23
RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË NAFTËS NË SHQIPËRI Vlashi Nakuçi, Zamir Bega, Vlashi Janopulli, Sazan Guri. Abstrakt Studime te mirëfilltagjeologjike në vënd evidentohen nga viti 1912, ato filluan nga gjeologëperëndimor të cilët realizuan rilevimetgjeologjike, ndërtuan hartatebënpunimet e para. Interesimetkanë qënë të vazhdueshme në vitin 1914, 1918me puset në Drashovicë, më 1920 dhe deri në 1925 kur qeverija dha konçensionete para kompanivetë huaja.Nga të huajt ne trashëguamstudimet me hartat gjeologjike e tektonike si dhe dy vëndburime nafte. Pas çlirimit të vëndit nga nazifashistët, filluar nga viti 1950 uangazhohenspecialistë sovjetikëtë cilët punuan së bashku me shqiptarët deri në vitin 1960, më pas nga ajo kohë e deri në vitin 2006 aktivitetetstudimoregjeologjike të vëndit u kryen nga specialistët tanë. Byroja e projektimeve e Kombinatit të Naftës,deri në vitin 1965 dhe Instituti i Naftës e Gazitnga viti 1965 në 2001 dhe deri në2006 i dhanë tonin punimeve e studimeve gjeologjike e tektonike të truallit tonë. Studimet e shumta rilevuese realizuan ndërtimin e hartave të detajuara shkalle 1:25000 të cilat deri në 1980 mbuluan gjithë territorin perspektiv tëvëndit. Ngaviti1960 e deri në vitin 2000 janë ndërtuar tre harta gjeologjike të Shqipërisë në shkalla 1: 200000 bashkë me tekstet përkatëse si dhe harta tektonike po në atë shkallë. Produktive rezultojnë studimet dhe projektimete shumta në periudhën 1960 deri në vitin 1990 kur ING-ja bëri të mundur zbulimin e mbi 12 vëndburimeve nafte e gazi natyror, ku suksese të dukëshme shënohen në zbulimet karbonatike. Kjo është periudha kuuformua mendimi gjeologjik se trualli ynëka aftësi gjeneruese dhe kushte tëruajtjes së rezervave të naftës e gazit që sot llogariten mbi 400 milion ton rezerva gjeologjike. Moment i rëndësishëm shënohetnë vitin 1988 kur Shqipërija zmadhojë sipërfaqen perspektive fal ardhjestë kompanive të huajatë kërkimit në blloqet e detit. Sot bëhen afro 28000 km² ku kryhen aktivitete kërkimore nafte e gazi në stere dhe dete ku dhe mundësit zbuluese janë edhe më të mëdha. Në vitin 2006 Qeverija mbylli QKSHH-në i cili njëherazi solli dhe mbylljen e mendimit gjeologjik të organizuar shqiptar, nga ajo kohë në fondin tonë shkencorgjëndetvakumii madh gjeologjik. Mbyllja e QKSHH-së në sytë e specialistëve kërkues të naftës u cilësua vendim i nxituar i padobishëm për vëndin. Mendimet tona sot gjënden vetëm në letra, studime e raporte shkencore të arshivuara në 4158 dosje të ndodhura në arkivat gjeologjike të shtetit. Në AKBN ndodhen informacione të shumta gjeologjike e gjeofizike tëpërftuara nga aktivitetet e huaja të kërkimit tëpa njohura e të pa studjuara nga specialistët kërkues të naftës, ato ende nuk po vihen ne dobi të ekonomisë tonë. Paketat shkencore prezantuese ekzistuesegradualishtëpo humbin rolin parësor të tyre. Ndërkohëqëvendi ka nevojë për investime të tjera hidrokarbure të cilat mund të nxiten vetëm me njohjen e duhur të realitetit studimor-kërkimor në stere dhedete që mund ta realizojnëvetëm specialistët me eksperienca projektuese dhe ekspertët e fushës.

RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË NAFTËS NË

SHQIPËRI

Vlashi Nakuçi, Zamir Bega, Vlashi Janopulli, Sazan Guri.

Abstrakt

Studime te mirëfilltagjeologjike në vënd evidentohen nga viti 1912, ato filluan nga

gjeologëperëndimor të cilët realizuan rilevimetgjeologjike, ndërtuan hartatebënpunimet e para.

Interesimetkanë qënë të vazhdueshme në vitin 1914, 1918me puset në Drashovicë, më 1920 dhe

deri në 1925 kur qeverija dha konçensionete para kompanivetë huaja.Nga të huajt ne

trashëguamstudimet me hartat gjeologjike e tektonike si dhe dy vëndburime nafte. Pas çlirimit të

vëndit nga nazifashistët, filluar nga viti 1950 uangazhohenspecialistë sovjetikëtë cilët punuan së

bashku me shqiptarët deri në vitin 1960, më pas nga ajo kohë e deri në vitin 2006

aktivitetetstudimoregjeologjike të vëndit u kryen nga specialistët tanë.

Byroja e projektimeve e Kombinatit të Naftës,deri në vitin 1965 dhe Instituti i Naftës e Gazitnga

viti 1965 në 2001 dhe deri në2006 i dhanë tonin punimeve e studimeve gjeologjike e tektonike

të truallit tonë. Studimet e shumta rilevuese realizuan ndërtimin e hartave të detajuara shkalle

1:25000 të cilat deri në 1980 mbuluan gjithë territorin perspektiv tëvëndit. Ngaviti1960 e deri në

vitin 2000 janë ndërtuar tre harta gjeologjike të Shqipërisë në shkalla 1: 200000 bashkë me

tekstet përkatëse si dhe harta tektonike po në atë shkallë.

Produktive rezultojnë studimet dhe projektimete shumta në periudhën 1960 deri në vitin 1990

kur ING-ja bëri të mundur zbulimin e mbi 12 vëndburimeve nafte e gazi natyror, ku suksese të

dukëshme shënohen në zbulimet karbonatike. Kjo është periudha kuuformua mendimi gjeologjik

se trualli ynëka aftësi gjeneruese dhe kushte tëruajtjes së rezervave të naftës e gazit që sot

llogariten mbi 400 milion ton rezerva gjeologjike. Moment i rëndësishëm shënohetnë vitin 1988

kur Shqipërija zmadhojë sipërfaqen perspektive fal ardhjestë kompanive të huajatë kërkimit në

blloqet e detit. Sot bëhen afro 28000 km² ku kryhen aktivitete kërkimore nafte e gazi në stere dhe

dete ku dhe mundësit zbuluese janë edhe më të mëdha.

Në vitin 2006 Qeverija mbylli QKSHH-në i cili njëherazi solli dhe mbylljen e mendimit

gjeologjik të organizuar shqiptar, nga ajo kohë në fondin tonë shkencorgjëndetvakumii madh

gjeologjik. Mbyllja e QKSHH-së në sytë e specialistëve kërkues të naftës u cilësua vendim i

nxituar i padobishëm për vëndin. Mendimet tona sot gjënden vetëm në letra, studime e raporte

shkencore të arshivuara në 4158 dosje të ndodhura në arkivat gjeologjike të shtetit.

Në AKBN ndodhen informacione të shumta gjeologjike e gjeofizike tëpërftuara nga aktivitetet e

huaja të kërkimit tëpa njohura e të pa studjuara nga specialistët kërkues të naftës, ato ende nuk po

vihen ne dobi të ekonomisë tonë. Paketat shkencore prezantuese ekzistuesegradualishtëpo

humbin rolin parësor të tyre. Ndërkohëqëvendi ka nevojë për investime të tjera hidrokarbure të

cilat mund të nxiten vetëm me njohjen e duhur të realitetit studimor-kërkimor në stere dhedete që

mund ta realizojnëvetëm specialistët me eksperienca projektuese dhe ekspertët e fushës.

Page 2: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Lajm i mirë për vëndin dhe shkencën e gjeologjisëështë ligji për ngritjen dhe funksionimin e

Institutit Shtetëror Hidrokarbur i cili lypset të fillojëpunën ku me përparsi është hartimi i

paketave shkencore prezantuese bashkëkohore me qëllim nxitjen e interesimeve dhe investimeve

të huaja të kërkimitnë stere dhe hapësirat detare.

Periudha e herëshme

Informacionet e para për naftën në vëndin tonë vijnëindirekt që para 20 shekujve nga

historian grek e romak Aristoteli, Plutark, Strabon. Gjatë lundrimeve në Adriatik, pranë

bregdetit të Apollonisë së lashtë, udhëtarët tregonin për zjarre të fuqishme të cilat sot mund të

pranohen si zjarre me vëndndodhje midis qyteteve të Patosit dhe Ballshit. Hartografimet dhe

studimet gjeologjike fushore bërë rreth këtyre qyteteve, konkretisht në rajonin e Kasnicës,

evidentojnë dhe qarkojnë në sipërfaqe dalje masive të shtresave ranore bitum mbajtëse të cilat sot

shfrytëzohen për qëllime infrastrukturore. Shtresat ranore të Kasnicës vazhdojnë në veri në

thellësi të tokës dhe lidhen me shtresat naftëmbajtëse të vëndburimit të Patosit të cilat më nëveri

akoma ndikohen nga nafta e strukturës burimore karbonatike Patos-Verbas. Sigurisht këtu nuk

mund të lëmë jashtë vëmëndjes rajonin e Selenicës me shfaqjet bituminoze të hartografuara

pranë minierës së bitumit dhe kodrave për rreth. Së bashku ato qarkojnë Apollonin e vjetër në

jug dhe lindje të saj. Informacione të tjera historike të më vonëshme nuk njihen si pasojë që nga

ajo kohë mbizotëron heshtje e gjatë kohore e cila thyhet në vitin 1806 nga konsulli francez pranë

Ali Pashë Tepelenes i cili në vitet 1806-1817 në shkrimet e tij shkruan se "miniera e serës së

Selenicës nuk pushojë së shuari për shumë shekuj dhe rezevat janë të mëdha".

Perandorija Otomane e kohës, në vitin 1875, që me sa duket e njihte dhe e përdorte serën, të

drejtën për shfrytezim të mëtejshëm të saj ja dha një shoqerije Franceze me qëndër në Paris e cila

më pas në vitin 1885 këtë veprimtari minerare ja shiti shoqërisë Italiane SIMSA. Për shumë vite

miniera e Selenicës do të ishte veprimtarija e vetme minerare në Shqipëri e shfrytëzuar prej

Italianëve të cilët, ashtu si edhe koha dëshmon, do te mendonin edhe per mundësira të tjera së

pari duke filluar me gjurmime gjeologjike rreth zonës së Selenicës. Në vitin 1893 paleontologu

Italian V. Simoneli bëri percaktimin e parë paleontologjik në Selenicë ku nështresat ranore

bituminoze ai përshkruan makrofaunen e gjetur atje. Mendohet që aktiviteti minerar në Selenicë

duhet të ketë qënë si piknisja e interesimeve të huaja kërkuese të bitumit dhe vajgurit.

Administrimi nxjerres se serës në Selenicë të Vlorës fillon në periudhen e pushtimit Otoman dhe

vazhdojë me punimet minerare Franceze dhe Italiane më pas.

Periudha pas pavarsisë, 1912

Me shpalljen e pavarsisë në Vlorë në Nëntor 1912 pushtimi Otoman pushojë dhe pas kësaj

menjëherë ose ndryshe me hyrjen në shekullin e 20-te, në vëndin tonë tashmë të pavarur u

shfaqen interesimet e para hidrokarbure dhe shpeshtimeve të gjeologëve perëndimor. Ata filluan

studimet fushore nga bënë dhe prezantimet e para gjeologjike nëpërmjet hartografimeve në fillim

për rajonin e Vlorës në kërkim të vajgurit.Harta e parë gjeologjike nëshkallë 1:200000 u

publikua nga A. Martteli dhe është botuar në Romë në vitin 1912. Më pas në vitin 1915 F. Plate

informon për daljet e shënjave të vajgurit në luginën e Shushicës të cilat ishin identifikuar më

parë nga ushtarët Italianë të ishullit Sazan rreth vitit 1914. Në ujrat që rridhnin në sipërfaqe ata

panë shënja nafte të cilat i gjurmuan ato gjatë rrjedhjes së lumit Shushica deri pranë fshatit

Page 3: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Penkovë e Drashovicë ku dhe u ndalën. Nëvitin 1913 Qeverija Iataliane dërgon një mision

ekonomiko-shkencor me gjeologë të shquar për të vlerësuar zonat e serës, të vajgurit dhe

mineraleve të tjera të nëntokës Shqiptare. Më pas, në vitin 1917, Ministrija e Marinës Italiane

dërgon grup vlerësues me mision ekonomiko-financiar në përbërje të së cilës ishin dhe ing.

Amoretti dhe gjeologu Maddalena për të vlerësuar zonat e serës dhe të vajgurit. Në 6 mujorin e

dytë të vitit 1917 nën drejtimin e kapitenit Plate të marinës Italiane, gjeologu Maddalena dhe ing.

Amoretti filluan hapjen e pusit në Drashovicë i cili gjatë shpimit shfaqi shënja nafte në shtresat

në thellësi 71.6 m., 84.6 m., 119 m., 101.6m., 119 m.,121,5 m.,168 m., dhe 179 m. Ata vazhduan

shpimin dhe e ndërpren atë në thellësin 200 ml. Niveli produktiv i vajgurit i vendosur ishte në

thellësin 101,6 m. Nga pusi u nxorën 3.5 m³ naftë në ditë, rreth 80 ton gjithësej, me densitet 0.78

deri 0.94 gr/cm³. Vajguri i nxjerrë më 20 Janar te vitit 1918 rregjistron ditën historike te naftës së

rrjedhëshme në grykë të pusit në Shqipëri. Nafta vinte nga depozitimet flishore të Oligocenit, të

dhënat e të cilit ndoshta për efekte sekreti nuk u publikuan menjëherë. Pusi në Drashovicë, ashtu

si dhe ndodhi, do të sillte ndryshime të mëdha në jetën politike dhe ekonomike të vëndit që në

vitin 1920.

Anglezët si kontribues të Kongresit te Lushnjës, me sa duket kishin dijeni dhe për naftën në

Drashovicë rendën të parët. Nëpërmjet shoqërisë Anglo-Iraniane të naftës ata do të mernin të

drejtën ekskluzive për kërkim nafte në një siperfaqe prej 200000 hektar. Ky veprim i

shërbeu lordit Robert Sesil i cili me ndërhyrjen e tij Asambleja e Përgjithëshme e Lidhjes së

Kombeve, me 17 Djetor 1920, pranojë Shqipërin si anëtare të Lidhjes së Kombeve.Tashmë,

realisht era e re e ndryshimeve te medha politike dhe ekonomike ne vend kishte nisur.

Mbas publikimeve te naftës në Drashovicë dhe hartës gjeologjike në shkalle 1: 200000 ndërtuar

në vitin 1923 nga gjeologu austriak Ernest Novack në bashkepunim me Frederik Nopcsa e

Preniak Vigner nisën interesimet dhe jo vetem nga kompani Italiane por edhe të shteteve të tjera

të mëdha të Europës e Amerikës. Gjeologjikisht, rezultatet në Drashovicë diktuan nevojën për

vazhdimin e punimeve gjeologjike edhe në rajone të tjera gjeografike të vëndit. Rezultatet e pusit

Italianët i bënë të ditura në vitin 1924 nga gjeologu Maddalena i cili bashkë me ato bëri te ditura

edhe shënjat dhe rrjedhjet e freskëta të naftës në sipërfaqe në Kuçovë e Patos.

Konçensionet e para

Shqipëria deri në atë kohë si një vënd i panjohur mirëndërkombëtarisht mbas këtyre publikimeve

zgjojë vrullshëm interesime të shumta për zbulime e nxjerrje të naftës. Në vitin 1925 në qeverin

e Zogut u afruan kompani të fuqishme me të cilat ajo lidhi marrëveshjet e para konçensionare.

Konkretisht me shoqërin Anglo-Persiane oil Company, APOC me sipërfaqe kërkimi prej 250000

hektar përfshirë e Patosin, shoqërin Hekurulla e Shtetit Italian që më pas do të jetë AIPA me

sipërfaqe kërkimi prej 164000 hektar ku përfshihej dhe Shushica në Vlorë, Shoqërin Italiane

minerare Selenica që në sipërfaqen 2148 hektar përfshinte edhe Penkovën dhe Drashovicën,

SIMSA. Shoqërin Standart Oil Company me sipërfaqe kërkimi 80000 hektar, Sindikata Franko-

Shqiptare e Parisit me sipërfaqe kërkimi rreth 120000 hektar kryesisht në zonën e Shkodrës dhe

Korçës, Shoqërin H.H. Rushton me sipërfaqe kerkimi 20000 hektar në Mallakastër. Të gjitha ato

përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit.

Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në mos coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë,

nga ana tjetër ato krijuan favore Zogut për tu shpallur e njohur i plotfuqishmi i Shqipërisë edhe

Page 4: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

jashtë vëndit. Nga konçensionet e lidhura shoqërija Italiane AIPA vazhdojë punën pa shkëputje

deri nëçlirimin e vëndit pasi shumica e kompanive të tjera ishin tërhequr midis viteve 1930-1939.

Italianët morën në dorë kërkimet dhe nxjerrjen e naftës në Shqipëri deri ne çlirimin e vëndit. Ata

realizuan shpimet e para te kërkimit, konturimit dhe shfrytëzimit të vëndburimit të Kuçovës.

Rol te vaçantë në aktivitetin kërkimor dhe nxjerren e naftës në Kuçovë ka gjeologu G. Ineiken

dhe S. Zuber të cilët ishin te angazhuar në shoqërin Italiane AIPA. Sëbashku ata përgatitën

vëndburimin e Kuçovës për shfrytëzim, filluar nga viti 1927, pas shpimit te puseve të parë D-1 e

K-7. APOC është kompanija tjetër që u përqëndrua dhe bëri aktivitete shpimi dhe shfrytëzimi në

rajonin e Patosit, në vitin 1928 ajo shpoi pusin e parë P-5 si edhe puse të tjerë të cilët i vunëdhe

në shfrytëzim.

Intensifikimi i punimeve gjeologjike

Gjatë aktiviteteve të kompanive të huaja, filluar nga viti 1925, intensiteti studimor hartografues e

kërkimor shënon rritje, kësisojë u kryen studime të tjera gjeologjike fushore që perfunduan deri

pranë viteve ’30 të lidhura me emrat e gjeologëve F. Nopscha, J. Bourchart, E. Novack. Me

punimet e tyre ata prezantuan linjat kryesore të ndërtimit gjeologjik të Shqipërisë të paraqitura në

harta që ruhen dhe në arkivat tona gjeologjike. Referuar hartave gjeologjike te Nopschas,

Bourchart dhe vrojtimeve fushore të tij Ernest Novack në vitin 1924 botoi hartën Gjeologjike të

Shqipërisë nëshkallë 1:200000 e më pas dhe tekstin shpjegues të saj, vështrim gjeologjik mbi

Shqipërin, në vitin 1929.

Kjo hartë u cilësua si më e plota e kohës bërë për vëndin tonë dhe që për shumë vite shërbeu si

punimi mbështetës i studimeve që do të pasonin. E. Novack veçojë për herë të parë zonat

tektonike tëShqipërisëperëndimore Sazani, Jonike e Kruja, ndërsa S. Zuber me përparësi studiojë

krahinat me interesa naftëmbajtëse dhe i bëri të ditura ato në Romë më 1938 me botimin e hartës

tektonike të Shqipërisë në shkallë 1:400000 duke kontribuar në orientimin e territoreve

perspektivë. Veprimtaritë kërkimore të këtyre kompanive nuk u bënë vetëm në vëndburimet e

naftës Kuçovë e Patos por edhe më larg tyre. Ato kryen shpim kërkime dhe në rajone të tjera me

mundësi naftëmbajtëse si ajo Franko-Albaneze e cila midis viteve 1926-1939 shpoi dy puse të

cekët në rajonin e Korçës, AIPA në zonën rreth Dumres, Pekisht dhe Muris-Ras si dhe APOC

rreth kodrave të Ardenicës e Buzmadhit. Te gjitha shpim kërkimet e tyre u bënë me shpime të

cekëta dhe në objektet ranore.

Periudha 1944-1960, zbulimi vëndburimit Marinza.

Mbas çlirimit nga pushtuesit nazifashist nëvënd u hap faqe e re historike, në Janar të vitit 1945

Qeverija shpalli vendimin mbi konfiskimin e pasurive të lujtëshme e të palujtëshme të shoqërisë

Italiane të Vajgurit në Shqipëri. Me krijimin e shërbimit gjeologjik në Shqipëri filluan ndryshime

të mëdha rrënjësore, strukturore e organizative. Por pamvarsisht ndryshimeve, gjeologu S. Zuber,

por dhe tjerë, bazuar mbi ligjin e mobilizimit të specialistëve të huaj, drejtojë naftën pa ndërprerë

dhe pas çlirimit deri në vitin 1947 i cili në këtë vit u shpall armik nga organet e shtetit. Ai u

dënua dhe vdiq në burg po në vitin 1947. Në Shkurt të vitit 1947 nafta në tërsi si dhe sera në

Selenicë merren ne dorë nga shoqerija Shqiptare-Jugosllave që zgjati deri në Shkurt të vitit 1948

pasi Qeverija Shqiptare ndërpreu marrëdhëniet me Qeverin Jugosllave. Pas kësaj ngjarje në

sektorin e naftës u bënë organizime të tjera.Në vitin 1949 ngrihet Drejtorija e Përgjithëshme e

Page 5: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Naftës në Kuçovë dhe krahas saj u hapën shkolla të përgatitjeve të punëtorëve, teknikëve dhe

specialistëve të lartë. Më 1951 u hap Teknikumi Naftës në Kuçovë si dhe dega e Gjeologjisë në

fakultetin e inxhinerisë në Tiranë dhe më pas në vitin 1958 u hap dhe dega e inxhinerisë për

shpim e prodhim atje.

Gjatë periudhës 1950-1965 shquhet puna studimore e projektuse e byrove të projektimit në

përbërje të ndërmarrjeve dhe kombinatit të naftës pranë së cilave nga viti 1950 deri ne vitin 1960

u angazhuan dhe gjeologë të republikave Sovjetike. Nëvitin 1957 byroja e projektimit në Patos

me përbërje të specialistëve Shqiptar dhe Sovjetikrealizuan studimin për konturimin e

vëndburimit Patosnë drejtim të veriut dhe zgjerimin e zuitës Driza për të cilën ata projektuan

pusin Marinza-542. Pusiarriti të zbulojë vëndburimin e parë të naftës në Shqipëri të kohës së pas

çlirimit të vëndit. Në krye të grupit të projektimit ishin gjeologët Beqir Alija dhe V.N.Vinjukov

të cilët realizuan zbulimin e vendburimit të parë të naftës në Shqipëri, njëherazidhe vendburimin

më të madh në Europë në objektet ranore Miocenike. Pas largimit të specialistëve Sovjetikë nga

Shqipërija më 1960 para byrove të projektimeve dolën detyra të vështira kerkimore. Ndër më të

rëndësishmet theksojmë detyrën për studimete depozitimeve karbonatike dhe strukturave te

mundëshme naftëgazmbajtëse atje të pa vlerësuara parësore deri në atë kohë dhe të pa atakuara

me puse. U desh punë e madhe këmbëngulese së pari për të thyer konceptin gjeologjik të kohës

kur shumë specialistë kërkues të naftës nuk i vleresonin karbonatet të afta për grumbullime dhe

zbulime efektive të naftës.

Gjeologjija Shqiptare e naftës nga viti 1925 e deri në vitin 1960 nuk trashëgojë studime

vlerësuese optimiste strukturore dhe as investime shpim-kërkimi për zbulime nëstrukturat

karbonatike të mbyllura. Në terenin gjeologjik të vëndit nuk ndeshim struktura të përgatitura

karbonatike nga koha e para çlirimit që gjeologët tanë të krijonin vazhdimësin me shpim kërkime

për zbulime në strukturat karbonate. Ato nuk i ndeshim edhe nga gjeologët Sovjetikë të cilët

edhe pse studjuan prerjet e depozitimeve karbonatike, madje shpuan dhe puse të thellë mbi

kulmet e strukturave karbonatike te eroduara, nuk arritën të percillnin rëndësin industriale

naftëgazmbajtëse të tyre. Kësisojë deri në vitin 1960, ashtu si edhe folëm më sipër, investimet

kryesore kërkimore zbuluese u kryen në objektet ranore të Miocenit, në ndonjërast dhe në

gelqerorësi me pusinVerbas-3 dhe QS-602 tëvendosur mbi kulmin e strukturës së eroduara

tëPatos Verbasit dhe antiklinalit tëzbuluar të Kullësit për të kontolluar naftëgazmbajtjet në prerjet

e vjetra e të thella karbonatike.

Zbulimi i vëndburimit të Visokës, krijimi shërbimit gjeologjik shqiptar.

Në vitin 1963 me pusin V-622 të shpuar në rajonin Visokë gjeologët Shqiptar zbuluan për herë të

parë një vëndburim nafte në një strukturë karbonatike. Me këtë zbulim rregjistrohet suksesi i

parë karbonatik i cili pati rëndësi jo vetëm naftëgazmbajtëse por edhe historike pasi theu

konceptin mbi mungesen e aftësive grumbulluse dhe kushteve për kurthimin e naftës e gazit në

objektet karbonatike. Zbulimi krijojë besim të madh te gjeologët kërkues të naftës për vlerësimet

e mëtejshme të karbonateveduke diktuar shtrirjen e studimeve gjeologjike dhe investimeve dhe

në këtë objekt të ri. Ashtu si dhe dimë në të ardhmen e afërt e më tej ato do të mernin vëmëndjen

kryesor studimore-projektuese për zbulime të tjera hidrokarbure, madje aty do të ishin edhe

investimet kryesore. Por, duhet ditur se thellësitë e strukturave karbonatike do të rriteshin

Page 6: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

ndjeshëm kësisojë edhe nevojat për një park sondash të fuqishme do të jetë edhe më i madh, pa

dyshim edhe rritjen e kostove projektuese e zbuluese.

Realitetet e bilanceve vjetore tregojnë se nga vendburimet gëlqerore dhe ranore të zbuluara në

arkën e Shtetit futeshin shuma të mëdha finaciare si dhe përfitime te tjera ekonomike. Shqiperija

përfitonte vit pas viti 30-35% e të ardhurave në nivel kombëtar nga nafta e gazi, nga puna

projektuese e zbuluese e gjeologëve.

Ngjarje e rëndësishme organizative shënohet në vitin 1951 me krijimin e shërbimit Gjeologjik

Shqiptar i cili së bashku me ekspeditat komplekse Sovjetike, të mbritura këtu në vitin 1950,

kontribuan së pari me rilivimet gjeologjike për të hartografuar dhe dëshifruar ndërtimin

gjeologjik të vëndit si dhe për zgjerimet e kontureve të vëndburimeve ekzistuese me synim

rritjen e rezervave nxjerrëse. Rëndësi ata i kushtuan punimeve gjeologjike rajonale por edhe

krahinore ku vemendja e parë ishin rilevimet gjeologjike dhe studimet stratigrafike e tektonike të

cilat në atë kohë cilësoheshin metoda kryesore që përdorej në projektimet e puseve të kërkimit.

Grupet Sovjetike në fllim të vetme e më pas edhe të përbashketa me specilistë Shqiptar të

arsimuar në Bashkimin Sovjetik dhe vënde të tjera të kampit socialiste si dhe në Tiranë, brënda

një periudhe relativisht të shkurtër, deri në vitin 1959, mbuluan territorin e Shqipërisë dhe në

veçanti atë të naftës në perëndim e jug-perëndim të saj. Në vitin 1951 nisi rrugëtimin dhe

gjeofizika e puseve për shërbime gjeofizike kantjerale me teknologji Sovjetike, punime karotazhi

dhe përforime pusesh.

Rezultati i dukshëm prodhues erdhi në vitet 1955-1960 kur shërbimi gjeologjik i Kombinatit të

Naftës bëri të mundur rritjen e prodhimit të naftës vit pas vit dhe në1960-ën prodhimi arriti

727500 ton naftë brut. Mbas largimit të Sovjetikëve në vitin 1960 ndaj specialistëve projektues

Qeverija shtrojë detyra intensive edhe më të mëdha madje shumë të sforcuara nga ku specialistët

do të punonin në kushte rrethimi e izolimi në kërkim të zonave të tjera naftëgazmbajtëse.

Sovjetikët vazhduan rilevimet gjeologjike fushore me hartografime në shkalla 1:100000 në gjithë

territorin perspektiv të vëndit dhe i përfunduan ato deri në vitin 1960 të cilat për kohën u cilësuan

arritje.

Gjatë periudhës 1952-1957 gjeologet Z.A.Mishunina dhe E.A. Ivanova u vunë në krye të

punimeve fushore për ndërtimin e një harte të re Gjeologjike të Shqipërisë. Ato u njohën me

hartat gjeologjike të para çlirimit dhe mbi bazën e rezultateve të rilevimeve gjeologjike, bërë prej

tyre, ndërtuan hartën e re Gjeologjike të Shqipërisë në shkallë 1:200000 të cilën së bashku me

shënimet sqaruese i botuan në Leningrad. Kjo është harta e parë e ndërtuar në kohën e mbas

çlirimit të vëndit nga nazifashistët hartuar nga gjeologet ruse. Harta prezantojë përparime

stratigrafike sidomos në rajonet jug-perëndimore të vëndit, ndërsa në këndvështrimin tektonik

aty mbizoterojnë mendimet autoktoniste që me sa duket ato nuk i përkrahnin hipotezat e

shariazheve por, me përparësi ngritën rolin e fenomeneve paleogjeografike.

Krijimi i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve për Naftë e Gaz. Zbulimi Gorishtit,

Ballshit, Divjakës.

Byrot e projektimeve dhe shërbimit gjeologjik në Kombinatin e Naftës pas 1960-ës vazhduan

punën me intensitet të lartë deri në vitin 1965. Në këtë vit Qeverija me vendimin

nr.151dt.18.5.1965 vendosi krijimin e Institutit te Studimeve dhe Projektimeve për Naftë e Gaz

Page 7: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

në Kuçovë me drejtorin Rexhep Reka si dhe bibliotekën Tekniko-Shkencore në ndihmë të

specialistëve të naftës.

Krijimi dhe startimi i Institutit të Naftës e Gazit shënon ngjarje të madhe gjeologjike për

gjeologët dhe vëndin, jeta shkencore e prodhimtare e nxjerrë atësi institucionin më të

rëndësishmin në fushën e naftës e gazit në vënd. Ai shënon fillimin e një pune të organizuar

shkencore duke u rritur vit pas viti dhe duke u plotësuar në ecuri me gjithë disiplinat e metodat e

nevojëshme gjeologjike e gjeofizike si dhe laboratorët analizues e përcaktues. Realisht ai u

prezantua si Institut Shkencor prodhimtar nga puna e të cilit Qeverija përfitonte drejtpërsëdrejti

të ardhura financiare të konsiderueshme të pa ngjajëshme e të pakrahasueshme, ne formë e

përmbajtje, me institucionet e tjera të vëndit të cilat rezultonin edhe buxhetore.

Studimet përgjithesuese gjeologjike realizuan projektimin e pusit Go-2 i cili në Mars 1965

shënon arritjen e dytë të madhe në objektin karbonatik me zbulimin e vendburimit të naftës e

gazit ne strukturën antiklinale të Gorishtit. Zbulimet e kohës vazhdimisht shtonin edhe më shumë

kërkesat ndaj gjeolgëve për zbulime të tjera, madje të shpejta në kushte izolimi.

Në vitin 1965 deri në1968 me pusin Div-5a vihet në punë vëndburimi i parë i gazit natyror në

Divjakë i cili hapi perspektivën në objektin ranor të depozitimeve të Miocenit si dhe krijojë

mundësira zbulimi edhe për rajone tëtjera gjeologjike të ngjajëshme. Vëmëndja investuese tani

do të ishte edhe në drejtim të zbulimeve të gazit natyror në objektet ranore në gjithë përhapjen e

Ultësirës Pranë Adriatike deri në vijën bregore dhe cektinat e detit Adriatik.

Nëvitin 1965 projektimet vazhdojnë me zbulime të tjera nafte, përsëri në objektin karbonatik në

zonën Kallm-Vërri me pusin Nr. 645. Zbulimi më i rëndësishëm pasoi në Ballsh në muajin Prill

1966 me zbulimin e vëndburimit karbonatik antiklinal të naftës me kapele gazore me pusin

Ballsh-14. Nëtërsi zbulimet e njëmbasnjëshme krijuan mundësira për ngritjen e një seri

ndërmarrjesh prodhimi nafte e gazi, te shpim kërkimeve si dhe shumë të tjera mbështetëse e

infrastrukturore. Sektori naftës po shtrihej në gjithë hapësirat gjeografike qëndrore e perëndimore

të vëndit. Në ndërmarjet e naftës në vitet 1984-1990 punonin rreth 28000 punonjës me afro 2000

specialistë të lartë në 32 ndërmarrje përfshi dhe ato të furnizimit të punëtorëve dhe propagandës

tekniko-shkencore. Në krye të aktivitetit hidrokarbur qëndronte Drejtorija e Përgjithëshme e

Naftës dhe Gazit e cila drejtonte, organizonte, kontrollonte dhe vendoste gjithë praktikat

gjeologjike e kërkimore, shpimeve, nxjerrjeve, prapavijës dhe infrastrukturës. Në vitin 1967 veç

revistës Nafta dhe Gazi organ i Institutit, në vitin 1968 nisi të botohet edhe buletini informativ

"Nafta dhe Gazi" i cili jepte informacione shkencore edhe nga periodiku i huaj.

Harta Gjeologjke e Shqipërisë, zbulimet vazhdojnë.

Ngjarje në nivel kombëtar vjen ne vitin 1967, me ndërtimin e botimin e hartës së parë

Gjeologjike të Shqipërisë me autorë Shqiptar si dhe Monografija e saj botuar ne vitin 1970

përpiluar nga T.Biçoku, E. Pumo, A.Xhomo, A. Papa, A. Spiro dhe P. Çili. Harta pasqyron

ndarjet formacionale të bazuara mbi rilevimet e kohës të shkallëve kryesishtë 1:50000 dhe 1:

100000 të Sovjetikëve dhe shqiptarëve. Krahas arritjeve ajo përcillte dhe mangësi në aspektin

tektonik që evidentohen dhe në hartën Tektonike të Shqipërisë" në shkallë 1:500000 e ndërtuar

mbi bazën e asaj harte dhe e botuar në vitin 1969.

Zhvillimet e shumta gjeologjike dhe pasurimi fondit gjeologjik me informacone të reja fushore

dhe puseve diktuan ndërtimin e një harte tjetër që të pasqyronte më mirë realitetet gjeologjike e

Page 8: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

tektonike të vëndit. Harta e dytë e Shqipërisë në shkallë 1:200000 përfundoj në vitin 1982 dhe u

botua në vitin 1983 si dhe në vitin 1990 së bashku me monografin Gjeologjija e Shqipërisë.

Harta është kontribut i bashkëpunimit të gjeologëve te ING-se Fier me Institutin e Kërkimeve

Gjeologjike Tiranë ku autorë të naftës janë Daut Yzeiri e Hasan Bakija. Harta sjellë ndryshime

nga ajo e vitit 1967 pasi mbështetet mbi rilevimet gjeologjike nëshkallë 1:25000 dhe 1:50000 të

përfunduara deri në vitin 1980. Harta prezanton hartografime e dëshifrime të rëndësishme

stratigrafike e litologjike të depozitimeve karbonatike të Mesozoit, flishore të Oligocenit dhe

mollasike tëPliocenit. Por, ajo nuk mundi të perkrahë mendimet e reja të avancuara tektonike të

mbështetura mbi koncepte të reja të cilat koha i kishte sinjalizuar dhe kishin filluar të shfaqeshin

në vëndin tonë. Autorët nuk i dhanë rëndësin e duhur prishjeve kryesore tektonike shkëputëse

dhe shkallës mbyhypëse të brezave antiklinale. Mbeshtetur mbi këtë hartë u perpilua dhe harta

Tektonike e Shqipërisë në shkallë 1:200000 botuar në vitin 1983 dhe 1999. Më pas mbi bazën e

asaj harte u përpiluan harta të tjera në shkallë 1:200000 si ajo Hidrogjeologjike e

Sizmogjeologjike të Shqipërisë

Në vitin 1972 në rajonin Frakull zbulohet vëndburim i dytë i gazit natyror me anë të pusit Fr-11 i

cili vjen mbas zbulimit të gazit në Divjakë dhe veç tij, ashtu si dhe dimë, më pas do të renditen

zbulime të tjera që pasuan në UPA. Në vitin 1974 me pusin Nr. 524 zbulohet shtratimi naftës në

rajonin Arrzë në jug perëndim të Kuçovës në depozitimet e Miocenit.

Në vitin 1974 në jug të vëndit me shpimin e pusit Vurgu-5 zbulohet vëndburimi i gazit me brez

nafte në Finiq-Krane i cili vërtetojë vazhdimin jugor të antiklinalit të Fterës. Rezultati ndikojë

dukshëm në intensifikimet gjeologjike e sizmike në rajonet më jugore të vëndit ku u shpuan

shume puse të tjerë deri pranë kufirit Grek me pusin Bu-1 i vendosur mbi depozitimetevaporitike

të diapirit të Xarë-Mursisë.

Bazuar mbi materjalet fondore të projektimeve evidentohen se projektimet dhe zbulimet e

vëndburimeve karbonatike të kohës deri në vitin 1974 Gorishti, Ballshi, Finiq-Krane, u realizuan

nga gjeologët të mbeshteturkryesisht mbi rezultatet e punimeve rilevuese gjeologjike. Nga ana

strukturore ato rezultojnë antiklinale karbonatike tëtipit masivë kulmor të mbyllura të kurthuara

nga depozitimet flishore të Oligocenit. Po e njëjta praktik projektimi dhe për vëndburimin e

Visokës. Edhe projektimet e puseve në objektet ranore të Miocenit nga u zbuluan vëndburimi

naftës Marinza si dhe gazit natyror në Divjakë dhe Frakull janë zbulime të mbështetura kryesisht

mbi të dhënat e rilevimeve gjeologjike dhe kampioneve të puseve.

Krahas puseve rezultativ të kërkimit shumë puse të tjerë dhanë rezultate negative

naftëgazmbajtëse të cilat diktuan analiza të hollësishme gjeologjike në ING. Bazuar mbi

rerzultatet e analizave të bëra atje gjatë viteve 1972-1975 dolën detyra të rëndësishme ku

kryesorja ishte fuqizimi i metodës sizmike fushore e cila lypsej të organizohej në kushte të reja

qësizmikët të ishintëpranishëm së bashku me gjeologët në gjithë projektimet e ardhëshme.

Kësisojë u ngrit Qëndra llogaritëse Elektronike, u përmirsua marrja e sinjalit sizmik dhe

përpunimit të materjalit fushor dhe gradualisht u futën programe të reja. Nga ajo kohë e më pas

dhe deri në fund te jetës së ING-së e më pas të QKSHH-së gjeologët dhe sizmikët do të jenë së

bashku në tematikat vjetore dhe në gjithë grupet studimore e projektuese të puseve të kërkimit.

Periudha e ngjarjeve të padëshirueshme në naftë.

Page 9: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Fillim viti 1974 është koha e ngjarjeve të medha të pa dëshirueshme nëgjithë ambientet e ING-së

e sektorët e naftës të cilat patën ndikime të mëdha psikologjike në rradhë të parë te specialistët

projektues të puseve të naftes e gazit. Pikërishtë në kohën kur zbulimet e rezervave dhe

prodhimit te naftës rregjistronin rritje, kur të ardhurat financiare në buxhet ishin tëqëndrueshme

dhe në shuma të konsiderueshme në Institutin e Naftës dhe Gazit në punë e sipër në zyrë organet

e shtetit arrestojnë gjeologun Nuredin Skrapari dhe një vit më pas Milto Gjikopullin. E kështu

me rradhë në vitin 1975 Koço Plaku, Beqir Alija, Protoko Murataj, Filip Nashi, Petrit Sadushi të

etiketuar si grupi armiqësor në naftë. Ngjarjet ngjallën frikë e pasiguri në Institutin e Naftës e

Gazit dhe gjithë industrin e naftës. Presionet, mosbesimet ndaj njëri tjetrit tashmë, do të jenë

bashkëudhëtar deri në ngjarjet e vitit 1986 kur organet e shtetit bënë arrestimin e grupit të dytë të

shpallur prej tyre armiqësor në naftë.

Nga viti 1974 Qeverija forcojë propagandën me parulla të tilla si "të punojme si në rrethim" dhe

"nafta çan bllokaden." Ajo shtojë edhe më tej presionet duke detyruar specialistët të punojnë me

orare të tej zgjatura madje u vendosën edhe krevate për fjetje në zyrat e punës. Ndërsa rezultatet

zbuluese vinin vit pas viti nomenklatura vazhdonte kërkesat gjithmonë e më të mëdha në drejtim

të gjeologëve projektues të puseve të naftës e gazit si dhe gjithë gjeologëve dhe punonjësve të

tjerë të naftës. Në vitin 1990 e më pas erërat politike po sillnin lajme të rëndësishme. Shqiptarët

kërkonin program të ri politik e qeverisës. Situatat e reja politike ndikuan në uljen e presioneve,

naftëtarët po lehtësoheshin nga mbingarkesat dhe diktatura e proletariatit.

Zbulimi tjetër erdhi në rajonin Bubullim me pusin B-1 nga i cili u morrën rezultate pozitive

naftëgazmbajtëse në ranorët e Kallmit i cili më pas u intensifikua me punime zgjerim-

konturimi dhe të rezervave atje. Po kështu e njëjta gjë dhe në vitin 1976 me pusin Nr. 691 nga u

zgjerua shtratimi i gazkondensatit në depozitimet e Miocenit në Kolonjë.

Zbulimi vëndburimeve tënaftës Cakran, Delvinë dhe gazit natyror Povelçë, etj.

Ngjarje tjetër e madhe për gjeologjin dhe vëndin pasojë në vitin 1976 me zbulimin e vëndburimit

karbonatik të Cakranit i cili pasurojë dukshëm rezervat e naftës në Shqipëri. Zbulimi i

vëndburimit gazkondensatmbajtës në Cakran-Mollaj u realizua me shpimin e pusit Cakran-12

dhe u vu në shfrytëzim me pusin Ca-17. Me zbulimin e vëndburimit në Cakran sizmika u shfaq

më dukshëm rezultative. Zbulimet vazhdojnë, mbas Cakranit në vitin 1980 zbulohet vëndburimi

Amonicës me pusin Amonica-7. Të dy vëndburimet në ecuri morën investime të mëdha

konturuese në drejtim të zgjerimeve të tyre. Metodikisht vazhdimësija veriore në tërsi e brezit

tektonit të Kurveleshit po merte përparesitë e projektimeve të puseve.

Në vitin 1983 zbulohet vëndburimi i gazit në rajonin Ballaj, me pusin Ba-5, që edhe ky pus do të

diktonte investime të konsiderueshme kërkimi e shfrytëzimi. Interpretimet dhe projektimet nga

pikpamja gjeologjike atje do te sillnin vështiresi për vet natyrën e përhapjeve të kufizuara të

shtresave gazmbajtëse të cilat reflektonin rezerva modeste të pakrahasueshme meato të Divjakës.

Në vitin 1985 filluan projektimet dhe shpimet në rajonin Delvinë nga u identifikua struktura

karbonatike e Delvinës dhe në vitin 1987 konfirmohet vëndburimi gazkondensatit nga puset

Delvina-4 e Delvina-9. Rezultatet atje hodhën sinjale të reja të rëndësishme tektonike në drejtim

të rolit të prishjeve kryesore dhe mbihypjeve të brezave antiklinale. Puset vërtetuan mbihypje

edhe më të mëdha nga sa mendohej deri në atë kohë që fshehin nën vehte struktura karbonatike.

Delvina rregjistron vëndburimin e fundit të zbuluar në strukturë karbonatike i kohës së ING-së.

Page 10: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Për kërkimin dhe zbulimin e rezervave të naftës e gazit u vunënë përdorim një park i madh

sondash, mbi 30 të tilla, të afta të shponin deri në 4000-6500 m. thellësi të cilat drejtoheshin nga

specialistë të përgatitur dhe brigada të afta profesionalisht.

Ato ishin të shtrira në 5 ndërmarje shpim-kerkimi të cilat realizuan shpime të thella në shumë

zona kërkimi me gjeologji të rrudhosur tepër të komplikuar tektonikisht si në Vlorë, Delvinë,

Kryevidh, Sqepur, Frakull, Kryevidh, Prishtë, Plashnik, Dumre, Sazan, Xarë-Butrint, etj. Për

garantimin e suksesit të shpimeve qëndronte një numër i konsiderueshëm specialistësh në

përbërje të Institutit Teknologjik i Naftës Patos të cilët hartonin projektet teknike e teknologjike,

konstruksioneve dhe lëngut larës, po kështu dhe një prapavijë mekanike që siguronte gatishmërin

e punës së sondave. Në periudhën 1980-1990 evidentohen puset më të thellë të realizuar në vënd

ku pusi Ardenica-18 shënon thellësin maksimale prej 6700 ml qëështë dhe rekordi i arritur nga

brigadat Shqiptare. Gjithashtu, Sqepuri-6 në 5300 ml, Sazani-1 në 4300 ml, Dumre-7 në 6120

ml, Frakulla-55 në 5500 ml e shumë të tjerë në thellësi deri 4000 ml si Delvine, Vlore etj.

Në vitin 1987 me pusin Pov-1/b zbulohet vëndburimi gazit natyror në Povelçë, në vitin 1988 në

Panaja me pusin Pa-10 u zbulua vëndburimi tjetër i gazit natyror por ende i pa konsoliduar. Po

kështu në vitin 1989 me pusin Du-15 u zbulua vëndburimi gazit në veri të Durrësit i cili është më

i fundit i serisë zbuluse të gazit natyror në vënd. Me pusin Du-15 gjeologët shqiptare mbyllën

ciklin e projektimeve rezultative dhe zbulimeve në ranorët e Miocenit por, në tërsi dhe

gjithë zbulimevetë bëra nëvendin tonë në kuadër të ING-së.

Ashtu si theksuam dhe më sipër vëndburimet e gazit natyror për vet natyrëne shtresava me

përhapje e përmasa të kufizuara të tyre nuk rezultuan me rezerva të mëdha. Shpimet e puseve

sollën të dhëna të favorëshme gjeologjike, ato hodhën dritë e nxitën vlerësimin e vijës bregore të

Adriatikut si dhe më tej në thellësi të tij.

Projektime dhe shpime të shumtau kryen në brezin tektonik të Krujës, puset atje takuan

strukturat karbonatike rerspektive por nuk vërtetuan pranin e grumbullimeve efektive të naftës që

mund të lidhen me pranin atje të fenomeneve paleogjeografike të cilat kushtëzojnë kurthimet e

naftës e gazit. Ato u shpuan në veri te Tiranës, Fushë Krujë dhe deri në Dajç e Velipojë të

Shkodrës.Të rëndësishme janë studimet vlerësuese fushore dhe projektimet e bëra në brëndësi të

dpozitimeve evaporitike në Dumre si dhe shpimet e thella rreth tij në kërkim të strukturave

karbonatike dhe shtresave ranore naftëmbajtëse në rajonin Pekisht-Muriz.

Me studimet e investimet e bëra në diapirin evaporitiktë Dumres dhe në atë të Xarë-Mursisëi

identifikuar si i tillë në vitin 1978, u arrit të mbahen qendrime për datimet e tyre por nuk u arritën

të interpretohen në mënyra të pranueshme trashësitë evaporitike dhe marëdhëniet e tyre me

strukturat rrethuese në thellësi. Puset e thellë në diapirin e Dumresë, D-7 dhe nëatë të Xarës, Bu-

1 flasin për trashësi të konsiderueshme të tyre pasi të dy puset mbetën në brëndësi të evaporiteve.

Periudha 1960-1990, Instituti i Naftës e Gazit.

Me projektimet dhe zbulimet e mësiperme nisur nga viti 1960 deri në 1990 mbyllet cikli 30

vjeçar i punës dhe kontributit maksimal dhënë vëndit nga gjeologët nëInstitutin e Naftës e Gazit

Fier. Në gjithë këtë aktivitet studimor kërkues punuan një numër i konsiderueshëm specialistësh

të kualifikuar të organizuar në grupe gjeologjike dhe gjologo-gjeofizike, si të tillë grupet e

projektimeve së bashkupërgjithesuan e projektuan puset e kërkimit. Projektimet konsiderohen

frute të bashkëpunimeve dhe të një bashkëautoresije të gjërë gjeologësh që përfaqësonin

Page 11: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

disiplinat shkencore dhe metodat gjeologjike e gjeofizike. Ç’do specialist krenohet për

kontributin e dhënë në rajnon ku ai ka punuar. Në krye të grupeve të projektimeve të zbulimeve

të vëndburimeve karbonatike për naftën shquhen gjeologët Koço Plaku, Beqir Alija, Protoko

Murataj, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Hektor Dalipi, Luçi Pleqi, Reshat Myftari, Kadri

Rama, Telo Velaj. Në krye të grupeve të projektimit të puseve për zbulimin e vëndburimeve të

gazit natyror shquhen gjeologët Thanas Nasto, Fatri Kadilli, Vlashi Janopulli, Gazmir Çomo,

Zyhdi Xhafa, Niko Papa, Ziver Meko, Shaqir Kurti. Merita kanë dhe gjithë gjeologët

bashkëautorë të projektimeve të cilët së bashku me gjeologët e sipërm kontribuan në zbulimet e

vëndburimeve të naftës Petraq Xhaçka, Enriko Veizi, Mynyr Arapi, Dhimiter Gjenerali, Kozma

Lino, Peraq Bako, Hasan Bakija, Engjëll Prenjasi, Gogo Gjivogli e të tjerë emrat e të cilëve

gjënden në faqet e para të materjaleve përkatëse te arshivuara në fondin gjeologjik në

AKBN.Specialistët sizmik bashkëautor në zbulimet e vëndburimeve të mësipërme karbonatike të

naftës dhe ranore për zbulimet e gazit natyror veçohen sizmikët Vullnet Xhango, Petrit Sadushi,

Zamir Bega, Ali Mema, Vilson Sillo,Salo Arapi per naften dhe Theollori Kamberi, Vangjel Jani,

Agron Kokobobo, Kristaq Jano e te tjere.

Në kabinetin e projektimeve e më pas në sektorin e projektimeve në ING punuan një kohë

relativishtë të gjatëshume gjeologë që me punën e tyre kontribuan në zgjerimet e vëndburimeve

si dhe shumë të tjerë të cilët hodhën dritë, orientuan perspektivën, identifikimin dhe përgatitën

objekte kërkimi në zona të tjera larg vëndburimeve ekzistuese si në Sqepur, Plashnik, Vlorë,

Xarë, Sazan, Karbunar, Delvinë, Veriu Tiranës, Dumre, Panaja, Durrës, Zvërnec, Delvinë,

Rinas-Patok ku dallohen specialistët Hektor Dalipi, Vlashi Janopulli, Hazbi Shehu, Luftar

Bandilli, Lefter Spiro, Sabaudin Starova, Beg Canaj, Vlashi Nakuçi, Fotaq Lula, Vasil Misha,

Ilia Fili, Mihal Gjoka,Lili Thomaj, Trifon Sota, Ajet Mezini, Fatmir Sazhdanaku, Agim

Mësonjësi si dhe të tjerë më të rinjë. Zbulimet e rezervave të naftës e gazit të realizuara nga

Instituti Naftës e Gazit janë rezultate të një pune bashkëpunuesedhe me specialistët që mbulonin

studimet e përcaktimet biostratigrafike, petrografike e gjeokimike. Rezultatet tregojnë për punë

të spikatur shkencore dhe produktive ndoshta të papërsëritëshme këtu në llojin e vet.

Aktualisht aktivitet i rëndësishëm kërkimor bëhet në brezin tektonik të Beratit ku më parë dhe ne

kemi investuar rreth 35000ml shpime të realizuara deri në vitin 1985, por pa rezultate zbulimi.

Në vitin 1983 skemat strukturorenë brezin tektonik të Beratit sollën konceptim të ri tektonik në

ING, ato nxitën rifillimin me projektime pusesh të thellë atje.Kësisojë një vit më pas në rajonin

Sqepur u projektua pusi Sqepuri-6, fillimisht me projekt thellësi 4200 (më pas 5300m. pa takuar

tavanin e strukturës së interpretuar).Raporti dhe skemattektonike zgjuan interesime

nëvazhdimësinë brezin e Beratitdhe në veçanti nërajonin Plashnik-Molisht,Sqepur-Shpirag

dheVagalat. Skemat strukturore të vitit 1983 të krahasuara metë sotmetkanë të përbashkëta

vlerësimet naftëgazmbajtësenëkëto rajone por jo ato në aspektintektonik.

Skematpërcjellinmospërputhje në drejtim tësaktësimeve të vëndndodhjevestrukturoredhe

tëniveleve tëtavaneve karbonatike respektive. Shiko Fig. 1,2.Sot mendimet mbi tektonikën,

shkallën mbihypësedhe interpretimet strukturore në Shpirag dhe Molisht gjykohen ndryshe

simëtë avancuara.

Page 12: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në
Page 13: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Figure 1. Skema strukturore e rajonitSqepur-Shpirag, viti 1983

Page 14: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në
Page 15: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Figure 2.Skema strukturore e rajonit Plashnik-Molisht, viti 1983

Nga puna studimore e projektuese nëING, nga nëntoka shqiptare nisur nga çlirimi vëndit deri në

fund të vitit 1997 janë nxjerrë rreth 50 milion ton naftë brut dhe deri nëvitin 2017 afro 60 milion

ton që kanë sjellë të ardhura të konsiderueshme financiare në arkën e shtetit, pa llogaritur

përfitimet që rrjedhin nga derivatet e tyre. Gjithashtu, deri në vitin 1995 vëndi përfitojë dhe

11,24 miliard Nm³ gaz shoqërues dhe natyror, nga të cilat 2, 745 miliard Nm³ janëgaz natyror.

Krahas vëndburimeve të zbuluara Instituti i Naftës e Gazit përgatiti dhe vuri në dispozicion të

Qeverive të para dhe pas viteve 1990 një numër rajonesh e strukturash perspektive si dhe miliona

ton rezeva gjeologjike të vlerësuara që priten të zbulohen.

Në se do të ndalemi të analizojmë fitimet nga puna e djersa e derdhur në aktivitetin studimore e

projektustë realizuar gjatë jetës aktive të gjeologëve në ING, shpim-kërkime dhe nxjerrjen e

naftës dhe shumave të mëdha financiare që ka përfituar vëndi dhe shoqërija të krahasuara me ato

ç’kanë marrë gjeologët dhe punonjësit e naftës kuptohet që, ata nuk kanë marrë vlerësimet e

duhura si para dhe pas viteve të demokracisë. Gjeologët e djeshëm në ballë të projektimeve

kërkim-zbuluese ndjehen krenar për punën, sakrificat dhe kontributin e papërsëritshëm të faktuar

me mbi 12 vëndburime nafte e gazi të zbuluara.

Sot, me të drejtë ata presin përfitimet që u njehë ligji për "statusi i naftëtarit" i cili ende nuk po

fillon zbatimin. Instituti Naftës e Gazit dhe QKSHH-ja kanë kontribuar dhe pasuruar fondin

gjeologjik të konkretizuara me raporte të ndryshme shkencore tëcilat janënjëpasuri me vlera

kombëtare. Të gjitha ato sot në dispozicion të kërkimeve të sotme dhe të ardhëshme, ato gjënden

të inventarizuara në arkivat gjeologjike të shtetit të konkretizuara dhe të skeduara në 4158 dosje.

Gjeologjikisht, investimet kryesore studimore e shpim kërkuese të ING-së ndodhen në Orogjenin

Shqiptar dhe kryesisht në zonën Tektonike Jonike, Ultësirën Pranë Adriatike dhe më pak në

zonën Tektonike Kruja. Konkretisht në brezat antiklinal të Kurveleshit, Beratit e Çikës për

karbonatet dhë për ranorët e Mesinianit në UPA. Metodikisht kërkimet janë bërë në drejtim të

vazhdimësive lineare të brezave e vargjeve tektonik sidhe në zonat perëndimore të tyre për

kërkimin e strukturave të mbuluara nga mbihypjet e brezave dhe sukseset ashtu si edhe folëm më

sipër janë të faktuara.

Me gjithë punën e madhe të bërë në zonën tektonike Jonike ING-ja e më vonë dhe QKSHH-ja,

për vet kohët relativisht të shkurtëra të jetës pergatitore, prodhimtare e projektuese, nuk aritën të

konsolidojnë mendimin dhe as interpretimet e duhura në drejtim të poshtështrojës karbonatike të

zonës Jonike në vazhdimësin veriore të saj nën Ultësirën Pranë Adriatike.

Hyrjet e kompanive të huaja të kerkimit në vitin 1988 e vazhdim si dhe reformat e pas vitit 1992

minimizuan aktivitetin studimor pergatitor dhe projektues në ING dhe sidomos të QKSHH-së.

Rajone të investuara por jo të plotesuara në kërkesat e kohës ku projektuesit shqiptarë prisnin

zbulime të reja afat shkurtër e mesëm do veçonim brezin e Beratit në zonën e Plashnikut me

pusin Pl-1 dhe zonën e Sqepurit me pusin Sq-6 të cilët nuk mundën të thelloheshin deri

nëtakimet e tavaneve karbonatike respektive. Po kështu në Dumre, me pusin Dumre-7 i cili dhe

ky nuk mundi të thellohej më tej për të zgjidhur deri në fund detyrën gjeologjike. E njëjta gjë dhe

në rajonin Delvinë ku nuk u mundësuan investime kërkimi e konturimi për vënien në shfrytëzim

të plotë të tij.

Përgjithësimi i vitit 2001në rajonin Tirane-Patokbazuar mbipunimet gjeologjike fushore,

kampioneve të puseve dhe ato sizmike të para vitit 2000 prezantojnë përfundime të rëndësishme

Page 16: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

në bllokun "B" të kërkimit si dhe orientojnë perspektivën dhe në drejtimin verior për nëbllokun

Rodon detar. Shiko Fig.3,4.

Figure 3. Profil gjeologo-sizmik, rajoni Rinas - Gjuricë, viti 2001

Figure 4. Profil sizmik rajoni Rinas-Gjuricë, viti 2001

Evidentohet që, projektimet e puseve të kërkimit me gjeologë shqiptarë filluan rreth vitit 1954

dhe vazhduan më tej pa ndërprerë deri në vitin 1990. Më pas gjatë kohëssë demokracisëato u

ulën ndjeshëm deri sa u ndalën në vitin 2001 nërajonin Tirane-Patok me pusin e kërkimit

Page 17: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Gjurica-1 me projekt thellesi 5500 m. Me këtë projektim të fundit mbyllet cikli projektimeve të

puseve të kerkimit me gjeologë shqiptar nëkuadër të ING-së e QKSHH-së.

Të rëndësishme cilësojmë zonën e kontaktit tektonik mbihypës midis zonës tektonike Kruja me

zonën tektonike Jonike në gjithë shtrirjen jug-veri tësaj. Po kështu dhe zonën e kontaktit

tëOrogjenit Shqiptar dhe Platformës së Adriatikut në gjithë ecurinë jug veri të saj në det dhe stere

ku studimet tona nuk mundën të përqëndroheshin për të interpretuar shkallën mbihypëse atje.

Puset e shpuar në rajonin e Vlorës nga ne si dhe të dhënat e pusit të shpuar nga kompanija OMV

në Kaninëtë Vlorës të imponojnë studime të thelluara gjeologjike e gjeofizike.

Koha relativisht e pa mjaftueshme e jetës së ING-së dhe akoma më e shkurtër e QKSHH-së nuk

mundësuan përqëndrime studimesh e investimesh në zonat e brëndëshme tektonike dhe deri në

kufirin shtetëror verior e lindor të vëndit. Në praktiken studimore kërkimore këto zona tektonike

nuk cilësoheshin parësore hidrokarbure dhe nuk perfshiheshin në tematikat studimore. Sot,

mendojme se ato lypin vëmëndjen e duhur gjeologjike, megjithëse duhet ditur qënë kuadër të

ING-së atje janë realizuardisa studime tematike të shkëputura nga tematika kryesore e saj.

Kësisojë studime vleresuese gjeologjike janë bërë në njësin tektonike të Burrelit dhe në rajonin

Korçë-Bilisht me rilevim gjeologjik të detajuar. Po kështu punime gjeologjike të karakterit

tematike e rilevuese janë kryer dhe në rajonin Librazhd-Okshtun. Koha kërkon se zonat e

brëndëshme tektonike duhen të vlerësohen me studime stratigrafike e tektonike për të hedhur

dritë së pari mbi njohjen e pranin e trashësive të depozitimeve sedimentare dhe mardhënieve të

tyre me masivët e shkëmbinjëve magmatik. Gjithashtu edhe me studime gjeokimike për te njohur

e përcaktuar pranin e lëndës organike atje.

Gjeologët tanë nuk mundën të kryenin punime, studime e investime nëhapësirat detaretë

Adriatikut e deri në mesorenekonomike. ING-ja e kishte shumë të kufizuar e të pamundur të

kryente punime studimore e investime në gjithë përhapjen detare, por ajo vlerësojë dhe hodhi

hapat e para me rilevimet e shpimet e thella në ishullin e Sazanit dhe rajonin e Zvërnecit.

Periudha e rilevimeve të detajuara 1965-1980.

Arritje cilësore shënon kabineti rilevimeve në ING në periudhën 1965 deri 1980 i cili mbas një

pune 15 vjecare fushore me çekiç e busull në dorë nga Saranda, Tirana dhe deri në Shkoder

realizojë mbulimin me rilevime gjithësipërfaqen perspektive, rreth 15000 km² në shkallë

1:25000. Ato u realizuan nga gjeologë të përgatitur në shkollat tona ku kontribute të dukëshme

dhanë gjeologët Luftar Bandilli, Minella Mata, Shezai Kuçi, Telo Valaj, Zyhdi Xhafa, Myftar

Sinemati, Engjell Prenjasi, Vlashi Nakuçi, Hasan Bakija, Lili Thomaj, Trifon Sota, Vasil

Misha,Ilia Fili, Niko Papa, Andon Jovani, Behar Mehmeti, Anesti Qirinxhi, Luli Pengili, Foto

Çuri, Shaqir Nazaj, Uk Valbona, Luan Nikolla, Llukan Kumati, Petraq Naço, Luan Nurçe, Llazar

Mehillka, Hamza Gora, Krenar Shehu, Nexhat Hoxha, Theodhoraq Shteto, Yzedin

Sadiku,Ardian Ballauri, Cenko Brahimi e të tjerë të pas viteve 1980 që shumë prej tyre më pas

punuan në sektorin e projektimeve.

Intensiteti i punimeve rilevuese fushore i viteve të fundit, informacionet e reja sizmike dhe

puseve diktuan nevojën e një harte të re gjeologjike të vëndit të bazuar mbi koncepte të reja që

koha lypte. Kësisojë në vitin 1995 u perpilua projekti dhe filluan punimet me gjeologë të

Institutit të Naftës e Gazit Fier dhe Institutit Gjeologjik Tiranë. Harta e re e Shqipërisë në Shkallë

1:200000 përfundojë dhe u dorëzua për botim në vitin 2001 së bashku me Monografin

Page 18: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Gjeologjija e Shqiperisë botuar në vitin 2002 me autorë gjeolog të naftës Zyhdi Xhafa, Shaqir

Nazaj, Vlashi Nakuçi, Fotaq Lula, Daut Yzeiri, Pellumb Sadushi. Harta pasqyron ndërtimin

gjeologjik të bazuar mbi rezultatet e rilevimeve më të fundit në shkallë 1:25000 dhe

informacioneve gjeologjike të perftuara deri në vitin 2001. Ajo është e integruar me të dhënat

biostratigrafike dhe tektonike Ballkanike e Mesdhetare duke i dhënë vlera bashkëkohore. Autorët

trajtojnë tektonikën në përputhje me realitetet kërkimore në vënd dhe japin vëndin e duhur

mbihypjeve perëndimore të brezave antiklinal. Monografija sintetizon gjithë aspektet e

Gjeologjisë së Shqipërisë dhe përcjell njohje të situatave gjeologjike në blloqet e kërkimit,ajo

është harta e parë dixhitale në vëndnë përdorim. Nga viti 2002 në vitin 2006 e më pas deri mësot

këtu nuk bëhen punime rilevuese fushore të specializuara.

Evidentohet fakti se arritjet më të mëdha për zbulimin e rezervave hidrokarbure rezultojnë në

periudhën 1960-1990 te cilat startuan me projektimet e byrove gjeologjike në përbërje

tëKombinatit të Naftës në vitet 1960-1965 dhe më pas me projektimet e bëra nga Instituti Naftës

e Gazit gjatë viteve 1965-1990. Kjo rezulton periudha 30 vjeçare më e spikatur kulmore në

vëndin tonë ku gjeologët shqiptar të naftës e gazit formuan e konsoliduan mendimin shkencor më

produktiv, është koha e zbulimeve të mëdha të rezervave hidrokarbure. Në këtë periudhë ING-ja

formojë identitetin e vet autoritar shkencor në llojin e vet në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe u forcua

mendimi madhor gjeologjik që, trualli shqiptar gjatë gjithë historisë së zhvillimeve gjeologjike

ka patur aftësi gjeneruse hidrokarbure dhe kushte rruajtje të tyre.

Në ING vazhdimisht funksiononin këshillat tekniko-shkencore dhe Këshilli shkencor të cilët

shqyrtonin shkencërisht zbatimin e projekteve dhe rezultatet e studimeve dhe projektimeve të

cilat kanë rolin dhe meritat e tyre. Bazuar mbi punën e palodhur dhe sakrificave gjeologët

kërkues ne ING bënë të mundur që krahas rezervave efektive të nxjerrëshme të naftes nga

vendburimet ekzistuese Qeverija sot të ketë në dispozicion mbi 400 milion ton rezerva

gjeologjike të para 1990-ës, pa përfshirë rezervat hidrokarbure tëmundëshme në formacionet

karbonatike e Miocenike të mbuluara nga ujrat e deteve tona.

Përmirësimi i vazhdueshëm i Gjeofizikës dhe bashkëpunimeve në ING.

Të rëndësishme janë përpjekjet për përmirsimin e teknologjisë së marrjes dhe përpunimit të

sinjalit sizmik. Historikisht punimet gjeofizike te karakterit rregjional nisën në vitin 1951 me

aparatura ruse e me rregjistrime oshilografike. Në vitet 1972-1977 në zonat e kërkimit filluan të

përdoren gjërësisht aparatura me rregjistrim analog dhe mbulim shumëfish duke u afirmuar si një

metodë kontribuese në kompleksin gjeologo-gjeofizik. Në vitin 1973 hap cilësor bëhet me nisjen

e përpunimit të informacioneve sizmike me teknika kompjuterike dhe me paketa programesh te

avancuara. Cilësia u shfaq dukshëm në vitin 1980 me aplikimin e rregjistrimit shifror të sinjalit

sizmik.Pas vitit 1982 përpunimi i të dhënave sizmike u realizua në ordinator të tipit GOULD

nëpërmje paketës së programeve MEGASEIS.

Nga puna e viteve 1960-1990 në ING por dhe më pas deri në fund të tij punuan dhe kontribuan

një numër i konsiderueshëm specialistësh gjeofizikë të kualifikuar të cilet realizuan shumë

projektime pusesh kërkimi në rajonet perspektive të vëndit. Shumë specialistë sizmike janë

bashkëautorë në zbulimet e vëndburimeve karbonatike dhe ranore, ata gjënden të integruar në

vazhdimësi me gjeologët në studimet tematikesi dhe nëpërgatitjet e objektevetë kërkimit në

gjithë territorin e vëndit ku shquhenEnriko Veizi, Novruz Kodheli,Vilson Bare, Tomor Meço,

Page 19: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Drini Mezini, Spartak Nasto, Ali Mema, Vilson Sillo, Zamir Bega, Stavri Dhima, Agron

Kokobobo, Theodhori Kamberi, Vangjel Jani, Andrea Toska, Aleko Stamati, Kristaq Jano, Spiro

Bonjaku, Spiro Kolonjari, Caush Xhufi, Arqile Berberi, Vasillaq Ngresi, Ilia Gjermani,Kastriot

Bejtja, Frederik Qyrana, Faslli Fejzullahu, Etem Seiti,Zef Gjonaj, NaunPrifti, Ahmet

Collaku,Halim Dariu Xhelal Tahiri. Gravimetristët Filip Strakosha, Themistokli Pulia, Salo

Arapi, Vladimir Veizi, Pëllumb Karçanaj, Pëllumb Pollozhani, Vojo Dishnica, Lefter

Jani,Kozma, Ciruna e shume të tjerë. Duhet të vëmë në dukje se në grupet e projektimeve kanë

bashkëpunuar dhe pedagogë të fakultetit Gjeologji-Miniera Pertef Nishani, Alfred Frashëri,

Rushan Liço, Ligor Lubonja etj.

Praktika të vazhdueshme janë kontributet e grupeve të interpretimeve tëgjeofizikës kantjerale

dhënë në zgjerimet e vëndburimeve të naftës e gazit si dhe në dëshifrimet litologjike te puseve të

kërkimit për vlerësimet e shtresave produktive. Ku veçohen specialistët Hidai Haxhiu, Vangjel

Ndrio, Agim Luari, Spiro Kozma, Rushan Liço, Daver Çano, Niko Zendeli, Thanas Andoni,

Stefan Baltadore, Kliti Verija, Luljeta Sinani, Dhimitraq Dodbiba, Xhemil Buzi, Genci

Melonashi,Nazif Kapedani, Arshi Sula e të tjerë.

Bashkëpunime u realizuan dhe me degët gjeologjike të ndërmarrjeve të shpim kërkimeve

nëndjekje te rezultateve të puseve dhe angazhimeve me grupet e projektimeve ku shquhen

gjeologet Napolon Mërtiri, Bejo Sejdini, Xhelal Shehu, Dilaver Tafili, Vlash Bano, Vasil Qesku,

Mehmet Mehmeti,Vasil Kati, Vasil Hudhra, Todi Bardhi, Sami Shehu,Jani Zoga e të tjerë. Me

respekt të veçantë vlerësojme punën e kontributin shkencor të dhënë nga profesori Tomi Kristo

me studimet e tij fushore e përgjithesuese në drejtim tëanalizës së shkëmbit dhe përhapjes së

shkëmbinjëve kolektor, aftësive naftëmbajtëse, çarëshmëris dhe rezervuarit. Kabineti i rezervave

nëçdo kohë i gatshëm të studionte e finalizonte sipërfaqet dhe madhësitë e rezervave, sipas

kategorizimeve dhe specifikave të vëndburimeve ku Gjergji Foto, Genci Melonashi, Llaqi Sako,

Gjergji Kajana, Isuf Tushe kanë kontributet e tyre.Gjatë punës tematike studimore për

dëshifrimet litologjike e stratigrafike karbonatike, flishore, mollasike dhe zonimeve

biostratigrafike, petrografike, studimeve gjeokimike e hidrogjeologjike kontribuan shumë

specialistë të kualifikuar që mbulonin disiplinat shkencore përkatëse. Me punën e tyre ata

ndihmuan në projektimet e puseve si dhe pasuruan fondin shkencor ku rol te veçant kanë Hazbi

Shehu, Hektor Dalipi, Thanas Nasto, Ilia Dhimudha, Pellumb Sadushi, Fotaq Diamanti, Simon

Prillo, Bilbil Meçaj, Petraq Shtrepi, Dhimitër Prifti, Irakli Prifti, Todi Koroveshi, Kristaq Muska,

Anastas Kondo, Viron Skela, Irakli Pejo, Jani Konomi, Eleni Gjani, Petrit Mavrova, Sazan Guri,

Nuri Rakipi, Violeta Dalipi, Deko Shehu, Skender Myftari, Laver Jance, Ded Marku, Liri Ylli,

Inajete Rama, Luan Hasani, Violeta Laçka, Rapo Cela, Aleksander Dule, Kiço Vathi, Agron

Xhavo, Xhezmi Xhemalaj, Luan Zaimi, Arta Rista, Lavdije Çobo, Ferdinant Kurteshi si dhe

specialistet e studimeve e analizave laboratorike NaunTole, Adi Jasini, Ivzi Myderizi,Marije

Kajana, Liljana Buçka, Drita Braka, etj.

Është nder i veçant që në këtë ditë historike ne të prezantojmë punën e madhe bërë për

studjueshmërin e sektorit hidrokarbur në vëndin tonë. Arritjet tona i përcjellin brezave sakrificat,

rezultatet dhe përfitimet e madhe financiare e ekonomike nga zbulimi i mbi 12 vëndburimeve

nafte e gazi të prezantuara në gjithë ambientet shkencore në vënd dhe jashtë tij. Studimet dhe

interpretimet tona janë vlerësuar nga gjeologë të huaj gjatë aktiviteteve të shumta shkencore në

Ballkan, Europë e më gjërë. Studimet tona tregojnë se Shqipërija është një truall gjeologjik i

Page 20: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

rrudhosur me tektonik të zhvilluar, njëkohësisht edhe naftëgazmbajtëse nëntoka e së së cilës

fsheh rezerva hidrokarbure të tjera. Trualli shqiptar bënë pjesë në harkun Dinarido-Albanido-

Helenid, zonat tektonike emertohen Albanide që përdoret brënda dhe jashtë kufijve të vëndit.

Investimet projektuese hidrokarbure janë bërë në Albanidet e jashtme, konkretisht në zonën

tektonike Jonike, njësin tektonike të Ultësirës Pranë Adriatike, zonën Kruja, në raste të veçanta

dhe në zonën tektonike Sazani.

Periudha post,1990.Konçensionet e para në blloqet e kërkimit.

Ngjarjehistorike për vëndin ndodhi në vitin 1988 me ardhjen e kompanive të huaja perëndimore

të kërkimit të cilat shënojnë fillimin e marrëveshjeve për investime shpim-kërkuese të naftës në

detet tona. Liçensat e para Qeverija socialiste ja dha kompanive të kërkimitagip, oxy, deminex,

chevron dhe hamilton. Ato mbuluan me punime sizmike 2D gjithë blloqet detare prej rreth 13000

km², i studjuan ato dhe deri në vitin 1996 shpuan dhe 6 puse kërkimi pa deklaruar rezultate

efektive zbulimi hidrokarbure. Nga viti 1993 Qeverija demokratike liçensoi dhe katër kompanit e

para të huaja kërkimi për investime në blloqet e steres. Edhe keto kompani kryen punime sizmike

fushore në blloqet përkatëse tësteres si dhe shpuan 11 puse kërkimi në përhapjen gjeografike nga

Shkodra në Gjirokastër si dhe një pus sot në shpim, Shpiragu-4si dhe pusin Delvina-34 sot i

pezulluar. Metrazhi i përgjithshëm i tyre mendohet rreth 60000 ml me një kosto të përgjithëshme

prej afro 600 milion US dollar. Numri më i madhë i tyre gjëndet në zonën tektonike Jonike dhe

kryesisht në brezin tektonik të Beratit. Rezultatet gjeologo-tektonike dhe naftëgazmbajtëse

kulmojnë në rajonin e Shpiragut në vitet 2001-2003 me publikimin prej tyre të zbulimit të

vëndburimit të naftës në Shpirag me puset Sh-1 dhe Sh-2.

Në historin tonëhidrokarbure të kërkimeve, ardhjet e kompanive të huaja përbëjnë ngjarje të

madhe gjeologjike, është hera e parë që në vëndin tonë vlerësohet hapësira detare me investime

kërkim-zbulimi hidrokarbure. Mehapin e hedhur vëndi rriti sipërfaqen gjeologjike perspektive

me përfshirjen tani dhe tëplatformëssë Adriatikut të pa kontrolluar më parë nga ana e jonë.

Realishtë, sipërfaqes perspektive të steres prej rreth 15000 km² ju shtuan dhe rreth 13000 km² të

tjera të deteve tona, deri te mesorja ekonomike e Adriatikut. Sipërfqaja totale stere plus dete në

dispozicion aktualisht rezulton afro 28000 km²e cilatëkrijon mundësira më të mëdha kërkim-

zbulimi. Në vitin 1988 në vëndi tonë shënohet ndryshimi i madh dhe në këndvështrimin

politik,vëndi shfaqetpër herë të parësi një vënd me drejtime perëndimore në një kohë kur

parlamenti Shqipërisë, me ligj në atë kohë, nuk lejonte futjen e tyre. Gjithashtu, Shqipërija u

prezantuadhe si vëndi i parë lindor ku Qeverija socialiste pranojë investimet e huaja perëndimore

në blloqet detare të kërkimit, më pas në vitin 1993 edhe në blloqet e kërkimit në stere nga

Qeverija demokratike.

Gjeologet në ING,pas vitit 1982 hodhën mendime për vlerësimin e rajoneve bregdetare si dhe

për hapësirat detare mbi të cilat u ngrit dhe ndërmarrja gjeologo-sizmike në Durrës, ndonëse me

mjete e praktika modeste sizmike. Pranë vijës bregoredhe cektinat e detit ndërmarrja realizoi

punime sizmikedhe gjeologjike me synim lidhjen e gjeologjisë së steres me atë të detit të

Adriatikut. Duhet ditur që gjate vijës pranë bregore edhe më parë ishin kryershpime

puseshrelativishtë të thellë për kërkim të gazit natyrorsi në bregdetin e Semanit, Kryevidhit

dheBishtë Pallë, mëpasdhe në veri tëDurrësit.

Page 21: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Studime të mirëfillta përgjithësuese gjeologo-gjeofizike detare nga ana e jonënë ING nisën mbas

përfundimeve të punimeve sizmike dhe puseve të shpuar në blloqet detare nga kompanitë e huaja

të kërkimit. Realishtë ato janë kryer në vitin 1993 dhe vitin 2000 në bllokun detar jugor Joni-5,

më pas dhe në blloqet në qëndër dhe veri të Adriatikut të cilat u ndalën nëbllokun Rodon nëvitin

2003. Duhet thënë se studimet tona gjeologo-gjeofizike në dete janë të pakta në numër dhe jo me

praktika të vazhdueshme. Mbas vitit 2000 hapësirat tona detare janë të pa përgjithësuara nga ne

me studime prodhimtare ndonse informacione të bollëshme sizmike e gjeologjike

vazhdimishtëkanë ekzistuar por tëpa vëna nëdobi të ekonomisë sonë, ato janë tëmbylluara në

AKBN. Kjo praktikëe pa favoreshme ka bllokuar avancimin e mendimit gjeologjik shqiptar dhe

nga ana tjetër ka mundësuar praktikat që pushtetin e dijes shkencore e strukturoresi dhe të

rezervave hidrokarbure, në hapësirat tona detare, ta kenëgjeologët e huaj!

Periudha 1990-2001-2006

Instituti vazhdojë punën studimore-projektuese intensive deri në vitin 1990, më tej intensiteti

fillon e bie dukshëm dheai vazhdojë të bjerë pa u ndalur deri në vitin 2001. Në këtë vit Institutit

të Naftës e Gazit në kuadër të reformave Qeverija i heq emrin e trashëguar nga viti 1965 dhe në

zbatim të VKM nr. 410 dt. 11. 06. 2001 emërtohet QKSHH Fier, po aty miratohet edhe statuti i

tij. Ndryshimi i emrit si dhe ndodhi në praktik, nuk ishte një akt vetëm formal pasi në thelb në të

ardhmen e afërt ai do të spostojë dhe vëmëndjen nga aktiviteti parësor i trashëguar i ING-se ku

në thelb të punës qëndronin studimet për përgatitjen e objekteve të kërkimit dhe zbulimi i

rezervave hidrokarbure.

Ndryshimet u dukën në tematikat vjetorepasardhëse të QKSHH-së ku praktika 30 vjeçare

produktive për zbulimin e rezervave nuk do të ishin kryesoret. Studimet e thelluara në funksion

të naftës po zëvëndësoheshin me studime përsëritëse gjeologjike rajonale e krahinore, anësore

dhe infrastrukturore të cilat binin ndesh me nevojën për thellime shkencore. Ndërsa koha

kërkonte tjetër gjë, ajo diktonte nevojën për thellime të mëtejshme në drejtim të fenomeneve

gjeologjike, detajimeve dhe futjeve të koncepteve të reja tektonike dhe rilevuese të detajuara,

sidomos në zonat e cilësuara perspektive. Ishte koha kur nevoja për bashkëpunime me kompanitë

e huaja duhej të ishte aktive dhe efektive. Tematikat në fjalë nuk gjeneronin produkte shkencore

në stere dhe as në dete si pasojë dhe interesimet ranë ndjeshëm.

Paketat komplekse prezantuese të para 1988-1995-ës me synim nxitjen e investimeve të huaja

gradualisht po humbnin rëndësin parësore të tyre. Mungojnë kërkesat për freskimin e tyre me

studime dhe interpretime të reja të informacioneve të përftuara nga të huajt në blloqet e kërkimit.

Nga ana tjetër, ashtu siç dhe ndodhi nga viti 1996 kompanitë e huaja,me sa

duket,poshënojnëpraktika gati tërheqje nga aktiviteti me shpime pusesh në hapësirat tona detare.

Ndërkohëinformacionet gjeologjike e sizmikedetaretë reja për studime e interpretimeprodhimtare

për nxitjen e investimeve nuk shfrytëzoheshin, gjëndje kjo që vazhdon edhe deri më sot.

Në kushte të pa qarta e të pazgjidhura gjeologjike Qeverija demokratike në vitin 2006 vendosi

mbylljene QKSHH-së pa u konsultuar me grupet e interesit, pa bërë shpjegim publik dhe pa

thënë një fjalë për gjeologët e punën e tyre, për sakrificat dhe kontributine dhënë për vëndin.

NdërkohëqëQeverija përfitonte të ardhura të konsiderueshme financiare nga nafta zbuluar prej

gjeologëve shqiptar.

Page 22: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

Me VKM nr.740 dt. 01. 11.2006 ajo mbylli përfundimisht QKSHH-në duke përcjellë lajm jo të

mirë për gjeologët e naftës por dhe për vëndin në këtëfillim shekull të ri të sapo hyrë. Me sa

duket ajo nuk e pa të nevojëshme aktivizimin e mëtejshëm të mendimit gjeologjik shqiptar, as

nevojën për një oponent shkencor për vehten e vet dhe as për vëndin si dhe as nevojën për

bashkëpunime me të huajt në ndihmë të shpejtimit të suksesit. Duhet thënë se edhe perfaqësuesit

vendimor shkencor të QKSHH-sëdhe në tërësi të naftës të kohës nuk argumentuan

domosdoshmërin dhe leverdinë e vazhdimësisë dhe kontributit që do jepte QKSHH-ja në dobi të

aktivitetit kërkues e zbulues të rezervave të naftës dhe të vet Qeverisë.

Mbas mbylljes së QKSHH-së specialistët u detyruan të shpërndahen, shumë u larguan jashtë

vëndit, mendimi shkencor i organizuar shqiptar, sipas qeverisë, nuk do të jetë më i nevojshëm.

Ato tashmë do të jenëvetëm nëpër raportet shkencore dhe hartat e ndryshme nëfondin gjeologjik

të AKBN-së. Gjeologët mbetën të papërkrahur të cilët nuk do të përfitonin dhe as nga ligji për të

drejtat e autorit e pronësisë intelektuale. Qeverija më parë kishte mbyllur dhe njesitë shkencore

tëruajtjessë nëntokës së vëndburimeve dhe menaxhimit të rezervave me interesa kombetare. Më

këto akte ajo hoqi të drejtën gjeologëve shqiptar të studiojnë e të kontribuojnë në kërkim-

zbulimet e ardhëshme në vëndin e tyre. Per herë të parë specialistët shqiptarë të naftës lihen

jashtë historisë së zhvillimeve hidrokarbure dhe vlerësimeve të rezervave hidrokarbure. Për herë

të parë nisur nga 2006 e vazhdim në fondin Gjeologjik Shtetëror të Shqiperisë krijohet dhe

vazhdon ende boshllëku i mendimit shkencor Shqiptar të naftës. Mesazhi ishte i qartë, Qeverija

donte naftë por pa kontributin shkencor dhe të gjeologëve shqiptarë të organizuar nga shteti.

Rezultatet e pas vitit 2001

Nëse hedhim një vështrimtë shkurtër aktiviteteve të sotme hidrokarbure në vënd shohim se

studimet e punimet kërkimore nga 2006 janë tërësisht në dorë të kompanive private të huaja

praktikë kjo e ngjajëshme me atotë Zogut në vitet 1925-1927 ndonëse në atë kohë nuk kishte

gjeolog shqiptar. Këto praktika jo të favorëshme dhe ky llojë formati në syrin e specialistit

kërkues të naftës egazit nuk justifikon këtë llojë besimi të dhënë. Në shumë ambiente të lira

gjeologësh keto praktika nuk të mundësojnë optimizmin e nevojshëm. Në syrin e specialistit

projektues të naftës konstatohet se gjatë periudhes gati 30 vjeçare kompanitë private, nisur nga

viti 1988, nuk kanë mundësuar zbulimin e një vëndburimi të ri efektiv nafte e gazi. Në vënd nuk

po rregjistrohen rritjetë rezervave të naftës dhe as të rezervave gjeologjike në rrafshin kombëtar

dhe as ato efektive tëçertifikuara të naftës së nxjerrëshme në kushte konkrete. Ndërkohë

qërezervat ekzistuese të naftës të para 1990-së, po konsumohen me shpejtësi të cilat duhet

pranuar që realishtëato po bien ndjeshëm.

Zhvillimet kërkimore në gjithë hapësirën perspektive shqiptare, stere dhe dete, kanë vite

qëgjënden në minimumin historik të tyre. Referuar metodikave dhe eksperiencave tona

projektuese dhe kërkim-zbuluese probabiliteti për sukses sot vlerësohet i ulët. Në Shqipëri

gjëndet dhe qarkullon vetëm një sond shpimi, në punëështë vetëm një e tillë, ajo në Shpirag. Në

blloqet detar të kërkimit nga 1996-ta e deri tani nuk evidentohet sond tjetër në shpim pusi,

pushimi dhe heshtja kërkimore në dete tona vazhdon të jetëmbi 20 vjeçare, kompanitë dhe puset

mungojnë.

Paketat shkencore prezantuese të para 1995-së gjënden të konsumuara, ato e luajtën rolin parësor

shkencor të tyre dhe gradualisht po humbin më tej interesimin e kompanive të huaja të

Page 23: RRUGËTIM I SHKURTËR HISTORIK STUDIMOR NË KËRKIM TË … · përbënin rreth 13 % të sipërfaqes gjeografike të vëndit. Konçensionet e naftës kontribuan edhe politikisht në

kërkimit.Specialistët shqiptarëprojektues të puseve të naftes për herë të parë nisur nga 2006-ta

gjënden të pa organizuar nga shteti, ata janë të përjashtuar nga zhvillimet shkencore

hidrokarbure. Rezultatet dhe mos sukseset e deritanishme kërkim-zbuluese janë treguesit kryesor

të pafavorshëm të cilat imponojnë analiza të domosdoshme të specializuara. Vëmëndje e duhur

lypset dhe në drejtim tëanalizave mbi efektivitetin dhe përputhëshmërin dhe të ligjit hidrokarbur

për ballafaqimin e tij me realitetet kërkimore në tërsi dhe korente tënaftës si veçanti në blloqet e

kërkimit.

Ngritja e Institutit Shtetëror Hidrokarbur një lajmë i mirë.

Lajm optimistëpërbënë sot projekti Qeverisë dhe ligji Nr. 6 datë 02.02.2017 për ngritjen dhe

funksionimin e Institutit Shtetëror Hidrokarbure kuatje do të përfshihen dhe gjeologë kërkues të

naftës e gazit. Krijimi i Institutit përcjellë mesazh të rëndësishëm për fillimin e nje këthese

ndoshta dhe rrënjësor për të rilindur mendimin dhe kontributin tone gjeologjikë në ndihmë të

zbulimeve hidrokarbure. E shohim urgjente angazhimin e AKBN-së sot dhe Institutit Shtetëror

Hidrokarbur nesër të pozicionohen si ura lidhëse e të marrin përgjegjësitë për organizime të

bashkëpunimeve shkencore dhe tërheqjen e mendimit shkencor. Ato duhet të marin detyrën për

ndryshimin e punëve me synim nxitjen e investimeve te huaja në kushtet e reja të krijuara. Ato

duhet të ndjellin nevojën për ballafaqime e bashkëpunime,qysh në fazat fillestare, midis autorëve

tëveprave shkencore dhe ekspertëve kërkues të naftës e gazit duke shfrytëzuarç’do

hapësirëligjore, në dobi të vëndit por edhe të kompanive që zhvillojnë aktivitete kerkimi

hidrokarbure me mendime e interpretime alternative.

Nevojat ekonomike kërkojnë prishjen e atyre praktikave të pafruteshme të deritanishme dhe

marrjen e masave për ndryshime e organizime të reja të aktivitetit shkencor e vendimor në naftë.

Si hap të parë të domosdoshëm theksojmë gjetjen e rrugëve organizative për fillimin e

përgatitjevetë paketave të reja prezantuese shkencore të bazuara mbi analizat e informacioneve të

reja gjeologjike të puseve dhe sizmikës të përftuara deri tani dhe ato në ecuri nga kompanitë e

huaja të kërkimit në stere dhe blloqet e detit.

Literatura e përdorur.

Raporte shkencore rilevuese, përgjithësime gjeologjike e gjeologo-gjeofizike, relacione të

ndryshme, harta dhe tekstet e tyre, studime historike të ish ING-së.

Fondi gjeologjik i ish ING-së dhe QKSHH-së Fier, sot AKBN Tiranë.