8
dhe Shoqatës së Investitorëve të Huaj Shqipëri me qëllim organizmin e një censusi mbi nevojat dhe potencialet e fermerëve shqiptarë zhvillimin e eksporteve të tyre bujqësore drejt Bashkimit Europian. Po kështu, gjatë muajit prill, Unioni SHKK pati nderin të ishte një ndër institucionet pjesëmarrëse parit panair agro-industrisë Francë-Ballkan organizuar Shqipëri. Të gjitha këto arritje, e inkurajojnë edhe më tej Unionin SHKK të vazhdojë angazhimin në mbështetje fermerëve dhe bizneseve rurale shqiptare. Duke ju uruar një lexim të mbarë. Të nderuar lexues, Unioni Shqiptar Kursim Kredi ka kënaqësinë t’ju përcjellë edicionin e parë për këtë vit të gazetës së tij institucionale për semestrin e parë janar-qershor 2014. Një periudhë kjo e ngarkuar me arritje të ndryshme institucionale. Në këtë numër, do të gjeni disa informacione kyçe mbi Raportin Vjetor 2013, i cili tregoi se gjatë vitit të kaluar Unioni ka injektuar mbi 12 milionë euro në kredi të reja për fermerët e bizneset rurale dhe rritur me 34% depozitat, duke konfirmuar pozicionin e tij lider në financimin e fermerëve shqiptarë. Do të gjeni, gjithashtu, nga ana tjetër, pjesë nga diskutimet e organizuara Asamblenë e Përgjithshme 13-të, me pjesëmarrjen e Ministrit Financave, Z. Shkëlqim Cani, dhe përfaqësues të tjerë nga Bashkimi Europian, nga Banka e Shqipërisë, Agjencia e Sigurimit të Depozitave apo edhe Ministria e Bujqësisë, AZHBR-së dhe Ambasadës Franceze në Shqipëri. Pjesëmarrja e gjërë në këtë Asamble, dëshmoi për rëndësinë gjithmonë e në rritje që po merr financimi i bujqësisë dhe ekonomia rurale terësi Shqipëri. Një provë për këtë është edhe firmosja e një Memorandumi Bashkëpunimi mes Unionit SHKK Një sezon pozitiv për Unionin SHKK dhe ekonominë rurale Sem. I, 2014 Publikim gjashtëmujor i Unionit SHKK Shifrat kyç për gjashtë- mujorin e 1 të 2014: 1.080 anëtarë të rinj 2.937 kredi të reja të disbur- suara me vlerë 6.1 milion euro 21% rritje e volumit të depozitave krahasuar me dhjetor 2013 Në këtë numër: Speciale: Asambleja e Përgjithshme e 13-të e Unionit 2 Unioni SHKK në panairin e parë të agro- industrisë Francë- Ballkan 4 Rezultatet e sondazhit mbi nevojat dhe potencialet e fermerëve shqiptarë 5 Bashkëpunimi CBS / USAID me Unionin SHKK 5 Mbi fuqizimin e kooperativave bujqësore në Shqipëri 6 Unioni SHKK në kon- ferencën vjetore ndërk- ombëtare të MFC 6 Zhvillimi i rrjetit ne gjashtëmujorin e parë 2014 7 - 8 Prej 1992, PARTNER FINANCIAR I FERMEREVE rregulloret apo organizimin e SHKK -së. këtë llogjikë, janë me dhjetra Asamble lokale dhe 5 Asamble rajonale të organizuara gjatë muajve të parë të vitit 2014. (vazhdon në faqen tjetër) Pas 22 vitesh aktiviteti financiar, Unioni Shqiptar Kursim Kredi është kthyer në partnerin financiar të fermerëve dhe bizneseve rurale në vend. Unioni SHKK konsiderohet sot një histori suksesi mbështetet modelin unik institucional që e drejton, atë të një kooperative financiare, zotëruar terësisht nga anëtarësia e tij. Kjo nënkupton se anëtarët e rrjetit të Unionit SHKK kanë të gjithë të drejtë vote dhe janë në mënyrë të përbashkët të vetmit pronarë të institucionit. Vendimmarrja e Unionit SHKK ndjek rrjedhimisht një proçes të ndryshëm nga bankat tradicionale. Çdo Shoqëri Kursim Kredi (SHKK) anëtare e Unionit, organizon një Asamble lokale ku anëtarët dhe Bordet e tyre Drejtues miratojnë në mënyrë kolektive çdo rezultat financiar dhe ndryshim Asambleja e Përgjithshme e 13-të e Unionit: rikonfirmim i pozicionimit lider dhe i objektivit në shërbim të fermerëve dhe bizneseve rurale Revista

Revista - fedinvest.al · ne një përgjegjësi e rritur për t’u përgjigjur maksimalisht nevojave të anëtarësisë sonë dhe njëherazi kërkesave dhe normave të autoriteteve

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revista - fedinvest.al · ne një përgjegjësi e rritur për t’u përgjigjur maksimalisht nevojave të anëtarësisë sonë dhe njëherazi kërkesave dhe normave të autoriteteve

dhe Shoqatës së Investitorëve të

Huaj në Shqipëri me qëllim

organizmin e një censusi mbi

nevojat dhe potencialet e fermerëve

shqiptarë në zhvillimin e

eksporteve të tyre bujqësore drejt

Bashkimit Europian.

Po kështu, gjatë muajit prill, Unioni

SHKK pati nderin të ishte një ndër

institucionet pjesëmarrëse të të

parit panair të agro-industrisë

Francë-Ballkan organizuar në

Shqipëri. Të gjitha këto arritje, e

inkurajojnë edhe më tej Unionin

SHKK të vazhdojë angazhimin në

mbështetje të fermerëve dhe

bizneseve rurale shqiptare.

Duke ju uruar një lexim të mbarë.

Të nderuar lexues, Unioni Shqiptar Kursim Kredi ka

kënaqësinë t’ju përcjellë edicionin e

parë për këtë vit të gazetës së tij

institucionale për semestrin e parë

janar-qershor 2014.

Një periudhë kjo e ngarkuar me

arritje të ndryshme institucionale.

Në këtë numër, do të gjeni disa

informacione kyçe mbi Raportin

Vjetor 2013, i cili tregoi se gjatë vitit

të kaluar Unioni ka injektuar mbi 12

milionë euro në kredi të reja për

fermerët e bizneset rurale dhe rritur

me 34% depozitat, duke konfirmuar

pozicionin e tij lider në financimin

e fermerëve shqiptarë.

Do të gjeni, gjithashtu, nga ana

tjetër, pjesë nga diskutimet e

organizuara në Asamblenë e

Përgjithshme të 13-të, me

pjesëmarrjen e Ministrit të

Financave, Z. Shkëlqim Cani, dhe

përfaqësues të tjerë nga Bashkimi

Europian, nga Banka e Shqipërisë,

Agjencia e Sigurimit të Depozitave

apo edhe Ministria e Bujqësisë,

AZHBR-së dhe Ambasadës

Franceze në Shqipëri. Pjesëmarrja e

gjërë në këtë Asamble, dëshmoi për

rëndësinë gjithmonë e në rritje që

po merr financimi i bujqësisë dhe

ekonomia rurale në terësi në

Shqipëri.

Një provë për këtë është edhe

firmosja e një Memorandumi

Bashkëpunimi mes Unionit SHKK

Një sezon pozitiv për Unionin SHKK dhe ekonominë rurale

Sem. I, 2014 Publikim gjashtëmujor i Unionit SHKK Shifrat kyç për gjashtë-

mujorin e 1rë të 2014:

1.080 anëtarë të rinj

2.937 kredi të reja të disbur-suara me vlerë 6.1 milion euro

21% rritje e volumit të depozitave krahasuar me dhjetor 2013

Në këtë numër:

Speciale: Asambleja e

Përgjithshme e 13-të e

Unionit

2

Unioni SHKK në

panairin e parë të agro-

industrisë Francë-

Ballkan

4

Rezultatet e sondazhit

mbi nevojat dhe

potencialet e fermerëve

shqiptarë

5

Bashkëpunimi CBS /

USAID me Unionin

SHKK

5

Mbi fuqizimin e

kooperativave

bujqësore në Shqipëri

6

Unioni SHKK në kon-

ferencën vjetore ndërk-

ombëtare të MFC

6

Zhvillimi i rrjetit ne

gjashtëmujorin e parë

2014

7 - 8

Prej 1992, PARTNER FINANCIAR I FERMEREVE

rregulloret apo organizimin e SHKK

-së. Në këtë llogjikë, janë me

dhjetra Asamble lokale dhe 5

Asamble rajonale të organizuara

gjatë muajve të parë të vitit 2014.

(vazhdon në faqen tjetër)

Pas 22 vitesh aktiviteti financiar,

Unioni Shqiptar Kursim Kredi është

kthyer në partnerin financiar të

fermerëve dhe bizneseve rurale në

vend. Unioni SHKK konsiderohet

sot një histori suksesi që

mbështetet në modelin unik

institucional që e drejton, atë të një

kooperative financiare, zotëruar

terësisht nga anëtarësia e tij. Kjo

nënkupton se anëtarët e rrjetit të

Unionit SHKK kanë të gjithë të

drejtë vote dhe janë në mënyrë të

përbashkët të vetmit pronarë të

institucionit.

Vendimmarrja e Unionit SHKK

ndjek rrjedhimisht një proçes të

ndryshëm nga bankat tradicionale.

Çdo Shoqëri Kursim Kredi (SHKK)

anëtare e Unionit, organizon një

Asamble lokale ku anëtarët dhe

Bordet e tyre Drejtues miratojnë në

mënyrë kolektive çdo rezultat

financiar dhe ndryshim në

Asambleja e Përgjithshme e 13-të e Unionit: rikonfirmim i pozicionimit

lider dhe i objektivit në shërbim të fermerëve dhe bizneseve rurale

Revista

Page 2: Revista - fedinvest.al · ne një përgjegjësi e rritur për t’u përgjigjur maksimalisht nevojave të anëtarësisë sonë dhe njëherazi kërkesave dhe normave të autoriteteve

(fillon nga faqja 1)

Ky proçes përfundon me

organizmin e Asamblesë së

Përgjithshme të Unionit Shqiptar

Kursim Kredi, e cila është organi

drejtues më i lartë i Unionit, sipas

parimit një anëtar-një votë.

Asambleja e Përgjithshme e XIII-të

u zhvillua më datë 25 prill 2014

pranë Hotel Tirana International.

Në të morrën pjesë të ftuar të

ndryshëm si Z. Shkëlqim Cani,

Ministër i Financave, Z. Clive

Rumbold, përfaqësues nga zyra e

Komisionit Europian në Tiranë,

Znj. Christine Moro, Ambasadore e

Francës në Shqipëri, Z. Toni Gogu,

Drejtor i Agjencisë së Sigurimit të

Depozitave, dy Zv. Ministrat e

Bujqësisë, Z. Alban Zusi dhe Z. Jani

Babi apo edhe përfaqësues nga

Banka e Shqipërisë dhe të

komunitetit të donatorëve.

Unioni SHKK – në mbështetje të

ekonomisë rurale prej 22 vitesh

Ashtu si edhe para 22 vitesh, si një

projekt i Bankës Botërore, objekti i

Insitucionit nuk ka ndryshuar,

duke synuar gjithmonë ofrimin e

një mbështetjeje financiare sa më

afër nevojave të fermerëve dhe

banorëve rural. Ministri i

Financave, Z.Cani, gjatë Asamblesë

së Përgjithshme, ritheksoi se zona

rurale ngelet ende një prioritet i

politikave zhvillimore të vendit:

“Në pozicionin e Ministrit të

Financave, ekzistenca e një Unioni

financiar të tillë përbën një hallkë

jashtëzakonisht të rëndësishme në

jetësimin e politikave publike në

mbështetje të zhvillimit ekonomik

të vendit. [...] Rritja e edukimit

financiar, formalizimi i ekonomisë

rurale, rinovimi i parkut mekanik

apo dhe më kryesorja, ofrimi i

shërbimeve financiare kompetitive,

deri në zonën më të thellë të vendit,

janë të gjitha elementë të programit

qeverisës që përfaqësoj. [...]”

Përfshirja në skemën e

sigurimit të depozitave

Konsolidimi i Unionit SHKK dhe

rrjetit të tij ndër vite, ka sjellë

përfshirjen e tij në skemën e

sigurimit të depozitave, ofruar nga

Agjencia Shqiptare e Sigurimit të

Depozitave. Z. Toni Gogu, Drejtor i

Përgjithshëm i ASD-së u shpreh

gjatë Asamblesë së Përgjithshme të

Unionit SHKK, se:

“Kjo skemë mbron veçanërisht

depozituesit e shumave të vogla,

apo ata depozitues që nuk kanë

përvojë të mjaftueshme me

institucionet financiare dhe që

jetojnë në një mjedis ekonomik të

pa zhvilluar mirë, siç janë edhe një

pjesë e depozituesve, anëtarë të

shoqërive të kursim kreditit.”

Bujqësia një prioritet kombëtar

Gjatë vitit 2012, bujqësia

kontribuoi me 1.1% të rritjes

ekonomike të vendit nga 1.5% të

totalit. Kjo tregon rëndësinë

gjithmonë e më të madhe që po

merr financimi i fermerëve dhe i

bujqësisë shqiptare.

“Për të gjithë ne është e

rëndësishme që të ngremë nivelin e

fermerëve tonë në nivelin e familjes

europiane. Qeveria kërkon të

vendosë bujqësinë nga një bujqësi e

nivelit të ulët, në një nivel

mbështetës edhe në kuadrin e

Bashikimit Europian. Ju i jepni një

ndihmesë të madhe fermerit

shqiptar, subvencionimi i tij është i

rëndësishëm, pasi ul koston e

prodhimit dhe rrit nivelin e

zhvillimit” shtoi nga ana e tij Zv.

Ministri i Bujqësisë, Z. Jani Babi,

duke rikujtuar kështu që Unioni

SHKK mund të shoqërojë fermerët

me financime të përshatura për

skemat e mbështetjes për

bujqësinë.

Një rëndësi e njëjtë u dha edhe nga

përfaqësuesi i Komisionit Europian

në Tiranë, Z. Rumbold, duke

rikujtuar se janë dedikuar “6.2

milionë euro nga paratë e

taksapaguesëve europiane për

zhvillimin e sektorit bujqësor në

Shqipëri. Dhe kjo është arsyeja pse

bujqësia ka marrë pjesën më të

madhe të buxhetit të IPA 2013 me

mbi 36 milionë euro. Ne po

mobilizojmë edhe më shumë fonde

për rrugët rurale si një investim

strategjik për zhvillimin ekonomik

dhe të bujqësisë në zonat rurale.

[...] Për BE-në fjalët kyç janë:

inkurajo, investo, promovo.“

Asambleja e Përgjithshme e 13-të e Unionit: rikonfirmim i pozicionimit

lider dhe i objektivit në shërbim të fermerëve dhe bizneseve rurale

Faqja 2 Revista gjashtëmujore e Unionit SHKK

“Duke financuar

nismat e çdo individi,

çdo familjeje, atje ku

është, në cepin më të

largët të vendit, Unioni

SHKK kontribuon në

mënyrë direkte në

zhvillimin e vendit

tonë.”

Z. Shkëlqim Cani

Ministër iFinancave

Page 3: Revista - fedinvest.al · ne një përgjegjësi e rritur për t’u përgjigjur maksimalisht nevojave të anëtarësisë sonë dhe njëherazi kërkesave dhe normave të autoriteteve

Drejt një zhvillimi ekonomik të

qëndrueshëm

Nga ana tjetër, Z. Rumbold preku

edhe një pikë po kaq të

rëndësishme në zhvillimin e

metëjshëm të ekonomisë rurale

dhe bujqësisë shqiptare. Shpesh

herë e neglizhuar, mbështetja për

fermerët e rinj duhet të fuqizohet

më tej.

“Nëse bujqësia nuk krijon

perspektiva për fermerët e rinj,

mund të pyesim veten se çfarë lloj e

ardhme e pret bujqësinë europiane.

Marrja përsipër e një ferme është

një detyrë veçanërisht e vështirë,

komplekse dhe angazhuese. Ajo

kërkon jo vetëm njohuri teknike

specifike nga ana e të rinjve, por

gjithashtu një kapacitet financiar të

lartë. Ky kapacitet për të investuar

është qartësisht një faktor limitues

për shumë të rinj, në veçanti në

zonat ku aksesi në tokën bujqësore

është më i vështirë.”

Zhvillimi i qëndrueshëm i

ekonomisë së vendit kalon

detyrimisht nga fuqizimi i

fermerëve të vendit. Ministri i

Financave, Z. Cani rikujton se “Një

fermer, i cili merr një kredi, është

një fermer i cili dëshiron të punojë

tokën, të rrisë të ardhurat e tij dhe

të kontribuojë më pas në shoqëri

nëpërmjet taksave që ai gjeneron.

[...] Duke financuar nismat e çdo

individi, çdo familjeje, atje ku është,

në cepin më të largët të vendit,

Unioni SHKK kontribuon në

mënyrë direkte në zhvillimin e

vendit tonë. Dhe në këtë sens, ju

gëzoni të gjithë mbështetjen më të

plotë të Qeverisë Shqiptare.

Asambleja e Përgjithshme u mbyll

me ndërhyrjen e Senatorit francez,

Z. Alain Richard (përfaqësues

special i Qeverisë Francezë për

ekonominë në Ballkan) dhe

Ambasadores Franceze në Tiranë,

Znj. Christine Moro. Z. Richard në

fjalën e tij përshëndetëse, ritheksoi

mbështetjen e Shtetit Francez për

marrjen e statutit kandidat nga

Shqipëria, si dhe në veçanti,

interesin që Franca i jep

bashkëpunimit në sektorin

bujqësor. Ai rikujtoi, gjithashtu,

bashkëpunimin e hershëm të

Francës me Unionin Shqiptar

Kursim Kredi ndër vite, si për

shëmbull me Bankën Franceze

Credit Mutuel. Struktura e Unionit

SHKK është thellësisht e bazuar në

modelin e një banke kooperative,

kjo e fundit, tejet e përhapur në

Europën perëndimore dhe në

Francë.

“Bujqësia ka marrë

pjesën më të madhe të

buxhetit të IPA 2013 me

mbi 36 milionë euro.

[…]

Për BE-në, fjalët kyç

janë: inkurajo, investo,

promovo!

Faqja 3 Sem. 1 - 2014

Z. Clive Rumbold

Përfaqësues i Bashkimit Europian në Shqipëri

Bordi Drejtues 2014 - 2017 (nga e majta) : Z. Mehdi Pepa (Elbasan), Z.

Valentin Gocaj (Shkodër), Z. Zyjdi Boja (Durrës), Znj. Anisa Shehu

(Lushnje), Z. Muhamet Bregu (Kuçovë), Znj. Zana Konini (Tiranë), Z.

Xhevdet Kapaj (Fier), Z. Namik Zeneli (Vlorë), Z. Hasan Shehu (Tiranë)

Pjesë nga fjala e Znj. Zana Konini, Kryetare e Bordit Drejtues të

Unionit SHKK gjatë Asamblesë së Përgjithshme të XIII-të.

Gjatë vitit 2013, falë një rrjeti kapilar që mbulon 1080 fshatra, dhe

angazhimit vullnetar të 784 të zgjedhurve në krye të 97 Shoqërive

Kursim Kredi, Unioni SHKK vazhdoi të ofrojë shërbime financiare, ndër

më kompetitivet në treg, duke injektuar mbi 12 milionë euro kredi të

reja dhe mbledhur 34 % më shumë depozita se viti paraardhës. Shifra

këto që rikonfirmojnë pozicionimin lider të Unionit Shqiptar Kursim

Kredi, si partneri financiar i fermëreve shqiptarë. [...]

Asambleja e Përgjithshme është një mundësi për të ripërcaktuar

strategjitë e zhvillimit të institucionit dhe për të krijuar sinergji të reja,

në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë drejtim, Unioni

Shqiptar Kursim Kredi synon, gjatë vitit 2014 e më tutje, [...] të rrisë

numrin dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara ndaj anëtarësisë, [...] të

zgjerojë shtrirjen e tij gjeografike, edhe në ato rajone ku nuk ndodhemi

aktualisht,[...] dhe përtej fuqizimit të marketingut dhe lobimit në

mbështetje të fermerëve shqiptare, Unioni SHKK synon të rrisë numrin

e partneriteteve institucionale [...].

Këtu vlen të përshëndetet, partneriteti pozitiv i iniciuar së fundmi me

Bankën e Shqipërisë dhe në veçanti, mbështetja e ofruar nga Agjencia

Shqiptare e Sigurimit të Depozitave, ASD-ja, për të përfshirë në skemën

e sigurimit të depozitave Shoqëritë Kursim Kredi. Ky besim është për

ne një përgjegjësi e rritur për t’u përgjigjur maksimalisht nevojave të

anëtarësisë sonë dhe njëherazi kërkesave dhe normave të autoriteteve

në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm të vendit.

Page 4: Revista - fedinvest.al · ne një përgjegjësi e rritur për t’u përgjigjur maksimalisht nevojave të anëtarësisë sonë dhe njëherazi kërkesave dhe normave të autoriteteve

Më datë 25 prill, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë Shqipëri, organizoi pranë mjediseve të Hotel Sheraton në Tiranë për herë të parë, Panairin e agro-industrisë Francë-Ballkan. Panairi ishte një mundësi shumë e mirë për dhjetëra biznese franceze dhe nga rajoni, të shkëmbenin mbi potencialet komerciale të sektorit bujqësor në Shqipëri dhe rajon. Panairi u hap nga Presidenti i Dhomës së Tregtisë Francë-Shqipëri, Z. Julien Roche, me pjesëmarrjen e rëndësishme të Senatorit dhe njëherazi përfaqësuesit special Francez për diplomacinë ekonomike në Ballkan, Z. Alain Richard, të Ministrit të Bujqësisë, Z. Edmond

promocionale. Ndërsa Senatori francez, Z. Alain Richard dhe Ambasadorja Franceze në Tiranë, Znj. Christine Moro, morën pjesë në vijim të këtij panairi edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit SHKK.

Unioni SHKK merr pjesë në panairin e parë të agro-industrisë Francë-Ballkan

Sali Azizi, anëtar

SHKK Mali i Bardhë -

Falë kredisë pranë

Unionit SHKK dhe

pas emigrimit në

Greqi dhe në Itali,

Z.Azizi arriti të

zhvillojë stallën e tij

nga 10 në 50 krerë

lopë.

Faqja 4 Revista gjashtëmujore e Unionit SHKK

Financimi i mekanizimit të bujqësisë shqiptare: një prioritet për zhvillimin

Bujqësinë dhe Entit Kombëtar Rural, Institutit Agronomik Mes-dhetar të Barit, si dhe Universitetit Bujqësor e Politeknik të Tiranës. Duke ditur vështirësitë që has ferma shqiptare në drejtim të rritjes së performancës së prodhimit dhe të mekanikës bujqësore, ky panair synonte të ofronte produkte mekanike me kosto të ulët për fermerët shqiptarë bazuar në nevojat e tyre të përditshme. Por, aksesi në mekanikë vështiresohet nga të

ardhurat e ulëta të fermerit dhe mungesa e likuiditetit në drejtimin e fermës. Kreditimi nëpërmjet një partneriteti afatgjatë mes fermerit dhe institucioneve financiare shihet si një ndër mënyrat më të përshtatshme për të siguruar rinovimin e parkut mekanik bujqësor kombëtar. Është pikërisht ky qëllim që Unioni SHKK po angazhohet, gjithnjë e më shumë, në drejtim të ofrimit të produkteve të përshtatura për mekanikën bujqësore.

Në foto, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Znj. Christine Moro

Unioni SHKK ndoqi panairin e parë ndërkombëtar të makinerive bujqësore për Europën Juglindore (EMA), organizuar me datat 13-15 qershor 2014 pranë Pallatit të Kongreseve. Me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Panairi kishte si qëllim promovimin e teknologjive të reja Italiane në fushën e Agro-mekanikës dhe është një bash-këpunim midis Federatës Italiane të Prodhueseve të Makinerive për

Panariti, të Ambasadores Franceze në Shqipëri, Znj. Christine Moro dhe Unionit Shqiptar Kursim Kredi si një ndër anëtarët e hershëm të Dhomës së Tregtisë Francë Shqipëri, ku morri pjesë në këtë panair me një stendë

Në foto: stenda e Unionit SHKK në panairin EMA 2014

Page 5: Revista - fedinvest.al · ne një përgjegjësi e rritur për t’u përgjigjur maksimalisht nevojave të anëtarësisë sonë dhe njëherazi kërkesave dhe normave të autoriteteve

Faqja 5 Sem. 1 - 2014

Unioni SHKK organizoi në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Investitorëve të Huaj (FIAA), një fushatë censusi drejtur 1.000 fermerëve vendas me qëllim identifikimin e nevojave dhe potencialit për eksportin bujqësor shqiptar drejt Bashkimit Europian. Mund të veçohet nga rezultatet e përgjithshme të sondazhit, fakti që mbi 84% e fermerëve marrin kredi për aktivitetin e tyre krahasuar me 13% prej tyre që kanë përfituar nga grantet e bujqësisë. Në këtë sens, nëse 38% e fermerëve nuk ishin në dijeni për ekzistencën e skemave të mbështetjes për bujqësinë, 45% e tyre ishin të informuar, por nuk ishin në gjëndje të plotësonin kriteret ose dokumentacionin mbështetës të kërkuar. Sondazhi tregon, gjithashtu, që mbi 85% e fermerëve të intervistuar nuk kanë NIPT dhe përdorin praktika zakonore në kontrollin e

sëmundjeve dhe dëmtuesve. Po kaq e rëndësishme, vetëm 1 në 10 fermerë i kryen rregullisht analizat e tokës dhe po 1 në 10 përdor produkt ambalazhimi për prodhimin e tyre bujqësor. Niveli i lartë i informalitetit kontraston me gatishmërinë e lartë të fermerëve për të bashkëpunuar mes tyre ku 79% e tyre janë të gatshëm për të shitur prodhimin e tyre së bashku me fermerë të tjerë dhe 57% janë të gatshëm për të prodhuar së bashku me fermerë të tjerë. Ky pyetësor krijon një imazh më të qartë të situatës së anëtarësisë së Unionit Shqiptar Kursim Kredi dhe nga ana tjetër, hedh bazat analitike për nismat që mund të ndërmerren në të ardhmen nga autoritetet publike, Bashkimi Europian apo investitorë të huaj në drejtim të zhvillimit të eksporteve bujqësore shqiptare. Shoqata Shqiptare e Investitorëve

të Huaj ka si mision shoqërimin, promovimin dhe përfaqësimin e investitorëve të huaj në Shqipëri. Ajo është një nismë private krijuar nga kompanitë e huaja më të mëdha në Shqipëri nga vende si Italia, Greqia, Franca, Gjermania, Turqia, Kanadaja etj. Gjithashtu, ajo përfaqëson aktualisht edhe institucionin zbatues të projektit të Rrjetit të Informimit të Bashkimit Europian për Biznesin. Rezultatet e pyetësorit u bënë publike gjatë një takimi pranë Hotel Tirana International në prezencë të Zv. Ministrit të Bujqësisë, Z. Alban Zusi, si dhe të Drejtorit të Operacioneve të delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Z. Yngve Engstrom. Për më shumë informacion, kontaktoni me adresën mail [email protected]

Drejt një analize më cilësore të eksporteve bujqësore dhe financimit të fermave shqiptare: sondazh organizuar nga FIAA & Unioni SHKK

Luan Marra, anëtar

SHKK Guri i Mirë

prej vitit 2009.

Banor në Fshatin

Feras Kozarë,

Z.Marra ka marrë dy

kredi për ndërtim

dhe mbjellje sere.

Në kuadër të zhvillimit të partneriteteve institucionale, Unioni SHKK firmosi një Memorandum Bashkëpunimi me projektin AgroCapital (CBS) të financuar nga USAID, i cili ka si qëllim rritjen e kapaciteteve absorbuese financiare të fermerëve dhe agro-industrisë së vogël në vend. Projekti AgroCapital (Access to capital for Farmers and Agribusinesses) ka si prioritet zhvillimin e produkteve bankare

drejt sipërmarrjeve bujqësore, duke zhvilluar cilësinë e kontaktit mes sektorit bankar dhe fermerëve. Unioni SHKK do të përfitojë në mënyrë direkte nga projekti nëpërmjet asistencës teknike që prek zhvillimin institucional dhe fuqizimin e fermerëve dhe agrobizneseve, në kapacitetin e tyre përpthithës të fondeve dhe granteve publike (AZHBR) dhe Europiane (IPARD).

AgroCapital (CBS), projekt i financuar nga USAID dhe Unioni SHKK në një partneritet të ri në drejtim të rritjes së financimit për fermerët

Në foto (nga e majta): Znj. Zana Konini, Drejtore Ekzeku-tive, Unioni SHKK Z. Alban Zusi, Zv. Ministër i Bujqësisë Znj. Marinela Jazoj, Drejtore Ekzeku-tive, FIAA Z. Yngve Engstrom, Drejtor i Opera-cioneve pranë Bashkimit Europian Z. Akil Kraja, Menaxher i Projekteve, Unioni SHKK

Në foto (nga e majta): Znj. Zana Konini, Drejtore Ekzeku-tive Unioni SHKK Z. Enio Jaco, Drejtor Ekzekutiv, CBS

Page 6: Revista - fedinvest.al · ne një përgjegjësi e rritur për t’u përgjigjur maksimalisht nevojave të anëtarësisë sonë dhe njëherazi kërkesave dhe normave të autoriteteve

Faqja 6 Revista gjashtëmujore e Unionit SHKK

Maksim Toromeni,

anëtar SHKK Krutje,

Lushnjë.

Me tre kreditë e marra

pranë Unionit SHKK,

Z.Toromeni ka mundur

të zgjerojë serën e tij.

Një anëtar tejet aktiv,

duke rekomanduar dhe

dhënë vlerësime të

shpeshta për kredi për

bashkëfshatarë të tjerë.

-Cili është qëllimi i misionit tuaj në

Shqipëri?

JICA dëshiron të konfirmojë

gjëndjen aktuale të bujqësisë dhe

të krijojë organizatat e fermerëve

në bazë të ligjit të ri të nxjerrë nga

Qeveria Shqiptare në vitin 2012, si

një kërkesë për bashkëpunimin

teknik në fushën e zhvillimit të

kooperativës bujqësore.

-Çfarë ngjashmërish shikoni mes

fermave mesatare shqiptare dhe

atyre japoneze?

*Sipërfaqe të vogla toke në zotërim

(në Japoni një fermë zë

mesatarisht 1.4 ha).

*Fermerët me kohë të pjesshme.

*Bujqësia dhe blegtoria intensive

janë të nevojshme për

hortikulturën dhe bagëtinë.

*Bujqësia nën trysninë e importit

dhe niveli i ulët i mjaftueshmërisë

së ushqimeve.

-Në Japoni ekzistojnë dy lloje

organizatash kooperative, ato

financiare dhe bujqësore. Mund të

shpjegoni se si ndërveprojnë ato me

njëra-tjetrën?

Kryesisht të gjithë fermerët

japonezë janë anëtarë të

kooperativave bujqësor me shumë

qëllime, të cilat ushtrojnë

aktivitetin e tyre të kreditimit të

biznesit së bashku me

marketingun, blerjen dhe produkte

të tjera. Kooperativat bujqësore me

një qëllim krijohen për rastet kur

kooperativat me shumë qëllime

nuk trajtojnë një produkt të

caktuar. Objektivi është

marketingu i këtyre produkteve

(kooperativa për bulmetin,

kooperativa për fruta).

-Ç’mendim keni për Shoqëritë

Shqiptare të Kursim Kreditit?

Është një shembull shumë i mirë i

bashkëpunimit bujqësor në

mënyrë demokraktike. Ecuri e

mirë dhe manaxhim i

qëndrueshëm. Kontroll i mirë i

riskut. Zhvillimi i zakonit të

kursimit tek fermerët është një

detyrë shumë e vështirë.

-Cilat do të ishin propozimet tuaja

kryesore për zhvillimin e mëtejshëm

të bujqësisë shqiptare dhe si mund

të përshtaten kooperativat me të?

1. Zhvillimi selektiv i produkteve

strategjike si ulliri, barërat

mjekësore, frutat dhe perimet.

2. Promovimi i marketingut të

përbashkët, duke rritur numrin e

transaksioneve nëpërmjet zbatimit

të praktikës së mirë bujqësore.

3. Promovimi i përpunimit të

produkteve dhe produkteve me

vlerë të shtuar për eksport. Këto

aktivitete nuk mund të realizohen

nga pikëpamja financiare dhe

teknike me një numër të vogël

prodhuesish. Në kuadrin e hyrjes

në BE, siguria e ushqimit do të jetë

një aspekt i rëndësishëm për

eksportin dhe zbatimin e praktikës

së mirë bujqësore ose marrja e

certifikatave organike nga fermerë

të veçantë do të jetë e vështirë. Për

rrjedhojë bashkëpunimi bujqësor

në këto çështje do të përbënte një

aspekt të rëndësishëm për

zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri,

si dhe për të ardhurat e fermerëve.

Intervistë me Z.Hiroshi Terunuma, ekspert nga Shteti Japonez, mbi zhvillimin e kooperativave bujqësore në Shqipëri

Nga datat 27/28 maj 2014, u zhvillua në Stamboll (Turqi) konferenca e 17-të vjetore e Qëndrës për Mikrofinancë në Europën Lindore. Unioni SHKK u ftua të merrte pjesë në panelin dedikuar financimit të bujqësisë si një histori suksesi tërësisht shqiptare. Në këtë panel ishin ftuar përfaqësues nga Banka e Bujqësisë së Armenisë, një kompani financiare agro-leasing nga Gjeorgjia, si dhe një fond investimesh ndërkombëtar për bujqësinë, bazuar në Zvicër. Paneli shkëmbeu mbi impaktin e jashtëzakonshëm të bujqësisë në krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin social dhe ekonomik të zonave rurale, por edhe mbi përdorimin e kujdesshëm të burimeve natyrore në bujqësi. Të gjithë panelistët ishin dakord që një financim i përshtatshëm është çelësi i suksesit për një bujqësi

afatgjatë. Gjithashtu, u nda mendimi që fermerët e vegjël, si në Shqipëri, kanë nevoja të theksuara në shoqërimin e zhvillimit të tyre komercial (identifikimi i blerësve të mëdhenj, ndihma në identifikimin dhe blerjen e teknologjive të përshtatura, financimi i prodhimit për eksport etj.). Në këtë drejtim, vetëm një qasje pluridisplinare “financim, prodhim dhe komercializim”,

i mundëson fermerëve një ngritje të qënësishme të nivelit të tyre të jetesës. Unioni SHKK është ndër institucionet themeluese të Qëndrës për Mikrofinancë, e cila e ka selinë e saj në Poloni. Ajo mbledh mbi 100 organizata, nga 27 vende, të specializuara në mikrofinancë me një total portofoli prej 800.000 klientësh.

Unioni SHKK prezantohet si histori suksesi në financimin e bujqësisë në konferencën vjetore të MFC-së zhvilluar në Stamboll, Turqi

Në foto: Z. Akil Kraja Manaxher, Unioni SHKK

Page 7: Revista - fedinvest.al · ne një përgjegjësi e rritur për t’u përgjigjur maksimalisht nevojave të anëtarësisë sonë dhe njëherazi kërkesave dhe normave të autoriteteve

Faqja 7 Sem. 1 - 2014

Nga vetë misioni i tij, Unioni SHKK mbështet fuqimisht çdo nismë, e cila nxit promovimin e potencialeve që burojnë nga zonat rurale apo rrethet e ndryshme të vendit. Kjo mbështetje mund të shkojë përtej aktiviteteve prodhuese, duke nxitur gjithashtu promovimin e talenteve dhe zhvillimin e burimeve njerëzore nga këto zona të vendit. Pikërisht me këtë qëllim, më 5 mars 2014, Unioni SHKK priti si “Lider për një ditë”, Amarildo Myrtezai, gjimnazist nga qyteti i Kuçovës. Gjatë kësaj dite, Amarildo shoqëroi, gjatë çdo mbledhjeje dhe takimi, Drejtoreshën e Përgjithshme të

Unionit SHKK, Znj. Zana Konini, si dhe u prezantua me të gjithë stafin drejtues të institucionit. Kjo ishte një mundësi unike për të kuptuar funksioninim dhe misionin e një institucioni financiar si Unioni. Amarildo u përzgjodh, mes të gjithë të rinjve përfitues të këtij projekti, të përshëndeste në takimin përmbyllës në pjesëmarrje të Zv. Kryeministrit Z. Niko Peleshi. Unioni dhe i gjithë stafi i tij i urojnë Amarildos suksese në vazhdimin e studimeve të tij.

Fillon bashkëpunimi mes AZHBR dhe Union SHKK

Në foto:

Z. Amarildo Myrtezai, gjimanzist ; Z.Niko Peleshi, Zv. Kryeministër; Znj. Zana

Konini, Drejtore Ekzekutive, Unioni SHKK

SHIM: një strukturë mbështetëse për institucionet financiare

Unioni SHKK bën pjesë prej vitit

2006 si një ndër institucionet

themeluese të Shoqatës Shqiptare

të Institucioneve të Mikrokredisë -

SHIM. Krahas Unionit SHKK, kjo

strukturë mbledh institucionet

financiare më të rëndësishme në

vend si Fondi BESA, NOA, MAAF,

Vision dhe Unionin e dytë në vend,

Unionin Jehona. Më datë 1 prill

2014, u mbajt pranë mjedisive të

Unionit SHKK, mbledhja e Bordit

Drejtues, e cila përzgjodhi

presidencën e re të rradhës

përfaqësuar nga NOA, Z. Perlat

Sula. Me një prodhim të brëndshëm

bruto për banor prej 4.000

dollarësh, Shqipëria vazhdon të

ketë një kërkesë të lartë për kredi të

vogla. Këtij faktori i shtohet edhe

shtrirja me mbi 45% e popullatës në

zonat rurale, si dhe një kreditim

shumë i ulët prej vetëm 2% të

sektorit bujqësor, krahasuar me

prodhimin e brendshëm bruto. Ky

indikator shkon në 20% për

sektorët e tjerë të ekonomisë.

Raporti vjetor i SHIM shkarkohet

tek www.ascunion.org.al.

Anetaret e bordit, nga e majta : Z. Ervin Pecuni (Vision Fund), Znj. Elvana Sharkaj (Unioni Jehona), Z. Bajram Mucaj (Fondi Besa), Znj. Zana Konini (Unioni SHKK), Z. Perlat Sula (NOA)

Në muajin Qershor u zhvilluan disa

takime me fermerët, anëtarë të

SHKK-ve në rrethet Elbasan,

Lushnje dhe Durrës. Fokusi i këtyre

takimeve ishte realizimi i një

informimi të plotë dhe real mbi

skemat e subvencionimit të AZHBR

-së për fermerët dhe mundësite e

përfitimit prej tyre. Kjo është nisma

e parë e inicuar në koordinim

dypalësh midis AZHBR-së dhe

Unionit, e cila do të pasohet nga një

konkretizim i mëtejshëm në

mbështetje të vazhdueshme të

projekteve të investimit në zonat

rurale. Në këtë drejtim, të gjithë

përfituesit e skemave të granteve të

AZHBR-së mund të kontaktojnë me

Unonin SHKK për mundësitë për

bashkëfinancim nëpërmjet kred-

itimit të projektit të tyre.

Unioni SHKK pret “Lider për një ditë”, një gjimnazist nga Kuçova

Aristir Avrami,

anëtar i SHKK

Mizë prejt vitit

2007. Ai ka marrë

tre kredi konseku-

tive njëra pas

tjetrës për stallën e

tij të lopëve, ku e

ndihmon edhe djali

i tij.

Page 8: Revista - fedinvest.al · ne një përgjegjësi e rritur për t’u përgjigjur maksimalisht nevojave të anëtarësisë sonë dhe njëherazi kërkesave dhe normave të autoriteteve

Revista gjashtëmujore e Unionit SHKK

Asambletë e Përgjithshme Vjetore u mbajtën në të gjitha SHKK–të e rrjetit, në përputhje me Ligjin dhe Statutin. Me pjesëmarrjen e anëtarësisë, Asambletë Vjetore në SHKK, analizuan aktivitetin financiar të SHKK-së për vitin 2013, miratuan Biznesplanin dhe Politikat institucionale për vitin 2014. Këto Asamble shërbejnë si tribunë për

shkëmbimin e mendimeve dhe diskutimeve ndërmjet anëtarëve, duke kontribuar në rritjen e njohjes së aktivitetit dhe transparancës në ofrimin e shërbimeve. Asambletë Rajonale zhvillohen çdo vit në bazë rajoni me pjesëmarrjen e Kryetarëve të Bordeve në SHKK-të e rrjetit, duke i paraprirë Asamblesë së Përgjithshme Vjetore të Unionit. Qëllimi i këtyre Asambleve është njohja e të zgjedhurve në SHKK me arritjet, politikat dhe objektivat institucionale dhe garantimi i procesit të frytshëm në zhvillimin e Asamblesë së Pergjithshme të Unionit. Përmirësimi dhe modernizimi i infrastrukturës financiare ka qenë dhe mbetet ndër objektivat e Unionit për të mundësuar rritjen e cilësisë së shërbimit për anëtarët e

SHKK-ve. Për këtë qëllim, Unioni ka investuar në modernizimin e infrastrukturës së zyrave të SHKK-ve për të përmbushur sa më mirë nevojat financiare të anëtareve. Disa prej SHKK-ve, të cilat tanimë janë pajisur me zyra moderne në

dhënien e shërbimeve për anëtarët janë: SHKK Zallherr, SHKK Petrelë, SHKK Allgjatë, SHKK Barzezë dhe SHKK Lukovë.

Rrjeti i Shoqërive Kursim Kredi, zemra e aktivitetit të Unionit SHKK

Në foto:

Vizitë në

SHKK Petrelë nga

Z.Serge Gosselin, Drejtor i Zhvillimit

Ndërkombëtar, Desjardins (Kanada)

Në foto:

SHKK Barzezë

Portofoli i kredive: 25,34 milionë euro Portofoli i depozitave: 13,26 milionë euro Niveli mesatar i kredive të disbursuara: 2 370 euro Nr. i kredive të reja në vitin 2013: 5 147 Mbulimi kombëtar i zonave rurale: 36,4% Kredi solidare (kredi me kërkesa të thjeshtuara për kolateral) 30% Anëtaret gra: 16,5% / Kredimarrëse Gra: 15,0% / Depozituese Gra: 28,3%

Rr. Qemal Stafa, Nr. 70, Pazari i Ri, Tiranë Tel: +355 (0) 422 51 910

Mail: [email protected] Web: www.ascunion.org.al

Faqja 8