20
DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS Bashkimi Evropian

DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

D O R AC A KU J UA J M B I T R A K TAT I N E L I S B O N Ë S

Bashkimi Evropian

Page 2: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

HYRJA � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � 1

NJË BASHKIM E VROPIAN PËR SHEKULLIN 21 � � � � � � � � � � � � � � � 2

DISPOZITAT KRYESORE TË TRAK TATIT TË L ISBONËS � � � � � � � � � 4

MËSONI MË TEPËR � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � 10R ruga dre j t L i sbonës � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � 11Më tepër mbi ndr yshimet inst i tuc ionale � � � � � � � � � � � � � � 12Disa nocione tek nik e � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � � 15

PËRMBAJTJA

Këtë doracak dhe sqarime të tjera të shkurta mbi BE-në, mund të gjeni në ec.europa.eu/publications

Komisioni EvropianDrejtoria Gjenerale për KomunikimBotime1049 Bruksel

Doracaku u përfundua në korrik të vitit 2009, u rishqyrtua në prill 2010 Copyright: cover Group © Getty Images – Handshake © Corbis, p� 1 iStockphoto, p� 2 iStockphoto (Joerg Reimann), p� 4 iStockphoto, p� 6 iStockphoto (Emrah Turudu), p� 7 European Commission/ECHO, p� 8 European Commission, p� 10 Reporters, p� 12 European Parliament, p� 15 iStockphoto (Mikael Damkier)�

Luksemburg: Zyra e botimeve të Bashkimit Evropian 201016 pp� — 16�2 × 22�9 cm

ISBN 978-92-79-19656-0doi: 10�2770/26520

© Bashkimi Evropian, 2010Riprodukimi është i autorizuar� Për përdorim ose riprodukim të fotografive individuale, duhet të kërkohet leje drejtpërsëdrejti nga pronarët e të drejtës autoriale�

Botuar në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë

Page 3: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

1

Pas shumë dekadave të luftës që mori miliona jetëra, fondacioni i BE-së shënoi fillimin e epokës së re, ku vendet e Evropës zgjidhin problemet e veta duke biseduar e jo duke luftuar�

Sot, vendet e BE-së gëzojnë një seri beneficionesh: një treg të lirë me valutë, e cila lehtëson tregtinë dhe e bën atë më efikase, krijimin e miliona vendeve të punës, të drejtat e përmirësuara të punëtorëve, lëvizja e lirë e njerëzve dhe mjedisi më i pastër�

Mirëpo, rregullat ishin të hartuara për një BE shumë më të vogël dhe një BE që nuk duhej të ballafaqohet me sfidat globale, siç janë ndryshimi i klimës, recesioni global ose kriminaliteti ndërkombëtar jashtë kufinjve� BE-ja ka potencial dhe është përkushtuar në trajtimin e këtyre problemeve, por këtë mund ta bëjë vetëm nëse përmirëson mënyrën e vet të funksionimit�

Ky është synimi i Traktatit të Lisbonës� Ky traktat e bën BE-në më demokratike, efikase dhe transparente� U jep qytetarëve dhe parlamenteve më tepër informata për atë që ndodh në nivel evropian dhe i mundëson Evropës të ketë zë më të lartë dhe më të qartë në botë, njëkohësisht duke mbrojtur interesat nacionale�

Traktati i Lisbonës ofron Iniciativën e re të Qytetarëve� Kështu që, me një peticion me një milion nënshkrime, mund të kërkohet që Komisioni Evropian të parashtrojë propozime të reja politike�

Parlamentet nacionale në çdo Shtet Anëtar do të kenë rol më të rëndësishëm në kontrollimin e ligjeve të BE-së para miratimit, për të garantuar se BE-ja nuk tejkalon kufinjtë në trajtimin e çështjeve nacionale që duhet t’i trajtojnë vetë shtetet�

Parlamenti Evropian do të ketë kompetenca më të mëdha, gjë që do t’u mundësojë deputetëve të shprehin qëndrimin e tyre në më shumë sfera�

Në kundërshtim me Traktatin paraprak (të Nicës), Komisioni do të vazhdojë të përbëhet me nga një Komisioner prej çdo Shteti Anëtar�

Kjo broshurë sqaron se çka nënkupton Traktati i Lisbonës�

HYRJA

Page 4: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

2

BASHKIMI EVROPIAN PËR SHEKULLIN 21

Traktati i Lisbonës u nënshkrua nga 27 Shtete Anëtare të BE-së, më 13 dhjetor 2007�

Ky traktat hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009, kur të gjitha vendet e BE-së ratifikuan traktatin në pajtim me procedurat e tyre nacionale�

Cila është nevoja për traktat të ri?BE-ja ka ndryshuar� Numri i Shteteve Anëtare është katërfishuar� Gjatë dekadës së fundit, numri i shteteve pothuajse është dyfishuar�

Edhe bota ndryshon shumë shpejt� Evropa përballet me sfida jashtëzakonisht të mëdha në shekullin 21, duke përfshirë edhe krizën ekonomike, ndryshimet klimatike, zhvillimin e vazhdueshëm, sigurinë e energjisë dhe luftimin e kriminalitetit ndërkombëtar�

Shtetet Anëtare që hartuan Traktatin e Lisbonës, së bashku vlerësuan se traktatet ekzistuese nuk pajisën Bashkimin Evropian me veglat që i duhen për t’u përballur me sfidat dhe për t’i trajtuar ato�

• Traktati i Lisbonës ndryshon dhe azhurnontraktatet e mëparshme të BE-së�

• Merr parasysh faktin se BE-ja është shtuar prej gjashtëShteteve Anëtare themeluese në 27 shtete, si dhe faktin e zhvillimeve të shumta gjatë 50 vjetëve të fundit� •TraktatiiLisbonësdotëpërmirësojëmetodatepunës,përtëgarantuarseBashkimiEvropian kryen punën e vet në mënyrë sa më efikase dhe efektive në shekullin 21� •IndihmonBE-sët’ushërbejëinteresavetëqytetarëvesamëmirëdhet’umundësojëtë kenë rol të drejtpërdrejtë në çështjet evropiane me anë të Iniciativës së re Qytetare� •MbrontëdrejtatmeKartënetëDrejtavefundamentaletënjeriut.•Përforcon rolineParlamentitEvropiandheu jep fuqimë tëmëdhaparlamentevenacionale� •Bënvendim-marrjenmëefikasenënivelevropian.•NdihmonBE-nëtëflasënjëzëshëmnënivelbotëror.

Page 5: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

3

• Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull ndryshimi i klimës, krimi tej kufinjve dhe energjia�

•Njëkohësisht,mbrontëdrejtatetëgjithaShteteveAnëtare,sidomosnëfushatendijshmesiç janë tatimet dhe mbrojtja�

Qëllimet dhe vlerat e BE-sëTraktati i Lisbonës cakton qëllimet e Bashkimit Evropian dhe vlerat

e tij si paqen, demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, drejtësinë, barazinë, ushtrimin e ligjit dhe qëndrueshmërinë�

Traktati i Lisbonës garanton se Bashkimi Evropian:

• do t’u ofrojë njerëzve lirinë, sigurinë dhe drejtësinë pakufij të brendshëm;

•dotëpunojënëdrejtimtëzhvillimittëvazhdueshëmtëEvropës,të bazuar në zhvillimin e balancuar ekonomik dhe stabilitetin e çmimeve, ekonominë e tregut jashtëzakonisht kompetitiv, duke synuar punësimin e plotë dhe progresin e plotë social, me nivel

të lartë të mbrojtjes së mjedisit;

• do të luftojëmospërfshirjen sociale dhe diskriminimin si dhe do tëpromovojë drejtësinë dhe mbrojtjen;

• do të promovojë kohesionin ekonomik, social dhe territorial, dhesolidaritetin midis Shteteve Anëtare;

• do tëmbetet i përkushtuar unionit ekonomik dhemonetarme euron sivalutë të vetën;

•do tëpërkrahëdhepromovojëvlerateBashkimitEvropiannëmbarëbotëndhedo tëkontribuojë për paqe, siguri, zhvillim të vazhdueshëm të planetit, solidaritet dhe respekt midis njerëzve, tregti të lirë dhe të drejtë, dhe çrrënjosje të skamjes;

•dotëkontribuojënëmbrojtjenetëdrejtavetënjeriut,sidomostëdrejtavetëfëmijëve,si dhe observimin e rreptë dhe zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë respektimin e parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara�

Këto janë qëllime kryesore� Traktati i Lisbonës është i hartuar në atë mënyrë që t’i japë BE-së veglat për t’i arritur këto qëllime�

Page 6: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

4

DISPOZITAT KRYESORE TË TRAKTATIT TË

LISBONËS

Më shumë demokraci, më shumë sinqeritetTraktati ju jep juve rol më të rëndësishëm në vendim-marrje.

Iniciativa Qytetare nënkupton se një milion njerëz – jashtë popullatës së BE-së prej 500 milionë – nga disa Shtete Anëtare mund të bëjnë kërkesë që Komisioni Evropian të paraqesë propozime të reja politike�

Page 7: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

5

Në këtë mënyrë, për herë të parë juve ju mundësohet e drejta direkte e fjalës në bërjen e ligjeve të BE-së�

Për të përmirësuar informatat mbi atë se si i merr vendimet BE-ja, Këshilli i Ministrave do të duhet të mbajë mbledhje publikisht, në rastet kur do të marrë parasysh ose do të votojë propozim ligjet�

Traktati shton numrin e fushave ku Parlamenti Evropian vendim-marrjen e bën së bashku me Këshillin e Ministrave� Kjo do të thotë se deputetët që i zgjidhni ju drejtpërsëdrejti, do të kenë të drejtë më të madhe të fjalës në krijimin e ligjeve dhe buxhetin e BE-së�

Në vend, parlamentet nacionale do të kenë mundësi më të mëdha për të dhënë kontribut direkt në vendim-marrjen e BE-së�

Sistemi i ri i paralajmërimit të hershëm u jep parlamenteve nacionale të drejtën të komentojnë propozim ligjet dhe të kontrollojnë nëse BE-ja tejkalon autoritetin e vet, duke u involvuar në çështje që më së miri trajtohen në nivel nacional ose lokal�

Vendim-marrja më e shpejtë dhe më efikaseTraktati i Lisbonës racionalizon procedurat vendim-marrëse të BE-së.

Në Këshillin e Ministrave, votimi i mazhorancës së kualifikuar, në vend të vendimeve unanime, do të zgjerohet� Kjo do të ndihmojë përshpejtimin dhe efikasitetin e veprimeve�

Votimi i mazhorancës së kualifikuar nënkupton se nga viti 2014, vendimet e Këshillit të Ministrave do të kenë nevojë për mbështetje 55% të Shteteve Anëtare, të cilat përfaqësojnë së paku 65% të popullatës së Evropës� Ky sistem u jep legjitimitet të dyfishtë vendimeve�

Rregullat strikte do të vlejnë për të gjitha propozimet që i lëvizin sferat e reja të politikës drejt votimit të mazhorancës� Të gjitha Shtetet Anëtare duhet të pajtohen për ndryshime të këtilla dhe parlamentet nacionale do të kenë të drejtën e vetos�

Mirëpo, fushat e rëndësishme të politikës siç janë tatimi dhe mbrojtja do të vazhdojnë të kenë nevojë për votë unanime�

Modernizimi i institucioneve të BE-sëSynimi kryesor i Traktatit të Lisbonës është modernizimi i institucioneve që udhëheqin biznesin e BE-së dhe demokratizimi më i madh i tyre.

Është krijuar pozita e re e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë/Zëvendës President i Komisionit, për të promovuar aktivitetet e BE-së në skenën ndërkombëtare dhe për të mbrojtur më mirë interesat dhe vlerat e BE-së jashtë saj� Kethrin Eshton filloi punën e saj në këtë pozitë në vitin 2009�

Për të avancuar punën e vet në mënyrë të vazhdueshme dhe konsekuente, Këshilli Evropian zgjedh Presidentin e Këshillit Evropian, maksimum për periudhë pesë vjeçare� Kjo do t’i bëjë aktivitetet e BE-së më të dukshme dhe konsekuente� Herman van Rompuj

Page 8: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

6

është aktualisht Presidenti i parë�

Presidenti i Komisionit do të ‘zgjidhet’ nga Parlamenti Evropian, me propozim të Këshillit Evropian� Sot, Zhoze Manuel Baroso mban mandatin e dytë në pozitën e Presidentit të Komisionit, deri në vitin 2014�

Traktati i Lisbonës riafirmon dhe azhurnon numër të madh të dispozitave ekonomike të përfshira në traktatet e mëparshme të BE-së� Gjithashtu shton një numër të madh të fushave të reja�

Politika ekonomikeTraktati i Lisbonës vërteton angazhimin për të arritur union ekonomik dhe monetar me euron si valutë të BE-së.

Euroja tani është valuta e 17 Shteteve Anëtare�

Unioni ekonomik dhe monetar është objektiva elementare e BE-së� Është forca vitale që garanton se Evropa fokusohet drejt prosperitetit dhe vendeve të punës� Shtetet Anëtare të BE-së, së bashku kanë dedikuar 200 miliardë euro për të financuar stimulimin e ekonomisë së BE-së në krizën aktuale financiare�

Traktati i Lisbonës formalizon pozitën e Bankës Qendrore Evropiane, duke e bërë atë institucion të Bashkimit Evropian�

Bashkimi Evropian në botëBE-ja zotohet të promovojë vlerat e BE-së në botë, duke d h ë n ë kontribut për:

• paqen dhe sigurinë;• zhvillimineqëndrueshëmtëTokës;• solidaritetindherespektimin

reciprok midis popujve;• tregtinëelirëdhetëdrejtë;• çrrënjosjeneskamjes;• mbrojtjen e të drejtave tënjeriut;• respektimindhe

përmirësimin e të drejtës së definuar ndërkombëtare, sidomos sipas definicionit të Kartës së Kombeve të Bashkuara�

BE-ja është fuqia më e madhe komerciale në botë

Page 9: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

7

dhe donatori më i madh i ndihmave për vendet në zhvillim�

Krijimi i pozitës së lartëpërmendur të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë/Zëvendës President i Komisionit, do t’u mundësojë vazhdimësi aktiviteteve të jashtme të BE-së dhe do të pajisë Bashkimin Evropian me aftësinë për të folur me një zë të vetëm jashtë tij� Ai ose ajo do të ndihmohen nga një Shërbim i caktuar për Aktivitete të Jashtme�

Siguria dhe mbrojtja Traktati i Lisbonës qartëson rolin e BE-së në fushën e punëve të jashtme dhe politikës së përbashkët të sigurisë. Vendimet mbi çështjet e sigurimit do të vazhdojnë të miratohen unanimisht nga 27 Shtetet Anëtare të BE-së.

Misionet, të cilat BE-ja i ka ndërmarrë jashtë territorit të vet, kanë qënë për qëllime paqeruajtëse,parandalimtëkonfliktitdhepërforcimtësigurisëndërkombëtarenëkonteksttë Kartës së Kombeve të Bashkuara�

Traktati i Lisbonës shtrin rolin e BE-së edhe në përfshirjen e operacioneve të çarmatimit, këshillavedhendihmësushtarake,dhendihmënpërtëkthyerstabilitetinpaskonflikteve.

Gjithashtu krijon mundësinë për bashkëpunim më të mirë midis Shteteve Anëtare që duan të punojnë së bashku në fushën e mbrojtjes�

Traktati i Lisbonës u mundëson Shteteve Anëtare të vënë në dispozicion për BE-në mundësitë e veta civile dhe ushtarake, të cilat janë të nevojshme për implementimin e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe përcakton rolin e Agjencisë Evropiane për Mbrojtje�

Kjo marrëveshje për herë të parë fut në përdorim klauzulën (e natyrës vullnetare) kur një Shtet Anëtar është viktimë e një sulmi terrorist apo viktimë e ndonjë katastrofe natyrore ose të shkaktuar nga njeriu�

Drejtësia dhe kriminalitetiTraktati i Lisbonës përmban dispozita të reja me rëndësi, të cilat përforcojnë aftësinë e BE-së për të luftuar krimin ndërkombëtar tej kufijve, imigracionin ilegal, trafikimin e njerëzve, armëve dhe drogës.

Thjeshtësimi i propozuar nga Traktati i Lisbonës nënkupton transparencë më të madhe në këtë fushë, rolet e Parlamentit Evropian dhe Gjykatës së të Drejtës janë përforcuar dhe vendim-marrja do të përshpejtohet përmes votimit të mazhorancës më të kualifikuar�

Dispozitat e reja, midis të tjerave, duhet të aftësojnë Bashkimin Evropian dhe SHtetet Anëtare të garantojnë mbrojtjen më efektive të interesave financiare të Bashkimit Evropian dhe luftën kundër krimi(nalitetit) tejkufitar�

Page 10: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

8

Dispozitat e reja pasqyrojnë respektimin e sistemeve të ndryshme ligjore dhe traditat e Shteteve Anëtare� Këto parashohin, për shembull, “një pauzë urgjente” duke i mundësuar një Shteti Anëtar të mos marrë pjesë me ndonjë masë të re nëse beson se kjo do të ndikonte në aspektet fundamentale të sistemit të vet të të drejtës penale�

Kjo vlen sidomos për Irlandën dhe Britaninë e Madhe� Me sistemin e tyre të të drejtës zakonore dhe shemës së kontrollit të Shengenit duke qënë jashte kufirit, ato do te kenë marrëveshje të veçantë dhe do t’u lejojnë atyre të vendosin në bazë të rasteve të veçanta, nëse duan të marrin pjesë në legjislacionin e kësaj fushe�

Politika socialeTraktati i Lisbonës shton objektivat sociale të BE-së. Në të gjitha politikat dhe veprimet e veta, ky traktat mundëson që BE-ja të marrë parasysh promovimin e nivelit të lartë të punësimit.

Pranohet edhe roli i rëndësishëm i shërbimeve ekonomike siç janë transporti publik, tele-komunikacioni, shërbimet postale, furnizimi me gaz dhe energji elektrike�

Roli i BE-së në këto fusha është i kufizuar, me atë që Shtetet Anëtare kanë më tepër hapësirë për manovrim të furnizimit, funksionimit dhe të organizojnë shërbime për t’u përgjigjur efektivisht nevojave shtëpiake�

BE-ja duhet të kufizohet nga çdo aktivitet që do të zvogëlonte rolin e Shteteve Anëtare në ofrimin e shërbimeve të interesit të përbashkët siç janë shëndetësia,

shërbimet sociale, policia dhe forcat e sigurimit, dhe shkollat publike�

Pagesa, e drejta e asocimit dhe rregullat për fillimin e grevave mbeten çështje të Shteteve Anëtare�

Fushat e reja të bashkëpunimitTraktati i Lisbonës ka dispozita të rëndësishme në një varg fushash të reja të politikës që përforcojnë aftësitë e BE-së për të luftuar kriminalitetin tejkufitar ndërkombëtar, migracionin ilegal, trafikimin e femrave dhe fëmijëve, substancave

narkotike dhe armëve.

Dy fusha të tjera janë shumë me rëndësi në botën e sotme�

Ndryshimi i klimës: Traktati i jep prioritet qëllimit të BE-së për promovimin e zhvillimit

Page 11: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

9

permanent në Evropë, në bazë të nivelit të lartë të mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit

Traktati zotohet që në nivel ndërkombëtar të promovojë masat që trajtojnë problemet rajonale dhe globale të mjedisit, sidomos ndryshimin e klimës�

Përforcimi i rolit të BE-së lidhur me ndryshimin e klimës, nënkupto se Evropa vazhdon të marrë rolin udhëheqës në luftën kundër ngrohjes globale�

Energjia elektrike: Traktati ka dispozita të reja që garantojnë funksionimin e mirë të tregut energjetik, sidomos kur bëhet fjalë për furnizimin e energjisë� Dispozitat e

traktatit garantojnë arritjen e efikasitetit dhe kursimit të energjisë si dhe zhvillimin e burimeve të energjisë së re dhe asaj ripërtëritëse�

Për të gjitha Shtetet Anëtare, siguria e furnizimit të energjisë është sfida kryesore e të ardhmes�

Traktati i Lisbonës konfirmon dedikimin e BE-së për një politikë të përbashkët evropiane të energjisë të qëndrueshme�

Ky traktat gjithashtu krijon një bazë të re për bashkëpunim me Shtetet Anëtare në fushën e sportit, ndihmës himanitare, mbrojtjes civile, turizmit dhe hulumtimit të universit�

Të drejtat e njeriutTraktati i Lisbonës njeh të drejtat, liritë dhe parimet e caktuara në Kartën e

të drejtave fundamentale dhe e bën këtë kartë obliguese.

Shtetet Anëtare nënshkruajtën kartën në vitin 2000� Tani kjo kartë është obliguese ligjërisht�

Kjo do të thotë se në rastet kur BE-ja propozon dhe implementon ligje, duhet të respektojë të drejtat e përcaktuara në kartë� Si rrjedhojë e kësaj, Shtetet Anëtare duhet të bëjnë të njëjtën, atëherë kur do të implementojnë legjislacionin e BE-së�

Të drejtat që duhet t’i gëzojnë të gjithë, përfshijnë mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtën e azilit, barazinë para ligjit dhe jo diskriminimin, barazinë midis meshkujve dhe femrave, të drejtat e fëmijëve dhe më të moshuarve dhe të drejtat e rëndësishme sociale, siç janë mbrojtja nga përjashtimi prej pune në mënyrë të padrejtë dhe qasja në sigurimin dhe ndihmën sociale�

Traktati i Lisbonës do të lejojë BE-në të miratojë Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut� Konventa, dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila e mbikqyr atë, janë themelet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Evropë�

Page 12: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

10

MËSONI MË TEPËRTraktati i Lisbonës është një dokument i gjatë, më se 300 faqe, në formë të konsoliduar, përfshirë këtu edhe anekset dhe protokolet� Ky traktat përfshin shumë dispozita nga traktatet e mëparshme të BE-së, qoftë të ndryshuara ose të azhurnuara�

Ky doracak i kushton vëmendje të veçantë elementeve të reja të Traktatit të Lisbonës� Më poshtë do të gjeni më tepër informata lidhur me ndryshimet�

Tekstin e plotë të Traktatit të Lisbonës mund ta shkarkoni në europa.eu/Lisbon_treaty/full_text/index_en.htm ku mund të gjeni edhe verzionet e konsoliduara të traktateve, të ndryshuara sipas Traktatit të Lisbonës�

1960

Page 13: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

11

Rruga drejt Lisbonës

Traktati i Lisbonës u miratua pas gjashtë vjet diskutimi midis Shteteve Anëtare, lidhur me atë se cilat reforma janë të nevojshme për t’i përmbushur sfidat e shekullit 21�

1952: Traktati i Parisit themeloi Bashkësinë Evropiane të Thëngjillit dhe Çelikut

1957: Traktatet e Romës themeloi Bashkësinë Ekonomike Evropiane dhe Euratom-in

1986: Akti i Vetëm Evropian

1992: Traktati i Mastrihtit

1997: Traktati i Amsterdamit

2001: Traktati i Nicës

29 tetor 2004: Traktati që themeloi Kushtetutën për Evropën u nënshkrua nga Shtetet Anëtare në Romë

maj-qershor 2005: Franca dhe Hollanda votojnë kundër Traktatit me referendum

13 dhjetor 2007: Traktatin e Lisbonës e nënshkruajtën 27 Shtetet Anëtare

2007 deri në maj 2009: Traktati i Lisbonës fiton miratimin parlamentar – 26 Shtete Anëtare nga gjithsej 27

12 qershor 2008: Referendumi në Irlandë nuk mundi të sigurojë mazhorancën, në favor të ratifikimit të Traktatit

19 qershor 2009: Këshilli Evropian pajtohet që Komisioni Evropian të vazhdojë përfshirjen e një shtetasi nga çdo Shtet Anëtar� Kryetarët e shteteve apo qeverive miratojnë garanca obliguese lidhur me sferat e veçanta, të identifikuara nga autoritetet e Irlandës

2 tetor 2009: Referendumi i dytë në Irlandë: mazhoranca në favor të Traktatit

1 dhjetor 2009: Traktati hyn në fuqi

1950

1960

1970

1980

1990

2000

2010

Page 14: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

12

Parlamenti EvropianParlamenti Evropian është institu-

cioni i BE-së i cili zgjidhet drejt-përsëdrejti dhe përfaqëson qytetarët e

Shteteve Anëtare�

Traktati i Lisbonës shton numrin e fushave ku Parlamenti Evropian do të ndajë krijimin e

ligjeve me Këshillin e Ministrave dhe të përfor-cojë fuqinë e vet buxhetore�

Kjo ndarje e fuqive midis Pralamentit dhe Këshillit të Ministrave njihej edhe si bashkë vendim�

Bashkë-vendimi është ‘procedura e zakonshme legjislative’ dhe tani përfshin edhe fusha të reja të politikës siç janë liria, siguria dhe drejtësia�

Me këtë do të përforcohen fuqitë legjislative të Parlamentit Evropian�

Traktati i Lisbonës gjithashtu i jep Parlamentit Evropian rol më të rëndësishëm në miratimin e bu xhetit të BE-së

Këshilli EvropianKëshilli Evropian përbëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur politikë më me eksperiencë të Shteteve Anëtare – kryeministrat dhe presidentet me fuqi ekzekutive�

Këshilli Evropian i jep Bashkimit Evropian drejtimin e vet politik dhe përcakton prioritetet e tij�

Sipas Traktatit të Lisbonës, Këshilli i Evropës bëhet Institucion i plotë i BE-së dhe roli i tij është i defin-uar qartë�

Është krijuar edhe pozita e re e Presidentit të Këshillit Evropian�

Presidenti i Këshillit Evropian zgji dhet nga anëtarët e Këshillit Evro-pian dhe mund të shërbejë më së shumti pesë vjet�

Ai ose ajo udhëheqin mbledhjet e Këshillit, avancojnë punën e Këshillit në mënyrë të vazhdueshme dhe përfaqësojnë BE-në në nivel më të lartë ndërkombëtar�

Kështu shënohet ndryshimi nga

Institucionet dhe trupat e BE-së Institucionet kryesore të BE-së janë:• Parlamenti Evropian• Këshilli Evropian• Këshilli i Bashkimit Evropian (Këshilli i Ministrave) • Komisioni Evropian• Gjykata e të Drejtës e Bashkimit Evropian• Banka Qendrore Evropiane• Gjykata e Revizorëve

Përveç këtyre ka edhe trupa të tjerë:• Komiteti i Rajoneve • Komiteti Evropian Ekonomik dhe Social • Banka Evropiane për Investime

Më tepër mbi ndryshimet institucionale

Page 15: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

13

sistemi paraprak, me të cilin Shtetet Anëtare që mbajnë presidencën gjashtë mujore të BE-së, gjithashtu udhëheqin me Këshillin Evropian�

Presidenti i ri i Këshillit Evropian do të bëjë vep-rimet e BE-së më transparente dhe më të sigurta�

KëshilliTKëshilli i Bashkimit Evropian njihet edhe si Këshilli i Ministrave� Përbëhet nga 27 ministra qeveritarë, të cilët përfaqësojnë secilin Shtet Anëtar�

Këshilli është organ vendim-marrës, i cili koordinon politikat ekonomike të BE-së dhe luan rol qendror në politikën e huaj dhe atë të sigurisë�

Këshilli se bashku me Parlamentin Evropian krijo-jnë politikat dhe fuqinë buxhetore�

Votimi në mazhorancë do të jetë gjithnjë e më i zakonshëm, për dallim prej vendimeve unanime�

Sistemi i njohur si ‘mazhorancë e dyfishtë’ do të hyjë në përdorim në vitin 2014: Vendimet e Këshillit do të duhet të përkrahen 55% nga Shte-tet Anëtare, të cilat përfaqësojnë së paku 65% të popullatës në Evropë� Ky sistem u jep vendimeve legjitimitet të dyfishtë�

Një zhvillim i ri në suaza të Traktatit të Lisbo-nës është ajo se Këshilli i Ministrave të Jashtëm udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politkë të Sig-urisë/ Zëvendës Presidenti i Komisionit�

Në fushat e tjera si bujqësia, financat dhe energjia, Këshilli do të vazh-

dojë të udhëhiqet nga ministri i vendit që mban rotacionin e

Presidencës gjashtëmujore të BE-së�

Kjo do të bëjë sistemin e Pres-

idencës të BE-së më koherent dhe më efektiv�

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evro-pian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë/Zëvendës Presidenti i KomisionitMe Traktatin e Lisbonës u krijua pozita e re e udhëheqjes së politikës së përbashkët të BE-së për punë të jashtme, politika e sigurisë dhe politika e përbashkët e mbrojtjes� Emërimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, i cili është një-kohësisht edhe Zëvendës President i Komisionit, është një hap i ri gjigant� Ky post kombinohet me dy pozita të mëparshme: Përfaqësuesi i Lartë për Poli-tikë të përbashkët të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë dhe Komsioneri për Marrëd-hënie të Jashtme�

Ai ose ajo emërohen nga Këshilli Evropian� Personi i zgjedhur udhëheq me Këshillin e Min-istrave të Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht mban pozitën e Zëvendës Presidentit të Komi-sionit Evropian� Ai ose ajo jep propozime, zbaton politikën e jashtme në emër të Këshillit dhe për-faqëson qëndrimet e Bashkimit Evropian në nivel ndërkombëtar�

Kjo pozitë është paraparë të ndihmojë BE-në që të mbrojë më mirë interesat dhe vlerat e veta në ske-nën ndërkombëtare dhe të shprehet njëzëshëm

Komisioni Evropian Komisioni Evropian është i paracaktuar që në mënyrë të pavarur të përfaqësojë interesat e BE-së në tërësi�

Komisioni i përgjigjet Parlamentit Evropian�

Është institucioni i vetëm i BE-së me fuqi të përgjithshme për inicimin e propozimeve për legjislacion�

Komisioni gjithashtu i bën fuqiplote politikat e Bashkimit Evropian, garanton implementimin e buxhetit, menaxhon programet e BE-së, përfaqëson BE-në në negociatat ndërkombëtare dhe kujdeset për zbatimin e duhur të traktateve�

Page 16: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

14

Kush çka bën Traktati i Lisbonës qartëson:•cilatfuqiipërkasinBE-së,•cilatfuqiipërkasinShteteveAnëtare,•cilatfuqijanëtëpërbashkëta. Traktati përcakton kufizimet e fuqive të BE-së shumë më qartë se përpara�

Një rregull elementar është se BE-ja do të mund të ushtrojë vetëm ato fuqi, të cilat i janë transfer-uar nga Shtetet Anëtare� Duhet të respektojë fak-tin se të gjitha fuqitë e tjera u përkasin Shteteve Anëtare�

•BE-ja ka përgjegjësi ekskluzive për fushat siçjanë rregullat e konkurrencës, politika monetare e zonës së euros dhe politika e përbashkët komerciale�

•Shtetet Anëtare kanë përgjegjësi primare përfushat si shëndetësia, arsimi dhe industria�

•BE-jadheShtetetAnëtarendajnëkompetencatnë fusha si tregu i brendshëm, bujqësia, trans-porti dhe energjia�

Dispozita të tjeraTraktati i Lisbonës vërteton respektimin e BE-së për barazinë e Shteteve Anëtare dhe

identitetet nacionale, duke përfshirë autonomitë lokale dhe rajonale� Ky

Traktat është zotuar për mbrojtjen e

kulturave dhe gjuhëve të ndryshme�

Për herë të parë, ekziston një dispozitë që një Shtet Anëtar mund të tërhiqet nga Bashkimi Evropian nëse dëshiron dhe përcakton mar-rëveshjen që do të vlejë në këto raste�

Të drejta të reja për parlamentet nacionalePër herë të parë, parlamentet nacionale japin kontribut direkt në procesin e vendim-marrjes në Evropë�

Me traktatin e Lisbonës, të gjitha ligjet e propo-zuara të BE-së duhet të dërgohen në parla-mentet nacionale�

Do të funksionojë sistemi i paralajmërimit të her-shëm dhe të gjitha parlamentet nacionale do të kenë tetë javë të shqyrtojnë nëse mendojnë se një propozim nuk është i përshtatshëm për vep-rim të BE-së�

Nëse kundërshtojnë numër i mjaftueshëm i par-lamenteve nacionale, propozimet mund të ndry-shohen ose të tërhiqen�

Ky sistem i paralajmërimit të hershëm u jep par-lamenteve nacionale rol të rëndësishëm që të sigurojnë se BE-ja nuk tejkalon autoritetin e vet, duke u involvuar në çështje që më së miri mund të zgjidhen në nivel nacional, rajonal ose lokal�

Page 17: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

15

Disa termine teknike Baza ligjoreTraktati i Lisbonës ndryshon Traktatin mbi Bashkimin Evropian dhe Traktatin që themelon Bashkësinë Evropiane� Ky është i fundit në var-gun e traktateve që azhurnojnë dhe konsolido-jnë bazën ligjore të BE-së�

Me Traktatin e Lisbonës BE-ja ka një personalitet të vetëm�

Paraprakisht, Komunitetit Evropian dhe Bashkimi Evropian kishin statute të ndryshme dhe nuk aplikonin rregullat e njëjta të vendim-marrjes� Ky sistem i dyfishtë ndërprehet me Traktatin e Lis-bonës dhe Bashkimi Evropian do të jetë person juridik�

Ky ndryshim do të përmirësojë aftësinë e BE-së për të vepruar, sidomos në sferën e punëve të jashtme� Traktati i Lisbonës do t’i lejojë BE-së të veprojë në mënyrë më efektive, më koherente dhe më të besueshme në marrëdhëniet e veta me pjesën tjetër të botës�

Votimi i mazhorancës së kualifikuar, mazhoranca e dyfishtëVotimi i mazhorancës së kualifikuar është forma e vendim-marrjes që përdoret për numrin më të madh të vendimeve të Këshillit të Ministrave� Me Traktatin e Lisbonës, ky votim përdoret edhe në fusha të reja dhe është ridefinuar mënyra e funk-sionimit të tij� Nga viti 2014, vendimet e Këshil-lit do të kenë nevojë për 55% të përkrahjes nga Shtetet Anëtare, të cilat përfaqësojnë së paku 65% të popullatës së Evropës� Kjo njihet si ‘mazh-oranca e dyfishtë’� Së paku katër vende do të mund të krijojnë pakicën bllokuese� Ky sistem u mundëson shteteve, me popullatë më të vogël, të jenë në nivel më të barabartë me Shtetet më të mëdha Anëtare�

Në fusha të caktuara, edhe më tej do të duhet miratimi unanim i vendimeve� Në këto fusha përfshihen tatimet dhe mbrojtja�

Page 18: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

16

Bashkëpunimi i shtuarNjohja e faktit se Bashkimi Evropian është rri-tur aq shumë, Traktati mbi Bashkimin Evropian (sipas ndryshimit të bërë në Traktatin e Amster-damit dhe Traktatit të Lisbonës) përcakton rreg-ullat për Shtetet Anëtare që duan të vazhdojnë bashkëpunimin në një fushë të veçantë� Ky ter-min njihet si ‘bashkëpunim i shtuar’�

Bashkëpunimi i shtuar nënkupton se një grup shtetesh mund të veprojnë së bashku, duke mos përfshirë të gjitha 27 shtetet� Ky bashkëpunim u mundëson Shteteve Anëtare të mbeten jashtë nëse nuk dëshirojnë pjesëmarrje dhe njëkohë-sisht nuk i ndalojnë Shtetet Anëtare të veprojnë së bashku�

Subvencionimi, proporcionalitetiVendimet e BE-së duhet të jenë sa më transpar-ente për qytetarët� Përveç fushave të cilat i përka-sin kompetencës së vet ekskluzive, nuk ndërmerr ndonjë veprim nëse nuk vlerëson se veprimi i tillë do të ishte më efektiv se sa ato të ndërmarra në nivel nacional, rajonal dhe lokal� Ky parim njihet si sub-vencionim dhe është riafirmuar në Traktatin e Lisbonës�

Ky parim plotësohet me parimin e proporcionalitetit ku BE-ja duhet të kufizojë veprimet e veta në ato që janë të nevojshme për të arritur synimet e cak-tuara në Traktatin e Lisbonës�

Procedura e bashkë-vendimit (‘procedura e zakonshme e legjislacionit’)Bashkëvendimi është termini që përdoret për fuqinë e Parlamentit Evropian për të hartuar ligje në mënyrë të barabartë dhe bashkërisht me Këshillin e Ministrave� Traktati i Lisbonës e vë bashkë-vendimin në përdorim të përgjith-shëm� Përmes Traktatit të Lisbonës, procedura me të cilën Parlamenti Evropian bashkë-vendos me Këshillin bëhet ‘procedura e zakonshme e legjislacionit’�

Kjo do të thotë se vendim-marrja e Bashkimit Evropian do të bazohet në legjitimitetin e popul-lit (të përfaqësuar nga deputetët në Parlamentin Evropian) dhe Shtetet Anëtare (të përfaqësuara nga Ministrat e vet në Këshill)�

Page 19: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

Në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian ka përfaqësi të Komisionit dhe zyra e përfaqësi të Parlamentit Evropian� Komisioni Evropian ka gjithashtu edhe delegacione në vende të tjera të botës�

Kontaktoni me BE-nëONLAJNInformata në të gjitha gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian mund të gjeni në ueb faqen Europa: europa.eu

PERSONALISHTNë mbarë Evropën ka qindra qendra lokale informative të BE-së. Adresën e qendrës më afër jush mund ta gjeni në ueb faqen Europe Direct: europedirect.europa.eu

PËRMES TELEFONIT OSE POSTËSEurope Direct është shërbim që u përgjigjet pyetjeve tuaja lidhur me Bashkimin Evropian. Këtë shërbim mund ta kontaktoni në telefonin pa pagesë 00 800 6 7 8 9 10 11, telefonin me pagesë nëse merrni nga vendet jashtë BE-së +32 2 299 96 96, ose me anë të postës elektronike të ueb faqes Europe Direct: europedirect.europa.eu LEXONI MBI EVROPËNPër të lëxuar botimet mbi BE-në, vetëm duhet të klikoni një herë në ueb faqen e librarisë të BE-së: bookshop.europa.eu

Qendra Informative e Unionit EuropianM�H�Jasmin 52v1000 ShkupTel/faks� 02/3296-363Internet: www�euic�mkE-mail: euinfo@euic�mk

Delegacioni i Bashkimit EvropianM�H�Jasmin 52v1000 ShkupТel� 02/3248 500Faks� 02/3248 501Internet: www�eeas�europa�eu/delegations/ the_former_yugoslav_republic_of_macedonia E-mail: delegation-fyrmacedonia@eeas�europa�eu

Pika Informative e UE - GostivarBraca Ginovski 611230 GostivarTel�/Faks� 042/218-167E-mail: gostivar@euinfopoint�mk

Pika Informative e UE - KoçanRade Kratovçe 12300 KoçanTel� 033/279-554Faks� 033/279-962E-mail: kocani@euinfopoint�mk

Pika Informative e UE - Kumanovë11 Oktomvri bb1300 KumanovëTel�/Faks� 031/475-800E-mail: kumanovo@euinfopoint�mk

Pika Informative e UE - KavadarMarshal Tito bb1430 KavadarTel�/Faks� 043/416-107E-mail: kavadarci@euinfopoint�mk

Pika Informative e UE - Manastir1 Maj bb7000 ManastirTel�/Faks� 047/234-234E-mail: bitola@euinfopoint�mk

Pika Informative e UE - VelesPanko Brashnar 11400 VelesTel� 043/232-406; lok� 226Faks� 043/232-966E-mail: veles@euinfopoint�mk Pika Informative e UE - TetovëDervish Cara bb1200 TetovëTel� 070/548-576E-mail: tetovo@euinfopoint�mk

Page 20: DORACAKU JUAJ MBI TRAKTATIN E LISBONËS · 3 •Fut në përdorim masa të reja që do të trajtojnë çështjet e ngutshme që ndikojnë në kualitetin e jetës sonë, si për shembull

Zyra e publikimeve

MK-31-11-073-SQ

-C

D O R AC A KU J UA J M B I T R A K TAT I N E L I S B O N Ë S

Pas shumë dekadave të luftës që mori miliona jetëra, fondacioni i BE-së shënoi fillimin e epokës së re, ku vendet e Evropës zgjidhin problemet e veta duke biseduar e jo duke luftuar�

Sot, vendet e BE-së gëzojnë një thesar beneficionesh� Mirëpo, rregullat për udhëheqjen e BE-së janë hartuar për një BE shumë më të vogël dhe një BE që nuk duhej të ballafaqohet me sfidat globale siç janë ndryshimi i klimës, recesioni global ose kriminaliteti ndërkombëtar jashtë kufitar� BE-ja ka potencial dhe është e përkushtuar në trajtimin e këtyre problemeve, por këtë mund ta bëjë vetëm nëse përmirëson mënyrën e vet të funksionimit�

Ky është synimi i Traktatit të Lisbonës� Ky traktat e bën BE-në më demokratike, efikase dhe transparente� U jep qytetarëve dhe parlamenteve më tepër informata për atë që ndodh në nivel evropian dhe i mundëson Evropës të ketë zë më të lartë dhe më të qartë në botë, njëkohësisht duke mbrojtur interesat nacionale�

Kjo broshurë sqaron se çka nënkupton Traktati i Lisbonës�