12
kujdesin shëndetësor Çështjet gjinore në

Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

kujdesin shëndetësorÇështjet gjinore në

Page 2: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) është dizajnuar që të mbësht-

es zbatimin e reformës shëndetësore dhe të plotësoj projektet nga donatorët tjerë të

fokusuar në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) dhe në sëmundjet jo- ngjitëse.

Me tre rezultate, projekti synon stimulimin e shfrytëzimit të shërbimeve cilësore të kujdesit

parësor shëndetësor nga të gjithë qytetarët e Kosovës, me fokus të veçantë në nevojat

dhe përfshirjen e popullatës së cenueshme sociale.

Komunat e përzgjedhura të projektit AQH janë: Fushë Kosovë, Gjakovë, Gllogovc,

Graçanicë, Junik, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Rahovec, Skenderaj, Vushtrri

Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor

Shëndeti i popullatës së Kosovës është përmirësuar, me ofrues dhe menaxhues të

forcuar të kujdesit shëndetësor të aftë për përmbushjen e nevojave të pacientëve

(veçanërisht të grupeve të cenueshme), të cilët janë më të vetëdijshëm për të drejtat

dhe nevojat e tyre.

3 rezultatet e projektit janë:

Rez

ulta

ti 1 Ofruesit e Kujdesit

Parësor Shëndetësor në komunat partnere të projektit ofrojnë shërbime cilësore që i përgjigjen më mirë nevojave të komuniteteve, përfshirë ato të grupeve të cenueshme.

Rez

ulta

ti 2 Menaxherët

shëndetësor në komunat partnere të projektit përmirëso-jnë performancën e tyre në udhëheqjen e ofrimit të shërbimeve drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë që i përgjigjet nevojave të komuniteteve.

Rez

ulta

ti 3 Vetëdijësimi mbi

shëndetin dhe sjellja e popullsisë për kërkimin e kujdesit shëndetësor në komunat partnere të projektit është përmirësuar (në veçanti të grupeve të cenueshme) dhe komunitetet janë fuqizuar që të kërkojnë të drejtën për shërbime cilësore dhe qasje më të mirë në kujdes shëndetësor

Qëllimi:

Kohëzgjatja e fazës së projektit:01.01.2016 – 31.12.2019

Page 3: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

Përkatësia gjinore:“Karakteristikat biologjike që përcaktojnë njerëzit si femra, meshkuj ose të papërcaktuar.

Përkatësia gjinore bazohet në biologji (organet e jashtme gjenitale, kromozomet,

hormonet dhe sistemi riprodhues) dhe zakonisht përcaktohet në momentin e lindjes.” 1

Çështjet gjinore: “I referohet roleve dhe përgjegjësive të femrave dhe meshkujve që janë të përcaktuara

[ndërtuara] nga shoqëria. Çështjet gjinore/gjinia ndërlidhen me atë se si na perceptojnë

dhe si presin që të mendojmë dhe veprojmë si femra dhe meshkuj për shkak të mënyrës

si është e organizuar shoqëria, jo për shkak të dallimeve tona biologjike” 2

Shëndeti, Përkatësia gjinore dhe Çështjet gjinore

Çështjet gjinore mund të kenë ndikim në gjendjen shëndetësore në

këto mënyra:

• ekspozimi, rreziku ose cenueshmëria

• natyra, serioziteti apo shpeshtësia e problemeve shëndetësore

• mënyrat në të cilat përceptohen simptomat

• sjelljen për kërkim të kujdesit shëndetësor

• qasja në shërbimet shëndetësore

• mundësia për t’iu përmbajtur trajtimeve të përshkruara

• pasojat afatgjate sociale dhe shëndetësore 3

Çështjet gjinore kanë ndikim në shëndet:

Page 4: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

IncidencaPrevalencaDiagnozaFaktorët e rrezikutEfikasiteti i trajtimit Avancimi i sëmundjes

Të gjitha ndikohen nga çështjet

gjinore 3

Shëndeti, Përkatësia gjinore dhe Çështjet gjinore

Origjina e dallimeve në profilet shëndetësore

Ndërveprimi i faktorëve biologjik dhe social mbi shëndetin mund të kuptohet duke ekzaminuar situatat apo problemet specifike shëndetësore. 4

WHO (2002) Gender Analysis in Health. http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/42600/1/9241590408.pdf

Dallimet biologjike

a) anatomike/fiziologjike; b) anatomike, fiziologjike dhe ndjeshmëria

gjenetike; c) anatomike, fiziologjike dhe prekshmëria

gjenetike /imuniteteti

Dallimet sociale

a) rolet dhe përgjegjësitë; b) qasja dhe kontrolli; c) ndikimet dhe pritjet kulturore; d) identiteti subjektiv

Situatat shëndetësore, kushtet dhe/ose problemet

1. Specifike për përkatësinë gjinore; 2. Prevalencë më e lartë në njërën përkatësi gjinore ose tjetrën; 3. Karakteristikat e ndryshme për burrat dhe gratë; 4. Gjenerohen përgjigje të ndryshme nga individët/familjet/institucionet

varësisht se a është personi mashkull apo femër

Page 5: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

• Meshkujt kanë tension më të lartë të gjakut se sa femrat gjatë moshës së mesme, por

pas menopauzës, tensioni sistolik rritet tek femrat në nivele edhe më të larta se tek

meshkujt

• Në mesatare, femrat pësojnë infarkt kardiak 10 vite më vonë se meshkujt sepse

oestrogjeni i mbron nga sëmundjet koronare të zemrën gjatë viteve riprodhuese

• Shkalla e vdekjeve nga kanceri është 30-50% më e lartë tek meshkujt se sa tek femrat 5

• Tek gratë pirja e duhanit lidhet me fertilitet më të ulët, kancer të qafës së mitrës,

osteoporozë dhe vështirësi gjatë menstruacioneve dhe menopauzës

• Meshkujt dhe femrat aktualisht i nënshtrohen ekzaminimeve të njëjta për të diagnosti�-

kuar kancerin e mushkërive, përkundër diagnosti�kimit me lloje të ndryshme histologjike 3

• Meshkujt kanë tendencë të paraqiten për shërbime specialistike në fazat e vonshme të

depresionit, ose kur simptomat bëhen më të rënda 6

Faktet kryesore

Page 6: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

FAZA FEMRAT MESHKUJT

PARAQITJA • Sëmundjet e zemrës tek femrat

zhvillohen mesatarisht 10 vite më vonë

se sa tek meshkujt (d.m.th rreth 55

vjet), dhe incidenca e sulmit në zemër

mund të jetë deri 20 vjet më e vonshme

• Gjithashtu, femrat kanë simptoma

për një periudhë më të gjatë se sa

meshkujt para se të paraqiten për

kontrollë

• Mesatarisht meshkujt janë më të rinj në

moshë se sa femrat kur fillojnë të

zhvillohen simptomat e sëmundjeve të

zemrës (rreth 45 vjet)

• Është gjetur se meshkujt kanë hasur në

vështirësi që të shfrytëzojnë shërbimet

mjekësore/të shëndetësisë primare

DIAGNOZA • Femrat me sëmundje/sulm në zemër

mund të paraqiten me simptoma si

shtrëngim në qafë, supe ose bark,

dispne, molisje, nauze dhe vjellje.

• Femrat kanë më shumë gjasa sesa

meshkujt të marrin diagnozë të

vdesin nga infarkti i tyre i parë •

Tek femrat angina ka më shumë gjasa

të ndodh gjatë pushimit, në gjumë

ose gjatë periudhave të stresit

mendor sesa tek meshkujt •

Më pak femrat se sa meshkujt me

simptoma

zemrës referohen për metoda të

analizave invazive

• Simptomat e sëmundjes/sulmit në

zemër tek meshkujt në përgjithësi

përbëhen nga dhimbja e fortë dhe

perzistente e gjoksit dhe diskomforti në

gjoks

TRAJTIMI • Arteriografia, angioplastia

perkutane koronare transluminale

(PTCA), graftimi urëzues (anash-

kalues) i arterieve koronare (CABG)

është dukshëm më i ulët tek femrat

sesa tek meshkujt

Femrat kanë më pak gjasa sesa

meshkujt të marrin ndonjë terapi

preventive sekondare (p.sh. aspirin,

beta-bllokues), përveç statineve.

Femrat me anginë më pak i referohen një specialisti dhe për revaskularizim se sa meshkujt

• Shkalla e hospitalizimit të meshkujve me

sëmundje ishemike të zemrës dhe/ose

infarkt akut miokard është afërsisht

dyfish më e madhe se për femra

• Një numër pak më i madh i meshkujve

vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare çdo

vit sesa femrat

• Meshkujt kanë më shumë gjasa të vdesin

para kohe (dmth në moshën më pak se

65 vjeç) nga sëmundje kardiovaskulare se

sa femrat

Tabela e mëposhtme ofron detaje për dallimet në mes të meshkujve dhe femrave lidhur me sëmundjet e zemrës

Integrimi gjinor në shëndetin e zemrës

Page 7: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

FAZA FEMRAT MESHKUJT

ÇËSHTJET E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE

• Mosha për shtrim në spital të femrave

me sëmundje ishemike të zemrës

dhe/ose infarkti akut i miokardit është

65 deri 79 vjeç

• Femrat e moshuara mund të kenë

sëmundje të tjera të tilla si artriti ose

osteoporoza që mund të duken si

simptomat e sëmundjeve të zemrës

• Mosha e shtrimit në spital të meshkujve

me sëmundje ishemike të zemrës

dhe/ose infarkti akut i miokardit është

60 deri në 74 vjet

PROMOVIMI I SHËNDETIT

• Stili ‘ulur’ i jetës është faktori më i

zakonshëm i rrezikut për sëmundje

kardiovaskulare tek gratë. Vajzat

adoleshente dhe në veçanti femrat më

të vjetra duhet të jenë synim i

aktiviteteve për promovim të

shëndetit, siç janë ushtrimet fizike pasi

që është zbuluar të ketë një prevalencë

më të lartë duke qenë ulur se sa grup-

moshat e tjera.

• Femrat mund të mos jenë plotësisht të

vetëdijshme për gamën e simptomave

të sëmundjeve të zemrës.

• 40% e meshkujve janë klasifikuar si mbi

peshë, në krahasim me 25% tek femrat,

ndoshta për shkak se meshkujt kanë më

shumë gjasa të hanë ushqime të shpejta.

Në veçanti djemtë e rinj janë identifikuar si

në nevojë për këshilla dhe mbështetje të të

ushqyerit.

• Meshkujt kanë më shumë gjasa se sa

femrat të pinë duhan dhe pije

alkoolike

HULUMTIMI/ EVIDENCA

• Femrat janë injor uar në masë të

madhe në hulumtimet klinike për

sëmundjet kardiovaskulare, pasi që

testet janë përqëndruar kryesisht në

meshkuj dhe në manifestimet e

sëmundjes në mesin e meshkujve

• Ofrimi i shërbimeve duhet të merr

parasysh efektin e përgjegjësive

familjare mbi qasjen e femrave dhe

marrjen e shërbimeve – p.sh.

riaftësimin

• Fushatat e promovimit të shëndetit

duhet të gjejnë mënyra të reja t ë

komunikimit me meshkuj për t ’i

inkurajuar ata që të kujdesen për

shëndetin e tyre në mënyrë më efikase.

The Women’s Health Council (Comharile Shlainte na mBan) (2007) A Guide to Creating Gender-Sensitive Health Services, 2nd Edition. http://health.gov.ie/wpcontent/uploads/2014/03/gender_manual.pdf

Integrimi gjinor në shëndetin e zemrës

Page 8: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

Përdorimi i instrumentit për këndvështrim gjinor është një mënyrë përmes së cilës ofruesit

e kujdesit shëndetësor mund të identi�kojnë mangësitë dhe dallimet në informacionet

shëndetësore nga perspektiva gjinore. Mund të përdoret për të ekzaminuar temat e

ndërlidhura me shëndetin.

Instrumenti mund …

• të fokusojë vëmendjen tonë në dallimet gjinore

• të identi�kojë aspektet e kujdesit mjekësor dhe sëmundjeve për të cilat nevojiten

kërkime të mëtejshme

• të krijojë një kornizë për ekzaminimin e fushave të mjekësisë nga perspektiva gjinore

• të identi�kojë mangësitë dhe dallimet në informacionet shëndetësore nga perspektiva

gjinore

Gjinia përfshinë aspektet biologjike dhe psikosociale të përvojës jetësore të një personi.

Duke përdorur një tabelë të thjeshtë, instrumenti mund të përdoret për analizimin e

faktorëve në vijim:

• Dallimet biologjike

• Dallimet sociale

• Dallimet kulturore

• Dallimet ekonomike

• Dallimet politike

• Dallimet arsimore

Instumenti për Këndvështrim Gjinor

Page 9: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

Instumenti për Këndvështrim Gjinor

Hapi 1:

A ka dallime gjinore në …

(problemin shëndetësor)

Hapi 2:

Cilët faktorë (mund) të kontribuojnë në këto dallime?

Biologjik Psikosocial

Social Kulturor Ekonomik Politik Edukativ

Incidenca/ Prevalenca

P J ?

Diagnostifikimi/ Ekzaminimi

P J ?

Faktorët e rrezikut P J ?

Historia e sëmundjes

P J ?

Trajtimi dhe reagimi

P J ?

Hapi 3: Identifikoni mangësitë dhe adresoni ato

Gender & Health (2009) http://www.genderandhealth.ca

Page 10: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

Tabela ndjek 3 hapa për të analizuar një çështje speci�ke shëndetësore nga perspektiva

gjinore.

Hapi 1: A ka dallime gjinore në …… (çështjen shëndetësore)?

Aspektet e sëmundjes:

Incidenca/Prevalenca:

A dallojnë incidenca dhe prevalenca e një gjendje/sëmundje sipas:

• përkatësisë gjinore?

• gjinisë?

• kulturës ose shoqërisë?

• statusit socio-ekonomik?

Diagnosti�kimi/ekzaminimet:

A dallojnë shenjat dhe simptomat aktuale sipas gjinisë? Sipas kulturës?

A dallon ekzaminimi i një gjendje sipas:

• gjinisë?

• kulturës?

• statusit socio-ekonomik?

Faktorët e rrezikut:

A dallojnë faktorët e rrezikut për një gjendje sipas gjinisë? Sipas kulturës?

Historia e sëmundjes:

A dallon historia e sëmundjes sipas gjinisë?

Trajtimi dhe reagimi:

A dallojnë rekomandimet për trajtim sipas:

• gjinisë?

• kulturës?

• statusit socio-ekonomik?

A dallojnë reagimi ndaj trajtimit dhe të dhënat e rezultatit sipas gjinisë? Sipas kulturës?

Përdorimi i Instumentit për Këndvështrim Gjinor

Page 11: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

Hapi 2: Cilët faktorë mund të kontribuojnë në këto dallime?

Pyetjet që mund të parashtrohen mund të përfshijnë:

• Faktorët biologjik:

A ndikon cikli menstrual i femrave në efektivitetin e barnave të caktuara?

• Faktorët psikosocial:

Faktorët social: Cilat janë sjelljet e pritura dhe të mësuara të fëmijëve?

Faktorët kulturor: A ndikon statusi si mashkull apo femër në një kulturë në qasjen e individit në kujdesin shëndetësor?

Faktorët ekonomik: A ka dallime në efektin e statusit të ulët ekonomik në qasje në kujdesin shëndetësor tek meshkujt dhe femrat?

Faktorët politik:A ka barriera politike në studimet mjekësore të problemeve shëndetësore të femrave?

Faktorët edukativ:A edukohen femrat në shkolla apo nga mjekët në lidhje me rëndësinë e Pap testit? A janë studentët meshkuj të edukuar në lidhje me rëndësinë e parandalimit?

Hapi 3: Identi�koni mangësitë dhe adresoni ato 3

Përdorimi i Instumentit për Këndvështrim Gjinor

Page 12: Çështjet gjinore në kujdesin shëndetësor - AQH · DIAGNOZA • F emrat s ëu ndj/ l z ër mund të paraqiten me simptoma si shtrëngim në qafë, supe ose bark, dispne, molisje,

Referencat:

1. Moult, K., Meer, T, Corral, C & Mpofu-Mketwa, T. (2014). Tools for Talking Taboos: Classroom Exercises on Sex, Gender and Violence. Chapter 1; Cape Town: GHJRU, University of Cape Town.

2. WHO (1998) Gender and Health: Technical Paper; http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/63998/1/WHO_FRH_WH- D_98.16.pdf

3. Gender and Health (2009) www.genderandhealth.ca

4. WHO (2002) Gender Analysis in Health: A review of selected tools.http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/42600/1/9241590408.pdf

5. WHO (2010) Gender, women and primary health care renewal: A discussion paper. http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/44430/1/9-789241564038_eng.pdf

6. WHO (2002) Gender and Mental Healthhttp://apps.who.int/iris/bitstream/10665/68884/1/a85573.pdf

7. The Women’s Health Council (Comharile Shlainte na mBan) (2007) A Guide to Creating Gender-Sensitive Health Services, 2nd Edition.http://health.gov.ie/wpcontent/uploads/2014/03/gender_manual