Upload
others
View
22
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Shkolla e mesme “Sezai Surroi”Bujanoc Elektroteknik i kompjuterëve
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIMI për klasën e katërt në shkollë të mesme
SKRIPTË NGA LËNDA
ABAZ MEMETI, ing.dip.el.
Bujanoc, 2015
PËRMBAJTJE
PARATHËNIE …………………………………………………………………………………….. 3
NOCIONET THEMELORE – TELEKOMUNIKIMET ……………………………………….. 5 HYRJE ………………………………………………………………………………………….. 5 POROSIA DHE SINJALI …………………………………………………………………….. 6 Transmetimi serik dhe paralel …………………………………………………………. 7 Transmetimi asinkron dhe sinkron …………………………………………………… 7 STANDARDET …………………………………………………………………………………. 8
RRJETAT KOMPJUTERIKE – NOCIONET THEMELORE ....................................... 10 HYRJE ............................................................................................................ 10
FORMIMI I PAKETAVE .................................................................................... 11 MËNYRAT THEMELORE PËR LIDHJEN E PAJISJEVE ..................................... 12 KLASIFIKIMI I RRJETAVE KOMPJUTERIKE .................................................... 13 Topologjia e lidhjes së kompjuterëve ............................................................ 13 Ndarja e rrjetave sipas madhësisë ................................................................ 15 Ndarja e rrjetave sipas raporteve funksionale në mes elementeve të rrjetit .... 16 SISTEMI OPERATIV I RRJETAVE ..................................................................... 17 MODELI OSI .................................................................................................... 17
MEDIUMET PËR TRANSMETIMIN E SINJALEVE ................................................. 19 HYRJE ............................................................................................................ 19 MEDIUMET ME VEM TË KANALIZUAR ........................................................... 19 Çiftorja e përdredhur .................................................................................. 20 Kabllo koaksial ........................................................................................... 21 Fibra optike ................................................................................................ 21 MEDIUMET ME VEM TË PAKANALIZUAR ........................................................ 23 Telefonia mobile ......................................................................................... 24 TRANSMETIMI I MULTIPLEKSUAR .................................................................. 26 Multipleksimi frekuencor ............................................................................ 26 Multipleksimi kohor .................................................................................... 27
SHTRESA FIZIKE ................................................................................................. 28 HYRJE ............................................................................................................. 28 KOMUNIKIMI ME MODEM .............................................................................. 28 Qasja telefonike .......................................................................................... 28 ADSL ...................................................................................................... 29 STANDARDI RS-232 dhe RS-485 ..................................................................... 30
SHTRESA E DATA-LINKUT .................................................................................. 32 PROJEKTI IEEE 802 ........................................................................................ 32 DETYRAT E SHTRESËS SË DATA-LINKUT ....................................................... 32 Formimi i kornizave .................................................................................... 33 Adresimi fizik .............................................................................................. 34 Dirigjimi i qasjes në medium ....................................................................... 34 Dirigjimi i rrjedhës ...................................................................................... 36 Kontrolla e gabimeve .................................................................................. 37
SHTRESA E RRJETIT ........................................................................................... 38 ADRESIMI LOGJIK .......................................................................................... 38
RUTIMI ............................................................................................................ 38
SHTRESA E TRANSPORTIT .................................................................................. 39 SEGMENTIMI DHE REASAMBLIMI ................................................................. 39 ADRESIMI SAP ............................................................................................... 40 KONTROLLIMI I GABIMEVE ........................................................................... 41 MULTIPLEKSIMI ............................................................................................. 41
SHTRESAT E EPËRME ........................................................................................ 41 SHTRESA E SESIONIT .................................................................................... 41 SHTRESA E PREZANTIMIT ............................................................................. 41 SHTRESA E APLIKACIONIT ............................................................................. 42
RRJETAT LOKALE KOMPJUTERIKE .................................................................... 42 STANDARDET E LAN-ëve, IEEE 802.3, ETHERNET ......................................... 42
SISTEMET OPERATIVE TË RRJETIT, PROGRAMET E SERVERIT .................... 43 PROXY SERVERI, MAIL SERVERI DHE WEB SERVERI ................................... 43 MBROJTJA E TË DHËNAVE NË RRJETË ........................................................ 44
MJETET E RRJETAVE LOKALE ........................................................................... 45 RIGJENERATORI DHE HABI ........................................................................... 45 URA E RRJETIT DHE RUTERI ......................................................................... 46
MODELI TCP/IP .................................................................................................. 47 IP ADRESIMI .................................................................................................. 48 SERVERI DNS ................................................................................................ 50 KYÇJA NË INTERNET ..................................................................................... 50 Lidhja fizike në Internet ............................................................................. 51 Regjistrimi i shfrytëzuesit ........................................................................... 51 Instalimi i programeve komunikuese .......................................................... 52 SHËRBIMET DHE VEGLAT E INTERNETIT ..................................................... 52 Posta elektronike ....................................................................................... 52 Bartja e fajllave .......................................................................................... 53 Kyçja në kompjuterin në largësi ................................................................. 53 Grupet diskutive ........................................................................................ 53 WWW ......................................................................................................... 53 URL ........................................................................................................... 54 Shfletues programet ................................................................................... 54 Protokolli HTTP .......................................................................................... 54 HTML ........................................................................................................ 55 PHP ........................................................................................................... 55 DHCP ........................................................................................................ 55
JavaScript ................................................................................................. 55
REFERENCAT ...................................................................................................... 57
PARATHËNIE
Të dashur nxënës! Para jush keni një material të përmbledhur nga lënda Rrjetat Kompjuterike dhe Komunikime për klasën e katërt profili arsimor Elektroteknik i Kompjuterëve, që do t'ju ndihmoj në nxënien e njohurive teorike nga lëmi i rrjetave kompjuterike.
Përmbledhja e këtij materiali është realizuar për disa vite radhazi duke hulumtuar nga burime të ndryshme, e duke u munduar që përmbajtja e tij të jetë në përputhje me plan-programin zyrtar të përpiluar nga Ministria e Arsimit.
Rrjetat kompjuterike janë lëmi shumë voluminoze, e në këtë material janë përfshirë vetëm një pjesë e vogël e këtyre njohurive, pra, ato tema bazike që duhet t'i përvetësoj tekniku i kompjuterëve pasi të ketë njohuri themelore kompjuterike.
Ky material i përmbledhur nuk është definitiv, posaçërisht kapitujt: Shtresa e rrjetit, Shtresa e transportit dhe Shtresat e epërme, andaj puna nuk mbaron këtu por nevojitet përkushtim edhe më tej për ta përsosur, e mangësitë nga ky material do të mundohemi t'i eliminojmë gjatë realizimit të orëve mësimore, duke u shërbyer edhe me literatura tjera.
Dua të theksoj, se qëllimi i mësimit të kësaj lënde është njoftimi me nocionet themelore, rëndësinë, mënyrën e funksionimit, aplikimin dhe sigurinë e rrjetave dhe komunikimeve kompjuterike, e në kuadër të saj edhe rrjetit të rrjetave, përkatësisht Internetit.
Shpresoj se përmbajtjet e parapara me lehtësi do t’i zotëroni, e detyrat e dhëna praktike dhe teorike do t’i kryeni me sukses!
Autori
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME NOCIONET THEMELORE – TELEKOMUNIKIMET
5
1. Nocionet themelore – Telekomunikimet
1.1. HYRJE
Procesi i njohjes së gjendjes të ndonjë sistemi paraqet informacionin apo poro-
sinë. Paraqitja fizike e informacionit quhet sinjal. Sinjali mund të shqyrtohet në
domenin kohor dhe në domenin frekuencor. Funksioni i cili e përshkruan përmba-
jtjen frekuencore të sinjalit quhet spektër i sinjalit.
Me nocionin komunikim nënkuptohet këmbimi i informacioneve në mes dy apo
më shumë subjekteve (p.sh. personave dhe/ose kompjuterëve). Për komunikim të
suksesshëm është e nevojshme që të gjithë pjesëmarrësit në komunikim të përdorin
të njëjtën “gjuhë”. Me termin “gjuhë” nënkuptojmë bashkësinë e simboleve, të cilëve
ju është ndarë një domethënie e veçantë. Komunikimi ndërmjet kompjuterëve rea-
lizohet me gjuhën e shifrave, më saktësisht me gjuhën, alfabeti i së cilës përbëhet
prej dy simboleve: 0 dhe 1.
Bartja e të dhënave ndërmjet pajisjeve realizohet përmes mediumit për bartjen
e sinjalit, përkatësisht linjën e komunikimit.
Mediumi paraqet ambientin (mjedisin) nëpër të cilin bëhet bartja e porosisë
nga dhënësi, përkatësisht burimi deri tek marrësi, përkatësisht destinacioni.
Fig. 1.1. – Modeli themelor i sistemit komunikues
Në raport me kahun e komunikimit, ekzistojnë tri lloje të komunikimeve:
• komunikimi simpleks, përkatësisht komunikim në një kah (fig.1.2a),
• komunikimi gjysëm dupleks, përkatësisht komunikim në dy kahe, por jo
njëkohësisht (fig.1.2b)
• komunikimi dupleks, përkatësisht komunikim në dy kahe njëkohësisht
(fig.1.2c).
Fig.1.2. – Kahu i bartjes së të dhënave: (a) simpleks; (b) gjysëmdupleks; (c) dupleks
1. NOCIONET THEMELORE - TELEKOMUNIKIMET
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME NOCIONET THEMELORE – TELEKOMUNIKIMET
6
1.2. POROSIA DHE SINJALI
Porositë mund të jenë kontinuale ose diskrete.
Porositë kontinuale janë të lidhura për sisteme, gjendjet e të cilave janë të
definuara në çdo moment kohor gjatë periodës së shqyrtimit dhe të cilat së paku në
ndonjë brez kanë pafundësisht shumë gjendje. Brezi i kufizuar ndërmjet vlerave
minimale dhe maksimale quhet brez dinamik. Porositë kontinuale paraqiten me
sinjale analoge, përkatësisht kontinuale, në formën e funksionit të pandërprerë
kohor, p.sh. shtypja, temperatura, zëri, etj.
Porositë diskrete janë të lidhura për sisteme, gjendjet e të cilave definohen në
intervale të caktuara kohore. Sinjalet që shërbejnë për bartjen e porosive diskrete
mund të paraqiten në formë të impulseve, ku amplituda e impulseve mund të ketë
numër të pafundmë të vlerave në brezin e dhënë dinamik. Pra, sinjalet impulsive
janë diskrete sipas kohës, ndërsa kontinuale sipas vlerave momentale.
Porositë kontinuale mund të barten edhe me sinjale diskrete nëse plotësohet
kushti i teoremës së mostrimit. Kjo teoremë thotë se çdo sinjal kontinual mund të
paraqitet në mënyrë unike me numër të fundmë të impulseve ndërmjet vete të
larguar, të ashtuquajtura mostra, me kusht që spektri i sinjalit është i kufizuar,
ndërsa mostrimi (zgjedhja e mostrave) kryhet me shpejtësi f0 ≥ 2fg, ku fg paraqet
frekuencën e epërme kufitare të sinjalit që mostrohet.
Çdo sinjal kontinual që i plotëson kushtet e teoremës së mostrimit, mund të
digjitalizohet, ashtu që duhet kryer tri operacione:
1. mostrimi – diskretizimi i sinjalit sipas kohës,
2. kuantizimi – diskretizimi i sinjalit sipas vlerave momentale,
3. kodimi – paraqitja e vlerave të sinjalit të diskretizuar (kuantizuar) me një
grup të shifrave, përkatësisht impulseve.
Rast special i sinjalit digjital është sinjali binar, në të cilin të gjitha vlerat
momentale diskrete paraqiten me kombinimin e dy shifrave binare – 0 dhe 1.
Transmetimi i porosive, që realizohet ashtu që transmetohen sinjale konti-
nuale quhet transmetim analog.
Transmetimi i porosive, që realizohet me transmetimin e sinjaleve digjitale
quhet transmetim digjital.
Transmetimi digjital është shumë më tepër rezistent ndaj ndikimit të zhu-
rmave se sa transmetimi analog, sepse në vend të përforcimit të sinjalit, bëhet
rigjenerimi i tij. Pas rigjenerimit, sinjali praktikisht është i “pastruar” nga zhurma.
Influencë vendimtare në kualitetin e transmetimit digjital ka operacioni i
kuantizimit, përkatësisht rrumbullakimi i vlerës momentale të mostrës në vlerën
diskrete më të afërt. Në këtë rast futet gabimi i kuantizimit, i cili më nuk mund të
eliminohet.
Në rastin e transmetimit digjital, nevojitet brez më i gjerë i lëshimit në kra-
hasim me rastin e transmetimit analog.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME NOCIONET THEMELORE – TELEKOMUNIKIMET
7
1.2.1. TRANSMETIMI SERIK DHE PARALEL
Nëse ndërmjet dhënësit dhe marrësit, transmetimi i të dhënave bëhet nëpër
një kanal komunikues, atëherë bitët (fizikisht këto janë sinjale në formë të impu-
lseve) mund të dërgohen në mënyrë sukcesive, njëri pas tjetrit, në këtë rast bëhet
fjalë për transmetim serik (fig. 1.3). Pra, në një takt kohor, përkatësisht në një njësi
kohore mund të transmetohet (dërgohet) vetëm një bit.
Fig. 1.3. – Në rastin e transmetimit serik, porosia dërgohet në mënyrë
sukcesive, bit pas biti nëpër një kanal komunikues
Në rastin e transmetimit paralel, ndërmjet dhënësit dhe marrësit duhet të
ekzistojnë n-kanale komunikuese. Kjo mundëson që njëkohësisht, pra, në një takt
kohor, të dërgohen n-bitë. Padyshim se transmetimi paralel është n-herë më i shpe-
jtë se transmetimi serik.
Fig.1.4. – Shembull i transmetimit paralel, ku njëkohësisht transmetohen tetë
bitë. Transmetimi i paraqitur në këtë figurë, kryhet tetë herë më shpejtë se
transmetimi i paraqitur në fig. 1.3.
Brenda kompjuterit, për të arritur shpejtësi më të madhe, përdoret transme-
timi paralel. Në telekomunikimet e sotshme, e gjithashtu edhe në rastin e komu-
nikimit ndërmjet kompjuterëve, për arsye ekonomike, përdoret transmetimi serik.
Duke pasur parasysh këto fakte, në portin hyrës të kompjuterit, duhet kryer konve-
rtimin e transmetimit serik në transmetim paralel, ndërsa në portin dalës, procesin
e anasjelltë.
1.2.2. TRANSMETIMI ASINKRON DHE SINKRON
Të shqyrtojmë transmetimin serik të të dhënave. Dhënësi (transmetuesi) mund
të filloj të dërgoj të dhëna, vetëm atëherë kur marrësi është i gatshëm t’i pranoj ato.
Nëse do të dërgohet vetëm një fjalë binare, me gjatësi të njohur, me marrëveshje
ndërmjet dhënësit dhe marrësit për shpejtësinë e transmetimit, atëherë transmetimi
do të realizohet pa probleme. Marrësi duhet ta dijë, kur një fjalë binare fillon dhe
kur mbaron, në të kundërtën do të vijë deri te pranimi i gabueshëm i të dhënave.
Kjo nënkupton se marrësi duhet të jetë i sinkronizuar me dhënësin. Ky problem
është zgjidhur me aplikimin e dy mënyrave të transmetimit të të dhënave: transme-
timi asinkron dhe sinkron.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME NOCIONET THEMELORE – TELEKOMUNIKIMET
8
1.2.2.1. Transmetimi asinkron
Gjatë transmetimit asinkron, në grupin e shifrave binare me gjatësi të caktuar,
zakonisht në çdo fjalë binare futen bitët shtesë, edhe atë, në fillim të vargut, i
ashtuquajturi start-biti dhe në fund të vargut një apo më shumë bita, të ashtu-
quajtur stop-bit(a).
Zakonisht start-biti është zero logjike (0), ndërsa stop-biti është një logjike (1).
Start-biti i lajmëron marrësit se po fillon ardhja e të dhënës, ndërsa stop-biti lajmë-
ron se përfundoj e dhëna.
Gjatë transmetimit asinkron vërehet se rritet numri i bitëve që duhet bartur,
prandaj transmetimi i këtillë përdoret në rastin e porosive në intervale të shkurta
kohore dhe kur sasia e të dhënave është e vogël. Në periodën kur nuk ka transme-
tim, tensioni që iu përgjigjet stop-bitit do të jetë tërë kohën i pranishëm në linjë.
1.2.2.2. Transmetimi sinkron
Në rastin e transmetimit sinkron, bitët e të dhënave barten në mënyrë konti-
nuale. Problemi se si marrësi ta njoh bitin e parë të fjalës binare, është zgjedhur
ashtu që para fillimit të transmetimit, marrësi të vije “në hap” me dhënësin, përka-
tësisht të sinkronizohet. Kjo realizohet, ashtu që dhënësi tek marrësi disa herë pa-
ndërprerë dërgon shenjën për sinkronizim, e cila p.sh. tek kodi ASCII është
10010110.
Transmetimi sinkron përdoret në rastet kur duhet bartur sasi të mëdha të të
dhënave, sepse kërkon numër më të vogël të bitëve dirigjues.
1.3. STANDARDET
Pajisjet e prodhuesve të ndryshëm të pajimeve kompjuterike dhe teleko-
munikuese, dallojnë ndërmjet vete sipas konceptit dhe karakteristikave teknike. Me
standardizim të pajimeve harduerike dhe softuerike, sigurohet kompatibiliteti i tyre,
përkatësisht mundësohet bashkimi dhe lidhja e pajisjeve të prodhuesve të ndry-
shëm, zvogëlohen shpenzimet e prodhimit, e me këtë zvogëlohet edhe çmimi i paji-
sjes.
Standardet mund të ndahen në dy grupe:
• standarde de fakto dhe
• standarde de jure.
Standardet de fakto janë ato standarde te të cilët është arritur pa ndonjë plan
formal. P.sh. kompjuteri PC IBM është standard de fakto për kompjuterë të vegjël
shtëpiak, sepse disa dhjetëra prodhues tjerë e kopjojnë kompjuterin PC IBM.
Standardet de jure (latinisht: sipas ligjit) janë standarde formale, legale, të cilat
i ka miratuar një trup ndërkombëtar i autorizuar për standardizime.
Standardet ndërkombëtare i definon Organizata Ndërkombëtare për Standa-
rdizime ISO (International Organization for Standardization).
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME NOCIONET THEMELORE – TELEKOMUNIKIMET
9
Në fushën e telekomunikimeve, ISO-ja bashkëpunon me Komitetin për standa-
rdizime në fushën e telekomunikimeve të Unionit Ndërkombëtar për Telekomu-
nikacione, të ashtuquajtur Komiteti ITU-T (International Telecommunication Union
– Telecommunication Standard Sector).
Në Evropë për standardizime në telekomunikacion janë organizatat ETSI (Eu-
ropean Telecommunication Standard Institute) dhe CEPT (Committee of European
Post, Telegraph and Telephone), të cilat parashtrojnë propozime në ITU-T dhe në
mënyrë aktive marrin pjesë në punimet e saj. Në SHBA rol të ngjashëm ka ANSI
(American National Standard Institute).
Rol vendimtar në botën e standardeve ka edhe IEEE (Institute of Electrical and
Electronics Engineers). IEEE-ja ka grupin e saj të standardeve e që zhvillon
standarde në fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike. Për shembull, sta-
ndardi IEEE 802 paraqet standardin kyç për rrjeta lokale.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME RRJETAT KOMPJUTERIKE – NOCIONET THEMELORE
10
2. Rrjetat kompjuterike – nocionet themelore
2.1. HYRJE
Për kompjuterët themi se komunikojnë, nëse ndërmjet veti mund të këmbejnë
të dhëna. Për të komunikuar kompjuterët, nevojitet të lidhen në rrjetë. Me lidhjen e
kompjuterëve në rrjetë, mundësohet shfrytëzimi i përbashkët i të gjitha resurseve të
pajisjeve të rrjetëzuara: të dhënave, harduerit (p.sh. printeri) dhe softuerit. Rrjeta
kompjuterike paraqet grupin e lidhur të kompjuterëve të pavarur, përkatësisht, ko-
mpjuterëve të cilët munden në mënyrë të pavarur të realizojnë përpunimin, por të
cilët sipas nevojës mund t’i përdorin resurset e pajisjeve tjera në rrjetë.
Rrjeta përbëhet nga bashkësia e pajisjeve të lidhura me linqe. Pajisjet e rrje-
tëzuara, pa marrë parasysh a gjenden në brendi të rrjetës apo në skajet e saj (paji-
sjet fundore, përkatësisht, kompjuterët e shfrytëzuesve), quhen nyje. Linku paraqet
linjën komunikuese, e cila drejtpërsëdrejti i lidh dy nyje fqinje. Nyejt e brendshme
quhen mesnyje. Këto janë pajisje të rrjetit, si: regjeneratorë, ura, ruterë. Për ko-
mpjuterin e shfrytëzuesit përdoren edhe këto emërtime: stacion, host, kompjuter
amë ose DTE (Data Terminal Equipment – pajisje e cila gjeneron dhe/ose përdor të
dhëna digjitale). Linja komunikuese e cila i lidh dy nyje të skajshme, përkatësisht
dhënësin dhe marrësin, quhet shteg. Në rrjetat kompjuterike, për stacionin që
dërgon të dhëna, zakonisht përdoret termi burim, ndërsa për stacionin që pranon të
dhëna, përdoret termi destinacion.
Fig. 2.1. – Elementet e rrjetit: nyja e skajshme, mesnyja, linku dhe shtegu
Kompjuteri manipulon me të dhëna ashtu siç e dikton programi. Të dhënat
ndahen në njësi të dhënash, të cilat varësisht nga vendi dhe mënyra e përpunimit,
ruajtja dhe bartja, mund të jenë të ndryshme. Njësia më e madhe e të dhënave
është porosia. Porosia paraqet një informacion të plotë, p.sh. një fajll me të dhëna.
Njësia më e vogël e të dhënave është biti.
Për të komunikuar dy kompjuterë, nuk mjafton vetëm të lidhen me një medi-
um komunikues; nevojitet që të dy kompjuterët “të flasin” gjuhën e njëjtë. Ata duhet
të akordohen se si të zhvillohet komunikimi: me çfarë shpejtësie, cili lloj kodimi të
përdoret, çfarë të ndërmerret nëse gjatë transmetimit paraqiten gabime, etj. Ba-
shkësia e rregullave që dirigjon transmetimin e të dhënave quhet protokoll. Pra, që
të mund të komunikojnë dy kompjuterë ndërmjet vete, është e domosdoshme:
2. RRJETAT KOMPJUTERIKE – NOCIONET THEMELORE
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME RRJETAT KOMPJUTERIKE – NOCIONET THEMELORE
11
• të jenë të lidhur me linjë komunikuese,
• të ekzistoj protokoll i caktuar, pra, marrëveshje e ndërsjellët me cilat rre-
gulla do të realizohet komunikimi.
2.2. FORMIMI I PAKETAVE
Porositë që i këmbejnë kompjuterët mund të jenë të gjatësive të ndryshme,
prej disa bitë deri në disa milion bitë. Gjatë transmetimit mund të vije deri te
ndonjë gabim. Në komunikimet kompjuterike, kur në marrje vërtetohet se në poro-
sinë e pranuar ekziston gabimi, nga burimi kërkohet që përsëri ta dërgoj porosinë e
tillë. Për këtë arsye, burimi duhet që porosinë e dërguar ta ruaj në memorien amë,
të ashtuquajtur bafer, deri sa nga destinacioni nuk e merr konfirmimin se porosia
ka arritur pa gabime. Gjithashtu edhe në destinacion ekziston baferi në të cilin
ruhet porosia e pranuar. Meqenëse gjatësia e porosisë (përkatësisht numri i bitëve
në porosi) është e pakufizuar, është e pamundur të projektohet bafer i cili me një
siguri të plotë do të mund të pranonte çdo porosi. Nga ana tjetër, ndërtimi i baferit
me kapacitet të madh memorues do të ishte jashtëzakonisht joekonomik, sepse
shumë shpesh baferi do të ishte gati plotësisht i zbrazët.
Për këtë arsye, në procesin e komunikimit, porosia në emitim (burim) ndahet
në pjesë më të vogla, të ashtuquajtura paketa të të dhënave, për t’u siguruar tra-
nsmetim më ekonomik. Në destinacion paketat e arritura përsëri rikuperohen (ba-
shkohen) në porosi të plotë. Në këtë mënyrë në rrjetat kompjuterike zhvillohet
komunikacioni paketor. Madhësia maksimale e paketave varet nga lloji i rrjetës në të
cilën realizohet transmetimi.
Përparësitë e komunikacionit paketor janë:
• Meqenëse gjatësia maksimale e paketave është e kufizuar, lehtë mund të
projektohet madhësia e baferit në nyjet e rrjetit.
• Kur në destinacion konfirmohet gabimi në transmetim, burimi nuk e riemi-
ton porosinë e plotë, por vetëm paketën në të cilën është hasur gabimi. Në
këtë mënyrë, dukshëm zvogëlohet numri i bitëve që duhet përsëri të dërgo-
hen.
• Porosia e gjatë “do të bllokonte” për një kohë të gjatë një apo më shumë
linja komunikuese në rrjetë dhe në këtë mënyrë do të pamundësonte që në
këtë shteg të barten edhe porosi tjera. Me ndarjen e porosisë në paketa,
mundësohet qasja e barabartë në rrjetë e të gjithë të interesuarve.
Përparësitë e komunikacionit paketor e kanë edhe çmimin e vet.
• E metë është se rritet numri i përgjithshëm i bitëve që duhet bartur. Çdo
paketë duhet përveç bitëve të porosisë, të përmbaj edhe një varg të indo-
rmacioneve shtesë (p.sh. adresën e burimit dhe destinacionit, numrin re-
ndor të paketës, a bëhet fjalë për paketën e fundit të porosisë, a ka paketa
prioritet dhe me çfarë shkalle, etj.). Të gjitha këto informacione vendosen në
të ashtuquajturën koka e paketës (ang.: header). Për këtë arsye paketa nda-
het në dy pjesë: koka dhe fusha e të dhënave (fig. 2.2). Pasi koka përmban
një varg të informacioneve dirigjuese, gjithashtu përmban edhe numër të
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME RRJETAT KOMPJUTERIKE – NOCIONET THEMELORE
12
caktuar të nënfushave, të cilat në rastin e përgjithshëm kanë gjatësi të
ndryshme.
• Komunikacioni paketor kërkon që në nyje të kryhen më shumë detyra: në
emetim, ndarja e porosisë në paketa dhe në marrje, rikombinimi i paketave
në porosi, emetim dhe pranim i numrit më të madh të njësive individuale,
etj.
Fig. 2.2. – Struktura e përgjithshme e paketit të të dhënave
2.3. MËNYRAT THEMELORE PËR LIDHJEN E PAJISJEVE
Të shqyrtojmë rastin kur duhet lidhur kompjuterin me terminalet e tij. Lidhjen
mund ta realizojmë në dy mënyra:
- Lidhjen e tipit pikë-pikë (ang.: point-to-point link);
- Lidhjen shumëpikësh (ang.: multipoint link ose multidrop link).
Kompjuterin me periferitë e tij që gjenden afër, zakonisht i lidhim me tipin
pikë-pikë (fig.2.3).
Fig. 2.3. – Lidhja e tipit pikë-pikë, në rastin: (a) kompjuter – një terminal dhe (b) kompjuter – më
shumë terminale
Fig. 2.4. – Lidhja shumëpikësh e kompjuterit me terminalet në largësi
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME RRJETAT KOMPJUTERIKE – NOCIONET THEMELORE
13
Për lidhjen e N-terminaleve, kompjuteri duhet t’i ketë N-porte. Nëse terminalet
gjeografikisht gjenden në largësi nga kompjuteri, më racionale është përdorimi i
lidhjes shumëpikëshe (fig. 2.4).
2.4. KLASIFIKIMI I RRJETAVE KOMPJUTERIKE
Rrjetat kompjuterike mund të klasifikohen sipas karakteristikave të ndry-
shme: topologjisë, madhësisë, mënyrës së lidhjes, teknologjisë harduerike që përdo-
ret për lidhjen e kompjuterëve, raporteve funksionale që ekzistojnë ndërmjet eleme-
nteve të ndryshme të rrjetit, protokollit komunikues që përdoret në rrjetë, etj.
2.4.1. TOPOLOGJIA E LIDHJES SË KOMPJUTERËVE
Mënyra se si disa kompjuter lidhen në mes vete quhet topologji e lidhjes.
Rrjetat telekomunikuese mund të ndahen në dy grupe themelore:
• rrjetat difuzive (ang.: broadcast networks) dhe
• rrjetat prej pike në pikë (ang.: point-to-point networks).
Rrjetat difuzive kryesisht mbulojnë sipërfaqe të vogla. Rrjetat, që mbulojnë
sipërfaqe më të mëdha, më së shpeshti ndërtohen si rrjeta prej pike në pikë.
2.4.1.1. Rrjetat prej pike në pikë
Rrjetat prej pike në pikë mund të jenë rrjeta jokomutuese dhe komutuese.
Rrjetat jokomutuese janë ato rrjeta te të cilat ekziston lidhje e përhershme në
mes të gjitha stacioneve të lidhura në atë rrjetë. Andaj, në këto rrjeta nuk ekzistojnë
mesnyjet.
Rrjetat komutuese përmbajnë shumë lidhje ndërmjet stacioneve të ndryshme,
prandaj, të dhënat nga burimi deri në destinacion barten nëpërmjet një vargu të
mesnyjeve të cilat quhen komutator (ang. switches). Komutatori është sistem hardu-
erik dhe/ose softuerik, i cili mundëson komunikimin e përkohshëm në mes dy apo
më shumë pajisjeve të cilat nuk janë të lidhur drejtpërdrejt ndërmjet veti, por janë
të lidhur përmes komutatorit. Rrjetat komutuese ndahen në rrjeta me komutim të
qarkut (rrjeta e telefonisë klasike) dhe në rrjeta me komutim të porosive, përka-
tësisht me komutim të paketave (rrjetat kompjuterike).
2.4.1.2. Rrjetat difuzive
Karakteristika themelore e rrjetave difuzive është ekzistimi i vetëm një kanali
komunikues të cilin e përdorin të gjithë kompjuterët në rrjetë. Andaj, porositë që i
dërgon një kompjuter arrin te të gjithë kompjuterët në rrjetë. Me marrjen e porosisë,
çdo stacion verifikon adresën e destinimit dhe nëse ajo porosi ju dedikohet ndonjë
stacioni tjetër, ai nuk do ta pranoj.
Në rrjetat difuzive mundësohen tri mënyra të dërgimit të porosive:
• stacioni stacionit (unicasting),
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME RRJETAT KOMPJUTERIKE – NOCIONET THEMELORE
14
• stacioni një grupi të stacioneve (multicasting) dhe
• stacioni të gjithë stacioneve tjerë në rrjetë (broadcasting).
Topologjitë themelore difuzive janë:
• topologjia në formë të magjistrales (ang.: bus topology),
• topologjia në formë të yllit (ang.: star topology) dhe
• topologjia në formë të unazës (ang.: ring topology).
Topologjia në formë të magjistrales. Kjo topologji paraqet rrjetë në shumë
pika, në të cilën të gjithë stacionet janë të lidhura me kabllo koaksiale, të ashtu-
quajtur magjistrale, që do të thotë se të gjithë pajisjet e rrjetëzuara e ndajnë kanalin
komunikues (fig. 2.5).
Fig. 2.5. – Topologjia në formë të magjistrales
Në skajet e magjistrales gjenden pikat fundore (terminatorët) me të cilët aso-
rbohet sinjali dhe në këtë mënyrë pamundësohet reflektimi i tij.
Rrjetat në formë të magjistrales lehtë instalohen, nevojitet sasi e vogël në kra-
hasim me topologjitë me lidhje të plotë, ndërsa çdo stacioni ju nevojitet një port
hyrës-dalës.
Dobësitë e kësaj topologjie janë: nëse në cilindo vend të magjistrales vije deri
te ndërprerja, i tërë rrjeti nuk funksionon; gjatë përhapjes së sinjalit nëpër magji-
strale, ai dobësohet, sepse një pjesë e energjisë së tij shndërrohet në nxehtësi.
Topologjia në formë të yllit. Në këtë topologji të gjitha stacionet janë të li-
dhur në përmbledhësen qendrore, të ashtuquajtur hab (ang.: hub).
Fig. 2.6. – Topologjia në formë të yllit
Stacioni i cili donë t’i dërgoj porosi një stacioni tjetër, porosinë e përcjell në
hab, ndërsa habi e ritransmeton në të gjitha linjat dalëse.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME RRJETAT KOMPJUTERIKE – NOCIONET THEMELORE
15
Përparësi e kësaj topologjie është: nëse vije deri te ndërprerja e një linje, do të
“bie” nga rrjeti vetëm stacioni i lidhur në atë linjë, ndërsa pjesa tjetër e rrjetit do të
funksionoj në mënyrë normale.
Topologjia në formë të unazës. Në rastin e kësaj topologjie, rrjeta përbëhet
nga një grup i regjeneratorëve, të lidhur në atë formë, ashtu që formojnë rrjetë të
mbyllur (fig. 2.7). Çdo stacion është i lidhur në rrjetë përmes regjeneratorit të tij.
Fig. 2.7. – Topologjia në formë të unazës
Regjeneratori është pajisje harduerike i cili në njërën linjë i pranon të dhënat,
ndërsa në linjën tjetër, pas regjenerimit menjëherë i dërgon bit pas biti me të njëjtën
shpejtësi që i ka pranuar, por duke vendosur një vonesë. Në këtë konfigurim çdo re-
gjeneratorë, përveç se paraqet element aktiv të unazës, shërben edhe si interfejs,
përkatësisht si pikë lidhëse e stacionit në rrjetë.
Transmetimi në topologjinë unazë zhvillohet vetëm në një kahje. Çdo stacion
afër të cilit kalojnë paketat, verifikon adresën e destinimit të tyre dhe nëse vërteton
se ndonjë paketë ju është dërguar atij e kopjon përmbajtjen e atij paketi, ndërsa
paketi vazhdon të qarkulloj përgjatë unazës. Largimi i paketit nga unaza bëhet nga
stacioni që e ka dërguar atë, pasi ta bëjë një qark në unazë.
Nëse në topologjinë në formë të unazës vije deri te ndërprerja e një linku apo
deri te defekti i ndonjë regjeneratori, i tërë rrjeti nuk do të funksionoj.
2.4.2. NDARJA E RRJETAVE SIPAS MADHËSISË
Në varshmëri nga hapësira të cilën e mbulojnë, rrjetat kompjuterike sipas një
ndarjeje themelore mund të klasifikohen në:
• rrjeta lokale ose LAN (ang.: Local Area Network),
• rrjeta e qytetit ose MAN (ang.: Metropolitan Area Network),
• rrjeta regjionale ose WAN (ang.: Wide Area Network).
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME RRJETAT KOMPJUTERIKE – NOCIONET THEMELORE
16
Definicioni i zakonshëm i rrjetave lokale është se kjo rrjetë mbulon një zonë të
vogël, rrezja e së cilës nuk është më e madhe se disa kilometra. LAN-i i lidh
kompjuterët dhe stacionet punuese me tela dhe pa tela (WLAN – Wireless LAN) në
kuadër të ndonjë objekti apo grupi të objekteve të afërta. Për shkak të rrezes së
vogël, shpejtësia e punës është dukshëm më e madhe se në rastin e rrjetave WAN
dhe arrin shpejtësi deri në 100 Gbit/s. Rrjetat LAN në parim janë rrjeta difuzive.
Rrjeta MAN zakonisht lidh disa rrjeta lokale në ndonjë qytet, që nënkupton se
mbulon sipërfaqen e përafërt me një qytet.
Rrjeta WAN mbulon një zonë të madhe gjeografike, si p.sh. një shtet ose
ndërlidh një shtet me një tjetër apo edhe një kontinent me një kontinent tjetër. Në
këto rrjeta shpesh shfrytëzohen pajisjet dhe shërbimet e kompanive telekomu-
nikuese. Shpejtësi më të madhe të transmetimit në parim arrihen mes provajderëve
të mëdhenj, dhe kjo shpejtësi ditët e sodit arrin deri në 40 Gbit/s.
Ekziston edhe ndarje më e detajizuar e rrjetave sipas madhësisë:
• rrjeta personale ose PAN (ang.: Personal Area Network),
• rrjeta CAN (ang.: Campus Area Network),
• rrjeta globale ose GAN (ang.: Global Area Network).
2.4.3. NDARJA E RRJETAVE SIPAS RAPORTEVE FUNKSIONALE NË
MES ELEMENTEVE TË RRJETIT
Dy konfigurime themelore të rrjetave kompjuterike janë:
• rrjeta klient-server dhe
• rrjeta me kompjuterë të njëjtë (rrjeta peer-to-peer).
2.4.3.1. Konfigurimi klient-server
Sistemi i këtillë përbëhet prej disa klientëve dhe një apo më shumë serverëve.
Klient mund të jetë një kompjuter apo një program. Server, gjithashtu mund të jetë
një kompjuter apo një program. Serveri i ka dy detyra kryesore:
• t’i ofroj shërbime klient-kompjuterëve apo klient-programeve dhe
• të mbikëqyr funksionimin e rrjetit.
Me kërkesën e klientit, serveri i kryen punët të cilat klienti nuk mund t’i rea-
lizoj, për shkak të fuqisë së pamjaftueshme të procesorit ose mungesës së hapësirës
memoruese.
Komunikimi zhvillohet ashtu që klienti i dërgon serverit kërkesën që ai ta kryej
ndonjë punë. Kur serveri pranon kërkesën e klientit, e kryen detyrën e dhënë dhe
përgjigjen ia dërgon përsëri klientit. Pra, klienti është ai i cili gjithmonë i pari e
inicion dialogun.
Varësisht nga funksioni të cilin e kryejnë, serverët ndahen në fajll-serverë,
serverë për baza të të dhënave dhe serverë me qëllim special në të cilët, përveç
tjerash bëjnë pjesë edhe serverët për qasje dhe serverët për printim.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME RRJETAT KOMPJUTERIKE – NOCIONET THEMELORE
17
Fig. 2.8. – Modeli klient-server
2.4.3.2. Rrjetat me kompjuterë të njëjtë
Rrjetat me kompjuterë të njëjtë (ang.: peer-to-peer networks) quhen ato rrjeta
kompjuterike te të cilat të gjitha pajisjet janë të njëjta për nga përgjegjësia: çdo
kompjuter mundet në mënyrë të pavarur t’i kryej detyrat, por i mundëson edhe
kompjuterëve tjerë në rrjetë që t’i shfrytëzojnë resurset e tij, e gjithashtu edhe vet
mund t’i shfrytëzoj resurset e kompjuterëve tjerë në rrjetë. Me fjalë tjera, në këtë lloj
rrjete nuk ekzistojnë serverë të cilët do ta dirigjonin rrjetën dhe do të përmbajnë
resurse që i nevojiten klientëve, por çdo kompjuterë në rrjetë mund të funksionoj
edhe si klient edhe si server.
2.5. SISTEMI OPERATIV I RRJETAVE
Që kompjuterët të mund të komunikojnë në mes vete, nuk mjafton që vetëm të
lidhen fizikisht përmes mediumit të caktuar, por, duhet definuar edhe një varg
rregullash të cilat do të rregullonin procesin e këmbimit të të dhënave. Këto rregulla
mund të paraqiten në formë të programit. Bashkësia e të gjitha programeve që
mundësojnë komunikimin e kompjuterëve paraqet sistemin operativ të rrjetit.
Detyra e sistemit operativ të rrjetit është lidhja e të gjithë kompjuterëve dhe
pajisjeve periferike dhe kësisoj të mundësoj që kompjuterët në rrjetë t’i ndajnë,
përkatësisht t’i përdorin resurset e rrjetit (fajllat, njësitë dalëse, etj.).
Sisteme operative të rrjetit më të njohur janë: Windows Server 2003, Windows
Server 2008, etj.
2.6. MODELI OSI
Organizata ndërkombëtare për standardizime ISO në vitin 1984 ka definuar
standardin e njohur me emrin modeli referent OSI (Open System Interconnection –
sistem i hapur i ndërlidhjes). Quhet “sistem i hapur” sepse nuk kërkon modifikime
në harduer dhe në softuer të sistemeve që komunikojnë, pa marrë parasysh se sa
mund të dallojnë ndërmjet vete. Duhet cekur se modeli referent OSI nuk është
protokoll, por model i cili ka për qëllim të lehtësoj kuptimin dhe projektimin e
arkitekturës së rrjetit.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME RRJETAT KOMPJUTERIKE – NOCIONET THEMELORE
18
Modeli referent OSI përbëhet prej shtatë shtresave (niveleve) nëpër të cilat
duhet të kalojnë të dhënat, në rrugën e tyrë prej burimit deri në destinacion, e ato
janë:
1. shtresa fizike (ang.: physical layer), përkatësisht shtresa e parë,
2. shtresa e lidhjes (ang.: data link layer), përkatësisht shtresa e dytë,
3. shtresa e rrjetit (ang.: network layer), përkatësisht shtresa e tretë,
4. shtresa e transportit (ang.: transport layer), përkatësisht shtresa e katërt,
5. shtresa e sesionit (ang.: session layer), përkatësisht shtresa e pestë,
6. shtresa e prezantimit (ang.: presentation layer), përkatësisht shtresa e gjashtë,
7. shtresa e aplikacioni (ang.: application layer), përkatësisht shtresa e shtatë.
shtresa e aplikacionit (shtresa e 7-të)
shtresa e prezantimit (shtresa e 6-të)
shtresa e sesionit (shtresa e 5-të)
shtresa e transportit (shtresa e 4-të)
shtresa e rrjetit (shtresa e 3-të)
shtresa e lidhjes (shtresa e 2-të)
shtresa fizike (shtresa e 1-rë)
Fig. 2.9. – Modeli referent OSI
Bashkësia e shtresave dhe protokolleve paraqet arkitekturën e rrjetit. Specifi-
kimi i arkitekturës së rrjetit duhet të përmbaj informacione që janë të domosdo-
shme ashtu që për çdo shtresë të mund të ndërtohet hardueri përkatës si dhe të
shkruhet programi me ndihmën e të cilit do të realizohet protokolli i caktuar.
Parimi themelor i strukturës shtresore është: çdo shtresë është e pavarur nga
shtresa nën atë. Çdo shtresë i siguron shërbime shtresës mbi atë. Shërbimi ose
servili është bashkësi e operacioneve që i kryen shtresa në shqyrtim për shtresën
mbi atë.
Në modelin OSI themelore janë tri koncepte:
• koncepti i shërbimit (service): shërbimi tregon çka bënë shtresa,
• koncepti i protokollit: protokolli tregon si funksionon shtresa dhe
• koncepti i interfejsit: interfejsi i thotë proceseve/programeve përmbi si
t’i pranojnë shërbimet.
Pas njohjes me modelin OSI mund të japim një definicion më preciz për rrjetat
lokale dhe rrjetat regjionale:
• çdo rrjetë kompjuterike që punon në dy shtresat e poshtme të modelit OSI
(në shtresën fizike dhe në shtresën e lidhjes) paraqet rrjetë lokale – LAN.
• çdo rrjetë kompjuterike që punon në tri shtresat e poshtme të modelit OSI
(në shtresën fizike, të lidhjes dhe të rrjetit) paraqet rrjetë regjionale – WAN.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME MEDIUMET PËR TRANSMETIMIN E SINJALEVE
19
3.1. HYRJE
Mediumi paraqet mjedisin (ambientin) nëpër të cilin transmetohen porositë, pa
marrë parasysh a bëhet fjalë për sinjale të të folurit, fotografisë apo të dhënave
tjera, edhe atë me valë elektromagnetike (VEM) të kanalizuar dhe të pakanalizuar
nga burimi i informacionit (burimi) deri tek shfrytëzuesi i informacionit (desti-
nacioni). Në telekomunikime, e me këtë edhe në rrjetat kompjuterike mund të për-
doren mediume të ndryshme. Çdonjëri prej tyre ka veçoritë e tij specifike: gjerë-sinë
e brezit lëshues, shpejtësinë e përhapjes së sinjalit, shpejtësinë e transmetimit të të
dhënave, vonesat, çmimin, sa lehtë instalohen dhe mirëmbahen, etj.
Shpejtësia e përhapjes së sinjalit paraqet distancën që e kalon ndonjë sinjal
elementar në njësi të kohës.
Shpejtësia e transmetimit të të dhënave ose rrjedha paraqet numrin e sinjaleve
elementare të cilët në njësinë e kohës kalojnë nëpër ndonjë pikë në linjën komu-
nikuese. Shpejtësia e transmetimit varet nga aftësia lëshuese (kapaciteti) e kanalit,
e zakonisht shprehet me numër të bitëve në sekondë (b/s).
Aftësia lëshuese, përkatësisht kapaciteti i kanalit paraqet rrjedhën maksimale
të mundshme nëpër kanal, ndërsa gjatë rrjedhës impulset e transmetuar nuk pëso-
jnë deformime, ku do të pamundësohej njohja e tyre në marrje.
3.2. MEDIUMET ME VEM TË KANALIZUAR
Sot kryesisht përdoren tri lloje të mediumeve me VEM të kanalizuar:
1. Çiftorja e përdredhur,
2. Kabllo koaksial dhe
3. Fibra optike.
Çiftorja e përdredhur dhe kabllo koaksial përdorin përçues metalik (të bakrit)
nëpër të cilët barten (transmetohen) sinjalet në formë të rrymës elektrike. Fibra
optike është fije e hollë nga xhami ose plastika, nëpër të cilën barten sinjalet në
formë të dritës.
Tabela 3.1. – Karakteristikat e mediumeve me VEM të kanalizuar gjatë transmetimit pikë-pikë.
Mediumi transmetues
Shpejtësia
maksimale e
transmetimit
Gjerësia e brezit
lëshues
Distanca ndërmjet
regjeneratorëve
çiftorja e përdredhur 4 Mb/s 100 Hz – 5 MHz 2 – 10 km
kabllo koaksial 500 Mb/s 100 kHz – 500 MHz 1 – 10 km
fibra optike 2 Gb/s 2 GHz 10 – 100 km
3. MEDIUMET PËR TRANSMETIMIN E SINJALEVE
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME MEDIUMET PËR TRANSMETIMIN E SINJALEVE
20
3.2.1. ÇIFTORJA E PËRDREDHUR
Medium më i vjetër transmetues por edhe më tej më i përdorur është çiftorja e
përdredhur. Përbëhet prej dy telave të izoluar, e të përdredhur në spirale nga
materiali i bakrit me trashësi rreth 1 mm. Me përdredhjen e telave në çiftore, arri-
het zvogëlimi i interferencës elektrike me çiftoret tjera.
Çiftoret e përdredhura mund të përdoren për transmetimin e sinjaleve analoge
dhe digjitale. Gjerësia e brezit lëshues të çiftores së përdredhur varet nga trashësia
e telit dhe gjatësia e trasës. Në rastin e transmetimit analog pikë-pikë, gjerësia e
brezit të çiftores së përdredhur është rreth 250 kHz. Kur bëhet fjalë për transme-
timin digjital pikë-pikë mund të arrihen shpejtësi deri në disa Mb/s por në distanca
të shkurta.
Ekzistojnë dy lloje të çiftoreve të përdredhura:
1. çiftorja e përdredhur e pambrojtur ose UTP (Unshielded Twisted Pair) dhe
2. çiftorja e përdredhur e mbrojtur ose STP (Shielded Twisted Pair).
Çiftorja UTP. Këto çiftore janë të standardizuara sipas kualitetit në pesë
kategori. Çdo kategori është e përshtatshme për fusha të caktuara të aplikimit:
Kategoria 1 – përdoret në telefoni. Është e përshtatshme për transmetimin e
sinjaleve të të folurit dhe të dhënave me shpejtësi të vogël.
Kategoria 2 – është e përshtatshme për transmetimin e sinjaleve telefonike dhe
të dhënave me shpejtësi deri në 4 Mb/s.
Kategoria 3 – shërben për transmetimin e sinjaleve të të dhënave me shpejtësi
deri në 10 Mb/s.
Kategoria 4 – mundëson transmetim të sinjaleve të të dhënave me shpejtësi
deri në 16 Mb/s.
Kategoria 5 – mundëson transmetim të sinjaleve të të dhënave me shpejtësi
deri në 100 Mb/s.
Çiftoret UTP të kategorive më të larta përdoren në rrjetat lokale (LAN). Lidhja e
çiftoreve UTP me pajisjet e rrjetit bëhet përmes konektorëve UTP.
Fig. 3.1. – Konektorët dhe çiftorja UTP
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME MEDIUMET PËR TRANSMETIMIN E SINJALEVE
21
3.2.2. KABLLO KOAKSIAL
Konstruksioni i kabllos koaksiale tërësisht dallon nga konstruksioni i çiftores
së përdredhur, andaj mundëson transmetim në distanca më të mëdha dhe me
shpejtësi më të madhe. Përbëhet prej katër elementeve: bërthamës së bakrit mate-
rialit izolues që mbulon bërthamën, përçuesit të jashtëm cilindrik (të rrjetëzuar) dhe
mbështjellësit mbrojtës nga plastika.
Fig. 3.2. – Kabllo koaksial
Aplikim të gjerë kanë dy tipa të kabllove koaksiale: kabllo 50-omësh dhe
kabllo 75-omësh.
Kabllo 50-omësh kryesisht përdoret për transmetim analog, andaj shpesh
quhet edhe kabllo koaksial brezngushtë (ang.: baseband coaxial cable). Në kabllon
koaksial brezngushtë me gjatësi 1 km mund të realizohet shpejtësia e transmetimit
prej 1 Gb/s deri në 2 Gb/s.
Kabllo 75-omësh kryesisht përdoret për transmetim digjital, andaj shpesh qu-
het edhe kabllo koaksial brezgjerë (ang.: broadband coaxial cable). Kabllot koaksial
brezgjerë përdoren në teknikën standarde të televizionit kabllor, prandaj këto kabllo
punojnë në frekuenca deri në 450 MHz dhe mund të jenë të gjatë deri në 100 km.
3.2.3. FIBRA OPTIKE
Fibra optike është përçues i hollë (prej 2 μm deri në 125 μm), fleksibil, i aftë
për të transmetuar rrezet e dritës. Për ndërtimin e fibrave optike përdoren lloje të
ndryshme të xhamit dhe plastikës. Fibra e plastikës është më e lirë dhe mund të
përdoret në linja komunikuese të shkurta, tek të cilat janë të pranueshme humbjet
në vlera më të mëdha.
Kabllo optik ka formën cilindrike dhe përbëhet prej tri elementeve të konce-
ntruar: bërthamës, mbështjellësit të bërthamës dhe mbështjellësit të jashtëm. Bërtha-
ma është element i brendshëm dhe përbëhet prej një apo më shumë fijeve të holla të
xhamit apo plastikës. Çdo fije është e rrethuar me mbështjellësin e saj, i cili gjitha-
shtu është i ndërtuar nga xhami apo plastika, por me indeks të thyerjes së dritës
më të vogël se bërthama. Mbështjellësi i jashtëm është i ndërtuar nga plastika ose
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME MEDIUMET PËR TRANSMETIMIN E SINJALEVE
22
nga ndonjë material tjetër dhe shërben për mbrojtjen e fibrave nga lagështia,
thyerja dhe nga rreziqet tjera.
Sinjali digjital i informacionit para transmetimit nëpër fibrën optike, shndë-
rrohet në sinjal të dritës në formën e vargut të impulseve të dritës, që i përgjigjen
shifrave binare 0 dhe 1.
Ekzistojnë dy mënyra të përhapjes së dritës nëpër fibrën optike:
• përhapja monomode dhe
• përhapja multimode.
Përhapja monomode shfaqet atëherë kur diametri i fibrës është i rendit të
gjatësisë valore të rrezes së dritës: atëherë nëpër fibër mund të kaloj vetëm rrezja
aksiale (rreze e cila bije vetëm nën një kënd ose, siç thuhet, që është në një mod).
Pasi në këtë rast rrezet përhapen paralelisht me boshtin gjatësor të fibrës, rrugëtimi
i rrezeve nëpër fibër është gati identik, me ç’rast të gjitha rrezet arrin njëkohësisht
në destinacion. Është e qart se për përhapjen monomode nevojitet burim jashtë-
zakonisht i fokusuar i dritës, i cili rigorozisht kufizon shpërbërjen e rrezes.
Në rastin e transmetimit multimod, rrezet e dritës nëpër fibër kalojnë në rrugë
të ndryshme (fig. 3.3).
Fig. 3.3. – Rrugëtimet e rrezeve nëpër fibrën optike në rastin e transmetimit multimod
Kështu rrezja në shumë “hapa” kalon nëpër fibrën optike, ku rrezja me kënd
më të vogël rënës kalon rrugë më të gjatë (sepse bënë më shumë hapa) se rrezja,
këndi rënës i së cilës është më i madh. Prandaj rrezet e emetuara në një interval
kohor arrin në destinacion në intervale të ndryshme kohore, ku sinjali rezultant
fitohet me rekombinimin e rrezeve të arritura.
Si burime të rrezeve të dritës përdoren:
• dioda LED (angl.: Light Emitting Diode),
• dioda laserike injektuese ose ILD (angl.: Injection Laser Diode) dhe
• laseri.
Në dy rastet e para bëhet fjalë për elemente gjysëmpërçuese të cilët emetojnë
dritë kur të sjellet tensioni në ato.
Dioda LED është e lirë, punon në brez të lart të temperaturës dhe ka jetë-
gjatësi më të madhe, por emeton dritë jo mjaftë të fokusuar, andaj përdoret gjatë
transmetimit në distanca të shkurta.
ILD është më efikase dhe mundëson transmetim më të shpejt të të dhënave.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME MEDIUMET PËR TRANSMETIMIN E SINJALEVE
23
Laseri mundëson fokusim jashtëzakonisht të madh të rrezes së dritës, andaj
mund të korrigjohet këndi i rënies së rrezes. Për shkak të drejtimit të jashtza-
konshëm dhe fuqisë së lartë, sinjalet laserike i mbajnë karakteristikat e tyre edhe
në distanca të mëdha.
Në marrje si detektor përdoren dy lloje të fotodiodave , të cilat shndërrojnë dri-
tën në energji elektrike: detektori PIN, më i lirë dhe me ndjeshmëri më të vogël dhe
detektori më kualitativ APD.
Fibra optike ka disa përparësi në krahasim me kabllon koaksiale dhe çiftoren
e përdredhur:
• brez më të gjerë lëshues,
• përmasa dhe peshë më të vogël,
• dobësim më të vogël,
• rezistent ndaj pengesave (ndërhyrjeve),
• mundësi të vogël të përgjimit.
Të metat e fibrave optike janë:
• çmimi i lartë,
• mekanikisht të dobëta (të thyeshme),
• instalimi më i vështirë.
3.3. MEDIUMET ME VEM TË PAKANALIZUAR
Kur bëhet fjalë për transmetimin e sinjaleve përmes mediumeve me valë
elektromagnetike (VEM) të pakanalizuar, nënkuptojmë komunikimin pa tela ose
radio komunikimin. Spektri elektromagnetik që përdoret tek radio komunikimet
është i ndarë në tetë breze saktësishtë të definuara (tabela 3.2).
Sipas mënyrës se si radio-valët arrin prej dhënësit deri tek marrësi, dallojmë
katër tipa të valëve:
• valët sipërfaqësore,
• valët troposferike,
• valët jonosferike dhe
• valët direkte.
Radio-valët sipërfaqësore përhapen nëpër shtresat më të ulëta të atmosferës,
duke përshkruar lakoren e sipërfaqes së Tokës, por gjithashtu mund të përhapen
edhe nëpër ujë. Sinjalet përhapen nga antena emetuese në të gjitha drejtimet,
ndërsa intensiteti i fushës në vendin e marrjes varet nga përçueshmëria dhe ko-
nstanta dielektrike e terrenit, si dhe nga frekuenca e punës.
Valët troposferike mund të përhapen në dy mënyra: direkt në vijë të drejtë nga
antena dhënëse deri tek ajo marrëse, apo mund të emitohen nën një kënd në
shtresat e epërme të troposferës, prej nga reflektohen përsëri në sipërfaqen e Tokës.
Valët jonosferike kanë një domethënie të posaçme në radiofoni. Radio-valët e
frekuencave të larta emitohen në drejtim të jonosferës, prej nga reflektohen përsëri
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME MEDIUMET PËR TRANSMETIMIN E SINJALEVE
24
kah Toka dhe në këtë mënyrë mundësojnë transmetimin e sinjaleve në distanca të
mëdha, edhe atë me një fuqi të vogël emetuese.
Valët direkte janë sinjale me frekuenca shumë të larta të cilat transmetohen
në vijë të drejtë nga antena dhënëse tek ajo marrëse (antenat duhen të jenë
optikisht të dukshme në mes vete). Valët direkte kozmike përdorin satelitët si rele
dhe në këtë mënyrë mbulojnë me radio-sinjale sipërfaqe të mëdha në Tokë.
Tabela 3.2. – Brezet komunikuese në rastin e VEM të pakanalizuara
Të dhënat analoge Të dhënat digjitale
brezi i
fekuencave
emër-
timi modulimi
gjerësia e
brezit modulimi
shpejtësia e
transmetimit aplikimi kryesor
3 – 30 kHz VLF në përgjithësi nuk
përdoret
navigacioni dhe komunikimi
nëndetar
30 – 300
kHz LF
në përgjithësi nuk
përdoret
ASK, FSK,
MSK 0,1 – 100 b/s navigacioni
300 – 3000
kHz MF AM
deri në 4
kHz
ASK, FSK,
MSK 10 – 1000 b/s
radio komercial
AM
3 – 30 MHz HF AM, SSB; deri në 4
kHz
ASK, FSK,
MSK 10 – 3000 b/s
radio
valëshkurtër; radio CB
30 – 300
MHz VHF
AM, SSB;
FM
5 kHz – 5
MHz FSK, PSK
deri në 100
kb/s
televizioni VHF;
radio FM
300 – 3000
MHz UHF FM; SSB
deri në 20
MHz PSK
deri në 10
Mb/s
televizioni UHF;
mikrovalët
tokësore
3 – 30 GHz SHF FM deri në
500 MHz PSK
deri në 100 Mb/s
mikrovalët
tokësore; mikrovalët
satelitore
30 – 300
GHz EHF FM
deri në 1
GHz PSK
deri në 750
Mb/s
Lidhjet
eksperimentale
pikë – pikë
VLF – very low frequency (frekuencë shumë e ultë); LF – low frequency (frekuencë e ultë); MF
– medium frequency (frekuencë e mesme); HF – high frequency (frekuencë e lartë); VHF – very
high frequency (frekuencë shumë e lartë); UHF – ultra high frequency (frekuencë ultra e
lartë); SHF – super high frequency (frekuencë super e lartë); EHF – extremely high frequency
(frekuencë jashtëzakonisht e lartë).
AM – amplitude modulation (modulim amplitudor); FM – frequency modulation (modulim
frekuencor); SSB – single-sideband modulation (modulim me një brez anësor); ASK – ampli-
tude-shift keying (modulimi digjital i amplitudës); FSK – frequency-shift keying (modulimi
digjital i frekuencës); MSK – minimum-shift keying (modulimi minimal digjital); PSK – phase-
shift keying (modulimi digjital i fazës).
3.3.1. TELEFONIA MOBILE
Prej zbulimit të telefonit, një prej të metave të tij ishte se pajisja telefonike
ishte stacionare. Për të telefonuar, shfrytëzuesi duhet të shkonte deri tek aparati
telefonik.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME MEDIUMET PËR TRANSMETIMIN E SINJALEVE
25
Pas Luftës së Dytë Botërore u paraqitën sistemet e para të telefonisë pa tela, të
cilët mundësonin që në një zonë të caktuar, kryesisht në zonën e një qyteti të
telefon-nohet nga vetura. Komunikimi i tillë ishte gjysëmdupleks që nënkupton se
edhe për pranim edhe për dërgim të porosive është përdorur brezi i njejtë i freku-
encave.
Para katër dekadave, në shtetet e zhvilluara filloi përdorimi i sistemit të për-
mirësuar të telefonisë mobile ose IMTS (Improved Mobile Telephone System). Për da-
llim nga sistemi i mëparshëm, komunikimi ishte dupleks.
Para më shumë se dy dekadave u bë zhvillimi edhe më i dukshëm i telefonisë
mobile. Sot zonat të cilat e mbulojnë një sistem të telefonisë mobile ndahen në
celula (ang.: cell, prej nga përdoret edhe emërtimi telefon celular), të grupuara në
formë të hararit të bletëve. Në qendër të çdo celule gjendet stacioni bazë, në të cilin
transmetohen të gjitha porositë nga telefonat mobil që gjenden në atë moment në
atë celulë. Stacioni bazë paraqet pajisjen radio-rele e cila përbëhet prej kompjuterit
dhe marrës-transmetuesit që është i lidhur në antenë, e cila duhet të jetë e vendo-
sur në ndonjë pikë të lartë nga sipërfaqja e tokës. Rrezja e celulës zakonisht është
prej 2 deri në 20 km. Për shkak të madhësisë së vogël të celulave, fuqia e stacionit
marrës-transmetues, si dhe fuqia në dalje të telefonave mobil është shumë e vogël.
Pasi sistemi përbëhet nga numri i madh i celulave, bashkësia (brezi) e frekuencave
që përdoret në një celulë mund të përdoret edhe në celula tjera, por me kusht që të
mos jenë celula fqinje.
Në Evropë është zhvilluar sistemi digjital me emrin sistemi global për komu-
nikime mobile ose GSM (Global System for Mobile Communications). Punon në bre-
zin e frekuencave prej 1,8 GHz, ndërsa përdor edhe multipleks kohor edhe freku-
encor. Telefonat GSM përdorin kartela inteligjente (ang.:smart cards).
Në SHBA është i zhvilluar sistemi digjital celular i ashtuquajtur AMPS (Adva-
nced Mobile Phone System).
Njëkohësisht telefonia mobile është lidhur edhe me komunikimet kompju-
terike, ashtu që shfrytëzuesi sot mundet përmes pajisjes së tij mobile, përveç ba-
rtjes së të folurit dhe imazheve, të ketë qasje edhe në shërbime tjera, para se gji-
thash në Internet dhe në sistemin e pozicionimit global (GPS).
Fig. 3.4. – Sistemi i telefonisë mo-
bile prej pesë grupeve me nga sht-
atë celula. Celulat e shënuara me
shkronja të njëjta përdorin freku-
enca të njëjta. Është e qartë se ce-
lulat që përdorin bashkësi të njëjtë
të frekuencave janë të ndara s’pa-
ku me nga dy celula që përdorin
frekuenca tjera.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME MEDIUMET PËR TRANSMETIMIN E SINJALEVE
26
3.4. TRANSMETIMI I MULTIPLEKSUAR
Që nëpër një linjë komunikuese, p.sh. nëpër çiftoren e përdredhur të tra-
nsmetohen më shumë porosi të pavarura njëra nga tjetra, ekzistojnë disa mënyra
që kjo të arrihet. Transmetimi i disa sinjaleve të pavarur nëpër një linjë komu-
nikuese quhet transmetim i multipleksuar ose multipleksim.
Dy mënyra më të shpeshta të multipleksimit janë:
1. Multipleksimi me ndarje frekuencore të kanalit dhe
2. Multipleksimi me ndarje kohore të kanalit.
3.4.1. MULTIPLEKSIMI FREKUENCOR
Multiplekseri frekuencor mund të realizohet kryesisht në transmetimin e fre-
kuencave të larta, që do të thotë se sinjal të porosisë duhet që përmes ndonjë lloji të
modulimit të transponohet nga brezi fizik i frekuencave në ndonjë brez më të lartë.
Pra, çdo sinjali ju ndahet nga një zonë e kufizuar e spektrit. Kjo nënkupton që para
modulimit, spektri i sinjaleve të transmetuar duhet të jetë i kufizuar, e kjo arrihet
me lëshimin e sinjaleve nëpër filtrat lëshues të frekuencave të ulëta.
Sinjalet e multipleksuar në frekuencë mund të transmetohen nëpër linjat fizi-
ke dhe në sistemet radio-rele.
Fig. 3.5. – Plani frekuencor në rastin e multiplekserit frekuencor trekanalësh (BS = 3,1 [kHz] –
gjerësia e spektrit të sinjalit telefonik, Bk = 4 [kHz] – gjerësia e kanalit telefonik)
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME MEDIUMET PËR TRANSMETIMIN E SINJALEVE
27
Bashkësia e spektrit që definon radhën e kanaleve në boshtin e frekuencave
në rastin e transmetimit të multipleksuar quhet plan frekuencor.
Multipleksimi frekuencor aplikohet gjatë transmetimit të sinjaleve telefonike,
të radios, televizionit dhe të dhënave. Në këtë mënyrë mund të multipleksohen si-
njalet e llojllojshëm. Numri i sinjaleve që mund të multipleksohen sipas frekuencës,
në parim, është i pakufizuar, varet vetëm nga brezi frekuencor të cilin e kemi në
dispozicion.
3.4.2. MULTIPLEKSIMI KOHOR
Kur sinjali i porosisë është i paraqitur me vargun e pulseve (p.sh. sinjali
digjital), atëherë sinjali i tillë ekziston vetëm në intervale të caktuara kohore, ndërsa
në intervalet tjera nuk ka sinjal. Idea e multipleksimit kohor është që në momentet
kur në linjë nuk ka sinjal të porosisë, nëpër këtë linjë mund të barten impulset të
cilë i takojnë ndonjë sinjali tjetër të informacionit.
Fig. 3.6. – Forma kohore e sinjalit në rastin e multipleksit trekanalësh me ndarje kohore të
kanalit. Në figurat (a), (b) dhe (c) janë paraqitur mostrat e sinjaleve të caktuar. Në figurën (d)
është paraqitur pamja e sinjalit të multipleksuar në kohë të krijuar me “ndërthurrjen” e mostrave
të tre PAM sinjaleve të informacionit.
Për dallim nga multiplekseri frekuencor, multiplekseri kohor kryesisht rea-
lizohet në brezin themelor të frekuencave.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME SHTRESA FIZIKE
28
4.1. HYRJE
Shtresa fizike definon të gjitha specifikacionet mekanike, elektrike dhe funksi-
onale si dhe definon raportin ndërmjet pajisjeve dhe mediumeve në transmetimin e
të dhënave.
Shtresa fizike mund të realizohet në disa mënyra. Mediumet e ndryshme dhe
teknikat e ndryshme të transmetimit kërkojnë edhe shtresa fizike të ndryshme.
Pajisjet që punojnë në shtresën fizike janë rigjeneratori dhe koncentratori
(habi).
4.2. KOMUNIKIMI ME MODEM
Në kompjuter të gjitha informacionet paraqiten në formën digjitale. Nëse
kompjuterët “lidhen” pa tela, duhet që sinjalet digjitale të shndërrohen në sinjale
analoge (konvertimi digjital-analog – D/A). Në mënyrë të njejtë duhet të aplikohet
edhe kur sinjalet digjitale barten nëpër sisteme që janë të projektuar për tra-
nsmetim analog. Në hyrje të kompjuterit duhet të kryhet procesi invers, pra, sinjalet
analoge të shndërrohen në sinjale digjitale (konvertimi analog-digjital – A/D). Këto
konvertime realizohen në pajisjen që përbëhet nga modulatori dhe demodulatori, e
që me një emër quhet modem (modulator/demodulator). Modemi mund të jetë i
ndërtuar në vet kompjuterin (modemi intern) dhe mund të lidhet nga jashtë
(modemi ekstern).
Modulimi realizohet ashtu që sinjali digjital (që në këtë rast quhet sinjal modu-
lues), ndikon në sinjalin sinusoidal (i cili quhet sinjal bartës), duke ja ndryshuar
ndonjërin prej parametrave themelor të sinjali bartës (amplitudën, frekuencën apo
fazën) në ritmin e ndryshimit të sinjali modulues.
Për transformimin e sinjaleve digjitale në sinjale analoge, përdoren tri teknika
themelore moduluese:
• modulimi digjital i amplitudës ose ASK (Amplitude-Shift Keying),
• modulimi digjital i frekuencës ose FSK (Frequency-Shift Keying) dhe
• modulimi digjital i fazës ose PSK (Phase-Shift Keying).
Në tre rastet, sinjali rezultant mbulon brezin frekuencor përreth sinjalit ba-
rtës.
4.2.1. QASJA TELEFONIKE
Me nocionin rrjetë telefonike nënkuptohet rrjeta komutuese e telefonisë publi-
ke. Rrjeta telefonike është e paraparë për transmetimin e sinjalit të të folurit, pra,
sinjalit analog. Andaj në rastin kur lidhja ndërmjet kompjuterëve realizohet përmes
4. SHTRESA FIZIKE
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME SHTRESA FIZIKE
29
linjës telefonike, duhet që në dalje të kompjuterit, e para hyrjes në linjën telefonike,
të bëhet konvertimi D/A, ndërsa në hyrje nga linja në kompjuter konvertimi A/D.
Fig. 4.1. – Lidhja e kompjuterëve me modem përmes rrjetit telefonik
Me nocionin qasje telefonike nënkuptohet mënyra e qasjes në Internet kur
shfrytëzuesi me ndihmën e modemit të lidhur në kompjuter dhe linjë telefonike për
mes zgjedhjes vendoset konekcioni me kompjuterin e provajderit të shërbimeve të
Internetit. Pasi rrjeta telefonike është rrjetë telekomunikuese më e përhapur, e cila
praktikisht mbulon çdo vendbanim në botë, qasja telefonike praktikisht i mundëson
çdokujt që është i interesuar t’i përdor shërbimet e Internetit.
Në shumë pjesë të botës para një dekade, qasja telefonike është zëvendësuar
me qasje brezgjerë të Internetit, e cila realizohet ose me lidhje kabllore ose me te-
knikat DSL (Digital Subscriber Line – linja digjitale e abonentit), e cila tek ne më e
njohur është ADSL (Asymmetrical Digital Subcriber Line). Lidhjet brezgjerë gjitha-
shtu mundësojnë shpejtësi më të madhe të transmetimit.
Varësisht prej mediumit që përdoret, modemët mund të jenë telefonik, kabllor
dhe pa tela.
4.2.1.1. ADSL
ADSL (Asymmetrical Digital Subscriber Line – linja asimetrike digjitale e abo-
nentit) quhet linjë asimetrike sepse ofron bit-shpejtësi më të madhe në kahun nga
serveri i Internetit të provajderit kah abonenti (komunikimi te poshtë - download) në
krahasim me kahun nga abonenti kah serveri i Internetit të provajderit (komunikimi
përpjetë - upload). Ndarje e këtillë është bërë sepse shfrytëzuesit kryesisht dëshi-
rojnë që nga Interneti të “marrin” fajlla të mdhej, deri sa vet zakonisht dërgojnë
fajlla të vegjël, p.sh. postë elektronike.
Fig. 4.2. – Një prej ADSL modemëve/ruterëve që përdoret tek ne
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME SHTRESA FIZIKE
30
Brezi lëshues i kabllos me çiftore të përdredhura është rreth 1Mhz (1000kHz).
ADSL-i e ndanë brezin lëshues të kësaj kablloje në tri nënbreze. Nënbrezi i parë
është prej 0 deri në 25kHz dhe përdoret për shërbimin e telefonisë standarde, pra
për transmetimin e të folurit. Ky shërbim përdor brez frekuencor prej vetëm 4kHz
(gjerësia standarde e kanalit telefonik), pjesa tjetër përdoret si zonë mbrojtëse për të
mundësuar ndarjen e kanalit të të folurit dhe kanalit për transmetimine të dhënave.
Nënbrezi i dytë, zakonisht prej 25kHz deri në 200kHz, përdoret për komunikim
përpjetë. Nënbrezi i tretë zakonisht gjendet në brezin e frekuencave prej 200kHz
deri në 1Mhz dhe përdoret për komunikim te poshtë.
Fig. 4.2. – Paraqitja grafike e nënbrezeve frekuencore në teknologjinë ADSL
Duke u mbështetur në teknologjinë ADSL, vitet e fundit ekspanzion më të
madhë kanë shfaqur të ashtuquajturat rrjetat Triple Play, të cilat abonentit ju mu-
ndësojnë tranmsetimin e të folurit të paketuar (VoIP), të dhënave dhe programeve
televizive me ndihmën e protokollit IP (IPTV).
4.3. STANDARDI RS-232 dhe RS-485
Interfejsi ndërmjet kompjuterit dhe modemit paraqet shembull tipik të pro-
tokollit në shtresën fizike.
Ekzistojnë shumë standarde të cilët definojnë lidhjen ndërmjet pajisjeve DTE
(Data Terminal Equipment – pajisje e cila gjeneron dhe/ose përdor të dhëna digji-
tale) dhe DCE (Data Circuit-terminating Equipment – pajisje e cila nga DTE-ja i pra-
non të dhënat digjitale dhe i shndërron në sinjale që janë të përshtatshme për
transmetim nëpër linjën komunikuese ose e cila sinjalet e marra nga rrjeta i tra-
nsformon në të dhëna digjitale që ja përcjell pajisjes DTE). Të gjithë këto standarde
definojnë karakteristikat mekanike, elektrike dhe funksionale të interfejsëve, përka-
tësisht lidhjen ndërmjet pajisjeve DTE dhe DCE:
• specifikacioni mekanik definon numrin e telave në kabllo, përkatësisht
numrin e pinëve/foleve në konektor, formën dhe dimenzionet e konektorëve,
pinëve dhe foleve.
• specifikacioni elektrik definon nivelet e tensionit dhe mënyrat e kodimit,
gjithashtu llojet e sinjaleve që barten ndërmjet pajisjeve DTE dhe DCE, si
dhe bit-shpejtësinë maksimale.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME SHTRESA FIZIKE
31
• specifikacioni funksional definon rradhitjen e pinëve dhe foleve, gjegjësisht
funksionet e përçuesve të caktuar në kabllo.
RS-232 (Recommened Standard 232) është standard për bartje serike ndë-
rmjet kompjuterit dhe periferive të tij (modemit, mausit, etj.). Përdoret konektori 25-
pinësh DB-25 dhe konektori 9-pinësh DB-9. Për lidhje shërbejnë portet serike të
kompjuterit. Gjatësia e kabllos zakonisht është disa metra, megjithëse kabllot e
kualitetit të lartë mundësojnë që distanca ndërmjet pajisjeve të jetë deri në njëqind
metra.
RS-485 (Recommened Standard 485) është standard që paraqet specifika-
cionin elektrik të shtresës fizike të modelit OSI për lidhje serike dy-telëshe gjysëm-
duplekse e shumëpikëshe. RS-485 mundëson konfigurimin e rrjetave lokale të lira
dhe linqeve shumë-pikëshe.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME SHTRESA E DATA-LINKUT
32
5.1. PROJEKTI IEEE 802
Në rrjetat kompjuterike lokale më shpesh të përdorura janë katër arkitektura:
ethernet, magjistralja me token (ang.: token bus), unaza me token (ang.: token ring)
dhe FDDI (Fiber Distributed Data Interface). Tri arkitekturat e para janë standarde
IEEE dhe janë pjesë e projektit të njohur si projekti 802. FDDI është projekt i
standardit ANSI. Projekti IEEE 802 është modular dhe përfshinë shtresën fizike dhe
të data-linkut, e pjesërisht edhe shtresën e rrjetit. T’i cekim vetëm disa prej këtyre
moduleve:
- 802.1 merret me lidhjen e rrjetave lokale dhe globale dhe ai është pjesërisht
i lidhur me shtresën e rrjetit;
- 802.2 merret me të ashtuquajturën nënshtresa LLC të shtresës së data-
likut’ nënshtresa LLC është e përbashkët për të gjithë protokollet e rrjetave
lokale që i ka definuar IEEE-ja;
- 802.3 merret me LAN-ët që logjikisht paraqesin rrjetë me magjistrale;
- 802.4 merret me LAN-ët që funksionojnë si magjistrale me token;
- 802.5 merret me LAN-ët në formë të unazës me token.
Modulet tjerë 802, që tani gjithsej janë njëzet, ju referohen rrjetave të qytetit,
rrjetave pa tela, sigurisë në rrjeta, etj.
5.2. DETYRAT E SHTRESËS SË DATA-LINKUT
Në shtresën fizike kryhet bartja (transmetimi), por ky ende nuk është komu-
nikim. Nëse fizikisht i lidhim dy kompjuter, duhet para fillimit të këmbimit të info-
rmacioneve të zgjidhen disa detyra, siç janë: pajisja A e cila dëshiron të dërgoj të
dhëna duhet ta dijë se pajisja B a është e gatshme t’i pranoj, në rastin e komu-
nikimit gjysëmdupleks duhet t’ju pamundësohet pajisjeve tjera që të emitojnë deri
sa pajisja e parë është duke dërguar të dhëna.
Shtresa e data-linkut merret me dërgimin e kornizave ndërmjet dy nyejve
fqinje. Për të realizuar këtë kjo shtresë kryen këto detyra:
- formimin e kornizave. Në dispeçim, shtresa e data-linkut pakos së ardhur
nga shtresa e rrjetit ja shton kokën dhe bishtin. Në marrje shtresa e data-
linkut e ndanë vargun e bitëve të pastrukturuar në korniza, e hjek kokën
dhe bishtin e pjesës së mbetur të kornizës, pra pakon e fituar ja përcjell
shtresës së rrjetit;
- adresimin fizik. Në kokën e kornizës vendoset adresa fizike e burimit dhe
destinacionit;
- dirigjimin e qasjes në medium. Kur në një linjë janë të lidhur disa
stacione, në shtresën e data linkut përcaktohet se cili stacion në cilin
moment ka të drejtë të emetoj;
- dirigjimin e rrjedhës. Nëse shpejtësia me të cilën destinacioni i pranon të
dhënat është më e vogël se shpejtësia me të cilën burimi i dërgon të
5. SHTRESA E DATA-LINKUT
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME SHTRESA E DATA-LINKUT
33
dhënat, kjo shtresë aktivizon mekanizmin për dirigjimin e rrjedhës, që të
pamundësoj burimin e shpejt të ngulfat destinacionin e ngadalshëm;
- korrigjimin e gabimeve. Shtresa e data-linkut e shndërron shtresën fizike
në lidhje të besueshme ashtu që me ndihmën e informacioneve në bishtin e
kornizës mundësohet zbulimi dhe ritransmetimi i kornizave të dëmtuara
apo të humbura si dhe pamundëson paraqitjen e kornizave të dyfishta.
Për t’ju përgjigjur numrit të madh të detyrave, shtresa e data-linkut zakonisht
ndahet në dy nënshtresa:
1. Nënshtresa për dirigjimin e lidhjes logjike – LLC (Logical Link Control)
2. Nënshtresa për dirigjimin e qasjes në medium – MAC (Media Access
Control).
Detyra e nënshtresës LLC është t’ju
mundësoj protokolleve të shtresës së rrjetit
që në mënyrë të përbashkët të përdorin
shtresën e data-linkut.
Në nënshtresën MAC realizohen shumë
detyra: formohen kornizat, zgjidhet problemi
për qasjen në medium, kryhet adresimi fizik
i stacionit burimor dhe atij destinues, aty
gjenden algoritmet për dirigjim të kanalit,
zbulohen gabimet dhe ritransmetohen korni-
zat e dëmtuara ose të humbura, zgjidhet
çështja e prioriteteve, etj.
5.2.1. FORMIMI I KORNIZAVE
Në shtresën e data-linkut korniza formohet ashtu që pakos së ardhur nga
shtresa e rrjetit ju shtohet koka dhe bishti. Fusha e parë në kokë dhe fusha e
fundit në bisht paraqesin fillimin dhe fundin e kornizës. Në bishtin e kornizës
gjendet numri kontrollues i cili mundëson që në marrje të verifikoj se gjatë trans-
metimit a është dëmtuar korniza.
Në pranim detyra e parë e shtresës së data-linkut është që në vargjet e bitëve
të ardhur t’i njoh kufijtë e kornizave dhe në këtë mënyrë të konvertoj vargjet e
bitëve në korniza.
Fig. 5.2. – Struktura themelore e kornizës
Fig. 5.1. – Shtresa e data-linkut
përbëhet prej dy nënshtresave : LLC
dhe MAC.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME SHTRESA E DATA-LINKUT
34
5.2.2. ADRESIMI FIZIK
Detyra e shtresës së data-linkut është lidhja e kompjuterëve të cilët gjenden në
rrjetën e njëjtë. Andaj në kokën e kornizës vendoset adresa fizike e kompjuterit. Në
rrjetat LAN 802 adresat fizike janë të standardizuara dhe të gjata gjashtë bajt.
Për adresën fizike përdoren edhe emërtimet LAN adresa, MAC adresa, NIC
adresa dhe PROM adresa. Adresa fizike është unike dhe ju përcaktohet gjatë fabri-
kimit kartelave intefejs të rrjetit – NIC (Network Interface Card).
Kartela e rrjetit punon në shtresën fizike dhe të data-linkut dhe ka një varg të
funksioneve. Përveç se në të gjendet adresa fizike, në kartelat NIC p.sh. formohen
kornizat, kryhet konvertimi i transmetimit paralel në serik dhe anasjelltas, për-
shtatet forma e sinjalit digjital të cilin e përdor kompjuteri në formën që i përgjigjet
mediumit nëpër të cilin kryhet transmetimi. Në destinacion kartela e rrjetit vëzhgon
kornizat që kalojnë nëpër rrjetë dhe verifikon se adresa destinuese e tyre a është e
njëjtë me adresën fizike të saj, ashtu që t’i pranoj vetëm ato korniza që ju kanë
dërguar atij stacioni.
Fig. 5.3 – Pamja e kornizës në rastin kur kompjuteri me adresë fizike
13 i dërgon porosi kompjuterit adresa fizike e të cilit është 42
5.2.3. DIRIGJIMI I QASJES NË MEDIUM
Në rrjetat difuzive problemi kyç është se si në rastet kur ekzistojnë disa të
interesuar për të dërguar, të caktohet se cilit prej tyre t’ju ndahet kanali. Duke
marrë parasysh në atë se të gjithë stacionet shfrytëzojnë të njëjtin kanal, nëse dy
apo më shumë stacione njëkohësisht emitojnë do të vije deri te ndeshja, për-
katësisht kolizioni i kornizave. Kjo do të shkaktoj dëmtimin e këtyre kornizave. Për
të parandaluar këtë, nevojitet që në një interval kohor nëpër kanal të dërgoj vetëm
një stacion.
Sot, kryesisht aplikohen dy metoda themelore për qasje në medium, edhe atë:
• konkurrenca dhe
• ndarja e tokenit.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME SHTRESA E DATA-LINKUT
34
5.2.3.1.Konkurrenca
Konkurrenca paraqet metodën e decentralizuar për ndarjen e kanalit, që
nënkupton se nuk ekziston ndonjë mekanizëm për arbitrazh, i cili në rastet kur
disa stacione kanë të dhëna për të dërguar, të caktoj se cilit stacion t’ju ndaj
kanalin.
Në këtë metodë të gjitha stacionet mund të fillojnë emetimin kur të dëshirojnë
(kuptohet, kur të kenë çka të dërgojnë) pa marrë parasysh aktivitetin e ndonjë
stacioni tjetër. Andaj edhe vije deri tek kolizioni i kornizave.
Tipar i transmetimit difuziv është ekzistimi i lidhjes së rikthyeshme: transme-
tuesi mundet, si edhe çdo stacion tjetër, ta përgjoj kanalin. Duke përgjuar atë,
transmetuesi mund të hetoj se a janë dëmtuar kornizat e tij apo jo, ashtu që kraha-
son fuqinë e sinjalit të pranuar me atë të sinjalit që e ka emituar: e nëse sinjali i
pranuar ka fuqi më të lartë, atëherë ka ardhur deri tek kolizioni gjatë emetimit.
Nëse korniza është dëmtuar, transmetuesi pret një kohë të rastësishme,
pastaj riemeton atë kornizë. Kjo nënkupton se transmetuesi e ruan në baferin
(memorie e brendshme) e tij kopjen e kornizës së dërguar, deri sa nuk mëson që
transmetimi ishte i suksesshëm.
Metoda në të cilën çdo stacion emeton kur të dëshiroj, duke mos përfillur sta-
cionet tjerë në rrjetë, nuk mund të jetë efikase, sepse me rritjen e komunikacionit
në rrjetë rriten edhe kolizionet, e me këtë edhe ritransmetimet, kështu që zvogëlohet
shfrytëzimi i kanalit (më pak se 20%).
Protokolli CSMA/CD
Për të eliminuar të metat e metodës së konkurrencës përdoret metoda e për-
gjimit (ekzaminimit) të sinjalit bartës me detektim të kolizionit apo protokolli CSMA
/CD (Carrier Sense Multiple Access with Collision Detection) – që nënkupton qasje e
shumëfishtë në mediumin bartës me metodën e detektimit të kolizionit (përplasjes).
Multiple Access – nënkupton se të gjithë kompjuterët janë të lidhur në një
medium të përbashkët, në të cilin kanë qasje disa prej tyre në një interval kohor.
Carrier Sense – nënkupton që para emetimit të të dhënave, stacioni e përgjon
mediumin për të vërtetuar se a është duke emituar të dhëna ndonjë stacion tjetër.
Nëse në medium nuk ka ndonjë emetim tjetër atëherë stacioni përkatës do të filloj
transmetimin e të dhënave.
Collision Detection – nënkupton rastin kur dy stacione fillojnë njëkohësisht
të emitojnë të dhëna dhe vije deri tek kolizioni, ekzistojnë mekanizma që e mundë-
sojnë ritransmetimin e të dhënave të njëjta pas një intervali kohor të rastësishëm.
Ethernet-i
Ethernet-i është familja më e përdorur e teknologjive të definuar me standa-
rdet IEEE 802.2 dhe 802.3. Ethernet-i definohet si teknikë e transmetimit difuziv
me dirigjim të decentralizuar për qasje në medium, gjatë së cilës shërbimi nuk
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME SHTRESA E DATA-LINKUT
35
është besnik, por është më i mirë i mundshëm (ang.: best-effort delivery), sepse bu-
rimi nuk merr informacion se porosia a është dërguar në destinacion apo jo.
Përparësitë e rrjetave Ethernet janë:
- të thjeshta për planifikim,
- ekonomike për instalim,
- komponentet e rrjetit janë lira,
- teknologjia është treguar e besueshme,
- shumë lehtë mund të shtohet dhe të largohet një kompjuter nga rrjeti,
- e përkrahin shumë sisteme softuerike dhe harduerike,...
Mangësitë e Ethernet-it janë:
- është arkitekturë e hapur, ku çdo nyje mund të dërgoj dhe pranoj të dhëna
- shfrytëzon komunikime brezgjerë,
- lehtë mund të përgjohet dhe
- nuk ka asnjë harduer për siguri.
Struktura e kornizës 802.3, përkatësisht kornizës Ethernet është dhënë në
figurën 5.4.
Fig. 5.4. – Formati i kornizës 802.3, përkatësisht i kornizës Ethernet
Çdo kornizë fillon me hyrjen 7-bajtëshe, përkatësisht 7 herë përsëritet vargu
10101010. Hyrja mundëson që marrësi të sinkronizohet me transmetuesin. Në
radhë vije bajti 10101011 i cili paraqet fillimin e çdo kornize.
Fushat 6-bajtëshe janë të rezervuara për adresën e transmetuesit dhe marrë-
sit.
Fusha e të dhënave tregon se sa bajtë mund të vendosen në këtë fushë, e ajo
mund të jetë e gjatë deri në 1500 B.
Sipas standardit 802.3 korniza e mirëfilltë duhet të jetë e gjatë së paku 64
bajta duke llogaritur nga adresa destinuese e deri tek fusha e verifikimit të
rregullsisë. Pra, fusha e të dhënave duhet të jetë e gjatë së paku 64 – (6 + 6 + 2 + 4)
= 64 – 18 = 46 B.
Në fushën e verifikimit të rregullsisë kryesisht përdoret verifikimi ciklik i redu-
ndancës – CRC (Cyclic Redundancy Check).
5.2.3.2.Ndarja e tokenit
Ndarja e tokenit paraqet metodën e centralizuar për ndarjen e kanalit. Sot
ekziston mekanizëm i cili në rastet kur disa stacione dëshirojnë të emitojnë, cakton
se cili stacion do të fitoj të drejtën për të emituar në intervalin e ardhshëm kohor.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME SHTRESA E DATA-LINKUT
36
Elementi kryesor i kësaj metode për qasje në medium paraqet kornizë të
formatuar dirigjuese e të posaçme e cila quhet token. Stacioni në bazë të formatit të
tokenit dallon atë nga korniza e të dhënave. Të drejtën për të emituar e ka vetëm ai
stacion i cili e posedon tokenin.
Metoda e tokenit i ofron çdo nyjes mundësi të barabartë që të ketë qasje në
medium.
Metoda e ndarjes së tokenit përbëhet prej dy varianteve varësisht prej topo-
logjisë së rrjetit, edhe atë: magjistralja me token (ang.: token bus) – IEEE 802.4 dhe
unaza me token (ang.: token ring) – IEEE 802.5. Këto protokolle janë më të ndër-
likuar se protokolli CSMA/CD dhe nuk do të shqyrtohen më tepër, por i lihet lexu-
esit që të hulumtoj literaturë (gjithashtu edhe në Internet) për më tepër njohuri.
5.2.4. DIRIGJIMI I RRJEDHËS
Dirigjimi i rrjedhës paraqet teknikën e cila siguron burimin që mos ta ngulfat
me të dhëna destinacionin. Stacioni destinues përpunon të dhënat e pranuara me
ndonjë shpejtësi të kufizuar. Shpesh kjo shpejtësi e përpunimit është më e vogël se
shpejtësia me të cilën arrin të dhënat. Andaj stacioni posedon memorie pranuese (të
ashtuquajtur bafer) me kapacitet të caktuar, në të cilën vendosen të dhënat e ar-
dhura, e ende të papërpunuara.
Nëse të dhënat arrin me shpejtësi më të madhe se sa shpejtësia e përpunimit
nga stacioni destinues, baferi do të mbushet, e kur më nuk ka vend për të dhëna
tjera – stacioni thjesht do t’i refuzoj të dhënat e radhës. Për të mos ndodhur kjo,
stacioni destinues duhet në ndonjë mënyrë t’i lajmëroj stacionit burimor që të
ngadalësoj emisionin ose edhe ta ndërpres përkohësisht emetimin. Për të dirigjuar
rrjedhën përdoren dy metoda:
Në metodën ndalo dhe prit burimi dërgon një kornizë dhe pret nga destinacioni
ta marrë konfirmimin, të ashtuquajturin ack (angl.: acknowledgment), me të cilin
tregohet se korniza me korrektësi është pranuar. Kjo metodë është shumë e
thjeshtë: kur të dhënat fillojnë të arrijnë më shpejtë se sa destinacioni të mund t’i
përpunoj, destinacioni mund të ngadalësoj emisionin e burimit ashtu që pret për
dërgimin e konfirmimit deri sa nuk e zbrazë baferin e tij (fig.5.5).
Në metodën ndalo dhe prit mjafton që kapaciteti i baferit të mundësoj pra-
nimin e vetëm një kornize.
Pasi në linjë në një interval kohor mund të gjendet vetëm një kornizë, e meta
kryesore e kësaj metode është joefikasiteti i saj.
Në metodën e dritares rrëshqitëse burimi mund të dërgoj disa korniza para se
nga destinacioni të marrë konfirmimin se transmetimi i kornizave është realizuar
me sukses. Numri maksimal i kornizave që mund të emitohen para se të konfi-
rmohet arritja e tyre caktohet me madhësinë e ashtuquajtur dritare. Edhe burimi
edhe destinacioni posedojnë dritare me madhësi të njëjtë. Për tu ruajtur info-
rmacioni për atë se cilat korniza janë emituar, e cilat janë pranuar, çdo kornizë në
dritare shënohet me numër rendor.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME SHTRESA E DATA-LINKUT
37
Fig. 5.5. – Ilustrimi i metodës ndalo dhe prit
5.2.5. KONTROLLA E GABIMEVE
Gjatë transmetimit mund të vije deri te gabimet: kornizat mund të dëmtohen,
humbin ose të dyfishohen:
- korniza e dëmtuar: marrësi regjistron arritjen e kornizës, por disa bitë në
kornizë janë konvertuar në komplemente të tyre;
- korniza e humbur: korniza nuk arrin në destinacion për ndonjë arsye (p.sh.
për shkak të zhurmës së lartë apo dobësimit të madh), marrësi nuk është
në gjendje të regjistroj arritjen e kornizës;
- korniza e dyfishuar (shumuar): në destinacion arrin korniza origjinale dhe
një apo më shumë kopje të saj.
Shtresa e data-linkut në destinacion zbulon kornizat e dëmtuara dhe të
humbura dhe kërkon nga burimi që t’i riemetoj ato korniza. Këtë e bënë ashtu që
çdo herë kur heton ndonjë gabim gjatë pranimit të kornizave, i dërgon burimit të
ashtuquajturin konfirmim negativ apo nak (angl.: negative acknowledgment) për
kornizën e dëmtuar, përkatësisht për kornizat e dëmtuara, ku burimi duhet ato t’i
dërgoj përsëri. Ky mekanizëm i korrigjimit të gabimeve quhet kërkesa me përsëritje
automatike ose ARQ (Automatic Repeat reQuest).
Shtresa e data-linkut gjithashtu zgjidh edhe problemin e kornizave të dyfishta
ashtu që i identifikon dhe i refuzon kopjet e ardhura.
burimi destinacioni
korniza e të dhënave
ack
korniza e të dhënave
ack
korniza e të dhënave
ack
përfundimi
t t
pritja e
konfirmimit
pritja e
konfirmimit
pritja e
konfirmimit
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
38
SHTRESA E RRJETIT
Adresimi logjik
Nëse dy stacione gjenden në rrjetin e njëjtë, shtresa e rrjetit është e panevojshme.
Nevojitet atëherë kur dy stacione që donë të komunikojnë gjenden në rrjeta të ndry-
shme, ndërsa linqet apo rrjetat lidhen përmes ruterëve.
Për dallim nga shtresa e data-linkut ku komunikimi realizohet me anë të korni-
zave mes linqeve fqinje (në rrjetat lokale – LAN), shtresa e rrjetit merret me dërgimin e
njësisë së të dhënave të kësaj shtrese (paketave) nga burimi deri tek caku, përkatësisht
nga njëri skaj në tjetrin. Shtresa e rrjetit është përgjegjëse për:
• adresimin logjik (atëherë kur stacionet që komunikojnë nuk gjenden në
rrjetin e njëjtë),
• përcaktimin e rrugëtimit, përkatësisht rutimin,
• kontrollin e ngulftajes,
• fragmentimin e paketave nëse është e nevojshme.
Adresimi logjik më së miri sqarohet me shembullin e dhënë në figurë, ku me
shkronja janë paraqitur adresat logjike, ndërsa me numra adresat fizike.
Rutimi
Me rutim (rrugëtim) zgjidhet rruga më e përshtatshme për dërgimin e paketave
ndërmjet rrjetave të ndryshme apo në Internet.
Për të arritur paketi nga burimi në destinacion, shpesh nevojitet të kaloj nëpër
disa mesnyje dhe rrjeta, pra të bëjë disa kërcime. Për të realizuar këtë shtresa e rrjetit
duhet ta dijë topologjinë e rrjetit paketor komutues ose Internetit dhe të zgjedh rrugën
më të përshtatshme. Kjo rrugë mund të zgjidhet sipas disa kritereve: sipas largësisë
fizike, numrit të kërcimeve, vonesës, çmimit, etj.
Rutimi mund të bëhet në disa mënyra:
• zgjedhja e rrugës mund të bazohet në tabelat statike që janë të “telëzuara” në
rrjetë dhe rrallë ndërrohen,
• rruga mund të zgjidhet në fillim të vendosjes së komunikimit dhe
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
39
• përcaktimi i rrugës mund të jetë me dinamizëm të lartë ashtu që rruga
zgjidhet nga fillimi për çdo paketë në varshmëri nga mbingarkesa momentale.
Rrjetat mund të jenë konektuese dhe jokonektuese.
Në rastin e parë rruga e qarkullimit të paketave përcaktohet në fillim dhe të gjitha
paketat sipas radhës njëra pas tjetrës dërgohen tek caku. Konekcioni i tillë i realizuar
quhet qark virtual, ndërsa rrjetat e këtilla quhen rrjetat me qarqe virtuale.
Në rrjetat paketore jokonektuese qarkullimi i paketave bëhet në rrugë të ndry-
shme, andaj në cak nevojitet radhitja e tyre.
Algoritmet për rutim duhet para se gjithash të jenë të afta që shpejt t’ju për-
shtaten ndryshimeve në topologjinë e rrjetave komutuese apo Internetit deri te cilat vije
nga arsye të ndryshme (kyçja apo shkyçja e stacioneve apo ruterëve të ri në rrjetë,
defektet harduerike, gabimet softuerike, etj.).
Algoritmet për rutim ndahen në dy grupe themelore, edhe atë:
• algoritme statike dhe
• algoritme dinamike.
Gjithashtu ekzistojnë edhe algoritme për kontroll të ngufatjes së komunikimit në rrjetat
kompjuterike.
SHTRESA E TRANSPORTIT
Segmentimi dhe reasamblimi
Shtresa e transportit është përgjegjëse për dërgimin e porosisë së plotë, pa ga-
bime dhe sipas radhës prej njërit skaj në skajin tjetër të konekcionit.
Për të kryer transmetimin e porosive nga njëri skaj në tjetrin shtresa e transportit
sikur edhe shtresa e data-linkut duhet të merret me adresim, dirigjimin e rrjedhës dhe
kontrollin e gabimeve, por në këtë rast në nivelin e lidhjes prej skajit në skaj. Gjith-
ashtu kjo shtresë merret edhe me segmentim dhe reasamblim të porosive, e sipas
nevojës edhe me operacionin e multipleksimit.
Detyrat e shtresës së transportit janë të ngjashme me detyrat e shtresës së data-
linkut, me këto dallime:
• shtresa e data-linkut ofron shërbime brenda një rrjeti fizik, përkatësisht
brenda linkut që i lidh dy nyje fqinje,
• shtresa e transportit ofron shërbime brenda rrjetit të komutuar apo brenda
internetit.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
40
Hardueri dhe/ose softueri që i kryen punët e shtresës së transportit zakonisht
gjendet në kompjuterët e fundmë.
Nëse në stacionin nga shtresa më e epërme arrin në shtresën e transportit njësia
e të dhënave më e madhe se gjatësia që mund ta pranoj shtresa e rrjetit, njësia e të
dhënave ndahet në segmente me gjatësi më të vogla. Në shtresën e transportit të
stacionit destinues kryhet procesi i kundërt: paketat e ardhura rekombinohen në
njësinë paraprake të të dhënave.
Në fund të çdo segmenti futet numri rendor i segmentit ashtu që gjatë reasa-
mblimit paketat të përputhen sipas radhës paraprake.
Adresimi SAP
Tek kompjuterët njëkohësisht mund të zhvillohen disa procese (programe) të
ndryshme. Kjo mundësohet nga shtresa e transportit përmes adresimit SAP.
Kur programi aplikativ në stacionin A duhet të lidhet me programin aplikativ
përkatës në stacionin B, është e qartë se nuk mjafton të definohet vetëm stacioni
destinues, por duhet të definohet edhe procesi destinues. Në këtë rast dërgesa prej
skajit në skaj nuk nënkupton dërgimin e porosisë nga kompjuteri burimor deri te
kompjuteri destinues, por dërgimin nga procesi burimor i njërit kompjuter në procesin
destinues të kompjuterit tjetër. Në këtë mënyrë nga çdo stacion mund të dalin dhe të
hynë në të disa konekcione.
Në përgjithësi shtresa e epërme ju qaset shërbimeve që i ofron shtresa e poshtme
përmes të ashtuquajturës pika qasëse e shërbimeve apo SAP (Service Access Point).
Pasi disa procese në një kompjuter mund të komunikoj me procese në kompjuterin
tjetër ose kompjuterëve tjerë, duhet të tregohet cila porosi i takon cilit konekcion dhe
ky informacion vendoset në kokën e njësisë së të dhënave të shtresës së transportit.
Andaj ndë-rmjet shtresës së transportit dhe shtresës së epërme mund të ekzistojnë më
shumë TSAP (pika qasëse e shërbimeve të transportit).
Ndërmjet shtresës së transportit dhe shtresës së rrjetit gjenden pikat qasëse të
shërbimit të rrjetit apo NSAP. NSAP paraqet adresën logjike të kompjuterit.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
41
Kontrollimi i gabimeve
Shtresa e data-linkut nuk është në gjendje t’i zbuloj gabimet të cilat shkaktohen
në ruter sepse kjo shtresë verifikon bartjen e paketave prej daljes nga një nyje deri në
hyrjen e nyjes tjetër. Prandaj, shtresa e transportit duhet të verifikoj a ka arritur pa-
keta pa gabime nga stacioni burimor në atë destinues pa marrë parasysh numrin e
ruterëve që i ka kaluar në rrugën e saj.
Gjatë bartjes ndonjë paketë mund të humbet apo mund të dyfishohet. Shtresa e
transportit në stacionin destinues lehtë vërteton gjatë rigjenerimit të njësisë paraprake
të të dhënave se a mungon ndonjë paketë apo paraqet paketë të dyfishuar. Paketat e
dyfishta shtresa e transportit i injoron, ndërsa në rastin e paketave të humbura kërkon
që ato të dërgohen përsëri.
Multipleksimi
Në disa raste shtresa e transportit mundëson që bartja të zhvillohet në mënyrë
më ekonomike, ashtu që:
• disa konekcione të shtresës së transportit përdorin konekcionin e njejtë të
rrjetit,
• një konekcion i shtresës së transportit përdor disa konekcione të rrjetit
SHTRESAT E EPËRME
Modeli referent OSI mund të ndahet në disa pjesë kryesore: pjesa e transportit
dhe pjesa e aplikacionit. Pjesa e transportit përfshinë katër shtresat e poshtme të
modeli referent OSI: shtresa fizike, e data-linkut, e rrjetit dhe e transportit. Pjesa e
aplikacionit përfshin tri shtresa të epërme të modelit referent OSI: shtresa e sesionit,
prezantimit dhe aplikacionit.
Shpesh shtresa e rrjetit punon në mesnyje të cilat i takojnë kompanive telekomu-
nikuese, ndërsa shtresa e transportit funksionon në stacionet të cilat janë në pronësi të
shfrytëzuesit.
Shtresa e sesionit
Termi sesion (ang.: session) paraqet periodën e komunikimit, gjithashtu zhvillimin
e dialogut ndërmjet proceseve (programeve).
Kjo shtresë i organizon sesionetprej njërit skaj në tjetrin, të cilat sesione quhen
konverzacione në mes kompjuterëve. Sesionet përdoren prej nivelit të aplikacionit për
ekzekutim të programeve aplikative. Këto protokolle inicojnë, mbikqyrin dhe përfu-
ndojnë konferencën në mes të sfrytëzuesve.
Shtresa e prezantimit
Kjo shtresë është përgjegjëse për komunikimin e koduar prej njërit skaj në tjetrin.
Gjithashtu merret me të dhënat që lexohen kur të arrinë te kompjuteri tjetër. Në këtë
shtresë bëhet komprimimi dhe dekomprimimi i të dhënave si dhe shifrimi dhe
deshifrimi i të dhënave.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
42
Shtresa e aplikacionit
Kjo shtresë i përmbanë protokollet që kanë të bëjnë me procesimet në aplikacion,
siç janë: e-mail, transferi i fajllave, etj. Një prej shtresave të këtilla është shtresa për
bartjen e datotekave, dërgimi dhe pranimi i porosive, shërbimi i bazës së të dhënave
dhe shërbimi i aplikacionit të rrjetit. Këto urdhëra i siguron programi i nivelit të apli-
kacionit i cili quhet user intreface.
RRJETAT LOKALE KOMPJUTERIKE
Standardet e LAN-ëve, IEEE 802.3, Ethernet
Rrjetë lokale quajmë çdo rrjetë kompjuterike e cila punon në shtresën e dytë të
modelit referent OSI (Open System Interconnections), përkatësisht në shtresën e Data
Link-ut (komunikimit).
Karakteristikat themelore të rrjetave LAN janë:
• në rrjetat LAN asnjë kompjuter nuk mundet dhunshëm ta startoj, ndaloj apo
drejtoj ndonjë kompjuter tjetër,
• të gjithë kompjuterët janë të lidhur në mediumin e përbashkët, që d.m.th që
të gjithë kompjuterët e ndajnë brezin e përgjithshëm lëshues të mediumit.
• shpejtësitë e punës te rrjetat lokale janë të larta prej disa dhjetëra MB/s deri
në disa GB/s.
• për shkak të distancës së afërt në mes kompjuterëve, vonesat dhe gabimet
janë të papërfillshme.
• ekziston mundësia e multikastingut dhe brodkastingut.
• rrjetat lokale asnjëherë nuk janë publike, por janë në pronësi të ndonjë
institucioni, ndërmarrje apo individi.
Natyrën e rrjetave lokale e përcaktojnë tre faktorë:
• mediumi nëpër të cilin realizohet transmetimi,
• topologjia e rrjetës,
• protokolli për qasje në medium.
Mediumi dhe topologjia e rrjetës në masë të madhe përcaktojnë shpejtësinë dhe
efikasitetin e komunikimit.
Rrjetat lokale mund të jenë rrjetë me tela dhe rrjeta pa tela, përkatësisht mund
të punojnë në brezin themelor dhe në brezin e transponuar. Andaj në rrjetat LAN mund
të përdoren të gjitha llojet e mediumeve. Kur nevojitet shpejtësi e madhe e transmetimit
si medium bartës përdoret kabllo optik.
Rrjetat lokale kryesisht përdorin arkitekturën Ethernet dhe standardin IEEE
802.3, i cili standard i definon dy grupe themelore:
- Etherneti në brezin fizik (baseband Ethernet),
- Etherneti brezëgjërë (broadband Ethernet).
Vitet e fundit aplikim të madh kanë gjetur rrjetat lokale pa tela (Wireless), sepse
është rritur numri i shfrytëzuesve të kompjuterëve portativ (laptop – notebook).
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
43
Sistemet operative të rrjetit, programet e serverit
Sistemi Operativ është program sistemor me të cilin udhëhiqet e tërë puna në ko-
mpjuter. Tash do njoftohemi me një sistem operativ i cili e udhëheq punën e rrjetës së
krijuar, e ai quhet Sistem Operativ i Rrjetit.
Sistemet operative të rrjetit mund të ndahen në dy grupe themelore, edhe atë
në:
• Sisteme operative të rrjetit të cilët përdoren në rrjetat e barabarta (ang. Peer-to-
peer network operating system) dhe
• Sisteme operative të rrjetit klient-server (ang. Client-server network operating
system).
Varësisht se cili lloj i sistemeve operative aplikohet rrjetat lokale mund të jenë:
• Rrjetat lokale të kompjuterëve të barabartë dhe
• Rrjetat lokale klient-server.
Në shumicën e SO të rrjetave peer-to-peer shfytëzuesit mund të caktojnë se cilat
resurse të veta ti vënë në shërbim të shfrytëzuesve tjerë. Kur njëri disk i shfrytëzuesit
konfigurohet si i “ndarë”, ai tek shfrytëzuesit e tjerë paraqitet si drajv i ri.
Rrjeta peer-to-peer mund të realizohet në formën të rrjetës 10BaseT apo ethernetit
të hollë. Konfigurimi 10BaseT është e përshtatshme për lidhjen deri në 16 stacione të
cilat nuk janë në distancë të madhe.
Në rrjetat klient-server, klientët (që mund të jenë disa dhjetëra, qindra apo mijëra)
mund të shfrytëzojnë resurset të cilat i posedon serveri. Informacionet në këto rrjeta
janë të centralizuara, pra, të gjitha informacionet që gjenden në server, dhe të gjitha
pajisjet që i dirigjon serveri, në to kanë qasje të gjithë klientët.
Sistemi operativ i rrjetit klient-server kujdeset që në një resurs njëkohësisht mos
të ketë qasje më shumë se një klient (p.sh. shfrytëzimi i printerit). Gjithashtu, admi-
nistratori i rrjetës mundet përmes SO të rrjetit t’ju ndajë shfrytëzuesve (klientëve) nivele
të ndryshme të prioriteteve.
SO i rrjetit klient-server duhet të siguroj besnikëri, siguri dhe fleksibilitet të rrjetit
dhe të mundësoj rikonfigurim të shpejt si të harduerit, ashtu edhe softuerit me mu-
ndësi pa ndërprerje të punës.
Programi i serverit është program në të cilin përmes rrjetës klienti dërgon
kërkesën, ndërsa programi i serverit vepron sipas kërkesës dhe pastaj klientit i dërgon
përgjigjen. Programet të cilët përdoren në server-kompjuterët janë zhvilluar në mënyrë
speciale për SO të rrjetave klient/server, siç është program DNS (Domain Name System)
i cili përdoret për pasqyrimin e emërtimeve simbolike të kompjuterëve në adresa IP
(Internet Protocol).
Proxy serveri, Mail serveri dhe Web serveri
Proxy, Mail dhe Web serveri së bashku me murin mbrojtës (firewall) paraqesin
shërbimet bazë për sigurinë e të dhënave në rrjetat kompjuterike.
Proxy serveri paraqet pajisjen apo shërbimin e rrjetit i cili i mundëson klientëve
të realizojnë rrjetë indirekte me segmentet/shërbimet e rrjetave tjera. Roli i qasjeve
indirekte mund të jetë i rëndësishëm kur është në pyetje siguria, privatësia dhe/apo
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
44
performansa e rrjetës. Aspekti sigurisë i pajisjes Proxy shumë shpesh barazohet me
pajisjet bashkëkohore firewall. Aspekti i performansës së rrjetës është në mundësinë që
resursi në largësi (me të cilin është realizuar qasja) përkohësisht të ruhet në memorien
lokale dhe në këtë mënyrë për kërkesat tjera për resursin e njëjtë ti përgjigjet pa ju
qasur burimit origjinal.
Privatësia, si arsye e tretë e përdorimit të pajisjes Proxy, paraqet mundësinë që
klientët të gjitha kërkesat (apo vetëm kërkesat lidhur me ndonjë sajt të caktuar, ndonjë
grup të resurseve, etj.) e kompjuterëve tjerë në rrjetë t’ju dërgoj përmes pajisjes Proxy
dhe në këtë mënyrë të pamundësoj përcaktimin e saktë të burimit të kërkesës.
Mail serveri. Sistemi i Internetit të postës elektronike (SMTP – Simple Mail
Transfer Protocol), gjithashtu bazohet në parimin e Proxy serverit: posta elektronike
nuk dërgohet drejtpërdrejt nga dërguesi tek marrësi, por së pari shkon tek mail serveri.
Mail serveri apo serveri i postës është term që nënkupton kompjuter apo softuer i
cili në rrjetë i kryen punët postare. Në mail server memorohet posta e cila arrin, e më
pas dërgohet tek marrësi nëpër një kanal përkatës.
Dy standarde më të njohur të ndërfaqeve në mes klientit të e-mail-it dhe mail
serverit janë POP3 (Post Office Protocol 3) dhe IMAP4 (Internet Message Access Protocol
4). Këto protokolle i shfrytëzojnë klientët për komunikim me mail serverin.
Web serveri. Roli kryesor i Web serverit (apo HTTP serverit) është që të dëgjoj
portin 80 (portin për protokollin HTTP), që në kërkesën e pranuar të gjej dokumentin e
kërkuar në depon lokale të dokumenteve dhe përmbajtjen tuja dërgoj klientit apo, në
rastin kur dokumenti i kërkuar nuk ekziston, klientit tuja dërgoj porosinë që është bërë
gabim. Por, scenario e tillë përshkruan vetëm funksionalitetin themelor të Web serverit.
Një sistem kompjuterik në ndonjë ndërmarrje të vogël apo institucion që ofron të
gjitha shërbimet e Internetit, do të duhet patjetër të përmbaj SMTP serverin, FTP
serverin (shkarkimi i fajllave), HTTP serverin dhe NNTP serverin (gupet diskutive). Siste-
mi i cili do ti siguronte gjitha këto shërbime do të paraqiste Web serverin.
Mbrojtja e të dhënave në rrjetë
Pa mbrojtjen e kompjuterëve në rrjetë, përkatësisht në Internet për një kohë të
shkurtë ata do të pësonin dëmtime të paparashikueshme, si dhe mund të jenë cak i
keqpërdorimeve të shumta. Andaj përdoren shumë aplikacione softuerike dhe pajisje
harduerike për ti mbrojtur rrjetat kompjuterike.
Siguria e Internetit apo IS (Internet Security) është nocion i gjerë që shpreh hapa
të ndryshëm që ndërmarrin personalitetet dhe organizatat që ti mbrojnë kompjuterët
dhe rrjetat kompjuterike të lidhura në Internet.
Interneti sipas natyrës së tij nuk është mjedis i sigurt sepse është rrjetë
kompjuterike e hapur, e cila ka për qëllim që të lehtësoj këmbimin e të dhënave. Të
dhënat e dërguara përmes Internetit – postë elektronike personale, tregti online, udhë-
tojnë nëpër një varg të kompjuterëve dhe linqeve numri i të cilëve pandërprerë ndry-
shon. Për këtë arsye maliciozët (qëllim këqijtë) dhe hakerët mund të kapin dhe ndry-
shojnë porosinë.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
45
Problem më të përhapur paraqesin viruset. Disa prej tyre në kompjuterin e
shfrytëzuesit modifikojnë programet dhe në këtë mënyrë i bëjnë të papërdorshëm,
derisa tjerët i bëjnë dëm dhe i shkatërrojnë të dhënat. Shumë virus shpejtë përhapen
dhe në mënyrë suptile i kryejnë detyrat e veta destruktive ashtu që nuk vërehen deri sa
nuk bëjnë dëme të dukshme. Mbrojtja nga viruset bëhet përmes antivirus programeve,
ndër më të njohurit Kaspersky Lab, Nod 32, AVG, etj.
Problem të veçantë paraqesin edhe të ashtuquajturit spyware apo spiun pro-
gramet. Ky është softuer i cili vjedhurazi instalohet në kompjuterin e shfrytëzuesit me
qëllim që pa u vërejtur, pa dijen e shfrytëzuesit, mbledh informacionet rreth shfry-
tëzuesit ose organizatës apo merr kontrollin e pjesërishëm apo të tërësishëm të punës
së kompjuterit. Për luftimin e spyware-ve janë zhvilluar gjithashtu programe për bllo-
kimin e tyre, ndër më të njohurit janë: Ad-aware, Spybot, McAfee, etj.
Problem shfrytëzuesve të Rrjetave i paraqesin edhe e-mail-at e padëshirueshme,
të ashtq. spam. Zakonisht këto janë reklama apo oferta të ndryshme që kanë sasi të
mëdha, dhe në këtë mënyrë mund ta ngufasin ndonjë segment të rrjetës apo kompju-
terin e shfrytëzuesit. Për mbrojtjen nga spam porositë është zhvilluar softuer antispam i
cili zakonisht instalohet në serverët dhe ruterët.
Një prej metodave më efikase për mbrojtjen e rrjetave kompjuterike që janë të
lidhura në Internet për qasje të palejueshme nga jashtë paraqet muri mbrojtës, për-
katësisht barriera e rrjetës (ang. Firewall). Aplikimi kryesor i murit mbrojtës është ti
mbrojë resurset e rrjetave private ashtu që nuk lejon qasjen e shfrytëzuesve jashtë
rrjetit, përkatësisht nga Interneti. Muri mbrojtës është i instaluar gati në të gjithë
kompjuterët personal, në kuadër të sistemeve operative – Windows XP, Windows Server
2003, Windows Vista, Windows 7.
MJETET E RRJETAVE LOKALE
Rigjeneratori dhe habi
Në rrjetat difuzive, përveç stacioneve, takohen edhe pajisjet harduerike rigje-
neratorët, habët (përmbledhësja ylli) dhe urat. Lidhja e dy apo më tepër rrjeta, gjatë së
cilës ruhet puna e pavarur e çdo rrjete, si dhe lidhja e stacioneve në rrjetat komutuese,
realizohen përmes ruterëve dhe porteve (gateways).
Rrjetat kompjuterike komutuese përbëhet nga stacionet (kompjuterët e shfry-
tëzuesve) dhe nga nënrrjetet. Nënrrjeti ka funksion të pastër komunikues, ndërsa sta-
cionet kanë funksion të pastër aplikativ. Nënrrjeti përbëhet nga nyjet fundore dhe
mesnyjet të cilat së bashku janë të lidhura përmes linjave lidhëse. Stacionet lidhen në
nyjet fundore përmes linjave kyçëse.
Nyja fundore në rrjetat kompjuterike kryesisht paraqitet në formë të kartelave
interfejs të rrjetave, e cila gjendet në kompjuterin e shfrytëzuesit. Kartela e rrjetit është
pajisje harduerike e cila i mundëson kompjuterit të komunikoj përmes rrjetës kompju-
terike.
Mesnyjet janë kompjuterë special që përdoren për ndërlidhjen e dy apo më shumë
linjave, përkatësisht kryejnë funksionin e komutimit.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
46
Rigjeneratori është pajisje harduerike i cili e ripërtërinë sinjalin digjital të ardhur
dhe e përcjell më tej. Rigjeneratori nuk posedon memorie e as inteligjencë shtesë, andaj
nuk i ruan sinjalet digjitale të pranuar, por thjeshtë i rigjeneron bit pas biti. Nëse në
rrjetë gjatë bartjes paraqiten gabime, rigjeneratori këto gabime nuk mund ti eliminoj
por vetëm i përcjell. Pra, rigjeneratori është pajisje që funksionon në nivelin e shtresës
fizike.
Rigjeneratori mundëson që të zmadhohet gjatësia fizike e linjës, por nuk ndikon
në funksionimin e rrjetës: nëse dy a më shumë segmente të rrjetës lidhen përmes rigje-
neratorëve, ato edhe më tej paraqesin një rrjetë.
Habi (përmbledhësja ylli) është pajisje harduerike shumëportëshe. Kur korniza të
arrin në njërin port të habit, ai do ta kopjojë dhe do ta ritransmetoj në të gjitha portat e
tij.
Ekzistojnë dy lloje të habëve: pasiv dhe aktiv.
Habi pasiv thjeshtë i lidh në mënyrë elektromagnetike linqet ashtu që sinjali që
vjen fizikisht bartet në gjitha linqet tjera.
Habi aktiv funksionon ngjashëm me regjeneratorin: bitët që arrin përmes ndonjë
linje hyrëse së pari rigjenerohen e më pas transmetohen në të gjitha linqet tjerë.
Ura e rrjetit dhe ruteri
Ura dhe ruteri ngjashëm me rigjeneratorin dhe habin janë pajisje të rrjetave, por
dallim i përgjithshëm është se këto pajisje janë inteligjente.
Ura i ngjan shumë regjeneratorit sepse bashkon segmentet dhe grupet punuese,
por përparësitë e urës janë se mund ta ndajë rrjetën për ta izoluar komunikacionin apo
për ta veçuar problemin. Kështu, nëse një apo më shumë kompjuter e mbingarkojnë
rrjetën me të dhëna, ura mund ta izoloj atë kompjuter apo disa prej tyre. Gjithashtu
përdoren për zmadhimin e gjatësisë së segmentit dhe për të trajtuar numrin e rritur të
kompjuterëve në rrjetë.
Puna e urës bazohet në faktin që çdo nyje rrespektivisht kartelë e rrjetit ka adresën
e vet dhe ura i përcjell të dhënat në bazë të asaj adrese. Lidhur me këtë mund të themi
se urat janë intelegjent sepse mund të mësojnë se ku duhet ti kalojnë të dhënat.
Ura gjithashtu ka tabelën e saj të drejtimit, e cila në fillim është e zbrazët, por
ashtu nyjet duke i dorëzuar paketat, adresa burimore kopjohet në tabelë dhe në bazë të
adresave ura i din se në cilin segment janë cilët kompjuter. Në momentin kur ura
pranon paketën, adresa e dërguesit e cila gjendet në kokën e paketës, krahasohet me
tabelën drejtuese. Nëse adresa nuk gjendet në tabelë, atëherë shtohet, e më pas adresa
destinuese krahasohet me bazën e të dhënave në tabelë:
• Nëse adresa destinuese gjendet në tabelë dhe nëse është në të njejtin segment
me adresën burimore, paketa refuzohet.
• Nëse adresa destinuese gjendet në tabelë dhe nuk është në të njejtin segment
me adresën burimore, ura atëherë e përcjell paketën nga lidhja e caktuar në
adresën burimore.
• Nëse adresa burimore nuk gjendet në tabelë, ura e përcjell paketën në të gjitha
lidhjet e tjera të rrjetës përveç në lidhjen prej nga vjen paketa.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
47
Ruteri mundëson këmbimin e të dhënave në mes kompjuterëve të cilët gjenden në
rrjeta të ndara, dhe gjatë kësaj nuk pengohet puna e pavarur e çdo rrjete veçmas.
Ruteri i kryhen detyrat në tri shtresat e poshtme të modelit OSI, e më shumë veçohet
në shtresën e rrjetit. Ruterët mund ti komutojnë dhe orientojnë paketat nëpër disa
rrjeta, e këtë e bëjnë duke i këmbyer informacionet rreth protokolleve në mes rjjetave të
ndara.
Ruterët përdoren në rrjeta më komplekse sepse mundësojnë dirigjim më besnik të
të dhënave dhe ndërmjet vete i ndajnë të dhënat rreth orientimit, ku me këtë i ikin
lidhjeve të ngadalshme dhe lidhjeve që nuk janë në dispozicion.
Puna e ruterëve bazohet në “tabelat e rutimit” të cilat përmbajnë adresat e rrjetave
me të cilat përcaktojnë adresën destinuese të të dhënave hyrëse. Tabela përmban:
• të gjitha adresat e njohura të rrjetës,
• mënyrën e lidhjes me adresat e rrjetës,
• mundësinë e rrugëtimit në mes ruterëve,
• efikasiteti i çdo rrugëtimi i matur me numrin e ruterëve gjatë rrugës.
MODELI TCP/IP
Për dallim nga modeli OSI, ky model është shumë më i afërt me implementimin
konkret të protokollve të rrjetit. Bazohet në hierarkinë e protokolleve të cilët përbëjnë
themelet e rrjetit global – Internetit.
Modeli TCP/IP është krijuar nga projekti ARPANET. Ky projekt ka filluar në vitet
60-ta të shekullit të kaluar me qëllim të zhvillimit të rrjetave kompjuterike komu-
nikuese. Zhvillimin e këtij projekti e ka udhëhequr trupi special DARPA (Defense
Advanced Research Project Agency), në përbërje të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-ve.
Modeli TCP/IP përbëhet prej katër shtresave:
• Shtresa e qasjes në rrjetë,
• Shtresa e internetit,
• Shtresa e transportit dhe
• Shtresa e aplikacionit.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
48
Shtresa e qasjes në rrjetë praktikisht bashkon shtresën fizike dhe shtresën e
data-linkuttë modelit OSI. Në këtë shtresë realizohet bartja e kornizave ndërmjet sta-
cioneve të cilë gjenden në rrjetën e njëjtë lokale.
Shtresa e internetit definon formatin zyrtar të paketave (IP paketat) dhe proto-
kollin i cili quhet IP (Internet Protocol).
Shtresa e transportit është e projektuar për të mundësuar komunikimin e çifte-
ve të entiteteve në stacionet burimore dhe destinuese. Në këtë shtresë definohen dy
protokolle: TCP (Transmission Control Protocol) dhe UDP (User Datagram Protocol).
Shtresa e aplikacionit merret me detajet e aplikacionit të dhënë. Ekzistojnë disa
protokolle në këtë shtresë: DNS, SMTP, HTTP, etj.
Protokollet kryesore TCP/IP dhe plani i radhitjes së tyre nëpër shtresa
IP adresimi
Në Internet ashtu sikur edhe në çdo rrjetë tjetër çdo kompjuter duhet të ketë
adresën unike të Internetit, përkatësisht IP adresën. Ekzistojnë disa versione të
protokolleve IP, përkatësisht protokolleve që përdoren në shtresën e internentit (e sot
në përdorim është verzioni i 4 i protokollit IP – IPv4). IP adresa gjendet në kokën e
paketit dhe përmban adresën e rrjetit në të cilën gjendet kompjuteri dhe adresën e
kompjuterit. Kompjuterët që janë të lidhur në disa rrjeta posedojnë disa IP adresa, për
secilën në çdo rrjetë. Në të vërtetë, në Internet çdo kompjuter i ka dy lloje adresash:
• adresën simbolike dhe
• adresën numerike.
Adresa simbolike. Kjo adresë është e rëndësishme për shfrytëzuesin. Në rastin e
përgjithshëm përbëhet prej dy pjesëve të cilat janë të ndara në mes veti me pikë:
• emri i kompjuterit dhe
• domeni në të cilin kompjuteri bënë pjesë.
Shtresa e aplikacionit
Shtresa e transportit
Shtresa e sesionit
Shtresa e transportit
Shtresa e rrjetit
Shtresa e data-linkut
Shtresa fizike
Shtresa e
aplikacionit
Shtresa e
transportit
Shtresa e
internetit
Shtresa e qasjes
në rrjetë
HTTP FTP SMTP DNS RIP SNMP
TCP UDP
ARP
ICMP IGMP
IP (IPv4)
IP (IPv6)
MLD ND
ICMPv6
Ethenet 802.11
wireless LAN
Frame
Relay ATM
Modeli referent OSI Modeli TCP/IP Protokollet e modelit TCP/IP
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
49
Domeni definon lokacionin e kompjuterit. Përbëhet prej katër elementeve (nën-
domeneve):
• organizata në të cilën gjendet kompjuteri,
• qyteti,
• aktiviteti i organizatës dhe
• shteti.
P.sh. adresa simbolike kondor.etf.bg.ac.rs definon kompjuterin kondor në Faku-
ltetin Elektroteknik (etf) në Beograd (bg) që është pjesë e rrjetit akademik (ac) në Serbi
(rs).
Duhet cekur se adresa simbolike nuk duhet patjetër të përmbaj emrin e kompju-
terit, p.sh. etf.bg.ac.rs paraqet adresën simbolike të ueb-faqes së Fakultetit Elektro-
teknik në Beograd.
Adresa numerike. Për dallim nga adresa simbolike, adresa numerike e kompju-
terit nuk ka ndonjë domethënie për shfrytëzuesin, por është e vlefshme për admini-
stratorin e rrjetit.
Adresa numerike e kompjuterit është e gjatë 4 bajtë dhe paraqitet me ndihmën e
katër numrave decimal, nga një numër decimal prej 0 deri në 255 për çdo bajtë të
adresës binare, të ndarë në mes veti me pika. P.sh. adresa në formën binare:
01111110 00000101 00001001 00001111
e ka formën decimale
126.5.9.15
Prandaj adresa më e ultë është 0.0.0.0, ndërsa më e larta është 255.255.255.255
Adresat në Internet janë të ndara në pesë klasë: A, B, C, D dhe E.
Pjesa e IP adresës e cila e përcakton rrjetin në të cilin gjendet stacioni shpesh
quhet ID e rrjetit (ang.: Network Internet Domain). Pjesa e IP adresës e cila i identifikon
stacionet individuale në rrjetë shpesh quhet ID e stacionit (ang.: host ID). Të gjithë sta-
cionet që kanë adresën e rrjetit të njejtë gjenden në rrjetin e njejtë dhe mund të komu-
nikojnë ne mes veti. Stacionet që kanë adresa të ndryshme të rrjetit nuk mund të ko-
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
50
munikojnë në mes veti pa ndihmën e ruterit. Është e qartë se stacionet që gjenden në
rrjetin e njëjtë nuk guxojnë të kenë ID host-in e njejtë, për ndryshe vije deri tek i
ashtuquajturi konflikt i IP-ve.
Klasa A mundëson adresimin e 27 = 128 rrjetave me nga 224 ≈ 16 milion stacione në
çdo rrjetë. Në klasën B mund të ekzistojnë 214 = 16384 rrjeta me nga 216 = 65536 stacione,
ndërsa në klasën C mund të adresohen mbi 2 milion rrjeta (221) me nga 28 = 256 sta-
cione.
Duhet përmendur se numri i stacioneve dhe rrjetave është për 2 më i vogël se
numri përkatës, sepse adresat që përbëhen me të gjitha zero dhe të gjitha një ju është
ndarë kuptim i veçantë. P.sh. 000....00 don të thot kjo rrjetë apo ky stacion, ndërsa
111....11 në adresën e kompjuterit don të thot porosi difuzive (brodkast), pra, porosinë
që duhet përcjellur të gjithë kompjuterëve në atë rrjetë.
Serveri DNS
Të shqyrtojmë rastin kur shfrytëzuesi nga kompjuteri A don t’i dërgoj një paketë
shfrytëzuesit në kompjuterin B. Hapi i parë është gjetja e IP adresës së kompjuterit B,
përkatësisht adresa e tij simbolike të pasqyrohet në IP adresë 32 bitëshe. Në bashkë-
sinë e protokolleve TCP/IP kjo detyrë kryhet në të ashtuquajturin server DNS, e vet
shërbimi quhet DNS (Domain Name Service). Serverët DNS janë të organizuar në
mënyrë hierarkike. Klienti (në rastin tonë kompjuetri A) ja dërgon serverit DNS emrin
simbolik të kompjuterit destinues dhe kërkon që serveri t’ja jepë IP adresën e atij
kompjuteri. Nëse ndodh që serveri DNS nuk e din adresën e kërkuar, kërkesën e
klientit do t’ja përcjell serverit DNS të nivelit më të lartë. Ky proces mund të vazhdojë
deri sa arrihet te serveri DNS më i larti në hierarki, i ashtuquajturi serveri themelor
DNS (ang. root DNS server).
Zakonisht serverët DNS i ruajnë adresat e kërkuara në memoriet KESH, ashtu që
të zmadhohet shpejtësia e qasjes. Serveri DNS në të vërtet paraqet aplikacion softuerik,
e cila realizohet në serverin e rrjetit. Me rëndësi është që klienti DNS mund t’i marrë
adresat e pasqyruara nga cilido server DNS. Pra, pasi kompjuteri A i ka dërguar
serverit DNS adresën simbolike të kompjuterit B, ky ja kthen IP adresën e kompjuterit
B; Le të jetë ajo 195.252.92.4, tash në shtresën e internetit të kompjuterit, formohet
paketa dhe në fushën “adresa e destinacionit” futet IP adresa e kompjuterit B, për-
katësisht 195.252.92.4.
Kyçja në Internet
Çka në të vërtetë nënkuptojmë “të qenit në Internet”? Emërtimi i përgjithshëm
internet është përdorimi i protokolleve TCP/IP, përkatësisht rrjeta bazohet në modelin
TCP/IP. Prandaj, thuhet se kompjuteri është i lidhur në internet nëse realizon ba-
shkësinë e protokolleve TCP/IP, nëse ka IP adresë dhe nëse mund të dërgoj IP paketa
kompjuterëve tjerë në rrjetë. Kompjuteri që shqyrtohet është në Internet deri sa është i
lidhur në Provajderin e Shërbimit të Internetit – ISP (Internet Service Provider). Furni-
zuesit me shërbime të Internetit në përgjithësi mund të ndahen në tri nivele:
• niveli i parë, niveli më i ultë – paraqesin furnizuesit lokal,
• niveli i dytë – paraqesin furnizuesit regjional,
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
51
• niveli i tretë, niveli më i lartë – paraqesin furnizuesit global. Këta janë të lidhur
ndërmjet veti me linja shumë të shpejta, kryesisht kabllo optik apo linqe sate-
litore. Kjo grupë e furnizuesve përbëjnë të ashtuquajturin boshtin e Internetit.
Që kompjuteri të lidhet në Internet, nevojiten të kryhen tri veprime të cilat
reduktohen në:
• lidhja fizike e kompjuterit,
• regjistrimi i shfrytëzuesit dhe
• instalimi i programeve komunikuese.
Lidhja fizike në Internet
Shfrytëzuesi në Internet mund të lidhet në dy mënyra themelore:
• përmes linjës telefonike apo linjës së televizionit kabllor
• përmes rrjetit lokal të tyre.
Në mënyrën e parë zakonisht lidhen shfrytëzuesit individual, p.sh. nga shtëpia.
Mënyrën e dytë të lidhjes e përdorin institucionet dhe ndërmarrjet.
Lidhja me provajderin (shërbyesin e Internetit) mund të jetë lidhje e përkohshme
dhe lidhje e përhershme.
Nëse kompjuteri i shfrytëzuesit është i lidhur në rrjetin lokal, shfrytëzuesi mund
të qaset në Internet përmes linkut i cili gjithnjë ekziston apo sipas nevojës vendoset
lidhja ndërmjet LAN-it dhe provajderit. Nënkuptohet se në kompjuter duhet të jetë e
instaluar kartela e rrjetit me softuerin përkatës për dirigjim.
Regjistrimi i shfrytëzuesit
Mënyra e regjistrimit të shfrytëzuesit varet nga ajo se në Internet lidhet një
kompjuter apo lidhet rrjeta lokale.
Nëse lidhet një kompjuter, provajderi regjistron shfrytëzuesin në serverin e tij,
përcakton shërbimet që mund t’i përdor dhe kushtet me të cilat mund t’i përdor si dhe
definon parametrat në bazë të së cilave bëhet llogaritja e shërbimeve të shfrytëzuara.
Shfrytëzuesi merr:
• emrin e shfrytëzuesit (username),
• fjalkalimin (password),
• IP adresën,
• numrin telefonik për vendosjen e lidhjes me provajderin e Internetit (nëse
lidhja realizohet përmes linjës telefonike) dhe disa të dhëna tjera.
Nëse në Internet lidhet rrjeti lokal, atëherë provajderi duhet të:
• përcaktoj shërbimet që ju ofrohen shfrytëzuesit,
• të siguroj hyrje në rrjetën lokale për provajderin e Internetit.
Nga ana e tij menaxheri i rrjetit lokal duhet të:
• rregulloj parametrat e pajisjes që shërben për lidhjen me provajderin,
• regjistroj shfrytëzuesin në serverin përkatës të rrjetit lokal,
• definoj rregullat për shfrytëzimin e shërbimeve të Internetit.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
52
Instalimi i programeve komunikuese
Që shfrytëzuesi të lidhet në Rrjetë, nevojitet posedimi i softuerit komunikues
përkatës. Këto janë përkrahja softuerike për protokollet TCP/IP dhe përkrahja për qasje
në shërbimet e Internetit. Kur instalohet hardueri i rrjetit dhe merret IP adresa apo kur
përmes linjës telefonike fitohet qasja në server të provajderit të Internetit, shfrytëzuesi
duhet të instaloj bashkësinë e protokolleve TCP/IP dhe programet e klientit.
Softueri i klientit mundëson lidhjen e programit përkatës në kompjuterin e shfry-
tëzuesit me program të serverit në ndonjë kompjuter diku në Internet. P.sh., programi i
klientit FTP është program në kompjuterin e shfrytëzuesit i cili ju qaset programit të
serverit FTP në ndonjë kompjuter në Rrjetë.
Sot, numri më i madh i shfrytëzuesve posedon kompjuter PC me sistem operativ
Windows. Ky sistem operativ përmban bashkësinë e protokolleve TCP/IP, andaj lidhja e
kompjuterit në rrjetë është shumë e thjeshtë.
Shërbimet dhe veglat e Internetit
Deri në paraqitjen e World Wide Web, apo shkurtimisht shërbimet e WWW, për
shumicën e shfrytëzuesve të Internetit më interesante ishin këto katër shërbime:
• posta elektronike (ang.: e-mail),
• bartja e fajllave (ang.: file transfer),
• lidhja me kompjuterin në largësi (ang.: remote login) dhe
• grupet diskutive (ang.: usenet Internet news).
Përveç këtyre shërbimeve themelore ekzistojnë edhe shërbime tjera, e gjithashtu
çdo ditë krijohen aplikacione të reja të cilat bazohen në katër shërbimet e cekura më
lartë. Domethënie të madhe ekonomike, politike dhe shoqërore ka arritur shërbimi
WWW. Gjithashtu shërbime shumë të popullarizuara janë edhe:
• foltorja (ang.: Internet relay chat) dhe
• ICQ, përkatësisht shërbimi të kërkoj (ang.: I seek you).
Kohët e fundit shërbim shumë i aplikuar është edhe transmetimi i zërit përmes
Internetit, i ashtuquajtur shërbimi VoIP (Voice IP).
Posta elektronike
Shërbimi i cili shfrytëzuesve të kompjuterëve në rrjetë ju mundëson këmbimin e
porosive ndërmjet vete quhet postë elektronike.
Edhe në Internet posta elektronike edhe më tej është shërbimi më i përdorur. Ku-
ptohet se shfrytëzuesi duhet të ketë të hapur një llogari në serverin përkatës për shfry-
tëzimin e këtij shërbimi. Shfrytëzuesi nga softueri i e-mail-it i qaset serverit dhe:
• nga serveri barten porositë e ardhura në kompjuterin e shfrytëzuesit,
• porosia e shënuar në kompjuterin e shfrytëzuesit bartet në serverin prej nga
dërgohen në destinacionin përfundimtar kudo në Botë, me kusht që ko-
mpjuteri destinues të ketë qasje në këtë shërbim.
Porosia nga serveri nuk është patjetër menjëherë të dërgohet në destinacion, nëse
për ndonjë arsye, kjo nuk është e mundur (p.sh. për shkak të ngulfatjes së linjave
komunikuese), por atëherë kur të plotësohen kushtet.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
53
Bartja e fajllave
Duke përdorur protokollin FTP (File Trnsfer Protocol) mund të barten, përkatë-
sisht të kopjohen fajllat nga një kompjuter në një tjetër, me kusht që të dy kompjuterët
të jenë të lidhur në Rrjetë. Mund të barten çdo lloj fajlli pa marrë paraszsh a bëhet fjalë
për fajlla tekstual apo ndonjë fajll që paraqet ndonjë program, audio apo imazhe.
Kështu shfrytëzuesve të Internetit ju është mundësuar qasja në një numër të
madh të bazave të të dhënave, muzikave dhe informacioneve tjera të llojllojshme.
Kyçja në kompjuterin në largësi
Shfrytëzuesi i cili është i lidhur në Internet mundet me ndihmën e programit për-
gjegjës (p.sh. Telnet apo ndonjë programi tjetër) të kyçet, përkatësisht të “identifikohet”
(ang.: log in) në ndonjë kompjuter të madh në Rrjetë.
Që të mund të shfrytëzoj këtë shërbim, shfrytëzuesi duhet në shumicën e rasteve
të ketë qasje të lejuar, përkatësisht llogari të hapur për punë në kompjuterin e dhënë.
Sot, në kuadër të Windows-it ekzistonë mundësia e kyçjes në kompjuterin në
largësi (Remote Desktop Connection), e gjithashtu ekzistojnë edhe programe tjera që e
mundësojnë këtë, ndër më të popullarizuarit LogMeIn dhe TeamViewer.
Grupet diskutive
Këto janë forume të specializuara që i tubojnë personalitetet me intersim të njejtë
duke ja mundësuar që të këmbejnë informacionet. Ekztojnë disa dhjetra, e sigurisht
edhe disa qindra mijëra të këtyre grupeve (të ashtuquajtura news grupe) që përfshinë
sfera interesimi të llojllojshme.
Sistemi funksionon sipas këtij parimi. Një person dërgon një porosi, e të gjithë
anëtarët tjerë të grupit e marrin këtë porosi, e ata që dojnë pas një intervali të caktuar
(apo edhe pas një ore ose një dite), kur të mendojnë për opinionin e dhënë apo për
pyetjen e shtruar, i dërgojnë gjykimet e tyre që mund t’ shohin të gjithë anëtarët të atij
grupi diskutiv.
Protokolli që e mundëson këtë lloj komunikimi është NNTP (Network News Tra-
nsfer Protocol).
WWW
Aplikacioni www u paraqit në fillim të decenies së fundit të shek. XX dhe pati një
ndikim të madh në shpejtësinë e përhapjes së Internetit. WWW – World Wide Web nën-
kupton “rrjeta mbarëbotërore”.
Aplikacioni www mundëson që në “dritaren” virtuale, elektronike, të ashtuquajtur
sajt (ang. site), të publikohen shumë faqe të informacioneve të cilat përmbajnë jo vetëm
tekst dhe ilustrime statike por edhe audio dhe ilustrime dinamike.
WWW është e organizuar ashtu që të i mundësoj shfrytëzuesve të gjejnë dhe ti
nxjerrin informacionet duke lëvizur nëpër sistem të dokumenteve në formë të hiper-
tekstit. Kjo arrihet ashtu që në faqen e shqyrtuar ndërtohen shkurtesat, përkatësisht
hiperlidhjet (ang. Hyperlinks) në faqet tjera ose dokumentet tjera. Kur shfrytëzuesi kli-
kon në hiperlidhje menjëherë kalon në faqen apo dokumentin që specifikohen me këtë
hiperlidhje. Audio dhe video gjithashtu mund të aktivizohen nëse klikojmë në hiper-
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
54
lidhjen tekstuale apo hiperlidhjen me imazh. Në këtë mënyrë shfletimi i ueb-doku-
menteve me ndihmën e Internet Explorer-it apo ndonjë shfletuesi tjetër të kujton lexi-
min e ndonjë reviste apo shikimin e televizionit.
Uebi i mundëson lexuesit të kaloj nga një dokument në tjetrin pa marrë parasysh
këto dokumente a gjenden në një server apo në serverë të ndryshëm.
WWW ka nxitur zhvillimin e aplikacioneve të reja, posaçërisht tregtisë elektronike,
biznesit elektronik, shkollimin në largësi, etj. Këto aplikacione të reja, para se gjithash
biznesi financiar në Internet kanë vendosur një problem të ri para Internetit: si të
mbrohen dhe të sigurojnë privatësi dhe siguri të informacioneve dhe të pamundësohet i
ashtq. sajber-kriminaliteti.
URL
URL apo lokatori universal/uniform i resurseve (Uniform Resource Locator, më
parë është quajtur Universal Resource Locator) paraqet adresën unike për fajllin të cilin
në Internet dojmë t’ju qasemi. Përdoret në shfletuesit e uebit për gjetjen e resursit të
dëshiruar në Internet. Mënyra më e thjeshtë për të arritur në ueb-sajt është që shfry-
tëzuesi në linjën e adresës të ueb-shfletuesit të shënoj URL-në amë të faqes së fajllit.
Për shembull:
http://www.sezaisurroi.com/index.php/material2/shablloni_per_provimin_e_matures.docx
specifikohet: me përdorimin e aplikacionit HTTP, kompjuteri i cili quhet
www.sezaisurroi.com
rrugëtimi /index.php/material2/shablloni_per_provimin_e_matures.docx me të cilin
arrihet deri te lokacioni i dokumentit.
Shfletues programet
Për të lehtësuar administrimin dhe shfletimin në Internet, nevojitet softuer përka-
tës. Për këtë qëllim janë zhvilluar të ashtq. shfletues të Rrjetit (ang.: Web browser) të
cilët pandërprerë përsosen që të bëhen më efikas dhe më të lehtë për shfrytëzim. Sot
shfletuesit më të njohur janë Internet Explorer, Mozilla firefox, Google Chrome, Safari,
Opera, etj.
Ueb-shfletuesi është aplikacion softuerik me ndihmën e të cilit shfrytëzuesi mund
të qaset në informacione të llojllojshme (tekst, imazhe, audio, imazhe dinamike, etj.) që
gjenden në ueb-faqe të ueb-sajtit në www apo në rrjetin lokal. Tekstet dhe figurat në
ueb-faqe mund të përmbajnë lidhje, përkatësisht hiperlinqe në drejtim të ueb-faqeve të
po atij ueb-sajti apo në drejtim të ueb-sajteve tjera.
Ueb-shfletuesit komunikojnë me ueb-serverët kryesisht duke përdorur HTTP-në
(HyperText Transfer Protocol). Përmes këtij protokolli komunikohet me Ueb-faqet që
zakonisht janë në formatin HTML (HyperText Marcup Language).
Protokolli HTTP
HTTP (HyperText Transfer Protocol) është protokoll komunikues i cili përdoret për
lidhjen në ueb-serverë në Internet ose në rrjetin lokal. Funksioni themelor i HTTP-së
është vendosja e konekcionit me serverin dhe dërgimi i faqeve HTML prapa tek
programi i shfrytëzuesit për shfletim. Gjithashtu përdoret për shkarkimin e fajllave nga
serveri qoftë nga shfletuesi apo nga ndonjë aplikacion tjetër që përdor HTTp-në.
RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIME
55
Adresat e ueb-sajteve fillojnë me prefiksin http://. Mirëpo, me që ueb-shfletuesit
gati gjithmonë si të parazgjedhur përdorin protokollin HTTP, andaj edhe nuk duhet
shënuar. P.sh. me shënimin www.google.com është njejtë sikur kur ta shënojmë
http://www.google.com , e për më tepër mund ta shënojm edhe vetëm google.com e
shfletuesi do ta shtoj pjesën tjetër.
HTTP funksionon në shtresën e aplikacionit të modelit TCP/IP. Mirëpo, HTTP
mund të implementohet në maje të çdo tërësie të protokolleve: HTTP kërkon transport
të besueshëm andaj edhe mund të përdoret çdo tërësi protokollesh që e garanton atë.
HTML
HTML (HyperText Marcup Language = gjuhë strukturale hipertekstuale) është
gjuhë që përdoret për ndërtimin e dokumenteve për World Wide Web. HTML-ja definon
pamjen e faqes, fonteve dhe elementeve grafike, si dhe hiperlidhjet në drejtim të doku-
menteve tjera në Rrjetë. Çdo lidhje (link) përmban URL-në, përkatësisht ueb-adresën e
ndonjë faqeje tjetër, pa marrë parasysh ajo faqe a gjindet në serverin e njejtë apo në
ndonjë server tjetër në Rrjetë.
Urdhërat me të cilët definohet pamja e elementeve të dokumentit (p.sh. titulli, pa-
ragrafi, teksti, fonti, stili, ngjyra dhe linqet kah dokumentet tjera) vendosen në mes
këtyre dy simboleve < >.
HTML nuk është gjuhë programuese, por gjuhë strukturale, përkatësisht gjuhë
për prezantim në të cilën përdoren një bashkësi e caktuar e simboleve, të ashtuquajtur
tag (ang.: tags). Për të qenë faqet interaktive, në faqet HTML mund të vendosen kode
programore: p.sh., JavaScript-i shumë shpesh përdoret në ueb, përkatësisht në faqet
HTML.
PHP
PHP (PHP Hypertext Preprocessor), më herët është quajtur Personal Home Page,
paraqet skript-gjuhë programuese të aplikimit të përgjithshëm që përdoret për ndë-
rtimin e e ueb-faqeve dinamike. Instruksionet PHP integrohen brenda faqeve HTML nga
ana e serverit: Instruksionet PHP paraqesin hyrjen në ueb-server, e dalja është ueb-
faqja. Zakonisht përdoren për ekstraktim të të dhënave nga bazat e të dhënave dhe
paraqitjen në ueb-faqe, andaj thuhet se PHP bënë filtrimin e të dhënave.
DHCP
DHCP (Dynamic Host Configuration Protocol) është softuer i cili në mënyrë auto-
matike i ndanë IP adresa të përkohshme stacioneve që janë lidhur në rrjetin IP, p.sh.
në Internet. Për t’i ikur ndarjes manuale të IP adresave të përhershme, softueri DHCP
integrohet brenda në serverë dhe në ruterë.
JavaScript
Java Script është string-gjuhë programuese që ju shtohet HTML-së për të krijuar
dokumente interaktive. Gjenë aplikim të madh në ueb-shfletues dhe në ueb-vegla tjera.
JavaScript-i mundet shpejt të ju shtohet faqes HTML për t’i dhënë karakteristika dina-
mike siç janë llogaritja automatike e datës aktuale apo aktivzimi i ndonjë aksioni. Ueb-
shfletuesi duhet të interpretoj dhe të ekzekutoj instruskionin e JavaScript-it gjatë lexi-
mit të ueb-faqes, deri sa ueb-serveri këtë e bënë para se t’ja dërgoj faqen shfletuesit.
REFERENCAT
[1] Zoran Urošević: RAČUNARSKE MREŽE I KOMUNIKACIJE, Zavod za udžbenike, Beograd, 2008.
[2] Andrew S. Tanenbaum, David J. Wetherall: COMPUTER NETWORKS - Fifth Edition.
[3] Mladen Veinović, Aleksandar Jevremović: RAČUNARSKE MREŽE, Univerzitet Singidunum, Beograd.
[4] Edmond Beqiri: INTERNETI - Komunikimet kompjuterike, International Organization Migration, 2000.
[5] Faqe nga Interneti: https://www.tutorialspoint.com/computer_fundamentals/computer_networking.htm http://www.studytonight.com/computer-networks/
https://thenewboston.com/videos.php?cat=44
http://www.computernetworkingnotes.com/
http://abazmemeti.webs.com/rrjetatkompjuterike.htm
https://selmanhaxhijaha.wordpress.com/2013/10/20/ligjeratat-rrjetat-kompjuterike/ http://book.tsp.edu.rs/course/view.php?id=5
https://www.youtube.com/watch?v=n2D1o-aM-
2s&list=PLh94XVT4dq02frQRRZBHzvj2hwuhzSByN
https://www.cisco.com/c/en/us/solutions/small-business/resource-center/
http://tutoriali.org/Mreze_i_Umrezavanje.html
https://wiki.mikrotik.com/wiki/Main_Page
[6] Figurat në këtë material janë marrë nga faqe të ndryshme në Internet dhe janë krijuar nga ana e autorit.
RR
JETA
T K
OM
PJU
TER
IKE
DH
E K
OM
UN
IKIM
I