59
SISTEMI BANKAR NE KOSOVË BESART POPAJ 2007

Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Embed Size (px)

DESCRIPTION

tema e diplomes

Citation preview

Page 1: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

SISTEMI BANKAR NE KOSOVË

BESART POPAJ

2007

Page 2: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Produkti i Brendshëm Bruto(PBB)

Hyrje……………………………………………………………

Zhvillimet Ekonomike në Vend

Pas një rritjeje pozitive të PBB-së prej 3.7% në vitin 2004, Kosova përjetoi një rritje

negative të PBB-së reale prej 0.5% në vitin 2005. Duke përbërë 107.1% të PBB-së në

vitin 2005, konsumi i përgjithshëm u ul me 0.4%. Nga ana tjetër, investimet (24.2% e

PBB-së në vitin 2005) përjetuan një rritje vjetore prej 0.6% në vitin 2005. Rritja e

kërkesës private (konsumi privat dhe investimet) me 3.9% dhe kontraktimi i kërkesës së

qeverisë dhe kërkesës donatore me përkatësisht -9.3% dhe -5.6%, mbeten faktorët

kryesorë që kanë ndikuar në rritjen negative të PBB-së gjatë vitit 2005. Zvogëlimi i

pranisë ndërkombëtare në Kosovë ka shfaqur ndikimin e tij në rënien e konsiderueshme

të pjesëmarrjes së tyre në PBB gjithashtu, e cila në vitin 2005 përbënte 22.1%, ndërkohë

që në vitin 2000 përfaqësonte 56.9% të PBB-së. Nga ana tjetër, të ardhurat nga

emigrantët në vitin 2005 vlerësohen në 347 milionë euro (rreth 14% të PBB-së).

Zvogëlimi i pranisë ndërkombëtare mund të konsiderohet gjithashtu si një arsye e

pjesshme që ka ndikuar në rënien e nivelit të përgjithshëm të çmimeve në Kosovë. Në

veçanti, pavarësisht presionit në rritje të çmimeve të naftës, inflacioni mesatar vjetor në

vitin 2005 u ul me -0.8%. Çmimet e mallrave të tregtueshme pësuan një rënie, kontribuar

kryesisht nga rënia e çmimeve të ushqimit me -2.3% dhe çmimeve të pijeve joalkolike

me -4.3%. E njëjta tendencë u vu re në çmimet e mallrave të patregtueshëm, të cilat në

vitin 2005 u ulën kryesisht si pasojë e kontraktimit të çmimeve të qerasë në -1.7% në

vitin 2005 nga -7.4% në vitin 2004.

Papunësia e përgjithshme në Kosovë mbetet në nivele shumë të larta. Sipas vlerësimeve

të FMN-së, papunësia ishte e pranishme në rreth 30% të popullsisë të aftë për punë. Në

bazë të statistikave mbi punësimin, mesatarisht çdo vit regjistrohen rreth 22.000

punëkërkues të rinj. Numri kumulativ I punëkërkuesve të regjistruar në fund të vitit 2005

arriti nivelin më të lartë në rreth 320.000.

Page 3: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Për të dytin vit me radhë, buxheti i Kosovës u përball me një deficit. Megjithatë, në vitin

2005 ky

deficit u ul në 3.9% të PBB-së, krahasuar me 5.3% në vitin 2004. Faktori kryesor që

ndikoi në uljen e deficitit buxhetor është zvogëlimi i shpenzimeve qeveritare (kryesisht i

mallrave dhe shërbimeve). Nëfund të vitit 2005, të ardhurat ishin në masën 609.0 milionë

euro, ndërsa shpenzimet u llogaritën në 712.3 millionë euro. Gjatë vitit 2005, të ardhurat

qeveritare nuk pësuan ndryshime të mëdha në strukturë, ndërkohë që ato u rritën me

0.1%, krahasuar me rritjen prej 4.3% në vitin 2004, duke arritur kulmin në 24.8% të

PBB-së nominale. Brenda strukturës së të ardhurave qeveritare, taksat jo të drejtpërdrejta

(kryesisht TVSH-ja) kanë pjesëmarrjen më të madhe në totalin e të ardhurave tatimore,

duke u llogaritur në 87.7% të të ardhurave gjithsej. Shpenzimet qeveritare për herë të parë

që prej vitit 2000, shënuan një rënie prej 4.8%, pas rritjes prej 37.9% në vitin 2004, duke

u llogaritur në 29.0% të PBB-së nominale.

8 Kosova nuk ka ende statistika të përgjithshme mbi llogaritë kombëtare. Për qëllime

analitike, krahas burimeve të të dhënave tëbrendshme, përdoren dhe vlerësimet dhe

parashikimet e stafit të FMN-së bërë në korrik 2005. Për këtë arsye, mund të

ketëmospërputhje me të dhënat më të fundit në dispozicion.

Historiku i bankave

Fillet e para të bankave

Mendohet se fillet e par ate bankave të asaj kohe i gjejm ka viti 3000 p.e.s me civilizimin

e sumerëve në Azinë Qendrore.1 Edhe në “Tempullin Kuq” në Ouronk janë gjetur

Pllakzat e argjilit të cilët tregojn fillet e aktivitetit bankar nga prifterinjët sumeran.

Zbulime te ngjshme janë bërë edhe në tempujt e Eridonit dhe Qipro, sidomos në Babiloni

janë kryer punët këmbimit, depozitimi, kreditimit, dhe pagesave po thuaj te ngjashme me

punët bankare te sotme. . Në Babiloni në atë kohë, në kuadër të pallateve mbretërore apo

1 Gazmend Luboteni. Banka dhe afarizmi bankar. Prishtinë, 2002, faqe 11.

Page 4: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

tempujve janë kryer punë depozitare dhe janë dhënë hua. Operacionet e para bankare i

hasim në shekullin e VII para e.s në rendin skllavopronar, kur edhe paraqitën shtëpitë

private, të ashtuquajtura tezaurët.2 Pastaj edhe në vende të ndryshme, varsishtë nga

zhvillimi, zhvillohen edhe punët bankare, si në Greqinë Antike, Romë etj.

Zhvillimi i bankave ne Europë

Me zhvillimin e shoqerisë ne menyrë graduale bankat u përhapën edhe ne Europë. Kshtu

që gjatë periudhës së Feudalizmit operacionet e bankave janë kufizuar me këmbimin e

parave sepse ishte bërë prerja e parave në madhesi, cilësi dhe forma të ndryshme dhe

nevojitet shakthësi e veqant për vlersimin e kualitetit dhe peshës së parave. Gjat

periudhës së mesjetës paraqiten kembyesit e quajtur “Campores” (lat. Cambio = këmbim)

të cilët vepronin ne Italin veriore dhe bankieret të cilët pranonin para duke dhënë dëftesa,

në bazë të cilave klientet kanë mundur të tërheqin parat e tyre. Në shekullin XII – XIV

paraqiten templarët të cilët kishin dy qendra, në Paris dhe Londër, të cilët i kishin

institucionet më të rëndësishme bankare . Në vitin 1407 themelohet banka e parë “CASA

DI SAN GIORGIO”. Kjo ihste bankë në kuptimin e plotë të fjalës, sepse dispononte

shuma të mëdha të mjeteve dhe jepte hua të shumta. Në vitin 1694 themelohet BANK

OF ENGLAND sipas planit te skotlandezit Ëilliam Peterson, Bank of England

konsiderohet si banka e parë emisionare në historinë moderne. Në vitin 1800 gjithashtu

në Francë themelohet Banque de France nga Napaleon Bonoparta e cila ishte si bankë

qendrore për financimin e luftrave. Bankat emisionare të Anglisë dhe Francës ndikonin

pozitivisht në zhvillimin e bankave emisionare në vendet tjera të botës.

Çka janë bankat

Bankat jane institucione financiare të rendesishme të një ekonomie, të cilët kanë

ngjashmeri me organizatat tjera ekonomike për nga sistemet e afarizmit të

ekonomizimit, rentabilitetit, likuiditetit, pjesmarrja ne qarkullimin e pagesave etj. Mirpo

bankat kanë disa specifika të tjera që dallohen nga organizatat e tjera ekonomike dhe

mund te thuhet se bankat janë isntitucione te veqanta dhe mëtë rendesishme të një

ekonomie sepse bankat janë burimi kryesor i kredive për individ,familje,ndërmarrje dhe

institucioneve të ndryshme........................................

Roli i bankës

2 Dr.Gazmend Luboteni ”Menaxhmenti financiar i bankave afariste”, Prishtinë, 1998, f.11-18.

Page 5: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Roli i bankës është tejet i rëndësishëm në jëtën ekonomike,e sidomos tani kur jemi në një

ekonomi tregu të përzier.Duke parë ritmet dhe aktivitetet e shpejta

ekonomike,mosegzistenca e bankave do te ishte pengesë tejet e madhe apo e

paimagjinueshme për transaksionet ekonomike.

Banka jo vetëm që drejtojn tregëtin e parasë,por ajo mund të quhet edhe

prodhuese(krijuese)e parasë.Banka është krijuar në bazë të një sistemi që ka për qëllim të

merret me depozitat monetare,ruajtjen e kusimeve të klientëve,dhe huadhënjen për

qëllime financiare.Ato në radhë të parë synojn tu sjellin fitime zotëruesve të tyre(behet

fjal per bankat e nivelit të dytë).Ajo qka është më e veqante është se disa banka për të

fituar besimin dhe për të qenë më stabile ju ka kan vënë emra madje edhe si “Banka

Nacionale”,banka e parë me këtë emër është quajtur në Suedi “Banka Nacionale

Suedeze” me 1674.3

LLOJET E BANKAVE

Banka emituese (qendrore),

banka komerciale (depozitare),

banka afariste,

banka investive,

banka të specializuara ose të degëve,

banka universale,

banka hipotekare,

banka regjionale dhe banka për zhvillim,

banka multinacionale dhe

kursimore.

Banka Qendrore (Emituese)

Sistemi Bankar paraqet tërësinë e bankave të nje vendi,ku si shtyllë kryesore e sistemit

bankarë është Banka Qëndrore,e cila ka detyra te veqanta nga bankat e tjera.

3 Nikolla M.Nikollov, Komploti Botror14 Ahmet Manqellari,Sulo Haderi,Dhori Kule,Stefan Qirici, Hyrje në Ekonomi,Tiranë 2000, faqe 372

Page 6: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Banka Qëndrore është banka kryesore e sistemit financiar,e cila ka për detyrë te

rregullojë mardhëniet monetare dhe kreditore të vendit.

Karakteristike e veqantë e Bankës Qendrore që e dallon nga bankat e tjera është e drejta

monopolistike e emitimit të parasë dhe se Banka Qendrore nuk e ka per qellim

fitimin,mirpo ajo me politikat e saj mundohet të ruaj stabilitetin monetar e kreditor dhe te

rregulloj qarkullimin monetar te vendit.

Zhvillimi i bankave Qendrore është bërë shum dinamik dhe specific varësisht nga

vendi,rrethanat ekonomike,politike e shoqërore që mbizotrojnë në atë shoqëri.Mirpo ajo

qka është karakteristike dhe e përbashkët për të gjitha sistemet bankare është se vendi i

tyre qëndron në sistemin kreditor-monetar dhe vazhdimisht rritet roli i tyre ne ecuritë

ekonomike.

Funksionet (punet) kryesore të Bankës Qendrore jane:

1) Emisionimi i parave (monedhave dhe kartmonedhave)dhe kredisë

2) Zbaton politiken monetare-kreditore,e cila ka të bëjë me rregullimin e sasisë së parave

në qarkullim

3) Kujdeset për likuiditein kombëtar duke përcjellë vazhdimisht bilancin e pagesave dhe

duke zbatuar vazhdimisht masa te ndryshme ne ploitiken devizore

4) Kryen punë në llogari të shtetit.

Funksioni më i rëndësishëm i Bankes Qendrore është ruajtja e stabilitetit monetar dhe

rregullimi i qarkullimit monetar-kreditor.Ndërsa këtë funksion Banka Qendrore e realizon

permes instrumenteve të politikës monetare – kreditore janë: politika e tregut të hapur,

politika e rezervave të detyrueshme, politika eskonte, kontrolli kualitativ i kredive dhe

politika selective e kredive.

Bankat komerciale (depozitare)

Janë banka që bëjnë kreditim afatshkurtër të prodhimit dhe konsumit.Këto banka mjetet i

krijojn prej depozitave afatshkurtër të ekonomis dhe depozitave të kursimit të popullsis.

Janë të shumta në botë janë bazë e sistemit të ndërmjëtsimit financiarë, sepse me punët ë

tyre i mobilizojn depozitat dhe pastaj i lejojn kredi për plotësimin e nevojave të

ekonomis. Duke bërë kreditimin afatshkurtë ato njekohësisht bëjnë emisionin e parave

duke ndikuar kshtu ne ndryshimin e masës monetare dhe likuiditetin e vendit.

Bankat afariste

Page 7: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Paraqiten në vendet më të zhvilluara këto banka disponojn kapitale të mëdha dhe bëjnë

kreditimin e ndërmarrjeve gjigante industriale. Karakteristik e bankave të mëdha afariste

është bashkpunimi shumë i ngushtë me industrin, përshtatja e afarizmit kërkesave të

tregut dhe kominiteteve të saj, dhenjave e kshillave gjatë financimit te projektit.

Bankat investive

Janë organizata të specializuara bankare për kreditimin afatgjatë. Mjete i sigurojn duke

dhënë fletobligacione, me anë te afarizmit të depozitave investive të ekonomisë.

Bankat e specializuara ose te degëve.

Themelohen për financimin e degëve të ndryshme të ekonomisë (industries, bujqësis,

zejtarisë, tregtis së jashtme).

Bankat universale

Janë banka të tipit të përzier, të cilat merren me të gjitha punët bankare bankare. Këto

banka i kryejn të gjitha punët në sferën e parasë, si dhe bëjnë kreditimin e ekonomis dhe

të popullsis.

Bankat hipotekare

Janë organizata bankare për kreditimin afatgjatë ai kategori e veqnt e bankave investive.

Këto banka japin kredi afatgjat për industri, bujqësi për ndërtim etj. Për sigurimin e

kthimit të mjeteve kërkohet lënja peng e pasurisë së patunshme.

Bankat regjionale dhe baka për zhvillim

Janë organizata bankare të cilat ushtrojn veprimtartinë në një territory të caktuar me

qëllim të financimit të investimeve në ekonomi dhe infrastruktur.

Bankat multinacionale

Janë organizata bankare, të cilat i mobilizojn mjete me bashkimin e kapitaleve të njohura

botrore. Këto banka lejojn të gjitha llojet e kredise, kryejn punët me lidhje me letrat me

vlerë, u japin informata organizatave monopolistike nderkombëtare etj.

Kursimorja

Është formë e veqant e organizatës bankave, që zhvillon kursimin dhe mbledh depozitat

e kursimit te shtresave të gjëra të popullsis, mban llogarit rrjedhese dhe gjirollogarit e

qytetarëve dhe bënë kreditimin e popullsi

Page 8: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

SISTEMI BANKAR I DISA VENDEVE TË ZHVILLUARA

Karakteristikat kryesore të bankave të vendeve të zhvilluara, janë:

-dominon pronësia private, sidomos të bankat komerciale në formë të shoqërive

aksionare, ndërsa Banka Qendrore dhe bankat tjera janë nacionalizuara.

-dominon tipi i bankave universale,

-pothuaj se te gjitha bankat e mëdha komerciale merren me financimin e tregtis së

jashtme dhe qarkullimin e pagesave me botën e jashtme.

-qëllimi kryesor i bankave te këtyre vendeve është realizimi i fitimit.

Në vazhdim do të prezantojm sistemin bankar te Anglis, Zvicrës dhe të SHBA-së.

SISTEMI BANKAR I ANGLISË

Anglia paraqet djepin e afarizmit bankar bashkohor. Banka Qendrore e Anglisë (Bank

of England) e cila është themeluar në vitin 1694, paraqet bankën emisjonare mëtë

vjetër në botë.

Afarizmi bankar këtu është i koncentruar në një numer të vogël bankash, që kanë një

numer të madh filialash.

Në Angli sistemin Bankar e përbëjn këto lloje të bankave:

1. bankat depozitare (komerciale),

2. bankat eskonte,

3. bankat efektuese,

4. bankat për qarkullim ndërkombëtar dhe

5. bankat për financimin afatgjatë të industrisë.

Bankat depozitare ( komerciale)- janë grupi më i njohur i bankave të cilat

disponojn depozita të mëdha dhe kapitale vetjake prandaj nuk varen nga kredia e

Bankës Qendrore. Janë pesë banka i ashtëquajturi “pesëshi i madh”(big five) i

kanë degët në tërë vendin dhe mbajn mbi 85% të depozitave bankare. Veprimtaria

e ketyre bankave konsiston në koncetrimin e depozitave, lejimin e kredive

afatshkurtër dhe kryrjen e qarkullimit të pagesave te komitentëve.

Page 9: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Kliringu bankar i bankave angleze kryhet perms tri vendeve përllogaritëse,

Cliring House dhe përmes kliringut për Londër, kliringu për bankat në brendi

Anglisë dhe kliringut për vendet e komolventit.

Bankat eskonte- janë banka të specializuara për eskontimin e kambialeve dhe të

letrave me vlerë të shtetit. Mjetet për këtë qëllim i sigurojn duke marrë kredi nga

banka qendrore si dhe nga bankat e tjera.

Bankat efektuese- janë banka të specializuara për spekulime me letrat me vlerë.

Këto banka merren me punë të bursës për llogari të vet dhe për llogari të huaj.

Bankat për qarkullimin ndërkombëtar- janë banka të specializuara për

ndërmjetësimin në pagesat ndërkombëtare.

Entet për financimin afatgjatë të industrisë- janë institucione të specializuara që të

bëjnë financimin e industrisë me afat të gjatë për të siguruar afarizmin kontinuel

të ndërmarrjeve të kësaj dege.

SISTEMI BANKAR I ZVICRËS

Zvicra ka një sistem bankar shumë të zhvilluar i cili hynë në radhën e sistemeve

bankare më të zhvilluara në botë. Karakteristik e sistemit bankar të zvicrës është

organizimi bashkohor dhe rrjeti shum i gjërë i bankave dhe institucioneve.

Në sistemin bankar të zvicrës dallojm këto lloje të bankave:

a. Bankën Qendrore (Schëeizeriche Nationalbank),

b. bankat e kantonëve,

c. bankat e mëdha,

d. bankat locale,

e. kursimoret,

f. kooperativat kreditore fshatare dhe

g. bankat private.

Page 10: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

a) Banka Qendrore (Schëeizeriche Nationalbank)- është e

organizuar si shoqeri aksionare dhe është nën kontrollin e shtetit.

Ajo i kryen të gjitha funksionet e Bankës Qendrore bën emisionin

parave, zbaton politikën kreditore të vendit, bën llogaritë kliringe

me boten e jashtme dhe kryen të gjitha punët e tjera ne llogari të

shtetit.

b) Banka e kantoneve – kryesisht merret me punët hipotekare.

c) Bankat e mëdha – në Zvicër ekzistojn 5 banka të mëdha të cilat

janë të specializuara për kreditimin e tregtis, industrisë etj. Këto

banka i kanë selit dhe përfaqësit në tërë Zvicrën. Ato merren edhe

me dhënjen e kredive komerciale afatshkurtër.

d) Bankat lokale – janë kryesisht banka hipotekare. Përpos kredis për

pasuri të patundshme, ato lejojn edhe kredi komerciale.

e) Kursimoret – janë të karakterit local, pasi veprimtarin e vetë e

zhvillojnë vetëm në një lokalitet të caktuar.

f) Kooperativat kreditore fshatare – u lejojnë kredi për mjete

qarkulluese fshatareve.

g) Bankat private – e kanë humbur rendesin e vetë. Ato gjenden në

qytet e mëdha: Gjenevë, Bazel, Cyrih, dhe më së shpeshti merren

me punët e bursës dhe qeverisjen e pasurisë së klintëve të vetë.

SISTEMI BANKAR I SHBA

Page 11: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Në fillim sistemi bankar i SHBA ishte i larmishëm dhe në një mase të madhe mbretronte

kaosi, ngase kishte shum banka emisjonare. Kishte një afarizëm jolikuid, saqë janë

detyruar shpesh të bënin likuidimin e këtyre bankave për arsye të emisionit te parave pa

mbules. Pas disa vjetë analizë studimesh, më 23.XII.1913 Kongresi Amerikan mairatoi

“FEDERAL REZERVE ACT”, me të cilin vëhet baza juridike të sistemit bankarë në

SHBA.

Për dallim nga bankat qendrore Europiane, duke marr për bazë copëzimin e territorit të

SHBA, me këtë akt parashihen që në vend të një banke qendrore te themelohen 12 banka

federale Rezerv. Në këtë harmoni me këtë vendim, i tërë territory i SHBA është ndarë në

12 regjione të ashtuquajturat: FEDERAL RESERVE DISTRICT.

Në sistemin bankar të SHBA dallojmë këto lloje të bankave

a. Bankat federale reserve,

b. Bankat komerciale (bankat kombëtare e shtetërore),

c. Bankat e bashkuara të kursimit (mutual Saving Banks),

d. Bankat efektuese (Investment Banks)

e. Bankat truste (Trust Companies) dhe

f. Bankën për eksport e import (Export-Import Bank)

Bankat federale reserve - janë banka emisjonare të cilat bëjnë emisjonin e banknotave,

si dhe të monedhave. Për çdo dollarë që lëshohet ne qarkullim, ato duhet të kenë mbulesë

më këtë raport 25 cent në arid he 75 centë në fletobligacione shtetrore ose flet

obligacione të ndërmarrjes.

Bankat komerciale - merren me mobilizimin e depozitave, dhënjen e kredive

afatshkurtër, kryejn qarkullimin e pagesave etj.

Bankat komerciale ndahën në dy grupe: Bankat Kombetare (nacionale) dhe shtetërore

(State banks).Dallimi në mes këtyre bankave qendron në atë se Bankat kombëtare janë të

obligueshme të jenë antare të sistemit Federal Rezervë, kurse ato shtetërore nuk janë të

obliguara. Këto banka merren me mobilizimin e depozitave të kursimit nga shtresat mëtë

gjëra të popullsis.

Page 12: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Bankat e bashkuara te kursimit – kryesisht janë të orientuara në depozita të afatizuara.

Pasi ti grumbullojnë depozitat, bankat i deponojnë ato në fletobligacione, fonde

hipotekare etj.

Bankat efektuese (Investment Banks) – janë banka afariste dhe si banka të forta

merren me financimin e industrisë.

Bankat truste – merren me ruajtjen dhe qeverisjen e pasurisë së huaj, me të cilësinë e

agjentëve, besorsëve, përfaqësuesëve, tutorëve të ekzekutimit (përmbarimit) të

testamentit etj.

Bankat për Eksport e Import (Eksport-Import Bank of Ëashington) – është bankë

shtetërore e cila është themeluar pas krizës botrore, me qëllim te intervenimit të shtetit në

afarizmin bankar dhe ringjalljen e ekonomis Amerikane. Merret me financimin e

eksportit dhe importit.

Kontrolli dhe mbikqyrja e afarizmit të bankave në SHBA

Kontrollin e afarizmit bankave të SHBA e bëjnë këto organe: organet e administratës

shtetërore, Federal Rezerve System, dhe Federal Deposit Insurance Corporation (FDIC).

Përmasa dhe roli ndërmjetësues i sistemit bankar në Ballkanin Perëndimor

Në krahasim me sistemin bankar të vendeve të rajonit, sistemi bankar i Kosovës renditet

në mesin e tyre përsa i përket përmasës së treguesve të sistemit bankar. Në veçanti,

raporti i aseteve ndaj PBBsë për vendet e rajonit qëndron në rreth 61.4%, ndërkohë që në

këtë drejtim, bankat e nivelit të dytë në Kosovë krahasohen në mënyrë të favorshme me

disa prej këtyre vendeve. Në mënyrë specifike, asetet e sistemit bankar në Kosovë

përbëjnë rreth 39.2% të PBB-së. Raporti më i lartë në rajon është regjistruar nga Kroacia

në rreth 109% të PBB-së, ndërkohë që raporti më i ulët i aseteve është regjistruar nga

IRJM-ja me 23.8% të PBB-së. Përsa i përket rolit ndërmjetësues të bankave, Kosova

Page 13: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

renditet në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë më specifike, raporti i

kredive me PBB-në për Kosovën në vitin 2005 arriti në 20.9%. Për vendet e rajonit kjo

varion nga 14.7% në Shqipëri në raportin më të lartë prej 62.9% në Kroaci, dhe me

mesataren për rajonin në 26.4%. Bullgaria dhe Kroacia qëndrojnë mbi mesataren për dy

treguesit e sistemit bankar, ndërkohë që e kundërta vlen për vendet e tjera, që janë

Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, dhe IRJM.

Rentabiliteti, likuiditeti dhe aftësia paguese e sektorit bankar në disa vende të

Ballkanit Perëndimor

Sistemi bankar në Kosovë ka patur një ecuri pozitive krahasuar me rajonin, përsa iu

përket

treguesve të rentabilitetit, për shkak të rezultateve të tyre operuese të favorshme. Në

mënyrë më specifike, kthimi në asete (ROA) për sektorin bankar në Kosovë u arrit në

masën 1.5%, shifër e cila krahasohet me 1.1% e mesatares në rajon. ROA më e madhe u

arrit nga sektori bankar në Bullgari (1.8%), ndjekur nga Kroacia (1.6%) dhe Shqipëria

(1.4%). Në ndryshim, Mali i Zi (-0.3% në vitin 2004), Bosnja (0.6%) dhe Serbia (0.9%)

shënuan vlerat më të ulëta të këtij treguesi.

Mbikëqyrja Financiare

BPK-ja ka autoritet rregullator dhe zbatues për të gjitha institucionet financiare në

Kosovë; ajo merr pjesë në zhvillimin dhe modernizimin e sektorit financiar, i cili

aktualisht mbulon industrinë bankare, industrinë e sigurimeve, fondet pensionale dhe

institucionet e tjera financiare (institucionet mikrofinanciare).

Synimi i BPK-së është që të ketë një mbikëqyrje financiare dhe një proces rregullator

efikas, fleksibël dhe i cili promovon një sektor financiar konkurrues duke zbatuar parimet

më të mira të standardeve ndërkombëtare në zhvillimin e sektorit financiar.

Përqasja mbikëqyrëse e adoptuar nga BPK-ja bazohet në një sistem të bazuar në rrezik.

Kjo përqasje ka për qëllim mundësimin e BPK-së që të përdorë burimet e saj

mbikëqyrëse në ato fusha me rrezik më të lartë, brenda institucioneve individuale

financiare dhe sektorit financiar në përgjithësi.

Mbikëqyrja në bazë të rrezikut përqendrohet në aftësinë e manaxhimit për të identifikuar,

matur, monitoruar dhe kontrolluar rrezikun.

Page 14: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Në përputhje me legjislacionin i cili drejton funksionet e saj statutore (Rregulloret e

UNMIK-ut 1999/21 dhe 2001/24), BPK-ja ka vendosur standarde dhe kërkesa

mbikëqyrëse të hollësishme, në mënyrë që të arrijë një sektor financiar të mirë-

rregulluar. Gjithashtu, këto Rregullore i japin Bordit Drejtues të

BPK-së autoritetin për të adoptuar rregulla mbikëqyrëse të natyrës prudente, të cilat

përcaktojnë limitet, direktivat operuese, procedurat dhe kërkesat raportuese për bankat

dhe institucionet financiare jobankare, si dhe masat zbatuese në rast mospajtueshmërie

me kërkesat ligjore ose për shkak të praktikave të pasigurta dhe joligjore.

Në përputhje me legjislacionin që drejton funksionin e saj statutor (Rregullorja e

UNMIK-ut 2001/25), BPK-ja ka vendosur standarde dhe kërkesa mbikëqyrëse, në

mënyrë që të arrijë një sektor sigurimi të mirë-rregulluar.

Rregulloret e institucionit financiar dhe rregullat prudente rishikohen dhe përditësohen

vazhdimisht, për të siguruar që ato vijojnë të jenë në linjë me praktikat më të mira

ndërkombëtare. Ato gjithashtu rishikohen për të siguruar që ato vendosin ekuilibrin e

duhur në krijimin e një mjedisi të mirë rregulluar, pa vendosur barra të panevojshme për

përdoruesit e shërbimeve financiare.

Departamenti i Mbikëqyrjes së Pensioneve u shkri me Departamentin e Mbikëqyrjes së

Sigurimeve. Ky departament është përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen

rregullative të kompanive të sigurimit, ndërmjetësuesve dhe fondeve suplementare të

pensioneve. Këto funksione zbatohen gjithashtu për siguruesit e shërbimit të entiteteve

pensionale, duke përfshirë Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK),

manaxherët e mjeteve dhe kujdestarët e aseteve të pensioneve.

……………

BPK-ja inspekton veprimtarinë e institucioneve financiare përmes:

• Inspektimit përmes analizës – mbledhja e informacioneve (raporteve, informacioneve

dhetë dhënave, të cilat dorëzohen në BPK nga institucionet financiare bankare dhe

jobankare) dhe vlerësimi i treguesve të operacioneve të tyre dhe krahasimi i tyre me

limitet e përcaktuara, të dhënat e mëparshme dhe standardet e pranuara ndërkombëtare.

Page 15: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

• Inspektimit në vend – Kryerja e vlerësimit cilësor të veprimtarive të institucioneve

financiare bankare dhe jobankare përmes kontrollit të të dhënave të tyre të brendshme

duke përdorur metodën e të bazuarit në rrezik.

Mbikëqyrja e përqendruar në rrezik – Duke qenë se institucionet financiare bankare

dhe

jobankare po rriten si në përmasa ashtu dhe në kompleksitet, BPK-ja ka lëvizur drejt një

përqasjeje mbikëqyrëse të përqendruar në rrezik, i cili është një proces më i vazhdueshëm

sesa inspektimi i momentit. Synimi i procesit të mbikëqyrjes së përqendruar në rrezik

është identifikimi i rreziqeve më të mëdha të një institucioni financiar dhe vlerësimi i

aftësisë së manaxhmentit të institucionit për të identifikuar, monitoruar dhe kontrolluar

këto rreziqe. Për këtë, BPK-ja përdor vlerësimin CAMEL. Secilës bankë dhe institucioni

i madh financiar jobankar i jepet një vlerësim që bazohet në vlerësimin e standardeve të

rëndësishme financiare dhe operacionale në përputhje me kriteret dhe parimet e

standardizuara. Ky sistem mbikëqyrës quhet ndryshe CAMEL, i cili është një akronim

për pesë përbërësit e sistemit të vlerësimit: Mjaftueshmëria e kapitalit, Cilësia e aseteve,

Manaxhimi dhe administrimi, Fitimet dhe Likuditeti. Faktorët që merren parasysh gjatë

vlerësimit të këtyre përbërësve përfshijnë: • Mjaftueshmëria e kapitalit –

Mjaftueshmëria e bazës së kapitalit, vlera dhe rezervat neto për mbështetjen e

operacioneve aktuale, rreziku dhe rritja e mëtejshme e institucionit financiar.

• Cilësia e aseteve – Cilësia e kredive, investimeve dhe aseteve të tjera.

• Cilësia e manaxhimit – Aftësia e manaxhmentit për të administruar si duhet të gjitha

aspektet e biznesit, dhe për të planifikuar në raste nevojash të mëtejshme dhe rrethanash

papritura.

• Fitimet – Aftësia për të gjeneruar fitime për mbulimin e shpenzimeve të tij, duke

përfshirë marrjen e masave të duhura për humbjet e mundshme të kredive, pagesën e

interesit mbi depozitat dhe sigurimi i duhur për paratë e depozituesve.

• Likuiditeti – Aftësia për të mbajtur asete likuide të mjaftueshme për mbulimin e

nevojave aktuale, veçanërisht për tërheqjet e depozituesve.

Rezultatet e inspektimit në vend raportohen tek bordi i drejtorëve dhe manaxhmenti i

institucionit financiar në një raport inspektimi bazuar në sistemin mbikëqyrës të

Page 16: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

vlerësimit CAMEL. Sistemi mbikëqyrës i vlerësimit CAMEL është një instrument

mbikëqyrës i përdorur nga pjesa më e madhe e mbikëqyrësve bankarë në vendet e

zhvilluara.

SISTEMI BANKAR NE KOSOVË

Sistemi bankar i Kosovës përbehet nga Autoriteti Qendror Bankar I Kosovës dhe Bankat

Komerciale.

Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës (BPK) është një entitet i veçantë i cili ka të

drejtë të licencojë, mbikëqyrë dhe rregullojë institucionet financiare në territorin e

Kosovës. BPK-ja është themeluar në përputhje me dispozitat e Misionit të Administratës

së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (“UNMIK”), rregullorja nr. 1999/20

e nxjerrë më 15 nëntor 1999 ”Mbi Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës”. Veç

kësaj , me 24 Gusht 2006 PSSP-ja ka nënshkruar rregulloren e re dhe ka transformuar

Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës (ABPK-në) në Autoritetin Qendror

Bankar të Kosovës (AQBK). Nën këtë rregullore objektivat themelore të AQBK-së janë: 

Të nxit një saktësinë, aftësinë paguese dhe funksionimin efikas të tregut të qëndrueshëm i

bazuar në sistemin financiar, duke inkurajuar urgjencën e tregut të instrumenteve të

sigurta financiare

Pa paragjykim ndaj kësaj, mbështetë politikat e përgjithshme ekonomike në Kosovë me

një pikëpamje për kontributin në alokimin efikas të burimeve në përputhje me parimet e

një ekonomie te tregut të hapur.

AQBK-ja mes tjerash, ka këto kompetenca të veçanta: 

Të rekomandojë një politikë të gjerë udhëzuese për PSSP-në dhe IPVQ-të në fushat e

përgjegjësisë së saj;

Të formulojë dhe të zbatojë masat për, të kundërshtoj dhe rregulloj pagesat dhe sistemeve

për rregullimin e transaksioneve me valutë të vendit dhe të huaj në Kosovë;

Të ketë në pronësi dhe të operoj një ose më shumë sisteme pagesash;

Të veproj si agjent bankar dhe fiskal për Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave t’u japë

këshilla financiare;

Page 17: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Të mbaj depozita në valutë të huaj, të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave subjekteve

tjera publike;

Të sigurojë para të mjaftueshme në bankënota dhe monedha për kryerjen e

transaksioneve me para të gatshme;

T’i licencoj, mbikëqyrë dhe rregullojë institucionet financiare dhe

Të kryej rregullisht analiza ekonomike dhe monetare të ekonomisë së Kosovës, t’i

publikoj rezultatet, dhe t`i paraqes propozime propozimet dhe masat Administratës së

Misionit të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara dhe IPVQ-ve në bazë të këtyre

analizave

Kompetencat e AQBK-së

AQBK-ja ka kompetenca:

(a) Të lidhë kontrata, të jetë palë në procedurë ligjore dhe

(b) Të marrë, të mbajë dhe të shesë pasurinë e luajtshme apo e paluajtshme për qëllimet e

veprimtarisë së tij afariste.

Struktura organizative e AQBK-se

Struktura organizative e AQBK-se përbëhet nga: Bordi Drejtues i BPK-se,Komiteti

Ekzekutivë dhe Drejtoritë.

● BORDI DREJTUES I BPK-së

 Bordi drejtues harton politikat për veprimtaritë e BPK-së dhe mbikëqyr zbatimin e

këtyre politikave.

Stafi i BPK-së i raporton, jo më pak se dhjetë herë në vit, Bordit drejtues për ecurinë e

veprimtarive dhe politikave të tij, për gjendjen e sistemit financiar, për gjendjen e parave,

kapitalit dhe tregut valutor, duke përfshirë këtu të gjitha rrethanat dhe kushtet që kanë

apo që pritet të kenë efekt të ndjeshëm në drejtimin ose veprimtaritë e BPK-së, ose në

ecurinë e politikave të saj, ose në sistemin financiar, ose në tregjet e përmendura më

sipër.Për organizim dhe funksionim sa më te mirë te AQBK-së ekzistojnë 8 zyra të

drejtoratëve:

●Drejtorati për mbikëqyrje bankare

Qëllimi primar i mbikëqyrjes bankare është mbrojtja e fondeve të depozitorëve dhe

mirëmbajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar. Për të kryer këtë mision, Drejtorati e

Page 18: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Mbikëqyrjes Bankare është përgjegjëse për licencimin, rregullimin dhe kontrollimin e

bankave komerciale dhe Institucioneve Financiare jo-bankare në Kosovë.

Drejtorati e Mbikëqyrjes Bankare përfshinë mirëmbajtjen ose promovimin:

1)Një sistem të qëndrueshëm financiar bankar dhe jo bankar

2)Një sistem financiar konkurrues bankar dhe jo-bankar

3)Një sistem bankar dhe jo-bankar i drejtë

●Drejtorati i Mbikëqyrjes së sigurimeve dhe pensioneve (IPSD)

Drejtorati i Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Pensionit është përgjegjëse për:

Licencim, Kompani të Sigurimeve, Ndërmjetësimit,Fondet  Suplementare të Pensionit,

Rregulloret,

Monitorimi dhe

Masat e zbatimit.

Qëllimet kryesore të Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Sigurimit dhe Pensionit janë:

-         Mbrojtja e interesove të personave të siguruar dhe të ruajtjes së fondeve të 

pensionit  të publikut.

-     Të siguroj një ambient të besueshëm për aksionarët dhe për të mbështetur rritjen dhe

përfitimet e Industrisë së Sigurimeve

-     Të siguroj se Sigurimi nëpërmes shitjes së policës së tyre krijon fonde në mënyrë që

të përmbushin obligimet e tyre ndaj personave të siguruar.

  Drejtorati përbëhet prej tri njësiteve:

-         Rregullimin e licencimit dhe masat e zbatimit

-         Njësiti i mbikëqyrjes jashtë vendit (Off-Site)

-         Njësiti i mbikëqyrjes në vend (On-Site)

● Drejtorati për marrëdhënie me jashtë (DEJ)

Drejtorati për marrëdhënie me jashtë (DMJ) është përgjegjëse për komunikime me jashtë

dhe brenda BPK-së. Secila fushë e punës përfshinë mirëmbajtjen e marrëdhënieve të

afërta dhe komunikimin me Institucionet e jashtme (vendore dhe atyre jashtë vendit). Në

njërën anë themelon, koordinon dhe mirëmban një shkallë të gjerë kontaktesh

Institucionale me Sektorët Financiare vendore dhe Agjencitë Qeveritare. Në anën tjetër

Page 19: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

koordinon dhe zhvillon më tutje marrëdhëniet në  mes BPK-së dhe Bankave tjera

qendrore dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare.

DMJ i ka këto pesë (5) funksione:  

Funksionin e Marrëdhënieve Institucionale  (vendore dhe atyre jashtë vendit)

    Funksionin e Organizmit të Konferencave dhe Protokollit

Funksionin e Mediave dhe Informacionin  

Publikimet zyrtare

      Shërbimet e përkthimeve

● Drejtorati  i sistemit të parave të gatshme dhe pagesave (DSPGP)

Drejtorati  i sistemit të parave të gatshme dhe pagesave është përgjegjës për:

Të siguruar që ekonomia e Kosovës është e furnizuar me një sasi dhe kualitet të

mjaftueshëm të emërtimeve të euro bankënotave dhe monedhave, emërtime adekuate,

përmbushja e nevojave të ekonomisë së Kosovës në çdo kohë;

Kujdeset për një sistem efikas dhe të sigurt për pagesat vendore; dhe

Menaxhimin dhe zhvillimin e sistemi efikas të marrëdhënies me klientin.

DSPGP-ja është e ngarkuar me detyrën e mbajtjes së rezervave të parave të gatshme në

euro bankënota dhe monedha në nivel optimal, po ashtu të shikoj autenticitetin e çeqeve

duke përfshirë edhe largimin e euro bankënotave dhe monedhave metalike invalidë  në

përputhje me rregullat e BPK-së.

Në fushën e sistemit të pagesave, qëllimi kryesor i DSPGP-së është që të siguroj që

Sistemi Elektronik i Kliringut Ndër-bankar (SESN) të udhëhiqet në mënyrë të sigurt dhe

efikase. .

DSPGP-ja bënë raporte të rregullta ditore,javore, mujore, tremujore dhe vjetore dhe

analiza në marrëdhënie me pagesat me para të gatshme dhe zhvillimin e sistemit të

pagesave.

Drejtorati përbëhet nga tri njësite: Parat e gatshme dhe parat e thesarit, Sistemi i Kliringut

Ndër-bankar, Marrëdhëniet Bankare.

● Drejtorati për Analiza Ekonomike dhe Statistika

Një ndër funksionet kryesore të Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, të ushtruar

përmes Drejtoratit për Analiza Ekonomike dhe Statistika (DAES), është drejtimi i

Page 20: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

analizave të rregullta ekonomike dhe monetare të ekonomisë së Kosovës, ti bëjë publike

rezultatet, dhe në bazë të analizave të tilla të rekomandoj udhëzime të gjera politike dhe t’

ja parashtroj propozimet dhe masat UNMIK-ut dhe IPVQ-ve. DAES-i kryen këto

funksione duke definuar, mbledhur, përpiluar dhe shpërndarë informatat statistikore

brenda fushave të përgjegjësisë së AQBK-së, të cilat janë:

·         Statistikat Monetare dhe Financiare, dhe

·         Statistikat e Sektorit të Jashtëm.

 

Veç kësaj, DAES-i kryen analiza të rregullta ekonomike dhe i bënë rezultatet publike

përmes publikimeve periodike dhe ato të rastit:

Buletini Mujor Statistikor;

Buletini i AQBK-së ( Zhvillimet në Sektorin Financiar dhe të Jashtëm të Kosovës);

Raporti Vjetor;

Seritë e dokumentit  punues.

● Drejtorati i përgjithshëm i administratës (DPA)

Drejtorati i përgjithshëm i administratës përfshinë shumicën e funksioneve mbështetëse

për ABP-në përveç të fushës së Teknologjisë Informative.

Qëllimi i përgjithshëm i DPA-së është të siguroj që të gjitha drejtoratet e ABP-së të kenë

kushtet e nevojshme për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre me sukses.

DPA-ja përbëhet nga stafi mbështetës dhe njësitet organizative me përgjegjësitë  në

fushat pasuese: Kontabilitetit, Burimeve njerëzore, Prokurimit Publik, Transportit &

Mbikëqyrjes së sigurimit dhe Mbështetjen e mirëmbajtjes.

Drejtorati përbëhet nga tri njësite: Kontabilitet, Burimet njerëzore, Administrata

(Mbështetje për objektin).

● Departamenti i Teknologjisë Informative dhe Sistemeve (DTIS)

Detyra kryesore e Departamentit të Teknologjisë Informative dhe Sistemeve është për te

siguruar një mbështetje me kosto-efektive, të orientuar  në shërbim të shfrytëzuesit  për

fushat e ndryshëm të biznesit të ABP-së. DTI-ja është përgjegjëse për

Page 21: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

operimin,mirëmbajtjen, blerjen (specifikimin teknik & vlerësimin), zhvillimin,

ndryshimin dhe adaptimin e aplikimeve dhe sistemeve.

Po ashtu, drejtorati është i ngarkuar me menaxhimin e përgjithshëm të sigurisë së

ambientit të rrjetit operativ.        

Mbështetja e TI-së së ABP-së është parimisht e orientuar në drejtim të këtyre platformave

kryesore:

I-Fleks – Sistemi thelbësore bankar;

EICS – Sistemit Elektronik të Kliringut Ndër-bankar;

CRK – Regjistrimi i kredisë së Kosovës;

SBR & IRR – Raporti bankar statistikor & Raporti i normës së interesit

 

DTI-ja po ashtu është e ngarkuar me detyrën e mirëmbajtjes dhe zhvillimit të sistemit të

mirëfilltë mbështetës për të gjitha aktivitet e TI-ve të ABP-së.

ZYRA E INSPEKTORIT GJENERAL

Për të siguruar aplikimin e “praktikave të mira” për një politikë më të mirë qeverisëse e

cila do të zhvillohet duke u bazuar në transparencë dhe kontroll të fuqishëm të

brendshëm, përgjegjësia i është ngarkuar Inspektorit Gjeneral, detyrat e të cilit janë të

përshkruara dhe të definuara në bazë të Rregullores 2001/24. Inspektori Gjeneral është

një trupë e pavarur dhe i raporton drejtpërdrejtë Komitetit të Auditimit.

Detyrat kryesore të IGJ janë siç vijon:

·Vlerësimin e kualitetit të menaxhmentit ekzistues dhe të propozuar dhe sistemit të

kontrollit financiar;

·Testimi i përshtatshmërisë së kontrollit të asteve të BPK-së dhe kur të është e

përshtatshme të verifikoj ekzistimin e aseteve;

·Testimi i pajtueshmërisë me ligje, rregullore, direktivave administrative, rregullave

urdhrave dhe politikave qeverisës të operimeve të BPK-së;

·Kryerjen e rishikimit të përdorimit të burimeve të BPK-së në mënyrë efektive dhe të

frytshme dhe

·Kryerjen e rishikimeve speciale kur të kërkohet nga menaxhmenti dhe lidhja me

Auditorët e jashtëm të BPK-së.

Page 22: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

 

 Zyra e Inspektorit Gjeneral përbëhet nga:

·        Departamenti i Auditimit të brendshëm

·        Kontrolli dhe implementimi i buxhetit & Kontrolli i analizave operuese 

·        Kontabiliteti i kostos 

 

Auditimi i brendshëm në BPK është i pavarur dhe siguron një fshehtësi të arsyeshme

dhe kryen aktivitete konsultative; është e dizajnuar për të përmirësuar operacionet e

institucionit.

 

Implementimi i buxhetit ka për qëllim realizimin e buxhetit të balancuar. Po ashtu në

lidhje më këtë fushë BPK-ja ka arritur një progres domethënës në kontrollimin dhe

implementimin e buxhetit në mënyrë të efektshme, duke përdorur metodën e ndjekur të

“rrjedhjes së parasë së gatshme”, e cila tregon një lehtësim për menaxhimin e BPK-së.

Sistemi i Kontabilitetit të kostos mundëson një kontroll më të saktë të shpenzimeve për

secilën qendër të kostos dhe kjo më pastaj kjo i shërben menaxhmentit si bazë për një

planifikim më të suksesshëm dhe kontroll të aktiviteve të BPK-së si dhe bazë për marrjen

e vendimeve më efektive.

Valuta në Kosovë 

Në përputhje me rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/4, EURO  (“EUR”)është adoptuar si 

valutë zyrtare në Kosovë nga 1 janari 2002. EURO zëvendësoj Markën Gjermane

(“DEM”) e cila ishte valutë matëse dhe raportuese në territorin e Kosovës. Sot, EURO

është valutë e cila plotësisht përdoret në Kosovë.

SHFRYTËZIMI I EUROVE NË KOSOVË

  Që nga Janari i vitit  2002, Euro-ja ka tender ligjor në Kosovë dhe është bërë valutë

faktike( de facto) e Territorit.  

 Rregullorja Nr. 1999/4 e UNMIK-ut, e datës 2 Shtator  1999, “mbi valutat e lejuara për

shfrytëzim në Kosovë”, specifikon në nenin 1 që “Palët në kontratë apo të çdo

transaksioni vullnetar mundë të denominojnë transaksionin e tillë në çdo valutë që është

në pajtim me palët. 

Page 23: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Si rrjedhim, çdo valutë teoritikisht mundet të shfrytëzohet në Kosovë, duke siguruar që

pajtohen të gjitha palët e involvuara në transaksion. Megjithatë,vetëm valuta (ose valutat)

e caktuar me Rregullore(EURO)  mundë të shfrytëzohet për të mbajtur llogaritë dhe për

të bërë pagesa të detyrueshme. Prandaj neni 3 i Rregullores Nr. 1999/4 specifikon se

“buxhetet,shënimet financiare dhe llogaritë e të gjithë personave juridik dhe fizik duke

përfshirë ndërmarrjet private ,organet publike, agjencitë ose institucionet  dhe UNMIK-

un, duhet të bëhen në valutë apo valuta të caktuara në pajtim me një udhëzim

administrative të nxjerrur nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit Gjeneral

(SRSG). Shfrytëzimi i  Euro-s si tender ligjor dhe si valutë kryesore në qarkullim, i ofron 

Kosovës një mjedis stabil monetar. Kjo përjashton çdo politikë të pavarur monetare,meqë

BPK është bankë që nuk lëshon valuta. Shfrytëzimi i Euros lehtëson transaksionet

ekonomike me partnerët kryesor tregtar të Kosovës,vendet perëndimore të Ballkanit ku

shumica e të cilave kanë stabilizim formal ose të menaxhuar të eurove dhe të vendeve të

eurove. Edhe përkundër faktit se ajo nuk i takon EUROSISTEM-it,Kosova përfiton nga

stabiliteti monetar i Eurozonës

SISTEMI I KLIRINGUT NDERBANKAR DHE TE PAGESAVE

Që nga nëntori i vitit 2000 Autoriteti  Bankar dhe i Pagesave të Kosovës, kishte filluar së

hartuari planin mbi krijimin e një Sistemi  të ri të Pagesave Ndërbankare në Kosovë. Kjo

përpjekje ishte përkrahur fillimisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN- asistenca

teknike e të cilëve ishte prezente që nga fillimi) përmes këshilltarëve profesional për

pagesa.

Qëllimi dhe Detyrat e Sistemit të Pagesave Ndërbankare

Sistemi Ndërbankar i Pagesave, vepron i organizuar dhe i mbikëqyrë nga BPK-ës, e cila

përveç si monitoruese dhe rregullatore e këtij sistemi edhe merr pjesë direkt në këtë

sistem në emër të saj dhe organeve të qeverisë. Prandaj edhe në mesin e funksioneve

kyqe te BPK ishte dhe është krijimi i një sistemi efikas dhe të sigurtë për pagesa, me

aftësi paguese dhe funksionim efikas të një sistemi  financiar të bazuar në një

infrastrukturë stabile

Prandaj në pajtim me këtë rol që ka edhe BPK-ja,  ka themeluar Sistemin e Kliringut

Ndërbankar dhe Shlyerjëve, dhe në pajtim me Rregullën e XVIII të BPK si dhe me

Rregulloren mbi Transakcione të Pagesave 2001/26.

Page 24: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Sistemi Elektronik i Kliringut Ndërbankar, si proces, bënë të mundur transferimin e

parave në mënyrë elektronike në mes agjentëve ekonomik, institucioneve financiare dhe

klientëve të tyre.Sistemi i Kliringut Ndërbankar është përgjegjës për ndërmjetësimin në

transferimin e fondeve dhe të gjitha llojeve të pagesave në mes bankave pjesëmarrëse në

SKN. Në një farë mënyre mund të thuhet se SKN është BANKË  për bankat

pjesëmarrëse.

Struktura funksionale e organizimit të Sistemi I Pagesave Ndërbankare në Kosovë4

Autoriteti Bankar dhe I Pagesave të Kosovës, në librat e tij mbanë llogaritë e

bankave komerciale të cilat njëkohësisht janë edhe anëtare të ligjëshme të

sistemit të kliringut Ndërbankar të BPK. Në të njëjtën kohë mban edhe llogaritë e

institucioneve qeveritare (MEF- Thesarit) si dhe kompanive të shërbimeve publike

(KEK, PTK) dhe disa etniteteve tjera . Në këtë kuadër (SKN) është duke u

4 http://cbak-kos.org/ICS/Struktura%20e%20funksionimit

Page 25: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

shfrytëzuar edhe moduli I pagesave masive për pagesat e administratës tatimore

dhe trustit të kursimeve pensionale. Në këtë rrugë është duke u vepruar edhe me doganat,

me qëllim shfrytëzimi të modulit xhiro në SKN për grumbullimin e të hyrave të doganës

dhe për të siguruar bashkërenditjet ne llogari për të gjitha pagesat brenda dite.

Zhvillimi i deritashëm dhe vazhdimi i zhvillimit të mëtejmë të Sistemit të

Pagesave Ndërbankare i ka ndihmuar dhe do t’i ndihmoj rritjes së numrit të

pagesave JOKESH në vend.

Çka është Sistemi ndërbankar i pagesave dhe shlyerjeve?

Sistemi Ndërbankar i Pagesave në Kosovë si tërës i pasqyron instrumentet, procedurat

dhe gjithëinfrastrukturën për transfer parashë përmes llogarive bankare. Si I tillë, Sistemi

I Klringut Ndërbankar (SKN) është sistem I dedikuare për shërbimet e rregullimit të të

gjitha pagesave ndërbankare në valutë Euro (€) ndërmjet pjesëmarrësve. Është themeluar

kryesisht për të bërë të mundur bartjen – transferimin e fondeve të mjaftuara brenda

sistemit bankar në Kosovë dhe përbashkërenditje sa më të lehta e efikase të llogarive

Page 26: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

2. Cili është roli i BPK për SKN?

Përveq rolit dhe përgjegjësive të BPK si rregullator i SKN, në pajtim me Rregullen XVII,

XVIII dhe XIX , të BPK-së rregulloren e UNMIK 2001/26 mbi transakcionet e pagesave ,

BPK ka edhe funksione tjera në sistemin ndërbankar të pagesave.

BPK përveq si operator dhe rregullator i sistemit edhe vet merr pjesë drejtëpërdrejt në

sistem. Pastaj ka rol primar në mbikqyrjen e sistemit të pagesave dhe në menaxhimin e

RISKUT Sistemik dhe atij të përgjithshëm financiar.

Ç' është Kos-GIRO?

Kos-GIRO është një sistem pagesash i cili përdor llogaritë bankare në vend të parave të

gatshme apo çeqeve si instrument pagese. Është një ndër mënyrat më të volitshme për të

paguar apo për të mbledhur pagesat. Përdorimi i tij kryesor është për pagesat periodike të

rregullta, taksat ose faturat e shërbimeve publike.

Institucionet Financiare që i Mbikëqyrë AQBK-ja

Bankat Komerciale ,Kompanitë e Sigurimeve,Institucionet Mikrofinaciare

Institucionet jobankare financiare,Agjencinonet për transfer parash dhe Këmbimoret

Shkurtesat per Bankat

AQBK - Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës

PCB - Pro Credit Bank

RBKO - Raiffeisen Bank

KSB - Kasa Bankë

BPB - Banka Private e Biznesit

BRK - Banka e Re e Kosovës

BE - Banka Ekonomike

BK - (Ish) Banka Kreditore

Afarizmi Bankar ne Kosovë

Page 27: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Kosova ka një histori jo të pëlqyeshme sa i përket afarizmit bankar Kosova edhe pas disa

vitesh nuk ka treg të kapitalit e as berzë, të cilat janë bazë për zhvillnim më të qëndrueshëm

ekonomik.

Është paradoks i pamjaftueshëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore

ndikojnë në politikat makroekonomike, ndërkaq Kosovës nuk i mundësohet që të

anëtarësohet në këto institucione.5

Sistemi bankar është i ndërtuar dhe sajuar për qëndrueshmëri sipas sistemeve moderne

bankiere. Ky sistem determinohet nga Banka Qendrore e cila mbikëqyrë Bankat komerciale

dhe mban në depozita mjetet e Buxhetit të konsoliduar të Kosovës dhe bankave komerciale.

Në Kosovë kanë vepruar shtatë (7) banka, por sot veprojnë gjashtë (6), për arsye se Banka

Kreditore ka falimentuar. Por këto banka ende janë në profilizim e sipër në zgjerimin e

produkteve bankare. Nga themelimi i tyre, ato iu kanë nënshtruar standardeve bankare

perëndimore. Kjo është e rëndësishme për sistemin bankarë të Kosovës e në veçanti për

Kosovën, sepse kjo ka refleksione pozitive edhe për zhvillimin më të qëndrueshëm

ekonomik të Kosovës.

Bankat në Kosovë janë themeluar sipas rregullave të reja. Kanë kapital të nevojshëm

rregullues, kapital vetanak i cili është siguri për depozitoret e vet.

Kapitali bankar në Kosovë është i pastër. Në rend të parë, me rastin e themelimit të çdo

banke, nga BPK-ja në mënyrë detale dhe të rreptë hulumtohet prejardhja e kapitalit e çdo

aksionari, me këtë eliminohet mundësia që kapitali i dyshimtë të hyjë në banka.

Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës (BPK) është përgjegjës për licencimin e

bankave. BPK-ja publikon rregullisht listën e bankave të cilat operojnë në Kosovë.

Bankat e licencuara nga BPK-ja ofrojnë shërbime bankare të nivelit të mesëm, ato janë

banka komerciale dhe ushtrojnë veprimtari bankare komerciale.

Politika kreditore në banka udhëhiqet në mënyrë vetanake, në drejtim të qëndrueshmërisë

financiare dhe profitit por jo edhe në drejtim të mbështetjes së biznesit. Duke pasur

parasysh që oferta dhe kërkesa e kapitalit janë në disproporcion në dëme të kërkesës,

kamatat për kredi janë mjaftë të larta, krahasuar me dy vitet e para pas luftës, ka tendencë

të rënies

5 Mr. Arben Dërmaku,Trendet e zhvillimit të afarizmit bankar, fq.51, Prishtinë 2003

Page 28: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Mesatarja e kamatave të kredive sillet prej 10% deri 15% në shkallë vjetore, në këto norma

kaq të larta kamatore, është kalkuluar edhe elementi i pasigurisë përkatësisht jostabiliteti

ekonomik dhe politikë. Mungojnë kredi selektive për mbështetje të prodhimit e në veçanti

ato për bizneset fillestare.6

Të dhënat për depozitet në bankat komerciale pasqyrojnë gjendjen jo të njejtë në afarizmin

e tyre.

BANKAT KOMERCIALE

Pro Credit Bank-a

ProCredit Bank-a, pasardhëse e MicroEnterprise Bank-ës, bankës më të suksesshme në

Kosovë që nga viti 2000, është themeluar me iniciativë të disa institucioneve financiare,

ndërkombëtarisht të njohura. Ishte  banka e parë e hapur në periudhën e pasluftës në

Kosovë, e cila shumë shpejt është shndërruar në një bankë të njëmendtë (të vërtetë)

komerciale që ofron një gamë të gjerë shërbimesh bankare7.

Për shkak të urgjencës së themelimit të infrastrukturës së përgjithshme bankare, në vitet e

para, banka ka mobilizuar  një sasi të mëdha fondesh donatore për Kosovën dhe

rrjedhimisht është shndërruar në bankën kryesore të kursimeve. Në pranverën e vitit 2002,

është bërë banka e parë në Kosovë, që u ka ofruar klientëve të saj kartela bankare,

ndërkohë që, Kosova është bërë një ndër sektorët më të zhvilluar bankar të rajonit për sa i

përket përdorimit të kartelave bankare. Në vjeshtën e vitit 2003, institucioni është

riemërtuar në ProCredit Bank, duke shënuar kështu anëtarësinë në rrjetin ProCredit. Në

dritën e ndryshimit të ambientit ekonomik në Kosovë, banka ka rifokusuar strategjinë

operative, më 2003 dhe ka rritur në mënyrë sinjifikuese operacionet kreditore, të cilat

paraqesin biznesin kyç të bankave ProCredit. ProCredit Bank-a, është bankë zhvillimore, e

cila ofron shërbime të plota.

. Raiffeisen Bank-a

Raiffeisen Bank-a është Banka e dytë e huaj e cila zhvillon aktivitetin e saj në Kosovë, ajo

është një nga bankat më serioze, ka një staf të specializuar, kapitali i kësaj banke është

shumë i qëndrueshëm.

6 Oda Ekonomike e Kosoves, fq. 9, Prishtinë, shtator, 2004.7 Autoriteti Qendror Bankar në Kosovë, faqe 8, 2006

Page 29: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Raiffeisen Bank iu ofron Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) - biznese që kanë

më pak se 5 milion Euro (qarkullim vjetor) shërbime dhe mbështetje financiare që iu

nevojitet atyre për të qenë të suksesshme dhe për t’u zhvilluar.

e- banking

Raifffeisen CONNECT është një sistem elektronik bankar i shpejtë dhe efikas për qasje në

llogarinë e klientve bankare me bankën, përmes internetit si dhe qasje në të gjitha

shërbimet tjera të ofruara. Raiffeisen CONNECT është një shërbim financiar elektronik i

Raiffeisen Bank, që vazhdimisht ju mundëson klienteve të bëjnë pagasa apo kontrollojnë

transakcione financiare, si dhe të shikojnë bilancin e tyre në mënyrë moderne, 24 orë në

ditë, 7 ditë në javë8. Sistemi është i dizajnuar në atë mënyrë që t’ju mundëson zgjedhjen më

të përshtatshme të kanalit (Ëeb, off-line dhe SMS) për ti marrë infomata të dëshiruara,

është një program mëse i mirpritur për klientet.

Kasa Bank-a

Kasabank-a është licencuar nga BPK me 27 Nëntor 2001. Kur edhe e filloi aktivitetin e saj,

themelues të bankës janë 28 aksionarë, prej të cilëve 3, janë nga Sllovenia, ajo gjithashtu ka

arritur të siguroj pagesën e pensioneve nga Sllovenia dhe Maqedonia për në Kosovë, si dhe

ndërmjetëson dhe bënë sigurimin e vizave për udhëtime në Slloveni përmes agjencionit

BKS. Kasabank-a është e vendosur që t'i plotësoj nevojat dhe dëshirat e klientëve të vet.

Duke u nisur nga ky qëllim, Kasabank u dedikohet krejtësisht klientëve të vet duke ofruar

shërbime të kualitetit të lartë të përcjellura me një varg të gjerë të produkteve bankare. Në

këtë mënyrë, Kasabank synon të lehtësoj rrugën e klientëve të vet drejt suksesit individual

dhe afarist9.

Banka e Re e Kosovës

Banka e Re e Kosovës ofron një rang të produkteve financiare si dhe informacion dhe

këshilla për afarizmin të mirë. Këshillat për të arritur një biznes të suksesshëm janë të

bazuara në eksperiencën dhe diturinë e bankës, me përmbajtje të biznesit. Banka e Re e

Kosovës, klientëve që kanë marrëdhënie afariste me boten e jashtme, u ofron Letër Kredi

dhe Garancione me provizione mjaft fleksibile dhe ekzekutim të shpejt. Letër kredit

8 Autoriteti Qendror Bankar në Kosovë, faqe 9, 20069 Po aty, faqe 10,

Page 30: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

evitojnë problemet e transaksioneve matanë kufirit, (afatin e dërgimit, riskun e pagesës për

mallrat e dërguara, mungesën e njohurisë rreth gjendjes afariste të blerësit, duke u nisur nga

fakti që letër kredit lëshohen për të siguruar eksportuesin dhe importuesin.

Banka e Re e Kosovës është banka e parë vendore e licencuar në Kosovë. Sipas një reviste

prestigjioze për vlerësimin e bankave të Evropës Jug Lindore “Finance Central Europe”,

Banka e Re e Kosovës është radhitur në vendin e parë për nga kthimi i mjeteve si dhe në

vendin e tretë për nga kthimi i kapitalit në tregun financiar të Kosovës për vitin 200610.

Banka Ekonomike

Banka Ekonomike, sh.a. Prishtinë, që nga licencimi dhe rifillimi i punës në qershor të vitit

2001 e deri në fund të tetorit të vitit 2006 ka hapur 7 degë dhe 23 nëndegë në tërë Kosovën.

Me zgjerimin e rrjetit të Bankës janë krijuar kushtet për rritjen cilësore të shërbimeve

bankare: hapja dhe menaxhimi i llogarive bankare, depozitat dhe kursimi, kreditë për

persona juridikë e individual, qarkullimi i pagesave në vend dhe jashtë vendi, si dhe

shërbimeve të tjera bankare. Banka gjatë vitit 2006 ka zhvilluar aktivitetin afarist në tregun

bankar të Kosovës, të përbërë prej 6 bankave komerciale, në kushte të një konkurrence të

fortë dhe arriti suksese të lakmueshme:

Banka Ekonomike në tregun financiar të Kosovës ka krijuar një imazh si bankë stabile, si

për aksionarët ashtu edhe për depozitarët e kursimtarët. Banka Ekonomike, që nga

rilincesimi e në vazhdimësi deri në fund të tetorit të vitit 2006 ka arritur rezultate të mira

financiare dhe ka zgjeruar rrjetin e Bankës me degë dhe nëndegë duke iu falënderuar

bashkëpunimit të ngushtë dhe profesional të Asamblesë së Aksionarëve, Këshillit Drejtues

dhe komisioneve të tij me menaxhmentin dhe personelin e Bankës. Aktiviteti i organeve

qeverisëse të Bankës është bazuar në respektimin e standardeve të përcaktuara me

Rregulloren mbi Licencimin, Mbikëqyrjen dhe Rregullimin e Bankave, Rregullave të BPK-

së dhe dispozitave të statutit të Bankës Ekonomike. Banka Ekonomike për çdo vit e bën

auditimin e pasqyrave financiare nga një auditor i jashtëm.

Banka Për Biznes

Banka për Biznes u licencua më 29 Mars 2001 nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të

Kosovës (BPK). Punon dhe raporton sipas Standardeve Ndërkombëtare Bankare. Është

banka e tretë me radhë që u licencua pas luftës dhe kryen të gjitha punët bankare.

10 Autoriteti Qendror Bankar në Kosovë, faqe 11, 2006

Page 31: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Veprimtarinë bankare e filloj me 5 Prill 2001. Ka shërbime të sigurta, efikase dhe të

besueshme.

Misioni i BpB-së është: “Krijimi i besimit të klientëve dhe ofrimi i produkteve dhe

shërbimeve moderne bankare”11.

Banka kryen të gjitha shërbimet bankare, si (klikoni për më tepër):

Menaxhimi i llogarive,

Menaxhimi i depozitave,

Menaxhimi i kredive,

Menaxhimi i letrave më vlerë,

Pagesa brenda dhe jashtë vendit,

Transfer brenda dhe jashtë vendit.

Banka parasheh një normë interesi, në llogaritë rrjedhëse “në të parë – avista”.

Konvertimin e të gjitha valutave pa provizion.

TRENDET E AFARIZMIT BANKAR

Statistikat e bankave komerciale (2003/2004)

Tabela 1.

Depozitat sipas strukturës së depozituesve ‘000 €

Gjithsej Depozitat e kërkuara Depozitat e afatizuara Tjera

Ndërmar. Individët Ndërmar. Individët

2003 581.5 171.4 143.3 74.8 124.4 67.6

2004Q1 630.8 167.6 151.7 97.7 142.0 71.8

2004Q2 664.8 165.2 152.6 118.3 144.0 84.7

Struktura e depozitave është në favor të entiteteve legale-ndërmarrjeve dhe kanë tendencë

të rritjes si ato të kërkuara dhe ato të favorizuara. Depozitat individuale janë mjaft të larta.

Tabela 2.

11 Autoriteti Qendror Bankar në Kosovë, faqe 13, 2006

Page 32: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Depozitat sipas Bankave komerciale ‘000 €

Gjithsej Bankat komerciale

PCB RBKO KSB BPB BRK BK BE

2003 513.3 254.4 86.4 51.7 33.6 41.9 23.7 21.6

2004Q1 561.2 268.6 95.8 56.6 33.4 48.1 37.0 21.7

Nga tabela e mësiperme konstatohet se depozitat janë të koncentruara kryesisht tek bankat

me kapital të huaj (Pro Credit Bank 47.9% dhe Raiffesen Bank 17.0%), të cilat pjesen më

të madhe të këtyre mjeteve i mbajnë jashtë Kosovës me norma shumë të ulëta të interesit.

Vërehet një rritje e depozitave në bankat vendore, prijnë Kasa Banka (KSB) me 56.6 mil.€

dhe Banka e Re e Kosovës (BRK) me 48.1 mil.€.

Tabela 3.

Transferet monetare ‘000 €

HYRJET DALJET

Gjithsej BPK

Bankat

komerciale

Transferi

i agjencive Totali BPK

Bankat

kamerciale

Transferi i

agjencive

2003 1,282.3 231.9 913.1 137.3 1,305.6 277.5 1,014.9 13.1

2004Q1 399.0 28.1 325.8 45.2 408.8 78.4 325.9 4.5

2004Q2 347.2 82.4 228.1 36.7 333.6 64.4 266.0 3.2

Transferet monetare në tremujorin e parë të vitit 2004, në krahasim me vitin 2003, janë

rritur dukshëm në të dy drejtimet, HYRJET janë realizuar në vlerë prej 746.2 mil.€, apo

58%, ndërsa DALJET janë realizuar në vlerë prej 742.4 mil.€, apo 54.9% të transfereve në

krahasim me vitit paraprak 2003, daljet janë më të mëdha për 23.3 mil.€.

Page 33: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Bankat komerciale kanë të plasuara jashtë Kosovës, nga depozitat e kosovarëve mbi 300

mil.€, me kamata të ulta në 2% që është disproporcion i madh në krahasim me kamatat për

huazimet bankare në vend.

Lartësia e mjeteve financiare të imobilizuara në Kosavoë është shumë e lartë. Është

vështirë të sqarohen shkaqet, ndërsa pasojat janë evidente, në veqanti ndikimi në zvoglimin

e potencialit zhvillimor të ekonomisë së Kosovës.12

Mendoj se rritja e numrit të bankave në Kosovë do të përmirësoj dukshëm ngritjen e

cilësisë së shërbimeve bankare dhe rritjen e mundësisë së zhvillimit ekonomik të bazuar në

një infrastrukturë financiare të shëndoshë.

3.2. Trendet zhvillimore të bankave

Tabela 4.

Depozitet e klientëve ‘000 €

Gjithsej Bankat komerciale

PCB RBKO KSB BRK BPB BE

2006-09 887,267 359,134 297,799 106,390 46,749 38,173 39,022

2006-12 923,200 383,998 307,677 104,711 48,198 35,328 43,288

Shihet se gjatë pjesës se tretë të 2006 kanë pasur gjithsej depozita të klientëve në bankat

tona komerciale prej 887,267 mil. euro, por në pjesën e katërt ka një rritje prej 923,200 mil.

euro. Në bazë të depozitëve të klientëve, shihet se bankat e huaja janë më të besueshme, pra

tek PCB dhe tek RBKO, me 383,998 mil. euro dhe me 307,677 mil. euro, por vrehet se

edhe bankat vendore kanë një përparësi , sidomos te BRK-ja e cila ka një rritje prej 48,198

mil. euro.

Tabela 5

Neto kreditë për instiucionet jo-financiare ‘000 €

Gjithsej Bankat komerciale

PCB RBKO KSB BRK BPB BE

2006-09 558,012 212,945 210,352 65,106 25,799 21,037 22,773

12 Oda Ekonomike e Kosovës, fq.12, Prishtinë, shtator, 2004.

Page 34: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

2006-12 581,770 231,199 220,788 61,243 25,390 22,261 20,889

Kreditë janë të koncentruara kryesishtë tek bankat e huaja që vetëm ato dyja institucionet

jo-financiare kanë kredi prej 451,987 mil. euro, kurse në katër kankat tjera janë të

koncentruara kreditë prej 129,783 mil. euro, kja është statistikë në fund të vitit 2006, pra

me 31 dhjetor. PCB dhe RBKO kanë tri herë më shumë depozita se bankat tjera.

Tabela 6.

Rezervat e jashtëzakonshme ‘000 €

Gjithsej Bankat komerciale

PCB RBKO KSB BRK BPB BE

2006-09 614 512 0 0 0 0 102

2006-12 609 507 0 0 0 0 102

Rezevat janë më së shumti tek PCB, por është për tu habitur se edhe tek RBKO nuk kemi

fare rezerva të jashtëzakonshme , shihet një përmirësim i Bankës Ekonomike (BK).

Tabela 7.

Pasuria e bankave afariste (aktiva) ‘000 €

Gjithsej Bankat komerciale

PCB RBKO KSB BRK BPB BE

2006-09 1,047,643 409,177 361,028 128,321 57,718 45,089 46,310

2006-12 1,097,251 435,860 376,265 128,582 63,570 42,254 50,720

Aktiva e bankave është shumë e madhe të cilat kanë një afarizëm të mirë, ku gjatë pjesës së

tretë të vitit 2006 ajo sillet prej 1,047,643 mil. euro, kurse deri në fund të vitit ajo arrin

shumën prej 1,097,251 mil. euro, gjë që është mirë për aktivitetin e tyre. Për tre muaj aktiva

është rritur për 49,607 mil. euro.

Page 35: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Rreth 60% e popullatës së Kosovës është rurale. Aktivitetet huadhënëse të bankave

komerciale janë shtuar mirëpo edhe më tutje përqindja e pjesmarrjes së kredive bujqësore

në portofolion e tyre mbetet i ulet. Ato janë të koncentruara në bizneset e mëdha dhe

kryesisht në zonat urbane.

Tabela 8.

Kredi të lejuara nga Bankat dhe Institucionet Mikro Financiare ‘000 €

Githsej

IMF

Jo-

bankare Total

Bankat komerciale

PCB RBKO KSB BPB BRK BK BE

2003 266.7 33.9 232.8 65.7 55.9 35.2 24.1 23.8 15.6 12.4

2004Q1 299.7 33.7 266.8 76.0 64.8 39.8 26.6 24.1 20.8 13.8

Sipas gjendjes me 31.12.2003, kredi të lejuara ishin gjithsej 266.7 mil.€, nga bankat

komerciale në vlerë prej 232.8 mil.€ dhe 33.9 mil.€ nga Institucionet Miko Financiare. Në

fund të tremujorit të I-rë të këtij viti ishin në shfrytësim kredi gjithsej 299.7 mil.€, prej tyre

nga bankat komerciale 266.8 mil.€. Nga kreditë e tërësishme në fund të vitit 2003, Bankat

me kapital kosovar kanë lejuar 111.1 mil.€, apo mbi 48%, ndërsa ne tremujorin e I-rë të

vitit 2004 kanë lejuar 125.1 mil.€, apo 47%.

Kjo strukturë nuk është e volitshme dhe tregon për qasje jo të drejtë të disa bankave karshi

biznesit.

Nga totali i depozitave në vitin 2003, bizneset në Kosovë janë përkrahur me kredi me

vetëm 45.3% (nga 513.3 mil.€ depozita), ndërsa në tremujorin e I-të të vitit 2004, me

47.5% (nga 561.2 mil.€, depozita). Bankat në vitin 2003 kanë lejuar kredi Bizneseve dhe

qytetarëve nga depozitat, PCB-25.8%; BRK-56.8%; BPB-71.7%; BE-57.4%; RBKO-

64.7%; BK-65.8% dhe 68.1%. Në mbështetje të biznesit prijnë Bankat vendore, Banka

Private e Biznesit me 71.7% dhe Kasa Banka me 68.1%.

Institucionet Mikro Financiare kanë përkrahur në veqanti sektorin e bujqësisë, por me

norma të larta kamatore.

Page 36: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

Tabela 9.

Struktura e kredive sipas shfrytëzuesve-lëmive ‘000

Gjiths

ej

Bujqës

i

Industri Tregti Shërbime Shërbme

politike

Parundsh

meri

Ndërti

me

Tjera

2003 232.8 4.6 16.2 113.5 71.6 0.2 1.9 1.6 23.2

2004Q1 268.1 6.2 19.4 131.0 46.3 0.8 2.3 2.6 59.5

2004Q2 313.7 9.5 15.5 158.2 28.8 0.0 2.2 13.3 86.2

Nga tabela e mësiperme, shihet se 49.8% të kredive të vitit 2003 ishin të lejuara për tregti.

Gjendje e njejtë është edhe në gjashtëmujorin e I-rë të vitit 2004, 50.3% të tyre.

Kompanitë e licencuara të sigurimeve

KS “DARDANIA”, KS "DUKAGJINI”, KS “KOSOVA E RE”,

KS  “SIGURIA”, “INSIG” – Tirana Branch “INSIG” Prishtinë,

KS “SIGAL” – Tirana Branch “Sigal - Drini” Prizren

KS "SIGMA" – Tirana Branch "SIGMA" Prishtinë

KS “CROATIA SIGURIMI”    Prishtinë,KS “ SIGKOS”    Prishtinë

Ndërmjetësuesit e sigurimit

 IIC-ASSISTANCE Prishtinë:Zyrë për trajtimin e dëmeve ndërkombëtare të sigurimeve

VENETA TRAVEL Prishtinë:Broker i linjave shtesë - sigurimi i shëndetit ne udhëtim

jashtë vendit (Kontrata e sigurimit me EVASAN, Zvicër)

 INCOMING Prishtinë:Broker i linjave shtesë-sigurimi i shëndetit në udhëtim jashtë

vendit (Kontrata e sigurimit me ELVIA, Gjermani)

Ëiass – Versicherungsmakler Prishtinë:Broker i linjave shtesë – sigurimi i shëndetit ne

udhëtim jashtë vendit (Kontrata e sigurimit me Ëurzburger Versicherungs –AG, Gjermani)

“INTEL BROKER

Fondet pensionale të licencuara nga BPK-ja

Page 37: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj

KEK – Fondi pensional, 2. PTK – Fondi pensional , 3. BPK – Fondi pensional  

4. KNI ''RAMIZ SADIKU'' – Fondi pensional, 5. MEB – Fondi pensional

6.HTCK (Grand Hotel)  - Fondi pensional

Institucionet Mikro Financiare

Agency for Finance in Kosova,Atlantic Capital Partners LLC, Balcanactie,

Besëlidhja, Ce.L.I.M, Cordaid, FINCA, IOM, KEP-Kosovo Enterprise Program,

KGMAMF, KosInvest World Vision. Kosova Aid and Development, Kreditimi Rural

i Kosovës,Meshtekna ,Perspektiva 4, Start,

Aktivitetet: Kreditimi,Kredi bizneseve të vogla, bujqësi, përpunim, prodhimtari dhe

shërbime tjera të kredive.

INSTITUCIONET JOBANKARE

Agro Business Development Unit, DEG,

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës –PTK, Vllesa CO

Aktivitetet: Shërbime financiare

AGJENSIONET PER TRANSFER PARASH

DMTH Money Gram,ProCredit Bank Ëestern Union, Raiffeisen Bank Ëestern Union,

Unioni Financiar Tirana., KLM Enterprises

Aktivitetet:Transfer parash

Transfere hyrëse / dalëse.

KEMBIMORET

Euro, Euro Cufa,Euro EKI,Euro Këmbimi,Monedha,NBS,Agimi, Prizreni

Valuta,Etj…

Aktivitetet :Këmbim i Parave

Page 38: Sistemi Bankar Ne Kosve..besart Popaj