19
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 1 “Babadimri kosovar” në Borås-Suedi 2009-12-27

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar, 2010

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti IV , Nr. 1

“Babadimri kosovar” në Borås-Suedi 2009-12-27

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

Sokol DEMAKU ”Babadimrit kosovar” në BoråsNjë traditë shekullore e ketij populli fisnik në festimin e festave te fundvitit edhe sot është prezente dhe ka filluar të aplikohet edhe nga ardhacakët të cilët nuk janë të pakët në këtë skaj të rruzullit tokësor këtu në hemisferen e veriut, pra në Skandinavi.Festat e fundvitit këtu në Suedi festohen në menyrë madhështore, kësaj tradite kohëve të fundit kanë filluar ti përshtat-en edhe shqiptarët. E gjithë kjo në kuadër të integrimit të të ardhrëve në jetën dhe kulturën e vendit ku ata jetojnë dhe përkrahjen e shtetti suedez dhe komunave per të haujt respektivisht të ardhurit.Këtë vit u pa më së miri se sa aktiv janë mergimatrët shqiptar dhe se sa ata ku¬jdesen që edhe me të vegjlit të ndihen

të lumtur dhe se me të vertetë dikush mendon dhe angazhohet për ta.Në ditë e fundit të dhjetorit respektivisht me 27 dhjetor në Shtëpinë e Kulturës, pra në lokalet e Bibliotekës së qytetit Borås në orga¬nizim të radios lokale Radio dituria programi për fëmijë dhe Qendres kultur-ore shqiptare ”Migjeni” me seli ne Borås u organizua pritje e Vi-tit të Ri për voglushët shq¬iptar, të cilët jetojnë në këtë qyetet dhe qytetet për rreth. Në këtë manifestim moren pjesë mbi 100 voglush shqiptar së bashku me prindërit e tyre. Fëmijët ishin të pranishëm në këtë manifestim me recitime, këngë,

peralla shqipe, ndersa valltarët e vegjel nga Falkenberg me vallet e tyre tradicionale shqipe.Pra fëmijët nga qyteti Borås kishin një rast të veçantë, për gëzime, për dallim nga moshataret e tyre shqiptar në qytetet tjera të Suedisë ku ata jetojnë. ”Babadimri nga Kosova” i cili një kohë të gjatë kishte bërë përgatitje serioze për ud-hetimin e tij në veri në qytetin Borås të Suedisë, në të cilin jetojnë dhe mësojnë shumë voglush shqiptar, në këtë qytet në veri të Europës ku Babadimri u ndau dhurata në një vperimtari të organizuar me këtë rast. Këtu në Borås fëmijëve shqiptar, por jo vetëm me kaq, Babadim¬ri u solli edhe shumë të fala nga moshatarët e tyre nga fëmijët e Kosovës, nga fëmijët e vendlindjes, nga fëmijët e shtetit më të ri në botë. ”Babadimri kosovar” në thesin e tij të mbushur enkast për voglushët boråsar me dhuarata nga plaka e tij në Kosovë kishte sjelle për ta libra, karamele, lapsa por edhe përsh-endetje të perzemerta dhe të ngrohta nga kosovarët.Kjo ishte një kënaqësi për fëmijët tanë, kjo ishte një respekt për ta, pra në të ardhmën jam i mendimit se ne duhet të angazhohemi edhe më dhe të jemi se bashku me redaksin e radios lokale që këto manifestime të jenë sa më mirë të organizuara dhe të përfshihen të gjithë fëmijët që jetojnë në këto anë thonë prindërit fëmijët e të cilëve shijuan kënaqësin me rastin e ardhjes së ”Babadimrit kosovar” në Borås.Eshtë punë e madhe që të organizojmë manifestime të tilla, ku fëmijët tanë do takohen dhe njihen me njeri tjetrin thotë nje nënë e cila së bashku me djalin e sajë është shumë e lumtur për dhuratën që i ka sjellë ”Ba¬badimri kosovar”. Por duhet që të gjithë të angazhohemi në këtë drejtim. Ndarjet dhe percarjet momentale ne mes nesh nuk janë të mirëseardhura, duhet ti lemë mërit, duhet ti lemë huqet e këqia se nuk janë per ne se ka kaluar ajo kohë, duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojme fëmijet tanë. Sipas fjalëve të organizatorit të ketij manifestimi këtu kanë qenë të ftuar të gjithë fëmijët shqiptar që jetojnë në këto anë, jo vetëm ata nga Borås e rrethina e tij por edhe nga qytet për rreth Borås.Këtu takuam ne fëmijë nga Gisllaved, Kinna, Mark, Ulricehamn, Alingsås, Svenljunga e qytete tjera . Ishin të pranishëm edhe anëtaret e Shoqates kulturore shq-iptare ”Shqiponja e maleve” nga Falkenberg, të cilët argëtuan tëpranishmit mej je program të larmishëm me kengë e valle shqipe.Ne kontaktuam mësuesin e ketyre voglushve nga Falkenberg zotri Hamdi Arifaj, i cili na tha se egzistonë një bashkepunim reciprok mes QKSH ”MIgjeni” nga Borås dhe Shoqates kulturore shqiptare ”Shqiponja e maleve” nga Falkenberg dhe se me siguri ky bashkepunim ne të ardhmen sa do vij e shtohet dhe se do realizohen progarme të perbashketa me fëmijet nga Borås dhe Falkenberg.

2

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

3

Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë ku-jtesën tonë popullore, për një njeri të veçantë, për një mendimtar erudit i cili me pune e tij prej pleqnari hyri në historinë e mençurisë shqiptare jo vetëm të një regjioni siç është treva e Drenicës e cila njihet për traditën e saj në trashëgimin kulturore e veçmas në atë gojore, por ai nga epiteti i Urtakut të Drenicës, siç e thotë edhe vetë autori i librit:

Në Kuvendin e Pleqnarëve të Kosovës në Junik mori me të drejtë epitetin e Pleqnarit të Kosovës. Duke lexuar tërë ato urti-këshilla të tij , por edhe veprimet e tij të mençura në zgjidhjen e problemeve e ngatërresave të ndryshme, ai përdori armën e tij më të fortë- fjalën e urtë e të mençur, dhe i detyroi shumë familje që në vend që të ngrejnë gishtin e krimit të shtrijnë dorën e pajtimit. Por edhe këndvështri-mi i tij për fenomenet ndryshme ka bërë që thëniet e tij antologjike ti rezistojnë kohës dhe të shërbejnë si mesazh edhe sot e kësaj dite.

Ta zëmë: Sa t’kërset pushka midis nesh, kurrë i huej prej qafe s’ka me na u hjek.” Është një dëshmi që u provua në vitet 90-ta me rastin e Pajtimit të gjaqeve të udhëhequr nga plaku i men-çur dhe i urtë Anton Çeta. Duke lexuar këtë libër bindemi edhe me shumë se edhe sa e sa thesare të trashëgimisë sonë gojore kanë nevojë të shprushen nga pluhuri i harresës, sa e sa

margaritar kanë nevojë tu rikthehet shkëlqimi dhe rrezatimi i tyre, duke i vënë në panteonin e pavdekshmërisë.

Mendoj që shembulli i Xhemail Ba-jramit, duhet të ndiqet edhe nga shumë studiues të cilët merren me këtë fushëveprimtari, ngase vetëm duke rish-kruar trashëgiminë tonë të pasur gojor dëshmojmë para të tjerëve edhe për vlerat, kulturën, traditën dhe civilizimin e popullit tonë.

Vetë mbarshtrimi i lëndës së këtij libri nga Xhemail Bajrami, jep mundësinë që të perceptojmë më shumë edhe për

rrethanat e kohës së Xhemajl Abrisë, por edhe për personaliteti të shquara dhe bashkëkohanikë të tij. Aty gjejmë edhrefleksione për ngjarjet e rëndësishme historike, por aty është edhe toponimia, edhe etnologjia, edhe gjeneal-ogjia që vetëm sa e pasurojnë këtë libër. Lirisht mund të thuhet se edhe koncepti i ndërtimit të librit ka karakter studimor e shkencor, për faktin që si burim referencash ,përveç rrefimtarëve ka shfrytëzuar edhe një literaturë mjaft

të pasur të studiuesve shqiptarë dhe të huaj.

Si i tillë ky libër, përveç që është një monument për Xhemail Abrinë, do të iu shërbej brezave qoftë si kujtesë historike, apo edhe si një burim reference të gjithë atyre që do të merren me studimin e thesarit të çmuar të popullit tonë.

Pasurimi i këtij ribotimi edhe me anekdota të reja dhe materiale tjera vetëm sa tregon për përkushtimin dhe zellin e autorit, i cili mbase në të ardhmen mund të na befasojë edhe me ribotimin e tretë të këtij libri, natyrisht duke sjellur prurje të reja për

jetën dhe veprën e Xhemajl Abris

IZET ABDYLI

NJË LIBËR I VEÇANTË PËR URTAKUN E DRENICËS XHEMAJL ABRIANjë vështrim për librin ,,Xhemajl Abria- Pleqnar i Kosovës” të autorit Xhemajl Bajrami, Koha, Prishtinë 2009, ribotim.

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

Adelina Dardha

Ku janë njerëzit?!

Menduar i hedh hapat,nëpër rrugicat boshe të qytetit,ku kam kaluar rininë time të heshtur.Si drurët e vjetër kam lëshuar rrënjëte degët flasin me gjethet, kurse unë veç pëshpëritjet ua dëgjoj, kur fryn flladi i erës.Eci dhe dua të flas, të shkëmbej ,një buzëqeshje, të përshëndes një “ mirëmëngjez”.Me gjuhën e zogjëve i shkruaj,sipër kalldrëmëve të këtij qyteti,në çdo hap kaluar aty mbesin . Ku janë njerëzit, ata që unë dua t’i shoh përditë, t’u qaj hallin tim,e të më falin pak nga gëzimet e tyre?!Veç makina të ngujuara flenë nëpër rrugët e këtij qytetipa njerëz,që më mban skllave të mbretërise së tij.Shtëpi antike pa histori,shof përdite,mbuluar me bardhësi, tjegulle, në dimër,nuk më ngrohin as zjarret e vatrave;si ofshamë i lëshojnë flakët,por unë, duart i kam të akullta për të shkruar,zemrën pranverë me dimër mbuluar,dhe hapat gjithmonë menduar .....pa oshëtimën e zërit në gjuhën time;“mirëmëngjes!”eci mbi shpatullat, mbi rrugët e këtij qytetiqë veç qyteti im nuk është!

POEZI NGA ARJANA LOÇE Ç`është një grua? Një grua ështëqenia që botën ndryshon, që lind dashuri, fëmijë dhe pasion. Një grua është era që gjithçka pushton, një grua është fllad, stuhi e ciklon.

Një grua është dita, një diell i ri. Një grua është nata, mister që nuk di.

Një grua janë ngjyrat bashkuar në një, kontrastet e forta, pikturat pa zë.

Një grua është bota që përherë do t`mbes, qenia që rilind para se të vdes. Një grua është frymëzimi që s`ka të mbaruar arti i Zotit që e ka krijuar.

Adnan Mehmeti Buzëqeshja e lumit Misisipi

Lumi Misisipi kryeneç dhe i palodhur, Nuk çlirohet nga dëshira e rebelimit. Disa e shajnë, e mallkojnë këtë gjarpër Të paftuar, Të rrëmbyeshëm. U futet fushave, shtëpive Duke u vjedhur ëndërrat, Për t’i përpirë në shtratin e pafund. Vetëm gratë e përdala, Si buzëkuq i vjetëruar Hedhin mbi valët e tij Grimca nga dashuria e tyre e pashfaqur. Në ditët e paqes Lumi Misisipi është i qetë, Vizitorëve u fal buzëqeshje të lehtë.

Esat Mekuli Në Mëngjes

Horizonte zbulue me bardhsi mëngjesore zgjohen… Dy-tri përvidhen hapsirë, udhëtojnë, t’bardha e t’holla si çarçafë t’lëshuem n’erë…

Fushat pëshpërisin lutje mëngjesore. Ditën e re përshëndesin Me lojë kunorash - Drujt e gjethuem; në bar kanga e gjallesave t’imta ende himnin e saj…

Livadhe dhe arave t’vesueme, zane… Dita po gdhin. Fushat erënjoma shtrihen Si trup i gufuem femne…

Endem, si fëmi, n’qetësinë mëngjesore dhe trupin e ushqej me freski t’barishtave dhe t’erës;

përkdhel mëngjesin me sy t’mbyllun dhe thellë n’zemër qetoj, me harresë mësheh, mbuloj dhimbjet e shpirtit t’varruem.

1934 ANDRRA E VAJZËS

Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare dhe agime t’kaltërta andrrova...

E nëpër kunor lakmish për ‘limtare- si lulja q’i jep qiellit lulzimin, rinin ja dhurova. Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë ë thellë dhe të ndritshm dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi...

-Sonte shushurutja e leht’e t’panjohtunit më treti fare dhe agimet e kaltërta andrrova

4

FAQJA E POEZISË

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

5

BILALL MALIQI

DURRËSAKES

Ecë, ecë Tok me rritën -Flokët t’i shprishë Erëlehta puhizë

E detit dallgë Të lëkund Peshkushe Sykaltëroshe

Ah, moj Shpirtbardhë E bukur Qafëgjatë Durrësake O Preshevare moj...

Durës,09.07.2009

Ajete Beqiraj

Vetëm Ti

Dashuri është ajo Kur mes gjithë njerëzve Të shoh vetëm Ty Dashuri është ajo Kur dy palë buzë Bashkohen në një

Ti për mua je Ai Unë për Ty jam Ajo Jemi dy copëza zemre Se të dua dhe me do

Dan Gashi

AMANETI Kullat tona jane prej guri, Me frengjij per rreth muri, Me mbrojte nderin e flamurin, Oda e gjyshit me oxhake, Me dritare kah lind dielli. Shumeqka baba me ka thane, Ne oden e burrave, Me ze te lahutes, Amanet po ta le ty,o bir, Mos e pshty driten e Zotit, Buken tende mos e shkel, Mos e thyej besen e burrit, Se perjete mbetesh ne terr, Rrij`besnik vetes,o bir, Jeta shpesh eshte e pameshir`, Mos levdo veten me fjale, Ji i menqur e trim kur duhet, Mbaje n`shpirt dashurine, Me te thure mrekulline, Duje atdheune,mbroje lirin. Ne m`i mbajsh keto fjale,o bir, Je i Kosoves e botes se lire.

Bajame Hoxha

VARGJET E MIA Oh,sa vargje kemi thurrë, Me ritme zemre, me kthjelltësi... Si të ligës iu bëre urë, U trete, humbe në padrejtësi? Po ku shkuan,po ku vanë Vargjet e mia plot trishtim, Atje ku lotët e mia u thanë, Kampeve ku mbeti dhe shpirti im...

Sokol Demaku

JETA

Kjo është ajo, Që të mëson shumëçka , Të rrëfen histori e tregon çfarëdo.

Kjo është ajo, Që të jep njohuri, Të jep mundësi për dituri.

Nuk është e lehtë të jetohet, Por koha e ben të vetën, Dhe mund të harrohet.

Po e ndjej vetën të zbrazët Si një enë e thatë Nga çdo anë degjojë ehotë sikur diçka thonë.

Por më duhet të kërkoj jetën Por, jo ate që kisha dikurë Ngase ajo ishte e zbrazët, ishte një humnerë.

Shuquri Sejdijaj

PËR LIRI A ka fjalë Më të rrebta Dhe më të ngrohta, A ka dashuri Më të fortë Se ajo Që në rrugë të vrau Për Lirinë e Kosovës?

FAQJA E POEZISË

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

6

Puntorie Ziba : Tregim Kopshtari

Jetonte njëherë në një kohë shumë, shumë të lashtë një kopshtar i cili natë e ditë punonte në kopshtin e tij. Ai e ksihte shtëpinë buzë një lumi të madh e të thellë pa asnjë peshk, me ujë të pastër si loti. Shtëpia e tij ishte e vogël dhe e ndërtuar me plita balte. Aty jetonte ai me gruan e tij bujare . Atyre zoti nuk ju kishte falur fëmijë. Në shtëpinë e tyre vetëm me një dritare të vogël dhe me një derë të madhe gati sa muri i shtëpisë, hynte e dilte vetëm maca Larë, të cilën e zonja e shtëpisë e lante e shpërlante si fëmijë. Kopshtari tërë ditën mbjellte pemë nga të gjitha llojet. Kopshti i tij u bë shumë i madh dhe shumë i bukur. Ai, pranverë, verë, vjeshtë e dimër dukej si parajsë. Derisa kopshtari i herrte pemët, i pastronte nga krimbat e i ujiste, maca Larë i hante minjtë që të mos i dëmtonin pemët, kurse e shoqja e tij bënte drekën për kopshtarin dhe për Larën dhe i milte dy dhi të bardha. Dhinë e zezë nuk e milte kurrë, sepse e vriste me shikime dhe me shkelma. Dhitë i ruanin në një ahur të vogël pak më larg shtëpisë. Dhia e zezë kishte dy sy të zi e të mëdhej, me qerpik të bardhë e të gjatë përreth, me dy brirë të shkurta e të trasha mbi krye. Ajo dukej shumë e shëmtuar dhe e frikshme si fantazmë. E shoqja e kopshtarit e thirrte Zezona shtrigë. Ajo shpesh e luste burrin e saj ta shiste Zezonën në tregun e kafshëve, sepse sa herë e shikonte frikohej nga shikimi i saj kërcënues. Në skaj të kopshtit, mu aty afër lumit të madh e të thellë që nuk kalohej as me not, sepse ishte shumë i rrëmbyeshëm dhe i ftohtë , kopshtari mbolli një mollë verore e cila bënte shumë kokrra të verdha si dielli . Druri i mollës i lëshoi degët përmbi rrugë. Kalimtarët që i binin rreth e rrotull lumit të thellë e të rrëmbyeshëm, për të arritur deri te shtëpitë e tyre, uleshin nën hijen e mollës verore, freskoheshin me ujin e ftohtë, hanin nga një kokërr mollë, luanin me macën Larë, e përkëdhelnin e merrnin në prehër dhe i shtroheshin muhabetit. Ata i shikonin dhitë e kopshtarit dhe e lusnin ta shet Zezonën sepse i frikonte me shikimin e saj të vrazhdë, por kopshtari ishte njeri i butë dhe i ndijshëm. Atij i dhimbsej edhe Zezona. Kështu njerëzit e atij fshati filluan të ndjehen më të lumtur dhe më të dashur për njëri tjetrin. Një ditë të gjatë vere mollës nisën t’i vyshken gjethet dhe t’i pikojnë kokrrat një nga një në tokë. Kopshtari, nga sikleti ra i sëmurë në shtrat. Fshatarët qanin me lot, sepse tani më nuk kishin hije ku të pushonin gjatë rrugës së gjatë. E shoqja bujare e mbushi kofën me ujë të freskët dhe e hodhi te rrënjët e mollës, por më kot. Ajo e shikoi se dikush ia kishte këputur si me thikë rrënjët e mollës dhe u tmerrua. Gruaja shkoi në shtëpi duke ngarë dhe i tregoi kopshtarit. Ajo një ditë u tha e tëra. U mblodhën fshatarët, shkuan te kopshtari i sëmurë . Folën e folën, dhanë e morën që ta gjejnë fajtorin, por më kot. Ata e lutën fshatarin ta mbjell në të njejtin vend , një mollë të njejtë si ajo e para e të presin ca vite derisa të rritet. Kopshtari mezi u çua nga shtrati. Shkoi lau sytë në lum dhe ia nguli sytë Zezonës, dhisë së shëmtuar, e cila dukej e lumtur kur hante ferra rreth lumit. Ajo ngriti bishtin përpjetë dhe vazhdoi të hanë me naze. Kopshtari mbolli një mollë tjetër, ajo u rrit u bë më e bukur dhe më e madhe se ajo e para. Fshatarët përsëri u gëzuan. Por shpejt u dëshpëruan, sepse edhe kjo mollë u tha njësoj si ajo e para. Kështu disa herë me radhë kopshtari mbillte mollën verore e ajo thahej, ky mbillte ajo rritej e thahej, sepse dikush ia këpuste rrënjët. Fshatari mbolli përsëri një mollë verore në të njëjtin vend dhe i luti fshatarët të mos uleshin më kurrë afër mollës ,sepse asaj gjoja i këputeshin rrënjët nga bisedat e gjata që i bënin ata. Fshatarët e pikëlluar nisën të qajnë e të vuajnë shumë,sepse mezi e kalonin rrugën e gjatë të lumit, pa pushuar fare. Mollës i pikonin kokrrat e pjekura në tokë. Ata grumbuj kokrrash nuk kishte se kush t’i hante. Një ditë tregu kopshtari shkoi të blejë fidane të reja për të mbjellur. Gruaja rrinte ulur afër oxhakut e vetmuar. Asnjë zë njeriu nuk dëgjonte. Ajo u tremb nga maca Larë, e cila mjaullonte aq shumë sa që e zonja e shtëpisë nisi ta qortojë. -Rri urtë! E di që të mungon prehëri i fshatarëve, por s’kam çka të bëj. Edhe mua më mungojnë bisedat me njerëz. Urdhëri është urdhër. Ne na mbetet ta respektojmë. – I tha gruaja.Maca vazhdoi ta lëviz bishtin e saj të bardhë si bora me një vijë të zezë si hark hëne dhe vazhdoi të mjaullojë. Ajo qante si fëmijë. Shoqja e kopshtarit kujtoi se macja e saj e bukur është e sëmurë dhe e mori në krah dhe shkoi te lumi ta freskojë me ujë, mirëpo pa arritur te lumi ajo shikoi Zezonën shtrigë, e cila në pikë të ditës e kishte futur turirin te rrënjët e mollës verore dhe i këpuste. Gruaja u tremb dhe u molis. Ajo kishte frikë ta qortonte Zezonën. Pas ca orësh kopshtari u kthye me një krah fidane të reja. Ai e shikoi shtëpinë të pa rregulluar, macen të ulur në një qoshe me bishtin e ulur përdhe dhe gruan e shtrirë në shtrat. Shoqja e kopshtarit u çua ngadalë dhe tak e tak ia tregoi të gjitha të shoqit. Ai mori thikën dhe shkoi ta ther Zezonën. Zezona me një fuqi marramendëse e rrëzoi përdhe kopshtarin. E shoqja ngarendi dhe i thirri fshatarët në ndihmë. Ata të hidhëruar e refuzuan. Ajo i luti edhe njiherë me lot në sy dhe ju tregoi se kush i këpuste rrënjët. Ata morën me vete sopata e thika dhe shkuan e mbytën Zezonën shtrigë. Kopshtari vazhdoi ta zgjëron kopshtin me pemë të lloj- llojshme, kurse fshatarët vinin pushonin, uleshin mbi lëkurën e thatë të Zezonës shtrigë dhe hanin nga një kokërr mollë. Macën Larë nuk e hiqnin nga prehëri. Pas vdekjes së Zezonës shtrigë, fshatarët jetonin shumë të qetë dhe të lumtur.

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

7

Nexhat Rexha POEZI ME PËRMBAJTJE E SHIJE ESTETIKE Sabit Rrustemi:”Nën qerpikun tënd” Botoi ”T-KOM”, Shkup, 2009, fq.65.

Koncepti filozofik e letrar është realizim i mundshëm, nëse ai ndërtohet në baza të mundshme e të realizuara nën rregullat, që i prod-hon jeta me të gjitha variantet e mundshme të saj. Duke patur këtë qëllim e mision njerëzor e artistik Sabit Rrustemi, që nga fillimi i krijimeve të para artistike ka ruajtur identitetin e vet krijues, gjithnjë duke e pasuruar fondin e letërsisë shqiptare me veçantit e tija artistike.Ai prej veprës së parë “Ku i la lisat era”1990, deri te kjo e fundit e botuar para disa muajve me titull ”Nën qerpikun tënd”, ka krijuar portretin e ekspresiv prej artisti.Përmbledhja me poezi”Nën qerpikun tënd”, të Sabit Rrustemit është vepra më e re poetike, e cila vjen para lexuesit me një përkushtim të theksuar. Vargjet e këtij vëllimi korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional, duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme, që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë. Autori me shije estetike ka shpërndarë këto xixa të ngujuara për të dhënë dritë e shpresë për jetën në vazhdimësi.Vëllimi poetik “Nën qerpikun tënd” ndahet në katër cikle, të cilët kanë harmoni tematike dhe artistike në mes vete: E vogël kjo botë për ëndrrën tonë, E paprekshmja pikon në mua, Nën qepallat e një dritareje, Më zgjoi përmes aromës. Në të gjitha ciklet, brendia artistike e vargut është e lirë dhe reprezentative, sepse autori në secilin varg, në secilën poezi, ka shkrirë botën e përditshme, duke shenjëzuar momentet më të mira që jep jeta. Që nga cikli i parë e deri tek ai i fundit, nga afërsia shihet, se vërtet e vogël është bota, kur ndizen ëndrrat, e vogël është bota kur puqen dashuritë, për këtë qëllim njeriu sakrifikon shumë anë të dukshme e të padukshme të jetës, në atdheun ku vlon dashuria e pikëtakohen ëndrrat e trazuara. Sabiti në poezinë e tij, të rrëmben, e të fut brenda kësaj bote, që t`i jep të gjitha mundësitë për të shijuar të bukurën, ai është i hapur në dashuri, të cilën e ndryjnë shumë njerëz, pastaj kjo dashuri paraprakisht dihet se është konvecionale, që vlon e prit sinjale për t`u shkrirë i tëri, në të tërën .Ky është lajtmotiv funksional në këto rrethana të krijuara dhe i pranueshëm për lexuesin e cilës do shtresë a komunikim gjuhësor.Funksionalizimi i brendshëm i vargut është lakonik dhe si produkt artistik rrjedh nëpër të gjitha kohët edhe si nevojë organike, edhe si gamë, edhe si nevojë fiziologjike. Mirëpo, nëpër këtë njohje të brendshme shpirtërore, ai shpalosë atë që duket e nuk thuhet, atë që e ndjen shpirti e nuk e thotë, në poezinë “Pikat e heshtjes” ai shprehet: Të pathënat që ndjejmë/Ç`lexim i çuditshëm/Për dashurinë që përjetësohet/E nuk thuhet/Mes tri pikash/Sa buzë janë tharë/Një puthje duke ëndërruar. Këtë ndrydhje të padukshme, ai nëpër vargje e shtrydhë, e kjo shtrydhje pastaj lëshon lëngë e shije, e kjo pastaj lëshon aromë, kjo aromë bashkon zemra të ngujuara. Autori është i hapur dhe autentik në shprehjen që ngjallë shpresë dhe e përkufizon dashurinë për së afërmi, ai nuk dëshiron që ajo të jetë vetëm abstraksion i jashtëm, por njohja e vetvetes me jetën rezulton kontestimin e përditshmërisë me gjëra të bukura që i prodhon jeta.Mirëpo, ai dëshiron që këto dashuri të shfaqen natyrshëm, të cilat kërkojnë shenjëzim në kohën e princit të kësaj kohe,pse të mos regjistrohen në kalendarin e shpirtërave të dashurisë. Pikëtakimet e syve e ndërrimi i ngjyrave të fytyrës i vënë në funksion dinamik dhe i vënë në korelacion reciprok për të dashuruar, duke e zhvilluar procesin në frekuenca të brendshme emocionale, gjithnjë me shije e aromë të pranueshme, e në tërësinë e kësaj oaze shkrihen barrierat pengestare, gjithnjë këtë amshim e vendosë brenda qenies ekzistenciale.Strehimi edhe si sintagmë e formulim artistik është i veshur me petkun idilik, sepse figuracioni i vargut merr e jep kuptimësi përmes mjeteve shprehëse, që bartë refleksion natyra me të gjitha bukuritë bimore, që kultivojnë stinët e vitit. Njëherit, brendia poetike reflekton edhe hapësirën qiellore, sepse rrezet e diellit dhe rigat e shiut ,shkrijnë ngurtësi, e kur shkrihet ngurtësia zemrat bashkojnë të gjitha gjymtyrët , e buzët pastaj prodhojnë ëmbëlsirë dhe krijohet atmosfera festive. Të gjitha ngjarjet zhvil-lohen nën një strehim, e ai strehim bëhet “Nën qerpikun tënd”, konaku është i hapur, për këtë qëllim ia vlen të sakrifikohet një jo nga e kaluara, për t`i thënë të sotmes po, për t`i dhënë kuptim thelbësor të ardhmes.Sabit Rrushemi, përmes lirikave erotike ka thyer heshtjen, për të shkrirë mallin dhe lotin nëpër petalet e lules së ëndërruar dhe për ta zhveshur anatemën krijuese të puthjeve në pritje, sepse luledashuria,tërë atë aromë e shije që ka brenda saj,ai arrin ta shkrijë botërisht në një pirg të vetëm në fushën e gjelbëruar, sikur qerpikët i kanë dhënë strehim të amshimit njerëzor.Poezia e këtij vëllimi është formulim i ndjenjave të qarta dhe racionale në brendi, sepse niveli artistikë është stabil, konkret dhe në vete bartë imazhe funksionale e rrjedh të natyrshme. Poeti përmes figurave artistike si; metafora, epiteti,simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve,si në rrafshin tematik,po ashtu edhe në rrafshin e vetëdijesimit të këtij absurditeti nëpër shoqëritë e ndryshme.Tërësia e veprës është e ngjeshur me mjeshtri artistike dhe ruan në vete mesazhin e kristalt për dashurinë, për jetën, për amshimin dhe ky kristal i çmueshëm strehon nën qerpikun e të lumturve. Sabit Rrustemi me dy veprat e fundit”Shiu i buzëve tua” dhe”Nën qerpikun tënd”ka vazhduar serinë veprave artistike me motivin e dashurisë, të cilat janë të nevojshme, të arsyeshme dhe gjithsesi e begatojnë thesarin e letërsisë shqiptare, duke patur parasysh edhe lëvrimin e kësaj tematike, dhe si të tilla ato sjellin risi origjinale, e ruajnë në vete ekzistencialen si model i përjetimit shoqëror.Pra, nga titulli i poezisë”Nën qerpikun tënd”, del edhe titulli i librit poetik dhe konsideroj se është një goditje e ëmbël metaforike, sepse të banojë njeriu nën qerpikun e të dashurit-të dashurës është rehati shpirtërore, sepse klima dhe siguria janë liria më e madhe shëndetësore që njeriu e kërkon gjatë gjithë jetës.Vepra në përmbajtje dhe në stil është e nivelit të realizimeve standarde, sepse jetës i jepet hapësirë, sikur të robëruarin e liron nga burgu. Dashuria në këtë vepër paraqitet si vlerë dhe ajo është sinonim që i jep kuptim e qartësi vargut poetik të këtij vëllimi.

Më 2 janar 2010

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

8

Sokol Demaku Intervistë me Agron Bajramin koregoraf në Shkollën Shqiptare të Vallëzimit „SHOTA“ në ZvicërPse „SHOTA“ ? lind pyetja, Sepse më mungonte Ansambli SHOTA, dhe në atë botë diku në vitin ´90/´91, ku regjimi sërbomadh e mbylli Ansam-blin „SHOTA“, i dëboi të gjithë shqiptarët nga puna ( i diferencoi ) dhe e shëndroi në Anjënsambël sërb, dhe ja vuri emrin Venac ( kuror ). Që Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” të bëhet ambasadore e vërtetë e kulturës sonë kom-bëtare në shtetin ku vepron dhe në mesin e kulturave shumëngjyrëshe të shtetit helvetikValltar profesionist në Ansamblin ”Shota” në Prishtinë edhe koreograf në Sh.K.A. “Bajram Curri“ të Prishtinës, cfare u shtyri ta braktisni atdheun? Sa i përket largimit timë nga atdheu, jamë larguar për qështje politike në Janar të vitit ’88, ku murrëm pjesë në një turne në Amerikë, i gjith Ansambli u kthy në Kosovë kurse unë mbeta edhe për disa muaj në Amerikë dhe prej andej u ktheva në Zvicër. Në Zvicër isha edhe më heret në vizita tek miqt ku në atë botë ishin të angazhuar politikisht në LPRK e ma von LPK ( Levizja Popullore e Kosovës ), ku në gjiun e vet kishin edhe shoqërin kulturore “Luftëntarët e Lirisë“ ku me këtë shoqëri kulturore kamë punuar shumë kryesisht në valle.Një jetë të tërë, artist, vallëtar në Ansamblin ”Shota”, kur ka filluar veprimtaria jote artistike? Veprimtaria ime artistike ka filluar që moti, nga bankat e shkollës fillore.Në fillim kamë marrë pjesë me këngë dhe valle në grupet e shkollave ( fillore dhe të mesme ), pastaj pas përfundimit të shkollës së mesme ekonomike në Prishtinë ‘81 / ’82, kamë filluar në amatorizëm ( diku në vitinë ’83 ) në SH.K.A. “Bajram Curri“ në Prishtinë, në prill të vitit ´84 kamë filluar në Ansamblin e Këngëve dhe të valleve “ SHOTA“ të Prishtinës si vallëtar. Njëherit isha edhe anëtar dhe koreograf në SH.K.A. “Bajram Curri“. Në vitin ´85 kamë formuar Grupin e fëmijëve “ Cuca e Maleve“ në Prishtinë. Në vitet e tetdhjeta kam punuar edhe me grupe të tjera në Prishtinë e sidomos me shkollat e mesme të Prishtinës siq ishte SH.M. „Xhevdet Doda“ dhe SH.M. Teknike ( 19 Nëntori ) Në vitin ´87 ku isha në vizitë private në Zvicër kamë punuar me shoqërin kulturore „ Luftëtarët e Lirisë“ që ishte në kuadër të LPRK-së ( siqë e ceka më lartë ) e më von …Si u lindi ideja që të filloni me Shkollën Shqiptare të Vallëzimit në Zvicër? Ideja për të filluar me një grup të vallëzimit ishte në vitin ´93 që ti kthehem profesionit tim, jo për të fituar, por duke parë se SH.K. „Luftëtarët e Lirisë“ ishte në kuadër të një Organizate politike, shumë bashkëatdhetar kishinë frik të afroheshin ose fëmijët e tyre nuk i dërgonin në „ Luftëtarët e Lirisë“, natyrisht që edhe dëshira ime ishte që veprimtarija ime kulturore mos të kufizohet në një rrethë, atëher vendosa që ta formoj një grup vallëzimi ( natyrisht edhe me ndihmën e bashkëshortës sime Lirijës, që edhe son nuk mu ka nda nga aktiviteti kulturor ), dhe e pagëzova me emrin SHOTA. Pse „SHOTA“ ? lind pyetja, Sepse më mungonte Ansambli SHOTA, dhe në atë botë diku në vitin ´90/´91, ku regjimi sërbomadh e mbylli Ansamblin „SHOTA“, i dëboi të gjithë shqiptarët nga puna ( i diferencoi ) dhe e shëndroi në një Ansambël sërb, dhe ja vuri emrin Venac ( kuror ). Ajo më shtyri që emrin „SHOTA“ ta ripërtrijë edhe në përendim. Në fillim isha unë me bashkëshorten time Lirijën, me vajzën 4 vjeqare Shkëndijën dhe me djalin 2 vjeqarë Flamurin ( ku dhe sot janë vallëtar ). Qe sa kohë egziston kjo shkollë në Aarau? Ne nuk jemi të lokalizuar vetëm në Aarau por në gjithë Zvicrën dhe titullohemi Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “SHOTA“ në Zvicër, ky grup kulturor egziston që nga viti `93 ( tash e 16 vite )Cili është qëllimi i themelimit, veprimit dhe ekzistimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit në Zvicër? Të bëhet shkollë e vërtetë nëpër të cilën edukohen të rinjët tanë mërgimtarë, mësimi i hapave të parë të valleve burimore shqiptare, edukimi i shëndoshë me dijet, veprimet dhe materien e folklorit burimor kombëtar si dhe kostumografinë tonë tradicionale e artistike, mos harrimi i traditave të folklorit burimor kombëtar, interpretimi i drejtë dhe në mënyrë artistike i folklorit dhe i kostumografisë sonë kombëtare, që të rinjtë tanë të jenë të aftë të vazhdojnë drejt caqeve më të larta artistike në fushën e valleve dhe kostumografisë burimore e artistike shqiptare, me paraqitjet dhe koncertet tona t’u afrojmë kënaqësi bashkatdhetarëve tanë dhe artdashësve të shumtë vendas, që kulturat të veprojnë shlirshëm në hapësirat që janë këtu në Zvicër dhe më gjerë, krijimi i lidhjeve shpirtërore me artdashësit vendas, krijimi dhe përjetimi i lidhjeve shpirtërore mes kulturave të ndryshme në shtetin e Zvicrës, që Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” të bëhet ambasadore e vërtetë e kulturës sonë kombëtare në shtetin ku vepron dhe në mesin e kulturave shumëngjyrëshe të shtetit helvetik.Por cfarë është sot Shkolla Shqiptare e Vallezimit në Zvicër, sa anëtar ka kjo shkollë? Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „SHOTA“ në Zvicër sot ka mbi 85 anëtar në tri qendra, Baden, Basel dhe Altbüron. Ka grupin e fëmi-jëve dhe grupin e të rriturve. Në shkollën tonë nga fillimi e deri më sot kanë kaluar mbi 250 anëtar.Cka prezenton kjo shkollë dhe a bashkëpunoni me ndonjë shkollë të tillë apo grup valltarësh? SH.SH.V. „SHOTA“ prezenton kulturën shqiptare, më mirë të them vallën tradicionale shqiptare të të gjitha trojeve shqiptare.Bashk-punimi me grupet tjera është shumë i mirë me të gjitha grupet që veprojnë në Zvicër ( posaqërisht me grupet kulturore në pjesën e Zvicrës gjermanofolse ) sepse thuaja të gjtha grupeve u ka ndihmuar „SHOTA“ në themelimin e tyre apo në valle, garder-obë dhe në muzikë, e ato janë SH.K.A. „Vatra“ në Bülach, G.M. „Arbëresha“ në Sirnach, SH.K.A. „Dardania“ në Winterthur, SH.K.A. „Drita“ në Kreuzlingen, SH.K.A. „Sharri“ në Romanshorn, SH.K.A. „Shqiponjat“ në Luzern etj.Cfarë don me thënë një shkollë e tillë për shqiptaret ne Zvicër?

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

9

Kësaj pyetje ma së miri do të ishte përgjigjur ndonjë person që ka pasë rast ta shof SHOTËN në skenë.Kisha pasë dëshir që ti shkëputi disa rrjeshta të opinionistëve:Faton Topalli: “SHOTA” gjithnjë e para, gjithnjë në frontin e luftës për identitet kombëtar,Mehmet Elezi, ambasador i Republikës së Shqipërisë: Shkolla shqiptare e vallëzimit “SHOTA” është më shumë se një shkollë,Pjetër Rodiqi: Puna e “SHOTËS” karakterizohet nga përkushtimi dhe fryma kombëtare,Ismet Rashiti: Shkolla e traditës dhe kulturës shqipatare në Zvicër Natalie Ammann, etnologe: “SHOTA” në repertoarin e saj përfshinë gjerësisht shumëllojshmërinë regjionale.Kur kemi te bejme me një Shkolle Vallezimi Shqiptare në Zvicër, cfare eshte qellimi juaj me te? Qëllimi i yni është siq e ceka edhe më lart të bëhet shkollë e vërtetë nëpër të cilën edukohen të rinjët tanë mërgimtarë, interpretimi i drejtë dhe në mënyrë artistike i folklorit dhe i kostumografisë sonë kombëtare, që Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” të bëhet ambasadore e vërtetë e kulturës sonë kombëtare në shtetin ku vepron dhe në mesin e kulturave shumëngjyrëshe të shtetit helvetik etj…Nderkohe ju prezantoni këngën, vallen shqipe tek bashkekombasit tanë por gjithnjë e më tepëredhe tek aderuesit zviceran të valles shqipe, cfarë është ineteresimi i tyre për muzikën dhe vallen shqipe? Përveq paraqitjeve tona tekë bashkombasët tanë, gjithnjë e më shumë kemi prezentime edhe tek opinjoni vendas Zvicëran dhe i huaj që jeton në Zvicër. Interesimi i tyre në përgjithsi për kulturën shqiptare është shumë i madh, që ta njohë traditën burimore, kostumin etj. Që ta njohish më mirë një popull mësoja traditën.Deshirojmë të dim se sa jeni ju të kënaqur me prezentimin e valles shqipe në diasporë dhe si jenipritur nga publiku? Ne si grup i vallëzimit jemi shumë të kënaqur në prezentimet tona, ndoshta kishte qenë edhe më mirë sikur edhe bashkombasët tanë të na ndihmojn moralisht dhe financiarisht, jo veqë neve si grup që jemi, por edhe grupeve tjera kulturore dhe sportive. Që të jemi edhe më të pregaditur si me veshje kombëtare instrumenta etj, thën shkurt që ti kemi kushtet edhe më të mira. Shpresoj se tash shteti i Kosovës (Ministria e kulturës apo sektori i diasporës në kuadër të kryeministrisë ) do ti ketë parasysh këto mangësi që kemi dhe do të na përkrah.Sa i përket publikut, publiku çdo here ka qenë i mrekullueshëm, na ka pritur shumë mirë. Për atë arsye e kemi mbajtur deri sot, sepse publiku ëshë bërë pjesë e jona ( then shkurt jemi rritur me publikun dhe për publikun ).Keni marrë pjesë ne ndonjë festival, apo keni prezentuar programin tuaj ketu ne Zvicër apo diku tjetër ne Europë, cfarë janë përshtypjet tuaja?Kemi marrë pjesë në shumë festivale dhe manifestime kulturore në Zvicër dhe jashtë saj ( rreth 700 programe për këto 16 vite ). Mikpritja ka qenë shumë e mirë, shumë e përzemërt për atë arsye dëshira e jonë po edhe e vetë organizatorve është që të jemi prapë prezent edhe herave tjera. ( p.sh. në Zvicër: festa e qytetit të Cyrihut që nga viti ´97 marrim pjesë për çdo vjet, në festat e qyteteve të ndryshme të Zvicrës si në Basel, Bern, Schafhausen Luzern etj. Jashtë Zvicrës: në Strug, në Itali ( Kalabri ) Gjermani etj. Në këtë vitë pritët të marrim pjesë në disa manifestime në Turqi, Francë, Belgjik etj. Pse jo edhe në Suedi.Gjatë karrierës suaj të deritanishme, keni bashkëpunuar me shumë valltar të mëdhenj shqiptarë, ke mundë të na veconi këtu. Përshtypjet tuaja mbi këta kolosë të artit shqiptar, por gjithashtu mund të na flisni edhe për legjendat e tjera të valles shq-iptare, apo idhujt tuaj? Sa isha në Kosovë pikrisht në Ansamblin “SHOTA” të Prishtinës, kamë pasur nderin të vallëzoj me shumë artista kosovar siq ishin Marsel Tupeci tash i ndjer, Afërdita Tupeci tash e ndjera, Mr. Haki Mulliqi tash koreograf, dramaturg dhe profesor në lëndën e koreodramës në Prishtinë, Xhemaili Berisha Koreograf në Ansamblin “SHOTA” të Prishtinës Nexhat Sahtaj, Sami Gagica etj. Më vonë pata rastin të takohem me Zhan Derok një koreograf i baletit mjaft i njohur në shtetet përendimore, Julie Landis koreografe dhe shkrimtare për fëmijë në Zvicër, pastaj me Rexhep Celikun të Ansamblit Shtetror të Shqipëris, Skender Haklaj, Deli Metalia, Lumja etj. këta të fundit ishinë vallëtar të Ansamblit “Dardania” të Tropjës e shumë vallëtar të tjerë. Për mua idhuj të pavdekshëm do tëjenë Besim Zekthi, i ndjeri Marsel Tupeci dhe Rexhep Celiku, këta më dhan zemër, shpirt për tu formuar edhe unë si vallëtar.Puna e juaj prej koerografi ka një kohë të gjatë, cfare eshte dallimi mes punes suaj në vendlindje dhe ne mergim?Në vendlindje kam punuar me shum grupe amatore në Prishtinë dhe rrethin, atje kemi punuar intenzivisht 2-3 herë në javë, prob-lemi tek gjuha nuk ka egzistuar, kurse këtu në Zvicër egziston problemi i gjuhës, fëmijët tanë kalojnë një kohë të gjatë krejtsisht në një rrethë tjetër, ushtrimet zakonisht mbahen 1-2 në javë, prindërit nuk e kanë kujdesin e duhër për fëmijën etj. Është edhe një rrethanë krejtsisht tjetër nga ajo e Kosovës e ajo është distanca e largët në mesë veti. Në repertorin tuaj, do vazhdojë të dominojë vallja popullore, apo do të inkorporohen edhe zhanre tjera? Ne si shkollë e vallëzimit do ti qëndrojmë besnik asaj burimorës, por nuk do të thot se nuk do të inkorporohen edhe zhanre tjera p.sh. koreodrama. Tash jemi duke pregaditur dy valle burimore Zvicërane ku do të marrim pjesë në Kosovë. Ambasada Zvicërane do të organizoj një manifestim kulturor për nder të 1 Gushtit Dita Shtetrore së Zvicrës, aty do të marrim pjesë me disa valle shhqiptare dhe zvicërane.Kohë të lirë nuk kamë shumë, edhe atë që e kamë e vë në levizje. Një pjesë të kohës natyrisht se e kaloj me familjen ( bashkëshortën Lirijën fëmijët Shkëndija, Flamuri, Valoni dhe Shqipja ), në kuadër të familjës i kemi edhe dy qenë ( DEA dhe SHARRI ), i vizitoj miqët, dhe punoj në profesionin tim si kameramn dhe në montazh.Çka do i keshillonit shqipatrët në diasporë, cili është mesazhi juaj për ta?Mesazhi im është që fëmijët ti dërgojnë në shkollim në gjuhën amëtare dhe në aktivitete kulturore sportive. Pse ? Sepse ata duhet të njihën në mes veti, ta ruajnë dhe ta kultivojnë traditën, shkurt të luajnë shqip, të këndojnë shqip, të vallëzojnë shqip, TË MËSOHEN TË ECIN SHQIP ( kjo është motoja e jonë e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „SHOTA“ në Zvicër ).

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

10

Sokol DEMAKU

INTERVISTË ME ARJANA LOÇEN Gazetare /Poete

Arjana Loçe ka lindur më 28 maj të vitit 1986 në qyte-tin e Kuçovës, në një familje me tradita shkollimi dhe edukimi. U rrit në vitet e para të demokracisë me të gjitha vështirësitë dhe përparësitë që solli ajo, si një vajzë e shkathët, me dëshirë të papërmbajtshme për të më-suar gjithçka e për të imituar gazetarët e parë që dilnin në ekran, menjëherë pasi ata ta kishin mbyllur edi-cionin e lajmeve. Në moshën 12 vjeçare shkroi poezinë e saj të parë kushtuar tragjedisë së madhe të Otrantos, për të cilën, në konkursin letraro-artistik të shkollës u vlerësua me çmimin e parë. Në mbyllje të shkollës së mesme botoi vëllimin “ Poezia e zemrës”. Ka mbaruar studimet e larta, dega Gazetari, në Tiranë. Tashmë punon si gazetare e drejtuese e dy programeve radiofo nike në “Super Star Radio”(Tiranë) si dhe vazhdon të merret me krijimtari të lirë.

- Arjana, publiku iu njeh më së shumti si zë, pasi ju jeni drejtuese e disa programeve radiofonike, si ju bën të ndiheni ky fakt?

Së pari dua t`iu falenderoj ju që përmes kësaj intërviste po bëni që ky publik të mësoj diçka më tepër për mua, krahas zërit dhe asaj ç`ka unë përcjell në mikrofon. Radio është e magjishme, komode dhe shumë e përshtatshme për karakterin tim. Puhonet në stafe të ngushta, pasi secili ka programin e vetë dhe çdo lloj marrëveshje në kuadër të punës është më lehtësisht e realizueshme. Fakti i të qenit person publik, në një kohë kur pjesa më e madhe e njerëzve, pa i paragjykuar, bëjnë gjithçka për të dalë qoftë edhe një herë në mediat vizive, mua nuk më tërheq aspak. Ndoshta me kalimin e kohës gjërat ndryshojnë, por momentalisht radion nuk do ta ndërroja me asgjë.

Sa kohë keni si moderatore në radio dhe a u është larguar ai emocioni i momenteve të para të prezantimit?

Në radion aktualisht, kam gati një vit e gjysëm që punoj çdo ditë në transmetime të drejtëpërdrejta. Në këtë pikën e emocioneve unë do doja të ndalesha e të bëja një analogji me momentin kur hyjmë për herë të parë në det për t`u larë dhe fillimisht na përshkruajnë mornica, dalim nga deti dhe kur hyjmë për herë të dytë nuk e ndiejmë këtë, ndërsa të nesërmen çdo gjë përsëritet nga e para. Pra emo-cion kam sa herë që hyj në mikrofon, më pas ai shkrihet dhe unë çlirohem.

- Shumëllojshmëria e mediave në Shqipëri mendoni se ia ka zbehur rolin radios?! Jo, aspak, fakti që shumë media egzistojnë për një vend kaq të vogël, është një çështje tjetër, por, unë mendoj

se nuk ka zbehje, po ndryshim të rolit apo funksionit të përdorimit nga ana e audiencës. Kohë më parë kur në Shqipëri ende nuk ishin krijuar radiot dhe televizionet private, radio-ia kishte qëllim informues, ndërsa sot unë mendoj se ka qëllim argëtues, pasi janë mediat audio-vizive ato që përmbushin hapsirën informuese.

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

11

- Mund të na flisni pak më hollësisht për ideimin dhe realizmin e programeve tuaja?

Po, gjithmonë më ka pëlqyer të jem vetë ideatore, krijuese dhe realizuese e një pune, kjo jo se nuk ndihem e aftë të punoj në grup, por edhe nëse bëj një punë me bashkëpuntor unë do ta ndjek atë nga fillimi në fund, duke ndërhyrë herë pas here aty ku mendoj se diçka nuk shkon. Në fillim ideova programin “Pena dhe zëra të dashurisë”, ku drejtëpërsëdrejti në një hapsirë 120 minutëshe, interpretoja poezi të zgjedhura nga penat më të njohura të dashurisë, si dhe transmetoja mes tyre muzikën më të bukur shqiptare kushtuar kësaj ndjenje.Pastaj me ndryshimin e stinës me afrimin e verës, hodha idenë e një programi argëtues gjatë orëve të pasdites, programit “Pertej argëtimit”, program që përcell humor përmes barcaletave, informacione, muzikë, disa lloje kuicesh apo lojrash, batuta filmash shq-iptarë e komunikim të drejtpërdrejtë përmes mesazheve. Programet realizohen nga unë në mikrofon dhe tekniku në anën e pultit të transmetimit. Audienca është gjithonë me ne por në pjesën e padukshme.

- Po në fushën e krijimtarisë letrare, cilat janë risitë? Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore.Cila është tema dhe motivi në veprat tuaja?

Në këtë fushë ndihem shpeshherë e frymëzuar dhe ndodh që edhe duke parë diçka në rrugë më lind dëshira të shkruaj. Ajo që më ka mësuar gazetaria, më vlen shumë edhe në fushën e krijimtarisë. Gjithmonë me vete laps dhe letër, gjithçka duhet shënuar pasi ndodh që diçka të kalon vetëm njëherë nëpër mendje dhe s`kthehet më. Kur ndihem e frymëzuar për të shkruar, më vjen idea dhe s`kam kohë, të paktën shkruaj temën dhe më pas sapo gjej hapsirën e lirë e mbush. Ndonjëherë këtë e bëj edhe në hapsirën e celularit. Përshembull, një ditë me shi duke udhëtuar pashë në një ballkon një lule shumë të bukur që po lagej. Lulja në shi-mendova-është tamam si një vajzë që dikush që e ka dashur e ka braktisur, e brishtë dhe e pambrojtur, tashmë i është dorëzuar fatit. Dhe vendosa të krijoja një poezi ku vajzën e braktisur ta krahasoja me lulen e lënë në shi. Dhe kështu bëra, kësaj here, jo në letër, as në kompiuter por në celular. Frymëzimi nuk duhet ndrydhur.

- Përveç letërsisë dhe gazetarisë cilat janë disa nga pasionet e tjera tuajat?

“Vetëm pasionet e mëdha mund ta çojnë shpirtin drejt gjërave të mëdha”- ka thënë filozofi dhe shkrimtari francez Denis Diderot. Gazetaria dhe letërsia janë dy pasionet e mia të mëdha, të tjerat unë mund t`i quaj thjesht dëshira, pasi mund ti plotësoj ose jo, ndërsa me pasionin është ndryshe, pa të s`bën dot, ai të udhëheq. Dëshira për të lexuar, për të frekuentuar teatrin, kinemanë, bibliotekën, ak-tivitetet kulturore, për të mësuar pak nga të gjitha, për t`i ndihmuar të tjerët sadopak. Përgjithësisht kam dëshirë t`i bëj mirë vetes dhe të tjerëve.

- Ju jeni gazetare profesioniste por merreni me shkrime dhe publicistikë, çfarë është momentalisht më me interes për ju?

Unë them se ato ecin mjaft mirë paralel. I shoh si pjesë plotësuese të njëra-tjetrës, e para profesion, e dyta pasion. Profesionin e ush-troj me aq kënaqësi sa më lejon ta quaj edhe pasion. Dhe pasioni më ndihmon në profesion.

- Një gazetar, një shkrimtar,një publicist kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër.Si është Ana nga natyra?

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

12

Këshilla e Konicës për mikun gazetarFaik Konica boton në të përkohshmen “Albania”, më datë 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish nërment të botonte një gazetë shqip në Misir.“I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysmë gegnisht, gjysmë toskërisht, do të thonë se është “çervish”. Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë, do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që ta pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla, je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi ta shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qenke shqiptar i vërtetë. Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.”nga Fjala e lirë Londër

Një njeri shumë i etur për të mësuar dhe punuar, madje këtë s`e kam në masë, por me tepricë, ndonjëherë harroj se ka dhe gjëra të tjera përveç punës. Gazetarin, po kam përshtypjen edhe shkrimtarin, po e nxorrën nga dera do hyj medoemos nga dritarja.

- Çfarë ka botuar Ana deri tani dhe çfarë pret ti dhuroj lexuesit?

Sikurse e përmenda, vëllimi ”Poezia e zemrës” tashmë është në treg, kam pothuajse gati për botim vëllimin e dytë si dhe në dorësh-krime romanin tim të parë ”Sa zgjat një përqafim”.

- Nëse do të kishe mundësi të jepje ndihmësen tënde në realitetin që jetojmë ne shqiptarët, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka.

Përsa i përket shqiptarëve brenda kufirit është diçka tjetër dhe përsa u përket atyre jashtë sërish gjërat ndryshojnë. Megjithatë në një pikë lidhen. Do desha që Shqipëria të ishte aq e madhe sa të përfshinte brenda saj të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, e nuk do desha që në çdo skaj të botës të kishte nga pak Shqipëri. Duke qenë më pranë ne do të kishim mundësi të ishim më të fortë dhe do t`i mbronim e tejçonim më mirë vlerat tona si popull. Nëse do më jepej mundësia këtë do bëja, një Shqipëri të madhe.

- Nëse gazetaria, letërsia, ose publicistika nuk do të ishte profesioni juaj, ne çfarë profesioni do e gjente veten Ana?

Askund tjetër dhe këtë e them me siguri të plotë. Megjithëse e vështirë, të gjithë tashmë e dimë se kjo është një pemë që duhen vite për t`i shijuar kokrrat. Ama frytet janë të sigurta nëse punon me pasion e përkushtim.

- Çfarë ju benë të lumtur dhe çfarë ju mundon më së shumti?

Më lumturon çdo gjë në paqe dhe harmoni, dhe më mundon gjithçka e rrëmujshme dhe e dhimbshme.

- Po të kishit mundësin të zgjidhnit, ku do të kishit jetuar?

Në Shqipëri, por në atë Shqipërinë e madhe dhe shumë të ndryshme për nga klima e zhvillimit me këtë ku unë jetoj aktualisht.

Faleminderit !

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

13

Nehat JAHIU

KUJTIMET E XHA ZEKËS…

Atë ditë dielli që në mëngjes i kishte lëshuar rrezet që e shëndrisnin oborrin e shkollës sonë…! Ndoshta edhe dielli ishte gëzuar ashtu si ishin gëzuar edhe ne të gjithë fëmijët dhe aresimtarët e shkollës….! Kjo ditë për ne ishte ditë gëzimi dhe hareje….! Të gjithë ishim të lumtur…! Së bashku me ne do të jenë të lumtur dhe të gëzuar shumë shoqe e shokë të shkollës sonë…! Do të jenë të lumtur edhe ata që do të jenë mysafirë në mesin tonë…! Këtë ditë gëzimi i kishte kapluar edhe të gjithë fshatarët…! Shkolla jone ishte veshur me një petk solemn…! Atë ditë na dukej më e buku …! Më e dashur se cdo ditë tjetër…! Bukuria dhe gëzimi ishin të njejta me dashurinë tonë…! Shkolla jonë kremtonte ditën e vet…! Ne kremtonim ditëlindjen e saj….! Edhe unë atë ditë isha shumë i lumtur…! U ngrita herët nga gjumi në mëngjes…! U përgatita si cdokush

që përgatitet për festë…! Porsa dola nga dera e shtëpisë sime…! Vrapova në drejtim të shtëpisë së shokut tim , Ag-imit….! Atë e kisha shok të ngushtë të klasës dhe të bangës…! Edhe ai atë ditë ishte ngritur herët …! Ishte bërë gati për festë…! Dhe me padurim nga gëzimi më kishte pritur mua që të shkoj tek ai…! Ta thërras dhe sëbashku të nisemi në drejtim të shkollës sonë…! Sa gëzim i madh ndihej atë ditë në zemrat tona të njoma…! Së bashku me ne rrugës për në shkollë hapëronin të gëzuar edhe shume shoqe dhe shok[ë të tjerë…! Në të dalur në skaj të fshatit…! Takuam një plak te hedhur mjaft nga mosha…! U ndalëm dhe përzemërsisht e përshëndetëm…! Për ne ky njeri nuk ishte i panjohur…! Ky ishte xha Zeka…! Njëri nga bashkëfshatarët tanë më të vjetër dhe më të dashur…! Pas një përshëndetje të përzemërt dhe të ngrohtë…! Ai na u drejtua me këto fjalë:Për ku jeni nisur ju cunat e mi të dashur?Për në shkollë jemi nisur xhaxhi…! Po, në shkollë do të shkojmë…! Sot kemi ditëlindjen e sajë…!- U përgjigjën që të dy.Xha Zeka i cili edhe vet ishte veshur me rroba të reja…!Fytyrën e tij plot rrudha e përshkonte një buzëqeshje….! Xha Zeka atë ditë ishte i ftuar në shkollë…! Sot do të jetë mysafir i yni…! Unë dhe Agimi! Ishim shumë të gëzuar…! Ishim shumë të lumtur që së bashku me plakun më të vjetër dhe më të dashur xha Zekën do të vazhdonim rrugën për në shkollë….! Gjatë rrugës ai do të na rrëfej shumë gjëra…! Me të vërtetë papritmas ai edhe ia nisi: Më kujtohet si sot fëmijët e mi…! Kishin kaluar vitet…! Vitet e luftës…! Tani duhet të punohet natë e ditë për rindërtimin e vendit…! Ne ishim njerëz pa shkollë…! Rrallë ndokush kishte te kryer ndonj[ë klasë…! Duhej të angazhoheshemi dhe të merrinim aksione për ndërtimin dhe hapjen e shkollave nëpër qytete e fshatra…! Na duhej sa më tepër dituri për brezat e ardhshëm…! –Sa me gëzim të madh ne të dy e përcillnim …! cdo fjalë me atë gjuhën e tij të ëmbël…! Që buronte thellë nga zemra e xha Zekës. .. ! S’ka gjë më të ëmbël…! Më të dashur dhe më te shtrejt[ë…! Të dëgjosh rrëfime nga njeriu që me dorën e tij…! Që tani ngapak i dridhej…! E dikur ishte e fortë si celiku…! Kishte hedhur sa e sa gurë në themelin e shkollës…! Ditelindjen e së cilës e kremtonim sot…! Xha Zeka va-zhdonte me rrëfimet e tij…!Duke treguar me shkopin që mbante në dorë…! Maleve dhe lumejve të fshatit…! Nga kishte bartur gurët dhe rëren s[ë bashku edhe me shumë fshatare të tjerë…! Për ndërtesën e shkollës…! Unë dhe shoku im i klasës Agimi…! Ishim shënderruar në sy e veshë…! Për të mos na shpëtuar asnjë fjalë qe dilte nga goja e tij…! Bisedën tonë e nderpreu jehona e zilës shkollore…! Ajo lajmëronte se manifestimi me programin e përgatitur për kremte do të fillojë….! Biseda jonë me xha Zekën do të vazhdonte ndonjëherë tjetër…! E ai cdoherë ishte i gatshëm të rrëfej shumëcka…! Shumë djersë të tij ishin derdhur në këtë vend ku tani kremtojmë. ..! Shumë kujtime të paharruara kishte për këtë shkollë…!Në hyrje të shkollës xha Zeka nga të gjithë nxënesit dhe arsimtar[ët u prit me duartrokitje dhe përqafime….! Unë dhe shoku im gjatë tërë asaj kohe sa ishim duke përcjellur programin…! Shpeshherë ia lëshonim sytë xha Zekës…! Ai ishte ulur në rendin e parë…! Bashkë me shumë mysafir të tjerë…! Ishte mbështetur nën shtagën e tij…! Vërenim se sa me vëmendje dhe gëzim përcillte cdo fjalë që dilte nga autoparlanti që ishte vendosur para shkallëve në hyrje të ndërteses shkollore….! Atë ditë të gjithë ishim të gëzuar…! Po gëzimi më i madh ishte futur në zemrën e xha Zekës që kishte për-jetuar të marë pjesë në këtë ditëlindje…! Ai ishte pjesëmarës edhe i ditës së pare…! Kur në mes të dy fshatrave tona u vu gurëthemeli i shkollës sonë…!

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

14

Novelë: Arsim Halili KUR TË QANË, E PAK TË QESHË FATI -Shiko, Bedri, unë nuk e di se ku e ke hallin, por në radhë të parë të lus që të mos brengosesh, tej mase, sepse mund të kesh pasoja dhe nuk do të mundesh të kujdeseni për fëmijët. Unë edhe ashtu doktor nuk po mundem të kujdesem. O fqiu im Xhevat jam i papunë, sot pronari i restoranti më largoi nga puna, tash nuk di kah t’ia mbaj... -Jo, Bedri, i tha doktori nëse e ruan gjendjen shpirtërore, ashtu si duhet ti do të gjesh punë. Vetëm durim, pastaj, o burrë më ke edhe mua. Do të ndihmoj sa të mundem. -Dëgjo Bedri, foli doktori, sa për t’ia larguar vëmendjen nga shqetësimi që kishte. Nesër më vijnë prindërit nga fshati, eja me fëmijët për drekë.- Po doktor këtë e pranoj, për hir të fqinjësisë së mirë që kemi, kurse për lëmoshë doktor mos më ngushto. Nuk mund të pranoj. Doktori shkoi në shtëpinë e tij. Bedriu mbeti përsëri me fëmijët në shtëpi. Në mbrëmje duke biseduar, doktori me të shoqen, i tregoj se e kishte ftuar që edhe fqiu ynë, nesër të vijë për drekë, me që vijnë prindërit. Ishte mjaft i shqetësuar, pasi e kishte larguar pronari i restorantit, ku kishte punuar që sa kohë. Për drekë pranoj të vij, kurse për lëmosh më tha, doktor mos më ngushto se nuk mundem ta pranoj. -Dëgjo Xhevat, ndërhyri shoqja e tij, krenaria nganjëherë e mund edhe urinë. Prandaj, ai mbahet ende krenar në forcat e veta dhe nuk dëshiron të jetoj nga gjërat e huaja. Ndërsa për atë që ke thirrur për drekë, ke bërë mirë, së paku do të qetësohet, për pak kohë. Bedriu atë natë nuk fjeti fare. Një gjë mundonte shumë, se nuk dinte nga t’ia mbante! Fëmijët ishin mjaft të shqetësuar, kur e shihnin babai e tyre se në çfarë gjendje ishte. Rinori kuptonte brengen e babait dhe me gjithë moshën e tij fare të re, që kishte mundohej që të punonte diçka. Së paku ta nxjerr kafshatën e gojës, por jo gjithë herë kishte sukses. Ai për veç që barte me karrocë në treg mallra të ndryshme, herë pas here dërgonte edhe në lokacionin e mbeturinave të metalit gjëra të hekurit për të shitur. Ndonjëherë dërgonte më shumë, sa që arrinte ta siguronte ushqimin ditor për vete dhe familje. Kishte edhe raste kur nuk ndodhte kjo gjë dhe për këtë Rinori, shpesh dëshpërohej kur merrte para pak më shumë atëherë përveç që blinte ushqimi blinte edhe barna për motrën pse jo edhe ndonjë kukull për ta gëzuar motrën e tij të vogël. Bedriu kërkonte çdo ditë punë,dilte në tregun ku shiteshin punëtorët e krahut. Qëndronte çdo ditë aty ndon-jëherë kishte sukses, e ndonjëherë jo. Kur shkonte nëpër zyra të punësimit edhe pse e kishte të mbaruar shkollën mesme, pyetja e parë nga punëdhënësit ishte keni njohuri për punë me kompjuter dhe gjuhë angleze? Përgjigja ishte negative, sepse fatkeqësisht asnjërën, e as tjetrën nuk e dinte. Ai dilte herë nga ajo zyrë herë në tjetrën por pa sukses. Bedriu mori pjesë në drekën e organizuar nga familje doktor Xhevatit, aty gjeti një pritje miqësore. Doktori virtytin e mikpritjes e kishte trashëguar nga babai tij. Atë ditë kaluan shumë mirë, në bisedë sipër vazhdimisht i jepnin zemër. Familja doktor Xhevatit i thonë Bedriut, se në një të ardhme të afërt do zgjidhet problemi i papu-nësisë, por kjo për Bedriun dukej veçse një inkurajim. Ai kishte humbur shpresat se do të gjente diku punë, por megjithatë familja e doktorit e sugjeronte Bedriun ta ruaj vëmendjen, ndryshe nëse nuk bënë këtë do të përballet me pasojat. Një mbrëmje tek sa po kthehej Bedriu,duar bosh nga qyteti sepse nuk kishte punuar fare atë ditë. Fëmijët posa hyri Bedriu brenda i thanë, nëpër vaj babi, ne ende nuk kemi ngrënë darkë, kjo për Bedriun i erdhi, si ti bie mbi kokë kulmi i shtëpisë. I mori fëmijët i ledhatoi, por nuk dinte se çka të thoshte. Veç se ishte humbur në kuj-time...Si duket mallkonte vetën, që ishte në atë pozitë. Çfarë nuk mund të paramendohet, jo më të përjetohet.

vazhdon

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

15

Iriqi i vogel, u semur, me rrufe, e kolle, temperature.

Mamaja shpejt, e shpejt e mori, dhe e coi, tek doktori.

“Do beje gjilpere” doktori thote, iriqi qan, e qan me lot.

E mori vesh, nje pyll i tere, s’ben dot iriqi, nje gjilpere!!!!

Shiu shiu lagashiu vajti plaka ne mulliu poqi dy kulac me hi.

nje e poqi nje e dogji nje e hengri megjith zogj

Per nje N qe ti se ve fjala Nik behet ik ç’bene keshtu more Besnik a i thuhet mikut ik

Per nje D qe ti se ve fjala Dere behet ere dhe shtepia ngele pa dere.

Mbi degen e molles erdhi nje zog ciu -ciu me tha te kam une shok Abetaren zogu ne dore ma pa mesome edhe mua te lexoi me tha Dhe ia filluam qe te dy me ze zogu ciu-ciu une A-B-C......

Faqja e poezisë për fëmijë

Moj bubrrec, moj bubrrec Ti gjith diten rri tu ec Ec e ec e grumbullo A thu vall per mu punon...

Moj bubrrec po vi me t’pa Nji barr dru ma jep hua Se ta laj porsa t’vi vera Per nji bar t’jap dy bar tjera.

Xhepi im i vogel, c’fare kerkon nga mua? Nje shami te vogel , per hundet e tua.

Mirupafshim dallendyshe mirupafshim ,kthehu perseri mirupafshim mikja ime fat te mbare ne vendin tend te ri

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

16

PORTRET Nga Bilall Maliqi VOGLUSHJA QË PREMTON SHUMË…Naile Maliqi lindi në Cyrih të Zvicrrës më 29.06.2002, nga babai Lulzimi dhe nëna Valbona.Është nxënëse e klasës së dytë të shkollës fillore në Cyrih.Nailja në moshën katër vjeçare mësoi të gjitha shkronjat e bukura të alfabetit tonë shqip dhe filloi të lexoj në abetare që e kishte marrë nga vendlindja.

Sa ishte në foshnjore Nailja u tregua mjaft e zellshme dhe punëtore dhe në të gjitha aktivitetet që i organizonte Qen-dra ishte e para, ishte udhëheqëse e klasës, ku ajo klasë më shumë kishte fëmijë zvicerranë.Pas kalimit në parashkollor Nailja filloi të lexoj edhe në libër leximi që e kishte marrë nga vendlindja e babait në Preshevë.Pra Nailja përveq se ishte e para në mësimet që i kishte primare në gjuhën gjermane, ajo lexonte bukur edhe në gjuhën shqipe.Është lexuese e pasionuar, vizaton bukur, recituese e shkëlqyeshme, reciton vjersha të poetëve shqiptarë.Në saje të zgjuarësisë së saj drejtoria e arsimit të Cyrihut, e kaloi para kohe në klasën e dytë, d.m.th. vetëm pas tre mua-jve mësim në klasën e parë, e kaluan në klasë të dytë.Men-dimi i tyre ishte të kalojë në klasë të tretë, mirëpo për shkak të moshës së re e kaluan në të dytën.Tani Nailja e vogël dhe mjaftë simpatike me zgjuarësi e talent të madh vijon mësimet në klasën e dytë me një shoqëri të re.Nailja e don poezinë dhe shkruan ngapak.Për ju lexues të dashur të revistës “Dituria”, në Boras të Suedisë, përveq përshëndetjeve të përzemërta që ua ka dërguar nga Zvicrra, Nailja ju ka dërguar edhe dy poezi të shkruar nga dora e saj e vogël…

NËNËS

Të dua shumë Nëna ime Je e bukur Edhe trime

Ti më linde Më edukove Jam e lumtur Për Ty prore…

XHAXHAIT TIM

Vjershat tua O xhaxhi poet I recitoj Me shumë vullnet

Më sjell kujtime Nga pushimi Në vendlindje Kur lexoja Më falje përqafime…

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

17

Sokol DEMAKU

Tomten från Kosova Det finns ingen plats i bergen i Kosovo, som har varit utan snötäcke. Gran grenar och träd århundraden beroende av snö. Vintern är lite konstigt här, hur dessa i sin tur på snöflingor skapar med magi en bild med olika nyanser av vitt, i blå himmel som det tillför skönhet. Bergen i Kosovo har ljusstyrkan i solen under dagen, och månen och stjärnor-na som natten lyser den land som i paradiset. Inte hörde fåglarna kvittra som, genom de fyra kvartalen, dem är smyga under grenarna prydda med snö, där värmer och drillar. Även Örnen får sin stund i den natursköna och flyta med sina vapen i området blå himlen högt berg där jorden från ovan Arberor Idag är hon också roligt med naturlig skönhet som detta land. Floder kristallklara som tår hacka snötäckta berg. Ofta till floden kommer hjort, kom dit för att dricka. Flödet av ån, där vattnet kommer ånga brusar varm glädje som hör till djur och fåglar som släcker törsten vara.

Här är den mötesplats där endast de fåglar och djur skog kommer att välkomna och träffa varandra. Tomten kom ner en bergssluttning med sin väska och hans getter vars röda get med stora horn leder. Och de vill ha det sött och törst i den varma flodens vatten, vill känna det. Efter denna kommer Tomten med sina getter sig redo för kabiner, är semestern en tid för lunch där Tomten förväntar hans gamla varmt koja. Gumma har blåst i tjocka var brukligt på den tiden, vandra torra grenar, kvistar från gnista. FURU stämpel av eld och gnistor sprids via fyra till koja. Glädjen som. Gumman som vanligt ta hand om hushållsarbetet, hon mjölkar getter och baka paltbröd. Tomten har mycket gett mjölk, han ofta gjorde blandning med getter mjölk att äta. Under denna tid han för en dialog med ålderdom eftersom det finns många runt om i världen promenader, det Tomten inte så. Nu han har planerat att göra en lång väg:O ädla! Vet du var Borås ligger? Hur vet inte o min gubbe! Ja det är i norr, där vinter nätter är mycket lång och mycket korta dagar. Hon känna staden väl och med respekt Borås mig utan åtgärd - gammal svarade. Jag hittade min räddning under kriget i denna stad, att dessa goda människor i denna stad. De är mycket bra folk är vita och mycket gästvänlig hjärta. Jag tror att det kommer att gå bra där boråsarna och albaner Borås. Det finns många albaner, nästan en hel koloni. Men hur vågar träffas där. Jag nämner aldrig barnen i staden har jag mer än denna månad, så med hjälp av väskor fyllda med allt det goda som i morgon kommer att resa till Borås. Tomten från KosovaTomten ut med två stora påsar med presenter och gjorde vägen till norr. Gumman inte bara ville möta önskemålen från den generösa gammal man, men också för att njuta av alla albanska barn i det avlägsna landet. Tomten tog den långa vägen. För vissa skogar hade kommit Tomten med sina rådjur mången avel och ekorre som förvånad över att för vilken han fick Före inträdet i Borås Tomten stannade en stund där bör du hålla det trodde riktning var första gången i detta land. Tomtens tänkande och gammal slog hans sinne att jag förstod bara fortsätter att centrum kommer att uppfylla det kommer hus böcker av albanska hitta så djärv på biblioteket i staden. Och gjorde Tomten. Pågår runt om i staden och där han hörde ljudet av albanska barn. Visst kommer jag hitta våra vågad. De väntar på mig, de är här. Och att tillkännage i Kulturens Hus i staden respektive Tomten stadsbibliotek där de konstaterades tillsammans albanska vågad. Jag välkomna! Som visade dem med tillräcklig entusiasm till Tomten! Han tog hälsningar Kosovo barn, barns hälsningar på den nya staten i världen. Med gåvor av aktier till Tomten var nöjda alla. Barnet kommer att kunna läsa berättelser ur böcker som var en gåva från Tomten. Vi hoppas att detta kommer att vara en bra tradition för framtiden!

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballka-nas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as prob-lemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendo-sura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti alban-ologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut SI E ZGJODHI MRETI SADRIAZEMIN E RI

Kish pas dek Sadriazemi, e mreti dojke m’e gjete ni Sadriazerat t’meqem me ja zan venin. I thirri 12 ylemate ma t’dishmit n’krejt yl-qen e vet e po do’ me i pvete se kush a’ ma i mecem e ma i zoti. Jau caktoi ni dite se kur me ardhe. Po vine ylemaja nja ka nja. Mreti dojke me i provue edhe u dha urdhen hyzmeqareve qi rrishin te dera me marre ni sahan me pak t’flliqt, me mlue, e ylemate me i shti mrena ka nja ka nja. Kur hine mrena, me e shplue ata t’flliqt e me u thane: „Urdhni i mretit asht me e kerkue pak”.Ylemate ja nisen me ren e po vine. Kur hishin n’dere, e kerkojshin ka pak t’flliqt me gisht, me e cue n’ven urdhnin e mretit, edhe hypshin nalt n’oden e tij. Mrena hine nimdhet ylema. Kur erdh i dymdheti, po i thote hyzmeqari:— Urdhni i mretit asht me e kerkue pak ata t’flliqt para se me u ngjite n’ode t’tij.Ky s’desht kurrqysh e bertiti:— Qysh kujton mreti qi une e ha t’flliqtit? Per ksi urdhnash s’e-njof per mret!— Po edhe ata nimdhete ylemate tjere e kane kerkue ka pak para se me hi tu mreti, — i thane hyzmeqaret.— Sa per t’flliqt boll kam n’shpi teme, e s’kishna ardhe ktu te mreti me e kerkue, por kam kujtue qi na ka thirre mreti per naj pune-t’meqme e t’madhe. Hyzmeqari e pa qi ky s’po merr edhe e lamjroi mretin. Mreti dha urdhnin me e lidhe e me e shti n’burg. Atyne nimdhete ylemave qi i kish n’ode u dha ka ‘i cigare e u tha: „Veq kam qef me ju pa e me ju ngjof’te”. Edhe dikur i percuell. Kur dulen nimdhet ylemat, mreti dha urdhen me i lidhe e me i mshele n’burg. At’here qoi e thirri at t’dymdhetin. Po i thote -me f jale t’shtira:— A ti je ai qi s’e qove n’ven urdhnin tem a? A e din shka t’gjan? Ky ylemaja i tha:— Per qasi urdhni t’gabueshem nuk t’njof per mret. Une kam mendue se na ke thirre per naj pune t’meqme e t’madhe, se per me hanger t’flliqt, me pase dashte, kishna hanger tu shpija e s’kishna ardhe tu ti hiq. Mreti e pa qi ish guximtar e i drejte, e nrroi ftyren e ja nisi e po kesh. U que, e muer ngryke edhe i tha:— Ti do t’bähesh Sadriazem se kam ymyt se veq ti munesh me e majte t’paqt, tuj ba pune t’mira e me drejtsi, pa u flliqe, ashtu si nuk u flliqe per me e que n’ven urdhnin tem qi s’ish me ven. Keta e bani Sadri-azem e nimdhete ylemate tjere i kalbi haps.

19

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Janar ... · 3 Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë

Kjo është web faqja e re e Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås, revistës Dituria si dhe radios lokale Radio Dituria http://www.dituria.se/

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinj dhe prindër, janar, 2010

Albanska -- Shqip

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Gjyljeta Andersson; [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected]ëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Bilall Maliqi; [email protected] e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

Transmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe