11
1 | Page BULETINI I CSR KORRIK, 2015 Buletini i CSR është buletini i Rjetit Kosovar për Përgjegjësi Shoqërore Korporative kushtuar anëtarëve të CSR, medias dhe akterëve të tjerë, që kanë për qëllim për të informuar për aktivitetet, ngjarjet, dhe organizatat e Rrjetit. Ky buletin përmban komunikimet nga Prilli 2015. TA PASTROJMË KOSOVËN Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili u organizua sot në tërë territorin e Kosovës ju bashkëngjit edhe Ndërmarrja NewCo Ferronikeli, e cila kontribuoi me makineri rëndë për pastrimin e deponisë fshatin Arllat Komunës Drenasit. Hapja e aksionit në këtë deponi u bë nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Fehmi Agani, Kryetari i Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku, Drejtori i Ndërmarrjes NewCo Ferronikeli z. Ioannis Moutafis si dhe përfaqësues të iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, ku më pas u bashkangjitën edhe shumë vullnetarë të tjerë. PROJEKTE DHE AKTIVITETE Më datën 21 Maj, edhe këtë vit vazhdoi iniciativa ''Ta Pastrojmë Kosovën''. Edhe Rrjeti jonë i'u bashkangjit kësaj iniciative, sikurse disa nga anëtarët e tij. Meridian Corporation, përkrahu këtë aktivitet mjaft të nevojshëm për vendin tonë , ku një pjesë dërmuese e vendit u pastrua. Edhe Banka Raiffeisen i`u bashkangjit iniciativës për pastrimin e Kosovës. Stafi i bankës shfrytëzuan këtë ditë pune për të pastruar një pjesë të lagjes Arbëria në Prishtinë.

TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

1 | P a g e

B U L E T I N I I C S R K O R R I K , 2 0 1 5

Buletini i CSR është buletini i Rjetit Kosovar për Përgjegjësi Shoqërore Korporative kushtuar anëtarëve të CSR,

medias dhe akterëve të tjerë, që kanë për qëllim për të informuar për aktivitetet, ngjarjet, dhe organizatat e Rrjetit.

Ky buletin përmban komunikimet nga Prilli 2015.

TA PASTROJMË KOSOVËN

Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili u organizua sot në tërë territorin e Kosovës ju bashkëngjit edhe Ndërmarrja NewCo Ferronikeli, e

cila kontribuoi me makineri të rëndë për pastrimin e deponisë në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit.

Hapja e aksionit në këtë deponi u bë nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Fehmi Agani, Kryetari i Komunës së Drenasit

z. Nexhat Demaku, Drejtori i Ndërmarrjes NewCo Ferronikeli z. Ioannis Moutafis si dhe përfaqësues të iniciativës “Ta pastrojmë

Kosovën”, ku më pas u bashkangjitën edhe shumë vullnetarë të tjerë.

PROJEKTE DHE AKTIVITETE

Më datën 21 Maj, edhe këtë vit vazhdoi iniciativa ''Ta

Pastrojmë Kosovën''. Edhe Rrjeti jonë i'u bashkangjit kësaj

iniciative, sikurse disa nga anëtarët e tij.

Meridian Corporation, përkrahu këtë aktivitet mjaft të

nevojshëm për vendin tonë , ku një pjesë dërmuese e

vendit u pastrua.

Edhe Banka Raiffeisen i`u bashkangjit iniciativës për

pastrimin e Kosovës. Stafi i bankës shfrytëzuan këtë ditë

pune për të pastruar një pjesë të lagjes Arbëria në

Prishtinë.

Page 2: TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

2 | P a g e

INTERVISTË NË PROGRAMIN E MËNGJESIT NË RTK

Duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të mjedisit të pastër në shëndetin publik Rrjeti CSR, nëpërmjet aktiviteteve të

shumta është duke vepruar në ngritjen e vetëdijës ekologjike dhe përmirësimin e gjendjës ekologjike në Kosovë.

CSR, PRAKTIKË E RE PËR KOSOVËN

Për më shumë, më poshtë keni linkun e emisionit në tërësi:

https://www.youtube.com/watch?v=bD0b7rd4bow

Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit tonë Z. Gazmend Ahmeti,

ishte i ftuar në programin e mëngjesit në Radio Kosovë

në kuadrin e rubrikës së rregullt të së shtunave

“Mengjesi ekologjik”, më 06 Qershor, 2015.

Ndër tjerash u bisedua për të mirat që sjell anëtarësimi

në Rrjetin e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative, për

ndërmarrjet anëtare dhe për mbarë shoqërinë.

U informua më hollësisht për rëndësinë, objektivat dhe

veprimet konkrete të anëtarëve të tij në çështje

ambientale.

Me datën 1 Qershor 2015, në televizionin Klan Kosova

gjatë emitimit të emisionit „‟Ekonimia me Erëzen‟‟ u

shtjellua tema e CSR-së si praktikë e re për Kosovën.

Ndër të tjera, gjatë emisionit mysafir ishte edhe Drejtori

Ekzekutiv i Rrjetit CSR Kosova Z. Gazmend Ahmeti i cili

spjegoi më hollësisht për shikuesit se çka është CSR si

dhe rëndësinë e këtij Rrjeti për kompanitë anëtare, si

dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Page 3: TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

3 | P a g e

TRAJNIM PËR MEDIA DHE GAZETARË

ENTERPRISE 2020 MANIFEST 2015

Më 09 Qershor Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore

Korporative - CSR, mbajti trajnimin e pare për media, ''

Bazat e CSR-së''.

Ky trajnim ishte i një rëndësie te madhe si për

promovimin e CSR- sè si Rrjet ashtu edhe për

vetëdijësimin e gazetarëve për CSR-në si një fushë e

re e bizneseve në Kosovë e cila po përhapet gjithnjë e

më shumë.

Këso lloj trajnimesh do të bëhen vazhdimisht nga Rrjeti

CSR Kosova i cili vazhdimisht promovon vlerat e

përgjegjësisë shoqërore!

Page 4: TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

4 | P a g e

Në përgjigje të nevojës urgjente për të adresuar papunësinë, ndryshimin e klimës dhe ndryshimet demografike në Evropë, „‟The

Corporate Social Responsibility‟‟ ka zhvilluar Enterprise 2020 Manifestin për veprim deri në vitin 2020.

Ky organizm 2 ditor ishte ndarë në pjesën interne në të cilën anetaret e CSR Europe mbajën diskutime mjaft produktive, e percjellur

më pas nga Kuvendi. Gjatë ditës së dytë, u lancua fushata me e rëndësishme deri më sot " Manifesto e Ndermarrjeve 2020", ku 42

Rrjete dhe Shoqata Kombetare së bashku me 10,000 anëtaret e saj u zotuan që do të bëjnë zbatimin e saj.

Manifesti u bën thirrje bizneseve dhe qeverive të punojnë së bashku dhe të ndërmarrin veprime në tri prioritetet strategjike gjatë pesë

viteve deri në vitin 2020:

1. Prioritetizimi i përfshirjes së barabartë në punësim në të gjithë segmentet e ekonomisë.

2. Stimulimi i kompanive që të kyqen si partner të vendosur me komunitetin, komunën dhe regjionet në zbatimin e projekteve

zhvillimore, metoda të reja prodhuese, konsum dhe miërqenie.

3. Vendosjen e transparencës dhe të drejtave të njeriut në thelbin e të përformuarit të afarizmit.

Manifesti është përgjigjja e korporatave ndaj ndryshimeve ne përgjegjësinë sociale ndaj sfidave të parashtruara nga Komisioni

Evropian në strategjinë e 2020 të Europës që bën thirrje për rritje të zgjuar , të qëndrueshme dhe përfshirëse . Progresi i bizneseve

europiane drejt arritjes së prioriteteve Manifesti do të percillet gjatë pesë viteve të ardhshme nëpërmjet angzhimt online interaktiv te

CSR Evropës dhe Biznesit të cilat do të theksoj qindra nisma nga e gjithë Evropa .

CSR Evropa i bënë thirrje qeverive dhe bizneseve nëpër Evropë për të marrë në konsideratë dhe të ndërmarrin veprime nëpërmjet

iniciativave të tyre.

Manifesti u lansua në konferencen "Thirrja e Fundit per Evropën 2020" organizuar nga Sodalitas në Panairin/Expo Milano me 19

qershor 2015.

Pjesë e saj ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit CSR Kosova, z. Gazmend Ahmeti, duke përfaqësuar kështu Rrjetin CSR në Kosovë.

TRAJNIM PËR ANËTARË DHE JOANËTARË

Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative investim

strategjik për bizneset

Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

(CSR), ka organizuar një trajnim të specializuar në

fushën e CSR-së për anëtarët e tij aktual dhe atyre

potencial siç janë: CEO / menaxherë, zyrtarë të CSR-

së, Marketingut dhe PR.

Qëllimi i organizimit të këtij trajnimi sipas Drejtorit

Ekzekutiv të CSR, z. Gazmend Ahmeti ishte rritja e

ndërgjegjësimit për CSR e po ashtu synimi për

Page 5: TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

5 | P a g e

përkrahjen e mëtutjeshme të rrjetit, duke siguruar kështu ndihmë për bizneset e Kosovës.

“Integrimi i CSR në operacionet e përditshme të kompanive / organizatave nuk është një çështje e zgjedhjes më, por një kusht për çdo

kompani për të qëndruar konkurrues në një afat më të gjatë, pavarësisht nga vendndodhja, sektori i biznesit apo madhësia. CSR ka

rritur rolin e saj si një aktivitet vullnetar altruist filantropik, duke u bërë një nga faktorët vendimtar nëse organizata do të mbijetojë apo jo”

tha ekspertja për CSR z. Lindita Daija.

Më konkretisht disa nga pikat që u trajtuan në këtë trajnim ishin: Çfarë është CSR dhe çfarë nuk është, CSR kundrejt filantropisë dhe

altruizmit apo marketingut, pse kemi nevojë për CSR, dhe si duhet të aplikohet në kuadër të kompanive etj.

Përmes këtij trajnimi pjesëmarrësit nga kompani dhe institucionet e ndryshme patën mundësinë të marrin njohuri më të hollësishme për

konceptin e duhur për CSR. Po ashtu ky ishte një rast i mirë për tu bashkuar me Rrjetin e CSR Kosova. Në fund të trajnimit

pjesëmarrësit u certifikuan nga organizata.

Ky trajnimi u përkrah nga anëtaret e CSR: NewCo Ferronikeli, Raiffeisen Bank, PR Solutions dhe Meridian Corporation.

AKTIVITETET CSR TË KOMPANIVE ANËTARE

IPKO Foundation

nga studentët e ndritur të Kosovës janë zgjedhur për t'u bërë tashmë pjesë e familjes së shquar të 138 bursistëve.

Nga më shumë se 200 aplikime që Fondacioni IPKO ka marrë, 14 fitues janë përzgjedhur dhe vijnë nga universitete të ndryshme në

Kosovë, si: Universiteti i Prishtinës, Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK), Kolegji ISPE, Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT),

dhe Universiteti i Pejës dhe kryesisht nga komuna si: Prishtinë, Pejë, Vushtrri, Ferizaj, Istog, dhe Fushë Kosovë. Numri i fi tuesve është

rritur nga 10 në 14 bursistë për shkak të ideve të treguara në aplikacionet dhe angazhimin e Fondacionit IPKO për të ndikuar pozitivisht

në sa më shumë studentë.

IPKO Foundation vazhdon të shpërblejë studentë të

suksesshëm të Kosovës

Përveç angazhimit në projekte të shumta teknologjike,

Fondacioni IPKO shpalli fituesit e raundit të 7-të të Programit të

Bursave “Next Generation” për vitin akademik 2015/16.

Pas një procesi dinamik të vlerësimit, më të mirët

Page 6: TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

6 | P a g e

Fondacioni IPKO ka kënaqësinë për të vazhduar të kontribuojë në zhvillimin akademik të të rinjëve kosovarë që tregojnë potencialin e

tyre, kapacitete intelektuale, ide inovative dhe ambicien për të arritur sukses edhe më tej.

Kjo është hera e shtatë që Fondacioni IPKO përkrah studentët të cilët posedojnë një vizion digjital për Kosovën. Që nga viti 2009,

Fondacioni ka investuar rreth 317,323.00 Euro të dedikuara për bursa. Ky Program i Bursave është themeluar për të shpërblyer

studentët e regjistruar në çdo universitet të akredituar në Kosovë, të cilët kanë pasion, kreativitet, dhe kapacitet për t‟u bërë udhëheqës

dixhital i vendit.

Prandaj, në qoftë se ju e konsideroni veten vizionar për të dalë me një ide inovative për digjitalizimin e Kosovës, Fondacioni i`u

inkurajon që të filloni të punoni nga tani për shkak se vitin e ardhshëm ju mund të jeni një nga bursistët! Fondacioni IPKO do të

vazhdojë të punojë për të shtuar studentë të ndritshëm në komunitetin tonë të dijetarëve të shkëlqyer.

Meridian

TË PASTROJMË LAGJEN TONË SË BASHKU

Rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express “N‟ derë të

shtëpisë”, me datë 16 Prill 2015, mbajti aktivitetin e pastrimit te

lagjeve me moton-“TË PASTROJMË LAGJEN TONË SË

BASHKU”

Kjo iniciativë erdhi si rezultat i përkushtimit të Meridian Express

në domosdoshmërinë e ngritjes së zërit për ndryshimin e

sjelljes sonë karshi mirëmbajtjes së ambientit ku na rrethon.

Në kuadër të kësaj iniciative, Meridian Express me stafin e saj

kontriboj në secilën lagje që është prezent. Pastrimi i lagjeve

do të bëhet traditë e Meridian Expressit, me shpresën që kjo

iniciativë do të krijoj bazë shumë të rëndësishme për zhvillimin

dhe mbrojtjen e mjedisit.

Page 7: TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

7 | P a g e

ProCredit Bank

Vlen të theksohet se këto çanta janë prodhuar sipas standardeve më të larta ekologjike duke dëshmuar edhe tutje qasjen shumë të

përgjegjshme të Bankës ProCredit ndaj mbrojtjes së ambientit.

Dita Ndërkombëtare e Dhurimit të Gjakut

Për Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, 24 puntorë

të Meridian Group, dhuruan vullnetarisht gjak.

Përfaqësues nga Qendra Kombëtare e Kosovës për

Transfuzionin e gjakut (QKKTGJ), falenderuan Meridianin

për gadishmërinë dhe vullnetin që shprehin cdo vit për të

dhuruar gjak.

ProCredit Bank dhuron 150.000 qanta ekologjike

Banka ProCredit së bashku me bankat tjera simotra të rajonit

kanë ndërmarrë iniciativë mjedisore e cila ka për qëllim

ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit duke

reduktuar përdorimin e qeseve të plastikës.

Për këtë qëllim, rreth 600,000 çanta 100% pambuk organik

janë shpërndarë FALAS - ku 150,000 prej tyre janë dhuruar

qytetarëve të Kosovës përmes degëve të bankës, qendrave

tregtare dhe rrjeteve të marketeve.

Page 8: TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

8 | P a g e

ANËTARET E RINJË

Vala ka shtrirë rrjetin e saj në tërë territorin e Kosovës dhe që një kohë të gjatë ofron për të gjithë konsumatorët e saj shërbimet më të

avancuara të telefonisë mobile, brenda dhe jashtë operatorit Vala.

Lansimi i produkteve të reja, atraktiviteti i shërbimeve të ofruara, çmimet tejet joshëse si dhe kualiteti i lartë, ka bërë që Operatori

Publik VALA të jetë lider i shërbimeve të telekomunikimit në vend duke shërbyer mbi 1.2 milionë konsumatorë.

Njëkohësisht Telekomi i Kosovës mban primatin në tregun e telefonisë fikse dhe ka shndërruar rrjetin e vet analog në atë të

gjeneratës së ardhshme (NGN), duke mundësuar ofrimin e shërbimeve të telefonisë, internetit dhe televizionit përmes protokollit të

internetit (IPTV).

PTK në vazhdimësi synon që të jetë në hap me trendet botërore të zhvillimit, duke siguruar mbulueshmëri cilësore përmes rrjetit

mobil të Vala-s dhe atij fiks të Telekomit të Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që konsumatorët tanë të

kenë shërbime sa më cilësore. PTK-ja operon në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ka marrëveshje roaming me një numër

të madh të operatorëve botërorë, në vende të ndryshme të botës.

PTK-ja ka përafërsisht 2400 punonjës ku Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100% të aksioneve të PTK-së.

PTK – VALA

Mirèsevini në CSR Kosova!

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A. (PTK) është kompani publike e

transformuar në shoqëri aksionare, e cila aktualisht përbëhet nga dy njësi të

biznesit: Vala dhe Telekomi i Kosovës, përmes të cilave PTK-ja ofron një gamë

të gjerë të produkteve të telefonisë mobile e fikse, me qëllim të përmbushjes së

nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve.

Operatori i telefonisë mobile Vala ofron shërbime të llojllojshme për

konsumatorët e saj.

Page 9: TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

9 | P a g e

ÇKA ËSHTË RRJETI PËR PËRGJEGJËSI SHOQËRORE KORPORATIVE – CSR?

CSR është një proces me qëllim për të përqafuar përgjegjësinë për veprimet e kompanisë dhe të inkurajojë një

impakt pozitiv përmes aktiviteteve të saj mbi mjedisin, konsumatorët, punonjësit, komunitetet, palëve të interesuara

dhe të gjithë anëtarët e tjerë të sferës publike.

PËR KOSOVA CSR NETWORK

Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative-CSR është një organizatë jo-qeveritare, rrjeti i parë i këtij lloji në

Kosovë. Ajo kërkon të përputhet plotësisht me Dhjetë Parimet e Global Compact e cila është një kornizë bazuar në

parime për bizneset, të cilat përfshijnë të drejtat e njeriut, eliminimin e punës së fëmijëve, promovimin e praktikave

miqësore me mjedisin, eliminimin e diskriminimit në lidhje me punësimin dhe profesionin, si dhe promovimin e

vlerat anti-korrupsion. Është anëtare e CSR Europe, që është rrjeti kryesor i biznesit Evropian për përgjegjësi

shoqërore korporative me rreth 70 korporatat multinacionale dhe 37 organizatat partnere kombëtare si anëtarë.

PSE TE BEHENI ANËTARË?

Ndërtimi besnikërisë së konsumatorit në bazë të vlerave të veçanta etike;

Benefite në ndërtimin e reputacionit në praktikat më të mira;

Mundësi të mira bashkëpunimi me reprezentuesit Kosovar dhe Europian

Mundësi te mira biznesi;

Rritja e reputacionit të kompanisë në nivel regjional dhe europian .

Tringë Smajli, No.21

Prishtina, Republika e Kosoves 10000

Zyra: +381 (0) 38 712 715 PËR ME SHUMË VIZITONI : WWW.CSRKOSOVO.ORG OSE NA KONTAKTONI : [email protected]

BËHU ANËTARË I RRJETIT CSR KOSOVA

Page 10: TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

10 | P a g e

Anëtarët tanë:

Page 11: TA PASTROJMË KOSOVËN - CSR Kosovocsrkosovo.org/repository/docs/Newsletter_July_2015_-_Shq_62335.pdfstrategjik për bizneset Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë

11 | P a g e