20
www.drejtesia.blogspot.com FOKUS Cili wshtw rroli yt nw kwtw botw? Hamdi NUHIJU ARTIKUJ Arafati takim i zemrave? Rahman FERIZI REALITETI Kush e shpiku…? Mirsim MALIQI PËRKTHIME E LEJUARA DHE E NDALUARA? Përkth. Arsim JONUZI KALIGRAFI TE NDRYSHME POEZIA ISLAME MUNDESH? Vehap KOLA

Revista Elektronike Drejtesia-1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

NË FOKUS

Cili wshtw rroli yt nw kwtw botw?Hamdi NUHIJU

ARTIKUJ

Arafati takim izemrave?Rahman FERIZI

REALITETI

Kush e shpiku…?Mirsim MALIQI

PËRKTHIME

E LEJUARA DHE E NDALUARA?Përkth. Arsim JONUZI

KALIGRAFI

TE NDRYSHME

POEZIA ISLAME

MUNDESH?Vehap KOLA

Page 2: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

Buletini i Rinisë Progresive Islame Nr.1 12/2007

"Le të jeni populli më i mirë që thërret për atë që është e dobishme,

urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të

shpëtuarit." (Kur'an, 3:104)

Po e filloj këtë editorial me këtë ajet të Kur’anit Fisnik duke e

lutur All-llahun xh.sh. që të gjithë redaksinë e kësaj reviste dhe

lexuesit e saj t’i mbrojë dhe mëshirojë nën Hijen e Tij atëherë

kur nuk do ketë më Hije tjetër pos Tij. Revistën elektronike që

po e lexoni është punë e palodhshme e shumë krijuesve të rinjë

muslimanë të cilët pa rreshtur që gati 1 vit të plotë kanë

kontribuar në pasurimin e sajtit www.drejtesia.blogspot.com që

tani numëron mbi 600 artikuj, dhe duke dalë tani me një revistë

elektronike të punuar me plotë përkushtim, vullnet dhe dashuri

vetëm e vetëm për hir të kënaqësisë së Krijuesit të Gjithësisë. Me

shumë kënaqësi do i prezantoj edhe emrat e atyre të cilët

kontribuan që kjo shkëndije e bukur e Islamit të dalë për lexim e

ata janë: Hamdi Nuhiju, Arsim Jonuzi, Rexhije Ameti, Minushe

Daku, Teuta Thaqi, Ali Maksuti, Jehona Perquku, Florin Skenderi,

Admirim Luboteni, Mirsim Maliqi dhe shumë të tjerë të cilët nuk

kanë nguruar të na përkrahin dhe mbështetur që kjo revistë të

dalë në dritë. Duke qenë se jëmi në ditët festive të Kurbanit ju

dëshiroj ditë të lumtura dhe të hareshme.

Paqja dhe Mëshira e All-llahut qoftë mbi ju dhe tërë

Ummetin Islam. Në emër të redaksisë.

Visar Korenica

Visar Korenica

Arsim Jonuzi

Minushe Daku

Mirsim Maliqi

Rexhije Ameti

Admirim Luboteni

Fatmire Hasani

Hamdi Nuhiju

Jehona Perquku

Ali Maksuti

Zana Sharku

Florin Skenderi

Faik Miftari

Mexhid Yvejsi

Halil Ibrahimi

Fahredin Shehu

Olsi Jazexhi

Ubejd Gashi

Feim Dragusha

Visar Korenica

EDITORIAL

2

Page 3: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

Cili është rroli yt në këtëbotë?

Hamdi NUHIJU

Pyetje paksa dogmatike por e realtë nëmesin e miliona pyetjeve që ia bëjmëvetes për cdo ditë kur të dalim nëpasqyrë. Uvertirë e sintezës dhe moralit është rroli i pandashëm i njeriut si mikrokozmos në këtë qiell tërealizmave. Kësaj pyetje u munduan t`i gjejnë përgjigjen filozofët , dogmatikët , pragmatistët , por përgjigjen që jep Islami nuk mundet ta sjell kush.Thotë i Madhërishmi në Kur’an : "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë."(Edh-Dharijat:56)All-llahu vulosi zemrat e robërve të Tij duke i bërë obligim adhurimin ndaj Tij dhe nënshtrimin e plotë. Filozofia e jetës mbështjellet në këtë ajet kur’anor ku qartas na bëhet rrugëtimi ynë nëpër të gjitha peripecitë e jetës. Nuk do tëkishte domethënie jeta jonë sikur tëmos ekzistonte ky ajet kur’anor që na qartëson përballjen tonë me problemet e panumërta në shoqërinë njerëzore. All-llahu na bëri mëkëmbës në tokë , njëpërgjegjësi e rënd që e bartë njeriu mbi supet e veta duke ekzagjëruar cdo histerie nën thundrrat e dhelparakut. Ky ajet kur’anor na tregoi edhe njëherëkoloritin e krijesave që veprojnë dhe frymojnë në rruzullin tokësor, krijesa tëdukshme dhe të padukshme. Sikur tëmos ishte perceptimi i drejtë i shprehur përmes këtij ajeti kur’anor muslimanët sot do të terrorizonin një botë të tërë. Kompleksiteti i shprehur në formëimperative na ngjallë shpirtërat e vdekura mbi trupa të cunguar. All-llahu ta qartësoi intelektin , ta sfidoi mendjen dhe ta qetësoi zemrën me këtë ajet kur’anor. Secili njeri në këtë botë ka për

obligim që ta jetësoj këtë imperativ Krijuesi duke mos harruar në indinjatën e thellë të mentalitetit të brisht tëShejtanit.All-llahu xh.sh. qartësoi rrugën dhe qëllimin e jetës të të gjitha qenieve nërruzullin tokësor. Ai tregoi rrugën se kah duhet të kalohet për të arritur kënaqësinë e Pafundme të Tij , mundësoi lehtësime duke e futur nëfunksion sistemin e pendimit. Eh , sikur t’i numëronim benificionet e tij do tëzhdukeshin atomet në gjithësi nga elektriciteti i fuqishëm që ngjallëkonturat e brendshme të individit dhe shoqërisë. Por , individi dhe shoqëria qësi trung kanë dobësinë ia kthyen shpinën Krijuesit dhe rrolit të vërtet për të cilin janë krijuar. Për të mirën e njerëzimit dhe krijesave tjera All-llahu sjelli shumë Pejgamberë që t’i ftojnënjerëzit kah qëllimi i vërtet dhe i vetëm i drejtë. Por ato të lajkatuar nga Shejtani ia kthyen shpinën duke i përbuzur dhe nëncmuar.Thotë i Plotëfuqishmi në Kur’an:" Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës." ( Ali Imran:22)Mufesiri i famshëm shqiptar Hafiz Ibrahim Dalliu rreth këtij ajeti kur’anor thotë: "Zoti tregoi zhvlerësimin e punëve të mira të atyre që mohojnëargumentet e Zotit dhe që vrasin Pejgamberët e shokët e tyre , për tëtreguar se mohimi i tyre nuk vjen prej ndonjë shkaku , por vetëm prej kokëfortësisë." ( Më gjërësisht shih: Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerijmit , Hafiz Ibrahim Dalliu , Tiranë 2005 , fq.306)All-llahu e shpërbleft Hafizin për sqarimin e këtij ajeti të All-llahut. Vërtet kjo botë pati shumë njerëz që mohuan të Vërtetën dhe ia kthyen shpinën asaj. Ata i bënën dëm vetes ,por u munduan të shkaktojnë dëm edhe në mesin e atyre që thërrasin në të Vërtetën duke i penguar nga kjo rrugë e shenjtë e cila e bënë njeriun njeri dhe ia mëson dhe qartëson se prej nga kemi ardhur nëkëtë botë , pse kemi ardhur , pse

jetojmë dhe ku do të shkojmë. Pyetje këto të shpeshta në mesin e ateistave të shumtë në këtë dynja.Edhe sikur t’ia sjellesh argumentet kokëfortëve dhe mendjemëdhenjve ata nuk do besojnë dhe do të prapësohen. Janë renditur në ushtrinë e djallit dhe normal synimi i Tij ( Djallit) është që tëparaqitet si pengesë në rrugën qëthërret njeriu kthimi kah rroli i vërtet nëkëtë botë. Ithtarët e djallit nuk ka dyshim se do të kundërshtojnë thirrjen.Thotë i Lartësuari në Kur’an: "E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt." ( Ed-Duhan: 19)Njeriu në këtë botë ka një mori qëllimesh që përshtaten me qëllimin final , arritjen e kënaqësisë së Zotit dhe përfundimisht fitimin e xhennetit. Por , pati nga ato që lansuan një tjetër qëllim në këtë botë pak me ndryshe se jeta për ta fituar xhennetin. Ata nuk mërziten se a do shkojnë në xhennet ose nëxhehennem , por urdhërat e All-llahut i jetësojnë me një ndershmëri dhe përpikmëri të madhe. Ato nuk merakosen fortë për Djallin dhe në këtëmënyrë vazhdimisht ia hudhin prangat atij. Jeta e tyre është e thjeshtë në këtëbotë , bëjnë shumë zhurmë , por zhurmën e tyre turpërohet ta ndëgjojnëedhe veshet e tyre. Dallimi i të bardhit prej të ziut është në Devotshmëri.E përfyndojmë këtë shkrim me këtë ajet kur’anor: "E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!"( El-Ahkaf:32)

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM NË FOKUS

3

“Vërtet kjo botë pati shumë njerëz që

mohuan të Vërtetën dhe ia kthyen shpinën asaj.”

Page 4: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

R Rahman FERIZI

Arafati Takim i Zemrave

(Fragment nga Libri i humbur) Imagjinata është pjesë e kujtesës, ndërsa kujtesa sirtar i jetës.-I-

anë kaluar tetë vite kur për herë të parë u takova me mahnitjen të cilën e kisha ëndërruar si fëmijë

kur isha duke i kullotur delet. Si fëmijë gjatë verës, e shoqëroja një Plak fisnik i cili mbante me vete shallin e Haxhiut të çëndisur me fije ari, fytyra e tij fisnike shkëlqente po si fijet e shallit të tij, ndërsa shoqërimi im me të kishte ngjallur shkëndija të admirimit, respektit dhe dashurisë së pafajshme dhe naive që ka fëmiju për të moshuarin e urtë. Tek udhëtonim lugjeve dhe brigjeve unë hapëroja pas Plakut të urtë dhe fisnik me endjen fëmijërore dhe shkëputja çdo ditë copëza tregimesh nga ai si margaritarë të rrallë, të cilët i ruaj sot e asaj dite në kujtesë. Ashtu siç shtresohen në kokën e fëmijes tregimet dhe ngjarjet, po ashtu plasohen ato gjatë jetës së tij, prandaj pajtohem pjesërisht me ata që thonë së fëmija është letër e pashkruar , prandaj kujdes së çka "shkruajmë" në të se do të reflektohen në tablon e jetës së tij. Nuk besoj se do të arrij të ripërshkruaj "Librin" të cilin e pata shkruar (në dorëshkrim) dhe titulluar "Itinerar i zemrave", ( i cili shpresoj të më gjindet neser në Ditën e llogarive) nga momenti kur mora ftesen për vizitë të Shtëpisë së shenjtë, shtëpi e cila ishte shtresuar në kujtesen time, së bashku me shallin e çëndisur me fije ari të plakut të urte, Haxhiut nga fshati im, me të cilin kisha ndarë një pjesë të shkurtër të fëmijërisë sime, por të gjatë në kujtime të jetës, për faktin se;

Personaliteti, pamja dhe fizionomia e tij më kishin ngulitur në zemër një imazh të Njeriut fisnik, këshillues dhe të urtë, pastaj vizituesit të Qabes së shenjtë, vet shenjtërisë së asaj vizite. Aq më fascionante e bënte këtë përjetim fakti se vizituesit e tillë ishin të rrallë ndoshta numëroheshin në gishtrinjë edhe ndër

krahina.-II-Kështu dita ditës ëndërra ime u rrit së

bashku me mua derisa erdhi koha të bëhet realitet, në moshë të re më mundësoi All-llahu i Lartmadhëruar të vizitoj Shtëpinë e shenjtë të Tij në tokë, Qaben e madhnueme. Dhe si zakonishtë para çdo sfide ngazëllyese ndjeva gëzim dhe ndrojtje, gëzim ngase po realizohej një ëndërr e imja e kahershme, e fshehur në sirtarët e kujtesës së fëmijërisë sime ndërsa ndrojtje, ngase po bëhesha Haxhi, a thua si do ta pranonte këtë Haxhiu i ëndërrave të mia fëmijërore? Si do të jem unë përballë këtij epiteti madhështor? Si do të dukem unë pastaj? Si do të sillem në sfidat e mbajtjes së këtij epiteti? A thua mos nuk jam i denjë ta përfaqësoj si duhet këtë autoritet? etj.. Aq më shumë

kureshtja e tillë shtohej kur dëgjoje hiperbolat që janë shfaqur nga ata individë të cilët fatkeqësisht nuk i ndajnë dy konceptet, koncepti i Haxhit si obligim dhe shtyllë e Islamit dhe, koncepti i njeriut si Njeri i cili edhe pse e kryen këtë obligim nuk e justifikon sjelljen e tij, as nuk e dëmton ( në të

vërtet) imazhin e shenjtërisë së obligimit të Haxhit sjellja e tij? Megjthatë me kënaqësi e pranova ftesën dhe, nuk u mjaftova me këtë, por deshta që në netë dhe ditë të tëra të shkruaj diçka rreth përshtypjeve personale në këtë rrugëtim, fillova projektin e Itinerarit në letër duke shpresuar të ndezi disa shkëndija të kujtimeve, evokimeve dhe reflektimeve personale ndaj këtij fenomeni hyjnor,duke shpresuar sado pak të ju ofroj lexuesve e posaqërisht rinisë një imazh mbi konceptin, manifestimin dhe shëmbëllimin e haxhit, nga këndi i një udhëpërshkruesi të ri, okular. Dhe pas një pune sistematike gati nje muaj, arrita të finalizoj projektin në dorëshkrim, për të planifikuar të shoh driten e botimit si libër, si roman apo si përmbledhje tregimesh, por për fat ka humbur nga pakujdesia e Njerëzve të

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM ARTIKUJ

K

4

Page 5: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

cilët nganjëherë nuk dijnë të çmojnë sa pikëllim, natyrisht njeriut i dhimbset fryti i zemres së tij ( por neve si besimtar na ngushëllon qëllimi sublim i fillimit të një vepre çfardo natyre qoftë..) mu kujtua një shembull nga Libri " Fuqia e besimit përsosmëria e shpirtit" në të cilën autori sjell një rast të punës sistematike, mëse 20 –të vite të një shkencëtari. Një ditë pastruesja e Zyrës së tij, duke i parë disa letra të verdha në rafta mendon se janë vjetëruar dhe i hudhë të tërat në shportë! Kur vjen shkenctari, i sheh raftat thatë! E pyet punëtoren ku janëletrat (punimet dhe observimet shkencore të 20-të viteve)? - I hodha në shportë thotë ajo, ishin vjetëruar! Paramendoni çka i tha shkenctari shpirtmadh dhe altruist?..... Më mos më vepro ashtu ! Kështu edhe mua ndjenja sublime e Haxhit më sforcoi të them,inshalla do ta shkruaj prap. Libri kishte disa kapituj; -Ëndërra e një fëmije, -Frymëzuesi i kësaj ëndërre – Haxhiu me shall fije ari, - Ndarja nga Familja –Paramendoni (imagjinoni si do të ndjeheshim), njeriu kur del nga familja e tij dhe niset në rrugë duke llogaritur se është lamtumira e fundit..? -Arritja në vendin ku Muhamedi a.s e kishte kaluar fëmijërinë e tij – Qaben e shenjtë, -Takimi për herë të parë me Qabën, -Disa rregulla modeste por Haxhiun, -Një prezentim i shkurtër mbi disa nga vendet (Historine dhe gjeografine) historike të cilat vizitohen, - Vizita dhe ndeja në vendin ku emigroi, jetoi dhe ndërroi jetë Muhamedi a.s ( Medinen e ndritshëme), - Përshtypjet e përshendetjes me Muhamedin a.s, -Lamtumira e fundit me Qaben me lutje dhe premtim për vizitë etj. Takimi për herë të parë me Qaben, adhurimi i përbashkët me Njerëz nga të katër anët e Botës, shpirtëbardhësia e muslimanëve të cilët edhe pse në turma të mëdha, tërësisht dominon fryma e dashurisë, paqes dhe harmonisë vëllazërore, mandej Dita e Arafatit, të përkujton Ditën e Gjykimit kur të gjithë do të dalim para Krijuesit, Njerëz të

veshur me rroba të bardha të ngjan rrobën e vdekjes, sikur janë ngritur nga një Botë tjetër dhe po e presin gjykimin final të All-llahut të Lartmadhëruar, të gjithë të angazhuar në adhurim, lutje, pendim dhe kokëulur, të ëmbël, të urtë dhe punëtor, ndihmues dhe dashamirë mes veti, a thua mendoja se Haxhi është përveq tjerash, përkujtim dhe mekanizëm i pasqyrës së njeriut në jetën e tij? A thua se këtë "meny" të jetës duhet ta lëmë pasi ta kryejmë Haxhin? Apo kjo mënyrë sublime e jetës të manifestohet në jetën tonë kudo të jemi me lejen e Zotit pasqyrë e dinjitetit, moralit dhe Kuranit fizik ! Vërtetë vështirë, armiq të jashtëm dhe të brendshëm rrethojnë Njeriun! Por misioni është i rëndë, kërkon altruizëm dhe përpjekje konstante, sa bukur është thënë;: " Kush pretendon sinqeritetin më së shumti ka nevojë vetë, ndërsa kush mendon se e ka arritur veq se e ka humbur atë". Ndihma e All-llahut është me ata qe janë në ndihmën e Njerëzve, falja e Tij me ata që i falin të tjerët, ndërsa suksesi i Tij është me ata që, jo vetëm për veti por edhe për të tjerët përpjeken të jenë të shpëtuar, të lumtur dhe të suksesshëm. "Kur Njeriu jeton për veten ymri i tij është i shkurtër, ndërsa kur jeton edhe për të tjerët i zgjatet ymri i tij". Muhamed Kutub Në Qabe përveç tjerash kemi edhe një "Panair të adhurimeve", një namaz brenda në të barazohet me 100.000 jashtë saj, prandaj Njeriu gjatë vizitës së saj ka mundësi t'ia zgjasë ymrin e adhurimeve të tij. E shohim se " Jetgjatësia e Ymetit tim do të jetë mes 60-70-te vite" Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dinamika bashkëkohore e ka habitur Njeriun duke mos pasur kohe as të mendoj për vdekjen, d.th ia ka marrur të drejten e jetes së qetë. Prandaj neve nuk kemi mundësi të arrijmë shpërblimin e gjeneratave të para të cilët jetuan me shekuj, All-llahu më Mëshirën e Tij të pakufijshëme, na i ofroi disa "Panaire " jetësore me të cilat inshalla do të arrijmë shpërblime enorme të

adhurimeve tona, në mesin e tyre janë;: • Nata e Kadrit = 1000 Muaj/83 vite e disa Muaj) • Një namaz në Qabe = 100.000 jashtë saj • Një namaz në Medine (Xhaminë e Muhamedit a.s) = 1000 jashtë sajë • Një namaz në Xhaminë e Kudsit = 500 jashtë sajë etj. • Agjërimi i Ditës së Arafatit = Sa tërë vitin agjërim * etj..-III-Këto fragmente i shkrova si pasqyrë dhe ide ( dhashë Zoti t'i realizoj prap në letër) të cilat mund t'i shërbejnë dikujtë nga lexuesit e nderuar si model për ndonjë libër gjatë udhëtimit të tij për në Qabe, ngase literatura e tillë në këtë zhanër në gjuhën tonë të embël shqipe është deficitare. Dhasht Zoti vizituesit e Qabes t'i pranoj si musaifirë të nderit, ndërsa ata që ende se kan vizituar Qaben t'i thërret në sofrën e bekuar të faljes, mëshirës dhe përdëllimit të Tij.* Kjo nuk korrespondon me ata që mendojnë se, me agjërimin e kësaj dite e lajnë borxhin e agjërimit të Muajit të Ramazanit, kjo për besimtaret është e qartë.

“(Të përgjigjem o Zot. Të përgjigjem, të përgjigjem. Ti nuk ke shok. Të përgjigjem. Ty të takon çdo lavdërim, mirësi dhe pushtet, në këtë Ti nuk ke shok)”

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM ARTIKUJ

4

Page 6: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

R Zejni MAZLLAMI

Përsiatje rreth “Ikre-Lexo”

jeti i parë i Kur`anit Famëlartë i cili zbriti ishte fjala “ Ikre-Lexo” , kurse surja e “dijes” e cila i zbriti

Muhammedit a.s. ishte sureja “ El-Kalem” e cila fillon me fjalët e të Madhërishmit :” Nun , betohem në pendën dhe ata që shkruajnë.”Pas kësaj që shkruam menjëherë lind pyetja pse vallë All-llahu xh.sh. në fillim zbriti “ Ikre-Lexo” dhe pse All-llahu xh.sh. u betua në pendën dhe në ata që shkruajnë?Përgjigja e saktë është ajo se All-llahu xh.sh. zbriti këto ajete me të vetmin qëllim që të thirrë ummetin në dituri , lexim, mësim e vetëdije. Rezultati i këtyre ajeteve kur`anore me ndihmën e All-llahut xh.sh. ia ndryshoi pamjen dhe fizionominë ummetit prej injorancës në besim dhe dituri. Por, kjo u arritë nëpërmjet rrugës së vetme Islamit.E kundërta ndodhi me të krishterët , ato kishin pasuar kulturën e bollshme antike, por në mesjetë kisha filloi fushatat e saja kundër diturisë kur shpalli ligjin e inkuzicionit. Me anë të këtij ligji dijetarët torturoheshin nga ana e kishës , tortura duke përfunduar me vrasjen dhe djegjen e dijetarëve duke i quajtur eretikë. Si shumica e dijetarëve edhe Xhordano Bruno dhe Nikolla Koperniku kishin përjetuar atë torturim duke u hudhur në zjarr në sheshin e Romës , vetëmse kishin dhënë hipotezat e tyre për as më pak dhe as më shumë sesa një teori shkence. Përderisa për Kishën feja dhe shkenca ishin dy cështje antagoniste, për Islamin këto nuk mund të qëndronin ndaras. Dijetarët Islam ishin simbol i civilizimit

të cilët i përkuleshin All-llahut xh.sh. dhe ndjeknin rrugën e Muhammedit a.s. Si pasojë e kësaj tolerance dhe mirëkuptimi populli i dikurshëm ( arab injorant) u shëndërrua në popullin më të zhvilluar dhe dashamirë të shkencës dhe dijes. Muslimanët arritën suksese gjigande në lëminë e : mjekësisë , astronomisë , matematikës , algjebrës

etj. Veprat në lëminë e mjekësisë të dijetarëve musliman si : Ibën Sina , Ebi Kasimi , Ez-Zehrari dhe Ibën Ruzhdi , u bënë baza për mësimin e mjekësisë në univerzitetet e Europës shekuj me rradhë. Shkencën e algjebres e zbuloi Havarizmi i cili kishte për qëllim që përmes kësaj shkence të zgjidhen cështjet e trashëgimisë dhe testamenteve. Themelet e medotës eksperimentale i vënduan muslimanët dhe jo Frensis Bekoni. Realiteti se metoda eksperimentale rrjedh nga dijetarët musliman pranohet edhe nga Xhorxh Sarton dhe Gustav Lebon. Islami bëri ndryshime jo vetëm në pamjen e jashtme trupore të njeriut , por edhe në brendinë e tij duke e shëndërruar në një njeri superior karshi njeriut injorant. Islami ç`rrënjosi politeizmin përmes metodave dhe mënyrave të veta mjaft efikase. Shëndërroi një njeri i cili i përkulet Zotit të gjithësisë dhe jo zotrave të shumtë që u krijuan nga dora e njeriut.Muslimanët e mesjetes e kultivuan

fjalën “ Ikre” në zemrat e tyre , në jetën e tyre dhe në praktikën e përditshme , ndërsa muslimanët e sotshëm këtë fjalë e vështrojnë nga aspekti formal i saj duke mos u munduar aspak për ta realizuar në praktikë. Përderisa civilizimi islam i mesjetës dituritë që i trashëgoi nga Greqia , India , Persia e Roma , i shumoi , i kultivoi , përmirësoi dhe krijoi

dituri të reja, civilizimi i sotëm islam është duke bërë një pauzë maratonike. Këtë mosvetëdije të muslimanëve e kultivuan vendet europiane të cilat e bartën civilizimin islam duke e shkrirë në civilizim të tyre dhe arritën që të ndërtojnë vendet e tyre si vende më të industrializuara në botë. Sot muslimanët nuk e rrespektojnë fjalën e All-llahut xh.sh. :” Lexo në emër të Atij që të krijoi” , por lexojnë literaturë të djallëzuar të historisë së njerëzimit , ato lexojnë mendimet dhe teoritë e njerëzve të shthurur si : Carls Darvin , Enver Hoxha , Karl Marks , Zigmund Frojd , Ibrahim Rugova , Petar Bogdani etj.Duke filluar prej mësimit fillor e deri te ai i univerzitetit bazë e mësimeve islame është pikërisht kjo literaturë e shthurur. Udhëheqësit tanë aspak nuk mendojnë se çka i servohet këtij të riu i cili është i etur për dituri të reja.

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM ARTIKUJ

A

5

Page 7: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

Drejtësia në IslamShpresa vdes e fundit , prandaj zgjohuni musliman nga gjumi nësë doni të arrini përparim dhe kënaqësi në botën e Përtejme.rejtësia në Islam është një kërkesë e drejtë për drejtë nga Krijuesi i gjithë njerëzisë, All-llahu, (Zoti). Përmes ajeteve Kur'anore Zoti na urdhëron të

jemi të drejtë.

Drejtësia e vërtetë, e përshkruar në Kuran, udhëzon njeriun që të

sillet me drejtësi, pa bërë dallime mes njerëzve, të mbrojë të drejtat njerëzore, të mos lejojë dhunën pavarësisht nga rrethanat, të qëndrojë në anën e të shtypurve kundër shtypësit dhe të ndihmojë të varfërit. Kjo drejtësi bën thirrje për të drejtat e të gjitha palëve që të mbrohen kur merret një vendim për një mosmarëveshje, duke vlerësuar të gjitha anët e një incidenti, duke lënë mënjanë të gjitha paragjykimet, duke qenë objektivë, të ndershëm, tolerantë, të mëshirshëm e të dhimbsur. Për shembull, dikush që nuk mund t'i çmojë ngjarjet në një mënyrë të moderuar dhe që mposhtet nga emocionet dhe ndjenjat, nuk do të arrijë në vendime të sakta dhe do të mbetet nën ndikimin e ndjenjave. Ai që është i prirur nga drejtësia, duhet t'i lërë mënjanë të gjitha ndjenjat dhe këndvështrimet vetjake. Atij i duhet t'i trajtojë të gjitha palët me drejtësi kur ata kërkojnë ndihmë, të jetë në krah të së drejtës në çdo rrethanë dhe të mos i largohet rrugës së ndershmërisë dhe të së vërtetës. Çdo njeri duhet të mishërojë vlerat e Kuranit në shpirtin e tij në një mënyrë që ai të mund të jetë i aftë të vlerësojë interesat e palëve, përpara të tijave dhe të mbajë drejtësi edhe kur i preken interesat vetjake.[1]

Zoti urdhëron kështu në surën "El-Maide", vargu 42: "...nëse gjykoni, bëjeni këtë me drejtësi mes tyre!" Në

suren "En-Nisa", Zoti i urdhëron besimtarët të sillen me drejtësi edhe ndaj vetvetes:

"O ju që besuat! Tregohuni përkrahës të drejtësisë, dëshmoni vetëm për Zotin, qoftë edhe kundër vetvetes, prindërve apo të afërmve tuaj! Pavarësisht nëse pala tjetër janë të pasur apo të varfër, Zoti mundet të tregojë kujdes për ta. Mos ndiqni dëshirat tuaja personale dhe mos iu shmangni të vërtetës! Nëse dredhoni apo tërhiqeni, Zoti është i mirënjohur me atë që veproni."[2]

Në Kuran, Zoti sjell një përshkrim të hollësishëm të drejtësisë dhe u bën të ditur besimtarëve për qëndrimin që ata duhet të mbajnë përballë ngjarjeve me të cilat përballen, si dhe për mënyrën se si duhet ta ushtrojnë drejtësinë. Një udhëzim i tillë përbën një mirësi dhe mëshirë të madhe për besimtarët. Për këtë arsye, ata që besojnë, kanë

përgjegjësinë e të ushtruarit të drejtësisë pa bërë dallime, për të fituar aprovimin e Zotit dhe për t'i drejtuar jetët e tyre në paqe e siguri.

Drejtësia, për të cilën Zoti urdhëron në Kuran, është ajo drejtësi që kushtëzohet me ushtrimin e saj në mënyrë të barabartë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjuha, raca apo kombësia. Ende në ditët tona, ka në çdo anë të globit njerëz që u nënshtrohen trajtimeve mizore e të padrejta për shkak të ngjyrës së lëkurës apo racës.

Sidoqoftë, Zoti na bën të ditur në Kuran

se qëllimi në krijimin e fiseve e popujve të ndryshëm, është "që ata ta njohin njëri-tjetrin". Kombet dhe popujt e ndryshëm duhet ta njohin njëri-tjetrin; kjo do të thotë, të mësojnë për kulturat e tyre të ndryshme, për gjuhët, traditat e veçoritë. Shkurt, njëri nga qëllimet e krijimit të racave e kombeve të ndryshëm, nuk është konflikti dhe lufta

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM DREJTËSIA

D

Page 8: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

por pasuria kulturore. Një shumëllojshmëri e tillë është shprehje e bujarisë së Zotit në krijim. Fakti se dikush është më i gjatë se dikush tjetër apo se lëkura e tij është e bardhë apo e verdhë, nuk i siguron atij asnjë epërsi ndaj të tjerëve, ashtu sikurse nuk përbën edhe ndonjë arsye për t'u ndjerë i turpëruar. Çdo trajtë që gjendet në pamjen e jashtme të një njeriu, është një vepër e qëllimshme e Zotit, por për Zotin ndryshimet nuk kanë rëndësi përfundimtare. Një besimtar e di se ai arrin të sigurojë epërsi vetëm në sajë të frikës ndaj Zotit dhe forcës së besimit të tij tek Ai. Ky fakt është i lidhur me vargun e mëposhtëm kuranor:

"O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre dhe ju shndërruam në popuj e fise, në mënyrë që të njiheni me njëri-tjetrin. Më fisniku ndër ju tek Allahu është ai që është më i devotshëm. Zoti është i Gjithëditur, i Mirëinformuar."[3]

Sikurse Zoti na bën të ditur në këtë varg, të kuptuarit e drejtësisë së rekomanduar prej Tij kërkon trajtim të barabartë, tolerant dhe të paqshëm për këdo, duke përjashtuar çdo diskriminim.

Urrejtja e ndjerë ndaj një bashkësie nuk i ndal besimtarët nga ushtrimi i drejtësisë

Njerëzit mund t'u shkaktojnë çdo lloj padrejtësie njerëzve të tjerë, ndaj të cilëve ushqejnë ndjenja armiqësie. Ata mund t'i akuzojnë këta njerëz për vepra që ata nuk i kanë kryer, ose mund të sjellin dëshmi të rreme kundër tyre, pavarësisht se e kanë të njohur pafajësinë e tyre. Duke llogaritur një armiqësi të tillë, njerëzit mund t'i nënshtrohen një shtypjeje të padurueshme. Disa njerëz mund të refuzojnë të dëshmojnë në favor të njerëzve, me të cilët kanë mosmarrëveshje dhe mund të fshehin provat, megjithëse mund ta dinë se ata

janë të pafajshëm. Për më tepër, ata ndjejnë kënaqësi nga mjerimi i këtyre njerëzve, si dhe nga ballafaqimi i tyre me padrejtësinë dhe vuajtjen. Nga ana tjetër, shqetësimi më i madh për ta është vënia e drejtësisë dhe të provuarit e pafajësisë së njerëzve që nuk duan.

Për këto arsye, është shumë e vështirë që njerëzit në shoqëri të korruptuara, të kenë besim te njëri-tjetri. Njerëzit shqetësohen se mos bien viktimë e dikujt tjetër në çdo kohë. Pasi kanë humbur besimin e ndërsjellë, ata humbin gjithashtu edhe ndjenjat e tyre njerëzore si toleranca, dhembshuria, vëllazërimi e bashkëpunimi dhe fillojnë ta urrejnë njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, ndjenjat që dikush mban në zemër ndaj një njeriu apo bashkësie, nuk duhet të ndikojnë në vendimet e besimtarit. Pavarësisht se sa imoral apo i keq mund të jetë një njeri, besimtari duhet të lerë mënjanë të gjitha ndjenjat, të marrë vendime të drejta dhe të rekomandojë më të mirën. Ndërgjegjja e tij e frymëzon gjithmonë të zbatojë urdhërat dhe këshillat hyjnore dhe të mos e braktisë kurrë mirësinë, sepse kjo është një urdhëresë që Zoti na jep në Kuran. Në suren "El-Maide" thuhet si më poshtë:

"O ju që besuat! Tregohuni të drejtë në gjykim, dëshmitarë të sinqertë për hir të Allahut! Mos lejoni që urrejtja ndaj një grupi njerëzish t'ju shtyjë të bëni padrejtësi ndaj tyre! Tregohuni të drejtë! Kjo është më pranë devotshmërisë. Kijeni frikë Allahun! Ai është i njohur me atë që veproni."[4]

Sikurse thuhet në këtë varg, mbajtja e një qëndrimi të drejtë është ajo që plotëson më së miri frikën ndaj Zotit. Një njeri besimtar e di se do të arrijë kënaqësinë e Zotit vetëm nëse vepron me ndershmëri. Çdo njeri që vëren sjelljet e mira të dikujt, do të ketë besim tek ai, do ta ndjejë veten mirë në prani

të tij dhe do të jetë i gatshëm t'i besojë çdo përgjegjësi e detyrë. Njerëz të tillë trajtohen me respekt edhe nga vetë armiqtë e tyre. Qëndrimi i tyre mundet që t'i shtyjë të tjerët edhe në besimin te Zoti.

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM DREJTËSIA

6

"O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre dhe

ju shndërruam në popuj e fise, në mënyrë që të njiheni me njëri-tjetrin. Më fisniku

ndër ju tek Allahu është ai që është më i devotshëm. Zoti

është i Gjithëditur, i Mirëinformuar."[3]

--------------

"O ju që besuat! Tregohuni të drejtë në gjykim, dëshmitarë të sinqertë për hir të Allahut!

Mos lejoni që urrejtja ndaj një grupi njerëzish t'ju shtyjë të bëni padrejtësi ndaj tyre!

Tregohuni të drejtë! Kjo është më pranë

devotshmërisë. Kijeni frikë Allahun! Ai është i njohur me

atë që veproni."[4]

Page 9: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM KALIGRAFI ISLAME

Kaligrafi e Fahredin Shehut

Page 10: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

R Mirsim MALIQI

Kush e shpiku…?

kziston apo jo fundamentalizmi islam tek shqiptarët!? Kjo pyetje deri para disa vite bëhej nga e

gjithë bota, e cila tani më veçse e ka kuptuar se "fundamentalizmi islam tek shqiptarët" është propagandë serbe dhe vetëm një gënjeshtër e kulluar. Kur Akademik Rexhep Qosja, para thuajse 17 viteve kishte dhënë një intervistë, të cilën e titulluan: "Përvojë për brezat e ardhshëm" (Shih: «Alternativa», nr. 3/4, Lubjanë, mars-prill 1990) kur flet për propagandën antishqiptare të serbëve thotë: "Për më tepër, kohë pas kohe ajo propagandë i shpall shqiptarët edhe rrezikues të Evropës: shqiptarët me natalitetin e tyre, në njërën anën, kurse me fundamentalizmin islam, në anën tjetër, rrezikojnë Evropën!" dhe më pas Akademik Qosja sqaron se: "Të gjitha republikat e kanë parë herët se këto pohime janë gënjeshtra të orkestruara mirë", e që sot dihet mirëfilli se asnjë shtet në Botë s'i identifikon shqiptarët e Kosovës e as të Shqipërisë si fundamentalista islam. Mirëpo këtë bindje nuk e ka edhe Baki Ymeri, një shqiptar nga Rumunia, i cili kur rradhit (duke cituar) "armiqët më të mëdhenj që e kanë mbajtur në varfëri dhe prapambeturi kombin shqiptar" (Shih: Baki Ymeri, «Reformat fetare shqiptare», fq. 2) , të parin vendon të ashtuquajturin "fundamentalizmi islamik", duke konsistuar në atë se ai ekziston ndër shqiptarë.Në shkrimin "Shpikje e kujt është fundamentalizmi islamik në Kosovë" (Shih: «Rilindja», Prishtinë, 19 mars 1990) prifti evangjelist Anton Krasniqi (Shih: «Ç'thonë dhe ç'kërkojnë kosovarët» vëll. 3, Shtëpia Botuese "8

nëntori" Prishtinë, 1990, fq. 134) kur tregon dallimet fetare mes shqiptarëve pohon se: "...Përsëri marëdhëniet midis tyre, lëre që nuk i karakterizon fryma e konfliktit dhe e armiqësisë, por ato i cilëson një frymë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi". Gjithashtu shton se: "Kisha dhe monumentet e besimit katolik shqiptar dhe të atij ortodoks serb jo vetëm që nuk kanë qenë të rrezikuara asnjëherë nga besimi mysliman shqiptar, por bile janë mbrojtur dhe ruajtur duke flijuar edhe jetën" . Duke konkluduar: "Se është i paqendrueshëm konflikti mysliman me të krishterët, dëshmon përbashkësia anembanë Kosovës. Këtë mund ta dëshmojë çdo njeri që jeton këtu, ose që punon në profesione ku ka të bëjë me palët" .Përgënjeshtrimi i atyre që akuzojnë shqiptarët për "fundamentalizë m islam" është bërë që moti. Ndaj sot individët si Baki Ymeri (për të cilin kam thënë se "ka frymë të dyshimtë ideologjike"), i cili aprovon idenë e ekzistimit të "fundamentalizmit islam" tek shqiptarët, ide kjo e hartuar nga serbët, duhen injoruar. Shqiptarët kanë tri fe, porse një komb të përbashkët, dhe kushdo qoftë që tenton të shkatrrojë këtë unitetet të shqiptarëve ka për të dështuar sikur që ka dështuar edhe në të kaluarën. Ngjajshëm do shprehej dhe Anton Gj. Kola (Shih: «Kosovske padjele: Vjera nije bitna» "Borba", Beograd, 10 prill 1990) në shkrimin e tij: "Ndarjet kosovare- Feja nuk është thelbësore": "Me gjithë faktin se dikush ka interes që ky dallim të zmadhohet i themi atij se një përçarje e tillë nuk do të arrihet kurrë. Në qoftë se dikush mendon të zbatojë dhe të aktualizojë urrejtjen dhe mostolerancën fetare për të realizuar qëllime të errëta, atëherë atij i themi se kjo farë asnjëherë nuk do të mbillet në oborret tona" (Shih: «Ç'thonë dhe ç'kërkojnë kosovarët», vëll. 3, fq. 136).Nuk është vetëm Baki Ymeri ai i cili mendon se tek shqiptarët frymon ky lloj fundamentalizmi. Në fakt, edhe Don

Shan Zefi ka një mendim të këtillë... I cili në një intervistë (Shih: «Bujku», Prishtinë, 3 mars 1997, fq. 6) pyetjes se a ka fundamentalizë m islam i ishte përgjigjur (Shih: Nexhat Ibrahimi, «Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve», Logos-A, Shkup, 1998, fq. 166): "Fundamentalizmi islamik nuk mund të ketë rrënjë në Kosovë, por, në anën tjetër, dhe as që mund të mohohen disa siptome e tendenca antishqiptare që janë gjithnjë në rritje në këtë drejtim e që frymëzohen nga rryma të ndryshme paislamike" . E pasi që përmend veshjen e femrës myslimane shqiptare shton se: "Duhet të jemi të vetëdijshëm se sa më larg t'u mbetemi këtyre dukurive të tëjkaluara, aq më afër do të jetë edhe integrimi ynë në familjen e madhe evropiane" .Kush e shpiku idenë e ekzistimit të "fundamentalizmit islam" tek shqiptarët? Serbët- është përgjigjeja. Pikë kësaj teme!Porse tani mund të shtrohet edhe pyetja se, kush dhe pse e shpiku idenë se Perandoria Osmane ishte armiku i shqiptarëve? Mos vallë, ishte Sami bej Frashëri (të cilin në literaturë mund t'a gjejmë edhe me emrin Shemsudin –"Diell i Fesë"... E jo -siç thotë B. Ymeri-: Shën Sami) i cili bënte përpjekje (pozitive) –të cilat bëheshin- (Shih: Gazmend Shpuza, «Në vazhdën e gjurmimeve për epokën e rilindjes kombëtare», Botimet TOENA, Tiranë, 1997, fq. 342): "...Nga forcat intelektuale përparimtare të Perandorisë Osmane për zhvillimin dhe përparimin e të gjithë popujve, të nënshtruar prej saj prej shekujsh, në rrugën e qytetërimit modern"? Apo mos vallë, ndikimin e Perandorisë Osmane e llogariste negativ edhe Edith Durhan, e cila (Shih: «Brenga e Ballkanit – 1991 dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët») kur kishte parë hyrjen e serbëve në Ohër dhe grekëve në Korçë (Shih: Dr. Azis Bulica, «Termopilia e Lumës 1912», Tiranë, 2007, fq. 217), kishte thënë se:

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM REALITETI

E

9

Page 11: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

"...fillova ta ndieja veten fajtore pse dikur kisha uruar që turku të largohej nga Evropa. Sa ishte turku aty, shpresat nuk ishin shuar. Ndërsa këta pushtues "të krishterë" ishin njëqind herë më të këqinj."?Kush e shpiku këtë ide? Vallë, ka përgjigje kjo pyetje? Vallë, a nuk e ka shpikur këtë ide punëdhënësi i "historianëve të paralizuara" , të cilin serbët e ndihmuan për të krijuar partinë komuniste... E cila i dirigjonte madje edhe shkenctarët e shkrimarët. Kod ky i cenzures i nxjerrur nga (Shih: Colin Sparks, «Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media», Botim i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë, 2000, fq. 80): "Sistemi i pjekur sovjetik i cili doli pas 1929 nguli këmbë që çdo gazetë duhej të funksiononte si organizatore e masave dhe tërë shkrimtarët duhej të ndiqnin vijen e partisë, të përcaktuar nga sekretari i përgjithëshëm" , gjegjësisht Enver Hoxha, vija e të cilit ishte, bindje dhe nënshtrim ndaj qwndrimeve të "Vëllaut të madh" Rusisë, e cilla vëlla kishte dhe Serbinë, e cila në tetor dhe nëntor të vitit 1912 kishte masakruar mbi 50.000 civilë shqiptarë të Kosovës, në kohën kur Shqipëria ndahej nga Perandoria Osmane?Ky ishte Enver Hoxha, i cili u shërbente çarqeve antishqiptare, për të cilin ishte (Shih: Uran Butka, «Gjeniu i Kombit», Drier, Tiranë, 2000, fq. 446): "...Bashkëpunimi i ngushtë i udhëheqjes komuniste shqiptare me jugosllavët, të cilët ishin faktori kryesor i shpërthimit të luftës civile në Shqipëri, si dhe bashkëpunimi në disa raste i tyre me pushtuesit nazifashistë siç ishte flirti i Grehotit me italianët (...), kompromisi i hapur me gjermanët në Berat (...), kompromisi në Kuçovë (...), si dhe kolaborimi me ushtarët maqedonas brenda në qytetin e Peshkopisë kundër nacionalistëve dibranë (Haxhi Lleshi), etj. flasin për një fenomen (plotësisht i dokumentuar) që ka emrin kolaboracionizë m" . Dhe s'ka dyshim se t'i bashkohesh kolaboracionizmit është

devijim dhe injorancë.Cila është e vërteta? Ku janë ata që dikur shkruanin trillime, e që sot pas vdekjes së didaktorit s'e tregojnë realitetin e asaj që kanë shkruar në atë kohë? Sipas konceptit të Ismail Kadaresë (Shih: Tefik Çaushi, «Kadareja përmes pasqyrave», Onufri, Tiranë, 2002, fq. 52): "Përgjithësisht shkrimtari s'ka nevojë të japë shpjegime për veprën ose për vetën e vet"... Mirëpo kjo s'është njerëzore... Ata ("historianët e paralizuar") le të marrin këshillën e Hasan Prishtinës dhe le të dalin të përmirësojnë vetvetën: "...Dhe para se gjithash, -thotë Hasan Prishtina- ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos harroni atë kur të jepni mendimin tuaj!""Mbretërit dhe kontët mund të emërojnë profesorë dhe këshilltarë të fshehtë, mund t'i mbulojnë me tituj dhe dekorata, -thoshte Bethoveni-, por kurrë nuk mund të bëjnë njerëz të mëdhenjë". Prandaj o ju doktorë e akademikë, që jeni stolisur me këto tituj nga idhulli i juaj Enver Hoxha, për regjimin e të cilit keni akoma nostalgji, edhe pse në anën tjetër e shani dhe e fyni ditë e natë këtë didaktorë -sa për të marrur vizën e demokracisë liberale-, pendohuni... "Padrejtësia kurrë nuk sundon përgjithëmonë" thotë një fjalë e urtë, prandaj harrojeni xhaxhin tuaj dhe thuajeni të vërtetën, edhe nëse ajo s'përputhet me qëndrimet e tij apo të shtetit. Harrojeni totalitarizmin, e mos u bëni si Euripidi (Shih: Samuel Enoch Stumpf, «Filozofia, historia & problemet», libri i dytë, Sh. B. Toena, Tiranë, fq. 104), i cili thoshte: "Jo art të sofistikuar për mua, përveç atij që më kërkon shteti"... Sepse jo gjithçka që urdhëron, rekomandon dhe kërkon shteti është i drejtë.

--Mirsim MaliqiEmail: «altruisti@gmail. com»

Të pathënat eUbejd GashitJu shkruan : Ubejd Gashi nga Mitrovica

Te gjithë po vrajnë musliman

Edhe Pakistani, edhe India, edhe Rusia, edhe Amerike, edhe Kina, edhe Serbia, edhe Londra, edhe Algjeria, edhe Franca, edhe Somalia, edhe Etiopia, edhe Filipinet, edhe Spanja, edhe Afganistani, edhe Iraku, edhe Irani, edhe Hebrenjtë, edhe Fatahu, edhe Egjipti, edhe Saudia, edhe Tajlanda, edhe Siria, edhe Libani, edhe Libia, edhe Jordania, edhe edhe edhe.Të gjithë. Sepse ...Është e qartë.

K.Sigurimit

Ishte një- mendimi dhe një zëri për vazhdimin e misionit në Irak. Edhe në Afganistan. Dhe përr vazhdimin e misioneve në botë.Në shtetet e Afrikës apo të Azizë. Është një mendimi dhe një zëri edhe për Çeçeni. Askush nuk i pengon Rusisë të bënë q’të dëshiron.Janë të një mendimi edhe për Palestinë.Por me dy zëra.Kinse njëri zë është për të e njëri kundër.Edhe për Kosovën janë të një mendimi.Por vetëm me dy zëra. Kinse Rusia po e kundërshton. E Rusia e Amerika ka kohë që janë një. Por me dy zëra. Orkestra ka disa zëra, por një orkestër është. Në politikë mjaftojnë vetëm dy zëra. Por duhet të duken si dy mendime, edhe pse janë një!!! Pse, a ka kush mundet të e ndalë sot Amerikën e që është në strukturat botërore me të ?!

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM REALITETI

10

Page 12: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

R Tariq Ramadan

Mësues i keq apo ndërtues pallatesh?

ariq Ramadan vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga intelektualë të ndryshëm

oksidental dhe kritikohet në mënyrë të ashpër nga ta. Siç duket intelektuali mysliman zviceran preokupon shumë disa sepse punon me mish e me shpirt dhe insiston në të pranuarit e Islamit si fe evropiane.

Intelektuali mysliman nga Gjeneva Tariq Ramadan iu përgjigjet polemikave. Intervistë në “Corriere del Ticino” (gazetë zvicerane në kanton Ticino),edicioni i 18 shtatorit 2007

Tariq Ramadan është një “mësues i keq”: nga njëra anë lavdëron demokracinë dhe të drejtat civile e nga ana tjetër mbështet qëndrime myslimane që nuk pajtohen me vlerat perëndimore. Aspak e vërtetë, Tariq Ramdan është një pionier i debatit dhe i takimit të sinqertë dhe paqësor në mes botës islame dhe qytetërimit evropian. Që nga 2 shtatori i muajit të kaluar “Corriere della Sera”(gazetë italiane) ka filluar të diskutojë në Itali rreth

akademikut mysliman zviceran, që banon në Gjenevë dhe studiues në Oksford, gjithashtu autor i shumë eseve të bazuar para së gjithash në prezencën e Islamit në kontinentin e vjetër (ndër të cilët: “Muhammedi. Nga Islami i djeshëm deri në Islamin e sotshëm”, 2007; “Islami në Perëndim. Ndërtimi i një identiteti të ri mysliman”, 2004, “Të jesh mysliman evropian”, 2002, (këto janë disa nga librat e Tariq Ramadanit të përkthyer në gjuhën italiane).

I sulmuar gjithashtu nga Paul Berman (shkrimtar dhe gazetar amerikan) që i jep një qëndrim të dyshimtë në lidhje me demokracinë dhe e krahason me filozofin Heidegger që ishte simpatizues i nazizmit. Ndër të tjerash Ramadan është mbrojtur nga Ian Buruma (akademik dhe shkrimtar anglo-holandez), sipas të cilit ai “përfaqëson çka më të mirë Islami mund të shpreh sot nga aspekti i pikëpamjes intelektuale. Dikush me të cilin ia vlen të përballohesh”.

Eseisti nga Gjeneva ka qenë gjithashtu protagonist i një diskutimi të ashpër jashtë programit me gazetarin anglo-amerikan Christopher Eric Hitchens në “Festivaletteratura” (Festivalin Literatura) në Mantova, për të treguar faktin se figura e tij vazhdon të ndaj mendimet e intelektualëve evropian.

I lindur në Gjenevë në 1962 dhe nip i themeluesit të Vëllezërve Mysliman në Egjipt , Ramadan lëvizën mes duartrokitjeve dhe censurave. Në 2004 Shtetet e Bashkuara ia kanë revokuar vizën dhe e konsiderojnë si një “person të papëlqyeshëm”, por në Angli ish premieri Tony Blair e pat zgjedhur si këshilltar për lidhjet me Islamin pas atentateve të Londrës.

Këto janë mendimet e para dhe qëndrimet rreth ndaj Tariq Ramadanit. Por i interesuari në fjalë si reagon?

Nga Carlo Silini

Profesor Ramadan, në Itali akoma është duke u zhvilluar një debat i ashpër ndaj juve. Disa ju konsiderojnë një “mësues i keq”, të tjerët një bashkëbisedues të privilegjuar për Perëndimin. Me çka e lidhni shpërthimin e polemikës?

“Kur, si në rastin tim, ndërtohen pallate – e unë vendosem ne të dy universet e referimit: i takoj aq atij perëndimor, sa atij islamik – merren shumë kritika si nga ana e disa gupeve myslimane, sipas të cilëve unë qenkam shumë i oksidentalizuar, si nga ana e Perëndimit ku disa janë të mendimit që unë nuk shkoj deri në thellësi në kërkesat e reformave dhe modernizimit të Islamit”.

Polemika rreth personalitetit tuaj d.m.th është pjesë e vet natyrës të punës suaj filozofike...

“Kritikat i prisja që nga fillimi,. Por ajo që sot më sjell probleme nuk është fakti se mund të më kritikojnë për atë që them, por fakti që debati është ndezur aq shumë saqë disa nuk dëgjojnë më atë që them e në disa raste bile i ndryshojnë mendimet e mia. Kur thuhen gjëra që kur skam thënë, atëherë hyhet në fushën e manipulimit”.

Për shembull?

“Për shembull, duke iu referuar kritikës sime ndaj shtetit të Izraelit, dikush ka thënë që unë jam antisemit. Është një fakt i rëndë jo veç për mua, por për vet Shtetin e Izraelit. Nuk mund të transformohen kështu gjërat. Shumë nga shokët e mi e disa shoqata hebraike më kanë mbrojtur në Shtetet e Bashkuara. Kam shumë shokë hebrenj. Nuk është e lejuar të thuhet që paskam mbështetur në një mënyrë apo në një tjetër qëndrime fashiste, apo që nuk paskam qenë i qartë mbi çështjen e terrorizmit. Kam qenë edhe atë në

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM PËRKTHIME

T

11

Page 13: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

mënyrë kategorike”.

Një tjetër shembull?

“Ditët e kaluara në një gazetë tëpërditshme italiane është shkruar që unë paskam folur në televizionin egjiptian që duhet të shkatërrohet Izraeli. Por asnjëherë nuk kam folur në televizion egjiptian. Në Egjipt jam një person i papëlqyeshëm. E kurrë nuk kam thënë mendime të tilla. Veçse eshoh si një gjë shumë të rëndë kur thuhet që nuk duan të flasin me mua. E pastaj nëse nuk duan të flasin me mua për fjalë që kurrë nuk kam thënë, gjëja më duket e papranueshme”.

Sipas disa observatorëve ju kërkoni të pajtoni dy realitete të ndryshme: atë të Perëndimit e atë të Islamit. A pajtoheni me këtë?

“Plotësisht. Jam ndër ata që thuan që mund të jesh mysliman e oksidental pa mos qenë as më pak mysliman për të qenë më oksidental as më pak oksidental për me qenë më mysliman. Dy gjërat janë plotësisht kompatibile dhe miliona myslimane e myslimanë e tregojnë të gjitha ditët”.

Por a është gjithmonë e mundshme të pajtohen referimet e ortodoksisë religjioze e referimet politiko-instuticionale, me Perëndimin, me demokracinë?

“Jo veç që është e mundshme. Bile them që bëhet fjalë për një rregull të ndërgjegjes dhe religjionit. Kur je shtetas i një vendi, besnikëria ndaj shtetit, sa i përket politikës, legale e shtetërore, asnjëherë nuk duhet të diskutohet. Shpesh më pyesin se a jam më parë mysliman apo më parë zviceran. Por pyetja e vërtetë është një tjetër: kujt i takon besnikëria juaj”.

Kujt pra?

“Si shtetas jam zviceran dhe jam

plotësisht besnik ndaj Zvicrës dhe s’ka asgjë në referimet e mija myslimane që mund të justifikojë faktin nëse kundërshtoj përkitjen time shtetit zviceran. As në aspektin ligjor, as në atë patriotik. Vet ideja për të dashur vendin tënd, të kesh një qendër përkitjeje dhe ta duash, nuk është veç një lidhje strukturale apo një kontratë dhe në asnjë mënyrë nuk është në kundërshtim me Islamin. Pastaj, në aspektin filozofik, çdokush ka bindjet dhe besimet e tija dhe kjo nuk kundërshton besnikërinë ndaj shteti të tij. Situatat e vetme të kufizuara janë ata që mund të na forcojnë të justifikojmë diçka të padrejtë. Qëndrimi im rreth kësaj është i qartë: çdokush është besnik kritik. Shtetasi i mirë zviceran apo italian ose francez, nuk është ai që mbështet verbërisht vendin e tij, por ai që kur qeveria e tij gabon ai shpreh mospajtueshmëritë e tij. Kjo është demokracia e vërtetë. Ashtu sikursemysliman i mirë nuk është ai që mbështet myslimanët në çdo gjë që bëjnë”.

E ju kur i keni kritikuar myslimanët?

“Nuk kam hezituar kurrë t’i them Bin Ladenit që refuzoja atë që bënte. Në 1995, kur kanë qenë masakrat në Egjipt kundër turistëve zviceran, kam shkruar në “Tribune de Genève” një letër si një zviceran mysliman bashkështetasve të tij duke dënuar atë që kishte ndodhur. Jam shprehur si zviceran që u fliste bashkështetasve të tij kundër të vepruarit absolutisht të papranueshëm të myslimanëve tjerë. Ja në çka konsiston besnikëria kritike”.

Të bëjmë disa shembuj. Nuk mendoni që në Evropë gratë myslimane duhet të jenë të lira që ta vendojnë apo jo shaminë nëse e dëshirojnë?

“Flas rreth kësaj çështje në me se 22 libra. E jam i befasuar që nuk është kuptuar akoma ajo që kam shkruar në

lidhje me këtë. Pas polemikës në Mantova me Christopher Hitchens gazetat italiane i kanë transformuar fjalët e mia. Ai fliste për shaminë integrale”.

Na kujtoni pra qëndrim e juaj sa i përket kësaj?

“Qëndrimi im ndaj shamisë që i mbulon flokët është ky: nuk mund të obligohet një grua që ta vendojë, por nuk mund as që të obligohet që ta heq. Kam ndërhyrë kundër Iranit dhe Arabisë Saudite kur e kanë bërë obligim për gratë që ta vendojnë shaminë. Në perëndim qëndrimi im është i njejtë. Nëse një grua do ta mbaj shaminë duhet që kjo të jetë një zgjedhje e lirë. As babai i saj, as bashkësia, as vëllezërit e saj mund të vendosin në vend të saj. Nëse nuk do ta mbaj nuk duhet ta mbaj. Por në momentin që vendos ta mbajë shoqëria duhet ta pranojë. Më duket i vetmi qëndrim i drejtë”.

E sa i përket shamisë që mbulon gjithçka përveç syve?

“Sa i përket shamisë që mbulon fytyrën, qëndrimi im është që nuk bëhet fjalë për një obligim islamik. Unë do t’i edukoja myslimanët që të mos shkojnënë atë drejtim. Kur ministri i drejtësisë angleze Jack Straw, në Angli, e ka parashtruar problemin unë kam thënë që pyetja e tij është e drejtë, por e bërë nga një person i gabuar. (Në nëntor të vitit të kaluar Straw tha se shamia mund të jetë “një demonstrim i dukshëm ndarjesh”, në një vend ku janë duke u formuar “bashkësi paralele”,). Ajo që thoshte, faktikisht mund të përdorej politikisht. Por ne, duke qenë mysliman duhet të bëjmë këtë fjalim kritik. Flas që moti. Mbi këtë çështje luftoj për lirinë e grave”.

Si e shihni mundësinë që, në rrethin e shkollës publike, të rinj të mysliman evropian të ndjekin një kurs të kulturës religjioze, në vend të një ore të ndarë të

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM PËRKTHIME

12

Page 14: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

religjionit mysliman?“Nuk kam thënë asnjëherë që nuk duhet të frekuentohen kurset e kulturës religjioze në shkollën publike. Duhet frekuentuar të gjitha kurset pa bërë asnjë përjashtim. Ideja ime është që në shkollat publike duhet tu jepet të gjithëve një kurs të përbashkët rreth njohurive të përgjithshme të religjioneve. Katekizmi nuk duhet të bëhet në shkollë. Transmetimi i besimit nuk është një objekt skolastik. Është punë e kishave, xhamive, por jashtë shkollave. Shkolla e ka për detyrë që të transmetojë njohurinë, të bëjë të njohur realitetin religjioz sepse jetojmë afër njerëzve që vijnë nga religjione tjera. Është e rëndësishme të kesh elemente reale, shkencore dhe historike mbi religjionet”.

Në shumë shkrimet e juaja, duke iu referuar të rinjve mysliman evropian, i thirrni që të ndjehen në shtëpinë e tyre në Perëndim e jo në mërgim. Dikush mendon se bëhet fjalë për një qëndrim instrumental. Sikurse në vend që të besohet më shumë në demokraci, ju e përdorni për t’i lejuar Islamit të shquhet në Perëndim.

“Sapo kam lexuar një tezë të tillë në “laStampa” e Torinos e janë vërejtje që më janë bërë edhe nga Franca. Qëndrim instrumental i imi? Në të kundërtën. Unë dua demokratizimin e shoqërive myslimane. Shkoj më larg relacioneve mes Islamit dhe principeve laike. Kudo duhet të promovohet shteti i drejtë, shtetësia e njejtë, të dërguarit për magjistratë, ndarja e pushtetit, votimi universal. Krejt kjo bën pjesë në luftërat e mija. Jo rastësisht më është ndaluar të hyj në disa vende myslimane, si Arabia Saudite, Siria apo Egjipti, kundër të cilëve kam bërë një kritikë fondamentale sa i përket demokracisë të mangët të tyre. Jam pra një mbrojtës i gatshëm i demokratizimit. Kur ju them të rinjve mysliman “duhet të ndjeheni në shtëpinë tuaj”, ata që më dëgjojnë kanë përshtypje se unë flas nga jashtë,

që unë nuk jam një shtetas si ata. Por unë jam ndër të shumtët që refuzojnë termin “diaspora”. E refuzoj gjithashtu edhe nocionin e “shtetas minoritarë”: nuk ekziston në të drejtën tonë. Por kam përshtypje se disa prej shtetasve të mi më vendojnë në kondicionin e“insider-outsider”: një që është pjesë e bashkësisë, por imagjinohet si një që është jashtë saj”.

Si e shpjegoni që atentatet e Londrës janë realizuar nga mysliman të brezave të dytë, d.m.th ata më të integruarit në kompleksin shoqëror evropian?

“Kam qenë pjesë e komisionit të qeverisë britanike që ka punuar mbi këtë problem. Kuptohet, duke studiuar profilin e këtyre të rinjve, që nuk ka asnjë relacion mes radikalizmit dhe integrimit. Këta të rinj nuk janë të margjinalizuar, janë aq mirë të edukuar, disa bile kanë arritur të doktorohen. Janë të oskidentalizuar në atë kuptim që disa prej tyre shkonin në pub-e apo bare pak më parë sa të futeshin në këto atentate. Nuk gjendeshin në xhami, por në qendrat për fitness”.

Pra?

“Pra, problemi nuk është integrimi. Jemi shumë larg nga të rinjtë e periferive franceze. Problemi është ai që quajnë “ndjenja e përkatësisë”. Ajo që ju mungon këtyre të rinjve është të kuptuarit se gjenden në shtëpinë e tyre. D.m.th kanë një vizion i përbërë nga dy elemente: jemi “ne” e jeni “ju”. “Ne” jemi mysliman e “ju”, britanik e oksidental jo-mysliman, i vritni ata që janë atje poshtë. Për këtë arsye ne do ju vrasim juve këtu. Ekziston një problem i vërtetë kuptimi, që ka një natyrë të dyfishtë: një politikë (meqënse jemi të shtypur mund të vrasim – dhe për të bërë këtë instrumentalizojnë politikisht referimet islame) dhe një religjioz (dhe është ideja që Islami është një univers i mbyllur). Duhet bërë një punim të madh rreth këtij kuptimi politik e

religjioz. E duhet bërë për ti ndihmuar vajzat dhe djemtë që jetojnë në atë që definojnë “zona e hirtë”: d.m.th nuk kanë profilin e atentatorëve, por mund të tërhiqen nga radikalzmi sepse nuk arrijnë të kenë një integrim të mjaftueshëm në shoqëri. Kësaj zonës së hirtë duhet t’i bëjmë një fjalim shumë të qartë mbi shtëpinë, mbi principet e Islamit e gjithashtu mbi principet politike. Duhet që të mund t’ju themi se nuk ndihmohet islami në botë, në Irak apo në Palestinë, duke vrarë njerëz në Londër, por duke u edukuar, duke votuar, duke u bërë anëtarë aktiv i shoqërive në të cilat jetojmë”.

Çka mund të mësojë Perëndimi nga Islami? E Islami nga Perëndimi?

“Nuk ndodhem në këtë lloj diskursi. Besoj se çdokush ka të mësoj diçka nga tjetri. Kam lindur në Perëndim dhe kam mësuar shumë nga kultura oksidentale. Mendoj se prezenca myslimane mund të ndihmojë Perëndimin të pajtohet me pluralizmin kulturor. Jemi mësuar me pluralizmin politik. Dihet se si duhet ta përballojmë. Por pluralizmi i vërtetë kulturorë nuk realizohet kur nga njëra anë janë kolonizuesit nga tjetra të kolonizuarit. Pluralizmi i vërtetë kulturor është të qëndrosh në Evropë dhe të jetosh me njerëz që u përkasin kulturave të ndryshme ndër një regjim ku të gjithë janë të barabartë. Pastaj vjen nocioni i spiritualitetit. Të mendojmë për muajin e Ramazanit. Sot në disa qytete, mes 60 e 70% të myslimanëve janë duke agjëruar. Një e dhënë që mund të ngjallë pyetje nga brendësia e shoqatave të konsumit. Por kjo nuk d.m.th që unë mohoj prezencën e vlerave të ngjashme në Perëndim, siç kam lexuar në një gazetë të përditshme të rëndësishme italiane. Asnjëherë nuk kam thënë që Perëndimi është dekadent”.

Në vende të ndryshme të Evropës shikohen me preokupim xhamitë. Frikohet se mos predikohen mesazhe

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM PËRKTHIME

13

Page 15: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

E LEJUARA DHE E NDALUARA

R Arsim JONUZI

urrejtjeje kundër Perëndimit. E disa herë ka ndodhur. Nuk besoni se për t’iu shmangur kësaj frike është e nevojshme që imamët në Evropë të njohin gjuhën, institucionet dhe kulturën e Vendeve në të cilat jetojnë?

“Po. Mendimi im është që jemi duke jetuar në një periudhë tranzicioni. Prezenca myslimane është shumë e re. Ka akoma shumë njerëz që vijë nga vendet me shumicë myslimane. Por ekziston veç një ardhmëri për myslimanët evropian dhe oksidental: institucionet të formojnë imam në vendin në të cilin jetojnë. Jo vetëm për njohjen e gjuhës, por edhe për njohjen e psikologjisë kolektive të shoqërive. E ardhmja e Islamit qëndron në formimin e imamëve dhe të autoriteteve në vendet me prezencë myslimane në Evropë”.

Nga italishtja: Rexhije AMETI

Përktheu nga Anglishtja:

oncepti islam i së lejuarës dhe së ndaluarës i qeveris të gjitha aktivitetet ekonomike, e

veçanërisht fushën e procesit të pasurimit dhe konsumimit të artikujve ushqimorë. Disa mënyra të fitimit janë shpallur si të paligjshme, e si të tillakonsiderohen: kamata, ryshfeti, bixhozi, lojërat e fatit, spekulimi, matja e mangët etj. Mënyrat e paligjshme të fitimit janë rigorozisht të ndaluara, prandaj, muslimani duhet të fitojë nëpërmjet mënyrave të ligjshme dhe të ndershme. Ngjajshëm, edhe në segmentin e konsumimit, janë disa

gjëra që janë të ndaluara për t’u ngrënë e për t’u pirë, e prej tyre veçohen:

kafshët e ngordhura, gjaku, mishi i derrave dhe ato kafshë të cilat janë prera jo në emër të All-llahut. Gjithashtu, edhe paratë që harxhohen në lëndë të cilat janë të dëmshme për neve, qoftë në aspektin fizik apo shpirtëror, janë të ndalueshme në mënyrë strikte.Megjithatë, parimi i nevojshmërisë bën të patjetërsueshme që t’i lejojë disa gjëra të palejueshme për një kohë të caktuar. Mirëpo, ky parim mund të aplikohet vetëm atëherë kur nevoja është reale, e jo vetëm të justifikohemi. Për shembull, nëse një njeri është tepër i uritur dhe nuk ka asgjë për ta shmangur urinë, përveç një kafsheje të ngordhur, atëherë ai mund ta hajë atë. Ngjajshëm, nëse mjeku dëshmon për një njeri se i është rrezikuar jeta dhe se për ta tejkaluar rrezikun duhet të marrë alkool, edhe ky (i sëmurë) mund ta bëjë

atë. Përfundimisht, për ta bërë një punë të ndaluar, duhet të kihen parasysh dy

kushtet vijuese:1) Duhet që ajo gjë të mos merret me tendencë për të treguar rrebelim ndaj All-llahut;2) Duhet që ajo gjë të merret në sasinë minimale të mundshme, pra, vetëm sa për ta shpëtuar jetën.

Argumente nga Kur’ani

1) “O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji!” (Kur’an, 2: 168).2) “O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret jo në emër të

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM PËRKTHIME

K

14

Page 16: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues”(Kur’an, 2: 172-173).3) “Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë)!” (Kur’an, 2: 188).4) “Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve” (Kur’an, 5: 5).5) “O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit). Hani nga ajo që All-llahu ju furnizoi si hallall të mirë dhe, duke qenë se ju All-llahut i besoni, ruajuni dënimit të Tij!” (Kur’an, 5: 87-88).6) “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” (Kur’an, 5: 90-91).7) “Gjahu dhe ushqimi në det ju është lejuar, si përjetim për ju dhe për udhëtarët, kurse gjahu tokësor u është ndaluar sa të jeni në ihram. Kini dro All-

llahun, te i cili do të tuboheni!” (Kur’an, 5: 96).

Argumente nga Sunneti

1. Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë All-llahu është i pastër!... Pastaj e tregoi shembullin e një njeriu me flokë të shprishura dhe i cili ishte i tëri i pluhurosur dhe po udhëtonte një rrugë të gjatë, kur nga dëshpërimi i ngre duart për t’iu lutur Zotit...Mirëpo, përderisa ushqimi i tij është i paligjshëm, rrobet e tij janë të paigjshme dhe tërë prona e tij ishte e paligjshme, atëherë si t’i pranohet këtij duaja te Zoti?”.[Transmeton Muslimi]2. Ebu Mesud el-Ensariu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar shitjen e qenve, gjegjësisht përfitimet nga ajo shitje, fitimet e lavireve dhe profetizimet e fallxhorëve.[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]3. Xhabiri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka mallkuar ngrënësin, paguesin dhe shkruesin e kamatës dhe ka thënë se të gjithë ata janë të barabartë për kah mëkati.[Transmeton Muslimi]4. Abdullah ibën Amri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka mallkuar ryshfet-marrësin dhe ryshfet-dhënësin.[Transmeton ebu Davudi]5. Xhabiri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar shitjen e verës, kafshëve të ngordhura, derrave dhe idhujve.[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]6. Abdullah ibën Amri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam i ka ndaluar pijet dehëse, bixhozin, lojërat me letra dhe ka thënë se çdo pije dehëse është e ndaluar.[Transmeton ebu Davudi]7. Xhabiri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ndaloi ngrënien e mishit të gomarëve,

mishin e mushkave, mishin e çdo kafshe gjahu që ka dhëmbë helmues dhe mishin e shpezëve që kanë kthetra.[Transmeton Tirmidhiu]8. Halid ibën Velidi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar ngrënien e mishit të kuajve, të mushkave dhe tëgomarëve.[Transmeton ebu Davudi dhe Nisai]9. Xhabiri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nuk ka gjallesë në det që All-llahu nuk e ka bërë të pastër për birin e Ademit!”.[Transmeton Darkutni]10. Ibën Omeri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar ngrënien e kafshëve të pista dhe gjithashtu e ka ndaluar që të pihet qumështi i tyre.[Transmeton Tirmidhiu]

Shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam.

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM PËRKTHIME

15

Page 17: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

R Dr. Mansoor ALAM

MESAZH RINISË MUSLIMANE

Të dashur të rinjë Muslimanë:

Essalamu Aleikum

ll-llahu xh.sh. ju mëshiroftë të gjithë ju me shëndet dhe lumturi gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë

vitit, këtë vit dhe vitin tjetër, dhe gjithmonë.

Përderisa ju jeni rinia e Islamit, dhe e ardhmja e Islamit qëndron mbi supet tuaja, më lejoni të ju them disa fjalë në vazhdim:

1. Bëhu i sjellshëm ndaj prindërve të tu, nëse ata janë të gjallë. Trajtojini ata me dashamirësi dhe dashuri.

2. Bëhuni vetvetja juaj. Mos provoni të bëheni dikush tjetër.

3. Menaxhojeni kohën si duhet. Mbaje një llogari të kohës: sa shumë e shpenzon në studimet tuaja, sa shumë shpenzoni me ata që i doni dhe ju duan, sa e shpenzoni duke shikuar TV, sa shumë shpenzoni në aktivitete tjera etj? Unë nuk them se nuk duhet të shikoni TV apo të shkoni në kinema. Ajo çfarë them është se çdo herë duhet të keni kujdes kohën e caktuar për aktivitetet që bëni.

4. Prioriteti i parë i juaji duhet të jetë studimi. Ju duhet të mundoheni të jeni të shkëlqyer në studimet tuaja. Pa marrë parasysh potencialin tuaj, duhet të mundoheni ta shfrytëzoni

maksimalisht.

5. Kur ju e studijoni një libër, bëhuni kritik ndaj tij. Gjithmonë gjeneroni pyetje të shumta. Nëse nuk mund të bëni pyetje për diq, shanset janë se ti nuk do ta kuptosh atë libër.

6. Mundohuni të bëheni kreativ. Si të bëheni kreativ? Ka disa mënyra se si mund të bëheni kreativ. Mbase secili ka një shteg unik. Por ka disa direktiva të cilat njëri mund ti përdor. Kur ju nuk mund ta zgjidhni një problem, lejoni që mendja juaj të mendojë dhe të pyes veten. Mos e hapni librin për ta parë se cfarë është zgjidhja në të. Lejoni që mendja juaj të irritohet. Cdo herë rezistojeni prirjes së rezultateve të shpejta. Jepja mendjes sate shansin që t’ia dal mbanë me kapacitetin e saj. Do të kuptoni shumë shpejtë se energjia juaj kreative do të fillojë të rrjedhë. Kur mendja është e privuar nga menyrat e lehta të të menduarit dhe nuk është e kënaqur me gjerat prezente, atherë provon të krijojë kuptime të zgjuara duke qenë kreative. Të gjitha shpikjet ndodhin në këtë mënyrë.

7. Deri tani nuk bisedova për Kur’anin. Ka një arsye për këtë. Unë dua që ju të krijoni aftësi të të menduarit kritik në studimet tuaja së pari: në shkencë, matematikë, kompjuterët dhe ekonomi, pa marë parasysh se çfarë keni zgjedh. Nëse nuk mund të zhvilloni këto aftësi është shumë lehtë që të mos e kuptoni

Kur’anin. Gjithashtu, të kuptuarit e Kur’anit është një proces i gjatë dhe shumë i vështirë që ju përcjell gjatë tërë jetës. Dhe kërkon shumë durim dhe ngulm plus dhe kërkon sakrificë. Prandaj, së pari do të duhej të merrni disa ajete të rëndësishme të Kur’anit (ato të cilat kanë të bëjnë me lidhje ndërnjerëzore dhe ndërtimit të karakterit) dhe provoni ti integroni ato në jetën tuaj dhe në studimet tuaja. Sigurisht do të jetë shumë vështirë dhe do të ketë shumë sforcime për t’ia dalë mbanë. Por mundohuni ti heqni ato. Mbani në mend se ne jemi qenie njerëzore. Ne bëjmë gabime. Prandaj mos u ndjeni shumë keq dhe mos e nënvleftësoni vetveten nëse bëni gabime. Vetëm sigurohuni se herën tjetër do të jeni më të kujdesshëm.

8. Mos merrni përfitimin e askujt dhe mos lejoni që dikush të përfitoj nga ju. Kjo është lehtë e thënë sesa e bërë, veçanërisht për periudhën e mëvonshme. Por çdo herë kujtoni thënien e Umerit r.a. : besimtar është ai i cili jo vetëm se nuk i mashtron (gënjen) të tjerët por edhe vet nuk mashtrohet (gënjehet). Rënie e Muslimanëve është në shtresën e të riturve për faktin se ata nuk e kanë pëfillur këtë thënie të Halifës Umerit r.a. Ata shumë lehtë janë të mashtruar dhe iu largohen avantazhet atherë kur janë në një pozitë të lartë. Kur ata janë shumë të dobët dhe të cënueshëm askush nuk kujdeset për ta dhe secili i injoron ata. Kur sheh këtë në ditët tona është rezultat i kësaj. Prandaj, çdoherë mbani në mendje këtë thënie të Umerit r.a. Por kujtoni, ashtu siç thash, është shumë vështirë. Por me përvojë do të mësoheni-nëse jeni të sinqertë.

9. Në lidhje me këtë që thamë më lartë, me lejoni që të përmend gjithashtu se nga Muslimanët ka artistë të tillë mashtrues të cilët e shesin islamin në emër të shërbimit të tij. Ata janë gjahu për muslimanët e rinjë. Mos bini pre e fjalimeve të ëmbla të tyre. Te jeni sy

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM PËRKTHIME

A

16

Page 18: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

qelur dhe aplikoni parimet e Hazreti Umerit r.a. As të mos ju shkojë në mendje të nënvlerësoni inteligjenën tuaj.

10. Çfarëdo që të ndodhë në botë tani në përgjithësi, mos u brengosni shumë për ata nga vetvetja. T’i lejojmë gjeneratat më të vjetra të kujdesen për ta. Ju duhet të mbeteni të fokusuar në studimet tuaja dhe të bëheni ekonomikisht të pavarur dhe stabil. Si mund ti ndihmoni të tjerët përderisa nuk mund t’i ndihmoni vetvetës? Do të jetë brengë e mjaftueshme përderisa qëllimi juaj është që të jeni më të mirët.

Kur ta përmbushni këtë atherë pesha kumulative e dijes suaj, mjeshtria dhe forca e karakterit do të krijojë mrekullitë të cilat ju në këtë moment nuk mund t’i imagjinoni. Atherë bota e re e Islamit do të ngritet mbi supet tuaja. Një islam, i cili do të ketë denjësi dhe fuqi, duke u bazuar në fuqinë e dijes dhe të karakterit më mirë se Islami i tanishëm i cili është i bazuar në zakone, ritualet, dhe besimit në mrekulli duke rezultuar në vuajtje dhe poshtërim të Musilmanëve kudo në botë.

Këto janë disa nga mendimet e mia të cilat burojnë nga thellësia e zemrës sime. Shpresoj gjithashtu të depërtojnë në thellësinë e zemrës suaj dhe të bëhen forcë lëvizëse në jetën tuaj. Unë shpresoj që kjo t’ju shërbej si katalizator për ta ndryshuar jetën tuaj për një më të mirë. Le t’i tregojë botës rinia Muslimane se çka në të vërtetë është Islami, jo atë se çka Islami është bërë që të jetë. All-llah xh.sh. ju dhashtë forcë dhe guxim të nevojshëm për t’u kujdesur për këtë mison të rëndësishëm.

Fi Amin-All-llah.

We SelamPërktheu: Visar KORENICA

Imam Ahmedi dhe Bukëpjekësi

mam Ahmedi deshi ta kalonte një natë në xhami por roja e xhamisë e pengoi.

Do të flejë tek vendi i këmbëve të mia-kërkoi Imam Ahmedi, dhe vërtetë, ashtu edhe bëri, por roja e xhamisë u ngrit dhe e largoi-tërhoqi prej xhamie. Imam Ahmedi atëbotë ishte në moshë të shtyrë dhe në fytyrë i dukeshin rrudhat e pleqërisë. Derisa ishte në këtë gjendje e pa atë një bukëpjekës i cili i ofroi konak. Imami shkoi dhe ai vërtetë, edhe pse nuk e njohu, ia bëri një mikpritje islame shumë të madhe.Bukëpjekësi pas pak shkoi tek dhoma e tij që t'ia fillonte punës për gatimin e bukëve. Imami e dëgjoi bukëbërësin gjatë tërë kohës duke kërkuar falje të mëkateve -duke bërë istigfar-. U mahnit Imami kështu që të nesërmen e pyeti për këtë gjë. Gjatë tërë kohës sa e bëj gati brumin kërkoj falje të mëkateve-tha bukëbërësi. Imami duke qenë se dinte mirë vlerën dhe të mirat e istigfarit (kërkimit falje) e pyeti nëse kishte gjetur të mirat e tij?Po, çdo gjë ma ka plotësuar Allahun i madhërishëm përveç një lutjeje të kamotshme- tha bukëbërësi. E cila është ajo?- pyeti Imami. Ta shoh Imam Ahmed b. Hanbelin- tha bukëbërësi.Po unë jam Ahmed b. Hanbeli dhe pasha Allahun mbrëmë unë pakam qene tërhequr zvarrë për të ardhur tek ti(1).

Pershtati ne shqip: Sedat G. ISLAMI

Nga Haxh-xhami mësoi imami më Iimadh

mami Ebu Hanife gjate stinës se haxhit fliste për vete e thoshte: I kam mësuar disa rituale gjate te haxhit, te cilat nuk i kam ditur përveç

se (kur i mësova) nga Haxh-xhami. Këtë sepse kur unë desha te qethem, me udhëzuan tek Haxh-xhami, te cilit i thashë: Për sa para me qeth? Me shikoi -nuk me njihte mua- e me tha: Ti je nga Iraku? Thashë: Po.Tha: Ritet nuk vlerësohen me para. Ulu! Kjo ishte e para. Kur u ula me tha: Kthehu kah kibleja!. Kjo ishte e dyta.Pastaj e ktheva krahun e majte ndërsa ai me tha: Jo, le te fillojmë me krahun e djathte!. Kjo ishte e treta. Pastaj filloi te me qethte ndërsa unë heshtja. Me tha: (Mos rri i heshtur) Por thuaji tekbiret! Kjo ishte e katërta. Kur e kreu, u ngrita te shkoj ndërsa ai me tha: Ku ia ke mërsyer? Thashë: Te kafsha ime hipëse. Tha: Fali dy rekate (se pari)! Kjo ishte e pesta. Thashë me vete: Ky njeri nuk mund te jete (vetëm) haxh-xham, keshtuqe i thashë: Allahu te mëshiroftë! Kush je ti? Tha: Unë jam nxënësi i Ata Bin Ebi Rebahas, dijetarit te Medinës…!-----------------------------------1) Haxh-xhami: është njeriu, i cili shëron me kupa, duke e nxjerre gjakun e keq apo qelbin nga varra. Përkthyesi.2) Marrë nga: Letaif Min Sireti Err Rresuli, Sal-la Allahu Alejhi Ve Sel-Leme Ves Selefi Es Salihi, Hasen Muhammed Adem & Xhemal Izzuddin Ferid, Darul I'tisam, Kajro, f: 103-104

Pershtati ne shqip: Sedat G. ISLAMI

WWW.DREJTESIA.BLOGSPOT.COM PËRKTHIME

I I

PERLAT E URTËSISË

17

Page 19: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

R Sirrat Qypri R Kjo Jetë R MUNDESH

Pej kurbanit gjak me derdhMallin me ruejt evlad e shpiSirratin me kalue pa u hedhSi melaqi n’gajb krahet me i shtri

N’kët derexhe kush po mbrrinTona sendet me i kalueRahmet t’Tij kush arrinSi burak me fluturue

Sa sirrate i humbëm kotKimetin nuk ja dijmë RrahmanitVeç Qyprija asht për motTexheli bohet n’sy t’insonit

Kur emri i Tina e thot KunJa me le ja me rrnueNuk pyt dot fe je kunTi hamendesh a me madhnue

Esma -n e madhe me takvaTue e than si i gati lumN’det t’madh me sevdahTue u kthye me Kajjum

_____________________Urra ku kalojne shpirteratBota e msheftManifestim e dukshme ashiqareFjale arabe KUN dmth BehuDmth dhe behet nga ajeti kur’anorDmth Emri- esmaul husnaBesim i perkushtumdmth: Ai I cili mban, Token dhe qiellin dhe krejt cka ato perfshijnë

Fahredin SHEHU, RAHOVEC

Ne skena ardh por na kane sjellTë rrime po sdeshem prap na mbajneDhe po svazhdume me Të të ecimËshtë e pamundur të ia dalim mbanë.

Këndojm e qeshim dhe s’prekupohemiTë vujmë e te qajm, kërkojm të harrojmëDhe, me shume pak, ne krejt marrohemiKrijuesin tonë nuk e kujtojmë

Pa halle, me pare jeten e donaMe ba qejf ne pa ja ndaMe vëlla e motër krejt largohenaMaterialista tash jena ba

Sa pak, ne jeten me ba me e shtruNa rritet mendja s’ka ku me shkuDhe larg i shtyjme Din e ImanVarfërojm zemrat prishim dynjan

Gjynahqar Zot ne mos mbetshimNën mëshirën tënde na strehoSe tani inshaAllah do të kujtohenaIbadet ma shpesh Ty me të ba

Dhe po sdeshëm ne me ikVijne na marrin pa na pytPer jete tjeter c'fare me baLa il-lahe il-lallahShehadetin ma shpesh me than

Pa na pyt na kane sjellDo na marrin pa na vetNë kët jet c'fare na kërkohet?!Vec besimi I vërtet.

Shkelqim OSMANI , SHKODER

Mundesh, Nga bota të mos mahnitesh, Aq sa s’ka të drejtë, Të mos përngjajë, Më e madhe se ç’është e denjë. Botën, nën këmbët e tua, Të përmbajtura, ta vësh, Mundesh.

Ka dhe më tutje, Rrugë, dhe jo pak, Shpeshherë. Paçka se sytë t’u mjegulluan, Dhe shtegu t’u errëtua, Nga hijet e harrimtarëve. S’këputet fryma, Në kraharorin tënd sovran

Mundesh, Vetëm të lindesh, Disa herë, Pa kryqëzuar rrënjët, As degët, me kënd; Të çelesh dhe njëherë; Të çelesh trëndafil, Mundesh.

Mundesh, Luftëtar të bëhesh, Dhe në u tutsh si lepur; Hero të zbardhesh, dëshmor të biesh, Dhe prapë të ngjallesh, Madje të mos vdesësh, Asnjë çast, Dhe në u tutsh si lepur, Gëmushën ta bësh pritë, Mundesh.

Vehap KOLA

WWW.POEZIA-ISLAME.BLOGSPOT.COM POEZI ISLAME

18

Page 20: Revista Elektronike Drejtesia-1

www.drejtesia.blogspot.com

Redaksia e revistës “DREJTËSIA” të gjithëbesimtarëve Muslimanë ua uron Festën e

Kurbanit. Paqja dhe Mëshira e All-llahut xh.sh. qoftë mbi të gjithë Muslimanët kudo që janë,

Rrahmeti dhe Përkujdesja e Tij qoftë mbi nevojtarët, mbi Jetimët, familjet e dëshmorëve

të luftës, të varfërve te cilët janë lënë në mëshirën e njeriut, dhe mbi të gjitha Mëshira e

All-llahut mbretëroftë në të gjitha familjet Muslimane.

Me Fat Festa e ”KURBANIT”

Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!" En’am 162- 163 . Therja e Kurbanit pra, është ibadet siç edhe thotë All-llahu :” Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!" Kevther 2