25
REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT STANDARDET E PËRGJITHSHME BAZË PËR MËSUESIN 1

standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

  • Upload
    ngotruc

  • View
    239

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

REPUBLIKA E SHQIPËRISËINSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

STANDARDET E PËRGJITHSHME BAZË PËR MËSUESIN

TIRANË, 2010

1. PËRMBAJTJA DHE STRUKTURA E STANDARDEVE TË PËRGJITHSHME BAZË

1

Page 2: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

1. Standardet profesionale për mësuesin janë pjesë përbërëse e një kuadri më të gjerë

dokumentesh që përfshijnë të gjithë sistemin arsimor. Këtu bëjnë pjesë edhe standardet për

drejtorin e shkollës, për trajnerin, për mentorin, nëndrejtorin pedagogjik etj.

Hartimi i standardeve profesionale të mësuesit synon profesionalizimin e mësimdhënies, që

do të thotë marrjen në konsideratë të mësuesisë si një profesion që duhet standardizuar ashtu

si profesionet e tjera, për të qenë në harmoni me partnerët e tjerë socialë dhe me grupet e

interesit.

ÇFARË PËRMBAJNË KËTO STANDARDE

2. Standardet e përgjithshme bazë të mësuesit përshkruajnë karakteristikat profesionale që

duhet të përmbushen nga çdo mësues që ka kaluar fazën fillestare dhe është licencuar si i

tillë. Këto standarde mësuesi duhet t’i përmbushë gjatë gjithë karrierës së tij të mëtejshme.

Por nëse synon që të fitojë një shkallë kualifikimi më të lartë sesa “mësues”, si mësues

specialist, mjeshtër etj., ai duhet të përmbushë edhe standardet plotësuese të secilës prej

këtyre shkallëve të karrierës profesionale.

Standardet profesionale janë një përmbledhje e të gjitha karakteristikave, njohurive dhe

aftësive profesionale që duhet të ketë mësuesi. Standardet nuk duhet të ngatërrohen dhe as të

zëvendësojnë detyrimet profesionale që parashikohen në dokumentet e ndryshme ligjore apo

nënligjore, që përcaktojnë rolet dhe përgjegjësitë e mësuesit.

SI DO TË PËRDOREN KËTO STANDARDE

3. Në këtë dokument, përfshihen vetëm standardet e përgjithshme bazë (SPB). Pasi mësuesi të

ketë fituar një diplomë si mësues fillestar, ai duhet të bëjë përpjekje që t’i përmbushë këto

standarde për t’u kualifikuar (titulluar) më tej si “mësues i licencuar”. Por, përveç

standardeve të përgjithshme, mësuesi duhet të përmbushë edhe standardet specifike që

lidhen me objektin e punës së tij, si, për shembull, standardet e një mësuesi të informatikës,

të edukimit qytetar etj.

4. Përmbushja e standardeve të përgjithshme bazë duhet të bëhet nga mësuesi gjatë gjithë

karrierës së tij. Përmbushja e këtyre standardeve, e standardeve specifike që lidhen me

lëndën, si dhe e standardeve që lidhen me shkallët më të larta të karrierës profesionale të

mësuesit verifikohet nëpërmjet një procesi vlerësimi të jashtëm, që përcaktohet me anën e

2

Page 3: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

urdhrave dhe të udhëzimeve të posaçme. Nëpërmjet akteve ligjore dhe/ ose nënligjore,

përcaktohen, gjithashtu, edhe rrogat e mësuesve për çdo shkallë karriere.

5. Standardet do ta ndihmojnë mësuesin që të identifikojë nevojat për zhvillimin e tij

profesional. Kur mësuesi synon që të kalojë në një shkallë tjetër të karrierës së tij, atëherë

standardet e asaj shkalle do të shërbejnë si pikë referimi për zhvillimin e mëtejshëm

profesional të mësuesit. Por nëse disa mësues nuk do të dëshironin që të avanconin në

karrierë, atëherë, në këto raste, standardet i ndihmojnë të kërkojnë dhe të gjejnë mundësi për

të zgjeruar dhe për të thelluar përvojat e tyre brenda shkallës së karrierës në të cilën

ndodhen.

6. Rezultatet që priten nga puna e mësuesit për zhvillimin e nxënësve varen nga niveli i

aftësive, specializimeve dhe eksperiencës së tyre, nga roli i secilit mësues në shkollë, si dhe

nga përditësimi reflektiv i njohurive dhe i shprehive pedagogjike, prandaj përfshirja efektive

e mësuesve në zhvillimin e tyre profesional, është një detyrim përgjatë gjithë karrierës. Por,

natyrisht, mësuesit kanë edhe të drejtat e tyre kontraktuale, që ua mundësojnë zhvillimin e

nevojshëm.

7. Standardet profesionale krijojnë një mjedis të dobishëm diskutimesh për performancën (atë

që bën, që demonstron mësuesi) në secilën shkallë të karrierës. Duke i parë ato si një të tërë,

standardet e ndihmojnë mësuesin të identifikojë fushat në të cilat ai është më i aftë, si dhe

fushat që duhet të zhvillojë më tej.

8. Standardet përdoren:

nga organizatat profesionale të mësuesve për të bërë licencimin e mësuesve, vlerësimin dhe

ndëshkimin e tyre, si dhe për t’u ofruar të interesuarve mbështetjen përkatëse profesionale

(programe, burime, materiale etj.)

nga agjencitë që akreditojnë qendra trajnimi dhe vlerësimi për mësuesit, si dhe për ato që

akreditojnë programet e trajnimit.

nga qendrat e trajnimit dhe të kualifikimit të mësuesve, të cilat analizojnë nevojat e

mësuesve dhe koordinojnë punën për mbështetjen e mësuesve me trajnime dhe materiale

pedagogjike e profesionale.

nga hartuesit e kurrikulave të formimit fillestar të mësuesve, si dhe nga institucionet që e

kryejnë këtë formim.

3

Page 4: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

nga hartuesit e dokumenteve ligjore dhe akteve udhëzuese, që kanë të bëjnë me

mësuesit.

nga hartuesit e programeve të kualifikimit të mësuesve, me vjetërsi të ndryshme

në mësimdhënie.

nga komuniteti i prindërve dhe i gjithë të interesuarve, që konsiderohen partnerë

të edukimit.

9. Të gjithë mësuesit, pavarësisht institucionit ku punojnë, në shkolla publike ose jopublike,

kanë të drejtë të regjistrohen për të përfituar shkallët e kualifikimit.

10. Asnjë prej standardeve profesionale nuk mund të përbëjë për mësuesit pengesë që ata t’i

drejtohen ligjit për konfliktet që mund të lindin në punë.

2. STANDARDET E PËRGJITHSHME BAZË TË MËSUESIT

Standardi 1

4

Page 5: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

Titulli: Marrëdhëniet me fëmijët dhe të rinjtë1.1. Përshkrimi i standardit

Mësuesi tërheq në mënyrë të vazhdueshme fëmijët/ të rinjtë në përvoja të përshtatshme, që mbështesin zhvillimin e tyre intelektual, social dhe personal.

1.2. Kompetencat që lidhen me standardin

Mësuesi: Arrin rezultate të larta me fëmijët dhe të rinjtë1, duke u përpjekur të bëjë të mundur

zhvillimin tërësor të potencialeve të tyre; ndërton, zhvillon dhe mbështet marrëdhënie të hapura me ta, të bazuara mbi respektin dhe besimin e ndërsjelltë.

Shfaq standarde të larta të sjelljes profesionale dhe mbështet vlerat dhe qëndrimet pozitive të fëmijëve dhe të rinjve.

1.3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standardit

Mësuesi: Përdor gjatë procesit të të nxënit përvoja, interesa dhe situata të jetës së përditshme të

nxënësve. Zhvillon veprimtari të përshtatshme, që nxisin progresin e nxënësve. Merr vendime në dobi të zhvillimit fizik, social, emocional dhe konjitiv të nxënësve.

1 Këtej e tutje, nxënësit5

Page 6: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

Standardi 2Titulli: Përditësimi

2.1. Përshkrimi i standardit

Mësuesi është një praktikues reflektiv që vlerëson vazhdimisht efektet e zgjedhjeve e të veprimeve që ndërmerr dhe që vazhdimisht kërkon hapësira për ngritjen e tij profesionale.

2.2. Kompetenca që lidhen me standardin

Mësuesi Përditëson njohuritë e tij. Zotëron detyrat si mësues, në përputhje me statusin ligjor të profesionit të vet. Kontribuon për zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave të vendit të punës. Përdor metodat përkatëse në punën e tij.

2.3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standardit

Mësuesi: Përdor vëzhgimin, informacionin për nxënësit dhe kërkimin, si burime për vlerësimin e

rezultateve të mësimdhënies dhe nxënies dhe si një bazë për të eksperimentuar, reflektuar dhe praktikuar.

Kërkon dhe shfrytëzon literaturë profesionale si dhe burime të tjera për të mbështetur zhvillimin e vet profesional edhe si nxënës, edhe si mësues.

Tërheq kolegët dhe profesionistët, brenda dhe jashtë shkollës, si mbështetje për reflektim, zgjidhje problemesh, shkëmbim idesh, përvojash të reja, marrje dhe dhënie informacioni.

Standardi 3Titulli: Komunikimi, puna në grup dhe bashkëpunimi

3.1 Përshkrimi

Mësuesi bashkëpunon me kolegët, me prindërit etj., për të mbështetur procesin e të nxënit dhe për të zhvilluar te nxënësit aftësitë për të komunikuar dhe për të punuar në grup. Mësuesi punon si një anëtar ekipi me kolegët e tij dhe ndan me ta zhvillimin e praktikave të efektshme

3.2. Kompetenca që lidhen me standardin

Mësuesi: Punon në grupe pune, komisione lëndore dhe në përbërje të ekipit të shkollës. Angazhohet për të arritur objektiva të përbashkëta në nivel shkolle. Vendos qëllime të përbashkëta si elemente thelbësore për bashkëpunimin. Bën marrëveshje për të arritur qëllimet.

6

Page 7: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

Zhvillon komunikim efektiv me nxënësit dhe me kolegët. Komunikon në mënyrë efektive me prindërit dhe kujdestarët e nxënësve, duke

përcjellë në kohën e duhur informacionet e nevojshme. Nxit prindërit dhe kujdestarët që të marrin pjesë në diskutime rreth ecurisë dhe

mbarëvajtjes së nxënësve. Përfshihet në bashkëpunimet dhe bashkëveprimet, kudo që ia kërkon puna.

3.3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standarditMësuesi:

Zbaton rregullat e ndërtimit dhe të punës në grup dhe në ekip. Inkurajon kolegët që shënojnë risi në punën e tyre. Përdor mënyra të larmishme për të shkëmbyer informacionin me kolegët. Planifikon kohën për punë në grupe dhe vendos afate kohore për realizimin e tyre. Krijon mundësi për çdo individ që të shkëmbejë aftësitë e tij me të tjerët. Komunikon hapur me nxënësit dhe kolegët e tjerë në shkollë. Zhvillon aftësitë komunikuese për kërkim shkencor aktiv, për bashkëpunim dhe

ndërveprim. Inkurajon të shprehurit, reflektimin dhe vlerësimin. Kërkon mundësi të vazhdueshme për të ndërtuar një partnership të fortë me prindërit

dhe anëtarët e komunitetit. Mbështet veprimtari dhe programe të cilat inkurajojnë prindërit të marrin pjesë

aktivisht në veprimtaritë e organizuara në shkollë. Krijon linja të hapura dhe aktive të komunikimit me prindërit dhe me të tjerët.

Standardi 4 Titulli: Zhvillimi profesional individual

7

Page 8: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

4.1. Përshkrimi i standardit

Mësuesi vlerëson performacën e tij të përgjithshme në përputhje me qëllimet e përgjithshme të arsimit në Shqipëri, rrit aftësitë e tij, përmirëson proceset e nevojshme, si dhe zbaton një plan të zhvillimit të tij profesional.

4.2. Kompetenca që lidhen me standardin

Mësuesi Vlerëson performancën e tij dhe angazhohet për të përmirësuar metodikat e punës

mësimore-edukative, nëpërmjet zhvillimit profesional të duhur. Mban një qëndrim krijues, zhvillues dhe kritik ndaj ndryshimeve arsimore. Shfaq gatishmëri për të përshtatur në praktikë idetë e dobishme dhe progresiste. Është i hapur ndaj këshillave dhe trajnimeve profesionale.

4. 3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standardit

Mësuesi Siguron të dhëna mbi nivelet e arritjes dhe artikulon anët e forta dhe prioritetet për të

ardhmen. Artikulon një plan zhvillimi profesional për të përmirësuar arritjet, për të zgjeruar

fushën e tij të mësimdhënies si dhe për të përmirësuar arritjet e nxënësit. Tërhiqet në veprimtari të zhvillimit profesional dhe i ndjek ato përmes një plani të

detajuar. Nëpërmjet treguesve të ndryshëm dëshmon përmirësimin e arritjeve vetjake, si dhe

rritjen e aftësive të veta, të cilat do të ndikojnë më pas në procesin e mësimdhënies.

8

Page 9: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

Standardi 5Titulli: Kurrikulat

5.1. Përshkrimi i standardit

Mësuesi është kompetent për lëndët që jep mësim dhe për metodat e mësimdhënies që përdor.

5.2. Kompetenca që lidhen me standardin

Mësuesi Shfaq kuptueshmëri të plotë për konceptet kryesore, debatet, proceset e kërkimit

shkencor dhe metodat e njohjes që janë bazë e lëndëve që jep në shkollë. Përdor në procesin e nxënies ndikimin e kornizës konceptuale të nxënësit dhe

konceptet e një fushe. Lidh njohuritë e lëndës që jep mësim me njohuritë e disiplinave të tjera që zhvillohen

në shkollë. Vlerëson perspektivat e ndryshme që shfaqin nxënësit gjatë mësimit. Shfaq entuziazëm për lëndën e tij dhe krijon lidhje me situata të jetës së përditshme.

5.3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standardit

Mësuesi Përdor prezantime dhe shpjegime të ndryshme të koncepteve që japin idetë bazë dhe

bën lidhjen e tyre me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Prezanton dhe përdor pikëpamje, teori dhe metoda të ndryshme kërkimi gjatë procesit

të mësimdhënies. Vlerëson burimet e ndryshme të mësimdhënies dhe materialet kurrikulare që

ndihmojnë të prezantimin në mënyrë sa më të qartë dhe të dobishme të ideve dhe koncepteve.

Nxit nxënësit në gjenerimin e ideve dhe të hipotezave, në përputhje me metodat e kërkimit dhe standardeve lëndore.

Zhvillon dhe përdor kurrikula që i inkurajojnë nxënësit të kërkojnë, pyesin dhe interpretojnë idetë nga këndvështrime të ndryshme.

Krijon përvoja të ndryshme ndërdisiplinore që i lejojnë nxënësit të integrojnë njohuritë, aftësitë dhe metodat e kërkimit nga fusha të ndryshme.

9

Page 10: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

Standardi 6Titulli: Arritjet e nxënësve dhe diversiteti i tyre

6.1. Përshkrimi i standardit

Mësuesi pranon dhe merr parasysh në punën e tij ndryshimet e mënyrave të të nxënit të nxënësve. Ai u krijon nxënësve të ndryshëm mundësi dhe kushte për progres.

6.2. Kompetenca që lidhen me standardin

Mësuesi Identifikon dallimet në mënyrat e nxënies dhe arritjes, ku përfshihen stile të ndryshme

të të nxënit, si dhe inteligjenca të shumëfishta. Merr parasysh se procesi i të nxënit ndikohet nga përvojat vetjake, talenti dhe

njohuritë e marra më parë si dhe nga gjuha, kultura, familja dhe komuniteti. Vlerëson diversitetin njerëzor. Respekton nxënësit si individë me personalitet dhe histori të ndryshme familjare, me

talente, aftësi dhe interesa nga më të larmishmet. Është i ndjeshëm ndaj komuniteteve dhe kulturave të ndryshme dhe normave të tyre. I bën nxënësit të ndjehen të vlerësuar për potencialin e tyre dhe i ndihmon të vlerësojnë

njëri-tjetrin.

6.3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standardit

Mësuesi Zhvillon raporte me të gjithë nxënësit. Shfaq respekt për kulturat e ndryshme dhe për diversitetet e nxënësve. Demonstron respekt për të gjithë nxënësit, pa përjashtim, pa diskriminime negative ose

pozitive. Ndihmon çdo nxënës për të arritur suksesin. Adapton udhëzime ndaj ndryshimeve që shfaqin nxënësit në zhvillimin e tyre, stilet e

të nxënit, anët e forta dhe nevojat e tyre për përmirësim. Nxit besimin dhe respektin e ndërsjelltë ndërmjet të nxënësve.

10

Page 11: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

Standardi 7Titulli: Shëndeti dhe mbarëvajtja

7.1. Përshkrimi i standardit

Mësuesi informon nxënësit për masat e ruajtjes së jetës dhe të shëndetit të tyre, si dhe merr masa praktike për mbrojtjen e tyre. Merr masa dhe ndjek procedurat e sigurisë së jetës së fëmijëve dhe të rinjve, përfshirë edhe nxënësit e abuzuar dhe të braktisur.

7.2. Kompetenca që lidhen me standardin

Mësuesi Parapërcakton rreziqet e mundshme për jetën dhe shëndetin e fëmijëve. Parandalon ngjarjet që rrezikojnë jetën ose dëmtojnë shëndetin fizik dhe mendor të

fëmijëve dhe të rinjve. Informon nxënësit për masat mbrojtëse dhe parandaluese. Identifikon në çdo çast problemet e shëndetit dhe u jep nxënësve ndihmën e

nevojshme. Përcakton masa të posaçme për fëmijët e abuzuar dhe të braktisur.

7.3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standardit

Mësuesi Instrukton fëmijët për ruajtjen e jetës dhe të shëndetit nga rreziqet e ndryshme. Merr masa gjatë gjithë ditës dhe në veprimtari të ndryshme për parandalimin e

pasojave negative për jetën dhe shëndetin fizik e mendor të fëmijve, nga veprimet e nxënësve të tjerë dhe nga agjentë të ndryshëm teknikë ose natyrorë.

Zhvillon seanca informuese, përgatit dhe shpërndan materiale që lidhen me ruajtjen e jetës dhe të shëndetit.

Mbikëqyr nxënësit gjatë zbatimit të rregullave të sigurimit të jetës dhe shëndetit. Monitoron dhe këshillon fëmijët dhe të rinjtë për zbatimin e rregullave për ruajtjen e

jetës dhe shëndetit vetjak.

11

Page 12: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

Standardi 8Titulli: Planifikimi

8.1. Përshkrimi i standardit

Mësuesi planifikon në shkallë vjetore dhe për çdo mësim zhvillimin e aftësive të nxënësve, duke u siguruar atyre kushtet e nevojshme dhe duke u ngarkuar dhe vlerësuar detyrat dhe punimet e ndryshme.

8.2. Kompetenca që lidhen me standardin:

Mësuesi Planifikon në shkallë vjetore dhe për çdo mësim zhvillimin e aftësive të nxënësve. Planifikon strategji efektive në mësimdhënie dhe për të nxënit e nxënësve, duke u

bazuar në një zotërim të lartë të kurrikulës/ ave lëndore. Krijon mundësi për të zhvilluar aftësitë e të gjithë nxënësve në arsyetim, me shkrim

dhe me gojë. Përdor gjatë nxënies teknologji të reja si kompjutera, pajisjet audiovizuale etj., në

përshtatje me nivelin ku ata ndodhen.

8.3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standardit

Mësuesi Reflekton interes për informacion të vazhdueshëm për mënyrat se si të planifikojë

aktivitetet e mësimdhënies dhe të nxënit. Planifikon dhe seleksionon veprimtaritë që lidhen me njohuritë e reja për temat

shprehitë dhe arritjet që kërkon. Përdor kohën e duhur për planifikimet që ka bërë. Përzgjedh strategji efektive për të siguruar gjithëpërfshirje dhe rezultate të matshme. Krijon konfidencialitet në planifikimin e mësimdhënies duke iu përgjigjur interesave të

nxënësve dhe të rinjve. Përqendrohet në cilësinë e të nxënit dhe në rezultatet e aktiviteteve që ka planifikuar. Njeh përgjegjësitë e veta për të njohur vlerat e nxënësve dhe për t’i përfshirë në mënyrë

të përshtatshme në shoqëri duke gjetur modele. Planifikon aktivitete në bashkëpunim me nxënësit dhe të rinjtë dhe me kolegë duke

realizuar veprimtari multidisiplinare, komunitare, globale. Planifikon dhe vlerëson detyrat e shtëpisë, detyrat e tjera jashtë klase, projekte, teste

në favor të përmirësimit të cilësisë së të nxënit. Organizon kurse formimi për provime, nëse është e nevojshme. Mbështet nxënësit që të zgjerojnë dhe përforcojnë dijet dhe shprehitë e tyre.

Standardi 9Titulli: Mësimdhënia

12

Page 13: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

9.1. Përshkrimi i standardit

Mësuesi zhvillon mësimdhënie alternative, nëpërmjet mësimeve të organizuara mirë për çdo sekuencë, duke përdorur strategjitë e përshtatshme, metodat zhvilluese, teknologjitë e të nxënit si dhe duke kombinuar punën individuale me punën në grup.

9.2. Kompetenca që lidhen me standardin

Mësuesi: Zhvillon mësimdhënie në përshtatje me synimet dhe objektivat konkrete të lëndëve që

jep. Përdor një sërë strategjish dhe ushtrimesh të përshtatshme, përfshirë edhe mësimin

nëpërmjet kompjuterit dhe internetit, duke nxitur barazinë dhe gjithëpërfshirjen e nxënësve.

Bazohet te dijet dhe arritjet e mëparshme të nxënësve, në mënyrë që këta të përmbushin objektivat dhe të bëjnë progres të vazhdueshëm.

Zhvillon koncepte dhe metoda që e bëjnë nxënësin të aftë për të zbatuar njohuritë e reja, arsyetimet dhe shprehitë e fituara.

9.3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standardit

Mësuesi: Përdor komunikim të qartë dhe të kuptueshëm me nxënësit, gjatë paraqitjes së ideve

dhe koncepteve të reja, duke përdorur me efektivitet të plotë shpjegimet, pyetjet dhe diskutimet e duhura.

Administron me efektivitet të mësuarit e individëve, grupeve dhe të gjithë klasave, duke e ndryshuar mësimdhënien në përshtatje me fazat e mësimit dhe me nevojat e nxënësve.

Përdor me efektivitet pajisjet dhe teknikat audiovizuale, konkretizimet, punët praktike etj., për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e mësimit.

Demonstron përkushtim të plotë në mësim, motivon nxënësit për të ngritur nivelin e tyre.

13

Page 14: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

Standardi 10Titulli: Vlerësimi, monitorimi, dhe rezultatet

10.1. Përshkrimi i standardit

Mësuesi zotëron kërkesat për vlerësimin e arritjeve të nxënësve, duke përdorur teknikat dhe instrumentet e diagnostikimit dhe të vlerësimit, si dhe u siguron nxënësve dhe prindërve informacionet e nevojshme në kohën e duhur.

10.2. Kompetenca që lidhen me standardin

Mësuesi: Përdor me efektivitet vëzhgimet e duhura për nxënësit, vlerësimet dhe monitorimin e

tyre, për të motivuar nxënien dhe për të siguruar nivele të larta të arritjeve të objektivave.

U siguron nxënësve, kolegëve, prindërve dhe kujdestarëve në kohën e duhur dhe vazhdimisht rezultatet e sakta të arritjeve të nxënësve, të ecurisë së tyre si dhe të propozon aspektet që duhen përmirësuar, duke përcaktuar më parë nevojat e nxënësve.

Zotëron dhe zbaton me saktësi kërkesat për vlerësimin e nxënësve dhe rregulloret përkatëse të lëndëve/ fushave kurrikulare, përfshirë këtu edhe ato që lidhen me provimet dhe kualifikimet.

U bën të njohura nxënësve dhe prindërve, si dhe zbaton vlerësimet mbi bazën e objektivave, standardeve dhe kritereve.

Zbaton vlerësimin sipas shkallëve të arritjeve të nxënësve, duke i dhënë rëndësinë e duhur vlerësimeve formuese.

Siguron dhe përdor informacionet, raportet dhe burimet e tjera statistikore vendore dhe kombëtare që lidhen me efektivitetin e mësimdhënies; monitoron ecurinë e nxënësve dhe ndikon në ngritjen e nivelit të arritjeve të tyre.

10.3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standardit

Mësuesi: Përdor vlerësime të shumëllojshme sistematike të arritjeve të nxënësve. Harton pyetësorë dhe anketa për nxënësit. Harton teste në vazhdimësi për matje dhe diagnostikim. Bashkëpunon me kolegët për interpretimet e rezultateve të vlerësimit dhe ndërtimin e

punës me ekip për të nxitur progresin e nxënësve. Reflekton rreth arritjeve të nxënësve duke kërkuar shkaqe dhe mangësi, për të kuptuar

ata vetë gabimet e bëra.

14

Page 15: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

Standardi 11Titulli: Reflektim ndaj mësimdhënies dhe nxënies

11.1. Përshkrimi i standardit

Mësuesi rishikon vazhdimisht efektshmërinë e mësimdhënies dhe ndikimin e saj në ecurinë e nxënësve, duke mbajtur parasysh arritjet e synuara që në fillim të procesit, duke mbajtur të dhëna e nevojshme që lidhen me progresin e nxënësve. Këshillon dhe drejton nxënësit për progresin e arritjeve të tyre dhe është i hapur me ta.

11.2. Kompetenca që lidhen me standardin

Mësuesi: Analizon rezultatet dhe rivlerëson hapat e ndjekura gjatë mësimdhënies. Reflekton mbi rezultatet e arritura duke përmirësuar aktivitetet dhe teknikat e

përdorura. Nxit vlerësimin e mësimdhënies nga ana e nxënësve. Mbledh feedback të procesit të mësimdhënies nisur nga rezultatet e arrira.

11.3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standardit

Mësuesi: Bën vetëkontroll të veprimtarive mësimore që kryen. Kërkon, gjen dhe përdor metoda të vlerësimit të rolit të mësimdhënies në nxënien e

nxënësve. Modelon format e vlerësimi të mësimdhënies. Bashkëpunon me kolegë për vlerësim të ndërsjellët të procesit të mësimdhënies dhe të

nxënit. Është i hapur për bashkëpunim dhe vlerësim të punës që bën. Merr pjesë në veprimtari të gjera kombëtare përmes të cilave evidentohen arritjet e

nxënësve (konkurse, olimpiada). Është vazhdimisht i vëmendshëm ndaj progresit të nxënësve. Fton dhe vëzhgon në mënyrë të ndërsjellët kolegë, prindër dhe anëtarë të komunitetit

për të demonstruar shprehitë personale të mësimdhënies dhe arritjet e nxënësve. Krahason arritjet e veta dhe të nxënësve me statistika dhe standarde në nivel kombëtar

për komponentë të ndryshëm të mësimdhënies dhe nxënies.

15

Page 16: standardet e përgjithshme bazë për mësuesin

Standardi 12Titulli: Mjedisi mësimor në klasë

12.1. Përshkrimi i standardit

Mësuesi siguron në klasë një mjedis të sigurtë, bashkëpunues, inkurajues, të hapur, të rregullt dhe me komunikim të dobishëm ndërmjet nxënësve.

12.2. Kompetenca që lidhen me standardin

Mësuesi: Merr masat përkatëse që secili nxënës të jetë i sigurt dhe i mbrojtur në klasë. Ndërton komunitetin e të nxënit. Krijon atmosferë dhe klimë bashkëpunimi në klasë. Përshtat mjedisin e klasës për përfshirjen e nxënësve në aktivitete të nxëni. Punon për pasurimin e mjedisit të klasës me mjete mësimore dhe audiovizuale Punon që secili nxënës të japë ndihmesën e vet aktive në procesin e mësimdhënies.

Administron dhe përforcon sjelljet pozitive të nxënësve, duke u sqaruar atyre rregullat e shkollës dhe të klasës për disiplinën, në përputhje me rregulloren e brendshme të shkollës dhe me Dispozitat Normative.

12.3. Demonstrime që lidhen me përmbushjen e standardit

Mësuesi: Përdor një gamë të gjerë strategjish dhe teknikash të administrimit të sjelljes, për të

promovuar te nxënësit vetëkontrollin, vetëdisiplinën, përgjegjësinë ndaj të tjerëve dhe pavarësinë e tyre.

Organizon shkëmbimin e përvojave të nxënies ndërmjet nxënësve, në mënyrë individuale dhe si anëtarë të grupeve bashkëpunuese.

Bën një menaxhim të tillë të klasës, nëpërmjet të cilit nxit reflektimet, shprehjet e interesave, parashtrimin e kërkesave, vendosjen e qëllimeve, vetëvlerësimin dhe kryerjen e punëve me cilësi të lartë nga ana e nxënësve.

Rishikon vazhdimisht efektshmërinë e mësimdhënies dhe impaktin e tij mbi ecurinë e nxënësve, duke qartësuar arritjet e synuara.

Këshillon dhe drejton nxënësit për progresin e arritjeve të tyre.

16