9
SYLLABUS Fakulteti: Ekonomik LËNDA: EKONOMIKSI MENAXHERIAL Niveli i kursit: Bachelor Lloji i kursit: Obligative Viti i studimeve: Viti II Semestri: Semestri III ECTS: 9 Kodi dhe shifra e lëndës: EKB201 Koha/lokacioni Ligjëratat: Ushtrimet: Mësimdhënësit e kursit: e-mail: 1. Isa Mustafa 2. Alban Hashani 3. Salvador Elmazi 4. Florentina Xhelili 5. Suna Zeqiri 6. Teuta Purrini 7. Baton Mati 1. Përshkrimi i lëndës Kjo lëndë do t’i njoftojë studentët me përmbajtjen e ekonomisë menaxheriale; Analizën e tregut - ndërtimin e modelit dhe statikën krahasuese; Kufizimin buxhetor, taksat dhe subvencionimin; Analizën e preferencave të veçanta dhe ndërtimin e kurbave tyre indiferencës, analizën e dobisë dhe zgjedhjen optimale për preferencat përkatëse; Analizën e ekuilibrit të

Syllabus Ekonomiksi Menaxherial 2011

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Syllabus Ekonomiksi Menaxherial 2011

SYLLABUSFakulteti: Ekonomik

LËNDA: EKONOMIKSI MENAXHERIAL

Niveli i kursit: Bachelor Lloji i kursit: Obligative

Viti i studimeve: Viti II Semestri: Semestri III

ECTS: 9Kodi dhe shifra e lëndës: EKB201 Koha/lokacioni

Ligjëratat: Ushtrimet:

Mësimdhënësit e kursit:e-mail:

1. Isa Mustafa2. Alban Hashani3. Salvador Elmazi4. Florentina Xhelili5. Suna Zeqiri6. Teuta Purrini7. Baton Mati

1. Përshkrimi i lëndës Kjo lëndë do t’i njoftojë studentët me përmbajtjen e ekonomisë menaxheriale; Analizën e tregut - ndërtimin e modelit dhe statikën krahasuese; Kufizimin buxhetor, taksat dhe subvencionimin; Analizën e preferencave të veçanta dhe ndërtimin e kurbave të tyre të indiferencës, analizën e dobisë dhe zgjedhjen optimale për preferencat përkatëse; Analizën e ekuilibrit të tregut; Teknologjinë dhe të ardhurat e shkallës; Maksimizimin e fitimit dhe analizën e kostove të prodhimit; Tregun e faktorëve të prodhimit; Teorinë e lojërave dhe sjelljen strategjike, analizën e mirëqenies si dhe eksternalitetet dhe të drejtat pronësore.

Page 2: Syllabus Ekonomiksi Menaxherial 2011

2. Qëllimet e lëndësKy modul do t’i pajisë studentët me njohuri për ekonomiksin menaxherial dhe lidhjet e tij me ekonominë, teorinë e kërkesës së konsumatorit dhe kërkesës së prodhuesve, efektet e ndryshimeve të çmimit në agjentët ekonomik; të ardhurat dhe efektet e zëvendësimit në kërkesën dhe ofertën dhe përdorimi i tyre nga qeveria dhe të punësuarit. Tatimet dhe implikimet e tyre në mirëqenie, struktura e tregut dhe efektet në çmime dhe outpute, efiçenca ekonomike dhe roli i eksternaliteteve në të mirat publike.

3. Rezultatet e prituraMe kompletimin e këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje: - të kuptojnë principet e ekonomiksit menaxherial; - të kuptojnë reagimet e konsumatorit dhe sjelljen

e prodhuesve; - të përdorin të ardhurat dhe efektet e

zëvendësimit për të analizuar çmimet dhe ndryshimet e tatimeve dhe të ilustrojnë preferencat e konsumatorëve;

- të kuptojnë në formë kritike sesi struktura e tregut influencon vendimet për çmimet dhe outputet;

- të vlerësojë faktorët të cilët influencojnë inputet e tregut;

- të aplikojnë teorinë ekonomike për çështje dhe probleme praktike ekonomike.

4. MetodologjiaNë tre orë ligjërata në jave do të shtjellohet materiali mësimor, do të zhvillohet mësim interaktiv duke përfshirë përvojat dhe njohuritë tuaja nga mikroekonomia, diskutimet individuale dhe në grupe, si dhe kohëpaskohe do të organizohen teste të vetëvlerësimit.

Në ushtrime do të zhvillohen diskutime për materien e cila punohet në ligjërata ndërkaq kjo materie do të ndërlidhet edhe me problemet e ndryshme në Kosovë dhe mjetet dhe modalitetet e zgjidhjes së tyre në aspektin mikroekonomik.

Page 3: Syllabus Ekonomiksi Menaxherial 2011

5. LiteraturaHal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë.

Dominic Salvatore, Managerial Economics in Global Economies

Page 4: Syllabus Ekonomiksi Menaxherial 2011

6. Plani i mësimit

Java 1

Hyrje në ekonomiks menaxherial. Definicioni i ekonomiksit menaxherial, relacioni me teorinë ekonomike.

Literatura: Dominic Salvatore, Managerial Economics in Global Economies fq.3-9.

Java 2

Tregu. Ndërtimi i një modeli. Optimizimi dhe ekuilibri. Kurba e kërkesës. Kurba e ofertës. Ekuilibri i tregut. Statika krahasuese. Mënyrat tjera të alokimit të apartamenteve. Monopolisti diskriminues. Monopolisti i zakonshëm. Kontrolli i qerasë. Cila mënyrë është më e mira? Efiçenca Pareto. Krahasimi i mënyrave të ndryshme të alokimit të apartamenteve. Ekuilibri në periudhë afatgjatë.

Literatura: Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë, fq. 20-35

Java 3

Kufizimi buxhetor. Kufizimi buxhetor dhe tiparet e zonës buxhetore. Si ndryshon vija e buxhetit? Variabli njësi. Taksat, subvencionet dhe racionimi.

Literatura: Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë, fq. 36-46

Java 4

Preferencat. Preferencat e konsumatorit, supozimet rreth tyre dhe kurbat e indiferencës. Lloje të ndryshme kurbash indiference dhe norma marxhinale e zëvendësimit. Interpretimet dhe sjellja e MRS.

Literatura: Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë, fq. 47-62

Java 5

Dobia. Kuptimi i funksionit të dobisë dhe transformimi monotonik. Ndërtimi i një funksioni dobie dhe dobia kardinale. Lloje te ndryshme kurbash indifference (preferencat pothuajse lineare, Cobb-Douglas etj) dhe dobia e tyre. Dobia marxhinale dhe MRS. Literatura: Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë, fq. 63-76

Page 5: Syllabus Ekonomiksi Menaxherial 2011

Java 6

Zgjedhja. Kërkesa e konsumatorit dhe zgjedhja optimale. Shembuj: zëvendësuesit e plotë, bashkëplotësuesit e plotë, të mirat asnjanëse dhe mallra të padëshiruara, të mirat në njësi të pandashme. Preferencat konkave, Cobb-Douglas dhe vlerësimi i funksioneve të dobisë. Rrjedhimet e kushtit te MRS dhe zgjedhja e taksave.

Literatura: Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë, fq. 79-91

Java 7

Kërkesa. Të mirat normale dhe inferiore. Kurbat e të ardhurave të ofruara dhe kurba e Engelit. Zëvendësuesit e plotë. Bashkëplotësuesit e Plotë. Preferencat Cobb-Douglas. Preferencat homotetike. Preferencat pothuajse lineare. Të mirat e zakonshme dhe të mirat Giffen. Kurba e çmimeve të ofruara dhe kurba e kërkesës. Kurba e anasjelltë e kërkesës.

Literatura: Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë fq. 97-112

Java 8

Ekuilibri. Ekuilibri i tregut dhe kurbat e anasjellta të kërkesës dhe ofertës. Statikë krahasuese, zhvendosjet e kurbave. Taksat, kalimi i një takse të tjerëve dhe humbja neto nga një taksë. Efiçenca Pareto

Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë fq. 243-259

Java 9

Tekno;ogjia. Përshkrimi i kufizimeve teknologjike. Shembuj të teknologjive dhe vijave barazsasi. Tiparet e teknologjisë. Produkti margjinal dhe Norma teknike e zëvendësimit. Periudha afatshkurtër dhe afatgjatë. Të ardhurat e shkallës

Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë fq..260-269

Java 10

Maksimizimi i fitimit. Fitimet dhe vlera e tregut të aksioneve. Faktorët e pandryshueshëm dhe faktorët e ndryshueshëm të prodhimit. Maksimizimi i fitimit në periudhë afatshkurtër. Statikë krahasuese. Maksimizimi i fitimit në periudhë afatgjatë. Kurba e anasjelltë e kërkesës për faktorë. Maksimizimi i fitimit dhe të ardhurat e shkallës.

Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë fq. 270-278

Java 11Teoria e Shpenzimeve. Minimizimi i kostos. Të ardhurat e shkallës dhe funksioni i kostos. Kostot afatgjata dhe afatshkurta. Kostot e pandryshueshme dhe kostot pothuajse të pandryshueshme. Kurbat e

Page 6: Syllabus Ekonomiksi Menaxherial 2011

kostove. Kostot mesatare dhe marxhinale . Kostot afatgjata.

Literatura: Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë. fq. 284 – 291 dhe 294-304.

Java 12

Tregjet e faktorëve. Monopoli në tregun e produkteve. Monopsoni.

Literatura: Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë. fq. 365-372

Java 13

Teoria e lojës.. Matrica e rezultateve të një loje. Ekuilibri Nash. Mëdyshja e të burgosurit. Lojëra të përsëritura. Vendosja e një karteli. Lojërat me veprime pasuese. Lojë me pengim të hyrjes.

Literatura: Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë. fq. 392-401

Java 14

Mirëqenia. Mbledhja e preferencave. Funksionet e mirëqenies shoqërore. Maksimizimi i mirëqenies. Funksionet invidualistike të mirëqenies shoqërore. Alokimet e drejta.

Literatura: Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë. fq. 442-450

Java 15

Eksternaliteti. Eksternalitetet e konsumit dhe eksternalitetet e prodhimit. Preferencat pothuajse lineare dhe Teorema Coase.

Literatura: Hal R. Varian, Mikroekonomia, trajtim modern, Onrufi, Tiranë fq.452-457.

Page 7: Syllabus Ekonomiksi Menaxherial 2011

7. Vlerësimet

Vlerësimi 1:

Vlerësimi 2:

Pas javës së shtatë

Pas javës së pesëmbëdhjetë (Pjesë e provimit final)*

*Provimit final në tërësi i nënshtrohen studentët që nuk kanë kaluar pjesën e parë. Të tjerët i nënshtrohen vetëm pjesës së dytë.

8. Politikat akademike dhe rregulloret e mirësjelljes

Studentët janë të obliguar të përcjellin me rregull ligjëratat dhe ushtrimet. Ata duhet të vijnë me kohë në mësim, të mbajnë qetësinë dhe të angazhohen aktivisht në dialog në ligjërata. Gjatë kohës së mësimit studentët duhet t’i shkyçin telefonat celularë.

9. Metodat e vlerësimit

Kollokviumi 1: 45%

Kollokviumi 2: 45%

Pjesëmarrja në Ushtrime dhe Ligjërata: 10%