2
2. Zonjusha Meriem Gashi studioni Sociologjinë. Jeni studente shumë e dalluar. Dëshirojmë të dimë metodën e mësimit tuaj, kohën për mësim dhe atë të lirë si dhe ndonjë angazhim tuajin. Në fillim të çdo semestri bëje mbledhjen komplete literaturës obliguese dhe hulumtoj për literaturë shtesë qoftë në internet apo në biblioteka. Menjëherë, filloj me leximin e tërë literaturës duke i nënvizuar gjërat kryesore. Pas leximit të parë i kthehem edhe një herë gjërave të nënvizuara duke i nxjerrur pat- jetër shënimet në fleta të veçanta. Kohë të caktuar për mësim nuk kam , mirëpo lexoj dhe mësoj kur të mun- dem gjatë ditës e poashtu në orët e mbrëmjes. Kohën e lirë e shfrytëzoj në leximin e librave jashtë studimeve, në internet etj. Përveç obligimeve në studime momen- talisht vijoj një kurs të gjuhës turke. 3. Zotëri Durim Berisha, jeni në vitin e parë të studimeve por, ende pa u shpallur afati i provimeve, ju në konverza- toriume dhe në listat e profesorëve keni arritur të merrni 10-she. Si e arritët tërë këtë sukses? Në tri lënde jam notuar pa u pyetur apo nënshtruar ndonjë testi (provimi), kjo besoj ka ndodh si shkak i angazhimit tim në ligjerata. Ndërsa në lëndet tjera jam duke përdorur një mësim sistematik te përcjelljes së vazhdueshme të asaj që shpjegojnë profesorët, një formë e mësimit të cilën e përdorin studentët në uni- versitete jashtë Kosovës sepse atje zhvillohen disa tes- te gjatë një semestri dhe jo vetëm një në fund te tij, por tek unë është treguar efektive kjo metodë përkunder asaj që do kem vetëm një test përfundimtar e kam përdorur që ta përvetesoj materien e kërkuar dhe ka dashtë Zoti kam arritur një gjë të tillë. Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës Nëna Terezë, 10000, Fakulteti i Arteve, zyra nr. 4, Prishtinë, Kosovë +377 (0) 44 433-104 +377 (0) 44 339-599 www.paqjastudentore.org Fjalë të urta ... Vëllau i jonë i diturisë është i gjallë edhe atëherë kur eshtrat e tij janë bërë dhe. Vëllau i jonë i injorancës është i vdekur edhe kur ec mbi tokë. Dituria është helm që në doza të mëdha shëron, kurse në të vogla mbyt!

Si të studioj?

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Është kjo nje broshure e rradhës e përgatitur nga Paqja Studentore e Universitetit te Prishtines, që ka të bëjë me mënyrat e duhura të të studiuarit.

Citation preview

Page 1: Si të studioj?

2. Zonjusha Meriem Gashi studioni Sociologjinë. Jeni studente shumë e dalluar. Dëshirojmë të dimë metodën e mësimit tuaj, kohën për mësim dhe atë të lirë si dhe ndonjë angazhim tuajin.

Në fillim të çdo semestri bëje mbledhjen komplete të literaturës obliguese dhe hulumtoj për literaturë shtesë qoftë në internet apo në biblioteka. Menjëherë, filloj me leximin e tërë literaturës duke i nënvizuar gjërat kryesore. Pas leximit të parë i kthehem edhe një herë gjërave të nënvizuara duke i nxjerrur pat-jetër shënimet në fleta të veçanta. Kohë të caktuar për mësim nuk kam , mirëpo lexoj dhe mësoj kur të mun-dem gjatë ditës e poashtu në orët e mbrëmjes. Kohën e lirë e shfrytëzoj në leximin e librave jashtë studimeve, në internet etj. Përveç obligimeve në studime momen-talisht vijoj një kurs të gjuhës turke.

3. Zotëri Durim Berisha, jeni në vitin e parë të studimeve por, ende pa u shpallur afati i provimeve, ju në konverza-toriume dhe në listat e profesorëve keni arritur të merrni 10-she. Si e arritët tërë këtë sukses?

Në tri lënde jam notuar pa u pyetur apo nënshtruar ndonjë testi (provimi), kjo besoj ka ndodh si shkak i angazhimit tim në ligjerata. Ndërsa në lëndet tjera jam duke përdorur një mësim sistematik te përcjelljes së vazhdueshme të asaj që shpjegojnë profesorët, një formë e mësimit të cilën e përdorin studentët në uni-versitete jashtë Kosovës sepse atje zhvillohen disa tes-te gjatë një semestri dhe jo vetëm një në fund te tij, por tek unë është treguar efektive kjo metodë përkunder asaj që do kem vetëm një test përfundimtar e kam përdorur që ta përvetesoj materien e kërkuar dhe ka dashtë Zoti kam arritur një gjë të tillë.

Paqja Studentore

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës

Nëna Terezë, 10000, Fakulteti i Arteve, zyra nr. 4, Prishtinë, Kosovë

+377 (0) 44 433-104+377 (0) 44 339-599

www.paqjastudentore.org Si të studioj?

Fjalë të urta ...

Vëllau i jonë i diturisë është i gjallë edhe atëherë kur eshtrat e tij janë bërë dhe. Vëllau i jonë i injorancës është i vdekur edhe kur ec mbi tokë.

Dituria është helm që në doza të mëdha shëron, kurse në të vogla mbyt!

Page 2: Si të studioj?

Si të mësojnë studentët në Universitet

Të lexuarit është proces kritik si në shkollë ashtu edhe në jetën e

përditshme, për të gjithë njerëzit.

Shkathtësitë në LEXIM *Studentët gjatë gjithë studimeve janë të ngarkuar me ligjërata e ushtrime, kurse stresi i tyre “shfaqet” në afatin e provimeve. Por, ka një zgjidhje edhe për shmangie: Nëse dëshironi të keni suksese në provime dhe t’ju mbetet kohë për punë e aktivitete të tjera, ju duhet që gjithçka ta bëni me kohë.

Gjithsesi, duhet te lexoni që nga dita e parë e ligjëratave/mësimit*Shumica e studentëve nuk i kryejnë detyrat me kohë, shkojnë në ligjërata dhe nuk i kthehen shënimeve të cilat i kanë marr gjatë ditës, ose nuk e ripërsërisin mësimin nga libri të njëjtën ditë dhe kjo shndërrohet në shprehi jo frytdhënëse. Studentët duhet t’i ikin këtyre situatave, ata duhet pas çdo ligjërate, t’i përsërisin mësimet, të njëjtën ditë dhe duhet t’i ikin situatave kur fillojnë ti lexojnë shumë libra në të njëjtën kohë, sepse ka ardhë koha e provimeve. Nëse i përsërisni mësimet pas secilës ligjëratë, ju e shtoni sasinë e punës për çdo ditë.

Kaloni më pak kohë në lexim dhe më shumë në përsëritje të asaj që keni mësuar *Truri juaj ka më shumë nevojë për kohë, për reflektim (refreshment). Ju, duhet ti jepni kohë trurit për të reflektuar, hapësirë për të qenë i freskët sepse nëse nuk e bëni këtë, dhe provoni që me forcë të mbani në mend atëherë kjo praktikë do t’ju kundërpërgjigjet, dhe rezultatet nuk do të jenë të kënaqshme. Brenda Trurit gjinden dy lloje të memories të emëruara si memorie kohë-shkurtër dhe memorie jetë-gjatë. Po si punojnë këto memorie ? Memoria kohë-shkurtër (MKSH) e cila nganjëherë quhet memorie e punës. Roli i saj është që të memorizoj gjithçka

që ndodhë për një periodë të shkurtër kohore, pra memorizon gjithçka brenda 30 minutave. Nëse vazhdoni të lexoni apo mësoni pas limitit kohor të trurit kjo do të thotë se MKSH-ja fillon prej fillimit të “memoroj” gjëra të reja, dhe fillon t’i fshij ato të cilat i ka memorizuar, para se të filloj koha e limitit koncentrues prej 30 minutave. Memoria jetë–gjatë (MJGJ) është e njohur edhe si memorie reflektive, roli i së cilës është që të ruaj informata përjetësisht, apo për një kohë të gjatë të pacaktuar. Në mënyre që informatat të ruhen në këtë lloj memorie, së pari duhet të ruhen në MKSH dhe pastaj të transferohen në MJGJ, nëse janë informata të rëndësishme.

Si ta bëni Trurin të punoj për Ju ? *Çdonjëri duhet të jetë i sigurt cilat janë limitet e koncentrimit të trurit të tij. Nëse mund të arrini këtë, do të thotë se ju do ta rifreskoni trurin, pasi të keni arritur limitin kohor të koncentrimit të trurit. Llogaritni kohën të cilën i’a kushtoni punës akademike, gjithashtu llogaritni kohën e rifreskimit apo pushimit gjatë 24 orëve. Studentët zakonisht pyesin se sa orë kaloni duke fjetur? Sa duke lexuar ose mësuar? E sa duhet te jetë koha për rifreskim, në ligjërata dhe koha për ushtrime? Bëni gjumë të rehatshëm e mos u brengosni! Ka zgjedhje për ju.Ne 40 vitet e fundit shkencëtarë të ndryshëm i kanë studiuar lidhjet në procesin e të lexuarit (çka ndodhë me trurin gjatë kësaj kohe) dhe si të ligjërohet procesi i të lexuarit. Nga kjo ide ka filluar edhe studimi “Si mësojnë Studentët e Universitetit” dhe si funksionon memoria e trurit tek studentët. Më posht keni disa rekomandime të cilat mund te ju ndihmojnë edhe juve.Studentët duhet të kenë kujdes të kalojnë kohë të mjaftueshme në gjumë, gjatë kësaj kohe do të pushoj edhe truri edhe memoria. Duhet të kaloni 6-7 orë në gjumë, mos flini më pak se 5 orë. Gjumi ju ndihmon që të pushoj truri dhe trupi. Koha për lexim dhe mësim është e mjaftuar 4 orë në ditë. Mos mësoni 4 orë në kontinuitet, por ndani këto 4 orë në periudha të ndryshme ditore. p.sh. në mëngjes, gjatë ditës, pas dite dhe në mbrëmje. Përdorni 1 orë për 1 interval kohor. Përdorni 30 minuta, pastaj pushoni pak dhe vazhdoni edhe 30 minuta të tjerë.

Freskia është e mirë për ju*Gjeni kohë për të kaluar me shokët, për të shëtitur, për të përgatitur ushqim, për të luajtur ndonjë sport. Kjo gjithashtu do të thotë që ju mund të shkoni edhe në ndeja të mira dhe të dobishme, ku diskutohet për jetën, diturinë, aktivitetin vullnetar, solidaritetin shoqëror dhe planifikimin për të ardhmen. E poashtu mund të merrni pjesë në aktivitete tjera universitare. Ndani kohën prej 7 orëve në gjërat që duhet t’i bëni, mos e përdorni këtë kohë në kontinuitet.

Ti bëjmë disa llogaritje matematikore:*Nëse ju 24 orë të ditës do ti shfrytëzoni në këtë mënyrë: 07 orë gjumë + 06 orë ligjërata + 04 orë për mësim + 05 orë për freskim + 01:30 orë për adhurim-meditim + 30 minuta ushtrime, koha dhe jeta juaj do të jenë sa më efektive dhe natyrisht se do të ndjeheni më të qetë e më të dobishëm.

Shembuj që duhen ndjekur1. Zotëri Isuf Tredhaku, jeni ndër studentët e rrallë që kanë pasur notën mesatare 10 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Do të na tregoni ju lutem, si i kaloni 24 orët?

Një pjesë e konsiderueshme por jo edhe aq e rëndë-sishme e një prej ditëve të mija kalon në obligimet prej studenti. Pjesë e rëndësishme e ditës sime kalon duke mësuar, ushtruar e lexuar. Mirëpo, pjesa më e rëndë-sishme e secilës ditë edhe pse e shkurtër në kohë është koha kur unë e realizoj qëllimin e krijim-it tim, pra koha kur unë fal namazin.