58
- 1- UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME VIKTIMAT E TRAFIKIMIT

UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 1-

UDHËZUES

PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME

VIKTIMAT E TRAFIKIMIT

Page 2: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 2-

Ky Udhëzues u prodhua nga Qendra Fokus "Në Ndihmë të fëmijëve" në kuadër të projektit

“Ofrimi i shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, fëmijët viktima të abuzimit

seksual, shfrytëzimit dhe trafikimit”, pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e

Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri” i financuar nga Bashkimi

Evropian dhe i mbështetur nga Save the Children në partneritet me Terre des Hommes në

Shqipëri

© Qendra Fokus “Në ndihmë të fëmijëve”. Të gjitha të drejtat janë të

rezervuara. Përmbajtja e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, kopjohet pa

citimin në dokument. Përmbajtja e këtij botimi jo domosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e

Bashkimit Evropian, Save the Children dhe Terre des Hommes në Shqipëri

Adresa: Rruga Islam Alla, pallati 78, apt.7, Tiranë, Shqipëri

ISBN

Page 3: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 3-

Tabela e lëndës

Hyrje ………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Terma të përgjithshëm …………………………………………………………………………………………………………………………..

Shkurtime ……………………………………………………………………………………………………………………………………………...

Kapitulli I –RAPORTIMI I TRAFIKIMIT NË KONTEKSTIN KOMBËTAR

1.1. Çfarë është trafikimi i qenieve njerëzore .............................................................................................

1.2. Kuadri ligjor shqiptar për mbrojtjen e fëmijës viktima të trafikimit ....................................................

1.3. Si bëhet identifikimi i viktimave të trafikimit? .....................................................................................

Identifikimi Fillestar......................................................................................................................

Identifikimi formal........................................................................................................................

1.4. Cilët janë profesionistët që bëjnë identifikimin e viktimës .................................................................

1.5.Indikatorët fillestarë për profesionistët që identifikojnë rastet e trafikimit (punonjës policie, mjekë,

psikologë, mësues, etj)........................................................................................................................

1.6 Të drejtat e viktimës 1.7. Vështirësitë që hasin profesionistët gjatë identifikimit .....................................................................

1.8. Këshilla praktike në ndihmë të viktimës .............................................................................................

Kapitulli II– FAKTORË DHE PASOJA NË TRAFIKIMIN E FËMIJËVE

2.1 Analizë faktorësh dhe situatash të fëmijëve viktima të trafikimit të qenieve njerëzore………………......

Familja………………………………………………………………………………………………………………………………………

Faktorët familjare, sociale, kulturore dhe ekonomike që i shtyjnë fëmijët drejt trafikimit…….......

Barrierat kulturore…………………………………………………………………………………………………………………....

Pasojat afatshkurtëra dhe afatgjata te trafikimit tek fëmijët 2.2 Pranimi i gjendjes së trafikimit………………………………………………………………………………………………………...

2.3 Shpëtimi ………………………………………………………………………………………………………………………………………..

2.4 Çështjet ligjore që shoqërojnë shpëtimin e viktimës …………………………………………………………………………

2.5. Rehabilitimi dhe reintegrimi ……………………………………………………………………………………………………….

Kapitulli III – PRAKTIKA TE IDENTIFIKIMIT TË FËMIJËVE VIKTIMA TË TRAFIKIMIT

3.1. Konceptet per mbrojtjen e fëmijëve viktima ......................................................................................

3.2. Standarde dhe procedura për punonjësit e Policisë............................................................................

Intervista e punonjësit të policisë në kufi...............................................................................

Intervista qëmund të kryhet në institucione ........................................................................

Udhëzime të përgjithshme që zbatohen tek të gjitha intervistat me fëmijët që mund të kenë

qenë trafikuar .....................................................................................................................

Kryerja e intervistës ..............................................................................................................

Çështje të rëndësishme që duhet të ketë parasysh intervistuesi ...........................................

Shembuj të kodit profesional të sjelljes për sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve .........................

Page 4: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 4-

Intervista individuale (ballë për ballë) ...................................................................................

Kapitulli IV- Linja Kombëtare falasAntitrafikim #116 006 ..................................................... 4.1 Cfarë është Linja dhe si funksionon

4.2 Parime të përgjithshme

Standarde dhe procedura për punonjësit e shëndetësisë ..................................................

Mbledhja e të dhënave për vlerësimin mjeko-ligjor .................................

Plani i trajtimit.......................................................................

4.3 Parime udhëheqëse specifike për punonjësit e Shëndetësisë......................................................

Standarde dhe parime per punonjësit e shërbimeve sociale dhe edukuese

Identifikimi .................................................................................................................................

Komunikimi me viktimat e trafikimit..............................................

Intervista.....................................................................................................

Mesazhet që mund t’i dërgoni viktimës gjatë intervistës...........................................................

Ndërgjegjësimi dhe edukimi ...................................................................

4.4 Tipologjia e telefonatave

Intervista gjatë telefonatave pranë Linjës telefonike....................................................................

Siguria e telefonatave....................................................................................................................

Fazat e thirrjeve ............................................................................................................................

Tipologjia e telefonatave...............................................................................................................

4.5 Procedura praktike

Shtojca I- Intervista e detajuar për viktimat e trafikimit .........................................

Shtojca II- Kontaktet e mundshme në rast identifikimi të rasteve të trafikimit të fëmijëve:

Page 5: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 5-

HYRJE Ky Udhëzues nisi si një dokument i munguar dhe mjaft i domosdoshëm për plotësimin e profilit tëprofesionistëve të ndryshëm që merren me fëmijët si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, problemeve që hasnin këta fëmijë gjatë procesit të identifikimit dhe dokumentimit të rasteve, si dhe nevojës së tyre për mbështetje sociale dhe edukuese në garantim të mbrojtjes. Ky Udhëzues ofron informacion të përgjithshëm për kuadrin ligjor, terminologjinë institucionale dhe mekanizmat kryesorë të përfshirë në ofrimin e shërbimeve mbështetëse për viktimat e trafikimit. Për më tej, ky Udhëzues do të krijojë një pikënisje në konsolidimin e shërbimeve nëpërmjet zbatimit të procedurave standarde të verifikimit si pjesë e kuadrit ligjor, përgatitjes së formateve specifikë të intervistave për profesionistë që merren me identifikimin dhe referimin e rasteve të trafikimit (mjekë, punonjës socialë, psikologë dhe punonjës të policisë) dhe ofrimit të këshillimit individual për rastet e identifikuara. Ky Udhëzues do të shërbejë për hartëzimin e shërbimeve dhe identifikimin e aktorëve shtetërore dhe jo-shtetërore që operojnë sot në terren dhe që ndihmojnë fëmijët viktima të trafikimit, shfrytëzimit të punës së detyruar dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Kjo punë shumëplanëshe ka mbledhur sëbashku profile të ndryshme profesionistësh: juristë, punonjës sociale, mjekë dhe psikiatër për gërshetimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse për arritjen e qëllimit kryesor: përgatitjen e një dokumenti të jetësuar e dinamik që do të shërbejë si praktikë e mirë në ofrimin e shërbimeve cilësore, forcimin e besimit të viktimave për cilësinë e shërbimeve dhe garantimin e nivelit të lartë profesional të punonjësve të terrenit. Ky Udhëzues është përgatitur në kuadër të programit të përfshirjes së shoqërisë civile për mbrotjen dhe promovimin e të drejatve dhe lirive themelore ndaj fëmijëve si viktima të trafikimit. Ky program zbatohet nga Qendra Fokus “Në ndihmë të fëmijëve”, një organizatë jofitimprurëse, e cila mbështet fëmijët në situata rruge, në mbështetje të parimit të interesit më të lartë të fëmijës, barazi gjinore dhe standarde të unifikuara për të gjithë fëmijët. Ky program është bërë i mundur nëpërmjet bashkëpunimit dhe mbështetjes së partnerëve në program, Save the Children dhe Terre des Hommes, nëpërmjet mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian (fondet EIDHR). Dr. Anita Pilika Drejtore Qendra FOKUS

Page 6: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 6-

TERMA TË PËRGJITHSHËM: Trafikim i personave sipas nenit 110/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve e për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, si brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” . Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e një fëmije për qëllime shfrytëzimi, do të konsiderohet “trafikim i personave” edhe nëse në të nuk përfshihen mjetet e parashikuara në nënparagrafin (a) të nenit 3 të Protokollit të Palermos (shih paragrafin e parë të nenit); për më tepër, pëlqimi i fëmijës viktimë e trafikimit për shfrytëzimin e planifikuar nuk merret parasysh, edhe nëse nuk janë përdorur mjetet e parashikuara në nënparagrafin (a) të nenit 3.1 Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi, fshehja, ose pritja e të miturve me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit, ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës, ose shërbimeve të detyruara, skllavërimit, ose formave të ngjashme me skllavërimin, vënies në përdorim, ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit. Fëmijë në përputhje me legjislacionin shqiptar penal dhe civil, është çdo person nën moshën 18 vjeç;2 Viktimë trafikimi: sipas shkronjës “e” të nenit 4 të ligjit nr. 9642, datë 20.11.2006 “Për ratifikimin e

Konventës së Këshillit të Evropës “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore” çdo person i cili është

subjekt i trafikimit të personave, sipas përkufizimit më lart3; si edhe personat e trafikuar të identifikuar

zyrtarisht nga Grupi/Struktura përgjegjëse për Identifikimin Formal të Mekanizmit Kombëtar të Referimit

(MKR) të Shqipërisë, në përputhje me “Procedurat Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe Referimin

e Viktimave dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit”.4

Viktimë e mundshme e trafikimit i referohet çdo personi që nga agjencitë/institucionet përgjegjëse për

identifikimin fillestar të Mekanizmit Kombëtar të Referimit është konsideruar ose gjykohet si i trafikuar.5

Trafikues i qenieve njerëzore: Është çdo person i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Krimeve të Rënda për veprën penale të trafikimit të personave, apo çdo person tjetër shqiptar apo i huaj i dënuar nga një gjykatë kompetente për kryerjen e veprës penale të trafikimit. Prind: Sipas nenit 3 “Përkufizime” të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, është personi që e ka lindur ose e ka birësuar fëmijën, çift ose i vetëm, i martuar ose jo, apo që ka njohur amësinë ose atësinë e fëmijës së lindur jashtë martese.

1 Shih edhe Udhëzimet e UNICEF për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve VT të Evropën Juglindore (2003)/ instrumente të tjera të OKB dhe ndërkombëtare. 2 Neni 3 (d)] i Protokollit të Palermos 3 Shih Protokollin e Palermos, Konventën e KE-së mbi Veprimin kundër TiP, Neni 4 (e); Ligji Nr. 9642 i 20 nëntorit 2006, “Mbi ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës”, Neni 4 (e). 4 Procedurat Standarde të Veprimit për identifikimin dhe referimin e VT dhe VMT, Ministria e Brendshme, ZKKA, Tiranë 2011. 5 Si më lart.

Page 7: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 7-

“I mitur i pashoqëruar”: Sipas pikës 31, të nenit 3 “Përkufizime”, të Ligjit Nr. 108/2013 “Për të huajt”,

(Ndryshuar me ligjin nr. 74/2016, datë 14.7.2016) është i mituri i huaj, i cili hyn në territorin e Republikës

së Shqipërisë i pashoqëruar nga një person madhor përgjegjës, sipas ligjit dhe për sa kohë që nuk merret

efektivisht në përkujdesje prej tij, ose i mituri që lihet i pashoqëruar, pas hyrjes në territorin e Republikës

së Shqipërisë.

“Përfaqësues procedural”: Sipas nenit 3 “Përkufizime” të ligjit nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, është personi i caktuar nga autoriteti procedues nga lista e dërguar nga njësia për mbrojtjen e fëmijës, që do të kryejë përfaqësimin procedural të fëmijës në mungesë të përfaqësuesit të tij ligjor ose, në rast konflikti interesi mes tij dhe fëmijës dhe ka të drejta përfaqësuese në emër të fëmijës në konflikt me ligjin, ose fëmijës dëshmitar/viktimë, me qëllim për të mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës. Azilkërkues: Sipas pikës ç, të Nenit 3 “Përkufizime”, të ligjit Ligjit Nr. 121/2014 “Për azilin në Republikën e Shqipërisë është çdo i huaj apo person pa shtetësi, që shpreh në çfarëdolloj mënyre se nuk dëshiron të kthehet në vendin e tij, si dhe çdo i huaj apo person pa shtetësi që ka paraqitur një aplikim për azil në Republikën e Shqipërisë, për të cilin nuk është marrë ende një vendim përfundimtar. Dëshmitar i drejtësisë: Sipas nenit 3 të ligjit nr.10 173, datë 22.10.2009 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, i ndryshuar është personi i cili, në cilësinë e dëshmitarit apo personit të dëmtuar bën deklarime a dëshmon për fakte e rrethana, që përbëjnë objekt prove në një procedim penal dhe që për shkak të këtyre deklarimeve e dëshmive, ndodhet në një gjendje rreziku. Termat persona/grupe vulnerabël, dhe personat/grupet në rrezik trafikimi, janë një grup më i gjerë personash me një mundësi apo rrezik më të madh për t’u trafikuar, bazuar në ekzistencën e disa faktorëve të caktuar të rrezikut, si p.sh. papunësi, varfëri, dhunë në familje, familje me një prind, numri i anëtarëve të familjes, etj. Këto kritere do të përcaktohen nga ZKKA me aktorët përkatës. Vendim i informuar: Vendim i marrë nga një person për përfshirjen ose jo të tij/saj në një procedurë të vlerësimit të nevojave të tij/saj, marrjen ose jo të një shërbimi që plotëson nevojat e tij/saj, vetëm pasi personi është informuar në mënyrë të plotë për procedurën, shërbimin, dhe alternativat e tjera për vlerësimin dhe plotësimin e nevojave të tij/të saj. Mekanizmat rajonalë kundër trafikimit: përbëhen nga Komitetet Rajonale të Luftës Kundër Trafikimit të Personavedhe Tryezat Teknike që janë ngritur me Urdhër të Kryeministrit Nr. 6datë 26.01. 2017 “Për

krijimin e Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave, në ♪5do qark Sipas Urdhrit, këto Komitete Rajonale janë ngritur për mbikqyrjen dhe bashkërendimin e veprimeve shtetërore dhe joshtetërore në nivel rajonal, për parandalimin e këtij fenomeni, në mbrojtje të viktimave të trafikimit. Në komitete bën pjesë: Prefekti i Qarkut si Kryetar dhe Anëtar: Kryetari i Këshillit të qarkut, Kryetari i Bashkisë, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Drejtori Rajonal i Punësimit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kufirit dhe Migracionit, Drejtori Rajonal i SHISH-it, Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional, Drejtori Rajonal i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore . Në këto komitete ftohen të marrin pjesë edhe Prokurori i Rrethit, përfaqësues të shoqërisë civile, në nivel rajonal, si dhe përfaqësues nga organizata dhe agjenci të tjera, kur vlerësohet e nevojshme nga anëtarët e komitetit dhe sipas çështjeve që trajtohen.

Page 8: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 8-

Anëtarët e Komitetit Rajonal të Luftës kundër trafikimit të Personave, në çdo qark caktojnë persona teknikë, nga sektorët e tyre përkatës dhe në këtë mënyrë, formojnë Tryezën Teknike rajonale antitrafik, e cila kryesohet nga Sekretari i përgjithshëm i Institucionit të Prefektit të qarkut. Tryeza Teknike rajonale për çështjet e luftës kundër trafikimit të personave identifikonproblemet parësore në fushën e luftës kundër trafikimit të personave, mbledh dhe shkëmben të dhëna mbi identifikimin, referimin dhe zgjidhjen e rasteve konkrete, përcakton veprimet e nevojshme për parandalimin e trafikimit dhe mbrojtjen e familjeve, grupeve, personave dhe fëmijëve në rrezik aktual ose potencial trafikimi, si edhe mbikëqyr zbatimin eë detyrave vendore antitrafik, në përputhje me detyrat e veçanta të çdo institucionitë përfaqësuar në komitet.

Page 9: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 9-

SHKURTIME: MKR Mekanizmi Kombëtar i Referimit për Viktimat dhe Viktimat e Mundshme të

Trafikimit të Personave KRAT Komitetet Rajonale Antitrafik PSV Procedurat Standarde të Veprimit NjMF Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve AP Autoriteti Përgjegjës A/IPIF Agjencitë/ Institucionet Përgjegjëse për Identifikim Fillestar DASH Departamenti Amerikan i Shtetit DPPSH Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit DRKM Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit G/SPIF Grupi/ Struktura Përgjegjëse për Identifikim Formal IOM Organizata Ndërkombëtare për Migracionin KB Kombet e Bashkuara KiE Këshilli i Europës KKSAT Koalicioni Kombetar i Strehezave Anti trafik KRAT Komitetet Rajonale Antitrafikim MB Ministria e Brendshme MEPJ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme MD Ministria e Drejtësisë OHCHR Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të KB OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë PDRSH Përfaqësitë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë PKM Pika e Kalimit Kufitar SLKTP Sektori i Luftës kundër Trafiqeve të Paligjshme (i Policisë) SHSSH Shërbimi Social Shtetëror UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNODC Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogat VT Viktimëtrafikimi VMT Viktimë e mundshme trafikimi ZKKAT Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim ZRSHSSH Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror

Page 10: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 10-

KAPITULLI I

RAPORTIMI I TRAFIKIMIT NË KONTEKSTIN KOMBËTAR Përmbledhje: Ky kapitull përfshin konceptet e përgjithshme të trafikimit të ilustruar me shembuj nga praktika e autoriteteve ligjzbatuese; qasjet ligjore dhe format se si një fëmijë mund të jetë/bëhet viktimë e mundshme; format e identifikimit dhe dokumentimit, si dhe vështirësitë dhe sfidat që hasin profesionistët gjatë adresimit të një rasti të mundshëm fëmije viktimë trafikimi për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje. 1.1. Çfarë është trafikimi i qenieve njerëzore? Siç u theksua më lart,Trafikim i personave sipas nenit 110/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, si brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e një fëmije për qëllime shfrytëzimi, do të konsiderohet “trafikim i personave” edhe nëse në të nuk përfshihen mjetet e parashikuara në nënparagrafin (a) të nenit 3 të Protokollit të Palermos (shih paragrafin e parë); për më tepër, pëlqimi i fëmijës viktimë e trafikimit për shfrytëzimin e planifikuar nuk merret parasysh, edhe nëse nuk janë përdorur mjetet e parashikuara në nënparagrafin (a) të nenit 3.6 1.2 Kuadri ligjor shqiptar për mbrojtjen e fëmijës viktima të trafikimit Legjislacion lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pavarësisht klasifikimit të veprës penale, përfshin por nuk kufizohet: • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë – Neni 54, pika 1 shpreh se: “Fëmijët, të rinjtë, nënat shtatzënë dhe nënat e reja gëzojnë të drejtën për mbrojtje të veçantë nga shteti”. • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë – Neni 54, pika 3 shpreh se: “Çdo fëmijë gëzon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe puna, veçanërisht puna e fëmijës nën moshën minimale, e cila mund të lidhet me problemet shëndetësore dhe morale ose vënë në rrezik jetën dhe zhvillimin normal të fëmijës”. • Kodi i Familjes së Republikës së Shqipërisë. • Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë (Rishikuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017). • Ligji nr. 9642, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore” • Ligji Nr. 9355, i datës 10.03.2005 “Për Ndihmën Ekonomike dhe Shërbimet Shoqërore” (i ndryshuar).

6 Shih edhe Udhëzimet e UNICEF për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve VT të Evropën Juglindore (2003)/ instrumente të tjera të OKB dhe ndërkombëtare.

Page 11: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 11-

• Ligji Nr. 9669 i datës 18. 12.2006 “Për Masat Kundër Dhunës në Marrëdhënie Familjare”. • Ligji, Nr. 10 107, datë 30.3.2009, “Për Kujdesin Shëndetësor Parësor”, i ndryshuar me ligjin nr. 51/2013.. • • Ligji për Ndihmën Ekonomike dhe Shërbimet Sociale, Nr. 9355, i datës 10.03.2005 Ligji nr. 10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar • Ligji nr. 10 173, datë 22.10.2009, “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” • Ligji nr. 108/2013, “Për të huajt” • Ligji nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit” • Ligji nr.18.2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” • Vendim i Këshillit të Ministrave, Nr. 80 i datës 20.01.2008 “Për Miratimin e Strategjisë Sektoriale për Mbrojtjen Sociale”; • Vendimi i Këshillit të Ministrave, Nr. 658 i datës 17.10.2005 “Për Standardet e Shërbimeve Shoqërore”; • Vendim i Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 582, datë 27.7.2011 “Për miratimin e Procedurave Standarde të Veprimit për identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit” • Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 814, datë 26.11..2014, “Për një shtesë në vendimin nr. 663, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, 2013–2020, dhe planit të veprimit për vitet 2013–2016” Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 115, datë 17.02.2016 “Për një shtesë në vendimin nr. 663, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, 2013–2020, dhe planit të veprimit për vitet 2013–2016” • Vendim i Këshillit të Ministrave nr.1072, datë 23.12.2015 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020, • Strategjia Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës me Bazë Gjinore, 2016-2020 1.3.Si bëhet identifikimi i viktimave të trafikimit? Identifikimi i viktimave të trafikimit nga anëtarët e MKR duhet të kryhet në përputhje me Procedurat Standarde të Veprimit të miratuara me Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr. 582, datë 27. 7. 2011 “Për Miratimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit” (PSV). Që në hyrje, deklarohet se PSV kanë për qëllim kryesor identifikimin dhe referimin në kohën dhe mënyrën e duhur të viktimave të trafikimit, të rritur apo të mitur, për të gjithë llojet e shfrytëzimit, të trafikimit të brendshëm apo ndërkombëtar, të lidhur apo jo me krimin e organizuar. PSV parashikojnë situata në të cilat vendi ynë, Shqipëria, apo zona të caktuara të vendit, përdoren, apo mund të përdoren si vend rekrutimi, tranzitimi dhe destinacioni për shfrytëzimin e personave të trafikuar shqiptarë dhe të huaj, si edhe situata në të cilat personat e trafikuar me shtetësishqiptare, apo të hamendësuar shqiptare ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Përveç kësaj, PSV parashikojnë situata në të cilat viktimat janë të vetëdijshëm për shfrytëzimin ose nuk janë të vetëdijshëm: nuk e emërtojnë dot situatën e tyre si trafikim. Në rastin e trafikimit të fëmijëve, puna e koordinuar dhe multi-sektorale mbetet pikënisja kyçe e suksesit në punën institucionale. Të gjitha ministritë: Ministria e Brendshme, Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (ri-organizuar), Ministria e Punëve të Jashtme (riorganizuar MEPJ), Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Strehëzat, IOM-i dhe disa

Page 12: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 12-

OJQ-të si pjesë e MKR kanë përgjegjësinë për të zbatuar PSV-të, të standardizojnë terminologjinë e legjislacionit dhe kuadrin përkatës rregullator dhe të luajnë role konkrete në këtë mekanizëm për intervistimin, identifikimin dhe referimin e viktimave të trafikimit dhe gjithashtu të ofrojnë ndihmën e nevojshme për rehabilitimin e tyre. Për identifikimin sa më herët, nga sa më shumë aktorë, të ndërhyrjes së menjëhershme në ndihmë të viktimës, të moskushtëzimit të ndihmës në bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit etj., procesi ndahet në identifikimin fillestar/të viktimës së mundshme dhe formal/të viktimës së trafikimit.

Sipas PSV, identifikim fillestar i viktimave të trafikimit është tërësia e veprimeve të ndërmarra ngainstitucionet shtetërore dhe joshtetërore në kufijtë dhe brenda territorit të RSH-së që bën të mundurpërcaktimin se një person i mitur, apo i rritur është viktimë e mundshme e trafikimit të qenieve njerëzore.Këto veprime duhet të përfshijnë minimalisht: 1) vlerësimin e situatës së personave kundrejt treguesvetë trafikimit; 2) mbledhjen dhe analizën e informacionit fillestar mbi procesin e trafikimit të personit; 3)informimin e personit për të drejtat dhe ndihmën në dispozicion të viktimave të mundshme të trafikimitdhe viktimave të trafikimit dhe mënyrat e qasjes tek ndihma; 4) dhënien e ndihmës.

Detyrimet primare të identifikimit dhe referimit fillestar i ka agjencia shtetërore me më shumë mundësi për të vlerësuar situatën e viktimës dhe për të ndërhyrë për mbrojtje: në kufi detyrimin primar e ka Policia e Kufirit dhe Migracionit, në territor e kanë strehëzat për viktimat e trafikimit, qendrat e përkujdesjes shoqërore për persona në nevojë, organizatat me programe të ndihmës për persona në nevojë, zyrat e shërbimit social në rajone, strukturat e policisë së shtetit, inspektoriati i punës, zyrat e punës, drejtoritë rajonale të arsimit/zyrat rajonale arsimore, drejtoritë rajonale të shëndetit, njësitë për mbrojtjen e fëmijëve. Jashtë territorit përgjegjësia ndahet mes Autoritetit Përgjegjës dhe punonjësve të përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë. Në PSV jepen tregues parësorë dhe dytësorë të cilëve u duhet tu referohen punonjësit për identifikim korrekt. Në kontekstin e identifikimit fillestar nga profesionistët e shëndetësisë, marrëdhënia mjek-viktimë shpesh shndërrohet në marrëdhënie besimi të ndërsjelltë. Ndaj ekzaminimi i kujdesshëm do të krijonte mundësi për t’i ardhur në ndihmë viktimës për aspekte mjekësore dhe të shëndetit mendor. Kështu, mjekët mund të kenë një privilegj të madh në formimin e kushteve më të mira dhe më të shëndetshme për këtë person, por edhe përgjegjësi më të madhe në balancimin e konfidencialitetit dhe besimit të viktimeit të tyre përballë shqetësimeve ligjore dhe etike. Pjesë mjaft e rëndësishme për fëmijët viktima të trafikimit mbetet shëndeti mendor, mireqenia psikologjike dhe emocionale, e cila, ne vetvete, ndikon në tejkalimin e traumave të ndodhura dhe vendosja e marrëdhënieve për të ardhmen.

Sipas PSV, identifikimi formal i viktimave të trafikimit në kufijtë dhe territorin e RSH-së është identifikimi

i një personi si viktimë trafikimi i kryer vetëm nga Grupi/Struktura Përgjegjëse për Identifikim Formal (G/SPIF) në bazë të formatit të intervistës formale të përfshirë në këtë dokument. Identifikimi formal duhettë arrijë minimalisht: 1) përcaktimin nëse personi është viktimë e trafikimit, nëpërmjet mbledhjes dheanalizës së informacionit të dhënë nga vetë personi; 2) vlerësimin në mënyrë të thelluar të nevojave tëpersonit viktimë e trafikimit për ndihmë dhe mbrojtje; 3) dhënien e udhëzimeve dhe sigurimin e qasjes sëpersonit të trafikuar tek ndihma e përshtatshme dhe e sigurt; 4) marrjen e intervistës formale. Në fund të intervistës formale, viktima vendos nëse do e kallëzojë trafikantin apo jo.

Page 13: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 13-

Intervista formale dhe të gjitha veprimet për përcaktimin e statusit të personit në lidhje me trafikimin kryhet në kohën më të shpejtë të mundshme pas identifikimit si viktimë e mundshme e trafikimit të qenieve njerëzore. Intervista formale kryhet veçmas në kohë nga kallëzimi. Edhe nëse personi dëshiron të bëjë kallëzim, në asnjë rast, intervista formale nuk ndërpritet për të marrë kallëzimin, por caktohet një kohë tjetër. G/SPIF përbëhet nga një punonjës i policisë së shtetit i seksionit për trafikun e paligjshëm (SLKTP) dhe njëpunonjës social shtetëror i zyrës rajonale të shërbimit social shtetëror (ZRSHSSH) që ushtrojnë funksionete përcaktuara në bazë të ligjit në rajonin/qarkun ku ndodhet aktualisht personi që do të identifikohetformalisht. Procesi i identifikimit është paraqitur në mënyrë skematike në PSV.

Në PSV jepen formate të identifikimit të fëmijëve dhe të rriturve dhe në formatet e intervistave formale të PSV-ve ka rubrika të veçanta, të cilat duhen përdorur për identifikimin e llojeve të ndryshme të shfrytëzimit pa bërë dallimin mes femrave, apo meshkujve. Edhe në identifikimin fillestar, edhe atë formal parashikohen dy situata: situatat kur personi është i vetëdijshëm për abuzimin, shfrytëzimin/ trafikimin dhe situatat kur ai/ajo nuk është i vetëdijshëm. Për të kuptuar dhe u shërbyer më mirë fëmijëve viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, agjencitë e shërbimeve sociale inkurajohen të ndërtojnë kapacitete të brendshme për të punuar posaçërisht me viktimat e trafikimit (p.sh., edukimi institucional, trajnimi i stafit, politikat dhe procedurat mbështetëse, zhvillimi i burimeve, mbledhja e të dhënave dhe analizimi i tyre). Për shembull, disa fëmijë në familje pa kujdesje zhvillojnë modele “arratie”, duke i vënë ata në rrezik më të madh për t'u trafikuar. Është e rëndësishme për strukturat shtetërore që të zhvillojnë protokolle, jo vetëm për ndjekjen e rasteve te tilla, por edhe për t'iu përgjigjur fëmijëve pas kthimit nga kjo “arrati”. Vlerësimet e duhura për nevojat e shëndetit fizik dhe mendor dhe, nëse është e përshtatshme, nevojat ligjore duhet të përfundojnë brenda një afati shumë të shkurtër pas kthimit. Krahas kësaj, ekzistojnë edhe direktiva të tjera të politikave që agjencitë dhe shërbimet për fëmijët mund të adoptojnë për të përmirësuar ndjeshëm nevojat e këtyre fëmijëve, duke përfshirë: • staf multidisiplinar dhe referime për rastet e trafikimit të fëmijëve; • Opsionet e transferimit në strehëza, duke përfshirë kujdestarinë; • Trajnim për njësitë shtetërore të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe nënkontraktorët e agjencive të tjera shtetërore dhe ofruesit e referimit, duke përfshirë agjencitë e kujdesit social, strehat rezidenciale, kujdestarët, kujdestarët ligjorë, avokatët për fëmijët, profesionistët e shëndetit mendor, ekipet e shërbimeve të mirëqenies së fëmijëve, avokatët e viktimave/fëmijë, konsullatat dhe ofruesit e shërbimeve të refugjatëve; • Sigurimi i mbrojtjes ligjore për fëmijët (vendas dhe të huaj) të përfshirë në drejtësinë për të mitur ose në procedurat e drejtësisë penale kundër trafikantit; dhe • parandalimi dhe edukimi. Sa i përket parandalimit dhe edukimit në kuadër të sistemit të mirëqenies së fëmijës, shumë fëmijë të trafikuar kanë pasur kontakte me shërbimet e mbrojtjes së fëmijës në një farë mase - si strehëzat. Në disa raste ata madje mund të rekrutohen dhe viktimizohen nga trafikantët gjatë marrjes së këtyre shërbimeve. Prandaj punonjësit e shërbimeve sociale mund të ndihmojnë në përgatitjen e fëmijëve për të mbrojtur më mirë veten nga trafikantët potencialë dhe njohjen e situatave potencialisht të rrezikshme. Një rol të rëndësishëm luajnë Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve të ngritura në çdo strukturë të njësive administrative, si personi përgjegjës për identifikimin, referimin dhe menaxhimin e fëmijëve të përfshire në trafikim. Ligji

Page 14: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 14-

i ri mbi të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës (18/2017) përcakton si detyrim ligjor raportimin e këtyre rasteve nga çdo subjekt privat apo publik pranë strukturave përkatëse.

1.4. Cilët janë profesionistët që bëjnë identifikimin e viktimës

Punonjësit e policisë (përfshi, policinë e kufirit) Duke qenë të profilizuar, punonjësit e policisë nisin identifikimin e viktimave të trafikimit që në kontaktin e parë, në pikat kufitare dhe në vijim zbatohet përpikmërisht PSV.

Punonjësit e shëndetësisë (punonjësit e shëndetit parësor (mjekë e infermierë) dhe të mjekësisë ligjore, të psikiatrisë, etj)

Në praktikë, profesionistët e shëndetësisë kanë pozitë unike për të identifikuar fëmijët viktima, edhe kur këta fëmijë ndodhën nën shfrytëzim (fizik dhe/ose emocional), e për rrjedhojë, kanë një mundësi t’i shpëtojnë fëmijët nëpërmjet raportimit. Shpesh, për shkak të një ekzaminimi shëndetësor, mjeku mund të kryejë mbledhjen edhe dokumentimin e provave dhe të dhënave konkrete për një ndihmë të kualifikuar emocionale dhe ligjore. Bashkëpunimi ndërmjet profesionistëve të shëndetësisë, autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe OJQ-ve për këtë arsye është e domosdoshme. Së dyti, "si rezultat i vuajtjeve të tyre të tmerrshme”, fëmijët viktima përjetojnë situata që kërkojnë diagnozë dhe trajtim të saktë nga profesionistë të trajnuar dhe të profilizuar. Shumë herë, viktimave iu mungon kujdesi shëndetësor adekuat. Një trajtim mjaft i kujdesshëm mund t’iu ofrojë një jetesë më të shëndetshme dhe eliminojë rreziqet vdekjeprurëse nga sëmundjet që shoqërojnë këto situata abuzimi dhe shfrytëzimi.

Punonjësit e shërbimeve sociale: Nëpërmjet zyrave vendore dhe agjensive përkatese, punonjësit e shërbimeve sociale përfshihen në mënyrë aktive përgjatë prociesit të identifikimit, referimit dhe ndihmës e mbështetjes sociale për fëmijët si viktima të trafikimit. Kjo ndihmë, sikurse sqarohet në vijim, përfshin ndërgjegjësimin dhe adresimin e shenjave dalluese, bashkëpunimin me strukturat e tjera si psh policia apo shërbimi shëndetësor për garantimin e nevojave të ndërhyrjeve urgjente ndaj rasteve specifike.

Punonjësit e sistemi arsimor si aktorë në procesin e identifikimit: Mësuesit, edukatorët dhe kujdestarët në sistemin shkollor mund të jenë një faktor mjaft i rëndësishëm parandalimi. Fëmijët mund të bëhen viktima të drejtpërdrejta, por edhe ndërmjetës dhe ndihmës të grupeve të trafikimit. Për këtë, puna fillon nga stafi edukativ: njohja e fenomenit të trafikimit, rreziqeve potenciale dhe formave të tij, do të krijonte mundësi konkrete për mësuesit në identifikimin e shenjave dalluese, apo sendeve me vlerë. Një faktor tjetër i rëndësishëm ndërgjegjësimi është integrimi i trafikimit, si pjesë e kurrikulës shkollore, si një formë e skllavërisë moderne dhe shkatërruese e vlerave sociale shqiptare. Angazhimi në orë specifike ku mund të ftohen punonjës policie, apo mjekë etj. do të ndihmonte në ndërgjegjësimin e nxënësve dhe mësuesve. Kultura e shkollës luan një rol tjetër specifik: mësuesit nuk duhet të krijojnë panik në mënyrë artificial, por gjithmonë me kujdesin për të vënë theksin në mirëqenien emocionale dhe fizike të nxënësit. Monitorimi i grupimeve të ndryshme, pjesëmarrja në ndonjë bandëështë gjithashtu indikator i rëndësishëm. Psh, në qoftë së një mësues është në dijeni se njëri nga studentët e tij është viktimë e trafikimit, përhapja e këtij

Page 15: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 15-

lajmi në shkollë, mund të krijojë problem dhe të risjellë trafikantin/shfrytëzuesin sërish pranë viktimës. Puna edukuese dhe parandaluese duhet konsoliduar si një proces pa përfundim, për të dhënë mesazhe se trafikimi nuk ka vend në ambientet e shkollave.

1.5. Indikatorët fillestarë për profesionistët që identifikojnë rastet e trafikimit (punonjës policie, mjekë, psikologë, mësues, etj)

Tregues parësorë për të miturit

I mituri/e mitura informon se është keqpërdorur, abuzuar, kërcënuar, shfrytëzuar dheështë i kënaqur/e kënaqur që ka rënë në kontakt me autoritetet dhe jep shenja se kërkon ndihmë I mituri/e mitura është I shoqëruar nga një i/e rritur që është i/e njohur për trafikimin e personave të rritur e të mitur I mituri/e mitura deklaron se ka punuar apo ka ndërmend të punojë në një punë të papërshtatshme për moshën e tij/saj I mituri/e mitura ka dokumente false I mituri/e mitura që po kalon kufirin ilegalisht nuk udhëton me dijeninë e prindërve I mituri/e mitura ka shenja të dukshme dhune dhe shfrytëzimi I mituri/e mitura është i/e pashoqëruar dhe mungesa e autorizimit të prindit për të udhëtuar nuk shpjegohet thjesht me neglizhencën e prindërve I mituri/e mitura nuk ka pasaportë apo ndonjë dokumentidentifikimi dhe rezulton si i paregjistruar (nuk ka pasur ndonjëherë dokument) Tregues dytësorë për të miturit I mituri/e mitura është i/e frikësuar apo i/e pakënaqur që ka rënë në kontakt me autoritetet, qëndron i/e mbyllur dhe refuzon të flasë apo ka frikë të flasë me një person të ligjit I mituri/e mitura duket i/e lënë pas dore: është i/e kequshqyer, i/e veshur në mënyrë të papërshtatshme për moshën apokushtet atmosferike I mituri/e mitura paraqet vetëbesim dhe pjekuri të pazakontë për moshën e tij/saj I mituri/e mitura deklaron se e ka siguruar dokumentin e udhëtimit dhe vizën nga familjarët I mituri ka para apo sende me vete për të cilat nuk ka një shpjegim bindës

Page 16: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 16-

I mituri/e mitura është i /e shoqëruar nga një i rritur/ e rritur jo familjar i cili/e cila ngul këmbë të qëndrojë me të gjatë gjithë kohës • A është fëmija/viktimë e trafikimit të shoqëruar nga një person tjetër që duket se po kontrollon? • A jep informacioni personi që shoqëron fëmijën? • A është fëmija/viktimë i frikësuar apo i nënshtruar? • A flet fëmija/viktimë gjuhën shqipe? Indikatorët fizikë • Kontuzione, prerje, djegie dhe kocka te thyera nga abuzimi ose tortura. • Shfaqja e lodhjes ekstreme (rrathë te errëta nën sytë ose sy të fryrë, lëvizje te ngadalta të trupit), njolla të errëta/shenja në trup. • Çdo traumë faringale (lacerations, lotë), sy të dobët nga puna në një mjedis të pandriçuar, apo nëkushtë të vështira si psh në bujqësi, apo ndërtim. • Shfaqja e kequshqyerjes, shëndeti i përgjithshëm i dobët (dhëmbët, flokët, lëkura). • Higjiena e gojës apo gjendja e dhëmbëve (fëmijët viktima shpesh vuajnë nga dhëmbe të dalë vonë, të keqformuar ose të dobët). • Ankesa ndaj reagimeve fizike të lidhura me stresin, pagjumësi. • Varësia nga droga/alkooli. • Sëmundje të pazbuluara ose të patrajtuara (diabeti ose kanceri, sëmundjet infektive si tuberkulozi). • Çrregullime kronike dëgjimore, kardiovaskulare ose të frymëmarrjes. • Dhimbje gingivale. • Dhimbje të qafës / indikacione të tentativës për mbytjen e fëmijës. • Ndonjë ekspozim ndaj kimikateve, tymrave, azbestit ose ekspozimeve të tjera që lidhen me punën e detyruar, zgjebja, parazitët e kokës, flokë të hollë ose të shkulur, djegie (p.sh. djegiet e cigareve, djegiet nga uji i nxehtë). • Impetigo dhe infeksionet fungale. Indikatorët seksualë • Prania e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (SST), HIV / AIDS, dhimbje pelvikale, trauma rektale dhe/ose vështirësi urinimi për shkak të shfrytëzimit të prostitucionit. • Shtatzëni të padëshiruara për shkak të shfrytëzimit të prostitucionit, infertilitet, sëmundje inflamatore, shëndet i dobët riprodhues, paaftësi për të bërë seks, aborte. • Infeksione kronike ose gjymtim i shkaktuar nga procedurat johigjienike dhe të rrezikshme mjekësore të kryera nga të ashtuquajturit "mjekë" të trafikantëve • Viktimat e industrisë së seksit shpesh rrihen në zona që nuk dëmtojnë pamjen e tyre të jashtme • Urinim dhe defekim i pavullnetshem Indikatorët e sjelljes, psikologjikë dhe emocionalë •Depresioni, ankthi, armiqsësia, sjellja e nënshtruar, dhe/ose ngurimi për të folur, mos qenia dakord. •Turpi dhe poshtërimi i viktimave të trafikimit me qëllim shfrytëzimi seksual nga të gjitha kulturat shpesh kanë turp për shfrytëzimin që ju bëhet, fajësojnë veten dhe kanë vetëvlerësim të ulët. •Të ndjerit që nuk i përket dhe nuk je pjesë e shoqërisë, izolimi, disorientimi, dhe/ose konfuzioni. •Bërje rezistencë për të pranuar një kulturë të re (pavarësisht nga diferencat kulturore, shokut kulturor, ose ndjenjës që ata nuk mund të kthehen në shtëpi). •Të ndjerit konfuz dhe i pashpresë.

Page 17: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 17-

•Të ndjerit jashtë brendësisë të trupit apo të jetës (disosacion) dhe shmangia e ndjenjave. • Çrregullimet s stresit post traumatik, atak paniku, shok, fajësim ose mosbesim, flashbake, ideacion apo përpjekje suicidale, simptoma të ripërjetimit përmesëndërrave, dhe/ose mendimeve. •Frikërat. Indikatorët socialë • Ndryshimi i historisë (rastit),të qenit i paqartë, mohues, minimizues ose thjesht pohues ndaj historisë. • Mosnjohja e gjuhës, padijenia dhe mungesa e orientimit në lidhje me banesën/adresa/numri i telefonit. •Ekspozimi ndaj viktimizimit, apo problemeve të integrimit ose riintegrimit, diskriminimit, racizmit, dhe stigmatizimit (sidomos për pakicat rome). • Barriera gjuhësore ose kulturore: A e shoqëron një përkthyes/person këtë fëmijë? • A duket se fëmija mbështetet/varet prej tij (shoqëruesit)? Indikatorë praktikë • Mungesa e pasaportës, letërnjoftimit apo ndonjë dokumenti identifikues, si certifikata e lindjes. • Mbajtja e pasaportave false. • Prezantimi vetëm me emër (dhe pa mbiemër) • Njohja përmendësh e të dhënave të pasaportës, por vështirësi apo mospërputhje me detaje. • Informacioni që fëmija nuk është në gjendje të lëvizë ose të largohet nga puna që bën. Ju lutem vini re se këta tregues janë vetëm orientimi i përgjithshëm për reflektimin tuaj lidhur me llojin e shenjave me të cilat mund të dokumentohet një viktimë e trafikimit njerëzor. Prania e disa prej këtyre simptomave së bashku nuk do të thotë që një person është trafikuar. Por, për shkak të mbizotërimit të trafikimit të qenieve njerëzore, është e rëndësishme që mjeku të jetë i vëmendshëm nëse këta indikatorë evidentohen të kombinuar.

1.6. Të drejtat e viktimës Qasja gjithëpërfshirëse ndaj viktimës së trafikimit duhet të jetë shumëplanëshe:

1) Të trajtohen me dinjitet, respekt dhe konsideratë. 2) Të marrin shërbime pa diskriminim të mbështetur në racën, ngjyrën, kombësinë, gjuhën, gjininë,

orientimin seksual, bindjet politike, fetare apo filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore apo shoqërore, shtatzëninë, të qenit prind, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozitat gjenetike, aftësitë e kufizuara, përkatësinë në një grup të caktuar apo për çfarëdo arsyesh të tjera, në përputhje me Ligjin nr.10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

3) Të dorëzojnë ankesa lidhur me kufizime apo ndëshkime dhe t’u shqyrtohen ankesat me drejtësi, në kohë dhe pa anshmëri.

4) Të mos u nxirret informacioni dhe evidencat. 5) Të shohin evidencat e veta. 6) Të mos abuzohen dhe shfrytëzohen. 7) Të informohen për të gjitha drejtat në gjuhën që kërkojnë. 8) Të mos pranojnë të bëjnë deklarata publike për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen. 9) Të kanë mundësi të komunikojnë me një anëtar të stafit për të kuptuar, ushtruar dhe mbrojtur të

drejtat e viktimave. 10) Të kenë një mjedis me higjiene, të diferencuar për gratë dhe për fëmijët, si dhe për cdo person

me aftësi të kufizuara.

Page 18: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 18-

11) Të ketë lirinë e saj të ushtrojë të drejtat civile. 12) Të marrë pjesë në planifikimin e shërbimeve, në hartimin e planit individual të trajtimit dhe të

rishikojë periodikisht këtë plan. 13) Të zgjedhin lirisht për të qenë ose jo pjesë e studimeve, raporteve apo punës kërkimore me

pëlqimin e informuar vullnetar me shkrim të viktimës, prindit ose kujdestarit. E drejta e ankimimit nga ana e viktimës Çdo viktimë që mendon se është diskriminuar, abuzuar, i janë mohuar shërbimet e arsyeshme dhe të duhura (është neglizhuar) ose është shfrytëzuar mund të depozitojë një ankesë zyrtare pa u shqetësuar se do të diskriminohet. Kjo përfshin, pa kufizim, përshtatjet e duhura të arsyeshme për një aftësi të kufizuar. Nxitet përfituesja t’i zgjidhë ankesat në mënyrë joformale me palën ose palët e tjera përpara depozitimit të një ankese formale. Procedura e depozitimit të një ankese formale: (Mund të merret asistencë për depozitimin e ankesës duke i kërkuar një anëtari të stafit për të asistuar në shkrimin e ankesës). Ankesa formale duhet të përfshijë:

1) Natyrën e veprimit ose mosveprimit që ka çuar deri te ankesa; 2) Datën e veprimit ose mosveprimit që ka çuar deri te ankesa; 3) Palën kundër së cilës depozitohet ankesa; dhe 4) Emrin e plotë, adresën dhe numrin e telefonit të personit që ankohet.

Pas marrjes së ankesës, përgjigja e palës tjetër duhet kthyer brenda një afati zyrtar prej 5 ditë pune. Përjashtime nga fshehtësia e informacionit Ofruesit e shërbimeve bëjnë gjithçka për të ruajtur plotësisht fshehtësinë e informacionit me përfitueset dhe këshillueset. Ka katër (4) përjashtime të fshehtësisë së informacionit që mund të ndodhin:

Kur ekziston një urgjencë e qenësishme ose e mundshme që përbën kërcënim për jetën;

Kur gjykata kërkon me urdhër paraqitjen e një evidence apo një punonjësi (me miratimin me shkrim të përfitueses për nxjerrjen e evidencave në fjalë ose kur gjykata i kërkon këto pasi Linjës dhe përfitueses i është dhënë mundësia ta kundërshtojnë urdhrin);

Kur rasti referohet në MKR;

Kur bëhet fjalë për abuzim apo moskujdesje ndaj një fëmije.

1.7 Vështirësitë që hasin profesionistët gjatë identifikimit:

Dhunuesit/trafikuesit Trafikantët kërkojnë njerëz të margjinalizuar për të shfrytëzuar për përfitime financiare duke përdorur premtime të rreme, detyrim dhe/ose forcë. Marrëdhënia midis trafikuesit dhe personit të trafikuar është shumë e rëndësishme. Në rrjetet e trafikimit, ndërveprimi publik i viktimave ndërmjetësohet, monitorohet ose kontrollohet. Nëse hasni një fëmijë/viktimë që besoni se mund të jetë viktimë e trafikimit, është e domosdoshme që intervistën ta bëni privatisht (pra, pa praninë e trafikuesit potencial) dhe duhet të pyetet me kujdes dhe ne respekt të plotë me gjendjen e tij/saj.

Page 19: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 19-

• Viktima mund të jetë e lidhur psikologjikisht/emocionalisht me trafikantin • Trafikanti shpesh është dikush që viktima e njeh në nivel personal (mik i besuar i familjes, anëtar i familjes, anëtar i komunitetit etj.). • Ata mund të jenë të lidhur psikologjikisht/emocionalisht me viktimën.

Gjendja emocionale dhe psikologjike të viktimës • Profesionistët duhet të kenë parasysh indikatorët e sjelljes, psikologjisë dhe emocioneve. Gjendja e pambrojtur e viktimës do të krijojë pengesa kur ka përpjekje për t’i nduhmuar ata. • Viktima mund t'i bashkëngjitet trafikantit (siç u përmend më lart). • Nganjëherë viktima mund të mos e di qëështë trafikuar. • Profesionistët duhet të jenë të vetëdijshëm për shqetësimet e personave të trafikuar lidhur me sigurine personale dhe rreziqe të mundshme ndaj tyre ose anëtarëve të familjes së tyre. Një viktimë e trafikimit mund të mos jetë e gatshme të zbulojë informacionin për shkak të këtyre rreziqeve. • Disa viktima nuk janë në gjendje të shpjegojnë gjithçka për përvojat e tyre për shkak të turpit, traumës së përjetuar dhe vështirësisë për t’u thënë apo për t’u besuar. • Profesionistët duhet të dëgjojnë historinë e tyre pa gjykim, pa paragjykim ose shfaqje të dukshme të shokut emocional. • Kontakti me personat e trafikuar duhet të trajtohet si një hap potencial drejt përmirësimit të situatës së tyre. Çdo takim me një person të trafikuar (aq më shumë një fëmijë) mund të ketë efekte pozitive ose negative në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. • Personeli i mirëtrajnuar, protokollet e qarta për mbështetjen e viktimaëve, si dhe kujdesi i vazhdueshëm nga profesionistët mund të minimizojë potencialin për ri-traumatizimin e viktimës. Për shembull, mund të jetë e dobishme për t’i treguar viktimave se si të dhënat e tyre do të mbeten të mbyllura ose dosjet kompjuterike të koduara dhe t’i shpjegohet se ka një kod profesional etike që i pengon të tjerët të shohin këto skeda pa lejen e viktimës apo një urdhër të gjykatës. Shpalosja e paqëllimshme e historikut të trafikimit, shkeljet e konfidencialitetit, komentet gjykuese ose hetimet e panevojshme ose në mënyrë të pandjeshme rreth historisë së abuzimit të viktimës mund të kontribuojnë në mosbesimin dhe frikën e viktimës ndaj mjediseve të kujdesit shëndetësor.

Përkthyesit Një përkthyes, i angazhuar për qëllime gjuhësore apo kulturore, do të jetë i dobishëm për të lehtësuar komunikimin, veçanërisht nëse viktima nuk flet gjuhën shqipe ose në disa raste nuk di se në c’vend ndodhet. Kjo do të lejojë pyetjen e viktimës për kushtet e jetesës apo vendosjen e një forme bashkëbisedimi. • Sidoqoftë, puna me përkthyes mund të jetë problematike. Përkthyesit duhet të ofrojnë një shërbim neutral dhe të paanshëm. Është e domosdoshme që ata të dinë për marrëveshjen e konfidencialitetit të viktimës. • Profesionistët duhet të jetë të vëmendshëm ndaj përkthyesit duke siguruar që ata të mos flasin për viktimën. • Përdorimi i një përkthyesi mund të jetë çorientuese për klientët. Ata mund të flasin drejtpërsëdrejti me përkthyesin në vend të mjekut. Është e rëndësishme të bëhet e qartë në fillim të të gjitha bisedave që klienti e di, e kupton dhe e pranon rolin e përkthyesit. • Përkthyesi nuk duhet të ketë paragjykime ndaj rastit të viktimës dhe të tregojë ndjeshmëri. • Përkthyesi nuk mund të lidhet apo të referohet nga trafikanti. Është mirë që përkthyesi të jetë i pavarur dhe i paanshëm. Vitkima nuk duhet të jetë i rrethuar nga shumë njerëz. Kjo mund ta tronditë atë, veçanërisht nëse fëmijët vijnë nga një mjedis i izoluar.

Page 20: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 20-

1.8 Këshilla praktike në ndihmë të viktimës Parime të përgjithshme të mbrojtjes së fëmijëve nga punonjësit e shëndetësisë, punonjësit e policisë, psikologët, punonjësit e arsimit, punonjës nga organizata jofitimprurëse, etj • Komunikoni ngadalë dhe qartë gjatë gjithë vizitës - kjo përfshin sjelljen e profesionistëve me respekt ndaj viktimës, dhe përdorimin e një gjuhe të kuptueshme, shpjegimin e ndihmës në formë vizuale, për të siguruar që një individ e kupton atë që po ndodh. Kjo gjithashtu mund të përfshijë punën me përkthyesit. • Ofroni informacion të saktë dhe të lehtë për t'u kuptuar nga viktimat lidhur me atë se çfarë do të ndodhë gjatë identifikimit të rastit - para se të ndodhë – informimi i viktimës është thelbësor për të marrë vendime të mirëkuptuara. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në sutata të mungesës së informatave dhe kontrollit të personave të trafikuar gjatë përvojave të trafikimit. • Jini të përgatitur për të diskutuar mbi pëlqimin e informuar duke përdorur mjete verbale, vizuale dhe materiale të shkruara (forma të parapërgatitura). Gjatë identifikimit, profesionistët duhet të përsërisin natyrën vullnetare të marrjes së informacionit, ekzaminimit dhe ofrimit të shërbimeve të tjera ose trajtimit. Sigurimi i informacionit si me gojë ashtu edhe me shkrim ofron mundësi të shumta për viktimën për të bërë pyetje. • Identifikimi duhet të përfshijë një intervistë të përshtatur sipas viktimës, në mënyrë që të dokumentohet historiku i plotë i ngjarjes. Intervista duhet të përfshijë informacion të zgjeruar rreth mënyrës së jetesës dhe kushteve të punës, në mënyrë që të arrihet njohuri për ndonjë dëmtim të mundshëm psikik, kequshqyerje, kushte higjienike dhe informacione të tjera rrethanore që lidhen me privimin e lirisë apo kufizimin e lirisë së viktimeit. • Gjithmonë fuqizoni viktimatt - shërbimet klinike janë vullnetare dhe viktimat kanë të drejtë të vendosin se çfarë mund të përfitojnë (ose jo) bazuar në një shpjegim të qartë të procedurave, si për ekzaminimin ashtu edhe trajtimin paraprak. E drejta për të refuzuar duhet të kërkohet në mënyrë të përsëritur në të gjitha fazat e procedurave të komplikuara, të gjata ose stresuese. • Ofrimi i mundësisë se bashkëveprimit të fëmijës/viktimë me stafin ose përkthyesit (gra ose burra). Për intervistat dhe ekzaminimet klinike të grave dhe vajzave të trafikuara, është me rëndësi të posaçme që të sigurohen staf dhe përkthyese të së njëjtës gjini. • Ruajtja e një sjelljeje jo paragjykuese dhe empatike, duke treguar respekt dhe pranim të çdo individi, kulturës dhe gjendjes së tij. • Duhet treguar durim. Mos shtyni viktimën për dhënie informacioni nëse ai/ajo nuk duket e gatshme ose të aftë të flasin për gjendjen ose përvojën personale. • Pyesni vetëm pyetjet relevante, të nevojshme për ndihmën që ofrohet. Mos bëni pyetje nga kurioziteti i thjeshtë, p.sh. për virgjërinë e viktimës, paratë e paguara ose të fituara etj.

Page 21: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 21-

• Shmangni kërkesat e përsëritura për të njëjtin informacion nëpërmjet intervistave të shumta. Kur është e mundur, kërkoni pëlqimin e individit për të transferuar informacionin e nevojshëm te ofruesit e tjerë të shërbimeve kryesore (në rast referimesh). • Mos përfshini mediat, gazetarët ose të tjerë që kërkojnë intervista me personat e trafikuar pa lejen e tyre të shprehur. Mos i shtyni individët të marrin pjesë . Individët në kushtet e shëndetit 'të brishtë' ose në rrethanat e rrezikshme duhet të njoftohen për cdo hap që do të ndërmarrë mjeku. • Profesionistët duhet të kuptojnë kufijtë e privatësisë. Ata kanë mandate të ndryshme për raportimin e sjelljeve ose situatave të caktuara, duke përfshirë raportimet e abuzimit seksual ose tendencat vetëvrasëse ose vrasëse. Viktimat duhet të bëhen të vetëdijshëm për këto kufizime, për shkak të konfidencialitetit para çdo ofrimi të shërbimeve sociale, klinike, ligjore, etj. • Promovoni aksesin në një rrjet burimesh për të mbështetur nevojat e ndryshme të viktimeëve. • Profesionistët duhet të njohin procedurat e vendosura për shërbime të tjera të organizatave mbështetëse për të adresuar nevojat për ushqim, strehimi, strehim, arsim, ndihmë ligjore dhe zhvillimi i aftësive të punës (Shih listën e përditësuar të kontakteve, Aneksi 1).

Page 22: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 22-

KAPITULLI II

FAKTORË DHE PASOJA NË TRAFIKIMIN E FËMIJËVE 2.1. Analizë faktorësh dhe situatash të fëmijëve viktima të trafikimit të qenieve njerëzore Kjo analizë identifikon faktorët e ndryshëm ekonomikë, socialë dhe kulturorë që ndikojnë tek fëmija viktimë e trafikimit dhe dhunës, si dhe traumat e ndryshme fizike dhe emocionale me të cilat përballet fëmija në procesin e trafikimit, shpëtimit dhe rehabilitimit. Nëpërmjet kësaj analize synohet të kuptohet më mirë situata e fëmijës, për të evidentuar rreziqet dhe pengesat e mundshme ndaj procesit të rehabilitimit dhe reintegrimit dhe për të siguruar njohuri për zgjidhjen e problematikave të ndryshme. Profesionistët e terrenit (punonjësit e kufirit, punonjësit social, psikologët, edukatorët, punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve, etj) që ofrojnë shërbime duhet të sensibilizohen ndaj grupeve përkatëse të klientëve, viktimave të mitur, për të krijuar strategji dhe procese që sigurojnë rehabilitim kuptimplotë për fëmijët e prekur.

Familja Familjet e fëmijëve viktima të trafikimit shpesh janë "më të varfrit e të varfërve". Këta fëmijë vijnë nga familje"të prekshme", "në rrezik", "të varfër urbanë" dhe "të varfër ruralë". Kur familja është e identifikueshme shpesh ka një histori të një ose më shumë rrethanave të tilla si alkoolizmi, dhuna, abuzimi me drogën, prostitucioni, papunësia, abuzimi i fëmijëve, shëndeti i dobëtdhe rolet familjare të paqarta. 7 Disa nga familjet mund të jenë migratore, si ato që banojnë në zonat rurale ose familjet rome. Disa nga familjet janë të zhytura në borxhe. Karakteristike e familjeve rome dhe egjyptiane ne trafikimin e femijeve eshte edhe mungesa e vullnetit te tyre për të regjistruar fëmijët në gjendjen civile. Ky element përbën një risk për rritjen e potencialit për trafikim të fëmijëve. Familje të tilla janë më të prirura për mosfunksionim dhe braktisje të anëtarëve të familjes. Varfëria nuk është motivi i vetëm për trafikimin e një fëmije, për shfrytëzimin e punës së tij, apo për shfrytëzimin seksual apo shfrytëzimin për prostitucion të të miturve. Ka baballarë që shesin fëmijët e tyre për lëndë të ndryshme narkotike apo alkohol, ose nëna që kërkojnë pará shtesë për të ndërtuar një shtëpi ose për të blerë pajisje elektrike apo mallra të tjera materiale8. Trafikimi ёshtё njё shkelje e rёndё e tё drejtave tё njeriut. Ai dëmton zhvillimin mendor dhe fizik të individëve duke i lëne ata të pambrojtur ndaj dhunës, neglizhimit dhe abuzimit. Fёmijёt e trafikuar janё tё izoluar nga familjet e tyre dhe komuniteti dhe nё tё shumtёn e rasteve nuk marrin kujdesin e duhur shёndetësor apo arsimor. Shumica e tyre nuk kanё parё kurrё njё mjek apo tё kenё qёnё nё shkollё. Ndёrsa papunёsia rritet, varfёria drejton shumë familje drejt shfrytёzimit të fёmijёve të tyre si njё mёnyrë pёr tё mbledhur tё ardhura pёr familjen. Prindёrit shpeshherё pёrdorin presionin fizik dhe psikologjik pёr t’i detyruar fёmijёt tё punojnё. Fёmijёt qё lypin dhe punojnё nё rrugё janё të rrezikuar edhe ndaj formave tё tjera tё abuzimit, tё tilla si: plagosje, rrёmbim, dhunë fizike apo seksuale9.

7 Studim për viktimat e krimit të dhunës në familje dhe sulmeve seksuale, Iris Luarasi, Artan Fuga, Anita Pilika, Elvana Gadeshi (2013) 8 Këto indikatorë referohen gjatë këshillimit pranë Qendrës Fokus 9 Udhezues, http://differentandequal.org/ëp-content/uploads/2015/02/Udhezues.pdf

Page 23: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 23-

Fёmijёt nё Shqipёri janё subjekt, si i trafikimit ndёrkombёtar, ashtu edhe atij tё brendshёm. Fëmijët që trafikohen jashtё vendit zakonisht çohen nё Greqi ose Kosovё pёr tё punuar ose pёr tё lypur. Trafikimi i brendshёm zakonisht pёrfshin fёmijёt nga fshatrat dhe qytetet e vogla dhe shfrytëzimin e tyre nё qytete më të mёdha. Aktualisht ka njё ndryshim nё trendet e trafi kimit tё fёmijёve pasi mё pak fёmijё po trafi kohen jashtё vendit dhe mё shumё trafikohen brenda kufijve shqiptarё. Trafikimi i brendshёm ёshtё veçanërisht më i zakonshёm gjatё muajve tё verёs, kur fёmijёt merren pёr tё punuar nё destiancione turistike.Kushtet e pasigurta dhe ri-trafikimi paraqesin gjithashtu njё rrezik pёr fёmijёt. Viktimat nё moshё tё re qё janё identifikuar dhe janё larguar nga puna e detyruar dhe lypja nё rrugё, shpesh i janë rikthyer tё njëjtёs situatё tё paqёndrueshme, e cila fillimisht i la ata tё pambrojtur. Shumё prej tyre pёrballojnё rrezikun e trafikimit në mënyrë të përsëritur. Arsimimi dhe mbёshtetja janё kritike pёr tё siguruar qё fёmijёt janё tё mbrojtur dhe tё pёrkrahur nga komuniteti i tyre. Nuk ka vetëm një arsye që çon nё trafikimin dhe shfrytёzimin e fёmijёve. Kёto abuzime vijnë si rezultat i kombinimit tё një sërë faktorёsh socialë, politikë dhe ekonomikë. Disa nga këta fëmijë kanë prindër që kujdesen, por që janë të detyruar nga varfëria e tejskajshme për të mbyllur sytë dhe për t’i lënë fëmijët e tyre “në dorë” të personave të panjohur. Disa prindër mashtrohen nga persona të huaj dhe i dërgojnë fëmijët e tyre drejt shfrytëzimit dhe prostitucionit pa dashje.

Faktorët familjarë, socialë, kulturorë dhe ekonomikë që i shtyjnë fëmijët drejt trafikimit Faktorët familjare: Fëmijët shpesh largohen nga shtëpia për shkak të abuzimit seksual ose fizik në shtëpi ose thjesht për të gjetur një jetë më të mirë. Këta fëmijë shpesh përfundojnë në rrugë dhe janë viktima të mundshme të trafikimit. Forcat ekonomike: Fëmijët, vullnetarisht ose jo (kur mashtrohen) bien pre e shfrytëzimit, dhunës nga trafikantët që i tërheqin ata me pretekstin e gjetjes së vendeve të punës dhe për përfitime të tjera ekonomike. Në të njëjtën mënyrë, familjet shpesh detyrohen të shesin fëmijët e tyre për para ose mashtrohen për dërgimin e fëmijëve të tyre jashtë shtetit për një punë. Shpesh, disa prindër e kuptojnë se puna ‘e premtuar’ është prostitucioni, dhe shfrytëzimi; të tjerë thjesht nuk dinë se çfarë i pret fëmijët e tyre të pafat. Trafikantët mund të përdorin fëmijët nga familjet e varfëra, që jetojnë pranë zonave turistike për të fituar dhe për të jetuar një jetë të mirë për njëfarë kohe. Për më tej, trafikantët mund të mashtrojnë familjarët dhe të afërmit duke i detyruar të shesin fëmijët e tyre. Faktorët kulturorë: Shoqëria shqiptare shpesh e trajton femrën si një “barrë”, një fat “të palumtur”, që mund të rregullohet “vetëm” nga martesa10. Familjet nuk janë aq të gatshme për të investuar kohë, para apo burime për t'i lejuar vajzat të shkollohen dhe të kenë akses në shoqëri. Martesa e vajzave në moshë të hershme është gjithashtu një nga praktikat që kufizon zhvillimin e tyre dhe çon në shfrytëzim seksual dhe abuzim11.Besimet shoqërore dhe standardet e diferencuara gjinore e bëjnë të vështirë rehabilitimin e një vajze, nëse ajo ka qenë viktimë e abuzimit apo shfrytëzimit. Fëmijë të tillë pranohen me vështirësi në shoqëri dhe shpesh e kanë të vështirë të krijojnë familje12.

Barrierat kulturore

10 Idem 11 Studim për viktimat e krimit të dhunës në familje dhe sulmeve seksuale Iris Luarasi, Artan Fuga, Anita Pilika, Elvana Gadeshi (2013) 12 Idem.

Page 24: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 24-

• Ofrimi i kujdesit të barabartë dhe jo- diskriminues në bazë të gjinisë, moshës, klasës shoqërore, fesë, racës ose përkatësisë etnike është shumë i rëndësishem. Profesionistët duhet të respektojnë të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëve, pakicave të margjinalizuara dhe grave. • Viktima mund të mos dije asgjë se ku ndodhet, mund të mos dijë të flasë shqip ose mund të ketë norma dhe gjeste kulturore krejt të ndryshme. • Informacioni duhet të ofrohet në atë mënyrë që çdo person trafikuar të mund ta kuptojë. Komunikimi i planeve të kujdesit, qëllimeve dhe procedurave me përshkrime të përshtatshme gjuhësore dhe sipas moshës së viktimës, duke marrë kohë të nevojshme për t'u siguruar që secili individ të kuptojë atë që thuhet dhe të ketë mundësinë për të bërë pyetje. Ky është një hap thelbësor para se të kërkohet pëlqimi i informuar. Shumica e vajzave që trafikohen për qëllim të shfrytëzimit të prostitucionit nuk e kuptojnë se duhet të transportohen në një vend tjetër për këtë qëllim. Kur këta fëmijë e kuptojnë situatën, është tepër vonë. Ato nuk dinë asgjë për vendndodhjen e re dhe e kanë të pamundur të kthehen në shtëpi, zakonisht janë nën vëzhgim të rreptë dhe të vazhdueshem të shfrytëzuesve. Për shumicën e fëmijëve, trafikimi është një përvojë mjaft traumatike: • Ata nuk e dinë se ku janë. • Ata nuk mund të kthehen në shtëpi dhe nuk e dinë nëse ndonjëherë do të kthehen. • Presin në ankth se për cfarë do të “përdoren”. • Pasiguria për të ardhmen dhe turpi ndaj familjes së origjinës, i bën këta fëmijë të nënshtruar13. Metodat e kontrollit:

mbajtja e pashaportës,

mbajtja e burimeve financiare, etj.

Rrahje të rënda.

Përdhunimet.

Uria

Forma të tjera të dhunës fizike si, djegia me cigare ne organe gjenitale, hedhja e piperit djegës në sy, etj.

Metodat e rekrutimit të viktimave marrin forma të ndryshme, në referim të Protokollit të Palermos mënyrat e rekrutimit janë:

Kërcënimi ose përdorimi i forcës

Shtrëngimi

Rrëmbimi

Mashtrimi

shpërdorimi i detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore

dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve Varfёria, diskriminimi, familjet e paqёndrueshme, dhuna nё familje dhe mungesa e arsimimit, tё gjitha kёto i vendosnin fёmijёt në pozicione vulnerabiliteti. Tё rinjtё nga komunitetet e margjinalizuara janё nё njё rrekiz akoma mё tё madh pёr t’u trafikuar. Në Shqipëri ndër grupet mё tё pambrojtura dhe mё tё rrezikuara mbeten tё rinjtё Romë dhe Egjyptjanë. Komunitetet e tyre nuk janё tё mirё-integruar nё shoqёrinё e gjerё dhe fёmijёt pёrballen me pengesa tё konsiderueshme pёr t’u arsimuar dhe për t’u bërë qytetarë aktive dhe të angazhuar. Gjithashtu, shumё prej fёmijёve tё kёtyre grupeve minoritanre janё 13 Idem.

Page 25: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 25-

edhe tё parregjistruar. Dhe pikёrisht kёta, kanё mё shumё gjasa tё jenё viktima tё trafikimit, pasi ata nuk mund tё gjenden lehtё dhe nuk kanё akses nё qendrat e kujdesit shëndetësor dhe nё shёrbimet e mbrojtjes.

Pasojat afatshkurtëra dhe afatgjata te trafikimit tek fëmijët Shëndeti fizik: fëmijët viktima të trafikimit vuajnë nga një sërë problemesh shëndetësore, për shkak të kushteve në të cilat mbahen: • Mungesa e kujdesit mjekësor të duhur dhe në kohë që i dobëson ata, duke i bërë ata të ndjeshëm ndaj disa sëmundjeve të zakonshme • Problemet e frymëmarrjes. • Dhimbje koke, lodhje • Kequshqyerja dhe dobësia për shkak të kushteve të jetesës, varfërisë dhe neglizhencës. • STS (Sëmundjet e Transmetueshme Seksuale). • TB (Tuberkulozi). • HIV AIDS. • Shtatzënia dhe abortet e përsëritura. • Dëmtime që rezultojnë nga dhuna. • Përdorimi i drogës dhe alkoolit. Shëndeti mendor dhe emocional: Fëmijët vuajnë nga probleme psikologjike dhe emocionale. Shumë nga këto probleme e kanë zanafillën në përvojat e tyre të fëmijërisë, para trafikimit. Vuajtja për shkak të trafikimit, shfrytëzimi, rrëmbimi, mos-lejimi për t’u kthyer në shtëpi, prostitucioni, etj shitja gjenerojnë shumë trauma mendore që shfaqen në probleme emocionale dhe psikologjike, si: • Vetëbesimi i ulët ndaj vetes. • Turpi për shkak të shfrytëzimit të tyre fizik dhe seksual. • Mungesa e vetëbesimit, sidomos për ato gjëra që viktima mund të bëjë. • Vetë-urrejtje. • Ndjenja e përjashtimit. • Të konsideruarit i padenjë, i padashur dhe jo i pëlqyeshëm. • Degradimi. • Pamundësia për t'u besuar të tjerëve. • Varësia emocionale për shkak të nevojës për ushqim, dashuri dhe mbështetje • Paaftësia dhe mungesa e shpresës, duke pranuar fatin e tyre si të pashmangshëm me dorëzimin dhe apatinë. • Dhuna verbale • Dëshira për të ndryshuar/shtrembëruar realitetin. Probleme të tjera: Këta fëmijë përballen me një numër problemesh shtesë përveç rreziqeve të shëndetit fizik dhe mendor. Këto janë: • Mohimi i mundësive për të hyrë ose vazhduar arsimin e zakonshëm, pra, arritje të ulëta akademike. • Përqendrimi i dobët. • Humbja e aftësisë për të strukturuar dhe përdorur kohën. • Ndjenja të pafuqisë dhe paaftësisë për të bërë ndryshime. • Stigma sociale, barriera dhe paragjykime sociale–(shpesh konsiderohen si njerëz "të këqinj"). 2.2. Pranimi i gjendjes së trafikimit

Page 26: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 26-

Fëmijët e vegjël, pas një kohe, përshtaten në të gjitha situatat dhe/ose mësojnë të përshtaten. Ata bëhen pjesë e komunitetit në të cilin i kanë dërguar, përpiqen tëmiqësohen me fëmijë të tjerë. Shpesh këto fëmijë zenë “miq”, të cilët bëhen gradualisht shumë të rëndësishëm dhe të vetmet elemente shoqërore në jetën e tyre. Pjesa tjetër e botës nuk i kupton. Nuk është e habitshme që fëmijët viktima të trafikimimit shfaqin mosbesim.Kjo, për faktin, se në mendjen e tyre nuk arrijnë të kuptojnë pse e njëjta shoqëri që i ka larguar, vjen dhe ofrohet për rehabilitimin e tyre, në momentin kur këto viktima të mitura duket se janë përshtatur në situatat e tyre. Shumica e vajzave në institucione kështu komentojnë: "Pse po përpiqeni të më ndihmoni dhe më ndryshoni tani? Ku ishit ju kur ndihma juaj do të kishte rëndësi të vërtetë? "(Vërejtjet dhe shënimet e studiuesve) Shumica e fëmijëve janë të pafuqishëm dhe mbeten pre e trafikuesve të tyre duke mos arritur të sigurojnë pak të ardhura për ushqim apo veshje. Ndaj, pas kësaj faze, kur fëmijët identifikohen nga autoritetet ligjzbatuese mund të ketë mosbesim. Fëmijët e trafikuar, pas identifikimit nga autoritetet, rikthehen sërish në gjendje pasigurie dhe vështirësish për shkak të periudhave të tejzgjatura të institucionalizimit (në raste të veçanta edhe të privimit të lirisë). Pavarësisht statusit të tyre e, në raste të veçanta, vështirësive të viktimës për të shkëputur lidhjet me trafikantin, këta fëmijë në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye nuk mund të lihen në këtë gjendje: e drejta për një fëmijëri të qetëdhe për një jetë më të mirë me mundësi edukimi dhe zhvillimi duhet të prevalojë mbi çdo gjë. 2.3. Shpëtimi Disa operacione shpëtimi realizohen me pjesëmarrjen e fëmijës dhe pas planifikimit intensiv nga shumë struktura ligjszbatuese. Megjithatë, operacionet e tjera të shpëtimit, siç janë ndërhyrjet në flagrancë, nuk kërkojnë pjesëmarrjen e fëmijës dhe janë kaotike, të rastësishme dhe të dhunshme. Në raste të caktuara operacionesh policore, ka shumë konfuzion midis viktimave. Pas procesit të identifikimit, rëndësi duhet ti kushtohet indervistimit miqësor të fëmijëve. Shpesh, këta fëmijë e ndjejnë veten e tyre të shfrytëzuar edhe nga policia, e cila, pas operacioneve të shpëtimit, vonon në mundësitë konkrete për rehabilitimin e tyre (transferimin e tyre ne strehëza, strehimin e tyre apo shkollimin gjatë periudhës së rehabilitimit). Gjithashtu, siç u përmend më herët, mund të ndodhë që fëmijët të ndërtojnë marrëdhënie sociale me shfrytëzuesit, dhe shpesh, iu vjen keq kur shkëputen prej tyre. Disa prej viktimave të shpëtuara ndihen të “palumtura’ dhe shpesh në konfuzion, pasi situata e re në të cilën vendosen pas shpëtimit sjell me vete plot të papritura dhe pasiguri. Fëmijët e shpëtuar nuk e dinë se çfarë ka ndodhur. Ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë dhe ata janë të frikësuar. Ka edhe fëmijë me shfrytëzime të shumëfishta, pra fëmijë që në moshë të hershme janë përfshirë në trafikim, shfrytëzim për lypje, më pas për ushtrim prostitucioni, etj. Fëmijët mund të përfitojnë nga një situatë dhe të shpëtojnë nga trafikimi, por duke qënë të pashpresë dhe pa mbështetje nga familja dhe rrethi shoqëror, për shkak edhe të vetbesimit të ulët dhe ndjenjave të mungesës së shpresës, mund të rikthehen përsëri në këtë cikël duke rekrutuar të tjerë persona. 2.4. Çështjet ligjore që shoqërojnë shpëtimin e viktimës

Page 27: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 27-

Pas shpëtimit, fëmijët shoqërohen pranë strukturave për ndjekjen e procedurave të përcaktuara në Procedurat Standarde te veprimit për identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit (VKM Nr.582, datë 27.7.2011). Në të gjitha procedurat e përcaktuara në këtë Vendim, evidentohet nevoja për të “mos shkaktuar më shumë dëm” për fëmijët, rregulla strikte për intervistimin dhe dokumentimin e rastit, dhe vlerësim psikologjik dhe mjekësor të detyrueshëm për çdo të mitur. i gjithë ky proces bëhet për pranimin e fëmijës në një qendër për kujdesin rezidencial për rehabilitim ose riatdhesim në të ardhmen. Shpesh, i mituri i trafikuar kërkohet të japë dëshmi kundër trafikantëve. Mund të kërkohet gjithashtu që të qëndrojë dëshmitar në gjykatë për të identifikuar këta shkelës të ligjit. Nëse dëshmia e një fëmije konsiderohet e rëndësishme dhe rreziku ndaj jetës dhe shëndetit bëhet i nivelit të lartë, atij fëmije i garantohet statusi i dëshmitarit të mbrojtur. Frustrimi i mëtejshëm shtohet për shkak të aksesit nëçështjet ligjore që fëmijët janë të detyruar të durojnë. PSV përcaktojnë deklarimin e shprehur nga ana e të miturit apo përfaqësuesit ligjor, por në praktikë askush nuk i shpjegon fëmijës hapat që do të ndodhin derisa ai/ajo të kthehet pranë familjes. Vështirësitë praktike qëndrojnë në përgjigjet ndaj pyetjeve të fëmijëve, se “Përse nuk po kthehen në shtëpi”. 2.5. Rehabilitimi dhe riintegrimi Pas fazës së shpëtimit të tyre, fëmijët gjenden në institucione, në siguri të shtuar dhe me lëvizshmëri të kufizuar. Ata dinë shumë pak për çështjen e tyre dhe ecurinë e saj. Shumica e oficerëve të policisë ose të punonjësve të institucioneve janë shumë të zënë për t'i shpjeguar çdo fëmije gjendjen etij/ saj dhe rezultatet e pritshme. Shumica e këtyre fëmijëve presin për t’u liruar, por janë të paqartë nëse kjo gje do të ndodhë dhe kur do të ndodhë. Fëmijëve ndonjëherë nuk u lejohet të takojnë familjen. Kështu, fëmijët kanë pak shpresë ose besim se institucioni do të ofrojë diçka thelbësore për rehabilitim kuptimplotë. Të gjitha këto rrethana demotivojnë fëmijët të marrin pjesë në aktivitetet e përditshme të Qendrës pritëse, apo strehëzave, nëpërmjet shfaqjes së sjelljeve devijuese. Për këtë, rekomandohet që fëmijëve t’u shpjegohen hapat specifike të çështjes së tyre, fëmijët kanë nevojë të sistemohen dhe të kenë kohe dhe mundësi të bashkëpunojnë për planet individuale rehabilituese.Kapitulli në vijim të këtij Udhëzuesi ofron aspekte të ndryshme të punës për identifikimin dhe adresimin e pozicionit të profesionistëve të terrenit për fëmijët viktima të trafikimit.

Page 28: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 28-

KAPITULLI III

PRAKTIKA TE IDENTIFIKIMIT TË FËMIJËVE VIKTIMA TË TRAFIKIMIT

3.1. Konceptet për mbrojtjen e fëmijëve viktima: Gjatë kontakteve të para të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore është e rëndësishme të mbahet në konsideratë se punonjësit janë aty “për t’i ardhur në ndihmë viktimës”. Viktimat nuk duhen parë si “ata të tjerët” të cilët i ndihmojmë “ne me punën tonë”, por si partnere në një betejë të përbashkët për t’i dhënë fund trafikimit të qenienve njerëzore, dhunës dhe shfrytëzimit. Tipologjia e shërbimeve që i ofrohen viktimave të trafikimit parashikon politika të shkruara për të drejtat e përfituesve, viktima të trafikimit të qenienve njerëzore, dhunës dhe shfrytëzimit të cilat përfshijnë, ndër të tjera, mosdiskriminimin gjatë ofrimit të shërbimeve mbështetur në racën, ngjyrën, kombësinë, gjuhën, gjininë, orientimin seksual, bindjet politike, fetare apo filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore apo shoqërore, shtatzëninë, të qenit prind, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozitat gjenetike, aftësitë e kufizuara, përkatësinë në një grup të caktuar apo për çfarëdo arsyesh të tjera, në përputhje me Ligjin nr.10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Një kopje e listës së të drejtave të përfituesve duhet përgatitur dhe afishuar në një vend të dukshëm në çdo mjedis.

Çdo viktimë duhë të japë pëlqimin vullnetar me shkrim dhe të informuar për nxjerrjen e informacionit që përmban evidenca e përfitueses.

Profesionistët në kontakt me viktimën kanë përgjegjësinë të informojë viktimën lidhur me çdo procedurë ligjore, civile apo penale, apo administrative me detyrimin për të mos e përdorur informacionin e viktimës pa autorizimin me shkrim dhe për të mos lejuar nxjerrjen e materialeve për të cilat nuk është dhënë pëlqimi nga viktima.

Sipas legjislacionit procedural penal, informacioni që cdo viktimë duhet të ketë, përfshin ndër të tjera:

o Dinamikën e rastit të trafikimit o Pasojat që ka sjellë tek viktima, specifikisht tek fëmijët e mitur nën 18 vjeç o Burimet komunitare, që mund të ndihmojnë procesin e reintegrimit

Viktimës, në rastin më të parë, i komunikohet me shkrim për mundësitë dhe kanalet e paracaktuara të komunimit dhe kontakteve, me shërbime të tjera, punonjës, këshillues apo strehim.

Pas kalimit të fazës së emergjencës, viktimës i jepet e drejta dhe mundësia për zgjedhjen e hapave të tjerë, për kthim në vendin e origjinës (kurështë i/e huaj), për kthim pranë familjes, nëse strukturat kanë arritur negociimin e rikthimit dhe sistemimin në shtëpi; akomodimin në strehëza (shtetërore dhe të organizuara nga OJF-të).

3.2 Standarde dhe procedura për punonjësit e Policisë Cilat janë kontaktet e punonjësit të policisë me viktimat e trafikimit:

Page 29: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 29-

Kontaktet në pikat kufitare

Kontakte ne komisariate

Linja 116-006

Referimet Pyetjet e para që mund të bëhen nga punonjësit e policisë:

Intervista e punonjësit të policisë në kufi 1. Historiku i migrimit

Si keni ardhur këtu?

Kush e rregulloi udhëtimin tuaj?

Çfarë prisnit para se të vinit?

A rrini tani (ose keni qenë ndonjëherë) kundër vullnetit tuaj?

A keni qenë ndonjëherë të detyruar apo të kërcënuar të bëni diçka kundër vullnetit tuaj?

2.Dokumentet e identifikimit

Ku e keni pashaportën?

Kush i mban ato?

A keni të afërm në Shqipëri?

Ku ndodhen?

A keni kontakte?

Kur keni kontaktuar për herë të fundit?

3.Situata financiare

A keni të holla me vete?

Në c’vlerë?

Nga i keni siguruar?

Për cfarë do t’I përdorni?

Kush i menaxhon të ardhurat tuaja (në një rast potencial të punes së detyruar, lypjes apo

shfrytëzimit seksual)?

4.Kushtet e jetës

Me kë jetoni?

Ku flini dhe ku hani?

Çfarë hani, a ushqeheni mjaftueshëm?

A doni të jetoni diku tjetër?

A mund të largoheni nga vendi ku jetoni? 5.Kontrolli dhe presioni A ju ka kërcënuar dikush, ju ose familjen tuaj, për të mos lënë punën apo vendbanimin tuaj? 6.Kushtet e punës

A keni një kontratë pune?

Page 30: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 30-

Ku punoni?

Sa ore punoni?

A mund ta lini punën nëse doni?

Keni një kontratë punësimi?

A kërkoni leje për të ngrënë, për të fjetur apo për të shkuar në banjo?

A ka një çelës në derë apo dritare që nuk mund të dilni?

A keni pushim?

7.Të përgjithshme

A keni një zgjedhje se ku mund të jetoni? ju kanë rrahur fizikisht ndonjëherë, a kanë abuzuar

seksualisht, psikologjikisht ndaj jush: kush janë, a mund t’I përmendësh?

A jeni paguar për punën që bëni?

Sa ore punoni?

A është kërcënuar ju / familja juaj që të mos largoheni ?

A ju ka kërkuar dikush që të paguani borxhin?

A po bëni atë që ju është thënë se do të bënit?

Intervista që mund të kryhet në institucione shtetërore/shëndetsore, arsimore, psikosociale: Pesë qëllimet kryesore të intervistimit për profesionistët në këto institucione janë:

1. Të zbuloni se kush është fëmija 2. Të zbuloni se cili është statusi ligjor i fëmijës në vendin ku është vendosur me qëllim që të informohen të tjerët (polici, shërbimi i emigracionit, punonjësit socialë) rreth mënyrës se si ata mund t’i asistojnë fëmijës. 3. Të gjeni se çfarë ndodhi me fëmijën në mënyrë që të referoni fëmijën në shërbimin e duhur për shërbim dhe asistencë e trajtim të mundshëm, përfshi edhe kur fëmijaështë në nevojë për mbrojtje nderkombëtare si një refugjat. 4. Të zbuloni çfarë ndodhi me fëmijën në mënyrë qe të vlerësosh nëse krimi ka ndodhurdhe të mbledhësh të dhëna rreth krimit. 5. Të ndihmoni fëmijët t’i nënshtrohen intervistave terapeutike nëseështë e nevojshme për ta.

Faktorët që duhen marrë në konsideratë kur fëmijët janë të traumatizuar dhe të dhunuar

Ka faktorë të ndryshëm që mund të influencojnë në intervistën me fëmijën dhe të influencojnë dirëkt nëpërgjigjet qëjep fëmija:Disa interesohen për fëmijën; të tjerë për eksperiencat e tyre, veçanërisht për ndonjë eksperiencë abuzimi; dhe të tjerët për rrethanat e intervistës dhe intervistuesit.Një intervistues mund të modifikojë disa nga faktorët portëgjithë nuk i kontrollon dot. Lista e mëposhtme identifikon faktorët që një intervistues iaftë duhet t’i ketë parasysh dhe t’i marrë në konsideratë për intervistën. Faktet bazë rreth fëmijës: • Faza e zhvillimit, p.sh., mosha dhe pjekuria që ndikojnë në komunikim, marrjen e informacionit, etj •Niveli i të kuptuarit, që lidhet me mënyrën e perceptimit të situatës dhe mënyrës sesi e tregon •Kujtesa dhe mënyra se si fëmija i përgjigjet sugjerimeve •Njohuritë gjuhësore dhe mënyra se si shprehet, •Baza sociale, kulturore dhe fetare te prejardhjes familjare

Page 31: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 31-

• Niveli i arsimit, ose statusi i braktisjes së shkollës • Kapaciteti për t’i lidhur ngjarjet që i ndodhin atij/asaj në kontekstin e ngjarjeve më të mëdha • Gjendja psikologjike në momentin e tregimit të ngjarjes • Karakteri dhe sjellja, e prezantuar gjate intervistes • Niveli i burimeve dhe mbështetja që i jepet fëmijës, në terma praktike e që lidhen me strehimin, ushqimin, gjendjen shëndetsore, etj • Aspektet kryesore të eksperiencave të kohëve të fundit të fëmijës, duke i shpjeguar trafikimin si vepër e dënueshme, në gjuhë të kuptueshme për moshën • Eksperiencat jetësore, veçanërisht që kur është larguar nga shtëpia dhe kur është trafikuar dhe shfrytëzuar • Gjendja e shëndetit fizik dhe mendor, veçanërisht kur trauma e tij fizike dhe psikologjike shoqërohet me faktin që aiështë trafikuar apo shfrytëzuar (që mund të japë vështirësi në rikujtimin e incidenteve të dhimbëshme apo kyçjen e informacionit sensitive, p.sh., rreth abuzimit seksual) • Si e kanë instruktuar se çfarë do t’u thotë atyre që e pyesin apo policëve apo a është ndikuar nga frika dhe detyrimi • Ndjenja e pasigurisë nga frika e riatdhesimit apo ri-kthimit nën kontrollin e trafikuesve. • Sigurimi i kujdesit, kushteve jetësore dhe atmosferës së përgjithshme te streha apo vendi ku do të vendoset/ transferohet. Informacioni personal Informacionet kryesore personale përfshijnë: • Emri dhe mbiemri • Emri i të atit dhe tëëmës (apo nqs ka kujdestar tjetër) • Vendi normal ku banon fëmija •Data dhe vendi ilindjes së fëmijës • Gjendja civile e fëmijëve më të rritur Informacione rreth statusit ligjor të fëmijës Ky informacion kërkohet kur fëmija nuk është i shoqëruar nga ndonjë prind apo kujdestar dhe nuk është pranë shtëpisë. • Ka fëmija pasaportë apo kartë indentiteti? • Verifikohet identiteti i fëmijës nga dokumentat që ai ka? • Vërtetohet që fëmija ka një familje që mund të gjendet që përgjigjet për kujdesin e tij? • Nqs nuk mund t’i gjendet familja, a ka ndonjë organizatë që po kujdeset për të? Në rast se fëmijët pyeten në një vend të huaj dhe jo në kufi:

Cilaështë kombësia e fëmijës?

Duke u nisur nga mosha dhe aftësia e fëmijës, a mund të flasë ai gjuhën e vendit kuështë?

Në qoftë seështë në moshë shkollore a i ndjek mësimet?

A di gjë fëmija për shërbimet e vendit? Përgjigjet do të tregojnë në se statusi ligjor i fëmijës nuk përcaktohet ose përcaktohet si ‘fëmijë i pashoqëruar’. Por, këto të dhëna nuk japingjithmonë prova që fëmijaështë trafikuar.

Udhëzime të përgjithshme që zbatohen tek të gjitha intervistat me fëmijët që mund të kenë qenë trafikuar

•Intervista duhet tëkryhet sapo të vërtetohet apo dyshohet që fëmijaështë i trafikuar. • Fëmija duhet të ndihet i sigurt dhe të përkrahet gjatë intervistës.

Page 32: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 32-

• Vajzat dhe djemtë e vegjël duhet të intervistohen përgjithësisht ngagra/vajza. Djemtë e rritur përgjithësisht nga meshkuj. •Në intervistë duhet të jetë gjithnjë i pranishëm një person i rritur të cilit fëmija i beson, apo nëqoftëse nuk ka mund të caktohet një mësues apo punonjës social. • Intervista duhet të kryhet në një vend çfarëdo dhe nga njerëz të trajnuar për të folur me fëmijët. •Intervista duhet të kryhet në gjuhën e fëmijës. Nqs nukështë e mundur duhet të sigurohet përkthimi në vend. • Nëqoftëse është e mundur intervistat nuk duhet të jenë të gjata për të mos u lodhur fëmija. • Në planifikimin e intervistës duhet të merret parasyshgjendja e zhvillimit dhe nevojat e fëmijës. • Duhet të meren parasysh karakteristikat e fëmijës dhe baza e familjes së tij, • Fëmijët duhet të lihen që ta tregojnë historinë e tyre sipas mënyrës së tyre, përpara se ti bëhen pyetje të veçanta. •Pyetjet në fillim duhet të jenë të hapura dhe pyetjet e drejtpërdrejta dhe ato të drejtuara duhet të rezervohen për në fund. • Mund të përdoren propozime dhe sugjerime, por me kujdes. Në praktikë, shumë faktorë rrethanorë ndikojnë në përmbajtjen e intervistës. P.sh.,një intervistë në polici me një fëmijë të trafikuar jashtë vendit dhe që sapoështë shpëtuarështë krejt ndryshe me një intervistë në polici me një fëmijë qëështë kthyer në vendin e tij. Kështu që, nqs një fëmijë nuk jep asnjë informacion në intervistat e para rreth shfrytëzimit apo detyrimit, kjo nuk do të thotë gjithmonë që nuk ka patur abuzim. Po kështu fëmijët mund të mos jenë të gatshëm që të përgjigjen në se ata pyeten në prani të individëve që i bëjnë të mos ndjehen rehat (p.sh., një person me uniformë, apo në rastin e shfrytëzimit seksual një burrë) apo në situate ku ata nuk ndihen rehat. Për këto arësye fëmijët në përgjithësi duhet të intervistohen nga njerëz të të njëjtit seks, përveçse në rastet e djemve para pubertetit që dyshohet se janë abuzuar nga meshkuj. Rrethanat e intervistës: • Prania dhe përdorimi i përkthyesit; • vendi; • koha • vendi ku kryhet intervista • privatësia (hapësirë ku nuk mund të hyjnë apo të dëgjojnë të tjerë) • Intervistat e mëparshme Karakteristikat e intervistuesit • Seksi. Ku përfshihet fakti në se ka të njëjtin seks si fëmija •Në se intervistuesiështë i veshur me uniformë • Gjuha e folur; • Eksperienca profesionale • Intervista dhe aftësitë e të dëgjuarit; • Objektiviteti dhe sensibiliteti • Raporti me fëmijën dhe me përkthyesin • Njohuri mbi natyrat e fëmijëve • Familiaritet apo njohuri mbi fëmijën që intervistohet • Njohuri nga vendi ngaështë fëmija • Eksperienca personale e jetës •Baza social-kulturore ku hyjnë edhe besimet fetar; Konsiderata praktike

Page 33: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 33-

a) Zgjedhja e një vendi të përshtatshëm për intervistë • i lejohet fëmijës të ketë një farë kontrolli se ku dhe kur do të kryhet intervista. • Të sigurohet që fëmija eshtë plotësisht i qetë me vendin dhe intervistuesin. • T’i sigurohet një vendqëndrim i rehtshëm dhe me tualetin pranë, si edhe të ketë ujë për të pirë. Mund t’i sigurohet letër dhe materiale vizatimi. Freskimi mund tëjetë për në fund të intervistës. •Dhoma e intervistës duhet të jetë sa më private që të jetë e mundur. Nuk duhet të ndërhynë të tjerë në procesin e intervistës si edhe nuk duhet të lejohen të dëgjojnë bashkëbisedimin. • Nukduhet të ketë ndërprerje gjatë intervistë dhe nuk duhet të ketë hyrje dalje nga njerëz të tjerë. b) Sigurimi i sendeve që pëlqejnë fëmijët (lodra, material vizatimi, etj) Sendet që do ti jepen fëmijës do të lidhen me moshën dhe pjekurinë e tij. Në përgjithësi lodrat janë më tepër për terapi se sa për intervista. Por, disa fëmijë e kanë më të lehtë të komunikojnë me vizatime dhe të tjerë kanë krijuar një lidhje emocionale me një lodër dhe flasin më lehtë kur e kanë atë në dorë. Në intervista, materialet e shkrimit dhe të vizatimit mund t’i ndihmojnë fëmijët që të shprehin një pjesë të rëndësishme të eksperiencës së tyre në një mënyrë alternative nqs duan ta bëjnë atë gjë. Fëmijët zakonisht gjejnë një mënyrë për t’i shpjeguar intervistuesit se çfarë ka ndodhur me ta, duke patur parasysh që tu lëjohet kohë që ta spjegojnë siç duan ata. c) Kush duhet ta intervistojë një fëmijë që mund të jetë trafikuar? Në përgjithësi, fëmijët që kanë qënë trafikuar duhet të pyeteshin nga njërëz me të njëjtën gjini me të. Përjashtim bëjnë djemtë para pubertetit që dyshohet se janë abuzuar nga meshkuj; në raste të tillaështë më mirë që të intervistohen nga femra. Nqs fëmijët nuk duan që të jetë ipranishëm në intervistë ndonjë person i caktuar, gjejeni pse ndodh kjo dhe respektoni ndjenjat dhe dëshirat e fëmijës. d) Kush mund të jetë i pranishëm përveç intervistuesit? Kujdestari i fëmijës duhet të jetë i pranishëm në intervistë. Kur një fëmijë intervistohet përpara se të caktohet kujdestari, intervista duhet të kufizohet në pak gjëra thelbësore.

Kryerja e intervistës a) Gjetja e ritmit të duhur Për të mbajtur intervistën në ritmin e ngadaltë të duhur këshillohet që: • Flitet ngadalë • I lihet kohë fëmijës që të kuptojë se çfarë po i thuhet • I lihet kohë e mjaftueshme fëmijës që të mendojë përgjigjen, kini durim nqsfëmija përgjigjet ngadalë apo hesht për një përiudhë kohe; • Pyeyjet duhet te ndjekin njëra tjetrën ngadalë duke lënë periudha të mjaftueshme midis tyre • Mos ndërprisni bisedën nqs fëmija heziton – apo kërkon kohë për t’u menduar. Duhet të keni parasysh që fëmija mund të ketë qënë i traumatizuar dhe që reaksionet psikologjike ndaj traumës muns të ndikojnë në përgjigjet e tij. Intervistuesi duhet të jetë indërgjegjshëm për këtë, empatik dhe ipërgjegjshëm për nevojat e fëmijës. Nqs intervista bëhet emocionalisht e dhimbshme për një fëmijë duhet të ndërpritet. Pas çdo interviste duhet të ofrohet suport dhe/apo terapi e përshtatshme psikologjike nga persona të trainuar. b) Sigurimi i një informacioni në përputhje me moshën në fillim të një interviste.

Page 34: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 34-

Duhet të dini që më parë moshën dhe nivelin e të kuptuarit të fëmijës që do të intervistohet. Duhet të jeni të sigurt që intervista të bëhet me fjalët që ai kupton. Informacioni para intervistës duhet të jetë sipas moshës dhe të përfshijë: • qëllimin e intervistës • çfarë pritet nga intervista • shpjegimi i problemeve të konfidencialitetit RRENCE GUIDE ON PROTECTING THE RIGHTS OF CHILD VICTIMS OF

Mo e ngatërroni fëmijën por përpiquni ta inkurajoni.

Mos premtoni ndonjë gjë që nuk mund tia siguroni. c) Sigurohuni nëse fëmija i kupton termat e përdorura Kjo theksohet sepse ka intervistues qe nuk mendojnë që të sigurohen që fëmija e kupton plotësisht gjuhën apo terminologjinë që përdor intervistuesi. Fëmijët kanë mënyrën e tyre që ti përshkruajnë gjërat dhe mund të përdorin fjalë që kanë një kuptin për ta. P.sh., ata mund të përdorin një fjalë apo një frazë në një mënyrë që nuk bën shumë sens për intervistuesin – shprehja ‘del shëtitje’ mund të mos i referohet një shëtitjeje të rastësishme por, në ekperiencat e trafikimit apo shfrytëzimit, do të thotë të shkosh pa dëshirë me dikë apo të bësh diçka qëështë abusive apo e pakëndshme. Në disa raste fëmijët mund të manipulojnë dhe të lënë përshtypjen që kanë kuptuar thelbin e bisedës, ndërsa në fakt nuk kanë kuptuar gjë.Bëhen pak pyetje të përgjithshme testuese për të parë në se fëmija e kupton plotësisht atë që ipyetet. Përpiquni të propozoni tema të këndëshme dhe jo kërcënuese. Përgjigjet e thjeshta ‘po’ ose ‘jo’ nga një fëmijë mund ti tregojë intervistuesit që fëmija nuk po kupton si duhet, ose nuk dëshiron të flasë gjatë rreth temës. d) Komunikimi me një fëmijë nënpërmjet përkthyesit Fëmijëve që nuk flasin mirë gjuhët me të cilën pyeten duhet të pyeten me anë të një përkthyesi të përshtatshëm që flet gjuhën e tyre amtare apo një gjuhë të preferuar nga ata kurdoherë që intervistohen, si edhe kur kërkohet akses për shërbimet. Intervistuesi duhet të ketë parasysh që fëmija mund të ndikohet nga prania e përkthyesit. Ata duhet të kenë parasysh që përkthyesi mund të përkthejë ndonjë gjë me pasaktësi sipas koncepteve të tyre, veçanërisht nqs përkthyesi nuk është profesionist. Nqs përkthyesi është nga i njëjti vend apo kulturë nga e cila fëmijaështë trafikuar, fëmija mund të ketë frikë nga bashkëepunimi itij me trafikantët apo mund të mos japë detaje më intime për ta, ose për dikë që fëmija e sheh si një të huaj që ka të bëjë me çështjen. Nqs përdoren përkthyesit, duhet të sigurohemi që ka disa masa sigurie: • Përpiquni të përdorni përkthyes që nuk kanë të bëjnë me çështjen, që njihen nga agjensitë e sigurimit të ligjit, që janë të trainuar në mënyrë të veçantë dhe që janë të besuar. • Nqs nuk ka përkthyes agjensie, siguroni dikë që nuk shihet nga fëmijët sikërcënim.

Page 35: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 35-

• Kontrolloni prejardhjen e kujtdo që ofrohet për të përkthyer dhe sigurohuni që nuk ka lidhje me trafikantët apo të tjerë që nxjerrin para nga fëmijët dhe që mund të përpiqen që ti bëjnë fëmijët të heshtin. • Sigurohuni që përkthyesi nuk kontrollon apo ndikon mbi fëmijën. Përkthyesve duhet t’i kërkohet që të punojnë në këtë mënyrë: –ata duhet të përkthejnësaktë atë që thotë fëmija duke mos shtuar dhe hequr pjesë bisede. – nuk duhet të ndryshojnë përgjigjen e fëmijës gjatë përkthimit, p.sh., të përmirësojnë gramatikën apo të shtojnë detaje. –nuk duhet të lejohen që të marin në dorë intervistën dhe të bëjnë vetë pyetje –nuk duhet të tregohen të shokuar,të frikësuar, apo të shprehin reaksione emocionale që mund të ndikojnë tek fëmija. –duhet të jenë të qetë, profesionalë, të ngohtë, të mos gjykojnë dhetë jenë të hapur. GUIDELINES AND CHECKLISTS FOR PROFESSIONALS

Çështje të rëndësishme që duhet të ketë parasysh intervistuesi a-Aftësia e fëmijëve të abuzuar për të kujtuar ngjarjet

Saktësia e fëmijëve për të kujtuar ngjarjet shtohet në moshën e rritur. Fëmijët më të vegjël se 3 – 6 vjet duket se kujtojnë më pak se të rriturit dhe harojnë më shpejt, por ato që mbajnë mend janë zakonisht të sakta. Disa herë fëmijët e vegjël mund të futin element fantastikë në tregimin e tyre, por kjoështë përjashtim dhe nuk e dëmton pjesën tjetër të tregimit. Kur pyetetn shumica e dëshmitareëve shohin se ata dinë më shumë dhe mund të kujtojnë në mënyrë spontane.Por, duke ipyetur mund t’i bëjnë kujtimet më pak të sakta. Pyetjeve udhëzuese ipërgjigjen me më pak saktësi se pyetjeve të veçanta.

b-Reziku i tregimit të kujtimeve false – ‘të rreme”

Një ‘kujtim fals’ ndodh kur kujtesa apo subjekti i dëshmitarit ndikohet nga idetë, sjelljet apo dëshirat e një personi tjetër. Ndodh zakonisht tek fëmijët nën moshën 6 vjet. Fëmijët mund të ndikohen nga pyetjet që u bëhën apo nga rrethanat e intervistës. Shembuj janë: • Kur një fëmijë krijon bindjen se intervistuesi apo të tjerët e gjykojnë një veprim negativisht, p.sh.sitëdyshimtë apo të gabuar kështu që fëmija nuk ka qejf të flasëpër të. • Informacioni çorientues që meret pas ngjarjes mund të ndikojë rikujtimin e ngjarjes, veçanërisht tek fëmijët 4 – 6 vjeç; • Njerëzit mund të përpiqen të krijojnë kujtime fallso tek fëmijët duke itreguar në mënyrë të përsëritur fëmijës një ngjarje të caktuar që ka ndodhur. Kjo mund të ndikojë në kujtesën e fëmijës, por vetën nqs përputhet me eksperiencën dhe besimet e mëparshme të fëmijës.Kjo ndodh më shumë tek fëmijët nën 6 vjeç të cilëve uështë dhënë një identiet i ri (dhe fallso) nga trafikuesit.

c-Frika nga trafikanti që mund të çojë në gënjeshtra Në përgjithësiështë e vështirë të kuptohet në se një fëmijë – apo kushdo – po tregon të vërtetën. Edhe oficerët e trainuar të policisë e kanë të vështirë të identifikojnë rastin. Për shkak të frikës së fëmijës nga trafikanti, fëmijët viktima të trafikimit mund të mos thonë të vërtetën Mbani mend që: • Gjuha dhe sjellja trupore nuk mund të interpretohet si frike për një gënjeshtër për shkak të trafikantit. P.sh., disa njerëz besojnë që kontakti isyve do të thotë që folësi po tregon të vërtetën, por një

Page 36: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 36-

gënjeshtar izoti e përdor mirë këtë gjë. Për më tepër, në disa kultura fëmijët mund të shohin poshtë apo të shmangin kontaktin me sy në shenjë respekti për dikë më të moshuar. • Nuk ka ndonjë sjellje apo fjalë të veçantë që identifikojnë gënjeshtrën. P.sh.,mbulimi i gojës, prekja e fytyrës, kapsallitja apo shikimi në tokë kur flasin nuk janë gjithmonë tregues të gënjeshtrës. • Disa sjellje që lidhen me stresin mund të ngatërrohen me sjellje që lidhen me gënjeshtrën si djersa, dridhja e duarve, prekja e flokëve apo e një lapsi. • Mbani mend që edhe nqs një fëmijë përpiqet të mos e tregojë të vërtetën në përballjen me intervistuesin, ky nukështë tregues që fëmija ka bërë një ofendim apo ndjehet në faj;është shenjë që fëmija po vepron nën detyrim (dhe ende ndjen qëështë nën kontrollin e trafikuesit apo nërrezik që të rikthehet tek ata). 127ING THE RIGHTS OF CHILD VICTIMS OF TRAFFICKING IN EUROPE

d- Kurrë mos intervisto një fëmijë në praninë e dikujt që mund ta ketë trafikuar apo abuzuar me të.

Kur caktohet një kujdestar, referoju atij për informacionin bazë Fëmijët vuajnënë qoftë se u kërkohet në mënyrë të përsëritur të përshkruajnë incidentet që u kanë shkaktuar atyre stres. Kur njëkujdestar caktohet për të shoqëruar një viktimë fëmijë, intervistuesi duhet të përpiqet që të marë informacion bazë tek ky person i rritur dhe të shmangë pyetjet e panevojshme të fëmijës. Kjo mund të mos ketë rëndësi herën e parë kur intervistohet fëmija, por mund të ketë rëndësi nqs ai flet të tjerëve rreth eksperiencave të tij. Në të njëjtën kohë, intervistuesi duhet tëvlerësojë qëkujdestari ifëmijës ka kuptuar saktë çfarë ka ndodhur me fëmijën dhe nuk keqinterpreton ngjarjet në dritën e paragjykimeve të tij. Veprimet prioritare Prioriteti kryesorështë që të zbulohet në se fëmija ka pësuar dëm fizik apo psikologjik që kërkon trajtim urgjent dhe të vlerësojë nevojat më akute të fëmijës. Përveç informacionit bazë personal, fëmija do të pyetet rreth : • gjendjes së tanishme fizike dhe mendore • nevojat specifike qe lidhen me natyrën e fëmijës • kujtimin e ngjarjeve që kurështë larguar nga familja • të dhëna mbi hollësi që ndihmojnë të gjendet lidhja me fëmijë të tjerë të abuzuar. • A ka fëmija të gërvishtura apo shenja të tjera të abuzimit? • A ka fëmija ndonjë sëmundje të paspjeguar apo të patrajtuar. • A ka fëmija frikë, depression apo ankth të paspjeguar. • Aështë mbajtur fëmija larg moshatarëve të tij në zonën ku jetonte. • A kishte të rritur që nuk deshin që punonjësit socialë ta shihnin fëmijën vetëm. Intervistuesit duhet të regjistrojnë edhe hollësi të historisë sociale individuale, jo vetëm në rastet e fëmijëve që besohet se ishin të trafikuar,por tëtë gjithë fëmijëve të pashoqëruar. Këto detaje përfshijnë: •vlerësimin e moshës së fëmijës • vlerësimin paraprak të zhvillimit mendor dhe emocional të fëmijës • arsimimin (formal dhe informal) • etnicitetin si edhe nacionalitetin • rrethanat ku dhe kur fëmija u gjet apo u identifikua; • rrethanat e largimit të fëmijës nga shtapia apo ndarjes nga familja;

Page 37: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 37-

• eksperienca dhe cilësia e jetës përpara se të largohej nga shtëpia. • të dhëna rreth prindërve, të afërmve dhe familjes më gjerë në vendin e origjinës dhe kudo. • statusi dhe cilësia e marëdhënieve të fëmijës me anëtarët e tjerë të familjes së tij. •informacion për të tjerët që janë të rëndësishëm për fëmijën por që nuk bëjnë pjesë në familje. Kurtë identifikohen disa apo të gjitha nevojat e fëmijës, fëmija do t’i referohet shërbimeve apo agjensive të tjera të kujdesit. Procesi për caktimin e kujdestarit duhet të bëhet pa vonesë.

Shembuj të kodit profesional të sjelljes për sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve Çfarë duhet të bëni?: •Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë kanë nevojë të respektohen (kjo përfshin respektin e mirëqënies së tyrefizike, intelektuale, sociale dhe emocionale). • Respektoni bazën fetare, kulturale dhe etnike të të gjithë njerzve me të cilët punoni, pavarësissht satëndryshëm mund të jenë nga ju. • Bëhuni shembull i sjelljes së mirë. • Sigurohuni se gjithmonë do të ketë më shumë se një të rritur në aktivitetet me fëmijët dhe të vegjëlit, apo aktivitetet duhet të kryhen në praninë dhe dëgjimin e të tjerëve. •Respektoni të drejtën e fëmijëve për privatësinë e tyre. •Monitoroni sjelljen e njëri tjetrit me fëmijët. •Të jeni të aftë kë komentoni sjelljen e njëri- tjetrit dhe pregatituni të pranoni dhe ofroni kritika pozitive. • Sfidoni çdo sjellje të papërshtatshme me fëmijët. • Raportoni çdo abuzim apo dyshim për abuzim. • Të keni kujdes që veprimet tuaja të mos keqinterpretohen, pavarësisht se qëllimi juaj ka qënë imirë. • Kuptoni nevojat kur duhet ushtruar kujdes special dhe duhet të keni kujdes për problemet e ndjeshme me fëmijët dhe të vegjëlit. •Kini kujdes dhe përmbushni të gjitha regullat dhe kodet e agjensisë dhe organizatës ku punoni. • Mbani mend që fëmijët kanë të drejtë të vendosin se sa kontakt fizik duhet të kenë me të tjerët (përveçse në rastin kur nevojitet kujdes shëndetësor). •Mbani mend që kontakti fizik duhet të jetë aq sa nevojitet për aktivitetin, i përshtatshëm me moshën dhe duhet të përmbushë nevojat e fëmijës dhe jotëadultit. •.Mbani mend që kontakti fizik në fiilim duhet të jetë me një fëmijë dhe pastaj me një adult. • Këshillohuni për çdo problem që do të keni rreth sjelljes së çdo adulti me fëmijët. • Sigurohuni që fëmijët të dijnë se kujt nga adultët do t’i besojnë (p.sh., koordinatorit të shkollës së mbrojtjes së fëmijëve apo shërbimeve sociale). Nuk duhet : • Ndërtoni komunikim verbal të thjeshtë me fëmijët. • Vendosni kontakt të përshtashëm fizik me fëmijët. • Lejoni veten të hyni në një sjellje të pahijshme, apo që të kërkojë vemëndje. •Mos bëni vërejtje apo gjeste sugjestive apo poshtëruese në sy të fëmijëve. •Mos nxirrni konkluzione pa u siguruar mirë. • Mos ekzagjeroni apo nënvlerësoni problemet e abuzimit me fëmijët. •Mos favorizoni indidvidë të veçantë. •Mos u mbështetni në emrin apo punën tuaj për t’u mbrojtur. • Mendoni që ‘kjo mund të më mdodhë edhe mua’. • Mos përfitoni kur thjeshtësia sugjeron një ndërhyrje më të kujdesshme.

Page 38: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 38-

Intervista individuale (ballë për ballë) 1. Hapja ⁕Prezantimi ⁕ Shpjegoni situatën këtu dhe tani 2. Sigurimi i informacionit ⁕ Shpjegoni qëllimin e intervistës ⁕ Shpjegoni transferimin në stacionin e policisë, nëse intervista zhvillohet atje ⁕ Shpjegoni strukturën dhe procedurat e intervistës ⁕ Shpjegoni rolin e një përkthyesi ose ndërmjetësuesi kulturor nëse ka një te tille. 3. Mbledhja e informacionit ⁕ Mblidhni informacion rreth elementëve të ndryshëm të situatës ⁕ Mësoni se kush e solli personin e intervistuar ⁕ Mësoni se si ai / ajo u ndodh në këtë situatë ⁕ Mësoni se cila është situata aktuale ⁕ Mësoni rreth nevojave te fëmijës dhe pritshmërive të tij/saj ⁕ Mësoni rreth (shenjave të mundshme) të trafikimit 4. Përditësimi i informacionit ⁕ Shpjegoni personit situatën aktuale, të drejtat dhe mundësitë e tij ⁕ Shpjegoni politikat përkatëse kombëtare ⁕ Shpjegoni ligjin penal ⁕ Shpjegoni ligjin civil 5. Së bashku vendosin se cilat hapa të mëtejshëm duhet të ndërmarrin ⁕ Shqyrtoni problemet e situatës dhe mundësitë e pa-eksploruara ⁕ Zhvilloni skenarin e dëshiruar ⁕ Përcaktoni një qasje të përbashkët 6. Marrja e hapave të mëtejshëm ⁕ Ndërmerrni dhe pranoni një vlerësim të nevojave dhe rreziqeve ⁕ Organizoni strehim ⁕ Bëni atë që mundeni për të siguruar sigurinë e personit ⁕ Organizoni një leje afatshkurtër për të qëndruar ⁕ Organizoni ndihmë dhe asistencë ⁕ Organizoni kontakt me ofruesit e shërbimeve lokale të asistencës 7. Mbyllja ⁕ Pyetni se çfarë mendon për situatën këtu dhe tani ⁕ Ejani në një marrëveshje për mënyrën se si do të qëndroni në kontakt ⁕ Ndiqe ⁕ Bëni marrëveshje të qarta dhe specifike për çdo çështje tjetër relevante

Page 39: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 39-

KAPITULLI IV

Linja Kombëtare falasAnti-Trafikim #116 006 4.1. Cfarë është linja dhe si funksionon ajo?

Ministria e Brendshme/Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim ka pasur një rol aktiv në inicimin dhe

konsolidimin e një praktike aktive dhe funksionale për Linjën Kombëtare falas 116 006. E iniciuar që në

qershor të vitit 2014, kjo Linje ofron një mundësi konkrete, dinamike dhe të përhershme në identifikimin

e rasteve të trafikimit. Kjo Linjë, duke ruajtur anonimatin e telefonatave, ka krijuar mundësi të mira jo

vetëm në procesin e identifikimit, por edhe në procesin e parandalimit të çdo rasti të mundshëm trafikimi.

Paralel me Linjën Kombëtare falas 116 006, Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim krijoi

Aplikacionin “Raporto! Shpëto!” si një formë tjetër e drejtpërdrejtë për raportimin e rasteve të trafikimit.

Në ndihmë të fëmijëve, si grupe të ndjeshme dhe të pambrojtura, Linja dhe Aplikacioni kanë ofruar

dokumentim dhe analizë të tipologjisë dhe dinamikave, kanë sjelle problematika konkrete dhe hartëzuar

zonat më të nxehta në identifikimin dhe referimin e rasteve të trafikimit përmes kësaj linje dhe

Aplikacionit prkatës.

Te gjitha rastet mund të dërgohen në mënyrë anonime nëpërmjet Aplikacionit “Raporto! Shpëto!” një

mesazh të shkurtër, i cili u shkon menjëherë dhe njëkohësisht 6 zyrtarëve të ndryshëm publikë, që janë

anëtarë të Autoritetit Përgjegjës për Identifikimin, Referimin dhe Mbrojtjen e Viktimave/Viktimave të

Mundshme të Trafikimit, ose mund të telefonojnë falas në numrin 116 006.

Linja Kombëtare për Viktimat e Trafikimit 116 006 shërben për të denoncuar rastet e trafikimit apo ato

të dyshuara. Përveç këtij procesi fillestar identifikimi, Linja shërben për referimin e rasteve dhe

koordinimin e ndihmës në të gjitha fazat. Pranë Linjes mund të telefonohet nga çdo telefon fiks apo

celular, ndërsa Aplikacioni “Raporto! Shpëto!” mund të shkarkohet falas nga Google Play Store.

Dokumentimi i rasteve përgjateve këtyre viteve të fundit ka ofruar mundësi të mirë për analizën e rasteve,

funksionimin e mekanizmave/autoriteteve të përfshira dhe punonjësve jashtë sistemit dhe strukturave të

policisë së shtetit.

Linja, përgjatë ekzistencës së saj ka identifikuar nevojën për përgatitjen e udhëzuesve, të përdorshëm jo

vetëm për punonjësit e policisë së shtetit, por dhe për punonjësit e shërbimeve sociale, punonjësit e

sistemit shëndetësor, profesionistët e organizatave të shoqerise civile si pjesë e Mekanizmit, etj. Ky

Udhëzues adreson këtë mungesë të identifikuar.

Page 40: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 40-

Statistika 2014-2016

- Për periudhën qershor- dhjetor 2014, janë dërguar mbi 765 thirrje dhe 400 sms drejt kompanisë Vodafone Albania, 40 thirrje dhe 23 sms nga PLUS, 150 thirrje dhe 73 sms nga AMC.

- Nga muaji janar 2015 deri në dhjetor 2015, janë regjistruar 492 thirrje dhe 84 sms. - Gjatë periudhës janar- dhjetor 2016, janë regjistruar 258 thirrje dhe 255 sms.

4.2. Parime të përgjithme të punës së Linjës Standarde dhe procedura për punonjësit e sistemit shëndetësor Disa parime etike:

Të sigurosh anonimat dhe ruash konfidencialitetin:të mbrosh identitetin dhe konfidencialitetin e personit të intervistuar gjatë gjithë procesit tëintervistës nga momenti që është kontaktuar deri në kohën kur detajete rastit të saj bëhen publike.

Ta njohësh personin që do të intervistosh dhe të vlerësosh rreziqetndaj saj: përpara se të zhvillosh intervistën duhet të mësosh rreziqet elidhura me trafikimin dhe me rastin e çdo viktime.

Të mos dëmtosh: ta trajtosh çdo fëmijë viktimë të trafikimit dhe çdo situatë sikur potencialipër ta dëmtuar atë është i lartë, deri sa të ketë prova për të kundërtën.Do të thotë gjithashtu të mos ndërmarrësh asnjë intervistë që do tapërkeqësonte situatën e saj për një afat të shkurtër apo të gjatë.

Të përgatitesh për të referuar, të mos bësh asnjë premtim që nukdo ta mbash: të përgatitesh të japësh informacion në gjuhën e viktimës lidhur me shërbimet ligjore, shëndetësore, sociale dhe të sigurisë, dhetë ndihmosh me referimin nëse është e nevojshme.

Të zgjedhësh dhe të përgatitësh siç duhet përkthyesit dhebashkëpunëtorët:në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve, përkthyesvee të tjerëve duhet të peshosh rreziqet dhe përfitimet që ka përfshirjae tyre dhe duhet të zhvillosh kritere/metoda të përshtatshme përpërzgjedhjen dhe trajnimin e tyre.

Page 41: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 41-

Të marrësh leje të informuar: të sigurohesh që çdo viktimë kupton përmbajtjen dhe qëllimin e intervistës, për se do të përdoret informacioni, të drejtën e saj për të mos iu përgjigjur pyetjeve, tëdrejtën për ta ndërprerë intervistën në çdo kohë dhe të drejtën e saj përtë vënë kufizime për mënyrën se si do të përdoret informacioni.

Të dëgjosh dhe respektosh vlerësimin që çdo fëmijë i bën situates dhe rreziqeve për të:të pranosh dhe respektosh që çdo fëmijë ka shqetësime të ndryshme, dhe mënyra se si i sheh ajo shqetësimet esaj mund të jetë e ndryshme nga si i vlerësojnë të tjerët ato.

Të mos e ri-traumatizosh fëmijën: të mos i bësh asaj pyetje që do t’I provokojnë përgjigje emocionale. Do të thotë gjithashtu të përgatitesht’i përgjigjesh stresit të një fëmije duke i vënë në pah forcat e veta.

Të përgatitesh për ndërhyrje emergjente: nëse një fëmijë të thotë se është në një rrezik të menjehershëm, të jesh i/e përgatitur të reagosh në mbrojtje tësaj.

Të njohësh dhe të mbrosh interesin më të mirë të fëmijës:në tëgjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të ndërmarra këto qoftënga institucionet shoqërore të kujdesit publik ose privat, apo gjykata, autoritete administrative ose trupa ligjvënëse, duhen mbajtur parasyshnë mënyrë parësore interesin më të lartë të fëmijës.

Të mos e diskriminosh fëmijën: duhet të respektohen dhe tëgarantohen të drejtat që parashtrohen në Konventë për çdo fëmijë paasnjë lloj diskriminimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, seksi, gjuha, feja,pikëpamjet politike a të tjera, origjina kombëtare, etnike ose shoqërore,veçoritë, paaftësitë, lindja, a status tjetër i fëmijës ose i prindit të vetapo i kujdestarit ligjor.

Të njohësh dhe të respektosh të drejtën që fëmija ka që t'i dëgjohetpikëpamja e tij/saj e që kjo e fundit t’i merret parasysh në të gjithaçështjet që kanë të bëjnë me fëmijën:çdo fëmijë që është i aftë tëshprehë pikëpamjet e veta duhet të ketë të drejtën për t'i shprehur këtopikëpamje lirshëm në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fëmijën dhe pikëpamjet e fëmijës duhet të kenë peshën e duhur në përputhjeme moshën dhe pjekurinë e secilit fëmijë.

Të respektosh të drejtën e fëmijës për privatësi:asnjë fëmijë nukduhet të pësojë ndërhyrje arbitrare ose të paligjshme në privatësinë,familjen, shtëpinë ose korrespondencën e tij

Detyrat specifike të punonjësve të sistemit shëndetësor PSV-të përmbajnë detyra specifike për punonjësit e shëndetësisë, për identifikimin, referimin dhe ndihmën rehabilituese e integruese aporiintegruese për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit, qofshinkëta të mitur apo të rritur, shtetas shqiptarë apo të huaj.

Mbledhja e të dhënave për vlerësimin mjeko-ligjor • Mbledhja e të dhënave për mjekësinë ligjore është një aspekt i integruar i shqyrtimit mjekësor të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore. Krahas ekzaminimit mjekësor të siguruar nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, dëshmitë e mjekësisë ligjore mund të përdoren nga zbatimi i ligjit si prova të rëndësishme në një çështje ligjore dhe mund të ndihmojë në identifikimin e trafikantëve dhe të sigurojë dëmshpërblim për viktimat. • Kërkesat ligjore dhe mundësitë e ekzaminimeve laboratorike përcaktojnë se çfarëprova duhet të mblidhen për përdorim në procedurën penale dhe nga kush. Nëse është e mundur, është mirë që të keni prova të mbledhura nga ekspertë të licensuar të mjekësisë ligjore. Punonjësit e shëndetësisë nuk duhet të mbledhin dëshmi që nuk mund të përpunohen ose që nuk do të përdoren.

Page 42: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 42-

• Të sigurohet informacion për qëllimet dhe përdorimin e provave për procedurën penale. Shmangni premtimet e rreme ose pritshmëritë joreale në lidhje me procedurat penale. • Siguroni viktimeët që informacioni do t’u vihet në dispozicion vetëm autoriteteve me pëlqimin e tyre. • Mbani një regjistër të saktë me shkrim për të gjitha të dhënat e ekzaminimit mjekësor të të gjitha rasteve të dhunës seksuale; kjo mund të ndihmojë çdo hetim të mëvonshëm ligjor si dhe lehtëson trajtimin mjekësor. Tabela mjekësore mund të bëhet pjesë e procesverbalit dhe të dorëzohet si provë në një rast gjyqësor.

Plani i trajtimit Pas një procesi të hollësishëm identifikimi që përmbledh disa ndërhyrje konkrete, profesionistët duhet t'u ofrojnë viktimave të tyre trajtim të vazhdueshëm, si dhe udhëzime të përgjithshme se si të kujdesen për shëndetin e tyre në periudhë me afatgjatë. • Siguroni trajtim të menjëhershëm mjekësor, anti-bakterial, anti-viral, anti-parazit, anti-malarial ose anti-fungale, në rastet kur kërkohet një trajtim i tillë. • Siguroni trajtim me barna anti-TB. Përfshini autoritetet e shëndetit publik që mund të ofrojnë udhëzime të vazhdueshme dhe të garantojnë një furnizim të pandërprerë të medikamenteve. • Rehabilitimi ushqimor është jetësor për trajtimin e sëmundjeve infektive. Duhet siguruar ushqimi i përshtatshëm, duke përfshirë shtimin e vitaminave dhe mineraleve. • Konsideroni profilaksinë për viktimeët e ekspozuar ndaj sëmundjeve ku ka potencial për parandalim. Për shembull, profilaksia post-ekspozuese për HIV; imunoglobulina e hepatitit B (HBIG) për hepatitin B; dhe tetanus toxoid për tetanozin. • Mësojini viktimeët për higjienën personale dhe ofroni sapun, antibakterailë për duart, etj. Jini të vetëdijshëm se njohuritë themelore lidhur me higjienën dhe transmetimin e sëmundjes mund të mos kuptohen mirë. • Personat të cilët vijnë nga një situatë trafikimi mund të jenë ende të prekshëm ndaj disa sëmundjeve infektive si rezultat i kushteve fizike në të cilat jetojnë (p.sh., nëse jetojnë në strehim të përkohshëm). Mjekët janë përgjegjës për trajtimin e atyre sëmundjeve për të cilat viktimei mund të jetë i prekshëm dhe për sigurimin e informacionit për parandalimin, reduktimin e rrezikut dhe zbutjen e ndikimit negativ në shëndet.

4.3 Parime udhëheqëse specifike për punonjësit e sistemit Shëndetësor

1. Mbaje informacionin mbi personat e trafikuar në një vend tësigurt; 2. Trajto çdo kontakt me personat e trafikuar si një hap drejtpërmirësimit të shëndetit të tyre; 3. Jepi prioritet sigurisë së personave të trafikuar, vetes dhe stafit; 4. Ofro kujdes me respekt, barazi dhe pa diskriminim; 5. Përgatit informacion referimi dhe detaje kontakti të njerëzve tëbesuar; 6. Bashkëpuno me ofruesit e tjerë të shërbimit; 7. Siguro konfidencialitet dhe privatësi për personat e trafikuardhe familjet e tyre; 8. Jep informacion në një gjuhë që personi e kupton; 9. Merr leje të informuar dhe me vullnet të plotë; 10. Respekto të drejtat, zgjedhjet dhe dinjitetin e çdo individi; 11. Mënjano thirrjen e autoriteteve si policia apo shërbimet emigracionit pa lejen e personit të trafikuar;

Page 43: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 43-

Standarde dhe parime për punonjësit e shërbimeve sociale dhe edukuese Disa tregues të rëndësishëm që orientojnë profesionistët në identifikimin e fëmijës si viktimë e trafikimit përfshijnë karakteristika të tilla si: fëmijët paraqiten te kequshqyer dhe të dehidratuar si pasojë e higjienës së dobët dhe urisë, si dhe nga mungesa e kujdesit të duhur; e, për pasojë shëndeti i fëmijëve përkeqësohet. Gjithashtu, fëmijët detyrohen të të shndërrohen në “skllevër pune” dhe kjo tregon që viktimat nuk mund të dërgojnë para në shtëpi sepse janë të detyruar të paguajnë borxhet. Fëmijët shfaqin shenja të përdhunimit dhe abuzimit seksual, shoqëruar me infeksione seksualisht të transmetueshme, ata përjetojnë çrregullime të stresit post-traumatik (PTSD). Viktimat mbahen të izoluara në ndërtesa të sigurisë së lartë me dritare të mbyllura, dyer të mbyllura dhe në vende të izoluara me mbikëqyrje elektronike. Udhëtimi i tyre dhe të gjitha dokumentet e identifikimit iu janëkonfiskuar dhe zakonisht nuk mund të flasin nëgjuhën e vendit. Për më tepër, viktimat kanë frikë nga autorët, sepse ata përdorin dhunë dhe kërcënime, duke detyruar viktimën të respektojë kërkesat e tyre. Autorët abuzojnë me viktimat fizikisht dhe kërcënojnë t'i vrasin ata nëse nuk plotësojnëurdhrat. Viktimat gjithashtu tolerojnë abuzimin me qëllim që të mbrojnë familjet e tyre, domethënë, nëse ka edhe një anëtar familjeje të përfshirë në procesin e trafikimit. Shpesh viktimat e trafikimit shfaqin shenja, me anë të të cilave duan të identifikohen nga punonjësit socialë. • ka vështirësi në komunikim • mbahen të izoluar në hapësirë të vogël për të punuar, ngrënë, a fjetur • shoqërohen nga frika, mosbesimi ndaj policisë • Nuk dinë se çfarë iu ka ndodhur • Mund të zhvillojnë besnikëri, ndjenja pozitive ndaj trafikantit si një mekanizëm për të përballuar situatën në të cilën ndodhen • Mund të përpiqen të mbrojnë trafikantin nga autoritetet • Ndonjëherë viktimat nuk e dinë se ku janë, sepse trafikantët shpesh i lëvizin për të shmangur zbulimin • Frika për sigurinë e familjes në vendin e origjinës

Gabime që duhen shmangur në përgjigje

Nuk duhet të:

Nuk duhet të pyesni për emër dhe mbiemër, përvec në rastet kur vetë personi do ua japë këto të

dhëna. Linja funksionon nën parimin e anonimatit të telefonuesve. Ajo që është e rëndësishme

është të merrni sa më shumë të dhëna për vendndodhjen (adresën e saktë) dhe kushtet në të

cilat gjendet viktima.

Nuk duhet të tregoheni gjykues apo të kritikoni personin që po telefonon. Kjo do e frenojë

personin që të japë informacion të plotë mbi situatën. Personi që po telefonon dhe ajo ccfarë po

thotë duhen trajtuar me respekt maksimal.

Page 44: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 44-

Nuk duhet në asnjë mënyrë që të fajësoni personin që po telefonon apo viktimën per situatën në

të cilën ndodhet. Nëse ju fajësoni viktimën apo personin që po telefonon, do krijoni ndrydhje tek

personi dhe ai do hezitojë që të jetë plotësisht i hapur me ju.

Nuk duhet të tregoheni shpërfillës ndaj asaj që po thotë telefonuesi. Nëse ju tregoheni

shpërfillës, telefonuesi merr mesazhin se ajo që po thotë nuk është e rëndësishme dhe si

rrjedhim do tentojë ta mbyllë shpejt telefonatën, pa ju dhënë ju informacion të vlefshëm. Është

e rëndësishme që toni i zërit tuaj dhe fjalët që ju thoni të jenë sa më ftuese ndaj personit që po

telefonon.

Nuk duhet ta ndërprisni gjatë kohës që ai po flet apo të mbyllni telefonatën pa e dëgjuar deri në

fund. Nëse ju e bëni këtë i jepni mesazhin personit që nuk keni kohë për ta dëgjuar deri në fund.

Kujdesuni për sa është e mundur, që të mos ndërprisni me pyetjet tuaja atë ccfarë po thotë

telefonuesi.

Nuk duhet ti thoni personit që telefonata nuk lidhet me qëllimin e linjës. Në rastet kur telefonata

nuk lidhet drejt për së drejti me qëllimet e linjës (per shembull, në rastet e dhunës në familje), ju

duhet ti jepni instruksione të qarta personit për shërbime të tjera të cilat mund ti vinë në

ndihmë. Për më tepër, situata të caktuara mund të jenë situata trafikimi nëse ato eksplorohen

më thellë. Për shembull, referimet për fëmijët që lypin, mund të kenë të bëjnë me situata të

shfrytëzimit të lypjes së fëmijës, prandaj asnjë telefonatë nuk duhet të humbasë pa u eksploruar

në thellësi.

Nuk duhet të vonoheni në referimin e personit apo të situatës së trafikimit. Duhet të kuptoni që

është shumë e rëndësishme që situatat e trafikimit të raportohen sa më shpejt tek komisaratet

përkatëse apo tek agjencitë e tjera të cilat mund të ndihmojnë në shpëtimin dhe mbrojtjen e

viktimës së trafikimit. Shpejtësia e marrjes së masave dhe nxjerrja e personit nga situata ku

ndodhet është një ccështje thelbësore kur kemi të bëjmë me situatat e trafikimit.

4.4. Tipologjia e telefonatave Të gjitha thirrjet e marra në Numrin #116 006 mund të ndahen në kategoritë e mëposhtme:

1. Telefonatat e lidhura drejtpërdrejtë me trafikimin a. raportim i drejtpërdrejtë nga viktima b. raportim i drejtpërdrejtë nga një person i tretë c. raportimin mbi vendndodhjen dhe lokalizimin e problemit d. rivlerësimin pas përfundimit të trafikimit; e. referim nga struktura mjekësore f. thirrjet e lidhura me mbështetjen dhe referimet e rasteve për viktimat g. raportim nga shkollat, etj

2. Parandalimi dhe thirrjet edukuese

a. telefonat për të pyetur për shërbimet dhe standardet përkatëse

Page 45: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 45-

b. telefonata për të dhëna lidhur me studime apo raporte c. telefonata që vijnë nga media, për raste specifike

3. Thirrje të tjera:

a. telefonata në lidhje me pyetje të ndryshme të qytetarëve, më shpesh në një situatë kur institucionet nuk i kanë ndihmuar ata dhe kur ata realisht nuk e dinë se në kompetencën e cilit organ mund të jetë zgjidhja e një problemi konkret ose se cila organizatë jo-fitimprurëse mund të ndihmojë ata.

Fazat e thirrjeve Një bisedë telefonike mund të ndahet në katër faza:

1. Duke filluar një bisedë me qëllimin që të krijohet besimi (rregullat vendosen nga vetë viktima) 2. Qartësimi dhe përcaktimi i situates, i të dhënave, vendodhjes dhe nevojave për ndërhyrje emergjente 3. Eksplorimi alternativave (në bashkëpunim dhe konfirmim të rastit nga viktima) 4. Përfundimi i bisedës

Kontakti i parë Linja Kombëtare për të denoncuar rastet e trafikimit #116 006 pranon telefonata dhe informacion në mënyrë të pandërprerë 24 orë në ditë, për 7 ditë të javës. Faza më e rëndësishme është identifikimi i shenjave të para, pranimi verbal për një akt të mundshëm trafikimi. Personi në nevojë mund të mos jetë personi që bën kontaktin e parë. Kontaktin e parë mund ta bëjë një mik a mikeshë, një familjar, një mësues shkolle, një efektiv i policisë, një mjek ose një punonjës social. Pavarësisht se kush e bën kontaktin e parë, është përgjegjësia e punonjësit të#116 006 që në këtë moment të vlerësojë situatën dhe të vendosë se si do të veprohet. Së pari, stafi duhet të vlerësojë nivelin e rrezikshmërinë ose nivelin e krizës së situatës. Mund të mos trajtohen të gjitha pyetjet dhe vlerësimet e mëposhtme, në varësi të përgjigjeve të marra dhe nivelit ekzistues të parrezikshmërisë. Kur diskuton dhe vendos për nivelin e rrezikshmërisë së telefonatës, stafi sëbashku me telefonuesen vlerësojnë situatën dhe ndërmarrin hapat për lajmërimin e policisë nëpërmjet identifikimit të vendodhjes apo adresës. Nëse rreziku nukështë urgjent dhe shumë i lartë, mund të vazhdojnë me telefonatën.Procesi i vlerësimit paraprak ndihmon për të identifikuar një rast potencial dhe format e ndërhyrjes. 4.5 Procedura praktike për tipologjitë e telefonatave Telefonatat mund te jenë: a) të dyshuara për trafikimi; b) trafikim; c) telefonata të drejtpërdrejta nga viktimat; d) telefonata nga një person në kontakt apo që ka dijeni për trafikimin. Telefonuesi mund te jetë vetë viktima e trafikimit, shfrytëzimit apo keqtrajtimit. Vlerësoni rrezikun që i kanoset viktimës – pyeteni: “A ndodheni në rrezik TANI?” “A jeni lënduar?” “Ndodheni vetëm, dini të më thoni në c’vend ndodheni? a ju kërcënon njeri në këtë moment?” “A ka armë trafikuesi?”—armë zjarri? Armë të ftohtë? Mjete të forta, çekiç, sopatë? Armë të tjera? A ka marrë ndonjë lloj droge?”

Page 46: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 46-

Është e rëndësishme që punonjësi #116 006 që punon me viktimat të konstatojë në fillim nëse është apo jo jashtë rrezikut telefonuesja kur kontakti i parë me viktimën bëhet përmes telefonit. Nëse viktima është plagosur/lënduar, atëherë përpiquni të identifikoni vendodhjen për t’i dhënë ndihmën e parë. Nëse arrini të kuptoni vendodhjen dhe i njoftoni që po i shkon në ndihmë një autoambulancë, përpiquni që në momentin e mbërritjes në spital të një një psikologe/punonjës social për t’i ofruar shërbime mbështetëse. Merrni menjëherë masat për vëndosjen e viktimës nën mbikqyrjen e një patrulle policie. Nëse viktima nuk ka nevojë për ndihmë mjekësore dhe nëse stafi mund të konstatojë se viktima ndodhet jashtë rrezikut, atëherë ky është momenti i mirë për t’i dhënë mundësi viktimës të flasë. Mbase, ajo thjesht ka dëshirë t’i zbrazet dikujt. Ajo mund të mos dojë të denoncojë rastin, ose mund të mos jetë e sigurt se cilat janë mundësitë që mund të shfrytëzojë. Jepini mundësi të flasë me ritmin e saj dhe sigurojeni idëgjuar. Ofroni referimet sipas nevojës dhe sugjeroni alternativa sa herë të jetë e mundur, por mos jepni këshilla.

Bëni pyetje për të parë se kur dhe si ka ndodhur rasti: “Kur ndodhi kjo gjë? A e njihje ti personin qe te trafikoi”, A kishe marrëdhënie familjare? Po me familjen tënde a ke mbajtur lidhje? Si ke udhëtuar jashtë shtetit? Me cfarë mjeti identifikimi? Prej sa kohësh je në këtë gjendje? (Përcaktoni nëse përfituesja tani po paraqet një reagim të vonuar apo nëse ajo vetëm tani e ka kuptuar dhe ka gjetur guximin për të shprehur nevojën për të folur me dikë lidhur me aktin kriminal).

Bëni pyetje për të vlerësuar statusin dhe nevojat fizike të tanishmë të viktimës: "Sa vjeç jeni?" Cilaështë marrëdhënia me atë njeri? "A keni familjare, fqinje apo miq tek te cilët keni besim dhe t’i kërkoni këshilla dhe/ose ndihmë?""A keni nevoja të veçanta mjekësore apo ndonjë gjendje të veçantë mjekësore?"A keni folur më parë me njeri

Bëni pyetje për të vlerësuar gjendjen emocionale të viktimës: “Si ndjeheni tani? A keni frikë se mos tani ju gjen dhunuesi? (edhe nje herë) A po flisni nga një vend i sigurtë? ” Si person mbështetës, gjithmonë duhet të përpiqeni të vlerësoni gjendjen emocionale të viktimës, si gjatë bisedës telefonike ashtu edhe kontaktit të drejtpërdrejtë. Mbase, ju intereson t’i bëni vetes disa pyetje të cilat ju ndihmojnë të analizoni se si ndihet viktima dhe ta orientoni analizën tuaj me pyetje të tilla si: “A po qan viktima apo shfaqet e qetë? “A po e thotë pa emocion incidentin, pa ndryshim të intonacionit të zërit, sikur të mos ketë asnjë ndjenjë a të jetë indiference, apo nuk është në gjendje të reagojë me emocion ndaj asaj që i ka ndodhur? Siështë zëri i saj? i lartë? apo po pëshpërit? “A duket e paqartë? “A duket se e kupton tërësisht atë që i ka ndodhur? “A po ndryshon gjendja e saj emocionale gjatë kohës që jua beson juve historinë e saj? Nëse po, si ndryshon? A po qetësohet apo po bëhet më emocionale? A shpërthen, ndonjëherë, në të qara gjatë kohës kur ju tregon ngjarjet? A i ndryshon humori nga lotë në inat, e anasjelltas? “A po kërcënon të vrasë veten apo dikë tjetër?

Page 47: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 47-

Shpesh stafi sheh se viktimat duken se nuk dëgjojnë me vëmendje cfarë ju flet punonjësi, por janë tërësisht të fokusuar te trauma që kanë përjetuar dhe nga e cila kanë dalë gjallë. Viktima mund të mos e dëgjojë atë që thoni ju, çka mund të shkaktojë acarim, por mund të jetë e nevojshme që thjesht t’i jepni mundësi viktimës të shfryjë inatin plotësisht përpara se të provoni të bisedoni me të apo të diskutoni për incidentin dhe për mundësitë që janë përpara saj. Duke e ndihmuar atë t’i shprehë ndjenjat për atë që ka ndodhur, mund ta ndihmoni t’i kuptojë rrethanat në të cilat ndodhet, atë që i ka ndodhur dhe atë që mund të bëjë lidhur me këtë.

Bëni pyetje të drejtpërdrejta për të parë se çfarë dëshiron të bëjë viktima, në kontekst të referimit të mëtejshëm të rastit:

“Prej sa kohësh je në këtë gjendje? E mban mend cfarë dite ishte kur u largove? “Çfarë mendoni se ju duhet tani?” A dëshironi të merrni hapa të tjera ligjorë? Administrativë? (Për shembull: thjesht të flasë me dikë, dëshiron informacion ose dëshiron ta ndihmojë dikush për të krijuar një plan sigurie ose t’i shikojë me radhë mundësitë që ka përpara?” “Çfarë dëshironi të bëni TANI?” Në përgjithësi, pyetjet duhet të orientohen tek viktima dhe të përqendrohen te niveli i tanishëm i rrezikut të moderuar të situatës së saj. Pasi të konstatohet se ndodhet jashtë rrezikut të menjëhershëm, stafi mund të vlerësojë nevojat mjekësore që mund të ketë ajo. “A ka nevojë për kujdes mjekësor? “A është duke marrë barna? “A ka nevojë për mjekim? Punonjësi mund të bëjë pyetje edhe për konsumimin e alkoolit apo drogave nga shfrytëzuesi ose viktima. Informacioni që mund t’u jepet telefonuesve përfshin pikat e mëposhtme: •Numrin e linjës telefonike të dedikuar për këshillim, referim apo shërbime për fëmijët. •Shërbimet kundër trafikimit, shërbimet sociale, objektet mjekësore, transporti, shërbimet juridike, etj. •Të drejtat e tyre dhe ligjin që zbatohet. •Cilat shërbime mund të ofrojë ky program dhe programet e tjera. •Mundësitë që kanë në dispozicion (domethënë, qëndrimi brenda marrëdhënies, planifikimi i sigurisë, qëndrimi me një mik apo familjar, marrja e shërbimeve mbështetëse, hyrja në një strehëz, etj.) •Planifikimi i sigurisë për shtëpinë, punën, shkollën dhe fëmijët e tyre, familjen, miqtë, fqinjët, kolegët apo eprorët. Gjatë kontaktit të parë, kur merret informacion për situatën e personit, stafi duhet të përcaktojë se cilat mundësi, burime apo informacione janë më të mira për t’iu ofruar personit. Mundësitë e ofruara varen nga rreziku, preferencat, burimet dhe pasja e shërbimeve. Megjithëse paraqitja e një shumëllojshmërie mundësish është shërbim optimal, është e rëndësishme të përqendroheni te nevojat e viktimes së mundshme dhe jo ta mbysni me informacione të panevojshme apo të papërshtatshme.

Siguria e telefonatave Nuk ndodh rrallë që dhunuesit të gjejnë telefonat e përdorur nga viktimat për t’u lidhur me policinë. ky fakt vështirëson procesin e ndihmës ap otransferimin e viktimës pranë strehëzave apo qendrave të shërbimeve. Nëse konstatohet se viktima kërkon strehim, atëherë duhet të caktoni një vend dhe orë. Nëse viktima mund të vijë vetë dhe të dorëzohet pranë një komisariati më të afërt, në momentin e paraqitjes referon

Page 48: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 48-

edhe telefonatën dhe nevojën për intervistën formale. Marrja e viktimës duhet të bëhet edhe me shoqërimin e policisë duke qenë se policia ka detyrimin për të siguruar transportin. Sa herë që punonjësi komunikon me policinë apo personelin e urgjencës në spital, punonjësi duhet të prezantohet me profesionalizëm dhe respekt kundrejt personelit të strukturave të tjera të menaxhimit të krizave, njësoj siç do të donte të silleshin të tjerët me të. Mbështetja për një të mbijetuar të trafikimit, viktime përdhunimi ose shfrytëzimi seksual, viktime të përndjekur nga një person tjetër (shfrytëzuesi ) ndryshon nga asistenca e zgjatur dhe profesionale e këshillimit apo nga mbështetja morale që të ofron një mik. Ndërhyrja për krizat është një ndërhyrje imediate dhe e drejtpërdrejtë në një pikë kritike të jetës së viktimës. Një punonjës i efektshëm duhet të përpiqet të bëjë një vlerësim objektiv të krizës së identifikuar dhe ta vendosë incidentin brenda kornizës së përvojës përkatëse, kushteve të tanishme dhe pikave të forta të brendshme të viktimës. SHTOJCA I Intervista gjatë telefonatave pranë Linjës telefonike

Telefonata nr# __________ Të dhëna të përgjithshme Ora ___________________________ Vendi ________________________ Qyteti ________________________ Qellimi i telefonates 1. Trafikim □ 2. Rrezik për trafikim □ 3. Keqtrajtim □ 4. Shfrytëzim për punë □ 5. Shfrytëzim seksual □ 6. Lypja □ Lloji i telefonatës

1. Urgjente □ 2. Jo urgjente □

Nr identifikues i personit qe pret telefonaten: ____________________________

Alternativat e propozuara Ftesë në komisariat □ Referim □ Ndihmë në vendin ku ndodhet fëmija □

Njësitë për mbrojtjen e fëmijëve □ Pyetjet

Page 49: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 49-

• Linja 116006 Oficeri i shërbimit. Si mud tju ndihmoj? •Sa vjeç jeni? •Me kë jetoni aktualisht ? •Ku ndodheni? •Keni dikë pranë? • A mendoni se jeni në rrezik të menjëhershëm? • A ju ka lënduar dikush? A ka qenë dikush i pranishëm kur ka ndodhur lëndimi? • A ka ndonjë informacion tjetër që ju do të donit që policia të dijë rreth rrezikut në të cilin mund të jeni? •Mund të vini në komisariatin më të afërt? • Dëshironi të shihni një këshillues, apo një ofrues të kujdesit shëndetësor?

Identifikimi: • Është viktimë e mundshme e shoqëruar nga një person tjetër që duket se e kontrollon? • Personi që shoqëron viktimën e mundshme këmbëngul në dhënien e informacionit për ju? • A mund të shihni ose zbuloni ndonjë abuzim fizik? • A duket e nënshtruar apo e frikësuar viktima potenciale? • A ka të ngjarë që viktima e mundshme të mos komunikojë për shkak të vështirësive gjuhësore apo kulturore?

Referimi • Viktima apo viktima e mundshme e trafikimit do të referohet apo vendoset në një ambient të mbrojtur e përkujdesës apo program ndihme, vetëm kur atij/asaj (nëse i mituri/e mitura edhe kujdestarit të tij/saj ligjor, të papërfshirë në trafikim) i është shpjeguar qartë ndihma që do të marrë, të drejtat dhe detyrimet që përfshin vendosja në atë vend apo përfshirja në program, dhe vetëm kur viktima ka dhënë pëlqimin e tij/të saj të informuar për referimin, vendosjen ose përfshirjen14

Komunikimi me viktimat e trafikimit: • Merrni një përkthyes të besueshëm i cili i kupton nevojat kulturore të viktimës - Nëse personi është fëmijë, është e rëndësishme të keni ndihmën e specialistëve të kualifikuar në intervistimin e fëmijëve si viktima të trafikimit ose të abuzimit. • Për garantimin e sigurisë së viktimës, duhet garantuar privatësi e rreptë

- Bisedoni me viktimat në mjedis të sigurt, konfidencial dhe të besueshëm - Kufizoni numrin e anëtarëve të stafit që kontaktojnë me viktimën e dyshuar të trafikimit

• Rëndësia e hetimit indirekt dhe sensitiv për të përcaktuar nëse personi është viktimë e trafikimit - viktima mund ta mohojë këtë fakt, kështu që më mirë të mos bëni pyetje të drejtpërdrejta - Fraza "viktimë e trafikimit" mund të mos pranohet nga viktima

Intervista • A mund ta lini punën ose situatën ku ndodheni nëse doni? • Kur nuk punoni, a mund të lëvizni lirshëm? • A jeni kërcënuar me pasoja nëse përpiqeni të dilni? • A e ka kërcënuar dikush familjen tuaj? • Cilat janë kushtet tuaja të punës apo të jetesës? • Ku fle dhe ku ha?

14 3 Fletorja Zyrtare, viti 2008, nr. 44, faqe 2001, data e botimit 1.4.2008

Page 50: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 50-

• A duhet të kërkoni leje për të ngrënë, për të fjetur ose për të shkuar në banjo? • A ka një çelës në derë ose në dritaret tuaja që ju të mos të dilni jashtë?

Mesazhet që mund t’i dërgoni viktimës gjatë intervistës • Të fitosh besimin e viktimës qënë hapin e parë është mjaft e rëndësishmënë dhënien e ndihmës • Mesazhet tip që mund të përdoren , mund të jenë të tipit:

- Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar. - Përparësia jonë e parë është siguria juaj. - Nëse jeni viktimë e trafikimit dhe bashkëpunoni, ju nuk do të ktheheni në vendin tuaj të origjinës (në rastin e të huajve). - Do t'ju japim shërbimet sociale që ju nevojiten. - Mund të gjejmë një vend të sigurt për të qëndruar. - Mund të ndihmojmë të marrësh atë që ke nevojë. - Ne duam të sigurohemi se çfarë ndodhi me ju nuk do të ndodhë me askënd tjetër. - Ju keni të drejtë për ndihmë. Ne mund t'ju ndihmojmë të merrni ndihmë. - Nëse jeni viktimë e trafikimit, ju mund të merrni ndihmë për të rindërtuar jetën tuaj në mënyrë të sigurtë në këtë vend.

Ekzistojnë katër aspekte kryesore të nevojave të viktimës: • Asistencë e menjëhershme

- Strehimi, ushqimi, kujdesi shëndetsor, siguria, gjuha dhe shërbimet ligjore • Ndihma për shëndetin mendor

- Këshillimi individual • Ndihma me të ardhurat

- paratë, ndihma që mund të ofrohet • Statusi ligjor

- Viza, leje qëndrimi, pajisja me dokumente identifikimi, etj Përvec profesionistëve që lidhen drejtpërdrejtë me identifikimin e rasteve të viktimave të trafikimit perfshi edhe strehëzat; rol specifik luajnë edhe mësuesit, punonjësit e transportit, drejtuesit e komuniteteve.

Shërbimet që ofrohen15: • Strehim të sigurtë • Ndihmë mjekësore • Ndihmë dhe këshillim ligjor • Ndihmë psiko – sociale • Ndërmjetësim me familjet e viktimave • Vizita dhe këshillim në familjet e viktimave • Edukim dhe formim profesional • Këshillim dhe ndërmjetësim për punësim • Kurse kundër analfabetizmit dhe regjistrimit në shkolla • Aktivitete social – kulturore • Sistemim i përkohshëm në apartament me qera • Fuqizim ekonomik nëpërmjet mbështetjes për ngritjen e mikrobizneseve • Monitorim dhe ndjekje e përfituesëve

15 paketa e sherbimeve http://ëëë.albania.iom.int/publications/leaflets/11%20-20Leaflet_NCAT_KKSAT_ALB%20&%20ENG.pdf

Page 51: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 51-

• Ndihmë për fëmijët e viktimave të trafikimit Rol të rëndësishëm luajnë Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Antitrafik (KKSAT), një rrjet organizatash joqeveritare, të profilizuara, ku bëjnë pjesë: • Qendra Psiko-sociale “Vatra”, Vlorë • Qendra Kombëtare Pritëse për Viktimat e Trafikimit Tiranë • Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë, Tiranë” • Shoqata “Tjetër Vizion”, Elbasan • Shoqata ARSIS, Tiranë

Punonjësit socialë, mësuesit apo punonjësit e transportit (publik, privat) mund të parandalojnë trafikimin, me disa veprime të thjeshta:

• Monitorimi i lëvizjeve të vajzave dhe djemve në ambjentet e shkollave • Mësuesit e shkollës, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata që punojnë në sistemin e transportit publik duhet të jenë vigjilentë dhe të monitorojnë lëvizjet e dyshimta të fëmijëve dhe udhëtimin e tyre të detyruar në shoqërinë e personave të panjohur, apo edhe të anëtarëve të familjes dhe të afërmit. • Punonjësit e transportit mund të sigurojnë që personat e panjohur të mos i marrin fëmijët pa pëlqimin e tyre. Ndërgjegjësimi dhe edukimi Mësuesit dhe punonjësit vendorë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e komuniteteve rurale rreth trafikimit; dhe masat paraprake që familjet duhet të ndërmarrin për të shmangur trafikimin dhe për të identifikuar autorët.

Mësuesit duhet të punojnë ngushtë me fëmijët dhe, në veçanti me vajzat, duke pasur vëmendjen në zontat tradicionale të njohura për këtë fenomen.

Mësuesit mund të formojnë grupe rinore me vajza për të monitoruar vajza të caktuara (nga familje të varfëra, me prindër të divorcuar apo me probleme të tjera sociale), që mund të jenë më të prirura për t'u viktimizuar nga trafikuesit për shkak të gjendjes së tyre ekonomike; ose që jetojnë në zona me histori të mëparshme trafikimi (martesa të detyruara, “shitje” e fëmijëve për punë verore, etj).

Mësuesit mund të formojnë grupe rinore me djem në zona të caktuara për të monitoruar aktivitetet e personave të huaj, të panjohurve në lagjen, komunitetin apo qytetin e tyre.

Mësuesit dhe edukatorët mund të angazhojnë të rinjtë në përgatitjen e billbordeve (tabelave) për të paraqitur grafikisht vendndodhjen gjeografike të qytetit në raport me zona të tjera të ofertës ose kërkesës, metodat e trafikut dhe informacione të tjera të rëndësishme.

Referimet:

Raste te reja Në rastet e referimeve të rasteve potenciale të viktimave të trafikimit, viktimat referohen te Autoriteti Përgjegjës në bazë të një procedure të miratuar në PSV me formularin 9.1316. Në rast se autoritetet referuese kanë dyshimin për një rast të mundëshm ato duhet ta referojnë rastin për ndjekje; ndërsa në cdo rat kur ky dyshim bie mbi një fëmijë, rasti duhet patjetër te referohet pranë policisë e cila fillon procedurat verifikuese

16 PSV mund të gjenden: https://ëëë.ilo.org/dyn/natlex/docs/ELECTRONIC/94207/110484/F-

Page 52: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 52-

Shërbimet riintegruese për viktimat e trafikimit Rastet të cilat mbahen në ndjekje referohen pranë Koalicionit Kombëtar të Strehëzave Antitrafik (KKSAT), një rrjet organizatash joqeveritare, të profilizuara, ku bëjnë pjesë: • Qendra Psiko-sociale “Vatra”, Vlorë • Qendra Kombëtare Pritëse, Tiranë • Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë, Tiranë” • Shoqata “Tjetër Vizion”, Elbasan • Shoqata ARSIS, Tiranë KKSAT bashkëpunon dhe koordinon veprimet në mbrojtje të viktimave të trafikimit nëpërmjet: 17 • Ndihmës për rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit në të gjithë Shqipërinë • Ofrimit të ekspertizës për hartimin e Politikave Kombëtare në mbështetje të viktimave të trafikimit • Forcimit të bashkëpunimit me Institucionet Shtetërore qëndrore dhe vendore, aktorë kryesorë ne Luftën Kundër Trafikimit • Shkëmbimit të eksperiencave dhe ekspertizës duke koordinuar veprimet dhe në përputhje me procedurat standarte operacionale për viktimat e trafikimit • Përpjekjeve për të siguruar qëndrueshmërinë e shërbimeve të ofruara Kontaktet dhe te dhena te detajuara jane ne Shtojcen II SHTOJCA I Intervista e detajuar për viktimat e trafikimit: Cilat janë ata që të treguan se do të kujdeseshin për ty? Çfarë nga ato nuk të pëlqeu? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A të detyroi ndonjë që të kryeje ndonjë akt që të vinte në siklet? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A të kanë kërkuar ndonjëherë të kryeje akte seksuale me para me qëllim që të “ndihmoje familjen”? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A të ka detyruar njeri që të kryeje akte seksuale me miq apo partner biznesi për favore/para? A të ka dhënë ai person droga, veshje apo dhurata? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

17 paketa e sherbimeve http://ëëë.albania.iom.int/publications/leaflets/11%20-20Leaflet_NCAT_KKSAT_ALB%20&%20ENG.pdf

Page 53: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 53-

Sa vjeç ishit kur u ndodhët në situate të tillë? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A ju është kërkuar ndonjëherë të fitoni sasi të caktuara parash/ të përmbushni një kuotë çdo natë për dikë? Çfarë ndodhte nqs nuk e plotësonit këtë kuotë? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A i mbanit të gjitha paratë apo ia jepnit të gjitha apo një pjesë dikujt tjetër? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A I janë dërguar fotografi njerëzve të tjerë apo ju kanë detyruar t’I publikoni në median sociale? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A jenitransportuar në vende të ndryshme shfrytëzim, lypje apo punë? Ku ju kanë marë dhe kush ju ka transportuar? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A ju kanë siguruar mbrojtje kur punonit? Si ju dukej ajo mbrojtje? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Jetonit vetë apo me njerëz të tjerë? Cilat ishin kushtet e jetesës? I kishit dyert apo dritaret e kyçura që të mos ju linin që të iknit? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Lejohej që të largoheshit nga puna apo shtëpia? Çfarë mund të ndodhte në se ju largoheshit apo përpiqeshit të largoheshit? Pse mendoni që do të ndodhte ashtu? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A iu kufizohej apo monitorihej komunikimi? Lejoheshit të flisnit me telefon apo të komunikonit me miqtë apo me familjen tuaj? _____________________________________________________________________________________

Page 54: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 54-

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A kishit mundësit të kërkonit ndihmë mjekësore? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A është abuzuar ndonjë nga ju apo ju në vendin e punës (goditje me shpulla, grushte apo dhunë seksuale)? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Ju ka kërcënuar njeri ju apo familjen tuaj? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Çfarë ju kanë thënë se do të ndodhte me ju, nqs arrestoheshit, ndeshnit ndonjë polic apo zyrtarë të emigracionit? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Kërkonit leje për të ngrënë, fjetur apo për të kryer nevojat personale? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Vetëm për vajzat. Ju ka detyruar njëri që të kryenit seks kur ishit me menstruacione? Ju kanë kërkuar të përdorni diçka për të ndaluar rrjedhjet e menstruacioneve? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Pyetjet e vlerësimit të shfrytëzimit nëpërmjet punës së detyruar Si ndjeheshit kur punonit? Çfarë ndjenit për punëdhënësin, mbikqyrësin, shefin apo kontrolluesit e tjerë? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Çfarë pune apo shërbime bënit?

Page 55: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 55-

_____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Kishte ndonjë problem për punën? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Çfarë ju thanë për punën para se të fillonit/ çfarë ju premtuan? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A ju bënë presion apo ju detyruan që të nënshruanit ndonjë kontratë që ju nuk e kuptonit apo që nuk deshit ta nënshkruanit? A mund të përdoret kjo kontratë si kërcënim kundër jush? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ [Për intervistuesit e huaj] A ju ka ndihmuar ndonjë për udhëtim apo për dokumentat e emigracionit? Nqs po, kush? I detyroheni para për ato shërbime? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A mendoni se jeni paguar me ndershmëri në punë? Sa dhe sa shpesh ju paguanin? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ I detyroheshit para dikujt? Nqs po, për çfarë I detyroheshit? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Cilat janë orët tuaja normale të punës? Sa orë duhet të punon ju çdo ditë? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Çfarë ndodh nqs punoni më pak orë apo merni pushime? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Page 56: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 56-

Jeni kërcënuar nqs ka patur informacione se nuk doni të punoni aq orë sa ju kanë caktuar? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Është dikush që kontrollon supervizon apo monitonon veprimet tuaja? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Keni komunikim të kufizuar apo monitorizuar? Ju lejonin që ti telefoninit apo të komunikonit me miqtë dhe familjen? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Mund të merrni shërbim mjekësor? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ A keni jetuar në ndonjë ndërtesë të veçantë? Cilat ishin kushtet e jetesës në këtë shtëpi? Kishit për të paguar qira për të jetuar në atë shtëpi?A ishin të kyçura dyert apo dritaret që të mos ju linin që të largoheshit? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Ju mbante dikush dokumentat tuaja të identifikimit? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ E kishit të sigurar transportin për në vendin e punës? Si dukej kjo gjë? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Lejoheshit që të iknit nga vendi I punës? Ç’ndodhte nqs përpiqeshit të largoheshit? Pse mendonit që do ndodheshit përballë një ndëshkimi? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Jeni abuzuar ju apo dikush tjetër në punë apo në shtëpi (shpulla, grushta apo abuzim seksual)? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Page 57: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 57-

Lejoheshit të hanit, flinit apo të shkonit në ëc? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Ju ka kërcënuar dikush ju apo familjen tuaj? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Çfarë ju ka kërkuar të thoni ky person nqs arrestoheshit, ndesheshit me policët apo me zyrtarët e imigracionit? _____________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ SHTOJCA II Kontaktet e mundshme në rast identifikimi të rasteve të trafikimit të fëmijëve: KOMITETI SHTETËROR ANTITRAFIK

Bazuar në Urdhrin nr. 179, datë 19.06.2014 Komiteti Shtetëror i Luftës kundër Trafikimit të Personave përbëhet nga:

Ministri i Punëve të Brendshme (kryetar)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe Koordinator Kombëtar për Luftën kundër trafikimit të Personave (anëtar)

Zëvendësministri i Drejtësisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme

Zëvendësministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Zëvendësministri i Financave

Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit

Zëvendësministri i Mbrojtjes

Zëvendësministri i Shëndetësisë Zëvendësministri i Zhvillimit Urban Zëvendësministri i Integrimit Evropian

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes

Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror

Page 58: UDHËZUES PËR IDENTIFIKIMIN DHE PUNËN ME...Trafikimi i të miturve sipas nenit 128/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi,

- 58-

Në mbledhjet e KSH ftohen përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, të sistemit gjyqësor dhe të shoqërisë civile (ON dhe OJF).

Qendrat pritese dhe integruese te VT

Qendra Psiko-sociale ”Vatra”-Vlorë : +355 (0) 33 228 048 / 224 078

Qendra Kombëtare Pritëse-Tiranë: +355 (0) 48 302537

Qendra Pritëse–Gjirokastër +355 (0) 84269025

Organizata ”Të Ndryshëm & Të Barabartë”-Tiranë +355 (0) 42 254532

Shoqata ”Tjetër Vizion”-Elbasan : +355 (0) 542 52919

Organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë:

UNICEF, Shqipëri; UNICEF Albania rruga “Skenderbej”, House Building. T 4. 4548400;

[email protected]

IOM, Tirana Tel: 257 836/7 Ext. 209, Rr. “Ibrahim Rugova”, Ndërtesa. 42, Ap.4, Hyrja 12, Tiranë

UNHCR, Tel: 2250205, 2250224/234, 2276642. Rr. “Skënderbej”, ndërtesa Gurten (Volsëagen) ,

kati II, Tiranë.

Delegacioni I Bashkimit Evropian, Tirane ABA Business Center, Rr. Papa Gjon Pali II, 17th floor.

Tirana - Albania. Phone number: (+355) 4 222 8320 or 223 0871 – 222 8479 – 223 4284. Email:

[email protected]

Save the Children, Tel: 2261840/261929/266227/Rr. "Komuna e Parisit" Lagjia 8, P. 1 Maji, Vila

Lami - P.O. Box 8185, Tiranë

OSBE, Tirana OSCE Presence in Albania. Sheshi "Italia". Tirana. Albania. Office: +355 4 223 59 93.

Fax: +355 4 223 59 94. [email protected]

Terre des homes, Address: Rruga Skënderbeg, Tirana; 04 223 9900

*orld Vision, Tirana, Ëorld Vision shqipëri, Zyra kombëtare: Telefon: +355 4 22 58 333+355 4 22

58 333/4; E-mail: tirana@ëvi.org, Rruga "Asim Vokshi", Kompleksi USLUGA, Tirana, Albania,

kutia postare: P.O. Box 1725 Tirana, Albania

Këshilli I Evropës, Sheshi Skenderbej, Pallati I Kultures, Tirana, +355 44 54 02 01 +355 42 24 89

40

Organizata lokale dhe kombëtare

ARSIS, Tel: 2249879Fax: 42249879, Rr. "Sali Butka", Ndërtesa 7, Hyrja 12, Ap. 3, Nj. Bashkiake nr.

7, KP 1023, Tiranë, Albania

QSHPLI ,0692050173, Kulla 1, ap 24, kati 5, pranë ish Ekspozitës, Tiranë

CRCA, 0692687799, Rruga “Perlat Rexhepi”, pall.Ana, kati 7

Fokus, Shqiperi

Qendra Sociale “Murialdo”, Tel: 03428285, Adr. Rr. “Shën Leonardo Murialdo”Fier

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare , Tel/Fax: 04 2241 914/ 2259 795, "Vaso Pasha", P.12, Sh.1

Tiranë

Shërbimi Ligjor Falas (TLAS)