25

Click here to load reader

Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe DiplomacisëViti akademik 2009/2010

Semestri V

Lënda Integrime Europiane

Tipi i Punimit

Seminar

Tema

Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

Bartës të Lëndës

Prof. Mr. Edita Tahiri Ass. Bardhok Bashota

Lideri i Grupit

Studenti; Bahri GashiJeton Mustafa

Ngadhnjim Brovina

Përgaditur me 11.11.2009Dorëzimi dhe prezantimi me 18.11.2009

Page 2: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

Përmbajtja:

1. Hyrje..........................................................................................................3

2. Konteksti Gjeografik, Historik, Politik dhe Ekonomik i Bashkimit

Europian......................................................................................................4

3. Dimenzionet e Gjeopolitikës së Unionit Europian drejt Ballkanit

Perëndimor..................................................................................................7

4. Sfidat e deritanishme të Bashkimit Europian .............................................8

5. Agjenda e Selanikut për Ballkanin Perëndimor..........................................9

6. Traktati i Lisbonës epokë e re e Bashkimit Europian................................10

Çfarë e ndryshon Traktati i Lisbonës BE-në e deritanishme?..................11

Institucionet që dalin nga Traktati i Lisabonës.......................................11

Qëllimet e Traktatit të Lisabonës..............................................................13

7 Konkluzioni................................................................................................15

8 Burimi i Literaturës....................................................................................16

Page 3: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

Hyrje:

Të shkruash rreth kompleksitetit me temë; Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit

Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisabonës, në fakt kah po shkon gjeopolitika e

Unionit Evropian? nuk është fare e thjeshtë, madje tejet e ndërlikuar. Kjo për faktin se

analizimi i këtyre dimensioneve nën ndikimin e jashtëm, apo të brendshëm që duhet

trajtur seriozisht konceptet themelore të zgjerimit të Unionit Europian janë ndoshta

kontradiktore edhe brenda vet UE –së.

Pyetja themelore. Ideja mbi një koncept - gjeosistem kontinental të koordinuar të

një karakteri gjithpërfshirës në kontekstin kohor, aspektin e komunikimit qytetërues, të

dominimit gjopolitik që do të trajtohet në këtë temë, ka për qëllim të analizoj krahasimin

në këndvështrimin e ndërlikueshmërisë së këtij procesi jo garantues se do të ndodhë edhe

aq shpejt përballë specifikave aktuale. Pa dyshim se Unioni Europian do të zgjerohet në

kuptimin gjeopolitik dhe gjostrategjik, pralelisht në shekullin në të cilin jetojmë dhe në

këtë kontekst janë përpjekjet shumëdimenzionale të arritjes së këtij synimi. Së Traktati i

Lisabonës është në funksion të saj. Njëra nga çështjet themelore bënë ndarjet të tre

dimenzioneve ktyesore të trajtuar të “Zgjerimit të BE-së”, “drejt Ballkanit Perëndimor”,

dhe së fundi akti i avancimit “në dritën e Traktatit të Lisabonës” do të analizohen në

vijim të akceptuara si “Kodifikimi politik i arritjes së veprimeve gjeopolitike të Unionit

Europian”.

Problemi themelor: Teza konsiston në argumentimin se Traktati i Lisbonës epokë e

re e Bashkimit Europian, rrespektivisht si do të duhej shkuar më saktësisht këtë aspekt

gjeopolitik në mes të parimeve europiane dhe zgjerimit të kontinentit në një botë drejt

globalizmit do të jetë kryesisht ballafaqimi dhe përfundimisht moskonfrontimi i konceptit

të zgjerimit. Arritja e kësaj prespektive europiane me Traktatitn e Lisbonës përfundimisht

ka mbyllur kapitullin, rrespektivisht të gjeopilitikës së ndikimit apo të nënshtrimit, të

koherencës apo influencës, të objektivitetit apo subjektivizmit gjeopolitik dhe

gjeostrategjik të vendeve anëtare të BE-së etj.

3

Page 4: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

Konteksti Gjeografik, Historik, politik dhe ekonomik të Unionit Europian

Konteksti Gjeografik: Gjatë viteve të 80-90-ta, UE-ja në kontekstin gjeografik vazhdoi

të zgjerohet duke i pranuar Greqinë (1981), Spanjën dhe Portugalinë (1986), Austrinë,

Finalndën dhe Suedinë (1995). Këto pranime e sollën numrin e shteteve anëtare në 15, i

cili është edhe numri momental. Shihet qartë se UE-në e abstenuan dy shtete mjaft të

mëdha Evropiane, Zvicra dhe Norvegjia të cilat e refuzuan me referendum nacional. Pas

1 Majit të vitit 2004 do të jemi dëshmitarë të pranimit edhe të 10 kandidatëve të rinj në

Unionin Evropian duke përfshirë këtu ish-shtetet e paktit të Varshavës. Ishin 3 kandidatë

të cilët së bashku kanë dorëzuar kërkesën për anëtarësim, Rumania, Bullgaria, dhe Turqia

kjo e fundit akoma nuk ka përgjegjje pozitive kurse dy të tjerat jan futur në UE –në. Si

rast fakultativ mbetet anëtarësimi i Kroacisë, për të cilën Unioni Evropian ka

rekomanduar që të plotësoj disa kushte që të hapen negociatat për anëtarësim e saj . Edhe

Shqipëria po i bënë përpjekjet e saja dhe deri më tani ka shënuar progres pozitiv.

Në kontekstin gjeografik dhe territorial është vështirë të thuhet se entiteti i

Unionit Evropian ka zgjeruar territorin e vetë, meqë territori aktual është në fakt vetë

Unioni Evropian. Bazuar në traktatet e Maastricht-it dhe Nice-s kërkesat formale

territorale të UE-së janë krijuar së pari si zona ekonomike, dhe më pastaj si zona

politike. Konventa Montevideo, mbi të drejtat dhe obligimet e shteteve, thekson se

shtetet duhet t’i plotësojnë kriteret e mëposhtme:

- popullësi të përhershme;

- territor të definuar;

- qeveri;

- dhe kapacitet të hyj në mardhënie me shtete tjera.

Përmes zgjerimit të fundit është e qartë se UE në fakt ka rritur territorin dhe kështu po

plotëson kriterin e kërkuar për t’u bër superfuqi dhe të balansojë hegjemoninë

amerikane, duke u munduar t’a limitoj influencën globale të SHBA-ve.

4

Page 5: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

Konteksti Historik: Historia e UE-së tregon se integrimi evropian ishte një lëvizje

kontinentale. Edhe pse Britania e Çerçilit, ishte grishëse krijimit të Shteteve të Bashkuara

të Evropës, Britania e Madhe qëndroi jashtë procesit deri më 1970 . Ajo qëndroi jashtë

për shumë arsye por arsyea kryesore ishte radhitja në të njëjtin krah me Francën rivale

edhe frika e humbjes së epitetit fuqi botërore duke u radhitur me popujt e tjerë evropianë

në një organizatë të përbashkët.

Njëri nga protagonistët kryesorë për një Evropë të bashkuar ishte luftëtari Italian i

rezistencës, Altiero Spinelli. Në vitin 1944, Spinelli diskutoi për një “Evropë federale me

një kushtetutë të shkruar, një qeveri supernacionale e përgjegjshme direkt ndaj popujve të

Evropës dhe qeverive të tyre, së bashku më një armatë nën kontroll të përbashkët, por pa

asnjë forcë tjetër të lejuar.1

Vitet 50-ta do të jenë dëshmitare të krijimit të 3 bashkësive të veqanta të

bashkëpunimit ekonomik. Këto tri bashkësi së bashku ishin themelet e krijimit të asaj që

ne e njohim si Unioni Evropian. Më 1952, gjashtë shtete ratifikuan dhe filluan krijimin e

bashësisë së parë, të quajtur Bashkësia Evropiane e Thëngjillit dhe Çelikut (BETHÇ).

Anëtarët e parë nënshkrues ishin Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe

Holanda. Më 1957 këto shtete krijuan dy bashkësi tjera duke e nënshkruar dy traktate në

Romë, të cilat hyjnë në fuqi më 1958. Njëri nga këto traktate themeloi Bashkësinë

Evropiane Ekonomike (BEE), kurse tjetri Bashkësinë Evropiane për Energji Atomike

(BEEA) të njohur si Euroatom. Qëllimi i BEE ishte që ta zgjerojë tregun e përbashkët në

të gjitha sektorët e jo vetëm për thëngjill dhe çelik. Qëllimi i Euroatomit ishte krijimi i

një tregu të përbashkët për industrinë e energjisë atomike. Këto komunitete kishin një

qëllim, krijimin dhe unifikimin e ekonomive Evropiane si një vektor kohor. Nga

kooperimi i gjeneruar nga këto dhe organizata tjera nisën fillet e integrimeve të mëdha

Evropiane, të cilat u rritën në atë që është sot Unioni Evropian (UE)2. Për tu ndihmuar

evropianëve që të ngrihen në këmbë dhe përkrahur fuqishëm, sekretari i shtetit të SHBA-

ve Xhorxh Marshall rekomandoi që SHBA-të të ofrojnë shuma të mëdha të asistencës

1 Derek Urwin, The community of Europe: a History of European Integration since 1945 (New York:, Longman, 1991), fq.8 2 Unioni Evropian (UE) një etnitet mbikobëtar i përbërë nga 15 vende Evropiane i dedikuarpër një integrim politik dhe ekonomik Evropian, pas 1 Majit u pranuan edhe 10 vende të reja duke e rritur numrin në 25 shtete anëtare.

5

Page 6: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

financiare për shtetet evropiane për ti ndihmuar në rikonstruim. Kështu lindi Plani

Marshall, i cili kishte një sukses të pakufishëm.3

Konketsti Politik: Tanimë e kemi më të qartë angzhimin e UE-së në politikën e saj

të jashtme. Deri më tani kemi parë që UE u jep shumë rëndësi marrëdhenieve të saja me

botën dhe angzhimit të saj për ta bërë botën më të sigurtë, qoftë duke kontribuar në

luftimin e krimit ndërkombëtar, qoftë duke luftuar terrorizmin ndërkombëtar ku shtetet

kanë një bashkëpunim të mirë, qoftë duke zgjidhur problemet në Ballkan – duke i

ndihmuar ato finanaciarisht që të mund të ngrisin ekonomitë e tyre ose duke zgjidhur një

konflikt siç ishte ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Mirëpo ne ende nuk kemi parë

një politikë të jashtme dhe të sigurisë të UE-së të njëzëshme. Shtetet Anëtare ende kanë

sovranitet të plotë përsa i përketë politikës së jashtme. Se nuk ka politikë të jashtme të

përbashkët dhe të sigurisë më së miri dëshmon rasti i Kosovës më 1999, pastaj i Irakut

dhe tani i njohjës së pavarësisë së Kosovës. Henri Kessegjer në vitin 1970 duke

përshkruar mosunifikimin e kësaj politike ka thënë: “nëse deshiroj të flas me Europen,

kujt duhet t’i telefonoj”4 Ky shembull jep të kuptoj se EU – ja ka filluar si e tillë dhe

vazhdon akoma të jet jo e unifikuar politikisht.

Konteksti Ekonomik: Momentalisht UE-ja është tregu më i madh botëror i

eksport-importit dhe një fuqi e vërtetë ekonomike. Është i dyti pas SHBA-ve në madhësi

për prodhimin nacional bruto, dhe numëron reth 20 përqind e tregëtisë botërore, duke u

krahasuar me 14 % të SHBA-ve dhe 9% të Japonisë. UE-ja sot është më shumë se kurrë

prezente në politikën botërore në gjeoekonomik. Është një prej aktorëve që nuk mund të

nënvlersohet në politikën botërore. Poashtu UE është bërë një fuqi në ekonominë dhe

tregëtinë botërore. Kjo fuqi e madhe ekonomike konsiston me një treg të madh që pas

zgjerimit të parë lindor ka arritur deri në 500 milion konsumator, që e bënë një ndër

tregun më të madh në botë. Fuqia ekonomike që posedon ajo e ka bërë atë një prej

partënerëve ekonomik më kryesor në botë dhe një dhurues të madh humanitar. Politika e

jashtme e UE-së, nuk konsiston vetëm në dhurimin e ndihmave. Mirëpo shkalla e

ndihmave të dhurura nga UE-ja është e rëndësishme të regjistrohet. UE tani është dhurusi

3 Martin Walker, “Gorge Marshall: His Plan Rebuild Europe”, Europe, Aprill 1997 fq. 22-23.4http://europa.eu.int/abc/12lessons/index11_en.htm#top

6

Page 7: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

më i madh i ndihmave humanitare dhe vendi i pestë pas SHBA-ve, Japonisë, Gjermanisë

dhe Frances në kuptimin e donacioneve financiare. UE dhe shtetet anëtare të saj japin 55

% të shumës së përgjithshme botërore të ndihmave ndërkombëtare për zhvillim dhe 2/3 e

ndihmave. 5

Dimenzionet e Gjeopolitikës së Unionit Europian drejt Ballkanit

Perëndimor

Konteksti regjional ; Evropa Juglindore është pjesa e vetme e Evropës

bashkohore e cila ka mbetur e paintegruar tërësisht në strukturat Evro-Atlantike. Cështja

e pazgjdhur e Kosovës si tërësi e qështjes shqiptare së bashku dhe shtetet e dobëta të

Ballkanit Perëndimor janë njërat nga pengesat kryesore të zvarritjes së integrimit të

tërësishëm të këtij regjioni në Evropën e bashkuar. Forcat ushtarake të NATO-s dhe

Unionit Evropian ende garantojnë paqën dhe sigurinë në Kosovë dhe Bosnjë e

Hercegovinë. Siguria në Evropën Juglindore është ngritur me anëtarësimin e Bullgarisë

dhe Rumanisë në NATO, ndërsa të Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë për anëtarësim në

Union Evropian. Në anën tjetër, në bazë të trendeve të tanishme pozitive në këtë vit -

2009 anëtarësimi i Shqipërisë, Kroacisë në NATO ka sjellur refleksione dhe stabilitet të

pakontestueshëm në Ballkan. Këto rrjedha integruese po e ndërrojnë në mënyrë

fundamentale gjeopolitikën e kësaj pjese të Evropës, që po shprehet me rritje  të sigurisë

dhe prosperitetit në regjion. Poashtu edhe Bosnia dhe Herzegovina, Mali i Zi dhe Serbia

jane antaresuar ne Partneritetin per Paqe (PfP). Me zgjidhjen e statusit, Kosova do t’i

ploteson te gjitha kushtet per anetaresim ne kete strukture te NATO-s. Anetaresimi ne

PfP do te kete ndikim te rendesishem ne rritjen e  sigurise kombetare te Kosoves dhe

krijimin e kushteve per zhvillim ekonomik. 

Gjeopolitika evropiane vlerëson rajonin e Evropës Jugore dhe posaqërisht

Ballkanin. Pozicioni gjeopolitik i Gadishullit të Ballkanit është teër i rëndësishm. Ai

është udhëkryqi q lidh Evropën, Azinë dhe Afrikën. Vetë pozicioni gjeografik dhe

ekonomik nga njëra anë, si dhe lidhjet dhe afrimitetet e shumta me popuj e vende të

5 Vetem në Kosovë në vitin 1999 kishte ndarë 378 milion euro si ndihmë urgjente humanitare, 127 milion euro për rindertim ndersa në vitin 2000 janë ndarë 360 milion euro. Për më shumë shiko: Reka, Blerim. E Drejta e Bashkimit Evropian. KIEAI; Prishtinë; 2001.

7

Page 8: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

ndryshme të Evropës e të Botës nga ana tjetër, e bëjnë këtë rajon një rajon përparësish për

të mos shmangur kurrsesi pritjeve të zhvillimeve politike, gjeopolitike e gjeostrategjike

që përfshin këtë rajon e më gjerë.6

Sfidat e deritanishme të Bashkimit Europian

Ne kemi parë si se BE-ja ju qaset problemeve globale që ndodhin në botë.

Çështjet globale për të cilat UE është e interesuar është zhvillimi i qendrueshmërisë dhe

demokracisë në vende të brishta, siç janë vendet e Ballkanit. Këto vende të nxitura nga

integrimi evropian janë duke përmirësuar kushtet e jetësës, zhvillojnë procedura më

demokratike, zhvillojnë ekonominë e tregut etj., të gjitha këto për të afruar sa më shumë

me BE-në. UE poashtu, mundohet të zgjidh konflikte të dhunshme, siç ka qenë ai i

Maqedonisë i cili ka qenë një sukses i diplomacisë së saj, dhe siç është tani konflikti në

mes palistinëzve dhe izraleitëve për të cilin UE intersohet për një zgjidhje të drejtë dhe të

ruaj paqen. Trupat e UE-së janë duke zëvendësuar trupat e NATO-së në Bosnje e

Hercegovinë. Ky aksion për të ruajtër paqen në Bosnje, do të jetë një mision sfidues dhe

në të njëjten kohë do të dëshmoj se sa trupat e UE-së munden të përballojnë dhe ruajnë

paqen ashtu siç e ka bërë NATO deri më tani. Paashtu UE për çdo ditë interesohet për

zhvillimin e të drejtave të njeriut, siç është rasti i Kinës, ku UE ka një bashkëpunim

ekonomik të mirë, apo rasti i Turqisë ku ajo është e shqetësuar për shkeljen të drejtave të

pakicës së kurdëve. Ajo është edhe interesuar për luftimin e krimit ndërkombëtar dhe

terrorizmit ndërkombëtar, sidomos pas aktit terrorist në Spanjë.

Në dekadën e fundit UE ishte involvuar jo vetem në projektet humanitare, por

edhe në negociatat politike me shtete a fuqi të ndryshme rajonale e globale. Pos samiteve

të mëparëshme me vendet e Mesdheut apo atë të parin me Afriken, UE në vitin 2000

kishte vazhduar rrethin e katert të negociatave me Kinën. Janë të njohura edhe negociatat

e tregtisë botërore. Me një fjalë, UE gjithnjë e më tepër po paraqitet jo vetem si fuqi

ekonomike së bashku me SHBA-në dhe Japoninë, por edhe një faktor i paevitueshëm në

marrëdhëniet bashkëkohore ndërkombëtare. 7 Gjithashtu kërkohet përgjigjja se deri ku

shkon ambicja e gjeopolitikes se europës dhe a mund të paramendonim edhe nje shtrirje 6 Lleshi Abaz, Gjeopolitika e Ballkanit dhe Prespektivat e Sigurisë në Rajon , 2009, f 11- 12

8

Page 9: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

më të gjerë gjopolitike e gjeostrategjike, sfidat e së cilës arrijnë konotacionin veprues

përtej këtyre kufijve që ne njohim si europa e sotshme.

Agjenda e Selanikut për Ballkanin Perëndimor8

Këshilli Evropian në mars 2003 ritheksoi se ardhëria e Ballkanit Perëndimor është

në BE dhe premtoi përkrahjen e plotë të Unionit ndaj vendeve ballkanike për

konsolidimin e demokracisë, stabilitetit dhe promovimin e zhvillimit ekonomik. Integrimi

i Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane është prioritet i lartëi Unionit. Zgjerimi i

vazhdueshëm, dhe nënshkrimi i traktatit të Athinës në prill 2003 duhet të inspiroj and

inkurajoj vendet e Ballkanit Perëndimor që të përcjellin rrugën e suksesshme të

reformave dhe ti rrisin përpjekjet në këtë drejtim.

Megjithatë, BE thekson se shpejtësia e lëvizjes së Ballkanit Perëndimor drejt

BE-së qëndron në duart e këtyre vendeve dhe varet nga performanca e secilit vend në

implementin e reformave relevante të përcaktuara me Këshillin Evropian të Kopenhagës

dhe procesit të Stabilizim Asocimit. Pikat kryesore të cilat ato duhet ti plotësojnë për të

bër të mundshëm implementim e këtyre reformave janë:

1. Konsolidimi i mëtutjeshëm i paqës dhe promovimi i stabilitetit dhe zhvillimit demokratik.

2. Progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së brenda Procesit të Stabilizim-Asocimit.

3. Luftimi i krimit të organizuar. Bashkëpunimi në çështjet tjera të drejtësisë dhe të punëve të brendshme.

4. Promovimi i zhvillimit ekonomik.5. Rikonsolidimi për të ardhmën dhe përmirësimi i bashkëpunimit rajonal.

Në konsolidimin e të ardhmës së përbashkët të vendve të BP-së rol të

rëndësishëm kanë pikat në vijim:

- Kthimi i refugjatëve dhe i personave të zhvendosur;

- Promovimi i rikonsolidimit përmes arsimit, zhvillimit social dhe kulturës;

- Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal.

7 Tema: Ekonomia politike e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni; ESI. Perkth. KIPRED; Shkup, Berlin; 1 tetor 2002.8http://ec.europa.eu/enlargement/enlargement_process/accession_process/how_does_a_country_join_the_eu/sap/thessaloniki_agenda_en.htm

9

Page 10: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

Traktati i Lisbonës epokë e re e Bashkimit Europian.

Traktati i Lisbonës, pas takimit të kryetarëve dhe shefave të qeverive të 27

vendeve anëtare të Unionit Evropian, të datës 13 dhjetor të vitit 2007, të mbajtur në

Lisbonë të Portugalisë, u hodh në aprovim nga shtetet e unionit veç e veç dhe kaloi nëpër

një rrugëtim dyvjeçar deri sa në fund pas disa ngërçeve edhe u aprovua nga të gjitha

shtetet anëtare të UE-së. Problem paraqitën Irlanda e cila një herë nuk e ratifikoi me anë

të referendumit, për ta kaluar në herën e dytë, hezitimi nga ana e Polonisë dhe së fundi

nga Republika Çeke dhe Presidenti i saj Vaclav Klaus. Meqë Gjykata Kushtetuese e

Çekisë dha një verdikt sipas të cilit Traktati nuk është në kundërshtim me Kushtetutën

çeke dhe pas një presioni të madh ndaj Presidentit Klaus, ai e nënshkroi dhe sipas

dispozitave, ai, më së voni hyn në fuqi më datën 1 dhjetor të këtij viti.9

Ky traktat do të sjellë një Epokë dhe mundësi të re në integrimet evropiane, duke

dhënë mundësi që edhe vendet e të ashtuquajturit “Ballkan Perëndimor”, të ketë mundësi

të integrohen në kuadër të UE-së. Sa i përket funksionimit, UE do të jetë më praktik, më

dinamik dhe më i reformuar duke rritur rolin e Parlamentit Evropian dhe parlamenteve

nacionale të shteteve anëtare. Tanimë, jo vetëm për vendet e përmendura më parë si,

Serbia, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia, por edhe Kosova do të jetë pjesë e këtyre

integrimeve. Tash shtohen shpresat se Komisioni Evropian edhe për Kosovën do ta japë

një “ROAD MAP”, për liberalizim të vizave.

Çfarë e ndryshon Traktati i Lisbonës BE-në e deritanishme?

Po i përmendim disa më të rëndësishme në pika të shkurtra, për të mos marrë

shumë hapësirë. Për ushtrimin e kompetencave të UE-së vlejnë parimet themelore të

subsidiaritetit, por vetëm në ato raste kur janë në kompetencë të Unionit dhe nuk mund të

rregullohen ndryshe dhe më mirë nga ana e shteteve anëtare. Traktati i Lisbonës heq

9 Artikull në gazetën “Info Press P r i s h t in ë , 4 n ë n t o r” Dr. Eqrem Zenelaj tema: Traktati i Lisbonës, Evropa më afër

10

Page 11: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

përfundimisht dëshirën dhe dilemat për ndonjë kushtetutë të UE-së.Me këtë Traktat,

Unioni fiton Presidentin e vet me një mandat 2-vjeçar e gjysmë si dhe një ministër të

jashtëm që do të zëvendësojë Përfaqësuesin e Jashtëm të UE-së dhe vendin e

Komisionerit për Politikë të Jashtme. Ky është i vetmi traktat që lejon dhe parasheh

mundësinë e shteteve që të dalin me dëshirë nga UE-ja. “Neni 49 a”- ku thuhet se: “Çdo

shtet anëtar i UE-së, ka të drejtë që në përputhje me kushtetutën e vet të dalë nga UE-ja.

Sipas nenit 8, çdo qytetar i një shteti anëtar të UE-së është drejtpërdrejt shtetas i këtij

unioni pa procedura të tjera. Parlamenti Evropian nuk do të ketë më tepër se 750

deputetë, ku çdo shtet mund të ketë të përfaqësuar më së paku 6 deputetë e më së shumti

18, në bazë të numrit të popullsisë, ndërsa KE më nuk do t’i ketë 27 komisionerë por

vetëm 15 sosh. Me të gjitha këto ndryshime e shumë të tjera që nuk u përmendën, UE bën

reforma të mëdha, që e bëjnë më efikas dhe më të afërt me qytetarët Unionin, në dobi të

tyre, lirive dhe mirë

Institucionet që dalin nga Traktati i Lisabonës10

”Presidenti” Ndryshimi më i dukshëm që vjen nga ky traktat është krijimi i

postit të Presidentit të Këshillit Evropian. Ky president do të drejtojë të gjitha mbledhjet e

krerëve të ekzekutivit (kryeministra apo presidentë për republikat presidenciale) dhe do të

përfaqësojë Bashkimin Evropian në marrëdhëniet e jashtme. Analistët deklarojnë për

mediat e huaja se roli dhe fuqia e Presidentit do të varet më së shumti nga personi që do

të mbajë për herë të parë këtë post. “Nëse Presidenti i parë i Këshillit Evropian do të jetë

një figurë qendrore politike, atëherë ky post mund të kthehet edhe në një rol presidencial,

më shumë se ceremonial”,thotë profesori i studimeve rreth BE-së, Adam Uollig, për “The

Guardian”. Posti i Presidentit do të ketë një mandat 2.5 vjeçar dhe do të zëvendësojë

rotacionin çdo gjashtë muaj të presidencës së BE-së mes kryeministrave të vendeve

anëtare.

“Ministri” i Jashtëm “Kë të telefonojë, nëse dua të flasë me Evropën” – është

10 Material i konsulltuar nga Ass Mr. Bardhok Bashota. Institucionet që dalin nga Traktati i Lisabonës ( verzioni

elektronik i komunikimit)

11

Page 12: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

pyetja retorike e mbetur në histori nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Henri Kisinger, i

cili në këtë formë tregonte një mungesë të theksuar të bashkëveprimit në politikën e

jashtme të Bashkimit Evropian. Tashmë pasardhësit e tij, do të mund të telefonojnë

“ministrin” de facto të Jashtëm të BE-së, i cili do të mbajë pozicionin e ri të Përfaqësuesit

të Lartë të Bashkimit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, si edhe pozicionin e

zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian. “Krijimi i këtij pozicioni është hapi i parë i

krijimit të një politike të përbashkët të jashtme të Bashkimit Evropian, krahas mundësisë

ligjore që i jep tashmë krijimi i një personi juridik”, – thotë Robert Atikins, deputet

konservator i Parlamentit Evropian. Përfaqësuesi i Lartë do të drejtojë jo vetëm ato

Agjencinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe drejtoritë e përgjithshme të Komisionit

Evropian që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, por edhe mbledhjet e Këshillit të

Ministrave të Jashtëm të BE-së.

”Prokurori i Përgjithshëm” Një ndryshim tjetër thelbësor i Traktatit të Lisbonës

është krijimi i pozicionit të Prokurorit të Përgjithshëm, e cila pasohet nga “krimet

ndërshtetërore” që ai do të mbulojë. Në këtë mënyrë, roli i Prokurorit të Përgjithshëm të

Bashkimit Evropian do të jetë ndjekja e krimeve që ndodhin në më shumë se një shtet i

BE-së, në një pozicion të ngjashëm me atë të Prokurorit Federal në Shtetet e Bashkuara të

Amerikës. Krime të cilat do të jenë në kompetencën e Prokurorit të Përgjithshëm të BE-

së janë trafikimi i lëndëve narkotike, trafikimi i individëve, organizatat terroriste, e të

tjera.

12

”Institucione të reja” Ky traktat u jep rëndësi në rang unioni edhe disa institucioneve të

tjera. Në këtë mënyrë, Banka Qendrore Evropiane bëhet institucioni qendror monetar i

BE-së, përgjegjës për zhvillimin monetar të saj. Ndërkohë, Gjykata e Drejtësisë e

Bashkimit Evropian merr kompetencat e gjykatës më të lartë evropiane, në të cilën do të

mund të apelohen vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë, institucion i cili krijohet nga

ky traktat. Qytetarët do të mund të padisin shtetet anëtare të BE-së, nëse këto shtete

Page 13: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

nxjerrin ligje që nuk janë në përputhje me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit

Evropian, apo janë në kundërshtim me K.Drejtave Themelore të Njeriut të BE-së.

”Vendimmarrja” Traktati i Lisbonës lehtëson edhe vendimmarrjen në

institucionet e BE-së. Në këtë mënyrë, de fakto parlamenti evropian dhe Këshilli i

Ministrave i BE-së kthehen në institucione bashkëvendimmarrëse, pasi 80% e fushave që

mbulon BE-ja do të duhet të merren me vendim të të dyja institucioneve. Këshilli i

Ministrave i BE-së, që luan rolin e dhomës së lartë të legjislativit evropian do të ketë

ende ekskluzivitetin në disa fusha, si ai i ushtrimit të kompetencave të BE-së në politikën

e jashtme dhe në atë të mbrojtjes, por se me vendim të Këshillit Evropian edhe këto

kompetenca kalojnë me bashkëvendimmarrje.

Qëllimet e Traktatit të Lisabonës11

1. NJË EVROPË MË DEMOKRATIKE DHE MË TRANSPANTE

Në kuadër të këtij qëllimi Parlamenti Evropian merr rol më të fuqishëm, fuqizohet

zëri i qytetarëve, dhe pëe herë të parë pranohet e drejta e shteteve për tu tërhequr

nga BE nëse e ndjejnë nevojën

2. NJË EVROPË MË EFIKASE

Me qëllim të rritjes së efikasitetit ndryshon procesi i vendimmarrjes, nga të votuarit

me konsensus në të votuarit me shumicë. Kjo pjesë do të hyjë në fuqi në 2014.

3. NJË EVROPË E TË DREJTAVE DHE VLEARVE, LIRIVE, SOLIDARITETIT DHE

SIGURISË

Për të promovuar vlerat evropiane, TL inkoropon Kartën për të drejtat

fundamentale në Ligjin evropian, duke ofruar mbrojtje më të mire për qytetarët e

Evropës dhe më shumë solidaritet me ta.

4. NJË EVROPË SI PROTAGONISTE NË SKENËN GLOBALE

11 Ligjerata të autorizuara nga Prof. Mr. Edita Tahiri dhe Ass.Mr.Bardhok Bashota nga lënda Integrime Europiane., semestri V, UMI - FMN – Diplomaci .

13

Page 14: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

Traktati i Lisabonës synon bashkimin e të gjitha instrumenteve të politikës slë

jashtme, duke zhvilluar dhe vendosur politika të reja. Me TL, Evropa fiton nj zë të

qartë në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar si dhe promovohen intersat e saja

në botë. Në këtë kuadër TL siguron shtetet antare se do të respektoj disa intersa të

shteteve antare në politikën e jashtme

Historiku i negociatave për Traktatit të Lisabonës

Më 13 dhjetor 2007, liderët e BE nënshkruan Traktatin e Lisbonës.

Gjatë dy vieteve vijuese ky traktat u ratifikua nga të gjitha vendet anëtare, me vonesa

të caktuara nga Irlanda dhe Çekia.

Pas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare të BE, Traktati i Lisbonës do të hyj në fuqi

më 1 dhjetor 2009

14

Konkluzioni:

Duke u analizuar me mjaftë kujdes konceptet dhe nocionet e shtjelluara çofshin ato të

karakterit teorik dhe konceptual të kësaj materie me temë: Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit

Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisabonës, është pjesa më rëndë që e ka përfshirë

konotacionin argumentues sidomos rreth Traktatit të Lisabonës , por falë konsultimit paraprak

nga burimet në kuptimin e argumentimit me bartësit e lëndës duke i analizuar fenomenet e

aktorëve gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Unionit Evropian, duket të jet arritur qëllimi i studimit

Page 15: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

të këtij seminari të shtjelluara në ndërvartësi të kronologjisë dhe substancës së materies, po

thuajse është shtjelluar relativisht mirë me aq njohuri tematike dhe literaturë të poseduar.

Në vijim fazë pas faze janë akceptuar disa aspekte tepër thelbësore të tezëz sonë. Njëra

nga çështjet themelore të trajtuara të tre dimenzioneve ktyesore të trajtuar si “Zgjerimi i BE-së”,

“drejt Ballkanit Perëndimor”, dhe së fundi akti i avancimit “ të këtyre dy konotacioneve në

dritën e Traktatit të Lisabonës të trajtuara në këtë mateial.

Aspektet e dimensioneve të trajtuar, përkatësisht teoritë dhe i gjithë arguentimi ka pasur

për qëllim arritjen e krijimit të një mendimi realit se në të vrëtetë ku ndodhet sot dhe në ç’drejtim

është BE- ja. Përgjigjet e tilla jemi munduar të jenë të drejtpërdrejta apo të prera, sikurse që jemi

munduar të argumentojmë të ardhmën e tri dimensioneve të BE – së nga analiza e këtij punimi.

Së fundi rekomandimet që duhet të dalin nga ky punim seminar pjesërisht mund të themi

se janë argumenuar mirë dhe të qarta me vet argumentet e paraqitura edhe përkundër ideve nga

jashtë të kontradiktave, të ndërlikueshmërisë gjeopolitike e gjeostrategjike, të dallueshmërisë dhe

ndoshta influencës politike, ekonomike dhe ushtarake për preokupimet që mendohet se e

karakterizojnë gjeopolitikën e Unionit Evopian. Në fund fare konkludojmë se domosdoshmëria

e Zgjerimit të BE – së drejt Ballkanit Perëndimor, madje e shtytur në dritën e Traktatit të

Lisabonës varet shumë nga kapacitetet menagjuese për implementimin e ktyre synimeve. Të tilla

strategji BE-ja duhet ti intensifikoj varësisht prej zhvillimeve dhe koherencës drejt vendeve ndaj

të cilave synohet hapja e BE-së dhe motivimit për ta pranuar këtë gjeosistem kontinetal si

domosdoshmëri e jo të kundërtën e saj.

15

Burimet e literaturës

1. Derek Urwin, The community of Europe: a History of European Integration since 1945, New York, 1991.

2. Martin Walker, “Gorge Marshall: His Plan Rebuild Europe”, Europe, 1997.

3. NATO, RUSIA Agree to partnership,” The Wall Street Journal, May 15, 2002,

4. Lleshi Abaz, Gjeopolitika e Ballkanit dhe Prespektivat e Sigurisë në Rajon , Geer,2009, f 68

Page 16: Seminari - Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës

5. Ligjerata të autorizuara nga Prof. Mr. Edita Tahiri dhe Ass.Mr.Bardhok Bashota nga lënda

Integrime Europiane., semestri V, UMI - FMN – Diplomaci .

6. Artikull në gazetën “Info Press P r i s h t in ë , 4 n ë n t o r” Dr. Eqrem Zenelaj tema: Traktati i

Lisbonës, Evropa më afër.

Burime të tjera të konsultuara

1. http://europa.eu.int/abc/history/index_en.htm#top

2. http://www.eustudies.org/home.html

3. http://europa.eu.int/comm/world/dgs_en.htm

4. http://ec.europa.eu

5. http://ec.europa.eu/enlargement/enlargement_process/accession_process/

how_does_a_country_join_the_eu/sap/thessaloniki_agenda_en.htm

16