18
C E N T R U M 12 76 Fati Iseni, PhD 1 UDC: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE DIPLOMACIA BRITANEZE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË СТАТУСОТ НА АЛБАНЦИТЕ ВО ПОРАНЕШНА ЈУГОСЛАВИЈА И БРИТАНСКАТА ДИПЛОМАТИЈА ЗА ДЕМОНСТРАЦИИТЕ ВО 1981 ВО КОСОВО ALBANIAN STATUS IN FORMER YUGOSLAVIA AND THE BRITISH DIPLOMACY ON DEMONSTRATIONS OF 1981 IN KOSOVO ABSTRACT The UK, as one of the largest world power, showed great interest in following closely the developments in Kosovo unrest of 1981. The Embassy of the United Kingdom in Belgrade and Foreign Office in London were in constant communication, sending reports of develop- ments in Kosovo and Yugoslavia throughout 1981. In order to shed light to the events of 1981, research has been carried out at the British Archives on this issue. During the research have been found nearly 500 pages of written material archived by the Foreign Office on riots in Yugoslavia during 1981.The documents from the British government are of particular importance as they show the authenticity of its policy at a specific time during the Cold War and high tensions between the east-socialist and capitalist-Western blocks. The British Embassy in Belgrade will be very active during the riots in Kosovo in 1981. Mostly the embassy will gather information from its sources, process and send them to the UK Foreign Minister in 1 Doc. Dr. Fati Iseni, Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup, R. e Maqedonisë së Veriut [email protected] [email protected]

STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

76

Fati Iseni, PhD1

UDC: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981"

STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE DIPLOMACIA BRITANEZE PËR DEMONSTRATAT E VITIT

1981 NË KOSOVË

СТАТУСОТ НА АЛБАНЦИТЕ ВО ПОРАНЕШНА ЈУГОСЛАВИЈА И БРИТАНСКАТА ДИПЛОМАТИЈА ЗА

ДЕМОНСТРАЦИИТЕ ВО 1981 ВО КОСОВО

ALBANIAN STATUS IN FORMER YUGOSLAVIA AND THE BRITISH DIPLOMACY ON DEMONSTRATIONS OF 1981 IN

KOSOVO

ABSTRACT

The UK, as one of the largest world power, showed great interest

in following closely the developments in Kosovo unrest of 1981. The

Embassy of the United Kingdom in Belgrade and Foreign Office in

London were in constant communication, sending reports of develop-

ments in Kosovo and Yugoslavia throughout 1981. In order to shed

light to the events of 1981, research has been carried out at the British

Archives on this issue. During the research have been found nearly 500

pages of written material archived by the Foreign Office on riots in

Yugoslavia during 1981.The documents from the British government

are of particular importance as they show the authenticity of its policy

at a specific time during the Cold War and high tensions between the

east-socialist and capitalist-Western blocks.

The British Embassy in Belgrade will be very active during the

riots in Kosovo in 1981. Mostly the embassy will gather information

from its sources, process and send them to the UK Foreign Minister in

1 Doc. Dr. Fati Iseni, Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup, R. e Maqedonisë së Veriut

[email protected] [email protected]

Page 2: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

77

the form of event descriptions, will draft analyzes by embassy

officials and the Ambassador himself Mr. Bolland. During the period

of April - December 1981 we will also find a lot of material compiled

in the British government, such as analysis, various conclusions that

hold the stamp "Secret" and "confidencial". In many occasions the

certain documents will be also forwarded to The British Embassy in

Washington, and the same will end up at the US Administration as

well as to the British NATO Delegation in Brussels.

British diplomats will report on the demonstrations in Kosovo

since the 11th of March 1981, describing them very carefully in detail

and correctly by trying to always give their own version of the causes

and consequences of the demonstrations. Despite the embassy's

communication with the Yugoslav authorities, with the Yugoslav media

and other parties, the British diplomats weren’t affected by the infor-

mation they receive from their sources. They are more careful and

accurate about any movement that occurs.

Page 3: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

78

HYRJE

Zhvillimet gjeopolitike në fillim të shekullit XX-të, shënuan

ndryshime të rëndësishme në skenën politike globale ku gjatë

përplasjeve të fuqive të mëdha reflektuan në determinimin e fatit të

shumë popujve të vegjël në rajone të ndryshme të botës dhe si rrjedhojë

edhe në Ballkan. Shembja e Perandorisë Osmane dhe tërheqja nga

Ballkani krijoi mundësi për disa popuj ballkanik të fitonin pavarësinë

dhe sovranitetin shtetëror, ndërsa për shqiptarët nuk rezultoi në fitore të

plotë. Përderisa popujt sllav të Ballkanit kishin mbështetjen e plotë të

Rusisë Cariste, e cila e shikonte ekspansionin e vet territorial nëpërmjet

të krijimit të shteteve që do të ishin nën ndikimin e saj për të realizuar

projektin afatgjatë politik rus të Trimariumit (daljes në tre dete: Detin e

Zi, Baltik dhe atë Adriatik). Grekët kishin mbështetjen e Perandorisë

Britanike si fuqi më e madhe ushtarake në botë dhe me mbështetjen e

saj e kishin fituar pavarësinë që nga fillimi shekullit XIX. Shqiptarët

pavarësisht nga shtrirja territoriale dhe demografike që kishin si dhe

pozita e veçantë gjeostrategjike e tyre, nuk kishin aleat natyrorë sikurse

kishin fqinjët e tyre, por përkundrazi territoret shqiptare ishin objektiv

sulmi dhe shkoqitje të pjesëve të saj në radhë të parë nga fqinjët pastaj

edhe nga fuqitë e mëdha. Mundësitë për një manovrim gjeopolitik

shqiptar ishin të pakta. Vështirë krijoheshin mundësitë për të siguruar

aleat që do t’i ndihmonin shqiptarëve në rrugën e pavarësisë dhe

sovranitetit shtetërorë. Austro-Hungaria (më tej A-H) dhe Italia dolën

si mbështetësit e vetëm të formimit të një shteti shqiptar dhe e gjithë kjo

bëhej meqë ata shikonin interesin e tyre shtetëror afatgjatë, sepse duhej

të formohej shteti shqiptar i cili do të vendoste një bllokadë të Rusisë

për të dalë në Detin Adriatik. Në të kundërtën planet afatgjate të Austro-

Hungarisë dhe Italisë do të merrnin kahje tjetër. Për arsye të qarta

gjeopolitike ata ishin avokatët e vetëm të shqiptarëve gjatë këtij procesi

të rëndësishëm të shtetformimit të shqiptarëve. Me gjithë përplasjet e

fuqishme të këtyre dy shteteve me Rusinë Cariste, mezi ishte arritur

kompromis në maj të vitit 1913, gjatë Konferencës së Ambasadorëve të

gjashtë fuqive të mëdha në Londër, që të pranohej pavarësia e

Shqipërisë e shpallur më 28 nëntor 1912.

Me gjithë mbështetjen e A-H dhe Italisë, Shteti Shqiptar ishte

mjaft i ngushtuar territorialisht dhe jashtë kufijve të tij kishin ngelur më

shumë se gjysma e territoreve të banuara me shqiptarë. Krahina e jugut

të saj, Çamëria ngeli nën Greqi, ndërsa krahinat e saj lindore, veriore

Page 4: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

79

dhe veri-perëndimore u zaptuan nga Serbia dhe Mali i Zi. Kjo shënoi

një fazë të re në historinë politike të shqiptarëve. Fillimi i luftës së Parë

Botërore, neutraliteti i Shqipërisë, okupimi i territoreve shqiptare nga

kampet e mëdha politike dhe ushtarake botërore si ai i Antantës ashtu

edhe ai i Qendrës vështirësuan edhe më shumë zonat e varfra shqiptare.

Përfundimi i Luftës së Parë Botërore, rikonfirmimi i pavarësisë

së Shqipërisë në Konferencën e Versajës 1919, me kufijtë përafërsisht

të njëjtë si ato të vitit 1913 dhe zyrtarizimi i dhënies së hapësirave të

tjera shqiptare shtetit të sapo formuar të Mbretërisë Sërbo-Kroato-

Sllovene (më pas Mbretërisë Jugosllavisë nga 1928) krijoi shqetësime

të jashtëzakonshme te popullata shqiptare. Kjo periudhë paraqet kohën

më të vështirë të shqiptarëve deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Territori i Maqedonisë së Vardarit ndahet në frymën e koncepteve

të mëparshme në bisedimet e Vjenës 20-29 prill 1941, mes Ribentropit,

Ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe grofin Çiano Ministër

i Punëve të Jashtme të qeverisë fashiste italiane.2 Meqë nuk u përfshinë

të gjithë territoret shqiptare brenda kufijve të Shqipërisë, Çiano nuk la

pa përmendur faktin se te popullata shqiptare mund të paraqitej një

kundërshtim i fortë kundër bullgarëve.3 Kjo marrëveshje ndryshoi thel-

bësisht gjendjen politike dhe shoqërore në tërësi në hapësirat shqiptare.

Pjesa më e madhe e territoreve shqiptare nën Mbretërinë e Jugo-

sllavisë do t’i bashkëngjiten Shtetit Shqiptar. Ky ishte momenti i

veçantë kur për herë të parë shqiptarët e këtyre hapësirave do të gëzojnë

të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, shkollat

shqipe, administrata e qyteteve ne gjuhën shqipe dhe vendosja e shqip-

tarëve për prefektë te komunave dhe bashkive. Pavarësisht se ky shtet

ishte nën tutelën nazifashiste, shqiptarët u ndjenë zot për herë të parë në

shtëpinë e tyre. Kjo zgjati derisa blloku nazi-fashist u mund nga forcat

aleate kah fundi i vitit 1944, respektivisht maj 1945.

Mirëpo gjatë Luftës së Dytë Botërore një pjesë e shqiptarëve u

mobilizuan në aradhat partizane jugosllave nën udhëheqjen e Titos dhe

luftuan deri në përfundimin e luftës duke i mobilizuar dhe dërguar në

shumë vise të Jugosllavisë, si Srem, Trieste etj. Për t’i bindur shqiptarët

që mos të organizohen në njësitet vullnetare shqiptare dhe të kalojnë në

anën e tyre në një marrëveshje që është lidhur mes Shtabit Kryesor të

UNÇSH-së, dhe atij Jugosllav, më 25 korrik 1943, ndër tjerash pika 4

2 Hronologija Oslobodilaçke Borbe Naroda Jugosllavije 1941-1945, Vojnoistorijski

Institut, Beograd, 1964, f.31. 3 Vladimir Dedijer, Interesne Sfere, Prosveta p.d.b., f. 194.

Page 5: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

80

thotë se shqiptarët do të fitojnë garanci njëjtë si maqedonasit, të vendo-

sin vetë për fatin e tyre në bazë të së drejtës së vetëvendosjes së popuj-

ve.4 Pas përfundimit të luftës jo vetëm që nuk u respektuan premtimet

që ishin dhënë për vetëvendosje apo bashkim me Shqipërinë, por

përkundrazi Kosova dhe viset tjera shqiptare në Jugosllavi u vendosën

nën shtetrrethim të hekurt nga Ushtria Jugosllave. Megjithëse edhe

gjatë rrjedhës së luftës indikacionet ishin të qarta se do të manipulo-

heshin shqiptarët pasi që edhe pse në aspekt demografik dhe territorial

ishin populli i tretë në Jugosllavi, ata nuk ishin të përfaqësuar në Mble-

dhjen e Parë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Jugosllavisë

në Bihaç të Bosnjës më 26-27 nëntor 1942, as në mbledhjen e dytë në

Jajce të Bosnjës më 29-30 nëntor 1943, ku edhe u vendosën kornizat

administrative dhe juridike të federatës së ardhshme në të cilën shqip-

tarët nuk u parapanë që të kishin njësinë e vet territoriale në nivel të

republikës ashtu siç u përcaktua për popujt e tjerë. Ndërsa pas përfun-

dimit të luftës në Mbledhjen e tretë të Këshillit Antifashist Nacional-

Çlirimtar të Jugosllavisë më 7-10 gusht 1945, ky organ u shndërrua në

Asamble Kombëtare, jo që nuk u përfaqësuan, por edhe më 29 nëntor

1945, kur ky organ e shpalli Republikën Federative Popullore të

Jugosllavisë me gjashtë njësi federative, shqiptarët, respektivisht

Kosova ishte lënë si Qark Administrativ në kuadër të Serbisë. Ky

ridefinim politiko-juridik i shtetit të ri u përkufizua qartë me sjelljen e

Kushtetutës së Parë të Jugosllavisë më 31 janar 1946, ku në Kreun e

Parë, Neni 2 thuhet se Republika Popullore e Serbisë në kuadër të saj

do të ketë Krahinën Autonome të Vojvodinës dhe Qarkun Autonom të

Kosovës e Metohisë.5 Përderisa Neni 103 i jep të drejtë Republikës të

vendos më Kushtetutën e saj për të drejtat e krahinave dhe qarqeve

autonome. Kjo jo vetëm që shoi shpresat e shqiptarëve në Jugosllavi për

një trajtim të barabartë, por kjo shënoi një faze të errët në periudhën në

vazhdim e cila do të regjistrojë vetëm diskriminim dhe keqtrajtim të

skajshëm të tyre. Dhuna, terrori, proceset e montuara gjyqësore, shpër-

nguljet e dhunshme të shqiptarëve për Turqi do të ishin përditshmëri

deri kah viti 1966.

Ndryshimet kushtetuese ndodhën në kohën kur Tito në Plenumin

e Brioneve me 1 korrik 1966, e shkarkoi Aleksandar Rankoviçin, shefin

4 Arkivi i Maqedonisë, Fondi: Lufta Nacional Çlirimtare, Kutia-2, Dosja-420; Fati

Iseni, Shqiptarët në Maqedonisë, Shkup, 2008. F. 131. 5 USTAV FEDERATIVNE NARODNE REPUBLIKE JUGOSLAVIJE 1946

SLUZBENI LIST, BEOGRAD. 1946, F. 5.

Page 6: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

81

e politikës sekrete jugosllave (Drejtorisë për Siguri Shtetërore) i cili

njëkohësisht ishte edhe nënkryetar i RSFJ-së si dhe sekretar i Komitetit

Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, respektivisht njeriu i

tretë në hierarkinë shtetërore. Shkas tjetër për krijimin e një klime më

liberale ishte ajo kur Tito përpiqej për të sendërtuar reputacion pozitiv

para grupit të Bllokut të Shteteve të Painkuadruara, me qëllim për të

paraqitur vendin e tij si shembull të funksionimit mbi principe të bara-

zisë në mes bashkësive etnike brenda saj. Megjithatë, ndryshimet ishin

të ngadalshme përderisa okupimi i gjatë i kishte bërë shqiptarët që të

humbin durimin. Në nëntor dhe dhjetor 1968 u shënuan protestat e para

në Kosovë dhe disa qytete të Maqedonisë.

Ndryshimet e para në kahje pozitive për shqiptarët do të shënohen

pas trazirave të vitit 1968 në vendbanimet shqiptare. Krijimi i hapësirës

më të madhe në çështjen e kulturës, arsimit, vetëqeverisjes, etj. që çoi

në ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, të cilat përskaj avancimit të

statusit të shqiptarëve, respektivisht Kosovës në atë të Krahinës Socia-

liste Autonome, përsëri nuk ishte në nivelin e pritshëm nga shqiptarët,

pra atë të Republikës. Kushtetuta jugosllave e vitit 1974, nga Neni 1

deri te Neni 5 i saj i definonte njësitë federative të Jugosllavisë, në rastin

e Kosovës la një paqartësi në çështjen e statusit juridik të saj, ku edhe

trajtohej si pjesë përbërëse e Jugosllavisë në nivel federate, por edhe

njëherit si pjesë e Serbisë.6 Kryeministër i Jugosllavisë në këtë periudhë

(30.07.1971 - 18.01.1977), ishte Xhemal Bijediç, boshnjak nga Mos-

tari. Ndërsa në nivel të Kosovës ishte Mahmut Bakalli, kryetar i Komi-

tetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Krahinës Socialiste Autono-

me të Kosovës si dhe anëtar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes

së Komunistëve të Jugosllavisë nga viti 1971 deri më 1981. Pas shpër-

thimit të demonstratave studentore-gjithëpopullore në tërë Kosovën,

gjatë vitit 1981, ai u tërhoq nga jeta politike. Vitet e 70-ta, ishin më të

veçantat në zhvillimin pozitiv të Kosovës në të gjitha segmentet e jetës,

si juridike, politike, ekonomike, kulturore, etj. Ishte dekada kur u

ngritën institucionet e Kosovës në nivel të njësive tjera federative, por

kategoria kushtetuese në nivel të autonomisë që e mbante Kosovën ishte

shqetësim i përditshëm në qarqet intelektuale, patriotike dhe ato

studentore.

Shqetësimet për statusin e Kosovës më tepër u ngritën pas vdekjes

së udhëheqësit jugosllav, Tito në maj 1980, meqë ishin dyshimet se 6 USTAV FEDERATIVNE NARODNE REPUBLIKE JUGOSLAVIJE 1946

Sluzbeni list, Beograd. 1974, f. 15-16.

Page 7: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

82

pretendimet nacionaliste dhe hegjemoniste serbe do të gllabëronin

përsëri Kosovën, e cila në fakt edhe ndodhi në mars 1989. Kryeministër

i RSFJ-së ishte Veselin Gjuranoviq, nga Mali i Zi, (15.03.1977-

16.05.1982), ndërsa Kryetar i Kryesisë së Jugosllavisë ishte Cvijetin

Mijatoviq, serb nga Bosnja (15 maj 1980-15 maj 1981).

Kështu më 11 mars 1981, shpërthimi i demonstratave të studen-

tëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, i zuri në befasi organet

komuniste te Krahinës dhe federatës. Trazirat në Kosovë ishin të parat

e këtij lloji me parulla politike dhe me kaq përmasa të mëdha. Ashtu siç

zhvilloheshin me vrull protestat në Kosovë ashtu edhe filluan të mo-

bilizohen të gjitha autoritetet politike dhe të sigurisë nga niveli krahinor

deri te ai federativ. Mirëpo këto trazira morën edhe dimensione ndër-

kombëtare. Përveç mediumeve prestigjioze nga e gjithë bota që rapor-

tuan për ngjarjet në fjalë për muaj me radhë, interesi ishte i jashtë-

zakonshëm edhe te qeveritë e shteteve me ndikim në politikën globale.

DIPLOMACIA BRITANIKE NDAJ TRAZIRAVE NË

JUGOSLLAVI - KOSOVË NË VITIN 1981

Britania e Madhe si një nga fuqitë më të mëdha në nivel global

shfaqi interesim të jashtëzakonshëm duke i përcjellë ngjarjet për së

afërmi. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd dhe Foreign

Office-i në Londër ishin në komunikim të vazhdueshëm, duke dërguar

raporte për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe Jugosllavi gjatë gjithë

vitit 1981. Me qëllim të ndriçimit të ngjarjeve të vitit 1981, janë kryer

hulumtime në arkivat britanike për çështjen në fjalë. Gjatë hulumtimeve

janë gjetur rreth 500 faqe material të arkivuar nga Foreign Office për

trazirat në Jugosllavi gjatë vitit 1981. Dokumentet nga qeveria britanike

janë të një rëndësie të veçantë meqë ata paraqesin autenticitetin e një

politike të saj në periudhën e caktuar gjatë Luftës së Ftohtë dhe tensio-

neve të larta në mes bllokut lindor-socialist dhe atij kapitalist-perëndi-

mor. Duhet të merret parasysh se në fillim të viteve 80-të, Jugosllavia

ishte në anën perëndimore të Perdes së Hekurt, pra në raporte të mira

politike, ekonomike dhe diplomatike me shtetet perëndimore dhe me

theks të veçantë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Ky qëndrim i

politikës anglo-amerikane ndaj Jugosllavisë ishte që nga viti 1948 kur

Tito u konfrontua me Stalinin, udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik dhe

do të vazhdojë deri te ardhja e Mihail Gorbaçovit në pushtet më vitin

1985. Pikërisht në këtë konstelacion politik që ndodhej bota, fuqitë

Page 8: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

83

perëndimore hapën dyert për Jugosllavinë në të gjitha aspektet, duke u

bërë shteti i vetëm me rregullim shoqëror socialist që të trajtohej me një

status të veçantë nga demokracitë perëndimore. Prandaj duke i pasur

parasysh këto simpati dhe raporte politike në linjën Perëndim-Jugoslla-

vi sërish vërejmë një korrektësi në raportet dhe analizat që i bëjnë edhe

ambasada britanike në Beograd edhe departamentet e qeverisë britanike

në Londër.

HISTORIK I SHKURTËR I MARRËDHËNIEVE

BRITANI E MADHE- JUGOSLLAVI

Menjëherë pas okupimit të Mbretërisë së Jugosllavisë në prill

1941, mbreti Petri i II-të do të formojë qeverinë në ekzil në Londër.

Drazha Mihailoviçi u bë Ministër i Luftës më ndihmën e britanikëve.

Brenda territorit të Jugosllavisë vepronin njësitet partizane të Titos, e

cila krijoi konfuzion te politikat britanike meqë Tito ishte një lider i ri

dhe i panjohur, me orientim komunist pro sovjetik, ndërsa më parë të

dy mbretëritë kishin pasur raporte korrekte. Gjatë Konferencës së

Teheranit në nëntor 1943, kryeministri britanik Winston Churchill e

pranoi Titon si udhëheqës të vetëm të luftës në Jugosllavi dhe e ndër-

preu ndihmën ndaj mbretit jugosllav. Bashkëpunimi i ngushtë në mes

Titos dhe anglo-amerikanëve vazhdoi deri në përfundim të Luftës së

Dytë Botërore, përderisa Tito i përforcoi lidhjet me Stalinin dhe në

Jugosllavi vendosi sistem politik komunist sipas modelit sovjetik. Ky

veprim e largoi Jugosllavinë nga raporti i ngushtë me britanikët dhe

amerikanët. Tani kaluan në fusha të hapura konflikti dhe shkuan deri

aty saqë gjatë luftës civile në Greqi dy aeroplanë ushtarakë amerikanë

gjatë vitit 1946, u rrëzuan mbi Jugosllavi si dhe trupat britanike në

Greqi ishin sulmuar nga rebelët të përkrahur nga Tito. Po ashtu porti i

Triestes u bë mollë sherri mes Titos dhe aleatëve perëndimorë që

pretendonin ta kishin nën kontroll.

Stalini meqë kishte vështirësi që ta kontrollonte Titon, në vitin

1948 ai e largoi nga Kominterna, më shumë ndoshta për ti bërë presion

që ai të disiplinohej dhe të ndiqte linjën politike sovjetike ashtu siç

vepronin liderët komunistë të Evropës Lindore, por kjo metodë si duket

nuk rezultoi produktive, meqë Tito u kthye menjëherë kah perëndimi

dhe kërkesës për ndihmë ata iu përgjigjën së shpejti. Në vitin 1951, në

Britani të Madhe do të rikthehej në pushtet Winston Churchill, miku i

vjetër i Titos. Ishin ditët e para të Luftës së Ftohtë dhe akoma vijat e

Page 9: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

84

frontit mbaheshin të gjalla, prandaj Jugosllavia ishte mjaftë e rëndësish-

me për Britaninë e Madhe për shkak të pozitës gjeostrategjike të saj,

nga dalja në Detin Adriatik dhe Detin Jon, deri te ai Mesdhe, si dhe ajo

ishte një murr që ndalonte shtrirjen e sovjetikëve drejt ujërave të nxehta.

Ftesën për të vizituar Mbretërinë e Bashkuar e kishte sjellë Sekre-

tari Jashtëm Anthony Eden në shtator 1952. Një pjesë e mirë e zyrtarëve

dhe popullatës kundërshtonin hapur vizitën e një lideri komunist i cili

ishte një diktator dhe shkelte të drejtat elementare të njeriut. Më i zësh-

mi që mbështeste këtë vizitë kontroverse edhe historike ishte kryemi-

nistri britanik Churchil, i cili insistonte se do të ishte vizitë zyrtare dhe

joshtetërore. Në vitin 1953, ende pa u bërë inaugurimi i Elizabetës së

II-të në fronin mbretëror britanik, ishte organizuar vizita e Titos në

Londër. Nga pritja që iu bë Titos në Londër dhe vetë prezenca e gruas

së tij në Pallatin Mbretëror të Buckingham-it më shumë i ngjante një

vizite shtetërore sesa zyrtare. Me këtë vizitë të parë Tito e nxori

Jugosllavinë nga izolimi dhe hapi dyert drejt perëndimit, duke siguruar

edhe përkrahjen e Churchilit në rast të ndonjë sulmi sovjetik mbi

Jugosllavinë do të intervenonte Perëndimi (Britania e Madhe, SHBA

dhe Franca) në krah të Jugosllavisë. Kjo ishte fitore e madhe e Titos nga

takimi bilateral që kishte me Churchilin me 17 mars 1953, në selinë

qeveritare britanike.7

Këto marrëdhënie ndërshtetërore do të zhvillohen me korrektësi

deri kah mesi i viteve të 80-të, kur do të krijohen rrethana të reja në

rrafshin politik global, respektivisht kriza e thellë financiare në bllokun

sovjetik dhe humbja e garës në armatim, si rrjedhojë edhe ulja e

ndikimit politik të sovjetikëve në rajon dhe në botë.

ÇFARË PËRMBAJNË DOKUMENTET NGA ARKIVAT

BRITANIKE PËR KOSOVËN NË VITIN 1981

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd ishte mjaft aktive

gjatë trazirave në Kosovë në vitin 1981. Kryesisht ambasada do të

mbledhë informacione nga burimet e saj, do t’i përpunojë dhe do t’i

dërgojë në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në formë të

7 Më detalisht shiko në: FO 371/102179 Eden note to Churchill, 14 July 1952;

PREM 11/578 FO report to Churchill, March 1953; PREM 11/578 Wellington letter

to Colville, 17 Feb 1953; FO 371/102184 Eden minute, Belgrade telegram to FO, 1

December 1952; PREM 11/577 Report on meeting at 10 Downing Street, 17 March

1953.

Page 10: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

85

përshkrimit të ngjarjeve, do të hartojë analiza që janë bërë nga zyrtarët

e ambasadës si dhe nga vetë ambasadori z. Bolland. Gjatë periudhës

prill-dhjetor 1981 do të hasim edhe në shumë materiale që janë përpi-

luar në qeverinë britanike, si analiza, konkluzione të ndryshme që e

mbajnë shenjën “sekret” e “të besueshme”, por ka raste kur dokumenti

në fjalë është përcjellë edhe te Ambasada e Britanisë së Madhe në

Uashington që më pas të përcillet të administrata amerikane si dhe te

delegacioni britanik në NATO në Bruksel.

Do të raportohet për demonstratat që nga 11 marsi, të përshkruar

në detaje dhe me shumë kujdes dhe korrektësi, si dhe duke u munduar

që të japin gjithnjë edhe versionin e tyre për shkaqet dhe pasojat e

demonstratave. Përskaj komunikimit që ambasada kishte me autoritetet

jugosllave, mediumet jugosllave dhe palëve të tjera, ata nuk ndikohen

nga këto informacione që i marrin nga ata. Janë më të kujdesshëm dhe

më të saktë për çdo lëvizje që ndodhë. Sa për ilustrim do të paraqesim

disa dokumente të javës së parë të muajit prill 1981, për të parë qartë se

si ishte qasja e diplomacisë britanike.

Një raport analitik ambasadori britanik në Beograd z. Bolland e

dërgon te Foreign Oficce-i në Londër dhe Delegacioni britanik në

NATO në Bruksel, më 3 prill 1981.8 Telegrami nr. 041, të protokolluar

më 13 prill 1981, me shifrën ENU 015/3, të ndarë në gjashtë pika thotë:

“1. Demonstratat me 1 prill ishin qartë më serioze sesa ata të 11 dhe 26

marsit dhe pavarësisht nga shkaqet origjinale, ishin pastër me karakter

politik. 2. Sot në mëngjes kur e thirra Rotarin, Sekretarin për Tregti për

të pyetur për situatën, ai më tha se nuk duhet kjo çështje të del nga

kontrolli. Numri i njerëzve të involvuar atje është më pak se 20% nga

popullata e përgjithshme. Nuk është e qartë nëse ai mendonte për

popullatën e Prishtinës apo Kosovës në përgjithësi, por sido që të jetë

numrat janë shumë më të lartë sesa paraqitjet zyrtare, deri tani që ne e

kemi kuptuar.”9 Z. Bolland tregon se autoritetet jugosllave dyshojnë në

ndihmën nga jashtë që u vijnë protestuesve dhe për koincidencë në të

njëjtën ditë edhe në New York kishte pasur demonstratë si dhe amba-

sadori belg i kishte thënë se ishin sulmuar zyrat e JAT-it në Bruksel dhe

se atë e bëjnë ata që kërkojnë pavarësi. 10 Më tej shkruan se është

8 FCO28/4645, Telegrami nr. 041, të protokoluar më 13 prill 1981, me shifrën ENU

015/3. 9 Telegrami nga Ambasodori i Britanisë së Madhe në Beograd, z. Bolland, më 3 prill

1981, nr. 041, ENU 015/3. 10 Po aty.

Page 11: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

86

aplikuar orë policore dhe se nga ora 20 deri në 5 në mëngjes Prishtina

është e bllokuar nga ushtria dhe policia speciale dhe se gazetarët janë

nxjerrë jashtë qytetit. Në fund të telegramit ambasadori Bolland njofton

se gjatë fundjavës do ta dërgojë atasheun ushtarak në Kosovë si dhe

javën e ardhshme kreu i kancelarisë do të qëndrojë në Kosovë.11

Në telegramin më 6 prill 1981, Nr. 42, që ambasadori Bolland

dërgon në Londër, njofton se në mbrëmjen e 2 prillit kishin mbajtur

mbledhje të përbashkët Presidiumi i Jugosllavisë me Presidiumin e

Partisë për të diskutuar gjendjen politike dhe të sigurisë në Kosovë.12

Z. Bolland njofton për konstatimet e marra ku sipas kreut jugosllav:

“Aktivitete përçarëse që kërcënuan paqen, rendin dhe pronën publike,

janë organizuar nga elemente armiqësore irredentiste të cilët janë pjesë

e brendshme e aktiviteteve në ngritje të organizuara nga armiqtë e

jashtëm dhe të brendshëm për të nxitur rrezikimin e integritetit territo-

rial të Jugosllavisë… Fadil Hoxha anëtar i Presidencës Federale dhe

Presidiumit të Partisë, shkoi në Prishtinë më 3 prill dhe bëri paraqitje

televizive për aktivistët e partisë. Ai konfirmoi se ngjarjet e fundit janë

zhvilluar jo vetëm në Prishtinë, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Ai i përshkroi ato si kundërrevolucionare. Protestat studentore ishin

vetëm pretekst nga armiqtë për të sulmuar Jugosllavinë. Ai e paraqiti

këtë në një kontekst më të gjerë, duke thënë se në kohën e keqësimit të

gjendjes ndërkombëtare dhe ngritjen e ndërhyrjes në vendet e tjera,

është evidente se nuk ishte në interes të dikujt që Jugosllavia të ishte

stabile. Nëpërmjet trazirave dhe aktiviteteve nacionaliste ata dëshirojnë

ta bëjnë Kosovën pikë të dobët dhe të krijojnë kriza dhe pakënaqësi jo

vetëm në Kosovë, por në të gjithë Jugosllavinë me synim për të shkatë-

rruar sistemin politik të saj. Prandaj ne shohim që në rritjen e rrezikut

të gjendjes ndërkombëtare, gishtërinjtë e kundërrevolucionit sërish ma-

nipulojnë në Jugosllavi, në Kosovë dhe më gjerë me qëllim të sigurimit

të pasigurisë dhe zone të re të konfliktit për interesa të huaja.”13

Ambasadori z. Bolland në Tel. nr. 043 të 6 prillit 1981, dërguar

FCO në Londër dhe delegacionit të MB në NATO, do të njoftojë për

një komunikim që kishte pasur të njëjtën ditë me një përfaqësues të lartë

të partisë, si z. Gërlickov, anëtar i Presidiumit të Lidhjes së Komunis-

tëve. Z. Gërlickov i kishte thënë se fillimisht demonstratat kishin filluar

për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale, të cilat ishin shfaqur në

11 Po aty. 12 Telegram, 6 prill 1981, Nr. 42, Ambasadori Bolland e dërgon në Londër. 13 Telegram, 6 prill 1981, Nr. 42, Ambsadori Bolland e dërgon në Londër.

Page 12: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

87

formën më të mprehtë se ndonjëherë tjetër.14 Më tej z. Gërliçkov do t’i

thoshte: “… Sidoqoftë situata përmbante elemente të jashtme të mëdha

të inspirimit, të cilat ishin kryesisht irredentiste. Demonstruesit kishin

kërkuar Republikë që do t’i përfshinte pjesët e tjera fqinje të Jugoslla-

visë me pakicë shqiptare. Kjo do të ishte vetëm një fazë tranzitore. E

ardhmja ndoshta do të ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë” 15. Z.

Bolland do të vazhdojë: “3. Ata ende nuk e dinë se kush nga jashtë i ka

nxitur këto zhvillime. Ata sigurisht do ta gjejnë. Për momentin nuk ka

fakte që të drejtojnë kah Bashkimi Sovjetik. Gjuha e përdorur në

fletushka në Prishtinë ishte në frymën Kominform-Biroiste. Ata e dinin

se lideri shqiptar Enver Hoxha është në gjendje të rëndë shëndetësore

dhe vuan nga vështirësitë e brendshme dhe nuk do të dëshironte ndonjë

vëmendje të jashtme. 4. Autoritetet mendojnë se iniciativa tani ka

kaluar në anën e tyre dhe tani ata përpiqen të izolojnë forcat irredentiste

dhe ta kthejnë shumicën e popullatës kundër tyre. Autoritetet kishin një

avantazh real meqë vetëm nacionalizmi në Shqipërinë Staliniste ishte

atraktiv te punëtorët, fshatarët ose inteligjenca në Kosovë. Sidoqoftë

nacionalizmi është i verbër dhe ata presin edhe më shumë trazira para

se situata tërësisht të rikthehet. Sidoqoftë, këto mund të jenë vetëm disa

ndodhi të vogla pa e ndryshuar suksesin. 5. Ata kanë përdorur forcë të

madhe, përfshirë ushtrinë dhe milicinë. Për t’u treguar inspiruesve të

huaj se Jugosllavia ishte përgatitur që të mbrojë pavarësinë dhe inte-

gritetin e saj. Trupat janë përdorur brenda në Prishtinë me qëllim për të

mbrojtur objektet më të rëndësishme. Të gjithë forcat me qëllim kanë

udhëzime të prera për të përdorur armën vetëm për vetëmbrojtje. 6. Deri

tani, tre pjesëtarë të milicisë dhe shtatë demonstrues janë vrarë. Dy nga

këta të fundit nuk janë vrarë nga forcat e rendit, ata besojnë, nga forcat

armiqësore që kërkojnë gjakderdhje…”16

Telegramet përkatëse pasqyrojnë gjendjen reale në Kosovë gjatë

vitit 1981 dhe në mënyrë të pavarur vlerësojnë çdo lëvizje që ndodhë

atje. Nga fakti se dokumentet në fjalë janë kategorizuar si sekrete dhe

dhunë vonë janë deklasifikuar, mund të vlerësohet se këto raporte nuk

14 Telegram nga Ambasadori z. Bolland, nr. 043 të 6 prillit 1981, dërguar FCO në

Londër dhe delegacionit të MB në NATO. 15 Telegram nga Ambasadori z. Bolland, nr. 043 të 6 prillit 1981, dërguar FCO në

Londër dhe delegacionit të MB në NATO. 16 Telegram nga Ambasadori z. Bolland, nr. 043 të 6 prillit 1981, dërguar FCO në

Londër dhe delegacionit të MB në NATO.

Page 13: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

88

ishin në vijë të njëjtë me politikën jugosllave, përskaj marrëdhënieve të

mira që kishin në atë kohë Britania e Madhe dhe Jugosllavia.

Sa i përket teorive konspirative që kohë pas kohe qarkullonin se

nga kishin mundur të frymëzohen demonstruesit, me ç’rast lansoheshin

disa teori se ata mund të vinin nga Bashkimi Sovjetik apo ndonjë qendër

e tillë e ngjashme, kjo teori padyshim bie poshtë. Të gjitha analizat që

janë bërë nga vet ambasadori Bolland, diplomatët britanik në adminis-

tratën mbretërore dhe ata nga shërbimet tjera mbretërore, më tepër drej-

tojnë shigjetat te lëvizjet nacionaliste shqiptare në vetë Jugosllavinë,

duke mos përjashtuar edhe ndonjë ndikim eventual nga vetë Shqipëria

Socialiste në atë kohë. Sigurisht që shërbimi inteligjent britanik nuk

mund të mos ishte i mirëinformuar për atë që ndodhte në Kosovë dhe i

njëjti mund të konsiderohet shumë i besueshëm për t’u thirrur në të.

Materialet përkatëse nga arkivat britanike në Londër janë të një rëndësie

të veçantë meqë në kohën kur flasim (por edhe sot), ajo zinte një vend

të respektuar në rrafshin e superfuqive botërore, por atë e bën më të

rëndësishme edhe afërsia dhe koordinimi i politikave me SHBA-në,

respektivisht i njohur si boshti Anglo-Amerikan.

CONCLUSIONS

When reviewing the documents of Foreign Office sent by the

British Embassy in Belgrade and all other material from the British

government, are noted the correctness of the reporting and the details

that have been reported of all aspects of the riots. Not only the descrip-

tions of the events of spring 1981 in Kosovo, but part of those docu-

ments which are written by respective British diplomats speak out

clearly of political and legal analyses of the political status of Albanians

in Yugoslavia and the same were sent by the Beograd British Embassy

in form of Telegrams to the UK Embassy in Washington, though later

were informed senior US administration officials on the unrest in

Kosovo, also the same telegrams were sent to British permanent

delegation to NATO in Brussels.

The various services of British diplomacy try to find the genesis

of the demonstration. All possible versions are scrambled, starting with

the infiltration of the Soviet secret services in order to harm Yugoslavia

due to the cold relations they had, then the possible interference of the

Albanian State and its own intelligent structures controlled by Enver

Hoxha, and also was analised wether there is a possible independent

Page 14: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

89

nationalist movements within Kosovo. It is important to mention that

the reports and analyses of the British Embassy in Belgrade show a

direction that the riots in Kosovo are rising from the Albanian youth

itself, but there is also a limited indication that Albania might be

indirectly involved.

Another aspect of the analyses of these documents is been noticed

the fact that no derogatory attitude or vocabulary was used for the Alba-

nians in general or for the Albanian youth movements in Yugoslavia.

In many cases it is clearly stated that Albanians are discriminated in

every aspect of life and that their status is not satisfactory for them to

feel equal.

Overall it is very important to mention the fact that the United

Kingdom had expressed large interest for the riots in Kosovo during

1981.

Reviewers:

Prof. dr. Zekirija idrizi

Prof. dr. Nazmi Maliqi

LITERATURE

British Archive Documents; File of Foreign and Commonwealth

Office, Nr. 28/4645.

Page 15: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

90

Page 16: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

91

Page 17: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

92

Page 18: STATUSI I SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI DHE …centrum.mk/wp-content/uploads/2019/12/PJESA-5.pdfc e n t r u m 12 76 fati iseni, phd1 udc: 341.7(410):323.269.6(497.115)"1981" statusi

C E N T R U M 12

93

Recensentë:

Prof. dr. Zekirija Idrizi

Prof. dr. Nazmi Maliqi