24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Mërkurë 13 Nëntor 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Kastriot ALIAJ Gjeografia e lobimeve të PD, një prelud i ri për drejtësinë Nga Gjon NEÇAJ Nga Bardhyl BEJKO Ndjesa e Bashës për probleme madhore, jo për ca taksa minore Cilat janë programet për punësimin e rinisë politikanë shqiptarë? Përplasjet për Kushtetuesen, KED rrëzon pretendimet e Ilir Metës për renditjen e kandidatëve, zbardhet raporti Politika përplaset për Astirin, Ilir Meta e PD akuza qeverisë, Erjon Braçe deklaron se janë paguar 148 milionë lekë për 8 objekte Përplasje të forta në Unazën e Re, IKMT aksion për prishjen e 33 banesave, banorët konfliktohen me policinë, disa persona të lënduar Partitë politike në vend janë përplasur sërish në distancë ditën e djeshme dhe shkak për këtë është bërë aksioni i IKMT në zonën e Astirit. Prishja e 33 banesave në këtë zonë ka bërë që presidenti... Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi u njoh dje me konkluzionet përfundimtare të Komisionerit Publik. Ky i fundit kërkoi nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë Muçin, ndërsa gjatë... Gjykata e Tiranës ka vendosur dje arrest me burg në mungesë për ish-kryebashkiakun eVorës Agim Kajmaku, ndaj të cilit një ditë më parë proku- roria lëshoi urdhër arresti. Ndërkohë që Kajmaku ende nuk gjendet dhe është shpallur... Më 21 nëntor vuloset fati i Besnik Muçit, Komisioneri Publik këmbëngul tek shkarkimi, ja argumentet e anëtarit të Kushtetueses Gjykata e Tiranës vendos arrest me burg në mungesë për Agim Kajmakun, urdhërohet kontrolli i banesës, ish- kryebashkiaku ende në arrati Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bash- kimi Europian janë vënë në lëvizje për t’i dhënë fund krizës politike në vend. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është distancuar së fundmi nga protestat e dhunshme... SHBA-BE vihen në lëvizje për t’i dhënë fund krizës, Leyla Moses dhe Soreca i shkojnë në zyrë Bashës, ultimatum të ulet në tryezën e dialogut Gati terreni për luftën antikorrupsion, brenda 15 dhjetorit kompletohet SPAK dhe transferohen dosjet e bujshme, në janar nis puna për BKH Zbardhet paketa fiskale e qeverisë për vitin 2020. Pas buxhetit, në Kuvend janë depozituar dhe ndryshimet në ligjet fiskale, ku parashikohen disa risi. Shkeljet e bizneseve të tilla si, moslëshim i faturës, mos instalimi i pajisjes, ata... Paketa fiskale, ja si do të ndryshojnë taksat për bizneset, skema për pagesën e TVSH, tatimin mbi fitimin dhe favoret për makinat luksoze Plas në PD, Berisha-Basha sherr të ashpër për situatën te “Astiri”, ish-kryeministri akuzon kreun demokrat për braktisje të kauzës dhe qytetarëve Trondit SHBA: Gjyqtarët me rrogë 10 mijë euro në vit, por deklarojnë miliona dollarë pasuri, do t’i shkojmë deri në fund luftës ndaj korrupsionit Plas konflikti brenda Partisë Demokratike. Ashtu siç gazeta e deklaroi para disa ditësh se ish-kryeministri Sali Berisha është zhgënjyer me strategjinë e kryetarit të PD, Lulzim Basha, ditët e fundit përplasjet mes tyre kanë arritur kulmin. Burime shumë të sigurta të gazetës, i pohuan gazetës se dy ditë më parë ish-kryem- inistri Berisha dhe kryedemokrati Basha kanë pasur përplasje sa i takon aksionit... Faqe 11 Faqe 9 Faqe 8 Faqe 10 Faqe 5 Faqe 4 Faqe 6,7 Faqe 3 Zona e Astirit është kthyer sërish në zonë konflikti mes banorëve që refuzojnë prishjen e banesave dhe policisë. Që prej orëve të para të mëngjesit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka... Faqe 2

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Mërkurë

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Mërkurë 13 Nëntor 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Kastriot ALIAJ

Gjeografia e lobimeve të PD, një prelud i ri për drejtësinë

Nga Gjon NEÇAJ

Nga Bardhyl BEJKO

Ndjesa e Bashës për probleme madhore, jo për ca taksa minore

Cilat janë programet për punësimin e rinisë politikanë shqiptarë?

Përplasjet për Kushtetuesen, KED rrëzon pretendimet e Ilir Metës për renditjen e kandidatëve, zbardhet raporti

Politika përplaset për Astirin, Ilir Meta e PD akuza qeverisë, Erjon Braçe deklaron se janë paguar 148 milionë lekë për 8 objekte

Përplasje të forta në Unazën e Re, IKMT aksion për prishjen e 33

banesave, banorët konfliktohen me policinë, disa persona të lënduar

Partitë politike në vend janë përplasur sërish në distancë ditën e djeshme dhe shkak për këtë është bërë aksioni i IKMT në zonën e Astirit. Prishja e 33 banesave në këtë zonë ka bërë që presidenti...

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi u njoh dje me konkluzionet përfundimtare të Komisionerit Publik. Ky i fundit kërkoi nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë Muçin, ndërsa gjatë...

Gjykata e Tiranës ka vendosur dje arrest me burg në mungesë për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, ndaj të cilit një ditë më parë proku-roria lëshoi urdhër arresti. Ndërkohë që Kajmaku ende nuk gjendet dhe është shpallur...

Më 21 nëntor vuloset fati i Besnik Muçit, Komisioneri

Publik këmbëngul tek shkarkimi, ja argumentet

e anëtarit të Kushtetueses

Gjykata e Tiranës vendos arrest me burg në mungesë për Agim Kajmakun, urdhërohet

kontrolli i banesës, ish-kryebashkiaku ende në arrati

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bash-kimi Europian janë vënë në lëvizje për t’i dhënë fund krizës politike në vend. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është distancuar së fundmi nga protestat e dhunshme...

SHBA-BE vihen në lëvizje për t’i dhënë fund krizës, Leyla

Moses dhe Soreca i shkojnë në zyrë Bashës, ultimatum të

ulet në tryezën e dialogut

Gati terreni për luftën antikorrupsion, brenda 15 dhjetorit kompletohet SPAK dhe transferohen dosjet e

bujshme, në janar nis puna për BKH

Zbardhet paketa fiskale e qeverisë për vitin 2020. Pas buxhetit, në Kuvend janë depozituar dhe ndryshimet në ligjet fiskale, ku parashikohen disa risi. Shkeljet e bizneseve të tilla si, moslëshim i faturës, mos instalimi i pajisjes, ata...

Paketa fiskale, ja si do të ndryshojnë taksat për

bizneset, skema për pagesën e TVSH, tatimin mbi fitimin dhe favoret për makinat luksoze

Plas në PD, Berisha-Basha sherr të ashpër për situatën te “Astiri”, ish-kryeministri akuzon kreun demokrat për braktisje të kauzës dhe qytetarëve

Trondit SHBA: Gjyqtarët me rrogë 10 mijë euro në vit, por deklarojnë miliona dollarë pasuri, do t’i shkojmë deri në fund luftës ndaj korrupsionit

Plas konflikti brenda Partisë Demokratike. Ashtu siç gazeta e deklaroi para disa ditësh se ish-kryeministri Sali Berisha është zhgënjyer

me strategjinë e kryetarit të PD, Lulzim Basha, ditët e fundit përplasjet mes tyre kanë arritur kulmin. Burime shumë të sigurta të gazetës, i

pohuan gazetës se dy ditë më parë ish-kryem-inistri Berisha dhe kryedemokrati Basha kanë pasur përplasje sa i takon aksionit...

Faqe 11

Faqe 9

Faqe 8

Faqe 10

Faqe 5

Faqe 4

Faqe 6,7

Faqe 3

Zona e Astirit është kthyer sërish në zonë konflikti mes banorëve që refuzojnë prishjen e banesave dhe policisë. Që prej orëve të para të mëngjesit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka... Faqe 2

Page 2: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

2 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Nëntor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Aksioni në “Astir”, Petrit Vasili: Banorët u përballën me dhunë çnjerëzore, demokracia dhe liria janë në rrezik

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili akuzoi ditën e djeshme qeverinë se ka ushtruar dhunë çnjerëzore ndaj banorëve të Astirit dhe se është në krah të oligarkëve. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se demokracia dhe liria janë më në rrezik se kurrë dhe se ora e ndëshkimit po vjen. “Banorët e Astirit janë përballur sot me një dhunë çnjerëzore të jashtëzakonshme nga ana e qeverisë së Edi Ramës. Sot, hajdutët e qeverisë peng të oligarkëve goditën dhe hel-muan banorët e thjeshtë që mbronin banesat

e tyre nga grabitja e paligjshme e qeverisë. Në vend të dialogut dhe dëmshpërblimit të drejtë qeveria zgjodhi grabitjen policore për të mbushur xhepat e saj dhe të oligarkëve. Sot është dhunuar çdo shqiptar. Sot, liria e pronës së çdo shqiptari është më në rrezik së kurrë. Sot, liria e protestës është më në rrezik se kurrë. Sot, e drejta e jetës është më në rrezik se kurrë. Sot, liria e shprehjes është më në rrezik se kurrë. Sot, demokracia është në buzë të greminës. Askush dhe asnjë alibi nuk e shpëton dot qeverinë e

cila zgjodhi të derdhte gjakun e qytetarëve të thjeshtë për të plotësuar interesat korruptive të saj. Në çdo centimetër rrugë të korruptuar që do të tentojë të ndërtojë qeveria tek “Unaza e Re” do të qëndrojë mallkimi i qytetarëve të thjeshtë të moshuar gra e fëmijë të dhunuar nga Edi Rama dhe banda e tij”, tha Vasili. Sipas tij, Edi Rama dhe qeveria bënë gjithçka që Shqipëria të mbetej jashtë Europës që të vazhdonte e pandëshkuar dhunën dhe grabitjen e qytetarëve dhe të pronës së djersës dhe sakrificave të panumërta të tyre.

“Drejtësia nuk do të vonojë dhe ata që grabitën qytetarët si dhe ata që i dhunuan do të përgjigjen deri në një. Pronat e qytetarëve do të kompen-sohen deri në një dhe këtë do ta bëjë vetëm opozita shqiptare nesër në qeverisje, duke vënë në vend një të drejtë të ligjshme dhe të meritu-ar të qytetarëve. Askush nga qeveria të mos e ëndërrojë me kot pandëshkueshmërinë, ora e të vërtetës ka ardhur dhe të vërtetat tashmë i njohin të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, deklaroi nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Elisjeda KIKO

Zona e Astirit është kthyer sërish në zonë konflikti mes banorëve që refuzojnë prishjen e banesave dhe

policisë. Që prej orëve të para të mëngjesit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbritur në terren për prishjen e 33 objek-teve banimi, për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e Unazës së Re. Por nisja e aksionit të IKMT bllokoi gjatë gjithë ditës së djeshme lëvizjen e lirë në këtë zonë, si për mjetet, por edhe për qytetarët që përdorin këtë rrugë për të kaluar. Pas përfundimit të aksionit, reagoi IKMT, ku bëri bilancin përfun-dimtar. “IKMT përfundon aksionin tek “Astiri”. Vetëm pak momente më parë, mjetet e IKMT kanë prishur edhe objektin e 33 në zonën e “Astirit”. Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm, u prishën 15 objekte një katëshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt katër katësh”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Reagon Policia e ShtetitNdërkohë banorët dhe pro-

testuesit e Astirit të cilët kishin paralajmëruar edhe më parë për-plasje me forcat e rendit, kanë hed-hur bomba molotov ndaj policisë ku për pasojë dy prej këtyre të fundit kanë mbetur të plagosur. Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës, pasi banorët kanë nisur të qëllojnë me gurë në drejtim të tyre. Po ashtu, blutë kanë bërë shoqërimin e më shumë se 10 personave, disa prej tyre, banorë të kësaj zone, ndërsa disa të tjerë kanë ardhur në ndihmë të protestuesve. Përmes një postimi në rrjetin social, Policia e Shtetit bëri një bilanc të aksionit të ndër-marrë nga IKMT, ku theksoi se u prishën 33 objekte banimi, ku shtoi se nga ky aksion mbetën të lënduar 5 punonjës policie dhe 7 banorë. “Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kom-bëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë. Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta

Banorët e “Astirit” denoncuan dhunën e ushtruar ndaj tyre

Përplasje të forta në Unazën e Re, IKMT aksion për prishjen e 33 banesave, banorët konfliktohen me efektivët e policisë, disa persona të lënduar

se më mirë të vdesë sesa të rrijë pa shtëpi. "Shumë gaz kanë hedhur. Të gjitha problemet i kisha nga gazi. Po pati protestë do të shkoj, i lashë fëmijët jashtë. Më mirë vdekur, ose pa shtëpi nuk rrihet", tha banori. Lindita Protoduari, një tjetër banore, u shpreh se kërkon drejtësi dhe dialog me shtetin, duke kundërshtuar me forcë prishjen e banesës. "Që të luftojë për banorët

e Unazës në atë farë feje kur ne kemi kërkuar dialog, nuk duam gjë tjetër, por vetëm drejtësi. Ky është një shtet hajdutësh. Kemi arritur në duart e një diktatori. Unë kam qenë e internuar. Boll nga ky sistem. Nuk e pranoj, atje të vdes. Nuk është më i mirë djali i Edi Ramës sesa mbesat e mia. Ne kërkojmë drejtësi. Këtij shteti i kam paguar taksa për 30 vjet", tha Lindita Protoduari.

Gjata: Përgjegjësit e situatës së “Astirit” para drejtësisë

Demokrati Çlirim Gjata komen-toi ditën e djeshme situatën që ndodhi në Astir, ku u prishën 33 banesa. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se me ardhjen e PD në pushtet do të dëmshpërblehen të gjithë banorët që iu prishën ndërtesat si dhe parala-jmëroi burg për hartuesit e projektit. “Edi Rama nuk e njeh Shqipërinë si atdhe, por si vendlindje. Kjo është shkallë e ulët e emancipimit. Sot ka qenë një veprim në kundërshtim me të drejtat e njeriut, nëpërmjet dhunës arriti të përzinte njerëzit e varfër nga shtëpia. Mos prisni nga ne të marrim pushkët. Edi Rama pret që ne të mar-rim armët. PD për këtë ka lindur, që të mos bëjë luftë klasash. Ka Kodi Civil 2 nene që e ndalon të shembësh shtëpinë e tjetrit atje. Këtu do bëhet një projekt 20 mln euro një kilometër. Këtu është problemi, që në lidhje me oligarkët hartohen të tilla projekte. Zgjidhja që ne mendojmë është se do i dëmshpërblejmë 100%. Do të ndërmarrim një plan për hetimin e projektit dhe do hyjë në burg nga i pari deri te roja”, tha ai.

Paloka: PD është në mbështetje të banorëve

Ish-deputeti i PD Edi Paloka rea-goi ditën e djeshme për përplasjen e dhunshme që ndodhi tek Astiri. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai theksoi se PD ka qenë dhe u ka ar-dhur në mbështetje banorëve, ndërsa me ironi thekson se opozita nuk ka autoblinda e as armë për t’u përballur me qindra e qindra forca speciale. “Ju kërkoj ndjesë të tjerëve, po nuk mund të mos reagoj ndaj disa bastardëve që edhe sot e kërkojnë përgjegjësinë tek opozita. Nuk po e bëj si nënkryetar partie këtë reagim po si ish-gazetar që më vjen ndot ta quaj veten koleg të tyre sot. Këta bastardë që gjithë ditën i lëpijnë prapanicën Edvinit dhe Velinës së bashkisë, pasi u çuan me nge nga krevati, hapen televizorët dhe si gjithnjë ju sulen opozitës, sot gjoja sepse nuk mbrojti “me trup” banorët e Astirit. De-putetët e opozitës shkuan atje sapo u njoftuan, po sigurisht ne nuk kishim as autoblinda e as armë për t’u përballur me qindra e qindra forca speciale e jo vetëm, të mbledhura nga kjo qeveri prej të gjitha anëve”, tha ai.

dhe bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim. Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak. Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndi-hmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat lig-jore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reagojnë banorëtBanorët e Unazës së Re denon-

cuan dhunën që sipas tyre policia ka ushtruar ndaj tyre. Një prej të lënduarve tha se policia ka hedhur shumë gaz lotsjellës, ndërsa theksoi

“Si pasojë e sulmit me gurë, sende të forta dhe bombave molotov mbetën të plagosur 5 punonjës Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe nga Patrullat e përgjithshme. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta dhe bombave molotov, është dëmtuar 1 automjet i Policisë. Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në përfundim të veprimeve hetimore, bazuar prova dhe pamje filmike të ditëve paraardhëse nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë bënë ndalimin për veprën pe-

nale “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit”, të shtetasit në kërkim Sh.S., 46 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan në gjëndje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjes-marrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike”, dhe “Shkatërrim prone” i 25 shtetasve, nga 22 deri në 73 vjeç”, njoftoi policia.

5 EFEKTIVË TË PLAGOSUR, 1 PERSON I ARRESTUAR DHE 25 TË PROCEDUAR

U prishën 15 objekte një katëshe

U prishën 11 objekte 2 katëshe U prishën 6 objekte 3 katëshe

U prish 1 objekt katër katësh U lënduan 5 punonjës policie U lënduan 7 banorë të zonës

së Astirit

JA BILANCI NGA AKSIONI NË “ASTIR”

Page 3: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

5,6,7,8,9,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Nëntor 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Politika përplaset për Astirin, Ilir Meta e PD akuza qeverisë, Erion Braçe deklaron se janë paguar 148 milionë lekë për 8 objekte

Konfrontimet në Astir, Basha: Akt kriminal nga Edi Rama

Përplasjet në Astir, Monika Kryemadhi sulmon reformën në drejtësi, akuza Ramës se ka urdhëruar dhunën ndaj banorëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndodhet në një vizitë formale prej 3 ditësh, ka reaguar në lidhje me shembjen e ndër-tesave tek “Astiri” për projektin e Unazës së Re, që në orët e para të mëngjesit shënoi përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve që kundërshtonin të lironin objektet. Kryemadhi sulmon reformën në drejtësi duke thënë se gjithçka është mashtrim pasi sipas saj po mbrohet krimi dhe korrupsioni, ndërsa qytetarët po dhunohen. Kryetarja e LSI-së

i bën një premtim banorëve duke i thënë se do të kompensohen për dëmet që sipas saj po u shkak-ton qeveria. “Dhuna shtetërore e ushtruar sot në mëngjes me të gjithë barbarinë antinjerëzore e në tejkalim të plotë të kompetencave të ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re, është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin, është prova e qartë se makine-ria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kriminale, për interes të të cilave nuk kursen as dhunën ndaj qytetarëve, ndaj grave e fëmijëve

të pa mbrojtur, ndaj të moshuarve dhe gjithë të tjerëve pa dallim. Është gjithashtu edhe treguesi më i qartë se e gjithë retorika e tij për “Drejtësinë e Re” është një mashtrim, pasi drejtësia atij i duhet për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin, ndërsa për qytetarët e pa mbrojtur dhe në nevojë ka zgjed-hur dhunën dhe paligjshmërinë”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI akuzoi më tej kryeministrin Edi Rama si arkitektin e dhunës ndaj banorëve të Astirit. “Po ndërkaq, skena e krimit, e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, parathotë fundin e tij të

pashmangshëm, që do të jetë i njëjtë me fundin që meritojnë të gjithë ata që i kundërvihen popullit të tyre, të gjithë ata që u shërbejnë interesave të krimit në dëm të interesave kombëtare. Dhimbja dhe lotët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi dhe e baballarëve të dhunuar në sy të fëmijëve, për të ushqyer metastazat kanceroze të korrupsionit dhe krimit të maxhorancës së votave të vjedhura nga bandat e krimit, do të bëhen shumë shpejt, mallki-mi dhe ndëshkimi mbi Edi Ramën dhe bandën e tij të pushtetit”, tha Kryemadhi.

Elisjeda KIKO

Partitë politike në vend janë përplasur sërish në dis-tancë ditën e djeshme dhe shkak për këtë është bërë

aksioni i IKMT në zonën e Astirit. Prishja e 33 banesave në këtë zonë ka bërë që presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike në unison me njëra tjetrën kanë shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në dre-jtim të qeverisë. Sipas tyre, kryem-inistri Edi Rama është arkitekti i gjithë kësaj situate, duke shtuar se përmes ndërtimit të Unazës së Re qeveria po planifikon të vjedhë qytetarët. Një tjetër akuza e rëndë që presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtë parlamentare hodhën në drejtim të qeverisë kishte të bënte me dëmshpërblim-in e banorëve të prekur nga ky aksion. Presidenti Ilir Meta e quan të papranueshme dhunën që sipas tij është ushtruar ndaj banorëve, të cilët për më shumë se 1 vit kanë protestuar kundër projektit, me argumentin se nuk dëmshpërble-hen me vlerën reale të tregut. “E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme. Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e pro-vokimeve dhe palët të ulen men-jëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, u shpreh presidenti Ilir Meta.

Reagon BashaPor ironike ishte momenti

kur reagoi vetë kreu demokrat Lulzim Basha. Përplasjet mes banorëve dhe policisë, si dhe prishja e banesave nisi që në orët e para të mëngjesit, Lulzim Basha “u kujtua” pas dreke për kauzën e opozitës dhe banorët e Astirit. Nga Spitali i Traumës ku vizitoi banorët e lënduar, Basha u shpreh se ajo që ndodhi në zonën e Astirit është akt kriminal dhe i rëndë kundër jetës së qytetarëve. Ndërsa garantoi se do të dalin para ligjit përgjegjësit e këtyre akteve. “Dua ta them fare qartë duke dënuar me ashpërsi këtë sjellje kriminale

paralajmëroj të gjithë përgjegjësit nga urdhëruesi që është Rama dhe ekzekutorët se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë dhe nuk do të mungojë

Aksioni në Astir, Vokshi: Ka banorë

me dëmtime të rëndaIsh-deputetja e PD, Albana Vokshi

tha se policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve të Astirit. Në një komuni-kim për media nga Spitali i Traumës, Vokshi u shpreh se ka persona me dëmtime të rënda. “Sipas informacion-eve që morëm nga banorët ka pasur shumë persona që janë lënduar rëndë. Fillimisht u refuzuam nga drejtoria e spitalit, por më së fundi takuam dy prej tyre të cilët kanë shqetësime shumë të rënda. Takuam Lindita Pro-toduarin, e cila është shumë sëmurë për shkak të gazit të përdorur. Kanë qenë mbi 50 gra dhe fëmijë. Nuk është dëshpëruese, kjo është e tmerrshme dhe kriminale ajo që ka ndodhur sot. Ka nga ata që u ka dalë kavilja, pleq që i janë thyer dhëmbët nga dhuna e policisë, ka disa zonja që kanë djegie për shkak të gazit që është përdorur për to. Ka dhjetëra të arrestuar, mes tyre gra dhe vajza që janë dhunuar më mënyrë çnjerëzore nga policia. Ne do jemi në protestë, pranë banorëve. Numri i të lënduarve nuk dihet, ask-ush nuk tregon”, tha ajo.

Balliu: PD do shpërblejë mundin e banorëve me para të thata

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu u shpreh ditën e djeshme se sapo PD të vijë në pushtet banorët e Astirit do të shpërblehen për mundin dhe sakri-ficën, me para të thata. Në një reagim për media, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, duke shtuar se ata duhet të dalin para drejtësisë. "Banorët ja çorën maskën Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Pas përplasjes së sotme, Balliu thotë se do të vazhdojnë aksionet politike kundrejt qeverisë Rama. Edi Rama është i mbaruar sëbashku me organizatën e tij krim-inale, ata do të zhduken dhe ne do t’u japim qytetarëve atë që ata mer-itojnë. Do t’u japim shpërblim, para të thata dhe ne nuk do t’u kthejmë kurrizin banorëve dhe fëmijëve. Do të vihet drejtësi dhe banorët duhen dekoruar pasi kanë mbijetuar 1 vit dhe 6 muaj, ata kanë bërë sakrificë të madhe, ata janë kokëlartë dhe të fituar. Rama tregoi edhe njëherë fytyrën e tij të vërtetë", tha ai.

dita kur ata do të përgjigjen para ligjit për këtë dhunë barbare. Dua t’i bëj thirrje qytetarëve dhe çdo punonjësi të policisë që mos bien pre e këtij skenari që kërkon të zhvendosë lajmin nga vjedhja e 40 mln eurove, tek viktimat apo tek dhuna që ka planifikuar kundër banorëve të unazës”, tha Basha. Baçe rrëzon opozitën dhe Metën

Por akuzat e presidentit Ilir Meta dhe PD se qeveria nuk po dëmshpërblen banorët e Astirit u hodhën poshtë nga zv. kryem-inistri Erjon Braçe. Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin so-cial Facebook u shpreh se shteti

ka paguar plot 148 milionë lekë vetëm për 8 objekte. “130 milionë lekë tallje? 10 milion dollarë tall-je?A i dini numrat apo jo? Vetëm për 8 objekte në Lot 1 janë paguar e marrë: 148 milion lekë/ 1.2 mil-ionë dollarë! Për 15 objekte të tjera tek Loti i 1 janë ndarë paratë e janë gati: 360 milionë lekë/ 3.4 milionë dollarë! Bëjini vetë llog-aritë! Kjo veç tallje nuk mund të jetë! Ky Lylzim Basha që është paralli i madh shumë, patjetër, tua paguajë një shtëpi sa shtëpia e luksit në bllokun e vilave ku merr frymë! Por nga lekët e tija ama, nga lekët e tij”, tha Braçe.

“Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë. Janë dhunuar në mënyrë barbare, kam parë disa të moshuar të gjakosur nga dhuna me shkopinj, gra të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës. Pra janë një numër i madh banorësh. Një pjesë janë të shtuar në spital, një pjesë jo. Janë lënduar edhe 5

efektivë të policisë të cilët janë larguar pas mjekimit. Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve të pafajshëm. Ky është një skenar i përgatitur dhe ka një qëllim, të çonte drejt përgjakjes qytetarët për të fshehur vjedhjen në pro-jektin e Unazës së Re”, u shpreh Basha.

KREU DEMOKRAT AKUZA RAMËS

E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbro-jtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme...

“Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të “Astirit”. Kemi ndjekur gjatë gjithë kohës, mbrëmë, që në orët e para të mëngjesit sot ndodhemi në krahun e tyre, opozi-ta ka qenë dhe është me ta, njësoj si ata, pa asnjë privilegj, pa asnjë imunitet, pa asnjë mandat. Shumë prej anëtarëve të opozitës janë bur-

gosur, shumë të tjerë janë dhunuar. Opozita është njësh me qytetarët për të mbrojtur jo thjesht dhe vetëm shtëpitë e tyre, por për të mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën, për të mbro-jtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit”, tha kreu demokrat Lulzim Basha.

Basha: Opozita në krah të banorëve të Astirit

Page 4: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

GAZETA SOT4 E Mërkurë 13 Nëntor 2019

5,6,7,8,9,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Plas në PD, Berisha dhe Basha sherr të ashpër për “Astirin”, ish-kryeministri e akuzon

për braktisje të kauzës dhe qytetarëve

Media pranë LSI rrisin presionet ndaj Bashës duke i kërkuar rrëzimin e qeverisë me dhunë

Qeveria nuk heq dorë nga “Paketa antishpifje”, injoron dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve

Qeveria duket se nuk është tërhequr nga projektligji kundër mediave, i njohur ndryshe si paketa antishpifje. Edhe pas kritikave të shpeshta të OSBE-së dhe përfaqësuesit për Lirinë e Medias, Harlem Desir, që i bënë kryeministrit Edi Rama mbi ndryshimet ligjore të propozuara në muajin korrik, qeveria nuk i ka marrë parasysh, duke dër-guar në Kuvend pothuajse të njëjtin variant. Edhe në projektligjin e ndryshuar së fundmi qeveria sërish i jep të njëjtat kompetenca Autoritetit të Mediave Audiovizive, të cilat ushtrojnë funksionin

e gjykatës për shkeljet e pretenduara nga mediat online. Kështu, nëse i referohemi ndryshimeve të fundit, përveç gjobës, që mund të vendosë në rast të shkeljes së ligjit nga ana e mediave, është sërish AMA ajo që vendos për pezullimin e përkohshëm të licencës, deri dhe heqjen e saj subjekteve mediatike. Në projektligjin e ri të publikuar dje në disa media, që është paraqitur për shqyrtim në komisionet parlamentare, vihet re se do të jetë sërish AMA ajo që do të vlerësojë shkeljet e kryera nga mediat, sipas saj, të cilësuara vepra penale, duke përdorur

parimin e proporcionalitetit. “Në marrjen e vendimit, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e proporcionalitetit”, thuhet në projektligj. Ndërkohë, i vetmi ndryshim në pro-jektligjin e ri është pika ku mediave u jepet e drejta për të ankimuar vendimin e AMA në gjykatë. Por, pavarësisht ankimit në gjykatë, sipas ligjit të ri nuk

pezullohet vendimi i Këshillit të Ankesave. Edhe masa e gjobave, që AMA mund të vendosë ndaj mediave, është pothuajse e njëjtë si në projektligjin e mëparshëm, duke e lënë atë në gjykimin e Këshillit të Ankesave pranë AMA. Nga ana tjetër edhe në draftin e ri të korrigjuar, qeveria ka shpërfillur të gjitha kritikat e organizatave ndërkombëtare për një ligj që shkel të drejtën e fjalës së lirë, duke i dhënë fuqinë e gjykatësit një organi rregullator të mediave, drejtuesi dhe anëtarët e së cilës zgjidhen nga shumica parlamentare.

Rigels SELIMAN

Plas konflikti brenda Partisë Demokratike. Ashtu siç gaze-ta e deklaroi para disa ditësh se ish-kryeministri Sali Beri-

sha është zhgënjyer me strategjinë e kryetarit të PD, Lulzim Basha, ditët e fundit përplasjet mes tyre kanë arritur kulmin. Burime shumë të sigurta të gazetës, i pohuan gazetës se dy ditë më parë ish-kryeministri Berisha dhe kryedemokrati Basha kanë pasur përplasje sa i takon aksionit opozitar dhe protestës së banorëve të Astirit. Sipas burimeve, mësohet se banorët e kanë vënë në dijeni selinë blu se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të ndërhynte dje herët në mëngjes për të shembur banesat e tyre. Por Basha, duket se nuk e ka vënë ujin në zjarr dhe për rrjedhojë asnjë nga zyrtarët e partisë së tij nuk u pa dje në terren në krah të banorëve, duke i braktisur ata. Madje, lideri demokrat u pa dje krah banorëve vetëm në Spitalin e Traumës, disa orë pasi ata ishin për-plasur me policinë dhe kishin shkuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Por ky distancim i Bashës deri diku ishte i paramenduar, vendim ky që ka detyruar Berishën t’i kërkojë atij llogari.

Berisha akuzon Bashën për braktisje të qytetarëve

Sipas informacioneve mësohet se ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha se ka braktisur banorët e Astirit dhe kauzën e tyre, njësoj sikundër veproi me banorët e Kukësit disa muaj më parë gjatë qëndresë së tyre kundër qeverisë për taksën në Rrugën e Kombit. Mësohet se Berisha i ka kërkuar Bashës që dje të dilte në mbështetje të banorëve të Astirit, por kryedemokrati nuk ka pranuar duke thënë se dhuna nuk është zgjidhja, ndërsa ka premtuar se kur të vijë në pushtet do t’i dëmshpër-blejë banorët. Megjithatë, ky qëndrim i liderit demokrat ka rritur zemërimin tek ish-kryeministri, teksa mësohet se ky i fundit ka akuzuar Bashën se ka braktisur gjithashtu edhe kauzën e opozitës dhe aksionin opozitar, si-kundër janë protestat kundër qeverisë. Madje, të njëjtat burime theksuan se përplasja verbale mes Bashës dhe Berishës ka qenë e fortë, sa ish-kryem-inistri e ka akuzuar kreun e PD se

braktisi protestat, pasi po flirton me kryeministrin Edi Rama në kurriz të demokratëve. Megjithatë, mësohet se Berisha i ka kërkuar Bashës që të reflektojë dhe të mos shkojë drejt një pakti të dytë me Ramën si ai i 17 majit të dy viteve më parë, pasi kjo do të rezultonte fatale për kryedemokratin. Thënë ndryshe, mësohet se Berisha ia ka bërë të qartë Bashës se do t’ia mbyllë derën Partisë Demokratike dhe se do të mobilizojë përkrahësit e tij për ta rrëzuar atë nga partia, nëse nuk rrit dozën e reagimit ndaj mazhorancës qeverisëse dhe nuk thërret qytetarët në protestë.

Media pranë LSI nisin sulmet ndaj Bashës

Por përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, presionet ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë rritur edhe nga media pranë

Shehu: Edi Rama do rrëzohet nga

pushteti me forcëIsh-deputeti i Partisë Demokra-

tike, Tritan Shehu ka risjellë dje në kujtesë historinë e presidentit të Bolivisë, të cilin populli e “dërgoi” azi-lant në Meksikë. Përmes një statusi në rrjetet sociale dhe teksa heq një paralele, ish-deputeti Shehu deklaroi dje se edhe kryeministri Edi Rama do të ketë të njëjtin fat si presidenti bolivian, pasi do të rrëzohet me forcë nga pushteti. “Shqiptarët e dinë se presidentin e Bolivisë populli e “dër-goi” azilant në Meksikë! Kur populli “lëviz” nuk ka forcë që ta ndalojë, por duhet të “lëvizë” me fuqinë e tij për të mbrojtur pikërisht të sotmen e të ardhmen e vet. Atëherë është fjala e “sovranit” që “bën ligjin”. Ky parim është i vlefshëm edhe për shqiptarët, askush nuk duhet ta harrojë këtë, autokratë dhe të vuajtur, të parët për të mos ta trashur zullumin, të dytët për të qenë koshient se si mund ta këpusin atë kur trashet”, deklaroi ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Koçi shpërthen në akuza ndaj PD: Kërkon dëshmorë për pushtetZv/ministri i Mbrojtjes, Petro

Koçi ka reaguar ditën e djeshme pas lajmit të ish-deputetes së Par-tisë Demokratike, Orjola Pampuri, e cila pretendoi se një banor është vrarë nga policia gjatë përplasjes për shembjen e banesave pa leje në zonën e Astirit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koço dënon me forcë deklaratën e ish-deputetes, ndërsa shton se situatën tek zona e Astirit PD po e përdor për të fituar kredo politike. Sipas numrit dy të Ministrisë së Mbrojtjes, PD kërkon dëshmorë për pushtet dhe kurrsesi nuk i interesojnë banorët e asaj zone. “Ish-deputetja, duke shpallur të vdekur banorin, zbulon se pse i du-hen PD-së banorët e Astirit! Kishim dëgjuar që kërkohet mish për top. Por PD kërkoka mish të vdekur për topin e vet politik. Ka dhe hallin si të balancojë 4 viktimat e 21 janarit. Dashuri për pushtet, jo për popull”, deklaroi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në rrjetet sociale.

Lëvizjes Socialiste për Integrim, sido-mos ato pranë presidentit Ilir Meta. Ditën e djeshme këto media i kanë kërkuar llogari kryedemokratit Basha se përse i braktisi banorët e Astirit. Madje, këto media kanë shkuar deri atje duke shkruar se ndihen të zhgën-jyer nga mënyra se si po bën opozitë Basha dhe se opozita me në krye shefin e selisë blu duhet të ishin dje në krah

të banorëve të Astirit, duke bërë rezist-encë ndaj policisë dhe iu përgjigjur me të njëjtën monedhë dhunës së ushtruar nga uniformat blu. Thënë më troç, me-dia pranë presidentit Meta kërkonin që dje në zonën e Astirit të kishte dhunë dhe kaos dhe jo sehir, sikundër bëri opozita, duke shkuar pranë banorëve disa orë, pasi IKMT kishte ndërhyrë, duke shembur plot shtëpi.

“Busullën nuk ta mori Europa, por krimi, droga dhe korrupsioni o krenari më i poshtëruar i planetit! O Kob i zi i kombit shqiptar! Miq, Edvin Mafia, njëlloj si skizoidi që nuk mban asnjë përgjegjësi, akuzoi Europën se i kishte marrë busullën tek lundronte në det paçka se nuk plotësoi asnjë nga 7 kushtet e vendosura në takimin e Luksemburgut në Këshillin e Ministrave të dt 26 qer-

shor 2018, gjë që detyroi mbi gjysmën e vendeve të BE të refuzojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj, çdo shqiptar sot më shumë se kurrë duhet çdo mëngjes të pyes veten se çfarë mund të bëjë më shumë për të qëruar këtë kob të zi të kombit shqiptar nga pushteti dhe rikthyer vendin në drejtimin e integrimit europian”, deklaroi pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha.

BERISHA BËN THIRRJE PËR PËRMBYSJEN E QEVERISË ME DHUNË

Kryedemokrati Lulzim Basha pranoi dy ditë më parë se ishte Partia Demokratike ajo që ka rritur taksën për transferimin e pronës, duke i dhënë një “shuplakë” ish-kryeministrit Berisha. “Gabim që e nisem ne, se ne e çuam tak-sen e pronës 8 për qind, por këta e dyfishuan. Akoma më keq e çuan 10 për qind. Ne e nisëm, por është koha edhe për të kërkuar ndjesë. 3 për qind do bëhet taksa e trans-ferimit të pronës. Për sa i përket taksës, do të hiqet taksa Rama tek nafta. Do të jetë si fillim 240 lekë më i lirë. Ne kemi prodhim të en-ergjisë së ujit”, deklaroi ai. Ndër të tjera, kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se sapo PD të vijë në pushtet do të shkrihen të gjitha in-spektoriatet e kontrollit të biznesit.

BASHA THUMBON BERISHËN PËR

TAKSËN E PRONËS

Mësohet se Berisha i ka kërkuar Bashës që dje të dilte në mbështetje të banorëve të Astirit, por kryedemokrati nuk ka pran-

uar duke thënë se dhuna nuk është zg-jidhja, ndërsa ka premtuar se kur të vijë

në pushtet do t’i dëmshpërblejë banorët...

Page 5: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

GAZETA SOT E Mërkurë 13 Nëntor 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Bundestagu gjerman miratoi një muaj më parë nëntë kushte për Shqipërinë. Mes kushteve, Berlini kërkoi miratimin e reformës zgjedhore në për-puthje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe plotësimi i kuorumit për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Nëse

do të ishin hapur negociatat, këto tre kushtet duhet të plotësoheshin brenda shkurt-marsit 2020 kur ishte parashikuar konferenca ndërqeveritare. Ndërsa gjashtë kushtet e tjera do të duhet të res-pektohen gjatë fazës së negociatave sipas kapitujve të ndryshëm që do të duhet të diskutohen.

Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i ka kërkuar politikës shqiptare që të gjejë gjuhën e për-bashkët për të dialoguar në mënyrë që t’i japin fund krizës. Në fjalën e tij në samitin e Davos, Palmer deklaroi javën e parë se zgjedhjet janë të lira, por duhet dialog politik për re-formën zgjedhore. “Do na pëlqente

të shihnim një dialog që sjell si rezu-ltat një marrëveshje mbi reformën zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, deklaroi Palmer. Komisioni i reformës zgjed-hore ka rënë dakord që administrata zgjedhore të mos zgjidhet nga politika si dhe të ketë një riformatim të KQZ.

GJERMANIA: MIRATIMI I REFORMËS ZGJEDHORE DOMOSDOSHMËRI

PALMER: MIRATONI REFORMËN ZGJEDHORE

OSBE: Implementimi i reformës në drejtësi është tejet i rëndësishëm, të rritet monitorimi ndaj institucioneve

Përkrahja e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe mbështetja për institucionet që trajtojnë shkeljen e tyre, e sidomos institucionet e reja të drejtësisë është në thelb të punës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Për këtë arsye OSBE zhvilloi dje një tryezë, fokus i së cilës ishte im-plementimi i reformës në drejtësi, e cila është teje e rëndësishme për të reformuar sistemin dhe do të minimizonte shkeljen e të drejtave të njeriut në vendin tonë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, OSBE bën të ditur se duhet të rritet monitorimi ndaj institucioneve të dre-jtësisë, mënyrë kjo që sipas saj, do të shërbente

për të lehtësuar dialogun, që do të krijonte një mjedis më të favorshëm për trajtimin e çështjeve individuale të shkeljes së këtyre të drejtave. “Përkrahja e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe mbështetja për institucionet që trajtojnë shkeljen e tyre është në thelb të punës së Prezencës së OSBE-së. Këtij qëllimi i shërbeu edhe një tryezë, që organizuam të hënën, bashkë me institucionin e Avokatit të Popullit, për rolin e këtij të fundit në mbrojtjen dhe përkrahjen e të drejtave të njeriut. Pjesëmarrësit diskutuan për sfidat e kornizës ligjore dhe përputhjen e saj me standardet ndërkombëtare të të drejtave

të njeriut. Veprimtaria shërbeu edhe për të le-htësuar dialogun, që do të krijonte një mjedis më të favorshëm për trajtimin e çështjeve indi-viduale të shkeljes së këtyre të drejtave. Tryeza pason përpjekjet e mëparshme të Prezencës në mbështetje të institucioneve të të drejtave të njeriut, veçanërisht rritjen e kapaciteteve për monitorimin dhe raportimin e tyre. Po ashtu, Prezenca e OSBE-së ka ndihmuar për hartimin dhe miratimin e një marrëveshjeje bashkëpuni-mi të përbashkët mes institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e OSBE. Ndërkohë, dy ditë më parë ambasadori

i Bernd Borchardt deklaroi OSBE dhe partnerët e tjerë mbështesin reformën në drejtësi dhe ngritjen e SPAK e BKH. Sipas tij, lufta ndaj korrupsionit domosdoshmëri për të reformuar sistemin. “Për të siguruar një sistem drejtësie të drejtë dhe të efektshëm, ka edhe nisma të tjera, që po ecin paralelisht. Të gjithë e dimë ndrys-himin të cilit po i nënshtrohet sistemi i drejtësisë në Shqipëri: Veting-u i punonjësve të drejtësisë vijon, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, me shpresë, do të jenë funksionale së shpejti; Do të ngrihen organe të reja kundër korrupsionit si SPAK-u”, deklaroi Borchardt.

Rigels SELIMAN

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës dhe Bashkimi Europian janë vënë në lëvizje për t’i dhënë fund krizës politike në

vend. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është distancuar së fundmi nga protestat e dhunshme dhe retorika e ashpër politike, duke dhënë sinjale se është i interesuar për një “armëpushim”, me qëllim gjetjen e gjuhës së dialogut me mazhorancën. Për këtë arsye ditën e djeshme e ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca, ambasadori i Britanisë, Duncan Norman dhe i Gjer-manisë, Peter Zingraf kanë zhvilluar një takim me kryedemokratin Basha në selinë blu. Sipas informacioneve, mësohet se në këtë takim, i cili ka zgjatur rreth 90 minuta në fokus të diskutimit kanë qenë disa çështje të rëndësishme si kriza politike, refor-ma zgjedhore dhe ajo në drejtësi dhe Gjykata Kushtetuese. Mësohet se diplomatja Leyla Moses-Ones dhe ambasadori Luigi Soreca ia kanë bërë të qartë Lulzim Bashës, duke i kërkuar që të tërhiqet nga kushtet e tij dhe t’i japë fund krizës 9-mujore politike që ka mbërthyer vendin. Madje, të njëjtat burime theksuan se ndërkombëtarëve iu është sosur durim me politikën e ndjekur nga lideri i opozitës dhe fakti që janë vënë në lëvizje pas kaq muajsh tregon qartë se ata i kanë vënë ultimatum Bashës që të ulet në tryezën e dialogut. Por duke qenë se rruga e vetme që mund të ulë mazhorancën dhe opozitën në tryezën e dialogut është reforma zgjedhore. Mësohet se diplomatët e huaj i kanë kërkuar kreut të PD që të mbështesë reformën zgjed-hore dhe se për ta miratimi i saj është tejet i rëndësishëm, pasi është një nga kushtet e kërkuara nga Bundestagu, në mënyrë që Shqipërisë t’i çelen ne-gociatat me Bashkimin Europian. Pra, përmes kësaj lëvizje ndërkombëtarët janë të interesuar që kriza politike të marrë fund dhe se për ta ka ardhur koha që Basha dhe Rama të flakin tej mëritë, duke u ulur në tryezën e dia-logut. Thënë më troç, ndërkombëtarët i kanë dhënë ultimatum Bashës që të ulet në tryezën e dialogut, mënyrë kjo që do t’i jepte fund krizës politike.

Diplomati Robo premton bashkëpunim ekonomik

me TurqinëKomisioni për Politikën e Jashtme

zhvilloi dje një seancë dëgjimore për emërimin në postin e Kreut të Misionit Diplomatik të Kastriot Robo, kandi-dat për Ambasador i Jashtëzakon-shëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë. Gjatë fjalës së tij ai bëri një prezantim të marrëdhënieve dypalëshe, duke u ndalur sidomos në bashkëpunimin në fushën ekonomike, ushtarake, energjisë, infrastrukturës dhe atë të kulturës midis Shqipërisë dhe Turqisë duke filluar nga kohët më të hershme e deri në ditët tona. Ai gjithashtu paraqiti disa objektiva të mandatit të tij si dhe hodhi disa piketa se ku do të fokusohet gjatë punës. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Armand Skapi shprehu besimin dhe mbështetjen e gjithë institucionit për kandidaturën e z. Robo, si dhe ftoi deputetët për një rekomandim pozitiv në Raportin që Komisioni për Politikën e Jashtme i paraqet Presidentit të Republikës.

Ademi sfidon mazhorancën: Këshilli bashkiak nuk

përfaqëson shkodranëtKryetarja e Bashkisë Shkodër,

Voltana Ademi, e vetmja përfaqësuese e PD në 61 bashkitë e vendit, ka deklaru-ar se zgjedhjet e 30 qershorit po fak-tohen çdo ditë se kanë qenë zgjedhje ilegjitime. Në një komunikim me gaze-tarët, zonja Ademi u pyet dje për mar-rëdhënien e saj me këshillin bashkiak të dalë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ajo u shpreh se ai këshill nuk përfaqëson shkodranët, por vetëm 6 % të tyre. “Pro-cesi i 30 qershorit është një proces që tashmë është shpërfaqur ilegjitim. Me këtë dua të them se përfaqësimi i vetëm 6 % të zgjedhësve nëse mund të quhet i tillë nuk është i mjaftueshëm, për për-faqësimin në një organ vendimmarrës lokal, sikurse është këshilli bashkiak për të gjithë qytetarët e Shkodrës. Me këtë dua të them se përfaqësimi i 6 % nuk është përfaqësim i qytetarëve të Shkodrës. Shkodra meriton të ketë zgjedhje. Kryetares së Bashkisë së Shkodrës në bazë të Kushtetutës i ka mbaruar mandati”, deklaroi Ademi.

Moses-Ones dhe ambasadori i BE, Lui-gi Soreca kanë kërkuar nga Basha që të mbështesë reformën në drejtësi, e sido-mos ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Po ashtu, një tjetër çështje që është diskutuar mes katër diplomatëve dhe kryetarit të Partisë Demokratike ka qenë edhe ngritja e Gjykatës Kus-htetuese, e cila momentalisht ka pesë anëtarë. Sipas informacioneve nga mbledhja, mësohet se diplomatët i kanë kërkuar Bashës që të mbështesë ngritjen e Kushtetueses dhe të mos e

anatemojë atë. Pra, kjo lëvizje e amba-sadorëve të SHBA, BE, Britanisë dhe Gjermanisë vjen pas apelit të pak ditëve më parë që bëri i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili i ka kërkuar politikës shqiptare që të gjejë gjuhën e përbashkët për të dialoguar në mënyrë që t’i japin fund krizës. Ndërkohë, pas takimit e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Bashën. “Takimi ishte privat, nuk kam komente”, deklaroi Leyla Moses-Ones.

Ambasadorët e BE, SHBA, Britanisë dhe Gjermanisë 90 minuta takim me kreun e PD

SHBA-BE vihen në lëvizje për t’i dhënë fund krizës, Leyla Moses dhe Soreca i shkojnë në zyrë Bashës, ultimatum të ulet në tryezën e dialogut

Reforma në drejtësi dhe ngritja e Kushtetueses

Por përveç krizës politike dhe reformës zgjedhore, mësohet se në fokus të takimit që katër diplomatët e huaj zhvilluan dje me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu ka qenë edhe reforma në drejtësi dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Si reforma në drejtësi, ashtu edhe ngritja e Kus-htetueses mbështeten fuqishëm nga ndërkombëtarët, kështu që mësohet se në takimin e djeshëm e ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, Leyla

Page 6: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

6 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Nëntor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Transparenca- Nga viti 2012 USAID-i ka pajisur të 38 gjykatat në Shqipëri, Shkollën e Magjistraturës dhe Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës me teknologji për regjistrime audio dhe trajnime për për-dorimin e saj. Përdorimi i regjistrimeve tani përbën praktikë standarde dhe mbron të drejtat e tua në gjykatë.

Eficenca- Drejtësia e vonuar, është drejtësi e munguar. Për të pakësuar vonesat gjyqësore, USAID solli bashkë partnerët shqiptarë në të gjitha degët

e qeverisjes për të identifikuar nëse të pandehurit apo dëshmitarët janë të pranishëm në Shqipëri dhe mund të paraqiten në gjykatë. Siguruar që njoftimet e gjykatave të dorëzohen në kohë dhe tek personat e duhur. Lehtësuar dorëzimin në kohë të dokumenteve zyrtare që kërkohen nga gjykata. Shkurajuar ata që përpiqen të vonojnë qëllimisht drejtësinë duke zbatuar gjoba dhe ndëshkime të tjera nëse krijojnë vonesa të panevojshme.

Aksesi- Për t’iu kundërvënë ko-rrupsionit nga personeli i gjykatave, USAID është duke instaluar pika informacioni elektronik gjatë viteve 2019 dhe 2020. Këto pika informa-cioni do t’iu japin qytetarëve akses të drejtpërdrejtë falas në materialet zyrtare.

Llogaridhënia- Kur media shër-ben si qen roje, zyrtarëve publikë

mund t’iu kërkohet llogari. USAID në partneritet me BIRN Shqipëri ofron raportim të bazuar në fakte dhe në kohë lidhur me reformën në drejtësi dhe procedurat gjyqësore. Nëpërmjet trajnimeve për reporterët kudo në Shqipëri dhe projekteve shtesë që edukojnë publikun mbi të drejtën për informim USAID po ndihmon që qytetarët të jenë të informuar më mirë

MBËSHTETJA PËR TRANSPARENCËN DHE EFICENCËN

Aksesi dhe llogaridhënia

Zef Brozi: Politikanët e korruptuar falsifikuan

shkarkimin timIsh-kryetari i Gjykatës së Kasa-

cionit, Zef Brozi rikthehet 24 vite më parë duke kujtuar momentin e largimit nga Shqipëria dhe marrjen e azilit në SHBA. Duke nënkuptuar Sali Berishën, ai thotë se ata që përgjakën dhe dogjën Shqipërinë në vitet 1996-1998 dhe që po aq pabesisht vranë protestuesit më 21 janar 2011 duhet të dalin para drejtësisë. "Sa shpejt ikin vitet! Sot 24 vjet më parë, me 12 nëntor 1995, unë dhe Diana, nën kujdesin dhe mbrojtjen e qeverisë amerikane, me dhimbje e zhgënjim, të rrezikuar nga terrorizmi shtetëror i asaj kohe, u detyruam të largohemi nga ven-di ynë i dashur dhe erdhëm në Amerikë ku na u dha azil politik. Sot unë përsëri dua të falenderoj nga zemra Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, si edhe të gjithë të afërmit dhe miqtë e mi që më qëndruan afër në ato ditë tepër të vështira dhe të rrezikuara nga tirania e pushtetit. Ishin ata pushtetarë e politikanë vrastarë e të korruptuar që urdhëruan Parlamentin të falsifiko-jë edhe votimin për shkarkimin tim antikushtetues si Kryetar i Gjykatës së Kasacionit natën e pabesë të 21 Shtatorit 1995”, tha ai.

Qeveria i jep fund sporteleve, aplikimet do kryhen online

Qeveria ka deklaruar dje sa i takon aplikimeve të qytetarëve për doku-mente shteti për shërbime të ndryshme se viti tjetër do të ketë ndryshime të mëdha. Rama tha se duke nisur nga vitit i ardhshëm do të mbyllet një pjesë e mirë e sporteleve, ndërsa shërbimet do të kalojnë online, duke shmangur kështu radhët në pritje të qytetarëve sipas tij. Rama tha mes të tjerash se mbyllja e sporteleve do të jetë edhe si një masë në luftën ndaj korrupsionit në këtë fushë. “Duke qenë se e nisëm me 3 shërbime online dhe sot kemi mbi 350 shërbime online kemi edhe fuqinë gjithnjë e më të rritur të kapaciteteve të platformës, ka ardhur koha të bëjmë një hap të madh para dhe të nisim nga viti i ardhshëm në heqjen e të gjitha letrave, dosjeve, dokumenteve, për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%”, deklaroi Rama.

Lufta ndaj të korruptuarve, Ngjela: Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë do t’i japë fund pandëshkueshmërisë

Avokati Spartak Ngjela ka folur dje për luftën ndaj të korruptuarve, teksa ka theksuar se ngritja e institucioneve të drejtësisë siç janë SPAK dhe BKH, do t’i japin fund korrupsionit në drejtësi. Mes të tjerash, avokati Ngjela foli edhe për situatën e krijuar në Unazën e Re, emërimet në Kushtetuese, reformën në drejtësi, Shengenin Ballkanik, por edhe për çështje të tjera që janë bërë tema diskutimi së fundmi në vend. Sa i takon reformës në drejtësi, Ngjela ka theksuar se këtë reformë e kanë në dorë amerikanët dhe shtoi se të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë, përfshirë edhe atë vetë do të kalojnë në sitë. “Në

sitë do të shkojnë të gjithë, se kë kap është punë tjetër. Çdo ministër do të shkojë në sitë. Çdo njeri që ka pasur pozitë të lartë shtetërore do t’i nënshtrohet hetimit, përfshirë edhe unë se kam qenë ministër. Duhet të provojnë se paratë që kanë janë të tyret. Kë do kapi rrjeti që do kapi shumë rrjeta atë e dinë edhe pulat, se ato pal-latet që janë ndërtuar etj, por nuk janë të gjithë kështu. Deri më tani mund të kishim dyshime, këtë herë politika amerikane ka deklaruar se reformën në drejtësi në Shqipëri e drejtojmë ne. Është arbitër ndërkombëtar. Shqiptarët nuk e besojnë se këta do të vënë dorë tek pronat e

vjedhura të tyre, por unë i garantoj shqiptarët që këta do t’i marrin pronat e vjedhura të tyre. Ata që ngelen në rrjetë do ti nënshtrohen procesit penal”, ka deklaruar dje Ngjela. Sa i përket emërtimeve në Gjykatën Kushtetuese, Ngjela u shpreh duke i quajtur pozitive dhe kritikat ndaj dy anëtareve të reja të votuara në Kuvend, i justifikoi duke thënë se ishte rast emergjence i mirëkuptuar nga ndërkombëtarët. “Kjo është bërë në kushte emergjence, kjo quhet nevojë ekstreme. Mund të ketë defekte të vogla dhe gabime të vogla. Edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar këtë gjë dhe ndaj e kanë toleruar”, tha

Ngjela. Mes të tjerash, Ngjela u ndal dhe tek Shengeni Ballkanik. Ai u pyet në lidhje me qën-drimin e Kosovës dhe tha se Kosova nuk mund të shkojë në Serbi pasi kjo e fundit nuk i njeh pavarësinë. “Si mund të shkojë ai në një shtet që nuk e njeh pavarësinë. Jo mos-pranimi, por pranimi është kusht. Pse nuk shkoi Kosova, nuk e lejoi politika amerikane. Kosova rrezikonte po të shkonte atje. Do të ketë qëndrim ndaj Ramës jam i bindur, në lidhje me Kosovën. Takimi ishte për të sulmuar sovranitetin e Kosovës, por nuk mundin dot se atje ka ardhur Albin Kurti, një lëvizje patriotike”, tha Ngjela.

Arbjona ÇIBUKU

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë edhe njëherë të qa-rtë se do t’i shkojnë deri në fund luftës kundër korrupsionit. Në

kuadër të nismës mbi hapat që do të ndiqen për luftën antikorrupsion, Am-basada e SHBA ka treguar dje çudirat e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, të ilustruar më një video, ambasada e SHBA ka deklaruar se do të vijojë që të punojë në ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficent dhe i lirë nga korrupsioni. Ambasada thekson se do të vijojë bashkëpunimin me institucionet, në mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin e drejtësisë që meritojnë. Në mesazhin e shpërndarë në faqen zyrtare, am-basada e vendos theksin te puna e USAID për të përmirësuar sistemin gjyqësor. Sipas saj, vetingu po tregon batërdinë e njerëzve të drejtësisë. Sipas ambasadës, ligjërisht gjyqtarët fitojnë deri në 10 mijë euro nga pagat, po 1 në 3 emra kanë deklaruar pranë ILDKP pasuri me vlerë nga 250 mijë euro deri në miliona dollarë. “A e dinit se paga mesatare për një gjyqtar shqiptar është 10 mijë euro në vit. Megjithatë një në tre gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklaro-jnë edhe miliona dollarë. Në sistemin e vjetër gjyqet me dyer të mbyllura, ryshfetet, vonesat apo dështimet për të nxjerrë vendimet e gjykatave ishin të zakonshme. USAID ka punuar për të përmirësuar sistemin. Nga 2012 USAID ka pajisur gjykatat me teknologji për regjistrimin audio, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Goditja ndaj të korruptuarveMë tej është bërë e ditur se qeveria

amerikane është e vendosur për të mbështetur Shqipërinë në instalimin e një shteti ligjor dhe një drejtësi pa korrupsion. Deklarata e ambasadës duket se ka qenë një mesazh si për politikën, ashtu dhe për gjyqtarët e prokurorët që nuk kanë dalë ende në veting. “Qeveria e Shteteve të Bash-kuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të

Ambasada amerikane: Do të vijojë partneriteti me shqiptarët për të vendosur drejtësinë në vend

Trondit SHBA: Gjyqtarët me rrogë 10 mijë euro në vit, por deklarojnë miliona dollarë pasuri, do i shkojmë deri në fund luftës ndaj korrupsionit

Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndër-marrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar

ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtë-sisë që ju, populli shqiptar, meritoni”, thekson Ambasada e SHBA.

Asistenca e SHBANë videon e publikuar nga amba-

sada, tregohen fushat ku amerikanët janë duke ofruar mbështetje me qëllim

rritjen e llogaridhënies dhe shfarosjen e korrupsionit. Sipas ambasadës, po punohet për më shumë transparencë, për edukimin e publikut, rritjen e aksesit në drejtësi dhe përmirësimin e eficencës. “Për të pakësuar vone-sat USAID solli bashkë partnerët shqiptarë për të identifikuar nëse të pandehurit apo dëshmitarët janë të pranishëm dhe mund të paraqiten në gjykatë. Për të lehtësuar dorëzimin në kohë të dokumenteve dhe shkurajuar ata që përpiqen të vonojnë qëllimisht drejtësinë, duke zbatuar gjoba dhe ndëshkime të tjerë nëse krijojnë vonesa të panevojshme. USAID po instalon pika informacioni elektronik për t'u dhënë qytetarëve akses falas”, shkruan ambasada e SHBA. Pra duket se amer-ikanët po ja u bëjnë të qartë të gjithëve se reforma në drejtësi nuk ndalet dhe të gjithë do e kenë pisk punën.

Page 7: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

3,4,7,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Nëntor 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gati terreni për luftën antikorrupsion, brenda 15 dhjetorit kompletohet SPAK dhe transferohen dosjet e bujshme, në janar nis puna për BKH

Kreu i KLP zbardh planin për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme

KLGJ kualifikon 3 kandidatët e parë për Gjykatën e Lartë, do të shqyrtojnë 5 dosje për ekstradim, skualifikohen 2 emra të tjerëKëshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi një ditë

më parë mbledhjen e radhës për përzgjedhjen e kandidatëve për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, ku janë përzgjedhur tre emrat e parë. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi përfun-dimisht kualifikimin e gjyqtarëve Ervis Pupe, Ilir Panda dhe Sokol Sadushi për në Gjykatën e Lartë, ndërsa njoftoi se ka skualifikuar Eduart Qehajajn dhe Florin Demollarin, të cilët sipas rezultateve të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kan-

didimit, nuk plotësonin të gjithë kriteret e kërkuara. Sipas njoftimit, kandidatët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë është mbledhur me gjyqtarët e deleguar

nga KLGJ, për të mos shkaktuar konflikt juridik me partnerët në çështjet e ekstradimit. Gjyqtarët e përzgjedhur nga KLGJ, do të merren me 5 dosjet, të cilat kanë të bëjnë me ekstradimin e Skënder Driza i kërkuar nga Kosova, Elis Çoku, kërkuar nga vendet e BE-së, Aleksandër Nikoli, kërkuar nga vendet e BE-së, Mikel Hoxha njohur si Ermal Mehmeti dhe Alket Hatija të kërkuar nga Italia. Për dosjen e Çokut, Nikollit dhe Hoxhës është le-juar ekstradimi, ndërsa për Hatinë dhe Mehmetin

vendimi do të shpallet më 22 nëntor. Emrat e përzg-jedhur nga KLGJ, do të zëvendësojnë 18 vakancat në Gjykatën e Lartë për ta çuar në numrin ligjor prej 19 anëtarësh. Vakancat në Gjykatën e Lartë kanë shkaktuar dhe përplasje politike. Pak kohë më parë ishte presidenti Ilir Meta, ai i cili nisi një betejë shkresore me KLGJ. Duke qenë se sipas ligjit është presidenti ai që dekreton gjyqtarët, Meta i kërkoi llogari KLGJ. Ndërkohë që kjo u interpretua si cenim i pavarësisë së gjyqësorit.

Ornela ÇELPICA

Brenda 15 dhjetorit, Proku-roria e Posaçme Antikor-rupsion pritet të jetë tërë-sisht funksionale. Ashtu siç

gazeta e paralajmëroi pak ditë më parë, dje Këshilli i Lartë i Prokuror-isë ka vendosur që më 25 nëntor të emërojë 8 anëtarët e SPAK. Ndër-kohë që brenda 3 javësh nga 25 nëntori, do të emërohet kryeproku-rori i SPAK dhe do të transferohen të gjitha dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar tek Prokuroria e Posaçme. Detajet i bëri me dije krye-tari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi një ditë më parë, në mbledhjen e zhvilluar me anëtarët e KLP. “Në datën 25 nëntor ne do të marrim vendimin për emërimin e 8 prokurorëve që mund të emërohen, pra atyre 8 prokurorëve që e kanë kaluar tashmë vetingun në Proku-rorinë e Posaçme. Ne do t’i japim këtyre vendimeve të datës 25 mendoj, do të jetë në dorën e Këshillit kjo gjë por mendoj që do të japë një efekt të vonuar me 2-3 javë për t’i dhënë mundësinë po Këshillit që të zgjedhë drejtuesin edhe administratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të konvertohet për aq sa është e nevojshme në administratë të Proku-rorisë së Posaçme. Është një proces që kërkon deklarimin nga ana e tyre të gatishmërisë për t’iu nënshtruar kontrollit të posaçëm që ligji parashi-kon për punonjësit e administratës së Prokurorisë së Posaçme, pra duhet pak kohë për këto procese për zg-jedhjen e drejtuesit të SPAK-ut dhe konvertimin e administratës dhe në këto kushte do t’u japim një efekt të vonuar vendimeve tona të datës 25”, deklaroi Ibrahimi.

Byroja e HetimitNë janar të vitit 2020, pritet të

bëhet funksionale Byroja Kombëtare e Hetimit. Me emërimin e anëtarëve të SPAK, e më pas Kryeprokurorit, dosjet me kompetencë të SPAK do të transferohen, duke i hapu rrugën Byrosë së Hetimit, e cila do të jetë njësia që do të mbështesë me veprime hetimore Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or-ganizuar. Është thënë prej kohësh që ky institucion do të bëhet funksional kur KLP të marrë vendimin për funk-sionimin e SPAK-ut dhe të emërojë drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

Zgjedhja e KryeprokuroritNë mbledhjen e djeshme është

diskutuar dhe për zgjedhjen e Krye-prokurorit. Anëtarët miratuan rreg-ulloren ku do bazohen për renditjen e kandidatëve. Gjithashtu, KLP njoftoi dje se ditën e sotme do të zhvillohen intervistat për tre kandidatët në garë për Prokuror të Përgjithshëm. Për këtë post, në garë janë Arta Marku dhe prokurorët Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj, të cilët do t’i nënshtrohen vlerësimit me pikë dhe renditjes nga KLP, përpara se lista t’i

dorëzohet Kuvendit. Sipas njoftimit zyrtar të KLP, kryeprokurorja aktu-ale, Arta Marku do të intervistohet në orën 9 të mëngjesit të sotëm, duke vijuar me Fatjona Memçaj, në orën 11, dhe si përfundim Olsian Çela, në orën 12:30. Prokurori i Përgjith-shëm zgjidhet me 3/5 ose 84 vota të deputetëve të Kuvendit dhe renditja e kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është parashikuar si mekanizëm zhbllokues për rrethanat kur nuk arrihet një mazhorancë e cilësuar mes forcave të ndryshme

Vendimi: 7 anëtarëve të KPA do u sigurohet jeta

Për shtatë gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të cilët marrin vendimet finale për sub-jektet e rivlerësimit që kalojnë vetingun, do tu sigurohet jeta. Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, përpos truprojave dhe automjeteve, do t'u ofrohet edhe sigurim për jetën e pronën. Bëhet fjalë për gjyqtarët, kryesu-ese Natasha Mulaj dhe gjyqtarët anëtarë, Ina Rama, Albana Shtyl-la, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo. Për një afat një vjeçar, Kolegji kërkon të lidh kontratë për t'i siguruar 7 anëtarëve të tij jetën dhe pronën. Gjyqtarët e lartpërmendur, pjesë e Kolegjit i Posaçëm të Apelimit, e cila është pjesë e Gjykatës Kus-htetuese, sipas ligjit, në rast se përgjatë ushtrimit të detyrës dik-ush prej 7 anëtarëve i rrezikohet jeta, i dëmtohet prona e pasuria si dhe pëson një sëmundje me anë të këtij siguracioni të ofruar, ata do të dëmshpërblehen.

Cakaj: Serbia ka dështuar në adresimin

e krimeve të luftësMinistri për Evropën dhe Punët

e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj, priti një ditë më parë drejtuesit e or-ganizatës joqeveritare “Drejtësi për të Gjithë”, Vasfije Krasniqi-Good-man dhe Nafi Krasniqi. Në këtë takim, drejtuesit e organizatës e informuan ministrin Cakaj mbi angazhimin e tyre në shërbim të kauzës madhore të zbardhjes së krimeve të luftës në Kosovë, si dhe promovimit të vlerave dhe lirive themelore. Lidhur me takimin, përmes një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se Serbia ka dështu-ar në adresimin e krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe gjenocidit në mënyrë të qëllimshme dhe për arsye politike. “Pajtohem plotësisht me pikëpamjen e tyre Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe gjenocidit në mënyrë të qëllimshme dhe për arsye politike. Vendosja e drejtësisë së plotë dhe procesi i pajtimit të qën-drueshëm përbëjnë interes jetik për rajonin në tërësi”, tha Cakaj.

KLP në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë miratoi një metodologji orientuese për garën për Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa me shumicë votash, u rrëzuan tre pretendime për konflikt të mundshëm interesi. KLP bëri me dije se pas kësaj vendimmarrjeje, të gjithë anëtarët e KLP-së do të jenë pjesë e procesit të

pikëzimit të tre kandidatëve për postin e PP. Gjithashtu KLP njoftoi se ishte deklaruar mundësia e pasjes së konfliktit të interesit nga anëtari i KLP, Tartar Bazaj, ndaj të cilit ka filluar një procedim për verifikimin e figurës dhe prokurorja Esmeralda Keshi, ndaj së cilës ka filluar një procedim disiplinor i referuar nga KPK.

KLP RRËZON PRETENDIMET PËR KONFLIKT INTERESI

politike. Në kushtet aktuale të bojk-otit të Kuvendit nga opozita, zgjedhja e Kryeprokurorit të ardhshëm mbetet sërish në vullnetin e mazhorancës. Megjithatë në rast se Kuvendi nuk e zgjedh dot, kandidati i renditur i pari nga KLP emërohet automatikisht si Prokuror i Përgjithshëm.

KLP, në rastin e prokurorit Ba-zaj dhe Keshit, rrëzoi mundësinë e konfliktit, por për rastin e parë, prokurori Kosta Beluri dhe krye-tari Gent Ibrahimi kanë votuar në favor të konfliktit të interesit, ndërkohë që pretendimi i Keshit është mbështetur vetëm nga Be-luri. Gjithashtu KLP bëri me dije se në rastin e Bazajt, kryeproku-

rorja aktuale, Arta Marku kishte hequr dorë nga kompetenca duke e deleguar atë, ndërsa arsyetoi se Prokuroria e Përgjithshme nuk merrte dot masa disiplinore. Nga ana tjetër, vetë Beluri ka referuar mundësinë për konflikt të interesi të tij, për shkak të referimit nga KPK për masë disiplinore, por edhe kjo u rrëzua me 10 vota.

QËNDRIMET E KLP Në datën 25 nëntor ne do të marrim vendi-min për emërimin e 8 prokurorëve që mund të emërohen, pra atyre 8 prokurorëve që e kanë kaluar tashmë vetingun në Prokurorinë e Posaçme. Ne do t’i japim këtyre vendimeve të datës 25 mendoj...

Page 8: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

8 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Nëntor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vetingu tmerron njerëzit e drejtësisë, pas Joana Qeleshit edhe prokurori Njazi Seferi dha dorëheqjen pasi u njoh me aktet e KPK

Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi është një tjetër subjekt që jep dorëheqjen para përballjes më Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. E para ishte kryegjyqtarja e Durrësit, Joana Qe-leshi. Ndërsa dje Komisioni zbardhi vendimin për largimin e prokurorit Seferi nga sistemi i drejtësisë, ku shkruhej se është larguar nga posti përmes dorëheqjes, për arsye shëndetësore. Në vendimin e zbardhur, Komisioni shkruan se në shtator të këtij viti nisi një hetim për subjektin e rivlerësimit

dhe caktimin e trupës gjykuese. Lidhur me këtë fazë, të dyja palët deklaruan se nuk kanë konflikte interesi, duke kaluar në fazën e dytë të procesit. “Pasi relatori i çështjes kreu një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, paraqiti para trupit gjykues dhe vëzhguesit ndërkombëtar, z. Branko Hrvatin, rezul-tatet e hetimit dhe i rekomandoi trupit gjykues dhe vëzhguesit ndërkombëtar mbylljen e hetimit krye-sisht për subjektin e rivlerësimit, z. Njazi Seferi. Në mbledhjen e datës 27.9.2019, trupi gjykues, në prani

edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, pasi arriti në për-fundimin se provat në lidhje me kriterin e pasurisë, kontrollin e figurës dhe me vlerësimin profesional kanë nivelin e provueshmërisë, vendosi të mbyllë hetimin kryesisht për subjektin e rivlerësimit, dhe ta njoftojë se ka barrën e provës për të provuar të kundërtën e rezultateve të hetimit”, shkruan KPK në vendimin e zbardhur. Pas kësaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkruan se subjekti i riv-lerësimit, pasi mori njoftimin për barrën e provës,

përmes postës elektronike, e konfirmoi marrjen e njoftimit për mbylljen e hetimit, duke deklaruar se është njohur me dokumentacionin. Nga ana tjetër, vetëm 2 ditë më pas, prokurori i Krimeve të Rënda, paraqiti pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke kërkuar mbarimin e statusit të prokurorit për arsye shëndetësore. Pas kësaj, KPK vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për prokurorin Seferi dhe ndalimin e emërimit të tij si gjyqtar apo prokuror për 15 vite.

Ornela ÇELPICA

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi u njoh dje me konkluzionet përfun-

dimtare të Komisionerit Publik. Ky i fundit kërkoi nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë Muçin, ndërsa gjatë leximit të konkluz-ioneve, këmbënguli se subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e mosdeklarimit saktësisht dhe plotësisht të pasurisë dhe se nuk arriti të provojë bindshëm lig-jshmërinë e burimeve të krijimit të saj. Nga ana tjetër, Besnik Muçi përmes konkluzioneve të tij përfundimtare, lidhur me par-ashtrimet e Komisionerit Publik, kundërshtoi të gjitha shkaqet e ankimimit, duke pretenduar se ka provuar të kundërtën e gjetjeve, me anë të provave që ka sjellë në seancat e mëparshme. Ndërsa në përfundim të konkluzioneve, Muçi kërkoi nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelim-it, lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Mbetet të shihet si do jetë vendimi për Muçin, por nga sa është parashtruar deri më tani provat e Komisionerit nuk kanë qenë fort bindëse dhe Muçi mund të konfirmohet në detyrë.

Gjetjet e KP përballë Besnik Muçit

Anëtari i Gjykatës Kus-htetuese, Besnik Muçi në përball-jen e fundit me Komisionerin, i kundërshtoi qëndrimet e këtij të fundit si të pabazuara. Replikat e Muçit kundrejt Komisionerit, u fokusuan tek huatë që subjekti ka marrë për apartamentin e blerë në 2006 dhe atij të blerë në 2016. Subjekti kishte deklaruar si burim krijimi një hua nga babai, vëllai, një hua nga xhaxhai dhe nga motra në Britani. Burim krijimi për apartamentin e blerë 10 vite më pas, ka deklaruar huan e marrë nga kunati në Turqi. Lidhur me këto deklarime, Komisioneri u shpreh se për huatë e dhëna nga babai dhe xhaxhai, nuk është provuar burim i ligjshëm, duke shtuar se provat e dorëzuara nga Muçi nuk vërtetojnë se personat në fjalë nuk kanë pasur mundësi

Muçi kundërshton konkluzionet e Komisionerit Publik

Më 21 nëntor vuloset fati i Besnik Muçit, Komisioneri Publik këmbëngul tek shkarkimi,

ja argumentet e anëtarit të Kushtetueses

për të kursyer. Muçi, ritheksoi edhe në seancën e djeshme se prindërit e tij i kanë krijuar të ardhurat me punën në bujqësi dhe të ardhurat që vëllai i ka siguruar në emigracion, ndërsa KP preten-don se burimi i deklaruar, duke u nisur nga pagesa e kontributeve për sigurimet shoqërore nuk është i bazuar në ligj. Ndërsa të ardhurat nga emigracioni, KP i cilësoi si të paprovuara. Nga ana tjetër, Muçi shprehu se edhe pse

të ardhurat e prindërve dhe xhax-hait të tij nuk ishin të taksueshme, ato duhet të konsideroheshin të ligjshme. Muçi shpjegoi se babai i tij kishte mundësi të krijonte nga puna në fshat mbi 800 mijë lekë të ardhura në vit dhe shpenzimet ishin të pakta. Lidhur me huan nga motra dhe vëllai, Muçi tha se nuk i janë kërkuar sqarime kur i kanë kaluar barrën e provës në KPK. Diskutimi u fokusua edhe tek huaja e marrë nga kunati në

KPK zbardh vendimin për shkarkimin e Hasnezirit

Komisioni i Pavarur i Kualifi-kimit ka zbardhur dje vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Luan Hasn-eziri. Ky i fundit u shkarkua në qer-shor të këtij viti, pasi u konstatuan probleme në kriterin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës. KPK pas heti-mit të thellë në kriterin e pasurisë, u konstatua deklarim në mënyrë të pasaktë sa i takon burimit të krijimit të pasurisë apartament dhe se huatë e marra te vëllai dhe një kushëri nuk justifikoheshin prej tyre. Lidhur me analizën financi-are, Hasneziri rezultonte me bilanc negativ, duke arritur në përfundi-min se gjyqtari nuk kishte mundësi për të vënë këtë pasuri. Për figurën, DSIK e konsideroi të papërshtat-shëm subjektin, pasi sipas raportit nuk kishte deklaruar refuzimin e vizës nga ambasada e SHBA-ve. Për këtë konstatim, gjyqtari i Kri-meve të Rënda tha se nuk e ka parë të detyrueshme deklarimin dhe se refuzimi i vizës nuk është refuzim për të hyrë në SHBA.

Gjyqtari Shehu hetohet vetëm për pasurinë,

KPK i rrëzon kërkesënKomisioni i Pavarur i Kuali-

fikimi zhvilloi dje seancën e dytë dëgjimore ndaj kreut të Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu. Në seancën e parë, subjekti kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, por dje, kjo kërk-esë iu rrëzua, duke vijuar seanca vetëm për kriterin e pasurisë. Në seancën e zhvilluar të premten e 8 nëntorit, relatorja e çështjes tha se ILDKPKI kishte dalë në përfundi-min se kreu i Gjykatës së Kukësit kishte kryer deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme si dhe kishte kryer fshehje pasurie dhe deklarim të rremë lidhur me pronën e vetme të deklaruar. KPK konstatoi mospërputhje mes vlerës së deklaruar prej 2.2 milionë lekësh dhe vlerës prej 3.7 milionë lekësh të pasqyruar nga një akt ekspertimi i dorëzuar nga vetë subjekti. Sipas Komisionit, këto vlera ishin disa herë më të vogla se përllogaritjet e ALUIZNI-t në shumën 10 milionë lekë dhe Entit Kombëtar të Bane-save në vlerën 9 milionë lekë.

KP për transaksionet e eviden-tuara si të kryera nga subjekti i rivlerësimit në llogarinë e së motrës, deklaroi se Besnik Muçi ka deklaruar se burim ka qenë nga të ardhurat nga emigracioni i kunatit të tij, me qëllim depozitimin e shumës së nevojshme për garanci në llogarinë bankare të së motrës. Transaksionet janë kryer

nga subjekti, pasi dispononte prokurë. Duke marrë në konsideratë faktin se Muçi nuk e ka deklaruar këtë në formularët e deklarimit pranë ILDKP-KI-së, si dhe nuk provohet me asnjë dokument për mënyrën e kalimit të këtyre likuiditeteve nga Mbretëria e Bashkuar për në Shqipëri, KP çmon se pretendimet e Muçit, nuk janë bindëse.

PRETENDIMET E KOMISIONERIT PUBLIK

Gjetja e KP, për huan e marrë nga kunati dhe bashkëshortja e tij turke u argumentua në seancat e mëparshme nga Besnik Muçi. Anëtari i Kushtetueses depozitoi një dokument ligjor lëshuar nga autoritetet turke, si dhe një provë të re, e noterizuar në shqip. Këto të ardhura përputhen me të ardhurat e deklaruara dhe

të konfirmuara nga ISSHT. Për analizën financiare të personave të tjerë të lidhur, për burimin e krijimit të huas, subjekti ka referuar të dhënat e faqes zyrtare që mat nive-lin e shpenzimeve minimale në Turqi, duke marrë në kon-sideratë nivelin më të ulët të shpenzimeve të matshme, në të cilin përfshihen vetëm shpenzimet mujore për ushqim.

HUAJA E MARRË NGA KUNATI, ARGUMENTET E MUÇIT

Turqi, që sipas KP, nuk ishte burim i ligjshëm, duke bërë llogarinë se për të dhënë atë shumë hua, kunati i tij duhet të kursente rreth 45 për qind të të ardhurave mujore, duke theksuar se pretendimet e subjek-tit nuk qëndrojnë. Po Muçi tha se ai ka paraqitur dokumente që pas-qyrojnë të ardhurat e kunatit, duke theksuar se KP kishte bërë konver-tim të huas fillimisht nga Lira turke në Lekë dhe më pas në Euro dhe tha se kjo nuk kishte ndodhur. Në përfundim, KP tha se Muçi dhe personat e lidhur me të, nuk arri-jnë të justifikojnë bindshëm burim-in e ligjshëm të ardhurave dhe të pasurive të deklaruara, të krijuara në vitet 2006 dhe 2016. Për ana-lizën financiare të viteve 2003, 2004 dhe 2005, Muçi ka mungesë burimesh financiare të ligjshme për të justifikuar shpenzimet dhe kursimet e deklaruara. Vendimi për Besnik Muçin do të jepet më 21 nëntor, ora 11:00.

Page 9: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

GAZETA SOT E Mërkurë 13 Nëntor 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mesi: Qeveria e ndjeshme për ngjarjet në Siri

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi ka deklaru-ar dje se qeveria shqiptare ka në vëmendje të gjithë shqiptarët që ashtu si rasti i Alvinit ndodhet në kampet në Siri. Ajo shtoi se gjithash-tu duhet treguar diskrecion, pasi mund të rrezikohen nga terroristët atje. “Ishte rasti i Alvinit që e nxori në dritë këtë fenomen. Nuk e pranoj që shteti shqiptar nuk është i ndjeshëm me këto raste. Në kampin Al-Hawl ndodhen shumë individë që janë rekrutuar në mënyrat nga më të çu-ditshme për të luftuar atje. Qeveria i ka vëmendje, por nuk janë raste që duhen bërë publike, pasi të gjithë ata që ndodhen aty mund të kthehen nga terroristët atje në subjekt. Raste të tilla duhen trajtuar me diskrecionin më të madh. Duhet patur vëmend-je te parandalimi i rasteve të tilla, parandalimi i radikalizimit. Askush nuk ka shkuar me detyrim, por me dëshirën për të shërbyer për diçka. Rikthimi është i vështirë dhe duhen kaluar disa procedura”, tha ajo.

Bregu: Bashkëpunimi rajonal është i mirëpritur

Çështje e Shengenit Ballkanit është një ndër temat më të disku-tuara në sferën politike, që ka kri-juar së fundmi dhe përplasje, si ajo mes Ramës dhe Kurtit. Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka reaguar në lidhje me Shengenin Ballkanik dhe atë që po ndodh me politikën ballkanase. Me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Bregu shprehet se bashkëpunimi rajonal është i mirëpritur, në rast se në fund syno-het integrimi europian i shteteve të Ballkanit. “Për RCC, bashkëpunimi rajonal është një histori në zhvillim. Kemi marrë shumë pyetje për takimin e Ohrit. Dëshiroj të jem e qartë. RCC është e angazhuar tërësisht për bash-këpunimin rajonal, pasi për ne është një histori në zhvillim. Bashkëpunimi rajonal merr kuptim kur synimi final është integrimi në BE. Ne besojmë se çdo nismë për heqjen e barrierave në rajon, duhet të merret në konsider-atë”, ka deklaruar dje Bregu.

Prokuroria e Tiranës ka urdhëru-ar dy ditë më parë që të arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Ka-jmaku, i cili u denoncua nga Partia Demokratike dhe rezultoi se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminal-izimit, se ka qenë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash. “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me

"arrest në burg", në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, Shpërdorim detyre, sipas nenit 248 të Kodit Penal, falsifi-kimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës.

JA NJOFTIMI I PROKURORISË

1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.

2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.

3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi.

4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim kombëtar nga drejtësia greke.

5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie. Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

5 FAKTE NGA PD PËR AGIM KAJMAKUN

Thellohen përplasjet, Rama “sulmon” Kurtin: Dega e Vetëvendosjes në Tiranë lajthitje, Albini të shohë kush e pengoi bashkimin doganor

Ideja e Shengenit Ballkanik ka thelluar përplasjet midis Kosovës dhe Shqipërisë. Të hënën kreu i Vetëvendosjes ishte i ftuar në një media shqiptare, nga ku bëri deklarata të cilat nuk ishin të kursyera në kritika. Kurti kritikoi kryeministrin Rama, i cili ka reaguar dje duke thënë se dega e Vetëvendosjes në Shqipëri është një lajthitje. Po ashtu kryeministri Rama i ka bërë thirrje Kurtit që të shohë se kush e ka pen-guar bashkimin doganor. Në një intervistë për TCH kreu i qeverisë, teksa ka reaguar për këtë lëvizje të Albin Kurtit, ku pati dhe zëra se do të drejtohej nga ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë,

Ditmir Bushati, deklaroi se duhet njëfarë kohe për t’u bërë kryeministër. “Mendoni për një mo-ment sikur një degë e PS, natyrisht me miratim nga Kryesia dhe nga unë, të bëjë protestë në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe të thotë nuk është koha për të festuar, por për të reflektuar dhe të bëjë një fletërrufe, që duket sikur është nxjerrë nga printerët e opozitës me qeverinë e Kosovës, çfarë do të mendonin njerëzit? Unë e konsideroj një lajthitje në një proces tranzicioni nga opozita në qeverisje, në një vakum, ku kam qenë edhe vetë dhe duhet njëfarë kohe për të bërë kryeministrin. Sepse kryeministër zgjid-

hesh ditën kur fillon, por bëhesh me kalimin e kohës”, tha Rama. Ndërkohë kryeministri Rama ka bërë apel sa i përket bllokimit të bashkimit doganor, ku i kërkon kreut të VV, Albin Kurtit që të shohë se kush e ka penguar bashkimin. Rama në intervistën e tij foli edhe për Shengenin Ballkanik, ku tha se ky term është përdorur për herë të parë nga Fatos Nano. “Dëgjoni këtu, Shengeni Ballkanik ka qenë dhe dua ta them sepse është historia, një term që për herë të parë e ka përdorur Fatos Nano, kuptohet në një kohë kur u mor si një çmenduri dhe kur mund të konsiderohej jashtë komplet kontekstit të kohës.

Kur unë kam folur për Shengenin Ballkanik, në fillim kam ngritur gjithë valët e shqetësimeve dhe gjithë zërat kundër, nga Beogradi deri në Bruksel dhe deri në Washington dhe ato që janë dëgjuar në publik janë shumë më pak se ato që kam dëgjuar unë drejtpërdrejt nga Bruskeli dhe Washingtoni edhe nga partnerët e tjerë sepse shikohej si një provokim për të hapur kufirin me Kosovën”, deklaroi Rama. Kryeministri tha se hapin e parë dhe më të vështirë e ka hedhur presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ndër të tjera Rama deklaroi se ai do e heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Arbjona ÇIBUKU

Gjykata e Tiranës ka vendosur dje arrest me burg në mung-esë për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, ndaj

të cilit një ditë më parë prokuroria lëshoi urdhër arresti. Ndërkohë që Kajmaku ende nuk gjendet dhe është shpallur në kërkim, Policia e Tiranës ka dhënë urdhrin që të kontrollohet banesa e Kajmakut, i cili u dyshua fillimisht, por tani është faktuar që kishte shërbyer në detyrë si krye-bashkiak edhe pas shkarkimit të tij, duke qenë kështu në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë, policia shkoi në shtëpinë e Kajmakut pasi ishte dhënë urdhri për ta arrestuar atë, ish-kryebashkiaku nuk u gjet në banesë dhe ende vijon të jetë i arratisur. Kajmakut i rëndojnë tre akuza, ajo e falsifikimit të formu-larëve, që lidhet me mashtrimin në formularin e vetëdeklarimit dhe të dy akuzave të tjera që janë, shpërdorim detyre dhe ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës. Sipas këtyre akuzave që rëndojnë mbi të, do të thotë se Kajmaku ka ushtruar funksionin e kryebashkiakut edhe pasi KQZ i hoqi mandatin. Një lëvizje e dyshimtë e Ka-jmakut ishte firmosja e shkarkimit të dy nënkryetarëve të Bashkisë së Vorës Laureta Omeri, Hekuran Brahimaj duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post. Sipas burimeve nga Prokuroria, dyshohet se Kajmaku e ka firmosur pasi KQZ i kishte hequr mandatin më 1 nëntor. Kajmaku i zgjedhur krye-tar i Bashkisë Vorë, u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke mos deklaruar një dënim në Greqi.

Akuzat e PDFillimisht ish-kryebashkiaku i

Vorës Agim Kajmaku u denoncua si rast nga Partia Demokratike, e cila fillimisht hodhi akuza vetëm sa i për-ket mos deklarimit në formularin e dekriminalizimit. Partia Demokratike deklaroi se Kajmaku ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e dekriminalizimit. Akuzat e PD u kon-firmuan edhe nga Prokuroria e Përg-jithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut

Agim Kajmaku mohoi akuzat dhe u arratis, kërkohet nga policia

Gjykata e Tiranës vendos arrest me burg në mungesë për Kajmakun, urdhërohet kontrolli i banesës, ish-kryebashkiaku ende në arrati

asnjëherë, por pas konfirmimit nga prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj. Më pas pasi u vërtetua se akuzat që rën-donin mbi të ishin të vërteta, Kajmaku i dërgoi një letër prokurores Arta Mar-ku ku shprehej se nuk ishte në dijeni që duheshin deklaruar këto të dhënë

në formularin e dekriminalizimit. Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë i PS, i zgjedhur më 30 qershor, që largohet nga detyra pas akuzave të opozitës, pasi i pari ishte Valdrin Pjetri i Shkodrës, i cili dha dorëheqjen pasi u akuzua nga opozita se ishte dënuar në Itali për trafik droge, ndërkohë që rrezikon arrestimin për shkak të shkeljes së ligjit të dekriminalizimit.

dhe shenjat e gishtërinjve të shteta-sit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Ishte ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, i cili deklaroi më parë për mediat në lidhje më çështjen Kajmaku, teksa publikoi të dhëna të marra nga sistemi TIMS, që vërtetonin akuzat e hedhura nga PD ndaj tij. PD u shpreh se ato janë prova të pakontestueshme që vërtetojnë se Kajmaku është arrestuar në Greqi duke bërë biznes me para të falsifikuara dhe me emrin e ndryshuar nëpërmjet falsifikimit, është person në kërkim në shtetin fqinj. Ndër të tjera PD thekson se Kajmaku është Jorgo Toto dhe duhet të largohet dhe të merret i pandehur për veprën e tij penale të kryer në shtetin grek si edhe për mosdeklarim të krimit.

Veprimet e KajmakutIsh-kryetari i bashkisë Agim

Kajmaku i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar

Page 10: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

10 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Nëntor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua sot me Kancelaren e Austrisë, Brigitte Bierlein. Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me marrëdhëniet tradicionale historike dhe shumë miqësore e të bash-këpunimit prej dekadash mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksuan nevojën e forcimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen. Nga ana e tij, Presidenti Meta e falënderoi Kancelaren Bierlein për mbështetjen e vendosur dhe pa rezerva që Austria vijon t‘i japë procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe së ardhmes europiane të rajonit të Ballkanit Perëndi-mor. “Përherë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të Austrisë mike për pavarësinë e Shqipërisë dhe për mbështetjen e fortë e të vendosur në kuadër të procesit të integrimit në BE. Të përbashkëtat historike, kulturore dhe njerëzore inkurajojnë rritje të mëtejshme të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, u shpreh Meta.

Seanca e djeshme parlamentare, ku u votuan anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë më në fund funksional këtë institucion pas kohësh pa kuorumin e nevojshëm të anëtarëve, tregoi qartë ndarjen mes atyre që i duan, apo jo institucionet kushtetuese në Shqipëri. Kështu u shpreh, i ftuar në një studio televizive mbi ngërçin për Kushtetuesen, deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni. “Deri dje, shumë aktorë artikulonin dashurinë e madhe për institucionet kushtetuese, por seanca e djeshme tregoi ndarjen e qartë mes atyre që duan institucione kushtetuese dhe thellimin e reformave dhe atyre që kanë penguar reformën në drejtësi dhe plotësimin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Hyseni. Duke iu referuar Presidentit të Republikës, i cili nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij për përzgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, deputeti socialist tha se detyra e vetme e kreut të shtetit është zbatimi i Kushtetutës, por edhe këtë detyrë ai nuk e zbaton. “Roli i vetëm i presidentit është të bëjë presidentin. Ftesa është të zbatojë Kushtetutën”, deklaroi më tej Hyseni.

Për opozitën parlamentare anëtaret e sapo zgjedhura të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojnë detyrën pa bërë betimin te Presidenti i Republikës. Deputeti Ralf Gjoni u shpreh se anëtaret e reja kanë mandatet, por u nevojitet betimi te presidenti. “Një anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojë detyrën pa bërë betimin te presidenti. Kushtetuta parashikon që presidenti ka një rol noterizues, merret e mirëqenë detyra e deputetit për t’i thirrur anëtarët e sapo zgjedhur. Është e qartë që pa bërë betimin te presidenti këto anëtare nuk hyjnë dot në zyra. Nëse presidenti zgjedh të ushtrojë detyrën e tij në një mënyrë të tillë në kundërshtim me kushtetutën ne shkojmë në një përplasje shumë të fortë, do thoja në një ortek kushtetues që do vijë duke u rritur. Mund të bëhet në Kuvend betimi, por do jetë në kundërshtim me Kushte-tutën. Për momentin, leximit që unë i bëj Kushtetutës nuk e shoh të mundur që anëtaret e reja të marrin detyrën pa u betuar te presidenti”, tha ai.

Austria vijon mbështetjen ndaj integrimit europian të Shqipërisë

Alket Hyseni: Ilir Meta u votua të bëjë presidentin dhe të zbatojë Kushtetutën

Ralf Gjoni: Anëtarët e Kushtetueses mund të marrin detyrën pa u betuar

Ja raporti që KED i ka dërguar Metës për renditjen e 4 kandidatëve

Përplasjet për Kushtetuesen, KED rrëzon pretendimet e Ilir Metës për renditjen

e kandidatëve, zbardhet raportiKliti TOPALLI

Gjykata Kushtetuese pritet të jetë molla e radhës e sherrit mes qeverisë dhe Presi-

dencës. Edhe pse Kuvendi mira-toi 2 prej kandidatëve ditën e hënë, pritet që në ditët në vijim të rikthehen përplasjet. Sytë tani janë te Presidenca, pasi ligji e përcakton qartë se anëtarët e Kushtetueses që nisin punën duhet që të betohen më parë te presidenti. Kuvendi zgjodhi Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën dhe sipas burimeve nga PS, për këto dy emra pritet të mos ketë prob-leme. Por frika është sa i takon emrit të Arta Vorpsit. Kjo e fundit u emërua automatikisht pasi Metës i skaduan afatet. Mirëpo presiden-ti nuk e njeh, pasi pretendon se ka pezulluar garën. Por pretendimet e Metës janë rrëzuar nga KED.

Argumentet e KEDGazeta ka siguruar raportin

e arsyetuar që Këshilli i Emëri-meve në Drejtësi i ka dërguar presidentit Ilir Meta, lidhur me

renditjen e 4 kandidatëve. Meta e akuzoi KED se nuk veproi si du-het dhe madje sulmoi drejtpërdre-jt kryetarin Ardian Dvorani. Por KED në raport shprehet se radha e pretenduar nuk vlen në këtë rast pasi përzgjedhja e emrave është bërë në kushtet e emerg-

jencës dhe kjo është përcaktuar në rregulloren e brendshme. “Për vendet vakante që tashmë janë krijuar në Gjykatën Kus-htetuese të cilat i përkasin të njëjtit organ emërtese, pavarë-sisht nga përcaktimet e pikës 69 të këtij vendimi, duke mbajtur

parasysh rrethanat e mungesës së njëhershmërisë në shpalljen e vendeve vakante, të kohës së tejzgjatur ndërmjet shpalljeve të konkurrimit për plotësimin e tyre dhe ekzistencën njëkohësisht të vendeve vakante me mandat të plotë dhe të pjesshëm, për të

me përgatitjen dhe miratimin e një liste të vetme përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për plotësimin e ven-dit vakant në Gjykatën Kus-htetuese”, thuhet aty.

Kompetencat Presidenti Meta ka akuzuar

kreun e KED se ka tejkaluar kom-petencat dhe se nuk veproi si du-het me dërgimin e listave. Meta ka deklaruar se ishte KED që duhej të çonte emrat sipas radhës. Por në argumentin e KED bëhet qartë se janë zbatuar me rigorozitet procedurat ligjore. “Kushtetuta dhe ligji i posaçëm nr. 8577/2000, parashikojnë vetëm detyrën e KED për të realizuar renditjen e kandidatëve që janë verifikuar paraprakisht për plotësimin e kushteve ligjore të kandidimit, por nuk parashikojnë si ele-ment pikëzimin si një mënyrë e përzgjedhur për të reflektuar arsyetimin e KED lidhur me renditjen e kandidatëve dhe për ta materializuar këtë vlerësim në renditje nëpërmjet këtij elementi objektiv”, thuhet aty.

garantuar trajtimin e aplikimeve të kandidatëve në respektim të parimit kushtetues të barazisë përpara ligjit dhe të të drejtës së tyre të zgjedhjes së kandidim-it për vende vakante të plotë ose të pjesshme, Këshilli do të procedojë me paraqitjen pranë organit përkatës të emërtesës të një liste të vetme përfundimtare të renditjes së kandidatëve sipas vendit vakant ku kanë shprehur interesin për kandidim”, thuhet në raportin e KED.

Lista e emraveMë tej thuhet se lista që i ka

shkuar presidentit është bërë sipas rregullores së brendshme, e krijuar për shkak të situatës së krijuar. “Për këtë arsye, ba-zuar në këtë rregull kalimtar të vendosur nisur nga rrethanat e paparashikuara në ligj dhe që synojnë garantimin e barazisë së kandidatëve në konkurrim, në përfundim të veprimeve dhe procedurave të ndjekura për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturave, Këshilli i Emëri-meve në Drejtësi, ka proceduar

Page 11: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

3,4,7,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Nëntor 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Paketa fiskale, ja si do të ndryshojnë taksat për bizneset, skema për pagesën e TVSH, tatimin

mbi fitimin dhe favoret për makinat luksoze

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDyfishohen gjobat për bizneset, minimalja 50 mijë lekë

Esmeralda HIDA

Zbardhet paketa fiskale e qeverisë për vitin 2020. Pas buxhetit, në Kuvend janë depozituar dhe ndryshimet

në ligjet fiskale, ku parashikohen disa risi. Shkeljet e bizneseve të tilla si, moslëshim i faturës, mos in-stalimi i pajisjes, ata që nuk janë të regjistruar ose lëshojnë fatura jo të rregullta do të gjobiten me dyfishin e vlerës së mëparshme. Sipas ndry-shimeve të bëra, nga janari i viti të ardhshëm biznesi i vogël të gjobitet në masën e 50 mijë lekë për shkeljet e mësipërme dhe jo 25 mijë lekë sa ishte. Biznesi i mesëm do të gjobitet me 100 mijë lekë dhe biznesi i madh në masën e 150 mijë lekë, ndërsa në rastet kur shkelja përsëritet subjektit do të gjobitet me dyfishin e gjobës së parë deri në bllokim të aktivitetit. “Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, të cilët nuk janë të regjistruar për TVSH-në dhe tatimpagues të tjerë dënohen me gjobë prej 50 000 lekësh; Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe për TVSH-në dënohen me gjobë prej 100 000; Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tati-more të tatimit mbi fitimin dhe për

Raporti i FMN: Shqipëria më pak përfitime nga politikat për tregti

Investimet për energjinë më të ulta në 2018, rriten në ndërtim

Ditën e djeshme Fondit Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin “Nxitja e rritjes në Ballkanin Perëndi-mor, Roli i Zinxhirit Global të Vlerës dhe Eksportet e Shërbimeve”, sipas të cilit Shqipëria ecën në ritme të ulta për sa i përket politikave në tregti. Sipas të dhënave të publikuara pas një pyetësori me 66 eksportues të mëdhenj në 5 vendet e Ballkanit Perën-dimor, gjysma e të cilave ishin përfshirë në zinxhirin global të vlerës rezulton se Shqipëria ka pasur përfitimin më të ulët nga përmirësimi i

politikave qeveritare në tregti dhe zinxhirin e vlerës së shtu-ar, në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Në raport thuhet se vendi ynë ka shfaqur probleme pothuajse të gjithë treguesit, si: edukimi sekon-dar, institucionet, cilësia e edukimit, cilësia e infrastruk-turës, thellësia e marrëvesh-jeve të tregtisë. Performancën më të mirë e ka Serbia, që ka njohur fitimet më të mëdha në tregti nga politikat qever-itare. Sipas FMN Shqipëria ka varësinë më të madhe të importeve për të përballuar nevojat e saj për konsum.

INSTAT ka treguar së fundmi se investimet në se-ktorin energjetik pësuan një rënie drastike vitin e kaluar. Sipas të dhënave të publikuara, investimet e reja në këtë sektor zbritën në rreth 55 miliardë lekë për vitin 2018, në rënie me 44% krahasuar me vitin 2017. Ndërsa sektorët e tjerë kanë njohur rritje të investimit. Pas sektorit të energjisë për nga vlera e investimeve, vitin e kaluar ishin të përqen-druar tek tregtia me 18.3% të totalit dhe ndërtimi me 17.6%. Pikërisht ndërtimi

ka regjistruar një rritje të fortë të investimeve, me rreth 83% më shumë krahasuar me vitin 2017. Kompanitë ndërtuese investuan rreth 335 milionë euro vitin e kalu-ar, një vlerë kjo më e lartë se vitet e kaluara. Pozitive shfaqen të dhënat edhe për sa i takon investimeve në industri. Në segmentin më të rëndësishëm, industrinë për-punuese, ndërmarrjet i kanë zgjeruar investimet me 18%, vlerë e rritur ndjeshëm. Ndër-sa në industrinë nxjerrëse investimet janë dyfishuar krahasuar me vitin 2017.

DPT publikon rregulloren për rimbur-simin e mallrave në bagazh personal

Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve ka publikuar dje informacionin mi mënyrën se si do të procedohet për rimbursimin e mallrave në bagazhin personal të udhëta-rit. Sipas udhëzimit udhëtari i cili kërkon të përfitojë nga rimbursimin i TVSH-së së paguar në Shqipëri për këtë kategori duhet të vërtetojë se mallrat e blera me vlerë totale jo më pak se 120 000 lekë në territorin e Shqipërisë do të transportohen në bagazhin e tij personal jashtë territorit. Udhëtari duhet të vërtetojë se nuk është i vendosur brenda

Shqipërisë; mallrat trans-ferohen jashtë, jo më vonë se 3 muaj pasues nga data e kryerjes së furnizimit, sipas datës së shënuar në faturën e blerjes së mallit. Aplikimi për rimbursim të TVSH-së bëhet kur udhëtari është jashtë Shqipërisë, brenda një peri-udhe prej 30 ditësh nga mo-menti i largimit. Dokumentet e nevojshme janë: formularin e plotësuar dhe të vulosur nga autoriteti doganor; fatura e blerjes, kuponi tatimor, i vu-losur prej autoritetit doganor; fotokopje të dokumentit të identifikimit.

shime në lidhje me përkufizimin e automjete luksoze dhe reduktimi që bëhet në çdo vit. ““Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila ka cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë. Vlera e mjetit, për efekt të klasi-fikimit “Automjet luksoz”, reduktohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur”, thuhet në relacion. Në lidhje me vonesën e pagesave përcaktohet dhe pronari i mjetit, i cili nuk kryen pag-esën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të pagua-jë një gjobë prej 5 % për çdo muaj vonesë, nga 0% që ishte, por jo më shumë se 25% për çdo vit. Ndërsa në projektligjin për “Të ardhurat mbi tatim fitimin” përcaktohet që të mos dorëzohet deklarata individuale vjetore të ardhurave, nga individët të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës. Një ndryshim pozitiv është bërë për tatimpaguesit të cilët investojnë në projekte biz-nesi mbi 1 miliard lekë, në rast se fitimi i tatueshëm në një periudhë tatimore rezulton negativ, humbjet e rezultuara mund të mbulohen me fitimet në pesë periudhat e ardhshme tatimore. Ndërsa personat juridikë të cilët ushtrojnë aktivitet në industrinë automotive, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%.

TVSH-në dënohen me gjobë prej 150 000 lekësh”, thuhet në relacion. Bizneset kanë të drejtë të nënshkru-ajnë një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për pagesat me këste, por duke përjashtuar këtu kontributet shoqërore. Theksohet se nuk do të penalizohen ato biznese të cilat vërtetojnë se punonjësi është familjar mbi moshën 16 vjeç. Në relacion parashtrohen ndryshimet e bëra në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, nga ku thuhet në

ndryshimet në nenin 51 do të për-shihen në rendin e furnizimeve të përjashtuara edhe automjetet vetëm me motor elektrik, të reja, me zero km e që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim. Ndryshimi është bërë në nenin 7, i cili parashikon ndryshimin e datës nga 14 në 10 që ishte, për lëshimin e faturës nga ana e marrësit të furnizimit. Gjithashtu në shtesat e bëra kërkohet krijimi i deklaratës së TVSH. “Neni 12 parashikon krijimin e deklaratës së TVSH-së nga autoriteti

tatimor, bazuar në informacionin e dhënë në librin e blerjeve dhe në librin e shitjeve, detyrimin e personit të tatueshëm për të kontrolluar të dhënat në deklaratë dhe për të bërë ndryshime në përputhje me librin e blerjeve dhe të shitjeve, nëse lind nevoja, si dhe në fund konfirmimin dhe dorëzimin e saj brenda afatit të përcaktuar”, thuhet në relacion.

Favoret për makinat luksozeNdërkohë në projektligjin “Për

taksat kombëtare” bëhen disa ndry-

Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi dje se ka përfunduar procesi i shqyrtimit ad-ministrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar të pronave me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës. Në njoftim thuhet se Fondi Financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfi-tues sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 234’693’463,71 lekë, nga të cilat 46’938’692,74 lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën

e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti. Më tej ATP sqaron se pas shqyrtimit të 20 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, nga të cilat: janë miratuar 14 aplikime të cilat kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, i ndryshuar. Ndërsa për 7 aplikantë të tjerë ATP ka vendosur përfundimin e pro-cedurës administrative, pasi kanë rezultuar të jenë jo në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në ligj. Ja cilët janë aplikantët përfitues: Ana Kostani; Zenepe Doko; Rebani

Myrdarasi; Dalip Kërtusha dhe Gjenial Malaj. Ndërsa aplikantët që përjashtohen nga ky përfitim janë: Kosta Jorgo,Thoma Cili, Violeta Doko, Fuat Kociu, Kadri Veteriku; Myrteza Kërtusha dhe Rrok Demi. Ndër të tjera në njoftim sqarohet se nga përfundimi i trajti-mit të këtyre 14 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 352’040’195,56 lekë. Në mbyllje të njoftimit Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton të gjithë subjektet e interesuara se kësti përkatës do të kalojë në llogaritë e tyre pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Kompensimi i pronave, ATP jep 234 mln lekë për 14 aplikantë, ja përfituesit

Page 12: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

12 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Nëntor 2019

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Më tej Shehu paralajmëroi dëgjuesit të mos humbasin asnjëherë vigjilencën për të luftuar pa mëshirë armikun.

Ai i kërkoi Partisë Komuniste të bashkëpunojë me Sigurimin dhe citoi si shembuj të këtij bashkëpunimi komitetet e partisë së Vlorës dhe Tepelenës. Shehu tha se Koçi Xoxe si ministër i Brendshëm dhe Sekretar i Partisë Komuniste e kishte vënë të gjithë partinë nën kontrollin e organeve të tij të sigurisë. “Kjo procedurë u likuidua si aktivitet trotskist pas Kongresit të I-rë...

Amerikanët japin detaje mbi biografinë e Shehut

Shërbimi amerikan i CIA ka deklasifikuar të tjera doku-mente për Shqipërinë. Në dokumentin e mëposhtëm

amerikanët i kanë kushtuar vëmendje të lartë Mehmet Shehut. Bëhet fjalë për zhvillimet në vitin 1950. Aty jepen detaje mbi karrierën e Shehut dhe propaganda që ushqehej për agjentët e jashtëm.

Korrik 1950Ministri i Brendshëm nxit partinë për masa sigurie

Ministri i Brendshëm Meh-met Shehu tha në një mbledhje të Partisë së Punës se detyra e Shqipërisë është e dyfishtë; të rindërtojë dhe të mbrojë veten nga armiqtë që e rrethojnë. Shehu tha se sikur Shqipëria të mos ishte e detyruar t’i kushtonte kaq shumë kohë mbrojtjes, gjendja e saj ekonomike do të ishte më e mirë, por premtoi se kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Shehu u mburr me mbrojtjen e Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik dhe aftësia e tij për të eliminuar armiqtë trotskistë si Koçi Xoxe dhe se nënvlerësimi i armiqve për aftësitë e vendit po funksiononte në avantazh të tij. “Është interesante të dëg-josh atë që thonë armiqtë për Shqipërinë dhe kushtet këtu. Por unë ju këshilloj të mos dëgjoni Radio-Londrën apo Radio-Barin, siç bëri Niazi Islami”, tha Shehu duke iu referuar gazetës Ecomon-do, e cila shkruante në nëntor se 44 brigada guerrile luftojnë në Shqipëri kundër regjimit ko-munist. Gazeta shkruante: “Ka rreth 15 000 luftëtarë guerilë në zonën e Elbasanit e Shkodrës që kanë njohur Gjon Markagjonin si udhëheqësin e tyre dhe janë besnikë ndaj komitetit Shqipëria e Lirë”. Shehu i vinte në lojë lajme të tilla duke thënë se në Shqipëri ka vetëm 15 elementë të jashtëlig-jshëm dhe prej tyre shtatë janë për arsye jo-politike. Ai pretendonte se numri i të jashtëligjshmëve në Shqipëri është më i ulëti që prej kohës së çlirimit. Shehu citonte nga ato që pretendonte se ishin deklarata të agjentëve armiq të kapur nga autoritetet. Shehu tha se një prej tyre që ishte lëshuar më parashutë në Shqipëri dhe u tha hetuesve se para se të dërgohej në Shqipëri i kishin thënë se malet e vendit ishin të mbushura me luftëtarë guerilë anti-qeveritarë që do ta ndihmonin, por kur erdhi vetëm kishte zbuluar të kundërtën. Shehu citonte nga deklarata e një tjetër agjenti armik të kapur duke thënë se “ky njeri është një agjent i kualifikuar me histori të gjatë në shërbimin e një vendi të huaj kundër vendit tonë”. Në dëshminë e tij, agjenti ka thënë: “Ne men-donim se duhet të përballeshim me një qeveri të dobët dhe një popull injorant, ne menduam se ju nuk do të na kapnit, por tani që rashë në dorën tuaj jam i bindur se e

ardhmja e Shqipërisë ju përket ju, komunistëve”. Më tej Shehu para-lajmëroi dëgjuesit të mos humba-sin asnjëherë vigjilencën për të luftuar pa mëshirë armikun. Ai i kërkoi Partisë Komuniste të bash-këpunojë me Sigurimin dhe citoi si shembuj të këtij bashkëpunimi komitetet e partisë së Vlorës dhe Tepelenës. Shehu tha se Koçi Xoxe si ministër i Brendshëm dhe Sek-retar i Partisë Komuniste e kishte vënë të gjithë partinë nën kon-trollin e organeve të tij të sigurisë. “Kjo procedurë u likuidua si aktivi-tet trotskist pas Kongresit të I-rë të partisë. Por duke likuiduar këtë ne kaluam në ekstremin tjetër, duke neglizhuar veprimin armik brenda radhëve të partisë”, tha Shehu. Sipas tij kjo pozitë ekstreme bëri të mundur që armiku ta fshehë veten brenda radhëve të partisë, ndoshta nga imuniteti që i jepet anëtarëve të Partisë Komuniste në lidhje me organet e sigurisë. Shehu u ankua se “agjentët armiq mund të qëndrojnë të fshehur derisa kryejnë akte flagrante sabotazhi ose kur arratisen nga vendi. Kjo dobësi është shfrytëzuar nga armiku, veçanërisht nga titistët. Organet e sigurimit janë këtu për të luftuar armikun, kudo që të fshi-

het ai, qoftë i maskuar me veshjen e një prifti, të një punëtori, të një anëtari të partisë ose jo”. Shehu deklaroi se do ta korrigjonte këtë mangësi në strukturën e sigurimit dhe premtoi të mos arrinte deri në ekstrem si në rastin e Koçi Xoxes, por duke vendosur njësitë e tij të sigurisë brenda njësive të partisë.

Forcat e sigurisëPërveç mungesës së vigji-

lencës, Shehu u ankua dhe për përpjekje të pamjaftueshme për rritjen e kalibrit ideologjik të forcave të sigurisë. “Njerëzit ende hezitojnë të studiojnë letërsinë marksiste”, tha ai, por shtoi se këtë vit janë bërë ndryshime në këtë drejtim. Të gjithë punonjësit e Ministrisë së Brendshme, që prej ushtarëve e policëve deri te zyr-tarët më të lartë “duhet të marrin pjesë në programet e zhvillimit ideologjik e politik, e megjithatë është e dukshme njëfarë hezitimi ndaj studimit”. Një tjetër mangësi në Ministrinë e Brendshme sipas autokritikës së Shehut, ishte mungesa e operacioneve adminis-trative. Të tjera mangësi gjenden në sistemin e personelit të minis-trive pasi një person që kompletoi të gjitha kurset e trajnimit, gjatë ekzaminimeve të historisë jetësore

për shkollë ushtarake në Napoli të Italisë për të cilën tregoi zell të madh. Por spiunët zogistë e fashistë i kishin gjurmuar aktivite-tet e tij revolucionare dhe regjimi zogist ndaloi bursën e tij dhe e ktheu në Tiranë për ta arrestuar. Gjatë kohës në Itali Shehu u njoh me korrupsionin e regjimit fashist dhe krijoi përçmim të madh si për fashizmin dhe për regjimin e Zogut në Shqipëri. Ai shkoi vullnetar në luftën e Spanjës dhe në 1937 kaloi ilegalisht kufirin nga Franca në Spanjë. Atje iu bashkua Brigadës Ndërkombëtare dhe u bë anëtar i Partisë Komuniste span-jolle. Pas luftës së Spanjës briga-da ndërkombëtare u vendos në Francë. Në 1939 Shehu u internua në një kamp përqendrimi francez nga regjimi i Daladier, Paul Re-unaud e Petain. Më 10 gusht 1942 Shehu u kthye në Shqipëri për të marrë pjesë në luftën kundër push-tuesve fashistë. Atë e sollën të ar-restuar nga Franca në një burg të Tiranës, ku kreu 24 ditë. Pas lirimit ai kontaktoi me figura të Partisë Komuniste në zonën e Vlorës dhe nisi të organizonte e mobilizonte njerëz për luftë. Më vonë ai u bë sekretar organizativ i Komitetit të Partisë së Vlorës. Më 4 shkurt 1943 Shehu u bë komandant i kompa-nisë partizane të Mallakastrës. Ai ka drejtuar beteja partizane në Gjorm, Selenicë, Patos, etj. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në shkatërrimin e fraksioneve anti-komuniste në zonën e Vlorës gjatë verës 1943 të organizuara nga Sadik Premtja (Xhapi). Në konferencën e parë të Partisë Ko-muniste Shehu u shpall kandidat i Komitetit Qendror. Ai më tej ud-hëhoqi me sukses forcat partizane të Mallakastrës gjatë fushatave të qershorit e korrikut 1943 dhe u bë komandant i Brigadës së I-rë të sulmit në ushtrinë çlirimtare. Nën udhëheqjen e Tuk Jakovës si komisar politik, Shehu si koman-dant fitoi merita të mëdha në brigadë. Me formimin e Divizioni të I-rë ai u bë zv. komandant dhe në gusht 1944 u bë komandant. Shehu drejtoi çlirimin e Tiranës dhe në 1944 u ngrit në gradën gjeneral-major dhe asistent i kreut të ushtrisë. Shehu vazhdoi arsimin e tij ushtarak në Akademinë Voro-shilov në ushtrinë sovjetike. Ai u bë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Partisë dhe u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë në zonën e Tropojës në 1947. Si komandant i ushtrisë, Shehu u përpoq të aplikonte shkencën progresive sovjetike në ushtrinë shqiptare. Në tetor 1948 u bë ministër i Brendshëm dhe në nëntor u bë kryeministër, duke mbajtur dhe postin e ministrit të Brendshëm. Kongresi i Parë i Partisë Komuniste Shqiptare, duke njohur meritat e tij për çlirimin dhe modernizimin e ushtrisë, e bëri anëtar të Komitetit Qendror dhe sekretar të PPSH.

u zbulua se kishte qenë anëtar i Ballit Kombëtar. Shehu u ankua gjithashtu për sistemin e per-sonelit në Kombinatin e Kuçovës, ku Thoma Pojani, kreu i seksionit të çmimeve, u zbulua se ishte “i padëshirueshëm”. Shehu tha se u zbulua se Pojani kishte mbaruar shkollën teknike të themeluar në Ti-ranë nga Harry Fultz dhe se kishte qenë i lidhur me fashistët italianë. Ai tha se Thoma Pojani ka sabotu-ar fabrikën e naftës në Patos dhe se është përgjegjës për humbjen e një sasie të konsiderueshme nafte. “Ai ka qenë i lidhur me inxhinierët troskistë jugosllavë, të cilët e kishin luftuar sistematikisht eksperiencën sovjetike dhe ka përhapur propa-gandë kundër shtetit”, tha Shehu. Në përfundim Shehu tha se Pojani ishte bashkuar me komunistët shqiptarë vetëm pas çlirimit të Shqipërisë, por ishte përjashtuar nga partia në 1946.

Karriera e Mehmet ShehutGjeneral lejtnant Mehmet She-

hu ka lindur në 1913 në Corush të Mallakastrës. Pasi kreu shkollën fillore në fshatin e tij, Shehu u diplomua në shkollën teknike në Tiranë në 1932. Prej atëherë ai nisi aktivitetin revolucionar anti-zo-gist. Në vitin 1935 ai fitoi një bursë

CIA zbërthen Mehmet Shehun, ja si ngjiti shkallët e karrierës në parti dhe masat kundër spiunëve

amerikanë kur ishte ministër i Brendshëm

Page 13: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

3,4,7,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Nëntor 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Thaçi nga Franca: Macron merr rol të ri në dialogun mes Kosovës e Serbisë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPresidenti i Kosovës entuziast për nxitjen e re të dialogut nga Parisi

Andi LAMKO

Emmanuel Macron ka ndërmjetësuar dhe prit-ur dje në Paris një takim surprizë me presidentin

e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për vijimin e dialogut, për të cilin Thaçi tha se konfirmon rolin e ri që pres-identi i Francës do të ketë në këtë proces. Thaçi tha se takimi u mbajt në kuadër të takimeve të Forumit të Paqes dhe se temë kryesore ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. “Nga sot mund të themi konkretisht se ka rol të rëndësishëm të Presi-dentit Macron i cili bëri atë që do të duhej bërë nga liderët botërorë, pra të marrin iniciativa për afrimin e lid-erëve dhe shteteve që janë në prob-leme të së kaluarës, me qëllim për të punuar për të ardhmen”, deklaroi Thaçi për mediat kosovare. Ai vijoi më tej entuziazmin e tij duke thënë se ndërhyrja e francezit mund të sjellë rezultate të shpejta. “Takimi ka qenë i frymës korrekte, i mirëkuptimit për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve, i nevojës për arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare, ku Kosova të bëhet pjesë e OKB dhe do të ndodhë njohja reciproke. Vlerësoj lart gatishmërinë, zotimin dhe vendosmërinë e Pres-identit Macron që të lehtësojë këtë proces së bashku me aktorë të tjerë, si atë amerikan dhe vendeve të tjera evropiane”, deklaroi Hashim Thaçi.

Thaçi nxit qeverinë e re për dialogun

Edhe presidenti Vuçiç vlerësoi veprimin e presidentit francez, i cili muajin e kaluar nxiti shumë reagime me bllokimin e hapjes

Mali i Zi kundër mini-shengenit ballkanik: Është humbje kohe

Gjykata e BE: Mallrat nga kolonitë ilegale izraelite të etiketohet si të tilla

Ministrja e Ekonomisë në Mal të Zi, Dragica, Sekuliç, ka refuzuar dje ftesën rajonale duke thënë se iniciativa “mini-shengen” do të ishte një humbje energ-jie dhe se vendi i saj ka kohë tashmë që i ka “hapur kufijtë” dhe ka hequr barrierat tregtare për fqinjët e saj. Ajo shtoi se Mali i Zi është anëtar i CEFTA, Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Europën Qendrore, një iniciativë që garanton qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ball-kanin Perëndimor. “Unë i kuptoj iniciatorët. Këto janë vende që,

për shkak të barrierave të ndrys-hme tregtare që i kanë vendosur njëri tjetrit, ndoshta kanë nevojë për iniciativë të re për të bërë atë që e ne e kemi bërë prej kohësh”, tha ajo. Ajo gjithashtu shtoi se qytetarët e Malit të Zi kanë të drejtë të udhëtojnë në çdo vend të rajonit, përveç Kroacisë, duke përdorur vetëm kartat e tyre të identitetit. Samiti i Ohrit është një nismë e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë Ver-iore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Produktet që vijnë në Bash-kimin Evropian nga kolonitë ilegale izraelite në tokat e pushtuara palestineze duhet të etiketohen qartësisht si të tilla, ka vendosur sot gjykata më e lartë BE. Në vendimin e saj gjykata evropiane tha se “mallrat me origjinë nga terr-itoret e pushtuara prej shtetit të Izraelit duhet të mbajnë sinjalizim të qartë të origjinës së tyre”. Prodhuesit izrael-itë argumentojnë se etiketi-mi i tyre nga “Izraeli” është i mjaftueshëm dhe se dallime të

tilla shkaktojnë bojkotime. Por mbështetësit e lëvizjes thonë se një qasje e tillë konsideron si normale pushtimet e territor-eve nga Izraelit dhe vënë në rrezik zgjidhjen me dy shtete të konfliktit të rëndë Izrael-Pal-estinë. BE ka folur vazhdimisht kundër zgjerimit të dhunshëm të kolonive izraelite në tokat palestineze dhe se kolonitë izraelite në Bregun perëndi-mor janë të paligjshme dhe në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Izraeli dhe SHBA nuk kanë reaguar ndaj kritikave.

Mukwege: Në Kosovë përdhunimet janë përdorur për spastrim etnikFituesi i çmimit Nobel për

Paqe për vitin 2018, Dr. Denis Mukwege, tha dje se përdhuni-met gjatë luftës në Kosovë janë përdorur si teknikë e spastrim-it etnik. Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po merr pjesë në konferencën ndërkom-bëtare në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Qendrës së Kosovës për Re-habilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, organizatë kjo që merret me trajtimin e rasteve të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë. Mjeku Mukwege,

ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij duke ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos. Ai dhe personeli i tij kanë trajtuar mijëra viktima të sulmeve të tilla. Dr. Muk-wege tha se mosndëshikimi i autorëve të dhunës seksuale gjatë luftës dërgon porosi neg-ative për të gjitha viktimat dhe se sipas tij shërimi i viktimave të përdhunimeve do të mund të bëhet vetëm atëherë kur të fillojnë të flasin të gjithë ata që kanë përjetuar një gjë të tillë.

Spanjë 48 orë pas zgjedhjeve formohet koalicioni qeveritar

Italia qendrore e jugore e “mbërthyer”

nga moti i keq

Irani njofton zbulimin e 53 miliardë fuçi

rezerva natyrore nafte Irani ka njoftuar zbulimin e një

burimi madhor natyror nafte që mund të rrisë me një të tretën sasinë rezervat e saj. Lajmin e ka pohuar presidenti Hassan Rouhani, që zbuloi se burimi i ri mban 53 miliardë fuçi, duke u renditur si i dyti në vend pas atyre të Ahvaz. Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, por ka vështirësi në shitjes e saj për shkak të embargos politike të SHBA. “Edhe pse keni vënë sanksione natës tonë, janë zbuluar 53 miliardë fuçi naftë”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Gu-terres, tha dje se minoritetet çdo ditë e më shumë po përballen me diskriminim, ndërsa gjuha e urrejtjes po rritet dhe solidarizimi me emigrantët po zvogëlohet, duke theksuar nevojën për luftë kundër racizmit dhe intolerancës. Duke folur në Konferencën e 40-të të Përgjithshme të UNESCO-s që filloi sot në kryeqytetin francez Paris, Guterres tha se bashkëpunimi ndërkombëtar është i rëndë-sishëm për zgjidhjen e problemeve në shumë vende të botës. Sipas tij, këto probleme kanë të bëjnë me ekonominë, shoqërinë, klimën dhe teknologjinë. Guterres shtoi se besimi në institucionet politike është zvogëluar pasi liderët nuk kanë prodhuar zgjidhje përballë pabarazive në botë.

Kancelaria gjermane Angela Merkel, tha gjatë vizitës në Romë se Evropa ende nuk ka ndonjë mar-rëveshje konkrete për emigrantët e shpëtuar në det por janë hedhur hapat e apra në takmin e fundit në Maltë për një zgjidhje të qëndrueshme. "Ka mbetur edhe shumë për t'u bërë, deri në arritjen e zgjidhjes definitive. Kërkohet më shumë vullnet tek vendet anëtare, për pjesëmarrje në këtë shpërndarje", tha Merkel. Conte kërkoi që vendet e BE të plotësojnë obligimet. "Qëllimi përfundimtar është që vendet e Bashkimit Evropian të punojnë së bashku", deklaroi kryeministri Conte duke veçuar Gjermaninë si vendin që po angazhohet shumë për çështjen e refugjatëve. Conte do të marrë pjesë në një konferencë javën që vjen në Berlin, me përfaqësues të vendeve afrikane.

Guterres: Pakicat në botë gjithnjë e më të diskriminuara Romë, Merkel e Conte hedhin hapa për marrëveshjen emigrantëve

së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Vuçiç, ritheksoi kërkesën e Serbisë për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe si kusht për rifillimin e bisedimeve të pezu-lluara tash një vit me radhë. Thaçi tha po ashtu se edhe pas formimit të qeverisë së re të Kosovës, pala kosovare duhet të qëndrojë unike në vazhdimin e dialogut me Serbinë. I pyetur se cili pritet të jetë roli i tij pas ardhjes në pushtet të qeverisë Vet-vendosje-LDK, Thaçi tha se Kosova do të mbetet e bashkuar. “Kosova duhet të jetë unike, e bashkuar, siç ka qenë gjithmonë përballë Serbisë, duke qenë të bashkuar dhe unikë do t’ia dalim, prandaj si president i vendit i ftoj të gjithë të kenë urtësi, mençuri, zotësi dhe bashkim të të gjitha energjive përballë një procesi që nuk do të jetë i lehtë. Prandaj

dhe roli im do të jetë kushtetues, ligjor dhe i legjitimitetit qytetar”, tha Thaçi. Ai nxiti Vuçiç të mos ven-dosë kushte për rinisjen e dialogut, siç është heqja e taksës. “Paqja dhe stabiliteti të arrihet pakushtëzuar jo duke u ankuar, dhe jo duke folur për të kaluarën, por duke shikuar të ar-dhmen e pakushtëzuar, të ardhmen e lirë dhe perspektivën evropiane”, tha ai.Kosova mendon dhe për zhvillimin

Thaçi refuzoi të përgjigjej nëse Kosova do ta heqë taksën tregtare me Serbinë. “Unë besoj se të gjitha institucionet do të jenë të fokusu-ara në shërbim të qytetarëve për një jetë më të mirë, jeta jonë nuk është relacioni me Serbinë, jeta jonë është ndërtimi i Kosovës, zhvillimi i saj, progresi, hapja e vendeve të punës, hapja e perspektivës së përgjithshme, reformat demokra-tike dhe e ardhmja evropiane. Ne

nuk duhet që të gjitha energjitë t’i fokusojmë në dialogun me Serbinë, kjo është një nga çështjet, por e rëndësishme për të ardhmen dhe e paevitueshme”, tha ai. Diplo-matët shpresojnë që ripërtëritja e bisedimeve të ndodhë menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës, ku ende nuk është mbyllur plotësisht procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Shtetet e Bashkuara nëpërmjet të dërguarve të posaçëm për Ballkanin dhe për bisedimet Kosovë - Serbi, Mathew Palmer dhe Richard Grenell janë vënë në përpjekje për të përshpejtuar pro-cesin e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mediat spanjolle raportuan dje se kreu i partisë socialiste, njëherësh presidenti aktual Pedro Sanchez ka arritur marrëveshje paraprake me kreun e Podemos, Pablo Iglesias për të formuar një qeveri të “koalicionit përparimtar”. Ato u takuan në kongres dhe nën-shkruan një dokument që mbetet për tu përcaktuar ende në detaje. Partia Socialiste me në krye Pedro Sanchez fitoi zgjedhjet elektorale të së dielës por pa mundur të sig-urojë shumicën për qeverisje.

Rrebeshet e shiut po përmbytin dhe shkaktojnë dëme në infrastruk-turë e bujqësi në gjithë Italinë. Zonat qendrore të Venecias rrezikohen nga rritja e nivelit të detit ndaj ka mbyl-lur qendrën historike dhe shkollat. Meteorologët parashikojnë që kus-htet e rënduara do të vazhdojnë. Shirat e dendur dhe rrebeshet kanë alarmuar autoritetet në Kalabri, Bazilikatë dhe Siçili, shkollat qën-drojnë mbyllur në qytetet Taranto, Leçe, Brindisi, Napoli dhe Venecie.

Nga sot mund të themi konkretisht se ka rol të rëndë-sishëm të Presidentit Macron i cili bëri atë që do të duhej bërë nga liderët botërorë, pra të marrin inici-ativa për afrimin e liderëve dhe shteteve që janë në probleme të së kaluarës, me qëllim për të punuar për të ardhmen...

Page 14: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

GAZETA SOT14 E Mërkurë 13 Nëntor 2019

3,4,7,11,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Burime pranë uniformave blu të kryeqytetit i thanë gazetës

“SOT” se dorëzimi i të riut erdhi si pasojë e kontrolleve të kryera në mënyrë të vazhdueshme në vendet e dyshuara, në fshatrat dhe bane-sat e të afërmve, ku dyshohej se fshihej shtetasi Griseldo Kusi...

Vrasja e Eri Zefit në Mirditë, dorëzohet shoku i fëmijërisë që e nxori në pritëËshtë dorëzuar në polici Gjovalin Alia, i akuzuar si

bashkëpunëtor në ekzekutimin e Eri Zefit në Zall Xhux-hë të Mirditës. 34-vjeçari që u ekzekutua me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks, dyshohet se u nxor në pritë nga shoku i fëmijërisë Alia. Duke mohuar akuzën, ai ka rrë-fyer se udhëtoi së bashku me Zefin ditën e vrasjes, kur edhe u sulmuan nga dy persona, të cilët donin të vrisnin edhe atë. Uniformat blu njoftojnë se i riu ka qëndruar i fshehur në zonën e Fanit në Mirditë dhe pas negociatave me policinë përmes familjarëve ka vendosur mëngjesin e kësaj të marte që t’u dorëzohet autoriteteve. Ai pritet të dalë para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë. Sipas prokurorisë, hetimet kanë provuar se Alia ka komunikuar në telefon, por edhe në mënyrë verbale me

Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë sëbashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të konsiderueshme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë Xhuxhë të Mirditës. Eri Zefi, ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë, të cilit i besonte në mënyrë të verbër dhe janë nisur sëbashku të dy me makinë në vendin ku ishte caktuar për t’u bërë vrasja. Ata kanë udhëtuar në mesnatë në autostradën Durrës-Kukës dhe sapo kanë mbërritur në fshatin Zallë Xhuxhë, kanë dalë nga rruga duke hyrë rreth 50 metra në një teren malor, ku Mikel Alia, pretendon se aty do vidhnin drogën. Por në fakt ai teren ishte caktuar nga hasmit, për të ekzekutuar njëherë e mirë Eri Zefin, vëllanë e Ndue Zefit. Sapo Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina

dhe ndodheshin mes errësirës, mes disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifikuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit. Prokuroria dhe Policia e Lezhës, tashmë kanë identifikuar njërin nga autorët e kësaj vrasje, i cili është Mikel Alia, i cili ka shërbyer për ta nxjerrë në pritë Zefin. Momentalisht Alia është shpallur në kërkim. Ndërsa dy personat që qëlluan me armë Zefin, dyshohet se janë larguar në drejtim të Kosovës. Prokuroria dhe Policia e Lezhës janë duke bashkëpunuar ngushtë me qëllim identifikimin e plotë të kësaj ngjarje dhe arrestimin e dy qitësve. Gjatë kësaj kohe janë krijuar disa dyshime mbi emrat e dy personave, por policia është treguar e rezervuar për të dhënë detaje mbi këta persona.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNë kërkim për vrasjen e 26-vjçarit është edhe Albano Kusi

Dhunuan pronarin e lokalit pasi pinë alkool, nën hetim 5 persona

Pesë persona janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Pogradecit pasi akuzohen se tre ditë më parë dhunuan dhe i shkatërruan lokalin 40-vjeçarit, Erjon Çollaku në fshatin Dunicë. Uniformat blu të qytetit liqenor kanë vendosur në hetim në gjendje të lirë Sokol Mimini 26 vjeç, shtetasit me inicialet E. M., 28 vjeç, A. S., 25 vjeç, F. Mimini 26 vjeç, Ç. K., 26 vjeç, banues në fshatin Memëlisht dhe Çervenakë të Pogradecit. Sipas policisë, të akuzuarit mbrëmjen e së premtes pasi konsuamuan alkool në loka-lin e 40-vjeçarit e dhunuan atë me grushte dhe sende të forta dhe i thyen xhamat e lokalit. Pas ngjarjes 40-vjeçari është transportuar në spital, ku mori ndihmën e parë për jetën. Çollaku mori dëmtime në gjithë trupin, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Në kërkim për drogë në Itali, arrestohet në Durrës 29-vjeçariNjë 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për

llogari të drejtësisë italiane, është arrestuar në orët e vona të së hënës nga Policia e Durrësit me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit fqinj. Në prangat e uniformave blu të qytetit bregdetar përfundoi Renato Zefi 29 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është me precedent edhe në vendin tonë pasi rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një të dyshuarit, Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin e të shpallurit në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradi-min. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma-Itali, më datë 8 nëntor 2019, pasi Gjykata Bergamo, Itali, ka lëshuar urdhër arresti, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve, parashikuar nga nenet 73 dhe 80 të Dekretit Presidencial nr.309/1990 “Për drogat” dhe nenet 81 dhe 110 i Kodit Penal Italian.

Kapen “mat” duke ndarë paratë e drogës, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Ulëz të Ma-tit për shkak se janë kapur duke shkëmbyer një shumë eurosh me lekë të përfituara nga droga. Të arrestuarit në flagrancë janë shtetasit me inicialet R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz, Mat ndërsa u shpall në kërkim E. Ll, 29 vjeç, banues në Baz, Mat. Aksioni për kapjen e tyre ka ardhur pas 6 muajsh hetime, ku këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga policia gjatë kontrolleve të territorit. Pas arrestimit, këtyre personave u janë sekues-truar 6 400 euro, 24 100 lekë, 45 gram kanabis, 1 orë dore dhe 1 aparat celular. Ndërkohë policia njofton se po vijon puna për arrestimin e të tjerë personave të përfshirë në veprimtarinë e mbjelljes së kanabisit.

Elvis MYRTA

Dorëzohet në pol-ic i n jë nga dy vëllezërit e shpal-lur në kërkim, për

vrasjen e Indrit Çelajt rreth katër muaj më parë, në vilën e tyre në zonën e “Myslym Shy-rit” në Tiranë. Griseldo Kusi është dorëzuar mëngjesin e djeshëm në polici, i shoqëruar nga avokati i tij. 31-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij, Albano Kusi, 28 vjeç, akuzohen se pas një konflik-ti të çastit me Indrit Çelën, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës së babait të tyre Bujar Kusi, e plagosën me armë të riun, i cili gjeti vdekjen në spital. Burime pranë unifor-mave blu të kryeqytetit i thanë gazetës “SOT” se dorëzimi i të riut erdhi si pasojë e kon-trolleve të kryera në mënyrë të vazhdueshme në vendet e dyshuara në fshatrat dhe banesat e të afërmve, ku dyshohej se fshihej shtetasi Griseldo Kusi. Ai ka deklaru-ar se dorëzohet për t’u për-ballur me drejtësinë në lidhje me autorësinë e ngjarjes së ndodhur në 22 gusht, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Indrit Çelaj. Në kërkim është shpallur edhe Albano Kusi, vëllai tjetër i Griseldos. Ndërsa gjatë muajve të fundit policia ka kryer dhjetëra kontrolle bane-sash me qëllim kapjen e tyre. Tekniku i kondicionerëve, Indrit Çelaj u vra me armë zjarri mesditën e 22 gushtit pasi u konfliktua me vëllezërit Kusi. Shkak i debatit ishte montimi i një kondicioneri që viktima kishte kryer në vilën e familjes Kusi në Tiranë. Zbardhja e krimit të rëndë

Sipas dosjes hetimore, si ekzekutor i 26-vjeçarit akuzohet Griseldo Kusi, i cili e ka qëlluar viktimën me një plumb në kokë. Ai i ka kërkuar llogari punëtorit se përse po hapte vrimë në mur me trampan. Në dosje thuhet se: “Griseldo Kusi pasi ka qëlluar të riun ka ndezur dritën e celularit për të gjetur gëzhojën dhe me pas është

larguar. Rrethanat e ngjarjes janë rrëfyer para hetuesve nga dy punëtorët që ishin kontraktuar nga Ferdinand Bakalli për të rregulluar vilën trekatëshe në pronësi të Bu-jar Kusit. Nuk mbaron me kaq. Edhe më pas, Griseldo Kusi ka bërë çmos që ta fshihte të vërtetën. Ai është takuar me vëllanë e tij, Al-bano, babain Bujar Kusi dhe Ferdinand Bakallin, për të sajuar një tjetër histori. Të gjitha veprimet e tyre, por edhe të personave të tjerë janë filmuar nga kamerat e sigurisë të një lokali përballë vilës dhe bien ndesh me deklarimet e dhëna prej tyre. Në materialin e prokurorisë, thuhet se nga provat e sig-uruara rezulton se në lokal është thurur i gjithë plani për të devijuar rrjedhjen e heti-meve për ngjarjen e rëndë, por edhe për t’ia ngarkuar

krimin një personi tjetër, konkretisht Lorenc Veliajt. Në dokumentin e prokuror-isë thuhet se fillimisht në lokal hyn i dyshuari Bakalli, i cili për momentin ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, për akuzën e vepri-meve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Më pas mbërri-jnë Albano e Griseldo Kusi. Dy vëllezërit Kusi qëndrojnë për disa sekonda brenda në lokal dhe më pas dalin e ulen jashtë, ndërkohë rezulton se Indrit Celaj, ishte në grah-mat e fundit në ambientet e jashtme të vilës, ku ishte nxjerrë nga Albano Kusi pas plagosjes në katin e parë të shtëpisë. Nga pamjet filmike në dorën e djathtë të Grisel-do Kusit, dallohet qartë një njollë e kuqe, që për hetuesit nënkupton njollat e gjakut. Pak sekonda më pas, Grisel-do Kusi del nga ana e pasme

e lokalit dhe bisedon me Bakallin. Aty mbërrin edhe babai i tij, Bujari, që shfaqet gjithashtu duke shkuar në drejtim të vilës ku ishte qël-luar punëtori. Pjesëtarët e familjes Kusi dhe të njohurit e tyre, por edhe njëri nga punëtorët, bëjnë lëvizje të shumta sa në vendin e ng-jarjes sa në lokal. Në dos-je thuhet se Albano Kusi shfaqet teksa bën veprime të pakontrolluara. Në kohën kur policia po mbërrinte në vendngjarje, Griseldo Kusi i kërkoi ndihmë Lorenc Veliajt, mikut të vëllait të tij Albano, për ta marrë ai përsipër krimin. Veliaj i cili fshihej në ambientet e një ish-picerie në pronësi të Ali Sulës, pasi ishte në kërkim për krime të tjera, vendosi të dorëzohej në polici nga frika se mos aku-zohej edhe për vrasjen e In-drit Celajt. Ai rrëfeu takimin me Griseldon dhe ofertën e bërë prej tij. Në këmbim të pranimit të autorësisë së krimit, Griseldo kishte ga-rantuar se me familjen e vik-timës do t’i rregullonte punët vetë. Sipas Velajt, Griseldo e kishte gënjyer duke i thënë se punëtorin e kishte qëlluar vetëm me qytën e pistoletës. E kuptova që Griseldo më mashtroi dhe s’kisha pse ta merrja këtë risk mbi vete. Prandaj vendosa të t’i rrëfe-hesha policisë”, e përmbyll dëshminë e tij Velaj.

Vrasja e punëtorit të kondicionerit 4 muaj më parë, dorëzohet në polici njëri prej vëllezërve Kusi

Page 15: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

GAZETA SOT E Mërkurë 13 Nëntor 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

Kujtojmë se rreth një muaj më parë organi i akuzës kërkoi dënimin me 35 vite burg të së resë. Krimin e rëndë, Çmeta e ka rrëfyer edhe para hoxhës Hysen Shehu, të cili i tregoi se si e kishte bërë vjehrrën të pinte “lëngun magjik”, duke i thënë se ishte...

Elvis MYRTA

Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur fajtore duke dënuar me 32 vite burg Mar-

jana Çmetën, të renë që helmoi vjehrrën dy vjet më parë. Përpara se të jepej vendimi, 23-vjeçarja mohoi akuzat. “Jam e pafajshme përballë vetes dhe zotit”, ka thënë e reja përpara togave të zeza. Më herët, Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Çmetës me 35 vite burg. Fillimisht ngjarja brenda familjes Lami u konsiderua si vdekje natyrale, ndërsa e reja ishte rrëfyer tek hoxha i fshatit, ku kishte pranuar se kishte qenë ajo që e kishte helmuar vjehrrën pas debateve që kishte pasur me të. Kujtojmë se rreth një muaj më parë organi i akuzës kërkoi dënimin me 35 vite burg të së resë. Krimin e rëndë, Çmeta e ka rrëfyer edhe para hoxhës Hysen Shehu, të cili i tregoi se si e kishte bërë vjehrrën të pinte “lëngun magjik”, duke i thënë se ishte një pije e që e konsumonin të gjithë për të shmangur sherret në familje. Por në fakt, lëngu ishte fotoksinë. Hoxha e regjistroi të renë dhe e denoncoi në polici. Video-regjistrimi u pa edhe nga Olti Lami, djali i viktimës dhe ish-bashkëshorti i autores së krimit. Nusja me vjehrrën ishin zënë fizikisht 5 muaj para se e reja ta helmonte. Vetë djali i të ndjerës që pas ngjarjes u divor-cua me nusen, thoshte se ajo ja dhunonte të ëmën. Rrëfimin e ftohtë e regjistroi hoxha në xhaminë e Qytet Studentit dhe më pas ka vënë në dijeni djalin e të ndjerës, Olti Lamin, i cili pasi e ka parë videon ka bërë denon-cimin në Prokurorinë për Krime të Rënda, pasi vetë hoxha nuk e kishte raportuar në autoritete këtë ngjarje.

HetimetSipas dosjes hetimore, në

banesën e viktimës, në dhomën e gjumit të Lamit, është konstat-uar perdja e dritares së bashku me shkopin e saj prej druri, të

rënë nga njëri krah në dysheme. Në fundin e dhomës ndodhej një bidon uji 10 litërsh dhe një shishe plastike, si dhe njëri nga sirtarët është gjetur i dëmtuar. Gjatë momentit që ndodhi ng-jarja, në banesë kanë qenë vetëm viktima dhe nusja e saj, autorja Marjana Çmeta. Kjo e fundit në dëshminë e dhënë fillimisht para hetuesve nuk e ka pranuar krimin dhe ka thënë se ishte në gjumë gjatë gjithë kohës dhe kur është ngritur, ka gjetur në gjendje të rëndë vjehrrën e saj. Por këto deklarime nuk ishin bindëse për hetuesit, në kushtet kur në trupin e viktimës, e konkretisht në fytyrë dhe kokë, i janë gjetur shenja, si ato të kafshimit, apo dërrmishje. Shenja këto, që tre-gonin për një përleshje të Lirije Lamit me personin që e kishte vrarë. U desh rreth 1 vit nga shënimi i procedimit penal për vdekjen, që të zbardhej vrasja në familje dhe kjo u bë e mun-dur nga një regjistrim i bërë nga hoxha Hysen Shehu. Ky i fundit, gjatë kohës që Marjana Çmeta ka rrëfyer krimin e ka regjistru-ar, por nuk ka bërë denoncim, duke konsumuar kështu veprën penale të “Moskallëzimit të krim-it”. “Provohet tej çdo dyshimi

se shtetasja Marjana Çmeta në datën 30 prill 2017, gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj së bashku me vjehrrën, viktimën Lirije Lami, i ka ofruar të pijë një lëng frutash në të cilën kishte hedhur një tabletë fotoksinë dhe se këtë helm e kishte marrë që më parë dhe e kishte ruajtur për të realizuar këtë vepër dhe për ta bërë që të dukej si vetëhelmim. Më pas, duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, ajo ka kryer dhe veprime fizike, duke e mbytur me shall dhe pas reagi-meve të viktimës, e ka kafshuar

në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Më pas, ka njoftuar vëllanë e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital, duke e paraqitur si të vetëhelmuar. Edhe në deklarimet e para, kjo shtetase ka mohuar që të ketë kryer krimin, duke dhënë alibinë se viktima gjatë kohës që ka qenë në banesë, ka qëndruar për rreth një orë në një dhomë tjetër dhe kur ka shkuar, e ka parë shtrirë në gjendje të rëndë, ka njoftuar të afërmit dhe e kanë dërguar në spital”, thuhet në dosje.

Marjana Çmeta: Jam e pafajshme përballë vetes dhe Zotit

I hodhi helm në lëngun e portokallit vjehrrës, Gjykata e Krimeve të Rënda

dënon me 32 vite burg Marjana Çmetën

Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi i këtij të funditNjë aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e djeshme

në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet e një motor. Pas aksidentit policia e qytetit juglindor tha se si rrjedhojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur. Bëhet me dije se menjëherë është njoftuar policia, kurse shoferi nuk ka pritur ambulancën. Ai ka marrë personin që aksi-dentoi dhe e ka dërguar atë me shpejtësi drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Nuk dihet arsyeja aksidentit, ndërsa mendohet se shkak ka qenë koha me shi e rrebeshe. I plagosuri është një shtetas 55 vjeç nga fshati Pirg, ndërsa ndodhet i shtruar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas aksidentit policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për përcaktimin e shkaqeve të tij. Uniformat blu kryen veprimet procedurale. Ndërkohë mësohet se në Komisariatin e Korçës është shoqëruar dhe shoferi i autom-jetit, ku dëshmia e tij do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Në kërkim për tentativë vrasje, Policia e Lezhës vë pranga 40-vjeçarin

Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika i dënuari me 7.4 vite burgArrestohet dhe ekstradohet nga Belgjika

bashkëpunëtori i pilotit italian Riformato i arrestuar pas rënies së avionit të drogës në Divjakë. Policia e Shtetit deklaron se vijon bashkëpunimi i pandërprerë mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen me qëllim ekstradimi të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe policisë belge arrestohet një tjetër i kërkuar. Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë i shtetasit Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje. Autoritetet policore belge pas shkëmbimit në kohë reale të infor-macioneve me policinë shqiptare nëpërmjet

Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Kristjan Demçe, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare In-terpol Tirana. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”. Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike kanabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian Girogio Riformato. Kristjan Demçe është dënuar me 7 vjet e katër muaj burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda si pjesë e

grupit që kishin organizuar trafikun e kana-bisit me avion. Tentativa e bujshme u shënua më 10 maj të vitit 2014. Avioni tip “PIPER” i drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato u ul në plazhin e Divjakës dhe ngarkoi aty mbi 300 kilogramë kanabis sativa. Por gjatë uljes avioni pësoi defekt në rrotën e parë dhe më pas dështoi të ngrihet në ajër. Personat e përfshirë në trafik kishin tentuar që të largojnë lëndën narkotike, por ajo u kap në një makinë në zonën e pyllëzuar, në të cilën u arrestua edhe shtetasi Saimir Bajrami. Gjatë aksionit policor, katër persona, mes të cilëve edhe piloti italian përfunduan në pranga, ndërsa tre të tjerë mes të cilëve edhe Kristjan Demçe u shpallën në kërkim.

Makina del nga rruga në Krastë, plagosen dy të rinjtë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në zonën e Krastës në Elbasan mëngjesin e djeshëm. Sipas policisë, 24-vjeçari me inicialet E. M., nga Yzberishti ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja me inicialet E. S., 20 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia arrestoi 24-vjeçarin, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet E. M., 24 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, pasi te parku Krast, Elbasan, duke drejtu-ar mjetin tip, “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja shtetasja E. S., 20 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në prangat e uniformave blu përfundoi Aleksandër Përdoda, 40 vjeç. Burime zyrtare thanë se arrestimi i këtij shtetasi u bë i mundur në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë, Policia Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Alek-sandër Përdoda, 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin me inicialet M. F.. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Page 16: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

16 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Nëntor 2019

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

“politika kontroverse e këtyre viteve tranzi-cion, me aberracionet negative ciklike, e ka defiguruar besimin dhe kohezionin, me autorite-tin mekanik të saj. Ajo e ka kthyer këtë realitet në kafe -demokraci, duke mos ofruar vlerat e vërteta të saj. Përmba-jtja e këtyre vlerave dhe normave etike, të sin-tetizuara në çdo sistem demokratik, është kthyer në përplasje e konflikte që tejkalojnë urrejtjen brenda shoqërisë. Në qendër të kësaj loje të turpshme politike...

Nga Gjon NEÇAJ

Shkak për të shkruar këto radhë, u bënë disa intervista të pub-likuara nga kandi-

datët për kryetarë bashkish në media, ku në pyetjet dhe përgjigjet e tyre, asnjë fjalë nuk thuhet as nuk përmendet rinia shqiptare, të rinjtë e të rejat që mbarojnë studimet dhe mbeten në mes të katër rrugëve, apo përfun-dojnë në kamarierë me një pagesë qesharake, e shumë syresh marrin udhët e botës. Në çdo vend demokratik, rinia është katalizator i zh-villimeve politike në të gjitha sferat shoqërore, e duhet kuptuar se forca vitale e saj nuk duhet cenuar. E qëndrueshmëria e forcës vitale të brezit të ri, përbën rrezik permanent në dobi të zhvillimeve negative që dëmtojnë shoqërinë në përgjithësi. Duke parë që shumica e shteteve në botë veprojnë me ligj në mbrojtje dhe zhvillim të kësaj shtrese, shohim që zbatueshmëria e këtyre neneve është me rëndësi kombëtare dhe se prekja nga elementët negativë sanksionohen me ligj. Ekonomitë e vendeve në zhvillim janë duke investuar në trajnimin e resurseve me të rëndësishme të tyre, pra në resurset njerëzore

Nga Kastriot ALIAJ

Besimi tek politika dhe kohezioni, në këto vite të tranzi-cionit barbar, kanë

qenë për qytetarët shqiptarë çështjet më prioritare, ashtu si dhe për çdo komb tjetër që aspiron për një demokraci të vërtetë. Por fatkeqësisht politika kontroverse e këtyre viteve tranzicion, me aberracionet negative ciklike, e ka defiguruar besimin dhe kohezi-onin, me autoritetin mekanik të saj. Ajo e ka kthyer këtë realitet në kafe -demokraci, duke mos ofruar vlerat e vërteta të saj. Përmbajtja e këtyre vlerave dhe normave etike, të sinteti-zuara në çdo sistem demokratik, është kthyer në përplasje e konflikte që tejkalojnë urrejtjen brenda shoqërisë. Në qendër të kësaj loje të turpshme politike, dalin në evidencë interesat e partive dhe lidërve në krye të tyre. Këta liderë që nuk preferojnë të respektojnë institucionet demokratike, janë kthyer në idealistë dogma-tikë, që përbuzin dhe nihilizojnë gjithçka, duke dhunuar kohezionin e marrëdhënieve apriori. Kjo filozofi e tyre që ka në themel despotizmin, i ka tjetërsuar duke përdorur tinzarinë si diplo-maci, poshtërsinë si shkathtësi dhe harbutërinë si forcë për të manipuluar të keqen. Informa-cionet e shumta që hedhin dritë mbi bëmat negative të tyre, janë dëshmi e degradimit dhe shpërfytyrimit të figurës model të një lideri politik. Protagonistët e skeduar si më tipikët, jo vetëm si dhunues të parimeve demokratike, por edhe si spekulatorë tinëzarë për interesat e tyre, janë liderët aktualë të PD-LSI, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. Të vërtetat e in-formacioneve, hedhin poshtë mashtrimin neu-rotik, që fshihet pas mëkateve të bëra në kurriz të qytetarëve shqiptarë, në shpërdorimin e

Cilat janë programet për punësimin e rinisë politikanë shqiptarë?

të rinisë shkollore dhe intelektuale. Ndërsa ne, shqiptarët në përgjithësi, në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, jemi ndër vendet e pakta që eksportojmë talente, ndërkohë që ne si vend me një ekonomi mjaft të paqëndrueshme, së paku talentet që janë shkolluar këtu apo në vendet perëndimore, duhet t’ju ofrojmë kushte të përshtatshme, duke përdorur politika të ndryshme punësimi, e jo të mbetemi indiferentë. Në asnjë program të tyre, kandidatët për dre-jtues vendorë, nuk posedojnë asnjë rresht për rininë, duke qëndruar pasivë ndaj fenomeneve të tilla. Ndonëse ka edhe disa arsye që resurset njerëzore të rinisë së shkolluar dhe edukuar në vend, nuk e kanë trajtimin dhe përkushtimin e duhur. Në tregun e punës në vendin tonë, sipas të dhënave zyrtare, çdo vit hyjnë qindra e mi-jëra të rinj të shkolluar në degë dhe profesione të ndryshme, të aftë për punë, por punësimi i tyre është minimalisht i realizuar, ndaj papun-ësia e tyre është shumë e lartë. Nismat që janë marrë nga qeveria për punësimin, formimin profesional dhe hapjen e zyrave të punësimit në disa qytete kryesore, duke punësuar të rinjtë punëkërkues të papunë në fillim të mandatit qeverisës me seriozitet, por vazhdimisht kohët e fundit duke rënë tempi i riorganizimit të tyre. Siç janë shprehur edhe organizmat ndërkom-bëtare, tani është koha që qeveria shqiptare jo

fondeve për lobime me mafien ndërkombëtare. Mëkatari më tipik i rrugës së lobimeve, është kreu aktual i PD, Lulzim Basha, i cili është një aberacion ciklik mëkatesh në të gjithë karri-erën e tij politike. Si bashkëpunëtor me dixhital gënjeshtrën, arkitektin e dhunës dhe destruk-tivitetit politik në Shqipëri, Sali Berishën, ka bërë të gjitha tratativat e mundshme që t'i shpë-tojë ndëshkimit juridik. Injorimi i drejtësisë nga këta mëkatarë të krimeve shtetërore politike dhe ekonomike, është një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë, që kërkojnë drejtësi e jo demagogji patologjike. Shmangia nga dhënia e llogarisë, para drejtësisë për mëkatet e bëra nga z. Basha në të gjitha funksionet e emëruara nga PD, përbën tallje për shoqërinë, por edhe shkelje të parimeve e normave të shtetit të së drejtës. Refuzimi për t'u përballur me dre-jtësinë për krimet dhe lobimet, që rëndojnë në ndërgjegjen e tij, përbëjnë një prelud të ri për drejtësinë, e cila medoemos duhet të vërë në vend dinjitetin dhe identitetin e përhumbur në labirintet e korrupsionit kanceroz. Por e keqja e këtyre profecive është politika e vjetër, që po mban në frena drejtësinë, me bekimin e kryeta-rit të shtetit Ilir Meta. Ata që kanë paguar dhe po paguajnë haraçet e këtyre mëkateve, janë qytetarët shqiptarë, të zhgënjyer dhe mashtru-ar nga politika e pamoralshme, që nuk i është nënshtruar gjykimit të drejtësisë për njollat e zeza që ka lënë pas. Kjo shpërfillje e këtij lideri në krye të "ushtrisë" së rrugës, që ka kapërcyer vijën e kuqe me lobimet e tij nga SHBA, Belize e në Skoci, e ka veshur me autoritetin fals të mashtruesit politik, si dhe e ka çliruar nga çdo lloj obligimi ndaj realitetit. Dëshmia që pritet të bëhet nga lobisti amerikan, Nikolas Muzin, cilësohet si "thembra e Akilit” nga prokuroria shqiptare ndaj kreut të PD Lulzim Basha për lo-bimin rus në SHBA. Loja e pingpongut e proku-rorëve shqiptarë, për të mos u bërë pjesë e këtij hetimi nga presionet e politikës së rrugës, nuk

ratizuese, duhet jo vetëm të vlerësohet, ashtu siç e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe të përkrahet dhe të mbështetet për t’i dhënë hapësirat e domosdoshme, ku mund të jap ndihmën e saj për të bërë të mundur daljen e vendit tonë njëherë e mirë nga tranzicioni i stërzgjatur. Të rinjtë shqiptarë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, nuk duhet ta lëmë fatin e atdheut në dorën e një klase poltike të demoduar e jashtë mode, që nuk mbart asnjë vizion modern në mënyrën qeverisëse dhe në thellimin e reformave integruese.

Duhet të jemi të vendosur dhe të bindur se vendi ynë meriton të jetë si vendet e tjera në Europë, duke qenë të rinjtë intelektualë ata që do ta çojnë Shqipërinë, atdheun e tyre në vizionin e shekullit të ri, me ndryshim nga paraardhësit e tyre, të një politike ndryshe, por sigurisht duke u përkrahur nga shoqëria dhe opinioni mbarëpopullor. E për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindromi i mosrespektimit të të rinjve për t’u ingranuar domosdoshmërisht për t’i dhënë kahje pozitive ndryshimeve sociale, ekomomike dhe shoqërore shqiptarëve të munduar dhe sfilitur nga tranzi-cioni i stërzgjatur dhe nga postulatet shterpë të bashkimit me familjen europiane, është bajrak-tarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në post-diktaturë, e vazhdon ende aktualisht.

duhet të jetë vazhdim i turpshëm i drejtësisë që po lëmë pas. Ajo duhet të kërkojë nga pala amerikane mbështetje, për të hedhur dritë mbi panoramën e plotë të ngjarjeve të liderit të PD dhe anëtarëve të tjerë të partisë të përfshirë në skandalet e lobimeve në vitet 2017dhe 2018. Lobimin e Nikolas Muzin e vërteton intervista e gazetës "Mother Jones" ku në mars të vitit 2018, ky person është regjistruar si agjent i huaj në SHBA, me një kompani dhe për çudi klienti i tij i parë është PD e Shqipërisë, ku i siguroi Bashës tre takime deri dhe tek autoritetet më të larta siç është presidenti Trump. Personazhi Muzin pretendon, sipas intervistave, se ka marrë nga PD 525 mijë dollarë, të cilave duhet t'u shkohet deri në fund pa i parcelizuar me kompaninë "Briniatta Trade". Kjo kompani i ka paguar lobistit Muzin 150 mijë dollarë, për të ndihmuar PD. Kjo kompani është krijuar nga dy kompani me bazë në Belize, të cilat janë kontrolluar nga dy të tjera, të mbikëqyrura nga shtetas rusë. Lidhjet nuk kanë zbuluar përfshirjen e qeverisë ruse, por mbështetja financiare e kompanisë në fjalë, për PD ka ardhur nga Basha, i cili është i implikuar në një lidhje nacionaliste anti-europiane, që Rusia po përpiqet të përparojë në Ballkanin Perëndimor. Raporti i "Mother Jones" hedh dritë mbi financimin e aktiviteteve lobuese në Washington të personazhit Muzin për DPA dhe lidhjen e tij me rusët. Por nga ana tjetër, PD e ka veshur këtë të vërtetë me një seri shpifjesh të modelit "Babale" sikur të gjithë këtë lojë e paska bërë PS, duke paguar gaze-tarët e "Mother Jones", për të prodhuar raporte kundër PD dhe liderit të saj Basha. Por kjo filozofi nuk mund ta fshijë nga harta rrugën e lobimeve të Bashës, duke dëmtuar jo vetëm partinë, e cila duhet ta ndëshkojë rëndë për papërgjegjshmërinë e tij politike e morale, por edhe për humbjen e besimit dhe kohezionit të së ardhmes tek qytetarët shqiptarë.

Gjeografia e lobimeve të PD, një prelud i ri për drejtësinë

vetëm t’i ndihmojë punëkërkuesit e rinj aktualë që të punësohen, por edhe t’i drejtojë pjesëtarët e ardhshëm të fuqisë punëtore. Të bëjë zgjedhje të zgjuara mbi arsimin, profesionin dhe të ardh-men e tyre. Të arrijë të kuptojë ëndrrat e tyre, si dhe t’i mbështesë ata dhe familjet e tyre, duke frenuar sadopak eksodin e rinisë intelektuale dhe profesionale shqiptare, çka muajt e fundit ka marrë përmasa mbarëkombëtare. Për mendi-min tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindromi i mosrespektimit të të rinjve për t’u in-granuar domosdoshmërisht për t’i dhënë kahje pozitive ndryshimeve sociale, ekomomike dhe shoqërore shqiptarëve të munduar dhe sfilitur nga tranzicioni i stërzgjatur dhe nga postulatet shterpë të bashkimit me familjen europiane, është bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në post-diktaturë, e vazhdon ende aktualisht. Shembulli më tipik është opozita, si e sotmja edhe e djeshmja, me projektoren e sha-blloneve shterpe të stigmatizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në Parlament ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë ç’është shteti e pushteti, që shëmbëlltyra e drejtimit është vjedhja e korrupsioni, që nëpër ministri drejtojnë të paaftit, etj. Prandaj, kjo rini që mbart vlera përparuese, zhvillimi dhe demok-

Page 17: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

GAZETA SOT E Mërkurë 13 Nëntor 2019 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Fatos ÇOÇOLI

Kontrolli i Lartë i Shtetit kryen au-ditime sipas planit vjetor të miratuar

nga Kryetari Bujar Leskaj. Ky plan përgatitet mbi ba-zën e një analize të hollë-sishme të riskut. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme (ZVRPP) dhe zyrat rajonale të ALUIZNI-t kanë qenë gjith-një struktura me risk të lartë për audittuesit, për sa i përket akteve korruptive dhe parre-gullsive në zbatimin e ligjit. Për këtë arsye, KLSH ka zhvilluar në periudhën 2012-2019 mbi 54 auditime në këto zyra. Audituesit kanë gjetur regjistrime pasurish me ndryshime të zërave kadastralë. Janë dhënë abuzivisht si toka bujqësore me ligjin 7501 “Për Tokën” të vitit 1991 ranishte, zallishte, shkurre, shkëmb, terren lagunor, të cilat nuk kanë figuruar në kadastër dhe nuk përfshiheshin në fondin e tokave bujqësore. Ndërkohë që toka bujqësore dhe vetëm ajo është objekt i ligjit 7501. Komisionet e kthimit të pronave u kanë dhënë privatëve abuzivisht toka pyll,

Nga Bardhyl BEJKO

Edhe pse për herë të parë, ndjesa e Lulzim Bashës për taksën e pronës

tetë për qind është një risi që duhet përshënde-tur. Edhe pse nuk është vendimmarrja e tij direkte. Tek e fundit, lideri i PD-së për herë të parë qysh se ka nisur rrugëtimin politik kërkon ndjesë publike për një element të veçantë dhe periferik. Shoqëri pa taksa dhe pa tarifa premton Lulzimi. Edhe pse në kapitalizëm është e paimagjinueshme. I vetmi produkt që nuk taksohet deri sot është ajri, po beso-jmë me ndotjen atmosferike dhe problem-atikat me klimën globale do kemi ndonjë taksë edhe për ajrin që thithim së afërmi. Premtimet e Bashës, gjatë takimeve me mbështetësit e vet në kuadër të lëvizjes më të re, për t`i motivuar shqiptarët të votojnë për partinë që u siguron në letër gjithçka nuk ka arritur në tërë këto vite, një shoqëri ndryshe nga tërë shtetet e globit, pa taksa dhe pa kontroll institucional, inspektoriate të bizneseve, kontroll të bilanceve, kupon tatimor të treguesve financiarë. Kjo është një utopi e pastër. Gjithsesi, ndjesa është një virtyt që politikanët shqiptarë nuk e kanë në praktikën e punës së tyre. Edhe premtimi për heqjen e taksës së karbu-ranteve, siç pretendon dhe zotohet Basha, duke ulur automatikisht në masë të nd-jeshme çmimin e naftës, është sa për të larë gojën. Në praktikën e përditshme, çmimet i përcakton tregu dhe nuk varen nga dëshi-rat subjektive të qeverive. Në këtë aspekt është aventurizëm klasik edhe zotimi se

KLSH: Ndal abuzimeve me tokat shtetërore në bregdet!

kullotë, terren shkëmbor që futen në fondin pyjor dhe janë pronë e Shtetit. I kanë “kthyer” me ligjin 7698 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” të vitit 1993 dhe tjetërsuar në tokë truall. KLSH ka zbuluar po ashtu regjistrime në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore pranë bregdetit dhe regjistrime të pronave me mbivendosje, si dhe ritme tejet të ngadalta të regjistrimit të pronave në bregdet të ushtrisë, që kanë sjellë uzurpimin e tyre. Për këtë vit (periudha nëntëmujore janar-shtator 2019), institucioni ka përfun-duar auditimet në ish-ZVRPP Lezhë dhe Kavajë dhe aktualisht është duke audituar në ish-drejtorinë rajonale të ALUIZNI Vlorë. Aty audituesit kanë trajtuar në mënyrë pro-fesionale paligjshmëritë e mashtrimeve në Jalë. Ndër gjetjet më të rëndësishme është tjetërsimi i tokave nëpërmjet një zinxhiri korruptiv të ish-komunave dhe Bashkisë, zyrave të administrimit të tokave dhe zyrave të kadastrave në Këshillat e qarqeve, si dhe regjistrime po me veprime korruptive në ish-ZVRPP, sot Drejtoria Rajonale e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. KLSH ka evidentuar papërgjegjshmërinë e ish kryetarëve të ko-munave dhe bashkisë, si dhe të komisioneve të ndarjes së tokës. Audituesit nuk kanë

qeveria Basha nëse vjen në pushtet do bëjë mrekullinë e çmimeve. Ndjeshmëria e qytetarëve për pagesat aq më shumë për taksat që paguajnë është e madhe. Duket sikur premtimet për ulje drastike taksash japin efekte të menjëhershme tek ata që dëgjojnë. Realiteti nuk është kështu. Edhe fermeri më i largët, blegtori që shet qumësht në treg, e di shumë më mirë llog-arinë sa shet, sa fiton dhe cila është pjesa që zënë taksat. Po le të supozojmë se taksat “Basha” do zbatohen që ditën e parë dhe ndjesa është e pranueshme edhe për efekte morale. Po nëse pranohet ulja drastike e një takse dhe merret e mirëqenë ndjesa e kryetarit, atëherë do ishte në detyrimin e tij politik e moral që ua ka borxh shqiptarëve, ndjesën ta shtrijë kudo që ka gabuar që ditën e parë kur u fut në politikë. Ndjesa, si radhë duhet të niste me “Rrugën e Kombit”, ku në bilancin përfundimtar munguan më shumë se 250 milionë euro. Atëherë, le ta kërkojë këtë ndjesë edhe për këtë vjedhje galopante pa asnjë adresë përgjegjësie. Ba-sha si ministër i kohës për Infrastrukturën, duhet të japë llogari. Vërtet iu shmang gjyqit, po së paku të mos i shmanget ndjesës së sinqertë. Ndjesa për një taks minimale nuk është asgjë përpara detyr-imit për t`u kërkuar falje shqiptarëve për gjëmën që ndodhi në 21 janar 2011. Basha ka qenë drejtues i Ministrisë së Brendshme, që ka detyrë numër një ruajtjen e jetës së qytetarëve. A nuk e ka detyrim moral dhe etik për t`u kërkuar ndjesë familjeve të katër të pushkatuarve në qendër të Tiranës, vetëm se guxuan të protestonin? Ngado që të shikosh këtë ngjarje, shteti është fajtori dhe përgjegjësi kryesor. Dhe në krye të ministrisë ishte vetë Basha. E ka detyrim, është në borxh me viktimat ndaj

Dosjet janë të dokumentuara. Prokuroria me ekspertët e saj i mbyll dosjet e KLSH dhe në asnjë rast nga prokuroria nuk është kërkuar ballafaqim me ekspertë dhe me auditues të KLSH. Vetëm për 9 mujorin janar-shtator 2019, KLSH ka rekomanduar për masa disiplinore 150 punonjës të ish- ZVRPP-ve dhe ish-drejtorive të ALUIZNI-t. Ka dhënë 576 rekomandime, ku 80 % e tyre janë masa kufizimi për të parandaluar mashtrimin me pronat e regjistruara në kundërshtim me lig-jin. Ka kallëzuar në Prokurori 10 institucione dhe 30 punonjës, ndërsa për 4 institucione është dërguar i gjithë materiali në Proku-rori. Pavarësisht se rekomandimet e KLSH janë zbatuar në masën 74% që është shifër e kënaqshme, audituesit shprehen se gjyqet i kanë ndjekur, por në pjesën më të madhe të rasteve janë thirrur si palë e tretë, pasi Prokuroria ka mbyllur dosjet e kallëzimeve penale të institucionit. KLSH ka provuar në të gjitha auditimet e tij t’i thotë një “Ndal!” të fortë abuzimit me tokat Shtet sidomos në bregdet, por nevojitet një punë në ekip mes institucioneve ligjzbatuese të Shtetit, sidomos Drejtorisë së Parandalimit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Prokurorisë, Avokatit të Shtetit dhe KLSH.

me homologë të tyre dhe në vend që të luftonin për pranimin e Shqipërisë në BE, kanë bërë të kundërtën. Edhe më e pa-falshme për ndjesëkërkuesin është lobimi me para të lobistëve rus akuzë që sot është në hetim nga drejtësia e SHBA dhe proku-roria shqiptare. Ndjesë të madhe duhet të kërkojë për këtë qëndrim. A mund të quhet ndjesë e sinqertë nga Lulzim Basha, duke u mënjanuar nga këto qëndrime?! Nëse nuk u kërkon falje shqiptarëve, militantëve, mbështetësve të tij që braktisi zgjedhjet e pushtetit lokal dhe nuk u bë pjesë e tyre, çdo kërkim falje tjetër është pa dobi! Dje-gia e mandateve, a nuk është një ngjarje që meriton reflektim? Po mospjesëmarrja në komisionin e reformës zgjedhore, a nuk është një veprim që nuk mund tolerohet? Shto këtu edhe qëndrimin dhe mosp-jesëmarrjen në reformën për drejtësi, e cila kërkon patjetër kontributin e opozitës, a nuk është një akt që e vë para përgjegjësisë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha? Nëse s`do kërkonte ndjesë për të gjitha këto prapësi dhe qëndrime që bien ndesh me interesat madhore të Shqipërisë, nëse do ishte i sinqertë dhe i plotë në këtë ndjesë publike, atëherë le mos të kërkojë falje përgjysmë. Ndjesë le të kërkojë për të gjitha bëmat që ka bërë ai dhe paraardhësit e tij në krye të PD-së dhe vendit. Të kërkojë falje për shmangien nga detyrimet, si oponencë e qeverisë. Për rolin e munguar, si faktor i pazëvendësueshëm i sistemit demokratik. Nëse ndjesa kërkohet për një taks minore, periferike, për një organizëm kontrolli, atëherë më mirë të mos kërkojë ndjesë fare. Falje duhet kërkuar, o për gjithçka, o për asgjë! Ndjesa për cikërrima nuk e pastron e as e lartëson politikanin Basha, kreun e opozitës jashtëparlamentare!

Ndjesa e Bashës për probleme madhore, jo për ca taksa minore

parë asnjë vendim korrespondues nga këto komisione mbi bazën e Ligjit 7698 të Kthimit dhe Kompensimit të Tokave. Ndaj dhe risku i falsifikimeve ka qenë i lartë. Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP-të) janë dhënë me gabime, pa firmosje, pa kufizime reale të tokës. Ato më shumë kanë krijuar drama sociale, deri marrje jetësh njeriu. Nuk janë zbatuar normat për frymë të familjes rurale në dhënien e tokës sipas Ligjit 7501. KLSH ka rekomanduar kthimin në tokë Shtet të këtyre sipërfaqeve në bregdet. Po ashtu, probleme me falsifikime dhe abuzime me pronësinë mbi tokën audituesit kanë zbuluar edhe në Voskopojë. KLSH ka qenë i pari institucion që ka denoncuar abuzimet me pronat në bregdet, që në kallëzimet penale në Prokurori në vitin 2013, me skandalet e pronave në Sa-randë, Lezhë, Shëngjin, Velipojë, Kavajë, etj. Është puna denoncuese dhe kontrolluese e institucionit të auditimit më të lartë publik që solli më 9 dhjetor 2015 Vendimin e Këshillit të Ministrave me nr. 994 “Për procedurën e Regjistrimit të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi”, që në praktikë është një rivlerësim i AMTP-ve të mëparshme dhe stopim i hapë-sirave për të abuzuar me këto akte. Materiali denoncues i KLSH është i plotë në Prokurori.

të kërkojë ndjesë. Është vogëlsi, një taks mbi pronën, tetë përqindëshi. Ndjesa për këtë, ngjan thjesht si një lojë para detyr-imit që ka Basha t`u përulet tiranasëve për vjedhjen e mandatit të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, mandat të cilin e fitoi me dhunë, vetëm pasi u gjetën votat e “gabuara” në kutitë e gabuara. Realisht, ish-in vota të mbartura në kutitë e picave dhe ndoshta vinë ende erë vaj. Katër vite në krye të bashkisë më të madhe dhe bilanci është për t’i qarë hallin. Asnjë vepër din-jitoze. Asnjë ndryshim i thellë. Asnjë litër më shumë ujë i pijshëm. E vetmja zgjidhje, ishte leja për shtesë të pallatit, ku banoi për shumë vite, po edhe atë e këmbeu me dy vila me çmime astronomike. Do ishte i vlerësuar dhe i sinqertë nëse do u kërkonte ndjesë burrërisht anëtarëve të PD-së për mungesë transparence në garën për kreun e PD-së. Po kërkesa për ndjesë nuk mbyllet këtu. Prej gjashtë vitesh në opozitë, Basha ka udhëhequr një marshim të pandalshëm, gati shkatërrues. Beteja të ashpra kundër mazhorancës. Po e kritikueshme dhe që është jashtë çdo sjelljeje të natyrshme opozitare, janë aksionet e dhunshme në bulevardet e Tiranës dhe në çdo cep të Shqipërisë, ku është bllokuar lëvizja e lirë e qytetarëve nga sulmet me molotov dhe aktet e dënueshme. Marshimi “Rama ik” i shtrirë në një vit, u shoqërua me beteja që prodhuan të plagosur, dëmtime të in-stitucioneve. Shqiptarët nuk ia kanë borxh opozitës, skenat e frikshme që u prodhuan me shkatërrime dhe bllokime që nuk i dhanë asnjë fitore koalicionit opozitar. Po nuk mjaftuan revoltat, hedhja e militantëve kundër forcave të rendit. Është veprimtaria anti integrim, lobimi me kancelaritë europi-ane, ku liderë të opozitës, kanë kontaktuar

Page 18: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

GAZETA SOT18 E Mërkurë 13 Nëntor 2019

3,4,7,11,13,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon të premten një bisedë, me studiuesin Stefan Çapaliku. GKA shprehet se kjo bisedë vjen në vijim dhe të tjerave, që janë zhvilluar më parë. “E teta në ciklin e bisedave, që do të shoqërojë ekspozitën “Prova” të Adrian Pacit”, thuhet në njoftimin e GKA. Stefan Çapaliku u lind në Shkodër, në vitin 1965. Më 1988 diplomohet për filologji shqipe në Universitetin e Tiranës. I pason stu-dimet në Itali, Çeki dhe Angli. Në vitin 1996 përfundon doktoraturën në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1993 deri në vitin 1998 ka qenë profesor i Letërsisë në Universitetin e Shkodrës. Nga viti 1998 deri në vitin 2005 ishte drejtor i Departamentit të Librit në Ministrinë e Kulturës. Që nga viti 2005 punon si studiues në Akademinë e Studimeve Albanolog-jike në Tiranë. Nga viti 1995 merret sistema-tikisht me teatër. Tek-stet dhe shfaqjet e tij janë dhënë në disa fes-tivale ndërkombëtare, ku është nderuar me çmime. Disa nga ve-prat e tij janë përkthy-er në gjuhët kryesore europiane. Stefan Ça-paliku u shpall nga Ministria e Kulturës si dhe nga ente të tjera të specializuara si dramaturgu më i mirë për vite me rradhë. Kohët e fundit krijimtaria e tij është shtrirë edhe në fushën e regjisë së teatrit dhe filmit. Ekspozita e personale e artistit në GKA është kuruar nga Adam Budak. “Prova” një titull i përbashkët për ekspozitën dhe punën më të fundit në video të artistit, është një koleksion auto-portretesh, ndoshta gjesti politik më i pjekur dhe më radikal i artistit, shpreh urgjencën për të ndërmarrë veprime dhe tregon gatishmërinë për të aktivizuar ndjenjën e përgjegjësisë qytetare. Në tekstin shpjegues të ekspozitës, thuhet se këtu Paci përcakton hapë-sirën e paraqitjes Arendtiane, ku procesi i ndërtimit të qytetërimit, si dhe politika e njohjes janë përsëritur dhe rivendosur. ““Prova” është një ushtrim, një përpjekje, një tundim, agjenci dëshire e madhe dhe e gjatë. “Prova” është një testim, një veprim i hartëzimit të mundë-sive dhe shanseve, zbulimit të potencialeve dhe zotërimit të aftësive, premtim për një performancë të suksesshme që do të vijë. “Prova” është një provë gjithashtu, një dokument i një përvoje të jetuar, dëshmuar, rivendosur. Ky është kulmi në oeuvre-ën e Pacit, një iniciativë dhe një sintezë përfundimtare, me fjalët e vetë artistit: "një moment tensioni si një metaforë për botën dhe gjendjen e saj në transformim te vazh-dueshëm"”, thuhet për ekspozitën, që u çel për publikun.

Specialistët e trashëgimisë pohojnë se parku Bylis është pa rregullore dhe disiplinë shkencore

specialist në nivelin e doktorit të shken-cave Ne kemi plot doktorë, që mund të kontribuojnë qoftë në restaurim, qoftë në arkeologji dhe punonjësit duhet të jenë me master në të gjitha drejtimet ku punojnë. Duhet të kenë krahas veprimtarisë administrative dhe një veprimtari të vazhdueshme kërkimore në qendrat, ku janë që synon rritjen e sipërfaqes së ekspozuar, që është ngrirë prej kohe, por dhe një profesionalizëm më të mirë të atyre, që ne paguajmë për parqet ”, shton më tej arkeologu Neritan Ceka. Por dhe për restauratorin Kliti Kallamata, problemet që pohon arkeologu Ceka qëndrojnë për parqet. “Unë isha vjet aty dhe ashtu ka mbetur. Të gjitha që thotë Neritani as që mund të vihen në dyshim. Është njeri i përkus-htuar i shkencës. Pikërisht ashtu duhet, ose të paktën të kenë shkolla jashtë shtetit për menaxhim sitesh historike dhe grada shkencore përkatëse, siç i ka gjithë bota. Shiko vendet fqinje, Italia e Greqia, nuk sheh njerëz abuzivë në këto poste, por vetëm njerëz të përkus-htuar”, thotë arkitekti dhe restauratori Kallamata

Shmangia e specialistëvePër arkeologun Neritan Ceka, sot

nuk ka më kërkime si dikur në parqet arkeologjike. Ai shprehet se për çfarë po ndodh sot me parqet arkeologjike, tregon dhe sa bën Ministria e Kulturës. “Nuk ka më kërkime përveç atje ku vepron Instituti i Arkeologjisë, por me mjete të kufizuara siç është Antigonea, Finiqi, deri diku Bylisi, por me shpen-zime minimale, kur parqet kanë para, që nuk dinë se ç’ti bëjnë. Po ju them

që parku i Bylisit ka 16 milionë lekë të vjetra në vit nga të cilat nuk shpen-zon asnjë lek, kurse ne shkojmë me 1.500.000 lekë të vjetra në vit”, pohon arkeologu Ceka. Sipas tij, gjendja e parkut Bylis në nivelin që kërkohet është e mirë, ata që punojnë atje janë njerëz të ndërgjegjshëm, por nuk kanë hapësirën e nevojshme. “Në Bylis duhet të ketë një arkeolog të atashuar gjatë gjithë vitit dhe të drejtohet nga IA, mos jenë njerëz që janë arkeologë vetëm në letër, por dhe duhet të merrte një ven-dim i autonomisë së parqeve”, vijon më tej Ceka. Por arkeologu i njohur Neritan Ceka, ngre alarmin për parkun e Bylis dhe akuzon Ministrinë e Kulturës se po shmang arkeologët shqiptarë në zba-timin e një projekti të mbështetur nga BE. “Në Bylis po përgatitet një investim i madh i financuar nga Bashkimit Euro-pian, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe shpresoj dhe me MAS, por delegacioni evropian duhet të kuptojë që parqet arkeologjike nuk janë pronë e ministrave të Kulturës siç hiqen. Unë i kam kërkuar deleg-acionit evropian, që të vlerësojë spe-cialistët, sepse delegacioni mendon që s’ka specialistë në Shqipëri dhe duhet ti bien nga jashtë. Ministria e Kulturës ka përgjegjësinë, sepse është ajo që propagandon përbuzjen ndaj intelektualëve shqiptarë, veçanërisht ndaj atyre të arkeologjisë”, shprehet arkeologu Neritan Ceka. Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, renditur për vlerat monumentale, krahas Apollonisë dhe Butrintit.

Stefan Çapaliku, në Galerinë Kombëtare të Arteve

për ekspozitën “Prova”

Specialistët kritika Ministrisë së Kulturës për parqet arkeologjike: Nuk ofron mbështetje, propagandon përbuzjen ndaj intelektualëveJulia VRAPI

Specialistë të trashëgimisë kulturore shprehen se eksped-itat arkeologjike vazhdojnë të zhvillohen me sakrifica.

Sipas tyre nuk ka mbështetje nga in-stitucionet për arkeologjinë, një situatë që tregon se ka munguar vëmendja e duhur. Parqet arkeologjike në vendin tonë përballen me probleme të ndrys-hme, por kur flasim për Bylisin, sipas profesor Neritan Cekës, u zhvillua me sakrifica një ekspeditë. Sipas tij, parku i Bylisit është si në vitet 2000, ku nuk ka as disiplinë shkencore. “Isha me një ekspeditë, që bëhet çdo vit nga Instituti i Arkeologjisë, me shumë sakrifica dhe mundime. Parku është ai që ka qenë që në 2000, pa ndonjë ndryshim të madh. Kjo për dy gjëra, qoftë në mënyrën e administrimit që ka mbetur po ajo. Tani është bërë një shkrirje me parkun e Apollonisë, që është një veprim i mirë, por është një park si të gjithë parqet arkeologjike të Shqipërisë pa rregullore, pa disiplinë shkencore, pa karrierë shkencore, pa autonomi. Parku Bylis është një xhep i humbur i Ministrisë së Kulturës, madje një xhep i shpuar i ministrisë”, shprehet arkeologu Neritan Ceka. Por përballë kësaj problematike, arkeologu Neritan Ceka e shikon pozitiv faktin që parku i Apollonisë dhe Bylis kanë një drejtues. Sipas tij, kjo duhet bërë dhe për parqet e tjera arkeologjike në vend. “Ka një drejtues të vetëm tani Apollonia dhe Bylis, dhe kjo është një praktikë që unë e kam propozuar me kohë. Këtë prak-tikë unë e kam propozuar për të gjithë parqet në vend. Ai park tani duhet të marrë dhe Orikumin dhe Amantian, që s’ka kuptim të kenë drejtori të veçanta. Ashtu si dhe parku i Butrintit duhet të marrë edhe drejtimin e Finiqit dhe të Antigonesë. Parku i Lezhës dhe i Shkodrës duhet të kenë një drejtori të vetme”, shprehet ai. Sipas Cekës, nëse do të jetë kjo vëmendje për drejtimin e pareve arkeologjike në vend, kjo bën të mundur që të mos ketë emërime politike. “Kjo rrit efikasitetin, sepse nuk emëron drejtorët parazitë, që emërohen politikisht. Rrit aktivitetin shkencor nëse do të futet një rregullore, që për-cakton që drejtori duhet të jetë patjetër

Pogradec, homazhe në nderimtë poetit Lasgush Poradeci

Tre projekte filmike mbështeten nga “See Cinema Network”

Lasgush Poradeci, në 32-vjetorin e largimit nga jeta u përkujtua në qytetin e Pogradecit. Zëvendëskryetar-ja e bashkisë së Pogradecit, Entela Gusho, së bashku me stafin e Qendrës së Artit dhe Kulturës “Lasgush Poradeci” zhvilluan homazhe në nder të gjeniut të letrave shqipe. Ata u ndalën fillimisht pranë vendit, ku shpirti i tij prehet dhe më pas tek shtatorja në qendër të qytetit. Poeti, shkrimtari e përkthyesi Llazar Gusho, i njohur me pseudonimin Las-gush Poradeci, lindi në datën

27 dhjetor 1899 dhe ndërroi jetë më 12 nëntor 1987 në Tiranë. Vargjet e tij do të pasojnë kohët me krenari të përjetshme për pogradecarët dhe mbarë shqiptarët. Ai ishte shkrimtar, poet dhe përkthy-es, i cili nuk bëri kurrë kom-promise me artin e tij, duke i kushtuar kjo një gjendje jo të mirë ekonomike dhe indif-erentizëm nga shtypi zyrtar i kohës. Poradeci është autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” më 1933 dhe “Ylli i zemrës” më 1937, botuar në kryeqytetin rumun.

Rrjeti i Fondeve të Filmit të Europës Juglindore (South Eastern Europe Cinema Net-work) ka mbështetur tri pro-jekte filmike nga Kosova. Në asamblenë e 30 të mbajtur në Selanik, në kuadër të projekteve filmike fituese nga shtetet tjera të Europës Juglindore, është vendosur që të përkrahet pro-dhimi i dy filmave të shkurtër, “Coagulation” me skenar dhe regji nga Noar Sahiti dhe “Sea By The River And River By The Sea” me skenar dhe regji nga Sovran Ndrecaj, si dhe zhvilli-mi i skenarit për filmin e gjatë

“Woman of the House” nga Fatos Berisha. Për Kosovën është viti i dytë si anëtare e “See Cinema Network”, e cila ka për qëllim të krijojë bashkëpunim në mes shteteve anëtare, që përmes kinemasë të eksplorohet e përbashkëta e identitetit europian, duke inte-gruar dhe festuar diversitetin kulturor dhe traditat e ndrys-hme. Kinemaja kosovare po vazhdon të prezantohet me filma të ndryshme në festivale shqiptare, por dhe të huaja, ku nuk mungojnë dhe çmimet për regjisorët dhe aktorët.

Studentët, prezantojnë studimin për monumentet

Studentët shqiptarë të arkitekturës në Itali për disa kohë janë marrë me studimin për monumentet e kulturës, që kanë bërë në Shqipëri. Së fundi ata prezantuan për-fundimet e studimit të tyre të realizuar pak muaj më parë, në disa nga monumentet e kulturës. Përfundimet e stu-dimit u prezantuan gjatë një takimi të organizuar nga Or-ganizata Ndërkombëtare për Migracionin “IOM”, ku mori pjesë edhe ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko. Në fjalën e tij ministri Majko

vlerësoi kontributin e të rinjve për përfshirjen në projekte të tilla në dobi të vendit të origjinës së tyre, pasi si kurrë më parë Shqipëria ka nevojë për njerëzit e saj dijet dhe eksperiencën tyre. “Kjo nismë është një shembull i përso-sur për ndërtimin e lidhjeve, shkëmbimin e informacionit dhe përvojave të Diasporës së kualifikuar shqiptare” u shpreh ministri Majko. Trashëgimia kulturore shqiptare gjithmonë është vlerësuar nga specialistët e fushës, ku janë shprehur dhe për probleme të ndryshme.

Page 19: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

3,4,7,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Nëntor 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Mbi 1 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar monumentet tona të kulturës, sitet arkeologjike, kishat etj, nga janari deri në tetor të këtij viti. Të dhënat janë bërë publike nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, që shprehet se janë më shumë vizitorë se një e njëjta periudhë e një vitit më parë. “Shifër rekord: mbi 1 milion vizitorë. Periudha janar - tetor 2019 numëron 1 milion e 16 mijë vizitorë. 7 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, shprehet ministrja e Kulturës. Sipas ministres Margariti, kjo do të thotë dhe më shumë kujdes ndaj trashëgimisë kulturore. “Kjo do të thotë më shumë shërbime, më shumë kujdes ndaj trashëgimisë dhe më shumë të ardhura për ekonomitë lokale”, vijon ministrja e Kulturës, ndërsa ka publikuar dhe një video me sitet arkeologjike dhe monumen-tet e kulturës. Në vendin tonë vlerat e monumenteve të kulturës janë njohu-ra. Parqet arkeolog-jike janë në vëmend-jen e turistëve, që nuk mungojnë përgjatë gjithë vitit. Butrinti, Apollonia, Amatia, Bylis, etj, janë të vlerësuar për vlerat, që kanë në trashëgiminë tonë kulturore. Butrinti është shpallur pas-uri botërore në UNESCO. Ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall monument kulture, që në vitin 1948 me një akt të parë rregullues për monumentet e kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu monument kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e pasurive Botërore të UNESCO-s. Kjo u bë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, duke iu referuar konventës së vitit 1972, "Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore". Parku Kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës, duke përfshirë një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë. Kufijtë e këtij parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra. Krijimi i parkut kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit, për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik, si dhe për një menaxhim më efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1997. Brenda parkut ndodhen 10 zona të shquara arkeologjike që lidhen me historinë e Butrintit. Disa prej tyre janë zona brenda mureve të Butrintit, ajo jashtë mureve, Diapori, Fortesa - kalaja e Ali Pashë Tepelenës, Kalivoi, Shën Dëllia, Shën Dhimitri, Xarra, Ana e Kanalit të Vivarit etj.

Piktorit Fatmir Boshnjaku: Pas 43 viteve jemi bashkë në një ekspozitë

Dashuria për artinEkspozita me mbi 100 punime

është çelur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar, por sipas piktorit Fatmir Boshnjaku një pjesë e këtij grupi artistësh sot jetojnë jashtë Shqipërie. “Kur ne studionim në liceun artistik “Jordan Misja” ishin vitet 1972-1976. Ka qenë një miqësi shumë e bukur, ne kemi dhe nostalgjinë për atë kohë që kemi jetuar me njëri -tjetrin ato vite. Sot një pjesë prej nesh jeton jashtë Shqipërisë, si në SHBA, Greqi, Itali, Francë, etj. Të gjithë ne vazhdojmë punën dhe aktivitetin tonë me artin. Edhe nëse janë shkëputur dhe nuk janë shumë aktiv, vazhdojnë të prekin penelin për pikturë”, tregon më tej piktori Boshn-jaku për artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë me punët e tyre. Këtë herë të gjithë bashkë në Muzeun Historik Kombëtar, por piktori Fatmir Boshn-jaku shton më tej se ndër vite si artistë

ata kanë marrë pjesë në ekspozita të ndryshme me punët e tyre. “Ne nuk na mbledh asgjë tjetër, por na mbledh vetëm dashuria për artin. Ne gjatë kë-tyre viteve kemi marrë pjesë më parë edhe në ekspozita të tjera ndër vite, qoftë dhe me grup piktorësh. Por këtë herë ne jemi bërë bashkë, ne që kemi qenë në vitet 1972-‘76 në lice”, shton më tej piktori Fatmir Boshnjaku. Ek-spozita do të qëndrojë për publikun në MHK deri më 18 nëntor. Liceu artistik "Jordan Misja" në Tiranë u themelua në vitin 1946, dhe emërtimi u bë në nder të piktorit dëshmor Jordan Misja. Që në fillim të veprimtarisë së tij, me punën dhe angazhimin tregoi se është një qendër e rëndësishme edukative dhe arsimore për përgatitjen e artistëve të rinj në gjini të ndryshme të artit. Liceu artistik "Jordan Misja" për disa dekada ishte e vetmja shkollë e mesme artistike në Shqipëri.

Janar-Tetor 2019, 1.1 milionë vizitorë në monumentet dhe parqet arkeologjike

Liceistët e vitit 1976, në ekspozitën e artit pamor “Përsëri bashkë” në Muzeun Kombëtar

Julia VRAPI

“Përsëri bashkë” titullohet ekspozita e artit pamor e liceistëve të vitit 1976, në Muzeun Historik

Kombëtar. Pas 43 viteve, që kanë lënë bankat e shkollës së mesme artistike “Jordan Misja”, punët e piktorëve dhe skulptorëve janë prezantuar në këtë ekspozitë. Në ekspozitë janë punët e artistëve Adnand Bushati, Artjon Baboçi, Artur Dauti, Besim Dadaj, Bujar Veseli, Dhimitra Misrasi, Fat-mir Boshnjaku, Fatos Kola, Hektor Beluli, Jordan Findiku, Leonard Dori, Musa Musai, Njazi Hyseni, Pashuk Shtjefni, Rajmonda Mato, Ramazan Memishaj, Shaban Bilali dhe Shaqir Veseli, ku i ftuar është dhe Skënder Strica me punët e tij. Në ekspozitë është prezantuar dhe puna Skënder (Gjergji) Lakos, pedagog në lice. Pjesëmarrës në këtë ekspozitë, që u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar, artisti Fatmir Boshnjaku tr-egon se janë prezantuar punë në gjini të ndryshme të artit. Duke folur për ekspozitën, piktori Boshnjaku shpre-het se malli i atyre viteve në liceun “Jordan Misja” i bëri bashkë në këtë ekspozitë. “Ne jemi një grup artistësh, si piktorë, skulptorë, ka që merren me filmin, etj. U bëmë bashkë për mallin, nostalgjinë, kujtesa, respekti për njëri-tjetrin dhe kjo është më njerëzore për ne. Në këtë ekspozitë ne si artistë jemi prezantuar me punime të ndryshme. Ka piktura, grafika, instalacione, fotografi, skulpturë, etj”, pohon Fat-mir Boshnjaku, piktor dhe kurator i ekspozitës. Në këtë ekspozitë, që vjen me titullin “Përsëri bashkë” prezanto-hen punime të reja për publikun, por një pjesë e tyre janë prezantuar dhe më parë. Piktori Fatmir Boshnjaku shton më tej se ekspozita ka shumë rëndësi për ata si pjesëmarrës, sepse për herë të parë pas 43 vitesh bëhen bashkë. “Janë 108 punime, që janë prezantuar nga ne, si dhe janë dhe punët e një pedagogu tonë, që nuk jeton më, Skënder Lako. Ka peisazhe, kompozime, etj. Janë punë, që janë bërë vetëm për këtë ekspozitë, por ka dhe të tjera që nuk janë prezantuar më parë për publikun. Kjo është ek-spozita e parë, që ne mbledh bashkë pas kaq vitesh në Muzeun Historik Kombëtar”, tregon mes të tjerave piktori Fatmir Boshnjaku.

“Colours of Albania”, me synim promovimin e Shqipërisë

Kritika italiane, me vlerësime për sopranon Marigona Qerkezi

Edicioni i pestë i konkur-sit “Colours of Albania” u shndërrua në një brand, me mijëra foto artistike të pub-likuara për 5 muaj me radhë, ku u evidentuan bukuritë shqiptare nën optikën e pub-likut të zakonshëm. Në një aktivitet përmbyllës në am-bientet e Pallatit të Brigadave, ku ishte i pranishëm edhe Ministri në Detyrë për Eu-ropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, diplomatë, për-faqësues të shoqërisë civile,

artit, kulturës dhe medias, u shpallën edhe fotot fituese. Juria, e kryesuar nga fotografi me famë botërore, Fadil Beri-sha dhe anëtarët Bevis Fusha, Rosita Habazaj, Kushtrim Ternava dhe Ergys Zhabjaku përzgjodhën 5 fotot fituese. Konkursi “Colours of Alba-ni” është i organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, nën kujdes-in e veçantë të ministrit Gent Cakaj, është kthyer në një ekspozitë gjigande virtuale të natyrës, traditës, historisë dhe shpirtit shqiptar.

Sopranoja e njohur nga Kosova, Marigona Qerkezi është vlerësuar nga kritika op-eristike italiane gjatë dy muajve të fundit. Ajo është përgëzuar nga ana e tyre, në shkrimet kritike që ata kanë shkruar për operën “Guglielmo Tell”, të kompozuar nga Gioacchino Rossini. Katër paraqitje ka pas-ur ajo prej shtatorit deri më tani në teatro të njohur e me traditë në Itali, e të gjitha janë pritur me duartrokitje e kritika pozi-tive. Në “La Salon Musical”, një platformë e krijuar nga kritiku dhe muzikologu Alessando

Cammarano, thuhet se shumë duartrokitje të publikut kanë shpërthyer pas akteve kulmo-re të Marigona Qerkezit, në petkun e Matildës. Viti 2020 do ta sjellë sopranon në të njëjtin rol edhe në tre teatro të tjerë, duke e dërguar në gjashtë numrin e skenave italiane, ku ajo ka rolin e Matildës. Do të paraqitet në “Teatro Donizetti” në Bergamo më 17 janar, “Te-atro Fraschini” në Pavia më 24 janar dhe së fundi i është konfirmuar edhe paraqitja në “Teatro Verdi”, në Pisa më 22 shkurt.

Ekspozita “Përtej Kujtimeve”, me pulla dhe vepra nga Kina

Ekspozita “Përtej Kujti-meve”, që u hap në COD në bashkëpunim me Ambasa-dën e Republikës Popullore të Kinës organizohet nën shenjën e kulturës, miqësisë dhe bash-këpunimit. COD shprehet se marrëdhëniet e shkëlqyera me republikën popullore të Kinës dhe miqësia tradicionale mes Kinës e Shqipërisë janë shndër-ruar në projekte konkrete bash-këpunimi, jo vetëm në kulturë, por edhe në fushën ekonomike, të turizmit, teknologjisë, etj, për të bërë të mundur tërheqjen e sa më shumë investimeve kineze

në Shqipëri. “Kultura dhe arti, janë mënyra më efektive për të kuptuar dhe njohur dy popujt tanë, përmes shkëmbimit të kulturave dhe të prodhimeve të artit, në një botë që gjithmonë e më shumë ka nevojë për dialogun ndërkulturor si një instrument i fuqishëm identiteti dhe si një rrugë e sigurt, për zhvil-lim të qëndrueshëm”, bën me dije COD. “Përtej Kujtimeve” prezanton edhe një koleksion pullash përkuj-timore me tematikë Kinën, të lësh-uara nga posta shqiptare përgjatë viteve 1968-2009, gjithashtu dhe vepra tradicionale artistike nga qyteti Nanjing, Kinë.

Page 20: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

GAZETA SOT20 E Mërkurë 13 Nëntor 2019

3,4,7,11,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Mesfushori i avancuar i Kosovës, Milot Rashica, po kalon një moment fantastik dhe dëshiron ta shfaqë këtë edhe me Kosovën kundër Çekisë. “Të gjithë e dimë që është ndeshja më e rëndësishme. Çdo ndeshje deri tani e ka pasur rëndësinë e vet, po kjo është finale për ne. Po mendo-jmë vetëm për Çekinë, të shkojmë atje e të marrim rezultat pozitiv, të fitojmë ndeshjen. Muriqi do të jetë një mungesë e madhe për ne, duke ditur formën që ka pasur deri tani. Por nuk kemi çfarë t’i bëjmë, futbolli i ka këto. Edhe në ndeshje të tjera na kanë munguar lojtarë, por ka pasur rezultate pozitive. Ne duhet të fitojmë për të gjithë që mungojnë, për shtetin tonë”, theksoi Rashica.

QËNDRIMI

SHKRIMI

DEKLARATA

Sulmuesi nuk ka njohuri për porositë trajnerit Reja, por thotë se i pëlqen skema 3-5-2

Flet prurja e re e Kombëtares, Florian Kamberi: Hoqa dorë prej Kosovës e Zvicrës për ShqipërinëAdriatik BALLA

Kombëtarja është grumbulluar dhe po vijon përgatitjet për ndeshjet e fundit në grupin H eliminator të Euro-2020,

pikërisht ndaj Andorrës dhe Francës, takime që vlejnë jo vetëm për një përmbyllje sa më dinjitoze të këtyre kualifikueseve, or njëherësh për të lakmuar vendin e tretë në grupin H, pozicion që momentalisht e mban Is-landa, por ishullorët kanë një pengesë të fortë në sfidën e radhës, Turqinë. Ndërkohë, në kuadër të duelit të radhës, në konferencën e zakonshme për shtyp që organizoi përfaqësuesja, para gaze-tarëve u paraqitën dy futbollistë të rinj, konkretisht mbrojtësi Hysen Memolla, si dhe sulmuesi i ftuar për herë të parë, Florian Kamberi, i cili ka pasur një progres të madh me skuadrën e tij, Hibernian, në Skoci, por në të njëjtën kohë është futbollist me pritshmëri të mëdha dhe në ekipin kombëtar. Ai foli për grumbullimin, trajnerin Reja dhe skemat e tij taktike, si dhe për vendos-mërinë që kishte treguar për të zgjedhur ftesën e Shqipërisë para asaj të Kosovës dhe të Zvicrës, në një kohë që kërkohej nga tri federata. Për Kamberin, është e pafalshme të refuzosh ngjyrat kuqezi, kështu që ai ndihet krenar për zgjedh-jen që ka bërë dhe uron të jetë në fokus të trajnerit për të marrë sa më shumë minuta në sfidat e ardhshme. Janë vetë mediat sportive në Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër, që e cilësojnë Florian Kam-berin si risi të Kombëtares Shqiptare për grumbullimin për ndeshjet e fun-

dit eliminatore të Euro 2020-ës, ndaj Andorrës dhe Francës. Sulmuesi që luan për Hibernian në Skoci, zgjodhi të përfaqësojë pra kuqezinjtë, para Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa në konferencën e djeshme për shtyp të ditës së djeshme tregoi edhe arsyet e këtij vendimi. “Çunat më kanë pritur shumë mirë dhe seancat stërvitore kanë shkuar vërtetë mirë. Kuptohem mirë me të gjithë dhe më kanë qëndruar pranë e mbajtur afër. Kam pasur kontakte me Shqipërinë, Kosovën dhe Zvicrën, por kuqezinjtë janë treguar më të interesuar dhe e kam pasur të lehtë që të zgjedh ata”, u shpreh Kamberi. Më pas ai sqaroi situatën me ftesat që i kishin bërë Kosova dhe Zvi-cra dhe se si i kishte refuzuar federatat e tyre, por këtë ai e lidhi me faktin se Shqipëria kishte bërë ftesë e para. “Unë e pata sqaruar që në fillim, se pikë së pari dua që të stabilizohem në një klub dhe pastaj do zgjedh, ndonëse isha i hapur për të tre opsionet. Pasi kalova

një vit te Hibernian, pashë që Shqipëria u interesua më shumë dhe vendosa të zgjedh kuqezinjtë”, shtoi ai. Më pas Kamberi tregon për gjendjen sportive dhe mundësinë e aktivizimit, si dhe përshtatjen me skemat e trajnerit Edi reja dhe specifikisht me modulin taktik 3-5-2 që trajneri veteran italian i qëndron besnik. “Jam gati dhe në formë mjaft të mirë. Shpresoj të luaj në këto takime. Me dokumentet merren njerëz të tjerë, unë përgjigjem vetëm në fushë dhe jam në formë. Nuk kam folur akoma me Rejën dhe do ta bëj këtë më vonë, por ai luan me 3-5-2 dhe unë ndihem më mirë me skemën me dy sulmues përpara”, për-fundoi në qëndrimet e tij sulmuesi më i ri në Kombëtare, Florian Kamberi. Nuk është i pari nën drejtimin e Rejës që vjen në Kombëtare. Edhe pse me një ritëm të zbutur, tekniku 74-vjeçar ka sjellë shumë të rinj në grup, duke u besuar sidomos atyre që përshtaten mirë me skemën e tij taktike dhe pëlqehen nga grupi për

Kombëtarja vijon përgatitjet për duelet e radhës në grupin H eliminator, por reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e së hënës dhe ditën e djeshme ia kanë prishur disi planet teknikut kuqezi Reja. Kështu, ndryshon përsëri plani i punës për ditën e sotme në ekipin kombëtar. Trajneri Edi Reja kishte vendosur që të bënte dy stërvitje sot, për të përgatitur ndeshjen me Andorrën, por plani i tij është prishur nga reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë ditës. Mbrëmjen

e të hënës, Reja vendos që ekipi të zhvillonte dy seanca stërvitore, pasi kërkonte të implementonte sa më shpejt idetë e tij për duelin ndaj Andorrës, meqë sfida luhet të enjten dhe kishte pak kohë në dispozicion për të përgatitur skuadrën. Ekipi ka zbritur në fushën e lojës gjatë paradites sipas planit të ri dhe për më shumë se dy orë ka punuar nën urdhrat e trajnerit të kuqezinjve dhe stafit të tij. Por reshjet e shitu nuk pushonin dhe terreni stërvitor ishte bërë i vështirë për futbollistët.

Ndaj duke menduar edhe që të mos sforcojë shumë lojtarët e të rrezikojë ndonjë dëmtim, Reja ka vendosur që të anulojë stërvitjen e pasdites. Konfirmimi ka ardhur nga FSHF, që ka treguar se si kushtet atmosferike ishin bërë pengesë në këtë rast. Këtë të mërkurë ekipi do të mbyllë përgatitjet me seancën stërvitore të pasdites, të fundit para sfidës me Andorrën ku Shqipëria mund të bëjë rekordin e pikëve në pjesëmarrjen në një eliminatore Europiani apo Botërori.

Shiu i prish stërvitjen trajnerit Edi Reja, tekniku nuk devijon nga skema

Rashica: Jam gati të bëj sulmuesin ndaj Çekisë,

shkojmë për fitore

Trajneri i Andorrës presion Rejës: Vijmë për pikë

Në krah të sulmuesit Kamberi, në konfer-encën për shtyp nga grumbullimi i kombëtares, sot u shfaq edhe mbrojtësi i majtë Hysen Memol-la. Ky i fundit pranoi se është gati të kontribuojë për Kombëtaren dhe shtoi se mund të përshtatet mirë me skemat e Edi Rejës. “Ne kemi objektivat tona dhe ndonëse kemi thuajse zero shanse për kualifikim, sërish duam të japim maksimumin dhe të fitojmë. Pavarësisht kë kemi përpara, Francën apo Andorrën, ne duhet të japim maksimumin në fushë”, theksoi Memolla. Më pas ai foli për gatishmërinë e tij për të luajtur, si dhe rivalitetin në skuadër me lojtarët e tjerë të mbrojtjes. “Ven-

dimet i merr trajneri, por nëse vendos që unë të luaj, jam gati të bëj maksimumin për të ndihmuar shokët dhe skuadrën. Konkurrenca është shumë e mirë, pasi të motivon të japësh më shumë edhe në stërvitje dhe të ndihmon të zhvillohesh edhe më shumë. Sa më shumë të jemi, aq më shumë opsione ka trajneri dhe të tre që jemi këtë herë në grumbullim, jam i bindur që jemi gati të japim maksimumin”, shtoi më tej Memolla. Nuk kishte si të mungonte dëshira e futbollistit për të shënuar një gol si kuqezi, duke marrë shembull Lenjanin dhe trashin, dy mbrojtësit e majtë të Kombëtares që kanë shënuar më herët. “Të gjithë duam të

shënojmë gol për kombëtaren, por unë më shumë jam i përqendruar më tepër të jap maksimumin. Më shumë më intereson fitorja e skuadrës, sesa goli im, por ideale do të ishte të shënoja dhe të fitonim”, nënvizoi mbrojtësi Memolla. Në fund ai flet për skemën taktike të përdorur nga Reja, duke thënë se e ka interpretuar mirë. “Mendoj që mund të ndihem mirë, për karakteristikat që kam. Në stërvitje mendoj se e kam interpretuar mirë, por duhet të shohim në fushë. Kam provuar një skemë të tillë me Panuçin, por duhet të shoh si mund të përshtatem tani me Rejën, ndonëse mendoj se karakteristikat i kam”, përfundoi Memolla.

Hysen Memolla bën plane formacioni, do minuta me Andorrën

Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, i ka kushtuar një shkrim Kombëtares së Futbollit të Kosovës. Me titullin “Futbollistët e Kosovës dikur laheshin në lumë, tani mund të kualifikohen në Kampionatin Evro-pian”, gazeta e përshkruan futbollin kosovar nga koha e okupimit nga Serbia e deri te lulëzimi i tanishëm. Sekretari i federatës, Eroll Salihu, dhe kryetari i klubit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, kanë folur për këtë gazetë duke vuajtjet dhe flijimet e kosovarëve për ta pas-ur një kombëtare sot. Salihu madje zbuloi se kishte refuzuar kërkesën e kriminelit serb, Arkani, për të luajtur kur vendi ishte i okupuar nga Serbia.

Zviceranët: Futbollistët e Kosovës laheshin në

lumë, tani duan Europianin

Si rrallëherë Andorra e sheh vetën në garë për vendin e parafundit në grup, teksa aktualisht lë pas Moldav-inë në sajë të golavarazhit më të mirë, dhe objektivi i Andorrës të enjten në “Elbasan Arena” do të jetë të marrë pikë për t’u renditur në vendin e 5-të në grup. Trajneri Koldo Alavarez në një konferencë për shtyp për mediat theksoi se Andorra është e motivuar maksimalisht dhe do të shkojë në Shqipëri për të marrë maksimumin. “Kemi mundësinë që të mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme këtë fazë eliminatore. Do të mundohe-mi të bëjmë atë punën që na ka sjellë deri këtu. Shqipëria është një skuadër të cilën e kemi ndjekur, ka shumë lo-jtarë që luajnë në Itali”, tha ai.

kreativitetin në lojë dhe dy të tillë janë Keidi Bare dhe Klaus Gjasula, pa har-ruar edhe veprimet në rritje në fazën ofensive të lushnjarit Rei Manaj. Pady-shim, Ndoji, Kumbulla, e ndonjë tjetër të ardhur muajt e fundit janë dëshmi se trajneri po punon fort që të kompletojë grupin e lojtarëve që do t’i duhen për eliminatoret e ardhshme. Këto lëvizje të teknikut italian janë dëshmi që ai ka arritur me presidentin e FSHF-së Armand Duka marrëveshje për zgjatjen e kontratës. Dhe akordi paraprak është arritur në parim, gjë që është pranuar nga palët, por mbetet që të mbyllen ndeshjet eliminatore që të vendosen për kushtet financiare dhe zgjatjen e kontratës. Pady-shim, Reja kërkon rezultat maksimal në këto dy ndeshje që të ketë “gojë” të rrisë kërkesat financiare, gjë që është momenti i duhur për ta bërë.

“Shpresoj të luaj në këto takime. Me dokumentet merren njerëz të tjerë, unë përgjigjem vetëm në fushë dhe jam në formë. Nuk kam folur akoma me Re-jën dhe do ta bëj këtë më vonë...

Page 21: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

3,4,7,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Mërkurë 13 Nëntor 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kosova do të luajë një sfidë mjaft të rëndësishme të rëndësishme të enjten në mbrëmje, në transfertë ndaj Republikës Çeke, takim që do të vendosë shumë sa i përket shpresave për kualifi-kim të “Dardanëve” në Euro-pianin e 2020-ës. Megjithatë, trajneri Bernard Shalond ka marrë një lajm të keq paraditen e sotme, pasi sulmuesi kryesor i skuadrës dhe njëri prej fut-bollistëve më në formë të javëve të fundit, Vedat Murriqi, nuk do të jetë gati për këtë takim. Sul-

muesi i Fenerbahçesë u dëmtua në një ndeshje të kampionatit turk dhe dje u stërvit veçmas shokëve të skuadrës, por sot u konfirmua se nuk mund t’ia dalë si për takimin ndaj Çekisë, ashtu edhe atë ndaj Anglisë, 3 ditë më vonë në “Fadil Vokrri”. Kosova renditet në vendin e tretë, me një pikë më pak se

Republika Çeke, ndërsa do t’i duhet fitorja në sfidën e të enjtes, për të qenë në pozita komode dhe për të tentuar kualifikimin në ndeshjen ndaj Anglisë të dielën në mbrëmje në “Fadil Vokrri”.

Elis Bakaj në fund të këtij viti pritet të ndryshojë skuadër por jo kampionat. Sulmuesi shqiptar i cili ka spikatur në këto dy vite me Shakhtjor Soligorsk ka ar-ritur akordin me skuadrën e Dinamo Brest që është shumë pranë fitimit të titullit kampion në këtë sezon. Bakaj është tunduar edhe nga mundësia për të luajtur në Champions League, ndërkohë që ka qenë vetë presidenti i Dinamo Brest ai që ka kontaktuar fut-bollistin shqiptar për t’u transferuar te skuadra e tij

pasi e pëlqen së tepërmi Bakajn. Në këtë edicion Bakaj u përpoq të udhëhiqte Shakhtjor Soligorsk drejt fitimit të titullit në Bjellorusi por nuk ja doli pasi 10 golat dhe 12 asistet e tij në kampionat nuk mjaftuan ndërkohë që gjatë këtij viti kalendarik numëron dhe 4 gola në kupë dhe 1 në kualifikue-set e Europa League. Me Dinamo

Brest, Bakaj do të firmosë 2-vjet dhe paga e tij do të jetë më e lartë se te Shakhtjor Soligorsk. Dinamo Brest do të jetë skuadra e tretë me emrin Dinamo, pas Dinamos së Tiranës dhe asaj të Bukureshtit.

Teuta e Durrësit ka katër javë që nuk fiton, ndërsa “djemtë e detit”, në javët e fundit kanë ndërlikuar pozitat e tyre duke iu larguar disi kreut të klasifikimit. Pasi kanë qendruar dy ditë pushim, durrsakët kanë zbritur sot në fushën e stërvitjes. Trajneri Blendi Shkëmbi fillimisht ka folur para seancës dhe ka kërkuar nga skuadra më shumë përqendrim te ndeshja e radhës, ajo me Vllazninë në Shkodër. Sipas Shkëmbit, duhet e patjetër që skuadra të rikthehet te 3 pikët. Ndërkohë, trajneri më pas ka vazhduar me ushtrime, kryesisht cirkuite, ndërsa durrsakët do shohin mundësinë edhe për zhvillimin e ndonjë ndeshje miqësore.

Gentian Selmani është një ndër portierët më të mirë që kanë luajtur në Superiore. Me Laçin Selma-ni bëri sezone të shkëlqyera dhe tërhoqi interes nga disa skuadra, por në fund vendosi t’i bashkohej ekipit turk, Menemenspor. Selmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në Turqi dhe këtë fundjavë, bëri një ndeshje të shkëlqyer në fitoren kundër Istabul-spor. Paraqitja e tij, i siguroi një vend në formacionin më të mirë të javës. Nga të gjithë portierët në kampiona-tin turk, ishte Selmani ai që u zgjodh si gardiani më i mirë, një vlerësim serioz për portierin kuqezi. Selmani është grumbulluar me kombëtaren e Shqipërisë U-21, aty ku do të luajë përballë Anglisë U-21.

SUPERIORE

BASKETBOLL

PORTIERI

Gardiani ka bërë një performancë fantastike me SPAL, edhe Kumbulla me notë të lartë

Italianët nxisin tension në portën e Shqipërisë, i vënë Etrit Berishës

notë më të lartë se StrakoshësAdriatik BALLA

Disa prej lojtarëve krye-sorë të Kombëtares kuqezi luajnë në kam-pionatin italian, në Serie

A ose në B, por në të dy kategoritë kanë spikatur për qëndrueshmëri në performancë dhe kanë mundur të marrin ftesë nga tekniku Edi Reja. Është fakt i pamohueshëm që trajnerët italianë që drejtojnë skuadrën kombëtare kanë një qasje më dashamirëse ndaj futbollistëve që luajnë në kampionatin italian dhe kjo është e kuptueshme për shkak të taktikës që përdoret dhe përshtatjes së këtyre lojtarëve me skemat e trajnerit, gjë që ka ndod-hur me De Biazin, Panuçin por tani së fundmi edhe me Rejën. Ndër lo-jtarët që kanë spikatur kohët e fun-dit me performancën e tyre, është padyshim portieri Etrit Berisha. Kështu, portali “TuttoMercattoWeb” ka vendosur në ditën e sotme të bëjë një klasifikim të futbollistëve me mesataren më të lartë të notave në Serinë A. Pjesë e kësaj listë është edhe portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha. Gardiani i kuqezinjve renditet në vendin e 22-të, ndërsa nota mesatare e tij është 6.46. Berisha vendosi të nisë një aventurë të re në këtë sezon teksa u transferua te Spal nga Atalanta, megjithatë edhe siç për-shkruan media italiane, 30-vjeçari ka shkëlqyer dhe është treguar

monumental me ekipin e ri. “ Humbi duelin me Golinin te Atalanta dhe hoqi dorë nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, për të ristartuar edhe një herë me Spalin. Skuadra është më në vështirësi se kurrë, por kontributi i portierit shqiptar është i jashtëzakonshëm. Tregohet monumental në ndeshjen ndaj Ju-ventusit, ku ia doli të vlerësohej me notën 8”, shkruhej në përshkrimin e sezonit të Berishës deri në këto momente. Kështu, Berisha është një nga lojtarët kryesorë të Spal për objektivin e tyre sezonal, atë të qëndrimit në Serinë A. Kjo perfor-mancë e mirë dhe ky vlerësim i lartë janë bërë nxitje për rivalitetin e dy portierëve të Kombëtares në prag të dueleve të radhës së përfaqësueses ndaj Andorrës dhe Francës. Shan-set më të mëdha për aktivizim i ka

Strakosha, nisur nga fakti se tra-jneri Reja e sheh në projektin e tij të së ardhmes, pra për eliminatoret e ardhshme, por forma dhe vlerësimi i lartë për Berishën mund të nxisë rivalitet për formacionin titullar dhe është fakt që të dy e meritojnë.

Edhe Marash Kumbulla me notë të lartëNuk është vetëm Berisha që

ka marrë vlerësim të lartë në ana-lizën e kësaj faqeje, pasi një tjetër futbollist i Kombëtares e ka emrin në listë dhe madje me notë të lartë e të krahasueshme me gardianin kuqezi, por ai është në faqet e para të gazetave italiane si mbrojtës me cilësi të larta dhe që mund të jetë rival i denjë për De Ligt të Ju-ventusit. Kështu, po sipas portalit “TuttoMercattWeb” ka vendosur në ditën e sotme të bëjë një klasifikim

Ish-trajneri i Flamurtarit dhe Luftëtarit në Kategorinë Superi-ore, Gentian Mezani tashmë po kalon një periudhë të mirë në Superligën e Kosovës, teksa me Gjilanin e tij kryeson renditjen. Megjithatë, tekniku shfaqet me këmbë në tokë ndërsa në një prononcim për RTSH thekson se renditja duhet parë në fund pasi atëherë ka vlera dhe se objektivi i skuadrës fillimisht është pjesëmarrja në Kupat e Europës. Ndërkohë, nuk mungoi

edhe një mendim i Mezanit për superioren, teksa vlonjate beson se konkurrencë do të ketë deri në fund të kampionatit. Krye-simi me Gjilani? “Renditja për momentin është mirë por nuk ka vlerë tani, vlera e saj është në fund. Moralisht skuadra ndihet mirë, objektivi jonë janë kupat e Europës dhe do të mundohemi deri në fund për këtë objektiv. Transferimi i lojtarëve dhe tra-jnerëve nga Superiorja në Super-ligën e Kosovës? Nuk e them se

është bërë modë kjo e trajnerëve apo lojtarëve që transferohen në Kosovë, gjithçka është relative dhe çdo ekip bën zgjedhjen e vet dhe shikon trajnerin apo lojtarin që i duhet. Kategoria Superiore? Unë mendoj që është një kam-pionat disi i fortë dhe skuadrat janë aty-aty. Përveç Luftëtarit dhe Flamurtarit që kanë një dis-tancë me të tjerët, por të tjerat nga pikët duken shumë afër dhe mendoj se kjo do të vazhdojë deri në fund”, tha Mezani.

Trajneri/ Mezani kryeson në Kosovë: Gara është e gjatë, në fund bëhen llogaritë

Selmani sërish vlerësim të lartë në Turqi

Teuta 4 javë pa fitore, Shkëmbi ngre

zërin para grupit

të futbollistëve me mesataren më të lartë të notave në Serinë A. Në këtë listë nuk mund të mungonte një nga surprizat e sezonit në Serinë A, si mbrojtësi Marash Kumbulla. Vetëm 19-vjeçar dhe në sezonin debutues në elitën e futbollit italian, Kumbul-la ia ka dalë të kthehet në lider të repartit difensiv të Veronës, ashtu siç përshkruan edhe portali nga përtej Adriatikut. Në këtë renditje mbro-jtësi kuqezi renditet në vendin e 24, me një mesatare note prej 6.44 për ndeshje. Sakaq, në portalin italian theksohet edhe nuhatje e Shqipërisë për talentin, duke ia rrëmbyer nga duart të kaltërve. “ Lideri defensiv i një prej mbrojtjeve më të mira në Serinë A. Surprizues impakti i tij me kampionatin, duke pasur parasysh rolin e pakët në sezonin e kaluar. Ai ka bindur trajnerin Juriç që në stërvitjet e parasezonit dhe tashmë është shpërblyer. Shqipëria ka nu-hatur talentin e Kumbullës dhe ia ka marrë Italisë. Kështu, në 14 tetor bëri edhe debutimin me ngjyrat e Kombëtares”, ishte përshkrimi për sezonin e Kumbullës deri më këto momente. Mbrojtësi ka grumbulluar nëntë paraqitje në Serinë A, duke shënuar edhe një gol. Madje ai për-mendet në mediat italiane si lojtar me të ardhme të madhe dhe për të kanë shprehur interesim klubet elitë të futbollit italian si Juventusi, Milani, Lacio e Roma. Por për mo-mentin mbetet futbollist i Veronës.

Nëse skuadrat e basketbollit të Shqipërisë ende nuk kanë arritur një nivel të lartë në kompeticionet e FIBA-s, në Kosovë është një skuadër që bën diferencë dhe konkurron me dinjitet. Kështu, Prishtina mposhti në transfertë Apoelin 107:80 në xhiron e katërt të Grupit C në FIBA Europe Cup. “Plisat” ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes duke e humbur vetëm peri-udhën e dytë. Fitorja e rëndësishme e sotme, Prishtinën e çon në kuotën e gjashtë pikëve, me dy fitore e dy humbje. Ventspils i prin grupit me po aq pikë, por me një takim më pak të zhvilluar, atë me Bayreuthin që ka pesë në pozitën e tretë. Apoeli është i fundit me vetëm katër pikë. Dy vendet e para kalojnë më tej nga faza e grupeve.

Prishtina mposht Apoelin brenda në Qipro

Mesfushori/ Elis Bakaj në projektin e Dinamos bjelloruse, pritet lëvizja në merkato

Sulmuesi/ Vedat Muriqi dëmtohet, Kosovës i mungon “Bisha” përballë Çekisë

Page 22: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

22 GAZETA SOTE Mërkurë 13 Nëntor 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Chrissy Teigen: Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i uritur

Modelja Chrissy Teigen, është e njohur si bashkëshortja e yllit të “All of Me”, John Legend. Modeles dhe yllit televiziv së fundmi iu nda shpërblim për shfrytëzim të figurës së saj të shquar, për ndërgjegjësimin e njerëzve për fëmijët dhe familjet me të ardhura të ulëta. Në Baby2Baby, që u mbajt në Kaliforni, bashkëshorti i Chrissy, John Legend, ia dorëzoi shpërblimin “Giving Tree Award”, për përkushtimin e saj ndaj fëmijëve në nevojë. Ndërkohë, Baby2Baby është organizatë jo fitimpru-rëse, që merret me figurat e shquara për të theksuar misionin e organizatës për të ndihmuar ofrimin e gjërave themelore të domosdoshme për fëmijët, që jetojnë në varfëri. “Asnjë fëmijë

nuk duhet të jetë i uritur”, tha Chrissy gjatë fjalimit të saj me rastin e pranimit të shpërblimit. Momenti më i mahnitshëm i mbrëmjes erdhi pas ngjarjes gala, megjithatë kur Chrissy dhe John u kthyen në shtëpi, ajo menjëherë vendosi çmimin e saj të ri në një vend nderi, në raftin e trofeve në dhomën e ndenjes së çiftit. Katy Perry, Jessica Alba, Kate Hudson dhe Jennifer Garner janë vetëm disa nga yjet, që në mesin e shumë figurave të shquara dhuruan mijëra dollarë për këtë kauzë. Këtë ngjarje të rëndësishme e përmbylli këngëtarja e njohur amerikane, Paula Abdul, e cila performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme.

Fëmija dembel

Në një pasdite të ngrohtë gushti, koha fillon të përkeqësohet. Atë e bir ndodhen të dy në të njëjtin vend dhe babai shumë i shqetësuar për kohën i thotë të birit:

-Paskual, dil përjashta për të parë, nëse bie shi apo jo.

Fëmija akoma dhe më dembel, se i ati i përgjigjet:

-Baba, thërrit qenin që ndodhet përjashta dhe shiko nëse është lagur, apo jo.

Mësime dashurie

Një polic pyet një kolegun e tij të ri:

-Nëse je ulur në një stol në park dhe pranë teje është një vajzë tepër e bukur, çfarë do të bëje?

Dhe tjetri, që i përgjigjet sinqer-isht sesi do të vepronte:

-Do t’i blija një pako me patatina?Ndërsa shoku për ta mësuar i thotë:-Jo, duhet të afrosh buzët e tua

tek të sajat. Por, ajo do të të shtyj mën-janë, ju në këtë rast si do të vepronit?

Dhe tjetri tepër i qetë i përgjigjet:-Si, do të veproja. Tepër e thjeshtë

për mua, do të mblidhja patatinat e hedhura.

7 3 6 5 9

5 7 8

1 6

4 3 2

8 1

6 4 7

8 5

7 4 2

9 5 2 1 6

5 1 8 6

7 5 6

4

9 1 5 2

5 3 2 1

6 3 7 4

8

6 4 1

4 9 8 7

1

3 5 4 7

6 4 7 8

3 7 4 5

9 5 2 1

7 4 6 2

8 6 9 4

7 8 5 3

5

Amber Heard kërkon vlerësim të shëndetit

mendor për DeppSipas dokumenteve ligjore të

marra nga revista “The Blast”, Amber Heard, e cila u nda nga Johnny Depp në vitin 2016, po u kërkon gjykatave të detyrojnë aktorin të përfundojë një ekzaminim të shëndetit mendor ose një “vlerësim të pavarur mendor”, duke vënë në dyshim gjendjen e tij aktuale mendore. “Marrëdhënia e Johnny me realitetin lëkundet, në varësi të bashkëveprimit të tij me alkoolin dhe drogën. Ndërsa par-anoja e Johnny, mashtrimet dhe agresiviteti u rritën gjatë gjithë mar-rëdhënies sonë, po kështu ka edhe vetëdijen time për abuzimin e tij të vazhdueshëm me substancat”, shkroi Amber Heard në dokumentet e gjykatës. Ekipi i Depp është përg-jigjur ndaj kërkesës, duke paraqitur dokumente që insistojnë se kërkesa e Heard është ndërhyrje në privatësi.

1-Fije floku 2-Ngastër e mbjellë 3-Çikore 4-Pjesë, porcion 5-Profil metalik 6-Përemër vetor 7-Moçal 8-Patrioti Galica 9-Pjesë loje në vole-jboll 10-Tenori Tusha në inic 11-Një makinë metal-prerëse 13-Maksi, shkrimtar dhe piktor 14-Gradë e ulët ushtarake 16-Njëlloj si zakone apo vese 17-Fjalë që tregon prejardhjen e një lajmi 18-Gjykatës turk 20-Aparate të fuqishme zbulimi të objekteve 21-Një fshat shumë afër Tiranës në rrugën që shkon për në Elbasan 22-Shkojmë 23-Një fshat i thellë malor në Veri të Tiranës 24-Veqilharxhi, mendimtar, iluminist i shkollës shqipe 25-Fshehtas 26-Model i një vepre në miniaturë 27-Ro-mani”...e Forsajteve” nga nobelisti Xhon Gorsuorth, një triologji 29-Jo i vërtetë, jo real 30-Goli në stadiumin e Juventusit 31-Një vullkan në Itali 33-Nganjëherë ai mbetet jetim 34-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente 35-Çdo ligj e ka një të tillë 36-Dybala, futbollist argjentinas luan me Juven, në inic 37-Simboli kimik i Nikelit...

1-I ngjan dushkut, me trung të trashë e plot të çara 4-Është planet që rrotullohet rreth diellit 7-Lloj kapelje me strehë 12-Organizatë terroriste në Ir-landë 13-Shtëpi përdhese me oborr përpara 14-Janë motrat e nënës 15-Shkollë fetare për besimtarët myslimanë 17-Dëftesë dore që vërteton marrjen e parave 18-Kristaqi, piktor i lauruar në inic 19-Veprim djallëzor për të mashtruar 20-Lëvizje e rregullt që bëhet e njëtrajtshme 21-Tomasi, shkrimtar amerikan 22-...Juvara te filmi italian “Gruaja më e bukur” 23-Janë konstruksione për ndërtim 24-Lakuriq 25-Është objekt kulti i besimtarëve bektashianë 26-...Shtylla, ish kryetar i Kuvendit popullor në vitet 1958-1963 27-Piktori i merituar Shijaku 28-Tani, siç i thonë nga Elbasani 30-Ish futbollisti spanjoll Gonzales 32-Ndërmarrje industriale 33-Fukara 34-Vijë e zgjatur e kufizuar nga dy pika anash 36-Ata duhet të ulen dhe të bisedojnë 37-Ajo mund të jetë edhe protestë 38-...Hsio Pin, ish udhëheqës kinez 39-Njeri që ndjen kënaqësi kur i bën keq një tjetri, i keq mizor 40-Krahinat, tokat, trevat 41-Këngëtarja me ngjyrë Terner

Page 23: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

GAZETA SOT E Mërkurë 13 Nëntor 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntor

E mërkura është dita ide-ale sa i takon kontakteve. Do të keni një sqarim me një person, që ju ka lënduar. Në punë sot do të ketë momente vërtetë me fat.

23 shtator-22 tetor

Kjo ditë do të jetë mjaft e bukur, në raport me jashtë. Bëni kujdes veç me tensionet në dashuri. Përgjithësisht do të jenë orë mjaft pozitive në raport me të tjerët.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Dita do të nisë mirë, do të keni motive dhe interesa që do ju shtyjnë përpara. Do të jeni të karikuar me energji, ndaj përfitoni për të vënë rregull në punë.

Gjatë kësaj të mërkure, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Për shkak të ndikimit të kundërt të Venusit, mund të largoni nga vetja një person të afërt.

Më në fund do të jeni më të qetë dhe plot me energji pozitive, pas orëve të mbush-ura me probleme. Bëni kujdes me paratë, pasi në këtë periud-hë parashikohen shpenzime.

Demi

Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Nëntori do të jetë një muaj intensiv, në sajë të pranisë së Venusit në shenjën tuaj.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Hëna do të ketë ndikim pozitiv tek të lindurit e kësaj shenje. Nëse vini nga një peri-udhë e mbushur me polemika, ndryshoni sjellje këtë ditë. Bëni kujdes me shëndetin.

Do të ndiheni mjaft me fat, për shkak të energjisë që do të ndjeni. Sa i takon ndjenjave, ditën e sotme bëni mirë që të mos merrni vendime para fundit të muajit.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majEmocionet e forta që

do të lindin në këto ditë, mund të dhurojnë një dashuri të madhe. Yjet favorizojnë sferën sentimentale, ku do të investoni shumë.

Telefoni Galaxy S11, vjen me ekran SAMOLED

Parashikohen momente nervozizmi dhe tensione lid-hur me një sjellje tejet kritike. Kujdes maksimal duhet në raport me të tjerët gjatë orëve në vijim.

Horizontal

Ka shumë mundësira për të shfrytëzuar. Mirëpo mos u mundoni, që të reagoni ndaj çdo ngacmimi. Në dashuri, mund të ketë avantazhe, nëse nuk i jetoni situatat me ankth.

Projektet profesionale nuk do të jenë në maksimumin e tyre, ndërkohë që dashuria është në rritje. Por dhe në familje këtë ditë do të ketë shumë mirëkuptim.

Samsung ka qenë një udhëheqës në shitjet e telefonave celular, por edhe i pakrahasueshëm në ekrane. Por Sam-sung sapo ka patentuar teknologjinë e ekranit SAMOLED, i cili duhet të debutojë në telefonat Samsung Galaxy S11 ose Fold 2. Duhet theksuar se kjo nuk është aspak një teknologji super AMOLED, që ishte aktuale disa vjet më parë, kjo është diçka krejtësisht e re. Këta telefona, ose të paktën Galaxy S11, pritet të debutojnë gjatë muajit shkurt në Barcelonë. Sigurisht, është logjike të pritet që teknologjia SAMOLED do të japë cilësi edhe më të mirë të ekranit dhe do të zëvendëso-jë llojin aktual të ekranit Dynamic AMOLED, në telefonat Samsung.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Zvicër, ora shitet në ankand 31 milionë dollarë

1- Kryeqytet europiano-jugor 6-Element kimik, përbëhet nga azoti dhe hidrogjeni, hyn në përbërjen e shumë kripërave 7-Tip automjeti i vogël transporti polak 8-Notë në pentagram 9-Ushtria ruse 10-Arixhi 11-Shkretëtirë e mad-he në Mongoli 12-Zonja nga qyteti 16-Janë ku-jdestare fëmijësh, shumës 17-Është kryeqyteti i Arabisë Saudite 18-Fshat i thellë malor në Veri të Tiranës 19-Sëbashku 20-Ndryshe për mbledhjen 22-Aktorja Papapavli në inic 23-I vogli i gomaricës 24-Gazernat italiane 25-Venë gjaku 26-Sinjal i koduar për ndërhyrje emerg-jente 27-Mbishkrim në varr 29-Figurë te gurët e shahut 30-Musliu, specialist dhe kryeinxhin-ier në ndërtimin e hidrocentraleve31-Fortesë 32-Dashuri e pastër dhe e sinqertë 33-E ther-rësin ndryshe këngëtaren Veronika Çikone 35-Kush e ka atë i ecën 36-E fillon nga e para 37-Trupat ndërkombëtarë 38-Kafshë ose bimë parahistorike të ngurtësuara 39-Hyrja në Itali 40-Ish sallë kumari pa të fundit 41-Agjencia e lajmeve greke 42-Një hotel në mes të Tiranës 43-Fshat shumë afër Tiranës...

1-Është lëndë djegëse 2-Lumi...Darja në Mesapotami të Irakut 3-Copë për rroba pune 4-Rita, ish këngëtare në inic 5-Përgjumët, e zë gjumi me hope 8-Aparaturë elekronike që zëvendëson punën e njeriut 10-Kolosi i ... një ishull grek që njihet si një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër 11-Ulje mbi gjunjë 12-Bashkëpr-onare 13-Poli, i ngatërruar 14-Kulare që i vihet qenve në qafë kur janë në qerre 15-Dara, poet arbëresh në inic 16-Ish aktori elbasanas Hyskja 18-Dorështrënguar 20-Lumi që kalon për në Fier 21-Virna, aktore italiane 23-Vrasës, barbar, i pamërshirshëm 24-Lartësira mes Palestinës dhe Izraelit 25-Çitjane, brekushe apo... që veshin gratë çame 26-Magazinë e madhe drithi, hangar ose... 28-Sheshi i shtangës të ngritësit të peshave 29-Specialisti i sigurimeve shoqërore Kepi 31-Një fshat i Vlorës 32-Vakt ngrënie i besimtarëve myslimanë që agjërojnë 33-Emri i mëparshëm i Egjiptit 34-Pjesëtar 36-Një ngjyrë 38-Lumë në Veri, degë e lumit Drin 39-Gjika e skenës 40-Ish shahisti rus kampion Kasparov në inic 41-Hu-moristi anglez Atkinson në inic...

Një orë në Zvicër u shit për 31 milionë dollarë. Kjo ndodhi gjatë një ankandi bamirësie, që u zhvillua së fundmi, ku ora e markës “Patek Philippe” u shit me shumën marra-mendëse prej 31 milionë do-llarësh në Christie. Ajo është një nga orët më komplekse të krijuara ndonjëherë. Ora e markës luksoze zvicerane u ble nga një person anonim. Ora “Patek Philippe” pritej të shitej për 2 milionë paund, por theu rekordin e mëpar-shëm prej 13.5 milionë paund të vendosur nga një “Rolex Daytona”, në pronësi të yllit të Hollywood, Paul Newman, që u shit në vitin 2017.

Page 24: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 …...C MYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: gazetasot@yahoo.com E Mërkurë

GAZETA SOT24 E Mërkurë 13 Nëntor 2019

3,4,7,11,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Fiorentina është në krizë rezultatesh dhe pavarësisht se loja ka qenë e mirë në shu-

micën e ndeshjeve, mungesa e pikëve që ishin objektiv për këtë fazë e bën stafin teknik të ekspozohet ndaj një shkarkimi dhe trajneri Vincenzo Montela duket se i ka orët e numëruara në krye të “vjollcave”. Sikurse shkru-ajnë mediat sportive italiane, humbja e fundit ndaj Kaliarit me rezultatin 5-2 duket se i rëndon së tepërmi pozitat në pankinën e Fiorentinës për trajnerin Vincenzo Montela. Edhe pse drejtuesit kanë pohuar pas sfidës se tekniku do të vazhdojë të drejtojë skuadrën vjollcë, zërat e fun-dit që qarkullojnë në media flasin për një tjetër skenar. Në fakt burime pranë klubit bëjnë me dije se Montela rrezikon shkarkimin dhe diçka e tillë vërtetohet edhe nga fakti që kanë nisur të qarkullojnë emrat që mund të zënë vendin e tij. Me tepër në Firence duket se pëlqehet Luçiano Spaleti. Ish-trajneri i Interit është ende nën kon-

DEKLARATA/ Mërfi: Van Dajk e meriton para

Mesit “Topin e Artë”

MBROJTËSI Do të bëhet apo jo mbrojtësi më i mirë në botë holandezi Matijas De Ligt? Kjo është një pyetje që shtrohet në kampin e Juventusit por edhe në panelin e analistëve dhe opinion-istëve sportivë, që shohin tek mbro-jtësi bardhezi tiparet e një lojtari të ngjashëm me Franz Bekenbauer. Ndërkohë, për ish-trajnerin e lojtarit nuk ka dyshime, pasi ai thotë se De Ligt do të bëhet numri një në botë në rolin e tij. Kështu, trajneri i Ajaksit, Erik ten Hag, beson që Mathijs de

Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë. De Ligt u transferua nga Ajaksi te Juventusi gjatë afatit veror për 75 milionë euro dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të hyjë në formacionin e parë. Ten Hag ka thënë se gjithmonë e ndjek holandezin dhe beson që në të ardhmen do të arrijë të bëhet mbrojtësi numër një. “Jam krenar për gjërat që ka arritur në një kohë të shkurtër te Juventusi dhe besoj që do të vazhdojë kështu. Nuk e di nëse De Ligt ka treguar 60-80%

të potencialit, por jemi duke folur për një ndër mbrojtësit më të mirë në Evropë dhe nuk kam dyshim që së shpejti do të jetë numër një në këtë pozitë”, deklaroi ai. De Ligt me Juventusin vazhdojnë me formën e shkëlqyer pasi janë bërë klubi i vetëm në pesë ligat më të mëdha evropiane që nuk ka humbje. De Ligt ka mun-dur të shënojë një gol në këtë sezon, por besohet se ka ende shumë për të dhënë jo vetëm në Serie A, por edhe në UEFA Champions League.

LIVERPULI LËVIZJA SULMUESI

Benzema më rezultativ se Mesi dhe Ronaldo

S’ka akord, Florenzi përgatit largimin nga Roma

Edhe pse për momentin është një lojtar shumë i rëndë-sishëm për trajnerin Jurgen Klop i cili i beson eksperiencës së tij dhe e aktivizon shpesh nga stoli, e ardhmja e James Milner duket larg Liverpulit. Kjo jo për dëshirën e lojtarit i cili është i gatshëm ta mbyllë karrierën te The Reds. Mosha e tij përbën problem pasi në 4 janar Milner do të mbushë 34-vjeç dhe duke qenë se është në skadencë kontrate me Liverpulin, drejtuesit e klubit nga “Anfield Road” nuk i kanë ofruar kontratë të re pikërisht për shkak të moshës së madhe dhe për këtë arsye

Futbollisti i Romës, Ale-sandro Florenzi, pritet të larg-ohet nga skuadra verdhekuqe, pasi nuk është i kënaqur me aktivizimin e paktë. “Gazzet-ta dello Sport” shkruan se Florenzi ka kërkuar largimin nga Roma gjatë janarit dhe interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shprehur Interi, Fiorentina, Sampdo-ria dhe Kaliari. 28-vjeçari, këtë edicion është kapiten i Romës kurse deri më tani ka regjistruar nëntë paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kon-tratë me Romën deri në vitin 2023. Florenzi ka edhe 34 paraqitje me Përfaqësuesen

Që prej largimit të Ronal-dos nga Real Madridi më 2018, Karim Benzema është duke shkëlqyer para portës. Ai i shë-noi 30 gola sezonin e kaluar, menjëherë pas largimit të Ron-aldos, dhe e ka nisur sezonin e ri 2019/20 po aq mirë. Sul-muesi francez ka shënuar 11 gola në të gjitha garat në këtë fillim sezon, në përpjekje për ta barazuar numrin e golave të shënuar sezonin e kaluar. Që prej largimit të Ronaldos, vetëm tre lojtarë në Evropë kanë shënuar më shumë gola se Benzema: Robert Levando-vski (63 gola), Lionel Mesi (60) dhe Kilian Mbape (47). Por 41

Milner mund të nisë që tani të dëgjojë ofertat sidomos ato që vinë nga ish-skuadra e tij Lids, që këtë sezon synon rikthimin në Premier League.

golat e Benzemasë janë shën-uar nga vetëm 97 goditje, apo 2.3 goditje për ndeshje, më pak se Mesi (2.5), Luis Suarez (2.8) dhe Kristiano (3.2).

tratë më zikaltrit, por një marrëveshje e mundshme me Fiorentinën do të ishte një lehtësim edhe për arkën e klubit nga Milano, që vazh-don ta paguajë teknikun. Për momentin duken vetëm zëra, por në rast se Montela nuk e kthen skuadrën te rezultatet pozitive, atëherë aventura e tij te Fiorentina pritet të mbarojë shpejtë. Ndërkohë që në pankinën e Fiorentinës po priten ndryshime, si pa-sojë e rezultateve të mun-guara, në gjirin e klubeve të rëndësishme të Serisë A po përgatisin që tani listat e lojtarëve që do të blejnë në

Krizë në pankinat italiane, Montela dështon me Fiorentinën, pritet të zëvendësohet nga Spaleti

muajin janar, pra në afatin kalimtar dimëror. Një nga skuadrat që do të bëjë blerje të rëndësishme është Milani, lëvizje që i ka paralajmëruar që tani. Milani po vuan të gje-jë rrugën e rrjetës dhe kjo u evidentua qartë edhe mbrëm-jen e të dielës në ndeshjen ndaj Juventusit, në Torino. Sulmuesi kryesor i kuqezin-jve, Piatek është në krizë dhe gabon edhe rastet më të mira, ndërsa portugezi Leao nuk ka eksperiencën e duhur për t’u bërë lider. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit po punojnë për të sjellë në janar një futbollist me shumë eksperi-

Fiorentina nuk ka pasur ecurinë që prisnin të gjithë, kështu që Montela i ka orët e numëruara në pankinën e kësaj skuadre. Spaleti është tek dera

e Italisë kurse pjesë e Romës është verës së vitit 2012 kur u transferua nga Krotone. Kartoni i Florenzit, vlerëso-het rreth 25 mln euro.

encë në repartin e avancuar. Emri i parë që josh drejtuesit kuqezinj, është ai i suedezit Zlatan Ibrahimoviç. Ky i fundit është një lojtar i lirë dhe ka dëshirë të rikthehet si protagonist në Europë, por përveç kuqezinjve, kërkohet edhe nga skuadra të tjera italiane e spanjolle, ndaj te Milani duhet ta bindin me pagën që do t’i ofrojnë. Një tjetër emër që pëlqehet në “Milanello”, është edhe ai i kroatit të Juventusit, Mario Mandzukiç, që nuk bën pjesë në planet e Sarrit dhe është gati të largohet nga Torino në momentin e parë që do të hapet merkatoja. Megjithatë për kroatin, duhet mposhtur konkurrenca e Mançester Ju-najtid, që kërkon prej kohësh sulmuesin dhe ka avancuar në bisedimet për transfer-imin e tij. Përveç kësaj, du-het paguar edhe një shifër modeste prej 5 milionë eurosh në arkat e Juventusit. Emri i fundit është ai i belgut të Napolit, Dries Mertens, që ka refuzuar rinovimin e kontratës me “të kaltrit” dhe De Laurent-is synon ta shesë në janar, për të mos e humbur me paramet-ra zero në verën e ardhshme.

Milner i pakënaqur, mund të kthehet tek Junajtid

Ten Hag: De Ligt do të bëhet më i miri në botë

Mesi, Ronaldo apo Van Dajk? Kjo është pyetja që sht-rohet tani me afrimin e datës së dhënies së “Topit të Artë”. Por në krah të holandezit del një ish-futbollist anglez. Kusht, ish-lojtari i Liverpulit, Deni Mërfi ka thënë se mbrojtësi i Liverpulit, Virgjil van Dajk e meriton “Topin e Artë” më shumë se ylli i Barcelonës, Li-onel Mesi. Futbollisti holandez fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga UEFA, ndërsa argjentinasi fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA. Përveç këtyre të dyve, kandi-dat për të fituar Topin e Artë është ylli i Juventusit, Kristiano

Ronaldo. Mërfi ka thënë se holandezi duhet të fitojë pasi ka pasur një rëndësi të madhe te klubi dhe lojtarët. “Për mua, fituesi është Virgjil Van Dijk. Besoj që ka pasur rëndësi të madhe në Liverpul. Është lider dhe ka rëndësi të madhe për ndeshjet e tjera. Kur e sheh që je kundërshtar me lojtarët më të mirë në botë, duhet të kuptosh se Van Dijk e meriton. Mesi nuk arriti t’i ndihmojë klubit të fitojë Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai. Van Dajk me Liverpulin është i pamposhtur në kampionatin anglez, derisa Mesi me Barce-lonën është gjithashtu lider në kampionatin spanjoll.