44
KOSOVA NDËRMJET DY SFIDAVE Sfida e brendshme e Kosovës e procesit zgjedhor dhe sfida e jashtme në raportet Kosovë - Bashkim Evropian Intervistë me profesorin dhe analistin dr. Milazim Krasniqi Janar 2011, numër 1 Revistë e degës së gazetarisë. Studentët e vitit të tretë E-mail: revista.univers@ gmail.com QEVERIA E ARDHSHME DO TË BALLAFAQOHET ME NJË GRUMBULL PROBLEME Dega e gazetarisë me mungesë të literaturës shqip Mungesa e literaturës gjuhën shqipe është problem me të cilin po ballafaqohet Dega e Gazetarisë në Univer- sitetin e Prishtinës Faktorët shtytës të fëmijëve lëmoshkërkues “Fëmijët e tillë nuk e jetojnë jetën e një fëmiu normal, poqëse ata dalin një ditë dhe fitojnë mjaft para ajo iu bëhet shprehi, kjo ndikon negativisht... “Jeta e re” revista e vetme letrare në Kosovë Nëse do t’i hidhnim një vësh- trim vitit që lamë pas, do të shihnim që në Kosovë kultura ishte krejtësisht e margjinali- zuar, veçmas letërsia,...

Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revistë që ka qenë detyrë fakultative në lëndën 'Menaxhim i Medias'

Citation preview

Page 1: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

KOSOVA NDËRMJET DY SFIDAVESfida e brendshme e Kosovës e procesit zgjedhor dhe sfida e jashtme në raportet Kosovë - Bashkim Evropian

Intervistë me profesorin dhe analistin dr. Milazim Krasniqi

Janar 2011, numër 1Revistë e degës së gazetarisë.Studentët e vitit të tretëE-mail: [email protected]

QEVERIA E ARDHSHME DO TË BALLAFAQOHET ME NJË GRUMBULL PROBLEME

Dega e gazetarisë me mungesë të literaturës shqipMungesa e literaturës në gjuhën shqipe është problem me të cilin po ballafaqohet Dega e Gazetarisë në Univer-sitetin e Prishtinës

Faktorët shtytës të fëmijëve lëmoshkërkues“Fëmijët e tillë nuk e jetojnë jetën e një fëmiu normal, poqëse ata dalin një ditë dhe fitojnë mjaft para ajo iu bëhet shprehi, kjo ndikon negativisht...

“Jeta e re” revista e vetme letrare në KosovëNëse do t’i hidhnim një vësh-trim vitit që lamë pas, do të shihnim që në Kosovë kultura ishte krejtësisht e margjinali-zuar, veçmas letërsia,...

Page 2: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011
Page 3: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

1

Revista “Univers” ka qenë një projekt i obliguar për studentët e vitit të tretë të degës së gazetar-isë në fakultetin e filologjisë. Ky obligim ka qenë detyrë fakultative në lëndën ‘Menaxhimi i me-dias’ dhe është pjesë e provimit në këtë lëndë.Kjo revistë është vetëm një simulim. Studentët kanë pasur detyrat e përcaktuara dhe të ndara sikur në një medium të vërtetë. Duke funk-sionuar si një media e vërtetë, revista ka qenë e ndarë në tre sektorë kryesor: i aktualitetit (mbledhja e informacionit, desku), i përgatitjes dhe çështjeve teknike dhe sektori i market-ingut, është krijuar redaksia me kryeredak-torin, dy zëvendëskryeredaktore, redaktorë dhe gazetarë.Redaksia ka ndarë detyrat e veta, anëtarët e redaksisë kanë marrë përgjegjësitë e veta duke u angazhuar dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Si një desk virtual redaksia ka hapur një e-mail ‘[email protected]’ për të shërbyer për mbledhje të informacionit. Për të pasur një komunikim sa më të mirë dhe më të shpeshtë redaksia ka krijuar një grup në rrjetin social ‘Facebook’ me të njëjtin emër sikur lënda ku kemi pasur për detyrë ta bëjmë këtë revistë, e tërë kjo pasi nuk kemi pasur zyra e objekte fizike në të cilën do të organizonim punën si ndodh në të vërtetë në media.Përveç komunikimit në distancë qoftë përmes internetit ose telefonit, redaksia ka mbajtur edhe takime të rregullta, i është përmbajtur orareve që në organizimin gazetaresk është çelës për sukses. Të gjitha këto që u përmendën janë një shpjegim i shkurtë se si e kemi menaxhuar orga-nizimin e tërë këtij rezultati që ju e keni në duar.Por, e tërë kjo punë dhe angazhim i të gjithë studentëve në lëndën ‘Menaxhim i Medias’ nuk do të realizohej pa përkrahje financiare. Një falënderim i veçantë shkon për ta, për gatish-mërinë e tyre për të na ndihmuar. Ky botim pa dritën si rezultat i tyre, si ndihmesë e Islamic Relief Kosova – shoqatë në shërbim dhe ndi-hmesë të popullit të Kosovës, pastaj e Start Mi-cro Finance – Institucion Mikro Financiar për dhënie kredish pa kamatë, Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) – Zëri mbrojtës i gazetarëve, organizata shoqërore “Magbuleja” – shoqatë për ndihmë të jetimëve dhe nevojtarëve dhe në fund e falënderojmë edhe degën e gazetarisë. Të tërë ndihmuesit i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës që na e bënë të mundur që puna dhe angazhimi ynë mos të shkojë huq.

Osman D. GASHI - kryeredaktor

Fjala e kryeredaktoritEmira Bajçinca: Shkurt... - - - - - - - - - - - - - - -2Intervistë me dr. Milazim Krasniqi - - - - - - - 3-5Dukagjin Avdyli: Kosova ndërmjet dy sfidave - 6-7Edlirë Bllaca: Integrimi në Bashkimin Evropian (BE) - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 8-9Adelinë Sahiti: Është koha jote rini, bëje hapin e parë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -9Donjetë S. Hoxha: Arkat fiskale, kontribut qytetar për shtetin - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -10-11Emira Bajçinca: Energjia antievropiane - - - - 12Florë Maxharraj: “Trofta” – një vend që të kthen prapa çdo herë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 13Besarta Maliqi: Narkomania problem shqetësues për nxënësit e shkollës dhe banorët e lagjes - - 14Fatlume Guri: Kaçaniku me administratën më të suksesshme në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - 15Arlinda Guri: Gazetaria me mungesë të literaturës shqip - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 16Donjeta Bytyqi: Ngjarjet që karakterizuan MASHT-in gjatë vitit 2010 - - - - - - - - - - - - - 17Arzana Lyta: Lufta kundër analfabetizmit në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 18Zana Aqifi: Studentët e UP-së përballë gjuhës an-gleze - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 19Florë Maxharraj: Faktorët shtytës të fëmijëve lë-moshkërkues - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -20-21Elvinë Sefiu: Status Quoja e dy objekteve në obor-rin e UP-së - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 22Arlinda Guri: Pasojat e shkurorëzimit më së shumit prekin fëmijët - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 23Liridonë Gashi: Sfidat dhe sukseset e Forcës së Sigurisë së Kosovës - - - - - - - - - - - - - - - - - - 24Aulonë Sfarça: FSK-ja ende në procesin e funk-sionalizimit - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 25Albulena Berisha: Fenomeni “sim to sim” shembull i vitit - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 26Lavdie Lulaj: “Jeta e re” revista e vetme letrare në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -27-28Blerta Aliu: Shikuesit e kinemasë të (pa)intere-suar - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -28-29Fatlume Guri: Kaçaniku, me rock grupe të ndry-shme muzikore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 30Edlirë Bllaca: Studioi 12 vjet juridikun për të vër-tetuar pafajësinë e vëllait - - - - - - - - - - - - -31-32Liridonë Gashi: Jeta prapa grilave - - - - - -32-33Dardan Hoti: “Ngrin” QKUK-ja - - - - - - - - - 34Valon Gërbeshi: Vandalizmi artistik dëmton ima-hin e kryeqytetit - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 35Leutrim Mustafa: Vetëm 5 skuadra jashtë vendit - 36Azemine Bytyqi: Zëvendësojnë topin e basketbollit me betonimet e Afganistanit - - - - - - - - - - - - 37Përparim Bublaku: Vetëm dy transferime - - - 38Osman D. Gashi: Fiorentina ende shpreson të nënshkruaj me mesfushorin e West Ham-it, Valon Behrami - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 38Blerta Aliu: Relax - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 39Fjalëkryqi - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 40

Përmbajtja

Revista “Univers”

Viti 1, numër 1,janar 2011.

Redaksia:Osman D. GASHIKryredaktor

Besarta MALIQIZv. Kryredaktore

Emira BAJÇINCAZv. Kryredaktore

Redaktorë:Dukagjin Avdyli-politikëEdlirë Bllaca-ekonomiFlorë Maxharraj-komunaArlinda Guri-arsimElvinë Sefiu-socialeLiridonë Gashi-siguriFatlume Guri-kulturëPërparim Bublaku-sportBlerta Aliu-argëtim

Gazetarë:Adelinë SahitiAlbulena BerishaArzana LytaAulonë SfarçaAzemine BytyqiDardan HotiDonjeta BytyqiDonjetë S. HoxhaLeutrim MustafaValon GërbeshiZana Aqifi

Marketing:Donjetë HoxhaAzemine Bytyqi

Fotografi & teknikë:Valon Gërbeshi

Dizajni:Osman D. GashiE-mail: [email protected]

Page 4: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

2

Shkurt...7

Jan

ar

FMN-ja i hidhërohet ThaçitVendimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, për rritjen e pagave të kategorive që paguhen nga shteti e ka acaruar Fondin Monetar Ndërkombëtar. Pas debateve të shumta zyrtarët e FMN-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bllokimit të 110 milionë dollarëve që ky institucion i ka dhënë Kosovës.Nga ana tjetër, ministri i ekonomisë në dorëheqje Ahmet Shala, ka thënë se rritja e pagave të kësaj kategorie, do të mundësohet nga burime të brendshme.

7 J

anar

Shpallen të vdekur nga KiERaporti i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë nuk jep shenja serioziteti. Në këtë raport flitet për disa dëshmitarë të vrarë të rastit Haradinaj, ndër të cilët përmendën edhe Sadik dhe Vesel Muriqi. Sipas këtij raporti pretendohet se këta dëshmitarë janë vrarë për t’ua pamundësuar të dëshmojnë në gjykimin e Ramush Haradinajt. Mirëpo Sadik dhe Vesel Muriqi janë shëndosh e mirë dhe jetojnë në Pejë. Asnjëri nuk ka qenë dëshmitarë i rastit Haradinaj dhe paralajmërojnë padi. Ky ar-gument zbehë dukshëm vërtetësinë e raportit të Këshillit të Evropës.

8 J

anar

Fati i ambasadorëvePas konstituimit të institucioneve të reja, nuk është e sigurt pozita e asnjërit prej ambasa-dorëve të Kosovës që gjenden nëpër vende të ndryshme të botës. Edhe nëse e kanë kryer me sukses misionin e tyre në ambasadat jashtë vendit, shkas eventual për shkarkimin e disa prej tyre mund të jetë partia të cilës i takojnë. Një numër i ambasadorëve janë nga LDK-ja, dhe në rast që partia e tyre nuk pranon koalicion me PDK-në atëherë ka gjasa që pikërisht këta ambasadorë të hyjnë në listën e të shkarkuarve nga detyra e ambasadorit.

9 J

anar

Rivotohet copa-copaSot, në ora 7:00 të mëngjesit nisi rivotimi në Drenas, Skenderaj, Deçan, Malishevë dhe Lipjan. Për shkak të manipulimit dhe të parregullsive në procesin zgjedhor të 12 dhjetorit, KQZ-ja kishte marr ven-dim për përsëritjen e zgjedhjeve në këto komuna.Edhe procesin e sotëm e përcollën disa parregullsi. Pjesëmarrja e qytetarëve në rivotim në këto komuna ishte dukshëm më e ultë krahasuar me zgjedhjet e 12 dhjetorit. Sipas disa rezultateve Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur më së shumti vota në Drenas dhe Skenderaj ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.

10 J

anar

Mitrovica në rivotimKomisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka bërë të ditur se më 23 janar votimet për zgjedhjet parlamentare do të përsëriten në krejt komunën e Mitrovicës. Gjykata Supreme e Kosovës kishte vendosur që rivotimi në Komunen e Mitrovices të zhvillohet vetëm në 24 vendvotime, por KQZ ka vendosur të kthejë gjithë komunën në rivotim, për shkak të parregullsive të evidentuara.

11 J

anar

Propozimi i Lunacek-utEurodeputetja Ulrike Lunacek, shefe e vëzhguesve të Parlamentit Evropian në zgjedhjet e fundit në Kosovë, propozon që zgjedhjet e reja në mbarë Kosovën të mbahen në fund të vitit 2011. Sipas saj, kërkesa e disa partive për përsëritjen e zgjedhjeve duhet të merret parasysh sepse zgjedhjet e fundit janë me një numër të konsiderueshëm të parregullsive.Ndërsa nga ana tjetër, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pranon që për zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe rivotimet e 9 janarit, ka hapësirë për përmirësime por sipas tij rezultati i tyre nuk duhet të kontestohet.

Përgatiti: Emira Bajçinca

Page 5: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

3

Intervista

Intervistë me profesorin dhe analistin dr. Milazim Krasniqi

QEVERIA E ARDHSHME DO TË BALLAFAQOHET ME NJË GRUMBULL PROBLEME

• Zgjedhjete12dhjetoritpatëndyepisode• TëgjithapartitëtëgatshmepërkoalicionmePDK-në,përveçVETËVENDOSJES• BashkimiEvropiandoqët’iajapveriuneKosovëssidhuratëTadiqit• NëzyrëneEshtonekzistonprojektipërstatusinspecialtëserbëvenëveriIntervistoi: Emira BAJÇINCA

Kosova për një periudhë të shkurtë kohore kaloi nëpër një pro-ces shumë të rëndë e sfidues.

Dorëheqja e Presidentit Fatmir Sejdiu solli një sërë probleme si: krizë institu-cionale, tërheqjen ad-hoc të ministrave të LDK-së nga Qeveria, pastaj rënien e Qeverisë, zgjedhjet e jashtëzakonshme. Si pasojë e këtyre zhvillimeve patëm një palë zgjedhje me shumë parregullsi. Në disa vende zgjedhjet u përseritën dhe poashtu pritet që të rivotohet edhe në Mitrovicë. Të gjitha këto ngjarje po e rëndojnë edhe më shumë imazhin e Kosovës. Nga ana tjetër arenës ndërkom-bëtare po i lehtësohet zhvillimi i një sërë aktitivitesh për t’i bërë presion Kosovës për veriun e saj. Në të ardhmen Kosovën e presin shumë sfida. Së pari, themelimi i institucioneve demokratike dhe meri-tokratike pastaj dialogu me Serbinë. Por, do të ballafaqohet edhe me shumë prob-leme të brendshme eko-sociale. Për këto dhe çështje të tjera, do të flasim me pro-fesorin dhe analistin dr. Milazim Kras-niqi i cili në mënyrë ekskluzive flet për revistën Univers.Zgjedhjet e 12 dhjetorit patën

dy episodeUNIVERS: Si i vlerësoni zhvillimet poli-tike në vend që prej rastit të dorëheqjes së Presidentit Sejdiu? Pasoi rënia e Qeverisë si dhe mbajtja e zgjedhjeve të përgjith-shme. Si i keni parë këto ngjarje?KRASNIQI: Këto zhvillime kanë qenë të panevojshme dhe në esencë të dëmshme për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e institucioneve. Megjithatë është zgjedhje e Presidentit. Por nëse do mbetej Presidenti në detyrën e tij duke dhënë dorëheqje nga partia, institucionet do të mund të funksiononin normalisht deri në fund të mandatit. Në këtë mënyrë ne do të kishim

zgjedhje të rregullta. Çështja e dytë që shkaktoi krizë institucionale ishte tërheqja e ministrave të LDK-së nga Qeveria që po ashtu ishte përshkallëzim i krizës. Në çdo kur Qeveria ose ministrat japin dorëheqje ata mbeten në detyrë deri sa të zgjidhet Qeveria e re, paçka që janë në dorëheqje. Ajo tërheqje ndodhi një ditë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të parakohshme. Në këtë mënyrë solli një komplikim të ri sepse u hoq dorë nga zgjedhjet e parakohshme që ishin të caktuara për 13 shkurt dhe u tërhoq mandati me 12 dhjetor. Kështu u mboll fara për mbajtjen e zgjedhjeve me një numër të konsiderueshëm të parregull-sive sepse afati për përgatitje ishte shumë i shkurtër. Pra vendimi fillestar i Presiden-tit është shndërruar në një lloj orteku të gabimeve që pasuan më vonë. Zgjedhjet e 12 dhjetorit po ashtu patën dy episode. Episodi i parë ishte sjellja e shkëlqyeshme e qytetarëve të Kosovës gjatë votimeve. Kishte një pjesëmarrje të lartë dhe sjel-lje të kulturuar të qytetarëve. Ndërsa epi-sodi i dytë ishte deformimi i vullnetit të qytetarëve nga ana e komisionarëve në vendvotime. Kjo njollosi gjithë procesin. Institucionet ligjore që menaxhojnë pro-cesin u detyruan të bëjnë rinumërimin e një pjese të fletëvotimeve pastaj t’i dërgo-jnë disa komuna në rivotim dhe tash së fundi edhe komunën e Mitrovicës. Pra u shkaktua një proces i stërzgjatur me mjaft komplikime. Ajo që mbetet të shpreso-jmë është që institucionet ligjore siç janë PZAP-I, KQZ-ja dhe Gjykata Supreme, do të kenë fuqinë dhe vullnetin e nevojshëm për t’i korrigjuar gabimet në mënyrë që në fund të procesit të kemi institucione të zgjedhura të cilat kanë legjitimitet. Kosova ka humbur për këta muaj shumë në af-tësinë e saj qeverisëse sepse vendi është pa kuvend, me një president në detyrë dhe me një qeveri të përgjysmuar, por nëse gjithë ky proces përmbyllet me formimin e insti-

tucioneve legjitime atëherë do të mund të shpresohet që të bëhet kompensimi i ko-hës së humbur, po ashtu të bëhet një për-mirësim substancial i jetës së qytetarëve në periudhën e ardhshme.Të gjitha partitë të gatshme për

koalicion me PDK-në, përveç VETËVENDOSJES

UNIVERS: Po duket sikur partia që i ka fituar zgjedhjet e fundit nuk do ta ketë të lehtë gjetjen e partnerit të koalicionit qeverisës. LDK-ja, VETËVENDOSJE!-a dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-ja), sipas qëndrimeve të tyre, duket sikur nuk duan t'i bashkëngjiten partisë më të madhe. Kurse AKR-ja ka thënë se nuk do t'i bashkohej një koalicioni ku është edhe AAK-ja. Si do të mund të shkonte procesi deri te krijimi i një ko-alicioni të ardhshëm qeverisës?KRASNIQI: Deklarimet që bëhen tash janë më shumë një luftë pozicionale e partive për të shtuar presionin mbi Partinë Demokratike dhe kryeministrin Thaçi. Në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë për pushtetin e ardhshëm, përndryshe duke i njohur strukturën këtyre partive, përveç VETËVENDOSJE-s, jam i sigurt që të gjitha duke përfshirë edhe LDK-në janë të gatshme të hyjnë në koalicionin qeverisës. Përfaqësuesit e listës Dr. Ibrahim Rugo-va, deklarojnë se përveç një kandidati në listën e AAK-së, kanë së paku edhe 5 ose 6 deputet të gatshëm në LDK të cilët janë të disponuar t’i bashkohen listës Rugova. Ndërsa këta të fundit haptas deklarojnë se janë të gatshëm të hyjnë në Qeveri me Hashim Thaçin. Normalisht kësaj i bash-kohet edhe vullneti i AKR-së për hyrje në Qeveri, po ashtu po të mblidhen edhe numrat e partive minoritare: të serbëve, të turqve, boshnjakëve, faktikisht del se kry-eministri nuk do të ketë shumë vështirësi për themelimin e Qeverisë. Do të mbetet

Page 6: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

4

me një opozitë të fortë,dhe kjo do të ishte shumë mirë së pari për vet Qeverinë por edhe për Kosovën. Sepse një opozitë e fortë e kontrollon dhe detyron Qeverinë ta luftoj korrupsionin dhe të jetë Qeveri efikase. Në periudhën e kaluar njëra nga dobësitë kryesore të jetës institucionale ishte opozita e dobët në vend. Duke qenë një opozitë e dobët, koalicioni PDK-LDK ka qenë shumë komod dhe normalisht nuk ka qenë imun ndaj korrupsionit as ndaj formave të ndryshme të abuzimit të pushtetit. Pra, duke njohur ambiciet e politikanëve, duke përfshirë edhe AAK-në, e cila ka një hendikep të madh sepse nuk e ka liderin në vend mirëpo duke pa deklaratat e zyrtarëve të AAK-së, ato lëvizin. Herë thonë nuk kemi thënë ende jo për koalicion, herë thonë se nuk do të hyjmë me Hashim Thaçin, megjithatë kri-johet përshtypja se ata ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Për mendimin tim do të ketë një garë të fshehtë ndërmjet AAK-së, AKR-së dhe të grupit të listës Dr. Ibrahim Rugova, se kush do të hyjë më parë në qeveri. E vetmja që do të mbetet në opozitë që është deklaruar është Lëvizja VETËVENDOSJE!. Për LDK-në nuk do të thosha se do të mbetet në opozitë sepse një grup i deputeteve të LDK-së, do t’i bash-kohen listës Dr. Rugova dhe të hyjnë në Qeveri. Është edhe një mundësi e dytë, hyrja e LDK-së në Qeveri por pa Isa Mus-tafën, i cili do të mbetej kryetar komunës së Prishtinës dhe kryetar i partisë, ndërsa anëtarët tjerë të partisë do të jenë pjesë e Qeverisë. Kjo ka një arsye, sepse anëtarët e LDK-së janë mësuar që të jenë gjith-monë në pushtet. Ata kanë nëpër amba-sada një numër të madh të ambasadorëve po ashtu një numër të madh të njerëzve nëpër borde të kompanive publike të cilët kërkojnë që partia të mbetet në Qeveri për t’i ruajtur ata vendet e tyre të punës. Nëse LDK-ja mbetet në opozitë shumica e ambasadorëve që vijnë nga kjo parti por edhe ata që janë në bordet drejtuese, të gjithë do të ndërroheshin me njerëz që vijnë nga partitë tjera që participojnë në koalicion. Pra LDK-ja nuk e ka të lehtë të marr vendim që të mbetet në opozitë.

UNIVERS: Cilat do të ishin pasojat e një vakumi eventual institucional për Kosovën?KRASNIQI: Për Kosovën nuk është mirë të ketë vakum institucional. Së pari për shkak të grumbullimit të problemeve so-ciale, ekonomike, shoqërore që ka vendi

ynë të cilat duhet të zgjidhen përmes par-lamentit me ligje më të mira dhe përmes vendimeve dhe zbatimit nga ana e Qe-verisë. Në anën tjetër, ne kemi nevojë për një Qeveri të besueshme para faktorëve ndërkombëtar në mënyrë që Kosova ta dëshmojë partneritetin dhe seriozitetin si shtet.Bashkimi Evropian do që t’ia jap

veriun e Kosovës si dhuratë Tadiqit

UNIVERS: Pushteti i ardhshëm do të për-ballet me shumë probleme të trashëguara nga e kaluara, të cilat janë shtresuar me kohë. Çështja e veriut mbetet ende e pazgjidhur, kurse, në anën tjetër, varfëria e papunësia nuk kanë mundur të zbuten. Si do të mund të ballafaqohej Qeveria e ardh-shme me këto sfida politike dhe ekonomike?KRASNIQI: Kushdo që të jetë kryemi-nistër dhe kushdo që të jetë në Qeveri do të ballafaqohen me një grumbull të jashtëzakonshëm të problemeve sociale, ekonomike, shoqërore dhe politike. Kësh-tu që besoj që më komod do të jenë ata që do të jenë në opozitë sesa ata që do të jenë në Qeveri. Mirëpo ata që luftojnë për pushtet e manifestojnë gatishmërinë

për t’u ballafaquar me problemet. Është për t’u shpresuar se ata do të ballafaqohen me problemet dhe do të bëjnë përpjekje për t’i zgjidhur ato. Problem kryesor është veriu i Kosovës. Bashkësia Ndërkom-bëtare veçmas Bashkimi Evropian do të bëjë përpjekje për ta krijuar një status special ose autonomi të brendshme për serbët në veri. Ky do të ishte një favor i madh për presidentin serb Boris Tadiqin, i cili është partner i Brukselit dhe i cili do të ballafaqohet vitin e ardhshëm me zgjedhje presidenciale në Serbi. Kështu që Bashkimi Evropian është i interesuar t’ia jep një dhuratë Tadiqit në mënyrë që ai të fitojë zgjedhjet në Serbi. Në këtë as-pekt ky është rrezik shumë i madh për Kosovën. Prandaj në këtë kuptim mendoj se Qeverinë e Hashim Thaçit do ta ndi-hmojë shumë Lëvizja VETËVENDOSJE! me agresivitetin dhe radikalizmin e saj. Nëse do të kombinohen gatishmëria e Qeverisë për dialog dhe mosgatishmëria e VETËVENDOSJES për të bërë lëshime në këtë mënyrë mund të amortizohet pre-sioni i Brukselit. Përndryshe nëse nuk do të ishte ky lloj radikalizmi politik, jam i bindur se Bashkimi Evropian do ta kishte

Page 7: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

5

më të lehtë ta impononte një autonomi apo status special për veriun.

UNIVERS: Përveç këtyre problemeve, Kosovën e pret edhe një tjetër proces tejet sfidues – negociatat me Serbinë. A do të duhej Kosova të hynte në negociata me Serbinë? Nëse po, atëherë, për çka do të mund të negociohej?KRASNIQI: Kosova duhet ta kushtëzojë dialogun me Serbinë me disa çështje. E para, me heqjen nga rendi i ditës të raportit të Dick Martit në Këshillin e Evropës. E dyta, Kosova para se të hynte në dialog me Serbinë do të duhej ta padiste Serbinë në Gjykatën e Drejtësisë për gjenocid. Në këtë mënyrë do të kishim një dokument ndërkombëtar i cili do të krijonte një epërsi edhe psikologjike edhe politike të Kosovës në dialog. Dhe e treta, Kosova duhet ta kushtëzojë çdo dialog me Serbinë në kupti-min që të mos hapet asnjë çështje politike, apo çështje që ka të bëjë me organizimin e brendshëm të Kosovës. Pra, në këto tri çështje nëse ka fuqi dhe këmbëngulësi për të rezistuar Qeveria e Kosovës, pjesa tjetër e dialogut do të ishte për çështje të doku-menteve apo të të zhdukurve. Nëse nuk

kombinohen këta faktorë ka rrezik ashtu siç ka thënë pak ditë më parë zyrtari i Qe-verisë për veriun, Ylber Hysa, se veriu të jetë pjesë e dialogut të ardhshëm.

Në zyrën e Eshton ekziston projekti për statusin special të

serbëve në veriUNIVERS: Teksa po kalonte nëpër ethet e zgjedhjeve, Kosova, u trondit nga raporti i anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Çka mendoni për këtë raport?KRASNIQI: Ky raport është pjesë e pre-sionit të çarqeve të caktuara ndaj Kosovës në kontekstin e zbutjes së qëndrimit të Kosovës për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Për ta detyruar që të bëj lëshime lidhur me statusin special të serbëve në veri. Mirëpo është edhe një fakt tjetër, ekziston një disponim kundër Kosovës në disa çarqe ndërkombëtare i cili është kon-stant, kronik. Çarqet e tilla nuk janë paj-tuar asnjëherë me pavarësinë e Kosovës, kështu që herë pas here ato shfrytëzojnë hapësirat për të dëshmuar atë armiqësi ndaj Kosovës. Asambleja e Këshillit të Evropës është e njohur si institucion që dominohet nga Rusia dhe aleatet e saj. Për këtë arsye është shfrytëzuar Këshilli i Evropës dhe jo Parlamenti Evropian. Në këtë drejtim Kosovës i është bërë një dëm i jashtëzakonshëm sepse në muajt e fundit Kosova është në njëfarë izolimi ndërkombëtar. Me mosdhënien e udhër-rëfyesit dhe mosdhënien e datës së lib-eralizimit të vizave shihet që Bashkimi Evropian është duke bërë presion të hapur mbi Kosovën, ta detyrojë që të pranojë një status special për serbët në veri. Në koloare flitet se tashmë në zyrën e zon-jës Eshton ekziston projekti për statusin special të serbëve të veriut. Kështu që ata po mundohen që përmes presioneve të orkestruara ta detyrojnë Kosovën dhe Qeverinë e saj ta pranojë atë dokument.

UNIVERS: Nëpër shumë raporte ndërkombëtare të përpiluara për Kosovën, vendi ynë është renditur krye-sisht nëpër vendet e fundit për shumë fu-sha të jetës politike e ekonomike. Njëra prej këtyre fushave është edhe liria e medias. Sa është e lirë media në Kosovë? KRASNIQI: Liria e medias në Kosovë është e proklamuar. Ekziston një liri me të cilën me lehtësi ngritën bizneset e me-dias në Kosovë. Është shumë më e lehtë të ngritët një biznes i medias në Kosovë

se në cilindo vend të Bashkimit Evropian. Po ashtu nuk është manifestuar ndonjë tendencë e hapur e presionit ligjor të push-tetit ndaj gazetarëve. Nuk ka gazetarë të arrestuar, të keqtrajtuar, nuk ka procese të hapura ligjore ndaj gazetarëve. Kjo është përparësi sepse po të krahasohet me ven-det e rajonit si në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, në këto vende ka probleme dhe kontes-te ligjore të pushtetarëve ndaj gazetarëve. Mirëpo në Kosovë ka një problem të madh sepse ka një kontroll faktik ndaj mediave. Pra, ka një liri fiktive dhe një kontroll fak-tik. Kontrolli faktik realizohet përmes disa zgjidhjeve ligjore që janë joadekuate e që fillet i kanë te rregulloret e UNMIK-ut, (2000/4), (2000/6), (2000/7), të cilat në vitin 2000 kur janë miratuar kanë sjellë shumë kufizime për lirinë e gazetarëve. Ato rregullore kanë dalë prej përdorimit por janë inkorporuar në rregullimin ligjor që ka të bëjë me ligjin për Komisionin e Pavarur për Media KPM-në dhe Radio Televizionin e Kosovës RTK-në, të dyja këto institucione qendrore të informimit dhe të rregullimit ligjor. Ndërsa pjesa e kontrollit mbi mediat e shkruara kryesisht realizohet me anën e reklamave. Duke qenë tregu i reklamave shumë i varfër në Kosovë, reklamuesit më të mëdhenj janë agjencitë qeveritare. Kështu këto agjenci i orientojnë reklamat e tyre më shumë te mediat e dëgjueshme dhe te ato që kanë preferencë qeveritare. Përndryshe nuk ka presion të sinkronizuar, sistematik të shtetit ndaj mediave. Vetë fakti që ka një pluralizëm maksimal të mediave në Kosovë, duke përfshirë tri televizionet nacionale, njëzet televizione regjionale, njëqind radiostacione, 8-9 gazeta ditore dhe dhjetëra revista, kuptohet që është e pamundur që Qeveria ta kontrolloj gjithë këtë hapësirë mediale. Kuvendi i ardhshëm i Kosovës do duhej të bënte rishikimin e plotë të ligjeve për KPM-në dhe RTK-në, sepse këto janë ndërtuar mbi rregulloret e UNMIK-ut dhe nuk e shprehin interesin e plotë të qytetarëve të Kosovës . Vet fakti që ju ka ndaluar parapagimi tele-vizionit publik është lajm i keq për lirinë e medias në Kosovë. RTK-ja financohet nga Kuvendi i Kosovës, domethënë që ka një varësi institucionale nga Kuvendi. Kuvendi i ardhshëm i Kosovës do duhej ta miratonte një ligj të ri duke mundë-suar një formë të pavarur të financimit për RTK-në.n

Page 8: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

6

Dukagjin AVDYLI

Sfida e parëProcesi elektoral i zgjedhjeve na-cionale të cilat u organizuan për herë të parë nga institucionet

e Republikës së Kosovës, nuk i shkoj shumë për shtati demokracisë së brisht kosovare. Kosova kishte para vetës një sfidë të madhe por edhe të mundshme për ta kaluar. E mundshme, në qoftë se merren parasysh proceset e vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi, si dhe sfi-dat e mëdha, procesi zgjedhor është edhe më i mundshëm. Vlen të përmendet këtu arritja e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ruajtja e kësaj pavarësie, ar-ritja relativisht e mirë e njohjeve të shtetit tonë nga shtetet tjera, mbrojtja e ligjsh-mërisë së shtetit të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, krijimi dhe forcimi i institucioneve vendore, ruajtja e rregullit dhe qetësisë brenda territorit të saj edhe përkundër provokimeve që vijnë sidomos nga Serbia, pastaj inkuadrimi në disa nga organizatat ndërkombëtare siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, rregullimi i infrastruk-turës rrugore, rregullimi i përshtatshëm i ligjit për investime nga jashtë, etj. Veç institucioneve qeveritare, në këtë

proces zgjedhor përgjegjësi shumë të madhe kanë pasur edhe të tjerët, nisur nga partitë politike, shoqëria civile, mediat dhe vet qytetarët e Kosovës. Ky provim para institucioneve ndërkombëtare, para shteteve që na kanë njohur dhe atyre që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duket se nuk u kalua me sukses. Në këtë drejtim si Qeveria, ashtu edhe institucionet tjera të rëndësishme në këtë proces, kanë bërë disa gabime. Të gjithë këta faktorë është dashur të jenë më syhapur në ruajtjen e imazhit të mirë para botës, imazh të cilin e krijuam si shtet i sapoformuar, me an-gazhimet dhe kontributin e madh që kemi dhënë në ndërtimin e asaj pasqyre të mirë. Syqelësia do të duhej orientuar veçanër-isht përballë atyre që me çdo kusht e duan Kosovën të dështuar, e pastaj edhe ndaj atyre që nuk ia dinë vlerën lirisë dhe pa-varësisë. Ky proces zgjedhor dhe çdo hap që është bërë në këtë rrugë është dashur të bëhet me shumë kujdes. Është dashur të mendohet se në Parlamentin e Kosovës nuk mund të hynë 1200 deputetë, por 120, madje duke i hequr edhe 20 vendet e rezervuara për pakicat, pjesëmarrësve në garën zgjedhore u është dashur të garojnë vetëm për 100 sosh. Duke pasur parasysh shtetin e jo pushtetin, nuk mund e nuk duhet të arrihen disa gjëra me çdo kusht dhe pa marrë parasysh çmimin që do të

paguhet pastaj, pra, nuk ka qenë dashur që të veprohet sipas motos ‘Qëllimi arsy-eton mjetin’, ngase jo çdoherë për të arritur një qëllim duhet të përdorim çdo metodë, qoftë nevoja edhe të vjedhim vetëm për të arritur qëllimin. Me këto zgjedhje edhe njëherë u dëshmua se njerëzit e këtij shteti para se gjithash e kanë interesin vetanak, ndërsa për interesin shtetëror si duket nuk kanë dëgjuar fare. Votimi i parë i cili u bë më 12 dhjetor të vitit që lamë pas, ishte shembulli më i mirë se si nuk duhet të veprohet. Zgjedhjet e dyta, pra ato të mbajtura më 9 janar do të duhej të ishin përmirësim i të parave dhe ndërtim i një të ardhmeje më të sigurt të vendit. Të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje kishin obligim moral dhe institucional për mbarëvajtjen e mirë të procesit zgjedhor. Fatkeqësisht shumica e këtyre subjekteve nuk e mori këtë punë si obligim, përkundrazi e shpërfillën dhe e degraduan si proces. Pra, fatkeqësisht, këto të fundit e dëmtuan edhe më rëndë procesin dhe krejt kjo falë disa kan-didatëve të papërgjegjshëm që i blenë komisionerët me qëllim të hyrjes me çdo kusht në Kuvendin e Kosovës. Por, a thua i duhen Kosovës në Kuvendin e saj njerëz të tillë që vodhën vullnetin e lirë të zgjedhjes së atyre që populli mendoi se janë më të mirët për t’i përfaqësuar?

KOSOVA NDËRMJET DY SFIDAVE

Plus Minus

Page 9: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

7

Këtë grusht të fuqishëm ia dhanë de-mokracisë, kandidatët për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, pa dallim partie. Shumica prej tyre konkur-rencën e garës nuk e kanë ndjerë nga par-titë politike, por nga vet partia e tyre, e kjo ka dërguar në një “luftë” të pandershme për realizimin e objektivit të tyre. Nisur nga kjo, në Kosovë po ndihet një nevojë shumë e madhe e ndryshimit të ligjit për zgjedhjet si dhe mbikëqyrja më e fuqishme nga të gjitha institucionet përkatëse të ven-dit. Sikur në Kosovë të aprovohej një ligj i ri i cili do të vendoste rregulla të cilat do ta siguronin votën e lirë dhe të drejtë, Kosova do ta kishte më të lehtë kryerjen e këtij procesi demokratik me nder dhe vazhdimësinë e rrugës drejt integrimit në gjithë mekanizmat ndërkombëtarë dhe drejt Bashkimit Evropian (BE-së). Por, nëse vazhdohet me këtë mendësi as zgjed-hjet e ardhshme nuk do të kenë dallim të madh nga këto që u mbajtën. Nëse ata që morën pjesë në manipulimin e votës nuk do ta marrin dënimin e merituar, qoftë me gjoba të majme në të holla, qoftë edhe me burgim për shkelje mbi vullnetin e sovranit për të zgjedhur të preferuarit e tij, prapë do të vazhdojë i njëjti avaz.

Sfida e dytëNjë sfidë tjetër, po ashtu shumë e madhe me të cilën po përballet Kosova e që nuk është nga brenda por vije nga jashtë është edhe raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty. Ato që ai pretendon në këtë raport nuk kanë të bëjnë fare me realitetin e të kaluarës së Kosovës dhe

Shqipërisë dhe as me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, nisur nga ndikimi që ky “zotëri” zviceran ka në shtetin e tij dhe në Evropë sigurisht që ky raport e ka dëmtuar dhe po e dëmton rënd imazhin e Kosovës para botës duke na etiketuar e shpallur si popull që nuk njeh vlerat humane dhe si popull me moral të ulët e që rrjedhimisht nuk meriton të jetë në mesin e shteteve evropiane. Bazuar në këto shpifje të “argatit” pro-serb apo siç e quan kryeministri Sali Berisha “avokati i verbër i krimeve serbe dhe Serbisë së Madhe”, po del se shqiptarët në të dyja anët e kufirit janë më të këqij së çetnikët e Millosheviçit që vranë, masakruan, dhe dhunuan gra, vranë fëmijë, pleq dhe civilë të pafajshëm si dhe dogjën pjesën më të madhe të territorit jo vetëm të Kosovës por të tërë Jugosllavisë. Të dy shtetet shqiptare duhet të përgatitën shumë në mënyrë që ky raport të demaskohet dhe të hidhet poshtë si i pavlerë. Para disa ditësh një hap të mirë ndërmori kryeministri shqiptar Sali Berisha duke i garantuar EULEX-it dhe Gjykatës së Hagës se do t’u krijojë lehtësira veprimi dhe i ftoi ata që të shko-jnë në Shqipëri dhe të hetojnë atje rreth akuzave të deputetit zviceran Marty, i cili akuzon Kosovën dhe Shqipërinë për trafik organesh dhe krim të organizuar gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Normalisht se mbrojtja ndaj këtyre akuzave të pacipa nuk është e lehtë për Kosovën e Shqipërinë kur kihet parasysh fuqia ndikuese dhe roli i njeriut që lansoi akuzën e rëndë e që ky njeri vjen nga një shtet me reputacion të mirë para botës dhe gjithashtu mban vulën e të dërguarit të Këshillit të Evropës. Mirëpo, për të dyja shtetet nuk është e pa-mundur që ta mbrojnë veten e tyre ndaj këtyre akuzave kur dihet se këto akuza janë të pabaza dhe gënjeshtra të kulluara. Një hetim të ngjashëm e pati bërë edhe UNMIK-u me ekspert të ndryshëm nga fusha përkatëse, por pati përfunduar pa asnjë rezultat në raport me akuzën. Neve nuk na duhen aspak reagimet emocionale e të pamatura dhe rënia në nivel të Dick Martyt duke u marrë me personin e tij, por na duhet të jemi të hapur për bashkëpun-im dhe profesionistë në trajtimin e kësaj çështjeje me gjakftohtësinë dhe maturinë e duhur në mënyrë që të dëshmohet edhe njëherë pafajësia jonë para botës. Rretha-nat e atëhershme tregojnë se ka qenë e pamundur një gjë e tillë të ndodhte, ngase siç janë prononcuar edhe ekspertë serb,

për transplantim organesh duhen kushte dhe mjete të sofistikuara e moderne që edhe sot pas më shumë se dhjetë viteve është vështirë të sigurohen, e lëre më në vitin 1999 kur kosovarët përballeshin me “kasapin e Ballkanit”, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë ballafaqoheshin me sigurimin e të mirave elementare për jetesë. Një tjetër mundësi për ta kundërshtuar këtë janë edhe mediat, shoqëria civile e Kosovës dhe Shqipërisë dhe partitë poli-tikë. Mirëpo në Kosovë aktualisht po ndodh e kundërta sa u përket këtyre të fundit. Partitë politike, shoqëria civile, e deri diku edhe mediat jo që e kundërshto-jnë një vlerësim të tillë për çlirimtarët tanë, ato madje në mënyrë jo të drejtpërdrejtë e mbështesin këtë. Dikush nga ata pret që ky raport sado i pavërtetë që është duhet të duket si i vërtetë, ngase nga kjo shpreso-jnë në përfitime politike. Pastaj të tjerët që nuk kanë shumë lidhje me të kaluarën e vet dhe të popullit të Kosovës bien në lajthitje të kësaj shpifje, duke menduar se Dick Marty e thotë të vërtetën dhe ia donë të mirën këtij vendi.Kosovës tani i duhet maturi e lartë në mënyrë që të fitoj përkrahjen e nevojshme nga faktorët relevant për ta mposhtë ar-ritjen e synimit të shtetit serb që t’i ulë në bankën e të akuzuarit viktimën dhe agresorin. Kosovës i duhet ndërtimi i një propagande të fuqishme kundërshtuese ndaj shpifjeve ofenduese të marionetës serbe Dik Marty si dhe mbrojtëse të vler-ave të luftës, si në rrafshin medial ashtu edhe në atë institucional. Por një gjë që para se gjithash u duhet shqiptarëve është lënia anash e interesave personale apo grupore dhe dhënia e kon-tributit për zhvillimin e shtetit tre vjeçar dhe avancimin e demokracisë së brishtë të vendit tonë. Neve nuk na duhen fare armiqësitë ndërmjet vete kur e dimë se kemi mjaft armiq të jashtëm të cilët kanë hartuar dhe po hartojnë planë për shkatër-rimin e këtij shteti.n

Page 10: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

8

INTEGRIMI NË BASHKIMIN EVROPIAN (BE)“Integrimi në strukturat euroatlantike”, “Integrimi i Kosovës në BE”, “Integrimet evropiane”, janëtermeqëidëgjojmëelexojmëpothuajseçdoditëqoftënëTV,gazetaapoedhenëbisedames miqsh. Por, në fakt një numër i madh i qytetarëve nuk e kanë të qartë rrjedhën e këtij pro-cesi, pozitën e Kosovës në të dhe rolin e tyre si qytetarë në këtë çështje.Edlirë BLLACA

Procesi i integrimit

Procesi përbëhet nga gjithsej shtatë faza: MSA-Marrëveshje e Stabi-lizim- Asociimit, fillimi i negociat-

ave të MSA, nënshkrimi i MSA, hyrja ne fuqi e MSA, opinioni fillimi i negociat-ave te anëtarësimit, traktati i anëtarësim-it i cili duhet të aprovohet nga shtetet anëtare dhe data e anëtarësimit. Pra, shteti i cili dëshiron të anëtarësohet në BE paraqet aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e BE-së, i cili kërkon nga Komisioni Evropian (KE) ta vlerësojë af-tësinë e shtetit për t’i përmbushur kush-tet e anëtarësimit. Nëse KE jep opinion pozitiv, dhe Këshilli unanimisht pajtohet për mandat të negocimit. Negociatat janë formalisht të hapura ndërmjet shtetit kandidat dhe të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Në fund përgatitet Traktati i Anëtarësimit i cili duhet të aprovohet nga shtetet anëtare dhe pas përmbylljes së të gjithë kapitujve që janë 35 gjithsej, caktohet data dhe vendi kandidat bëhet vend anëtar i BE-së me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë.

Por, ku është Kosova në këtë proces?

Derisa shtetet tjera të Ballkanit përgatisin raporte e plane se si të përmbyllin proce-set për integrimet evropiane (liberalizimi i vizave për to tashmë është proces i kryer),

Kosova edhe njëherë u godit rëndë në mo-mente mjaft të pavolitshme. Kjo së pari nga zgjedhjet e 12 dhjetorit që ishin mesazhi më i keq që Kosova i dërgoj BE-së e më tutje edhe me raportin denigrues të komis-ionarit Dick Marty që ngjalli reagime të forta jo vetëm në Kosovë, Shqipëri e Serbi, por dhe në qendrat e fuqive të botës.Në lidhje me pozitën dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare ko-hëve të fundit ka një ofensivë mediale dhe presion politik që BE-ja e bën në raport me Kosovën. Jo vetëm raporti idiotesk dhe denigrues i eurodeputetit Marty që vjell vrer për shqiptarët por edhe izolimi i Kosovës po tregon që BE-ja po mban një qëndrim jo të mirë ndaj vendit tonë. Sipas gazetës së njohur londineze ‘The Economist’ Kosova ka ngecje dhe izolim në rajonin e Evropës Juglindore duke kon-statuar se “Kosovarët tani janë të vetmit në rajon që ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në 25 vendet e zonës së Shengenit të Evropës. Ata janë edhe më të varfrit. Si gjithmonë, njerëzit e thjeshtë vuajnë më shumë”.Në anën tjetër, Kosova po ballafaqohet me problemet e brendshme. Zgjedhjet e 12 dhjetorit, përveç përfaqësuesve të amba-sadave të huaja në Kosovë dhe mekaniz-mave të tjerë vendorë e ndërkombëtarë, u mbikëqyrën edhe nga shtatë anëtarë të Parlamentit Evropian. Por pikërisht në këtë periudhë që Kosova pritej të dilte “faqebardhë” nga ky proces, për fat të

keq ndodhi e kundërta, këto zgjedhje dëshmuan një nivel të ulët të klasës poli-tike dhe nota të dobëta për shoqërinë ci-vile. Kësisoj edhe një herë armiqtë e vendit tonë gjetën material të mjaftueshëm për të thënë se Kosova nuk është shtet funk-sional. Zgjedhjet e para të lira në nivel na-cional në Kosovën e pavarur përfunduan me anulimin e votimeve në tri komuna dhe rinumërimin e votave në 40% të qen-drave të votimit, kështu që lanë një shije të keqe. Në anën tjetër, raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili nuk e implikon vetëm kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçi, por gjithë shq-iptarët sepse cenon nderin tonë dhe fyen luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), e cila ishte krijuar në mbrojtje të identitetit të një populli i cili po për-jetonte terror dhe gjenocid të paparë në Evropën Demokratike.Kosova si shtet i ri i sapoformuar është ende në fazën fillestare të këtij procesi dhe zhvillimet e fundit kanë pasur dhe pritet të kenë ndikim negativ në procesin e inte-grimit. Kosova për momentin është pjesë aktive e dialogut për Stabilizim- Asociim si dhe të gjitha instrumentet në kuadër të këtij procesi siç është partneriteti evropian, raportet e progresit, asistenca financiare (Instrument for Pre-Accession Assistance – IPA) si dhe programet për komunitete. Fatmir Curri, menaxher i Qendrës Infor-mative dhe Kulturore të BE-së në Kosovë, me seli në Prishtinë, thotë se fakti që pesë vende anëtare të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën nuk mundëson avan-cimin e duhur në këtë proces: “Ajo çka duhet të bëhet urgjentisht është të shiko-het mundësia e fillimit të marrëveshjes kontraktuale përmes nënshkrimit të mar-rëveshjes së Stabilizim- Asociimit të cilës duhet t’i paraprijë një studim i fizibilitetit si dhe përkrahje edhe nga 5 vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën”.Roli i qytetarit në integrimin e

Kosovës në BEPërveç strukturave udhëheqëse shtetërore

Plus Minus

Page 11: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

9

INTEGRIMI NË BASHKIMIN EVROPIAN (BE)që kanë rol kyç në këtë proces integrues, edhe ne si qytetarë e kemi rolin tonë i cili është jo më pak i rëndësishëm. Ajo çka mund të bëjmë ne individualisht është të mësojmë dhe respe-ktojmë ligjet tona, të informohemi se cilat janë përparësitë dhe mangësitë që do të sjell procesi i integrimit evropian, të monito-rojmë veprimet e insti-tucioneve përgjegjëse dhe të jemi partner në zbatimin e kriter-eve dhe standardeve që shpeshherë janë të kushtueshme dhe jo lehtë të zbatueshme nga ana e qytetarëve. Sipas z. Curri janë disa faktorë që do të mund të ndihmojnë në përsh-pejtimin e këtij procesi: “Mendoj se përforcimi i prezencës kosovare në Bruksel, koordinimi i fuqizuar i resurseve të qeverisë që janë direkt përgjegjëse për imple-mentim dhe ndjekjen e kritereve, përmirësimi i koordinimit të asis-tencës financiare, thelli-min e bashkëpunimit me të gjitha institucio-net e BE-së dhe përpil-imi urgjent i strategjisë së integrimit evropian të Kosovës janë disa nga segmentet themelore që Kosova duhet të punojë më intensivisht”.Pra, kontributi juaj vjen duke kuptuar saktë procesin e integrimit të Kosovës në Unionin Evropian dhe duke zbat-uar kriteret e nevojshme brenda përgjegjësive tuaja.n

Është koha jote rini, bëje hapin e parëMotori i ndryshimeve, përshpejtuesi i proceseve të rëndësishme shoqërore dhe shpirti rebel, janë karakteristika e asaj që quhet rini. Roli i të rinjve në shoqëri,hapësiraqëatagëzojnënëinstitucioneshoqërore,përt’ushpre-hur për atë që është në interes të tyre, për preokupimet e tyre, shpeshherë ka qenë temë e diskutimeve të ndryshme.Adelina SAHITI

Sa jemi të fuqishëm në vendimmarrje? Sa angazhohemi që zëri ynë do të dëgjohet, dhe se kërkesat e të rinjve do të marrin

një përgjigje? Dilema të tilla sipas atyre që ndo-nëse të ri në moshë sprovuan vetën në politik, dhe role të rëndësishme institucionale mund të zgjidhen vetëm duke punuar dhe qenë këmbën-gulës në synimet që ke. Një grua e re në moshë, Donika Kadaj-Bujupi, për revistën tonë rrëfen pjesë nga sfidat e saj për të arritur në pozitën e parlamentares dhe kryetares së Forumit të Gruas të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. “Nuk ka qenë e lehtë”, fillon ajo, ndonëse shkëput vetëm disa copëza nga peripecitë e saj për të qenë këtu ku është sot.” Së pari kam qenë pjesë e nënde-gës së Bregut të Diellit, më pas kam qenë pjesë e strukturave e aktiveve, jam zgjedhur në kuvend si kryetare e parë femër e kësaj dege. Në 2007 jam bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo. Më tej, Kadaj-Bujupi, vlerëson se të qenit i suksesshëm nuk do të thotë t’i përkasësh gjinisë mashkullore apo femërore, dhe tregoi se cili është çelësi i suk-sesit për çdo të ri.” Pa marrë parasysh a je femër apo mashkull, mendoj që puna është çelësi i suk-sesit, sigurisht që të rinjtë kanë më shumë elan, por edhe përvoja e bënë të vetën. Varësisht prej përpjekjeve, ndoshta në fillim mund të jetë sfi-duese por rezultati nuk do të mungoj, nëse ekzis-tojnë objektivat e qarta, puna, angazhimi dhe përkushtimi”, përfundoi ajo. Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, anëtar i kryesisë së Par-tisë Demokratike të Kosovës, deputet i Kuvendit të Kosovës nga 2007-ta, zëdhënës i qeverisë, janë

postet që mbart mbi supet e veta Memli Kras-niqi. Ai derisa rrëfen përvojën e tij për revistën “Univers”, së pari tregon se si është organizmi në partinë nga e cila vjen, dhe për hapësirën që ajo u ka ofruar të rinjve për të qenë pjesë jo vetëm e saj por edhe të të gjitha niveleve tjera të organizimit institucional. “ Nuk duhet me pritë ndonjë ofertë, duhet punë. As unë nuk kam pikë prej qiellit, puna, përkushtimi, angazhim dhe re-zultati, janë të vetmet që ndikojnë në fuqizimin e të rinjve në vendimmarrje”, theksoi Krasniqi. Deputetja më e re e Parlamentit të Kosovës në legjislaturën e fundit Njomëza Emini, theksoi se zëri i të rinjve ndonjëherë në mekanizmat ven-dimmarrës është vështirë i dëgjueshëm, dhe për këtë fajësoi pikërisht ata që drejtojnë këto insti-tucione.” Duke qenë pjesë e grupit jo formal të të rinjve të Parlamentit të Kosovës, kam ngritur zërin për ndarjen e një buxheti më të madh për të rinjtë si dhe për hartimin e një ligji për të rinj, dhe faji për mos hartimin e tij është i qeverisë”, tha ajo. Kosova një vend që në përbërjen e saj ka rreth 60 për qind të popullsisë të rinj, sipas Emi-nit duhet medoemos t’i jepet hapësirë të rinjve, qofshin ata të përfshirë në ndonjë subjekt politik apo jo. “ Ne kemi shumë kuadro, të rinj shumë të aftë, të cilët vetëm se duhet të tregohen më aktiv, të interesohen për të drejtat e tyre, të kenë inicia-tivë dhe natyrisht të punojnë shumë, për të arritur synimet e tyre. Një rini e fuqishme, është segment shumë i rëndësishëm për një shoqëri demokra-tike “, theksoi Emini, anëtare e LDK-së. Këta janë vetëm tre shembuj se si me punë dhe angazhim arrihet pikësynimi. Kosova ka shumë të tillë, por megjithatë nuk është mjaftueshëm. Është koha jote, momenti yt, andaj bëje hapin e parë që di-kush tjetër të ndihmoj ta bësh të dytin!n

Page 12: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

10

Donjetë S. HOXHA

Nga muaji mars i vitit të kaluar në vend pati filluar vendosja e arkave fiskale që për qëllim

ka luftimin e ekonomisë joformale dhe vendosjen e rregullit në bizneset kos-ovare. Ky projekt ishte diskutuar gjatë midis institucioneve vendimmarrëse të vendit dhe komunitetit të biznesit.Me rastin e vendosjes së arkës së parë fiskale Ministri i Ekonomisë dhe Finan-cave, Ahmet Shala kishte deklaruar se “Ky është një proces i gjatë që kërkon bashkëpunim me qytetarët, me institu-cionet shtetërore, me shoqërinë civile, andaj bashkëpunimi i gjithë këtyre fak-torëve është i një rëndësie të veçantë”. Ndërsa, Behxhet Haliti, drejtor i ATK-së, me atë rast pat kërkuar nga të gjitha

bizneset që sa më shpejt të pajisen me këto kasa fiskale, ngase sipas tij, kërkesa për regjistrimin e të gjitha transaksione-ve dhe shërbimeve të paguara është në dobinë e qytetarëve dhe të shtetit.Ky projekt llogaritet të ketë qenë primar për Administratën Tatimore të Kosovës për vitin që lamë pas.Nait Sharku, drejtor për modernizim dhe planifikim në Administratën Tati-more të Kosovës, për Revistën “Univers” tha se pajisja me arka fiskale për vitin 2010 ka qenë e planifikuar të realizo-het në 12 mijë biznese ndërkaq është realizuar në 8500 prej tyre, që i bie më shumë se 70% e realizimit të asaj që është planifikuar. Ndër të tjera ai tha se: ”Jemi shumë të kënaqur me punën që është bërë dhe do të vazhdojmë këtë dinamizëm në realizimin e projektit edhe për vitin që sapo kemi hyrë”.

Sipas Lumir Abdixhikut, drejtor ekze-kutiv në institutin për hulumtime zhvil-limore “RIINVEST”, mënyra e fillimit të këtij procesi është bërë me shumë ngutje dhe pa analiza të duhura. Ai tha se duopolizimi i (vetëm dy) kontrak-tuesve për shitjen e këtyre pajisjeve ele-ktronike duke iu dhënë fuqi në përcak-timin e çmimeve ka bërë që bizneset të dëmtohen shumë për shkak të çmimit shumë të lartë të tyre. “Ka pas ngecje në promovimin e këtyre arkave për shkak të çmimit shumë të lartë të tyre, është dashur të subvencionohen bizneset nga ana e qeverisë për blerjen e këtyre ar-kave të paktën gjysmë për gjysmë”, tha ndër të tjera Abdixhiku për revistën” Univers”. Ai po ashtu tha se qasja e ap-likimit të kasave ka qenë jo e barabartë për të gjitha bizneset ngase sipas tij, nisja e implemenitmit të këtij projekti

ARKAT FISKALE, KONTRIBUT QYTETAR PËR SHTETIN

Bilanci

Page 13: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

11

është dashur fillimisht të bëhet prej bi-zneseve të mëdha, prej korporatave që kanë qarkullim më të madh, ngase kos-toja e evazionit te këto korporata është më e madhe dhe normalisht ky është një trajtim jo i barabartë i bizneseve. “E gjithë strategjia e fiskalizimit është ven-dos vetëm në këto pajisje elektronike, kurse numri i administratorëve në ATK mbetet i njëjtë, gjë e cila nuk mund t’i bëjë ballë funksionimit joformal të bi-zneseve në vend”, përfundoi Abdixhiku.Nga ana tjetër shumica e bizneseve në kryeqytet shprehin shqetësimin e tyre për çmimin e këtyre pajisjeve edhe pse thonë se janë përkrahës të mëdhenj për vënien në funksion të këtyre pajisjeve dhe shumica e këtyre bizneseve tashmë i posedojnë ato.Pronari i librarisë universitare “Artini”, Jahir Ahmeti, posedon arkë fiskale në biznesin e tij qysh prej 1 korrikut të vitit të kaluar, dhe thotë se është pro luftimit të funksionimit joformal të bizneseve dhe se arka fiskale është praktike, lehtë-son punën e po ashtu na mundëson edhe transparencën me klientët.Ndër tjera z. Ahmeti shprehu shqetësi-min e tij për çmimin e lartë të pajisjes duke thënë se: “Për këtë arkë kam paguar një çmim prej 1305 euro, kurse pajisjen me një kapacitet krejtësisht të njëjtë në Shqipëri e kam blerë 650 euro për biznesin që e kam atje, është abuzim i madh nga ana e kontraktuesve”, për-fundoi Ahmeti.

Shqetësimin e njëjtë e shpreh edhe Arian Musliu pronar i argjendarisë “Onyx” e cila posedon arkën fiskale që nga nëntori i vitit të kaluar, duke thënë se përkundër çmimit të lartë kanë qenë të detyruar ta blejnë arkën fiskale ngase sipas tij, po që se nuk do të vendosnin ta merrnin këtë pajisje do të pasonin gjobat nga ana e inspektorëve të ATK-së prej 500 deri në 1000 euro.Në mesin e shumë bizneseve që tashmë janë të pajisura me arka fiskale, Eugen Sahatçiu pronar i argjendarisë “Silver Eugen” ende nuk posedon arkë fiskale në biznesin e tij. Ai për revistën “Univ-ers” shprehu shqetësimin e tij në lid-hje me çmimin e këtyre pajisjeve duke thënë se “unë ende nuk kam arkë fiskale në biznesin tim për shkak se mendoj se çmimi që ka kjo arkë është shumë i paarsyeshëm për formatin e biznesit tim dhe kjo është e vetmja arsye pse ende nuk e kam blerë këtë pajisje”.Sidoqoftë, vënia në funksion e këtyre pajisjeve vazhdon të jetë sfidë edhe për vitin 2011 nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës dhe komunitetit të biznesit në vend.Arka fiskale apo regjistruesi elektronik fiskal është një pajisje me një memorie fiskale, ku regjistrohen të dhënat për vlerën e mallrave të shitura dhe shër-bimeve që kryhen ndaj klientëve, duke siguruar kështu raportin për secilin transaksion që ndodhë brena periud-hës tatimore. nARKAT FISKALE, KONTRIBUT QYTETAR PËR SHTETIN

Page 14: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

12

Emira BAJÇINCA

Qeveria e Republikës së Kosovës në vend që të përqendrohet drejt

plotësimit të kushteve të BE-së, ajo parapëlqen të flas shumë për integrimin e Kosovës në BE, por veprimet i ka krejt të kundërta. I tillë mund të konsiderohet edhe projekti “Kosova e Re”. Kosova është vendi i tretë evro-pian për nga sasia e rezervave të lëndëve djegëse fosile pas Polo-nisë e Gjermanisë. Burimi i vetëm i termoenergjisë të cilën e prodhon Kosova është thëngjilli. Kjo e bën prodhimin e energjisë alternative një ndërmarrje të vështirë dhe sfidë titanike. Meqë Kosova sot prodhon rreth 1000 MgW, kjo do të thotë që së paku 200 MgW duhet të jetë bio-energji. Gjendja del të jetë edhe më e ndërlikuar kur dihet që hidroen-ergjia nuk ka shumë perspektivë, kurse aeroenergjia ende është në hapat e saj të parë. Përveç kësaj pengese që “Kosova e Re” veç sa e bën më të vështirë, edhe një tjetër problem i natyrës

energjetike i shtohet rrugës sonë drejt BE-së: ndotja. Vlerësohet së në Kosovë aktualisht ajri është rreth 6 herë me i ndotur sesa në vendet e BE-së, dhe ky është një nivel i pa-pranueshëm për BE-në. “Kosova e Re” do ta rëndojë edhe më shumë këtë problem ekologjik.Realizimi i projektit energjetik “Kosova e Re” mund të bëhet pengesë serioze e rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së. Njëri prej kushteve të domosdoshme që një shtet duhet t’i plotësojë që t’i bash-kohet këtij komuniteti, është kuota prej 20% e energjisë e cila duhet të ketë bazë ekologjike. Termo-centrali i planifikuar parashihet të prodhojë deri në 2100 MgW energji elektrike. Por kjo do ta ngriste kuotën e domosdoshme të energjisë alternative në 620 MgW – një nivel pothuajse i paarritshëm për shkak të burimeve të kufizuara të Kosovës. Hyrja e Kosovës në familjen e shteteve të Bashkimit Evropian është ëndërr jo veç e politikës. Atë e synon i gjithë kombi shqiptar. Konsiderohet që bashkëngjitja e

vendit tonë në BE do të na sillte përparësi ekonomike e politike si dhe të drejtën elementare të njerëzve për të qarkulluar lirshëm. Shumë të rinj synojnë të shkol-lohen nëpër vendet evropiane. Mesatarja e mërgimtarëve për çdo familje, të cilët jetojnë kryesisht nëpër vendet e BE-së, është 1.3. Të afërmit e tyre do të mund të shkonin për t’i vizituar shpesh. Di-aspora jonë sot mbetet parakusht i paqes sociale dhe arsyeja krye-sore pse sot nuk ka demonstrata kundër varfërisë dhe papunësisë. BE-në e duan sidomos bujqit: a nuk e ndan BE-ja 40% të buxhetit të vet për bujqësinë?Në vend që të privatizohet me çdo kusht thëngjilli i Kosovës, më mirë të plotësohen standardet që i nevo-jiten vendit t’i plotësojë për hyrje në BE si : mungesa e stabilitetit politik, mosefektiviteti i drejtësisë, korrup-sioni kronik institucional etj.Përndryshe, kështu siç po shkon, Kosova rrezikon të mbetet një kan-tier i ndotur jashtë lagjes së BE-së e cila vetëm prodhon energji për të tjerët dhe asgjë me shumë.n

ENERGJIA ANTIEVROPIANEMënyra e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë mund të jetë edhe një pengesë më shumë për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.

Energji

Page 15: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

13

Komuna ime

Reportazh

“Trofta”- një vend që të kthen prapa çdo herëFlorë MAXHARRAJ

I veshur me uniformë të zezë, këmishë portokalli, me një buzëqeshje të këndshme u shërben Përparimi

mysafirëve të shumtë në kompaninë “Trofta” në Istog, vend ky me një peiza-zh shumë magjepsës. Përparim Demiri është i lindur në Skënderaj, është rritur në Gjermani ku edhe ka përfunduar shkollën e mesme, më pas është kthyer në Kosovë ku ka zhvilluar aktivitete sportive . Ai është pjesëtar i klubit të fut-bollit në Istog, i zgjedhur nga kryetari i klubit të futbollit, Fazli Bytyqit, njëherit edhe menaxher i prodhimit të peshkut. Kompania “Trofta” gjendet në Veri-Perëndim të Kosovës, pranë maleve të larta të Istogut. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 hektarësh. Kjo kompani është vazh-dimësi e ish-ndërmarrjes shoqërore, e cila u privatizua në mars të vitit 2004, nga Ismail Bytyqi. Udhëtimi për në Is-tog është mjaft mahnitës, tërheqës për sytë e eksploatorëve vendës e të huaj. Shumica e mysafirëve që e vizitojnë këtë vend duken se nuk ngopen dot me ajrin e pastër të këtij vendi që ta lehtëson frymë-marrjen. Në hyrje të kompleksit turistik, takojmë disa turistë, qytetarë të Kosovës të shpërngulur para 40 viteve në Fin-landë, të cilët kishin ardhur për festat e

fundvitit, dhe ata pas kalimit të atyre fes-tave theksuan se restorant “Trofta” është vërtetë tërheqës dhe mjaft i përshtatshëm për tu ndier si në shtëpinë tënde. “Është e pamundur që unë dhe shokët e mijë që sa here të vijmë nga kurbeti të mos ndalemi në Troftë për ta provuar kuzhinën e saj” u shpreh Liridon Bujupi, qytetar i Istogut që jeton në Finlandë. Po ashtu një mik i tij nga Ferizaji, Bujar Hyseni, theksoi se kjo ishte hera e pare që ai kishte ard-hur në Troftë dhe kjo e kishte mahnitur. “Më ka treguar miku im shpeshherë që në vendin e tij të lindjes, atë të cilin nuk do ta ndërronte asnjëherë është Trofta në Istog. Mezi prisja të vija në Kosovë së bashku me Liridonin, të vizitojë këtë vend që shumë më pëlqeu, dhe herën tjetër kur të vijë do të marrë familjen time që së paku një ditë të shijojnë këtë kënaqësi” tha ferizajasi Bujar Hyseni. Kompania ka një sipërfaqe të madhe që do inspektuar çdo ditë. Përparimi thotë se menaxhimi i një kompanie si Trofta është mjaft i vështirë dhe duhet pasur shumë kujdes, mbi të gjitha ai thotë se punëtorët duhet të japin maksimumin e tyre gjatë shërbimit të mysafirëve. “Viz-itorët janë të shumtë si nga Kosova po ashtu edhe nga ata që jetojnë në kurbet. Ne punëtorët duhet të kemi parasysh çdo veprim tonin, mënyrën e shërbimit që mysafirët të ndihen mire” ka thënë

Përparim Demiri. Kjo kompani përveç pamjes së bukur që të tërheq nga jashtë ka edhe shumë vlera të saj nga brenda. Sipas shefit të sallës, Agron Hasani, kom-pania Trofta përbëhet nga hoteleria në kuadër të së cilës hyn hoteli, salla për seminare, shërbime të restorantit, re-cepsioni, caffe-bari i cili është një lokal ultra modern, me një dizajn të rrallë dhe të përshtatshëm për ndeja gjatë orëve të vona. Ndër elementet që e karakterizojnë këtë kompani është se ka prodhimin e vet me një kapacitet që e mbulon tërë terri-torin e Kosovës. Në kuadër të saj e bënë pastrimin e peshkut dhe e transporton në gjithë Kosovën, ndërsa vendet e tjera e bëjnë vetëm rritjen e tyre. Kjo kompani i posedon 121 bazenë të peshqëve, të cilët janë të ndarë në bazë të madhësisë së tyre. Përveç relaksimit të të rriturve, kjo kom-pani u ofron ngrohtësi edhe fëmijëve me parkun e ndërtuar enkas për ta. Freskia e mbrëmjes të largon çdo lodhje që ke pa-sur gjatë ditës, thuajse të freskon mend-jen dhe të largon nga çdo mundim jo i këndshëm. Punëtorët e kësaj kompanie punojnë 8 orë në ditë, dhe çmimi sipas Përparimit është i volitshëm. Hapësira e Troftës ka një pasuri të madhe duke përf-shi parkun, shëtitoren, lulishtet që gjatë verës të bëjnë të ndihesh së në parajsë me aromën e tyre, por pasuria më e madhe e saj është mikpritja.n

Page 16: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

14

Një shtëpi e braktisur në afërsi të shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, shfrytëzohet nga përdorues të lëndëve narkotike

Narkomania problem shqetësues përnxënësit e shkollës dhe banorët e lagjes“Kam pa narkoman që hyjnë këtu dhe kjo ndikon shumë shumë keq te fëmijët, se dihet se nar-komani mundet me bo gjithçka kur të jetë në krizë, mundet edhe me i dëmtu fëmijët”u shpreh Valdet Huruglica, banor i lagjes ku ndodhet objekti në të cilin konsumohen lëndët narkotike.Besarta MALIQI

Narkomania në Kosovë është bërë problem shqetësues, ndërsa num-ri i narkomanëve dhe i vendeve

ku ata përdorin lëndët narkotike po rritet me shpejtësi të madhe. Një fenomen i tillë është evident në afërsi të shkollës fillore “Thimi Mitko”, në Gjilan ku një shtëpi e djegur dhe e braktisur shfrytëzohet nga përdoruesit e drogës. Banorët e lagjes në të cilën gjendet kjo shtëpi shprehen të shqetësuar për këtë çështje ngase sipas tyre ky fenomen mund të ndikoj negativ-isht tek fëmijët e shkollës dhe tek bizneset që zhvillohen afër objektit.“Për çdo ditë madje edhe natën këtu hyjnë e dalin shumë persona të moshave të ndry-shme, bile bile edhe femra, ka ndodh që edhe nëpër kerre me na vjedh. Vëllait ja kanë thyer edhe dyqanin para do dite”, ka thënë Nuhi Ismajli banor i lagjes.Ndërsa Valdet Huruglica, banorë i lagjes, shpreh shqetësimin për rrezikun që ju kano-set fëmijëve nga kjo kategori e personave.“Kam pa narkoman që hyn këtu dhe kjo ndikon shumë shumë keq te fëmijët se di-het se narkomani mundet me bë gjithçka

kur të jetë në krizë, mundet edhe me i dëmtu fëmijët”-u shpreh Huruglica. Ky objekt është pronë e një qytetari të nacionalitetit serb dhe që nga pas lufta është në gjendje të tillë. Sipas banorëve pronari i shtëpisë nuk është kthyer asn-jëherë në Gjilan, edhe pse është tentuar të kontaktohet nga blerës që kanë qenë të interesuar për ta blerë shtëpinë, ai gjitonë është arsyetuar me faktin se një ditë do të kthehet në Kosovë.Sipas Komandantit të Stacionit Policorë për Rajonin e Gjilanit kapiten Ridvan Xhemaili, njësiti antidrogë është duke punuar në vazh-dimësi për identifikimin e këtyre personave.“Lidhur me këtë rast policia ka marrë masa dhe ka bërë hetimet e nevojshme, objekti për një kohë të gjatë është mbaj-tur nën vëzhgim. Disa persona janë duke u hetuar”, ka thënë kapiteni Xhemaili. Gjithashtu ai ka vlerësuar se konsumimi i substancave narkotike është në rritje në hapësirat e shkollave të mesme dhe atyre fillore, kryesisht te të rinj të moshës nga 15 deri në 20 vjeç.Sa i përket ndikimit që mund të kenë per-sonat që konsumojnë drogë te nxënësit, drejtori i shkollës fillore “Thimi Mitko”,

Nexhat Sermaxhaj, nuk përjashton këtë mundësi, ngase sipas tij fëmijët mund të manipulohen lehtë.“Besoj që ky fenomen ndikon keq tek fëmijët dhe nuk po them se nuk do të devijojnë edhe nxënësit tanë, sepse me objektin ku merret droga na ndan vetëm një rrugë, pra jemi shumë afër”, u shpreh drejtori Sermaxhaj.Arsyet pse të rinjtë konsumojnë substanca narkotike kanë të bëjnë më problemet eko-nomike e psikologjike të të rinjve vlerëson psikologia Vjollca Zymberi.“Shumë të rijnë vetëm për arsye eko-nomike ose më qartë se si të bëhen të pa-sur në një afat kohe më të shkurtër dhe pa participime të tjera ,niset dhe merret me shitje, blerje droge. Të rinjtë mendo-jnë se droga është e vetmja zgjidhje për problemet e tyre”, ka theksuar psikologia Zymberi. Ajo ka shtuar që shumica e të varurve nga pluhuri i bardhë e llojet e tjera të drogës nuk paraqiten në klinikë për shkak se viktima do të mbetet e shënjuar në mjedisin ku jeton.Në këtë objekt të braktisur e të demoluar tërësisht përveç shiringave, mund të gjen-den edhe ambalazhe të barnave si Hep-tanon kapi dhe Aqua destillata. Heptanon kapi sipas farmacistëve përdoren nga nar-komanët në vend të drogës dhe mund të sigurohen me një çmim të lirë në treg, ndërsa Aqua destillata përdoret si tretës. Kurse për blerjen e tyre përveç recetës së mjekut nevojitet edhe letërnjoftimi, shu-mica e barnatoreve nuk e posedonin këtë lloj bari me arsyetimin se është i ndaluar.Të rinjtë mbeten edhe më tutje konsuma-torët dhe viktimat potenciale të substan-cave narkotike, ndërsa narkomani dhe narkomania hap edhe probleme e plagë të tjera sociale si janë vjedhja, prostitucioni, dramat familjare, depresionin dhe streset, të cilat edhe ashtu janë mjaft të pranishme në shoqërinë kosovare të pasluftës.n

Komuna ime

Page 17: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

15

Fatlume GURI

Qytetari kaçanikas renditet si më i privilegjuari sa i përket shërbimeve pub-

like. Së fundi kjo komunë është vlerësuar si komuna më e suk-sesshme sa i përket aspektit ad-ministrativ, nga Ministria e Ad-ministrimit dhe Pushtetit Lokal. Në Raportin ‘’Vlerësimi i perfor-mancës së Komunave mbi procesin e vendosjes së sistemit të menaxhi-mit të performancës së Komunave'' nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Komuna e Kaçanikut është radhitur e para për shërbimet administrative, për numrin e lëndëve, kërkesave administrative dhe ankesave të pranuara me 35394 lëndë dhe të shqyrtuara me 35394 lëndë në afatin e paraparë ligjorë. Në këtë renditje më pas radhiten Komuna e Prishtinës, Vushtrrisë etj. Kry-etari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, vlerësimin e MAPL-së, e ka quajtur si një sukses i cili ka rezultuar falë bashkëpunimit të dyanshëm me

qytetarët '' Ky është një sukses i yni, sukses i komunës së Kaçanikut dhe ky sukses vjen në saje të angazhi-mit tim, por edhe të nëpunësve në Kaçanik, duke e përfshirë këtu edhe Drejtorinë e Administratës dhe drejtoritë e tjera, e si rezultat i gjithë kësaj pune në shërbim të qytetarëve tanë, besoj se ministria ka pasur një vlerësim të mirë dhe ka shpallur Kaçanikun si komunën më të suksesshme në admisntrimin e pushtetit lokal. Unë do të an-gazhohem që kjo traditë që është krijuar në komunën e Kaçanikut të vazhdon edhe më tutje në shërbi-met e qytetarëve të komunës sonë”, theksoi Kryetari Zharku.Kryetari Zharku si sfidën më të madhe në administratë për vitin që sapo kemi hyrë, konsideron krijimin dhe lehtësimin e punëve administrative edhe për bashkatd-hetarët, të cilët vizitojnë vendlind-jen e tyre, në periudha të caktuara kohore.” Njëra ndër sfidat të cilën vazhdi-misht e diskutojmë edhe me zyr-tarët e tjerë komunal, është shërbi-

mi edhe ndaj pjesës së qytetarëve të cilët janë në mërgim, e që kthehen në sezone të ndryshme të pushi-meve të tyre. Ne duhet që atyre të ju shërbejmë në shpejtësinë më të madhe të mundshme” u shpreh Kryetari Zharku.Ndërkaq Jeton Topalli, drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme ka thënë se MAPL në bashkëpunim me USAID-in, nëpërmjet projektit Iniciativa për Komuna Efektive (IKE - EMI), ka krijuar një sistemit të Menaxhi-mit të Performancës, sistem i qën-drueshëm për matje dhe vlerësim të performancës së Komunave i cili bënë matjen, monitorimin dhe ndikon në përmirësimin e perfor-mancës apo ndikon në cilësinë e ofrimit të shërbimeve komunale. Qëllimi i hartimit të Raporti për Menaxhimin e Performancës Ko-munale dhe krijimi i sistemit për menaxhimin e performancës ko-munale është që komunat të për-cjellin në mënyrë shumë të saktë procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët e tyre. n

KAÇANIKU ME ADMINISTRATËN MË TË SUKSESSHME NË KOSOVË

Page 18: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

16

Arlinda GURI

Mungesa e literaturës në gjuhën shqipe në Univer-sitetin e Prishtinës, është

një problematikë në të cilën po hasin si studentët ashtu edhe profesorët.Dega e Gazetarisë e cila funk-sionon në kuadër të Fakultetit të Filologjisë, është njëra ndër degët e UP-së, që vërehet mungesa e lit-eraturës në gjuhën shqipe.Sipas shefit të Degës së Gazetarisë, dr. Milazim Krasniqi, kjo degë po përballet me mungesë të literaturës në gjuhën shqipe për shkak se dega e gazetarisë është një degë e re dhe ende nuk ka përkthime që do të mbulojnë të gjithë programin e stu-dimit. “Në përgjithësi në Univer-sitetin e Prishtinës, ndihet mungesa e literaturës shqip. Edhe në ato degë që ekzistojnë qe disa dekada vëre-het një mungesë e tillë. Ndërsa në Degën e Gazetarisë kjo ndodh për arsye praktike sepse ka vetëm 5 vjet që funksionon”, deklaroi Krasniqi.Megjithatë sipas tij, kjo mungesë e literaturës në gjuhën shqipe, paraqet një shpërpjesëtim ndërmjet pro-

gramit të lëndëve dhe mundësive të studentëve për ta përmbushur atë.Mirëpo ka një përmirësim kur dihet se disa nga profesorët kanë botuar libra dhe disa të tjerë për-gatisin ligjërata të autorizuara për studentët e degës. Ndër të tjera Krasniqi theksoi se i mbetet Uni-versitetit të Prishtinës që të harton një politikë për botimin e librave universitar në gjuhën shqipe. “Uni-versiteti i Prishtinës është në gjuhën shqipe, prandaj edhe obligimi i uni-versitetit është t’i sigurojë literaturë për studim çdo studenti”, theksoi Krasniqi. Nga ana tjetër lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje ndërmjet universiteteve shqiptare për bashkëpunim të ndërmjetëm në aspektin e përkthimeve në gjuhën shqipe, Krasniqi theksoi se ka pasur disa përpjekje në këtë aspekt. “Gjatë vitit 2010 ka pasur disa përpjekje për bashkëpunim të ndërsjellë me Universitetin e Shkupit, por ende nuk është konkretizuar, ndërsa fatkeqësisht nuk ka as iniciativë e as veprime konkrete për projekte të përbashkëta mes universiteteve shqiptare në Shqipëri”, theksoi she-

fi i degës së gazetarisë. Ndërkohë edhe studentët janë të brengosur për literaturën jo të mjaftueshme në gjuhën shqipe. “Nuk ka literaturë të mjaftueshme, në gjuhën shqipe, në disa ligjërata jemi të detyruar të marrim shënime, por disa profesorë me anën e përgatitjes së ligjëratave na lehtësojnë pak punën”, deklaroi Lavdie Lulaj, studente e vitit të tretë në degën e gazetarisë.Lidhur me këtë çështje drejtuesit e librarisë universitare “Artini” pranojnë se ende nuk ka literaturë të mjaftueshme në gjuhën shq-ipe për gazetari, por sipas tyre ka sinjale të mira për botime të më-tutjeshme. “Nuk janë të gjitha librat që kërkohen nga ana studentëve, por viti 2010 ka qenë më i frytshëm sa i përket librave shqip. Ka pasur botime të librave për gazetari dhe pothuajse të gjitha janë botuar në Shqipëri dhe shumë pak në Kosovë”, theksoi Arsim Hashani, punonjës në librarinë Universitare “Artini”. Dega e Gazetarisë është një degë e cila është formuar në vitin 2004 dhe deri më tani kanë diplomuar tri gjenerata.n

GAZETARIA ME MUNGESË TË LITERATURËS SHQIP

Intelekti

Page 19: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

17

Intelekti

Ngjarjet që e karakterizuan MASHT-in gjatë vitit 2010Suksese, dështime, vendime, zhurmë, bashkëpunime, nderime, ishin disa nga ngjarjet që karakterizuan vitin 2010 në sferën e arsimitDonjeta BYTYÇI

Viti 2010 nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është shpallur si vit i arsimit profe-

sional, edhe pse në arsim profesional lë ende shumë për tu dëshiruar. Një ngjarje që padyshim ia vlen të përmen-det për vitin që lamë pas është edhe ven-dimi për rritjen e numrit të studentëve në Universitetin e Prishtinës në rreth 20 mijë. Ky vendim ka qenë shumë i përfolur. Disa thoshin se UP nuk mund ta pranojë një numër kaq të madh të studentëve, disa se një numër kaq i madh e dëmton cilësinë e mësimit. Po përkundër të gjithave MASHT bashkë me Rektoratin e UP-së e bën një gjë të tillë. Gjithashtu në kuadër të përfshirjes sa më të madhe të të rinjve në arsim, Qeveria e Kosovës konkretisht MASHT kanë marrë vendim që të themelojnë edhe universitete të reja në rajone të ndryshme të Kosovës. Kësh-tu pos funksionalizimit të Universitetit të dytë publik në vend atij të Prizrenit MASHT ka marrë vendim që të hap edhe dy univer-sitete të reja, një në Gjilan, e tjetri në Pejë. Një ndër ngjarjet që karakterizuan këtë vit, e që ka qenë e një rëndësie të veçantë ka qenë shpërndarja e teksteve shkollore për tridhjetë e pesë mijë nxënës nga klasa e parë në të nëntën. Ndërkohë që këtë vit i është kushtuar rëndësi edhe arsimit të personave me aftësi të kufizuara.Fundi i vitit solli edhe premtimin e MASHT për rritje të pagave të tyre për pesëdhjetë për qind, premtim ky i cili nuk mbeti vetëm ne letër, por u realizua në ditët e para të vitit 2011. Një tjetër projekt që është përfshirë në kuadër të kujdesit për mësimdhënësit dhe për modernizimin e sistemit të arsimit, ka filluar edhe programi për rikualifikimin e mësimdhënësve. Në fillim këtë program do ta ndjekin mësimdhënësit që janë afër moshës pesëdhjetë vjeçare. Ky projekt është bashkëpunim i MASHT –it me rek-toratin e UP-së, konkretisht me Fakultetin e Edukimit, në të cilin po mbahet trajnimi i këtyre mësimdhënësve.Ndërkohe që për një sistem modern të ar-simit natyrisht që nevojiten edhe reforma të shumta. Në këtë kontekst MASHT ka

hartuar Kornizën e Kurrikulumit e cila do të jetë si një lloj kushtetute e arsimit. Me këtë kornizë parashihen reforma të thella në tërë nivelin parauniversitar të arsimit. Pos Kornizës së Kurrikulumit është har-tuar edhe ligji mbi arsimin e lartë.Një projekt i rëndësishëm i vitit 2010 ka qenë edhe autonomia financiare e shkollave. Meqe-nëse viti 2010 është parë si vit i arsimit profe-sional MASHT ka përfituar nga donacionet dhe ka ndërtuar dy qendra të ekselencës, një në Malishevë dhe tjetra në Skenderaj.Por edhe përkundër përpjekjeve arsimi profesional ende mbetet një çështje që duhet të punohet edhe më shumë, pasi që ende nuk ka shumë interesim që të rinjtë të ndjekin shkollat profesionale.Ngjarje tjetër e rëndësishme si për arsimin publik por edhe atë privat ka qenë akred-itimi i institucioneve në arsimin e lartë. Edhe pse shumica e institucioneve private të arsimit të lartë janë ri- akredituar, asnjë nga to nuk i ka përmbushur kriteret për ta bartur emrin universitet, për të dhënë tituj akademikë për mësimdhënësit si dhe për të ofruar studime të doktoraturës. E vetmja risi në këtë proces të akreditimit ka qenë se kolegjet kanë mundur të pranojnë numër të pakufizuar të studentëve. Kështu në bazë të këtij vendimi janë akredituar këto institucione: Kolegji “AAB-RiInvest”, “FAMA”, “Iliria”, “UBT”, “Viktory” dhe “Dardania”, “Gjilani”, “Universum”, “Bi-znesi” dhe shkollat e larta profesionale “Evolucion”, “Tempulli”, “Design Factory”. Një ngjarje tjetër që ka kaluar jo pa zhur-më në vitin 2010 ka qenë edhe çështja

e tarifave studentore. Gjatë këtij viti ka pasur propozime që të dyfishohen tarifat studentore. Nga 50 euro sa ka qenë çmimi për studimet themelore është propozuar që të rritet në 90 euro. Pas shprehjes së pakënaqësive të shumta nga ana e stu-dentëve MASHT nuk lejoi që këto tarifa të rriten dhe prapë çmimi mbeti ai i vjetri. Megjithëse një gjë e rrallë për Kosovën, këtë vit iu dha pak hapësirë edhe shkencës. Në këtë mënyrë nga MASHT është hartuar programi kombëtar i shkencës dhe është themeluar një fond për shkencë me një milion euro. Si çdo vit me qëllim të kri-jimit të urave të bashkëpunimit, edhe këtë vit Universiteti i Prishtinës ka organizuar edicionin e dhjetë të Universitetit Veror të Prishtinës. Në UVP kanë marrë pjesë stu-dentë nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës. Ky organizim shihet si një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e miqësive dhe njihet si urë lid-hëse mes studentëve kosovar dhe atyre të huaj. Gjithashtu këtë vit UP ka lidhur mar-rëveshje me shumë universitete botërore. Qëllimi i tyre është shkëmbimi i stafit aka-demik dhe studentëve dhe shkëmbimi i për-vojave. Drejtues të UP-së janë zotuar se të gjitha këto marrëveshje do të realizohen e jo të mbeten vetëm në letër, siç ndodhë shpesh.Edhe në vitin që lamë pas Universiteti i Prishti-nës ka nderuar personalitete që përkrahën Kosovën në rrugën e saj drejt pavarësisë. Këtë vit UP ka nderuar me çmimin “Doctor Ho-noris Causa”, kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, eurodeputeten Doris Pack dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.n

Page 20: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

18

Arzana LYTA

Zbutja apo eliminimi i analfa-betizmit në Kosovë një nga standardet që duhet të plotë-

soj Kosova për t’ju hapur dyert drejt Bashkimit Evropian dhe kjo dukuri kjo shume e vjetër që ende konsid-erohet problem madhor. Sipas shifrave aktuale shkalla e analfabetizmit në Kosovë arrin deri në 5.9 për qind. Megjithatë zyrtare nga Ministria e Arsimit, thonë se ky institucion është duke bërë për-pjekje maksimale që kjo dukuri në vend të zbutet deri në vitin 2015.Nazmie Vllasa nga komuna e Obiliqit deri në moshën 35 vjeçare nuk ka ditur të shkruaj, ajo tani është duke mësuar shkrim-lexim gjë që e bënë shumë të lumtur.“Unë skam ditë as emrin tim me shënua. Unë kam pasur shumë dëshirë të mësoj, por kur kam qenë e vogël nuk më kanë dërguar në shkollë”, deklaroi Vllasa.

Nga ana tjetër një ndihmë të mad-he për problemin e analfabetizmit ofrojnë edhe OJQ-të e ndryshme.Selvete Gashi koordinatore e pro-jektit shkrim-lexim bazik në orga-nizatën joqeveritare “Lule Bore” thotë se është kënaqësi dhe suk-ses i madh të aftësosh njerëz për të shkruar,dhe lexuar të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësi shkollimi.“Kanë qenë momente të mira ,kur unë kam parë një femër të re e cila ka shkruar emrin e vet pa ndonjë problem dhe pas një kohe ka shk-ruar një tekst pa ndonjë problem”, deklaroi GashiInteresimi më i madh për të mësuar është i gjinisë femërore të cilat duan të mësojnë shkrim dhe lexim. Ato janë të moshave të ndryshme duke filluar nga 18 deri në 58 vjeçare.Me gjithë strategjitë aktuale të qe-verisë për arsim, është vështirë të zvogëlohet analfabetizmi për një periudhë të shkurtër kohore, kjo

dukuri ende mbetet shqetësuese në vend sikurse edhe në rajon. Në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta për ata që nuk dinë të shkrua-jnë dhe lexojnë për shkak të mos regjistrimit të popullsisë.Ndërkohë Ministria e Arsimit në bashkëpunim të ngushtë me UNI-CEF-in, janë duke mbajtur mësime joformale, që mundësojnë mësi-min e shkrim-leximit për qytetarët, kanë thënë zyrtarë nga Ministria e Arsimit.Sipas hulumtimeve që janë bërë, analfabetizmi është më i theksuar kryesisht në vendet më të pa zhvil-luara dhe vendet rurale. Mirëpo, kjo dukuri është e shfaqur edhe ne kryeqytet në masë të madhe pasi që pas luftës është mbipopulluar nga qytetar nga të gjitha vendet e Kosovës.Mirëpo zvogëlimi i analfabetizmit në Kosovë mbetet një ndër qëlli-met e viteve të ardhshme për mbarë qytetarët.n

“Kanë qenë momente të mira ,kur unë kam parë një femër të re e cila ka shkruar emrin e vet pa ndonjë problem dhe pas një kohe ka shkruar një tekst pa ndonjë problem”, deklaroi Gashi

LUFTA KUNDËR ANALFABETIZMIT NË KOSOVË

Intelekti

Page 21: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

19

Intelekti

Studentët e UP-së përballë gjuhës angleze“Literaturën që ne posedojmë kryesisht është në gjuhën angleze. Por të paktë janë stu-dentët që vullnetarisht kërkojnë libra në këtë gjuhë. Edhe në rast se ka një interesim të tillë, kjo vjen si kërkesë e profesorëve që studentët të konsultojnë literaturë të caktuar në gjuhën angleze për seminare dhe prezantime të ndryshme”, deklaroi Vjollca Maxhera, mbikqyrëse në bibliotekën në kuadër të Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Fakultetin Juridik.

Zana AQIFI

Njohja e gjuhës angleze është pothuajse parakusht për studentët të cilët janë

të regjistruar në bibliotekën e cila gjendet në Fakultetin Juridik, në kuadër të Qendrës pëe të Drejtat e Njeriut. Në këtë bibliotekë mbi 80% e literaturës është në gjuhën angleze. Mirëpo kërkesa e stu-dentëve vazhdon të mbetet për libra në gjuhën shqipe. Mungesa e librave në gjuhën shqipe vërehet edhe më shumë për shkak të mosnjohjes së gjuhës angleze nga ana e studentëve. Mirëpo studentët e Universitetit të Prishtinës gje-jnë alternativa të ndryshme për të përmbushur detyrat që ua ngarkoj-në profesorët. Sipas mbikqyrëses së

kësaj biblioteke Vjollca Maxherës, në disa raste studentët i huazojnë librat me qëllim që t’i përkthejnë në gjuhën shqipe. “ Kur e kuptojnë stu-dentët se librat që kërkojnë i kemi vetëm në gjuhë angleze, atëherë i marrin me qëllim për t’i përkthyer ato”. Sipas Maxherës shumë pak studentë interesohen fillimisht për libra në gjuhën angleze. “Të paktë janë studentët që vullne-tarisht kërkojnë libra në këtë gjuhë. Edhe në rast se ka një interesim të tillë, kjo vjen si kërkesë e profe-sorëve që studentët të konsultojnë literaturë të caktuar në gjuhën an-gleze për seminare dhe prezantime të ndryshme”, Mirëpo për studentët e UP-së, nuk do të jenë vetëm vështirësitë e kry-erjes së detyrave si pasojë e mosn-

johjes së gjuhës angleze. Sot gjuha angleze është parakusht për t’u pranuar në një vend pune. Përveç kualifikimeve profesionale pothu-ajse në çdo konkurs pune është e do-mosdoshme njohja e gjuhës angleze.Si rezultat i kësaj ne jemi konkur-rues të një tregu evropian të punës ku arsimimi i fituar me literaturë të barasvlershme do të jetë një hap më tej. Globalizimi kulturorë, mediet moderne dhe marketingu, bëjnë që njerëzit të shohin vazhdimisht të njëjtat programe televizive, të veshin rrobat të së njëjtës markë, të dëgjojnë të njëjtën muzikë dhe të rrojnë më të njëjtat ideale në gjithë botën. Nëse po ndodh kjo atëherë duhet të pranohet si e pae-vitueshme përvetësimi i gjuhëve dhe kulturave të huaja.n

Page 22: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

20

FAKTORËT SHTYTËS TË FËMIJËVE LËMOSHKËRKUES“Fëmijët e tillë nuk e jetojnë jetën e një fëmiu normal, poqëse ata dalin një ditë dhe fitojnë mjaft para ajo iu bëhet shprehi, kjo ndikon negativisht në psiken e tyre e sidomos kur ata marrin urdhra të rrepta qoftë nga prindërit apo nga dikush tjetër” ka thënë psikologia Fatlume Hyseni.Florë MAXHARRAJ

Kosova është një ndër vendet e cila ballafaqohet me numër të madh të lëmosh-kërkuesve. Ndër

qytetet në të cilat shfaqet më së shumti kjo dukuri është edhe qyteti i Gjilanit, ku karakteristikë e kësaj problematike është mosha e re e fëmijëve e cila sillet prej 8-16 vjeç.Sipas të dhënave të Njësisë së Hetimeve Komunale, janë dhjetëra fëmijë të cilët bredhin rrugëve, për të kërkuar lëmoshë për shkak të gjendjes ekonomike, por ka edhe të atillë që janë të ndikuar nga di-kush tjetër. “Shumica e fëmijëve që dalin në rrugë janë të moshës 8 deri 16 vjeç, të cilët dalin për të siguru një kafshatë goje apo për të përfitu

materialisht, por dyshohet se në disa raste është edhe një faktorë tjetër që i shtyjnë për përfitime të dikujt tjetër” ka thënë shefi i Njësisë së Hetimeve në Policinë e Kosovës për Rajonin e Gjilanit, toger Naim Rex-hepi,.Sipas tij ka fëmijë të ashtuquajtur “fëmi-jët e lazdruar” që kërkojnë lëmoshë por shpesh ndodh që ata bëjnë vjedhje, du-kuri kjo që bie ndesh me ligjin, mirëpo për shkak të përgjegjësive penale fletëparaqitja i bëhet prindit dhe jo fëmijës.Toger Rexhepi tregon se shumica e tyre janë të gjinisë mashkullore por ka edhe të gjinisë femërore që e kanë braktisur shkol-limin dhe bredhin rrugëve.Sa i përket kategorisë së lëmosh-kërkuesve psikologia, Fatlume Hyseni, thotë se përveç atyre që i kanë kushtet e vështira ekonomike

dhe fëmijëve që janë të detyruar të bëhen lypsarë, ka edhe të atillë që merren më drogë dhe gjatë ditës mbledhin të holla. “Kushtet e vështira ekonomike janë ndër faktorët krye-sorë që i shtyjnë këta fëmijë të kërkojnë lë-moshë, po ashtu edhe mënyra e organizume e disa personave që i marrin fëmijët i shpërnda-jnë nëpër qytete, në mbrëmje këta fëmijë ua dorëzojnë këto të holla këtij grupi, por është edhe një faktorë tjetër qe disa prej këtyre fëmijëve fatkeqësisht konsumojnë drogë dhe dalin për të mbledhur të holla për të siguruar narkotikë” ka thënë psikologia Hyseni.Ajo ka theksuar se kjo dukuri ndikon shumë në psiken e fëmijëve e sidomos kur ata janë të ndikuar vazhdimisht qoftë nga prindërit apo nga dikush tjetër për të grumbulluar sa më shumë të holla. “Fëmijët e tillë nuk e jetojnë jetën e një fëmiu normal, poqëse ata

Dukuri

Page 23: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

21

dalin një ditë dhe f itojnë m j a f t p a r a ajo iu bëhet s hp re h i , kjo ndikon negativisht në psikën e tyre e sidomos kurata marrin urdhëra të rrepta qoftë nga prindërit apo nga ikush tjetër” ka shtuar Hyseni.

Lypsarët nga RajoniSipas statistikave të Njësisë së Hetimeve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, gjatë vitit 2010 janë identifikuar 13 fëmijë të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre si lë-moshlërkues të ardhur nga Shqipëria, por ka edhe prej qyteteve të Kosovës, shqiptarë po ashtu edhe të komunitetit rom.Sipas sociologut, Isuf Jakupit, ka fëmijë të cilët mundohet t’i ikin fytyrave të njohura, të mos identifikohen.“Shpesh kur i pyet prej nga je, ata thonë jam prej Deçani ose prej Peje, d.m.th. nëqoftëse

është i afërt mundohet

të mos bie në sy si i identifikuar” ka thënë sociologu Jakupi.Si faktorë tjetër ai ka theksuar solidaritetin.“Solidariteti në Kosovë është më i madh se në Shqipëri, nga ky aspekt shohin se shokët e tyre kanë fituar më shumë në Kosovë se sa në Shqipëri, dhe kjo i ka shty ata të vijnë këtu” është shprehur Jakupi.Sipas këtij sociologu fëmijët që dalin në rrugë janë të lënë pas dore dhe familja është shkaku kryesorë.“Nëqoftëse prindërit e këtyre fëmijëve janë gjallë dhe fëmija e tyre bredh rrugëve nuk e di sa ua tërheqin vërejtjen se ku kanë qenë ata. Nëqoftëse e liga ushtrohet ajo vazhdon të bëhet parim, normë, kështu ata më nuk punojnë për arsye se brenda ditës ndodh të

grumbullojnë të holla deri në 10 euro dhe faktikisht rrogën për një muaj e arrijnë deri në 300 euro ” ka deklaruar socio- logu Isuf Jakupi.N ë strategjinë e hetuar për tra-j t imin e këtyre fëmijëve në Gjilan thuhet se traditat tona të përkujdesjes ndaj fëmijëve kanë reflektuar që ky fenomen të m os jetë i shpeshtë në Kosovë e as në ko-munën e Gjilanit. Sipas psikologes, Fatlume Hyseni fëmijët lëmosh-kërkues ndahen në tri kategori: në kategorinë e parë hyjnë fëmi-jët, që përshkak të kushteve të vështira eko-nomike ditën e kalojnë në rrugë, kthehen për të fjetur gjatë natës në shtëpitë e tyre. Në kategorinë e dytë përfshihen fëmijët që i kanë të përkeqësuar lidhjet me familjet e tyre prandaj punojnë në rrugë. Ndërkaq, kategoria e tretë e fëmijëve, janë fëmijët që punën e lypjes e kryejnë për shkak që per-sonat në mënyrë të organizuar i shtyjnë këta fëmijë të kërkojnë lëmoshë.Për përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve duhet hulumtuar shkaqet e zgjedhjes së rrugës së jetesës në këtë mënyrë si dhe duke përgatitur një kuadër profesional i cili punon direkt me këta fëmijë.n

Page 24: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

22

Elvinë SEFIU

Njëzet e një familje vazhdo-jnë të jetojnë në dy objekte të vjetruara, në oborrin

e Universitetit të Prishtinës (UP). Megjithëse objekti prapa Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) është i rinovuar dhe i përshtatshëm për banim, banorët e vendosur në objektin para Bib-liotekës Kombëtare përballen vazh-dimisht me kushte të rënda dhe jo të favorshme për jetesë.Punonjësi i stafit teknik i Univer-sitetit të Prishtinës, Vesel Pretreshi, jeton nga viti 1973 në objektin për-ballë Bibliotekës Kombëtare. Ai je-ton me një familje 13 anëtarëshe. Këta persona vazhdimisht janë të rrezikuar nga sëmundje të ndry-shme në mungesë të higjienës. Pre-treshi dhe kryefamiljarë të tjerë të këtij objekti tregojnë se në rast të ndonjë urdhri për lirimin e objek-tit ata nuk kanë se ku të drejtohen nëse nuk ju bënë zgjedhje Komuna e Prishtinës. Prorektori për burime dhe infra-strukturë i UP-së, Enver Kutllov-ci, thotë se vetëm gjashtë familje të vendosura në objektin prapa FSHMN-së kanë dokumente zyr-tare për banim të përkohshëm.

“Universiteti nuk ka buxhet të ndajë për strehimin e familjeve. Është pronë e komunës. Ne mund të bëjmë zgjidhje për ato që kanë letra, dokumentacion zyrtar, që iu janë dhënë nga universiteti”, ka shpjeguar Kutllovci.Familjet e vendosura në këto objek-te janë kryesisht nga Prishtina, dhe njëra prej tyre është edhe familja e Agim Gashit. Gashi ka thënë se aneksin e tij e ka blerë nga një per-son i nacionalitetit serb pas luftës, njëzet mijë euro dhe se ka investuar dyzet mijë euro në të. Ai e konsid-eron pronë private dhe të pakon-testueshme, duke thënë se”statuti i objektit është privat”. Agim Gashi aktualisht është ligjërues në Degën e Biologjisë, në Fakultetin e Shken-cave Matematike- Natyrore në Uni-versitetin e Prishtinës. Licencën për banim ai ka pohuar se e ka marrë nga Bashkësia për Vetëqeverisje e Interesit (BVI), sikurse edhe pesë familjet tjera që jetojnë aty.Ndërkaq Prorektori Kutllovci mo-hon, që këto familje të kenë do-kumente valide nga institucionet e Kosovës, pasi që sipas tij, doku-mentet që posedojnë këto familje janë të regjimit serb dhe nuk figu-rojnë se ekzistojnë të regjistruara pas luftës.

Po ashtu ligjëruesja në Fakultetin e Filologjisë në UP, Remzie Sha-hini- Hoxhaj, vlerëson se është çështje shumë e ndjeshme dhe se përgjegjësi për infrastrukturë në UP do të duhej të marrë vendimin e duhur së bashku me Kuvendin e Komunës së Prishtinës për këto familje.Enver Kutllovci shpreh bindjen e tij se çështja e rrënimit të të gjitha objekteve që gjenden brenda hapë-sirës universitare, do të kryhet në pranverë të këtij viti dhe se do të vendosen rrethoja kur edhe do të fillojë të zbatohet projekti për rregullimin e hapësirës universitare i mbështetur nga një donacion nga Ministria e Mjedisit dhe Planifi-kimit Hapësinor.“Kem pas një donacion të plani-fikimit të ambientit, ata kanë fillu punën, në pranverë duhet pastru edhe vendi i kampeve”, ka njoftuar prorektori Kutllovci. Komuna e Prishtinës në një takim më rektoratin në nëntor të vitit të kaluar, pati premtuar se deri në pranverë çështja e familjeve që banojnë në dy objektet brenda hapë-sirës universitare do të zgjidhet, me mundësi të transferimit në banesat sociale të ndërtuara në lagjen”Fusha e pajtimit”në Prishtinë.n

STATUS QUOJA E DY OBJEKTEVE NË

OBORRIN E UP-së

Psiko-sociale

Page 25: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

23

Psiko-sociale

Pasojat e shkurorëzimit më së shumti prekin fëmijët“Ështëerekomandueshmepërprindëritqënëfillimtëbisedojnëvetmefëmijëtepastajtëdrejto-hen edhe tek ekspertët për këshilla, në këtë rast psikologu është i rekomandueshëm ngase fëmijët përgatiten nëpërmjet këshillave të psikologut për jetën që e pret në të ardhmen dhe gjërat të cilat mund të ndodhin në të ardhmen nuk janë shokuese për fëmijën”, ka deklaruar psikologia Axhami.

Arlinda GURI

Shkurorëzimi apo divorci mund të përkufizohet si dhënie fund i një procesi, ndërmjet dy personave të

cilët më parë kishin vendosur të bash-konin jetën e tyre dhe atë ta ndanin së bashku. Sipas psikologes Mirlinda Ax-hami, ky fenomen në ditët tona vihet re të ketë një rritje mjaft të shpejtë dhe gjithashtu në kohët e sotme moderne po konceptohet edhe si “dhënie fund të një kontrate”, siç u shpreh ajo.“Shkurorëzimi është një vendim i cili nuk lë gjurmë vetëm te një person, nga ai ndikohet i gjithë rrethi, familja prindërit, andaj duhet të mendohet mirë nëse di-vorci do tu japë fund problemeve, apo do të hapë rrugë për probleme të tjera.”, ka theksuar Axhami.Ajo ka shtuar se elementi më i rëndë-sishëm janë fëmijët. Prandaj edhe mënyra se si i thuhet fëmijëve vendimi për divorc, nëse tashmë është vendosur për një gjë të tillë duhet të jetë i kujdesshëm.“Është e rekomandueshme për prindërit që në fillim të bisedojnë vet me fëmijët e pastaj të drejtohen edhe tek ekspertët për këshilla, në këtë rast psikologu është i rekomandueshëm, ngase fëmijët për-gatiten nëpërmjet këshillave të psiko-logut për jetën që e pret në të ardhmen dhe gjërat të cilat mund të ndodhin në të ardhmen nuk janë shokuese për fëmijën”, ka deklaruar psikologia Axhami.Ajo thekson se pasojat e një divorci, lënë gjurmë të mëdha tek fëmijët dhe kjo refle-ktohet më vonë në krijimin e kara-kterit dhe personalitetit të tyre. Këto pasoja më vonë reflektohen tek fëmi-jët e tyre. Dhe si pasojë e situatës në të cilën gjenden, tek ai/ajo mund të vihen re edhe nënvlerësim i shkollës, rënie nga mësimet, nervozizëm, çr-regullime në metabolizëm etj. “Ka raste kur fëmijët si pasojë e mos një shpjegimi të duhur mund të për-jetojnë një depresion dhe një ankth, të cilat nëse nuk trajtohen mund

të sjellin edhe probleme më të mëdha psikologjike”, ka shtuar Mirlinda Axhami.Nga ana tjetër edhe në aspektin religjioz, përkatësisht në atë islam, shkurorëzimi nuk është i pëlqyer.Teologu Mustaf Ahmeti, thekson se islami ka për qëllim të ruaj jetën bashkëshortore dhe të lindin fëmijë pasardhës të mirë dhe të sinqertë.“Pejgamberi a.s ka thënë:’Nëse ndjeni se ndaj grave tuaja, është zvogëluar dashu-

ria, mos nxitoni, mendoni mirë, mbase Allahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhë-zon në rrugët e fatit të ri të madh, me të cilin dëshiron të ju pagëzoj”, ka theksuar Ahmeti. Ai thotë të mos kërkojnë shku-rorëzim pa shkaqe të arsyeshme, sepse prej të gjitha gjërave që Allahu ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin. Ndërkohë që ai, pranon ekzistimin e mundësisë së shkurorëzimit edhe në islam.Ai thotë se pa marr parasysh sa mendo-

jmë në mënyrë optimiste , ekziston një realitet që s’mund të mohohet se në jetën bashkëshortore në mes të bashkëshortëve ka mos-marrëveshje.“Evitimi i shkurorëzimit në is-lam, shkon në atë që problemet të rregullohen nga vet bashkëshortët. Nëse nuk ka sukses atëherë proble-mi hidhet që të gjykojnë dy familjet , e nëse as kjo nuk ndihmon atëherë vjen deri tek shkurorëzimi”, ka deklaruar Ahmeti.n

10 këshilla pas divorcit të propozuara nga psikologia Mirlinda Axhami1. Prindërit e ndarë nuk duhet të harrojnë se mund të jenë ndarë nga njëri tjetri, por obligi-met ndaj fëmijëve duhet ti kryejnë si zakonisht..2. Prindërit e ndarë nuk duhet t’u flasin keq fëmijëve për njëri tjetrin. Në raste të shumta të shku-rorëzimeve prindërit nxisin armiqësi tek fëmijët për prindin e kundërt me këtë rast krijojnë një jostabilitet te fëmijët e tyre. Andaj fëmijët duhet ushqyer me dashuri nga të dy prindërve.3. Fëmija gjithmonë ka nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e prindit. Çifti i ndarë, edhe pse të tillë, nuk duhet të harrojë që t’i qëndrojnë pranë fëmijës sa herë ka nevojë. Nuk duhet të shtyjë në asnjë mënyrë kohën e vendosur për të kaluar së bashku me fëmijën. 4. Fëmija duhet të lajmërohet për çdo ndryshim që mund të ndodh pas divorcit. Duhet të që në mënyrë të menjëhershme të mënjanohen ndikimet negative mbi fëmijën si p.sh., ndryshim qyteti, shkolle, shoqërie etj. 5. Duhet të përballohen të gjitha nevojat e fëmijës për edukim, mirëqenie etj.6. Gjatë procesit të divorcit, prindërit duhet të jenë të sinqertë me fëmijën.7. Duhet të lejohet takimi i fëmijës me prindin tjetër me të cilin jetojnë të ndarë. 8. Nuk duhet në asnjë mënyrë që veprimet e nxituara të fëmijës t’i përngjasohen prindit tjetër (je si yt atë, apo jot ëmë)9. Nuk duhet ndaluar fëmijën të shkoj dhe të kaloj kohën edhe me familjen e të dy prindërve.10 Në rast se prindërit kanë një mosmarrëveshje atë nuk duhet zgjedhur në prezencë të fëmijëve sepse duhet të jenë të vetëdijshëm që fëmijët nuk mund ti konceptojnë në mënyrën e tyre. Andaj secila grindje në mes tyre mund të ketë pasojë më të mëdha se që mendojnë prindërit.

Page 26: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

24

Liridonë GASHI

Forca e Sigurisë së Kosovës dy vjet pas formimit të saj ende nuk e ka të zgjidhur statusin shëndetësor dhe

jetësor të pjesëtarëve të saj. Brenda kësaj kohe MFSK ka miratuar pesë ligje bazë për funksionimin e MFSK-së dhe FSK-së dhe mbi bazë të këtyre ligjeve ka bërë mbi 100 udhëzime administrative dhe mbi 25 rregullore të brendshme për FSK-në. Primare për MFSK-në sipas ministrit Fehmi Mujota është “Ligji për pensio-nin” e pjesëtarëve të FSK-së, i cili do të jetë bazë për rregullimin e shumë aspe-kteve jetësore, profesionale në mënyra të ndryshme për çdo pjesëtar të kësaj force. MFSK-ja ka hartuar këtë ligj së bashku me bordin e ministrive tjera , pas pro-cedimit ky ligj do të kalojë në komisionin parlamentar për diskutim e më pas do hedhet në votim. Me miratimin e këtij ligji do të rregullohet një pjesë e madhe e aspektit legal për çështjet e pensioneve dhe çështjeve tjera për punë.”Çështja e sigurimit shëndetësor duhet të jetë çështje e rregullimit ligjor edhe për gjithë njerëzit në Kosovë që ende nuk është rregulluar,sepse ende jemi në një fazë të krijimit të çdo qytetari” ka theksuar Mu-jota. Ai ka thënë se FSK-ja sipas Brukselit parashihet që në fund të vitit 2011 t’i arri-jë Kapacitet e Plota Operacionale (KPO), dhe pikërisht në fund të këtij viti do të plotësohet numri aktiv i kësaj force prej 2500 pjesëtarëve dhe 800 rezervë. Viti 2011 do t’i ketë njerëzit e paraparë për FSK-në sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”Do të kemi një “Ushtrim

fushor” të FSK-së që do të mbikëqyret nga Komiteti ushtarak i NATO-s dhe do të jap një vlerësim për FSK-në se a jemi të gatshëm për përgjegjësi të reja” ka thënë ministri Mujota. Ai u shpreh i bin-dur se FSK-ja ka dëshmuar cilësi të larta operacionale duke iu referuar kështu intervenimit të FSK-së në Shkodër, dhe dëshmisë së saj për bashkëpunim me for-cat tjera të armatosura dhe shpëtimin e jetës së njerëzve. Njëkohësisht dy misio-net zbarkuese të FSK-së në Republikën e Shqipërisë cilësohen si suksesi më i madh i kësaj force.”Shpëtimi i jetrave të njerëzve ka qenë detyra primare gjatë këtyre oper-acioneve” ka thënë Kapiten Ejup Maqed-onci, i cili ishte komandant i kontingjentit te FSK-së në Shkodër. Ai përmendi edhe sfidat e pjesëtarëve të Kërkim Shpëtimit, si operacionet reale dhe profesionalizmin specialistik të pjesëtarëve të rijnë duke theksuar së plotësimi i strukturës me pjesëtarë të rinj ka freskuar dhe i ka dhë-në energji Kërkim Shpëtimit dhe kon-tributin që kanë dhënë si Brenda poashtu edhe jashtë vendit. Intervenimi i FSK-së në Shkodër (Gjader, Dajc, Trush, Bushat) nga ekipet e NATO-s dhe ato vendore vlerësohet i suksesshëm dhe shumë pro-fesional. Sipas ministrit Mujota FSK-ja është e gatshme për përgjegjësi të reja, duke u mbështetur në trajnimet e avan-cuara në përgatitjen e FSK-së me armë dhe trajnime jashtë vendit. Muaji shkurt i vitit 2012 do të dalim me një deklaratë politiko ushtarake reale për arritjen e KPO të FSK-së dhe atëherë institucionet e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare NATO-

n do të marrin vendime dhe përgjegjësi të reja dhe strukturë shtesë të FSK-së. FSK-ja deri me tani ka arritur ndërtimin me kritere dhe standard të NATO-s, for-mësim i trupave të një doktrine, strukture dhe një mentaliteti ushtarak në përputhje me ushtritë modern dhe teknologjitë si ushtritë tjera të botës dhe kjo i ka mundë-suar kësaj force të këtë trajnime më të avancuara për FSK-në. Ministri Mu-jota ka theksuar edhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me KFOR-in në Kosovë në nivelin politiko ushtarak në Bruksel, duke përfshirë sekretarinë gjeneral të NATO-s dhe komandantin supreme Admiralin Rasim Stavilles. Ministri Mujota përmen-di edhe konkursin e rekrutëve të rijnë në FSK duke i porositur ata për përfaqësim sa më të denjë të kësaj force.”Interesimi i të rinjve dhe të rejave në FSK është jashtëzakonisht i madh, por edhe cilësia e tyre,deri me tani janë përzgjedhur më të mirët” ka thënë ai duke iu referuar kritereve të FSK-së. Ndërkaq Kapiteni Maqedonsi porositë të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj force të japin maksimumin nga vetja e tyre, sepse “të jesh pjesë e FSK-së sipas tij është privilegj, krenari dhe mundësi t’i shërbesh atdheut, popullit dhe veprës së brezave që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë. FSK-ja ka filluar së funksionuari në vitin 2009. Në vitin 2010 është pajisur me rritje të kapaciteteve njerëzore, planifi-kim, realizim dhe ka marr donacione të ndryshme. Poashtu është pajisur edhe me armë profesionale të shkurtra dhe të gjata. Objektivi kryesor i MFSK-së është përmbyllja e KPO që e lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës.n

Zhvillimi profesional, ngritja e nivelit të gatishmërisë për operacionet dhe trajnimet më të avancuara jashtë dhe në vend janë çështjet më të rëndësishme të FSK-së gjatë kësaj periudhe dhe në periudhën e ardhshme

SFIDAT DHE SUKSESET E FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS2 vjet punë

Forca dhe ligji

Page 27: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

25

Forca dhe ligji

Shtypi gjerman rreth Forcës së sigurisë në Kosovë

FSK -ja ende në procesin e funksionalizimitAulonë SFARÇA

Sipas shtypit gjerman, i cili herë pas here merret me problemet në Kosovë, veça-

nërisht rreth së ardhmes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në të shum-tën e rasteve këtë subjekt e paraqet në gjendjen e procesit të funksion-alizimit, proces ky siç konstatohet është sa i rëndësishëm aq edhe i vështirë. Mediumi radio-difuziv, “Radio Deutsche Welle” në disa vështrime në përmbyllje të vitit 2010 duke iu referuar mesazheve që vijnë nga përgjegjësitë e FSK-së së Kosovës tërheqin vërejtjen se "edhe për kundër rritjes së forcës fizike të saj në numër dhe trajni-meve të realizuara, FSK-ja akoma është larg realizimit të synimit për çka edhe është krijuar". Ndërkaq gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” vetëm disa ditë më parë edhe pse konstaton rezultate inkura-juese të FSK-së në fushat e Kër-

kim Shpëtimit dhe të Deminimit të zonave të minuara megjithatë shkruan mbi "domosdoshmërinë e trajnimeve të mëtutjeshme pro-fesionale mes ekipeve të speciali-zuara të NATO-s me oficer ush-tarak që më tepër të ngritet aftësia e kësaj force sidomos në skenën e komandimit dhe të veprimit të saj në të ashtuquajturat formacione në grupe në koordinim mes vete, ashtu që tërësia e veprimit mos të shënoj rënie apo ngecje". Anal-istët e vëmendshëm të kësaj gazete mëtutje zbërthejnë nevojën dhe ngritjen në këtë plan të togjeve për veprim kolektiv në rast të paraq-itjes së nevojave eventuale e të pa-parashikuara. Në kuadër të këtij shkrimi lexuesi gjerman njoftohet edhe mbi veprimin funksionali-zues të saj aktiv sidomos pas kon-stituimit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë, ku madje ministri në lar-gim i saj, Fehmi Mujota, citohet të ketë numëruar brenda rezultateve sidomos intervenimin e FSK-së

jashtë Kosovës dhe atë pikërisht në Shqipëri gjatë përmbytjeve që kishin ndodhur kohë më parë në Shkodër, që ishte rasti i parë i kësaj force jashtë Kosovës. Në një linjë me këtë shkruan edhe gazeta tjetër e përditshme gjermane „Bild“, e cila në një artikull të shkurtër rreth Kosovës përmend edhe FSK-në perspektivën e së cilës e sheh si armatë të ardhshme të Kosovës, e cila në të ardhmen do të gjen-det nën integrimin e NATO-s edhe pse siç konstaton kjo gazetë kërkohet durim dhe punë e mun-dimshme dhe e pakursyer brenda forcave aleate, të cilat veprojnë në Kosovë. Kjo gazetë FSK-në e sheh si "element stabilizues të sigurisë në Kosovë". Edhe pse në shtypin gjerman temat mbi Kosovën dhe rreth saj krahasuar me disa vite me parë janë në rënie e sipër, megjithatë herë pas here lexuesve gjerman arrihet t’i tregohet dhe shpjegohet prezenca gjermane dhe ajo ndërkombëtare në Kosovë.n

Page 28: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

26

FENOMENI "SIM TO SIM" SHEMBULL I VITIT

Albulena BERISHA

Viti 2010 për dallim nga vitet paraprake rezulton si viti me statistika më të larta

të zbulimit të rasteve të ndryshme krimi-nale e ndër to dhe dalja në dritë e fenomenit

shumë të përfolur nga mediet në Kosovë "Sim to Sim", e cila është rezultat i angazhimit të Policisë së Kosovës, që u realizua në gjashtë mujorin e fundit të vitit 2010. Arbër Beka, zyr-tar për informim në Policinë e Kosovë tha se ky operacion është realizuar me angazhimin e 140 zyrtarëve policor. "Njësitet e speciali-zuara të PK-së si: njësiti i forenzikës, njësiti i teknologjisë informative dhe njësitet speciale operative, janë angazhuar në realizimin e pla-nit policor të koduar 'Sim to Sim' e kjo ndodhi duke kontrolluar dhjetëra lokacione në disa ra-jone të ndryshme të Kosovës, ku dyshohej për krim të organizuar, vjedhje të rënda dhe tregti të ndaluar, që rezultoi me arrestimin e 11-të të dyshuarve", ka thënë Beka. Policia gjatë real-izimit të këtij operacioni ka arritur të konfiskoj shtëpiza të kupjuterëve, softuer të ndryshëm që kapin shumën mbi 1 milionë euro shtoi

zëdhënësi për informim në PK, Arbër Beka.'Sim to Sim' dëmtoi rëndë Postë Teleko-

min e Kosovës me dhjetëra miliona euro sipas raportit të DHKEK-së,

vetëm nga viti 2007-2010 thuhet t’i ketë humbur në muaj

450.000 mije euro që deri tani ka arritur shumën 21.6 milion euro ,këtë e ka po-huar edhe drejtori i DHKEK-së, ma-jor Agron Nezaj. "Gateway 'Sim to Sim' është terminim i trafikut të pa autorizuar ndërkombëtar me ardhje ,në rrjetin e op-eratorit mobil dhe fix, përmes simbox/get-way/internetit Voip, ku trafiku ndërkombëtar shndërrohet në lokal dhe në këtë mënyrë op-eratori vendor humb nga të hyrat e mundshme prej thirrjeve ndërkombëtare", ka treguar Nezaj.Ndërsa sa i përket të arriturave tjera gjatë vitit 2010 zyrtar për informim Arbër Beka shpre-het se viti që e lëmë pas ishte viti i reformave që filloi kështu drejt përmirësimit të shërbi-meve të sigurisë karshi qytetarëve të vendit dhe metodologjisë së re të punës.Dhe si pjesë e reformave institucionale që pritet të ndikojë më shumë në përmirësimin e shër-bimeve ndaj qytetarëve është edhe miratimi i Planit Strategjik 2010-2015 i miratuar gjatë vitit 2010, ku sipas Bekës në këtë plan thuhet se janë identifikuar shtatë objektivat kryesore paran-dalimi dhe luftimi i krimit të organizuar,siguria publike,kontrolli dhe mbikëqyrja e kufijve shtetëror,zhvillimi i organizatës përmes menaxhimit të performancës ,modern-izimi i organizatës, antarsimi në organi-zatat ndërkombëtare si dhe forcimi e bashkëpunimi me institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. n

Pas një vit e gjysmë hetimi nga Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe kor-rupsionit (DHKEK-ja), me 140 zyrtar të angazhuar policor realizoi planin policor të koduar me emrin "Sim to Sim", e cila cilësohet kështu si e arritura më e madhe e punës intensive në gjashtë mujorin e fundit të vitit 2010 nga Policia e Kosovës (PK)

Forca dhe ligji

Page 29: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

27

Letërsi

“JETA E RE” REVISTA E VETME LETRARE NË KOSOVËNësedot’ihidhnimnjëvështrimvititqëlamëpas,dotëshihnimqënëKosovëkulturaishtekrejtësisht e margjinalizuar, veçmas letërsia, e cila, e injoruar nga gazetat, e privuar nga revistat dhe e papërkrahur nga institucionet kulturore, do të kishte mbetur tërësisht në er-rësirë, po të mos ishte riaktivizuar revista “Jeta e re”, që bëri bujë gjatë vitit të kaluar.

Lavdie LULAJ

Revista letrare “Jeta e re”, e themeluar nga bardi i poezisë kosovare Esad

Mekuli, botohet nga viti 1949. Numri i parë i kësaj reviste kishte vetëm 88 faqe, mirëpo revista nuk kishte status vetëm letrar, ngaqë aty përveç letërsisë, kishte edhe shkrime për muzikë. Gjithashtu ajo hapi konkursin për letërsi (novela, pjesë teatrale, poezi, ese) dhe muzikë (këngë korale), me qëllim të stimulimit të jetës kul-turore-artistike në Kosovë. Në vi-tin e parë të saj, arritën të botohen tre numra, pra gjithsej 328 faqe brenda vitit. Nga viti 1950, “Jeta e re” bëhet revistë dymujore, me gjashtë numra në vit, ndërsa më 1989, me rastin e 40-vjetorit të saj, me insistimin e Bedri Hysës, i cili asokohe ishte sekretar për kulturë i Kosovës, botohen 12 numra në vit, kurse gjatë viteve ’90, e pen-guar nga regjimi serb, revista ngadalëson ritmin e botimit, por nuk ndalet deri më 2006, kur, në mungesë të mjeteve financiare, botohet vetëm një dynumërsh. Ndërsa nga viti 2010, formohet një redaksi e re dhe revista filloi të botohet tri herë në vjet, ashtu si më 1949, porse tash me numër rekord faqesh, 400 deri 560 faqe për numër. Revistën “Jeta e re”, në rrugën e saj të gjatë, e kanë udhëhequr këta kryeredaktorë: Esad Mekuli(1949-1972), Rrah-man Dedaj (1973), Rexhep Qosja (1974), Hasan Mekuli (1976-

1981), Ali D. Jasiqi (1982-2000), Sali Bashota (2001-2003) dhe, nga viti 2010, Ag Apolloni. Njëri nga këta kryeredaktorë (R. Qosja) kishte dhënë dorëheqje, pasi nuk kishte pranuar ta denonconte au-torin e një poezie problematike të botuar në revistën e tij. Revista

letrare “Jeta e re” njihet si revistë e cila që nga fillet e saj ka pasur dy objektiva paralele, si prezantimin e autorëve eminentë dhe promov-imin e autorëve fillestarë. Disa dekada, në të janë paraqitur autorë të shumtë botërorë dhe jugosllavë, krahas autorëve shqiptarë që ishin

Page 30: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

28

të pakët në numër dhe hapat e parë si shkrimtarë po i bënin në këtë revistë. Në fakt, “Jeta e re” është revistë që ka pro-movuar shkrimtarët të cilët sot e përfaqësojnë letërsinë e Kosovës. Përveç Esad Meku-lit, i cili e ka drejtuar revistën për 23 vjet më radhë, në “Jeta e re” janë promovuar, for-muar, popullarizuar edhe këta shkrimtarë dhe personalitete të kulturës, si: Mark Krasniqi, Rexhep Hoxha, Ramiz Kel-mendi, Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Sa-bri Hamiti, Din Mehmeti, An-ton Pashku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Nazmi Rrahmani, Musa Ramadani, Zejnullah Rrahmani, Ibrahim Kadriu, Sali Bashota, Milazim Kras-niqi, Basri Çapriqi, Ibrahim Berisha, Osman Gashi etj., disa prej të cilëve janë ende aktivë dhe me shkrimet e tyre, të botuara enkas në numrat e vitit 2010, kanë zgjuar intere-sim te publiku i sotëm shqip-tar brenda dhe jashtë Kosovës. Pas një pauze katërvjeçare, “Jeta e re” u riaktivizua në vitin 2010, nga një redaksi e përbërë prej krijuesve të rinj (Ag Apolloni, Agron Y. Gashi, Gëzim Aliu, Adil Olluri, Gonxhe Boshtrakaj dhe Avni Alija), e zgjedhur nga drej-tori i ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”, Demë Topalli. Me

një dizajn funksional, në kop-ertinë dhe në brendi, ku foto-grafitë e autorëve vendosen karshi biografive në krye të tekstit dhe me një kategorizim të shkrimeve sipas kësaj radhe: prozë, poezi, dramë, interv-istë dhe kritikë, “Jeta e re” ka ruajtur shenja nga tradita dhe, njëkohësisht, është moderni-zuar. Gjatë tre numrave të saj ka prezantuar dhe promovuar autorë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedo-nia dhe diaspora. Gjithashtu janë botuar shkrime të pan-johura për publikun shqip-tar nga autorë si: Philip Roth, Umberto Eco, John Barth, Su-san Sontag, Chinua Achebe, Çingiz Ajtmatov, Max Frisch, Wayne Booth, Ralf Thiesen, Domenico Nucera, Herta Müller etj. Ndërsa në numrin e fundit vendin kryesor e zë nobelisti peruan Mario Var-gas Llosa me një tregim, një intervistë dhe me fjalimin e mbajtur me rastin e marrjes së çmimit Nobel 2010. Ringjallja e revistës “Jeta e re” është pa dyshim ngjarja më e rëndësishme letrare në vitin 2010 në Kosovë dhe si e tillë ajo tregon se sa janë të rëndësishëm perio-dikët për kulturën dhe letërsinë. Natyrisht, riaktivizimi i kësaj reviste është një dritë shprese në fundin e tunelit dhe thërret për vëmendje ndaj kulturës.n

SHIKUESIT E KINEMASË TË (PA)INTERESUARBlerta ALIU

Zhvillimi i kinematografisë është aspekt i rëndësishëm që një vend të tregoi vlerat e veta kulturore. Kinematografia botërore

prodhon filma të cilët gëzojnë një numër tejet të madh të shikuesve. Shumë prej filmave të cilët janë prodhim i Hollywoodit arrijnë një numër të madh të shikuesve në vendin tonë. Të njëjtin fat nuk e gëzojnë edhe filmat që janë prodhim vendor. Kinemaja e kryeqytetit “Kino ABC “ në repertuarin e saj ka filma të kinematografisë botërore por edhe të asaj shqiptare. Filmat që shfaq kjo kinema janë të vendeve të ndryshme si: nga Evropa, rajoni, vendi duke përfshirë edhe premiera të filmave nga Hol-lywoodi. Zhanret e këtyre filmave janë të shumël-lojshëm, duke synuar kështu të kënaqin preferencat e një numri më të madh të shikuesve. Mirëpo edhe përkundër kësaj, numri i shikuesve mbetet tejet i ultë. Me këtë problem “Kino ABC” ballafaqohet pothuajse në vazhdimësi që prej dhjetë vitesh. Ky mosinteresim i lartë i shikueseve të kinemasë mund të jetë edhe si pasojë e mos zbatimit të dy ligjeve themelore të kësaj fushe: Ligji për Kinemato-grafi dhe Ligji për drejtën e autorit. Sipas menaxheres

Kinematografi

Page 31: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

29

SHIKUESIT E KINEMASË TË (PA)INTERESUARsë kompanisë për distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci”, Miradije Vllahiu, mosz-batimi i këtyre ligjeve ndikon drejtpërdrejt në mundësitë e kinemasë të ofrojë filma të një kualiteti të kënaqshëm. “Mos funksion-imi i ligjeve shkakton qasje më të pakët të shikuesve në kinema. Nga qasja më e vogël e shikuesve të hyrat janë më të pakta dhe mundësia për të ofruar llojllojshmëri nga zhanret kinematografike është më e pakët” thotë Vllahiu. Sipas Vllahiut krahasuar me vitet 2004-2007, në tri vitet e fundit ka një rritje të shikueshmërisë. “Nga viti 2004 deri më 2007 numri i shikuesve ka qenë mjaft i ulët, mirëpo është treguar një rritje e ndjeshme në tri vitet e fundit” Mirëpo edhe pse konsiderohet të ketë sadopak rritje të numrit të shikuesve, ky problem mbetet evident. Tash së voni filmi shqiptarë “Go-marët e Kufirit” kishte shikueshmëri mjaftë të ultë. Ky film u realizua falë mbështetjes së Qendrës Kinematografike të Kosovës, por për fat të keq nuk arriti të grumbullojë më shumë se një mijë shikues. Arsye më shumë për këtë gjendje të rëndë të kinematografisë

janë edhe konkurrenca jolojale në treg dhe pirateria. Por si arsye që mund të ndikojnë në mosinteresimin e shikuesve për filmat e kinemasë mund të konsiderohen edhe kualiteti dhe zhanri i filmave që shfaqen edhe pse përkundër këtyre vështirësive, “Kino ABC” mundohet t’i ofrojë shikuesve filma të zhanreve të ndryshme. Zhanret që më shumë pëlqehen dhe që arrijnë të mbledhin më shumë shikues janë: aksion, horror dhe poashtu komedia dhe romancat.Filmat më të preferuar janë projektet hol-lywoodiane. Filmi që ka mbledhur më së

shumti shikues që nga viti 2000 prej se ekziston kjo kinema, është ai hollywoodian ‘’2012”. Më pas vjen filmi shqiptar “Koha e Kometës”.n

Gjatë vitit 2010 në Kino ABC janë shfaqur gjithsejt 19 filma.Kemi 3 filma të cilët janë cilësuar si më të suksesshmit për nga numri i shikueshmërisë:1. “Salt” (Aksion,Aventurë,Triller)2. “Robin Hood” (Aksion,Dramë)3. “Shrek 4” (I Animuar, Komedi)

Page 32: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

30

Kaçaniku, me rock grupe të ndryshme muzikoreFatlume GURI

Ne, kosovarët, nëse shquhe-mi si ruajtës të muzikës së vjetër popullore, mund të

krenohemi edhe si dëgjues e kul-tivues të rokut të mirëfilltë. Di-het se, prej qyteteve që njiheshin dhe ende njihen si qendra të rock muzikës ishin Mitrovica, Prishti-na etj, mirëpo ky lloj i muzikës dëgjohej, bile edhe kishte rock grupe edhe në qendra tjera më të vogla, si, në Kaçanik. Në këtë qytet ndër grupet e para ishin “Fontana”, mandej edhe “For-tuna”, të cilët veprimtarinë e tyre muzikore e filluan në vitin 1975. Edhe më herët kishte interesim për rock, por mungesa e instrumen-talistëve që do të bënin muzikë rock, ka bërë që tek në vitin 1975 të formohen dy grupet e para në qytetin e Kaçanikut. Këto dy grupe paraqitjen e parë skenike e bënë në vitin 1977 në një rock koncert në Kaçanik. Në këtë koncert grupi “Fortuna” paraqitet me këngën e grupit MAK “Moj e mira te poja-ta”, si dhe këngë nga grupet “Deep Purple”, “Led Zeppelin”, “AC/DC” etj. Pjesëmarrja e rinisë ishte aq ma-sive saqë policia pati ndërhyrë për të ndërprerë koncertin. Në vitet 80-ta paraqiten edhe disa grupe tjera si “Nenzi”, i cili po ashtu zhvillonte ak-tivitetin si grup vetëm në Kaçanik.

Viti 1993 mund të konsiderohej si vit i rock koncerteve në Kaçanik. Në këtë vit u mbajt gitariada e tretë, ku me vendin e parë u shpërblye grupi i ri “Virusët”, ndërsa me zërin më te mirë u shpërblye këngëtari i grupit “007” Mentor Trena. Po këtë vit grupi “Fortuna” mbanë një rock koncert, i cili zgjatë dy orë e gjysmë. Gjithashtu grupi “Nenzi” editon al-bumin e parë, mirëpo me emrin e ri “Fortesa” të cilin album e promovon me një koncert në Kaçanik.Pas shumë koncerteve, viti 1995 kishte edhe një gitariadë, ku mar-rin pjesë grupe të ndryshme. Edhe pse situata në Kosovë ishte e rëndë dhe u ndërprenë të gjitha aktivitetet muzikore, megjithatë në vitin 1998 grupi “Fortesa” incizon albumin e tyre të dytë mirëpo në Gjermani. Pas luftës Kaçanikut i kthehen koncertet dhe mbrëmjet me muzikë rock. Në këtë kohë më të “zhurmshëm” ishin Osman Shehu - “Fontana”, Jeton Nuhiu- “Mjellma” si dhe grupi i ri “Me-teor”. Viti 2000 ishte i mbarë për grupet e kaçanikasve, sepse grupi “Fortesa” merr pjesë në “Show-fest” dhe më vonë editon albumin e tretë. Gjithashtu edhe “Fontana” e “Mjellma” dalin me albume të reja. Këngëtari i “Mjellmës” Jeton Nuhiu me anëtarët e grupit “Megarock” mbajnë një koncert në Kaçanik.Një vit më vonë u organizua një

koncert i madh në stadiumin e qytetit ku morën pjesë rock grupe të njohura kosovare. Në këtë vit gjithashtu mbahet gi-tariada e radhës ku vendin e parë e merr grupi “Mjellma” kurse të dytin, grupi i ri “Proka”. Pas kësaj gitariade pati shumë angazhime të ndryshme sa i përket kulturës së rock-ut, por dihet se edhe këto ak-tivitete bëheshin me shumë mund nga rokerët kaçanikas të cilët mun-doheshin që të jepnin çdo gjë nga vetja që ta mbanin gjallë rock-in në Kaçanik.Në koncertin e organizuar për ditën e rinisë të vitit 2002 përveç grupeve tjera kaçanikas si Meteor, Proka etj, në skenë del një grup i ri i quajtur "Antares".Grupi “Proka” ishte pjesëmarrës në “Rock për rock 2004” ku pati paraqitje të mirë . Spoti i këngës "Why we live" nominohet në kat-egorinë Best Rock në “Videofest” mirëpo nuk merr ndonjë çmim.Në Kaçanik vazhdon të ketë aktiv-itete të ndryshme të muzikës rock. Vlen të përmendet grupi “Antares” që e ndërron emrin në “Magma” dhe merr pjesë në “Top Fest” 2008 në Ti-ranë por nuk fitojnë ndonjë çmim. Po këtë vit ky grup merr pjesë në “Rock për Rock” 2008 si grup konkurrent ku fitojnë vendin e parë. Prapë mar-rin pjesë në “Rock për Rock” 2009 por këtë herë si mysafir.n

Muzikë

Page 33: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

31

Rrëfim

STUDIOI 12 VJET JURIDIKUN PËR TË VËRTETUAR PAFAJËSINË E VËLLAIT

Edlirë BLLACA

Kur i vëllai i ishte shpallur fajtor për vrasjen e fqinjit, Betty Anne Walters, ajo e

kishte ditur thellë në zemër se ai është i pafajshëm. Kështu kameri-erja e një bari sakrifikoi gati dy dekada të jetës së saj edhe mar-tesën e saj, që të përfundoj Fakulte-tin e Juridikut dhe të dëshmoj pa-fajësinë e vëllait të saj. Kundër të gjitha parashikimeve, Betty Anne u certifikua si avokate dhe me anë të testit të ADN, zbuloi se vëllai i saj ishte i pafajshëm. Pas 18 vjetëve të kaluara në burg, ai më në fund u lirua. Tani ky tregim i jashtëza-konshëm është shndërruar në film të Hollivudit, i titulluar “Dënimi” dhe ku Betty Anne portretizohet nga dy-herë fituesja e çmimit “Os-

kar”, Hilary Swank. Por tragjikisht, i burgosuri Kenny asnjëherë nuk pati rastin të shoh luftën që motra e tij bëri për të dhe që tani është bërë film, pasi vdiq në një aksident të frikshëm vetëm 6 muaj pas lir-imit nga burgu. “Kanë qenë disa momente të vështira duke filluar kur ai u shpall fajtor, sepse ne të gjithë prisnim që ai do te kthehej në shtëpi atë ditë. Menduam se vetëm fajtorët shko-jnë në burg, dhe e dinim se ai ishte i pafajshëm. Pastaj ne apeluam kundër vendimit, kurse ai tentoi të bënte vetëvrasje. Dhe ky ishte momenti kur vendosa të shkoja në Juridik. Në fakt ai më kërkoi të shkoja në Juridik. Ai më tha se nuk mund të kalojë tërë jetën në burg. Ai më tha ‘Betty Anne nëse ti shkon në Juridik, e di se do të gjesh

një rrugë për të vërtetuar se jam i pafajshëm’ . Ky u bë premtimi ynë dhe ky premtim e mbajti të gjallë në burg” thotë ajo.Kenny ishte hajdut dhe u shpall fajtor në vitin 1983 për vrasjen e fqinjës Katherina Brow në Ayer të Massachusetts, gjatë një grabitje. Ai kishte dëshmi të fortë, pasi gjatë kohës kur ishte kryer vrasja ai kishte shkuar në punë. Por rasti i tij u mbyll kur dy ish të dashurat e tij pohuan se ai ishte i dehur kur kishte kryer krimin. Betty Anne, tani 56 vjeçare kishte një mal të madh për tu ngjitur. Ishte hap i madh për të që të shkonte në Juridik pasi kishte pasur një fëmijëri të vështirë, ndërsa gjatë shkollës së mesme ishte përjashtuar nga shkolla.“Kemi ndërruar 3 shtëpi, kemi qenë 9 fëmijë në familjen tonë ndërsa

Kenny dhe motra e tij, Betty Anne.

Page 34: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

32

nëna ime kishte 3 vende të punës. Ishim sikurse indian të egër”Vëllai i saj, Kenny, ishte një vjet më i vjetër se ajo dhe ata ishin të lid-hur me njëri-tjetrin. Ajo e pranon se Kenny ishte temperament, por ishte e sigurt se ai nuk ishte vrasës.“Kisha një rrugë të gjatë për të bërë. Kam studiuar për 12 vjet dhe kam punuar me gjysmë-orari”Asaj i ishte nevojitur që të mësonte gjërat bazike para se të fillonte kur-sin 4-vjeçar në mënyrë që të regjis-trohej në Juridik. Dhe përderisa ajo studionte rastin e vëllait të saj, ky përkushtim shumë i madh, asaj i kushtoi me ndarje nga bashkëshorti.Ajo e kujton kohën, “Bashkëshor-ti im thoshte ‘Ti e do më shumë familjen tënde se sa mua’. Ai nuk e kuptonte arsyen që unë të stu-dioj drejtësinë. Nuk ishte arsyeja e vetme për prishjen e martesës, kishim dhe probleme tjera”.Betty Anne i ishte dashur që të rriste 2 djemtë nga martesa, e vet-me, ndërsa studionte dhe punonte në ndërrimin e natës në një bar. “Nëse i shikoja fëmijët do të dëshi-roja të kisha më shumë kohë për t’iu kushtuar atyre. Nëse shkoja në ndeshjet ku ata luanin, unë duhe-sha të merrja librat e drejtësisë. Por në fund e tëra ia vlejti. Ata janë fëmijë të edukuar dhe të rri-tur” thotë ajo.Pasi diplomoi në Juridik, Betty Anne, kishte të drejtën të paraqitej si përfaqësuese e vëllait. Në vitin 1999 ajo siguroi provat e gjakut të cilat ishin mbledhur si evidencë nga vendi i krimit. Asaj më herët i kishin thënë se këto prova të gja-kut ishin shkatërruar. Por, me ndi-hmën e një organizate të quajtur “Innocence Project”, e cila ndihmon në rikthimin e provave të krimit,

ata bindën autoritetet për të bërë përsëri testin e ADN-së. Rezultatet treguan se gjaku nuk ishte i vëllait të saj dhe se Kenny nuk ishte vrasësi. Betty Anne pastaj mori konfirm-imin nga ish të dashurat e Kennyt se ato kishin dhënë dëshmi të rreme, pasi kishin presion nga policia.“Më janë dashur 2 vjet për mar-rjen e testeve të ADN-së të cilat treguan se ai ishte i pafajshëm. Ata nuk dëshirojnë të pranojnë se kanë bërë gabim me të”, insiston Betty Anne.Por lirimi nga burgu i kushtoi Ken-nyt me jetë. Në moshën 47 vjeçare në shtator të vitit 2001, ai kishte rënë nga një lartësi e madhe duke u përpjekur të ngjitej në një mur, ndërsa vdiq nga hemorragjia në tru. “Sikurse do të thoshte Kenny, ai ka fat të keq, dhe në fakt kishte fat të keq. Por ai i kishte 6 muajt më të mirë të jetës së tij. Ai jetoi me mua për 3 muaj, dhe më e mira e kësaj ishte se ai vdiq i lirë dhe i pafajshëm”, deklaron avokatja e përkushtuar. Pas 18 vjetëve në burg, Kenny kaloi ca kohë me të bijën Mandy, e cila tani është 31 vjeçare, ndërsa gjatë kohës kur ai u shpall fajtor ajo ishte vetëm 4 vjeçare. Edhe pse tani Betty Anne fiton shumë para nga puna e avokatit ajo përsëri preferon të pijë birrën e saj të preferuar në lokalin e njëjtë. Gjatë kohës së lirë ajo ndihmon organizatën “Innocence Project” për të ndihmuar raste të tjera. Betty Anne është shumë e lum-tur me faktin që Hilary Swank do ta portretizojë atë, por ajo ka një porosi tjetër.“Shpresoj që ky film do të hapë sytë e shumë njerëzve për personat e pafajshëm në burg dhe që dikush do ju ndihmojë atyre”n

RrëfimRrëfim nga burgu

JETA PRAPA GRILAVELiridonë GASHI

Përfundova maturën, ën-drra mu prish dhe çdo gjë mu rrënua që nga muaji

mars i vitit 2006 atëherë kur pa dashje dora ime vrau një njëri, ishte ky rast i cili ma ndryshoi jetën time për 180 shkallë. Çfarë u bë me ëndrrën që të isha një student, një i arsimuar dhe një kontribuues së pari për familjen time e më pas për vendin tim. Oh!, sa e dhimbshme, RINIA IME!Është momenti për të cilën jam penduar dhe po vuaj çdo ditë e më shumë dhe që nga ai moment unë jetojë jetën si në një humnerë. Më kujtohet çasti kur unë u quajta “vrasës”, i tmerrshëm ishte mo-menti kur kjo gjë u miratua, por më e rëndë se vdekja ishte shq-iptimi i 25 vjetëve burgim, që mi dha gjykatësi për krimin e bërë. Bëra ankesë për amnisti. U tre-guan ‘zemërgjerë’ duke m’i falur vetëm 5 vjet liri, vite që m’i hoqën nga ky dënim i rëndë. I mbyllur në vetminë time brenda katër mureve të kësaj qelie, me një dritare fare të vogël të rrethuar me grila që i ka kapluar ndryshku në të gjitha anët, në mbretërimin e qetësisë dhe vetmisë mendoj për fëmijërinë time, kënaqësinë e di-kurshme që tashmë nuk ekziston. Kujtoj shkollën fillore kur luaja me fëmijë dhe bëja probleme të njëpasnjëshme e shpeshherë edhe ndëshkohesha nga prindërit, e kujtoj edhe shkollën e mesme, i mbushur me lot në sy, ku nga këta lot më turbullohen sytë e nuk i shoh gjërat qartë ose thjesht nuk dua të shoh realitetin në të cilin gjendem. Në këtë gjendje shumë

Page 35: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

33

JETA PRAPA GRILAVEtë rëndë shkëmbej mendime, e në kokën time kalojnë copëza ima-zhesh për aventurat e jetës që ki-sha dikur. A thua si do të ishte jeta ime jashtë këtyre grilave të ndryshkur, jashtë kësaj dhome gjysmë të errët që shumë rrallë mund t’i shoh rrezet e diellit, ato rreze që dikur më ng-jallnin madhështinë dhe bukurinë e jetës. Po ç’të bëjë vallë!? Vuaj në vete, pres vizitë dy herë në muaj, famil-jarët dhe shoqërinë, u buzëqeshi dhe mundohem t’i disponojë, t’u jap kurajë, por e vërteta është që ende pa ua kthyer shpinën filloj të dënesë dhe të lëshoj zëra zhgënjimi ndaj vetvetes duke qarë në vete me orë të tëra si një fëmijë i lënë anash dhe i braktisur nga të gjithë.Pothuajse çdo ditë gjatë këtyre katër viteve kam duruar keqtrajtimet nga gardianët e burgut, kam duruar dhunën nga vëllezërit e mi shqip-tarë, pikërisht në këtë burg, në këtë vend famëkeq që dikur i rrihnin shqiptarët, por nuk kam menduar që vëllai vëllait t’ia bëj këtë. Ma merr mendja që serbi i Serbisë sot nuk dënohet as për së afërmi sa na

dënojnë ne. Pranova krimin e bërë, dëshmova vërtetësinë, por t’ua bëja qefin atyre dhe të pranoja një “mori gënjeshtrash që m’i kishin kurdi-sur”, kjo ishte shumë. Madje do të duroja edhe përballoja edhe më shumë keqtrajtime, por jo edhe mohim të drejtash dhe gënjeshtra të kulluara. Pavarësisht gjithçkaje prapë më mbetet për t’u mundu-ar të jetoj jetën dhe të vazhdoj të shpresoj këtu brenda këtij burgu të tmerrshëm, i cili ma vodhi rininë time, por do vazhdoj të më marrë edhe shumë gjëra nga jeta ime edhe për 16 vjet tjera të vuajtjes së dënimit tim. Burgu më vodhi rininë, por rinia ime dikujt i vodhi djalin, vëllain, bashkëshortin dhe babanë. Të gjata do të jenë këto vite në këtë vetmi, por kur i mendoj fytyrat e atyre fëmijëve të atij fatziut që vrava dikur, duke thënë “Na morri në qafë katili, na la jetim, na e vodhi babanë dhe kënaqësinë e ngrohtë-sisë prindërore, shoqërimit të tij në shkollë dhe gjithkund”. Kjo gjë më tmerron dhe ndoshta më mirë të vuaj brenda e në vetmi sesa jashtë e të ballafaqohem me ta . Në rini kam gabuar. Ah, sikur ta ktheja kohën pas. Gjithçka do të

kisha ndryshuar. Po mjaftuaka një gabim dhe bota po t’u shembka nën këmbë. Po mjaftuaka një gjaknx-ehtësi dhe gjithçka po përfunduaka në një tragjedi. Dëshiroj dhe shpresoj se të rinjtë mos të bëjnë atë që unë bëra dikur, gjë për të cilën jam penduar pa-fundësisht, por kjo nuk ma kthen kohën. Tani unë mund të dashu-roja, të martohesha, madje edhe të isha prind. Në këtë vend të zi e të ftohtë hyra 19 vjeçar e kur mendoj që do të dal nga këtu 39 vjeçar kjo më tmerron tërësisht, më rrëqeth dhe ma bën trupin plot mornica.Por një gjë e mbaj gjithmonë në mend dhe më jep fuqi që të shpresoj dhe të vazhdoj tutje, “fuçia dhe be-simi në Zotin e madh dhe pendi-min tim të thellë”, ky mendim m’i lehtëson dhimbjet që i përjetoj dhe që më presin në vitet e ardhshme. Po mësoj nga gabimet por assesi s’po mund ta ringjall një të vdekur. Mbesë më shpresë për një mrekulli në të mirën time. Ky rrëfim i imi le të jetë mësim dhe le ta marrin shumë seriozisht njerëzit para se ta bëjnë një krim. Si thotë populli: “Unë kam ra prej dardhës, andaj ju mos bini”.nNgjarja është rrëfim i vërtet i një të riu të

Republikës së Kosovës.

Page 36: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

34

Reportazh mbi vështirësitë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

“NGRIN” QKUK-jaDardan HOTI

Milionat e ndara për përmirësi-min e gjendjes në sektorin e shëndetësisë nuk sollën për-

mirësimet e pritura, gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë në të gjitha nivelet e këtij sektori. Në Qendrën Klinike Universi-tare të Kosovës, si qendra më e madhe e mjekësisë në Kosovë, përveç mung-esës së ilaçeve, vërehet edhe mungesa e gjërave të tjera elementare si penjtë, sis-temet e infuzionit, tretësit fiziologjikë, madje edhe fashat. Zyrtarët në QKUK dhe ata në Ministrin e Shëndetësisë për këto mungesa arsyetohen se nuk ka bux-het. Në këtë qendër problem paraqet edhe mungesa e ngrohjes, e sidomos në repartin e Gjinekologjisë, dhe kjo gjë ka detyruar pacientët që të marrin termo aparat për ngrohje nga shtëpitë e tyre për t’i përballuar sado pak të ftohtit.

Pacientët mërdhijnë në QKUK

Duke e ndjerë jo vetëm veten por edhe të birin e posalindur të rrezikuar nga të ftoh-tit, S. P, nga Prishtina ka sjellë një nxehëse nga shtëpia e saj, pasi që jo vetëm ngrohja qendrore, por as nxehëset me rrymë nuk punojnë në dhomën ku është shtrirë ajo. Shtrati për beben i vendosur buzë shtratit të saj qëndron bosh, pasi që, S.P, nuk ka guxim ta vendosë të birin aty nga frika mos po mërdhin, por e mban atë afër që ta ngrohë me trupin e saj. Edhe pse kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë një vizite që i bëri Qendrës Klinike Universitare, në fillim të vitit, pati premtuar se do të bëhet krejt çka është e mundur që kjo qendër të furnizohet me ngrohje 24 orë në ditë nga ndërmarrja Termokos. Mirëpo gjendja e rëndë financiare e ngrohtores së qytetit Termokos dhe mosmarrëveshjet në mes saj dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës rreth një borxhi kontestues kanë lënë pa ngrohje disa ditë qendrën më të madhe mjekësore në vend. Si pasojë e gjithë kësaj edhe ditëve të fundit, kur temperaturat në vendin tonë kanë rënë dukshëm, klinikat e QKUK-së janë duke u furnizuar me ngrohje vetëm në mëngjes, gjë e cila sipas zyrtarëve të kësaj qendre

nuk e zbut aspak mungesën e ngrohjes gjatë pjesës tjetër të ditës dhe në veçanti gjatë orëve të natës, kur temperaturat kanë rënë disa gradë nën zero. Mung-esën e ngrohjes qendrore janë munduar ta zgjidhin nëpërmes ngrohjes alternative me rrymë. Megjithatë as kjo formë ngro-hje, nuk e ka zgjidhur përfundimisht këtë problem, pasi që kjo formë nuk mjafton për të arritur temperaturën normale. Drej-tori i QKUK-së, Ali Sadriu, për mungesën e ngrohjes në Repartin e Gjinekologjisë dhe atë të Pediatrisë, fajin ia hedh kom-panisë Termokos. “QKUK-ja nuk e ka asnjë obligim financiar ndaj Termokosit, në përjashtim të një borxhi të kontestuar, i cili është trashëguar nga viti 2002, për të cilin borxh jemi të gatshëm të bisedo-jmë dhe të gjejmë zgjidhje”, tha Sadriu. Në anën tjetër zyrtarë të Termokos thanë përmes një komunikate të lëshuar për me-dia se gjendja me furnizim me ngrohje në QKUK është stabile, duke përjashtuar

problemet teknike të rrjetit sekondar, që mund t’i ketë ky institucion shëndetësor. Sadriu deklaron se nuk mund të marrin përgjegjësi për obligimet e brendshme teknike sekondare në rrjetin e repartit të Gjinekologjisë, ngase të gjitha repartet e QKUK-së furnizohen nga i njëjti gyp.

Urimi më i mirë për kosovarët, mos u bëfsh për QKUK

Sipas pacientëve problem i vazhdueshëm mbesin edhe shërbimet jo të rregullta të personelit shëndetësor, vonesat në ofrimin e shërbimeve për pacientë, angazhimi i personelit mjekësor në institucione pub-like edhe në ato private, udhëzimet e pacientëve për në klinikat private edhe në rastet kur institucionet publike shën-detësore mund të ofrojnë shërbimet e kërkuara. Pacientë dhe të afërm të tyre kanë po-huar se janë udhëzuar nga mjekë të in-stitucioneve publike shëndetësore për të shkuar në klinika private për shërbime mjekësore edhe në rastet kur këto shër-bime kanë mundur të merreshin në insti-tucionet shëndetësore publike.n

Spital

Page 37: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

35

Zyrtarët komunal të Prishtinës nuk brengosën për Vandalizmin artistik në Kryeqytet

Vandalizmi artistik dëmton imazhin e kryeqytetitEdhe përkundër kërkesave të shumta nga qytetarët, dhe përpjekjet nga Policia e Kosovës, për parandalimin e vandalizmit artistik, ky fenomen akoma mbetet prezentë në shoqërinë tonë. Kurse me ligjin për rendin dhe qetësinë publike Vandalizmi Artistik konsiderohet si kundërvajtje, dhe për kryesit e këtyre veprave parashi-hen gjoba nga 100- 900 euro, apo dënim me burg deri në 60 ditë.Valon GËRBESHI

Grafitët, posterat dhe mbishkrimet e ndryshme nëpër muret e insti-tucioneve publike apo shtëpive

private, ndonëse dëmtojnë rënd imazhin e Prishtinës, janë prezentë kudo në kryeqytet.Arbër Beka, zëdhenës i Policisë së Kosovës, në një prononcim për revistën “Univers” shprehet se për veprime të tilla janë dënimet e rregulluara me ligj. “Shkrimi i grafikeve nuk është vepër pe-nale në bazë të ligjeve të aplikueshme ose ligjeve pozitive në Republikën e Kosovës. Sidoqoftë varet edhe nga përmbajtja e shkrimit në këto grafite. Me nenin 17 te ligjit për rendin dhe qetësinë publike një gjë e tillë është e parapare si kundërvajtje. Kushdo që me dashje apo me qëllim të keq shkakton dëm apo shkatërron strukturën apo përmbajtjen e pronës publike ose private dënohet për kundërvajtje. Ndërsa kryesit i këtyre kundërvajtjeve të parapara në paragrafin 1 te këtij neni dënohet me gjobë prej 100- 900 euro apo me dënimin me burg deri në 60 ditë” shprehët Beka. Më tutje Beka shton se kurdo herë që Poli-cia e Kosovës has në persona të dyshuar që dëmtojnë pronën publike ose private ndërmerren masat qe janë paraparë në bazë të ligjit për vandalizmin artistikë.Sipas tij Policia e Kosovës, deri më tani ka identifikuar dhe arrestuar persona të dys-himtë për vepra të tilla të cilat konsidero-hen si kundërvajtje. Mirëpo sipas tij për parandalimin e kësaj dukurie është më se i nevojshëm bashkëpunimi me qytetarët.“Në shumë raste Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar persona të dyshimtë të identifikuar si kryes të van-dalizmit artistikë të cilët trajtohen në bazë të ligjit për kundërvajtje. Kurse për parandalimin e kësaj vepre është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi me qytetarët dhe në rast se shihen persona të tillë të cilët dëmtojnë pronën publike ose private të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës, ndërsa të gjitha thirrjet nga ana e qytetarëve do të trajtohen me fshehtësi të plotë, duke mos i rrezikuar qytetarët të

cilët bashkëpunojnë me policinë.” shpre-hët Beka.Ai po ashtu shtoi se deri më tani ka raste kur Policia e Kosovës është njoftuar nga qytetarët për veprimtari të kundërligjshme të natyrës së këtillë. Kurse ankesat e tilla si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës do të trajtohen me shumë seriozitet.

Qytetarët të shqetësuarFenomeni i vandalizmit artistik, në një masë të madhe i shqetëson edhe banorët e Prishtinës. Sipas tyre njerëz të caktuar duke dashur të përçojnë mesazhe të ndry-shme përmes grafitëve dhe parullave të ndryshme të cilat i shkruajnë në muret e institucioneve publike apo shtëpive pri-vate, dëmtojnë pamjen e kryeqytetit. Faik Gashi banor i Prishtinës, në një bash-këbisedim për revistën “Univers” thotë se grafitet dhe parullat e ndryshme nëpër muret institucioneve publike dhe shtëpive private po e prishin pamjen e kryeqytetit.“ Banoj pothuajse më shumë se 20 vite në Prishtinë, dhe në shumë vende të Prishti-nës shohë postera, mbishkrime dhe pa-rulla të ndryshme politike të cilat i japin një pamje të keqe kryeqytetit. Para shumë viteve në Prishtinë parulla dhe grafite të tilla kemi shkruar në mure vetëm kur kemi pasë pë qëllim të përcjellim mesazhe poli-tike, kurse sot njerëz dhe artistë të ndry-shëm bëjnë çka të dëshirojnë nëpër mure dhe nuk pengohen nga askush” I pyetur nëse deri më tani ka parë ndonjë

person duke kryer këto vepra dhe nëse i ka lajmëruar Policinë e Kosovës, ai thotë se ai personalisht nuk ka parë, por nëse do të haste në ndonjë rast të tillë do të lajmëronte Policinë e Kosovës.Pothuajse të njëjtin mendim e ndanë edhe 22 vjeçarja Albana Gashi, të cilën e takuam në sheshin e qytetit në Prishtinë. Ajo thotë se ky fenomen është shumë prezentë sido-mos në kryeqytet. Sipas saj për paranda-limin e këtij fenomenit do të duhej të an-gazhohej më shumë Komuna e Prishtinës dhe zyrtarët e saj duke nxjerr ndonjë ligj i cili do ta parandalonte këtë fenomenë. E pyetur nëse ka parë ndonjë kryes të kësaj vepre, ajo thotë se muaj më parë ka parë disa aktivistë të Vetëvendosjes, të cilët shk-ruanin parulla të ndryshme nëpër muret e institucioneve publike apo të shtëpive private, por nuk i ka lajmëruar Policinë.

Pa përgjegjësia e zyrtarëve komunal për tu përgjigjur

Edhe përkundër shqetësimit të qytetarëve dhe përpjekjeve tona për t’i kontaktuar zyrtarët komunal, duket se ata nuk bren-gosën fare për këtë fenomen. Zëdhënësi për informim në Komunën e Prishtinës Muhamet Gashi, nuk gjenë kohë për t’iu përgjigjur revistës “Univers” për këtë fenomen, madje as përmes telefonit. Ndërsa pas hulumtimit në statusin për Komunën e Prishtinës, të publikuar në ueb-faqen zyrtare të kësaj komune vërehet se nuk gjendet ndonjë ligj për parandali-min e këtij fenomenit.n

Page 38: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

36

Leutrim MUSTAFA

Vetëm pesë skuadra, janë ato të cilat e dinë se ku do të shkojnë në për-

gatitje jashtë vendit para fillimit të përgatitjeve për stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës. Prishtina, Hysi, Trepça, Flamurtari dhe Ball-kani, tashmë presin muajin shkurt për të vizituar vende më të nxehta me infrastrukturë më të mirë, për t’u përgatitur. Kampioni vjeshtor, Prishtina, tashmë vendin e për-

gatitjeve e ka të siguruar. “Kryesia e klubit në konsultim me ne dhe shtabin

teknik, ka vendosur që fazën e dytë të përgatitjeve ta zhvillojmë në Ulqin. Nga

data 17 deri më 20 shkurt, do të ndodhë udhëtimi ynë. Besojmë se do të na ndihmojë shumë për t’u përgatitur sa më mirë për pran-verë. Atje pritet të zhvillojmë edhe disa ndeshje miqësore”, ka thënë trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi. Edhe kampioni aktual, Trepça, pritet të udhëtojë jashtë ven- dit. “Do të jemi edhe sivjet në për-

gatitje në Dur- r ë s ”, ka po- h u a r

kreu i Trep-

ç ë s , Nexh-medin Hax- hiu. Edhe

Flamurtari pritet që vitin 2011 ta nisë më i për-forcuar dhe më i organizuar, ndërsa ata tashmë kanë vendosur se ku do të shkojnë në përgatitje. “Rreth datës 20 shkurt do të shkojmë në për-

gatitje në Strugë të Maqedonisë”, ka thënë drejtori i ‘Kuqezinjve’, Agim Hasani.

Hysi e Ballkani me nga tri opsioneEdhe pse ka filluar si skuadra e parë përgatitjet për stinorin pranveror, Hysi ende nuk dihet se ku do ta zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve për pranverë. Trajneri i kësaj skuadre Arbnor Morina, pohon se ata kanë tri opsione për ta zhvilluar fazën e dytë. “Ne gjithsesi se do të shkojmë, por ende nuk kemi vendosur se ku. Kemi tri opsione, si në Gjevgjeli, Ohër dhe Bullgari, por që ende nuk dihet saktësisht se cilin vend do ta vizitojmë”, theksoi ai. Edhe drejtori i Ballkanit, Besim Kuqi, ka pohuar se ‘Portokallinjtë’ gjithsesi do të shkojnë në përgatitje. “Gjithsesi se Ballkani do të shkojë në përgatitje. Kemi tri mundësi për të zhvilluar këtë fazë. Në Ulqin, në Durrës dhe në Maqedoni, por tashmë ende nuk kemi vendosur”, ka thënë drejtori Kuqi.

Të tjerat në ‘mjegull’ Skuadrat tjera ende nuk dihet se a do të shko-jnë apo jo në përgatitje. Trajneri i Besës, Valdet Shoshi, thotë se çdo gjë varet nga kryesia. “Ende nuk kemi vendosur. Dëshira jonë është që të shkojmë, sepse përgatitjet do të ishin shumë më cilësore, por kjo nuk varet nga ne, por nga kushtet financiar të kryesisë”, ka pohuar ai. Ndërkohë, ‘timonieri’ i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka marrë premtime nga kryesia e klubit se ata fazën e dytë do ta realizojnë jashtë vendit. Edhe trajneri i Lir-isë, Behajdin Gjinali, ende nuk e di se a do të zhvillojnë fazën e dytë jashtë vendit. “Krejt kjo varet nga kushtet financiare. Tash për tash nuk e di se a do të shkojmë. Nëse kjo ndodh, atëherë do të shkojmë në Ulqin”, pohoi Gjinali. Skuadra e KEK-ut, pritet që stinorin pranveror ta nisë më 15 janar, ndërsa sipas trajnerit Mentor Miftari, ‘Elektricistët’ tash për tash nuk kanë planifikuar të udhëtojnë jashtë vendit. n

Pushimi i gjatë dhe mungesa e infrastrukturës, shtyjnë klubet e Superligës të vizitojnë vende, si Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia, për të kryer fazën e dytë të përgatitjeve. Por, disa prej tyre janë në hall, pasi mundësitë financiare zbehin shkuarjen e tyre

VETËM 5 SKUADRA JASHTË VENDIT

Ofsajd

Page 39: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

37

Azemine BYTYQI

Për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mosperspektivës së punës së

tyre të cilën e bëjnë disa nga spor-tistët kosovar janë detyruar që t’i braktisin klubet dhe familjet e tyre për të gjetur “kafshatën e gojës”, madje duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Një gjë e tillë ka ngjarë edhe me pesë anëtarët e klubit basket-bollistik Drita nga Gjilani, Besnik Bekteshi, ish-kryetari i këtij klubi, Fisnik Mehmeti, Adem Dushica, Hekuran Pireva (basketbollist) e Burim Morina, trajner i KB Drita në konkurrencën e femrave, janë detyruar që palestrat sportive dhe topin e basketbollit t’i zëvendëso-jnë me punë fizike dhe nën trys-ninë e eksplodimeve të ndryshme në Afganistan.

Sportistët kosovarë, rast socialIsh-kapiteni i KB Drita, 29-vjeçari Adem Dushica, ka thënë, se ndarja e tij nga loja e basketbollit ka qenë e dhimbshme, kur dihet se tërë rininë ia ka kushtuar basketbol-lit dhe klubit. “Shumë sportistë në Kosovë tanimë janë rast social dhe mua personalisht dhe shumë të tjerëve, na është dashur ta rreziko-jmë jetën për të mirën e familjes dhe të shkojmë në Afganistan”, ka thënë Dushica. Ai ka shtuar se nuk është e lehtë të punosh 12 orë për çdo ditë punë fizike, por kjo ka ardhur si pasojë e kushteve financiare. “Jemi në një kamp të madh amerikan rreth 1000 vetë. Ka njerëz nga shumë shtete sidomos të Ballkanit. Puna jonë është ndërtim-taria, por është mjaft e rrezikshme. Nganjëherë luajmë ndonjë lojë të basketbollit, por shumë rrallë, pasi

që jemi shumë të lodhur dhe as që po na bie ndërmend për ndonjë aktivitet”, u shpreh Dushica. Për ish-kapitenin e KB Drita,e vetmja gjë e mirë këtu është paga që ai e merr për punën që e kryen. “Me pagesa jemi shumë mirë. Unë për një muaj marr 4 mijë e 500 dollarë amerikanë dhe e gjithë puna është me kontratë. Ndërsa, për 13 vjet sa kamë luajtur në fanellën e Dritës, nuk kam marrë kaq të holla”, thotë Dushica. Të njëjtën rrugë të Dush-icës, për një të ardhme më të mirë e ka ndjekur edhe basketbollisti tjetër gjilanas, Fisnik Mehmeti, i cili përpos që ka braktisur basket-bollin, braktisi edhe studimet. “M’u shuan të gjitha ëndrrat. U detyrova t’i ndërpres studimet, të përshën-detem me familjen time vetëm e vetëm për një të ardhme më të mirë”, përfundoi Mehmeti.n

ZËVENDËSOJNË TOPIN E BASKETBOLLIT ME BETONIMET E AFGANISTANIT

Basketbollistët e Dritës u detyruan ta lënë basketbollin për Afganistanin, në mënyrë që ta sigurojnë ekzistencën e tyre dhe të familjes

Page 40: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

38

Fiorentina ende shpreson të nënshkruaj me mes-fushorin e West Ham-it, Valon Behramin

Osman D. GASHI

Ekipi i Serie A, Fiorentina, ende po shpreson të nënshkruaj kontratë me mesfushorin e West Ham-it, Valon Behramin, edhe pse

janë refuzuar për herën e parë.Administratori i klubit italian Sandro Mencucci ka konfirmuar se marrëveshja ende është në fazën e zhvillimit dhe ata po shikojnë ta sjellin Behramin prapë në ligën ku ka luajtur më parë para se të mb-yllet afati transferues."Ne jemi optimist," tha Mencucci për Rai 3 kur u pyet për interesin e klubit të tij për Behramin. "Por përderisa ai nuk është në Firence dhe të nënsh-kruaj, nuk mund të jemi të sigurt."Ish lojtari i Lacios dhe Gjenovës ka qenë në kontakt me italianët qysh para Krishtlindjeve dhe Fioren-tina po shpreson për një marrëveshje të mundshme në rast se dy klubet bien në ujdi. Ai ka zhvilluar 63 ndeshje për West Ham-in dhe ka realizuar pesë gola. Megjithëkëtë, ai po ka vështirësi që të jetë në formacionin bazë dhe ka pasur vetëm shtatë paraqitje në ligë deri më tani, me gjithë lën-dimet që e kanë përcjellë në këtë kampanjë. Problemet me lëndime kanë reflektuar te Behrami që në rangimin e fundit që ka bërë Castrol Rank-ings, u radhit si lojtari i 621-të që po luan momen-talisht dhe pritet që të transferohet në një nga pesë ligat më të forta në Evropë.

Marrë nga Goal.com

Italianët janë përcaktuar që mos të heqin dorë nga refuzimi fillestar

OfsajdKriza financiare u pamundëson klubeve kosovare për blerje të futbollistëve të rinj.

VETËM DY TRANSFERIMEKur kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë nga përfundi-mi i aftit për transferime tek ne, vetëm Hysi dhe Keku kanë paraqitur kërkesën për regjistrimin e lojtarëve të tyre të rinj”ka thënë Adem Qollakaj, zyrtarë përgjegjës për regjistrimin e transferimeve në FFK.Përparim BUBLAKU

Kriza financiare e cila i ka kapluar klubet e Su-perligës së Kosovës në

Futboll ka bërë që këto klube të mos kenë ndonjë interesim të madh për blerje të reja gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Zyrtar të Federatës së Futbol-lit të Kosovës (FFK) kanë bërë të ditur se deri më tani vetëm Skuadra e Hysit dhe e Kekut kanë blerë nga një futbollist. “Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë nga përfundimi i afatit për transferime tek ne, vetëm Hysi dhe Keku kanë paraqi-tur kërkesën për regjistrimin e lojtarëve të tyre të rinj”ka thënë Adem Qollakaj, zyrtarë përgjegjës për regjistrimin e transferimeve në FFK.

Ai ka thënë se mungesa e in-teresimet nga klubet për blerje të reja po ndodh për shkak të krizës financiare që i ka kapluar klubet e superliges. “Aktual-isht klubet kosovare janë në ni gjendje jo të mirë financiare, dhe kjo mendoj se është arsye-ja kryesore që klubet nuk po investojnë në lojtar të tjerë”, u shpreh, Qollakaj.Edhe trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi ka thënë se klubet e Superligës janë në krizë financiare. “Sigurisht që ka krizë. Kjo është shumë e theksuar në këtë kohë,kur shumica e klubeve kanë nevojë për përforcime por, nuk ja dalin dot t’i përm-bushin synimet e tyre sa u përket blerjeve të reja” ka deklaruar Krasniqi.n

Page 41: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

39

RelaxSudoku

Një njeri mund të vdesë,kombet mund të ngrihen dhe të bien,por një ide jeton përgjithmonë...! John F. Kennedy Më mirë tre orë më heret sesa një minutë me vonesë...! William ShakespeareKur mesova se si te jetoj, kuptova se me kishte ardhur vdekja...!!! Leonardo Da VinçiNe jete duhet zgjedhur, o te besh para ose t`i harxhosh ato se te dyja bashke nuk i ben dot...!!! Eduard BourdetNjë punë e bukur është më e dobishme, se një mijë fjalë të bukura. Sami FrashëriMë mirë është të luftosh dhe ta humbësh bete-jën, sesa të mos luftosh asnjeherë. Hegel

Zeneli: O Hasan, a pine lopt tuaja duhanin?Hasani: Jo.Zeneli: E po ik se te ka marre flake stalla.

MushkonjatJani i thote nje shoku i kam vra mbreme 6 mushkonja.Tremeshkujdhetrefemra.SHokue pyet si e di ti se ishin 3 burra dhe 3 femra? Jani i pergjigjet se 3 ishin ne televizor dhe 3 te tjarat ishin para pasqyre.

Puthja- A të kujtohet i dashur, në këtë park ma ke vjedhur puthjen e parë? i thotë guraja burrit.- Po si nuk më kujtohet e dashur - ia kthen burri - Për shkak të asaj vjedhje ende jam në burg!

Polici në shiIshte nje her nje polic edhe po ruante nje dy-qan mallerash.Po binte shi, pronajra e dyqanit i tha policit eja mbrenda se po bjen shi!Polici ia ktheu jo faleminderit se edhe jasht eshte duke ra shi

Aforizma:

Barcoleta:

Ëmbelsirë me molla, arra, miell dhe vezë

Ëmbelsirë ‘tiramisu’ me fruta

Përbërësit:• 4-5 kokrra molla; • vanilje sa për shije; • 8-10 arra të grira; • 3 gota miell; • 3 kokrra vezë; • 1 gote uji sheqer; • pak sodëUdhëzime për përgatitjeRrihini vezët derisa të shkrihet sheqeri

Hidhni mollët e grira, arrat, dhe miellin me sodën.Përzieni derisa te behet një masë homogjene.Piqni në tavë (hidhni gjalpë që të mos kapet)Pasi të piqet, ndahet dhe shërbehet me shurup (1 me 1 ujë me sheqer)

Përbërësit:1 kek i gatshëm me kakao i ndarë në dy pjesë, ose mund ta përgatisni vetë me 3 gota qumësht, 3,5 lugë miell, 3-4 lugë sheqer. ; * luleshtrydhe; * kivi; * 2 gota nga (200 g) me neskafe me qumësht të ftohtëUdhëzime për përgatitje:Së pari përgatisni kek-un, duke e përzier me qumështin, miellin dhe sheqerin në mënyrë të tillë që të mos krijohen top-tha të miellit. Më pas lëreni të ftohet. Vendoseni gjysmën e poshtme të kekut në një pjatë të madhe dhe spërkateni atë mirë me një gotë me nescafe me qumësht të ftohtë.Më pas shtroni sipër

saj gjysmën e fillit të ftohtë dhe më tutje shtoni kivi të prerë hollë në formë rrethi. Pas kësaj vini katin e dytë të kekut dhe spërkateni dhe atë me një gotë tjetër me nescafe dhe qumësht të ftohtë dhe sh-troni fillin e mbetur. Më pas zbukurojeni atë me luleshtrydhe dhe kivi.Ndryshe, kivi në mes jep një aromë shumë interesante dhe të mirë, të krijon përshtypjen se është përdorur liker në të. Nëse do ta bëni pa fruta ju këshillojmë që fillit t’i shtoni vanilje për shtim arome dhe variacion si dhe në shtresën e dytë të mos vini fill, por ta mbyllni me kafe, kakao të spërkatur pasi të keni hedhur gotën me nescafe dhe qumësht të ftohtë.

Përgatiti: Blerta ALIU

Page 42: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011

40

Fjalëkryqi

Page 43: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011
Page 44: Revistë e studentëve të vitit të tretë 2011