2
Siguria e Fëmijëve dhe e të Rinjve Online Këshilla për prindërit Nxitini fëmijët të bëjnë kujdes kur japin informacion personal Mbikëqyrni aktivitetin në “dhomat chat” Diskutoni rreziqet që sjell prezantimi me persona nga “rrjeti” Mësojini fëmijët Shumë faqe interneti, që kanë në shënjestër fëmijët, u kërkojnë fëmijëve informacione personale që të mund të hyjnë. Ka rëndësi kritike të bëhet dallimi se kur është i sigurt dhënia e informacionit. Një rregull i thjeshtë është: fëmijët nuk duhet të japin emra, numra telefoni, adresa shtëpie e shkolle apo fotografi pa miratimin e prindërve. Nxitini fëmijët tuaj t’i përdorin dhomat chat vetëm nën mbikëqyrjen tuaj. Fëmijët duhet të bëjnë kujdes që një i panjohur online është njësoj si një i panjohur në derën e shtëpisë. Nuk duhet të japin informacione personale në dhomat chat dhe duhet të mbajnë parasysh që njerëzit, me të cilët komunikojnë në internet nuk janë gjithmonë ata që duken. Interneti mund të jetë një vendtakim i mirë për fëmijët, një vend ku ata mund të njohin fëmijë të tjerë dhe të zënë shokë të rinj. Por dhomat chat dhe forume të tjera në internet mbartin edhe rreziqe. Nxitini fëmijët të mos takohen pa praninë e një të rrituri me të huaj, përfshi edhe me fëmijë që i kanë njohur në rrjet. Takimet më të sigurta janë ato në vende publike dhe është më mirë nëse fëmijët marrin më parë miratimin tuaj. Mësojuni fëmijëve tuaj se si ta bllokojnë dikë online dhe si të raportojnë se nuk dëshirojnë të komunikojnë më me të. STOP! Raportoni përdorime të jashtëligjshme apo shqetësuese në internet pranë ALO 116 TELEFONI I NDIHMËS PËR FËMIJËT ALBANIAN NATIONAL CHILD HELPLINE

Nxitini fëmijët të bëjnë kujdes kur japin informacion ... · hapur publike shkurajon fshehtësinë dhe ju lejon juve si prindër të monitoroni se çfarë bën fëmija online

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Nxitini fëmijët të bëjnë kujdes kur japin informacion ... · hapur publike shkurajon fshehtësinë dhe ju lejon juve si prindër të monitoroni se çfarë bën fëmija online

Siguria e Fëmijëve dhe e të Rinjve Online

Këshilla për prindërit

Nxitini fëmijët të bëjnë kujdes kur japininformacion personal

Mbikëqyrni aktivitetin në “dhomat chat”

Diskutoni rreziqet që sjell prezantimi mepersona nga “rrjeti”

Mësojini fëmijët

Shumë faqe interneti, që kanë në shënjestër fëmijët, u kërkojnë fëmijëve informacione personale që të mund të hyjnë. Ka rëndësi kritike të bëhet dallimi se kur është i sigurt dhënia e informacionit. Një rregull i thjeshtë është: fëmijët nuk duhet të japin emra, numra telefoni, adresa shtëpie e shkolle apo fotografi pa miratimin e prindërve.

Nxitini fëmijët tuaj t’i përdorin dhomat chat vetëm nën mbikëqyrjen tuaj. Fëmijët duhet të bëjnë kujdes që një i panjohur online është njësoj si një i panjohur në derën e shtëpisë. Nuk duhet të japin informacione personale në dhomat chat dhe duhet të mbajnë parasysh që njerëzit, me të cilët komunikojnë në internet nuk janë gjithmonë ata që duken.

Interneti mund të jetë një vendtakim i mirë për fëmijët, një vend ku ata mund të njohin fëmijë të tjerë dhe të zënë shokë të rinj. Por dhomat chat dhe forume të tjera në internet mbartin edhe rreziqe. Nxitini fëmijët të mos takohen pa praninë e një të rrituri me të huaj, përfshi edhe me fëmijë që i kanë njohur në rrjet. Takimet më të sigurta janë ato në vende publike dhe është më mirë nëse fëmijët marrin më parë miratimin tuaj.

Mësojuni fëmijëve tuaj se si ta bllokojnë dikë online dhe si të raportojnë se nuk dëshirojnë të komunikojnë më me të.

STOP!Raportoni përdorime të

jashtëligjshme apo shqetësuese në internet

pranë

ALO 116

TELEFONI I NDIHMËS PËR FËMIJËTALBANIAN NATIONAL CHILD HELPLINE

Page 2: Nxitini fëmijët të bëjnë kujdes kur japin informacion ... · hapur publike shkurajon fshehtësinë dhe ju lejon juve si prindër të monitoroni se çfarë bën fëmija online

Përdorni programe filtrimi

Eksplorojeni internetin bashkë

Ndihmojeni fëmijën tuaj

Përfshihuni me fëmijën për internetin

Jini vigjilent me fotot në internet

Ruani rregullat e familjes

Raportoni materialet e papërshtatshme apo tëdyshimta tek autoritetet përkatëse

Interneti është një botë informuese, interesante dhe argëtuese që përmban edhe rreziqe të fshehura. Ju si prind mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të vogël apo adoleshent se si të marrë maksimumin e informacionit për “rrjetin” dhe ndërkohë të qëndrojë i sigurt.

Ndihmojeni fëmijën të përshtatë opsionet e llogarisë së vet, në mënyrë që vetëm miqtë e miratuar të mund t’i dërgojnë mesazhe të çastit.

Mbani mend! Anët pozitive të internetit janë më të shumta sesa ato negative.

Interneti është një burim i shkëlqyer edukativ dhe argëtues për fëmijët.

Nxitini fëmijët të jenë syçelët, të përgjegjshëm dhe të eksplorojnë internetin në të gjithë potencialin e tij.

Gjithmonë mbajeni kompjuterin në dhomën e përbashkët për familjen. Nxitini fëmijët që ta bëjnë sjelljen online një veprim-tari të familjes. Vendosja e kompjuterit në një hapësirë të hapur publike shkurajon fshehtësinë dhe ju lejon juve si prindër të monitoroni se çfarë bën fëmija online.

Jini vigjilentë e aktivë në rrjet dhe raportoni gjithçka që e shihni si të papërshtatshme apo të jashtëligjshme. Duke bërë këtë, mund të ndihmojmë parandalimin e veprimtarive të jashtëligjshme online, të tilla si: pornografia me fëmijë apo përpjekjet për të joshur fëmijët me anë të chat-it, postës apo mesazheve. Gjithashtu edhe mund t’i informoni fëmijët se ku të raportojnë ndonjë gjë që atyre iu duket e jashtëligjshme apo e frikshme.

Diskutoni me fëmijët rreziqet e mundshme që fsheh interneti. Flisni mbi përvojat pozitive dhe negative të të tjerëve dhe ofrojuni informacion të ri, për t’i ndërgjegjësuar dhe për t’i ruajtur fëmijët nga përvojat e pakëndshme.

Nxitini fëmijët të ngarkojnë në internet vetëm foto që ju si prindër do t’ju pëlqente t’i shihnit. Këto foto nuk duhet të identifikojnë shkollën e tij/saj apo shtëpinë tuaj, meqenëse ky lloj informacioni mund të çojë në gjetjen e adresave.

Kujtojuni fëmijëve tuaj se në çastin kur një foto ngarkohet në internet, ajo është e humbur përgjithmonë. Pas kësaj, fëmijët nuk do të mund të kontrollojnë se kush mund ta shohë foton apo se si do të përdoret ajo.

Përdorimi i sigurt i internetit, përdorimi etik i celularëve dhe të kuptuarit e teknologjisë së re janë të gjitha përgjegjësi e jona. Ne ju ofrojmë sugjerimet e mëposhtme për të ndihmuar fëmijët tuaj që ta shijojnë të sigurt këtë teknologji.

Në treg ka programe të ndryshme, të cilat mund të shkarkohen në kompjuterin tuaj. Këta filtra bllokojnë hyrjen në faqe të caktuara interneti, duke ju ofruar kështu më shumë kontroll mbi përmbajtjen, ndaj së cilës ekspozohen fëmijët tuaj.

Gjeni kohën të mësoni se si funksionon interneti dhe se çfarë iu pëlqen fëmijëve tuaj të bëjnë kur janë online. Pyetini fëmijët t’ju tregojnë faqet dhe dhomat chat që pëlqejnë më shumë, si dhe çfarë bëjnë atje, që të mësoni të mirat, rreziqet dhe mënyrën për t’i mbrojtur ata.