232
REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ Doktoranti Udhëheqës Shkencor M.N.D. Aleks PRIFTI Prof. Dr.Artan HOXHA Tiranë, 2015

REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S

FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE

TEMA DOKTORALE

TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI

HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS

NDAJ TIJ

Doktoranti Udhëheqës Shkencor

M.N.D. Aleks PRIFTI Prof. Dr.Artan HOXHA

Tiranë, 2015

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

2

MIRËNJOHJE

Do të dëshiroja t’i shprehja një falënderim dhe mirënjohje të veçantë gjithë stafit akademik të Fakultetit të Drejtësisë, i cili u tregua i palodhur në përmbushjen e programit tonë të studimeve doktorale, si dhe Këshillin e Profesorëve për përkrahjen e interesimin e tij për nxjerrjen e një produkti studimor cilësor, me vlera teorike dhe praktike.

Një falënderim i veçantë i shkon udhëheqësit shkencor të këtij punimi, Prof. Dr. Artan Hoxha për udhëzimet dhe ndihmën metodiko-shkencore, vërejtjet dhe sugjerimet e tij mbi bazën e të cilave disertacioni u realizua brenda afateve të miratuara dhe sipas standardeve të kërkuara.

Falënderime të veçanta shkojnë për Shefin e Departamentit të së Drejtës Penale, Prof. Dr. Skënder KAÇUPI, Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Dr. Altin SHEGANI, për kolegët e Departamentit të së Drejtës Penale të Fakultetit për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fazat e studimeve doktorate. Personalisht, Ju falënderoj për mbështetjen dhe kohën në dispozicion që më kushtuat !

Me respekt Aleks Prifti

Tiranë, 2015

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

3

LISTA E SHKURTIMEVE

BE Bashkimi Europian

CARPO Projekti Rajonal për Luftën Kundër Trafikimit të Personave

EJL Europa Juglindore

FRONTEX Agjencia Europiane e Menaxhimit dhe Koordinimit Operacional të

Kufijve të Jashtëm të Vendeve të BE-së

GJL Gjykata e Lartë

GJK Gjykata Kushtetuese

GJKR Gjykata e Krimeve të Rënda

GJA Gjykata e Apelit

GJEDNJ Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

KSH Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

KP Kodi Penal

KPrP Kodi Procedurës Penale

KPrA Kodi Procedurës Administrative

KE Këshilli Evropës

ILO Organizata Ndërkombëtare e Punës

IOM Organizata Ndërkombëtare për Migracionin

MD Ministria e Drejtësisë

MPB Ministria e Punëve të Brendshme

MMS Ministria Mirëqenies Sociale

MPÇSSHB Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

MASH Ministria e Arsimit dhe Shkencës

MKR Mekanizmi Kombëtar i Referimit

NJAT Njësia Kombëtare Antitrafik

PNUD Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP),

RKGJC Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile

TP Trafikimi i Personave

TQNJ Trafikimi i Qenieve Njerëzore

UNODC Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin

UNTOC Konventa e OKB-së kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

4

Abstract

This paper offers a multidisciplinary approach in treating the thesis on Persons Trafficking through

the study of criminal offences of this nature, analysis of elements. The modus operandi and victims’

profiling, as well as the legal and judicial problematic during the last two decades. During the study

of this phenomenon and analysis of case studies represented in this paper we achieved, in

addition to the dynamic, novelties and problematic, we faced some dilemmas and the main

challenges that stands today before the Albanian society, Justice organs and law enforcement

agencies, politicians etc., such as- is it still possible tolerate the fact that organized crime and

human trafficking stop or slow down the process of integration into the EU of Albania? Although

the legislation against human trafficking has been approximated with international standards, but

corruption in Justice System is still a barrier towards effectively fighting human trafficking –

haw much time will be needed to fight this “cancer” of the society? Expectations on a faster

reformation of justice system have been great, and in these latest times there has been a number

of concrete proposals by USA (from the ambassador of USA in Albania) -But, when will start this

so expected reform, and many other challenges like thise ?

According the Penal Code, human trafficking is considered as one of the criminal offences that poses

high risks to the society having no return consequences on the individual. Human trafficking threats

seriously human rights, because has converted thousands children, girls and women in slaves of sex

and heavy jobs in modern times. This is an enormous challenge posed to the law and rule of law.

Since the trafficking of persons is a multidimensional phenomenon, with a wide internal, transnational,

regional and global extension, and as such it requires a national alternated approach with the regional

and international one and with multiagency and organizations of the civil society.

It is an urgent need by following an aggressive policy toward prevention, investigation and hit of

criminal groups and individuals by the law enforcement and accusative body through issuing tough

penalties and non crawling judicial investigations as well as protection of victims and justice witnesses.

Strengthening the international cooperation with neighboring countries through the exchange of

information, proactive investigation, fastening extradition procedures related to perpetrators will

increase the efficiency of the fight against this criminal phenomenon.

The key concepts of this paper, ground on this crime, phenomenology and typology, modus operandi of

traffickers and their criminal profiling, legislation gaps and judicial problematic as well as the new

trends of trafficking, we think that should be taken into consideration by law enforcement, accusative

body, courts, border authorities, but also by researcher on this field with the aim at drafting a successful

theory and practice of the fight against crime in the field of trafficking of persons.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

5

Abstrakt

Ky punim ofron një qasje multidisplinore në trajtimin e tezës për Trafikimin e Personave, nëpërmjet

studimit të veprave penale të kësaj natyre, analizës së shkaqeve dhe elementëve të tij, modus

operandin e autorëve dhe profilin e viktimave, si dhe problematikën ligjore e gjyqësore gjatë dy

dekadave të fundit. Gjatë studimit të këtij fenomeni dhe analizave të rasteve studimore të

paraqitura në këtë punim, përveç dinamikës, problematikave e risive, hasëm disa dilema dhe

sfida kryesore që qëndrojnë sot para shoqërisë shqiptare, legjislativit, organeve të Drejtësisë dhe

zbatimit të ligjit, politikanëve etj. si:

- A mundet akoma të tolerohet që krimi i organizuar dhe trafikimi i personave të frenojë apo

ngadalësojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE ?. Megjithëse legjislacioni kundër

trafikimit të personave është përafruar me standardet ndërkombëtare, por korrupsioni në sistemin

e drejtësisë ende bëhet pengesë për goditjen me efektivitet të trafikimit të personave –Sa kohë do

të duhet që të luftohet ky “kancer” i shoqërisë?. Pritshmëritë për një reformim të shpejtë të

sistemit të drejtësisë kanë qenë të mëdha, madje kohët e fundit ka patur dhe propozime konkrete

nga SHBA (nga ambasadori amerikan në Shqipëri),- Kur do të fillojë kjo reformë e shumëpritur?

, dhe shumë sfida të tjera si këto.

Sipas Kodit Penal, trafikimi i personave konsiderohet si një nga veprat që paraqet rrezikshmëri të lartë

shoqërore dhe me pasoja të pakthyeshme për individin. Ai cenon rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut,

pasi ka kthyer dhe vazhdon ende të kthejë me dhjetëra vajza, gra e fëmijë në skllevër të seksit dhe

punëve të rënda në kohët moderne. Kjo është një sfidë e madhe që i bëhet ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Meqenëse trafikimi i personave është një fenomen shumëdimensional, me shtrirje të brendshme,

transnacionale, rajonale dhe globale, si i tillë ai kërkon një qasje të alternuar kombëtare me atë rajonale

e ndërkombëtare dhe me shumë agjenci e organizata të shoqërisë civile.

Është nevojë urgjente që të ndiqet një politikë agresive për parandalimin, investigimin dhe goditjen e

grupeve dhe elementëve kriminale nga organet ligjzbatuese dhe organi i akuzës, nëpërmjet dhënies së

dënimeve të ashpra dhe moszvarritjes të hetimeve gjyqësore, si dhe mbrojtjes së viktimave e

dëshmitarëve të drejtësisë. Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me vendet fqinje nëpërmjet

shkëmbimit të informacionit, hetimeve proaktive, shpejtimin e procedurave të ekstradimit të autorëve

do të rrisin efektivitetin e luftës kundër këtij fenomeni kriminal.

Konceptet kyçe të punimit, shkaqet e këtij krimi, fenomenologjia dhe tipologjia, modus operandi i

trafikantëve dhe profili i kriminologjik i tyre, vakuumet e legjislacionit dhe problematikat gjyqësore, si

dhe trendet e sotme të trafikimit, mendojmë se kërkohet të mbahen parasysh nga organet e zbatimit të

ligjit, organi i akuzës, autoritetet kufitare, por edhe studiuesit e kësaj fushe me qëllim që të zhvillojnë

me sukses teorinë dhe praktikën e luftës kundër krimit në fushën trafikimit të personave.

Fjalët kyçe: Trafikimi i personave, rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi,

viktima të trafikimit, kontrabandim i migrantëve, shfrytëzim seksual, trafikimi i

brendshëm, mbrojtje, riciklim i trafikimit, vendi i origjinës, destinacionit, hetime

proaktive.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

6

PARATHËNIE

Studimi synon të eksplorojë, skanojë, analizojë dhe studiojë në pikëpamje teoriko-

shkencore dhe praktike juridike veprën e trafikimit të personave, si fenomen në

përgjithësi dhe si figurë e veprës penale në veçanti, me një qasje shumëdimensionale

dhe të përafruar me realitetin shqiptar.

Trafikimi njerëzor si komponent kryesor i krimit të organizuar, sot nuk është më mit

ose legjendë, por ai është një realitet i prekshëm, pasi është shndërruar në një fenomen

me global, rajonal dhe kombëtar me përmasa të frikshme. Organizatat kriminale

ndërkombëtare, rajonale e kombëtare, veç e veç, por edhe në aleancë me njëra-

tjetrën, janë problemi dhe sfida kryesore e të gjithë institucioneve, organizatave dhe

strukturave të zbatimit të ligjit, agjencive ndërkombëtare policore, e strukturave

shtetërore e shoqërore në tërësi, kërcënim për sistemin demokratik, shoqërinë, si dhe

liritë e të drejtat e njeriut.

Në këtë sfond të komplikuar social, politik, juridik, kriminologjik, mjedisor etj. të

shfaqjes dhe zhvillimit të këtij fenomeni, nuk ka se si mos të sensibilizojë dhe tërheqë

vëmendjen përveç shoqërisë, politikanëve dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm, por

edhe të krijuesve, studiuesve të fushës së jurisprudencës, sociologjisë, kriminologjisë,

si dhe të atyre që aspirojnë për studime të thelluara pasuniversitare të nivelit të tretë.

Në këtë kontekst kaq “vibrues”, qëllimi i këtij punimi (përveç përmbushjes së

aspiratave të mija për finalizimin me sukses të studimeve të këtij niveli) është që,

nëpërmjet një vështrimi me spektër të gjerë social, politik, juridik, ekonomik,

kriminologjik, psikologjik etj. mbi fenomenologjinë, tipologjinë, modus operandin,

profilin e autorëve dhe viktimave, si dhe problematikat e hetimit gjyqësor të këtij

fenomeni, të përcillen koncepte shkencore, dije elitare, forma inovative të trajtesave

dhe analizave të fenomenit dhe dukurive të veçanta për Trafikimin Njerëzor. Përveç të

tjerash, punimi i përkushtohet studimit në brendësi të problematikës së këtij

fenomeni si:.kushtet dhe faktorët që favorizuan lindjen dhe zhvillimin e trafikimit në

vendin tonë, dinamikës së tij 25 vjeçare, trendeve aktuale, problemet dhe pasojat e

evidentuara prej trafikimit në vendet e rajonit e më gjerë, viktimat e trafikimit dhe

procesin e viktimizimit të femrave e fëmijëve, si dhe sfidën që ai i bën hapur shtetit të

së drejtës, demokracisë, shoqërisë dhe gjithë institucioneve përgjegjëse për

parandalimin dhe luftën kundër tij.

Nisur nga problematikat e hasura nga institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë

gjatë më shumë se dy dekada e gjysëm, lidhur me evidentimin, hetimin e veprimtarisë

kriminale, identifikimin e viktimave të trafifkimit, hetimin e drejtë gjyqësor dhe

ndëshkimin e autorëve të këtyre veprave, studimi synon të zbulojë, prezantojë dhe

propozojë masa konkrete me qëllim përmirësimin e legjislacionit dhe situatës si në

fazën e hetimit dhe ndjekjes penale, ashtu dhe në fazat e tjera të procesit penal.

Nëpërmjet analizës së rasteve të proceseve gjyqësore për trafikimin e personave është

synuar të evidentohen fakte lidhur me viktimën, përsa i përket mënyrës së deklarimit

të dëshmisë prej saj në gjykatë, të dhëna për problematikat sociale me të cilat viktima

është përballur dhe e kanë bërë atë vulnerabël ndaj fenomenit të trafikimit ose veprave

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

7

të tjera të përafërta me të, si dhe problemtikat për rehabilitimin e riintgerimin e tyre në

shoqëri. Gjatë procesit të studimit është synuar të grumbullohen të dhëna mbi format

dhe metodat e shfrytëzimit të viktimës, me garantimin e viktimës të së drejtës së saj

për ngritjen e padisë civile në procesin penal, mbrojtjen dhe mbështetjen e saj gjatë

hetimit gjyqësor për zhvillimin e një procesi të drejtë penal, për gjendjen e të

gjykuarit, dhënien e dënimeve të përshtatshme ndaj fajtorëve etj.

Harmonizimi i plotë i legjislacionit penal shqiptar me konventat ndërkombëtare

dhe legjislacionin e Bashkimit Europian mbetet ende një sfidë e rëndësishme për

drejtësinë shqiptare. Në të gjithë qasjen e masave për parandalimin dhe luftën kundër

trafikimit të qenieve njerëzore, studimi thekson se çështja e zbatimit me efikasitet të

ligjit dhe përmirësimi i praktikave të organeve të drejtësisë, sidomos hetimit gjyqësor,

përbëjnë një faktor vendimtar në këtë drejtim.

Interpretimi i problemeve në këndvështrimin social e juridik, shtjellimi për lindjen,

ecurinë dhe dinamikën e trafiqeve kriminale në Shqipëri e Rajon, formimi i rrjeteve të

brendshme të trafikantëve dhe integrimi me rrjetet rajonale, analiza krahasuese

juridike e trafikimit me legjislacionin dhe instrumentet ndërkombëtare, etj., synon të

nxjerrë në pah rrezikshmërinë dhe ta vlerësojë këtë veprimtari si pjesë integrale e

krimit të organizuar.

Për realizimin dhe finalizimin e këtij studimi janë zbatuar metodat bazë të studimeve

empirike. Për interpretimin e rezultateve kërkimore dhe gjetjeve, u përdorën

gjerësisht: metoda e analizës së të dhënave dhe fakteve, e sintezës, krahasimit të

fakteve dhe informacioneve, metoda statistikore e tabelore, metoda e referimit tek

instrumentet ligjore e ndërkombëtare, teknika e grafikëve dhe tabelave, etj.

Për të trajtuar retrospektivën e largët të këtij fenomeni shumë të hershëm shoqëror

është përdorur metoda historike, sipas së cilës dukuritë shfrytëzimit njerëzor dhe ato

juridike penale janë studiuar në zhvillimin e tyre historik (nga e shkuara në të

tashmen), duke vënë në dukje karakteristikat dhe vecoritë sipas periudhave.

Punimi bazohet edhe në metodën krahasuese, çka nënkupton konstatimin e

ngjashmërive dhe ndryshimeve midis dukurive të jetës shoqërore dhe instituteve

respektive të së drejtës penale. Me anë të kësaj metode kanë dalë në pah risitë dhe

përparësitë e objektit të studimit, si dhe përfundimet e bazuara në argumente bindës,

po ashtu, edhe problematika në lidhje me objektin e studimit.

Metodat e studimit janë të ndërthurura në mënyrë të atillë që ato t’i shërbejnë qëllimit

të kërkimit. Studimi është i fokusuar për të zbuluar natyrën diskrete të këtij fenomeni,

karakteristikat e veçanta e të tij, krahasuar dhe me grupet në vendet e rajoneve të tjera,

modus operandin e tij, shtrirjen e aktivitetit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,

kryerjen e formave të tjera të krimit të organizuar etj.

Për të qenë sa më afër realitetit të situatës kriminale të trafikimit të personave në

Shqipëri, janë shfrytëzuar dhe analizuar informacionet dhe të dhënat statistikore të

Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Drejtësisë, të Gjykatave

të Shkallë së Parë, asaj të Apelit dhe të Gjykatës së Lartë.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

8

Gjithashtu, pjesë e metodologjisë së punës, ka qenë dhe intervista me ekspertë ligjorë,

socialë, ekspertë të krimit etj. Është shfrytëzuar gjerësisht legjislacioni kombëtar dhe

ndërkombëtar, literatura juridike, studimet, analizat, strategjitë e planet kombëtare të

veprimit kundër trafikimit të personave, punime të autorëve të ndryshëm vendas e të

huaj, raportet periodike të organizatave ndërkombëtare e rajonale, ato të Europol-it

dhe Interpol-it etj.

Analiza e problematikës së hetimit gjyqësor nëpërmjet studimit të vendimeve e

praktikave gjyqësore është trajtuar tërësisht në analizën e studimit të rasteve konkrete,

çka sjell një risi për punimin në fjalë. Nëpërmjet studimit të vendimeve të Gjykatës së

Krimeve të Rënda në lidhje me veprat penale të sipërpërmendura janë nxjerrë edhe

problemet konkrete me të cilat përballet sot drejtësia shqiptare.

Gjetjet e prezantuara në këtë punim ngrihen mbi të dhënat e mbledhura për një

periudhë 25 vjeçare nëpërmjet analizës dhe sintezës së fakteve të mbledhura.

Mosparashikimi i trafikimit të qenieve njerëzore si vepër penale, pra mungesa e

dispozitave të posaçme ose instrumentit ligjor për të parandaluar dhe luftuar rastet e

trafikimit të qenieve njerëzore për një kohë të gjatë (viti 1990 - 2001, ka ndikuar në

rritjen e numrit të rasteve të trafikimit të personave dhe formave të tjera kriminale

lidhur me të.

Nga hulumtimi rezulton se në praktikën gjyqësore shqiptare kemi hasur raste që në

bazë të rrethanave e fakteve të një ngjarjeje konkrete dhe provave të administruara e

të shqyrtuara gjatë procesit të gjykimit në të tre shkallët e gjyqësorit, e sidomos në

Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të kemi një kualifikim ligjor jo të adekuat të

ngjarjes objekt gjykimi sipas mendimit tonë. Gjithashtu në disa raste konstatojmë

ngritjen e një akuze të saktë nga ana e organit të akuzës në raport me ngjarjen objekt

gjykimi, por që procesi gjyqësor përfundon me një akuze tjetër jo në përputhje me

ligjin penal material.

Duke u bazuar në studimin e rasteve të praktikës gjyqësore konstatojmë se në bazë të

rrethanave e fakteve të një ngjarjeje konkrete dhe provave të administruara e të

shqyrtuara gjatë procesit të gjykimit në të tre shkallët e gjyqësorit është favorizuar në

mënyrë të padrejtë pozita e të pandehurit për shkak të një cilësimi juridik jo të saktë të

veprës penale, e për pasoje dhënies së një mase dënimi shumë më të lehtë se sa ajo që

duhej të jepej realisht në qoftë se do të ishte bërë kualifikimi ligjor në përputhje me

ligin material penal. Jo vetëm kaq, por ne mendojmë se pozita e të pandehurit është

favorizuar edhe për shkak të rrjedhjes kronologjike të ndryshimeve jo të plota që kanë

ndodhur në Kodin Penal Shqiptar.

Në shumë raste kur vepra penale ishte kryer me të njëjtin veprim dhe nga i njëjti

person zbatohej në mënyrë fiktive instituti i konkurrimit të veprave penale midis

trafikimit të femrave për prostitucion dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana

rënduese.

Në një numër të konsiderueshëm vendimesh të gjykatave të ndryshme të vendit në

lidhje me ngjarjet kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, konstatojmë se këto

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

9

vendime përmbajnë vetëm akuzën, dispozitivin e vendimit të gjykatës së shkallës së

pare, apelit dhe vetëm dispozitivin e vendimit të këtij kolegji në raport me lënien apo

jo në fuqi të vendimeve të gjykatave më të ulëta, por pa parashtruar fare në lidhje me

rrethanat dhe aktet e ngjarjes objekt gjykimi, gjë që e bënë të pamundur për të

analizuar në lidhje me vendimmarrjen e tre shkallëve të gjyqësorit.

Nga studimi i praktikës gjyqësore, nuk kemi konstatuar në asnjë rast që dikush të jetë

akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave apo fëmijëve

me qëllim shfrytëzimin e ushtrimit të prostitucionit brenda vendit (Trafikim i

brendshëm), pavarësisht se rrethanat e ngjarjes, mekanizmi i zhvillimit të ngjarjes,

mënyra e kryerjes së veprës penale, format e shtrëngimit dhe të dhunës që janë

përdorur nga autori i veprës penale për të arritur qëllimin kriminal, tregojnë në

mënyrë të qartë dhe të plotë se është kryer vepra penale e trafikimit të femrave apo

fëmijëve për prostitucion.

Pjesë e rëndësishme e këtij studimi ka qenë edhe analiza e akteve ndërkombëtare të

ratifikuara nga shteti shqiptar në lidhje me parandalimin dhe luftën ndaj trafikimit,

detyrimet që burojnë nga këto akte ndërkombëtare për shtetin shqiptar, evolucioni i

legjislacionit tonë të brendshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare, situata

faktike dhe nevoja për përmirësime. Studimi i përqasjes së legjislacionit dhe

praktikave me standardet ndërkombëtare, kanë ndihmuar në analizën krahasimore dhe

në nxjerrjen e problemeve e rekomandimeve.

Duke u mbështetur në analizën krahasuese me vendet e rajonit që kanë kaluar e po

kalojnë përvoja me trafikimin, pas liberalizimit të vizave, arsyetojmë se trafikimi

njerëzor, do të pësojë mutacione të ndryshme për shkak të barrierave që do të ketë dhe

luftës që do t’i bëhet nga vendet e rajonit që aspirojnë të anëtarësohen në BE.

Mbështetur në analizën e thellë të fenomenit si dhe gjetjeve të paraqitura në këtë

punim, duke besuar se kemi dhënë sado pak ndihmesë në këtë fushë, shpresojmë që

punimi të sensibilizojë dhe të shërbejë si literaturë e dobishme për studiuesit e kësaj

fushe, juristët, gjyqtarët, studentët e drejtësisë, sociologjisë, OJF-të, ligjvënësit dhe

organet ligjzbatuese.

- Hipotezat kryesore të punimit janë:

- Sa qëndron pohimi se trafikimi për qëllim prostitucioni apo forma të tjera

shfrytëzimi për përfitim material në Shqipëri ka veçori specifike, krahasur me

vendet e tjera të rajonit?

- Në ç’masë shprehet dominanca e faktorëve objektivë ndaj atyre subjektivë të

përhapjes së fenomenit të trafikimit të personave Shqipëri, dhe si kanë ndikuar ata

në këtë mjedis?

- Sa qëndron konstatimi se grupet kriminale shqiptare të trafikimit të personave janë

përfshirë në bashkëpunim me organizatat dhe grupet kriminale të vendeve të

rajonit dhe ato perëndimore ?

- Pavarësisht nga karakterisiktat e përbashkëta të modus operandit të grupeve

kriminale të trafikimit të personave kudo që operojnë, duket se grupet kriminale

shqiptare kanë disa dallime në raport me ato të rajonit tonë, cilat janë ?

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

10

- Gjatë hetimit kriminal dhe gjyqësor të autorëve të veprave penale dhe viktimave

ka patur problematika ligjore, të cilat janë justifkuar sa për mungesë legjislacioni,

eksperience, aq dhe korrupsioni, por në ç’raport qëndrojnë ato midis tyre?

- Siç ka pohime se legjislacioni shqiptar në këtë fushë është i përafruar plotësisht

me standardet ndërkombëtare, ashtu ka dhe konstatime për përqasje jo të plotë të

disa neneve, të cilat kërkojnë përgjigje?

Në përpjekjet për të shtjelluar hipotezat dhe për t’u dhënë përgjigje pyetjeve

hipotetike më është dashur të konsultohem me një literaturë të gjerë teorike e

shkencore në gjuhën shqipe dhe të huaj, me gjithë praktikat gjyqësore të tri shkallëve,

si dhe shumë punime të përafërta për të arritur në përfundime dhe rekomandime

përkatëse, që shoqërojnë studimin në formë të ndërthurur sipas problematikave në çdo

kreu.

- Risitë e studimit

1. Studimi elaboron në një optikë më të gjerë dhe narrative konceptet shkencore

lidhur me kuptimin juridik dhe elementët përbërës të veprës penale të trafikimit të

personave, si dhe shume aspekte të tjera të patrajtuara më parë.

2. Studimi është ndër më të vetmit e këtij lloji që trajton në mënyrë të plotë dhe

komplekse gjithë dinamikën e trafikimit të personave dhe tërë problematikat

lidhur me të, nga koha kur lindi ky fenomen (1990) në Shqipëri e deri në ditët e

sotme.

3. Punimi i kalon dimensionet hapësinore të trajtimit të këtij fenomeni jo vetëm

brenda vendit tonë, por edhe në rrafshin rajonal dhe global, të krahasuar mes tyre,

çka përbën një vlerë të shtuar.

4. Punimi argumenton dhe komenton në një mënyrë origjinale të gjitha ndryshimet

ligjore që kanë ndodhur deri tani, duke bërë vlerësimet mbi shkallën e përafrmit

me standardet ligjore ndërkombëtare dhe impaktin në parandalimin dhe goditjen e

veprave penale të trafikimit të personave.

5. Studimi sjell një vështrim të ri mbi fenomenologjinë dhe tipologjinë e trafikimit të

personave dhe profilin e autorëve në optikën kriminologjike dhe demografike

duke evidentuar karakterstikat e përbashkëta dhe dallimet me tiparet e këtij

fenomeni me vendet e rajonit.

6. Ai prezanton një trajtim inovativ mbi komponentët gjeografikë, strukturorë dhe

komercialë të modus operandit të autorëve të trafikimit dhe shfrytëzimit të

personave, dhe i ilustron ato me raste studimore interesante.

7. Përpunon hartën dinamike të vektorëve të lëvizjes “rrymave”të trafikimit të

personave nga vendet e origjinës, në vëndet tranzite dhe ato të destinacionit sipas

periudhave kohore.

8. Studimi argumenton se tipologjia e trafikimit të personave paraqitet me trajta

polimorfe dhe e kushtëzuar sa nga taktikat e sofistikuara të elementëve e grupeve

kriminale, aksesi dhe lehtësirat që u krijohen grupeve ose individëve kriminalë në

kufi, kërkesë-ofertat e “mishit të bardhë” në merkaton e krimit të organizuar në

perëndim, aq dhe nga lufta që i bëhet këtij fenomeni nga institucionet ligjzbatuese.

9. Punimi evidenton një tipologji të re dhe mjaft të përhapur pas liberalizmit të

vizave të Shqipërisë më BE-në, trafikimin sezonal me cikël të shkurtër

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

11

shfrytëzimi seksual, pa kaluar kohën e qëndrimit prej 90 ditësh në vendet

perëndimore, si dhe trafikimin night club në vendet fqinje ballkanike.

10. E reja tjetër është se, punimi sjell një analizë të plotë të të gjithë rasteve të veprave

penale të trafikimit të personave të hetuara në tri shkallët të gjyqësorit nga viti

1990 e deri në vitin 2014, duke polemizuar në mënyrë kritike jo vetëm me

vendimet e padrejta, por edhe me defektet e legjislacionit që linin shkas për

abuzime.

11. Nëpërmjet këtij studimi bëhet analiza dhe vlerësimi strategjik i trafikimit të

personave, me synim për të kontribuar në hartimin e strategjisë përkatëse në

planin kombëtar.

12. Studimi sjell rekomandime konkrete për përafrimin e plotë të legjislaconit shqiptar

në fushën e luftës kundër trafikimit të personave me Konventën e Palermos, si dhe

propozime për shtatë amendime konkrete në legjislacionin penal, që paraqiten në

fund të këtij prezantimi.

13. Ilustrimi i studimit me grafikë tridimensionalë e bën më interesant punimin dhe e

orienton më lehtë lexuesin të kuptojë dinamikën, analizën e fakteve e të dhënave

dhe trendet e zhvillimit.

14. Studimi sjell jo vetëm vlera të shtuara teorike e shkencore, por edhe juridike në

fushën e propozimeve për harmonizmin e plotë të kuadrit ligjor në këtë fushë, si

dhe në përmirësimin e praktikave gjyqësore, duke shmangur subjektivizmat në

dhënien e vendimeve.

©2015 Aleks PRIFTI

Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

12

TABELA E PËRMBAJTJES SË LËNDËS

HYRJE...................................................................................................................................15

KREU I

TRAFIKIMI I PERSONAVE DHE INSTRUMENTET LIGJORE KUNDËR TIJ

1. Retrospektivë e shkurtër mbi lindjen dhe zhvillimin e fenomenit të shfrytëzimit

dhe trafikimit të njerëzve………………………………………………………....18

2. Kuptimi juridiko-penal mbi veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave….21

2.1 Dallimi midis shfrytëzimit të viktimave të trafikimit nga përfitimi i

shërbimit seksual të ofruar nga personat e trafikuar..................................29

2.2 Ndryshimi i trafikimit të qenieve njerëzore nga kontrabandimi i

personave.....................................................................................................33

3. Faktorët nxitës për trafikimin e qenieve njerëzore…………………………...…..36

4. Instrumentet ndërkombëtare për trafikimin e qenieve njerëzore………………....38

5. Legjislacioni i vendit tonë lidhur me veprat penale të trafikimit të personave,

ecuritë e tij……………………………………………………………………..…40

6. Përvoja legjislative e disa vendeve fqinje për trafikimin e personave...................46

6.1 Legjislacioni italian mbi trafikun e qenieve njerëzore..............................47

6.2 Legjislacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor për trafikimin e

personave....................................................................................................49

7. Fenomeni i trafikimit në planin ndërkombëtar dhe rajonal e Ballkanik.................51

KREU II

FENOMENOLOGJIA, TIPOLOGJIA DHE DINAMIKA E TRAFIKIMIT TË

PERSONAVE NË SHQIPËRI.

1. Trafikimi i personave në Shqipëri midis mitit dhe realitetit..........................57

2. Lindja e fenomenit të trafikimit të personave në Shqipëri............................58

3. Karakteristikat e fenomenologjisë së trafikimit të personave në vendin tonë.......58

4. Tipologjia e trafikimit të personave 1992-2014.....................................................59

5. Dinamika e trafikimit të personave në periudhën 1992-2014................................62

5.1 Dinamika e trafikimit të personave në periudhën 1992-2002..........................62

5.2 Trendet e trafikimit të personave 2003-2013...................................................69

5.3 Forcimi i luftës kundër trafikimit të personave në vitet 2009-2013.................74

6. Trafikimi i fëmijëve................................................................................................78

6.1 Shkaqet e trafikimit të fëmijëve........................................................................80

7. Trafikimi i personave dhe krimi i organizuar.........................................................82

8. Rreziqet strategjike të trafikimit të personave........................................................84

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

13

KREU III

PROBLEMATIKA E PRAKTIKËS GJYQËSORE LIDHUR ME HETIMIN

DHE GJYKIMIN E VEPRAVE TË TRAFIKIMIT TË PERSONAVE

1. Vështrim i mbi problematikat gjyqësore në hetimin dhe gjykimin e krimit të

trafikimit të personave në periudha të ndryshme kohore.............................................86

1.1 Problematika e analizës së veprave penale të trafikimit të personave të

ndodhura nga viti 1992 e në vazhdim..............................................................89

1.2 Analiza e veprave penale të trafikimit të personave para vitit 2001 edhe deri në

hyrjen ne fuqi të ligjit nr. 8733, date 24.1.2001...............................................95

1.3 Problematika të praktikës gjyqësore e trafikimit të personave të kryera pas

hyrjes në fuqi të ligjit nr. 8733, datë 24.01.2001...........................................110

2 Problematika lidhur me trafikimin e brendshëm i fëmijëve/femrave në periudhën

2001-2014............................................................................................................138

K R E U IV

MËNYRA E VEPRIMIT (MODUS OPERANDI) E TRAFIKANTËVE

1. Kuptimi mbi Modus Operandin e trafikimit të personave.....................................145

2. Komponentët gjeografikë, strukturorë dhe komercialë të modus operandit të

trafikimit e shfrytëzimit të personave........................................................................146

3. Tipologjia e mënyrave të veprimit të autorëve/grupeve të trafikimit të personave

dhe raste studimore...............................................................................................151

a. Faza e rekrutimit...............................................................................................152

b. Transportimi.....................................................................................................160

c. Transferimi......................................................................................................161

d. Fshehja/shfrytëzimi .........................................................................................163

4. Format dhe metodat e kontrollit të viktimave të trafikimit....................................164

4.1 Sektorët dhe mjetet e shfrytëzimit të personave..............................................169

5. Mënyra veprimi të tjera të trafikimit të personave................................................172

a) Riciklimi i viktimave...........................................................................................172

b) Trafikimi i brendshëm.........................................................................................172

6. Modelet komerciale të trafikimit të personave: “Kërkesa” dhe “Oferta”..............177

6.1 Modeli monopolistik i tregut të trafikimit të personave...................................177

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

14

KREU V

PROFILI I PERSONAVE TË TRAFIKUAR, GRUPEVE TË TRAFIKIMIT

DHE IDENTIFIKIMI I VIKTIMAVE

1. Koncepti mbi profilin e trafikimit të personave..................................................179

2. Profili kriminologjik i autorëve të veprave të trafikimit të personave...............180

2.1 Karakteristikat e personave që identifikojnë qenien e tyre si autorë të

veprave të trafikimit.......................................................................................182

2.2 Tiparet dhe sjelljet karakteristike të elementëve trafikantë......................182

2.3 Profilet socio-demografike të autorëve të implikuar në trafikim..............183

3. Profili organizativ i trafikimit të personave.......................................................184

3.1 Rrjetet e thjeshta ose të nivelit të ulët.......................................................185

3.2 Rrjetat e nivelit të mesëm .........................................................................186

3.3 Rrjetet e grupeve kriminale të nivelit të lartë............................................186

3.4 Rrjetet/grupet transnacionale të trafikimit të personave............................186

4. Struktura e brendshme e grupeve të trafikimit të personave...............................188

5. Karakteristikat e grupeve kriminale të trafikimit të personave ..........................190

5.1 Rolet në kuadër të organizatave të trafikut...............................................191

6. Profili i personave/viktimave të trafikuara..........................................................193

6.1 Grupmoshat e viktimave të trafikimit......................................................193

6.2 Niveli arsimor i viktimave të trafikimit....................................................195

6.3 Shpërndarja gjeografike e viktimave të trafikimit....................................196

7. Identifikimi i viktimave të trafikuara .................................................................198

7.1 Parimet që duhet të zbatohen në rastin e kontaktit të parë me personin që

dyshohet se është i trafikuar...........................................................................201

7.2 Teknikat e identifikimit ..........................................................................201

8. Sjellja e viktimës së trafikuar...............................................................................204

9. Bashkëpunimi me viktimat e trafikimit................................................................207

9.1 Rreziku i viktimizimit për së dyti..................................................................207

9.1.a. Trauma në rastin e fëmijëve.......................................................................208

PERFUNDIME DHE REKOMANDIME.............................................................210

BIBLIOGRAFIA......................................................................................................223

LISTA E TABELAVE.............................................................................................231

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

15

I. HYRJE

Fenomeni i trafikimit të personave në Shqipëri ka një gjenezë shumë të re, krahasuar

dhe me vendet e tjera të Rajonit dhe Europës. Ky fenomen lindi dhe njohu përhapje

vetëm pas rrëzimit të sistemit komunist, ashtu si në të gjitha ish-vendet e Europës

Lindore, dhe me trajta spektakolare pas kolapsit të skemave piramidale dhe krizës e

anarkisë në vitet 1997-98. Gjatë kësaj periudhe, mijëra gra, vajza dhe fëmijë u

trafikuan për t’u shfrytëzuar seksualisht, për punë të rënda dhe lypje e trafikim

organesh jetësore.

Kontaktet e elementeve kriminal shqiptarë, me rrjetet kriminale të vendeve fqinje

bënë që të krijohen mundësitë për zhvillimin e trafiqeve të paligjshme. Fillimisht ai u

shfaq në formën e transportit të njerëzve më dëshirë për emigrim, më pas trafikun e

femrave me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, si dhe trafikun e fëmijëve për lypësi,

abuzime e përfitime kriminale.

Rrjedhojë e konflikteve të zgjatura në Ballkan dhe mungesës së stabilitetit të

brendshëm, krimi i organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar, rrjetet e trafikut, si dhe

lëvizjet e pakontrolluara të kalimit të kufijve, e përkeqësuan fenomenin e trafikut në

vend me flukse të mëdha emigrantësh të paligjshëm, përfshi gra dhe fëmijë nga

vendet e Europës Lindore e vende të tjera, për t’i shfrytëzuar në Shqipëri, apo për t’i

tranzituar drejt Europës.

Në këto rrethana, krimi i organizuar e shndërroi Shqipërinë nga një vend pa probleme

të trafikimit njerëzor para vitit 1990, në një vend potencial origjine dhe transiti të

transportimit të viktimave njerëzore kryesisht femra, nga vende të Evropës Lindore si

Rumania, Bullgaria dhe Moldavia nëpërmjet detit Adriatik. Nga ana tjetër, trafiku i

brendshëm u nxit më së shumti për shkak të varfërisë së familjeve rurale shqiptare.

Shumica e fëmijëve që u trafikuan i përkisnin komunitetit rom.

Punimi evidenton gjetjen se, trafikimi i personave, ashtu si në një pjesë të mirë të

vendeve të Ballkanit Perëndimor, është i lidhur ngushtë me faktorë të ndryshëm

ekonomiko-shoqërorë dhe politikë, mjedisorë etj., në Shqipëri, zhvillimet e të cilit

janë të ndryshueshme në periudha të ndryshme, por gjithsesi me prirje për t’u ulur.

Gjetjet kanë evidentuar faktin që, nëse në vitet 1991-1995, procesi i trafikimit kryhej

nga individë të veçantë, bazuar në lidhjet familjare, fisnore apo krahinore; më vonë ky

fenomen erdhi duke u organizuar dhe strukturuar, dhe arritur kulmin në vitet 1997-

2001, kohë kur u krijuan organizata të mirëfillta kriminale, të cilët u përqendruan në

trafikimin e femrave për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikimin e fëmijëve për lypje e

trafikim organesh.

Grupet e trafikimit të personave janë tepër fluide, me struktura të ndryshueshme dhe

të niveleve të ndryshme që kooperojnë më grupet e krimit të organizuar të vendeve të

tjera Rajonale dhe Europiane. Mbizotëron kodi i heshtjes, ç’ka e bën të vështirë

infiltrimin në grupet e organizuara dhe goditjen e tyre.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

16

Vakuumi ligjor në fushën e trafikimit të personave dhe korrupsioni i lartë në

strukturat e zbatimit të ligjit dhe organeve të drejtësisë, favorizuan në mënyrë të

ndjeshme rritjen e numrit të rasteve të trafikimit të personave gjatë kësaj periudhe,

ishte gjetja tjetër e punimit. Vetëm pas vitit 2001 trafikimi u pranua si problem dhe

filloi të goditej seriozisht nëpërmjet zbatimit me shpejtësi të reformës ligjore, duke

përfshirë në Kodin Penal dispozita ligjore, ku parashikohen dënime të ashpra për

fenomenin e trafikimit.

Legjislacioni lidhur me goditjen e trafikimit të personave ka pësuar ndryshime

thelbësore, duke synuar që me anë të ndryshimeve e përmirësimeve të

herëpashershme të përqasen sa më mirë standardet ndërkombëtare në legjislacionin e

brendshëm. Masat penale të parashikuara kohët e fundit (viti 2013) nga legjislacioni

ynë për trafikantët janë tepër të rënda, ato parashikojnë deri në 35 vjet burg dhe kur ka

pasoja të jetës së viktimave të trafikuara dënimi ndryshon deri në burgim të

përjetshëm.

Si rezultat i një politike agresive ndaj këtij fenomeni, e shoqëruar kjo me dënime të

rënda dhe me konfiskim të pasurive të autorëve të krimit, fenomeni i trafikimit të

qenieve njerëzore është ulur ndjeshëm nga një vit në tjetrin.

Në bazë edhe të vlerësimeve ndërkombëtare, tashmë Shqipëria nuk është më vend

transiti dhe as ndonjë vend i rëndësishëm destinacioni, por është vend origjine për

gratë dhe vajzat e trafikuara përtej kufijve, por në rritje gjithashtu edhe brenda

kufijve.

Ajo ç’ka është shqetësuese për momentin është trafikimi i brendshëm. Policia dhe

qëndrat ri-integruese dëshmojnë për faktin që vajzat merren me forcë nga fshatrat dhe

dërgohen në qytete të vogla apo të mëdha për të prostituuar në hotele apo shtëpi

private.

Gjithashtu, ka patur një angazhim në rritje të të gjitha strukturave shtetërore, shoqërisë

civile dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë në luftën kundër trafikimit të qenieve

njerëzore, përmes masave parandaluese dhe mbrojtëse, si të natyrës ligjore, ashtu edhe

të tipit administrativ, social, ekonomik, etj.

Realizimit me sukses të punimit i ka shërbyer hartimi i një strukture funksionale të

brendshme, në pesë krerë. Kreu i parë, i kushtohet aspekteve lidhur kuptimin e

trafikimit të personave dhe instrumentet ligjore kundër tij, në të cilin gjejnë trajtim:

retrospektivë e shkurtër historike e fenomenit të shfrytëzimit dhe trafikimit të

njerëzve, kuptimi juridiko-penal mbi veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave

dhe elementët përbërës të saj, faktorët nxitës të kësaj vepre penale, evolucioni i

legjislacionit të vendit tonë lidhur me veprat penale të trafikimit të personave,

instrumentet juridike ndërkombëtare dhe legjislacioni krahasues i vendeve fqinje të

rajonit tonë. Më tej trajtohen dhe përmasat ndërkombëtare dhe rajonale të këtij

fenomeni.

Kreu i dytë, trajton në fokus kriminlogjik fenomenologjinë, tipologjinë e trafikimit të

personave dhe dinamikën e zhvillimit të trafikimit nga viti 1992-2014, si dhe rreziqet

strategjike të trafikimit të personave.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

17

Në kreun e tretë, fokusi kryesor vihet në problematikat e hetimit e gjykimit të veprave

të trafikimit të personave në periudha të ndryshme kohore, studimit të rasteve

konkrete të çështjeve të gjykuara nga gjykatat e shkallëve të ndryshme, vakumet

ligjore dhe nevojat për ndryshime e harmonizime me legjislacionin ndërkombëtar për

të kufizuar rastet e keqinterpretimeve në dhënien e masës së dënimit dhe korrupsionit.

Kreu i katërt, trajton komponentët përbërës të Modus Operandit (Mënyrës së

veprimit) të trafikantëve, duke filluar që nga faza e rekrutimit e deri në finalizimin e

qëllimit kriminal (shfrytëzimin), me qëllim njohjen e formave dhe metodave të

elementeve dhe grupeve kriminale në funksion të hetimeve proaktive dhe sigurimit e

interpretimit të drejtë provave gjatë procesit gjyqësor.

Në kreun e pestë, fokusi i punimit vihet tek trajtimi i karakteristikave kriminalistike

dhe penale, ato sociale, psikologjike, demografike dhe kriminologjike të trafikantëve

dhe të personave të trafikuar. Një vend e zë dhe profili organizativ grupeve të

trafikantëve, karakteristikat e grupeve shqiptare, krahasuar me ato të disa grupeve të

vendeve të tjera.

Punimi mbyllet me disa përfundime dhe sugjerime në aspektin hetimit kriminal,

përqasjes së plotë të legjislacionit shqiptar me atë ndërkombëtar dhe të Bashkimit

Europian.

Ajo çka vlerësohet në punim është fakti se, përveç arritjeve në fushën e parandalimit

dhe luftës kundër trafikimit të personave, tani kanë lindur sfida të tjera, dhe vështirësi

lidhur me goditjen e formave të tjera të trafikimit, me zbatimin e standardeve më të

larta për mbrojtjen e viktimave të miratuara në ligjin Europian dhe të ratifikuara në

sistemin ligjor shqiptar. Është e nevojshme për një rishikim të këtyre dispozitave në

një mënyrë që t’iu përgjigjen të gjitha këtyre nevojave të dala në praktikë dhe të

kërkuara nga Institucionet Evropiane.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

18

KREU I

TRAFIKIMI I PERSONAVE DHE INSTRUMENTET LIGJORE KUNDËR TIJ

1. Retrospektivë e shkurtër mbi lindjen dhe zhvillimin e fenomenit të

shfrytëzimit dhe trafikimit të njerëzve.

Në historinë njerëzore njihen shumë forma të shfrytëzimit njerëzor. Në këtë kontekst,

skllavëria dhe trafikimi i personave si bashkudhëtarë të zhvillimit të shoqërisë

njerëzore mbeten forma më brutale dhe tronditëse e shkeljes së të drejtave të njeriut,

të cilat lidhen me epoka sa të errëta aq dhe të largëta të historisë së njerëzimit. Kurba

e zhvillimeve dhe ndryshimeve të tregtisë së njerëzve dhe skllavërimit të tyre ka

ndjekur rrjedhën e historisë së zhvillimit shoqëror, ekonomik, kulturor dhe traditat e

ndryshme të popujve të vendeve të botës.

Në zanafillën e fenomenit të shfrytëzimit njerëzor, skllavëria e njerëzve njihet si

forma klasike dhe më e vjetër e shfrytëzimit të njerëzimit, e cila i ka rrënjët që në

Antikitet. Të dhënat tregojnë se në epokën antike skllavëria ka ekzistuar në forma

shumë të rënda dhe degraduese, që dëshmohet në gjurmët më të hershme të shkruara

të tilla si Kodi i Hamurabit dhe shkrimet e tjera të analizuara si transkriptet e historive

gojore etj. Deduksionet e bazuara në disa vepra unikale si piramidat, monumentet,

amfiteatrot, veprat e ujësjellësve, muret rrethues etj. në Lindjen e Mesme, Greqinë

dhe Romën e Lashtë etj. , dëshmojnë për ekzistencën e skllavërisë në shkallë të gjerë.

Edhe librat e shenjtë sjellin dëshmi për ekzistencën e skllavërisë në periudhën e

hershme. Sipas Biblës, Jozefi, ka qenë personi i parë që i është shitur tregtarëve të

cilët më pas kanë negociuar që të jetë skllav në Egjipt (shih Zanafilla 37, 12-28)1. Në

atë kohë kishte një migrim intensiv drejt Egjiptit, gjë që sigurisht ka kontribuar për ta

bërë këtë vend një perandori të madhe. Mbreti i Egjiptit u impononte punëtorëve

shfrytëzim të dhunshëm: madje pa patur mjetet minimale të nevojshme për të kryer

punët e rënda, dhe ishin vazhdimisht nën presion (Eksodi 1, 9-14)2.

Sipas filozofit të lashtësisë Aristotel, pika e nisjes, fillon me natyrën që krijoi nga

njëra anë disa qenie që inteligjenca e tyre është e destinuar për të komanduar, dhe nga

ana tjetër, qeniet e tjera që forca fizike e tyre është e destinuar për t’iu bindur

urdhrave: pra disa komandantë dhe disa të tjerë që komandohen3.

Dëshmitë tregojnë po ashtu se edhe disa artistë të Antikitetit si fabulisti grek Ezopi

(shek. VI pk), latini Terence (-184,-159) dhe filozofi grek Épictète (50- 130) ishin

skllevër4.

1 Christian Delacampagne, Histoire de l'esclavage. De l'Antiquité à nos jours, Paris, Le livre de poche,

2002, f.42

2 Christian Delacampagne, Histoire de l'esclavage. De l'Antiquité à nos jours, Paris, Le livre de poche,

2002, f.43 3 Po aty.f.24

4 Po aty.f.25

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

19

Sipas dëshmive të tjera, të dhëna interesante për rregullimin ligjor të prostitucionit

femëror në Romë, afërsisht në vitet 200 para Krishtit deri në 250 pas Tij, na jep

studiuesi Thomas McGinn (2002), në një libër mbi prostitucionin, seksin dhe ligjin5.

Studiuesit socialë kanë argumentuar se lindja e prostitucionit, pra edhe skllavërimi i

grave për shfrytëzim seksual, lidhet, së pari, me përmbysjen e raporteve midis burrave

e grave, pikërisht me kalimin nga e drejta amtare (matriarkati), në të drejtën atërore

(patriarkati).

Në këndvështrimin historik, tregtia me njerëz ka pasur dy qëllime kryesore:

shfrytëzimin e punës dhe shfrytëzimin e seksit. Tregtia dhe shfrytëzimi i skllevërve ka

vazhduar gjatë Mesjetës, sidomos gjatë kohës së Zbulimeve Gjeografike,

Revolucionit Industrial dhe deri në Shek.XX gjatë Luftës së Dytë Botërore në kampet

e përqendrimit nazist ose të punës së detyruar, prostitucionit. Gjermania naziste ka

shfrytëzuar rreth 12 milion persona, kryesisht me origjine nga Europa Lindore, ndërsa

Japonia ka shfrytëzuar më shumë se 18 milion nga Lindja e Largët. Rasti i

prostitucionit të detyruar mbetet gjithashtu i shpeshtë, sidomos rasti i shōëa të

Japonisë që flet për shfrytëzimin seksual të rreth 200 000 femrave6. Shumë vende

kolonizatorë të vjetra, si vendet arabe e kanë mbajtur skllavërinë deri në mesin e

shek.XX. Ndërsa pas Luftës së II-të, në ish-Bashkimin Sovjetik, u praktikua një formë

tjetër shfrytëzimi në kampet e punës dhe kolonitë e “gulagëve”, në të cilat njerëzit e

internuar detyroheshin të bënin punë shumë të rënda, ku miliona njerëz u shfarosën.

Shfrytëzimi i personave në punë të rënda ka ekzistuar edhe në Shqipëri nga viti 1945-

1990, në kampe internimi e burgje, miniera, ndërtim, bujqësi etj., ku kanë humbur

jetën mijëra njerëz.

Periudha e fundit i përket asaj që në literaturën e sotme quhet shfrytëzimi me forma të

reja ose skllavëria moderne. Procesi i kalimit nga skllavëria historike në atë moderne

ka ndodhur gjatë 200 viteve të fundit (nga Shek.IXX e deri në ditët e sotme), në atë

që quhet trafikimi i personave, i cili konsiderohet si një krim kundër njerëzimit. Në

këtë kontekst, zhvillimet historike (politike e social-ekonomike) të ndodhura në fund

të viteve 80’ dhe në fillim të viteve ‘90 u ndoqën nga një tendencë në rritje të formave

moderne të skllavërisë, të cilat në shumë aspekte ndryshojnë nga format klasike të saj.

Ndërsa skllavëria klasike sigurohej nëpërmjet tregtisë e shfrytëzimit të hapur të

njerëzve, skllavëria moderne zhvillohet në forma të sofistikuara dhe të nëndheshme.

Skllavëria moderne përfshin një gamë të gjerë të shfrytëzimit të personave dhe

ndërthuret me krimin e organizuar dhe mafien.

Bales (2004) e përcakton skllavërinë bashkëkohore si një marrëdhënie sociale dhe

ekonomike në të cilën një person është i kontrolluar me anë të dhunës apo mospagesës

dhe shfrytëzimit ekonomik7. Në formën e vjetër e skllavërisë, afrikanët janë

transportuar në mënyrë specifike në Botën e Re në bazë të racës dhe aftësive specifike

5 McGinn, Thomas, A.J. 2002. Prostitution, Sexuality, and the Law in Ancient Rome: Vanderbilt

University

6 Henri Wallon, de l'esclavage antique à l'esclavage moderne », intervention de C. Nicolet auprès de

l'Académie des Inscriptions et Belles-Lettres et de l'Académie des sciences morales et politiques,

octobre 2004 7 Human Trafficking in the era of Globalization: The case of Trafficking in the Global Market

Economy by Majeed A. Rahman. Transcience Journal Vol 2, No 1 (2011)

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

20

të tyre. Forma e re e skllavërisë shkon përtej linjave racore. Më tej, Bales argumenton,

të dy format e reja dhe të vjetra karakterizohen nga përdorimi i dhunës për të mbajtur

peng skllavin, si dhe viktimat janë margjinalizuar dhe shfrytëzuar nga vullneti i tyre të

lirë. Me fjalë të tjera, skllevërit zezakë nuk mund ta blinin lirinë e tyre. Edhe pse një

skllav në këtë kategori zakonisht mund të jetë robëruar tërë jetën, skllavëria moderne,

megjithatë është e rastit dhe herë pas here e përkohshme. Bales pohon se minimalisht

trafikantët të mbajnë rob zakonisht midis tri ose gjashtë muaj, ose më gjatë, por që

varet nga situata dhe rrethanat.

Por, ndërsa skllavëria historike ka qenë e ligjshme dhe e lejueshme sot skllavërimi i

qenieve njerëzore është i paligjshëm dhe i ndëshkueshëm. Pavarësisht se në kuadrin e

përgjithshëm evidentohet një evoluim nga një skllavëri klasike në atë të moderne,

duhet thënë se gjithsesi format e egra të skllavërisë nuk janë zhdukur përfundimisht si

shfrytëzimi i personave (grave e fëmijëve) në punë të rënda dhe të pa ose keqpaguara.

Përveç ndryshimeve esenciale që kanë nga njëra-tjetra, skllavëria historike dhe ajo e

formave të reja moderne, ato kanë një tregues të përbashkët që është thelbësore,

karakterin fitimprurës, i cili radhitet i treti, pas trafikimit të armëve dhe trafikimit të

lëndëve narkotike. Trafikimi i personave, ku përfshihet edhe ai i femrave me qëllim

shfrytëzimin në çdo formë të tyre, “konstituon një treg të paligjshëm i cili bën që

organizatat kriminale të fitojnë miliarda dollarë në vit”.8

Përsa i përket Shqipërisë, në studimet e disa autorëve shqiptarë, të cilave iu jemi

referuar, është pohuar se në Shqipëri trafikimi, për qëllim prostitucioni apo forma të

tjera shfrytëzimi për përfitim material, nuk ka ekzistuar9.

Të dhënat e mëtejshme tregojnë po ashtu se trafikimi i grave dhe adoleshentëve nuk

ka ekzistuar si fenomen edhe në gjysmën e parë të shekullit XX, kohë në të cilën

vërtetohet përhapja e prostitucionit në Shqipëri, madje edhe legalizimi i tij (vitet

1920-1944), në atë kohë e vlerësuar si masë për ruajtjen e shëndetit dhe moralit

publik.

Sipas dokumentacioni arkivor, rezulton se në Shqipërinë e kësaj periudhe tregu legal i

prostitucionit plotësohej vetëm ose kryesisht nga prostitute ‘vullnetare’10. Pra, nuk

njihej trafikimi i grave dhe vajzave për shfrytëzim seksual apo qëllime të tjera

fitimprurëse. Kjo konfirmohet edhe nga burime zyrtare. Në një letërkëmbim të

ministrit të Punëve të Brendshme, për shembull, të datës 11 shtator 1935, thuhet:

“Kam nderin t’ju parashtroj se, në Shqipëri, nuk ekziston tregtia e të bardhëve, qoftë

për gra ose për djem”.

Për më tepër, në Tetor 1937, Shqipëria ka aderuar edhe në Konventën Ndërkombëtare

për Zhdukjen e Tregtisë së Grave dhe Fëmijëve”.

8 Traffico di esseri umani e tratta di persone. Azioni di contrasto integrate tra tutela della persona ed

esigenze investigative- Dott. David Mancini, në adresën: WWW.altalex.com. 9 Shih, për shëmbull, Sokoli, Lekë, Ilir Gëdeshi .. 2005b. Prostitucioni profesionist në Shqipëri dhe

debatet rreth (kqe)vlerësimit ‘prostitucioni është një fenomen tipik shqiptar’. Revista Të drejtat e

njeriut . Nr. 2(42), fq. 55-72. 10 Cit. Trafikimi, rasti i Shqiperise. Sokoli, Lekë, Ilir Gëdeshi

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

21

Kahu i lëvizjes së prostitucionit në atë kohë ishte nga jashtë–brenda, pra vinin

prostituta vullnetare nga Italia në Shqipëri. Ndërsa pas 50 vjetësh, prostitucioni

ndërroi kahun e lëvizjes, nga brenda –jashtë dhe horizontalisht.

Pas një pauze 50- vjeçare, gjatë regjimit komunist, në vitin1990, Shqipëria u prek nga

fenomeni i formave të reja të skllavërisë moderne (trafikimi i personave për qëllime

shfrytëzimi), që sot përbën sfidën më të madhe të sigurisë dhe procesit të integrimit të

saj në Bashkimin Europian. Pavarësisht nga progresi që ka shënuar Shqipëria në

luftën kundër trafikimit të personave, ajo sipas vlerësimeve të organizatave

ndërkombëtare mbetet përsëri një vend origjine dhe tranziti.

Në epokën e globalizmit trafikimi i njerëzve ka vazhduar të jetë edhe një çështje e

dimensionit global që haset jo vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në ato të

zhvilluara. Por karakteristike është se si fenomeni i trafikimit të personave ashtu dhe

shumë prej viktimave të këtyre formave të reja të skllavërisë moderne, e kanë

zanafillën e tyre kryesisht nga vendet më të varfra të botës, për shkak të konflikteve,

të luftërave apo nga situata të një vështirësie të skajshme ekonomike e shoqërore.

Pothuajse çdo vend në botë është i prekur nga trafikimi për shfrytëzim seksual apo

punë të detyruar. Të dhëna të besueshme globale janë të kufizuara, por numri i

viktimave besohet të ketë arritur përmasa epidemike. Sipas të dhënave të UNODC

mbi trafikimin e personave dëshmohet që trafikimi i qenieve njerëzore nga 127

kombësi të ndryshme të jenë shfrytëzuar në 137 vende të botës11.

Nëse skllavëria dhe tregtia e njerëzve për qëllime të shfrytëzimit të punës ka pasur

ulje-ngritjet e saj në historinë e zhvillimit shoqëror, skllavërimi seksual ka një kurbë

më të qëndrueshme dhe madje në disa vende ka rritje.

Trafikimi i personave është një fenomen shumëdimensional, me shtrirje të brendshme,

transnacionale, rajonale dhe globale.

2. Kuptimi juridiko-penal mbi veprimtarinë kriminale të trafikimit të

personave

Vepra penale e trafikimit të personave është një nga veprat që paraqet rrezikshmëri të

lartë shoqërore dhe me pasoja të pakthyeshme për individin. Në kuptimin e

përgjithshëm juridiko-penal, trafikimi i personave, cenon ato raporte juridike që kanë

të bëjnë me lirinë dhe të drejtat e personit të cilat mbrohen dhe garantohen si nga

Kushtetuta dhe Legjislacioni Penal, si dhe të drejtën e tij për t'u trajtuar njerëzisht nga

veprimet kriminale.

Rrezikshmëria e madhe e kësaj vepre rezulton jo vetëm nga sanksionet e ashpra që

ligji shqiptar ka parashikuar për këtë krim, të cilat fillojnë nga minimumi shtatë deri

në pesëmbëdhjetë vjet burgim dhe përfundojnë me burgim të përjetshëm, kur vepra

ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit12, por edhe nga përhapja dhe karakteri

thellësisht i papranueshëm i kësaj vepre nga shoqëria njerëzore në tërësi dhe nga

mjedisi shqiptar në veçanti.

11 United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC). Global Report on Trafficking in Persons,

2013

12 Neni 110/a të Kodit Penal

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

22

Nisur nga rrezikshmëria e këtij krimi, Legjislacioni Shqiptar në përcaktimin e veprës

së trafikimit të personave është mbështetur në standardet e legjislacionit dhe

konventave ndërkombëtare për këtë qëllim. Në më shumë se një dekadë, Parlamenti

ka miratuar një kuadër të rëndësishëm juridik për të luftuar trafikun e personave dhe

për të mbrojtur viktimat e trafikimit e sidomos fëmijët dhe gratë në sistemin ligjor të

brendshëm.

Në Kodin Penal janë parashikuar tri dispozita të posaçme që kanë si qëllim

parandalimin dhe ndëshkimin e këtij fenomeni kriminal si neni 110/a , i titulluar

“Trafikimi i njerëzve”, neni 114/b i titulluar “Trafikimi i femrave për prostitucion”,

dhe neni 128/b, i titulluar “Trafikimi i të miturve”13. Përkufizimi i konceptit juridik të

“Trafikimit të personave”14 është bërë në një dispozitë të veçantë në KP (viti 2004),

në përputhje me kuptimin që i jep këtij koncepti “Konventa e Kombeve të Bashkuara

kundër krimit të organizuar” dhe dy Protokollet Shtesë të saj, të cilët janë bërë pjesë e

brendshme e legjislacionit shqiptar me anë të ligjit nr. 8920, datë 11.7.2002.

Nga vendi që zë kjo dispozitë në Kodin Penal, objekt i përgjithshëm i kësaj dispozite

janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar të drejtat dhe liritë e personit,

nga çdo veprim ose mosveprim kriminal. Objekt i drejtpërdrejtë i kësaj dispozite janë

marrëdhëniet juridike të vendosura për të garantuar lirinë e personit, përfshirë lirinë

seksuale të tij, të drejtën e personit për të qenë i lirë dhe për të vendosur në mënyrë të vullnetshme mbi jetën e tij dhe mbi veprimet që ai dëshiron të kryejë në raport me

subjektet e tjerë të së drejtës, i cili përbën objektin parësor të kësaj vepre penale. Si

13 Ndryshuar me Ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001 “Për disa shtesa e ndryshime në KP.., viti 1995. Neni

110/a:Trafikimi i njerëzve, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga 5

deri 15 vjet. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me

keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të

ndryshme ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet jo më pak se 15 yjet dhe kur ka sjellë si

pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.

Neni 128/b: Trafikimi i fëmijëve me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër dënohet me burgim

nga 10-20 vjet burgim. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose

shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer

veprime të ndryshme,ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se 15 vjet

dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.

Neni 114/b: Trafikimi i femrave për prostitucion, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër,

dënohet me burgim nga 7-15 vjet burgim. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se

një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarës për

të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të. rënda për shëndetin e saj, dënohet me burgim jo më

pak se 15 vjet dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.

14 Ndryshuar Ligjin nr. 9188, 12.02.2004, Neni 110/a “Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose

pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit,

rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës, ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike

ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një

person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit

seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin,

të vënies së përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen

me burgim nga pese deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

23

objekt dytësor i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të

garantuar jetën dhe shëndetin e personit, dinjitetin dhe personalitetin e tij, nga çdo

veprim ose mosveprim kriminal.

Vepra penale e trafikimit të personave kryhet me veprime aktive të kundërligjshme,

të cilët konsistojnë detyrimisht në tri elementë kryesorë juridikë:

Elementi i parë i “Veprimit” (aktit); elementi i dytë i “Mjetit”, dhe elementi i tretë i

“Qëllimit”. Ana objektive e veprës ka të bëjë me dy elementët e parë, të cilët

kërkojnë veçanërisht ekzistimin e actus reus, ndërsa elementi i tretë (ana subjektive)

kërkon ekzistimin e mens rea. Secili nga këto elemente përbëhet nga veprimet si më

poshtë:

1. Elementi i “Veprimit” (aktit). Elementi i “ veprimit” actus reus mund të kryhet përmes njërës nga pesë akteve/

veprimeve respektive: (i) rekrutimi; (ii) transportimi; (iii) transferimi; (iv) fshehja ose

pranimi/strehimi i personit.

(i) Rekrutimi i personit, si pjesë e anës objektive e figurës së kësaj vepre penale ka të

bëjë me gjetjen e personave dhe me nënshtrimin e tyre qoftë me anë të dhunës fizike

apo psikike, apo me anë të mashtrimit ose duke përfituar nga gjendja vulnerabël e tij,

etj, me qëllim trafikimin e tyre. Kjo do të thotë që në mënyrë që të jemi para elementit

juridik të “rekrutimit të personit”, duhet që subjekti i veprës penale të kryejë veprime

konkrete aktive që kanë të bëjnë me:

a) gjetjen e personit i cili do të shërbejë si mjet duke e shfrytëzuar atë për qëllime të

paligjshme;

b) nënshtrimin e personit, domethënë, duke i hequr personit lirinë për të disponuar

lirisht në lidhje me jetën e tij dhe duke e shndërruar atë në një vegël apo send me

të cilin subjekti i veprës penale mund të bëjë ç’farë të dëshirojë;

c) gjetja dhe nënshtrimi i të dëmtuarit ose viktimës duhet të bëhet nga ana e subjektit

të veprës penale ose me anë të dhunës fizike apo psikike, apo me anë të

mashtrimit ose duke përfituar nga gjendja vulnerabël e tij etj.

(ii)Transportimi i personit nënkupton zhvendosjen e këtij personi nga një vend në

tjetrin, qoftë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qoftë jashtë këtij territori,

me qëllim trafikimin e tij. Në mënyrë që të jemi para kësaj vepre penale të kryer në

formën e transportimit të personit, nuk ka rëndësi nëse viktima transportohet me anë

të mjeteve të transportit rrugor, ujor, ajror apo hekurudhor, e rëndësishme është që

viktima jashtë vullnetit të saj dhe me qëllim trafikimin e saj, transportohet dhe lëviz

nga një vend në tjetrin.

(iii)Transferimi i personit me qëllim trafikimi është një koncept i ngjashëm me

transportimin, ku subjekti i veprës penale e transferon një person nga një vend në një

vend tjetër, zakonisht jashtë shtetit me qëllim që ta trafikojë. Kjo nënkupton dhënien e

kontrollit mbi një person, një personi tjetër, i cili pastaj e “pranon” viktimën e

trafikimit. Pavarësisht se transferimi i personit me qëllim trafikimi, është një koncept i

ngjashëm me transportimin e personit, kjo nuk do të thotë se këto dy koncepte janë

identike. Përkundrazi këto koncepte kanë dallime ndërmjet tyre dhe si dallim të parë

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

24

do të përmendja faktin se transportimi i personit përfshihet brenda konceptit të

transferimit, domethënë, është i vërtetë pohimi sipas të cilit në çdo rast që kemi

transferim të personit, detyrimisht kemi edhe transportimi të tij. Ndërsa pohimi i

anasjelltë nuk është i vërtetë, sipas të cilit në çdo rast që kemi transportim të personit

kemi dhe transferimi të tij nga një vend në tjetrin. Kjo për faktin se transportimi mund

të realizohet nga ana juridike edhe pa bërë transferimin e personit nga një vend në

tjetrin, siç është rasti kur subjekti e transporton subjektin për disa kilometra, brenda të

njëjtit qytet ose qark.

Një dallim tjetër që mund të bëhet ndërmjet “transferimit të personit” dhe

“transportimit të personit”, për qëllime trafikimi është fakti se tek transferimi subjekti

i veprës penale kryen një veprimtari kriminale me të gjatë në kohë, deri sa të arrijë

plotësisht transferimin e viktimës nga një qytet ose qark në një tjetër, ose nga një shtet

në një tjetër, ndërsa tek “transportimi i personit”, për qëllime trafikimi, veprimtaria e

subjektit të veprës penale është e shkurtër në kohë, ajo zgjatë zakonisht disa orë dhe

brenda kësaj periudhe subjekti konsiderohet se e ka kryer veprën penale të “Trafikimit

të personave” në këtë formë.

(iv) Fshehja e personit ose pranimi, është marrja e kontrollit mbi viktimën

(zakonisht nga ndonjë person që më parë e ka “rekrutuar” ose “transferuar”

viktimën). Po ashtu, kjo nënkupton mbajtjen të izoluar të personit nga ambienti i

jashtëm dhe moslejimin e komunikimit të tij me persona të afërm të familjes apo me

persona të tjerë, e bërë kjo me qëllim trafikimin e tij. Në mënyrë që të jemi para kësaj

forme të kryerjes së veprës penale kërkohet që detyrimisht viktimës t’i hiqet liria dhe

të mbahet e izoluar jashtë vullnetit të saj, duke i hequr çdo mundësi që ajo të

komunikojë me persona të tjerë dhe me botën e jashtme.

(v) Pritja e personit (strehimi), nënkupton veprimet që kryhen nga ana e subjektit të

veprës penale që kanë të bëjnë me strehimin e personit dhe me shoqërimin e tij për në

një vend të caktuar. Pra, sigurimin e dhomës ose një hapësire tjetër për personin,

por pa e pranuar atë në cilësinë e viktimës (në të kundërtën do të ekzistonte

“pranimi”), banesë ose hotel, me qëllim trafikimin e tij.

Ndodhemi para kësaj forme të kryerjes së kësaj vepre penale, zakonisht në rastet kur

kjo vepër kryhet në bashkëpunim ndërmjet dy ose më shumë personave, (fakt i cili

përbën edhe rastet më të shpeshta të kryerjes së kësaj vepre penale), ku një prej

bashkëpunëtorëve bën “rekrutimin e personit”, bashkëpunëtori tjetër bën

“transportimin dhe/ose transferimin e viktimës”, ndërsa bashkëpunëtori tjetër bën

“pritjen e viktimës”. Në mënyrë që të jemi para kësaj vepre penale të kryer në formën

e “pritjes së personit”, kërkohet detyrimisht që subjekti i veprës penale të kryejë

veprime aktive që kanë të bëjnë me pritjen e personit, me shoqërimin e tij për në

vendin e strehimit dhe të qëndrimit dhe me sigurimin prej tij të kushteve të banimit

për viktimën.

Në mënyrë që vepra penale të konsiderohet si plotësisht e kryer nga ana e subjektit të

saj, mjafton që prej tij të kryhet edhe vetëm në një nga format e mësipërme të

realizimit të veprës penale, kuptohet kur ekzistojnë edhe dy elementët e tjerë (veprimi

dhe qëllimi). Kësisoj, në rastet kur ai ka bërë vetëm rekrutimin e personit, me anë të

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

25

mashtrimit ose kërcënimit apo përfitimit nga gjendja shoqërore e tij, etj., por dhe me

qëllim trafikimin e tij, pavarësisht se nuk e ka trafikuar këtë person, do të

konsiderohet se e ka kryer këtë vepër në mënyrë të plotë. Po ashtu, do të konsiderohet

se subjekti e ka kryer në mënyrë të plotë këtë vepër penale kur ai ka bërë vetëm

transportimin e personit, me anë të mashtrimit ose kërcënimit apo përfitimit nga

gjendja shoqërore e tij, etj., dhe më qëllim trafikimin e tij, pavarësisht se nuk e ka

trafikuar këtë person. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për format e tjera.

2) Elementi i “mjetit”(actus reus)

Elementi i dytë actus reus i veprës penale të trafikimit duhet të ekzistojë në çdo rast

nga ana objektive; rekrutimi ose transportimi, ose transferimi, ose fshehja ose pritja e

personave nga ana e subjektit të veprës penale të bëhet ose me anë të kërcënimit, ose

me anë të përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, ose me anë të

rrëmbimit, ose me anë të mashtrimit, ose me anë të shpërdorimit të detyrës, ose me

anë të përfitimit nga gjendja shoqërore e të dëmtuarit, ose me anë të përfitimit nga

gjendja fizike apo psikike, ose me anë të dhënies opo marrjes së pagesave ose

përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër.

Prandaj, në mënyrë që vepra e “Trafikimit të personave” të konsiderohet e kryer në

mënyrë të plotë nga ana e subjekti të veprës penale, mjafton të provohet se ai ka

përdorur qoftë edhe një nga format e mësipërme për të realizuar trafikimin e personit

(kërcënimit ose shtrëngimit, rrëmbimit..etj.).

3. Elementi i “Qëllimit” (dolus specialis)15

Elementi i tretë i veprës penale të trafikimit “Qëllimi” është kushti subjektiv, dmth.,

shfrytëzimi i qëllimshëm i viktimës. “Qëllimi i shfrytëzimit” është elementi mental

dolus specialis, me fjalë të tjera “veprimi” dhe “mjeti“ te kryesi duhet të kenë për

qëllim shfrytëzimin e viktimës. Prandaj, nuk është e domosdoshme që kryesi i veprës

në të vërtetë ta shfrytëzojë viktimën, por ta trafikojë atë tek persona ose grupe të tjera

për qëllime shfrytëzimi.

Ky element kërkon që veprimi dhe mjeti i kryerësit të bëhet ose me qëllim

shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve apo formave të tjera të shfrytëzimit seksual,

ose me qëllim shfrytëzimin e punës ose shërbimeve të detyruara, ose me qëllim

skllavërimin e personit ose formave të ngjashme me të, ose me qëllim vënien në

përdorim ose transplantimin e organeve, ose me qëllim të çdo shfrytëzimi tjetër. Nga

ky përcaktim rezulton se ky element i kryerjes së veprës penale të “Trafikimit të

personave”, shfaqet në një ose disa prej këtyre mënyrave të përmendura më sipër.

Nga ana juridike secili prej rasteve të mësipërme të elementit të tretë të anës

subjektive të figurës së veprës penale, është i lidhur me konceptin “Shfrytëzim i të

dëmtuarit”. Ky koncept ka kuptimin që në çdo rast i dëmtuari jashtë vullnetit të tij dhe

kundër dëshirës së tij, dhe i detyruar nga subjekti i veprës penale, shfrytëzohet në një

nga format e përmendura më lart, forma të cilat janë të parashikuara në mënyrë të

15 Dolus specialis mund të përkufizohet si qëllim i drejtuar nga kryesi i veprës gjatë kryerjes së

veprimit material të veprës penale. Është qëllimi që ka rëndësi, e jo rezultati praktik i realizuar nga

kryesi i veprës.

Si rrjedhim, arritja e qëllimit nuk është kusht që të përmbushet elementit dolus specialis.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

26

shprehur nga neni 110/a i Kodit Penal. Tek kjo vepër penale në të gjitha format e

kryerjes së saj mungon vullneti i të dëmtuarit në kryerjen e veprimeve, i dëmtuari

është totalisht i kontrolluar nga subjekti i veprës penale dhe kryen çdo veprim që i

kërkohet prej tij. Ky kontroll që ushtron subjekti i veprës penale tek i dëmtuari

realizohet, siç është thënë më lart, ose me anë të kërcënimit, ose me anë të përdorimit

të forcës, ose me anë të formave të tjera të shtrëngimit, ose me anë të rrëmbimit ose

me anë të mashtrimit ose me anë të shpërdorimit të detyrës ose duke përfituar nga

gjendja shoqërore apo fizike ose psikike e të dëmtuarës etj.

Një tjetër veçori e rëndësishme e kësaj vepre penale penale është edhe fakti se gjatë

gjithë kohës së kryerjes së veprës penale çdo fitim i nxjerrë nga ana e të dëmtuarit si

pasojë e shfrytëzimit të tij, përfitohet totalisht nga ana e subjektit të veprës penale. Të

dëmtuarit gjatë kohës së kryerjes së kësaj vepre penale nga ana e subjektit, i është

hequr në mënyrë të plotë liria, si një nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe ai

shndërrohet në një vegël të bindur të subjektit të veprës penale, duke mos patur fare

mundësi që të kryejë veprime sipas vullnetit të tij, dhe kjo përbën edhe një nga

dallimet bazë ndërmjet veprës penale të “Trafikimit të personave”, të parashikuar nga

neni 110/a të Kodit Penal me veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të

kufijve”, të parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

Paragrafi i dytë i nenit 110/a të Kodit Penal, parashikon kryerjen e veprës penale të

trafikimit të personave, në rrethana cilësuese, konkretisht me anë të organizimit,

drejtimit ose financimit të trafikimit të personave16. Nga mënyra sesi është formuluar

ky paragraf rezulton se vepra penale e “Trafikimit të personave”, kryhet në një, disa

ose të gjitha këto mënyra:

A) me anë të organizimit të trafikut të personave ose;

B) me anë të drejtimit të trafikut të personave ose;

C) me anë të financimit të trafikut të personave.

Vepra Trafikimit të personave, konsiderohet e kryer sipas paragrafit të tretë të Kodit

Penal, në rast se subjekti i veprës penale kryen qoftë edhe një nga format e

veprimtarisë kriminale të parashikuar në këtë paragraf, pra, kryen ose organizimin e

trafikut të personave ose drejtimin e këtij trafiku ose financimin e tij.

Sipas teorisë së të drejtës penale organizatorët konsiderohen personat të cilët ideojnë

kryerjen e veprës penale, ato janë personat të cilët janë ideuesit, hartuesit,

planifikuesit, koordinatorët dhe mbikëqyrësit e kryerjes së veprës penale.

Organizatorët kanë për detyrë që të përzgjedhin dhe rekrutojnë bashkëpunëtorët e

tjerë, të gjejnë objektet e veprës penale, të përcaktojnë kohën, vendin dhe mënyrën e

kryerjes së veprës penale, të marrin të gjitha masat që të sigurojnë mjetet e nevojshme

për kryerjen e veprës penale dhe për fshehjen e gjurmëve të kryerjes së saj.17

16 Paragrafi i dytë i nenit 26 të Kodit Penal përcakton: “Organizatorë quhen personat që organizojnë

dhe drejtojnë veprimtarinë për kryerjen e veprës penale”. 17 Shih për më tepër tek: Muçi; Shefqet, “E drejta penale Pjesa e Përgjithshme”, Tiranë 2007, faqe 216-

217.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

27

Po ashtu, duhet të mbahet parasysh fakti se vepra penale për “Trafikimin e

personave”, sipas paragrafit të dytë të nenit 110/a të Kodit Penal, është një vepër e

cunguar, sepse janë kryer disa veprime të kundërligjshme, të cilat pavarësisht se janë

formale e nuk kanë sjellë pasoja konkrete, por janë realizuar me qëllim për t’u

paraprirë, ardhur në ndihmë e mbështetur kryerjen e veprimeve të mëtejshme

kriminale, rrjedhimisht ardhjen e pasojës/pasojave kryesore e definitive të dëshiruar

nga autori/autorët e kësaj vepre penale. Kështu subjekti i veprës penale do të

përgjigjet për kryerjen e veprës penale të mësipërme, në qoftë se ai ka bërë vetëm

organizimin ose vetëm drejtimin ose vetëm financimin e trafikut të personave,

pavarësisht se nuk është realizuar trafikimi i personave, sipas planit të paracaktuar,

për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshme.

Në vështrim të ratifikimit të disa konventave ndërkombëtare, një rëndësi të madhe

merr trajtimi i rasteve të trafikimit të brendshëm, dallimet dhe përcaktimi i saktë ligjor

i këtyre rasteve, problematikat e sotme të praktikës gjyqësore shqiptare. Ky trajnim

do të fokusohet pikërisht në format e reja të trafikimit të qenieve njerëzore: të burrave,

fëmijëve dhe të grave, si dhe në rastet e trafikimit të brendshëm.

Paragrafi i tretë i nenit 110/a të Kodit Penal përcakton kryerjen e veprës penale të

“Trafikimit të personave”, po në rrethana të cilësuara, ku nga përcaktimi që ai bën,

kjo vepër konsiderohet e kryer në rrethanë cilësuese sipas këtij paragrafi, kur ajo

kryhet në një ose disa nga këto forma:

a) Kur është kryer në bashkëpunim;

b) Kur është kryer më shumë se njëherë;

c) Kur kryerja e veprës është shoqëruar me keqtrajtimin e të dëmtuarit për të kryer

veprime të ndryshme;

d) Kur kryerja e veprës është shoqëruar me detyrimin me dhunë fizike të të dëmtuarit

për të kryer veprime të ndryshme;

e) Kur kryerja e veprës është shoqëruar me detyrimin me dhunë psikike të të

dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme;

f) Kur nga kryerja e veprës kanë ardhur pasoja të rënda.

Si subjekt i veprës penale të “Trafikimit të personave”, është çdo person i cili ka

arritur moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm para ligjit për veprën e

kryer.

Nga ana subjektive vepra penale e “Trafikimit të personave”, kryhet me dashje

direkte dhe me qëllimin e posaçëm shfrytëzimin e të dëmtuarit për qëllime

prostitucioni ose për forma të tjera të shfrytëzimit seksual, shfrytëzimin për punë të

detyruar ose shërbime të tjera të detyruara, me qëllim skllavërimin e të dëmtuarit ose

vënien e tij në pozita të ngjashme skllavërie, me qëllim vënia në përdorim të organeve

ose transplantimin e organeve të të dëmtuarit, ose për çdo lloj shfrytëzimi tjetër,

qëllim i cili është i parashikuar në mënyrë të shprehur nga dispozita. Dënimi në lidhje

me veprën penale të “Trafikimit të personave”, të parashikuar nga neni 110/a të Kodit

Penal, sipas paragrafit të parë të saj është nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me

gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë.

Sipas paragrafit të dytë të këtij neni dënimi varion me burgim nga shtatë deri në

pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga katër deri në gjashtë milionë lekë, sipas

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

28

paragrafit të tretë ky dënim varion me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe

me gjobë gjashtë milion deri në tetë milion lekë, sipas paragrafit të katër dënimi është

jo më pak se njëzet vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe me gjobë shtatë

milionë deri dhjetë milionë lekë, ndërsa paragrafi i fundit i kësaj dispozite parashikon

se masa e dënimit me burgim dhe me gjobë, shtohet me ¼ kur vepra kryhet nëpërmjet

shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik.

Me qëllim për të mbrojtur moralin dhe dinjitetin por dhe lirinë dhe të drejtat e grave

dhe të vajzave në Kodin Penal është parashikuar si dispozitë e veçantë “Trafikimi i

femrave për prostitucion”18. Sipas paragrafit, po të kësaj dispozite kjo vepër penale dënohet nga 7 -15 vjet burg. Duke e bërë të cilësuar këtë vepër në paragrafin e dytë

për shkak të kryerjes në bashkëpunim, më shumë se njëherë e shoqëruar me dhunë ose

pasoja për shëndetin, ligjvënësi ka parashikuar një mase dënimi jo më pak se 15 vjet,

dhe kur ka sjellë pasojë vdekje me burgim të përjetshëm.

Kodi Penal parashikon veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” neni 114,

sipas të cilës kuptojmë shtytjen, ndërmjetësimin e femrave për të prostituuar dhe

marrjen e shpërblimit prej tyre për shkak të këtij aktiviteti. Ndërsa “Shfrytëzimi i

prostitucionit në rrethana rënduese”19 neni 114/a nënkupton mashtrimin, dhunën

fizike e psikike, pamundësinë për t’u mbrojtur ose ndodhjen e tyre jashtë territorit të

Shqipërisë, elemente të cilat e bëjnë veprën penale të cilësuar dhe me rrezikshmëri të

lartë shoqërore.

Pyetja që shtrohet është se- A konkurrojnë veprat penale “Trafikimi i femrave ” dhe

“Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” me njëra-tjetrën, dhe se autorët e

tyre a duhet të përgjigjen për të dy veprat penale?.

Kësaj pyetje duhet t’i japim përgjigje nëpërmjet interpretimit juridik të dy dispozitave

114/b dhe 114/a të Kodit Penal. Sqarimi i këtij momenti përbën një çështje të

rëndësishme për faktin se shumica e subjekteve të veprës penale krahas “Trafikimit të

femrave” jashtë shtetit, bëjnë edhe “shfrytëzimin e saj” si prostitutë, vetëm ose

bashkëpunim me persona të tjerë, çka përbën edhe qëllimin e trafikimit të saj, duke e

realizuar fizikisht apo materialisht këtë qëllim. Në këtë rast nga ana formale juridike

jemi para dy veprave penale të veçanta: para veprës penale të “Trafikimit të femrave”,

të parashikuar nga neni 114/b të Kodit Penal, dhe para veprës penale të “Shfrytëzimit

të prostitucionit në rrethana rënduese”, të parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal.

Duke qenë para dy veprave penale të kryera plotësisht, kjo për faktin se vepra penale

e “Trafikimit të femrave”, konsiderohet e kryer vetëm me provimin e tre elementëve

të saj, pa qenë e nevojshme që të realizohet konkretisht shfrytëzimi i të dëmtuarit/ës,

do të duhet të pranojmë se në këtë rast duhet të kemi konkurrim të veprave penale, pra

18 Ndryshuar me Ligjin nr. 9188, datë 12.02.2004, Neni 114/b i Kodit Penal “Trafikimi i femrave për

prostitucion”, nënkupton rekrutirnin, transportimin, transferirnin, fshehjen ose pritjen e personave

nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës ose formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me

forcë, dredhi apo abuzim të pushtetit ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të arritur

pëlqimin e një personi që kkontrollon një person tjetër për qëllime shfrytëzimi (shfrytëzimi përfshin atë

për prostitucion, punën apo shërbime të tjera të detyruara, praktika të ngjashme me skllavërim). 19 Neni 114/a i Kodit Penal

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

29

subjekti i veprës penale do të përgjigjet njëkohësisht edhe për veprën penale të

“Trafikimit të femrave”, të parashikuar nga neni 114/b të Kodit Penal, edhe për

veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, të parashikuar

nga neni 114/a i Kodit Penal. Megjithatë, duhet pranuar se praktika gjyqësore ka

mbajtur një qëndrim tjetër, duke lënë të kuptohet në mënyrë të heshtur se në këtë rast

vepra penale e “Trafikimit të femrave” të parashikuar nga neni 114/b të Kodit Penal, e

thith veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, të

parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal dhe ndërmjet këtyre dy veprave nuk ka

konkurrim, kësisoj vepra e parë si vepër më e rëndë, e thith veprën e dytë si vepër më

e lehtë. Prandaj për të shmangur këtë interpretim jo të drejtë te këtyre veprave është

kërkuar një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë.

Ndryshe nga shfrytëzimi sipas neneve 114 dhe 114/a të K.Penal, ku bëhet fjalë vetëm

për shfrytëzim të prostitucionit, shfrytëzimi i femrave sipas nenit 114/b nuk është

detyrimisht vetëm seksual, por mund të jetë një game më të gjerë si shfrytëzim i

punës, skllavërim i këtyre femrave e deri në përdorimin e tyre për marrjen e organeve

të trupit.

Tri janë veprimet e anës objektive me të cilën konsumohet vepra penale e

shfrytëzimit të prostitucionit: shtytja, ndërmjetësimi, marrja shpërblim për ushtrim

prostitucioni, por nga ana tjetër këto veprime në raste të ndryshme janë elementë të

anës objektive me të cilët konsumohet vepra penale e trafikimit të femrave. Pra në

raste të caktuara veprimet e anës objektive të veprës penale të shfrytëzimit të

prostitucionit, mund të jenë pjesë përbërëse e anës objektive të trafikimit të femrave.

Ndërsa të shfrytëzuar për prostitucion mund të jenë jo vetëm femrat, por teorikisht

edhe meshkujt, në veprën penale të parashikuar nga neni 114/b i Kodit Penal, të

dëmtuara janë femrat. Në rrethana cilësuese vepra penale e shfrytëzimit të

prostitucionit parashikohet në nenin 114/a të Kodit Penal, ku veç femrave viktima

mund të jenë edhe të miturit, personat me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie apo

krushqie, kujdestarie apo duke përfituar nga raportet zyrtare, me mashtrim, shtrëngim,

dhune, të paaftë fizikisht apo mendërisht. Një tjetër rrethane që e bën të cilësuar

shfrytëzimin e prostitucionit, është kur personi shtyhet apo shtrëngohet për të ushtruar

prostitucionin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

2.1 Dallimi midis shfrytëzimit të viktimave të trafikimit nga përfitimi i shërbimit

seksual të ofruar nga personat e trafikuar

Pyetja hipotetike që ka lindur gjatë diskutimeve mes aktorëve të ndryshëm në fushën

e drejtësisë në lidhje me nenin 110/b të kodit penal20: A mund që personi i tretë

(klienti), i cili përfiton apo përdor shërbimet e ofruara nga personat e trafikuar të

marrë statusin e trafikantit apo shfrytëzuesit?

20 Neni 110/b i kodit penal: “Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar”

“Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar, apo i shërbimeve që janë

objekt i shfrytëzimit nga trafikimi, duke pasur dijeni që personi është i trafikuar, dënohet me burgim

nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj një fëmije dënohet me burgim nga tre deri në

shtatë vjet.”

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

30

Duke u bazuar në analizën juridike-penale të nenit 110/b “Përfitimi apo përdorimi i

shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar”, mendojmë se subjekti i kësaj

vepre penale ose personi i tretë (klienti) i cili përfiton ose përdor shërbimet e ofruara

nga personat e trafikuar, duhet të marrë patjetër statusin e Përfituesit (përfituesit e

kundërligjshëm) dhe jo të Trafikantit apo Shfrytëzuesit, sepse duke marrë parasysh

vetëm emërtimin e kësaj dispozite kuptojmë se ligjvënësi në këtë rast ka si qëllim të

ndëshkojë penalisht personin që përfiton dhe jo atë që trafikon dhe shfrytëzon në

kontekstin e veprës penale të trafikimit të personave.

Në rastin e trafikimit të personave, shfrytëzimi realizohet nëpërmjet dhunës psikike

ose fizike apo veprimeve të tjera me natyrë shtrënguese, ndërsa në lidhje me

përfitimin apo përdorimin e shërbimeve të ofruara nga personat e trafikuar, ligjvënësi

nënkupton një marrëveshje të heshtur midis personit që përfiton (klientit) dhe personit

të trafikuar që ofron këto shërbime.

Në këtë rast është trafikanti ai që ofron këtë “garanci” në lidhje me këtë “marrëveshje

të heshtur” tek personi i tretë (klienti) në raport me personin e trafikuar.

Sipas përmbajtjes së kësaj dispozite, mendojmë se ligjvënësi ka dashur që statusin e

shfrytëzuesit t’ia/t’ua jap personit/personave që kanë rekrutuar, transportuar,

transferuar, fshehur, pritur e më pas shfrytëzuar personin e trafikuar. Trafikanti është

ai i cili i kryen të gjitha këto veprime dhe më pas e shfrytëzon viktimën e trafikimit

duke e detyruar të ofroj shërbime tek personi i tretë, ku ky i fundit është në dijeni të

këtij fakti.

Trafikimi si vepër penale është realizuar nga dikush tjetër, ndërsa personi i tretë

(klienti) përfiton nga kjo veprimtari e paligjshme.

Duke iu referuar Fjalorit të Gjuhës Shqipe21, konstatojmë se fjalën “Përfitim” e

shpjegon në dy kuptime:

Së pari: në kuptimin pozitiv të saj. Përfitoj nga përvoja e të përparuarve, etj.

Së dyti: në kuptimin negativ. Me fjalën përfitim do të kuptojmë: shfrytëzoj rastin për

të bërë diçka; keq. E shfrytëzoj diçka në mënyrë të padrejtë për të nxjerrë fitime

vetjake.

Ndërsa fjala shfrytëzim do të thotë: nxjerr fitime duke përvetësuar frytet e punës së të

tjerëve, përfitoj nga një rrethanë a mundësi e caktuar.

Duke u bazuar në shpjegimin gjuhësor të fjalëve Shfrytëzim dhe Përfitim, kuptojmë

se në thelb këto dy fjalë janë sinonime të njëra tjetrës.

Megjithatë, duke u bazuar në shpjegimin dhe interpretimin që u bënë fjalori i gjuhës

shqipe fjalëve të cituara më sipër, mendojmë se personi i tretë (klienti) pavarësisht se

përfiton ose përdor shërbimet e ofruara nga personat e trafikuar pa u përfshirë në

trafikimin e tyre, por në thelb shfrytëzon rastin që këto persona janë të trafikuar dhe

“shijon” shërbimet e ofruara nga këta të fundit, për pasojë kryen veprime të

kundërligjshme, të cilat janë administrativisht dhe penalisht të ndëshkueshme.

21 Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Akademia e Shkencave e RSH. Ribotimi i TOENA, Viti 2002

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

31

Pra, në këtë rast personi i tretë (klienti), shfrytëzon personat e trafikuar sepse nxjerr

fitime (fitimet janë të larmishme) duke përvetësuar frytet e punës së tyre në

kundërshtim me ligjin.

Përfundimisht, duke u bazuar në ligjin material penal shqiptar dhe në Konventën e

Këshillit të Europës “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore”22, mendojmë

se personi/personat që ka/kanë kryer veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore

do të marrin statusin e trafikantit dhe shfrytëzuesit, ndërsa personi i tretë (klienti), i

cili përfiton ose përdor shërbimet e ofruara nga personat e trafikuar (viktimat e

trafikimit) do të marrë statusin e përfituesit.

Në lidhje me nenin 110/c “Veprimet që lehtësojnë trafikimin” të kodit penal23,

mendojmë se formulimi i kësaj dispozite do të krijoj probleme në lidhje me zbatimin e

saj në praktikë në raport me ligjin material penal për arsye se:

Së pari: subjekti i kësaj vepre penale, a do të akuzohet dhe deklarohet fajtor për

veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” të parashikuar në nenin 186 të kodit

penal, e cila qëndron më vete si vepër penale, apo për veprën penale “Veprimet që

lehtësojnë trafikimin”?

Duke u bazuar në përmbajtjen e nenit 110/c të kodit penal konstatojmë se në rast se

një person falsifikon dokumente që kanë shërbyer për trafikimin e personave të rritur,

por pa pasur dijeni për këtë fakt (d.m.th: personi i cili falsifikon dokumentin, nuk e

di që ky dokument do të përdoret ose do të shërbej për trafikimin e personave të rritur)

do të akuzohet, deklarohet fajtor dhe dënohet për veprën penale “Veprimet që

lehtësojnë trafikimin” dhe jo për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Si rrjedhojë, duke u bazuar në interpretimin e ligjit material penal lind pyetja logjike:

Përderisa ligjvënësi ka parashikuar në përmbajtje të nenit 110/c kusht përjashtues për

subjektin e kësaj vepre penale, i cili nuk duhet të ketë dijeni për qëllimin e

përdorimit të dokumentit që ka falsifikuar se do të përdoret për trafikimin e

personave të rritur, atëherë përse personi (subjekti i veprës penale) i cili ka falsifikuar

dokumentin, sipas ligjvënësit shqiptar duhet të akuzohet, deklarohet fajtor dhe të

dënohet për kryerjen e veprës penale “Veprimet që lehtësojnë trafikimin” dhe jo

22 Ligji nr.9642, datë 20.11.2006, Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për masat

kundër trafikimit të qenieve njerëzore”

Neni 19: Kriminalizimi i përdorimit të shërbimeve të një viktime: “Çdo Palë do të marrë në

konsideratë masa legjislative dhe masa të tjera, sipas nevojës për të përcaktuar si vepra penale, sipas

legjislacionit të saj të brendshëm, përdorimin e shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit, siç

referohen në nenin 4 paragrafi “a” i kësaj Konvente, me dijeninë që personi është viktimë e

trafikimit të qenieve njerëzore”. 23 Neni 110/c i kodit penal: “Veprimet që lehtësojnë trafikimin”: “Falsifikimi, zotërimi ose sigurimi

i dokumentit të identitetit, i pasaportave, i vizave ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit apo

mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, që kanë shërbyer për trafikimin e personave

të rritur, por pa pasur dijeni për këtë fakt, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga dy deri në

pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, apo është kryer nga

personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën, vizën apo dokumentin e udhëtimit, ose

ka mundësuar trafikimin e fëmijëve, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet. Po kjo vepër, kur

ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.”

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

32

për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”?

Së dyti: A mund të ndodh që një vepër penale më e lehtë siç është “Veprimet që

lehtësojnë trafikimin” (theksojmë se sipas ligjvënësit, subjekti i kësaj vepre penale

nuk ka dhe nuk duhet të ketë dijeni se dokumenti i falsifikuar prej tij do të përdoret

për trafikimin e të rriturve) të përthith një vepër penale më të rëndë siç është

“Falsifikimi i dokumenteve”?

Së treti: Fakti që neni 110/c “Veprimet që lehtësojnë trafikimin” është një

dispozitë penale e re, e miratuar me ligjin nr. 144/2013 dhe nuk ka asnjë rast të

zbatimit të saj në praktikë, ne mendojmë se nuk përjashtohet mundësia që nga gjykata

të ndryshme të vendit të aplikohet instituti i konkurrimit midis kësaj vepre penale dhe

“Falsifikimi i dokumenteve” gjatë zbatimit të saj në praktikë, për pasojë subjekti i

veprës penale të akuzohet, deklarohet fajtor dhe të dënohet njëkohësisht për kryerjen e

këtyre dy veprave penale të cituara më sipër.

Së katërti: Ligjvënësi shqiptar parashikon se në rast se një person falsifikon

dokumentin e identitetit, pasaportë, vizë ose dokumente të tjera të udhëtimit, por

pa pasur dijeni që këto dokumente të ndryshme do të shërbejnë për trafikimin e

personave të rritur, do të akuzohet për kryerjen e veprës penale “Veprimet që

lehtësojnë trafikimin” të parashikuar në nenin 110/c të kodit penal, ndërkohë që këtë

logjikë juridike-penale e konstatojmë edhe në komentarët e së drejtës penale ku

komentojnë se në rastin e kryerjes së veprave penale: a) “Falsifikimi i

dokumenteve”, b) “Falsifikim i dokumenteve shëndetësor”, c) “Falsifikim i

letërnjoftimeve apo vizave”, ç) “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, etj,

motivet dhe qëllimet nuk janë elementë të domosdoshëm të figurës së krimit. Ato

mund të jenë të ndryshëm (interesi, qëllimi, fitimi personal etj), por nuk kanë ndonjë

rëndësi për cilësimin juridik të krimit24.

Referuar sa më sipër, mendojmë se kur një person falsifikon dokumentet e ndryshme

të cituara më sipër, por që nuk është në dijeni se këto dokumente do të shërbejnë për

trafikimin e personave të rritur, duhet të akuzohet, deklarohet fajtor dhe të dënohet për

një nga veprat penale të parashikuara në Seksionin e VIII “Falsifikim i dokumenteve”

të Kreut III të kodit penal.

Së pesti: Përveç veprimit të falsifikimit si element i anës objektive, edhe veprimet e

tjera si elementë të anës objektive të veprës penale “Veprimet që lehtësojnë

trafikimin”, si: zotërimi ose sigurimi i dokumentit të identitetit, i pasaportave, i

vizave ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit apo mbajtja, heqja, fshehja,

dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, që kanë shërbyer për trafikimin e personave të

rritur, por pa pasur dijeni për këtë fakt, do të përbëjnë problem real për të dhënë

zgjidhjen e duhur juridike-penale të rasteve të ndryshme që mund të ndodhin në

praktikë në raport me këtë vepër penale. Këtë mendim e mbështesim në arsyen logjike

se cilindo prej këtyre veprime që kryen subjekti i veprës penale, e kryen duke mos

pasur dijeni se këto dokumente do të përdoren dhe do të shërbejnë për trafikimin e

personave të rritur.

Pra, ajo pjesë e anës subjektive (momenti intelektual) të kësaj vepre penale që mund

24 Prof. Dr. Ismet Elezi “E drejta penale (Pjesa e Posaçme)”, viti 2009, fq. 319, 323, 325-326, 328, 330.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

33

të ketë lidhje me trafikimin e personave të rritur, në këtë rast është “e vdekur” ose nuk

ekziston fare sepse është vetë ligjvënësi që e kërkon domosdoshmërish plotësimin e

një kushti të tillë.

Personi falsifikon, zotëron, siguron, mban, heq, fsheh, dëmton apo shkatërron një

dokument identiteti, etj, sepse është i aftë për t’i kryer këto veprime dhe paguhet për

to, apo edhe për shumë arsye të tjera, pavarësisht se këto veprime janë të

kundërligjshme, por nuk përjashtohet mundësia që mund të mos kryente asnjë nga

këto veprime në qoftë se do të vihej në dijeni se këto dokumente do të shërbenin për

trafikimin e personave të rritur.

Për ta ilustruar mendojmë një rast hipotetik: Stjuardesa e një linje udhëtimi ajror

zotëron për një interval kohor të caktuar dokumentet e udhëtimit të një pasagjeri, i cili

realisht është në poçes e sipër të trafikimit të tij, por që stjuardesa nuk është në dijeni

të faktit se këto dokumente udhëtimi që zotëron janë të falsifikuara dhe shërbejnë për

trafikimin e këtij pasagjeri, për pasojë sipas nenit 110/c “Veprimet që lehtësojnë

trafikimin”, stjuardesa duhet akuzuar për kryerjen e kësaj vepre penale.

Së fundi: Mendojmë se do të jetë më mirë dhe e “Udhës” që përmbajtja e nenit 110/c

“Veprimet që lehtësojnë trafikimin”, të riformulohet në përputhje me nenin 20 të

Konventës së Këshillit të Europës “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, i

cili parashikon kryerjen e njërit apo të gjitha veprimeve të cituara më sipër si elementë

të anës objektive, me synimin dhe qëllimin e mundësimit të trafikimit të qenieve

njerëzore25, për pasojë formulimi i përmbajtjes se nenit 110/c të kodit penal vjen në

kundërshtim me konventën e cituar më sipër.

2.2 Ndryshimi i trafikimit të qenieve njerëzore nga kontrabandimi i personave

Vepra penale e trafikimit të qenieve njerëzore nuk konkurron me veprën penale të

dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, pavarësisht se nga ana formale

kemi të bëjmë me dy vepra penale të ndryshme të parashikuara nga Kodi Penal26.

Vepra penale e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shërben apo është

vepra penale mjet për realizimin e veprës penale qëllim, që është trafikimi i

personave. Vetëm në rastin kur marrëdhënia midis personit që do të kalohet

kontrabandë dhe kontrabandistit, përfundon pas kalimit të paligjshëm të kufirit, ky i

fundit do të akuzohet për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të

kufirit. Ndërsa në rastin kur kjo marrëdhënie vazhdon edhe pas kalimit të paligjshëm

të kufirit, me qëllim shfrytëzimit e mëtejshëm (prostitucion, punë të detyruar, lypje,

etj.) të personit që është kaluar kontrabandë nga ana e kontrabandistit, atëherë ky i

fundit do të akuzohet për veprën penale të trafikimit të personave, pavarësisht se në

fillim ka ndihmuar në kalimin e paligjshem të “emigrantit”, por qëllimi i tij i vërtetë

25 Ligji nr.9642, datë 20.11.2006, Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për masat

kundër trafikimit të qenieve njerëzore”

Neni 20: Kriminalizimi i akteve në lidhje me dokumentet e udhëtimit ose identitetit

Çdo Palë do të miratojë masa legjislative dhe masa të tjera sipas nevojës për të përcaktuar si vepra

penale sjelljet e mëposhtme, kur kryhen qëllimisht dhe me synim mundësimin e trafikimit të qenieve

njerëzore:

a) falsifikimi i dokumentit të udhëtimit ose identitetit;

b) marrjen në zotërim ose sigurimin e këtij dokumenti; dhe c) mbajtjen, heqjen, fshehjen, dëmtimin

ose shkatërrimin e dokumentit të udhëtimit apo identitetit të një personi tjetër. 26 Neni 298 i ndryshuar i KP “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

34

ka qënë shfrytëzimi i “emigrantit” pas kalimit të paligjshëm të kufirit kundër dëshirës

dhe vullnetit të tij të lirë. Vepra penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të

kufirit edhe kur bëhet me qëllim fitimi ajo drejtohet kundër kufijve shtetërore dhe

regjimit të rregullt ligjor të tyre. Ndërsa në rastin e trafikimit të njerëzve vepra penale

drejtohet kundër personalitetit, lirisë dhe të drejtave të personit. Trafikimi i njerëzve

ndryshe nga dhënia ndihmë për kalim të kufirit mund të kryhet si brenda shtetit ashtu

dhe nga një shtet në tjetrin. Dallimi midis këtyre veprave penale ka rëndësi të madhe

si teorike dhe praktike.

Konventa e OKB mbi Krimin e Organizuar Transnacional dhe dy protokollet e saj

shtesë mbi migrantët dhe trafikimin e qenieve njerëzore vendosën për herë të parë një

dallim të qartë midis dukurive të trafikimit, në njërën anë, dhe kalimit kontrabandë të

migrantëve nga ana tjetër. Pa dyshim, si kontrabandimi dhe trafikimi i qenieve

njerëzore përfaqësojnë një formë migrimi të parregullt. Kalimi kontrabandë i

personave përbën vepër penale sepse shkelen ligjet dhe rregullat e imigrimit, ndërsa

në rastin e trafikimit të njerëzve, vetë personat vuajnë shkeljet e të drejtave të tyre dhe

i nënshtrohen llojeve të ndryshme të shfrytëzimit.

Në bazë të Protokollit të OKB kundër Kalimit Kontrabandë të Migrantëve me anë të

Tokës, Ajrit dhe Detit, kalimi kontrabande i migranteve përkufizohet si: "Kalimi

kontrabandë i migrantëve" do të thotë: Përfitimi, në mënyrë të drejtpërdrejt ose

indirekt, i të mirave materiale ose financiare nga hyrja e paligjshme e një personi në

një shtet ku personi në fjalë nuk është shtetas ose rezident i përhershëm".

Në rastin e kontrabandimit, është migranti i ardhshëm ai që kontakton i pari

trafikuesin, i cili, pas marrjes së një parapagimi, (në pjesën më të madhe të rasteve) e

ndihmon migrantin të hyjë në mënyrë të paligjshme në vendin që ai ka dëshirë të

shkojë. Termi kontrabandim në anglisht ("smuggling") do të thotë një procedurë

importi dhe eksporti që është e ndaluar - e paligjshme. Në bazë të kësaj,

kontrabandimi i qenieve njerëzore do të thotë transportim i paligjshëm i qenieve

njerëzore nga vendi i origjinës tek vendi pritës (importi).

Kalim kufiri në mospërputhje me kërkesat e nevojshme për një hyrje të ligjshme në

shtetin pritës, d.m.th. kalimi kontrabandë i njerëzve përbën një kalim të paligjshëm të

kufirit dhe, për këtë arsye, përbën një shkelje të integritetit të shtetit. Kalimi

kontrabandë është një krim kundër shtetit. Në kontrast me këtë, trafikimi i qenieve

njerëzore është një dhunim i të drejtave të individit dhe viktima të krimit bëhen vetë

personat e trafikuar. Megjithëse ka shumë komponentë të ngjashëm midis këtyre dy

lloj krimesh, përsëri ka disa ndryshime të rëndësishme:

Në rastin e trafikimit, migrantët rekrutohen me dhunë, nën presionin e frikës,

mashtrimit ose gënjeshtrës për të kënaqur kërkesën e tregut në vendin pritës.

Marrëdhënia midis shfrytëzuesit dhe viktimave të shfrytëzuara është e gjate dhe

vazhdon përtej momentit të kalimit të kufirit. Ajo karakterizohet nga format e

shfrytëzimit të shërbimeve seksuale ose të punës së detyruar, mohimin e dinjitetit dhe

humbjen e lirisë së migrantit.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

35

Kontrabandistët, zakonisht, nuk kanë nevojë që të kenë një proces rekrutimi. Janë

individët ata që kërkojnë të migrojnë në mënyrë të paligjshme dhe marrin nismën për

t'i kontaktuar, në të kundërt, trafikantët përdorin një sërë strategjish rekrutimi, duke

filluar që nga kontaktet personale, deri tek fushatat nëpër media që ofrojnë mundësi

punësimi jashtë vendit, etj. Tipari më i dallueshëm që i diferencon të dyja është:

prania te trafikimi e marrëdhënies pas kalimit të paligjshëm të kufirit, e cila

shndërrohet në një marrëdhënie shfrytëzimi midis trafikuesit dhe viktimës, të bazuar

mbi elementë të detyrimit me forcë.

Kontrabandimi nuk cenon vullnetin e të dëmtuarit, ndërsa në trafikim ky vullnet është

i cenuar. Trafikimi nënkupton “viktimë”; kontrabandimi jo. Në trafikim krijohen

marrëdhënie shfrytëzimi ose synohen ato të cilat dallohen nga vazhdimësia, ndërsa në

kontrabandim nuk krijohen të tilla marrëdhënie dhe marrëdhëniet emigrant-

kontrabandist ndërpriten në momentin që është realizuar kalimi i kufirit. Ndryshe nga

trafikimi, në kontrabandim është emigranti që kërkon shërbimin e kontrabandistit, kur

në trafikim është trafikanti që nëpërmjet detyrimit apo shtrembërimit të vullnetit

realizon migrimin. Viktima nuk mund të zgjedhë.

Kontrabandimi ka si qëllim lëvizjen e personave për kalimin e kufirit, trafikimi ka si

synim vendosjen e viktimës në një ambient të huaj me pamundësi mbrojtje. Në

trafikim kemi shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Kontrabanda kërkon që kalimi

i kufirit të jetë doemos i paligjshëm në trafikim jo domosdoshmëri, në trafikim,

viktima nuk është e ndërgjegjshme për atë që e pret. Kontrabandimi lehtësisht mund

të transformohet në trafikim. Praktikisht, kontrabandimi i femrave dhe fëmijëve duhet

trajtuar si trafikim, për shkak të mundësisë për abuzim e shfrytëzim të tyre27.

Rëndësia e dallimit të koncepteve lidhet me mënyrën e trajtimit të personave (marrjen

në mbrojtje, programet e ri-integrimit, mosdepërtimin, trajtimin social etj).

Kalimi kontrabandë i migrantëve, ndërsa kryhet shpesh në kushte të rrezikshme ose

degraduese, nënkupton individë që kanë pranuar të kalohen kontrabandë dhe që

respektojnë marrëveshjen e bërë në fillim. Trafikimi i viktimave, nga ana tjetër,

asnjëherë nuk është pranuar si i tillë, ose, edhe nëse pranohet nga viktima fillimisht,

ky pranim nuk ka më rëndësi për faktin e përdorimit të veprimeve detyruese,

mashtruese apo abuzive nga ana e trafikanteve (d,m,th, viktimat kanë pranuar të bëjnë

diçka të ndryshme nga ajo që detyrohen të bëjnë). Transnacionaliteti: kontrabandimi

është gjithmonë ndërnacional, ndërsa trafikimi mund të mos jetë i tillë. Trafikimi

realizohet në një vend të ndryshëm, ose dhe në vendin e origjinës së viktimës.

Është shumë e rëndësishme që të bëhet ky dallim midis trafikimit human dhe

kontrabandimit të personave, pasi kujdesi dhe mbështetja e viktimave të trafikuara

varet nga aftësia e ligjvënësve për të bërë dallimin midis të dyjave. Në rast se

punonjësit e ngarkuar nuk do të arrijnë të bëjnë këtë dallim, atëherë viktimat e

trafikuara, që mund t’u jenë nënshtruar dhunimeve serioze të të drejtave të njeriut dhe

abuzimeve të rënda seksuale apo fizike, të ngatërrohen me migrantët e paligjshëm

ekonomikë dhe të dëbohen në grup, ose në mostrajtimin e personave të trafikuar

27 Koça, Arqile. Trafikimi i qenieve njerëzore. Këndvështrimi juridik. Shkolla e Magjistraturës.Shkurt

2013

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

36

(marrjen në mbrojtje, programet e ri-integrimit, mosdepërtimin, trajtimin social etj). –

siç po ndodh edhe sot.

Tipari më i dallueshëm që i diferencon të dyja është: prania te trafikimi e

marrëdhënies pas kalimit të paligjshëm të kufirit, e cila shndërrohet në një

marrëdhënie shfrytëzimi midis trafikuesit dhe viktimës, të bazuar mbi elemente te

detyrimit me forcë.

Në mënyrë me sintetike dallimet kryesore mes kontrabandimit dhe trafikimit janë:

- Kontrabandimi – vepër penale kundër rendit publik e kufijve; trafikimi – vepër

penale kundër personit e dinjitetit.

- Kontrabandimi nënkupton kalimin e kufirit;- trafikimi mund të kryhet dhe pa

kaluar kufirin.

- Kontrabandimi nuk cenon vullnetin e të dëmtuarit;-në trafikim ky vullnet është i

cenuar.

- Trafikimi nënkupton “viktimë”;-kontrabandimi, jo.

- Në trafikim krijohen marrëdhënie shfrytëzimi ose synohen ato, të cilat dallohen

nga vazhdimësia;-në kontrabandim nuk krijohen të tilla marrëdhënie dhe

marrëdhëniet emigrant-kontrabandist ndërpriten në momentin që është realizuar

kalimi i kufirit apo dorëzimi i përfitimit.

- Në kontrabandim është emigranti ai që kërkon shërbimin e kontrabandistit ndërsa-

në trafikim është trafikanti ai që nëpërmjet detyrimit apo shtrembërimit të vullnetit

realizon migrimin. Viktima nuk mund të zgjedhë.

- Qëllimi i lëvizjes në kontrabandë është kalimi i kufirit – në trafikim është

vendosja e viktimës në një ambient të huaj me pamundësi mbrojtjeje.

- Në trafikim kemi shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, - në kontrabandë nuk

kemi një gjë të tillë.

- Kontrabanda kërkon që kalimi i kufirit të jetë doemos i paligjshëm;-në trafikim

kjo nuk është domosdoshmëri.

- Në trafikim, viktima nuk është e ndërgjegjshme për atë që e pret pas kalimit të

kufirit (shfrytëzimin).

3. Faktorët nxitës të trafikimit të qenieve njerëzore

Sipas qasjes strategjike të BE-së, trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen

gjerësisht kompleks transnacional i shkaktuar nga varfëria, mungesa e kulturës

demokratike, pabarazia gjinore dhe dhuna kundër grave, konflikti dhe situatat post-

konfliktuale, mungesa e integrimit social, mundësisë dhe punësimit, qasjes në arsim,

të punës së fëmijëve dhe diskriminimit.28 Faktorët të tjerë tërheqës të trafikimit të

qenieve njerëzore përfshijnë një industri të seksit që është në lulëzim dhe kërkesat për

shërbimet seksuale, si dhe të kërkesës globale për fuqi të lirë punëtore dhe të

produkteve.

Nëpërmjet qasjes kriminologjike, juridike dhe studimeve të ndryshme empirike të

këtij fenomeni kriminal kompleks rezulton se shkaqet kryesore të trafikimit të

28 "Strategjia e BE-së në drejtim të çrrënjosjes së Trafikimit të qenieve njerëzore 2012-2016", qershor

2012, fq.3

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

37

personave në Shqipëri lidhen, më së tepërmi me faktorë objektivë e subjektivë dhe me

rrethana specifike, të cilat kanë ndikimin e tyre në përhapjen dhe parandalimin e kësaj

veprimtarie, si shfaqje tipike e krimit të organizuar. Në mënyrë të veçantë shkaqet

kryesore objektive të trafikimit të njerëzve në Shqipëri, i referohen në radhë të parë

faktorëve politikë dhe social-ekonomikë.

Ndryshimet politike që ndodhën pas vitit 1990, me hapjen e Shqipërisë me botën dhe heqjen e barrierave politike, ekonomike dhe natyrore me vendet fqinje, u pasuan

me eksode të fuqishme të popullsisë drejt perëndimit gjatë të cilave emigruan mijëra

burra, gra dhe fëmijë pa patur asnjë mbështetje jetese atje. Shumë prej emigrantëve

ranë preh e rrjeteve të krimit të organizuar në ato vende. Pas ndaljes së valëve të

eksodit, me forcimin e masave për kontrollin e kufirit, grupet kriminale filluan të

përdornin forma të rafinuara të trafikimit të qenieve njerëzore drejt perëndimit.

Pozicioni i favorshëm gjeografik është një faktor tjetër përcaktues. Shqipëria

shtrihet në juglindje të Evropës dhe është porta më e afërt midis Lindjes dhe

Perëndimit. Ky pozicion paraqet interes për rrjetet ndërkombëtare të trafiqeve, i cili

është shfrytëzuar dhe po shfrytëzohet ende edhe për kalimin e shtetasve turq me

kombësi kurde nga ato kineze, rumune, moldave etj. Qenia në kufij gjeografikë dhe

distancë më të shkurtër me vendet e destinacionit lehtëson së tepërmi trafikantët dhe

grupet kriminale në aktivitetin e tyre. Favorizuar kjo edhe nga korrupsioni i

autoriteteve të kontrollit të kufirit, shton mundësitë reale të trafikimit. Kjo vërtetohet

edhe nga fakti qe pas marrjes së masave për kontroll më të mirë të kufijve detarë,

linjat e trafikut u orientuan drejt të ashtuquajturit kufi të gjelbër.

Mungesa e kuadrit ligjor dhe përvojës së strukturave shtetërore në luftën

kundër trafikimit njerëzor. Deri në vitin 1995 mungonte legjislacioni për dënimin e

trafikimit te qenieve njerëzore, por edhe kur hyri në fuqi Kodi i ri Penal, nuk u

parashikua trafikimi si figurë e veçantë e veprës penale. Vetëm në Janar të vitit 2001,

u miratua ligji për disa shtesa e ndryshime në Kodin Penal, i cili përcakton si vepra

penale të rënda e të veçanta, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e femrave për

shfrytëzim për prostitucion si dhe trafikimin e fëmijëve për qëllime përfitimi e

abuzimi kriminal. Kapacitetet e ulëta të organizatave të zbatimit të ligjit dhe mungesa

e teknologjisë për kontrollin dhe vëzhgimin e kufijve, favorizoi trafikimin e personave

përmes Shqipërisë.

Kriza e zgjatur politike, sidomos pas falimentimit të firmave rentiere 1997, që u

pasua nga anarkia, dhuna, rrëmbimi i vajzave dhe fëmijëve për qëllime shfrytëzimi

për prostitucion, rriti flukset e trafikimit dhe tranzitimit të tyre drejt vendeve

perëndimore.

Kriza Ballkanike në vitet 1990 si rezultat i konflikteve të armatosura, rritjes së

nacionalizmit ekstrem, etnik, paragjykimet racore dhe ksenofobisë, të cilat

manifestohen në rritjen e urrejtjes dhe përdorimit të dhunës, dhe si pasojë kanë

prodhuar shumë viktima të trafikimit të personave.

Nga ana tjetër edhe konfliktet në Lindjen e Mesme si; Afganistan, Irak, Siri dhe së

fundi aktet terroriste të ISIS ndaj popullsisë shite dhe asaj të krishtere, kanë ndikuar

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

38

në rritjen e flukseve të imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të personave nga këto

vende përmes Shqipërisë me destinacion drejtë Europës Perëndimore.

Duke analizuar shkaqet e tjera të përhapjes së fenomenit të trafikimit të njerëzve në

vendin tonë, i ndajnë dy faktorët kryesorë: në “faktorë shtytës”, “faktorë tërheqës”.

1.Ndër faktorët shtytës renditim:

a) Niveli i ulët arsimor, kulturor e ekonomik dhe niveli i lartë i papunësisë ndër

femrat sidomos në zonat rurale, i bën gratë dhe vajzat me vulnerabël dhe të

ekspozuara ndaj fenomenit te kriminalitetit, veçanërisht ndaj trafikimit.

b) Diskriminimi gjinor dhe dhuna brenda familjes shqiptare në përgjithësi kane vene

ne dilema te mëdha pozitën e gruas në shoqëri, gjë qe nga shumë studiues

vlerësohet si një faktor tipik me ndikim për Shqipërinë por jo vetëm, kryesisht në

trafikimin e femrave.

c) Strukturat patriarkale që gjithandej mbajnë femrat në kushtet e nënshtrimit të

gruas ndaj burrit, mohimi nga familja i rolit dhe pozitës ne familje, mosnjohja prej

tyre e të drejtave të veta, pabarazia ekonomike e sociale

d) Mungesa e informacionit tek masa e nxënësve, te vajzat e gratë, tek prindërit dhe

publiku i gjere, e njohurive mbi trafikimin për qëllime shfrytëzimi kriminal, si

vepra specifike penale, duke u folur konkretisht për rreziqet dhe dëmet qe

shkaktohen, etj.

e) Tranzicioni i gjatë dhe i vështirë. Me kalimin e viteve është goditur mjaft rëndë

shpresa e shqiptarëve për një zhvillim dhe prosperitet real. Anarkia në jetën

shoqërore, informaliteti ekonomisë etj.

f) Efektiviteti i pamjaftueshëm i masave të shtetit për të goditur krimin krijojnë

lehtësi për autorët dhe vështirësi për organet e drejtësisë në grumbullimin e

provave dhe të përfitimeve kriminale.

g) Mungesa e besimit për shkak të korrupsionit. Në mjaft procedime penale është

konstatuar se trafikantët kanë korruptuar punonjës policie kryesisht të pikave të

kalimit kufitar, si për t’i lejuar të kalojnë viktimat, ashtu dhe me rastin e

riatdhesimit të tyre duke i ricikluar ato.

h) Regjimi tejet i ashpër e deri diskreditues në marrjen e vizave për jashtë dhe në

përgjithësi politika te ngurta te migrimit që ndjekin vendet si Italia dhe Greqia etj,

(Maria Grazia Giammarinaro, Trafficking in women and girls, thekson se “...hapja

e mundësive për migrim legal është një nga rrugët për parandalimin e trafikimit të

qenieve njerëzore.)

2.Faktorët tërheqës:

1. Rrjedhojë e afërsisë gjeografike me dy prej vendeve të BE-së (Itali, Greqi, etj.,.),

ka qënë vazhdimisht një fakt tërheqës me peshë të konsiderueshme për gjithë

kategorinë e personave qe për arsye apo motive te ndryshme do të emigronin.

2. Ndikim të fuqishëm dhe rol të madh ka luajtur propaganda e njëanshme e

emigrantëve gjatë kontakteve me miqtë e të afërmit, duke e lëvduar punën dhe

jetën në vendet ku ishin stabilizuar dhe shmangur e mos folur për historitë e

dhimbshme dhe vuajtjet.

3. Qëndrimi favorizues ndaj prostitucionit i vendeve anëtare të BE-së, është një tjetër

rrethanë që, me heshtje tërheq dhe nxit njerëzit në nevojë të viktimizohen dhe të

hyjnë në tregun e seksit.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

39

4. Qëndrimi jo aktiv i shteteve të BE-së në lidhje me ndëshkimin e “punës në të

zezë”. Në kushtet e çmimeve të larta, papunësisë dhe mungesës së punës në

Shqipëri, largimi jashtë është gjetje “shpëtimtare”.

4. Instrumentet ndërkombëtare për trafikimin e qenieve njerëzore.

Në të Drejtën Ndërkombëtare, tekstet juridike lidhur me ndalimin e trafikimit dhe

skllavërimit të personave nuk kanë qenë të precizuara sa duhet për të luftuar në

mënyrë efikase këto krime, nga pikëpamja ligjore.

Përpjekjet nisën me miratimin e Rezolutës 53/111 të 9 Dhjetor 1998 të Asamblesë së

Përgjithshme të OKB-së, me krijimin e Komitetit Special, i cili shqyrtoi projekt

instrumentet juridike ndërkombëtare kundër trafikimit dhe transportimit ilegal të

migrantëve, dhe në sesionin 6 dhe 7, u aprovuan dispozitat kundër trafikimit të

personave, në mënyrë të veçantë të femrave dhe fëmijëve. Vetëm më 15 Nëntor 2000,

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi Konventën e OKB-së kundër

kriminalitetit transnacional të organizuar dhe dy protokollet shtesë, e quajtur

Konventa e Palermos.

Në zbatim të detyrimeve të së Drejtës Ndërkombëtare dhe harmonizimit të

legjislacionit kombëtar me standardet juridike ndërkombëtare, Shqipëria ka krijuar një

kuadër të gjerë ligjor, në përputhje të plotë me konventat dhe aktet e tjera

ndërkombëtare ku ajo ka aderuar dhe është palë. Në krahasim me disa vende,

Shqipëria parashikon masa tepër të rrepta ndëshkimi për personat që kryejnë veprën

penale të trafikimit të personave, që shkojnë deri në dënim kapital (burgim të

përjetshëm), në rrethana rënduese.

Republika e Shqipërisë ka aderuar dhe është palë në Konventën e OKB-së kundër

Krimit të Organizuar Transnacional, si dhe dy Protokolleve të saj shtesë që në vitin

2002, dhe është ndër shtetet e para që ka zbatuar detyrimet që rrjedhin prej saj

menjëherë pas nënshkrimit. Një ndër protokollet e Konventës kundër Krimit të

Organizuar Transnacional është “Protokolli Shtesë mbi ‘Parandalimin, shtypjen, dhe

ndëshkimin e trafikimit të personave, në mënyrë të veçantë të grave dhe fëmijëve” i

Konventës së OKB-së kundër Krimit të Organizuar Transnacional”29, ndryshe i

njohur si Protokolli i Palermos30. Në të, për herë të parë jepet përkufizimi i trafikimit

të personave si krim dhe ky dokument shërben si model referues për hartimin e

legjislacionit vendas në lidhje me trajtimin e çështjeve të trafikimit të personave31. Në

29 Koça, Arqile. Trafikimi i qenieve njerëzore. Këndvështrimi juridik. 30Ligji nr. 8920, datë 11.07.2002, Fletore Zyrtare nr. 41, korrik 2002. 31 Neni 3 i Konventës a) rekrutim, transportim, transferim, strehim apo pritje të personave, me anë

kërcënimi apo përdori të forcës apo formave të tjera të detyrimit, të marrjes me forcë, të mashtrimit, të

gënjeshtrës, të abuzimit me pushtetin ose të shfrytëzimit të një pozicioni delikat, apo të marrjes apo

dhënies së pagesave apo përfitimeve të ndryshme, apo dhënies së pagesave apo përfitimeve të

ndryshme për të arritur pranimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, për qëllime

shfrytëzimi. Shfrytëzimi duhet të përfshijë, si minimum, shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose

të formave të tjera të detyrimit, të punës apo shërbimeve të detyruara, të skllavërisë apo praktikave të

ngjashme me skllavërinë apo të heqjes së organeve ose shërbimet;

Pëlqimi i një viktime të trafikimit për shfrytëzimin e shpjeguar më sipër do të jetë i pavlefshëm nëse

është përdorur një nga mjetet e detyrimit të parashikuara më lart;

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

40

këtë drejtim, neni 110/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është hartuar në

përputhje të plotë me Protokollin e Palermos.

Konventa + Protokoll, detyrojnë shtetet të marrin masa kundër krimit të organizuar,

transnacional dhe të nxisin bashkëpunimin. Konventa e Palermos + Protokollet

vendos minimumin bazë të standardeve me synim që masat e marra nga shtetet

nënshkruese të sigurojnë efektivitetin e masave kolektive ndërkombëtare.

Protokolli tjetër shtesë i po kësaj konvente, “Protokolli kundër Kontrabandimit të

Emigrantëve me Rrugë Tokësore, Ajrore dhe Detare”, njohur ndryshe edhe si

“Protokolli i Emigrantëve”, synon parandalimin dhe luftën kundër kontrabandimit të

emigrantëve, si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Në vazhdim të përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare, janë ratifikuar po ashtu,

Vendimi Kuadër i Këshillit te BE mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore 2002,

Direktiva e Këshillit të BE-së mbi Lejen e Qëndrimit per Rezidentet e Vendeve të

Treta, të cilët janë Rezidentë Afat-gjatë 2003, Konventa Ndërkombëtare mbi

Mbrojtjen e të Drejtave të të Gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve

të Tyre, 1990, Konventa mbi Format me të Këqija të punës së Fëmijës 1999.

Konventa kundër dhunës së Detyruar 1957, Konventa mbi Punën e Detyruar 1930,

Protokolli Opsional i Konventës së të Drejtave të Fëmijës në lidhje me Përfshirjen e

Fëmijëve në Konflikt të Armatosur viti 2000.

Një hap tjetër ndërkombëtar në drejtim të luftës kundër trafikimit të personave është

edhe nënshkrimi dhe ratifikimi i Konventës së Këshillit të Europës “Për Masat kundër

Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, maj 200532, risia e të cilës është përkufizimi i

viktimës së trafikimit. Sipas kësaj konvente “Viktimë” do të nënkuptojë çdo person

fizik që është objekt i trafikimit të qenieve njerëzore, siç përcaktohet në këtë nen”33.

Shqipëria ka nënshkruar edhe akte të tjera ndërkombëtare si Deklarata Universale e të

Drejtave të Njeriut, dhjetor 1948, dokumenti themeltar për hartimin e legjislacioneve

nga shtetet, i bazuar në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Konventa e Kombeve

të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, dokumenti themeltar për ngritjen e konceptit të

“mbrojtjes” së fëmijëve. Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive

Themelore të Njeriut, e cila dënon format më të shëmtuara të shfrytëzimit dhe

degradimit të qenies njerëzore, dhe Protokolli shtesë i Konventës për të drejtat e

c)Rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi apo pritja e një fëmije për qëllime shfrytëzimi do të

konsiderohet "trafikim i njerëzve" edhe nëse nuk përdoret asnjë nga mjetet e përcaktuara në pikën (a);

d)"Fëmijë"do të thotë çdo person nën 18 vjeç.

32 Ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin nr. 9642, datë 20.11.2006 “Për Ratifikimin e

Konventës së Këshillit të Europës “Për masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore””, Fletorja

Zyrtare nr. 132, 2006. 33 Neni 4/e i Ligj Nr. 9642, datë 20.11.2006 “Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës “Për

Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore””, Fletorja Zyrtare nr. 132, 2006.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

41

fëmijës për shitjen e fëmijës, prostitucionin e fëmijës dhe pornografinë e fëmijës, i cili

ndalon dhe dënon shitjen e fëmijës, prostituimin dhe pornografinë me të mitur34.

Është me rëndësi të nënvizohet fakti që normat e parashikuara në traktatet

ndërkombëtare janë detyruese për shtetet palë që i kanë ratifikuar.

5. Legjislacioni i vendit tonë lidhur me veprat penale të trafikimit të personave,

ecuritë e tij.

Legjislacioni Shqiptar në politikën për goditjen e Trafikimit të Qenieve Njerëzore

është frymëzuar nga legjislacioni ndërkombëtar në këtë fushë para vitit 2000. Kuadri

juridik kombëtar për veprën penale të trafikimit të personave përbëhet nga Kushtetuta,

legjislacioni penal dhe procedural penal.

(I) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Megjithëse Kushtetuta e Shqipërisë nuk shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë për

luftën kundër trafikimit të personave, por në mënyrë implicite, në Pjesën e Dytë,

Kapitulli II “Të Drejtat dhe Liritë Personale”, si dhe në Nenin 3, thuhet: “…dinjiteti i

një njeriu, të drejtat dhe liritë … janë themeli i këtij vendi, që ka detyrimin për t’i

respektuar dhe mbrojtur ato” sigurohet dinjiteti, të drejtat dhe liritë e çdo shtetasi

shqiptar. Neni 26 i Kushtetutës, thotë: “Askush nuk duhet të kërkohet të kryejë punë

të detyruar, përveçse në rastet e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor, kryerjes së

shërbimit ushtarak, apo për një shërbim që rrjedh nga një gjendje lufte, nga një

gjendje e jashtëzakonshme, ose nga një fatkeqësi natyrore që kërcënon jetën ose

shëndetin e njeriut”.

(II) Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale Trafikimi i personave duke qenë një vepër e re penale nuk ka qenë parashikuar në

Kodin Penal të vitit 1995. Ndëshkimi i këtij fenomeni bëhej përmes tri dispozitave

më të afërta për veprat penale: “Favorizimi i prostitucionit”, që parashikon:

“Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit - gjobë

ose burgim deri pesë vjet; dhe nëse kjo vepër kur kryhet ndaj një të miture ose me

anë të përdorimit të dhunës- burgim nga pesë në dhjetë vjet burgim”35. Dispozita 115

“Mbajtja, shfrytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për ushtrim të

prostitucionit” që dënohet me gjobë ose burgim deri në 10 vjet”, dhe nenet 297

“Kalimi i paligjshëm i kufirit”, si dhe neni 298 “Dhënia ndihmë për kalim të

paligjshëm të kufirit”. Por ky ligj e vështirësonte goditjen e këtij krimi të ri.

Ndryshimet e mëvonshme në Kodin Penal36, në nenin 114 i K.P “Shfrytëzimi i

prostitucionit” parashikonin 10 vjet burgim e konfiskim të përfitimeve prej veprave

penale, ato në nenin 114/a “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”,

parashikonin një dënim me 15 vjet burgim e konfiskim të përfitimeve, dhe ato në

nenin “114/b “Shfrytëzimi i prostitucionit nga organizata kriminale” me 20 vjet

34Ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin Nr. 9834, datë 22.11.2007 “Për Aderimin e Republikës

së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Konventës së OKB-së “Për të Drejtat e Fëmijëve, për Shitjen e

Fëmijëve, Prostitucionin dhe Pornografinë me Fëmijë”. 35 Neni 114 i Kodit Penal 1995. 36 Ligji nr. 8175 viti 1996 “Për disa ndryshime në K.Penal”

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

42

burgim dhe konfiskim të përfitimeve nga vepra penale. Po ashtu disa ndryshime u

bënë në nenin 115 “Ndërmjetësimi” dhe në nenin 116 “Mbajtja e lokaleve për

prostitucion”, që parashikonin respektivisht 5 dhe 7 vjet secili. Por, duke qenë se

ndryshimet ligjin 8175 të vitit 1996 në Kodin Penal përcaktuan dënime fikse, ato u

shpallen si antikushtetuese dhe u pezullua zbatimi i dispozitave.37 Shfuqizohet

tërësisht si ligj me ligjin nr. 8279 dt.15.1.1998.

Megjithatë këto ndryshime kanë vlera të mira teoriko-historike38 në lidhje me

evoluimin e koncepteve mbi trafikimin. Ato bëjnë përpjekje për një goditje në disa

plane të shfrytëzimit të prostitucionit duke përdorur tre shkallë cilësimi të veprës

penale 114, 114/a,114/b, bëjnë të dënueshme ndërmjetësimin, rritin hapësirat e

goditjes së personave që mbajnë lokale për prostitucion, bëjnë përpjekje për goditjen

e trafikimit me koncepte të shfrytëzimit të prostitucionit duke mbetur i kufizuar39. Por

nga ana tjetër nuk arrin të depërtojë në thelbin e konceptit të trafikimit duke

reflektuar dhe kufizimet e legjislacionit ndërkombëtar. Nuk bën të dënueshëm forma

të tjera të shfrytëzimit.

Trafikimi i personave është parashikuar për herë të parë në Kodin Penal të Shqipërisë,

nëpërmjet tri dispozitave të veçanta, me Ligjin Nr. 8733, viti 2001, “Për disa shtesa

dhe ndryshime në Ligjin Nr. 7895, datë 27.01.1995, Kodi Penal i Shqipërisë”,

parashikoi tri figura të reja: “Trafikimi i njerëzve”, neni 110/a,”Trafikimi i femrave

për prostitucion”, neni 114/b dhe “Trafikimi i fëmijëve”, neni 128/b. Këto dispozita

vijnë si një reflektim i menjëhershëm i detyrimeve të marra nga nënshkrimi i

Konventës së Palermos si dhe godasin drejtpërdrejt trafikimin e qenieve njerëzore.

Ligj përveçse parashikon dispozita që penalizojnë trafikimin bën ndryshime dhe në

pjesën e përgjithshme të K. Penal, bën dhe harmonizimin më mirë me Kushtetutën në

fushën e të drejtave.

Por dispozitat mbi trafikimin janë dispozita blanketë, ato të referojnë në definicionin e

Konventës: Neni 114/b dhe neni 128/b janë forma të cilësuara të trafikimit të qenieve

njerëzore; Neni 114/b cilësohet në dy momente; Gjininë e viktimës (femra) dhe lloji i

shfrytëzimit në qëllimin e trafikimit (prostitucioni) dhe Neni 128/b cilësohet vetëm në

moshën e viktimës së trafikut (nën 18 vjeç).

Sipas këtyre dispozitave, sa herë që evidentohen elementë të trafikimit dhe i dëmtuari

nuk është femër dhe nuk është i mitur, vepra do të kualifikohet sipas nenit 110/a të

K.P. Sa herë që do të evidentohen elementet e trafikimit dhe i dëmtuari është femër

por, qëllimi i trafikimit nuk është shfrytëzimi i prostitucionit, vepra do të kualifikohet

sipas nenit 110/a të K.P. Sa herë që evidentohen elementet e trafikimit dhe i dëmtuari

është i mitur, vepra do te kualifikohet sipas nenit 128/b.

Për të harmonizuar dispozitën e trafikimit të personave plotësisht me Protokollin e

Palermos40, me Ligjin Nr. 9188, datë 12.2.2004 “Për disa shtesa dhe ndryshime në

37 Vendimi nr.14 dt.29.5.1997 i Gjykatës Kushtetuese. 38 Koça, Arqile. Trafikimi i qenieve njerëzore. Këndvështrimi juridik 39 Futet koncepti i rekrutimit. i shtrëngimit për të ushtruar prostitucionit jashtë territorit, përdorimin e

dhunës fizike a psikike për shfrytëzimin. 40 Ndryshimi është bërë në përputhje të plotë me Nenin 3 të Protokollit të Palermos viti 2000,

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

43

Ligjin Nr. 7895, datë 27.1.1995 ’Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë’ i ndryshuar”,

neni 110/a, u riformulua41. Risia e këtyre ndryshimeve qëndron jo vetëm në shtimin e

sanksioneve penale për këtë vepër deri në burgim të përjetshëm, por edhe në

zgjerimin dhe përfshirjen shumë elementëve përbërës të trafikimit të personave,

rrethanat cilësuese etj., sipas standardeve ndërkombëtare. (shif përkufizimin dhe

komentet pika 2, kreu I). Me vendosjen e termit “si dhe formave të tjera të

shfrytëzimit”, implementon konceptin e interpretimit progresiv të së drejtës pozitive

të trajtuar më lart;

Ndryshimet ligjore të këtij viti zhvilluan dhe zgjeruan më tej konceptin ligjor të

trafikimit duke e lidhur atë me shfrytëzimin e prostitucionit ose formave të tjera të

shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose

formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të

organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit. Gjithashtu u përcaktuan më qartë

elementët dhe format e kryerjes së këtyre veprave penale.

Duke marrë në konsideratë përkufizimin e ri ligjor, trafikimi i personave ka si

elementë të tij kyç: Veprimi; Mënyrat dhe Qëllimi sipas renditjes në nenin 110/a të

Kodit Penal apo Nenit 3 të Protokollit të Palermos.

Po me këtë ligj janë ndryshuar edhe përmbajtja e neneve 114/b “Trafikimi i femrave”

dhe 128/b “Trafikimi i të miturve”, duke u vendosur për secilin prej tyre po e njëjta

përmbajtje si ajo e nenit 110/a me ndonjë ndryshim të vogël dhe po me ato masa

dënimi.

Neni 114/b dhe neni 128/b janë forma të cilësuara të trafikimit të qenieve njerëzore.

Me ndryshimet e vitit 2004, vëmë re se në nenin 114/b cilësohet vetëm një moment:

gjinina e viktimës (femra) dhe në këtë rast do të aplikohet po ky nen pavarësisht

qëllimit të shfrytëzimit (zgjerohet gama e qëllimit te shfrytëzimit në raport me

përkufizimin e vitit 2001). Neni 128/b cilëson vetëm moshën e viktimës së trafikut

(nën 18 vjeç). Do të aplikohet neni 128/b i K.Penal sa herë që viktima është i mitur,

pavarësisht gjinisë dhe pavarësisht qëllimit të shfrytëzimit.

Sipas përkufizimit që neni 114/b i Kodit Penal, “Trafikimit i femrave” duhet thënë se

kjo vepër penale është kombinim i tre elementeve bazë jo të veçuar nga njëri-tjetri, të

cilët gjenden shprehimisht të treguara në përkufizimin e dispozitës, ku tre elementët

janë veprimi, mjeti dhe qëllimi. Vepra penale e parashikuar nga neni 114/b thith

veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Pra, atje ku sjellja e paligjshme e

rekrutimit, transferimit, fshehjes ose pritjes së femrës me mjetet e treguara nga neni

114/b, është përmbushur me qëllim shfrytëzimin e femrës dhe po ashtu nga i njëjti

subjekt kriminal edhe është shfrytëzuar për prostitucion, përveç aplikueshmërisë së

normës së nenit 114/b, nuk ngrihet çështja e raporteve me rastin e “shfrytëzimit”,

41 Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose

përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës

ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose

përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e

prostitucionit të të tjerëve ose formave të ngjashme të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose të

shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në

përdorim të transplatimit të organeve si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga

pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milion deri në pesë milion lekë.

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

44

duke u konsideruar shfrytëzimi i prostitucionit të femrës së rekrutuar, transferuar,

fshehur ose pritur, si pjesë përbërëse e veprimeve të trafikimit42.

Risitë e ndryshimeve konsistojnë në atë se nuk është më dispozitë e bardhë pasi

përshkruan në çdo nen kuptimin e trafikimit (i personave, femrave, fëmijëve). Në

pjesën përshkruese të dispozitave përfshihet përkufizimi i dhënë nga Konventa duke

bërë modifikimet në vartësi nga elementi cilësues. Neni 114/b përbën formë të

cilësuar të trafikimit të personave duke u cilësuar vetëm në gjininë e viktimës duke

hequr cilësimin e qëllimit për shfrytëzimin e prostitucionit. Me vendosjen e termit “si

dhe formave të tjera të shfrytëzimit” implementon konceptin e interpretimit progresiv

të së drejtës pozitive të trajtuar më lart. Përcakton detyrimin që përveç dënimit me

burgim të jepet dhe gjobë duke synuar të godasë synimin e krimit (fitimet

marramendëse). Shkëputet nga dënimi fiks (në kundërshtim me parimet) në rastet kur

viktima ka pësuar vdekjen sikurse parashikohej. Bën të cilësuar në paragrafin e dytë

çdo vepër për organizuesit, drejtuesit, financuesit e trafikimit. Bën të cilësuar në

paragrafin e pestë kryerjen e veprës nga subjektet e posaçëm duke rritur masat e

dënimit dhe gjobës me ¼ e dënimit të dhënë, duke synuar të godasë korruptimin e

strukturave shtetërore. Ky nen nuk ndryshon sanksionet në llojin e dënimit me

burgim përveç rastit kur viktima ka pësuar vdekjen që vendos si minimum 20 vjet

burgim.

Me Ligjin nr.9859 dt.21.1.2008, u bë një shtesë duke përfshirë dhe “shitjen”. Këto

ndryshime konsistojnë në mbrojtjen e të miturve nga keqtrajtimi fizik ose psikologjik

i kryer nga persona që janë të detyruar të kujdesen për ta (neni 124/b), mbrojtjen e të

miturve nga përdorimi i tyre për prodhimin e materialeve pornografike (neni 117) dhe

në nenin 128/b të Kodit Penal “Trafikimi i të miturve”, tek elementët e kësaj vepre

shtohet edhe “shitja”.

Me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, Ligji Nr. 144, datë 2.05.2013, është zgjidhur

çështja e trafikimit të brendshëm; mosdënimit të viktimave të trafikimit; dënimit të

personave që përfitojnë nga shërbimet e viktimave të trafikimit; dënimit të veprimeve

që lehtësojnë trafikimin; shkrirjes së dispozitave të shfrytëzimit për prostitucion dhe

shfrytëzimit për prostitucion në rrethana rënduese43.

Ky ligj shfuqizoi nenin 114/a të Kodit Penal ku parashikohej “Shfrytëzimi i

Prostitucionit në rrethana rënduese”, si dhe nenin 114/b, ku parashikohej “Trafikimi i

femrave”. Këto ndryshime patën një ndikim pozitiv në punën hetimore te policisë,

pasi tashmë në rast se do të ketë dyshime të bazuara se ndodhen përpara veprës penale

të trafikimit, do t’i referohen vetëm nenit 110/a të Kodit Penal, e për pasojë edhe

referimi i veprës penale do të behet vetëm në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Vetë neni 114/a ishte një formë e trafikimit, por qëllimi i posaçëm i tij ishte

prostitucioni, ndërsa në nenin 114/b, ligjvënësi kishte përcaktuar disa forma të

shfrytëzimit të femrave, duke sjellë vështirësi në zbatimin e nenit 75/a të Kodit të

Procedurës Penale. Gjithashtu në këtë ligj u përcaktua edhe trafikimi i personave

42 Dollani, Saida. Përkufizimi i krimit “trafiku i femrave” dhe format e ndryshme të kësaj veprimtarie

kriminale, të shfaqura në praktikë. Shkolla e Magjistratures, 2013 43Konkretisht janë ndryshuar dhe shtuar nenet 52/a; 110/a; 110/b; 110/c; 114 të KP.

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

45

brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke i dhënë fund kështu

debateve për sa i përket aplikimit të kësaj dispozite në rastet e trafikimit të

brendshëm.

Risia e ndryshimeve në Kodin Penal qëndron në atë se ato sollën edhe forma të reja

krimi që lidhen me trafikimin si neni 110/b “Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të

ofruara nga personat e trafikuar”dhe neni 110/c “Veprime që lehtësojnë trafikimin”.

Neni 110/b, penalizon klientët që përfitojnë apo përdorin shërbimet e ofruara nga

personat e trafikuar, nëse kanë dijeni për këtë fakt, duke parashikuar një dënim më të

lartë kur i dëmtuari është i mitur.

Po ashtu, edhe neni 110/c parashikon ashpërsimin e ndëshkimit të atyre që përfitojnë

apo përdorojnë shërbimet nga personat e trafikuar që mund të jenë gra ose burra me

burgim nga dy deri në pesë vjet, ndërsa në rastin e të miturit penaliteti shkon nga tri

deri në shtatë vjet. Neni 110/c parashikon veprimet e atyre lehtësojnë trafikimin,

rrethanat cilësuese si dhe ndëshkimin në raport me rrethanat e cilësuara44. (Neni 114

“Shfrytëzimi i prostitucionit”, rriti masën e ndëshkimit “nga gjobë ose me burgim

deri në pesë vjet”, në “burgim nga dy deri në pesë vjet”, si dhe u shtua një paragraf i

ri që parashikon rrethanat cilësuese të shfrytëzimit të prostitucionit për të miturit,

atyre me lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie, ose përfituar nga raporte

zyrtare, që kryhet në bashkëpunim etj. dënohen nga 7 deri në 15 vjet. Këto ndryshime

kanë qenë shumë të nevojshme,

Kodi i Procedurës Penale i RSH-së, ndryshuar me Ligjin nr. 8813, datë 13.06.2002

dhe Ligjin nr.9276, datë 16.09.2004, specifikon dy kategori të viktimave të veprave

penale: A. Personi i dëmtuar nga vepra penale (rasti i viktimave të trafikimit) dhe B.

personi i dëmtuar nga vepra penale si i dëmtuar akuzues (neni 59 i K.Pr.P.). Sipas

ndryshimit, viktimave, që kanë pësuar një dëm të shkaktuar nga një kategori e caktuar

veprash penale mund ti drejtohen gjykatës drejtpërsëdrejti duke ngritur padi kundër

dhunuesit (autorit të veprës penale).

Të dëmtuarit akuzues i cenuar nga një vepër penale i është njohur një mbrojtje e

posaçme ligjore me dospozitat shtesë të Kodit të Procedurës Penale të vitit 2002 (Ligji

nr. 8813, dt.13.06.2002), duke përmirësuar mjaft të drejtat e personit të dëmtuar nga

vepra penale (dëmtuarit akuzues).

Neni 361/pika 7 i Kodit të Procedurës Penale (i shtuar me ligjin nr.9276, datë

16.09.2004), parashikon pyetjen e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe të dëshmitarëve

të mbrojtur nën masa të veçanta mbrojtjeje. Përveç mundësisë së marrjes në pyetje në

distancë të tyre me anë të lidhjes audiovizive, gjykata, kur është vendosur ndryshimi i

identitetit, urdhëron marrjen e masave të përshtatshme për të bërë të mundur që fytyra

44Falsifikimi, zotërimi ose sigurimi i dokumentit të identitetit, i pasaportave, i vizave ose i

dokumenteve të tjera të udhëtimit apo mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, që

kanë shërbyer për trafikimin e personave të rritur, por pa pasur dijeni për këtë fakt, përbën vepër

penale dhe dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, apo është kryer nga personi që ka

për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën, vizën apo dokumentin e udhëtimit, ose ka mundësuar

trafikimin e fëmijëve, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.

Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.”.

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

46

dhe zëri të mos jenë të dallueshëm. Kjo dispozitë përbën një arritje edhe në rastin kur

në këtë pozitë mund të ndodhen viktimat e trafikimit, si të dëmtuara nga vepra penale

(si dëshmitare).

Përveç Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, janë hartuar e miratuar një sërë

ligjesh dhe aktesh nënligjore, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi

intensifikojnë luftën dhe goditjen ndaj trafikimit si fenomen dhe vepër penale, si dhe

krijojnë një mburojë mbrojtëse për viktimat e trafikimit, duke u siguruar atyre

mbrojtje, kompensim e siguri fizike/materiale.

Ligji Nr. 9284, datë 30.09.2004 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të

organizuar”, i cili synon parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe

përcakton detyrat e punonjësve të policisë dhe prokurorisë nëpërmjet zbulimit,

identifikimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme të personave të

dyshuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar dhe trafiqe, si dhe kompensimin e

viktimave. Ligji përbën një arritje në lidhje me asistencën dhe rehabilitimin e

viktimave duke parashikuar krijimin e një Fondi të posaçëm për kompensimin e

viktimave, në përqasje me aktet ndërkombëtare”45.

Ligji Nr. 9205, datë 15.03.2004“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të

bashkëpunëtorëve të drejtësisë” (i shfuqizuar), i cili synonte të sigurojë deklarime dhe

dëshmi kyçe për proceset penale që lidhen me krimin e organizuar, të cilat

vështirësohen për t’u siguruar nga kërcënimet dhe mungesa e garancive që shteti

duhet t’u sigurojë shtetasve të tij. Megjithatë, edhe ligji nr 10173, datë 22.10.2009 (i

cili shfuqizoi të parin), synon mbrojtjen e dëshmitarëve, pra edhe mbrojtja e

dëshmitarit të dëmtuar nga vepra penale e trafikimit të qenieve njerëzore (viktimës së

trafikimit) përbën një garanci jo vetëm në ndjekjen penale të autorëve të këtyre

veprave, por edhe në sigurinë e nevojshme ndaj viktimave, për ushtrimin e të drejtave

ligjore, ndër të cilat, të drejtës për kompensim.

Në Kodin Civil, viktimat e trafikimit mund të përdorin mundësitë dhe mjetet ligjore

që ofron Kodi Civil për të kërkuar dëmshpërblimin nga autorët e veprave penale të

trafikimit të qenieve njerëzore.

Ligji nr. 9062, datë 08.05.2003 “Kodi i Familjes”, i cili mbron dhe ka në konsideratë

parësore interesin më të lartë të fëmijës. Ligji nr. 8610, datë 17.5.2000 “Për

Parandalimin e Pastrimit të Parave”, i cili përbën një mjet të fuqishëm në

identifikimin e aseteve kriminale.

Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Marrëveshja e Bashkëpunimit për Krijimin e një Mekanizmi Kombëtar Referues për

Identifikim dhe Asistencë të Përmirësuar për Viktimat e Trafikut të Qenieve

Njerëzore (MKR) e firmosur më datë 18 Korrik, 2005, dhe shumë akte të tjera

nënligjore.

Ndryshimet e mësipërme, synonin jo vetëm harmonizimin e Kodit Penal me

45 Konventa e Këshillit të Europës “Për masat kundër trafikimit të qënieve njerëzore”, neni 15, pika 3,4

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

47

legjislacionin ndërkombëtar penal dhe dokumentet e tjerë ndërkombëtare të

ratifikuara nga Shqipëria, por edhe pasi shumë praktika gjyqësore kanë dështuar për

shkak të boshllëqeve në legjislacion.

6. Përvoja legjislative e disa vendeve fqinje për luftën kundër trafikut të qenieve

njerëzore

Në praktikat juridike të shteteve qoftë perëndimore dhe të rajonit tonë, ka disa përvoja

ligjore në luftën kundër trafikimit të personave. Për interes studimor kemi marrë si

shembuj përvojat ligjore italiane dhe të Ballkanit Perëndimor, meqenëse dhe aktiviteti

i trafikimit të qenieve njerëzore gjatë dy dekadave të fundit ka patur dinamika të

mëdha me Italinë , si dhe ato të vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Përgjithësisht, legjislacioni i këtyre vendeve ka adpotuar standardet ndërkombëtare.

6.1 Legjislacioni italian mbi trafikun e qenieve njerëzore

Sipas studimit që i kemi bërë legjislacionit italian lidhur me trafikimin e qenieve

njerëzore rezulton se para vitit 2002 nuk ka patur dispozita të drejtpërdrejta që të

luftonin këtë vepër penale. Në përqasje, legjislacioni italian ka adoptuar disa norma

për luftën kundër figurave që lidheshin me shfrytëzimin e qenieve njerëzore dhe jo

trafikimin e tyre. Në vitin 1996, duke marrë përsipër luftën kundër këtyre formave

moderne të skllavërisë, sipas orientimeve të marra edhe në nivel ndërkombëtar,

ndryshoi disa norma kundër dhunës seksuale, duke futur disa figura të reja krimi dhe

duke parashikuar sanksione më të rënda se ato të mëparshme.

Në vitin 1998, ligjvënësi nxori norma kundër shfrytëzimit të prostitucionit, të

pornografisë dhe të turizmit seksual në dëm të të miturve, duke pasur për qëllim

mbrojtjen e zhvillimit të tyre fizik, psikologjik, shpirtëror, moral dhe shoqëror të

viktimave.

Me daljen e Dekret Ligjit46 të ri u shpall dhe një Tekst Unik lidhur me rregullimin e

emigracionit dhe normave mbi gjendjen e të huajit, që kishte parashikuar dispozita

edhe lëshimin e një lejeje të posaçme qëndrimi për arsye të mbrojtjes sociale të të

huajit, të cilit i ofronte edhe mundësinë për t’u bërë pjesë e një programi përkujdesjeje

dhe integrimi social në rastet kur do të vërtetoheshin situata dhune apo shfrytëzimi të

rëndë kundrejt tij dhe rezulton rrezik konkret për jetën e tij, si pasojë e përpjekjeve për

t’u shkëputur nga varësia e një organizata kriminale apo si pasojë e deklaratave të

lëshuara prej tij gjatë hetimeve apo gjatë gjykimit. Në aspektet e veta penale teksti

Unik parashikoi emigracionin e parregullt si shkelje e pastër administrative

(ndëshkuar me mospranim dhe dënim) dhe sjelljen e atij që e ka ndihmuar

(smuggling) si krim.

Neni 12 të Tekstit Unik parashikonte :” ndihma për hyrjen e paligjshme dhe ndihmën

për qëndrimin e të huajit të hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Shtetit. Krimi

që përfaqësohet nga kryerja e thjeshtë e veprimtarive që synojnë të ndihmojnë hyrjen

46 Dekret Ligjit Nr.286, dt. 25.07.1998 (72), Teksti Unik

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

48

e të huajve ... ndëshkohej me burgim deri në 3 vjet ... dhe me burgim nga 4 deri në 12

vjet, apo nga 5 deri në 15 vjet në rast se ekzistojnë rrethana rënduese.

Me Ligjin nr.189, datë 30.07.2002, me nismën qeveritare, është riformuluar plotësisht

neni 12 i Tekstit Unik si më sipër, por dënimet në thelb mbetën të pandryshuara (i

referohet leximit të tekstit legjislativ). Duhet të theksojmë se, parashikimi i ri që

përmban Neni 3, pika 5 e nenit 12, për ndihmën që mund të japë në veprimin luftues

ndaj organizatave transnacionale që merren me trafikun e qenieve njerëzore, është i

rëndësishëm.

Sipas kësaj norme, për krimet e parashikuara nga paragrafët e mëparshëm, dënimet

zvogëlohen deri në gjysmë ndaj të pandehurit që ndihmon konkretisht Autoritetin e

Policisë ose Autoritetin Gjyqësor në mbledhjen e elementëve të provës vendimtare

për rindërtimin e fakteve, për gjetjen apo kapjen e një apo më shumë autorëve të

krimeve dhe për marrjen e burimeve të konsiderueshme për kryerjen e krimeve. Pra u

shtri në fushën e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, një trajtim sanksionues

shpërblyes, i cili është eksperimentuar me sukses në luftën kundër terrorizmit si dhe

në luftën kundër krimit të organizuar të llojit mafioz dhe kundër trafikut të lëndëve

narkotike. Siç mund të vërehet veprat e krimit në fjalë ndëshkojnë kontrabandimin e

migrantëve për të cilin u fol më lartë.

Për të ndëshkuar trafikantët, kuadri ligjor përpara kësaj date mbështetej në një tërësi

normash të miratuara në kohë të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme nga

ndëshkimi i këtij lloji trafiku. Në veçanti, vepra të krimit që lidheshin me trafikimin

ndëshkoheshin nga neni lidhur me dhunën seksuale, të sekuestrimit të personit (edhe

për qëllim zhvatjeje), të shtyrjes në prostitucion dhe shfrytëzimit të tij dhe të vënies në

skllavëri.

Por duke mbërritur në një analizë të shpejtë të instrumenteve të luftës kundër trafikut

të qenieve njerëzore, parashikuar nga ligji nr.228, i dt. 11 gusht 2003, duhet të

vërejmë se ky ligj ka sjellë një formulim më të përshtatshëm ndaj fenomeneve që

kërkon të luftojë, në nenet 600 të Kodit Penal (vënie dhe mbajtje në skllavëri) dhe 602

(blerje dhe tjetërsim i skllevërve), duke parashikuar dënime më të rënda për këto

krime. Në veçanti, neni i ri 601 (trafiku i personave) e dënon krimin e trafikimit me

burgim nga 8 deri në 20 vjet.

Ligji i mësipërm ka parashikuar gjithashtu mundësinë e përdorimit të disa

instrumenteve thelbësorë për hetimet në lidhje me trafikun e qenieve njerëzore, si një

shkak i posaçëm padënueshmërie për Oficerët e Policisë Gjyqësore që veprojnë si

agjentë të infiltruar, mundësinë për të mos nxjerrë apo vonuar akte sekuestrimi,

arresti, ndalimi dhe zbatimi të masave të sigurisë, një mundësi më të madhe për të

vendosur përgjime bisedash dhe komunikimesh, si dhe një sistem shpërblimi për

autorët e veprimeve të trafikut që bashkëpunojnë me drejtësinë. Neni 10 parag. 1 Ligji

228/2003; “... nuk janë të dënueshëm Oficerët e Policisë Gjyqësore që, gjatë

operacioneve speciale të policisë47 janë vendosur vetëm për qëllime të marrjes së

elementëve të provës lidhur me krimet e parashikuar në nenet 600, 601 dhe 602 të

47 Fjala është për infiltrimin e agjentëve të policisë në organizatat ose grupet kriminale

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

49

k.p., edhe përmes një personi tjetër, përftojnë, marrin, zëvendësojnë, para, armë,

dokumente, lëndë narkotike, të mira apo sende që janë objekt, produkt, fitim apo mjet

për të kryer një krim, apo ndryshe pengojnë përcaktimin e prejardhjes apo që

mundësojnë investimin e tyre. Për këto hetime, Oficerët dhe Agjentët e Policisë

Gjyqësore mund të përdorin dokumente identiteti apo udhëzime infiltrimi për të

krijuar apo vendosur lidhje me subjekte që ndodhen në rrjete komunikimi...”

Këto instrumente mund të përdoren edhe në hetimet në lidhje me krimet e

parashikuara në nenet 600 bis të k.p. (prostitucioni i të miturve), 600 quarter i k.p.

(pornografia e të miturve), 600 quarter i k.p. (mbajtje materiali pornografik) dhe 600

quinquies i k.p. (nisma turistike që synojnë shfrytëzimin e prostitucionit së të miturve).

Risia më e rëndësishme e Ligjit në fjalë është, sipas gjykimit tim, fakti se ka

parashikuar që funksionet e Prokurorit për krimet e vënies dhe mbajtjes në skllavëri,

trafik të personave dhe blerje e tjetërsim të skllevërve (nenet 600, 601 e 602 k.p.), të

ushtrohen vetëm nga magjistratët e 26 Drejtorive të Rrethit Antimafia76, duke e

caktuar për këtë arsye këtë të fundit të merret me koordinimin e hetimeve të kryera.

Me Dekret Ligjin nr.367, dt. 20.11.1991, ndryshuar në Ligjin n.8, dt. 20.01.1992,

janë krijuar Drejtoritë e Rrethit Antimafia, si seksione brenda Prokurorive të

Republikës pranë Gjykatave që ndodhen në kryeqendrat e 26 Rretheve të Gjykatave të

Apelit, si dhe Drejtoria Kombëtare Antimafia, e kjo e fundit me funksione

koordinuese dhe shtyse kundrejt Drejtorive të Rretheve Antimafia, të cilat janë

ngarkuar me luftën ndaj organizatave kriminale.

6.2 Legjislacioni i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për trafikimin e

personave

Vëndet e Ballkanit Perëndimor të prekura nga ky fenomen i ri, pas vitit 1990 e në

vazhdim, kanë bërë ndryshimet e nevojshme në legjislacionin penal dhe

procedurial penal lidhur me trafikimin e personave, me synim harmonizmin e tij

me standardet e legjislacionit dhe konvetave ndërkombëtare.

a. Legjislacioni Kosovës

Legjislacioni i Kosovës në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore është në

përputhje me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare. Neni 139 i KPPK

parashikon një dënim me burg nga 2 deri në 12 vjet. në raste të rënda, janë

parashikuar dënime më të ashpra, si në rastet e trafikimit të minoreneve (3 deri në

15 vjet), kur trafikantët kanë vepruar si pjesë e një grupi kriminal (7 deri në 20

vjet) dhe kur përgatitja është kryer nga persona zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrës

(5 deri në 15 vjet).

Megjithatë, kjo kornizë legjislative, mbetet e sfiduar nga zbatimi joefikas i saj,

pjesërisht për shkak të moskuptimit të ligjit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe

pjesërisht për shkak të mungesës së njohurive për dokumentet që mund të përdoren

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

50

gjatë hetimit dhe ndëshkimit të këtyre shkeljeve48. Vështirësitë konsistojnë në disa

drejtime, së pari për të bërë dallime ndërmjet Ligjit kundër trafikimit me qenie

njerëzore dhe ligjeve tjera, së dyti, në dhënien e dënimeve shkelësve të ligjit të cilat

shpesh janë minimale, dhe së treti në mungesën e legjislacionit dhe mekanizmave për

mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave.

b. Legjislacioni serb

Serbia ka bërë progres të dukshëm në përafrimin e legjislacionit të saj

kombëtar për trafikimin e qenieve njerëzore me standardet ndërkombëtare.

Duke filluar nga 1 Janari 2006, Kodi i ri Penal ka përkufizime ligjore për

trafikimin e qenieve njerëzore (Neni 388 KP me dënime me burgim nga 2 deri

në 12 vjet), në përputhje me Konventat ndërkombëtare; në raste të rënda (si

trafikimi i minoreneve, trafikim me dëmtime të rënda fizike, trafikime nga një

grup i organizuar) dënimi minimal i burgimit shkon në 3 ose 5 vjet; në qoftë

se shkaktohet vdekja e ndonjë personi, dënimi fillon nga 10 vjet. Një dispozitë

e veçantë u krijua për "Trafikimin e fëmijëve për birësim" dhe për "Mbajtjen

në skllavëri dhe transportin e personave të skllavëruar”49. Trafikimi njerëzor,

kryesisht për shfrytëzim seksual, lypje në rrugë dhe krah pune, në shumicën e

rasteve është pjesë e krimit te organizuar dhe kriminelët kanë ndërtuar rrjete

ndërkombëtare, por ka gjithashtu grupe më të vogla të cilat nuk futen brenda

përkufizimit ligjor të "krimit të organizuar" të përcaktuar në Kodin Penal.

c. Legjislacioni kroat

Në Tetor të vitit 2004, hyri në fuqi ligji i përmirësuar mbi "Trafikimin e qenieve

njerëzore dhe skllavërinë"50 dhe tani është tërësisht në një linjë me standardet

ekzistuese dhe përkufizimet ligjore ndërkombëtare. Për shembull, trafikimi i

qenieve njerëzore tani mund të dënohet si një vepër e rëndë penale, me një

dënim maksimal prej 10 vjet heqje lirie, ndërsa për çështje të tjera të rënda (p.sh.

trafikimi fëmijësh, me një numër të madh viktimash, brenda përkufizimit të një

organizate kriminale, ose që shkaktojnë vdekjen e personit të trafikuar) me 5

deri në 15 vjet.

Për më tepër, Kroacia i kushtoi rëndësi përputhshmërisë së Planit të saj të

Veprimit mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore, me parimet dhe standardet

Evropiane dhe ngriti një Komitet Ndërkombëtar për koordinimin e aktiviteteve

kombëtare dhe rajonale në fushën e ndalimit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Ky komitet përbëhet nga përfaqësues të të gjitha ministrive përkatëse,

Parlamentit Kroat, Zyrës së Avokatit të Shtetit, OJQ-ve dhe medieve.

Ndryshe nga trafikimi i qenieve njerëzore, Kodi Penal Kroat e përshkruan në

Nenin 177 "transferimin (kontrabandimin) e jashtëligjshëm të personave

përmes kufirit shtetëror", si një shkelje të lehtë, për të cilën aplikohet një gjobë

ose një dënim deri në 3 vjet heqje lirie. Në qoftë se krimi kryhet nga grupe të

krimit të organizuar dënimi duhet të jetë nga 1 deri në 10 vjet heqje lirie.

48 Website : http://antitrafikimi.rks-gov.net/CMS_AL 49 Neni 389 i KP të Republikës së Serbisë, viti 2002 50 Neni. 175 ff. i K. Penal të Kroacisë, viti 2004

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

51

d. Legjislacioni i Malit të Zi

Kodi Penal i Malit të Zi e përcakton në Nenin 444 trafikimin e qenieve

njerëzore në përputhje më standardet Evropiane dhe ndërkombëtare, duke

parashikuar dënime nga 1 deri në 10 vjet, në rrethana të rënda, burgim

minimal nga 3 deri në 10 vjet (vdekje personash). Për më tepër, neni 446 i

Kodit Penal parashikon dënime për ndërtimin e marrëdhënieve skllavërore

dhe për transportimin e personave për qëllime skllavërimi. Kalimi i

jashtëligjshëm i kufirit shtetëror parashikohet në Nenin 405 të Kodit Penal.

e. Legjislacioni maqedonas

Bazuar në Nenin 418/1 të Kodit Penal ("trafikimi njerëzor), trafikimi i qenieve

njerëzore sanksionohet siç vijon: “Transportim, blerje, shitje, fshehje dhe pritje e

personave për shfrytëzim nëpërmjet prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit

seksual, pornografi, punësim i detyruar, ose shërbim, skllavëri, martesa të detyruara,

fertilizim i detyruar, birësim i jashtëligjshëm, ose ndonjë formë e ngjashme sjelljeje

apo marrëdhënieje, ose një transplant i jashtëligjshëm, i palejueshëm i organeve dhe

pjesëve trupore të njeriut. Gjithashtu, sipas Nenit 418 të Kodit Penal Maqedonas,

sanksionohet organizimi i akteve të tilla kriminale. në këtë mënyrë, sfondi ligjor i

përmbush kërkesat e Konventave dhe standardeve ndërkombëtare.

Kalimi i jashtëligjshëm i kufirit dënohet në bazë të Kodit Penal Maqedonas, Neni 402

("Kalimi i jashtëligjshëm i Kufirit Shtetëror") dhe forma e organizuar e kësaj shkeljeje

parashikohet në paragrafin e tretë të tij. Gjithsesi, për shkak të pranisë në rritje,

karakterit të organizuar të këtij krimi dhe lidhjeve ndërkombëtare të kontrabandistëve,

si dhe për shkak të nevojës për t’u përafruar me standardet ndërkombëtare dhe të BE-

së, në Mars të vitit 2004, u bënë ndryshime në Kodin Penal, ku u shtuan dy nene të

reja që sanksiononin në mënyrë të drejtpërdrejtë transportin klandestin të migrantëve:

Neni 418-b ("Transporti klandestin i migrantëve") dhe Neni 418-v. Transporti

klandestin i migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Amerika Latine nëpërmjet

Maqedonisë", që organizohet nga grupe kriminale nga Bullgaria dhe Kosova.

7. Fenomeni i trafikimit në planin ndërkombëtar dhe rajonal e Ballkanik

Trafikimi i njerëzve sot është bërë një epidemi globale. Ai është një çështje e pandarë

transnacionale, globale dhe shumëdimensionale që prek një kombinim të gjerë të

politikës së jashtme, të drejtat e njeriut, drejtësisë penale, dhe sigurisë kombëtare.

Pavarësisht nga përpjekjet e ndërkombëtarëve dhe organizatat e zbatimit të ligjit,

kryerësit e veprave të tilla vazhdojnë të viktimizojnë burra, gra dhe fëmijë në mbarë

botën me anë të tregtimit për shfrytëzim seksual, punës së detyruar, robërisë së

borxhit, shfrytëzimit për punë shtëpiake, dhe përdorimi i fëmijëve në konflikte të

armatosura. Manifestimi modern i këtij problemi të trafikimit është i shtyrë nga

vullneti i ofruesve të punës dhe shërbimeve që shkelin ligjet dhe rregulloret kundër

trafikimit, përballë kërkesës të vazhdueshme ndërkombëtare për punë dhe shërbime të

lira dhe mangësive në zbatimin e rregullave të tilla.

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

52

Të dhënat e trafikimit global të njerëzve janë alarmante dhe tepër shokuese. Raportet

ndërkombëtare vlerësojnë që, bazuar në informacionet e qeverive, janë identifikuar

40,000 viktima të trafikimit njerëzor. Burimet zyrtare tregojnë që më shumë se 29.8

milion burra, gra dhe fëmijë vlerësohen se vuajnë nga skllavëria moderne që kanë

qenë të njohura nga qeveritë si të tilla. Gjatë periudhës Gusht 2010 deri në Gusht

2012, janë identifikuar afërsisht 55,000 viktima dhe 50,000 autorë të këtyre krimeve

në botë51.

Sipas një raporti të OKB-së, megjithëse 134 vende dhe territore të botës deri në vitin

2012 e kishin penalizuar trafikimin, por 16% e këtyre vendeve nuk kishte regjistruar

asnjë dënim të vetëm për trafikimin për vitet 2007 - 2010.52

Trafikimi i qenieve njerëzore në ndryshim nga llojet e tjera të aktiviteteve të

paligjshme, mbështetet kryesisht mbi praktikat e dhunimit të të drejtave të njeriut, mbi

personat e viktimizuar, dhe mbi mohimin e dinjitetit njerëzor. Praktikat e trafikimit i

shndërrojnë qeniet njerëzore në mall: të gjitha fitimet monetare rrjedhin nga

shfrytëzimi i personave të përfshirë në të. Njerëzit të sjellë nëpër këto rrjete janë të

detyruar të kryejnë shërbime për të siguruar fitime për "pronarët" e tyre: atyre u

mohohen të gjitha mundësitë e ruajtjes së kontrollit mbi jetën e tyre, pasi trajtohen si

një mall.

Për periudhën 2002-2011, vlerësohet se numri i viktimave që shfrytëzohen në nivelin

global për punë të detyruara, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të detyruar, të jetë

20.9 milion,si dhe 5.5 milion fëmijë janë trafikuar. 3 në 1000 njerëz në botë

shfrytëzohen me punë të detyruar. 18.7 milion (90%) janë shfrytëzuar në ekonominë

private, nga individë ose ndërmarrje. Nga këto, 4.5 milion (22%) janë viktima të

shfrytëzimit seksual të detyruar dhe 14.2 milion (68%) janë viktima të shfrytëzimit të

punës së detyruar në aktivitet të tilla si bujqësi, ndërtim, punë shtëpiake ose

manifakturë. Afërsisht 2,000,000 persona preken nga trafikimi ndërkufitar dhe i

brendshëm. Rreth 700,000 gra e fëmijë të trafikuar çdo vit. Fitimet vjetore nga

trafikimi llogariten rreth 7-8 miliard dollarë USD53.

Sipas të dhënave midis viteve 2007-2010, gratë përbënin rreth 55-60% të viktimave të

trafikimit të personave të zbuluara në nivelin global. Gratë e vajzat së bashku përbëjnë

75% të viktimave. Trafikimi i fëmijëve në këto vite ishte rritur në 27%, nga 20%

krahasuar me vitin 2003-2006. Në çdo tri viktima fëmijë, dy janë vajza dhe një është

djalë54.

51 The Global Report of UNODC on Trafficking in Persons. December 2012. 52 The Global Report of UNODC on Trafficking in Persons. December 2012. 53 Shih Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), ‘Vlerësimi global i punës së detyruar nga ONP-ja

2012’, Qershor 2012, fq. 13. 54 Global Report on Trafficking in Persons 2012. United Nations NewYork, 2012

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

53

Gra59%

Burra14%

Djem10%

Vajza17%

Graf.1 Profili global i viktimave te trafikimit (mosha,gjinia), viti 2009

Megjithatë, nga rajoni në rajon, janë të dukshme ndryshimet në profilin gjinor dhe

moshor të viktimave të identifikuara. Ndërsa në Europë dhe Azinë Qendrore vendet

raportojnë që 16 % e viktimave të identifikuara janë fëmijë, ndërkohë në Afrikë dhe

Lindjen e Mesme raportohen afërisht 68% viktima që janë fëmijë55.

Vlerësimet e fundit për format e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit në nivelin

global për vitin 2011, evidentojnë faktin që 53% e viktimave janë shfrytëzuar për

punë të detyruar, 27% për shfrytëzim seksual, 5% për punë të detyruar dhe shfrytëzim

seksual, 7% për aktivitete të tjera dhe 3% të panjohura.56

Përsa i përket profili gjinor dhe moshor të viktimave të trafikuara në nivelin global, në

vitin 2011, paraqitet në vlerat 62% për femrat dhe 37% për meshkujt, ndërsa 1% janë

të panjohura. Nga këto, 36 % të viktimave ishin të moshës nën 18 vjeç, 62 % mbi 18

vjeç dhe 2% të panjohura57 (Graf.2).

55 Global Report on Trafficking in Persons 2012. United Nations. New York, 2012 56 IOM-Global-Trafficing in Persons. 2012 57 IOM-Global-Trafficing in Persons. 2012

Graf. 2 Profili global i trafikimit sipas gjinisë të viktimave ne vitin 2011

Meshkuj Femra

Panjohur

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

54

Trafikimi i personave është mjaft i përhapur edhe në vendet e BE-së. Bazuar në të

dhënat e mbledhura në Shtator të vitit 2011 nga Komisioni Europian për periudhën

2008-2010,58 “gratë dhe vajzat janë viktimat kryesore të trafikimit të qenieve

njerëzore, viktimat femra përbënin 79 për qind (prej të cilave 12 për qind ishin vajza)

dhe viktimat meshkuj përbënin 21 për qind (nga të cilët 3 për qind ishin djem).” Për

më tepër, viktimat më së shpeshti të raportuara nga BE-ja kryesisht kanë qenë nga

Rumania, Bullgaria, Polonia dhe Hungaria, ndërsa viktimat jashtë BE-së ishin nga

Nigeria, Vietnami, Ukraina, Rusia dhe Kina.59

79%

21%

12%

3%

Graf.3 Identifikimi i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit

të 18 vëndeve të BE-së, 2008-2010

Femra

Meshkuj

Vajza

Djem

Në vitin 2010, vendet e BE-së raportonin në total 9528 viktima të identifikuara dhe

viktima të mundshme të trafikimit dhe një rritje e trafikimit me 18% në vitin 2010,

krahasuar me vitin 200860. Fëmijët viktima të trafikimit të njerëzve përbënin 15% të

numrit të përgjithshëm në këto tri vjet. Pjesa më e madhe e viktimave të trafikimit

ishin femrat me 80% dhe 20 % ishin meshkuj. Identifikimi i viktimave të trafikuara

tregon që 62% e tyre janë trafikuar për qëllime shfrytëzimi seksual, 25% për

shfrytëzim punë të detyruar dhe 14% për lloje të tjera shfrytëzimi. Përqindja e

viktimave për shfrytëzimin seksual ka si trend rritje nga viti në vit. 74% të personave

të trafikuar nga shtetasit e BE-së janë meshkuj dhe 66% janë femra61.

Numri i viktimave nga vendet jashtë BE-së kanë trend rritje, nga 12% në 2008, në

37% në vitin 2010, ndërsa femrat 18% në 39% për të njëjtat vite. Nigeria dhe Kina

janë vendet kryesore të “eksportit” të viktimave për shfrytëzim prostitucioni të

femrave (96% në 2010) në BE, ndërsa viktimat për shfrytëzim për punë janë meshkuj

(77% në 2010). Pjesa më e madhe e viktimave të identifikuara në shtetet e BE-së janë

shtetas nga Rumania dhe Bullgaria. Rreth 90 % e femrave të huaja që punojnë në

58 Statistikat në dispozicion të grumbulluara përmes Eurostat-it ofrojnë një pasqyrë paraprake të

përgjithshme bazuar në përgjigjet e marra nga të gjitha 27 shtetet anëtare. 59 Shih "Strategjia e BE-së në drejtim të çrrënjosjes së Trafikimit të qenieve njerëzore 2012-2016",

qershor 2012, fq. 2-3. 60 The Global Report of UNODC on Trafficking in Persons. December 2012. 61 Po aty.

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

55

industrinë e seksit në Evropën Juglindore janë viktima dhe viktima të dyshuara të

trafikimit, dhe 10-15 % e tyre janë të mitura. Vlerësohen 880.000 njerëz që besohet se

shfrytëzohen në punë të detyruar në BE.

Vendet e rajonit të Europës JL, janë vende origjine dhe transiti me tendencë dhe

destinacioni. Ndër vendet e rajonit Moldavia, Rumania, Shqipëria dhe Bullgaria

konsiderohen si vendet kryesore origjine për në BE. Viktimat (kryesisht femrat dhe të

miturit) trafikohen në Evropën Perëndimore por jo vetëm.

Ky rajon ka shërbyer si tranzit dhe vend burim, por gjithnjë e më shumë edhe si vend

destinacioni. Për me tepër, afërsia mes vendeve të origjinës, si Moldavia, Rumania,

Ukraina nga njëra anë, dhe vendeve hyrëse për në BE, si Greqia dhe Italia në anën

tjetër, i lejojnë rrjeteve të trafikimit kriminal që të bashkëpunojnë ngushtësisht mes

tyre62.

E ashtuquajtura "Rruga Ballkanike" është përdorur për trafikim të paligjshëm që nga

shekulli i shtatë pasi është rruga më e shkurtër nga Lindja për në Evropën

Perëndimore. Rruga fillon në Afganistan nëpërmjet Turqisë, Greqisë, Maqedonisë,

Bullgarisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas raporteve të FRONTX63, rajoni i EJL përfaqëson zonën e tranzitit për imigrantët

e paligjshëm që vinin nga Turqia-Greqi – Maqedoni-Serbi- Rumani-Hungari-Kroaci-

Sloveni dhe në Europën Perëndimore. Rruga e dytë Turqi- Greqi- Shqipëri- Mali Zi-

Bosnjë –Hercegovinë- Slloveni-në Europën Perëndimore.

Harta 1. Rrugët e trafikimit të personave nga vendet e origjinës drejt destinacionit

62 Raport CARPO Gjendjen e Krimit të Organizuar dhe Krimit Ekonomik ne Evropen Julindore , 2007 63 Western Balkans Annual Risk Analysis FRONTEX 2012 .

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

56

Përsa i përket trafikimit të personave Shqipëria, Rumania, Moldavia dhe Bullgaria

qëndrojnë si vendet kryesore të origjinës për trafikimin të destinuara kryesisht për në

vendet e Europës Perëndimore dhe në Greqi. Greqia dhe Turqia janë vendet e

destinacionit veçanërisht për viktimat e huaja nga Europa Juglindore ose nga vendet

jashtë rajonit. Sllovenia është kryesisht një hyrje e BE dhe një vend transit, megjithëse

është gjithmonë e në rritje fakti që përdoret si një vend destinacioni.

Greqia dhe Turqia duket se kanë shifrat më të larta të viktimave në rajon. Përsa i

përket Turqisë, viktimat janë me origjinë nga vendet e Azisë Qendrore, vendet e

Kaukazit Jugor, Federata Ruse, Bjellorusia, Ukraina apo Moldavia dhe në Greqi janë

gjerësisht të shfrytëzuar viktimat nga Shqipëria, ish-vendet e Bashkimit Sovjetik dhe

Nigeria. Ndërsa ata nga Bullgaria, Rumania, Turqia, Lindja e Mesme ose vendet e

tjera të Afrikës, janë në rënie.

Sipas raporteve ndërkombëtare64, edhe Kosova është vend transiti për gratë dhe

fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes

së detyruar. Shumica e viktimave të trafikimit seksual të shfrytëzuara në vend, janë

qytetare femra të Kosovës. Fëmijë nga Kosova dhe vendet fqinje, theksojnë raportet,

shfrytëzohen për lypje të detyruar brenda territorit të Kosovës. Pjesa më e madhe e

viktimave të huaja të prostitucionit të detyruar - vazhdon vlerësimin DASH - janë gra

të reja nga Evropa Lindore, duke përfshirë Moldavinë, Shqipërinë, Poloninë dhe

Serbinë.

I njëjti raport thekson se, Shqipëria është kryesisht vend burimi për burra, gra dhe

fëmijë që bëhen pre e trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të

detyruar, përfshirë edhe lypjen me detyrim për fëmijët. Ka akoma gra dhe fëmijë

shqiptarë që janë objekt trafikimi me qëllim shfrytëzimin seksual brenda vendit.

Viktimat shqiptare u nënshtrohen kushteve të punës së detyruar dhe trafikimit me

qëllim shfrytëzimin seksual në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe në gjithë

Europën Perëndimore. Janë raportuar viktima të trafikimit nga Greqia dhe Ukraina në

Shqipëri gjatë këtij viti.

64 Raport DASH mbi Trafikimin e Personave për vitin 2012.

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

57

KREU II

FENOMENOLOGJIA DHE TIPOLOGJIA E TRAFIKIMIT TË PERSONAVE

NË SHQIPËRI.

1. Trafikimi i personave në Shqipëri midis Mitit dhe Realitetit

Lidhur me kohën e fillimit e trafikimit dhe shfrytëzimit të personave në Shqipëri nuk

ka patur polemika ose të dhëna të drejtpërdrejta apo të tërthorta që të dëshmojnë për

hershmërinë dhe problematikën e këtij fenomeni. Edhe sipas studimeve të disa

autorëve shqiptarë të referuar në punimin tim, është pohuar se në Shqipëri trafikimi

personave për qëllime prostitucioni apo forma të tjera shfrytëzimi për përfitim

material, “nuk ka histori”, apo kronologji historike të kohëve më të hershme dhe deri

në kohët moderne. Të paktën ai (Trafikimi human) nuk është kurrsesi një fenomen

tipik shqiptar65. Krahasuar me shumë vende të tjera evropiane, si psh. Greqia, Italia,

apo vende të tjera mesdhetare, Anglia etj., në të cilat trafikimi, sidomos ai i femrave,

ka lulëzuar në çdo fazë të qytetërimit të tyre, ndërsa në Shqipëri nuk rezulton që ky

fenomen të ketë patur përhapje si në vendet e mësipërme.

Studiuesit tanë të fushës psiko-sociale shprehen se mospërhapja e këtij fenomeni

lidhet, para së gjithash, me njëfarë puritanizmi karakteristik, përgjithësisht me jetën

tradicionale të shqiptarëve, një jetë e mbyllur, “në mbrojtje”, në një familje të

patriarkale, në të cilën gjithçka, përfshirë edhe jetën seksuale të pjesëtarëve të saj,

ishte rreptësisht e koduar dhe e kontrolluar. Megjithatë, nëse e vlerësojmë nga këndi

gjeopolitik, Shqipëria ka qenë në udhëkryqe historike e gjeografike dhe ka qenë e

“populluar” nga pushtues të kulturave të ndryshme: kristiano-romake, turko-islame,

austro-hungareze, sllavo-bullgare apo sllavo-serbo-malazeze, greke, italiane,

gjermane etj. Ka indikacione, madje, se në hanet e udhëtarëve këtë prostitucion e kanë

ushtruar kryesisht vajza jetime, të cilat e bënin këtë shërbim veç punës së tyre66. Por

ato mund të kenë qenë edhe objekt trafikimi, në kuptimin që ka marrë sot kjo fjalë dhe

në raste të izoluara. Në forma të ndryshme është pohuar se ka patur njerëz, të

vlerësuar si të degjeneruar, që trafikonin gra dhe vajza të reja shqiptare apo i bënin ato

“dhuratë” për haremet e Stambollit67, por që këto pohime janë përgënjeshtruar nga

studiues të ndryshëm. Mendoj se këto fragmente të shkëputura në kontekste të

ndryshme historiko-shoqërore nuk mund të merren si dëshmi të ekzistencës së

fenomenit të trafikimit të njerëzve në Shqipëri nga periudhat e hershme e deri në

dekadën e fundit të Shek. XX.

Konkluzioni që del nga kjo trajtesë e shkurtër është se fenomeni i trafikimit të

personave dhe shfrytëzimit të tyre në Shqipëri është i ri dhe i përket valës së fundit të

globalizmit, pas shembjes së Murit të Berlinit 1989. Pra, në ditët e sotme trafikimi i

personave nuk është më mit, por është bërë realitet i hidhur i shoqërisë shqiptare.

65 Shih, Sokoli, Lekë. 2005. Prostitucioni profesionist në Shqipëri dhe debatet rreth (kqe)vlerësimit

‘prostitucioni është një fenomen tipik shqiptar’. Revista Të drejtat e njeriut. Nr. 2 (42), fq. 55-72. 66 Cit. “Prostitucioni, holokausti shqiptar”, Revista Spektër, Nr. 171, 19 prill 2001, fq. 19-21. 67 Cit. Një ‘dëshmi’ të tillë e gjejmë te “Vjeshta e Xheladin Beut”, të Mitrush Kutelit (2001), Trafikimi,

rasti i Shqipërisë, Leke Sokoli., Ilir Gëdeshi, Tiranë 2006

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

58

2. Lindja fenomenit të trafikimit të personave në Shqipëri

Fenomeni i lëvizjeve të njerëzve në Shqipëri, ashtu si dhe në gjithë rajonin e Europës

Juglindore dhe sidomos në Ballkan filloi të shfaqet pas vitit 1990, kohë që përkon me

ndryshimin e sistemeve politike dhe çarjen e izolimit të gjatë 50-vjeçar me botën, si

dhe me ndryshimet gjeopolitike të rajonit pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe

konflikteve etnike atje. Fillimisht lëvizjet dhe largimet e njerëzve nga Shqipëria drejt

perëndimit u bënë në formë eksodi masiv dhe të pakontrolluara si rezultat i nevojës

për liri dhe i një jete më të mirë. Kështu deri në fillim të vitit 1992 ka patur largime

masive të njerëzve drejt perëndimit, kryesisht drejt vendeve fqinje Greqisë dhe Italisë,

si dy vendet më të afërta.

Pas vitit 1992, me futjen në normalitet të zhvillimeve politike në vend dhe marrjen e

disa masave për vënien në kontroll të kufijve nga strukturat shtetërore të asaj kohe,

ndikuan në pengimin e flukseve të lëvizjeve masive të njerëzve jashtë shtetit.

Ndërkohë, si rrjedhojë e presionit të vendeve pritëse, nga njëra anë, dhe dëshirave në

rritje të shqiptarëve për largime jashtë shtetit, kryesisht në vendet perëndimore, nga

ana tjetër, elementë të caktuar të predispozuar për të zhvilluar këtë aktivitet të

paligjshëm, filluan t’u përgjigjeshin kërkesave nëpërmjet formave të rafinuara të

trafikimit të organizuar të njerëzve, duke vendosur kontakte me rrjete kriminale të

vendeve fqinje, kryesisht Italinë. Shumë elementë kriminalë shqiptarë filluan të gjenin

femra në Shqipëri dhe duke i mashtruar ato i trafikonin në vendet fqinje dhe i

detyronin të ushtronin prostitucion në këto vende.

Në këtë mënyrë filloi të organizohet, ai që tashmë njihet si trafiku i qenieve njerëzore

si fenomen kriminal, prej të cilit organizatorët dhe ekzekutorët siguruan fitime

kolosale të ardhurash. Shtimi i kontakteve me rrjetet kriminale të vendeve fqinje nxiti

elementët me prirje kriminale ose me precedentë të mëparshëm penalë, të krijojnë urat

për zhvillimin e trafiqeve të paligjshme në formën e transportit/kontrabandimit të

njerëzve me dëshirë për emigrim, me pas trafikun e femrave me qëllim shfrytëzimi

për prostitucion, si dhe trafikun e fëmijëve për abuzime e përfitime kriminale.

Siç u argumentua më lartë, para viteve ‘90-të, në Shqipëri jo vetëm që nuk njihej ky

fenomen apo koncepti i trafikantëve dhe i trafikimit, por dhe Kodi Penal nuk

parashikonte dispozita të posaçme për trafikimin e personave dhe dënimin e

kriminelëve për këtë vepër. Ekzistonte vetëm një dispozitë “ushtrimi i prostitucionit”

që parashikonte dënime të ashpra. Pra, deri në reagimin e shtetit shqiptar u desh

shumë kohë për të frenuar e luftuar këtë fenomen dhe kjo kohë ishte e “artë” për

trafikantët të cilët vepronin lirisht në aktivitetin tyre kriminal.

3. Karakteristikat e fenomenologjisë së trafikimit të personave

Nëpërmjet studimit të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore në vendin tonë për një

hark kohor 20 vjeçar kemi arritur në deduksionin se fenomenologjia e trafikimit të

personave në Shqipëri ka një “arkitekturë” shumë më komplekse dhe disi të veçantë

krahasuar me shumë vende të tjera të botës, madje dhe të rajonit tonë. Trafikimi i

personave në këtë areal është një fenomen shumë më i ri madje edhe se sa në vendet e

Europës Lindore, për arsye se Shqipëria ishte vendi i fundit që doli nga izolimi

komunist.

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

59

Fenomenologjia e trafikimit karakterizohet jo vetëm nga shfaqja më e vonshme e tij

në këtë areal, por edhe nga format e sofistikuara të rekrutimit, transportimit dhe

transferimit të viktimave, ndryshueshmëria e shpeshtë e vektorëve të lëvizjes së

viktimave nga një zonë brënda vendit në tjetrën, nga një “korridor” i rajonit në tjetrin,

nga një qytet në tjetrin, brendapërbrenda shteteve të origjinës, tranzititit, madje dhe,

nga një shtet në tjetrin në vendet e destinacionit.

Veçori tjetër është se akset e lëvizjes së rrymave të trafikimit të personave

karakterizohen nga fluiditeti i madh i tyre, në varësi të taktikave që përdorin grupet

kriminale dhe porozitetit të sistemeve të kontrollit në kufi. Është kjo arsyeja që

Shqipëria për një kohë të gjatë vazhdon të cilësohet si zonë multifunksionale: vend

origjine, tranziti/distributor, destinacioni dhe riciklimi i trafikimit të personave

(femrave për qëllime shfrytëzimi për prostitucion).

Trafikimi i personave në Shqipëri është zhvilluar si një fenomen rajonal,

transnacional, por edhe i brendshëm, i lidhur ngushtë me faktorë mjedisorë,

gjeografikë, juridikë, demografikë (më shumë së 1 milion shqiptarë janë emigrantë

jashtë vendit), korrupsionit në drejtësi dhe organet e zbatimit të ligjit, lidhjet me

grupet e huaja kriminale etj.

Vektorët e lëvizjeve të “rrymave” të trafikimit të personave janë të kushtëzuar nga

faktorët “push and pull” (shtytës dhe tërheqës), që përputhen dhe me fenomenin e

emigrimit të parregullt në rajon. Arsyet që i nxisin njerëzit ta lënë vendin e tyre për

një tjetër njihen si “faktorët shtytës”, në të cilët futen fenomene të tilla si papunësia e

lartë, kushtet sociale dhe ekonomike të rënda, diskriminimi gjinor dhe seksual,

mungesa e mundësisë për të përmirësuar cilësinë e jetës, diskriminimi etnik, ikja nga

persekutimi, varfëria, dhuna, abuzimi ose dhunimi i të drejtave të njeriut, të drejtat

sociale ose mjedisore (ibid)

Nga ana tjetër, arsyet që i tërheqin njerëzit në një zonë të caktuar njihen si faktorë

“pull” tërheqës (p.sh. kërkesa për punonjës në industrinë e seksit, një klientelë e pasur

e seksit komercial, kërkesa për organe dhe adoptime, mundësi më të mira punësimi,

rroga më të larta, kushte më të mira pune ose standard dhe cilësi jetesë më të lartë68.

4. Tipologjia e trafikimit të personave gjatë periudhës 1992-2014 69

Me qëllim eksplorimin më në gjerësi të fenomenit të trafikimit të personave dhe në

interes të studimit, nisur nga specifikat e zhvillimit të këtij fenomeni dhe dinamikat e

ndryshme të zhvillimit të reformave dhe institucioneve të zbatimit të ligjit sipas

etapave, analizën do ta zhvillojmë në aspektin tipologjik të trafikimit për peridhën

2002-2014.

68 CARPO, 2006; Save the Children, 2007: 4, 8. 69 Në statistikat e Policisë për krimet sipas viteve nuk figurojnë të dhënat për trafikimin e kategorive të

tjera, por vetëm të femrave, kjo pasi gjatë viteve të para të kësaj periudhe ka vazhduar trafikimi i

femrave dhe më pas trafikimi i fëmijëve.

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

60

4.1 Tipologjia e trafikimit të personave

Studimi dhe vrojtimi i rasteve të trafikimit të personave në përgjithësi për periudhën

22 vjeçare evidenton qartë tipologjitë e tij. Tipari karakteristik është se tipologjia e

trafikimit të personave nga një periudhë në tjetrën paraqitet multidimensionale dhe e

kushtëzuar sa nga taktikat e sofistikuara të elementëve e grupeve kriminale, aksesi

dhe lehtësirat që u krijohen këtyre grupeve ose individëve kriminalë në kufi nga

zyrtarët e korruptuar, kërkesë-ofertat e “mishit të bardhë” në merkaton e krimit të

organizuar në perëndim, aq dhe nga lufta që i bëhet këtij fenomeni nga institucionet e

policisë dhe drejtësisë, presioni i shoqërisë civile, medies si dhe i institucioneve

ndërkombëtare.

Analiza e tipologjisë së trafikimit të personave në pikëpamje të përkatësisë sipas

statusit individual të viktimave dhe llojeve të shfrytëzimit të tyre, evidenton tri forma

klasike, që janë karakteristike edhe për vendet e tjera të botës: trafikim i femrave për

qëllim shfrytëzimi për prostitucion; trafikim i fëmijëve për prostitucion, lypje dhe

trafikim organesh dhe; trafikim personash për shfrytëzim për punë të detyruar. Sipas

analizës së dinamikës së trafikimit të personave për këto dy dekada e gjysëm rezulton

se, në Shqipëri, në dallim nga disa vende të tjera, këto tri forma trafikimi kanë qenë

shumë aktive, pa përjashtuar dhe forma të tjera si riciklimi/ritrafikimi i viktimave.

Në fillimet e veta forma më e përhapur e trafikimit të personave në Shqipëri ka qënë

ajo e femrave për qëllim shfrytëzimi për prostitucion, i cili siç do të trajtohet më

poshtë, ka patur dinamika të fuqishme sidomos në vitet 1992-1998, ndërsa pas vitit

2002 trafikimi i femrave ka shënuar rënie graduale. Trafikimi i fëmijëve për

prostitucion, lypje dhe trafikim organesh ka lindur fare pak kohë më vonë (1993) së ai

i femrave. Përhapje të gjerë në këtë areal mori dhe tranzitimi i personave të trafikuar

nëpërmjet vendit tonë (duke përfshirë gra, fëmijë dhe burra/ të rinj për shfrytëzim për

punë të detyruar).

Ndërsa nga pikëpamja tipologjiko-gjeografike format kryesore të trafikimit në

Shqipëri janë: trafikimi i jashtëm; trafikimi i brendshëm i personave dhe; tranzitimi i

trafikimit të personave nëpërmjet vendit tonë për në vendet perëndimore e fqinje.

Megjithatë, tipologjia e trafikimit të personave në pikëpamje gjeografike ka patur

fluiditet, duke ndryshuar nga një periudhë në tjetrën, nga një shtet në tjetrin, dhe nga

një zonë gjeografike në tjetrën. Në fillimet e veta dominonte trafikimi i personave nga

Shqipëria drejt vendeve perëndimore, më vonë filloi të konkurronte tranzitimi i

femrave të trafikuara nga vendet e ish-lindjes dhe rajonit nëpërmjet Shqipërisë, ndërsa

kohët e fundit vërehet trafikimi i brendshëm (brenda vendit apo brenda rajonit). Në

fakt të tri format e trafikimit vazhdojnë, por dominancat ndryshojnë në vartësi të

shumë faktorëve që i përmendem më lartë.

Kjo tipologji shprehet qartë edhe në vlerësimet e raporteve periodike ndërkombëtare

për trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri, të cilat ndryshojnë në vartësi të

trendeve të formave të trafikimit. Kësisoj, nga viti 1992 e deri në vitin 2003,

Shqipëria është konsideruar jo vetëm origjine e këtij trafiku, por edhe vend tranziti për

femrat që vinin nga ish-vendet Lindjes Rusia, Moldavia, Rumania, Bullgaria etj.

nëpërmjet rrjeteve të trafikanteve, me destinacion vendet e perëndimit.

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

61

Për arsye të trendit në rritje të disa llojeve të trafikimit, sipas UNODC70, Shqipëria në

vitin 2007 konsiderohej, në radhë të parë, vend tranziti ("shumë i lartë"), kryesisht për

viktima të trafikuara nga Moldavia, Rumania dhe Ukraina për në Greqi, Itali dhe në

Mbretërinë e Bashkuar. Së dyti, është vend origjine ("shumë i lartë"), vendet

destination janë kryesisht Belgjika, Franca, Greqia, Italia, Holanda, Mbretëria e

Bashkuar dhe, në një masë më të ulët, Gjermania. Së treti, Shqipëria është vend

destination ("mesatar") për të trafikuarit nga Moldavia, Rumania dhe Ukraina.

Analizat dhe vlerësimet e riskut tregojnë se trafikimi i personave nga një periudhë në

tjetrën është bërë më agresiv, më i organizuar dhe i ”nëndheshëm”, duke konkurruar

me format e tjera të krimit të organizuar. Edhe sipas raporteve të ekspertëve

ndërkombëtarë të kësaj fushë konstatohet se trafikimi i qenieve njerëzore për qëllime

shfrytëzimi seksual është bërë më i fshehtë dhe më i sofistikuar, por duket sikur po

ulet. Duket sikur viktimat trajtohen më pak dhunshëm në aspektin fizik (dhe duket

sikur marrin më shumë para), por ato janë objekt i më shumë presioni psikologjik

(kërcënimeve për familjet e tyre në vendet nga vijnë). Vërehet trafikimi i fëmijëve

(nën 18 vjeç) për të lypur ose për qëllime të tjera klandestine71.

Gjatë vitit 2009 e në vazhdim vërehet një tipologji tjetër ajo e trafikimit të brendshëm

të personave sidomos fëmijëve për qëllime lypjeje dhe femrave për qëllime

shfrytëzimi për prostitucion, trafikimi për punë të detyruar (dmth. trafikimi brenda

vendit pa kaluar kufirin).

Në vitin 2013, përsëri Shqipëria mbetet një vend origjine për trafikimin e qenieve

njerëzore, duke përfshirë dhe lypjen e detyruar të fëmijëve. Trafikimi i brendshëm

mbetet shqetësim dhe ka nevojë të rriten më tej hetimet proaktive në këtë drejtim” 72.

Të njëjtin profil tipologjik konfirmon edhe raporti DASH ‘’Shqipëria është një vend

burimi dhe destinacioni për burra, gra, dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për

qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar. Femra dhe fëmijë shqiptarë i

nënshtrohen në radhë të parë trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda

Shqipërisë dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani,

Zvicër, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar’’73.

Riciklimi/ritrafikimi i viktimave është një tipologji tjetër e trafikimit të personave e

cila ka filluar të përhapet gjatë dhe pas vitit 2006. Karakteristikat e kësaj tipologjie

janë se vajzat dhe gratë që riatdhesohen, me të mbërritur në Shqipëri, kërkojnë të

rikthehen përsëri në vendet nga janë deportuar. Si rezultat, gratë dhe vajzat e

përfshira në trafik mbeten për vite me radhë skllave e trafikantëve, të cilët i shesin

dhe i blejnë si mall, i shfrytëzojnë dhe rishfrytëzojnë vazhdimisht në prostitucion,

duke iu mohuar atyre të drejtën elementare njerëzore: të jetojnë të lira.

Riciklimi i viktimave disa herë në trafik është shndërruar në një fenomen të

rrezikshëm, që mban gjallë jo vetëm zhvillimin e trafiqeve ilegale, por që ka sjellë

probleme të mprehta psiko-sociale për viktimat dhe komunitetin ku ato jetojnë. Sipas

70 Raport UNODC, 2007 71 Raport i përditësuar mbi situatën e trafikimit, CARPO, 2007, fq.8 72 Raport Progresi i KE-së, 16.10.2013 73 Raportin DASH për trafikimin e personave, Qershor 2014

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

62

të dhënave të organizatave joqeveritare, nga 123 gra dhe vajza të trafikuara gjithsej

gjatë vitit 2006, 45% e tyre kanë qënë të ricikluara në trafik me tepër se dy

herë74. Ka patur raste që në strehëza janë akomoduar vajza të cilat brenda muajit

janë larguar nga vendi dhe deportuar nga Greqia mbi dy herë, e theksuar kjo

sidomos tek vajzat, të cilat vijnë nga zonat e Gramshit, Beratit, Kuçovës, dhe fshatrat

e Lushnjes75. Në këtë tipologji, sekserët, trafikantët, dhe transportues të shumtë të

viktimave, vënë në lëvizje rrjetet e trafikimit klandestin duke përdorur pikat kufitare

tokësore. Shumë raste të ritrafikimit kanë ndodhur në momentin kur viktimat janë

kthyer nga shtetet e huaja në aeroporte apo porte detare, madje të ndihmuar edhe nga

zyrtarët (të korruptuar...) e zbatimit të ligjit.

Një tipologji tjetër e mjaft e përhapur pas liberalizmit të vizave të Shqipërisë më BE-

në është edhe trafikimi sezonal cikël të shkurtër shfrytëzimi seksual pa kaluar kohën

e qëndrimit prej 90 ditësh ose me cikle të ndryshme kohore të shfrytëzimi seksual në

vendet perëndimore, si dhe trafikimi night club ne vendet fqinje ballkanike (si

Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi) me periudha të ndryshme kohore.

Kohët e fundit është konstatuar tipologjia pedofilike e trafikimit dhe shfrytëzimit ditor

të të miturve nga rrjetet e pedofile në vendet fqinje ( si rasti i Selanikut në Greqi,

2015), ku sipas medies çdo ditë atje trafikohen të mitur nga vende të rajonit, përfshi

edhe Shqipërinë për qëllime pedofilie.

5. Dinamika e trafikimit të personave në Shqipëri gjatë periudhës 1992-2013

Për lehësi studimore këtë periudhë e ndajmë në dy pjesë : nënperiudha e parë 1992-

2002 dhe ajo e dyta në vitet 2003-2013.

5.1 Dinamika e trafikimit të personave gjatë periudhës 1992-2002 Lidhur me trafikimin e personave dhe veçanërisht të femrave për qëllime

prostitucioni, në medien e shkruar dhe atë elektronike, në botimet e paraqitura nga

studiues dhe organizma të ndryshme gjatë këtyre viteve janë paraqitur të dhëna të

nxjerra nga testime apo studime të pjesshme të këtij fenomeni, duke dhënë shifra të

pasakta dhe shpesh të ekzagjeruara dhe të nxitura nga interesa të ngushta. Kështu, ka

patur deklarime se nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe janë trafikuar 250 mijë femra që

shfrytëzohen për prostitucion, apo të dhëna të tilla si në Europë janë 30 mijë femra që

shfrytëzohen për prostitucion etj. Prandaj, punimi im merr përsipër të japë të dhëna të

përqasura, duke hulumtuar në çdo njësi administrative, duke studiuar tërësisht

materialet që disponohen nga strukturat e Luftës Kundër Krimit të Organizuar, për

autorët e këtyre veprave penale, çështjet penale të hetuara dhe të dhëna statistikore

nga raporte e analiza që disponon policia shqiptare dhe ministria e Drejtësisë.

Nga shqyrtimi i të dhënave zyrtare të kësaj periudhe rezulton që dinamika e trafikimit

të personave nga Shqipëria drejt perëndimit karakterizohet nga dy zhvillime me kahje

inverse. Duke filluar nga viti 1992, numri i femrave të trafikuara ka patur një trend në

rritje spektakolare me 8.1 herë më shumë deri në fund të vitit 1997, ndërsa pas këtij

74 Raport i Qendres “Vatra”, 2006 75 Po aty

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

63

viti (1997) e deri në vitin 2002, vërehet një trend në rënie drastike me 22.4 herë (Graf.

1)76.

192288 413

527 610

1504

593 484302 192 67

0

500

1000

1500

2000

Graf. 1 Trafikimi i femrave për periudhën 1992-2002

Sipas grafikut të mësipërm ngritja e kurbës së numrit të femrave të trafikuara nga

Shqipëria për në vendet perëndimore ka filluar të rritet me shpejtësi pas vitit 1993 e

deri në vitin 1995 me 2.1 herë brenda periudhës. Ky fenomen përpos arsyeve të tjera,

ka ndodhur edhe për faktin se gjatë viteve 1992-1995, pothuajse mungonte

legjislacioni për trafikimin e qenieve njerëzore dhe strukturat përkatëse të luftës

kundër tyre. Megjithëse pas vitit 1995 hyn në fuqi Kodi i ri Penal, por që edhe ai nuk

e specifikoi trafikun e qenieve njerëzore si figurë të veçantë të veprës penale.

Sipas përllogaritjeve të përafërta, nga viti 1990 e deri në vitin 2005, janë larguar nga

Shqipëria rreth 1 milion shqiptarë77, nga të cilët rreth 300 mijë janë larguar në mënyrë

të ligjshme me dokumentacion e viza të rregullta për motive të ndryshme, rreth 600

mijë të tjerë kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm në vendet e vendosura, dhe

rreth 100 mijë të tjerë kanë emigruar në periudhën 1993–2005, që janë ndihmuar për

të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, por që qëndrojnë në ato vende pa

dokumentacionin e nevojshëm. Megjithatë, duhet të sqarojmë se në fillimet e veta

trafikimi i njerëzve nga Shqipëria për në vendet e tjera perëndimore ka qenë më tepër

në formën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit të personave (qoftë

të femrave apo të fëmijëve), sepse mungonin elementët e shfrytëzimit të njerëzve pas

vendosjes në vendin e destinacionit.

Kësisoj, deri në fund të vitit 1992 largimet masive nuk mund të cilësohen si trafik i

qenieve njerëzore, por si eksod dhe kalim i paligjshëm të kufirit, ndërsa pas vitit 1992,

largimet masive u ndërprenë me forcimin e organeve të zbatimit të ligjit, por edhe

sepse pala pritëse përforcoi masat për pengimin e tyre dhe rikthimin në atdhe. Njerëzit

në pamundësi për të shkuar në rrugë normale me vizë të rregullt, filluan tentativat për

kalimin e kufirit në mënyrë të fshehtë jo vetëm nga toka, nga deti, por dhe nëpërmjet

aeroportit. Pikërisht në momentin e shtrëngimit dhe pakësimit të shanseve për

emigrim të rregullt fillon veprimtaria kriminale e trafikimit të femrave dhe fëmijëve,

ku elementë me prirje kriminale e ata që nëpërmjet abuzimit të detyrës filluan të

krijojnë linja trafikimi, duke siguruar përfitime të mëdha. 76 Arkivi i Sekretarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Statsitikat për vitet 1992-2002 77 Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, viti 2006.

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

64

Gjatë vitit 1992-1995, jo vetëm ky fenomen krijoi “shtratin” e tij, por sa vinte e

shtohej nga një vit në tjetrin numri i femrave të trafikuara për qëllime shfrytëzimi

seksual në vendet fqinje. Vetëm gjatë kësaj periudhe u trafikuan nga Shqipëria për në

vendet perëndimore dhe kryesisht ato fqinje (Greqi dhe Itali) 1420 femra78 (graf.2).

192

288

413

527

0

100

200

300

400

500

600

1992 1993 1994 1995

Graf.2 Trafikimi i femrave , vitet 1992-1995

Duke vështruar grafikun e mësipërm rezulton se veçanërisht pas vitit 1994, 1995,

vërehet një trend rritjeje e ndjeshme e kurbës së trafikimit të personave, gjatë së cilëve

janë trafikuar 66.2% e numrit të femrave për katër vitet e marra së bashku (1992-

1995).

Edhe më shqetësuese dhe madje alarmante paraqiten të dhënat për vitet 1996-1998,

gjatë të cilëve u shënua një rritje spektakolare e numrit të femrave të trafikuara për

qëllime shfrytëzimi për prostitucion, saqë shumë analistë e studiues të ndryshëm kanë

përdorur termin “holokausti shqiptar”, gjatë të cilit u trafikuan 1504 femra në

merkaton e prostitucionit në vendet perëndimore.

Situata kaotike e krijuar në vitin 1997, pas kolapsit financiar me rënien e skemave

piramidale, hapjen e depove të armëve, kaosit dhe anarkisë që mbizotëroi për një

periudhë kohe në Shqipëri, ndikoi që ky trafikim të shtrihej në shumë rrethe të vendit,

por njëkohësisht krijoi edhe probleme të tjera si: konkurrencën e egër midis

trafikantëve dhe eleminimin e grupeve rivale. Nga ana tjetër, armatosja e popullsisë

nxiti anëtarët e familjeve të dëmtuara ose të kërcënuara nga trafiku të hakmerreshin

dhe të mbronin vajzat nga rrezikimi i trafikut. Në këto kushte, rekrutimi i vajzave

shqiptare bëhet gjithnjë më i vështirë dhe i rrezikshëm, për rrjedhojë vëmendja e

trafikantëve u zhvendos për gjetjen e “tregjeve” të reja në trafikimin e femrave të

huaja, kryesisht nga vendet e Lindjes, të cilat ishin më lehtë për t’u trafikuar, duke

shfrytëzuar dëshirën e tyre për të shkuar në perëndim.

Grupet kriminale me fitimet që siguruan gjatë kësaj periudhe filluan të forconin bazën

logjistike dhe financiare të tyre nëpërmjet blerjes së mjeteve lundruese të shpejtësisë

së madhe të cilat arritën në disa qindra dhe shfrytëzonin kryesisht për këtë trafik në

Gjirin e Vlorës, grykëderdhjen e Vjosës, grykëderdhjen e Shkumbinit, gjirin e

Kavajës e Durrësit si dhe portin e Shëngjinit. Kryesisht ky trafikim realizohej me

grumbullim e njerëzve në qendrat e nisjes,fillimisht me pagesë prej rreth 30 mijë

78 Sipas statistkave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vitet 1992-1995

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

65

lekësh dhe me pas gradualisht deri ne 120 mijë lekë për person. Kjo formë është

përdorur edhe për trafikimin e shtetasve të huaj kryesisht kinezë, turq me kombësi

kurdë, iranian etj79.

Theksohet se ky trafikim bëhej pa dokumente. Rastet e dhimbshme të mbytjeve të

njerëzve nga ky trafikim vinin duke u rritur, deri në ngjarjen e mbytjes në kanalin e

Otrantos të 84 personave në vitin 1999.

Në kushtet e krijuara trafikantët filluan të shfrytëzojnë edhe kalimin nëpërmjet

PKKK-ve duke i pajisur viktimat me dokumente falso, si pasaporta, leje kalimi, viza,

leje qëndrimi të huaja etj. Në këto rrethana konstatohen raste të abuzimit në detyrë të

punonjësve të ngarkuar me kontrollin e kalimit, të nxitur nga korrupsioni apo nga

mënyrat e tjera të kompromentimit.

Duke filluar nga viti 1994, filloi fenomeni i panjohur i rrëmbimit të femrave për

qëllime prostitucioni jashtë vendit. Nga viti 1994-2001, në të gjithë vendin u

evidentuan nga Policia e Shtetit 184 femra të rrëmbyera për qëllime shfrytëzimi për

prostitucion80.

Në këtë periudhë disa zona të vendit ishin shndërruar në qendra “biznesi” të

trafikantëve të femrave si; Berati, Fieri, Shijaku (Durrës), Laçi, Vlora, Shkodra e disa

rrethe të tjera. Më vonë edhe disa qendra të vogla banimi bëhen problematike si

Gramshi, Librazhdi, Patosi, Skrapari etj.

Trafikimi i femrave për prostitucion sipas qarqeve për vitet 1992-2001 ka qenë si në

grafikun e mëposhtëm81 (graf 3): Në Qarkun e Fierit numri i femrave të trafikuara për

qëllime shfrytëzimi seksual përbënte 22.8% të viktimave në shkallë vendi, në qarku e

Tiranës 21%, atë të Vlorës 13.8 % dhe Elbasanit 11.8% etj.

Sipas një anketimi të bërë në vitin 2005, nga strukturat e antitrafikut në policitë

vendore në çdo fshat dhe lagje të qyteteve në 12 qarqet e vendit, rezultoi se numri i

79 Raport i analizës vjetore të Policisë së Shtetit, viti 1998 80 Statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, vitet 1994-2001 81 Shala, Xh. 2002. Trafikimi i qënieve njerëzore në Qarkun e Fierit. Revista Kriminaliteti, Rendi dhe

Policimi Nr.5/2002, f.46

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

66

femrave të trafikuara që ushtronin prostitucion në vende të ndryshme të Europës nga

Shqipëria prej vitit 1992 deri 2002, ishte rreth 5162 femra82 (Graf.4).

1110

2197

63

580

169

670

0

500

1000

1500

2000

2500

Greqi Itali Gjermani Belgjike France Britani

Graf. 4 Trafikimi i femrave sipas shteteve , vitet 1992-2002

Sipas grafikut te mësipërm rezulton se, në Itali ndodhej numri më i madh i viktimave

të trafikuara për qëllime shfrytëzimi për prostitucion 2197 femra, ndjekur nga Greqia

me 1110 viktima, Britania 670, Belgjika 580 dhe rreth 400 femra të tjera ishin në

Spanjë, Zvicër, Kosovë, Maqedoni e vende të tjera.

Reagimi i shteteve të huaja rreth këtij fenomeni vazhdoi nëpërmjet masave për

pengimin e trafikut, si dhe riatdhesimit të viktimave të trafikimit. Gjatë viteve 1998-

2002, nga shtetet fqinje janë riatdhesuar rreth 1234 femra83. Nga 738 femra të

intervistuara 30% e tyre shpjegonin se ushtronin prostitucionin me dëshirën e tyre dhe

e shinin si mënyrë jetese të vetme, 30% nuk treguan, rreth 40% shpjeguan se ishin

trafikuar e shfrytëzuar për prostitucion, dhe rreth 50 % e atyre kanë denoncuar tutorët

dhe kanë mbrojtur thëniet e tyre deri në prokurori dhe gjykatë84. Gjithashtu, kishte

dhe mjaft femra që shfrytëzuan mundësinë të largohen nga thonjtë e tutorëve, duke u

vetëdorëzuar e denoncuar në organet policore të vendeve ku ndodheshin ose u kthyen

në Shqipëri.

Nga analizat e policisë për problemin e trafikimit të personave, është vlerësuar se

gjatë viteve 1993-199885, puna e policisë për kapjen e trafikanteve dhe parandalimin e

këtij fenomeni ka qënë thuajse modeste, madje duke mos ndjerë përgjegjësinë e

duhur. Kriza e vitit 1997, pati ndikimin e vet, pasi institucioni i policisë u paralizua si

rezultat i shkatërrimit të komisariateve të policisë dhe gjendjes kaotike të krijuar në

vend.

Deri në vitin 1999, në raportet periodike të institucioneve ndërkombëtare flitet për një

fenomen tepër shqetësues në rritje në Shqipëri për trafikun e femrave për prostitucion,

trafikun e fëmijëve për abuzim kriminal, kalimin klandestin të njerëzve nga Shqipëria

82 Studim për trafikimin e qënieve njerëzore. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë , viti 2002, f.13 83 Statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit,viti 2002. 84 Studim për trafikimin e qënieve njerëzore, viti 2002. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. 85 Analiza vjetore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Viti 1999

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

67

me drejtim vendet perëndimore. Nga ana tjetër, konstatohej se dhe lufta që bëhej për

ndërprerjen e këtij fenomeni ishte shpesh spontane, nuk çohej deri në fund hetimi dhe

ndjekja e autorëve, madje në shumë raste ankimimet degjeneronin në pushimin e

çështjes penale86. Policia nuk ishte e organizuar në struktura të tilla për t’iu përgjigjur

këtij fenomeni në rritje. Rastet e identifikuara për shfrytëzim për prostitucion apo

rrëmbim personi nuk mund të klasifikoheshin si trafikim, sepse mungonte

legjislacioni i nevojshëm. Shpesh konstatoheshin edhe raste të nënvleftësimit të

denoncimeve për arsye të mentalitet apo paragjykimit se” faji është i vet viktimave”

që futen në rrugën e prostitucionit. Këto paragjykime ishin shumë cinike dhe

shkurajuese përballë një realiteti të dhimbshëm.

Pas vitit 1999, si rezultat i rritjes së kapaciteteve operacionale dhe profesionale të

strukturave ligjzbatuese, vërehet një rënie graduale e këtij fenomeni duke mbërritur në

vitin 2002, kur numri i femrave të trafikuara nga Shqipëria u ul në 67 viktima

(Graf.1). Vetëm në drejtim të Italisë, numri i femrave të trafikuara nga Shqipëria, në

vitin 2001, u ul në 60%, krahasuar me vitin 2000.

Në reduktimin e fenomenit të trafikimit ndikoi dhe miratimi i ligjit "Për regjistrimin,

klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor nën

20 NT", Shtator 2000, në zbatim të të cilit u sekuestruan të gjithë mjetet lundruese që

përdoreshin për trafik të qenieve njerëzore.

Pavarësisht nga trendi në rënie i numrit të personave të trafikuar në këto vite, ngjarjet

dramatike të përsëritura në det me mbytjen e gomoneve me klandestinë, që tentonin të

kalonin ujerat detare në drejtim të Italisë, denoncimet në rritje të largimit të vajzave të

reja nga shtëpitë dhe mosgjetja e adresave të tyre, rastet e identifikimit të femrave të

huaja në Shqipëri si; rumune, bullgare, moldave etj.. dëshmonin për dimensionet e

“nëndheshme” dhe alarmante të fenomenit të trafikimit të personave.

Në vitin 2001 u hodhën hapa të rëndësishme në luftën kundër trafikut të qenieve

njerëzore me miratimin e ligjit “Për disa shtesa e ndryshime në Kodin Penal të RSH”,

i cili shënon një kthesë të politikës penale kundër trafikimit të personave. Të gjitha

veprat penale të trafikimit cilësohen si vepra të rënda dhe sanksionet e dënimit të tyre

rriten me masa të rënda burgimi (nga 5 deri në 20 vjet burgim dhe për përsëritje deri

në burgim të përjetshëm).

Krijimi i një strukture të veçantë ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe trafiqeve të tjera të paligjshme me

organizim qendror dhe vendor, përbënte një pikë kthese. Në muajt Shtator-Tetor

2001, u plotësuan zyrat rajonale antitrafik të policisë me personel dhe filloi puna për

grumbullimin e informacionit për trafikim të paligjshëm, identifikimin e trafikantëve

dhe dërgimin e materialeve në prokurori sipas dispozitave të reja të Kodit Penal.

Hartimi i dokumentit të parë “Strategjia Kombëtare e Luftës Kundër Trafikut të

Qenieve Njerëzore” për vitet 2001-2003 dhe Plani Shtesë i Veprimit i miratuar në

Tetor 2003, përbënte një hap të rëndësishëm në parandalimin e trafikimit të qenieve

njerëzore.

86 Studim për trafikimin e qënieve njerëzore 1992-2002, viti 2002. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

68

Si rezultat i këtyre masave dhe bashkëpunimit me autoritetet policore italiane, gjatë

viteve 2000 - 2001, janë kthyer nga trafikimi 662 mjete lundrimi me rreth 18.209

persona të trafikuar e kontrabanduar në Itali. Nga Policia e Shtetit janë sekuestruar

112 mjete lundruese, si dhe janë shoqëruar në komisariatet e policisë rreth 6000

persona të cilët janë intervistuar87.

Siç rezulton nga të dhënat, pas vitit 2001 fenomeni i trafikimit filloi të goditej

seriozisht nëpërmjet zbatimit me shpejtësi të reformës ligjore e strukturore dhe

zbatimit të strategjisë kombëtare dhe planit të saj të veprimit.

Të gjitha këto hapa që u morën ndikuan që, në Janar 2001, vendi ynë të hiqej nga

harta e vendeve tranzite për qëllime trafikimi të personave. Pas këtij viti trafikantët

filluan të adoptonin metoda dhe mënyra të tjera alternative dhe të sofistikuara për

trafikimin e personave.

Faktorët që nxitën sensibilizimin, ndërgjegjësimin, organizimin dhe luftën kundër

trafikut të njerëzve, sidomos të trafikut të femrave për prostitucion dhe trafikut të

fëmijëve për shfrytëzim e abuzim kriminal kanë qenë :

Se pari : presioni ndërkombëtar ndaj Shqipërisë për përpjesëtimet e këtij fenomeni;

Se dyti: presioni i prindërve e shtetasve të tjerë shqiptarë për të afërmit që largoheshin

nga vendi dhe nuk u dihej fati i tyre;

Se treti : Sensibilizimi i shtypit vendas dhe të huaj, krijimi dhe organizimi i OJF-ve

dhe presoni i tyre ndaj politikës.

Në veçanti nën presionin ndërkombëtar, raporti i Departamentit të Shtetit dhe

ambasadës së saj në Shqipëri për të marrë masa konkrete në vlerësimin e fenomenit

dhe parandalimin e goditjen e trafikimit të personave në Shqipëri. I njëjti presion dhe

kërkesë për të marrë masa të karakterit qeveritar, u bë dhe nga vendet e KE-së, si dhe

nëpërmjet Task-Forcës kundër trafikut të qenieve njerëzore të ngritur në funksion të

Paktit të Stabilitetit të Europës Juglindore.

Përballë këtij sensibilizimi, nëpërmjet masave të marra nga organet e zbatimit të ligjit

gjatë vitit 2001, janë shpëtuar nga trafikimi 192 femra, nga të cilat 57 kanë qenë të

huaja, ndërsa gjatë 7-mujorit 2002 janë shpëtuar nga trafikimi 183 femra, nga të cilat

10 të huaja. Po gjatë vitit 2001, si rezultat i denoncimit të menjëhershëm të prindërve

janë shpëtuar nga trafikimi i femrave në 17 raste, ndërsa gjatë vitit 2002 janë

shpëtuar nga trafikimi në 13 femra88.

Forcimi i masave nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera në luftën kundër

trafikut të personave, vështirësoi punën e grupeve kriminale për trafikimin e femrave

shqiptare dhe në këto kushte filloi shënjestrimi i femrave të huaja, nëpërmjet lidhjes

me rrjetet kriminale në vendet e rajonit si; Rumani, Moldavi, Ukrainë, Serbi e Mal të

Zi, si dhe duke vendosur kontakte me rrjete trafikantësh në Itali, Greqi, Angli,

Belgjikë dhe Zvicër për shitblerjen e tyre.

Roli i institucioneve ndërkombëtare që ushtronin veprimtarinë e tyre në Shqipëri dhe

jashtë saj, si dhe organizatave jo fitimprurëse me objekt pune këtë fenomen ka qenë

87 Raport vjetor i Policisë së Shtetit për vitin 2002 88 Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.Viti 2002

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

69

shumë i rëndësishëm në ndërgjegjësimin për kundërvënien ndaj këtij fenomeni, në

menaxhimin e fenomenit si dhe situatave problematike.

Në këtë kohë u zbatua qasja për marrjen nën mbrojtje të viktimave gjatë së cilës,

Policia Shqiptare, ka bashkëpunuar ngushtë me organizatat joqeveritare si: IOM,

ICMC, “Vatra”, “Terre des homes”, “ Save the Children”, ISS, etj, të cilat i kanë

akomoduar viktimat në ambientet e tyre, duke i trajtuar me strehim, trajtim mjekësor

e psikologjik deri në ri-integrimin e tyre.

Theksojmë së gjatë periudhës 2001–2002 për të gjitha femrat e marra në mbrojtje

nga Policia nuk ka ndodhur në asnjë rast që të jenë rrezikuar, por tentativa ka patur

në qendrat e pritjes të IOM dhe ICMC, të cilat janë zgjidhur me shpejtë si nga

Policia duke proceduar për ndjekje penale të autorëve të tyre.

Me viktimat e trafikut të kthyera nga policitë e huaja ose të shpëtuara nga trafikimi në

pikat e hyrjes në territorin shqiptar, nga strukturat policore antitrafik në qarqe,

realizohet kontakti i parë me viktimat nëpërmjet intervistimeve, gjatë të cilave është

mësuar për mënyrën e trafikimit të tyre, rrugët që kanë ndjekur, personat e implikuar

në trafikimin e tyre, tutorët, vendet e qëndrimit dhe të shfrytëzimit të tyre, të

ardhurat nga kjo veprimtari, përdorimi i tyre nga tutorët etj.

Në këtë kuadër, krahas punës që u bë për dokumentimin ligjor të veprimtarisë

kriminale të organizatorëve dhe tutorëve të shfrytëzimit të tyre, bë rikthimi i tyre në

familje dhe në ato raste kur ishte e pamundur rikthimi në familje ose nuk kishin

familje apo vendstrehim, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare si IOM,

ICMC dhe OJQ që punonin për rehabilitimin e viktimave të trafikut, bëhej akomodimi

i përkohshëm i tyre në këto qendra, duke siguruar dhe mbrojtjen e tyre. Mbajtja e tyre

në këto qendra varionte nga një javë në disa javë derisa bëhej vlerësimi i dëshmisë

së tyre në Gjykatë. Më pas bëheshin përpjekje për vendosjen e tyre pranë familjeve të

tyre.

Kësisoj, gjatë 7-mujorit 2002, OJQ-ja, “Qëndra Vatra” në Vlorë, ka trajtuar 166

femra shqiptare dhe të huaja, IOM ka trajtuar 39 femra shqiptare e të huaja, ICMC ka

trajtuar 8 femra të huaja. Në disa raste në këto qendra janë trajtuar edhe gra me

fëmijë të mitur89.

Janë marrë në mbrojtje nga policia edhe femra që kanë dëshmuar në policitë e huaja si

rasti i referimit nga IOM të një dëshmitareje në Belgjikë E.C., e cila u mor në

mbrojtje në Shqipëri nga Policia e Shtetit për 15 ditë etj.

5.2 Trendet e trafikimit të personave gjatë viteve 2003-2013

Periudha e dytë e trafikimit të personave (2003-2013) e marrë në studim, sipas të

dhënave të regjistruara nga policia karakterizohet nga trendet gjithnjë e në rënie të

këtij fenomeni. Kësisoj, në vitin 2013, numri i personave të trafikuar nga Shqipëria

për në vendet tjera perëndimore dhe ato fqinje u ul në mënyrë drastike me 5.1 herë më

pak, krahasuar me vitin 200390. Të njëjtin trend pati edhe numri i femrave të

89 Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Viti 2002 90 Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Viti 2003-2013

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

70

trafikuara në vitin 2013, kur u reduktua me 3.4 herë, krahasuar me vitin 2003

(Graf.5). Por, pavarësisht nga trendet në rënie të trafikimit të personave për gjithë

periudhën dhjetë vjeçare, konstatohet se kurba e rënies së numrit të tij nuk ka qenë në

mënyrë të shkallëzuar dhe simetrike, por ka patur oshilacione ngritjeje dhe uljeje,

krahasuar me vitet paraardhëse sidomos gjatë tri vitet fundit (2010- 2013) (graf. 5).

699

588

367

523

87 90 8138 27 33 53

8666

30 25 22 29 8 33 17 25 290

100

200

300

400

500

600

700

800

Graf.5 Dinamika e trafikimit te personave 2003-2013

Trafikimi Personave

Trafikimi Femrave

Rënia graduale e kurbës së trafikimit të personave gjatë viteve 2001-2003, krahasuar

me vitet e periudhës së mëparshme shpjegohet me fillimin e zbatimit të dispozitave të

reja ligjore që parashikonin sanksione të rënda, zbatimin e Strategjisë Kombëtare

Antitrafik 2001-2003, dhe vënien në eficensë të strukturave antitrafik në 12 zyrat

rajonale pranë Drejtorive të Policisë në qarqe, të cilat rritën identifikimin, hetimin dhe

goditjen e elementëve trafikantë si dhe lidhjet e tyre.

Me gjithë arritjet në këtë fushë, sipas të dhënave dhe studimeve të realizuara nga

strukturat e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, si dhe OJQ-ve të angazhuara

në luftën kundër trafikut të femrave, rezulton se vendi ynë deri në vitin 2003, ishte jo

vetëm vend origjine i këtij trafiku, por edhe vend tranziti për femrat që vinin nga ish-

vendet e Lindjes si ruse, moldave, rumune, bullgarie etj., nëpërmjet rrjeteve të

trafikantëve, me destinacion vendet e perëndimit. Për shkak të natyrës komplekse të

kësaj dukurie, të fshehtësisë në kryerjen e saj, të mungesës së një informacioni të

plotë, ishte i vështirë identifikimi i përmasave të vërteta të këtij trafiku dhe njohja e

saktë e numrit të femrave apo fëmijëve të trafikuar për qëllime shfrytëzimi për

prostitucion ose aktivitete të tjera kriminale.

Pjesa delikate dhe më e dhimbshme e problemit të trafikimit të personave ishte edhe

trafikimi i fëmijëve me qëllim abuzimi kriminal ose detyrimi për t’i shfrytëzuar në

veprimtari të paligjshme që nga lypësia, vjedhjet, krime të tjera e deri në shfrytëzimin

për trafik organesh. Sipas Shërbimit Social Internacional (SSI), deri në vitin 2003 91

llogariteshin rreth 4000 fëmijë të pashoqëruar në emigracion, të cilët mund të ishin

shënjestra të shfrytëzimit ekonomik dhe abuzimit seksual.

91 Raport mbi trafikimin e fëmijëve, 2003. Shërbimit Social Internacional (SSI)

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

71

Të ashtuquajturit "Protektorë" ishin të predispozuar për të siguruar përfitime të

paligjshme dhe merrnin të gjitha masat për të bërë të pamundur daljen nga rrjeti i

shfrytëzimit të prostitucionit i femrave, ashtu dhe fëmijëve, nga të cilët siguronin të

ardhura të majme. Ashpërsia e veprimtarisë kriminale të tyre i kalonte caqet e një

krimi të zakonshëm.

Duke filluar nga viti 2005, organet shtetërore dhe ato ligjzbatuese duke vlerësuar

problemin e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore si prioritet kryesor kombëtar,

forcuan politikat për parandalimin dhe ndërprerjen e këtij fenomeni, nëpërmjet

hartimit të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore

2005-2007, me synimin që brenda periudhës 3 vjeçare të ardhshme, të realizonte

ndërprerjen e këtij fenomeni, si dhe fillimin e ri-integrimit në shoqëri të të gjithë

viktimave të tij dhe sidomos të femrave e fëmijëve. Synimet e kësaj strategjie ishin:

Parandalimi (forcim i ligjit, edukimi e informimi, rritja e ndërgjegjësimit, trajnimi në

nivel kombëtar e ndërkombëtar, kontrolli i kufirit, me fokus komunitetet vulnerabël

etj). Mbrojtja dhe ri-integrimi i fëmijëve, viktima të trafikut (ku përfshihet kuadri

ligjor, forcat policore, ndjekja penale e procedurat ligjore). Kthimi vullnetar i asistuar

(bazohet në praktikat më të mira mbi identifikimin, mbrojtjen e kthimin në vendin e

origjinës të fëmijës). Koordinimi i aktorëve (kombëtar e ndërkombëtar, qeveritar e

joqeveritar, qendror e jo qendror).

Ndërkohë marrëveshja e Bashkëpunimit për Krijimin e një Mekanizmi Kombëtar

Referues për identifikimin dhe Asistencë të Përmirësuar për Viktimat e Trafikut të

Qenieve Njerëzore, ishte e një rëndësie të madhe.

Si rezultat i një politike agresive ndaj këtij fenomeni nëpërmjet aplikimit të dënimeve

të rënda dhe konfiskimit të pasurive të autorëve të krimit, trafikimi i qenieve njerëzore

filloi të ulej ndjeshëm në këto vite92. Sipas Raportit të Vlerësimit për Zbatimin e

Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore për vitet

2005-2007, trafikimi si i femrave dhe i fëmijëve ishte në ulje. Kështu, për vitin 2005

pati 30 femra viktima të trafikimit dhe 7 fëmijë; në vitin 2006 ishin 25 femra dhe 4

fëmijë viktima të trafikimit, dhe në vitin 2007 u ul numri në 12 femra dhe 3 fëmijë

viktima të trafikimit93.

Shifrat e paraqitura më lartë paraqesin veprat penale të trafikimit të evidentuara nga

viti 2005 deri në vitin 2008, pjesa më e madhe e të cilave janë raste të trafikimeve të

kryera në vitet e mëparshme, por për arsye të ndryshme, denoncimi i tyre është bërë

gjatë kësaj periudhe.

Nga viktimat e trafikuara të kthyera nga vendet e huaja, 30 % e tyre pranonin se ishin

përsëritëse në këtë veprimtari, 31 % u shprehën se do të vazhdonin përsëri këtë rrugë,

66 % qenë rikthyer pranë familjeve duke hequr dorë nga ky fenomen dhe 4 % nuk

92 Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz. Raporti i Vlerësimit për Zbatimin e

Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2005-2007. Për më shumë

referoju adresës:http://www.moi.gov.al/images/pdf/buletini. RaportiVleresues. Strategjia Kombetare

Antitrafikim 2005-2007.pdf 93 Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz. Raporti i Vlerësimit për Zbatimin e

Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2005-2007.

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

72

dhanë përgjigje, duke lënë të kuptohej se nuk mund të shkonin pranë familjeve, por se

dëshironin të stabilizoheshin diku në vend në mënyra të ndryshme94.

Raportet ndërkombëtare të këtyre viteve vlerësonin se trafikimi i qenieve njerëzore në

Shqipëri ishte bërë më “pak i dukshëm”95 (CARPO, 2006: 41). Ndërkohë edhe IOM

raporton një gjë të ngjashme: “trafikimi është rritur, por është bërë më “pak i

dukshëm”, duke qenë se organizatat kriminale kanë ndryshuar metodat e tyre të

veprimit. Në rastin e shfrytëzimit seksual, trafikimi ka lëvizur në apartamente private,

duke përdorur më shumë internetin dhe komunikimet me telefon. Gjithashtu

shfrytëzimi është bërë më i mprehtë nëpërmjet pagesave të vogla për viktimat, në

mënyrë që ata të shmangin denoncimin, po kështu pjesëmarrja e trafikantëve dhe

kujdestareve femra ka ndihmuar në bërjen e këtij krimi më pak të dukshëm” (IOM,

2006). Pra, ishte më vështirë t’i identifikoje viktimat e trafikimit, duke qenë se

metodat e maskimit ishin të sofistikuara.

Sipas vlerësimeve të institucioneve ndërkombëtare të kësaj kohe, Shqipëria nuk ishte

më vend tranziti dhe as ndonjë vend i rëndësishëm destinacioni, por ishte vend

origjine për gratë dhe vajzat e trafikuara përtej kufijve, por në rritje gjithashtu edhe

brenda kufijve. Viktimat shqiptare trafikoheshin drejt Greqisë dhe Italisë dhe më pas

drejt Anglisë, Francës, Belgjikës, Norvegjisë, Gjermanisë dhe Holandës 96.

Gjykimi mbi situatën e trafikimit në Shqipëri në mungesë të një baze të dhënash

zyrtare në këtë kohë bëhej kryesisht mbi bazën e numrit të viktimave të asistuara dhe

atyre që bashkëpunuan me autoritetet e ligjit. Kësisoj të dhënat ishin jo vetëm të

paplota, por madje edhe kontradiktore në krahasim me ato që jepnin organizatat

joqeveritare.

Kësisoj, në raportin e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz thuhet që për

vitin 2007, Sektori Kundër Trafiqeve te Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të

Policisë së Shtetit ka raportuar 20 viktima të trafikimit, prej të cilave 13 janë gra dhe

7 janë fëmijë, ndërsa Qendra Kombëtare e Pritjes për Viktimat e Trafikimit ka

akomoduar në vitin 2007, 85 viktima trafikimi, 55 prej të cilave kanë qenë referuar

gjatë atij viti, kurse 30 raste kanë qenë akomoduar aty qysh prej viteve të mëparshme.

Ndërkohë, Qendra Psiko-sociale “Vatra” ka raportuar tek Zyra e Koordinatorit

Kombëtar për Antitrafikimin se në periudhën 2005-2007, ka akomoduar dhe asistuar

380 gra të trafikuara dhe 69 në rrezik trafikimi97, ndërsa OJF “Të ndryshëm &Të

barabartë” (2007), ka raportuar se ka asistuar për periudhën 2005-2007, 100 gra të

trafikuara dhe 27 fëmijë të përfituesve të programit.

Policia dhe qendrat ri-integruese dëshmonin për faktin që vajzat merreshin me forcë

nga fshatrat dhe dërgoheshin në qytete të vogla apo të mëdha për të prostituuar në

hotele apo shtëpi private.

94 Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz. Raporti i Vlerësimit për Zbatimin e

Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2005-2007. 95 Raporti CARPO, 2006: 41 96 Departamenti Amerikan i Shtetit. Raporti për Trafikimin në Njerëz, Qershor 2007.

http://www.state.gov. 97 Raport i Qendrës Vatra, 2007 “Mbi asistimin dhe trajtimin e viktimave të trafikimit”.

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

73

Vetëm gjatë vitit 2008, u unifikua numri i viktimave të trafikimit dhe viktimave të

mundshme të trafikimit të raportuara nga institucionet shtetërore dhe ato jo shtetërore.

U bë riprogramimi i bazës së të dhënave për viktimat e trafikimit, me një bazë më të

plotë dhe të përditësuar të grumbullimit dhe analizimit të informacionit që prej

identifikimit fillestar të një viktimë/viktimë të mundshme të trafikimit e deri në ri-

integrimin e plotë të saj. Në programin e ri të njohur si “Sistemi i Informacionit për

Viktimat e Trafikimit” (SIVET), vazhdon hedhja e të dhënave nga përdoruesit nën

kujdesin e Njësisë Antitrafik, e cila monitoron përdorimin e sistemit dhe përdor të

dhënat e nxjerra prej tij.

Një fenomen i ri në rritje, sipas disa raporteve e studimeve, ishte fenomeni i trafikimit

të brendshëm (shfrytëzim i viktimave shqiptare në qytetet e mëdha të Shqipërisë pa

kaluar kufirin shtetëror) dhe për ri-trafikimin (rirënie në rrugën e trafikimit nga ana e

ish- viktimave). Ky trend konfirmohet nga TIP Report98, sipas të cilit “Shqipëria,

gjatë vitit 2008 është konsideruar si vend origjine për burrat, gratë dhe fëmijët viktima

të trafikimit me qëllim shfrytëzimi seksual e pune, e ndër to edhe lypjeje. Por

fenomeni i trafikimit të burrave dhe për shfrytëzimin e punës apo shërbimeve të

papaguara është pak i njohur në Shqipëri”.

Megjithatë gjatë viteve 2005-2008 vërehet një reduktim i mëtejshëm i trafikimit të

personave dhe sidomos të femrave për qëllime shfrytëzimi për prostitucion. Masat per

reduktimin e fenomenit te trafikimit për këto vite lidhen me : Ngritjen e Njësisë

Antitrafik; Krijimi i Komiteteve Rajonale Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore;

Mekanizmi Kombëtar i Referimit për përmirësimin e identifikimit dhe asistencës ndaj

viktimave të trafikimit”; Ngritja e “Autoritetit Përgjegjës”, (MB, MPÇSSHB-së dhe

MPJ-së); Unifikimi i identifikimit të viktimave të trafikimit; Fushata sensibilizuese,

linja telefonike falas. Njësia Antitrafik u krijua dhe funksionon pranë Ministrisë së

Brendshme, dhe në ushtrimin e funksioneve të saj drejtohet nga Koordinatori

Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore/Zëvendësministri i

Brendshëm. Komitetet kanë për detyrë kryerjen e vlerësimeve periodike për situatën

rajonale dhe nevojat specifike, evidentimin e përparësive për veprim në nivel rajonal;

identifikimin e grupeve në rrezik dhe ngritjen e rrjeteve të mbrojtjes në nivel vendor.

Marrëveshja është nënshkruar midis MB, MJ,MPCSSHB si dhe ofruesve të

shërbimeve për viktimat e trafikimit. Ngritja e “Autoritetit Përgjegjës”, (MB,

MPÇSSHB-së dhe MPJ-së) datë 19.05.2006, përgjegjës për bashkërendimin,

përpunimin dhe raportimin e veprimeve të nevojshme të të gjitha strukturave të

përfshira në marrëveshjen e MKR-së, si dhe për monitorimin e zbatimit të saj.

U vendos linja telefonike kombëtare falas për ndihmë (08001212) që operohet nga

Ministria e Brendshme që prej Nëntorit të vitit 2007. Ngritja e një Baze të Dhënash

mbi viktimat e trafikimit, e cila është bërë plotësisht operative në vitin 2008.

Baza e të dhënave monitorohet nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar dhe Autoriteti

Përgjegjës. Në këtë database hidhen të dhëna për viktimat dhe viktimat e mundshme

që prej identifikimit fillestar e deri në ri-integrimin e tyre.

98 Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore, viti 2009

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

74

U miratua dhe zbatua Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm lidhur me procedurat qe

kryhen me shtetasit shqiptare dhe te huaj ne pikat e kalimit kufitar, i cili ngarkon me

detyra jo vetëm punonjësit e policisë kufitare por edhe ata antitrafik. Ky urdhër

thekson nevojën e pranisë së një punonjëse femër gjatë intervistimit të viktimave apo

viktimave te mundshme te trafikimit si dhe bashkëpunimin me ofruesit e shërbimeve

për praninë e një punonjësi social gjate intervistimit.

5.3 Forcimi i luftës kundër trafikimit të personave në vitet 2009-2013

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim –Asociimit, Plotësimi i Pyetësorit të KE-së

për Shqipërinë, zbatimi i detyrimeve të 5 Prioriteteve Kyçe për Shqipërinë, si dhe

rekomandimet e Progres Raporteve 2011-2013, kanë qenë shtysa të fuqishme për

ndryshimin e situatës kriminale të trafikimit të personave në Shqipëri gjatë pesë viteve

të fundit. Forcimi i kapaciteteve institucionale, trajnuese, rritja e bashkëpunimit

ndërkombëtar, zbatimi i një qasjeje multidisplinore në parandalimin dhe luftën kundër

trafikimit të personave kanë dhënë impakt pozitiv në forcimin e masave në luftën

kundër trafikimit të personave. Qeveria Shqiptare adoptoi një Strategji Kombëtare për

luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore gjatë viteve 2008-2010. Aktivitetet e

kësaj strategjie administroheshin nga Zyra e Koordinimit Kombëtar kundër

Trafikimit, e cila është pjesë e Ministrisë së Brendshme. Strategjia kombëtare kundër

trafikimit të qenieve njerëzore përfshin mbrojtjen dhe mbështetjen, parandalimin,

përndjekjen ligjore dhe koordinimin ndërmjet agjencive.

Fillimi i vitit 2011 përkon edhe me periudhën kur u miratua Plani Kombëtar i

Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave (2011-2013), i cili i dha prioritet

luftës kundër trafikimit të brendshëm për të gjitha llojet e shfrytëzimit, në veçanti

shfrytëzimit të fëmijëve për lypje dhe punë të detyruar.

Si rezultat i këtyre masave situata e trafikimit të personave gjatë viteve të fundit u

reduktua ndjeshëm në vitin 2009 me 8 viktima të trafikimit, ndërsa në vitet 2010 deri

në vitin 2013 vërejmë një trend në rritje të lehtë (Graf. 6).

8

33

23 2529

0.005.0010.0015.0020.0025.0030.0035.00

2009 2010 2011 2012 2013 2014

Graf. 6 Numri i viktimave te trafikimit per vitet 2009-2013

Pavarësisht nga rritja e lehtë që ka ndodhur gjatë tri viteve të fundit dhe nga luhatjet e

vogla të koeficienteve të indikatorëve për disa vite, krahasuar me vitet 2003-2005,

objektivi strategjik dhe politika në reduktimin e trafiqeve të paligjshme për periudhën

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

75

2009-2013 është arritur. Kësisoj, në vitin 2012 rezulton një rritje e identifikimit dhe

hetimit të veprave penale në fushën e luftës kundër trafiqeve të paligjshme në masën

13,4%, krahasuar me vitin 2011. Është shënuar rritje në goditjen kundër grupeve të

organizuara të trafiqeve të qenieve njerëzore nëpërmjet kryerjes së dhjetëra

operacioneve policore . Ka patur një rritje të operacioneve ndërkombëtare në fushën e

luftës kundër trafikimit të personave.

Në sajë të koordinimit të mirë të strukturave përgjegjëse për parandalimin e goditjen e

trafiqeve të paligjshme, nga viti 2009 e në vazhdim, nuk evidentohen raste në të cilat

territori shqiptar të përdoret si vend tranziti për trafikimin e qenieve njerëzore dhe

trafiqet e tjera, referuar shkëmbimit të informacionit me strukturat homologe të

vendeve fqinje. Kjo situatë pozitive ka ardhur si rezultat i investigimit të të dhënave

dhe informacioneve në ketë drejtim si dhe bashkëpunimit më të mirë me strukturat e

tjera të zbatimit te ligjit si SHISH, AIM, Forcat Detare dhe Ajrore në kontrollin e

hapësirës detare dhe ajrore, me Prokurorinë, Doganat, shërbimet policore homologe të

rajonit etj.

U rritën kapacitetet e të gjithë aktorëve të përfshirë në luftën kundër trafikimit të

personave. Duke filluar nga viti 2010 është punuar për rritjen e kapaciteteve të

strukturave kundër trafiqeve të paligjshme në Policinë e Shtetit me 18 funksione të

reja, kryesisht në drejtim të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke e rritur

20, 4% numrin e punonjësve të strukturave të policisë antitrafik. Në Institucionin e

Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në vitin 2010, është ngritur një seksion i veçantë

për hetimin e çështjeve lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Në vitin 2011 është

dyfishuar numri i koordinatorëve pranë Njësisë Antitrafik në Ministrinë e Brendshme.

Është përmirësuar koordinimi i punës midis strukturave të zbatimit të ligjit dhe

agjencive të tjera partnere siç janë qendrat dhe OJF-të e përfshira në luftën kundër

trafikimit të personave dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Moratoriumi i skafeve ishte një instrument i fuqishëm ligjor i cili plotësoi për një

periudhe prej 5 vjetësh politikën represive ndaj migracionit të paligjshëm dhe arriti të

neutralizojë në shifra O emigracionin e paligjshëm nëpërmjet detit drejt Italisë.

Legjislacioni shqiptar në drejtim të luftës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të

paligjshme është përgjithësisht i përafruar me acquis communautaire.

Gjatë vitit 2012, trafikimi i femrave është zhvilluar në formën e trafikimit të jashtëm,

ku femrat nga rrethet si Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçe etj, janë trafikuar ose tentuar

të trafikohen në Itali, Greqi, Kosovë e Mal te Zi. Gjithashtu, trafikimi është shfaqur

dhe në formën e trafikimit të brendshëm me largimin e femrave të moshave të reja

nga qytetet/fshatrat ku jetonin, zhvendosjen e tyre dhe shfrytëzimin për prostitucion

në qytete të tjera, kryesisht në Tiranë.

Gjatë viteve 2012-2013, ka pasur një rritje të numrit të rasteve të identifikimit të

viktimave të mundshme të trafikimit edhe në Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe ndonjë

rast sporadik në Britaninë e Madhe. Vajzat shqiptare shfrytëzohen për shërbime

seksuale. Trend në rritje është edhe shfrytëzimi i shtetasve të huaj për punë99. Gjatë

99 Didi, Artan, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Diskutim në Seminarin për hetimin e

trafikimit të qenieve njerëzore të organizuar nga Prezenca e OSBE, 2014

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

76

kësaj periudhe është edhe shfrytëzimi i shtetasve të huaj. Kësisoj, në vitin 2012, ka

pasur një rast praktikimi të dy shtetasve të huaj meshkuj nga Filipinet, trafikuar në

Kosovë dhe më pas në Shqipëri. Edhe gjatë vitit 2013 ka patur rast viktimë trafikimi,

femër nga Filipinet e cila shfrytëzohej për punën Shqipëri.

Nga Policia Kufitare dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, gjate

viteve 2012 dhe 2013 janë identifikuar 8 Viktima të Mundshme të Trafikimit në

Njerëz. Të gjitha viktimat kanë qenë femra dhe kanë qenë nga rrethe të ndryshme të

Shqipërisë dhe shfrytëzimi i tyre ka ndodhur jashtë territorit të Shqipërisë, kryesisht

në vendet e BE dhe në Ballkan.

Në përgjithësi këto shtetase kanë pranuar vet që të trajtohen si Viktima të Mundshme

të Trafikimit. Ka patur dhe raste të identifikimit në territor, kryesisht shfrytëzim për

prostitucion, lypje dhe pune të detyruar. Në territor janë identifikuar nga OJF, policia

kundër trafiqeve dhe policia për mbrojtjen e të miturve.

Nisur nga sa sipër, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, Shqipëria vazhdon të jetë vend

origjine për viktimat e trafikimit me vende destinacioni në përgjithësi vendet e rajonit

si Kosova, Greqia, dhe Italia, por edhe Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Britania e

Madhe.

Në muajin Qershor 2012, u miratua Marrëveshja e Re e Bashkëpunimit për

Funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Viktimat/Viktimat e

Mundshme të Trafikimit të Personave, duke rritur numrin e aktorëve të përfshirë në

marrëveshje dhe duke siguruar zbatimin e procedurave standarde të veprimit për

identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit edhe nga

organizata të shoqërisë civile, palë në MKR. Në sajë bashkëpunimit efektiv ndërmjet

Njësisë Antitrafik, ISSH, MSH, QVT dhe MPCSSHB, u hartua dhe u miratua VKM

nr. 395, datë 20.6.2012 “Për Trajtimin e Viktimave të Trafikimit dhe Përfitimin e

Shërbimeve Shëndetësore nga kjo Kategori”, sipas të cilit viktimat e trafikimit në

Shqipëri përfitojnë kujdes shëndetësor falas.

Katër qendrat (përfshirë edhe QVT), vit pas viti kanë rritur cilësinë e shërbimeve të

ofruara për viktimat e trafikimit. Në vitin 2011 u arrit të sigurohet financimi nga

buxheti i shtetit i disa prej shpenzimeve të qendrave që japin shërbime për

viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit.

Është zbatuar një plan operacional kundër lypjes dhe shfrytëzuesve të fëmijëve, i cili

që prej muajit dhjetor 2009 ka reduktuar ndjeshëm rastet e shfrytëzimit të fëmijëve në

rrugë. MB në bashkëpunim me MASH, MPÇSSH dhe disa OJF kanë zhvilluar një

fushatë mbarëkombëtare kundër shfrytëzimit të fëmijëve për punë dhe lypje të

detyruar me moton “Fëmijëria nuk është shfrytëzim për punë”. Gjatë dy viteve të

fundit, MB, me iniciativën e NJAT, ka ndërmarrë një sërë masash për uljen e numrit

të fëmijëve të paregjistruar në RKGJC.

Gjithashtu, MB në bashkëpunim me MASH, në vitin 2011, kanë përfshirë në

kurrikulën e arsimit bazë, tema për fenomenin e trafikimit të personave, përfshi edhe

çështje të mbrojtjes së fëmijëve, të drejtat e fëmijëve, barazisë gjinore, dhunës në

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

77

familje dhe edukimit seksual, etj. MPJ ka udhëzuar në vazhdimësi ambasadat dhe

konsullatat shqiptare për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe sigurimin

e identifikimit dhe referimit në kohë të viktimave/viktimave të mundshme të

trafikimit. Për këtë qëllim MB në bashkëpunim me MPJ dhe IOM kanë mundësuar

përgatitjen e një manuali dhe kanë zhvilluar trajnime me zyrtarë të konsullatave dhe

oficerë të kontaktit në vendet e rajonit dhe destinacionit. Në faqen zyrtare të internetit

MPJ informon qytetarët shqiptarë jashtë vendit se si të veprojnë në rast se gjenden në

një situatë trafikimi.

MM bazuar në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe Strategjinë Ushtarake ka

kontribuar në grumbullimin e informacionit lidhur me sigurinë e hapësirës detare dhe

ajrore të RSH, si dhe mbështetjen e strukturave të MB në kontrollin dhe parandalimin

e trafiqeve në hapësirën detare. Moratoriumi për bllokimin e plotë të lëvizjes së

skafeve në det ka vazhduar, sikurse edhe ndjekjet penale dhe dënimet e trafikanteve.

Bashkëpunimi i mirë me strukturat e Kufirit dhe Migracionin në PKK-të, si dhe me

Drejtorinë e Përgjithshme e Drejtoritë Rajonale të Shfrytëzimit të Transportit Rrugor

ka realizuar identifikimin e metodave të aplikuara nga shtetas te huaj për të trafikuar

mjete motorike dhe armë në vendin tonë.

Analizat tregojnë se në vitin 2012 ka një rritje të identifikimit dhe hetimit të veprave

penale në fushën e luftës kundër trafiqeve të paligjshme në masën 13.4 %, krahasuar

me vitin 2011. Përqindja e personave të trafikuar kundrejt numrit të përgjithshëm të

trafiqeve është ulur nga 4 % më 2007, në 3.33 % më 2011 dhe rritur në 4.99 % në

2012100.

0

20

40

60

80

100

2009 2010 2011 2012

25 22

9 9

8591

3844

56

84

31

44

Graf.7 Goditjet e grupeve dhe autoreve per vitet 2009-2012

Grupe kriminale

Autore

Arrestuar

Është shënuar rritje në goditjen kundër grupeve të organizuara të trafiqeve të qenieve

njerëzore si dhe e personave të arrestuar nëpërmjet kryerjes së 150 operacioneve

policore për periudhën 2009-2012 (Graf.7).

6. Trafikimi i fëmijëve

Është një nga tiopologjitë më problematike dhe më mizore të trafikimit të personave,

e cila godet qeniet më të pambrojtura dhe delikate të shoqërisë, fëmijët e moshës së

100 Raporti i analizës vjetore të Policisë së Shtetit, viti 2013, vebsite:@asp.gov.al

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

78

vogël, madje në shumë raste edhe foshnja. Fenomeni i trafikimit të fëmijëve pas vitit

1993, filloi të njihet si një problem serioz në Shqipëri. Gjithmonë e më shumë fëmijë

janë trafikuar për qëllimin e shfrytëzimit seksual, trafikim organesh, për

pedopornografi, lypje, punë skllavëruese etj.

Gjatë periudhës 1992-2000 nga Shqipëria mendohet se janë trafikuar rreth 4000

fëmijë të moshës deri 18 vjeç101, kryesisht në vendet fqinje për t’u shfrytëzuar si për

abuzime seksuale, për lypje ashtu dhe për punë skllavëruese.

Sipas të dhënave të dhënave të Policisë së Shtetit dhe të dhënave të Shërbimit Social

Ndërkombëtar (ISS, 2001), deri në vitin 2001 ndodheshin jashtë shtetit të pashoqëruar

6075 fëmijë, nga të cilët: 3972 fëmije në Itali, 1730 fëmijë në Greqi, dhe 372 fëmijë

në vende të tjera europine.

Nga fëmijët që ndodheshin në Itali, rreth 20% e tyre ishin trafikuar dhe

shfrytëzoheshin për lypje, fshirje xhamash makinash si dhe veprimtari të tjera të

paligjshme si vjedhje, shpërndarje droge etj., dhe në Greqi rreth 40 % e tyre

shfrytëzoheshin për aktivitetet e përmendura më sipër. Nga shuma e fëmijëve që

ndodheshin të pashoqëruar jashtë vendit rreth 2831 prej tyre shfrytëzoheshin për

veprimtari të paligjshme që përbënte burim fitimi për persona të tjerë si tutorë. Rreth

20 % e këtyre fëmijëve ishin vendosur në qendra pritjeje, edukimi dhe rehabilitimi,

kryesisht në Itali dhe në Greqi.

Duke filluar nga viti 1992 e deri në vitin 2001, Shërbimi Social Ndërkombëtar ka

mundësuar rikthimin në Shqipëri pranë familjeve të tyre të rreth 560 fëmijëve, për të

cilët kanë vazhduar programet e ri-integrimit për t’u shkolluar ose përfituar profesione

të ndryshme, me financim nga kjo organizatë. Gjithashtu programe për ri-integrimin e

fëmijëve kanë zhvilluar “Save the Children”, “Terre des hommes”, si dhe në veçanti

IOM për femrat e mitura të futura në veprimtari kriminale si viktima të shfrytëzimit

seksual.

Nga intervistat e bëra me fëmijët e kthyer në këtë periudhë rezulton se 95% e tyre

ndodheshin atje me dijeni dhe dëshirë të prindërve, kështu që denoncimet në polici

për ta ishin të pakta, duke veçuar denoncimet e femrave minorene të trafikuara për

shfrytëzim prostitucioni. Janë konstatuar raste, kryesisht në familjet me origjinë rome

që prindërit e tyre kundrejt shpërblimeve në lekë kanë dërguar fëmijët e tyre të mitur

jashtë vendit, të cilët janë bërë pre e trafikantëve dhe e shfrytëzuesve të të miturve.

Sipas raporteve ndërkombëtare, në vitin 2001, rreth 1000 fëmijë romë nga Shqipëria

shfrytëzoheshin vetëm në Selanik, qyteti i dytë në Greqi. 102 Një studim i vitit 2002

kryer nga OJQ Shërbimi Social Ndërkombëtar raportonte se 1800 fëmijë shqiptare të

pashoqëruar, shumë prej të cilëve ishin viktima të trafikimit, jetonin në Greqi.

Dinamika e trafikimit të fëmijëve gjatë dekadës së fundit ka qenë si në graf. 8. 103

101 Studim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për trafikimin e qënieve njerëzore, viti 2005 102 Publikuar në Raportin i Projektit CARPO mbi gjendjen e Krimit të Organizuar dhe Krimit

Ekonomik në Europën Juglindore, Strasburg, gusht 2006, versioni shqip, fq 75). 103 Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,viti 2002-2012

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

79

2426 26

74

1 1 15 4

14

105

1015202530

Graf.8 Trafikimi i fëmijeve 2002-2013

Kurba e trafikimit të fëmijëve me përjashtim të viteve 2002, 2003 dhe 2004 që ka

qenë e rritur, pas vitit 2004 ajo ka shënuar rënie graduale, me përjashtim të vitit 2012

gjatë të cilit vërehet një ngjitje e lehtë e kurbës, ndërsa në vitin 2013 reduktohet në një

rast104. Megjithatë këto të dhëna nuk janë të plota pasi në shumicën e rasteve nuk

raportohen sidomos viktimat që trafikohen nga vetë të afërmit e viktimave ose të tjerët

që largohen në mënyrë klandestine nga persona të tretë.

Sipas “Terre des Hommes” (TdH, 2006) dhe Arsis 337 fëmijë shqiptarë ishin

identifikuar në Selanik dhe Athinë të Greqisë si viktima të trafikimit. Gjithsesi, numri

i fëmijëve shqiptarë të trafikuar në Greqi shënoi rënie në vitin 2006105. Po sipas

TdH“Terre des hommes”, fëmijët, kryesisht nga bashkësitë rome dhe egjiptiane, u

trafikuan nga prindërit e tyre pa përfshirjen e një pale të tretë më shumë për të lypur.

Fëmijët e shënjestruar janë kryesisht fëmijët e përjashtuar, anëtarë të grupeve

vulnerabël. Fëmijët shpesh vuajnë nga një përjashtim i dyfishtë – sepse janë fëmijë

dhe sepse janë të një grupi social specifik të përjashtuar - si grupet e minoriteteve

etnike (Crawford, 2001: 534). Të shënjestruarit janë fëmijë nga familje të varfra,

fëmijë dhe familje të paregjistruara, fëmijë, familjet e të cilëve banojnë në zona

joformale, fëmijë që kanë humbur një ose të dy prindërit, fëmijë të braktisur dhe

fëmijë me përfaqësues ligjorë shumë të vjetër (gjyshër që i rrisin fëmijët), fëmijë nga

familje të divorcuara, fëmijë me aftësi të kufizuara, fëmijë nga familje me probleme

droge, alkooli, fëmijë me një prind emigrant, fëmijë që nuk shkojnë në shkollë, dhe

fëmijët e rrugës.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e kategorive të mësipërme janë vulnerabël ndaj

trafikimit, fëmijët e rrugës bëjnë pjesë në të tre kategoritë: vulnerabël, me

rrezikshmëri të lartë dhe të trafikuarit.

Në fakt, janë identifikuar tre grupe fëmijësh rruge: fëmijë rruge “me kohë të plotë” të

braktisur prej familjeve ose komuniteteve të tyre, fëmijë rruge “me kohë të plotë” të

cilët kanë braktisur vetë, shpesh për shkak të abuzimit të ndonjë forme dhe fëmijë

rruge “me kohë të pjesshme”, të cilët qëndrojnë në rrugë për të lypur ose për aktivitete

të tjera, por që kthehen në familjet e tyre çdo ditë, (shumica e raportuar). Prostitutat

104 Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, viti 2013 105Departamenti Amerikan i Shtetit. Raporti për Trafikimin në Njerëz, Qershor, 2007,

http://www.state.gov;

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

80

fëmijë shpesh futen në kategorinë e fëmijëve të braktisur (Crawford, 2001: 536-7).

Trafikimi, gjithashtu, është edhe i gjinizuar, domethënë ka më shumë femra të

trafikuara se sa meshkuj (IOM, 2003: 5).

Kohët e fundit është shtuar numri i rasteve që flasin për trafikimi të të miturve të

pashoqëruar. Sipas thënieve të fëmijëve, prindërit e tyre shpesh janë dakord që ata të

emigrojnë, sepse në këtë mënyrë ata do të marrin para ose të mira materiale nga

trafikantët apo kontrabandistët, të cilat i përdorin si burime jetese për të gjithë

familjen. Fëmijët që mbërrijnë në vendin e destinacionit pretendojnë në shumë raste

që gjendja e tyre atje është më e mirë se në vendin e tyre të origjinës, ku kanë qënë

shfrytëzuar apo keqtrajtuar, dhe se ata nuk dëshirojnë të kthehen, pavarësisht nga

ofertat që u bëhen. Ata shpresojnë që një ditë do të kthehen te komuniteti i tyre pasi të

kenë bërë "emër".

Një studim i kryer nga Agjencia Kombëtare e Krimit lidhur me trafikimin e fëmijëve

në Britaninë e Madhe ka nxjerrë rezultate shokuese. Sipas këtij studimi, shumica e

fëmijëve që shfrytëzohen seksualisht në Britaninë e Madhe janë me origjinë nga

Shqipëria e Vietnami. Kështu, nga 140 fëmijë të trafikuar vitin e kaluar në këtë vend

dhe të raportuar për abuzim seksual 88 ishin me origjinë nga Shqipëria dhe Vietnami

dhe pjesa tjetër, rreth 56 fëmijë, kishin lindur në Britani106.

6.1 Shkaqet e trafikimit të fëmijëve

Sipas UNICEF-it (2006: 22) ekzistojnë shkaqe të drejtpërdrejta, themelore dhe

strukturore ose rrënjësore pas trafikimit. Ato kanë qenë të lidhura ngushtë me

varfërinë, papunësinë, pabarazinë, margjinalizimin, gjininë etj. (Raport mbi fushatën

kundër lypjes: 6). Varfëria, nivelet e larta të papunësisë, kolapsi i sistemit shtetëror,

niveli i ulët i mbrojtjes shoqërore, pabarazia në rritje e shpërndarjes së të ardhurave,

prishja e rrjeteve shoqërore ekzistuese brenda familjes e komunitetit dhe hapja e

kufijve (Save the Children, 2007: 4), si edhe diskriminimi racial kanë nxitur

trafikimin e fëmijëve jashtë vendit.

Nga ana tjetër, migrimi dhe lëvizja e brendshme kanë ndikuar në strukturën e

komuniteteve shqiptare, që do të thotë se anëtarët e komunitetit nuk janë më fytyra

dhe njerëz të njohur, të cilëve mund t’u besosh dhe tek të cilët mund të mbështetesh.

Lëvizja dhe migrimi i brendshëm i komuniteteve shqiptare në qytete, në veçanti në

kryeqytet, ka ndihmuar në thyerjen e rrjeteve të sigurisë së komunitetit, nëse i shtojmë

edhe braktisjen e sistemeve të mbrojtjes së regjimit të mëparshëm, vëmë re se ka

pasur një rritje të vulnerabilitetit të komuniteteve të imigrantëve të brendshëm, në

veçanti fëmijët e tyre. Migrimi i brendshëm shoqërohet nga fenomene të tjera, që

shtojnë vulnerabilitetin e këtyre njerëzve, si: Mungesa e lejes së banimit/regjistrimit,

mungesa , regjistrimit të të rriturve dhe fëmijëve të sapolindur, mungesa e shkollimit,

mungesa e sigurimeve shoqërore.

106 Studim mbi trafikimin ndërkombëtar të fëmijve, viti 2014. Agjencia Kombëtare e Krimit në

Britaninë e Madhe

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

81

Trafikimi i fëmijëve bëhet gjithashtu për t’i përdorur ata për lypje, prostitucion,

vjedhje dhe krime të tjera rrugë apo për qëllime më klandestine si adoptimi i

parregullt apo shitja e organeve.

Femrat trafikohen më shumë për seks komercial dhe meshkujt për punë, lypje apo

krime të vogla. Ndër fëmijët më vulnerabël janë ballkano-egjiptianët dhe, në veçanti

fëmijët romë, të cilët shënjestrohen për shfrytëzim seksual, lypje dhe adoptim.

(CARPO, 2006: 41). Ky komunitet është shumë i margjinalizuar për shkak të

diskriminimit dhe racizmit kundër tyre, mungesa e mundësive për të dalë nga varfëria,

dhe mungesa e mbështetjes sociale që mund të ofrohet për të treguar se si këto faktorë

ndikojnë në nivel familjeje (Save the Children, Albania, 2007: 13). Për më tepër,

studimi i UNDP-së (2005) tregon se rreth 64% romë dhe 24% ballkano-egjiptianë të

moshës 7 deri në 20 vjeç janë analfabetë (World Vision, 2007: 8).

Gjithsesi, faktorët shtytës dhe tërheqës aplikohen për fëmijët mbi shtatë vjeç, të cilëve

trafikantët mund t’u afrohen dhe t’i joshin, apo në rastin e të afërmeve të shfrytëzohen

drejtpërsëdrejti. Ka plot raste fëmijësh 0 - 6 vjeç, të cilët shfrytëzohen nga prindërit, të

afërmit dhe persona të tjerë, qoftë jashtë apo brenda vendit. Shumicën e kohës i

shohim ata në rrugë, në dukje duke fjetur, por ka shumë të ngjarë të jenë të droguar,

duke lypur dhe ndonjëherë dhe duke shitur sende në rrugë apo rreth restoranteve e

kafeneve. Këta fëmijë janë shumë të vegjël për të kërkuar ndihmë dhe situata e tyre

është më e vështirë, jo vetëm për shkak të moshës së tyre të re, por edhe për shkak të

shkallës së lartë të vulnerabilitetit dhe mungesës së shpresës.

Siç e përmendem më sipër, lypja është e përhershme ose sezonale. Ajo konsiderohet

si një mjet mbijetese ekonomike për prindërit dhe fëmijët. Sidoqoftë, nëse heqim

elementin e përfitimit nga ekuacioni, atëherë prindërit do të fillojnë të shqyrtojnë

alternativa të tjera.

Trajtimi i trafikimit të fëmijëve kërkon një nivel të lartë kompetencash specifike, pasi

fëmijët janë jashtëzakonisht delikat. Sipas parimeve të Konventës mbi të Drejtat e

Fëmijëve, ata duhet të ndihmohen dhe duhet të përfitojnë një ndihmë të plotë

shëndetësore, sociale dhe ligjore. Rastet e trafikimit duhet të trajtohen duke

mënjanuar kriminalizimin e të miturve, duke mbajtur parasysh që edhe nëse ata fëmijë

janë të përfshirë në krime të vogla, ata përsëri mbeten viktima të krimit dhe të

individëve/organizatave që i shfrytëzojnë ata.

Legjislacioni i shumë vendeve u ofron të gjithë fëmijëve, pavarësisht nga kombësia e

tyre, mundësinë për të marrë statusin ligjor dhe një lejë qëndrimi. Bashkëngjitur me

këto mundësi ekzistojnë dhe programe kujdesi të specializuara shoqërore për të

miturit. Si shfrytëzuesit ashtu dhe fëmijët e njohin shumë mirë legjislacionin, kështu

që fëmijët që përdoren për të kryer krime nuk quhen fajtorë për shkak të moshës së

tyre të vogël. Po të kapen, identifikimi i tyre është i vështirë sepse fëmijët zakonisht

nuk kanë dokumente identifikimi (ato mbahen nga rrjetet kriminale). Gjetja e

identitetit të tyre është një procedurë komplekse për autoritetet e të dyja vendeve

përkatëse që kërkon kohë dhe shpenzime.

Shpesh ata vuajnë nga trauma dhe kanë mendime vetëvrasëse. Megjithatë, ata

mohojnë identitetin e tyre dhe nuk bien dakord me riatdhesimin pasi mendojnë që

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

82

gjendja në shtëpi është akoma më e rëndë. Në rast se atyre do t'u duhet të largohen

p.sh nga Franca, secili nga ata kanë gati një plan se ku do të emigrojë përsëri."107

7. Trafikimi i personave dhe krimi i organizuar

Trafikimi i personave është një krim i organizuar shtrirë përtej kufijve kombëtarë dhe

shtetërorë. Migrimi, krimi i organizuar, imigracioni i paligjshëm, duke përfshirë

kontrabandimin dhe trafikimin e personave, janë një element i problemit të madh të

krimit të organizuar dhe ekonomisë së paligjshme globale108.

Hulumtimet e fundit tregojnë se trafikimi është më pak i lidhur me format tjera të

krimit të organizuar sesa që është menduar në fillim. Shumë trafikant kryejnë krime të

ndryshme duke përfshirë edhe trafikimin e personave. Megjithatë, trafikimi i ndan

rrugët dhe rrjetet me krimin e organizuar në disa nga mënyrat në vijim:

- Trafikimi paralel, ku njerëzit trafikohen nëpër të njëjtat rrugë dhe rrjete sikurse

edhe mallrat ilegale

- Trafikimi i kombinuar, ku trafikimi i njerëzve ndodh në të njëjtën kohë-duke

përdorur të njëjtat makina, p.sh: sikurse edhe kontrabanda tjetër

- Trafikimi i zhvendosur, ku të njëjtat rrugë përdoren për të trafikuar grupe të

ndryshme të mallrave në kohë te ndryshme; për shembull, grupet e krimit të

organizuar mund të përdorin rrugët dhe rrjetet e njëjta për kontrabandën e armëve

për të trafikuar njerëz në zona të konfliktit pasi të kenë mbaruar luftimet.

- Trafikimi i kundërt, ku rrugë të njëjta përdoren për të trafikuar mallrat të ndryshme

në drejtime të kundërta; njerëzit p.sh: mund të trafikohen në një drejtim përderisa

droga shkon në drejtimin tjetër.

- Tregtia e kombinuar e shumë mallrave të trafikuara, duke përfshirë njerëzit, drogën

dhe armët.

- Pikë takimi/lidhjeje tjetër mes tyre është fakti se trafikimi i personave ashtu si

krimi i organizuar është shumëdimensional sepse:

- Ai përfshin elementet e disa krimeve, si shitje, blerje, abuzimi dhe shfrytëzim

seksual, rrëmbime, etj.

- Skenat e krimit shtrihen nga zona Burimi nëpër zonën tranzit dhe të Destinacionit .

- Ai përfshin abuzimet dhe abuzues të shumtë , të cilët janë në rrjet dhe të organizuar

në grupe.

- Kjo është një vepër që kryhet në vazhdimësi në formë zinxhiri, duke filluar me

rekrutimin / transportimin, transferimin, mbajtjen dhe vazhdon deri sa Viktima të

jetë shpëtuar.

- Nga “tregtimi” i qenieve njerëzore, autorët e krimeve nxjerrin fitime në nivele të

ndryshme të veprimtarisë së tyre.

107 Lenuta Angalita, Executive Director, Conexiuni Foundation, Romania 108 Raimo Väyrynen. Illegal Immigration, Human Trafficking, and Organized Crime.University of

Helsinki, Finland and University of Notre Dame, Indiana, USA,2005

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

83

Edhe pse nga pikëpamja teorike pranohet se trafikimi mund të kryhet dhe nga një

person, në fakt ai është një nga aktivitetet më tërheqëse të grupeve kriminale të

organizuara. Krimi i organizuar që deri para viteve ‘90 operonte në një territor të

kufizuar, ndërsa aktualisht po ndjek shembullin e bizneseve të ligjshme në drejtim të

globalizimit të tij. Duke synuar kontrollin e tregjeve, sikurse bizneset e ligjshme,

kërkon fitimet maksimale dhe përpiqet të dobësojë sistemet e kontrollit për të

pakësuar rreziqet. Grupet kriminale që merren me trafikimin e qenieve njerëzore

shfrytëzojnë mundësitë e tregut për shërbime seksuale dhe krahun e lirë të punës, gjë

e cila në vendet e destinacionit dhe tranzitit rrit vulnerabilitetin e popullsisë emigruese

dhe favorizon qëllimet e trafikantëve”.

E nisur fillimisht si një ndërmarrje me baza familjare, fisnore apo shoqërore, trafikimi

i qenieve njerëzore ka marrë përmasat e një aktiviteti gjithnjë e më të organizuar dhe

me përfshirje gjithnjë e më të madhe të individëve me kombësi të ndryshme. Kështu

nga praktika hetimore ka rezultuar që grupet kriminale shqiptare kanë bashkëpunuar

me grupet kriminale Italiane ku fillimisht trafikantët shqiptarë luanin rolin e

furnizuesit të tregut të seksit në Itali me femra shqiptare, dhe ata italianë duke qenë se

njihnin terrenin, organizonin shfrytëzimin. Por gjithnjë e më tepër grupet shqiptare

synuan të jenë në krye të aktivitetit duke krijuar grupe të tyre dhe me drejtim po prej

tyre duke marrë dhe kontrollin në këtë aktivitet. në këto situata ata vendosen

bashkëpunim të jashtëm me grupet italiane për ndarje zonash apo duke rekrutuar

italiane brenda grupit për shërbime të ndryshme.

Karakteristika e grupeve kriminale shqiptare që merren me trafikimin e qenieve

njerëzore, në dallim nga ato që merren me trafikun e lëndëve narkotike, është se nuk

arrijnë të krijojnë organizata të mëdha, por mbeten në grupe relativisht të vogla të

cilat më tepër paraqesin karakteristika të grupeve të strukturuara kriminale sesa të

organizatave kriminale. Në to nuk vihet re ndonjë organizim formal apo hierarkik por

më tepër një raport horizontal mes anëtarëve të grupit në raport me rolet dhe

kontributin e secilit në aktivitet. në dallim nga grupet e tjera, grupet shqiptare

dallohen për karakterin e fortë etnik të tyre. Personat me kombësi jo shqiptare sikurse

u tha përfshihen vetëm për të kryer shërbime jo parësore. në këto grupe, edhe pse

evidentohet roli i drejtuesit, raportet e tij me grupin nuk janë të natyrës komanduese

por të natyrës koordinuese të aktivitetit dhe të mbajtjes së raporteve me grupet e tjera

kriminale. Bërthama e grupit përbëhet nga persona që ose kanë lidhje familjare ose

kanë lidhje të forta shoqërore ku secili prej tyre ofron në aktivitet viktimën apo

viktimat e tij. Një pjesë prej tyre apo persona të tjerë organizojnë mbikëqyrjen e

viktimave gjatë shfrytëzimit dhe mbledhin të ardhurat të cilat iu dorëzohen drejtuesit

apo elementeve kryesore që bëjnë shpërndarjen.

Drejtuesi i grupit aktivizohet në veprime konkrete në rastet e ndëshkimit të viktimave

apo të përplasjeve me grupet rivale. Ai aktivizohet gjithashtu në raportet e

bashkëpunimit me grupet e tjera kriminale për shërbime të veçanta në varësi të

nevojës konkrete si dhe në interesimin për lirimin e anëtarëve të grupit të kapur nga

policia. Kjo bëhet si nëpërmjet korruptimit të zyrtarëve ashtu dhe nëpërmjet gjetjes së

avokatëve të “zotë” për të marrë në mbrojtje anëtarin e grupit. Këto grupe

karakterizohen nga brutaliteti ekstrem si në raport me viktimat ashtu dhe me grupet

rivale.

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

84

Në mjaft procese penale janë konstatuar veprime mjaft çnjerëzore të kryera nga

trafikantë shqiptare ndaj viktimave si rrahje sistematike, përdhunime në grup, djegie

me cigare, përdorim të ujit të nxehtë për të realizuar aborte të shtatëzanive të

padëshiruara të femrave që shfrytëzonin, prerje me thikë, etj.,. Aktualisht vihet re se

tendenca e grupeve kriminale është përfshirja njëkohësisht me trafikimin dhe në

kontrabandimin e njerëzve nëpërmjet përfitimeve nga kalimi i paligjshëm i shtetasve

të ndryshëm të shumë kufijve. Po ashtu konstatohet bashkëpunimi i grupeve

shqiptare, kosovare, serbe, kroate, boshnjake, etj., për të kaluar klandestinë në Itali.

Është e qartë se trafikimi si një aktivitet i krimit të organizuar është i lidhur dhe me

një sërë aktivitetesh të tjera kriminale. Përveç se me dhënien ndihmë për kalim të

paligjshëm ai është i lidhur me aktivitetin e falsifikimit të dokumenteve, me trafikun e

narkotikëve por ai stimulon dhe korrupsionin për shkak të sasive të mëdha të vlerave

monetare të siguruara nga ky aktivitet.

8. Rreziqet strategjike të trafikimit të personave

Në nivelin strategjik, sapo trafikimi njerëzor i organizuar është përforcuar brenda

shtetit, do të kaloj në shtim të shpejtë dhe do të krijoj rreziqet vijuese strategjike për

stabilitetin dhe të ardhmen e një shteti.

a)Destabilizimin e tregjeve ekzistuese të seksit dhe të punës

Pasi viktimat e trafikuara janë larguar apo njoftuar me tregjet ilegale të seksit dhe të

punës, kjo do ketë mundësi të shpie në “ luftëra terrenesh” të dhunshme, pasi që

trafikantët ballafaqohen me elementet kriminale lokale për kontrollimin e këtyre

formave fitimprurëse të eksploatimit njerëzor. Kjo ndodh veçanërisht në rastet e

trafikimit për përdorim seksual kur shuma ditore e parave të përfshira është shumë e

lartë.

b)Rritja dhe zgjerimi i krimit të organizuar

Krimi i trafikimit të organizuar nuk ndodh në izolimet e mbyllura hermetikisht. Sapo

të krijohen, rrjetat e trafikimit, do të zgjerohen shpejt dhe reciprokisht do të zhvillojnë

bashkime përfitimesh me organizata ekzistuese të krimit të organizuar,që operojnë në

sferat tjera, si terrorizëm dhe trafikim të drogës dhe të armëve.

c)Destabilizimi ekonomik përmes shtimit të larjes së parave

Përfitimi financiar i prostitucionit të organizuar, shpejt do të shpie në forma të

sofistikuara të larjes së brendshme dhe jashtme të parave që mund të shkaktoj

destabilizim ekonomik.

d)Destabilizimi demografik

Trafikimi i qenieve njerëzore, në një shkallë domethënëse, mund të destabilizon

popullatën në nivelin mikro dhe makro, qoftë në lidhje me numrin e viktimave që

trafikohen jashtë nga një vend i nisjes, ose në lidhje me numrin e grupeve të veçanta

etnike apo kombëtare që trafikohen në një zonë specifike ose treg, në një vend të

destinacionit.

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

85

e)Rritja e korruptimit të sektorit publik

Krimi trafikimit dhe korrupsioni mund të jenë dizajnuar për njëri-tjetrin. Natyra

shumështresore e krimit, krijon mundësi të shumta për korruptimin e zyrtarëve të

degëve të ndryshme dhe furnizimi i përditshëm dhe me para të gatshme në

dorë,siguron mjete të gërmoj përpjekjen e tërë të ruajtjes së rendit kundër trafikimit.

Në të vërtetë kapaciteti i kancerit që është korrupsioni, krimi i trafikimit dhe

marrëdhënies së tij me biznesin e korruptuar mund të thuhet se e kërcënojnë aftësinë e

sistemit penal e gjyqësor dhe besimin e shoqërisë civile në të.

f)Destabilizimi i investimeve të brendshme ekonomike

Ky kërcënim mund të ndodh si produkt grumbullues i njërit apo më shumë rreziqeve

tjera strategjike. P.sh. kur prezenca e krimit të trafikimit të organizuar ka çuar deri tek

larja endemike e parave, dhe korruptimi i sektorit publik tek niveli që gërmon

besueshmërinë në strukturën themelore ekonomike, mund të ketë ndikim negativ në

strategjitë e investimit të kompanive globale.

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

86

KREU III

PROBLEMATIKA E PRAKTIKËS GJYQËSORE LIDHUR ME HETIMIN

DHE GJYKIMIN E TRAFIKIMIT TË PERSONAVE

1. Vështrim mbi problematikat gjyqësore të hasura në gjykimin e krimit të

trafikimit të personave në periudha të ndryshme kohore.

Vepra penale e trafikimit të personave është relativisht e re në legjislacionin tonë dhe

si e tillë jo vetëm ka patur një vakuum juridik për një periudhë relativisht të gjatë që

nga koha që ky fenomen filloi të merrte përmasa të mëdha, por edhe ka patur

vështirësi në parandalimin dhe luftën kundër këtij fenomeni. Gjatë viteve 1992-1995,

në Shqipëri pothuajse mungonte legjislacioni për trafikimin e qenieve njerëzore. Në

atë kohë, Kodi i Penal i vjetër parashikonte vetëm dy dispozita që mund të kishin

lidhje tangenciale me krimet e përafërta të trafikimit të personave, përkatësisht neni

135 (ushtrimi i kurvërisë) dhe neni 136 (pornografia).

Sikurse u theksua dhe më lart, pavarësisht se fenomeni i trafikimit filloi të bëhej

prezent dhe shqetësues qysh në vitet 1993- 94’, reagimi i shtetit në mënyrë të

fokusuar fillon pas vitit 2001, me miratimin e ligjit nr.8733, “Për disa shtesa dhe

ndryshime në K.Penal të Republikës së Shqipërisë”. Deri në atë kohë bëheshin

përpjekje për të goditur këtë fenomen nëpërmjet dispozitave mbi prostitucionin dhe

shfrytëzimin e tij. Ndryshimet ligjore u shoqëruan dhe me një sërë masash

administrative e organizative të cilat rezultuan të suksesshme duke i dhënë një goditje

të fortë fenomenit.

Ndryshimet ligjore që ndodhën në vitin 1995, me hyrjen në në fuqi të Kodit të ri

Penal, nuk dhanë ndonjë përqasje juridike në këtë fushë, pasi edhe ky kod nuk e

specifikon trafikun e qenieve njerëzore si figurë të veçantë të veprës penale, por kishte

dispozita të përafërta, siç ishte neni 114 i tij Favorizimi i prostitucionit; neni 115

Mbajtja e lokaleve për prostitucion. Edhe dy ndryshimet e mëvonshme që ndodhën në

vitin 1996, përmbanin koncepte fragmentare mbi trafikimin, të cilat vështirësonin

aplikimin e masave ndëshkimore ndaj autorëve të krimit të trafikimit të personave.

Dispozitë tjetër e përafërt ishte neni 297 Kalimi i paligjshëm i kufirit dhe neni 298

Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, por që nuk krijonin përsëri

bazueshmëri ligjore, pasi nuk kishin të bënin me elementët e trafikimit dhe

shfrytëzimit të qenieve njerëzore.

Edhe me ndryshimet që u bënë me ligjin 8175 të vitit 1996 në K.P, Neni 114

Shfrytëzimi i prostitucionit, Neni 114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana

rënduese dhe 114/b Shfrytëzimi i prostitucionit nga organizata kriminale, që

përcaktonin dënime të rënda, por pa parashikuar trafikimin e personave, gjë që përsëri

e vështirësonte dënimin e trafikantëve. Po ashtu, Neni 115 ndryshohet

Ndërmjetësimi, si dhe Neni 116 Mbajtja e lokaleve për prostitucion, por këto dy nene

u shfuqizuan me ligjin nr. 8279 dt.15.1.1998 pasi përmbanin vendime fikse109.

Në këto rrethana, veprimtaria e institucioneve të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit në

luftë kundër trafikimit shpesh herë është vlerësuar si e pamjaftueshme, jo efektive dhe

109 Vendimi nr.14 dt.29.5.1997 i Gjykatës Kushtetuese.

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

87

pa ndikim në uljen e këtij kriminaliteti. Për një kohë të gjatë numri i personave të

dënuar për trafikimin e njerëzve ka qenë relativisht i vogël110. Pjesa më e madhe e

grave dhe e vajzave të reja që trafikoheshin, transportoheshin në Itali e Greqi dhe më

pak në vendet e tjera evropiane si: Belgjikë e Holandë. Femrat e huaja që kalonin

tranzit vinin kryesisht nga Moldavia, Rumania dhe më pak nga Ukraina, Rusia e

Bullgaria. Shtimi i trafikimit të personave dhe sidomos femrave e fëmijëve

nga/nëpërmjet vendit tonë rriti shumë sensiblitetet e shoqërisë, politikës, OJF-ve,

faktorit ndërkombëtar duke shigjetuar drejtësinë dhe organet e zbatimit të ligjit për

mungesën e reagimit dhe eficensës së tyre kundër këtij fenomeni.

Analizat evidentonin se mungesa e legjislacionit të përshtatshëm, natyra e vështirë e

të kuptuarit të këtij krimi, nevoja e veçantë e trajnimit të strukturave të zbatimit të

ligjit dhe drejtësisë, vështirësitë në mbledhjen dhe administrimin e provave në një

proces penal të tillë, vartësia mjaft e lartë e suksesit të një procedimi nga

bashkëpunimi i viktimave të trafikut me drejtësinë (të cilat jo rrallë, për shkaqe të

ndryshme, i kanë çuar drejt dështimit proceset), paragjykimet e strukturave shtetërore

ndaj viktimave, ekzistenca e provave në vende të tjera, si dhe vështirësitë e njohura të

bashkëpunimit ndërkombëtar etj., kanë qenë faktorët kryesorë në mungesën e

efikasitetit të strukturave të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë në luftën kundër këtij

fenomeni kaq të përhapur.

Jo vetëm kaq, por vlen për tu theksuar në mënyrë të veçantë se edhe pas ndryshimeve

të bëra në vitin 2001 e në vazhdim, nuk u pa e arsyeshme apo e “udhës” nga ana e

ligjbërësit shqiptar për të bërë edhe disa ndryshime (ndërhyrje) të tjera në Kreun e II

“Vepra penale kundër personit”, Seksioni VIII “Vepra penale kundër moralit dhe

dinjitetit”, ndryshime këto të sugjeruara ndër vite nga aktorët e sistemit gjyqësor111,

fusha akademike112, jurisprudenca etj, me qëllim për të mos pasur probleme në

praktikën gjyqësore në lidhje me kualifikimin ligjor të veprave penale, e sidomos

midis “Trafikimit të femrave për prostitucion” nga njëra anë, dhe “Shfrytëzimit të

prostitucionit në rrethana rënduese” nga ana tjetër.

Vepra penale e parashikuar ne nenin 114/a “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana

rënduese”113 (me të gjitha ndryshimet e fundit të bëra deri ne vitin 2001) duke pasur

110 Prof. Dr. Kaçupi, S, Ligjëratë për trafikimin e qenieve njerëzore në kursin e trajnimit me punonjës të

sistemit të Drejtësisë-Tiranë, në Shkollën e Magjistraturës së R.Sh., viti 2007. 111 Koça, Arqilea. “Kuadri ligjor mbi trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri dhe sfidat e hasura në

praktikën gjyqësore”. Shkolla e Magjistraturës. “Ai (trafikimi) konkurron me vepra penale të mbajtjes

së lokaleve për prostitucion, me falsifikimin, trafikimi përthith shfrytëzimin e prostitucionit”. 112 Dr. Iva Zajmi. “Vepra penale e trafikimit të personave sipas Kodit Penal Shqiptar. Aspekte të

zbatimit të tij në praktikë.” Kordinatore Kombëtare kundër trafikimit të personave. Ministria e

Brendshme. “Shpesh herë dispozitat e TiP konkurrohen nga vepra të tjera penale, sidomos neni 114/b

ngatërrohet me nenin 114/a “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”. Mendoj se neni 114/a

duhet shfuqizuar pasi elementët e kësaj vepre penale parashikohen në nenin 114/b. Ky ndryshim

mundëson një mbrojtje më të mirë të viktimave.” 113 Neni 114/a "Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”, Shfrytëzimi i prostitucionit i kryer:

1. me të mitur; 2. ndaj disa personave; 3. me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie,

krushqie, kujdestarie ose duke përfituar nga raportet zyrtare; 4. me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose

duke përfituar nga paaftësia fizike ose mendore e personit; 5. ndaj një personi që shtyhet ose

shtrëngohet për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; 6. Kryhet në

bashkëpunim ose më shumë se një herë ose nga persona të ngarkuar me funksione shtetërore dhe

publike.”, dënohet nga 7 deri në 15 vjet burgim dhe me konfiskim të mjeteve dhe përfitimeve”.

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

88

në përmbajtje të saj në mënyrë të dukshme pothuajse të gjithë elementët e figurës së

veprës penale që i korrespondonin njëkohësisht edhe veprës penale të “Trafikimit të

femrave për prostitucion”, sidomos në anën objektive të saj114, bëri që për shumë vite

me radhë të kishte debate të “forta” juridike midis tre shkallëve të gjyqësorit në

lidhje me shumë ngjarje të ndryshme kriminale që ndodhën ndër vite e që cenonin

moralin, nderin dhe dinjitetin e personit, se si duhej të kualifikoheshin ligjërisht, në

bazë të dispozitës së parë apo të dytë, e për pasojë në një numër rastesh të

konsiderueshme të favorizohej jo objektivisht e në mënyrë të ndjeshme pozita e të

pandehurit, për arsye se:

Së pari, themi se në shumë raste është bërë cilësim juridik jo në përputhje me ligjin

material penal të veprimeve kriminale në kuadër të trafikimit të femrave për

prostitucion apo shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, sepse duke

hulumtuar në praktikën gjyqësore shqiptare kemi hasur raste që në bazë të rrethanave

e fakteve të një ngjarjeje konkrete dhe provave të administruara e të shqyrtuara gjatë

procesit të gjykimit në të tre shkallët e gjyqësorit, e sidomos në Kolegjin Penal të

Gjykatës së Lartë, të kemi përfundimisht një kualifikim ligjor jo të saktë të ngjarjes

objekt gjykimi sipas mendimit tonë. Gjithashtu në disa raste konstatojmë ngritjen e

një akuze të saktë nga ana e organit të akuzës në raport me ngjarjen objekt gjykimi,

por që procesi gjyqësor përfundon me një akuze tjetër jo në përputhje me ligjin penal

material.

Së dyti, duke u bazuar në studimin e rasteve të praktikës gjyqësore konstatojmë se në

bazë të rrethanave e fakteve të një ngjarjeje konkrete dhe provave të administruara e

të shqyrtuara gjatë procesit të gjykimit në të tre shkallët e gjyqësorit është favorizuar

në mënyrë të padrejtë pozita e të pandehurit për shkak të një cilësimi juridik jo të

saktë të veprës penale, e për pasoje dhënies së një mase dënimi shumë më të lehtë se

sa ajo që duhej të jepej realisht në qoftë se do të ishte bërë kualifikimi ligjor në

përputhje me ligin material penal. Jo vetëm kaq, por ne mendojmë se pozita e të

pandehurit është favorizuar edhe për shkak të rrjedhës kronologjike të ndryshimeve jo

të plota që kanë ndodhur në Kodin Penal Shqiptar. Sigurisht deri para vitit 2001, vit

në të cilin parashikohet për herë të parë trafikimi si vepër penale, të gjitha ngjarjet

kriminale edhe pse kishin në përmbajtje të tyre elemente të figurës së veprës penale të

trafikimit të femrave për prostitucion nuk mund të kualifikoheshin si të tilla nga

gjykata për mungesë të kuadrit ligjor dhe patjetër që kjo e fundit do t’iu referohej

dispozitave të ngjashme të Kodit Penal, si dhe do t’u përshtatej ndryshimeve që

ndodhen nga viti 1995 deri në vitin 2001 në këtë Kod.

Së treti: sepse në shumë raste kur vepra penale ishte kryer me të njëjtin veprim dhe

nga i njëjti person zbatohej në mënyrë fiktive instituti i konkurrimit të veprave penale

midis trafikimit të femrave për prostitucion dhe shfrytëzimit të prostitucionit në

rrethana rënduese115.

114 Olsian Çela. “Trafikimi i qëniëve njerëzore. Problemet e vërejtura në fazën e hetimit. Nevoja për

ndryshime në kuadrin ligjor”. Shkolla e Magjistratures. Tiranë 2013. “Ende sot nuk është bërë e

mundur të hiqet një vijë ndarëse e qartë mes këtyre dispozitave, pasi besojmë se për këdo specialist të

fushës është e qartë se neni 114/b i përmban të gjithë elementët e anës objektive të nenit 114/a. Kjo

sipas mendimit tonë ka krijuar konfuzion dhe ka çuar në interpretime të sforcuara nga prokuroritë dhe

gjykatat” 115 Vendimi nr. 51, datë 20.12.2006, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

89

Në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal të sipërcituara dhe se si janë aplikuar ato rast

pas rasti nga gjykatat, i jemi referuar praktikës gjyqësore nder vite.

Studimin dhe evidentimin e problemeve të praktikave gjyqësore, në sinkron edhe me

ecurinë e ndryshimeve të Kodit Penal do ta ndajmë në disa periudha kohore dhe

konkretisht:

1.1 Problematika e analizës së veprave penale të trafikimit të njerëzve të

ndodhura nga viti 1992 e në vazhdim

Në këtë çështje kemi marrë në shqyrtim praktikën gjyqësore të disa gjykatave në

shkallë vendi duke filluar nga viti 1998, që kanë pasur si objekt gjykimin e personave

të akuzuar për vepra penale që lidhjet me trafikimin e personave. Nga shqyrtimi dhe

analiza e këtyre rasteve në të tre shkallët e gjykimit konstatojmë se gjykata të

ndryshme të vendit për raste analoge kanë vepruar dhe vendosur në mënyra të

ndryshme.

Studim Rasti 1: Gjykata e Rrethit Berat ka vendosur, deklarimin fajtor të të

pandehurit “A. L”. për veprën penale të favorizimit të prostitucionit të parashikuar

nga neni 114/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim116.

Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur, ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit

Kuçovë (Berat) dhe duke e gjykuar çështjen në fakt117, duke e deklaruar fajtor të të

pandehurit A. L. për veprën penale të favorizimit të prostitucionit të parashikuar nga

neni 114/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.

Por, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë gjatë shqyrtimit të kësaj çështje ka vendosur se

vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është i drejtë dhe i bazuar në ligj, për rrjedhojë ai

duhet të lihet në fuqi, duke theksuar se është provuar gjatë gjykimit se i pandehuri

“A. L”. ka kryer veprën penale të favorizimit të prostitucionit. Ai duke pasur më parë

marrëdhënie me të dëmtuarën “N. Gj”, pasi ka biseduar më të kanë rënë në një

mendim për të bashkëjetuar në Itali, janë larguar nga Kuçova më 06.04.1995. Pas 15

ditësh qëndrimi në një hotel në Itali, i pandehuri i ka kërkuar “N. GJ”-së që ajo të

prostituonte, por ajo me gjithë presionet e bëra prej tij nuk ka pranuar të ushtrojë

këtë veprimtari. E dëmtuara është rrahur në mënyrë c”njerëzore nga i pandehuri,

është shtruar në një spital në Itali , e pas kurimit me ndihmën e policisë Italiane është

kthyer në vendin tonë ku është pritur nga punonjës të policisë Shqiptare, në të cilën

ka bërë kallëzim. Policia Italiane e ka shoqëruar të dëmtuarën me dokumente të cilat

vërtetojnë keqtrajtimin që i ka bërë asaj i pandehuri “A. L”. Gjykata me të drejtë ka

arritur në përfundimin se i pandehuri A. ka kryer veprën penale të favorizimit të

prostitucionit. Pretendimi i ngritur në rekurs se vepra është në fazën e tentativës

“Kjo për faktin se vepra e trafikimit të femrave për prostitucion e parashikuar nga neni 114/b/2 i Kodit

Penal nuk konkuron me veprën e shfrytëzimit të femrave për prostitucion në rrethana rënduese kur kjo

vepër kryhet me të njëjtin veprim kriminal dhe nga i njëjti person, pasi vepra penale e trafikimit të

femrave si vepër më e rëndë e thith në këtë rast veprën penale të shfrytëzimit të femrave për

prostitucion si vepër më e lehtë.” 116 Vendimin nr. 57, datë 15.07.1998, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. 117 Vendimin nr. 26, datë 16.03.1999, i Gjykatës së Apelit Vlorë

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

90

është i gabuar e në kundërshtim me kërkesat e nenit 114/1 të Kodit Penal i gjykuari

“A.L”. ka konsumuar të plotë elementët e veprës penale të lartpërmendur. Ai ka

kryer të gjitha veprimet që i përkasin anës ekzekutive të kësaj vepre.

Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441 gërma “a” të

K.Pr.Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 26 datë 16.03.1999 të Gjykatës

së Apelit Vlorë118.

Në qoftë se gjatë kohës kur është kryer kjo vepër penale (përafërsisht kjo vepër është

kryer në periudhën kohore 1997-1998), vepra penale e trafikimit do të ishte

parashikuar si e tillë nga legjislacioni material penal, atëherë mendojmë se rastit të

mësipërm do t’i ishte bërë kualifikimi ligjor: “Trafikimi i femrave për ushtrim

prostitucioni”, sepse duke i përmbajtur analizës së elementëve të figurës së veprës

penale konstatojmë se nga ana objektive ajo është realizuar me veprime aktive, duke

përshkruar të gjitha fazatë e trafikimit si rekrutimi, transportimi dhe transferimi

janë realizuar nëpërmjet mashtrimit dhe me pas për të arritur qëllimin kriminal

të shfrytëzimit, është përdorur dhuna psikike, por sidomos ajo fizike.

Studim Rasti 2: Gjykata e Rrethit Fier ka vendosur: Të vleftësojë si të ligjshëm arrestin në flagrancë

ndaj shtetasit F. Ll.119. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin nr.249/6

të K.Pr.Penale ka vendosur: Vendimi nr.123, datë 19.05.1999 i Gjykatës së Rrethit

Fier është i drejtë i bazuar në ligj e prova dhe si i tillë duhet të miratohet120.

Për aq sa është e mundur në këtë rast, domethënë nga pikëpamja e rrethanave dhe

fakteve që servirin vendimet e sipërcituar, mendojmë se në qoftë se në kohën e

kryerjes së veprës penale të sipërpërmendur, vepra penale e trafikimit do të ishte

parashikuar si e tillë nga legjislacioni material penal, atëherë autori i saj vepre penale

do të ishte akuzuar për “Trafikim i femrave për prostitucion”, por edhe në raport me

masën e dënimit do të ishte dënuar me më shumë vite duke marrë parasysh

rrezikshmërinë shoqërore që paraqet kjo vepër penale.

Edhe në këtë rast duke u bazuar në analizën e elementëve të figurës së veprës penale

konstatojmë se ajo nga ana objektive është realizuar me veprime aktive nga i gjykuari

“F.Ll”. Fazat e trafikimit, si rekrutimi, transportimi dhe transferimi janë realizuar

nëpërmjet rrëmbimit me forcë (sipas deklarimeve që kanë bërë të dëmtuarat, kundër

dëshirës së tyre) dhe më pas do të shfrytëzoheshin për ushtrim prostitucioni në

Shqipëri apo në vend tjetër, e për pasojë i gjykuari ka cenuar marrëdhëniet juridike të

vendosura për të mbrojtur lirinë e personit, paprekshmërinë e moralit, dinjitetit

personal të femrës, si dhe të shëndetit e jetës së saj.

118 Vendimi nr. 309 me nr. 176 i regjistrit themeltar, datë 16.06.1999, i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë. 119 Vendimi nr. 123, datë 19.05.1999, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 120 Vendimi nr. 269 me nr. 87 i regjistrit themeltar, datë 07.07.1999, i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë.

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

91

Studim Rasti 3: Në vitin 1998 i gjykuari “F.G”, ka kryer veprime të kundërligjshme

për të cilat është akuzuar se ka kryer veprën penale te shfrytëzimit të prostitucionit, në

bashkëpunim, mbetur në tentative, parashikuar nga nenet 114/a në lidhje me nenet 25

e 22 të Kodit Penal. Gjykata e Rrethit gjyqësor Tiranë (Kolegji Penal Ushtarak) ka

vendosur: Deklarimi fajtor i të pandehurit “F.G”, për krimin e shfrytëzimit të

prostitucionit, në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe në bazë të nenit 114/a, pika 1,

në lidhje, me nenet 25 e 22 të K.Penal121. Ndërsa Gjykata Ushtarake e Apelit vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të mësipërm122.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur: Vendimet nr. 209, datë 05.11.2001, të

Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë (Kolegji Penal Ushtarak) dhe nr. 2, datë 09.01.2002,

të Gjykatës Ushtarake të Apelit, janë të drejta, të bazuara ne ligj e ne prova dhe prandaj,

duhet të lihen në fuqi123.

Duke studiuar vendimet e mësipërme konstatojmë se krimi është kryer me veprime

aktive. Faza e rekrutimi në këtë rast është arritur nëpërmjet mashtrimit pavarësisht se

qëllimi kriminal i shfrytëzimit të të miturës nuk është realizuar. Faza e parë e veprës

penale të trafikimit, rekrutimi, është arritur të kryhet nëpërmjet formës së mashtrimit,

sepse të gjykuarit në ndërgjegjen e tyre kanë qenë të vetëdijshëm se po mashtronin një

fëmijë me qëllim për ta transferuar në Greqi e për ta shfrytëzuar seksualisht.

Gjithashtu duhet të theksojmë se nuk përjashtohet mundësia e shitjes së të miturës, në

rast se nuk do të ishin zbuluar, kapur e arrestuar nga organet përkatëse, e për pasojë

vepra penale ka mbetur në fazën e tentativës për shkaqe të pavarura nga vullneti

kriminal i të gjykuarit. Në shumë raste trafikimi i fëmijëve është realizuar nëpërmjet

formës së shitjes, e për pasojë janë cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura për të

siguruar paprekshmërinë e moralit, dinjitetit, shëndetit dhe jetës së fëmijëve, sigurisht

të mbrojtura nga legjislacioni penal.

Në lidhje me rastin e parashikuar në këto vendime mund të themi se në qoftë se në

kohën kur është kryer kjo veprimtari kriminale, vepra penale e trafikimit do të ishte

parashikuar si e tillë nga ligji penal i asaj kohe, mendojmë se të gjykuarit do të

akuzoheshin e dënoheshin për “Trafikim i të miturve” mbetur në tentativë, sepse në

bazë të rrethanave dhe fakteve të cituara në vendimet e sipërcituara konstatojmë se të

gjykuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rekrutuar të dëmtuarën e mitur (12

vjeçare), sigurisht nëpërmjet mashtrimit (ky konkluzion del nga interpretimi logjik i

rrethanave dhe fakteve të ngjarjes së mësipërme) për ta transferuar në shtetin grek e më

pas me qëllim për ta shfrytëzuar për ushtrim prostitucioni, por janë diktuar nga policia

dhe më pas janë arrestuar. Deri në momentin e arrestimit të të gjykuarve ndaj të

dëmtuarës nuk është ushtruar dhunë psikike apo fizike, por ajo që vlen për tu theksuar në

këtë rast është fakti që rezulton nëpërmjet vendimeve të gjykatave, që nuk është

konstatuar kundërshtimi i të miturës, por që në bazë të legjislacionit penal shqiptar dhe

atij ndërkombëtar, rezulton se dhënia e pëlqimit nga një fëmijë i mitur në një

veprimtari kriminale e sidomos në rastin e trafikimit të fëmijëve nuk përbën pengesë

121 Vendimin nr. 209 datë 05.11.2001 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë (Kolegji Penal Ushtarak). 122 Vendimi nr. 2, datë 09.01.2002, i Gjykatës Ushtarake të Apelit. 123 Vendimi nr. 461 me nr. 265 i regjistrit themeltar, datë 23.07.2002, i Kolegji Penal të Gjykatës së

Lartë

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

92

ligjore për ushtrimin e ndjekjes penale, gjykimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtyre

veprave penale124.

Studim Rasti 4: Rasti më tipik i vakuumit ligjor gjatë periudhës kohore të sipërcituar në lidhje me

veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore është vendimi nr. 202 me nr.44 i

regjistrit themeltar, datë 28.3.2002, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili vendosi

Shfuqizimin e vendimit Nr.10, datë 2.3.2002, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Krujë125.

Duke studiuar rastin konkret konstatojmë se lidhur me ngjarjen kriminale që ka

ndodhur në periudhën kohore 1992-1996, jo vetëm përfaqësuesi i organit të akuzës ka

gabuar në ngritjen e akuzës kundër të pandehurit, por edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor

Krujë me vendimin e saj ka gabuar duke vleftësuar të ligjshëm ndalimin e të

pandehurit “A. Ll). dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”126 për këtë të

fundit, vetëm duke u bazuar në formulimin e akuzës së ngritur nga prokurori, e për

pasojë vendimmarrja e kësaj gjykate vinte në kundërshtim me neni 29 të Kushtetutës

së Republikës së Shqipërisë të miratuara në vitin 1998 dhe nenit 2 të Kodit Penal të

miratuar në vitin 1995, ku parashikohet se: “Askush nuk mund të dënohet penalisht

për një vepër që më parë nuk është e parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose

kundërvajtje penale”. Në vijim vërejmë se nga viti 1992 e deri në vitin 1996, periudhë

kohore në të cilën ka ndodhur trafikimi i kësaj femre për shfrytëzim prostitucioni, nuk

ishte e parashikuar si vepër penale nga ligji penal i asaj kohe, e aq më pak që në vitin

2002 që është bërë kallëzimi, vepra penale e “Ushtrimit të kurvërisë” sipas ligjit të

kohës kur është kryer vepra penale dhe për të cilën mund të akuzohej i pandehuri,

ishte parashkruar.

Pavarësisht sa më sipër, në qoftë se gjatë kohës që është kryer kjo vepër penale,

trafikimi human do të ishte parashikuar si vepër penale, atëherë i gjykuari “A.Ll”, do

të ishte deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të trafikimit të femrave për

prostitucion.

Këtë mendim e mbështesim në analizën e elementëve të figurës së veprës penale, e

sidomos në anën objektive të saj, ku konstatojmë se rekrutimi i të dëmtuarës është

bërë nëpërmjet premtimit për martesë. Është realizuar transportimi i saj në qytetin e

Durrësit, gjithmonë duke besuar e dëmtuara se do të martohej me të pandehurin.

Fshehja nuk është e realizuar në formën e saj klasike (izolimi i të dëmtuarës nga

ambienti i jashtëm apo moslejimi i komunikimit të saj me persona të afërm të familjes

apo të tjerë) sepse e dëmtuara ka qenë përgjatë gjithë kohës e shoqëruar nga i

pandehuri dhe për më tepër nën ndikimin psikologjik të “martesës” së saj me të

pandehurin. Edhe Pritja e personit si pjesë e anës objektive është realizuar sepse

124 Ligji nr. 8920, datë 11.7.2002 “Për Ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër

Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” dhe dy Protokollet shtesë të saj”. I. Dispozita të përgjithshme,

neni 3, Përkufizime: c) rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e një fëmije për qëllime

shfrytëzimi, do të konsiderohet “trafik personash” edhe nëse në të nuk do të përfshihen mjetet e

parashikuara në nënparagrafin (a) të këtij neni., (d) “fëmijë” nënkupton çdo person nën 18 vjeç.” 125 Vendimi nr. 202 me nr.44 i regjistrit themeltar, datë 28.3.2002, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 126 Vendimi nr.10, datë 2.3.2002, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

93

shtetasi “A” nga rrethi i Fierit është ai që pret të dëmtuarën nga i pandehuri “A.Ll”

me qëllim trafikimin e saj për shfrytëzim prostitucioni.

Fazat e trafikimit, rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e të

dëmtuarës së mitur, është realizuar në formën e shitjes të të dëmtuarës nga i pandehuri

“A.Ll” dhe nëpërmjet formës së dhënies së pagesës nga bashkëpunëtori tjetër i

paidentifikuar shtetasi “A”, për të marrë pëlqimin e të pandehurit që kontrollonte të

dëmtuarën, si pasojë e këtyre veprimeve është cenuar liria, morali, dinjiteti personal

dhe shëndeti i të dëmtuarës.

Përfundimisht, lidhur me këtë rast është konstatojmë vakuumin ligjor, pra,

mosparashikimi i trafikimit të femrave si krim, e për pasojë mospasjen e mundësisë

ligjore për të ushtruar ndjekjen penale, gjykimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj

vepre penale.

Studim Rasti 5: Ashtu si në rastet e përmendura më sipër edhe në lidhje me ngjarjen kriminale objekt

gjykimi të parashikuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka

vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit, “A.P”, për veprën penale të

“Shfrytëzimit për prostitucion në rrethana rënduese në bashkëpunim e në bazë të nenit

114/a, pika 1.4 e 25 të K.Penal, dënimin e tij me 8 vjet burgim127.

Në këtë rast konstatojmë se ndodhemi para vakuumit ligjor, sepse trafikimi i të

dëmtuarës për shfrytëzim prostitucioni ka filluar në vitin 1999, vit në të cilin trafikimi

i femrave për prostitucion nuk parashikohej si vepër penale. Pavarësisht se në

rrethanat e ngjarjes nuk jepet viti se kur ka përfunduar kjo vepër penale (jepet vetëm

kallëzimi i bërë nga e dëmtuara, më datë 25.03.2004), por edhe sikur kjo vepër penale

të ketë vazhduar pas vitit 2001, përsëri nga ana e gjykatave do te zbatohej ligji penal i

vitit 1999, i cili ishte dhe ligji penal favorizues për të gjykuarin.

Megjithatë, në lidhje me këtë rast, mendojmë se jemi para kryerjes së veprës penale të

trafikimit të femrave për prostitucion, sepse i gjykuari A. P. për ta rekrutuar,

transportuar dhe transferuar në Itali të dëmtuarën me qëllim shfrytëzimi për ushtrim

prostitucioni, e ka mashtruar këtë të fundit duke i premtuar se do të martohej me të.

Pas përpjekjes së parë dhe të dytë të dështuar për të ikur në Itali, në përpjekjen e tretë

i gjykuari A.P. është ndihmuar nga i akuzuari tjetër “Gj.Gj”, ku përfundimisht e

dëmtuara M.P. sëbashku me të gjykuarin A.P. kanë mbërritur në Itali. Në Itali i

gjykuari “A.P”, duke ushtruar sistematikisht dhunë psikike dhe fizike ndaj të

dëmtuarës M.P, e ka detyruar këtë të fundit të ushtroj prostitucion kundër dëshirës dhe

vullnetit të saj. Jo vetëm kaq por i gjykuari A.P. e ka mbajtur gjithmonë nën kontroll

të vazhdueshëm të dëmtuarën në lidhje me çdo veprim apo lëvizje të saj. Pra,

konstatojmë se i gjykuari A.P. ka konsumuar në mënyrë të plotë elementët e figurës së

veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion.

Në lidhje me këtë çështje, Gjykata e Apelit Shkodër ka ndryshuar vendimin e

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, duke ndryshuar cilësimin juridik për të

127 Vendimi nr.114, datë 24.06.2008, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

94

pandehurin “A.P”, nga “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese në

bashkëpunim”, në “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”, të parashikuar

nga neni 114/a pika 1 dhe 4 i Kodit Penal128, duke hequr rrethanën cilësuese

“Bashkëpunim” të parashikuar në dispozitën përkatëse, sepse nuk është provuar

marrëveshja midis të gjykuarve për shfrytëzimin e të dëmtuarës për prostitucion nga

njëra anë, por gjithashtu nuk është provuar se i pandehuri tjetër “Gj.Gj”, të ketë pasur

dijeni se i gjykuari “A.P”, e kishte rekrutuar të dëmtuarën me qellim shfrytëzimin e

saj në shtetin Italian nga ana tjetër.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së

Apelit Shkodër dhe dërgimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup

gjykues, duke vlerësuar se gjykata e apelit ka gabuar në ndryshimin e cilësimit ligjor

të veprës penale të kryer nga i gjykuari A. P., duke hequr bashkëpunimin si rrethanë e

cilësuar 129.

Sa më sipër konstatojmë se problemi juridik midis Gjykatës së Apelit Shkodër dhe

Kolegjit Penal, qëndron lidhur me institutin bashkëpunimit si institut i së drejtës

penale, për arsye se ky kolegj në lidhje me të qenurit apo jo bashkëpunëtor i gjykuari

tjetër “Gj.Gj”, i kujton Gjykatës së Apelit, Vendimin Unifikues nr. 4, datë 15.04.2011

të Kolegjeve të Bashkuara te Gjykatës së Lartë130, por në këtë rast mendojmë se

kolegji penal nuk ka vepruar drejtë sepse ky vendim unifikues nuk mund të ketë fuqi

prapavepruese per faktin se vendimi nr. 55 i gjykatës së apelit është marrë më datën

25.02.2009.

Megjithatë, ajo që vlen për të theksuar, është fakti se po i njëjti kolegj në lidhje me

situata të ngjashme të parashikuara në vendime të ndryshme, shprehet dhe gjykon

ndryshe në lidhje me cilësinë e bashkëpunëtorit (si rrethanë rënduese apo cilësuese).

Kur në disa ngjarje objekt gjykimi i tre shkallëve të gjyqësorit nuk provohet

marrëveshja midis të akuzuarve (siç është rasti i mësipërm), kolegji penal gjykon dhe

vendos se vepra penale është kryer në bashkëpunim, ndërsa në ngjarje të tjera

kriminale ku provohet në mënyrë bindëse nga gjykata e shkallës së parë dhe apelit se

vepra penale është kryer në bashkëpunim, ky kolegj penal gjykon dhe vendos se

gjykatat më të ulëta kanë vepruar gabim, jo në përputhje me ligjin material penal dhe

për këtë arsye vendimet e tyre duhen prishur131, për pasojë në lidhje me të njëjtin

128 Vendimi nr.55, datë 25.02.2009, i Gjykatës së Apelit Shkodër. 129 Vendimi nr.51 (Nr.00-2012-325) me nr.52802-00574-00-2009 i regjistrit themeltar, datë

22.02.2012, i Kolegjit Penal te Gjykatës së Lartë. 130 Vendimi Unifikues nr. 4, datë 15.04.2011, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.“Kur nga

pikëpamja e anës objektive provohet se vepra penale është kryer nga dy ose më shumë persona, vepra

do të konsiderohet e kryer në bashkëpunim. Kjo si për rastet kur nuk identifikohen bashkëpunëtorët,

ashtu edhe për rastet kur bashkëpunëtori nuk ka përgjegjësi penale për shkak të paaftësisë apo moshës

për përgjegjësi penale. Cilësitë e veçanta që shtojnë, pakësojnë apo përjashtojnë dënimin merren

parasysh vetëm për bashkëpunëtorin tek i cili ato ekzistojnë....”. 131 Vendimi nr. 714 (Nr.00-2010-1079) me nr.52907-00506-00-2008 i regjistrit themeltar, datë

30.06.2010, i Kolegjit Penal te Gjykatës së Lartë.

« Në analizën tërësore të çështjes, Kolegji çmon se ky konkluzion nuk qëndron pasi për t’a quajtur

veprën të kryer në bashkëpunim është e domosdoshme që të individualizohen bashkëpunëtorët,

marreveshja midis tyre e roli i seicilit në kryerjen e veprës gjë që nuk rezulton gjatë procedimit penal e

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

95

institut të së drejtës penale ka mbajtur qëndrime të ndryshme deri në daljen e vendimit

unifikues të sipërcituar132.

Për t’u përmendur vlen edhe fakti se në një numër të konsiderueshëm vendimesh të

gjykatave të ndryshme të vendit në lidhje me ngjarjet kriminale të trafikimit të

qenieve njerëzore, konstatojmë se këto vendime përmbajnë vetëm akuzën,

dispozitivin e vendimit të gjykatës së shkallës së pare133, apelit134 dhe vetëm

dispozitivin e vendimit të këtij kolegji në raport me lënien apo jo në fuqi të

vendimeve të gjykatave më të ulëta, por pa parashtruar fare në lidhje me rrethanat dhe

aktet e ngjarjes objekt gjykimi135, gjë që e bënë të pamundur per të analizuar në lidhje

me vendimmarrjen e tre shkallëve të gjyqësorit.

Në përfundim të kësaj analize konkludojmë se, përveç problemeve të ndryshme

juridiko-penale të dala gjatë shqyrtimit dhe gjykimit të këtij lloji krimi në lidhje me

institute të ndryshme të së drejtës penale, të cilat kanë favorizuar apo rënduar pozitën

e të pandehurit në mënyrë të padrejtë, problemi kryesor ka qenë mosparashikimi i

trafikimit të qenieve njerëzore si vepër penale, pra mungesa e instrumentit ligjor për

të parandaluar dhe luftuar rastet e trafikimit të qenieve njerëzore.

1.2 Analiza e veprave penale të trafikimit të personave para vitit 2001, në

vazhdim edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 8733, date 24.1.2001

Në pjesën e dytë, ashtu siç e kemi përmendur edhe më sipër, kemi studiuar dhe

analizuar raste të veprave penale të trafikimit të personave, të cilat janë kryer para

vitit 2001, vit në të cilin u parashikua për herë të parë trafikimi human si vepër penale,

por që kishin vazhduar e përfunduar pas këtij momenti juridik. Në këtë pjesë, përveç

konstatimit të problemeve juridike në lidhje me kualifikimet ligjore jo në përputhje

me ligjin material penal të bëra nga gjykatat në shkallë vendi, do të analizojmë edhe

problemet juridike që kanë lindur gjatë praktikës hetimore të organit të akuzës në

lidhje me cilësime juridike jo në përputhje me ligjin material penal.

arsyetimit të vendimeve të gjykatave e për këtë arsye në këtë pjesë vendimi i gjykatës duhet të

ndryshohet. » 132 Vendimi nr. 403 (nr.00-2010-728) me nr.52804-00846-00-2008 i regjistrit themeltar, datë

28.04.2010, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë

“Nga ana tjetër, kjo e fundit (Gjykata e Apelit për Krime të Rënda) ka konkluduar se vepra penale e

trafikimit të femrave për prostitucion është kryer në bashkëpunim, ndërkohë që mbi po të njëjtat prova,

nga gjykata e shkallës së parë është konkluduar se nuk është provuar bashkëpunimi. Gjithashtu duhet

theksuar se edhe vetë arsyetimi i gjykatës së apelit në këtë pikë është kontradiktor, pasi nga njëra anë

pranon “personazhet ... megjithëse akoma të paidentifikuar plotësisht”, nga ana tjetër pranon veprën

si të kryer në bashkëpunim. Vërtetë e dëmtuara në deklarimet e saj ka permendur disa emra personash

për të cilët prokuroria ka veçuar proçedimin penal, por nuk dihet me saktësi pozita juridike e tyre nëse

janë subjekte të veprës penale, ndërkohë që “... rrethana e bashkëpunimit në kryerjen e një vepre

penale ... duhet t’i nënshtrohet proçesit të të provuarit ...” (praktika gjyqësore e Kolegjit Penal të

Gjykatës së Lartë, vendimin nr.734, datë 21.11.2007). Në të tilla rrethana për këtë pjesë të cilësimit

juridik të veprës (mungesës së bashkëpunimit), vlerësojmë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë

për Krime të Rënda, është më i argumentuar ligjërisht dhe i mbështetur në aktet e administruara në

gjykim”. 133 Vendimi nr. 64 date 27.05.1999, i Gjykatës së Rrethit Elbasan. 134 Vendimi nr. 150 date 15,07,1999, i Gjykatës së Apelit Elbasan. 135 Vendimi nr. 411 me nr. 321 i regjistrit themeltar, date 21.12.1999, i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

96

Gjithashtu, duhet të shtojmë por edhe për mos të rënë në përsëritje në vazhdim,

pavarësisht se në disa raste të praktikës gjyqësore do të konstatojmë se Kolegji Penal i

Gjykatës së Lartë ka vendosur të prish vendimet e gjykatave më të ulëta të gjyqësorit

për arsye të shkeljeve të ligjit procedural penal, ne do t’i studiojmë dhe analizojmë

vetëm në raport me zbatimin e drejtë të ligjit material penal, pra në raport me akuzën

e ngritur nga organi i akuzës dhe deklarimin fajtor në bazë të kualifikimit ligjor të

bërë nga gjykatat.

Studim Rasti 1: Prokuroria e ka akuzuar të pandehurin për veprën penale të trafikimit të femrave për

prostitucion, të parashikuar nga neni 114/b (i vitit 2001) të Kodit Penal. Gjykata e

Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur caktimin e masës së sigurimit arrest në burg ndaj

shtetasit « A.S »136, ndërsa Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur miratimin e

vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier137.

Në rastin e parashikuar në vendimet e mësipërme, konstatojmë se pavarësisht se

veprimi i kundërligjshëm i trafikimit të femrave nuk parashikohej si vepër penale në

vitin 1995 (vit në të cilin ka filluar kjo veprimtari kriminale), por ky veprim i

kundërligjshëm ka vazhduar deri në datën 08.12.2001, datë në të cilën është bërë

kallëzim nga e dëmtuara në organet përkatëse, e ndërkohë veprimtaria kriminale e

trafikimit të femrave u parashikua për herë të parë si vepër penale me ligjin

nr.8733, datë 24.1.2001.

Edhe në këtë rast mund të kishim vakum ligjor në rast se kallëzimi nga ana e të

dëmtuarës do të ishte bërë para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, por pavarësisht

këtij fakti, mendojmë se në ngritjen e akuzës ndaj të pandehurit është gabuar për arsye

se është bërë cilësimi juridik i veprës penale jo në përputhje me ligjin penal material,

e për pasojë ka pas sjell cenimin e parimit të mosrëndimit të pozitës së të pandehurit.

Duke iu referuar rrethanave dhe fakteve të parashtruara në këtë vendim vërejmë se ka

patur marrëveshje midis të pandehurit dhe të dëmtuarës dhe dëshirë (momenti volitiv)

të plotë nga ana e kësaj të fundit për të ushtruar prostitucion në Itali. Në asnjë moment

nuk konstatojmë që i pandehuri ta ketë mashtruar (premtim për martesë, për një jetë

më të mirë apo çdo lloj premtimi tjetër) të dëmtuarën me qëllim shfrytëzimin e saj. Në

këtë rast në raport me rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen apo pritjen e

personit si faza të realizimit të anës objektive të veprës penale të trafikimit nuk

konstatojmë asnjë nga format e realizimit të tyre, siç janë: kërcenimi, përdorimi i

forcës, rrëmbimi, mashtrimi apo forma të tjera të shtrëngimit. Jo vetëm kaq, por dhe

vetë e dëmtuara ka deklaruar se ka ushtruar prostitucionin me dëshirën e saj, pa u

detyruar nga i pandehuri A. S. Një fakt të tillë e pranon në mënyrë të qartë edhe

Kolegji Penal gjatë shqyrtimit dhe gjykimit të çështjes në lidhje me miratimin e masës

së sigurimit të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

136 Vendimi nr.63, datë 11.03.2002, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 137 Vendimi nr. 234 me nr.54 i regjistërit themeltar, datë 04.04.2002, i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë.

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

97

Rrjedhimisht në lidhje me këtë rast konstatojmë se i pandehuri ka ndikuar me

këshillat dhe sugjerimet e tij duke e shtyrë të dëmtuarën të ushtroj prostitucion, e për

pasojë mendojmë se caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj të pandehurit

A.S., duhej të vendosej duke u bazuar në nenin 114 “Favorizim i prostitucionit” dhe

jo në bazë të nenit 114/b “Trafikimi i femrave për prostitucion”.

Gjithsesi, mendimi im është se edhe sikur të ishim në kushtet e nenit 114/b të Kodit

Penal të miratuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, por duke iu referuar nenit 3

“Veprimi në kohë i ligjit penal” të Kodit Penal, duhej të aplikohej ligji më i

favorshëm për të pandehurin138, sepse në këtë rast jemi para veprës penale vazhduese,

e cila ka filluar 1995 dhe ka përfunduar në vitin 2001.

Neni 114/b i kodit penal i miratuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001 në paragrafin e

parë të tij parashikon sanksionin penal me masë dënimi shtatë deri në pesëmbëdhjetë

vjet burgim, ndërsa neni 114 “Favorizim prostitucioni” i ligji nr. 7895, datë 27.1.1995

“Kodi penal i Republikës së Shqipërisë”, dispozitë penale e cila ishte në fuqi në fillim

të kryerjes së kësaj vepre penale, parashikon sanksion penal, dënimin me gjobë ose

me burgim deri në pesë vjet, e për pasojë duke qenë se kjo e fundit është më

favorizuese për të pandehurin, akuza ndaj tij duhej ngritur në bazë të kësaj dispozite.

Studim Rasti 2: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mirditë ka ngritur akuzën e “Shfrytëzimit të

prostitucionit në rrethana të cilësuara”, parashikuar nga neni 114/a, pika 1 e 6 i Kodit

Penal për katër të pandehurit, Z.L., L.K., E.Gj. dhe I.Gj, ndërsa Gjykata e Rrethit

Gjyqësor Mirditë ka ndryshuar cilësimin juridik të veprave penale të kryera nga këta

të pandehur duke vendosur të deklaroj fajtor për veprën penale “Heqje e paligjshme e

lirisë”, të gjykuarit Z.L. dhe L.K. duke i dënuar me nga 2 vjet e 6 muaj burgim,

ndërkohë të gjykuarit e tjerë E.Gj. dhe I.Gj., i ka deklaruar fajtor për veprën penale

“Moskallëzim i krimit” duke i dënuar me nga 1 vit e 4 muaj burgim dhe 1 vit e 8 muaj

burgim përkatësisht139.

Lidhur me rastin e mësipërm, Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur lënien në fuqi të

vendimit të gjykatës së rrethit për të pandehurit E.Gj. dhe I. Gj. dhe ndryshimin e

vendimit të mësipërm për të pandehurit Z. L. e L. K., duke i deklaruar fajtor për

veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese të mbetur në

tentative dhe në bazë të neneve 114/a, pika 1 e 6 dhe 22 te K.Penal, i dënon me nga 10

vjet burgim140.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të prish vendimin e gjykatës së apelit

Tiranë për shkelje të ligjit procedural penal, dhe kthimin e çështjes për rigjykim po në

atë gjykatë me tjetër trup gjykues141.

138 Paragrafi i tretë, i nenit 3 “Veprimi në kohë i ligjit penal” të Kodit Penal: Kur ligji i kohës kur është

kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më

të favorshme për personin që ka kryer veprën penale. 139 Vendimi nr.5, datë 15.1.2003, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mirditë. 140 Vendimi nr.171, datë 28.3.2003, i Gjykatës së Apelit Tiranë. 141 Vendimi nr.535 me nr.462 i regjistri themeltar, datë 15.10.2003, i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë.

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

98

Vepra penale e parashikuar në vendimet e mësipërme ka filluar në vitin 2000, vit në të

cilin vepra penale e trafikimit të fëmijëve nuk ishte e parashikuar si e tillë nga ligji

penal i asaj kohe, por në bazë të rrethanave dhe fakteve të parashikuara në këto

vendime konstatojmë se kjo veprimtari e kundërligjshme ka përfunduar pas hyrjes në

fuqi të nenit 128/b “Trafikimi i fëmijëve” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, ku

trafikimi i të miturve u parashikua si vepër penale, rrjedhimisht jemi para rastit të

veprës penale vazhduese.

Duke përfituar nga fakti që e dëmtuara e mitur L. ishte nxënëse në vitin e parë

gjimnaz, pra rreth 15-16 vjeçe, udhëtonte çdo ditë për të shkuar në shkollë me fugonin

e të gjykuarit Z. L. dhe në një farë mënyre ishte krijuar një raport besimi i të

dëmtuarës ndaj këtij të gjykuari, por edhe për shkak të mentalitetit dhe traditës së

disfavorshme ku ishte rritur e dëmtuara, që vajzat në këtë zonë martohen në moshë të

vogël, i gjykuari e mashtron (përdorimi i gënjeshtrës për premtim martese nga i

gjykuari ndaj të dëmtuarës dhe shpërdorimi i besimit që kishtë krijuar e dëmtuara

ndaj të gjykuarit nga ky i fundit) të dëmtuarën e mitur duke i premtuar kësaj të fundit

se do të martoheshin. Nga mënyra se si është zhvilluar ngjarja dhe në bazë të

dëshmisë së dhënë nga e dëmtuara rezulton se i gjykuari Z. L. sipas një plani kriminal

të mëparshëm në bashkëpunim me të gjykuarin tjetër L. K., të dëmtuarën ja ka shitur

(shitja është formë tipike që përdoret në shumë raste për kryerjen e veprës penale të

trafikimit të fëmijëve) të gjykuarit L. K. me qëllim shfrytëzimin e të miturës për

ushtrim prostitucioni në Itali. I gjykuari Z. L. me dashje direkte, ka parashikuar dhe

dëshiruar ardhjen e pasojave kriminale, të dëmshme ndaj të dëmtuarës së mitur. I

vetëdijshëm në ndërgjegjen e tij i gjykuari Z. L. e ka realizuar fazën e rekrutimit

nëpërmjet premtimit për martesë e më pas e ka shitur të miturën tek i gjykuari tjetër

duke dëshiruar e ditur se e dëmtuara do të trafikohej (transferimi) në shtetin Italian me

qëllim shfrytëzimin e saj seksual.

E gjithë kjo veprimtari e kundraligjshme është realizuar në bashkëpunim midis të dy

të gjykuarve. Gjithashtu duhet përmendur fakti se pavarësisht se e dëmtuara u

transferua në Itali dhe Norvegji nga persona të tjerë, por ne mendojmë se i gjykuari Z.

L. dhe L. K. kanë konsumuar në mënyrë të plotë veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”.

Përveç problemit kryesor, që në kohën e fillimit të kryerjes së kësaj vepre penale,

trafikimi i fëmijëve nuk parashikohej si vepër penale (vakuumi ligjor), vepra penale

konkrete është vazhduese. Në raport me këto dy fakte, ne mendojmë se të gjykuarit

Z.L. dhe L.K., nuk janë akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale “Trafikimi i

fëmijëve” për arsye se gjykatat duke u bazuar në nenin 3 “Veprimi në kohë i ligjit

penal” të kodit penal, kanë aplikuar ligjin penal më të favorshëm duke mos e rënduar

kështu pozitën e të pandehurit.

Megjithatë, bazuar në analizën e mësipërme dhe në lidhje me ecurinë e hetimit,

shqyrtimit dhe gjykimit të çështjes në raport me ligjin material penal, konstatojmë se

cilësimi juridik i veprës penale i bërë nga organi i akuzës dhe deklarimi fajtor nga

gjykata e apelit, i të gjykuarve Z.L e L.K për veprën penale “Shfrytëzimi i

prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga neni 114/a, pika 1 dhe 6 e kodit

penal, nuk është objektiv për arsye se nga të dy këto organe, nuk është parashikuar

rrethana cilësuese “mashtrim”, parashikuar në pikën 4 të këtij neni në lidhje me të

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

99

gjykuarin Z.L. Të tre shkallët e gjyqësorit kanë pranuar në vendimet e tyre se i

gjykuari Z.L. ka mashtruar të dëmtuarën duke i premtuar martesë, ndërkohë e ka

shitur me qëllim trafikimin e saj për shfrytëzim prostitucioni. Rrethana cilësuese e

parashikuar në pikën 4 të nenit 114/a të kodit penal, duhej të parashikohej edhe për të

gjykuarin tjetër L.K., sepse ky i gjykuar e ka shtrënguar të dëmtuarën dhe ka ushtruar

dhunë ndaj saj, fakt i cili pranohet nga gjykatat në raport me rrethanat e çështjes të

parashikuara në vendimet e tyre.

Ndërsa lidhur me vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Mirditë, mendojmë se është

në kundërshtim të plotë më ligjin material penal. Të gjykuarit Z.L dhe L.K. kjo

gjykatë i ka deklaruar fajtor për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” në

bashkëpunim dhe në bazë të neneve 110/2 e 25 te K. Penal i dënon me nga 2 vjet e 6

muaj burgim, ndërkohë që Gjykata e Apelit i ka dënuar këta të gjykuar me nga 10 vjet

burgim secilin. Vepra penale e heqjes së paligjshme të lirisë në këtë rast ka shërbyer si

mjet për të realizuar veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana

rënduese, ku kjo e fundit është edhe vepra penale qëllim e të pandehurve të cituar më

sipër. Jo vetëm kaq, por bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mirditë,

konstatojmë se për shkak të kualifikimit ligjor të bërë jo në përputhje me ligjin

material penal nga kjo gjykatë, pozita e të pandehurit është favorizuar në mënyrë të

padrejtë.

Në fund të shqyrtimit të këtij rasti, konstatojmë se për të njëjtën vepër penale, janë

përdorur dy standarde, pra janë marrë marrë vendime të ndryshme nga

gjykatat.

Studim Rasti 3: I pandehuri A.Ç. është akuzuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në

rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a të kodit penal.

Gjykata e shkallës së parë Elbasan ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit A.

Ç. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese ndaj

shtetases S. Sh., kryer në formën e shfrytëzimit të prostitucionit jashtë territorit të

Shqipërisë, me mashtrim, me shtrëngim e dhunë, parashikuar nga neni 114/a,

paragrafi 4 e 5, i kodit penal142.

Gjykata e Apelit Durrës, mbi apelin e të pandehurit, ka vendosur lënien në fuqi të

vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Elbasan143. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë,

bazuar në nenin 441/a të K.Pr.Penale, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës

së Apelit Durrës144.

Duke studiuar rrethanat dhe faktet e provuara në ngjarjen objekt gjykimi, konstatojmë

se i gjykuari ka kryer në mënyrë të plotë veprën penale “Trafikimi i femrave për

prostitucion”, pavarësisht se për shkak të vakuumit ligjor në kohën kur ka filluar kjo

veprimtari kriminale, trafikimi i femrave nuk parashikohej si vepër penale, për pasojë

142 Vendimi nr.101, datë 24.04.2003, i Gjykatës së shkallës së parë Elbasan. 143 Vendimi nr.228, datë 21.07.2003, i Gjykatës së Apelit Durrës. 144 Vendim nr.36 me nr.667/26 i regjistrit themeltar, datë 14.01.2004, i Kolegjit Penal të Gjykatës ëe

Lartë.

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

100

i gjykuari nuk është dënuar për këtë vepër penale, por për veprën penale të

shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.

Vepra penale ka filluar në muajin Maj të vitit 2000, ku i gjykuari duke mashtruar

(forma e mashtrimit) të dëmtuarën se do të martohej me të, e rekruton, transporton

dhe e transferon në Itali, e më pas për të arritur qëllimin e tij kriminal ka ushtruar

dhunë psikike dhe fizike ndaj të dëmtuarës, duke e detyruar këtë të fundit të ushtroj

prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj.

Ajo çfarë është e rëndësishme në këtë rast, është fakti që kjo vepër penale ka filluar në

vitin 2000 dhe ka përfunduar në vitin 2002, ndërkohë që me ligjin nr.8733, datë

24.1.2001, u parashikua për herë të parë si vepër penale “Trafikimi i femrave për

prostitucion”, pra ne këtë rast kemi të bëjmë me vepër penale vazhduese, por sigurisht

nga ana e gjykatave është respektuar dhe zbatuar ligji që ka dispozitat më të

favorshme, e për pasojë duke mos rënduar pozitën e të pandehurit.

Themi që nuk është rënduar pozita e të pandehurit, sepse neni 114/b “Trafikimi i

femrave për prostitucion” ishte në fuqi në kohën kur përfundoi kjo vepër penale dhe i

gjykuari mund të akuzohej e gjykohej në bazë të paragrafit të dytë të këtij neni ku

parashikonte elementët e dhunës, fakt i provuar edhe në rastin konkret, e që

parashikonte gjithashtu masë dënimi me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet, nuk

u dënuar në bazë të këtij neni, por u deklarua dhe u dënua si fajtor në bazë të nenit

114/a “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”, i cili ishte në fuqi në kohën

kur filloi kjo vepër penale dhe parashikonte masë dënimi me burgim shtatë deri në

pesëmbëdhjetë vjet.

Ashtu siç e kemi përmendur dhe trajtuar edhe në rastet e mësipërme vakuumi ligjor ka

përbërë një problem të madh për praktikën gjyqësore deri në vitin 2001, vit në të cilin

u bënë ndryshime të rëndësishme në kodin penal.

Studim Rasti 4: Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit D.

D. për veprën penale shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar

nga neni 114/a, pika 1, 4, 5 dhe 6 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim

dhe deklarimin fajtor të të pandehurit L. D. për veprën penale shfrytëzimit të

prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a pika 1, 4, 5 dhe 6 të

Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 vjet burgim145.

Me pas Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.310, datë

14.05.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Durrës146.

Edhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë bazuar në nenin 441/a, ç të K.Pr.Penale ka

vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.197, datë 03.06.2005 të Gjykatës së Apelit

Durrës përsa i përket deklarimit fajtor, cilësimit ligjor të veprës e masës së dënimit

për të gjykuarin D. D. Prishjen e vendimit të mësipërm për të gjykuarin L. D. e

dërgimin e akteve për rishqyrtim Gjykatës së Apelit Durrës, me tjetër trup gjykues147.

145 Vendimi nr.310, datë 14.05.2004, i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. 146 Vendimi nr.197, datë 03.06.2005, i Gjykatës së Apelit Durrës. 147 Vendimi nr.293 me nr.1069/219 i regjistrit themeltar, datë 11.05.2006, i Kolegjit Penal të Gjykatës

së Lartë.

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

101

Ndërsa Pakica e këtij kolegji ka vendosur: Për arsyet që parashtruam më sipër ne

gjyqtarët në pakicë ishim të mendimit se edhe për të pandehurin L. D., vendimi i

Gjykatës së Apelit Durrës duhej lënë në fuqi.

Në lidhje me rastin e parashikuar në vendimet e sipërcituara, vepra penale ka filluar

në vitin 1997, është ndërprerë përafërsisht në fund të vitit 1998 për shkaqe të pavarura

nga vullneti kriminal i të gjykuarve dhe ka filluar për herë të dytë rreth vitit 2000, e ka

përfunduar në muajin Prill të vitit 2003.

Të gjykuarit D.D. dhe L.D. (vëllezër me njëri-tjetrin) në bashkëpunim me njëri-tjetrin,

qoftë herën e parë por dhe herën e dytë, kanë rekrutuar, transportuar dhe transferuar të

dëmtuarën në Itali nëpërmjet mashtrimit për premtim martese dhe më pas duke

ushtruar dhunë psikike e sidomos dhunën fizike, e kanë detyruar të dëmtuarën A.D. të

ushtroj prostitucion në Itali kundër dëshirës dhe vullnetit të saj.

Në bazë të rrethanave dhe fakteve të rastit konkret, konstatojmë se janë konsumuar në

mënyrë të plotë elementët e veprës penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”

parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i kodit penal148, pavarësisht se të

gjykuarit janë akuzuar, gjykuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale “Shfrytëzim i

prostitucionit në rrethana rënduese”. Nenit 114/a “Shfrytëzim i prostitucionit në

rrethana rënduese”, mbi bazën e të cilit, të gjykuarit u deklaruan fajtor në kohën e

kryerjes së kësaj vepre penale, i mungonin dy rrethana cilësuese shumë të

rëndësishme në përmbajtjen e tij, si “E kryer në bashkëpunim” dhe “Më shumë se një

herë”, rrethana cilësuese të cilat u shtuan në këtë nen, në të njëjtën kohë kur u

parashikua për herë të parë trafikimi i femrave për prostitucion si vepër penale, me

ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001.

Duke vazhduar logjikën e parashtrimit të mësipërm konstatojmë se gjykatat i kanw

deklaruar fajtor të gjykuarit për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana

rënduese” në bashkëpunim, pavarësisht se kjo veprimtari kriminale e trafikimit për

shfrytëzim prostitucioni ka vazhduar edhe mbasi është parashikuar si vepër penale

trafikimi i femrave për prostitucion, por ndoshta këtë vendim, gjykatat e kanë marrë

për të mos rënduar pozitën e të pandehurit duke zbatuar ligjin penal favorizues.

Në bazë të rrethanave, fakteve dhe provave të administruara dhe të shqyrtuara në

procesin gjyqësor, rezulton se kjo veprimtari kriminale e trafikimit të femrave për

prostitucion është kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, por gjykatat

vendosin që këtë vepër penale ta deklarojnë të kryer në bashkëpunim por jo të kryer

më shumë se një herë, pra duke mos e përfshirë këtë të fundit në kualifikimin ligjor të

veprës penale që ato bënë, ku ndërkohë në mënyrë të qartë dhe të provuar vërtetohet

148 Në nenin 30 të ligjit nr. 8733, datë 24.01.2001, parashikohet se: Pas nenit 114/a shtohet neni 114/b

“Trafikimi i femrave për prostitucion” me këtë përmbajtje: “Trafikimi i femrave për prostitucion, me

qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë

vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin

dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell

pasoja të rënda për shëndetin e saj, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka

sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.”.

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

102

se vepra penale është kryer më shumë se një herë në kuptim të rrethanës cilësuese, e

për pasojë mendojmë se nuk është vepruar në përputhje me ligjin material penal.

Në përfundim, nga studimi i këtij rasti vlen për t’u theksuar fakti se gjatë shqyrtimit

dhe gjykimit të kësaj çështje në gjykatën e rrethit dhe atë të apelit është provuar se, të

dy të gjykuarit në bashkëpunim të plotë dhe të vazhdueshëm me njëri-tjetrin kanë

kryer veprën penale të sipërcituar dhe janë deklaruar fajtor nga të dyja gjykatat e

ulëta. Keto vendime janë mbështetur edhe nga pakica e kolegjit penal, por shumica e

këtij kolegji ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së apelit vetëm në lidhje

me njërin prej të pandehurve, ndërsa për të gjykuarin tjetër L. D. ka vendosur prishjen

e vendimit të mësipërm e dërgimin e akteve për rishqyrtim Gjykatës së Apelit Durrës,

me tjetër trup gjykues.

Studim Rasti 5: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka akuzuar të pandehurin Sh.K. për veprën

penale të shfrytëzimit të prostitucionit, parashikuar nga neni 114/a pika 4 te K.P. dhe

të pandehurën tjetër F.M, për veprën penale të trafikimit të prostitucionit, parashikuar

nga neni 114/b i K.P.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh.

K., për veprën penale të shfrytëzimit të femrave për prostitucion dhe në bazë të nenit

114/a pika 4 te K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burg dhe deklarimin fajtor të të

pandehurës F. M., për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion dhe në

bazë të nenit 114/b të K.P., dënimin e saj me 7 vjet burg149.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.176, datë

15.12.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Kurbin150.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se të dy vendimet e gjykatave janë marrë në

shkelje të kërkesave procedurale dhe si të tilla ato duhet të prishen. Po kështu, edhe

vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë me të cilin është lënë në fuqi ky vendim i

Gjykatës së Rrethit Kurbin, duhet të prishet pasi është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të

ligjit procedural penal. Gjykata e apelit, duke konstatuar pavlefshmërinë e vendimit të

gjykatës së rrethit ka qenë e detyruar të prishi atë vendim dhe t’ia kthente çështjen për

rigjykim po asaj gjykate.151

Edhe në raport me ngjarjen objekt gjykimi i vendimeve të gjykatave të sipërcituara,

konstatojmë se përveç vakuumit ligjor në kohën e kryerjes së veprës penale, edhe

cilësimi juridik i veprës penale i propozuar nga përfaqësuesi i organit të akuzës dhe

kualifikimi ligjor i deklaruar nga gjykatat, është bërë jo në përputhje me ligjin

material.

149 Vendimi nr.176, datë 15.12.2004, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. 150 Vendimi nr.303, datë 06.05.2005, i Gjykatës së Apelit Tiranë. 151 Vendimi nr.312 me nr.1036/193 i Regjistrit Themeltar, datë 17.05.2006, i Kolegjit Penal të Gjykates

së Lartë.

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

103

Nga rrethanat e ngjarjes, faktet dhe provat e administruara dhe të shqyrtuara në

seancat gjyqësore, rezulton se të gjykuarit në bashkëpunim (konstatohet se

bashkëpunimi ka qenë pa ndërprerje deri në përfundim të veprës penale) me njëri-

tjetrin, kanë rekrutuar, transportuar dhe transferuar në Itali të dëmtuarën e mitur A.M.

duke e mashtruar me premtim martese dhe një jetë më të mirë në shtetin Italian, me

qëllim shfrytëzimin e të miturës për të ushtruar prostitucion në këtë shtet.

Këto faza të veprës penale të trafikimit të fëmijëve, në rastin konkret janë realizuar jo

vetëm nëpërmjet formës së mashtrimit, por duke u përdorur nga të gjykuarit edhe

format e tjera të kryerjes së kësaj vepre penale, si; dhuna psikike dhe dhuna fizike e

vazhdueshme ndaj të dëmtuarës së mitur.

Përveç kësaj, rekrutimi i të dëmtuarës së mitur në këtë rast është realizuar nëpërmjet

formës së dhënies së pagesës nga i gjykuari Sh. K. tek e gjykuara F. M. (e ëma e të

dëmtuarës), për të marrë pëlqimin e kësaj të fundit e cila ushtronte kontroll mbi të

dëmtuarën (vajzën e saj). E dëmtuara e mitur A.M. është trafikuar për herë të parë në

vitin 1997 dhe ka ushtruar prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj deri në

fund të vitit 1998. Më pas është kapur nga policia italiane dhe është mbajtur afro një

vit e gjysmë në kolegj. Mbas qëndrimit afro një vit e gjysmë në kolegj, e dëmtuara

është gjetur nga i gjykuari Sh. K. dhe është detyruar forcërisht të prostituojë për herë

të dytë. Në lidhje me këtë veprim të dhunshëm të të gjykuarit, e dëmtuara e ka

denoncuar në policinë italiane dhe i gjykuari është dënuar me 6 muaj burg, ndërsa e

dëmtuara e mitur është kthyer në Shqipëri. Pasi i gjykuari Sh. K. vuan dënimin në Itali

dhe kthehet në Shqipëri, në bashkëpunim me të gjykuarën tjetër F. M ( e ëma e të

dëmtuarës së mitur) e rekruton forcërisht të dëmtuarën dhe e trafikon për herë të tretë

në shtetin italian duke e detyruar të ushtroj prostitucion.

Bazuar sa më sipër jemi para rastit të kryerjes së veprës penale “Trafikimi i fëmijëve”

në rrethana cilësuese “Bashkëpunim” dhe “Më shumë se një herë”.

Ajo që të bën përshtypje në këtë rast, është fakti që, qoftë organi i akuzës, por edhe

gjykatat i kanë akuzuar dhe deklaruar fajtor të gjykuarit për dy vepra penale të

ndryshme, të gjykuarin Sh.K për: “Shfrytëzimit të femrave për prostitucion” në bazë

të nenit 114/a pika 4 të K.P dhe, të gjykuarën F. M. për: “Trafikimit të femrave për

prostitucion” në bazë të nenit 114/b të K.P, ku ndërkohë konstatohet se që në fillim të

kryerjes së kësaj vepre penale e deri në përfundim të saj, të dy të gjykuarit në

marrëveshje të plotë me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime të përbashkëta për realizimin

e kësaj vepre penale, por edhe kur kanë qenë në distancë kanë patur komunikim

telefonik të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për kryerjen e çdo veprimi kriminal ndaj të

dëmtuarës së mitur.

Lidhur me sa më sipër, mendoj se ka disa probleme juridike nga pikëpamja e ligjit

material penal në raport me kualifikimin ligjor të veprave penale, të bëra nga gjykatat

e ulëta në këtë rast, si vijon:

- Gjykatat kanë bërë kualifikime ligjore të ndryshme në raport me të njëjtën vepër

penale të kryer nga të gjykuarit, por ndërkohë provohet po nga këto gjykata se të dy të

gjykuarit në marrëveshje të plotë me njëri-tjetrin kanë patur si qëllim kryerjen e të

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

104

njëjtës vepër penale, atë të trafikimit të të miturës jashtë shtetit dhe shfrytëzimin e saj

për prostitucion;

- Nga rrethanat e ngjarjes, mënyra e kryerjes së veprës penale, faktet dhe provat e

administruara dhe shqyrtuara në seancë gjyqësore, rezulton se i gjykuari Sh.K, në

krahasim me të gjykuarën F.M, ka kryer në mënyrë të qartë dhe të plotë veprën penale

të trafikimit të fëmijëve, por ndërkohë kjo e fundit deklarohet fajtore për veprën

penale të trafikimit të fëmijëve, ndërsa i gjykuari Sh.K, deklarohet fajtor për veprën

penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese;

- Pavarësisht se të dy të gjykuarit janë në kushte të barabarta në raport me neni 3

“Veprimi në kohë i ligjit penal”, paragrafi i tretë i kodit penal152, por gjykatat

aplikojnë dy standarde në raport me këtë nen, sepse nga njëra anë kanë favorizuar

pozitën e të gjykuarit Sh.K, duke e dënuar në bazë të ligjit penal të kohës kur ka

filluar vepra penale, i cili është dhe ligji më i favorshëm, por nga ana tjetër kanë

rënduar pozitën e të gjykuarës F.M, duke e dënuar në bazë të ligjit penal të kohës kur

ka përfunduar vepra penale, i cili parashikonte lloj dhe masë dënimi disa herë më të

rëndë se ajo e parashikuar për të gjykuarin Sh.K.

- Trafikimi i fëmijëve apo edhe i femrave për prostitucion, u parashikuan për herë të

parë si vepër penale me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001. Qoftë në paragrafin e dytë të

nenit 114/b “Trafikimi i femrave për prostitucion”, ashtu edhe në paragrafin e dytë të

nenit 128/b “Trafikimi i fëmijëve”, parashikoheshin rrethanat cilësuese

“Bashkëpunim” dhe “Më shumë se një herë”. Gjithashtu këto rrethana cilësuese u

shtuan për herë të parë në nenin 114/a “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana

rënduese”, pika 6 e kodit penal, me ligjin e përmendur më sipër. Derisa nga rrethanat

e ngjarjes vërtetohet dhe provohet se trafikimi i të dëmtuarës së mitur është kryer në

bashkëpunim dhe më shumë se një herë, atëherë, përse gjykatat nuk i përfshin këto

rrethana cilësuese në kualifikimin ligjor që bënë për veprën penale të kryer nga të

gjykuarit.

- Gjithashtu, konstatojmë se gjykatat në raport me cilësimin juridik të veprës penale të

kryer nga të gjykuarit, kanë vepruar me dy standarde, duke favorizuar pozitën

penale të njërit dhe duke rënduar pozitën penale të tjetrit, ndërsa në raport me

rrethanat cilësuese të cituara më sipër, gjykatat kanë favorizuar pozitën e të dy të

gjykuarve duke mos i përfshirë në kualifikimin ligjor të veprës penale, por në fund të

fundit duke u bazuar në mënyrën se si kanë vepruar gjykatat në raport me shqyrtimin

dhe gjykimin e çështjes, mendojmë se ky vendim është i padrejtë për arsye se këto

rrethana cilësuese kanë qenë të pranishme që nga momenti i fillimit të kësaj vepre

penale e deri në përfundim të saj.

Në fund të studimit të këtij rasti konstatojmë se është kryer në mënyrë të qartë dhe të

plotë vepra penale ”Trafikimit i fëmijëve”, parashikuar nga neni 128/b, paragrafi i

dytë i kodit penal153, por duke qenë të detyruar të zbatojmë ligjin penal favorizues e

152 Neni 3, paragrafi i tretë i kodit penal: Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i

mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që

ka kryer veprën penale. 153 Në nenin 35 të ligjit nr. 8733, datë 24.01.2001, parashikohet se: Pas nenit 128 shtohet neni 128/b

“Trafikimi i femrave i fëmijëvë” me këtë përmbajtje: “Trafikimi i fëmijëve me qëllim fitimi material

ose çdo përfitim tjetër dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në

bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike

ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin,

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

105

në mënyrë të barabartë, atëherë të gjykuarit, të dy sëbashku, duhej të ishin akuzuar

dhe deklaruar fajtor për veprën penale, neni 114/a “Shfrytëzimi i prostitucionit në

rrethana rënduese”, pika 1 e këtij neni “me të mitur” dhe pika 6, ndryshuar me ligjin

nr. 8279, datë 15.1.1998, ndërsa rrethanat cilësuese të bashkëpunimit dhe më shumë

se një herë, nuk u parashikuan në nenin 114/a me ndryshimet që iu bënë me këtë ligj.

Studim Rasti 6: Të pandehurit: E. B, G. T, janë akuzuar për veprën penale të

trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim, parashikuar nga neni 114/b/2 i

K.Penal, ndërsa të pandehurit e tjerë: A. H, V. T, janë akuzuar për veprën penale të

shfrytëzimit të prostitucionit, parashikuar nga neni 114 i K.Penal.

Gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan ka vendosur: Të deklarojë fajtor të pandehurin A.

H. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në bazë

të nenit 114/a, pikat 4 e 5 të K. Penal e dënon me 8 vjet burg, të pandehurin E. B. për

veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion e në bazë të nenit 114/b/2 të

K.Penal e dënon me 16 vjet burg, të pandehurin G. T, për veprën penale të

shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në bazë të nenit 114/a, pikat 4 e

5 të K.Penal e dënon me 8 vjet burg, por gjithashtu të deklarojë të pafajshëm të

pandehurin V. T. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, parashikuar nga

neni 114 i K.Penal154.

Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.178, datë

14.07.2004 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan155.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441/″ç″ të K.Pr.Penale, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimeve për të gjykuarin A. H. Prishjen e vendimit nr.178. datë

14.07.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe të vendimit nr.208, datë

13.06.2005 të Gjykatës së Apelit Durrës për të gjykuarin E. B., G. T. e V. T., pasi

është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural penal156.

Duke u bazuar në ngjarjen objekt gjykimi i vendimeve të sipërcituara, konstatohet se

të katër të gjykuarit kanë konsumuar veprën penale të trafikimit të femrave për

prostitución, pavarësisht rolit dhe pjesëmarrjes që ka patur secili në këtë veprimtari

kriminale. Ajo çfarë vlen për t’u theksuar në këtë rast, në lidhje me organin e kauzës,

është fakti që prokurori akuzon të gjykuarin A. H. për veprën penale të shfrytëzimit të

prostitucionit, parashikuar nga neni 114 i K.Penal, pavarësisht se ky i gjykuar ka

kryer në mënyrë të qartë dhe të plotë veprën penale të trafikimit të femrave për

ushtrim prostitucioni, ndërkohë të gjykuar të tjerë që kanë kryer veprime më të pakta

në numër por dhe më pak të rrezikshme prokurori i akuzon për veprën penale shumë

më të rëndë, trafikimi i femrave për prostitucion parashikuar nga neni 114/b/2 të K.

Penal.

dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të

përjetshëm.” 154 Vendimi nr.178, datë 14.07.2004, i Gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan. 155 Vendimi nr.208, datë 13.06.2005, i Gjykatës së Apelit Durrës. 156 Vendimi nr.777 me nr.1361/498 i regjistrit themeltar, datë 20.12.2006, i Kolegjit Penal të Gjykatës

së Lartë.

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

106

Të paktën dy prej të gjykuarve A. H. dhe E. B., kanë qenë në pozita të barabarta për

nga roli, pjesëmarrja dhe mënyrës së kryerjes së veprës penale.

Të njëjtën të dëmtuar, por në periudha kohore të ndryshme nga njëra-tjetra, të

gjykuarit A. H dhe E. B, në bashkëpunim me të gjykuarit e tjerë, e kanë rekrutuar,

transportuar dhe e kanë transferuar me skaf në Itali duke e mashtruar, kërcënuar,

rrahur e goditur për të ushtruar prostitucion në këtë shtet kundër dëshirës dhe

vullnetit të saj, e për pasojë i gjykuari A. H akuzohet për shfrytëzim prostitucioni

parashikuar nga neni 114 i kodit penal por deklarohet fajtor për shfrytëzim

prostitucioni në rrethana rënduese parashikuar nga neni 114/a, pika 4 dhe 5 i kodit

penal, ndërkohe që i gjykuari tjetër E. B. akuzohet për trafikim të femrave për

prostitucion parashikuar nga neni 114/b/2 dhe deklarohet fajtor po në bazë të këtij

neni të kodit penal. Të gjitha këto veprime të kundërligjshme të kryera nga të

gjykuarit e cituar më sipër në kuadër të veprës penale të “Trafikimit të femrave për

prostitución”, janë kryer para se kjo vepër penale të parashikohej si e tillë në kodin

penal.

Duke mos dashur t’i futemi më thellë analizës së rastit konkret, konstatojmë se jemi

në të njëjtat kushte të analizës së rastit të mësipërm, për arsye se, edhe në këtë ngjarje

objekt gjykimi i vendimeve të gjykatave të cituara më sipër, ligji penal më i

favorshëm është zbatuar jo në mënyrë të barabartë në lidhje më të gjykuarit e kësaj

çështje. Për disa të gjykuar është vendosur të aplikohet ligji penal më i favorshëm

duke favorizuar kështu pozitën e tyre penale, ndërsa për të tjerët jo, duke rënduar

në mënyrë të padrejtë pozitën e tyre penale, por sipas mendimit tonë të bazuar në

analizën e rrethanave të ngjarjes konkrete, të gjykuarit duhej të ishin në pozita penale

të barabarta.

Studim Rasti 7: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka vendosur: Deklarimin fajtor të pandehurit G. L.

për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese në

bashkëpunim të parashikuar nga neni 114/a, paragrafi i parë dhe 5 e 25 të K.Penal dhe

në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të

pandehurit G. L për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të

mitura” të parashikuar nga neni 101/1 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite

dënimin e tij me 5 vjet burgim. Deklarimin fajtor të pandehurit L. L për veprën penale

të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese në bashkëpunim të parashikuar

nga neni 114/a, paragrafi i parë dhe 5 e 25 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite

dënimin e tij me 7 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit L.L për veprën penale të “Marrëdhënieve

seksuale me dhunë me të mitura”, të parashikuar nga neni 101/1 të K.Penal157.

Edhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.15, datë

01.02.2005 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Kurbin158.

157 Vendimi nr.15, datë 01.02.2005, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. 158 Vendimi nr.483, datë 01.07.2005, i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

107

Nga hetimi gjyqësore ka rezultuar se gjykuari G. L. duke përfituar nga njohja që

kishte me të dëmtuarën e mitur dhe për shkak të moshës së saj të mitur (nën 14 vjeç),

e ka rekrutuar këtë të fundit duke e rrëmbyer dhe më pas ka transportuar nga Rrethi i

Kurbinit për në Tiranë, ku e ka mbajtur të izoluar për rreth tre muaj. Konstatojmë se

rekrutimi dhe transportimi i të dëmtuarës është realizuar nëpërmjet formës së

rrëmbimit, pra është përdorur forcë fizike kundër dëshirës së të dëmtuarës. Faza e

fshehjes është realizuar për rreth tre muaj ku e dëmtuara është mbajtur e izoluar dhe

gjatë kësaj kohe i gjykuari G. L ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Më

pas i gjykuari ka ndryshuar taktikë duke mashtruar të dëmtuarën se do të martohej me

të, e kështu e ka çuar tek prindërit e tij, duke u bërë kështu i “besueshëm” tek e

dëmtuara. E dëmtuara duke qenë nën kushtet e mashtrimit (premtim për martesë)

është larguar me të gjykuarin G. L për në Itali, por kur ka mbërritur në këtë shtet është

detyruar forcërisht nga ky i fundit për të ushtruar prostitucion kundër dëshirës dhe

vullnetit të saj. Rezulton se qëllimi final i të gjykuarit ka qenë trafikimi në Itali me

qëllim shfrytëzimin e saj për ushtrim prostitucioni. Edhe në raport me të gjykuarin

tjetër L. L. (i vëllai i të gjykuarit G. L) konstatojmë se ky i gjykuar ka përdorur vetëm

formën e dhunës fizike për të rekrutuar, transportuar dhe transferuar të dëmtuarën e

mitur në Itali, e më pas po me dhune e ka detyruar të ushtroj prostitucion. E sigurisht, nga rrethanat e mësipërme, dalim në konkluzionin se jemi haptazi para

rastit të kryerjes së veprës penale të trafikimit të fëmijëve të parashikuar nga neni

128/b , paragrafi i dytë, i miratuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001.

Megjithatë, mendoj se lidhur me këtë rast, gjykata kanë vepruar në përputhje me ligjin

material penal duke aplikuar ligji penal më i favorshëm për të gjykuarin L. L., sepse

veprën penale e ka filluar në muajin Mars të vitit 2000 dhe e ka përfunduar në vitin

2002. Ndërsa i gjykuari tjetër G. L., e ka filluar veprën penale në vitin 1998 dhe e ka

përfunduar para vitit 2000, e për pasojë ka patur vakum ligjor për tu akuzuar dhe

deklaruar fajtor për veprën penale të trafikimit të fëmijëve parashikuar nga neni

128/b, paragrafi i dytë, i miratuar me ligjin 8733, datë 24.1.2001.

Pavarësisht vakuumit ligjor kur është kryer vepra penale apo pengesave të tjera nga

pikëpamja e ligjit material e procedural penal, edhe në rastin e parashikuar në

vendimet e cituara më poshtë, mendojmë se jemi para faktit të kryerjes së veprës

penale të trafikimit të femrave për prostitucion.

Studim Rasti 8: I gjykuari B.G. është akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të femrave

për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b i K.Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur: Deklarimin fajtor

të pandehurit B. G. për veprën penale atë të “trafikimit të femrave për prostitucion”

dhe në bazë të nenit 114/b, paragrafi i dytë të K.Penal ta dënojë atë me 16 vjet

burgim159.

159 Vendimi nr.26, datë 29.09.2004, i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

108

Edhe Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur: Lënien në fuqi të

vendimit nr.26, datë 29.09.2004 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Tiranë160.

Por pas kërkesës për rishikim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur:

Pranimin e kërkesës për rishikim, prishjen e vendimit nr.24, datë 21.12.2004 të

Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në

po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues161.

Në rigjykim, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.53, datë

07.09.2012, ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës. Lënien në fuqi të vendimit nr.26, datë

29.09.2004 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë162.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur te neneve 441/c e 442/a të K.Pr.Penale,

vendosi: Prishjen e vendimit nr.53, datë 07.09.2012, të Gjykatës së Apelit për Krime të

Rënda Tiranë, pranimin e kërkesës për rishikim në këtë mënyrë: Prishjen e vendimit

nr.24, datë 21.12.2004, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, prishjen e

vendimit nr.26, datë 29.09.2004, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Tiranë dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të gjykuarit B.G, Urdhërohet lirimi

i menjëhershëm i të gjykuarit B.G, nëse nuk mbahet për shkak tjetër ligjor163.

Duke marrë në analizë elementët e figurës së veprës penale të trafikimit të femrave

për prostitucion, konstatojmë se:

I gjykuari B.G. ka rekrutuar, transportuar dhe transferuar të dëmtuarën A.P. në Itali

duke përdorur formën e mashtrimit, nga njëra anë “gënjeshtra”, duke e gënjyer të

dëmtuarën nëpërmjet martesës fiktive dhe premtimeve për një jetë më të mirë dukë

emigruar në Itali dhe, nga ana tjetër “shpërdorimi i besimit” të të dëmtuarës.

Dy-tre ditë, pasi kishin mbërritur në Itali, i gjykuari i ka kërkuar të dëmtuarës A. P,

që të dilte në rrugë dhe të prostituonte duke zbuluar në këtë mënyrë edhe qëllimin e

vërtetë të tij, i cili kishte të bënte me shfrytëzimin e saj si prostitutë me qëllimin e

nxjerrjes së përfitimeve të kundërligjshme. Në fillim, e dëmtuara ka kundërshtuar, por

duke u ndodhur përpara faktit se i gjykuari B.G ushtronte vazhdimisht dhunë fizike e

psikike ndaj saj, por edhe nën presionin e kërcënimeve të vazhdueshme për jetën dhe

shëndetin e familjarëve të saj në Shqipëri, është detyruar të dalë në rrugë e të

prostituojë. Nën mbikëqyrjen dhe kontrollin sistematik nga ana e të gjykuarit ajo ka

punuar si prostitutë në periudhën prill të vitit 1997 deri në maj të vitit 2002, kohë në të

cilën është kthyer në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe e dëmtuara ka ardhur në Shqipëri tre

herë ku është mbajtur nën mbikëqyrje nga i gjykuari. E dëmtuara A. P. pas kthimit të

saj në Shqipëri në datë 03.02.2003 ka bërë kallëzim për shfrytëzimin që i gjykuari i ka

bërë asaj gjatë kohës që ajo ka qëndruar në Itali.

Pavarësisht analizës së mësipërme mendoj se në rastin konkret ndaj të gjykuarit nuk

mund të ushtrohej ndjekja penale, të akuzohej, e aq më pak të gjykohej për veprën

penale të trafikimit të femrave për prostitucion, për arsye se:

160 Vendimi nr.24, datë 21.12.2004, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë. 161 Vendimi nr.940 (211), datë 11.07.2012, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 162 Vendimi nr.53, datë 07.09.2012, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë. 163 Vendimi nr. 105 (nr.00-2013-666) me nr.52802-01427-00-2012 i Regjistrit themeltar, datë

27.03.2013, i Kolegjt Penal të Gjykatës së Lartë

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

109

Së pari: Në bazë të nenit 2 të kodit penal “Mosdënimi pa ligj”, në paragrafin e parë

parashikohet se: “Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk

është e parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose kundërvajtje penale”, i gjykuari

nuk mund të akuzohej dhe të deklarohej fajtor për veprën penale të trafikimit të

femrave për prostitucion, sepse kjo vepër penale e kryer nga i akuzuari në vendimin e

mësipërm ka filluar në muaji Prill të vitit 1997, vit në të cilin “Trafikimi i femrave

për prostitucion” nuk ishte parashikuar si vepër penale, por u parashikua për herë të

parë si vepër penale me datën 24.01.2001, me ligjin nr. 8733.

Gjithashtu, edhe në bazë të nenit 3 të kodit penal “Veprimi në kohë i ligjit penal”,

paragrafi i pare “Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës

kur është kryer, nuk përbënte vepër penale”, i gjykuari nuk mund të akuzohej dhe të

deklarohej fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, sepse në

bazë të ligjit të kohës kur është kryer kjo vepër penale, nuk parashikohej si e tillë.

Së dyti: Pavarësisht se gjykata e shkallës së parë dhe e Apelit të krimeve të rënda,

kanë bërë një cilësim juridik të saktë të rastit në fjalë nga pikëpamja e ligjit material

penal, sepse në këtë rast ndodhemi plotësisht para konsumimit të veprës penale të

“Trafikimit të femrave për prostitucion”, por nga ana tjetër është i drejtë vendimi i

dhënë nga kolegji penal i gjykatës së lartë për pushimin e çështjes, bazuar në nenin 7

të K.Pr.P164. Për të njëjtin fakt penal, i gjykuari është dënuar një herë nga gjykata e

Romë165, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në bashkëpunim në dëm të

shtetases A. P duke e dënuar me 1 (një) vit burgim dhe 600 (gjashtëqind) euro gjobë.

Vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Romë, ka marrë formë të prerë para se të

ushtrohej ndjekja penale në Shqipëri, e për pasojë, nuk mund të ushtrohet ndjekje

penale dhe të gjykohet dikush dy herë për të njëjtin fakt penal.

Megjithatë, edhe në rast se i gjykuari nuk do të ishte gjykuar dhe dënuar nga një

gjykatë e huaj, atëherë edhe nga gjykatat shqiptare nuk mund të akuzohej, të

deklarohej fajtor dhe të dënohej përfundimisht për veprën penale të trafikimit të

femrave për prostitucion, sepse do të cenohej parimi i mosrendimit të pozitës së të

pandehurit, por sigurisht që do të akuzohej për veprën penale të shfrytëzimit të

prostitucionit në rrethana rënduese.

1.3 Problematika të praktikës gjyqësore e trafikimit të njerëzve të kryera pas

hyrjes në fuqi të ligjit nr. 8733, datë 24.01.2001

Përveç problemit të vakuumit ligjor, por dhe shumë problemeve që evidentuam gjatë

studimit dhe analizës që i bëmë praktikës gjyqësore për periudhën e parë kohore 1992-

2001 të përmendur më lartë në lidhje me veprimtarinë kriminale të trafikimit të qenieve

njerëzore, shumë e rëndësishme për t’u theksuar është edhe fakti i konstatimit të shumë

probleme të praktikës gjyqësore të konstatuara gjate studimit tonë për periudhën e dytë

kohore nga viti 2001 e deri më sot, nga ana tjetër.

164 Neni 7 i K.Pr.P. “Ndalimi i gjykimit dy herë për të njëjtën vepër” 1. Askush nuk mund të

gjykohet rishtas për të njëjtën vepër penale, për të cilën është gjykuar me vendim të formë së

prerë, me përjashtim të rasteve kur është vendosur rigjykimi i çështjes nga gjykata kompetente. 165 Në bazë të vendimit nr.2969/02, datë 19.09.2002 të Gjykatës së Apelit Romë-Itali

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

110

Me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligji nr. 7895, datë

27.1.1995 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, u parashikua për herë të parë trafikimi

i njerëzve si vepër penale në nenet 110/a, 114/b e 128/b, por pavarësisht këtij parashikimi

penal, përmbajtja e këtyre dispozitave penale ishte shumë e ngurtë (blanket) dhe e paqartë

në lidhje me konceptin “Trafikimi i njerëzve”, gjë që çoi organet gjyqësore në

interpretime dhe cilësime ligjore të gabuara në lidhje me këtë vepër penale. Për ta

konkretizuar këtë po i referohemi disa rasteve të hetimeve gjyqësore në gjykata të

ndryshme të vendit

Studim Rasti 1: I gjykuari A.F. është akuzuar për kryerjen e veprave penale të rrëmbimit të personit,

marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, shfrytëzim dhe trafikim të femrës për

prostitucion, parashikuar nga nenet 109, 102/1, 114/a/5 dhe 114/b/2 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.273, datë 1.8.2002, ka vendosur :

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. F. për veprën penale të trafikimit të femrës për

prostitucion dhe në bazë të nenit 114/b/1 të K.Penal të dënohet me 8 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. F. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit

në rrethana rënduese dhe në bazë të nenit 114/a pika 5 të K.Penal të dënohet me 8 vjet

burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. F. për veprën penale të rrëmbimit të personit

dhe në bazë të nenit 109/1 të K.Penal të dënohet me 10 vjet burg. Deklarimin fajtor të të

pandehurit A. F. për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të

rritura dhe bazë të nenit 102/1 të K.Penal të dënohet me 4 vjet burg. Në bashkim të

dënimeve, neni 55 i K.Penal, e dënon përfundimisht me 14 vjet burg. Vuajtja e dënimit i

fillon nga dita e arrestimit, datë 12.2.2002"166.

Gjykata e Apelit Durrës, mbi apelin e prokurorit dhe të të pandehurit, ka vendosur:

"Ndryshimin e vendimit penal nr.273, datë 1.8.2002 të Gjykatës së shkallës së parë

Durrës. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. F, për veprën penale të trafikimit të femrës

për prostitucion e në bazë të nenit 114/b/1 të K.Penal e dënon me 8 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. F për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit

e në bazë të nenit 114/a pika 5 të K.Penal e dënon me 7 vjet burgim. Në bashkim të

dënimeve, në bazë të nenit 55 të K.Penal, e dënon përfundimisht me 8 vjet burgim.

Prishjen e vendimit nr.273, datë 1.8.2002 të Gjykatës së shkallës së parë Durrës dhe

pushimin e çështjes ndaj të pandehurit A. F për veprat penale të rrëmbimit të personit, e

parashikuar nga neni 109/1 i K.Penal dhe kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë

me të rritura, parashikuar nga neni 102/1 i K.Penal, pasi nuk vërtetohet fajësia e të

pandehurit"167.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441/ç të K.Pr.Penale, vendosi:

Prishjen e vendimit nr.298, datë 16.12.2002 të Gjykatës së Apelit Durrës e dërgimin e

akteve për rishqyrtim po asaj gjykate me tjetër trup gjykues168.

166 Vendimi nr.273, datë 1.8.2002, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. 167 Vendimi nr.298, datë 16.12.2002, i Gjykatës së Apelit Durrës. 168 Vendimi nr.285 me nr.199 i regjistrit themeltar, datë 21.05.2003 i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë.

Page 111: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

111

Duke u bazuar në rrethanat dhe mekanizmin e zhvillimit të kësaj ngjarje kriminale vëmë

re se i gjykuari që në momentin e parë ku i ka kërkuar të dëmtuarës të pinin kafe në

plazhin e qytetit të Durrësit e deri në mbërritjen e kësaj të fundit në Itali për të ushtruar

prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj, i gjykuari përgjatë gjithë kësaj periudhe

kohore ka ushtruar dhe përdorur dhunë psikike dhe fizike ndaj të dëmtuarës. I gjykuari që

në momentin e rrëmbimit të të dëmtuarës, e ka pasur të qartë dhe të konsoliduar

mendimin për arritjen e qëllimit të tij kriminal.

I gjykuari A.F e ka rekrutuar të dëmtuarën F.B. nëpërmjet rrëmbimit forcërisht, e nën

ushtrimin e kërcënimeve të vazhdueshme e ka transportuar në qytetin e Vlorës, e më pas

në bashkëpunim me persona të tjerë e ka transferuar me mjetin skaf në Itali. Në kohën që

ka mbërritur e dëmtuara në Itali ka shkuar dhe i gjykuari, i cili ka kryer marrëdhënie

seksuale me dhunë me të dëmtuarën, e më pas duke përdorur dhunën psikike dhe fizike

ndaj të dëmtuarës e ka detyruar të dalë të ushtroj prostitucion në shtetin Italian.

Fshehja si fazë e anës objektive është realizuar nga i gjykuari sepse ka qenë vet ky i

fundit që ka kontrolluar çdo veprim dhe lëvizje të të dëmtuarës, si dhe e ka shoqëruar atë

që nga momenti i rrëmbimit të saj e deri në çastin e dërgimit të të dëmtuarës për në Itali.

Edhe faza e pritjes është konsumuar nga i gjykuari sepse ka qenë ai që ka pritur dhe

strehuar të dëmtuarën në Itali.

Në fund të kësaj analize të shkurtër, konstatojmë se i gjykuari A.F ka kryer në mënyrë të

plotë veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”.

Pavarësisht kësaj analize të bërë më lart, ne jemi të detyruar të themi se në lidhje me

rastin konkret, në kohën kur është kryer kjo vepër penale, e për faktin që përmbajtja e

nenit 114/b “Trafikimi i femrave për prostitucion”, si dhe neneve 110/a e 128/b, të

miratuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, në lidhje me konceptin e trafikimit të qenieve

njerëzore në tërësi, ishte e paqartë, e ngurtë dhe e pakuptueshme, solli për pasojë që për

rastin në fjalë i gjykuari të deklarohej fajtor për kryerjen e disa veprave penale nga ana e

gjykatave.

Në vazhdim, mendojmë se në qoftë se përkufizimi dhe përmbajtja e nenit 114/b që ishte

në fuqi në kohën e kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, do të ishte bërë sipas

përkufizimit dhe përmbajtjes që iu bë këtij neni me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004,

atëherë me siguri themi se i gjykuari do të ishte deklaruar fajtor vetëm për kryerjen e dy

vepra penale, si: neni 114/b “Trafikimi i femrave” dhe neni 102/ “Marrëdhënie seksuale

me dhunë me të rritura”, ku kjo e fundit qëndron krejtësisht e pavarur në raport me të

parën.

Në lidhje me deklarimin fajtor të të gjykuarit për veprën penale “Rrëmbimi ose

mbajtja peng e personit” mendojmë se kjo vepër penale në rastin konkret nuk qëndron

si e tillë për arsye se ka shërbyer si vepër “mjet” dhe në funksion të kryerjes së veprës

“qëllim” ,që ishte trafikimi i të dëmtuarës për shfrytëzim prostitucioni . “Nuk do të

kemi konkurrim veprash penale kur realizimi i njërës prej veprave penale të kryera

nga një apo shumë persona ka qenë domosdoshmëri për realizimin e veprës tjetër

penale. Pra në rastin kur vepra penale që është kryer më parë, ka shërbyer si “mjet”

për të realizuar veprën e mëpasshme që është dhe qëllimi final i autorit, nuk do të ketë

Page 112: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

112

konkurrim veprash penale”169. Edhe në rastin konkret vepra penale “rrëmbimi ose

mbajtja peng e personit” ka shërbyer si “mjet” për të realizuar veprën penale

“Trafikimi i femrave për prostitucion”, pra elementët e veprës së parë kanë shërbyer

dhe kanë qenë pjesë përbërëse për realizimin e veprës së dytë.

Vepra penale “marrëdhënie seksuale me dhunë”, sigurisht që qëndron si e tillë më vete në

rastin në fjalë, sepse është kryer në mënyrë të pavarur dhe nuk ka qenë domosdoshmëri

kryerja e saj për tu kryer vepra penale e trafikimit të femrave për prostitucion.

Lidhur me veprën penale, neni 114/b “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”,

pika 5 e këtij neni “ndaj një personi që shtyhet ose shtrëngohet për të ushtruar

prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” që parashikon masë dënimi me

burgim shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet, për të cilën i gjykuari është deklaruar fajtor, ne

mendojmë se një akuzë e tillë në rastin konkret nuk duhej të ngrihej fare, e aq më keq të

deklarohej fajtor për kryerjen e kësaj vepre penale, për arsye se:

Së pari: neni 6 (referencë) i kodit penal parashikon se “ligji penal shqiptar vepron edhe

për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptar në territorin e një shteti tjetër”170, pra që

do të thotë se ligji penal shqiptar vepron jo vetëm për rastet e shfrytëzimit të femrave për

prostitucion në rrethana rënduese jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por edhe

për rastet e trafikimit të femrave jashtë vendit tonë me qëllim shfrytëzimin e tyre për

prostitucion, ashtu siç ka ndodhur edhe në rastin konkret.

Së dyti: përderisa i gjykuari është deklaruar fajtor edhe për veprën penale “Trafikim i

femrave për prostitucion” në bazë të nenit 114/b/1 nga gjykata e shkallës së parë dhe ajo

e Apelit, ndërsa shumica e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe Pakica e këtij kolegji

(në mendimin e saj) kanë vendosur që i gjykuari të deklarohet fajtor jo në bazë të

114/b/1, por në bazë të 114/b/2 (duke shtuar dozën e rrezikshmërisë së veprës penale dhe

rrjedhimisht edhe të masës së dënimit) që parashikon dhe masë dënim me burgim jo më

pak se pesëmbëdhjetë vjet, gjithashtu duke qenë përpara të njëjtit objekt grupor dhe

meqenëse vepra penale e trafikimit të femrave për prostitucion është vepër penale më e

rëndë se shfrytëzimi i femrave për prostitucion në rrethana rënduese, atëherë mendojmë

se e para përthith të dytën, e për pasojë i gjykuari duhej të deklarohej fajtor vetëm për

veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion.

Së treti: edhe pse në rastin konkret , trafikimi i të dëmtuarës F.B. jashtë vendit tonë me

qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion ka filluar pasi u parashikua për herë të parë

trafikimi i femrave për prostitucion si vepër penale, përsëri gjykatat e deklarojnë fajtor

dhe e dënojnë të gjykuarin A.F. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në

rrethana rënduese!

169 Prof.As.Dr. Ismet Elezi “Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, fq. 251. “GEER”

Tiranë 2004. 170 Neni 6 i Kodit Penal “Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë” Ligji

penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin shqiptar që kryen krim në

territorin e një shteti tjetër, kur krimi është njëkohësisht i dënueshëm dhe derisa nuk është dhënë për të

një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj.

Page 113: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

113

Së katërti: jo vetëm në rastin konkret, por edhe në raste të tjera të praktikës gjyqësore

deri në vitin 2013, ku me ligjin nr.144 të këtij viti, u shfuqizua neni 114/b “Shfrytëzimi i

prostitucionit në rrethana rënduese”, mendojmë se kjo dispozitë penale për rreth 12 vjet

krijoi mbivendosje me veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, sepse ashtu

siç ka ndodhur edhe në rastin në fjalë, i njëjti i gjykuar, i cili ka kryer të njëjtat veprime

kriminale për të njëjtin qëllim kriminal, është akuzuar, gjykuar dhe dënuar për dy vepra

penale të ndryshme.

Nga pikëpamja e së Drejtës Penale nuk mund të ndodh, që i njëjti subjekt i një vepre

penale, i cili ka kryer një veprim të kundërligjshëm për një qëllim të vetëm kriminal, të

deklarohet fajtor dhe të dënohet për dy vepra penale të ndryshme, ashtu siç ka ndodhur

në rastin konkret.

Së fundi: konstatojmë se jo vetëm në lidhje me këtë rast por edhe me raste të tjera, midis

shkallëve të gjyqësorit , duke filluar nga gjykata e shkallës së parë, gjykata e apelit,

kolegji penal i gjykatës së lartë dhe në disa raste në lidhje me mendimin e Pakicës së këtij

kolegji, nuk ka një mendim dhe gjykim të konsoliduar të praktikës gjyqësore në lidhje me

kualifikimin ligjor të veprës penale duke u bazuar mbi të njëjtin fakt penal.

Ngjarja tjetër në vazhdim objekt gjykimi i vendimeve të përmendura si më poshtë,

na konfirmon edhe një herë problemet që kanë dalë në pah në praktikën gjyqësore, jo

vetëm për shkak të mungesës së kuadrit ligjor në shumë raste, por edhe për shkak të

përmbajtjes së ngurtë, jo të plotë e të saktë dhe jo të kuptueshme nga gjykatat, e për

pasojë të çoj këto të fundit në interpretime të gabuara dhe kualifikime ligjore jo në

përputhje me ligjin penal material.

Studim Rasti 2: I pandehuri F. K. është akuzuar për veprën penale të trafikimit të njerëzve të

kryer në bashkëpunim me vëllanë e tij Sh. K.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane ka vendosur: Caktimin si masë sigurimi personal

për të pandehurin F. K. atë të «arrestit ne burg», parashikuar nga neni 238 i

K.Pr.Penale171.

Gjykata e Apelit Tiranë, mbi apelin e të pandehurit ka vendosur: Miratimin e vendimit

nr.848, date 06.09.2002 të Gjykatës së Rrethit Tiranë172.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441/a të K.Pr.Penale, vendosi :

Lënien në fuqi të vendimit nr.848 Akti, datë 06.09.2002 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë dhe nr.139, datë 26.09.2002 të Gjykatës së Apelit Tiranë173.

Në lidhje me kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje objekt gjykimi, vëmë re se kishte

instrument ligjor për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore si vepër penale, por një

instrument ligjor i cunguar, i paqartë dhe jo i përshtatshëm për të arritur rezultate

konkrete në luftën kundër trafikimit human.

Problemet që kanë lindur në praktikën gjyqësore në lidhje me aplikimin e nenin 110/a

të ligjit nr. 8733, datë 24.1.2001, janë parashtruar në disa vendime të kolegjit penal të

171 Vendimi nr.848 Akti , datë 06.09.2002, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 172 Vendimin nr.139, datë 26.09.2002, i Gjykatës së Apelit Tiranë. 173 Vendimit nr. 611 me nr.149 i regjistri themeltar, datë 07.11.2002, i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë.

Page 114: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

114

gjykatës së lartë174.

Edhe në këtë rast, në qoftë se përmbajtja e nenit 110/a të ligjit nr. 8733, datë

24.1.2001, do të ishte formuluar sipas ndryshimeve që iu bënë këtij neni me ligjin nr.

9188, datë 12.2.2004, atëherë autorët e kësaj vepre penale do të ishin akuzuar për

shkelje të dispozitave të tjera të kodit penal, si : neni 143 « Mashtrim », neni 297

« Kalim i paligjshëm i kufirit » apo edhe në bazë të nenit 298 « Dhënia ndihmë për

kalim të paligjshëm të kufirit », paragrafi i dytë i këtij neni « kur ndihma jepet për

qëllime fitimi » dhe jo për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Në vazhdim të rastit të parashtruar në vendimet e sipërcituara, duke u bazuar në

rrethanat dhe faktet që parashtron ky vendim, rezulton se midis të dëmtuarave dhe të

pandehurve F.K. dhe Sh.K. ka patur një marrëveshje që këta të fundit të kryenin një

shërbim, sigurisht të kundërligjshëm me të dëmtuarit kundrejt një shpërblimi të

caktuar, por kurrsesi me qëllim shfrytëzimin e këtyre të fundit në kuptim të konceptit

të trafikimit të qenieve njerëzore. Sigurisht që të dëmtuarit janë mashtruar nga të

dëmtuarit, por janë mashtruar me të vetmin qëllim për t’u marrë shumat e parave se

gjoja do t’i çonin në Amerikë, por jo për qëllim të shfrytëzimit të prostitucionit, forma

të tjera të shfrytëzimit seksual, punë të detyruara, shërbime të tjera të detyruara,

transplantim organesh, etj. Marrëdhënia e trafikimit të njerëzve nënkupton momentin

e rekrutimit e në vazhdim fazat e tjera deri në mbërritjen në destinacion me qëllim

shfrytëzimin e mëtejshëm sipas formave të përmendura më sipër. Në rastin konkret

për të pandehurit marrëdhënia ka përfunduar realisht në momentin e marrjes së

shumës së parave, ndërsa shoqërimi i të dëmtuarve deri në shtetin Bullgar kanë qenë

për të stimuluar mashtrimin e tyre (përdorimi i gënjeshtrës se do t’i çonin në Amerikë

me qëllim për tu marrë paratë nga njëra anë, dhe shpërdorimi i besimit të të

dëmtuarve nga të pandehurit nga ana tjetër), por që në këtë rast veprimi i mashtrimit

trajtohet si vepër penale më vete në kuptim të nenit 143 « Mashtrimi » të kodit penal

dhe jo në kuptim të nenit 110/a « Trafikimi i njerëzve » që ishte në fuqi në kohën e

kryerjes së kësaj vepre penale.

Sigurisht që jemi dakord me vendosjen e masës përkatëse të sigurimit personal, por jo

me akuzën që është ngritur kundër të pandehurve.

174 Vendimi nr. 649 me nr. 401 i regjistrit themeltar, datë 20.11.2002, i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë.

« E pranuar si e vërtetuar ngjarja sipas arsyetimit te gjykatave, rezulton se gjykata e apelit ka cilësuar

gabimisht veprën e te gjykuarit si trafikim te njerëzve, parashikuar nga neni 110/a i K.Penal. Ne kete

nen si dispozitë e bardhë nuk jepet përcaktimi i nocionit “trafik njerëzish”, por në Konventën e

Kombeve të Bashkuara kundër krimit te organizuar ndërkombëtar dhe protokollet shtese te saj, te

ratifikuar nga vendi ynë, me trafik personash kuptohet nje veprimtari e gjere e kryer ne kushte dhe

rrethana te caktuara te cilat parashikon hollësisht ne nenin 3 te Protokollit nr.1 .Veprimet e kryera nga

ana e te gjykuarit qe konsistojnë ne marrjen dhe transportimin e shtetasve kurd, edhe duke qene ne

dijeni te kalimit te paligjshëm te kufirit nga ana e tyre, nuk mund te cilësohen si trafikim njerëzish

përderisa nuk janë vërtetuar rrethanat qe kërkohen për ekzistencën e veprës penale te trafikimit të

njerëzve dhe qenies së të gjykuarit si bashkëpunëtor në kryerjen e saj. »

Page 115: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

115

Studim Rasti 3: Të pandehurit A.M., E.V. dhe Z.L. janë akuzuar për veprën penale të shfrytëzimit të

prostitucionit, parashikuar nga neni 114/a-5 dhe 6 të K.Penal dhe i pandehuri Enver

dhe për veprën penale të marrëdhënies seksuale me të rritura, parashikuar nga neni

102/1 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Elbasan ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit A.

M., për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese,

parashikuar nga neni 114/a-5, 6 të K.Penale dhe e dënon me 9 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të te pandehurit E. V., për veprën penale të shfrytëzimit të

prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a-5, 6 të K.Penal dhe e

dënon me 9 vjet burgim. Pushimin e gjykimit në bazë të nenit 284/1 të K.Pr.P.për

veprën penale të marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura, parashikuar nga neni

102/1 i K.Penal, pasi nuk ka ankim nga e dëmtuara. Deklarimin fajtor të së

pandehurës Z. L., për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana

rënduese, parashikuar nga neni 114/a-5,6 të K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet

burgim175.

Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur: Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së rrethit

Elbasan. Deklarimin fajtor të te pandehurit A. M, për veprën penale të shfrytëzimit të

prostitucionit dhe në bazë të nenit 114 të K.Penal e dënon me 4 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E. V, për veprën penale të shfrytëzimit të

prostitucionit dhe në bazë të nenit 114 të K.Penal e dënon me 4 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të së pandehurës Z. L, për veprën penale të ushtrimit të

prostitucionit dhe në bazë të nenit 114 të K.Penal e dënon me 3 vjet burgim176.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë bazuar në nenin 441, pika “c” të Kodit të Procedurës

Penale, vendosi : Prishjen e vendimit nr.126, datë 15.05.2002 të Gjykatës së Apelit

Durrës dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues177.

Edhe në rastin e gjykuar në vendimet e sipërcituara, pavarësisht se për të njëjtat

mangësira që kishte përmbajtja e nenit 114/b “Trafikimi i femrave për prostitucion”

në kohën e kryerjes së kësaj vepre penale objekt gjykimi, të cilat i kemi përmendur

më lartë, është ngritur akuza “Shfrytëzim prostitucioni”, e ndërsa gjatë gjykimit të

pandehurit janë deklaruar fajtor për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit në

rrethana rënduese”, por ne mendojmë se mbi bazën e rrethanave dhe fakteve që ka

ndodhur kjo veprimtari kriminale, janë konsumuar plotësisht elementët e veprës

penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i

dytë i kodit penal (i vitit 2001)178.

Të gjykuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rekrutuar të dëmtuarën duke

përfituar nga gjendja e saj psikike (rrethanë, e cila e rëndon më shumë pozitën e të

175 Vendimi nr.27, date 28.2.2002, i Gjykatës së Rrethit gjyqësor Elbasan. 176 Vendimi nr.126, dt.15.5.2002, i Gjykatës së Apelit Durrës. 177 Vendimi nr. 53 me nr. 523/14 i regjistrit themeltar, datë 22.01.2003, i Kolegjit Penal i Gjykatës së

Lartë. 178 Neni 30 i ligjit nr.8733, datë 24.01.2001 « Për disa ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995,

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”.

Page 116: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

116

gjykuarve), fakt i cili vërtetohet nga mjekët psikiatër të spitalit të Elbasanit, nga

ekspertët psikiatër të thirrur kryesisht nga gjykata, si dhe nga deklarimet që kanë bërë

të afërmit e të dëmtuarës. Për t’u theksuar është fakti se pavarësisht gjendjes së saj

psikike, e dëmtuara në momentin e parë që kontakton me policinë, sigurisht në

gjendje të lirë në atë moment për shkak të prezencës së policisë, u deklaron këtyre të

fundit se të pandehurit e kanë marrë forcërisht dhe donin ta çonin në Itali për të

ushtruar prostitucion179. Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë

konsumuar të plotë fazën e rekrutimit, ndërsa faza e transportimit apo e transferimit të

saj nga qyteti i Librazhdit e deri në qytetin e Vlorës është ndërprerë për shkaqe të

pavarura nga vullneti i të pandehurve. Nga rrethanat dhe faktet e ngjarjes objekt

gjykimi del qartë se njëri prej të pandehurve ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë

me të dëmtuarën gjatë transportimit të saj në qytetin e Vlorës. Jo vetëm kaq, por

konstatojmë se e dëmtuara është shitur nga njëri prej të pandehurve që ushtronte

kontroll mbi të, tek i pandehuri tjetër bashkëpunëtor në këtë veprimtari të trafikimit të

qenieve njerëzore.

Përveç kësaj konstatojmë edhe formën e dhënies së pagesës nga ana e të gjykuarit A.

M. për të marrë të dëmtuarën tek i gjykuari tjetër E. V. ku ky i fundit kishte kontroll

mbi të, me qëllim final trafikimin e saj në Itali e më pas shfrytëzimin e saj për ushtrim

prostitucioni. Pavarësisht se ushtrimi i prostitucionit nuk është realizuar, në bazë të

instrumenteve ligjor ndërkombëtar mbi trafikimin e qenieve njerëzore vepra quhet e

kryer e plotë.

Si përfundim, edhe për këtë rast themi se, pavarësisht mangësive dhe paqartësive që

kishte neni 114/b i vitit 2001, gjykatat i kishin faktet dhe provat “Kokëfortë” për t’i

deklaruar fajtor dhe dënuar të gjykuarit për veprën penale të trafikimit të femrave për

prostitucion, por jo vetëm kaq, gjykatat kanë marrë vendime të ndryshme në lidhje me

kualifikimin ligjor të veprës penale për të njëjtin fakt penal.

Studim Rasti 4:

I pandehuri S.H. është akuzuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në

rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1, 4, 5 të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Fier ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit S. H.

për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, me të mitur

me dhunë dhe ndaj një personi që shtyhet për të ushtruar prostitucion jashtë shtetit,

parashikuar nga neni 114/a pikat 1, 4, 5 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë)

vjet burgim180.

Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.164, datë

20.09.2004 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Fier, përsa i përket deklarimit fajtor të të

pandehurit S. H. dhe cilësimit juridik të veprës penale, si dhe shpenzimet gjyqësore.

Ndryshimin e vendimit të mësipërm në lidhje me masën e dënimit në këtë mënyrë: Në

180 Vendimi nr.164, datë 20.09.2004, i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Page 117: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

117

bazë të nenit 114/a, pikat 1, 4, 5 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit S. H. me 7

(shtatë) vjet burgim181.

Ndërsa Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë bazuar në kërkesat e nenit 441/a të

K.Pr.Penale, vendosi: Se vendimi nr.386, datë 10.12.2004 i Gjykatës së Apelit Vlorë

duhet të lihet në fuqi, mbasi është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit material e

procedural penal182.

Në lidhje me rastin e shqyrtuar dhe gjykuar në vendimet e mësipërme, mendojmë se

jemi para kryerjes së veprës penale të trafikimit të femrave mbetur në tentative.

Vepra penale në këtë rast ka filluar në muajin Gusht të vitit 2001, ndërkohë trafikimi i

njerëzve u parashikua për herë të parë si vepër penale në nenin 114/b me ligjin nr.

8733, datë 24.1.2001.

I gjykuari S.H dhe e dëmtuara e mitur A.Xh ishin banor të të njëjtit fshat. I gjykuari

në këtë rast e ka çuar të dëmtuarën në banesën e tij duke e mashtruar se do të

martoheshin (premtim për martesë). Më pas rezulton se i gjykuari i ka propozuar të

dëmtuarës që të shkonin në Itali që ajo të ushtronte prostitucion, por ka hasur në

kundërshtimin e kësaj të fundit, e për pasojë i gjykuari ka ushtruar dhunë psikike dhe

fizikë duke e rrahur e goditur të dëmtuarën me mjete rrethanore, e aq më keq duke i

lënë shenja dhe dëmtime të ndryshme në trup. Ky fakt vërtetohet edhe në bazë të aktit

të ekspertimit mjeko-ligjor “Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr.06, datë

14.01.2002, rezulton se tek e dëmtuara A. Xh. konstatohen kontuzion i kofshës së

djathtë dhe një gjendje mbas një dërrmishje të parakrahut të djathtë dhe këto dëmtime

mund të jenë shkaktuar rreth 15 ditë më parë”.

Duke u bazuar në interpretimin logjik të ngjarjes, konstatojmë se i gjykuari që në

fillim të ngjarjes ka patur si qëllim kryesor të tij trafikimin e të dëmtuarës në Itali dhe

më pas shfrytëzimin e saj për ushtrim prostitucioni, pavarësisht se që në fillim të kësaj

veprimtarie kriminale, i gjykuari ka hasur në rezistencën e të dëmtuarës, e cila më pas

është larguar fshehurazi.

I gjykuari, duhej të ishte akuzuar dhe deklaruar fajtor në baze të nenit 114/b

“Trafikimi i femrave për prostitucion”, paragrafi i dytë i kodit penal të vitit 2001, “Po

kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me

keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarës për të kryer

veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin e saj, dënohet me burgim

jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të

përjetshëm.”

Megjithatë, ashtu siç e kemi përmendur dhe trajtuar edhe në studimin e rasteve të

tjera, edhe në këtë rast, neni 114/a “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”,

ka përbërë pengesë që i gjykuari S.H. të dënohej për veprën penale të trafikimit të

femrave për prostitucion.

181 Vendimi nr.386, datë 10.12.2004, i Gjykatës së Apelit Vlore. 182 Vendimi nr.847 me nr.798 i regjistrit themeltar, datë 14.12.2005, i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë.

Page 118: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

118

Studim Rasti 5: Të gjithë të pandehurit në rastin konkret janë akuzuar për kryerjen e veprës penale të

"Trafikimit të fëmijëve", parashikuar nga neni 128/b/2 K.Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur: Të deklarojë fajtor të pandehurin E.

B. 18 vjet, A. M. 17 vjet dhe F. M. 15 vjet për veprën penale të "Trafikimit të

fëmijëve", parashikuar nga neni 128/b/2 i K.Penal (përpara se ky nen të ndryshohej

me ligjin nr.9188, datë 12.02.2004) dhe në bazë të këtij neni ta dënojë atë me 18 vjet

burgim. Të deklarojë fajtor të pandehurin E. A. 8 vjet, D. Zh. 8 vjet, M. Zh. 8 vjet

dhe K. G. 7 vjet për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana

rënduese", parashikuar nga neni 114/a, pika 1 dhe 5 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni

ta dënojë atë me burgim183.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.43, datë 25.02.2004 ka vendosur: Lënien në

fuqi të vendimit nr.51, datë 20.05.2004 të Gjykatës së shkallës së parë Lushnje184.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/"a", "b" të K.Pr.Penale,

vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.43, datë 25.02.2005 të Gjykatës së Apelit

Vlorë për të pandehurit E. A, M. Zh, D. Zh, K. G.

Ndryshimin e vendimit të mësipërm për të pandehurit E. B., A. M., F. M. nga neni

128/b/2 në 114/a/1/5 të K.Penal duke dënuar të pandehurin E. B. me 10 (dhjetë) vjet

burgim, të pandehurin A. M. me 9 (nëntë) vjet burgim, të pandehurin F. M. me 9

(nëntë) vjet burgim185.

Me ngjarjen objekt gjykimi të shqyrtuar dhe gjykuar nga gjykatat në shkallë vendi, të

parashikuar në vendimet e sipërcituara, konstatojmë po të njëjtat probleme të

praktikës gjyqësore që kemi hasur pak a shumë në vendimet e tjera të trajtuara më

sipër. Duke iu referuar mekanizmit të ngjarjes, zinxhirit të veprimeve, pra “Modus

operandi” të kësaj veprimtarie kriminale, mendojmë se jemi para kryerjes së veprës

penale, neni 128/b “Trafikimi i fëmijëve”, paragrafi i dytë “Po kjo vepër, kur kryhet

në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe

detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të

ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se

pesëmbëdhjetë vjet dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm”.

Ajo që bënë përshtypje të veçantë në këtë vendimmarrje të këtij kolegji, është fakti që

vetë ky kolegj në këtë vendim pranon faktin se: “Kjo pasi në rastin konkret kemi të

bëjmë me një veprimtari kriminale të disa personave, në një moment të shkurtër

kohor dhe me qëllim të vetëm dërgimin e të dëmtuarës V. jashtë shtetit për ta

shfrytëzuar si prostitute dhe jo trafikimin të të miturve në kuptimin e nenit 128/b të

K.Penal”, që logjikisht do të thotë se të gjykuarit (të gjithë, pa përjashtim) kanë patur

si qëllim të vetëm trafikimin dhe shfrytëzimin e të dëmtuarës jashtë shtetit për ushtrim

prostitucioni, por sipas gjykimit të këtij kolegji, qëllimi i shfrytëzimit si prostitute,

është vetëm qëllim i nenit 114/a “Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese”,

183 Vendimi nr.51, datë 20.05.2004, i Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. 184 Vendimi nr.43, datë 25.02.2004, i Gjykatës së Apelit Vlorë. 185 Vendimi nr.133 me nr.924/95 i regjistrit themeltar, datë 15.02.2006 dhe 20.03.2006, i Kolegji Penal

të Gjykatës së Lartë.

Page 119: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

119

dhe jo i nenit 128/b “Trafikimi i fëmijëve”, pra trafikimi i fëmijëve mund të kryhet për

çdo lloj qëllimi por jo për qëllim shfrytëzimi për ushtrim prostitucioni.

Jo vetëm kaq, por ky kolegj i referohet në mënyrë të theksuar nenit 114/a “Shfrytëzim

i prostitucionit në rrethana rënduese”, pika 1 “me të mitur”, që do të thotë se të miturit

mund të shfrytëzohen për ushtrim prostitucioni vetëm në kuptim të kësaj dispozite,

por jo që fëmijët mund të trafikohen e më pas të shfrytëzohen për ushtrim

prostitucioni.

Aq më shumë (dhe aq më keq…!!!) kur vetë ky kolegj pranon se e dëmtuara e mitur,

është rekrutuar, transportuar e transferuar jashtë shtetit duke u mashtruar nga i

gjykuari dhe më pas është detyruar të ushtroj prostitución në Itali derisa është kapur

nga policía e këtij shteti dhe është kthyer në Shqipëri.

Për herë të dytë, e dëmtuara e mitur është rekrutuar, transportuar brenda vendit, por

nuk është transferuar dot në shtetin Italian, për shkaqe të pavarura nga vullneti

kriminal i të gjykuarve. Përveç sa më sipër, ky kolegj nga njëra anë, pranon se të

gjykuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë pazare shit-blerje midis tyre në

lidhje me të dëmtuarën, e kane mbajtur përgjatë gjithë kohës në kontroll të

vazhdueshëm, si dhe kryerjen e veprimeve të tjera me të vetmin qëllim final, ta

trafikonin në Itali për ushtrim prostitucioni, por nga ana tjetër nuk pranon që të

gjykuarit të akuzohen për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, akuzë, e cila ishte

ngritur nga prokurori dhe pranuar nga gjykatat më të ulëta vetëm për disa të gjykuar.

Jo pa rëndësi, gjykata e shkallës së parë në vendimin e saj, e thekson se “(përpara se

ky nen të ndryshohej me ligjin nr.9188, datë 12.02.2004)”, që do të thotë se me

ndryshimet që iu bënë nenit 128/b “Trafikimi i të miturve”, koncepti i trafikimit të

fëmijëve në përmbajtje të kësaj dispozite ishte shumë i qartë.

Gjithsesi, edhe pse në kohën e kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale të trafikimit të

fëmijëve, ishte në fuqi neni 128/b i vitit 2001, në përmbajtjen e të cilit nuk mund të

kuptohej qartë koncepti i trafikimit të fëmijëve, por për shkak të rrethanave të qarta të

ngjarjes, fakteve dhe provave bindëse të administruara e të shqyrtuara në seanca

gjyqësore, gjykata e shkallës së parë vendosi të paktën tre nga të gjykuarit, t’i

deklaronte fajtor për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, lënë në fuqi nga gjykata e

apelit.

E kundërta ndodh me Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, edhe pse në raport me

rrethanat, faktet dhe provat e kësaj ngjarje, i ka pranuar ashtu siç i kanë pranuar edhe

dy gjykata më të ulëta, përsëri vendos që asnjëri prej të gjykuarve të mos deklarohet

fajtor për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”.

Sigurisht, ashtu siç e kemi përmendur edhe në raste të tjera, ky diversitet i thellë

kualifikimesh ligjore që ka ndodhur në praktikën gjyqësore, midis prokurorit, gjykatës

së shkallës së parë, asaj të Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në lidhje me

veprime kriminale të trafikimit human që kanë ndodhur në një rast të caktuar, vjen jo

vetëm si rezultat i mangësive juridiko-penale që kishin dispozitat penale përkatëse në

kohën e kryerjes së këtyre veprimeve të kundërligjshme, por edhe për shkak të

diferencës së madhe në raport me masën e dënimit që ishte midis nenit 114/a

“Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” me masë dënimi 7 deri në 15 vjet

Page 120: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

120

burgim dhe nenit 114/b “Trafikimi i femrave për prostitución” me masë dënimi jo më

pak se 15 vjet burgim.

Në fund të studimit të këtij rasti, konstatojmë se ajo që vlen për t’u theksuar në

mënyrë të veçantë dhe që është shumë e rëndësishme, është fakti që ky vendim është

marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë më datën 15.02.2006, ndërkohë që

ndryshimet që iu bënë jo vetëm nenit 128/ b”Trafikimi i fëmijëve” por edhe nenit

110/a “Trafikimi i njerëzve” dhe nenit 114/b “Trafikimi i femrave për prostitución” në

përputhje të plotë me neni 3 të Protokollit II shtesë “Mbi parandalimin, pengimin

dhe ndëshkimin e trafikut të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, në plotësim

të konventës së kombeve të bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” të

Konventës së Kombeve të Bashkuara “Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”

dhe dy protokolleve shtesë të saj, miratuar me ligjin nr. 8920, datë 11.7.2002 ,

ndryshime të cilat ishin në formën e komentarit, e bënë shumë të qartë dhe plotësisht

të kuptueshëm konceptin e trafikimit të njerëzve, por fatkeqësisht edhe inkorporimi i

këtij akti ndërkombëtar në legjislacioni e brendshëm nuk ndikoi dot ne

vendimmarrjen e këtij kolegji.

Studim Rasti 6: Të pandehurit: Th. Sh. e A. A. janë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "të

shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe të falsifikimit të pasaportave",

parashikuar nga nenet 114/a pikat 1,4,5,6 dhe 189/1 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Fier ka vendosur: Të deklarojë fajtor të pandehurin Th. Sh.

për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në bazë

nenit 114/a pikat 1, 4, 5, 6 dhe 189/1 të K.Penal të dënohet me 12 vjet burgim. Të

deklarohet fajtor i pandehuri A. A. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit

në rrethana rënduese dhe në bazë të nenit 114/a pikat 1, 3, 5, 6 të K.Penal të dënohet

me 12 vjet burgim, duke i filluar vuajtja e dënimit nga data 11.03.2003186.

Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.177, datë

04.10.2004 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Fier187.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon të drejtë dhe të bazuar në ligj vendimin e

Gjykatës së Apelit Vlorë dhe gjen të pabazuara pretendimet e ngritura në rekurs nga

dy të gjykuarit.

Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në kërkesat e nenit 441/a të

K.Pr.Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.99, datë 08.04.2005 të Gjykatës

së Apelit Vlorë188.

Ngjarja objekt gjykimi ka filluar në datën 05.02.2002, ndërkohë që vepra penale e

trafikimit të fëmijëve ishte parashikuar si e tille me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001.

186 Vendimi nr.177, datë 04.10.2004, i Gjykatës së Rrethit gjyqësor Fier. 187 Vendimi nr.99, datë 08.04.2005, i Gjykatës së Apelit Vlorë. 188 Vendimi nr.374 me nr.1145/290 i regjistrit themeltar, date 14.06.2006, i Kolegjit Penal të Gjykatës

së Lartë.

Page 121: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

121

Të gjykuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rekrutuar, transportuar dhe

transferuar jashtë shtetit të dëmtuarën e mitur me qëllim shfrytëzimin e saj për

ushtrim prostitucioni.

Këto faza të anës objektive, të gjykuarit i kanë realizuar duke e mashtruar të miturën

se do të martohej me njërin prej të gjykuarve dhe më pas do të largoheshin jashtë

shtetit për një jetë më të mirë. I gjykuari A. A. (i ati i të dëmtuarës) në bashkëpunim

(marrëveshje të mëparshme) me të gjykuarin tjetër Th. Sh., i ka thënë të dëmtuarës së

mitur (vajzës së vetë) se do ta fejonte me këtë të fundit. Pra, forma e parë është

mashtrimi, ndërsa forma tjetër në vazhdim është dhënia e pagesës nga i gjykuari Th.

Sh. tek i gjykuari A. A. (babai i të dëmtuarës së mitur) për të marrë pëlqimin e këtij të

fundit i cili ushtronte kontroll mbi të dëmtuarën e mitur. I pandehuri Th. Sh. gjatë

qëndrimit në Athinë i ka thënë të dëmtuarës se do të punonte si prostitutë në Francë,

por e dëmtuara nuk ka pranuar, ndërkohë për këtë kundërshtim i pandehuri ka

përdorur dhunë.

Faza e fshehjes është realizuar e plotë dhe në formën e saj klasike, sepse i gjykuari

Th. Sh. për asnjë moment nuk e ka lënë të dëmtuarën të komunikoj me asnjë person

deri sa janë larguar për jashtë shtetit, edhe pse e dëmtuara ka insistuar vazhdimisht të

njihet me të afërmit e të gjykuarit Th. Sh., duke menduar dhe besuar se ishte e fejuara

e tij.

Midis të gjykuarve ka patur marrëveshje të mëparshme dhe ka vazhduar përgjatë

gjithë kohës së kryerjes së kësaj vepre penale. Ardhja e pasojave ndaj të dëmtuarës

nga të gjykuarit janë parashikuar dhe dëshiruar.

Në bazë të rrethanave të ngjarjes, fakteve dhe provave të administruara dhe shqyrtuara

gjatë gjykimit të çështjes, është provuar dhe pranuar nga gjykatat se ndaj të dëmtuarës

është përdorur dhune psikike dhe fizike për ta detyruar atë që të ushtroj prostitución

kundër dëshirës dhe vullnetit të saj.

Referuar analizës së mësipërme, të habit fakti që edhe Kolegji Penal i Gjykatës së

Lartë në gjykimin e këtij rasti konstaton se e dëmtuara e mitur është mashtruar për tu

rekrutuar, transportuar dhe transferuar jashtë shtetit dhe më pas është shtrënguar,

kërcënuar e përdorur dhunë psikike dhe fizike ndaj saj për te ushtruar prostitución

kundër dëshirës së saj, por megjithatë ky kolegj vendos përfundimisht që të gjykuarit

të dënohen për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese!!!

Duke u bazuar sa më sipër, konstatojmë se: Veprimi, Mjeti dhe Qëllimi, si elementë

bazë të veprës penale të trafikimit të fëmijëve të parashikuar nga neni 128/b/,

paragrafi i dytë, i kodit penal189, janë konsumuar në mënyrë të plotë dhe shumë të

qartë, por fatkeqësisht ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të tjera , të gjykuarit janë

akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në

189 Neni 128/b “Trafikimi i fëmijëve” Trafikimi i fëmijëve me qëllim fitimi material ose çdo përfitim

tjetër dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose shoqërohet me keqtrajtimin

dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell

pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe kur ka sjellë si

pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.”

Page 122: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

122

rrethana rënduese parashikuar nga neni 114/a, pika 1, 4 ,5, 6 të kodit penal, duke

favorizuar kështu pozitën e të gjykuarve në mënyrë të padrejtë.

Duket qartë se pozita e të gjykuarve është favorizuar në mënyrë të padrejtë, sepse neni

128/b parashikonte masë dënimi jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet burgim, ndërsa neni

114/a në raport me të gjitha rrethanat rënduese që ka në përmbajtje të tij, parashikon

masë dënimi shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet burgim, pra kuptohet qartë diferenca

midis dy dispozitave të mësipërme.

Se fundi, në lidhje me këtë rast mendojmë se mos valle..!! të gjykuarit janë akuzuar

dhe deklaruar fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana

rënduese për shkak të “ndërhyrjeve të padrejta” që ka përjetuar dhe përjeton sistemi

gjyqësor shqiptar!

Pavarësisht se në rastin e parashikuar në vendimet e mëposhtme është

vendosur prishja e dy vendimeve të gjykatave më të ulëta në lidhje me këtë rast për

shkelje procedurale, por e rëndësishme është se si është bërë cilësimi juridik i veprës

penale nga organi i akuzës dhe kualifikimi ligjor i po kësaj vepre penale nga ana e

gjykatave në lidhje me deklarimin fajtor të të gjykuarit.

Studim Rasti 7: I pandehuri P.E. është akuzuar se ka kryer veprën penale të shfrytëzimit të

prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a/4/5 i K.P.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit P.

E. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në bazë

të nenit 114/a/4/5 të K.P. e dënon me 10 vjet burgim190.

Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.30, datë

25.04.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë191.

Ndërsa Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimet e të dyja gjykatave janë

marrë në shkelje të dispozitave procedurale penale. Për këto arsye Kolegji Penal i

Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ç të K.Pr.Penale, vendosi: Prishjen e

vendimit nr.206, datë 29.05.2007 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr.30,

date 25.04.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe kthimin e akteve për

rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë192.

Mendoj se jo vetëm kur vendimi të marrë formë të prerë dhe nëqoftëse i gjykuari

deklarohet fajtor, duhet të deklarohet fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave

për prostitucion, por edhe në fazën aktuale të gjykimit të rastit konkret, duhej ngritur

akuza dhe duhej deklaruar fajtor për veprën e sipërcituar (aq më shumë që ngjarja ka

filluar pasi trafikimi i femrave për prostitucion u parashikua si vepër penale) dhe jo

për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.

190 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin nr.30, datë 25.04.2006 191 Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.206, datë 29.05.2007 192 Vendimi nr.440 me nr.1385/596 i regjistrit themeltar, datë 30.09.2009, i Kolegjit Penal të Gjykatës

së Lartë.

Page 123: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

123

Këtë mendim e mbështesim duke marrë në analizë rrethanat e kryerjes së veprës

penale, mënyrën e kryerjes së veprimeve dhe qëllimin që ka dashur të arrij i gjykuari

në rastin konkret.

I gjykuari për t’u bërë i besuar tek e dëmtuara, ka lidhur një fejesë me të, por që në

fund ka rezultuar fiktive sepse kjo fejesë është bërë për të mashtruar këtë të fundit me

qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion në Itali. Me të mbërritur në Itali i gjykuari ka

shfaqur mendimi dhe qëllimin e tij kriminal tek e dëmtuara, që kjo e fundit të

ushtronte prostitucion në rrugët e Italisë, por duke hasur në kundërshtimin e saj i

gjykuari ka ushtruar dhunë fizike dhe nën kërcënime të vazhdueshme e ka detyruar të

ushtroj prostitucion.

Sa më sipër rezulton se, rekrutimi, transportimi deri në Vlorë dhe më pas transferimi i

të dëmtuarës në Itali, si elementë të anës objektive të veprës penale janë realizuar nga

i gjykuari nëpërmjet formës së mashtrimit, në fillim me realizimin e fejesës midis tyre

dhe më pas kërkesës nga i gjykuari për të shkuar në Itali për një jetë më të mirë dhe në

fund fare qëllimi kriminal është arritur duke përdorur format e dhunës psikike dhe

fizike, e për pasojë është cenuar morali, nderi dhe dinjiteti i të dëmtuarës në rastin

konkret.

Në fund të studimit të këtij rasti mund të themi se pavarësisht se në fund fare

« mund » edhe të rezultojë që i gjykuari të deklarohet i pafajshëm nga njëra anë, por

deri në këtë fazë që ndodhet procesi gjyqësor rezulton se organi i akuzës ka ngritur

kundër të akuzuarit akuzën për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në

rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a/4/5 të Kodit Penal me masë dënimi 7

deri në 15 vjet burgim, e po me të njëjtën akuzë është deklaruar fajtor i gjykuari nga

gjykata e shkallës së parë dhe e Apelit, kur ndërkohë deri në këtë fazë të gjykimit

duket qartë se jemi në mënyrë të qartë dhe të plotë para rastit të kryerjes së veprës

penale të trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi

i dytë i Kodit Penal të vitit 2001, i cili parashikon masë dënim jo më pak se 15 vjet

burgim, e për pasojë të kemi favorizim të pozitës së të pandehurit në mënyrë të

padrejtë nga ana tjetër193.

Studim Rasti 8: I pandehuri F.Z. është akuzuar për veprën penale të “trafikimit të femrave për

prostitucion” dhe të “falsifikimit të pasaportës”, parashikuar nga nenet 114/b dhe

189/1 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit F.

Z., për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, të

parashikuar nga neni 114/b/1 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 9

vjet burgim dhe 3 (tre) milion lekë gjobë. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. Z., për

kryerjen e veprës penale të falsifikimit të pasaportës, të parashikuar nga neni 189/1 i

K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim. Në

bashkim të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal e dënon përfundimisht me

9 (nëntë) vjet burgim dhe 3 (tre) milion lekë gjobë. Në aplikim të nenit 406 të

193 Neni 114/b, paragrafi i dytë i Kodit Penal të vitit 2001 :

Page 124: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

124

K.Pr.Penale e dënon përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim dhe 2 (dy) milion lekë

gjobë194.

Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.87, datë

09.03.2006, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë195.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimet e të dyja gjykatave lidhur me

fajësinë e të gjykuarit dhe cilësimin ligjor të veprës janë marrë duke zbatuar drejt

ligjin material e procedural penal, por prej tyre është gabuar në dispozitën materiale

mbi të cilën janë mbështetur ne dënimin e të gjykuarit. Në pjesën arsyetuese të

vendimeve, nga gjykata është pranuar se i gjykuari ka kryer veprën penale të

trafikimit të femrave për prostitucion deri në muajin qershor të vitit 2002. Në këto

rrethana, në kuptim të dispozitës së nenit 3/3 të K.Penal, për dënimin e tij duhet të

aplikohej dispozita më favorizues për personin. Për këto arsye Kolegji Penal i

Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/b te K.Pr.Penale, vendosi ndryshimin e

vendimit nr.234 datë 30.05.2006, të Gjykatës së Apelit Vlorë, përsa i përket cilësimit

ligjor të veprës dhe dënimit të të gjykuarit F. Z. dhe në bazë të nenit 114/b-1 të

K.Penal (ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.01.2001).

Në zbatim të kërkesave të nenit 406 të K.Pr.Penale, i gjykuari F. Z. dënohet

përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim196.

Në lidhje me ngjarjen objekt gjykimi të shqyrtuar dhe të gjykuar në vendimet e

sipërcituara të këtij rasti, nga gjykatat e ndryshme në shkallë vendi, konstatojmë se në

bazë të rrethanave, fakteve dhe provave të administruara dhe të shqyrtuara gjatë

gjykimit të çështjes në të tre shkallët e gjyqësorit është vendosur që i pandehur

përfundimisht të deklarohet fajtor për veprën penale të “trafikimit të femrave për

prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b i Kodit Penal. Edhe ne mendojmë se në

lidhje me këtë rast është vepruar drejtë nga ana e gjykatave të vendit.

Megjithatë, ajo që vlen për t’u theksuar, është dallimi që konstatojmë midis rastit

konkret dhe rasteve të trajtuara më lartë. Dallimi konsiston në faktin që, qoftë në

rastin konkret, ashtu edhe në rastet e trajtuara më lartë, elementët kryesor të veprës

penale të trafikimit të qenieve njerëzore, si: veprimi, mjeti dhe qëllimi janë të njëjtë,

por gjykatat e ndryshme në shkallë vendi vendosin që të gjykuarin/gjykuarit në rastin

konkret ta/i deklarojnë dhe dënojnë për veprën penale të trafikimit të femrave për

prostitución, ndërsa në rastet e trajtuara më sipër ta/i deklarojnë dhe dënojnë të

gjykuarin/gjykuarit për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit apo shfrytëzimit

të prostitucionit në rrethana rënduese.

Rast tipik i favorizimit te pozitës së të pandehurit në mënyrë të padrejtë sipas

mendimit tonë është ngjarja objekt shqyrtimi dhe gjykimi i vendime të gjykatave të

parashikuara më poshtë.

194 Vendimi nr.87, datë 09.03.2006, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. 195 Vendimi nr.234, datë 30.05.2006, i Gjykatës së Apelit Vlorë. 196Vendimi nr.116 me nr.1409/444/65 i regjistrit themeltar, datë 05.03.2008, i Kolegjit Penal të

Gjykatës së Lartë.

Page 125: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

125

Studim Rasti 9: Të pandehurit: G. H. dhe K. Xh. (D.) janë akuzuar për kryerjen e veprave penale të

“Trafikimit të femrave për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i

K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur: Deklarimin fajtor

të pandehurit G. H. për veprën penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion” kur

ka sjellë pasojë vdekjen e të dëmtuarës S. K., parashikuar nga neni 114/b/4 të K.Penal

(viti 2004) dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Deklarimin fajtor të pandehurit

K. Xh. (D.) për penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”, kur ka sjellë pasojë

vdekjen e të dëmtuarës S. K., parashikuar nga neni 114/b/4 të K.Penal (viti 2004) dhe

dënimin e tij me 23 vjet burgim197.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur: Ndryshimin e vendimit

nr.57, datë 01.11.2005 të Gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë, për

çështjen penale që u përket të pandehurve G. H. dhe K. Xh. (D.), të akuzuar për

veprën penale të “trafikimit të femrave për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b,

paragrafi i dytë i K.Penal (viti 2001), si më poshtë:

Deklarimin fajtor të pandehurit G. H. për veprën penale të “Trafikimit të femrave për

prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal (viti 2004) dhe

dënimin e tij me 23 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurit K. Xh. (D.) për penale të “Trafikimit të femrave për

prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal (viti 2004) dhe

dënimin e tij me 20 vjet burgim198.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.56, date

14.12.2005 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe kthimin e akteve për

rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues199.

Gjatë rishqyrtimit të çështjes Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë ka

vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.57, datë 01.11.2005 të Gjykatës së Shkallës së

Parë për Krime të Rënda në këtë mënyrë:

Deklarimin fajtor të pandehurit G. H. për veprën penale të “Trafikimit të femrave për

prostitucion” në bashkëpunim, në dëm të të dëmtuarës S. K., parashikuar nga neni

114/b, paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 22 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurit K. Xh. (D.) për veprën penale të “Trafikimit të

femrave për prostitucion”, në bashkëpunim dhe më shumë së një hërë në dëm të të

dëmtuarave S. K., M. L., T. L., parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal

dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim.

Prishjen e vendimit nr.57, datë 01.11.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime

të Rënda Tiranë dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurve K. Xh., T. L.

197 Vendimi nr.57, datë 01.11.2005, i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. 198 Vendimi nr.56, datë 14.12.2005, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë. 199 Vendimi nr.518 me nr.844/177 i regjistrit themeltar, datë 06.06.2007, i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë

Page 126: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

126

dhe M. L. për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion në dëm të

shtetasve U. (M.) R. dhe B. (L.) M., vepër e parashikuar nga neni 114/b, 2 të K.Penal,

pasi nuk vërtetohet fajësia e tyre200.

Në përfundim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ të

K.Pr.Penale, vendosi: Prishjen e vendimit nr.30, datë 20.05.2008 të Gjykatës e Apelit

për Krime të Rënda Tiranë dhe vendimit nr.57, datë 01.11.2005 të Gjykatës së

Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Deklarimin fajtor të të gjykuarit K. Xh. (D.) për veprën penale të shfrytëzimit të

prostitucionit në rrethana rënduese ndaj disa personave, duke i shtyrë për të ushtruar

prostitucion jashtë territorit të R.Shqipërisë dhe në bazë të nenit 114/a, pikat 2 dhe 5

të K.Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Pushimin e çështjes në ngarkim të të gjykuarit G. H., për shkak se ndjekja penale ndaj

tij nuk duhet të vazhdonte.

Urdhërohet lirimi i të gjykuarit G. H. nga dhomat e paraburgimit ,nëse nuk mbahet

për shkak tjetër201.

Nga studimi i këtij rasti, ne mendojmë se Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të

Rënda duhej t’i kishte deklaruar fajtor të gjykuarit për veprën penale të trafikimit të

femrave për prostitucion në bazë të nenit 114/b të Kodit Penal të vitit 2001 dhe jo

duke u bazuar në ndryshimet që iu bënë këtij neni në vitin 2004, ndryshime të cilat po

të aplikoheshin do të kishin fuqi prapavepruese në rastin konkret duke rrënduar

pozitën e të gjykuarve në kundërshtim me nenin 3 të kodit penal.

Ne mendojmë se vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në lidhje me të

gjykuarin G.H. është i drejtë për arsye se gjykatat më të ulëta me vendimet e tyre kanë

cenuar parimin e “Gjësë së gjykuar”. Përderisa i gjykuari G.H. është shpallur i

pafajshëm për të njëjtin fakt penal nga një gjykatë e huaj, nuk mund të gjykohet për

herë të dytë nga gjykatat shqiptare në lidhje me të njëjtin fakt.

Ndërsa në lidhje me vendimmarrjen përfundimtare të këtij kolegji për të gjykuarin

tjetër K.Xh., të cilin përfundimisht e ka deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale

të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, mendojmë se ky vendim është

marrë jo në përputhje me ligjin material penal.

Nga rrethanat e ngjarjes rezulton se i gjykuari K.Xh. që në fillim të kryerjes së kësaj

vepre penale e deri në përfundim të saj ka bashkëpunuar ngushtësisht me të gjykuarin

tjetër për të rekrutuar, transportuar dhe transferuar viktimën e trafikuar në shtetin

Italian. Ka qenë i gjykuar K.Xh. që ka pritur dhe ka sistemuar të gjykuarin tjetër

sëbashku me viktimën në shtetin Italian. Edhe pas largimit të të gjykuarit G.H. në

Shqipëri, i gjykuari K.Xh. ka vazhduar të detyroj viktimën S.K. të ushtroj prostitucion

kundër dëshirës dhe vullnetit të saj duke përdorur dhunën psikike dhe fizike ndaj saj,

200 Vendimi nr.30, datë 20.05.2008, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë. 201 Vendimi nr.292 (Nr.00-2009-71) me nr.52804-00588-00-2008 i regjistrit themeltar, datë

13.05.2009, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 127: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

127

e për pasojë e dëmtuara S.K. të gjej vdekjen për shkak të këtyre veprimeve të

dhunshme të ushtruara nga i gjykuari K.Xh.

Për të gjykuarin K.Xh. Kolegji Penal në vendimin e tij parashikon se: “nga veprimet e

të gjykuarit del qartë se ai, në formën e mashtrimit apo edhe shtrëngimit, ka shtyrë

për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në shtetin

Italian, me shumë se një person.”, që do të thotë se është përdorur forma e mashtrimit,

por më e rëndësishmja janë përdorur format e shtrëngimit, e për pasojë këto janë

forma tipike të anës objektive të trafikimit të femrave për prostitucion.

Mos vallë, ky kolegj në këtë rast ka vendosur të deklaroj fajtor të gjykuarin K.Xh. për

veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga

neni 114/a, sepse në nenin114/b, paragrafi i dytë i kodit penal të vitit 2001, nuk

parashikoheshin shprehimisht fjalët “Mashtrim” apo “Shtrëngim”! Paragrafi i dytë i

nenit 114/b nga pikëpamja e anës objektive përmban fjalët: keqtrajtim, detyrimin me

dhunë fizike ose dhunë psikike. Kështu këto fjalë para se të marrin kuptimin juridik

kanë kuptimin e tyre gjuhësor të parashikuara në Fjalorin e Gjuhës Shqipe202.

Në faqen 1303 të këtij fjalori parashikohet kuptimi i fjalës “Shtrëngim” që do të thotë:

“Detyrimi që i bëhet dikujt për të vepruar ose për të bërë diçka kundër dëshirës së tij;

në faqen 572 parashikohet kuptimi i fjalës “Kërcënim”: Fjalë a veprime për t’i shtënë

frikën dikujt, e keqe, rrezik që i kërcënohet dikujt; ne faqen 562 parashikohet kuptimi

i fjalës “Keqtrajtim”: veprim sipas Keqtrajtoj, që do të thotë: Sillem keq me dikë, e

mundoj shumë, e trajtoj keq; keqpërdoroj”.

Referuar sa me sipër vëmë re se qoftë në rastin e fjalës Shtrëngim, Kërcënim dhe

Keqtrajtim, konstatojmë një elementë të përbashkët të tyre që është: një formë sjellje

që vjen në kundërshtim me moralin, nderin dhe dinjitetin e personit, por mbi të gjitha

është një formë sjellje e kundërligjshme.

Në fund të studimit të këtij rasti sipas mendimit tonë mund të themi se ky kolegj e ka

deklaruar dhe dënuar të gjykuarin për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit

në rrethana rënduese, sepse:

Së pari: duke mos krijuar lidhjen e duhur midis rrethanave të ngjarjes, mënyrës së

kryerjes së veprës penale dhe qëllimit të autorit të veprës penale nga njëra anë, dhe

interpretimit juridik të zgjeruar të paragrafit të dytë të nenit 114/b të kodit penal nga

ana tjetër, është bërë cilësimi juridik i veprës penale jo në përputhje me ligin material

penal.

Së dyti: i gjykuari është dënuar përfundimisht për veprën penale të shfrytëzimit të

prostitucionit në rrethana rënduese, ndoshta për shkak të “ndërhyrjeve të padrejta” me

qëllim për të favorizuar në mënyrë të padrejtë pozitën e të gjykuarit, ku përfundimisht

nga 23 dhe 20 vjet burgim që e dënuan përkatësisht gjykata e shkallës së parë të

krimeve të rënda dhe ajo e apelit të krimeve të rënda, ky kolegj e dënoi me 9 vjet

burgim.

202 Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. “Fjalor i

Shqipes së Sotme”. Botimet TOENA. Tiranë 2002.

Page 128: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

128

Studim Rasti 10:

I pandehuri A.K është akuzuar për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të

prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/1, pika 1 e 5 dhe 22 i

K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit A.

K., për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit, në rrethana rënduese,

e mbetur në tentativë dhe në bazë të nenit 114/a, pika 1, 5 dhe 22 të K.Penal, e dënon

të pandehurin me 7 vjet burgim203.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur: Lënien në fuqi t vendimit nr.1355, datë

26.12.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë204.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke gjetur të pabazuara në ligj pretendimet e

ngritura në rekursin e të gjykuarit, çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet

të lihet në fuqi, pasi është rrjedhojë e zbatimit drejt të ligjit.

Për të marrë vendimin, gjykata e apelit ka përdorur vetëm prova të verifikuara në

shqyrtimin gjyqësor dhe duke mos i dhënë vlerë të paracaktuar asnjë prove, ka bërë

çmimin e tyre sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi. Ndryshe nga sa

ka pretenduar i gjykuari në rekurs, është provuar në gjykim se ai, me anë mashtrimi

dhe me qëllim shfrytëzimi për prostitucion është lidhur me të dëmtuarën dhe së

bashku me të kanë shkuar jashtë shtetit, në Greqi. Gjatë qëndrimit atje i gjykuari ka

ushtruar presion mbi të dëmtuarën për ta shtyrë atë në ushtrim prostitucioni, por e

dëmtuara nuk ka ushtruar prostitucion për shkak të refuzimit të saj dhe jo sepse i

gjykuari ka hequr dore nga shtrëngimi, i cili ka vazhduar deri sa ai është larguar nga

banesa.

Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/a të

K.Pr.Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.656, datë 26.09.2007 të Gjykatës

së Apelit Tiranë205.

Ngjarja e trafikimit të të dëmtuarës objekt gjykimi i vendimeve gjyqësore të

mësipërme ka filluar në vitin 2002 dhe ka përfunduar në muajin Janar të vitit 2004,

muaj në të cilin e dëmtuara Z.H. ka bërë kallëzimin në Drejtorinë e Policisë së Qarkut

Tiranë kundër të gjykuarit A.K.

Gjykatat e ndryshme të vendit në lidhje me këtë rast edhe pse konstatojnë dhe

pranojnë që e dëmtuara e mitur është rekrutuar, transportuar dhe transferuar në

shtetin Grek duke u mashtruar nga i gjykuari se do të martoheshin dhe të shkonin

jashtë shtetit për një jetë me të mirë, edhe pse këto gjykata pranojnë se i gjykuari ka

ushtruar dhunë fizike dhe psikike me qëllim për të detyruar të dëmtuarën e mitur të

ushtroj prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj, e për pasojë i gjykuari ka

cenuar moralin, dinjitetin dhe shëndetin e të dëmtuarës së mitur, por përsëri gjykatat

ka vendosur ta deklarojnë fajtor të gjykuarin për veprën penale të shfrytëzimit të

203 Vendimi nr.1355, datë 26.12.2006, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 204 Vendimi nr.656, datë 26.09.2007, i Gjykatës së Apelit Tiranë. 205 Vendimi nr.78 me nr.1696/886 i regjistrit themeltar, datë 03.02.2010, i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë.

Page 129: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

129

prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1, 5 të kodit

penal, e aq më shumë që vendimmarrje përfundimtare e Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë është finalizuar në vitin 2010.

Paragrafi i dytë i nenit 128/b, i miratuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001,

parashikon format me të cilat mund të kryhen veprimet e trafikimit të fëmijëve nga

pikëpamja e anës objektive si; keqtrajtimi, përdorimi i dhunës fizike dhe psikike ndaj

të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, dhe që realisht këto forma të dhunës i

konstatojmë të materializuara edhe në rastin konkret për të arritur qëllimin kriminal i

gjykuari.

Mos vallë, gjykatat e faktit e sidomos kolegji penal në këtë rast, të gjykuarin e kanë

deklaruar fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana

rënduese, sepse në përmbajtjen e nenit 128/b të vitit 2001, nuk ishte e parashikuar

shprehimisht fjala “mashtrim”, e cila përfaqëson një nga format e rekrutimit,

transportimit dhe transferimit të viktimave të fenomenit të trafikimit, por që në

përmbajtje të këtij neni parashikohen shprehimisht të gjitha format e tjera të dhunës

për arritjen e qëllimit kriminal.

E pashpjegueshme në këtë rast është dhe fakti se kolegji penal e deklaron fajtor të

gjykuarin në bazë të nenit 114/a, pika 1 “me të mitur” dhe pika 5 “ndaj një personi që

shtyhet ose shtrëngohet për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së

Shqipërisë”, ndërkohë nuk parashikon në deklarimin fajtor të të gjykuarit edhe pikën

4 të këtij neni “me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose duke përfituar nga paaftësia fizike

ose mendore e personit”, ku format e kësaj pike janë kryer në mënyrë të qartë dhe të

plotë nga i gjykuari në ngjarjen kriminale objekt gjykimi.

Për faktin se, nga njëra anë, rrethanat e ngjarjes, tërësia e veprimeve të kryera nga i

gjykuari, qëllimi që ka dashur të arrij ky i fundit, tregojnë qartazi se në këtë rast është

kryer vepra penale e trafikimit të fëmijëve, por nga ana tjetër duke qenë shumë i qartë

koncepti i “Trafikimit të njerëzve” në vitet kur janë marrë këto vendime dhe

respektivisht në raport me shkallët e gjyqësorit, viti 2006, 2007 dhe 2010, e aq më

shumë që kemi të bëjmë me një të dëmtuar të mitur, atëherë mendojmë se gjykatat

në rastin konkret (e sidomos Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë) duhej ta kishin

deklaruar fajtor të gjykuarin për veprën penale të trafikimit të fëmijëve, parashikuar

nga neni 128/b, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

I gjykuari në bazë të paragrafit të dytë të nenit 128/b, do të ishte dënuar jo më pak se

15 vjet burgim, ndërkohë u dënua më 7 vjet burgim, e për pasojë sipas mendimit tonë

është favorizuar në mënyrë të padrejtë pozita e tij në raport me masën e dënimit penal.

Studim Rasti 11:

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e ka akuzuar të pandehurin L.A.

për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga

neni 114/b i Kodit Penal.

Page 130: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

130

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit L. A.

për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion dhe në bazë të nenit

114/b/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim206.

Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.48, datë 24.02.2005 të

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe pushimin e çështjes207.

Gjykata e Lartë ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.233, datë 05.07.2005 të Gjykatës

së Apelit Vlorë dhe kthimin e akteve, për rishqyrtim në po atë gjykatë, me trup

gjykues tjetër208.

Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë

24.02.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier209.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur: Pranimin e kërkesës së kërkuesit L. A.

duke iu rivendosur në afat e drejta për të bërë rekurs, ndaj vendimit penal nr.15, datë

31.10.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë si të bazuar në prova e ligj210.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se : Se nga shqyrtimi i akteve të procedimit

penal në ngarkim të të gjykuarit L. A., ka rezultuar se procedimi penal në ngarkim të

tij është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetases Sh. Xh., me banim në fshatin

Lalar të Rrethit të Fierit, në të cilin parashtronte se i gjykuari L. A., nëpërmjet

mashtrimit, ai kishte kryer veprime për ta trafikuar atë me qëllim shfrytëzimin e

prostitucionit në dëm të saj.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se; Me të drejtë gjykata e apelit ka arritur

në përfundimin se i gjykuari është fajtor për veprën penale për të cilën është akuzuar.

Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/a të Kodit

të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.15, datë 31.10.2007 të

Gjykatës së Apelit Vlorë, përsa i përket cilësimit juridik të veprës dhe deklarimit

fajtor të të gjykuarit L. A. Ndryshimin e këtij vendimi përsa i përket masës së dënimit,

duke e dënuar të gjykuarin L. (Sh.) A. me kohën e vuajtur të dënimit. Urdhërohet

lirimi i të gjykuarit nga vendi i vuajtjes së dënimit211.

Nga studimi dhe shqyrtimi i ngjarjes objekt gjykimi i vendimeve gjyqësore të

sipërcituara, konstatojmë se i gjykuari ka kryer veprën penale të trafikimit të femrave

për prostitucion, ka rekrutuar të dëmtuarën nëpërmjet mashtrimit se do të lidhte

martesë me këtë të fundit, e ka transportuar (zhvendosur) të dëmtuarën nga një fshat i

Fierit në një fshat tjetër dhe më pas e ka fshehur në një banesë të braktisur ku e ka

mbajtur të mbyllur për tre net rresht, por e dëmtuara ka mundur të largohet nga kjo

banesë e braktisur me ndihmën e kalimtarëve që kanë dëgjuar thirrjet e saj për

206 Vendimi nr.48, datë 24.02.2005, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 207 Vendimi nr.233, date 05.07.2005, i Gjykatës së Apelit Vlorë. 208 Vendim nr.688 me nr.1420/552 i regjistri themeltar, datë 22.11.2006, i Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë. 209 Vendimi nr.15, date 31.10.2007, i Gjykatës së Apelit Vlorë. 210 Vendimi nr.118, date 29.02.2008, i Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Fier. 211 Vendimi nr.612, (00-2010-882) me nr.52802-00346-00-2008 i regjistrit themeltar, date 09.06.2010,

i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte

Page 131: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

131

ndihmë, pa u vënë re nga i gjykuari, i cili kishte si qëllim shfrytëzimin e saj për

ushtrim prostitucioni jashtë shtetit. Pra, në këtë rast përveç mashtrimit janë përdorur

edhe forma të tjera të shtrëngimit si : mos sigurimi për të dëmtuarën i kushteve

minimale higjieno-sanitare dhe të fjetjes, etj. Ndërkohë faza e transferimit jashtë

shtetit dhe qëllimi i të gjykuarit për të shfrytëzuar të dëmtuarën për ushtrim

prostitucioni, nuk janë arritur për shkaqe të pavarura nga vullneti kriminal i të

gjykuarit.

Megjithatë, duke e krahasuar ngjarjen e shqyrtuar në rastin e mëparshëm (rastin e 10)

me rastin konkret (rasti e 11), konstatojmë pikat e përbashkëta dhe dallimet midis

tyre.

E përbashkëta :

Në të dy rastet, të gjykuarit nëpërmjet mashtrimit për martesës dhe për një jetë më të

mirë, kanë rekrutuar të dëmtuarat me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion jashtë

shtetit, por ky qëllim nuk është realizuar për shkaqe të pavarura nga vullneti i të

gjykuarve.

Si në rastin e mëparshëm (rastin e dhjetë), ashtu edhe në rastin konkret (rasti i

njëmbëdhjetë), konstatojmë se vendimet e gjykatave të ndryshme të vendit e sidomos

vendimet përfundimtare të kolegjit penal, janë marrë pasi u bënë ndryshimet ligjore

në kodin penal në vitin 2004, ndryshime të cilat parashikuan dhe përcaktuan shumë

qartë konceptin e trafikimit të femrave për prostitucion.

Dallimi :

Duke krahasuar këto dy raste me njëra-tjetrën, vëmë re se , pavarësisht se në rastin e

parë (rasti i dhjetë) qëllimi final i të gjykuarit nuk është realizuar për shkaqe të

pavarura nga vullneti i tij, por i gjykuari i ka konsumuar në mënyrë të plotë dhe të

qartë të gjithë elementët e anës objektive (veprime, mjete, etj.) të figurës së veprës

penale të trafikimit të femrave për prostitucion, e megjithatë deklarohet fajtor dhe

dënohet për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana renduese.

Ndërsa lidhur me rastin konkret (rasti i njëmbëdhjetë), i gjykuari nuk ka kryer as

gjysmën e veprimeve apo fazave nëpër të cilat kalon ana objektive e veprës penale të

trafikimit të femrave për prostitucion, ose e thënë ndryshe, në mënyrë shumë të

cunguar duke e krahasuar me rastin e parë (rasti i dhjetë), por ai deklarohet fajtor dhe

dënohet për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Madje në këtë

rast, i gjykuari nuk ka mundur ta transferoj jashtë shtetit, por vetëm sa e ka

zhvendosur nga njëri fshat në fshatin tjetër, të të njëjtit rreth.

Megjithatë, vlen për t’u theksuar fakti se këto dy vendime përfundimtare të kolegjit

penal të gjykatës së lartë në lidhje me këto dy çështje janë marrë brenda gjashtë

mujorit të parë të vitit 2010.

Rast i veçantë (por jo vetëm…!) i praktikës gjyqësore ku sipas mendimit tim,

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vendosi të ndryshojë cilësimin juridik të veprës

penale jo në përputhje me ligjin material penal, është ngjarja e trafikimit të të

dëmtuarës objekt gjykimi e parashikuar në vendimet gjyqësore të mëposhtme.

Page 132: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

132

Studim Rasti 12:

I pandehuri P. R. është akuzuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave

për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi dytë i K.Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.23, datë

15.4.2008, ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit P. R. për kryerjen e veprës

penale të “trafikimit të femrave për prostitucion nëpërmjet keqtrajtimit dhe detyrimit

me dhunë fizike të të dëmtuarës”, parashikuar nga neni 114/b/2 i K.Penal, të miratuar

me ligjin nr.8733, datë 24.01.2001 dhe dënimin e tij me 15 vjet burgim, dënim që

fillon nga data 25.05.2005, dita e ndalimit të të pandehurit dhe do të vuhet në një burg

të sigurisë së zakonshme212.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.53, datë 13.10.2008, ka

vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.23, datë 15.04.2008 të Gjykatës së Shkallës

së Parë për Krimet e Rënda Tiranë213.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se : Gjatë kësaj periudhe të qëndrimit të tyre

në shtetin italian, e dëmtuara A. është detyruar nga i pandehuri R. të ushtronte

prostitucion. E dëmtuara, pas kundërshtimit të saj për të ushtruar prostitucion, është

goditur duke u detyruar nga dhuna e përdorur prej të pandehurit P. R. të

prostituojë rrugëve të Italisë. E dëmtuara, gjatë kohës që ushtronte prostitucion,

është ndaluar disa herë nga Policia Italiane, ku identifikohej si Adelina. Kolegji Penal

çmon se me veprimet e tij i gjykuari ka konsumuar plotësisht elementet e veprës

penale që parashikon dispozita e nenit 114/a §5 i K.Penal, pra shfrytëzimi i

prostitucionit në rrethana rënduese, pasi është kryer ndaj një personi që është shtyrë

dhe shtrënguar për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së

Shqipërisë.

Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/b të

K.Pr.Penale, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr.53, date 13.10.2008 të Gjykatës së

Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe vendimit nr.23, datë 15.4.2008 të Gjykatës për

Krimet e Rënda Tiranë. Deklarimin fajtor të të gjykuarit P. R. për veprën penale të

shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese në dëm të shtetases A. Ç. dhe

në bazë të nenit 114/a§5 të K.Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. Lënien në

fuqi të këtyre vendimeve për pjesët e tjera214.

Paraprakisht, duke studiuar rastin e parashikuar në këtë vendim të kolegjit penal dhe

të gjykuar nga gjykata e shkallës së parë dhe e apelit për krimet e rënda, vërejmë se

që në fillim të kësaj ngjarje kriminale i pandehuri ka mashtruar të dëmtuarën me

qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion, duke përfituar nga gjendja ekonomike dhe

shpirtërore e kësaj të fundit ka bërë një fejesë fiktive me të, dhe i ka premtuar nënës

së saj për krijimin e një familje të përbashkët me të dëmtuarën, por pa nënkuptuar për

asnjë moment që kjo gjë do të realizohej jashtë Shqipërisë. Taktika kriminale që ndjek

i pandehuri është se në mënyrë graduale shfaq mendimet dhe qëllimet e tij kriminale

212 Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.23, datë 15.4.2008 213 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.53, datë 13.10.2008 214Vendimi nr. 99 (Nr.00-2010-194) me nr.52804-00870-00-2008 i regjistrit themeltar, datë

10.02.2010, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 133: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

133

ndaj të dëmtuarës, por me shumë kujdes për të mos lënë asnjë fije dyshimi tek kjo e

fundit se mund të trafikohej. Pasi kanë kaluar dy muaj kohë i propozon të dëmtuarës

të shkojnë në Itali për një jetë me të mirë, gjë e cila nuk rezulton si e tillë në fund të

hetimit dhe gjykimit të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vazhdim ndeshemi me mashtrimin e radhës nga ana e të pandehurit, i cili edhe

nënës së të dëmtuarës nuk i tregon vendin e saktë të destinacionit që do të mbërrinte

me të bijën.

Duke u bazuar në rrethanat e ngjarjes, mënyrën e kryerjes së veprës penale, mjetet apo

format që janë përdorur për të arritur qëllimin kriminal në rastin konkret, mendojmë

se është kryer në mënyrë të plotë dhe shumë të qartë vepra penale e trafikimit të

femrave për prostitucion, dhe konkretisht:

Rekrutimi i të dëmtuarës A.Ç., në rastin konkret është realizuar jo nëpërmjet dhunës,

por nëpërmjet mashtrimit (shpërdorimit të besimit dhe përdorimit të gënjeshtrës që

janë dy format e realizimit të mashtrimit), ashtu siç parashikohet edhe në vendimin e

cituar më sipër të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në lidhje me gjykimin

përfundimtar të kësaj çështje. Sigurisht që i pandehuri ka përfituar nga gjendja

vulnerabël e të dëmtuarës, pra nga gjendja e saj e vështirë social-ekonomike duke i

premtuar kësaj të fundit një jetë me të mirë jashtë shtetit.

Në lidhje me Transportimin dhe Transferimin e të dëmtuarës konstatoj se janë

realizuar në mënyrë të plotë nga ana e të pandehurit në rastin konkret duke e

transportuar të dëmtuarën nga qyteti i Dibrës në qytetin e Vlorës dhe më pas

transferimin e saj në shtetin Italian nëpërmjet gomoneve.

Fshehja e personit. Në rastin konkret fshehja nuk është realizuar në formën e saj

klasike duke e mbyllur të dëmtuarën për të mos komunikuar me persona të tjerë dhe

me botën e jashtme, por që çdo veprim i saj që nga vendi i nisjes deri në vendin e

destinacionit, edhe më tej, ka qenë i kontrolluar nga i gjykuari.

Pritja e personit. Në këtë rast pritja e personit nuk është realizuar në kuptimin e pritjes

së të dëmtuarës nga një person tjetër në cilësinë e bashkëpunëtorit, sepse i gjykuari të

gjitha fazat e realizimit të kësaj vepre penale i ka realizuar i vetëm, rrjedhimisht jemi

përpara realizimit të veprës penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion” në

mënyrë individuale.

Duke u bazuar sa më sipër konstatojmë se qëllimi i të gjykuarit P. R. që nga momenti

i njohjes (Muaji Tetor i vitit 2001) me të dëmtuarën e deri në momentin e kallëzimit

(Muaji Nëntor i vitit 2004) nga ana e kësaj të fundit në organet përkatëse, ka qenë

shfrytëzimi i të dëmtuarës nëpërmjet ushtrimit të prostitucionit të saj dhe përfitimit të

të ardhurave nga ky i gjykuar, por këtë qëllimi kriminal ky i fundit e ka arritur

nëpërmjet ushtrimit të dhunës psikike dhe fizike (goditje me karrige në kokë) në

mënyrë të vazhdueshme ndaj të dëmtuarës për ta detyruar këtë të fundit të ushtroj

prostitucion kundër vullnetit dhe dëshirës së saj.

Duke u bazuar sa më sipër, mendoj se ky vendim i kolegjit penal është jo në përputhje

me ligjin material penal për arsye se:

Page 134: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

134

Së pari: Vallë! mosbërja e një analize të saktë juridike-penale nga ana e Kolegjit

Penal të Gjykatës së Lartë të vendimeve të marra nga Gjykata e Shkallës së Parë të

Krimeve të Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë në raport me

rrethanat e faktet e ngjarjes dhe provave të administruara e të shqyrtuara gjatë procesit

të gjykimit të çështjes në këto gjykata, çoi këtë Kolegj në konkluzionin se

përfundimisht duhej bërë ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga “Trafikim

i femrave për prostitucion” në “Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese”,

duke favorizuar (lehtësuar) në mënyrë të konsiderueshme pozitën e të pandehurit!

Së dyti: Ngjarja ka filluar në muajin Tetor të vitit 2001, dhe ka përfunduar në muajin

Nëntor të vitit 2004, ndërkohë ndryshimet ligjore në kodin penal në lidhje me

qartësimin e konceptit të trafikimit të femrave u bënë që në fillim të vitit 2004,

ndryshime të cilat duhej të ndikonin pozitivisht në rastet kur gjykatat duhej të bënin

cilësimin juridik të veprës penale midis neneve 114/a dhe 114/b të kodit penal. Këto

ndryshime duheshin marrë parasysh sepse në rastin e veprës penale të “Trafikim i

femrave për prostitucion” minimumi i masës së dënimit është 15 vjet, ndërsa në

rastin e veprës penale të “Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese” është 7

vjet, pra diferenca është 7.5 vjet në favor të të pandehurit.

Përfundimisht në lidhje me këtë rast, duke u bazuar në studimin dhe shqyrtimin e këtij

rasti, mendoj se janë konsumuar në mënyre bindëse elementët e figurës së veprës

penale të “Trafikim i femrave për prostitucion”, bindje kjo e provuar edhe në

vendimet e gjykatave të faktit (Deklarimin fajtor të pandehurit P. R për kryerjen e

veprës penale të “trafikimit të femrave për prostitucion” nëpërmjet keqtrajtimit dhe

detyrimit me dhunë fizike të të dëmtuarës të parashikuar nga neni 114/b paragrafi i

dytë i Kodit Penal të miratuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001 dhe dënimin e tij

me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim, dënim që fillon nga data 25/05/2005 dita e

ndalimit të të pandehurit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.),

por nga ana Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është bërë ndryshimi i kualifikimit

ligjor të veprës penale dhe përfundimisht ky i fundit ka vendosur deklarimin fajtor të

të pandehurit për veprën penale të Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Rrjedhimisht lind dyshimi logjik që: mos vallë për shkak të ndërhyrjeve korruptive në

forma nga më të ndryshmet duke u bazuar në realitetin tonë, ndikuan ose e “detyruan”

Kolegjin në fjalë që të dal në një vendim jo objektiv nga pikëpamja juridiko-penale,

gjithmonë duke u bazuar në rrjedhën e ngjarjes së ndodhur, objekt gjykim.

Studim Rasti 13.

I pandehuri M.K. është akuzuar për veprën penale të trafikimit të femrave për

prostitucion, parashikuar nga neni 114/b/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur: Deklarimin fajtor të të

pandehurit M. K. për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave me anë të

dhunës, të parashikuar nga neni 114/b/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e

tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim dhe 6 (gjashtë) milion lekë gjobë215.

215 Vendimi nr.51, datë 20.12.2006, i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Page 135: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

135

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.51, datë

20.12.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe kthimin e

çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues216.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda ka paraqitur rekurs

Prokurori i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Gjykata e Lartë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.7, datë 13.02.2007 të

Gjykatës së Apelit për Krime të Renda Tiranë217.

Në rigjykim: Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin nr.38, datë

04.07.2011 ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit M. K. për veprën penale të

“Trafikimit të femrave për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b/1 i K.Penal (para

ndryshimeve të bëra me ligjin nr.9188, datë 12.02.2004) dhe dënimin e tij me 10

(dhjetë) vjet burgim218.

Gjatë rigjykimit të çështjes, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur: Lënien

në fuqi të vendimit nr.38, datë 04/07/2011 të Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë219.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se: Në lidhje me rekursin dhe zgjidhjen e

çështjes: Në kushtet kur Prokurori ka deklaruar heqjen dorë nga rekursi, pasi i

gjykuari është duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm të dhënë në shtetin

grek dhe rekursi i paraqitur nga Prokuroria në lidhje me kualifikimin dhe për rrjedhojë

masën e dënimit nuk do të kishte ndikim në zgjidhjen e çështjes, Kolegji Penal i

Gjykatës së Lartë është në pamundësi për shqyrtimin e kësaj çështje.

Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 420/ç dhe

433/1, 442/a të K.P.Penale, vendosi: Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e

Lartë220.

Në ngjarjen objekt gjykimi të parashikuar në vendimet e cituara më sipër, gjykata e

shkallës së parë të krimeve të rënda, gjykata e apelit të krimeve të rënda dhe kolegji

penal i gjykatës së lartë kanë vendosur ta deklarojnë fajtor dhe ta dënojnë të gjykuarin

për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion.

Vepra penale në rastin konkret ka filluar pas vitit 2001, vit në të cilin u parashikua për

herë të parë trafikimi i femrave për prostitucion si vepër penale dhe ka përfunduar në

muajin Dhjetor të vitit 2004 kur është bërë kallëzimi nga e dëmtuara.

I gjykuari duke e mashtruar të dëmtuarën, e ka rekrutuar, transportuar dhe transferuar

jashtë shtetit me qëllim për ta shfrytëzuar për ushtrim prostitucioni. Pasi kanë

mbërritur jashtë shtetit, i gjykuari ka përdorur pothuajse të gjitha format e dhunës

psikike dhe sidomos asaj fizike për ta detyruar të dëmtuarën të ushtroj prostitucion

kundër dëshirës dhe vullnetit të saj.

216 Vendimi nr.7, datë 13.02.2007, i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. 217 Vendimi nr.152 me nr.1146/382 i regjistrit themeltar, datë 22.02.2010, i Kolegjit Penal të Gjykatës

së Lartë. 218 Vendimi nr.38, datë 04.07.2011, i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. 219 Vendimi nr.66, datë 21.11.2011, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. 220 Vendimit nr. 2 (Nr.00-2014-200) me nr. 52804-00143-00-2012 i regjistrit themeltar, datës

15.01.2014, i Kolegjt Penal te Gjykatës së Lartë

Page 136: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

136

Edhe në këtë rast e dëmtuara është larguar jashtë shtetit me dëshirën e saj sepse i

gjykuari M.K. i ka premtuar se do të martoheshin dhe kur të mbërrinin në shtetin grek

do të punonte si pastruese apo punë të tjera të kësaj natyre në Greqi, por që në fund të

hetimit, shqyrtimit dhe gjykimit të kësaj çështjeje është provuar se e dëmtuara T.K.

është detyruar forcërisht të ushtroj prostitucion.

Përveç sa më sipër, problemi që hasim në këtë rast është kualifikimi i ndryshëm ligjor

i veprës penale i bërë nga shkallët e gjyqësorit brenda paragrafëve të së njëjtës

dispozitë penale, i cili do të ndikoj në raport me masën e dënimit me burgim ndaj të

gjykuarit.

Në gjykimin e çështjes për herë të parë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

e ka deklaruar fajtor të gjykuarin në bazë të nenit 114/b/2 (të vitit 2004) me 16 vjet

burgim dhe 6 milion lekë gjobë, ndërsa në rigjykimin e çështjes me vendimin nr.38,

datë 04.07.2011 ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit M. K për veprën

penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b/1 i

K.Penal (para ndryshimeve të bëra me ligjin nr.9188, datë 12.02.2004) dhe dënimin e

tij me 10 (dhjetë) vjet burgim, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit

të Krimeve të Rënda me vendimin nr. 66, datë 21.11.2011.

Fakti që këto gjykata e kanë dënuar të gjykuarin M.K. në bazë të nenit 114/b/1 të

kodit penal të vitit 2001, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë shmangur jo në përputhje

me ligjin material penal rrethanat cilësuese në të cilat është kryer kjo vepër penale të

parashikuara qoftë në paragrafin e dytë të nenit 114/b të kodit penal të vitit 2001221,

ashtu edhe në paragrafin e dytë të nenit 114/b të kodit penal të vitit 2004222, ndërkohë

që ngjarja konkrete është kryer në këto rrethana cilësuese.

Që këto veprime kriminale të trafikimit të femrave për prostitucion në rastin konkret

janë kryer në rrethanat cilësuese të sipërcituara, provohet shumë qartë me vendimin e

dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda223.

Referuar sa më sipër, mendoj se nëqoftëse cilësimi apo kualifikimi juridik i veprës

penale të trafikimit të femrave për prostitucion në rastin konkret do të ishte në bazë të

nenit 114/b/2, të miratuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001, atëherë do të ishte bërë

kualifikimi ligjor më i mirë i mundshëm në raport me ligjin material penal. Këtë

mendim e mbështesim në dy argumente: së pari; duke u bazuar në paragrafin e dytë të

nenit 114/b të vitit 2001, nuk heqim nga cilësimi juridik i veprës penale rrethanat

221 Paragrafi i dytë i nenit 114/b të kodit penal të vitit 2001, parashikon se: “Po kjo vepër, kur kryhet në

bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike

ose psikike të të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin e

saj, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim

të përjetshëm.” 222 Paragrafi i dytë i nenit 114/b i kodit penal të vitit 2004, parashikon se: “Kur kjo vepër kryhet në

bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike

a psikike ndaj të dëmtuarës, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin,

dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në tetë

milionë lekë.” 223 Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr.51, datë 20.12.2006

Page 137: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

137

cilësuese në të cilat është kryer vepra penale, dhe së dyti; paragrafi i dytë i nenit 114/b

të vitit 2001 si dhe paragrafi i dytë i nenit 114/b të vitit 2004, parashikojnë të njëjtën

masë dënimi me jo më pak se 15 vjet burgim, por i pari është me favorizues se i dyti

në raport me pozitën e të gjykuarit sepse parashikonte vetëm një dënim kryesor,

ndërsa i dyti parashikonte njëkohësisht dy dënime kryesore, burgim dhe gjobë.

Rrjedhimisht, nga pikëpamja e së drejtës penale, nuk mund të gjejë zbatim parimi i

mosrendimit të pozitës së të pandehurit duke mos përfshirë në cilësimin juridik të

veprës penale rrethanat cilësuese në të cilat është kryer vepra penale e trafikimit të

femrave për prostitucion.

Megjithatë, duke krahasuar rastin e 12 me rastin konkret (rasti 13), konstatojmë pikat

e përbashkëta dhe dallimet midis tyre, të cilat janë:

E përbashkëta:

- Në të dyja këto raste të dëmtuarat janë larguar nga Shqipëria me dëshirën e tyre,

por duke qenë nën kushtet e mashtrimit nga ana e të gjykuarve.

- Të gjykuarit pasi i kanë mashtruar për martesë dhe për një jetë më të mirë jashtë

shtetit, i kanë rekrutuar, transportuar dhe transferuar jashtë shtetit dhe më pas nën

ushtrimin e dhunës psikike dhe fizike, i kanë detyruar të ushtrojnë prostitucion

kundër dëshirës dhe vullnetit të tyre.

Dallimi:

- Pavarësisht se në të dyja këto raste jemi në kushte të barabarta, Kolegji Penal i

Gjykatës së Lartë në lidhje me rastin e 12 vendos të ndryshoj cilësimin juridik të

veprës penale “Trafikimi i femrave për prostitucion” që ishte bërë nga gjykatat më të

ulëta, duke e cilësuar veprën penale si “Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana

rënduese”, sepse sipas këtij kolegji e dëmtuara ishte larguar me dëshirën e saj dhe

dhuna fizike ndaj saj ishte ushtruar jashtë shtetit.

Pavarësisht konstatimit në mënyrë të qartë dhe të plotë të kryerjes së veprës penale të

trafikimit të femrave për prostitucion, por sipas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës

së Lartë, të parashikuar në rastin e 12 (dymbëdhjetë), në çdo rast të gjykuarit do të

deklarohen dhe dënohen për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzorë vetëm

nëse dhuna fizike ndaj të dëmtuarave ka filluar brenda vendit, ndërsa në qoftë se në

çdo rast të dëmtuarat janë rekrutuar, transportuar dhe transferuar jashtë shtetit

nëpërmjet mashtrimit por dhuna psikike e sidomos ajo fizike ndaj tyre është ushtruar

jashtë vendit, atëherë autorët e kësaj veprimtarie kriminale do të akuzohen dhe

dënohen vetëm për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana

rënduese.

Megjithatë, duke krahasuar ngjarjen objekt gjykimi të gjykatave të parashikuara në

rastin e 12 me ngjarjen objekt gjykimi të vendimit nr. 404, viti 2010, i Kolegjit Penal

të Gjykatës së Lartë224, vëmë re se në të dy rastet, të dëmtuarat janë rekrutuar,

transportuar dhe transferuar jashtë shtetit duke u mashtruar (në lidhje me të dyja

224 Vendimi 404 (nr.00-2010-972) me nr.52804-00761-00-2009 i regjistrit themeltar, në seancat

gjyqësore të datave 21.04.2010 dhe 28.04.2010, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Page 138: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

138

rastet, brenda vendit nuk është ushtruar dhunë psikike apo fizike), por në rastin e parë

(12) kur e dëmtuara mbërrin jashtë shtetit, goditet me sende të ndryshme dhe grushta

për të ushtruar prostitucion, dhe Kolegji Penal vendos që autorët e kësaj vepre penale

t’i deklaroj fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana

rënduese, në kundërshtim me verdiktin e gjykatave më të ulëta, të cilat e deklaruan të

gjykuarin fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Ndërsa në

lidhje me rastin e parashikuar në vendimin nr.404, viti 2010, të kolegjit penal,

provohet se jashtë shtetit ndaj të dëmtuarës nuk është përdorur dhunë fizike por

pjesërisht presion psikologjik, dhe në këtë rast kolegji penal vendos ta deklaroj të

gjykuarin fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Pra,

konstatojmë se nuk ka një praktikë gjyqësore të konsoliduar, jo vetëm në lidhje me

këto raste të trajtuara më sipër, por me një numër të konsiderueshëm rastesh të

evidentuara gjatë hulumtimit dhe studimit të praktikës gjyqësore, për të cilat është e

pamundur objektivisht të trajtohen të gjitha në këtë punim shkencor.

Duke u bazuar sa më sipër, e theksoj se lidhur me shumë raste të praktikës gjyqësore,

kur është vërtetuar e provuar se brenda vendit ndaj të dëmtuarës është përdorur vetëm

mashtrim dhe jo dhunë, por jashtë shtetit është përdorur dhunë psikike e sidomos

fizike, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka mbajtur qëndrime të ndryshme në lidhje

me cilësimin juridik të veprës penale.

Konkluzioni që del lidhur me rastet e veprave penale të trafikimit të qenieve njerëzore

të ndodhura pas parashikimit si të tilla në kodin penal nëpërmjet ligjit nr. 8733, datë

24.01.2001 e deri në ndryshimet e tjera të bëra në këtë kod po për këto vepra penale

me ligjin nr. 9188, datë 12.02.2004, është se në shumicën e rasteve apo e thënë

ndryshe, në 95% të këtyre rasteve, të gjykuarit janë deklaruar dhe dënuar për veprën

penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rrënduese, pavarësisht se në të

gjitha këto raste është kryer në mënyrë të qartë dhe të plotë vepra penale e trafikimit

të femrave për prostitucion.

2. Problematika lidhur me trafikimin e brendshëm te fëmijëve/femrave në

periudhës 2001-2013

Bazuar në përmbajtjen e Protokollit të dytë shtesë të Konventës së Kombeve të

Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar të miratuar me ligjin nr. 8920,

datë 11.07.2002225 dhe në ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004, me të cilin u bënë

ndryshimet ligjore të neneve 110/a, 114/b dhe 128/b të kodit penal në përputhje me

këtë konventë, nuk parashikohej asnjë ndarje midis trafikimit te brendshëm apo

transnacional.

Jo vetëm kaq, por siç parashikohet edhe në relacionin shpjegues të Konventës së

Këshillit të Evropës ‘Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore’ nënshkruar nga

Palët në Varshavë më 16.05.2005 dhe, e bërë të ekzekutueshme për Shqipërinë me

ratifikimin e saj me ligjin Nr. 9642, datë 20.11.2006,‘trafikimi i qenieve njerëzore nuk

225 Ligji nr. nr. 8920, datë 11.7.2002 “Per Ratifikimin e Konventes se Kombeve të Bashkuara Kundër

Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” dhe dy Protokollet shtesë të”.

Page 139: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

139

përmban domosdoshmërisht një element transnacional dhe mund të ekzistoj në nivel

pastërtish nacional226.

Si në rastin kur autori i veprës penale ka trafikuar dhe shfrytëzuar të dëmtuarën për

prostitución brenda vendit ashtu edhe në rastin kur e ka trafikuar dhe shfrytëzuar

jashtë vendit, do të mbaj përgjegjësi penale për kryerjen e veprës penale të trafikimit

të femrave ose me ndryshimet e fundit për trafikimin e të rriturve.

Dispozitat shqiptare mund të aplikohen njësoj si për trafikimin transnacional dhe

trafikimin e brendshëm. Në përmbajtje të Trafikimit të Personave nuk bëhet ndonjë

dallim i tillë edhe pse në praktikë ka pasur vështirësi dhe rezistencë të kuptimit të

Trafikimit të Brendshëm227.

Nga studimi i praktikës gjyqësore, nuk kemi konstatuar në asnjë rast që dikush të jetë

akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave apo fëmijëve

me qëllim shfrytëzimin e ushtrimit të prostitucionit brenda vendit (Trafikim i

brendshëm), pavarësisht se rrethanat e ngjarjes, mekanizmi i zhvillimit të ngjarjes,

mënyra e kryerjes së veprës penale, format e shtrëngimit dhe të dhunës që janë

përdorur nga autori i veprës penale për të arritur qëllimin kriminal, tregojnë në

mënyrë të qartë dhe të plotë se është kryer vepra penale e trafikimit të femrave apo

fëmijëve për prostitución.

Nga studimi i rasteve të parashtruara më poshtë mendojmë se jemi para rasteve të

trafikimit të brendshëm të femrave për prostitución.

Rasti studimor 1. I pandehuri O.T. është akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i

prostitucionit në rrethana rënduese”. Baza Ligjore: Neni 114/a i K.P.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur:Të deklarojë fajtor të pandehurin O. T.

për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”,

të parashikuar nga neni 114/a, pika 4 e K.Penal dhe në bazë të tij ta dënojë atë me 7

(shtatë) vjet burgim228.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.51, datë

30.11.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër229.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se: Vendimi nr.448, datë 19.05.2006 i

Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim të gabuar të dispozitave procedurale

penale e si i tillë ai duhet të prishet, duke u dërguar çështja për rigjykim.

Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se i pandehuri O. T., përafërsisht në muajin

gusht 2003, është njohur me të dëmtuarën V. M, të cilës i ka propozuar për martesë

dhe pas disa takimesh me të ai është drejtuar në familjen e saj. Sipas të dëmtuarës,

ajo ka kundërshtuar por është detyruar të ushtrojë prostitucion nga dhuna dhe

226 Relazione esplicativa della CONVENZIONE DEL CONSIGLIO D’EUROPA SULLA LOTTA

CONTRO LA TRATTA DI ES- SERIUMANI STCE n°197 - Lotta contro la tratta degli esseri umani,

16.V.2005 , në adresën: www.retepariopportunita.it 227 Prof.Asocc. Dr. Iva Zajmi. “A e kalon legjislacioni shqiptar per trafikimin e qenieve njerezore

pragun e standarteve nderkombetare”. Shkolla e Magjistratures. Tirane. 228 Vendimi nr.51, date 30.11.2005, i Gjykatës së Shkalles se Pare Diber. 229 Vendimi nr.448, datë 19.05.2006, i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Page 140: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

140

presionet e bëra nga i gjykuari O. në drejtim të familjes së saj dhe të vëllait që

ndodhej në Itali. Ai nuk e ka lejuar që gjatë kësaj kohe ajo të komunikonte me

familjen e saj.

Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ç të

K.Pr.P., vendosi:

Prishjen e vendimit nr.448, datë 19.05.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë për të

pandehurin O. T. dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër

trup gjykues. Lënien në fuqi të vendimit nr.448, datë 19.05.2006 të Gjykatës së Apelit

Tiranë për të gjykuarin R. T230.

Lidhur me ngjarjen objekt gjykimi i vendimeve të sipërcituara, mendoj se jemi para

rastit të kryerjes së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar

nga neni 114/b, i miratuar me ligjin nr.8733, datë 24.01.2001, të kryer brenda territorit

të Republikës së Shqipërisë.

Duke u bazuar në analizën e elementëve të figurës së veprës penale, vërehet se i

gjykuari ka rekrutuar të dëmtuarën duke realizuar me të një fejesë fiktive dhe duke i

premtuar se do të martoheshin, e më pas e ka transportuar dhe transferuar në qytetin e

Tiranës. Kur kanë mbërritur në Tiranë, i gjykuari e ka sistemuar të dëmtuarën në një

shtëpi të marrë me qera, e më pas duke ushtruar dhunë fizike e kërcënime të ndryshme

kundër kësaj të fundit, e ka detyruar të ushtroj prostitucion në Tiranë kundër dëshirës

dhe vullnetit të saj. I gjykuari për asnjë moment nuk e ka lënë të dëmtuarën të

komunikoj me të afërmit e saj apo me njerëz të tjerë, pra kjo e fundit ka qenë

gjithmonë nën kontrollin e të gjykuarit.

Gjithashtu, nga rrethanat e ngjarjes, mënyra e kryerjes së veprime, rezulton se i

gjykuari që në fillim të kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale ka patur si qëllim

shfrytëzimin e të dëmtuarës për ushtrim prostitucioni brenda vendit.

Referuar sa më sipër, konstatojmë se janë konsumuar në mënyrë të plotë katër

elementët e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion.

Pavarësisht se kjo çështje gjyqësore është kthyer për rigjykim nga Kolegji Penal i

Gjykatës së Lartë për shkelje procedurale të konstatuara nga ky kolegj, e rëndësishme

në lidhje me këtë punim është fakti se si është bërë cilësimi juridik nga organi i

akuzës dhe kualifikimi ligjor nga shkallët e gjyqësorit në lidhje me rrethanat e

ngjarjes, mënyra e kryerjes së veprës penale dhe qëllimi që ka dashur të arrij autori i

veprës penale.

Ashtu si në rastin e mësipërm edhe në këtë rast të parashikuar në ngjarjen

objekt gjykimi të vendime të cituara më poshtë, mendojmë se jemi para faktit të

trafikimit të femrave që kryhet brenda vendit. Ngjarja e trafikimit brenda vendit e të

dëmtuarës ka ndodhur gjatë periudhës kohore 2007-2008.

230 Vendimi nr.216 me nr.1366/611/50 i regjistrit themeltar, datë 14.05.2008, i Kolegjit Penal të

Gjykatës së Lartë

Page 141: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

141

Studim Rasti 2.

I pandehuri E. M. është akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të

prostitucionit në rrethana rënduese”, të parashikuar nga neni 114, pika1, germa “a” i

Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit E. M.

për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, të

parashikuar nga neni 114, germa “a”, pika 1 e Kodit Penal dhe në bazë të kësaj

dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. Uljen e dënimit me një të tretën

bazuar në nenin 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dhe përfundimisht dënimin e të

pandehurit E. M. me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, vuajtja e të cilit i fillon nga

dita e ndalimit 28.04.2008231.

Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.7, datë 12.01.2009

të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier që i përket të pandehurit E. M. zbatimin e nenit

59 të K.Penal për dënimin të katërt të çdo muaji, në orën 10.00232.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se: Rrethanat në të cilat është filluar

procedimi penal dhe të pranuara nga gjykatat janë:

Nga e mbetur (të pa kryer) duke e pezulluar atë dhe vënë në provë për një periudhë

prej 3 (tre) vjetësh. Urdhërohet i pandehuri E. M. të mbajë kontakte me shërbimin e

provës çdo të hënë të parë, nga muaji Shtator 2007 deri në fillim të Janarit 2008 e

dëmtuara R. K. ka qenë e punësuar në një rrobaqepësi të një shoqërie italiane, me

vendndodhje pranë Degës së Doganës Fier. Në bisedë e sipër i pandehuri E. M. i është

prezantuar të dëmtuarës duke i thënë se punonte inxhinier nafte në Marinëz

(përgjegjës turni), se i pëlqente dhe se kishte dëshirë për të krijuar një lidhje serioze

me të. Në ditët e fundit të muajit Janar 2008 i gjykuari ka shkuar tek banesa e të

dëmtuarës dhe i ka thënë babait të saj se kishte marrë me qira një lokal në fshatin

Kolonjë të Leshnjës, në të cilin R. do të punonte si kameriere. Javën e parë të punës

gjithçka ka ecur normalisht, ndërsa më pas, i gjykuari i ka thënë të dëmtuarës se duhej

të punonte si prostitutë me klientët që do të vinin në lokal, pasi nuk kishin lekë për të

blerë drogë. Fillimisht e dëmtuara nuk ka pranuar, ndërsa më pas, si rezultat i

presionit të bërë nga gjykuari, ajo ka pranuar të punojë edhe si prostitutë me

klientët e siguruar prej tij, duke ushtruar këtë aktivitet për periudhën kohore nga fundi

i muajit Janar deri në fund të muajit Shkurt 2008.

Për sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi

nr.119, datë 31.03.2010, i Gjykatës së Apelit Vlorë është i mbështetur në ligj, si i tillë

duhet të lihet në fuqi.

Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/a të Kodit

të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.119, datë 31.03.2010 të

Gjykatës së Apelit Vlorë233.

231 Vendimi nr.7, datë 12.01.2009, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 232 Vendimi nr.119, datë 31.03.2010, i Gjykatës së Apelit Vlorë. 233 Vendimi nr. 304 (nr.00-2013-1520) me nr.52802-00800-00-2010 i regjistrit themeltar datës

20.11.2013 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Page 142: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

142

Duke u bazuar në rrethanat e ngjarjes, mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe

qëllimin që ka dashur të arrij i gjykuari, mendojmë se jemi para faktit të veprës penale

të trafikimit të femrave të kryer brenda vendit.

I gjykuari ka qenë i vendosur se qëllimin e tij kriminal për të shfrytëzuar të dëmtuarën

për ushtrim prostitucioni, n.q.s nuk do ta arrinte nëpërmjet formës së mashtrimit,

atëherë ai do të përdorte format e tjera të shtrëngimit apo të dhunës.

Në lidhje me këtë qëllim kriminal, i gjykuari për t’u bërë i besuar tek e dëmtuara e për

ta rekrutuar atë, ka lidhur një fejesë fiktive me të.

Më pas duke u bazuar në rrethanat në të cilat është kryer vepra penale dhe në

zinxhirin e kryerjes së veprimeve nga i gjykuari, rezulton se ky i fundit pasi nuk ka

bindur dot të dëmtuarën me anën e mashtrimeve për të ushtruar prostitucion, atëherë

ka ushtruar presion ndaj të dëmtuarës për ta detyruar të ushtroj prostitucion kundër

dëshirës dhe vullnetit të saj.

Gjykatat e faktit dhe Kolegji Penal pranojnë se ndaj të dëmtuarës është ushtruar

presion nga i gjykuari. Duke u bazuar në fjalorin e gjuhës shqipe, fjala presion do të

thotë: “Ndikim që ushtrohet me forcë mbi dikë, shtrëngim për ta detyruar të

veprojë ashtu siç dëshiron një tjetër; forca që ushtrohet kundrejt diçkaje”234.

Iu referuam fjalorit të gjuhës shqipe sepse gjykatat në gjykimin e tyre në lidhje me

këtë rast bazohen vetëm tek fjala e parë “me mashtrim” e pikës 4 të nenit 114/a të

Kodit penal, ndërkohë që anashkalojnë fjalën tjetër në vazhdim të kësaj pike

“shtrëngim”, e cila është element (formë) i anës objektive të veprës penale të

trafikimit të femrave për prostitucion, por edhe sinonim i fjalës “presion”, ku kjo e

fundit është forma e përdorur nga i gjykuari për të detyruar të dëmtuarën të ushtroj

prostitucion.

Jo vetëm kaq, por i gjykuari ka pranuar fajësinë duke kërkuar gjykim të shkurtuar,

pasi çështja mund të zgjidhej në gjëndjen që ishin aktet.

Sa më sipër, konstatoj se e dëmtuara është rekrutuar duke u mashtruar, është

transferuar në vendin e destinacionit (brenda vendit) dhe më pas është detyruar të

ushtroj prostitucion për arsye se siç e përmendëm edhe më sipër i gjykuari ka ushtruar

presion ndaj saj, e për pasojë i gjykuari duhej akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën

penale të trafikimit të femrave për prostitucion.

Instrumenti i parë ligjor me karakter ndërkombëtar që parashikon qartazi se

vepra penale e trafikimit të qenieve njerëzore mund të mbetet edhe në fazën e

tentativës, është Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar

234 Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. “Fjalor i

Shqipes së Sotme”, faqe 1038. Botimet TOENA. Tiranë 2002.

Page 143: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

143

Ndërkombëtar dhe Dy Protokollet Shtesë të saj235, dhe konkretisht në Protokollin e

dytë shtesë të saj236.

Pavarësisht se studiues të ndryshëm në fushën e drejtësisë237, juristë, prokuror238,

gjyqtar, etj, kanë patur mendime dhe qëndrime të ndryshme në lidhje me fazën e

tentativës së veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzorë, por nga hulumtimi dhe

studimi i praktikës gjyqësore konstatojmë se gjykatat e ndryshme në shkallë vendi,

asnjëherë nuk e kanë përjashtuar mundësinë e të mbeturit në fazën e tentativës të

veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore, por përkundrazi në shumë raste e

kanë kualifikuar veprën penale si: trafikimi i femrave mbetur në tentativë.

Rast tipik i kryerjes së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion të

mbetur në tentativë, është ngjarja objekt gjykimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Lezhë239, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”

sepse i gjykuari akuzohet për kryerjen e veprës penale të cituar më sipër. Pavarësisht

se kjo masë sigurimi personal është ndryshuar nga Gjykata e Apelit Shkodër240, por

është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda Tiranë241. Ngjarja ka

ndodhur në vitin 2012. Në bazë të rrethanave të ngjarjes rezulton se të dëmtuarat R. S.

dhe A. M. janë njohur me të gjykuarit në qytetin e Shkodrës. Të gjykuarit, të cilët

jetonin për shumë vite në Holandë, i kanë shëtitur të dëmtuarat në këtë qytet, u kanë

blerë veshje të ndryshme dhe kanë fjetur së bashku në hotel të ndarë në çifte. Përveç

kësaj të gjykuarit janë munduar për një kohë shumë të shpejt t’iu nxjerrin pasaporta

biometrike të dëmtuarave me qëllim për t’i marrë jashtë shtetit e më pas t’i

shfrytëzonin për prostitucion. Të gjykuarit pasi kanë nxjerrë pasaportat biometrike,

nuk ua kanë dhënë të dëmtuarave, por i kanë mbajtur vetë. “Thembra e Akilit” për të

gjykuarit ka qenë momenti kur u kanë kërkuar të dëmtuarave që të inskenonin grindje

235 Ligji nr. 8920, datë 11.7.2002 “Për ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër

Krimit të Organizuar Ndërkombëtar dhe Dy Protokolleve Shtesë të saj.” 236 Neni 5, pika 2, shkronja a) e Protokollit “Mbi parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të

personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, në plotësim të konventës së kombeve të bashkuara

kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”: Neni 5 Penalizimi

1. Shtetet Palë duhet të adaptojnë masa të tilla, që mund të jenë të nevojshme për të përcaktuar si vepra

kriminale, në bazë të legjislacionit të brendshëm, veprimet e përcaktuara në nenin 3 të këtij Protokolli,

nëse kryhen qëllimisht.

2. Shtetet Palë duhet të adaptojnë masa të tilla, që mund të jenë të nevojshme për të përcaktuar si vepra

kriminale:

(a) duke iu nënshtruar koncepteve bazë të sistemit të tij ligjor, tentativën për të kryer një vepër penale

të parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni;

(b) pjesëmarrjen si bashkëpunëtor në një vepër penale të parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni; dhe

(c) organizimin ose drejtimin e personave të tjerë për të kryer një vepër penale të parashikuar nën

paragrafin 1 të këtij neni. 237 Dr. Iva Zajmi. “Vepra penale e trafikimit të personave sipas Kodit Penal Shqiptar. Aspekte të

zbatimit të tij në praktikë.” Kordinatore Kombëtare kundër trafikimit të personave. Ministria e

Brendshme. “Nuk parashikohet mbetja e e veprës në tentativë (Kjo do të thotë që edhe në rastin kur

nuk ka ndodhur shfrytëzimi i viktimës, vepra penale quhet e konsumuar).” 238 Arqilea Koça. “Kuadri ligjor mbi trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri dhe sfidat e hasura në

praktikën gjyqësore”. Shkolla e Magjistraturës. “Protokolli detyron palet të bëjnë të dënueshëm

tenativën, bashkëpunimin apo organizimin e nxitjen e personave të tjerë për të kryer ndonjë nga

veprimet që parashikon neni 3.” 239 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.87, datë 24.04.2012 240 Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.90, datë 16.05.2012 241 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr.38, datë 02. 07.2012

Page 144: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

144

në familjet e tyre me qëllim për t’u larguar jashtë shtetit, por ky ka qenë dhe momenti

që të dëmtuarat kanë dyshuar se të gjykuarit nuk kanë patur qëllime serioze (martesë

dhe një jetë më të mirë), ashtu siç u kishin premtuar, por trafikimin e tyre jashtë shtetit

për ushtrim prostitucioni, e për pasojë, pasi janë kthyer në qytetin e tyre, kanë

kallëzuar të gjykuarit në Drejtorinë e Policisë Lezhë.

Të dëmtuarat, edhe pse ishin larguar nga qyteti i Shkodrës për në Lezhë, ku kishin

qëndruar së bashku në hotel me të gjykuarit, këta të fundit i kanë kërcënuar të

dëmtuarat nëpërmjet SMS-ve telefonike, që do të thotë se të gjykuarit kanë patur

qëllim kriminal ndaj të dëmtuarave.

Duke u bazuar në rrethanat e ngjarjes së mësipërme, mendojmë së në këtë rast vepra

penale e trafikimit të femrave për prostitucion ka mbetur në fazën e tentativës sepse të

gjykuarit kanë bërë përpjekjet e tyre të para për të rekrutuar, transportuar dhe

transferuar të dëmtuarat jashtë shtetit me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion,

por që realisht nuk kanë mundur dot as t’i rekrutojnë të dëmtuarat për shkaqe të

pavarura nga vullneti i tyre. Si rrjedhojë, do të thotë se nuk kanë kryer as veprimin e

parë nga pikëpamja e anës objektive, që është: rekrutimi.

Page 145: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

145

K R E U IV

MËNYRA E VEPRIMIT (MODUS OPERANDI) E TRAFIKANTËVE

1. Kuptimi mbi Modus Operandin e trafikantëve të personave

Termi Modus Operandi është një shprehje latine, që do të thotë “Mënyrë

Operimi/Veprimi242. Kjo shprehje përveç shumë rasteve të tjera, përdoret gjerësisht në

kontekstin policor, kriminalistik dhe juridik për të përshkruar mënyrën e veprimit ose

funksionimit të një grupi kriminal ose të një krimineli për kryerjen e një akti ose

veprimi kriminal të dënueshëm nga legjislacioni i një vendi. Sinonimi i këtij termi

është Mënyrë procedimi ose shënjimi ndaj viktimave ose viktimave të mundshme.

Në kontekstin e trafikimit të personave Modus Operandi ka të bëjë me mënyrat,

taktikat, strategjitë e shumëllojshme që përdorin elementët kriminelë ose grupet krimit

të organizuar për rekrutimin, transportimin, transferimin dhe fshehjen/shfrytëzimin e

personave në të gjitha format e trajtuara më lart në këtë punim shkencor.

Nga studimi i formave dhe metodave të përdoruara në terrenin kombëtar, rajonal dhe

global rezulton se Modus Operandi i grupeve shqiptare të trafikimit të personave,

përveç se ka shumë elementë të përbashkët me mënyrat e veprimit të grupeve të

vendeve të tjera, konstatohet se ka edhe dallime që kushtëzohen nga shumë faktorë,

midis të cilëve mund të përmendim: faktorët historikë, mjedisorë, gjeografikë,

ekonomikë, socialë, juridikë, kulturorë, familjarë etj.

Përgjithësisht, Modus Operandi i trafikantëve të personave sipas studimeve të

ndryshme është tepër fluid dhe karakterizohet nga ndryshimi i taktikave të veprimit

bazuar mbi tregjet kriminale (kërkesë-ofertat), mundësitë, ndryshimet e shpeshta apo

krizat qeveritare, vakuumet ligjore, pasiguritë, dobësitë e strukturave të zbatimit të

ligjit dhe teknologjia e re. Trafikantët janë shumë kreativë në mënyrën e operimit dhe

veprimit të tyre, ata gjithnjë janë në kërkim të mënyrave të reja dhe të sofistikuara të

operimit për rekrutimin, transportimin dhe transferimin e viktimave apo për të

siguruar hyrjen legale të tyre në një destinacion të caktuar, me qëllim që të ushtrojnë

veprimtari të paligjshme pa patur asnjë pasojë juridike.

Modus operandi i trafikantëve që shfrytëzon kanalet e trafikimit për në vendet

perëndimore në shumë raste haset në forma të “buta” e të kamufluara, nëpërmjet

rrugëve legale të aplikimit për viza për viktimat me motive për kurse dansi, konkurse

bukurie, studime të larta etj. me qëllim për t’i çuar atje në mënyrë të rregullt femrat e

trafikuara dhe më pas shfrytëzimin e tyre për qëllime prostitucioni. Sipas të dhënave

shumë femra janë rekrutuar dhe dërguar për trajnime dansi në Gjermani e Itali

nëpërmjet një kontrate të rregullt të nënshkruar paraprakisht për këtë qëllim midis

sipërmarrësve dhe viktimave, por që sa kanë mbërritur në destinacion ato kanë

përfunduar në tregun e kriminalitetit si prostituta në rrugë. E njëjta gjë ka ndodhur në

Britaninë e Madhe dhe vende të tjera të BE-së.

Trafikantët e personave shpesh kanë shfrytëzuar vakuumet ose defektet ligjore në disa

vende duke trafikuar nga ose nëpërmjet vendit tonë vajza të reja si “pashoqëruara” me

242 Enciklpedia Botërore, 2013

Page 146: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

146

destinacion drejt shteteve perëndimore me status si kërkuese të azilit, që janë

vendosur në qendra të hapura në pritje të procedurave ligjore, por më pas ato janë

zhdukur duke përfunduar tek tutorët ose blerësit e “mishit të bardhë”.

Mënyra e operimit dhe funksionimit të grupeve të trafikimit të femrave është

organizuar njëkohësisht përmes rrjeteve të mirë-organizuara dhe të mirëkoordinuara

midis grupeve të vendeve të ndryshme me qëllim për të kaluar e transportuar viktimat

nëpër vendet e transitit dhe deri në vendet e destinacionit.

Rasti i Shqipërisë përbën një shembull ekzemplar të Modus operandit të trafikimit të

personave. Shqipëria duke qenë në një tranzicion shumë të zgjatur për gati dy dekada

e gjysmë, me probleme ekonomike, sociale, politike, vakuum ligjor, mungesën e

sundimit të ligjit, drejtësi e korruptuar, institucione të dobëta, kufij porozë, pozicionin

gjeografik për afërsinë me Perëndimin etj., ka favorizuar së tepërmi grupet kriminale

të shfrytëzojnë këtë mjedis të përshtatshëm për kryerjen e aktivitetit të tyre kriminal.

Modus operandi i grupeve të trafikimit të personave nga Shqipëria duket shumë

inovativ, krahasuar me grupet kriminale të vendeve të tjera të rajonit. Fillimisht

mënyra e veprimit të grupeve kriminale shqiptare ka qenë në forma të thjeshta e të

buta si, nëpërmjet premtimeve të ndryshme, por më pas u kalua në forma më të ashpra

si rrëmbime të shoqëruara me dhunë ekstreme (sidomos në vitet 1997,1998), vijoi me

forma të alternuara si riciklimi i viktimave, dhe në ditët e sotme, me mënyra shumë

më të sofistikuara, sidomos pas liberalizimit të vizave me BE/në.

Modus operandi më i përhapur i trafikimit të njerëzor sot në Shqipëri është trafikimi

i brendshëm i personave dhe trafikimi sezonal me cikël të shkurtër shfrytëzimi, nga 1

muaj deri në 90 ditë, në vendet e BE-së dhe ato fqinje, dhe përsëri pas 6 muajsh duke

ndjekur të njëjtën skemë veprimi243.

2. Komponentët gjeografikë, strukturorë dhe komercialë të modus operandit të

trafikimit e shfrytëzimit të personave.

Trafikimi i personave është përshkruar si një proces, në varësi të kompleksitetit të

operacioneve taktike e strategjike, komponentëve gjeografikë, strukturorë dhe

komercialë të trafikimit, që përfshijnë lojtarë të shumtë me aktivitet në një shkallë

shumë të gjerë, që nuk njeh kufij shtetesh apo kontinentesh. Për të kuptuar më mirë

komponentët e modus operandit të trafikantëve është me rëndësi të shpjegohet edhe

kategorizimi i rajoneve dhe vendeve sipas mënyrës së operimit të grupeve

trafikantëve.

Nga studimi dhe vrojtimi i rasteve të trafikimit të personave në rajonin tonë për këto

dy dekada e gjysmë rezulton se mënyra e operimit të grupeve të trafikimit të

personave sipas shtrirjes hapësinore dhe mjedisit gjeografik ku veprojnë e shtrijnë

aktivitetin e tyre kriminal, përfshin tri kategori kryesore mjedisi: vende të

origjinës/nisjes, të transitit dhe vende të destinacionit. Këto kategori përbëjnë dhe

akset kryesore nëpërmjet të cilave zhvillohet aktiviteti kriminal i trafikimit të

personave në mjedisin e rajonit të Europës Juglindore. Është i njohur fakti se sipas

klasifikimit të organizatave ndërkombëtare, Shqipëria për një kohë të gjatë ka qenë

243 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Raport i analizës së riskut, të DK&M, Janar 2014.

Page 147: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

147

një aks i rëndësishëm si vend transiti dhe origjine e trafikimit të personave.

Ndërsa sipas raportit më të fundit të DASH244, “Shqipëria është një vend burimi dhe

destinacioni për burra, gra, dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të

shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar. Femra dhe fëmijë shqiptarë i

nënshtrohen në radhë të parë trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda

Shqipërisë dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani,

Zvicër, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Grupe kriminale rekrutojnë me anë të

mashtrimit femra me oferta për punësim si kameriere, banakiere, kërcimtare, apo

këngëtare në vendet fqinje, specifikisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni dhe i

nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual. Viktima nga

Filipinet dhe Shqipëria iu nënshtruan punës së detyruar në Shqipëri. Ka një problem

në rritje me fëmijët shqiptarë, shpesh të etnisë rome, që i nënshtrohen lypjes së

detyruar dhe forma të tjera pune në Greqi, Kosovë dhe brenda Shqipërisë. Disa vajza

shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual apo pune të

detyruar pas martesave me ujdi”.

Në operacionet e trafikimit me shtrirje shumë të gjerë gjeografiko- hapësinore, është

vënë re një reaksion zinxhir i trafikimit të personave që ka përfshirë si vendet e

Europës Lindore dhe ato Juglindore apo Ballkanin, ashtu edhe vendin tonë, të

konsideruara si akse aktive të origjinës/nisjes dhe tranzitimit të personave, dhe

destinacionit për në vendet e Bashkimit Europian dhe më gjerë.

Gjeografia e trafikimit të personave në rajonin e Europës Lindore paraqitet mjaft

komplekse, duke përfshirë një numër të madh shtetesh të ish- vendeve të Lindjes. Në

këtë rajon si vende origjine të trafikimit të personave ose vende që kanë prodhuar

trafik njerëzor pas vitit 1994-2001 njihen Rusia, Ukrahina, Moldavia, Rumania,

Serbia, Bullgaria, Turqia dhe Shqipëria245. Në këto vende grupet e trafikantëve

rekrutonin e grumbullonin persona, me forma nga më të ndryshmet si mashtrime për

martesë, punësim, shkollim etj., me dëshirë ose forcërisht dhe i dërgonin ato në tregjet

e paligjshme të trafikimit njerëzor.

Akset kryesore të modus operandit të trafikimit të personave të ushqyer e favorizuar

nga zinxhiri i komponentëve gjeografikë dhe strukturorë realizojnë operacionin e

trafikimit njerëzor, duke u mbështetur nga komponentët komercialë nëpërmjet

marketingut dhe transaksioneve financiare sipas Gaf. 1.

244 Raport i DASH,viti 2014 245 Studim mbi trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri 1992-2005.Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit

Page 148: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

148

Në komponentët gjeografikë dhe strukturorë, modus operandi shprehet në përshkimin

e kalimin e hapësirave tokësore, detare dhe ajrore nëpërmjet linjave fluide të

trafikimit sipas kategorive të vendeve si vijon:

- Vend i nisjes- rekrutimi dhe transportimi

- Vend i transitit- transportimi e transferimi

- Vendi i destinacionit- mbajtja dhe shfrytëzimi

Brenda këtyre tri kategorive gjeografike e hapësinore, spikatin karakteristikat

komerciale të pandashme në këtë lloj krimi, të cilat nënkuptojnë se trafikantët janë të

detyruar të përfshihen në një apo më shumë operacione në aktivitetet vijuese në

ndonjërën apo në të tri fazat e paraqitura më lart, pavarësisht nga natyra e shfrytëzimit

të planifikuar:

- Reklamimi - si pjesë e procesit të rekrutimit dhe shfrytëzimit;

- Marrja me qira e lokaleve - “shtëpi të sigurta” dhe/apo bordele;

- Transportimi - dokumentet e identitetit dhe udhëtimit-procesi i transportimit;

- Komunikimet- organizimi i rekrutimit dhe shfrytëzimit;

- Transaksionet financiare- të aplikueshme në të gjitha fazat më lart.

Të tri elementet kryesorë që përfshihen në këtë skemë të modus operandit të trafikimit

të personave janë:

a) Brenda vendeve të origjinës, mesa duket furnizimi i pafund me viktima mbetet në

dispozicion për shfrytëzim.

Vendet

Origjinës

Vendet

Tranzitit

Vendet

Destinacionit

Vendet e origjinws dhe tranzitimit tw viktimave tw trafikimit

Komponentet

Gjeografikë

1

2 3

K.Strukturorë

Marketingu

Transaksionet

Shfrytëzimi Rekrutimi Transportimi

Transportimi

Transferimi

Graf. 1 Akset e Modus Operandit të Trafikimit të personave

Page 149: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

149

b) Brenda vendeve të destinacionit, rritja e vazhdueshme e tregjeve të seksit, ruan,

mesa duket, kërkesë të pafundme për shërbime të viktimave.

c) Rrjetet e organizuara kriminale, kanë marrë kontrollin e kësaj situate ekonomike

“ofertë dhe kërkesë”, për të trafikuar dhe shfrytëzuar viktimat me qëllim që të

nxjerrin përfitime të pamasë për veten e tyre.

Këto tri elemente të fundit janë shumë prezentë në rajonin e Evropës Juglindore246.

Megjithatë, krimi i trafikimit është fenomen i ndërlikuar brenda të cilit numri i

faktorëve socio-ekonomikë bashkëveprojnë me njëri- tjetrin që të krijojnë parimet

fondamentale të paraqitura me lart.

Sipas klasifikimit të organizatave ndërkombëtare (IOM, 2005 etj.), si vende tranzitimi

për trafikimin njerëzor në këtë rajon janë evidentuar Rumania, Bullgaria, Maqedonia,

Serbia, Kosova, Mali i Zi, Greqia dhe Shqipëria. Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse

të gjitha vendet kufitare me Shqipërinë nëpërmjet territorit të tyre janë tranzituar

viktimat e trafikimit për në Shqipëri dhe prej këtu janë dërguar drejt Italisë dhe

Greqisë.Vende destinacioni të viktimave të trafikuara kanë qenë fillimisht Italia e

Greqia dhe më pas Franca, Anglia, Belgjika, Holanda, Gjermania, Zvicra, Spanja e

deri në SHBA.

Si vende me role të dyfishta të trafikimit, pra dhe vend origjinë edhe vend

tranzitimi, kanë qenë jo vetëm Shqipëria, por dhe Rumania, Bullgaria e Turqia (shif

hartën 2).

Harta 2 .Vendet e origjinës, tranzitimit dhe destinacionit të viktimave

Vendet e origjinws dhe tranzitimit tw viktimave tw trafikimit

Siç shikohet nga harta, Shqipëria për një kohë relativisht të gjatë ka qenë përfshirë në

një vend me rol aktiv të dyfishtë në trafikimin ndërkombëtar të personave për shkak

dhe të pozicionit shumë të përshtatshëm gjeografik të saj.

Në qendër të strategjisë dhe taktikave të tyre, grupet kriminale të trafikimit të

personave ka qenë përpunimi dhe zbatimi i mënyrave të kombinuara të operimit dhe

të ndryshueshme sipas stinëve të vitit, vendeve të kalimit të kufirit, mjeteve të

përdorimit etj. Në stinën e verës e vjeshtës përparësi merrnin mënyra e operimit të

246 Doracak i IOM për trafikimin e qënieve njerëzore, viti 2007, fq14

Page 150: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

150

trafikimit të personave nëpër rrugët e kaltra (detit) me gomone, anije, varkave të

ndryshme. Në stinën e dimrit përdoreshin kryesisht pikat e kalimit kufitar tokësor,

ajror, kufiri i gjelbër dhe tragetet më shumë në forma legale dhe më pak

ilegale.Trafikimi i personave kryesisht është realizuar nëpërmjet PKK-ve Rinas, Hani

i Hotit, Morinës, Qafë Thanës, Kapshticës, Kakavijës dhe portit detar të Sarandës247.

Modus operandi i grupeve kriminale të trafikimit të personave për në vendet e

Europës Perëndimore gjatë viteve fundit (2012-2013) është orientuar nëpërmjet

shfrytëzimit të akseve të përthyera248, pra Shqipëria nuk ka qenë vend tranziti për në

vendet e BE-së, por boshti është spostuar mbrapa me një kënd 180 gradë.

Transportimi i viktimave ka ndjekur itinerarin nga Shqipëria për në Maqedoni, duke e

përdorur këtë të fundit si vend tranziti dhe më pas në Greqi, ose/dhe drejtimin nga

Shqipëria për në Greqi nëpërmjet kufirit të gjelbër. Greqia është përdorur në shumë

raste si vend tranziti, pasi aty ka emigrantë shqiptarë të përfshirë në rrjetet e trafiqeve

e qenieve njerëzore që merren me krijimin e lehtësirave të operacioneve për pajisjen

me dokumente të falsifikuara të viktimave, përdorimin e linjave ajrore nga Greqia për

në vendet destinacionit (Athinë, Milano e vendet e tjera të BE-së, shif hartën 3).

Një mënyrë tjetër ka qënë trafikimi i viktimave nga Shqipëria për në Kosovë-

Maqedoni nëpërmjet PKKK-ve me dokumente identifikimi të rregullta, ose nëpërmjet

kufirit të gjelbër, dhe më pas kalimi me dokumente të falsifikuara për në vendet e tjera

të BE-së.

Rruget e kalimit

Trafikimi i brendshëm që kryhet brenda territorit të Shqipërisë, nga zonat rurale në ato

urbane është mjaft i përhapur pasi është dhe me kosto shumë të ulët për arsye nuk

bëhen pagesa për ndryshimin e dokumenteve të identitetit të viktimave, transporti

kushton më lirë, qeratë e banesave janë shume të ulëta etj. Viktimat janë vajza të reja

247 Raport i analizës vjetore të Drejtorisë së Përgjthshme të Policisë,viti [email protected] 248 Po aty

Harta 3. Trajektorja e trafikimit drejt vendeve fqinje

Page 151: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

151

Shfryrëzi

mi

shqiptare që rekrutohen nga zonat rurale por edhe ato urbane, kryesisht me probleme

sociale dhe ekonomike.

Format e rekrutimit janë ato të përdorura më parë si mashtrimi për martesë që përbën

numrin më të madh rasteve, gjetja e një pune për të pasur mundësinë e një jete të

pavarur, ekzistenca e një “kontrate” verbale për ndarjen e fitimeve etj. Vendet e

shfrytëzimit janë lokalet, baret, motelet, hotelet (ku nuk regjistrohen apo përdorin

emra të rreme).

3. Tipologjia e mënyrave të veprimit të trafikimit të femrave dhe raste studimore

Përgjithësisht tipologjia e mënyrës së veprimit të grupeve kriminale për trafikimin e

personave në aspektet kryesore të shfaqjes së saj ka pak a shumë karakteristika të

përbashkëta me rajonet e tjera të prekura nga ky fenomen, ndërsa ndryshimet i gjejmë

tek veçoritë specifike që kanë grupet e krimit të organizuar në vendin tonë, për arsye

të kodit të heshtjes, metodave shumë brutale dhe lëvizshmërisë së madhe të tyre.

Nga studimi i dhjetëra rasteve të ndodhura në këtë periudhë të gjatë kohore rezulton

se modus operandi i grupeve dhe personave të përfshirë në trafikimin e viktimave të

trafikimit ndjek një cikël veprimi klasik. Po ashtu, analizat tona tregojnë se profili

grafik i trafikimit të femrave për qëllime të shfrytëzimit seksual paraqitet mjaft

kompleks dhe me të gjithë elementët përbërës, i cili kalon nëpër një cikël rrethor/

mbyllur me katër faza kryesore, si dhe disa periudha të ndërmjetme mes tyre (graf

4).

Graf.4 Cikli i trafikimit të femrave për qëllim të shfrytëzimit seksual

Pavarësisht se në literaturën e përditshme përmenden tri faza klasike të trafikimit të

femrave për qëllime të shfrytëzimit seksual si: rekrutimi, tranzitimi dhe shfrytëzimi,

në fakt sipas përkufizimit juridik dhe Konventës së Palermos ekzistojnë edhe disa faza

të të tjera si transferimi, fshehja/pritja dhe fill pas kësaj shfrytëzimi i viktimave. Por

para shfrytëzimit të viktimave, në shumë raste mund të ndodhë edhe “marketingu”,

pra shitja, rishitja ose blerja e “mallit” dhe shfrytëzimi i viktimës.

Page 152: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

152

A. Faza e rekrutimit

Faza e rekrutimit është ndër më kryesoret pasi ajo iu siguron “lëndën e parë” dhe

burimet financiare gjithë kanaleve dhe rrjeteve të trafikimit e shfrytëzimit të

viktimave dhe krimit të organizuar. Rekrutimi është një fazë shumë komplekse dhe

delikate që kërkon nga rekrutuesit të kenë aftësi të tilla, sa fantazi, talent, magji,

aktrim, guxim, po aq edhe të jenë mizor, dhunues ekstrem, terrorizues, torturues dhe

të pamëshirshëm etj. Nëse ata gabojnë ose diktohen nga familjarët apo të afërmit e

viktimave të tyre, atëherë do të bëhen vetë viktimë e vetëgjyqësisë siç ka ndodhur në

disa raste.

Rekrutimi është proces që nënkupton veprimtarinë e kamufluar ose të dhunshme të

elementëve trafikantë (rekrutuesve) për studimin, shënjestrimin, gjetjen dhe

rekrutimin e personave të përshtatshëm për trafikim dhe më pas dërgimin e tyre në

destinacion për shfrytëzimin për qëllime prostitucioni ose formave të tjera të

skllavërimit.

Metodat e veprimit për rekrutimin e personave ndryshojnë mjaft nga njëra- tjetra dhe

varen nga rrethanat, niveli i organizimit të trafikantëve, suportet që ata kanë,

eksperienca e tyre, origjina dhe lloji i viktimave, njohja me viktimat, prejardhja e tyre,

zona etj. Metodat e veprimit të përdorura variojnë që nga format e buta të rekrutimit

dhe deri në ato të egra.

Nga intervistimet që iu janë bërë viktimave të trafikimit nga organizatat joqeveritare

rezulton se format kryesore të rekrutimit të tyre, kanë qenë më tepër: ato me dëshirë,

me martesa dhe fejesa të rreme, premtime për punë, oferta studimi, nëpërmjet

rrëmbimeve, por edhe me anë të shitjeve nga ana e familjeve të vetë viktimave249

(tab.5) Tabela 5 Mënyrat e veprimit të rekrutimit të viktimave, v.2002-2009

Nga analiza e të dhënave të mësipërme rezulton se nga 1362 viktima të rekrutuara, në

51.2% të rasteve ka mbizotëruar mënyra e veprimit të rekrutimit me fejesa/ martesa

249 Studimi “Evoluimi i trafikimit të qënieve njerëzore”fq. 43. Qendra Vatra, 2002-2009

Vitet Dëshirë Fejesë /Martesë

e rreme

Premtim për

punë /studime

Shitur nga

familja

Rrëmbime

2002 102 102 72 10 3

2003 70 105 52 5 2

2004 81 181 28 0 1

2005 57 172 8 0 1

2006 63 46 12 1 1

2007 29 37 6 1 3

2008 23 32 8 0 0

2009 10 23 2 0 1

Page 153: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

153

të rreme, në 32.5% me dëshirë, 14.6 % me premtime për punë të mirë e studime,

1.24 % janë shitur nga familjet e tyre dhe në 0.8 % të rasteve250 është përdorur forma

brutale e rrëmbimit të viktimave.

Konkluzion tjetër që del nga interpretimi i të dhënave të mësipërme është se

rekrutimet me dëshirë pas vitit 2002 kanë pësuar rënie deri sa në vitin 2009 u ulën

10 herë, krahasuar me vitin 2002. Ndërsa rekrutimet nëpërmjet mashtrimeve për

fejesa e martesa të rreme patën një trend në rritje nga viti 2002 e deri në vitin 2005.

Duhet theksuar se në këtë formë mashtrimi janë përfshirë edhe vajzat, kryesisht

minorene, të cilat janë mashtruar nga të dashurit e tyre, për t’u trafikuar më pas në

Perëndim. Pas vitit 2002 rekrutimet me këtë mënyrë veprimi filluan të bien ndjeshëm

për shkak të sensibilizimit të popullsisë dhe vetë ndërgjegjësimit të viktimave për

shumë raste analoge të ndodhura në mjedisin e tyre.

Përveç formave të mësipërme rekrutimi është realizuar në mënyra të ndryshme,

nëpërmjet një rrjeti rekrutësh individë me precedentë kriminalë në vendet e huaja ose

nga individë vendas por që nuk janë shumë të ekspozuar ndaj Policisë dhe Drejtësisë.

Disa nga mënyrat më brutale të operimit për rekrutimin e viktimave janë paraqitur në

graf.5, ku dominojnë forma e kërcënimit, forca ose dhuna, forma të ndryshme të

shtrëngimit, rrëmbimi, mashtrimi, përfitimi nga gjendja social- ekonomike, gjendja

psikike, joshja, dhënia e marrja e pagesave dhe përfitimeve etj (fig.5).

Graf. 6 Modus operandi i rekrutimit të viktimave të trafikimit me forma të ndryshme.

Studimi dhe analizimi i gjithë rasteve të regjistruara dhe viktimave të asistuara nga

OJF-të dhe Policia, rezulton se viktimat mund të rekrutohen në çdo fazë të procesit të

trafikimit, si në vendin e origjinës, të tranzitit ashtu dhe të destinacioinit.

Përgjithësisht modus operandi i trafikantëve për rekrutimin e personave gjatë dy

dekadave të fundit është shfaqur në dy forma të grupuara kryesore të shoqëruara me

derivatet e tyre si vijon:

250 Po aty

Page 154: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

154

Rast Studimor 1

Historia e FB-së, nga qyteti D, fillon në vitin 2001,e cila pasi eshte mashtruar për një

kafe nga një i njohuri i saj AF, dhe më pas e ka cuar pa dëshirën e saj në një hotel në

Tiranë, ndërsa diten e nëserme, nën kercenime dhe dhunë te vazhdueshme, e ka marrë

me forcë të dëmtuaren me vete duke e cuar në qytetin V., dhe më pas e ka izoluar në nje

shtepi në periferi te qytetit ku kishte edhe disa femra te tjera, me qellim transportimi e

trafikimi për në Itali.

Pas dy javesh, kohe gjate së cilës e dëmtuara ka qendruar në këtë shtepi të izoluar është

transferuar me skaf në Itali, ku eshte takuar me tutorin dhe ka qendruar në banësen e tij,

duke u kercenuar e rrahur e keqtrajtuar për disa ditë më radhë.

Tutori ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe e ka detyruar FB që të prostituonte

duke i marrë asaj të githa të ardhurat që fitonte gjatë shfrytëzimit. Ajo deklaroi se

ushtroi prostitucionin të detyruar për 3 ditë e, ditën e tretë pasi siguroi lidhje telefonike

me dajen e saj në atë shtet, ky i fundit e ka marrë me vete në Milano dhe u interesua për

rikthimin e saj në Shqipëri.E dëmtuara bëri denoncimin e tutorit i cili u dënua nga

drejtësia.

Vendim nr.273, datë 1.8.2002 i Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Durrës.

1. Dhuna dhe frikësimi apo detyrimi me dhunë, nëpërmjet rrëmbimit dhe grabitjes,

ose edhe nëpërmjet shitjes (në mënyrë të veçantë të fëmijëve);

2. Rekrutimi nëpërmjet mashtrimit me anë të premtimit për një punësim të

ligjshëm jashtë shtetit ose nëpërmjet premtimeve gjysmë të vërteta, si psh. mundësia

për të punuar në kushte të paligjshme, por jo në kushte të rënda shfrytëzuese apo

skllavëruese.

Analiza dhe detajimi i secilës mënyrë veprimi nxjerr në pah shumë elementë përbërës

me ndikim të fortë në procesin e realizimit të zinxhirit të trafikimit të viktimave.

1. Dhuna dhe frikësimi

Dhuna është një kategori e mënyrës së veprimit e njohur nga njerëzimi qysh nga

fillimet e jetës. Është një fenomen që mund të gjendet në çdo kënd të mundshëm të

jetës njerëzore. Dhuna është modus operandi i rëndësishëm krimit të trafikimit të

qenieve njerëzore dhe është mjeti më i shpeshtë që përdoret gjatë duke shfrytëzuar

trupin e dikujt dhe duke shkatërruar dinjitetin e saj.

Dhuna është përdorimi i qëllimshëm i forcës fizike apo pushtetit, kërcënimit aktual

kundër vetes, një personi tjetër, apo kundër një grupi a komuniteti, që çon ose ka një

mundësi të çojë në plagosje, vdekje, dëmtim psikologjik, keqzhvillim, apo deprivim.

Gjithashtu kjo është pjesë e pashmangshme e veprimeve kriminale. Trafikimi i

qenieve njerëzore në çdo fazë të procesit të saj përmban kërcënim dhe dhunë.

Dhuna dhe kërcënimi ka dominuar dhe vazhdon të përdoret si Modus operandi tipik

i grupeve të krimit të organizuar shqiptar dhe atyre fqinje, por gjithnjë e më shumë në

një mënyrë më të studiuar dhe të kujdesshme, pa u dekonspiruar. Frikësimi dhe dhuna

kundër viktimave janë element i pandashëm i rrëmbimit, shantazhit, torturës dhe

gjobëvënies dhe gjithë formave të tjera të ngjashme me to (shif rastin studimor 1).

Fenomeni është përdorur për kontrollin e viktimave që nga rekrutimi i tyre, me anë të

Page 155: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

155

transportimit dhe transferimit të tyre dhe veçanërisht gjatë shfrytëzimit të tyre.

Viktimat e trafikimit përjetojnë forma të ndryshme të viktimizimit dhe atyre të

ndërlidhura. Ata janë viktima të dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale; për

rrëmbim dhe grabitje; dhe ata që janë mbajtur në izolim dhe nën kontroll në mënyra të

ndryshme. Ata janë të detyruar gjithashtu të prostituojnë për të punuar si argëtuese,

për të bërë punë shtëpie, si dhe të përdorin alkool dhe droga. Për më tepër, gratë janë

shitur dhe rishitur shumë herë, dokumentet e tyre janë të tërhequr prej tyre, ato janë të

mashtruar në lidhje me vlefshmërinë e dokumenteve të tyre, janë të detyruar të

punojnë pa pagesë, dhe ato janë të poshtëruar në baza ditore. Kështu, ato janë mbajtur

nën frikë të vazhdueshme dhe kërcënimeve, dhe kishte arsye të fortë për të besuar se

ato që janë menduar për të mbrojtur ata nuk ishin të gatshëm për ta bërë këtë. Në të

kundërtën, përvojat e tyre shpesh kanë treguar se ata janë lënë në mëshirë të

abuzuesve të tyre dhe se duke i kërkuar ndihmë nga të jashtmit mund të kishte vënë në

rrezik ato edhe anëtarët e familjes së tyre. Disa prej tyre janë arrestuar dhe me përvojë

të viktimizimit të rëndë në lidhje me përpjekjet e dështuara për të kërkuar ndihmë.

Studimi i mjaft rasteve të viktimave të trafikimit gjatë këtyre viteve ka nxjerrë në pah

se rekrutimi nëpërmjet dhunës dhe frikësimit shoqërohet me një sërë formash

inovative nga trafikantët si, nëpërmjet rrëmbimit me forcë të femrave, përdhunimit në

mënyrë individuale ose në grup, manipulimit psikik, depresonalizimit, drogimit,

torturimit fizik e psikik deri në pikën sa ato të thyhen e të pranojnë të ushtrojnë

prostitucionin për llogari të tij ose të tutorit. Kjo formë mori përhapje të gjerë në

kohën kur forca e shtetit ishte e dobët, mungonte legjislacioni penal, korrupsioni i

lartë zyrtarëve të zbatimit të ligjit, anarkia dhe kriza institucionale 1997,1998.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit251, dinamika e femrave të rekrutuara

dhe rrëmbyera në shkallë vendi për vitet1992-2009 ka qenë si në grafikun 7.

0 0

19

32

40

7

39

1521

11

3 2 1 1 1 30 1

0

5

10

15

20

25

30

35

40

45Graf.7 Dinamika e femrave të rrëmbyera. Vitet 1992-2009

Grafiku i mësipërm bazohet vetëm në të dhënat e denoncuara në Polici nga familjarët,

ndërsa shumë raste të tjera nuk janë evidentuar e raportuar për arsye të presioneve dhe

kërcënimeve për jetën e pjesëtarëve të familjes së viktimave ose të vet atyre.

Sipas të dhënave të grafikut 7, gjatë kësaj periudhe 16- vjeçare, nëpërmjet modus

operandit të përdorimit të dhunës dhe kërcënimit janë rekrutuar dhe trafikuar nga

Shqipëria 196 viktima. Duhet thënë se në vitet 1992-1993 nuk është shënuar asnjë rast

251 Sekretari/Arkivi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Të dhëna për vitet 1992/2009

Page 156: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

156

rekrutimi me këtë mënyrë, ndërsa pas vitit 1994 vërehet një shtim me 32 raste në vitin

1995, duke mbërritur në 40 raste në vitin 1996 dhe 39 raste në vitin 1999. Të dhënat e

vitit 1997 duhen marrë me rezervë pasi nuk kemi statistika të plota për shkak të

shpërbërjes së komisariateve të policisë dhe frikës së familjarëve për të denoncuar.

Sipas të dhënave nga viti 1997 deri në vitin 2000 mënyra kryesore e veprimit të

trafikantëve për të rekrutuar viktimat ka qenë ajo e rrëmbimit me forcë. Kësisoj që

numri i viktimave mund të ketë qenë më i madh se sa raportohet. Ndërsa pas vitit

2002 vërehet një rënie me 13 herë më pak, krahasuar me vitin 1998.

Shumica e rasteve të rrëmbimit kanë ndodhur duke shfrytëzuar mirëbesimin ose

njohjen rastësore ose të mëparshme të viktimave. Viktimat në momentin kur

konstatonin dyshimet tyre ndaj personave “garant”, tentonin të shkëputeshin ose

largoheshin nga ata, por ishte tepër vonë, pasi në këtë çast ato rrëmbeheshin forcërisht

me makina të shpejta dhe targa false ose po targa, duke u strehuar në baza të sigurta

dhe larg qendrës së banimit të viktimës. Madje në disa raste, pas hetimeve të bëra nga

policía, ka rezultuar se disa trafikantë përdornin si baza strehimi për viktimat e

rrëmbyera apartamente afër komisariateve të policisë për të larguar dyshimet si, psh

në qytetin e Beratit dhe gjetkë.

Sipas statistikave të policisë ka patur edhe rrëmbime direkte në rrugë ose afër

shkollave 9 vjeçare dhe të mesme të femrave të pashoqëruara, duke i transportuar në

qytetet bregdetare për t’i nisur me skaf në Itali.

Mbas vitit 2000 kjo mënyrë operimi filloi të dilte në plan të dytë, për arsye të rritjes së

autoritetit të shtetit, bllokimit të kanalit ilegal të trafikimit nëpërmjet detit me anë të

skafeve apo gomoneve, frikës ndaj lidhjeve familjare të viktimave, për shkak të riskut

shumë të lartë që paraqet, veçanërisht pas ndryshimeve të bëra në legjislacion në

lidhje me fenomenin. Nëse një trafikant i denoncuar për këtë vepër penale, ai do të

dënohej me maksimumin e mundshëm të viteve të dhëna si dënim, nga 20 deri ne 25

vjet. Një dënim kaq i rëndë dhe i gjatë në vite sigurisht që i ka detyruar trafikantët të

heqin dorë nga kjo lloj mënyrë veprimi për rekrutimin e viktimave.

2. Rekrutimi nëpërmjet skenarëve të mashtrimit

Mënyra më e përhapur e veprimit për rekrutimin e viktimave të trafikimit sidomos

dhjetëvjeçarin e fundit, ka qenë rekrutimi nëpërmjet mashtrimit. Metoda kryesore e

mashtrimit është krijimi i skenarëve A dhe B për rekrutimin e viktimave.

Përgjithësisht ndërtimi i skenarëve kryesorë dhe atyre rezervë përqendrohet në

legjendimin e bisedave me viktimat e tyre të mundshme në forma shumë të rafinuara

që në dukje të parë merren si shumë besueshme nga bashkëbisedueset. Mënyrat e

legjendimit të bisedave janë të larmishme dhe përshtaten shumë me mjedisin ku

jetojnë viktimat, kushtet e tyre sociale, ekonomike, psikologjinë, aspiratat dhe dëshirat

e tyre për të ndryshuar jetën, hobet, nevojat për shkollim ose punësim etj.

Përgjithësisht legjendimi i bisedave me viktimat në zonat rurale është i ndryshëm nga

ai me viktimat në zonat qytetëse (shif rastin studimor 2).

Page 157: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

157

Në rastin studimor të mësipërm, vërejmë që i pandehuri A.D ka kryer vepre penale

duke përdorur një modus operandi shumë kompleks të përbërë nga 4 faza : -

nëpërmjet rekrutimit me anë të mashtrimit për martesë, transportimit e

transferimit jashtë shtetit dhe vendosjes në shtetin Italian të dy viktimave, si dhe

transferimit të tyre në 4,5 qytete me identitete të rreme. Plus kësaj ai ka ushtruar

dhunë fizike e psikike ndaj dy të dëmtuarave dhe i ka mbajtur nën tutori, si dhe të

ardhurat që të dëmtuarat siguronin nga puna si prostitutë i administronte vetëm ai.

Në mjedisin rural femrat për shkak të traditave, fanatizmit, jetës së mbyllur, mungesës

së perspektivës për të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike ose për të ndërtuar një

jetë më të mirë, ato aspirojnë më shumë dhe janë në kërkim të vazhdueshëm për të

dalë nga kjo gjendje. Kësisoj, rekrutuesit duke shfrytëzuar këto rrethana, legjendën e

tyre do ta përqendrojnë në këto pika të forta për ta ose të dobëta për viktimat.

Fillimisht ata hiqen shumë seriozë nëpërmjet bisedave sa më të qarta dhe sa më

bindëse për të mbushur mendjen e viktimave, duke i joshur me premtime që mund të

realizohen, pa krijuar asnjë fije dyshimi tek to. Ata lënë një farë kohe për të reflektuar

dhe më pas për të marrë premtimin pozitiv për “ofertat” e servirura që mund të jenë

për fejesë, punësim etj.

Përveç kontakteve direkte për rekrutim ata përdorin edhe masmedian dhe rrjetet

sociale nëpërmjet “njoftimeve në gazetë apo internet për punë, facebook për

kujdestare fëmijësh, modele, parrukiere, kërcimtare, kameriere, studime jashtë shtetit

etj. Në disa raste ato janë rekrutuar apo inkurajuar, nga miq apo të afërm të tyre, për të

përfituar një “mundësi punësimi në Perëndim”. Ose më keq prindërit e tyre pranojnë

ofertën e trafikantëve për dhënien e fëmijëve “në kujdestari” për t’i punësuar në

Perëndim dhe duke bërë “marrëveshjen” për dërgimin e shumave mujore, etj.

a. Kryerja e një martese të rreme ose false dhe në rrugë ligjore me viktimën ka qenë

një mënyrë shumë e përhapur sidomos në zonat rurale dhe qytetet periferike (tipik

rasti 2). Pas martesës “dhëndëri” niset menjëherë me “nusen” për në Perëndim me

justifikimin se i skadon afati i lejes së punës. Sa shkojnë atje dhe vendosen në një

hotel të shtrenjtë, pasi disa ditësh dhëndëri ose tutori jep sos për mbarimin e parave

dhe kështu duhet që nusja duhet të dalë në rrugë për të fituar para. Poqese ajo nuk

Rast studimor 2

Historia e të dëmtuarave A.K dhe D.P, nga fshatrat e zonës D, fillon me njohjen dhe mashtrimin

që u ka bërë atyre A.D.Viktimat duke qënë në gjëndje të vështirë ekonomike dhe të divorcuara

me fëmijë që jetonin tek prindërit e tyre, janë mashtruar vec e vec në kohë të ndryshme në

vitin 2000, nga i pandehuri A.D, duke iu premtuar atyre martesë dhe punësim jashtë shtetit në

Itali. Pasi i ka rekrutuar ai i ka transportuar me gomone nga Vlora për në Itali në qytete të

ndryshme. Atje u ka ndryshuar identitetet e tyre dhe më pas ka përdorur dhunën dhe frikësmin

për shfrytëzimin si prostituta në rrugë. Megjithë tentativat që ka bërë AK për ikjen dhe rikthimin

në Shqipëri e denoncimin e tutorit të saj AD, por pa sukses, pasi ky i fundit përsëri e ka

mashtruar atë në prani të familjes së saj madje duke sajuar një martesë të rreme. Më pas e ka

ritrafikuar në Itali dhe ka vazhduar shfrytëzimin e saj.Policia italianë pas një operacioni ka bërë

riatdhesimin e së dëmtuarës në Shqipëri dhe kjo e fundit ka denoncuar përësëri tutorin në polici.

Pas denonicimit tutori u arrestua dhe dënua nga drejtësia shqiptare.

Vendimi nr. 3, datë 17.01.2006, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda

Page 158: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

158

pranon përdoret në fillim bindja me vajza të tjera, dhe po nuk dha rezultat i merren

dokumentet e identifikimit dhe fillojnë torturat çnjerëzore e barbare ndaj tyre.

Nga të gjitha rastet e viktimave të ndihmuara nga IOM, 51.7% e tyre dëshmojnë se u

është premtuar martesa dhe pastaj janë shitur e shfrytëzuar nga “burrat” e tyre,

familjet apo shokët e këtyre “burrave”. Rreth 22.4% e viktimave u është premtuar

punë, por më pas janë shfrytëzuar, ndërsa 11.2% janë marrë me forcë për t’u

shfrytëzuar252.

a) Krijimi i raporteve dashurore nëpërmjet facebookut, të njohurve, takimeve direkte

ose joshjes me makina të bukura, duke u premtuar punësim në Perëndim dhe më

pas fejesë e martesë. Dhe më tej i transportojnë me dokumente të falsifikuara jashtë

vendit, duke i shndërruar në prostituta.

b) Duke i mashtruar për studime jashtë shtetit dhe më pas i detyrojnë të prostituojnë

me dhunë në rrugë.

c) Premtimi për martesë me shtetas të huaj. Madje “dhëndëri” vjen në Shqipëri merr

nusen dhe ikën jashtë ose e pret nusen në destinacionin ku do të shfrytëzohet

viktima.

d) Joshja nëpërmjet konkurseve të bukurisë, pasarelave të modës, baletit etj.

Disa nga këto viktima “vullnetare” janë tërësisht të mashtruara sa i përket natyrës së

vërtetë të trafikimit, duke besuar se do t’iu ofrohet një punë normale në vendet e

destinacionit. Të tjerat e dinë se do të punojnë në industrinë e seksit apo të punës, por

janë të mashtruara sa u përket kushteve të punës dhe të jetës, rregullimit financiar dhe

shkallës së lirisë personale.

Nga intervistimi i zhvilluar me 738 femra të kthyera nga trafikimi në periudhën

Qershor 2001 – Qershor 2002, rreth 33% e tyre e dinin se çfarë do të bënin jashtë

shtetit, ndërsa 67 % ishin nisur me mendimin se do të punësoheshin atje apo të

mashtruara me martesa fiktive253.

Nga femrat e kthyera nga trafikimi rreth 30% e tyre kanë qenë përsëritëse në këtë

veprimtari dhe shpreheshin se do të vazhdonin përsëri atë rrugë, 66 % ishin rikthyer

pranë familjeve dhe hequr dorë nga ky fenomen, ndërsa për 4 % nuk ka patur

përgjigje, duke lënë të kuptohet se nuk mund të shkonin pranë familjeve, por që do të

stabilizoheshin në vend në mënyra të ndryshme254.

Format e përdorura nga trafikantët për t’i detyruar femrat për trafikim e ushtruar

prostitucionin gjatë kësaj periudhe kanë qenë255:

- Mashtrimet për tu martuar dhe për të jetuar jashtë shtetit 30 %;

- Mashtrimet për sigurim punë e kushte jetese jashtë shtetit 17 %;

- Mashtrimet duke përdorur femra ndërmjetëse e me pagesë 3 %;

- Rrëmbimet e përdhunimet si dhe kërcënimet për jetën e familjen e saj 7 %;

- Blerjet nga pjesëtarë të familjeve të femrave 4 %;

252 Manual i Trafikimit të Qënieve Njerëzore, IOM, fq. 9, viti 2006 253 Studim mbi trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri 1992-2005.Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit, fq.15 254 Po aty, fq.15 255 Po aty, fq.15

Page 159: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

159

- Komprometimet me anën e dhuratave, parave e krijuar detyrime të tjera materiale

6%;

- Shkuar me dëshirë për prostitucion 33 %.

Shpesh pajtohen të paguajnë prapë një shumë të parave për shërbime plus si

dokumentet e udhëtimit, harxhimet e udhëtimit dhe harxhimet e infrastrukturës së

prostitucionit. Kjo krijon marrëveshje “borxh-varësi të plotë”, me të cilën viktima

kurrë nuk mund të fitojë para të mjaftueshme për t’ia larë trafikuesit borxhet e saj.

Borxhi i fillimit ka mundësi të rritet për shkak të harxhimeve “të fshehura” të

infrastrukturës, në vendin e destinacionit, si p.sh. reklamimi ose harxhimet e

qiramarrjes së lokaleve, ekzistenca dhe përgjegjësia për të cilat mund t’i mos jetë

zbuluar viktimës në fazën e rekrutimit.

Sipas raporteve të organizatave që merren me trajtimin dhe ri-integrimin e viktimave

të trafikimit256, vetëm për vitin 2006, mënyra kryesore e rekrutimit të viktimave, të

identifikuara ka vazhduar të mbetet ajo me dëshirë dhe fejesat e rreme. Kësisoj

nga 53 viktima të trajtuara në qendrën rehabilituese, kanë pohuar se janë rekrutuar

me dëshirë për shkak të problemeve familjare dhe ekonomike, duke e parë këtë si

mundësi për t’i shpëtuar situatës ku ndodheshin. Gjithashtu trafikantët kanë vazhduar

të përdornin fejesat dhe martesat e rreme, për viktimat që janë nga zona më pak të

informuara në lidhje me fenomenin, ose ku familja vazhdon të mbështetet sipas

funksionit të saj patriarkal. Në këtë target grup për vitin 2006, janë identifikuar 23

viktima të rekrutuara me fejesë të rreme dhe 13 nëpërmjet martesave të rreme.

Mënyra të tjera të identifikuara gjatë këtij viti kanë qenë premtimet e ndryshme

per t’u punësuar jashtë vendit, pa e ditur punën e destinuar. Viktima të tilla janë

identifikuar 11 në raste. Një viktimë e rikthyer ka pohuar se është rrëmbyer nga

trafikantët, ndërsa një tjetër ka pohuar se është shitur nga familja e saj për shkak të

kushteve të vështira ekonomike257. Më shumë se gjysma e rasteve të analizuara në

raportet e strehëzave theksojnë se vajzat e trafikuara ishin rekrutuar nga dikush që e

njihnin (bashkëshorti, i fejuari, fqinj, familjarë, etj.)258

Mënyra e operimit të trafikantëve nëpërmjet mashtrimit ka patur të njëjtin trend edhe

në vitet e mëvonshme. Kësisoj, në vitin 2010, sipas raporteve po të njëjtave organizata

rezulton se 52% e viktimave të trafikimit apo të mundshme për t’u trafikuar janë

rekrutuar nëpërmjet mashtrimit për fejesë apo martesë të rreme. 33% e viktimave janë

rekrutuar nëpërmjet mashtrimit për punë dhe 15 % janë shitur nga familja e tyre259.

Pra, nëpërmjet këtyre të dhënave rezulton se në këtë vit është rishfaqur shitja e

vajzave nga familjarët e tyre. Nga katër raste të paraqitura në këtë target grup, tri prej

tyre vijnë nga familje rome, me probleme të skajshme sociale dhe ekonomike, pasojë

e të cilave bëhet dhuna e vazhdueshme, kryesisht nga kryefamiljari ndaj gruas dhe

fëmijëve. Në të gjitha rastet e sipërpërmendura janë prindërit, njerku ose një familjar

256 Raport i OJF “Vatra” për trafikimin njerëzor, viti 2005-2006, fq. 21 257 Po aty, fq. 22 258 Studim mbi riintegrimin social-ekonomik të viktimave të trafikimit në Shqipëri, qershor 2009,

Organizata “Të ndryshëm dhe Të barabartë”, fq. 15 259 Analizë statistikore për rastet e viktimave të trafikimit / të mundshme për t’u trafikuar të asistuara

nga “Vatra”, viti 2010, fq.2

Page 160: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

160

mbështetës që i kanë detyruar vajzat të sjellin të ardhura në familje përmes

shfrytëzimit, fillimisht në lypje dhe më pas në trafikim për shfrytëzim seksual260.

Rekrutuesit janë zakonisht shumë të aftë për të fituar besimin e viktimave dhe për të

bërë manipulimin e tyre. Shpesh, rekrutuesit janë persona të zgjedhur dhe që janë të

aftë për të kryer këtë funksion për shkak talentit të tyre për të bërë viktima të

mundshme. Për shembull, një raport i UNODC në 2003261, ka gjetur se edhe pse

shumica e trafikantëve kanë qenë meshkuj, rekrutimin e viktimave të përfshira në

mënyrë të konsiderueshme kanë qenë më shumë femra (veçanërisht kur viktima janë

rekrutuar në mënyrë individuale dhe në një kohë). Besueshmëria e tyre dhe raportet që

vendosin me viktimat besohet të rritet aty kur rekrutuesit ishin më të vjetër se

viktimat. Raporte të tjera kanë gjetur se rekrutuesit kanë ardhur shpesh nga grupi të

njëjtë etnik i viktimave të tyre, si faktor që lehtëson kapacitetin e tyre për të

komunikuar me të dhe për të ndërtuar besimin e viktimës. Ndërsa një numër i grave

dhe vajzave të trafikuara për shfrytëzim seksual janë të joshur nga reklama në gazeta,

kurse në vendet ku media e shkruar rregullohet e monitorohet nga autoritet e ligjit,

trafikantët përdorin më shumë kontakte të drejtpërdrejta me viktimat.

B. Transportimi

Transportimi është faza gjatë së cilës realizohen veprimet që kanë të bëjnë me marrjen

dhe transportimin apo vendosjen nga vendbanimi i personave viktima të trafikut,

përgatitjen e kushteve për realizimin e kalimit në vendin e destinacionit, si dhe

mbajtjen nën kontroll dhe fshehjen e tyre në vende të sigurta. Operacioni për

transportimin e viktimave të trafikimit është mjaft i komplikuar dhe delikat. Ai mund

të përfshijë lëvizjen e një personi brenda vendit nga rekrutuesi, por gjithashtu ai mund

të përfshijë transportimin e viktimave për të kaluar nga / ose në vende të tjera përtej

kufijve të shtetit drejt destinacionit të dhënë.

Gjatë fazës përgatitore për transportimin e viktimave kryhen një sërë operacionesh

kriminale. Hapi i parë që ndiqet gjatë kësaj periudhe nga anëtarët e grupit kriminal

është sigurimi i dokumentacionit të udhëtimit si pasaporta, viza, leje qëndrimi etj. Kur

vizat e ligjshme nuk janë të mundshme të sigurohen, trafikantët do të përdorin

dokumentet e udhëtimit dhe/ose të identitetit të falsifikuara, apo dokumente të

vlefshme të cilat janë ndryshuar. Kur trafikimi është transnacional, kjo do të thotë se

mund të implikohen autoritetet kufitare. Në të kundërt, kur viktima nuk ka

dokumentacion ligjor, ajo do të transportohet në këmbë nëpërmjet kufijve të gjelbër

duke anashkaluar pikat kufitare.

Hapi i dytë është plani i operacionit të transportimit të viktimës duke zgjedhur mjetet

e transportit dhe rrugët e sigurta. Përgjithësisht mënyra e përdorimit të mjeteve të

transportit do të varet nga rruga e trafikimit ku do të realizohet ai. Transporti publik

mund të jetë i preferueshëm për transportuesit për arsye anonimitetit që ai ofron dhe

260 Po aty 261 www.unodc.org/pdf/brazil/folder_tsh_ing_port.pdf, and discussed in UNODC’s Trafficking in

Persons: Global Patterns Report (Case Study 11 at p.75), available at

http://www.unodc.org/unodc/en/human-trafficking/publications.html

Page 161: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

161

mungesës së vëmendjes nga autoritetet e zbatimit të ligjit në krahasim me automjetet

private.

Ndërkohë, për viktimat e pabinduara ose ato që e kanë kuptuar qëllimin e lëvizjes apo

transportimit jashtë vendit të banimit ose shtetit dhe refuzojnë, bëhet përgatitja për të

ushtruar prostitucionin duke ushtruar ndaj tyre dhunë psikike e fizike, përdhunime në

grup në motele ose banesa të posaçme etj. Ka pasur raportime të shumta për femra të

mbajtura në izolim të plotë apo errësirë, të rrahura, të përdhunuara në grup, të djegura

me cigare në trup, të droguara etj. në mënyrë që t’i “thyejnë ” ato dhe t’i detyrojnë të

punojnë pa dëshirën e tyre. Për këtë qëllim kërcënohen edhe familjet e tyre.

Kjo etapë njihet dhe si koha e “traumës fillestare”, sepse kjo është zakonisht

periudha në të cilën viktima kupton mashtrimin që i është bërë, që është në rrezik për

jetën me shumë pak ose aspak kontroll dhe që shpesh përballet me mënyra transporti

të rrezikshme, kalime kufiri me rrezikshmëri të lartë dhe me arrestime, kërcënime,

frikësime dhe dhunë, përfshi këtu përdhunimin dhe forma të tjera të abuzimit seksual.

Përgjithësisht në këto raste trafikantët përdorin mënyra operimi shumë të kamufluara

si duke i transportuar viktimat larg vendit të tyre të origjinës (qoftë brendapërbrenda,

qoftë përtej kufirit) me qëllim që t'i shmangen dyshimeve, t’i largojnë nga

komunitetet, familjet dhe miqtë e tyre, dhe t’i izolojnë nga çdo kontakt pamor e fizik

për t'i mbajtur nën kontroll të plotë. Kësisoj, transportimi i viktimave nga një zonë e

thellë rurale nuk bëhet në qytetin që lidhet ky fshat, por drejt qendrës së një qyteti që

është shumë larg qendrës së banimit të viktimës. Psh viktimat nga zona e Librazhdit

dërgohen në Vlorë, ato të Malësisë së Shkodrës në Tiranë etj. Kjo bëhet më shumë

edhe për t’iu shmangur organeve të policisë, por edhe për të qenë sa më afër vendit të

tranzitimit apo trafikimit jashtë shtetit. Transportimi brendapërbrenda bëhet me

makina private me targa false, furgona, autobus ose hekurudhë.

C.Transferimi/Tranzitimi

Transferimi/tranzitimi është faza më kritike dhe delikate e mënyrës së veprimit të

grupeve të krimit të organizuar, pasi kërkon një plan shumë të detajuar për realizmin e

këtij operacioni sepse ka risk të lartë dështimi. Dështimi mund të sjellë pasoja qoftë

për ekspozimin e tyre ndaj agjencive të zbatimit të ligjit që mund të pasojë me

arrestimin e tyre, ose dhe për humbjet financiare që u shkaktohen gjatë fazave të

mëparshme.

Në pikëpamje juridike dhe hapësinore, transferimi i personit me qëllim trafikimi është

një koncept i ngjashëm me transportimin, ku subjekti i veprës penale e transferon një

person nga një vend në një tjetër, zakonisht jashtë shtetit me qëllim që ta trafikojë.

Kjo nënkupton dhënien e kontrollit mbi një person, një personi tjetër, i cili e pranon

viktimën e trafikimit. Pavarësisht se transferimi i personit me qëllim trafikimi, është

një koncept i ngjashëm me transportimin e personit, kjo nuk do të thotë se këto dy

koncepte janë identike. Përkundrazi këto koncepte kanë dallime ndërmjet tyre dhe si

dallim të parë do të përmendja faktin se transportimi i personit përfshihet brenda

konceptit të transferimit, domethënë, është i vërtetë pohimi sipas të cilit në çdo rast që

kemi transferim të personit, detyrimisht kemi edhe transportimi të tij. Ndërsa pohimi i

anasjelltë nuk është i vërtetë, sipas të cilit në çdo rast që kemi transportim të personit

Page 162: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

162

kemi dhe transferimi të tij nga një vend në tjetrin. Kjo për faktin se transportimi mund

të realizohet nga ana juridike edhe pa bërë transferimin e personit nga një vend në

tjetrin, siç është rasti kur subjekti e transporton subjektin për disa kilometra, brenda të

njëjtit qytet ose qark.

Një dallim tjetër që mund të bëhet ndërmjet “transferimit të personit” dhe

“transportimit të personit”, për qëllime trafikimi është fakti se tek transferimi subjekti

i veprës penale kryen një veprimtari kriminale më të gjatë në kohë, deri sa të arrijë

plotësisht transferimin e viktimës nga një qytet ose qark në një tjetër, ose nga një shtet

në një tjetër, ndërsa tek “transportimi i personit”, për qëllime trafikimi, veprimtaria e

subjektit të veprës penale është e shkurtër në kohë, ajo zgjata zakonisht disa orë dhe

brenda kësaj periudhe subjekti konsiderohet se e ka kryer veprën penale të “Trafikimit

të personave” në këtë formë.

Janë këto arsyet që trafikantët përdorin mënyra operimi mjaft fleksibile nëpërmjet

transfertave të viktimave, duke i çuar nga një bazë në tjetrën, ose nga një qytet në

tjetrin apo dhe nga një shtet në tjetrin. Ndodh shpesh që gjatë tranzitimit, viktimat

mund të shiten nga njëra dorë trafikantesh tek tjetra, dhe më pas dërgohen edhe me

tej, pa patur një drejtim të paracaktuar. Gjatë udhëtimit, viktimat ose nuk janë të

ndërgjegjshme për çfarë i pret në vendin e tyre të destinacionit, ose janë shfrytëzuar

tashmë nga trafikantët dhe thjesht po zhvendosen në një vend tjetër. Është një nga

sfidat e punonjësve të zbatimit të ligjit që të identifikojnë, qoftë edhe viktimat e

mundshme, me qëllim parandalimin e një krimi që mund të ndodhë ose zbulimin e një

krimi që po kryhet.

Në vartësi të mënyrës së rekrutimit të viktimave adoptohen edhe mënyrat e

transportimit të tyre. Përgjithësisht viktimat e rekrutuara me mashtrim dërgohen në

rrugë legale me dokumente të rregullta, ndërsa ato të rekrutuara me dhunë kërcënim

dhe rrëmbim transportohen në mënyrë ilegale me gomone ose në këmbë në kufirin e

gjelbër, pa dokumente të rregullta.

Sipas intervistimit të 18 viktimave të trafikimit nga Qendra Vatra262 rezultoi se,

asnjëra prej tyre nuk i kishte kaluar kufijtë në mënyrë të ligjshme, apo me dokumente

dhe rrugëve legale. Rrugët kryesore të kalimit të kufirit kanë qenë kryesisht nga Vlora

me gomone dhe skafe drejt Italisë. Ndërsa 7 viktima të tjera kanë pohuar se kanë

kaluar në këmbë kufirin e gjelbër me Greqinë, nga Kakavija dhe Saranda, 4 prej tyre

kanë qëndruar në Greqi, për një periudhë të gjatë kohe, ndërsa 2 prej tyre janë

transportuar nëpërmjet linjave ajrore nga Greqia për në Itali dhe më pas në Gjermani.

Njëra nga viktimat është transportuar nga Maqedonia drejt Greqisë dhe më pas

transferuar në Paris.

Metodat e transportimit dhe itinerari do të varen nga komponentët gjeografikë

(terreni, rrugët, bimësia, klima etj.) dhe komponentët strukturorë të grupeve kriminale

si dhe aksesit më të madh për kalimin me mjete në Pikat e Kalimit Kufitar ose në

korridoret e lira detare. Në të shumtën e rasteve viktimat transportohen me avion,

barkë, tren, gomone dhe përmes rrugës automobilistike apo thjeshtë në këmbë, me

qëllim për të mbrritur në vendin e destinacionit pa patur asnjë dyshim.

262 Studimi “Evoluimi i trafikimit te qenieve njerëzore”, fq.50. Qendra Vatra, 2002-2009

Page 163: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

163

Itinerari mund të përfshijë një vend transit apo mund të jetë direkt nga vendi i nisjes

deri te ai i destinacionit. Kalimi i kufijve mund të bëhet në mënyrë të hapur apo të

fshehtë, legalisht apo ilegalisht. Trafikuesit shpesh përdorin dokumente false për

viktimat dhe i shoqërojnë ato në fazën transportuese që të garantojnë sigurinë e tyre

dhe mbërritjen në destinacion.

Nga vrojtimi i rrugëve të transportimit dhe tranzitimit të viktimave, rezulton se kane

ekzistuar një numër i linjave kyçe brenda Rajonit të Europës juglindore dhe midis

vendeve të tij si263:

- Nga Ballkani Lindor e më tutje,në Shqipëri dhe pastaj përmes Sllovenisë dhe

Hungarisë në Bashkimin Evropian.

- Nga shtetet e Evropës Qendrore dhe përmes Kroacisë e Sllovenisë në Austri.

- Nga Lindja e Mesme dhe e Largët dhe ish republikat Sovjetike nëpërmjet Ukrainës,

në Republikat Çeke dhe Sllovake apo Hungari dhe pastaj në Unionin Evropian.

- Përmes Shqipërisë në Greqi.

- Nga Turqia, Bullgaria apo Rumania dhe pastaj në Shqipëri, më pas në Itali.

Megjithatë, grupet kriminale përdorin strategji dhe taktika të ndryshme, ata nuk

ndjekin kurrë të njëjtën rrugë ose linjë, përgjithësisht i ndryshojnë kurset e veprimit

disa herë në javë ose muaj.Si shembull mund të përmendim faktin se pas mbylljes së

rrugës kryesore të fenomenit të trafikimit që funksionoi me Italinë nga viti 1997 deri

në vitin 2004, e shndërroi Greqinë si vendin më të lakmuar nga trafikantët, të cilët jo

vetëm e përdorin atë si vend destinacioni për të shfrytëzuar viktimat e tyre, por edhe si

vend transiti e transferimi për t’i kaluar ato në vende të tjera të Evropës. Vetëm për

vitet 2004-2006 janë shfrytëzuar në këtë shtet mbi 296 viktima të cilat janë asistuar

dhe trajtuar në strehëzat e ngritura për këtë qëllim264. Më pas kursi i veprimit ndryshoi

përsëri duke u ç’vendosur në hapësira të tjera gjeografike.

D. Mbajtja/Fshehja dhe shfrytëzimi

Pavarësisht nga sinonimet e përdorura të gjitha këto terma përbëjnë një anë të së

njëjtës medalje (shfrytëzimit të viktimave). Pas një kalvari të gjatë udhëtimi me

shumë rreziqe e peripeci viktimat e trafikuara mbërrijnë në destinacionin e

parashikuar nga trafikantët ose në një vend të afërt me të, por të sigurt, të cilat mbahen

të fshehura atje deri sa të fillojë shfrytëzimi i tyre.

Kjo është faza e sigurimit të vendit të qëndrimit, apartamentit për mbajtjen e tyre dhe

detyrimin për të filluar punë apo ushtruar prostitucion. Gjatë kësaj faze lind edhe

konkurrenca dhe marketingu i “mallit” në tregun e prostitucionit. Viktimat shiten apo

shkëmbehen mes trafikanteve apo grupeve kriminale të vendeve të ndryshme me

qëllim që të sigurojnë ekzistencën e “mallit të freskët” në treg, të parandalojnë

zbulimin, dhe të dezorientojnë viktimën, duke i hequr çdo mundësi për kontakte që

mund ta ndihmojnë të largohet apo njoftojë të afërmit e saj ose policinë.

263 IOM.Manuali i trafikimit të qënieve njerëzore, viti 2007, fq.21 264 Analiza e situatës aktuale e trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje në Shqipëri, Raport Vjetor

2009,fq.4

Page 164: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

164

Trafikantet në përgjithësi janë edhe tutorë direkt të femrave të trafikuara që i kanë

rekrutuar, siguruar dhe paguar udhëtimin dhe qëndrimin në vendet e ushtrimit të

prostitucionit. Kontrollojnë “punën” e tyre që nga gjetja e klientelës, “mbrojtjen nga

rivalet” dhe administrimin e të ardhurave. Por ka dhe trafikantë të cilët e organizojnë

punën duke i ndarë detyrat me “ndihmës” të tjerë si “rekrutues” e “tutorë”. Këta

trafikantë e organizojnë punën pasi kanë qenë direkt tutorë dhe kanë siguruar të

ardhura, rekrutojnë e trafikojnë femra të tjera për prostitucion. Këta elementë

përgjithësisht vijnë nga radhët e personave me precedentë penalë ose lidhje të tyre.

Format e shfrytëzimit që Protokolli i Palermos i lidh me trafikimin e personave

përkufizohen në një sërë traktatesh ndërkombëtare. “Shfrytëzimi i prostitucionit të të

tjerëve i referohet rasteve kur një tutor apo shfrytëzues merr të gjithë ose një pjesë të

fitimit që një klient i paguan një prostitute të detyruar për të kryer një marrëdhënie

seksuale. Shfrytëzimi seksual i referohet si shfrytëzimit tregtar seksual (prostitucioni

dhe prodhimi i pornografisë) ashtu dhe situatave te tjera, të cilat nuk identifikohen

qartësisht në Protokoll. “Skllavëria ose praktikat e ngjashme me skllavërinë” dhe

“robëria”' u referohen situatave të ngjashme në të cilat njerëzit detyrohen të punojnë

për të tjerët, pa qenë domosdoshmërish “pronë” e tyre. “Heqja e organeve” i referohet

rasteve të transplantimit të organeve që përfshijnë donatore (apo të afërm te tyre të

cilët marrin të holla në emër të tyre) të cilët paguhen në këmbim të dhurimit të një

organi, si veshkë, apo lëngje trupore, një pacienti tjetër265

4. Format dhe metodat e kontrollit ndaj viktimave

Shfrytëzuesit/tutorët e viktimave për të vendosur kontrollin e plotë ndaj viktimave

përdorin një modus operandi shumë kompleks, që fillon nga përdorimi i kontrollit

psikologjik dhe financiar e deri në mekanizmat e tjera të cilat mund të minimizojnë

nevojën e përdorimit të dhunës fizike. Gjatë shfrytëzimit, viktimat e trafikimit

vendosen nën kontroll dhe në varësi të plotë mbi trafikantët, duke i detyruar ato t'u

binden atyre.

Dëshmitë e viktimave të trafikuara kanë treguar se taktikat e kontrollit të përdorura

nga trafikantët, punëdhënësit dhe protektorët e tyre janë të ngjashme me ato të

torturuesve, të personave që ushtrojnë dhunë në familje ose që keqtrajtojnë fëmijë

nëpërmjet formave të më mizore e çnjerëzore. Disa nga metodat klasike të operimit të

trafikantëve për kontrollin e viktimave kanë qenë si vijon:

- Shantazhi. Në qoftë se trafikimi është kryer në mënyrë të paligjshme në një vend

tjetër, trafikantët shfrytëzojnë frikën e viktimave ndaj policisë dhe kërcënimin e tyre

për t’u deportuar.

-Përdorimi i dhunës. Dhuna mund të jetë fizike me të gjitha format më çnjerëzore dhe

psikologjike për të krijuar frikë e mbajtur të nënshtruar në viktimën në çdo kohë.

-Përdorimi i kërcënimit e frikësimit. Viktimat kërcënohen se nëse do të telefonojnë

njeri apo policinë, do të ndëshkojnë familjet e tyre duke vrarë babain, vëllain ose

pjesëtarë të tjerë të afërm të saj. Dhe raste të tilla ka patur për viktimat e pabindura,

265 Asambleja Botërore e Shëndetësisë, në 1991 miratoi udhëzime të cilat ndalojnë trafikimin e qënieve

njerezore per fitime tregtare.

Page 165: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

165

me qëllim t’i bërë shembull për të tjerat. Frika e hakmarrjes dhe e të qenit të zbuluar

përballë ligjit, janë dy elemente kyç të skemës së kontrollit. Në këtë fazë, objektivi i

trafikantëve -shfrytëzimi i viktimave për përfitime financiare -realizohet në mënyrë të

plotë.

- Terrorizimi i viktimave nëpërmjet futjes së frikës në mënyrë të vazhdueshme dhe të

pamëshirshme.Gënjeshtra dhe mashtrimi për të dëmtuar besimin që kanë te vetja dhe

të kuptuarit e botës përreth.

- Përdorimi i strategjive të paparashikueshme dhe të pakontrollueshme nga viktimat:

për të destabilizuar dhe prishur aftësinë e tyre për të planifikuar ose parashikuar

ngjarjet bazuar te konceptet e tyre të mëparshme për botën, duke i detyruar ata të

heqin dorë nga strategjitë e mëparshme për jetën në shkëmbim të strategjive

kundërpërgjigjëse dhe vetëmbrojtëse për të mbijetuar.

- Pamundësia për të marrë vendime: për të krijuar një ndjenjë që mirëqenia ose edhe

vetë mbijetesa e personit varet nga dëshira e trafikantit dhe është gjithnjë në dorë të

tij, dhe,

- Manipulimi emocional: për të ruajtur kontrollin mbi/dhe intimitetin me personin,

duke i manipuluar ndjenjat, si dashuria dhe varësia (në rastin e atyre që kanë

marrëdhënie partneriteti intim me shkelësin e ligjit). Ky manipulim shpesh përfshin

edhe përpjekjet e trafikantëve për të theksuar në mënyrë të rreme disa anë pozitive të

veprimtarisë së trafikimit, në një mënyrë që mund t’i shkojë për shtat botëkuptimit të

personit të trafikuar, si për shembull mënyra sipas të cilës udhëtimi ose puna do t’iu

japë atyre mundësinë të dërgojnë më shumë para në shtëpi te pjesëtarët e familjes që

varen prej tyre, do t’iu mundësojë përmbushjen e detyrimeve shoqërore ose fetare, do

t’i ndihmojë të plotësojnë ëndrrat dhe aspiratat e tyre vetjake për një jetë më të mirë.

- Borxhi. Përdorimi i borxhit si mjet presioni e detyrimi për shfrytëzimin e viktimave

deklarohet zakonisht një shifër e lartë duke arritur në mijëra euro që sipas tyre ka të

bëjë me shpenzimet aktuale të bëra nga trafikantët. Praktikë kjo që i kërkon dikujt që

të shlyejë me punën e tij/të saj një borxh kur vlera e punës që kryen e tejkalon shumë

herë vlerën e borxhit. Trafikantët shpesh i shtojnë "pagesat" e tyre për shpenzimet e

udhëtimit për të krijuar një borxh edhe më të madh se sa në realitet. Trafikantët

mbajnë shpenzimet e ushqimit dhe akomodimit ndaj viktimave dhe u bëjnë atyre

presion të vazhdueshëm për “vështirësitë” dhe pamundësitë e shlyerjes së tyre.

- Izolimi. Dokumentet e udhëtimit u janë konfiskuar nga trafikantët kur viktimat janë

marrë nga një tjetër vend – duke ndryshuar identitetin e tyre, çka e bën të vështirë për

ato që të kërkojnë ndihmë nga policia. Viktimat të mbahen në vende ku ato nuk mund

të flasin në gjuhën e tyre amtare dhe mbahen larg nga të gjithë njerëzit me prejardhje

të ngjashme. Ato shpesh janë penguar nga bërja e çdo lloj komunikimi, thirrje

telefonike, e/mail apo dërgimin ose marrjen e çdo lloj dërgesë postare. Viktimat

shpesh mbahen të mbyllura në dhomat e tmerrit që ato të mos identifikohen dhe

largohen.

- Konfiskimi i dokumentacionit dhe të hollave. Viktima nuk ka liri të lëvizjes pa

dokumentacionin e duhur dhe pa para viktima është e bllokuar tërësisht.

Page 166: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

166

Qëllimi i këtyre formave të kontrollit, dhunës, të detyrimit dhe të manipulimit

psikologjik, është vënia e personit në varësi dhe robëri, duke i shkatërruar besimin që

ka te vetja dhe te lidhjet me të tjerët.

Të gjitha këto forma kontrolli dhe manipulimi realizohen në dy faza kryesore:

Faza e parë, viktima vihet në “kushte të skajshme mbijetese” në të cilat detyrohet të

përballet me 19 mundësi më shumë reale të vdekjes. Tutori i bën të ditur personit që

ai/ajo nuk e ka më në dorë sigurinë e tij/saj, tani, atë e kontrollon vetëm ai.

Faza e dytë, përfshin “rraskapitjen fizike”. Personat detyrohen të punojnë për orë të

zgjatura, pa pushim, duke u çlodhur shumë pak, çka i bën shkelësit e ligjit të kenë një

kontroll të konsiderueshëm mbi ta. Duke mos pasur kohë për të marrë veten, njerëzit

rraskapiten, nuk mund të mendojnë për strategji vetëmbrojtjeje dhe fokusohen vetëm

te përgjigjja e duhur ndaj komandave dhe kërcënimeve të perceptuara.

Sipas vrojtimeve të agjencive të specializuara për trafikimin njerëzor rezulton se,

shumica e viktimave të trafikuara që janë identifikuar brenda rajonit të EJL, përfshi

edhe Shqipërinë, më pas janë diagnostifikuar se vuajnë nga një gjendje serioze

mjekësore e njohur si Çrregullim i Stresit Pas Traumatik – ÇSPT266 – apo e paraqitur

zakonisht dhe thjesht si “traumë”. Kjo gjendje dëmton seriozisht, shpesh në mënyrë të

pandryshueshme, shëndetin psikologjik dhe kualitetin e jetës së viktimave të saj.

Personat e trafikuar jashtë vendeve të tyre kanë gjasa të përjetojnë të gjitha problemet

që lidhen me të qenit imigrant ose refugjat. Këto mund të përfshijnë një ndjenjë

izolimi, pengesat gjuhësore dhe kulturore, ankth për vendbanimin, qëndrimin dhe

kthimin dhe një ndjenjë varësie dhe ndërvarjeje më të madhe se ç’pritej nga ofruesi i

shërbimit.

Personat e trafikuar përballen dhe me strese të lidhura me mospranimin ose

poshtërimin e mundshëm ose të vërtetë që lidhet me atë që iu ka ndodhur. Ndodh që

personat e trafikuar të mos pranohen nga familja ose komuniteti, pasi kanë qenë të

detyruar të punojnë si prostituta, se janë abuzuar seksualisht, nuk janë kthyer me të

ardhurat që kanë premtuar ose nga që kanë borxhe pa paguar.

Duhet nënvizuar se në realitet ndodh që fazat e sipërpërmendura të jenë shpesh

pjesërisht të mbivendosura, ose të shkojnë paralel me njëra tjetrën. Rastet mund të

kalojnë nëpër disa faza tranziti dhe destinacioni, pasi viktimat shpeshherë

ritrafikohen. Në të kundërt, në disa raste të tjera, mund të mos ketë asnjë lloj faze apo

vend tranziti.

Etapa e destinacionit është etapa në të cilën viktima vihet në punë dhe bëhet objekt i

një kombinimi të detyrimit, dhunës, shfrytëzimit, lidhjes me anën e borxheve dhe

formave të tjera të abuzimit. Ndodh shumë rrallë që personat e trafikuar të kenë

mundësi të kërkojnë ndihmë mjekësore ose tjetër lloj ndihme, para se të lirohen nga

gjendja e të qenit të trafikuar. Disa dalin me infeksione, dëmtime dhe sëmundje të

shumta, si dhe me komplikime që vijnë si rezultat i mungesës së kujdesit të duhur

266 IOM. Manual i trafikimit të qënieve njerëzore, viti 2007, fq.49

Page 167: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

167

mjekësor. Ato nuk mund të ushtrojnë profesionin në këto kushte shëndetësore, por

megjithatë ato detyrohen më dhunë për të dalë në rrugë.

Shëmbulli i mësipërm tregon qart modus operandin me tërë elementët e tij për

rekrutimin nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe përdorimit të gënjeshtrës, kryerjes

së transportimit nga qyteti D në V dhe më pas është transferuar në Itali me gomone,

pritja është bërë nga një shtetas Italian, shfrytëzimi atje dhe metodat e kontrollit nda

viktimës.Ironia qëndron në faktin se i pandehuri u dënua nga drejtësia shqiptare për

shfrytëzim prostitucioni dhe jo për trafikim për qëllime shfryëzimi prostitucioni, kur

të gjithë elementët bazë të trafikimit ekzistonin qartësish !.

Shfrytëzimi seksual do të varet nga kushtet lokale brenda industrisë vendore të seksit

dhe nivelit mbikëqyrës policor. Ata do t’i angazhojnë në sigurimin e shërbimeve të

prostitucionit në rrugë, në zonat e dritave të kuqe, në shtëpi publike, në lap-klubet e

vallëzimit ose erotike, kafe bujtina, agjencitë shoqëruese, sauna dhe sallone masazhi

si dhe adresa private.

Atje do të kërkohet që ato të punojnë orë të tëra dhe t’iu sigurojnë klientëve çfarëdo

shërbimi seksual që kërkojnë ata. Me qëllim që të sigurojnë pëlqimin e viktimave,

mund të përdoren mekanizma të ndryshëm kontrollues nga trafikuesit. Midis tyre, më

të zakonshmet janë267:

- Abuzim i menjëhershëm fizik dhe seksual,

- Marrja dhe mbajtja e dokumenteve të udhëtimit dhe identifikimit,

- Mbyllja dhe mbikëqyrja konstante në shtëpitë publike dhe “ shtëpitë e sigurta” pa

mundësi të kontakteve normale sociale me të tjerët,

- Ndërrimi konstant i vendqëndrime dhe i personelit, për të parandaluar viktimat të

krijojnë ndonjë marrëdhënie me viktimat tjera apo të nxjerrin njohuri të

detajizuara të operimit trafikues,

- Frikësimi i tyre që të mos kërkojnë ndihmë nga policia,

267 IOM.Manuali i trafikimit të qënieve njerëzore, viti 2007, fq.22

Rast studimor 3 Historia e së dëmtuarës AC, nga një fshat verior i vendit, fillon me

mashtrimin që i është bërë nga një i pandehuri P.R, nga i njëjti rreth, nëpërmjet një

martese të rreme dhe pas bashkëjetesës prej dy muajsh e ka joshur atë për të shkuar

jashtë, por pa i treguar vendin, me qëllim për një jetë më të mirë atje. Pasi e ka

trasportuar në një qytet bregdetar V, është transferuar me gomone për në Itali, ku atje

është takuar më ndërmjetës/ pritës. Atje ajo ka ndryshuar disa vendbanime derisa u

vendos në një banesë të sigurt. Të nësërmen i “burri” I ka thënë viktimës se ne kemi

harxhuar shumë para për të ardhur këtu, dhe tani nuk kemi asnje mjet jetese. Ti duhet të

dalësh të punosh në rrugë për të gjetur ndonjë klient si të tjerat që ne të jetojmë

normalisht, por ajo ka rezistuar dhe në këtë moment i pandehuri ka përdorur dhunë fizke

me objekte të forta duke i shkaktuar plagë, dersa e detyroi të prostituonte. Për të

legalizuar qendrimin e saj atje ka bërë një martesë fiktive kundrejtë një pagese me një

shtetas Italian (homoseksual) dhe më pas ka vazhduar shfrytëzimin e saj.Gjatë gjithë

kohës e mbante nën kontroll të rreptë dhe nuk e linte të komunikonte pa praninë e tij me

asnjë njeri të afërt. Pas 3 vjetësh qendrimi e shfrytëzimi ndaj viktimës, i pandehuri është

arrestuar për grabitje në Itali dhe viktima ka bërë denoncimin në polici.

Gjykata e Shkalles së Parë për Krimë të Renda Tiranë, çështja penale nr. 86/30/10, 2008

Page 168: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

168

- Përdorimi apo kërcënimi i dhunës fizike dhe seksuale ndaj tyre apo të dashurve të

tyre në vendin prej nga vijnë.

Format e tjera të shfrytëzimit janë më pak të dukshme dhe më pak të kuptueshme për

shkak të mekanizimit të sofistikuar. Shfrytëzimi në punë ndjek shumë nga

karakteristikat e shënuara më lart në mënyrë eksplicite marrjen e dokumenteve,

kërcënimet për daljen në publik dhe kërcënimet të bëra kundër viktimave dhe/ose të

dashurve të tyre.

Në figurën 8 japim fazat sëbashku me zinxhirin e Modus Operandit të trafikimit të

femrave, i cili përfshin gjithë ciklin dhe mënyrat e operimit për çdo fazë të trafikimit,

duke filluar nga procesi i rekrutimit e deri në fazën e shfrytëzimit të viktimave.

Graf. 8 Fazat dhe Modus operandi i trafikimit dhe shfrytëzimit të viktimave

FAZA I REKRUTIMI

FAZA II

TRANSPORTIMI

FAZA III

TRANSFERIMI

FAZA IV MBRRITJA

SHFRYTEZIMI

Bindja e viktimës Rrëmbimi / Drogimi Kërcënimi Mashtrimi Premtimi sugjestionimi

Makinë Aeroplan Gomonë/Barkë Hekurudhë Anije

Rrugë

Në këmbë

furgon

Adresa private

Rrugë

Rajoni i dritës së kuqe

Bordelet

Klubet erotike dhe të vap-

vallëzimit

Hotele, motele,

Bare

Agjencitë përcjellëse

Saunat dhe salonët e masazhit etj.

Makinë

Avion

Tren

Page 169: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

169

Të gjitha hallkat e këtij zinxhiri janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën dhe në

funksion të realizimit të qëllimit final të trafikimit për qëllime shfrytëzimi të gjithë

formave e llojeve të përshkruara më sipër.

4.1 Sektorët dhe mjetet e shfrytëzimit të personave

Trafikimi i personave ndodh në mënyra dhe forma të ndryshme siç përmendëm më

lartë. Më të njohurat janë trafikimi për shfrytëzim të grave dhe fëmijëve në tregjet e

seksit. Hetimet e kohëve të fundit rreth rasteve për punë të detyruar në Europë

zbuluan që viktimat shfrytëzohen në një varg të gjerë sektorësh ekonomikë të

ligjshëm apo të paligjshëm, përfshirë sektorë të tillë si:

- Bujqësia, frutikultura dhe industria e përpunimit ushqimor;

- Seksi komercial (sallone masazhi, bare, hotele, apartamente, shërbimet e

shoqërimit, etj.);

- Kontrata pastrimi;

- Industri ndërtimi;

- Shërbime shtëpiake;

- Industria e lojërave (p.sh. panaire, festa);

- Hotele;

- Kujdesi për rezidencat e të pasurve;

- Restorante, hotele dhe në biznesin e shpërndarjes së ushqimeve;

- Dyqane të vogla pornografike.

Hetimet dhe intervistat me viktimat tregojnë që bujqësia dhe ndërtimi janë sektorët

me tërheqës për trafikim për punë të detyruar, pas sektorit të seksit komercial. Një

studim i ILO (2006) mbi migrantet e kthyer në vendet e Europes Jug-Lindore gjeti që

nga 300 viktima, 23 për qind ishin trafikuar për prostitucion, 21 për qind për ndërtim

dhe 13 për qind për bujqësi.

Gratë dhe fëmijët përbejnë 98% të personave që bien në kurthin e prostituimit të

detyruar, i cili ka një profil shumë të qartë gjinor dhe moshor. Rritja e lartë e këtyre

praktikave të shfrytëzimit në nivel botëror lidhet me evolucionin e tregut të seksit këto

15 vitet e fundit, kur tregjet e seksit janë zgjeruar dhe kanë përftuar forma të reja268.

Një rritje e shpejtë e këtij tregu është shënuar në vendet e Komonuelthit të Shteteve të

Pavarura (CIS) dhe në Ballkan. Fillimisht i nisur nga individë dhe grupe të vogla, më

vonë bizneset komerciale (të paligjshme) të seksit u monopolizuan shumë shpejt nga

klanet e specializuara të krimit të organizuar. Por, modelet që përdoren në tregjet e

seksit janë gjithmonë në ndryshim. Raportohet vazhdimisht që, për shkak të numrit në

rritje të bastisjeve nëpër shtëpi publike, trafikimi po merr një tipar të nëndheshëm dhe

viktimat vendosen nëpër apartamente private, nga ku mundësia e gjetjes së ndihmës

është shumë e pakët.269 Kjo është veçanërisht e vërtetë për viktimat e trafikimit në

vendet ku prostitucioni është i ligjshëm. Atje, shtëpitë e paregjistruara publike që

shfrytëzojnë shërbimet e grave, duhet të punonjnë në të zezë për të mënjanuar

rrezikun e zbulimit. Sipas një raporti të UND (2006), bastisjet e bareve janë

268 Shih Monzini, Mbi rritijen e "tregut global të seksit”, 2002, f. 12-19, ku jepen shifra dhe shembuj

për zona të ndryshme të botës 269 Special Raport1eur on Human Rights, 2005, 10M, 2004

Page 170: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

170

problematike dhe shpesh nuk sjellin rezultatin e pritshëm, pasi nuk identifikohen

viktimat, për arsye të ndryshme, si psh. , për shkak se vetë ato mohojnë se janë

trafikuar. Meqenëse modelet e tregut janë duke u ndryshuar, punonjësit e policisë

duhet të përvetësojnë dhe zbatojnë metoda të reja për identifikimin e viktimave dhe

hetimin e krimit.

Në bujqësi punëtorëve u kërkohet që të punojnë intensivisht, kur shpesh nevojitet një

forcë punë sezonale. Në industritë e ndërtimit është mjaft e zakonshme që për shkak

të rrugëve mjaft komplekse të kontraktimit dhe të nënkontraktimit të punëtoreve, këta

punëtore mbeten të pambrojtur. Punëtoret afatshkurtër punësohen nga firma të vogla

të cilat veprojnë si nënkontraktore të ndërmarrjeve të mesme/të mëdha dhe as nuk

respektojnë kodin e punës dhe as kushtet e kontratave që ata firmosin kur rekrutojnë

punëtore. Shpesh, atyre u bëhen zbritje të paligjshme nga rrogat që marrin.

Në industrinë tekstile dhe të veshjes ndërmarrjet e vogla "etnike", që shpesh veprojnë

në të zezë, nuk respektojnë rregullat kombëtare, madje megjithëse punëtoret paguhen

shumë pak, ata nuk kanë të drejtë të largohen nga puna. Zakonisht ata nuk janë të

angazhuar nëpër qarqe shoqërore dhe kanë një borxh për të paguar udhëtimin dhe

marrëveshjet e punësimit.

Një tjetër sektor me risk të lartë për punën e detyruar është puna nëpër familje. Shumë

gra e shohin punën nëpër familje si të vetmen mundësi për të shkuar jashtë shtetit dhe

të emigrojnë, dhe ato shpesh ikin nëpërmjet marrëveshjeve me agjenci rekrutimi të

cilat u përgatisin kontratat. Sapo mbërrijnë në vendin e destinacionit, ato zbulojnë se

nuk kanë të drejtë të ndryshojnë punëdhënësin, që ato marrin pagë shumë të ulët ose

aspak, dhe se nuk përfitojnë sigurime shëndetësore, leje lindje apo pushime. Për shkak

të natyrës të pambrojtur të punës së tyre dhe një marrëdhënieje shumë të afërt me

punëdhënësit -të cilët shpesh jetojnë në të njëjtën shtëpi -ato vuajnë nga izolimi

shoqëror. Kjo është veçanërisht e theksuar kur ato nuk flasin gjuhën e vendit. Duke u

ndodhur në një pozicion jo të rregullt nga pikëpamja administrative, këto gra shpesh

mashtrohen nga punëdhënësit e tyre, të cilët i mbajnë në kushte abuzive. Puna nëpër

shtëpi është një sektor informal, i cili është vështirë të monitorohet dhe të

kontrollohet. Inspektimet janë të rralla dhe në shumë vende ato nuk përfshihen në

dispozitat e kodeve të punës.

Në mënyrë të veçantë, puna e detyruar përcaktohet nga natyra e marrëdhënieve midis

personit të përfshirë dhe punëdhënësit. Ajo nënkupton kufizime të lirisë së lëvizjes,

marrjen e dokumenteve të identitetit, dhe kërcënimet, për shembull kërcënime për

ushtrimin e dhunës apo kërcënime për denoncim pranë autoriteteve të imigrimit për

migrantët e paligjshëm që ankohen për nivelin e jetesës dhe kushtet e punës. Një nga

mjetet të përdorura me gjerësisht për kontrollin e viktimave është detyrimi me anë të

borxhit. Përkufizimi ligjor i kësaj lloj praktike është si vijon: “Statusi ose kushti që

lind nga premtimi i një debitori për ofrimin e shërbimeve të tij personale, apo të atyre

të një personi të cilin ai e mban nën kontroll si garanci kundrejt një borxhi, në rast se

vlera e këtyre shërbimeve, e vlerësuar në mënyrë të arsyeshme, nuk përdoret për

likuidimin e borxhit, ose në rast se kohëzgjatja dhe natyra e atyre shërbimeve nuk janë

të kufizuara dhe të përcaktuara, respektivisht270”.

270 Konventa Plotësuese e OKB “Mbi Zhdukjen e Skllaverise, te Tregtise se Sklleverve dhe te

Page 171: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

171

Në praktikë, detyrimi me anë të borxhit lind kur një person shndërrohet në një garanci

kundrejt një detyrimi apo huaje të vogël. Në rastet e trafikimit, viktimat mbahen nën

detyrimin për të paguar borxhin duke i kërkuar ripagimin e kostove të ekzagjeruara që

pretendohet se kanë lindur për transportimin e tyre në vendin e destinacionit. Dhe më

tej, shtohen për t'u paguar norma të larta interesi për ushqimin, strehimin dhe veshjet.

Ky është një nga mekanizmat parësor e abuzive të kontrollit të viktimave të tyre nga

ana e trafikantëve. Viktimat e trafikuara, shpesh, nuk e kuptojnë se një skemë e tillë

është abuzive dhe e paligjshme, pasi ata besojnë se janë pjesë e një transaksioni të

lejuar nga palët, bazuar mbi çmime të drejta ose thuajse të drejta.

Kontratat e detyrimit me anë të borxhit janë të paligjshme pasi marrja e një qenie

njerëzore si garanci për një borxh është rezultat i një mashtrimi ndaj të drejtave të

punëtorit. Kjo lidhet me veprën penale të përfitimeve apo shërbimeve financiare me

anë të mashtrimit, gjë që është e paligjshme pothuajse në të gjitha vendet.

Trafikimi i organeve jetike. Trafikimi për qëllimin e heqjes së organeve dhe trafikimit

të tyre është një dukuri në rritje për shkak të mungesës globale, të organeve të

transplantueshme. Trafikimi i organeve do të thotë kryesisht trafikimi i veshkave,

meqenëse për heqjen e organeve të tjera, do të duhet që të vritet viktima.

Megjithëse për këto raste mund të ndeshesh histori sensacionale në media, deri tani

nuk ka prova për këtë formë ekstreme të shfrytëzimit. Megjithatë, regjistrohet një

kategori e rëndësishme burrash dhe grash të mashtruar dhe të detyruar të shesin

organet e tyre. Mbi shtrirjen e trafikimit të veshkave, si i tillë, nuk ka statistika të

veçanta. Ekspertët deklarojnë që një minimum prej disa mijëra transplantesh të

paligjshme kryhen në vit, të marra nga donatorë që nuk kanë lidhje me pacientët, por

jo të gjithë ata janë persona të trafikuar.

Shumica e tyre bien dakord të shesin një veshkë, transportohen në klinike, shpesh

jashtë shtetit, dhe kthehen përsëri në vendin e tyre. Shpesh këto persona, kur pranojnë

të shesin organet e tyre, nuk janë të ndërgjegjshëm për kushtet e vështira të një

operacioni kirurgjikal, dhe nuk mendojnë që në të ardhmen do të përballen me kosto

të konsiderueshme për kujdesin gjithmonë e më të madh mjekësor që do t'u duhet për

veten. Pranimi nga ana e donatorëve merret zakonisht sipas disa lloj mashtrimesh, e

po kështu edhe përsa i përket shumës së pagesës për veshkën që japin. Raportohet se

në disa raste donatorët gënjehen keqas dhe nuk paguhen fare për atë që dhurojnë.

Këto viktima shpesh përjashtohen nga paraqitja e një ankese kriminale, pasi ata, pa e

kuptuar mirë, firmosin garanci fals sikur e kishin dhënë veshkën me dëshirën e tyre.

Për të luftuar tregtinë në rritje të organeve, në vitin 2003, Parlamenti Europian miratoi

një rezolutë legjislative mbi parandalimin e trafikimit të organeve dhe të qelizave

njerëzore, duke e konsideruar tregtinë me organet njerëzore të paligjshme në të gjithë

Europën. Propozimi solli elementin e jashtë territorialitetit në mënyrë që personat që

kërkojnë të blejnë organe nga shtetas të vendeve të treta -edhe jashtë BE -do të

konsiderohen se kanë kryer një vepër penale sipas ligjit të BE.

Institucioneve dhe Praktikave të Ngjashme me Skllavërinë” (1956), neni 1 pragrafi “a”.

Page 172: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

172

5. Mënyra veprimi të tjera të trafikimit e shfrytëzimit të personave

a)Riciklimi/ritrafikimi i viktimave të trafikimit.

Dekadën e fundit në modus operandin e trafikimit të personave për qëllime të

shfrytëzimit të viktimave vërejmë fenomenin e riciklimit ose ritrafikimit të viktimave

të trafikimit. Në lidhje me këtë element, është e rëndësishme të theksohet fakti se,

riciklimi i viktimave në trafik është i lidhur ngushte me riatdhesimin e tyre nga

vendet e KE-se. Vajzat dhe gratë e riatdhesuara, me të mbërritur në Shqipëri,

kërkojnë të rikthehen përsëri në vendet nga janë deportuar. Në kërkim të një

trafikanti, protektor, sekseri etj, viktimat nuk bëjnë gjë tjetër, veçse, ndihmojnë

trafikantët, për t’i përfshirë ato, në rrjetet e tyre. Si pasojë e këtij fenomeni, gratë

dhe vajzat e përfshira në trafik mbeten për vite me radhë skllave të trafikantëve, të

cilët i shesin dhe i blejnë, i shfrytëzojnë dhe rishfrytëzojnë vazhdimisht ato, duke ua

mohuar atyre të drejtën elementare njerëzore: të jetojnë të lira.

Riciklimi i viktimave disa herë në trafik është shndërruar në një fenomen të

rrezikshëm, që mban gjallë jo vetëm zhvillimin e trafiqeve ilegale, por që ka sjellë

probleme të mprehta sociale për viktimat dhe komunitetin ku ato jetojnë. Sipas të

dhënave nga 123 gra dhe vajza të trafikuara gjithsej gjatë vitit 2006 , 45% e tyre

kanë qënë të ricikluara në trafik më tepër se dy herë271. Ajo që tërheq shqetësimin

e shoqërisë në lidhje me këtë fenomen, është fakti se ka patur mjaft raste kur në

strehëza janë akomoduar vajza e trafikuara, të cilat brenda muajit janë larguar nga

vendi dhe deportuar nga Greqia mbi dy herë, e theksuar kjo sidomos tek viktimat,

të cilat vijnë nga zonat e Gramshit, Beratit, Kuçovës, dhe fshatrat e Lushnjës. Ky

fakt tregon se ka sekserë, trafikantë, dhe transportues të shumtë, të cilët vënë në

lëvizje rrjetet e trafikimit klandestin duke përdorur pikat kufitare tokësore. Gjatë vitit

2006, nga 102 gra dhe vajza viktima të trafikut të akomoduar për herë të parë në

qendër, u identifikuan 56 prej tyre, të cilat pohuan se janë ricikluar me tepër se dy

herë në trafikim272.

Trafikantët në përgjithësi shfrytëzojnë problemet social-ekonomike të viktimave dhe

familjeve të tyre. Ata e njohin mirë mentalitetin e komunitetit të këtyre zonave

dhe paraqiten para viktimave si “shpëtimtarë” të situatës ku ato ndodhen. Në këtë

mënyrë viktimat e pambështetura dhe të etiketuar si “turpi”i familjes dhe i shoqërisë,

ritrafikohen brenda ose jashtë vendit, duke i shkëputur kontaktet me realitetin

ku ato jetojnë. Është e rëndësishme të theksohet se goditja e këtij fenomeni

realizohet vetëm atëherë, kur institucionet shtetërore dhe veçanërisht Ministria e

Mirëqenies Sociale dhe Rinisë harton politika sociale; për t’i futur të gjitha gratë

dhe vajzat që riatdhesohen në programe konkrete ri-integrimi.

b)Trafikimi i brendshëm

Trafikimi i brendshëm është një trend i ditës i modus operandit të grupeve të

trafikimit të personave. Trafikimi i brendshëm si fenomen që sipas raporteve të

qendrave të trajtimit të viktimave ka filluar të evidentohet në vitin 2004, përbën një

nga hallkat kryesore të trafikimit njerëzor, për faktin se ai funksionon njëlloj me të

271 Raport studimor i Qendrës “Vatra”, viti 2006, fq.8 272 Po aty, fq.8

Page 173: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

173

gjithë elementët kryesorë të tij (si rekrutuesit, transportuesit, strehuesit, zonat e

burimit, mënyrat e rekrutimit, protektorët, klientët etj) me të vetmin ndryshim, që ky

fenomen zhvillohet brenda vendit për aq kohë, sa trafikantët bëjnë të mundur kalimin

e viktimës nga Shqipëria për në vendet e BE-së.

Sipas OJF-ve që merren me trajtimin e viktimave të trafikimit, trafikimi i brendshëm

në fillimet e veta identifikohej me prostitucionin ditor, dhe në disa raste Ministria e

Brendshme dhe Policia e Shtetit e konsideronin atë si prostitucion me “dëshirë” ose

“vullnetar”273. Organizatat Joqeveritare që prej vitit 2005274 e në vazhdim kanë

mbështetur në studimet e tyre, që duhet të pranojmë faktin se trafikimi i brendshëm

është si fenomen i pa shkëputur nga trafikimi njerëzor, për faktin se në Shqipëri nuk

ka dhe nuk mund të ketë trafikim me dëshirë i brendshëm apo i jashtëm qoftë ai, për

sa kohë do të ketë një situatë të vështirë social-ekonomike si dhe disa faktorëve të

tjerë si:

- Meqënëse prostitucioni është i dënueshëm me ligj, e bën të vështirë ushtrimin e tij në

mënyrë të hapur, si nga protektorët ashtu edhe nga viktimat, pasi ushtrimi i tij në çdo

lloj mënyre do t’i penalizonte të dy palët.

- Ekzistenca e një mentaliteti patriarkal përjashtues, për të gjitha ato gra dhe vajza që e

ushtrojnë atë, sidomos për gratë dhe vajzat shqiptare veçanërisht ato të zonave rurale e

kanë të vështirë ta kryejnë atë në mënyrë vullnetare dhe fare hapur. Kjo do t’i

damkoste ato për gjithë jetën.

- Varfëria dhe mungesa e të ardhurave për jetesë i detyron ato të shfrytëzohen në

prostitucion dhe jo dëshira apo vullneti për të kryer seks, apo për ta pare atë si

profesion të mundshëm.

- Viktimat e rekrutuara qarkullojnë brenda vendit nga qytetet e vogla në ato të mëdhatë

ku dhe shfrytëzohen, kështu që ato nuk mund ta kryejnë vetëm këtë pa një mbështetje

dhe pa një bazë njohje. Fakti që gra dhe vajza të zonave veriore apo të zonave rurale, i

gjen në këto qytete tregon që kjo nuk ka ndodhur rastësisht, por si rezultat i përfshirjes

së tyre në një rrjet të mirëfilltë trafikimi.

- Ndryshe nga viktimat e huaja si moldave, rumune, ruse etj, një pjesë e të cilave në të

shumtën e rasteve e ushtrojnë me dëshirë prostitucionin, viktimat shqiptare kanë

gjithmonë një tutor që mund të jetë “burri” ose i “fejuari”, i cili e ka futur atë në

rrjetet e trafikimit dhe e shfrytëzon në mënyrat nga më të ndryshmet (te ne vazhdojnë

të funksionojnë me sukses mënyrat e rekrutimit nëpërmjet fejesave apo martesave të

rreme).

- Tutorët shqiptarë njihen kudo në botë si kriminelë të rrezikshëm dhe shumë të

dhunshëm, të cilët kurrë nuk do t’i lejonin ato të ishin të lira apo të vepronin më vete.

Ka pasur shumë raste ku viktimat shqiptare janë vrarë në mënyrë çnjerëzore, ashtu siç

ka dhe shumë nga ato vajza që nuk u dihet fati se ku ndodhen. Janë me dhjetëra raste,

që familjarë të ndryshëm kanë ardhur te ne për ndihmë në kërkim të vajzave të tyre, të

cilat janë larguar prej vitesh nga shtëpia dhe nuk kanë mundur t’i gjejnë dot275.

273 Analiza e situatës aktuale e trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje në Shqipëri.Raport Vjetor

2009 i Qendrës “Vatra”. 274 Studimi Qendrës “Vatra”mbi trafikimin”, viti 2005 275 Analiza e situatës aktuale e trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje ne Shqipëri. Raport Vjetor

2009 i Qendrës “Vatra”.

Page 174: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

174

Sipas raporteve zyrtare të fundit zonat më problematike të trafikimit të femrave

brenda territorit, janë kryesisht zonat urbane me dendësi të madhe popullsie.

Gjithashtu, një fenomen tjetër është edhe trafikimi i femrave gjatë sezonit veror në

zonat turistike si Durrës, Vlorë, Sarandë, Tiranë etj276.

Në qoftë se do t’i referohemi dinamikës së femrave të trafikuara brenda vendit dhe të

asistuara nga shoqatat joqeveritare për vitet 2004-2010, do të vërejmë një rritje të këtij

fenomeni me përmasa shqetësuese nga viti në vit.

Kësisoj, nëse në vitet 2004-2006 raporti i trafikimit të vajzave jashtë kufijve të

Shqipërisë me atë të shfrytëzimit brenda vendit, sipas rasteve të asistuara nga këto

qendra rezulton se ka qenë 80% me 20%, në vitet 2007-2009 ky raport ndryshoi në

50% me 50%, ndërsa në vitin 2010 ky raport ka qenë 30% me 70%277.

13,3%23%

29%24%

39%

70%

0%

20%

40%

60%

80%

Graf.9 Trafikimi i brendshem 2005-2010 1)

Gjatë vitit 2006, 21 gra dhe vajza janë referuar nga Policia, të cilat janë kapur duke

ushtruar prostitucion ditor në hotelet e rretheve Tiranë , Vlore , Fier, Gjirokastër,

dhe Durrës. Nga këto 2 raste janë referuar nga Organizata dhe Institucionet vendore

të rrethit të Vlorës278. Megjithatë ky numër raportimi nga policia është shumë i vogël

krahasuar me realitetin që ndodh.

Gjatë intervistimit të gjitha vajzat që deportohen nga shtetet e KE-se, kanë treguar

se në Shqipëri ato shfrytëzohen në prostitucion në qytetet e mëdha, apo edhe në ato

qytete, të cilat ndodhen pranë kufirit tokësor me Greqinë, Maqedoninë, dhe Kosovën.

Ajo qe pengon policinë të ndaloje këto vajza është se vete ato pohojnë qe shkojnë

me dëshire të bëjnë prostitutën, e theksuar kjo te gratë me moshë mbi 20 vjeç; të

cilat thonë se kanë të drejtë të jetojnë si të duan279. Është pikërisht ky fakt që

vështirëson goditjen e këtij fenomeni, kur dihet që sido që ta konsiderojnë ato

ushtrimin e prostitucionit, gjithmonë e kanë një sekser, një protektor, një strehues, një

transportues, etj, që të gjitha së bashku krijojnë një rrjet të mirëfilltë që shfrytëzojnë

njerëzit nëpërmjet trafiqeve ilegale.

276 Intervistë e Zëvendësministres së Brendshme, Znj.Elona Gjebrea, 25.05.2014 277 Analizë statistikore për rastet e viktimave të trafikimit / të mundshme për t’u trafikuar të asistuara

nga “Vatra”, viti 2010, fq.2

1.Sipas Studimit “Evoluimi i trafikimit te qenieve njerëzore”, fq.50. Qendra Vatra, 2002-2009 278Studim “Situata aktuale e trafikimit njerëzor”. Qendra Vatra ,2007 279 Sipas Studimit “Evoluimi i trafikimit te qenieve njerëzore”, fq.51. Qendra Vatra, 2002-2009

Page 175: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

175

Rast studimor 4

Historia e K.H nga një rreth i largët, fillon në një ditë pranvere të vitit 2008, kur ajo kishte

shkuar në një dasmë afër fshatit të saj dhe atje njihet me djalin P, i cili punonte si kamerier

në një hotel restorant në qytetin e E. Djali pasi i shpreh dashurinë dhe i premton asaj

martesë, pas disa javësh i kërkon asaj të shkojnë së bashku dhe të jetojnë në qytetin ku ai

punonte. K e mashtruar pranon të iki fshehurazi nga shtëpia pa i njoftuar prindërit e vet dhe

së bashku me të dashurin vendosen në hotelin ku punonte ai. Pas dy ditësh i dashuri i saj e

prezanton K-në me një djalë tjetër,i cili do ta ndihmonte atë për ta sistemuar në “punë” në

një hotel tjetër” ku ai ishte pronar. E detyruar edhe nga i dashuri P: pranon të “punojë” për

këtë person. Këtu nis dhe kalvari i vuajtjeve të saja, sepse që nga dita që filloi “punë” ajo nuk

e pa më djalin me të cilin u dashurua, por e detyruar dhe e keqtrajtuar nga tutori që e

shfrytëzonte, kaloi nga një dorë në një tjetër duke u shitur në varësi të kërkesave që

ofroheshin për të …….Dhjetëra viktima të tilla kanë rënë në rrjetin e shfrytëzimit të

prostitucionit të brendshëm gjatë këtyre viteve sipas kësaj mënyre veprimi.

Nga analiza që i është bërë këtij fenomeni rezulton se, viktimat e përfshira në trafikun

e brendshëm ndahen në katër grupe280:

- Gra dhe vajza të martuara, të divorcuara ose me shumë fëmijë dhe shumë të

varfra, të cilat vijnë nga zonat rurale;

- Vajza minorene të moshave 14 – 18 vjeç;

- Studente konviktore të ardhura nga rrethe të tjera ose nga zonat rurale;

- Gra dhe vajza të trafikuara, të riatdhesuara nga shtetet e KE-së.

Viktimat e kategorisë së parë: Këto janë gratë të cilat banojnë në fshatra afër qyteteve,

të papuna, të varfra, pa asnjë lloj mbështetje, zbresin çdo ditë në qytet ku ushtrojnë

prostitucion ditor, me një pagesë nga 500 deri në 1000 lekë për çdo klient. Ky lloj

fenomeni zhvillohet nga orët e para të mëngjesit deri në mesditë, kohë kjo e

nevojshme që gratë të mund të kthehen në shtëpi.

Klientët dhe njerëzit e interesuar dinë tashmë se cilat janë pikat ku gjendet ky “mall”,

cilat janë hotelet dhe motelet, sa është çmimi i paguar për këtë shërbim etj. Qytetet që

kanë më të zhvilluar këtë fenomen janë: Tirana, Durrësi, Vlora etj.

Në raportin e USAID të vitit 2008, konstatohet se rreth 27% e viktimave të trajtuara

në katër strehëzat e koalicionit janë trafikuar brenda vendit. Ky fenomen vazhdon të

zhvillohet në formën e shfrytëzimit të femrave në prostitucion ditor. Nga analiza e një

pyetësori që qendra psiko-sociale “Vatra” (Tetor 2008) në qarkun e Vlorës, rezultoi se

87% e të rinjve pranojnë ekzistencën e fenomenit, 79% e tyre e pranojnë që vajza dhe

gra shfrytëzohen në prostitucion në vend, 57% prej tyre njihnin raste konkrete, 50%

dinë hotelet dhe motelet që shfrytëzohen për këtë punë, si dhe 33% mendojnë që për

ushtrimin e prostitucionit përdoren edhe shtëpitë e marra me qera, nga grupe vajzash

dhe grash, të ardhura nga zonat rurale ose qytete të tjera më të vogla. Gjithashtu, 69%

e të intervistuara pranonin që grup –mosha më e prekur është 15 –20 vjeç dhe vetëm

33 % kanë pranuar të përfshirë në prostitucion edhe grup –moshën 21 -25 vjeç281.

Gjatë viteve 2005-2009, u akomoduan dhe u mbështeten me shërbime psiko-sociale

280 Qendra Vatra, raport studimor vjetor viti 2006”,fq.53 281 Studimi mbi riintegrimin social-ekonomik të viktimave të trafikimit në Shqipëri, qershor 2009,

Organizata “Të ndryshëm dhe Të barabartë”, fq.15

Page 176: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

176

nga strehëza 102 vajza dhe gra. Këto viktima janë kapur nga policia duke u

shfrytëzuar seksualisht në hotelet e rretheve Tiranë, Vlorë, Fier, Gjirokastër,

Durrës282.

Kështu nga 2197 viktima të asistuara nga Qendra Vatra283 , asnjë prej tyre nuk ka

pasur siguruar të ardhura personale nga “puna” e bërë, për të mos thënë që kanë qenë

aq të varfra sa nuk kishin mundësinë për të blerë qoftë dhe një paketë cigare, e jo më

të tjera gjëra të nevojshme për jetesë. Ndryshe ndodh me viktimat e huaja. Gjatë vitit

2009 nga kjo qendër trajtuar rreth 48 vajza nga Moldavia, Rumunia, Rusia, Bullgaria

etj., ku 37 prej tyre me të ardhurat e fituara kishin blerë nga një shtëpi në vendet e

origjinës284. Kjo është arsyeja që trafikimi “vullnetar” nuk funksionon në Shqipëri.

Trafikantët dhe tutorët shqiptarë kurrë nuk do të lejonin t’i ndanin fitimet me viktimat

e tyre, vetëm në ato raste kur vetë ata i lënë të lira, por kjo ndodh atëherë kur viktima

është e sëmurë ose e madhe në moshë dhe ai nuk mund ta shfrytëzoje më. Në këto

kushte kuptohet që askush nuk afrohet tek ato.

Nga 25 vajzat dhe gratë e trafikuara të trajtuara në strehëz gjatë vitit 2009, 13 prej tyre

janë trafikuar brenda vendit dhe 12 të tjera janë viktima të trafikimit të jashtëm të

shfrytëzuara në shtetet Itali dhe Greqi. Këto të dhëna dhe informacionet e marra nga

vajzat e akomoduara në strehëz285, tregojnë se situata e trafikimit të brendshëm me atë

të jashtëm është pothuaj e barabartë.

Fenomeni i trafikimit të brendshëm, vazhdon të mbetet akoma i pa goditur me

forcë nga institucionet sheqerore dhe konkretisht Policia. Në këto kushte ky

fenomen i fshehur, vazhdon të zhvillohet në hije nga trafikantë dhe persona me

precedentë penale, të cilët nëpërmjet shfrytëzimit të grave dhe vajzave në

prostitucion ditor, nxjerrin të ardhura shume të larta.

Vitet e fundit ka patur disa operacione sporadike në goditjen e këtij fenomeni. Mund

të përmendet operacioni i Policisë së Durrësit në bashkëpunim me atë të Korçës në

Nëntor 2013, u finalizua me arrestimin e tre personave, mes të cilëve dhe një shtetas

bullgar, rezident në Shqipëri, si dhe dy shtetas shqiptarë286.

Trafikimi i brendshëm duket se është një trend i ditës i modus operandit të grupeve të

trafikimit të personave dhe sidomos trafikimi i femrave gjatë sezonit veror në zonat

turistike si Durrës, Vlorë, Sarandë, Tiranë etj.

Një trend i ri shfrytëzimit të prostitucionit të brëndshëm gjatë vitit 2015 është

shfrytëzimi i femrave me nivel të lartë intelektual ose VIP që punojnë me kontakt

direkt ose indirekt me klientët e përzgjedhur në hotele dhe motele kundrejt pagesave

ose dhuratave të shtrenjta si bizhu ose celularë.

282 Studimi “Evoluimi i trafikimit te qenieve njerëzore”, fq.50. Qendra Vatra, 2002-2009 283 Raport i Qendrës Vatra ,2009 284 Po aty. 285 Studimi “Evoluimi i trafikimit te qenieve njerëzore”, fq.50. Qendra Vatra, 2002-2009 286 Ky grup kriminal qe u godit rekrutonte përmes mashtrimit për fejesë-martesa vajza të reja 16-20

vjeç nga zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht ato rurale, të cilat më pas i detyronte të ushtronin

prostitucion në hotelet e Durrësit dhe qyteteve të tjera, dhe më pas I trafikonon në Itali për të ushtruar

prostitucion.

Page 177: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

177

6. Modelet komerciale të trafikimit të personave: “Kërkesa” dhe “Oferta”

Schelling duke shtjelluar mënyrën se si janë të organizuara tregjet ilegale kriminale, e

përkufizon krimin e organizuar në aspektin thjesht ekonomik, dhe beson se ka arsye të

mira për ta bërë këtë: një analizë ekonomike, argumenton ai mund të ndihmojë në

identifikimin stimujve dhe kufizimeve që zbatohen për krimin e organizuar, në

vlerësimin e llojeve të ndryshme të kostove dhe humbjeve për shkak të krimit, në

ligjet dhe programet për të minimizuar kostot...etj.287.

Shfrytëzimi i viktimave të trafikimit si një treg ekonomik është një vend (fizik apo

virtual) që lidh blerësit ('' Kërkesa'') dhe shitësit (oferta'''') ose direkt ose nëpërmjet një

ndërmjetësi. Një temë kryesore në literaturën e trafikimit njerëzor është roli i

ndërmjetësve në punëdhënësit që lidhen (burimi i kërkesës për punë'''')288. Ndryshe

Becsi (1999), i cili ndan pjesëmarrësit në tregun e trafikimit njerëzor në kriminelë

(trafikantët e personave), familjet e dëmtuara (popullata vulnerabël), bizneset e tyre.

Ne shikojmë agjentët që kanë bërë zgjedhjet ekonomike në treg: (1) individët në

nevojë, (2) trafikantët, (3) punëdhënësit, dhe (4) shfrytëzuesit e produkteve apo

shërbimeve prodhuara. Tregu është një fushë monopolistike në të cilën janë pengesa

pak a shumë për lojtarë të rinj. Edhe pse grupe të reja të krimit shumë lehtë mund të

bëhen pjesë e tregut të trafikimit të qenieve, dimensioni i tij monopolistik duhet të

shihet në gjerësinë e saj, ofertë të madhe të produkteve të ndryshme me diapazonin e

gjerë, kështu që në fund disa grupe kanë kontroll mbi çmimin e produktet të cilat janë

ofruar.

6.1 Modeli monopolistik i tregut të trafikimit të personave Konkurrenca i përshtatet më të mirë tregut për trafikimin e qenieve njerëzore për një

numër arsyesh. Së pari, ka shumë shitës në treg. Nëse trafikimi i qenieve njerëzore

bëhet nga grupet e krimit të organizuar apo nga rrjete të vogla, të sipërmarrësve të

lirë, kështu që përfitimet në masë të madhe peshojnë më shumë se shpenzimet dhe

tregu është i sigurt. Bales (2010) thotë,'' kriminelët janë krijues. Ata punojnë në një

kontekst të konkurrencës intensive, ata duhet të jenë fleksibile, dhe ata duhet të

përshtaten shpejt apo nganjëherë do të vdesin''289.

Së dyti, shumë blerës kërkojnë viktimat e trafikut njerëzor për punësim duke

përdorur një sërë mënyrash dhe arsyesh. Punësimi i individëve të trafikuar është i

natyrës shfrytëzuese. Në shumë raste, individi i trafikuar nuk ka të drejtë për të

vendosur nëse ka dëshirë për të punuar, sa orë në punë do të bëjë, ose çfarë lloj punë

ka për të bërë.

Së treti, tregu i trafikut njerëzor karakterizohet nga diferencimi i produktit. Bales

thekson se'' atributet ndryshojnë sipas vendeve të punës apo të sektorëve ekonomikë

në të cilat konsumatori me pakicë ka ndër mend të përdorë e personat e trafikuar.

Atributet e ndryshme janë të nevojshme për prostitucion apo punë bujqësore ose

shërbim në familje, edhe pse këto do të përputhen ose jo''. Sepse ka përdorur aq

287 Felia Allum. Jennifer Sands.“Explaining organized crime in Europe: Are economists always

right?”.Crime, Law & Social Change 41(2004):133 288 Elizabeth M. Wheaton. Edward J. Schauer. Thomas V.Galli. “Economics of human trafficking”.

International Migration 48 (4) (2010): 116 289 Ibid.p. 118

Page 178: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

178

shumë tentativa të ndryshme për individët e trafikuar, pra modeli ekonomik supozon

se trafikanti dhe punëdhënësi ka negociuar mbi çmimin në mënyrë që trafikanti ka

kontrollin e çmimit të shitjes290.

Kërkesa gjenerohet nga tre grupe të veçanta. Grupi i parë përbëhet nga konsumatorët

ose klientët e personave të trafikuar, kjo i referohet kërkesës si primar. Grupi i dytë

dhe i tretë janë punëdhënësit (pronarët, menaxherët e bordelove, dhomave të masazhit

ose prodhuesit e filmave pornografikë, dhe palëve të treta, të përfshira në procesin e

trafikimit (rekrutuesit , agjentët e udhëtimit, transportuesit)291. Këto grupe gjenerojë

një fitim të madh prej trafikimit të qenieve njerëzore dhe për të krijuar atë që është

përmendur si rrjedhim i kërkesës.

Trafikantët mund të kenë bërë një kërkesë të bazuar mbi furnizimin në dispozicion

ose mund të rekrutojnë dhe personat për të përmbushur kërkesat e klientelës së tyre të

trafikut292.

Kërkesa është shumë e ndikuar jo vetëm me koston, por edhe nga kontekstet sociale

dhe kulturore, mendimet dhe praktikat brenda një vendi, dhe është më e përhapur në

mesin e grupeve të caktuara profesionale. Ky trajtim tregon kontekstet e ndryshme që

mbështesin kërkesën për shërbime seksuale, dhe në veçanti, kërkesa për viktimat e

trafikuara për prostitucion dhe forma të tjera të shfrytëzimit seksual293.

I ngjashëm me bizneset e ligjshme, trafikimi i qenieve njerëzore del me fitim, dhe

trafikantët janë ata që po ndjekin forcat në treg dhe përshtatur metodologjinë e tyre në

zonën ku ato operojnë, dhe ku tregjet e punës së detyruar dhe të shfrytëzimit të

ekzistojnë. Helley (2003) krahason organizatat të trafikimit të njerëzve duke përdorur

ndërmarrjet kriminale dhe modelet e biznesit, nga të cilat çdo model pasqyron rajone

gjeografike, forcat e tregut dhe ndikimet historike dhe kulturore në grup. Grupet

ndryshojnë ndërmjet tyre me anë të njerëzve të cilat janë shfrytëzuar, arsyet për

transportimin, përdorimin e forcës dhe dhunës, mosrespektimin e të drejtave dhe lirive

të njeriut, si dhe investimet e ardhurave nga krimi294.

Përfitimi materiale që sigurojnë trafikantët është transferuar për tek familjet e tyre apo

klane nëpërmjet transfertave bankare apo korrierëve. Me këto para ose aktivitetet e

reja të paligjshme financohen ose përdoren për të investuar në biznese të ligjshme, pra

pastrim parash. Viktimat përjetojnë dhunë të vazhdueshme fizike, psikologjike dhe

seksuale dhe kërcënime të vazhdueshme për sigurinë e familjeve të tyre.

290 Kevin Bales. Understanding global slavery. (Berkeley and Los Angeles:University of California

Press, 2005). p.158 291 Alexis A. Aronowitz, " Understanding and Addressing the Demand Side of Trafficking: Social and

Cultural Contexts "10th . Specialization Course in International Criminal Laë – Human Trafficking for

Commercial Sexual Exploitation, ISISC (2010): 1 292 Ibid.p 3 293 OSCE. Analyzing the business model of trafficking in human beings to better prevent the crime

(Vienna: Ueberreuter, 2010). p.24 294 Louise Shelley. “Trafficking in women: The businwss approach”. The Brown Journal of World

Affairs 10 (1) (2003): 123

Page 179: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

179

K R E U V

PROFILI I PERSONAVE TË TRAFIKUAR, GRUPEVE TË TRAFIKIMIT DHE

IDENTIFIKIMI I VIKTIMAVE

1. Koncepti mbi profilin e krimit të trafikimit të personave

Profilizimi kriminal është një metodë e analizës e personave të targetuar të krimit të

organizuar, të cilët sipas të dhënave të inteligjencës mund të jenë anëtarë të grupeve

ose individë të përfshirë në veprimtari kriminale, si dhe viktimave të tyre. Profili i

krimit është një element kyç i njohur si “Analiza e hetimit kriminal” ose “Inteligjenca

kriminale” që bazohet në marrjen e informacionit dhe analizën e tij nga njësitë e

inteligjencës kriminale. Profili autorëve të krimit dhe viktimave është një mjet i

rëndësishëm hetimi i përdorur gjithnjë e në rritje nga agjencitë e zbatimit të ligjit në

mbarë botën, përfshi edhe Shqipërinë për të ndihmuar në identifikimin, zbulimin dhe

goditjen e krimit të organizuar dhe atij të dhunshëm. Policia e Shtetit ka një Drejtori të

posaçme të Analizës së Informacionit Kriminal ose Inteligjencës Kriminale295 si dhe

strukturat e analizës së riskut, të cilat merren me studimin e profilit të krimeve të

rënda, vlerësimin e kërcënimit të krimit të organizuar duke përfshirë dhe trafikimin e

personave. Në kuadër të Modelit Kombëtar të Inteligjencës, çdo vit hartohen raportet

analitike, “Vlerësimi i Kërcënimit të Krimit të Organizuar”, të cilat përfshijnë edhe

“Vlerësimin e Kërcënimit të Grupeve Kriminale”, si dhe “Vlerësimin Strategjik për

Krimin e Organizuar dhe trafikimin e personave”. Profilizimi i grupeve kriminale

kryhet së bashku nga një perspektivë hetimi dhe sjellje kriminale, për të analizuar në

mënyrë logjike dhe sistematike metodat, karakteristikat e grupeve kriminale dhe

rekomandimet për vendim-marrjen strategjike lidhur me parashikimin e politikave

dhe strategjive adekuate për parandalimin dhe goditjen e tyre. Profilet dhe vlerësimet

që ofron një analist kriminal ndihmojnë Policinë e Shtetit dhe organet kufitare si pjesë

e saj për të identifikuar dhe të ndërprerë trafikimin e personave (njëkohësisht dhe

viktimat e tyre) në pikën e hyrjes ose në daljes së një vendi.

Nga faza paraprake-përgatitjeve për transportim dhe transferimin e viktimave dhe

nisjes së tyre deri në pikën kufitare të daljes apo në drejtime jashtë pikave të kalimit

kufitar, kur një viktimë tranzitohet dhe trafikohet apo është larguar nga një situatën

shfrytëzuese, ka shumë aktorë që vijnë në kontakt me të dy palët: trafikantëve dhe

viktimave.

Në mesin e këtyre personave janë grupe ose individë që kryejnë ose janë

bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprave penale të trafikimit, si dhe ndërmjetësit në

periferi të operacioneve të trafikimit, të cilët lehtësojnë kryerjen e operacioneve të

trafikimit të viktimave jashtë vendit. Të gjithë këta “aktorë” paraqesin mundësi për të

luftuar trafikimin, nëse studiohet profili i tyre kriminal dhe modus operandi që ata

përdorin.

Për të bërë profilizimin e autorëve target të krimit të trafikimit të personave, analistët

e inteligjencës shtrojnë një sërë pyetjesh gjatë procesit të vlerësimit të “portretit “ të

295 Shih Webiste: [email protected]. Struktura organizative e Policisë së Shtetit, viti 2013, e përditësuar

Page 180: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

180

tyre kriminal, shkallës së rrezikut që ata përfaqësojnë etj., duke shtruar e sqaruar

pyetjet si më poshtë:

Cilët janë grupet ose autorët e trafikimit të personave në territor ose në vend? Sa

është madhësia e grupeve? Struktura dhe organizmi i tyre, shkalla e qëndrueshmërisë

së tyre, përkatësia dhe çfarë përfaqësojnë ata. Backgroundi i tyre kriminal, mënyrat e

veprimit, aktivitetet e tjera të jashtëligjshme, lidhjet me krimin transnacional ose

rajonal, shkalla e rrezikshmërisë së tyre (Lartë, e Mesme , e Ulët).

Së bashku me këto duhen sqaruar dhe pyetjet e mëposhtme:

- Cili person ose grup kriminal vjen në kontakt me viktimat gjatë procesit të

trafikimit?

- Çfarë roli mund /ose luajnë aktorët e tillë në kryerjen e trafikimit apo krime të

lidhura me trafikimin?

- Çfarë roli mund/ose do të luajnë aktorët e tillë në parandalimin e trafikimit apo

krimit të lidhur me trafikimin?

- Cili nga këta aktorë duhet të ndiqet penalisht?

- Çfarë mund të bëjë komuniteti/shërbimet antitrafik (organizatat ndërkombëtare,

organizatat joqeveritare, ato të zbatimit të ligjit, ligjvënësit dhe qeveritë) për të

reduktuar përfshirjen e këtyre aktorëve në trafikimin e personave dhe krimeve të

lidhura me trafikimin?

Të gjithë këta komponentë përbëjnë Matricën bazë nëpërmjet së cilës bëhet profili i

inteligjencës kriminale të autorëve të përfshirë në grupe të madhësive të ndryshme, si

dhe profili i viktimave të trafikimit dhe shfrytëzimit.

Në analizën e profilit të autorëve dhe viktimave të trafikimit përveç përdorimit të

metodave bashkëkohore të inteligjencës, thirren në ndihmë edhe disa disiplina të

rëndësishme si kriminologjia, antropologjia, kriminalistika, sociologjia, psikologjia,

psikiatria, statistika etj.

Nëpërmjet disiplinave të mësipërme bëhet profili i tyre socio-demografik (të dhëna

për moshën, gjininë, arsimin, statusin social, punësimin, origjinën, vendbanimin,

përkatësinë etnike, ritet dhe traditat etj.)

2. Profili kriminologjik i autorëve të veprave të trafikimit të personave

Për të patur sukses në parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave është

shumë e rëndësishme bërja e analizës së profilit kriminal të anëtarëve dhe grupeve të

trafikimit, sipas matricës përkatëse nga njësitë e inteligjencës kriminale. Por nuk

duhet të nënvleftësojmë faktin se në përcaktimin e profilit të trafikantëve ndihmojnë

edhe të dhënat që grumbullohen nga organizatat joqeveritare nëpërmjet intervistimit të

viktimave që trajtohen në këto qendra. Sipas analizave tona, trafikantët i përkasin

kontingjenteve kriminale që janë të prirur të organizojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e

tyre të jashtëligjshëm në fushën që ka më shumë gjasa të nxjerrin sa më shumë fitime

për një kohë të shkurtër. Përgjithësisht trafikantët mund t'i përkasin botës së

nëndheshme ose shoqërisë “ligjshme“. Nuk përjashtohet mundësia që në disa raste,

ata mund të jenë pjesë e grupeve të organizuara kriminale, ose në veprimtaritë e

përgjithshme ose në ato të profilizuara, si trafikimi i armëve, i drogave dhe/ose i

qenieve njerëzore. Ndërsa në raste të tjera, ato mund të jenë grupe të vogla me

struktura më të dobëta, përfshirë anëtarët e familjes së viktimës, ose edhe

Page 181: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

181

"ndërmarrës privatë", burra edhe gra. Profili që duket shumë paradoksal në procesin e

trafikimit të personave është fakti se disa viktima në një moment të caktuar bëhen

edhe vetë “lojtarë” apo trafikantë, pasi nuk shikojnë mundësi të tjera në jetë. Pra në

këtë rast kemi konvertimin e viktimave në trafikantë.

Trafikimi i personave duke qenë një formë e krimit të organizuar, bazohet mbi

mekanizma vertikalë dhe horizontalë të veprimtarive të integruara. Në fakt, trafikimi

përbëhet nga një zinxhir veprash kriminale vertikale, individuale, të cilët janë në

marrëdhënie të ngushtë me njeri-tjetrin. Këto krime janë, midis të tjerash, korrupsioni,

pastrimi i parave, falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit, shkelja e ligjeve të imigrimit

dhe të punës. Por njëkohësisht, ekzistojnë lidhje horizontale midis veprimtarive të

ndryshme kriminale brenda të njëjtit rrjet të krimit të organizuar, të cilat e bëjnë të

rëndësishëm shqyrtimin e një sjelljeje të veçantë të individëve brenda strukturës së

organizatës kriminale dhe të ndikimit të saj mbi efiçensën e plotë të grupit kriminal.

Në disa raste, krimi individual të duket i parëndësishëm, por i marrë si komponent për

realizimin e një qëllimi specifik, mund të jetë thelbësor për suksesin e të gjithë grupit.

Analiza e profilit të trafikimit nxjerr në pah edhe faktin e njohur që korrupsioni është

shumë shpesh një mjet i rëndësishëm operacional i përdorur nga trafikantët: meqenëse

është shumë e vështirë të fshihen njerëzit dhe gjithmonë nevojitet një bashkëjetesë me

llojet e ndryshme të autoriteteve. Nga të dhënat e hetimit dhe proceseve gjyqësore të

zhvilluara në vendin tonë rezulton se, janë gjetur prova mbi përfshirjen e nëpunësve

dhe të policisë vendore të cilët mbyllin një sy mbi praninë e personave të trafikuar në

vende publike, që informojnë organizatat mbi veprimet e policisë kundër trafikantëve,

që lehtësojnë marrjen e pasaportave dhe të dokumenteve të udhëtimit për personat që

do të trafikohen, që nuk i kontrollojnë ato në pikat e kalimit transit, ose që përdorin

shërbimet e viktimave të trafikimit, veçanërisht të prostitutave në këmbim të

"mbylljes së syve".

Një karakteristikë tjetër e profilit të autorëve të veprave të trafikimit të personave

është dhuna dhe egërsia e pashoqe e tyre. Ata mund të përdorin çdo mjet e formë për

të terrorizuar viktimat që trafikojnë, mbajnë armë në dorë të drejtuar nga viktimat,

hedhin në det fëmijë kur ndiqen nga policia etj. Fotoja e mëposhtme tregon fare qartë

profilin e dhunshëm të një trafikanti shqiptar të personave që për të arritur qëllimin

kriminal kërcënon me jetë nënën dhe fëmijën në bordin e një gomoneje në det të

hapur.

Foto: George Karachalis/Reuters

Page 182: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

182

2.1 Karakteristikat e personave që identifikojnë qënien e tyre si autorë të

veprave të trafikimit

Megjithëse është shumë e vështirë të bëhet një listë shtjelluese e treguesve që mund të

jenë të dobishëm për lehtësimin e identifikimit të profilit të një trafikanti. Kjo për

faktin se elementët kriminelë që operojnë në këtë mjedisi shpesh përfshihen edhe

forma të ndryshme kriminale kryesisht të krimit të organizuar, si trafikimi i drogave

dhe i armëve e lëndëve plasëse, pastrimi i parave, falsifikimi i dokumenteve të

identifikimit dhe udhëtimit, mbajtja e dy ose më shumë identiteteve false etj.

Pavarësisht nga vështirësitë dhe kamuflimet që ata mund të bëjnë, nga studimi i

modus operandit dhe sjelljes së tyre, rezulton se trafikantët kanë një "thembër të

Akilit": produktet e tyre kriminale. Dihet se trafikimi gjeneron viktima, para dhe

kapitale. Në rast se ne jemi në gjendje të lokalizojmë viktimat e trafikimit, ka shumë

gjasa që ne do të ndodhemi "pranë" identifikimit të trafikantëve. Lokalizimi i

trafikanteve bëhet i mundur dukë kërkuar njerëzit që janë të përfshirë në rekrutim,

transportim, transferim, strehim, pritje dhe, së fundi, në shfrytëzim të personave për

qëllime të ndryshme (një tutor nuk është përherë një trafikant). Ky hetim mund të

bëhet në vendet e origjinës, të tranzitit apo të destinacionit. Megjithatë, në rastin e

fundit, treguesit kriminalë të trafikimit mund të jenë më të dukshëm kur shfaqen edhe

nga ana e krimineleve, të cilët prodhojnë më shume prova në vendin e destinacionit,

se sa në vendet e origjinës dhe të tranzitit. Në vendet e destinacionit, njerëzit e

përfshirë në procesin e trafikimit mund të identifikohen midis personelit që punon

nëpër shtëpi publike, hotele, sauna, kantiere ndërtimi, ose midis të rriturve të cilët

kontrollojnë të miturit që lypin nëpër rrugë.

2.2 Tiparet dhe sjelljet karakteristike të tyre

Të dhënat e përftuara nga inteligjenca kriminale për profilin e personave të implikuar

të trafikimin e personave, në pikëpamje të tipareve dhe sjelljeve karakteristike të tyre,

kanë rezultuar individët me karakteristikat e mëposhtme:

- Personat kontingjent të policisë që ekspozohen në vendkalimet kufitare duke

pritur ose përcjellë njerëz të huaj dhe kryesisht të vendeve të aziatike ose Lindjes

së Mesme,

- Personat me precedentë në trafiqet e tjera të paligjshme që mund hyjnë me lehtësi

në veprimtari trafikimi të personave,

- Persona me dosje kriminale si, për kalim kontrabande të migrantëve, qenia si

tutorë, falsifikues dokumentesh udhëtimi dhe posedues të armëve të zjarrit në

mënyrë të paligjshme,

- Persona me dosje kriminale të lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, që u janë

gjetur në zotërim mandat-pagesat për transferim parash nëpërmjet agjencive

western union apo bankave të nivelit të dytë.

- Persona që reklamohen në shërbimet e shoqërimit, nëpër sauna apo shtëpi publike.

- Personat e pa punë dhe me të ardhura të mëdha, por që shfaqen nëpër vetura

luksoze, mbajnë gurë të çmuar, xhevahire, etj., dhe udhëtojnë shpesh jashtë shtetit.

- Personat që gjatë kontrolleve të policisë në rrugë ose banesa u janë gjendur në

zotërim të dokumenteve të një personi tjetër pa ndonjë arsye të besueshme.

- Personat që kujdesen për shlyerje të pagesës së dhomave të hoteleve ose të qerave

të apartamenteve ku është identifikuar një viktimë e mundshme.

Page 183: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

183

- Personat që frekuentojnë shpesh tregjet e shitjes dhe blerjes së viktimave, të cilët i

shoqërojnë viktimat e tyre gjatë “ankandit” të tyre.

Në disa raste, trafikantët mund të jenë gra, që më parë kanë qenë viktima te trafikimit,

të cilat mund të ofrojnë shërbime seksuale, së bashku me viktimat. Normalisht ato

janë "kontrollueset" e veprimtarive shfrytëzuese të viktimës. Roli i këtyre

"kontrolluesve" është të evitojnë mundësinë që viktima reale të largohet ose të kërkojë

ndihmë.

Në dallim me trafikantët, viktimat, normalisht, nuk kanë numrat e telefonit të

viktimave të tjera që punojnë për të njëjtën organizatë, sidomos kur punojnë në zonat

apo qytete të ndryshme.

2. 3 Profilet socio-demografike të individëve të implikuar në trafik

Nëse në çështjet e mësipërme trajtuam profilin kriminologjik të trafikuesve dhe tiparet

e sjelljet e tyre karakteristike, në këtë pikë do të shtjellojmë profile socio-demografike

dhe individuale të trafikantëve të qenieve njerëzore.

Sipas të dhënave statistikore rezulton se përgjithësisht, trafikimi brenda vendit dhe

rajonit mbetet nën kontrollin dhe kryhet nga trafikantët të gjinisë mashkullore, të

moshës midis 20 dhe 50 vjeç296. Më aktive në operacionet e trafikimit të personave

paraqitet grup-mosha e meshkujve 20-35 vjeç. Përsa i përket prejardhjes së tyre, mbi

85% e autorëve të veprave të trafikimit të personave e përbëjnë individët me banim në

qytete të mëdha, ndërsa pjesa tjetër nga personat me banim në zonat rurale. Përsa i

përket përkatësisë etnike, një numër jo shumë të konsiderueshëm e zënë edhe autorët

nga komuniteti etno-kulturor rom. Megjithatë për këta të fundit nuk ka ndonjë

statistikë zyrtare, pasi në to nuk përfshihet rubrika e përkatësisë etnike.

Nuk duhet neglizhuar edhe fakti i pjesëmarrjes së femrave në këtë aktivitet kriminal.

Prezenca e pjesëmarrjes së femrave konsiderohet e rëndësishme në këtë veprimtari,

sidomos në fazën e rekrutimit dhe shfrytëzimit të viktimave si brenda dhe jashtë

territorit të vendit. Po ashtu duhet të merret në konsideratë edhe përdorimi i shtuar i

djelmoshave si operatorë të nivelit të ulët që kryejnë funksione si “zbulues”, si roje në

lokalet e bordeleve apo si ndihmës të përgjithshëm.

Trafikuesit meshkuj të shkallëve të larmishme të moshës brenda rrjetave të trafikimit

veprojnë si rekrutues, transportues dhe menaxher të fazës së shfrytëzimit. Por nga ana

tjetër, gjithnjë e më shumë femrat mund ta luajnë secilin nga këto role, sipas rastit dhe

detyrave që u përcaktohen nga drejtuesit e grupeve kriminale. Megjithatë, zbatimi

detyrues i fazës së shfrytëzimit dhe disiplinimit të viktimave është, gati ekskluzivisht,

e kryer nga trafikuesit meshkuj.

Në një optikë më të gjerë është interesante të vërehet numër i femrave të identifikuara

dhe hetuara si trafikuese e shfrytëzuese të krimit të organizuar, në Evropën

Juglindore, por që trafikuesit e nivelit të lartë, të identifikuar deri më tani, janë gati

ekskluzivisht meshkuj.

296 Sipas statistikave të Policisë së Shtetit, për vitet 2002-2010

Page 184: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

184

Edhe pse pak femra janë identifikuar në Evropën Juglindore si trafikuese të nivelit të

lartë, trafikueset femra luajnë rol kyç në fazën e rekrutimit dhe procesit të trafikimit,

posaçërisht pasi mënyra aktuale e veprimit hiqet nga rekrutimi me reklamë, dhe

fokusohet më shumë në kontaktimin dhe rekrutimin përmes rrjetave të kontakteve

personale dhe në menaxhimin e fazës shfrytëzuese seksuale, duke vepruar si

menaxhere, recepsioniste apo pastrim parash.

Ky trend është theksuar në hulumtimin e publikuar kohëve të fundit në gjithsej 826

intervista me viktima të trafikuara, të kryera në Evropën Juglindore në mes viteve

2001 dhe 2002. Nga këto, 338 viktima deklaruan se fillimisht ato janë kontaktuar dhe

rekrutuar nga femrat, në kundërshtim me 361 viktimat e mbetura, të cilave fillimisht

meshkujt iu kanë ofruar297. Kjo shërben për të ilustruar faktin se derisa meshkujt

tentojnë të dominojnë njësitë e larta të krimit të trafikimit në Evropën Juglindore,

femrat luajnë një rol vendimtar dhe të njëjtë si operatorë të nivelit më të ulët.

Profili socio-demografik i autorëve të trafikimit evidenton faktin se krimi i trafikimit

të personave është kryer dhe po kryhet nga meshkuj dhe femra të moshave dhe

sfondeve të ndryshme sociale, psikologjike, kulturore, që operojnë brenda niveleve të

larmishme organizative dhe se është jashtëzakonisht vështirë, në mos e pa matur, të

tentohet për të qenë tepër preciz në përpjekjen e krijimit të një profili të trafikuesit të

qenieve njerëzore për arsye të fleksibilitetit dhe përfshirjes së autorëve në shumë

aktivitete të tjera të krimit të organizuar, si dhe ndryshimit të mënyrave të operimit të

tyre.

3. Profili organizativ i trafikimit

Profili organizativ i trafikimit të personave është shumë karakteristik dhe mjaft

atraktiv për individët që kanë një karrierë të pasur kriminale në fushën e krimit të

organizuar . Studimi dhe përgjithësimi i shumë rasteve të trafikimit nxjerr në pah

faktin se pasi autorët e trafikimit të personave ekzistojnë në nivele të ndryshme

organizimi, nga individë ose grupe me shkallë të vogël të kontakteve të thjeshta

kriminale, e deri te rrjetat e organizuara dhe shumë komplekse në shkallë kombëtare,

rajonale, ndërkombëtare dhe transnacionale.

Përgjithësisht trafikimi i qenieve njerëzore është kryesisht i kontrolluar dhe

shfrytëzuar nga grupet e krimit të organizuar. Nëse trafikimi i qenieve njerëzore është

një formë e aktivitetit kriminal “fitimi i madh-rreziku i vogël”, posaçërisht sa i përket

trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual, është gjithnjë e më prezente se ata janë

përfshirë dhe kontrolluar nga krimi i organizuar. Derisa përfitimi nga trafikimi i

qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual, mund të barazohet me atë të trafikimit të

narkotikëve, por që dënimet e dhëna për të nuk krahasohen mes tyre. Fajësimi për

krimin e trafikimit të personave shpesh përfundon në dënime minimale të fajtorëve,

për arsye të tërheqjes së denoncimit nga viktimat për shkak të presioneve dhe

kërcënimeve të autorëve ose korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë. Kjo bën që ky

aktivitet të jetë shumë tërheqës, madje mund të themi shërben si magnet për grupet e

krimit të organizuar.

297 Manual i IOM për trafikin e qënieve njerëzore, fq.18, viti 2007

Page 185: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

185

Rrjetet trafikuese mund të përbëhen nga individët që mund të kenë mes tyre lidhje

familjare, ortakërie, shoqërore, apo aktivitete të ndryshme kriminale. Ata kanë

mundësi të futen e përhapen në grupe të përziera, ku autorët e krimit dhe viktimat janë

të përgatitur nga një numër sfondesh të ndryshme socio-ekonomike ose familjare.

Rrjetet kriminale nuk operojnë të izoluara nga njëri-tjetri. Ka lidhje të krijuara me

format e tjera të krimit të organizuar si trafikimi i armëve, mjeteve motorike dhe

narkotikëve si dhe format tjera të kriminalitetit. Lidhjet strukturale mund të jenë

konstante apo mund të përbëhen nga bashkimi i lirë përmes së cilit përbërësit e

ndryshëm bashkohen për të kryer krimin kur është reciprokisht e dobishme të behët

ashtu.

Format më tipike të organizimit të rrjeteve të trafikuesve mund t’i kategorizojmë në

tri kategori kryesore:

3.1 Rrjetat e thjeshta ose të nivelit të ulët

Kjo kategori grupet kriminale të një rëndësie më të vogël. Studimet kanë treguar se

fenomeni nuk është ekskluzivisht nën kontrollin e rrjetave të mëdha kriminale. Në

përshtatje me mjedisin dhe përfitimet, grupet mund të jenë vërtetë të vogla ose të

nivelit të ulët dhe të operojnë pa lidhje me njëri-tjetrin, kur është reciprokisht

fitimprurëse të bëjnë ashtu. Këto grupe mund të specializohen në hallka të ndryshme

të zinxhirit të trafikimit sikurse janë: ajo e rekrutimit, transportimit, transferimit dhe

mbikëqyrjes së viktimave në rrugë ose në shtëpitë publike apo vendet e argëtimit , etj.

Përgjithësisht, rrjetat e thjeshta të nivelit të ulët ekzistojnë në formën e grupeve të

vogla apo individëve të rrjetave të kufizuara familjare, shoqërore, miqësore apo

bashkëkombësve jashtë kufijve të vendit. Trafikohen numër i vogël viktimash derisa

kërkesa rritet. Këto grupe operojnë nën një mandat, ose të dhënë nga grupet e nivelit

të mesëm, ose në disa raste duke vepruar sipas urdhrave të marra nga trafikantë

individual. Normalisht, ka një numër më të madh të grupeve kriminale të nivelit të

ulet, janë më të shumtë në numër se sa ato të nivelit të mesëm apo të lartë, veçanërisht

nga fakti se ato përbëjnë një komponent themelor të kriminalitetit të nivelit të ulët dhe

jo shumë të aftë. Është demonstruar nga ana empirike që veprimtaritë e tyre kryesore

lidhen me pritjen e personave të trafikuar, sigurimin e logjistikës gjatë kalimeve

kufitare, sigurimin e bazës për nisjen dhe grumbullimin në pikat e mbërritjes, etj. Ata

mund të përfshihen, gjithashtu, në veprimtari të tjera si shfrytëzimi i përkohshëm i

personave të trafikuar, sidomos në vendet e transitit.

Trafikuesit shpesh do të shfrytëzojnë kontaktet me familjen apo me anëtarë të

komunitetit në vendlindje, për të rekrutuar femra për shfrytëzim në bordele apo rrethe

të prostitucionit ose meshkuj të rinj dhe femra të reja për shfrytëzim të punës.

Rrjeta të tilla shpesh shfrytëzohen në rajonet kufitare në mes vendit të nisjes dhe atij

të destinacionit si dhe brenda komuniteteve etnike. Kjo është karakteristike për rrjetet

e thjeshta të shkallës së ulët që ekzistojnë mes atyre shqiptare, kosovare, maqedonase

dhe malazeze.

Page 186: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

186

3.2 Rrjetet kriminale të nivelit të mesëm

Rrjetet e kësaj kategorie përbëhen nga grupe që operojnë në zonat strategjike

gjeografike, si zona të afërta me kufijtë e vendeve të origjinës, të transitit ose të

destinacionit. Grupeve të nivelit të mesëm, zakonisht, u caktohen detyrat në etapat

operative të udhëtimit, të porositura nga grupet e nivelit të lartë. Përgatitja e tyre dhe

njohja e shkëlqyer që ata kanë mbi territorin e vendit, si dhe ekzistenca e rrjeteve të

provuara kriminale, si psh, me aftësi për prodhimin e dokumenteve false apo për

korruptimin e njerëzve të angazhuar në lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, i bën ata

ndërmjetës shumë të mirë.

3.3. Rrjetet e grupeve kriminale të nivelit të lartë

Në nivelin organizativ të krimit, trafikuesit operojnë si biznese të strukturuara, shumë

shtrirëse dhe mund të kenë rekrutim, sigurim të dokumenteve transportim dhe

funksione shfrytëzimi të ndara. Trafikuesit e organizuar kriminalë zakonisht janë

profesionalist të paturpshëm, që rregullisht përdorin një radhë të mekanizmave

shtrëngues kontrollues për të siguruar disiplinimin e viktimave.

Viktimat që ata shkaktojnë, konsiderohen si mallra dhe artikuj për t’u shitur e blerë,

më tepër si në një tregti tradicionale me skllave.

Përgjithësisht këto rrjete, kontrollojnë trafikimin e sofistikuar ndërkombëtar. Ata

fiksojnë çmimet dhe financojnë koston e transferimeve, por nuk marrin pjesë

drejtpërdrejt në transportimin e personave të trafikuar ose në organizimin e kalimeve

në kufi. Ata vendosin marrëdhëniet tregtare me grupet e tjera të nivelit të lartë (në të

njëjtin vend ose në vende të tjera), dhe bashkëpunojnë në shkëmbimin e personave të

trafikuar, të cilët shpesh shiten më shumë se njëherë. Këto grupe kontaktojnë grupet e

nivelit të mesëm, si furnitorë shërbimesh te paligjshme, duke vendosur marrëdhëniet e

tyre mbi disa kushte të sakta kontraktuale. Drejtuesit e grupeve të nivelit të lartë mund

të jetojnë jashtë shtetit, dhe thuajse asnjëherë nuk bien në kontakt me viktimat e tyre

dhe i ri-investojnë të ardhurat nga trafikimi i njerëzve në tregje të tjera të paligjshme,

si trafikimi i drogave apo i armeve, apo në sektorë të ligjshëm si prona të patundshme,

ose të tjera. Duke u nisur nga tipari apo ngjyrimi i tyre prej sipërmarrësi dhe zotërimi i

shumave të mëdha, grupet e nivelit të lartë mund të ndërtojnë marrëdhënie me

personalitete në qarqet politike, diplomatike, administrative dhe financiare,

veçanërisht nëpërmjet përdorimit te korrupsionit, atje ku është e nevojshme

3.4 Rrjetet/grupet transnacionale të trafikimit

Shpesh, grupet qe merren me veprimtari trafikimi ndërkombëtar u përkasin

strukturave të krimit trans-nacional, dhe ata përfshihen, gjithashtu, në veprimtari të

tjera të paligjshme. Sipas një analize të realizuar nga UNODC298 për më shumë se 40

grupe të krimit të organizuar në 16 vende të zgjedhura në të gjithë botën, vihen në

dukje disa tipare të krimit të organizuar transnacional, si më poshtë:

- Më shumë se 80% e grupeve përdorin dhunë të tejskajshme.

298 “Trafficking in Persons: Global Patterns” UNODC, April 2006.

Page 187: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

187

- Korrupsioni është një mjet i rëndësishëm i kriminalitetit të organizuar, ku 75% e

këtyre grupeve përdorin korrupsionin si një pjesë të qenësishme të veprimtarive të

tyre.

- 75% e grupeve të organizuara kriminale penetrojnë në sferën ekonomike

legjitime. Ka prova të grupeve që investojnë te ardhurat nga veprimtaritë jo-

legjitime (psh. trafikimi njerëzor) në biznese legjitime (si psh. duke investuar në

shit-blerje të pronave të patundshme).

- Në rastet më të shumta (70%), grupet i shpërndajnë veprimtaritë e tyre duke

kapërcyer kufijtë e shumë shteteve.

- Grupet kriminale të organizuara tentojnë të bashkëpunojnë me grupet e tjera

kriminale (rreth 60%) me synimin për të shtrire tregun e tyre.

- Gati 60% e grupeve të analizuara kanë ndikim politik në vendin e tyre kryesor të

operimit. Kjo lidhet, më së shumti, me lidhjet e ngushta me korrupsionin dhe me

aftësinë per të penetruar në ekonominë legjitime.

Rrjetat e grupeve kriminale të nivelit transnacional rekrutojnë dhe transportojnë

viktima nga një vend në tjetrin dhe i shesin ato në dyqanet e seksit dhe rrethet e

prostitucionit të udhëhequra nga anëtarët e grupeve lokale të trafikimit. Dikush mund

t’i quaj këta “grosistë” apo “ distributorë” që ua shesin “shitësve me pakicë”, të cilët

menaxhojnë dhe kontrollojnë infrastrukturën lokale të prostitucionit. Viktimat mund

të shiten disa herë në bordele dhe banda të ndryshme, në qytete dhe vende të

ndryshme, ose mbeten brenda një rrethi dhe transferohen në tregje të reja të seksit.

Edhe pse të tri nivelet e trafikimit ekzistojnë krahas njëri-tjetrit, trafikimi aktual

brenda dhe nga Evropa Juglindore është në mënyrë primare i kryer nga rrjetat

kriminale, shumë profesionale dhe të mirë organizuara, që shtrihen përgjatë vendeve

të Evropës. Shpesh këto rrjeta drejtojnë rrethe të bordeleve dhe prostitucionit përmes

agjencive në Evropën Perëndimore dhe mund të shfrytëzojnë vende tjera vetëm si

pikë transiti për të marrë dokumente false ose si “terren trajnues” përpara lëvizjes në

Perëndim, drejt tregjeve më përfituese të seksit në BE dhe në Amerikë.

Është po ashtu me rëndësi të vërehet se rrjetat e organizuara kriminale nuk operojnë të

izoluara nga njëra- tjetra. Ekzistojnë lidhje të krijuara me forma tjera të krimit të

organizuar, si p.sh. rrjetat e narkotikëve dhe të kontrabandimit të njerëzve dhe të

armëve, dhe se këto lidhje mund të jenë të strukturuara, konstante ose mund të

përbëhen thjesht nga lidhjet e lira brenda të cilave grupe të ndryshme kriminale

bashkohen për të kryer krim të organizuar kur është përfitim i dyanshëm për këtë.

Trafikimi i personave mund të kryhet përmes kontakteve spontane informale të nivelit

të ulët, me anë të rrjeteve shumë të organizuara ndërkombëtare. Grupe të vogla të

individëve mund të përfshijnë rrjetet familjare ose mund jenë të lidhura me

përkatësinë etnike të përbashkët, ndërsa rrjeti i madh kriminal mund të operojë në

shkallë të gjerë në arenën ndërkombëtare dhe mbikëqyr gjithë operacionin nga

rekrutimi e deri tek shfrytëzimi i viktimave.

Grupe të ndryshme kriminale veprojnë në strukturat e ndryshme kriminale dhe kanë

karakteristikat dhe profilin e tyre kriminal. Është vërtetuar se sa më shumë hierarkik

të jetë grupi, aq më shumë ka të ngjarë që të përdorë dhunën si një element thelbësor

Page 188: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

188

në ndërmarrjen aktiviteteve kriminale299. Për më tepër, sa më e lartë të jetë kjo

ngurtësi strukturore, aq me e lartë është prirja për korrupsion dhe aktivitete

ndërkufitare.

4.Struktura e brendshme e grupeve të trafikimit të qenieve njerëzore

Përsa i përket organizimit të brendshëm strukturor të grupeve të trafikimit të

personave ekzistojnë modele klasike dhe të njohura për organizatat e zbatimit të ligjit

dhe drejtësisë. Përgjithësisht ndarja e funksioneve në rastin e trafikimit të qenieve

njerëzore mund të jetë ose horizontale ose vertikale. Ndarja vertikale është rezultat i

nevojës së mbrojtjes së aktiviteteve të tyre, sepse sa më shumë që numri i tyre të jetë

më i madh, aq më e madhe është mundësia e dhënies së informacionit ndaj

autoriteteve policore. Gjithashtu në këtë mënyrë organizimi burimet e përfitimit

financiar janë të mbrojtura dhe kryesisht përdoren për kontrollin e anëtarëve të grupit

që të mos infiltrojnë agjentët e shërbimeve sekrete në to.

Ndarja horizontale e funksioneve të paraqitura në mënyrë skematike mund të shihet si

një zinxhir në të cilin çdo anëtar ka detyrën e vet të veçantë në fazat e procesit

kriminal. Ajo që i dallon strukturat e rrjeteve nga hierarkitë është kapaciteti i njësive

të cilat janë në një nivel më të ulët për të bërë lidhjet me ato që janë në një nivel më të

lartë, si dhe lidhjet me pjesët organizative në nivelin më të lartë. Për më tepër rrjetet e

organizuara janë struktura që karakterizohen nga disiplina e fortë e brendshme

nëpërmjet kontrollit të shumëfishtë. Së fundi, ndryshe nga një kulturë ku marrëdhëniet

mes grupeve ose njësive janë të bazuara në rregullat strikte autoritare, rrjetet fluide të

organizatave janë të drejtuara në marrëdhëniet direkte individuale300.

Në këtë mënyrë janë të hapur për marrjen e vendimeve me konsensus dhe të

përshtatur në kushtet e tregut.

Sipas studimit të UNODC me dyzet grupe të përzgjedhura të krimit të organizuar në

gjashtëmbëdhjetë vende, përfshi dhe rajonin tonë, ka evidentuar pesë modele kryesore

strukturore të grupeve të krimit të organizuar301:

- Hierarki të ngurta të grupeve që kanë një bos të vetëm, dhe janë të organizuara në

disa qeliza që raportojnë në një qendër, me sisteme të rrepta disiplinore të

brendshme.

- Kanë një linjë hierarkike komanduese, shpesh me strukturat rajonale me hierarkinë

e tyre dhe një shkallë të autonomisë mbi funksionimin e tyre.

- Hierarki të transferuar që ka një linjë hierarkike të komandës, shpesh me strukturat

rajonale me hierarkinë e tyre dhe një shkallë autonomie mbi funksionimin e tyre.

- Hierarki konglomerate, kanë organizatat e grupeve të krimit të organizuar me një

trupë të vetme qeverisëse.

- Grupet kryesore kriminale përbëhen nga individët kyç të strukturuar

horizontalisht.

299 “Results of a Pilot Study of Forty Selected Organized Crime Groups in Sixteen Countries”,

UNODC, September 2002, available at www.unodc.org/pdf/crime/publications/Pilot_survey.pdf, p.30. 300 Mette Eilstrup-Sangiovanni. Calvert Jonës. “Assessing the dangers of Illicit Nëtëorks: Ëhy al-Qaida

may be less threatening than many think”. International Security 33(2) (2008): 12 301 Po aty, fq.30

Page 189: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

189

- Rrjetet të krimit të organizuar janë të përcaktuara nga aktivitetet kryesore të

individëve kyç të cilët shpesh zhvendosin aleancat dhe roli i të cilit përcaktohet nga

aftësia dhe kapitali që ato mund të sjellin.

Rezultatet e këtij sondazhi treguan një dallim të qartë të bazuar në strukturën e grupit

dhe masën në të cilën grupi ishte i përfshirë në aktivitetet e trafikimit të qenieve

njerëzore. Nga gjashtë grupe kriminale të angazhuara në aktivitetet kriminale, duke

përfshirë trafikimin e personave, pesë janë klasifikuar me strukturuara hierarkike, që

karakterizohen nga linjat e forta të kontrollit të brendshme dhe disiplinës. Nga këto,

katër grupe kishin një strukturë dhe një lider të vetëm, identitet të fortë social apo

etnik dhe dhuna ishte një mjet kryesor për kryerjen e aktiviteteve të saj302.

Përsa i përket dy grupeve të tjera, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte trafikimi i

personave, të dy ishin klasifikuar si "grupet kryesore kriminale", që konsistonin në një

numër të kufizuar i personave, duke formuar relativisht një grup të strukturuar të

rrethuar nga një rrjet të zgjeruar të "bashkëpunëtorësh", me përmasat e grupit të vogël

që ndihmojnë në mbajtjen disipline të brendshme.

Grupe të tilla përcaktojnë aktivitetet e tyre në bazë të mundësive për fitim dhe rrallë

kanë identitet një social ose etnik. Në të dy prej këtyre grupeve, secili anëtar i bandës

u shfaq që të ketë pasur një rol të veçantë në procesin e trafikimit të personave (për

shembull, rekrutimi, transporti, mbrojtje ose marketing)303 Profilet e grupeve (Shif fig.

1,2)304.

Në graf. 1, vërejmë grupet kriminale të mirëstrukturuara dhe hierarkike, që

karakterizohen nga linjat e forta të kontrollit dhe disiplinës së brendshme të anëtarëve

të saj. Lideri e kontrollon organizatën në linjë vertikale në tri nivele kryesore. Të tria

302 “Trafficking in Persons: Global Patterns” UNODC, April 2006, p.69.

303 Po aty. 304 Citim nga Stanojoska Angelina, MSc in Criminology and Criminalistics. Ristov Ivan, MA in

Criminology. Trafficking in human beings and violence: balkan peninsula and the violent entrepreneur

model .

Graf. 1 Profili i Grupit 1 të trafikimit të personave

Page 190: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

190

nivelet përqendrohen në një dorë dhe në një pikë kyçe të komandës së liderit të

organizatës.

Siç shikohet në graf. 2, profili i grupeve të trafikimit është shumë i shpërndarë në disa

nëngrupe që veprojnë në mjedisin tyre në formën e rrathëve koncentrike, por gjithnjë

duke u ruajtur bërthama e tyre aktive në rekrutimin, transportimin dhe transferimin e

viktimave nga një territor në tjetrin, duke ruajtur fshehtësinë e tyre. Këtu bëjnë pjesë

dhe rrjetet fluide të trafikimit të cilat vendosin marrëdhënie dhe lidhje direket mes

tyre.

5. Karakteristikat e grupeve kriminale të trafikimit të personave

Duke analizuar tipologjinë dhe modus operandin e elementëve apo grupeve të

trafikimit të personave të vendeve të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, Monzini305

bën dallimin midis: grupe të vogla kriminale që janë me lidhje të afërta (tipi 1), në të

cilin rekrutimi, transportimi dhe shfrytëzimi i viktimave kryhen nga të njëjtët

individë, që normalisht janë miqtë, shokët, të afërmit apo të njohurit e viktimave.

Grupet kriminale të madhësisë së mesme (tipi 2), të cilët funksionojnë si kanale të

fuqishme të furnizimit të tregjeve të prostitucionit në vendet e huaja dhe për këtë

arsye nxjerrin fitime të mëdha, si dhe grupe të sofistikuara të madhësisë mesme (një

variant, organizimi i prostitucionit të lëvizshëm bazuar në transferimet ndërkombëtare

të cilat për këtë arsye presupozojnë një shkallë të lartë të integrimit të të gjithë

aktorëve të përfshirë në trafik), dhe;

305 Citim nga Stanojoska Angelina, MSc in Criminology and Criminalistics. Trafficking in human

beings and violence: Balkan peninsula and the violent entreprenëur model

Graf. 2 Profili i grupit 2 të trafikimit të personave

Page 191: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

191

Rrjetet kriminale transnacionale të grupeve trafikimit (tipi 3), në të cilin çdo sektor ka

një detyrë të përcaktuar nga faza e rekrutimit, transportimit, transferimit e deri në

fazën e shfrytëzimit306.

Sipas Mozinit, grupet e krimit të organizuar shqiptar janë organizata hibride, të cilat

kryesisht janë të përfshirë në aktivitetet nga fusha e krimit të organizuar dhe deri në

aktivitetet politike, sidomos në territorin e Kosovës.

Këto grupe sipas studiuesve të huaj janë shembulli më i mirë i grupeve të krimit të

organizuar në bazë të lidhjeve familjare. Këto lidhjet janë aq të forta, që çdo anëtar ka

një detyrim për të respektuar rregullat dhe të mos respektojnë ligjet zyrtare. Struktura

e familjes është karakterizuar nga një disiplinë të fortë e brendshme, e cila është

arritur me një mjet të ndëshkimit për çdo devijim nga rregullat e brendshme, me

qëllim që frika duhet të garantojë një besnikëri të pakushtëzuar ndaj klanit, me

dispozitat e ligjeve zyrtare konsiderohet të jetë mesme, jo të rëndësishme dhe jo-

detyruese. Për shkak të faktit se klanet janë bazuar në lidhjet e gjakut, i cili është një

faktor që e kufizon numrin e anëtarëve të klanit, lidhjet mes tyre janë shumë të forta, e

cila e bën që depërtimi në ato pothuajse është e pamundur.

Kur bëhet fjalë për trafikimin e qenieve njerëzore, sidomos trafikimin e grave për

shfrytëzim seksual, është e rëndësishme të përmendet se ajo bëhet edhe më e

rëndësishme në vitin 1999, kur shumë viktima gra ikën drejtë territorit të Shqipërisë,

për shkak të konflikteve të luftës në Kosovë dhe Metohi. Mënyra e tyre më e njohur e

rekrutimit është metoda mashtrimit, kur dikush nga organizata luan rolin e një njeriut

që u ofron fejesë ose martesë viktimave, i cili pasi realizon qëllimin dhe e shet ose

përdhunon në grup vajzën dhe pas kësaj ajo është e detyruar të japë shërbime

seksuale307.

Kjo është një metodë e lirë e rekrutimit dhe më produktive, por edhe një metodë

shoqërohet me metoda të ashpra të dhunës të përdorura për kontrollin e viktimave.

Duke filluar nga viti 2000, disa nga vendet e Ballkanit janë bërë vendet e destinacionit

të viktimave të trafikimit.

5.1 Rolet në kuadër të organizatave të trafikut

Në organizatat më të mëdha të trafikimit shpesh ekziston një ndarje në nën-njësitë më

të vogla të cilat mund të specializohen në një detyrë të veçantë në operacionin për

(rekrutimin, duke siguruar strehim, prodhim dokumente të rreme, transportimin e

viktimave në destinacione të ndryshme për shfrytëzimin e tyre etj.).

Njësia e menaxhimit që drejton një strukturë vertikale mbikëqyr dhe kontrollon të

gjitha nën- njësitë e tjera për aktivitetin e tyre308. Detyrat që kryejnë grupet dhe

306 Johan Leman. Stef Janssens. “The Albanian and post-Soviet business of trafficking ëomen for

prostitution”. European Journal of Criminology 5 (2008): 435’. 307 Johan Leman. Stef Janssens. “Albanian Entrepreneurial Practices in Human Smuggling and

Trafficking: On the Road to the United Kingdom via Brussels, 1995-2005”. International Migration

50(6) (2012): 172 308 www.unodc.org/pdf/crime/publications/Pilot_survey.pdf, p.31.

Page 192: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

192

individët në këto organizata janë të ndryshme dhe varen shumë nga rolet që ato luajnë

në gjithë procesin e trafikimit të personave.

Këto role përfshijnë:

- investitorët: ata që vënë përpara fonde për funksionimin dhe mbikëqyrjen e gjithë

operacionit të trafikimit. Këta individë ka gjasa të jenë të njohur nga të punësuarit

në operacionet e përditshme, pasi ato janë pjesëtarë të organizatës. Struktura

piramidale është ajo që mbron anonimitetin e tyre, dhe ata mund të jenë të ndara

nga organizata;

- rekrutuesit: janë individët që kanë për detyrë të gjejnë “mallin” me të gjitha

mënyrat dhe format e njohura. Ata rekrutojnë si femra ashtu dhe njerëz për t’i

trafikuar jashtë vendit. Rekrutuesit mund të jenë ose anëtarë të kulturës dhe

komunitetit nga të cilët emigrantët janë rekrutuar ose nga zona dhe komunitete të

tjera;

- transportuesit: janë personat që merren me organizimin e transportimit,

transferimit, pasaportat, mjetet e transportit, rrugët e lëvizjes etj. Ata janë njerëz të

cilët duhet të jenë mjaft të gatshëm dhe të gjejnë skemën e sofistikuar të lëvizjes së

viktimave nga vendet e tyre të origjinës në ato të destinacionit, qoftë nga toka, deti

ose ajri;

- zyrtarët e korruptuar publikë apo mbrojtës: ata janë personat që lehtësojnë

procesin në të gjitha fazat e saj. Ata mund të ndihmojë në marrjen e dokumenteve

të udhëtimit, ose të pranojnë ryshfete për të mundësuar emigrantët të hyjnë / dalin

në mënyrë të paligjshme, ose për të mbuluar çdo hetim apo penguar çdo ndjekje

penale;

- informatorët: janë individët që kanë detyrë të mbledhin informacion mbi çështje të

tilla si procedurat e mbikëqyrjes kufitare, emigracionit dhe transitit, sistemet e

azilit, aktivitetet e policisë309;

- drejtues dhe anëtarët e ekuipazhit: janë përgjegjës për lëvizjen e personave të

trafikuar nga një pikë tranziti të tjera apo duke ndihmuar ata për të hyrë në vendin e

destinacionit;

- punonjësit e zbatimit të ligjit: janë kryesisht përgjegjës për stafin e policimit dhe

personave të trafikuar, si dhe për ruajtjen e rendit në p.k.k ose pikat e grumbullimit;

- mbledhësit e borxhit: janë në vendin e destinacionit për të mbledhur taksat në

vendet e shfrytëzimit;

- pastruesit e parave: pastrojnë të ardhurat e krimit, duke maskuar origjinën e tyre

përmes

- një sërë transaksionesh ose investimeve të tyre në biznese të ligjshme;

- mbështetësit e personelit dhe specialistëve: mund të përfshijnë njerëzit lokal në

pikat e tranzitit të cilët mund të ofrojnë strehim dhe ndihma të tjera. Individët mund

të marrin në një ose më shumë role brenda rrjetit. Rekrutuesit, për shembull, mund

të punojnë edhe si transportuesit ose shfrytëzuesit. Rolet e tjera përcjellëse mund të

përfshijë ekspertë kompjuterike që të aplikojnë për të punuar në qendrat e

rekrutimit online (duke ofruar vende pune ose rekrutimin e përcjelljen apo kërkesa

për nuse me e-mail), pra ata punojnë për "të thyer në gratë" me qëllim për t’i

përgatitur që ato që të punojnë si prostituta.

309 www.unodc.org/pdf/crime/publications/Pilot_survey.pdf, p.40.

Page 193: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

193

- Trafikantët e vetmuar

Ne disa raste, trafikimi nuk realizohet nga grupet kriminale, por nga individë "të lirë",

që nuk kanë lidhje të forta me rrjetet e trafikimit. Ndeshen raste të miqve apo të

anëtarëve të familjes që i marrin me vete njerëzit jashtë shtetit dhe ua shesin

trafikantëve. Trafikimi që realizohet në këtë shkallë të individualizuar, është i vështirë

për t'u identifikuar. Shembuj të shpeshtë për këtë janë shërbimet shtëpiake apo

martesat e detyruara, por dhe rastet e punës së sforcuar (p.sh. brenda komuniteteve të

mbyllura etnike) apo të prostituimit të detyruar. Kjo është shumë karakteristike për

vendin tonë sidomos në zonat rurale.

6. Profili i personave/viktimave të trafikuara

Studimi i profilit të viktimave të trafikimit është pjesë e rëndësishme e punimit tonë, i

cili do të përcaktojë profilin socio-demografik (grupmoshat, nivelin arsimor),

shpërndarjen gjeografike sipas vendbanimeve dhe elementë të tjera të domosdoshëm.

Nga të dhënat zyrtare nuk kemi ndonjë një profil të saktë të viktimave të trafikimit

dhe atyre të mundshme për periudhën 1992-2014. Përpjekje serioze në këtë fushë ka

patur nga organizatat joqeveritare (qendrat dhe strehezat), të cilat nëpërmjet

intervistimeve direkte kanë siguruar dhe analizuar të dhënat për profilin e viktimave të

trafikimit. Tipi i personave/viktimave që synohen/kërkohen nga trafikantet, varet

konkretisht nga kërkesa në vendin e destinacionit, e cila nuk është fikse por është në

një evoluim të vazhdueshëm. Kjo e bën të vështirë përcaktimin e profileve të

viktimave. Ka kërkesë për punë të detyruar në bujqësi, në kantiere ndërtimi, në

bizneset e ofertës/shpërndarjes së ushqimeve, nëpër familje, në industrinë e seksit,

dhe, po ashtu, ka treg që trajton kërkesat për heqje organesh jetësore etj.

6.1 Grupmoshat e viktimave të trafikimit

Grupet dhe individët e përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të personave

përgjithësisht e ndërtojnë biznesin e tyre sipas ligjeve të “kërkesë- ofertës” së tregut.

Për këtë qëllim ata shikojnë çmimet e “bursës” ditore ose mujore dhe vihen në kërkim

të gjahut të tyre njerëzor. Përgjithësisht janë në kërkim dhe targetojnë viktimat e

grupmoshave të reja sidomos femra dhe fëmijë. Gjatë gjithë periudhës në studim

1992-2013 vërehet se viktimat e grupmoshës 15-25 vjeç janë më të preferuara për

trafikantët. Kjo prirje shpjegohet për preferencën e moshës së re në treg por jo vetëm,

si dhe të faktit së kjo grupmoshë është më e lehtë të përpunohet e mashtrohet nga

trafikantët. Të dhënat e pakta zyrtare tregojnë se profili i viktimave të trafikimit sipas

përbërjes moshore për periudhën 1992-2005, ka qenë dominuese grupmosha 15 -28

vjeç që përbënte rreth 96 % e rasteve të trafikimit. Nga tërësia e numrit të viktimave

22 % e rasteve të viktimave të trafikimit e përbënin viktimat minorene310.

Edhe sipas sondazheve të organizatave joqeveritare rezulton se në vend të parë janë

grupmoshat 19-25 vjeç, ndjekur nga ato mbi 26 vjeç dhe në vendin e tretë grupmosha

13-18 vjeç, të cilat kanë qenë target i trafikantëve për në tregun e seksit për periudhën

310 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Studimi mbi trafikimin e qënieve njerëzore për viet

1992-2005.

Page 194: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

194

2002-2009 (graf. 3)311.

78

52 58 53

2215 14

7

131

107

139

106

67

24 2026

8075

94

79

34

148 3

0

20

40

60

80

100

120

140

160

2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Graf. 3 Grupmoshat e viktimave të trafikimit, vitet 2002-2009

13-18 vjec 19-25 vjec mbi 26 vjec

Ky konstatim konfirmohet edhe nga intervistimi i shumë viktimave të trafikuara nga

disa organizatave të tjera joqeveritare, ku sipas tyre ka rezultuar se mosha e viktimave

të preferuara nga trafikantët ka qenë ajo 15 deri në 35 vjeç. Grupmosha 20-25 vjeç

përbënte 41 % të numrit të viktimave të intervistuara, rreth 19% e tyre i përkisnin

intervalit moshor 15–20 vjeç, dhe po kaq i përkisnin intervalit moshor 30–35 vjeç,

asaj të grupmoshës 25–30 vjeçare dhe mbi 35 vjeçare312. Shqetësues sipas tyre të

mbetej fakti që grupmoshat e reja përbënin një pjesë të mirë të VeT. Ky konstatim

mbështetet si në moshën e tyre të vogël gjatë procesit të ri-integrimit, ashtu edhe në

faktin që VeT e intervistuara kishin disa vite që asistoheshin në programe ri-integrimi,

fakt ky nga i cili del konkluzioni se mosha e VeT në momentin e trafikimit ka qenë

edhe më e re.

E njëjta gjë vihet re në studime të shumta të hulumtuara përmes burimeve dytësore

për qëllimin e këtij studimi. Përveç kësaj, në studimin e tyre, Ekonomi e të tjerë.,

gjetën se mosha mesatare e VeT të intervistuara (n=10), ishte 23 vjeç (2006: 46). Për

më tepër, në një studim të CAAHT (2008), rezultoi se nga 114 VeT të asistuara nga 4

Strehëzat e Koalicionit,17 17% e tyre ishin nën 18 vjeç dhe pjesa më e madhe e tyre

(68%), i përkiste moshës 18 – 30 vjeç. Një gjetje e ngjashme rezultoi edhe nga të

dhënat e strehëzave “Vatra” dhe “Të Ndryshëm & të Barabartë”. 18% e VeT (102) të

përfshira në studim, ishin nën 18 vjeç (Vatra, 2006) dhe po në të njëjtën moshë

rezulton rreth 20% e VeT në studimin e “Të Ndryshëm & të Barabartë” (2006)313.

Gjatë intervistave rezultoi se, shumica e femrave të akomoduara në strehëz, edhe pse i

përkisnin moshës madhore në momentin e intervistimit e trajtimit, kanë pohuar së

janë rekrutuar në trafikim në moshë minorene duke nisur nga mosha 13-14 vjeç.

311 Studimi “Evoluimi i trafikimit të qenieve njerëzore për vitet 2002-2009”. Qendra “Vatra” Vlorë,

312 Studim i Organizatës: Të Ndryshëm & Të Barabartë”Mbi riintegrimin social-ekonomik të viktimave

të trafikimit në Shqipëri”. Qershor 2009, fq.30 313 Organizatat: “Jetë dhe Shpresë” Gjirokastër, Qendra Psikosociale “Vatra”, Vlorë, “ Të Ndryshëm &

të Barabartë”, Tiranë dhe “Tjetër Vizion”, Elbasan, 2006.fq.31

Page 195: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

195

Gjithashtu duhet theksuar se numri i lartë i vajzave minorene në vitet 2002 deri në

2005 tregon se fenomeni vazhdon të jetë i pranishëm. Pas vitit 2005 shohim se

rekrutimi i vajzave minorene është më i vogël, por krahasuar me numrin e

përgjithshëm të viktimave të trafikimit, ai është i konsiderueshëm dhe tregon së ky

fenomen po vazhdon edhe pse me përmasa më të vogla.

Gjatë periudhës Dhjetor 2001-Shtator 2003, IOM ka asistuar në ri-integrimin e 116

vajzave dhe grave të trafikuara. Nga intervistimi i tyre ka rezultuar se viktimat e

grupmoshës 19-25vjeç përbënin 50% të viktimave, ato 14-18 vjeç me 26,8% dhe

grupmosha 31-35 vjeç zinte 9.5 % të tyre314.

6.2 Niveli arsimor i viktimave të trafikimit

Nga studimi i rasteve të viktimave të trafikimit rezulton se pjesa më e madhe e

vajzave dhe grave të përfshira në rrjetin e trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual

kanë nivel të ulët arsimor. Përgjithësisht, ato ose e kanë ndërprerë vazhdimin e

shkollës përpara së të trafikoheshin apo e kanë ndërprerë atë për shkak të përfshirjes

në trafikim. Niveli i ulët arsimor është një nga faktorët kryesorë të përfshirjes së

vajzave dhe grave në prostitucion.

Nga analiza e përgjigjeve të pyetësorëve të zhvilluara me viktimat e trafikimit

rezulton se 71% e tyre janë me arsim 8 vjeçar, 27 % me arsim të mesëm,1.2 %

analfabetë, 0.8 % me shkollë të lartë. Shumica e të trafikuarave kanë qenë të papuna

dhe përgjithësisht pa profesione, kësisoj rreth 77% e viktimave të intervistuara kanë

qenë të papuna, ndërsa 20% në punë sezonale ose të përkohshme315.

Përqindja e lartë e numrit të femrave me arsim 8-vjeçar, shpjegohet me faktin se këto

vajza në pamundësi të vazhdimit të shkollës së mesme për shkak të kushteve

ekonomike, largësisë nga shkolla ose mungesës së shkollës së mesme afër qendrës së

banimit si psh. në zonat rurale, janë më të prirura për t’u bërë pjesë e fenomenit të

trafikimit njerëzor.

Për sa i përket grupit të vajzave, të cilat kanë kryer arsimin e mesëm, përfshirja në

trafikim vjen si pasojë e mungesës së punës dhe premtimit nga ana e trafikantëve për

një punë dhe për një jetë më të mire në qytet fillimisht ose jashtë shtetit. Megjithëse

ka një rënie të këtyre grupeve, kjo nuk do të thotë së këto vajza dhe gra arsimohen më

tepër. Rënia e numrit lidhet drejtpërdrejt me rënien e numrit të përgjithshëm të

vajzave dhe grave të akomoduara në strehëz, domethënë edhe me rënien e fenomenit

të trafikimit.

Nga analiza e përgjigjeve të pyetësorëve të zhvilluar për qëllime studimore nga

Qendra Vatra316, vëmë re një numër të konsiderueshëm të vajzave me arsim 8-vjeçar,

sidomos në vitet 2002 deri në vitin 2005, ndërsa më pas ka filluar rënia e numrit të

tyre. Në vend të dytë janë viktimat me arsim të mesëm, të cilat në vitin 2004 kanë

314Citim: Manual “Trafikimi i qenieve njerezore dhe roli i shkolles ne parandalimin e tij per nxenesit e

shkollave 8-vjeçare. Nga Instituti I Studimeve Pedagogjike, fq.7 315 Citim i Studimit “Mbi trafikimin e qënieve njerëzore për viet 1992-2005”. Drejtoria e Përgjithshme

e Policisë së Shtetit. Viti 2005 316 Studimi “Evoluimi i trafikimit të qenieve njerëzore për vitet 2002-2009”. Qendra “Vatra” Vlorë,

Page 196: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

196

patur kuotat më të larta me 82 raste. Dhe më pas janë viktimat analfabete që në vitin

2004 kanë qenë 3.1 herë më shumë, krahasuar me vitin 2002 (shif graf.4).

Përgjithësisht vajzat analfabete nuk e kanë frekuentuar asnjëherë shkollën dhe janë

shumë herë më të prirura për t’u përfshirë në trafikim. Theksojmë së më i përfshirë

nga ky fenomen është komuniteti rom.

E njëjta gjetje shihet edhe në Raportin Vjetor (2007) të organizatës “Të Ndryshëm &

të Barabartë”, 63 % e VeT të asistuara gjatë këtij viti prej kësaj organizate kanë kryer

arsimin tetëvjeçar. Ndërkohë sipas studimit të CAAHT, 51 % e të gjitha VeT (114), e

kanë kryer arsimin e detyrueshëm, duke e lënë shkollën në moshën 14 vjeç.

Sipas IOM, përsa i përket nivelit të tyre të arsimimit, nga të 116 vajzat dhe gratë e

ndihmuara, shumica e tyre, 47.5%, kanë mbaruar shkollën 8-vjeçare, kurse 17.3% nuk

kanë qenë asnjëherë në shkollë dhe vetëm 9.4% kanë mbaruar shkollën e mesme.

6.4% kanë mbaruar arsimin fillor dhe 6.1% atë të mesëm. 0.8% kanë lënë shkollën e

lartë dhe 2.5 % janë në shkollë të mesme317.

6.3 Shpërndarja gjeografike e viktimave të trafikimit

Të dhënat e analizuara nga intervistimi i viktimave të trafikimit për këtë qëllim

tregojnë se numri më i madh i vajzave dhe grave, vijnë nga zonat rurale (Graf.5)318.

317 Studim i IOM, Tiranë, Tetor 2003 318 Studimi “Evoluimi i trafikimit të qenieve njerëzore për vitet 2002-2009”. Qendra “Vatra” Vlorë, fq.40-42

Page 197: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

197

0

50

100

150

200

250

300

179118 142

10259 44 20

16

110

117

149

136

64 32 43

20

Graf. 5 Viktimat sipas vendbanimit, vitet 2002-2009

urbane rurale

Përjashtim këtu bën viti 2002, i cili përmban numrin me të madh të vajzave dhe grave

që vijnë nga zonat urbane. Mbas vitit 2003, zona rurale mbizotëron mbi zonën

urbane. Por diferenca që vihet re midis këtyre zonave nuk është shumë e madhe.

Nga analiza e të dhënave vihet re se pjesa më e madhe e vajzave dhe grave, viktima të

trafikimit, të cilat janë banuese në qytet, kanë lindur në zona rurale. Në vija të

përgjithshme, numri total i vajzave dhe grave, si për zonën urbane, por edhe për atë

rurale është zvogëluar me kalimin e viteve.

Arsyet e prejardhjes më të madhe të viktimave nga zonat rurale shpjegohet me

situatën socio-ekonomike dhe vështirësitë e jetesës së këtyre zonave si dhe

pamundësinë e daljes nga kjo situatë. Mbi 85% e viktimave të intervistuara nuk kanë qenë

të punësuara me parë, ato nuk kanë një profesion dhe perspektivë për t’u punësuar.

Pothuajse gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në shtëpi dhe nuk kanë frekuentuar

shkollat. Vetëm 12% e viktimave kanë pohuar se kanë punuar përpara se të

trafikoheshin në punë të ndryshme si: rrobaqepësi etj.

Duke pasur një migrim të brendshëm në shkallë të lartë, pjesa e mbetur që jeton në

zona rurale ka jetesë më të vështirë dhe të izoluar. Gjithashtu mund të shpjegohet

edhe fakti se me gjithë përpjekjet e faktorëve të ndryshëm për ndërgjegjësimin e

popullsisë ndaj fenomenit të trafikimit, ndikimi i tij në zonat rurale qëndron ende i

ulët.

Edhe studimi i IOM konfirmon të njëjtat gjetje si ato të studimeve të qendrave ose

strehëzave të tjera, ku vajzat dhe gratë e trafikuara dhe të asistuara prej kësaj

organizate, kanë qenë nga qyteti (44%), dhe nga fshati (56 %)319.

Sipas rajoneve vendlindja e viktimave ka një shpërndarje gjeografike relativisht të

gjerë. Kësisoj, 48% e viktimave vijnë nga zona Jugore (përfshi zonën jugperëndimore

319 Citim: Manual “Trafikimi i qenieve njerezore dhe roli i shkollës në parandalimin e tij per nxenesit e

shkollave 8-vjeçare. Nga Instituti I Studimeve Pedagogjike, fq.9

Page 198: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

198

dhe juglindore) e Shqipërisë, 37% kanë lindur në zonën e Shqipërisë së Mesme dhe

15% e viktimave kanë lindur në zonën Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë320.

Përveç kësaj, nga hulumtimi i literaturës rezulton se vendi i prejardhjes së VeT ka

përqendrime të ndryshme, në varësi edhe të vendndodhjes gjeografike të vetë

strehëzës.

Kështu, në studimin e CAAHT (2008), rezulton se nga 114 VeT të asistuara, 50% e

tyre e kanë origjinën nga rrethet e Fierit, Beratit dhe Vlorës (13). Ndërkohë në

raportin vjetor (D&E: 2007), Shkodra, Tirana dhe Lezha ishin qytetet me numrin më

të madh të përfitueseve të referuara në harkun kohor që përfshin raporti në fjalë.

Përsa i përket gjendjes civile të viktimat, nga intervistat del në pah se statusi civil i

pjesës më të madhe të të intervistuarave është ‘beqare’ me (81%) . Në një përqindje

më të vogël, ose 11% dhe 7.4%, gjendja civile e viktimave është e divorcuar dhe e

martuar përkatësisht. E njëjta gjetje rezulton edhe nga hulumtimi i literaturës. Edhe në

studimin e CAAHT, 59% e VeT (n=114), janë beqare (2008: 11).

7. Identifikimi i viktimave të trafikuara

Për identifikimin më të mirë të viktimave të trafikimit ekzistojnë disa praktika të mira

të cilat ka rëndësi të mbahen mirë parasysh gjatë kontaktit me to.

a. Kontakti i parë

Më qëllim identifikimin e një rasti trafikimi është thelbësore që të identifikohen

personat që dyshohet së janë trafikuar, të sigurohen të drejtat e tyre dhe të bëhen

përpjekje për te mundësuar dëshminë e tyre kundër trafikantëve. Procesi i

identifikimit mbështetet mbi metodën shumë-agjenci që përfshin aktorë të ndryshëm,

si Policia e Shtetit në përgjithësi, dhe posaçërisht Policia Kufitare, punonjësit e

doganave, inspektorët e punës, agjencitë jo-qeveritare dhe qeveritare mbështetëse.

Ndeshja me një person që dyshohet se është i trafikuar duhet të rezultojë në një

veprim të shpejtë, si më poshtë:

- Njoftimin e menjëhershëm të njësisë/zyrës kundër trafikimit të personave,

- Trajtimin të saj/ e tij si viktimë e një krimi të rëndë,

- Lehtësimin e referimit të saj/ e tij të shërbimet e specializuara, mbështetëse,

- Referimin e menjëhershëm të një fëmije të pashoqëruar te një kujdestar

- Trajtimin e rastit si një hetim të mundshëm kriminal të fshehtë (e zbatueshme në

rast se identifikimi kryhet nga oficeret e policisë).

b. Punonjësit e policisë mund të identifikojnë një viktimë të krimit në një sëre mënyrash:

- Nga një viktimë që ka shpëtuar dhe ka kërkuar ndihmën e policisë,

- Nga një viktimë që zbulohet ose identifikohet nga punonjësit e policisë gjatë një

monitorimi, ndërhyrjeje, hetimi apo kontrolli që nuk ka lidhje me trafikimin,

320 Citim: Manual “Trafikimi i qenieve njerezore dhe roli i shkollës në parandalimin e tij për nxënësit e

shkollave 8-vjeçare. Nga Instituti i Studimeve Pedagogjike, fq.9

Page 199: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

199

- Nga një viktimë që shpëtohet apo identifikohet nga punonjësit e policisë gjatë

ndjekjes së procedurave hetimore specifike pro-aktive kundër trafikimit,

- Si rezultat i një hetimi reaktiv, të nisur në bazë të kallëzimit të familjarëve të

viktimës,

- Nga një viktimë që vjen në vëmendje të policisë nëpërmjet një agjencie “palë e

tretë“ ose nga një individ, si për shembull një viktimë tjetër e trafikuar ose kolege

e punës; një agjenci tjetër e zbatimit të ligjit ose të shërbimit inteligjent; nga një

departament që merret me shërbime sociale,

- Nga një organizatë ndërqeveritare dhe jo-qeveritare, e përfshirë në sigurimin e

ndihmës për viktimat të vendosura nëpër strehime ose në vende të tjera

Të gjithë punonjësit e zbatimit te ligjit kanë një detyrë të qartë të reagojnë menjëherë

kur marrin njoftime mbi një viktimë të trafikuar, ose kur një viktimë tjetër apo palë e

tretë ofron informacion apo prova në lidhje me viktimat e trafikuara.

Në rast se një punonjës policie ndeshet me një viktimë që dyshohet se është trafikuar,

duhen të merren në konsideratë udhëzimet e mëposhtme mbi si duhet

intervistuar/kontaktuar një viktimë, edhe mbi disa pyetje që mund të duhet të

drejtohen gjatë kontaktit të parë. Në rast se nuk është i sigurt, punonjësi duhet të

thërrasë gjithmonë njësinë e specializuar hetimore ose t'ia referojë personin një OJF

vendore që mbështet personat e trafikuar dhe të informojë njësinë e specializuar:

Page 200: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

200

- RREGULLA TË ARTA PËR IDENTIFIKIMIN E VIKTIMAVE:

1. Mos dëmtoni

Trajtoni çdo person të trafikuar (të prezumuar) dhe të gjithë situatën sikur mundësia e shkaktimit të dëmit është

shumë e lartë derisa të provohet e kundërta. Mos ndërmerrni një intervistë që do ta bënte më të rëndë situatën e

personit në fjalë, qoftë për një kohë të shkurtër, apo dhe për një kohë të gjatë.

2. Njihni mirë lëndën dhe vlerësoni rreziqet

2.1. Mos ri-traumatizoni viktimën

Mos bëni pyetje që do të provokonin një përgjigje emocionale. Përgatituni t'i përgjigjeni fatkeqësisë së tij/të saj

dhe t'i jepni kurajo.

2.2 Përgatituni për ndërhyrje emergjente

Përgatituni të reagoni në rast se personi i trafikuar ju thotë se ndodhet në rrezik.

2.3 Përdorni sa më mirë informacionin

Përdorni informacionin në një mënyrë që të përfitojë personi, ose që të ndihmojë zhvillimin e politikave të mira

dhe të ndërhyrjeve të planifikuara për personat e trafikuar, në përgjithësi.321

Njihni rreziqet që shoqërojnë trafikimin dhe historinë e secilit person para se të nisni një intervistë.

3. Përgatitni informacionin referues -mos jepni premtime qe nuk do te mund t'i mbani

Përgatituni qe te jepni informacion ne gjuhen e personit dhe ne gjuhen e vendit (ne rast se është e ndryshme)

mbi shërbimet e nevojshme ligjore, shëndetësore, mbi kushtet e strehimit dhe shërbimet e sigurisë dhe të

ndihmoni në lidhje me referimin e personit, në rast se kërkohet.

4. Zgjidhni me kujdes dhe përgatitini përkthyesit dhe bashkëpunëtoret

Peshoni rreziqet dhe përfitimet që kanë të bëjnë me punësimin e përkthyesve, bashkëpunëtorëve ose të tjerëve,

dhe hartoni metoda të përshtatshme për intervistimin.

5. Siguroni anonimatin dhe fshehtësinë

Mbroni identitetin dhe fshehtësinë e të intervistuarit gjatë gjithë procesit të intervistës–që nga momenti i

kontaktimit deri në momentin kur bëhen publike të dhënat e saj/të tij.

6. Siguroni pranimin nga ana e viktimës, pasi ai/ajo te jene mire-informuar

Sigurohuni qe secili person i intervistuar te kuptoje përmbajtjen dhe qëllimin e intervistës, qëllimin e

përdorimit të informacionit, të drejtën që ka për të mos iu përgjigjur pyetjeve, të drejtën që ta mbyll intervistën

në çdo kohë që të dëshirojë, të drejtën që të vendosë kufizime mbi mënyrën se si do të përdoret informacioni.

7. Dëgjoni dhe respektoni vlerësimin që personi i bën situatës se tij/te saj dhe rreziqeve për sigurinë e tij/te

saj

Duhet të mbani parasysh faktin që çdo person ka shqetësime të ndryshme, dhe se mënyra se si ai/ajo i shikon

problemet e tij/të saj ndryshojnë nga mënyra se si i shikojnë të tjerët.

7.1 Përdorimi i treguesit -sfidat specifike të rasteve të trafikimit Dilema e punonjësit te policisë qe dyshon nëse ka te beje me një person te trafikuar, apo jo, është e lidhur

shpesh me faktin se ne pamje te pare disa tregues mund te te çojnë ne zbatimin e masave te ndryshme nga ato

qe janë te zbatueshme për personat e trafikuar, si për shembull dispozitat qe parashikojnë trajtimin e tyre si

imigrantë te paligjshëm apo punëtore te parregullt.

Rastet e trafikimit rrallë herë janë të qarta me kontaktin e parë, veçanërisht sepse

viktimat japin informacion te pjesshëm dhe ç'orientues, pasi janë te frikësuar. Dallimi

se kemi te bëjmë me një person qe ka kryer një krim (p.sh. imigrant i paligjshëm ose

një punëtor i parregullt) apo me një person te trafikuar, është një nga sfidat me të cilën

përballen punonjësit e policisë. Për te krijuar sigurinë, do të duhen aftësi dhe cilësi te

321 Rekomandimet etike dhe mbi sigurine gjate trafikimit të grave të trafikuara, viti 2003

Page 201: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

201

punonjësve për te vështruar përtej sipërfaqes dhe për te analizuar treguesit e

trafikimit.

7.1 Parimet që duhet të zbatohen në rastin e kontaktit të parë me personin që

dyshohet se është i trafikuar

Ka rendësi qe te mbahen parasysh praktikat me te mira ne përputhje me standardet

dhe parimet e OKB, si vijon;

Në rast se ka disa elemente që tregojnë se individi mund te jete viktime e një skeme

trafikimi, personi 'nuk duhet te arrestohet akuzohet apo penalizohet për hyrjen apo

rezidencën e tij/te saj te paligjshme ne vendet e transitit apo destinacionit. ose

përfshirjen ne veprimtari te paligjshme kur kjo ka ardhur për rrjedhojë e situatës se

tyre te drejtpërdrejte si persona te trafikuar322,

Me tej, në respektim te ”dispozitës se mos-dënimit”, e zbatueshme për personat e

trafikuar323, “Ne rast se organet kompetente kane arsye te mjaftueshme për te besuar

se një person ka qene viktime e trafikimit te qenieve njerëzore, ai person nuk do te

largohet nga territori ku është, deri sa te përfundojë procesi i identifikimit te tij si

viktime e një vepre penale nga ana e organeve kompetente”,

Në rast se punonjësi ndeshet me një viktime te dyshuar te krimit dhe nuk është ne

gjendje te përfundoje procesin e identifikimit (mungese kohe, burimesh, rrethanash,

procedurash te pamjaftueshme), punonjësi duhet t'ia kaloje rastin një njësie te

specializuar, e cila ka burimet për ta çuar procesin e vlerësimit deri ne fund,

mundësisht duke ofruar sa me shume informacion mbi elementet e përfituara gjate

kontaktit te pare me viktimën e mundshme, ne një deklarate me shkrim, te qarte dhe te

plote.

Logjika sipas parimeve ligjore te përmendura me lart është rritja e mundësive te

penalizmit te trafikanteve, duke pakësuar ne te njëjtën kohe rrezikun e ri-viktimizimit

te individëve qe janë trafikuar.

7. 2 Teknikat në ndihmë të identifikimit

Është e vështirë te identifikosh viktimat, sepse ne rastet me te shumta ata duken si

njerëz të zakonshëm. Për ketë arsye, është e nevojshme qe te vështrohet nen sipërfaqe

për te dalluar tek personi te dhënat e mëposhtme:

- Prova të të qenit nën kontroll;

- Prova te pamundësisë për te lëvizur lirisht, ose te largimit nga vendi i punës;

- Shenja neper trup ose shenja dëmtimesh te tjera;

- Vështirësi apo pa-aftësi për te komunikuar ne gjuhen e vendit;

- E sjelle/e ardhur kohet e fundit nga një ane tjetër e botes/shtet tjetër/rreth tjetër i

vendit;

- Mungesa e pasaportës, e dokumentacionit te imigrimit apo te identifikimit;

322 Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, 'Parimet dhe Udhëzimet e Rekomanduara mbi

të Drejtat e Njeriut dhe Trafikimin Njerezor', 2002 (rrjedhojë e Protokollit të OKB mbi Trafikimin). 323 Konventa e Këshillit të Europës.

Page 202: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

202

- Shenja te frikës apo të depresionit;

Trafikantet përdorin teknika nga më të ndryshme për t'i mbajtur viktimat të

skllavëruara. Madje, disa prej tyre i mbajnë viktimat të mbyllura me çelës. Megjithatë,

praktika me e shpeshtë është që të përdoren teknika sa më pak të dallueshme,

përfshirë:

- Detyrimin e shlyerjes se borxhit -detyrimet financiare, fjalën e dhëne se do te

shpërbleje për borxhin e marre.

- Izolimin nga publiku -kufizimi i kontaktit me ata qe vijnë nga jashtë dhe sigurimi

qe çdo kontakt i marre te monitorohet, ose te jete i parëndësishëm.

- Izolimin nga anëtaret e familjes dhe anëtaret e komunitetit te tyre etnik dhe fetar.

- Konfiskimin e pasaportave, te dokumentit te vizës dhe/ose ti!; dokumenteve te

identifikimit.

- Përdorimin ose kërcënimin për te ushtruar dhune ndaj viktimës dhe/ose familjes

se viktimës.

- Kërcënimin e turpërimit te viktimave duke ua zbuluar rrethanat familjeve te tyre.

- Kërcënimin e viktimës duke i thëne se do te burgoset, ose dëbohet për shkak te

shkeljes se ligjeve te imigrimit, ne rast se ato kontaktojnë autoritetet.

- Kontrollimin e parave te viktimës, p.sh., duke mos u lëne para ne dore me

pretekstin se ua mbajnë paratë 'për siguri.

- Përdorimin e besimeve fetare dhe te ritualeve tradicionale.

- Rezultati i këtyre teknikave është futja e frikës. Izolimi i viktimave rendohet me

shume, pasi ato nuk flasin gjuhen e vendit te destinacionit dhe vijnë nga vende ku

nuk ka besim ndaj punonjësve te zbatimit te ligjit.

Mbajtja parasysh e treguesve mund te ndihmoje për të përcaktuar nëse dikush është

viktime e trafikimit njerëzor. Ka rendësi qe t'i flasësh viktimës se mundshme ne një

mjedis te sigurte dhe jo ne sytë e te tjerëve. Nëse është dikush, qe duket sikur ruan,

shoqëron viktimën, ju duhet te përpiqeni ta ndani viktimën nga ai person. Personi

shoqërues mund te jete trafikant, ose një njeri qe punon për trafikantin.

Gjetja e me shume treguesve specifike, mund te luaje rol te rëndësishëm ne lidhje me

rastet qe paraqiten te shfrytëzimit.

Me poshtë jepen disa nga treguesit qe mund te jene te dobishëm ne rastet e personave

qe dyshohen se kane qene trafikuar për shfrytëzim seksual:

- Personi (me shpesh gra dhe vajza) është dhunuar dhe rrahur nga grupi/individi qe

e mban nen kontroll, për ta detyruar te nënshtrohet;

- Personi është nen kontroll. Ne rast se ajo/ai ka një telefon celular, edhe ai përdoret

për ta mbajtur nen kontroll;

- Te hollat qe fitohen i mbahen, pjesërisht ose totalisht; vete personi ka një kontroll

te paket mbi fitimet e saj/te tij;

- Personi nuk ka liri te vendos kur do te punoje dhe për sa kohe do te punoje; orët e

punës dhe kushtet e punës i imponohen asaj/atij nga individi/grupi;

- E drejta për t'u kthyer ne shtëpi (nga vendi i huaj ose nga brenda vendit te saj/te

tij) kufizohet, ndalohet ose kontrollohet nga individi/grupi qe e mban nen kontroll;

- Kërcënimet për hakmarrje, ne rastet e përpjekjeve për shpëtim, i bëhen vete

prostitutës dhe kundër familjes/fëmijëve te saj (ka raste te grave vajzave qe kane

Page 203: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

203

arritur te shpëtojnë dhe te gjejnë vend për te qëndruar ne streha te caktuara për

ketë qellim, ose neper struktura te tjera, te cilat janë gjetur, marre me force dhe ri-

futur ne ciklin e biznesit);

- Frikësimi përdoret si një alternative, ose edhe plus dhunës qe ushtrohet mbi

personin për ta kontrolluar atë.

Agjencitë dhe individët qe merren me identifikimin janë kryesisht:

Policia, hetuesit e specializuar, policia e kufirit, në rast se viktimat

transferohen/shiten nga një vend te tjetri, OJF, punonjësit sociale, organet e

imigrimit, pronaret e shtëpive publike dhe prostitutat, në vendet ku prostitucioni është

i ligjëruar, fqinjët, p.sh. prostitucioni në apartamente, shoferet e taksive, p.sh. që i

dërgojnë prostituta neper hotele te klientët, klientët, shërbimet shëndetësore.

Treguesit qe mund te jene te dobishëm kur trajtohen personat qe dyshohet se janë

trafikuar për shfrytëzim te punës se detyruar, mund te jene si me poshtë:

- Punëtorit i ndalohet te largohet nga vendi i tij/i saj i punës;

- Punëtori i nënshtrohet, ose i është nënshtruar, dhunës fizike ose seksuale;

- Ai/ajo mbahet nen kontroll nëpërmjet kërcënimeve për denoncim tek autoritetet

(shpesh e përdorur me migrantët e paligjshëm ose punëtoret e parregullt);

- Personit nuk i jepet rroga pasi ai/ajo duhet te paguaje borxhin qe i ka

punëdhënësit;

- Paratë qe merr për shërbimet qe ofron, janë nen rrogën minimale, ose nen

standardet e drejta e te arsyeshme qe zbatohen ne respektim te punës se kryer;

- Orët e punës janë disproporcionale ne krahasim me kompensimin qe mund te

marre;

- Kushtet e punës janë shume te ndryshme nga ato për te cilat punëtori kishte rene

dakord ne fillim;

- Nuk mund te beje asnjë lloj negociate ne lidhje me kushtet e punës.

Agjencitë dhe individët qe përfshihen ne identifikim janë kryesisht:

- Inspektoret e punës

- Punonjësit e policisë

- Hetuesit e specializuar

- Sindikatat

- Shoqatat e punëtoreve

- Organet e imigrimit

- Punonjësit sociale

- Shërbimet shëndetësore

- Organizatat dhe komunitetet e emigranteve

Treguesit që mund të shërbejnë, kur trajtohen personat që dyshohen se janë trafikuar

dhe shfrytëzuar për shërbime shtëpiake, janë shpesh të ngjashëm ose identike me ato

që përdoren për identifikimin e rasteve te punës se detyruar, por qe mund te ketë edhe

elemente te tjera karakteristike, si:

Page 204: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

204

- Jetesa në të njëjtin vend;

- Mosrespektimi i vazhdueshëm i orëve te caktuara te punës dhe i pushimeve gjate

ditës, apo ne fund te javës;

- Kryerja e veprimeve ofenduese ose shprehja e qëndrimeve raciste kundër

punëtores/punëtorit qe shërben ne shtëpi;

- Ajo/ai është i/e ekspozuar ndaj dhunës/abuzimit fizik dhe seksual;

- Ajo/ai e ka te ndaluar te lëvize lirisht jashtë vendit te banimit te punës;

- Nuk i paguhet kompensimi, ose është fare i pamjaftueshëm për te patur një jete

normale e te pavarur nga puna qe kryen.

Shërbimet shtëpiake është rasti me i vështire për t'u identifikuar i trafikimit, pasi është

e vështire qe te mbledhësh prova për te duke qene se është nje veprimtari qe ndodh

vetëm ne sferën private. Shume shpesh ndodh qe viktimat shfrytëzohen nga njerëz

shume te respektuar. Ne rastet e shërbimeve shtëpiake është shume e vështire për

policinë qe te gjeje prova. Ata mund te hyjne ne shtëpi vetëm ne rast se lajmërohen

nga vete viktima ose nga anëtaret e komunitetit. Agjencitë dhe individët qe përfshihen

ne identifikim janë kryesisht:

- Fqinjët

- Miqtë

- Anëtaret e familjes

- Sistemi i policimit te komunitetit

- Organizatat e migrantëve

Punonjësi i policisë duhet të mbajë parasysh që me ndryshimin e kërkesës se tregut,

ndryshojnë mënyrat e veprimit te krimineleve, dhe për ketë arsye duhet te

kontrollohen rregullisht treguesit, për te pare nëse ata janë ende te zbatueshëm.

8. Sjellja e viktimës së trafikuar

Ka shumë të ngjare qe sjellja e viktimave te jete si me poshtë:

- Ato nuk kërkojnë te futen ne bisede. Nuk kane mendim te mire per veten.

- Ne rast se gjenden mes një grupi njerëzish, ato përpiqen te fshihen qe te mos

piketohen.

- Nuk u përgjigjen ose shmangin pyetjet me karakter personal (familja, planet për te

ardhmen, etj.), pasi kjo është shume e dhimbshme për to.

- Janë te stërvitura qe te fshehin ose te shtrembërojnë te vërtetën.

- Ka shume te ngjare qe ato te jene te shoqëruara, ose te jene 'te rekomanduara' tek

një tjetër, me qellim qe t'i parandalojnë te largohen.

- Evitojnë kontaktin me sy. E ndjejnë veten fajtore përsa u ka ngjare dhe qe

ndodhen ne atë situate. Mbani parasysh se ne disa vende, evitimi i kontaktit te

syve është shenje respekti për tjetrin.

Shumë persona u nënshtrohen abuzimeve te renda psikologjike. Përvoja e trafikimit

dhunon pavarësinë e një individi deri ne nivelin e integritetit fizik te tij/te saj.

Viktimës nuk i lejohet te vendose vete se kur do te ushqehet; nuk i lejohet te vendose

kur apo nëse mund te pushoje, dhe përsëri e përsëri trupi i tij/i saj abuzohet dhe

Page 205: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

205

sulmohet. Kjo humbje e kontrollit shpesh merret si aspekti me poshtërues i traumës.

Si rrjedhoje e drejtpërdrejtë e mjedisit abuziv, viktimat shtyhen drejt marrjes se

qëndrimeve konformiste, gjë qe i bën ato me te bindura vetëm për arsye te dëshirës se

shmangies te reagimeve agresive ndaj tyre. Ato jetojnë në një mjedis përjetësisht

mashtrues, ku trafikanti u jep informacione te gënjeshtërta, me synimin qe viktima te

mos mendoje t'i drejtohet policisë për ndihme e për shpëtim. Te gjitha mundësitë apo

aftësitë e tyre për t'i dale përballe rrezikut shndërrohen ne zero nga mjetet dhe teknikat

qe përdor trafikanti për t'i nënshtruar ato. Për rrjedhoje, shumica e viktimave bëhen te

ndrydhura, pasive dhe dyshuese, dhe ndeshen me vështirësi kur kërkojnë te luftojnë

kundër gjendjes se tmerrshme ne te cilën përfundojnë.

Është e rëndësishme qe te theksohet se kjo është e zbatueshme për disa raste, por nuk

është domosdoshmërish e vërtete për te gjithë personat e trafikuar.

Grackat që përdoren dhe korrupsioni

Pas një operacioni te përbashkët te policisë vendore dhe asaj ndërkombëtare në Maqedoni ne

një zone te caktuar, një numër prej 12 vajzash u shpëtuan nga “Bari” ku punonin. Te pyetura

nëse janë viktima te trafikimit, te gjitha u përgjigjen 'jo'. Pas intervistimeve te veçanta qe u

bën, ato treguan se mbaheshin peng, detyroheshin te punonin si prostituta, por nuk munden te

tregonin te vërtetën kur u pyeten ne fillim, pasi njëra nga vajzat ishte "mamaja", dora e

djathte e trafikantit dhe ato kishin frike te prononcoheshin. Pasi u identifikuan si viktima te

trafikimit, policia ndërkombëtare i vendosi vajzat ne një stacion te policisë vendore për

procedura te mëtejshme, për t'i referuar për asistence dhe riatdhesim.

Një polic vendor shiti dy nga vajzat përsëri tek trafikanti. Ato u rrahën dhe banda i përdhunoi

per disa jave me radhe, derisa njëra nga to arriti te shpëtonte dhe te informonte policinë

ndërkombëtare.

Situata komplekse, ku e gjejnë veten shpesh viktimat, e bën te vështire qe t'u afrohesh

atyre, te vendosesh marrëdhënie bashkëpunimi e besimi, te marrësh përgjigje te

vërteta dhe te kuptohen plotësisht vendimet dhe reagimet e tyre.

Ata që janë ende në një situate trafikimi shpesh:

- Ndihen te futur ne gracke, pa rrugëdalje;

- Punojnë ne një sektor informal, shpesh te paligjshëm ose te fshehte;

- Kane informacion te kufizuar mbi te drejtat e tyre dhe opsionet ligjore;

- Kane liri te kufizuar personale;

- Janë te lëvizshëm, shpesh ne transit, nga nje qytet te tjetri, ose shiten nga një

ndërmarrje tek tjetra;

- Mund te kenë përjetuar abuzime fizike, seksuale ose psikologjike dhe kërcënime

kundër vete atyre apo familjes;

- Janë te pambrojtur përballe dhunës, gjobave dhe dënimeve nga punëdhënësit apo

agjentet e tyre;

- Nuk kane status ligjor ne vendin ku ndodhen;

- U janë marre dokumentet dhe i frikësohen dëbimit;

- Gënjejnë për moshën e tyre, sidomos kur janë te mitur;

- Janë mbërthyer ne situate te detyrimit me ane te borxhit ose te detyrimeve te tjera

kufizuese, te imponuara nga krimi i organizuar dhe zyrtare te korruptuar

qeveritare, apo pjesëtare te policisë ose ushtrisë;

Page 206: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

206

Përdorin reagime vete-mbrojtëse ose demonstrojnë simptoma te traumës dhe stresit qe

reflektohet në sens te ç'orientuar mbi kohen dhe hapësirën, humbje kujtese, sjellje të

rrezikshme, ose nënvlerësim te rrezikut .

Ata që janë larguar nga situata e trafikimit shpesh:

- Kane disa nga shqetësimet viktimave ne situate trafikimi e njëjta me ato te (shih

me lart);

- Vazhdojnë të ndjejnë se, dhe ndoshta, janë nen vëzhgim apo duke u ndjekur nga

trafikantet ose te tjerët te lidhur me ta (shume gra te trafikuara rekrutohen nga

persona qe jetojnë diku afër, shume shpesh nga ndonjë bashkëfshatar ose

bashkëqytetar);

- Kane borxhe te pambyllura ose u detyrohen para trafikanteve (sipas llogaritjeve te

këtyre te fundit);

- Mund të kenë frike nga hakmarrja kundër tyre dhe/ose familjeve te tyre;

- Kane vetëm një status te përkohshëm qëndrimi ne vendin e destinacionit dhe i

frikësohen dëbimit;

- Ndjejnë, dhe shpesh janë, te turpëruar nga ana e shoqërisë për shkak te përvojës

dhe punës se tyre, dhe rrezikojnë qe te refuzohen nga familja dhe anëtaret e

komunitetit, ne rast se zbulohen ngjarjet e kaluara;

- Janë te prirur te përjetojnë strese ekstreme sapo te dalin nga situata dhe heqin dore

nga te gjithë ato mekanizma psikologjike te mëparshëm qe përdorin për mbijetese.

- Megjithatë, nuk duhet te mendohet se te gjithë ata qe kane qene trafikuar janë te

traumatizuar dhe se e konsiderojnë veten si viktime. Shume nga to janë ne

rrethana te paqarta dhe mund te kenë ndjenja dhe bindje te ngatërruara e

kontradiktore.

Për shëmbull:

- Nuk është e rralle qe një person te ketë marrëdhënie intime me njërin nga

pjesëtaret e rrjetit, apo ushqejnë ndjenja besnikërie, mirënjohjeje, ose te paktën

varësie nga një individ qe lidhet me situatën e tij/te saj prej te "burgosuri".

- Disa viktima nuk e shohin veten si te kenë qene "trafikuar" dhe nuk kërkojnë te

trajtohen si te tilla. Ata mund ta shikojnë përvojën e tyre si rrjedhoje e një vendimi

te keq prej te cilit janë/ishin detyruar te respektonin kushtet e kontratës se tyre.

Disa viktima mund ta shohin si një situate te përkohshme gjate te cilës ata/ato

kane ndërmend te fitojnë te holla te mjaftueshme për te shlyer borxhin dhe për te

mbajtur veten dhe familjet ne vendin e tyre.

Viktimat mund te mos i konsiderojnë rrethanat ku punojnë si abuzive apo te ngjashme

me kushtet skllavëruese, dhe mund të mos kundërshtojnë vete punën qe bënin, por

kundërshtojnë vetëm marrëdhëniet e krijuara te cilat i quajnë skllavëruese.

Sa me e fortë të jetë ndjenja e viktimës se ai/ajo po respektohet, dhe se po mendohet

për mirëqenien e tij/te saj, aq me shume ka te ngjare qe ai/ajo te japë hollësira te sakta

dhe te shumta mbi përvojën e tij/te saj.

Page 207: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

207

9. Bashkëpunimi me viktimat e trafikimit

Gjatë hetimit punonjësit e zbatimit te ligjit, gjyqtaret dhe prokurorët duhet të

vlerësojnë ndikimin që ka trauma mbi viktimat e trafikuara dhe të kuptojnë që

simptomat e tilla si, mungesa e bashkëpunimit apo shfaqja hapur e armiqësisë,

mosaftësia e të mbajturit mend të ngjarjeve në hollësi, pasaktësitë dhe korrigjimet e

mëvonshme të tregimeve të mëparshme, apo sajime të ngjarjeve të veçanta, ka më

shumë mundësi që të ndodhin si rrjedhojë e traumave të përjetuara, se sa si një

vendim i qëllimshëm për të mos bashkëpunuar.

Mund te ndodh qe vetëm pasi viktima e traumatizuar ka marre ndihmën e

specialisteve dhe ka fituar një shkalle autonomie për një periudhe kohe, qe ai/ajo te

jete ne gjendje të marre vendime bazuar mbi një informim te mire për veten e tij/te

saj, ose te ofroje një histori të hollësishme mbi ngjarjet e ndodhura. Një seancë e

parakohshme pyetjesh, në shumë raste do te sforconte aftësinë e viktimës për te

kujtuar ngjarjet.

Vetë viktimat nuk e kuptojnë se perse ata nuk arrijnë te kujtojnë dhe ka mundësi që të

tentojnë te sajojnë hollësi qe mungojnë ne tregimin e tyre, me qellim qe "te mbushin

boshllëqet" e kujtesës se tyre. Megjithatë, ne një faze te mëvonshme te procedurave,

kur viktima te mbaje mend me mire, pasi tanimë asaj/atij do t'i vije kujtesa, do te jete

e vështire për te, qe te ndryshoje tregimin e saj/te tij. Ne rrethana normale, ne mbajmë

mend me mire ngjarjet qe kane ndodhur me afër, se sa ngjarjet e hershme,për viktimat

e dhunës është e vërtete e kundërta. Prokuroret dhe gjyqtaret duhet te kuptojnë qe çdo

përpjekje për ta sforcuar viktimën te kujtoje ngjarjet, nuk do te kontribuonte ne

hetimet, por do te përbente një shkak te forte për një ri-traumatizëm.

Meqenëse është e vështire te përcaktosh se sa kohe do t'i duhet viktimës për te kujtuar

përvojat e saj/te tij -koha e përcaktuar për ketë periudhe mund te shkoje nga disa jave

ne disa muaj, gjë e cila bën te domosdoshme te organizohen këshillime profesionale

nga specialiste përkatës.

Mënyra më e mirë për menaxhimin e një viktime të traumatizuar nga pikëpamja

profesionale, do të kërkonte një përqasje dy-fazore:

- Faza e parë: qetësimi, stabilizimi i viktimës nëpërmjet ofrimit të sigurisë dhe të

ndihmës se specializuar

- Faza e dytë: fillimi i hetimeve pasi të jetë stabilizuar viktima

9.1 Rreziku i viktimizimit për së dyti

Viktimizimi për së dyti i referohet viktimizimit që ndodh jo si rezultat i drejtpërdrejt i

veprës kriminale, por për shkak të reagimit të institucioneve dhe individëve ndaj

viktimës.

Viktimizimi për së dyti i institucionalizuar është me shume i dukshëm brenda sistemit

të drejtësisë kriminale. I gjithë procesi i hetimit kriminal dhe ai i gjykimit mund të

shkaktojë viktimizimin për së dyti nga hetimi, nëpërmjet vendimeve mbi nëse duhet të

Page 208: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

208

ndiqet penalisht, apo jo; nga vete gjyqësori kur jep dënimin për fajtoret, deri ne

lirimin e tyre eventual.

Viktimizimi për se dyti nëpërmjet procesit te drejtësisë kriminale mund të ndodh për

shkak të vështirësive në balancimin e te drejtës se viktimës me te drejtën e te

akuzuarit apo te fajtorit, ose nga qe perspektiva e viktimës injorohet tërësisht.

Po ashtu, edhe agjencitë e tjera që kontaktojnë viktimën, mund të shkaktojnë

viktimizimin për se dyti. Vizitat e shumta ne dhomën e urgjencës mund te ndërhyjë ne

jetën private të një viktime te abuzuar seksualisht ose ofendoje sensin e saj/të tij të

dinjitetit.

Hetimi ndërhyrës dhe i papërshtatshëm, si dhe filmimi, fotografimi dhe raportimi nga

media, janë gjithashtu faktorë rendues. Madje edhe agjencitë e ngritura për të

ndihmuar viktimat e krimit, si ato të shërbimeve ndaj viktimave, sistemet e

kompensimit të viktimave, shërbimet e refugjateve dhe institucionet e shëndetit

mendor mund të zbatojnë politika dhe procedura që të çojnë në viktimizimin për së

dyti.

Po ashtu, autoritetet e zbatimit te ligjit mund te shkaktojnë forma te renda të

ridramatizimit dhe të bëjnë që viktimat të mos njohin faktin që kanë qënë viktimizuar.

Raste të kësaj natyre kemi disa syresh.

Ne ato raste kur shteti, qe mendohet se duhet te jete mbrojtës i viktimave, i keqtrajton

ato, viktimat mund ta kenë te vështire te pranojnë se me ta është kryer një vepër

penale. Po t’i referohemi disa praktikave gjyqësore vërejmë se për shkak te

korrupsionit ne drejtësi mjaft procese gjyqësore kane marre ne mbrojtje autoret e

trafikimit, ne vend te ndodhte e kundërta. Kjo ka çuar në riviktimizimin e personave

te trafikuar sidomos te grave dhe fëmijëve te shfrytëzuar barbarisht nga trafikantet.

Për ketë arsye, rritja e ndërgjegjësimit midis aktoreve te përfshire, është një element i

rëndësishëm i strategjive antitrafikim.

9.1.a. Trauma ne rastin e fëmijëve324

Pas ngjarjeve traumatike, fëmijët mund te shfaqin fillimisht një sjellje te irrituar ose

konfuze. Ata, po ashtu, mund te shfaqin një ndjenje frike te përhershme, ndjenjën e te

qenit pa ndihme, te zemërimit, te mërzitjes, te tmerrit ose mohimit. Fëmijët qe

përjetojnë trauma te përsëritura mund te zhvillojnë një lloj mpirje emocionale për te

mbytur ose bllokuar dhimbjen dhe traumën. Kjo gjendje quhet disociim (mos-

shoqërim). Fëmijët me ketë tipar) evitojnë situata ose vende, te cilat ua kujtojnë atyre

traumat qe kane kaluar. Ata mund te bëhen me pak reagues nga ana emocionale,

shfaqin depresion, janë te tërhequr dhe si te shkëputur nga ndijimet e tyre.

Një fëmijë mund të ripërjetojë ngjarjet traumatike për shkak të:

324 Organizata Botërore e Shëndetësisë, Zyra Rajonale për Azinë Jug-Lindore, lista e Udhezimeve per

Emergjencat Shëndetësore, Nr 70, 10/99

Page 209: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

209

- Kujtimeve të shpeshta të ngjarjeve, ose tek fëmijët e vegjël në kujtesën e të cilëve

vijnë ngjarjet që kane kaluar edhe gjate lojërave te tyre, ngjarje këto qe u përsëriten

shpesh dhe u shfaqen nëpër ëndrra.

- Ndijimit dhe veprimit sikur po u ndodh përsëri përvoja e kaluar

- Përjetimit te simptomave te përsëritura fizike dhe emocionale kur atij/asaj i

përmendet ngjarja.

Fëmijët që mund të tregojnë simptomat e mëposhtme:

- Shqetësohen se mund të vdesin në moshe të re,

- Humbasin interesin për aktivitetet,

- Kanë simptoma fizike si dhimbje koke dhe dhimbje stomaku,

- Tregojnë emocione të papritura dhe ekstreme,

- Kane problem te përgjumjes ose te pagjumësisë,

- Shfaqin irritime ose shpërthime zemërimi,

- Kane probleme përqendrimi,

- Bëjnë veprime qe janë karakteristike për mosha me te vogla,

- Reagime frike ndaj mjedisit,

- Përsëritin veprime që u kujtojnë traumën.

Simptomat mund të zgjasin nga disa muaj në shume vjet. Është e rëndësishme

mbështetja nga prindërit, shkolla dhe shtresat e larta të shoqërisë. Duhet të vihet

theksi mbi nevojën e forcimit të ndjenjës së sigurisë. Është më shumë dobi zbatimi i

psikoterapisë (si individ, në grup apo në familje), e cila e mundëson fëmijën të flasë,

të luajë, të vizatojë apo të shkruaje mbi ngjarjen. Teknikat e modifikimit të sjelljes

dhe terapia njohëse mund të ndihmojë në reduktimin e frikave dhe të shqetësimeve.

Mjekimi mund të jetë, gjithashtu, i dobishëm për të trajtuar irritimin, ankthin apo

depresionin.

Page 210: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

210

III. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME Nga studimi dhe analiza komplekse e fenomenit të trafikimit në përgjithësi dhe veprës

penale të trafikimit të personave, në veçanti, në Shqipëri për një periudhë rreth dy

dekada e gjysëm, si dhe shtjellimit të hipotezave bazë të këtij punimi nëpërmjet

metodologjive shkencore të prezantuara në pjesën e hyrjes, kemi arritur në disa

përfundime dhe rekomandime të rendësishme si vijojnë:

A. PËRFUNDIME

- Problemi i trafikimit të personave vazhdon të mbetet shqetësim i madh për

shoqërinë shqiptare, mbarë komunitetin dhe institucionet ndërkombëtare, pasi ai

përbën formën më brutale dhe tronditëse e shkeljes së të drejtave të njeriut, si dhe

rrezik për demokracinë.

- Nëpërmjet studimit të literaturës së huaj dhe asaj shqiptare, punimi evidenton

faktin se skllavëria dhe trafikimi i personave janë bashkudhëtarë të zhvillimit

shoqërisë njerëzore nga lashtësia e deri ditët e sotme. Por përsa i përket rastit të

Shqipërisë, sipas kërkimeve tona referuar burimeve dhe autorëve të ndryshëm,

nuk rezulton që trafikimi i personave për qëllim prostitucioni apo forma të tjera

shfrytëzimi të ketë ekzistuar më parë. Faktet flasin se ai është një fenomen krejt i

ri, që u shfaq në vitin1990, pas rrëzimit të sistemit komunist, kohë pas të cilës

mori përmasa dramatike.

- Relevancat nëpërmjet trajtimit të figurës së veprës penale të trafikimit si,

përkufizimi juridik i qasur me Konventën e Palermos, identifikimi i elementëve

kryesorë juridikë të tij (veprimi, mjeti, qëllimi) dhe veprimeve e elementëve të

tjerë, rrethanat e cilësuara etj. , përbëjnë një ndihmesë për studentin e drejtësisë

dhe juristin që të bëjë dallimin e qartë ndërmjet veprave të tjera dhe të përcaktojnë

saktë dispozitën konkrete të pjesës së posaçme të Kodit Penal, që do të cilësohet

juridikisht vepra penale dhe, mbi bazën e së cilës, do të akuzohet autori i saj.

- Trajtimi i dallimit të qartë midis shfrytëzimit të viktimave për prostitucion (nenet

114 dhe 114/a të K. Penal), dhe për qëllime të tjera (nenit 114/b) si shfrytëzim i

punës, skllavërim i këtyre femrave e deri në përdorimin e tyre për marrjen e

organeve të trupit etj., do të ndihmojnë sadopak në punonjësin e drejtësisë në

kualifikimin e saktë të veprës. Po ashtu, edhe dallimi midis shfrytëzimit të

viktimave të trafikimit nga përfitimi i shërbimit seksual të ofruar nga personat e

trafikuar është me interes praktik.

- Njohja e faktorëve të trafikimit të personave të shkaktuar nga varfëria, papunësia,

mungesa e perspektivës dhe kulturës demokratike, pabarazia gjinore dhe dhuna

kundër grave, korrupsioni në drejtësi dhe polici, brishtësia e institucioneve të

zbatimit të ligjit, mungesa e integrimit social dhe mundësisë së qasjes në arsim, të

punës së fëmijëve dhe diskriminimi, tradita etj., paraqet rëndësi teorike dhe

praktike në formulimin e politikave bazë për parandalimin dhe luftën ndaj tij.

Page 211: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

211

- Duke evidentuar faktin që papunësia dhe varfëria mbeten faktorë gjenerues dhe

me ndikimin negativ më të madh në trafikimin e grave dhe të fëmijëve, e

gjykojmë të udhës që të hartohen e zbatohen programe sociale punësimi dhe

edukimi për gratë dhe adoleshentët për reduktimin e këtyre faktorëve dhe të

trafikimit të personave.

- Reformat e zhvilluara në fushën e legjislacionit, në kuadrin e integrimit Europian

të Shqipërisë, harmonizimit të tij me konventat ndërkombëtare dhe standardet e

BE-së, kanë përfshirë ndryshimin e dispozitave për trafikimin e personave. Për

herë të pare, trafikimi i personave është parashikuar në Kodin Penal të Shqipërisë,

nëpërmjet tri dispozitave të veçanta, me Ligjin Nr. 8733, viti 2001, në përputhje

me Konventën e Palermos, si dhe më pas janë bërë disa ndryshime si në vitin

2004, 2008 dhe së fundi në vitin 2013.

- Me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, Ligji Nr. 144, datë 2.05.2013, është

zgjidhur çështja e trafikimit të brendshëm325; mosdënimit të viktimave të

trafikimit326; dënimit të personave që përfitojnë nga shërbimet e viktimave të

trafikimit327; dënimit të veprimeve që lehtësojnë trafikimin328; riformulimi i

325 Në nenin 26 të ligjit nr. 144/2013, parashikohet se: Në nenin 110/a bëhen këto ndryshime: a)

Titulli i nenit ndryshohet si më poshtë: “Trafikimi i personave të rritur” b) Në paragrafin e parë

fjalët “dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në

pesë milionë lekë” zëvendësohen me fjalët “si brenda dhe jashtë territorit të Republikës së

Shqipërisë, dënohen me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet”. 326 Në nenin 7 të ligjit nr. 144/2013, parashikohet se: Pas nenit 52 shtohet neni 52/a me këtë

përmbajtje: Neni 52/a “Përjashtimi ose ulja e dënimit për bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe

viktimat” Personi, që ka premtuar ose ka dhënë shpërblim ose përfitime të tjera, sipas neneve 164/a, 244,

244/a, 245, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c dhe 328 të këtij Kodi mund të përfitojë përjashtim nga

vuajtja e dënimit ose ulje të tij, nëse bën kallëzim dhe jep ndihmesë në procedimin penal të këtyre

veprave. Në dhënien e vendimit, gjykata mban parasysh edhe kohën kur është bërë kallëzimi,

ardhjen ose jo të pasojave të veprës.

Personi i dëmtuar nga veprat penale, që lidhen me trafikimin e personit, mund të përfitojë

përjashtimin nga dënimi, për kryerjen e veprave penale gjatë periudhës së trafikimit dhe në masën

që ka qenë i detyruar t’i kryejë ato veprime apo mosveprime të kundërligjshme.

Personi që ka kryer njërën nga veprat penale që kanë lidhje me trafikun e narkotikëve, armëve

apo municioneve, trafikimin e personave ose për vepra penale të kryera nga organizata

kriminale, që bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale në luftën kundër tyre ose, sipas

rastit, në zbulimin e personave të tjerë, që kryejnë krime të tilla, nuk mund të dënohet më

tepër se gjysma e dënimit të parashikuar për veprën e kryer prej tij. Në raste të veçanta, kur

konkurrojnë edhe rrethana lehtësuese në favor të tij, ky person mund të përjashtohet nga dënimi.”. 327 Në nenin 27 të ligjit nr. 144/2013, parashikohet se: Pas nenit 110/a shtohen nenet 110/b dhe 110/c

me këtë përmbajtje: Neni 110/b “Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e

trafikuar” Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar, apo i

shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit nga trafikimi, duke pasur dijeni që personi është i trafikuar,

dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj një fëmije dënohet me

burgim nga tre deri në shtatë vjet. 328 Në nenin 27 të ligjit nr. 144/2013, parashikohet se: Pas nenit 110/a shtohen nenet 110/b dhe 110/c

me këtë përmbajtje: Neni 110/c “Veprimet që lehtësojnë trafikimin”. Falsifikimi, zotërimi ose

sigurimi i dokumentit të identitetit, i pasaportave, i vizave ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit

apo mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, që kanë shërbyer për trafikimin e

personave të rritur, por pa pasur dijeni për këtë fakt, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga

dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, apo është

Page 212: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

212

dispozitës së shfrytëzimit për prostitucion dhe shkrirja e dispozitës së shfrytëzimit

për prostitucion në rrethana rënduese.

- Ky ligj shfuqizoi nenin 114/a të Kodit Penal ku parashikohej “Shfrytëzimi i

Prostitucionit në rrethana rënduese”, si dhe nenin 114/b, ku parashikohej

“Trafikimi i femrave”329. Këto ndryshime patën një ndikim pozitiv në punën

hetimore të policisë, pasi tashmë në rast se do të ketë dyshime të bazuara se

ndodhen përpara veprës penale të trafikimit, do t’i referohen vetëm nenit 110/a të

Kodit Penal, e për pasojë edhe referimi i veprës penale do të behet vetëm në

Prokurorinë për Krime të Rënda.

- Nga studimi i rasteve të trafikimit të personave në vendin tonë për këtë periudhë

20 vjeçare, kemi arritur në deduksionin se fenomenologjia e trafikimit të

personave në Shqipëri ka një “arkitekturë” shumë më komplekse dhe disi të

veçantë krahasuar me shumë vende të tjera të botës, madje dhe të rajonit tonë.

- Ajo karakterizohet nga ndryshueshmëria e shpeshtë e vektorëve të lëvizjes së tij

nga një rajon në tjetrin, nga një shtet në tjetrin, por dhe nga një zonë në tjetrën

drejt vendeve të Europës Perëndimore. Veçori tjetër është se akset e lëvizjes së

rrymave të trafikimit të personave karakterizohen nga fluiditeti i madh i tyre.

- Trafikimi i personave në Shqipëri është zhvilluar si një fenomen rajonal,

transnacional, por edhe i brendshëm. Shqipëria për një kohë të gjatë vazhdon të

cilësohet si zonë multifunksionale: vend origjine, tranziti/distributor, destinacioni

dhe riciklimi i trafikimit të personave (femrave për qëllime shfrytëzimi për

prostitucion).

- Analiza e tipologjisë së trafikimit të personave në pikëpamje të përkatësisë sipas

statusit individual të viktimave dhe llojeve të shfrytëzimit të tyre, evidenton tri

forma klasike, që janë karakteristike edhe për vendet e tjera të botës: trafikim i

femrave për qëllim shfrytëzimi për prostitucion; trafikim i fëmijëve për

prostitucion, lypje dhe trafikim organesh dhe; trafikim personash për shfrytëzim

për punë të detyruar.

- Riciklimi/ritrafikimi i viktimave është një tipologji tjetër e trafikimit të personave

e cila ka filluar të përhapet gjatë dhe pas vitit 2006.

- Ndërsa nga pikëpamja tipologjiko-gjeografike format kryesore të trafikimit në

Shqipëri janë: trafikimi i jashtëm; trafikimi i brendshëm i personave dhe;

tranzitimi i trafikimit të personave nëpërmjet vendit tonë për në vendet

kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën, vizën apo dokumentin e

udhëtimit, ose ka mundësuar trafikimin e fëmijëve, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet. Po

kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.”. 329 Në nenin 48 të ligjit nr. 144/2013, parashikohet se: Neni 48 Shfuqizime 1. Neni 79 shkronja “c”,

nenet 114/a, 114/ b, 245/2 dhe 284/b shfuqizohen.

Page 213: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

213

perëndimore e fqinje. Megjithatë, tipologjia e trafikimit të personave në pikëpamje

gjeografike ka patur fluiditet, duke ndryshuar nga një periudhë në tjetrën, nga një

shtet në tjetrin, dhe nga një zonë gjeografike në tjetrën.

- Përsa i përket dinamikës së trafikimit të personave nga Shqipëria drejt perëndimit

karakterizohet nga dy zhvillime me kahje inverse. Duke filluar nga viti 1992,

numri i femrave të trafikuara ka patur një trend në rritje spektakolare me 8.1 herë

më shumë deri në fund të vitit 1997, ndërsa pas kë tij viti e deri në vitin 2002,

vërehet një trend në rënie drastike me 22.4 herë. Vetëm në drejtim të Italisë, numri

i femrave të trafikuara nga Shqipëria, në vitin 2001, u ul në 60%, krahasuar me

vitin 2000.

- Si rezultat i një politike agresive ndaj këtij fenomeni nëpërmjet aplikimit të

dënimeve të rënda dhe konfiskimit të pasurive të autorëve të krimit, trafikimi i

personave filloi të ulej ndjeshëm në vitet 2003-2013.

- Një fenomen i ri në rritje, sipas disa raporteve e studimeve, ishte fenomeni i

trafikimit të brendshëm (shfrytëzim i viktimave shqiptare në qytetet e mëdha të

Shqipërisë pa kaluar kufirin shtetëror) dhe për ri-trafikimin (rirënie në rrugën e

trafikimit nga ana e ish- viktimave). Ky trend konfirmohet nga TIP Report, sipas

të cilit “Shqipëria, gjatë vitit 2008 është konsideruar si vend origjine për burrat,

gratë dhe fëmijët viktima të trafikimit me qëllim shfrytëzimi seksual e pune, e

ndër to edhe lypjeje.

- Punimi trajton edhe rreziqet strategjike që sjell trafikimi i personave si,

destabilizimin e tregjeve ekzistuese të seksit dhe të punës, rritjen dhe zgjerimin e

krimit të organizuar, destabilizimin ekonomik përmes shtimit të pastrimit të

parave, destabilizimin demografik, rritjen e korruptimit të sektorit publik,

destabilizimin e investimeve të brendshme ekonomike, destabilizimin e

brendshëm etj.

- Nga studimi i formave dhe metodave të përdoruara në terrenin kombëtar, rajonal

dhe global rezulton se Modus Operandi i grupeve shqiptare të trafikimit të

personave, përveç se ka shumë elementë të përbashkët me mënyrat e veprimit të

grupeve të vendeve të tjera, konstatohet se ka edhe dallime që kushtëzohet nga

shumë faktorë, midis të cilëve mund të përmendim: faktorët historikë, mjedisorë,

gjeografikë, ekonomikë, socialë, juridikë, kulturorë, familjarë etj.

- Rasti i Shqipërisë përbën një shembull ekzemplar të Modus operandit të trafikimit

të personave. Ai duket shumë inovativ, krahasuar me grupet kriminale të vendeve

të tjera të rajonit. Fillimisht mënyra e veprimit të grupeve kriminale shqiptare ka

qenë në forma të thjeshta e të buta si, nëpërmjet premtimeve të ndryshme, por më

pas u kalua në forma më të ashpra si rrëmbime të shoqëruara me dhunë ekstreme

(sidomos në vitet 1997,1998), vijoi me forma të alternuara si riciklimi i viktimave,

dhe në ditët e sotme, me mënyra shumë më të sofistikuara.

Page 214: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

214

- Modus operandi më i përhapur i trafikimit të njerëzor sot në Shqipëri është

trafikimi i brendshëm i personave dhe trafikimi sezonal me cikël të shkurtër

shfrytëzimi, nga 1 muaj deri në 90 ditë, në vendet e BE-së dhe ato fqinje, dhe

përsëri pas 6 muajsh duke ndjekur të njëjtën skemë veprimi.

- Analizat tona tregojnë se profili grafik i trafikimit të femrave për qëllime të

shfrytëzimit seksual paraqitet mjaft kompleks dhe me të gjithë elementët përbërës,

i cili kalon nëpër një cikël linear me katër faza kryesore, si dhe disa periudha të

ndërmjetme mes tyre: Rekrutimi, Transportimi, Transferimi, Fshehja/Pritja

për Shfrytëzim.

- Nga analiza e të dhënave për 1362 viktima të rekrutuara, në 51.2% të rasteve ka

mbizotëruar mënyra e veprimit të rekrutimit me fejesa/ martesa të rreme, në

32.5% me dëshirë, 14.6 % me premtime për punë të mirë e studime, 1.24 % janë

shitur nga familjet e tyre dhe në 0.8 % të rasteve330 është përdorur forma brutale e

rrëmbimit të viktimave

- Përgjithësisht modus operandi i trafikantëve për rekrutimin e personave gjatë dy

dekadave të fundit është shfaqur në dy forma të grupuara kryesore të shoqëruara

me derivatet e tyre si vijon: dhuna dhe frikësimi, dhe rekrutimi nëpërmjet

mashtrimit.

- Përpjekjet për rivendosjen e rendit publik (sidomos në gjysmën e dytë të periudhës

së tranzicionit), sikurse reagimi i individëve dhe familjeve të cenuara nga trafikimi

për të vendosur drejtësi (qoftë edhe drejtësi primitive, të bazuar në kanunet

tradicionale), i kanë detyruar trafikantët të ndërrojnë taktikë: përqindja më e

madhe e trafikimeve (rreth 85 për qind), është realizuar me mashtrime. Më e

zakonshmja ndër to është mashtrimi me premtimin për martesë dhe punësim.

- Fakti që trafikimi është bërë më i kamufluar dhe dominohet nga mashtrimi,

sugjeron forma më të gjithanshme të informimit, trajnimit, edukimit apo të të

mësuarit, sidomos me të rinjtë dhe nga institucionet e shoqërisë: nga familja,

shkolla, shoqëria civile, institucionet e shtetit. Nevoja për informim dhe edukim

diktohet nga fakti se individët e trafikuar janë, kryesisht, 12-18 vjeçar (64 për

qind), dhe të rinjtë me nivel të ulët arsimor.

- Të dhënat tregojnë se suksesi lidhur me parandalimin e fenomenit të trafikimit të

grave dhe fëmijëve varet shumë nga shkalla e njohjes dhe informimit të të rinjve

për mundësitë e trafikimit dhe format konkrete të realizimit të tij. Marrja e

informacionit për trafikimin, përmes përfshirjes në programet shkollore apo

përdorimit të formave të tjera që përdor shkolla, duket se është forma më e mirë,

në mos e vetmja për institucionalizimin e një informimi të kualifikuar për rininë

shkollore.

330 Po aty

Page 215: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

215

- Shqetësim mbetet sidomos niveli mjaft i lartë i braktisjes së të trafikuarve,

njëherësh, nga familja dhe komuniteti, që shkon nga 18.8 për qind (Korça), në

42.5 % (Kukësi). Kjo përfaqëson, afërsisht, edhe përqindjet e rasteve të riciklimit

në trafik, i cili mbetet alternativa më e mundshme.

- Në këto kushte, pasurimi dhe përditësimi i planeve, programeve e teksteve

mësimore universitare të fakulteteve të drejtësisë si dhe të Shkollës së

Magjistraturës, përbëjnë detyrë të përhershme të kohës.

- Analiza e profilit të grupeve kriminale evidenton se elementët kriminelë që

operojnë kryesisht në fushën e trafikimit të personave, shpesh përfshihen edhe

forma të ndryshme kriminale kryesisht të krimit të organizuar si, trafikimi i

drogave dhe i armëve e lëndëve plasëse, pastrimi i parave, falsifikimi i

dokumenteve të identifikimit dhe udhëtimit, mbajtja e dy ose më shumë

identiteteve false etj. Profili multifunksional i grupeve dhe elementëve kriminale

të trafikimit të personave kërkon që organet hetimit të investigojnë në shumë

drejtime e pista të mundshme për të dokumentuar veprimtarinë e plotë të tyre.

- Profili socio-demografik i autorëve të trafikimit evidenton faktin se krimi i

trafikimit të personave është kryer dhe po kryhet nga meshkuj dhe femra të

moshave dhe sfondeve të ndryshme sociale, psikologjike, kulturore, që operojnë

brenda niveleve të larmishme organizative. Mbi 85% e autorëve të veprave të

trafikimit të personave e përbëjnë individët me banim në qytete të mëdha, ndërsa

pjesa tjetër nga personat me banim në zonat rurale.

- Prezenca e pjesëmarrjes së femrave në veprimtarinë e trafikimit të personave

konsiderohet e rëndësishme, sidomos në fazën e rekrutimit dhe shfrytëzimit të

viktimave si brenda dhe jashtë vendit, por që vlerësohen si operatorë të nivelit më

të ulët.

- Profili organizativ i trafikimit të personave është shumë karakteristik dhe mjaft

atraktiv për individët që kanë një karrierë të pasur kriminale në fushën e krimit të

organizuar. Studimi nxjerr në pah faktin se autorët dhe grupet e trafikimit të

personave ekzistojnë në forma organizimi të nivelit të ulët, të mesëm dhe të lartë,

me shkallë të vogël të kontakteve të thjeshta kriminale, e deri te rrjetat e

organizuara dhe shumë komplekse në shkallë kombëtare, rajonale, ndërkombëtare

dhe transnacionale.

- Përsa i përket profilit të viktimave, autorët e veprave penale përgjithësisht

targetojnë viktimat e grupmoshave të reja sidomos femra dhe fëmijë. Gjatë gjithë

periudhës në studim 1992-2013 vërehet se viktimat e grupmoshës 15-25 vjeç janë

më të preferuara për trafikantët. Kjo prirje shpjegohet për preferencën e moshës së

re në treg, si dhe të faktit së kjo grupmoshë është më e lehtë të përpunohet e

mashtrohet nga trafikantët.

- Nga studimi i rasteve të viktimave të trafikimit rezulton se pjesa më e madhe e

vajzave dhe grave të përfshira në rrjetin e trafikimit për qëllime shfrytëzimi

Page 216: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

216

seksual kanë nivel të ulët arsimor. Sipas anketimit rezulton se 71% e viktimave

kanë qenë me arsim 8 vjeçar, 27 % me arsim të mesëm,1.2 % analfabetë, 0.8 %

me shkollë të lartë. Shumica e të trafikuarave kanë qenë të papuna dhe

përgjithësisht pa profesione, kësisoj rreth 77% e viktimave të intervistuara kanë

qenë të papuna, ndërsa 20% në punë sezonale ose të përkohshme

- Organizatat ndërkombëtare kanë vërejtur se përgjithësisht autoritetet shqiptare të

përfshira në hetimin dhe ndjekjen penale të trafikuesve të supozuar, dështojnë të

marrin qasje “viktima në qendër” ose të sigurojnë që kryesit e veprës të

ballafaqohen me drejtësinë.

*

* *

Gjatë studimit të rasteve të praktikës gjyqësore lidhur me veprat penale të trafikimit

të femrave dhe fëmijëve për prostitución, kemi evidentuar në mënyrë të përmbledhur

disa probleme ligjore të hasura gjer më tani si :

- Deri në vitin 2001, nuk ka patur asnjë instrument ligjor në dispozicion të organeve

të drejtësisë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore si vepër penale, e për

pasojë të gjithë ata persona që kishin kryer këtë veprë penale, nuk mund të

dënoheshin për bashkëpunim ose më shumë se një herë sepse nuk parashikoheshin

si rrethana cilësuese nga ligji.

- Edhe pse me ligjin nr. 8733, date 24.01.2001, trafikimi i të miturve dhe të rriturve,

parashikohet si vepër penale, përkatësisht në nenin 110/a “Trafikimi i njerëzve”,

114/b“Trafikimi i femrave për prostitucion” dhe neni 128/b “Trafikimi i

fëmijëve”, përsëri pati probleme të shumta në praktikën gjyqësore sepse:

- Së pari: emërtimi i nenit 114/b “Trafikimi i femrave për prostitucion”, ishte jo i

saktë për arsye se duke qenë i tillë, pothuajse e paracaktonte se qëllimi i vetëm i

trafikimit të femrave ishte shfrytëzimi për prostitucion, ndërkohë që kjo vepër

penale mund të kryhet edhe për qëllime të tjera.

- Së dyti: përveç emërtimit të këtij neni, edhe përmbajtja e tij ishte shumë e paqartë

në lidhje me konceptin e trafikimit të femrave, e për pasojë në shumë ngjarje

kriminale të trafikimit të femrave të ndodhura pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 8733,

datë 24.01.2001, të cilat ishin raste të pastra të trafikimit të femrave, por cilësimi

dhe kualifikimi ligjor i tyre bëhej për veprën penale të shfrytëzimit të

prostitucionit në rrethana rënduese.

- Së treti: deri në ndryshimet ligjore të vitit 2004 ku u qartësua një herë e mirë

koncepti i trafikimit human, në shumë raste është rënduar pozita e të pandehurit

në mënyrë të padrejtë. Kjo gjë ka ndodhur për faktin se është zbatuar instituti i

konkurrimit të veprave penale midis trafikimit të femrave, rrëmbimit dhe

shfrytëzimit të tyre në rrethana rënduese, gjë e cila nuk mund të ndodhte sepse nga

njëra anë rrëmbimi i femrës për trafikim ishte mjeti apo forma për ta rekrutuar me

qëllim trafikimin e saj dhe nga ana tjetër shfrytëzimi i femrës për prostitucion

ishte qëllim në vetvete i veprës penale të trafikimit. Kësisoj konstatohet se:

- Ndërsa me ligjin nr. 9188, datë 12.02.2004, u bënë ndryshime në nenin 110/a

“Trafikimi personave”, në nenin 114/b “Trafikimi i femrave” dhe në nenin 128/b

“Trafikimi i të miturve”, ndryshime të cilat u bënë në përputhje të plotë me

Protokollin e dytë shtesë të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit

Page 217: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

217

të Organizuar Ndërkombëtar, e cila u ratifikua me ligjin nr. 8920, datë 11.07.2002,

e për pasojë që nga ky moment e në vazhdim, koncepti i trafikimit të të miturve

dhe të të rriturve ishte shume i qartë për organet ligjzbatuese.

- Vlen të theksojmë se, ligji nr. 8920, datë 11.07.2002 dhe ligji nr. 9188, datë

12.02.2004 (të cituar edhe më sipër) ishin instrumentet e parë, të qartë dhe të

duhur ligjor në dispozicion të organeve të drejtësisë me qëllim për të luftuar

penalisht fenomenin e trafikimit human.

- Duke iu referuar aktit ndërkombëtar të sipërcituar në lidhje me “skllavërinë

moderne”, duhet të theksojmë se nga pikëpamja e ligjit material penal, Protokolli i

dytë shtesë i Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar

Ndërkombëtar, i cili u bë pjesë e legjislacionit të brendshëm me ligjin nr. 8920,

datë 11.07.2002, përbënë instrumentin e parë ligjor në bazë të të cilit u bënë

ndryshimet e nevojshme në kodin penal dhe dokumentin më të rëndësishëm

ndërkombëtar që krijoi bazën për të luftuar trafikimin e njerëzve331. Ndërsa në

lidhje me të gjitha aktet e tjera ndërkombëtare të cilat janë bërë pjesë e

legjislacionit të brendshëm si: Konventa e Këshillit të Europës “Për masat kundër

trafikimit të qenieve njerëzore”, e cila u ratifikua me ligjin nr. 9642, datë

20.11.2006, etj, mund të themi se kanë karakter, rekomandues, ndihmues,

këshillues dhe sugjerues në lidhje me marrjen e masave të ndryshme ligjore për të

parandaluar krimin e trafikimit human apo për të mbrojtur viktimat e trafikimit

human.

- Edhe pas përkufizimit të qartë dhe të saktë që iu bë konceptit të trafikimit human

me ndryshimet ligjore të vitit 2004, problemet, “përplasjet”, debatet dhe dilemat

midis shkallëve të gjyqësorit, se i pandehuri duhej deklaruar fajtor për veprën

penale të “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga

nenit 114/a (e cila për hir të së vërtetës krijonte mbivendosje me veprën

penale të trafikimit të femrave) apo për veprën penale të “Trafikimi i femrave

për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b, fatkeqësisht vazhduan për rreth 12

vjet, deri në vitin 2013 ku me ligjin 144/2013 u shfuqizua përfundimisht neni

114/a.

- Me ligjin 144/2013 jo vetëm u shfuqizua neni 114/a, por u ndryshua edhe

përmbajtja e nenit 114 “Shfrytëzimi i prostitucionit” ku u parashikua në mënyrë të

qartë koncepti i shfrytëzimit të prostitucionit në vetvete. Ndryshimi i nenit 114 të

kodit penal ishte tejet i rëndësishëm sepse qartësoi një herë e mirë se shfrytëzimi i

prostitucionit kryhet me veprime si: shtytja, ndërmjetësimi apo marrja shpërblim,

veprime të cilat realizohen me këshillime, sugjerime, etj, por jo me rrëmbim,

mashtrim, dhunë psikike apo fizike332.

331 Prof.Asocc. Dr. Iva Zajmi. “A e kalon legjislacioni shqiptar për trafikimin e qënieve njerëzore

pragun e standarteve ndërkombëtare”. Shkolla e Magjistraturës. Tiranë. 332 Në nenin 28 të ligjit nr. 144/2013, parashikohet se: Neni 114 ndryshohet si më poshtë:

“Shfrytëzimi i prostitucionit” Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e

prostitucionit dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet me të mitur,

ndaj disa personave, me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie,

Page 218: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

218

- Deri në ndryshimet ligjore që iu bënë Kodit Penal në vitin 2013, parashikoheshin

tre dispozita penale në lidhje me trafikimin e human: neni 110/a “Trafikimi i

personave”, neni 114/b “Trafikimi i femrave” dhe neni 128/b “Trafikimi i të

miturve”, por me miratimin e ligjit nr. 144/2013, u shfuqizua neni 114/b

“Trafikimi i femrave” dhe trafikimi human u nda në dy kategori: neni 110/a

“Trafikimi i të rriturve” dhe neni 128/b “Trafikimi i të miturve”, i cili ishte një

ndryshim shumë pozitiv sepse u eliminua ndarja e panevojshme e kategorisë së të

rriturve në meshkuj dhe femra.

B. REKOMANDIME

B.1 Në drejtim të hetimit të çështjeve të trafikimit të personave

Për të rritur më tej efektivitetin e hetimit të veprave penale të trafikimit të personave

dhe sigurimin e provave të plota konformë ligjit rekomandojmë:

- Trafikimi i personave për qëllim shfrytëzimi seksual duhet të konsiderohet e

trajtohet në nivel të njëjtë me terrorizmin dhe krimet e drogës dhe t’i nënshtrohet

opsioneve të njëjta hetuese.

- Rritja e hetimeve proaktive si mënyra më efektive me të cilën mund të arrihet

ndjekja e suksesshme penale në secilën nga tri fazat e rekrutimit,

transportimit/tranzitit dhe destinacionit per shfrytëzim.

- Përvoja e deritanishme tregon se mënyra më e mirë e luftës kundër trafikimit të

personave është përdorimi i operacioneve të përbashkëta hetimore ndërkombëtare,

c’ka shtron nevojën e rritjes së numrit të tyre në të ardhmen nga organet e zbatimit

të ligjit.

- Shtimi i aktiviteteve bashkëpunuese midis strukturave të zbatimit të ligjit dhe dhe

koordinimit efektiv mes Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në drejtim

të hetimit të veprave të trafikimit të personave;

- Unifikimi i statistikave, si në dhënien e statistikave ashtu edhe në njëhsimin e

qëndrimeve për referimin e saktë të çështjes nga të gjitha strukturat e zbatimit të

ligjit (Polici, Prokurori, Gjykata) sipas dispozitave të Kodit Penal për veprat

penale të trafikimit të personave, të parashikuar në nenet 110/a; 114/b dhe 128/b të

KP;

- Për arsye të gjallërimit të trafikimit të brëndshem të personave, rekomandohet të

ketë një përqëndrim të madh të hetimit dhe sidomos ndaj trafikimit të fëmijëve me

qëllim shfrytëzimi për forma të reja si për punë, lypje dhe prostitucion dhe deri

pedofili;

apo duke përfituar nga raportet zyrtare, ose kryhet në bashkëpunim apo më shumë se një herë, ose

nga persona të ngarkuara me funksione shtetërore dhe publike, dënohet me burgim nga shtatë deri

në pesëmbëdhjetë vjet.”.

Page 219: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

219

- Gjatë hetimit punonjësit e zbatimit të ligjit, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të

vlerësojnë ndikimin që ka trauma mbi viktimat e trafikuara dhe të kuptojnë që

simptomat e tilla si, mungesa e bashkëpunimit apo shfaqja hapur e armiqësisë,

mosaftësia e të mbajturit mend të ngjarjeve në hollësi, pasaktësitë dhe korrigjimet

e mëvonshme të tregimeve të mëparshme, apo sajime të ngjarjeve të veçanta, ka

më shumë mundësi që të ndodhin si rrjedhojë e traumave të përjetuara, se sa si

një vendim i qëllimshëm për të mos bashkëpunuar.

- Praktika dikton nevojën e domosdoshme që sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet

sigurimi i provës në Gjykatë konform kërkesave të neneve 316-321 të Kodit të

Procedurës Penale, pasi viktimat e trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual e

sidomos ato në rrethana rënduese vazhdimisht janë objekt dhune fizike e psikike,

kanosje ose premtimi për t’u dhënë para ose përfitime të tjera, personaliteti i

rënduar i tyre pas krimit, largimit të tyre etj, çka rrezikon të mos bëjnë dëshmi në

gjyq ose të bëjnë dëshmi të gënjeshtërt.

- Aplikimi i përgjimeve telefonike të organizatave kriminale që merren me

trafikimin e femrave apo edhe në rastet e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana

rënduese janë veprime hetimore shumë rezultateve që mbështeten në prova

shkencore. Shoqërimi i kësaj teknike hetimi sipas rastit dhe me filmime

ambientale të ambienteve dhe personave që zhvillojnë këtë veprimtari kriminale

na jep mundësinë të provojnë me prova të pakundërshtueshme fajësinë e tyre.

- Hetimi i transaksioneve financiare dhe sekuestrimi i pasurive të anëtarëve të

grupeve ose individëve të këtij krimi që kanë si burim paratë e pista të

grumbulluara nga aktiviteti kriminal i trafikimit të personave është një mjet shumë

efikas për luftën kundër tij.

- Me qëllim që të provohet lidhja shkakësore mes shfrytëzimit skllavërues, seksual,

etj, dhe pasojës e dëmit që i është shkaktuar të dëmtuarës, që mund të jetë i

përkohshëm ose i përhershëm, ose edhe vdekja e të dëmtuarës, rrethana këto që e

bëjnë të cilësuar veprën penale të trafikimit, është e nevojshme që rast pas rasti

policia gjyqësore dhe prokurorët të aplikojnë ekspertimet mjeko-ligjore,

kriminalistike, psikike të të dëmtuarave ndaj çdo gjurme të gjetur në vendin e

ngjarjes, trupin e të dëmtuarës ose çdo formë krahasimi që ndihmon në zbulimin e

së vërtetës.

- Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kudër trafikimit

të personave dhe përafrimi i hetimit dhe gjykimit të çështjeve të trafikimit të

personave bazuar në një legjislacion të përditësuar dhe në përputhje me acquis

comunitaire;

- Përdorimi i metodës shumë-agjenci njihet si një praktike e mirë, e cila rrit

mundësitë e arritjes se suksesit në hetimin e krimit dhe u ofron viktimave

mbështetjen e nevojshme minimale për rikuperim dhe stabilizim dhe, në të njëjtën

kohë, rrit mundësitë e suksesit në hetimin e krimit.

Page 220: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

220

- Roli i strukturave të specializuara të parandalimit dhe hetimit në trajtimin e

rasteve të trafikimit është kompleks: atyre u duhet jo vetëm te hetojnë dhe

sigurojnë prova, por edhe të sigurojnë mbrojtjen e viktimave të përfshira në

trafikim, gjatë gjithë procesit, pas identifikimit te tyre.

- Metoda shume-agjenci duhet të zbatohet në të gjitha veprimtaritë antitrafikim:

parandalim, mbrojtje, si dhe hetim e penalizim. Punonjësit e policisë luajnë një

rol jetësor në të gjitha këto fusha.

B.2 Në drejtim të përmirësimit e përafrimit të legjislacionit Nisur nga mangësitë dhe boshllëqet në kuadrin ligjor për luftën trafikimit të

personave, dhe për të përmirësuar e përafruar më tej legjislacionin në këtë fushë

parashtrojmë disa rekomandime si vijojnë:

1. E shikojmë të udhës të bëhen ndryshime të mëtejshme në legjislacionin penal

shqiptar në përqasje me Nenin 3, të paragrafëve (b) dhe (d) të Protokollit të

Palermos, të Konventës së Kombeve të Bashkuara, pasi në shumë raste gjykatat

kanë pretenduar se e dëmtuara është larguar me dëshirën e saj, por që në të vërtetë

ka qenë në kushtet e mashtrimit e dhunës, e për pasojë i gjykuari është dënuar për

veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe jo për trafikim të femrave për

prostitucion. Protokolli i Palermos, parashikon se edhe në rastet kur konstatohet se

e dëmtuara ka dhënë pëlqimin e saj nën përdorimin e mjeteve apo formave të

parashikuara për trafikim, i gjykuari do të akuzohet për trafikim.

Propozimi: Pas paragrafit të parë të nenint 110/a të Kodit Penal, të shtohet

paragrafi tjetër me këtë përmbajtje: “Pëlqimi i viktimës së trafikut për shfrytëzimin

e qëllimshëm të përmendur në paragrafin e parë të këtij neni nuk ka vlerë nëse

janë përdorur mjetet e parashikuara po në këtë paragraf”.

2. Lidhur me shfrytëzimin e fëmijëve për lypje, propozojmë të bëhet një amendim,

pasi në disa raste prokuroria ka hezituar t’i cilësojë këto vepra si trafikim, pasi

kërkonte medoemos të provonte detyrimin e fëmijëve nga të tretë për shfrytëzim,

në kuptim të nenit 128/b “Trafikimi i të miturve”, apo në kupptim të përmbajtjes

së nenit 124/b, për arsye se nga pikëpamja e anës objektive, këto vepra penale

kanë shumë elementë të përbashkët.

Propozimi: paragrafi i fundit, i nenit 128/b të Kodit Penal, të ndryshohet me këtë

përmbajtje: “Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit

shteteror ose shërbimit publik ose nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja,

kujdestari ligjor ose çdo person që është i detyruar të kujdeset për të, dënimi me

burgim shtohet me ¼ e dënimit të dhënë”.

Ky propozim i mësipërm duhet shoqëruar patjetër edhe me një ndryshim në

paragrafin e dytë të nenit 124/b të Kodit Penal, i cili krijon përplasje

(mbivendosje) me paragrafin e tretë të nenit 128/b, ndryshim i cili duhet bërë si

më poshtë: “Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë,

dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet”.

Page 221: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

221

Jo vetëm kaq, por ky propozim mbështetet edhe në Direktivën e BE-së (Directive

2011/36/EU), e cila parashikon forma të reja të shfrytëzimit në kuadër të trafikimit

të personave:

- Lypja e detyruar

- Lypja e fëmijëve

3. Duke marrë parasysh Konventën e Këshillit të Europës “Për masat kundër

trafikimit të qenieve njerëzore” Neni 20: “Kriminalizimi i akteve në lidhje me

dokumentet e udhëtimit ose identitetit”,

“Çdo Palë do të miratojë masa legjislative dhe masa të tjera sipas nevojës për

të përcaktuar si vepra penale sjelljet e mëposhtme, kur kryhen qëllimisht dhe

me synim mundësimin e trafikimit të qenieve njerëzore:

a) falsifikimi i dokumentit të udhëtimit ose identitetit;

b) marrjen në zotërim ose sigurimin e këtij dokumenti; dhe c) mbajtjen, heqjen,

fshehjen, dëmtimin ose shkatërrimin e dokumentit të udhëtimit apo identitetit

të një personi tjetër”, rekomandojmë që neni 110/c i Kodit Penal të riformulohet,

sepse duke marrë parasysh formulimin aktual të kësaj dispozite, nuk është e

qartë në qoftë se autori i kësaj vepre penale do të dënohet për “Veprime që

lehtësojnë trafikimin” apo për “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Veprime që

lehtësojnë trafikimin”, duke u aplikuar padrejtësisht instituti i konkurrimit të

veprave penale.

Propozimi: Neni 110/c i Kodit penal ndryshohet si më poshtë : “Veprimet që

lehtësojnë trafikimin”: “Falsifikimi, zotërimi ose sigurimi i dokumentit të

identitetit, i pasaportave, i vizave ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit apo

mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, kur subjekti ka dijeni se

këto veprime kryhen në dëm të një personi që do të trafikohet , përbën vepër

penale dhe dënohet me burgim nga tre deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet

në bashkëpunim, më shumë se një herë, apo është kryer nga personi që ka për

detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën, vizën apo dokumentin e udhëtimit,

ose ka mundësuar trafikimin e fëmijëve, dënohet me burgim nga pesë deri në

dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më

pak se shtatë vjet.”

4. Eshtë e domosdoshme të bëhet një amendim ligjor lidhur me kompensimin e

viktimave të trafikimit nga të ardhurat që sigurohen nga konfiskimi i aseteve që

rrjedhin nga ky krim, në frymën e Direktivave të BE-së (paragr.13, neni 17).

Duke u bazuar në praktikën gjyqësore, konstatojmë se viktimat e trafikimit e kanë

pothuajse të pamundur të marrin këtë dëmëshpërblim, sepse në të gjitha rastet,

Gjykata e Krimeve të Rënda ia ka referuar padinë civile në proçesin penal

Gjykatës së Rrethit, e për pasojë viktimës i duhet të ndjekë njëkohësisht dy

procese, atë penal dhe atë civil.

Në këto kushte, propozojmë që në K.Pr.P. të parashikohet i detyrueshëm ose me

përparësi shqyrtimi i padisë civile në proçesin penal nga gjykata penale në rastin e

viktimave të trafikimit, duke favorizuar apo lehtësuar sadopak pozitën e këtyre të

fundit.

Page 222: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

222

Propozimi: Pas pikës 3 të nenit 62 të K.Pr.P., të shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“Nëse padia civile në proçesin penal është ngritur nga viktima të trafikimit të

personave, gjykata penale duhet ta shikojë me përparësi me qëllim që ta gjykojë

atë brenda këtij procesi”.

5. Për riatdhesimin e viktimave sugjerojmë që të parashikohet krijimi i kushteve të

përshtatshme të viktimave në vendin e origjinës, dhe për fëmijën kthimi të bëhet

vetëm në rastet kur ai është në interesin më të lartë të tij, pasi fëmija nuk mund të

kthehet në një ambient apo në një familje që e viktimizoi atë.

6. Për dhënien e ndihmës dhe asistencës për viktimat e trafikimit në mënyrë të

pakushtëzuar, rekomandojmë të bëhet një rregullim ligjor në K.Pr.P., pasi në

praktikë lidhur me këto raste iu referohen akteve të tjera ndërkombëtare e

kombëtare. Qoftë ligji nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet

Shoqërore”, i ndryshuar, ashtu edhe ligji nr. 10 039, datë 22.12.2008 “Për Ndihmën

Juridike”, parashikojnë ndihmën sociale dhe juridike, por për shkak të

burokracive ligjore që ato kanë në përmbajtje të tyre, në pamundësi totale të

viktimave të trafikimit për t’i plotësuar këto kërkesa ligjore, për shkak të një

trajtimi joprofesional dhe të duhur nga ana e organeve ligjzbatuese dhe si rezultat

i perfundimeve konkrete te nxjerra nga praktika gjyqësore, mendojmë se duhet

parashikuar në K.Pr.P e drejta e viktimave të trafikimit për t’u mbrojtur me

avokat gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit të këtyre veprave penale. Në

Protokollin “Mbi parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të personave,

veçanërisht të grave dhe fëmijëve, në plotësim të konventës së kombeve të

bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, neni 6 “Asistenca për

mbrojtjen e viktimave të trafikut të personave”, pika 2, gërma d), parashikon se:

“Asistencë, në mënyrë që të paraqesin shqetësimet dhe problemet që kanë dhe t’u

merren parasysh në shkallët përkatëse të procedurave penale kundër autorëve të

veprave penale, pa cënuar të drejtën e mbrojtjes.

Propozimi: Pas pikës 3 të nenit 58 të K.Pr.P, të shtohet pika 4 me këtë

përmbajtje: “Kur i dëmtuari është person i dëmtuar nga veprat penale, që lidhen

me trafikimin e personit, mund të ushtroj të drejtat e tij edhe nëpërmjet mbrojtësit

të zgjedhur prej tij”.

7. Lidhur me të drejtën e të dëmtuarve për të mos dhënë deklarime, rekomandojmë

të bëhet një rregullim ligjor në dispozitën 158 të K.Pr.P pasi interpretimi i saj

krijon paqartësi lidhur me në fazën e hetimeve paraprake apo dëshmi gjatë

gjykimit, në rastet kur deklarojnë se kanë bashkëjetuar apo kanë lidhur martesë

me tutorët e tyre.

Gjatë studimit dhe trajtimit të shumë rasteve të prkatikës gjyqësore rezulton se

shpeshherë viktimat (të dëmtuarat) e trafikimit, gjatë kallëzimit të “tutorëve” të

tyre në organet përkatëse kanë dëshmuar të vërtetën, por gjatë rimarrjes në pyetje

në fazën e hetimit dhe më pas të gjykimit, nuk kanë pranuar të dëshmojnë për

shkak të kërcënimeve që u janë bërë, duke pretenduar se kanë bashkëjetuar me

trafikantët, të cilët i kanë trafikuar dhe shfrytëzuar. Ky pretendim “fiktiv” i

viktimave, i parashikuar në K.Pr.P, pothuajse në të gjitha rastet merret i mirëqenë

nga gjykatat, por gjithashtu është shumë e vështirë për t’u provuar që nuk është i

vërtëtë.

Page 223: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

223

Propozimi: pika ç) e nenit 158 të K.Pr.P, të ndryshohet me këtë përmbajtje “ai që

edhe pse nuk është bashkëshort i të pandehurit, bashkëjeton ose ka bashkëjetuar

me të, me përjashtim të rasteve kur ka bërë kallëzim për veprat penale të trafikimit

të personave”.

Page 224: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

224

V. BIBLIOGRAFIA

1. Legjislacioni bazë dhe burime doktrinore

- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998.

- Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i perditesuar 2013.

- Kodi Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, i perditesuar 2013.

- ELEZI.I, E drejta penale, Pjesa e përgjithshme, 2008 - Ismet Elezi “Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, fq. 251. “GEER”

Tiranë 2004.

- Prof.Dr.l. Elezi, KaçiI.S, Haxhia.M, Komentari i Kodit Penal të Republikës së

Shqipërisë, 2012 - Prof.Dr.l. Elezi: - "Kriminaliteti shkaqet dhe parandalimi"-Tirane 2001.

- Çela, Peza, Eelezi, Gjika, E Drejta Penale e Republikës Popullore Socialiste të

Shqipërisë, Pjesa e Përgjithshme, 1982

- Prof.Dr.l. Elezi, E Drejta Penale, Pjesa Posaçme, Botime Erik, 2007

- Islami. H, Hoxha. A, Panada, Procedura Penale, Tiranë 2007

- Pradel,G.Corstens,G.Vermenuelen, “E drejtë penale europiane”, përkthim shqip,

Tiranë 2010

- Mantovani, “Diritto penale (Parte generale)”, Padova 2001. - Përmbledhje e akteve ndërkombëtare për drejtësinë, botim i Qendrës së Publikimeve

Zyrtare, Tiranë 2010.

- Kodi Penal Francez., Paris 1997

- Kodi Penal Italian, Milano 1992

2. Publikime shkencore

- Elizabeth M. Wheaton. Edward J. Schauer. Thomas V.Galli. “Economics of human

trafficking”. International Migration 48 (4) (2010): 116

- Kevin Bales. Understanding global slavery. (Berkeley and Los Angeles:University of

California Press, 2005). p.158

- Alexis A. Aronowitz, " Understanding and Addressing the Demand Side of Trafficking:

Social and Cultural Contexts "10th . Specialization Course in International Criminal Laë

– Human Trafficking for Commercial Sexual Exploitation, ISISC (2010): 1

- Christian Delacampagne, Histoire de l'esclavage. De l'Antiquité à nos jours, Paris, Le

livre de poche, 2002, f.42

- McGinn, Thomas, A.J. 2002. Prostitution, Sexuality, and the Laë in Ancient Rome:

Vanderbilt University

- Henri Wallon, de l'esclavage antique à l'esclavage moderne », intervention de C. Nicolet

auprès de l'Académie des Inscriptions et Belles-Lettres et de l'Académie des sciences

morales et politiques, octobre 2004

- Human Trafficking in the era of Globalization: The case of Trafficking in the Global

Market Economy by Majeed A. Rahman. Transcience Journal Vol 2, No 1 (2011)

- Louise Shelley. “Trafficking in women: The businwss approach”. The Brown Journal of

World Affairs 10 (1) (2003): 123

- Johan Leman. Stef Janssens. “The Albanian and post-Soviet business of trafficking

ëomen for prostitution”. European Journal of Criminology 5 (2008): 435’.

- Traffico di esseri umani e tratta di persone. Azioni di contrasto integrate tra tutela della

persona ed esigenze investigative- Dott. David Mancini, në adresën: WWW.altalex.com.

Page 225: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

225

- SPIRO.S., “Elementët përbërës të figurës së veprës penale”, Cikël leksionesh, UET,

Tiranë 2009. Shegani.A, Penale Krahasuar, Tiranë 2002 - Sokoli, Lekë, Ilir Gëdeshi. Trafikimi, rasti i Shqiperise. 2005

- Prof.Asocc. Dr. Iva Zajmi. “A e kalon legjislacioni shqiptar per trafikimin e qenieve

njerezore pragun e standarteve nderkombetare”. Shkolla e Magjistratures. Tirane.

- Studim mbi trafikimin ndërkombëtar të fëmijve, viti 2014. Agjencia Kombëtare e Krimit

në Britaninë e Madhe

- Studim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për trafikimin e qënieve njerëzore, viti

1992-2005

- Studimi “Evoluimi i trafikimit të qënieve njerëzore”fq. 43. Qendra Vatra, 2002-2009

- Studim mbi ri-integrimin social-ekonomik të viktimave të trafikimit në Shqipëri, qershor

2009, Organizata “Të ndryshëm dhe Të barabartë”

- Studimi “Evoluimi i trafikimit te qenieve njerëzore”, fq.50. Qendra Vatra, 2002-2009

- Felia Allum. Jennifer Sands.“Explaining organized crime in Europe: Are economists

always right?”.Crime, Law & Social Change 41(2004):133

- Sokoli, Lekë, Ilir Gëdeshi . 2005. Prostitucioni profesionist në Shqipëri dhe debatet rreth

(kqe)vlerësimit ‘prostitucioni është një fenomen tipik shqiptar’. Revista Të drejtat e

njeriut . Nr. 2(42), fq. 55-72.

- Shala, Xh. 2002. Trafikimi i qënieve njerëzore në Qarkun e Fierit. Revista Kriminaliteti,

Rendi dhe Policimi Nr.5/2002, f.46

3. Konventa ndërkombëtare

- Konventa kunder Diskriminimit (Punesimi dhe Zenia me Pune (Nr.111), 1958.

- (Konventa Nderkombetare mbi te Drejtat Civile dhe Politike, 1966.

- Konventa Nderkombetare kunder te Gjitha Formave te Diskriminimit Racial, 1979.

- Konventa mbi Zhdukjen e te Gjitha Formave te Diskriminimit kunder Grave 1979.

- Konventa mbi te Drejtat e Femijes, 1989.

- Konventa Nderkombetare mbi Mbrojtjen e te Drejtave te te Gjithe Punetoreve Migrante

dhe Anetareve te Familjeve te Tyre, 1990

- Konventa mbi Format me te Keqija te punes se Femijes 1999;

- Konventa kunder dhunes se Detyruar 1957;

- Konventa mbi Punen e Detyruar 1930

- Protokolli Opsional. i Konventes se te Drejtave te Femijes ne lidhje me Perfshirjen e

Femijeve ne Konflikt te Armatosur viti 2000

- Protokolli Opsional i Konventes se te Drejtave te Femijes ne lidhje Shitjen e Femijeve,

Prostituimin e Femijes dhe Pornografine e Femijes viti 2000

- Vendimi Kuader i Keshillit te BE mbi Trafikimin e Qenieve Njerezore 2002

- Direktiva e Keshillit te BE mbi Lejen e Qendrimit per Rezidentet e Vendeve te Treta, te

cilet jane Rezidente Afat-gjate 2003

- Konventa e Keshillit te Europes mbi Veprimin kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore

2005

- Konventa e Kombeve te Bashkuara Kunder Krimit te Organizuar Trans-nacional dhe

Protokolli ne plotesim te asaj Konvente « Mbi Parandalimin, Shtypjen dhe Denimin e

Trafikimit te Personave, veçanerisht te Grave dhe Femijeve (Protokolli i

Palermos) »2000.

- Të dhenat statistikore veprave penale të trafikimit të personave te Sektorit të Anti-trafikut,

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

- Konventa e Kombeve të Bashkuara “Për Luftën Kundër Krimit të Organizuar

Ndërkombëtar” dhe dy Protokollet Shtesë “Për Luftën Kundër Trafiqeve dhe

Kontrabandës”.

- Konventa e Evropol-it “Për Krimin e Organizuar”.

Page 226: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

226

- Marrëveshjen së SECI-t mbi bashkëpunimin për parandalimin dhe luftën kundër krimit

ndërkufitar” ratifikuar me ligj nr. 8541, datë 21.10.1999

- Marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe EUROPOL- 2006.

- Ligji nr. 9205, date 15.03.2004 “Për Mbrojtjen e Dëshmitareve dhe Bashkëpunëtoreve të

Drejtësisë”.

- Karta e OKB-ë

- Ligji nr.8984, datë 23.12.2002 “Për Ratifikimin e Statutit të Romës për Gjykatën

NdërkombëtarePenale”

- Ligji Nr. 9754 Date. 14.06.2007, “Për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë”

Konventa Europiane e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

- Karta Sociale Europiane

- Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat e Njeriut. Rekomandimet e Këshillit të Europës në

fushën penale. Rekomandimet e Bashkimit Europian në fushën e drejtësisë

- Ligji nr. 9284, datë 30.09.2004 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”

- Ligji nr. 9284, datë 30.09.2004 “Për përgjimin e telekomunikimeve”

- Kodi Penal i R.SH.- viti 1995, ndryshimet e shtesat e viteve 2001 e 2004.

- Kodi i Proced. Penale, viti 1995 dhe ndryshimet e shtesat e viteve 2001 e 2004.

- Komentar i K.Pr.Penale viti 2002.

- Ligji Nr. 8920, date 11.07.2000,“Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të

organizuar ndërkombëtar” dhe dy protokollet shtesë të saj, “Protokolli kundër trafikut të

migrantëve me rrugë tokësore, ajrore dhe detare” dhe “Protokolli për parandalimin,

pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve”

- Ligji Nr. 8699, date 23.11.2000, Konventa-Kuadër Evropiane “Për bashkëpunimin

ndërkufitar të bashkësive vendore e të autoriteteve territoriale dhe të dy protokolleve

shtesë të saj”.

- Ligji Nr. 9068, dt 15.05.2003,“Konventa evropiane për vlefshmërinë ndërkombëtare të

gjykimeve penale”,

- Ligji Nr. 8635, date 06.07.2000, “Konventa civile “Për korrupsionin”.

4.Jurisprudencë

- Vendime Unifikuese të Gjykatës të Lartë 2000-2014.

- Vendime e kolegjeve penal të Gjykatës së Lartë 1999-2014

- Vendime te Gjykatës Kushtetuese, publikimet periodike të viteve 1999-2014.

- Vendimi nr.13 dt.29.5.1997 i Gjykatës Kushtetuese.

- Vendimi Unifikues nr. 4, datë 15.04.2011, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

- Vendimi nr. 309 me nr. 176 i regjistrit themeltar, datë 16.06.1999, i K. Penal të Gj. Lartë.

- Vendimi nr. 269 me nr. 87 i regjistrit themeltar, datë 07.07.1999, i K. Penal të Gj. Lartë

Vendimi nr. 461 me nr. 265 i regj. themeltar, datë 23.07.2002, i K. Penal të Gjykatës së

Lartë

- Vendimi nr. 202 me nr.44 i regjistrit themeltar, datë 28.3.2002, i K. Penal të Gj. Lartë

Vendimi nr.51 (Nr.00-2012-325) me nr.52802-00574-00-2009 i K.Penal te Gjykatës së

Lartë.

- Vendimi nr. 714 (Nr.00-2010-1079) me nr.52907-00506-00-2008 i regjistrit themeltar,

datë 30.06.2010, i Kolegjit Penal te Gjykatës së Lartë.

- Vendimi nr. 411 me nr. 321 i regjistrit themeltar, date 21.12.1999, i K. Penal Gj. Lartë

Vendimi nr. 234 me nr.54 i regjistërit themeltar, datë 04.04.2002, i K. Penal Gj. Lartë

Vendimi nr.535 me nr.462 i regjistri themeltar, datë 15.10.2003, i K.Penal Gj. Lartë

- Vendim nr.36 me nr.667/26 i regj. themeltar, datë 14.01.2004, i K.Penal të Gj. Lartë.

- Vendimi nr.293 me nr.1069/219/2006 i regj. themeltar, i Kolegjit Penal të Gj. Lartë.

- Vendimi nr.312 me nr.1036/193/2006 i Regjistrit Themeltar, i K. Penal të Gj. Lartë.

Page 227: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

227

- Vendimi nr.777 me nr.1361/498/2006 i regjistrit themeltar, i Kolegjit Penal Gj. Lartë

Vendimi nr. 105 (nr.00-2013-666) me nr.52802-01427-00-2012 i Regj., datë 27.03.2013,

i Kolegjt Penal te Gjykatës së Lartë

- Vendimi nr.285 me nr.199 i regj. themeltar, datë 21.05.2003 i Kolegjit P.të Gj. Lartë.

- Vendimi nr. 611 me nr.149 i regjistri themeltar, datë 07.11.2002, Kolegjit P.të Gjykatës

së Lartë.

- Vendimi nr. 649 nr. 401 i regj. themeltar, datë 20.11.2002, Kolegjit P. Gj. Lartë

- Vendimi nr. 53 nr. 523/14 i regj. themeltar, datë 22.01.2003, Kolegjit P. Gj. Lartë.

- Vendimi nr.116 nr.1409/444/65 i regjistrit themeltar, dt, 05.03.2008, i Gj. Lartë.

- Vendimi nr.847 nr.798 i regjistrit themeltar, datë 14.12.2005, i K. Penal të Gj. Lartë.

- Vendimi nr.133 nr.924/95 i regjistrit themeltar, datë 15.02.2006 dhe 20.03.2006, i Kolegji

Penal të Gjykatës së Lartë.

- Vendimi nr.940 (211), datë 11.07.2012, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

- Vendimi nr.440 nr.1385/596 i regjistrit themeltar, datë 30.09.2009, i K. Penal Gj. Lartë.

- Vendimi nr.374 nr.1145/290 i regjistrit themeltar, date 14.06.2006, i K. Penal Gj. Lartë..

- Vendimi nr.518 nr.844/177, regjistrit themeltar, datë 06.06.2007, K.Penal Gj. Lartë

- Vendimi nr.30, datë 20.05.2008, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

- Vendimi nr.292 (Nr.00-2009-71) me nr.52804-00588-00-2008 i regjistrit themeltar, datë

13.05.2009, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

- Vendimi nr.78 nr.1696/886 i regjistrit themeltar, datë 03.02.2010, i Kolegjit P. të Gj. së

Lartë.

- Vendim nr.688 nr.1420/552 i regjistri themeltar, datë 22.11.2006, i Kolegjit P. të Gj. së

Lartë.

- Vendimi nr.612, (00-2010-882) me nr.52802-00346-00-2008 i regjistrit themeltar, date

09.06.2010, i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte

- Vendimi nr. 304 (nr.00-2013-1520) me nr.52802-00800-00-2010 i regjistrit themeltar

datës 20.11.2013 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

- Vendimi nr.23, datë 15.4.2008 i Gjykates se Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë

- Vendimi nr.53, datë 13.10.2008 i Gjykates se Apelit për Krimet e Rënda Tiranë,

- Vendimi nr. 99 (Nr.00-2010-194) me nr.52804-00870-00-2008 i regjistrit themeltar, datë

10.02.2010, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

- Vendimi nr.216 me nr.1366/611/50 i regjistrit themeltar, datë 14.05.2008, i K. P.të Gj. së

Lartë

- Vendimi nr.51, datë 20.12.2006, i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

- Vendimi nr.7, datë 13.02.2007, i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

- Vendimi nr.152 nr.1146/382 i regjistrit themeltar, datë 22.02.2010, Kolegjit P.të Gj. së

Lartë.

- Vendimi nr.38, datë 04.07.2011, i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

- Vendimi nr.66, datë 21.11.2011, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

- Vendimi nr. 2 (Nr.00-2014-200) me nr. 52804-00143-00-2012 i regjistrit themeltar, datës

15.01.2014, i Kolegjt Penal te Gjykatës së Lartë

- Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr.51, datë 20.12.2006

- Vendimi 404 (nr.00-2010-972) me nr.52804-00761-00-2009 i regjistrit themeltar, në

seancat gjyqësore të datave 21.04.2010 dhe 28.04.2010, të Kolegjit Penal të Gjykatës së

Lartë.

- Vendimi nr.53, datë 07.09.2012, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

- Vendimi nr. 51, datë 20.12.2006, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

- Vendimi nr.26, datë 29.09.2004, i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Tiranë.

- Vendimi nr.24, datë 21.12.2004, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

- Vendimi nr.38, datë 02. 07.2012, I Gjykates se Apelit për Krime të Rënda

- Vendimi nr. 57, datë 15.07.1998, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

Page 228: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

228

- Vendimi nr. 26, datë 16.03.1999, i Gjykatës së Apelit Vlorë

- Vendimi nr. 123, datë 19.05.1999, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

- Vendimin nr. 209 datë 05.11.2001 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë (Kolegji Penal

Ushtarak).

- Vendimi nr.57, datë 01.11.2005, i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Tiranë.

- Vendimi nr.56, datë 14.12.2005, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

- Vendimi nr. 2, datë 09.01.2002, i Gjykatës Ushtarake të Apelit.

- Vendimi nr.10, datë 2.3.2002, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

- Vendimi nr.114, datë 24.06.2008, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

- Vendimi nr.55, datë 25.02.2009, i Gjykatës së Apelit Shkodër.

- Vendimi nr. 64 date 27.05.1999, i Gjykatës së Rrethit Elbasan.

- Vendimi nr. 150 date 15,07,1999, i Gjykatës së Apelit Elbasan.

- Vendimi nr.63, datë 11.03.2002, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

- Vendimi nr.5, datë 15.1.2003, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mirditë.

- Vendimi nr.171, datë 28.3.2003, i Gjykatës së Apelit Tiranë.

- Vendimi nr.101, datë 24.04.2003, i Gjykatës së shkallës së parë Elbasan.

- Vendimi nr.228, datë 21.07.2003, i Gjykatës së Apelit Durrës.

- Vendimi nr.310, datë 14.05.2004, i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

- Vendimi nr.197, datë 03.06.2005, i Gjykatës së Apelit Durrës.

- Vendimi nr.176, datë 15.12.2004, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

- Vendimi nr.303, datë 06.05.2005, i Gjykatës së Apelit Tiranë.

- Vendimi nr.178, datë 14.07.2004, i Gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan.

- Vendimi nr.208, datë 13.06.2005, i Gjykatës së Apelit Durrës.

- Vendimi nr.15, datë 01.02.2005, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

- Vendimi nr.483, datë 01.07.2005, i Gjykatës së Apelit Tiranë.

- Vendimi nr.273, datë 1.8.2002, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

- Vendimi nr.298, datë 16.12.2002, i Gjykatës së Apelit Durrës.

- Vendimi nr.848 Akti , datë 06.09.2002, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Vendimi nr.139, datë 26.09.2002, i Gjykatës së Apelit Tiranë.

- Vendimi nr.27, date 28.2.2002, i Gjykatës së Rrethit gjyqësor Elbasan.

- Vendimi nr.126, dt.15.5.2002, i Gjykatës së Apelit Durrës.

- Vendimi nr.164, datë 20.09.2004, i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

- Vendimi nr.386, datë 10.12.2004, i Gjykatës së Apelit Vlore.

- Vendimi nr.51, datë 20.05.2004, i Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

- Vendimi nr.43, datë 25.02.2004, i Gjykatës së Apelit Vlorë.

- Vendimi nr.177, datë 04.10.2004, i Gjykatës së Rrethit gjyqësor Fier.

- Vendimi nr.99, datë 08.04.2005, i Gjykatës së Apelit Vlorë.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin nr.30, datë 25.04.2006

- Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.206, datë 29.05.2007

- Vendimi nr.87, datë 09.03.2006, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

- Vendimi nr.234, datë 30.05.2006, i Gjykatës së Apelit Vlorë.

- Vendimi nr.1355, datë 26.12.2006, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Vendimi nr.656, datë 26.09.2007, i Gjykatës së Apelit Tiranë.

- Vendimi nr.48, datë 24.02.2005, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

- Vendimi nr.233, date 05.07.2005, i Gjykatës së Apelit Vlorë.

- Vendimi nr.15, date 31.10.2007, i Gjykatës së Apelit Vlorë.

- Vendimi nr.118, date 29.02.2008, i Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Fier.

- Vendimi nr.51, date 30.11.2005, i Gjykatës së Shkalles se Pare Diber.

- Vendimi nr.448, datë 19.05.2006, i Gjykatës së Apelit Tiranë.

- Vendimi nr.7, datë 12.01.2009, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

- Vendimi nr.119, datë 31.03.2010, i Gjykatës së Apelit Vlorë.

Page 229: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

229

- Vendimi nr.87, datë 24.04.2012 i Gjykates se Rrethit Gjyqësor Lezhë

- Vendimi nr.90, datë 16.05.2012 i Gjykates se Apelit Shkodër

5. Raporte zyrtare të organizatave ndërkombëtare dhe shqiptare

- Raport provizor i Zyrës së Koordinatorit të Posaçëm të Paktit të Stabilitetit. Punuar në

Maj - Tetor 2002 “Gjendja e krimit të organizuar në vendet e Evropës Juglindore..”, nga

TRANSKRIME (Qendra Kërkimore e Krimit Transnacional - Universiteti i Trentos-Itali).

- Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2008-2010. Dt

30.05.20008

- Rezultatet kyçe të Raportit të Progresit për Shqipërinë 2009,2010, 2011, 2012, 2013,

2014.

- Strategjia ndërsektoriale e luftës kundër krimit të Organizuar dhe terrorizmit

- Komisioni Evropian, raport progreset për vendet e rajonit

- Strategjia e Policisë së Shtetit 2007-2013

- “SECI”- Qendra Rajonale për Luftën e Krimit Ndërkufitar

- Raporti i Projektit CARPO mbi gjendjen e Krimit të Organizuar dhe Krimit Ekonomik në

Evropën Juglindore, Strasburg, gusht 2006,

- D. RENTON "Trafikimi i fëmijëve në Shqipëri"-2001, raport

- Raporti i Dytë Vjetor mbi Viktimat e Trafikimit në Evropën Juglindore, Evropë,

IOM, 2005.

- Raporti i UNDP, 10 Korrik 2005.

- Raporti i Përputhshmërisë së GRECO RC-I (2005) lE mbi Bosnje e Hercegovinën.

- BH "Informacion mbi Situatën e Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë në viti 2005."

- Kroacia: Një pune në zhvillim, Anna McTaggart e Drago Hedl, IËPR Nr. 562, 27

Qershor 2005

- Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, Rekomandim mbi Veprimin kundër

Trafikimit të Qenieve Njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual, Nr. R (2000) 11.

- "Trafikimi i Qenieve Njerëzore për Shfrytëzim Seksual në BE: Një Këndvështrim i

Evropol-it", Janar 2006.

- Këshilli i Evropës, "Raporti i vitit 2005 i Situatës së Krimit të Organizuar me

përqendrim të veçantë në krimin ekonomik", Dhjetor 2005.

- Kodi mbi Ndryshimet dhe Shtesat e Kodit të Organizimit dhe Kompetencave të

Organeve Shtetërore në Luftën kundër Krimit të Organizuar, 11 Prill 2003

- Raport i Njësisë së Hetimit të Trafikimit dhe Prostitucionit 265 Shiko Amnesty

International (2004) dhe IOM (Korrik 2004) f. 63 - 64.

- STQNj - Raporti i fundit të vitit 2005;

- Raport mbi trafikimin e qenieve njerezore. IOM (Korrik 2004), f. 67.

- "Konventa e O.K.B mbi Krimin e Organizuar Ndërkombëtar (UNTOC)", 2003.

- Konventa e Skllavërisë, 60 L.N.T.S. 253; shtator 25, 1926 dhe Konventa Shtesë mbi

Heqjen e Skllavërisë, e Tregtimit të Skllevërve dhe të Institucioneve e Praktikave të

Ngjashme me Skllavërinë, 226 U.N.T.S. 3; shtator 7, 1956.

- Përcaktimi i Trafikimit të Grave (dhe prostitucionit me dhunë) nga Këshilli i Evropës

- Përcaktimi i Trafikimit nga Aleanca Globale Kundër Trafikimit të Grave (GAATË)

- Manual: Instrumentet ligjore dhe teknikat e luftes kunder krimit te organizuar trans-

nacional.Perballje pervojash Itali-ashqiperi- Tirane 2007

- Aleanca Globale Kundër Trafikut të Grave (GAATW); Standardet e të Drejtave të

Njeriut për Trajtimin e Personave të Trafikuar; janar 1999:

- United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC). Global Report on Trafficking in

Persons, 2013

- Raport CARPO Gjendjen e Krimit të Organizuar dhe Krimit Ekonomik ne Evropen

Julindore, , 2007

Page 230: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

230

- Western Balkans Annual Risk Analysis FRONTEX 2012 .

- Raport DASH mbi Trafikimin e Personave për vitin 2012.

- Koça, Arqilea. Trafikimi i qenieve njerëzore. Këndvështrimi juridik.

- Raport i Qendres “Vatra”,2005,2006, 2009, 2010

- Raport i OJF “Vatra” për trafikimin njerëzor, viti 2005-2006, fq. 21

- Doracak i IOM për trafikimin e qënieve njerëzore, viti 2007 - Manual i Trafikimit të Qënieve Njerëzore, IOM, fq. 9, viti 2006

- Raporti i UNODC “Report on “Trafficking In Persons: Global Patterns, 24 Prill 2006, ka

identifikuar 127 vende të origjinës, 98 vende transit dhe 137 vende destinacioni dhe

konkludon se: “Praktikisht asnjë vend në botë nuk është i paprekur nga krimi i trafikimit

të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual apo punë të detyruar.”

- Protokoll "Për parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të personave.."-

Palermo 2001.

- "Strategjia Kombëtare e luftës kundër T.Q.Nj." - Tirane 2001.

- Ligji Nr. 8733, dt. 24.01.2001 "Për disa shtesa dhe ndryshime në K. Penal të R.Sh".

Tiranë 2001.

- Të dhënat antitrafikim nga evidenca e sektorit të L.K.T.Q. Njerëzore, - M.R.Publik. -

Tirane 2001

- Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (UDHR)-1948.

- Vjetari statistikor 2004-5-6-7 i Ministrisë së Drejtësisë:

- Raport i Departamentit të Shtetit të SHBA mbi të drejtat e njeriut, 2005, 2008,2009.

- Raporti “Trafikimi i fëmijëve në Shqipëri” në vitin 2001, të shkruar nga D. RENTON

për OJQ-ne “shpëtoni fëmijët” (Save the Children), rreth 1000 fëmijë rome nga

Shqipëria shfrytëzohen vetëm në Selanik, qytetin e dyte në Greqi.

6.Website

- Protokolli Opsional i Konv. të Drejtave të Fëmijës në lidhje me Shitjen e Fëmijëve,

Prostituimin dhe Pornog. e Fëmijës 2000) www.unhchr.ch/html/menu3/b/92.htm

- EU Council Framework Decision on Trafficking in Human Beings (Vendimi Kuadër i

Këshillit të BE mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore 2002)http://europa.eu.int/eur-

lex/pri/en/oj/dat/2002/l_203/l_20320020801en00010004.pdf

- Council of Europe Convention on Action Against Trafficking in Human Beings

(Konventa e Këshillit të Evropës mbi Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

2005) http://www.coe.int/T/E/human_rights/trafficking/

- Voa news- krimi organizuar në Ballkanin Perendimor 2012,2013, 2014

- http://arkivi.peshkupauje.com/2009-ta-viti-i-ballkanit-perendimor/2008/11/06/

- arkivi.peshkupauje.com/2009-ta...ballkanit-perendimor/.../06

- http://tsh.albemigrant.com/?c=117&a=1301

- Strategjia e BE-së dhe ‘detyrat e shtëpisë’ për Ballkanin PerëndimorNga Ilir Kalemaj

http://www.translate.google.com/translate_

- Human trafficking en.wikipedia.org/wiki/Trafficking_in_human_beings

- en.wikipedia.org/wiki/Illegal_drug_trade - 94k –

- www.amnestyusa.org/stopviolence/trafficking/ - 40k

- www.catwinternational.org

- http://ssr.yciss.yorku.ca/

- www.coe.int/.../organisedcrime/projects/CARPO/carpo_en.asp - 34

- www.coe.int/.../organisedcrime/projects/CARPO/Reports_en.asp - 35k

- www.irct.org/Default.aspx?ID=2713&M=News&PID=7098&NewsI... - 31k

- www.svez.gov.si/.../pageuploads/docs/cards/AL_03_IB_JH_01.doc

- TRANSCRIME, Qendra e Kërkimit mbi Krimin e Universitetit të Trentos

- Qendra Rajonale e SECI-t për Luftën Kundër Krimit

Page 231: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

231

- http://www.unhchr.ch/html/menu3/b/92.htm

- http://europa.eu.int/eur-lex/pri/en/oj/dat/2002/l_203/l_20320020801en00010004.pdf

- http://europa.eu.int/scadplus/leg/en/lvb/l23034.htm

- http://www.coe.int/T/E/human_rights/trafficking/

Page 232: REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/01/... · 2019-12-03 · Trafikimi i personave. Dimensioni human

Trafikimi i personave. Dimensioni human dhe problematikat ligjore Aleks PRIFTI

232

LISTA E TABELAVE.............................................................................................231

Graf.1 Profili global i viktimave te trafikimit (mosha,gjinia), viti 2009…………......52

Graf. 2 Profili global i trafikimit sipas gjinisë të viktimave ne vitin 2011 ………......53

Graf.3 Identifikimi i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit të 18

vëndeve të BE-së, 2008-2010 ......................................................................................54

Harta 1 Rrugët e trafikimit të personave nga vendet e origjinës drejt

destinacionit..................................................................................................................55

Graf. 1 Trafikimi i femrave për periudhën 1992-2002.................................................63

Graf.2 Trafikimi i femrave , vitet 1992-1995...............................................................64

Gaf. 3 Numri i femrave të trafikuara sipas qarqeve për vitet 1991-2002.....................65

Graf. 4 Trafikimi i femrave sipas shteteve , vitet 1992-2002………...........................66

Graf.5 Dinamika e trafikimit te personave 2003-2013.................................................70

Graf. 6 Numri i viktimave te trafikimit për vitet 2009-2013........................................74

Graf. 7 Goditjet e grupeve dhe autoreve për vitet 2009-2012......................................77

Graf.8 Trafikimi i fëmijeve 2002-2013 .......................................................................79

Graf. 1 Akset e Modus Operandit të Trafikimit të personave....................................148

Harta 2 .Vendet e origjinës, tranzitimit dhe destinacionit të viktimave.....................149

Harta 3. Trajektorja e trafikimit të viktimave drejt vendeve fqinje………………....150

Graf.4 Cikli i trafikimit të femrave për qëllim të shfrytëzimit seksual......................151

Tabela 5 Mënyrat e veprimit të rekrutimit të viktimave, v.2002-2009....................152

Graf. 6 Modus operandi i rekrutimit të viktimave të trafikimit me forma të

ndryshme....................................................................................................................153

Graf.7 Dinamika e femrave të rrëmbyera. Vitet 1992-2009…...............…………...155

Graf. 8 Fazat dhe Modus operandi i trafikimit dhe shfrytëzimit të viktimave..........168

Graf.9 Trafikimi i brëndshëm 2005-2010 ……….....................................................174

Graf. 1 Profili i Grupit 1 të trafikimit të personave ...................................................189

Graf. 2 Profili i Grupit II të trafikimit të personave ..................................................190

Graf. 3 Grupmoshat e viktimave të trafikimit, vitet 2002-2009 …...........................194

Graf.4 Niveli arsimor i viktimave të trafikimit, vitet 2002-2009 ………..................196

Graf. 5 Viktimat sipas vendbanimit, vitet 2002-2009………....................................197