21

Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat
Page 2: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat
Page 3: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

1

PAS ËNDRRAVE U NISËM

Kushtuar shokëve të mi naftëtarë ,të cilët që

fëmijë zbritën nga fshatrat dhe u ulën në bankat

e Teknikumit të Naftës.Me përkushtim rendën

pas ëndrrave për transformimin e vëndit tonë të

prapambetur. U bënë teknikë, inxhinierë e

shkencëtarë të naftës dhe në ato vite të vështira

të një izolimi total nga bota i dhanë vëndit

vëndburime të reja nafte dhe gazi.

I

Prindërit tanë të varfër,

Prindërit tanë të shtrenjtë

Dhe pse kishin mbetur

Vet’analfabetë

Me shumë dashuri

Për shkollën për dijen

Që në fëmijëri

Ëndrra na ushqyen

Ishin ato ëndrra

Që në jetë na ftonin

Na trazonin gjumin

Dhe herët na zgjonin

Ndrisnin horizontet

Kishte ardhë liria

Në gërmadha lufte

Na shkoi fëmijëria

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 4: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

2

Na gufonte zëmra

Tërë gaz ato ditë

Se rrugët e shpresës

Zunë të merrnin dritë

Duke psherëtirë

Nënat na ormisën

Ne ,nga malet zbritëm ,

Pas ëndrrave u nisëm

Valixhet e drunjta

Valixhet e rënda

Ca libra fletore

Dy ndërresa brënda

Në rrugën e pa njohur

Që larg po na ftonte

Ish bagazhi i vetëm

Që na shoqëronte

Sipër mbi Kuçovë

Shtrirë mbi një kodrinë

Sa kish hapur portën

Teknikumi ynë1

Klasat dhe fjetoret

Radhë radhë kapanonë2

Që dimrave të ftohtë

Kurrë nuk u ngrohnë

Ç’njerëz të mrekullueshëm

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 5: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

3

Dolën e na pritën

Na morën për dore

Dhe na çelën dritën

Ata të gjithë ishin

Të ditur njerëzorë

Inxhinierë të rinj

Edhe profesorë

Si vëllezër të mirë

Na flisnin na donin

N’ata kapanonë

Bashkë me ne jetonin

Shpiragu Tomorri

Nga bora zbardhonin

Osumi e Devolli

Erërat kryqëzonin3

N’ato ditë të ftohta

Na grinte uria

Ishte shum’ e varfër

Atëherë Shqipëria

Një pjatë alumini

Me çaj e pak djathë

Një cop buk e thatë

Na dukej si mjaltë

Shpiragu e Tomorri

Vazhdonin zbardhonin

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 6: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

4

Osumi e Devolli

Erërat s’pushonin

Me trikot e leshta

Që na thurnin nënat

Mbanim gjallë shpirtin

Mbanim ndezur ëndrrat

Rreth ndryshonte vëndi

Sa largohej dimri

Kur vinte pranvera

Mbulonte gjelb’rimi

Mbushej me aromë

Oborri i shkollës

Nga lulet e blinit,

Nga lulet e mollës

Verës ndonjë natë

Kodrës më të lartë

Seç ia merrnim këngës

Ndonjë serenatë

Vajzat na dëgjonin

Dritareve jashtë

Ç‘na e donte zëmra

Të këndonim bashkë

Vajzat shokë të mirë

Atëherë aty gjetën

Disa nga ato

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 7: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

5

Me ta lidhën jetën

Katër vjet në shkollë

Bashkë me ne u rritën

Dhe shkallët e dijes

Dorë për dorë i ngjitëm

Ishte mbushur shkolla

Me fëmijë fshatarë

Nga qytezat afër

Gjeje ndonjë ,rrallë

Ish punë e vështirë

Të fëlliqte nafta

Puseve ,kantiereve

Mezi çahej balta

Oborrit të shkollës

Ecnim të menduar

Mos vallë kishim zgjedhur

Zanat të gabuar?

Ato ditë fillimi

S’na përgjumte nata

Ishim bij çobanësh

S’dinim ç’ishte nafta.

Rrinim dhe dyshonim

Si erdhëm në naftë,

Mos i prishëm ëndrrat

Që kishim në fshat?

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 8: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

6

Pyetja e vështirë

Netëve të gjata

Binte rëndë mbi shtrat

Nj’inxhinier i ri

Na hipnotizonte

Kur fliste për naftën

Qiejve fluturonte

Dhe fjalet e tij

S’ish kollaj t’i prisje,

Kur thoshte për naftën

“Ajo është në lëvizje=

“A e dini djema,

Nafta është flori ,

Ne jo kot e quajmë

Atë “Ar i Zi”

Një ditë pas leksionit

Ngadalë tha dy fjalë

Të gjesh ar të zi

Është fat i bardhë

Me libra me harta

Nëntokën studionim,

Edhe dalngadalë

Shpirtin qetësonim

Dhe në fund të fundit

Mëndjen kishim mbledhur

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 9: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

7

Ish zanat i rrallë

Ky që kishim zgjedhur

Me libra në duar

E prisnim mëngjesin

Fushave të Kuçovës

Puset rrinin, heshtnin

Specialistët e huaj

Ikën, i braktisën

Natën ,nga erdhën

Tërë frik’ u nisën

Duket se me heshtjen

Puset po na ftonin

Eni more djema

Eni mos vononi

Nga çanga e shkollës 4

Gjithë qyteti zgjohej

Dhe ky vënd i heshtur

Përditë gjallërohej

Vrulli ynë rinor

Po ndihej më fort,

Në mësim,në punë,

Në kulturë, në sport

Në mes kopshti i mollëve5

Si kopshti i “Edenit”

Teknikumi ynë

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 10: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

8

Ish lule e qytetit

II

Bekimin e nënave

E morëm me vete,

Kur u nisëm larg

Në universitete

Me ëndrrat e moshës

Atëherë fluturonim

Thellësitë dhe qiejt

T’i preknim kërkonim

Dhe donim të niseshim

Për larg e për lart

Vitet e rinisë

Ishin koh’ e artë

Gjuetarë nëntoke

U shpërndamë në botë,

Në Pragë ,Bukuresht

E deri në Moskë

Ai dimri Rus

Sa i egër ishte

Ne atë s’e njihnim

Ai s’desh të na njihte

Me ne keq u suall

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 11: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

9

Na lëshoi acar,

Por ish shpirti rus

Që s’na la pa zjarr.

Jashtë binte borë

Jasht fryne furtunë

Me libra ,projekte

Për ne s’kishte gjumë

Kur tepër të lodhur

Do na mundte nata

Në ëndërr na dilnin

Kulla shumë të larta

Era Siberiane

Natën egër çante

“Herë si ujk ulërinte,

Herë si foshnjë qante”6

I kujtoja dimrat

Si pranverë në Vlorë,

Ç’deshën “zogjtë” e jugut

Në fushat me borë ?

Zëri i tokës tonë

Ish që urdhëronte,

Ajo ku kish naftën

S’dinte të trgonte

Në qëndër të Moskës

Instituti “Gubkin”

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 12: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

10

Mbeti aq i dashur

Thellë në shpirtin tim,

Ata profesorë

I kujtoj dhe sot

Ishin shkencëtarë

Me emër në botë

Ata njerëz të dashur,

Ata njerëz të mirë

Me durim na mësuan

Një shkencë të vështirë

N’ata vite të largët

Ishin të moshuar

Me brezin e radhës

Ka kohë që kanë shkuar

Para “polifotos”

Përulem,u flas

“Ju ndrittë shpirti,

Qofshi në parajsë”!

Si vëllezër na pritën

Vërsnikët tanë rus’

Djemt’ edhe vajzat

Që kishim në kurs

Ishin të mrekullueshëm

Gjithë shokët tanë

Na përcollën natën

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 13: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

11

Dhe më kurrë s’u pamë 8

Midis komunistëve

Ishte kohë grindjesh

Haheshin dhe çirreshin

Për çështje parimesh

Ishin ngrit’ në këmbë

Gjithë politikanët,

Në një anë rusët,

Përball’ ata tanët

Me shpërthime nervish

Miqësin’ e prishën

Sa plane dhe fate

Atëherë u përmbysën

Njerëz të pa njohur

Zunë të na vinin

Dhe dinakërisht

“Na ftonin” të rrinim9

Po atje në male

Ne na prisnin nënat

Në se s’do të ktheheshim,

Do vinin nëmat.7

Dhe mallkimi i nënës

Është më i rëndi ,

Edhe me flori

Të të shtrohet vëndi

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 14: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

12

U nisëm krenarë

Drejt viseve tona

Atje n’ato male

Ku rriten shqiponja

Valixhet moderne

Ishin më të rënda

Tërë pasurinë

Kishim aty brënda

Libra shkencorë

Dhe shumë projekte

Ish bagazhi i ri

Që sillnim me vete.

III

Dëgjuam tek zbrisnim

Në aeroport

Nje radio që flisnin

Ashpër edhe fort

Zëra oratorë

Kishin marrë zjarr,

“Prashitnin” parime

Na servirnin bar 10

Flitej për rrethime

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 15: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

13

Flitej për bllokada

Thuhej shpëtimtare

Do të ishte nafta

Ishim shqiptarë

Dhe ne s’mbetëm pas,

S’duhej lënë vëndi

Pa naftë e pa gaz,

Në auditorë

Ishim armatosur,

Hymë në betejë

Ushtarë të vendosur

Atëherë s’ishim pak

Hedhur në kërkim

Ishim një armatë

Dhe ishte e rrallë

Kjo armata jonë,

Një ushtri e gjallë

Por pa uniformë

Në këtë vënd të lashtë

Bujqësh e çobanësh

Ndriti Universiteti

Në mes të Tiranës

Naftëtarët e rinj

Tani këtu mësonin

Niseshin në “Front”,

Radhët tona shtonin.

Erdhën vite të rënda

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 16: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

14

Kohë të vështira

Vëndin e pushtoi

Heshtja dhe vetmia

Hija e dyshimit

Frikshëm pas na ndiqte

Ndanin dekorata ,

Shkrepnin vetëtima,

Ngrinte buzëqeshja

Në orë të vështira

Sa herë rrufetë

Na kaluan pranë,

Atëherë mbetën rrugës

Ca nga shokët tanë

Prishën qetësinë

Ngado sondat tona

Anëmbanë vëndit

U ndie jehona

Me specialistët e rinj

Me teknikën e vjetër

Shkuam thellësive

Deri shtatmijë metër,

Puntorët e shpimit

S’mundem t’i harroj

Burra të pa epur,

Ishin heroj.

Në shi e në borë

Mbanin frenat fort,

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 17: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

15

Thellësitë përgjonin

Dimrave të ftohtë.

Bllokohej kollona

Thellë në nëntokë

Fjala avari

Godiste në kokë.

Kujtimet e shtrenjta

Nuk i hedh dot mbrapa

Me ta aq i ri

Fjeta në baraka11

Mjeshtrat e pastrimit

Në manovër lart

Me mushama veshur

Bënin dush me naftë

Kur mbaronin punën

Kushdo që t’i shihte

Gruaja apo nëna

Nuk do mund t’i njihte

Në front vij’e parë

Ishin gjeologët,

Shkelën me këmbë

Ç’do pëllëmbë të tokës

E njihnin mirë vëndin

Mbi dhe nënë tokë

Të zgjuar dhe trima

Veten kishin shok

Vënd burimet radhë

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 18: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

16

Filluan të vijnë

Nga Kuçova ,Vlora

E deri në Delvinë

E bëmë të trgonte

Sekretet nëntoka,

Cakrani, Gorishti

Divjaka Visoka

Edhe n’ato vite

Qëndroi ekonomia

Megjithse vërdallë

Endej agonia

IV

Po tani ku janë

Shokët naftëtarë?

Porsi zogjt e korbit

Në botë të shpërndarë

Shumë në Amerikë

Të tjerë në Kanada

Ne,nëpër Evropë

Vëndi si na mba’.

Shpejt e shpejt branisëm

Valixhet me rrota

Thua se krahë hapur

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 19: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

17

Po na priste bota

Ne që dhe nëntokën

Aq mirë ja njohim,

Tani më as qiellin

Vëndit tonë s’ja shohim

Në moshë pensioni

Ikëm në kurbet,

Edhe pse e dimë

Që dheu s’do na tretë

Ndërsa shumë të tjerë

Që vëndin s’e lanë

Enden në Kuçovë ,

Patos e Tiranë

Enden të braktisur ,

Njerëz të harruar

Sikur tërë jetën

Një ditë s’kanë punuar

Në kujtesën time

Ende të pa rrëshqitur,

Këta njerëz të mirë

Kanë zënë vënd të ndritur.

Sa do dëshiroja

Edhe një herë ti shoh,

Kafja në Tiranë

Shpirtin të na ngrohë

Ne fëmijët e mirë

Shke

putu

r nga

libr

i me po

ezi

"MBI K

RAHE EM

OCIONES

H"

shkr

uar nga

inxh

Razi

p Baçi

Page 20: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

18

Të shekullit të vjetër,

Që me thonj u ngjitëm

Në majën e tij

Sa shumë ëndërruam

Për një botë tjetër ,

Të kish më shumë dritë

Më shumë drejtësi.

Në prap ëndërrojmë,

Ëndërrat dot s’i ndalim

Disa dhe me vete

Duket do t’i marrim

Shkruar nga Inxh Razip Baçi

PERUXHIA 2004

1-Teknikumi i Naftës ,hapej për herë të parë

2-Kapanonët e ftohtë prej pupuliti ,ndërtuar nga italianët për punëtorët shqipëtarë që punonin

në naftë para çlirimit

3-Kodra ku ndodhej Teknikumi i Naftës në Kuçovë ,midis luginave të Osumit dhe Devollit

4-Në oborr, në degën e një gështenje ishte varur një gëzhojë predhe artilerie .Sipas

orarit,dëgjohej zëri i kujdestarit”Bjeri çangës” dhe ne na dukej sikur thoshte “Nxitoni, koha ikën”

5-Në mes kapanonëve ishte një kopësht i madh me mollë i rrethuar ,për të cilin kujdeseshim ne...

6-Nga “Mbrëmje dimri “e Pushkinit

7-Fotografisë së përfundimit të fakultetit bërë së bashku me profesorët

8-Pas prishjes së mardhënieve me rusët ,të parët që e pësuam ishim ne studentët.Atë natë fillim

dhjetori të vitit 1961 lamë konviktin dhe shkuam të strehoeshim në ambasadën tonë.Shokët

tanë rusë na përcollën me dashuri.Ne nuk u pamë më kurrë me ata

Page 21: Shkeputur nga libri me poezi MBI KRAHE EMOCIONESH shkruar ... · R UAR EVE xh A Ç I 1. S . Ë. IS. Ë M k ë. t. ë ë t ë ar ë ë,t ë il ë q ë f ë ij ë it ë l ë n ë ankat

PER NJE BOTE TJETER KUSHTUAR NAFTETAREVE Inxh RAZIP BAÇI

19

9-Njerëz të sigurimit rus na propozonin të rrinim atje,duke na premtuar një jetë të begatë në

këmbim të deklaratave tona në radio Moska kundër vëndit tonë

10- “Dhe bar do të hamë e parimet nuk i shesim” ishte parrulla e Partisë së Punës

11-Fjetoret e punëtorëve të shpimit të puseve të kërkimit të naftës

*Të pa harruarëve NAZIF KURTI ,NJAZI SHEHU.HAMDI KRUJA (BUSHATI) THOMA

GJIKONDI,mësuesëve të dashur DODONA dhe ALI HOXHA GANI QEMO Etj….