33
Roli i Kompjuterëve në Rrjetë Kompjuterët varësisht se çfarë shërbime japin marrin edhe emrat përkatës. Stacionet punuese ku punohet p.sh.me Word,Excell etj.quhen Client kompjuter. File/Print Server:quhet kompjuteri në të cilën është bërë share (shfrytëzohet në mënyrë të përbashkët) së paku një follder dhe/ose një printer.

Rrjetat

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Rrjetat

Roli i Kompjuterëve në Rrjetë•Kompjuterët varësisht se çfarë shërbime japin marrin edhe emrat përkatës. Stacionet punuese ku punohet p.sh.me Word,Excell etj.quhen Client kompjuter.•File/Print Server:quhet kompjuteri në të cilën është bërë share (shfrytëzohet në mënyrë të përbashkët) së paku një follder dhe/ose një printer.

Page 2: Rrjetat

Roli i Kompjuterëve në Rrjetë•Database Server quhet kompjuteri ku ruhet banka e shënimeve si p.sh. në kompjuterët në të cilët është instaluar MS SQL Serveri, Oracle, Btreeave, Paradox, Informix.•Mail Server cilësohet kompjuteri i cili ruan dhe menagjon  postën elektronike si p.sh. MS Exchange Softveri

Page 3: Rrjetat

Roli i Kompjuterëve në Rrjetë•Fax Serveri është kompjuteri i cili përmes linjes telefonike dhe modemit që ka mundëson dërgimin dhe pranimin e Fax përmbajtjeve për anëtarët e rrjetit, si aplikacion mund të përmendim Win Faxin e Nortonit.

•Directory Service Server (Domain Controler) quhet kompjuteri në të cilin është instaluar Active Directory (drejtues aktiv).

Page 4: Rrjetat

Tipet e rrjetave•Egzistojnë 3 tipe të rrjetave:

1.Peer to Peer, 2.Client/Server dhe3.Domain (DC).

Page 5: Rrjetat

Peer to Peer•Nëse të gjithë kompjuterët në një rrjetë e kanë të instaluar Win.2k Professional dhe/ose Win. XP, pra nuk kanë të dedikuar asnjë kompjuter për ndonjë qëllim të caktuar (File/Print Server, Fax Server etj.), fjala është për rrjetë të tipit Peer to Peer. Kjo rrjetë cilësohet edhe me faktin se SAM Database (Security Account Manager) ndodhet në secilin kompjuter veq e veq.(SAM Database është një listë ku ruhet user name dhe passwordi).

Page 6: Rrjetat

Client/Server•Përveq kompjuterëve me Win.2k Professional dhe/ose XP ka edhe ndonjë komjuter me rol të veqantë si p.sh. Database Server, Email Server, Fax Server atëhere kjo rrjetë i takon tipit Client/Server. Edhe kjo rrjetë cilësohet me SAM Database lokale në secilin kompjuter (Host), ky tip i rrjetave është shumë efikas kur ka nevojë që shumë shfrytëzues të përdorin shënime të njëjta në të njëjtën kohë.

Page 7: Rrjetat

Domain•Domain rrjetat formohen kur egziston së paku 1 kompjuter me rolin e Domain kontrollerit (nëse është instaluar Active Directory - AD).

Page 8: Rrjetat

REALIZIMI I RRJETËS PËR WINDOWS XP Në këtë kapitull do të bëhet fjalë për:

1. Ethernet rrjetin2. Planifikimi i rrjetës3. Pajisjet aktive4. Principi i punës së ETHERNET HUB-IT5. Principi i punës te ETHERNET Swichat6. Konfigurimi i rrjetës

Page 9: Rrjetat

Rrjeti Ethernet

Zhvillimi i teknologjisë këtyre 10viteve të fundit ka sjellë një përparësi nëkomunikimet kompjuterike e posaqërisht në rrjetet lokale kompjuterike (LAN).

Etherneti me kohën është treguar si më i popullarizuari tek shfrytezuesit.

Page 10: Rrjetat

Rrjeti Ethernet

Komiteti per standardizim e posaqërisht grupi punues (IEEE), në vitet 90 paralajmëroi standardet për ethernetin e shpejtë(100Mb/ps) kurse pas pak vitesh eternetin gigabit (1000Mb/ps).

Page 11: Rrjetat

Rrjeti Ethernet

Edhe pse shpejtësia e pajisjeve aktive na jep shumë mundësi në aplikacionet në rrjetë, prapëseprapë nëse planifikimi i rrjetës nuk është bërë me përpikmëri, rrjeta nuk do të arrijë performansat e veta maksimale. Në këso raste shpesh vie deri te gabimi në transmetim, përgjigje e ngadalshme frymëzënja.

Page 12: Rrjetat

Rrjeti Ethernet

Që të mos ndodh kjo para instalimit të pajisjeve aktive se pari duhet të definohen nevojat e shfrytëzuesve të rrjetit, shpërndarja hapsinore e tyre, prioriteti i ndonjë njësie në organizatë, dhe në bazë të kësaj bëhet lidhja e shfrytëzuesve ne segmente të sakta të rrjetës

Page 13: Rrjetat

Planifikimi i rrjetës

Me rastin e planifikimit të rrjetës konfigurimi i rrjetës duhet të ketë parasysh edhe nevojat e shfrytëzuesve:

1. Cilat njësi punuese në ndërrmarrje shfrytëzojnë përfaqsuesit e rrjetës (financat,marketingu etj.)

2. Punët të cilat kryhen me kompjuter, kryesisht a kryhen në kompjuterët lokal ose shfrytëzohen aplikacione që përpunohen në kompjuterin qëndror (server).

3. A është e nevojshme që grupet e ndryshme punuese të kenë nevojë të komunikojnë ndërmjet veti.

4. Resurset e përbashkëta të rrjetës a kanë nevojë të përdoren në ta dhe a shfrytëzohen nga ata.

Page 14: Rrjetat

Pajisjet aktive

Në rrjetat e sotme të tipit ETHERNET më së shumti shfrytëzohen dy lloje të pajisjeve aktive:

1.Hub dhe2.Switch.

Page 15: Rrjetat

Principi i punës së ETHERNET HUB-IT

Hub-i është pajisje e rrjetës MULTIPORT sepse në vete ka një numër të caktuar të portave.

Hubi siguron që paketa e të dhënave që arrin në një port t’ua shpërndaj të gjithë portave tjerë.

Nëse në ndonjërin prej porteve lajmërohet ndonjë parregullsi, Hub-i këtë port e mbyll për komunikacion derisa parregullsia të mos eliminohet.

Page 16: Rrjetat

Principi i punës së ETHERNET HUB-IT

Përveç një numri të caktuar të portit (RJ 45) hub-at mund të kenë edhe BNC-konektor, pastaj AUI(Attachment Unit Interface), MII, ST dhe SC konektor optik.

Konektori BNC Konektori RJ45 Konektori AUI

Page 17: Rrjetat

Principi i punës së ETHERNET HUB-IT

Tek ethernet hub-at në një moment mund të dërgohet vetëm një paketë.

Kjo do të thotë se në një interval kohor vetëm një kompjuter ka mundësi me pranu rrjetin

Kompjuterët tjerë ose vetëm e përcjellin komunikacionin ose provojnë që paketa është për adresën e tyre, ose presin që të lirohet rrjeta që të mund të dërgohet ajo.

Page 18: Rrjetat

Principi i punës te ETHERNET Swichat

Switch-i është aparat komutues në rrjetë sipas konstruksionit të tij është më i ndërlikuar (më i shtrenjtë) se Hub-i, sepse kryen funksione më të ndërlikuara.

Në memorien e tij mban të dhënat e Ethernet adresave të kompjuterëve në rrjetë (adresat e kartelave të rrjetit).

Page 19: Rrjetat

Principi i punës te ETHERNET Swichat

Në bazë të kësaj për çdo paketë e cila arrin në ndonjërin prej portave të Switch-it, Switch-i e jep rolin që ta lëshoj më tutje në cilindo port të duhur.

Thënë më shkurt përparësia e Swich-it është që shfrytëzuesit e kyçur në portet e ndryshme në të njëjtën kohë mund të dërgojnë të dhëna në cilindo port të shfrytëzuesit në përdorim.

Page 20: Rrjetat

ROUTER-i  Një router fizikisht domethënë një

kompjuter dhe një program i konstruktuar për të manipuluar disa rrjeta lokal (disa LAN=Local Area Network) në distanca të shkurta ose të gjata.

Ky kompjuter i komunikimit (ROUTER) ka disa kartela të rrjetit (NIC=Network Interface Cards).

Page 21: Rrjetat

ROUTER-i

ROUTER-i bën të mundshme shpërndarjen e pakove që përmbajnë informata ose më mirë me thanë zgjedh rrugën e këtyre pakove nëse ekzistojnë më shumë rrugë (d.m.th. zgjedh rrugën më të përshtatshme), rregullon trafikun e informatave dhe i filtron ato(deri tek ROUTER-i tjetër që i pranon këto pako).

Page 22: Rrjetat

ROUTER-i Po ashtu bën edhe konvertimin e

shumicës së protokoleve Pikërisht funksionet e këtyre router-ave

bëjnë të mundshëm funksionimin e Internetit duke transportuar këto pako prej një kompjuteri gjer tek tjetri.

Rout- d.m.th me zgjedh drejtimin e vërtetë(të drejtë) Routing- me dërgu më tutje tek adressanti i drejtë (i vërtetë)

Page 23: Rrjetat

Përdorimi i tyre në shtresat e rrjetit

Page 24: Rrjetat

Shtresat e rrjetave kompjuterike Rrjetet kompjuterike ndahen në disa

shtresa. Tre prej këtyre shtresave janë:1. Shtresa Fizike2. Shtresa e Lidhjes së Informacionit (data-link)3. Shtresa e Rrjetit

Hub-et përdorën në shtresën fizike, switch-et përdoren në shtresën e lidhjes së informacionit, dhe router-at përdoren në shtresën e rrjetit. Hub shqiptohet "hab"; switch shqiptohet "suiç"; router shqiptohet "rautër" ose "rutër".

Page 25: Rrjetat

Shtresa Fizike dhe Hub-et Në këtë shtresë nuk kemi informacion por

shkëmbim sinjalesh elektronike. Pra, bëhet transmetimi i sinjaleve

elektronike nga një pikë në tjetrën.  Detyra e hub-it është të degëzojë burimin

e rrymës elektronike. Nëse kemi një hub me katër porta, i njëjti

sinjal degëzohet në katër degë. Gjithashtu, sinjali i një porte shpërndahet

në të gjitha portat e tjera të hub-it.

Page 26: Rrjetat

Shtresa Fizike dhe Hub-et E keqja e hub-eve është se nuk lejojnë

portat të komunikojnë në të njëjtën kohë. Vetëm një portë shkëmben informacion

ndërsa portat e tjera presin. Në një rrjet me pak porta ose me pak trafik

koha e pritjes është shumë e shkurtër dhe nuk viret re fare; duket sikur të gjithë kompjuterat komunikojnë përnjëherësh.

Por, nëse hub-i ka shumë porta, dhe të gjitha janë duke shkëmbyer informacion në të njëjtën kohë, shpejtësia e rrjetit-it bie ndjeshëm dhe është e dukshme.

Page 27: Rrjetat

Shtresa Fizike dhe Hub-et Një tjetër kufizim i hub-eve është se të gjitha portat

duhet të komunikojnë me të njëjtën shpejtësi. Një tjetër e keqe e hub-eve është se meqenëse

informacioni i çdo porte shpërndahet në të gjitha portat e tjera, atëherë çdo kompjuter i lidhur në hub mund të përgjojë informacionin e të gjithë kompjuterave të tjerë.

Duke pasur parasysh problemet më lart, hub-et janë të papërshtatshëm për rrjete ku shkëmbehet shumë informacion ose kërkohet komunikim në fshehtësi.Megjithatë hub-et përdoren shpesh sepse nuk kushtojnë shumë dhe janë të lehtë për të instaluar.

Page 28: Rrjetat

Shtresa e Lidhjes së Informacionit dhe Switch-et Në shtresën e lidhjes së informacionit

nuk kemi më shkëmbim sinjalesh, por kemi shkëmbim "zarfesh" me informacion.

Çdo zarf ka adresën e dërguesit dhe marrësit.

Kjo adresë është adresa MAC (Media Access Control) e cila është e ndryshme për çdo kartë rrjeti (d.m.th. për çdo kompjuter)

Page 29: Rrjetat

Shtresa e Lidhjes së Informacionit dhe Switch-et Switch-et punojnë në këtë shtresë dhe

kryejnë të njëjtën punë që bën dhe hub-i, por janë "më të zgjuar" dhe eliminojnë problemet e hub-eve.

Ndryshe nga hub-et, switch-et lexojnë adresat e zarfeve dhe i dërgojnë zarfet vetëm në portën ku janë adresuar.

Kjo aftësi e switch-eve lejon të gjithë portat e switch-it të shkëmbejnë informacion në të njëjtën kohë pa qenë nevoja të presin për portat e tjera të pushojnë.

Page 30: Rrjetat

Shtresa e Lidhjes së Informacionit dhe Switch-et Gjithashtu zgjidhet problemi i spiunllëkut

sepse tani çdo kompjuter ka lidhje të drejtpërdrejtë dhe private me switch-in; informacioni dërgohet vetëm në portën ku është adresuar. 

 Ndryshe nga hub-i, switch-i është i aftë t'i përshtatet shpejtësisë së kartës së rrjetit për çdo kompjuter.

Përveç switch-eve, në shtresën e lidhjes së informaciont është edhe ura (bridge), një pajisje e ngjashme me Switch-et por që përdoret për të krijuar një lidhje (urë) midis dy rrjeteve.

Page 31: Rrjetat

Shtresa e Rrjetit dhe Router-at Shtresat e lartpërmëndura kishin të bënin me

shkëmbimin e informacionit midis dy pikave të lidhura drejtpërdrejt me njëra tjetrën.

Shtresa e rrjetit ngjitet një shkallë më lart dhe lejon komunikimin e dy pikave që mund të jenë lidhur drejtpërdrejt ose me anë të lidhjeve ndërmjetëse të rrjetit.

Shtresa e rrjetit e ndan informacionin në paketa të adresuara me adresa IP dhe pastaj ia kalon paketat shtresës së lidhjes së informacionit, e cila i fut këto paketa në zarf me adresa MAC dhe i hedh ato në rrjet. 

Paketat mund të kalojnë në disa zarfe deri sa të mbërrijnë në portën e adresuar.

Page 32: Rrjetat

Shtresa e Rrjetit dhe Router-at Në shtresën e lidhjes së informacionit zarfi

kalonte direkt nga dora e dërguesit në dorën e marrësit, ndërsa në shtresën e rrjetit paketa kalon dorë më dorë ... më dorë deri sa arrin tek marrësi.

Duart që bëjnë të mundur shkëmbimin e paketave me informacion janë router-at.

Router-at janë akoma më të zgjuar se switch-et dhe dinë si të shkëmbejnë informacion midis dy pikave, kudo qofshin ato në rrjet.

Page 33: Rrjetat

Shtresa e Rrjetit dhe Router-at  Router-at e avancuar kujdesen që

paketat të shkëmbehen barabar me qëllim që rrjeti të shfrytëzohet sa më mirë dhe të mos mbingarkohet.

Router-at zakonisht përdoren për të ndarë/organizuar rrjete të mëdhenj në nën-rrjete më të vegjël (subnets).

Ky organizim bëhet për të minimizuar ngarkesën në rrjet dhe për të lehtësuar menaxhimin e rrjeteve.