11
nr. 7-10 Lajme Të Mira Bankë e cila punon për Ju GoMacedonia - TURIZMIT ALTERNATIV KËNAQJE E PLOTË NË BUKURITË E MAQEDONISË HOTELIT KOCAREV MYSAFIRI ÇDOHERË KA TË DREJTË – ËSHTË MOTOJA E CILA NA ÇON PËRPARA HOTELIT KOCAREV MYSAFIRI ÇDOHERË KA TË DREJTË – ËSHTË MOTOJA E CILA NA ÇON PËRPARA TRAJNIM DHE EDUKIM: REGRUTIMI NË RREGULL DHE TRAJNIMI I TË PUNËSUARVE ËSHTË PARAKUSHT PËR PËRMBUSHJEN E TYRE TË MIRË TRANSPARENCË: ME CILAT RREZIQE MUND TË BALLAFAQOHET KOMPANIA JUAJ DHE SI TË UDHËHIQNI ME TO? BIZNES FORUM: NË PËRKRAHJE TË AGRO- BIZNES SEKTORIT GoMacedonia - TURIZMIT ALTERNATIV KËNAQJE E PLOTË NË BUKURITË E MAQEDONISË

Lajme Të Mira - · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

  • Upload
    lamtu

  • View
    229

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Lajme Të Mira -  · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

nr. 7-10Lajme Të Mira

Bankë e cila punon për Ju

GoMacedonia - turizMit alternativ KËNAQJE E PLOTË NË BUKURITË E MAQEDONISË

HOTELIT KOCAREV

MYSAFIRI ÇDOHERË KA TË DREJTË – ËSHTË MOTOJA E CILA NA ÇON PËRPARA

HOTELIT KOCAREV

MYSAFIRI ÇDOHERË KA TË DREJTË – ËSHTË MOTOJA E CILA NA ÇON PËRPARA

TRAJNIM DHE EDUKIM:

REGRUTIMI NË RREGULL DHE TRAJNIMI I TË PUNËSUARVE ËSHTË PARAKUSHT PËR PËRMBUSHJEN E TYRE TË MIRË

tranSParenCË:

ME CILAT RREZIQE MUND TË BALLAFAQOHET KOMPANIA JUAJ DHE SI TË UDHËHIQNI ME TO?

bizneS foruM:

NË PËRKRAHJE TË AGRO-BIZNES SEKTORIT

GoMacedonia - turizMit alternativ KËNAQJE E PLOTË NË BUKURITË E MAQEDONISË

Page 2: Lajme Të Mira -  · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

Lajme Të Mira nr. 7-10

2

www.procreditbank.com.mk

3

Misioni ynëMisioni ynë është të jemi bankë e orientuar drejt zhvillimit me shërbim të tërësishëm. Ne ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin e ndërmarrjeve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme për të cilat jemi të bindur se krijojnë numër më të madh të punësimeve të reja dhe japin kontribut vital në zhvillimin e ekonomisë në kuadër të veprimtarisë të cilën e kryejnë.

Për dallim nga bankat tjera, banka jonë nuk promovon kredi të konsumit. Ne fokusohemi në veprimtarinë bankare të përgjegjshme me ndërtim të kulturës së kursimit dhe partneritet afatgjatë me klientët tanë.

Aksionarët tanë presin kthim të sigurt dhe të vazhdueshëm të investimeve, por në themel pa interes për rritje afatshkurtër të profitit. Ne e zgjerojmë investimin në trajnim të të punësuarve tanë me qëllim që të krijojmë atmosferë efikase dhe çlodhëse dhe të mundësojmë shërbim miqësor i cili më së shumti u përgjigjet klientëve tanë.

EKIPI I BASHKËPUNËTORËVE:Biljana Tasevska – Drejtoreshë e Sektorit për Kujdes të Klientëve; Ivona Hristovski – Drejtoreshë e Sektorit për burime njerëzore; Simeon Shumanski – Drejtor i Sektorit për udhëheqje me rreziqet; Elena Ilievska – Menaxhere për rrezik operativ; Dafina Nonkullovska – Përgjegjëse për kontabilitet në ProCredit Holding, Gjermani; Biljana Trajkovska – Përgjegjëse për marketing; Marija Angelova – Përgjegjëse për trajnim

ProCredit Bank SH.a. Shkup, bul. Jane Sandanski 109a, 1000 Shkuptel. 02 / 2446 000, faks 02 / 321 99 [email protected]

Të drejtat autoriale:© 2010 ProCredit banka SH.a. Shkuptë gjitha të drejtat të ruajtura. as ky botim, as cilado qoftë pjesë e tij nuk mund të shumëzohen, të ruhen në sisteme për ofrim të të dhënave ose të barten në cilëndo qoftë formë ose në cilëndo qoftë mënyrë, elektronike, mekanike, fotokopje, incizim ose formë tjetër, pa lejen paraprake nga ProKredit banka SHa Shkup.

të nderuar miq,Mirëserdhët në numrin e shtatë të lajme të Mira – magazinë tremujore, e përkushtuar posaçërisht për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë. Duke e pasur parasysh që këtë numër Jua prezantojmë në fillim të vitit të ri kalendarik, do të donim që me Ju t’i ndajmë vështrimet tona në drejtim të të arriturave dhe kontributin tonë në sektorin financiar të Maqedonisë gjatë vitit të kaluar.Viti 2009 ishte vit i krizës botërore financiare dhe ekonomike e cila nuk e anashkaloi edhe vendin tonë, plotësisht ndryshe nga vitet në të cilat kemi punuar deri tani. Si e tillë, ishte sfidë e madhe për secilin anëtar të ProCredit ekipit, sfidë e cila tejkalohet vetëm me përkushtim të madh profesional dhe personal, angazhim intensiv punues, lojalitet të lartë dhe para së gjithash punë ekipore të realizuar mirë.e gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, në fund të vitit na mundësoi rezultate pozitive financiare, si në raport me portfolion depozituese ashtu edhe në raport me portfolion kredituese. baza depozituese vitin e kaluar u rit për 10% në krahasim me vitin 2008, që është tregues i sigurt për besimin e qytetarëve dhe kompanive në ProCredit bankën. te portfolioja kredituese shënojmë rritje prej rreth 5%, e cila para së gjithash ka të bëjë me përmbushjet pozitive në tremujorin e fundit të vitit.Përveç rezultateve të arritura pozitive afariste, me sukses futëm në përdorim softuer të ri bankar, mbetëm besnik në përkrahjen e klientëve tanë edhe në kohëra të vështira, dhe në asnjë moment nuk u ndalëm me stërvitjet dhe trajnimet intensive për të punësuarit. Duke luajtur rol të rëndësishëm në ekonominë e Maqedonisë, sektori afarist ishte dhe mbetet fokusi më i rëndësishëm për zgjerimin e aktiviteteve tona.Duke u udhëhequr nga nevojat dhe pritjet e klientëve, prioritet kryesor në vitin e ardhshëm do të jetë ndërtimi i shërbimit cilësor dhe me profesionalizëm të lartë i cili mbështetet në parimet e transparencës dhe besimit. Për ne klientët çdoherë janë në vend të parë. Pozita jonë në treg na imponon përgjegjësi të madhe dhe do të synojmë që atë përgjegjësi ta arsyetojmë edhe në vitin 2010.

Ju dëshirojmë realizim të sukseseve të mëdha edhe këtë vit,Me respekt,

ekipi i ProCredit bankës

MiSioni ynË .....................................................................2

HyrJe ...............................................................................3

teMa JonË: SI TA PLANIFIKOJMË BUXHETIN FAMILJAR – T’I SERVISOJMË borXHet, e MeGJitHatË tË KurSeJMË ...............................4

ProCreDit HolDinG: etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative ..............6

rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në GoMacedonia ...................................................................8

PËrvoJa tË fituara JaSHtË venDit: baSHKËPuniMi i nDËrSJellË DHe PËrKraHJa nË ProCreDit GruPin ........................................................10

tranSParenCË: Me Cilat rreziQe MunD tË ballafaQoHet KoMPania JuaJ DHe Si tË uDHËHiQni Me to? ...................................12

bizneS foruM: nË PËrKraHJe tË aGro-bizneS SeKtorit........................14

riSi PËr banKËn tuaJ: ProCreDit banKa PËr HerË tË tretË Me CertifiKatË PËr KoMPani Me uDHËHeQJe tË MirË KorPorative...........15

rrËfiMi iM: PanDe KoCarev, Pronar i Hotelit KoCarev ...........................................................16

traJniM DHe eDuKiM: reGrutiMi i DrJetË DHe traJniMi i tË PunËSuarve ËSHtË ParaKuSHt PËr rezultate tË Mira ......................18

Page 3: Lajme Të Mira -  · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

Lajme Të Mira nr. 7-10

4

www.procreditbank.com.mk

5

Planifikimi i buxhetit shtëpiak do t’Ju ndihmojë më thjeshtë të udhëhiqni me mjetet Tuaja. Nëpërmjet buxhetit më lehtë do ta shihni gjendjen tuaj financiare dhe do të mundni ta kontrolloni në të ardhmen.

Buxheti Ju mundëson:• të përcaktoni si i harxhoni mjetet tuaja dhe sa harxhoni në periudhë të caktuar;• të planifikoni kursim i cili do të Ju nevojitet në të ardhmen dhe• të vendosni për mjetet tuaja, duke i ndjekur ndryshimet e gjendjes Suaj financiare

Edhe pse gjendja financiare tek individët është e ndryshueshme, të gjitha buxhetet mbështeten në idenë e njëjtë: të servisohen borxhet, të kursehet, ndërsa pjesa e mbetur e mjeteve të harxhohet në mënyrë racionale.

Që të bëni plan të mirë buxhetor, është e nevojshme të dini:• sa mjete do të pranoni në periudhë të caktuar – të ardhurat tuaja mujore• sa mjete do të harxhoni në periudhë të caktuar – shpenzimet tuaja mujore• si mund t’i përshtatni shprehitë e juaja shpenzuese në raport me situatat e papritura, si do ta kishit tërhequr vlerën maksimale nga mjetet tuaja

Është shumë e thjeshtë t’i caktoni të ardhurat Tuaja – mjafton ta shikoni raportin tuaj mujor nga llogaria Juaj (ose çekun e pensionit/listën e pagesës etj.). Sfidë shumë më e madhe që të shikohen me kujdes shpenzimet personale, të cilat ndahen në të fiksuara dhe shpenzime tjera. Me qëllim që të sillni vendime më të mira, do të sqarojmë çka paraqet secili nga këto shpenzime.

Mjetet e ndara për kursim nuk llogariten si shpenzim sepse ata janë mjete të cilat do t’i shfrytëzoni në të ardhmen. vlera e tyre mund të ritet nëse deponohen në llogari kursimi ose në llogari të afatizuar në bankë.

Cili është funksioni themelor i buxhetit? Buxheti Ju mundëson krahasim të shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara. Në kolonën e parë të buxhetit Tuaj familjar, të cilin e krijuam për Ju, gjenden shpenzimet e planifikuara paraprakisht, ndërsa në kolonën e dytë janë paraqitur shpenzimet e realizuara gjatë muajit. Pas mbarimit të muajit mund t’i krahasoni dhe realizoni shpenzimet, që Ju mundëson t’i analizoni lëvizjet dhe gjendjen e shpenzimeve Tuaja.në këtë mënyrë buxheti Ju tregon sa dhe në çka i harxhoni mjetet tuaja, respektivisht në çka mund të kurseni. nga ana tjetër do të keni edhe kënaqësi personale kur do të shihni se keni arritur të kurseni. Do të befasoheni sa dhe në çka i harxhoni mjetet tuaja.

ata harxhime të cilat në shikim Ju duken harxhime të vogla, me kalimin e viteve paraqesin shkallë të madhe në shpenzimet Tuaja.Prandaj Ju këshillojmë të filloni ta shfrytëzoni Tabelën e buxhetit shtëpiak të cilën e përgatitëm posaçërisht për Ju. Shpresojmë se tabela do t’Ju ndihmojë që më mirë të udhëhiqni me financat tuaja, dhe nga muaji në muaj do të shkaktojë buzëqeshje në fytyrat tuaja.

TEMA JONË:SI TA PLANIFIKOJMË BUXHETIN FAMILJAR – T’I SERVISOJMË BORXHET, E MEGJITHATË TË KURSEJMË

Shpenzimet fikse janë të rregullta dhe më shumë ose më pakë të pandryshueshme nga muaji në muaj. Këto shpenzime i përfshijnë llogaritë për rrymë, telefon, shërbime komunale, televizion kabllor, internet, këst për kredi, sigurim, qira etj.Shpenzimet e tjera janë gjithashtu të rregullta, por ndryshojnë nga shuma dhe Ju vendosni sa mjete do të harxhoni në to. vendimi për atë sa do të harxhoni gjithsesi është i kushtëzuar nga mundësitë tuaja. Këta shpenzime përfshijnë kosh të përditshëm shpenzues, rinovim, dhurata, argëtim... Juve ju takon të vendosni sa do të harxhoni dhe prej cilave harxhime do të shkurtoni në dobi të kursimit, në dobi të udhëtimit vijues, blerje të veturës së re ose gjëra tjera të cilat dëshironi t’ia lejoni vetes ose familjes Suaj.

BUXHETI SHTËPIAK PËR MUAJIN ___________

të ardhurat mujore Të ardhurat e planifikuara të ardhurat e realizuara

Të ardhurat familjare (rroga)

Të ardhurat tjera (shtesa, honorarë)

Gjithsej të ardhura (A)

Harxhime fikse Të ardhurat e planifikuara të ardhurat e realizuara

rrymë

ujë

Telefon fiks

telefoni mobil

televizioni kabllor, internetiHigjiena komunale, mirëmbajtja e ndërtesësQiraja

ushqimi

Higjiena personale, mjete për pastrim

Shpenzime fikse për fëmijë

Karburant

regjistrimi i automjetit, sigurimi

Shpenzime tjera fikse

Gjithsej shpenzime fikse (Sh1)

Shpenzime tjera Të ardhurat e planifikuara të ardhurat e realizuara

veshje dhe mbathje

Kartelë kredie, këste për kredi

ushqim jashtë shtëpisë

rinovim, riparime

Dhuratë, zbavitje, hobi

Sigurim plotësues

udhëtime

Shpenzime tjeraGjithsej shpenzime tjera (Sh2)

Gjithsej shpenzime (Sh=Sh1+Sh2)

Gjithsej të ardhura (A)

Gjithsej shpenzime (Sh)

Mjete në dispozicion (A-Sh)

Kursim

Kursimi mujor nga mjetet në dispozicion

Kursimi paraprak

Gjithsej kursim

Page 4: Lajme Të Mira -  · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

Lajme Të Mira nr. 7-10

6

www.procreditbank.com.mk

7

një pjesë e misionit të tërësishëm të ProCredit gupit është të caktohen standardet në sektorët financiarë në të cilët punojmë. Qëllimi është të kontribuohet jo vetëm në drejtim të grupeve të synuara të cilat i shërben Banka dhe cilësisë së shërbimeve financiare që i siguron, por edhe në drejtim të etikës afariste. vlerat tona të fuqishme korporative luajnë rol kyç në këtë drejtim. Definojmë gjashtë parime thelbësore në të cilat mbështetet puna e ProCredit institucioneve:

TRANSPARENCË

i përmbahemi parimit të dhënies së informatave transparente klientëve, publikut të gjerë dhe të punësuarve, ndërsa sjellja e jonë është e thjeshtë dhe e hapur.

KULTURA E KOMUNIKIMIT TË HAPUR

ne jemi të hapur, të sinqertë dhe konstruktivë në komunikimin e ndërsjellë dhe situatat e përditshme i zgjidhim profesionalisht, nëpërmjet bashkëpunimit me qëllim që të gjendet zgjidhje.

PËRGJEGJËSIA SHOQËRORE DHE TOLERANCA

Klientëve u japim këshilla të logjikshme në pajtueshmëri me situatën e tyre ekonomike dhe financiare, si edhe potencialin e tyre. Nevojat e tyre njihen dhe lidhen me prodhimet dhe shërbimet përkatëse. Gjithashtu, promovimi i kulturës së kursimit na është posaçërisht e rëndësishme. i jemi të përkushtuar raportit të sinqertë dhe respektit ndaj klientëve dhe të punësuarve, pa e marrë parasysh prejardhjen e tyre, ngjyrën e lëkurës, gjuhën, gjininë ose bindjet religjioze dhe politike.

ORIENTIMI SHËRBYES

Secili klient shërbehet me përzemërsi, kompetencë dhe dashamirësi. të punësuarit tanë i janë të përkushtuar kujdesit të shkëlqyer të klientëve, pa e marrë parasysh cilët janë dhe sa punë sjellin.

STANDARDE TË LARTA PROFESIONALE

Secili i punësuar mban përgjegjësi për cilësinë e punës së vetë dhe synon ta kryejë edhe më mirë.

SHKALLË E LARTË E PËRKUSHTIMIT PERSONAL

integriteti personal dhe sinqeriteti janë karakteristika të cilat kërkohen nga të gjithë të punësuarit në të gjitha institucionet e ProCredit-it.

Këta vlera të ProCredit bankave janë shtylla e kulturës sonë korporative, dhe të njëjtat diskutohen dhe zbatohen në mënyrë aktive në punën e përditshme. Krahas kësaj, ata shprehen edhe në Kodeksin e Sjelljes, i cili parimet etike të grupit ProCredit i bart në drejtime praktike për tërë personelin e ProCredit-it.

PROCREDIT HOLDING: ETIKA E BIZNESIT DHE STANDARDET KORPORATIVE

aspekt tjetër i cili tregon për atë se institucioni ynë u përmbahet standardeve më të larta etike është zbatimi i përpiktë i metodave dhe procedurave ndërkombëtare për praktikë më të mirë me qëllim që ta mbrojmë bankën nga shfrytëzimi të jetë kanal për larje të parave ose aktivitete tjera jolegale, si financimi i terrorizmit etj. Është e rëndësishme të njihet klienti dhe në pajtueshmëri me këtë parim, të kryhet lajmërim cilësor nëpërmjet respektimit të rregullave të zbatueshme.

ne vendosim standarde edhe kur bëhet fjalë për ndikimin e punës sonë kredituese ndaj mjedisit jetësor. ProCredit bankat kanë zbatuar sistem për udhëheqje me mjedisin jetësor në bazë të vlerësimit ekzistues të portfolios kredituese sipas kritereve për mbrojtje të mjedisit jetësor. analiza e thelluar e aktiviteteve të tërësishme ekonomike përfshinë edhe analizë të rreziqeve të mundshme për mjedisin jetësor.

Së këndejmi kërkesat për kredi nga ndërmarrjet e përfshira në aktivitete të cilat llogariten si të rrezikshme për mjedisin jetësor dhe shfaqen si aktivitete të ndaluara për financim në listën tonë, refuzohen. Prandaj, nëpërmjet përfshirjes së pyetjeve për mbrojtje të mjedisit jetësor në procesin e miratimit të kredive, ProCredit bankat janë në mundësi ta ngritin vetëdijen ekologjike të klientëve të tyre. Gjithashtu, gjatë vlerësimit të kërkesave për kredi, përmbajtja pranë praktikës etike afariste është me rëndësi të madhe. nuk miratohen as kredi të ndërmarrjeve ose individëve, nëse ekzistojnë dyshime se ata shfrytëzojnë forma të padrejta morale të punës, veçanërisht punë fëmijësh.

Me qëllim që të jemi të sigurt se të punësuarit në tërësi i kuptojnë të gjitha parimet e përcaktuara, trajnimet fillestare për të punësuarit e rinj përfshijnë mbledhje të veçanta në të cilat diskutohet Kodeksi i Sjelljes dhe rëndësia e tij për të gjithë anëtarët e ekipit tonë. Me qëllim që të jemi të sigurt se të punësuarit do të mbeten të përkushtuar në standardet tona të larta etike dhe do t’i vërejnë problemet dhe ngjarjet e reja të cilat kanë dimension etik për institucionin tonë, rregullisht organizohen trajnime të brendshme në të cilat prezantohen studime të detajuara të rasteve dhe shqyrtohen shembuj nga praktika e përditshme.

Banco ProCredit Mozambique

ProCredit BankDemocratic Republic of Congo

ProCredit Savings and Loans GhanaBanco Los Andes

ProCredit Bolivia

Banco ProCredit Ecuador

Banco ProCredit Nicaragua

Banco ProCredit El Salvador

www.procredit-holding.com

ProCredit Bank Bosnia and Herzegovina

ProCredit Bank Georgia

ProCredit Bank Bulgaria

ProCredit Bank Ukraine

ProCredit Bank Kosovo

ProCredit Bank Albania

ProCredit Bank Macedonia

ProCredit Bank Moldova

ProCredit Bank Serbia

ProCredit Bank Romania

ProCredit Bank Armenia

ProCredit Services Colombia

Banco ProCredit Honduras

ProCredit Bank Kyrgyzstan

(planned)

ProCreditMexico

ProCredit Bank Sierra Leone

ProCredit: Banks around the corner and around the world

ProCredit Holding

Page 5: Lajme Të Mira -  · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

Lajme Të Mira nr. 7-10

8

www.procreditbank.com.mk

9

GoMacedonia është agjencia e parë e përkushtuar në promovimin e turizmit alternativ në Maqedoni. e formuar në vitin 2003 nga njerëz të cilët e ndajnë dëshirën ndaj bukurive të këtij vendi dhe të cilët dëshirojnë që përvojën e njëjtë ta ndajnë me të gjithë ata të cilët kanë dëshirë ta shijojnë kulturën, historinë dhe të gjitha bukuritë e vendit tonë.

GoMacedonia mundëson shikim nga afër të traditave lokale, të variacioneve në kuzhinën tradicionale në regjione të ndryshme, shprehitë e ndryshme dhe mënyrat e jetesës, shijimin e verës së mrekullueshme të zbrazur nga fuçia edhe përgatitjen e vet verës ose hajvarit bashkë me nikoqirët. Për dallim prej shikimit pasiv të një vendi i cili ofrohet me aranzhimet standarde turistike, me këtë lloj të udhëtimit mysafirëve u jepet mundësi të përfshihen në atmosferën dhe për së afërmi të njihen me banorët dhe përditshmërinë e tyre.

Që prej fillimit të punës sonë e dinim se GoMacedonia është ide e mrekullueshme, por se do të duhet shumë durim dhe kohë që të jetësohet. buzëqeshjet dhe kënaqësia e klientëve na treguan se jemi në rrugë të drejtë dhe na dha forcë të vazhdojmë me punën.

rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer nË GoMacedonia KËNAQJE E PLOTË NË BUKURITË E MAQEDONISË

Qytetarët e Maqedonisë janë të vetëdijshëm për të gjithë atë që e ofron Maqedonia, por kjo nuk do të thotë se udhëtojnë, hulumtojnë dhe kënaqen në të. Meqenëse e tëra është këtu afër, më së shumti 2 orë larg, më shpesh e lënë për ndonjë rast tjetër. u mungon dëshira të cilën e kanë kur udhëtojnë jashtë vendit, kur praktikisht janë të palodhur të shohin çdo gjë për kohë shumë të shkurtër.

turistëve të jashtëm u intereson praktikisht çdo gjë. u është e pabesueshme se si në një hapësirë aq të vogël të gjenden aq shumë përmbajtje të ndryshme. Pasuri natyrore – liqene, male, gryka, lokalitete arkeologjike, manifestime kulturore, raritete të fshehura natyrore, lokalitete spaleologjike, karnavale, kisha, manastire dhe xhami të vjetra, kuzhinë tradicionale maqedonase dhe shumë ushqim të shijshëm e të freskët.

Për momentin jemi 5 të punësuar, me të cilët krahas turizmit alternativ punojmë edhe në organizimin e ngjarjeve, dy veprimtari të cilat janë komplementare. Dy vitet e kaluara kemi investuar kryesisht në njerëz, si edhe në rekuizite të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve tona. në këtë periudhë mendojmë edhe për investime të mundshme në kapacitete të caktuara për akomodim dhe infrastrukturë, të cilat do të hapnin mundësi të reja për ne si agjenci.

Këtë vit do të mundohemi me idetë tona të arrijmë të gjejmë interes te disa nga fondacionet e jashtme të pranishme në Maqedoni. nëse arrijmë të “shesim” së paku një pjesë të tyre, sigurisht do të ketë investim edhe nga ana jonë. Gjithashtu, kemi shumë përvojë pozitive nga bashkëpunimi i gjertanishëm me ProCredit bankën, posaçërisht sepse është shumë fleksibile dhe që përmbush në raport me nevojat tona në punën bankare.

rezultatet të cilat i realizojmë janë në vijë rritëse, por çdoherë ka hapësirë për më shumë. Synimet për këtë vit janë parashtruar, e ato janë rritja e shitjes për 35% në raport me vitin e kaluar, me theks të veçantë në rritjen e numrit të vizitorëve të jashtëm. edhe pse në shikim të parë nuk duket ashtu, ne praktikisht nëpërmjet turistëve të jashtëm bëjmë “eksport virtual”, respektivisht hyrje të devizave në tregun tonë.

Shërbimet tona do t’i kisha ndarë në 5 programe të turave nëpër Maqedoni: trashëgimia kulturore dhe shpirtërore; historia dhe arkeologjia; eko dhe natyrë; aventurë dhe rekreacion; si edhe tim bilding. të gjitha turat tona janë të krijuara sipas klientit dhe interesimet e tij, pavarësisht nëse bëhet fjalë për individ, grup të madh ose të vogël, maqedonas apo të huaj. Klientë vendas janë para së gjithash kompani dhe organizata nga Maqedonia, për të cilat organizojmë tim bilding aktivitete, të përbëra nga njohja e aspekteve të ndryshme nga Maqedonia. Për dallim prej tyre, grupet tona të turistëve të jashtëm janë kryesisht më të vogla, që siguron udhëtim më intim dhe personal. Kjo mundëson fleksibilitet dhe spontanitet më të madh, respektivisht kënaqësi të plotë të mysafirëve tanë, duke garantuar ekskluzivitet për aktivitete dhe vende të cilat për pjesën më të madhe të grupeve turistike nuk janë në dispozicion.

regjion më i vizituar është ai i Povardaries, respektivisht regjioni i verërave me degustim verërash, si edhe Strumica me ujëvarat, manastiret dhe zbavitjen e mirë të natës. tradicionalisht e organizojmë turnin “verë dhe dashuri” më 14 shkurt – dy festa në një ditë: Sh. Trifuni dhe Sh. Valentini, ku mysafirët tanë e degustojnë pijen e hyjnive dhe kalojnë ditë të paharruar.

Page 6: Lajme Të Mira -  · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

Lajme Të Mira nr. 7-10

10

www.procreditbank.com.mk

11

në Siera leone punoja si udhëheqëse e Sektorit të financave dhe ajo ishte përvoja ime e parë si udhëheqës i ekipit prej 10 njerëzve. Përveç që mora pjesë në themelimin e Sektorëve të Kontabilitetit, likuiditetit, informimit dhe qarkullimit vendor të pagave, arrita edhe përvojë të tërësishme në fushën e menaxhimit, e me këtë edhe organizim dhe udhëheqje të punës dhe njerëzve.

edhe krahas infrastrukturës së keqe, papërshtatshmërisë dhe zhvillimit të pamjaftueshëm shoqëror – teknologjik, Siera leone është megjithatë vend tërheqës, interesant dhe joshës.

në Ganë gjithashtu, e udhëhiqja Sektorin e financave i cili përbëhej prej 24 personave, duke mbuluar kontabilitet, likuiditet, informim, kontroll financiar dhe udhëheqje me rreziqe. Ekipi me të cilin punoja ishte vërtet i hapur për bashkëpunim. veçanërisht ishin të inspiruar nga mënyra e re e punës në raport me informimin në kohë dhe të saktë, analizën e mirë financiare, efikasitetin gjatë punës dhe organizimin e mirë të kohës.

Sipas mënyrës së jetës, Gana është shumë specifike pikërisht për shkak të faktit që është vendi i parë afrikan i cili është çliruar nga robëria koloniale para 50 viteve, për çka njerëzit e Ganës janë në ekstrem krenarë. atje, niveli i arsimimit, si edhe infrastruktura e përgjithshme dhe standardi jetësor janë në nivel të lartë, në kontekst të afrikës.

adaptimi në mjedisit punues në Gjermani ishte kryesisht i lehtë, pikërisht për shkak të faktit që në ProCredit gjithkund në botë respektohen vlerat e njëjta. edhe pse njerëzit në ProCredit Holding vijnë nga vende të ndryshme, ekziston respekti i ndërsjellë, kolegjialiteti, bashkëpunimi i mrekullueshëm dhe përkrahja e ndërsjellë. Gjithashtu, shoqërohen edhe jashtë orarit të punës, pavarësisht a bëhet fjalë për ndonjë restorant ndërkombëtar në zahsenhauzen, kinema, teatër, kafe ose birë pranë Majnës ose në berger Shtrase... të shtunat verore kalohen në piknik ose volejboll në park, ndërsa të dielat në “bruh” me bukë të freskët, me erë dhe filxhan të madh me kapuçino... Mahnit fakti që Gjermanët kujdesen shumë për shëndetin e vet, prandaj shpesh merren me sport, në punë kryesisht shkojnë me biçikletë (bile edhe në temperatura dimërore) dhe secilën kohë të lirë e shfrytëzojnë të shoqërohen në ajër të pastër, pavarësisht a bëhet fjalë për ecje, alpinizëm ose çiklizëm.

Para ardhjes sime në Gjermani, para rreth 3 viteve isha pjesë e ekipit i cili merrte pjesë në themelimin e ProCredit bankave në kontinentin afrikan, edhe atë Siera leone dhe Ganë. afrika për mua paraqiste sfidë të madhe, para së gjithash në drejtim të përvojës profesionale dhe avancimit. Nga e tërë ajo përvojë doli rrëfim i shkëlqyeshëm jetësor dhe profesional.

ende jam pjesë e ekipit të ligjëruesve pranë ProCredit akademisë regjionale në afrikë, me seli në Mozambik dhe ligjëroj planifikimin e biznesit tanimë 2 vite. Motivi për angazhimin e këtillë ishte para së gjithash dëshira t’ua bart përvojën time kolegëve të mi nga afrika dhe të ndihmoj në ngritjen e tyre të mëtutjeshme profesionale, e njëkohësisht të vazhdoj ta jap kontributin tim për afrikën.

Dafina Nonkulovska, përgjegjëse për kontabilitet në ProCredit Holding, Frankfurt

Fillimet e mia në ProCredit Bank Maqedoni janë në Sektorin e Kontabilitetit, ku e fitova përvojën e parë në fushën e kontabilitetit dhe informimit. Kolegë të mrekullueshëm, nivel të lartë të profesionalizmit, atmosferë të këndshme punuese dhe mundësi për tregim të potencialit personal, është ajo për të cilën kujtohem në ProCredit bnkën Maqedoni. Gjithsesi këtu është edhe shoqërimi i shkëlqyeshëm, kolegjialiteti dhe komunikimi i hapur në vendin e punës dhe jashtë vendit të punës.

në këtë moment punoj në Seksionin e Kontabilitetit, si pjesë e Seksionit për financa dhe Kontroll në ProCredit Holding në frankfurt, Gjermani. Holdingu është institucion i cili numëron rreth 90 të punësuar, fokusi kryesor i të cilëve është përkrahja e 22 ProCredit institucioneve financiare të Grupit. Në sektor numërojmë 9 persona, prej të cilëve një pjesë punojmë në kontabilitetin për Grupin, ndërsa një pjesë janë të fokusuar në kontabilitet në Holding si institucion i veçantë. Përkrahja jonë për bankat në Grup përbëhet në pjesën e implementimit dhe pajtueshmërisë me standardet ndërkombëtare (IFRS), përpilimin e instruksioneve për kontabilitetin e bankave sipas standardeve të fundit, adaptimi i politikave dhe procedurave të gjertanishme në pajtueshmëri me ndryshimet e reja, krijimi i kontabilitetit me detaje të mjaftueshme për sjellje të vendimeve të mira strategjike, si edhe prezantim përkatës të gjendjes dhe suksesit të bankave dhe Grupit.

PËrvoJa tË fituara JaSHtË venDit: BASHKËPUNIMI I NDËRSJELLË DHE PËRKRAHJA NË PROCREDIT GRUPIN

ProCredit Banka Siera Leone

Veshje kombëtare - Siera Leone

Page 7: Lajme Të Mira -  · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

Lajme Të Mira nr. 7-10

12

www.procreditbank.com.mk

13

Rreziku i likuiditetit nga njëra anë mund të ndodhë për shkak të mungesës së mjeteve për financim të biznesit personal, ndërsa nga ana tjetër për shkak të mungesës së mjeteve për përmbushje të obligimeve (pagesave) ndaj furnizuesve, bashkëpunëtorëve ose bankave.

Rreziqet operative ngjajnë si rezultat i lëshimeve në procedurat e brendshme dhe proceseve të kompanisë; trajnimi i pamjaftueshëm, jokompetenca ose mospërkushtimi i të punësuarve; dobësi në teknologji ose vjetrim i pajisjes që e shfrytëzon kompania; por edhe për shkak të shkaktarëve të jashtëm ndaj të cilave kompania nuk mund të ndikojë. Dallimet operative minimizohen mes tjerash nëpërmjet sistemit të zhvilluar mirë për kontroll të brendshëm të të punësuarve dhe proceseve në kompani.

Rreziku i reputacionit paraqet publicitet negativ të kompanisë dhe ndodh për shkak të rrezikut të paudhëhequr operativ (gabim i të punësuarve, raport i papërshtatshëm me klientët dhe të ngjashme). Prandaj është e rëndësishme kompania të zhvillojë strategji për krijim dhe mbajtje të reputacionit të mirë, si edhe plan për veprim në kushte të cenimit të të njëjtës.

udhëheqja me rreziqe

udhëheqja me rreziqe përfshinë 4 teknika, edhe atë: anashkalimi, kontrollimi, transferimi dhe mbajtja e rrezikut.

rreziku anashkalohet nëse kompania nuk ndërmerr respektivisht nuk përfshihet në aktivitet i cili mund të sjellë deri në rrezik.

Kontrollimi i rrezikut paraqet ndjekje të vazhdueshme të probabilitetit për shfaqje të rrezikut, si edhe ndërmarrje të masave për zvogëlim të rrezikut dhe pasojave të tij.

rreziku transferohet në rast kur rreziku me të cilin kompania mund të ballafaqohet bartet në kompani tjetër, p.sh. kompani sigurimesh, agjenci për sigurim dhe të ngjashme.

Mbajtja e rrezikut paraqet pranim të të njëjtave, respektivisht mosmarrja e masave për zvogëlimin e tij. Kjo teknikë shfrytëzohet kur rreziku është minimal, ose kur masat të cilat do t’i kishim ndërmarrë për zvogëlimin e tyre kushtojnë më shumë se vet krijimi i tij kur rreziku nuk është identifikuar.

thuajse të mos ekzistojë aktivitet afarist i cili nuk përfshinë shkallë të caktuar të rrezikut. Por, secila kompani është e rëndësishme të ketë parasysh se përgjithësisht, rreziqet janë drejt–proporcionalisht me fitimin, respektivisht se rreziku më i madh sjell fitim më të madh. Prandaj, jo rrallë thuhet se rrezik më i madh është kur nuk bartet rrezik. Rreziqe të vetme të cilat janë kundër–proporcionalisht me fitimin, janë rreziqet nga puna operative e kompanisë, si edhe reputacioni i rrezikut. Kështu për shembull, rritja e gabimeve nga ana e të punësuarve, lëshimet në procedurat ose reputacioni i kompanisë sjellin deri te humbjet.

ndodhitë e ndryshueshme në treg, si edhe numri i madh i rregullave të vendit dhe ndërkombëtare, imponojnë që udhëheqja e vazhdueshme me rreziqet të jetë aktivitet i domosdoshëm i kompanive, me qëllim që të mbahet dhe përmirësohet pozita e tregut.

rreziqet përcaktohen si probabilitet për humbjen ose pasigurinë nga rrjedha e aktiviteteve në kompani. në mënyrë matematikore, rreziku është paraqitur në mënyrën vijuese:

SHKALLA E RREZIKUT = MUNDËSIA PËR SHFAQJEN E HUMBJES X HUMBJA E MUNDSHME

Klasifikimi i rreziqeve

Rreziku i shkaktuar nga kërkesat e papaguara mund të jetë rezultat i mosekzistimit të mundësisë ose vullnetit tek borxhliu të paguajë për prodhimin e furnizuar ose shërbimin e shfrytëzuar. Ky lloj i rrezikut mund gjithashtu të jetë rezultat i përqendrimit të lartë të kërkesave ndaj një borxhliu, një industrie, një regjioni dhe të ngjashme.

Me rrezik tregu kompanitë ndeshen kur ka ndryshim të çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve, si rezultat i ndryshmeve në strategjinë e kompanive, ngjarjeve ekonomike–politike, rregullat ligjore dhe të ngjashme. Me rrezikun e tregut ballafaqohen edhe kompanitë të cilat punojnë me humbje (damping çmime) për shkak të qëndrimit në treg. rreziku i devizave gjithashtu hyn në kategorinë e rreziqeve të tregut dhe është shumë i rëndësishëm për eksportuesit dhe importuesit, në fakt kur ndryshohet raporti i valutave në të cilat thirren kërkesat, këta kompani ballafaqohen me papajtueshmëri të rrjedhave financiare.

Me qëllim që kompanitë të mund të udhëheqin me sukses me rreziqet, është e nevojshme që të njëjtat të katego-rizohen dhe klasifikohen në rregull. Disa nga rreziqet me të cilat mund të ballafaqohen kompanitë janë: rreziku i shkaktuar nga kërkesat e papaguara, rreziku i tregut, rreziku i likuiditetit, rreziku i vendit, rreziku operativ, rreziku i reputacionit etj.

Hapat themelorë në procesin e udhëheqjes me rreziqe janë: identifikimi në kohë të duhur i rreziqeve me të cilat kompania mund të ballafaqohet, analiza në raport me mundësinë për shfaqjen e tyre dhe lartësinë e humbjes së mundshme, vlerësimit të rreziqeve (shqyrtimi i harxhimeve dhe dobive nga marrja e masave të ndryshme për zvogëlimin e tyre, rangun, përcaktimin e prioriteteve) dhe trajtimin nëpërmjet zgjedhjes së strategjive përkatëse.

tranSParenCË: ME CILAT RREZIQE MUND TË BALLAFAQOHET KOMPANIA JUAJ DHE SI TË UDHËHIQNI ME TO?

E la

rtë

E lartëE ulët

Kontrollimi Anashkalimi

Mbajtja Transferimi

Humbja nga ndodhja e rrezikut

Prob

abili

teti

për n

dodh

jen

e rr

ezik

ut

Page 8: Lajme Të Mira -  · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

Lajme Të Mira nr. 7-10

14

www.procreditbank.com.mk

15

Forum regjional informativ interaktiv në Strumicë – kredi të reja të përshtatura sipas IPARD-itnë drejtim të përkrahjes së zhvillimit të bujqësisë si një prej degëve më të rëndësishme për zhvillim të ekonomisë në Maqedoni, e njëkohësisht shfrytëzim efikas të fondeve Paraaderuese nga UE, ProCredit banka dhe lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë organizuan ngjarje informative-interaktive të destinuar për sektorin e agro biznesit në Strumicë.

Qëllimi për mbajtjen e kësaj ngjarjeje ishte njohja detale e përfaqësuesve të sektorit bujqësor me aplikacionet për masën 101, 103 dhe 302, procesin dhe mënyrën për mbushjen e biznes planit dhe marrëveshjes që është e nevojshme që shfrytëzuesit e iParD programit ta nënshkruajnë me Agjencinë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

loe dhe ProCredit banka lidhën marrëveshje për bashkëpunim në korrik të vitit të Kaluar, qëllimi i të cilës është përforcimi i përkrahjes ndaj bashkësisë afariste nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të përbashkëta për ndërmarrjet.

Si plotësim, si njëra ndër punët më kryesore duke e marrë parasysh mënyrën për financim dhe realizim të iParD programit, nga ana e ProCredit bankës në mënyrë promovuese u paraqitën linjat më të reja kredituese me shkallë më të ulëta të interesit dhe kushte të volitshme të përshtatura sipas iParD programit.ProCredit banka është njëra nga bankat e para në treg e cila ofroi kushte të posaçme dhe kredi të destinuara për bujqit, të përshtatura për nevojat e tyre.

organizata joqeveritare “transparencë – zero korrupsion” në bashkëpunim me odën ekonomike të Maqedonisë dhe odën ekonomike të Maqedonisë veri-Perëndimore, në kuadër të aktiviteteve për implementimin e Deklaratës zero tolerancë për korrupsionin bëri zgjedhjen e kompanive me udhëheqje të mirë korporative në vitin 2009.

Certifikata është edhe një dëshmi për standardet dhe parimet e punës të ProCredit bankës deri te të cilat përmbahemi që prej fillimit të punës sonë, e tëra me qëllim të sigurimit të punës më të mirë bankare për të gjithë.

Qëllimi i aksionit është përforcimi i standardeve në punën korporative, por edhe përforcimi i masave të përgjithshme për zero tolerancë të korrupsionit në republikën e Maqedonisë.

ProCredit Banka me gradë kredie BB+ nga Fitchagjencia ndërkombëtare për grada “fitch ratings” i lëshoi ProCredit bankës Maqedoni gradë afatgjatë kredie për valutë të huaj dhe lokale “bb+”. Për ProCredit bankën, grada shënon arritje të madhe dhe perspektivë pozitive në punë. Vlerësimi i mirë e reflekton stabilitetin dhe sigurinë e Bankës dhe posaçërisht e vërteton ekspertizën tonë kredituese dhe aftësinë që të vlerësohet rreziku në fazën e hershme të tij.

ProCredit banka është banka e parë në Maqedoni, të cilës fitch ratings-i i ndau gradë kredie në vitin 2005 dhe banka e vetme në Maqedoni me gradë kredie në vitin 2009.

bIzNES fORUM: NË PËRKRAHJE TË AGRO-BIZNES SEKTORIT

riSi PËr banKËn tuaJ: PROCREDIT BANKA PËR HERË TË TRETË ME CERTIFIKATË PËR KOMPANI ME UDHËHEQJE TË MIRË KORPORATIVE

ProCredit Banka shpërblimin e fiton për herën e tretë, që për bankën paraqet kënaqësi të madhe, por edhe përgjegjësi t’i përparojë teknikat për udhëheqje edhe më të mirë korporative në të ardhmen dhe me këtë të vazhdojë të jetë shembull pozitiv për të tjerët.

Grada afatgjate e kredisë mbështetet në konstatimet e agjencisë ndërkombëtare të gradave se Banka do ta fitojë përkrahjen e mundshme nga aksionarët e saj, posaçërisht nga ProCredit Holdingu (me rejting kredie BBB-) në rast nevoje. rejtingu individual i ProCredit bankës është rezultat i përmbushjeve pozitive të bankës mes të cilave: kualiteti i aktivës së ProCredit bankës i cili është më i fuqishëm në raport me bankat të cilat punojnë në treg, shkalla e lartë e likuiditetit, shumëfishimi i bazës depozituese, kualiteti i portfolios kredituese dhe shkalla relativisht e ulët e kredive në vonesë në krahasim me nivelin e sektorit bankar.

Page 9: Lajme Të Mira -  · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

Lajme Të Mira nr. 7-10

16

www.procreditbank.com.mk

17

rrËfiMi iM: PanDe KoCarev, Pronar i Hotelit KoCarev MYSAFIRI ÇDOHERË KA TË DREJTË – ËSHTË MOTOJA E CILA NA ÇON PËRPARA Fillimet e përfshirjes time në veprimtarinë e hotelerisë datojnë që nga viti 1982, kur fillova të punoj në restorantin e babait tim lubço Kocarev, prej të cilit e trashëgova dashurinë ndaj biznesit të hotelerisë.

Para më shumë se 30 vite, lokacioni i hotelit të sotëm, në mesin e turistëve të vendit dhe të jashtëm ishte i njohur si bife Ohrid, i cili më vonë u ngrit në restorant Kocarev. në ohër çdoherë ka pasur konkurrencë të madhe në fushën e turizmit, andaj në fillim e kisha sfidë të dëshmoj se mund të mbahem me hotelierët tjerë në qytet. Kështu, në fillim të viteve të 90-ta vendosëm ta zgjerojmë veprimtarinë dhe investuam në kapacitete për strehim, duke e themeluar motelin Kocarev. Para rreth 10 viteve investuam edhe më në objekt, duke e ngritur e hotel Kocarevin e sotëm.

Hoteli ofron akomodim të rehatshëm në më shumë se 30 dhoma, të pajisura me standarde më moderne. Kapaciteti i restorantit është 350 mysafirë, të cilët mund të provojnë ushqim të llojllojshëm tradicional maqedonas, por edhe ndërkombëtar. tarracat e hapura janë në

dispozicion në pjesën më të madhe të vitit, ku mysafirët mund të kënaqen në diellin gjatë ditës, ose me pije gjatë netëve të këndshme verore. Përveç pushimeve, në hotel organizohen edhe solemnitete të ndryshme, manifestime, seminare, shëtitje në qytet dhe të ngjashme.

Duke e pasur parasysh atë që vizitorët e jashtëm ende janë më në numër se ata të Maqedonisë, strategjia jonë është të ofrojmë çmime të pranueshme me qëllim që t’u dalim në ndihmë mysafirëve tanë.

Moto të cilën e respektojmë në punën e përditshme dhe e cila na çon përpara, është se mysafiri çdoherë ka të drejtë.

në hotelin Kocarev punojnë 15 persona, ndërsa numri i tyre ritet gjatë sezonit veror. Përvojën time shumëvjeçare pa mëdyshje ia bart secilit prej të punësuarve të mi. Përveç me pagën e rregullt, të punësuarit motivohen edhe nëse e respektoni punën e tyre dhe nëse i merrni parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.

investimet paraqesin pjesë të pandashme të biznesit të hotelerisë. Pa investime nuk mund të shkoni para dhe nuk mund t’i realizoni pritjet dhe kërkesat e mysafirëve. Për mua si afarist është e rëndësishme të kem bankë e cila do t’i përkrahë nismat e mia investuese dhe në kohë do të më informojë për mundësitë që i ofron.

Si klient shumëvjeçar i ProCredit bankës bëra më shumë investime kapitale në hotelin tim, që flet për kënaqësinë e ndërsjellë nga bashkëpunimi. Jam shumë i kënaqur edhe nga raporti i të punësuarve në bankë, si edhe nga profesionalizmi i tyre në punë. Pres që ky bashkëpunim të thellohet në llogari të rritjes së kapitalit me investime të reja në fushën time.

Hoteli Kocarev gjendet dy kilometra nga ohrit, në autostradën ohër – Shkup. lokacioni ynë dhe ambienti natyror ofrojnë atmosferë të vetme që e kënaq secilin mysafir. Afërsia e malit dhe liqenit janë vetëm pjesë e ofertës që e ofron ky hotel për pushim të përsosur.

Gjatë viteve të kaluara, mësuam se vetëbesimi dhe mendimi pozitiv janë faktori vendimtarë që të arrihet sukses në sferën tonë të punës. ballafaqohemi me konkurrencë të madhe, por kjo për ne paraqet motiv që të jemi më të mirë në shërbimet të cilat i japim.

Page 10: Lajme Të Mira -  · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

Lajme Të Mira nr. 7-10

18

www.procreditbank.com.mk

19

(qëndrim i drejtë, qëndrim trupor, e folura, shprehja etj.), kualitetet e tija dhe sa të njëjtat do të përgjigjen në pozitën e kërkuar.

Procesi i përzgjedhjes i strukturuar kështu nënkupton angazhim të më shumë burimeve dhe kohës, nga njëra anë, por nga ana tjetër kontribuon në procesin e optimizimit të burimeve njerëzore, respektivisht sigurimit se kandidatët e zgjedhur i kanë shkathtësitë e duhura afariste dhe bazën e cila më tej avancohet nëpërmjet stërvitjeve dhe trajnimeve të mëtutjeshme.

Krahas procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes të menduar në saktësi, është e nevojshme të vazhdohet me përfshirjen intensive në zhvillimin e të punësuarit të ri. Kompanitë të cilat e kuptojnë rëndësinë e punës me të punësuar me edukim të lartë, vazhdimisht investojnë në zhvillimin e tyre personal dhe profesional me qëllim që ata të jenë maksimalisht të motivuar dhe efektivë në punë.

në një pjesë të madhe të kompanive, periudha e orientimit është përcaktuar si periudhe “provuese, respektivisht periudhë kur të dyja palët (i punësuari i ri dhe kompania) munden me marrëveshje ta ndërpresin marrëdhënien e punës. Kjo bëhet me qëllim që të sigurohet i punësuari i ri se me vet punësimin nuk merr përgjegjësi të cilave nuk mund t’u përgjigjet, në rast se stërvitja dhe kushtet e punës nuk mundësojnë realizim të tërësishëm të potencialit të tij.

Pas mbarimit të trajnimit themelor, i punësuari gjithnjë e më thellë përfshihet në proceset e punës dhe jep kontribut më të madh në realizimin e suksesshëm të detyrave të punës. obligimi i kompanisë për edukim të vazhdueshëm të të punësuarve kërkon trajnime të rregullta dhe të parregullta në rast të zbatimit të prodhimeve ose shërbimeve të reja, ose në rast të ndryshimit të rregullave ligjore.

Stërvitja e vazhdueshme si proces, në mënyrë ideale udhëhiqet nga Sektori i veçantë për stërvitje, por në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është obligim i drejtuesit. Drejtuesi, i cili shpesh është edhe pronar i ndërmarrjes ka interes të drejtpërdrejtë nga punësimi i njerëzve të rinj të talentuar të cilët do të kishin performans të mirë. atyre, gjithnjë e më shpesh, lartësia e rrogës dhe privilegjet tjera nuk u janë faktor vendimtar gjatë sjelljes së vendimit për pranim të ofertës së caktuar për punë. talentet e vërtetë kërkojnë hapësirë për zhvillim personal dhe profesional dhe posaçërisht i vlerësojnë ofertat e kompanive të cilat ofrojnë mundësi të tilla.

Suksesi i një organizate në masë më të madhe është i kushtëzuar nga performansi i të punësuarve të vet. Së këndejmi, përzgjedhja e kandidatit të duhur është bazë për bashkëpunim të mëtutjeshëm të suksesshëm, realizimit i strategjive afariste të caktuara dhe reduktimi i ndryshimeve të vazhdueshme të të punësuarve.

Kandidatët të cilët me sukses do ta kalojnë testin, kalojnë në fazën vijuese të procesit të përzgjedhjes, e ajo është intervista. në këtë mënyrë, nëpërmjet bisedave të drejtpërdrejta me kandidatët, nëpërmjet shkëmbimit të informatave, vlerësohen aftësitë komunikuese dhe analitike të kandidatit, mundësia për punë nën tension, frymë ekipore, sjellja e tij

TRAJNIM DHE EDUKIM: REGRUTIMI I DRJETË DHE TRAJNIMI I TË PUNËSUARVE ËSHTË PARAKUSHT PËR REZULTATE TË MIRA

Procesi i trajnimit fillon me ditën e parë të punësimit. Periudha fillestare e orientimit dhe stërvitjes themelore zgjat nga tre deri në gjashtë muaj, varësisht nga kompleksiteti i vendit të punës. Kuptohet, në fillim është periudha e përshtatjes, kur të punësuarit e rinj e hulumtojnë dhe e vlerësojnë kulturën organizative dhe i krahasojnë vlerat personale me vlerat korporative. Kjo periudhë gjithashtu shfrytëzohet për përfitimin e njohurisë themelore teknike të nevojshme për kryerjen e detyrave të punës.

Për këto arsye, njëra nga detyrat kryesore të Sektorit të burimeve njerëzore është përzgjedhja e kuadrove të reja (burimeve njerëzore) nëpërmjet vlerësimit të aftësive dhe shkathtësive të tyre. Sektori i burimeve njerëzore fillimisht e shpall pozitën e lirë të punës, duke e përcaktuar gjatë kësaj qartë profilin e kërkuar, me çka sigurohet bazë solide e kandidatëve. Vlerësimi fillon nëpërmjet vlerësimit të biografive të kandidatëve pas konkursit të shpallur. Fjalët Curriculum Vitae në gjuhën latine kanë domethënien e rrëfimit të jetës, do të thotë biografia është përshkrim kronologjik i të gjitha të arriturave akademike, jashtëakademike dhe punuese. Qëllimi i këtij dokumenti është të jepet figurë e tërësishme për kualifikimet, aftësitë, shkathtësitë dhe të arriturat e kandidatit. Më tej nëpërmjet testimit të kandidatëve kontrollohen njohuritë e tyre të matematikës, vendosjes logjike dhe ekonomisë, si pjesë përbërëse e punës së përditshme në bankë.

Page 11: Lajme Të Mira -  · PDF filee gjithë kjo, për kënaqësinë tonë të madhe, ... etiKa e bizneSit DHe StanDarDet KorPorative.....6 rrËfiMi iM: eMiliJa PaJKovSKa, MenaXHer në

02 / 2446 000

24 orë/7 ditë

në javë

Banka ime në telefon!

Gjendja e llogaris së juaj

Përgjegje e pyetjeve tuaja

Këshilla të dobishme dhe informacione