21
C E N T R U M 15 378 Nur Çeku 1 Arsim Bajrami 2 UDC: 339.923; 061.1 (;340.15) 4/672ЕУ ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN: RASTI I KOSOVËS УЛОГАТА И ВЛИЈАНИЕТО НА ЗАКОНОДАВСТВОТО ВО ПРОЦЕСОТ НА ЕВРОПСКИТЕ ИНТЕГРАЦИИ: СЛУЧАЈОТ СО КОСОВО THE ROLE AND IMPACT OF THE LEGISLATIVE IN THE EUROPEAN INTEGRATION PROCESS: THE CASE OF KOSOVO ABSTRACT The primary goal for establishing the European Union (EU) was to maintain peace and stability between states through economic, cultural and political cooperation. Fundamental values upon which the EU was build are human rights, rule of law, pluralism, economic and social well-being, non-discrimination, respect for diversity, developing good neighbors, solidarity and minority protection. Since its 1 Nur Çeku është doktorant në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Fushat e tij kërkimore përfshijnë: drejtësinë kushtetuese, sundimin e ligjit dhe studimet parlamentare. Kontakti: [email protected]. 2 Arsim Bajrami është profesor i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina.” Ai ka qenë anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (2008) dhe kryetar i komisionit për amendamentimin (ndryshimin) e saj në vitet 2011-2012. Profesor Bajrami është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe asaj Evropiane. Kontakti: [email protected].

ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

378

Nur Çeku1 Arsim Bajrami 2

UDC: 339.923; 061.1 (;340.15) 4/672ЕУ

ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN: RASTI I KOSOVËS

УЛОГАТА И ВЛИЈАНИЕТО НА ЗАКОНОДАВСТВОТО ВО ПРОЦЕСОТ НА ЕВРОПСКИТЕ ИНТЕГРАЦИИ: СЛУЧАЈОТ

СО КОСОВО

THE ROLE AND IMPACT OF THE LEGISLATIVE IN THE EUROPEAN INTEGRATION PROCESS: THE CASE OF

KOSOVO

ABSTRACT

The primary goal for establishing the European Union (EU) was

to maintain peace and stability between states through economic,

cultural and political cooperation. Fundamental values upon which the

EU was build are human rights, rule of law, pluralism, economic and

social well-being, non-discrimination, respect for diversity, developing

good neighbors, solidarity and minority protection. Since its

1Nur Çeku është doktorant në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan

Prishtina”. Fushat e tij kërkimore përfshijnë: drejtësinë kushtetuese, sundimin e ligjit

dhe studimet parlamentare. Kontakti: [email protected]. 2Arsim Bajrami është profesor i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin Juridik të

Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina.” Ai ka qenë anëtar i komisionit për

hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (2008) dhe kryetar i komisionit për

amendamentimin (ndryshimin) e saj në vitet 2011-2012. Profesor Bajrami është anëtar

i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe asaj Evropiane. Kontakti:

[email protected].

Page 2: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

379

establishment, the European Union has kept its doors open for new

states that wished to join. However, the accession process of new mem-

bers is quite complex and requires deep reforms and commitment of all

institutions. Kosovo is involved in the integration process and the

Assembly of Kosovo, as the highest representative and legislative body

of the country, has much work to do. Harmonization of legislation with

the Acquis Communautaire, strengthening the accountability of govern-

ment and administrative structures and the lawfulness of this process

are the main fields of parliamentary agenda. This paper analyses the

role of the Assembly of Kosovo in the process of the European integra-

tion and evaluates, among others things, the performance, progress,

challenges and failures of this institution, as well as a future perspective.

Keywords: European integration, rule of law, democratic

governance, Assembly of Kosovo, institutional stability.

HYRJE

Parlamenti nuk është kongres i ambasadorëve me interesa dhe

armiqësi të ndryshme; të cilat interesa duhet ti mbajnë secili si agjent

dhe avokat, kundër agjentëve dhe avokatëve të tjerë; por parlamenti

është një asamble diskutuese e një kombi, me interes për të gjithë; ku

qëllimet dhe paragjykimet lokale nuk duhet të udhëzojnë, por e mira

e përgjithshme, që rezulton nga arsyeja e përgjithshme e tërësisë.

Edmond Burke

Bristol 1778

Vlerat themelore mbi të cilat është ngritur Bashkimi Evropian

(BE) janë: të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, pluralizmi politik, mirëqe-

nia ekonomike dhe sociale, mosdiskriminimi, respektimi i diversitetit,

fqinjësia e mirë dhe mbrojtja e minoriteteve. Përqafimi i këtyre vlerave

është një sine qua non për shtetet të cilat aspirojnë të bëhen anëtare të

BE-së. Kjo për faktin se shtetet aspiruese para se të integrohen në BE

duhet të plotësojnë një sërë kriteresh të cilat e bëjnë shtetin kompatibil

me vendet anëtare të BE-së. Pa dyshim se plotësimi i kritereve kërkon

angazhim të madh të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe

komunitetit në përgjithësi. Një nga institucionet kryesore i cili ka rol

dhe impakt të madh në këtë proces është legjislativi i vendit. Ky

institucion, i njohur tradicionalisht si Parlamenti, luan rol kryesor në

Page 3: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

380

legjitimitetin politik duke balancuar efektivitetin e arritjeve politike,

përfaqësimin dhe pjesëmarrjen qytetare.

BE-ja filloi si një bashkim komunitetesh nga shtetet e Evropës

Perëndimore, por pas rënies së sistemit komunist u zgjerua edhe me

shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Aktualisht procesi i zgjerimit

është i koncentruar në vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave bën

pjesë edhe Kosova. Rasti i Kosovës mund të thuhet se është i veçantë,

për faktin se shtetësia e Kosovës kundërshtohet nga disa shtete anëtare

të BE-së, dhe kjo paraqet një sfidë të madhe në këtë proces. Por

pavarësisht kësaj, që nga viti 1999, Kosova është e përfshirë në procesin

e integrimit evropian përmes mekanizmave të ndryshëm. Mirëpo,

vetëm në vitin 2015, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-

Asociimit (MSA), Kosova krijoi raporte kontraktuale me BE-në.

MSA-ja kërkon që Kosova në radhë të parë të stabilizohet

përbrenda, e pastaj si vend i stabilizuar të vazhdojë asociimin me BE-në.

Zbatimi i MSA-së kërkon dhe përcakton detyra të shumta për institu-

cionet e Kosovës. Lidhur me këtë, edhe Kuvendi i Kosovës ka shumë

punë për të bërë në kuadër të procesit të integrimit evropian në shumë

fusha: e para, përmes përafrimit të legjislacionit në përputhje me atë të

BE-së; e dyta, fuqizimin e llogaridhënies përmes kontrollit parlamentar;

e treta, zgjedhjet dhe emërimet me kohë të autoriteteve shtetërore, dhe e

katërta, të shërbej si forum i diskutimeve dhe artikulimit të kërkesave të

qytetarëve. Progresi i vendit, në masë të madhe, varet nga puna e Kuven-

dit për shkak edhe të legjitimitetit të nevojshëm që ka ky proces.

Vlerësimet e deritashme të progresit të punës së Kuvendit, ku

përfshihen ‘raportet e vendit’ të hartuara nga Komisioni Evropian si dhe

raportet e organizatave të shoqërisë civile, konstatojnë se ky progres ka

qenë i pakët dhe i kufizuar. Arsyet për këtë janë të shumta, por kryesorja

mbetet polarizimi dhe mungesa e konsensusit politik të partive politike

të përfaqësuara në Kuvend. Për më tepër, përfundimi i mandatit të të

gjitha legjislaturave para afatit të rregullt katër vjeçar - një praktikë e

njohur tashmë - e ka dëmtuar progresin e Kosovës në fushën e integri-

meve evropiane.

Ky punim ka pikevështrim kryesor të analizojë kontekstin e pro-

cesit të integrimit evropian të Kosovës, me theks të veçantë, rolin dhe

impaktin e Kuvendit të Kosovës. Qëllimi themelor i punimit është t’iu

japë përgjigje pyetjeve në vijim: Cili është roli konkret i Kuvendit të

Kosovës në këtë proces? Si është vlerësuar performanca e këtij institu-

cioni në kuadër të vlerësimit të përgjithshëm institucional të Kosovës?

Page 4: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

381

Cilët mekanizma e përbëjnë arkitekturën përgjegjëse parlamentare? dhe

cilat janë gjasat si dhe perspektiva që Kuvendi të etablohet si një

institucion i qëndrueshëm sipas kritereve evropiane?

1. PERSPEKTIVA EVROPIANE E BALLKANIT

PERËNDIMOR

BE-ja që nga themelimi i saj është bazuar në konceptin e organi-

zatës së hapur.3 Por paraprakisht shtetet aderuese duhet të bëjnë reforma

të thella politike, ekonomike dhe ligjore të cilat kalojnë përmes plotë-

simit te kritereve te BE-së (Kriteret e Kopenhagës).Këto kritere janë të

radhitura në tri grupe: (a) kriteret politike, ku përfshihen: stabiliteti i

institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e

njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve; (b) kriteret ekono-

mike, që përshijnë: funksionimin e ekonomisë së tregut dhe kapacitetit

për të përballuar presionin e konkurrencës dhe forcave të tregut brenda

BE-së; dhe (c) kriteret e acquis, apo detyrimin e miratimit të legjisla-

cionit aquis communautaire.4 Meqenëse e drejta e komunitetit nuk

është vetëm të miratohet legjislacioni por edhe të zbatohet efektivisht,

Këshilli Evropian i Madridit, në dhjetor 1995, shtoi një kriter tjetër:

zgjerimi i strukturave administrative për miratimin efektiv të acquis.

Edhe pse këto kritere u etabluan në Konferencën e Kopenhagës,

origjina e tyre është më e vjetër. Komisioni i Komunitetit në observimin

e tij, vitin 1978, në rastin Mattheus v Doego, theksoi se pranimi i shtetit

lejohet vetëm nëse "ai shtet është një shtet evropian dhe nëse kushtetuta

e tij garanton ekzistencën dhe vazhdimin e një demokracie pluraliste

dhe mbrojtje efektive të të drejtave të njeriut ”.5

Traktatit te Bashkimit Evropian (TBE), përcakton se “çdo shtet

evropian i cili respekton vlerat themeltare të përbashkëta dhe është i

angazhuar për nxitjen e tyre mund të kërkojë të bëhet anëtar i

Bashkimit.” Bazuar në këtë dispozitë, vendet e Ballkanit Perëndimor

3 Neni 49 i Traktati i Lisbonës, versioni i konsoliduar i Traktateve të Bashkimit

Evropian dhe Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, i përkthyer në

shqip nga Ministria e Integrimit Evropian në Shqipëri, Tiranë. https://www.mei-ks.-

net/repository/docs/Traktati_i_Lisbones_-_Verzioni_i_Konsoliduar.pdf 4Aquis communautaire paraqet tërësinë e objektivave, rregullave thelbësore, politikat,

ligjet, të drejtat, mjetet juridike dhe praktikat gjyqësore themelore drejt zhvillimit të

rendit juridik të Unionit. 5 Rasti 93/78 Mattheus v. Doego [1978] ECR 2203.https://eur-lex.europa.eu/legal

content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:61978CJ0093&from=EN

Page 5: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

382

përfshirë edhe Kosovën janë pjesë e procesit kompleks të integrimit

evropian përmes mekanizmit të Procesit të Stabilizim-Asociimit (PSA).

Këtë mekanizëm BE-ja e ka dizajnuar si kornizë kryesore politikëbërëse

për shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilat dëshirojnë të kenë perspek-

tivë integruese.6 Anëtarësimi në BE është fillimi i një procesi të gjatë

dhe të vështirë, i cili bazohet në angazhimin për demokracinë, sundimin

e ligjit, ekonominë e tregut dhe zbatimin e qëllimeve të BE-së për bash-

kimin politik dhe ekonomik.7

BE-ja nuk është organizim ideal dhe përgjatë tërë periudhës së

organizimit dhe funksionimit te saj, janë shpërfaqur sfida të cilat kanë

ndikuar në dinamiken e procesit të zgjerimit dhe pranimit te shteteve te

reja. Por pavarësisht kësaj procesi i zgjerimit të BE-se ka vijuar. Integri-

mi i Ballkanit Perëndimor në BE, vlerësohet si një mekanizëm në fun-

ksion të avancimit të marrëdhënieve qoftë ato të natyrës politike, ekono-

mike, sociale, kulturore dhe të paqes së qëndrueshme. Ursula von der

Leyen, presidente e Komisionit Evropian ka rikonfirmuar perspektivën

evropiane të rajonit duke deklaruar se : “Ne ndajmë të njëjtin kontinent,

të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe të njëjtat sfida. Ne do të ndër-

tojmë të ardhmen e njëjtë së bashku”.8

2. KOSOVA NË PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN

DHE NEUTRALITETI NDAJ STATUSIT

Kosova prej vitit 1999, kur është vendosur nën administrimin

ndërkombëtar (UNMIK) ka krijuar raporte juridike me BE-në dhe KE-

në, respektivisht për shtyllës së IV-të te që menaxhohej nga BE-ja,

përmes misioneve ndërkombëtare të BE-së në Kosovë, përmes pranimit

te njëanshëm te akteve që kanë të bëjnë me integrimin në BE, cila që

nga takimi i Selanikut hapi perspektivën evropiane edhe për Kosovën.9

6 Kjo perspektivë është konfirmuar në Deklaratën e Zagrebit, në vitin 2000, dhe është

rikonfirmuar në vitin 2003 nga Samiti i Selanikut. Shih Deklaratën e Përbashkët të

Samitit të Selanikut. http://www.consilium.europa.eu/ueDocs/cms_Data/docs/

pressdata/en/misc/76291.pdf 7 Karen Davies “Understanding European Union Law” Fifth Edition (Routledge

2013), f.21. 8 Political Guidelines for the Next European Commission 2019-2024.https://ec.

europa.eu/commission/sites/beta-political/files/political-guidelines-next-

commission_en.pdf 9 Hajredin Kuçi “Hyrje në Sistemin Ligjor në Kosovë” Kapitulli III “E Drejta

Evropiane (Prishtinë: GIZ, 2019). f. 86.

Page 6: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

383

Në deklaratën nga ky samit (pika 4), BE-ja konfirmoi mbështetjen e

“zbatimit të plotë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kom-

beve të Bashkuara për Kosovën dhe zbatimin e politikes se UNIMIK-

ut përmes instrumentit "Standarde para Statusit".

Këto standarde integronin në brendinë e tyre elemente të kritereve

evropiane të Kopenhagës, dhe se përmbushja e tyre ishte detyrë e

përbashkët e UNMIK-ut dhe institucioneve të vetëqeverisjes në Kosovë

(IPVQ).10 Korniza Kushtetuese përcaktonte se: ”harmonizimi i legjisla-

cionit dhe praktikave të tyre me standardet dhe normat evropiane dhe

ndërkombëtare brenda të gjitha fushave të përgjegjësisë me qëllim të

caktuar për lehtësimin e vendosjes së lidhjeve ekonomike, shoqërore

dhe lidhjeve të tjera të popullit të Kosovës me popujt e tjerë evropianë

dhe me vetëdije se respektimi i standardeve dhe i normave të tilla do të

zërë vend qendror për zhvillimin e marrëdhënieve me komunitetin

euroatlantik”.11

Që nga marsi i vitit 2003 deri në tetor të vitit 2009, instrumenti

kryesor për dialog politik në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Komisio-

nit Evropian, në kuadër të kornizës së Procesit të Stabilizim-Asociimit,

ka qenë “Mekanizmi Shoqërues i Procesit të Stabilizim-Asociimit”.12

Ne kuadër të PSA përfshin disa instrumente si në vijim: partneriteti

evropian, raporti i progresit, asistenca financiare, bashkëpunimi rajonal,

programet e komunitetit dhe dialogu politik.13

Administrimi ndërkombëtar i Kosovës zgjati deri në vitin 2008,

kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Në Deklaratën e Pava-

rësisë, që mund të konsiderohet si norma e parë kushtetuese e Kosovës,

theksohet zotimi solemn i shtetit të Kosovës për zbatimin e standardeve

të një shoqërie demokratike, pluraliste, e zotuar për mbrojtjen e

10Tete (8) standardet për institucionet e Kosovës ishin: (1) institucione funksionale;

(2) sundimi i ligjit; (3) liria e lëvizjes; (4) kthimi i qëndrueshëm dhe të drejtat e komu-

niteteve; (5) zhvillimi ekonomik; (6) të drejtat pronësore; (7) bisedimet me Beogradin

për çështje teknike dhe (8)Trupat Mbrojtëse të Kosovës. 11 Korniza Kushtetutese, Kreu 5.7 [Përgjegjësitë e institucioneve të përkohshme të

vetëqeverisjes], http://old.kuvendikosoves.org/common/docs/FrameworkPocket_

ALB_Dec2002.pdf. 12 Mekanizmi Përcjellës i Stabilizim Asociimit për Kosovën shërbente që të përgatitet

vendi për momentin kur krijohen kushtet për përfshirje formale në proces. 13 Partneriteti Evropian për Kosovën ishte instrumenti i parë që përcaktoi prioritetet

kryesore afatshkurtra dhe afatmesme për t’u adresuar nga institucionet e Kosovës drejt

arritjes së perspektivës evropiane. BE-ja ka miratuar tri dokumente të Partneritetit

Evropian për Kosovën, në vitin 2004, 2006 dhe 2008.

Page 7: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

384

minoriteteve dhe e angazhuar për integrim evropian: “Për arsye të

kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është

në familjen evropiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të

marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë

në Bashkimin Evropian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar

reformat e kërkuara për integrim evropian dhe euroatlantik”.14 Edhe

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në preambulën e saj thekson për-

kushtimin e shtetit të Kosovës për integrimin euroatlantik. Ndërsa ne

nenin 7 përcakton se “ Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës ba-

zohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të

të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit,

të drejtës së pronës, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluraliz-

mit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut”.

Pra rendi juridik i Kosovës ndërtohet mbi vlerat të cilat, në fakt,

janë vlerat themelore të identitetit evropian Për më tepër, Kushtetuta

përmban katalogun e të drejtave të njeriut sipas standardeve ndërkom-

bëtare si dhe kapitullin e veçantë për të drejtat e komuniteteve jo

shumicë.15 Duke iu referuar Kushtetutës së Kosovës, në Raportin e parë

të Progresit theksohej: “Kushtetuta është në përputhje me standardet

evropiane të cilat kërkojnë stabilitet të institucioneve duke garantuar

demokraci, sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe respekt dhe mbrojtje

të minoriteteve. Garantimi i respektimit të plotë të sundimit të ligjit, të

drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve është prioriteti kryesor

në partneritetin evropian për Kosovën”.16

Por përkundër faktit se shumica e shteteve të BE-së e njohën

Pavarësinë e Kosovës, megjithatë, pesë shtete anëtare të saj ende

kundërshtojnë ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur.17 Për këtë arsye,

BE-ja si organizatë mban qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës. Por

pavarësisht kësaj, në vitin 2009, nga Komisioni Evropian u bë avancimi

i dialogut në kuadër të PSA-së. Kjo rezultoi me fillimin e dialogut për

liberalizimin e vizave, nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare

Kosovë-BE, zgjerim të masave të pavarura tregtare dhe avancim në 14 Pika 6, Deklarata e Pavarësisë se Kosovës, miratuar nga përfaqësuesit e popullit me

17 shkurt 2008. http://old.kuvendikosoves.org/common/docs/Dek_Pav_sh.pdf. 15Kushtetuta e Kosovës: Kapitulli II [Të drejtat dhe liritë themelore] dhe Kapitull III

[Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre]. 16Raporti i Progresit për Kosovën, {COM(2008)674}, f. 8.

http://mei-ks.net/repository/docs/raporti_progresit_2008_shqip.pdf 17 Shtetet anëtare te BE-se qe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës janë: Spanja;

Rumania; Sllovakia; Greqia dhe Qipro.

Page 8: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

385

fushën e bashkëpunimit. Në muajin shkurt të vitit 2012, Këshilli Evro-

pian vihet në dijeni për qëllimin e Komisionit Evropian që të nis studi-

min e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet

Bashkimit Evropian dhe Kosovës, pa paragjykuar qëndrimin e shteteve

anëtare të BE-së mbi statusin apo çfarëdo vendimi të ardhshëm që do të

merret nga Këshilli.18 Pas një procesi të gjatë negociatash, Kosova dhe

BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila

hyri në fuqi me 1 prill 2016.19

Raporti kontraktual ndërmjet BE-së dhe Kosovës përmes MSA-

së është bërë i mundur pas ndryshimeve të përcaktuara me TBE-në, ku

mes tjerash, përcaktohet se marrëveshjet e asociimit lidhen drejtpërdrejt

nga BE-ja dhe jo veç e veç nga shtetet anëtare të BE-së.20 Ndërsa Neni

216 i TBE-së përcakton: “Bashkimi mund të lidhë një marrëveshje me

një ose më shumë vende të treta apo organizata ndërkombëtare kur këtë

e parashikojnë Traktatet ose kur lidhja e një marrëveshjeje është e

nevojshme”. Sipas këtij neni MSA, i takon marrëveshjeve me vendet e

treta, por ligjërisht, shtetet anëtare të BE-së janë të obliguara ta zbatoj-

në. Për palën kosovare, MSA-ja praqet detyrim juridik të hierarkisë më

të lartë, pas Kushtetues pasi marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara

kushtetuese kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës.21

3. ROLI I KUVENDIT TË KOSOVËS NË PROCESIN E

INTEGRIMIN EVROPIAN

Kuvendi është organi me i lartë në Republikën e Kosovës, i cili

ka autorizimin e përfaqësimit të popullit dhe ushtrimin e pushtetit

legjislativ dhe njëkohësisht është i veshur me shumëllojshmëri te kom-

petencave.22 Kur parlamentet luajnë rol të mirënjohur dhe transparent

18Bruksel, 10.10.2012 COM(2012) 602, Komunikatë nga Komisioni për Parlamentin

Evropian dhe Këshillin mbi studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim

Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. http://mei-ks.net/repository/

docs/20170717114518_1_mie-alb-_3.pdf . 19Ligji nr. 05/L-069 për ratifikim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet

Kosovës, në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të

Energjisë Atomike, në anën tjetër. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 34 /

01 dhjetor 2015, Prishtinë. 20 Traktati i Lisbonës, Tittulli V [Marrëveshjet Ndërkombëtare], Neni 218(6.a.i). 21 Kushtetuta e Kosovës, Neni 19. 22 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, Aktgjykim në rastin nr. K043/19,

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=20576

Page 9: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

386

në çështjet e BE-së dhe në zbatimin e demokracisë, kjo paraqet një

aspekt të rëndësishëm të integrimit.23 Roli i Kuvendit të Kosovës është

shumë i rëndësishëm, pasi ky institucion benë përafrimin e legjislacio-

nit dhe u jep legjitimitet veprimeve te qeverisë dhe strukturave

administrative.

MSA-ja është “udhëpërshkruesi” kryesor i Kosovës përgjatë

procesit të integrimit dhe për zbatimin e saj, institucionet kanë miratuar

Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-

Asociimit (PKZMSA). Ky është dokumenti kryesor strategjik kombëtar

për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e zbatimit të të gjitha

reformave të nevojshme për zbatimin e MSA-së, dhe fazave të mëtejme

të integrimit në BE.24 PKZMSA 2019 - 2023 është programi i katërt që

ka për qëllim zbatimin e të gjitha reformave përfshirë edhe adoptimin e

acquis së BE-së në legjislacionin kombëtar në të gjithë kapitujt e saj.

Ne te njëjtën kohe zbatohet edhe Agjenda për Reforma Evropiane

(ARE) ku kjo e fundit parasheh prioritetet më të larta të nivelit politik

dhe reformat konkrete për përmbushjen e tyre, dhe si e tillë është e ndër-

lidhur me PKZMSA-në. ARE ndër të tjera, përmban edhe miratimin-

/ndryshimin e kornizës ligjore me qëllim të përafrimit të saj me

legjislacionin e BE-së dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në fuqi.

Lidhur me zbatimin e MSA-së, konsensusi nacional i aktorëve

kryesor politik është shumë i rëndësishëm sepse makisimalizon efektin

përmes palëve në proces. Dhe në ketë mjedis Kuvendi luan rol krucial

si forum për debat politik për arritjen e konsensusit kombëtar. Konse-

nsusi mundëson qe deputet të lenë anash grindjet e brendshme dhe të

fokusohen për përfaqësimin dhe promovimin e interesave dhe qëllime-

ve te Kosovës në marrëdhëniet me BE-në. “Parlamenti nuk është

kongres i ambasadorëve me interesa dhe armiqësi të ndryshme të cilat

interesa duhet ti mbajnë secili si agjent dhe avokat, kundër agjentëve

dhe avokatëve të tjerë; por parlamenti është një asamble diskutuese e

një kombi, me interes, për të gjithë” kishte deklaruar shekuj më parë

deputeti britanik Burke.25 Edhe sot e kësaj ditë kjo deklaratë tingëllon

23 Shih Lisa L. Martin “Democratic Commitments - legislatures and international

cooperation” (Princeton , Newjersey: Princeton University Press 2000). 24 Për PKZMSA shih linkun: https://www.mei-ks.net/sq/programi-kombtar-pr-

zbatimin-e-msa-s. 25 Rudy B. Andeweg, “Roles in Legislatures” in The Oxford Handbook of Legislative

Studies Edited by Shane Martin, Thomas Saalfeld, and Kaare W. Strøm, (Oxford

Universiy Press, 2014) f.200.

Page 10: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

387

e saktë dhe duhet të shërbejë si parim udhëheqës edhe për Kuvendin

për arritjen konsensusit nacional në procesin e integrimit evropian.

Kuvendi i Kosovës, lidhur rolin e tij në kuadër te procesit te integrimit

evropian ka impakt të madh në kuadër te tri funksioneve të tij: ligjvë-

nës, mbikëqyrës dhe zgjedhor te cilat do te trajtohen në vijim.

3.1. Përafrimi me legjislacionin e BE-së

Përafrimi i legjislacionit të Kosovës me legjislacionin e BE-së në

mënyrë obligative ka filluar të zbatohet pas hyrjes në fuqi të MSA-së,

dhe në fazat e hershme përqendrohet në elementet thelbësore të acquis

së BE-së siç janë: tregu i brendshëm, liria, siguria dhe drejtësia, si dhe

në fushat e lidhura me tregti dhe konkurrueshmëri dhe se gradualisht do

të shtrihet në tërë elementet e acquis cekura në këtë marrëveshje. Sipas

MSA-se, “palët njohin rëndësinë e përafrimit të legjislacionit ekzistues

të Kosovës me atë të BE-së dhe të zbatimit të tij efektiv. Kosova do të

përpiqet të sigurojë që ligjet e saj ekzistuese dhe legjislacioni i ardh-

shëm të shkoj gradualisht drejt përputhjes me acquis-in e BE-së. Koso-

va do të sigurohet se ligjet ekzistuese dhe legjislacioni i ardhshëm do të

implementohet dhe zbatohet siç duhet. 26

Procesi i përafrimit me legjislacionin e BE-së përfshin metoda

dhe teknika të ndryshme.27 Procedura ligjvënëse në Kosovë rregullohet

me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe një prej kushteve për parash-

trimin e një projektligji, është Deklarata për përafrimin dhe për harmo-

nizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe tabelat krahasuese

me aktet të cilave u referohet te hartohen nga institucioni propozues i

projektligjit.28 Por në praktikë, tabelat e përputhshmërisë nuk i bashkë-

ngjiten projektligjit, me faktin se ato janë vetëm në gjuhën angleze,

ndërsa sipas Rregullores së Kuvendit, shkresat e projektligjet duhet të

jenë në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht. Ne praktike Projektligjit

i bashkëngjitet një Deklarate e cila shkurtimisht thekson nëse

26 Neni 74(1) i MSA-së. Ligji nr. 05/l -069 për ratifikimin e marrëveshjes së stabilizim

asociimit ndërmjet republikës së kosovës, në njërën anë, dhe bashkimit evropian dhe

komunitetit evropian të energjisë atomike, në anën tjetër. 27 Për më shumë informata rreth procesit të përafrimit ligjor, shih likun në vijim ku

janë të bashkëlidhura dokumentet dhe aktet nënligjore rreth këtij procesi. https://

www.mei-ks.net/sq/prafrimi-i-legjislacionit 28 Rregullorja e Punës së Kuvendit, Kreu XIII [Procdura Ligjvënëse], Neni 54-Kushtet

e Parashtrimit të projekligjit. http://mei-ks.net/repository/docs/Rregullore_e_

Kuvendit_te_Kosoves.pdf.

Page 11: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

388

projektligji është në pajtim apo nuk është në kundërshtim me të drejtën

e BE-së.

Nga hyrja në fuqi e MSA-së, Kuvendi i Kosovës, lidhur me

përafrimin e legjislacionit, ka miratuar disa ligje që rregullojnë fusha të

rëndësishme, si atë të mbrojtjes së të dhënave personale, mbrojtjen e

sinjalizueseve apo kodin e ri penal. Lidhur me përafrimin ligjor, Kuven-

di ka bërë progres të konsiderueshëm rreth përmirësimit të kornizës

ligjore në fushat e sundimit të ligjit dhe administratës publike.29 Por në

të njëjtën kohë, Kuvendi nuk ka arritur të përmbushë detyrimet e tij

rreth miratimit të legjislacionit për reformë zgjedhore apo ligjit për

mbikëqyrjen e financave të partive politike. Përafrimi legjislativ po

ashtu nuk është përmbushur në fushat sektoriale, të lëvizjes së lirë të

mallrave dhe shërbimeve, prokurimit publik, konkurrencës, përmirësi-

mit të mjedisit afarist, tatimit dhe doganës, luftimin e ekonomisë jofor-

male dhe evazionit fiskal. Sektori i energjisë dhe çështjet mjedisore

vijojnë po ashtu të mbesin të pa trajtuara.30

Në demokracitë parlamentare, qeveritë zakonisht propozojnë të

paktën 70 për qind të agjendës legjislative, dhe afërsisht 80 për qind e

asaj që ata propozojnë edhe behën ligje.31 Ne rastin e Kosovës kjo për-

qindja është shumë me e lartë. Por edhe pse qeveria është sponsorizuari

kryesor i projektligjeve, shqyrtimi i hollësishëm parlamentar e siguron

konsensusin që një politikë ligjore të përkthehet në normë. Në rastin e

Kosovës, Qeveria zakonisht çdo fillim viti, harton programin vjetor

legjislativ duke listuar projektligjet sipas resorëve qeveritar dhe afatin

kohor kur do te miratohen dhe procedohen për shqyrtim në Kuvend.

Qeveria zakonisht, harton një program shumë ambicioz legjislativ i cili

ne masë të madhe është i pa realizueshëm.32 Prandaj Qeveria dhe

Kuvendi, duhet te koordinojnë një program legjislativ real te fokusuar

ne miratimin e ligjeve që kanë impakt për progresin e vendit. Ndër

prioritetet kryesore është ndryshimi i legjislacionit për reformën e

29 Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, {COM(2019) 260 final}

http://mei-ks.net/repository/docs/alb_-_20190529-kosovo-report.docx 30 Shih Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën {SWD(2018) 155 final}

http://mei-ks.net/repository/docs/kosovo_report_2018_shqip.pdf 31 Sebastian M. Saiegh, “LawMaking” in The Oxford Handbook of Legislative

Studies Edited by Shane Martin, Thomas Saalfeld, and Kaare W. Strøm, (oxford

Universiy Press, 2014) f. 361. 32 P.sh. Plani Legjislativ për vitin 2021, liston 190 Projekligje. https://kryeministri-

ks.net/wp-content/uploads/2021/05/Final_Programi-Legjislativ-per-vitin-

2021_12.05.2021.pdf.

Page 12: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

389

mirëfilltë zgjedhore, përkitazi me standardet e pranuara evropiane. Kjo

synohet të arrihet në një periudhë afatmesme përmes adresimit të reko-

mandimeve të mundshme nga Komisioni i Venecias dhe të konkreti-

zohet përmes arritjes së konsensusit të partive politike që përbëjnë

Kuvendin e Republikës së Kosovës.33

Lidhur me progresin në përafrimin e legjislacionit, Kuvendi duhet

ti këtë në dispozicion tabelat e përputhshmërisë së projektligjeve dhe

shqyrtimi ne komisionet parlamentare duhet te jete substancial. Rol

thelbësor, pa dyshim që kanë edhe strukturat e profesionale te adminis-

tratës se Kuvendit, dhe viteve te fundit, procesi i shqyrtimit të legjisla-

cionit është përmirësuar dukshëm me konsolidimin e drejtorisë për

standardizim dhe përafrim të legjislacionit. Një prej detyrave kryesorë

të saj, është mbështetje profesionale në përafrimin e projektligjeve dhe

amendamenteve të propozuara nga komisionet parlamentare, me qasje

për t'i përafruar me legjislacionin e BE-së, përkatësisht me "Acquis e

BE-së" dhe konventat ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë.34

3.2. Mbikëqyrja parlamentare dhe fuqizimi llogaridhënës

Mandati legjislativ i Kuvendit kompletohet me mandatin mbi-

këqyrës, i cili ushtrohet për të siguruar nëse ligjet dhe politikat qeverisë-

se janë duke u zbatuar në shërbim të kërkesave të qytetarëve. Kuvendi

i Kosovës, ngjashëm me parlamentet tjera, ka mandat mbikëqyrës.

Kushtetuta e Kosovës, në nenin 4(4) përcakton se: “Qeveria e Republi-

kës së Kosovës, është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave

shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar”. Ndërsa, neni

65(9) mes tjerash, përcakton se: “Kuvendi mbikëqyrë punën e Qeverisë

dhe institucioneve tjera publike, të cilat në bazë të Kushtetutës dhe

ligjeve i raportojnë Kuvendit”. Mbikëqyrja e degës ekzekutive nënkup-

ton monitorimin e aktiviteteve të qeverisë dhe efikasitetin e imple-

mentimit të politikave qeveritare, dhe ky mbase është funksioni më i

rëndësishëm i secilit organ legjislativ.35

33 PKZMSA, id.15. 34 Për me shumë detaje rreth dertyrave te kesaj drejtori shih linkun ne vijim:

https://www.kuvendikosoves.org/shq/administrata/drejtoria-per-standardizim-

perafrim-dhe-harmo/. 35National Democratic Institute for International Affairs,‘Strengthening Legislative

Capacity in Legislative-Executive Relations. Legislative Research Series.

(Washington DC, 2000) f. 24

Page 13: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

390

Gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes parlamentare, nuk mund të ndër-

marrën veprime për anulimin apo ndryshimin e vendimeve të Qeverisë apo

organeve të administratës. Prandaj mbikëqyrja kufizohet në nxjerrjen e

rekomandimeve dhe shqyrtimin e zbatimit të tyre. Faktorët kyç që

ndikojnë në intensitetin e mbikëqyrjes parlamentare janë: korniza ligjore,

stafi adekuat, rëndësia e politikës që mbikëqyret; sistemi i komisioneve

parlamentare; fusha e mbikëqyrjes në relacionin legjislativ-ekzekutiv,

ndikimi i partive politike dhe prioritetet individualeve të deputetëve.36

Nga vlerësimet e progresit te Kuvendit, përmbushja e funksionit

të tij mbikëqyrës del të jetë një prej sfidave kryesore. Raportet për ven-

din të KE-së për Kosovën në vijimësi kanë theksuar pamjaftueshmërinë

e mbikëqyrjes parlamentarë ndaj qeverisë dhe strukturave administra-

tive e cila vlerësohet fragmentare dhe pa ndonjë rezultat në të gjitha

fushat sektoriale. Një prej fushave ku mbikëqyrja parlamentare vijon të

mbetet e pamjaftueshme është fusha e sigurisë, veçanërisht kontrolli

parlamentar ndaj FSK-së dhe AKI-së. Kuvendi i Kosovës ka të drejtë

dhe detyrim për të mbikëqyrur buxhetin dhe politikat e institucioneve

të sigurisë.37 Pas shpalljes së pavarësisë, Kuvendi i Kosovës themeloi

dy komisione parlamentare përgjegjëse për sektorin e sigurisë: Komi-

sioni për Punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, i cili

ushtron mbikëqyrjen parlamentare ndaj institucioneve të sigurisë

(Forcën e Sigurisë, Policia, Këshilli i Sigurisë, Ministrinë e Brendshme;

Ministrinë e Mbrojtjes dhe agjencitë ekzekutive në kuadër të këtyre

institucioneve) dhe Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e

ligjshmërisë se punës Agjencisë për Inteligjencë, i cili kryesohet nga

radhët e deputeteve të opozitës.38

Është i njohur fakti se mbikëqyrja parlamentare e sektorit të

sigurisë mbetet një sfidë e përhershme jo vetëm në Kosovë, por kudo.39

36 Riccordio Pelizzo and/ Frederik Stapenhurs 'Parliamentary Oversight Tools' A

comparative analysis, (New Njork, Routlegde 2012) f.15 37Shih Kapitulli XI i Kushtetutës së Kosovës [Sektori i Sigurisë], Neni 125(5) Parimet

e Përgjithshme të këtij Sektori. 38 Neni 36, Ligji nr. 03/L- 063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. / Gazeta

Zyrtare e Republikës së Kosovës: Viti III / Nr. 30 / 15 Qershor 2008.

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2538. 39 Me gjerësisht rreth mbikëqyrjes parlamentare te sektorit të sigurisë shih: Nur Çeku

“Aspekte të mbikëqyrjes parlamentare të Sektorit të Sigurisë në Kosovë, (Prishtinë,

2016, Revista e Drejta, Fakulteti Juridik.) f.79

https://juridiku.uni-pr.edu/getattachment/Revista--E-Drejta-/5--Nur-Ceku-f--65---

82.pdf.aspx.

Page 14: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

391

Por mbikëqyrja parlamentarë ndaj këtij sektorit ka edhe raste pozitive

si p.sh. Komisioni hetimor parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit

ilegal të gjashtë shtetasve turq me banim të ligjshëm në Kosovë. Ky

Komision gjatë procesit të hetimeve gjeti shkelje serioze të të drejtave

të njeriut dhe procedurave ligjore. 40 Prokuroria ndoqi disa nga ato

shkelje të pretenduara duke hetuar dhe paditur disa zyrtarë të policisë të

përfshirë në operacion. 41 Për me tepër ky raport shpërfaqi domosdosh-

mërinë e mbrojtës se te drejtave te qytetareve nga institucionet e sigu-

risë. Veprimi i këtyre institucioneve në mënyrë transparente dhe në

pajtim me standardet e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut është

një prej kushteve parimore të zhvillimit dhe punës së tyre.42

Një hallkë tjetër e mbikëqyrjes parlamentarë e vlerësuar dobët

është mbikëqyrja parlamentare ndaj institucioneve të pavarura. Mun-

gesa e mandateve të qarta, raportimit të përshtatshëm dhe mekanizmave

të llogaridhënies, si dhe fragmentimi institucional vazhdojnë të para-

qesin problem për reforma mbikëqyrëse dhe efektive.43 Një avancim i

kornizës ligjore rreth funksionimit të agjencive të pavarura është arritur

me miratimin e ligjit për organizimin e administratës shtetërore dhe

agjencive të pavarura.44 Sipas nenit 38 të këtij ligji, agjencitë e pava-

rura themelohen me ligj, në bazë të nenit 142 të Kushtetutës, nuk janë

pjesë e kompetencave të pushtetit ekzekutiv të Qeverisë dhe i shërbejnë

Kuvendit për ushtrimin e mbikëqyrjes/kontrollit parlamentar të spe-

cializuar të ligjshmërisë dhe integritetit në fusha të caktuara të veprim-

tarisë administrative. Këto agjenci i paraqesin komisionit përgjegjës

parlamentar planet dhe raportet e punës periodike dhe vjetore të cilat

përfshin informacione të detajuar për arritjen e objektivave, produkteve

dhe rezultateve të përcaktuara në planin vjetor të performancës.45 Por

pavarësisht kornizës ligjore për progres në fuqizimin e llogaridhënës

nevojitet vullneti dhe angazhimi i deputeteve në kapacitetin individual

dhe komisioneve parlamentare.

40 Raport i komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit

të gjashtë shtetasve turq me datë 29 mars 2018 nga Kosova. Prishtinë, 15 maj 2019.

http://old.kuvendikosoves.org/?cid=1,100. 41 Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën (2020). 42Arsim Bajrami “Sistemi Kushtetutës i Republikës së Kosovës“,(Prishtinë 2013), f. 360. 43 Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën,{COM(2016) 715 final}f.6 44 Ligji nr. 06/l -113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore

dhe të Agjencive të Pavarura / Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 7/01 mars

2019, Prishtinë. 45 Po aty neni 43.

Page 15: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

392

3.3. Mandati zgjedhor dhe stabiliteti institucional

Parlamenti, në të gjitha sistemet parlamentare, ka funksione te

rëndësishme zgjedhore, te cilat varen nga parimet kushtetuese me të

cilat përcaktohet sistemi i qeverisjes shtetërore.46Kosova është shtet me

sistem parlamentar te qeverisjes dhe në bazë të mandatit kushtetues,

Kuvendi ka autorizimin për zgjedhjen e autoriteteve themelore të shte-

tit, inter alia Presidentin, Qeverinë, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese,

Avokatin e Popullit, Auditorin e Përgjithshëm, Guvernatorin e Bankës

Qendrore, dhe drejtuesit apo bordet e shumë institucioneve tjera me

rendësi vitale për funksionimin e shtetit. Përmbushja e këtij mandati ka

impakt në stabilitetin e institucioneve dhe rrjedhimisht procesin e integ-

rimit evropian. Një nga përgjegjësitë kryesore te parlamentit është qe te

vendose duke votuar se ke te fuqizoje me funksione ekzekutive.47

Respektimi i afatit kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e organeve

apo emërimet e bartësve të tyre lidhet drejtpërdrejt edhe me efikasitetin

e këtyre institucioneve në procesin integrues. Lidhur me ushtrimin e

këtij mandati ka pasur vlerësime për emërime jo-profesionale dhe jo-

neutrale. Në kuadër të nën-komiteteve të Stabilizim-Asociimit, nga

Kuvendi kërkohet që të sigurojë emërimin e anëtarëve të bordeve të

institucioneve të pavarura të cilat janë kompetencë e Kuvendit.48 Mos

përmbushja e mandatit zgjedhor të Kuvendit është shprehur kryesisht

përmes vonesave apo dështimeve në emërimin e drejtuesve të autori-

teteve të ndryshme publike të cilat kanë rol jetik në përmirësimin e

sundimit të ligjit dhe stabilitetit institucional. Disa nga rastet e kësaj

natyre janë, si shembull, vonesa prej disa viteve e Komisionarit të

Agjencisë për Informim dhe Privatësi, por edhe bordeve drejtuese të

institucioneve tjera.

4. ARKITEKTURA E MEKANIZMAVE PARLAMENTAR

Në kuadër të Kuvendit funksionojnë mekanizma institucional të

cilët përbejnë arkitekturën institucionale parlamentare e cila është pjesë

përbërëse e arkitekturës kombëtare për procesin e integrimit evropian.

Mekanizmat parlamentar kanë mandat ti shqyrtojnë çështjet nga fushë-

veprimi i tyre dhe t’i paraqesin Kuvendit raportet me rekomandime për

46 Arsim Bajrami “Parlamentarizimi” (Kolegji FAMA,Prishtinë, 2012) f. 108 47 Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, Aktgjykim në rastin nr K0103/14/

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=9565. 48 PKZMSA 2019-2022, f.11.

Page 16: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

393

shqyrtim dhe vendimmarrje përfundimtare. Përbërja e tyre është nga te

gjitha grupet parlamentare sipas përfaqësimit ne Kuvend. Mekanizmat

përbërës te kësaj arkitekturë janë: (1) Komisionit parlamentare;( 2)

Komisioni parlamentar për integrime evropiane dhe (3) Komisioni

parlamentar i stabilizim-asociimit

4.1. Komisionet parlamentare

Komisionet parlamentare janë mekanizmat më të rëndësishëm në

organizimin e Parlamentit. Në rastin e Kosovës, Kuvendi themelon tri

lloje të komisioneve parlamentare: të përhershme, funksionale dhe

komisione ad-hoc.49 Roli primar i komisioneve qëndron në shqyrtimin

e projektligjeve dhe përgatitjen e raporteve me propozim amendamente

për shqyrtim përfundimtar nga Kuvendi. Po ashtu mbikëqyrjes parla-

mentare ushtrohet kryesisht nga komisionet dhe lidhur me ketë një nga

pikat kyçe është mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve: “Secili komision,

brenda fushës së përgjegjësive të tij, është i autorizuar ta mbikëqyrë

zbatimin e ligjit nga Qeveria, përkatësisht nga ministria.. Për të ush-

truar këtë autoritet komisionit, kontrollojnë dhe studiojnë efektivitetin

e ligjeve në fuqi në kuadër të fushëveprimit të tyre, zbatimin e tyre dhe

propozojnë masa për rastet konkrete”.50

Tri parimet kryesore mbi të cilat bazohet mbikëqyrja e zbatimit të

ligjeve janë: (1) parimi i ligjshmërisë: nëse aktet nënligjorë, vendimet

dhe masat zbatuese te institucioneve qeverisëse dhe të administratës

janë në pajtim me Kushtetutën, ligjet, vendimet e Gjykatës Kushtetuese

dhe legjislacionin e detyrueshëm ndërkombëtar; (2) parimi i përshtatsh-

mërisë: nëse ligji i miratuar, ka arritur objektivat gjatë zbatimit dhe ma-

sat e ndërmarra janë të përshtatshme për arritjen e objektivave dhe 3)

parimi i efektivitetit: nëse efekti i veprimit institucional ka qenë efektiv,

efikas dhe ekonomik që ndryshe njihet si parimi i performancës.

Komisionet parlamentare sipas fushëveprimit të tyre, mbulojnë

resorët përkatës të qeverisë dhe institucioneve të pavarura, dhe gjatë

punës së tyre ato trajtojnë në çështje që ndërlidhen fushat e kapitujve

dhe kritereve të MSA-së. P.sh. Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike luajnë rol të rëndë-

sishëm në fushën e buxhetit dhe shpenzimit të parasë publike. Por deri

me tani mbikëqyrja parlamentare mbi përdorimin të fondeve te Instru-

mentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) nuk është bëre nga 49 Neni 71 i Kushtetutës së Kosovës. 50 Neni 73 i Rregullorës se Punës se Kuvendit.

Page 17: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

394

komisionet parlamentare dhe kjo praktikë duhet të ndryshohet.51 Po

ashtu komisioni për legjislacion; komisioni për zhvillim ekonomik,

komisioni për çështjet e sigurisë, komisioni i arsimit mund të përmen-

den për rolin e tyre në procesin e shqyrtimit dhe mbikëqyrjes së ligjeve

që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian.

4.2. Komisioni parlamentar për integrime evropiane

Komisioni për Integrime Evropiane (KIE), është komisioni i

përhershëm përgjegjës për fushën e integrimeve i cili ushtron këto

aktivitete: legjislative, mbikëqyrëse, diplomatike dhe informuese të

cilat duhet të ushtrohen në mënyrë të balancuar. Përfshirja e KIE-së

është e detyrueshme në procesin legjislativ; ai merret me shqyrtimin e

të gjitha projektligjeve dhe amendamenteve të dorëzuara në Kuvend

nga aspekti i përafrimit të legjislacionit me acquis e BE-së. 52 Pas hyrjes

në fuqi të MSA-së barra e punës legjislative është rritur në masë të

konsiderueshme. Përveç përafrimit të legjislacionit vendor me atë të

BE-së është edhe shqyrtimi dhe verifikimi i këtij përafrimi. Struktura

përgjegjëse sa i përket procesit të harmonizimit të legjislacionit të BE-

së përbëhet nga KIE i cili shqyrton procesin e harmonizimit të çdo ligji

të miratuar në Kuvend me legjislacionin e BE-së. KIE, shqyrton jo

vetëm tekstin e projektligjeve të proceduarave në këtë komision, por

edhe amendamentet e propozuara nga komisionet raportuese apo nga

deputetët duke siguruar pajtueshmërinë e këtyre amendamenteve me

aktet juridike të Bashkimit Evropian.53

Në kuadër të monitorimit të ekzekutivit, KIE-së i është besuar

mbikëqyrja e aktiviteteve të qeverisë në lidhje me BE-në, përfshirë këtu

edhe përafrimin e legjislacionit. Për këtë qëllim, ky komision mund të

kërkojë informata dhe të dhëna specifike, si dhe të iniciojë mbajtjen e

dëgjimeve personale me ministrat dhe me zyrtarët tjerë. Në përputhje

me rregulloren e punës, fushëveprimi i detyrave dhe i përgjegjësive të

KIE-së përfshin gjithashtu bashkëpunimin dhe koordinimin me institu-

cionet e BE-së dhe me zyrat e tyre në Kosovë, bashkëpunimin dhe

shkëmbimin e praktikave të mira me vendet anëtare të BE-së,

51 Rreth aspekteve krahasuese te mbikëqyrjes se fondeve te IPA-se, shih Manualin për

deputet dhe staf parlamentar: Westminster Foundation for Democracy (2013).

http://npcbalkan.net/admin/doc/Toolkit_AL.pdf 52 Rregullorja e Punës se Kuvendit, shtojca 2. Fushëveprimi i Komisionit për

integrime evropiane. 53 PKZMSA, 2019-2022, f.12.

Page 18: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

395

mbikëqyrjen e Procesit të Stabilizim-Asociimit, mbikëqyrjen dhe

koordinimin e IPA-së, monitorimin e donatorëve dhe të programeve të

bashkëpunimit me BE-në, bashkëpunimin me Këshillin e Evropës.

4.3. Komisioni parlamentar i stabilizim - asociimit MSA-ja përcakton ngritjen e strukturave te përbashkëta të cilat

mbikëqyren planin e zbatimit te marrëveshjes. Mekanizimi kryesor

është Këshilli i Stabilizim-Asociimit (KSA) në nivel ministror i cili

gjatë kryerjes së detyrave të tij ndihmohet nga Komisioni i Stabilizim-

Asociimit në nivel të strukturave administrative.54 Një mekanizim tjetër

i përcaktuar nga MSA-ja, është Komiteti Parlamentar i Stabilizim-

Asociimit (KPSA) i cili është forumi i anëtarëve të Kuvendit të Kosovës

dhe të Parlamentit Evropian, në të cilin diskutohen të gjitha aspektet e

marrëdhënieve politike dhe ekonomike Kosovë-BE, me fokus të veçan-

të në zbatimin MSA-së.55 Ky mekanizëm përbëhet nga një numër i

barabartë anëtarësh të caktuar nga Parlamenti Evropian dhe nga Kuven-

di i Kosovës. Ky Komitet kryesohet me rrotacion nga deputetet të

Parlamenti Evropian dhe deputet të Kuvendi i Kosovës.

Takimet janë publike, me përjashtim të rasteve kur KPSA vendos

ndryshe. Në përfundim të çdo takimi, pasi diskutohen të gjitha pikat e

rendit të ditës, Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit miraton

deklaratën dhe rekomandimet e përbashkëta, të cilat u dërgohen

institucioneve të vendit (Kuvendit dhe Qeverisë) dhe atyre të Bashkimit

Evropian (Parlamentit Evropian, Këshillit të Ministrave dhe Komisionit

Evropian). Rekomandimet konsiderohen të miratuara nëse marrin

mbështetjen e shumicës së anëtarëve të delegacionit të Parlamentit

Evropian dhe të delegacionit të Kuvendit të Kosovës.

CONCLUSION

As a result of this analysis, it is clear that the role of the Assembly

of Kosovo in the European integration process is essential and must be

fulfilled in continuity. To achieve this, the Assembly of Kosovo must

be a stable institution, as defined by the Copenhagen Criteria for stable

institutions. The premature termination of the constitutional mandate of

all Assembly legislatures (after independence) - a practice already

known - indicates that institutional instability is evident. This certainly 54 MSA, Tutulli X, nenet 126-130. 55 Ibid, neni 132.

Page 19: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

396

reflects on the institutional credibility towards, among other things, the

European integration process. The role of the Assembly as a represen-

tative body of the citizens is essential, because it reflects the concerns

in the public interest and gives the integration process a legal standing.

The case of voting on the Demarcation Agreement with Montenegro

shows how important the lawfulness of a political decision is.

The Assembly is also one of the main institutional pillars in the

progress of the European agenda. The primary commitment of the

Assembly is the adoption of approximated legislation, and at the same

time strong political oversight of government activities related to the

EU. According to the experiences of the national parliaments of the

countries that have joined the EU, one of the key factors for progress is

the building of internal political consensus materialized through the

decisions of the Assembly. Prioritization of obligations arising from the

SAA should become a primary commitment of the work of the

Assembly, not only for its implementation, but primarily in order to

stabilize the country. This legal report obliges the institutions of the

Republic of Kosovo to undertake gradual and structural reforms in all

areas. In order to improve the work of the Assembly, one of the

necessary measures is the adoption of the new Rules of Procedure of

the Assembly, because the current Regulation does not comply with the

requirements for efficient work. The legislative procedure, the exercise

of parliamentary control and the working procedures related to the

European integration process are some of the areas that need to be

advanced through the new Regulation.

RECENSENTË:

Prof. Dr. Gjyljeta Mushkolaj

Prof. Dr. Visar Morina

REFERENCAT:

Arsim Bajrami “ Parlamentarizmi” (Kolegji FAMA, Prishtinë,

2010)

Arsim Bajrami “Sistemi Kushtetutës i Republikës së

Kosovës”Prishtinë,2012.

Page 20: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

397

Deklaratën e Përbashkët të Samitit të Selanikut.

http://www.consilium.europa.eu/ueDocs/cms_Data/docs/pressdata/en/

misc/76291.pdf

Hajredin Kuçi “Hyrje në Sistemin Ligjor në Kosovë” Kapitulli

III “E Drejta Evropiane (Prishtinë: GIZ, 2019).http://mei-ks.net/

repository/docs/20170717114518_1_mie-alb-_3.pdf .

Karen Davies “Understanding European Union Law” Fifth

Edition (Routledge 2013).

Komunikatë nga Komisioni për Parlamentin Evropian dhe

Këshillin mbi studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-

Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës Bruksel,

10.10.2012 COM(2012) 602.

Lisa L. Martin “Democratic Commitments - legislatures and

international cooperation” (Princeton , Newjersey: Princeton

University Press 2000).

Manualin për deputet dhe staf parlamentar: Westminster

Foundation for Democracy (2013).

National Democratic Institute for International Affairs, ‘Streng-

thening Legislative Capacity in Legislative-Executive Relations.

Legislative Research Series. (Washington DC, 2000)

Nur Çeku “Aspekte të mbikëqyrjes parlamentare të Sektorit të

Sigurisë në Kosovë, (Prishtinë, 2016, Revista e Drejta, Fakulteti

Juridik.) https://juridiku.uni-pr.edu/getattachment/Revista--E-Drejta-

/5--Nur-Ceku-f--65---82.pdf.aspx.

Political Guidelines for the Next European Commission 2019-

2024. https://ec.europa.eu/commission/sites/beta-

political/files/political-guidelines-next-commission_en.pdf.

Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së

Stabilizim-Asocimit (PKZMSA) https://www.mei-ks.net/sq/programi-

kombtar-pr-zbatimin-e-msa-s.

Raport i komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin

e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datë 29 mars 2018 nga

Kosova. Prishtinë, 15 maj 2019. http://old.kuvendikosoves.org/?cid=

1,100.

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, {COM(2019) 260 final}

http://mei-ks.net/repository/docs/alb_-_20190529-kosovo-report.docx

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën,{COM(2016) 715

final}

Page 21: ROLI DHE IMPAKTI I LEGJISLATIVIT NE PROCESIN E INTEGRIMIT

C E N T R U M 15

398

Rick Stapenhurst, Niall Jonston dhe Riccardo Pellizo “The Role

of Parliament in Curbing Corruption“, (New York, 2006).

Sebastian M. Saiegh, “LawMaking” in The Oxford Handbook

of Legislative Studies Edited by Shane Martin, Thomas Saalfeld, and

Kaare W. Strøm, (oxford Universiy Press, 2014)

The European Parliament, the National Parliaments, and

European Integration” Edited by Richard S. Katz and Bernhard Wessels

(Oxford: Oxford University Press, 1999).

The Oxford Handbook of Legislative Studies Edited by Shane

Martin, Thomas Saalfeld, and Kaare W. Strøm, (Oxford Universiy

Press, 2014).

Westminster Foundation for Democracy (2013).

http://npcbalkan.net/admin/doc/Toolkit_AL.pdf

Akte ligjore

Aktgjykimi i Gjykatës kushtetuese/Rasti nr. K073/16,

http://gjk-ks.org/wp-content/uploads/vendimet/gjk_ko_73_16_

shq.pdf

Deklarata e Pavarësisë se Kosovës; http://old.kuvendikosoves.

org/common/docs/Dek_Pav_sh.pdf.

Kushtetuta e Kosovës; http://old.kuvendikosoves.org/common

/docs/Kushtetuta_sh.pdf.

Ligji nr. 05/L-069 për ratifikim të Marrëveshjes së Stabilizim-

Asociimit ndërmjet Kosovës, në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian

dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, në anën tjetër. Gazeta

Zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 34 / 01 dhjetor 2015, Prishtinë.

Ligji nr. 06/l -113 për Organizimin dhe Funksionimin e

Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura / Gazeta Zyrtare

e Republikës së Kosovës / nr. 7/01 mars 2019, Prishtinë;

Rasti 93/78 Mattheus v. Doego [1978] ECR 2203. eur-

lex.europa.eu/legalcontent/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:61978CJ0093

&from=EN

Rregullorja e Punës se Kuvendit;

http://meiks.net/repository/docs/Rregullore_e_Kuvendit_te_Kos

oves.pdf.

Traktati i Lisbonës, versioni i konsoliduar i Traktateve të

Bashkimit Evropian dhe Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit

Evropian;