13
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Financave -Ministarstvo za Finansija-Ministry of Finance ______________________________________________________________________________ Ministria e Financave, mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, “Për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës”, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil”, me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit për pozitat e caktuara, Shpallë këtë: KONKURS I. Departamenti Ligjor Titulli i pozitës: Zyrtar Ligjor (3 pozita) Numri i referencës : 01/2017/ DL/MF Kategoria funksionale: Niveli profesional (2) Koeficienti: 7 Detyrat dhe Përgjegjësit: Sigurimi i pajtueshmërisë së akteve normative në fushëveprimin e Ministrisë së Financave me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe me standardet e hartimit të akteve normative, si dhe bashkëpunimi i procesit të hartimit të akteve normative konform legjislacionit në fuqi; Bashkëveprimi i trans pozimit të legjislacionit përkatës të BE-së në aktet normative në fushëveprimin e Ministrisë së Financave; Ofrimi asistencës juridike në procesin e negocimit dhe ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në fushëveprim e Ministrisë së Financave;

rks-gov.net€¦  · Web viewMinimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; IV. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave . Titulli i pozitës: Zyrtar i

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: rks-gov.net€¦  · Web viewMinimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; IV. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave . Titulli i pozitës: Zyrtar i

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government Ministria e Financave -Ministarstvo za Finansija-Ministry of

Finance______________________________________________________________________________

Ministria e Financave, mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, “Për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës”, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil”, me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit për pozitat e caktuara, Shpallë këtë:

KONKURS

I. Departamenti Ligjor

Titulli i pozitës: Zyrtar Ligjor (3 pozita) Numri i referencës : 01/2017/ DL/MF Kategoria funksionale: Niveli profesional (2) Koeficienti: 7

Detyrat dhe Përgjegjësit: Sigurimi i pajtueshmërisë së akteve normative në fushëveprimin e Ministrisë së

Financave me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe me standardet e hartimit të akteve normative, si dhe bashkëpunimi i procesit të hartimit të akteve normative konform legjislacionit në fuqi;

Bashkëveprimi i trans pozimit të legjislacionit përkatës të BE-së në aktet normative në fushëveprimin e Ministrisë së Financave;

Ofrimi asistencës juridike në procesin e negocimit dhe ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në fushëveprim e Ministrisë së Financave; Dhënia e opinioneve ligjore në fushëveprimin e Ministrisë së Financave dhe dhënia e

këshillave dhe rekomandimeve ligjore për strukturat e Ministrisë së Financave bën hartimin e projekt marrëveshjeve, projekt vendimeve dhe projekt akteve të tjera;

Hartimi i propozim vendimeve , propozimeve tjera dhe materialeve tjera të kërkuara nga menaxhmenti;

Kryerja e detyrave të tjera të përcaktuara nga Udhëheqësi i divizionit, në përputhje me kompetencat e divizionit.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë: Njohuri në fushën e legjislacioni dhe të hartimit të akteve normative; Aftësi analitike, hulumtuese, vlerësuese dhe formulimin e rekomandimeve dhe këshillave

profesionale;

Page 2: rks-gov.net€¦  · Web viewMinimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; IV. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave . Titulli i pozitës: Zyrtar i

Aftësi për të krijuar marrëdhënie pune të shkëlqyeshme ndër- personale; Aftësi që çështjet e ndërlikuara të kuptohen , analizohen dhe përcillen në mënyrë efektive

dhe të shpejt; Aftësi të mira për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme dhe aftësi për të

punuar nën presion; Shkathtësi të mira programeve bazike kompjuterike; Njohuria e mirë në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze është përparësi; Diplomë universitare- Fakulteti Juridik; Minimum 2 vite përvojë pune profesionale;

II. Departamenti qendror për partneritet publiko privat

Titulli i pozitës: Zyrtar i lart për programin e trajnimeve (1 pozitë)Numri i referencës : 02/2017- DQPPP-MFKategoria funksionale: Niveli profesional (3)Koeficienti: 8

Detyrat dhe Përgjegjësit: Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me menaxherin dhe

stafin tjetër profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse; Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në

përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;

Kryen detyrat në fushën profesionale specifike me një shkallë të arsyeshme të pavarësisë, me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme;

Bën hulumtime dhe analiza sipas kërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për shqyrtim nga nivelet më të larta;

Merr pjesë në grupe punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë. Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe

zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët; Raporton rregullisht te mbikëqyrësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të

miratuara; Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në

mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë: Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar

dhe trajnimeve përkatëse; Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme; Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel

administrativ; Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe

këshillave profesionale; Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point,

Access); Njohuria e mirë në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze është përparësi; Diplomë universitare në ekonomi, financa, administrim të biznesit apo drejtësi.

Page 3: rks-gov.net€¦  · Web viewMinimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; IV. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave . Titulli i pozitës: Zyrtar i

Minimum 3 vite përvojë pune profesionale;

Titulli i pozitës: Zyrtar i lartë për koordinim dhe Asistencë të Komitetit për Partneritet Publiko Privat dhe AP-ve (1 pozitë)

Numri i referencës : 03/2017- DQPPP-MFKategoria funksionale: Niveli profesional (3)Koeficienti: 8

Detyrat dhe Përgjegjësit: Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me menaxherin dhe

stafin tjetër profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse; Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në

përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;

Kryen detyrat në fushën profesionale specifike me një shkallë të arsyeshme të pavarësisë, me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme;

Bën hulumtime dhe analiza sipas kërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për shqyrtim nga nivelet më të larta;

Merr pjesë në grupe punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë. Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe

zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët; Raporton rregullisht te mbikëqyrësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të

miratuara; Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në

mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë: Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar

dhe trajnimeve përkatëse; Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme; Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel

administrativ; Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe

këshillave profesionale; Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point,

Access); Njohuria e mirë në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze është përparësi; Diplomë universitare, në ekonomi, financa, administrim të biznesit apo drejtësi; Minimum 3 vite përvojë pune profesionale.

Titulli i pozitës: Zyrtar i lartë për vlerësimin e projekteve për PPP (1 pozitë)Numri i referencës : 04/2017- DQPPP-MFKategoria funksionale: Niveli profesional (3)Koeficienti: 8

Detyrat dhe Përgjegjësit:

Page 4: rks-gov.net€¦  · Web viewMinimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; IV. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave . Titulli i pozitës: Zyrtar i

Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të Departamentit të PPP-ve;

Udhëheq grupet punuese në fushën e PPP-ve kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;

Përgatitjen dhe shpërndarjen e dokumenteve dhe udhëzimeve për PPP; Përgatitjen e rekomandimeve rreth vlerësimit të projekteve bazuar në kornizën ligjore,

rregulloreve, si dhe legjislacionin sekondar ne pajtim me ligjin nr.04.L-045.15% Ofrimi i ndihmës për Komitetin e PPP dhe Autoritetet Publike në interpretimin e

çështjeve të ndryshme financiare mbi PPP; Shqyrtimin dhe nxjerrjen e opinioneve lidhur me qëndrueshmërinë e propozim-

projekteve si dhe përgatitjen e rekomandimeve për KPPP dhe Autoritetet Publike, Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe

rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë: Aftësi për të krijuar marrëdhënie pune të shkëlqyeshme ndër-personale, dhe për të

menaxhuar Aftësia që çështjet e ndërlikuara të analizohen dhe përcillen në mënyrë efektive dhe të

shpejtë. Shkathtësi për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme dhe aftësi për të punuar

nën presion. Njohuri të mira në kompjuter, Word, Microsoft dhe Internet; Njohuria e mirë në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze është përparësi. Diploma e universitetit në ekonomi, financa, administrim të biznesit apo drejtësi;. Minimum 3 vite përvojë pune profesionale.

III. Departamenti i Tatimit në pronë

Titulli i pozitës: Inspektor tatimor (1 pozitë)Numri i referencës : 05/2017- DTP-MFKategoria funksionale: Niveli profesional (3)Koeficienti: 8

Detyrat dhe Përgjegjësit: Inspekton zyrat komunale të tatimit në pronë për tu siguruar se ato janë në harmoni me

Ligjin për tatimin mbi Pronën e Paluajtshme në Kosovë si dhe inspektojnë bazën e të dhënave komunale, shënimet e tatimit në pronë për të parë se a janë në harmoni me udhëzimet dhe instruksionet e dhëna;

Bënë kontroll në teren për tu siguruar se shpërndarja e faturave është bërë brenda afatit ligjor dhe se shpërndarja e faturave është bërë në rregull;

Zhvillon aktivitete në bashkëpunim me punëtorët tjerë të Departamentit të tatimit në pronë për të arritur standarde të larta dhe të barabarta në të gjitha komunat për administrimin e tatimit në pronë;

Në situata të komplikuara, propozojnë alternativa të zgjidhjes së problemeve të caktuara të bazuara në Ligj, udhëzime administrative dhe legjislacion të përgjithshëm;

Page 5: rks-gov.net€¦  · Web viewMinimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; IV. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave . Titulli i pozitës: Zyrtar i

Mbanë trajnime me anketuesit/shpërndarës dhe anketuesit/gjeodet për mënyrën e regjistrimit të drejtë të objekteve dhe shpërndarjes së faturave në teren;

Koordinon dhe organizon takime në mes Departamentit të Tatimit në Pronë në MF dhe Komunave në çështjet që lidhen me tatimin në pronë;

Inspekton kualitetin e regjistrimeve të pronave dhe shënimeve të mbledhura në teren si dhe përgatisin raporte duke dhënë instruksione për përmirësimin e gjendjes së kualitetit të shënimeve;

Përgatit raporte të inspektimit që përfshijnë të gjitha çështjet gjenerale të tatimit në pronë me dhënien e vërejtjeve, rekomandimeve dhe afateve për përmirësimin e gjendjes si dhe kujdesen në monitorimin e komunave për përmbushjen e rekomandimeve brenda afateve që përcakton ligji;

Inspekton zyrtarët komunalë të inkasimit të tatimit në pronë me qëllim të vendosjes dhe respektimit të kalendarit vjetor të aktiviteteve të inkasimit si dhe monitorojnë aktivitetet komunale të inkasimit për t’u siguruar se janë në përputhshmëri me Ligjin për Tatimin në Pronën e paluajtshme dhe udhëzimet administrative të Ministrisë së Financave.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë: Aftësi për punë ekipore, organizative dhe gatishmëri të punoj nën presion; Njohuri për legjislacionin qe zbatohet dhe administrohet nga Departamenti i tatimit në

Pronë; Aftësi të mira profesionale dhe vullnet për të kontribuar në mënyrë konstruktive; Të posedojë aftësi të mira komunikimi dhe në shtruarjen e raporteve; Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel,); Diplomë universiteti ne Fakultetin Ekonomik, Juridik apo te Biznesit; Minimum 3 (tri) vite përvojë pune profesionale;

Titulli i pozitës: Zyrtar për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme (3 pozita)Numri i referencës : 06/2017- DTP-MFKategoria funksionale: Niveli profesional (2)Koeficienti: 7

Detyrat dhe Përgjegjësit: Mirëmbajtjen dhe zhvillimin e modeleve të vlerësimit në masë; Mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të vlerësimit në masë (sistemi GIS-CAMA); Mirëmbajtjen dhe zhvillimin e regjistrave të lidhur me procesin e vlerësimit në masë; Kryerjen e analizave të dhënave të tregut dhe analizave statistikore nga tregu i pronave Pjesëmarrje dhe përgjegjësi në monitorimin e konsulentëve të pavarur të nevojshëm për

aktivitete të ndryshme të vlerësimit në masë: Pjesëmarrje dhe përgjegjësi në komunikim me komunat dhe publikun në lidhje me

procedurat e vlerësimit në masë: Zyrtari/e i vlerësimit do të kontribuoj në detyra operative brenda të gjitha ose pjesë të

detyrave të përcaktuara për divizionin e vlerësimit në masë.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë: Shkathtësi analitike dhe statistikore; Shkathtësi për të punuar në mënyrë të pavarur, por gjithashtu të jetë pjesë e fuqishme e

ekipit;

Page 6: rks-gov.net€¦  · Web viewMinimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; IV. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave . Titulli i pozitës: Zyrtar i

Aftësi për të punuar nën presion të kohës; Njohuri në shërbime kadastrale dhe të dhëna kadastrale; Aftësi dhe njohuri solide të përdorimit të Microsoft office dhe njohuri tjera në IT; Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në të shkruar dhe folur; Patentë Shofer; Njohuria e mirë në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze është përparësi. Diplomë Universitare, drejtimi ekonomik, drejtimi patundshmërive; Minimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;

IV. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

Titulli i pozitës: Zyrtar i lartë për koordinim të politikave (1 pozitë)Numri i referencës : 07/2017- DIEKP-MFKategoria funksionale: Niveli profesional (3)Koeficienti: 8

Detyrat dhe Përgjegjësit: Në koordinim me udhëheqësin dhe strukturat e Ministrisë, zhvillon dhe arrin pëlqimin

për afatet për përcaktimin, vendosjen dhe monitorimin e zbatimit të prioriteteve strategjike të ministrisë në dokumentet relevante në pajtim me prioritetet e Qeverisë;

Kryen detyrat e parapara në planin e punës, të miratuara brenda afateve kohore të caktuara, përfshirë freskimin dhe monitorimin e zbatimit të dokumenteve strategjike;

Koordinon punën e Grupeve Punuese në zhvillimin e dokumenteve kryesore strategjike të cilat hartohen nga strukturat e MF-së, duke siguruar që këto dokumentet të jenë në pajtim me politikat dhe prioritetet e Qeverisë si dhe siguron konsistencën në mes tyre;

Ndihmon strukturat e MF-së në përgatitjen e koncept dokumenteve të cilat duhet të reflektojnë politikat sektoriale dhe ato të Qeverisë;

Kujdeset në krijimin e një sistemi interaktiv në mënyrë që të ketë koordinim mes procesit të zhvillimit të politikave me proceset buxhetore;

Ndihmon strukturat e ministrisë nga aspekti metodologjik në hartimin e Koncept Dokumenteve, dokumenteve strategjike, legjislative dhe atyre të politikave;

Koordinon punën monitoruese dhe raportuese me Strukturat e MF-së dhe komunikon, sipas nevojës, me autoritetet e jashtme;

Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë: Njohuri lidhur me politikat e prioritetet strategjike të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së

Financave dhe strukturave nën ombrellë të MF.-së; Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit; Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe të formulimit të rekomandimeve dhe

këshillave profesionale; Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point,

Access); Aftësi e lartë e raportimit me shkrim; Njohuria e mirë në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze është përparësi. Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion kohor; Diplomë universitare në Shkencat Shoqërore-Ekonomik, Juridik apo Integrim Evropian;

Page 7: rks-gov.net€¦  · Web viewMinimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; IV. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave . Titulli i pozitës: Zyrtar i

Minimum 3 vite përvojë pune profesionale.

V. Divizioni për Komunikim publik

Titulli i pozitës: Zyrtar multimedial (1 pozitë)Numri i referencës : 08/2017- DKP-MFKategoria funksionale: Niveli profesional (2)Koeficienti: 7

Detyrat dhe Përgjegjësit: Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin e Zyrës dhe

stafin tjetër profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse; Merret me publikimin e materialeve në ueb-faqe të cilat hartohen nga Ministria e

Financave; Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale në përputhje me

ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara; Bënë fotografimin dhe editimin e tyre për media; Kryen detyrat në fushën profesionale specifike me një shkallë të arsyeshme të pavarësisë,

me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme; Përgatitë - dizajnon raportin vjetor, raporte apo informacione tjera të MF; Merr pjesë në grupe punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë; Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe

zhvillimin e punës në fushat e interesit të përbashkët. Raporton rregullisht te mbikëqyrësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të

miratuara; Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në

mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe (përpunimin e videove dhe arkivimin e tyre, krijimin e spoteve promovuese për MF-në, dhe punë tjera).

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë: Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike multimediale; Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme; Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinim eventual të personelit në nivel

administrativ; Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe

këshillave profesionale; Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point,

Access, Adobe Premier Pro, Adobe photo shop, Adobe After Effect, Adobe Audition, Adobe In Desing, Adobe Ilustrator);

Diplomë universitare, Minimum 2 vite përvojë pune profesionale.

Page 8: rks-gov.net€¦  · Web viewMinimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; IV. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave . Titulli i pozitës: Zyrtar i

VI. Departamenti i Shërbimeve të Përgjithshme

Titulli i pozitës: Zyrtar i Depos (1 pozitë)Numri i referencës : 09/2017- DSHP-MFKategoria funksionale: Niveli profesional (1)Koeficienti : 6

Detyrat dhe Përgjegjësit: Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me drejtuesin për pranimin,

deponimi, dhe dhënien te personeli i MF të pasurive jo financiare dhe për mbajtjen e saktë të shënimeve mbi rezervat e pasurisë jo financuare të MF;

Bënë pranimin e pasurisë jo financiare të MF sipas kërkesave, deponimin, kujdeset për mirëmbajtjen dhe bënë shpërndarjen (ngarkim-shkarkimin) te personeli sipas kërkesave;

Është përgjegjës për organizimin e depos në përputhje me legjislacionin në fuqi; Mbanë evidenca të sakta dhe të plota të pasurisë jo financiare (përfshirë edhe stoqet -

mallit në kopje fizike dhe elektronike dhe ruan të gjitha të dhënat relevante; Kontrollon dhe menaxhon stoqet; Organizon, komunikon dhe bashkëpunon, brenda dhe jashtë MF, për menaxhimin e

pasurisë jo financiare; Vlerëson dhe kujdeset për hapësirën e nevojshme për deponim të mallit dhe përgatit

planet e deponimit të mallrave në ardhje; Përgatit raporte të rregullta për stoqet e mallrave në depo; Përgatit të gjitha procedurat dhe hapat e nevojshme për asgjësimin e pasurisë; Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen

në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi:

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë: Njohuri profesionale specifike në fushën e logjistikës - menaxhimit të pasurisë; Aftësi për zgjedhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga

procesi i punës; Aftësi për të organizuar dhe koordinuar punën, si dhe aftësi komunikuese; Shkathtësi hulumtuese, analitike, dhe të vlerësim të informacionit; Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point,

Access, Programe për menaxhimin e pasurive); Diplomë universitare në fushën e ekonomisë ose shkolla e lartë në fushën e ekonomisë

së paku dy vjet përvojë pune. Minimum 2 vite përvojë pune profesionale.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Ministria e Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Page 9: rks-gov.net€¦  · Web viewMinimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale; IV. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave . Titulli i pozitës: Zyrtar i

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), letërnjoftimin, Dëshminë e përvojës së punës dhe dy referenca.Kërkesa për punësim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës (Sheshi Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: http://wwwmf-rks.org/ ;

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i XII, zyra nr. 1207.Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese 1 vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës 25/02/ 2017 deri me datë 11/03/ 2017, deri në orën 16:00. Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038/200/34/196; 038 200 34 299;