4
Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) Dhjetor 2014, Nr.4 BULETIN SHFAQJET TELEVIZIVE RRETH PËRKRAHJES SË PUNËSIMIT TË TË RINJVE SHËRBIMET E REJA PËR UDHËZIM NË KARRIERË ZHVILLIMET E FUNDIT NGA PARTNERËT E EYE MUNDËSITË E REJA PËR VERIUN E KOSOVËS Ndryshimi i fatit të grave në tregun e punës Fuqia e diasporës Konkurrenca në tregun e punës është shumë e kufizuar për gratë të cilat dëshirojnë të ndërtojnë karrierë të pasur profesionale... Diaspora e Kosovës është e vendosur në shtetet me ekonomi fuqishme, siç janë Zvicra, Gjermania, ShBA dhe shtetet Skandinave, dhe ajo shërben si urë lidhëse në mes të prodhimit në Kosovë dhe mundësisë së plasimit në tregjet e jashtme... Gëzuar festat

SHFAQJET TELEVIZIVE RRETH PËRKRAHJES SË TË TË · PDF fileKarrierë, ne synojmë punësimin e rreth 500-600 (nga gjithsej 7000) nxënësve të cilët përfundojnë shkollën e arsimit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SHFAQJET TELEVIZIVE RRETH PËRKRAHJES SË TË TË · PDF fileKarrierë, ne synojmë punësimin e rreth 500-600 (nga gjithsej 7000) nxënësve të cilët përfundojnë shkollën e arsimit

Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) Dhjetor 2014, Nr.4

BULETIN

SHFAQJET TELEVIZIVERRETH PËRKRAHJES SË PUNËSIMIT TË TË RINJVE

SHËRBIMET E REJA PËRUDHËZIM NË KARRIERË

ZHVILLIMET E FUNDIT NGAPARTNERËT E EYE

MUNDËSITË E REJA PËR VERIUN E KOSOVËS

Ndryshimi i fatit të grave në tregun e punës

Fuqia e diasporës

Konkurrenca në tregun e punës është shumë e kufizuar për gratë të cilat dëshirojnë të ndërtojnë karrierë të pasur profesionale...

Diaspora e Kosovës është e vendosur në shtetet me ekonomi të fuqishme, siç janë Zvicra, Gjermania, ShBA dhe shtetet Skandinave, dhe ajo shërben si urë lidhëse në mes të prodhimit në Kosovë dhe mundësisë së plasimit në tregjet e jashtme...

Gëzuar festat

Page 2: SHFAQJET TELEVIZIVE RRETH PËRKRAHJES SË TË TË · PDF fileKarrierë, ne synojmë punësimin e rreth 500-600 (nga gjithsej 7000) nxënësve të cilët përfundojnë shkollën e arsimit

SHËRBIMET E REJA PËR UDHËZIM NË KARRIERË

Mkompetencat themelore për këshillim për karrierë, trajnim i organizuar nga EYE për 19 këshilltarët e karrierës nga institucionet arsimore dhe të punësimit, dhe i realizuar nga organizata 'Karriera ime' nga Maqedonia. Këta këshilltarë do e aplikojnë përvojën e porsafituar në ofrimin e shërbimeve për orientim në karrierë tek qindra studentë të cilët kërkojnë këshilla për karrierën e tyre të ardhshme. Znj. Millaku - Ajvazi tha për portalin e lajmeve Albinfo.ch se "pas trajnimit dyjavor, për herë të parë do të certifikohem si këshilltare e karrierës, si dëshmi për shkathtësitë e fituara", gjë që kurrë nuk është ofruar më parë në Kosovë. Për më tepër, sistemi arsimor i Kosovës tani nuk ofron programe të specializuara universitare në nivel master ose baqelor, do të thotë se profesioni i këshilltarit për karrierë/orientim nuk është i rregulluar në Kosovë. Për shkak të kësaj, këshilltarët e karrierës nga institucionet arsimore dhe të punësimit nuk mund të arsimohen në këtë fushë, me synim të mbështetjes së studentëve dhe të rinjve të papunë me këshilla për karrierë.

Kështu projekti EYE mbështeti këto kurse modulare të përshtatura për zhvillimin e kompetencës së këshilltarëve të karrierës nga sektori i punësimit dhe arsimit. Në bashkëpunim me Organizatën e Këshilltarëve të Karrierës (OKK) së Kosovës, EYE ka ndihmuar edhe hartimin e Doracakut për Orientim në Karrierë, i cili është doracak praktik për përdorim nga profesionistët e orientimit në karrierë brenda sektorit arsimor me qëllim të ngërthimit të cilësisë së shërbimeve brenda performancës dhe aftësive të stafit.

Përveç kësaj, EYE ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me komunën e Prishtinës për të mbështetur krijimin e Qendrës për Orientim në Karrierë për nxënësit e shkollës së arsimit dhe aftësimit profesional në Prishtinë e cila shkollë numëron rreth 7000 nxënës. Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit me EYE, tha: "përmes Qendrës për Orientim në Karrierë, ne synojmë punësimin e rreth 500-600 (nga gjithsej 7000) nxënësve të cilët përfundojnë shkollën e arsimit dhe aftësimit profesional në Prishtinë dhe futen në tregun e punës menjëherë pas diplomimit, pa vazhduar arsimin e lartë. Kjo Qendër i siguron bizneseve se nxënësit janë të përgatitur mirë por edhe tëkëshilluar në lidhje me punësimin e tyre në të ardhmen, përkundër dijes së fituar në shkollat për arsim dhe aftësim profesional". Trajnimi për zhvillimin e kompetencës së këshilltarëve të karrierës, hartimi i Doracakut për Orientim në Karrierë, si dhe themelimi i Qendrës për Orientim në Karrierë, janë aktivitetet kryesore që ndihmohen nga EYE për të zgjeruar tutje këshillat e shumë-nevojshme për nxënësit të cilët dëshirojnë ta planifikojnë karrierën dhe të kenë gjasa më të mira për punësim.

"përmes Qendrës për Orientim në Karrierë, ne synojmë punësimin e rreth 500-600 (nga gjithsej 7000) nxënësve të cilët përfundojnë shkollën e arsimit dhe aftësimit profesional në Prishtinë dhe futen në tregun epunës menjëherë pas diplomimit, pa vazhduar arsimin e lartë."

Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës

BULETINRritja e Punësimit për të Rinj (EYE)

ejreme Millaku - Ajvazi punon në Universitetin AAB si këshilltare e karrierës. Rishtazi ajo ka vijuar programin e trajnimit për

Programi i trajnimit për Kompetencat Themelore për Këshillim për Karrierë

Page 3: SHFAQJET TELEVIZIVE RRETH PËRKRAHJES SË TË TË · PDF fileKarrierë, ne synojmë punësimin e rreth 500-600 (nga gjithsej 7000) nxënësve të cilët përfundojnë shkollën e arsimit

Ztë trajnimit, i cili u ofrua nga Qendra e Biznesit në Zveçan (QBZ) me përkrahje nga EYE, ku 45% e pjesëmarrësve ishin gra të reja me perspektivë ndërmarrësie. Z Miloviq dhe shumë ndërmarrës tjerë të rinj po përfitojnë nga fokusi substancial i organizatave vendore dhe ndërkombëtare në mbështetjen e projekteve të cilat nxisin punësimin, biznesin dhe zhvillimin ekonomik të kësaj zone specifike të Kosovës. Trajnimi në QBZ i solli z Miloviqit mundësi të reja, i cili shpjegon tutje se "gjer tani kam kaluar tri module të trajnimit dhe kam shfrytëzuar edhe shërbimet këshillimore të Qendrës së Biznesit në Zveçan. Kam mësuar shumë gjëra të reja nga trajnerët me përvojë (teori dhe praktikë në menaxhimin e biznesit). Falë dijes së fituar nga këto trajnime, kam vendosur të nisë biznesin tim, gjë që kisha planifikuar për kohë të gjatë - prodhimi dhe mbarështimi i pulave".

dravko Miloviq është ndërmarrës nga komuna e Zveçanit, në veri të Kosovës, e banuar kryesisht nga pakica serbe. Ai ka vijuar modulin e ri

EYE rishtazi ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit me Qendrën për Përkrahje Bizneseve në Kosovë (QPBK) (projekt i financuar nga USAID-i) për financim të përbashkët të skemave të gratit, të cilat do të mbështesin gjithsej 126 fermerë në Kosovën e veriut. Këto grante do t'u japin mundësi familjeve të këtij rajoni të blejnë pajisje më të mira, të përmirësojnë teknikat e prodhimit dhe të kenë qasje më të mirë në treg. Investimi i përbashkët nga EYE dhe QPBK pritet të shtojë numrin e personave të punësuar nga 126 në 252 dhe do të sigurojë të hyra më të larta gjer në 600 € në muaj (nga 300 €). Në dy vitet e ardhshme, të hyrat e projektuara nga shitjet duhet të tejkalojnë 200,000 €, gjë që shton pasurinë e familjeve dhe i kontribuon uljes së papunësisë. EYE do ta mbulojë 1/3 të skemës që i jepet përfituesve, kurse kjo ndërhyrje ka mundësi të shtojë prodhimin dhe të zgjerojë mundësitë për bujqësi komerciale në veriun e Kosovës.EYE zotohet se do t'i ofrojë mundësi të barabarta komuniteteve joshumicë në Kosovë, me synim të rritjes së punësimit anekënd vendit.

SHFAQJET TELEVIZIVE RRETH PËRKRAHJES SË PUNËSIMIT TË TË RINJVE

MUNDËSITË E REJA PËR VERIUN E KOSOVËS

-

ka hyrë në marrëveshje me Trembelat dhe Monostudios për të ndihmuar në produksionin e dy shfaqjeve televizive. Shfaqjet televizive “PunPun” dhe “Here & Now” do të transmeto-hen në dy stacione televizive kombëtare në kohën e shikueshmërisë së lartë. Formati i shfaqjeve është i ndryshëm, ku njëra është Reality Show dhe tjetra është shfaqje në studio. Qëllimi i këtij aktiviteti është ndryshimi i botëk-uptimit të medieve në lidhje me çështjet e punësimit dhe të nxisë produksionin e programeve në lidhje me punësimin e të rinjve, të cilat do të jenë argëtuese por edhe edukative. Trembelat kanë përgatitur shfaqjen e cila do të transmetohet në KTV, ku episodi i parë nga gjithsej tetë do të shfaqet më 23 janar.

BULETINRritja e Punësimit për të Rinj (EYE)

M e qëllim të rritjes dhe përmirësimit të raportimit të problemeve në lidhje me punësimin e të rinjve në media shoqërore dhe të transmetuara, EYE

Shfaqja "Here and Now" është përgatitur nga Monostudios dhe do të transmetohet në fillim të marsit. Synohet që të dyja shfaqjet të përgatiten pas periudhës së financimit të EYE, prandaj qëndrueshmëria ishte faktori kryesor për këtë marrëveshje. EYE beson se shfaqja do t'i kontribuojë edukimit të opinionit publik rreth pengesave kryesore ndaj punësimit të të rinjve, rëndësisë së zgjidhjeve në karrierë dhe promovimit të shërbimeve ekzistuese për punëkërkuesit dhe të punësuarit e rinj në Kosovë.

TV Show/Gjirimi i TV Programit "PunPun"

Trajnimi për ndërrmarës në Qendrën e Biznesit në Zveçan (QBZ)

Page 4: SHFAQJET TELEVIZIVE RRETH PËRKRAHJES SË TË TË · PDF fileKarrierë, ne synojmë punësimin e rreth 500-600 (nga gjithsej 7000) nxënësve të cilët përfundojnë shkollën e arsimit

KPoliksena Berisha është një grua e re e cila aspiron punësimin në sektorin TIK-ut ku, sipas Shoqatës së Teknologjisë Informative dhe Komunikuese të Kosovës (STIKK), vetëm 2 në 8 punonjës në këtë sektor janë gra. Tutje, të dhënat zyrtare në Kosovë tregojnë se vetëm 40% e grave punëkërkuese janë të papunësuara, që është në mesin e përqindjeve më të larta në rajon. Këto janë disa fakte të cilat ia vështirësojnë Znj. Berishës konkurrencën në treg. Kur e pyetëm rreth perspektivës së punësimit, ajo tha: "është shumë vështirë për gratë të konkurrojnë në tregun e punës. Si ilustrim, punoja si stazhiere në një kompani lokale, dhe në një moment kompania vendosi që t'u ofrojë stazhierëve punësim. Ne fund ata I punësuan të gjithë meshkujt, kurse vetëm një grua u punësua si asistente e zyrës". Me qëllim që të konkurrojë në këtë mjedis sfidues, Znj Berisha është regjistruar në programin e ri të trajnimit të quajtur "Femrat në Teknolgjinë Informative", i cili program ofrohet nga Instituti AUK dhe përkrahet nga EYE. 50 femra të reja, përshfi edhe Znj Berisha, pritet të pajisen me aftësi të reja me qëllim që të përmirësojë gjasat e punësimit me orar të plotë në të ardhmen.

Ndërkohë edhe një organizatë tjetër është duke punuar me gratë e margjinalizuara, të prekura nga lufta apo që janë me arsimim të ulët. Women for Women International (WfWI) është një organizatë e cila ka përkrahur mbi 30 mijë gra që nga viti 1999 përmes skemave të ndryshme të përkrahjes, siç janë trajnime e grante të vogla për nisje të biznesit, si dhe ka ndihmuar në punësim permanent përmes zyrës së tyre për vendosje në vend të punës. Sipas Drejtoreshës së WfWI, Iliriana Gjashi, "WfWI ka përkrahur procesin e punësimit të 420 grave në biznese të ndryshme, siç janë fabrika, shitje me pakicë, etj". Është ky hap solid në hapjen e tregut të punës për më shumë gra! Disa çështje tjera të hapura që kufizojnë qasjen e lehtë të grave në tregun e punës, siç shpjegon ajo, është fakti se "angazhimi i grave në qeveri dhe në agjencitë tjera është i kufizuar, prandaj WfWI po avokon në veçanti për ndryshimin e këtij botëkuptimi të tregut duke ndërtuar një bazë të të dhënave për punëkërkueset dhe profilet e tyre, dhe kështu po i shton gjasat e grave për punësim në të ardhmen". Më specifikisht, EYE e ka përkrahur WfWI ne ofrimin e moduleve të trajnimit për udhëzim në karrierë për gratë pjesëmarrëse në mënyrë që këto të fundit të bëjnë një planifikim më të mire të karrierës. Ende ka probleme të hapura, siç është dispozita e ligjit të punës për pushimin e lehonisë e cila i mundëson grave të marrin gjer në 12 muaj pushim.

Sipas një studimi në medie, shumë kompani zgjedhin të mos punësojnë gratë mu për këtë fakt! Të gjitha këto kufizime mund të tregojnë një pasqyrë pesimiste për përfshirjen e më shumë grave në tregun e punës, por angazhimi personal i Poliksena Berisha dhe Iliriana Gashit janë shembuj të mirë të asaj se si të ndryshohet ky trend negativ i përfshirjes së grave në tregun e punës. EYE po punon ngushtë me AUK Institutin, WfWI, dhe me partnerët tjerë në dizajnimin dhe realizimin e programeve të cilat u mundësojnë grave të futen në tregun e punës dhe kështu të rrisin barazinë dhe konkurrencën korrekte për punësim si për gratë ashtu edhe për burrat në Kosovë.

onkurrenca në tregun e punës është shumë e kufizuar për gratë të cilat dëshirojnë të ndërtojnë karrierë të pasur profesionale.

në furnizimin e shërbimeve të brendshme, përmes modelit të qendrës së thirrjeve. Sipas Drenusha Shala, Drejtoreshë menaxhuese e Baruti Gmbh, "kuptuam se ishte vështirë për biznesin fillestar të qendrës së thirrjeve të zëmë klientë, kurse si biznes në hulumtim të tregut, klientin e parë e zumë shumë më shpejtë", dhe shton "fleksibiliteti dhe të qenit mendje-hapur rreth mundësive të reja tregtare janë çelës i suksesit". Valon Asani është një ndërmarrës tjetër energjik i cili sjellë kombinim perfekt të praktikave afariste zvicerane me frymën e ndërmarrësisë së Kosovës. Ai është pronar i Agjencisë MIK dhe pranon se potenciali për investim nga diaspora është evident, por kërkohet më shumë punë në cilësinë e arsimit dhe trajnimit të stafit lokal, me qëllim të arritjes së konkurrencës me tregjet e huaja si individ por edhe si firmë. Ndërkohë MIK është duke u rritur dhe në bashkëpunim me EYE ka investuar në krijimin e moduleve të trajnimit për 15 stazhierët e punësuar me mundësi të punësimit pas përfundimit të suksesshëm të trajnimeve. Kjo kompani e re është pjesë e platformës afariste zvicerane e cila do t'i ndihmojë së paku 6 bizneseve kosovare në tregun zviceran, në bashkëpunim me EYE, duke filluar nga janari 2015. Me qëllim të përkrahjes së bizneseve të reja në rritje, EYE së bashku me Komunën e Prishtinës, janë në proces të zhvillimit të një Biznes Qendre në Prishtinë. Ky subjekt do të ofrojë hapësirë dhe shërbimeve afariste me çmim të përballueshëm, gjë që do të nxitë rritjen e mëtejme të bizneseve fillestare dhe atyre të reja, mbi 2 vjet vjetra, të cilat janë operacionale dhe po rriten, por edhe kanë potencial për eksportim të shërbimeve. Misioni i EYE mbetet identifikimi i urave dhe shtimi i numrit të rasteve sikurse Baruti dhe MIK, kurse institucionalizimi i përkrahjes nga Komuna e Prishtinës do ta përforcojë synimin e Kosovës në uljen e papunësisë. (Jakob Modéer, Ekspert i Zhvillimit të Sektorit Privat, ka kontribuar në këtë artikull)

Dnjëkohësisht po shfrytëzojnë gjuhën gjermane për të gjetur lidhje në tregjet gjermano-folëse të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Një kompani e tillë e suksesshme me rritje eksponenciale është Baruti Gmbh, partner i EYE, e cila kompani po dëshmohet se është e suksesshme pasi që brenda tri viteve sa ka përvojë pune, Baruti ka punësuar mbi 150 punëtorë dhe është në proces të punësimit të 150 punëtorëve shtesë me qëllim të përmbushjes së kontratave të reja ndërkombëtare. EYE ka mbështetur Barutin Gmbh në arritjen e ISO standardeve në menaxhim dhe në siguri të informacionit, kurse zhvillmi i vazhdueshëm e emrave tregtar i ka mundësuar nënshkrimin e kontratave me firmat udhëheqëse në Gjermani dhe Zvicër. Një nga vendimet kryesore që i mundësoi rritjen e hises në treg, ishte diversifikimi i portofolit të Barutit dhe përfshirja e shërbimeve 'hulumtime përmes telefonit'. Para kësaj, kompania fokusohej plotësisht

iaspora e Kosovës është e vendosur në shtetet me ekonomi të fuqishme, siç janë Zvicra, Gjermania, ShBA dhe shtetet Skandinave, dhe ajo shërben si urë lidhëse në mes të prodhimit në Kosovë dhe mundësisë së plasimit në tregjet e jashtme. Në nëndërkohë disa ndërmarrës të rinj, që janë rritur dhe arsimuar në Zvicër, po investojnë në Kosovë dhe

Our contacts:Address: Nazim Gafurri 33,PO Box 2, 10000 Prishtina

Tel: 038 517 715www.eye-kosovo.org • [email protected]

Financed by: Implementers:

NDRYSHIMI I FATIT TË GRAVE NË TREGUN E PUNËS

FUQIA E DIASPORËS

BULETINRritja e Punësimit për të Rinj (EYE)

Iliriana Gashi, Director of WfWI

Valon Asani, Pronar i MIK Agency