35
MBROJTJA REZIDENCIALE- INSTITUCIONALE E FËMIJËVE DHE TË RRITURVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA MENDORE DHE E PERSONAVE TË MOSHUAR PA PËRKUJDESJE FAMILJARE NË KOSOVË PREZANTUES: QAZIM GASHI UDHËHEQËS I DIVIZIONIT TË AFTËSISË SË KUFIZUAR DHE PERSONAVE TË MOSHUAR NË MPMS

SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

MBROJTJA REZIDENCIALE-

INSTITUCIONALE E FËMIJËVE DHE TË

RRITURVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

MENDORE DHE E PERSONAVE TË

MOSHUAR PA PËRKUJDESJE FAMILJARE

NË KOSOVË

PREZANTUES:

QAZIM GASHI

UDHËHEQËS I DIVIZIONIT TË AFTËSISË SË KUFIZUAR DHE PERSONAVE TË

MOSHUAR NË MPMS

Page 2: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Përmbajtja:

1. Roli dhe rëndësia e Qendrës për Punë Sociale (QPS-ja)

2. Mbrojtja rezidenciale-institucionale për fëmijët dhe të rriturit me

aftësi të kufizuara mendore-ngecje në zhvillim mendor në nivelin

qendror dhe atë komunal

3. Mbrojtja rezidenciale-institucionale për personat e moshuar dhe pa

përkujdesje familjare në nivelin qendror dhe atë komunal

4. Shërbimet e bazuara në komunitet-shtëpi për fëmijët të rriturit me

aftësi të kufizuara dhe për personat e moshuar

5. Roli i organizatave joqeveritare dhe sektori privat

Page 3: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Roli dhe rëndësia e Qendrës për

Punë Sociale (QPS-ja)

Qendra për Punë Sociale (QPS-ja) është institucion publik-profesional i cili fushë-veprimtarin e vet e zhvillon në kuadër të komunës.

QPS-ja që nga viti 2009 menaxhohet nga niveli komunal-komuna dhe është kompetente për mbrojtje të qytetarëve në nevojë sociale pa dallim.

Page 4: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Qendra për Punë Sociale vepron në rastet të paraqitura si në vijim, si p.sh. kur:

Një fëmijë është pa përkujdesje prindërore

Ёshtë delikuent i mitur

Ёshtë fëmijë me sjellje asociale

Është fëmijë i dalë nga familja me marrëdhënie të çrregulluara familjare

Person në moshë të shtyrë

Person me sëmundje trupore ose me aftësi të kufizuara fizike, mendore

Në rrezik nga shfrytëzimi-abuzimi dhe shumë raste tjera që një qytetar bie në nevojë sociale

Page 5: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Nga të gjithë këto që u përmenden e që janë punë zyrtare

dhe obligim i QPS-së dhe i Organit të kujdestarisë,që të

bëjn punën e tyre profesionale, ne do të ndalemi vetëm

në çështjet që aktualisht i kemi të përbashkëta me QPS-të

e kjo është trajtimi i fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të

kufizuar dhe personat e moshuar.

Page 6: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Mbrojtja rezidenciale-institucionale për

personat e rritur me aftësi të kufizuar

mendore dhe mbrojtja e fëmijëve të

braktisur dhe me aftësi të kufizuara

Përgjegjësia e nivelit qendror

Instituti Special në Shtime

Në vijim prezantojmë strukturën organizative dhe

shërbimet që ofrohen në këtë objekt për personat me

aftësi të kufizuara mendore:

Page 7: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

MPMS

Shërbimi i Administratës

Shërbimi Shëndetësor

Shërbimi Teknik

Shërbimi I Kuzhinë

Shërbimi Social

(1) Drejtori

(1) Zyrtar i

Personelit

(1) Zyrtar i Financave

(1) Zyrtar i Paras së Imët (1) depoist

(1) Mjek

(1) Kryeinfermier

(6) Infermier pergj. (6) Infermier (1) Teknik i Laboratorit (1) Teknik i

Farmacis (25) Ndihmes Mjeksor (1) Berber/Frizer

(1) Shef i Shërbimit

(1) Agjustator

(1) Moler (2) Vozitës (4) Gardë (4) Rrobalarës

(1) Shef i Shërbimit (4) Kuzhinier

(2) Ndihmës Kuzhinier (2) Enëlarës - Servues (1) Mirëmbajtës

(1) Shef i Shërbimit (1) Teknik i

Bujqësisë (1) Terapeut Profesional (1) Instruktor Artizanati (1) Instruktor për

Rrobaqepje (1) Instruktor i Zdrukthtarisë

DPSF - DAKPM

ISSH

Femra: 40 Meshkuj: 36

Staf gjithsej: 76 Klient gjithsej: 62

Jasht Kosovës: 23

Page 8: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Procedurat, aktivitetet dhe

përgjegjësit për pranim të rasteve

të reja në këtë formë të mbrojtjes

E tërë puna, për t’i përmbaruar procedurat, pasi një i rast referohet

apo i drejtohet QPS-së në komunë është e bazuar në Udhëzimin

administrativ nr.11/2014.

Qendra për punë sociale, gjegjësisht menaxheri i rastit është ai që e

konstaton gjendjen e rastit apo personit me aftësi të kufizuara, se

për çfarë shërbimi ka nevojë.

Page 9: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Nëse menaxheri i rastit e konstaton se rasti i referuar apo i paraqitur në QPS, ka nevojë për përkujdesje rezidenciale, atëherë ai vepron

në përputhshmëri me udhëzimin e cekur më lart.

Fillimisht e përgatit anamnezën sociale duke i prezantuar të dhënat e vërtetuara në teren, gjithnjë duke e prezantuar gjendjen reale,

dhe lëndës i bashkangjiten edhe këto dokumente:

Letërnjoftimin

Certifikatën e lindjes.

Certifikatën nga mjeku specialist, se rasti nuk ka sëmundje infektive

Mendimin profesional prej tre specialisteve, nga repartet e

psikiatrisë, ku është bërë ekzaminim i mirëfilltë profesional, duke iu

caktuar diagnoza e saktë e rastit.

Caktimi i kujdestarit ligjor.

Aktvendimi i gjykatës kompetente, se rastit i është hequr zotësia e

veprimit.

Page 10: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Certifikata e gjendjes ekonomike.

Dëshmi ligjore për përcaktimin e personit që do të menaxhoj me patundshmëri të rastit.

Certifikata e gjendjes familjare dhe dy foto.

Në këto raste QPS-ja i drejtohet zyrtarisht me kërkesë dhe lëndë të kompletuar në origjinal DAKPM-së

Në afatin ligjor komisioni e shqyrton lëndën dhe i drejtohet Udhëheqësit të DAKPM me propozim konkret.

Sipas propozimit DAKPM, lëshon vendim valid, në raste kur vendimi është pozitiv, njoftohet QPS-ja dhe kjo e fundit i përmbaron procedurat e vendosjes.

Page 11: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Shtëpia e Fëmijëve në Shtime

Shtëpia e fëmijëve është e funksionalizuar që nga viti 2002 dhe

vepron e pa varur, duke ofruar shërbime 24 për fëmijët e braktisur,

pa përkujdesje prindërore dhe me aftësi të kufizuara.

Kjo shtëpi edhe tani pas decentralizmit të të gjitha shtëpive tjera të

komunitetit, do të menaxhohet nga niveli qendror, pasi është e

vetmja ne Kosovë, që ofron këtë mbrojtje, për këtë kategori.

Në vijim prezantojmë stafin dhe numrin e klientëve në këtë shtëpi:

Page 12: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

MPMS

DPSF/DAKPM

SH. e Fëmijëve

(1) Menaxher (3) Infermier (6) Ndihmës Infermier

Staf gjithsej: 10

Fëmijë: 10

Page 13: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Mbrojtja rezidenciale-institucionale

për persona të moshuar dhe pa

përkujdesje familjare Menaxhimi nga niveli qendror

Kjo formë e mbrojtjes 24 orë për këtë komunitet, organizohet dhe realizohet në SHPMPF në Prishtinë.

Në vazhdim prezantojmë strukturën organizative të stafit punues, në

kuadër të këtij institucioni:

Page 14: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

MPMS

Shërbimi i Administratës

Shërbimi Social Sherbimi

Shëndetësor Shërbimi i

Kuzhinës Shërbimi Teknik

(1) Drejtor (1) Zyrtar i Personelit (1) Zyrtar për Financa

(1) Zyrtar i Paras së

Imët (2) Depoist

(1) Shefi i Sherbimit Social (1) Zyrtar i Shërbimeve Sociale

(1) Psikolog (3) Terapeut të Punes (1) Terapeut shëndetësor

(1) Mjeku (1) Stomatolugu (1) Kryeinfermier (2) Teknik i

Fizioterapisë (1) Teknik i Farmacisë (1) Teknik i Dhëmbëve (1) Teknik Sanitar

(8) Infermier (17) Ndihmës Infermier (1) Rroba Larës (1) Berber/Frizer

(1) Mirëmbajtës

(1) Shef i Kuzhinës (3) Gjellbërës (3) Servues Ushqimi (1) Mirëmbajtës

(1) Shtëpiak (1) Elekticist

DPSF - DAKPM

SHPMF-Prishtinë

Meshkuj 17 Femëra 42

Gjithsej: 59 Klient: 73

Page 15: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Procedurat dhe aktivitet që QPS-ja, duhet t’i përmbaroj në

momentin kur një i moshuar i drejtohet këtij institucioni, apo bëhet

referimi i tij, e tëra kjo bëhet në përputhshmëri të plotë me

udhëzimin administrativ nr.10/2014

Një i moshuar mundet t’i marr shërbimet 24 orë në SHPMPF në

Prishtinë, nëse zyrtari social i QPS-së, e konstaton se janë të

plotësuara kriteret si në vijim:

a) Të jetë banor i përhershëm i Republikës së Kosovës.

b) Të jetë në moshë mbi 65 vjet.

c) Të mos ketë pasardhës-fëmijë biologjik apo të birësuar.

d) Vendosja (strehimi) nuk pengohet nëse i moshuari në gjendje të nevojës sociale, ka vajzë e cila është e martuar, por duhet lënda ta ketë një deklaratë të vajzës.

e) Të jetë në gjendje të mirë me shëndet mendor.

f) Të mos ketë sëmundje ngjitëse dhe

g) Nëse të moshuarit i është marr zotësia e veprimit ligjërisht, duhet të merret pëlqimi i kujdestarit ligjor.

Page 16: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Komisioni në përbërje prej tre anëtarëve(zyrtari i DAKPM, zyrtari i

punës sociale të institucionit dhe mjeku i institucionit), në afat kohor

të caktuar sipas udhëzimit, shqyrtojnë kërkesën dhe me propozim

konkret i drejtohen udhëheqësit të DAKPM-së për nxjerrje të

vendimit zyrtar.

Kur vendimi është pozitiv, i dërgohet në kopje QPS-së, kjo e fundit e

përgatit të moshuarin për vendosje.

Me rastin e vendosjes ,lidhet marrëveshja reciproke në mes SHPMPF-

së në Prishtinë dhe QPS-së përkatëse ,ku janë të përcaktuara obligimet reciproke.

Page 17: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

MBROJTJA REZIDENCIALE-INSTITUCIPNALE

PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

DHE PERSONA TE MOSHUAR, NË SHTËPITE E

KOMUNITETIT TË SHTRIRA NË KOMUNA

Decentralizimi i shërbimeve rezidenciale-institucionale ka filluar të

jetësohet që nga korriku i vitit 2014,fillimisht me shtëpinë e komunitet

në Skenderaj,për të moshuar dhe në Graqanicë,për aftësinë e

kufizuar.

Kurse që nga 01 janari i këtij viti(2016) është bërë decentralizimi

edhe i të gjitha shtëpive tjera të shtrira në komuna të Kosovës.

Ky decentralizim është bërë duke u aprovuar dhe firmosur

marrëveshja e mirëkuptimit në mes kompetentëve të MPMS-së dhe

atyre të komunave.

Page 18: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Obligimet reciproke sipas marrëveshjeve të

nënshkruara janë;

MPMS-ja, është përgjegjëse për hartimin e infrastrukturës ligjore lidhur me mbrojtjen e këtyre kategorive në gjendje të nevojës sociale.

MPMS-ja, harton politikat dhe bënë përgatitjen e planeve për avancim të shërbimeve si për ato në mbrojtje rezidenciale, në qëndrim ditor dhe në shtëpi.

Monitoron dhe inspekton shërbimet që ofrohen në të gjitha këto forma.

Shqyrton raportet vjetore të drejtorive gjegjëse komunale.

Page 19: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Miraton themelimin e shtëpive rezidenciale, apo të qendrave ditore

për ofrimin e shërbimeve sociale dhe bënë mbikëqyrjen e tyre.

Harton dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OJQ-të që

kanë zbatim në nivelin kombëtar dhe realizon monitorimin e

kualitetit të shërbimeve sociale.

Menaxhon bazën e të dhënave për shërbimet rezidenciale-

institucionale në nivelin qendror.

Do të kërkoj nga komuna-gjegjësisht nga drejtorati përkatës i komunës që të ofroj minimumin e standardeve të shërbimeve rezidenciale-institucionale.

Page 20: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Në rrethana të veçanta kur komuna ose ndonjë subjekt tjetër që

ofron shërbime rezidenciale nuk i përmbush kriteret në mënyrë të

vazhdueshme në përputhshmëri me standardet minimale, atëherë

kjo e fundit mund t’i marrë obligimet për menaxhimin e shërbimeve,

për aq kohë sa është e nevojshme.

Nga komunat ,gjegjësisht drejtoria përgjegjëse do të kërkohet që të raportoj njëherë në vit për ecurinë e punëve në shtëpitë e

komunitetit.

Page 21: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Përgjegjësit e komunës sipas marrëveshjes së

mirëkuptimit

Komuna është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve dhe për

përkujdesje 24 orë për klientët, qoftë ata me aftësi të kufizuara qoftë

ata të moshuar, të strehuar në shtëpit brenda komunës.

Buxheti i planifikuar dhe i bartur nga MPMS-ja, nuk mund të përdorët

në asnjë rrethanë për qëllime tjera.

Komuna e ka të drejtën sipas mundësive që ta rritë buxhetin, për

këtë formë të mbrojtjes, nga të hyrat vetanake.

Secila shtëpi, pas decentralizmit duhet ta këtë kodin e vet të

shpenzimit të buxhetit.

Page 22: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Komuna menaxhon asetet (pasurit) ekzistuese të shtëpisë së

komunitetit si dhe stafin e shtëpisë, kurse menaxheri do të këtë

përgjegjësi direke për ofrim të shërbimeve sa më cilësore për klientët

dhe do të menaxhoj me staf brenda shtëpisë.

Drejtorati përgjegjës i komunës në bashkëpunim direkt me

menaxherin e shtëpisë, përgatit planin e punës për ofrimin e

shërbimeve rezidenciale ,bazuar në programin e shërbimeve të

identifikuara nga MPMS-ja në përputhshmëri me standardet minimale të hartuar dhe caktuara nga MPMS-ja.

Drejtorati në çdo fund viti, dorëzon një kopje të raportit vjetor të

punës për shtëpinë e komunitetit,për nevoja të MPMS-së

Po ashtu ky drejtorat në çdo tre muaj, ofron strukturën nacionale , gjinore dhe numrin e klientëve për nevoja të MPMS-së dhe Entit

Statistikor të Kosovës.

Page 23: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Stafi i shtëpisë dhe i drejtoratit përgjegjës, merr pjesë aktive në trajnimet që ofrohen dhe organizohen nga MPMS-ja, me qellim të avancimit të shërbimeve rezidenciale.

Respekton ligjet, udhëzimet, rregulloret dhe procedurat e përcaktuara nga MPMS-ja

Bënë vendosjen e rasteve të reja në përputhshmëri të plotë me udhëzimet administrative nr. 10/2014 dhe nr.11/2014

QPS-të e komunave përgatitin dokumentacionin për vendosje të rasteve të reja, dhe lënden ia dorëzojnë drejtoratit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale të komunës.

Derisa komunat e regjionit nuk do të kenë shtëpi të komunitetit për mbrojtje të këtyre kategorive, kërkesat e QPS-ve të tyre i dërgohen drejtoratit, ku është shtëpia në regjion dhe nëse ka kapacitet(shtretër të lirë) e bëjnë vendosjen e tyre.

Page 24: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Drejtorati për shëndetësi dhe mirë qenie sociale pranon kërkesat

duke respektuar dispozitat(kriteret) e udhëzimeve administrative të

cekura më lartë në tekst.

Në kuadër të drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale,

themelohet komisioni për shqyrtim të kërkesave i cili do të jetë me

këtë përbërje.

1. Një zyrtar i Drejtoratit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale

2. Një mjek nga qendra e mjekësore e komunës dhe

3. Një zyrtar nga Shtëpia e komunitetit, qoftë për aftësinë e kufizuar qoftë

për të moshuarit.

Page 25: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Pas shqyrtimit të kërkesave, procedurat janë të njëjta, ashtu si i

prezantuam për nivelin qendror, vetëm tani drejtori i drejtoratit

përkatës e lëshon vendimin valid.

Ky drejtorat e ka për obligim, varësisht nga propozimi që e bënë

QPS-ja për klientët me qëndrim të përkohshëm, ta bëj vazhdimin e

qëndrimit apo të mos e bëjë, varësisht nga gjendja e prezantuar nga QPS-ja për klientin.

Kapacitet e shtëpive të komunitetit për këto dy kategori janë: 10

shtretër për aftësinë e kufizuar , 10 shtretër për shtëpinë për persona të moshuar në Graqanicë, kurse 20 shtretër për shtëpitë e të moshuarëve, ky standard duhet në mënyrë obligative të

respektohet.

Komunat, duhet të respektojnë procedurat që lidhen me rregullimin

e marrëdhënies së punës për të punësuarit.

Page 26: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Shtëpitë e komunitetit për aftësinë e kufizuar në

komuna:

Komunat

Shtëpit e Komunitetit

Sh. K.

Vushtrri

Sh. K.

Deçan Sh. K. Ferizaj

Sh. K.

Kamenicë

Sh. K.

Graqanicë Sh. K. Lipjan

Sh. K.

Shtime

(1) Menaxher

(3) Infermier

(7) Ndihmës

infermirer

Staf gjithsej: 11

Klient: 13

(1) Menaxher

(3) Infermier

(6) Ndihmës

Infermier

Staf gjithsej: 10

Klient: 10

( ) Menaxher

(3) Infermier

(4) Ndihmës

Infermier

Staf gjithsej: 7

Klient: 10

(1) Menaxher

(3) Infermier

(7) Ndihmës

Infermier

Staf gjithsej: 11

Klient: 10

(1) Menaxher

(3) Infermier

(1) Ndihmës

Infermier

Staf gjithsej: 5

Klient: 10

(1) Menaxher

(3) Infermier

(7) Ndihmës

Infermier

Staf gjithsej: 11

Klient: 10

( ) Menaxher

(2) Infermier

(2) Ndimës

Infermier

(1) Staf Teknik

Staf gjithsej: 5

Klient: 6

D SH M S.

Page 27: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Shtëpitë e komunitetit

në Komuna për

Persona të Moshuar

KOMUNA

DSHMS

Shtëpitë e

Komunitetit

Gurakoc - Istog Skenderaj Graqanicë

(1) Menaxher

(3) Infermier

(5) Ndihmës Infermier

(1) Kryekuzhinier

(2) Kuzhinier

Staf gjithsej: 12 Klient: 16

(1) Menaxher

(1) Kryeinfermier

(4) Infermier

(4) Ndihmës Infermier

(1) Kryekuzhinier

(1) Kuzhinier

(1) Ndihmës Kuzhinier

Staf gjithsej: 13 Klient: 17

(1) Menaxher

(1) Infermier

(6) Ndihmës Infermier

Staf gjithsej: 8 Klient: 8

Mitrovicë

E zbrazët Kapaciteti: 20 Shtretër

Page 28: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Shërbimet e bazuara në komunitet-

shtëpi për të moshuarit dhe për

fëmijët dhe të rriturit me aftësi të

kufizuar

Në Kosovë ende nuk e kemi mirë të organizuar dhe të zhvilluar këtë

formë të mbrojtjes së këtyre kategorive-komuniteteve.

MPMS-ja ka hartuar udhëzimet administrative me nr.10/2010 për të

moshuarit dhe udhëzimi tjetër nr.13/2010 për fëmijët dhe të rriturit

me aftësi të kufizuara.

Page 29: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Po ashtu, MPMS-ja i ka të hartuara edhe standardet e cilësisë për ofrimin e shërbimeve sociale në shtëpi dhe qendra ditore për

fëmijët, të rriturit me aftësi të kufizuara si dhe për të moshuarit.

Komuna, drejtorati përkatës dhe QPS-ja në bashkëpunim të ndërsjellët, duhët të sigurojnë buxhet, dhe e kanë të drejtën e plotë

të kontraktimit të shërbimeve.

Për këtë MPMS-ja i ka krijuar mundësit ligjore duke e bërë licencimin e stafit superior, atij bazik dhe licencimin e OJQ-ve.

Page 30: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Ofrimi i shërbimeve në shtëpi dhe në qendra ditore është shumë profesional dhe me interes për vet klientin në nevojë për këto

shërbime.

MPMS-ja, këto shërbime në afate të caktuar kohore i ka ofruar përmes OJQ-ve nga projektet që i ka fituar nga KE, por pa ndonjë

qëndrueshmëri.

MPMS-ja, edhe tani është duke i subvencionuar nga buxheti i saj shumë OJQ, gjithnjë sipas projekteve që i ofrojnë, kjo ka ndodhur

edhe në vitin që e lamë pas, por edhe në këtë vit.

Prioritet do të kenë OJQ-të të cilat ofrojn shërbime kryesisht për fëmijët me aftësi të kufizuara në qendra të kujdesit ditor.

Page 31: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Roli i OJQ-ve dhe i sektorit privat

Sa i përket OJQ-ve roli i tyre në këtë sferë është i pa

zëvendësueshëm.

OJQ-të e ndryshme ofrojnë shërbime sociale(mbrojtje sociale)për

personat me aftësi të kufizuara në tersi ,por në veçanti edhe për

fëmijët me aftësi të kufizuar.

Organizatat joqeveritare vendore që kryesisht ofrojnë shërbime të

ndryshme për aftësinë e kufizuar në tersi dhe për fëmijët në veçanti janë:

Page 32: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

HandiKosi-e cila ka 14 qendra të rehabilitimit fizik dhe psiko-social në

qytete të ndryshme të Kosovës. Kjo organizatë ofron edhe pajisje të

ndryshme dhe të nevojshme për klientët e saj.

OJQ-HandiKos- me seli në Suharekë, e cila bën trajtimin dhe

rehabilitimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, e njëjta bënë edhe

pajisjen me mjete të ndryshme të nevojshme për këtë komunitet.

OJQ-ja e cila ofron shërbime për fëmijët të rinjtë me sindrom daun.

Shoqata joqeveritare e komunitetit me autizëm.

Klubi “dëshira” e cila ofron shërbime ditore për komunitetin me

dëmtime intelektuale.

Organizata joqeveritare, Qendra e Kujdesit Ditor” Pema” e cila ofron

shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe fëmijët e lënë pas dore,

në katër komuna të Kosovës (Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan).

Page 33: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Sektori privat

Ende nuk është e zhvilluar forma e ofrimit të shërbimeve sociale për

këto kategori, qoftë me qëndrim 24 orë, qoftë në qëndrim ditor apo në ofrim të shërbimeve në shtëpi.

Bizneset e Kosovës, kanë të drejt ta ushtrojnë këtë veprimtari e cila do të ishte me shumë interes për qytetarët në gjendje të nevojës sociale, pasi shteti aktualisht ofron përkujdesje vetëm për rastet sociale, dhe kostoja mujore për një klient është prej 900 deri në 1000 €.

Komunat duhet ta stimulojnë këtë formë të mbrojtjes, duke bashkëpunuar me bizneset, apo OJQ-të për ta promovuar këtë formë të mbrojtës në shtëpi, qëndrim ditor apo mbrojtje 24 orë, duke aplikuar formën e bashkëpunimit me bizneset në mënyrën publiko-private.

Page 34: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

Këto forma janë më pak të kushtueshme, pastaj rritet punësimi

dhe cilësia e shërbimeve është e nivelit të duhur dhe kështu

shërbimet i marrin të gjithë qytetarët me participim apo edhe falas,

për raste sociale, e në këtë rast participon komuna, por jo më

shumë që jemi duke paguar tani, por shumë më pakë.

Page 35: SATRATEGJIA DHE POLITIKAT E AFTËSISË SË …kpshsf-rks.net/sites/default/files/eu-kmop/management-level... · Ёshtë fëmijë me sjellje asociale ... Në vijim prezantojmë strukturën

FUND

Falemnderit

për vëmendje!