranimin ose rrezimin e padise, por jo per te nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor kete ceshtje.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj, ne mungese te paleve dhe pasi e bisedoi

ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NPaditesat jane pronare te apartamenteve te ndodhura ne pallatin nr.15, lagjen “Granica”,

ne qytetin e Gjirokastres.Me padine objekt gjykimi kane kerkuar shfuqizimin e vendimit te KRRT-se te Bashkise

Gjirokaster per dhenie sheshi ndertimi nr.18, date 24.07.1998 dhe vendimit per miratimin e lejes se ndertimit nr.5, date 24.07.2003, ne favor te te paditurve Fatos Puto, Sabri Ziaj dhe Minella Goro. E drejta ku bazohet kerkimi jane nenet 324, 325 i K.Pr.Civile dhe ligji nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken”.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, ne referim te nenit 59/1 te K.Pr.Civile, ka vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes, duke perdorur si shkak ne pjesen arsyetuese te vendimit argumentin se padia eshte paraqitur jashte afatit ligjor te percaktuar ne nenin 328 te K.Pr.Civile.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, si shqyrtoi aktet ne dosje konstaton se vendimi i Gjykates se Faktit Gjirokaster eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit procedural.

Padia objekt shqyrtimi perben nje mosmarrveshje administrative dhe eshte paraqitur nga persona qe pretendojne se nga nxjerrja e akteve te mesiperme u cenohet nje interes i ligjshem.

Per keto akte te nxjerra, ligji “Per Urbanistiken” nuk ka parashikuar ne menyre te shprehur juridiksion administrativ dhe gjykata e faktit ne vendimin e saj arsyeton drejt ne lidhje me kete pjese, se ne rastin konkret ankimi per keto lloj aktesh behet drejtperdrejt ne gjykate. Por gjykata gabon kur perdor si argument ligjor per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, paraqitjen e padise jashte afatit 30 ditor te parashikuar nga neni 328 i K.Pr.Civile.

Ndryshe nga sa argumenton gjykata ne vendimin e saj per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, paraqitja e padise qofte edhe jashte afatit te parashikuar ne ligj, nuk ka te beje me elemetet te juridiksionit gjyqesor. Respektimi ose jo i afatit ligjor te ngritjes se padise ka te beje me norma te tjera proceduriale. Per rrjedhoje gjykata ishte e detyruar ta pranonte per shqyrtim padine per zgjidhjen e konfliktit ne rruge gjyqesore.

35

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/“ç” te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.641, date 12.07.2006 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster

dhe dergimin e akteve ne ate gjykates per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 16.01.2007

36

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11211-00296-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-83 i Vendimit (49)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha Anetar Shpresa Beçaj AnetareFatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 16.01.2007 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: AFROVITI TICE, SULLTANA PEPA, perfaqesuar nga Av. Petrit Pepa

E PADITUR: AGJENSIA KOMBETARE E PRIVATIZIMIT DEGA ELBASAN, ne mungese.

PERSON I TRETE: ZYRA E PERMBARIMIT ELBASAN, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e A.K.P. Dega Elbasan qe te lidhe

kontraten e shitjes se farmacise Nr.1 Elbasan per sip.168 m2. Anullimin e vendimit te pushimit te ekzekutimit.

Baza Ligjore: Neni 142/3 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, nenet 32, 212, 45/a, 611 e 617 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.458, date 21.05.2005 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise se paditesave Afroviti Tice e Sulltana Pepa ndaj pales se paditur A.K.P. Dega Elbasan, me persona te trete Zyren e Permbarimit Elbasan, me objekt detyrimin e A.K.P. Dega Elbasan, qe te lidhe kontraten e shitjes se farmacise nr.1 Elbasan per 168 m2 sip. e anullimin e vendimit te pushimit te ekzekutimit date 13.12.2004 si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.389, date 12.09.2005 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.458, date 21.03.2005 te Gjykates se rrethit gjyqesor Elbasan.Detyrimin e A.K.P. Dega Elbasan per te lidhur kontraten e shitjes se farmacise Nr.1 Elbasan me paditesat, me sip.168 m2.

37

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Kunder vendimit te mesiperm ka ushtruar rekurs pala e paditur Agjensia Kombetare e Privatizimit Dega Elbasan, duke parashtruar shkaqet e meposhteme:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte i padrejte, i pazbatueshem dhe ne kundershtim me ligjin.

- Ne zbatim te procedurave ligjore per privatizimin e prones shteterore dhe kalimin e saj ne prone private, organ i vetem per kete eshte A.K.P. dhe asnje institucion tjeter.

- Po ne baze te ligjit, A.K.P.-ja duhet t`ia ktheje praktiken e privatizimit te objektit ne fjale Deges se Shoqerive Publike Elbasan per te pergatitur praktiken e privatizimit te objektit dhe deri tani prane A.K.P.-se nuk ka ardhur asnje praktike e tille per privatizimin e ketij objekti.

- Po keshtu, te drejten per ta nxjerre ne shitje kete objekt e ka Drejtoria e Sherbimit Paresor Elbasan dhe vetem pas percaktimit te formes se shitjes, atehere do te veproje e drejta e parablerjes, e drejte e cila nuk mund te ekzekutohet nga Zura e Permbarimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; Av. Petrit Pepa, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres, ne

mungese te pales se paditur; dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga te dhenat e akteve, mbi te cilat Gjykata e Apelit Durres ka ndryshuar vendimin

nr.458, date 21.03.2005 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan, dhe ka detyruar A.K.P.-Dega Elbasan per te lidhur kontraten e shitjes se farmacise nr.1, Elbasan me paditesat, per siperfaqen 168 m2, rezultojne rrethanat e faktit si me poshte:

Me vendimin gjyqesor nr.566, date 18.05.2000, i cili ka marre formen e prere, eshte pranuar padia e paditesave duke u konstatuar absolutisht e pavlefshme kontrata e shitjes e farmacise nr.1, ku punojne paditeset, per 168 m2, duke u urdheruar kthimi i paleve ne gjendjen e mepareshme per kete pjese te kontrates. Paditeseve Natasha Caka, Klementina Mino, Afroviti Tice, Donika Collaku, Sulltana Pepa u eshte dhene e drejta e parablerjes pa ankand per kete pjese.

Per faktin se e drejta, e cila eshte sanksionuar me nje vendim gjyqesor te formes se prere nuk ka gjetur zgjidhje, paditeset me padine objekt gjykimi kane kerkuar rivendosjen e kesaj te drejte, me pretendimin se me pa te drejte u eshte mohuar nga A.K.P.-Dega Elbasan.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, si shqyrtoi aktet e ndodhura ne dosje, shkaqet e parashtruara ne rekurs nga A.K.P.- Dega Elbasan, konstaton se vendimi nr.389, date 12.09.2005 i Gjykates se Apelit Durres eshte rrjedhoje e zbatimit te drejte te ligjit dhe duhet lene ne fuqi. Kolegji arriti ne kete perfundim pasi ka rezultuar e provuar se per objektin ne fjale (farmacia nr.1 Elbasan) eshte dhene miratim per privatizim nga Ministria e Shendetesise dhe Ministria e Ekonomise. Kjo eshte provuar me shkresen nr.4116, date 13.11.1996 te Ministrise se Shendetesise. Ne privatizimin e ketij objekti kane qene pjesemarrese edhe paditeset, te cilat konform ligjit per privatizimin kane paguar 20% te vleres se ketij objekti brenda afatit ligjor te publikuar nga A.K.P.-ja Elbasan dhe kjo vlere vazhdon te mbahet nga pala e paditur. Kontrata e shitblerjes midis A.K.P.-se Dega Elbasan dhe ish-pronareve te truallit eshte konstatuar absolutisht e pavlefshme per shkak se eshte provuar se objekti farmaci nuk shtrihej mbi truallin e ish pronareve. Duke u konsideruar e tille kontrata, paditeseve, te cilat kishin kontrata qiraje me shtetin dhe perfitonin nga ligji per privatizimin e objektit, u eshte dhene nga gjykata e drejta e

38

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

parablerjes pa ankand per objektin pasi eshte konkluduar se shitja me ish pronarin e truallit e truallit ishte e paligjshme.

Ne kete situate, kur shitja u eshte anulluar me vendim gjyqesor personave qe kane pretenduar se jane pronare edhe te siperfaqes 168 m2 e jo per shkaqe te tjera, me te drejte Gjykata e Apelit Durres e ka konsideruar te drejte kerkese padine e paditesave per te detyruar A.K.P.-ne Elbasan per te kryer shitjen e kesaj siperfaqeje paditeseve, te cilet jane te vetmit persona qe do ta blejne sipas ligjit.

Pretendimet e pales se paditur te parashtruara ne rekurs ky kolegj i cmon te pabazuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe qe nuk perbejne shkak per cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Durres.

Nga shqyrtimi i akteve ne dosje rezulton se praktika e privatizimit te objektit ndodhet ne Degen e A.K.P.-se Elbasan, pasi objekti eshte nxjerre nje here ne shitje por veprimet e saj jane anulluar per shkak te subjekteve qe kane blere dhe jo per shkak te vleresimit te kesaj siperfaqeje per shitje nga A.K.P. Duke ju referuar pjeses urdheruese te vendimit te formes se prere nr.566, date 18.05.2000, A.K.P.-ja eshte e detyruar te rivendose te drejten e paditeseve per te realizuar shitjen e farmacise nr.1 Elbasan per siperfaqen 168 m2 pa ankand. Vete pjesa urdheruese e ketij vendimi te çon ne perfudimin se pala e paditur, A.K.P.-ja Elbasan, duhet te realizoje kontraten e shitblerjes per siperfaqen 168 m2 me punonjesit e farmacise, sepse keto jane legjitimuar ne nje proces gjyqesor te meparshem, i cili eshte shprehur ne favor te tyre vetem per zevendesimin e subjekteve te kontrates se shitjes per kete pjese te objektit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/“a” te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.389, date 12.09.2005 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 16.01.2007

39

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11116-00119-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-354 i Vendimit (50)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareFatos Lulo AnetarArdian Dvorani Anetar

ne daten 17.01.2007, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.11116-00119-00-2005 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: SOTIR PANI, THOMA DHIMITRI, perfaqesuar nga Av. Merko Muhametaj

TË PADITUR: KOSTA DHIMA, PANO DHIMA, ne mungese PERSON I TRETË: ZYRA E URBANISTIKES PRANE BASHKISE

PERMET, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Rivendosje ne posedim

(Rruge publike).Baza Ligjore: Nenet 32, 153, 154 te K.Pr.Civile

dhe 313 te Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Permet, me vendimin nr.88, date 11.04.2005 ka vendosur:Pranimin e padise.Detyrimin e te paditurve Kosta Dhima e Pano Dhima te lirojne hapsiren publike te rrethuar me mur prej guri ne pjesen jugore te shtepise tyre ne lagjen “Teqe” Permet aktualisht e perdorur si baçe prej tyre, deri ne kufirin e murit rrethues prej 1.5 metra nga muri i shtepise, qe ne skice eshte ngjyrosur me ngjyre te kuqeremte.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.213, date 29.06.2005 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit civil nr.88, date 11.04.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Permet ne kete menyre:Rrezimin e padise.

40

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, kane ushtruar rekurs Thoma Dhimitri dhe Sotir Pani, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare Permet nr.88, date 11.04.2005, duke parashtruar shkaqet e meposhteme:

- Rruga per te cilen pretendojme u ngushtua ne muajin mars te vitit 2004 e ne vazhdim, megjithese punimet per zenien e sheshit publik kishin filluar ne vitin 1997.

- Ne jemi ankuar ne menyre administrative deri ne kthimin e pergjigjes date 07.06.2004 per prishjen e murit qe eshte kompetence e policise ndertimore.

- Me date 22.11.2004 i jemi drejtuar gjykates me objekt padi “Servitut kalimi”, me pretendimin se pronar i rruges ishte i padituri Kosta Dhima dhe pas pushimit te gjykimit te kesaj çështje ne janar 2005, i jemi drejtuar gjykates me padine objekt gjykimi. Pra jemi brenda afatit ligjor per paraqitjen e saj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoj relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e perfaqesuesit te paditesve,

avokatin Merko Muhametaj, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimi te gjykates se shkalles se pare; dhe si e bisedoi çeshtjen,

V Ë R E NVendimi nr.213, date 29.06.2005 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, si dhe vendimi nr.88,

date 11.04.2005 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Permet jane vendime te pambeshtetur ne ligj, prandaj duhet te prishen dhe te pushohet gjykimi i çeshtjes.

Rezulton nga gjykimi se paditesit Sotir Pani dhe Thoma Dhimitri kane paraqitur ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Permet nje kerkesepadi, me te cilen ka thirrur si te paditur Kosta dhe Pano Dhimen, person te trete Zyra e Urbanistikes se Bashkise Permet. Me kete padi kerkohet detyrimi i paleve te paditura per te liruar nje hapsire publike, rruge publike kalimi, duke e rivendosur ate ne posedim te paditesve.

Nga aktet e administruara rezulton se paditesit dhe te paditurit kane secili ne pronesi banesa me oborr qe ndodhen prane njera-tjetres, ndermjet te cilave ka nje shesh, rruge kalimi prone publike. Sipas paditesve kjo prone publike eshte zene ne menyre te paligjshme nga te paditurit me ndertimin e nje muri rrethues, duke e perfshire brenda siperfaqes se oborrit te tyre. Ne kete menyre, paditesit pretendojne se atyre u eshte zene dhe hequr nga posedimi sheshi, rruga publike, si nje nga rruget e kalimit te perdorura per ne banesat e tyre.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Permet ka vendosur pranimin e padise, duke vendosur ne dispozitiv detyrimin e te paditurve qe te lirojne hapesiren publike te rrethuar me mur. Sipas kesaj gjykate paditesit e kane rrethuar pronen publike e cila sherben si shesh, rruge kalimi per paditesat dhe banore te tjere te asaj lagjeje. Duke qene hapesire publike ajo duhet te lirohet nga te paditurit.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare kane bere ankim te paditurit, duke pretenduar se çeshtja ne shqyrtim eshte e natyres admninistrative dhe zgjidhet nga organet e pushtetit vendor, plani rregullues nuk parashikon ne kete pjese rruge publike.

Gjykata e apelit ka vendosur te ndryshoje vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe te rrezoje padine, me arsyetimin se padia posedimore sipas nenit 313 te Kodit Civil duhet te ngrihet brenda 6 muajve nga konstatimi i faktit te zhveshjes nga posedimi, afat i cili nuk eshte respektuar nga ana e paditesve.

41

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Ne rekursin e paraqitur kunder ketij vendimi paditesat pretendojne se padia eshte ngritur brenda afatit ligjor 6 mujor, prandaj gjykata e apelit duhet te shqyrtonte çeshtjen duke lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se te dy vendimet gjyqesore jane te pambeshtetura ne ligj, prandaj duhet te prishen duke u vendosur pushimi i gjykimit te ceshtjes.

Posedimi eshte sundim efektiv i nje personi mbi nje send dhe mbi te drejtat e tjera reale mbi te (neni 304-K Civil). Personi qe eshte mbajtes, posedues, i nje sendi ka te drejten te mbroje kete gjendje, fakti dhe juridike, perfshire ate me ane te padise se rivendosjes ne posedim (nenet 311 dhe 313).

Por ne çeshtjen objekt gjykimi nuk jemi perpara posedimit, mbajtjes se sendit, as ne menyre te ligjshme dhe as te paligjshme (neni 305 i K.Civil). Perdorimi i hapesires, rruges publike nuk perben as gjendje fakti dhe as gjendje juridike te ushtrimit te se drejtes se mbajtjes, posedimit te sendit.

Prandaj paditesi nuk mund te mbrohet kunder çdo personi tjeter duke pretenduar cilesine e mbajtesit te sendit (neni 311 i K Civil), sepse nuk e ka per vete ne fakt dhe ne pikepamje juridike kete cilesi. Vete paditesi pretendon dhe gjykatat kane arritur ne perfundimin se siperfaqja e prones se paluajteshme eshte ne pronesi te shtetit, qofte si rruge apo shesh publik.

Meqenese prona e paluajteshme objekt gjykimi eshte prone publike (neni 152 i K.Civil), ajo edhe per shkak te destinimit te saj si rruge e shesh publik i nenshtrohet nje regjimi juridik te posaçem. Prandaj, paditesi nuk ka se çfare te drejte reale te mbroje mbi nje rruge publike, prone te paluajteshme te shtetit, perkatesisht nuk ka se çfare padi reale te ngreje, perfshire ate per rivendosjen ne posedim (neni 313 i K.Civil).

Ne rrethana te tilla, sjellja e paditesit nuk mund te perfshihet as edhe ne nocionin juridik civil te marrjes se posedimit me dhune ose fshehurazi (neni 313 i K.Civil), sepse paditesi nuk ka posedim mbi rrugen-sheshin publik. Nga ana tjeter nuk rezulton as edhe te jete fituar posedimi me ane veprimesh juridike me administraten publike me ane te kontrates, me akt administrativ, apo per nje shkak tjeter te parashikuar ne ligj (neni 309 i K.Civil).

Nje rruge publike, nje shesh publik, prone e paluajteshme e shtetit, nuk mund te konceptohet te jete subjekt i perdorimit eskluziv te nje personi, i vendosjes se raporteve juridike dhe mosmarreveshjeve autonome ndermjet personave private, ne raport me kete prone publike.

Perjashtim eshte rasti kur shteti me kontrate, apo akt te posacem e vendos kete lloj prone publike ne marredhenie posedimore, etj., me persona private per te kryer veprimtari te caktuara te tyre dhe mbi qellime qe perputhen me destinacionin e prones, si dhe kushtet e vendosura nga shteti, p.sh. me ane te koncesionit, etj. Ne kete rast, ndermjet privateve mund te kete kuptim, mund te lindin marredhenie posedimore te tilla qe lidhen me sundimin efektiv dhe te drejta te tjera reale mbi pronen e paluajteshme publike. Pra ne nje rast te tille do te kishte vend per mbrojtje me padi posedimore.

Per nga vete natyra e destinimi i tyre, rruget dhe sheshet publike jane sende te perbashket per te gjithe, ne sherbim e perdorim te te gjitheve dhe jo ne posedim te individeve te veçante, nese nuk ka nje autorizim te shprehur te shtetit. Nje prone e tille nuk eshte subjekt i vendosjes ne qarkullim civil, i perdorimit per qellime private, etj. Kjo gjendje nuk mund t’i kunderdrejtohet shtetit, sepse, pervec sa me siper, posedimi, pra sundimi efektiv dhe ushtrimi i te drejtave te tjera reale mbi sendin, prezumon kerkimin e gezimin e tyre vetem per vete, por jo ne emer dhe per interes te komunitetit ne teresi.

42

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Per arsyet e mesiperme, paditesi nuk legjitimohet te ngreje kete padi. Nisur nga rrethanat e çeshtjes dhe natyra e padise, gjykatat qe ne fillim te ketij gjykimi duhet te kishin bere verifikimin dhe konstatuar mungesen e legjitimitetit aktiv te paditesit. Ne kushte te tilla ato nuk duhet te shqyrtonin me tej çeshtjen ne themel dhe duhet te mjaftoheshin me pushimin e gjykimit te saj, si nje kerkim, nje padi qe nuk mund te ngrihet (neni 468 i K.Pr.Civile).

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “e” te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.213, date 29.06.2005 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe te

vendimit nr.88, date 11.04.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Permet dhe pushimi e gjykimit te çeshtjes.

Tirane, me 17.01.2007

43

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11111-00023-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-355 i Vendimit (51)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i përbëre nga:

Agron A. Lamaj KryesuesIrma Bala AnëtarPerikli Zaharia AnëtarFatos Lulo AnëtarArdian Dvorani Anëtar

në datën 17.01.2007, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.11111-00023-00-2006 akti qe ju përket palëve:

PADITËS TË K/PADITUR: TRASHEGIMTARET E HAJREDIN QANOS, SERVET QANO, MINE QANO, HIQMET QANO, perfaqesuar nga Av. Ilirjan Dershalla

TË PADITUR K/PADITËS: TRASHEGIMTARET E PASHAKO ALIUT, SHYQYRETE ALIU, FATI ALIU, perfaqesuar nga A. Petraq Curri

I PADITUR: K.K.K.PRONAVE VLORE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Anullimi i vendimit te K.K.K.Pronave Vlore.Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993.

OBJEKTI I K/PADISË:Lirimin e dorezimin e truallit.

Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin nr.286, date 24.03.1999 ka vendosur:Pranimin e padise se paditesit te k/paditur Hajredin Qano.Ndryshimin e vendimit nr.81, date 14.06.1995 te pikes 1/a te paragrafit te trete ne kete menyre: kthimin ne natyre te siperfaqes te truallit prej 300 m.2 tek bufe “Kalaja” ne keto kufij: V. - Deti, P. - Deti, J. - Hajredin Qano, L. - Rruga Vlore-Llogara sipas skices qe ndodhet ne dosjen e ekspertit Ibrahim Haxhiu.Rrezimin e k/padise te trashegimtareve te Ibrahim Aliut.

44

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.425, date 01.07.1999, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.286, date 24.03.1999 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore dhe kthimin e çështjes per rigjykim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin nr.199, date 06.02.2001 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.81, date 14.06.1995 te K.K.K.Pronave Vlore duke percaktuar si kufij te prones se Ibrahim Aliut: Veri-Perendim - Siri Beu dhe Kristaq Gjyli, Jugu dhe Lindja - Rruga Automobilistike Vlore-Orikum dhe Hajredin Qano.Rrezimin e k/padise me objekt lirim trualli.Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.23, date 24.01.2003, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.199, date 06.02.2001 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore persa i perket rrezimit te k/padise.Ndryshimin e vendimit te mesiperm per pjesen tjeter dhe duke e gjykuar çështjen ne fakt:Anullimin e vendimit nr.81, date 14.06.1995 te K.K.K.Pronave Vlore, pika 1/a (ne dispozitivin e tij) per kthimin ne natyre te nje siperfaqeje 300 m.2 truall tek klubi “Kalaja”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.1285, date 22.06.2004, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.23, date 24.01.2003 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e çështjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.407, date 30.09.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore ne kete menyre:

Rrezimin e padise.Pranimin e k/padise, duke detyruar te k/paditurin Hajredin Qano t’u liroje dhe dorezoje k/paditesave Shyqyrete Aliu dhe Fati Aliu siperfaqen e truallit prej 300 m.2 e ndodhur ne vendin e quajtur “Uji i Ftohte” prane klubit tek Kalaja, me kufi V.P.J - deti dhe L - Rruga Vlore-Orikum.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, kane ushtruar rekurs Servet, Mine dhe Hiqmet Qano, te cilet kerkojne ndryshimin e ketij vendimi dhe vendosjen e pranimit te padise dhe rrezimin e k/padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Perfundimet e eksperteve nuk kane qene ne unanimitet dhe ne kete rast ishte detyre e gjykates te arsyetonte konform kerkesave te nenit 224/4 te K.Pr.Civile qendrimin e saj, detyrim te cilin nuk e ka kryer.

- K.K.K.Pronave ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e ligjit nr.7698, neni 8, pasi ka kthyer nje truall te zene.

- Ne ekspertimin e bere nuk jane percaktuar dimensionet e truallit 300 m2 qe detyrohet paditesi te ktheje, ne kete menyre gjykata e ka bere vendimin te pa ekzekutueshem.

- Siç rezulton nga dokumentacioni i paraqitur prej nesh, leshuar nga Arkivi i Shtetit, toka objekt konflikti eshte shpronesuar me Dekretin Mbreteror nr.178, date 11.12.1939.

45

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e perfaqesuesit te paditesit te

kunderpaditur Servet Qano, etj., avokatin Ilirian Deshalla, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe asaj te apelit duke pranuar padine e rrezuar kunderpadine; mbrojtjen e perfaqesuesit te te paditurit kunderpadites Shyqyrete Aliu, etj., avokatin Petraq Curri, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i parashtruar nga pala e paditese e kunderpaditur permban disa shkaqe nga ato te

parashikuara ne ligj dhe vendimi i ankimuar i Gjykates se Apelit Vlore, per pjesen qe ka vendosur pranimin e kunderpadise, eshte i pambeshtetur ne ligj.

Rezulton nga gjykimi i zhvilluar se trashegimlenesi i paditesave te kunderpaditur nepermjet privatizimit, me kontraten e shitblerjes te dates 18.12.1991, rregjistruar me nr.2535 date 30.12.1993 ne Z.RR.P.P. Vlore, ka fituar pronesine mbi objektin “Bar Kalaja” me siperfaqe 84 m2, te ndodhur ne lagjen “Uji i Ftohte” ne Vlore.

Nga ana tjeter te paditurve kunderpaditesa, me vendimin nr.81, date 14.06.1995 te K.K.K.P. Vlore, trashegimlenesit te tyre, u eshte njohur dhe kthyer ndermjet te tjerave edhe nje siperfaqe trualli prej 300 m2 e ndodhur ne lagjen “Uji i Ftohte” ne Vlore me kufij sipas percaktimeve te atij vendimi.

Paditesit e kunderpaditur ne kete gjykim pretendojne se siperfaqja e truallit prej 300 m2, njohur dhe kthyer te paditurve kunderpaditesa me vendimin nr.81, date 14.06.1995 te K.K.K.P. Vlore, eshte pjese funksionale e objektit te privatizuar prej tyre, te cilen e kane blere nga shteti perpara se te nxirrej ky vendim i K.K.K.P. Vlore. Ne kete menyre me padi, paditesit e kunderpaditur kerkojne anullimin e vendimit te lartpermendur te K.K.K.P. Vlore, per siperfaqen e truallit objekt gjykimi prej 300 m2.

Te paditurit kunderpadites, krahas prapesimeve lidhur me legjitimitetin e pales tjeter per ngritjen e padise, etj., kane ushtruar te drejten e kunderpadise dhe rivendikojne siperfaqen e truallit prej 300 m2 objekt gjykimi, duke kerkuar lirimin dhe dorezimin e kesaj prone te tyre, qe posedohet dhe eshte zene me ndertime te paligjshme nga ana e paditesave te kunderpaditur.

Pas shqyrtimit te çeshtjes nga gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit, me vendimin nr.23 date 24.01.2003 Gjykata e Apelit Vlore kishte vendosur lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare per rrezimin e kunderpadise dhe ndryshimin e atij vendimi, duke pranuar padine.

Mbi rekursin e te paditurve kunderpadites, Gjykata e Larte me vendimin nr.1285 date 22.06.2004 ka vendosur prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po asaj gjykate. Me vendimin e saj, per shkak te kundershtive ndermjet akt ekspertimeve, magesive ne hetimin gjyqesor lidhur me cilesite ligjore te provave, etj., Gjykata e Larte ka udhezuar gjykaten e apelit te kryeje nje ekspertim te ri duke krijuar nje grup ekspertesh edhe me ata te angazhuar me pare nga gjykatat, te orientoje palet ndergjyqese qe ne mbeshtetje te kerkimeve dhe prapesimeve te tyre te paraqesin dhe debatojne mbi akte origjinale dhe te marra ne rruge ligjore, si dhe te çmoje riperseritjen e hetimit gjyqesor per zgjidhjen e drejte te çeshtjes.

Ne rigjykim, Gjykata e Apelit Vlore ka zbatuar detyren e lene nga Gjykata e Larte lidhur me ekspertimin dhe pasi ka administruar e vleresuar prova te tjera te paraqitura nga palet ka arritur ne perfundimin se paditesi i kunderpaditur nuk ka interes te ligjshem per te mbrojtur ne raport me siperfaqen e truallit 300 m2, pasi nuk ka fituar pronesine dhe as gezon ndonje te drejte tjeter posedimi nepermjet procesit te privatizmit.

46

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Gjithashtu gjykata e apelit ka arritur ne perfundimin se, mbeshtetur ne provat e administruara dhe akt ekspertimin, siperfaqja e truallit objekt gjykimi prej 300 m2 ne pronesi te te paditurit kunderpadites nuk mbivendoset me siperfaqen e objektit “Bar Kalaja” prej 84 m2, prone e paditesit te kunderpaditur. Se fundi, nderhyrjet dhe ndertimet e bera nga keta te fundit ne siperfaqen e truallit 300 m2 jane ndertime te paligjshme, nderkohe qe prona e tyre, objekti “Bar Kalaja”, mund te funksionoje e pavarur nga ky truall.

Ne kete menyre, gjykata e apelit arsyeton se paditesi i kunderpaditur nuk legjitimohet ne kerkimin e tij per anullimin e vendimit nr.81, date 14.06.1995 te K.K.K.P. Vlore, me te cilin te paditurve kunderpadites u eshte njohur dhe kthyer prona truall me siperfaqe 300 m2.

Prandaj, konkludon gjykata e apelit, per mungese te legjitimitetit aktiv te paditesave te kunderpaditur, kjo gjykate nuk ka vend per t’u shprehur lidhur me pretedimet e tyre mbi te drejten e pronesise se te paditurve kunderpadites mbi siperfaqen e truallit 300 m2 objekt i ketij gjykimi, perfshire pretendimin se kjo siperfaqe eshte shpronesuar sipas ligjit te kohes perpara vitit 1944.

Ne rrethana te tilla, gjykata e apelit ka çmuar dhe vendosur se vendimi i gjykates se shkalles se pare lidhur me padine duhet te ndryshohet, duke e rrezuar padine.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit per ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke e rrezuar padine, eshte i mbeshtetur ne ligj dhe duhet te mbetet ne fuqi.

Pretendimet e paditesit te kunderpaditur ne rekurs lidhur me rrezimin e padise per perfundimet e arritura nga ekspertet, dimensionet e prones, etj., nuk kane te bejne me zbatimin e ligjit nga gjykata e apelit por me marrjen dhe çmuarjen e provave prej saj, sipas ligjit dhe bindjes se brendshme juridike, pretendime per te cilat, duke qene gjykate e faktit, eshte shprehur gjykata e apelit.

Gjykata e apelit, duke respektuar ligjin, ka zbatuar detyrat e lena me vendimin e Gjykates se Larte, ka realizuar ekspertimin, duke orientuar palet ne gjykim per paraqitjen dhe debatimin mbi akte dhe prova te marra sipas ligjit, etj. Ne perfundim te hetimit gjyqesor, sikurse parashtrohet me siper, pasi ka analizuar dhe çmuar provat ajo ka arritur ne perfundimin se paditesit te kunderpaditur i mungon legjitimimi aktiv per te kundershtuar vendimin nr.81, date 14.06.1995 te K.K.K.P. Vlore, qe i ka njohur dhe kthyer pronen truall prej 300 m2 te paditurve kunderpaditesa.

Nga ana tjeter, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit per ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare duke e pranuar kunderpadine nuk eshte i mbeshtetur ne ligj. Per kete pjese, ne rekursin e parashtruar nga paditesi i kunderpaditur, permbahen disa shkaqe qe jane te mbeshtetura ne ligj.

Keshtu, lidhur me pranimin e kunderpadise, gjykata e apelit arsyeton se i padituri kunderpadites eshte pronar i siperfaqes se truallit prej 300 m2, kjo prone aktualisht posedohet pa asnje titull, ne menyre te paligjshme, nga paditesi i kunderpaditur, truall mbi te cilen ky i fundit ka realizuar punime e ndertime te paligjshme. Sipas gjykates se apelit, vertetohet se i padituri kunderpadites ka cilesite e pronarit joposedues te parashikuar ne nenin 296 te Kodit Civil, ndersa paditesi i kunderpaditur gjendet ne poziten e poseduesit jopronar, madje te paligjshem te sendit.

Ne gjykim, si lidhur me padine ashtu edhe me kunderpadine, paditesi i kunderpaditur, perkatesisht, ka pretenduar dhe prapesuar se, vendimi nr.81, date 14.06.1995 i K.K.K.P. Vlore, qe i ka njohur dhe kthyer te paditurve kunderpaditesa pronen ne siperfaqen 300 m2, eshte ne kundershtim me ligjin, pasi keta te fundit jane shpronesuar sipas ligjit te kohes per kete siperfaqe

47

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

perpara vitit 1944. Ne dosjen gjyqesore, nga gjykata jane administruar nje numer aktesh dhe provash lidhur me pretendimin/prapesimin e ketij shpronesimi.

Me te drejte gjykata e apelit, lidhur me padine, nuk i ka hyre shqyrtimit ne themel te bazueshmerise ne prova te ketij vendimi te K.K.K.P. Vlore, per shkak te mungeses se interesit te ligjshem, te legjitimitetit aktiv te paditesit te kunderpaditur, sikurse arsyetohet me siper ne kete vendim.

Por nga ana tjeter, gjykata e apelit, ne vendimin e saj, nisur nga vete natyra e padise se rivendikimit (neni 296 i K.Civil) nuk ka respektuar normat procedurale te nenit 6, 28 e vijues te K.Pr.Civile, duke mos arsyetuar qendrimin e saj lidhur me prapesimin thelbesor te bere ne gjykim nga paditesit e kunderpaditur (poseduesi jopronar), sipas te cileve te paditurit kunderpadites (pronari joposedues) nuk kane titull te ligjshem pronesie mbi sendin, per shkak te shpronesimit te kryer perpara vitit 1944.

Kunderpadia ishte mjeti i zgjedhur nga vete pala e paditur kunderpaditese per te mbrojtur te drejtat dhe interesat e saj. Por, ne rrethana te tilla, kur poseduesi jopronar i mohon titullin e pronesise pronarit joposedues, behet i domosdoshem zhvillimi i “procesit djallezor” ne kuadrin e nje padie rivendikimi, ku roli i gjykates eshte te garantoje kontradiktorialitetin dhe barren e proves perkatese te paleve ne gjykim per te vertetuar paraprakisht pretendimin e prapesimin perkates per titullin e pronesise se te paditurit kunderpadites (pronari joposedues).

Prandaj gjykata e apelit ne vendimin e saj ka gabuar kur ka analizuar e arritur ne perfundime vetem lidhur me paligjshmerine e posedimit te sendit nga proseduesi jopronar (paditesi i kunderpaditur). Ne rigjykim, gjykata e apelit duhet t’u mundesoje paleve ndergjyqese ne kunderpadi te provojne sipas barres se proves perkatese pretendimet e tyre, ne veçanti lidhur me titullin e pronesise se te paditurit kunderpadites, persa i perket prapesimit te pales tjeter se siperfaqja e truallit objekt gjykimi eshte shpronesuar nga shteti perpara vitit 1944, prapesim per te cilin ne gjykim jane administruar edhe nje numer i madh provash shkresore, por qe nuk jane analizuar dhe arritur perfundimet perkatese ne vendimin e saj nga gjykata e apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485 te Kodit te Procedures

Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.407, date 30.09.2005 te Gjykates se Apelit Vlore lidhur me

padine.Prishjen e vendimit nr.407, date 30.09.2005 te Gjykates se Apelit Vlore lidhur me

kunderpadine dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 17.01.2007

48

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11111-00050-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-98 i Vendimit (52)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesPerikli Zaharia AnetarArdian Dvorani AnetarIrma Bala AnetareFatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.01.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: GENCI ÇELA, ne mungeseTË PADITUR: TRASHEGIMTARET E TE NDJERIT SINAN

ÇELA; TRASHEGIMTARET E TE NDJERIT KADRI ÇELA, ne mungese

OBJEKTI: Pjestim pasurie,

ne baze te Nenit 369 e vijues te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje, me vendimin nr.348, date 13.07.2004 ka vendosur:Lejimin e pjestimit te pasurise (cituar ne vendimin gjyqesor).

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.572, date 03.05.2005 ka vendosur: Mospranimin e ankimit te paraqitur kunder vendimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje, me vendimin nr.202, date 25.05.2005 ka vendosur:Pranimin e kerkeses dhe rivendosjen ne afat te ankimit kunder vendimit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1168, date 01.12.2005 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit.

Kunder vendimit te mesiperm kane paraqitur rekurs te paditurit, te cilet me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:

- Jane zbatuar gabim dispozitat mbi trashegimine.- Nuk kemi legjitimim te pjesemarresve ne proces.- Kemi kerkuar perjashtimin e gjyqtares.- Kerkojne prishjen e vendimeve.

49

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron A. Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne

teresi çeshtjen,

V Ë R E N Me padine objekt i shqyrtimit gjyqesor, paditesi ka pretenduar per pjestim te pasurise, e

cila eshte ne marredhenie bashkepronesie me te paditurit. Nga ana e tyre edhe te paditurit kane paraqitur nje kunderpadi, duke parashtruar edhe ato

te njejtat pretendime por per siperfaqe me te madhe, e cila eshte refuzuar nga gjykata. Gjykata e shkalles se pare ka lejuar pjestimin e pasurise.

Gjykata e apelit e ka lene ne fuqi vendimin e gjykates.Neni 16 i K.Pr.C. detyron gjykaten te zgjidhe mosmarreveshjen ne perputhje me te

drejten, d.m.th. te beje nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen pa u lidhur me percaktimin qe propozojne palet. Kete dispozite proceduriale, gjykata e shkalles se pare, por dhe ajo e apelit, nuk e kane zbatuar.

Nga shqyrtimi i materialeve te dosjes rezulton se, zgjidhja e mosmarreveshjes eshte bere vetem mbi bazen e pretendimeve te paditesit, pa u paraqitur prej pjesemarresve ne proces provat qe do te lejonin te provonin pretendimet e tyre. Ne dosje nuk nuk ka asnje prove qe te provoje pretendimet e pjesemarresve, per pasoje edhe vertetesine dhe ligjshmerine e vendimit te gjykates. Megjithese nga te paditurit jane pretenduar kerkesa per zgjerimin e hetimit gjyqesor, ato nuk jane pranuar. Ne vendimin gjyqesor pranohen fakte te paprovuara qofte mbi gjendjen juridike te pasurise, vendndodhjen e saj, ashtu edhe mbi trashegimine e pjesemarresve ne proces. Po ashtu, nga gjykata e apelit eshte konsideruar si i provuar nje akt dhurimi, i cili nuk ndodhet ne dosje.

Ne rrethanat e mesiperme procesi i gjykimit te mosmarreveshjes eshte ne kundershtim me ligjen, gje qe sjell si pasoje prishjen e vendimit dhe perseritjen e shqyrtimit gjyqesor. Ne rigjykim, gjykata duhet te kerkoje prej paleve qe te provojne me prova perkatese pretendimet e tyre, duke saktesuar edhe siperfaqen e prones qe kerkohet te pjestohet.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485§ç te K.Pr.C.,

V E N D O S I Prishjen e vendimeve nr.1168, date 01.12.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe nr.348,

date 13.07.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Kruje, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 17.01.2007

50

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.31003-02093-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-100 i Vendimit (53)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesPerikli Zaharia Anetar Irma Bala Anetare Ardian Dvorani Anetar Fatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.01.2007 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: HIDROCENTRALI (HEC) KOMAN, në mungesë E PADITUR: AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK (A.P.P.),

në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit te shprehur

me shkresen nr.10912/18, date 02.10.2006.Baza Ligjore: Nenet 31, 324, 327 e 329 te K.Pr.Civile

dhe neni 46/b i ligjit nr.7671, date 26.07.1995 “Per Prokurimin Publik”.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.6607, date 22.11.2006 ka vendosur:Te shpalle moskompetencen per gjykimin e ceshtjes civile me nr.8641 akti me padites Hidrocentrali Koman dhe te paditur Agjencia e Prokurimit Publik.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim pala paditese, e cila parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Kemi kerkuar në gjykate shfuqizimin e aktit administrativ te A.P.P. dhe pezullimin e tij per anullimin e tenderit, ne baze te nenit 329 te K.Pr.C. Anullimi i tenderit eshte me pasoja te renda per hidrocentralin, si nje nga objektet me te rendesishme te sistemit energjitik.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

51

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

V Ë R E NPala paditese ka organizuar dhe zhvilluar nje tender per rehabilitimin dhe hidroizolimin e

tarraces se HEC Koman me fond limit 17.200.000 leke.Me date 22.08.2006 komisioni i vleresimit te ofertave dhe njesia e prokurimit, pasi kane

shqyrtuar e vleresuar ofertat e pjesemarresve ne tender, kane kualifikuar si te vlefshme dy prej tyre.

Mbi kete baze, ne zbartim te ligjit nr.7971, date 26.07.1995 “Per Prokurimin Publik”, eshte bere njoftimi zyrtar per klasifikimin e ofertave te vlefshme. Njera prej shoqerive pjesemarrese ne tender i ka paraqitur ankim pales paditese dhe me pas pales se paditur.

Me date 02.10.2006, pala e paditur A.P.P., pas shqyrtimit te dosjes se tenderit, ka vendosur:

1. Te anulloje proceduren e tenderit; 2. Te denoje me gjobe kryetarin e entit prokurues dhe anetaret e komisionit

te vleresimit te ofertave dhe te njesise se prokurimit.Pala paditese ka kerkuar shfuqizimin ne rruge gjyqesore te aktit administrativ, te marre

nga pala e paditur me 02.10.2006 per anullimin e procedures se prokurimit.Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane ka çmuar se, ajo nuk eshte kompetente per shqyrtimin e

kesasj ceshtjeje, sepse sipas nenit 45/5 te ligjit te mesiperm, vendimi i A.P.P. eshte perfundimtar dhe se kreu i VIII-te i atij ligji ben fjale vetem per ankimin administrativ nga shkalla me e ulet (kryetari i entit prokurues) deri tek shkalla me larte, A.P.P., pa parashikuar ne asnje rast rrugen gjyqesore per zgjidhjen e ankeses per anullimin e procedures se prokurimit.

Ne keto rrethana, gjykata e mesiperme ka arritur ne konkluzionin se, çeshtja objekt shqyrtimi ben pjese ne juridiksionin administrativ dhe jo ne ate gjyqesor.

Ky Kolegj e cmon te drejte kete konkluzion, por nderkohe konstaton se:Megjithese ka konkluduar si me siper, gabimisht ajo gjykate ka vendosur te shpalle

moskompetencen per gjykimin e çeshtjes dhe jo nxjerrjen e saj jashte juridiksionit gjyqesor, siç parashikon neni 59 i K.Pr.C.

Ne keto kushte, vendimi i saj duhet te ndryshohet ne kete pjese.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 59 dhe 485/d te K.Pr.C.,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.6607, date 22.11.2006 te Gjykatës se rrethit gjyqesor Tirane ne

kete menyre:Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes me nr.8641 Akti, me padites

Hidrocentrali Koman dhe te paditur Agjencia e Prokurimit Publik.

Tirane, me 17.01.2007

52

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11111-00021-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-96 i Vendimit (54)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesPerikli Zaharia Anetar Irma Bala Anetare Ardian Dvorani Anetar Fatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.01.2007 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: RROK PATI, SIMON PATI, LUIGJ BOCI, FILE DEDJA, FRAN PATI, PJETER

PATI, ZEF PATI, NIK PATI, MARK PATI, GJOVALIN PATI, MRI PATI, AGE PATI, DED PATI, GJERGJ PATI, DRANDE PATI, LUIGJ PATI, DIELLA PATI, GJELINA PATI, GJYSTE LUCA, DRANDE LUCA, ZEF PJETRUSHI, FRAN PJETRUSHI, MRI PJETRUSHI, DRANDE FIERZA, përfaqësuar nga Av. Aleksander Toma

I PADITUR: KOMISIONI I KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE (K.K.K.P.) LEZHE,

përfaqësuar nga avokati i shtetit Abaz Deda

OBJEKTI I PADISË:Ndryshimin e vendimit nr.158, date 12.07.2002 te K.K.K.P. Lezhe,

duke ua njohur paditesave te drejten e pronesise mbi siperfaqen 1500 dynym pyje e toke pyjore, si dhe kthimin e saj

Baza Ligjore: Neni 32 i Kodit te Procedures Civile neni 27/a i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993,

“Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronareve”, Ligji nr.7699, date 21.04.1993,

“Per kompensimin ne vlere ose me troje te ish-pronareve te tokave bujqesore, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve”,

ndryshuar me Ligjin nr.7981, date 27.07.1995 dhe Ligjin nr.8084, date 07.03.1996

53

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Gjykata e shkalles se pare Lezhe me vendimin nr.199, date 21.05.2004 ka vendosur: Pranimin pjeserisht te padise dhe anullimin e vendimit nr.158, date 12.07.2002 te K.K.K.P. Lezhe.Njohjen e pronesise se trashegimtareve te te ndjereve ish-pronare Zef, Gjon e Gjok Luc Pati per siperfaqen e tokes prej 1 milion e 249 mije e 462 m2 pyll, e cila ndodhet si me poshte;Zona e pare: Ne Kune te fshatit Ishull-Shengjin Lezhe, siperfaqja prej 997.785 m2

me kufizime; Veri - Dul Dema, Perendim - siperfaqja ranore buze detit Adriatik, Lindje - liqeni i Merxhanit, Jug - siperfaqja ranore buze detit Adriatik.Zona e dyte: Ne fshatin Ishull-Shengjin Lezhe, ne vendin e quajtur Riva, siperfaqja e pyllit prej 251.677 m2 me keto kufizime; Veri - këneta e Merxhanit, Lindje - pronat e veta, Jug - lumi Drin, Perendim - Gjeto Tali.Kthimin e siperfaqes pyll (zona e pare) ndodhur ne Kune te fshatit Ishull-Shengjin Lezhe prej 997.785 m2 me kufizime: Veri - Dul Dema, Perendim - siperfaqja ranore buze detit Adriatik, Lindje - liqeni (ose keneta) Merxhanit, Jug - siperfaqja ranore buze detit Adriatik.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.218, date 16.05.2005 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.199, date 21.05.2004 te Gjykates se shkalles se pare Lezhe.

Kunder ketij vendimi kane bere rekurs pala e paditur K.K.K.P. Lezhe dhe Avokatura e Shtetit, te cilet kerkojne prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

Avokati i shtetit:- Gjykata e shkalles se pare, ne kundershtim me nenin 79/a te K.Pr.C. dhe vendimin

unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr.13, date 24.03.2004, nuk ka thirrur avokatin e shtetit ne gjykim.

- Ne kete gjykim duhej thirrur si pale ne proces Drejtoria e Sherbimit Pyjor, pasi ai eshte pronar i siperfaqes se tokes objekt gjykimi.

- Gjykata e apelit, ne kushtet kur nga pala paditese u paraqiten prova te reja, qe sipas tyre nuk kishin mundesi te paraqiteshin ne rreth, dhe mbi kerkesen e avokatit te shtetit, duhej te prishte vendimin dhe te kthente ceshtjen per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare, per te kryer nje hetim me te plote dhe te gjitheanshem.

- Nuk eshte zbatuar neni 14 i ligjit nr.7699, date 21.04.1993 dhe vendimi i Keshillit te Ministrave (VKM) nr.560, date 16.10.1995, i dale ne zbatim te tij.

- Gjykatat kane marre atributet e kadastres lidhur me emertimin e siperfaqes se prones, duke e quajtur toke-pyll, nderkohe qe nuk eshte vetem e tille.

- Kjo zone eshte percaktuar dhe miratuar nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te Shqiperise (K.R.T.SH.), si zone me perparesi turistike dhe si e tille nuk duhej te kthehej.

- Kontrolli i Larte i Shtetit (KLSH) i ka lene detyre Ndermarjes se Sherbimit Pyjor Lezhe, kundershtimin ne rruge gjyqesore ndaj vendimeve te K.K.K.P. per kthimin ne natyre te pronave ne dy lagunat Kune-Vain, pasi keto jane ne pronesi te Ndermarjes Sherbimit Pyjor Lezhe.

- Prova e re e paraqitur ne gjykaten e apelit verteton faktin se, trashegimlenesit Pati nuk kane qene kurre pronare te prones ne zonen e dyte.

54

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

K.K.K.P. Lezhe:- Gjykata ka kryer shkelje proceduriale, qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit. Gjykata e

shkalles se pare nuk ka thirrur ne gjykim Drejtorine e Sherbimit Pyjor, megjithese ajo eshte subjekti qe ka ne administrim kete prone.

- Procesverbali date 18.05.2004 eshte i korrigjuar, kjo bie ndesh me nenet 118 e vijues te K.Pr.C.

- Ne gjykim nuk u thirr avokati i shtetit, ne kundershtim me nenin 79/a te K.Pr.C. - Gjykata e apelit u ka njohur pronesine trashegimtareve Pati per kete prone, duke

administruar si prove nje dokument te vitit 1925, i cili ka sherbyer per t’i njohur pronesine edhe dikujt tjeter (Gezim Aliaj me vendimin nr.86, date 17.03.2003).

- Vendimet e gjykatave vijne ne kundershim me VKM nr.560, date 16.10.1995, pasi duhej te kerkonin dokumentacion per te vertetuar siperfaqen e tokes se fituar nga ligji per token. Ne kete rast do te kishim nje kompensim real te pronareve, qe nuk kane perfituar toke bujqesore nga ai ligj. Ndonese eshte pranuar fakti qe kjo zone eshte zone turistike e mbrojtur, nuk kane respektuar ligjin, duke e kthyer te lire.

- VKM nr.532, date 17.06.1996, ne nenin 7/2 citon se “… kullotat ... tokat pyjore qe ndodhen pjeserisht, apo teresisht brenda vijave kufizuese mbrojtese te zonave me perparesi ne turizem mbeten shteterore dhe per to ish-pronaret do te kompesohen”.

- Gjykata e apelit ka gabuar ne vleresimin e provave. Pala paditese eshte prekur nga reforma ne vitin 1945 per siperfaqen 184 dynym toke dhe 190 dynym moçale (vertetimi i arkivit nr.113, date 10.04.2000), por ky fakt nuk eshte analizuar nga gjykata.

- Gjykata e apelit ka dhene vendim bazuar ne prova te falsifikuara.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia; avokatin e shtetit, i cili kerkoi prishjen e

vendimit te gjykates se shkalles se pare, te vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare; perfaqesuesin e paditesave, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NPaditesat, si trashegimtare te te ndjereve Zef, Gjon dhe Gjok Luc Pati, i jane drejtuar

gjykates, duke kerkuar ndryshimin e vendimit nr.158, date 12.07.2002 te K.K.K.P. Lezhe, njohjen e pronesise dhe kthimin ne natyre te siperfaqes 1500 dynym pyje dhe toke pyjore te ndodhura ne vendet “Kune” dhe “Riva”, Ishull-Shengjin, Lezhe.

Kjo prone figuron prone shteterore. Ne keto rrethana ky Kolegj konstaton se:Gjykata e shkalles se pare ka lejuar shkelje proceduriale qe kane ndikuar ne dhenien e

vendimit. Keshtu, kjo gjykate nuk ka thirrur ne gjykim, ne respektim te nenit 193 te K.Pr.C., si person te trete, Drejtorine e Sherbimit Pyjor Lezhe, megjithese kjo e fundit ka ne administrim kete prone dhe per rrjedhoje, ka interes ne ceshtjen. Aq me teper qe thirrjen e saj e ka kerkuar edhe pala e paditur, K.K.K.P. Lezhe.

Gjykata e apelit padrejtesisht nuk e ka vleresuar kete shkelje proceduriale, ndonese ka administruar ne dosjen gjyqesore shkresen me nr.prot.27, date 04.04.2005 te leshuar nga Drejtoria e mesiperme ne pergjigje te shkreses nr.51, date 30.03.2005 te K.K.K.P., Lezhe, ku eshte vene ne dukje se: Ne zbatim te ligjit nr.7623, date 13.10.1992 “Per Pyjet dhe Policine e Sherbimit Pyjor”, te ligjit nr.7699, date 21.04.1993 “Per kompensimin ne vlere ose me troje te

55

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

ish-pronareve te tokave bujqesore, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve”, zona Kune ndodhet ne administrim te Drejtorise se Sherbimit Pyjor Lezhe, si prone shteterore; eshte shpallur zone e mbrojtur, Rezerve Natyrore e Mbrojtur ne vitet 1940, 1969, 1977, 1985, si dhe eshte rikonfirmuar si zone turistike e mbrojtur sipas VKM nr.88, date 01.04.1993 “Per miratimin e zonave qe kane perparesi turizmin”, VKM nr.438, date 17.06.1996, VKM nr.532, date 05.10.2000, - miratimi i planit per biodiversitetin ne nje siperfaqe prej 800 ha.

Po keshtu, eshte shpallur zone e mbrojtur Vaini ne nje siperfaqe prej 1500 ha.Gjykata e shkalles se pare nuk ka thirrur as avokatin e shtetit per te marre pjese ne

gjykimin e ceshtjes, megjithe detyrimin qe ka pasur ne respektim te nenit 79/a te K.Pr.C. Argumentimi qe gjykata e apelit ka bere, duke mos e pranuar kete shkelje proceduriale, eshte i pabazuar ne ligj.

Se pari, eshte detyrim ligjor i gjykates se shkalles se pare qe te njoftoje avokatin e shtetit, pavaresisht nga menyra se si eshte organizuar Avokatura e Shtetit si Institucion.

Se dyti, perseritja e pjesshme e hetimit gjyqesor nga gjykata e apelit nuk mund te plotesoje mangesite qe konstatohen ne kete rast ne gjykimin ne shkalle te pare, si persa i perket mungeses se pjesemarresve ne gjykim, ashtu edhe te nje hetimi gjyqesor te plote dhe te gjithanshem te ceshtjes ne perputhje me ligjin, sic parashikon neni 14 i K.Pr.C.

Se treti, pavaresisht nga koha kur i ka shtrire efektet e tij vendimi unifikues nr.13, date 24.03.2004 i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se L:arte, detyrimi i gjykates per njoftimin e avokatit te shtetit per te marre pjese ne gjykim eshte ligjor, qe rrjedh nga neni 79/a i K.Pr.C. Per rrjedhoje, ndryshe nga sa argumenton gjykata e apelit, permbajtja e kesaj dispozite prezumohet e njohur, aq me teper per gjykaten, qysh me hyrjen ne fuqi te ligjit nr.8812, date 17.05.2001, me te cilin eshte ndryshuar K.Pr.C. Nga permbajtja e nenit 79/a te K.Pr.C. del se, gjykata qe shqyrton ceshtje per te cilat me ligj perfaqesimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, eshte e detyruar te urdheroje njoftimin e akteve kesaj te fundit, me qellim qe ajo te kete mundesi te marre pjese ne gjykim. Pra, urdherimi i ketij njoftimi nuk kuptohet si fakultativ, por si detyrim ligjor per gjykaten.

I pabazuar konsiderohet edhe argumentimi qe gjykata e apelit ka bere per mosmarrjen parasysh te pretendimit te ngritur nga pala e paditur, K.K.K.P. Lezhe, lidhur me mosparaqitjen e asnje dokumenti nga paditesat per te percaktuar kohen se kur u eshte marre prona e lartpermendur nga shteti.

Sipas nenit 1 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronareve”, percaktohet se: Ky ligj u njeh ish-pronareve apo trashegimtareve te tyre te drejten e pronesise per pronat e shtetezuara, te shpronesuara apo te konfiskuara sipas akteve ligjore (duke perfshire edhe ligjin nr.37, date 13.01.1945 “Per tatimin e jashtezakonshem”), nenligjore e vendimeve te gjykates te dala pas dates 29 nentor 1944, ose te marra pa te drejte nga shteti me cdo menyre tjeter.

Po keshtu, sipas nenit 1 te ligjit nr.7699, date 21.04.1993, “Per kompensimin ne vlere ose me troje te ish-pronareve te tokave bujqesore, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve”, u njihet ish-pronareve te tokave apo trashegimtareve te tyre ligjore e drejta e kompensimit te ish-pronave per token qe kane pasur ne pronesi ne kohen e daljes se ligjit nr.108, date 29.08.1945 “Per Reformen Agrare”, qe ndodhen jashte vijave kufizuese te qendrave te banuara, brenda te cilave vepron ligji nr.7698, date 15.04.1993 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronareve”. E drejta e kompensimit u njihet edhe ish-pronareve te shpronesuar gjate periudhes nga 29.11.1944 deri me 29.08.1945.

56

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Pra, ne baze te ketyre ligjeve, ku paditesat jane mbeshtetur per te mbrojtur sipas tyre te drejten e mohuar apo te shkelur, kerkohet qe ish-pronari ta kete pasur pronesine e tokes me 29 Nentor 1944 dhe pikerisht pas kesaj date prona t’i jete marre pa te drejte nga shteti ne nje nga menyrat e mesiperme, ose aq me teper ta kete pasur kete pronesi deri me 29.08.1945, kur doli ligji “Per Reformen Agrare”.

Keshtu, i bie barra paditesave ta provojne kete kusht ligjor. Ne perfundim, Kolegji Civil edhe ne shqyrtimin e kesaj ceshtjeje konstaton se: Nga

gjykatat nuk eshte mbajtur parasysh regjimi juridik i pyjeve dhe kullotave perpara vitit 1945. Fakti qe pyjet kane qene ne pronesi te personave te vecante ne raste shume te rralla e detyron gjykaten te shqyrtoje dhe te analizoje me hollesi provat e paraqitura nga palet.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka vene ne dukje se, ne te tilla raste ndjek te njejtin qendrim me ate te shprehur nga Gjykata Kushtetuese ne marrjen ne shqyrtim te ceshtjeve ligjore te kesaj natyre. Keshtu, persa i perket pyjeve dhe kullotave, ne nenin 793, paragrafi i dyte te Kodit Civil te Shqiperise te vitit 1929, parashikohej shprehimisht se: “Pyjet dhe kullotat komunale, per te cilat behet fjale ne ligjin e pyjeve, jane te patjetersueshme dhe u shtrohen rregullave te caktueme ne të”.

Pra, kjo kategori pyjesh dhe kullotash ka qene prone ekskluzive shteterore (komunale); ishte e patjetersueshme dhe sherbente vetem per plotesimin e nevojave perkatese te familjeve bujqesore dhe blegtorale te secilit fshat, qe perfshihej ne territorin e komunes perkatese, si dhe per permbushjen e ndonje nevoje tjeter te karakterit komunal. Ne zbatim te kesaj dispozite, praktika gjyqesore shqiptare, gjate viteve kur ishte ne fuqi ai Kod Civil, i ka pas konsideruar te pavlefshme (nul) tapite arbitrare, ne baze te te cilave ndonje person pretendonte te drejta pronesie mbi ndonje kullote apo pjese pylli komunal.

Edhe shumica e pyjeve dhe kullotave me rendesi kombetare (d.m.th. jo te kategorise komunale), kane qene, sikurse njihet nga te dhenat dokumentare perkatese dhe sipas legjislacionit te periudhes para vendosjes se diktatures komuniste, prone e shtetit, ndersa pronesia private mbi to ka qene nje dukuri e rralle.

Ky Kolegj gjykon se, gjykata e apelit, ne keto kushte, duhej te prishte vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ta kthente ceshtjen per rishqyrtim per nje hetim me te plote dhe te gjitheanshem.

Per rrjedhoje, vendimi i gjykates se apelit dhe ai i gjykates se shkalles se pare duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim. Gjykata qe do te rishqyrtoje ceshtjen, duhet qe, ne zbatim te nenit 493 te K.Pr.C., te zbatoje detyrat qe dalin nga ky vendim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.218, date 16.05.2005 te Gjykatës së Apelit Shkoder dhe te

vendimit nr.199, date 21.05.2004 te Gjykates se shkalles se pare Lezhe. Dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Lezhe, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 17.01.2007

57

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11112-00187-00-2005 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-89 i Vendimit (59)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesArtan Hoxha AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareFatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.01.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: LEONAT DISHO, ne mungeseI PADITUR: LEFTER DISHO, ne mungese

OBJEKTI: Pjestim pasurie,

ne baze te Nenit 207 te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Korçe, me vendimin nr.2928, date 17.11.2004 ka vendosur:Lejimin e pjestimit te pasurise (shtepi banimi dhe truall) te ndodhur ne qytetin e Korçes, duke ju lene te paditurit. Detyrimin e ketij te fundit te kompensoje paditesin ne shumen prej 2.981.560 leke.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.156, date 06.07.2005 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit si me poshte:Pjestimin e shtepise se banimit, duke i lene ne pronesi paditesit pjesen B dhe ½ e truallit, dhe te paditurit pjesen A dhe ½ e truallit. Ne kompensim paditesi duhet t’i ktheje te paditurit shumen prej 307.150 leke.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs i padituri, i cili me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:

- Nuk eshte ruajtur qellimi i caktuar i sendit.- Ekspertimi i ri mund te theritet vetem kur ka te meta ekspertimi i pare.- Pjesa ime eshte jashte kushteve higjeno-sanitare.- Paditesi banon jashte shtetit.- Jane zbatuar gabim dispozitat mbi trashegimine.- Kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim.

58

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron A. Lamaj; si shqyrtoi dhe bisedoi ne

teresi çeshtjen,

V Ë R E N Me kerkese padine objekt gjykimi paditesi ka kerkuar pjestimin e bashkepronesise, duke

pretenduar se prona eshte ndare ne natyre, ne menyre vertikale dhe duke disponuar secili pjesen e tij, d.m.th. gjysmen.

Gjykata e rrethit, ne perfundim te gjykimit, ja ka lene banesen te paditurit duke e detyruar kete te kompensoje paditesin ne shumen prej 2.981.560 leke.

Ajo ka arsyetuar se: nga eksperti pretendohet se nuk ka variant ndarje dhe per pasoje ka bere llogaritjen e sendit dhe te truallit.

Gjykata e apelit e ka ndare objektin e pjestimit ne dy pjese, A dhe B. Ajo ka arsyetuar se: pjesemarresit ne proces kane marre pjeset qe i kane ndare vete ne natyre.

Duke pare aktet e ndodhura ne dosje rezulton se, ana e paditur ka kundershtuar aktin e ekspertimit ne faktin se pjesa e tij behet e pabanueshme, pa kushte higjeno sanitare dhe se nuk barazohet me gjysmen e prones.

Keto pretendime te anes se paditur, nuk jane bere aspak objekt i shqyrtimit gjyqesor dhe i debatit me eksperten. Gjykata ka pranuar si te mireqene vetem aktin e ekspertes te paraqitur nga ajo. Si ne gjykimin ne shkalle te pare dhe ne dosje, i padituri ka paraqitur edhe nje akt tjeter ekspertimi, te cilet kane variante te ndryshme ndarje. Nga keto akte rezulton se oborri nuk mund te ndahet, pasi e humbet qellimin e tij.

Gjykata, gjate shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes, eshte e detyruar te shprehet mbi gjithçka qe kerkohet dhe kjo mbi bazen e parimit te kontradiktorialitetit. Po ashtu, gjykata duhet te arsyetoje vendimin e saj lidhur me qendrimin qe mban kundrejt nje akti ekspertimi, ose ndonje akti tjeter.

Qellimi baze ne pjestimin e nje sendi te perbashket eshte te percaktohet qellimi i sendit, d.m.th. nese nepermjet ndarjes qe i behet atij sendi demtohet qellimi i tij ose jo. Per kete, neni 207 i K.C. tregon edhe menyren e pjestimit te sendit dhe paragrafi i fundit thekson se kur sendi eshte banese, gjykata ja le ne pjese atij qe banon ne ate shtepi, ose ka nevoje me shume. Nje hetim te tille gjykata nuk e ka bere, pra te percaktoje drejt qellimin e sendit, duke perfshire edhe vete oborrin. Sendi lejon te ndahet vetem kur plotesohet qellimi i tij, d.m.th. eshte i pershtatshem edhe pas ndarjes dhe nuk demtohet funksioni i tij.

Veç kesaj, ne rastet kur kemi te bejme me shtesa dhe ndertime, duhet qe gjykata te marre me pare mendimin e organeve te specializuara dhe qe ne baze te ligjit kane te drejten te miratojne ndryshimet perkatese qe ne rastin konkret jane Urbanistika. Vetem pasi ky organ te kete dhene nje miratim mbi menyren e ndarjes, i lind e drejta gjykates te marre ne shqyrtim variantin e paraqitur.

Ne rrethanat e mesiperme vendimi eshte i cenueshem dhe çeshtja duhet te shqyrtohet edhe nje here nga Gjykata e Apelit Korçe, me tjeter trup gjykues.

59

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485§c te K.Pr.C.,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.156, date 06.07.2005 te Gjykates se Apelit Korçe dhe dergimin e

çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 30.01.2007

60

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11118- 00101-00-2005 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-99 i Vendimit (60)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesArtan Hoxha AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareFatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.01.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: RAMAZAN KALIA, ne mungeseE PADITUR: K.M.R.SH., perfaqesuar ne gjykim nga

Av. i Shtetit Kadri Skera

OBJEKTI: Shperblim demi jashtekontraktor,

ne baze te Nenit 608 te K.C.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.326, date 11.03.2005 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.4445, date 24.12.2001 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, lidhur me pranimin e kerkese padise dhe ndryshimin e ketij vendimi, duke detyruar palen e paditur t’i paguaje paditesit shumen prej 16.658.385 leke.

Kunder vendimit te mesiperm, ka paraqitur rekurs Avokati i Shtetit, i cili me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:

- Demi nuk eshte shkaktuar nga veprim i kunderligjshem.- Nuk mund te zbatohen dispozitat e Ligjes nr.8510, date 15.07.1999.- Padia eshte paraqitur jashte afatit ligjor.- Nuk jane zbatuar detyrat e lene nga Gjykata e Larte.- Kerkojne prishjen e vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron A. Lamaj; degjoi Avokatin e Shtetit, i

cili kerkoi pranimin e rekursit; si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

61

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

V Ë R E N Shqyrtimi i çeshtjes ne gjykaten e apelit, eshte bere pas dergimit te saj nga Kolegji Civil i

Gjykates se Larte, me vendimin nr.72, date 15.01.2004. Ne kete vendim ajo ka arritur ne perfundimin se, çeshtja duhet te dergohet per rishqyrtim

per arsyet e meposhteme:- Duke analizuar ne teresi dispozitat konkludohet se gabimisht personi i trete eshte thirrur

ne kete gjykim.- Ne rigjykim, gjykata duhet te ndalet ne percaktimin e sakte te vleres se demit ... te

hetoje lidhur me masat qe ka marre, ose duhet te merrte paditesi ne menyre qe te pakesonte sa te ishte e mundur vleren e demit.

- Ne rigjykim duhet te hetohet gjithashtu nese ky lloj druri mund te tregtohej edhe per perdorim tjeter te ndryshem nga ai i destinuar fillimisht, nese po, cili ka qene tregu dhe çmimi dhe nga keto shitje sa do te ishte pakesuar demi.

Ne baze te Nenit 486 te K.Pr.C. (zbatimi i detyrueshem i udhezimeve), gjykata qe gjykon çeshtjen eshte e detyruar te zbatoje udhezimet dhe konkluzionet e Gjykates se Larte.

Duke ju referuar vendimit te gjykates se apelit (objekt i rekursit), konstatohet se nga ana e saj eshte ndryshuar ndergjyqesia duke u perjashtuar personi i trete A.T.K. nga procesi gjyqesor, si dhe eshte bere nje vleresim i ri i demit duke u zbatuar depozitat pa afat.

Lidhur me pikat e tjera per te cilat kjo çeshtje u dergua per shqyrtim gjykata nuk eshte shprehur, veprim i cili perben nje shkelje proceduriale qe e ben vendimin te cenueshem.

Lidhur me pretendimet e parashtruara ne rekurs, keto kane qene objekt i shqyrtimit gjyqesor dhe nga gjykata nuk jane pranuar, per pasoje kane rene ne dekadence.

Ne rrethanat e paraqitura, kur nuk jane zbatuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte, çeshtja duhet te dergohet perseri per rishqyrtim, me qellim qe te zbatohen ato detyra qe jane lene.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485§c te K.Pr.C.,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.326, date 11.03.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

çeshtjes per shqyrtim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 30.01.2007

62

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.31001-00567-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-126 i Vendimit (61)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Agron A.Lamaj KryesuesPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareArdian Dvorani AnetarFatos Lulo Anetar

ne daten 17.01.2007, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.31001-00567-00-2005 akti, qe u perket paleve :

PADITES: MAKSIM DIMITRESKU, ARBEN MECAJ, perfaqesuar nga Av.A.Nini

TË PADITUR: POLICIA E NDERTIMIT - DEGA TIRANE, DREJTORIA E POLICISE SE

NDERTIMIT, perfaqesuar nga Av. Shtetit Kadri Skera

OBJEKTI I PADISË:Shfuqizimin e aktit administrativ nr.35, date 21.08.2002

te Deges se Policise se Ndertimit Tirane dhe ate me nr.299, date 18.06.2003

te Drejtorise se Policise se Ndertimit Tirane.Detyrimin e pales se paditur per demin e shkaktuar

ne shumen 8.000.000 leke.Baza Ligjore: Neni 324 i K.Pr.Civile

dhe nenet 77, 82, 83 te ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Per urbanistiken”.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.320, date 30.01.2004, ka vendosur:Pranimin pjeserisht te kerkesepadise.

Anullimin e aktit administrativ, vendimit nr.35, date 21.08.2002 te Policise se Ndertimit Dega Tirane, i lene ne fuqi me vendimin nr.299, date 18.06.2003 te Drejtorise se Policise se Ndertimit.Detyrimin e pales se paditur te demshperbleje paditesin Maksim Dimitresku ne shumen prej 7.500.000 leke. Rrezimin e kerkeses se paditesit Arben Mecaj per demshperblim.

63

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.831, date 27.01.2005, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.320, date 27.01.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, kane ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tirane, e cila kerkon te prishet vendimi per keto shkaqe:

- Gjate gjykimit eshte vertetuar se me vendimin nr.162, date 10.08.2005, te K.K.K.Pronave, paditesit i eshte kthyer siperfaqja e truallit prej 108 m2, te cilin e ka rregjistruar ne hipoteke.

- Po keshtu eshte vertetuar se paditesi mbi kete siperfaqe trualli ka ndertuar nje godine dy kateshe, te cilen e ka vertetuar me vendim gjyqesor per vertetim fakti juridik dhe mbi kete baze, ka bere regjistrimin e saj ne hipoteke.

- Ndertimin e ketij objekti paditesi e ka bere pa leje ndertimi te organit kompetent shteteror dhe per kete shkak pala e paditur disa here ka nxjerre vendim per prishjen e objektit .

- Paditesi ka bere perpjekje per nxjerrjen e lejes se ndertimit, por nuk i eshte miratuar, per faktin se ndertimi ka qene mes pallatesh.

- Nga pala e paditur eshte nxjerre vendimi nr.35, date 21.08.2002 i lene ne fuqi me vendimin nr.299, date 18.6.2003 te Drejtorise se Policise se Ndertimit Tirane.

- Prishja e objektit eshte bere ne perputhje me kerkesat e ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken” dhe ligjin nr.8408, date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; Avokatin e Shtetit Kadri Skera, i cili kerkoi

prishjen e dy vendimeve dhe rrezimin e padise; avokatin e pales paditese Arqile Nini, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.831, date 27.01.2005 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte rrjedhoje e

moszbatimit te kerkesave te ligjit dhe si i tille duhet te prishet.Nga gjykimi ka rezultuar se, me vendimin nr.162, date 10.08.1995 te K.K.K.Pronave

Tirane, paditesit Maksim Dimitresku, nder te tjera i eshte njohur dhe kthyer paditesit truall i lire S1=108 m2 dhe S2=32 m2, mbi te cilin ka ndertuar nje godine 2 kateshe pa leje te organeve kompetente.

Me vendimin nr.35, date 21.08.2002 Policia e Ndertimit Dega Tirane ka vendosur prishjen e objektit te siperpermendur. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Drejtoria e Policise se Ndertimit me vendimin nr.299, date 18.06.2003.

Objekti i padise ne gjykim eshte shfuqizimi i akit administrativ nr.35, date 21.08.2002 te Deges se Policise se Ndertimit Tirane dhe ate me nr.299, date 18.06.2003 te Drejtorise se Policise se Ndertimit Tirane dhe detyrimin e pales se paditur per demin e shkaktuar nga prishja e objektit, ne baze te nenit 324 te K.Pr.Civile dhe neneve 77, 82, 83 te Ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken”.

Gjykata eshkalles se pare ka vendosur pranimin e pjesshem te kerkese padise, duke anulluar aktin administrativ nr.35, date 21.08.2002 te Policise se Ndertimit Dega Tirane, i lene

64

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

ne fuqi me vendimin nr.299, date 18.06.2003 te Drejtorise se Policise se Ndertimit dhe detyrimin e pales se paditur te demshperbleje paditesin Maksim Dimitresku ne shumen prej 7.500.000 leke, si dhe ka rrezuar padine e paditesit Arben Mecaj, per demshperblim.

Vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane, me arsyetimin se, ne veprimet e Policise se Ndertimit qe ne date 21.06.2006 ka prishur godinen 2 kateshe, te ndertuar nga paditesi Maksim Dimitresku ne truallin e tij prej 108 m2, per te cilin ka titull pronesie te regjistruar, konkurojne njeherazi gjithe elementet objektive e subjektive qe sjellin pergjegjesine civile simbas nenit 2 e 3 te ligjit “Per pergjegjesine jashtekontraktore te administrates shteterore”.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs Avokati i Shtetit, Zyra Vendore Tirane i cili pretendon se, prishja e objektit eshte bere ne perputhje me kerkesat e ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken” dhe ligjin nr.8408, date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”.

Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, gjykohet se eshte marre jo ne zbatim te kerkesave te ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken” , ligjit nr.8408, date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”, qe jane baza ligjore per zgjidhjen e mosmarreveshjes, si dhe te kerkesave te nenit 14 e 126 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i asaj gjykate prishet dhe çeshtja kthehet per rigjykim, duke udhezuar sa me poshte:

Ne zbatim te nenit 45 te ligjit “Per Urbanistiken”, çdo person fizik juridik, vendas ose i huaj qe do te ndertoje ne territorin e Republikes se Shqiperise, duhet te pajiset me leje ndertimi, si dokumentacion i vetem, ligjor mbi bazen e te cilit lejohet ndertimi. Ne kete dispozite te ligjit caktohen rregulla te posaçme ne lidhje me formen e kerkeses, per leje dokumentacionin teknik, etj., qe subjekti i interesuar detyrohet te plotesoje per fillimin e nje procedure te tille, per t’u paisur me pas me lejen e ndertimit.

Dispozitat e tjera vijuese te ligjit neni 50, etj., percaktojne ne menyre te detajuar organin kompetent qe shqyrton dokumentacionin e paraqitur, nga i interesuari proceduren perkatese, qe ndjek subjekti qe perfundon, me marrjen e nje vendimi per miratimin ose refuzimin e kerkeses, me arsyet perkatese.

Nga gjykata nuk rezulton qe gjate hetimit gjyqesor te jete analizuar nese jane zbatuar kerkesat e siperme qe dispozitat e ligjit caktojne nga subjekti i interesuar per t’u pajisur me leje per ndertim dhe nese, ka nje akt te nxjerre nga organi kompetent per miratimin ose jo te kerkeses per pajisje me leje ndertimi te subjektit te interesuar, ne lidhje me objektin e ndertuar.

Gjykata eshte mjaftuar vetem me nje shkrese te vitit 2000 te Bashkise Tirane, te administruar ne gjykim, pa u verifikuar me prova te tjera qe sqarojne zbatimin ose jo te kerkesave te percaktuara te ligjit ne lidhje me miratimin e lejes se ndertimit, plotesimin reciprok te detyrimeve te subjektit qe kerkon dhe organit te administrates, qe duhet te shprehe vullnetin e tij, ne lidhje me kerkesen e bere konform ligjit, per te konkluduar nese ndertimi eshte i ligjshem.

Sa siper te hetohet duke kerkuar dokumenta perkatese ne organin kompetent ne lidhje me zbatimin e nje procedure te tille ligjore, pas nje kerkese te subjektit per leje ndertimi. Nga paditesit, te cilet kane barren e proves, duhet te permbushen detyrimet proceduriale si pale qe kane filluar nje proces gjyqesor per t’i paraqitur gjykates provat qe mbeshtesin pretendimet e tyre se kane ndertuar nje objekt te ligjshem, qe i eshte prishur padrejtesisht nga nderhyrja e paligjshme e te paditures.

Ne varesi sa siper, pra te kryerjes nga paditesat, te nje ndertimi te kundraligjshem, ose jo do te konkludohet edhe ne lidhje me ligjshmerine e aktit administrativ dhe kompetencen, qe ligji

65

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

i njeh te paditures per te nderhyre, duke prishur nje ndertim te kundraligjshem, ne zbatim te nenit 3 te ligjit “Per policine e ndertimit”.

Nese provohet se akti administrativ i nxjerre, ne forme e permbajtje eshte marre ne kundershtim me kerkesat e sipercituara te ligjit, gjykata zgjidh njekohesisht edhe pasojat e tjera qe lidhen me paligjshmerine e aktit per rivendosjen e te drejtave te cenuara.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.831, date 27.01.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 30.01.2007

66

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.31001-00554-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-97 i Vendimit (62)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesArtan Hoxha AnetarPerikli Zaharia Anetar Irma Bala Anetare Fatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.01.2007 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: SHOQERIA “CONF. KREL” SHPK, në mungesë TË PADITUR: DREJTORIA E POLICISE ELEKTRIKE (DPE)

TIRANEPOLICIA ELEKTRIKE-DEGA E QARKUT FIER, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Shfuqizimin e akteve administrative te Policise Elektrike

Dega Fier nr.Pe 008945, date 19.04.2004 dhe te DPE Tirane nr.296, date 17.09.2004. Baza Ligjore: Ligji nr.8485, date 12.05.1999

“Kodi i Procedurave Administrative, ligji nr.8637, date 06.07.2000 “Per Policine Elektrike”,

neni 324 i Kodit te Procedures Civile (K.Pr.C.).

Gjykata e shkalles se pare Fier me vendimin nr.1718, date 20.12.2004 ka vendosur:Pranimin e padise se “Conf. Krel” shpk ndaj te paditurve Drejtoria e Policise Elektrike Tirane dhe Policia Elektrike, Dega e Qarkut Fier.Anullimin e akteve administrative, vendimit nr.296, date 17.09.2004 te Drejtorise se Policise Elektrike Tirane dhe procesverbalit te demit nr.Pe 008945, date 19.04.2004 te Policise Elektrike, Dega e Qarkut Fier.Detyrimin e te paditurve Drejtoria e Policise Elektrike Tirane dhe Policia Elektrike, Dega e Qarkut Fier t’i kthejne paditesit “Conf. Rel” shpk shumen 1.384.488 leke.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.413, date 07.10.2005 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1718, date 20.12.2004 te Gjykates se shkalles se pare Fier.

67

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Kunder ketij vendimi kane bere rekurs avokati i shtetit dhe pala e paditur, te cilat parashtrojne keto shkaqe per prishjen e tij:

Avokati te Shtetit:- Konkluzioni i gjykates se pala paditese ka paguar harxhimin e energjise ne baze te

matesit “spiun” te vendosur nga zona e shperndarjes se energjise elektrike Fier nuk qendron, pasi vendosja e ketij matesi behet me autorizim nga titullari dhe mbahet nje procesverbal, gje qe nuk eshte kryer. Mosrespektimi i ketij rregulli e ben te dyshimte matesin “spiun”.

- Mosmarrja ne konsiderate dhe mosvleresimi si prove i procesverbalit te mbajtur nga laboratori i Zones se Shperndarjes Elektrike Fier, pasi nuk ka te percaktuar se cili ka bere kete proces verbal dhe nuk ka firme, tregon njeanshmeri ne gjykimin e ceshtjes.

Drejtoria e Policise Elektrike Tirane:- Perllogaritjet e bera ne procesverbalin e demit jane konform kerkesave ligjore.

- Pretendimi i pales paditese se, konsumi i energjise elektrike eshte matur me mates “sipun” nuk qendrojne, pasi nje veprim i tille eshte i parregullt.

- Heqja e matesit te energjise elektrike nga reparti i paditesit dhe dergimi ne laborator nuk eshte bere ne perputhje me procedurat ligjore dhe nuk shoqerohet me dokumentacionin ligjor.

- Nuk mbahet parasysh fakti qe, laboratori i Zones se Shperndarjes Elektrike Fier ka leshuar procesverbal per matesin elektrik.

- Pala paditese ka paraqitur kunderrekurs, me te cilin ka kerkuar mospranimin e rekursit te paleve te paditura, sepse shkaqet e paraqitura prej tyre jane te ndryshme na ato qe kerkon neni 472 i K.Pr.C.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NPala paditese eshte person juridik qe ushtron veprimtari tregtare ne fushen e

konfeksioneve ne qytetin e Fierit. Divizioni i Shperndarjes Elektrike te Korporates Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) Fier ka instaluar nje mates (sahat) tre fazor te prodhimit kinez ne njerin prej reparteve te saj ne lagjen “16 Prilli”. Pas kalimit te 16 diteve nga instalimi i ketij matesi, pala paditese konstatoi nje harxhim energjie shume me te larte se norma mesatare mujore e harxhimit.

Me 14.10.2003 pala paditese ka njoftuar per te verifikuar situaten titullarin e Divizionit te mesiperm. Grupi i derguar nga ky i fundit instaloi paralel me matesin (sahatin) kinez, nje mates (sahat) “spiun” te tipit “ISKRA”, te kontrolluar ne laborator. Nga krahasimi rezultoi se, matesi kinez tregonte me teper harxhim energjie se matesi “spiun” i tipit “ISKRA”. Megjithate, nderrimi i matesit nuk u be menjehere, por pas nje periudhe 6 mujore,

Pala paditese i eshte drejtuar perseri Divizionit te Shperndarjes Elektrike te KESH me 18.03.2004. Faturat e energjise elektrike per periudhen 14.10.2003 deri me 02.04.2004 i ka paguar sipas matesit “spiun”.

68

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Me 02.04.2004 elektricistet e derguar nga Divizioni i Shperndarjes Elektrike te KESH bene ndryshimin e matesit kinez me ate “ISKRA”, te vendosur qysh para gjashte muajsh dhe mbajten procesverbalin perkates.

Me 19.04.2004 Policia Elektrike Fier ka bere nje procesverbal dёmi, sipas te cilit pala paditese duhet te paguaje shumen 1.384.488 leke si konsum energjie te pafaturuar, pasi sipas saj faturimi duhej te behej sipas matesit kinez dhe jo atij “ISKRA” te vendosur si mates “spiun” nga Divizioni i mesiperm i KESH.

Pala paditese eshte detyruar te beje pagimin e shumes se mesiperme ne llogarine e Policise Elektrike, me qellim per te mos pasur nderprerje te energjise elektrike dhe per te vazhduar veprimtarine e saj. Nderkohe ka ndjekur rrugen administrative te ankimit para Drejtorit te Policise Elektrike Tirane, i cili me vendimin nr.296, date 17.09.2004 ka lene ne fuqi demshperblimin e pales paditese ne shumen 1.384.488 leke.

Me pas pala paditese i eshte drejtuar gjykates, duke kerkuar shfuqizimin e akteve administrative te Policise Elektrike Dega Fier dhe Drejtorise se Policise Elektrike Tirane.

Gjykata e shkalles se pare ka pranuar padine, duke anulluar aktet administrative te mesiperme.

Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimn e gjykates se shkalles se pare. Ky kolegj i gjen vendimin e gjykates se apelit dhe ate te gjykates se shkalles se pare te

bazuar dhe te argumentuar ligjerisht.Sipas ligjit nr.8637, date 06.07.2000 “Per Policine Elektrike”, neni 3/b, policia elektrike

ushtron kontroll per mbrojtjen e rrjetit elektrik dhe te elementeve te tij nga nderhyrjet e demtimet e kryera pa lejen e ndermarrjeve shperndarese nga persona fizike e juridike.

Ne rastin ne gjykim me te drejte argumentohet nga gjykatat se, jemi perpara nje situate tjeter, pasi pala paditese rezulton te kete vepruar me lejen e ndermarrjes shperndarese dhe te mos kete shkaktuar ndonje dem ekonomik. Ajo ka paguar rregullisht faturat e energjise elektrike per periudhen 14.10.2003-02.04.2004, periudhe e instalimit te matesit “spiun” te energjise elektrike nga Divizioni i Shperndarjes Elektrike te KESH. Fakti i pranimit te pageses nga ky i fundit, si dhe korrektesia e pales paditese ne njoftimin e ndermarrjes elektrike, pranohet se e shmang pergjegjesine e pales paditese ne kete rast. Ne keto rrethana, kur demi nuk ekziston objektivisht dhe paditesi ka vepruar pa faj, gjykatat me te drejte kane pranuar padine, si te bazuar ne prova dhe ne ligj.

Nuk eshte pergjegjesia e pales paditese moskryerja e veprimeve, sipas nje procedure te caktuar, nga Divizioni i Shperndarjes Elektrike te KESH lidhur me vendosjen dhe heqjen e matesit (sahatit) te energjise elektrike.

Gjykata e apelit, ashtu sikurse gjykata e shkalles se pare, i ka dhene pergjigje prapsimit te pales se paditur lidhur me procesverbalin e verifikimit nga laboratori te matesit (sahatit) “kinez” te energjise elektrike. Ky procesverbal nuk mund te perbeje prove ne kuptim te nenit 253 te K.Pr.C., pasi nuk eshte ne formen e caktuar, nuk permban nenshkrimin e personit te ngarkuar dhe te autorizuar nga Zona e Shperndarjes Elektrike Fier.

Ne keto rrethana, veprimet e Policise Elektrike me te drejte jane konsideruar se vijne ne kundershtim me ligjin nr.8637, date 06.07.2000.

Pretendimet e pales se paditur te paraqitura ne rekurs jane te pambeshtetura ne ligj, prandaj nuk pranohen.

69

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.413, date 07.10.2005 te Gjykatës së Apelit Vlore.

Tirane, me 30.01.2007

70

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11241-00433-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-134 i Vendimit (63)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga :

Agron A. Lamaj KryesuesArtan Hoxha AnetarPerikli Zaharia Anetar Irma Bala Anetare Fatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.01.2007 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: KASTRIOT LIKA, në mungesë E PADITUR: MINISTRIA E RENDIT PUBLIK, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin per pagimin e demshperblimit per zgjidhjen e marredhenieve te punes.

Baza Ligjore: Nenet 32, 47/1 e 54 K.Pr.C.,neni 44 i Kushtetutes se Shqiperise,

neni 146/3 i Kodit te Punes.

Gjykata e shkallës së parë Kurbin me vendimin nr.438, date 11.11.2004 ka vendosur:Pranimin e padise.Detyrimin e pales se paditur Ministria e Rendit Publik Tirane, t’i paguaje paditesit Kastriot Lika demshperblim pagen bruto per 14 muaj, ne vleren qe ka patur ne momentin e nderprejes se marredhenieve te punes, me shumen 567.140 leke.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.964, date 06.10.2005 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.438, date 11.11.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Kurbin dhe rrezimin e padise, si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditesi, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykata e apelit ka gabuar, duke mos respektuar nenin 125 te Kodit Civil (K.C.), pasi gjykata nuk mund t’i hyje parashkrimit me nismen e vet.

- Me padine objekt gjykimi kam kerkuar shperblimin e demit per zgjidhjen pa shkaqe te arsyeshme te kontrates se punes. Ne kete rast nuk kemi te bejme me “gjë të gjykuar”, pasi vetem palet jane te njejta.

71

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NPaditesi ka punuar prane pales se paditur nga 21.03.2001 deri me 10.04.2002, si oficer i

policise gjyqesore. Ai ka kerkuar demshperblim per zgjidhjen e kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme, duke pretenduar se, pala e paditur ka nderprere marredhenien e punes ne menyre te njeaneshme,

Nga aktet e administruara ne dosje ka rezultuar se, paditesi edhe me pare ka kerkuar perpara Gjykates se shkalles se pare Kurbin, vec detyrimit te pales se paditur per t’i paguar pagen per periudhen 21.03.2001 - 10.04.2002 (periudhe ku paditesi kishte punuar, por nuk ishte paguar), edhe detyrimin per pagimin e shperblimit per zgjidhjen e marredhenies se punes dhe per kohen e pezullimit nga detyra. Kjo gjykate ka vendosur moskompetencen dhe kalimin e ceshtjes per komptetence gjykimi Gjykates se shkalles se pare Tirane. Kjo e fundit i ka pranuar padine per pagimin e pages se papaguar dhe i ka rrezuar padine per pagimin e shperblimit per zgjidhjen e marredhenies se punes dhe per kohen e pezullimit nga detyra. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit dhe ne kete menyre ka marre forme te prere.

Paditesi ka ngritur perseri padi para Gjykates se shkalles se pare Kurbin me objekt demshperblimin per zgjidhjen e kontrates se punes, duke e mbeshtetur rivendosjen e te drejtes se tij te shkelur, kete here, ne dispozitat e Kodit te Punes.

Gjykata e shkalles se pare ka pranuar padine, duke detyruar palen e paditur t’i paguaje paditesit demshperblimin, pagen bruto per katermbedhjete muaj, me arsyetimin se paditesi eshte larguar nga puna pa shkaqe te arsyeshme dhe pa respektuar afatin e njoftimit.

Gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka rrezuar padine me arsyetimin se, padia eshte paraqitur jashte afatit 180 ditor te parashikuar nga Kodit i Punes dhe se ne kete rast jemi para “gjësë së gjykuar”.

Ky Kolegj e gjen vendimin e gjykates se apelit te mbeshtetur ne ligj.Kjo gjykate me te drejte ka arsyetuar se, padia eshte ngritur tej afatit qe parashikon neni

146/2 i Kodit te Punes. Sipas kesaj dispozite, nese kontrata zgjidhet pa shkaqe te arsyeshme, punemarresi ka te drejte te ngreje padi kunder punedhenesit ne gjykate, brenda 180 diteve nga dita e perfundimit te afatit te njoftimit. Ne rastin kur motivi abuziv eshte zbuluar pas kalimit te ketij afati, punemarresi duhet te ngreje padine brenda 30 diteve nga dita e zbulimit te ketij motivi.

Rezulton se, si date e zgjidhjes se kontrates se punes midis paditesit dhe pales se paditur eshte konsideruar data 10.04.2002. Duke marre parasysh qofte afatin maksimal te njoftimit qe parashikon Kodi i Punes per kontraten e punes me periudhe te pacaktuar, ne mungese te ndonje marreveshje me shkrim nga palet per ndryshimin e tij, konstatohet se afati ligjor eshte tejkaluar.

Pretendimi i paditesit se, ne kete rast duhet te gjeje zbatim neni 125 i K.C., qe parashikon se parashkrimi i plotesuar nuk mund te merret parasysh nga gjykata me nismen e vet, nuk qendron.

Se pari, dizpozitat e K.C. nuk mund te gjejne zbatim te drejtperdrejte ne marredheniet e punes, perderisa Kodi i Punes nuk i ka perfshire ne fushen e zbatimit te tij dhe palet nuk kane pasur ndonje marreveshje me shkrim per kete.

Se dyti, nisur nga natyra e marredhenieve te punes dhe nga pasojat e ndersjellta qe sjell per palet zgjidhja e kontrates pa shkaqe te arsyeshme, gjykata nuk mund te mos e marre ne konsiderate respektimin e kesaj kerkese ligjore.

72

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nga ana tjeter, gjykata e apelit ka konstatuar se, kerkimi per demshperblimin e paditesit per zgjidhjen e kontrates se punes eshte shqyrtuar me pare nga Gjykata e shkalles se pare Tirane dhe eshte rrezuar dhe vendimi ka marre forme te prere..

Ne keto kushte, konstatimi i “gjësë së gjykuar” pranohet si nje tjeter shkak per rrezimin e padise.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.964, date 06.10.2005 te Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tirane, me 30.01.2007

73

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11213-00104-00-2005 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-133 i Vendimit (64)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Agron A.Lamaj KryesuesPerikli Zaharia AnetarFatos Lulo AnetarIrma Bala AnetarEvjeni Sinoimeri Anetar

ne sencen gjyqesore te dates 30.01.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr. 00104 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: SHADIJE SULA, ne mungese I PADITUR: SHYQYRI SHKOZA, LUTFIJE NAZJA

SADETE LILANI, DYLBER BASHA, perfaqesuar nga Av. Haki Kraja

PERSON I TRETË: ZYRA E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTESHME TIRANE 1, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:

Konstatim i pavlefshmerise absolute i kontratave te dhurimit nr.407/288, date 08.05.1971 dhe nr.1, date 13.01.1973 .Baza Ligjore: Nenet 32/a, 253, 260, 277/a te K.Pr.C.,

neni 7 i LVJD nr.2359, date 15.11.1956, Neni 92/a i K.Civil, neni 35 i Ligjit nr.7843, date 03.07.1994

“Per rregjistrimin e Pasurive te Paluajteshme”.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.2612, date 26.05.2004, ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.340, date 16.03.2005 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.2612, date 26.05.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese Shadije Sula, e cila kerkon te prishet vendimi per keto shkaqe:

- Te dy vendimet e mesiperme jane rrjedhoje e mosrespektimit te ligjit dhe te zbatimit te gabuar te tij.

74

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

- Gjykata nuk ka vleresuar drejt provat e administruara ne seancat gjyqesore.- Ne aktin e pjestimit nr.6044/1677, date 23.10.1953, noteri ka bere shenimin se kjo

kontrate pasi u kendua me ze te degjueshem, u nenshkrua prej meje, deshmitareve dhe Islam, Shyqyri e Sadete Shkoza, ndersa nuk u nenshkrua prej Muharremit e Maje Shkoza dhe Shadije Sula, mbasi nuk dine te shkruajne.

- Veprimi juridik eshte kryer konform kerkesave te nenit 3 te ligjit nr.2359, date 15.11.1956, duke pasqyruar ne te faktin e nenshkrimit te kontrates nga deshmitaret per personat qe nuk dine te shkruajne.

- Ndersa ne kontraten e dhurimit nr.407/288, date 08.05.1971, per Shadijen eshte bere nje shkarravine ne formen e “SH” permbysur, ndersa per Majen ka nje nenshkrim.

- Ndersa ne kontraten e dhurimit e lidhur me nr.29/22, date 13.01.1973, rezulton se ne vend te Maje Shkozes, nenshkruhet nga deshmitari Perikli Borova.

- Gjykatat, ne vend qe te caktonin nje ekspert daktilografist, e moren persiper vete kete detyre duke marre mostra nga paditesja dhe beri krahasimin e tyre, duke e menjanuar ekspertin e kesaj fushe.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; perfaqesuesin e pales se paditur Av. Haki

Kraja, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i gjykates se apelit eshte marre ne zbatim te ligjit, si i tille duhet te lihet ne fuqi. Me padine ne gjykim, paditesja Shadije Sula, ka kerkuar pavlefshmerine e kontrates se

dhurimit nr.407 rep., 288 kol., date 08.05.1971. Sipas paditeses kontrata e dhurimit ne te cilen ajo ka qene ne cilesine e dhurueses, se bashku me dhurues te tjere, me te cilet ka lidhje gjinie, eshte e pavlefshme, pasi nuk eshte nenshkruar prej saj dhe se ajo nuk ka shprehur vullnetin e saj per dhurimin.

Me kontraten e siperme te dhurimit rezulton se, ka fituar pronesine mbi sendin e paluajteshem objekt dhurimi, Maje Shkoza, gruaja nga martesa e dyte e babait te paditeses Shadije. Me 13 Janar 1973 me akt tjeter noterial, Maje Shkoza, pasurine e fituar me dhurim ne vitin 1971, ja dhuron djalit te saj Islam Shkoza.

Paditesja Shadije, duke kundershtuar vlefshmerine e aktit te dhurimit te vitit 1971, pretendon se, edhe kontrata tjeter e dhurimit e vitit 1973 eshte e pavlefshme, pasi sipas paditeses, dhuruesja Maje nuk ka fituar pronesine per shkak te kontestimit te nenshkrimit te kontrates se dhurimit te vitit 1971 nga ana e saj si dhuruese dhe se vete pranuesja e dhurimit nuk ka nenshkruar ne ate kontrate.

Sa siper, eshte kerkuar pavlefshmeria e dhene e veprimit juridik tjeter, dhurimit te vitit 1973 per te njejten prone.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2612, date 26.05.2004, ka vendosur rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj, vendim ky i lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.340, date 16.03.2005.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesja Shadije Sula, e cila nder te tjera pretendon se, gabimisht nga gjykatat jane nxjerre konkluzione se kontratat e dhurimit objekt gjykimi jane te rregullta, kur pretendimi se nuk jane nenshkruar nga Shadije Sula, si dhuruese nuk eshte verifikuar, duke marre mendim eksperti.

75

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, gjykon se, nga gjykata e apelit drejt eshte konkluduar se, kontrata e dhurimit te vitit 1971 dhe 1973 te kundershtuar me padi si te pavlefshme, nuk jane te tilla, pasi ato plotesojne kushtet qe ligja kerkon per vlefshmerine e veprimit juridik.

Veprimet juridike te dhurimit, nuk ka rezultuar nga gjykimi te jete provuar se jane ne kundershtim me ligjin, haptazi ne dem te shtetit apo me qellim mashtrimi te ligjit, siç parashikonte ligji i kohes se kryerjes se veprimeve juridike LVDJ nr.2359, date 15.11.1956 neni 7, 8 e vijues. Perkundrazi nga gjykimi ka rezultuar se ato veprime plotesojne kushtet qe ligja kerkon per vlefshmerine e veprimeve juridike me te cilat kalohet pronesia mbi sendet e paluajteshme, siç eshte dhe dhurimi.

Ka rezultuar se, veprimet juridike jane bere me akte noteriale ku palet ne cilesine e dhuruesave perfshire dhe paditesen Shadije, kane shprehur vullnetin e tyre para nje zyre noteriale per dhurimin e sendit te paluajteshem objekt dhurimi pranueses se dhurimit, Maje Shkoza.

Veprimi juridik nuk ka rezultuar se, eshte kryer nga persona te pazote per te vepruar per shkak semundje, a zhvillim mendor te mete, qe nuk kane patur ndergjegje dhe vetedijen e veprimeve qe kryejne, as nuk eshte provuar se ka ndodhur ndonje nga kushtet e tjera qe ligji cakton per pavlefshmerine e veprimeve juridike, si mashtrimi, lajthimi, kanosje, etj., (neni 7 e vijues i LVJD).

Siç me te drejte eshte analizuar nga gjykata e apelit, pretendimi i ngritur ne rekurs ne lidhje me kontestimin e nenshkrimit nuk perben shkak ligjor per pavlefshmerine e tyre, pasi nuk eshte provuar falsiteti i aktit noterial te kerkuar, te deklarohet ose te konstatohet i pavlefshem dhe kur nuk ka provuar, asnje nga shkaqet e tjera, qe ligji kerkon per pavlefshmerine e veprimeve juridike.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.340, date 16.03.2005 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 30.01.2007

76

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.11111-01338-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-360 Vendimit (81)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesPerikli Zaharia AnetarArdian Dvorani AnetarIrma Bala AnetareFatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 17.01.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËSE: SHYQYRIJE ZAMAJ, ne mungeseTË PADITUR: HAVA, SYRIHA, HALIM, SHAQIR,

FLUTURA BARBULLUSHI, ne mungeseK.K.K.PRONAVE QARKU SHKODER, ne mungese

OBJEKTI: Ndryshim vendimi i K.K.K.P.,

detyrim per njohje pronar, ne baze te Neneve 32 te K.Pr.C.

dhe 296, 349 te K.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.535, date 16.03.2006 ka vendosur:Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes dhe kalimin e saj per ndjekje te rruges administrative prane Komitetit Shteteror te K.K.K.Pronave. Pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesja, e cila me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se praktika e Gjykates se Larte ne çeshtje te tilla ka pranuar juridiksionin gjyqesor, kerkon prishjen e vendimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron A. Lamaj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne

teresi çeshtjen;

77

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

V Ë R E N Paditesja me pretendimin se eshte pronare e truallit, i cili me vendim te anes se paditur i

eshte njohur ne pronesi Familjes Barbullushi, ka kerkuar gjyqesisht kundershtimin e ketij vendimi.

Gjykata e rrethit me vendimin e saj ka arsyetuar se me miratimin e Ligjes nr.9235, date 29.07.2004 per kthimin dhe kompensimin e pronave, si organ kompetent per shqyrtimin e vendimeve te tilla eshte pikerisht organi administrativ, Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te pronave. Per pasoje ajo ka nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin nr.4, date 24.03.2005 kane arsyetuar se:

Pavarsisht nga momenti i rregjistrimit te çeshtjes per gjykim ne te gjitha rastet kur padia per kundershtimin e vendimit te K.K.K.Pronave eshte ngritur nga persona te tjere qe kane fituar te drejta pronesie mbi pronat e trajtuara nga ky vendim, eshte gjykata ajo qe ka juridiksionin per shqyrtimin e ketyre çeshtjeve.

Ne zbatim te ketij vendimi konstatohet se vendimi i dhene nga gjykata e rrethit eshte ne kundershtim me ligjen dhe si i tille vendimi duhet te prishet dhe çeshtja te kaloje per shqyrtim prane Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder, per t’i dhene pergjigje pretendimeve te ngritura nga paditesja.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 62 te K.Pr.C.,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.535, date 16.03.2006 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Shkoder dhe

dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit prane asaj gjykate.

Tirane, me 17.01.2007

78

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

ÇËSHTJE PENALE

79

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.716/400 i Regj. ThemeltarNr.1 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 10.01.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: VALTER FILE

A K U Z U A R:Për veprën penale të mashtrimit në bashkëpunim 5 herë,

parashikuar nga neni 143-25 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.449, date 20.06.2002 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Valter File, per vepren penale te mashtrimit te kryer ne bashkepunim ne 5 raste dhe ne baze te nenit 143-25 te Kodit Penal e denon me dy vjet per secilin rast.Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te Kodit Penal e denon perfundimisht me 4 (kater) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.475, date 18.09.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.449, date 20.06.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Valter File, sepse nuk vertetohet qe vepra te jete kryer prej tij.

Gjykata e Lartë me vendimin nr.663, date 22.12.2004, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.475, date 18.09.2003 te Gjykates se Apelit Tirane per zbatim te gabuar te ligjit proçedural dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.848, date 09.12.2005 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.449, datë 20.06.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit nr.848 date 09.12.2005 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka bërë rekurs i gjykuari Valter File, nëpërmjet mbrojtësit të tij, për shkaqet:

80

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

- Të dy vendimet janë hapur të pabazuar, si rezultat i zbatimit të gabuar të ligjit penal (material) dhe i vlerësimit të njëanshëm dhe jo të drejtë të provave të administruara.

- I Gjykuari aktivitetin e tij e ka ushtruar në bazë të një akti ligjor duke vepruar brenda kompetencave të përcaktuara në kontratë. I gjykuari nuk ka konsumuar veprën penale për të cilën akuzohet pasi nuk ka qenë ai qe ka hapur agjensinë për punësimin e emigrimin e njërëzve, por këtë e kanë bërë persona të tjerë, të cilët janë shtetasja kanadeze Monique Dam Seaux dhe shtetasi austriak Grigor Kraft.

- Nga hetimi dhe gjykimi rezulton se i gjykuari Valter nuk është autor i prodhimit të formularëve.

- Hetimi dhe gjykimi i çështjes nuk ka vërtetuar asnjë marrëveshje bashkëpunimi mes përfaqësueses kanadeze që u përmend më sipër me të punësuarin Valter File për të mashtruar qytetarët shqiptarë.

- Nuk është bërë asnjë hetim rreth shtetasve kanadeze dhe austriake, marrëdhënieve në mes tyre dhe shtetasit shqiptar Valter File.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; avokatin Remzi Kruja, qe kerkoi pishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes; si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

V Ë R E NSe vendimet e te dyja gjykatave jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit procedurial

penal dhe si te tilla duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Tirane.

Në vitin 1998, i pandehuri Valter File ka hapur një agjesi udhetimesh (filial i Shoqërisë “Kurier” K.94, me presidente shtetasen kanadeze Monique Dam Seaux, me te cilen ka dhe nje kontrate ku i gjykuari Valter eshte i punesuar ne pozicionin e Drejtorit te filialit). Kjo shoqëri do të sherbente për punësimin e personave që dëshironin të shkonin në Kanada. Për personat që dëshironin një gjë të tillë janë përpiluar dhe nënshkruar kontrata, ku nga ana e zyrës që drejtonte i gjykuari është përpiluar një tallon rregjistrimi për secilin klient kundrejt pagesës 1800 lekë. Pas rregjistrimit personat e interesuar për punësim janë paraqitur prane av. Sotiraq Nushi dhe noterit Nikolla Cama dhe kanë firmosur aktmarreveshjet në formen e kontratave tip.

Më pas, nga ana e të gjykuarit, të dëmtuarit janë porositur që kur te lajmëroheshin për udhëtimin drejt Kanadasë, duhet të prisnin biletat e avionit prane agjencisë së udhetimeve “Travell Agency”, ku do të kontaktonin me titullarin e kësaj axhensie, shtetasin austriak Grigor Kraft dhe nëpërmjet kësaj agjensie do të realizohej udhëtimi me avion charter në itinerarin Tiranë Toronto-Montreal, kundrejt shumës perj 918 USD.

Pasi është realizuar ky proces për 11 personat e parë, i gjykuari së bashku me shtetasin austriak nuk kanë kontaktuar me me të dëmtuarit, duke u larguar pa lënë adresë, prandaj pesë prej tyre kanë bërë kallëzim për të gjykuarin Valter File.

Duke vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale, te dyja gjykatat, mbeshtetur ne prova te pa shqyrtuara ne seance gjyqesore, kane vendosur te deklarojne fajtor dhe denojne te gjykuarin per vepren penale te vjedhjes me ane te mashtrimit.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se vendimet e gjykatave duhet te prishen, ceshtja te kthehet per rishqyrtim me qellim qe gjate rigjykimit ne shkalle te pare, cdo prove t’i

81

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

nenshtrohet shqyrtimit dhe cmuarja e tyre te behet sipas bindjes se formuar pas shqyrtimit te tyre ne teresi.

Nga ana e te dyja gjykatave, eshte pranuar si i vertete fakti qe i gjykuari ka qene i punesuar prane nje firme me emertimin “Kurier K.94”. Si ne dosjen hetimore, ashtu edhe ne ate gjyqesore, nuk eshte administruar asnje prove per ekzistencen e kesaj firme, nese eshte e regjistruar ne regjistrin tregtar, cilet jane ortaket, cili eshte objekti dhe nese ne objektin e kesaj shoqerie ka qene i parashikuar edhe ndermjetesimi per punesim jashte shtetit i qytetareve shqiptare. Po keshtu, edhe pse gjykatat kane pranuar se i gjykuari ka patur lidhje me agjensine e udhetimeve “Travell Agency”, ne dosjen gjyqesore nuk rezulton te jete provuar nese kjo agjensi ka ekzistuar, si dhe ku ka qene e regjistruar, cilet kane qene ortaket dhe objekti e te dhena te tjera te kesaj natyre, te cilat do jene prova qe do te cmohen nga gjykata ne perfundim te gjykimit.

Dhe pse nga ana e organit te akuzes jane kerkuar nepermjet Interpolit te dhena lidhur me firmen kanadeze “Curier K.94”, pergjigja e kesaj kerkese nuk rezulton te jete e administruar ne dosje, ku ndodhet vetem nje shkrese me ane te te ciles kerkohen te dhena plotesuese.

Gjykatat, ne pjesen arsyetuese te vendimit, kane pranuar si te vertete faktin qe i gjykuari ka perpiluar dhe plotesuar disa formulare me ngjyre jeshile dhe disa tollona regjistrimi, por pa ja nenshtruar shqyrtimit se cfare origjine kane ato, nese jane prodhuar nga i gjykuari, apo kane ardhur nga jashte. Plotesimi i ketyre detyrave, si dhe marrja e spjegimeve dhe pretendimeve nga vete i gjykuari do te qartesojne nje nga elementet kryesore perberes te vepres penale te vjedhjes me ane mashtrimi e pikerisht anen subjektive te te gjykuarit ne kryerjen e kesaj vepre.

Nga provat e shqyrtuara ne gjykimet e mepareshme, eshte vertetuar se te demtuarit i kane cuar leket tek agjensia e udhetimeve “Travell Agency” dhe i gjykuari eshte akuzuar sikur ne bashkepunim me persona te tjere ka realizuar vjedhjen e tyre. As ne dosjen gjyqesore dhe as ne ate hetimore nuk rezulton te jete akuzuar ndonje person tjeter si bashkepunetor me te gjykuarin dhe vete gjykatat, duke e denuar te gjykuarin dhe sipas nenit 25 te K.Penal, nuk kane qene ne gjendje te sqarojne se cilet jane bashkepunetoret dhe cili ka qene roli apo marreveshja mes tyre. Nderkohe nuk eshte bere e mundur qe te verifikohen veprimet kontabile te “Travell Agency”, nese ne periudhen ne fjale ka bere levizje bankare brenda dhe jashte vendit apo ne emer te te gjykuarit, sa kane qene keto, etj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.P.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.848, date 09.12.2005 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit

nr.449, date 20.06.2002 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 10.01.2006

82

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

MENDIMI I PAKICËSNë vendimin nr.1, datë 10.01.2007 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.Ne, gjyqtarët e pakicës, nuk jemi dakord me vendimin e shumicës së anëtarëve të trupit

gjykues të Kolegjit Penal me të cilin janë prishur dy vendimet (vendimi 848 /0912.2005 i gjykatës së apelit dhe 449/20.06.2002 i Gjykatës së shkallës së parë Tiranë) dhe aktet i janë kthyer, për rishqyrtim, Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për shkaqet e mëposhtëme:

Shumica, ndër detyrat për t’u kryer në rigjykim, nga gjykata e shkallës së parë, ka vënë verifikimin e disa momenteve si, nëse është rregjistruar firma ″Kurier K.94″ në Rregjistrin Tregtar, ortakët dhe objekti i saj, si dhe nëse ekzistonte firma tjetër ″Travell Agency″ dhe të dhëna të tjera rreth saj, në një kohë kur, nga aktet rezulton e provuar që për një rrethanë të tillë nuk ka patur asnjë pretendim. Përkundrazi, ka rezultuar e provuar me dëshmitarë dhe me prova shkresore që i gjykuari Valter File ka kryer veprime mashtruese në dëm të një numri të madh qytetarësh (rreth 250 vetë; 11 prej të cilëve bënë kallëzim penal), madje, fakti i kryerjes së veprimeve me këta persona për gjoja sigurimin e vizës, udhëtimin dhe punësimin për në Kanada (si dhe marrjen e parave për këto lloj ″shërbimesh″), nuk eshtë mohuar në asnjë fazë të proçesit penal as nga mbrojtësi i të gjykuarit.

Kështu që, rezultatet e kryerjes së këtyre verifikimeve nga ana e gjykatës, sipas mendimit të pakicës, nuk ka kurrfarë lidhjeje me akuzën për të cilën ai është deklaruar fajtor dhe dënuar, veçse do të sjelle zvarritje me pasoja të dëmshme për çështjen.

Në një kohë kur, sipas kërkesës për gjykim, nga ana e prokurorisë është kërkuar që, për akuzën e mashtrimit, të gjykohet vetëm i quajturi Valter File, pa kurrfarë lidhjeje, është edhe administrimi (që kërkohet nga pakica) i përgjigjes së kërkesës për të dhënat rreth firmës Kanadeze ″Kurier K.94″.

Në vijim, meqënëse gabimisht, gjykatat kanë pranuar se vepra është kryer në bashkëpunim, në kushtet kur i gjykuari është dërguar për t’u gjykuar i vetëm, vetë Kolegji Penal, (sikundër me të drejtë ka vepruar në një numër të konsiderueshëm rastesh analoge, në vijimësi vitet e fundit), mund dhe duhej të bënte ndreqjen e nevojshme, duke hequr aplikimin ndaj tij të dispozitës së nenit 25 të K.Penal.

Kurse, përsa i përket dëgjimit të shpjegimeve të vetë të gjykuarit, që është vënë si detyrë për rigjykimin, në një kohë kur, gjatë gjithë kohës ai ka qënë në mungesë dhe në dosje nuk ndodhet ndonjë akt për ekzekutimin e vendimit me burgim, pakica mendon se ky duhet të jetë një lapsus.

Veç kësaj, pavarësisht nga sa u parashtruan më lart për bazueshmërinë në ligj dhe në aktet e dosjes të vendimit të shumicës, i papranueshëm, për pakicën, është edhe dërgimi i akteve në gjykatën e shkallës së parë. Kjo sa për faktin që, ato që shumica i konsideron detyra të nevojshme e për t’u kryer, mund të realizoheshin fare mirë dhe nga gjykata e apelit, aq edhe për faktin që kjo çështje është duke u gjykuar dhe rigjykuar, disa herë që në vitin 2001 dhe kthimi në gjykatën e shkallës së parë, zvarritjeve të deritanishme, u shton edhe një shkak tjetër për zvarritje të tjera të panevojshme.

Përfundimisht, pakica është e mendimit që, si vendimi i Gjykatës së shkallës së parë, ashtu edhe ai i Gjykatës së Apelit Tiranë, duhej të liheshin në fuqi.

Ylvi Myrtja Spiro Spiro

83

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.1138/430 i Regj.ThemeltarNr.2 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarGani Dizdari AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 10.01.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

TË PANDEHURVE: HYSNI DERVISHI, SPARTAK SAGERI,ADRIATIK SEJAZI, ROLAND HASANI, SULEJMAN SULEJMANI, SHKELZEN SULEJMANI, KASTRIOT FEJZO

A K U Z U A R:Dy here per vepren penale te vrasjes me paramendim

dhe pese here per vrasje te kryer ne bashkepunim mbetur ne tentative,

parashikuar nga nenet 78/2 e 78, 22 e 25 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Kolonje, me vendimin nr.18, date 13.12.2002, ka vendosur:1. Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal ta denoje me 25 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra dhe ne baze te nenit 76 te K.Penal ta denoje ate me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra dhe ne baze te neneve 76 e 22 te K.Penal ta denoje me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal, denimin e tij me 20 vjet burgim.

84

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari dhe ne baze te nenit 76 e 22 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Hysni Dervishi me 25 vjet burgim.2. Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal ta denoje me 25 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra dhe ne baze te nenit 76 te K.Penal ta denoje ate me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri, per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra dhe ne baze te neneve 76 e 22 te K.Penal ta denoje me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal denimin e tij me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri, per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari dhe ne baze te nenit 76 e 22 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Spartak Sageri me 25 vjet burgim.3. Deklarimin fajtor te te pandehurit Adriatik Sejati per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal ta denoje me 22 vjet burgim.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Adriatik Sejati per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra te parashikuar nga neni 76 te K.Penal.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Adriatik Sejati, per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra, parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.Penal.Deklarimin fajtor te te pandehurit Adriatik Sejati per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal denimin e tij me 20 vjet burgim.

85

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Adriatik Sejati, per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari, parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.Penal.Deklarimin fajtor te te pandehurit Adriatik Sejati, per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Adriatik Sejati, per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Adriatik Sejati me 22 vjet burgim.4. Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal e denoi me 22 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra dhe ne baze te nenit 76 te K.Penal ta denoje ate me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra dhe ne baze te neneve 76 e 22 te K.Penal ta denoje me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal denimin e tij me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari dhe ne baze te nenit 76 e 22 te K.Penal e denon me 22 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Roland (Lorant) Hasani me 22 vjet burgim.5. Deklarimin fajtor te te pandehurit Sulejman Sulejmani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal ta denoje me 20 vjet burgim.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Sulejman Sulejmani per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra, te parashikuar nga neni 76 i K.Penal.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Sulejman Sulejmani, per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra, parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.Penal.Deklarimin fajtor te te pandehurit Sulejman Sulejmani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal denimin e tij me 20 vjet burgim.

86

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Sulejman Sulejmani per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari, parashikuar nga nenet 76 e 22 te K Penal.Deklarimin fajtor te te pandehurit Sulejman Sulejmani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Sulejman Sulejmani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal denon me 20 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Sulejman Sulejmani me 20 vjet burgim.6. Deklarimin fajtor te te pandehurit Shkelzen Sulejmani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal ta denoje me 22 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Shkelzen Sulejmani, per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra dhe ne baze te nenit 76 te KPenal ta denoje ate me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Shkelzen Sulejmani per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra dhe ne baze te neneve 76 e 22 te K.Penal ta denoje me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pannehurit Shkelzen Sulejmani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal denimin e tij me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Shkelzen Sulejmani per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari dhe ne baze te nenit 76 e 22 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Shkelzen Sulejmani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Shkelzen Sulejmani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Shkelzen Sulejmani me 22 vjet burgim.7. Deklarimin fajtor te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal ta denoje me 21 vjet burgim.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra, te parashikuar nga neni 76 te K.Penal.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Kastriot Fejzo, per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra, parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.Penal.Deklarimin fajtor te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal denimin e tij me 20 vjet burgim.

87

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari, parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.Penal.Deklarimin fajtor te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/2, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te K.Penal, e denon perfundimisht te pandehurin Sulejman Sulejmani me 21 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr. 51, date 16.04.2003, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.18, date 13.12.2002 te Gjykates se shkalles se pare Kolonje dhe kthimin e akteve Gjykates se shkalles se pare Korçe.

Gjykata e Larte, me vendimin nr. 70 date 04.02.2004 ka vendosur :Prishjen e vendimit nr.51, date 16.04.2003 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Pasi ka perseritur pjeserisht shqyrtimin gjyqesor, duke pyetur deshmitaret e kerkuar nga mbrojtja e te gjykuarve, ne perfundim,

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.27, date 23.02.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit penal nr.18, date 13.12.2002 te Gjykates se shkalles se pare Kolonje si me poshte:Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi, per kryerjen e vepres penale te vrasjes ne rrethana cilesuese ne bashkepunim, parashikuar nga neni 79/dh e 25 te K.Penal per shtetasit Ilirjan Arapi dhe Nako Skupra dhe te mbetur ne tentative per shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi e Shaban Koxhaj dhe denimin e tij me 22 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per kryerjen e vepres penale te vrasjes ne rrethana cilesuese ne bashkepunim, parashikuar nga neni 79/dh e 25 te K.Penal per shtetasit Ilirjan Arapi dhe Nako Skupra dhe te mbetur ne tentative per shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi e Shaban Koxhaj dhe denimin e tij me 22 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Adriatik Sejati per kryerjen e vepres penale te vrasjes ne rrethana cilesuese ne bashkepunim, parashikuar nga neni 79/dh e 25 te K.Penal per shtetasit Ilirjan Arapi dhe Nako Skupra dhe te mbetur ne tentative per shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi e Shaban Koxhaj dhe denimin e tij me 20 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland Hasani, per kryerjen e vepres penale te vrasjes ne rrethana cilesuese ne bashkepunim, parashikuar nga neni 79/dh e 25 te K.Penal per shtetasit Ilirjan Arapi dhe Nako Skupra dhe te mbetur ne tentative per shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi e Shaban Koxhaj dhe denimin e tij me 22 vjet burgim.

88

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Deklarimin fajtor te te pandehurit Kastriot Fejzo, per kryerjen e vepres penale te vrasjes ne rrethana cilesuese ne bashkepunim, parashikuar nga neni 79/dh e 25 te K.Penal per shtetasit Ilirjan Arapi dhe Nako Skupra dhe te mbetur ne tentative per shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi e Shaban Koxhaj dhe denimin e tij me 20 vjet burgim.Prishjen e vendimit dhe pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurve Sulejman Sulejmani dhe Shkelzen Sulejmani.Vuajtja e denimit per te pandehurit Hysni Dervishi, Spartak Sageri, Adriatik Sejati, Roland Hasani dhe Kastriot Fejzo do te kryhet ne burg te sigurise se larte.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe, ka paraqitur rekurs prokurori, i cili ka kerkuar prishjen e tij per shkaqet:

- Gjykata ka gabuar, duke e cilesuar vepren penale te kryer nga te gjykuarit si vrasje ne rrethana cilesuese. Kjo pasi, ne momentin kur ka ndodhur ngjarja (qershor 1997), neni 79 i K.Penal nuk parashikonte vrasjen kunder dy ose me shume personave. Ndryshimet ne dispoziten e siperpermendur jane bere ne vitin 2001, me ligjin nr.8733. Pra gjykata e apelit ka shkelur nenin 3/3 te K.Penal.

- Gjykata e apelit ka gabuar duke e deklaruar te pafajshem te gjykuarin Shkelzen Sulejmani, pasi nuk ka respektuar kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale “Per vleresimin e provave”.

- Ndryshe nga sa arsyeton gjykata e shkalles se pare, ne veprimet e kryera nga te gjykuarit ekziston paramendimi.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe, ka paraqitur rekurs mbrojtesi i te gjykuarit Adriatik Sejati, i cili ka kerkuar prishjen e tij per shkaqet:

- Gjykatat kane pranuar se i gjykuari Adriatik, nga taraca e hotel “Boroves” ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te viktimave qe ndodheshin ne godinen e Bashkise Erseke, nderkohe qe nisur nga pozicioni i ketyre dy godinave dhe largesia e tyre kjo rezulton e parealizueshme.

- Arritja e ketij konkluzioni te gabuar nga gjykatat ka ardhur nga mosrespektimi i kerkesave te nenit 152 te K.Pr.Penale “ Per çmuarjen e provave”.

- Gjykata, ne kundershtim me nenin 380 te K.Pr.Penale, nuk ka arsyetuar ne vendim pse nuk i pranon provat e kunderta. Sipas akt ekspertimit balistik, asnje prej 45 gezhojave te gjetura ne vendngjarje, nuk jane qitur prej armes qe ky i gjykuar mbante si polic. Gjykatat vetem kane aluduar se ai mund te kete perdorur arme tjeter ate dite, pa e bazuar kete ne asnje prove, por vetem referuar faktit qe ne ate kohe armet kane qene me shumice ne qarkullim.

- Ne vendimin e gjykates nuk arsyetohet motivi dhe qellimi i te gjykuarit Adriatik per kryerjen e vepres penale per te cilen akuzohet.

- Nuk eshte kryer hetim i plote dhe i gjithanshem. Nuk eshte hetuar fakti nese te demtuarit Alfred Shehu, Arben Arapi, Shaban Koxhaj dhe viktima Ilirjan Arapi nga njera ane dhe Nako Skupra, Taqo Skupra nga ana tjeter, te kene qelluar njeri- tjetrin ne menyre aksidentale, nderkohe qe vete gjykatat pranojne se ata kane qene te armatosur .

89

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe, ka paraqitur rekurs mbrojtesi i te gjykuarit Spartak Sageri, i cili ka kerkuar prishjen e tij per shkaqet:

- Ndryshe nga sa pranojne gjykatat, rezulton e provuar se viktima Spartak Sageri nuk ka qene i armatosur me arme zjarri. Gjykatat, deklarimet e shtetasve Taqo Skupra dhe Flamur Gruda se fillimisht kane qelluar vellezerit Sulejmani dhe i gjykuari Spartak Sageri, i marrin per baze per deklarimin fajtor te ketij te fundit, nderkohe qe per te gjykuarit Shkelzen dhe Sulejman nuk i vlereson si te verteta. Pra gjykata, ne kundershtim me nenin 152 te K.Pr.Penale, ka çmuar te njejten prove ne menyra te ndryshme.

- Gjykatat nuk kane respektuar nenin 380 te K.Pr.Penale. Ato kane arsyetuar ne vendim motivin e qellimin e te gjykuarit Spartak per vrasjen e viktimes, pasi ka rezultuar e provuar se midis tyre nuk ka ekzistuar asnje konflikt si dhe nuk eshte bere debat diten e ngjarjes. Nuk jane arsyetuar dhe analizuar ne menyre te plote rrethanat e ngjarjes, skica e vendit te ngjarjes, pozicionet e qitjes, vendndodhjet e viktimave, mundesite e ardhjes se pasojes nga pozicionet respektive, aktet e ekspertimit mjeko-ligjor dhe tekniko-balistik. Nga ana e gjykatave nuk eshte analizuar pse nuk pranohen provat e kunderta.

- Gjykatat nuk kane bere nje hetim te plote, te gjithanshem dhe objektiv, edhe persa i perket faktit nese te demtuarit kane qelluar aksidentalisht njeri-tjetrin, nderkohe qe vete pranojne se ato kane qene te armatosur me arme zjarri dhe granata dhe kane qelluar me to.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe, ka paraqitur rekurs mbrojtesi i te gjykuarve Hysni Dervishi, Roland Hasani, dhe Kastriot Fejzo, i cili ka kerkuar prishjen e tij per shkaqet:

- Gjykatat kane gabuar ne cilesimin ligjor te vepres penale te kryer nga te gjykuarit. Ne rastin konkret jemi para vrasjes nga pakujdesia te viktimes Nako Skupra prej shtetasve Fredi Shehu dhe te tjereve qe qellonin nga Bashkia mbi turmen e njerezve, si dhe te vetevrasjes te shtetasit Ilirjan Arapi, te cilit i ka plasur granata e tij ne dore.

- Gjykata ka gabuar ne zbatimin e ligjit penal dhe ne aplikimin e nenit 25 te K.Penal. Kjo pasi nuk eshte provuar ekzistenca e marreveshjes midis te gjykuarve per kryerjen e krimit. Nuk rezulton qe te gjykuarit te kene lidhje farefisnore ose shoqerore mes tyre, apo interes te perbashket. Per me teper, te gjykuarit Roland Hasani dhe Hysni Dervishi, si punonjes policie jane ndodhur aty ne permbushje te detyres kushtetuese dhe kane bere perpjekjet ligjore per eleminimin e ardhjes se pasojave te padeshiruara.

- Gjykatat, me nje hetim gjyqesor te manget, nuk kane mundur te evidentojne rrethanat e vdekjes se secilit prej viktimave, duke lejuar ne kete menyre qe te ngarkoje padrejtesisht keta te pandehur per vdekjen e tyre.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; prokurorin Artur Selmani, që kërkoi

lenien ne fuqi të vendimit të gjykatës së apelit dhe ndryshimin e ketij vendimi për të gjykuarin S. Sulejmani; mbrojtësit e të gjykuarve, që kërkuan prishjen e të dy vendimeve dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim, av. N. Fana, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit per te gjykuarin S. Sulejmani, si dhe pasi analizoi në tërësi dosjen,

V Ë R E N

90

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Se vendimi nr.27, date 23.02.2006 i Gjykates se Apelit Korce duhet te lihet ne fuqi persa i perket te gjykuarit S. Sulejmani dhe deklarimit fajtor te te gjykuarve te tjere, por duhet te ndryshohet lidhur me kualifikimin ligjor te vepres se kryer prej tyre.

Ne hetimin dhe gjykimin e çeshtjes ka rezultuar se, pas zhvillimit te zgjedhjeve te pergjitheshme parlamentare te dates 29.06.1997, ne zonen e Leskovikut, te nesermen me date 30.06.1997, rreth ores 0700, ne qender te ketij qyteti, jane grumbulluar komisioneret qe perfaqesonin bashkimin “Aleanca per shtetin” dhe ata te grupimit “Bashkimi per demokraci”, per te transportuar materialet e kesaj zone ne komisionin zonal te qytetit te Ersekes.

Pasi nuk kane rene dakort te udhetonin me te njejtin mjet, komisioneret e “Bashkimit per demokraci” kane udhetuar me vete, ndersa dokumentacioni i votimit dhe komisioneret e grupimit “Alenca per shtetin” (te demtuarit Fredi Shehu, Arben Arapi, Shaban Koxhaj dhe vikitma Ilirjan Arapi), te armatosur, kane udhetuar ne nje automjet, shoqeruar ky dhe nga furgoni i policise. Rreth ores 0930, keta te fundit kane mberritur ne Erseke, dhe pasi kane parkuar makinat para shkalleve te Bashkise, te demtuarit Fredi Shehu, Arben Arapi, Shaban Koxhaj dhe vikitma Ilirjan Arapi, te armatosur, kane shkuar te dorezojne kutite e votimit ne komisionin zonal, ne godinen e keshillit te rrethit qe ndodhej aty prane, te shkallet e se ciles kane pare shefin e komisariatit dhe te pandehurit Hysni Dervishi dhe Roland Hasani (police).

Meqenese situata ka qene teper e renduar dhe kandidati per deputet i se majtes i ka keshilluar per t’u larguar menjehere, komisioneret e Leskovikut (te demtuarit) kane dale dhe jane kthyer te mjeti i tyre per t’u larguar.

Nderkohe, ne sheshin e Bashkise ishin parkuar midis te tjerave dhe tre automjete, nje autoveture “Opel” e drejtuar nga i pandehuri Spartak Sageri, ku ndodheshin dhe persona te tjere te armatosur, makina “Tojote” e drejtuar nga i pandehuri Kastriot Fejzo, si dhe nje furgon i bardhe me targa te TR, i te pandehurve Shkelzen e Sulejman Sulejmani (vellezer).

Ne momentin qe komisioneret e Leskovikut (te demtuarit) kane zene vendet ne furgonin e tyre per t’u nisur, i eshte bllokuar rruga nga mjeti “Tojota”, i drejtuar nga i pandehuri Kastriot Fejzo, ne te cilen ndodheshin dhe dy persona te pa identifikuar. Pasi ka degjuar te pandehurin Kastriot te urdheronte shoqeruesit “Hidhu nje difensive”, i demtuari Fredi ka reaguar duke rimbushur armen qe kishte mes gjunjeve, terhequr siguresen dhe drejtuar ate personave te ndodhur ne mjetin “Tojota”. Kjo ka mjaftuar per t’i trembur dhe mjeti Tojota ka levizur prej aty.

Meqenese automjeti me te cilin udhetonin komisioneret e Leskovikut ka qene ne pamundesi levizjeje prej aty, per shkak te bllokimit nga automjetet e tjera, te demtuarit dhe viktima kane zbritur, duke e lene me shoferin te takohen te spitali civil dhe kane levizur ne kembe per t’u larguar.

Ne momentin qe ishin duke ecur, ne afersi te Bashkise, atyre i jane afruar tre persona me gishtat e dores perpjete, pa arme ne dore, por me xhepa te fryre, dy prej te cileve ishin te pandehurit Sulejmani, ndersa i treti i pa identifikuar. Pasi keta te fundit kane pyetur te demtuarin Fredi “Ti je Fredi Shehu?” dhe ky i eshte pergjigjur “Une jam, por mos beni asnje levizje, asnje tentative se armen e kam te mbushur dhe po me ngacmuat apo vepruat do ju qelloj “, ata jane larguar.

Pas kesaj komisioneret e Leskovikut kane vazhduar levizjen, per t’u larguar kur kane degjuar klithmen e viktimes Ilirjan “Oh ... me vrane”. Te demtuarit kane kthyer koken dhe kane pare viktimen te rrezohej ne afersi te shkalleve hyrese te Bashkise. Ne kete moment eshte plagosur me arme zjarri dhe i demtuari Fredi Shehu, dhe duke pare intensifikimin e te shtenave me arme, te demtuarit jane futur per t’u mbrojtur ne Bashki, duke mundesuar dhe terheqjen e viktimes Ilirjan, qe ne ate moment ka qene gjalle, i plagosur ne kembe. Pasi e kane lene ate

91

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

(viktimen) ne katin e pare, prane deres se Bashkise, te demtuarit jane ngjitur ne katin e dyte, ku kane filluar te kunderveprojne me arme, pra midis paleve ka patur shkembime zjarri.

Nga jashte qellohej ne tre drejtime: cepi i lulishtes, hotel “Borova” dhe cepi i muzeut.Ne kete moment te demtuarit Taqo Skupra, Kastriot Zejnollari dhe viktima Nako Skupra,

te ndodhur rastesisht aty, kane shkuar dhe hipur te automjeti i viktimes Nako Skupra, i parkuar para Bashkise, me pjesen e parme nga ajo dhe pjesen e prapme nga hotel “Borova”. Ne perpjekje per te levizur makinen, si rezultat i kryqezimit te bresherive te plumbave ka mbetur i vdekur viktima Nako Skupra, ndersa dy te tjeret kane dale prej saj dhe, me zvarritje jane larguar ne drejtim te hotel “Boroves” duke shpetuar.

Pasi ka vazhduar kjo gjendje per disa ore, i pandehuri Hysni Dervishi i ka bere thirrje te demtuarve te dorezoheshin dhe, kur ne dritaren e katit te dyte ka dale i demtuari Arben, i maskuar per t’u pergjigjur, ndaj tij eshte qelluar me bresheri. Nderkohe te dera e Bashkise jane hedhur 5 granata te te njejtit tip, njera prej te cilave ka mbetur e paplasur.

Nga plasja e granatave ka mbetur i vdekur dhe viktima Ilirjan.Gjendja eshte qetesuar me 1130, me ndermjetesine e shefit te rendit, kandidatit per deputet

te se majtes, te afermve te viktimes, etj.Gjate kqyrjes dhe rikqyrjes se vendngjarjes jane gjetur dhe marre me cilesine e proves

materiale perkatesisht 45 dhe 5 gezhoja.Sipas akt ekspertimit mjeko-ligjor date date 03.09.1997, mbi ekzaminimin e

dokumentave te mbajtura ne librin e konsualtave te repartit te pranimit Erseke, viktimes Ilirjan Arapi i jane shkaktuar plage ne te dy kembet, keputje dhe dermim te muskujve te pasme te kofshes se majte, frakture te gjurit dhe kercirit. Keto demtime jane shkaktuar me arme zjarri, pa u pershkruar plaga e hyrjes dhe e daljes se plumbit. Mosvenia ne dispozicion e kufomes per te bere kqyrjen dhe autopsine dhe bazuar ne te dhenat e mesiperme te regjistrimit nuk ka mundesuar dhenien e nje mendimi shkencor per shkakun e vdekjes.

Sipas akt ekspertimit mjeko-ligjor date date 03.09.1997, mbi ekzaminimin e dokumentave te mbajtura ne librin e konsultave te repartit te pranimit Erseke, viktimes Nako Skupra rezulton t’i jete shkaktuar nje plage tejshpuese ne koke, nga regioni oxipetel, del ne orbite nga mbrapa-para. Mosvenia ne dispozicion e kufomes per te bere kqyrjen dhe autopsine dhe bazuar ne te dhenat e mesiperme te regjistrimit nuk ka mundesuar dhenien e nje mendimi shkencor per shkakun e vdekjes.

Pavaresisht se ne ngjarje kane marre pjese disa persona, ne lidhje me sa me siper jane akuzuar te pandehurit Hysni Dervishi, Spartak Sageri, Adriatik Sejati, Roland Hasani, Sulejman Sulejmani, Shkelzen Sulejmani dhe Kastriot Fejzo dy here per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe pese here per vrasje te kryer ne bashkepunim mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 78/2 e 78, 22 e 25 te K.Penal. Ka rezulatuar se 10 dite para ngjarjes, ne qytetin e Leskovikut kish ndodhur nje incident banal. Shtetasi Sulo Pasho, ne gjendje te dehur dhe i armatosur me pistolete ka kercenuar dhe me pas ka bere qe te hiqeshin zvarre, dy drejtues te PD-se Leskovik, njeri prej te cileve kunati i te pandehurve Sulejmani, xhest ky i interpretuar si i organizuar nga deshmitari Alfred Shehu. Te indinjuar nga ky veprim poshterues publik ndaj kunatit te tyre, te cilit i kane dhene dhe ngjyrim politik, te pandehurit Shkelzen dhe Sulejman Sulejmani kane provokuar nje incident me shkrehje armesh ne qender te Ersekes. Nderkohe, per te zgjidhur kete problem, ne qytetin e Leskovikut ka shkuar ish shefi i komisariatit te policise Erseke, i shoqeruar nga te pandehurit Hysni Dervishi dhe Roland Hasani. Keta kane replikuar ashper dhe me te demtuarin Fredi Shehu, per problemin e nje pashaporte per jashte shtetit, te djalit te ketij te fundit.

92

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Ngjarjet e mesiperme, si dhe humbja e forces politike, militante te se ciles ishin te pandehurit dhe menyra provokuese e ardhjes se deputeteve te Leskovikut, si “triumfues” e te armatosur ne qytetin e Ersekes, ka çuar ne konfliktin e armatosur te dates 30.06.1997.

Rezulton se te pandehurit Hysni Dervishi, Adriatik Sejati dhe Roland Hasani kane qene punonjes policie.

Sipas akt-ekspertimit balistik te gezhojave, 45 gezhojat e fiksuara ne vendngjarje dhe 5 gezhojat e fiksuara ne rikqyrjen e saj jane qitur nga 10 arme zjarri, ku 8 kane qitur gezhojat e fiksuara ne kqyrje, ndersa 2 gezhojat e fiksuara ne rikqyrje. Asnje prej gezhojave te siperpermendura nuk jane qitur nga armet, qe te pandehurit me detyre police, mbanin me leje.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte gjen te pabazuar ne ligj pretendimet e ngritura ne rekurs nga ana e Prokurorit lidhur me fajesine e te gjykuarit S. Sulejmani dhe konstaton se Gjykata e Apelit Korce, duke zbatuar drejt kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale, ka çmuar provat sipas bindjes se formuar pas shqyrtimit ne teresi te tyre. Po keshtu ky Kolegj gjen te pambeshtetura edhe pretendimet e ngritura ne rekurs nga ana e te gjykuarve te tjere lidhur me fajesine e tyre, pasi te dyja gjykatat ja kane neshtruar provat shqyrtimit gjyqesor, nuk i kane dhene ndonje prove vlere te paracaktuar dhe ne cmuarjen e tyre kane zbatuar kerkesat procedurale penale.

Por Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se, Gjykata e Apelit Korce ka gabuar duke i kualifikuar veprimet e kryera nga te gjykuarit sipas nenit 79/dh te K.Penal. Te gjykuarit, ne bashkepunim me njeri tjetrin kane kryer vrasjen me paramendim te dy personave dhe kane tentuar te vrasin me paramendim 5 persona te tjere. Pavaresisht nga zbutja e masave te denimit qe Gjykata e Apelit Korce ju ka bere te gjithe te gjykuarve pasi ka bere ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres, Kolegji Penal cmon se nga ana e saj eshte shkelur paragrafi i trete i nenit 3 te K.Penal. Neni 79/dh i K.Penal, i cili ka hyre ne fuqi me ligjin nr.8733, date 24.01.2001 nuk duhet te aplikohet ndaj te gjykuarve pasi dispozita e mepareshme, pra neni 78 i K.Penal eshte me i favorshem per keta te gjykuar. Nderkohe qe sipas nenit 79, vrasja kryehet ne rrethana te tjera te cilesuara, sipas nenit 78 te ketij Kodi vepra kryhet me paramendim apo per motive te tjera te dobeta. Nderkohe qe paragrafi i pare i nenit 78 te K.Penal parashikon si denim burgimin nga pesembedhjete gjer ne 25 vjet, neni 79 i K.Penal parashikon si denim burgimin jo me pak se 25 vjet, ose ate te perjetshem. Per keto arsye neni 79 i K.Penal eshte me pak favorizues se neni 78 i ketij Kodi dhe ai nuk mund te jete objekt i zbatimit te nenit 3/3 te K.Penal.

Kolegji gjithashtu çmon se te gjykuarit kane konsumuar dhe duhet te deklarohen fajtore per vepren penale qe parashikohet nga paragrafi i pare i nenit 78 te K.Penal, pra per vrasje me paramendim, mbasi ne gjykimin e ceshtjes nuk rezulton qe keto vrasje te jene kryer per interes, hakmarrje a gjakmarje siç parashikon paragrafi i dyte i nenit 78 te K.Penal. Eshte provuar se ngjarja ka patur si motiv pozicionimin e ndryshem politik te paleve ne konflikt, motiv qe e ben vepren te kryer me paramendim por jo per motive te dobeta, qe ne menyre te shprehur e bejne kete veper qe te kualifikohet me paragrafin dyte te nenit 78 te K.Penal.

Te pabazuara gjen ky Kolegji edhe pretendimet e ngritura ne rekurs nga te gjykuarit H. Dervishi, R. Hasani dhe K. Fejzo lidhur me shkeljen e dispozitave per njoftimet, pasi jo vetem nuk rezultojne te tilla shkelje, por del e provuar se te gjykuarit kane marre dijeni per gjykimin e ceshtjes ne ngarkim te tyre, jane thirur ne gjykim, jane perfaqesuar me mbrojtes te caktuar ne format e parashikuara nga ligji dhe jane vene ne dijeni edhe lidhur me vendimet e marra perkatesisht nga ana e gjykatave, te cilat edhe i kane ankimuar.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte e gjen te drejte dhe te bazuar ne ligj edhe pjesen e vendimit te gjykatave te faktit lidhur me deklarimin e te gjykuarve fajtore edhe sipas nenit 25 te K.Penal. Edhe pse ne disa prej te gjykuarve nuk del nje marreveshje e mepareshme, gjate hetimit

93

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

dhe gjykimit ka dale qartesisht e vertetuar se vepra penale eshte kryer ne bashkepunim me te gjithe te gjykuarit, te cilet, me veprime konkrete dhe ne heshtje, i kane dhene ndihme njeri tjetrit ne realizimin e vrasjeve.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/1“a” dhe “b” te

K.Pr.Penale,

V E N D O S I1. Lënien në fuqi të vendimit nr.27, date 23.02.2006 të Gjykatës së Apelit Korçë përsa i

përket të gjykuarve S. Sulejmani dhe Sh. Sulejmani.2. Lenien në fuqi të këtij vendimi përsa i përket deklarimit fajtorë të të gjykuarve të tjerë.3. Ndryshimin e vendimit përsa i përket kualifikimit ligjor të veprës, dhe ne bazë të nenit

78/1 dhe 25 të K.Penal, dënimin e të gjykuarve në këtë mënyrë:- Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes ne

bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/1 e 25 te K.Penal ta denoje me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra dhe ne baze te nenit 76 te K.Penal ta denoje ate me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra dhe ne baze te neneve 76 e 22 te K.Penal ta denoje me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal denimin e tij me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari dhe ne baze te nenit 76 e 22 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Dervishi per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.

Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Hysni Dervishi me 20 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/1 e 25 te K.Penal ta denoje me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra dhe ne baze te nenit 76 te K.Penal ta denoje ate me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra dhe ne baze te neneve 76 e 22 te K.Penal ta denoje me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal denimin e tij me 20 vjet burgim.

94

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari dhe ne baze te nenit 76 e 22 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Spartak Sageri per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.

Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Spartak Sageri me 20 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor te te pandehurit Adriatik Sejati per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/1 e 25 te K.Penal ta denoje me 18 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Adriatik Sejati per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra, te parashikuar nga neni 76 te K.Penal.

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Adriatik Sejati per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra, parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.Penal.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Adriatik Sejati per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal denimin e tij me 18 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Adriatik Sejati per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari, parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.Penal.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Adriatik Sejati per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal e denon me 18 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Adriatik Sejati per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal e denon me 18 vjet burgim.

Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Adriatik Sejati me 18 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/1 e 25 te K.Penal e denoi me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra dhe ne baze te nenit 76 te K.Penal ta denoje ate me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra dhe ne baze te neneve 76 e 22 te K.Penal ta denoje me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal denimin e tij me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes, se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari dhe ne baze te nenit 76 e 22 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.

95

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim, te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Roland (Lorant) Hasani per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim, te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal e denon me 20 vjet burgim.

Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Roland (Lorant) Hasani me 20 vjet burgim.

- Deklarimin fajtor te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim te shtetasit Ilirian (Engjellush) Arapi dhe ne baze te nenit 78/1 e 25 te K.Penal ta denoje me 18 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes ndaj shtetasit Nako Skupra, te parashikuar nga neni 76 te K.Penal.

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Taqo Skupra, parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.Penal.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim, te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Alfred Shehu dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal denimin e tij me 18 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative ndaj shtetasit Kastriot Zenollari, parashikuar nga nenet 76 e 22 te K.Penal.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim, te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Arben Arapi dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal e denon me 18 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Kastriot Fejzo per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim, te mbetur ne tentative ndaj shtetasit Shaban Koxhaj dhe ne baze te neneve 78/1, 22 e 25 te K.Penal e denon me 18 vjet burgim.

Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal e denon perfundimisht te pandehurin Kastriot Fejzo me 18 vjet burgim.

Tirane, me 10.01.2007

96

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

MENDIMI I PAKICËSPakica ka mendimin se vendimi i marre nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte nuk eshte i

bazuar ne ligj. Duke ju shmangur analizes se provave, ne themel te mendimit tone qendron fakti qe, si nga gjykata e shkalles se pare, apelit e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, nuk jane zbatuar kriteret e percaktuara ne nenin 152 te K.Pr.Penale dhe mund te themi qe ato u jane shmangur kerkesave per çmuarjen e provave dhe sidomos kjo eshte me e dukshme ne arritjen perfundimeve per te gjykuarit Hysni Dervishi e Roland Hasani.

Eshte i pranueshem fakti qe, siç pranon shumica, per shkak te kohes se gjate qe ka kaluar nga ngjarja, plotesimi i veprimeve te domosdoshme qe duhet te kryhen, paraqesin veshtiresi, por kjo nuk do te thote qe te fajesohen apo jo te gjykuarit me kete pretekst. Kjo jo vetem se bie ndesh me parimet Kushtetuese dhe te drejtes penale per garantimin e nje proçesi te ligjshem, objektiv e te rregullt, por edhe per faktin se do te menjanoheshin shume te meta te lejuara gjate hetimit paraprak dhe shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes qe kane sjelle si pasoje dhenien e nje vendimi te padrejte. Zgjidhja e nje çeshtje nga gjykata nuk mund te varet nga fakti se ka kaluar nje kohe e gjate nga kryerja e realizimit te veprimeve te ndryshme procedurale, por nga detyrimi i organit per te mbledhur e administruar çdo prove qe eshte e nevojshme per sqarimin e çeshtjes. Pikerisht qendrimi i kundert me sa thame i mbajtur nga gjykatat, ve ne dyshim teresisht vendimet e marra prej tyre. Me e dukshme eshte kjo sidomos per te gjykuarit Hysni Dervishi e Roland Hasani qe kane qene me detyren e policit.

Pa hyre e pa bere komente e analiza per provat, kemi mendimin se, nuk jane kryer veprimet me minimale per te qartesuar poziten dhe rolin e ketyre te gjykuarve ne kryerjen e krimit, ç’ka ve ne dyshim proçesin ndaj tyre. Pranohet se dy keta te gjykuar, kur ka filluar konflikti me arme, kane shkuar ne vendin e ngjarjes, jane bashkuar me te gjykuarit e tjere dhe kane filluar te qellojne me automatik e mitraloz ne drejtim te Bashkise. Edhe se kishin armatimin e tyre personal (pistoleta), nuk rezulton qe t’i kene perdorur ato.

Keta te gjykuar, duke mohuar akuzen, kane pretenduar se duke qene punonjes policie, me te degjuar krismat e armeve kane shkuar ne vendin e ngjarjes ne realizim te detyres se tyre dhe kane bere perpjekjet e mundeshme per qetesimin e gjendjes dhe eliminimin e pasojave kriminale. Ky pretendim, nuk eshte marre parasysh dhe per me teper nuk permenden ne vendimet e gjykatave arsyet se perse nuk pranohen pretendimet dhe provat e te pandehurve, gje qe bie ne kundershtim me kerkesat e K.Pr.Penale qe bejne fjale per permbajtjen e vendimit.

Per te mos u shprehur per mospasje provash, ishte e domosdoshme qe te sqarohej prania ose jo e ketyre te gjykuareve ne vendin e ngjarjes, roli i tyre, si u bashkuan me te tjeret, nga kush u armatosen, si dhe per t’i dhene pergjigje pretendimit se u derguan nga eproret per normalizimin e gjendjes duke pyetur personat perkates.

Çdo personi apo te pandehuri, duhet realisht t’i sigurohen te drejtat kushtetuese e proçedurale penale, ku ben pjese edhe marrja e plote e provave per deklarimin ose jo te fajesise, duke menjanuar dyshimet per akuzen e qe duhet te trajtohen ne baze te nenit 4, sipas te cilit çdo dyshim per akuzen çmohet ne favor te te pandehurit.

Nga sa me siper, pakica ka mendimin se aktet i duheshin kthyer per rishqyrtim gjykates se apelit.

Gani Dizdari Kristaq Ngjela

97

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.1464/594/11 i Regj.ThemeltarNr.22 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarGani Dizdari AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 31.01.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1464/594, qe i perket:

TË GJYKUARVE: NDOC DELIA

A K U Z U A R:Për veprat penale, “Vjedhje duke shperdoruar detyrën”,

“Fallsifikim i dokumentave”, “Shkelje e barazisë në tendera”,parashikuar nga nenet 186, 258, 135 të Kodit Penal.

SOKOL DELIA

A K U Z U A R:Për veprat penale, “Vjedhje duke shperdoruar detyrën”,

“Fallsifikim i dokumentave”, parashikuar nga nenet 186, 135 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr.79, datë 07.10.2004 ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndoc Delia, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe në bazë të nenit 248 të K.Penal dënimin e tij me 200.000 lekë gjobë.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndoc Delia, për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike” dhe në bazë të nenit 258 të K.Penal dënimin e tij me 150.000 lekë gjobë.Në bazë të nenit 55 të K.Penal i pandehuri Ndoc Delia, dënohet përfundimisht me 400.000 lekë gjobë.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Sokol Delia, për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Fallsifikim i dokumentave”, të parashikuar nga nenet 135, 186 të K.Penal.

98

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.112, date 18.04.2005 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.79. datë 07.10.2004 të Gjykatës së Rrethit Pukë, si më poshtë:Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ndoc Delia, për akuzat se ka kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 186 të K.Penal.

Kundër vendimit nr.112, date 18.04.2005 të Gjykatës së Apelit Shkodër ka bërë rekurs Prokurori i Apelit, për shkaqet:

- Është e provuar se i pandehuri Ndoc Delia, ka fallsifikuar kontraten për furnizim me dru zjarri të lidhur mes tij dhe firmës “Artani”.

- Është e provuar se i pandehuri Ndoc Delia, ka fallsifikuar kontraten të lidhur mes tij dhe shtetaist Sokol Gjon Marku, fakt i vërtetuar me akt-ekspertimet grafike.

- Ndoc Delia ka shpërdoruar detyrën duke marrë në punë si arkëtar vëllain e tij Sokol Delia, si dhe duke e caktuar ne detyrë K. i K. së Tenderave.

- Është provuar se tenderi i zhvilluar për blerje dru zjarri është bërë fiktiv dhe në kundërshtim me Ligjin nr.7971, date 27.06.1995 “ Për prokurimin Publik”.

- Është provuar se i pandehuri Sokol Delia ka operuar me dokumenta të fallsifikuara, si dhe ka fallsifikuar list pagesat për shpenzime , dieta, etj.

- Gjykata e Apelit Shkodër në kundërshtim me provat e administruara ka vepruar me vlerësuar me njëanshmëri provat e paraqitura, duke shkelur nenin 152 të K.Pr.Penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi

prishjen e te dy vendimeve dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Puke; av. P. Gjoka, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

V Ë R E NSe vendimi nr.112, date 18.04.2005 i Gjykates se Apelit Shkoder eshte i bazar ne ligj dhe

per kete shkak duhet te lihet ne fuqi.Të gjykuarit Ndoc Delia dhe Sokol Delia janë vëllezër dhe banojnë në fshatin Fierzë të

rrethit Pukë. I gjykuari Ndoc Delia, ka punuar me detyrën e Kryetarit të Komunës Fierzë nga viti 2000

e në vazhdim, ndërsa i pandehuri Sokol Delia ka punuar pranë komunës Fierzë, me detyrën e arkëtarit. Mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi Salvador Uka, përfaqësues ligjor i firmës “Artani” dhe shtetasi Nik Nika, ka filluar procedimi penal për të pandehurit e mësipërm.

Me datë 01.11.200 në Komunën Fierzë është zhvilluar tenderi me objekt blerje dru zjarri. Sipas proces verbalit datë 01.11.2000 të Komisionit të vlerësimit të ofertave (ku kryetar komisioni ka qenë i pandehuri Sokol Delia), janë paraqitur për të marrë pjesë në tender ofertat e firmave Artani, Gjoni, Kabashi. Komisioni i vlerësimit të ofertave ka konstatuar se firma “Artani” kishte dokumentacion të rregullt dhe ka kualifikuar firmën Artani për blerjen e druve të zjarrit në kuotën e propozuar 1400 lekë për metër kub.

99

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Me datë 14.11.2000 është lidhur një kontratë nga Kryetari i Entit Prokurues Ndoc Delia dhe përfaqësuesit ligjor të firmës Artani, e cila ka rezultuar e fallsifikuar. Shtetasi Salvador Ukaj në seancë gjyqësore është shprehur se oferta origjinale e bërë prej tij ka qenë 2200 lekë për metër kub dhe se cmimi i ofertës është fallsifikuar, për këtë arësye nuk gjendet asgjëkundi dhe origjinali i ofertës.

Nga akt ekspertimi ka rezultuar se në dokumentin “ofertë” datë 20.12.2000, shifrat e plotësimit të rekuizituara cmimi nuk janë shkruar me të njëjtin mjet shkrues, me të cilin janë shkruar data e dokumentit dhe nënshkrimi në emër të shtetasit Salvator Ukaj.

I gjykuari Sokol Delia akuzohet se ka fallsifikuar ne tre liste pagesa të shpenzimeve të transportit në emër të shtetasit Mark Simoni dhe ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën shumën 192.000 lekë, si dhe në borderonë e ndihmës ekonomike të fshatit Mezi në emër të shtetasit Mark Abazi, ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën shumën prej 17.360 lekë.

Por Gjykata e Rrethit Puke, pasi ka administruar provat shkresore te sjella nga prokuroria dhe mbasi ka pyetur deshmitaret perkates, lidhur me akuzën ndaj Sokol Delisë e ka deklaruar këtë të fundit të pafajshëm, sepse nuk provohet te ketë kryer vepren penale per te cilen ishte akuzuar. (Per nenin 135 prokuroria ka tërhequr akuzën dhe aktet kane kaluar në Prokurorinë e Rrethit Pukë për hetime të mëtejshme). Nderkohe, kjo gjykate ka deklaruar fajtor dhe denuar me gjobe te gjykuarin Ndoc Delia per veprat penale, te parashikuara nga nenet 248 dhe 258 te K.Penal.

Gjykata e Apelit Shkoder, pasi ka shqyrtuar çeshtjen brenda kufijve te percaktuara ne ligjin procedurial penal, ka vendosur te lere ne fuqi vendimin persa i perket te gjykuarit Sokol Delia dhe te ndryshoje kete vendim, duke pushuar ceshtjen ne ngarkim te te gjykuarit Ndoc Delia.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte e gjen te bazuar ne ligj vendimin e Gjykates se Apelit Shkoder dhe çmon se pretendimet e ngritura ne rekurs nga ana e organit te akuzes nuk duhet te merren parasysh, pasi nuk jane objekt i shqyrtimit nga ky Kolegj. Çmuarja dhe vleresimi i provave behen nga gjykatat e faktit dhe ne çeshtjen ne gjykim konstatohet se gjykata e apelit, duke zbatuar drejt kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale, ja ka neneshtruar provat shqyrtimit gjyqesor, duke mos i dhene vlere te paracaktuar asnjeres prej tyre. Çmimi i ketyre provave eshte bere sipas bindjes se formuar nga ajo gjykate pas shqyrtimit ne teresi te provave.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne kerkesat e nenit 441/1-a te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.112, date 18.04.2005 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Tirane, me 31.01.2007

100

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.1465/595/12 i Regj. ThemeltarNr.23 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarGani Dizdari AnetarYlvi Myrtaj AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 31.01.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1465/695/12 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIIT: SHPETIM CAKRANI

A K U Z U A R:Per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave.

Baza Ligjore: Neni 186/2 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.181, date 14.07.2005 ka vendosur:Te deklaroje fajtor te pandehurin Shpetim Cakrani per vepren penale te “Perdorimit te dokumentave te fallsifikuara” dhe ne baze te nenit 186/2 te Kodit Penal te denohet i pandehuri me 2 (dy) vjet burgim dhe 500.000 (peseqind mije) leke gjobe. Denimi me gjobe i dhene ndaj te pandehurit Shpetim Cakrani te shlyhet brenda dy vjeteve nga dita qe vendimi te marre forme te prere.Denimi me burgim i dhene ndaj te pandehurit Shpetim Cakrani te vuhet ne burgun e sigurise se zakonshme dhe te filloje nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi.Te deklaroje si te fallsifikuar kontraten e shitblerjes nr.1583 repertori dhe 591 te koleksionit te dates 24.05.2004 me pale shitese Fatmira, Qemal e Shpresa Cakrani dhe pale blerese Shpetim Cakrani, lidhur para noteres Saimira Hoxha, notere prane Dhomes se Notereve Vlore.Te deklaroje si te fallsifikuar kontraten e shitblerjes nr.1653 repertori dhe 611 te koleksionit te dates 28.05.2004 me pale shitese Fatmira, Qemal e Shpresa Cakrani dhe pale blerese Shpetim Cakrani, lidhur para noteres Saimira Hoxha, notere prane Dhomes se Notereve Vlore.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.355, date 11.10.2005 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.181, datë 14.07.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Fier dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit Shpëtim Cakrani.

101

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Kundër vendimit nr.355, date 11.10.2005 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka bërë rekurs Prokurori i Apelit, për shkaqet:

- E kundershtojme vendimin vetem per mungesen ne pjesen e dispozitivit, te cilat kane te bejne me deklarimin si te fallsifikuar te dokumenteve te perdorur nga i pandehuri.

- Gjykata e apelit duhet te perfshinte ne dispozitivin e saj qëndrimin e mbajtur nga gjykata e shkallës së parë lidhur me kontratat e fallsifikuara.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela; prokurorin Skender Breca, qe kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit e dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.335, date 11.10.2005 duhet te prishet per zbatim te

gabuar te ligjit material.Duke gjykuar çeshtjen ne ngarkim te te gjykuarit Shpetim Cakrani (i cili ishte deklaruar

fajtor e denuar nga gjykata e rrethit per vepren penale te fallsifikimit te dokumentave me shume se nje here, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal), gjykata e apelit ka arritur ne perfundimin se, çeshtja ne ngarkim te tij duhej te pushohej. Del nga materialet e çeshtjes se, i gjykuari Shpetim Cakrani, me vendimin nr.53, date 28.02.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, eshte deklaruar fajtor dhe denuar per vepren penale te perdorimit te dokumentave te fallsifikuara parashikuar nga neni 186 i K.Penal, pasi ka perdorur nje deshmi trashegimie me nr.789, date 13.06.2003 te fallsifikuar. Me pas, sikurse pranon ne vendimin e saj edhe gjykata e apelit, ai ka perdorur dy kontrata per shitblerje trualli qe kane datat 24.05.2004 e 28.05.2004, te cilat kane qene te fallsifikuara e qe bejne fjale per 6.800 m2 dhe 4000 m2 truall. Per perdorimin e ketyre dy kontratave te fallsifikuara, ai eshte deklaruar fajtor me vendimin e Gjykates se Rrethit Fier nr.181, date 14.07.2005 dhe denuar me dy vjet burgim e 500.000 leke gjobe, si dhe jane deklaruar te fallsifikuara dy kontratat e shitblerjes.

Ne vendimin e marre, gjykata e apelit shprehet se çmon qe, te tre keto dokumenta (deshmia e trashegimise e kontratat e shitblerjes) jane perdorur nga i pandehuri ne funksion te realizimit te te njejtit symin, duke patur nje mendim kriminal dhe se, kur kishte filluar procedimi penal i pare, ishte konsumuar edhe perdorimi i kontratave te fallsifikuara e, per pasoje ai nuk mund te denohet veç e veç per perdorimin e secilit dokument.

Pushimi i çeshtjes me arsyetimin e siperme nga gjykata e apelit eshte i pabazuar ne ligj e rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit material. Paragrafi i dyte i nenit 186 parashikon edhe fallsifikimin apo perdorimin e dokumentave te fallsifikuara te kryer me shume se nje here e per pasoje, fallsifikimi apo perdorimi i ketyre dokumentave, nuk perben krim vazhdues. Per çdo dokument te fallsifikuar apo te perdorur, kur jane me shume se nje, autori do te pergjigjet ne baze te nenit 186/2 i K.Penal. E tille duhet trajtuar permbajtja e nenit 186/2 te K.Penal ndryshuar me ligjin nr.9188, date 12.02.2004 e per pasoje vendimi i gjykates se apelit eshte i pabazuar.

102

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore nr.335, date 11.10.2005 e dergimin e

akteve per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 31.01.2007

103

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.1467/597/13 i Regj. ThemeltarNr.24 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarGani Dizdari AnetarYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 31.01.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1467/597/13 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURVE: 1. FISNIK VATHI, mbrojtur nga Av. Pirro Totozoni.2. SOTIRAQ SELENICA, mbrojtur nga Av. Fatmir Braka.3. LIGOR TOSLLUKU, ne mungese4. SULEJMAN XHELEPI, ne mungese

5. ILIA ZOTO, ne mungese

A K U Z U A R:Per ″Shperdorim te detyres’’,

parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

6. ILIR LULJA

A K U Z U A R:Për veprën penale të

“Shkatërrimit te pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 161 i K.Penal.

Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1289, datë 24.12.2004 ka vendosur:Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Fisnik Vathi, akuzuar per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Sotiraq Selenica, akuzuar per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

104

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Ligor Toslluku, akuzuar per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Sulejman Xhelepi, akuzuar per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Ilia Zoto, akuzuar per vepren penale te shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.Deklarimin fajtor te te pandehurit Ilir Lulja per kryerjen e vepres penale te shkaterrimit te prones nga pakujdesia dhe ne baze te nenit 161 te K.Penal denimin e tij me kohen e paraburgimit 9 muaj e 6 dite burg, llogaritur nga data e arrestit ne burg 29.09.2002, deri me 02.04.2003.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.632, date 30.09.2005 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1289, datë 24.12.2004 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e akteve po kësaj gjykate për rishqyrtim, me tjetër trup gjykues.

Kundër vendimit nr.632, date 30.09.2005 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka bërë rekurs i gjykuari Fisnik Vathi, për shkaqet:

- Gjykata e apelit ka bërë shkelje proçeduriale e substanciale, pasi që të ekzistojë bashkëpunimi duhet medoemos marrëveshja e arritur midis palëve, gjë që nuk është e vertetë.

- Në rastin konkret nuk ekziston ana subjektive dhe lidhja shkakësore ne veprimet e Fisnik Vathit.

- As vetë Prokuroria nuk e ka ngritur parashkrimin e bashkëpunimit në rastin tonë, as në shkallë të parë dhe as në gjykatën e apelit.

Të gjykuarit Ligor Toslluku, Sujleman Xhelepi dhe Ilia Zoto, mbrojtur nga avokati i tyre me prokure kane paraqitur shkaqet e meposhteme:

- Gjykata e apelit ka keqinterpretuar nenin 373 të K.Pr.Penale.- Gjykata e apelit ka rënduar pozitat e të pandehurve.- Në veprimet e të gjykuarve mungon plotësisht elementi kryesor i veprës penale i veprimit

me dashje për të sjellë pasojën.- Në asnjë rast nuk mund të thuhet se që të tre të pandehurit kanë lejuar me dashje shkelje

të rënda të ligjit mbi supervizimin dhe kolaudimin e veprës.- Komisioni i kolaudimit nuk mund të lërë detyra për periudhën, mbasi përfundon

kolaudimi.

I gjykuari Sotiraq Selenica ka paraqitur shkaqet e meposhtëme:- Arsyetimi i gjykatës nuk qëndron dhe vjen në kundërshtim me nenin 373 të K.Pr.Penale.- Konstatimi për akuzën e re, apo një rrethanë të veprës bëhet gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe

kryhet nga ana e prokurorit, si dhe me kushtin që gjykimi mos të jetë kompetence e një gjykate më të lartë.

- Në këto rrethana gjykata e apelit ka vepruar në kundërshtim me nenet 11, 24 të K.Pr.Penale dhe nenin 148 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

- Gjykata ka ushtruar dhe ka marrë kompetencat e prokurorisë, pasi është kjo e fundit e cila ushtron të drejtën e ndjekjes penale.

105

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

- Si nga veprimet hetimore, ashtu dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor ka dalë qartë që nga ana e Sotiraq Selenicës dhe të pandehurve të tjerë nuk ka vend për bashkëpunimin si rrethanë rënduese.

Prokurori i Apelit ka paraqitur shkaqet e mëposhtëme:- I pandehuri Fisnik Vathi dhe Sotiraq Selenica me dashje kane kryer veprime e

mosveprime qe perbejne mospermbushje te detyres, duke i akuzuar per vepren penale te shperdorimit te detyres

- I pandehuri Fisnik Vathi nuk ka parashikuar ne projekt ambjentin e nevojshem per sherbimin normal te portave.

- Nuk jane bere studimet dhe modelimet laboratorike te kesaj vepre, nuk eshte zbatuar nga projektuesi detyra e investitorit per vendosjen e dy mekanizmave te pavarur per ngritjen e portave.

- Keto mangesi jane nxjerre nga akti i ekspertizes teknike.- Sotiraq Selenica, ne detyren e drejtuesit teknik te punimeve, pretendohet se nuk ka

zbatuar projektin, pasi sipas ekspertizes eshte konsatuar se: a) se shiriti mbeshtetes i takove te portes ne projekt nr.831HC-M3-09-02 eshte parashikuar çelik inox, ndersa ne fakt nuk eshte inox. b) goma anesore hermetizuese sipas projektit M3 08 11 eshte ne forme note muzikore.

- Shkeljet e permendura me siper nga projekti apo nga zbatimi i projektit nuk jane parandaluar, por jane lejuar nga te pandehurit Ligor Toslluku e Sulejman Xhelepi, te caktuar si supervisore te punimeve dhe nga i pandehuri Ilia Zoto si kryetar i grupit te kolaudimit.

- Të sipërpërmendurit, ne kundershtim me detyren, kane firmosur situacionet e punimeve te kryera ne kohe dhe me pas proçes-verbalin e kolaudimit te vepres pa kryer provat me ngarkese te funksionimit te portave te diges.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

prishjen e vendimit te gjykates se apelit; mbrojtesit av. Pirro Totozoni e Fatmir Braka, qe kerkuan prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.362, date 30.09.2005 duhet te prishet per shkak te

zbatimit te gabuar te ligjit procedural penal.Te gjykuarit Fisnik Vathi, Sotiraq Selenica, Ligor Toslluku, Sulejman Xhelepi e Ilia

Zoto, jane derguar per gjykim nen akuzen e shperdorimit te detyres, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, ndersa Ilir Lulja nen akuzen e vepres penale te shkaterrimit te prones nga pakujdesia, parashikuar nga neni 161 i K.Penal. Ne perfundim, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1289, date 24.12.2004, ka deklaruar fajtore e denuar vetem te gjykuarin Ilir Lulja, ndersa pese te gjykuarit e tjere i ka deklaruar te pafajshem. Ne vendimin e saj gjykata e rrethit arsyeton se te gjykuarit Fisnik Vathi e Sotiraq Selenica duhet te deklarohen te pafajshem per vepren penale te shperdorimit te detyres, pasi ata nuk jane subjekte te kesaj vepre penale, se nuk jane punonjes te ngarkuar me funksione shteterore por pensioniste, se mungon ana subjektive per kryerjen e vepres penale (dashja) dhe se mungon lidhja shkakesore midis veprimeve apo

106

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

mosveprimeve te tyre me pasojen e ardhur nga hapja e diges se liqenit artificial, pasi pasoja ka ardhur per shkak se ka qene i bllokuar kolektori i shkarkimit.

Per deklarimin te pafajshem te te gjykuarve Ligor Toslluku, Sulejman Xhelepi e Ilia Zoto gjykata e rrethit pranon se nuk provohet qe te kene konsumuar elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin e saj, ka vendosur prishjen e vendimit te gjykates se rrethit dhe dergimin e akteve per rishqyrtim me tjeter trup gjykues, duke u shprehur se, ne baze te nenit 373 te K.Pr.Penale, nuk eshte permendur rrethana renduese e bashkepunimit, parashikuar nga neni 50/gj i K.Penal. Me tej, arsyetohet ne vendim se, per ate shkak plotesohen kushtet e kerkuara nga neni 428/ç i K.Pr.Penale qe kane te bejne me ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori dhe shkeljes se dispozitave per paraqitjen e akuzave te reja. Gjithashtu, gjykata e apelit, ne vendimin e saj le detyre qe, ne rishqyrtim gjykata duhet te saktesoje nese te pandehurit, kur marrin persiper kryerjen e nje projekti apo zbatimin e tij qe eshte ne interes te sherbimit publik, duhet te pergjigjen ose jo kur projekti apo zbatimi i tij eshte i gabuar.

Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, lidhur me detyren e lene gjykates se rrethit si me siper eshte i pabazuar ne ligj, pasi ai vleresim duhet te behet nga vete gjykata e apelit.

Edhe persa i perket moszbatimit te nenit 373 te K.Pr.Penale qe permend gjykata e apelit, prej saj eshte bere interpretimi i gabuar. Ne kete nen (qe ka te beje me akuza per nje veper tjeter) thuhet: ″Kur gjate shqyrtimit gjyqesor del nje veper tjeter penale qe ka lidhje me ate qe gjykohet sipas nenit 79/b, ose nje rrethane renduese qe nuk eshte permendur ne kerkesen per gjykim, prokurori i komunikon te pandehurit vepren penale ose rrethanen, por me kusht qe gjykimi te mos jete ne kompetence te nje gjykate me te larte″.

Ne baze te nenit 24 te K.Pr.Penale e ne zbatim te Kushtetutes, prokurori ushtron ndjekjen penale, ngre akuze ne gjykate nga del se eshte e drejta e tij qe, ne perputhje me kerkesat ligjore te vere para pergjegjesise penale personat e inkriminuar. Ne rastet kur gjate shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes rezulton se fakti eshte i ndryshem nga ç’eshte paraqitur ne kerkesen per gjykim, ose del se eshte kryer edhe nje veper tjeter penale qe ka lidhje me ate qe gjykohet, ose zbulohet nje rrethane renduese, K.Pr.Penale ka parashikuar se si do te veproje prokurori e gjykata. Ne nenin 373 te K.Pr.Penale parashikohet se si do te veproje prokurori kur del se i pandehuri ka kryer edhe nje veper tjeter penale qe ka lidhje me ate qe gjykohet, ose kur zbulohet nje rrethane renduese qe nuk eshte permendur ne kerkesen per gjykim. Ne keto raste prokurori ka te drejte te ngreje akuze per vepren tjeter penale qe ka dale gjate gjykimit, ose te kerkoje njohjen e rrethanes renduese te cilat i behen te ditura te pandehurit dhe mbrojtesit e mbas kesaj vazhdon gjykimi. Siç del nga permbajtja e nenit 373, kjo eshte nje e drejte e prokurorit ne ushtrimin e funksioneve te tij per te cilen nuk mund ta detyroje gjykata. Sipas nenit 375 te K.Pr.Penale, gjykata ne vendimin perfundimtar mund t’i jape faktit nje percaktim te ndryshem nga ai qe ka bere prokurori, me te lehte apo me te rende, me kusht qe vepra penale te jete ne kompetencen e saj.

Nga permbajtja e ketyre dy neneve del qarte se çfare te drejta ka prokurori e çfare te drejta ka gjykata ne rastet kur gjate gjykimit dalin akuza te reja, per rastet kur dalin rrethana renduese qe nuk jane permendur me kerkesen e prokurorit, apo per cilesimin ligjor te vepres.

Ne nenin 428 te K.Pr.Penale, parashikohen zgjidhjet qe jepen me vendimin e gjykates se apelit. Sipas germes ″ç″ te ketij neni, gjykata e apelit, pasi shqyrton çeshtjen, vendos prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve per rishqyrtim gjykates se rrethit. Por per te marre nje vendim te tille duhet detyrimisht qe gjykata e apelit te percaktoje se cili nga shkaqet qe parashikohet ekziston. Perveç te tjerash, prishja e vendimit e kthimi i akteve per rishqyrtim vendoset edhe kur nuk jane respektuar dispozitat qe lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori dhe

107

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

pjesemarrjen e tij ne proçedim dhe me shkeljen e dispozitave per paraqitjen e akuzave te reja. Sikurse del nga permbajtja e ketij neni, ndryshe nga sa permend ne vendim gjykata e apelit, nuk ndodhemi para shkeljeve qe kane te bejne me ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori dhe as me shkelje te dispozitave per paraqitjen e akuzave te reja. Mos paraqitja e akuzave te reja apo te rrethanave renduese qe nuk jane permendur ne kerkesen e prokurorit per gjykim, nuk perbejne shkelje te nenit 373 te K.Pr.Penale, pasi kemi te bejme me ushtrimin e kompetencave dhe te te drejtave te tij. Do te ndodheshim para shkeljeve te dispozitave per paraqitjen e akuzave te reja ne rastet kur ato nuk i komunikohen te pandehurit, ose nuk zbatohen kerkesat e nenit 374 te K.Pr.Penale.

Nga sa me siper, vendimi i gjykates se apelit, nuk bazohet ne kerkesat proçedurale sepse nuk ka patur shkak per paraqitje te akuzave te reja, apo rrethanave renduese. Gjithashtu, sikurse u theksua nga prokurori, nuk qendron fakti per bashkepunimin si rrethane renduese. Si ne gjykim ne shkalle te pare dhe gjate hetimit paraprak te çeshtjes nuk ka dale qe midis te gjykuarve te kete patur ndonje lloj bashkepunimi.

Ne keto rrethana, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet e çeshtja t’i kthehet asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.632, date 30.09.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

akteve per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 31.01.2007

108

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

Nr.1411/544/7 i Regj. ThemeltarNr.32 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarYlvi Myrtja AnetarGani Dizdari Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 31.01.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1411/544/7 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: SAZAN LEVANI

A K U Z U A R:Për veprën penale të vrasjes me dashje, të parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, me vendimin nr.72, datë 24.03.2005 ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit Sazan Levani për veprën penale të vrasjes me dashje dhe në bazë të nenit 76 të K.Penal e dënon me 17 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.244, date 12.07.2005 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.72, datë 24.03.2005 të Gjykatës së shkallës së parë Fier.

Kundër vendimit nr.244, date 12.07.2005 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka bërë rekurs i pandehuri Sazan Levani për shkaqet:

- Gjykata e Apelit Vlorë nuk ka respektuar kërkesat e nenit 425/1 e 427 të K.Pr.Penale.- Në kundërshtim me nenin 43 dhe 178 të K.Pr.Penale gjykata nuk pranoi kërkesën tonë

për të bërë verifikimin e përgjegjshmerisë mendore të të pandehurit.- Gjykata e shkallës së parë ka dhënë një vendim të pambështetur në provat e marra gjatë

shqyrtimit gjyqësor, duke shkelur nenin 3 të K.Pr.Penale- Duke marrë parasysh mekanizmin e ngjarjes i gjykuari Sazan e ka kryer vrasjen në

kushtet e tronditjes së rëndë psiqike të çastit.

109

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/janar_2007_350.doc · Web view1 10.01.2007 I pandehur: Valter File 80 2 10.01.2007 Të pandehur: Hysni Dervishi, Spartak

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi

mospranimin e rekursit si te paraqitur tej afatit ligjor; mbrojtesin av. Dino Lelaj, qe kerkoi vazhdimin e gjykimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e administruara rezulton se i gjykuari Sazan Levani ka bere rekurs kunder

vendimit nr.244, date 12.07.2005 te Gjykates se Apelit Vlore. Kete rekurs e ka paraqitur ne Gjykaten se Rrethit Gjyqesor Fier me daten 11.08.2005, çka vertetohet me shenimin e bere ne rekurs, nga kryesekretarja e gjykates se ketij rrethi (faqe 221 e dosjes gjyqesore).

Ne keto kushte Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se rekursi eshte paraqitur ne gjykate tej afatit ligjor te parashikuar nga neni 435/1 te K.Pr.Penale, ne te cilin thuhet: ″Rekursi duhet te paraqitet me shkrim brenda 30 diteve nga data qe vendimi ka marre forme te prere″. Meqenese nuk jane respektuar dispozitat ligjore ne lidhje me afatin e ankimit (rekursit) te parashikuara nga neni 420, germa ″c″ te K.Pr.Penale, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se duhet vendosur mospranimi i rekursit si i paraqitur tej afatit ligjor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 433/1 te K.Pr.Penale,

V E N D O S IMospranimin e rekursit te paraqitur nga i pandehuri Sazan Levani kunder vendimit

nr.244, date 12.07.2005 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 31.01.2007

110