Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

Embed Size (px)

Citation preview

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    1/37

     

    Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

    Qeveria –Vlada-Government

    Zyra e Kryeministrit/Ured Premijera/Office of the Prime Minister 

    STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT PËR TË

    DREJTAT E NJERIUT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

    2009-2011

    Dhjetor 2008

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    2/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2

    Të drejtat e njeriut janë të një rëndësie të veçantë për Republikën e

    Kosovës, shtet demokratik, ku të gjithë qytetarët e saj do të jetojnë me

    dinjitet dhe gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë sipas standardeve

    europiane dhe ndërkombëtare

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    3/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 3

    P Ë R M B A J T J A   E   S T R A T E G J I S Ë

    FALENDERIM ...............................................................................................................5

    SHKURTESAT ...............................................................................................................6

    PERMBLEDHJA EKZEKUTIVE ...................................................................................... 7

    HYRJE ................................................................................................................................9

    I. SFONDI ...........................................................................................................................11

    II. VIZIONI DHE MISIONI ..............................................................................................16

    III. QËLLIMET ....................................................................................................... 17

    IV. SITUATA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

    A. Konteksti i Përgjithshëm ...............................................................................................18

    B. Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Sfera të Veçanta:

    1. Të drejtat e personave me aftësi të kufizuar ............................... ......................... 21

    2. Të drejtat e gruas dhe barazia gjinore ........................................................................... 22

    3. Të drejtat e fëmijës ............................................................................................ 24

    4. Të drejtat e minoriteteve ....................................................................................... 26

    5. Mundësitë e barabarta dhe kundër-diskriminimi ............................................................. 29

    6. Kundër-trafikimi me qenie njerëzore ............................................................................. 31

    7. E drejta e punësimit ...................................................................................................... 32

    8. E drejta e arsimit ........................................................................................................... 33

    9. E drejta në informim dhe lirinë e shprehjes ................................................................... 33

    10. E drejta për mbrojtje sociale ......................................................................................... 34

    11. Të drejtat e personave te zhvendosur, te kthyerve

    dhe refugjatëve ........................................................................................................................ 35

    12. E drejta për qasje në shërbim shëndetësor të përshtatshëm ......................................... 36

    V. MEKANIZMI RAPORTUES DHE MONITORUES PER ZBATIMIN E STRATEGJISEDHE PLANIT TE VEPRIMIT PER TE DREJTAT E NJERIUT ....................................... 36

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    4/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 4

    P Ë R M B A J T J A   E   P L A N I T   T Ë   V E P R I M I T  

    VI. PLANI NACIONAL I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT

    1. Adoptimi instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe zbatimi i tyre .......... 1

    2. Mbrojtja e të drejtës së punësimit dhe të drejtës për kushte të përshtatshme pune ..............2

    3. E drejta për qasje në shërbim shëndetësor të përshtatshëm ................................................4

    4. E drejta për arsim ..................... ..........................................................................................8

    5. E drejta në informim dhe lirinë e shprehjes .......................................................................11

    6. E drejta për jetë dhe integritetin fizik dhe psikologjik ........................................................12

    7. E drejta për mbrojtje sociale ..............................................................................................15

    8. Të drejtat e komuniteteve minoritare...................................................................................18

    9. Të drejtat e fëmijëve ..................................................................................................... 20

    10. Barazia Gjinore dhe Mundësitë e Barabarta ....................................................................23

    11. Mosdiskriminimi ...........................................................................................................24

    12. Të drejtat e të burgosurve .................................................................................................25

    13. Të drejtat e viktimave të torturës .................................................................................... 27

    14. E drejta e pronës ..............................................................................................................28

    15. Të drejtat e personave të zhvendosur, të kthyerve dhe refugjatëve ...................................29

    Mekanizmat për mbrojtjen e te te drejtave te njeriut dhe për raportimin për zbatimin

    e të drejtave të njeriut ............................................................................................................31

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    5/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 5

    FALENDERIM

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 2009-2011 është hartuar nën koordinimin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës/Zyrës për Qeverisje të Mirë, dhe nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me shumëaktorë të rëndësishëm të fushës së të drejtave të njeriut në Kosovë dhe me institucionendërkombëtare të kësaj fushe.

    Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës falenderon të gjithë kontribuesit në këtë proces të rëndësishëm të zhvillimit te këtij dokumenti, stafin e Zyrës për Qeverisje tëMirë të Kryeministrit, dhe të Njësive për të Drejtat e Njeriut në Ministritë dhe Komunat.në menyrë të veçantë çmohet kontributi i dhënë nga përfaqësuesit e shoqërisë civile,organizatave joqeveritare vendore si Down Syndrome Kosova, Handikos, Asociacioni istudentëve te Kosovës të diplomuar në Turqi, Partners Kosova, Qendra për të Drejtat e Njeriut e Universitetit te Prishtinës, KMDLNJ, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave tëTorturës, Qendra për Integrimin e Pakicave, dhe ekspertët e pavarur të fushave të tëdrejtave të njeriut.

     Në veçanti Qeveria e Republikës së Kosovës falenderon stafin dhe kontributorët ekspertëtë institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare si UNMIK, ICO, Këshilli i Europës,Komisioni Europian, Qeveria Finlandeze, OSBE, UNDP, UNICEF, UNFPA, UNIFEM,ECMI, Save the Children, MDRI, etj., për përkrahjen e pakursyer dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij dokumenti.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    6/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 6

    SHKURTESAT

    ABGJ Agjensioni për Barazi GjinoreAIE Agjensioni për Integrime EuropianeAPM Asociacioni i Prindërve dhe Mësuesve

    BE Bashkimi EvropianBKK Buxheti i Konsoliduar i KosovësDUDNJ Deklarata Universale per te Drejtat e NjeriutICO Zyra Civile NdërkombëtareGP Grupi PunuesILO IPEC-Organizata Ndërkombëtare e PunësIO Institucioni i OmbudspersonitIPVQ Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të KosovësKDF Konventa për të Drejtat e FëmijësKEDKG Konventa për Eliminimin e Të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër GraveKEDNJ Konventa Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive FundamentaleKGJK Këshilli Gjyqësor i Kosovës

    KKMPK Konventa Kornizë per Mbrojtjen e Pakicave KombëtareKNEDR Konventa per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit RacialMAPH Ministria e Ambientit dhe Planifikimit HapesinorMAPL Ministria e Administrimit te Pushtetit LokalMASHT Ministria e Arsimit Shkencës dhe TeknologjisëMPMS Ministra e Punës dhe Mirëqenies SocialeMBPZHR Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit RuralMD Ministria e DrejtësisëMDRI Mental Disability Rights InternationalMEM Ministria e Energjise dhe MinieraveMFE Ministria e Ekonomise dhe FinancaveMKK Ministria e Kthimit dhe KomuniteteveMKRS Ministria e Kultures, Rinise dhe SportitMPB Ministria e Puneve te BrendshmeMPJ Ministria e Puneve te JashtmeMSH Ministria e ShendetsiseMSHP Ministria e Sherbimeve PublikeMTI Ministria e Tregtise dhe IndustriseMTPT Ministria e Transportit dhe Poste- Telekomunikacionit

     NjDNj Njësitë për të Drejtat e NjeriutOBSH Organizata Botërore e ShëndetsisëOJQ Organizata JoqeveritareOSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në EvropëPNDCP Pakti Nderkombetar mbi te Drejtat Civile dhe PolitikePSSP Perfaqesuesi Special i Sekretarit te PergjithshemQAP Qendra për Arsim ProfesionalQPS Qendra për Punë SocialeSHPK Shërbimi Policor i KosovësUNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të BashkuarUNFPA Fondi i Kombeve të Bashkuara për PopullsinëUNHCR Komesariati i Kombeve të Bashkuara për RefugjatëUNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për FëmijëtUNIFEM Fondi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuar për Gratë

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    7/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 7

    UNKT Ekipi i Kombeve të Bashkuara në KosovëUNMIK Misioni i Administrimit të Përkohshëm në KosovëZKM/ZQM Zyra e Kryeministrit- Zyra për Qeverisje të Mirë, Drejta të Njeriut , Mundësi të Barabarta

    dhe Çështje Gjinore

    PERMBLEDHJE EKZEKUTIVE

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës synon të jetë një dokument që ofron hapat e nevojshëm që duhet ndërmarrë për të përmirësuarzbatimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe përhapjen e njohurive për të drejtat e njeriut në Kosovë.

    Strategjia dhe Plani i Veprimit i të Drejtave të Njeriut, pasqyron dispozitat e Deklaratëssë Vjenës dhe Programin e Veprimit, e në veçanti, parimet e universalitetit,

     pandashmërisë, raporteve të ndërsjella dhe ndër-varësisë së të gjitha të drejtave të njeriut – civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

     Në këtë mënyrë, Strategjia ofron jo vetëm masa ad hoc për eliminimin e problemevespecifike, por gjithashtu edhe për veprimet e vazhdueshme për përmirësimin e gjendjes sëtë drejtave te njeriut në Kosovë. Plani i Veprimit paraqet prioritetet dhe veprimet qëduhen ndërmarrë në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë që të fillohet, qoftë për tëzgjidhur problemet ekzistuese, apo siguruar standarde sa më të larta të të drejtave tënjeriut në Kosovë.

    Strategjia për të Drejtat e Njeriut e shoqëruar nga Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut

    synon të zbatojë të drejtat e njeriut në Kosovë, konform standardeve ndërkombëtare, t’inxisë dhe mbrojë ato, si dhe t’i informojë sa më mirë qytetarët e Kosovës lidhur medrejtat e tyre. Strategjia shërben si një dokument që parashtron një politikë efektive, tëqëndrueshme dhe të koordinuar në fushën e të drejtave dhe që është hartuar në mënyrë tëqartë duke paraqitur objektiva reale dhe të zbatueshme. Dokumenti gjithashtu ështëndërtuar me qëllim fleksibël për të bërë të mundur ndryshimin ose plotësimin në një kohëtë dytë, nëse shihet e nevojshme ose nëse ndryshojnë rrethanat.

     Në strategji identifikohen dhe përcaktohen detyrat më prioritare, konsolidohet koordinimimes palëve të interesuara, vendosen afate për përmbushjen e shumë detyrave si dhe përcaktohen institucionet përgjegjëse që do të ngarkohen me detyra të ndryshme dhe

     përgjegjësi në kuadër të zbatimit të Strategjisë. Në strategji ofrohen nga njëra anë masa për të zgjidhur probleme specifike dhe nga ana tjetër masa që kanë për qëllim përmirësimin e përgjithshëm të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë.

     Në përputhje me qëllimit dhe objektivat specifikë të përcaktuar në Strategjinë për tëdrejtat e njeriut në Kosovë, Plani i Veprimit reflekton dhe përcakton masat specifike dhekonkrete për secilin institucion përgjegjës, së bashku me tregues suksesi të prekshëm dhe periudhë kohore të qartë. Me qëllim zbatimin dhe realizimin e masave të parapara në

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    8/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 8

    Planin e Veprimit për te drejtat e njeriut, është bërë llogaritja e përafërt e implikimitfinanciar për çdo masë dhe mbështetja e duhur financiare që duhet të jepet nga Qeveria eRepublikës së Kosovës, dhe gjithashtu janë shenjuar projektet të cilat aktualisht janë dukeu zbatuar apo ato për të cilat tanimë janë ndarë apo zotuar fondet.

    Me këtë Strategji fokusi i angazhimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në periudhën e ardhshme trevjeçare do të jetë në disa fusha kryesore:

    1. Hartimin e politikave, strategjive dhe planeve të veprimit në fushat e të drejtave tënjeriut;2. Nxjerrja e legjislacionit të nevojshëm, përfshirë rishikimin dhe zbatimin e legjislacionitaktual;3. Ndërtimin e kapaciteteve të institucionale që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, përfshirë këtu krijimin e mekanizmave të ndryshëm dhe zhvillimin e aktivitetevetrajnuese;4. Krijimin e mekanizmave raportues dhe monitorues, me theks të veçantë raportimin për

    mekanizmat ndërkombëtarë;5. Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile, dheme theks të veçantë me Institucionin e Ombudpersonit.

    Strategjia dhe Plani i Veprimit janë hartuar nën koordinimin e Zyrës së Kryeministrit tëRepublikës së Kosovës /Zyrës për Qeverisje të Mirë, dhe nëpërmjet një bashkëpunimi tëgjerë me shumë aktorë të interesuar të kësaj fushe. Procesi i hartimit ka qenë transparentdhe gjithëpërfshirës pasi në të kanë marrë pjesë jo vetëm përfaqësues të institucioneveqeveritare, por ne këtë proces kane dhenë kontribut te jashtezakonshem organizatatnderkombetare si UNMIK, ICO, Keshilli i Europes, Komisioni Europian, OSBE, UNDP,UNICEF, UNIFEM, IOM, ECMI, Save the Children, MDRI, si dhe përfaqësues tëshoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare vendore Down Syndrome Kosova,Handikos, Asociacioni i studentëve te Kosovës të diplomuar në Turqi, Partners Kosova,Qendra për të Drejtat e Njeriut e Universitetit te Prishtinës, KMDLNJ, Qendra përMbrojtjen e Viktimave të Torturës, Qendra për Integrimin e Pakicave dhe ekspertë të pavarur të fushave të të drejtave të njeriut.

     Në procesin e hartimit janë marrë padyshim në konsideratë edhe kushtet dhe kapacitetet eKosovës për të zbatuar objektivat që janë shtruar si dhe është analizuar jo vetëm gjendja e përgjithshme e të drejtave të njeriut por edhe problemet më specifike që hasen në këtëfushë, duke bërë një studim të situatës aktuale të të drejtave të njeriut në Kosovë dhenxjerrë në pah problemet më kryesore.

    Qeveria e Republikes se Kosoves ka vullnetin e plotë politik të zbatojë të gjithainstrumentet ndërkombëtare relevante të të drejtave të njeriut, por gjithmonë duhet pasur parasysh kufizimet e shumta buxhetore si dhe nevojen per ngritje të vazhdueshme tekapaciteteve institucionale për t’i realizuar në praktikë këto përgjegjesi dhe zotime.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    9/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 9

    Gjithashtu, përveq institucione të qeverise, ne zbatimin e te drejtave te njeriut luajne njërol të rëndësishem edhe institucione te tjera si Kuvendi, Gjyqësori etj, dhe roli i tyre nëkëtë kuadër është shumë i rëndësishëm i pazëvendesueshëm.

    HYRJE

    Me shpalljen e pavarësisë dhe miratimin e kushtetutës, Republika e Kosovës ka nisur

    rrugën drejt ndërtimit të një shteti sovran dhe të pavarur, që do të lulëzojë në kushtet edemokracisë dhe lirisë, dhe që do të garantojë standarde ndërkombëtare të të drejtave tënjeriut.

    Ky dokument strategjik është një mjet i rëndësishëm në përpjekjet e Qeverisë për tëkrijuar një politikë më efektive, të qëndrueshme dhe të koordinuar në fushën e të drejtavetë njeriut. Hartimi i kësaj strategjie bën të mundur një përqendrim më të madh tëvëmendjes tek të drejtat e njeriut dhe në intensifikimin e përpjekjeve të gjithëanëshme teQeverise drejt respektimit te plote te te drejtave te njeriut në Republikën e Kosovës.

    Strategjia përfshin kontributin e sektorit civil të shoqërisë kosovare, studiuesve të tëdrejtave të njeriut, ekspertëve, si dhe organizatat jo-qeveritare dhe qeveritare, si atovendase ashtu edhe ndërkombëtare që kryejnë veprimtarinë e tyre në Kosovë.

    Strategjia për të drejtat e njeriut përforcon sfidat me të cilat ballafaqohen institucionetkosovare në planin vendor dhe atë ndërkombëtar, dhe përcakton masat dhe aktivitetet, tëcilat institucionet qeverisëse synojnë t’i zbatojnë në fushën e të drejtave të njeriut, gjatë periudhës 3-vjeçare 2009-2011.

    Strategjia është dizajnuar për të përmbushur kërkesat që vijojnë: së pari, është menduar të jetë një dokument i qartë që identifikon prioritetet për periudhën tri vjeçare; së dyti, të jetë funksional dhe i arritshëm, duke synuar të përfshijë objektiva të cilat janë reale dhe tëzbatueshme, pasur parasysh kapacitetet ekzistuese njerëzore si dhe mundësitë dhekufizimet buxhetore të Qeverisë; së treti, të jetë fleksibile ashtu që nëse është enevojshme, të plotësohet apo ndryshohet në pajtim më zhvillimet e ardhme.

    Gjithashtu, gjatë procesit të përgatitjes së Strategjisë janë zbatuar edhe një vargelementesh të rëndësishme:

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    10/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 10

    • 

    Dhënia e prioritetit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përgatitjen eStrategjisë dhe implementimin të saj;

    •  Përfshirjen e sa më shumë institucioneve qeveritare dhe organizatave vendore jo-qeveritare, si dhe institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë nëfushën e të drejtave të njeriut;

    • 

    Garantimi i transparencës gjatë procesit;•  Marrja në konsideratë gjatë procesit, të infrastrukturës ligjore vendore dhe

    ndërkombëtare; si dhe•  Analizimi i situatës aktuale për sa i përket aktiviteteve të institucioneve vendore për

    të drejtat e njeriut;

     Në strategji identifikohen dhe përcaktohen detyrat më prioritare, konsolidohet koordinimimes palëve të interesuara, vendosen afate për përmbushjen e shumë detyrave si dhe përcaktohen institucionet përgjegjëse që do të ngarkohen me detyra të ndryshme dhe përgjegjësi në kuadër të zbatimit të Strategjisë.

     Në strategji ofrohen nga njëra anë masa për të zgjidhur probleme specifike dhe nga anatjetër masa që kanë për qëllim përmirësimin e përgjithshëm të gjendjes së të drejtave tënjeriut në Kosovë.

    Plani i Veprimit paraqet prioritetet dhe veprimet që duhen ndërmarrë në fushën e tëdrejtave të njeriut, në mënyrë që të fillohet qoftë për të zgjidhur problemet ekzistuese aposiguruar standarde sa më të larta të të drejtave të njeriut në Kosovë. Më tej sugjerohenmasat legjislative që duhen ndërmarrë për të siguruar zbatim të të drejtave të njeriut nëKosovë si dhe për të përafruar në këtë drejtim legjislacionin kosovar me atë të BashkimitEvropian në kuadër të procesit të Integrimit Evropian.

     Në vijim trajtohet nevoja për ndërtimin e kapaciteteve institucionale që kanë të bëjnë metë drejtat e njeriut përfshirë këtu edhe krijimin e mekanizmave të ndryshëm që do tëmerren me ngritjen e këtyre kapaciteteve. Gjithashtu dokumenti parasheh krijimin dhefuqizimin e mekanizmave monitorues dhe raportues duke i kushtuar vëmendje të posaçme raportimit ndaj institucioneve ndërkombëtare.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    11/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 11

    I. SFONDI

    I.I SFONDI HISTORIK

    Fillimisht, pas konfliktit të vitit 1999, Kosova ka qenë vendosur nën Administrimin eKëshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara bazuar në Rezolutën1244. Misioni i OKB-së në Kosovë është njohur me emërtesën UNMIK- Misioni iPërkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dhe është udhëhequr prej PërfaqësuesitSpecial të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (PSSP). Sipas Rezolutës 1244, UNMIK-u ka pasur si detyrë dhënien e ndihmës për krijimin e Institucioneve të PërkohshmeVetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ). Fillimisht u formua Këshilli i PërkohshëmAdministrativ-(KPA), në të cilin merrnin pjesë të gjitha grupet politike dhe përfaqësues prej komuniteteve të ndryshme etnike që gjenden në Kosovë.

     Në vitin 2001 niveli i vetëqeverisjes në Kosovë ngrihet në një nivel akoma më të lartë me

    krijimin e Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, që ishtenjë akt juridik i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, me ndihmën dhe nën mbikëqyrjen einstitucioneve ndërkombëtare në Kosovë. Korniza Kushtetuese hyri në fuqi më 15 Maj2001, me nënshkrimin e saj nga PSSP, dhe në këtë mënyrë filloi ndërtimi i institucionevevendase qendrore dhe lokale përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të qytetarëve tëKosovës nën mbikëqyrjen e institucioneve ndërkombëtare. Institucionet e Përkohshme tëVetë-qeverisjes kishin si qëllim që të sigurojnë paqen, sigurinë dhe kushtet normale të jetesës për të gjithë, si dhe të bëjnë të mundur jetesën në një shoqëri të lirë dhe të hapurme mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim. Falë kornizës kushtetueseqytetarëve të Kosovës iu dha e drejta për të krijuar Presidencën e Kosovës, Qeverinë eKosovës si dhe Parlamentin e Kosovës i cili do të kishte 120 vende ndër të cilat 10 të

    rezervuara për deputetët e minoritetit serb dhe 10 të tjera për minoritetet tjera si turq, boshnjak, rom, ashkali dhe egjiptas.

     Një çështje tjeter lidhur me të drejtat e njeriut, per tu permendur eshte qe bashke meKapitullin 4 i cili i eshte dedikuar te Drejtave te Komuniteteve dhe Pjesetareve te Tyre,me shpalljen e Kornizes Kushtetuese, IPVQ-se ndermoren pergjegjesine per te“observuar dhe siguruar lirite dhe te drejtate e njeriut te njohura nderkombetarisht, perfshire ato te drejta dhe liri te percaktuara ne : a) DUDNJ; b) KEDNJ, c) PNDCP d)KNEDR e) KEDKG; f) KDF; g) Karta Europiane për Gjuhet Regjinale apo Minoritare;and h) KKMPK 1  dhe “provisionet mbi te drejtat dhe lirite e percaktuara ne ketoinstrumente do te aplikohen drejtperdrejte ne Kosove si pjese e Kornizes Kushtetuese” 2.

    Me perjashtim te Kartës Europiane për Gjuhet Regjionale apo Minoritare, te gjitha ketoinstrumente (plus Konventa kunder Tortures dhe Trajtimeve dhe Ndëshkimeve te tjeraMizore, Jonjerezore dhe Poshteruese) jane garantuar edhe me Kushtetutën e Republikësse Kosovës, gjithashtu (Kapitulli II.Art.22).

    1 2001/09 – kapitulli 3, Art.3.2.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    12/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 12

     Në vitin 2006 filluan bisedimet për të vendosur statusin përfundimtar të Kosovës, takimekëto të mbështetura prej OKB-së dhe të drejtuara prej të Dërguarit Special të OKB-së,Martti Ahtisaari. Ky i fundit përgatiti në shkurt të vitit 2007 një marrëveshje e cila nuk u pranua nga Serbia dhe duke qenë se negociatat u bllokuan, Kosova shpalli në mënyrë tëkoordinuar me bashkësinë ndërkombëtare pavarësinë e saj me 17 shkurt 2008, duke

    marrë përsipër që të vërë në jetë plotësisht planin Ahtisaari. Fill pas shpalljes së pavarësisë u krijua Komisioni Kushtetues i Republikës së Kosovës i cili kishte si detyrëqë të hartonte projekt kushtetutën duke marrë gjithashtu në konsideratë komentet eqytetarëve dhe grupeve të interesit. Ky komision pasi mblodhi dhe shqyrtoi të gjithakomentet, vërejtjet dhe propozimet e bëra nga qytetarët, ekspertët dhe veprimtarët eshumtë nëpër takimet me qytetarë dhe diskutimet në tryeza të rrumbullakëta me grupe tëinteresit, të organizuara në gjithë Kosovën, miratoi tekstin përfundimtar të projektkushtetutës në datën 2 prill 2008. Me tej Kushtetuta e Republikës së Kosovës u miratua prej Kuvendit të Kosovës në 9 prill 2008 dhe u përcaktua që të hyjë në fuqi në datën 15qershor 2008. Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton standardet më të lartandërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të minoriteteve.

    I.II PROCESI I HARTIMIT TË STRATEGJISE PËR TË DREJTAT E NJERIUTDHE TË PLANIT TË VEPRIMIT

    Problemet e të drejtave të njeriut në Kosovë janë të përmasave të thella dhe të mprehtadhe nuk mund të zgjidhen lehtë apo shpejtë. Respektimi dhe zbatimi i plotë i lirive dhe tëdrejtave të njeriut, bazuar në konventat dhe standardet ndërkombëtare pengohet nëmënyrë të veçantë prej problemeve sociale, ekonomike, politike dhe kulturore.

    Të ardhurat e pjesës më të madhe të qytetarëve në Republikën e Kosovës janë të ulta dhe për këtë arsye shumë qytetarë e kanë të vështirë për të përballuar çmimet e mallrave,shërbimeve dhe shpenzimeve minimale të shportës së konsumatorit. Pensionet, bursat dhendihmat sociale janë shumë të ulëta dhe ndikojnë negativisht në mundësitë e përmbushjessë të drejtës për arsimim, shëndetësi, banim të përshtatshëm dhe ushqim, si dhe ne përmbushjen e të drejtave të tjera sociale, ekonomike dhe kulturore.

    Si në çdo shoqëri tjetër në tranzicion, edhe në Kosovë, dukuri si korrupsioni, krimi iorganizuar dhe dukuri të tjera negative ndikojnë në mënyrë të theksuar në gjendjen e tëdrejtave të njeriut si dhe në demokratizimin e shoqërisë ne përgjithësi.

    Duke qenë ende në procesin e ngritjes dhe konsolidimit të institucioneve të Republikës sëKosovës, institucionet e shtetit të pavarur janë ende në fillimin e tyre dhe për rrjedhojënuk janë në gjendje për të siguruar mirëqenie të plotë për qytetarët e saj, edhe pse gjatëviteve të fundit, UNMIK-u dhe Institucionet vendase kanë arritur rezultate të dukshme nërritjen e nivelit të mbrojtjes së të drejtave te njeriut në Kosovë.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    13/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 13

     Në përgjithësi vetëdijesimi për të drejtat e njeriut ende nuk është në nivelin e duhur, dheshpesh ndodh që edhe përkundër detyrimeve që dalin nga rregulloret dhe ligjet në fuqi për zbatimin dhe monitorimin e zbatimit të të drejtave të njeriut, zyrtarët nuk i zbatojnëato si duhet dhe nuk janë të informuar sa duhet për nevojën dhe rëndësinë e aplikimit tëtyre. Në të njëjtën kohë, edhe qytetarët e Kosovës nuk janë mjaftueshëm në dijeni lidhur

    me të drejtat e tyre dhe mekanizmat ekzistuese për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

    Megjithatë, krahas angazhimeve me më shumë prioritet që kanë pasur të bëjnë me përcaktimin e statusit të Kosovës, janë bërë përparime domethënëse në infrastrukturënligjore, si dhe në krijimin e mekanizmave institucionalë që janë krijuar për tëkomunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjet e tëdrejtave të njeriut brenda institucioneve të Kosovës. Kjo ka bërë të mundur një lehtësimtë realizimit të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim dhe kaofruar mundësi të barabarta për pjesëmarrje aktive në përcaktimin e politikave dheaktiviteteve ekzekutive.

    Ajo që vlen të theksohet për Qeverinë e Republikës së Kosovës është përkushtimi i saj për të punuar drejt ngritjes së nivelit të sundimit të ligjit dhe përmirësimit të zbatimit tëdrejtave të njeriut në praktikë.

     Në aspektin e organizimit të sektorit joqeveritar, në Kosovë veprojnë shumë organizata jo-qeveritare në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilat janëtë fokusuara në punën mbi të drejtat e fëmijëve, grave, minoriteteve etnike, të rinjve, pensionistëve, personave me aftësi të kufizuar, rehabilitimin psikofizik të të mbijetuarve-viktima të torturës, etj. Shumë prej tyre bëjnë monitorimin e gjendjes së të drejtave tënjeriut në Kosovë dhe zhvillojnë programe të ndryshme në fushën e edukimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut, ndërsa vetëm disa prej tyre kanë një ndikimdomethënës në krijimin e opinionit të publikut, përshtatjen e legjislacionit, politikave dheaktiviteteve të institucioneve vendore si dhe në qasjen në organizata ndërkombëtare.

    Sidoqoftë, mbetet shumë punë për t’u bërë në shtimin dhe bashkërenditjen e përpjekjevetë Qeverisë, gjyqësorit, shoqërisë civile, OJQ-ve, fondacioneve, programeve, dhe të çdoindividi me qëllim të garantimit të zbatimit më të mirë, si dhe zhvillimin e një kultureligjore për të drejtat e njeriut në Kosovë.

    Rruga drejt hartimit të strategjisë ka qenë e paraprirë nga një varg zhvillimesh tërëndësishme. Në dhjetor 2003, PSSP propozoi një grup Standardesh për Kosovën, përmbushja e të cilave do të çonte tek diskutimi për statusin ligjor të Kosovës. Me synimafirmimin e përkushtimit të saj për parimet dhe normat universale të të drejtave të njeriut,Zyra e Kryeministrit, themeloi Grupin e Punës për Strategjinë për të drejtat e njeriut nëKosovë.

     Në korrik 2005, Kryeministri i Kosovës nxori vendimin, për krijimin e Njësive për tëDrejtat e Njeriut në secilën Ministri të Qeverisë së Kosovës. Kjo ishte një përpjekje eQeverisë së Kosovës për krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm mbi të drejtat enjeriut, me një qëllim kryesor promovimin dhe mbrojtjen e tyre.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    14/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 14

    Strategjia për të Drejtat e Njeriut e shoqëruar nga Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriutsynon të zbatojë të drejtat e njeriut në Kosovë, konform standardeve ndërkombëtare, tinxisë dhe mbrojë ato, si dhe t’i informojë sa më mirë qytetarët e Kosovës lidhur medrejtat e tyre. Strategjia shërben si një dokument që parashtron një politikë efektive, të

    qëndrueshme dhe të koordinuar në fushën e të drejtave dhe që është hartuar në mënyrë tëqartë duke paraqitur objektiva reale dhe të zbatueshme. Dokumenti gjithashtu ështëndërtuar me qëllim fleksibël për të bërë të mundur ndryshimin ose plotësimin në një kohëtë dytë, nëse shihet e nevojshme ose nëse ndryshojnë rrethanat.

     Në strategji identifikohen dhe përcaktohen detyrat më prioritare, konsolidohet koordinimimes palëve të interesuara, vendosen afate për përmbushjen e shumë detyrave si dhe përcaktohen institucionet përgjegjëse që do të ngarkohen me detyra të ndryshme dhe përgjegjësi në kuadër të zbatimit të Strategjisë. Në strategji ofrohen nga njëra anë masa për të zgjidhur probleme specifike dhe nga ana tjetër masa që kanë për qëllim përmirësimin e përgjithshëm të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë.

    Strategjia dhe Plani i Veprimit janë hartuar nën koordinimin e Zyrës së Kryeministrit tëRepublikës së Kosovës /Zyrës për Qeverisje të Mirë, dhe nëpërmjet një bashkëpunimi tëgjerë me shumë aktorë të interesuar të kësaj fushe. Procesi i hartimit ka qenë transparentdhe gjithëpërfshirës pasi në të kanë marrë pjesë jo vetëm përfaqësues të institucioneveqeveritare, por ne këtë proces kane dhenë kontribut te jashtezakonshem organizatatnderkombetare si Keshilli i Europes, Komisioni Europian, OSBE, UNDP, UNICEF,UNIFEM, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur të fushave të tëdrejtave të njeriut.

     Në procesin e hartimit janë marrë padyshim në konsideratë edhe kushtet dhe kapacitetet eKosovës për të zbatuar objektivat që janë shtruar si dhe është analizuar jo vetëm gjendja e përgjithshme e të drejtave të njeriut por edhe problemet më specifike që hasen në këtëfushë, duke bërë një studim të situatës aktuale të të drejtave të njeriut në Kosovë dhenxjerrë në pah problemet më kryesore.

    Plani i Veprimit paraqet prioritetet dhe veprimet që duhen ndërmarrë në fushën e tëdrejtave të njeriut, në mënyrë që të fillohet qoftë për të zgjidhur problemet ekzistuese aposiguruar standarde sa më të larta të të drejtave të njeriut në Kosovë. Më tej sugjerohenmasat legjislative që duhen ndërmarrë për të siguruar zbatim të të drejtave të njeriut nëKosovë si dhe për të përafruar në këtë drejtim legjislacionin kosovar me atë të BashkimitEvropian në kuadër të procesit të Integrimit Evropian. Në vijim trajtohet nevoja përndërtimin e kapaciteteve institucionale që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut përfshirëkëtu edhe krijimin e mekanizmave të ndryshëm që do të merren me ngritjen e këtyrekapaciteteve. Gjithashtu dokumenti parasheh krijimin dhe fuqizimin e mekanizmavemonitorues dhe raportues duke i kushtuar vëmendje të posaçme raportimit ndajinstitucioneve ndërkombëtare.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    15/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 15

    II. VIZIONI DHE MISIONI

    Vizioni:

    Të drejtat e njeriut kanë një rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës. Objektivi ynëmadhor është ndërtimi i një Kosove demokratike, stabile, të sigurtë dhe të begatë, ku tegjithë qytetaret e saj, pa asnjë dallim, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë si dhe kanë tëgarantuar dinjitetin njerëzor sipas standardeve ndërkombëtare dhe evropiane.

    Misioni:

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mision te mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe

    liritë themelore të njeriut, demokracinë, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, dhe tëarrijë standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe të krijojë dhe përmirësojefektivitetin e mekanizmave ekzistues që garantojnë se normat e pranuara porespektohen.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mision qe përmes përpjekjeve të vazhdueshme tësigurojë respektimin dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, duke siguruar respektimin e plotëtë të drejtave të njeriut, njohjen më të mirë te tyre dhe vetëdijesimin, përmirësimin ekoordinimit të aktiviteteve, si dhe ngritjen dhe forcimin e mekanizmave në përkrahje tëdrejtave të njeriut.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    16/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 16

    III. QËLLIMET

     Në mënyrë më specifike, Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut nëRepublikën e Kosovës, ka disa qëllime:

    •  Promovimi dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut;•  Hartimin e politikave dhe të legjislacionit përkatës, si dhe sigurimin se legjislacioni

    është në pajtim me standardet ndërkombëtare;•  Të promovojë në mënyrë aktive forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin

    e ligjit, në veçanti përmes dialogut dhe ndërtimit të institucioneve për zbatimin e tëdrejtave të njeriut;

    • 

    Të përkrah dhe të inkurajojë përpjekjet për të promovuar qeverisjen e mirë;•  Përkrah dhe të inkurajoj punën e OJQ-ve me interes të veçantë për shoqërinë

    kosovare që ofrojnë programe konkrete për përmirësimin dhe zhvillimin e drejtësisëtranzicionale dhe të drejtave të njeriut.

    • 

    Të thellojë bashkëpunimin me institucionet qeveritare dhe joqeveritare në Kosovë,dhe me theks të veçantë me Institucionin e Ombudspersonit;

    •   Në kontekst të Kartës së KB dhe Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të përshpejtojë proceset për ratifikimin e të gjitha instrumenteve ndërkombëtare për tëdrejtat e njeriut, që kanë të bëjnë me zbatimin e plotë të të gjitha te drejtave pa dallim.

    •  Integrimi i rekomandimeve tw ardhura prej institucioneve relevante ndwrkombwtare;•  Krijimi dhe forcimi i mekanizmave monitorues dhe raportues per perpilimin e

    raporteve per ti derguar ne institucionet respektive monitoruese nderkombetare te tedrejtave te njeriut,

    •  Përmirësimi i edukimit mbi të drejtat e njeriut në të gjitha nivelet.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    17/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 17

    IV. SITUATA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË REPUBLIKËN EKOSOVËS

    A) 

    KONTEKSTI I PËRGJITHSHËM

    Që në fillim vlen të theksohet se është e vështirë të bëhet një analizë e plotë e gjendjes tësë drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo për shkak te disa faktorëve dhe rrethanave simungesa e te dhënave te përshtatshme, zbatimit të aktiviteteve shpesh të fragmentuaradhe te pakoordinuara nder-institucionale, mungesa e fondeve dhe kapaciteteve njerëzoreetj. Megjithatë, një vetëdijesim për elementet kyçe të situatës është i domosdoshëm përvlerësimin e qasjes së propozuar në këtë Strategji2 

    Analiza e situatës vjen si rezultat i shqyrtimit të dokumenteve dhe raporteve te ndryshmeekzistuese, hulumtimeve, mbajtjes së punëtorive dhe zhvillimin e intervistave me

    organizatat vendore e ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë aktive në Kosovë. 

    Problemet e të drejtave të njeriut në Kosove kanë të bëjnë me të drejtat civile, politike,ekonomike, sociale dhe kulturore, dhe prekin si komunitetin shumicë, ashtu edhekomunitetet pakicë. Këto probleme kane ndikim ne te drejtat e njeriut, janë të një natyrekomplekse dhe lidhen me aspekte te ndryshme, qofte ato lidhur me mungesën dhemoszbatueshmërinë adekuate të legjislacionit, apo ato lidhur me mungesen emekanizmave te pershtatshem dhe kufizimeve buxhetore.

    Sa i takon ligjit te aplikueshëm, mund te konkludohet qe situata e te drejtave te njeriutofron zbatueshmëri të drejtave, ngase mekanizmat institucioneve publike ne Kosove janë

    ne harmoni me standardet e njohura ndërkombëtare te te drejtave te njeriut ( përfshirëKonventën Evropiane për te Drejtat e Njeriut). Përveç ligjeve vendore, Neni.22 iKushtetutës se Republikës se Kosovës tregon se, ‘te drejtat e njeriut dhe liritë themelorete garantuara nga marrëveshjet dhe instrumentet e shënuara me poshtë janë drejtpërdrejtëte aplikueshme ne Republikën e Kosovës dhe, ne rast te konfliktit, kane prioritet ndajdispozitave te ligjeve dhe akteve te institucioneve publike vendore:

    1) Deklarata Universale per te Drejtat e Njeriut (DUDNJ),2) Konventa Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive

    Fundamentale (KEDNJ),3) Pakti Nderkombetar mbi te Drejtat Civile dhe Politike (PNDCP) ,

    2  Për informata të plot mbi problemet e të drejtave të njeriut, shih Institucionin e Ombudspersonit nëKosovë, Raporti i Pestë Vjetor 2004-2005 (2005) dhe  Raporti i dorëzuar nga Misioni i Administratës sëPërkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në Pajtim me Nenin 2.2 të Marrëveshjes në

    mes të UNMIK-ut dhe Këshillit të Evropës lidhur me Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave

    Kombëtare (ACFC (2005) 003, 2 qershor 2005). OSBE-ja poashtu ka punuar në përgatitjen e “raportit nëhije” mbi zbatimin e Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike që duhet të shqyrtohetnga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut sipas procedurës së caktuar nga Neni 40 iKonventës.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    18/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 18

    4) Konventa Kornizë per Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (KKMPK) ,5) Konventa per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit Racial

    (KNEDR)6) Konventa për Eliminimin e Të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave

    (KEDKG),

    7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës (KDF),8) Konventa kunder Tortures dhe Trajtimeve dhe Ndershkimeve te tjera Mizore,Jonjerezore dhe Poshteruese .

    Pasi që Qeveria e Republikës së Kosovës për herë të parë po zhvillon një strategji dhe plan të veprimit për të drejtat e njeriut - i cili do të implementohet në një fazë tranzitive tëndërtimit të institucioneve të Kosovës së Pavarur – është e një rëndësie të veçantë që përkëto tri vite, sa i duhen zbatimit të planit të veprimit, të analizohen problemet dheaktivitetet mbi të drejtat e njeriut sipas problematikave dhe sektorëve në të cilat Qeveriado të mbetet e angazhuar dhe do të synoj të bëj përmirësime gjatë periudhës së ardhshme

    tre-vjeçare 2009-2011.Duke e përfshirë në vete përveç çështjeve problematike të përgjithshme të të drejtave tënjeriut, edhe trajtimin e kategorive dhe grupeve të veçanta siç janë fëmijët, personat meaftësi të kufizuar, minoritetet, viktimat e trafikimit, viktimat e torturës, personat ediskriminuar e deri te proceset e raportimit mbi konventat ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut, dokumenti mëton ta ofrojë një vetëdijesim mbi problemet mëakute dhe të arriturave konkrete që janë bërë në këto fusha, me qëllim të vlerësimit sa mëreal të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë.

     Në mesin e problemeve më kryesore të identifikuara, përfshirë këtu edhe disa çështje tëcilat nuk janë drejtpërdrejt çështje të të drejtave të njeriut, janë gjetur:

    o  varfëria -që prek 55% të popullatës, një pjesë e së cilës jeton në varfëri të skajshme( 17 %), ku qytetarët jetojnë në varfëri, vuajnë nga paushqyeshmëria dhe jumungon higjiena themelore dhe shërbimet shëndetësore;

    o  fakti se ka mijëra persona të zhdukur, trupat e të cilëve ende janë të paidentifikuaradhe të pagjetura;

    o  zhvendosja e mijëra personave gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999 (banorët jetojnënë varfëri, vuajnë nga paushqyeshmëria dhe ju mungon higjiena themelore dheshërbimet shëndetësore);

    o  situata e rëndë sociale e grave të veja të luftëso  mungesa e punësimit për shumicën e popullatës sidomos te rinjtë (55-60%);o

     

    mungesa e ujit të pijshëm dhe ndotja e ajrit;o  shkalla e lartë e mortalitetit të foshnjave;o  shkalla e lartë e mosintegrimit të personave me aftësi të kufizuar (rreth 10% e

     popullatës), sidomos në arsim, punësim dhe transport publik, dhe shërbime publikenë përgjithësi;

    o  mungesa e legjislacionit lidhur me shëndetin mental në vijë me standardetndërkombëtare për të drejtat e njeriut;

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    19/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 19

    o   paraburgimi i autorëve të mitur të krimeve, të burgosurve të sëmurë mendorë, të burgosurve të zakonshëm dhe të paraburgosurve në hapësira të njëjta;

    o  mungesa e iniciativave, zbrazëtitë në legjislacion dhe mungesa e mekanizmave të posaçëm institucionalë për kompensimin e viktimave të torturës, posaçërisht tëatyre nga lufta e fundit në Kosovë,

    mosimplementimi apo implementimi jo i plotë i legjislacionit të miratuaro  niveli i pamjaftueshëm i zbatimi tw ligjit dhe mos-funksionimi efikas i gjyqwsorito   procedurat gjyqësore tejet të gjata ;o

     

    vetëdijesimi i pamjaftueshëm i gjykatësve dhe avokatëve, lidhur me të drejta tënjeriut dhe standardet ndërkombëtare;

    o  resurset dhe kapacitetet e kufizuara të institucioneve të themeluara dhemekanizmave institucionalë ne përgjithësi për të siguruar implementim efektiv tëmasave mbrojtëse dhe promovuese të të drejtave të njeriut

    o  Mungesa e bashkëpunimit te mirëfilltë me Institucionin e Ombudspersonito  Mungesa e bashkëpunimit me OJQ të specializura për zgjidhjen e konflikteve

    ndërnjerzore dhe ndëretnike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.o 

    zhvillimi i kufizuar i shoqërisë civile.o  Mungesa e dokumenteve strategjike për çështje të përgjithshme dhe specifike për tëdrejtat e njeriut

    o   Nivel i lartë i fëmijëve që punojnëo  Përfshirja e pamjaftueshme e fëmijëve në arsim, sidomos e disa grupeve të

    fëmijëve si vajzat, fëmijët me aftësi te kufizuar dhe fëmijët e komunitetit RAE;o  Dhuna ne shkolla dhe braktisja e shkollëso  Cilësia e pamjaftueshme e arsimit, përfshirë infrastrukturën shkollore;o  Liria e pamjaftueshme e lëvizjes për të gjithë, në disa zona të Kosovëso  Shkalla e lartë e mortalitetit dhe morbiditetit të fëmijëve nën moshën 5 vjeçare;o  Mungesa dhe pamjaftueshmëria e zbatimit të akteve ligjore dhe mekanizmave

    adekuat për parandalimin e praktikave që rrezikojnë shëndetin e të rinjve;o

     

     Nivel i pamjaftueshëm i shërbimeve dhe i kushteve themelore për shëndetinmendor;

    o  Mungesa e ofrimit te përkujdesjes adekuate psiko-sociale dhe shëndetësore përfëmijët dhe familjet e tyre

    o  Kushtet e keqësuara te jetesës për njerëzit e moshuar;o

     

    Trafikimi i qenieve njerëzore;o  Infrastruktura dhe hapësirat e pamjaftueshme për aktivitetet kulturore, sportive dhe

    aktivitetet e të rinjve;o  Integrimi dhe (ri)socializmi i pamjaftueshëm i personave me aftësi të kufizuaro  Barazia e pamjaftueshme gjinore;o  Integrimi i pamjaftueshëm i minoriteteve;o

     

    Mungesa e monitorimit efektiv të implementimit të ligjeve dhe obligimevendërkombëtare si dhe përfshirjes së kritereve ndërkombëtare në ligjet vendore;

    o  Vetëdija dhe pjesëmarrja e pamjaftueshme publike ne proceset që kanë te bëjnë metë drejtat dhe liritë;

     Niveli i pamjaftueshëm i efektivitetit të sistemit gjyqësor;o  Zbatimi i pamjaftueshëm i standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në

    sistemin gjyqësor;

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    20/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 20

    o  Mungesa e trajtimit adekuat të delikuencës së të miturve;o  Prania e diskriminimit të bazuar në orientimin seksual

    B. GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SFERA TË VEÇANTA 

    1. Të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar

     Në Republikën e Kosovës sipas shifrave të përafërta të dalura nga hulumtimet eorganizatave të ndryshme joqeveritare lokale dhe ndërkombëtare, janë afërsisht 150 mijëfëmijë dhe njerëz të rritur me aftësi të kufizuar, ose rreth 7% të numrit të tërësishëm të popullatës.

    Situata e personave me aftesi te kufizuar ne Kosove nuk eshte aspak e kenaqshme dhekerkon permiresim. Aspektet te cilat kane me se shumti nevoje te permiresohen jane

    fushat te cilat kane te bejne me lehtësimin e integrimit të njerëzve me aftësi të kufizuar në proceset e planifikimit dhe hartimit të strategjive dhe programeve zhvillimore të qeverisë,krijimin e programeve të edukimit dhe aftësimit të kuadrove, punesimit, edukimin publik për ngritjen e vetëdijesimit dhe ndryshimin e qëndrimeve në shoqërinë kosovare në përgjithësi.

     Në dhjetor të vitit 2000, UNMIK-u ka themeluar një grup punues nën administrimin e tij,të quajtur Forca Punuese për Aftësinë së Kufizuar, në përbërjen e të cilit ishin përfaqësues të institucioneve të UNMIK-ut, organizatave joqeveritare vendore dhendërkombëtare, dhe përfaqësues të institucioneve tjera relevante në këtë sferë. Detyrë parësore e këtij grupi ishte që të zhvilloj një strategji gjithëpërfshirëse për Aftësinë e

    Kufizuar në Kosovë, në linjë me Rregullat Standarde të Kombeve të Bashkuara përBarazimimin e Mundësive për Njerëzit me Aftësi të Kufizuar. Qëllimi i kësaj strategjieishte që të forconte qasjen e të drejtave të njeriut ndaj Aftësisë së Kufizuar të synuar nëKornizën Kushtetuese.

     Në fund të punës së tij ky grup punues, pikërisht me 3 dhjetor 2001, në ditën endërkombëtare të njerëzve me aftësi të kufizuar, bëri publik dokumentin e politikave tëquajtur Korniza Gjithëpërfshirëse e Politikave për Çështjen e Aftësisë së Kufizuar nëKosovë, dokument ky shumë i rëndësishëm për të shërbyer si bazë e përshtatshme për t’undërtuar mbi të, pastaj, në të ardhmen politika dhe ligje që do të avancojnë edhe më tej pozitën e njerëzve me aftësi të kufizuar në Kosovë.

     Ne kuadër te përpjekjeve për siguruar një jete me te mire dhe një përfaqësim sa mëadekuat te te gjithë qytetareve ne Kosove me 26 prill 2006 është themeluar Këshilli Nacional për Persona me Aftësi e Kufizuar. Ky Këshill është themeluar për tëkomunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen eaftësisë së kufizuar, në mes të Qeverisë së Kosovës, komunitetit të personave me aftësi tëkufizuar, OJQ-ve përfaqësuese, biznesit privat dhe shoqërisë civile në Kosovë.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    21/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 21

    Qeveria e Republikës së Kosovës me 20 mars 2008 mori vendimin për hartimin e Planit Nacional për Persona me aftësi të Kufizuara. Konform Vendimit të Qeverisë, Sekretari iPërhershëm i Zyrës së Kryeministrit nxori Vendimin për themelimin e Grupit Punues përhartimin e Planit Nacional për Personat me aftësi të kufizuara. Zyra për Qeverisje tëMirë/Zyra e Kryeministrit është duke e udhëheq punën e grupit punues. Pjesëmarrës në

    hartimin e Planit të Veprimit për Persona me Aftësi të Kufizuara janë, Koordinatorët e NJDNJ nga të gjitha ministritë, dhe ekspertë tjerë të shoqërisë civile që merren me tëdrejtat e personave me aftësi të kufizuara. Për më tepër, grupin punues është duke e përkrah me konsulent dhe në aspektin material Ambasada Italiane. Në kuadër të GrupitPunues janë themelua gjashtë nëngrupe punese që adresojnë tematika specifikesektoriale, atë në sferën e: Arsimit, Shëndetësisë, Mbrojtjes Sociale, Punësimit, Qasjesdhe Infrastrukturë dhe Statistikat.

    2. Të drejtat e Gruas dhe Barazia gjinore

    Sipas disa hulumtimeve 50% e popullatës së Kosovës janë të gjinisë femërore

    3

    . Edhe perkunder perparimeve te medha qe jane bere viteve te fundit drejt arritjes se barazisegjinore, femrat në Kosove ende mbeten në pozitë më të pafavorizuar ne aspekte tendryshme si në lëminë e punësimit, varfërisë, arsimimit, mundësive për tu zgjedhur ne pozita vendim-marrese, si dhe pjesëmarrjes aktive ne proceset shoqerore.

    Gjithashtu mund të verehen dallime thelbësorë në pozitën e femrës në zonat rurale dheatë urbane, analfabetizmi, mungesa e analizës dhe të planifikimit të buxhetit nga perspektiva gjinore si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal. Të gjitha këto mangësi bejnëqë në përgjithësi të tregohet një ecje e ngadalshme në arritjen e barazisë gjinore, si njëndër parakushtet themelore të një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar.

    Mirëpo, përkundër kësaj Kosova ka arritur që viteve të fundit të zhvilloj një kornizesolide ligjore dhe te mekanizmave te tjere, për të arritur barazinë gjinore. Janë krijuar njëvarg i mekanizmave institucionalë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, si dheështë vendosur një bazë e mirë ligjore që siguron një arritje të barazisë gjinore nëKosovë. Këtu vlen të përmenden:

    • 

    Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Femrave e cilaështë bërë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

    •  Ligji për barazi gjinore• 

    Ligji kundër diskriminimit- LKD•

     

    Ligji për Ndërmjetësim•  Udhëzimi Administrativ për implementimin e LKD-së• 

    Plani i Veprimit për implementimin e LKD-së• 

    Programet e Qeverisë për Barazi Gjinore•  Udhezimi Administrativ per Procedurat e Mundesive te Barabarta

    3 Në Kosovë regjistrimi civil i popullatës nuk është bërë që nga viti 1981. Shih Raportin e Zhvillimit Njerëzor, Kosovë 2004-UNDP, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    22/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 22

     Në nivelin qendror janë krijuar:

    •  Komisioni për të drejta te njeriut, mundësi të barabarta, çështje gjinore dhe të

    zhdukurve pranë Kuvendit të Kosovës•

     

    Agjencioni për Barazi Gjinore• 

    Zyra për Qeverisje të mirë në Zyrën e Kryeministrit• 

     Njësitet për të drejtat e njeriut në çdo ministri•  Zyrtaret për Barazi Gjinore ne secilën Ministri te Qeverise•  Grupi ndërministror për barazi gjinore• 

     Njësiti për barazi gjinore në kuadër të Entit të Statistikave të Kosovës

     Në nivelin komunal:

    •   Njësitë për të drejtat e njeriut• 

    Zyrtarët për Barazi gjinore në 30 komuna të Kosovës

     Në nivelin qendror, në mesin e të arriturave është edhe krijimi i Zyrës për Barazi Gjinoreqë u themelua me Rregulloren e UNMIK-ut 2004/18, mandati i së cilës ështëimplementimi dhe monitorimi i zbatimit të ligjit për barazi gjinore dhe nxitja e zhvillimittë barazisë gjinore në Kosove. Kjo zyre me vonë me një vendim të Qeverise të datës 1shtator 2006 u transformua ne Agjension për Barazi Gjinore.

    Më tutje, në nivelin lokal, që nga viti 2003 secila komunë e Kosovës i ka zyrtarët për barazi gjinore, gjë qe ka ndihmuar në integrimin e perspektivës së barazisë gjinore nëzhvillimet e përgjithshme institucionale.

    Gjithashtu, duke u mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Shërbimeve Publike përqindjae femrave të punësuara në institucionet qendrore dhe lokale është 35.6%, ndërsa nënivelin lokal kjo përqindje arrin 40.5%, që nënkupton se është në përputhje me dispozitate Ligjit për Barazinë Gjinore.

    Mirëpo, është me rëndësi të përmendet se numri i femrave që mbajnë pozita udhëheqëseështë ende disproporcional, që do të thotë se ende ka shumë pak femra në pozitavendimmarrëse. Më tutje, përkundër faktit se LBGJ ekziston që nga viti 2004 dhe ku njëri prej qëllimeve kryesore është hetimi i diskriminimit në bazë të gjinisë, rastet e zgjidhuratë diskriminimit në bazë gjinore janë të pamjaftueshme.

    Kjo do të thotë se Kosova ka nevojë që të punojë shumë më tepër në promovimin e tëdrejtave të gruas dhe implementimin e Ligjit mbi Barazinë Gjinore dhe mekanizmave tëtjerë.

     Në kuadër të hartimit të politikave dhe dokumenteve strategjike është hartuar Programi iQeverisë për Barazi Gjinore për periudhën 2008-11, që është bërë nën udhëheqjen eAgjensionit për Barazi Gjinore.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    23/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 23

    3. Të drejtat e fëmijës

    Duke ditur rëndësinë e të drejtave të fëmijëve, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë

     përpjekje që të punoj në ngritjen e një niveli të jetesës më të mirë për të gjithë fëmijët nëKosovë, duke e konceptuar si standard fundamental për një shoqëri demokratike. Në përgjithësi Kosova ka bere progres domethënës drejt krijimit te mekanizmave lidhur mete drejtat e fëmijëve si dhe përfshirjes se te drejtave te fëmijëve ne lesgjslacionin vendor.

     Në këtë kuadër janë bëre një varg arritjesh: në Zyrën e Kryeministrit per Qeverisje teMirë punon Zyrtari per te Drejtat e Femijeve, është hartuar Plani i Veprimit kundërtrafikimit me qenie njerëzore, dhe është formuar nëngrupi për fëmijët; në të gjithaMinistritë janë formuar Njësitë për të Drejtat e Njeriut dhe në disa prej tyre janë edhezyrtarë qe merren me të drejtat e fëmijëve; si dhe kane vazhduar përpjekjet për të rriturnumrin e zyrtarëve komunalë për të drejtat e fëmijëve.

     Një nga të arriturat më të mëdha në këtë drejtim, padyshim është themelimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve me një vendim te Kryeministrit te Kosovës tëdatës 25 tetor 2006. Qëllimi kryesor i formimit te këtij mekanizmi është mbrojtja dhenxitja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, me qëllim për të vendosur fëmijën në qendërtë përpjekjeve të Qeverisë. Me këtë mekanizëm, Qeveria e Republikës së Kosovës synontë arrijë standarde ndërkombëtare të të drejtave te njeriut, dhe po ashtu të ndihmojë në përmirësimin e efektivitetit në mekanizmat që tanimë ekzistojnë dhe të garantojë senormat e pranuara mbi të drejtat e fëmijëve zbatohen dhe respektohen.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka vazhduar të bashkëpunojë me organizatat vendore

    dhe ndërkombëtare, veçanërisht me ato të përfshira në fushën e të drejtave të fëmijës meqëllim të hartimit të një Kornize Strategjike për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë, dukeformuar Grupin e Punës për hartimin e këtij dokumenti strategjik, dhe në mënyrë që t’i përgjigjet sfidave të reja kombëtare dhe ndërkombëtare. Ideja për të pasur një dokumentstrategjik për të drejtat e fëmijëve, ofron një vizion të përbashkët për të ecur përpara në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në Kosovë.

     Në aspektin e përfshirjes në legjislacionin ekzistues, Konventa për te Drejtat e Fëmijësështë e përfshirë ne listën e instrumenteve ndërkombëtare qe janë pjesë e Kushtetutës sëRepublikës së Kosovës, dhe me disa mungesa, shumica e legjislacionit te ri, përfshin principet dhe dispozitat themelore te Konventes për te drejtat e fëmijës.

    Principi i mosdiskriminimit ka qene i njohur në Kornizën Kushtetuese dhe Ligjin Anti-diskriminim dhe tanimë së fundmi është vendosur në mënyrë të qartë edhe nëKushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe është përfshirë edhe në legjislacionetsektoriale ne shëndetësi, edukim, familje dhe shërbime sociale, dhe në mbrojtjen efëmijëve. Sidoqoftë diskriminimi i vajzave, fëmijëve nga grupet etnike ( ne disa sfera tecaktuara) dhe fëmijëve me aftësi te kufizuar mbetet një sfidë, dhe ende ata nuk gëzojnë

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    24/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 24

    qasje të barabartë në shkollim, mundësi për edukimin e lartë dhe shërbimet shëndetësorecilësore.

    Përderisa dispozitat e legjislacionit aktual qe garantojnë barazinë dhe parandalimin ediskriminimit janë një hap i rëndësishëm fillestar, për te tejkaluar pabarazitë do te duhen

    masa strategjike, proaktive për të identifikuar dhe dhënë prioritet grupeve tëmargjinalizuara dhe të diskriminuara të fëmijëve.

    Principi i interesit më të lartë të fëmijës është përfshirë qartë në disa pjesë tëlegjislacionit, si në Ligjin për Familjen dhe Shërbimet Sociale, dhe gjithashtu përforcon procedurat ekzistuese të mbrojtjes së fëmijës dhe protokollet. Sidoqoftë është evidentemungesa në Ligjin e Familjes, si dhe në ligjet që ofrojnë qasje në përfitimet e mirëqeniessociale, dhe përkujdesjes shëndetësore cilësore.

     Në promovimin e parimeve të pjesëmarrjes së fëmijëve është shënuar një përparim imadh, ndonëse në këtë fushë mbetet edhe shumë punë për tu bërë. Në përgjithësi, fëmijët

    në Kosovë konsiderohen të jenë subjekt i mbrojtjes nga të rriturit, nuk marrin pjesë nëvendimarrje dhe vendimet lidhur me fëmijët merren nga ata që janë përgjegjës për ta.Deri tani, përfshirja e fëmijëve në përcaktimin dhe implementimin e ligjeve, politikavedhe programeve që ndikojnë në ta ka qenë e kufizuar.

    Përveç kësaj, disa ligje qartësisht kërkojnë që pikëpamjet e fëmijës të merren parasysh nëvendim marrje, siç është Kodi Penal për të Mitur, por kjo mundësi nuk është e njohur në bazë të Ligjit mbi Familjen dhe Ligjit mbi Shërbimet Sociale dhe Familjare. Përfshirja e përfaqësuesve të fëmijëve në bordet ( këshillat) e shkollave do ta rriste pjesëmarrjen efëmijëve në qeverisjen e shkollës, por bordet ende nuk janë plotësisht operative. Tëdrejtat e fëmijëve për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe të marrin personalisht pjesë nëvendim marrje ende nuk janë adresuar në ligjet mbi shëndetësinë.

    Përveç kësaj, përderisa është bërë përparim i rëndësishëm në hartimin e ligjeve primare,hartimi i ligjeve sekondare, mekanizmave institucional dhe të programeve të nevojshme për implementimin e këtyre ligjeve kanë qenë të ngadalshme. Ligjet primare, për nganatyra janë të përgjithësuara. Përkthimi i legjislacionit në realitet kërkon më shumë ligje,udhëzime, struktura dhe burime të nevojshme institucionale.

    Progresi i ngadalshëm i zbatimit të të drejtave të fëmijëve mund ti ngarkohet pjesërishtmungesës së planit kombëtar të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pastajmekanizmave efektiv për koordinim ndërmjet institucioneve (agjencive). Përderisa ligjetdhe politikat e inkorporojnë Konventën për të drejtat e fëmijëve, nuk është bërë asnjëvlerësim gjithëpërfshirës për zbatimin e tyre dhe ndikimin në permiresimin e të drejtavetë fëmijëve, dhe nuk ka sistem të përcaktuar në lidhje me ndarjen e buxhetit të përgjithshëm që u kushtohet fëmijëve. Ekziston edhe mungesa e mbledhjes së të dhënavedhe mekanizmat monitorues për të vlerësuar progresin e implementimit dhe tëidentifikimit të zbrazëtirave në realizimin e të drejtave të fëmijëve.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    25/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 25

    4. Të drejtat e minoriteteve

    Republika e Kosovës është një shtet multietnik ku jetojnë komunitete te ndryshme,shqiptar, serb, turq, boshnjak, romë, ashkali, egjiptas, goran, kroat, malazez dhe të tjerë.Kosovës i mungojnë të dhënat e sakta demografike. Për shkak se prej vitit 1981 nuk ka

     pasur ndonje regjistrim te popullsise ne Kosove, eshte veshtire te flasim per shifrat esakta te popullsise se Kosoves, mirepo objektive e Qeverise se Republikes se Kosoveseshte qe ne vitin 2009 te behet regjistrimi i popullsise dhe atehere do te kemi nje pasqyreme te plotë lidhur me kete çështje.

    Ministria per Komunitete dhe Kthim (MKK) konstaton se barazia e plotë dhe efektive për personat që ju përkasin komuniteteve pakicë në shumë lëmi ende lë për të dëshiruar.Ekziston nevoja për ndërmarrjen e masave të mëtejme pozitive për shembull në fushën e punësimit, duke u bazuar, në përvojat që janë fituar gjatë implementimit të fushatës për punësimin e anëtarëve të komuniteteve pakicë, iniciuar nga Qeveria e Kosovës në janar2005. Situata e përgjithshme ekonomike në Kosovë është shumë e vështirë dhe

     papunwsia dhe varfëria prek poashtu ne mase te madhe edhe minoritetet. Kjo çështjeështë gjithashtu e lidhur me procesin e kthimit, pasi që të kthyerve i’u duhet jo vetëmsiguri por edhe mundësi punësimi.

     Ne tetor 2007, Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për Reintegrimin e Personavete Ri-atdhesuar. Përveç ofrimit te ndihmës se menjëhershme pas arritjes, Strategjia tentonte kërkoj te siguroje zgjidhje te qëndrueshme për nevojat e personave te riatdhesuar nefushat e shëndetësisë, edukimit, punësimit, reintegrimit ligjor, mirëqenies sociale,çështjeve pronësore dhe është bazuar ne principet e barazisë. Ne prill 2008 Qeveria kaaprovuar planin e veprimit mbi zbatimin e Strategjisë përfshirë buxhetin e saj.

     Liria e lëvizjes

    Liria e lëvizjes wshtw një ndër të drejtat kryesore të njeriut dhe rëndësia e saj ështëtheksuar edhe në nenin 35 të Kushtetutës së Kosovës.

    Përkundër sfidave ne kuadër te Lirisë se Lëvizjes, hulumtimet e bëra nga SHPKvazhdojnë tw tregojnë qe mbi 94% te minoriteteve udhëtojnë jashtë vendbanimeve tetyre, dhe qe perceptimi i tyre (95-37%) për lirinë e lëvizjes mbetet i mire. Megjithatë mevështirësi në gëzimin e lirisë për të lëvizur ballafaqohen jo vetëm minoritetet por edheshumica shqiptare në veri të Kosovws.

    Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Minoriteteve

    Konventa Kornize për Mbrojtjen e Minoriteteve -KKMM është pjesë e legjislacionit dheduhet të implementohet në mënyrë direkte në Kosovë dhe parimet e saj janë integruar mësë miri edhe në kapitullin e dytë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    KKMM-ja është Konventë themelore që i përcakton standardet ndërkombëtare në lidhjeme çështjen e të drejtave të minoriteteve dhe ofron mundësi të implementimit të

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    26/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 26

    veprimeve të parapara në Planin e Veprimit për Partneritet Evropian. Qeveria e Kosovësështë duke u angazhuar maksimalisht për vënien në jetë të këtij Plani Veprimi.

     Media

    Qeveria e Kosovës ka aprovuar Strategjinë e Politikave Mediatike për KomunitetetMinoritare në Kosovë, dhe ka për qellim Mbështetjen e Mediave Minoritare, Multietnikedhe të Grupeve tjera të Pafavorizuara, dhe Fondit për Mbështetjen e Mediave Minoritare,Multietnike dhe të Grupeve tjera të Pafavorizuara.

    Ligji për Radio Televizionin e Kosovës, Nr. 02/L-47, neni 20, paragrafi i 11, i shtuar ngaRregullorja Nr.2006/14, Mbi shpalljen e Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës përcakton që 5% nga mjetet e parapagimit të ndahen për Fondin e Mbështetjes sëMediave Minoritare, Multietnike dhe Grupeve Tjera të Pafavorizuara.

    Zbatimi i këtij Ligji do të mundësojë funksionimin normal të fondit dhe krijimin emundësive për të ofruar mbështetje për mediat minoritare, multietnike dhe mediat egrupeve të pafavorizuara.

    Kuvendi

    Kushtetuta e Republikës se Kosovës jo vetëm që siguron qeverisjen demokratike tëKosovës nëpërmjet garantimit të drejtës universale si dhe të zgjedhjeve periodike tëndershme dhe të lirë, por parashikon edhe kuota parlamentare për përfaqësuesit politik tëkomuniteteve minoritare.

    Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, përbëhet ngatrembëdhjet anëtarë, nga dy anëtarë pre secilit komunitet, Shqiptar, Serb, Turk,Boshnjakë dhe Ashkali, dhe nga një anëtarë nga secili komunitet Egjiptian, Romë dheGoran. Me kërkesën e çdo anëtari të Kryesisë së Kuvendit, çdo projektligj mund t’i paraqitet Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve. Komisioni, me shumicëne votave të anëtarëve të tij vendosë se a duhet bërë rekomandime lidhur me ligjin e propozuar. Në qoftë se Komisioni vendosë të ndërmarrë një veprim të tillë brenda një periudhe prej dy javësh, bën rekomandime me qëllim që të sigurojë se të drejtat dheinteresat e komunitetit janë trajtuar si duhet. Me iniciativën e tij, komisioni mund të propozojë ligje dhe masa të tjera të tilla në fushën e përgjegjësive të Kuvendit, siç e shehtë përshtatshme për të trajtuar shqetësimet e komuniteteve.

    Sa i takon infrastrukturës ligjore, Kosova ka arritur që viteve të fundit të zhvilloj njëkornize solide lidhur me çështjet e minoriteteve. Janë krijuar një varg të mekanizmaveinstitucionalë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, si dhe është vendosur një bazëe mirë ligjore që shpien dhe siguron një ambient që ofron mundësi të barabarta për tëgjithë qytetarët e Kosovës. Këtu vlen të përmenden:

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    27/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 27

    Korniza Ligjore

    •  Konventa Kornizë për mbrojtjen e minoriteteve është pjesë e Kushtetutës së

    Republikës së Kosovës.•

     

    Kartën Evropiane e Gjuhëve Rajonale dhe Minoritare• 

    Kapitulli III i Kushtetutës së Republikës së Kosovës• 

    Ligji kundër diskriminimit•  Ligji për përdorimin e gjuhëve•  Ligji për liritë Fetare• 

    Ligji për Trashëgiminë Kulturore• 

    Ligji për Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe pjeswtarve të tyre.

    Mekanizmat Institucionalë

    •  Ministria për Komunitete dhe Kthim• 

    Zyra për Komunitete në Zyrën e Kryeministrit• 

    Zyra për Qeverisje te Mire në Zyrën e Kryeministrit•   Njësia për Drejtat e Njeriut në Ministri me zyrtaret për minoritete•  Komisioni për drejtat dhe interesat për komunitete dhe kthim•  Komisioni për përdorimin e gjuhëve•  Këshilli Konsultativ për Komunitete pranë Presidentit

    Niveli Komunal

    •   Njësitë për të Drejtat e Njeriut në Komuna me Zyrtarët për Komunitete• 

    Komitetet për Komunitete në KomunaLigji për Përdorimin e Gjuhëve Ligji Nr. 02/L-37 është miratuar nga Kuvendi i Kosovësmë 27 korrik, 2006. Aprovimi i Ligjit Përdorimin i Gjuhëve paraqet një begatim tësfondit ligjor në kontekst të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të minoriteteve nëKosovë dhe përmbylljen e një procesi të rëndësishëm në lidhje me standardin parë.

    Qeveria e Republikës së Kosovës në përputhje me obligimet që dalin nga Neni 32, pika32.1.të këtij ligji, me qëllim të ruajtjes, promovimit, apo mbrojtjes së gjuhëve zyrtare dhestatusit të barabartë të tyre në Kosovë, si dhe për të siguruar mbrojtjen e gjuhëve tëkomuniteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare, ka themeluar Komisionine Gjuhëve për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji.

    Ligji për Lirinë Fetare Nr.02/L-31 e miratuar me datën 13 korrik 2006 duke u nisur ngafakti se liria e besimit është një prej te drejtave themelore te njeriut, dhe një prej parimevestandardeve te pranuara ndërkombetarisht mbi lirinë e te shprehurit, vetëdijes dhe përcaktimin fetar krijimin e një shoqërie të shëndoshë multi-religjioze, një mjedisi të përshtatshëm për të gjitha komunitetet që të shprehin dhe të ruajnë identitetin e tyre fetare ka miratuar këtë ligj.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    28/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 28

    Së fundmi është miratuar Ligji mbi Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave tëKomuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Kosovë (nr. 03/L-047, 13 mars 2008). Ky ligj përmban dispozita të rëndësishme dhe të hollësishme që synojnë të përmirësojnë cilësinëe jetës, standardet ekonomike sociale, të drejtat dhe garancitë për komunitetet minoritare.

    Ky ligj synon të garantojë dhe promovojë sa më mirë të drejtat e komuniteteve minoritareduke prekur fusha të ndryshme si pjesëmarrja politike, gjuha, kultura, media, feja, arsimidhe shëndetësia .

    5. Mundësitë e barabarta dhe kundër-diskriminimi

    •   Ligji Kundër-diskriminimit

    Ligji kundër diskriminimit është miratuar nga Kuvendi i Kosovës me amendamentetshtesë më 30 korrik, 2004. Ky Ligj është shpallur nga PSSP-ja më 20 gusht 2004, dhe ka

    hyrë në fuqi një muaj pas shpalljes. Aprovimi i Ligjit kundër diskriminimit paraqet një begatim të sfondit ligjor në kontekst të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriutnë Kosovë.

     Në kontekst të zbatimit të Ligjit kundër Diskriminimit dhe në përputhje me obligimet qëdalin nga neni 12, pika 12.3 e ligjit kundër diskriminimit, Qeveria e Republikës sëKosovës ka nxjerrë aktet nënligjore dhe është në proces të krijimit të mekanizmaveinstitucionalë të cilët janë të mandatuara për zbatimin e ligjit dhe akteve përkatësenënligjore.

     Në kontekst të zbatimit të Ligjit kundër Diskriminimit është punuar edhe në vendosjen

    dhe krijimin e mekanizmave institucional, të cilat do të veprojnë në funksion të zbatimittë legjislacionit të miratuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

    •  Udhëzimi Administrativ Nr:04/2006 për zbatimin e Ligjit kundër Diskriminimit

    Udhëzimi Administrativ për zbatimin e Ligjit kundër Diskriminimit është nënshkruar ngaKryeministri në muajin maj 2006.

    Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave praktike, lehtësiravestrukturore dhe fizike për zbatimin e ligjit kundër diskriminimit dhe promovimin etrajtimit të barabartë për të gjithë personat pa diskriminim mbi bazat e përkatësisë racore,

    etnike, gjinisë, gjuhës, paaftësisë fizike dhe mendore, orientimit seksual, kombit,mendimit apo bindjes politike, religjionit apo besimit, pronës etj.

    •  Plani Gjithëpërfshirës i Veprimit për zbatimin e Ligjit kundër Diskriminimit

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, më 11 tetor 2005, aprovoi Planingjithëpërfshirës të veprimit për zbatimin e ligjit kundër diskriminimit.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    29/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 29

     Në kuadër të planit gjithëpërfshirës të veprimit për zbatimin e ligjit kundër diskriminimiti cili parashihet të realizohet gjatë periudhës kohore 2005-2007, janë të përcaktuara pesë(5) objektiva kryesore4, të cilat do të arrihen përmes ndërmarrjes së aktiviteteve tëcaktuara nga aktorët, institucionet përgjegjëse të përfshira në Planin e Veprimit.

    •  Udhëzimi Administrativ Nr. MSHP 2006/05, për organizimin dhe funksionimin e zyrave për pranimin e ankesave dhe të kërkesave –Tryeza e Komunikimit me

    Qytetarë/e.

    Ministria e Shërbimeve Publike në funksion të zbatimit të Ligjit kundër Diskriminimit, kanxjerrë Udhëzimin Administrativ Nr. MSHP 2006/03 për organizimin dhe funksionimin ezyrave për pranimin e ankesave dhe të kërkesave –Tryeza e komunikimit me qytetarë/e.Me këtë Udhëzim Administrativ rregullohet çështja e krijimit të zyrave për pranimin eankesave dhe kërkesave gjegjësisht tryezave të komunikimit me qytetarë.Themelimi i zyrave për pranimin e ankesave dhe të kërkesave, gjegjësisht tryezave të

    komunikimit me qytetarë, bëhet pranë çdo institucioni qendror (në Kryeministri dhe nëMinistritë) dhe lokal (në të gjitha komunat e Kosovës) .

    Qëllimi i formimit të Tryezës së Komunikimit me Qytetarë është që tu mundësojëqytetarëve kontaktin e drejtpërdrejtë me institucionet e Kosovës si ofrues të shërbimeve publike dhe krijimit të një sistemi ku qytetarët mund të ankohen për shkak të ofrimit të pamjaftueshëm të shërbimeve publike.

    •  Kodi i Mirësjelljes për Nëpunësit Civil Nr. 01/2006

    Qeveria e Kosovës në maj 2006, ka aprovuar Kodin e Mirësjelljes për Nëpunësit Civil.

    Kodi i mirësjelljes për nëpunësit civilë është tërësia e parimeve dhe normave, mbi bazëne të cilave do të veprojnë të gjithë nëpunësit civilë.

    Kodi i mirësjelljes synon vendosjen e rregullave të sjelljes për nëpunësit civilë, mbrojtjene statusit të tyre si dhe rregullimin e të drejtave dhe detyrave të nëpunësve civilë në raportme institucionet dhe qytetarët në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe do të nxisëcilësinë e shërbimeve publike për qytetarët, etikën në punë dhe interesin publik, duke ukarakterizuar nga integriteti, ndershmëria, objektiviteti dhe paanshmëria në përmbushjene detyrave.

    Konform këtij Kodi, nëpunësit civilë janë të obliguar t’i përmbushin detyrat e tyre në

     pajtim me: Parimin e trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit dhe të respektojnëdinjitetin dhe barazinë e të gjithë njerëzve, pa asnjë dallim apo diskriminim.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    30/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 30

    •  Promovimi dhe implementimi i legjislacionit dhe mekanizmat institucionalë

     Në kontekst të mbrojtjes dhe promovimit të drejtave të njeriut dhe parimit të mos-Diskriminimit të cilat janë pjesë përbërëse të vlerave dhe institucioneve demokratike e në

    veçanti promovimi dhe mbrojtja e mundësive të barabarta për të gjithë, Qeveria eKosovës ka krijuar tani më Njësitë për të Drejta e Njeriut në të gjitha ministritë dheshumicën e Komunave të Kosovës.

    Krijimi dhe funksionalizimi i këtyre mekanizmave, dhe emërimi i zyrtarëve përantidiskriminim do të ketë një ndikim afatgjatë dhe të rëndësishëm për implementimin eligjit dhe akteve nën-ligjore kundër diskriminimit.

    6. Kundër-trafikimi me qenie njerëzore

    Luftimi i Trafikimit me Qenie Njerëzore është çështje me rëndësi të veçantë për Qeverinëe Kosovës, e cila ka bërë përpjekje dhe ka punuar ngushtë me gjithë aktorët që luftojnëtrafikimin, sidomos në fushat: parandalim, mbrojtje, ndjekje ligjore dhe për fëmijët.Luftimi i trafikimit është i mbështetur në bazë të kornizës legjislative, si në vijim:

    •  Rregullorja e UNMIK-ut 2001/4 e nënshkruar më 12 janar 2001 – Mbi ndalimin etrafikimit me njerëz në Kosovë;

    •  Rregullorja e UNMIK-ut 2003/25, e nënshkruar më 6 korrik 2003 – Kodi i përkohshëm Penal i Kosovës;

    •  Rregullorja e UNMIK-ut 2003/26, e nënshkruar më 6 korrik 2003 – Kodi i përkohshëm i Procedurës Penale i Kosovës;

    • 

    Urdhëresë Administrative Nr. 2005/3 për zbatimin e rregullores së UNMIK-ut Nr.2001/4 – Mbi ndalimin e trafikimit me njerëz në Kosovë;

    •  Plani i Veprimit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë 2005-2007 – e miratuar në muajin maj të vitit 2005.

    Qeveria e Republikës së Kosovës krijuar mekanizma lidhur me luftimin e trafikimit meqenie njerëzore, si në vitin 2003 ka themeluar Grupin Punues Ndër-Ministror KundërTrafikimit me Qenie Njerëzore, në maj të vitit 2005, Institucionet e PërkohshmeVetëqeverisëse (IPVQ) dhe UNMIK-u, kanë nënshkruar “Planin e Veprimit për Luftimine Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë (PVK), Vendim për miratimin e përshkrimeve të punës për Grupin Ndërinstitucional Kundër -Trafikimit me Qenie

     Njerëzore në Kosovë dhe Koordinatorit Nacional Kundër-Trafikim, themelimi iSekretariati për Anti- Trafikim me Qenie Njerëzore në maj të vitit 2005, që kafunksionuar për një periudhe disavjeçare në kuadër të Zyrës për Qeverisje të Mirë nëZyrën e Kryeministrit dhe ka mbështetur Koordinatorin e Kosovës për Anti-Trafikim..

    Grupi Punues Ndërinstitucional i formuar është përbërë nga përfaqësues të institucioneveqeveritare dhe jo qeveritare, dhe ku kane qene edhe dy OJQ që kanë drejtë vote.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    31/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 31

     Në bazë të Planit të Veprimit për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në KosovëZQM ka iniciuar krijimin e Nën Grupeve Punuese si: Parandalimin, Mbrojtje, PërndjekjePenale dhe funksionalizimi i Nën Grupit Punues për Fëmijët. Për këto nën grupe janëkrijuar përshkrimet e punës dhe janë përzgjedhur Kryesuesit dhe bashkëkryesuesit si dheështë bërë përzgjedhja e anëtarëve të këtyre Nën Grupeve. Qëllimi i krijimit të këtyre nën

    grupeve punuese është që për të zhvilluar, implementuar dhe rishikuar rregullishtStrategjinë dhe Planin e Veprimit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore nëKosovë sa i përket aktiviteteve dhe masave lidhur me parandalimin e trafikimit ne qenienjerëzore.

     Në prill 2008 është bërë vlerësimi i zbatimit të Planit të Veprimit për Luftimin eTrafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë (2005-2007), dhe çështja kunder-trafikimeshte vendosur te jete nen udheheqjen e Ministrise se Puneve te Brendshme, e cilamenjëherë ka bere hartimin e Planit te ri te Veprimit per lufte kunder-trafikimit me qenienjerezore, plan i cili u miratua edhe nga Qeveria e Republikës se Kosovës.

    7. E drejta e punësimit

    E drejta e punësimit është një ndër të drejtat kryesore social-ekonomike dhe meritonvëmendje të madhe nga qeveria dhe gjithë aktorët që merren me të drejtat e njeriut në përgjithësi. Mirëpo papunësia në Kosovë është ende shumë e përhapur dhe në niveleshqetësuese. Niveli i lartë i papunësisë shkakton thellimin e varfërisë dhe nivelin e ulët të permbushjes se standardeve të tjera të të drejtave sociale ekonomike siç është e drejta përstrehim, shëndetësi apo ushqim të përshtatshëm. Në fakt Kosova ka një popullsi të re, qëka një shpirt sipërmarrës dhe zotëron njohuri të mirë të gjuhëve të huaja, prandaj qeveriado te bej perpjekje të kujdeset që këto burime njerëzore të shfrytëzohen siç duhet, dukerritur nivelin e punësimit.

     Niveli i papunësisë prek te gjitha segmentet e shoqërisë, për këto arsye del e nevojshmeqë të përmirësohet integrimi social dhe ekonomik i te gjitha grupeve në tregun kosovar të punës. Përveç ofrimit të mundesive te barabarta per punesim, një tjetër çështje që del nekontekst te zbatimit te te drejtave te njeriut është dhe krijimi kushteve te pershtatshme për punë për të gjithë dhe ndërmarrja e aksioneve afirmative për kategori te caktuara tëshoqërisë për të cilat ka evidencë se janë në pozitë më të pafavorshme në këtë drejtim.

    Shteti ka për detyrë që të kujdeset që qytetarët të kenë në vendin e tyre kushte tëstandardeve sa më të larta higjeno, sanitare dhe të sigurisë teknike ku ata të mund të punojnë pa dëmtuar shëndetin. Kjo detyrë vështirësohet si pasojë e nivelit të lartë tëekonomisë informale në Kosovë si dhe faktit që institucionet që do të duhet të merren mekëto detyra janë ende të dobëta dhe janë në proces konsolidimi.

     Një tjetër problem në fushën e punësimit është detyra për të eleminuar punësimin e tëmiturve. Fatkeqësisht si pasojë e kushteve të këqija ekonomike është duke u rritur numri ifëmijëve që braktisin arsimin e detyrueshëm dhe angazhohen në punë të ndryshme fizikedhe kjo është një fushë nevralgjike ku qeveria duhet të ndërhyjë në të ardhmen.

  • 8/18/2019 Strategjia Dhe Plani i Veprimit Për Të Drejtat e Njeriut 2009_2011

    32/37

    Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës 32

    8. E drejta e arsimitRepublika e Kosovës ka bërë një punë të madhe në rimëkëmbjen dhe avancimin esistemit arsimor, duke hartuar strategji të posaçme për zhvillimin e arsimit fillor, tëmesëm dhe të lartë. Këto strategji synojnë përmirësimin e cilësisë së shkollave , ngritjen ekapaciteteve të mësimdhënësve, pasurimin e bazës materiale dhe modernizimin e programeve mësimore. Në fushën e përmirësimit të programeve arsimore do të ishte mevend që të kihet parasysh edukimi i të rinjve me bazat e të drejtave të njeriut si dheinstitucionet, ligjet dhe procedurat që bëjnë të mundur garantimin e tyre.

    Gjithashtu programet arsimore kanë nevoje që të jenë gjithnjë e më të plota për të

     promovuar frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës dhe për të luftuar diskriminimin dhedhunën.

    Sfidë e madhe e sistemit arsimor në Kosovë parë nga prizmi i të drejtave të njeriut është padyshim ekzistenca e dy sistemeve të ndara të arsimit, atij nën administrimin dhefinancimin e qeverisë së Kosovës dhe sistemi paralel serb.

     Në aspektin e gjithëpërfshirjes një tjetër fakt brengosës është se nxënësit romë, ashkalidhe egjiptianë, dhe veçanërisht vajzat e këtyre komuniteteve, në shumë raste nuk janë tëregjistruar në shkollë apo karakterizohen me shkallë të lartë të braktisjes së shkollës.Braktisja e arsimit të detyrueshëm është një fenomen që po prek në mënyrë domethënëseedhe fëmijët e komunitetit shumicë sidomos në zonat rurale apo ato të thella.

    9. E drejta në informim dhe lirinë e shprehjes

    Për të garantuar të drejtën e qytetarëve për t’u informuar si dhe për të siguruar nivelin mëtë lartë të transparencës së administratës së Republikës së Kosovës, Kuvendi ka miratuarnë