10
TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH Ky manual u mundësa nga:

TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH...VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-më të rëndësishme. Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH...VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-më të rëndësishme. Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të

TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH

POR TË DUASH

Ky manual u mundësa nga:

Page 2: TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH...VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-më të rëndësishme. Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të

Manuali është për përdorim të brendshëm të Dioqezës Rrëshen

Përshtaten dhe përkthyen për Caritas-in Dioqezan Rrëshen

Myrvete Keqa dhe Genc Gjoci

Shenjta Mari, Nëna e Hyjit,

më dhuro një zemër fëmije,

të pastër ashtu sikurse uji i burimit.

Më dhuro një zemër të thjeshtë,

që të mos mbytet nga trishtimi;

një zemër të madhe për të dhuruar,

një zemër besnike dhe bujare,

që kujton të mirat dhe nuk mban mend të keqen.

Më dhuro një zemër të butë e të përvuajtur,

që të di të dhuroj dashuri

në emër të Jezu Krishtit i cili është Zot

dhe jeton e mbretëron gjithmonë.

(L. de Grandmaison)

Page 3: TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH...VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-më të rëndësishme. Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të

ditë pushim.”

E ndodhi kështu që njeriu i mirë e zbuti dhelprën. Kur erdhi koha të

nisej dhelpra i thotë:

-“Ah! Tani do të qaj.”

-“Po përse do të qash? Çfarë fiton duke qarë? –e pyet djali.

-“Është shumë emocionues fakti që ti arrite të më zbusësh jo me

fjalë të tepërta, por me praninë tënde, nuk do ta harroj asnjëherë kë-

të dhuratë që më ke bërë”

-“Mirupafshim”, i thotë djali i vogël.

-“Mirupafshim”, i thotë dhelpra.

“Ja sekreti im. Është shumë i thjeshtë: nuk shihet përveçëse me ze-

mër. Më e rëndësishmja është e dukshme edhe për sytë!” Njeriu i

mirë e përsërit vazhdimisht me vete për të mos e harruar. “Njerëzit e

kanë harruar këtë të vërtetë, por Ti nuk duhet ta harrosh!”

Ti bëhesh përgjegjës përgjithmonë për atë që ke zbutur, dhe njeriu

i mirë këtë gjë e përsëriti disa herë më vete.

Kemi thënë shumë gjëra, por gjithçka realizohet duke u nisur nga

kjo ide: “Të edukosh nuk është të bësh por të duash”!

Jini entuziastë në të gjitha shërbimet tuaja si animatorë…

Kini guxim të dhuroni nga vetja juaj…

Kini guxim të shkoni kundra rrymës kur e vërteta e kërkon…

Kini durim, është virtyti më i bukur që kërkon edhe sakrificë…

“Edukimi është çështje e zemrës”

Don Bosko

Vëreni zemrën në lëvizje e do të shikoni që bota

përreth jush do të jetë më e bukur dhe më në harmoni!

18

3

Në këtë manual janë paraqitur disa udhëzime dhe koncepte

bazë me të cilat animatori duhet të mësojë të jetojë me to në

mënyrë që të mund të përmbushë sa më mirë shërbimin e tij/

saj.

Përshëndetje animatorë! Kjo është një ndihmë e vogël që dëshirojmë t’ju japim që

të kryeni sa më mirë shërbimin tuaj! Lexojeni me vëmen-

dje dhe do ta kuptoni më mirë.

Fëmijët mësojnë atë që jetojnë

- Nëse një fëmijë jeton me kritika, mëson të dënojë

- Nëse një fëmijë jeton me frikë, mëson të jetojë i shqetësuar.

- Nëse një fëmijë jeton duke e tallur, mëson të jetë i turpshëm.

- Nëse një fëmijë jeton me xhelozi, mëson të jetë ziliqar.

- Nëse një fëmijë jeton me turp, mëson të ndihet në faj.

- Nëse një fëmijë jeton me guxim, mëson të ketë siguri në vetvete.

- Nëse një fëmijë jeton me tolerancë, mëson të kjetë i durueshëm.

- Nëse një fëmijë jeton duke e lavdëruar, mëson të çmojë.

- Nëse një fëmijë jeton duke qenë i pranuar, mëson të dojë.

- Nëse një fëmijë jeton duke i miratuar gjërat e mia që bën, mëson të

angazhohet me gëzim.

- Nëse një fëmijë jeton duke e mbështetur, mëson të ketë një synim.

- Nëse një fëmijë jeton duke bashkëndarë me të tjerët, mëson çfarë

është bujaria.

- Nëse një fëmijë jeton me drejtësi, mëson çfarë është e vërteta dhe

drejtësia.

- Nëse një fëmijë jeton me siguri, mëson të ketë besim në vetvete

dhe në të tjerët që e rrethojnë.

- Nëse një fëmijë jeton me mirësi, mëson që bota është një vend i

bukur për të jetaur.

- Nëse jeton me qetësi, fëmija yt do të jetojë me paqe në shpirt.

Me çfarë po jeton fëmija yt?

Page 4: TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH...VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-më të rëndësishme. Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të

4

Animatorët janë ata të cilët kanë një rol shumë të rëndësishëm

për të përgatitur dhe zhvilluar së bashku me përgjegjësit, aktivitetet

për fëmijët dhe të rinjtë “duke animuar” kohën që ju dhurojnë atyre

e duke u argëtuar së bashku me to.

Gjithsesi kjo gjë nuk është e mjaftue-

shme për animatorin për të qenë i besueshëm;

përsa i përket përmbushjes së shërbimit të tij

të çmuar EDUKATIV përballë fëmijëve ka

për detyrë të jetë i kujdesshëm ndaj nevojave

të tyre, “të njohë disa teknika animimi” dhe

disa rregulla të thjeshta edukative.

Animatori nuk mund të refuzojë të marrë pjesë me qetësi në

takimet formuese apo organizuese me përgjegjësit dhe animatorët e

tjerë, së bashku mund të bëjmë diçka.

ANGAZHIM për të qenë të pranishëm në këto takime si edhe

për të qenë besnik deri në fund; është shumë e rëndësishme edhe

PËRPIKMËRIA në punët që duhen bërë dhe në oraret e takimeve;

PËRGJEGJËSI, sepse familjet duhet të jenë të sigurta se kujt ja

besojnë fëmijët e tyre.

Kush është animatori?

Si përgatitem për të qenë animator?

vetmi në botë e unë do të jem vetëm për ty.”

“Tani filloj të kuptoj .” –thotë njeriu. Por dhelpra vazhdon me idenë e saj:

-“Jeta ime është monotone. Unë i marr jetën pulave dhe njerëzit me

marrin jetën mua. Të gjitha pulat ngjajnë njëra me tjetrën dhe

gjithashtu edhe të gjithë njerëzit ngjajnë. Hapat e njerëzve më

friksojnë, më bëjnë të futëm nën dhe. Dëshiroj që hapat e tu të jenë

për mua si një ftesë për të jetuar e lirë, të jenë si një muzikë për

mua. Shikoji të gjitha fushat me grurë, gruri për mua është i

panevojshëm. Fushat me grurë nuk më kujtojnë asgjë e ky fakt është

një trishtim! Flokët e tua janë ngjyrë ari. Do të jetë një mrekulli kur

ti do të më kesh zbutur; ngjyra e grurit do të më kujtojë flokët e tu.”

Në ato momente dhelpra e shikon me sy lutës njeriun e mirë dhe i thotë:

-“Të lutem, më zbut”

-“Patjetër, me shumë dëshirë –i përgjigjet njeriu- por nuk kam shumë

kohë. Unë dëshiroj të zbuloj gjëra të reja e të njoh miq të rinj.”

- “Njerëzit nuk kanë më kohë për të njohur asgjë. Blejnë nëpër

dyqane gjithçka gati. Meqënëse nuk ekziston një dyqan për të blerë

miq, njerëzit nuk kanë më miq. Nëse ti do një mik, më zbut!”

-“ Çfarë duhet të bëj?” -pyeti njeriu.

-“Duhet të jesh i durueshëm. Si fillim ti duhet të ulesh larg meje e nëse

do të shikoj në bisht të syrit, ti nuk duhet të më thuash asgjë. Fjalë nuk

ndihmojnë në fillim. Ti çdo ditë të më afrohesh nga pak…”

Njeriu kthehet të nesërmen dhe sapo e shikon dhelpra i thotë:

-“Do të kishte qënë më mirë nëse do të kishe ardhur në të njejten

orë. Nëse për shembull ti vjen çdo pasdite në orën katër, unë që nga

ora tre do të jem e lumtur duke të pritur. Rreth orës katër unë egër-

sohem dhe përpiqem të zbuloj rëndësinë e lumturisë! Nëse ti nuk

më tregon orarin kur vjen, unë nuk do të di se si të përgatis zem-

rën… kam nevojë për kohë që të bëj ritet e mia.”

-“Çfarë është një rit? –pyeti njeriu – edhe kjo është një gjë shumë e

harruar sot.”

-“Është një ngjarje që e bën një ditë të ndryshme nga të tjerat, një orë

nga ora. Për shembull, gjahtarët bëjnë këtë rit: Një herë në javë

vallzojnë me vajzat e fshatit. Të enjten për mua është një ditë e

mrekullueshme, kështu mund të shkoj në ndonjë vresht për të gje-

tur diçka për të ngrënë. Nëse gjahtarët do të vallzonin çdo ditë…

unë nuk do të kisha asnjë ditë të veçantë… nuk do të bëja asnjë 17

Page 5: TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH...VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-më të rëndësishme. Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të

NJË HISTORI PËR TË REFLEKTUAR...

Një njeri i thjeshtë çdo ditë shkonte në Kishë dhe qëndronte para të

Shenjtërueshmit sakrament në adhurim. Ai vetëm e shikonte Jezusin

dhe qëndronte në heshtje. Kur e pyesnin se përse bënte këtë gjë, ai u

përgjigjej: UNË SHIKOJ ATË E AI MË SHIKON MUA.

Një ditë ky njeri ishte në pyll dhe po mendonte pikërisht këtë fakt...

Në atë moment shfaqet një dhelpër dhe e përshëndet:

- “Mirdita” i thotë dhelpra

- “Mirdita” i përgjigjet me thjeshtësi ky njeri, por nuk e shikon në

asnjë vend.

- “Jam këtu– i thotë zëri – poshtë mollës …”

- “Kush je? –thotë njeriu – je shumë e mirë!”

- “Jam një dhelpër!”

- “Eja për të luajtur me mua.” – i propozoi njeriu.

- “Nuk mund të luaj me ty - i thotë dhelpra - nuk jam e zbutur, nuk

përshtatem dot.”

“Ah, më fal.” –i thotë njeriu. Pas disa momentesh reflektimi e pyet

përsëri se çfarë do të thotë “Të zbutesh, të përshtatesh?”

-“A nuk je nga këto anë ti? –e pyeti dhelpra- çfarë kërkon?”

-“Kërkoj njerëzit.” – thotë njeriu i mirë.

“Çfarë do të thotë të zbusësh? Të përshtatësh?”

-“Njerëzit –thotë dhelpra- kanë pushkë dhe dalin për gjah e na

marrin jetën, është shumë e mërzitshme kjo gjë! Na marrin edhe

pulat; është në interesin e tyre! Edhe ti po kërkon pula?”

-“Jo –thotë njeriu i mirë- Unë kërkoj miq, pra kërkoj persona me të

cilët të krijoj marrdhënie, kjo pratikë është harruar nga brezat e so-

tëm.”

-“Të krijosh marrdhënie? Patjetër- thotë dhelpra- Ti deri tani po më

dukesh një njeri ndryshe nga shumë të tjerë që kam takuar e që kam

njohur. Unë nuk kam nevojë për ty e as ti nuk ke nevojë për mua.

As unë nuk jam një dhelpër si gjithë të tjerat. Nëse ti më zbut, atë-

herë ne do të kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ti do të jesh për mua i

16

5

Të gjithë animatorët duhet të bashkëpunojnë së bashku drejt

një objektivi të përbashkët, pra së bashku edhe me përgjegjësit

formojnë një ekip. Për këtë gjë kërkohet një BASHKPUNIM me

përgjegjësin, meshtarin, të cilit duhet t’i referohemi gjithmonë.

Është e rëndësishme të formohet një grup i bashkuar, për

VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-

më të rëndësishme.

Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të gjithë animatorët

duhet të njohin shumë mirë rregullat e sjelljes dhe të gjykimit si për

shembull për t’ju dhënë leje fëmijëve të gjithëve në të njejten

mënyrë. Nuk mund të jenë disa animatorë që tolerojnë e disa anima-

torë që janë më të rreptë me fëmijët…sepse kështu edhe fëmijët

fillojnë të bëjnë dallime mes animatorëve.

DUHEN SHMANGUR DISKUTIME, që kundërshtojnë men-

dimet e njëri-tjetrit apo edhe të përgjegjësit në praninë e fëmijëve.

Këto diskutime si edhe kritikat duhet të bëhën gjatë takimeve vetëm

me animatorët në mënyrë që të gjendet një rrugë-zgjidhje për çdo

gjë që ndoshta nuk shkon si duhet. Problemet personale mund t’i

diskutoni në një moment tjetër, në takimet në grup duhet të flitet për

problemet në lidhje me shërbimin që zhvilloni.

Ekipi i animatorëve

Çfarë të bëjmë kur do të jemi animatorë?

Të përpiqemi të duam edhe ne atë që fëmijët duan, T’I KUP-

TOJMË, T’I NDIHMOJMË, T’JU DUAM TË MIRËN e mbi të

gjitha T’I DËGJOJMË e t’ju përgjigjemi pyetjeve të tyre.

Page 6: TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH...VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-më të rëndësishme. Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të

6

Si sillet animatori? Animatori duhet të dijë të fitojë dhe të ruaje respekt nga fëmi-

jët, nuk duhet ta lejojë veten që fëmijët të mos e konsiderojnë më.

Për shembull duhet të kërkojë gjithmonë qetësi maksimale kur të

flasë sepse të gjithë kanë të drejtë të jenë të dëgjuar.

Animatori është dhe duhet të jetë I GËZUAR,

I AFRUESHËM, I QESHUR (duhet të dëshmojë me sjellje që i do

fëmijët dhe që është i kënaqur që punon me ata) por duhet të jetë i

aftë edhe të bëhet serioz dhe i përpiktë në momentet e duhura.

T’ju bëjmë të kuptojmë se nuk jemi me ata sepse nuk kemi

asnjë punë tjetër për të bërë por sepse ata janë të rëndësishëm, gjërat

që ata thonë na interesojnë dhe është bukur kur i bashkëndajmë së

bashku. Nëse afërsia jonë me fëmijët është e sinqertë, atëherë është

më e lehtë që të bëhëmi si miq me ta.

Animatori duhet të zhvillojë një palë “antena” për të kuptuar

gjendjen e fëmijëve, dëshirat, interesat dhe keqkuptimet që mund të

kenë. Të dëgjojmë gjithçka, por të kemi kujdes për ato “ndjenja” që

nuk thuhen vetëm me fjalë, por kur duket sikur fëmijët flasin edhe

me trup, pra jetojnë atë që po thonë. Të jemi të ndërgjegjshëm për

faktin se fëmijët ndjekin me shumë vëmendje në çdo moment dhe

imitojnë edukatorin, prandaj është shumë e rëndësishme t’ju japim

atyre SHEMBULL TË MIRË.

Gjatë të gjitha aktiviteteve që ANIMATORI zhvillon në

shërbimin e tij DUHET TË QËNDROJË NË MESIN E

FËMIJËVE. Të angazhohemi për të qëndruar me të gjithë fëmijët e

jo gjithmonë me të njëjtët.

Të shmangim diskutimet e tepërta si edhe fjalët mes animato-

rëve kur kërkohet qetësi. Të bëjmë gjithmonë ne të parët atë që ju kërkojmë më

pas fëmijëve të bëjnë!

e bën jetën tonë më të mirë,

më të qetë dhe kuptimplote.

Më dhuro o Zot një zemër që pranon

dhe duar që veprojnë.

Më ndihmo që të di të dhuroj mirësi

pa u krenuar.

Bëj që e gjithë jeta ime

të jetë dhuratë për të tjerët. Amen.

Lutja duhet duhet të: fillojë, shoqërojë dhe të ndjekë gjithë ditë

time kur shërbej, kështu kam më shumë force e gëzim.

Lutja më ndihmon :

të mos i jetoj gjërat vetëm për veten time.

t’i besoj Zotit të gjitha vështirësitë që jetoj

të falenderoj … të zbuloj gjërat e mëdha që Zoti bën me jetën time

Nëse nuk lutem nuk mund t’ju jap të tjerëve asgjë…

E më pas? - Gjej kohë për tu rrëfyer

- merr pjesë në Meshën e Shenjtë

- Merr pjesë në katekizëm.

- Gjej kohë për t’u lutur personalisht!

Besoju një udhëheqje shpirtërore… E para është ajo e Shpirtit Shenjtë!

15

Page 7: TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH...VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-më të rëndësishme. Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të

Dëgjo pa ndërprerje.

Dëgjo edhe ata që kanë mendime të ndryshme nga ti.

Mendo para se të flasësh.

Flit vetëm kur ke gjëra interesante për të thënë.

Ki guxim për të bërë autokritikë.

Mos kritiko pa arsye të vërteta.

Mbaj përgjegjësi për veprimet dhe sjelljet e bëra.

Ji sinqeritet.

Pas takimeve të verifikimit, të fillojmë shërbimin me entuziazëm.

LUTJA E ANIMATORIT-VULLNETAR

TË KRISHTERË

O Zot më ndihmo të bëhëm i afërm

për personat të cilët takoj.

Më ndihmo që t’i shikoj e të mos kaloj indiferent pranë atyre,

pavarsisht angazhimeve të mia, shqetësimeve

apo planeve të mia të programuara me kohë.

Më ndihmo që të di të bashkëndaj kohën me ata

dhe të bëhëhem pjese e shqetësimeve apo nevojave të tyre.

Më ndihmo të “mjekoj” plagët e tyre

me atë çfarë unë kam mundësi:

me kohën time, me aftësitë e mia dhe me forcën time.

Më ndihmo që t’ju jap një përgjigje konkrete ndaj pyetjeve të tyre.

Më ndihmo të krijoj për ta një bashkësi të krishterë

të aftë për të pranuar,

për të dëgjuar, për të kuptuar

dhe për të mbështetur.

Më ndihmo që t’ju transmetoj njerëzve

ndjenjën se besimi në Ty o Zot

DISA KËSHILLA

14

7

Të na respektojnë dhe

të na dëgjojnë. Si mund të

arrihet?

1) asnjëherë mos e thoni

shpejt një gjë që është

shumë e rëndësishme

2) të jeni të sigurt në atë

që thoni

3) mos bërtisni vazhdi

misht dhe për asgjë

4) fitoni respektin duke

mos u treguar shumë të

rreptë

5) mos kini frikë t’i qortoni (kur shërben) mund t’ju quajnë

animatorë “të këqinjë” por kur fëmijët kuptojnë gabimin ju

duan akoma më shumë.

Me fëmijët “e vështirë”

Nëpër grupe ka gjithmonë nga ata fëmijë “të tmerrshëm” apo

të vështirë, ndoshta edhe të trishtuar apo problematikë… Për të pa-

tur rezultate të mira me ata është e nevojshme t’i duam dhe t’ju qën-

drojmë afër në mënyrë të veçantë (sepse ndoshta në shtëpitë e tyre

nuk ndihen të dashur), por duhet të jemi edhe të rreptë kur ekzagje-

rojnë me sjelljet e tyre… Besojuni më shumë përgjegjësi se sa të

tjerëve (është shumë frytdhënëse kjo teknikë)… vëzhgojini me

kujdes në gjithçka që bëjnë për t’i kuptuar më mirë dhe lutuni për ta

dhe me ta!

Page 8: TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH...VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-më të rëndësishme. Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të

8

Kur komunikojmë edhe pse

ndoshta nuk e kuptojmë, përcjellim

mesazhe të ndryshme.

Kujdes: sepse këto mesazhe

mund të mos jenë pozitive.

Përgjigjet tona duhet të jenë “Ti

më pëlqen, jam dakort” apo “Nuk

jam dakort, por do të flasim”,

asnjëhërë mos kundërshtoni me forcë

duke thënë “Ti për mua nuk ekziston”; shpesh na duken pa rëndësi

këto shprehje por janë shumë të rrezikshme.

Jini të kujdesshëm ndaj KOMUNIKIMIT PARADOKSAL, të

thoni diçka e të bëni të kundërtën e asaj që thoni.

Animatori duhet të jetë i aftë :

të bëje të respektohen rregullat

të jetë i gëzueshëm dhe plot energji.

të animojë “Konfuzionin e organizuar por edhe të kon-

trolluar” (Fëmijët nuk janë rrobot, kanë nevojë të lujanë e të

hidhen, nuk munden të qëndrojnë në heshtje për një kohë të

gjatë, e mbi të gjitha fëmijët ndryshojnë sipas kohës… në rasten

kur koha është e mbyllur, e vrenjtur janë më shumë të

lëvizshëm se zakonisht,mbajeni mend gjithmonë këtë gjë!)

Një animator i përgatitur mund të krijojë moment konfuzioni

por duhet të jetë i aftë t’i fillojë dhe t’i ndërpresë kur është e

nevojshme, dhe sipas aftësive të tij duhet të propozojë aktivitete të

llojeve të ndryshme të cilat mund t’i menaxhojë.

Si bën animacion animatori?

13

në një grup; bashkpunim për të organizuar dhe për t’u

angazhuar për atë çka është vendosur edhe pse ndoshta

opinioni i tij personal është pak i ndryshëm.

Thjeshtësi dhe respekt në marrdhënie me fëmijët e me të gjithë.

Ai që ankohet gjithmonë nuk mund të jetë një animator i mirë!

Përmbushni i detyrat e caktuara, gjithmonë me entuziazëm dhe gëzim!

Të qëndrosh me fëmijët: duhet të jesh gjithmonë i gatshëm për

të dëgjuar problemet e tyre pa i banalizuar. Në çdo moment

të shërbimit të tij animatori duhet t’i ndjekë me sy fëmijët edhe nga

larg. Prania e animatorit duhet të jetë një prezencë aktive; duhet të

njohë secilin prej fëmijëe të cilët i kanë qenë besuar.

Animatori nuk ka frikë të shkojë kundra rrymës,

Por angazhohet me guxim, koherencë dhe përgjegjësi.

GRUPI I ANIMATORËVE Grupi

mbledh shumë persona të ndryshëm, simpatikë e antipatikë,

por që duhet të përshtaten njëri me tjetrin.

Skuadra

me një qëllim të vetëm dhe me një kapiten.

Revolucionar nuk kënaqet me miqësitë e formuara brenda grupit prej

simpatisë që kemi për njëri-tjetrin, por duhet të shtyhemi drejt

miqësisë me të gjithë. Kjo miqësi forcohet me gjeste të vogla që në

dukje ngjajnë si të pa rëndësishme por që në fakt kanë shumë

kuptim, si për shembull: të përshëndetemi, të mos flasim për njëri-

tjetrin pas shpine…

…ky është revolucioni i vërtetë i dashurisë…

...kjo është dashuria vëllazërore…

Page 9: TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH...VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-më të rëndësishme. Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të

12

Të jesh animator është një zgjedhje e cila konfirmohet me

eksperiencën e përditshme, ose më mirë të themi arsyet e të qënit

animator duhet të ushqehen vazhdimisht.

Është e rëndësishme të jetojmë eksperienca të ndryshme në

grup, por është shumë e nevojshme edhe të bëjmë një eksperiencë

personale! Me të vërtetë!

Të bëjmë animatorin nuk është e detyrueshme…

është një zgjedhje për të cilën jemi të thirrur.

TË JEMI ANIMATORË APO TË BËJMË ANIMATORIN?

Një kusht i domosdoshëm për të qenë animator është të jemi

të Krishterë e të dëshmojmë dashurinë e Krishtit; ky fakt bën

dallimin mes nesh dhe animatorëve të fshatrave turistikë. Animatori

duhet të gjejë momente për t’u lutur me fëmijët, duke patur

parasysh nevojat shpirtërore që grupi përkatës mund të ketë.

Ajo çfarë i prek më së shumti fëmijët nuk janë fjalët e bukura

por shembulli i mirë. Animatori e di mirë se çdo sjellje e tij ka

pasoja tek fëmijët e për këtë duhet gjithmonë të veprojë me

vetëdije dhe me inteligjencë.

Animatori nuk duhet të veprojë asnjëherë në mënyrë

individuale, por duhet gjithmonë të ketë parasysh që bën pjesë

Animator: Këshilla për udhëtim

9

Si luan dhe si bën animatori?

Para së gjithash duhet që animatori të njohë shumë mirë

bansin që duhet t’ju mësojë fëmijëve, duhet ta propozojë me gëzim,

plot energji dhe pa turp duke u përpjekur të hyjë në rolin e vërtetë të

personazheve.

Kur të propozohet bansi? Banset zakonisht nuk pëlqehen

shumë. Le t’i përdorim për të bërë një kaos organizativ, para një

loje, për të krijuar pak heshtje…

Të harrojmë egoismin për t’u ndeshur dhe dëshirën shumë

të madhe për të FITUAR me çdo kusht: në lojra duhen favorizuar

më të dobtit dhe jo fëmijët më të shkathët, jini të ndershëm dhe

zgjoni tek fëmijët moton “E rëndësishme është të argëtohemi!”

Jetojmë në një shoqëri ku ka shumë “luftë interesi”, mos t’i

përfshijmë fëmijët akoma më shumë në këtë fenomen…

Në lojra animatori duhet të jetë i përgatitur (nuk duhet t’i

lejë asgjë rastësisë… fëmijët e kuptojnë menjëherë këtë gjë!!!), luaj

me fëmijët, jo me animatorët, pjesën më të rëndësishme të lojës

besoja fëmijës që ta bëje “sepse kështu fitohet” (të gjithë fëmijët

me rradhë).

Si e propozon animatori një bans?

Page 10: TË EDUKOHSH NUK ËSHTË TË BËSH POR TË DUASH...VENDIMET, si edhe në marrdhëniet me prindërit, të cilat janë shu-më të rëndësishme. Të krijohet një “Gjykim i përgjithshëm”,të

10

Shëtitjet janë të rëndësishme gjatë kampit veror (nëse

është e munshsme për t’i organizuar), fëmijët janë shumë entuziastë,

dalin nga monotonia që jetojnë përgjatë javëve të tjera. E rëndësi-

shme është të mos humbasim stilin edukativ, t’ju sigurojmë prin-

dërve mbarëvajtje, të favorizojmë argëtimin e fëmijëve sipas mun-

dësive tona.

Duhet ta kemi shumë të qartë në mendje që shëtitjet janë

për fëmijet e jo një mundësi që animatorët “të murmurojnë”. Përgje-

gjësia kundrejt fëmijëve është shumë e madhe. Është e rëndësishme

t’ju jemi afër fëmijëve në çdo moment, të kontrollojmë në mënyrë

të veçantë me të vegjëlit, ata që janë më në vështirësi dhe t’i

ndihmojmë në nevojat e tyre. Prindërit kanë besim në ne dhe është e

rëndësishme që këtë besim të mos e humbasim.

Ndarja e detyrave Në një ekip është shumë e rëndësishme ndarja e detyrave.

Për të ndarë mirë përgjegjësitë në mënyrë që të mos i bëje një

person të gjitha gjërat dhe dikush tjetër nuk bën asgjë si edhe për të

kaluar problemin e frazës që shpesh dëgjojmë “Unë bëj gjithçka”!!

Çdo aktivitet ka një përgjegjës, detyra e të cilit është të koor-

dinojë të gjithë animatorët duke ju ndarë përgjegjësitë dhe duke ju

thjeshtësuar punët… si edhe të organizojë ditën duke përdorur mirë

kohën dhe duke ndjekur linjën e nevojshme edukative.

Meshtari ose motra, ka një përgjegjësi të veçantë (për vetë

faktin që ka më shumë eksperiencë); nuk koordinon

domosdoshmërisht pjesën teknike, por stilin edukativ (të meduar me

përgjegjësin) dhe me bashkëpunëtorë të tjerë.

Çfarë roli ka animatori në shëtitje?

11

ANIMATORË, TË THIRRUR PËR TË SHËRBYER

Fillojmë “për qef” pastaj qëndrojmë për të shërbyer

Fillimisht mund të vendosim për të bërë

animacion për disa arsye:

-sepse edhe shoku im është animator...

-më pëlqen të qëndroj me fëmijët …,

-kam dëshirë të jem në qendër të vëmendjes

-më plotëson…

Në fund të fundit duhet të kemi aftësinë (për të komunikuar

me të tjerët) dhe për të kuptuar që në jetën time ka diçka të madhe,

ka një prani më të thellë e cila i jep jetës kuptim dhe freski e

gjithashtu e bën edhe më të vërtetë: Hyji me fytyrën e Tij

njerëzore që është Jezu Krishti.

Ndryshimi mes të qënit animator

dhe të bërit animacion është pikërisht këtu,

nëse kemi takuar Jezusin në jetën tonë apo jo???

Animatorët janë të ndarë sipas aktiviteteve të ndryshme të

kampit veror. Mes tyre zgjidhen edhe përgjegjësit e laboratoreve në

bazë të eksperincës që kanë dhe sipas moshës…

ËSHTË E RËNDËSISHME QË FËMIJET TË DINË QË

JANË DISA ANIMATORË SI PIKË REFERIMI, TEK TË CILËT

MUND TË DREJTOHEN PËR ÇFARËDO NEVOJE QË MUND

TË KENË (E KËSHTU EDHE FAMILJET!)