3
B ojani ka përgatitur një plan për sot, por kuptohet, nuk do të mund ta përmbush pa ndihmën e motrës së tij më të vogël. – Të dëgjojmë se çfarë ka menduar vëllai im për sot? – pyeti Jana. – Ja kështu..... Këtë javë në shkollë kemi biseduar shumë për ujin, për rëndësinë e tij, shfrytëzimin, e gjithsesi, edhe për kursimin e tij. Mësuesja na shpjegoi se nëse uji për pije nuk shfrytëzohet si duhet dhe nuk kursehet, mund të ndodhë që të mos ketë në planetin Tokë. Edhe vetë e dimë se pa ujë bota e gjallë nuk mund të mbijetojë. E, mu për këtë mendova se nuk është keq që ta provojmë se si shfrytëzohet uji në shtëpinë tonë. Për këtë arsye, unë sot do të jem me babin, ndërsa ti me mamin. Unë do të përcjell se si ai e shfrytëzon ujin gjatë punës brenda ditës, ndërsa ti do ta vëzhgosh mamin dhe do ta bësh të njejtën. – Super, do të hulumtojmë!!! – me kënaqësi u pajtua Jana. Të dytë u futën në banjo që ti pastrojnë dhëmbët. – Bojan, bëj kujdes edhe ti se si e shfrytëzon ujin!!! Përderisa lahen dhëmbët, uji nuk duhet të rrjedhë – e përkujtoi Jana. Hulumtimi filloi. Jana dhe Bojani — hulumtuesit e vegjël 2

StoryTime Home MK-AL

Embed Size (px)

DESCRIPTION

StoryTime Home MK-AL

Citation preview

Page 1: StoryTime Home MK-AL

B ojani ka përgatitur një plan për sot, por kuptohet, nuk do tëmund ta përmbush pa ndihmën e motrës së tij më të vogël. – Të dëgjojmë se çfarë ka menduar vëllai im për sot? – pyetiJana.– Ja kështu..... Këtë javë në shkollë kemi biseduar shumë përujin, për rëndësinë e tij, shfrytëzimin, e gjithsesi, edhe përkursimin e tij.

Mësuesja na shpjegoi se nëse uji për pije nuk shfrytëzohet si duhet dhe nuk kursehet, mund të ndodhë që të mos ketë në planetin Tokë.Edhe vetë e dimë se pa ujë bota e gjallë nuk mund të mbijetojë. E, mu për këtë mendova se nuk është keq që ta provojmë se si shfrytëzohetuji në shtëpinë tonë. Për këtë arsye, unë sot do të jem me babin, ndërsa time mamin. Unë do të përcjell se si ai e shfrytëzon ujin gjatë punës brendaditës, ndërsa ti do ta vëzhgosh mamin dhe do ta bësh të njejtën.

– Super, do të hulumtojmë!!! – me kënaqësi u pajtua Jana. Të dytë u futënnë banjo që ti pastrojnë dhëmbët.

– Bojan, bëj kujdes edhe ti se si e shfrytëzon ujin!!! Përderisa lahendhëmbët, uji nuk duhet të rrjedhë – e përkujtoi Jana.

Hulumtimi filloi.

Jana dhe Bojani — hulumtuesit e vegjël

2

Page 2: StoryTime Home MK-AL

3

Aventurat e Janës dhe Bojanit

Jana u ul në tryezë dhe ja se çka vërejti. Derisa e ëma i lante enët, uji rridhtepandërprerë nga rubineti. Pastaj filluan përgatitjet e drekës. Derisa e lantesallatën e gjelbër, e ëma shkoi që ta shikojë supën, ta shikojë mishin që piqej, ndërsa uji vazhdimisht rridhte. Jana shtirej gjoja se lexon, por në fakt shikonte gjithçka. Mezi përmbahej që mos t’ia tërhiqtevëmendjen së ëmës. Megjithatë, u përmbajt. Përnjëherë mendja i vajti te i vëllai. Ja se çfarë ndodhte në oborr.

Bojani dhe babai i tij u dakorduan që të kryenin disa punë në oborrin e shtëpisë, i cili ishte shumë i bukur dhe me plot gjelbërim. Babai tha se do ta lante veturën, ndërsa me qëllim që ta vëzhgonte, Bojani tha se ai do ta rregullonte dhe pastronte kasollen e qenit të tyre Sharko.Kishte se çfarë të shihte. Babai i tij e lëshoi zorrën, uji filloi të rridhte,derisa ai me sfungjer kalonte mbi veturën. Pranë tyre kaloi fqinji i tyreIsmaili. Ata filluan të bisedojnë. Babai e harroi ujin, ndërsa uji rridhte e rridhte. Pastaj filloi ta spërkasë barin. Kur cingërroi telefoni i tij i xhepit,ai u lajmërua dhe e harroi spërkatësen. Bojani gjithë këtë e përcillte me zgjuarsi dhe e mbajti mend mirë.

Obligimet në shtëpi dalëngadalë përfundonin. E ëma i ftoi të gjithë për drekë. Jana dhe Bojani i pastruan duart dhe u ulën në tryezë. Ata vazhdimisht bënin me shenja dhe thonin diç fshehurazi. Prindërit këtëe vërejtën, dhe menjëherë pyetën se çfarë po ndodhë. Jana dhe Bojanifilluan të qeshin duke mos ditur se nga t’ia fillojnë.

– Ti, nënë, sot gjatë punëve në kuzhinë nuk e shfrytëzove ujin si duhet.Unë të përcillja me vëmendje tërë kohën edhe derisa i pastrove perimetedhe derisa e përgatite drekën.

Page 3: StoryTime Home MK-AL

4

Aventurat e Janës dhe Bojanit

– Ndërsa unë çfarë bëra? – pyeti babai.

– Për ty babi unë isha përgjegjës-me buzëqeshje bërtiti Bojani. – Edhe tiveprove me ujin njësoj si mami. Uji rridhte nga zorra pa pasur nevojë edhederisa e pastrove veturën edhe deri sa e spërkate barin. Në një vend madjeu bë edhe një vorbullë uji,në të cilën Sharko u zhyt.

Prindërit e Janës dhe Bojanit u qeshën, e njëherësh ju shprehën mirënjohjefëmijëve të tyre.

– Ju lumtë që të dyve.! – tha babai. – Krenohem sepse fëmijët e mimendojnë dhe kanë kujdes për ujin. Ai është i domosdoshëm për të gjithë.Andaj në të ardhmen nuk do të veproj ashtu.

– Ashtu është !!! – u pajtua e gjithë familja.

– Ndonjëherë nuk mendojmë për shfrytëzimin e rregullt të pasurivenatyrore dhe mirëmbajtjen e tyre. Në një shtëpi duhet të kursehet gjithçka,përfshirë këtu edhe ujin.

Të gjithë mbetën të kënaqur dhe të gëzuar. Fëmijët, ngaqë e zgjuanvetëdijen e prindërve të tyre, ndërsa, nga ana tjetër prindërit, sepse, fëmijët e tyre mendojnë drejtë.

Ndërsa ju si mendoni, lexues tanë të dashur, provojeni vetë.Këtë do ta bëni thjeshtë duke menduar për përgjigjet e mundshme në këtë pyetje; çka mundemi të kursejmë tjetër në shtëpi dhe në rrethin e drejtpërdrejtë?