16
Qendra për Studime të Sigurisë Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim I DM I DM BULETIN Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në Bashkimin Europian Redaktor Kryesor Mariola QESARAKU, MA Ky bom realizohet me mbështetjen financiare të Fondit Think Tank, Program i Rrjet të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur (Budapest, Hungari) Nr. 1 Maj 2008

Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Qendra për Studime të SigurisëInstituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

III DDD MI D M

BULETIN

Drejtësiadhe Çështjet e Brendshmenë Bashkimin Europian

Redaktor KryesorMariola QESARAKU, MA

Ky botim realizohet me mbështetjen financiare të Fondit Think Tank,Program i Rrjetit të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur (Budapest, Hungari)

Nr. 1Maj 2008

Page 2: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

2 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

NË KËTË NUMËR

Pse një buletin periodik për Politikat e çështjeve të brendshme të BE? / Why a periodic Review of EU Policy on Justice and Home Affairs? .................................. 3

Bashkimi Europian si zonë e Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë .................................................. 4

Aktorët bashkëpunues të kuadrit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të BE ............... 7

Politika e BE mbi Çështjet e Brendshme në realitetin shqiptar ........................................... 10

Komisioni Europian jep € 4.5 milionë euro për Misionin e Asistencës Europiane për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS II) ................. 11

BE do të forcojë kontrollin e kufijve, kritikët i druhen një “Fortese Europiane” ................... 12

Amendohet Vendimi Kuadër për luftën kundër terrorizmit ................................................. 13

Dy dokumente politikash mbi parandalimin e krimit dhe rolin e qeverisjes vendore në sigurinë publike ............................................................... 14

Publikime të këshilluara në fushën e Drejtësisë dhe Puneve të Brendshme ......................... 16

Page 3: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BEPse një buletin periodik për Politikat e çështjeve të brendshme të BE?Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit procesi i integrimit europian i Shqipërisë është futur në një fazë të re dhe më të avancuar. Stadi i ri i marrëdhënieve kontraktuale me BE nënkupton para së gjithash një listë më të gjatë detyrimesh dhe për më tepër, një set afatesh kohore më rigorozë. Problematika e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme përbën një nga fushat më të ndjeshme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për BE. Në një stad të tillë të marrëdhënieve me BE dhe në kushte të një rrjedhe të qendrueshme të konsolidimit të institucioneve demokratike, është veçanërisht e rëndësishme që procesi i integrimit të fillojë të “shënjestrojë” më tepër kapacitetet administrative dhe kjo jo thjesht duke theksuar rolin e ekspertëve dhe specialistëve të administratës në këtë proces, por gjithashtu duke u ofruar atyre instrumentet dhe mbështetjen e duhur për të menaxhuar më mirë sfidat e integrimit dhe për tu përballur më vonë edhe me kërkesat që imponon anëtarësimi. Ky Buletin vjen në kuadër të një sërë aktivitetesh dhe programesh të Qendrës për Studime të Sigurisë - QSS të cilat synojnë të konsolidojnë më tej zhvillimet dhe arritjet e vendit në këto fusha duke ofruar ekspertizë, konsulencë si edhe asistencë të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare në kuadër të proceseve integruese. Si rrjedhojë, Buletini targeton para së gjithash, administratën publike, komunitetin e ekspertëve dhe studiuesve, organizatat studimore (think tanks), profesionale dhe shoqërinë civile të cilët ndajnë interes dhe / ose eksperiencë në problematikën që lidhet me politikën e BE për Lirinë, Sigurinë e Drejtësinë dhe sfidat e vendit në këtë kontekst. Nëpërmjet kësaj iniciative QSS synon t’i ofrojë një audience të përzgjedhur informacion më të detajuar në lidhje me këtë politikë të rëndësishme të BE - aktorët, vendim-marrja dhe zhvillimet më të fundit në kuadër të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme. Gjithashtu, ky botim do të mundësojë edhe një lidhje të vazhdueshme komunikimi me lexuesit duke reflektuar në numrat e ardhshëm komentet, opinionet apo sugjerimet e tyre.

Why a periodic Review of EU Policy on Justice and Home Affairs?The signing of the Stabilisation and Association Agreement (SAA) notes a new and more advanced stage of Albania’s European integration process. The new framework of contractual relations with the European Union (EU) implies a more extensive list of obligations and a set of more rigid timetable as well. The problematique of Justice and Home Affairs constitutes one of the most sensitive areas not only for our country but also for the Union. At this stage of relations with the EU when the consolidation of Albanian democratic institutions is maintaining a stable course, it is of crucial importance that the integration process lays greater emphasis on Albania’s administrative capacities through both, proactive involvement of governmental experts and specialists in this process, as well as through providing them with the necessary instruments and support in order to better manage the integration challenges and the obligations assumed with EU membership at a later stage. The Review is part of a comprehensive framework of activities and programs of the Centre for Security Studies (CSS) which aims to consolidate further the developments and achievements of the country in these fields through expertise, advice and assistance in order to strengthen Albanian institutions’ capacities for better integration processes. As a result, the target group of this Review involves in the first place the public administration, the community of experts and researchers, think tanks, professional and other civil society organizations sharing the same interest and/or experience on EU policies in the area of Freedom, Security and Justice and the Albanian challenges therein. Through this initiative CSS will equip a selected audience with detailed information regarding such an important policy of the Union - actors, decision-making and latest developments on Justice and Home Affairs. In addition, this publication will enable a communication link with its readers and will reflect in the subsequent issues their comments, opinions and suggestions.

INT

ROD

UC

TIO

N

HYR

JE

Page 4: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

4 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

Termi “Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme” përdoret gjerësisht sot për t’iu referuar kuadrit të rregullave të Bashkimit Europian që lidhen me politikat e përbashkëta të azilit, migracionit, luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit,

drogave të paligjshme, kontrollit të kufijve, bashkëpunimit gjyqësor për çështjet civile dhe ato penale, bashkëpunimit policor, mbrojtjes së të dhënave etj. Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Amsterdamit (1999) ky set politikash u ri-strukturua nën termin “Zona e Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë” duke përfshirë nën një ri-grupim më të konsoliduar politikat e sipërpërmendura.Fusha e Drejtesisë dhe e Çështjeve të Brendshme (DÇB) përbën një nga politikat të cilat që prej viteve ‘90 janë zhvilluar nën një ritëm më të shpejtë se çdo fushë tjetër e BE. Kuadri i politikave të grupuara nën DÇB (sot, zona e Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë) përfshin një numër çështjesh mjaft të ndjeshme për BE dhe veçanërisht për vendet e vet anëtare, çka nënkupton edhe një mënyrë bashkëpunimi i cili bazohet thellësisht mbi konceptin ndër-qeveritar. Për një kohë të gjatë që prej themelimit të Komuniteteve Europiane (sot Bashkimi Europian) çështjet e brendshme mbetën nën domain-in ekskluziv të vendeve anëtare të BE të cilave iu deshën gati katër dekada që “t’i besojnë krijesës së tyre” (Komunitetit Europian)

Bashkimi Europian si zonë e Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë

më shumë kompetenca në këto marrëdhënie. Sidoqoftë, edhe kjo risi në kuadrin e politikave të BE erdhi në mënyrë graduale dhe me jo pak kundërshti nga vende të ndryshme anëtare.Me qëllim realizimin e nje fushe të përbashkët të DÇB-së Bashkimi Europian ka krijuar gradualisht kuadrin e vet ligjor krahas atij të shteteve anëtare, si edhe strukturat e nevojshme për funksionimin sa më të mirë të saj. Traktati i Romës (1957) sanksiononte lëvizjen e lirë të punëtorëve midis shteteve anëtare. Megjithatë, nuk kishte asnjë dispozitë për kalimin e kufijve, emigracionin ose vizat, dhe lëvizja e lirë ishte thjesht një nocion ekonomik. Në vitet ’70, u krijuan grupe pune ad hoc jashtë Komunitetit Europian, si për shembull Grupi i Trevit, që bazohej në bashkëpunimin ndërqeveritar të 12 shteteve të atëhershme mbi terrorizmin dhe çështjet e sigurisë së brendshme. Në vitin 1985 qëllimi i tij u zgjerua duke përfshirë edhe emigracionin ilegal dhe krimin e organizuar.Shengen (Marreveshja dhe Konventa). Më 14 Qershor 1985, qeveritë e Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës nënshkruan në Shengen (Luksemburg) Marrëveshjen për të krijuar një territor pa kufij të brendshëm. Qëllimi kryesor ishte lehtësimi i kontrolleve në kufijtë e brendshëm dhe kalimi i lirë i të gjithë shtetasve të Vendeve Anëtare që kishin nënshkruar marrëveshjen. Si rrjedhojë, marrëveshja nënkuptonte një fokus më të madh në kontrollin e kufijve të jashtëm dhe një bashkëpunim më të koordinuar në lidhje me politikën e vizave, azilit dhe bashkëpunimit gjyqësor dhe policor. Nga ana tjetër, Konventa e Shengenit u nënshkrua nga po këto pesë shtete anëtare më 19 qershor 1990, por hyri në fuqi vetëm në vitin 1995. Ajo përcakton rregullat dhe garancitë për zbatimin e lirisë së lëvizjes dhe së bashku me Marrëveshjen formojnë të ashtuquajturën “acquis për Shengenin”.

“Ajo çka ne diskutojmë dhe, eventualisht, vendosim për aspekte të ndryshme të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të gjithsecilit prej nesh”

Franco Frattini, ish Komisioner Europian për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë

HIS

TO

RIK

Page 5: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BEBuletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

Qendra për Studime të Sigurisë, IDN | 5

Rr. Elbasanit P.O. BOX 8177, Tiranë Website: www.idmalbania.org Email: [email protected]

Më 1986, me nëshkrimin e Aktit të Vetëm Europian (SEA – Single European Act), kuadri i komuniteteve europiane pësoi mbase reformën më të thellë dhe gjithpërfshirëse të tij që prej viteve ‘50. Përveç objektivit për kompletimin dhe finalizimin e tregut të brendshëm të bazuar mbi katër liri themelore (liria e lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe personave) SEA ndërhyri gjithashtu edhe në aspektet institucionale dhe vendimmarrëse të BE, si

vendim-marrje me shumicë të cilësuar apo procedura e bashkëpunimit me Parlamentin Europian. Shtrirja më tej e kompetencave të komunitetit në fusha dhe politika të tjera ishte një çështje mjaft e ndjeshme për vendet anëtare por njëherësh edhe një domosdoshmëri për vetë stadin në të cilin kish mbërritur tashmë komuniteti. Një domosdoshmëri e tillë paraqitej edhe në rastin e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, fushë e cila mori një strukturë më efikase me Traktatin e Mastrihtit.

Traktati i Mastrihtit i cili formalizoi krijimin e Bashkimit Europian hyri në fuqi në vitin 1993 dhe e strukturoi BE në tre shtylla (pillars) themelore në kuadër të të cilave politikë-bërja dhe vendim-

marrja parashikonte instrumente dhe përfshirje të ndryshme institucionale:

• Shtylla I: Tre Komunitet Europiane -EURATOM, Komuniteti Ekonomik Europian dhe Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut

• Shtylla II: Politika e Jashtme dhe eSigurisë së Përbashkët

• Shtylla III: Drejtësia dhe Çështjet eBrendshme.

Qëllimi ishte shtimi i pushtetit të Komunitetit Europian (KE) për fushat e politikës së jashtme, sigurisë, mbrojtjes, azilit dhe migracionit, bashkëpunimit penal dhe gjyqësor. Meqënëse shumë shtete anëtare e kundërshtuan përdorimin e metodës komunitare në fushat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, për pasojë këto fusha nuk u përfshinë në Komunitetet Europiane dhe u vendosën në shtyllën e tretë, duke i lënë ato të trajtohen ndërmjet shteteve anëtare, pra jashtë kuadrit vendim-marrës të KE-së (Titulli VI i Traktatit të Bashkimit Europian).

Sektorët kryesorë që u konsideruan si të një interesi të përbashkët dhe u futën në shtyllën e tretë me Traktatin e Mastrihtit janë: azili, vizat,

Shtylla e dytë

Shtylla e tretë

Shtylla e parë

Bashkimi Europian

Komunitetet Europiane

Vendim-marrja:Metodë

Komunitare

Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët

Vendim-marrja:Metodë

Ndër-qeveritare

Drejtësia dhe Punët e Brendshme

Vendim-marrja:Metodë

Ndër-qeveritare

Traktati i Mastrihtit: Tre shtyllat e Bashkimit Europian

Page 6: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

6 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

migrazioni, lëvizja e lirë e qytetarëve, lufta kundër drogës, lufta kundër korrupsionit, bashkëpunimi gjyqësor penal, bashkëpunimi gjyqësor civil, bashkëpunimi policor kundër terrorizmit dhe çdo lloj forme krimi ndërkombëtar. Në secilin nga këta sektorë vendimet merreshin gjithmonë në bazë të metodës së bashkëpunimit ndërqeveritar.Në më pak se pesë vjet, Bashkimi Europian dhe Vendet Anëtare (prej vitit 1995, tashmë 15 të tilla) ndërmorën një tjetër rishikim të traktateve i cili konsolidoi më tej zhvillimet brenda shtyllës së tretë. Traktati i Amsterdamit, i nënshkruar më 1997, ishte një moment vendimtar për bashkëpunimin europian në fushën e Drejtësise dhe Çështjeve të Brendshme. Arritja kryesore e tij ishte krijimi gradual i një zone “Lirie, Sigurie dhe Drejtësie” duke e vendosur atë në krye të axhendës së BE-së. Me Traktatin e Amsterdamit një pjesë e çështjeve të shtyllës së tretë dhe konkretisht - bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile, çështjet e vizave, azilit dhe migracionit - i kaluan shtyllës së parë (shtylla komunitare). Në këtë mënyrë edhe këto çështje iu nënshtruan metodës së qeverisjes komunitare. Traktati i Amsterdamit inkorporoi edhe marrëveshjet e Shengenit në kuadrin institucional të Bashkimit Europian. Shtylla e tretë me Traktatin e Amsterdamit u njoh si Bashkëpunimi Gjyqësor dhe Policor për Çështjet Penale (Titulli VI i Traktatit të BE-së). Në këtë mënyrë, Titulli IV i Traktatit të KE-së dhe Titulli VI i Traktatit të BE-së përbëjnë bazën ligjore të asaj që quhet zonë e “Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë”. Megjithatë termi “Drejtësia dhe Punët e Brendshme” përdoret ende për t’iu referuar së bashku, shtyllës së tretë dhe fushave të transferuara në shtyllën e parë.

Forcimi i mëtejshëm i DÇB vazhdoi të mbetet në fokusin e Bashkimit Europian edhe pas Amsterdamit. Gjatë Këshillit Europian në Tamper (Finlandë) më 1999 një vëmendje e veçantë iu dedikua edhe problemeve të paraqitura nga Traktati i Amsterdamit në lidhje me DÇB duke fuqizuar më tej bashkëpunimin për këto çështje. Në Tamper u përcaktuan drejtimet kryesore të

bashkëpunimit në lidhje me krijimin e zonë së sigurisë, lirisë dhe drejtësisë (Programi i Tamper-it) ku u përfshinë:

• Përafrimiilegjislacionit• Zbatimiiparimittënjohjesreciprokenë

instrumentet ligjore të bashkëpunimit• Përmirësimi i mekanizmave të

bashkëpunimit gjyqësor dhe policor• Zhvillimi i marrëdhënieve me vendet e

treta dhe të tjera.

Këshilli i Tamperit vuri theksin edhe tek ngritja dhe përmirësimi i strukturave të nevojshme në nivel europian duke krijuar struktura mbi-kombëtare si Rrjeti Gjyqësor Europian dhe EUROJUST. Më tej, gjatë përgatitjeve të Traktatit të Nicës u hodh idea e krijimit të institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm Europian për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian (në luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit financiar). Sidoqoftë, pavarësisht se kjo ide nuk u mbështet në atë kohë, krijimi i zyrës së Prokurorit Europian u parashikua në tekstin e Kushtetutës së BE e cila dështoi pas referendumit në Francë dhe Holandë. Aktualisht, Traktati i Lisbonës që zëvendësoi Kushtetutën e BE parashikon ngritjen e kësaj strukture. Kushtetuta Europiane parashikonte gjithashtu shfuqizimin e shtyllës së tretë në tërësi dhe bashkimi i të gjitha dispozitave nën një grup të vetëm i cili do të përbënte kapitullin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme. Sidoqoftë, Traktati i Lisbonës e ka rimarrë përsëri këtë çështje duke e ndarë kuadrin e zonës së Lirisë, Sigurisë dhe Drejtesisë në pesë kapituj kryesorë si me poshtë:

• Dispozitatëpërgjithshme• Polika e kontrollit të kufijve, azilit dhe

migracionit• Bashkëpunimi gjyqësor për çështjet

penale• Bashkëpunimigjyqësorpërçështjetcivile• Bashkëpunimipolicor

Traktati i Lisbonës, i cili pasoi dështimin e Kushtetutës Europiane, u nëshkrua në Dhjetor 2007 dhe pritet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009.

Page 7: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BEBuletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

Qendra për Studime të Sigurisë, IDN | 7

Rr. Elbasanit P.O. BOX 8177, Tiranë Website: www.idmalbania.org Email: [email protected]

Aktorët bashkëpunues të kuadrit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të BE

Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në Bashkimin Europian apo politikat e zonës së Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë, përfshijnë një kuadër të gjerë institucional – institucione të BE dhe agjensi të ndryshme – të cilat drejtojnë, menaxhojnë dhe zbatojnë politikat e parashikuara në lidhje me këtë problematikë. Në këtë numër të parë të Buletinit, Qendra për Studime të Sigurisë pranë IDN synon t’i ofrojë lexuesit një pasqyrë të përgjithshme të institucioneve dhe agjensive të tjera europiane që operojnë në këto fusha, ndërkohë që numrat e ardhshëm të Buletinit do të fokusohen në institucione dhe organe të tjera të BE veçanërisht të përfshira në problematikën e çështjeve të brendshme.

Këshilli Europian: Mbledh së bashku Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të BE-së me Presidentin e Komisionit Europian. Është pikërisht ky organ ai që përcakton drejtimet e zhvillimit të politikave të ndryshme të Bashkimit Europian, përfshirë këtu edhe DÇB (Këshilli Europian i Tamperit në 1999 iu dedikua ekskluzivisht problematikës së DÇB në Bashkimin Europian).

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian: Këshilli i Ministrave i BE përbëhet nga përfaqësues të qeverive të shteteve anëtare (ministra) të cilët mblidhen në përbërje të ndryshme në varësi të problematikës në fjalë, p.sh. ministrat e bujqësisë për politikën e bujqësisë të BE, ministrat e ekonomisë për aspekte të ndryshme të ekonomisë etj. Aktualisht, Këshilli i Ministrave i BE mblidhet në 9 përbërje të tilla. Në përgjithësi është Ministri i Drejtesisë dhe ai i Brendshëm që merr pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave të BE në lidhje me problematikën e DÇB. Kjo përbërje e Këshillit të Ministrave merr vendime kryesisht në bazë të

INST

ITU

CIO

NE

metodës së unanimitetit në lidhje me politikat dhe legjislacionin duke ndjekur udhëzimet e Këshillit Europian. Në kuadër të shtyllës së tretë të BE vendim-marrja e këtij institucioni zhvillohet në bazë të metodës ndëqeveritare. Përsa i përket atyre çështjeve të politikës së DÇB nën shtyllën e parë (komunitare) është komisioni Europian ai që ka të drejtën e propozimit dhe si rrjedhojë Këshilli i Ministrave mund të marrë vendime vetëm për iniciativat e Komisionit.

COREPER (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm): Është një organ mbështetës i Këshillit të Ministrave me përfaqësues të përhershëm (ambasadorë) të shteteve anëtare i cili përgatit axhendën dhe mbledhjet e përbërjeve të ndryshme të Këshillit. Gjithashtu, ky organ shërben edhe si një forum filtrimi ku çështjet të ndrydhme marrin zgjidhjen përkatëse (pjesa A e axhendës së punës së Këshillit) ndërsa për ato aspekte që përfaqësuesit e shteteve anëtare në këtë organ nuk gjejnë konsensus i kalohen Këshillit për diskutim (pjesa B e axhendës).

Presidenca e Këshillit të BE: Presidenca e Këshillit drejtohet për gjashtë muaj nga një shtet anëtar në bazë rotacioni. Ajo luan rolin e një nxitësi dhe

Page 8: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

8 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

menaxhon proçedurat vijuese, duke u asistuar në këtë detyrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit i cili siguron mbarëvajtjen e punës së Këshillit. Vendet anëtare informojnë dhe konsultohen me njëri tjetrin brenda Këshillit në menyrë që të koordinojnë veprimet e tyre.

Komisioni Europian: Siç u përmend edhe më sipër, Komisioni Europian ka të drejtën e iniciativës në fushën e DÇB, por këtë të drejtë nuk e ka i vetëm (ai e ndan këtë rol me vendet anëtare). Gjithashtu, Komisioni monitoron zbatimin e legjislacionit të miratuar nga Këshilli/ Politika e Drejtësisë dhe Çështjet e Brendshme përbën fokusin kryesor të punës së një prej 36 Drejtorive

të Përgjithshme (DG – Directorate General) të Komisionit Europian. Me rreth 320 punonjës DG e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme është e strukturuar në katër drejtori kryesore sipas problematikës (A – Çështje të përgjithshme; B – Imigracioni, Azili dhe Kufijtë; C – E drejta civile dhe Shtetësia; dhe D – Siguria e Brendshme dhe Drejtësia Penale).

Parlamentit Europian dhe Gjykatës Europiane të DrejtësisëPërsa i përket Parlamentit Europian dhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë edhe pse roli i tyre është forcuar nga Traktati i Amsterdamit, ato janë më

JACQUES BARROT, Komisioner i Drejtësisë e Çështjeve të Brendshme dhe zv. President i Komi-sionit EuropianJacques Barrot ka lindur në Francë më 3 Shkurt 1937. Ai është Diplomuar për Drejtësi dhe mban gjithashtu edhe një Diplomë të Avancuar në Sociologji dhe një Diplomë nga Instituti i Studimeve të Politikës të Parisit. Që nga Nëntori 2004 ai ka mbuluar DG e Transportit të Komisionit Europian dhe prej 9 Maj 2008 është Komisioner i Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme, duke zëvendësuar ish-Komisionerin Franco Frattinit. Z. Barrot ka mbajtur disa poste ministrore në Francë si Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale (1995 – 1997), Ministër i Punës, Dialogut dhe Pjesëmarrjes Sociale (Maj - Nëntor 1995), Ministër i Shëndetit dhe Sigurisë Sociale (1979-1981), Ministër për Tregëtinë dhe Industrinë (1978-1979). Si anëtar i Parlamentit francez (1967- 2004) ka mbajtur disa poste si Kryetar i Komitetit të Financës (1993-1995), Kryetar i Asamblesë Nacionale për Kulturën, Familjen dhe Punët Sociale (1986-1988) etj.

Page 9: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BEBuletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

Qendra për Studime të Sigurisë, IDN | 9

Rr. Elbasanit P.O. BOX 8177, Tiranë Website: www.idmalbania.org Email: [email protected]

pak të fuqishme në fushën e DPB-së sesa në ato komunitare. Në fushat e përfshira nga shtylla e tretë Parlamenti konsultohet nga Presidenca në të gjitha vendimet e natyrës detyruese në fushën e DÇB dhe jep opinione. Parlamenti Europian duhet të informohet rregullisht për aktivitetet që ndërmirren si nga Presidenca ashtu dhe nga Komisioni, dhe organizon çdo vit debate mbi progresin e arritur në këto fusha. Gjykata Europiane, nuk ka autoritet përsa i përket çështjeve të përfshira në shtyllën e parë. Përsa i përket fushave që mbesin brenda shtyllës së tretë (bashkëpunimi policor dhe gjyqësor ne çështjet kriminale) çdo vend anëtar mund ti kërkojë Gjykatës një sentencë paraprake mbi kuadrin e interpretimit të vendimeve, interpretimin e Konventave etj. Gjykata gjithashtu ka kompetenca për të zgjidhur mosmarrëveshjet në këtë fushë midis vendeve anëtare.

Organe të tjera të BE në fushën e DÇBMe qëllim zbatimin e kuadrit ligjor në fushën e bashkëpunimit gjyqësor dhe policor në çështjet penale (shtylla e tretë), Bashkimi Europian ka ngriture tre agjensi kryesore që kontribuojnë për luftën kundër krimit të organizuar:Kolegji Europian Policor – CEPOL: Është krijuar me vendim të Këshillit të BE (2005) dhe është i vendosur me qendër në Bramshill të Mbretërisë së Bashkuar. CEPOL mbledh oficerë të lartë të policisë nga e gjithë Europa me qëllim inkurajimin e bashkëpunimit ndërkufitar në luftën kundër krimit, si dhe ruajtjen e rendit publik në nivel evropian. CEPOL merret gjithashtu edhe me trajnimin e punonjësve të policisë të institucioneve kombëtare përkatëse.Njësia e Bashkëpunimit Gjyqësor Europian - EUROJUST: Është krijuar si një agjensi e përhershme në vitin 2002 për të ndihmuar shtetet anëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe me qëllim hetimin dhe procedimin e këtyre çështjeve më me efikasitet.Zyra Policore Europiane - EUROPOL: Është agjencia e parë e krijuar në kuadër të shtyllës së

tretë të BE. Kjo agjensi ndihmon vendet anëtare në disa drejtime ku më kryesoret janë: lehtësimi i procesit të shkëmbimit të informacionit midis EUROPOL-it dhe autoriteteve kompetente të vendeve anëtare, lufta kundër krimit të organizuar dhe konkretisht trafikut të drogës, rrjeti i migrimit, trafikimi i makinave të vjedhura, trafikimi i qënieve njerëzore, falsifikimi i parave dhe mjeteve të tjera të pagesës, trafikimi i lëndëve retroaktive dhe nukleare, si edhe terrorizmi.

Agjensitë komunitare në fushën e DÇBEdhe pse agjensitë komunitare udhëhiqen nga e drejta europiane publike, ato janë të ndryshme nga institucionet Komunitare dhe janë krijuar me qëllim përmbushjen e detyrave të vecanta. Agjensitë komunitare që kontribuojnë në fushën e DPB janë si më poshtë:

Rrjeti Gjyqësor Europian: Është ngritur me qëllim që të përmirësojë bashkëpunimin gjyqësor midis shteteve anëtare të BE-së, sidomos për çështjet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar.Qendra Europiane e Monitorimit për Drogat dhe Vartësinë nga Drogat: Është krijuar në vitin 1993 me seli në Lisbonë. Kjo Qendër është burimi kryesor i informacionit mbi drogat dhe vartësinë nga drogat dhe qëllimi i saj është të informojë BE dhe vendet anëtare duke u bazuar mbi fakte për problemin e drogës në BE dhe një kuadër të përbashkët informacioni.Frontex: Është agjencia europiane me qendër në Varshavë, që u krijua si një organ i pavarur me detyrë për të koordinuar bashkëpunimin e vendeve anëtare në fushën e sigurisë së kufijve. Aktivitetet e Frontex plotësojnë dhe ofrojnë një vlerë të shtuar në sistemin e menaxhimit kombëtar të kufijve nga vendet anëtare.Mbikqyrësi Europian i Mbrojtjes së të Dhënave: Është një autoritet mbikqyrës i pavarur, dedikuar për të mbrojtur të dhënat personale dhe per të promovuar praktikat më të mira në institucionet dhe agjencitë europiane.

Page 10: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

10 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

Politika e BE mbi Çështjet e Brendshme në realitetin shqiptarNënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) midis Shqipërisë dhe BE në Qershor 2006, shënoi një hap përpara dhe një stad të ri në procesin e integrimit europian të Shqiperisë. MSA vendos nën një kuadër të ri ligjor marrëdhëniet kontraktuale të BE dhe vendit tonë duke i dhënë një shtysë të re bashkëpunimit ndërmjet dy palëve dhe përmbushjes së standardeve dhe kritereve të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Bashkëpunimi në fushat e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë përbën një objektiv të dallueshëm të MSA e cila vendos themelet për shtrirjen graduale të kësaj zone edhe në territorin shqiptar nëpërmjet një sërë objektivash dhe detyrimesh që duhen përmbushur. Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se zbatimi i MSA-së për palën shqiptare nënkuton ndër të tjera përafrimin e legjislacionit vendas me acquis communautaire dhe veçanërisht, zbatimin efikas të tij. Titulli VII i MSA parashikon një sërë detyrimesh në këtë kuptim si:• Forcimiibashkëpunimitnëfushënedrejtësisë

dhe çështjeve të brendshme - Një rol vendimtar këtu luan forcimi i pavarësisë së gjyqësorit shqiptar dhe përmirësimi i funksionimit të tij. Gjithashtu i rëndësishëm është përmirësimi i performancës së organeve të zbatimit të ligjit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar etj.

• Përafrimi i legjislacionitnëfushënembrojtjestë të dhënave personale dhe krijimi i kuadrit të nevojshëm institucional për zbatimin e këtij legjislacioni.

•Konsolidimi i bashkëpunimit në çështjet eazilit, migracionit dhe menaxhimit të kufijve me qëllim arritjen e standardeve për të akorduar në të ardhmen një lëvizje të lirë të personave në territoret e të dyja palëve. Shqipëria është vendi i parë i rajonit që ka nënshkruar një Marrëveshje Ripranimi me BE-në, në bazë të së cilës palët marrin përsipër të ripranojnë çdo shtetas të tyre që qëndron në mënyrë të paligjshme në territorin respektiv, si dhe çdo shtetas të një shteti të tretë ose pa shtetësi, që ka hyrë në territorin e një

shteti anëtar të BE-së nëpërmjet Shqipërisë ose anasjellas.

• Forcimi i bashkëpunimit në çështjet penale –Kjo veçanërisht përsa i përket veprave të tilla penale si: kontrabanda dhe trafikimi i qënieve njerëzore; trafikimi i paligjshëm i drogave dhe i armëve etj.

Në përputhje me detyrimet e ndërmarra me MSA si edhe me dokumente të tjera strategjikë si progres raportet vjetore të Komisionit dhe Partneriteti Europian Shqipëria ka hartuar një kuadër të gjerë masash për adresimin e prioriteteve – Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA. Ky dokument strategjik i kushton një kapitull të veçantë detyrimeve të vendit në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme ku janë përcaktuar qartë masat dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e tyre.

Disa prej dispozitave të MSA në fushën e DÇBNENI 78 i MSA

Në bashkëpunimin e tyre në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme Palët i kushtojnë rëndësi të veçantë forcimit të shtetit të së drejtës, dhe forcimit

të institucioneve në të gjitha nivelet në fushën e administratës në përgjithësi, si edhe imponimit të

ligjeve e administrimit të drejtësisë në veçanti. Bash-këpunimi synon veçanërisht në fuqizimin e pavarë-sisë së gjyqësorit dhe në përmirësimin e efikasitetit të tij, në përmirësimin e funksionimit të policisë

dhe organeve të tjera të imponimit të ligjeve duke siguruar trajnime të mjaftueshme dhe duke luftuar

korrupsionin dhe krimin e organizuar.

NENI 79 i MSAMe hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, Shqipëria do të harmonizojë legjislacionin për të dhënat per-

sonale me të drejtën komunitare, dhe me legjislacion-in tjetër europian dhe ndërkombëtar mbi privatësinë. Shqipëria krijon organe mbikëqyrës të pavarur me burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për të monitoruar dhe garantuar në mënyrë efikase im-ponimin e legjislacionit të brendshëm për mbrojtjen

e të dhënave personale. Palët do të bashkëpunojnë për të arritur këtë qëllim.

Shqi

përi

a SF

IDA

Page 11: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BEBuletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

Qendra për Studime të Sigurisë, IDN | 11

Rr. Elbasanit P.O. BOX 8177, Tiranë Website: www.idmalbania.org Email: [email protected]

Burimi: Delegacioni i KE në Tiranë (16 Maj 2008)

Komisioni Europian akordon një fond prej €4.5 milionë euro për Misionin e ri të Asistencës Europiane për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS II) për të ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e tjera shqiptare të drejtësisë për të zhvilluar një sistem gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas, profesional, transparent dhe modern, duke kontribuar kështu në ringjalljen e besimit të njerëzve në institucionet e tyre dhe konsolidimin e demokracisë e shtetit ligjor në vend. Për një periudhë mbi 30 mujore, EURALIUS II do të fokusohet në fushat e organizimit dhe reformës së sitemit të drejtësisë, dialogut ndërinstitucional, përmirësimit të kapaciteteve menaxhuese të gjyqësorit dhe Ministrisë së Drejtësisë; përmirësimit të administrimit dhe planifikimit të buxhetit të gjyqësorit; hartimit të legjislacionit dhe përafrimit ligjor; çështje të sistemit penitenciar, përforcimit të rregulloreve; administratës së gjykatave dhe menaxhmit të gjyqeve dhe drejtësisë kriminale. EURALIUS II gjithashtu është mandatuar për të luajtur një funksion koordinues dhe vëzhgues në fushën e administrimit të tokave dhe të drejtave të pasurisë së paluajtshme.“Vendosja e shtetit ligjor është një parakusht thelbësor për anëtarësimin në Bashkimin Europian; përcaktimi i mekanizmave që bëjnë të mundur vendosjen e shtetit ligjor në mënyrën e duhur është një detyrë thelbësore për të gjitha forcat politike, dhe ne kemi kënaqësinë të japim ndihmën tonë me një tjetër mission të rëndësishëm asistence”, tha Ambasadori Helmuth Lohan, Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, në ceremoninë e organizuar me këtë rast. Ceremonia e nisjes së misioionit EURALIUS II u hap nga fjalët përshëndetëse të Ministrit të Drejtësisë, Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe Nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shefi i Misionit, Roland Miklau prezantoi ekipin e ri të misionit, të përbërë nga 9 ekspertë ndërkombëtarë afatgjatë nga vende të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian, 3 ekspertë lokalë dhe një numër stafi lokal administrativ. Projekti do të zbatohet nga Ministria Federale Austriake e Drejtësisë në konsorcium me Ministrinë Federale Gjermane të Drejtësisë.

Komisioni Europian jep € 4.5 milionë euro për Misionin e Asistencës Europiane për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS II)

ZH

VILLIM

E

Page 12: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

12 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

BE-së. Të gjitha vendet e BE duke përjashtuar A n g l i n ë , Irlandën, Qipron, Rumaninë dhe Bullgarinë janë pjesë e zonës së kufirit të lirë, në të cilat bëjnë pjesë dhe vende që nuk janë pjesë e BE –së si Norvegjia dhe Islanda.Z. Franco Frattini tha se shpreson që reformat, nëse do të aprovohen nga të gjitha vendet anëtare të BE-së do të mund të zbatohen në periudhën 2010-2015. Për këtë nismë ka pasur pozicione të ndryshme. Perfaqësuesi gjerman për Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme i Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber mirëpriti iniciativën e Komisionit duke theksuar se"Paketa e propozimeve të Frattinit është një lëvizje e mirë dhe do të përmirësojë mbrojtjen e kufijve të jashtëm". Nga ana tjetër, Liberal Demokratja britanike, Sarah Ludford - anëtare e Parlamentit Europian dhe Raportuese e Parlamentit për Sistemin e Informacioneve të Vizës, paralajmëroi për një potencial për diskriminim si rezultat i sistemit hyrje-dalje. Ministrja gjermane e Drejtësisë Brigitte Zypries shprehu shqetësimin e saj se propozimi shënon një hap drejt një shteti “që tashmë po monitoron dhe kontrollon qytetarët pa shkak paraprak”. Gjithashtu, Mbikëqyrësi i të dhënave si British Privacy International, kritikoi propozimin e Komisionit duke thënë se kjo lëvizje mund të krijojë një “Fortesë Europiane” për të huajt

Burimi: EurActiv, Shkurt 2008Më 13 Shkurt 2008, Komisioni Europian propozoi që të përgatisë një sistem Europian të patrullimit të kufijve dhe kerkesën për udhëtarët për të dhënë shenjat e gishtave para se të hyjnë ne territorin e BE-së. Momentalisht, të gjithë ata që kalojnë kufijtë e 24 vendeve Shengen të BE-së përballen të paktën me një kontroll hyrje dhe dalje qofshin ata qytetarë të BE-së ose jo. Bashkimi Europian nuk ka një sistem të centralizuar për të rregjistruar hyrjet dhe daljet e vizitorëve, dhe lëvizjet e atyre që dalin nga BE-ja nëpërmjet një vendi tjetër anëtar shpesh nuk rregjstrohet. Në bazë të propozimeve të bëra nga Komisioni, të gjithë qytetarët e vendeve të treta dhe të tjera duhet të japin të dhënat biometrike që të hyjnë në BE edhe në qoftë se vijnë nga vende si Amerika apo Kanadaja, nga të cilat momentalisht lejohet kalimi pa viza. Kjo paketë propozimesh që ka për qëllim të luftojë terrorizmin, emigracionin ilegal dhe krimin e organizuar do të krijojë dhe një regjistër elektronik të të dhënave biometrike të udhëtarëve. Për më tepër, do të vendoset një sistem mbikqyrjeje me teknologjinë më të fundit, duke përfshirë satelitë për të monitoruar lëvizjet e migrantëve. Këto masa do të aplikohen në 24 vendet e zonës Shengen të

Hapat e ardhshme në lidhje me propozimin:- Gjysma e parë e 2008: Paketa e Propoz-

imeve pritet të aprovohet nga vendet anëtare.

- Nga 2009: Të gjitha pasaportat e BE-së do të kenë si karakteristikë shenjat dixhi-tale të gishtave dhe fotografi.

- Nga 2011: Të gjithë qytetarët që nuk bëjnë pjesë në BE dhe që do të aplikojnë per vizë duhet të japin të dhënat bi-ometrike.

BE do të forcojë kontrollin e kufijve,kritikët i druhen një “Fortese Europiane”

ZH

VIL

LIM

E

Page 13: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BEBuletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

Qendra për Studime të Sigurisë, IDN | 13

Rr. Elbasanit P.O. BOX 8177, Tiranë Website: www.idmalbania.org Email: [email protected]

Burimi: Faqja zyrtare e KE, DG e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme (Prill 2008)

Më 18 Prill 2008 Këshilli miratoi një qasje të përbashkët për amendimin e Vendimit kuadër për luftën kundër terrorizmit i propozuar nga Komisioni më 6 Nëntor 2007. Amendimi përditëson këtë vendim duke e konsideruar të dënueshëm provokimin publik për terrorizëm, rekrutimin dhe trajnimin për akte terroriste edhe kur kryhet nëpërmjet internetit. Amendimi në masat që parashikon është në përputhje me aspektet e lirisë së fjalës dhe standardet e tjera të të drejtave të njeriut. Vendimi kuadër i Këshillit (13 Qershor 2002) për luftën kundër terrorizmit përbën një instrument të rëndësishëm në këtë kontekst pasi harmonizon përkufizimin e akteve terroriste në të gjitha vendet anëtare dhe siguron dënimin e personave (fizikë e juridikë) që kanë kryer ose janë përgjegjës për akte të tilla në varësi të rrezikshmërisë së akteve. Vendimi gjithashtu përcakton edhe rregullat e jurisdiksionit të cilat garantojnë procedimin në lidhje me këto vepra si edhe masat specifike për viktimat e akteve terroriste.Propozimi i Komisionit synon të përditësojë Vendimin Kuadër të Këshillit duke përfshirë tre vepra penale: provokim publik për të kryer akte terroriste; rekrutimi dhe trajnimi për akte të tilla. Gjithashtu, nëpërmjet këtij propozimi synohet konsolidimi i sistemeve ligjore në të gjithë BE dhe pajisja e tyre me instrumente të përshtatshme për të sjellë para drejtësisë personat që shpërndajnë dhe propogandojnë dhunën duke dhënë informacion dhe instruksione mbi prodhimin dhe përdorimin e bombave ose eksplozivëve në

Amendohet Vendimi Kuadër për luftën kundër terrorizmit

akte terroriste. Legjislacioni i ri do të lehtësojë punën e agjensive të zbatimit të ligjit për të bashkëpunuar me kompanitë provider të internetit në parandalimin e krimeve dhe identifikimin e kriminelëve, duke siguruar njëkohësisht që të drejtat themelore të mos preken. Kështu, personat që propagandojnë terrorizmin dhe ekspertizën e prodhimit të bombave nëpërmjet internetit mund të procedohen dhe të dënohen me burgim për aq kohë sa kjo propagandë shkakton provokim publik për të kryer akte terroriste, rekrutim ose trajnim për to dhe kryhet me qëllim. Në të tilla raste, gjykatat ose autoritetet administrative janë të autorizuara të kërkojnë kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit ta heqin këtë informacion në përputhje me rregullat kombëtare në zbatim të Direktivës së tregtisë elektronike.Terminologjia e përdorur në këtë amendim është mjaft e përafërt me atë të përdorur nga Konventa e Këshillit të Europës për Parandalimin e Terrorizmit e cila ofron një praktikë mjaft të mirë për mënyrat e luftës kundër terrorizmit që respektojnë lirinë e fjalës dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi.

Page 14: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

14 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Qendra për Studime të Sigurisë e IDN

Qendra për Studime të Sigurisë, një departament i specializuar i Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka publikuar në muajt e parë të vitit 2008 dy dokumente të veçanta politikash (policy brief ) të cilët synojnë të zhvillojnë më tej përpjekjet e Shqipërisë të konsolidojë performancën në sektorin e sigurisë në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Europian dhe vendeve të procesit të stabilizim asocimit. “Drejt një strategjie të re në parandalimin e krimit” është produkti i parë i Qendrës ku studiuesit dhe ekspertët e IDN ofrojnë një vlerësim të eksperiencës së deritanishme në vend si edhe një set rekomandimesh për një qasje më të konsoliduar të institucioneve shqiptare në zhvillimin e strategjive për parandalimin e krimit dhe rritjes së efikasitetit të tyre. Gjithashtu, ky policy brief ndërton kontributin e tij në eksperiencën e gjatë të IDN në çështje të sigurisë dhe në dokumentet kryesore të miratuara nga Bashkimi Europian në lidhje me këtë problematikë.

Sërisht, në kuadër të aktiviteteve programore të Qendrës është përgatitur një dokument i ri politikash i cili fokusohet në rolin (deri tani të munguar) e autoriteteve vendore në rritjen e sigurisë publike dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve në këtë kontekst. Duke i përshatatur praktikat më të mira europiane dhe veçanërisht ato të rajonit të Ballkanit me kontekstin shqiptar ky policy brief ofron alternativa të qarta për përmirësimin e menaxhimit dhe përmirësimit të sigurisë në komunitetet lokale.

Këto aktivitete të Qendrës për Studime të Sigurisë janë ndërmarrë në kuadër të mbështetjes institucionale të Fondit Think Tank të Rrjeteve të Fondacionit Soros (Hungari) i cili synon të zhvillojë pjesëmarrjen e organizatave të pavarura studimore në proceset politikë-bërëse në vend. Të dy dokumentet e politikave kanë nxitur një reagim pozitiv të aktorëve të shoqërisë civile në vend si edhe të vetë institucioneve politikë-bërëse në vend.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të IDN www.idmalbania.org

Dy dokumente politikash mbi parandalimin e krimit dhe rolin e qeverisjes vendore në sigurinë publike

Page 15: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

Për më shumë informacion:Komisioni Europian, DG për Lirinë, Sigurinë dhe Drejtësinë http://ec.europa.eu/justice_home/index_en.htm

Këshilli i Ministrave të BE për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshmehttp://www.consilium.europa.eu/cms3_fo/showPage.asp?id=249&lang=EN&mode=g

Legjislacioni i BEhttp://eur-lex.europa.eu/en/index.htm

Ministria e Integrimit Europianhttp://www.mie.gov.al/

Delegacioni i KE në Tiranëhttp://www.delalb.ec.europa.eu/

Page 16: Drejtesia Dhe Qeshtjet e Mbrendshme Ne Bashkimin Evropian

Buletin 1 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

16 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Publikime të këshilluaranë fushën e Drejtësisë dhe Puneve të Brendshme

Siguria përkundrejt Lirisë? Një sfidë për të ardhmën e EuropësAutorë: Thierry Balzacq, Sergio Carrera (Ashgate, Mars 2008)Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme është një nga fushat kryesore të cilat përmbledhin politka të rëndësishme për BE si politika e migracionit, azilit dhe luftës kundër terrorizmit. Ajo është gjithashtu një fushë që shtron sfida dhe ngre pyetje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e lirive themelore. Ky botim i kushton vëmendje zhvillimeve të zones europiane të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë në një kohë që politika të rëndësishme po marrin formë brenda BE-së. Duke sjellë së bashku autorë me eksperienca të ndryshme, ky volum është i këshillueshem për studentë, studies dhe akademikë të studimeve Europiane, drejtësisë, shkencave politike etj.

Liria, Siguria dhe Drejtësia e kujt? E drejta dhe politika e Bashkimit Europian për emigracionin dhe azilinAutorë: Anneliese Baldaccini, Elspeth Guild dhe Helen Toner (Hart Publishing, Qershor 2007)Botimi sjell kontribute të çmuara të disa prej autorëve më prestigjozë në fushën e të Drejtës Europiane të Emigracionit dhe Azilit duke ofruar një reflektim për ndryshimet e ndodhura që nga Traktati i Amsterdamit, dhe në veçanti të Këshillit Europian të Tamperit në 1999. Një kuadër i rëndësishëm ligjesh dhe politikash është zhvilluar që nga viti 1999, por ky proçes ka qenë i ngadaltë dhe i shënjestruar nga kritikat. Botimi ofron një seri analizash mbi instrumentat kryesorë dhe temat e politikave, duke shtruar pyetjen se deri në çfarë pike idealet e fushës së lirisë, sigurisë dhe drejtësisë janë reflektuar në këto zhvillime legjislative dhe politika.

Kontrolli i Kufinjve: Lëvizja e lirë drejt dhe përbrenda EuropësAutorë: Didier Bigo, Elspeth Guild (Ashgate, Prill 2005)Ky libër fokusohet në mënyrë të veçantë tek kufijtë europianë, duke sjellë së bashku studime të një grupi akademikësh të disiplinave të ndryshme. Çështjet kryesore që merren në konsideratë janë emigracioni dhe lëvizja e lirë e njerzve, duke lidhur kontrollin brenda shtetit me rolin e policisë dhe sigurinë e brendshme. Botimi ofron një anlizë të një fushe të rëndësishme dhe të ngarkuar poltikisht, nën një qasje të kombinuar studimesh si drejtësia, studimet politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe filozofinë.

LIT

ERAT

UR

Ë