9
REPUBLIKA E SHQ IPER ISE UNIVERSITETISEVASTIDHE PARASH Q EVIQ IR IA ZI FAKULTETIEKONOM IK DEGA… . ESE TEM A ___________________ PUNOI PRANOI EM RIM BIEM RI EM RIM BIEM RI TIRA N E 2010

Shkrimi i Eseve. Nga. Dr, Mba. Enriko Ceko

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBLIKA E SHQIPERISEUNIVERSITETI SEVASTI DHE PARASHQEVI QIRIAZIFAKULTETI EKONOMIKDEGA….

ESE

TEMA___________________

PUNOI PRANOIEMRI MBIEMRI EMRI MBIEMRI

TIRANE 2010

PERMBAJTJA

1. HYRJE

2. PERMBLEDHJE

3. DISKUTIMa. CESHTJA 1

I. NENCESHTJA 1II. NENCESHTJA 2

b. CESHTJA 2I. NENCESHTJA 1II. NENCESHTJA 2

4. KONKLUZIONE

5. REKOMANDIME

6. ANEKSE

7. LITERATURA

Në tabelën e përmbajtjes vendosen sipas radhës së faqeve titujt e çështjeve që

trajton teza.

HYRJA

Hyrja, e cila paraqet tezën, jep informacione bazë të nevojshme për të kuptuar atë ç’ka diskutohet, kufizon lexuesin brenda parametrave të çështjes rreth së cilës shkruhet.

Zakonisht hyrja përmban dy paragrafe.

Hyrja përmban edhe qëllimin e autorit, këndvështrimin e tij, burimet që janë përdorur për shtjellimin e çështjes, etj.

Që hyrja të jetë interesante ajo duhet të fillojë me një statistikë apo fakt të pazakontë, një shembull real, një përshkrim, një deklaratë, një citim apo pjesë dialogu, një pyetje, një analogji, njëanekdodë, etj.

Hyrja shkruhet pasi kesh bërë të paktën draftin e parë dhe më mirë është që ajo të shkruhet pasi të kesh bërë disa rishikime të shkrimit.

PERMBLEDHJE (ABSTRAKT)

Abstrakti shkruhet në fund pasi është realizuar teza. Abstrakti duhet të jetë një distilimi i tezës, përshkrim konçiz i problemit të cilit i adresohet teza, përshkrim i objektit, synimit, metodës për zgjidhjen e problemit, përmbledhje e rezultateve dhe konkluzioneve. e objektit, synimit, metodës, rezultateve dhe konkluzioneve të tezës, duke përfshirë rekomandimet, por duhet evituar kopjimi i tyre nga teksti që kemi përgatitur. Në abstrakt renditen elementet më tërëndësishme të tezës. Në fund të abstraktit duhet të theksohet se çilat janë vlerat e kërkimit, a ka interes dhe a hap dritare ky kërkim për punime të ardhëshme, a ka rrugë, mjete dhe mënyra për të përmirësuar punimet e të tjerëve me tezën e realizuar nëfjalë, cilat janë implikimet praktike dhe teorike tëpunimit në fjalë, etj.

DISKUTIM

Në trup apo në diskutim paragrafet organizohen në lidhje midis tyre dhe idetë jepën në to nëmënyrë të qartë e të detajuar, në mënyrë që tëjepen argumentet dhe të dhënat. Argumentet e shtruara zhvillohen më tej duke hedhur ide, duke prezantuar pikëpamje, etj. Argumenti duhet tëdeklarohet patjetër në fillim dhe pastaj gradualisht me shtjellimin e tezës duhet që ky argument të shtjellohet pak më gjerë. Jepet problemi me të cilin merresh në shkrimin akademik. Subjekti dhe qëllimi duhet të jepen mjaft të qartë dhe sa më konçizë që të jetë e mundur, zakonisht në një fjali që quhet tezë. Diskutimi është pjesa më e rëndësishme e shkrimit akademik. Diskutimi merr shumë forma. Bazat e tij janë metoda, gjetjet (rezultatet), vlerësimi (analiza). Në një raport që tregon progresin e punës dhe që jep shanse që puna tëvazhdojë më tej, qoftë edhe nga kërkues të tjerë, predominojnë metoda dhe gjetjet, ndërsa në njëraport përfundimtar, në të cilin nuk parashikohet që të bëhen studime të tjera në një kohë të afërt, dominojnë vlerësimi dhe analiza.

KONKLUZIONE

Në konkluzione jepet kahu i përfundimit tëçështjes dhe ritheksohet ideja kyesore.

Konkluzionet tregojnë se ç’farë njohurish janërenditur në shkrimin akademik të përgatitur.

Konkluzionet duhet që të jenë sqaruara më parëgjatë shkrimit.

Në konkluzione lejohet edhe ndonjë përsëritje e rrallë e tyre, por jo kopjim.

Konkluzionet duhet të jenë të qarta, të shkurtëra, konçize.

Ato mund të jepen në formë fjalish apo edhe nëformë paragrafesh.

REKOMANDIME

Rekomandimet janë këshillat që jepen nëlidhje me veprimet që duhen ndërmarrënë mënyrë që gjendja të përmirësohet.

Ato duhet të jenë të lidhura ngushtë me rezultatet dhe konkluzionet e shkrimit.

Ky seksion mund të përfshijë edhe planet për kërkime të mëtejshme dhe se si duhet të procedohet më tej.

ANEKSE

GRAFIKE

TABELA

DIAGRAMA

FIGURA

LISTA

LITERATURA

Çdo ese, pa përjashtim, duhet të mbyllet me një listë të librave dhe artikujve tëpërdorur sipas një radhe të elementeve dhe informacionit që mbajnë librat dhe artikujt dhe sipas një radhe të caktuar nga standartet që përdor universiteti, në tëcilat është e përcaktuar se në cilën pjesëtë çdo reference, në fillim, në mes apo nëfund të saj, do vihet emri i autorit, titulli, viti i botimit, etj.