186
TAKVIM 1432-1433 KALENDAR 2011

Takvimi 2011- Shkrimet

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Takvimi 2013- Pjesa e shkrimeve

Citation preview

TAKVIM1432-1433

KALENDAR2011

TAKVIM1432-1433

KALENDAR2011

Prishtinë

Boton:KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË REPUBLIKËS SË KOSOVËSPrishtinë, rr. Bajram Kelmendi (Ish-Vellusha) nr. 84Tel & fax: 038 / 224-001www.bislame.nete-mail: [email protected]

Për botuesin:Mr. Naim Tërnava

Redaksia:Resul Rexhepi – kryeredaktoremail: [email protected]

Hajrullah Hoxha - sekretar i redaksisë

Lektor:Isa Bajçinca

Korrektor:Skender Rashiti

Ballina:Bashkim Mehani

Redaktor teknik &Realizimi kompjuterik:Nuhi Simnica

Shtypi: “Koha” - Prishtinë

© Copyright:Të gjitha të drejtat e botimit, ribotimit, fotokopjimit a përkthimit ipërkasin Kryesisë së BI-së të Kosovës.Ndalohet me ligj riprodhimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e botuesit

Me Emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Në vend të parathënies

Falënderimi i takon vetëm Allahut, të Gjithëmëshirshmit,Mëshirëplotit. Vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm nga Ai ndi-hmë kërkojmë. Përshëndetjet dhe salavatet ia dërgojmë Muha-med-Mustafasë, Pejgamberit të fundit - vulës së pejgamberisë,familjes së tij të ndershme, shokëve të tij besnikë dhe gjithëatyre që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lexues të nderuar!Me ndihmën e Allahut Fuqiplotë ia dolëm të përgatitim

edhe këtë numër të “Takvimit”, i cili tashmë në traditën e tijdyzetedyvjeçare është shndërruar në një tribunë të vërtetë tëpromovimit të opinioneve dhe të arriturave në fushat e islamo-logjisë dhe të kulturës dhe të trashëgimisë shqiptare islame.

Redaksia e “Takvimit” gjithnjë ka punuar dhe ka synuarqë, - nëpërmjet paraqitjes së bashkëpunimit në frymën e mirë-kuptimit, - të publikoj studime shkencore e fetare, me shpresëse kështu do të depërtojë në radhët e lexuesve të moshave dheprofesioneve të ndryshme, me qëllimin e mirë për të shtuarnjohjet nga fusha dhe dije të ndryshme, për të ngritur moralinnjerëzor, në përgjithësi, dhe atij islam, në veçanti.

Takvim – Kalendar 20116Edhe ky numër i “Takvimit”, i cili, - sikurse edhe viteve të

kaluara, - vjen në dorë të lexuesit me një llojllojshmëri të te-mave nga fusha të ndryshme. Dhe, si zakonisht, faqet e para itakojnë shkencave kuranore, për të vazhduar me temat me in-teres nga lëmi i akaidit, i fikhut-jurisprudencës islame, si dhejanë shfaqur opinione për ngjarje të spikatura dhe dukuri tëzhvillimeve historike, për kulturën dhe personalitetet fetareislame shqiptare e të tjera.

Redaksia e “Takvimit”, edhe kësaj radhe, - si dhe herë tëtjera, - është përpjekur që të shtrojë probleme që kanë të bëjnëme koncepte bashkëkohore, interesa gjithëshqiptare, arritjeshkencore aktuale, tema historike, si dhe pikëpamje e qëndri-me të studiuesve tanë, madje edhe të studiuesve nga radhët ebrezit të ri. Kështu, redaksia e “Takvimit” tashmë jo vetëm qëka krijuar një numër të gjerë të bashkëpunëtorëve, po ka kri-juar edhe një numër të konsiderueshëm të lexuesve vendës, poedhe gjithandej trojeve ku jetojnë shqiptarët, e madje edhe nëDiasporë.

Në këtë “Takvim”, kemi sjellë edhe tekstin origjinal, për-kthimin dhe transkriptimin e sures Jasin, me të vetmin qëllimqë lexuesve tanë, në veçanti atyre që nuk e njohin leximinarab, t’ua mundësojmë leximin e kësaj sure dhe, natyrisht, t’uashpjegojmë porositë dhe mësimet e saj. Kjo mbase ka qenëedhe kërkesë e përsëritur e besimtarëve/lexuesve tanë.

Redaksia e “Takvimit” mbetet gjithnjë mikpritëse e bash-këpunëtorëve dhe e lexuesve dhe ajo i falënderon autorët përpunimet e dërguara dhe për bashkëpunimin e tyre të sinqertë.Allahu i shpërbleftë të gjithë me të mirat e Tij të pakufishme!

Parathënie 7Siç e kemi thënë edhe në numrat pararendës të “Takvimit”,

po i japim vetës të drejtë që të njëjtën ta përsërisim, duke i lu-tur lexuesit e nderuar që, me që edhe ky “Takvim” përmbanajete kuranore dhe hadithe të Muhamedit a.s., të kenë kujdesgjatë përdorimit të tij.

Dhe në fund fare, duke qenë të vetëdijshëm për lëshimetdhe të metat tona të paqëllimta, e që janë të natyrës njerëzore,lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm që këtë punë tonë sa domodeste të na e pranojë vetëm për hir të Tij dhe me të të arri-jmë pëlqimin dhe razinë e Tij.

Ve ahiru da’va na: eni-l-hamdulil-lahi Rabbi-l-alemin!

Prishtinë, dhjetor 2010 R. Rexhepi

SSttuuddiimmee kkuurraannoorree

Ajni Sinani

KURANI I MADHËRISHËMMREKULLI UNIKE

“Ne do t’u tregojmë atyre shenjat (ajetet) Tona në hapësirattokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësi-sht e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. Vallë, a nuk tëmjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje”?! (Fus-silet: 53)

Kurani si i tërë, germë për germë dhe fjalë për fjalë, i ështëshpallur Muhamedit a.s. nga Allahu, pa asnjë dyshim. Ai ështëudhërrëfyes për gjithë njerëzimin, plot me shenja të qarta përrrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja (El Bekare:185). Prandaj, të qenët e tij Fjalë dhe Libër i pandryshuar iZotit është jashtë çdo diskutimi. Ai do të vazhdojë të jetë i tillësa të ketë jetë mbi tokë, sepse është shpallja e fundit e Zotitdrejtuar mbarë njerëzimit, për të gjitha kohët dhe të gjitha ve-

Takvim – Kalendar 201110ndet. Kurani jo vetëm që i ofron njeriut udhëzimin për këtëbotë, por njëkohësisht në vazhdimësi e fton atë drejt Zotit,Filluesit të çdo gjëje.

Historia dëshmon se njerëzimi nuk ka parë në të shkuarënnjë libër sikurse ai dhe, gjithashtu, njerëzimi nuk do të shohëas në të ardhmen një të ngjashëm me të. Bukuria e Kuranit që-ndron në stilin e tij të mrekullueshëm, në gjuhën e tij, fuqinë etij shprehëse dhe madhështinë e formës së tij. Me përkryesh-mërinë e tij, ai ka ardhur përmes gjuhës së Pejgamberit të Tij,pa u ndryshuar qoftë edhe një shkronjë e vetme.

Zoti e ruajti librin e Tij të shenjtë nga çfarëdo shtrembëri-mi a mashtrimi. Tek myslimanët, sikurse shkruan dr. Ali Xhu-mua, që nga fillimi i Shpalljes së parë gjejmë përkushtimindhe kulturën e ruajtjes së plotë të Kuranit: të shkronjave, fjalë-ve, vokaleve, radhës së ajeteve/vargjeve dhe sureve/kapitujvetë tij. Myslimanët gjithmonë kanë ndier se gëzojnë mbështetj-en nga Zoti i Gjithëfuqishëm në ruajtjen e Librit të Tij: “Sigu-risht, Ne e kemi zbritur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmëatë.” (El Hixhr: 9).

Ky është një premtim i dhënë nga Krijuesi i gjithësisë, iCili e ka zbritur Kuranin. Realiteti në të cilin jetojmë, konfir-mon se premtimi është realizuar. Kurani nuk është ruajtur nësirtarë, larg nga njerëzit, ai nuk është ruajtur nga familje tëcaktuara ose nga kategori të veçanta. Atë e ka ruajtur i gjithëYmeti mysliman. E kanë mësuar dhe e mësojnë përmendsh meqindra mijëra njerëz të rritur e fëmijë të vegjël, madje edhe ataqë nuk dinë as edhe një fjalë arabisht.1 Armiqtë kanë bërë për-

1 Dr. Ali Xhumua, El Kur’anul Adhim, mu’xhizetun ferideh fis sijaneti velhifdh, shih: http://www.ahram.org.eg/302/2010/09/27/4/40779.aspx

Studime kuranore 11pjekje për ta shtrembëruar Kuranin e shenjtë, por nuk kanë pa-sur sukses; janë përpjekur për ta përkthyer gabimisht, por nukia kanë dalë. U munduan ta shtypnin në mënyrë të shtrembë-ruar, por ai mbeti ashtu siç ishte zbritur.

Shekujt nuk mundën të hidhnin as cipën më të hollë të plu-hurit të harresës mbi Kuranin, që ruajti gjatë gjithë kohës poatë njomësi e freski sikurse kur u shpall. Kurani do të ekzistojëgjithmonë në gjendjen e tij origjinale. Me masat që mori Pejg-amberi a.s., fillimisht me vigjilencën e shokëve të tij dhe mëpas të myslimanëve të çdo epoke, Kurani ka mbetur i pandry-shuar.2 Kjo që ka ndodhur, paraqet veçanti në historinë e Shpa-lljes. Ai nuk është ruajtur vetëm në rreshta, po është ruajturedhe në gjokse. Ai, që nga dita e parë, nuk është shkruar vetëmnë objekte, por është qëndisur dhe shkruar edhe në memoriendhe zemrat e myslimanëve.

Kurani sfidon

“Qoftë e lavdëruar nata e bekuar, në të cilën, Pejgamberittë Zotit, iu shpall, nga lart, Kur’ani, me përkryeshmërinë etij.“ Johan Volfgang von Goethe (Gëte)3

Muhamedi a.s. solli një libër me karakter mbinatyror dhemetahistorik e tejepokal. Arsyeja e shëndoshë thotë se njeriuqë s’di shkrim e lexim, jo vetëm që s’mund të shkruajë një li-bër të një niveli të paarritshëm, por nuk mund të shkruajë mad-je as edhe një libër të thjeshtë. Prandaj, sikur të ishte e mundur

2 Beheshti & Bahonar, Filozofia Islame, pa vit dhe vend botimi, f. 350.3 Ajni Sinani, Të tjerët për Islamin, Kuranin dhe Muhamedin alejhis-selam,

Prishtinë, Zëri Ynë, 2005/1426, f. 61.

Takvim – Kalendar 201112që Kuranin ta shkruante Muhamedi a.s., ashtu siç pretendoninjobesimtarët, atëherë edhe ata do të mund të bënin një të tillë.Kurani, duke i sfiduar të gjithë ata që pretendojnë se ai nukishte një libër hyjnor, kërkoi prej tyre të bënin një të ngjashëmme të.4

Fakti që provokimi kuranor (tehad-di) nuk ka marrë kurrënjë përgjigje, as gjatë kohës së Muhamedit a.s. kur MusejlemeKedhabi/Gënjeshtari provoi të shkruante diçka të ngjashme meKuranin fisnik, dhe as gjatë këtyre një mijë e 400 vjetësh, bëriqë fenomeni i manifestimit të pamundësisë njerëzore që ta imi-tojë Kuranin apo një pjesë të tij në përmbajtje ose formë, tëemërtohej me termin ixh’az.5 Njerëzimi as që do të mund t’ipërgjigjet kësaj sfide ndonjëherë. Kjo sfidë e këtij lloji ështëmrekulli, dhe këtë mrekulli nuk mund ta mposhtë askush,sepse garantues i kësaj është Vetë Krijuesi i të gjitha botëve.

Kurani i sfidon të gjithë, pa marrë parasysh se cilit popull ipërkasin, nga cili vend vijnë, apo në cilën kohë jetojnë. Ai ifton të gjithë njerëzit, studiues, filozofë, poetë, shkrimtarë, nje-rëz të urtë e të ditur, që, nëse dyshojnë në vërtetësinë hyjnoretë këtyre vargjeve dhe mendojnë se ato janë fryt i mendjes nje-rëzore, atëherë le të shkruajnë një libër sikurse Kurani, osedhjetë kaptina, apo madje vetëm një kaptinë/sure të ngjashmeme një kaptinë të tij:

- një libër sikurse Kurani:

4 Prof. Dr. Bekir Topaloglu, Prof. Dr. Shef Yusuf Sevki Yavus, Doc. Dr. IlyazCelebi, Bazat e besimit në Islam, Prishtinë, 2002, f. 152-153.

5 Nexhat S. Ibrahimi, Dimensione kuranore, Shkup, Prishtinë, Tiranë, Logos-A,2004, F. 19.

Studime kuranore 13“Thuaj: ‘Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindetpër të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të har-tonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndi-hmonin njëri-tjetrin’.” (El Isra: 88).

- ose dhjetë kaptina sikurse kaptinat e Kuranit:“Nëse ata thonë: ‘Ai e ka trilluar atë! Thuaju (o Muha-med!): ‘Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elo-kuencë) të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni,përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!” (Hud: 13)“E, nëse nuk ju përgjigjen, atëherë ta dini se ai (Kurani), kazbritur me dijen e Allahut dhe se s’ka zot tjetër (të denjë përadhurim) përveç Tij. Andaj, a jeni ju (o mohues) mysli-manë?” (Hud:14).

- apo vetëm një sure të ngjashme me një sure të tij:“Nëse ju dyshoni në atë që ia kemi zbritur robit tonë (Mu-hamedit a.s.), atëherë hartoni një sure të ngjashme me atëqë ia kemi shpallur atij! Thirrni në ndihmë edhe dëshmita-rët tuaj (që i adhuroni) në vend të Allahut, nëse jeni të si-nqertë.” (El Bekare: 23);

“Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni, atë-herë ruajuni zjarrit…” (El Bekare: 24). Kjo thirrje mbetet ehapur në çdo kohë dhe konsiderohet një nga argumentet më tëforta se Kurani është libër i Zotit dhe jo vepër njerëzore.6

El Xhahidhi shkruan: “Ajo që dëshmon se Kurani ështëshpallje autentike, është kompozimi i tij i jashtëzakonshëm, tëcilin nuk mund ta bëjë njeriu”. Kurse El-Bakilani thotë: “Kur-ani mbetet i paimitueshëm, sepse kompozimi i tij ndryshon

6 Më gjerësisht për këtë shih: Vehidudin Han, El Islamu jetehad-da, botoi ElMuhtar El Islam, Kajro, pa vit botimi.

Takvim – Kalendar 201114nga çdo trajtë tek arabët. Kurani i fton ata që nga materiali injëjtë (gjuhësor) të ndërtojnë një arkitekturë të tillë madhë-shtore. Sfidimi nuk mund t’i bëhet fjalës së amshueshme, qëështë e jashtëzakonshme dhe e pa konkurrencë”.

Filozofi En Nadham mendon se mbinatyrshmëria e Kuranitqëndron në të zbuluarit e së panjohurës nga ana e tij (p.sh. si-kurse është rasti me luftën e Bizantit). Kurani, duke sfiduarmbarë njerëzimin dhe jo vetëm arabët, që të përpilojnë së ba-shku diçka të tillë, tregon qartë se ai i tejkalon kufijtë e gjuhës.Retorika e përsosur dhe stilistika e përkryer dëshmojnë kara-kterin mbinatyror dhe metahistorik të tij.7

Kurani ka retorikë të përsosur e stilistikë të përkryer dheështë i shkruar me një stil elokuent të mrekullueshëm, që ështëi pashembullt, i paimitueshëm, madje i paarritshëm edhe ngapoetët më të mëdhenj. Arabët, që ishin mjeshtër në prozë dhepoezi, qenë të detyruar të gjunjëzoheshin para stilit sipëror e tëpastër të tij. Allahu i Lartëmadhëruar e sfidoi njerëzimin meajetet kuranore, për t’u treguar atyre se karshi Tij janë shumëtë dobët, madje, forca e tyre as që mund të krahasohet meForcën e Tij.

Pafuqia për ta sfiduar Kuranin

Përparimi dhe suksesi i Islamit nuk mund të kapërdihej ngaidhujtarët e Mekës, sepse atyre jo vetëm që u rrezikohej feja,po edhe vetë ekzistenca. Prandaj gjithë arabët ishin ngritur nëkëmbë. Ata i ftuan poetët dhe dijetarët e tyre për të mposhturKuranin e shenjtë. Prej njerëzve që ishin ftuar për të sfiduar

7 Malik Ibn Nebih, Fenomeni Kuranor, Prishtinë, 1419/1990, f. 6.

Studime kuranore 15Kuranin e shenjtë, ishte edhe Velid ibn El Mugireh nga BeniMahzum, që shquhej në mesin e arabëve për aftësi letrare.Velidi kërkoi nga Pejgamberi a.s. që të lexonte nga Kurani ishenjtë. Ai u trondit aq shumë nga leximi i Kuranit, saqë, paqëndruar gjatë, u ngrit nga vendi dhe tha: “Unë betohem nëAllahun se kam dëgjuar nga Muhamedi fjalë, të cilat as nukmë duken si fjalë njerëzore dhe as fjalë prej magjie. Këto fjalëkanë një tingëllim të veçantë dhe një bukuri të posaçme. Atojanë si një degë peme, që mban shumë fruta, janë fjalë që triu-mfojnë mbi gjithçka, dhe asgjë nuk triumfon mbi to”. Kurkurejshët filluan të pëshpëritnin në mes tyre se Velidi ishtegjunjëzuar para Muhamedit a.s., ai tha: “A mos mendoni se aiështë gënjeshtar? A s’është ai që ju e njihni si njeri të nder-shëm? A nuk e keni quajtur ju njeri të sinqertë dhe besnik”?Kur disa thanë atëherë pse duhet të merremi me të, Velidi umendua dhe tha: “Ai është një magjistar”. Pas kësaj kurejshëtpërhapën fjalët duke thënë se Muhamedi është një magjistardhe se vargjet e Kuranit janë vargje magjike.8

Kurani ka një tërheqje të jashtëzakonshme, dhe asnjë libërnë botë nuk mund të krahasohet me Kuranin nga aspekti i tër-heqjes, ëmbëlsisë dhe tingëllimit të melodisë. Arabët, oratorëtë zotët, u magjepsën nga Kurani famëlartë. Idhujtarët e Mekëskërkonin prej njerëzve që të mos e dëgjonin Kuranin, sepse ki-shin frikë se ai i bënte për vete. Megjithatë, njerëzit e sinqertëdhe me zemra të pastra, që digjeshin për të vërtetën, kur e dë-gjonin Kuranin, edhe pse kishin qenë kundërshtarë të rreptë tëIslamit, ndryshonin drejtimin dhe nga kundërshtarë të tij bëhe-

8 Prof. Makarim Shirazi, Parimet e Ideologjisë Islame, Tiranë, 1993, f. 43-44.

Takvim – Kalendar 201116shin mbrojtësit e tij më të flaktë. Kjo ndodhi edhe me Omerinr.a., i cili ishte nisur ta vriste Pejgamberin e Zotit.

Kurani mrekulli

“Kurani është simfoni unike, tingujt e së cilës i kanë shtyrënjerëzit deri në derdhje lotësh dhe ekstazë” . (Muhamed Mar-madjuk Pitkal)9

E bija e poetit të famshëm, Imrul Kajsit, kur kishte dëgjuarnjë pjesë të Kuranit, e tronditur, kishte thënë: “Këto nuk mundtë jenë fjalë të një njeriu! Nëse në botë ekziston një gjë e tillë,poezia e babait tim menjëherë duhet të hiqet nga muret eQabesë! Shkoni hiqeni atë dhe, në vend të saj, vendosni këtë!”

Është e ditur se në kohën e shpalljes së Kuranit, arabëtishin të pamposhtur në retorikë dhe shquheshin për oratori tëlartë. Gjuha arabe kishte arritur kulmin e saj, prandaj në atëkohë ishte bërë zakon që të mblidheshin poetët më të mirë ara-bë, të cilët çdo vit paraqitnin poemat më të njohura në qendrëntregtare-letrare në pazarin Ukadh. Ajo që vlerësohej më e mi-ra, shkruhej me ar në muret e Qabesë. Shtatë nga këto poemaekzistonin në kohën e Pejgamberit a.s. dhe quheshin “muala-kat“.10

Mirëpo, kur në mes tyre u shfaq Muhamedi a.s., si i dërgu-ari i Zotit me Kuranin fisnik, ata, duke dëgjuar ajetet kuranore,mbetën të hutuar e të shtangur. Të gjithë u habitën si ishte emundur që një ligjërim i tillë i bukur dhe i pashembullt të vintenga një njeri. Dhe, ja, pikërisht atëherë kur ata konsideronin se

9 Ajni Sinani, po aty, f. 65.10 Prof. Makarim Shirazi, po aty, f. 47.

Studime kuranore 17nuk kishte kush që do të mund të garonte me ligjërimi e tyrepër nga bukuria dhe finesat e gjuhës arabe, Muhamedi a.s., sinjë njeri i thjeshtë në mesin e tyre, filloi të fliste me një ligjë-rim shumë e shumë më të bukur si nga forma, ashtu edhe ngakuptimi. Kurani i mahniti zotëruesit e gjuhës e letërsisë arabedhe tregoi se ata ishin të paaftë të shkruanin diçka, qoftë madjeedhe të përafërt me kaptinën më të shkurtër të tij.11

Kjo, sepse stili i Kuranit është stili i Krijuesit të Madhëri-shëm, prandaj, asnjë nga vargjet e rimuara prej poezisë së xha-hilietit nuk mund të krahasohet me asnjë ajet kuranor. Ajetet,si margaritarë të imët, me natyrshmërinë e porosisë së tyre dherrëfimin gjuhësor me të cilin janë komunikuar, me intonacio-nin muzikal dhe intimitetin spiritual - zgjojnë zemrën dhe me-ndjen, që t’ia hapin shtigjet jehonës së Fjalës së Allahut,sikurse hapet kraharori para goditjes depërtuese të shigjetës.12

Disa sure fillojnë me shkronja të ndara (huruf el-muka-tta’a). Ka ajete që kanë vetëm një bashkëtingëllore: Sad. Osekanë dy bashkëtingëllore Ha-Mim. Ose kanë tri bashkëtingë-llore: Ta-Sin-Mim. Ose kanë katër bashkëtingëllore: Elif-Lam-Mim-Ra. Ose kanë pesë bashkëtingëllore: Kaf-Ha-Ja-Ajn-Sad. Rreth këtyre simboleve dhe asaj se çfarë tregojnëato, ç’kuptohet dhe cili është qëllimi i vërtetë i tyre, - dijetarëtmyslimanë kanë dhënë mendime të ndryshme.

Ebu Bekri r.a. ka thënë: “Në çdo libër ka sekrete dhe sek-retet e Kuranit janë fillimet e sureve”. Aliu r.a. ka thënë: “Çdolibër ka ajkën e tij, e ajka e Librit të Allahut janë këto shkronja

11 Hamudeh Abdul Ati, Islami në fokus, Shkup, 1413/1992, f. 4.12 Ebul Ala El Mewdudi, Muhammedi alejhi selam dhe Kur’ani i shenjtë,

Prizren, 1409/1989 f. 84.

Takvim – Kalendar 201118të ndara”. Shabiu, kur është pyetur për to, ka thënë: “Ato janësekrete hyjnore dhe mos hyni në kërkimin e tyre”. Njerëzimime dijen e tij të mangët, sigurisht, nuk mund të arrijë të vërte-tën e plotë për atë që synojnë Fjalët e Zotit të Gjithëdijshëm.13

Në instancë të fundit, të gjithë kanë deklaruar: “Vetëm Zoti edi më mirë se çfarë ka synuar me to”.

Prej të gjithë librave të religjionit, shkencës dhe filozofisë,i vetmi Kurani fisnik është ai që të gjitha sendet, fenomenet enatyrës dhe objektet e gjithësisë, i emërton si “shenja” (ajat)shprehje me të cilën i emëron edhe vargjet e tij.14 Në qoftë seKurani është Libër i Zotit, që shfaq “shenjat” e Tij, atëherë Li-bër i Zotit është edhe universi, sepse shpall dëshmitë e Tij.15

Pra, çdo ajet i tij është një shenjë. Prandaj, Zoti e thërret nje-riun që t’i kërkojë shenjat e Tij dhe t’i lexojë Emrat e bukur tëTij në librin e hapur të natyrës, edhe t’i shfrytëzoje fuqitë e tijrezonuese, që të mendojë për mësimet e Kuranit.16

Kurani është sikurse universi. Në univers ekziston harmonie përkryer, s’ka papërputhshmëri as joharmoni (Kurani, 67: 3-4). Njësoj është edhe Kurani. S’ka papërputhshmëri as johar-moni.17

Sejid Nasri thotë: “Gjurmët e shenjave (ajeteve) të Zotit nei shohim jo vetëm në faqet e natyrës ose makrokozmosit, si li-bri i botës, por edhe në faqet e librave të historisë si një mikro-kozmos apo libër i Shpalljes”. Osman Nuri Topbash shkruan:

13 Mahmud iben Sherif, Muslimani sa Zapada, Takvim 1976, Sarajevë, f. 67-68.14 Hasan Cengiq, Temat Islame, Shkup, Logos-A, 1420/1999, f. 28.15 William C. Chittick, Në kërkim të zemrës së humbur, Tiranë, 2007, f. 15.16 Hamudeh Abdul Ati, po aty, f. 21.17 Hasan Cengiq, po aty, f. 18.

Studime kuranore 19“Kurani është një gjithësi e mbështjellë me fjalë, ku janë për-mendur Emrat e bukur të Allahut. Kurse gjithësia është njëKuran pa fjalë, një libër të fshehtash dhe kaderesh përplot meajete dhe shenja tërheqëse, ku manifestohen dhe shfaqen emrathyjnorë.”18

Myslimanët Kuranin e konsiderojnë si mrekullia (muxhize)më e madhe. Kurani është shkruar në nivelin më të lartë sti-listik. Ai dallon plotësisht nga proza dhe poezia, të cilat ishintë njohura atëherë tek arabët. Kurani është mrekulli gjuhësoredhe letrare në tërësi, që s’ka të ngjashëm me librat e shkuar.19

Ai është fjala më e bukur, e cila është lart dhe e tejkalonshumë edhe të shprehurit më të mirë poetik të njeriut. Pashë-mbëllimi i Kuranit dhe mahnitja nga Kurani hetohen njëkohë-sisht në koncizitetin dhe harmoninë e ajeteve shumëkuptimore.Kurani, me gjuhën e tij të përsosur qiellore dhe me të shprehu-rit e tij me fjalë, qëndron shumë sipër më të mirës që ka arriturnjerëzimi ndonjëherë.

Muhamedi a.s. nuk ishte autor i Kuranit

Se Muhamedi nuk ishte ai që e kishte shkruar Kuranin, kë-të e vërteton Autori Hyjnor: “Para këtij, ti (Muhamed) nukkishe lexuar kurrfarë libri e as që kishe shkruar gjë me dorëntënde, përndryshe, ndjekësit e së pavërtetës do të dyshonin“. (ElAnkebut: 48).

Sjellja e Kuranit përmes një njeriut që s’dinte shkrim e le-xim është fakt se ai nuk është vepër e tij, por i është shpallur

18 Osman Nuri Topbash, Fryma e fundit, botoi Progresi, pa vit botimi, f. 11.19 Shih: Nexhat S. Ibrahimi, po aty, f. 12 e tutje.

Takvim – Kalendar 201120nga i Gjithëdijshmi. Historiani i njohur anglez Thomas Carlylethotë: “Nuk bën të harrojmë në asnjë rrethanë, se Muhamedia.s. nuk ka vijuar asnjë shkollë dhe atë që ne e quajmë shko-llim, nuk e ka bërë kurrë“.

Vetë Libri mban dëshminë e vet se është nga Zoti: “A nukpërsiatin ata për Kuranin? Sikur ai të mos ishte prej Allahut, nëtë do të gjenin shumë kundërthënie.” (En Nisa: 82).

Në Kuran nuk ka kundërthënie, alogjikë, pasaktësi apomangësi. Kundërshtarët e Kuranit “do të ngriheshin në këmbë”dhe kurrë s’do të uleshin, sikur të ekzistonte qoftë edhe një pa-saktësi sado e vogël në të.

Asnjë shkrimtar nuk mund t’u qëndrojë konsekuent studi-meve të veta për njëzet e tre vjet. Ai, patjetër, kohë pas kohedo të ishte kontradiktor, krejt ndryshe nga Kurani që është plo-tësisht i harmonizuar, prej fillimit deri në fund. Ai është libër isigurt, që parashtron në mënyrë emfatike që në hapje: “Kyështë libri në të cilin nuk ka dyshim.” (El Bekare: 2). Prandaj,shkencëtarët, njerëzit me aftësi letrare, që janë të sinqertë ndajvetes, e kanë pranuar dhe përqafuar Kuranin si mrekulli të vër-tetë e pa të meta, si mrekulli të mrekullive.20

Kur studiojmë çdo vepër letrare, në të hulumtojmë mangë-si. Ndërkaq, Kurani, edhe pse është libër, nuk i ka mangësitëqë përmban cilado vepër letrare. Stili i shprehur kuranor nukështë identik me shprehjen njerëzore, sepse ai ka autenticitetmetahistorik dhe të mbinatyrshëm. Ajetet e tij, sikurse marga-ritarët shkëlqyes, ndriçojnë me nurin e urtësisë së Allahut. Ainuk është vepër letrare dhe sajim njerëzor, po është Shpallje e

20 Ahmed Deedat, Kur’ani mrekullia më e përsosur, Shkup, 1986, f. 14.

Studime kuranore 21Allahut, Fjalë hyjnore e shprehjes unike dhe e stilit të papërsë-ritshëm21. Muhamedi a.s. nuk kishte pohuar asnjëherë se Kur-ani ishte fjalë e tij, sepse ai nuk ishte poet, orator e as filozof.Ai ishte i dërguar i Zotit, kurse Kurani Fjalë e Allahut.

Edhe të vërtetat shkencore themelore, të shkruara në enci-klopedi nga shkencëtarët më të shquar, korrigjohen në riboti-me. Ndërkaq, ka katërmbëdhjetë shekuj që Kurani vazhdon tëgjejë mbështetje të vazhdueshme për sa u përket të vërtetaveshkencore, pa pësuar asnjë lloj ndryshimi, pa pasur nevojë ko-rrigjimi.22 Ai aludon të vërteta shkencore dhe s’ka mundësi qënjë njeri, që kishte jetuar në një mjedis beduin, t’i ketë diturato.

Maurice Bucaile thotë: “Nuk mund të imagjinohet që, shu-më ajete kuranore që kanë të bëjnë me të vërteta shkencore, tëjenë vepër e një njeriu për shkak të shkallës së diturisë në ko-hën e Muhamedit a.s”.23 Kurani fisnik përmban fakte grandio-ze dhe të pashtershme, që i zbulojnë në vijimësi dijetarët, qënga zbritja e tij, para më shumë se 1400 vjetësh.

Kurani ka ardhur për të plotësuar librat e mëparshëmhyjnorë dhe për të përmirësuar devijimet që kanë pësuar ata.Për këtë arsye, ka ngjashmëri në një masë të konsiderueshmenë mes Kuranit dhe Dhiatës se Vjetër e Dhiatës së Re, porKurani ua kalon atyre dhe është superior.

Për shkak se kanë pësuar shumë shtrembërime, Tevrati dheUngjilli kanë humbur vlerën, prandaj Allahu i Lartësuar i dër-

21 Ebul Ala El Mewdudi, po aty, f. 75.22 Kadir Misirogllu, Botëkuptimi Islam, Stamboll, gusht-tetor, 2008, f. 56.23 Dr. Maurice Bucaile, Bibla, Kur’ani dhe Shkenca, Gjakovë, pa vit botimi, f.

139.

Takvim – Kalendar 201122goi njerëzimit “një botim të ri” të Librit të Vet dhe ky “botim iri” është Kurani i Shenjtë.24

Fjala e Zotit është dëshmitare se Kurani është shpresa evetme në historinë njerëzore që është ruajtur në versionin e tijtë plotë dhe origjinal. Zoti e bëri Kuranin të paimitueshëm. Aitejkalon imagjinatën njerëzore dhe fuqinë e njeriut për tëkrijuar diçka të ngjashme me të.25

Kurani është pa dyshim libër, të fshehtat e të cilit do tëzbulohen deri në Ditën e Fundit, e kjo vërteton mbinatyrshmë-rinë dhe të qenët e tij hyjnor. Kurani është një univers i pafunddhe një burim frymëzimi e fisnikërimi i pashtershëm për me-ndjen dhe shpirtin e njeriut. I Lartësuari thotë: “Thuaj: ‘Sikurdeti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, sigurisht që aido të shterej, para se të soseshin fjalët e Zotit tim, edhe sikur Netë sillnim si ndihmë edhe një tjetër si ai”. (El Kehf: 109);

“Sikur të gjithë drurët, që gjenden në Tokë, të ishin pena edeti bojë shkrimi e t’i shtoheshin atij edhe shtatë dete tëtjera, nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Pa dyshim,Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë”. (Lukman: 27).

Përhapja e mësimeve të Kuranit

Kurani, në stilin e tij, strukturën dhe mënyrën e të shprehu-rit të qartë, ndryshon nga Bibla. Në të nuk ka të folur klasik,kundërthënie dhe kontradikta sikurse ka në Bibël, s’ka krono-logji ngjarjesh, po ka mesazh tevhidi, që e përshkon atë nga fi-llimi deri në fund. Kur e lexojmë Kuranin fisnik, përfitojmë

24 Kadir Misirogllu, po aty, f. 64.25 Hamudeh Abdul Ati, po aty, f. 29.

Studime kuranore 23një ndjenjë të pashterësisë dhe të pafundësisë, sepse, kudo qëta hapim Kuranin, ne gjejmë gjithmonë mesazh të njëjtë, qës’ka fillim as fund. Kjo ka bërë që mësimet e Kuranit të për-hapen anekënd botës, sepse ai është një libër që arrin një-kohësisht në zemër dhe mendje dhe i bën për vete njerëzit meshpirtra të pastër e fisnikë. Arthur J. Arberry, thotë: “Sa herëqë dëgjoj leximin e Kuranit, më duket sikur dëgjoj muzikë,melodia e së cilës përcillet me të rrahura të përhershme të lo-drave, dhe kjo (më krijon emocione të fuqishme) sikur mëpëlcet zemra ime“.26

Në vend të shfarosjes së myslimanëve, që deshën të reali-zonin idhujtarët e Mekës në kohën e zbritjes së Kuranit, pastajpersët dhe romakët, më pas kryqtarët dhe tartarët, dhe më vonëkolonializmi e fanatikët në Lindje e Perëndim; në vend tëzhdukjes së myslimanëve dhe fesë së tyre, - Islami u përhappandërprerë dhe ai sot konsiderohet si feja me rritjen më tëmadhe dhe me përhapjen më të shpejtë në botë.

Kjo, sepse: “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojëte tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë)e urrejnë jobesimtarët”. (En Nur: 8).

26 Ajni Sinani, po aty, f. 82.

TTeeffssiirr

Sabri Bajgora

DHJETË POROSITË HYJNORENË SUREN “EL-EN’AMË”

تشركوا به شيئا وبالوالدين إحسانا قل تـعالوا أتل ما حرم ربكم عليكم أال تـقربوا الفواحش ما اهم وال ق نحن نـرزقكم وإي دكم من إمال تـقتـلوا أوال وال

ها وما بطن وال بالحق ذلكم تـقتـلوا النـفس التي حرم الله إال ظهر منـى بالتي هي أحسن حت تـقربوا مال اليتيم إال وال .وصاكم به لعلكم تـعقلون

لغ أشده وأوفوا الكيل والميزان بالقسط ال وسعها وإذا نكلف نـفسا إال يـبـقـلتم فاعدلوا ولو كان ذا قـربى وبعهد الله أوفوا ذلكم وصاكم به لعلكم

تـتبعوا السبل فـتـفرق بكم راطي مستقيما فاتبعوه وال وأن هذا ص .تذكرون عن سبيله ذلكم وصاكم به لعلكم تـتـقون

Takvim – Kalendar 201126“Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë, që me të vërtetë ju ndaloi Zotijuaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send; të silleni mirë meprindërit; të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë,sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; të mos u afroheni më-kateve të hapura apo të fshehta; mos e mbytni njeriun, sepsembytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend.Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë. Mos iuafroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mundt’i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësimasën dhe peshojën. Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtejmundësive të tij. Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni tëdrejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit, dhezotimin e dhënë Allahut plotësojeni. Ai, ju porositë kështuqë të përkujtoni. Dhe, kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (qëe caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugëtë tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë eTij për ju, ashtu që të ruheni.” (El-En’amë, 151-153)

***

Vlera e këtyre ajeteve

Kurani famëlartë, i cili është dritë dhe udhëzim për njerë-zit, përmban edhe një mori urdhëresash, ndalesash dhe poro-sish, në bazë të të cilave bashkësia njerëzore ndërton njëshoqëri të përkryer.

Nëse meditojmë më thellë rreth këtyre tri ajeteve, do tëshohim se ato përmbajnë tërësinë e bazamentit të Islamit. Për-veç që janë bazë e Njëshmërisë hyjnore, po ashtu simbolizojnë

Tefsir 27edhe një shtyllë të fortë të jetës familjare (sociale) në një bash-kësi njerëzore. Këto ajete përforcojnë edhe më tepër lidhjetbrenda shoqërisë, me mëshirë dhe mirëkuptim të ndërsjellë

- Ibn Abasi ka thënë: “Këto ajete-dispozita që Allahuxh.sh. i ka përmendur në suren “El-En’am”, kanë përmbledh-ur të gjitha ligjet njerëzore dhe sheriatet e mëparshme, të cilatnuk janë zhvlerësuar kurrë për asnjë popull. Madje është thënëse, këto dhjetë porosi i kanë zbritur edhe Musait a.s.”.

- Ka’b el Ahbari, citohet të ketë thënë: “Këto ajete janëajetet me të cilat ka filluar edhe Tevrati.”

Ndërkohë, në Ungjill (në Besëlidhjen e Vjetër), janë cekurkëto dhjetë porosi, që sipas hebrenjve, Allahu xh.sh. ia kishtezbritur Musait a.s. në Tevrat:1. Urdhërimi për adhurimin e vetëm Një Zoti, të pashoq.2. Ndalimi i betimit të rrejshëm në Zotin3. Urdhërimi për ruajtjen e traditës së të shtunës (në kuptim që

një ditë e javës të ishte ditë e caktuar adhurimi).4. Urdhërimi për respektimin e babait dhe të nënës.5. Të kuptuarit se vetëm Zoti është Ai që jep dhe dhuron.6. Mos vrit.7. Mos bëj prostitucion.8. Mos vidh.9. Mos dëshmo rrejshëm.10. Mos të shkojnë sytë në shtëpinë e shokut tënd, në gruan, në

robin, në pasurinë ose në gomarin e tij.Ndërsa në këto ajete të sures “El-En’am” dhjetë porositë

me të cilat janë urdhëruar muslimanët janë:1. Mos i shoqëroni Allahut askënd - (Ndalimi i shirkut)2. Silluni mirë me prindër

Takvim – Kalendar 2011283. Mos i mbytni fëmijët për shkak të varfërisë4. Mos iu afroni mëkateve qoftë haptazi qoftë fshehurazi5. Mos i mbytni njerëzit e pafajshëm6. Mos e keqpërdorni pasurinë e jetimit7. Gjatë matjes dhe peshimit mbani drejtësinë8. Kur të flisni, flisni vetëm të drejtën, qoftë edhe kundër të

afërmve9. Zotimin dhe besën e dhënë Allahut mbajeni10. Ndiqni rrugën e drejtë të Allahut dhe shmanguni rrugëve

të tjera- Transmeton Tirmidhiu në koleksionin e tij “El-Xhamiu”

nga Abdullah ibn Mes’udi r.a., të ketë thënë: “Kush dëshirontë shikojë porositë e Muhamedit a.s., atëherë le t’i lexojë këtotri ajete”

- Transmetojnë Hakimi dhe Ibn ebi Hatimi nga Ubadeteibn Samit të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.:“Kush prej jush më jep besën se do të punojë sipas këtyre aje-teve, dhe i lexoi ajetet (151-153), derisa i përfundoi e pastajtha: “Kush u përmbahet atyre me përpikëri, shpërblimi i tij dotë jetë tek Allahu, e kush lë mangët diç prej tyre, atëherë dëni-mi prej Allahu do t’i vijë edhe në këtë botë, ndërsa atë qëAllahu e lë për ta gjykuar në Ahiret, atëherë çështja e tij do tëjetë në kompetencë të Allahut, nëse do e dënon e nëse do e fa-lë”

- Transmetojnë Hakimi dhe Ibn Ebi Hatimi, nga Aliu r.a. tëketë thënë: “Kur Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij të para-qiste veten para fiseve arabe, ai doli në Mina. Së bashku me tëishim unë dhe Ebu Bekri. U ndal para shtëpive të një fisi dhetrokiti në dyert e tyre, duke u dhënë selam. Ata ia kthyen sela-

Tefsir 29min. Në mesin e tyre ishin edhe Mefruk ibn Amri, Hani ibnKubejse dhe Muthenna ibn Harithe. Mefruku ishte më oratorindër ta, prandaj edhe iu drejtua të Dërguarit të Allahut me fja-lët: “Në çka na fton (thërret) o vëlla kurejsh?” Atëherë i Dër-guari i Allahut iu përgjigj:

“Ju ftoj në dëshminë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhenë dëshminë se unë jam i dërguar i Tij. Ju thërras që të mëpërkrahni e të më ndihmoni derisa ta kem kryer misionin metë cilin më ka ngarkuar Allahu. Ju e dini se kurejshët janëngritur kundër urdhrit të Allahut, e kanë përgënjeshtruar tëDërguarin e Tij dhe janë kapur pas gjërave të shëmtuara e tëkëqija e kundër të vërtetës, ndërsa Allahu është i Pasuri qënuk ka nevojë për asgjë dhe i Vetmi që meriton falënde-rimin”.

Atëherë, Mefruku i tha: “Në çka na thërret tjetër o vëllakurejsh?”

I Dërguari i Allahut, duke dashur që ta dëgjonin të gjithë tëpranishmit, i lexoi me zë këto ajete fisnike (151-153 të suresEl-En’am): “Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë jundaloi Zoti juaj …: deri në fund të ajetit 153, ... Këto janëporositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.”

Po në çka tjetër na fton o vëlla kurejsh, - tha Mefruku, se-pse për Allahun këto fjalë nuk janë të banorëve të tokës, se potë ishin, do t’i kishim njohur...

Atëherë i Dërguari i Allahut sërish me zë të lartë e lexoikëtë ajet kuranor: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmëtë afërmve, dhe ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhedhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (En-Nahl, 90).

Takvim – Kalendar 201130Pas kësaj Mefruku tha: “O vëlla kurejsh, Për Allahun na

ftove në virtytet më fisnike të moralit dhe në veprat më të mi-ra. Njerëzit që të kundërshtojnë, të përgënjeshtrojnë dhe shpi-fin ndaj teje, pa dyshim që janë në humbje.”

- Po ashtu transmeton Hakimi nga Ibn Abasi të ketë thënë:“Në suren “El-En’am” ka ajete “muhkemat”-“dispozitive”, tëcilat janë bazë e Librit, dhe pastaj lexoi ajetet:151-153.

Sipas dijetarëve islamë këta tre ajete që përmbajnë dhjetëporsi hyjnore, ndahen në tri grupe dispozitash:1. Dispozita që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes së

përgjithshme të shoqërisë njerëzore, duke i urdhëruar tëmos adhurojnë dikë tjetër pos Allahut dhe hapen me fjalëtkuranore: “Të mos i shoqëroni Atij asnjë send”

2. Dispozita që kanë të bëjnë me raportet ndërnjerëzore, që ha-pen me fjalët kuranore: “Mos iu afroni pasurisë së je-timit”, dhe

3. Dispozita që kanë të bëjnë me tërësinë e udhëzimit dhe pasi-min e rrugës islame, duke u shmangur nga rruga e humbjesdhe e devijimit, të cilat fillojnë me fjalët kuranore:

“Kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), prapërmbajuni kësaj”.

Ajo që i karakterizon të tre këta ajete, është përfundimi ityre, që në vete bartin porosi të thella: “Këto janë porositë eTij, kështu që të mendoni thellë; ... të përkujtoni... dhe... tëruheni”.

Tefsir 31

1. Porosia e parë: Mos i shoqëroniAllahut askënd - (Ndalimi i shirkut)

Surja “El-En’am” ka zbritur në Mekë, dhe tematika e sajështë ajo që kryesisht i karakterizon edhe suret e tjera mekase,- përforcimin e besimit në Njëshmërinë e Allahut xh.sh., sishtyllë e parë e besimit islam. Besimi është hyrja në Islam, dhegjallëria shpirtërore që e karakterizon këtë fe.

Besimi - Imani është bazamenti kryesor i ngrehinës ma-dhështore të Islamit. Nga ky besim i pastër dhe i sinqertë nëAllahun, në Librat e shenjtë, në të Dërguarin dhe në Ditën eGjykimit, burojnë premisat themelore të tij, të cilat e komple-tojnë personalitetin e muslimanit, që formon këtë personalitetkonform këtyre premisave.

I Dërguari i Allahut kishte kaluar plot 13 vite në Mekë, nëpërpjekje për të mbjellë në zemrat e njerëzve bazamentet eqëndrueshme të Njëshmërisë. Pothuajse të gjitha suret e zbritu-ra në Mekë, në një mënyrë janë përqendruar në çështjen e be-simit në Allahun dhe zhveshjen e Tij nga ato që i qenë veshure shpifur nga idhujtarët, derisa ky besim zuri vend në zemrat eshumë njerëzve që u udhëzuan në Islam, dhe ishin shtyllatmbrojtëse të tij..

Ishte vullneti, dëshira dhe urtësia e Allahut që çështja ebesimit të jetë çështja kryesore në të cilën ishte përqendruarThirrja islame, që nga ditët e para të saj. Konform kësaj, edhe iDërguari i Allahut, kishte filluar revelatën e tij me thirrjen enjerëzve për të dëshmuar se nuk ka Zot tjetër pos Allahut. Ai

Takvim – Kalendar 201132kishte vazhduar që njerëzit t’i njoftojë me Zotin e tyre të vërte-të, duke i ftuar ata të mos adhurojnë dikë tjetër përveç Tij,duke konfirmuar që tërë madhështia dhe pushteti duhet T’ikthehet Atij që është meritor, sepse në Duart e Tij është çdogjë në këtë ekzistencë, dhe çdo gjë i nënshtrohet vullnetit dhepërcaktimit të Tij.

Surja “El-En’am” në shumë prej ajeteve të saj ka shtje-lluar fuqishëm çështjen e besimit në Allahun xh.sh. si Krijuestë kësaj ekzistence, madhështia e të Cilit manifestohet nëshumë procese të kësaj bote. Shembuj të tillë kemi në ajetet:(1-3); (13-14); (17-18); (65); (95-98); (102-103) etj.

Largimi nga idhujtaria është porosia e parë hyjnore në këtoajete, e cila fton njerëzit për pastrimin e ndërgjegjes nga zhi-blat e shirkut, dëlirësinë e mendjes nga iluzionet dhe fantazitëe pabaza. Ajo fton në pastrimin e shoqërisë nga adetet dhetraditat e mbrapshta të injorancës, nxjerrjen e njerëzve ngaadhurimi i njerëzve në adhurimin dhe robërimin vetëm ndajAllahut xh.sh..

Shirku në cilëndo formë qoftë, është ndalesa e parë hyjno-re, sepse është shkaktar i të gjitha harameve dhe ndalesave tëcilat ia humbin vlerën e vërtetë jetës të bazuar në principe tëshëndosha. Si term, është përmendur në më shumë se njëqi-ndepesëdhjetë ajete në Kuran.

Porosia që të mos i bëjmë shirk Allahut na gjallëron me-ndjen dhe forcon bazamentin e shoqërisë, duke u mundësuarbreznive të njëpasnjëshme edukimin e mirëfilltë në frymën engrohtësisë hyjnore, dhe duke ndjerë kënaqësi në kryerjen edetyrimeve ndaj Allahut xh.sh.. Porosia e Njëshmërisë forcon

Tefsir 33jetën e një shoqërie me dashuri e respekt të ndërsjellë, me dë-lirësi e pastërti shpirtërore.

I Lartmadhërishmi, ka ndaluar shirkun-idhujtarinë për tëgjithë njerëzit. Besimi islam, sendërtohet vetëm me besimin epastër në Njëshmërinë e Allahut, duke u shmangur nga lajthi-tjet idhujtariste dhe duke kryer e zbatuar detyrimet. Mbase kjoporosi e parë të mos i bëjmë shirk Allahut, është parapërgatitjepër hyrjen në adhurime dhe ndalesa, para detajimit të obligi-meve të tjera, duke ua bërë të qartë njerëzve të besojnë vetëmAllahun për Zot, Krijues dhe Mbikëqyrës, të jetojnë me Islamdhe të besojnë Muhamedin si të dërguar të Allahut.

I Madhi Allah në shumë ajete kuranore tërheq vërejtjen përt’u larguar nga shirku, si f.v.: “S’ka dyshim se Allahu nuk falë(mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij(mëkati) i falë kujt do. Kush i përshkruan Allahut shok, për Tëka trilluar një mëkat të madh”. (En-Nisa’ë, 48),

Pastaj:“Dhe ai që i shoqëron Allahut edhe diçka tjetër, tashmë kahumbur në një humnerë të largët.” (En-Nisa’ë, 116)

dhe:“Ai që i bën shirk Allahut, është sikurse të bjerë dhe tëpërplaset nga qielli e ta rrëmbejë shpendi ose sikur ta për-plasë era e stuhishme në ndonjë vend të humbur”. (El-Haxh-xh , 31)

Po ashtu, nga i Dërguari i Allahut kemi shumë hadithe qëna tërheqin vërejtjen të mos i bëjmë shirk Allahut, siç ështëedhe hadithi i bekuar, në të cilin ai porosit Muadh Ibn Xhe-belin, e nëpërmjet tij njëkohësisht krejt Ymetin, duke thënë:“Mos i shoqëro Allahut askënd, edhe nëse vritesh a digjesh…”

Takvim – Kalendar 201134e në një rivajet tjetër: “Mos i shoqëro Allahut asgjë, edhe nësecopëtohesh a digjesh...” Si vërtetim i këtyre fjalëve të Pejga-mberit a.s. ka zbritur edhe ajeti kuranor, i cili shoqërohet nëpë-rmjet këshillës që Llukmani a.s. i jep të birit:

“O biri im, mos i shoqëro Allahut diçka në adhurim, vërtetshirku është padrejtësi e madhe”. (Lukman, 13)

Ndërsa në një hadith tjetër, që transmetohet nga Ebu Hure-jra r.a., e të cilin e kanë shënuar Buhariu, Muslimi dhe të tjerë,e që ndërlidhet me tematikat që do t’i shtjellojmë në vazhdim,Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Largohuni prej shtatë gjërave (mëkateve) shkatërrimtare!- Cilat janë ato, o i dërguar i Allahut? - e pyetën ashabët. Tha:“Shirku (t’i bësh shok Allahut), magjia (marrja me sehire),mbytja e një njeriu të pafajshëm, gjë të cilën e ka ndaluarAllahu përveç me të drejtë (kriminelin), ngrënia e kamatës,ngrënia (shpërdorimi) e pasurisë së jetimit, ikja nga fronti iluftës dhe shpifja ndaj grave të ndershme”.

Nga e tëra kjo nënkuptohet që idhujtaria shkatërron tëgjitha veprat e mira, sepse është kufër, kështu që, idhujtari, pamarrë parasysh nëse vepron ndonjë vepër të mirë në këtë botëapo jo, ai do të jetë përjetësisht në zjarr të Xhehenemit.

2. Porosia e dytë: Sjellja e mirë meprindër

Urdhëresa e dytë hyjnore në formë porosie është mirësje-llja ndaj prindërve, e që në shumë vende në Kuran, ka ardhur ebashkëngjitur menjëherë pas urdhrit për ta adhuruar Allahunxh.sh., duke mos i shoqëruar Atij, askënd në sundim. P.sh. në

Tefsir 35suren “El-Isra’ë”, ajeti 36: ka ardhur: “Adhurojeni Allahun emos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve”.

Ndërsa në suren Llukman, ajetet 23-24: “Zoti yt ka dhënëurdhër të prerë të mos adhuroni tjetër pos Tij, të silleni në më-nyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që tëdy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuajatyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thu-aju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshireshtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zotiim! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vo-gël”.

Mirësjellja ndaj prindërve është një prej shkallëve më të la-rta të edukatës njerëzore. Mbase komentuesit e Kuranit fisniknë komentet e tyre shpeshherë kanë theksuar se Allahu ështëKrijuesi ynë, i Cili na ka mundësuar të shijojmë kënaqësi tëshumta në këtë botë, ndërkohë prindërit tanë, me lejen e Tij,janë shkaktarë te ardhjes sonë në këtë botë, prandaj edhe duhett’u jemi mirënjohës, duke u sjellë mirë me ta dhe duke u kuj-desur që gjatë kohës sa i shoqërojmë, të jemi shumë të kujde-sshëm, të butë e të mëshirshëm ndaj tyre.

- Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah ibnMesudi r.a., të ketë thënë: “E pyeta të Dërguarin e Allahuts.a.v.s.: “Cila vepër është më e vlefshmja? Ndërsa ai u për-gjigj: “Namazi në kohën e tij”. Po pastaj? - e pyeta sërish,ndërsa ai tha: “Mirësia ndaj prindërve”. Po pastaj? - e pyetasërish, ndërsa ai tha: “Xhihadi në rrugën e Allahut”.

Porosia e dytë hyjnore në këtë ajet flet rreth një qëndrimifisnik e madhështor, në raport me të drejtat tona ndaj prindë-rve, sepse urdhërimi për adhurimin e Allahut, vjen i bashkë-

Takvim – Kalendar 201136ngjitur menjëherë me mirësjelljen ndaj prindërve. Shikuar nganjë këndvështrim tjetër, në shprehjet kuranore gjithnjë hasimurdhrin si të sillemi mirë dhe të jemi mirënjohës ndaj prindër-ve, ndërkohë që në asnjë ajet nuk përmendet e kundërta, qëprindërit të jenë mirënjohës ndaj fëmijëve, sepse nuk ka nevo-jë që prindërit të nxiten për një gjë të tillë, kur ata veç e kanëtë mbjellë në zemrat dhe në shpirtrat e tyre dashurinë dhengrohtësinë prindërore ndaj fëmijëve.

Sistemi i jetës në Islam, është sistemi i vetëm shoqëror qëështë përkujdesur maksimalisht për të ruajtur këto marrëdhëniendërfamiljare në mënyrën më të mirë të mundshme

Komentuesi i madh islam Abdullah ibn Abasi, citohet tëketë thënë:

"Tri gjëra (në Kuran) janë të lidhura ngushtë me tri të tjera,dhe nuk pranohen në asnjë mënyrë njëra pa tjetrën:

1) “Respektoni Allahun dhe respektoni të Dërguarin” - (Et-Tegabun, 12)

Kjo do të thotë se ai që respekton Allahun por nukrespekton të Dërguarin e Tij, çdo vepër e tij është e papranuar.

2) “Faleni namazin dhe jepni zekatin” – (El-Bekare, 43)Ai që falet e që nuk e jep zekatin, (zekati është një prej

shtyllave të Islamit), veprat e tij janë të papranuara.3) “(E porositëm njeriun) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhendaj prindërve tu”. (Llukman, 14)

Pra, edhe ajeti i fundit na qartëson se ai që nuk është mirë-njohës ndaj prindërve, në fakt është kundër Fjalës së Zotit, dheveprat e tij janë të papranuara.

Nëse dëshirojmë të shijojmë kënaqësitë e Xhenetit, në ha-dithet e të Dërguari të Allahut kemi shumë thënie të çmuesh-

Tefsir 37me rreth respektit që duhet të tregojmë ndaj prindërve. Ja disaprej tyre:

- “Allahu nuk do të shikojë Ditën e Kiametit në tre njerëz:Në atë që nuk respekton prindërit e tij, femrën që u përngjanmeshkujve dhe Dejjuthin (ai që nuk xhelozon për nderin e fa-miljes së vet). kurse tre njerëz nuk do të hynë në Xhenet: Ai qënuk respekton prindërit e tij, konsumuesi i alkoolit dhe ai që ujep lëmoshë të varfërve dhe mburret para tyre”. dhe:

- “Allahu e ka lënë ndëshkimin e të gjitha gjynaheve në Di-tën e Gjykimit përveç mosbindjen ndaj prindërve, për të cilënAllahu e ndëshkon gjynahqarin në këtë botë para vdekjes sëtij”.

Nëpër librat që flasin rreth moralit të pastër islam dhe vir-tyteve që e zbukurojnë shpirtin e një muslimani, teksa flitetrreth gjërave që hyjnë në sferën e padëgjueshmërisë ndaj pri-ndërve, e të cilave duhet t’u shmanget secili, numërohen edhekëto sjellje të pahijshme ndaj prindërve, për të cilat do të ndë-shkohemi nesër në Ahiret. Nuk duhet të hiqemi kryelartë dhehijerëndë ndaj prindërve; duhet t’i thërrasim ngrohtësisht mefjalën “baba” ose “nënë” e jo t’i thërrasim me emër, sepse njëgjë e tillë tregon mosrespekt dhe nënçmim; Nuk duhet t’u fla-sim fjalë të rënda të cilat do t’u shkaktojnë pikëllim në zemër eshpirt; Nuk guxojmë ta ngremë zërin në praninë e tyre; Nukguxojmë t’u mërrolemi në fytyrë; Nuk guxojmë të qëndrojmëjashtë shtëpisë pa lejen e tyre për një kohë të gjatë; Kur tëflasin, duhet t’i dëgjojmë me vëmendje; Në asnjë mënyrë nukguxojmë t’i braktisim e të jemi indiferent ndaj nevojave dhekërkesave të tyre; Duhet të kemi kujdes t’i furnizojmë me ush-

Takvim – Kalendar 201138qim e veshmbathje; Nuk duhet t’i qortojmë në praninë e të tje-rëve, sepse një gjë e tillë lëndon sedrën dhe zemrën e tyre, etj.

Bamirësia ndaj prindërve është virtyt i lartë i shpirtrave tëndershëm. S’ka dyshim se kjo bamirësi do të qe vepër elavdëruar edhe sikur të mos ishte urdhër i Allahut, sepse memirësjellje ndaj tyre, I Plotfuqishmi do të na shlyej mëkatet, dotë na pranojë lutjet dhe do të jetë i kënaqur me ne, si në këtëbotë ashtu edhe në botën tjetër.

Lutja jonë e vazhdueshme për prindër duhet të jetë kjo: “OZot na fal neve dhe prindërit tanë. Mëshiroi ata ashtu siç upërkujdesën për ne kur ishim foshnja. Shpërblej ata ashtu siç ishpërblen robërit e mirë.”

3. Porosia e tretë: Mos i mbytni fëmijëtnga frika e varfërisë

Rrësku është vetëm në dorën e Allahut, i Cili çdo krijese iaka garantuar furnizimin, prandaj nuk ka nevojë që në mesin enjerëzve të mbretërojë frika se njeriu mund të vdesë nga varfë-ria. I Lartmadhërishmi në Kuran thotë: “Nuk ka asnjë gjallesënë tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj”.(Hud, 6)

Në kohën e injorancës, kur intelekti njerëzor i asaj koheishte në nivelet më të ulëta, shumë prej arabëve, i mbysnin fë-mijët e tyre, nga frika e varfërisë. Madje kishte prej atyre që imbytnin fëmijët femra, nga frika e turpërimit në mos ndokushdo t’i robëronte ato etj.

Në Kuran, në dy ajete të ndara, ka ardhur porosia të mosmbyten fëmijët për shkak të varfërisë apo nga frika e saj, sidhe për shkak të kushteve të rënda të jetesës.

Tefsir 39Përderisa në ajetin që po e komentojmë, të sures “El-En’-

am” ka ardhur urdhri të mos mbyten fëmijët për shkak të va-rfërisë ekstreme dhe skamjes, e cila realisht ishte e pranishmeatëbotë në mesin e shumë familjeve arabe, në suren “El-Isra’ë”, ajeti 31: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e var-fërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja etyre është mëkat i madh.”, ka ardhur urdhri të mos mbytenfëmijët nga frika e varfërisë së mundshme, që nëse lindin, nukdo të ketë ushqim të mjaftueshëm për ta, sepse i Lartmadhëri-shmi garanton se do t’i furnizojë edhe baballarët edhe fëmijëtme rrëskun e tyre, sepse furnizimi është ekskluzivisht vetëmnë Kompetencën e Tij.

Nga këto dy ajete vërejmë se kjo edukatë e lartë hyjnoresynon të mbjellë në zemrat e njerëzve besueshmërinë nëAllahun, si dhe në vlerat e larta shpirtërore që duhet ta kara-kterizojnë shoqërinë islame.

Muslimani duhet që fëmijët e vet t’i konsiderojë si një dhu-ratë të çmueshme nga Allahu, sepse ata janë stolia dhe bukuriae kësaj bote. Edukimi i tyre në rrugën e dëshiruar islame, do tëjetë nesër një satisfaksion për prindërit, të cilët i gëzohen çdosuksesi të fëmijëve të tyre. Fëmijët janë e ardhmja e kësajbote, janë ardhmëria e Ymetit. Ata nesër do të jenë bartës tëamanetit hyjnor, dhe sigurisht që nga mesi i tyre do të dalindijetarë e njerëz të vyeshëm, për të cilët ka nevojë Ymetiislam.

Është përcjellë Abdullah ibn Mesudi të ketë thënë. Kurështë pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se cili mëkat është mëi madhi, ka thënë: “Që t’i shoqërosh Allahut rival, ndërkohëqë Ai të ka krijuar”. Po pastaj, cili: e ai tha: “që ta mbytësh

Takvim – Kalendar 201140fëmijën tënd nga frika që të mos ushqehet me ty”. Po pastaj? Eai tha: “që të mos bësh amoralitet me gruan e fqinjit tënd”, epastaj e lexoi këtë ajet kuranor: “Edhe ata që pos Allahut, nuklusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun gjë që e ka ndaluarAllahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe qënuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjenndëshkimin”. - (El-Furkan, 68)

4. Porosia e katërt: Mosafrimi imëkateve qoftë haptazi qoftë fshehurazi

Kjo porosi është vazhdimësi e porosive rreth edukimit tëfamiljes dhe të shoqërisë, sepse asnjë shoqëri nuk mund të ketëpërparim nëse në mesin e saj nuk mbretërojnë rregullat emoralit dhe respektimit të dinjitetit të tjetrit.

Me fjalën “fevahish” përfshihen të gjitha të këqijat dhe tëshëmtuarat, e padyshim, më e shëmtuara ndër to është amora-liteti-prostitucioni, dukuri e cila shpie deri te shkatërrimi i mo-ralit në familje dhe në shoqëri

Mbase prostitucioni është më e keqja prej këtyre të këqija-ve, sepse me këtë nuk nënkuptohet drejtpërsëdrejti vetëm akti ishëmtuar i zinasë, por aty përfshihen të gjitha gjërat që mundt’i paraprijnë asaj, siç janë; nxitja, fjalët e pista e të ndyra,lëvizjet që nxisin në epshe, etj. Për këtë arsye Allahu xh.sh. kathënë: “Dhe mos iu afroni kurvërisë, sepse është punë e pande-rshme dhe sa rrugë e shëmtuar që është ajo!” (El-Isra’ë;32)

Të shëmtuarat në përgjithësi, shkatërrojnë bazat e familjes,duke u ngulitur si një thikë e helmatisur në trupin e një sho-qërie, duke përlyer ndërgjegjen dhe duke cenuar nderet e nje-rëzve. Meqenëse prostitucioni është diçka që shpie direkt në të

Tefsir 41tilla gjëra, atëherë jemi të urdhëruar që as të mos i afrohemiakteve të tilla të shëmtuara, sepse, njeriu sado fuqishëm të jetëi armatosur me iman, megjithatë, shejtani është gjithmonë nëpritë që të ndikojë në zemrat e atyre njerëzve që luhaten dhebien viktima të epsheve të tyre.

Allahu xh.sh. duke njohur natyrën e shpirtit njerëzor, të ci-lin e ka krijuar për të anuar kah gjërat e ndaluara, në shumëvende ne Kuran, ka tërhequr vërejtjen të mos i afrohemi gjëra-ve të ndaluara. Qysh në fillim të krijimit, Ai ia pati tërhequrvërejtjen prindërve tanë të parë, Ademit dhe Havës, të mos iafroheshin një peme të caktuar, pastaj, na ka urdhëruar të mosu afrohemi bashkëshorteve përderisa ato janë me ciklin e tyremenstrual, të mos i afrohemi prostitucionit, të mos i afrohemigjërave të shëmtuara, të mos i afrohemi pa të drejtë pasurisë sëjetimit etj, sepse gjërat e tilla shkatërrojnë dëlirësinë e imanit,

Në Kuran hasim edhe në shumë ndalesa të tjera, si: mosmbytja e njerëzve të pafajshëm, ndalimi i vetëvrasjes, ndalimii shirkut, të cilat kanë vetëm një qëllim-edukimin e individit nëshoqërinë islame, për ta gjetur lumturinë e vërtetë në të dy bo-tët.

Është me rëndësi të ceken në këtë rast disa preventiva tëcilat na i ka rekomanduar i Gjithëmëshirshmi për t’u mbrojturnga degradimi moral.

Ai na urdhëron në martesë të shëndoshë, në të cilën gjejmëprehjen e duhur familjare, gjë e cila në një masë të madheshmang dukurinë e prostitucionit; ndalimin e veshjeve provo-kuese të femrave, në mënyrë që të mos nxiten epshet e mesh-kujve të huaj, ndërkohë që meshkujt po edhe femrat i urdhëronqë të ulin shikimet e tyre në të qëndruarit në rrugë apo në shit-

Takvim – Kalendar 201142blerje, e të mos nxiten në gjëra të ulëta; na ka ndaluar të hyjmënë shtëpitë e të tjerëve, pa marrë paraprakisht leje nga të zotëte shtëpisë, etj.

Se prostitucioni është një krim i tmerrshëm, Kurani na fletpër të si një krim dhe shthurje morale, si të ishte një vrasje eshpejtë. Për këtë arsye, Kurani e përmend prostitucionin nëmes dy llojeve të vrasjeve. F.v. në suren “El-En’am” të për-mendurit e të shëmtuarave-zinasë ceket pas ndalimit për mby-tjen e fëmijëve për shkak të varfërisë dhe para ndalimit përvrasjen e njerëzve, përveçse kur e meritojnë një dënim të tillë,ndërkohë që në suren “El-Isra’ë” së pari ka ardhur urdhri përndalimin e mbytjes së fëmijëve (ajeti 31) pastaj ndalimi i afri-mit prostitucionit dhe më pas ndalimi i mbytjes së njerëzve tëpafajshëm.

Mënyra e të paraqiturit të prostitucionit në Kuranin fisniksi një e keqe e shëmtuar e cila shpie në cenimin e nderit, shka-tërrimin e lozës dhe në shthurjen morale edhe në këtë botëedhe në Ahiret, është treguesi më i mirë se sa e sa shoqëri nje-rëzore janë shkatërruar moralisht dhe vazhdojnë të shkatërro-hen si shkak i prostitucionit.

Sëmundja e Aidsit, e cila sot po bën kërdi nëpër botë, ështëpasojë direkte e prostitucionit dhe e homoseksualizmit. EdheBota islame sot duket shumë e rrezikuar nga kjo fatkeqësi, se-pse të rinjtë muslimanë, duke u përpjekur të imitojnë jetën pe-rëndimore, shumë shpejt po bien në grackat e shejtanit, dukeharruar se Allahu e ka ndaluar një gjë të tillë, vetëm për shkaktë ruajtjes së karakterit dhe të dinjitetit të muslimanëve.

Tefsir 43I Dërguari i Allahut ka thënë: “Asnjëherë te një popull nuk

u shfaq kurvëria e të mos jenë përhapur tek ai sëmundjet qënuk ishin të pranishme në kohën e stërgjyshërve të tyre”.

Islami e pranon instinktin seksual të njeriut dhe nuk kërkonqë atë instinkt ta shuajë në vete, siç kërkon murgjëria, por nëanën tjetër as e lejon që t’u japë liri të pakufishme pasioneve tëveta, ashtu siç e praktikon këtë ateizmi, por i nxit njerëzit nëmartesë dhe jetë të shëndoshë morale. Jeta e dëlirë është fuqivullneti, paqe shpirtërore, shenjë e vlerës morale, dhe ngadhë-njim i shpirtit ndaj trupit e materies.

5. Porosia e pestë: Ndalimi i mbytjes(vrasjes) së njerëzve të pafajshëm

Kjo është porosia apo ndalesa e pestë hyjnore, në vazhdi-mësi të porosive për largim nga këto gjëra të shëmtuara, tëcilat në të njëjtën kohë mund të konsiderohen si krime dhevrasje të njëmendta, secila në llojin e vet.Krimi i parë ishte shirku ndaj Allahut, i cili konsiderohet si

vrasje e Fitres-Natyrshmërisë së lindur instiktive.Krimi i dytë ishte vrasja e fëmijëve, e cila gjë konsiderohet si

vrasje dhe shkatërrim i familjes dhe i lozës...Krimi i tretë ishte prostitucioni, i cili është vrastar i mbarë sho-

qërisë, sepse shkatërron nderin dhe moralin, dheKrimi i katërt është vrasja e individëve të pafajshëm.

Nga kjo porosi e fundit, kuptojmë se në asnjë mënyrë nuklejohet mbytja e ndonjë njeriu të pafajshëm, sepse një gjë tëtillë e ka ndaluar rreptësisht edhe Allahu xh.sh., natyrisht për-veç në rastet kur ndokush kryen ndonjë vepër të tmerrshme, eqë sanksionohet me vdekje.

Takvim – Kalendar 201144Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah ibn Me-

s’udi r.a., të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.:“Nuk lejohet derdhja e gjakut të një muslimani përveçse në triraste: “I martuari lavir, personi që e mbyt një të pafajshëmdhe renegati nga Islami i cili përçan xhematin (bashkësinë)”,ndërsa në një transmetim tjetër: “mosbesimi pas Imanit, pro-stitucion pas martesës dhe mbytja e njeriut të pafajshëm”.

Kjo tregon për fisnikërimin që Allahu i bëri qenies njerë-zore, meqë, ekzistencën e njeriut, Islami e kundron si një ngre-hinë të cilën e ka krijuar i Madhërishmi, kështu që askujt nuk ilejohet ta shkatërrojë këtë ngrehinë, pa të drejtë, përveçse nërastet e lartpërmendura. Nëpërmjet këtyre parimeve, Islami eka garantuar mbrojtjen e jetës (gjakut) së njeriut, duke konsi-deruar armiqësinë dhe cenimin e sigurisë së tij si atak ndaj tërënjerëzimit. I Plotfuqishmi këtë e ka sqaruar edhe në ajetinkuranor:

“... Kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ndonjëtjetër dhe pa pas bërë ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë(krimi i tij) është si t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit. Ekush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i ki-shte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit”. - (El-Maide, 32)

Këto ndalesa, urdhëresa apo porosi janë garanci për mbro-jtjen e jetëve të njerëzve, respektimin e nderit dhe të dinjitetittë tyre dhe njëkohësisht siguri dhe prehje të plotë shpirtërorenë mes njerëzve. Prandaj edhe porosia e Pejgamberit a.s. se“Është e ndaluar të cenohet jeta, pasuria dhe nderi i muslima-nit nga një musliman tjetër”, është një porosi kuptimplote dheplotësisht me vend, kur dihet se muslimanët janë vëllezër në

Tefsir 45mes vete dhe u ngjasojnë gurëve të murit të një kalaje, gurët etë cilit forcojnë njëri-tjetrin.

Madhështia e Sheriatit islam shkon edhe më tutje, kur pesëgjëra i konsideron të shenjta dhe të pacenueshme: Ruajtjen efesë, mbrojtjen e individit, mbrojtjen e lozës dhe nderit (dinji-tetit), ruajtjen e mendjes dhe mbrojtjen e pasurisë.

Në përmbyllje të këtyre pesë porosive të para hyjnore, vjenpjesa e ajetit: “Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendonithellë”, i cili në mënyrë të përkryer përputhet me udhëziminkuranor në kuptim të lidhjes së çdo urdhri apo ndalese meAllahun xh.sh., të cilat urdhëresa e ndalesa trokasin vazhdimi-sht në ndërgjegjen dhe mendjet e njerëzve, për të ruajtur pe-shoret e drejtësisë, gjatë rrugëtimit tonë në këtë botë.

6. Porosia e gjashtë: Mos e keqpërdornipasurinë e jetimit

Ishte dëshira dhe vullneti i Allahut të Madhërishëm qëShpallja e fundit hyjnore të përmbyllej me dërgimin e një tëDërguari, i cili ishte jetim, babai i të cilit i kishte vdekur endepa u lindur, kurse nëna i kishte vdekur kur ishte vetëm gjashtëvjeç. Këtij jetimi fisnik, Allahu xh.sh. ia kishte besuar Revela-tën e Tij më madhështore, kur e kishte përzgjedhur për bartëstë këtij misioni te mbarë njerëzimi. Ishte e natyrshme që nëmesin e shumë parimeve të larta e fisnike që bart kjo fe hyjno-re-Islami, të ishte edhe kujdesi e dhembshuria ndaj jetimit, sinjë kategori sociale, të cilës shumë njerëz, fatkeqësisht nuk ikushtojnë kujdesin e duhur meritor.

Takvim – Kalendar 201146Përkujdesja për jetimin dhe sjellja e mirë ndaj tij është një

çështje për të cilën nxit dhe porosit Islami. Njerëzve të tillë,Allahu i Madhëruar u ka premtuar Xhenetin.

Është obligim për mbarë shoqërinë, që të kujdesen për jeti-min, i cili ka humbur babanë që do t’i afronte mbështetjen,ngrohtësinë dhe sigurinë jetësore, dhe u mbetet atyre që tarrisin, edukojnë e ta bëjnë një pjesëtar të vyeshëm të shoqërisë.

Në kohën e injorancës, jetimi përbuzej, nënçmohej dhe pri-vohej nga shumë të drejta, të cilat në fakt i takojnë, prandajIslami, ia riktheu dinjitetin e nëpërkëmbur, duke i porositur tëgjithë pjesëtarët e tij që të kenë shumë kujdes në raport me je-timin e ngratë. Në këtë kontekst, në këtë ajet vjen edhe porosiae gjashtë hyjnore që të kihet kujdes me pasurinë e jetimit dheqë ajo në asnjë mënyrë të mos keqpërdoret, por që pasuria e tijtë ruhet me kujdes dhe, në momentin e duhur e të përshtatsh-ëm, t’i rikthehet.

Allahu ua ka tërhequr vërejtjen me një dënim të dhim-bshëm atyre që hanë pasurinë e jetimit pa të drejtë, kur thotë:“Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetëhanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrine Xhehenemit”. (En-Nisa, 10),

Sipas juristëve islamë, mosha kur jetimit duhet t’i dorëzo-het pasuria e tij është në mes 25-28 vjeç, me kusht, që ai ta ke-të arritur pjekurinë e plotë mendore, në mënyrë që të mos ehumb pasurinë nga mosdija a naiviteti.

Në Kuranin fisnik, jetimi përmendet në 23 vende dhe gjith-një porositemi që ndaj kësaj kategorie të sillemi mirë, mëshir-shëm, me dhembshuri e respekt.

Tefsir 47I Dërguari i Allahut, ka thënë: “Unë dhe kujdestari (i mirë)

i jetimit do të jemi së bashku në Xhenet kështu”, duke bërë meshenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm. (Transmeton Bu-hariu dhe Muslimi)

Ndërsa në një transmetim tjetër nga Ebi Umame, Allahuqoftë i kënaqur me të, transmetohet se i Dërguari i Allahut,s.a.v.s. ka thënë: "Kush lëmon kokën e jetimit dhe nuk e lëmonatë vetëm se për hir të Allahut, do të ketë shpërblim për çdoqime floku që ka lëmuar. E, kush sillet mirë me jetimen apo je-timin që ka nën përkujdesje, do të jemi së bashku në Xhenet si-kurse këta dy gishta”, duke bërë me shenjë me gishtin treguesdhe atë të mesëm". (Imam Ahmedi)

7. Porosia e shtatë: Gjatë matjes dhepeshimit të mbahet drejtësia

Bashkësia njerëzore mund të ekzistojë si një bashkësi eshëndoshë vetëm duke respektuar ligje dhe rregulla të përca-ktuara, të cilat rregullojnë raportet mes individëve dhe shoqë-risë. Një shoqëri e cila nuk është e sendërtuar në baza moraledhe nuk respekton individualitetin dhe interesin e secilit pjesë-tar të saj, është e gjykuar në dështim. Një prej këtyre normavetë mirësjelljes është edhe kodeksi moral i shitblerjes. Nukështë e ndershme që gjatë matjes ose peshimit, të bëjmë hile etë dëmtojmë tjetrin, sepse kjo është një vjedhje haptazi e tij.

Kjo është arsyeja kryesore që Allahu xh.sh., në suren “El-Mutaffifin” i ka kërcënuar ata që gjatë shitjes masin dhe pe-shojnë shtrembër me ndëshkim të ashpër e të pamëshirshëm.

Takvim – Kalendar 201148“Të mjerët ata që masin e peshojnë (shtrembër). Ata që kurmatin prej njerëzve, për vete e plotësojnë. E kur u matin tëtjerëve ose u peshojnë, u lënë mangët.” (El-Mutaffifin, 1-3),

I Lartmadhërishmi, më parë kishte shkatërruar popullin eShuajbit a.s. mu për këto gjëra të pandershme, kur nëpërmjetgjuhës së tij thotë:

“O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, emos i dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujënë tokë!” – (Hud, 85)

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Pesë gjëra do të sjellin pe-së të tjera: Nëse një popull e thyen besën dhe premtimin e tij,Allahu do t’u dërgojë armiqtë si nënshtrues të tyre; ai popullqë gjykon jashtë ligjeve që i ka zbritur Allahu, në mesin e tyredo të përhapet varfëria, në atë popull në mesin e të cilëve për-hapen të shëmtuarat dhe amoraliteti, do të përhapet vdekja;nëse ata bëjnë shtrembërime në matje dhe peshim, atyre do t’upakësohen mirësitë dhe do të privohen nga të mbjellat madjepër disa vite, ndërsa nëse nuk e japin zekatin, do të privohennga shiu”

Në këtë ajet kuranor të sures “El-En’am” të gjithë njerëzitporositen të masin e peshojnë me drejtësi, të mos anojnë kah ekeqja e të bëjnë hile gjatë shitblerjes, që f.v. kur blejnë diçkaprej njerëzve, insistojnë të marrin më shumë se ç’u takon, ndë-rsa kur u matin ose u peshojnë të tjerëve, ua lënë mangët nëpeshojë.

Allahu i Madhërishëm i ka porositur njerëzit, që të kenëkujdes në këto gjëra, kur cenohet interesi i të tjerëve për tëmos e dëmtuar askënd. Ai në Kuran thotë: “Masën mbushenikur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize).

Tefsir 49Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë” – (El-Isra’ë, 35) dhe

“Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu nëpeshojë!” – (Err-Rrahman, 9)

8. Porosia e tetë: Kur të flisni, flisnivetëm të drejtën, qoftë edhe kundër të

afërmve

Në këtë pjesë të ajetit, shohim se si Islami përpiqet të ngrendërgjegjen njerëzore në pikat më kulmore, sepse në këtë seg-ment ekziston një pikë e dobësisë njerëzore. Ndjenjat e indi-vidit për të afërmit, janë ndjenja të cilat atij i mbushin njëboshllëk, po edhe i ofrojnë një siguri e mbështetje, karshi sfi-dave dhe vështirësive të jetës. Mbase kjo lidhje e afërsisë ecila nuk mund të vihet tërësisht nën kontroll, sipas kritereve tëndërgjegjes së shëndoshë e të pastër, shpeshherë shkakton pa-drejtësi në raport me të tjerët. Kjo vjen në shprehje sidomoskur njeriu vihet në mbrojtje të të afërmit të vet në dëm të tje-trit, edhe pse e di mirë se i afërmi i tij nuk ka të drejtë.

Kjo është edhe arsyeja që Allahu xh.sh. porosit të mbahetdrejtësi në çdo rast, qoftë edhe kur është fjala për dëshmi ku-ndër të afërmve të tij, qoftë ai prind, vëlla apo fëmijë i tij. Kyështë morali i përsosur islam, i cili njeriun e rikthen fuqishëmnë orbitën e edukatës së lartë dhe drejtësisë. Kjo drejtësi kër-kohet në fjalë dhe në vepra gjatë dëshmisë dhe të gjykuarit, nëçdo rast a situatë.

Takvim – Kalendar 201150Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë:

“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir tëAllahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urre-jtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni tëdrejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë.” - (El-Maide,8)

dhe:“O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë përhir të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes su-aj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (përtë cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di mëmirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drej-tësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu hollësisht diçfarë punoni”. - (En-Nisa’ë, 135)

9. Porosia e nëntë: Zotimin dhe besën edhënë Allahut, duhet plotësuar

Të mbajturit e besës dhe premtimi dhënë Allahut është njëprej bazamenteve të Sheriatit islam, nëpërmjet të cilit realizo-hen dhe jetësohen mirësia, drejtësia, dhe përmirësohet gjendjae shoqërisë. Prandaj është detyrë parësore e çdo muslimani përtë qenë besnik dhe mbajtës i premtimit ndaj Allahut, në të gji-tha ato çështje për të cilat ia ka dhënë besën, siç janë besimi idrejtë, mosmbytja e fëmijëve ose neglizhimi i tyre, largimi ngaçdo e shëmtuar dhe imoraliteti, qoftë haptazi apo fshehurazi,vetëpërmbajtja, kujdesi ndaj pasurisë së jetimit, matja dhe pe-shoja e drejtë gjatë shitblerjes, dhe praktikimi i drejtësisë në tëgjitha sferat e jetës.

Tefsir 51Allahu i Gjithëmëshirshëm i përshkruan këta burra të më-

dhenj nga mesi i muslimanëve në këto ajete fisnike:“Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënëAllahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin, duke dhënëjetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dheashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi. Që Allahu t’i shpërblejëtë vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t’i ndëshkojënëse do, ose t’ua falë atyre; Allahu është që falë shumë,është mëshirues”. - (El-Ahzab, 23-24)

Muslimani i vërtetë është besnik në çdo gjë, qoftë kur bënndonjë marrëveshje, qoftë kur bën ndonjë premtim a zotim,gjithmonë e mban premtimin dhe besën e dhënë. Kjo ështëcilësi dhe virtyt i njerëzve të mirë, i njerëzve në zemrat e të ci-lëve vlon Imani i pathyeshëm në Allahun dhe në botën e ar-dhshme.

Në anën tjetër, tradhtari dhe besëthyesi janë kategoria më eurryer e njerëzve, sepse ata me vete do ta bartin turpin e tradh-tisë së tyre. Në lidhje me këtë kategori njerëzish, i Dërguari iAllahut thotë: “Në Ditën e Gjykimit, çdo tradhtar do të identi-fikohet me një flamur i cili do të qëndrojë sipër tij e do të thu-het: Kjo është tradhtia e filanit...”.

Ky ajet kuranor, përfundon po ashtu me një këshillë të ma-dhe hyjnore, e cila na përkujton detyrimet tona ndaj besës sëdhënë dhe realizimit të premtimit, kur i Madhërishmi thotë:

“Këto janë me çka Ai ju porositë kështu që të përkujtoni”.Vetë fjala e fundit: “që të përkujtoni” është një shprehje e

mrekullueshme hyjnore, e cila vjen pas ngarkesave dhe de-tyrimeve në dy ajetet e kaluara, sepse të përkujtuarit është ekundërta e neglizhencës dhe e hutisë, ndërkohë që zemra

Takvim – Kalendar 201152përkujtuese kurrë nuk mund të jetë e hutuar dhe e pavëmend-shme ndaj detyrimeve të marra përsipër. Këto nëntë porosi tëcekura në dy ajetet e mëparshme, që filluan me Njëshmërinëdhe besimin e pastër në Allahun, përfunduan me marrjen për-sipër të mbajtjes së besës dhe premtimit ndaj Allahut të Plot-fuqishëm, i Cili na e besoi mëkëmbësinë në tokë dhe na dalloie fisnikëroi prej të gjitha krijesave të tjera, janë bazamente tëfesë islame. Ai i cili u përmbahet atyre, do të shpëtojë, ndërsaai që i neglizhon dhe i injoron ato, mbi vete do ta bart mallki-min dhe ndëshkimin hyjnor.

10. Porosia e dhjetë: Ndjekjae rrugës së drejtë të Allahut

dhe shmangia e rrugëve të tjera

Kjo porosi (këshillë) e fundit, e dhjeta me radhë, simboli-zon majën e ajsbergut në përsosmërinë dhe përkryerjen e fesëislame, sepse ai që i përmbahet rrugës së Allahut, vërtet ështëudhëzuar në rrugën e drejtë, dhe ka ndjekur rrugën e atyre që iMadhërishmi u ka dhënë mirësi të pakufishme dhe kënaqësi tëpërjetshme si pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe njerëzite mirë.

Përkushtimi në rrugën e Allahut, mbron njeriun nga luha-tjet dhe dridhjet e jetës, e mbron nga të këqijat, dhe i siguronlumturinë e përjetshme në të dyja botët. Prandaj është detyrimpër çdo musliman që të ndjekë këtë rrugë dhe të përudhet nëkëtë udhëzim, duke iu shmangur rrugës së djallit, rrugës sështrembër, amoralitetit dhe errësirës së kufrit.

Transmeton imam Ahmedi nga Abdullah ibn Mesudi r.a. tëketë thënë: “Na e shënjoi i Dërguari i Allahut një vijë të drejtë

Tefsir 53dhe tha: “Kjo është rruga e Allahut”, e pastaj i bëri në rërëedhe disa vija, në të djathtë dhe në të majtë dhe tha: “Këto ja-në rrugë të ndryshme, dhe në krye të secilës prej këtyre rrugë-ve qëndron një shejtan, i cili thërret njerëzit në të”, dhe pastaje lexoi këtë ajet të cilin e komentuam, ajetin 153 të sures “El-En’am”.

Porosia e dhjetë dhe e fundit përfundon me fjalët: “Këtojanë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni (të jeni të devot-shëm).”, që në një mënyrë simbolizon përsosmërinë e besimitdhe të adhurimit e cila ndërlidhet më takvanë-devotshmërinë.

Siç pamë, këto dhjetë porosi hyjnore përmblodhën llojetmë të larta e më të vlefshme të edukatës islame për çdo individdhe shoqëri. Secili që mediton rreth tyre, lehtë mund ta vërejëse ato në një mënyrë simbolizojnë bazat e besimit të vërtetë, tëmbështetura në sinqeritetin e mirëfilltë të adhurimit nëAllahun-Një e të pashoq. Po ashtu këto porosi ngrenë familjene vërtetë ideale, të bazuar në mirësinë ndaj prindërve dhe nëmëshirën ndaj fëmijëve, ashtu siç e mbron mbarë shoqërinënga çrregullimet e mundshme, duke i mbrojtur nderet familjaredhe pasurinë. Fare në fund, Allahu xh.sh., i Urti në madhërinëe Tij, të gjitha këto porosi i ndërlidhi me devotshmërinë dhesinqeritetin ndaj Allahut, e cila është burim i çdo mirësie dhe içdo shpëtimi. Devotshmëria është qëllimi final në bazë të sëcilës realizohet misioni ynë i shenjtë e fisnik në këtë botë. Za-ten edhe dijetarët e kanë komentuar devotshmërinë si përkush-tim ndaj urdhëresave për të cilat ka urdhëruar Allahu xh.sh.dhe të mos gjendeni në ato punë që Ai i ka ndaluar.

Devotshmëria në zemra është ajo që e përgatit njeriun përtë pasur dobi prej çdo mësimi kuranor. Ajo i hap zemrës dyert

Takvim – Kalendar 201154e mbyllura, duke zënë vend në të dhe duke e bërë atë tëdashur, të mëshirshme e të gatshme që të pranojë urdhëresathyjnore me dashuri e çiltërsi.

Omer ibn Hattabi e kishte pyetur Ubej ibn Ka’bin r.a. seç’është takvaja, ndërsa ai i kishte thënë: A nuk ke ecur ndo-njëherë në rrugë me ferra? Po, i qe përgjigjur Omeri. Atëherësi ke vepruar? - e kishte pyetur sërish Ubejji, ndërsa Omeri r.a.ishte përgjigjur: Kam nxituar prandaj edhe jam lodhur shumë.E pra, kjo është takvaja-devotshmëria, - kishte thënë Ubejji.

Devotshmëria është aq e ndjeshme dhe delikate për ndër-gjegjen dhe ndjenjat, saqë të bën të vëmendshëm që gjithmonëtë kesh kujdes ndaj “pengesave dhe ferrave të rrugës”, dhe tëkesh zemër të përulur e sy të përlotur nga droja e Allahut.Devotshmëria ndihmon që njeriu të përballojë të gjitha sprovatdhe të papriturat e jetës, kësaj jete me të gjitha dëshirat dheepshet e saja, me “ferrat” e lakmisë, të frikës dhe turbulencavedhe të një shprese të rreme iluzore. Ai njeri që është i privuartë kuptojë me ndjenjat e zemrës së pastër këto ndjenja çiltërsie,vërtet është i privuar nga mëshira e Allahut dhe devotshmëria,e cila simbolizon majën kulmore të adhurimit. Në lidhje mekëtë Allahu xh.sh. thotë:

“Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhenete e nëlumenj. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqi-shëm (te Allahu)”. - (El-Kamer, 54-55)

E lusim Allahun e Plotfuqishëm të jemi pjesëtarë të grupittë të devotshmëve, të cilët ndjekin rrugën e Tij, të na bëjë pje-sëtarë të grupit të shpëtuar dhe fitimtar dhe të na udhëzojë nërrugën e drejtë e të vërtetë - rrugë e pastër të besimit islam.

Tefsir 55***

Këto ishin disa segmente të vlerave të këtyre tre ajeteve.Ky është ndikimi i tyre në shpirtra. Këto ajete janë shembullimë i përkryer i një edukate hyjnore, te të cilat duhet të mbë-shteten shoqëritë, sepse në një shoqëri tek e cila gjenden këtovlera, edhe individi brenda asaj shoqërie është më i sigurt dhemë i qetë.

Ai njeri që me vëmendje mediton rreth këtyre tre ajetevefisnike, e sheh se ato kanë skicuar lidhjen e njeriut në raportmë Zotin e tij, lidhje nëpërmjet të cilës arrin lumturinë në këtëbotë dhe në Ahiret.. Në një mënyrë, këta ajete ia kanë skicuare përcaktuar njeriut edhe lidhjen e individit me familjen, lidhjee cila do të sendërtohet brenda saj në bazë të principeve të da-shurisë dhe mëshirës, duke i mbyllur dyert e së keqes, e qëshpiejnë në cenimin e jetëve, pasurisë dhe nderit të tyre. Islamisynon edukimin e një brezi, i cili do ta kuptojë misionin e tijnë këtë jetë, një brez largpamës, i cili këtë mision do ta kryejme besnikëri, por nëse kërkohet, edhe me forcë, një brez, i cilido ta kuptojë se ndaj Allahut ka obligime e detyrime që duhett’i kryej me sinqeritet e përpikëri, brez, i cili është i vetëdijsh-ëm që ka obligime si ndaj vetvetes, ashtu edhe ndaj shoqërisë,obligime, që duhet t’i kryej me zell e dashuri. Vetëm një për-kushtim i tillë, i çdo individi, bën që popujt të arrijnë realizi-min e aspiratave dhe synimeve të tyre madhore.

Takvim – Kalendar 201156

____________________Literatura e shfrytëzuar:1. Muhamed Ebu Zehre, Zehretut-tefasir, Kajro 1987.2. Muhamedinilemin bin Abdullah el Arumijj esh-Shafi’ijj – Ha-

daiku-r-rrevhi ve-r-rrejhani fi revabi ulumi-l-Kur’ani, Bejrut-Liban, 2001.

3. Imam Shevkaniu, Fet’hul Kadiir Mensure-Egjipt, 19944. Zemahsheriu, El-Kesh-shaf... Rijad, 1998.5. Shihabuddin Mahmud el Alusi Ruhul Meani..., Bejrut-Liban,

pa vit botimi.6. Ibn Ashuri Et-Tahriru ve-t-tenviru, Tunis, 1984.7. Tefsiri i Taberiut, (redaktuar nga dr. Abdullah bin Abdulmuh-

sin et-Turki) Kajro, 2001.8. Tefsiri i Meragiut, Kajro 19469. Tefsiri i Kurtubiut El-Xhamiu li Ahkamil Kur’an Bejrut 2006.10. Fahru Rraziu Et-Tefsirul Kebir-Mefatihul Gajb, Bejrut, 198511. El-Hafidh Ibn Kethir Tefsirul Kur’anil Adhim, Ed-Dahijjetu-

Kuvejt, 1998.12. Sejjid Kutb, Fi Dhilalil Kur’an, Bejrut-Kajro 1986.13. Muhammed esh-Shenkiti Advaul Bejan fi Idahil Kur’ani bil

Kur’an, Bejrut, 1995.

aakkaaiidd

Kasim Gërguri

VDEKJA DHE RINGJALLJA

Vdekja

Vdekja dhe jeta janë krijesa, të cilat Allahu i Madhëruar ika krijuar për t’i sprovuar njerëzit, se cili prej tyre do të jetëmë vepërmirë.

Allahu xh.sh. thotë:

ل وهو العزيز الغفور وكم أيكم أحسن عمال الذي خلق الموت والحياة ليبـ“Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar secili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi,mëkatfalësi”. (El-Mulk, 2).

Jeta e njeriut ndahet në tri faza:Faza e parë: Jeta në këtë botë.Faza e dytë: Jeta në varreza (berzah), jeta në mes dy jetëve.

Takvim – Kalendar 201158Faza e tretë: Jeta në Botën tjetër, jeta në kënaqësi të për-

hershme ose në ndëshkim të përhershëm - Xhenet apo Xhe-henem.Njeriu lind, rritet, zhvillohet, plaket, kryen misionin e tij të

jetës dhe, më në fund, vdes.Me vdekjen merr fund jeta e njeriut në këtë botë, kalon fa-

zën e parë, besimtarë ose pabesimtarë. Me vdekjen merr fundçdo gjë në këtë botë. Me vdekjen, njeriu lë pas vetes çdo gjëqë i dhuroi Allahu, pasurinë, fëmijët etj.. Para Zotit do të dalë ivetëm sikur erdhi në këtë botë, i shoqëruar vetëm nga veprat ekryera në këtë botë. Lidhur me këtë, Allahu në Kuran thotë:

م وراء ولقد جئتمونا فـرادى كما خلقناكم أول مرة وتـركتم ما خولناك ظهوركم وما نـرى معكم شفعاءكم الذين زعمتم أنـهم فيكم شركاء لقد

نكم وضل عنكم ما كنتم تـزعمون تـقطع بـيـ“Në të vërtetë, ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu siju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës ato që ju patëmdhënë, e nuk po shohin se i keni me vete ndërmjetësit tuaj,të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (I shoqëronitAll-llahut). S’ka dyshim, është këputur lidhja në mes jush,dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues a zota tëtjerë)”. (El-En’am, 94)

Pra, me vdekjen fillon faza e dytë e jetës së njeriut, jeta nëmes dy jetëve.

Vdekja është një ndarje e shpirtit nga trupi, një ndarje dhenjë heshtje në mes tyre, një ndërrim prej një gjendjeje në njëgjendje tjetër, një kalim prej një vendi në një vend tjetër, njëjetë për të cilën vetëm kemi dëgjuar, një jetë në mes dy jetëve.

Akaid 59Allahu në Kuran thotë:

كل نـفس ذائقة الموت ”Secili njeri do ta shijojë vdekjen”. (Ali-Imran, 185)Pa marrë parasysh nacionalitetin, ngjyrën, pozitën, nderin,

krenarinë, pasurinë, fuqinë etj., atë do ta arrijë vdekja, edhe nëqoftë se tenton t’i ikë asaj.

Çdo krijesë ka momentin e caktuar (exhelin)1, i cili ështënë diturinë e Allahut xh.sh., ai nuk shtyhet as edhe për një çastdhe as që do të vijë më përpara.

Për këtë Allahu xh.sh. thotë:

يستـقدمون ال يستأخرون ساعة و ال ولكل أمة أجل فإذا جاء أجلهم "Çdo popull ka afatin e vet, e kur t’iu vijë afati atyre, ai nukmund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet mëparë". (El-Araf, 34)

Vdekja e besimtarit

Duke qenë i vetëdijshëm se vdekja është e pashmangshme,besimtari gjatë gjithë jetës së tij përgatitet për të dhe, në fund,ndërron jetë. Engjëjt e vdekjes e përshëndesin atë dhe i komu-nikojnë lajmin e mirë të Xhenetit. Ata një besimtari ia marrinshpirtin me butësi.

Besimtari ndien nevojën t’u japë lajmin e gëzueshëm besi-mtarëve të tjerë në botë, se premtimi i Allahut është i garantu-ar dhe se nuk do të ketë as frikë dhe as pikëllim për besimtarët.

1 Sead El-Din Mesud bin Umer El-Taftazani, Sherh El-Akaid El-Nesefijh,redaktuar nga Muhamed Adnan Dervish, pa vend dhe vit botimi, fq. 151-153.

Takvim – Kalendar 201160Për besimtarët e sinqertë, Allahu xh.sh. në Kuranin fisnik

thotë:

م عليكم ادخلوا الجنة بما ال ئكة طيبين يـقولون س ال الذين تـتـوفاهم الم كنتم تـعملون

“Të cilëve, duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin,duke u thënë: “Selamun alejkum” - gjetët shpëtimin, hyninë Xhenet, për hir të asaj që vepruat”. (En-Nahl, 32)

Vdekja e pabesimtarit

Pabesimtari takon vdekjen, së cilës i është shmangur gjith-monë gjatë gjithë jetës së tij, duke vuajtur nga goditje të fuqi-shme të dridhjes gjatë vdekjes.

Engjëjt zgjasin duart e tyre drejt tij dhe i japin atij lajminpër ndëshkimin poshtërues të djegies në zjarr, dhe e çojnë atënë vdekje, duke e rrahur në fytyrë dhe shpinë, ndërkaq shpirti imerret me një dhimbje të brendshme të madhe:1. Shpirti merret me të arritur në gurmaz dhe në atë moment

nuk mbetet askush aty që ta shpëtojë atë.2. Shpirti merret me zor, kurse ai zhytet në mohim.3. Në momentin e vdekjes, nuk lejohet asnjë shprehje e besi-

mit të tij apo e pendimit të tij.Vdekja nuk ndodh rastësisht. Ashtu siç vijnë ndodhitë e

tjera, edhe ajo ndodh me Urdhrin e Allahut. Mu ashtu sikurseështë e paracaktuar lindja e njeriut, po ashtu është i paracaktu-ar edhe momenti i vdekjes së tij. Njeriu shkon me ngut drejtkëtij momenti të fundit, duke lënë prapa me shpejtësi çdo orë,çdo minutë që i është dhuruar. Vdekja e çdo njeriu, vendndo-

Akaid 61dhja dhe koha, si edhe mënyra se si do të vdesë njeriu, të gjithajanë të paracaktuara.

Megjithatë, pavarësisht nga kjo, shumica e njerëzve pande-hin se vdekja është pika e fundit e një rendi logjik të gjërave,sa kohë që arsyet e saj të vërteta dihen vetëm nga Allahuxh.sh.. Çdo ditë shfaqen në gazeta lajmërime për vdekje. Pasleximit të tyre, me siguri dëgjoni komente injorante, si: “Ai dotë kishte shpëtuar, po të ishin ndërmarrë masat e nevojshmeparaprake”; “Nuk do të kishte vdekur, po të kishte ndodhur kjoapo ajo”. Një person nuk mund të jetojë as edhe një minutë mëshumë ose më pak, përveçse aq sa është koha e përcaktuar përtë. Mirëpo, njerëzit, të cilëve u mungon vetëdija që e dhuronbesimi, vdekjen e shohin si një pjesë përbërëse të një sekuencetë rastësive. Në Kuran, Allahu paralajmëron besimtarët ndajkësaj mënyre të shtrembëruar të gjykuarit, e cila është karakte-ristikë e pabesimtarëve:

خوانهم إذا ضربوا في ال يا أيـها الذين آمنوا تكونوا كالذين كفروا وقالوا إل

يي ويميت والله بما تـعملون بصير حسرة في قـلوبهم والله يح “O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, përvëllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallëri-mi), ose që kishin shkuar në luftë, thoshin: “Sikur të kishinndenjur me ne, s’do të kishin vdekur apo s’do të ishin vra-rë”. Allahu do të bëjë që të pendohen për atë që thanë.Allahu është Ai që urdhëron jetën dhe vdekjen. Allahu shehatë që ju punoni”. (Ali-Imran, 156)

Takvim – Kalendar 201162Ta konsiderosh vdekjen si një rastësi, është injorancë e

plotë. Siç sugjeron ajeti i sipërshënuar, kjo i shkakton njeriutnjë vuajtje të madhe shpirtërore dhe mundim të papërballuesh-ëm. Për pabesimtarët apo për ata që dështojnë të kenë besimnë kuptimin kuranor, humbja e një të afërmi apo e një të da-shuri është shkaktar i dhimbjes dhe i keqardhjes. Duke ia ve-shur vdekjes fatin e keq a pakujdesinë, ata mendojnë se mundtë ekzistojë hapësirë veprimi për t’iu shmangur vdekjes. Kyështë gjykimi që vërtet vetëm ua shton pikëllimin dhe keqar-dhjen që ata ndiejnë. Mirëpo, ky pikëllim dhe kjo keqardhje,nuk janë asgjë tjetër përveçse mundimi që shkakton mosbesi-mi.

Megjithatë, në kundërshtim me urtësinë e pranuar, shkaku ivdekjes nuk është një aksident a një sëmundje ose çfarëdo qof-të tjetër. Pa dyshim, Allahu është Ai Që i krijon gjithë këtoshkaqe. Me të përfunduar të kohës që na është dhuruar, jeta jo-në përfundon për këto arsye të qarta. Ndërkaq, asnjë nga buri-met materiale që janë të destinuara për t’i shpëtuar dikujt jetën,nuk do të mund të nxisë as edhe një frymëmarrje të vetme.Këtë ligj hyjnor Allahu e vë në pah në ajetin:

ذن الله كتابا مؤجال بإ ال وما كان لنـفس أن تموت إ “Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e Allahut. Ai ështëshënim i afatit të caktuar…”. (Ali Imran, 145)

Besimtari është i vetëdijshëm për natyrën e përkohshme tëjetës së kësaj bote. Ai e di se Allahu ynë, i Cili i dhuroi atij tëgjitha të mirat që ai kishte gëzuar në këtë botë, do ta marrëshpirtin e tij kurdo që të dëshirojë, dhe do të kërkojë të japëllogari për veprat e tij. Mirëpo, personi që ka kaluar tërë jetën

Akaid 63e tij për të fituar kënaqësinë e Allahut, nuk shqetësohet përvdekjen e tij.

Se vdekja është caktim i prerë, nuk ofrohet dhe nuk vono-het për asnjë moment, Allahu në Kuran thotë:

يستـقدمون ال يستأخرون ساعة و ال فإذا جاء أجلهم ”...e kur t’u vijë afati i tyre, ai nuk mund të shtyhet përasnjë moment, e as të përshpejtohet më parë”. (El-Earaf,34).

Kjo botë është një vend ku njeriu përgatitet. Allahu e kangarkuar njeriun me shumë përgjegjësi në këtë botë dhe e kabërë me dije për kufijtë që Ai ka përcaktuar për të. Nëse njeriui respekton këto kufizime, u bindet urdhrave të Tij dhe ushmanget veprave të ndaluara, ai do të arrijë pjekuri personaledhe një gjendje më të mirë të urtësisë dhe vetëdijes. Me atri-bute të tilla, besimtari tregon durim të pashtershëm, pa marrëparasysh se çfarë i ndodh atij; I drejtohet vetëm Allahut dhekërkon ndihmë vetëm prej Tij. Kjo është rruga për të nderuarAllahun dhe për të ndier një nënshtrim të brendshëm dhe njëbesim të pakufishëm në Të. Duke e kuptuar vlerën e vërtetë tëmirësive të dhuruara nga Allahu, ai shpreh një mirënjohje mëtë thellë ndaj Allahut dhe ndihet më i afërt me Të. Si rezultat,ai bëhet një besimtar ideal i pajisur me tipare superiore të urtë-sisë dhe moralit. Veç kësaj, ai bëhet person i tillë që meriton tëarrijë parajsën, një vend të përsosmërisë.

Por, nëse njeriu nuk mëson asgjë për të vërtetat e kësajbote, ai nuk arrin të shfaqë përsosmëri të sjelljes, madje, edhe

Takvim – Kalendar 201164kur është në pozitën më të mirë në aspektin material, mbetet iprirur ndaj të gjitha formave të dështimit. 2

Për ata që veprojnë me arsye dhe kanë frikë Allahun, Aiurdhëron:

فس ما قدمت لغد واتـقوا الله إن يا أيـها الذين آمنوا اتـقوا الله ولتـنظر نـ تكونوا كالذين نسوا الله فأنساهم أنـفسهم ال و . الله خبير بما تـعملون

أولئك هم الفاسقون “O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe le të shikojë njeriuse ç’ka përgatitur për nesër, dhe kini frikë Allahun, e s'kadyshim se Allahu është Që e di në detaje atë që punoni! Emos u bëni si ata që E harruan Allahun, e Allahu bëri qëata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit”.(Hashr, 18-19)

Jeta në varreza - berzah

Në varreza është një jetë për të cilën na flasin shumë argu-mente nga Kurani dhe hadithet e Pejgamberit a.s.. Kjo jetë qu-het edhe Berzah, që domethënë: Jetë në mes dy jetëve. Allahuthotë:

عثون من ورائهم بـرزخ إلى يـوم يـبـ“...ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri nëditën kur ringjallen”. (Muminun, 100)

Kjo jetë fillon që nga moment i vdekjes - i varrimit e derinë Ditën e Ringjalljes. Çdo njeri që vdes, do ta kalojë këtë eta-

2 www.harunyahya.com/albanian/liber/vdekja

Akaid 65pë të jetës pavarësisht nga mënyra e vdekjes. Berzahu ështënjë etapë që do ta kalojë çdo njeri, besimtar ose jobesimtar, imirë a i keq (në vepra). Dënimi i varrit është i cituar edhe nëKuran:

أشد العذاب ”Ata i nënshtrohen zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën eKiametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e Faraonit futni nëdënimin më të rëndë”! (Gafir, 46)

Nga ky verset kuranor, kuptojmë se të përmendurit ishin nënjë dënim gjatë jetës në varreza, e kur të vijë momenti i Rin-gjalljes, melaiket urdhërohen që t’i fusin ata në një dënim mëtë rëndë se sa ishin më përpara.

Besimtarët e drejtë do të përjetojnë knaqësi në varreza dhedo t’u gëzohen të mirave që u jepen nga Allahu xh.sh. bazuarnë ajetin kuranor:

تحسبن الذين قتلوا في سبيل الله أمواتا بل أحياء عند ربهم يـرزقون ال و “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranëdëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë tëgjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre” (Ali Imran, 169)

Pra varri është një vendbanim i qetë ose i mundimshëm, nëvarësi nga veprat e kësaj bote. Në një hadith të Pejgamberita.s. thuhet:

Takvim – Kalendar 201166

ر روضة من رياض اجلنة، أو حفرة من حفر النريان القبـ”Varri është kopsht nga kopshtet e Xhenetit apo gropë ngagropat e Xhehenemit”3

Pyetjet në varr nga dy melaiket - Munker dhe Nekir, janëtë pashmangshme për secilin njeri. Ata pyeten:

*Kush është Zoti yt?* Cila është feja jote?* Cili është pejgamberi yt?Besimtari i drejtë përgjigjet:-Zoti im është Allahu xh.sh.;- Feja ime është Islami dhe- Pejgamberi im është Muhamedi a.s.Kurse pabesimtari do të përgjigjet: Nuk e di!Allahu xh.sh. nga ai moment i përgëzon besimtarët me atë

që ka përgatitur për ta,kurse pabesimtarët me atë që e kanëmerituar. Allahu xh.sh. në Kuran thotë:

نـيا وفي اآلخرة ويضل يـثبت الله الذين آمنوا بالقول الثابت في الحياة الدالله الظالمين

“All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë)në jetën e kësaj bote, edhe në Botën tjetër, ndërsa mizorëtAll-llahu i bën të humbur…”. (Ibrahim, 27)

Ne kërkojmë falje dhe lutemi për të vdekurit, dhe kjo ështëe dobishme duke u bazuar në ajetin kuranor, ku Allahu xh.sh.thotë:

3 Et-Tirmidhi në Sunenin e tij 7/168, libri 37 mbi Kiametin, hadithi nr. 2412,shih: Sead El-Din Mesud bin Umer El-Taftazani, Sherh El-Akaid El-Nesefijh,redaktuar nga Muhamed Adnan Dervish, pa vend dhe vit botimi, fq.160.

Akaid 67

ننا الذين سبـقونا خواون ربـنا اغفر لنا وإل ن بـعدهم يـقول والذين جاءوا م للذين آمنوا ربـنا إنك رءوف رحيم ال يمان و باإل

“Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: Zoti ynë, falnane dhe vëllezërit tanë, që u pajisën me besim para nesh dhemos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan.Zoti ynë, Ti je i butë, mëshirues”! (El-Hashr, 10)

Po ashtu edhe Pejgamberi a.s. kërkonte falje nga Allahuprej dënimit të varrit dhe lutej për të vdekurit:

يسأل اآلن فإنه بالتثبيت له وسلواألخيكم استـغفروا“Kërkoni falje për vëllanë tuaj dhe kërkoni për të forcim,sepse tani është duke u pyetur.”4

Ringjallja

ه ها خلقناكم وفيها نعيدكم ومنـ أخرىا نخرجكم تارة منـ"Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmëpërsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë". (TaHa, 55)

Për të qenë besimi i plotë në Allahun, besimtarët janë tëobliguar të besojnë ringjalljen, e cila është e vërtetë dhe qëështë një nga kushtet e besimit.

Besimi në Ahiret është njëra prej shtyllave më të rëndësi-shme të besimit. Në suren e parë të Kuranit, pas atributeve tëTij, “i Gjithëmëshirshmi” dhe “Mëshirëploti”, Allahu pohon:

4 Suneni i Ebu Davudit, Kitabul xhenaizi, Babu: El-Istigfaru indel kuburi…,nr.2804.

Takvim – Kalendar 201168

مالك يـوم الدين “Ai është Sunduesi i Ditës së Gjykimit”. (Fatiha, 4).Në ajetin e tretë të sures tjetër, thuhet se besimtarët janë

الذين يـؤمنون بالغيب “ata të cilët e besojnë të fshehtën…”. (El-Bekare, 3)Ky koncept i “së fshehtës” përmban po ashtu ringjalljen

pas vdekjes, Ditën e Ringjalljes, Xhenetin dhe Xhehenemin,thënë shkurt, çdo gjë që ka të bëjë me Ahiretin. Në të vërtetë,në ajetin e 4-t të sures El-Bekare, me fjalët “…ata janë të bind-ur plotësisht për Ahiretin”, theks i veçantë i është vënë besimitnë Ahiret.

Besimi në Ahiretin është shenjë e besimit të vërtetë dhe, sii tillë, është me rëndësi shumë të madhe. Natyra e besimit nëAhiretin, siç shpjegohet në Kuran, jep dëshmi të fortë për sin-qeritetin dhe vërtetësinë e një besimtari. Ai që beson Ahiretin,tashmë ka vënë themelet e besimit të pakusht në Allahun, nëLibrin e Tij dhe në të dërguarin e Tij. Një individ i tillë e di seAllahu ka fuqi mbi çdo gjë dhe se fjalët e Tij dhe premtimet eTij janë të vërteta. Rrjedhimisht, ai nuk ushqen kurrë dyshimenë mendjen e tij për Ahiretin. Para se t’i shohë dhe të jetë dë-shmitarë i këtyre fakteve, ai beson në to, sikur t’i kishte parë.Ky është rezultat i natyrshëm i besës dhe besimit që ai ka nëAllahun, dhe i mençurisë që i është dhuruar atij. Përveç kësaj,një besim i palëkundur në Ahiretin, i dëlirë prej të gjitha for-mave të dyshimit, përmban besimin në ekzistencën e Allahutsi edhe në atributet e Tij, ashtu si shpjegohet në Kuran, dhe be-simin e plotë në Të dhe nënshtrimin ndaj Tij. Ky besim bën që

Akaid 69njeriu ta njohë Allahun dhe ta çmojë ashtu si duhet. Ky ështëbesimi që Allahu e konsideron si të çmueshëm.5

Me ringjalljen fillon faza e tretë, faza përfundimtare e jetëssë njeriut. Kjo është një jetë e re, për të cilën njerëzit vetëmkanë dëgjuar, e ata që deshën të interesohen dhe besuan, ata dotë jenë të lumtur dhe në kënaqësi të përhershme, sepse pas kë-saj faze nuk do të këtë vdekje. E, të tjerët që dëgjuan dhe mëpastaj mohuan e nuk besuan të vërtetën që i pret, ata do të jenënë ndëshkim të përhershëm, dhe do t’i ndjellin vetes shkatë-rrim.

Ringjallja është e vërtetë dhe pa kurrfarë dyshimi. Allahuxh.sh. në Kuran thotë:

ها نخرجكم تارة أخرى ها خلقناكم وفيها نعيدكم ومنـ منـ”Prej asaj (Tokës) Ne ju krijuam ju, e ju do të ktheheni për-sëri në të, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë”. (Taha,55).

Për ringjalljen Allahu xh.sh. e njoftoi njeriun e parë, Ade-min a.s., se: “Prej toke të krijuam, në të do të të kthejmë dheprej saj edhe një herë do të të nxjerrim” dhe po për këtë i njo-ftoi të gjithë pejgamberët, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshinpër ta, i njoftoi edhe popujt e tyre, e kjo informatë vlen për tëgjithë njerëzit deri në Ditën e fundit. Besimtarët duhet të puno-jnë dhe të interesohen për këtë Ditë, kur nuk bën dobi askushpërveç veprave që do të ketë punuar në këtë botë, duke mos eharruar dhe duke u interesuar për këtë (botë). Allahu xh.sh. nëKuran thotë:

5 www.harunyahya.com/albanian/liber/vdekja/vdekja_01.php

Takvim – Kalendar 201170

كيف تكفرون بالله وكنتم أمواتا فأحياكم ثم يميتكم ثم يحييكم ثم إليه تـرجعون

“Si e mohoni Allahun, e dihet se ju ishit të vdekur dhe Ai juringjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandejtek Ai do te ktheheni”. (El-Bekare, 28).

Disa njerëz, që në besimin e tyre janë të luhatshëm, nuk ja-në të bindur sa duhet, ose nuk besojnë fare Allahun xh.sh. dheringjalljen pas vdekjes, thonë: Pas vdekjes, shkatërrimit dheshndërrimit të trupit në dhe, është e pamundur të kthehet edhenjë herë, po me vdekje merr fund çdo gjë!!!

Nëse është ashtu, sikurse thonë të luhaturit në besimin etyre, atëherë në mes njeriut dhe shtazës nuk do të kishte faredallim. Allahu xh.sh. e krijoi njeriun në formën më të mirë dhee dalloi nga të gjitha krijesat, të cilat i vuri në shërbim të tij, enderoi dhe i tregoi atij të gjitha rrugët dhe zgjodhi për të rru-gën e vërtetë, rrugën e shpëtimit, që të jetë i gëzuar, i lumturdhe respektues i dhuntive të Zotit xh.sh..

Ringjallja nuk është problem për Allahun xh.sh., sepse Aiështë i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. Për ata që nukjanë të bindur për ringjalljen, Allahu xh.sh. thotë:

ال وأقسموا بالله جهد أيمانهم يـعلمون ال ولكن أكثـر الناس

”Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre të fortë kinse“Allahu nuk e ringjall atë që vdes’! Po (i ringjall), ai ështëpremtim i Tij i prerë, po shumica e njerëzve nuk e dinë”.(Nahl, 38)

Në kaptinën Jasin Allahu thotë:

Akaid 71

نسان أنا خلقناه من نطف وضرب لنا ة فإذا هو خصيم مبين.أولم يـر اإلقل يحييها الذي .من يحيي العظام وهي رميم مثال ونسي خلقه قال

.أنشأها أول مرة وهو بكل خلق عليم “A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji(farë) kur qe, ai kundërshtar i rreptë. Ai na solli Neve she-mbull, e harroi krijimin e vet dhe tha:"Kush i ngjall eshtratduke qenë ata të kalbur? Thuaj:"I ngjall Ai që i krijoi përherë të parë, e Ai është shumë i Dijshëm për çdo krijim”.(Jasin, 77-79).

Allahu ishte dhe është në gjendje gjithmonë që nga asgjëja,pa kurrfarë forme dhe modeli të mëparshëm, ta krijojë njeriun,ta bëjë të vdesë dhe e ringjall. Ringjallja, për kuptimin tonë,është më e lehtë se krijimi nga dheu sepse, së paku, ekzistonmodeli i mëparshëm.

Shembulli i tokës me kopshtet e saj, pa të reshura dhe ngathatësia duket sikur e vdekur, e atëherë kur Allahu lëshon shi-un, ngjallet dhe zbukurohet; me këtë mund ta krahasojmë edheringjalljen, kjo është fuqia e Zotit që i rikthen njerëzit pas vde-kjes, për se nuk ka dyshim se do të ndodhë.

Allahu xh.sh. në Kuran thotë:

يا أيـها الناس إن كنتم في ريب من البـعث فإنا خلقناكم من تـراب ”O ju njerëz, nëse dyshoni në ringjalljen, atëherë (mendoni

krijimin tuaj që) Ne ju krijuam prej dheu...” (El-Haxh, 5).Pastaj:

Takvim – Kalendar 201172

كنـفس واحدة إن الله سميع بصير ال م إ بـعثك ال ما خلقكم و “Krijimi juaj dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se kri-jimi i një qenieje (një njeriu), vërtet Allahu është Që i dëgjone i sheh veprat e njerëzve”. (Lukman, 28).

Pastaj:

عثـه جميعا فـيـنبئـهم بما عملوا أحصاه الله ونسوه والله على الله م يـوم يـبـكل شيء شهيد

“Në ditën kur Allahu i ringjall ata të gjithë, i njofton për atëqë kanë punuar, se Allahu ka mbajtur shënime, edhe pseata i kanë harruar. Allahu është Ai Që çdo send e sheh dhee përcjell”. (El-Muxhadele, 6).

Ringjallja me trup dhe shpirt

Ringjallja me trup dhe shpirt pas vdekjes, është e vërtetë epadiskutueshme. Allahu i Madhëruar do t’i ringjallë të gjithëata që janë në varreza6, pasi të jenë bërë hi e pluhur. Ai thotë:

.ذلك بأن الله هو الحق وأنه يحيي الموتى وأنه على كل شيء قدير عث من في القبور ال وأن الساعة آتية .ريب فيها وأن الله يـبـ

“Nuk ka dyshim se Kiameti do të vijë patjetër dhe se Allahume siguri do t’i ngjallë ata të varrezave”. (El-Haxh-xh, 6-7)

Pra, duhet të besojmë në ringjalljen, e cila është e vërtetëdhe për të cilën nuk ka aspak dyshim.7

6 Kahtan Abdu El-rrahman El-Duri&Rushdi Muhamed Uljan, Usul El-Din El-Islami, shtëpia botuese Dar Al-Fikr botimi i parë 1996, fq:386

7 Sead El-Din Mesud bin Umer El-Taftazani, Sherh El-Akaid El-Nesefijh,redaktuar nga Muhamed Adnan Dervish, pa vend dhe vit botimi, fq. 161.

Akaid 73Ringjallja do të jetë me trup dhe shpirt së bashku, dhe seci-

li njeri do t’i përjetojë kënaqësitë - nëse është prej besimtarë-ve, ose ndëshkimet - nëse është prej pabesimtarëve.8

Se jeta do të jetë me trup dhe shpirt pas ringjalljes, këtë eargumentojnë ajetet kuranore, ku Allahu xh.sh. thotë:

وأرجلهم بما كانوا يـعملون وأيديهم يـوم تشهد عليهم ألسنتـهم ”Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart

dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar”. (En-Nur, 24).Më pastaj, Allahu xh.sh. thotë:

لناهم إن الذين كفروا بآياتنا سوف نصليهم نارا كلما نضجت جلودهم بدرها ليذوقوا العذاب جلودا غيـ

“Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’ihedhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne indërrojmë me lëkura të tjera, që të shijojnë dënimin...”.(En-Nisa, 56).

Do të ringjallen melaiket, xhinët dhe njerëzit, të mençuritdhe të çmendurit e tyre. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:

لى قادرين على أن نسوي بـنانه بـ .نسان ألن نجمع عظامه سب اإل أيح “A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? Po, dot’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë sikanë qenë edhe majat e gishtave të tij”. (El-Kijameh, 3-4).

Hadithet që vërtetojnë ringjalljen me trup dhe shpirt, janëtë shumta. Në një hadith që e transmeton Ebu Hurejreja r.a.,Pejgamberi a.s. kishte thënë:

8 Mula Husejn Ibn Iskender El-Hanefi, Kitab El-Xhevhereh El-Menfijeh fi sherhVesijeh Imam eadham Ebi Hanifeh, Indi, 1980 botim i tretë, fq:30.

Takvim – Kalendar 201174

تأكله األرض ال قال رسول الله صلى الله عليه وسلم إن يف اإلنسان عظما ب يـوم القيامة قالوا أي عظم هو يا رسول الله قال عجب الذنب أبدا فيه يـرك

“Në njeriun ekziston një asht, të cilin kurrë nuk e ha (tret)toka, prej tij do të (ri)krijohet në Ditën e Kiametit. (Të prani-shmit) thanë: Cili është ai asht, o i Dërguari i Allahut? (Pej-gamberi a.s.) Tha: “Ai është ‘axhbudh-dhenebi’ - eshtra ebishtit (sacrum).”9 Pas fryrjes së parë, kur do të vdesë gjithçkae gjallë dhe do të vdesë edhe Israfili i fundit, Allahu do ta ri-ngjallë Israfilin të parin”. Dhe do ta urdhërojë që t’i fryjë ‘bo-risë’ për të dytën herë, pas së cilës do t’u kthehet jeta tëvdekurve (Jasin, 52). I pari nga njerëzit që do të ringjallet,është Muhamedi a.s., sipas hadithit: “Në ditën e fryrjes në Sur,të gjithë njerëzit do të vdesin, e unë do të jem i pari që do tëringjallem”. (“Sahihul Buhari”, kitab: er-rrikak, babu: el-hash-ru, hadithi nr. 6518). Për këtë dijetarët janë unikë. Ndërsa, përsa i takon ringjalljes së egërsirave, kafshëve dhe insekteve,pjesa dërrmuese e dijetarëve të Ymetit thonë se do të ringja-llen, mirëpo jo për t’u kundërvënë (hakmarrë), veçse do të rin-gjallen dhe do të pyeten për Allahun e Lartësuar, dhe ato, pasita vërtetojnë Atë (ekzistencën e Tij), do të bëhen dhe. Kjo kabazë në shumë ajete kuranore10. Thotë Allahu i Madhëruar:

أمم أمثالكم ما فـرطنا ال بجناحيه إ يطير طائر ال وما من دابة في األرض و في الكتاب من شيء ثم إلى ربهم يحشرون

9 Sahihu-l-Muslim, Kitab: el-fitenu ve eshratus-saati, babu: bejne nefhatejni,h.nr. 7342.

10 Orhan Bislimaj, Besimi i drejtë i muslimanit, Boton Kryesia e BashkësisëIslame të Republikës së Kosovës, Prishtinë 2010, Fq.177-178

Akaid 75“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpend që fluturonme dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme),sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si ju). Asgjë nuk kemilënë pas dore nga evidenca. Më në fund, te Zoti i tyre do tëtubohen”. (El-En’am, 38).

Nga përgëzimi i besimtarëve

Shumë ajete kuranore flasin për përgëzimin e besimtarëve.Këtu do t’i zgjedhim disa prej tyre:

ال تخافوا و ال ئكة أ ال إن الذين قالوا ربـنا الله ثم استـقاموا تـتـنـزل عليهم الم يا .تحزنوا وأبشروا بالجنة التي كنتم توعدون نـ نحن أولياؤكم في الحياة الد

من نـزال .وفي اآلخرة ولكم فيها ما تشتهي أنـفسكم ولكم فيها ما تدعون غفور رحيم

1. “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”,dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vde-kjes dhe u thonë): të mos frikësoheni, të mos pikëlloheni, kenimyzhde Xhenetin që ju premtohej. (U thonë) Ne kujdesemi përju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo tëkeni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuarprej Atij që fal mëkatet dhe që është Mëshirues”! (Fussilet,30-32)

تـرى المؤمنين والمؤمنات يسعى نورهم بـين أيديهم وبأيمانهم بشراكم يـوم تها األنـهار خالدين فيها ذلك هو الفوز العظيم اليـوم جنات تجري من تح

Takvim – Kalendar 2011762. “(Kujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e

tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet)Myzhde juaj sot janë Xhenetet, nën të cilat rrjedhin lumenj,aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe”. (El-Hadid, 12).

الذين آمنوا وكانوا .هم يحزنون ال خوف عليهم و ال إن أولياء الله ال أ يا وفي اآلخرة .يـتـقون نـ تـبديل لكلمات الله ال لهم البشرى في الحياة الد

.ذلك هو الفوز العظيم 3. “Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë

frikë (në botën tjetër) dhe as kurrfarë brengosjeje? (Ata janëata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhdenë jetën e Dynjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (përshpëtim dhe Xhenet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pë-sojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh”. (Junus, 62-64).

ة نصوحا عسى ربكم أن يكفر عنكم يا أيـها الذين آمنوا توبوا إلى الله تـوب هار يـوم ال يخزي الله سيئاتكم ويدخلكم جنات تجري من تحتها األنـ

ن ربـنا النبي والذين آمنوا معه نورهم يسعى بـين أيديهم وبأيمانهم يـقولو أتمم لنا نورنا واغفر لنا إنك على كل شيء قدير

Akaid 774. “O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim

të sinqertë, në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush tëkëqijat, t’ju shpjerë në Xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenjditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashkume të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyredhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdonadritën tonë, falna ne. Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për çdosend”. (Et-Tahrim, 8)

ها وهم من فـزع يـومئذ آمنون ر منـ من جاء بالحسنة فـله خيـ5. “Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t’i takojë (shpërblim)

edhe më i mirë se ajo, dhe ata do të jenë të siguruar prej tme-rrit të asaj dite”. (En-Nemel, 89)

Këto përgëzime e shumë të tjera, që Allahu u premtoi besi-mtarëve, nuk ndërrojnë asnjëherë. Këto përgëzime janë vetëmpër besimtarët e sinqertë dhe të paluhatshëm në besimin e tyretë drejtë, e kush i përmbahet besimit në Allahun xh.sh. dhe nëkushtet tjera të besimit, do ta përjetojë këtë përgëzim, po edhemë shumë, sepse Allahu xh.sh. i do besimtarët e sinqertë dhepër ta përgatit Xhennete me lloj-lloj të mirash, si shpërblim tësinqeritetit të tyre në fenë që zgjodhi Allahu i madhëruar përnjeriun, që të shpëtojë në të dy botët.

Nga lemeria (tmerri) e kataklizmës

Për tmerrin, frikën, mallkimin e vetvetes, për interesin per-sonal e të tjera, na flet Kurani në shumë ajete. Këtu do të ve-çojmë disa prej tyre:

Takvim – Kalendar 201178

يـوم تـرونـها تذهل .وا ربكم إن زلزلة الساعة شيء عظيم يا أيـها الناس اتـق كل مرضعة عما أرضعت وتضع كل ذات حمل حملها وتـرى الناس

سكارى وما هم بسكارى ولكن عذاب الله شديد 1. “O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhjapranë katastrofës së Kiametit është një llahtari e madhe. Atëditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që kapër gjini, dhe secila shtatzënë e hedh para kohe barrën evet, e njerëzit duken të dehur, po nuk janë të dehur, pordënimi i Allahut është i ashpër”. (El-Haxhxh, 1-2)

أفمن يـتقي بوجهه سوء العذاب يـوم القيامة وقيل للظالمين ذوقوا ما كنتم تكسبون

2. “E, ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në Ditën eKiametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizo-rëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat"! (Ez-Zumer, 24).

ويـوم القيامة تـرى الذين كذبوا على الله وجوههم مسودة أليس في جهنم وى للمتكبرين مثـ

3. “E, ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut,do t’i shohësh nëDitën e Kiametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhe-henem vendi i arroganteve”? (Ez-Zumer, 60).

Akaid 79

ر كاظمين ما للظالمين من زفة إذ القلوب لدى الحناج وأنذرهم يـوم اآل شفيع يطاع ال حميم و

4. “Ti tërhiqu atyre vërejtjen për Ditën e Kiametit, kur zemrat,të mllefosura, arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik eas ndërmjetësues të cilit i shkon fjala”. (Gafir, 18).

ا أنذرناكم عذابا قريبا يـوم يـنظر المرء ما قدمت يداه ويـقول الكافر يا إن ليتني كنت تـرابا

5. "Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për njëdënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka ikanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë dotë ishte për mua sikur të isha dhé!” (Nebe’, 40)

Këto qenë disa prej ajeteve të zgjedhura nga Kurani përDitën e vërtetë. Kujtoj se nuk ka nevojë për komentime tëtjera.

Premtimi i Allahut xh.sh. nuk thyhet. Të gjithë arrogantëtndaj Zotit Fuqiplotë dhe parimeve islame, do ta përjetojnë këtëtmerr të pashmangshëm.

Allahu na shpëtoftë nga llahtaria e kësaj Dite të vështirë,në të cilën nuk bën dobi askush përveç besimit dhe veprave tëmira të bëra në këtë botë!

ttrraajjtteessëë

Hajrullah Hoxha

QËNDRIMET E ULEMAVEPËR MEVLUDIN

Hyrje

Fjala arabe ‘Mevlid’, apo siç përdoret tek ne ‘Mevlud’, nëgjuhën shqipe do të thotë ‘Lindje’, dhe ka për qëllim lindjen enjeriut më të famshëm të të gjitha kohëve dhe mbarë njerëzi-mit, Muhamedit a.s.. Allahu i Madhërishëm e dalloi atë nganjerëzit e tjerë duke e pajisur me cilësi të veçanta dhe me sje-llje të larta morale-etike, ndërsa nga pejgamberët e mëparshëme dalloi duke e dërguar Pejgamber për mbarë popujt e botësdhe për të gjitha kohët, deri në Ditën e Kiametit. Ai emrin dheveprën e tij i bëri të pavdekshëm, ngase, krahas besimit dhe bi-ndjes ndaj Tij për Zot, kërkoi prej njerëzve që t’i besojnë dhet’i binden Muhamedit a.s. për të Dërguar të Tij, kurse veprimete tij t’i praktikojnë në jetën e tyre të përditshme. Prandaj, si me

Takvim – Kalendar 201182rastin e shqiptimit të Shehadetit dhe salavateve, ashtu edhe tëkëndimit të ezanit e ikametit për namaz, për çdo ditë e natë va-zhdimisht, emri i Muhamedit a.s., bashkë me emrin e Allahuttë Madhërishëm, përmendet me respekt nga miliona njerëz nëbotë, kurse veprimet e tij praktikohen në jetë. Si cilësitë e lartanjerëzore të Muhamedit a.s., ashtu rëndësinë dhe meritat e më-dha të tij për njerëzimin, Zoti i Madhërishëm i ka theksuar nëshumë ajete kuranore, e ne po përmendim vetëm disa prej tyre:

”Me të vërtetë ti (Muhamed) je me cilësi të larta morale".(El-Kalem, 4)"‘Dhe ty ta kemi ngritur lart të përmendurit (emrin) tënd".(El-Inshirah, 4)"Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty tjetër, përveçse mëshirë përmbarë botët". (El-Enbija, 104)

Këto dhunti të çmueshme të Allahut të Madhërishëm, edheMuhamedi a.s. i ka cekur shumë herë, jo me qëllim të mbu-rrjes dhe vetëlavdërimit, por në shenjë mirënjohjeje dhe falë-nderimi ndaj Tij. Përveç të tjerash, ai ka thënë:

‘Zoti im më ka edukuar dhe ma ka stolisur edukatën time.’‘Me të vërtetë unë jam dërguar për t’i plotësuar vlerat mo-rale.’‘Çdo pejgamber ka qenë i dërguar posaçërisht tek populli ivet, ndërsa unë jam dërguar tek mbarë njerëzimi. Dhe memua janë vulosur pejgamberët.’‘...Mirëpo, unë jam i dashuri i Zotit, bartës i flamurit të falë-nderimit në Ditën e Gjykimit, unë jam i pari ndërmjetësuesdhe i pari që do të më pranohet ndërmjetësimi. Unë jam i pariqë do të trokas në derë të Xhenetit dhe Allahu do të më hapëderën e tij dhe do të më fusë në Xhenet, kurse me mua do të

Trajtesë 83jenë besimtarët e varfër. Dhe, unë jam më i ndershmi i tëparëve dhe të fundmëve (mbarë njerëzimit). Mos qoftë përmburrje!’

Vlerësimet e larta të tilla për Muhamedin a.s., që janë the-ksuar në Kuran dhe në hadithet e tij, për shumë njerëz u bënëburim i pashtershëm frymëzimi për të shkruar vepra të çmue-shme për të, si në prozë, ashtu edhe në poezi, duke filluar qënga koha e tij për të vazhduar deri më sot. Në shenjë të da-shurisë së sinqertë dhe respektit të thellë ndaj Muhamedit a.s.,ata përshkruan dhe lavdëruan, me devotshmëri e përkushtim tëplotë, cilësitë dhe karakteristikat morale dhe fizike të tij, sido-mos në kaside dhe mevlude-poema kushtuar lindjes së tij. Kjoveprimtari e fundit në letërsinë islame-arabe quhet: ‘El-Medai-hun-Nebevijje’ ‘Lëvdatat e Pejgamberit’.

Nga poetët më të njohur myslimanë në kohën e Muhamedita.s. kanë qenë: Hasan bin Thabit, Ka’b bin Zuhejr dhe Abdu-llah bin Rebaha. Hasani, i cili quhej poet i Pejgamberit a.s., qëka qenë mjeshtër i hollë i poezisë. Përveç vjershave, me të ci-lat bënte gara me poetët jomyslimanë dhe triumfonte kundërtyre, ai thuri edhe kaside-poema lavdie me përmbajtje të mre-kullueshme- për Muhamedin a.s.. Në një kaside të tillë, në mestë tjerash, ai ka thënë:Ve ahsene minke lem tere kattu ajni ve exhmele minke lem

telidin-nisauHulikte muberreen min kul-li ajbin fekeennema kad hulikte

kema teshauQë në përkthim të rimuar shqip, domethënë:‘Më të mirë se ty kurrë s’kanë parë sytë e miMë të bukur se ty s’kanë lindur gratë ndonjë fëmijë

Takvim – Kalendar 201184Ti je krijuar i pastër nga çdo e metëSikur të ishe krijuar ashtu si ke dashtë vetë’.Ka’b bin Zuhejr ka qenë poet i njohur, i cili për shumë ko-

hë me vjersha të ndryshme kishte bërë propagandë armiqësorekundër Muhamedit a.s. dhe myslimanëve. Pas çlirimit të Me-kës, kur dëgjoi se Muhamedi a.s. i falte armiqtë që dorëzohe-shin dhe e pranonin Islamin, shkoi në Medinë dhe u paraqit tePejgamberi a.s.. Pasi deklaroi se ishte penduar dhe e kishtepranuar fenë islame, filloi ta lavdëronte Pejgamberin a.s. menjë kaside, të përgatitur me fjalë të zgjedhura e të mrekulluesh-me, saqë, kur e recitoi strofën “Me të vërtetë Pejgamberi ështëdritë që shkëlqen dhe shpatë e ngrehur lart prej shpatave tëZotit”, Muhamedi a.s., në shenjë nderimi, si dhuratë ia hodhiatij xhyben e vet dhe e fali.

Ndërsa, në një strofë të një kasideje popullore, me të cilën iishte shprehur mirëseardhje Muhamedit a.s., kur qe kthyer nëMedinë nga marshi i Tebukut, thuhet:

Ente shemsun ente bedrun ente nurun ala nurMithle husnike ma reejna kattu ja vexhhes-sururQë domethënë:‘Ti je Diell e ti je HënëTi je nur (dritë) përmbi nurTë bukur si ty s’kemi parëAsnjëherë o fytyrë-gëzuar’.Pavarësisht nga kjo që u tha më lart, Muhamedi a.s. ka qe-

në një njeri dinjitoz dhe modest, prandaj asnjëherë nuk ka kër-kuar që, si Pejgamber apo burrë shteti, t’i bëhej ndonjë nderimapo lavdërim i veçantë. Përkundrazi, nëse i bëhej ndonjë nde-rim ose lavdërim, që kishte karakter të adhurimit ose atribute

Trajtesë 85hyjnore, ato ai i refuzonte dhe i kundërshtonte rreptësisht. Përkëtë më së miri dëshmojnë shembujt në vijim: Me një rast, kurnjë njeri iu përul në shenjë nderimi, Muhamedi a.s. i tha tëmos vepronte ashtu, sepse edhe ai është njeri si njerëzit e tjerë.Ndërsa, kur i dëgjoi disa fëmijë në Medinë duke thënë për të:“Në mesin tonë është i Dërguari i Zotit, i cili e di se çka do tëbëhet nesër”, Muhamedi a.s. reagoi shpejt duke u thënë që atofjalë të mos i përsërisnin kurrë. Me një rast tjetër, Muhamedia.s. shokëve të tij u kishte thënë: “Mos më lavdëroni tepërshumë siç e lavdëruan tepër shumë të krishterët Isain, të birine Merjemes (duke i përshkruar atribute hyjnore), por mua mëthoni: rob i Zotit dhe i Dërguari i Tij”.

Kasidet e lartpërmendura, për shumë poetë të mëvonshëm,kanë shërbyer si shembull bazë për thurjen e vargjeve të ndry-shme në formë kasidesh apo mevludesh kushtuar të Dërguarittë Zotit, Muhamedit a.s..

Mevludi si tekst dhe si manifestim

Mevludi ka filluar të praktikohet në shekullin e katërt tëHixhretit, përkatësisht në shekullin e dhjetë të e.r., në kohën esundimit të dinastisë Fatimite (909-1171), të cilët kanë qenëme orientim pro shiinjve.

Mevludi si tekst, është një vepër artistike fetare në poezi, ecila i kushtohet ditëlindjes së Muhamedit a.s.. Vepra e parë meemrin “Mevlidin-Nebijj” në gjuhën arabe u shkrua nga IbnXhevziu në shekullin e dymbëdhjetë. Ndërsa, vepra më e njo-hur në poezi, kushtuar Muhamedit a.s., ka qenë Kasidetul-bu-rde, nga imam El-Busajri (1186-1258). Kjo kaside përmban

Takvim – Kalendar 201186182 vargje me përmbajtje të mrekullueshme, në të cilat janëpërshkruar origjina e Muhamedit a.s., lëvdatat për lindjen dhecilësitë e tij, mrekullitë, miraxhi dhe xhihadi i tij dhe, në fund,munaxhat- thirrja dhe lutja intime e autorit drejtuar Allahutxh.sh. për mëshirë dhe shpëtim. Për shkak të përmbajtjes së sajtë çmueshme, kasideja e lartpërmendur është kënduar për shu-më kohë në formë të mevludit, në raste kremtimi të Ditëlindjessë Muhamedit a.s., e disa vargje të zgjedhura të saj këndohenedhe sot. Gjithashtu, ajo ka shërbyer si burim frymëzimi dheshembull për shumë ulema të mëvonshëm, të cilët radhitënkaside dhe mevlude të ndryshme.1

Mevludi i parë në gjuhën turke është shkruar nga imami i“Ullu” xhamisë në Bursë, Sylejman ef. Çelebiu, në vitin 1409.Kurse në gjuhën shqipe, Mevludi u shkrua nga Hasan ZukoKamberi, në shekullin e tetëmbëdhjetë. Përveç tij, mevlude nëgjuhën shqipe më vonë shkruan edhe Hafëz Ali Ulqinaku, Ta-hir ef. Popova, Hafëz Ali Korça etj.. Të gjithë autorët e lartpër-mendur të mevludeve, për bazë dhe model morën Mevludin eÇelebiut, mirëpo secili prej tyre, me aftësinë personale intele-ktuale dhe me mjeshtërinë artistike, i radhitën ato bukur dherrjedhshëm në gjuhën amtare dhe në dialektin e trevës së vet.

Nga modestia dhe respekti i lartë ndaj Pejgamberit a.s.,shumica e autorëve të Mevludit, kishin theksuar paaftësinë etyre për t’i shprehur me fjalë vlerat që posedon dhe lavdërimetqë meriton Muhamedi a.s. si njeri dhe si Pejgamberi më i da-lluar tek Allahu i Madhërishëm. Në lidhje me këtë çështje,Tahir ef. Popova, në Mevludin e tij, thotë:

1 Muhamed Dejjab: Fennul–Medaihun-Nebevijjeh. Minberul–Islam, vit 1969Kajro.

Trajtesë 87“S’mund e livdon këtë resul kush por e nisVeç një Allah që gjithë na ka jeratis”Hafëz Ali Korça, në Mevludin e tij, thotë:“Eh, sa vlerë kanë fjalët e mia,Ty të ka lavdëruar vetë Perëndia”Ndërkaq, Hafëz Ibrahim Dalliu, në fillim të veprës së tij,

me titull “E lemja dhe jeta e të madhit Muhamed a.s.”, kathënë:“Këtë vepër ia kushtoj Resulullahit si miza përdhese që i

dhuroi Sylejmanit një fletë karkaleci dhe ai ia pranoi”.Edhe pse kjo vepër kishte 238 faqe në poezi, Ibrahim

Dalliu, nga modestia, veten e krahason me një mizë përdhese,kurse veprën e tij me një krah karkaleci.

Tematika dhe përmbajtja e mevludeve pothuajse është enjëjtë: Lavdërimi dhe falënderimi ndaj Allahut xh.sh. dhe vër-tetimi i Njëshmërisë së Tij, përshkrimi ngjarjeve të mrekullue-shme që kanë ndodhur me rastin e lindjes së Muhamedit a.s.,përshkrimi i virtyteve njerëzore të tij, përshkrimi i disa ngamrekullitë e ndryshme të tij, duke përfunduar me miraxhin-udhëtimin e jashtëzakonshëm të tij në qiej dhe lutjen drejtuarAllahut xh.sh.. Në disa mevlude është përfshirë edhe ndërrimijetë i Pejgamberit a.s., që lexohet zakonisht në tubimet për ra-ste vdekjesh. Përmbajtja kuptimore e tekstit të mevludeve, ma-rrë në përgjithësi, është e bazuar në frymën e ajeteve kuranore,të haditheve të Pejgamberit a.s. dhe të disa ngjarjeve nga jeta etij. Megjithëkëtë, shumica e autorëve të mevludit, me qëllim tëlavdërimit sa më shumë të Muhamedit a.s. dhe të përforcimittë shpresës tek njerëzit në mëshirën e Allahut xh.sh., në disa

Takvim – Kalendar 201188raste kanë shfrytëzuar edhe të dhëna jo aq të argumentuara oseimagjinatën poetike të tyre.

Mevludi si manifestim, është një tubim fetar, i cili organi-zohet për çdo vit, më 12 rebiul-evvel, me rastin e Ditëlindjessë Muhamedit a.s., në shenjë respekti dhe dashurie ndaj tij. Nëprogramin e këtij manifestimi tradicional, zakonisht, bëjnë pje-së leximi i disa pjesëve të Kuranit, i Mevludit dhe kasideve tëndryshme, ligjëratat mbi biografinë e Pejgamberit a.s., rëniasalavat për të, gostia me ushqime dhe ëmbëlsira të ndryshmedhe dhënie sadaka të varfëve. Manifestimet më madhështore tëMevludit bëheshin në kohën e sundimit të dinastisë Fatimite,dhe sidomos në kohën e mbretit Muzafer (1154-1232).

Në lidhje me mënyrën e këtij manifestimi asokohe, HafëzEs-Sehaviu thotë: “Myslimanët në të gjitha krahinat dhe qyte-tet e mëdha në muajin e lindjes së tij shënojnë kremtimin emevludit-ditëlindjes- së Muhamedit a.s. Atë natë, jepen sadakatë shumta, gëzohen fytyrat e besimtarëve e këndohen salava-te...”. Ndërsa, dijetari i shquar Ebu Shame, i cili ka jetuar nëkohën e mbretit Muzafer, në veprën e tij “El-Bevaith...”, pos tëtjerash, shkruan: “Ndër gjërat më të bukura që janë bërë traditënë kohën tonë, është ajo që bëhet për çdo vit në Erbil në Ditë-lindjen e Muhamedit a.s., për faktin se atë ditë njerëzit gëzo-hen dhe stolisen, ndihmojnë të varfrit dhe bëjnë vepra të tjeratë mira, në shenjë falënderimi ndaj Allahut xh.sh. që e dërgoiMuhamedin a.s. mëshirë për mbarë botët”.

Ibni Halkani, në veprën e tij “Vefijjetul-eajan”, thotë: “Ipari që filloi organizimin e mevludit (në mënyrë zyrtare H.H.),ka qenë mbreti Muzafer Ebu Seidi në Erbil të Irakut. Në atëmanifestim ai kishte prerë 5000 krerë dele, 10.000 pula, kishte

Trajtesë 89përgatitur 30.000 ëmbëlsira dhe kishte shpërndarë 300.000dinarë-ari për dijetarët, të varfrit e të mjerët”.

Dijetari i shquar Shemsudin El-Xhevzij, thotë: “Myslima-nët që përkujdesen më së tepërmi për praktimin e mevludit, ja-në banorët e Egjiptit dhe të Shamit”. Ai tregon se personalishtka parë se si, nën patronatin e sulltanit të Egjiptit, natën e Me-vludit, në vitin 785 h. (1373 e.r), në kalanë e Kajros ishte orga-nizuar një manifestim madhështor, dhe aty ishin shpërndarëshumë ushqime për të varfrit, ishte lexuar Kuran, ishin lexuarpoezi të ndryshme, në të cilat ishte lavdëruar Pejgamberi a.s.,si dhe ishte ligjëruar për biografinë e tij. Për atë manifestim tëmevludit, sulltani kishte shpenzuar 10.000 mithkalë ari.2

Tradita e kremtimit të ditëlindjes së Muhamedit a.s., nëmënyrë zyrtare vazhdoi të praktikohet edhe gjatë sundimit tëPerandorisë Osmane. Edhe pas shpërbërjes së saj, tradita vazh-doi, po në disa vende në kuadër të shtetit, e në disa të tjera nëkuadër të Bashkësive të tyre Islame, kurse në Arabinë Saudite,duke u bazuar në mendimin e dijetarit Muhamed bin Abdul-Vehab, manifestimi i Mevludi ishte ndaluar.

Përveç me rastin e kremtimit të ditëlindjes së Pejgamberita.s., Mevludi është bërë traditë të këndohet edhe në raste gë-zimesh familjare, si p.sh. në lindje fëmijësh, në syneti, fejesë,hyrje në shtëpi ose në banesë të re, madje edhe në raste për-kujtimi të të vdekurit, përkatësisht për shpirt të tij.

2 Mr. Taxhedin Bislimi “Mevludi, historiku dhe dispozitat e tij”, Shkup 2006

Takvim – Kalendar 201190

Vlerësimet dhe qëndrimete Ulemave për Mevludin

Meqenëse Mevludi, përkatësisht kremtimi i ditëlindjes sëMuhamedit a.s., nuk ishte praktikuar në kohën e tij, po ka fi-lluar të praktikohet shumë më vonë, vlerësimet dhe qëndrimete ulemave për të janë të ndryshme. Disa prej tyre e ndalojnëatë manifestim, disa e lejojnë ose e tolerojnë, kurse shumica etyre e preferojnë. Sipas mendimit të një numri të caktuar tëulemave, me reformatorin e njohur të mendimit islam, Muha-med Abdul-Vehabin, në krye, Mevludi është i ndaluar. Këtëmendim ata e mbështesin në një hadith të Pejgamberit a.s., nëtë cilin ka thënë: “Çdo bid’at (risi në fe) është devijim (ngarruga e drejtë).”, dhe në hadithin: “Mos më lavdëroni tepërshumë, siç e lavdëruan tepër shumë të krishterët Isain, të birine Merjemes (duke i dhënë atribute hyjnore), por mua më thoni:rob i Zotit dhe i Dërguari i Tij.”, si dhe në vlerësimin e tyre senë mevlud, si në përmbajtjen e tekstit ashtu edhe në mënyrën ekremtimit të tij, ka elemente që janë në kundërshtim me pari-met islame.

Mendoj se Mevludi si festim i Ditëlindjes së Muhamedita.s., nuk mund të jetë bid’at i ndaluar, ngase nuk ka të bëjë meçështje të itikadit-besimit, as të ibadetit-adhurimit, por me njëtraditë me të cilën i shprehet respekti dhe dashuria Pejgamberita.s.. Ndërsa, si tekst, ai nuk është as bid’at, sepse ka bazë nëtraditën e shokëve të Pejgamberit a.s., përkatësisht në kasidet etyre të lartpërmendura, të cilat i recitonin në praninë e tij dheai nuk ua ndaloi. Për sa i përket përmbajtjes kuptimore të Me-vludit, është fakt i pamohueshëm se shumica e autorëve të tij,

Trajtesë 91në cilëndo gjuhë qoftë, me qëllim të lavdërimit të Muhamedita.s., në disa raste i kanë përshkruar atij gjëra të hiperbolizuaradhe të imagjinuara, disa prej të cilave nuk përputhen as mefrymën e parimeve themelore të Islamit. Po ato, ose duhen ko-rrigjuar ato, ose duhet hartuar një mevlud pa përshkrime tëtilla, e jo mevludi të konsiderohet në tërësi i pavlerë ose i nda-luar.

Shumica e ulemave të përmendur, lidhur me këtë çështje,bazohen edhe në mendimin e dijetarit të shquar islam dhe ku-ndërshtarit të madh të bid’ateve, Imam Ahmed Ibn Tejmijje(1263-1328 e.r.), i cili për mevludin ka thënë:

“Gjithashtu (është bid’at), ajo (kremtimi i ditëlindjes sëMuhamedit a.s.) që po praktikojnë disa njerëz, ose nga imitimii të krishterëve në festën e ditëlindjes së Isait a.s., ose nga da-shuria dhe respekti ndaj Pejgamberit a.s.. Allahu xh.sh. mundt’i shpërblejë ata për atë dashuri dhe angazhim, po jo për bid’-atin që të konsiderojnë festë ditëlindjen e Pejgamberit a.s. ...Këtë nuk e ka bërë selefi (myslimanët e parë) dhe, sikur kjo tëishte punë e mirë apo e preferuar, selefi ishte më meritor përkëtë, sesa ne, sepse ata e kanë dashur dhe respektuar Pejga-mberin a.s. shumë më tepër se ne dhe kanë lakmuar në punë tëmira më tepër se ne. Ndërsa, dashuria dhe respekti i plotë ndajPejgamberit a.s., qëndron në pasimin e tij, në bindjen dhe zba-timin e porosisë së tij, në vënien në jetë të traditës së tij, nëpërhapjen e misionit të tij, për të cilin është dërguar, si dhe nëluftën për ta mbrojtur atë, me zemër, me dorë dhe me gjuhë.Kjo ka qenë rruga e atyre të parëve, nga muhaxhirët e ensarët,dhe e atyre që i pasuan ata me bamirësi...”.

Takvim – Kalendar 201192Në vazhdim Ibn Tejmije thekson se shumica e atyre që

kujdesen për të kremtuar datëlindjen e Muhamedit a.s., pavarë-sisht nga qëllimi i mirë i tyre, për të cilin shpresohet se do tëshpërblehen, janë të pakujdesshëm në zbatimin e porosive tëtij. E të tillët janë sikurse ata që e zbukurojnë mus-hafin (Kur-anin) ose e lexojnë, po nuk veprojnë sipas tij. Në fund, ai tho-të: “Në lidhje me këtë, i është thënë Imam Ahmedit r.a. se njësundimtar kishte shpenzuar për një mus-haf afër 1000 dinarëari, e ai ishte përgjigjur: “Lëre atë, se kjo është më e çmue-shmja për se e ka shpenzuar ai arin”.3

Nga qëndrimi i lartpërmendur i Ibni Tejmijjes, nuk mundtë kuptohet se Mevludi është i ndaluar, por si një bid’at - i to-leruar, sepse për konsiderimin e tij si festë, Allahu nuk do tashpërblejë njeriun, po për qëllimin e mirë të tij, dashurinë dherespektin e shprehur ndaj Pejgamberit a.s., po.

Nuk ka dyshim se dashuria dhe respekti i vërtetë ndaj Pej-gamberit a.s. qëndron në zbatimin e porosive të tij, por, edhenëse nuk zbatohen porositë e tij ashtu siç duhet, prapë ështëmë mirë t’i shprehet respekt me anë të Mevludit, sesa të mos ibëhet as kjo, siç është më mirë të lexohet Kurani, edhe nësenuk veprohet sipas tij, sesa të mos lexohet e as të mos veprohetsipas tij. Nga përgjigjja e Imam Ahmedit, mund të nënkupto-het se më mirë është të shpenzohen mjete për zbukurimin eKuranit dhe të xhamisë, edhe pse është mekruh - e papëlqye-shme, sesa të shpenzohen për ndonjë libër me përmbajtje tëdëmshme, ose në ndonjë objekt tjetër për luks. Gjithashtu, nëkëtë kontekst, më mirë është të shpenzohen mjete për kremti-

3 Shejhul-Islam Ahmed bin Tejmije, “Iktidaus-Siratil-Mustekim”, botimi i dytë,1950.

Trajtesë 93min e Mevludit sesa të shpenzohen ato për këngë dhe muzikënë raste gëzimesh familjare, sikur ndodh tek ne kohët e fundit.

Ndërkaq, sipas mendimit të shumicës dërrmuese të ulema-ve, Mevludi është bid’at i mirë dhe, si i tillë, është i lejuar oseedhe i parapëlqyer. Këtë mendim të tyre ata e mbështesin nënjë hadith të Pejgamberit a.s., në të cilin ka thënë: “Kush fillonnjë traditë të mirë, atij i takon shpërblimi i saj dhe aq sa shpë-rblimi i atyre që veprojnë sipas saj.”, si dhe në vlerësimin etyre se Mevludi nuk është në kundërshtim me Kuranin dhe Sy-netin e Pejgamberit a.s., dhe se, si i tillë, ai është në dobi tëIslamit dhe të myslimanëve.

Në vijim, po theksojmë vlerësimet dhe qëndrimet e disaulemave më të shquar për çështjen e Mevludit.

Alimi i shquar, Imam Ahmed bin Haxher El-Askalanij(1371-1448), kur ishte pyetur për Mevludin, ishte përgjigjur:

“Mevludi në esencë është bid’at, ngase ai nuk është prakti-kuar në tre shekujt e parë të Islamit. Megjithatë, në këtë cere-moni bëhen veprime të mira dhe jo të mira, prandaj për të qënë këtë ceremoni bënë veprime të mira, duke u larguar nga atotë këqijat, ky bid’at konsiderohet bid’at i mirë, po në të kundë-rtën nuk i lejohet.”4

Ndërsa, imam Sujutiu (1407-1475), kur ishte pyetur përmanifestimin e Mevludit, nëse është veprim i lejuar apo i nda-luar dhe nëse vepruesi i tij do të shpërblehet (me sevape) apojo, ai ishte përgjigjur:

“Veprimi i ceremonisë së Mevludit që bëhet përmes tubi-mit të njerëzve, tubim ky në të cilin lexohet Kuran, shpjegohen

4 Es-Sujuti, El-Havi lil-fetava, Bejrut.

Takvim – Kalendar 201194ngjarjet nga jeta e Pejgamberit a.s. dhe mrekullitë e tij, dukefilluar nga lindja e tij e më tej, e pastaj shtrohet sofra, ku do tëhanë njerëzit bashkërisht, pa e tepruar me ndonjë veprim tëndaluar, ky veprim është bid’at i mirë.”5

Dijetari i mirënjohur, z. Vehbi Sylejman Gavoçi, thotë:“Shumë dijetarë janë shprehur se Mevludi nuk është farz

as synet, po është gjë e mirë, e dashur dhe e pëlqyer. Në njëhadith tregohet një dialog në mes Profetit a.s. e një sahabiu(shoku të tij): “Pse agjëron ditën e hënë? Ajo është dita kurkam lindur”.

Me të vërtetë, ai zotëri (a.s.) ka lindur ditën e hënë, ështëzgjedhur profet ditën e hënë, ka emigruar dhe ka ndërruar jetëditën e hënë. Nga hadithi i sipërm shohim se ai zotëria (a.s.) kapërmendur ditëlindjen e tij dhe na e ka bërë të ditur atë.

Që para qindra vjetësh e deri më sot, ulematë në Hadith,Tefsir, Fikh etj. kanë festuar dhe festojnë ditëlindjen e Profetit(a.s.), ata kanë lexuar e shkruar për jetën e Profetit (a.s.) nëdisa faqe të zgjedhura, kanë lavdëruar cilësitë e tij, siç e kishtelavdëruar Hasani para vetë Profetit (a.s.), kanë rënë salavatepër Pejgamberin (a.s.) qindra herë, pastaj dikush ka shtruar so-fra, disa kanë bërë gosti prej gëzimit”.

Studiuesi i njohur, H. Sherif Ahmeti, për Mevludin shpre-het kështu: “Çdo punë që i sjell të mira bashkësisë e nuk ështëkundër ndonjë dispozite të fesë, Islami nuk e ndalon. Qëllimiislam, fillim e mbarim është për të mirën dhe interesin e njerë-zisë. Pra, aty ku është dobia, aty është Sheriati i Zotit. Ndërsabaza, motivi në manifestimin dhe përkujtimin e ditëlindjes,

5 Es- Sujutiu, Po aty.

Trajtesë 95është respekt i traditës së personit të ditëlindjes, është përfitimnga sjelljet dhe vetitë e tij të bukura, madje është tubimi i ba-shkimit dhe afrimit të njerëzve, i ndihmës dhe bamirësisë reci-proke, ndërmjet njerëzve, është kthesë në të kujtuarit dhe tëpërmendurit më shumë të Zotit xh.sh., duke dëgjuar pjesë tëleximit nga Kurani dhe këshilla të larta nga hadithi. Të gjithakëto janë mirënjohje dhe falënderim ndaj Zotit, i Cili u dhuroiatë të cilit i përkujtojmë ditëlindjen, dhuroi të mira në fe dhenë dynja. Pa dyshim, një përkujtim i këtillë është i dobishëmdhe i frytshëm”.

Personaliteti i shquar shqiptar, Imam Vehbi Ismaili, në pa-rathënien e Mevludit të Idriz Lamajt, midis të tjerash, thotë:“Të gjithë kombet e popujt e ndryshëm, sipas rastit e vendit,festojnë ditëlindjen e njerëzve të tyre në zë, të dalluar përvepra trimërie, bamirësie, letrare, filozofike e shkencore, dukeu shërbyer jo vetëm kombeve përkatës po edhe mbarë njerëzi-së. Këta njerëz të mëdhenj, jo veç u kanë sjellë dobi e përfitimpopujve të ndryshëm, por bëhen më vonë shembuj për brezat eardhshëm për të shkelë ndër gjurmët e këtyre. Në këtë kategorihyjnë edhe festimet historike, si p.sh. Shpallja e indipedencës,hyrja në fuqi e një sistemit qeveritar mbretëror apo republikan,dita e nënshkrimit të një armëpushimi ose paqeje, porse janëveprime që zhvillohen vetëm brenda një kufiri të ngushtë gjeo-grafik. Ato u përkasin vetëm atyre kombeve që kanë të bëjnëme to, pa shkaktuar pjesëmarrje nga kombet e tjerë.

Po, në qoftë se ka ndonjë ngjarje, e cila mund të shkaktojëme të vërtetë gëzim dhe pjesëmarrje të përbotshme, ajo ështëpadyshim lindja e Profetit të shenjtë Muhamedit. Ai i prurimbarë botës mesazhin e paqes dhe të harmonisë në atë kohë,

Takvim – Kalendar 201196kur ajo botë kishte nevojë më të madhe për të. Ai ngriti njëkomb nga pluhuri i mbeturisë (të qenit “xhahil”), në kulmin eqytetësisë, atij kombi i cili i dha dritën e dijenisë dhe kulturësdrejt Evropës dhe anëve të dheut në kohë të errëta të Mesjetësdhe pruri një rilindje morale, shoqërore e politike të çudit-shme”.

Ndërkaq, studiuesi i njohur, Ali Musa Basha, në artikullin“Studime për Ditëlindjen e H. Muhamedit a.s.”, botuar nëgazetën “Drita islame”, shkruan:

“Për sa na përket ne shqiptarëve, mund të themi se këndimii mevludit duhet të këtë rrënjët qysh me përhapjen e Islamit nëvendin tonë, pra në Shqipëri ai ka rrënjë të thella. Vetë fakti senjerëz të shquar të vendit tonë, siç ka qenë Hasan Zuko Ka-mberi (fundi i shek. XVII), Hafëz Ali Ulqinaku, Tahir efendiPopova, Hafëz Abdullah Zemblaku, Hafëz Ali Korça, HafëzIbrahim Dalliu e shumë të tjerë, jo vetëm që nuk kanë bërëndonjë kritikë për këndimin e Mevludit, por duke shkruar me-vlude vetë, janë bërë të njohur në këtë fushë, do të thotë sekëndimi i Mevludit për ne është i pëlqyeshëm. Këtu duhetshtuar se në atë kohë kanë pasë jetuar edhe shumë klerikë eteologë të tjerë shumë të shquar, të cilët e kanë predikuar fenëtonë me tolerancë mu në mes të Evropës dhe religjioneve tëtjera, dhe jo vetëm që nuk kanë kundërshtuar një veprimtari tëtillë, por përkundrazi, kanë marrë pjesë në këto ceremoni emo-cionale vjetore. Pastaj, me rastin e Mevludit këndohet Kuran,bëhen salavate, bëhen dua etj. Gjëra që në një formë apo në

Trajtesë 97një tjetër janë në dobi të dëgjuesve se edhe me këto kemi njëprehje serioze për t’u lidhur me të Madhin Zot...”6

Përfundim

Dobitë nga Mevludi janë të shumta: Me rastin e këndimittë tij përmenden Emri dhe Atributet e Allahut xh.sh., përkujto-hen Muhamedi a.s. dhe mrekullitë e tij, këndohet Kuran, bihetsalavate për Pejgamberin a.s., dhe bëhet dua duke kërkuar ngaAllahu i Madhërishëm falje, mëshirë dhe mirësi, - vepra nga tëcilat pjesëmarrësit ndiejnë kënaqësi shpirtërore dhe kanë sev-ap. Mevludi shërben edhe si mjet i rëndësishëm për kultivimine respektit dhe të dashurisë ndaj Allahut xh.sh. e të Dërguarittë Tij dhe të fesë islame në përgjithësi, për forcimin e marrë-dhënieve të mira fqinjësore dhe farefisnore, për njohjen e tëpranishmëve me rregullat dhe parimet themelore të Islamit,dhe për kultivimin e ndjenjave njerëzore dhe ngritjen e vetëdi-jes fetare, kombëtare dhe atdhetare. Këndimi i Mevludit në njëfamilje myslimane është një dëshmi dhe manifestim i dashuri-së dhe respektit që ka ajo ndaj të Dërguarit të Allahut xh.sh.,dhe ai ndikon pozitivisht në edukimin fetar të anëtarëve të fa-miljes përkatëse.

Në fund, edhe vetë tradita e shënimit të ditëlindjes së Mu-hamedit a.s. dhe e këndimit të Mevludit, e cila është përcjellëprej gjenerate në gjeneratë, për shekuj me radhë, dhe prakti-kohet edhe sot nga myslimanët e gati mbarë botës, është një

6 Faik Luli- Islam Dizdari, Mevludet në gjuhën shqipe, Shkodër, 2002.

Takvim – Kalendar 201198argument i mjaftueshëm që dëshmon për vlerën dhe rëndësinëe madhe që ka Mevludi.7

Megjithatë, disa imamë të rinj, kryesisht që kanë studiuarnë Arabinë Saudite, duke mos i marrë parasysh dobitë e lartpë-rmendura të Mevludit, as rrethanat në të cilat jetojmë, janëduke mohuar haptas vlerën e Mevludit dhe kundërshtojnë kë-ndimin e tij. Pasojat negative të kësaj propagande gjithnjë emë tepër janë evidente, ngase, përveç përçarjeve në mes veti,njerëzit kanë filluar që Mevludin, i cili deri tash këndohej nëraste gëzimesh familjare, ta zëvendësojnë me muzikë dhe kë-ngë, kurse tubimet në raste përkujtimi të të vdekurit, t’i bëjnëedhe pa pjesëmarrjen e hoxhës.

Mendoj se si përmbajtja, tematika dhe kuptimi i Mevludit,që ishte hartuar para gjashtë shekujsh, po ashtu edhe gjuha etij, që u përdor para më tepër se një shekull, nuk i përgjigjenkohës, për shkak të ndryshimeve të mëdha që janë bërë si nëaspektin e botëkuptimit, ashtu në aspektin gjuhësor. Prandaj,ka një kohë të gjatë që ndihet nevoja e përpilimit të një tekstitë mevludit, i cili të jetë në përputhje me nivelin intelektual ba-shkëkohor të lexuesve, si dhe në përputhje me gjuhën letrareshqipe. Në këtë mevlud të përshkruhen në mënyrë objektive,lindja e Muhamedit a.s. dhe ngjarjet më të rëndësishme të jetëssë tij, siç janë: fillimi i shpalljes së Kuranit, Mi’raxhi, Hixhre-ti, Çlirimi i Mekës dhe Haxhi lamtumirës. Ndërsa Muhamedia.s., me misionin e tij, të paraqitet si njeri të cilit Allahu xh.sh.ia shpalli Kuranin për t’i nxjerrë njerëzit nga errësira e besime-ve të kota, në dritën e besimit të vërtetë islam, nga adhurimi i

7 H. Hoxha, Disa fjalë për Mevludin në: “Mevludi i Tahir ef. Popovës”, 2007,Prishtinë.

Trajtesë 99idhujve në adhurimin e Një Zoti, Krijuesit të gjithësisë, nga je-ta e degjeneruar në jetën e moralshme, dhe për të i njoftuar atase kush dëshiron mirëqenie jetësore në këtë botë dhe shpëtimine lumturinë në Botën tjetër, duhet të pasojë rrugën e tij. Simrekulli logjike e përhershme dhe argument kryesor që dësh-mon për vërtetësinë e misionit të tij pejgamberik, të theksohetKurani famëlartë, një burim që, sa më tepër që po përparojnëshkenca dhe dituria, aq më shumë po dalin në shesh mrekullitëdhe të vërtetat e tij shkencore. Gjithashtu, edhe programi i shë-nimit të Ditëlindjes së Muhamedit a.s. ka nevojë të reformohetdhe aty, përveç këndimit të Mevludit në xhami dhe në shtëpi tëbesimtarëve, të organizohen tribuna, seminare, simpoziumedhe akademi shkencore, kushtuar jetës dhe veprës madhështo-re të Muhamedit a.s..

Zoti i Madhërishëm na i faltë gabimet eventuale në trajti-min e këtij vështrimi, na ndihmoftë për ta ndjekur rrugën ePejgamberit a.s. dhe na e bëftë të mundshëm shefatin-ndërmje-tësimin e tij në Ditën e Gjykimit!

ffiikkhh

RREGULLAT E MARTESËS NË ISLAM*

Hyrje

Feja islame martesën e ka porositur dhe e ka nxitur. NëKuran dhe në Hadith martesa përmendet në forma të ndry-shme. Ajo përmendet si traditë e pejgamberëve,1 si argument iekzistimit të Allahut xh.sh.,2 dhe më pastaj ajo konsiderohet siqetësi familjare dhe mënyrë legjitime për të lënë pasardhës.

Martesa, për dikë është e detyrueshme (vaxhib), për dikë edëshirueshme (mustehab) dhe për dikë mund të jetë e ndaluar(haram).

Rregulli i përgjithshëm është se martesa është Syneti mu-ekkede - traditë e Muhammedit a.s.. Enesi r.a. transmeton senjë herë kishin ardhur te Pejgamberi a.s. tre persona dhe e

* Marrë nga: Resul Rexhepi, E Drejta martesore islame, Prishtinë, 2010.1 “Ne kemi dërguar pejgamberë edhe para teje, dhe u kemi bërë atyre bashkë-

shorte e pasardhës...” (Err-Rra’d, 38)2 “Dhe nga argumentet e Tija (është) që ka krijuar për ju bashkëshortë...”. (Err-

Rrum, 21)

Takvim – Kalendar 2011102kishin pyetur për devocionin (ibadetin) e Tij. Pasi u njohën,ata deklaruan: Unë - tha i pari, falem tërë natën; i dyti tha seagjëron ditë e natë pa ndërprerë; dhe i treti tha se nuk ështëmartuar kurrë. Në ndërkohë erdhi Pejgamberi a.s. dhe u tha:“A ju jeni që deklaruat kështu e kështu...? E unë, megjithëqëmë së shumti e respektoj dhe e druaj Allahun xh.sh., megji-thatë agjëroj, po edhe ha ushqim, falem, po edhe pushoj, edhemartohem, pastaj shtoi: “... e kush largohet nga Syneti im,është larguar nga unë”.

Martesa është e detyrueshme (vaxhib) për burrin që kakushte të mira materiale dhe që është i sigurt se ka një tempe-rament të tillë që nuk do të mund të përmbahet nga imoraliteti.

Martesa është e dëshirueshme (mustehab) për burrin qëmund të mbajë gruan materialisht, dhe që është i sigurt për ve-ten se mund të ruhet nga imoraliteti. Me një hadith që e trans-meton Taberaniu nga Sead ibni Ebi Vekkasi, Muhammedi a.s.e ka rekomanduar martesën dhe është deklaruar kundër beqa-risë - murgërisë.

Nuk është e dëshirueshme që të martohet ai burr që mundtë ruhet nga harami, por në të njëjtën kohë është i paaftë tëmbajë familje, nuk është në gjendje t’i sigurojë gruas as gjëratmë të nevojshme për një jetë normale, si ushqimin, veshmba-thjen, dhe t’i përmbushi kërkesa të tjera.

Martesa është e ndaluar (haram) për burrat që nuk janë nëgjendje t’i kryejnë detyrimet materiale ndaj bashkëshorteveose nuk mund të kenë marrëdhënie intime - seksuale. Është ha-ram martesa gjithashtu edhe për burrat që vuajnë nga sëmu-ndjet e rënda e të pashërueshme, nga sëmundjet ngjitëse tëpashërueshme, nga sëmundje të lëkurës, shpritërore etj., të

Fikh 103cilat nuk i mundësojnë jetë normale. Si burri që është i de-tyruar ta njoftojë gruan - bashkëshortën e tij të ardhshme për tëgjitha të metat e tij eventuale, po kjo gjë vlen edhe për bash-këshorten - gruan.3

Martesa në disa raste është mekruh e në disa mubah.Nga sa u tha më sipër, mund të përfundojmë se e Drejta

islame i rekomandon martesën secilit person që ka mundësi tëmbajë familjen e të bëjë jetë normale bashkëshortore. Që ngaAdemi a.s. vazhdon obligimi për të besuar Allahun xh.sh. dhepër të vazhduar gjininë njerëzore me anë të martesës sëligjshme. Duke u martuar njerëzit, ruajnë më së miri moralin,shëndetin, familjen dhe shoqërinë. Muhammedi a.s. na mëson:“Kush martohet, ai ka ruajtur dy të tretat e fesë së tij”.

Pra, njerëzit nuk duhet t’u shmangen detyrimeve familjarenga frika se martesa mund t’u sjellë varfëri. Përkundrazi, atyka bereqet - begati, moral e qetësi.4

Fejesa

Tek të gjithë popujt akti i kërkesës e i fejesës është bërëtraditë dhe çështje e rëndomtë, po jurisprudenca islame këtëakt e ka përcaktuar shumë qartë. Juristët islamë, fejesën e ko-nsiderojnë një marrëveshje dhe kontratë të lirë, të paimponuar,të shpallur dhe që nuk bie ndesh me dispozitat e së Drejtësislame, të një burri e të një gruaje të aftë për një jetë normale

3 Sidomos duhet t’i bëhet me dije shokut - partnerit të ardhshëm të jetës, fakti senjëri prej tyre e di me siguri se është steril, sidomos nëse është fjala për ste-rilitetin e pashërueshëm.

4 “Martoni... po që se janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij”. (En-Nur, 32)

Takvim – Kalendar 2011104bashkëshortore, në mënyrë që t’u mundësohet që, sipas rregu-lla-ve të caktuara islame, të shihen dhe të njihen me qëllim qëmartesa e tyre të jetë e mbarë.

Duhet theksuar se fejesa është e ndaluar (haram) në këtody raste:a) Kur femra që kërkohet për t’u fejuar, ka ndonjë ndalesë, qo-

ftë të përkohshme a të përhershme, dhe derisa të kalojëndalesa e përkohshme e caktuar, p.sh. nëse gruaja është nëafat të pritjes (iddet) - derisa t’i kalojë iddeti.

b) Kur ajo është e fejuar për tjetërkënd, atëherë normalisht,nuk lejohet të bëhet fejesë mbi fejesë, pra, të fejohet ajo qëështë e fejuar për tjetërkënd. Nëqoftëse personi që e kakërkuar për ta fejuar, nuk e ka marrë pëlqimin e saj ose tëpërgjegjësit të saj, atëherë atë vajzë (a grua) ka të drejtë tafejojë tjetërkush. Pejgamberi a.s. thotë: “Le të mos e fejojëaskush të fejuarën e tjetërkujt”.Me qëllim që jeta e dy bashkëshortëve të ardhshëm të jetë

sa më e lumtur dhe e mbarë, e Drejta islame ka rekomanduarqë kandidatët të shihen para se të fejohen. Këtë e mbështetimnë shumë hadithe të Pejgamberit a.s., prej të cilave do tëveçojmë vetëm disa.

Xhabir ibn Abdullahu r.a. rrëfen se Muhammedi a.s. kathënë: “Po qe se ndokush prej jush do që të fejojë ndonjë va-shë (grua), mundësisht le ta shohë atë (le të shohin njëri-tje-trin)”. Xhabiri thotë: Pata fejuar një femër nga fisi BeniSelimete, mbasi më parë qesh fshehur (nga ajo) me qëllim qëta shikoja.

Edhe Mugire ibn Shoubete r.a. tregon se paskësh fejuar njëgrua, për se i tregoi Pejgamberit a.s., e Pejgamberi e pyeti: “A

Fikh 105e ke parë atë?” Mugireu iu përgjigj: Jo! Pejgamberi a.s. i tha:“Shko e shihe atë, se kjo është më mirë për të vazhduar jetajuaj e lumtur në bashkëshortësi”. Ndërkaq, Ebu Hurejreja r.a.tregon se Pejgamberi a.s. i paskësh thënë një njeriu që kishtefejuar një medinase: “Shko e shikoje atë, se me të vërtetë nësytë e medinaseve ka diçka!”

E Drejta islame saktëson se burri mund ta shoh atë (gruan)që dëshiron ta fejojë, por ajo duhet ta ketë të mbuluar trupin,përveç fytyrës dhe duarve, ngase fytyra tregon bukurinë e saj,kurse duart deri në nyje tregojnë vyeshmërinë dhe pastërtinë esaj. Është edukatë islame që nëse me rastin e pamjes nuk ipëlqen për ta fejuar burri të mos i tregojë askujt përse ka hequrdorë, ngase shijet ndryshojnë, dhe ajo që nuk i pëlqen dikujt,mund të mos jetë pengesë për tjetërkënd.

Tërë ajo që u tha më lart për burrin vlen edhe për gruan.

Kushtet kryesoredhe elementet e martesës

Që të jetë kurorëzimi i vlefshëm dhe sipas së Drejtës isla-me i plotfuqishëm, duhet t’i plotësojë disa kushte. Juristët isla-më këto kushte, si për burrin, ashtu edhe për gruan, kryesisht ikanë ndarë në dy grupe:a) parakushtet për lidhjen e martesës - شروط النكاح b) kushtet në prag të lidhjes së martesës ose elementet e

martesës - أركان النكاح

Takvim – Kalendar 2011106

Kushtet kryesore të martesës

Personat që dëshirojnë të lidhin kurorë, duhet t’i plotësojnëdoemos kushtet e caktuara. Këto kushte duhet të jenë evidentepara se të bëhet lidhja e martesës, e ato janë:1. Liria e të fejuarve - hurrijet: Çifti i ardhshëm bashkëshortor

duhet të gëzojë liri të plotë fizike: bashkëshorti i ardhshëm,të mos jetë larg familjes së tij për një kohë të gjatë, p.sh. tëmos jetë i dënuar me burg për një kohë të gjatë e që gruajae fëmijët të vuajnë materialisht; kurse bashkëshortja e ar-dhshme të mos jetë e penguar për martesë (me tjetërkënd)për shkak të martesës së saj të mëparshme. Kjo do të thotëse gruaja, për t’u martuar, duhet të jetë e lirë plotësisht ngamartesa e saj e mëparshme (kuptohet nëse ka qenë e mar-tuar), t’i ketë kaluar afati i pritjes - iddeti dhe shkurorëzimitë ketë marrë formën e prerë (talaki bain).

2. Të jenë psikikisht e fizikisht të shëndoshë - el-aklu: Perso-nat, që kanë të meta psikike e fizike, pra ata që janë të pa-aftë për të gjykuar drejtë dhe për t’i kuptuar detyrat dheobligimet e martesës, nuk mund të lidhin fejesë të vlefsh-me. Paaftësia fizike është kur nuk kanë mundësi për marrë-dhënie seksuale, përveç në rastet kur njëri-tjetrin e infor-mojnë me kohë për këtë.

3. Mosha e pjekurisë - el-bulugu, ose siç njihet, bylyg: I miturinuk mund të lidhë fejesë, dhe, nëse e ka lidhur, ajo nukmund të realizohet pa lejen e personit që kujdeset për të.Përcaktimi i moshës së pjekurisë në mënyrë të saktë (ca-ktimi i moshës me vjet) ka qenë mjaft i diskutueshëm edhe

Fikh 107ndërmjet juristëve – fukahave islamë, sidomos kur merrninpër bazë vendin, klimën etj.5

4. Pëlqimi i dyanshëm - ridaut-tarefejni: Pa vullnetin e lirë tënjërit dhe të tjetrit bashkëshort fejesa nuk mund të konside-rohet e vlefshme. Kjo e drejtë është vetëm e dy të intere-suarve për martesë dhe për këtë akt nuk mund t’i detyrojëaskush, madje, sipas Ebu Hanifes vasha e mençur dhe nëmoshë të rritur mund të lidhë fejesë edhe vetë, kushtimishtme personin, që i përgjigjet asaj.

5. Joafërsia - ademul-karabeti: D.m.th. dy të rinjtë që dëshiro-jnë të martohen, nuk bën të jenë të afërt nga gjaku, qumë-shti dhe miqësia. Me një fjalë, të mos ekzistojë ndërmjettyre ndonjë ndalesë e përhershme a e përkohshme, sepsendalesat e përhershme mbeten pengesa përgjithmonë,kurse të përkohshmet derisa të kalojë kushtëzimi, p.sh.derisa gruas t’i kalojë iddeti etj.

Elementet që duhet të plotësohennë prag të martesës

Në prag të lidhjes së martesës patjetër duhet të plotësohenedhe këto elemente:1. Kërkesa për lidhjen martesore - ixhab: Kjo mund të bëhet

nga cilado palë qoftë.2. Aprovimi i kërkesës - kabul: Pala së cilës i është bërë oferta,

të japë pëlqimin për martesë - ta miratojë atë.

5 Ligji mbi martesën dhe marrëdhëniet familjare (LMMFK) i Kosovës (1984)moshën e pjekurisë e ka përcaktuar në 18 vjet për djalin dhe vajzën, Shih Mr.Gani Oruçi “E Drejta familjare”, Prishtinë, 1993.

Takvim – Kalendar 20111083. Deklarimi për lidhjen e martesës të bëhet në të njëjtin vend

dhe në të njëjtën kohë - ittihadul-mexhlisi.4. Palët të dëgjojnë njëra-tjetrën - simaul-akidejni.5. Lidhja e kontratës martesore (niqahut) të bëhet në prani të

dëshmitarëve - shuhud.6. Të kontraktohet sasia e vlerës së dhuratës së martesës – me-

hrit.Kur është fjala për kushtin e pestë, pra për dëshmitarët, du-

het të theksojmë edhe faktin se dëshmitarët duhet t’i plotësojnëkëto kushte:a) të jenë psikikisht të shëndoshë (el-aklu);b) të jenë në moshë të pjekur (el-bulugu);c) të jenë myslimanë - kur kemi të bëjmë me martesën ndër-

mjet myslimanit e myslimanes;ç) të jenë të vetëdijshëm se me atë rast bëjnë lidhje martesore;d) të dëgjojnë kërkesën dhe pranimin e saj për martesë, sa

kohë që ata të jenë plotësisht të ndërgjegjshëm për këtëakt, dhe

dh) të jenë të drejtë e të autoritetshëm.

Numri i dëshmitarëve

Për dëshmitarë duhet të jenë dy persona burra ose një burrëe dy gra. Për këtë mbështetemi në ajetin kuranor:

فإن لم يكونا رجلين فـرجل وامرأتان “...E, po qe se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dygra...” (El-Bekare, 282)

Dëshmitar mund të bëhet edhe i verbëti, por jo i shurdhëti,i dehuri, personi i përgjumur e mendjelehti.

Fikh 109

El-Kufvu - ekuivalencaose ngjajshmëria - përshtatshmëria

Nga dëshira që martesa të jetë sa më e mbarë, juristët isla-më e kushtëzojnë edhe me kushtin që ka të bëjë me një farëpërshtatshmërie të dyanshme të bashkëshortëve. Pra kufv do tëthotë që bashkëshortët e ardhshëm të jenë të përshtatshëm përnjëri-tjetrin, në mënyrë që martesa e tyre të jetë sa më e lumturdhe për një afat më të gjatë. Kjo nënkupton se duhet të kihetnë konsideratë që çifti i ardhshëm bashkëshortor të jenë përnjëri-tjetrin përafërsisht të përshtatshëm: nga mosha, nga shka-lla e arsimit apo zeja që ushtrojnë ata të dy dhe prindërit e tyre,sa i përket gjendjes së tyre sociale, materiale etj. E gjithë kjokërkohet me qëllim që në të ardhmen partnerët të mos nën-çmojnë njëri-tjetrin, por ta respektojnë dhe kështu të evitohetnjë nga shkaqet eventuale që mund të shpien në divorc (shku-rorëzim).

Detyrimi material martesor (mehri)

Mehri, që në gjuhën arabe quhet edhe sadakë, exher, feridadhe uker, në të Drejtën islame nënkupton vetëm detyrimetmateriale të burrit ndaj gruas në forma të ndryshme dhe për-gjithmonë, një lloj si dhuratë me rastin e martesës.

Mehri, për të cilin kemi konstatuar më lartë se është kusht imartesës, ka qenë i njohur tek arabët edhe para fillimit tëzbritjes së Kuranit, mirëpo ajo dhuratë-pasuri ka mundur t’itakojë secilit nga të afërmit e gruas, por jo asaj. Bashkëshortjaishte e privuar nga shumë të drejta të tjera, dhe sidomos nga e

Takvim – Kalendar 2011110drejta për bazë materiale. Ndërkaq, e Drejta islame gruas igaranton të drejtën që të disponojë plotësisht pasurinë dhemehri t’i takojë vetëm asaj, përveç nëse ajo me dëshirë ia dhu-ron dikujt tjetër - të afërmve të saj.

Në Kuran thuhet:

النساء صدقاتهن نحلة وآتوا“Jepuni grave dhuratat e martesës me plot dëshirë”. (En-Nisa, 4)

Ky është vetëm një segment i përkujdesjes së të Drejtësislame dhe i respektit që i kushton gruas, duke i dhënë plotësi-sht të drejtë që edhe ajo - si edhe burri - të posedojë pasuri dheta përdorë vetë.

Kemi këto lloje të mehrit:a) Mehri i menjëhershëm - urgjent - mehri muaxhxhel المهـر

المعجل b) Mehri i mëvonshëm - mehri muexhxhel المهر المؤجل

Të dy llojet janë të natyrës materiale. I pari realizohet (ijepet gruas) zakonisht menjëherë pas fejesës dhe kryesishtpërbëhet nga rrobat solemne të nusërisë, stoli ari etj.

Ndërkaq, i dyti që është kryesisht në të holla ose ar, reali-zohet sipas marrëveshjes ose traditave të vendit, ose kur gruajaatë e kërkon gjatë jetës në martesë, kurse detyrimisht kur ba-shkëshorti prish kurorën ose pas vdekjes së njërit nga bashkë-shortët.

Fikh 111

Sasia e mehrit

Minimumi i mehrit është i caktuar në dhjetë dërhemë ar-gjend, d.m.th. 32. gramë argjend ose 7 mithkalë ar:

ــأ ر هــم ال م اهــر د ة ر شــع ن مــل ق “Nuk ka mehr më pak se dhjetëdërhem” - thotë hadithi i Pejgamberit a.s.6

Nuk duhet çuditur pse është caktuar kjo shumë, të thuash,simbolike, ngase edhe standardi kur Pejgamberi a.s. e ka thënëkëtë hadith, ka qenë në një shkallë të ultë jetese.

Disa juristë islamë, përveç Ebu Hanifes, lejojnë që mehërmund të konsiderohet edhe në qoftë se burri i mëson gruasndonjë pjesë nga Kurani.

Sa i përket maksimumit të mehrit, duhet të konstatojmë seai nuk është i kufizuar, por është lënë sipas vullnetit të lirë tëçiftit bashkëshortor, ngase ata më së miri e dinë gjendjen etyre materiale.

Në të vërtetë, Hazreti Ymeri r.a. me një rast, i shtyrë ngasasia e madhe e mehrit që kontraktonin bashkëshortët ose pri-ndërit e tyre, nga minberi urdhëroi që të mos kontraktojnë me-hër me sasi të lartë. Mirëpo, një grua e pranishme kishtereaguar duke thënë se Pejgamberi a.s. nuk e ka kufizuar.Ndërkaq në Kuran thuhet:

إحداهن قنطاراوآتـيتم “...e asaj (gruas së lëshuar) i keni dhënë shumë të madhe...”(En-Nisa, 20)

6 Duhet pasur kujdesë që sasia e kundërvlerës së minimumit të mehrit të mosjetë më pak se 32 gr. argjend ose 7 mithkalë ari.

Takvim – Kalendar 2011112për se h. Ymeri tha: “Ymeri gaboi, kurse gruaja e pranishmeka të drejtë”.

Megjithatë, rekomandohet që mehri të caktohet në sasimesatare, pa u dëmtuar gruaja dhe pa vënë në rrezik mundësitëmateriale të burrit.

Lëndë e mehrit mund të jetë çdo e mirë materiale, përdo-rimi i së cilës për myslimanin është i lejuar, do të thotë qëlëndë e mehrit nuk mund të bëhet e mira matariale që e ka tëndaluar myslimani që ta përdorë ose të mbajë si p.sh. derri dheprodhimet e tij, alkooli...etj.

Mehri i ngjashëm

Mehrul-mithli (Mehri i ngjashëm) është mehri që i takongruas në sasinë që kanë pasur motrat ose shoqet e saj. Në tëvërtetë, nëse me rastin e lidhjes së kontratës martesore, vajza erritur dhe e mençur vendos vetë për martesë, pa e kontraktuarmehrin, ose po ta ketë bërë në sasi shumë simbolike, përfaqë-suesit e shkollës juridike hanefite konsiderojnë se kujdestari katë drejtë që atë martesë ta pengojë derisa të mos caktohet sasiae dëshiruar e mehrit. Kështu, sasinë e re të mehrit do ta caktojëgjyqi duke marrë për bazë mehrin e motrave ose të shoqevemoshatare të vashës në fjalë, duke pasur në konsideratë mo-shën, bukurinë, arsimin, moralin, virgjinitetin etj. të saj, si dhegjendjen materiale të burrit.

Fikh 113

Pagesa e mehrit

Martesa e vlefshme juridikisht (nikahi sahih) e detyron bu-rrin që të bëjë pagesën e mehrit të kontraktuar ndaj gruas së tij.Pagesa bëhet me shumën e kontraktuar, po, nëse është kontra-ktuar më pak se minimumi, atëherë ajo duhet të plotësohet.Lejohet - gjithashtu - që sasia e mehrit të shtohet edhe të zvo-gëlohet, madje burri mund të lirohet fare nga pagesa me kushtqë gruaja, e rritur dhe e shëndoshë (hali sihat), të pajtohet përkëtë.

E Drejta islame në disa raste e detyron burrin t’i paguajëgruas tërë sasinë e kontraktuar të mehrit, nganjëherë gjysmën enë raste të caktuara edhe të lirohet tërësisht nga këto detyrimemateriale.

a) Pagesa e tërë sasisë së kontraktuar të mehrit bëhet nënjë prej këtyre rasteve:

- Pas kontaktit seksual bashkëshortor (xhimas), pa marrë para-sysh nëse martesa është e vlefshme juridikisht (sahih) osejo e vlefshme (fasid).

- Pas vdekjes së njërit nga bashkëshortët, pa marrë parasyshënëse vdekja ka ndodhur para ose pas kontaktit të tyrebashkëshortor.

- Pas vetmisë bashkëshortore nga kurorëzimi i vlefshëm (hi-lvei sahiha). Kjo ka të bëjë me rastin kur të dy bashkësho-rtët vetmohen në një vend dhe janë plotësisht të lirë ngandikimet e njerëzve të tjerë dhe njëkohësisht janë në gje-ndje që të kanë mundësi të bëjnë marrëdhënie intime. Kjovërtetohet edhe me faktin se Hulefairr-rrashidinët kanë

Takvim – Kalendar 2011114gjykuar për detyrimin e pagesës së tërë sasisë së mehrit përpersonin që e ka mbyllur derën dhe ka lëshuar perdet.7

b) Pagesën e gjysmës së sasisë së kontraktuar të mehritburri do ta bëjë në këto raste:

- Kur e prish kontratën e vlefshme martesore (talak) para ta-kimit bashkëshortor dhe vetmimit të lirë (kabled-duhul vel-hilveti).

- Kur para takimit bashkëshortor me gruan, i thotë se ajo ështëlavire (zanije), dhe zbatohet procedura e përcaktuar e mar-tesa prishet (lian).

- Kur burri, para takimit bashkëshortor, betohet se me gruan etij nuk do të ketë marrëdhënie intime katër muaj e më shu-më, dhe atë betim e realizon në tërësi dhe më pas martesaprishet.

- Kur vërtetohet se burri është impotent (ininë) dhe martesaprishet.

- Kur burri kalon në fe tjetër para takimit bashkëshortor (irti-dad), dhe kjo vërtetohet, atëherë kontrata bashkëshortorebëhet e pavlefshme.

- Kur burri refuzon të pranojë fenë islame pasi e ka pranuar,bashkëshortja e tij, kushtimisht para takimit bashkëshortor,kështu që martesa e tyre prishet menjëherë.

7 Shafiu dhe Maliku janë të mendimit, se pas vetmimit bashkëshortor (hilvei sa-hiha) është e detyruar pagesa e gjysmës së mehrit të kontraktuar, duke u ba-zuar në ajetin 237 të sures “El Bekare”:“E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyredetyrimin material martesor, atëherë duhet t’u jepni gjysmën e asaj që kenicaktuar”. (El-Bekare, 237)Krahaso: Sejjid Sabik, Fikhu-s-sunne, op. cit. II, fq. 161.

Fikh 115Në të gjitha këto raste, si dhe kur burri në mënyrë të pa-le-

juar bën marrëdhënie intime me ndonjë grua të farefisit të gru-as është i detyruar edhe pse martesa prishet - t’i paguajë gruasgjysmën e mehrit të kontraktuar.

c) Burri nuk do të paguaj mehër në këto raste:- kur gruaja myslimane kalon në ndonjë fe tjetër (irtidad);- kur për myslimanin martohet një vashë jomyslimane, johe-

breje ose jokrishtere dhe nuk pranon të kalojë në fenë isla-me;

- kur gruaja bën marrëdhënie intime me ndonjë burrë të fare-fisit të burrit;

- kur gruaja shfrytëzon të drejtën e saj duke refuzuar martesën,kontratën e së cilës në emër të saj - sa ka qenë e mitur - eka bërë personi që ka qenë përgjegjës për të, përveç babaitdhe gjyshit të saj.

Përgatitja e së fejuarës (paja enusërisë)

Martesa nuk ka për qëllim pasurimin. Prandaj gruaja nukështë e detyruar të sjellë te burri ndonjë pajë dhe as që është edetyruar që me mehrin që ka marrë, të përgatisë qeizin (pajën).Madje, as babai i saj nuk është i detyruar ta përgatisë vajzënme pasurinë e tij. Prandaj, nëse gruaja martohet me pak pajë(qeiz), ose me më pak se sa e ka mehrin, ose edhe pa qeiz fare,burri nuk ka të drejtë të kërkojë as prej gruas dhe as prej pri-ndit të saj ndonjë pajë, dhe as që mund ta pakësojë mehrin ekontraktuar. Ndërkaq, nëse babai e përgatit me dëshirë të bijëne rritur dhe atë pajë ia dorëzon asaj duke qenë vetë i shëndo-

Takvim – Kalendar 2011116shë, ajo bëhet pronare e asaj pasurie, prandaj nuk ka të drejtëas vetë i ati dhe as trashëgimtarët e tjerë që t’ia marrin atë pa-suri vajzës. Po nëse atë (përgatitje) nuk ia dorëzon, ajo nuk kakurrfarë të drejte për të. Nëse atë pajë ia dorëzon prindi kurështë i sëmurë për vdekje (e cila zgjat deri në një vit), ajo nukbëhet pronë e vajzës pa pëlqimin e trashëgimtarëve të tjerë.Ndonjëherë, i ati ndodh t’i blejë ndonjë send bijës së tij, pornuk e paguan tërësisht para se të vdes; me këtë rast të gjithëtrashëgimtarët e bëjnë pagesën e atij borxhi, duke mos i zvo-gëluar aspak pjesën trashëguese bijës së tij për këtë shkak.

Përgatitja është pasuri e gruas, dhe as burri s’ka të drejtëdhe as që mund ta detyrojë atë që atë pajë ta përdorë për my-safirët e burrit, përveç nëse ajo i lejon. Madje, nëse burri për-dor diçka nga paja pa lejen e saj dhe ajo dëmtohet, gruaja ka tëdrejtë të kërkojë kompensimin e kundërvlerës së atij sendi.

Sidoqoftë, dispozitat e Sheriatit burrin e detyrojnë, që tëkujdeset për mirëmbajtjen e familjes, po edhe gruaja a prindë-rit e saj mund të japin kontributin e tyre për t’ia lehtësuar bu-rrit mirëmbajtjen, sidomos nëse ai është i varfër. Megjithatë,nuk është saktësuar se kush duhet ta bëjë përgatitjen (pajën) evajzës së fejuar. Ajo është lënë të bëhet sipas traditave të ve-ndit dhe gjendjes materiale si të burrit, ashtu edhe të prindërvetë vajzës.

Fikh 117

Ndalesat e martesës

Personi, kur të përcaktohet për t’u fejuar, fillimisht duhettë vërtetoj në mos ka ndonjë ndalesë e cila ia pamundëson fe-jesën me vajzën (gruan) me të cilën dëshiron të fejohet. EDrejta islame ka saktësuar në detaje disa ndalesa të cilat pamu-ndësojnë martesën. Më poshtë, do t’i elaborojmë pikëri-shtkëto ndalesa, për të parë se me kë prej femrave nuk mund tëlidhim akt martesor.

Ndalesat e martesës janë:I) të përhershme د ب مؤ dhe,II) të përkohshme ت مؤق

I) Ndalesat e përhershme të martesës

Ndalesat e përhershme të martesës janë tri llojesh:a. sipas afrisë së gjakut ;قـرابة النسب b. sipas afrisë së qumështit قرابة الرضاعة dhec. sipas afrisë së miqësisë-vjehrrisë رة صاه م ل ا

a. Ndalesat sipas afrisë së gjakut

Lidhur me ndalesat e përhershme, nga afria e gjakut, e qu-mështit dhe miqësisë, në Kuran thuhet:

م التك وخاوعماتكم حرمت عليكم أمهاتكم وبـناتكم وأخواتكم خت وبـنات األخ وبـنات األ

Takvim – Kalendar 2011118“U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja,bijattuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja,bijat e vëllaut,bijat e motrës...” (En-Nisa, 23).

Në këtë pjesë të ajetit janë të numëruara ndalesat sipasafrisë së gjakut dhe vijnë me këtë radhitje:

Martesa është e ndaluar (haram):- me nënën (nënën e nënës-gjyshen, nënën e babës-gjyshen

etj);- me të bijën (të bijën e bijës-mbesën...etj.);- me motrën (të bijën e motrës-mbesën...etj.);- me të bijën e djalit (mbesën, bijën e saj etj.);- me motrën e babës - hallën;- me motrën e nënës - tezen;- me të bijën e vëllait, etj.;- me të bijën e motrës - etj.

b. Ndalesat sipas aferisë së qumështit

Në vazhdim të ajetit thuhet:

تي أرضعنكم وأخواتكم من الرضاعة ال الوأمهاتكم “(...ju është ndaluar juve të martoheni) edhe me nënat e tu-aja, të cilat ju kanë dhënë gji si dhe me motrat tuaja nga qu-mështi...” (En-Nisa, 23)

H. Aishja transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:

ب س الن ن م م ر ا حي م ة اع ض الر ن م م ر حي “Ndalohet (në vijë) nga qumështi, gjithçka që ndalohet ngaafria e gjakut”.

Fikh 119Ajeti dhe hadithi që cituam më sipër, kanë shërbyer për

bazë që juristët islamë të konstatojnë se kush konsiderohet iafërt nga gjiri. Prandaj rregull i përgjithshëm është që gjithçkandalohet nga afria e gjakut - farefisnia, ndalohet edhe nga afriae qumështit. Afria nga gjiri (qumështi) krijohet atëherë kurgruaja i jep gji një fëmije të tjetërkujt drejt përdrejt me gji oseduke e shtrydhur gjirin dhe atë qumësht t’ia japë me diçka tje-tër. Kjo ndalesë merret në konsideratë nëse i është dhënë gjifëmijës para se t’i ketë mbushur 24 muaj (dy vjet hixhri); nësei është dhënë gji fëmijës pasi t’i ketë mbushur dy vjet (që ngadita e parë e lindjes), kjo ndalesë nuk vlen dhe fëmija nukllogaritet i saj nga gjiri. Vlen të theksohet se vëllezërit dhe mo-trat nga qumështi mund të jenë edhe fesh të ndryshme. Nësenjë jomyslimane i jep gji fëmijës së një myslimaneje dhe ana-sjelltas, fëmijët e tyre konsiderohen vëllezër e motra ngaqumështi. Dhe, sa i përket martesës në mes të myslimanit dhejomyslimanes, që janë vëlla e motër për nga gjiri, sipasdispozitave islame, ajo martesë nuk mund të bëhet. Gjithashtu,i afërm sipas qumështit konsiderohet edhe fëmija të cilit i kadhënë gji gruaja që ka lindur fëmijë jashtë martesës (jolegji-timë).

Sa i përket sasisë së qumështit që ndikon në këtë ndalesë,shumica e dijetarëve islamë konsiderojnë se ajo sasi, qoftëedhe fare e vogël ndikonë në ndalimin e martesës (kurorëzi-mit).

Takvim – Kalendar 2011120

c. Ndalesat sipas miqësisë - krushqisë (sihrijjet)

Në pjesën e fundit të ajetit 23 të kaptinës “En-Nisa”, thu-het:

تي ال تي في حجوركم من نسائكم الال وأمهات نسائكم وربائبكم الئل ال جناح عليكم وح ال دخلتم بهن فإن لم تكونوا دخلتم بهن ف

نائكم ما قد ال ختـين إ ن األ م وأن تجمعوا بـي بك ال الذين من أص أبـسلف إن الله كان غفورا رحيما

“(Ju është ndaluar juve të martoheni)... me nënat e grave tu-aja (vjehrrat) dhe me vajzat e tyre që janë nën kujdesin tuaje të lindura nga gratë tuaja, me të cilat keni pasur marrë-dhënie intime, e nëse nuk keni pasur marrëdhënie intimeme ato (gra), atëherë nuk ka pengesë (që të martohuni meato vajza), dhe me gratë e bijve tuaj që janë të pjellës suajdhe të bashkoni (në të njëjtën kohë në një kurorë) dy motra,përveç asaj që ka kaluar (para zbritjes së ajetit). Me të vër-tetë, Allahu fal shumë dhe është mëshirues i madh”.

Pra, martesa nuk është e lejuar:- me nënën e gruas (vjehrrën), me nënën e vjehrrës etj.;- me gruan e babës (njerkën);- me bashkëshorten e djalit, të nipit etj.;- me vajzën e gruas me të cilën keni pasur marrdhënie intime;- me të farefisit të gruas me të cilën janë bërë marrdhënie inti-

me në mënyrë të palejuar, dhe as ajo nuk mund të martohetme të farefisit të burrit me të cilin ka pasur marrdhënie

Fikh 121seksuale të palejuara, ndërkaq lejohet martesa në mes tërrënjës së farefisit të tyre.

Mbani mend:Të gjitha këto ndalesa, të cilat u përmendën në ajetin e si-

përm, mbeten përgjithmonë të pandryshuara, pa marrë para-sysh kushtet e jetesës dhe kohën, sepse kjo është një dispozitëkuranore, së cilës besimtarët duhet t’i përmbahen me korre-ktësi maksimale.

II) Pengesat e përkohshmem të martesës

Në qoftë se personat që dëshirojnë të lidhin martesë, kanëndonjë pengesë, nga ato që do t’i përmendim më poshtë, atanuk mund të martohen përderisa të mos evitohet ajo pengesë -ndalesë.

Dijetarët islamë, pengesa të përkohshme kanë konsideruarrastet:

1. Pengesa e martesës për shkak të numrit të grave

Është e ndaluar që në martesë burri të ketë më shumë sekatër gra, megjithëse, parimisht dhe me plotësimin e disa ku-shteve të vështira, lejohet martesa më së shumti me katër gra.Nuk lejohet martesa me gruan e pestë, derisa në martesë tëkesh katër gra në të njëjtën kohë, përveç nëse me njërën jeshkurorëzuar dhe asaj i ka skaduar afati i pritjes - iddeti.

Takvim – Kalendar 2011122

2. Bashkimi i dy motrave në një martesë

E Drejta islame ndalon që dy motra të martohen njëkohësi-sht me një burrë. Mirëpo, në qoftë se gruaja vdes ose shkuro-rëzohet dhe i kalon afati i pritjes - iddeti, atëherë burri e ka tëlejuar të marrë motrën e saj. Lidhur me këtë në Kuran thuhet:

ما قد سلف إن الله كان غفورا رحيماال ختـين إ وأن تجمعوا بـين األ “...(Ju është ndaluar juve të martoheni edhe me) dy motraduke i bashkuar (në një kurorë, në të njëjtën kohë)...” (En-Nisa, 23)

Kjo pengesë ka të bëjë edhe me të afërmet e tjera të gruassi me tezen ose me mbesen e saj - prej vëllait ose prej motrës.Ndërkaq, nëse gruaja i vdes ose shkurorëzohet dhe i kalon afa-ti i pritjes - iddeti, atëherë i lejohet që të martohet me tezen egruas ose me mbesat e saj.

3. Gruaja në iddet

Gruaja me të cilën dëshirojmë të martohemi, duhet të jetë eaftë për martesë në çdo aspekt, pra të mos ketë ndalesa përmartesë. Ajo nuk bën të jetë në iddet nga martesa e saj e mëpa-rshme, pa marrë parasysh nëse iddetin e ka pasur për shkak tëvdekjes së burrit ose të prishjes së martesës së vlefshme a tëpavlefshme.

Fikh 1234. Pengesa për shkak të shkurorëzimit

përfundimtar (definitiv) - bain

Pengesa e përkohshme e martesës mund të jetë edhe shku-rorëzimi përfundimtar. Nëse burri është shkurorëzuar megruan e tij me tre talaka - bain, ai nuk mund ta rikthejë atë për-derisa ajo të mos martohet me tjetërkënd, të mos ketë pasurmarrëdhënie intime me të, të mos jetë shkurorëzuar (me burrine dytë), (dhe) të mos i ketë kaluar afati i pritjes - iddeti ose t’iketë vdekur burri i dytë, vetëm atëherë burri i parë, me pëlqimtë dyanshëm, madje edhe me kontratë të re martesore mund tamarrë atë përsëri për grua - bashkëshorte.

5. Pengesa e martesës për shkak të fesë

Myslimani nuk e ka të lejuar të martohet me një grua qënuk i takon njerës nga fetë e shpallura (dini semavijj), por i le-johet martesa me një të krishterë ose hebreje, që është e aftëpër martesë. Jokrishterja dhe johebreja mund të martohet përmyslimanin vetëm nëse e pranon fenë islame ose një prej fevetë shpallura - pra, fenë krishtere ose hebraike.

Myslimanja mund të martohet vetëm me myslimanin. Mi-rëpo, nëse burri pas martesës e braktisë fenë islame ose bëhetateist, martesa duhet prishur dhe ata të dy duhet të ndahen.

Këto pesë raste janë pengesa të përkohshme të martesës,d.m.th. sa kohë që të ketë ndonjë nga këto pesë shkaqe, nukmund të bëhet martesa. Në momentin kur të zhduket shkaku(p.sh. kur gruas që është në iddet nga martesa e mëparshme, ikalon iddeti) asaj, i lejohet që të martohet me atë që dëshiron.

Takvim – Kalendar 2011124Gjithashtu, vlen të përmendim edhe se myslimanit nuk i

lejohet të martohet me lavire, dhe as myslimanes të martohetpër atë që është i dhënë pas epsheve - kurvërisë, përveç nësejanë penduar dhe kanë bërë tevbe të sinqertë.

Martesa e personave të miturdhe me të meta psikike

Sipas së Drejtës islame, lejohet martesa e të miturve ose epersonave juridikisht të paaftë, por jo që ta bëjnë martesën atavetë personalisht, por martesën duhet ta bëjë kujdestari -përgjegjësi (veliu) ose përfaqësuesi i tyre ligjor.

Babait dhe gjyshit si dhe të afërmve të tjerë (në mungesë tëdy të parve), në cilësinë e veliut/kujdestarit, i përket e drejta qëtë bëjnë martesën e të miturve ose të të paaftëve, madje, babaite gjyshit në mënyrë të detyrueshme (ixhbaren).

Pra, kur i ati ose gjyshi, që është i aftë dhe i denjë, bën ma-rtesën e personave të tillë, ajo martesë është e vlefshme dhe edetyrueshme, saqë edhe kur të rriten ose të aftësohen menta-lisht, ata nuk kanë të drejtë ta kundërshtojnë, madje edhe nësekanë kontraktuar mehër joadekuat. Po, në qoftë se i ati osegjyshi janë të njohur si jo të denjë (fasik), dhe martesën e per-sonave për të cilët janë përgjegjës, e kanë bërë në atë gjendje,ajo martesë juridikisht është e pavlefshme dhe mund të prishetmenjëherë.

Fikh 125

Martesa e personave të rritur

Çdo mashkull i rritur dhe psikikisht i shëndoshë, si edheçdo femër e rritur, e mençur, e virgjër (beqare) ose jo, kanë tëdrejtë të lidhin martesë pa ndërmjetësimin e veliut dhe fejesa -martesa e tyre është e vlefshme, kuptohet nëse janë plotësuarkushtet e martesës. Për femrën e tillë, fejesa është e vlefshmevetëm nëse e ka lidhur me personin adekuat për të - që i përgji-gjet (kufv), dhe me mehrin e duhur, se përndryshe fejesa hidh-et poshtë. Kështu, nëse vajza lidh fejesë pa pëlqimin parapraktë veliut të saj, duke kontraktuar mehrin që nuk i përgjigjet,fejesa e tillë është e vlefshme, por veliu ka të drejtë kundër-shtimi, dhe nëse ai e lejon fejesën, mund të kërkojë plotësimine mehrit, dhe nëse burri nuk pranon plotësimin e mehrit, veliumund të kërkojë prishjen e fejesës. Personat e rritur askushnuk mund t’i detyrojë për çfarëdo martese. Ata duhet të pyetendhe dëshira e tyre duhet respektuar. Kur vajza është e mitur,askush, madje edhe as i ati, nuk ka të drejtë t’ia dorëzojë bash-këshortit, derisa ajo të mos bëhet e aftë për martesë, po gjitha-shtu as ajo nuk mund të shkojë te burri para se të plotësohet kykusht.

Vendi i lidhjes së kontratës martesore

Më parë ësthë theksuar se martesa është marrëveshje, aktjuridiko-privat, individual, dhe ajo, mbi të gjitha, ka karakterfetar. Andaj, duke u nisur nga ky fakt, martesës i duhet dhënëedhe trajtimi që meriton. Kështu, kur të vijë koha e duhur, çiftibashkëshortor, shoqëruar nga dëshmitarë, duhet të shkojnë te

Takvim – Kalendar 2011126organet e Bashkësisë Islame për të lidhur kontratën e martesësdhe për t’u regjistruar aty. Pra, vendi meritor për lidhjen emartesës islame tek ne është Këshilli i Bashkësisë Islame,kurse aktin e lidhjes martesore do ta kryej kryeimami iKëshillit përkatës. Ky akt është më së miri të kryhet në xhami,ngase Pejgamberi a.s. thotë:

وا ن ل ع إ : ال ق م ل س و ه ي ل ع اهللا صلىيب الن ن أ اه نـ اهللا ع ي ض ر ة ش ائ ع ن ع وف ف الد ب ه ي ل وا ع ب ر اض ، و د اج س م ال يف وه ل ع اج ، و اح ك ا الن ذ ه

“Shpalleni martesën, atkin e saj bëjeni në xhami dhe bjerunidefave”.

Pasi të bëjë lidhjen e martesës së çiftit bashkëshortor, per-soni i autorizuar - në këtë rast kryeimami, u lëshon edhe çerti-fikatën përkatëse, të vërtetuar nga ana e Këshillit të BashkësisëIslame dhe të regjistruar - të protokolluar në amzën e të martu-arve.

Çertifikata kryesisht duhet të përmbajë këto elemente:- Besmelen, emrin e institucionit që lëshon çertifikatën;- Emrin, emrin e babait dhe mbiemrin e bashkëshortëve (të

burrit e të gruas), datën, vendlindjen dhe vendbanimin;- Sasinë e caktuar të dhuratës detyrimore të martesës (mehrit),

duke e saktësuar në të gatshme (muaxhxhel) dhe të mëvo-nshme (muexhxhel);

- Emrin dhe mbiemrin e dëshmitarëve;- Datën e lidhjes së kontratës martesore;- Dokumenti të nënshkruhet nga të gjith personat që kanë të

bëjnë me të: bashkëshortët, dëshmitarët dhe personi i auto-rizuar.

Fikh 127Pasi të ketë bërë lidhjen e martesës në këtë mënyrë, çifti

bashkëshortor, si qytetarë, mund të bëjnë edhe lidhjen emartesës pranë organeve të pushtetit, kushtimisht nëse një gjëe tillë kërkohet prej tyre në mënyrë të detyrimshme.

Akti i martesës – kurorëzimit

Para se të bëjë lidhjen e martesë, personi i autorizuar,d.m.th. imami ose kryeimami duhet të vërtetojë nëse janë res-pektuar parimet islame për martesë të vlefshme apo jo. Konkr-etisht, ai duhet të vërtetojë nëse në mes të çiftit bashkëshortorka apo nuk ka ndonjë ndalesë të përhershme (a janë të afërtnga gjaku, qumështi a miqësia – krushqësia) - ose ndalesë tëpërkohshme.

Nëse personi i autorizuar konstaton se në mes tyre nuk kandonjë ndalesë të tillë, atëherë ua shpjegon institucionin e me-hrit sipas Sheriatit dhe u rekomandon që ta caktojnë sasinë e tij- kuptohet nëse nuk e kanë caktuar deri në atë moment,megjithëse akti i martesës është i vlefshëm dhe pa kontrakti-min e mehrit.

Më pastaj, aktin e martesës e bën në këtë mënyrë:- Lexon: Eudhu-Besmelen dhe ajetin e Kuranit:

منكم والصالحين من عبادكم وإمائكم إن يكونوا األيامىوأنكحوا فـقراء يـغنهم الله من فضله والله واسع عليم

“Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit erobëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nësejanë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahuështë bujar i madh, i gjithdijshëm” (En-Nur, 32)

Takvim – Kalendar 2011128- Pastaj i drejtohet vajzës - nuses së ardhshme me emër, me

emër të babait dhe me mbiemër duke e pyetur nëse e pranonme dëshirë e pa presion për bashkëshort (këtë burrë duke për-mendur emrin, emrin e babait dhe mbiemrin e tij) me mehrinmuaxhxhel dhe muexhxhel (duke theksuar sasinë e mehrit,kuptohet nëse është caktuar). Kur të marrë prej vajzës - nusespërgjigje pozitive, atëherë të njëjtën pyetje në të njëjtënmënyrë ia bën edhe burrit - bashkëshortit. Kur të marrë edheprej tij përgjigje pozitive, atëherë u drejtohet dëshmitarëvenëse i kanë dëgjuar deklaratat e bashkëshortëve (të ardhshëm)dhe pasi të marrë edhe prej tyre përgjigje pozitive, atëherëdeklaron: “Kontratën tuaj martesore unë e shpall të lidhur”.

Në fund të kësaj procedure, është e udhës që kryeimami - aimami t’i drejtohet çiftit bashkëshortor me disa këshilla dhet’ua shpjegojë të drejtat dhe detyrimet që kanë ndaj njëri tjetritnë jetën bashkëshortore, duke zgjedhur ajete nga Kurani dhehadithe tematike për këtë qëllim.

Do të ishte mirë që këtë akt solemn ta përfundojë meDuanë-lutjen e niqahut - martesës.

Fikh 129

دعاء النكاحان الرجيمأعوذ باهللا من الشيط

بسم اهللا الرمحن الرحيمامى منكم و الصاحلني من ياحلمد هللا الذي قال يف كتابه الكرمي: وانكحوا اال

عبادكم و امائكم ان يكونوا فقراء يغنهم اهللا من فضله و اهللا واسع عليم، و قال "النكاح سنىت فمن مل يعمل بسنىت فليس مىن"الرسول صلى اهللا عليه و سلم:

و على سنة رسول اهللابسم اهللامونا مباركا و اجعل بينهما الفة و حمبة و قرارا و ال يقد معاللهم اجعل هذا ال

فرة و فتنة و فرارا.نجتعل بينهما اللهم الف بينهما كما الفت بني آدم و حواء و كما الفت بني حممد صلى اهللا

لزهرى,عليه و سلم و خدجية الكربى و بني على رضى اهللا عنه و فاطمة االلهم اعط هلما ولدا صاحلا و عمرا طويال و رزقا واسعا، ربنا هب لنا من

تنا يف الدنيا حسنة و آازواجنا و ذرياتنا قرة اعني و اجعلنا للمتقني اماما، ربنا يف االخرة حسنة و قنا عذاب النار.

الدى ربنا اجعلىن مقيم الصالة و من ذريىت ربنا و تقبل دعاء. ربنا اغفر ىل و لو و للمؤمنني يوم يقوم احلساب.

سبحان ربك رب العزة عما يصفون و سالم على املرسلني و احلمد هللا رب (الفاحتة)العاملني

Takvim – Kalendar 2011130Duaja e kurorëzimit

Falënderimi qoftë vetëm për Allahun xh.sh. i Cili në Librin eTij famëlartë thotë: “Dhe martoni të pamartuarit e të pamartuaratdhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm. Nëse janë tëvarfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahu është bujar imadh, i gjithëdijshëm”. Edhe Pejgamberi - paqja dhe bekimi iAllahut qoftë mbi të ka thënë: “Martesa është traditë e imja, ekush nuk vepron sipas traditës sime, nuk është në radhën time”.

Me Emër të Allahut dhe sipas Traditës së të Dërguarit tëAllahut.

O Zoti ynë, bëre këtë akt të fatshëm e të bereqetshëm.Martesën e tyre të harmonishme, të dashur e vendqetësim për ta,e mos bërë në mes tyre ndarje e pakënaqësi.

Zoti ynë, bashkoi këta dy siç i bashkove Ademin e Havvanë,Muhammedin a.s. e Hadixhen, Aliun e Fatimen.

Zot, jepu çiftit të rinj fëmijë të mirë, jetë të gjatë e furnizim tëbegatshëm.

Zoti ynë, na bërë që të jemi të gëzuar me punën e grave tonadhe pasardhësve tonë, e neve na bërë shembull për të devotshmit.

Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botëntjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr.

O Zoti im, më bën mua nga ata që falin namazin e edhe prejpasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time.

Zoti ynë, mi fal gabimet e mia dhe të prindërve të mi, faliedhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria. I pastër e i lartëështë Zoti yt, Zoti i Gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarve.

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të Gjithësisë. (El-Fatiha)

ffiikkhh

Sedat Islami

URTËSITË DHE VEÇORITË E XHUMASË

Dita e Xhuma gëzon një ekskluzivitet nga ditët e tjera. Ajoështë një ditë në të cilën gërshetohet madhështia dhe fuqia eKrijuesit të Tokës dhe qiejve, me faljen dhe mëshirën e Tij.Është dita me të cilën janë veçuar myslimanët dhe të cilënAllahu i Madhëruar e ka dalluar për mirësi të shumta. Nuk kavend për t’u çuditur për se është favorizuar Xhumaja nga ditëte tjera, kur parimi i favorizimit është aplikuar edhe për gjëra tëtjera, për të mos thënë për çdo gjë. Allahu i Madhëruar thotë:“Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë...”1.

Ky punim modest synon motivimin e besimtarëve për adh-urim, në përgjithësi, dhe për xhuma, në veçanti, dhe kjo dukeorfruar urtësi dhe mësime që burojnë e rrjedhin nga kjo ditë.

1 El Kasas, 68.

Takvim – Kalendar 2011132

I. Njoftime të përgjithshme për Xhumanë

Xhumaja është nga adhurimet më madhështore në Islam.Gjuhësisht, nënkupton bashkimin e njerëzve në një vend. Në tëkaluarën, periudhën paraislame, quhej el-Arubeh (dita e mëshi-rës)2, kurse në Islam e ka marrë këtë emërtim për shkak se: Në këtë ditë u përsos krijimi i çdo gjëje të gjallë; Në këtë ditë është bashkuar krijimi i Ademit a.s.; Në këtë ditë është falur Esa’d b. Zurare me medinasit, pra

janë tubuar dhe e kanë quajtur el-Xhumuah (bashkim-tu-bim);

Ka’b b. Luej, njëri nga paraardhësit e Muhamedit a.s., nëkëtë ditë e tubonte fisin e tij dhe i këshillonte;

Në këtë ditë njerëzit tubohen për namaz.Xhumaja nënkupton namazin dyrekatesh, i cili është i obli-

guar vetëm për meshkujt, respektivisht për meshkuj të rriturdhe të aftë. Para këtij namazi mbahet Hutbeja, e cila përbëhetnga dy pjesë dhe prania e së paku tre vetave është e domosdo-shme, sepse nuk falet vetmas. Urdhri për obligim është ajetikuranor: “O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën exhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojenihutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më edobishme për ju nëse jeni që e dini”3.

Për herë të parë qe falur në Medinë, edhe pse obligim ishteqysh në Mekë, por, për shkak të rrethanave politike, atje nukqe e mundshme të kryhej ky obligim islam.

2 Taxhu'l urus, 1/745.3 El Xhumuah, 8.

Fikh 133Nga sqarimet paraprake, mësuam se përjashtim nga ky na-

maz bën femra, e cila duhet ta falë drekën, po përveç gruas,nga ky namaz (obligim) lirohen edhe: robi (i burgosuri), fëmi-ja, i sëmuri dhe udhëtari. Këto kategori janë përshkruar në kë-to hadithe: “Xhumaja është e drejtë dhe obligim (kryerja e saj)në kolektiv për çdo mysliman, përveç për katër kategori: robinnë pronësi, gruan, fëmijën dhe të sëmurin”4; “Udhëtari nuk eka obligim Xhumanë”5.

II. Urtësitë

Një ditë madhështore sikur Xhumaja pa dyshim se për-mban jo buqetë po, thuaj lirisht, kopshte urtësish, të cilat janëvërtet shumë mbresëlënëse dhe përçojnë vetëm humanizëm. Jadisa prej atyre urtësive:

II.1. Bashkimi

Xhumaja rikujton moton islame, moton që synon bashki-min e njerëzve në vija besimi. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhekapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kuranin) e All-llahut,e mos u përçani! Kujtoni nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju(para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i ba-shkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij u bëtë vëlle-zër...”6.

4 Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani në Sahihu ve Daifu Suneni Ebi Davud,1067, pj.3, f. 67.

5 Albani në Sahihu'l Xhamii, 9536, pj.20, f. 108.6 Ali Imran, 103.

Takvim – Kalendar 2011134Tubimi i njerëzve nëpër xhami, kryerja e obligimeve të

njëjta, radhitja e safave në baza fetare e jo në baza të tjera (nukfavorizohet i pasuri dhe nuk injorohet i varfri), i ngjan Haxhit,prandaj disa prej dijetarëve e quanin Haxhi i vogël. Mu për kë-të arsye, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Vërtet, Allahu i Madhë-ruar nuk shikon fizikun dhe dukjen tuaj por shikon në zemrattuaja duke bërë me gisht nga gjoksi”7.

II.2. Këshilla

Njeriu, nga vetë natyra e tij, është i krijuar që, nën ndikim-in e presioneve të ndryshme (problemet e përditshme të jetës),t’u shmanget disi pa dashje fesë dhe obligimeve fetare. Tërëproblemi i kësaj qëndron në qëndrimin larg xhamisë. Kjo qeshfaqur si simptomë edhe tek shokët e Pejgamberit a.s.. Rasti iHandhales, i cili i qe ankuar Pejgamberit a.s. pikërisht për kë-të, - është një dëshmi se ajo mund të godasë cilindo njeri. Mupër këtë qëllim, Xhumaja, e cila bën bashkimin javor të njerë-zve, luan rol kyç në shërimin e shpirtrave me simptoma të tilla.Xhabir b. Semure rrëfen: “Namazi dhe Hutbeja e Pejgamberita.s. ishin mesatare (jo të gjata), lexonte ajete kuranore dhe ikëshillonte njerëzit”8.

Ky vetëdijësim fillon qysh nga agimi i ditës së Xhuma, nësabahun e së cilës këndohen Suret Es Sexhde dhe El Insan9, tëcilat, siç përmend Ibni Tejmije, në brendi të tyre përmbledhin

7 Muslimi.8 Transmeton Ebu Davudi.9 Buhariu.

Fikh 135domethëniet më madhështore të ditës së Xhuma: Krijimin eAdemit, vdekjen, ringjalljen, etj..

Një aspekt tjetër vetëdijësimi, sidomos për ata kryelartëtdhe mendjemëdhenjtë, bëhet edhe duke rikujtuar mbarimin eçdo pushteti a fuqie në këtë ditë. Më qartë, Kiameti, i cili shë-non fundin e çdo krijese, ndodh pikërisht ditën e xhuma10, pra-ndaj edhe Allahu i Madhëruar, duke ua kujtuar këtë, njerëzveu rrëfen një segment të këtij përfundimi tragjik për mendjemë-dhenjtë: “Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, eAll-llahut nuk mund t'I fshihet asnjë gjë e tyre. I kujt ështëpushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij Që është Një, iFuqiplotit (është përgjigjja)!”11.

II.3. Solidarizimi

Jo rrallë, dhe sidomos në raste të veçanta, Xhumaja shprehshpirtin e humanizmit edhe nëpërmjet pjesëmarrjes në aksionehumanitare. Shembuj të artë të kësaj natyre kanë treguar edhexhematet tona, që kanë dhënë ndihma jo vetëm për rajonin to-në, po edhe për vise të largëta të botës, për të vërtetuar kështupraktikisht murin e pashkëputur islam anembanë botës. Muha-medi a.s., duke përshkruar këtë, thotë: “Shembulli i besimtarë-ve në dashurinë, mëshirën dhe butësinë reciproke është sikurshembulli i trupit, që, po rënkoi një gjymtyrë e tij, atëherëmbetet pa gjumë dhe me ethe i tërë trupi”12.

10 Transmeton Ebu Davudi.11 Gafir, 16.12 Muslimi.

Takvim – Kalendar 2011136

II.4. Xhumaja, një shanspër falënderim ndaj Muhamedit a.s.

Në këtë ditë është i ligjësuar edhe dërgimi i salavateve përMuhamedin a.s.. Salavati është i mirë gjithnjë, veçse në këtëditë, e cila është dita më e mirë, për zotërinë e njerëzimit, kavlerë të veçantë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Prej ditëve tuajamë të mira është Dita e Xhumasë: në të u krijua Ademi dhe nëtë vdiq, në të është fryrja (e dytë - en nefhatu) dhe zëri trishtu-es (es sa’katu –thuhet se është fryrja e pare), prandaj më dër-goni shumë salavate, ngase ato më prezantohen. O i dërguari iAllahut! Si do të prezantohet salavati ynë kur ti do të shpër-bëhesh – thonë do të shkatërrohet trupi yt. Pejgamberi a.s.tha: Allahu i Madhëruar ia ka ndaluar tokës të hajë trupat eprofetëve!”13.

El Izz b. Abdus Selami ka thënë: Salavati ynë për Muha-medin a.s. nuk është ndërmjetësim, ngase ne nuk e kemi atënder që të ndërmjetësojmë për të, po Allahu i Madhëruar na kaurdhëruar që të mirën ta kthejmë me të mirë. Nëse nuk mundtë bëjmë një gjë të tillë, atëherë të lutemi për atë që na ka bërëmirë. Duke ditur pamundësinë tonë që të mirën e Muhamedita.s. ta kthejmë me diçka të barasvlefshme, na udhëzoi për sala-vate si falënderim dhe respekt për mirësinë që na solli.

13 Transmeton Ebu Davudi.

Fikh 137

II.5. Është festë e myslimanëve

Ibni Maxheh transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Vër-tet, kjo është ditë feste e caktuar prej Allahut për myslimanët“.

Ka thënë Ibni Rexhebi: “Është si rezultat i plotësimit të na-mazeve të obliguara, sepse Allahu i Madhëruar, për çdo ditë enatë, besimtarëve ua ngarkoi faljen e pesë namazeve. Ditët ja-në shtatë dhe, sa herë që një cikël javor merr fund, besimtarëtatë ditë plotësojnë namazet e tyre, kështu që edhe u është ligjë-suar festa atë ditë. Kjo për faktin se ditët e javës tek myslima-nët fillojnë të shtunën e përfundojnë të premten”.

Një aspekt tjetër që vërteton se kjo ditë është festë, përveçndalimit të agjërimit, është kurbani për këtë ditë. Nëse në Fi-tër-Bajram japim fitrat, në Kurban-Bajram kurbanin, atëherënë këtë festë, siç e kanë theksuar disa dijetarë, ofrojmë kurban,dhe kjo bazuar në hadithin e Pejgamberit a.s.: “Kush lahet(merr gusul) ditën e xhuma, pastaj shkon në xhami, është sikurtë ketë therur një deve (kjo është në kohën e parë), pastaj kushshkon në kohën e dytë, është sikur të ketë therur një lopë, dhekush shkon në kohën e tretë, sikur të ketë therur një dash ekush shkon në kohën e katërt, është sikur të ketë therur njëpulë, dhe ai që shkon i fundit, pra në kohën e pestë, është sikurtë ketë falur një ve. Kur të dalë imami (për të mbajtur hutben),prezantojnë melaqet dhe dëgjojnë përmendjen e Allahut”14.

14 Buhariu dhe Muslimi.

Takvim – Kalendar 2011138

II. 6. Refuzimi i pakusht i djallit

Xhumaja është obligim i patjetërsuar, po, përderisa Allahui Madhëruar njeriun e ka pajisur me intelekt, atëherë përgji-gjen apo jo, pas mësimit të urdhrit, ia ka lënë të lirë atij. Nësepërgjigjesh, je prej atyre që pasojnë Allahun e Madhëruar, kur-se, nëse refuzon, deshe a s’deshe, hyn në radhën e pasuesve tëdjallit, icili në momentet më të vështira, jo vetëm që nuk do tëmund të të ndihmojë, por edhe do të shfajësohet se nuk të kadetyruar me dhunë që ta braktisësh namazin. Allahu i Madhë-ruar e përshkruan këtë skenë në kaptinën Ibrahim, ajeti 22: “Epasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të Xhenetit dhe të Xhehenemitnë të, xhehenemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dheu thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, eunë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndajjush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'judetyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'upërgjigjët; atëherë pra, mos më qortoni mua, po qortojeni veten.Unë nuk mund t'ju shpëtoj ju, e as ju nuk mund të më shpëtonimua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë më parë (mëadhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanëdënim të dhembshëm”.

Fikh 139

III. Veçoritë

III.1. Xhumaja është një simbol që nënkuptonshumë gjëra, dhe një manifestim, karakteri

i të cilit ka shtrirje përtej kohe e tokës

Xhumaja është një shenjë që kujton shumë gjëra, duke fi-lluar nga e kaluara shumë e largët e deri tek e ardhmja e pa-njohur. Ja disa karakteristika të saj: Është dita më e mirë e javës15; Është krijuar Ademi, ka hyrë në Xhenet dhe është nxjerrë

prej tij po këtë ditë16; Ademi ka zbritur në Tokë dhe ka vdekur në këtë ditë; Këtë ditë do të ndodhë Kiameti; Njeriun që vdes këtë ditë, e shpëton nga dënimi i varrit17.

III.2. Është sinonim i ditësmë madhështore për besimtarët

Fjala është për “Ditën e Shtimit (Jevmu’l Mezid)”, ditënkur Allahu do t’ua dhurojë xhenetlinjve shpërblimin më tëmadh. Allahu xh.sh. thotë: “Atyre që bëjnë vepra të mira, u

15 “Prej ditëve tuaja më të mira është Dita e Xhumasë:...” Transmeton EbuDavudi.

16 “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli, është dita e xhuma. Në të ështëkrijuar Ademi, në të ka hyrë në Xhennet dhe është nxjerrë prej tij, dhe Kia-meti nuk do të ndodhë veçse ditën e xhuma.” Transmeton Tirmidhiu.

17 Tirmidhiu transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka mysliman që vdesditën e xhuma apo edhe natën e saj, e të mos e ruajë Allahu nga sprova evarrit!”.

Takvim – Kalendar 2011140takon e mira (Xheneti) edhe më tepër (e shohin Allahun)...”(Junus, 26).

Këtë e ka sqaruar hollësisht Syneti. Pejgamberi a.s. na më-son: “Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, Allahu i Ma-dhëruar u thotë: Dëshironi edhe diçka tjetër që Unë t’ua jap!O Zoti ynë -thonë-: A nuk na i ke zbardhur fytyrat, a nuk na kefutur në Xhenet, a nuk na ke shpëtuar nga zjarri?! Tha: Atë-herë e heq perden dhe asgjë nuk u është dhënë më e mirë sesashikimi në Zotin e tyre të Madhëruar.” Muslimi.

Është me rëndësi të përmendim faktin se afërsia në këtë di-të me Allahun apo largësia varen nga shkuarja herët apo vonënë xhami për xhuma. Kështu është komentuar hadithi që e po-tencuam më herët.18

III.3. Mundëson fshirjen e mëkateve

Kjo ditë, me adhurimet që ka, ndikon jashtëzakonisht shu-më në faljen e mëkateve. Do të doja të veçoja vetëm disa ele-mente të faljes:a. Namazi i Xhumasë19

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:“Kush pastrohet e pastaj vjen në xhuma dhe fal atë që i është

18 “Kush lahet (merr gusul) ditën e xhuma, pastaj shkon në xhami është sikur tëketë therur një deve (kjo është në kohën e parë), pastaj kush shkon në kohën edytë është sikur të ketë therur një lopë dhe kush shkon në kohën e tretë sikurtë ketë therur një dash dhe kush shkon në kohën e katërt është sikur të ketëtherur një pulë e ai që shkon i fundit, pra në kohën e pestë është sikur të ketëfalur një ve. Kur të del imami (për të mbajtur hutben) prezantojnë melaiketdhe dëgjojnë përmendjen e Allahut” Buhariu dhe Muslimi.

19 “Pesë namazet dhe xhumaja deri në xhuma shlyejnë mëkatet që janë ndërmjettyre.” Muslimi.

Fikh 141caktuar, pastaj hesht derisa imami ta përfundojë hutben, përt’u falur më pas me të, këtij i falen mëkatet ndërmjet dy xhu-mave si dhe tri ditëve shtesë”. (Muslimi)

b. Shpërblim për hapatPejgamberi a.s. ka thënë: “Kush pastron kokën e trupin

dhe shkon herët në xhami (dhe e arrin fillimin e hutbes) si dheafrohet, e dëgjon dhe hesht (me përkushtim për të dëgjuar hu-tben), ai ka për çdo hap që bën, shpërblimin e agjërimin dhefaljes fakultative të një viti”.20

c. Ora e përgjigjes.Pejgamberi a.s. ka thënë: “...dhe në të është një çast që nuk

ndodh që robi ta lusë Allahun e të mos i përgjigjet, me kushtqë lutja te mos jetë nga të ndaluarat...”21

Kohët që janë përmendur për pranimin e duasë, janë kohëtkur nuk lejohet namazi, pra pas ikindisë, dhe ndërmjet uljes sëimamit e deri tek farzi i xhumasë...

Se cila kohë është e synuar në këtë hadith, përgjigjen më tëmirë për përputhjen e haditheve që diskutojnë këtë çështje, eka dhënë edhe Ebu Bekir el Ethremi, i cili thotë: “Këto haditheqë flasin për këtë çast të përgjigjes dhe që kanë pikëpamje tëndryshme (disa kur të ulet imami - përfundimi i namazit; pashutbes - përfundimi i namazit; çasti i fundit pas ikindisë; nëmes ikindisë dhe perëndimit të diellit) janë të njërës prej dy as-pekteve:

20 Transmeton Tirmidhiu.21 Transmeton Ibni Maxhe.

Takvim – Kalendar 2011142 disa janë më të sakta se të tjerat, kjo orë lëviz në kohë gjatë ditës së xhuma, ashtu sikur lë-

viz nata e kadrit në dhjetëshen e fundit.Xhumaja me këtë element, pra me kohën e faljes, në vete

ngërthen një urtësi shumë të rëndësishme, e ajo është vazhdi-mësia në adhurime. Kjo për faktin se ora, përveçqë nuk dihetsaktësisht dhe është moment i shkurtër22, ajo -sipas një mendi-mi- lëviz, ashtu sikur lëviz Nata e Kadrit në Ramazan.

Kështu, nëse Nata e Kadrit ka mbetur sekret, në mënyrë qëangazhimi ynë të jetë gjatë tërë Ramazanit, e me theks të ve-çantë në dhjetë ditët e fundit të tij, atëherë dita e Xhuma do tëishte mirë, ani pse lejohet shitblerja pas namazit të xhumasë, -të lihej për adhurim, sidomos pjesa pas namazit të ikindisë, në-se më herët nuk ekzistojnë mundësitë.

Përfundim

Pas këtij përshkrimi të shkurtër që u bëmë urtësive dhe ve-çorive të Xhumasë dhe Namazit të saj, për se u bindëm seështë vërtet një ditë madhështore me rite, porosi dhe mësime,po kështu madhështore, nuk na mbetet tjetër vetëm t’u drejto-hemi me disa këshilla atyre që pa asnjë arsye anashkalojnë Na-mazin e Xhumasë.

Mosfalja e tri xhumave radhazi bën që ju të identifikohenisi hipokrit. Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush i braktisë tri xhu-ma pa arsye, Allahu i Madhëruar do t'ia vulosë zemrën e tij(me hipokrizi)”23.

22 Në një transmetim të Imam Muslimit qëndron edhe kjo: “…dhe aludoi me do-rë duke e zvogëluar (shkurtuar atë).” Kurse në një transmetim tjetër pokështu nga Muslimi qëndron: “…dhe ajo është një kohë e lehtë – shkurtër.”

23 Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibni Maxhe.

Fikh 143

_________________________Literatura e konsultuar:1. Abdu’l Adhim Bedevijj, El Vexhizu fi fikhi’s sunneti ve’l

kitabi’l aziz, b.3, Dar Ibni Rexheb, Mensure, 2001.2. Es-Sejjid Sabik, Fikhu’s Sunneh, El fet’hu li’l i’lami’l arabijj,

b.2, Kajro, 1999.3. Ahmed b. AbduRrahman b. Kudame el Makdesijj, Muhtesar

minhaxhi’l kasidine, Daru’l Iman, Aleksandri, Egjipt.4. Dr. Husejn Ahmed Sunbul, Mukaddimetun fis salati alen

Nebijji, alejhi's selam, b.1, 2000.5. Muhamed b. Ismail el Emir el Jemenijj es San’anijj, Subulu’s

selam shehu bulugu’l meram min xhem’i edil-leti’l ahkam,b.5, Daru’l hadith, 1997, Kajro, Egjipt.

6. Abdullah b. AbduRrahman b. Salih Al Bessam, Tejsiru’l Al-lam sherhu umdetu’l ahkam, b.1, Daru’l Mugni, Rijad, 2000.

7. Xhumaja dita e zgjedhur e javës, përgatitur nga redaksia erevistës “Drita e jetës”, Gjilan,.

8. Ibn Kajjim el Xheuzijjeh, Zadu’l mead fi hedji hajri’l ibad,Daru’l menar, b.1, 2003, Kajro, Egjipt.

ppiikkËËppaammjjee

Nexhat Ibrahimi

KUPTIMI I DREJTË I EKSTREMIZMITNË FENË ISLAME

…م لست مؤمناتـقولوا لمن ألقى إليكم السال وال …“... e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): “Nukje besimtar! ...”. (En-Nisa, 94).

I. Hyrje

Gjendja e vështirë e myslimanëve në botën aktuale, gje-ndja e mjerë e tyre politike, ekonomike dhe kulturore në shu-micën e botës së tanishme, përçarja e tyre brendapërbrendabashkësisë myslimane, ofendimi, sharja dhe blasfemia mes ty-re, vrasja e lehtë dhe pa kurrfarë llogaridhënieje e myslimanë-ve nga të tjerët, - janë vetëm disa elemente të një mozaikushumë të pasur po rrëqethës. Mjafton të jesh mysliman, dhe -

Takvim – Kalendar 2011146të akuzohesh, të arrestohesh, të burgosesh e të mbahesh nëpërburgje pa afat, nën presionin e dhunën më të madhe të mund-shme fizike e psikike. Kjo gjendje përbuzëse e myslimanëvemë shtyn të mendoj më thellë, sikur e bëjnë këtë edhe shumëtë tjerë, lidhur me këto çështje të ndjeshme dhe të dhembshme.Për fat të keq, edhe pse, vetëm duke e vërtetuar a përjetuar, kjogjendje ende nuk është motiv i mjaftueshëm për përsiatje dhegjetje të rrugëve për të ikur nga robëria, luftërat, dhuna etj..

Nisur nga kjo gjendje, e tërë masa myslimane në aspekt tëpërkushtimit të tyre ndaj fesë, dhe jetës në përgjithësi, mund tëndahet në tri grupe kryesore:

Grupi i parë - Masa e tillë, përveç emrit dhe ca traditaveformale, nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin. Ata zemrat etyre ua kanë përkushtuar interesave botërore, dhe jo Zotit e fe-së islame. Në këtë rrugë të tyre ata sakrifikojnë, duke duruarpërçmime të shumta dhe humbjen e dinjitetit. Të tillë ka shu-më në botën aktuale dhe ata paraqesin pjesën më fatkeqe my-slimane.

Grupi i dytë - Ky grup është pak më i vogël se i pari, porseështë më i zëshëm dhe më militant se i pari; këta, të trembur etë irrituar nga grupi i parë, ikin në skajin tjetër dhe dëshira etyre është që, brenda natës, sa hap e mbyll sytë, të vendosinshtetin sheriatik. Harrojnë se sistemet e shumta antiislame, si-kur edhe sistemi i fundit, në përmasa lokale, rajonale dhe botë-rore, u kanë pastruar trurin dhe ata myslimanë ekzistues i kanëshndërruar në një masë mishi e jo një masë intelektuale e shpi-rtërore, në një masë që di të mendojë dhe të prodhojë. Ata ha-rrojnë se Muhamedi a.s. kishte shumë durim në punën e tij;bëri thirrje për rreth 23 vjet, po edhe më tutje shihte idhuj në

Pikëpamje 147çdo cep, në çdo anë, në çdo kënd. Me gjithë këtë gjendje, kygrup insistonin për respektimin e plotë të fesë, duke harruardhe duke neglizhuar udhëzimet e Kuranit, ato të Muhamedita.s. dhe të dijetarëve eminentë, lidhur me mënyrën e thirrjes nëfe dhe me mënyrën e mirësjelljes sonë ndaj të tjerëve. Veten engrenë në nivel myftiu, në nivel kadiu, në nivel profesori, dukedhënë receta ‘filan filani doli nga feja’; ‘filan filani është devi-jant i theksuar’; ‘filan filani është mëkatar i madh’. Ata marrinnë dorë çdo kompetencë, pa hezituar fare, pa përfillur mësimete urta islame.

Grupi i tretë - Ky grup zgjodhi rrugën e mesme, atë ndër-mjet dy skajeve, ndërmjet skajit që ishte tretur dhe thuajse nukndihej mysliman, dhe skajit që të drejtën për të hyrë në Xhenete kishin rezervuar ekskluzivisht për vete. Zgjodhi rrugën e me-sme në çështjen e cilësive të Zotit, ndërmjet racionalizmitmu’tezilit dhe antropomorfizmit mushebbihit; zgjodhi rrugën emesme ndërmjet harixhinjve dhe murxhinjve - në çështjen epremtimit dhe kërcënimit; rrugën e mesme ndërmjet xhebri-njve dhe kaderinjve - në çështjen e lirisë së njeriut; rrugën emesme ndërmjet arixhinjve, të cilët Aliun r.a. e shpallën mos-besimtar, dhe rafidinjve, të cilët Aliun r.a. e bënë hyjni, zgjo-dhi rrugën e mesme për thirrje në Islam1 etj. etj..

1 Abdulkadir Audeh, Islami ndërmjet injorancës së pasardhësve dhe paaftësisësë dijetarëve, Prizren, 1990.Shih:http://www.islambosna.ba/index.php/islam/fikh/5721-problem-pretjerivanja-u-vjeri-simptomi-razlozi-posljedice-i-lijek-i-dio.

Takvim – Kalendar 2011148

II. Ekstremizmi në çdo epokë ...

Për shkak të hapësirës dhe karakterit të kufizuar të shkri-mit, ne do të merremi vetëm me grupin e dytë, me ata të cilët,herë-herë, dalin nga korniza e arsyes, nga korniza e Sheriatit,dhe për këtë qëllim do të përpiqemi të ofrojmë disa të dhënaparimore se si të dallohen, si të njihen simptomat e dukurisë sëekstremizmit; ç’e shtyn njeriun ta teprojë në fe, pastaj si të ru-hemi nga kjo dukuri dhe si t’i këshillojmë ‘të prekurit’ nga kyvirus?

Historia e kësaj dukurie sidomos rrjedh nga koha e Nuhuta.s., kur populli i tij filloi t’i hyjnizonte personalitetet më tëmira të vendit, pas vdekjes së tyre.

Kjo ndodhi edhe te popujt e tjerë, sikurse te populli hebra-ik, i cili Uzejrin a.s. e mendoi si djalë të Zotit; apo te populliarameit, i cili Isain a.s. e konsideroi djalë të Zotit. Në përgji-thësi, populli hebraik konsideronte se është populli i zgjedhurdhe se e gjithë bota ishte krijuar në shërbim të tyre.

Ndonëse virusi i ekstremizmit ishte shfaqur edhe në kohëne Muhamedit a.s., ai me tërë fuqinë u përpoq ta çrrënjoste mekohë. I porositi ashabët që të mos e teprojnë në asnjë çështje:

Buhariu dhe Muslimi nga Enesi r.a. transmetojnë se disaashabë ishin zotuar: Njëri tha: “Sa më përket mua, unë va-zhdimisht do të fal namaz gjatë tërë natës”. I dyti tha: “Sa mëpërket mua, unë vazhdimisht do të agjëroj dhe nuk do të ha”. Itreti tha: Sa më përket mua, unë do të largohem nga gratë,kurrë nuk do të martohem”. Kur erdhi Muhamedi a.s., tha:“Unë nga të gjithë ju I frikësohem Allahut më së shumti, por

Pikëpamje 149edhe agjëroj, po edhe ha, edhe falem, po edhe pushoj dhe unëmartohem; Kush heq dorë nga Syneti im, nuk është me mua”.

Sikur dikush në kohën tonë të vepronte ngjashëm, ne do tënxitonim ta vlerësonim si veprim të qëlluar dhe të flisnim fjalëtë mira. Por, Muhamedi a.s. nuk veproi sikur do të vepronimne. Ky edhe është qëndrimi ynë i ngushtë, kundrejt gjerësisë sëMuhamedit a.s..

Muhamedi a.s. i ndaloi shokët e tij që ta respektonin mëshumë se ç’është normale, sepse kjo do t’i shpinte atje ku rrë-shqiti populli i Isait a.s.. Buhariu transmeton nga Omeri r.a., sePejgamberi a.s. ka thënë: “Mos më lavdëroni së tepërmi, sikurqë kristianët e lavdërojnë Isain a.s.; unë jam rob dhe thoni:Robi i Allahut dhe Pejgamberi i Tij”.

Në një rast tjetër, Muhamedi a.s. porositi:“... Ruajuni nga teprimi në fe, sepse pa dyshim teprimi në fe ika shkatërruar ata para jush”.

Nëse do të bënim një përsiatje të thjeshtë të fjalëve dhe ve-prave të Muhamedit a.s., do të konstatonim se Muhamedi a.s.pati kujdes edhe ndaj teprimeve të vogla e jo më në ato të më-dhatë. Ishte shumë kategorik në ndalesat e tij që i përkasin te-primit. Ky mësim është nga Kurani:

“O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thonitjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë.” (En-Nisa, 171).“Thuaj: “O ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë tuaj, patë drejtë, dhe mos pasoni epshet e njerëzve që kanë humbur

Takvim – Kalendar 2011150moti dhe që shumicën i kanë shpënë në humbje, ndërsa vetëe kanë lëshuar rrugën e drejtë!”. (El-Maida, 77).2

III. Disa karakteristikatë ekstremizmit në fe

Që ta pasqyrojmë këtë gjendje më mirë e më qartë, do t’itheksojmë disa faktorë, disa simptoma që shkaktojnë teprimedhe që çojnë në teprim të fesë, dhe me këtë veprim i bëjnëdëm Islamit dhe myslimanëve.

Është bërë karakteristike që teprimi në fe të vërehet në ku-ptimin e përkatësisë në grupin triumfues; teprimi i lidhshmë-risë së personit vetëm për një grup; teprimi se vetëm grupi icaktuar është burim i së vërtetës; teprimi në shpalljen e indivi-dëve ose grupeve jobesimtarë për shkak të mëkateve të mëdhaqë bëjnë; teprimi i mosshpalljes jobesimtarë të atyre që nuk ishpallin të tjerët jobesimtarë në fe; teprimi në ndalimin e ndje-kjes së njërit prej Katër Imamëve në fikh, ose të ndonjë mu-xhtehidi tjetër; teprimi në ndalimin e gjërave të lejuara; tepriminë sjellje rigoroze me njerëzit; teprimi në mosfaljen e namazitpas imamit të xhamisë së caktuar etj..

Duhet theksuar edhe se me teprimin në fe kuptojmë se gjë-rat për të cilat diskutohet, kanë bazë fetare, po përdoruesi i tyrei nxjerr jashtë kornizave sheriatike. Perceptimi ynë i teprimitnuk është sikurse ai perëndimor, të cilët sulmojnë pa kriter çdogjë islame burimore, madje edhe shaminë si mbulesë të femrësmyslimane, mjekrën te meshkujt myslimanë, faljen e namazit

2 Për jetën e pejgamberëve dhe vështirësitë në misionin e tyre pejgamberik shihnë gjuhën shqipe: Ahmed Behxhet, Të Dërguarit e Allahut, Prishtinë,1431/2009.

Pikëpamje 151në vend të punës, trashëgiminë sipas Sheriatit islam e çështjetë ngjashme.3

IV. Kompleksiviteti i ekstremizmitnë fe në botën aktuale

Dikur ka qenë ndryshe dhe sot është ndryshe, sepse sot bo-ta është bërë një fshat global dhe, nëse dikush bën ndonjë ek-sces në emër të fesë, ky eksces pas disa sekondash dëgjohet nëtërë botën. Për këtë eksces nuk goditet vetëm ekstremisti dherrethi i tij i ngushtë, porse tërë myslimanët në botë. Një pro-blem tjetër është se aktualisht njerëzit që duhet të flasin, nukflasin, ose zëri i tyre nuk dëgjohet përballë zërit të mediokërvetë zëshëm. Problemi vijues manifestohet në moskontrollimin epërbuzjes së teprimit në fe dhe përbuzjes së Islamit. Të tillëtshfrytëzojnë rastin që atë urrejtje patologjike ndaj Islamit tëmbajtur fshehtë, ta manifestojnë ashpër dhe publikisht. Kjogjendje ka ndikuar që grupet e interesuara kundër Islamit të fo-rmojnë fondacione e shoqata, gjoja në luftë kundër grupeveekstremiste, kurse në esencë - për ta luftuar Islamin. Po ashtu,ekstremisti shpeshherë identifikohet, pa të drejtë, me të gjithëata që kanë ngjashmëri në veshje apo pamje tjetër, dhe në këtëmënyrë shenjohet si keqbërës.

3 http://www.islambosna.ba/index.php/islam/fikh/5721-problem-pretjerivanja-u-vjeri-simptomi-razlozi-posljedice-i-lijek-i-dio.

Takvim – Kalendar 2011152V. Faktorët e ekstremizmit në fe

Faktorët e ekstremizmit në fe janë shumë, por, për hir tëdurimit të lexuesit, do t’i reduktojmë në disa më kryesorët:

Faktori i parë: Mosdija (injoranca)

Mosdija, injoranca është shprehje e gjerë dhe ngërthen ku-ptime të shumta. Disa nga këto kuptime janë:

- Mosnjohja e Librit të Allahut: Zakonisht në fe e teproj-në njerëzit që nuk i njohin as gjerat elementare të fesë, e lëre tëkenë dije solide. Ata pretendojnë të ndajnë drejtësi globale,ndonëse nuk janë aftësuar as për gjërat më themelore jetësoreindividuale. Ata nuk i njohin disiplinat fetare nga tefsiri, hadi-thi, leximet e Kuranit, derogimin dhe i’xhazin e Kuranit etj..Shpesh herë injorantët flasin për dikë se është kafir (mohues)apo mushrik (politeist), por nuk e dinë as ajetin më themelorpër këtë. Nuk dinë të bëjnë dallimin në mes ajetit dhe hadithit,e marrin guximin që të shpallin botën besimtarë ose jobesimta-rë.

- Mosnjohja e Synetit të Pejgamberit a.s.: Njohuritë enjerëzve për Synetin a për Hadithet janë të vogla ose kurrfare.Kjo çon edhe në mosnjohjen e shkencave plotësuese lidhur meHadithin: burimësia e haditheve, verifikimi formal i zinxhirittransmetues, por edhe vetë përmbajtja e tij. Hadithi duhet tëkuptohet në kontekst të gjerë e jo në bazë të interesave të njëklase politike apo të një grupi ideologjik.

- Mosnjohja e metodës së selefit: Metoda e ehlus-sunetit(maturidizmit - esh’arizmit) në vlerësimin e statusit të besim-tarit, është e matur dhe e prerë. Nuk është jobesimtar askush

Pikëpamje 153për shkak të bërjes së mëkatit të madh, nëse këtë mëkat nuk ekonsideron të lejuar. Kjo çështje është e njohur në mesin eekspertëve dhe besimtarëve, ndonëse disa grupe ekstremistësh,të ashtuquajtur “besimtarë të vërtetë”, i shpallin të tjerët jobe-simtarë edhe për supozimet e tyre. Sipas tyre, praktikimi i njëbid’ati, njeriun e shtyn në pabesim. Mendime të tilla në këtëkohë konfuzioni, kemi përplot dhe mund t’i ndeshim shpeshdhe qartë. Mirëpo, ata, për shkak të mosdijes dhe fanatizmit tëtyre, nuk njohin jetën dhe veprën e selefi-salihit, as gjerësinë emendimit islam dhe, si rezultat i kësaj gjendjeje, veprojnë nëpozicione të gabueshme.

- Mosnjohja e synimeve të Sheriatit: Njerëz të caktuarharrojnë synimet kryesore të fesë dhe në kuadër të kësaj ha-rrojnë edhe synimet e Sheriatit. Ata nuk ndjekin institucionin elehtësisë në fenë islame dhe, për këtë arsye, vështirësojnë nyjetbesimore apo ritualet e caktuara. Për shkak të mosnjohjes sësynimeve, ata i bëjnë dëm Islamit. Një shembull nga jeta e për-ditshme është tmerrues: disa të ashtuquajtur “besimtarë të vër-tetë”, ndalojnë pjesëmarrjen e besimtarëve në zgjedhje. Sipastyre, si pasojë e daljes në zgjedhje, është etiketa “mosbesim”.Mirëpo, duke mos dalë në zgjedhje, ne vendimmarrjen dhe ek-zekutivin ua lëmë kundërshtarëve të fesë dhe kundërshtarëvetanë. Një gjë e tillë po ndodh në Shqipëri, në Kosovë, në Ma-qedoni, në Bosnjë etj..

- Mosnjohja e ligjeve të Zotit: Ligjet, traditat, shprehitënjerëzore ndryshojnë, por ligjet e Zotit nuk ndryshojnë:

“... e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.”(Fatir, 43).

Takvim – Kalendar 2011154Ligjet njerëzore ndryshojnë në varësi nga mjedisi dhe rre-

thanat. Për këtë arsye, nëse dëshirojmë të ndryshojmë diçka, sëpari duhet të ndryshojmë vetveten, pastaj rrethin, në mënyrëgraduale, gjithnjë duke konsultuar Kuranin dhe Hadithin. Përbazat e ideve dhe mendimeve tona, si shembuj do të na shër-bejnë pejgamberët. Ka shumë faktorë që ndikojnë në formimine bindjeve dhe veprimeve tona, por Ligji i Zotit është kryesoridhe ai duhet të shërbejë si platformë e të gjitha aktiviteteve. Saherë që kemi bërë kapërcime të kufijve normalë, kemi bërëshqetësime tek të tjerët dhe devijim nga rruga normale. She-mbuj të tillë kemi shumë në kohët e fundit.

- Mosnjohja e historisë: Historia na mëson shumë gjëra,dhe sidomos gabimet në të kaluarën, qofshin të popujve të pej-gamberëve, qofshin të periudhës pas Muhamedit a.s.. Analizae veprimeve dhe doktrinave të individëve a grupeve të ndrysh-me, na mëson se si të ruhemi më mirë nga devijimet në besimedhe në praktikë.

Sikur e theksuam më sipër, për shkak të natyrës së këtijshkrimi, nuk do të shtjellojmë faktorë të tjerë, të cilët janëshumë.

Faktori i dytë: Mosrespektimi idijetarëve

Mosrespektimi i dijetarëve gjatë historisë ka sjellë pasojatë rënda. Kur politika ka sunduar pa dijetarë, pushteti ka pësu-ar. Gjithashtu, kur politika ka sunduar me injorantë, ka dështu-ar. E dështimi, sikur dihet, sjell pasoja të rënda për shoqërinë.

Kjo gjendje në masë të caktuar është edhe sot. Kjo veçori,respektivisht ky ves, mosrespektimi i dijetarëve apo qeverisja

Pikëpamje 155e injorantëve, zakonisht është tipar i njerëzve që shquhen përekstremizëm në fe. Fjalët e tyre dhe veprimet e tyre janë për-plot akuza ndaj dijetarëve më të mëdhenj të vendit, atyre tëBotës Myslimane, vetëm e vetëm sepse nuk pajtohen me pikë-pamjet e ngushta e puritane të tyre. Të tillët harrojnë se dije-tarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve, se janë aorta e njëpopulli apo e një bashkësie, janë dega në të cilën qëndrojnëvetë ata gjatë blasfemisë së shprehur ndaj tyre. Të tillët u ngja-jnë grupeve ekstreme me ngjyrime myslimane, qysh nga filli-mi i historisë islame e deri sot. Për të tillët edhe një imam EbuHanife ka devijuar, për ta edhe imam Maturidiu e Esh’ariu ka-në devijuar, imam Gazaliu si sufi, madje ka devijuar tërësishtetj etj..

Është e qartë se dijetarët e mirënjohur nuk ishin të pagabu-eshëm; ata kanë mundur të gabojnë dhe kanë gabuar, por gabi-mi i tyre nuk na detyron ne t’i aprovojmë mendimet e tyre.Mirëpo, nga ana tjetër, a jemi ne ata që duhet t’i vlerësojmëgabimet e tyre? Natyrisht që ne nuk jemi kompetentë dhe nuk injohim rrethanat që i kishin shtyrë ata të merrnin vendime tëtilla. Por, edhe sikur të pranonim se ata kanë gabuar, a na jeptë drejtë kjo gjendje t’i ofendojmë ata, t’i shajmë ata, t’i shpi-fim ata me shprehje blasfemie dhe anatemuese etj.. Si duketkemi harruar se muxhtehidi që përpiqet të japë fetva, nëse nukia qëllon përgjigjes, shpërblehet për mundin dhe ixhtihadin eprovuar për të zgjidhur çështjen e caktuar. Nëse muxhtehidi iaqëllon në zgjidhjen e tij, ai do të shpërblehet me dy shpër-blime. Muhamedi a.s. ka thënë:

Takvim – Kalendar 2011156

عن عمرو بن العاص أنه سمع رسول الله صلى الله عليه وسلم يـقول إذا حكم الحاكم فاجتـهد ثم أصاب فـله أجران وإذا حكم فاجتـهد ثم أخطأ

.فـله أجر Buhariu transmeton nga Amr ibn Asi, i cili e ka dëgjuar të

Dërguarin e Allahut s.a.v.s. të ketë thënë: “Kur gjykatësigjykon dhe bën përpjekje të sinqertë për ta gjetur të vërtetëndhe e qëllon atë, i takojnë dy shpërblime, ndërsa kur gjykondhe bën përpjekje të sinqertë për ta qëlluar të vërtetën, po nuke qëllon, i takon një shpërblim.”4

Si duket, kemi harruar se ne e kemi të ndaluar t’i përgojoj-më njerëzit edhe për gjëra të imëta e jo më dijetarët që i qu-ajmë trashëgimtarë të Pejgamberit, t’i përgojojmë, shpifim dheofendojmë në mënyrat më të vrazhda.

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “...O ju që besuat, kur ma-rshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (tëmos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin):“Nuk je besimtar! ...” (En-Nisa, 94).

Dija e marrë prej dijetarëve është formë e mirë dhe e dre-jtë, madje më e rëndësishme se edhe vetë mësimi vetëm ngalibrat. Këtë e ka thënë bukur një dijetar qysh moti:

“Men kane shejhuhu kitabe galebe hatauhu savane” –“Kush e merr (vetëm) librin mësues, gabimet e tij do të jenëmë shumë se sevapet”.

Mosrespektimi i dijetarëve çon në dy drejtime të mundsh-me:

4 Sahihul Buhari, Kitabu: el-i’tisamu bi’l-kitabi ve’s-sunneti, babu: exhru’l-hakimi idha ixhtehede fe esabe ev ahtae, nr. 6805 (CD). (E falënderoj zotëriOrhan Bislimaj, i cili ndihmoi në gjetjen e këtij hadithi).

Pikëpamje 157- Gjykimi i çështjeve me vlerë për Ymetin nga ana e indi-

vidëve jokompetentë; të tillët lexojnë ndonjë libër të vogëldhe, pas këtij leximi, i referohen këtij libri, japin receta nga kylibër, e pasojat e këtij trendi janë të mëdha;

- Marrja e dijes drejtpërdrejt nga librat, sipas rezonimit to-në, pa ndihmën e mësuesit, dhe pasojat e këtij veprimi, janëshumë të rrezikshme, e disa prej këtyre pasojave po i përjeto-jmë tashmë një kohë.

Këtë e kanë thënë bukur Ibn Ujana, r.a.: “Hadithet janëburim gabueshmërie përveç për juristët”, dhe Imam Karafiu:“Kujdes nga ajo si veprojnë shumë studentë, kur gjykojnëdirekt nga hadithet, e ndërkohë nuk e dinë as saktësinë e tyre,pa përfshirë këtu atë që kanë thënë (imamët) për sa u përketnënçështjeve të tyre; duke vepruar kështu, vetë devijojnë, dhe idevijojnë edhe të tjerët. Kushdo që interpreton një ajet apohadith, sipas një mënyre që e largon nga kuptimi i qartë dhepa argument (delil), është qafir (pabesimtar).”5

Faktori i tretë: Favorizimi i disa argumentevekundrejt disa argumenteve të tjera

Kjo tematikë është e rëndë dhe ka mundësi që, edhe passqarimeve, të mos kuptohet mirë. Mirëpo, në mënyrë të për-mbledhur, mund të thuhet se disa sekte kanë devijuar pikërishtpër shkak të favorizimit të disa argumenteve kundrejt disa ar-gumenteve të tjera. Të tillë i kemi harixhinjtë, tradicionalistët

5 Sipas:http://www.vizion-islam.com/rubrika_afisho.php?subcatID=9&artID=546 .(9. 2.2010).

Takvim – Kalendar 2011158ekstremë, racionalistët ekstremë, të cilët miratuan disa argu-mente, por i neglizhuan të tjerat. Po të harmonizoheshin të gji-tha argumentet, do të shihnim se ai që bën mëkat të madh, nuke humb imanin (besimin), po është vetëm mëkatar, do të shih-nim se imani, pas përfundimit të shpalljes, as nuk shtohet asnuk mungohet në aspektin sasior, po shtimi dhe pakësimi mu-nd të ndodhë në aspektin cilësor, në pikëpamje të takvallëkut,anës praktike të besimit.

Faktori i katërt: Perceptimi fjalë për fjalë i argumenteve

Nëse njeriu orientohet për të kuptuar fjalë për fjalë tekste emesazhet hyjnore dhe këmbëngul në këtë orientim, do të vijmënë situatë të pakëndshme dhe pa zgjidhje të drejtë për bashkë-sinë myslimane.

Mohimi i polisemisë së teksteve kuranore e varfëron atëdhe ia humb i’xhazin. Nëse themi se Kurani është i pashtersh-ëm, vallë, mos është shteruar ai me komentimin e një brezi apotë një dijetari. Do të pranojmë mendimin e disa individëve seKurani nuk bën të komentohet gjithanshmëfrisht, sepse do tëbënim gabim. Vallë, do ta pranojmë mendimin e disa individë-ve miopë se Imam Maturidiu ka gabuar sepse e paska aprovuararsyen si mjet për perceptimin më të mirë dhe fuqizimin e tëkuptuarit kuranor dhe synetik?! Është e qartë se mendimet etilla, që të kuptuarit e mbyllin brenda disa njerëzve dhe brendanjë kohe të shkurtër, nuk janë valide dhe nuk i shërbejnë Isla-mit. Islami është gurrë e pashtershme dhe komentimet kohorenuk do ta shterin as zbehin. Ai sërish do të jetë përplot kupti-

Pikëpamje 159me, i freskët, i gjallë, dinamik dhe i gatshëm që t’i presë dije-tarët e ardhshëm për komentime të reja.6

Përfundim

Islami është fe e mesit dhe kërkon maturi. Ata që ndjekinskajet, nuk do ta ndihmojnë të kuptuarit e Kuranit, veçse do tadëmtojnë në sytë e të tjerëve. Rrymat e ndryshme që janë para-qitur e paraqiten gjatë historisë, dikur dhe sot, u takojnë grupe-ve të dështuara, por me pasoja të shumta për bashkësinëmyslimane. Shembulli i ashabëve, tabiinëve, tebei-tabiinëve,imamëve të mëdhenj si Imam Ebu Hanife, Imam Maturidiu,Imam Esh’ariu, Ibn Sinai, Imam Gazaliu, Imam Sujutiu, IbnRushdi, Ibn Halduni, Xh. Afganiu e M. Abduhuja, M. Ikballi etë tjerë, - janë shembuj të mirë nga duhet të nxjerrim ide, me-toda dhe mësime konkrete, prandaj edhe brezi ynë duhet tëofrojë angazhimin e tij, mundin e tij, djersën e tij, në ngritjen endërtesës të quajtur Islam.

6 http://www.islambosna.ba/index.php/islam/fikh/5721-problem-pretjerivanja-u-vjeri-simptomi-razlozi-posljedice-i-lijek-i-dio.

qqaassjjee

Senad Maku

KURANI I MADHËRUARDHE DOKTRINA E TRINISË

“Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu ështënjëri prej trinisë!” Nuk ka veçse një Zot të Vetëm ,Të vër-tetë! Nëse nuk heqin dorë nga ato që thonë, patjetër që jo-besimtarët nga mesi i tyre do t’i godasë një dënim idhembshëm”. (Kuran, El-Maide, 73)

Duke marrë parasysh kronologjinë historike të Shpalljeshyjnore ndërmjet Inxhilit/Ungjillit dhe Kuranit, Zoti i Lartma-dhëruar na e sqaroi devijimin që kanë bërë të krishterët me Isa-in a.s./Jezusin dhe me besimin e tij në tërësi. Duke hulumtuare argumentuar njërën nga doktrinat më të rëndësishme të Kri-shterimit, siç është doktrina e trinisë, është me interes të shihetse çfarë thotë për trininë Kurani, si shpallje e fundit hyjnore?

Takvim – Kalendar 2011162Njerëzimi e ka kuptuar Jezusin në katër mënyra: Sipas ate-

istëve, Jezusi nuk ka ekzistuar fare. Për çifutët Jezusi është njëhebre heretik, i lindur nga një grua e përdalë, prandaj nuk e gë-zon të drejtën të quhet shpëtimtar (Mesi). Për të krishterët aiështë zot, ose bir i Zotit. Kurse, sipas Islamit, Isai a.s. është idërguar nga Zoti.1

Nën ndikimin e romakëve, të cilët, edhe pse e pranuan Kri-shterimin, nuk i braktisën zotat e tyre mitologjikë dhe nuk ubënë monoteistë të vërtetë, kisha i inkorporoi dhe i transplan-toi mitet e tyre brenda mësimit të saj. Kjo degjeneroi me futjene mitit të trinisë si pjesë e pandashme e besimit të krishterë.Ndërkaq, Islami është kategorik në faktin se Zoti dhe krijesanuk janë të njëjtë ontologjikisht, prandaj as Krijuesi nuk mundtë transformohet në krijesë dhe as krijesa nuk mund të lartëso-het ose të shndërrohet në Zot.2 Kjo do të thotë se është e pa-mundur zbritja e Zotit në tokë ose inkarnimi i Tij në trupin enjeriut, gjegjësisht në trupin e Jezusit, siç predikon doktrina ekrishterë.

Duke parë devijimin e popujve nga rruga e vërtetë dhendryshimin e librave të shpallur prej të Madhit Zot, Allahuxh.sh. para 14 shekujsh dërgoi pejgamberin e Tij, të dërguarine Tij të fundit, Muhamedin s.a.v.s., me Fjalën e Tij finale, dër-guar njerëzimit. Librat e mëhershëm nuk u ruajtën ashtu siç ushpallën. Bibla e sotme është një përzierje e gjurmëve të mbe-tura të Fjalëve të Zotit, me fjalët e profetëve, të historianëve, të

1 Dr. Murad Hofmann, “Islami në mijëvjeçarin e tretë”, Shkup, 2007, fq. 193.2 Ismail Raxhi El Faruki, “Tevhidi, implikimet e tij për mendimin dhe jetën”,

Prishtinë, 2006, fq. 40.

Qasje 163autorëve dhe të njerëzve të tjerë, kështu që as autorët e libravenuk dihen saktësisht.

Feja islame, Kurani është ai që ringjalli dhe e përtëriu fenëe Isait a.s./ Jezusit dhe fenë e të gjithë të dërguarve të tjerëpara tij. Pika kryesore me të cilën ka ardhur Islami apo Kurani,është sqarimi i konceptit të Zotit, që është edhe esenca e vër-tetë e fesë. Koncepti i Zotit në Krishterizëm ka arritur deri nëatë shkallë, sa Zoti të krahasohet me vetitë dhe cilësitë njerë-zore, duke I bërë shok Zotit, duke I bërë ortak, duke e adhu-ruar dikë tjetër në vend të Tij etj..

Kurani është një udhëzues që ndan dritën nga errësirat dhena tregon në mënyrë të përsosur se ç’mund të besohet e ç’nukmund të besohet nga Bibla.3

3 Dallimi ndërmjet Kuranit dhe Biblës qëndron në faktin se Kurani vazhdimishte pohon burimin e tij hyjnor nga Zoti i botës. (Shih këto ajete: Ali Imran 164;Nisa 82; Nisa 105; Junus 57; Nahl 64; Fussilet 53; Ali Imran 3; Ibrahim 1).Feja islame është një fe që është e argumentuar me Kuran, ashtu siç u argu-mentua që Kurani është burim hyjnor, nga Zoti i Plotfuqishëm, sa kohë që nëBibël nuk gjejmë ndonjë citat që argumenton Krishterimin. Askund në Bibëlnuk keni për të gjetur se Zoti i drejtohet popullit të Musait, ose pasardhësve tëkëtij populli, duke u thënë se feja e tyre quhet judaizëm, ose se u shpall pasu-esve të Krishtit se feja e tyre quhet krishterim. Me fjalë të tjera, emrat judaiz-ëm dhe krishterim nuk kanë pasur origjinë dhe miratim hyjnor. Vetëm shumëkohë pas largimit të Jezusit nga kjo botë, fesë së tij iu vu emri Krishterim.Ndërkaq, për Islamin, Kurani thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Is-lami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilianë mes tyre, kundërshtuan. E kush i mohon argumentet e Allahut, le ta dijë seAllahu shpejt do t'ia japë llogarinë”. (Ali Imran, 19). “E, kush kërkon fe tjetër,përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër ështënga të humburit”. (Ali Imran, 85).Me rastin e haxhit lamtumirës, në të cilin Pejgamberi s.a.v.s. mbajti fjalimin efundit, dhe mbasi e mbajti fjalimin e tij para masës, po atë ditë, Zoti xh.sh.shpalli ajetin e Kuranit: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhu-ntinë Time dhe zgjodha për ju islamin fe”. (El Maide, 3). Këto citate të lartpër-mendura tregojnë se Kurani përmban pohimin për vulën e autorësisë së

Takvim – Kalendar 2011164Fetë e pavërteta kanë të përbashkët një koncept bazë lidhur

me Zotin: ose pretendojnë se të gjithë njerëzit janë zota, ose senatyra është Zot, ose se Zoti është një pjellë e imagjinatës sënjeriut. Pra, mund të thuhet se mesazhi bazë i feve të pavërtetaështë se Zoti mund të adhurohet në formën e krijimit të Tij.Fetë që s’e thonë të vërtetën, njeriut i bëjnë thirrje për adhuri-min e krijimit duke e quajtur krijimin, ose disa aspekte të tij,Zot. P.sh., Pejgamberi Isai a.s./ Jezusi, i ftoi pasuesit e vet qëtë adhuronin Zotin, por ata që pretendojnë të jenë pasues të tijsot, njerëzit i ftojnë për të adhuruar Jezusin, duke pohuar se aiishte Zot.4

Pra, Kurani erdhi që ta largonte njeriun nga adhurime tëndryshme pagane, ta largonte nga rruga e shtrembër dhe taudhëzonte në rrugën e drejtë, ashtu siç bënë edhe të dërguarit eZotit xh. sh..

Orientalistja e famshme italiane, dr. Laura Veccia Vaglieri,në librin “An Interpretation of Islam”, thotë:

“Pejgamberi arab, me zërin që ishte i frymëzuar me lidhjetë fortë me Krijuesin e Vet, ua ka predikuar monoteizmin mëtë pastër adhuruesve të fetishit dhe ithtarëve të Krishterimit etë Judaizmit të prishur... Falë Islamit, paganizmi, në të gjithaformat e tij, qe mundur. Vizioni i kozmosit, ritualet religjiozedhe traditat e jetës shoqërore qenë liruar nga të gjitha lajthitjet,

Allahut xh.sh., dhe se feja islame është feja së cilës duhet t’i bashkohemi. Poashtu, Zoti, jo vetëm që e shpalli Kuranin, por edhe duke qenë se ai duhej tëmbetej si mesazh i njerëzimit deri në fundin e botës, duhej të ruhej ashtu siçështë shpallur, edhe premtimi i Zotit për ruajtjen e Kuranit është i mreku-llueshëm, për se thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kuranin dhe Negjithsesi jemi mbrojtës të tij”. (El Hixhr 9)

4 Ebu Emine Bilal Filips, “Feja e vërtetë e Zotit”, Prishtinë, 2006, fq. 15-16.

Qasje 165të cilat i patën degraduar, kurse mendimi njerëzor qe liruar ngaparagjykimet. Njeriu, më në fund, qe bërë i vetëdijshëm për di-njitetin e njerëzve. I përulej vetëm Krijuesit dhe Sunduesit tëmbarë njerëzisë...“.5

Orientalisti francez, E. Demerngem, thotë:“Mesihu a.s., në Kuran, ka vend të ngritur. Lindja e tij nuk

ishte e zakonshme, si e njerëzve të tjerë. Ai ishte i dërguari iAllahut, të cilit Zoti i foli me zë... Kurani ka për qëllim Krish-terimin e vërtetë kur thotë: Isa a.s., është rezultat i fjalës qëZoti ia përcolli Merjemes, dhe ai është njeri. Kurani e luftondoktrinën e atyre që besojnë Isain (Jezusin) për Zot... Ai nuk elufton Krishterimin e vërtetë. Prandaj, i krishteri duhet të jetë ikënaqur me sulmin që Kurani i bën trinisë”.6

Napoleon Bonaparta thotë:“Musai (Mojsiu) ia ka shpallur fenë e Zotit popullit të vet,

Isai (Jezusi) botës romake, kurse Muhamedi a. s. tërë botës.Arabia ishte vend pagan. Gjashtë shekuj pas Isait, Muhamedi enjohu botën me besimin në Një Zot të Vetëm, Që është Zoti iIbrahimit, i Musait dhe i Isait. Arianët dhe sektarët e tjerë, eçoroditën botën me diskutime mbi trininë: Atin, të birin dheshpirtin e shenjtë. Ndërkaq, Muhamedi shpalli se Zoti ështëNjë, kurse trinia imponon idenë e idhujtarisë”.7

Nuk do të lëmë pa përmendur edhe teologun e njohur, Ha-ns Küng, profesor në Fakultetin e Teologjisë Katolike të Uni-versitetit të Tubingas, nga viti 1960 deri më 1979, më pastaj

5 Ulfe Aziz Es-Samed, “Islami dhe krishterimi”, fq. 52.6 Ajni Sinani, “Të tjerët për islamin”, Prishtinë, 2005, fq. 149.7 Po aty, fq. 127.

Takvim – Kalendar 2011166drejtor i Institutit të Teologjisë Ekumenike në të njëjtin univer-sitet, i cili pohon:

“Edhe myslimanët e mirinformuar, ashtu si edhe hebrenjtë,deri tani nuk kanë mundur ta kuptojnë idenë e trinisë... Dalli-met e krijuara nga doktrina e trinisë midis një Perëndie dhe triperëndive, nuk i kënaqin myslimanët, të cilët janë më shumë tëpaqartë sesa të sqaruar nga termat teologjikë që vijnë prej siri-anëve, grekëve dhe latinëve. Myslimanëve kjo e gjitha u ngjanme një lojë fjalësh...Përse duhet që dikush t’i shtojë diçka ko-nceptit të identitetit dhe natyrës unike të Perëndisë, gjë që ve-tëm zvogëlon ose asgjëson këtë identitet dhe natyrë unike tëtij”.8

Kurani Famëlartë mohon rreptësisht doktrinën e trinisë,hyjnizimin e Jezusit, mohon se Jezusi është Zot dhe që as nënae tij Merjemja (Maria) të mos adhurohet siç bëjnë disa sektekrishtere. Kurani mohon po ashtu çdo fëmijë, bir, që ia veshinZotit xh. sh. etj.. Allahu xh.sh. thotë:

“Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu ështënjëri prej trinisë!” Nuk ka veçse një Zot të Vetëm të vërtetë!Nëse nuk heqin dorë nga ato që thonë, patjetër që jobesim-tarët nga mesi i tyre do t’i godasë një dënim i dhembshëm”.(El Maide, 73)“Mesihu, i biri i Merjemes, është vetëm një i dërguar. Edhepara tij kanë kaluar të dërguar. Nëna e tij përherë ka qenë edrejtë. Që të dy hanin ushqim. Shih si ua shpjegojmë atyreshpalljet tona dhe shih si largohen nga e Vërteta! Thuaju (o

8 “Christianity and the World Religions" by Hans Kung, 1986, (Doubleday &Co., Inc., Garden City, NY) fq. 113, sipas www.bibladhekurani.com, “Trini-teti i pakuptueshëm” nga Rrezart Beka.

Qasje 167Muhamed): “Si mundet, vallë, që ju adhuroni në vend tëAllahut, atë që nuk është në gjendje t’ju sjellë as dëm e asdobi, ndërkohë që Allahu dëgjon dhe di çdo gjë?!”. (ElMaide, 75-76)“Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, ibiri i Merjemes, ti ishe ai që u tha njerëzve: “Adhuromënimua dhe nënën time si zota krahas Allahut”?! Isai do tëthotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk mëtakon të them diçka për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Pota kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e diçfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk e di çfarë ka në VetenTënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kamthënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti:“Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenëdëshmitar, për sa kohë kam jetuar midis tyre dhe, qëkursemë more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dësh-mitar për çdo gjë”. (El Maide, 116-117)

Gjithashtu në ajetin vijues Allahu xh.sh. u drejtohet ithtarë-ve të librit, hebrenjve dhe të krishterëve, nëpërmjet të dërguarittë Tij të fundit, Muhamedit s.a.v.s. me fjalët:

“O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thonitjetër gjë për Allahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesi-hu, Isa, i biri i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i Allahut.Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes, dhe ishtefrymë (shpirt) nga Ai. Besojini, pra, Allahun dhe të dërgu-arin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), seështë më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah; largqoftë që Ai të ketë fëmijë. Çfarë ka në qiej dhe në tokë, është

Takvim – Kalendar 2011168vetëm e Tij. Mjafton që Allahu është planifikues i pavarur”.(En Nisa 171)

Trinia nuk është asgjë më shumë se influencë e religjione-ve pagane në Krishterim, është një imitim i thënieve të jobesi-mtarëve të mëhershëm. Këtë më së miri e vërteton edhe VetëAllahu xh.sh. në Kuranin famëlartë, ku thotë:

“Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”; të krishte-rët thonë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalët etyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të më-parshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!”.(Tevbe, 30)

Kurani po ashtu i thërret të krishterët dhe hebrenjtë, që tëbesojnë në një Zot dhe ta adhurojnë vetëm Atë:

“Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të për-bashkët në mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëmAllahun, se nuk do t’I shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim)dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend tëAllahut!!”. (Ali Imran, 64)“O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Ynë që ju sqaronshumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk jepsqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë.Allahu e vë me atë (me Kuranin) në rrugët e shpëtimit atë qëndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij, i nxjerr ataprej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që ështëe drejtë”. (El Maide, 15-16)“E mohuan (e bënë kufr) të vërtetën ata që thanë: “Zot ështëai, Mesihu, i biri i Merjemes” Thuaju: “Nëse dëshironAllahu ta shkatërrojë Mesihun, të birin e Merjemes, nënëne tij dhe gjithë çfarë ka në tokë, kush mund ta pengojë atë?”

Qasje 169Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i Tokës dhe çfarë ka nëmes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. Allahu është iGjithëfuqishëm për çdo gjë”. (El Maide, 17)

Kurani i thërret njerëzit që të besojnë se Zoti është Një iVetëm, nuk lind dhe nuk është i lindur. Është Një dhe i pa-shoq, etj.. Allahu në Kuran thotë:

“Hebrenjtë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e Allahutdhe të dashurit e Tij". Thuaju: "Atëherë, përse Ai ju dënonpër shkak të gjynaheve tuaja?" Jo, ju jeni njerëz që ju krijoiAi. Ai fal kë të dojë, dhe dënon kë të dojë. Sundimi i qiejve, iTokës dhe i gjithë asaj që gjendet në mes tyre, është vetëm iAllahut dhe vetëm tek Ai është e ardhmja”. (El Maide, 18)“E, Allahu tha: “Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Aiështë vetëm një Zot, pra vetëm Mua ma kini drojën”. (Nahl,51)“Ai është i pari Që s'ka fillim, dhe i fundit Që s'ka mbarim,i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i Dijshmi përçdo gjë”. (Hadid, 3)“Ai është Krijues i qiejve dhe i Tokës. Ai nga lloji juaj krijoipër ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu qët'ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai i dëgjon tëgjitha dhe i sheh të gjitha”. (Shura, 11)“Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai të Cilit I drej-tohet (i mbështetet) çdo krijesë për çdo nevojë. As s'ka li-ndur kë, as është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartëme Të”. (El Ihlas 1-4)

Prof. Abdul Ahad Dawud (ish-kryepeshkopi David Benja-min Keldani) thekson: “Formula e doktrinës së krishterë: “Nëemër të Atit, të birit dhe të shpirtit të shenjtë” as që e përmend

Takvim – Kalendar 2011170emrin e Zotit. Allahu s’është atë i birit, as bir i atit. Ai s’ka në-në (nuk ka lindur). Besimi në “zotin Atë e në zotin djalë, dhenë zotin shpirt i shenjtë”, është mohim flagrant i njësisë sëZotit... i bazuar në tri qenie të papërsosura, të cilat qoftë bash-kërisht, ose të ndara veç e veç, nuk mund të jenë Zot i vërtetë.9

Matematika si shkencë ekzakte, na mëson se njësia nuk ështëas më shumë e as më pak se një, se një kurrë nuk është e bara-bartë me një plus një plus një. Me fjalë të tjera, një nuk mundtë jetë i barabartë me tre, dhe anasjelltas. Konstatimi juaj që1+1+1=1 nuk është matematikor, po një konstatim absurd!10

Në një letër11, të shkruar nga Leon Nikollajeviç Tolstoj12,më 15 mars 1909, në mes të tjerash, shkruhet: “... unë doemos

9 Abdul Ahad Dawud, “Muhamedi në Bibël”, fq. 23-24.10 Po aty, fq. 24-25.11 Kjo letër ka të bëjë me Jelena Velikovën, e cila shprehte shqetësimin për fë-

mijët e saj lidhur me atë se cilës fe duhet t’i shërbejnë (fëmijët e saj kërkoninleje nga nëna që të kalonin në fenë e babait të tyre, pasi babai i tyre ishte my-sliman, ndërsa nëna e tyre ishte e krishterë). Jelena Velikova, më 2 mars1909, ia dërgon një letër Leon Tolstoit, duke e konsideruar se, përveç shkri-mtarit inteligjent Tolstoi, askush tjetër nuk mund të ofronte përgjigje korrektedhe vendimtare për këtë çështje mjaft serioze familjare. E pyetjes së shtruar,Tolstoi i përgjigjet më 15 mars 1909. Letra origjinale, të cilën Leon Tolstoi iadërgoi Jelena Velikovës, sot gjendet në muzeun e Leon Tolstoit në Moskë, kue kishte dërguar në vitin 1978 i biri i Jelenës, Farisi (Borisi). Letrat edhe sot ekësaj dite janë të ekspozuara në këtë muze. Më tepër lidhur me këto të dhënadhe me letrat e bashkëbiseduesve: Leon Nikollaeviç Tolstoi, “Tolstoi përMuhamedin (salallahu alejhi ves-sel-lem)”, Shkup 2006, fq. 82-91.

12 Leon Nikollaeviç Tolstoi kishte lindur në vitin 1828 në Jasna Poljana (Rusi).Me profesion ishte romansier, poet, novelist, kritik. Veprat e Tolstoit kishinndikim të madh në mbarë letërsinë evropiane. Tolstoi ishte dhe është dukuri ejashtëzakonshme në letërsinë evropiane dhe botërore. Nga veprat e tij të fa-mshme veçojmë: Lufta dhe paqja (1864-1869); Ana Karenina (1873-1877);Ringjallja (1889-1899); Polikushka; Haxhi Murati etj., kurse ato janë për-kthyer në njëqind e tetë gjuhë të ndryshme botërore dhe janë botuar në më

Qasje 171duhet të them se nuk kam kurrfarë dyshimi në atë se, sipas re-flektimit të tij të veçantë të jashtëm, Islami është në nivelin mëtë lartë e të pakrahasueshëm ndaj kishës krishtere. Po qe se fli-tej për përparësinë ndërmjet kishës krishtere dhe fesë islame,çdo njeri i mençur - në vend të trinisë së pakuptueshme “hyj-nore”, kremteve për faljen e mëkateve, ritualeve (e kompli-kuara) fetare, lutjes së drejtuar nënës së Jezusit, lutjeve tëpanumërta drejtuar shenjtorëve dhe fotografive të tyre - pa ku-rrfarë dyshimi, fenë islame do ta konsideronte më të lartësuar,si fe që thërret për besimin në Një Zot, ku Muhamedi (a.s.)është rob dhe i Dërguar i Tij. E kjo nuk mund të jetë ndry-she”.13

Në sahihun e Buhariut është vërtetuar se i Dërguari iAllahut ka thënë:

(Transmeton Ebu Hurejra r.a., i cili pohon se Pejgamberis.a.v.s. ka thënë: )

“E shoh se Allahu xh.sh. ka thënë: Njeriu po më shan, edhepse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Njeriu po më përgënjeshtron,edhe pse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. E sharja e tij ndaj Mejeështë pohimi se kam fëmijë, kurse përgënjeshtrimi i tij ështëpohimi se nuk më rikthen (në gjendje) siç më ka krijuar (përherë të parë)”.14

shumë se 220 milionë ekzemplarë. (Biografi e marrë nga libri “Tolstoi përMuhamedin (salallahu alejhi ves-sel-lem)”).

13 Leon Nikollaeviç Tolstoi, “Tolstoi për Muhamedin (salallahu alejhi ves-sel-lem)”, Shkup, 2006, fq. 87.

14 Buhariu në Sahih, kitabu: Bed’ul halk, babu: ma xhae fi kavlil-lahi vehuvejebde’ul halka. nr. i had. 2954. (Enciklopedia elektronike në CD e nëntëkoleksioneve të haditheve, versioni II.) Ndërsa te libri i Ibn Kethirit kemi këtëhadith, ku tregohet se si Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Allahu i Lartmadhë-rishëm thotë: “Njeriu po më ofendon, edhe pse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë.

Takvim – Kalendar 2011172Gjithashtu në Sahihun e Muslimit transmetohet se i Dërgu-

ari i Allahut ka thënë:(Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: )

“Askush nuk është i durueshëm ndaj ofendimit që dëgjon, mëshumë se Allahu i Lartmadhëruar, Atij I (bëhet politeizëm), Ivëjnë shok, dhe i shpifin fëmijë, megjithatë Ai u jep shëndetdhe furnizim”.15

Kurse Allahu xh.sh. në Kuran i drejtohet Muhamedits.a.v.s., që t’u thotë atyre që trillojnë:

“Thuaj: “Sigurisht, atyre që shpifin gënjeshtra për Allahun,nuk do t’u ecë mbarë”. Ata do të kenë kënaqësi të shkurtërnë këtë botë e pastaj do të kthehen te Ne dhe Ne do t’ua ja-pim ta shijojnë dënimin e ashpër, për shkak se nuk be-suan”. (Junus, 69-70)“E ti jobesimtarëve jepu afat, afatizoji ata pak”. (Tarik, 17)

Pohon se kam fëmijë, e Unë nuk kam, meqë jam Një i Vetmi. Nuk kam lindur eas që jam i lindur dhe askush nuk është i barabartë me Mua”. (Buhariu nëSahihun e tij, 59/1/3193- Fet’hul Bari; Nesaiu në Es-Sunenul Kubra, 21/118,sipas Hafidh Ibën Kethir, “Rrëfime për të dërguarit e Allahut”, Prishtinë,2005, fq. 626.)

15 Muslimi në Sahih, kitabu: sifetul kijameti, vel xhenneti ven-nar, babu: la eha-dun esbere minell-Llah ala edhen. nr. i had.5016. (Enciklopedia elektronikenë CD e nëntë koleksioneve të haditheve, versioni II.)

vvëësshhttrriimm

Francesca De Chatel

UJI SIPAS ISLAMIT

Si fe universale e lindur në shkretëtirat e Arabisë, për t’iplotësuar mesazhet e Pejgamberëve të mëhershëm dhe për tëpërcjellë Shpalljen Hyjnore në Testamentin e vet të fundit (nëKuran), Islami ujit i rezervon cilësitë më të ndritura, si jetë-dhurues, mbajtës dhe burim pastrimi. Ai është substanca/mate-ria e burimit të tërë gjallërisë në tokë, është substanca nga ecila Allahu krijoi njeriun (25:54), e Kurani spikat rëndësinë eujit, kur thotë:

أولم يـر الذين كفروا أن السماوات واألرض كانـتا رتـقا فـفتـقناهماوجعلنا يـؤمنون أفال ◌ من الماء كل شيء حي

“A nuk e dinë ata që nuk besuan se qiejt e Toka ishin tëngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë tëjetës së çdo sendi; a nuk besojnë?” (El-Enbija, 30)

Takvim – Kalendar 2011174Uji është element primar, i cili ka ekzistuar madje edhe

para qiejve dhe Tokës:

وهو الذي خلق السماوات واألرض في ستة أيام وكان عرشه على الماء لوكم أيكم أحسن عمال عوثون من بـعد الموت ◌ ليبـ ولئن قـلت إنكم مبـ

ذا إال سحر مبين ليـقولن الذين كفروا إن ه“Ai është i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh(fazash), e Arshi (Froni) i Tij (më parë) kishte qenë mbi ujë,që t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse uthua ti: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes!”, ata që nuk be-suan thonë: “Kjo (që na thua) nuk është tjetër veçse magji ehapur”. (Hud, 7)

Uji nga shiu dhe nga lumenjtë, rrjedh përmes fletëve tëKuranit, duke simbolizuar bamirësinë e Allahut xh.sh.:

زلنا من السماء ماء ◌ وهو الذي أرسل الرياح بشرا بـين يدي رحمته وأنـعاما وأناسي كثيراطهورا لنحيي به بـلدة ميتا ونسقيه مما خلقنا أنـ

“Edhe Ai është, Që i lëshon erërat myzhde në prag të më-shirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.Që me të t’i japim jetë një toke të vdekur dhe që t’u japim tëpinë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz”. (El-Furkan,48-49)

Në të njëjtën kohë, Kurani ua rikujton besimtarëve vazhdi-misht se Allahu është Ai Që u jep ujin njerëzve dhe se Ai poashtu mund t’ua ndërpresë atë shumë lehtë:

Vështrim 175

تم الماء الذي تشربون زلتموه من المزن أم نحن المنزلون . أفـرأيـ تم أنـ أأنـتشكرون ء جعلناه أجاجا فـلوال لو نشا

“A e shihni ujin që po pini? A e lëshoni ju prej reve, apojemi Ne që e lëshojmë? Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atëtë njelmët, përse nuk falënderoni?” (El-Vakia, 68-70)

Në këtë ajet besimtarëve u tërhiqet vëmendja se ata janëvetëm ruajtës të kësaj krijese të Allahut në Tokë, dhe se atanuk guxojnë ta marrin në duart e tyre këtë Ligj të Allahut.

Me pastërti në takim me Allahun:Pastërtia rituale

“Pastërtia është gjysma e fesë”, - u thoshte Pejgamberi a.s.shokëve të tij me një hadith. Këto fjalë të mirënjohura dheshpesh të përsëritura, zbulojnë jo vetëm rëndësinë e pastërtisë,po gjithashtu edhe rolin thelbësor që luan uji në fenë islame.Pastrimi që bëhet përmes abdesit, është pjesë përbërëse dhe eobligueshme e ritualit islam të lutjes: namazet e kryera pa ab-des nuk janë të pranueshme, nuk janë në rregull. Kjo do të tho-të se myslimanët janë të obliguar të bëjnë pastrimin ritual paraçdo namazi.

Kurani u flet besimtarëve se Allahu i do ata që pastrohen(9:108) dhe i urdhëron:

ة فاغسلوا وجوهكم وأيديكم إلى الصال يا أيـها الذين آمنوا إذا قمتم إلىوإن كنتم جنبا ◌ المرافق وامسحوا برءوسكم وأرجلكم إلى الكعبـين

منكم من الغائط لى سفر أو جاء أحد وإن كنتم مرضى أو ع ◌ فاطهروا

Takvim – Kalendar 2011176

مستم النساء فـلم تجدوا ماء فـتـيمموا صعيدا طيبا فامسحوا أو ال ما يريد الله ليجعل عليكم من حرج ولكن ◌ بوجوهكم وأيديكم منه

ليطهركم وليتم نعمته عليكم لعلكم تشكرون يريد “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin,lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkonikokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhu-nubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmu-rë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prejvendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gje-ni ujë, atëherë mësyjeni dheun e pastër (merrni tejemum)dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dë-shiron (me obligim për abdes e larje) t’ju sjellë ndonjë vë-shtirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkateve), t’juaplotësojë të mirën e Tij ndaj jush, që ta falënderoni.” (El-Maide, 6)

Allahu do t’i gradojë ata që pastrohen, ashtu siç e argume-nton shkencëtari i shek. XI, Gazaliu, me këtë hadith: “Besim-tarët në Ditën e Gjykimit do të dalin me shenja të bardha nëballët e tyre, në bërrylat dhe krahët e tyre, si rezultat i abdesittë tyre”. Kaptina të tëra të Hadithit i janë kushtuar pastrimitritual-abdesit, duke detajizuar se kur dhe si duhet bërë dhe du-ke shpjeguar radhën e pastrimit të pjesëve të trupit, si duhenpastruar këmbët, si i duhet dhënë mes’h kokës, madje sa herëduhen pastruar vrimat e hundës. Në këta kapituj, gjithashtutheksohet se uji që përdoret për pastrimin ritual, duhet të jetë ipastër - mutllaq, - që do të thotë se nuk bën të jetë i përzier meçfarëdo lëngu tjetër. Uji i shiut, uji nga bunari, uji nga sistemi i

Vështrim 177ujësjellësit, uji i lumenjve dhe i përroskave, i liqenit, i detitdhe i oqeaneve, - konsiderohet të pastër dhe i përshtatshëm përpastrim ritual.

Trupi dhe shpirti: Pastërtia fizike nëkontekstin fetar

Dy janë llojet e pastrimit ritual: “Wudu’” (abdes) - pastri-mi i vogël, i cili bëhet para lutjes (namazit), dhe ky konsistonnë pastrimin e duarve, fytyrës, dhënia mes’h kokës dhe larja ekëmbëve. Hadithet shpjegojnë se, me marrjen abdes, besimtarishpërlan mëkatin dhe se secila pikë e ujit që bie në duar, bënqë shejtani të largohet.

Procesi i marrjes së abdesit është i përshkruar në mënyrëshumë figurative, sikur mëkati të ishte njollë e dukshme dhesikur djalli që e përcjell besimtarin, të mund të dëbohej me ujë.Andaj, kur besimtari lan fytyrën gjatë abdesit, hadithi tregonse secili mëkat që ka bërë ai me sytë e tij, do të pastrohet ngafytyra e tij me pikën e fundit të ujit; kur i lan duart e tij, secilimëkat i bërë me to shlyhet; e kur i lan këmbët e tij, secili më-kat që ka bërë ai duke ecur me to, shlyhet, derisa ai të dalë ipastër nga të gjitha mëkatet.

Guslli është pastrim i madh, i cili pastron tërë trupin ngapapastërtia, dhe ky është i obliguar të kryhet pas kontaktit sek-sual, pas menstruacioneve, pas lindjes, para pranimit të Islamitdhe pas vdekjes, edhe para manifestimeve të ndryshme dhegjatë Haxhit.

Takvim – Kalendar 2011178

Pastrimi i mendjes: Pastërtiashpirtërore

Wudu’ (abdesi) dhe gualli, që të dy janë pjesë të aktit tëibadetit, rituale të cilat janë të obliguara para hyrjes në namaz,gjatë leximit ose së paku kur e marrim Mus’hafin në dorë. Sitë tilla, këto rite përfshijnë komponentin shpirtëror, që do tëthotë se, edhe nëse dikush pohon se është i pastër fizikisht, ponuk e ka bërë pastrimin ritual (abdesin), nuk e ka të lejuar tëlexojë Kuran dhe as ta prekë atë me dorë.

Kjo ndalesë nuk ka asgjë me pastërtinë fizike - nëse dikushi ka duart të papastra, ose, ta zëmë, dikush do të mund t’ipërlyente kapakët e Kuranit, por kjo në tërësi është çështje erespektimit të Fjalëve të Allahut. Prandaj, vetë pastërtia fizikenuk është e mjaftueshme të konsiderohet pastërti rituale - taha-ret. Pastrimi ritual (abdesi) nuk duhet bërë thjesht mekani-kisht, por me nijet (qëllim), me shprehje më vete për sinqeritetdhe dëgjueshmëri ndaj Allahut xh.sh.. Ky është komponentishpirtëror i pastrimit ritual: përderisa trupi është pastruar meujë, mendja duhet në tërësi t’I përkushtohet Allahut xh.sh..Marrja e abdesit ose e guallit, thjesht, vetëm sa për t’u fre-skuar, p.sh. kur temperatura është e lartë, atë e bën të pasaktë.

Komponentet fizike dhe shpirtërore të pastërtisë rituale pa-raqesin parimin islam të Tevhidit (Njëshmërisë): trupi dhe me-ndja duhet të jenë të bashkuara në zbatimin e obligimeve fetare.Islam domethënë “nënshtrim ndaj Allahut”, kurse myslimanët,“ata që I nënshtrohen Allahut”, e bëjnë atë me trup dhe shpirt.Mbishkrimi në banjat publike të kuartit në Grënadë shpreh këtëlidhshmëri në mes të pastërtisë fizike dhe shpirtërore. Ai pohon

Vështrim 179se trupi është pasqyrë e shpirtit, prandaj “njollat e jashtmesugjerojnë për ekzistimin edhe të të brendshmeve”.

Kursimi i ujit

Hadithet e Pejgamberit a.s. kërkojnë maturi dhe kursimgjatë përdorimit të ujit për pastrim ritual (abdes). Pejgamberia.s. ka tërhequr vërejtjen se abdesi nuk bën të përsëritet mëshumë se tri herë radhazi para çdo namazi; vetë Pejgamberia.s. i lante pjesët e trupit më së shumi tri herë, madje edhe kurkishte ujë me bollëk. Komentuesit shtojnë: “Dijetarët nuk lejo-jnë të teprohet dhe të tejkalohet numri që ka praktikuar Pejga-mberi a.s.”.

Hadithet, gjithashtu, ofrojnë këshilla për kohën kur ndihetmungesë uji, duke vepruar sipas shembullit të Pejgamberit a.s..Një ditë, teksa Pejgamberi a.s. udhëtonte nëpër shkretëtirë meshokët e tij, bashkëshortes së tij, Aishes, i kishte humbur njëstoli. Ata kishin humbur mjaft kohë duke e kërkuar, kështu që,kur kishte hyrë koha e namazit, nuk kishin gjetur ndonjë burimuji. Atëherë Allahu xh.sh. i kishte zbritur Pejgamberit dispo-zitat e tejemmumit:

تم سكارى حت تـقربوا الصال يا أيـها الذين آمنوا ال ى تـعلموا ما تـقولون ة وأنـوإن كنتم مرضى أو على سفر ◌ عابري سبيل حتى تـغتسلوا جنبا إال وال

مستم النساء فـلم تجدوا ماء فـتـيمموا أو جاء أحد منكم من الغائط أو ال ◌ با فامسحوا بوجوهكم وأيديكم صعيدا طي

“O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur,derisa të dini se ç’flisni, dhe as duke qenë xhunubë (të

Takvim – Kalendar 2011180papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nësejeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prejjush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, enuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me tëfytyrat dhe duart tuaja (merrni tejemum). All-llahu i shlyene i fal mëkatet”. (En-Nisa, 43)

Kështu pra, dheu i pastër mund të përdoret si zëvendësim iujit në raste të jashtëzakonshme. Në të vërtetë, Pejgamberi a.s.kishte pohuar natyrën e pastër të dheut, kur pati thënë: “Tokamë është bërë vend për lutje (mesxhid) dhe mjet për pastërti”.

Islami dhe Krishterimi: Dy fe, dy ujëra

Një nga dallimet fondamentale në mes Islamit dhe Krishte-rimit qëndron në vështrimin nga ana e tyre të raportit në mestrupit dhe shpirtit, e kjo në mënyrë indirekte tregon ndryshue-shmërinë në vlerësimin e ujit. Përderisa Islami trupin e shpirtini sheh si një, filozofia krishtere këto të dyja i sheh si dy enti-tete. E frymëzuar nga filozofia dualiste e Platonit, filozofia kri-shtere, në mënyrë “racionale”, kupton mendjen ose shpirtin, qëmund të kontrollohen, kurse trupin e trajton si diçka që e drej-ton nevoja e verbër dhe ai jo gjithmonë mund të ruhet nga ko-ntrolli i mendjes.

Ideja e ndarjes së trupit dhe shpirtit, është aprovuar ngaana e Kishës dhe ka dominuar mjaft me ideologjinë e asketëvetë Krishterimit të hershëm. Ata besonin se vuajtjet fizike pa-strojnë shpirtin dhe afrojnë tek Krishti. “Njerëzit e shenjtë” tëKrishterimit të hershëm e vlerësonin shumë faktin që uji nukkishte prekur kurrë këmbët e tyre, përveçse kur kishin qenë të

Vështrim 181detyruar të shkelnin ujin e ndonjë rrebeshi shiu. Shenjtërimigjykonte se pastrimi është praktikë pagane dhe pohonte “Ai qëështë pastruar në Krishtin (është kryqëzuar), nuk ka nevojë përpastrim tjetër”. Kjo neveritje ndaj pastrimit dhe tërë asaj qëështë e lidhur me të, ka vazhduar deri në shekujt e mesjetësdhe ka dalë jashtë kufijve të klerit Në Spanjë, në shekullin epesëmbëdhjetë, mbretëresha Isabela kishte dhënë deklaratën esaj të njohur se nuk do ta ndryshonte uniformën e saj derisa tëmos binte Granada. Duke pasur parasysh se shtetrrethimi iGranadës kishte zgjatur tetë muaj, mund të merret me mendkundërmimi që kishte rrethuar këtë mbretëreshë të devotshmekatolike. Siç u tha më sipër, sipas Islamit, bashkimi i trupit dheshpirtit domethënë se rituali i rregullt dhe pastrimi janë dety-rime fetare.

Kryqëzimi i krishterë (baptizmi), në të cilin fëmijët e por-salindur (mbase edhe ata të moshës së rritur) bekohen me ujëtë shenjtë dhe, rrjedhimisht, pranohen në kishë, tregon gjitha-shtu dallimet në vlerësimin e ujit nga të dy fetë. Sipas Islamit,i tërë uji është i shenjtë dhe i dërguar si dhuratë nga Allahuxh.sh.. Kjo është përsëritur shumë herë në Kuran:

ناكم ماء فـراتا وجعلنا فيها رواسي شامخات وأسقيـ“Dhe në të (në Tokë) kemi vënë kodra të forta e të larta dheju dhamë të pini ujë që jua shuan etjen”. (El-Murselat, 27)

I tërë uji, në qoftë se është i pastër (mutllaq), mund tëpërdoret për pastrim ritual. “Uji i shenjtë”, që përdoret në kry-qëzimin e krishterë, është i natyrës së caktuar; nuk është çfarë-do uji, po ujë i bekuar në emër të Krishtit. Ky bekim i jep ujitcilësi të veçantë, vlerë të shtuar, e cila e dallon dhe e ngre mbi

Takvim – Kalendar 2011182ujërat e tjera. Shënimet e etërve të hershëm kishtarë tregojnëse për “ujin e shenjtë” besohej që i largon shpirtrat e këqijadhe shëron lloje të ndryshme sëmundjesh. Shumë të krishterë eruajnë ujin që nga kryqëzimi në shtëpitë e tyre gjatë tërë vitit,ose e përdorin për t’i spërkatur arat, vreshtat e kopshtet. Dok-trina islame ujit i jep edhe këtë rëndësi:

يا أيـها الناس إن كنتم في ريب من البـعث فإنا خلقناكم من تـراب ثم من ونقر ◌ نطفة ثم من علقة ثم من مضغة مخلقة وغير مخلقة لنبـين لكم

لغوا أشدكم في األرحام ما نشاء إلى ثم لتبـيـعلم من بـعد ومنكم من يـتـوفى ومنكم من يـرد إلى أرذل العمر لكيال ◌

زلنا عليـ ◌ علم شيئا ها الماء اهتـزت وربت وتـرى األرض هامدة فإذا أنـبتت من كل زوج بهيج وأنـ

“O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendonikrijimin tuaj që): Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji,pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatëmishi, që është krijesë e formuar ose e paformuar, në më-nyrë që t’ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e ve-ndosim në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej junxjerrim foshnjë dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka di-kush prej jush që vdes herët, e dikush që jeton deri në ple-qëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që kapasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lë-shojmë ujin, ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojetrrit bimë të këndshme”. (El-Haxh, 5)

Vështrim 183

Roli i ujit në qytetin islam

Rëndësia e ujit në kulturën islame, përgjatë shekujve, kalënë gjurmë në zhvillimin e qytetit. Fontanat, rezervuarët dhebanjat publike, të cilat edhe sot mund të gjenden në qytetet eBotës Islame, mbijetojnë si dëshmi fizike e rolit që luan uji nëshoqërinë islame.

Hamami, banja publike, ka histori të gjatë, e cila shtrihetmadje deri në kohën paraislame. Tradita e ndërtimit të banjavei detyrohet mbretit Sylejman dhe Belkises, mbretëreshë e Se-beit (Shih: Eth-Thalebi, Rrëfime mbi pejgamberët, për prejar-dhjen e hamamit). Ndonëse shkencëtarët kryesisht pajtohen sePejgamberi a.s. personalisht nuk kishte vizituar asnjëherë ndo-një banjë - hamam, të tilla ka pasur mjaft para se të instalohejuji në objekte banimi. Ndonëse vizita e hamameve, në rend tëparë, natyrisht, ishte pjesë përbërëse e pastrimit ritual, avullidhe uji i nxehtë shërbenin po ashtu për qëllime mjekësie-shë-rimi, kështu që ato vizitoheshin shumë edhe për shkaqe shë-ndetësore. Sot hamamet nuk janë shumë sikur ishin dikur,sidomos në vise të Afrikës Veriore, si Tunizia e Maroku, kuvizita e hamameve ishte ngjarje shoqërore në atë masë, saqëedhe ishin pjesë përbërëse të ritualit fetar.

Ujin, - para se të sillej në shtëpi dhe për t’u përdorur edhepër amvisëri, - banorët e qytetit islam e merrnin nga fontanat,depozitat (rezervuarët) ose puset. Në shumë qytete të mesjetës,burimet e ujit ishin vende ku takoheshin çdo ditë gra e vajza,sa herë shkonin për të mbushur enët e tyre. Sot ka pak nga atomjedise shoqërore, me përjashtim kur bëhet fjalë për sebil-in –

Takvim – Kalendar 2011184burimin e ujit të pijes, i cili gjendet ende gjithandej hapësiravetë dikurshme të Perandorisë Osmane.

Krojet-çezmat (sebil) rëndom ishin dhurata të qytetarëve tëpasur, dhe uji i tyre merrej pa pagesë nga të gjithë. Ato ishinmë shumë se thjesht burime uji, rreth tyre ngriheshin ndërtesa,dhe kështu bëheshin atraksione arkitektonike brenda strukturësurbane. Mbështetur në fjalët e Pejgamberit a.s., se dy mëshi-rat/rahmetet më të mëdha janë “t’i jepet ujë të eturit dhe tëmësohej i padijshmi”, pranë çezmave ndërtoheshin medrese qëquheshin sebil-kutub, fjalë për fjalë, “fontanë librash” ose“fontanë shkolle”. Të fshehura në sokakët e ngushtë të Kajros,këso sebilesh (çezmash) dhe sebil-kutubi mund të gjendenende. Disa janë të ndërtuara nga druri i dekoruar bukur, disa tëtjera edhe nga gurët e rregulluar mjaft me shije dhe të dekoruaredhe me metale. Ka edhe të tilla që i ka mbuluar pluhuri dheas që mund të shihen. Sot, kur uji ka hyrë në çdo familje, sebilika dalë nga përdorimi, ndonëse disa medrese që ishin ndërtuarnë kuadër të tyre, vazhdojnë të jenë në funksion edhe më tutje.

Uji në të Drejtën islame

Klima e ashpër shkretinore e Arabisë, Lindjes së Afërt dheAfrikës Veriore Sahariane, ujin e bën shumë të vlefshëm dheburim të çmueshëm. E Drejta islame-Sheriati, çështjen e ujit eka elaboruar deri në hollësi, për të siguruar ndarje të drejtë dhetë ndershme të ujit brenda bashkësisë.

Vetë fjala „Sheri’ah”, për nga kuptimi është shumë afërujit. Është përfshirë në fjalorët e hershëm të gjuhës arabe dhekuptimin origjinal e ka “Vend nga i cili dikush e zbret ujin”.

Vështrim 185Para shfaqjes së Islamit në Arabi, sheri’ah ishin mjaft rregullapër përdorimin e ujit: shura’at al-maa ishin lejet që jepnin tëdrejtën e ujit për pirje. Ky term më vonë u zhvillua, saqë për-mbledh tërësi të ligjeve dhe rregullave nga Allahu xh.sh..

Uji është dhuratë e Allahut xh.sh., është një nga tri gjëratpër të cilat çdo mysliman ka të drejtë: kullotat, uji dhe zjarri.Uji duhet të jetë i lejuar për përdorim për të gjithë, dhe personiqë i pengon të tjerët të përdorin ujin, bënë mëkat tek Allahu:“Askush nuk mund të mbajë tepricën e ujit e të mos gabojëndaj Allahut dhe ndaj njeriut”. Hadithet flasin se në mesin etre lloj njerëzish të cilët nuk do t’i shikojë Allahu Ditën e Gjy-kimit, është edhe “njeriu i cili, duke pasur ujë më shumë se ç’inevojitet për nevojat e tij, refuzon t’i japë udhëtarit...”.

Dy janë rregullat themelore të cilat, sipas Sheriatit, përca-ktojnë të drejtën për ujë: shafa, e drejta e të eturit, vendos tëdrejtën universale që bota njerëzore ta shuajë etjen e tyre dheetjen e shtazëve të tyre; shirb, e drejta e ujitjes, u ofron tëdrejtë të gjithë shfrytëzuesve që t’i ujisin të mbjellat e tyre. Tëdy rregullat janë komentuar në mënyra të ndryshme nga ana eshkollave juridike islame, ndërkaq zbatimi i tyre dallon nganjë rajon tek tjetri, nga fshati në fshat, sepse secila bashkësizbaton ligjin që është në përputhshmëri me rrethanat gjeogra-fike dhe shoqërore.

Dënimi i pabesimtarëve

Allahu xh.sh. jo gjithmonë ujin e çon si dhuratë. Ai mundta sjellë edhe si dënim të ashpër. Pabesimtarët dhe ata që fenëe tyre e marrin “si lojë dhe argëtim”, do të pësojnë dënim edhe

Takvim – Kalendar 2011186me ujë. Në Xhehenem pabesimtarët do të detyrohen të pinë ujëtë valë (88: 5). Pijet do t’i kenë nga uji i valë (6: 70), i cili dot’ua copëtojë zorrët (47: 15) dhe do të zhyten në ujë të valë(40: 72), dhe po ujë të valë do t’u qitet edhe mbi kokat e tyre(22:19), duke ua djegur lëkurët e tyre.

Në kontekstin e kësaj bote, uji po ashtu mund të jetë burimi vuajtjes. Dhe vërtet, sasia dhe cilësia e ujit që Allahu e zbretnga qielli, përcakton nëse ai (uji) do të jetë begati apo dënim.Kurani bënë dallim në mes llojeve të ndryshme të ujit:

نـهما وهو ال ذا ملح أجاج وجعل بـيـ ذا عذب فـرات وه ذي مرج البحرين هبـرزخا وحجرا محجورا

“...ky (njëri) i pijshëm dhe i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmëtdhe i idhët...” (El-Furkan, 53)

Uji i njelmët dhe uji i idhët nuk mund të shuajnë etjen dheas tokës t’ia rikthejnë jetën, ato mund të sjellin vetëm vuajtje.Jo vetëm cilësia, po edhe sasia e ujit përcakton nëse uji do tësjellë jetë ose shkatërrim. Megjithëkëtë, vendimi i takon Fuqi-së së Allahut:

لك تخرجون ◌ ن السماء ماء بقدر فأنشرنا به بـلدة ميتا والذي نـزل م كذ“Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japimme të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do tënxirreni (të gjallë nga varrezat)”. (Ez-Zuhruf, 11)

Kjo do të thotë se shirat mund të sjellin jetë duke ujitur to-kën e thatë, duke u sjellë dobi njerëzve dhe kafshëve të tyre(32: 27), mirëpo ato mbase mund të jenë edhe të shumta dhe tëshkaktojnë dëme të mëdha në të mbjella dhe shtëpi:

Vështrim 187

أهلكنا من قـبلهم من قـرن مكناهم في األرض ما لم نمكن ألم يـروا كم لكم وأرسلنا السماء عليهم مدرارا وجعلنا األنـهار تجري من تحتهم

نا آخرين فأهلكناهم بذنوبهم وأنشأنا من بـعدهم قـر “A e vërejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam e qëNe u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juvenuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi mebollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e përshkak të mëkateve të tyre, i shkatërruam dhe pas tyre sollëm(breza) të tjerë”. (El-Enam, 6)

Pamje të parajsës islame

Metaforat poetike kuranore, në të cilat uji shfrytëzohet përtë simbolizuar parajsën, mirësinë dhe mëshirën e Allahut, janëgjithsesi shumë të shpeshta. Nga shumë referenca kuranore përlumenjtë e rrjedhshëm, shiun dhe fontanat e ujit të pijshëm nëparajsë, mund të përfundojmë se uji është esenca e kopshtevetë parajsës. Ai rrjedh përmes tyre duke sjellë freski e gjelbërimdhe duke shuar etjen. Besimtarët do të jenë të graduar për de-votshmërinë e tyre:

فيها أنـهار من ماء غير آسن وأنـهار من ◌ مثل الجنة التي وعد المتـقون لبن لم يـتـغيـر طعمه وأنـهار من خمر لذة للشاربين وأنـهار من عسل

خالد كمن هو ◌ ولهم فيها من كل الثمرات ومغفرة من ربهم ◌ في النار وسقوا ماء حميما فـقطع أمعاءهم

“Shembulli i Xhenetit, i cili u është premtuar atyre që janëruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë

Takvim – Kalendar 2011188për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenjnga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar,ata kanë aty edhe gjithfarëlloj pemësh, kanë edhe falje ngaZoti i tyre (a është i njëjtë) si ai që është përgjithmonë nëzjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët etyre?” (Muhamed, 15)

Uji në Xhenet asnjëherë nuk rri në një vend, po rrjedh, nëdallim nga uji në Xhehenem. Kurani gjithashtu ujin e parajsëse barazon me pastërtinë morale:

جارية عين فيها . غية فيها ال تسمع ال “Aty (në Xhenet) nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme, Aty kakroje që rrjedhin”. (El-Gashije, 11-12)

Shumë thënie specifike për topografinë e parajsës në Kur-an shpien në tentime të shumta kopjimi të pikturimit të parajs-ës. Përgjatë historisë, sundimtarët myslimanë nga Spanja arabederi te Persia, kishin provuar t’i realizonin pamjet e disenjit tëkopshteve të pallateve të tyre, duke ndërtuar atraksione uji, pi-shinash e fontanash. Kopshtet e Al-Hambras në Granadën spa-njolle, kompleksi Bagh-e-Tarikhi në qytetin iranian Kashan, sidhe kopshtet e pallateve mbretërore në qytetin maroken Mak-resh, - tërë kjo dëshmon dëshirën për të imituar parajsën kura-nore në Tokë.

Marrë nga: “Takvim”- 2004,Bot. Rijaset Islamske Zajednice u BiH, Sarajevë.

aalliimmËËtt ttAAnnëë

Resul Rexhepi - Sadik Mehmeti

MYDERRIZI I MEDRESESË“MEHMET PASHA” TË PRIZRENIT

HAFIZ ABDULLAH EF. HIZRI - TELAKU(Ld. 15.05.1896 - vd. 04.04.1943)

Hyrje

Puna dhe hulumtimi nëpër arkiva dhe biblioteka, përveçqëtë jep një ndjesi dhe kënaqësi të veçantë, të bën edhe surprizatë këndshme dhe të mundëson që të njihesh me ngjarje, perso-nalitete dhe të dhëna të reja, të cilat nuk të është dhënë rasti t’injohësh më parë, dhe kështu bëhen pjesë e pandashme e jotjadhe e interesimeve tua, kurse më vonë, si të thuash, ndiesh njëdëshirë e nevojë, mbase të pashpjegueshme, që domosdoshmë-rish të merresh me to.

Ndërsa po hulumtonim dhe po shkruanim monografinë përnjërin ndër myftinjtë, myderrizët, alimët dhe patriotët e shquar

Takvim – Kalendar 2011190të Prizrenit me rrethinë, autorin e tetë veprave në gjuhën arabe,Haxhi Rrystem ef. Shportën1, na tërhoqi vëmendjen emri i my-derrizit të parafundit të medresesë së famshme “Mehmet Pa-sha” të Prizrenit, hfz. Abdullah ef. Hizri-Telaku, për të cilinkishim dëgjuar, por vetëm si emër dhe jo më shumë, sepse përtë, çuditërisht! - asgjë s’është shkruar në gjuhën shqipe. Na bë-ri përshtypje posaçërisht respekti që tregonin autorët boshnja-kë për këtë personalitet shqiptarë.

Të dhënat e para për këtë myderriz dhe hoxhë të shquar tëPrizrenit i hasem pikërisht në një shkrim të studiuesit ngaSarajeva, Fejzullah Haxhibajriç2, i cili duke bërë fjalë për njëvepër të haxhi Ymer Lutfi ef. Paçarizit, ndër të tjera, na jepedhe një të dhënë shumë me rëndësi kur thotë se aty ku ështëvarrosur Haxhi Ymer Lutfi efendiu, - në varrezat Kuruçeshme- janë varrosur edhe shoku i tij i vjetër nga Stambolli, myftiu injohur i Prizrenit, haxhi Rrystem ef. Shporta, dhe zëvendësi i

1 Resul Rexhepi-Sadik Mehmeti, Haxhi Rrystem ef. Shporta-Jeta dhe vepra(1864-1937), Monografi, Prishtinë, 2010.

2 Fejzullah Haxhibajriç (1912-1990) ka qenë myderriz, hoxhë, bibliotekist,shejh dhe nëpunës në administratën e Bashkësisë Islame të Bosnjë e Hercego-vinës. Ka njohur mirë gjuhën arabe, turke dhe persiane. Është autor i shumëshkrimeve të botuara në revistat profesionale nga islamologjia dhe nga trashë-gimia islame në Bosnjë dhe me gjerë. Ka qenë sheh i tarikatit kaderij, dhe më1936 ka marrë dorë tek myderrizi i Vushtrrisë, shkrimtari, poeti dhe mendim-tari shqiptar Selim ef. Sami Jashari - Drejta (vdiq më 1952). Fejzullah efendiuka botuar në gjuhën boshnjake shumë ilahi, sikundër edhe veprën “Tuhfa” tëshehut të tij, Selim Sami efendiut. Fejzullah ef. ka qenë shpjegues, komentuesdhe përkthyes në gjuhën serbokroate i “Mesnevisë”. Fejzullah ef. në vitin1963 ka botuar “Ilmihalin”, i cili në vitin 1968 është përkthyer në gjuhënshqipe nga H. Sherif Ahmeti dhe deri sot ka pasur disa ribotime. Më gjerësishtpër këtë, shih: M. Trajlić, Prof. Hadži Fejzulah Hadžibajrić (in memoriam),në: “Anali” Gazi Husrev-begove Biblioteke, nr. XV-XVI, Sarajevë, 1990, f.287-291.

Alimët tanë 191Reis-ul-Ulemasë së Jugosllavisë dhe myhibi i haxhi Ymerit,hfz. Abdullah ef. Hizri-Telaku... Nekrologun për haxhi hafizRrystem ef. Shportën, - thotë F. Haxhibajriçi, - e ka shkruarhafiz Abdullah Hizri dhe e ka botuar në rev. “El-Hidaje”, viti I,nr. 12, Sarajevë, 19383, kurse nekrologun për Hafiz Abdullahef. Hizrin e kanë shkruar F. Haxhibajriçi në “El-Hidaje”, viti.VI, nr. 12, Sarajevë, 1943 dhe M(ahmud) Trajliçi, në revistën“Glasnik”, nr. 10, Sarajevë, 1943”4.

F. Haxhibajriçi, po ashtu, edhe në një shkrim tjetër të tij5, -duke bërë fjalë për fondet dhe dokumentet që posedon arkivi iBibliotekës së Gazi Husrev Begut në Sarajevë, ndër të tjerash,- jep një shënim shumë me rëndësi për interesimet tona, kurthotë: “Në koleksionin ”Maktūbāt/Korrespondencat”, të këtijarkivi, ruhen edhe katër letra, të cilat miqve të tij në Sarajevë,ua kishte dërguar nga Prizreni hfz. Abdullah efendi Hizri, se tringa këto letra janë në gjuhën arabe, kurse një në gjuhën turke,

3 Shkrimin për haxhi hafiz Rrystem Zihni ef. Shportën, shkruar nga hafiz Abdu-llah Hizri dhe të botuar në “El-Hidaje” ‘Abdullāh Hizr, Marhūm Hāğğī hāfizRüstem Zihnī efendī, në “El-Hidaje”, nr. 12, Sarajevë, 1938, f. 195., nga Sara-jeva, na e ka siguruar dhe na e ka dërguar miku ynë, z. Bajro Perva, të cilin efalënderojmë botërisht.

4 Fejzulah Hadžibajrić, Omer Lutfijin Tahmis na Bošnjakovu kasidu o Fususul-Hikemu, në: “Anali Gazi Husrev-begove Biblioteke”, knjiga V-VI, Sarajevë,1978, f. 188. Dy nekrologët për Abdullah ef. Hizrin, të shkruara nga studiue-sit boshnjakë, F. Haxhibajriçi dhe M. Trajliçi, të botuara në “El-Hidaje” dhenë “Glasnik”, nga biblioteka e Gazi Husrevbegut në Sarajevë, na i ka sjellëmiku dhe kolegu ynë, Nail ef. Halimi, të cilit i jemi mirënjohës dhe e falënde-rojmë përzemërsisht. Z. N. Halimi po ashtu nga arkivi i Bibliotekës së GaziHusrevbegut në Sarajavë, na i ka sjellë edhe katër letrat që hfz. Abdullah ef.Hizri ia kishte dërguar mikut të tij F. Haxhibajriçit.

5 Fejzullah Hadžibajrić, O arhivaljima Gazi Husrev-begove biblioteke u Sara-jevu, në: “Anali”, knjiga XV – XVI, Sarajevë, 1990, f. 285.

Takvim – Kalendar 2011192se janë të shkruara me një kaligrafi të jashtëzakonshme dhe sejanë shumë të rëndësishme për nga përmbajtja”6.

Në anën tjetër, në Arkivin e Kryesisë së Bashkësisë Islametë Kosovës ruhet Dosja e hfz. Abdullah ef. Hizrit7, e cila ndo-nëse nuk është shumë e vëllimshme, megjithatë përmban tëdhëna dhe saktësime me rëndësi për këtë personalitet. Kjo do-sje, me sa merret vesh, është hartuar pas vdekjes së hfz.Abdullah efendiut, pra më vonë, në vitin 1952, atëherë kur ba-shkëshortja e hfz. Abdullah ef. Hizrit, znj. Radije, kishte bërëkërkesën për të rregulluar sigurimin social dhe për të gëzuarpensionin e bashkëshortit të saj të ndjerë. Për këtë arsye, ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, hfz. Bajram ef. Aganidhe ai i Këshillit të Prizrenit, hfz. Ismailhaki ef. Ustaibo kishinhartuar/kompletuar këtë dosje të cilën ne e konsultuam në tërë-si, sikurse i konsultuam edhe disa dokumente të tjera që i ki-shim vjelë në fonde të ndryshme në Arkivin e Kosovës, e qëkanë të bëjnë me hfz. Abdullah ef. Hizrin.

Mbi bazën e këtyre burimeve dhe literaturës tjetër që ështëdhënë në bibliografi, në vazhdim po japim një jetëshkrim përherë të parë në gjuhën shqipe për këtë alim e myderriz të me-dresesë së famshme “Mehmed Pasha”, që dikur për nga nivelidhe përmbajtja e mësimit ishte e njohur në tërë Rumelinë8, përkëtë imam të xhamisë “Arasta”9, të cilës rrënuesit ia lanë ve-

6 Fejzullah Hadžibajrić, O arhivaljima Gazi Husrev-begove biblioteke..., po aty,f. 285.

7 Arkivi i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kutia nr. 2, dosja nr. 28.8 Hasan Kaleši, Spomenici islamske arhitekture i orijentalni rukopisi, në mono-

grafinë “Kosova nekad i danas”, Beograd, 1973, 470-471.9 Xhaminë e Arastës e ndërtoi Jakup bej Evrenozade në vitin 1526. Quhet xha-

mia e Arastës, sepse gjendej në mes të Çarshisë së Arastës-Çarshisë së Mbu-luar. Xhamia është djegur disa herë, kurse në vitin 1963 është shembur dhe

Alimët tanë 193tëm minaren si dëshmi, për këtë hafiz të shquar që “aq ëmbël ekëndonte Kuranin”10, për këtë kopjues e kaligrafist të shkathtë,për këtë mbrojtës e përkrahës të kauzës kombëtare, përkrahëstë Ferhat bej Dragës dhe mik, bashkëpunëtor e vendës të Ibra-him Lutfiut11, përkrahës dhe përhapës të shkrimit shqip; perso-nalitet me ide përparimtare e patriotike, kundërshtar të rreptëtë politikës antishqiptare serbomadhe; për këtë luftëtar ndërmë të shquarit në luftën kundër shpërnguljes me dhunë të shqi-ptarëve nga trojet etnike - hfz. Abdullah ef. Hizrin-Telakun.

E, së bashku me jetëshkrimin e tij, po sjellim edhe faksimi-len e njërës prej letrave të hfz. Abdullah efendiut dërguar miq-ve të tij në Sarajevë, në mënyrë që të njihemi me kaligrafinë etij të jashtëzakonshme; po sjellim edhe katër fotografi të tij tërralla, - me shpresë se një ditë do t’u ndihmojnë atyre që do tëshkruajnë, - dhe duhet të shkruajnë, - një monografi për Hfz.Abdullah ef. Hizrin-Telakun.

rrënuar në tërësi, përveç minares, e cila gjendet edhe sot si dëshmi se aty di-kur ka ekzistuar një xhami dhe një çarshi shumë e njohur dhe me një histori.Minarja është e vetmja pjesë e vjetër e parrënuar nga tërë kompleksi i Çar-shisë së Arastës.

10 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, në: “El-Hidaje”, viti.VI, nr. 12, Sarajevë, 1943, f. 339-341.

11 Ibrahim Hazer Lutfiu (1913-1950). Intelektual, veprimtar politik i njohur nëvitet e Luftës II Botërore. Lindi në Prizren, ku kreu shkollën fillore dhe gjim-nazin. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin Juridik në Beo-grad. Më 1939 u punësua në Sarajevë në Kryesinë e Bashkësisë Islame sisekretar i përgjithshëm për Kosovën. Pas shpërbërjes së Mbretërisë Jugosllave(1941) u rikthye në Kosovë, ku shërbeu si zv.prefekt në Mitrovicë. Në nëntor1944 u arrestua në afërsi të Rahovecit nga partizanët jugosllavë, por u liruamë pas nga luftëtarët e formacionit nacionalist të A. Gllavicës. Që nga ajo ko-hë jetoi ilegalisht në Budakovë. Prej andej vendosi lidhje me Organizatën Na-cional-Demokratike Shqiptare në Kosovë. Më 1950 i dha fund jetës së tij.(Shih: Grup autorësh, Fjalor enciklopedik shqiptar, vëll. II, Tiranë, 2008, f.1580).

Takvim – Kalendar 2011194

Jetëshkrimi i hfz. Abdullah ef. Hizrit-Telakut

Arsimimi

Hafiz Abdullah ef. Hizri-Telaku është djali i dytë i Hizrittë birit të bahçevanit të njohur Sylejman agë Telakut. Të parëte Hfz. Abdullah efendiut hiqnin rrënjë nga fshati Bajë i Mali-shevës12, por që ishin vendosur në Prizren, ku 15.05.1896, ulind Abdullah efendiu13.

Pas përfundimit të mektebit (shkollës fillore) dhe ruzhdijes(gjimnazit të ulët), Abdullah efendiu mësimet i kishte vazhdu-ar në idadinë (gjimnazin e lartë) në Prizren, të cilën nuk patifatin që ta përfundonte, sepse kjo shkollë, pas largimit të Pera-ndorisë Osmane nga trojet tona, nga ana e pushtetit serb më1912 qe mbyllur. Në këtë kohë qenë mbyllur - për të mos uhapur kurrë - edhe medreseja “Mahmud Pasha” e themeluarmë 1100/1681, medreseja “Sinan Pasha” e themeluar më1125/1706 dhe medreseja “Emin Pasha” e themeluar më1831, sikundërqë nga ana e pushtetit serb pati ndërprerë punënedhe medreseja “Mehmet Pasha” dhe qenë mbyllur edhe shu-më xhami e mektebe së bashku me shkollën normale “Darul-mual-limin”, qe shkatërruar në tërësi Xhamia e Kalasë dhemonumente të tjera islame në Prizren.

12 Dr. Muhamet Pirraku, Këndoi edhe kur e kishte të ndaluar, në: “DituriaIslame”, nr. 24, Prishtinë, 1991, f. 21.

13 Shumica e burimeve që konsultuam vitin 1896 e shënojnë si vit të lindjes sëAbdullah ef., e megjithatë, diku shënon viti 1894 e diku-diku 1898. Ne përshumë arsye u përcaktuam për të parin.

Alimët tanë 195Në vitin 1917, Abdullah efendiu regjistrohet në medresenë

“Mehmed Pasha”14, ku do t’i ndjekë mësimet tek myderrizët eshquar hfz. Abdulaziz Hifzi efendiu15 dhe te haxhi hfz. Rrystemef. Shporta16, të cilët do të lënë gjurmë në formimin e persona-

14 Arkivi i Kosovës, Fondi: Myftinija e Qarkut të Prizrenit, kutia 2, 1920.15 Hafiz Abdylaziz efendiu, i lindur në Krushë, po ka jetuar në Brusë të Turqisë,

ka qenë myfti i Prizrenit dhe myderriz i shquar në medresenë “Mehmed Pa-sha” të Prizrenit. Te ky myderriz kanë marrë ixhazetin shumë studentë gjitha-ndej trojeve shqiptare. Kurse vetë Abdylaziz efendiu ixhazetin e kishte marrëte dijetari i shquar Ismail Hakki Manastiri. Abdylaziz efendiu ka vdekur nëvitin 1917. Ymer Lutfi Paçarizi ka shkruar dy kronograme/tārīh për Abdyl-aziz efendiun në gjuhën osmane; një kopje e këtyre kronogrameve gjendet nëduart tona. Nuk janë botuar deri sot. Aty shkruan se Abdylaziz efendiu ka qe-në “edhe myfti edhe myderriz në Prizren, tek i cili kanë marrë ixhazet tri gje-nerata studentësh”. (Shih: ‘Umar Lutfī Pāçārīzī, Tawārīh, (dorëshkrim),Arkivi i Kosovës-Prishtinë, f. 109-112).

16 Haxhi hafiz Rrystem Zihni ef. Shporta lindi në Prizren në vitin 1864. Mësi-met e para i mori në Prizren në mektebin dhe në medresenë e “Sinan Pashës”te myderrizi (Abdyl)Halim efendiu. Më pastaj studimet i kishte vazhduar nëmedresenë “Mehmed Pasha” në Prizren te myderriz Memish efendiu. Më pa-staj, për t’i thelluar studimet e tij vajti në Stamboll. Nga atje, me kërkesën emyftiut dhe myderrizit Hafiz Abdylaziz efendiu. u kthye në Prizren në medre-senë “Mehmed Pasha” për t’i përfunduar studimet. Haxhi Hfz. Rrystem efe-ndiu në Stamboll njihet edhe me deputetin e parlamentit të Turqisë ngaKosova, Hasan Prishtinën dhe me dijetarë të tjerë nga Prizreni dhe nga trojete tjera shqiptare. Pas vdekjes së myderrizit të tij hfz. Abdylaziz efendiut më1917, haxhi Rrystem efendiu do ta zërë vendin e tij dhe do të emërohet myfti iPrizrenit dhe myderriz në medresenë “Mehmed Pasha”. Në detyrën e myftiuttë Prizrenit haxhi Rrystem ef. do të qëndrojë deri në vitin 1920 kur edhe shka-rkohet, për t’u emëruar përsëri në vitin 1922. Edhe kësaj radhe nuk qëndroigjatë në këtë pozitë dhe më 1923 u shkarkua, për t’u riemëruar në vitin 1924,ku qëndroi deri më 25 korrik 1924, kur edhe burgoset dhe dënohet nga pu-shteti serb me 20 vjet heqje lirie. Dënimin e ka vuajtur në burgun e Prizrenit,Shkupit, Nishit dhe Zenicës. Haxhi hfz. Rrystem efendiu vdiq në moshën 73vjeçare në mëngjesin e ditës së hënë më 5 tetor 1937 dhe u varros në varrezatKuruçeshme në Prizren. Ka shkruar tetë (8) vepra autoriale në dorëshkrim.(Më gjerësisht: Resul Rexhepi-Sadik Mehmeti, Haxhi Rrystem ef. Shporta-Jeta dhe vepra (1864-1937), Monografi, Prishtinë, 2010).

Takvim – Kalendar 2011196litetit të Abdullah efendiut. I pari shquhej si pedagog dhe njo-hës i thellë i shkencave islame, kurse i dyti, përveç të tjerash,ishte patriotë me autoritet në rrethinë, ide këto të cilat do t’ikultivoj tek hfz. Abdullah efendiu. Krahas mësimit në medre-senë “Mehmet Pasha”, hfz. Abdullah efendiu kishte mësuaredhe Kuranin përmendsh, një traditë kjo e njohur për këtë ins-titucion arsimor që nga fillimi i hapjes e deri në kohën kur umbyll më 1948, kurse numri i hafizëve që kishin arritur të më-sonin Kuranin përmendsh në dhomat e kësaj vatre arsimore is-lame e kombëtare, nuk ka të numëruar. Mësimet në medresehfz. Abdullah efendiu i kishte përfunduar te myderriz hfz. Ny-sret ef. Galibi17, nga i cili më datën 23 qershor 1928 kishte ma-rrë ixhazetnamenë/diplomën. Hfz. Abdullah ef. Hizri njihtepër mrekulli gjuhën arabe, dhe, përveç gjuhës shqipe dhe tur-ke, të cilat i fliste, përdorte edhe gjuhën frënge, po dhe atë ser-bokroate18.

17 Hfz. Nysret ef. Galipi (Doda) është biri i Haxhi Sadikut. Kishte lindur në Pri-zren në vitin 1878, ku e kishte kryer edhe shkollën fillore-iptidainë dhe pro-gjimnazin-ruzhdijen. Në Prizren kishte mbaruar edhe medresenë “MehmedPasha” dhe kishte marrë ixhazetin nga Hoxha Abdylaziz efendiu më 1908. Kaqenë njohës i disa gjuhëve - arabishtes, turqishtes, persishtes dhe i shqipes.Ka qenë myderriz në medresenë “Mehmed Pasha” dhe myfti i Prizrenit derinë vitin 1941, kur pati ndërruar jetë në Prizren. (Dr. Feti Mehdiu, Hafizët tanëgjatë historisë - shek. XVIII-2010, Prishtinë, 2010, f. 95).

18 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, në: “El-Hidaje”, poaty, f. 341.

Alimët tanë 197

Myderriz në medresenë “Mehmet Pasha”

Ende duke qenë student në medrese, për shkak të arritjevetë tij, në vitin 1925 hfz. Abdullah efendiu qe emëruar imam nëxhaminë e Arastës19 në Prizren, detyrë të cilën e kreu deri nëvitin 1930, kur qe emëruar asistentë/ndihmës i myderrizit të tij,hfz. Nysret efendiut në medresenë “Mehmed Pasha”, për lë-ndët Fikh20 dhe Mulla Xhami21 në të dy paralelet, sa kishte atë-botë kjo medrese.22 Kurse në vitin 1935, kur myderrizi i tij hfz.Nysret ef. Galibi u emërua myfti i Prizrenit me rrethinë, hfz.Abdullah ef. Hizri, si një nga alimët më të aftë të Prizrenit, dotë zinte vendin e tij dhe do të emërohej myderriz i medresesë“Mehmed Pasha”, detyrë kjo të cilën do ta kryente, pa kurrfarëkompensimi, me shumë dashuri e pasion deri në fund të jetëssë tij, më 1943.

19 Arkivi i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kutia nr. 2, dosja nr. 28.20 Fikh (ar. fiqh) është e drejta e Sheriatit, jurisprudenca islame.21 “Mullaxhamia” është gramatikë e gjerë e gjuhës arabe dhe zhvillohet në gju-

hën arabe. Njihet sipas emrit të autorit Mulla Abdurrahman Xhamiu (Maulānā‘Abdurrahmān b. Ahmad al-Ğāmī, vd. 898/1492). Titulli i saktë i kësaj vepreështë “al-Favāid ad-Diyāiyya” (Favoret e Dijauddinit). Dijauddini ka qenë ibiri i autorit, të cilit edhe i kushtohet kjo vepër. “Mullaxhamia” në të vërtetëështë komentim i veprës së Ibn Haxhibit në fushën e sintaksës së gjuhësarabe. Mulla Xhamiu ishte autor edhe i një doracaku, sipas të cilit tek ne përnjë kohë të gjatë është mësuar metrika e gjuhës arabe.

22 Arkivi i Kosovës, Fondi, Sresko Vakufsko Mearifsko-Poverenstvo, Prizren,kutia 2, dok. 110, viti 1931.

Takvim – Kalendar 2011198

Myderriz Hfz. Abdullah ef. Hizri-Telaku

Në kohën kur hfz. Abdullah efendiu ishte myderriz në me-dresenë “Mehmed Pasha”, ajo ishte në zë, kurse për nga numrii studentëve zinte vendin e parë në rajon23. Ndonëse mësimi nëkëtë medrese zyrtarisht zhvillohej në gjuhët arabe, turke e per-siane, në mënyrë kaçakçe iu dha rëndësi e madhe edhe mendi-mit letrar shqip me alfabet arab, e së këndejmi edhe gjuhës dhekulturës shqiptare. Medreseja “Mehmet Pasha”, në rrethana tërobërisë serbomadhe, luajti rolin e një klubi kulturor e kombë-tar shqiptar, ku u edukuan fetarisht dhe kombëtarisht disa gje-nerata24, gjithnjë besnikë ndaj frymës që mbolli myderrizi i saj

23 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 340.24 Dr. Muhamet Pirraku, po aty, f. 21.

Alimët tanë 199Haxhi Ymer ef. Prizreni, dhe që e vazhduan myderrizët e saj tëfundit Haxhi Rrystem ef. Shporta, hfz. Nysret ef. Galibi, hfz.Abdullah ef. Hizri e shumë të tjerë.

Në kohën kur medresenë “Mehmet Pasha” e udhëhiqte hfz.Abdullah ef. Hizri, mësimet në të i vijonin një numër i madhstudentësh dhe, megjithëse një grup të tyre e kishte përcjellëderi në ixhazet (para diplomimit), nuk na është e njohur, të pa-ktën deri në këtë fazë të hulumtimeve tona, nëse dikujt t’i ketëdhënë ixhazetname.

Aktiviteti politik i hfz. Abdullah ef.Hizrit

Sikurse u tha, për sa u përket pikëpamjeve dhe qëndrimevepolitike, hfz. Abdullah ef. Hizri kishte ndjekur Ferhat bej Dra-gën dhe organizatën politike legale “Xhemijeti”, e cila ishteorganizatë politike kombëtare shqiptare e veshur me petkunfetar islam, si mundësi e vetme për organizimin politik shqip-tar legal jashtë partive politike serbe, një organizatë rreth sëcilës qe mbledhur inteligjencia shqiptare myslimane. Bashkë-punëtori i tij i parë në këtë drejtim ishte intelektuali e vepri-mtari i njohur politik në vitet e Luftës II Botërore, juristi ishquar, sekretari i përgjithshëm i Rijasetit të Bashkësisë Is-lame me seli në Sarajevë, anëtari i Organizatës Nacional-De-mokratike Shqiptare në Kosovë, prizrenasi Ibrahim ef. Lutfiu25.

Kështu, kur në vitin 1937 qenë mbajtur zgjedhjet e përgji-thshme në organet e Komunitetit Fetar Mysliman për SerbinëJugore, populli e kishte propozuar dhe kishte kërkuar nga hfz.

25 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 341.

Takvim – Kalendar 2011200Abdullah ef. Hizri që ai të ishte bartës i listës për Këshillin eVakëfit të Prizrenit me rrethinë, dhe ashtu kishte ndodhur.Hfz. Abdullah efendiu qe zgjedhur me shumicë votash, për seedhe Kuvendi i Vakëfit në Shkup e zgjodhi anëtar të UlemaMexhlisit të Shkupit dhe anëtar të Trupës Zgjedhore për zgje-dhjen e anëtarëve të rinj të Ulema Mexhlisit dhe të Reis-ul-Ulemasë në Mbretërinë Jugosllave.26

Ndonëse kishte marrë shumicën e votave dhe ndonëse qezgjedhur anëtar i Ulema Mexhlisit të Shkupit, megjithatë hfz.Abdullah ef. Hizri, për shkak të pikëpamjeve dhe qëndrimevetë tij politike, nuk u emërua kurrë anëtar i Ulema Mexhlisit nëShkup.

Nuk u emërua, sepse hfz. Abdullah ef. Hizri ishte anëtar iKomitetit për Mbrojtjen e Kosovës-Dega në Shkup, me Ferhatbej Dragën në krye, ku bënin pjesë edhe shumë udhëheqës,personalitete, myderrizë e hoxhallarë të shquar gjithandej tro-jeve shqiptare, që gjendeshin nën Mbretërinë Jugosllave.27

Ç’është e vërteta, në vitin 1937 Komuniteti Fetar Myslim-an për Serbinë Jugore me seli në Shkup, i kishte shpallur zgje-dhjet në të gjitha organet e tij, përfshirë këtu edhe zgjedhjen ekomisarit politik të Kuvendit të Vakëfit, ose, siç quhej ndry-she, naibit, i cili deri atëherë emërohej drejtpërdrejtë nga Mini-stri i Drejtësisë me seli në Beograd. Mirëpo, sipas Kushtetutëssë re, në vend të naibit, u krijua një organ ekzekutiv pesanëta-rësh me po aq zëvendës, i cili zgjidhej nga Kuvendi i Vakëfit,ndërsa Këshilli Ekzekutiv zgjidhte nga radhët e veta kryetarindhe nënkryetarin e tij. Për këtë arsye, në zgjedhjet e 1937-s në

26 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 340.27 Qerim Lita, Shaban Efendia atdhetar i devotshëm, Kumanovë, 2010, f. 48-49.

Alimët tanë 201Komunitetin Fetar Mysliman për Serbinë Jugore kishin dalë nëshesh dy lista. Ferhat bej Draga i printe listës së parë, pas sëcilës qëndronin atdhetarët shqiptarë, si Rexhep ef. Remziu, Ib-rahim Lutfiu, Shaban ef. Jashari, Sherif ef. Voca, Mulla IdrizGjilani, Emin Beu, Hasan Shukriu, Zenel Strazimiri, hfz. Ab-dullah Hizri etj., që ndryshe quhej “lista e parisë nacionalisteshqiptare”28. Kurse listës së dytë i printe Fevzija Haxhihamziçnga Bosnja, që nuk ishte ndonjë dashamirës i Shqiptarëve dhei gjuhës së tyre. Për këtë arsye, paria intelektuale dhe naciona-liste shqiptare (që në fakt ishin udhëheqësit kryesorë të Degëssë Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës) këtyre zgjedhjeve udhanë rëndësi të madhe. Ata, në mënyrë të hapur, kërkoninnga Shqiptarët që të votonin listën opozitare së cilës i printeFerhat bej Draga, jo vetëm për të udhëhequr institucionin eKomunitetit Fetar Mysliman, por edhe sepse ata e dinin fortmirë se, duke qenë në krye të këtij institucioni kaq me rëndësi,të cilin e përbënin me shumicë Shqiptarët, do të arrinin të rua-nin pasurinë e tundshme dhe të patundshme të myslimanëve,që kontrollohej nga naibët që ishin joshqiptarë të vendosur ngaBeograd, me qëllim që të kishin një kontroll të plotë si në pi-këpamje ekonomike, ashtu edhe atë politike mbi myslimanët,pjesa dërrmuese e të cilëve ishin të përkatësisë kombëtareshqiptare.29

Për organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve, qe krijuaredhe shtabi zgjedhor, në të cilin u përfshinë shumë personali-tete të njohura shqiptare, si Iljaz Agushi, Mulla Idriz Gjilani,Shaban ef. Jashari, Hasan Shukriu, Aqif ef. Tetova nga Gjila-

28 Qerim Lita, Shaban Efendia atdhetar i devotshëm…, po aty, f. 55.29 Qerim Lita, Shaban Efendia atdhetar i devotshëm…, po aty, f. 56.

Takvim – Kalendar 2011202ni, Azem ef. Hoxha etj.. Ata si seli të tyre zgjodhën “BojaliHanin” në Shkup, prandaj ata më vonë, në opinionin shqiptardhe më gjerë, do të njiheshin si grupi opozitar i “Bojali Hanit”.Kjo opozitë u krijua në kuadër të Komunitetit Fetar Mysliman,sepse në rrethanat e asaj kohe për Shqiptarët nuk kishte as mu-ndësi minimale dhe as institucione të tjera jashtë KomunitetitFetar Mysliman, për të ndërmarrë një gjë të tillë, pra për tëkrijuar një opozitë, e cila do të ngrinte zërin dhe do të kërkontetë drejtat e Shqiptarëve në kuadër të Mbretërisë Jugosllave.

Në të vërtetë, kjo opozitë synonte dhe angazhohej kryekë-put që, përmes institucioneve të Komunitetit Fetar Mysliman,të përmirësonte statusin politik dhe nacional të shqiptarëve nënsundimin e Mbretërisë Jugosllave. Përmes kësaj rryme, syno-hej të zgjohej vetëdija nacionale te Shqiptarët dhe të kërko-heshin të drejtat e tyre, e kjo mund të arrihej “vetëm mendryshimin e Kushtetutës së KFM-së”, prandaj udhëheqja ekëtij institucioni dhe anëtarët e saj/ulemaja “ishin nën mbikë-qyrje të përhershme nga aparati shtetëror”30. Duhet theksuaredhe fakti se këtyre zgjedhjeve rëndësi të posaçme u kushtoiedhe diplomacia e atëhershme e shtetit shqiptar, e cila përmeskonsullatës së saj në Shkup, përkrahu fuqishëm listën e grupitopozitar të Bojali Hanit31.

Fushata parazgjedhore kishte filluar disa muaj para se tëmbaheshin zgjedhjet. Në Prizren në atë kohë do të qëndroninShaban ef. Jashari, që ishte me detyrë në Myftininë e Prizrenit,dhe disa figura të njohura të “Degës së Komitetit...”, si IbrahimLutfiu, Iliaz Mustafa etj., të cilët së bashku me ulemanë dhe

30 Qerim Lita, Shaban Efendia atdhetar i devotshëm…, po aty, f. 56.31 Po aty, 58.

Alimët tanë 203personalitetet e tjera vendëse, do të ndërmerrnin një sërë aktivi-tetesh me karakter informativ rreth zgjedhjeve të përgjithshmenë KFM, që ishin caktuar të mbaheshin më 30 maj 1937.

Në Prizren e rrethinë një detyrë e tillë i qe besuar kujt tjetërpërveçse Hfz. Abdullah ef. Hizrit, i cili do të angazhohej me tëmadhe jo vetëm për sa u përket zgjedhjeve në KFM, por aikëtë rast do ta shfrytëzonte për të denoncuar politikën shtetëro-re antishqiptare dhe për të ushtruar ndikimin kundër shpërngu-ljes së Shqiptarëve nga vatrat e tyre për në Turqi, dhe kundërreformës agrare që aplikonte pushteti serb kundër Shqiptarëve.Gjithashtu ai propagandonte, kudo shkonte, për përhapjen egjuhës shqipe dhe nevojën për të pasur shkolla në këtë gjuhë.Në këtë drejtim, Myderrizit të tyre do t’i dilnin në ndihmëedhe studentët e medresesë “Mehmet Pasha”, disa prej të ci-lëve, siç ishte p.sh. Vejsel ef. Xhelaludin Guta etj., nuk do t’indaheshin myderrizit Abdullah efendiut dhe do të venin aty kuvente Myderrizi, për t’i shpjeguar popullatës myslimane shqi-ptare për pasojat, gjynahun dhe hatanë, nëse do të shpërngu-leshin dhe të linin shtëpitë, vatrat, trojet, xhamitë dhe varrezate stërgjyshërve të tyre32. Në atë kohë, myderriz hfz. Abdullahefendiun e gjejmë jashtëzakonisht të angazhuar në organizimindhe këshillimin e rinisë në frymën islame, duke mbajtur ligjë-rata dhe vaze me karakter fetar dhe kombëtar gjithandej ngadoshkonte33.

Si rezultat i kësaj fushate dhe i këtij mobilizimi e angazhi-mi, Shqiptarët me një shumicë të madhe votash votuan listën e

32 Mulla Vesel Xheladin Guta, Perëndia më frymëzoi, (përmblodhi AbdullahVesel Xheladini), Shkup, pa v. botimi, f. 11.

33 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 340.

Takvim – Kalendar 2011204Ferhat bej Dragës dhe, me gjithë presionin dhe përpjekjet e pu-shtetit serbomadh që të fitonte lista e F. Haxhiamziçit, falë ve-ndosmërisë së popullatës shqiptare dhe angazhimit të prijësvetë tyre fetarë, në ato zgjedhje fitoi lista shqiptare së cilës i pri-nte Ferhat bej Draga. Por, megjithatë dhe me gjithë fitoren ethellë të krahut kombëtar shqiptar, udhëheqja e deriatëhershmee KFM-së nuk dëshironte të lejonte ardhjen e një garniture tëre në këtë institucion. Për këtë arsye, krahu i F. Haxhihamziçit,duke dashur të mbante në duart e tyre KFM-në, shkuan në Be-ograd dhe u ankuan te kryeministri Dragisha Cvetkoviç, kinse“Ferhat Draga dëshironte ta shqiptarizonte Komunitetin Fe-tar Mysliman të Serbisë Jugore”. Në bisedimet që u zhvilluanmidis delegacionit dhe kryeministrit, ky i fundit u sugjeroi“gjetjen e një kompromisi midis dy rrymave”. Kështu edhendodhi, por kompromisi i arritur nuk dha rezultate, kështu që,me kërkesë të krahut të Ferhat bej Dragës, Kuvendi i VakëfMearifit të Ulema Mexhlisit në Shkup, më 5 shkurt 1938 mba-jti një mbledhje të jashtëzakonshme dhe zgjodhën udhëheqjene re të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Vakëf Mearifit nëpërbërjen: Kadri Salihu, kryetar, Osman Qemalbegu, nënkrye-tar, dhe tre anëtarë, kurse zëvendës të tyre u zgjodhën: Abdu-llah Hizri, Idriz Hajrullahu-Gjilani, Idriz Muharremi, RamushOsmani dhe Dr. Beqir Novo.34

Me zgjedhjen e udhëheqësjes së re të Këshillit Ekzekutiv,politikën e KFM-së në Shkup në fakt e mori në duart e veta

34 Salih Safvet Bašić, Izbori za Vakufsko-mearifske sabore, Sreska vakufsko-mearifska pojverenstva i Džematske medžlise, në: “Glasnik” IVZ, Sarajevo,1938, f. 115.

Alimët tanë 205krahu kombëtar, përkatësisht, siç quhej atëherë, partia e Ferhatbej Dragës.

Rolin e udhëheqjes së re të KFM-së në Shkup, më së miri epërshkruan albanofobi Vasa Çubriloviç, në referatin e tij me ti-tull “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re”, lexuar më 3nëntor 1944 në Beograd, ku, përveç të tjerash, ai theksonte:“Kur pas marrëveshjes zgjedhore me Stojadinoviçin, nëpërmj-et Mehmet Spahos, Ferhat bej Draga arriti ta zgjeronte autono-minë e KFM-së edhe në Serbinë e Vjetër dhe në Maqedoni meseli në Shkup, separatistët shqiptarë përfituan një armë të fuqi-shme në duart e tyre. Ata për dy tre vjet, aq shumë e shfrytë-zuan këtë favor, saqë në duart e tyre morën gjithë organizatënfetare dhe arsimore të myslimanëve në Jug. Nëpërmjet saj uorganizuan politikisht dhe kaluan në sulm...35”.

Ky ndryshim radikal që ndodhi në KFM, erdhi vetëm pasnjë bashkimi të fuqishëm mbarëshqiptar në trojet e tyre shqip-tare të okupuara nga Mbretëria Jugosllave, dhe nga ndihma eMbretërisë Shqiptare.

Në këtë kuadër, duhen vlerësuar lartë sidomos roli, mobili-zimi dhe vendosmëria e hoxhallarëve dhe ulemasë shqiptare,të cilët u vunë dhe qëndruan drejt në mbrojtje të kauzës ko-mbëtare, duke përligjur, si shumë herë, konstatimin “Feja dhekombi janë një” dhe për të rikonfirmuar për të satën herë po-rosinë islame “Pa vatan nuk ka iman”.

Në anën tjetër, kur në vitin 1938 u mbajtën zgjedhjet e për-gjithshme, hfz. Abdullahu ef., - ndonëse pa dëshirën e tij, po ishtyrë nga presionet e popullatës dhe të prijësve shqiptarë, -

35 Hamdija Šarkinović, Bošnjaci od Naćertanija do memoranduma, Podgoricë,1997, f. 243-259.

Takvim – Kalendar 2011206pati vënë kandidaturën për udhëheqës popullor-delegat për rre-thin e Suharekës. Votat i kishte marrë, por përsëri nuk i qedhënë mandati36.

Hfz. Abdullah ef. Hizri, me rastin e ceremonisë së inaugu-rimit të Fehim ef. Spahos37 për Reis-ul-Ulema më 1938, ishtepërzgjedhur dhe nderuar për të lexuar tekstin e “Menshurasë”në gjuhën arabe, kurse në vitin 1939, kur Reis-ul-Ulemanë Fe-him ef. Spahon e pati mbërthyer një sëmundje e rëndë, hfz.Abdullah ef. Hiziri e kishte zëvendësuar në detyrën e të parittë myslimanëve të ish-Jugosllavisë së Vjetër.

Hfz Abdullah ef. Hizri duke lexuar tekstin në gjuhën arabe tëMenshurasë me rastin e ceremonisë së inaugurimit të Fehim ef. Spahos

për Reis-ul-Ulema, pas tij Asim ef. Luzha. (foto, “Glasnik” 1938)

36 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 340.37 Fehim Spaho (1877-1942), ka qenë Reis ul-Ulema i myslimanëve të ish-

Jugosllavisë nga viti 1938 deri në vdekje të tij më 1942.

Alimët tanë 207

Është me rëndësi të theksojmë se gjatë viteve 1941-1945në krye të institucioneve islame dhe atyre shtetërore në trojetshqiptare qenë emëruar ato kuadro që ishin të dëshmuara nëaspektin kombëtar. Njëri prej tyre ishte pa dyshim edhe hfz.Abdullah ef. Hizri, i cili vazhdoi të udhëhiqte me sukses dheme shumë vullnet e pasion medresenë “Mehmet Pasha”, deriatë ditë kur u desh t’i jepte xhevap thirrjes së Thirrësit: “O tishpirt i bekuar, kthehu tek Zoti yt...”, dhe hfz. Abdullah efe-ndiu u la lamtumirën studentëve të tij që aq shumë i deshi dhee deshën, dhe u nda përgjithmonë nga medreseja “Mehmet Pa-sha”, në dhomat e së cilës, qoftë si nxënës, qoftë si myderriz,pati kaluar më shumë se gjysmën e jetës së tij...

Shpërngulja nga kjo jetë

Hfz. Abdullah efendiu ndërroi jetë pas një sëmundje tëshkurtër në moshën 47-vjeçare, më datën 4 prill 1943 në Pri-zren, dhe ishte varrosur në varrezat Kuruçeshme-Prizren.

Takvim – Kalendar 2011208Hfz. Abdullah ef.Hizri-Telaku

“Me vdekjen e Hfz. Abdullah efendiut, - shkruan M. Tralji-çi në nekrologun për të, - myslimanët e Shqipërisë (Etnike-shën.ynë.) kanë humbur përfaqësuesin më të rëndësishëm dhenjëkohësisht më të ndershëm të tyre. Humbja është ku e ku mëe madhe, për faktin se hfz. Abdullah ef. vdiq në vitet e tij më tëmira, sa kohë që rrethanat janë të tilla që njerëz si ai nevojitenshumë”38.

Kurse F. Haxhibajriçi, duke përmbyllur nekrologun e tijpër hfz. Abdullahun, shkruan: “Thënë shkurt, hfz. Abdullah ef.bën pjesë në grupin e atyre ulemave për të cilët Muhamedi a.s.ka thënë: “Dijetarët janë pasardhës të pejgamberëve tëZotit”39.

Hfz. Abdullah efendiu ka qenë i martuar me zonjën RadijeAhmeti (e lindur më 1903), me të cilën nuk patën fatin t’i gë-zoheshin ardhjes në jetë të ndonjë trashëgimtari40.

Nga familja e gjerë Telaku ishte edhe hafizi i njohur Beqiref. Telaku, që kishte lindur në Prizren, por qe shpërngulur nëTurqi41; pastaj myezini shumëvjeçar me zërin e tij karakteristike kumbues i xhamisë “Gazi Mehmet Pasha” të Prizrenit, Tevfikef. Telaku, dhe, më vonë, Ahmet ef. Telaku, imam dhe nëpunësnë Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.

38 M. Traljić, Hafiz Abdulah ef. Hzr, në: Glasnik”, br. 10, Sarajevë, 1943, f.251-253.

39 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 340.40Arkivi i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Kutia nr. 2, dosja nr. 28.41 Dr. Feti Mehdiu, Hafizët…, op.cit., f. 279.

Alimët tanë 209

Biblioteka/kutubhanejae hfz. Abdullah efendiut

Hfz. Abdullah ef. Hizri kishte një bibliotekë shumë të pa-sur me libra dhe dorëshkrime të mbledhura gjithandej ngakishte shkuar, dhe një pjesë të trashëguar, - siç ka qenë zakon,- nga myderrizët e tij. Pas vdekjes së hfz. Abdullah ef. Hizrit,bashkëshortja e tij, znj. Radije, duke përmbushur amanetin ebashkëshortit të saj, bibliotekën e tij ia kishte dhuruar kutubha-nes së medresesë “Mehmet Pasha”. Një pjesë e kësaj biblio-teke, fatmirësisht, edhe sot e kësaj dite ruhet në BibliotekënQendrore të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Këtodorëshkrime e libra nga biblioteka e hfz. Abdullah ef., me sakemi parë, mbajnë shënime të ndryshme “të pronarëve dheposeduesve të tyre”, të myderrizëve të medresesë së MehmedPashës, si të Abdulaziz Hifzi ef., hfz. Nysret ef. Galibit dhe,natyrisht, të hfz. Abdullah ef. Hizrit etj.. Është me rëndësi tëtheksohet fakti se e gjithë biblioteka e hfz. Abdullah ef. ështëdhuruar dhe është lënë vakëf për kutubhanen e medresesë“Mehmet Pasha”. Këtë e dëshmon vula e përgatitur apostafatme rastin e dorëzim-marrjes së kësaj biblioteke, që është vënënë të gjithë librat dhe dorëshkrimet e hfz. Abdullah efendiutdhënë kutubhanes së “Mehmet Pashës”. Vula është katrore, nëgjuhën shqipe, dhe ka këtë përmbajtje: “Kët libër dhuroj Me-dresës “Mehmed Pashës” HAFËZ ABDULLAH. Merhum.Qjoft Razi prej atij Xhenabi Haj-ji Kaj-jum. L. me 15.V.1896.V. me 4.IV.1943. Prizren”. (Këtë libër medresesë “MehmetPasha” ia dhuroi i ndjeri Hafëz Abdullahu, qoftë i kënaqur me

Takvim – Kalendar 2011210të Zoti i Gjithmonshëm. Lindi më 15.05.1896 dhe vdiq më04.04.1943 në Prizren).

Nuk jemi në dijeni nëse hfz. Abdullah ef. Hizri, përveçshkrimit/nekrologut për myderrizin e tij, H. Rrystem ef Shpor-tën, të ketë shkruar edhe ndonjë vepër apo shkrim tjetër. Mirë-po, duke qenë një kopjues dhe kaligrafist i pasionuar dhe ishkathët, na thotë mendja se, të paktën, duhet të ketë lënëndonjë vepër të kopjuar/të përshkruar. Kjo me siguri mund tëthuhet vetëm pasi të jenë hulumtuar dorëshkrimet që ai kalënë, e që sot gjenden në Bibliotekën Qendrore të KBI-së tëKosovës.

Kujtime për hfz. Abdullah efendiun

Hfz. Abdullah efendiu, sipas mikut të tij nga Sarajeva, tëpërmendurit F. Haxhibajriç, - me të cilin kishte pasur një mi-qësi që nga viti 1937, që atëherë kur ky i fundit, duke u kthyernga Shkupi, nga një mbledhje e imamëve ofiqarë në cilësinë edelegatit të revistës “El-Hidaje”, kishte kthyer në Prizren dheaty e kishte njohur hfz. Abdullah efendiun dhe qenë bërë miq eshokë të mirë dhe kishin mbajtur korrespondenca, - “Ka qenëalim me dije të thella dhe një njeri shumë i devotshëm. Sido-mos e këndonte shumë ëmbël dhe bukur Kuranin dhe nuk dojegjë tjetër veçse ta dëgjoje hfz. Abdullahun duke lexuar Kuran.Këtë ua kishte kultivuar edhe studentëve të tij, të cilët vlerë-soheshin shumë si hafëzë të mirë edhe në Sarajevë. Ka qenënjë bukurshkrues/kaligraf jashtëzakonisht i shkathët. Shkencëne donte dhe ndihmoi shumë në përhapjen e saj. Në medresepunoi me shumë dëshirë dhe kënaqësi. Shumë herë më është

Alimët tanë 211ankuar për shkak se i duhej t’i linte ligjëratat dhe të udhëtontepër punë të popullit. Ishte jashtëzakonisht dorëdhënës, xhyme-rt, bujar dhe mikpritës. Ai nuk jetonte nga të tjerët, po jetontepër të tjerët. Si tregtar ishte shumë solidar dhe, sikurse në çdoaspekt tjetër, edhe në tregti u përmbahej rregullave të Sheriatit.Kjo i kishte krijuar një pasqyrë të mirë dhe ia kishte rritur na-min tek të tjerët. Në shoqëri ishte i pranueshëm e miqësor,dhe, megjithëqë në shumëçka dhe për shumëkënd mund tëshërbente si model, pati edhe armiq, por edhe ata e respekto-nin. Kushdo që kishte vizituar Prizrenin, detyrimisht do të ki-shte qenë mysafir në konakun e tij”42.

Hfz. Abdullahu shquhej për pedanteri dhe për edukatën,mirësjelljen dhe moralin e lartë. Ndër talebet e tij njihej si“Myderrizi me ahlak të bukur”43.

42 Fejzulah Hadžibajrić, Merhum Hafiz Abdulah ef. Hizr, po aty, f. 341.43 Shih letrën në gjuhën arabe të cilën Mulla Vejsel ef. Gutës ia dërgon shoku i

medresesë Zejnelabidini, më datën 28.02.1936, Letra ruhet në Arkivin e Ko-sovës në fondin e dokumenteve osmane (I parregulluar). Një kopje e kësajletre gjendet tek ne.

Takvim – Kalendar 2011212

Hfz Abdullah ef. Hizri (i dyti nga e majta)

Hfz. Abdullah ef. Hizri, në saje të punës, zellit, sinqeritetit,përkushtimit, angazhimit dhe seriozitetit të tij, qe bërë nga per-sonalitetet më të respektuara jo vetëm të Prizrenit me rrethinë,po edhe më gjerë, në Shkup e në Sarajevë. Për këtë dëshmonedhe miqësia që kishte jo vetëm me myderrizët e tij - Nysretef. Galibin, H. Rrystem ef. Shportën dhe ulemanë e Prizrenit,por edhe miqësia që pati me myderrizin e medresesë “Isa Be-gu” të Shkupit dhe Myftiun e Prishtinës Rexhep ef. Remziun,me mulla Vejsel Xhelaludin Gutën, me myderrizin e medresesësë Opojës Haxhi Rexhep ef. Ismailin e Bresanës dhe me bejte-xhiun e Opojës Mehmet ef. Salihun, të cilët i vizitonte shpesh,me myderrizin dhe pedagogun shumëvjeçar të medresesë “Su-lltan Selim” dhe të “Pirinazit” të Prishtinës, Haxhi Iljas Sha-hsivarin-Hashanin, mulla Asim Luzhën, mulla Idriz Gjilanin,

Alimët tanë 213Shaban efendi Jasharin e Kumanovës, Ferat bej Dragën, Ibra-him ef. Lutfiun, Iljas Agushin, me ulematë boshnjakë FejzullahHaxhibajriçin, prof. Mehmed Hanxhiçin, myderriz Abdullahefendiun, Mehmed Remzi efendiun, Mustafë efendiun... dhe meshumë udhëheqës të tjerë politikë e fetarë gjithandej trojeveshqiptare e më gjerë, me disa prej të cilëve mbajti edhekorrespondenca.

Korrespondencat e hfz. Abdullah efendiutme Fejzullah efendiun e Sarajevës

Hfz. Abdullah ef. Hizri-Telaku, sikurse u tha, ka pasur mi-qësi dhe korrespondencë të përhershme që nga viti 1937 meFejzullah Haxhibajriçin. Nga kjo korrespondencë e miqësi, de-ri në ditët tona kanë arritur katër letra, të cilat ruhen në arkivine Bibliotekës së Gazi Husrevbegut në Sarajavë44. Duke i lexuarkëto letra, kuptohet se hfz. Abdullah ef. Hizri njihte shkëlqye-shëm gjuhën arabe e gjuhën osmane dhe shprehej e i përdorteme një stil të lartë. Në të katër letrat, ndonëse në të vërtetë iishin dërguar F. Haxhibajriçit, përmendeshin edhe disa perso-nalitete të tjera, si Ibrahim ef. Lutfiu, mulla Asim efendiu45,

44 Fejzulah Hadžibajrić, O arhivaljima Gazi Husrev-begove biblioteke uSarajevu, në: “Anali”, knjiga XV – XVI, Sarajevë, 1990, f. 285.

45 Mulla Asim ef. Luzha (1896-1945) Lindi në Gjakovë. U shkollua në vendli-ndje, në Shkup e në Stamboll, ku u bashkua me lëvizjen kombëtare. Midis dyluftërave botërore u bë i njohur si veprimtar i organizatës politike “Xhemije-ti”. Në vitin 1938 u zgjodh anëtar i Ulema Mexhlisit të Shkupit dhe deputet irrethit të Drenicës në parlamentin e Jugosllavisë. Më 31 janar 1945, së bashkume 21 shoqëruesit, të gjithë nga fshati Tërstenik, u arrestuan dhe u pushkatu-an nga brigada partizane jugosllave e Bokës së Kotorit. (Grup autorësh, Fja-lor enciklopedik shqiptar, vëll. II, Tiranë, 2008, f. 1581).

Takvim – Kalendar 2011214profesor Mehmed Hanxhiçi46, kryemami i Bosnjës MustafaVrshanoviçi dhe disa boshnjakë të tjerë, të cilët hfz. Abdullahef. i kishte njohur ose kishte bashkëpunuar me ta, dhe i quanme epitete të larta, me fjalë e shprehje të zgjedhura e lakonike,me plot kuptim e domethënie. Në letrat e tij, hfz. Abdullah ef.përdor ajete kuranore, hadithe e thënie të urta arabe, që tregoj-në për njohuritë që posedonte dhe nivelin e komunikimit memiqtë dhe shokët e tij. F. Haxhibajriçin e quan “vëllai im,shoku im, miku im, zotëri i nderuar, njeri fisnik, person memoral të pastër” dhe me epitete të ngjashme, nga të cilat ku-ptohet se në mes atyre të dyve kishte një respekt dhe vlerësimtë ndërsjellë.

Letra e parë është në gjuhën arabe dhe mban datën 17 re-xheb 1356 (e mërkurë, 22 korrik 1937), dhe i ishte dërguar F.Haxhibajriçit, si përgjigje e letrës që ky i fundit, duke u kthyernë Sarajevë, pas vizitës që i kishte bërë Kosovës, nga Prishtinaia kishte dërguar hfz. Abdullahut, për se edhe ky i fundit do t’ishkruante: “...Ishalla keni arritur në vatanin tuaj të sigurt dheshëndoshë e mirë...”; “I nderuari mik, ne ndihemi të nderuarnga vizita juaj, e cila u bë sebep që ne të njiheshim dhe tëvëllazëroheshim në fe, për se E lus Allahun e Madhërishëm qëkjo vëllazëri të zgjasë dhe të vazhdojë. Njohja jonë me ju na

46 Haxhi Mehmed Hanxhiç (16.12.1906-29.07.1944) ka qenë myderriz i medre-sesë “Gazi Husrevbeg” të Sarajevës, bibliotekist në bibliotekën “Gazi Husrev-beg” të Sarajevës, profesor në Shkollën e Lartë të Sheriatit, po ashtu tëSarajevës. Është autor i më shumë se 300 punimeve në fusha të ndryshme tëshkencave islame, disa prej të cilave të botuara në gjuhën arabe. Disa shkrimedhe vepra të tij janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Më gjerësisht për jetëne Mehmet Hanxhiçit, shih: H. Mehmed Handžić, Uvod u tefsirsku i hadiskunauku, II izdanje, Sarajevë, 1972, f. 119-121.

Alimët tanë 215ka mbushur kraharorët me gëzim e kënaqësi dhe na ka larguarbrengat e përditshme. Allahu ju shpërbleftë me shpërblime tëshumëfishta... Lusim Allahun që juve t’ju arrijë kënaqësia eTij dhe të jeni të bindur në fjalën e të Dërguarit të Allahut(Muhamedit a.s.): “Kush vëllazërohet me dikë për hir tëAllahut, Allahu do t’ia ngrejë derexhetë në Xhenet, derexhekëto që nuk do të mund t’i arrijë me asnjë gjë tjetër nga ame-let/veprat e tij”. Lusim Allahun që të na shtjerë ne në mesin ekëtyre personave...

Vëlla i nderuar, unë nuk pata mundësi t’ju pyesja për em-rin e babait dhe vëllezërve tuaj, për akrabatë dhe për njerëzittuaj, për gjendjen, mirëqenien dhe jetesën e tyre në vendintuaj. U desh që unë t’ju pyesja për të gjithë ata, sepse kjo ështëshenjë e miqësisë, - siç thotë edhe i Dërguari a.s.: “Kur dikushshoqërohet me dikë, le ta pyesë për emrin e t’et dhe për të tje-rët familjarë që ka, sepse kjo është lidhje miqësie e dashurie”,- por kjo mangësi tashmë më ka ndodhur nga pakujdesia dhepa ndonjë qëllim. E pra, si mund të mos kërkoj falje nga Ju,kur kërkimfalja tek njerëzit fisnikë pranohet!

Mik i dashur! Shoqërimi im në praninë tuaj ka lënë zbra-zëti në zemrën time, sepse zotëria juaj, nuk ndenjët tek neveçse pak kohë...”

Pastaj hfz. Abdullah efendiu i kërkonte mikut të tij që tëvinte për ta vizituar Prizrenin dhe të qëndronte më gjatë, nëmënyrë që të njiheshin më mirë. Më tutje i uron shëndet dhejetë të gjatë, i kërkon falje për ndonjë lëshim a gabim që mundtë ketë bërë gjatë shkrimit, dhe i kërkonte që, posa t’i binte kjoletër në dorë, t’ia kthente përgjigjen pa u vonuar, sepse “Tëpriturit për t’u dënuar me zjarr është më i vështirë se vetë dëni-

Takvim – Kalendar 2011216mi”. Hfz. Abdullahu, në fund të letrës, u bën të fala prof. Me-hmed Hanxhiçit, kryeimamit të Bosnjës - Mustafa efendiut dhetë tjerëve.

Në letrën e dytë, datë 20 rexheb 1356 (mëngjesi i së shtun-ës, 25 korrik 1937), të cilën hfz. Abdullahu ia dërgoi Fejzullahefendiut, e falënderonte për letrën që ky i fundit ia kishte dër-guar. Në këtë letër hfz. Abdullahu përshkruan kënaqësinë dhe ikujton Fejzullah efendiut për udhëtimin e bukur dhe vizitën epërbashkët që i kishin bërë Gjakovës.... Edhe në këtë letërAbdulla ef. i dërgonte të fala prof. M. Hanxhiçit, për të cilinshihet se kishte pasur një respekt dhe kujdes të veçantë, dhekryeimamit, -Mustafa efendiut e të tjerëve.

Në letrën e tretë në gjuhën arabe, që ia dërgonte Fejzullahef., më datë 2 shaban 1356 (=18.10.1937), hfz. Abdullah efe-ndiu, pas përshëndetjeve dhe selameve, i kërkonte falje se ish-te vonuar dhe nuk ia kishte kthyer me kohë përgjigjen e letrësqë Fejzullah efendiu ia kishte dërguar. “Kjo vonesë, -shkrua-nte ai, - kishte ndodhur për shkak se në qytetin tonë në Prizrenfatkeqësisht kanë ndodhur dy ngjarje të mëdha, që na kanëtronditur jo vetëm ne, por të gjithë ehli imanin....”.

Lajmi i parë bënte fjalë për Gjyqin Agrar, që kishte marrëvendimin për marrjen e tokave nga pronarët e vërtetë dhe atotoka nuk mund t’i shfrytëzonin më pronarët e deridjeshëm; fja-la është për reformën agrare dhe kolonizimin serb në Kosovë.Këtu hfz. Abdullah ef., miqve të tij në Sarajevë, u shfaqte bre-ngën dhe shqetësimin për këtë hata që kishte mbërthyer popu-llatën shqiptare të Kosovës nga pushteti serb, dhe kërkontendihmën dhe përkrahjen prej tyre, në mënyrë që të dilej nga aiqeder që kishte kapluar popullatën e këtyre anëve.

Alimët tanë 217Kurse lajmi i dytë kishte të bënte me kalimin në Botën

tjetër të ish-myderrizit dhe Myftiut të Prizrenit haxhi Rrystemefendi Shporta.

Në fund të letrës, hfz. Abdullah ef. e luste Haxhibajriçin qët’ua përcillte të falat dhe selamet e tij edhe prof. M. Hanxhiçit,myderrizit Abdullah efendiu, Mehmed Remzi efendiut, Musta-fa efendiut e të gjithë vëllezërve dhe atyre që pyesin dhe bëjnëdua për të.

Kurse në letrën e katërt, që është në gjuhën osmane (datë24 temuz 1938), ka edhe një shënim të veçantë, një selam tëshkruar me dorën e tij nga hfz. Nysret efendi Galibi, asokoheMyfti i Prizrenit.

Takvim – Kalendar 2011218

Faksimili e letrës së dytë të cilën Hfz. Abdulla ef.ia dërgoi mikut të tij F. Haxhibajriçit (25 korrik 1937)

Alimët tanë 219

Si përfundim

Nga sa u tha më sipër, mund të përfundojmë se hoxha,imami, myderrizi, kaligrafisti, aktivisti, organizatori, përkrahë-si i alfabetit në gjuhën shqipe dhe i shkollës në këtë gjuhë, ku-ndërshtari i rreptë i shpërnguljes së shqiptarëve me dhunë ngatrojet e veta dhe kundërshtari i reformës agrare nga pushtetiserb, anëtar i Ulema-Mexhlisit të Shkupit dhe anëtar i Komite-tit për Mbrojtjen e Kosovës-Dega në Shkup, miku i shumë per-sonaliteteve të shquara fetare e kombëtare, - Hfz. Abdullah ef.Hizri, ishte personalitet dhe njeri i shquar, me vlera të dëshmu-ara e të verifikuara, që tejkalon kufijtë lokalë të vendit ku li-ndi, ku u rrit, ku jetoi dhe veproi.

Ai duhet të zërë vend në radhët e atyre bijve që u anga-zhuan dhe luftuan për të drejtën e shqiptarëve dhe për çlirimine tyre nga të huajt.

Prizreni dhe rrethina e tij, duhet të mburren e të jenë kre-narë që patën një personalitet të këtij formati, siç ishte hfz..Abdulla efendiu. Emrin e tij duhet ta mbajë me plot nder ndo-një institucion arsimor, fetar, kulturor, në Prizren dhe me gje-rë. Një rrugë përreth xhamisë “Arasta”, ose përreth xhamisë“Gazi Mehmed Pasha” në Prizren, gjithsesi duhet të mbajëemrin e Hafiz Abdullah ef. Hizrit-Telakut. Kurse studiuesitduhet të nxjerrin në dritë dhe nga heshtja memece edhe të dhë-na të tjera për jetën dhe veprën e hfz. Abdullah efendiut, sido-mos duhet të hulumtohen shënimet që ky ka vënë në librat dhedorëshkrimet e bibliotekës së tij, që sot ruhen në BibliotekënQendrore të KBI-së të Kosovës.

Takvim – Kalendar 2011220Tash e një kohë të gjatë, që nga koha kur hfz. Abdullah

efendi Hizri-Telaku nuk ndodhet me ne, këto të dhëna, - të ci-lat këtu botohen për herë të parë, - le të shërbejnë si një përku-jtim me rastin e 114-vjetorit të lindjes së tij dhe të 67-vjetorittë vdekjes së tij, si një skicë për një monografi dhe si një re-agim yni pse një personalitet kaq i madh ka ngelur fare i pa-njohur në literaturën tonë.

Allahu xh.sh. e mëshiroftë shpirtin fisnik dhe të përvuaj-tur të hfz. Abdullah efendiut dhe e gradoftë me XhenetinFirdevs!

hhiissttoorrii

Mr. Qemajl Morina

MEHMET AKIF ERSOJI - POET IISLAMIT (1873-1936)

Mehmet Akif Ersoji është një dijetar i madh dhe i shquarislam; ai gjithashtu konsiderohet edhe një poet i njohur. Në je-tën e Perandorisë Turko-osmane shumë shqiptarë kanë jetuarnë shoqërinë turke dhe një ndër këto figura ka qenë edhe Me-hmet Akif Ersoji nga fshati Sushicë i Pejës.

Portreti i Mehmet Akif Ersojit

Mehmet Akifi ka lindur në vitin 1873 në Stamboll. Babai itij, Mehmet Tahiri, ka qenë nga një familje shqiptare e shpër-ngulur nga fshati Sushicë e Pejës.

Babai i Akifit, me aftësi për kulturën islame, kishte ardhurnë Stamboll dhe kishte shërbyer në një nga xhamitë e mëdha tëkëtij qyteti si predikues i islamit (vaiz). Gjithashtu edhe biri i

Takvim – Kalendar 2011222tij, Mehmet Akifi, me zgjuarsi natyrale, i nisi mësimet e tij nëdrejtim të leximit që në moshën katër vjeç. Pasi mbaroi mësi-met themelore në Ruzhdije e në Idadije, u regjistrua në Faku-ltetin e Veterinarisë, të cilin e përfundoi me rezultate të larta.

Që në shkollën e mesme, kishte mësuar mirë gjuhën arabedhe persiane. Gjatë qëndrimit në Paris, përvetësoi edhe gjuhënfrënge. Njihte shumë mirë edhe gjuhën amtare, shqipen.

Filloi nga puna si veteriner në vitin 1893, duke dhënë një-kohësisht leksione për letërsinë në gjimnazin e veterinarisë“Hallkalle” të Stambollit. Nëpunësinë me shtetin e vazhdoi de-ri në vitin 1913, kur dha dorëheqjen. Gjatë kohës sa shërbeu siveteriner, i takoi të vizitonte Ballkanin, sidomos viset e Shqi-përisë, ku shërbeu për dy vjet radhazi. Natyrisht shkonte dhenë Pejë, ku çmallej me të afërmit e tij.

Mehmet Akifi, megjithëse kishte mbaruar për veterinari,në të vërtetë i qe dedikuar letërsisë dhe shkëlqente si poet. Ki-shte studiuar me kujdes dhe pasion Islamin, duke u bërë njëbesimtar i devotshëm. Në shumë vjersha të tij mbizotërojnëmistika dhe morali islam.

Në vjershat e tij mbizotërojnë në përgjithësi temat islamedhe ngjarjet historike që kishte kaluar Turqia në periudha tëndryshme, si në Luftërat Ballkanike (1912-13), në atë botërore(1914-18), në atë çlirimtare (1919-22) etj.. Vjershat që ka thu-rur për Luftërat Ballkanike dhe për betejën e Çanakalasë(1915), do të mbesin vepra të pashoqe, pasi u kënduan epoka-ve të lavdishme që kaloi Turqia.

Me mbarimin e luftërave, kur u mbajt Kuvendi i Madh Ko-mbëtar turk, që udhëhiqej nga kryekomandanti Mustafa Qemal- Ataturku, në zgjedhjet e 23 prillit 1920, u zgjodh përfaqësues

Histori 223i vilajetit të Burdurit. Vjersha e tij lirike “Istiklal Marsh” (Mar-shi i Pavarësisë) zuri vendin e parë dhe më 12 mars 1921 uaprovua unanimisht nga deputetët, duke shërbyer edhe sot siHimni kombëtar turk. Shprehja që më së shumti thoshte kurpyetej për shkrimin e Himnit kombëtar turk, ishte: “A s’mundtë na tregojë neve Allahu një atmosferë tjetër për të shkruarpërsëri një himn kombëtar”.

Populli turk nuk e ka harruar këtë personalitet. Shumë sa-llave, shesheve, lagjeve, shkollave etj. u ka dhënë emrin e tij,duke e bërë kështu të pavdekshëm.

Ai ka shkruar shumë vjersha për Shqipërinë e tij të dashur.Në traktatin “Istibdad” (Diktatura), ai shprehet:

“Hesht! Por, ai nuk hesht. Dëgjo dhe shih se nga vjen jeho-na e kërcënimit !.. Topat shpërthejnë në Shqipëri, po dëgjohennë Stamboll”.

Në fjalën e mbajtur në mitingun para xhamisë Sulejmanije(më e madhja e Stambollit) kritikonte politikën e xhon-turqvendaj Shqipërisë dhe qëndrimin jo miqësor të disa shteteve ev-ropiane.

Ndërsa më 21 shkurt 1922, në një vjershë të tijën, qantehallet e Kosovës kreshnike, duke iu drejtuar babait të tij, tëvdekur, që e kishte pasur edhe mësues jete.

Mehmet Akifi ishte largpamës, sepse që në ato kohë ai ki-shte parashikuar shumë ndodhi dhe fenomene. Ai tërhiqte vër-ejtjen se si i ashtuquajturi “Medinijet” (Qytetërim) po përpiqejt’ua hante kokat, t’i copëtonte dhe pastaj t’i gllabëronte lehtë-sisht. Si shembull merrte Shqipërinë e copëtuar.

Takvim – Kalendar 2011224Ai, gjatë gjithë kohës, i këndoi me patos Shqipërisë dhe si-

domos Kosovës, të cilat kurrë nuk i hoqi nga mendja, derisa ulargua nga kjo botë.

Pas një sëmundjeje të papritur, u nda nga gjiri i familjesdhe i popullit dashamirës turk, më 26 dhjetor 1936.

Mehmet Akif Ersoji në faqete revistës “Err-rrisale” të Kajros

Të rralla janë ato figura që gërshetojnë marrëdhëniet tradi-cionalisht të mira, në mes popullit shqiptar dhe atij turk, siç ebëri këtë poeti ynë i madh Mehmet Akif Ersoj. Ai u mishëruame Kosovën, vendlindjen e babait të vet, të cilës ia kushtoinjërën prej poezive te tija më të mira, “Unë jam shqiptar1“.(Beni Arnavudum), ku thotë:

Kudo që gjendem, më parafytyrohet si fantazmaNjë fushë e përgjakur.A je ti e vërtetë apo parafytyrim?E shkreta Kosovë?Për të vazhduar:“Dëgjojeni këtë prej meje, që vërtet, jam shqiptar…Gjë tjetër s’mund të them… Ja, atdheu im është rrënuar.

1 Safahat, fq.206, marrë nga artikulli: “Me sy kah vendlindja”, i autorit Hajru-llah Halit Aktur, (Rilindja),28 korrik 1979, fq. 20, Prishtinë. Shih poashtu:- Dr. Skënder Rizaj, Shqiptari Akif Mehmeti – poeti më i madh i letërsisëturke, (Fjala), Prishtinë, 1 tetor 1984, fq.10.- Dr. Skënder Rizaj, Shqiptari Akif Mehmeti – poeti më i madh i letërsisëturke, (Bujku), Prishtinë, 17 dhjetor 1994, fq.11.- Shyqri Nimani, Poeti i madh Akif Mehmet Pejani, "Ekskluzive" (revistëmujore për aktualitet, kulturë, shkencë, sport, Prishtinë, nr.25, maj 2002,fq.93-96.

Histori 225Po ashtu, ai u mishërua me Turqinë, atdheun e tij, për të ci-

lën shkroi tekstin e Himnit kombëtar që mban titullin: “Marshipavarësisë” (Istiklal Marsh)2.

“Nuk shuhet flamuri i kuq që valëvitet në këto troje,Pa u shuar oxhaku i fundit që tymon mbi vendin tim;Ai është ylli i kombit tim, do të ndriçojë,Ai është imi, ai është vetëm i kombit tim!”Prej kësaj shohim se sa ngushtë ishte i lidhur Mehmet

Akifi me fatin e Kosovës, po edhe me fatin e të gjitha trojeveshqiptare. Kështu, më 21 shkurt të vitit 1922, ai shkruante:

Ngrihu baba, ngrihu nga varri !Dhe shih se për qejfin e tri vetave kokëkrisur,Si vritet një popull tre milionësh!

Eja shpejt, sepse të gjallët nuk po vijnëTë shpëtojnë atdheun tonë…Shqipëria po digjet flakë..Baba! Nëna jote më e dashur, që është atdheu yt,Vendlindja jote po flijohetPër ambiciet e tre vetave kokëtrashë!Tokë e lëvruar nga gjyshërit tanëDhe arat e mbjella po i merr lumi…Sa keq, që tashmë po ngulitet në tokë kryqi i të huajit…Dhe të vallëzojë në të këmba e sqaut (ushtarit serb)…Oh! Kudo më del përpara Kosova!3

2 Mehmet Akif Ersoj, Fletët (Safahat), Logos A, Shkup, 2006, fq.568.3 Nexhip Alpan, marrë nga "Drita Islame" (organ i Komunitetit Mysliman të

Shqipërisë), Tiranë, nr. 1 (84) 1996.

Takvim – Kalendar 2011226

Mehmet Akifi në Kajro

Ashtu siç përmendet në biografinë e tij, Mehmet Akif Er-soj, pjesën e fundit të jetës së tij e kaloi në Egjipt. Për herë tëparë shkoi në muajin tetor 1923, bashkë me princin Abas Ha-lim Pasha, nga dinastia shqiptare, dhe si i ftuar i tij. Aty kaloidimrat e viteve 1923 e 1924, pastaj, bashkë me Pashanë, ukthyen në Stamboll në pranverën e vitit 1924 ose 1925. Pasvajtjes së fundit në Egjipt më 1925, nuk u kthye gjer më 1936.

Gjatë qëndrimit të tij në Kajro, dy vjet banoi në një vilë tëvogël të caktuar për të, që ndodhej përballë sarajit të AbbasHalim Pashasë në kasabanë e Hilvanit, jashtë Kajros, kurse pa-si pati marrë edhe familjen, pati marrë me qira një shtëpi të vo-gël në një skaj të Hilvanit.4

Pas ardhjes së dytë në Kajro, Mehmet Akifi, me propozi-min e kolegut dhe mikut të tij, Dr. Abdul Vehab Azzam, u in-kuadrua në Universitetin e Kajros, në Fakultetin e Filologjisë,profesor i gjuhës dhe letërsisë turke5. Këtë profesion e kreu de-ri në vitin 1936, domethënë për më shumë se dymbëdhjetë vjetme radhë. Kjo shihet edhe nga të dhënat e profesorëve, të cilatgjenden në Arkivin e Fakultetit të Filologjisë, pranë Universi-tetit të Kajros.6 Po ashtu kjo shihet edhe nga poezitë e tij të bo-

4 Mehmet Akif Ersoj, Fletët (Safafahat), Logos - A , Shkup, 2006, fq. 58.181ص القاھرةالسنة الخامسة1937فبرایر1871العددالرسالة5

Ua prezantova profesorëve të Fakultetit Filologjik, poetin e madh, ata ezgjodhën ta ligjërojë gjuhën dhe letërsinë turke. Ishte i dashur dhe irespektuar si tek profesorët, por edhe tek studentët.

6 Këto të dhëna i kam vërtetuar gjatë një hulumtimi që kam bërë në Arkivin eFakultetit të Filologjisë në vitin 1978, kur isha në studime pas diplomike(1976-1979).

Histori 227tuara në përmbledhjen e tij “Safahat”, duke filluar me poezinë“Me Faraonin sy më sy”, e cila mban datën 23 dhjetor 1923 ederi në 1926, përveç datës, autori shënon edhe vendin Hilvan,lagje e Kajros, ku banonte Mehmet Akifi.7

Vendosja e Mehmet Akifit në Kajro, si duket, ishte njëzgjidhje kompromisi, në rrethanat e krijuara në atë kohë nëTurqi, si shkak i një vargu reformash që ishin ndërmarrë në atëkohë nga pushteti i ri. Mehmet Akifi, si një mendimtar i for-matit të lartë islam, nuk mund të pajtohej me një veprimtari tëtillë. Prandaj largimi i tij në Egjipt, ku kishte përkrahjen mora-le dhe materiale të dinastisë shqiptare, përkrahjen pa rezervë tëkolonisë shqiptare, por edhe të inteligjencies egjiptiane, të cilëtçmonin lart veprimtarinë e tij letrare, mu për këtë arsye edhe eangazhuan në Universitetin e Kajros. Në të njëjtën kohë, Kaj-roja ishte një qendër e madhe dhe me rëndësi e mendimit is-lam. Me një fjalë, Mehmet Akifi, në një mënyrë a në një tjetër,kishte zgjedhur një lloj azili politik në atë kohë. Kurse në Kaj-ro kishte gjetur një ambient të përshtatshëm për vazhdimin ekrijimtarisë së tij letrare.

Mehmet Akifin, asokohe e mbante shpresa se Turqia, e cilaishte i vetmi shtet islam i pavarur dhe kishte mbetur i lirë, paskësaj do të përpiqej për t'i zgjuar kombet e tjera myslimanë tërobëruara. Mirëpo, fakti që shteti i porsaformuar, duke u kthy-er krejtësisht nga Evropa, kishte braktisur Botën Islame, nukishte diçka që mund ta pranonte Mehmet Akifi. Prandaj, dukee braktisur vatanin për besnikërinë ndaj të cilit kishte bërtitur

7 Safahat, shih: prej faqe 517-584, botimi shqip i Logos-A, Shkup 2006.

Takvim – Kalendar 2011228me zë të lartë te Marshi i Pavarësisë, ishte tërhequr në pasivi-tet.8

Poeti i Islamit9 në faqet e revistës“Err-rrisale” të Kajros

Prania e tij në metropolin e Egjiptit, në veçanti angazhimi itij profesor i gjuhës dhe letërsisë turke në Universitetin e Kaj-ros, kishin ndikuar që krijimtaria e tij letrare të ishte e prani-shme më shumë në shtypin egjiptian të kohës. Kështu që ngavendosja e tij në Kajro shfaqen botime të pjesëve të zgjedhuratë poezive të tij në shtypin e Kajros. Pjesa më e madhe e tyrenë revistën “Err-rrisale10“ (Misioni). Botohet edhe pjesa e parëe veprës së tij “Safahat” në vitin 1353 h (1933), një kopje të sëcilës ia kishte dhuruar në shenjë kujtimi Hasan ef. Nahit, i cilinë atë kohë gjendej në studime në universitetin “El-az-har” tëKajros, që tregon për lidhjet e vazhdueshme që mbante Me-hmet Akifi me Shqiptarët.

Me këtë rast vlen të theksohet se nën rubrikën e rregullt, qëmbante Dr. Abdul Vehab Azzam, hasim shumë poezi të për-kthyera në shumë numra të revistës “Err-rrisale”. Prej tyre popërmendim: “Fyelltari qorr”11. Përkthimit i paraprin një hyrje

8 Safahat (Fletët), Logos – A , Shkup, 2006, fq.59.9 Autori thotë se kështu quhej në Turqi Mehmet Akifi.10 Revistë javore prestigjioze për letërsi dhe kulturë ku u botuan shumica e poe-

zive të Mehmet Akifit, u botua në Kajro për afër 20 vjet me radhë.. Kryereda-ktor i saj ishte shkrimtari i njohur egjiptian Ahmed Hasen Ez-zajat (1885-1968).

11 Err-rrisale, Kajro, nr.9, 16 maj 1933, fq.29.

Histori 229nga Dr.Abdul Vehab Azzam. Pastaj, vijojnë poezitë “Sejfi Ba-ba”12, “Artisti”13 etj..

Por, ajo që zgjon kërshërinë e lexuesit, janë disa shkrimeqë u botuan pas vdekjes së poetit, të cilat kanë të bëjnë me je-tën dhe veprimtarinë e tij. Autor i këtyre shkrimeve është kole-gu dhe miku i tij i ngushtë, gjatë qëndrimit të Mehmet Akifitnë Kajro, Dr. Abdul Vehab Azzam.

Në faqet në vijim do t'u bëjmë një vështrim të shkurtër disaartikujve, që janë botuar në revistën “Err-rrisale, të cilët janë tëlidhur ngushtë me jetën, veprimtarinë, po edhe me botën e bre-ndshme të poetit, në dekadën e fundit të jetës së tij në Kajro.

Mehmet Akifi – poet i Islamit

Me këtë titull, Dr. Abdul Vehab Azzam nis shkrimin e tij,për të vazhduar pesë vazhdime për Mehmet Akifin.14

“Kisha lexuar emrin e Mehmet Akifit në mesin e shkrimta-rëve më të njohur bashkëkohorë të letërsisë turke, por kishapasur rastin të njihesha me një pjesë shumë të vogël të vepri-mtarisë së tij poetike. Kur para shtatë vjetësh kisha shkuar nëStamboll, Mehmet Akifi ishte vendosur në Egjipt. Kjo mëmundësoi të njihesha nga afër me biografinë dhe veprimtarinëe tij, dhe kjo e bëri më të dashur tek unë. Posa u ktheva nëEgjipt, shkova ta vizitoja. Ishte fat i mirë që ai ishte vendosurpranë meje, në Hilvan, mysafir i princit Abas Halim Pasha.

12 Ibid, nr. 12, 1 korrik 1933, fq.27.13 Ibid. nr. 18, 1 tetor 1933, fq .30-32.14 “Err-rrisale” nr.187, 1 shkurt 1337, fq.181.

Takvim – Kalendar 2011230Shkova në shtëpinë e tij, trokita në derë dhe, ja, para meje

doli një njeri që kishte kaluar të gjashtëdhjetat, me një trup tëdrejtë, ku dukeshin shenjat e modestisë dhe të pjekurisë. Mëuroi mirëseardhje. Hyra brenda e u ula. Biseduam për një ko-hë, duke hapur me këtë një fazë të re të miqësisë në mes nesh.

Miku im ishte i turpshëm, fjalëpakë, mendonte gjatë, he-shtte shumë, anonte nga izolimi, u shmangej tubimeve të më-dha. Kjo më kishte bërë që ta gjeja gjithherë në shtëpi dhe tëbisedoja gjatë me të.”

“Vizitat tona ishin të shpeshta. Më vizitonte ose e vizitoja.Bisedonim gjatë për të kaluarën dhe të tashmen. Biseda kalo-nte në tema të ndryshme, si letërsi, histori dhe gjendja aktualee myslimanëve. Kur i pëlqente biseda, nga bashkëbiseduesikërkonte të vazhdonte, e ai dëgjonte me vëmendje. Kurse, nësenë mexhlis merrte pjesë edhe dikush tjetër, ai heshtte nga mo-destia dhe turpshmëria. Kur kërkoja prej tij që ta merrte fjalën,lëvizte kokën duke refuzuar të bënte një gjë të tillë. Nëse për-gjigjej, këtë e bënte shumë shkurt, pastaj i kthehej heshtjes.Kur përfundonte mexhlisi, ai më shfaqte përshtypjet e tij, i paj-tuar apo jo, i kënaqur apo i nervozuar”.

Në vazhdimin e dytë 15 ai boton një shkrim që dhëndri i tijOmer Rida, kishte botuar në shtypin turk në muajt e fundit, paskeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Në vazhdimin e tretë 16 autori shkruan një artikull të gjatë,ku përfshin shkrimet e të gjitha gazetave të Turqisë, që ishinbotuar me rastin e vdekjes së Mehmet Akifit, duke përfshirëedhe një biografi të tij. Ai fillonte shkrimin me këto fjalë:

15 “Err-rrisale”, nr.188, 8 shkurt 1937, fq.226.16 “Err-rrisale”, nr. 189, 15 shkurt 1937. fq.267.

Histori 231“Vdiq poeti i madh në orën tetë pa një çerek të mbrëmjes sëditës së enjte të 29 dhjetorit, duke i lënë popullit turk vepra tëpavdekshme si “Mbrojtja e Çanakalasë” dhe “Himni i Pavarë-sisë”.

Mehmet Akifi kishte një respekt të madh ndaj shumë poe-tëve, prej arabëve ibnu al-Farid, prej turqve Fudulin, prej per-sianëve Sadiu, kurse prej francezëve La Martini.

Në vazhdimin e katërt 17 Dr. Abdul Vehab Azzam, i bënnjë analizë të veçantë poezisë së Mehmet Akifit, në mënyrë tëposaçme veprës së tij më të njohur “Safahat”, duke filluar prejnumrit të parë të saj e deri tek i shtati.

Në vazhdimin e pestë 18, autori i bën një vështrim një llojpoezie tjetër të Mehmet Akifit, të cilën ai e quan poezi shoqë-rore, që ishte e pranishme në veprimtarinë letrare të poetit tonëtë njohur.

Besoj se studimi dhe hulumtimi i poezisë së Mehmet Akif-it në revistën “Err-rrisale” të Kajros, do të sjellë risi të reja dhedo të zbulojë begatinë e veprimtarisë së tij të gjithmbarëshmeletrare.

Manifestime për Mehmet Akifin

Më 30 mars 2010 në një simpozium shkencor, Universitetii Kajros, në bashkëpunim me Ambasadën Turke në Kajro dheQendrën kulturore “Junus Emre” nga Turqia, shënoi 89-vjeto-rin e aprovimit të Parlamentit Turk të poezisë “Marshi i pava-

17 “Err-rrisale”, nr.194,, 22 mars 1937, fq.469.18 “Err-rrisale”, nr.220, 10 maj 1937, fq.782.

Takvim – Kalendar 2011232rësisë” të poetit Mehmet Akif Ersojit, më 25 mars 1921 përHimnin kombëtar të Turqisë.

Mehmet Akif Ersoji jetoi në Egjipt prej vitit 1924 deri më1936, ku punoi si ligjërues i gjuhës turke në Fakultetin e Fi-lologjisë pranë Universitetit të Kajros.

Ashtu siç pohoi Dr. Zejn el-Abidin Mahmud, dekan i Fa-kultetit të Filologjisë, në simpoziumin e përmendur, Turqiaishte vendi ku bashkohej struktura shoqërore turke me stru-kturën egjiptiane. Kurse poeti i saj Mehmet Akif Ersoji ishteprofesor në Universitetin e Kajros për plot dymbëdhjetë vjet.Atij i takon nderi për përhapjen dhe mësimin e gjuhës dhekulturës turke tek studiuesit egjiptianë.

Kurse Sadi Tenuk, këshilltar i parë në Ambasadën Turke,në kumtesën e tij foli për një aspekt të ri të diplomacisë ba-shkëkohore, që është aspekti i kulturës dhe letërsisë. “Letërsiashërben si urë lidhëse në mes popujve, në veçanti në mesEgjiptit dhe Turqisë, - theksoi ai, sepse lidhjet e tyre kanë njëlashtësi prej qindra vjetësh.

Poeti ynë i madh Mehmet Akif Ersoji, barti shpirtin qëshpreh pavarësinë, në një periudhë të vështirë të historisë sëTurqisë. Mehmet Akifi, bënte thirrje që nga Perëndimi të me-rreshin shumë gjëra për të cilat kishin nevojë myslimanët, pornë të njëjtën kohë ai apelonte që ata të mbështeteshin në vleratislame. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Egjipt, ai, nëpërmjetpoezive të tij, shprehu dashurinë e tij të madhe për tërë BotënIslame.

Ndërkohë, Dr. Shevki Hasen, profesor i gjuhës turke nëUniversitetin e Kajros solli tregimin e zgjedhjes së MehmetAkifit për hartimin e tekstit të Himnit kombëtar të Turqisë.

Histori 233Ministria e Përgjithshme e Arsimit, me anë të një konkursi nështyp, - theksoi ai, - kishte kërkuar hartimin e tekstit për Him-nin kombëtar, në kohën kur Turqia po zhvillonte luftën e sajpër pavarësi kundër shteteve imperialiste të Evropës. Për tek-stin e himnit ishte caktuar një shpërblim i lartë, për se ishinparaqitur shtatëqind poetë. Komisioni i caktuar enkas për këtë,pasi lexoi të gjitha poezitë, nuk kishte gjetur atë që mund tëkënaqte intuitën e popullit. Për këtë arsye, ministri i arsimitkërkoi prej Mehmet Akif Ersojit që të hartonte tekstin e Him-nit.. Akifi kërkoi nga ministri që nuk donte kurrfarë shpërblimipër këtë, në kohën kur ai nuk kishte para për të blerë një palltopër ta mbrojtur prej acarit të dimrit të ftohtë.

Disa njerëz e kritikuan Akifin për shkak se ai kishte për-dorur fjalën “ezan” në himnin e një shteti, kushtetuta e të cilitështë laike. Poeti mbrojti qëndrimin e tij duke thënë se fjala“ezan” është fjalë e dashur për popullin mysliman turk. Ai poashtu pohoi se nuk ishte armik i qytetërimit evropian, por aiishte armik i kolonializmit perëndimor, i cili në vazhdimësi pookuponte tokat e myslimanëve.

Dr. Shevki Hasen, në kumtesën e tij, foli për biografinë epoetit, duke filluar që prej lindjes së tij më 1873 në Stamboll,për shkollimin e tij, punën e tij si veteriner në Ministrinë e Bu-jqësisë, pastaj fillimin e botimit të poezive të tij në vitin 1908,si dhe udhëtimin e tij për herë të parë në qytetin e Luksorit nëJug të Egjiptit.

Kurse Dr. Hind Abdulhadi, nga Universiteti i Kajros, be-son se talenti letrar i Ersojit i përngjan talentit të poetit të Nilit,Hafidh Ibrahimit, të cilët jetuan në të njëjtën periudhë në tënjëjtat kushte të luftës dhe dëshirës për pavarësi.

Takvim – Kalendar 2011234Kurse Dr, Ibrahim Ed-hem Bulat nga universiteti “Kerk

Kala” i Turqisë, në kumtesën e tij foli për veprimtarinë e Er-sojit në fusha të tjera, sikur është - publicistika, sepse ai nxoridisa revista letrare dhe politike në gjuhën osmane.

Nga kjo shohim se për Mehmet Akifin u organizuan ma-nifestime të ndryshme në të gjitha vendet ku ai jetoi dhe ve-proi, por, për fat të keq, këtë nuk po e bëjmë ne Shqiptarët,ndonëse ishte biri ynë dhe me aq dinjitet mbrojti kauzën to-në.

AAnnaalliizzëë

Prof. dr. Hysen Matoshi

LOTËT PËR ATDHEUN E ROBËRUAR

Hafiz Ali Korça, kjo figurë interesante e historisë sonë ko-mbëtare që mbijetoi fazat më dramatike të saj, njërin ndër pre-okupimet kryesore e të përhershme e kishte edhe fatin e tokaveshqiptare të mbetura nën zgjedhën e rëndë të robërisë serbo-sllave1. Për hir të së vërtetës duhet theksuar se kishte edhe au-

1 Hafiz Ali Korça lindi më 5 prill 1873 në Korçë. Rrjedh prej një familje fetare, in-telektuale. Mësimet fillestare dhe të mesme i kreu në vendlindje, kurse studimete larta për teologji dhe filozofi në Stamboll. U shqua për aktivitete atdhetare,ndër të cilat ishte organizimi dhe mbajtja e Kongresit Shqiptar të Dibrës, më 23korrik 1909, ku e kishte fjalën kryesore. Hafiz Ali Korça ishte ndër ata atdhetarëqë përkrahu edhe Kongresin e Elbasanit, 2 shtator 1909, i cili i vuri themelet earsimit kombëtar. Më 1916, Hafiz Aliu u emërua drejtor i Arsimit për Tiranën,Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin. Ka qenë edhe kryemyfti nëKëshillin e Naltë të Sheriatit në Shkodër. Ishte anëtar i Komisis Letrare tëShkodrës. Gjatë viteve 1918-1924 ishte kryetar i Këshillit të Naltë të Sheriatit.Hafiz Ali Korça, për afro gjysmë shekulli, ka kontribuar shumë për Shqipërinënë disa lëmenj. Kontributet e tij janë me peshë në fushë të publicistikës,islamistikës, gjuhësisë, letërsisë etj. Edhe pse ishte luftëtar për liri, poet,përkthyes, shkrimtar, atdhetar, mësues, myderriz, profesor, islamolog, hartues

Takvim – Kalendar 2011236torë të tjerë, bashkëkohës të tij, të cilët e shprehën qartazi dhe-mbjen për Kosovën (tokat shqiptare nën Jugosllavi) e robëruardhe për bashkëkombësit e tyre që hiqnin të zitë e ullirit nënthundrën okupatore sllave. Në vazhdën e këtyre krijimeve poe-tike që aktualizonin artistikisht vuajtjet e pësimet marramendë-se të Kosovës së robëruar është edhe ai “Vajtimet e atdheut” iHafiz Ali Korçës. Kjo elegji, që buron nga shpirti i atdhetaritintelektual e poet, merr shkas nga bombardimet serbe të bëranë ditën e Bajramit, në qershor të vitit 1924, në Drenicë. Poe-zia fillimisht ishte botuar në revistën Zani i Naltë2 po më 1924.Ky akt makabër i serbëve gjakatarë preku fort ndjenjat atdhe-tare e fetare të Hafiz Ali Korçës, ndaj është i kuptueshëm rea-gimi i tij me këto nota emocionale të ligjërimit.

tekstesh mësimore-shkollore, sistemi komunist i kohës nuk e vlerësoi drejtpunën e tij. Përkundrazi, ai vuajti trajta të rënda të keqtrajtimit nga ky sistem iegër. Vdiq më 31 dhjetor 1956 në Kavajë. Disa nga veprat e Hafiz Ali Korçësjanë: Treqind e tri fjalët e Imam Aliut, Historija e shenjt dhe katër halifet,Mevludi shqip, Jusufi me Zelihanë, Abetare, Alfabeti arabisht, Muslimanija,Gramatika dhe syntaksa Shqip-Arabisht, Shtat ëndrrat e Shqipërisë, Bol-shevizma çkatrrim i njerëzimit, Kur’ani i Madhënueshëm e thelbi tij, Gjylistani(Trëndafilishtja) e Sa’diut, Rubaijjati (Katroret) e Umer Khajjamit. Për më tepërshih: Ismail Ahmedi, Hafiz Ali Korça jeta dhe vepra, Vepra 1, Logos A, 2006;Dr. Ramiz Zekaj, Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX,ISHMQI, Tiranë, 2002, f. 317-319; dhe Fjalori enciklopedik shqiptar, vëllimi 2,Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, f. 1282-1283.

2 Revista "Zani i Naltë" doli për herë të parë në Tiranë në vitin 1923, menjëherëpas themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe e ka vazhduar bo-timin deri në vitin 1939. Drejtohej nga Ismail Maçi. Botohej në shqip dhe nëarabisht në 32 faqe. Për më tepër shih: Dr. Hamit Boriçi, Një shekull e gjysmëpublicistikë shqiptare (1848-1997), botoi “Fishta”, Tiranë, 1997, f. 76; BlendiFevziu, Histori e shtypit shqiptar 1848-2005, botoi “Onufri”, Tiranë, 2005,f.51.

Analizë 237

Dhimbja kombëtare për Kosovën

Dhimbja për Kosovën, për krahun e madh të Shqipërisë, si-kurse e quan autori, është dhimbje kombëtare e thënë nëpër-mjet gojës së poetit, i cili, nëpërmjet refrenit, i thërret të gjithëbashkëkombësit të qajnë e të mbajnë zi për të:

Qani vëllezër Kosovën qanipër gjëmë-zezën ca dit zi mbani.3

Urdhërorja e foljes qaj, me të cilën fillon dhe përmbylletvargu i parë, po në këtë funksion përsëritës shfaqet më shumësi lutje, si përgjërim, që të kujtohet fati i zi i Kosovës në ditëtmë të vështira që po kalonte. Po kështu, në rrafshin e domethë-nies, përsëritja zhvendoset edhe në vargun e dytë të këtij ref-reni nëpërmjet shprehjeve gjëmë-zezë dhe zi. Të gjitha këtomjete shprehëse, qoftë si përsëritje e drejtpërdrejtë, qoftë sipërsëritje e domethënies me mjete të tjera të ligjërimit poetik,janë në funksion të përvetësimit të recipientëve të kësaj veprepoetike. Autori është i vetëdijshëm se për ta bërë këtë nukmjafton vetëm shprehja e bukur, gradacioni retorik aq i prani-shëm, ngase asaj i duhet edhe komponenti emocional, ashtu qëtë jetë sa më mbresëlënëse, sa më ndikuese. Refrenin kaq tëpërsëritur, në pjesën e fundit të këtij krijimi poetik autori emodifikon me qëllim që vaji për trojet e humbura të përfshijëedhe gjymtyrën tjetër të hapësirës sonë kombëtare, të ndarëpadrejtësisht nga trungu i saj i natyrshëm - Çamërinë e glla-bëruar nga grekët:

3 Hafiz Ali Korça, Shtatë ëndrrat e Shqipërisë (Vepra 2), Logos A, f. 121.

Takvim – Kalendar 2011238

Qani Kosovën dhe Çamërinëse i këmbejnë si bagëtinë.4

..............................Qani Kosovën dhe Çamërinëpër gjëmëzezat zgjateni zinë!5

Notat elegjiake të poezisë “Vajtimet e atdheut”, megjithësemarrin shkas nga një zhvillim konkret i krimeve të bëra në njëditë të veçantë e të shënuar për shqiptarët myslimanë, përka-tësisht në ditën e Bajramit të Kurbanit, shtrihen në vajtimin efatit të përgjithshëm të shqiptarëve të Kosovës e të Çamërisë,gjithashtu duke vënë në këtë kontekst elegjiak edhe vetë pozi-tën e Shqipërisë së mbetur pa pjesët e saja më të bukura dhemë të domosdoshme për një jetë normale. Historikisht mësy-mjet kriminale serbe janë bërë në ditët që shënojnë identitetinfetar shqiptar dhe mbi objektet e tyre fetare. Përveçse bëhejkjo me qëllimin që të shndërrohen festa e gëzimi në hidhërim evuajtje për besimtarët, mësymjet e tilla në ditët e Bajramit dhembi xhamitë e mbushura me besimtarë shqiptarë ishin një për-çim i qartë i mesazhit se ata duhej ta braktisnin tokën e tyre.Po sjell ndërmend se si sulmi mbi familjen e Demë Ahmetitbëhet pikërisht në ditën e Bajramit, sikurse edhe sulmi në Dre-nicë në qershor të 1924-tës, që edhe është bërë motiv i këtijkrijimi, por edhe në luftën e fundit ishte pikërisht dita e Bajra-mit, 28 marsi 1999, kur forcat serbe bënë veprimet më gjakata-re të spastrimit etnik në gjithë fushatën tremujore të krimevembi shqiptarët. Shembujt e veprimeve të këtilla janë të panu-

4 Po aty, f. 124.5 Po aty, f. 124.

Analizë 239mërt, ndërsa gjeniu ynë popullor i ka faktuar e përjetësuar nëkëngët që bartur brez pas brezi.6 Sulmet në ditën e shënuar tëfestës së shqiptarëve myslimanë, apo në ditën kur bënin lutjetnë xhami, sikurse edhe sulmet mbi objektet në të cilat prediko-hej feja (xhami, mesxhide, teqe, medrese etj.), përveçse goditjee qenies fizike, ishin edhe goditje e rëndë me pasoja psikolo-gjike për popullatën. Ja një shembull tipik se si nga Serbia upërdor presioni i këtillë. Kujtojmë se si shqiptarët e fshatit Be-rivojcë të Dardanës, të cilët në vitet 30 të shekullit XX popu-llonin krejtësisht katër nga pesë lagjet e këtij fshati (një lagjepopullohej nga shqiptarë dhe serbë kolonë)7, u detyruan tëshpërnguleshin kolektivisht nga fshati i tyre si rezultat i dhu-nës psikologjike që u bë mbi ta, përkatësisht fyerjes së rëndë tëdinjitetit fetar të tyre. Ata kishin përballuar edhe dhunën fizikeedhe keqtrajtimet nga më të ndryshmet që përditë ua bënin pu-shteti dhe bashkëfshatarët e tyre, por nuk kishin mundur tapërballonin aktin makabër e çnjerëzor të përdhosjes së xhami-së së tyre. Në të vërtetë, serbët kishin hedhur në brendinë exhamisë një derr të therur, ndërsa, menjëherë pas këtij vepri-mi, banorët shqiptarë kishin vendosur të shpërnguleshin kole-ktivisht për në Turqi. Nga një fshat tipik shqiptar, Berivojca ukthye në një fshat të banuar vetëm me serbë kolonë. Kjo gje-ndje ishte kështu deri në vitet 70-80 kur shqiptarët blenë pronadhe ata tani përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së

6 Këngë popullore historike, vëllimet 3 dhe 4, botoi Instituti Albanologjik i Pri-shtinës, Prishtinë, 2007.

7 Të dhënat e përmendura lidhur me strukturën e popullsisë së këtij fshati, parashpërnguljes komplete të shqiptarëve për në Turqi, janë marrë nga libri No-vobrdska Kriva Reka i autorit serb Atanasije Urosheviq, i cili ato i kishtembledhur në vitet 1929-1930.

Takvim – Kalendar 2011240këtij fshati. Është interesant se edhe sot serbët vendas, të mbë-shtetur edhe nga faktorë ndërkombëtarë, nuk i lënë shqiptarëtqë ta ngrenë një xhami për nevojat e tyre fetare në këtë fshat.Pra, jo që nuk ka shenja të keqardhjes për një veprim të këtillëqë e kishin ndërmarrë paraardhësit e tyre dikur, por ata memjete të tjera vazhdojnë t’i pengojnë bashkëfshatarët e tyre qëta kenë një objekt në të cilin do t’i luteshin Zotit.

Ligjërimi nëpërmjet pyetjeve retorike

Një mjet i fuqishëm i brumosjes emocionale të poezisë ja-në edhe pyetje retorike të tipit të puzmës, përkatësisht pyetjetqë bëhen për ta shprehur protestën e autorit dhe jo për të kër-kuar përgjigje. Kështu, Hafiz Ali Korça i rreshton pyetjet njër-ën pas tjetrës, duke e bërë më efektive dhe më ndikuese gjuhëne tij në raport me recipientin. Fillimisht e konstaton gjendjen erëndë në të cilën ndodhej Kosova, duke zënë ngoje format mëtë tmerrshme të krimit, pastaj thërret për të mbajtur zi përKosovën dhe në pjesën e tretë proteston nëpërmjet pyetjeve:

Qytetërimi ku është vallë?përse Europa nuk sheh hallë?Si nuk digjonet topi i shkretë?si s’shihet flaka që del nga retë?Si nuk digjonet rënkim i shpirtitsi nuk ndalohet ç’bën bir i ...??Pse s’këshillohet kombi gjak-pirës?Në botët thua s’ngeli bamirës?Qysh u shurdhua bota e tërë?8

8 Hafiz Ali Korça, vep. e cit., f. 121-122.

Analizë 241Sikurse bashkëkohësi i tij, poeti ynë kombëtar At Gjergj

Fishta9, edhe Hafiz Ali Korça e drejton gishtin e akuzës ngaEvropa, e cila atëbotë bënte sehir dhe duke mos ndërmarrë as-gjë për mbrojtjen e shqiptarëve, i kontribuonte indirekt kësajgjendjeje të pashpresë, veçse ky i fundit e bën fajtore konkre-tisht politikën e kohës. Forma e bërjes së pyetjes në këtë rastndryshon esencialisht nga ajo paraprake, ngase poeti krijon njësfond të gjerë në të cilin do ta vërë një pyetje të vetme drejtuarbotës së qytetëruar:

Në këtë shekull kjo politikë,mrekulli quhet them pa frikë,kjo politikë racë-mbaruese,për dit grin plaka, pleq, trima, nuse,kjo politikë lugate shtrigë,dhelpër dinake kuçedr e ligë,faroj vëllazrit me qindra mijë,i math i vogël duhet ta dijë,fol o moj bot’ e qytetërimitpërse po shkulet kjo rac e trimit?10

9 Gjergj Fishta kishte hequr atëbotë dorë nga drejtësia e fuqive të mëdha dhe, siçthoshte, shpresonte vetëm te Zoti. Evropa, në një vazhdë zhvillimesh e rretha-nash, do të përshkruhej me fjalë edhe më të rënda, me një gjuhë edhe më tëvrazhdë e më qortuese, sikundër e gjejmë te poezia “Surgite, mortui!”:“Shqyptarë, a ndiet? Europa, mrrutë e ndyt –

Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit(Së cilles dreqi ia plasi të dy sytE marren mâ s’e sheh, njitash n’e s’vonit)E bâni gjyq, qi t’nipat e KastriotitShkjevet t’Ballkanit urë t’u rrijn mbas sotit.”Shih: Lirika, “Rilindja”, Prishtinë, 1997, f. 90.10 Hafiz Ali Korça, vep. e cit., f. 122.

Takvim – Kalendar 2011242Më tej nuk do të ngurrojë të shpallë të vdekur civilizimin,

do ta quajë Perëndimin vetëm një lustër, e madje-madje, në li-gjërimin e tij poetik do të përfshijë edhe nota të mallkimit, në-përmjet shprehjeve: “në fund të botës hyftë gëzimi” dhe “faremos qoftë shtypi dhe shkrimi”. Duke humbur çdo shpresë tedrejtësia njerëzore, Hafiz Ali Korça i drejtohet natyrës shenja-ve identifikuese gjeografike të tokave shqiptare, Vardarit plakdhe malit Sharr. Është interesant personifikimi që ia bën Sha-rrit, por edhe vetë Kosovës, duke iu shtruar pyetje, nëpërmjetvargjeve vijuese:

O Sharr i shkretë qysh duron vallë?pse nuk po shkrihesh qysh je i gjallë?Shkrijuni male mbetët të shkretë,shembuni bashkë me gjithë tepetë!kur komp bujari për dit po shuhetty moj Kosovë jeta ç’të duhet?11

Me gjithë realitetin e vrazhdë nëpër të cilin po kalonte ko-mbi, me gjithë shpërfilljen e paparë të Evropës, autori nuk e kahumbur shpresën se kjo gjendje do të ndryshojë. Kjo shpresënatyrshëm e në përputhje me konceptet e tij të përgjithshmembështet te Perëndia (Hakku) dhe kjo gjë na bëhet e ditur nëfundin e krijimit poetik, por del e qartë edhe nga refreni nëpër-mjet përfshirjes së ndajfoljes ca: Qani vëllezër Kosovën qani /për gjëmë-zezën ca dit zi mbani; pra, ai nuk thërret për një zitë përhershme dhe të pafund. Edhe shpjegimi i këtij vargu, tëcilin e bën vetë, si duket me rastin e botimit të librit më 1944,dëshmon jo vetëm për shpresën, por edhe për vizionaritetin e

11 Po aty, f. 125.

Analizë 243Hafiz Ali Korçës, sa i përket çështjes së Kosovës: “Pata thënë:ca ditë zi mbani se kurrë shpresën nuk e kam prerë. Si dihetvetëqeverimi, lirija s’jepet po merret. Idealisti i vërtetë e i që-ndrueshëm, herët a vonë i arrin qëllimit. Bashkim, qëndrim edurim duhet.”12 Pra, mund të thuhet se liria e Kosovës u arritpikërisht nëpërmjet bashkimit, qëndresës heroike kundër push-tuesit, por edhe durimit për ta gjetur çastin e duhur.

Mjetet stilistike

Mund të thuhet lirisht se, më parë se ta krijojë një vepër tëpërkryer letrare, autori bën përpjekje për ta kthyer vëmendjente Kosova, apo, sikurse thotë vetë, te shpresa e Shqipërisë e temë e madhja çerdhe e trimërisë. Janë të paktë autorët që e kanëvlerësuar kaq drejt rolin e Kosovës në arritjet e përgjithshmekombëtare, duke përfshirë këtu edhe ndihmesën e saj jetike përpavarësinë e Shqipërisë më 1912. Prandaj, nisur nga ky parim,është e kuptueshme pse Hafiz Ali Korça shkrin më shumë mu-nd për efektet retorike të ligjërimit të tij sesa për mjete shpre-hëse letrare, sesa për figurshmërinë e të shprehurit etj. Me njëfjalë ai synon më tepër që ta bindë lexuesin e poezisë së tij se-sa të nxisë tek ai një efekt të caktuar estetik. Mjeshtëria e stilitletrar është vënë, këmbë e krye, në shërbim të idesë kombëta-re, përkatësisht të thirrjes për shpëtimin e një pjese të kombitqë po dergjej në robëri. Në këtë rrafsh gradacioni është tejet ipranishëm dhe përdoret për ta forcuar efektin kumtues, për tabërë më bindës atë. Një procedim tejet i rëndësishëm ështëedhe përsëritja e cila realizohet qoftë nëpërmjet përsëritjeve të

12 Po aty, f. 121.

Takvim – Kalendar 2011244tingujve e fjalëve a edhe të grupeve të fjalëve, qoftë nëpërmjetparalelizmave sintaksorë, me ç’rast secilës gjymtyrë sintaksorei përgjigjet një gjymtyrë identike në vargun vijues. Po sjellimpër ilustrim vetëm disa vargje që e dëshmojnë këtë koncept:

Më s’tu nda vrasja, ndjekja, shuplaka,Më s’tu nda therja, mbytja, grabitja,Më s’tu nda shtypja, mbytja, grabitja13

Megjithëse përmbajtja, sikurse u tha, del mbi mjetet shpre-hëse, duhet thënë se fjalësi poetik, ritmi, rimat dhe përgji-thësisht shprehjet poetike të krijimit “Vajtimet e atdheut” janëinteresante e në disa raste, madje, edhe risimtare. Kështu, poli-tika e shfarosjes kombëtare nga autori do të emërtohej si poli-tikë racë-mbaruse. Përveç kompozitës gjëmëzeza si një gjetjeinteresante është edhe ajo shpirt-makutët e përdorur për tëemërtuar për grabitqarët e pangopur lakmitarë.

Përgjithësisht duhet thënë se për këtë krijim të veçantë le-trar deri tani dihet fare pak, ashtu sikurse nuk dihet në nivel tëkënaqshëm as për autorin e saj, Hafiz Ali Korçën. Poezia “Va-jtimet për atdheun” nuk ka gjetur vend deri sot në tekste shko-llore, në antologji, në periodikun letrar, në mediet tona etj., poras është bërë objekt i mirëfilltë i studimeve letrare. Paragjyki-meve ideologjike u ka ikur koha. Është koha e rikthimit të vle-rave tona letrare të ekskomunikuara. Ato kanë të drejtë të jenëpjesë e sistemit tonë letrar dhe ne kemi nevojë për to.

13 Po aty, f. 121.

KKrroonniikkëë

Elez Osmani

“DIELLI” KRONIKËE SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

Dielli është një “kandil kombëtar shqiptar”, që nuk u shuakurrë. Vitin e kaluar hyri në shekullin e dytë të jetës nga dataqë doli për të parën herë në Amerikën e lirë, në atdheun e dytëtë Shqiptarëve të Amerikës. Ai pati përkrahës vatranët besnik-shqiptarët e Amerikës, që nuk kursyen për të në kohët më të vë-shtira. Ata janë karakterizuar kurdoherë nga patriotizmi i tyrei flaktë, nga dashuria e tyre e thellë për Shqiptarinë, për gju-hën, për kulturën, dhe mbajtën të gjallë gazetën “Dielli”, pakursyer mundin për të, me qëllim që t'i zgjatnin jetën organit tëtyre, “Diellit” - dritëdhënës dhe rrezatues, i cili natyrshëm ubë edhe kritikë e tyre.

Kohë më parë “Dielli” shënoi 100-vjetorin e daljes, 1909-2009. Vatra si gjithnjë u përkujdes për ta shënuar këtë përvje-tor me një sërë veprimtarish, ku spikati “Konferenca shkenco-

Takvim – Kalendar 2011246re kushtuar 100-vjetorit të Diellit”, organizuar me 13 qershor2009, mbajtur në Bronks të Nju-Jorkut. Aty u lexuan shumëkumtesa nga studiues të ndryshëm. Ligjëruesit për këtë konfe-rencë kishin bërë përgatitje serioze dhe sollën para auditoritkumtesa që rroknin jetën 100-vjeçare të “Diellit”. 1

Si lindi “Dielli”Kolonia Shqiptare e Amerikës së Veriut e filloi jetën e saj

aty nga viti 1890. Ajo rritej dita-ditës, ngase numri i emigra-ntëve shtohej. Në mesin e tyre vinin edhe intelektualë të shqu-ar, siç ishte Sotir Peci, p.sh., i cili kolonisë i dha impulse të re-ja kombëtare dhe organizative. Sotir Peci, një figurë e shquar eRilindjes Kombëtare, mendohet të ketë ardhur aty në vitin1905. Ai themeloi gazetën e parë shqipe në Botën e Re. Numrii parë i “Kombit” doli më 1906. Ishte shqip, e përjavshme dhekishte platformë të qartë për mbrojtjen e interesave kombëtareshqiptare. Më 10 Janar 1909 gazeta “Kombi” pushoi së dali.Tre vjet më vonë numri i Shqiptarëve mund të kishte kapërcy-er të paktën 10.000 veta, mbasi ishte një periudhë kur djemtëshqiptarë filluan të shkonin në kurbetin e ri në Amerikë, që ko-nsiderohej si një vend bujar, liridashës dhe me begati të pafu-nd. 2

Gazeta “Dielli” u themelua më 15 shkurt 1909 nga shoqë-ria “Besa-Besë”, si gazetë e përjavshme, 36 ditë pas mbylljessë gazetës “Kombi”. Më 1912 gazeta filloi të botohej nga Fe-derata “Vatra”. Programi i saj ishte qartë, i bukur dhe patriotik.

1 Kumtesat janë botuar në "Dielli" Vol. 100. nr. , 2009, Botim special i ”Diellit”.2 Dr.Jup Kastari: Faik Konica , monografí, Nju-Jork 1995, f. 160.

Kronikë 247Hartues i tij ishte Fan Noli. Në Programin e “Diellit”, botuarnë numrin e parë të tij, thuhej: “...Guxojmë të dalim përparashqiptarëve me një program thjesht kombëtar, të përvijuarshkoqur e çelur, pa nyja të errëta që mund të merren vesh menjë mijë mënyra të ndryshme. Në qoftë se shqiptarët nuk ma-rrin vesh ndonjë nyjë, do te jemi gadi ta shkoqitim kurdo-herë...Kryefjala jonë është “Shqipëria për shqiptarët” që ishte“një trumbetë që fton imigrantin shqiptar analfabet të armato-set dhe të shpëtojë vendin e tij lindor nga robëri e huaj”...3

Si u formua “Vatra”Amerika ka qenë zbulimi i fundit i Shqiptarëve si vend

emigrimi. Amerika konsiderohet si kontinenti kryesor ku udrejtua emigracioni shqiptar gjatë shekullit XX dhe ShBAishte shteti kryesor i këtyre vërshimeve.4 Liria e gjerë e vepri-mit dhe shkalla e lartë e qytetërimit dhe e emancipimit shoqër-or amerikan, ka ushtruar një ndikim të fuqishëm në emigrantëte ri shqiptarë, numri i të cilëve u shtua në masë të konsiderue-shme. Demokracia dhe qytetërimi amerikan ishin një shkollë emadhe që elementët më të përparuar të emigrantëve shqiptarëe përvetësuan shpejt dhe e vunë në shërbim të lëvizjes ko-mbëtare. 5

Ndër këto nisma, më e organizuara doli Federata Pan Shqi-ptare “Vatra”, e cila ka një histori të lavdishme. Ajo e ka nis-mën e vet në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

3 Dielli nr. 1, 1909.4 Beqir Meta: Federata panshqiptare Vatra, Tiranë 2002, f. 11.5 Po aty, f 28.

Takvim – Kalendar 2011248Vatra që u formua nga bashkimi i shoqërive “Besa-Besë “,“Flamuri i Krujës”, “Komëtare” dhe “Dallëndyshe” - u zyrta-rizua më 28 prill 1912.

Këtu do të japim shkurtimisht historikun e saj, sepse kyndërlidhet ngushtë me “Diellin” dhe, ashtu si e vëren MuratVokopola: “kur dikush flet për “Diellin” dhe “Vatrën”, pada-shas ballafaqohet me një gjëegjëzë të vjetër, se cila vjen epara: pula apo veja. Natyrisht, se “Dielli” erdhi i pari, dhe nje-rëzit që e botuan atë, fillun atëhere dhe atje të organizojnë“Vatrën”. Motoja e Diellit qysh nga fillimi i tij ishte “Pro Au-tonomisë së Shqipërisë. “Dielli” dhe “Vatra” sjellën së bashkugjithë Shqiptaro-Amerikanët dhe ishin me ta kur filloi luftaepike për pavarësinë e Shqipërisë.”6

“Vatra” është një shoqëri e përmendur. Ka vepruar buja-risht dhe energjikisht për të drejtat tona kombëtare. Ka qenëmë e madhja, më e përhapura, por edhe më e forta, më e orga-nizuara dhe më e vlefshmja ndër të gjitha shoqatat shqiptarejashtë Atdheut. “Vatra” bëri organin e vet periodik, “Diellin”,fletore herë e përditshme, herë javore, herë dyjavore, sipas ras-teve e mundësive, një gazetë që mund të krahasohej me ato tështeteve të qytetëruara. Ajo u dha ndihma të konsiderueshmeShqiptarëve, Shqipërisë, Kryqit të Kuq Amerikan, mbajti tredelegatë pranë Konferencës së Paqes në Paris (1919-1920) dheqe e zonja dhe e aftë edhe për mjaft veprime të tjera të dobi-shme.

“Vatra” i ka sjellë shërbime tepër të vyera Atdheut tonë.Ajo, nën drejtimin e Konicës etj., ka hartuar memorandume,

6 Kemal Vokopola: Kumtesë në "Seminari ndërkombëtar i Federatës Panshqi-ptare "Vatra" 1969.botim i veçantë më 1971 në Romë f.198.

Kronikë 249peticione, protesta, thirrje për të drejtat e Shqiptarëve dhe tëShqipërisë, dhe ua ka dërguar personaliteteve politike ameri-kane dhe evropiane. Programet e planet e Federatës, klubet esaj kulturore, kuvendet e organizuara, mbledhjes vjetore, rapo-rtet e relacionet, huatë e brendshme kombëtare për Shqipërinëe varfër, të mjerë e të prapambetur të asaj kohe, festat për ba-shkimin e degëve të “Vatrës”, botimet e librave shqip dheshpërndarja e tyre ndër Shqiptarët e Amerikës, për të mbajturgjallë gjuhën shqipe; këto dhe të tjera, në një pjesë të madhekanë vulën, mendjen e djersën e intelektualit demokrat, liberale përparimtar, të Faik Konicës, me shokë. Por, në një kohë tëafërt e të shpejtë, kur të shfrytëzohet drejtpërsëdrejti arkivi iFederatës “Vatra”, atëherë do të dalë edhe më mirë në dritëpuna dhe merita e madhe e Faik Konicës në këtë drejtim.7

Duke e shfletuar “Diellin”Gazeta “Dielli” qe me fat, sepse që në numrin e parë tra-

shëgoi erudicionin e Fan Nolit, stilin e tij, sa ironik aq dhe sar-kastik; e më pas edhe përvojën e vyeshme e stilin polemizues,por dhe plot elegancë të Faik Konicës, pasuar nga Kristo Da-ko, Kostë Çekrezi, Bahri Omari, Rufat Gurrazezi, Qerim Pana-riti, Nelo Drizari, Xhevat Kallajxhiu, Athanas Gega e deri tekAnton Çefa. Mbi të gjitha, Faik Konica, i mbiquajturi “babai igjuhës shqipe”, solli tek “Dielli” shkollën e madhe të “Alba-nia”-s, çka shërbeu në rritjen e standardeve të profesionalizmittë “Diellit”.

7 Dr. Jup Kastrati, libri i cituar f 160.

Takvim – Kalendar 2011250Numri 30 i gazetës “Dielli” kremtoi përvjetorin e parë të

botimit. Faiku shkroi kryeartikullin. Ndër të tjera, në të lexoj-më edhe këto: “Me këtë numër, “Dielli” mbush motin e parë tëbotimit të tij. Kur bën një udhë të gjatë, udhëtari qëndron ngandonjë herë, ri mbi një gur dhe hedh sytë pas tij. Është një çlo-dhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kursheh se sa eci dhe ç’mbaroj gjë atje. Ashtu dhe ne do të ma-rrim forcë të re duke shikuar punët që bëmë gjer sot”. Pastaj,Konica falënderon shoqërinë “Besa-Besën” dhe bashkëpunëto-rët, me këto fjalë: “Shoqërisë “Besa-Besën”, kryetarit atdhetardhe të palodhur të saj, pleqësisë së nxehtë kurdoherë gati tëbëjë detyrën e saj, ana kombëtare u ka hua përhirime nga ze-mra”. Konica e përfundon artikullin me këto fjalë: “Shprehimqë “Dielli” të gëzojë për shumë vjet të kremten e moti-motit-tij”.8

Me rastin e Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912,gazeta “Dielli” e datës 5 dhjetor 1912, botonte këtë urim: “Va-tra” përhiron Shqipërinë: “Mbledhjes së Kombit, Vlorë: Fede-rata Panshqipëtare “Vatra” e Amerikës dërgon urime të nxehtapër inauguratën t'uaj, e cila s'do të harrohet kurrë”. 9

Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 17 dhje-tor 1912 deri më 22 mars 1913, jashtë kufijve etnikë të Shqi-përisë mbetën Kosova dhe Çamëria. Nga trungu i Atdheut tonëu shkëputën padrejtësisht Rrafshi i Dukagjinit dhe Kosova:Peja, Prizreni, Gjakova, Prishtina, si edhe tokat shqiptare nëMaqedoni. Qeveria e Shqipërisë dërgoi një delegacion në Lo-ndër, të kryesuar nga Mehmet Konica, vëllai i Faik Konicës,

8 Po aty, f. 164.9 Po aty, f. 169.

Kronikë 251që të mbronte tërësinë tokësore shqiptare. Fan S. Noli u dërguasi delegat i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare në Ame-rikë, që ta ndihmonte delegacionin zyrtar shqiptar. Edhe FaikKonicën e dërgoi në Londër për të njëjtin qëllim Federata Pa-nshqiptare “Vatra”. Me rastin e largimit të tij nga Amerika,Faik Konica botoi te “Dielli”, më 19 dhjetor 1912, këtë për-shëndetje: “Atdhetarë Shqipëtarë t'Amerikës! Me qenë që mëpërcillni me urimet e juaja, u lë me shëndet. U pjekshim tëgëzuar, dhe për s'afërmi, në një Shqipëri të lirë! Si zyrtarëve, sianëtarëve dhe këndonjësve të dashur, u jap pjekje për s'afërminë Shqipëri”. 10

Kur vdiq Voodrov Vilson-i, President i Shteteve të Bash-kuara të Amerikës, Faik Konica shkroi: “Gjithë Shqiptarët du-het t'i ngrenë Vilson-it një monument të pavdekur në zemrat etyre. Edhe po t'ish i vogël për të tjerët, Vilson-i duhet t'ish imadh për Shqiptarët”. E Shqiptarët që nuk e harrojnë mikun,që nuk e nderojnë këtë vetëm pas vdekjes, Vilson-in popullishqiptar e përjetësoi në një këngë të thjeshtë. Shqiptari i ngritikëngë atij që s'kurseu të na përkrahte. Populli mirënjohës i ki-shte ngritur këngën: “Therresim “Rroftë Amerika” / Madhëri eTij Vilson-i, /Me katërmbëdhjetë pika, / i thotë Evropës qëndr-oni!”. Vjershë popullore për “Madhërinë e tij Vilson-in”, va-rgje që shkojnë gojë më gojë e që mbeten përgjithnjë në vatratshqiptare. Në dasmat tona, në gëzimet familiare nuk këndohetvetëm “qafë-sorkadhja” e “meskëputura”, por edhe trimi, dhebamirësi. Një profesori amerikan, i quajtur Elmer E. Jones, ibie puna të vizitonte vendin tonë. Në fshatin ku kaloi, kishte

10 Dielli, 6 dhjetor 1924

Takvim – Kalendar 2011252dëgjuar një këngë për Vilson-in. Ia përkthyen dhe ky ia dërgoiPresidentit amerikan. Atëherë ky i fundit shfaqi mirënjohjen evet me letrën që po riprodhojmë më poshtë: “Vashington D.C26th January 1922/ I dashur Z. Profesor Jones/ Ju faleminderitsinqerisht për letrën tuaj dhe për përmbajtjen e saj. S'ka dy-shim se më gëzohet zemra kur mësoj për ndjenjat e bukura qëushqejnë kundrejt meje në Shqipëri. Duket se do të keni pasurnjë eksperiencë plot interes. Kujtoj se çdo takim me të tillakombe ma sqaron më së miri pikëpamjen tonë përmbi rastetdhe përgjegjësitë tona kombëtare. Me urime të përzemërta,(Nënshkruar:) Voodrov Vilson. 11

Ndërkaq, gjendja në Shqipëri ishte tepër e acaruar dhe nëprag të një lufte civile. Më 6 dhjetor 1924 Faik Konica shkru-ante: “Në qoftë se anarkia, e cila mbretëron që katër vjet e tëhunë Shqipëri, vazhdon dhe ca kohë, ahere optimisma s'ka venddhe trembem se diç do të ngjasë. Le të kemi shpresë se të vetë-qojturve “udhëheqës” do t'u vijnë mentë dhe punët do të shtro-hen. Po në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëriafjalë fatale - vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalënë gur të varrit të saj: “U ngjall nga idealistët, U ruajt nga ra-stet, U vra nga politikanët”.12

Duke shfletuar koleksionet e “Diellit”, bindesh se seciliprej editorëve i dha ngjyrën e stilit dhe të shpirtit të vet gazetëssë Shqiptarëve të Amerikës. Lënda që rrjedh në faqet e “Di-ellit”, i ngjan një përroi malor që rrjedh rrëmbyeshëm; në tëështë përjetësuar jo vetëm historia e Shqiptarëve të Amerikës,por e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë. Aty është kombi

11 Po aty, f 173-17412 Poaty, f 175

Kronikë 253shqiptar, aty është shteti shqiptar, pasi qe fat për Vatrën qëlindi para shtetit dhe e orientoi shtetin që foshnjë.

Natyrisht që në faqet e “Diellit” gjejmë edhe teket e shqip-tarëve, hidhërimet për hiçgjë, grindjet për pesë para, kritika tëashpra, mospajtime edhe për gjëra elementare. “Dielli” është ipasur me replika. Edhe pse polemikat shkaktonin një situatë tënderë dhe e mbanin konfliktin të ndezur, ato i dhanë nerv“Diellit”, që mezi pritej nga lexuesit.13

“Dielli” kritikon Nolin

Në vitet 1925-39, gazeta kalon nga pozicioni i majtë iNolit në pozicionin e djathë të Konicës. Politika redaktuese egazetës kaloi në anën e qendrës së djathtë, që u pasqyrua nëqëndrimet pro-monarkiste dhe antikomuniste. Në koleksionine “Diellit” gjen me tepri polemika të pafundme dhe të ashpra.Është polemizuar gjatë në mes palëve të kundërta për Fan No-lin, veçanërisht pas rënies së tij nga froni i kryeministrit dhepas emigrimit në Europë.

Përveç mospajtimeve politike, që e akuzonin Nolin si mba-rtës i fantazmës komuniste, u hapën edhe debate të tjera, siçishin ato nëse kishin apo jo vlerë shqipërimet e Nolit nga She-kspiri. Për më shumë se një vit patën vazhduar polemikat nëmes përkrahësve të Nolit dhe kundërshtarëve të tij, për për-kthimin e tragjedisë “Hamleti”. Kështu p.sh. në numrin e 6janarit 1928, sekretari i degës 56 të “Vatrës” në Boston, SotirKatundi, shkruante: “Përkthimet e Nolit nuk i shërbejnë letër-sisë, por ai e ka bërë këtë vetëm për t’u rrëmbyer ca dollarë

13 Lexo polemikën në mes Nolit e Konicës, Dituria Islame, Prishtinë nr.155 f.41

Takvim – Kalendar 2011254disa gjysmakëve.”Kritika e Katundit përshkohej nga tone tëashpra për Nolin, kur shkruante: “ Dhelpra plakë, Noli ynë, edinte që koha ende nuk kishte harrirë, që të përktheheshinvepra klasike, mirëpo qe nevoja e madhe për ca para…Dhe kë-shtu dordoleci i njohur nuk humbi kohë dhe na dolli me rekla-mat e tij bombastike: “Vepra klasike, Sheakspeare-iane…!”

Debati duket se kishte filluar më herët se viti 1928, nga esollëm citimin, sepse në një letër të nënshkruar nga ShefqetBença dhe të botuar në numrin 40-36 të “Diellit”, thuhej:“Ndonëse kemi 3 muaj që ngjiremi duke biseduar për “Ham-letin” që ka masakruar Noli ynë, bisedimi qëndron prapë atjeku ish qëkurse u hap. Ky moskuptim vjen ngaqë nuk kemimarrë vesh edhe pse bisedojmë.”

Sipas Bençës, veprat e Shekspirit janë mjaft të vështira osetë pamundura fare për t’u përkthyer. “Shqipja jonë nuk ka fjalëtë mjafta që të japin kuptimin e gjithë fjalëve të inglishtes qëka përdorur dramaticieni anglez”. Kjo gjë është e njohur dhenga i vetmi shkrimtar shqiptar, Z. Konica.Pas kësaj vjen pa-ralelizmi përçarës i autorit të letrës: “Kurse një shkrimtar ivërtetë, si Konica, pranon se përkthimi i dramave të Shekspiritështë mjaft i zorshëm, një shkrimtar çitak, si Noli ynë, nukmund t’i kuptojë dot fare. Dhe si provë të moskuptimit të tijkemi numëruar ndonja një mijë gabime, ku shkrimtari FanNoli, në disa vende nuk ka ditur mirë shqipen, dhe në shumëvende të tjera, nuk ka kuptuar dot anglisht!”

Sulmet vazhdojnë dhe tema për Hamletin qëndron e hapur,pothuajse për 15 muaj replikohet për dilemën: Jo të rrosh a tëmos rrosh, por a e ka përkthyer mirë Noli Hamletin apo jo!Disa vënë edhe baste me 100 dollarë, pasi të ngrihej një komi-

Kronikë 255sion prej tre vetash.”Dielli” ka botuar edhe reagime nga palambrojtëse, e cila kërkon që të mos ngatërrohen gabimet dheidetë politike të Nolit me përkthimet e tij. Ismail Mevlani, se-kretar i njërës prej degëve të Vatrës, replikon njëherazi meshumë prej kritikuesve: Hamdi Lumit, i kthen përgjigjen seNoli i kishte mësuar Lumit ABC-në, dhe nuk i kishte hije tëdiskutonte nivelin e përkthimeve të mësuesit të vet. Për SotirVasil Katundin, thotë se e njeh mirë këtë njeri që s’sheh ngasytë as në shqip as në anglisht . Shefqet Bençën e quan fono-graf të Rohd Islandit dhe kritikat ndaj Nolit i cilëson persona-le. Ky debat ndeshet përgjatë tre muajve të fundit të vitit 1927dhe përgjatë gjithë vitit 1928.

“Dielli” lavdëron Konicën

As viti 1929 nuk solli paqe në mes Nolit dhe “Diellit”,ndërkohë që për Konicën pati editoriale, pati fotografi që zinintërë faqet e para, pati shkrime lëvduese, pati një vëmendje tëjashtëzakonshme, për sa kohë Nolit ia kishin mbyllur portën.Kështu, p.sh., vizita e Konicës në Shqipëri në Vjeshtën e dytëtë vitit 1928 (24 tetor) qe përcjellë me detaje nga “Dielli”, qënga nisja në Boston, i përcjellë prej Konsullit George Priftidhe kryetarit të Vatrës, Aqile Tasi; pritja madhështore me ce-remoni zyrtare brenda në vapor në Durrës, pa zbritur fare nëtokë, prej Ministrit të Drejtësisë Hyqmet Delvina e adjutantittë Mbretit, nënkolonel Seregji; pritja tek prefekti i Durrësit, kuishin edhe Abdurrahman Krosi, Fazli Frashëri dhe Ymer Fo-rtuzi etj.. Në port kishin nxjerrë një detashment marinarësh përnder të Ministrit Konica. Vetë Mbreti i dha audiencë Konicës,

Takvim – Kalendar 2011256pa zënë ende vend në hotelin ‘Kontinental’, ku ai pushoi gjatëkohës së qëndrimit në Tiranë.

Mbreti ia njihte sqimën prej beu Faikut, ish-kundërshtarittë tij të rreptë, prandaj i bëri nderet në shkallën sipërore abso-lute. Ndërkohë që Kryeministri Koço Kota, do t’i bënte vizitëkortezie në hotel, menjëherë sapo Konica ishte larguar ngaMbreti.

“Dielli” nuk harroi ta ndiqte figurën e vet dhe të “Vatrës”,Konicën, edhe në pritjen që dha për të Bashkia e Tiranës, që enderoi kryediplomatin me të gjitha nderet, edhe paraqitjen e tijnë Parlament etj.. Derisa u kthye në ShBA në shkurt të vitit1929, “Dielli” vizitën e përshkroi me hollësi.

Gazeta edhe përgjatë dy vjetëve për këtë vizitë do t’i haptefaqet e veta, ku Konica botoi mbresat e tij nën titullin “Shqi-përia si m’u duk”.

Polemikat vazhdojnë

Po ç’ndodhte ndërkohë me themeluesin e “Diellit”, Nolin.Kundërshtarët e tij, të cilëve u printe Gurrazezi si editor, e sul-muan Nolin më shumë se një herë në çdo numër të gazetës qëgjatë atyre viteve dilte dy herë në javë. Kulmi i sulmeve arritinë vitin 1930. Kthimi i Nolit sërish në Amerikë, “Diellin” egjeti të inatosur e të armatosur me armë të rënda dhe sulmetqenë të ashpra, nuk munguan as akuzat, as fyerjet. Herë meshënime editoriale, herë me “Letra nga këndonjësit”, herë membështetje të editorit, Noli ishte në qendër të kritikës. Me titujbombastikë “Noli s’heq dorë nga gjakderdhjet” (editoriali i nu-mrit të 16 majit 1930), “Inat prej mushke”, (editoriali më 20

Kronikë 257maj-1930), për të vazhduar me “Letra nga këndonjësit”-”Nuk ikemi punët mirë me Nolin”, “Intrigat e Nolit” (editoriali, 27maj 1930); “Thotë se nuk është bolshevik”, “Lëverja e Vjenësdhe Noli” etj.. As më pak e as më shumë, Noli kritikohet ash-për dhe konsiderohet si armik i Shqipërisë. Edhe pse në këtëperiudhë, “Dielli” nuk botoi reagimet e kundërshtarëve, më 27maj ai i bëri thirrje Nolit të përgënjeshtronte publikisht akuzat.

Më 6 qershor 1930 u botua editoriali “Qëndrimi i Vatrës”.Në të shkruhej se kishte pasur ca reagime nga përkrahësit eNolit (reagimet nuk janë në gazetë), “por ne sqarojmë se nukkemi ndonjë mëri personale me Nolin dhe nuk e kundërshtoj-më si armik personal, por e kundërshtojmë si armik të Shqipë-risë”.

Dhe, pasi masakrohet prijësi i Revolucionit Demokratik,vjen dhe një shkrim tjetër, ku ai sulmohet edhe si figurë fetare.Artikulli e vinte me titullin “Fantazma”, qershor 1930. Në tënjëjtin numër u botuan edhe katër letra nga këndonjësit, tri prejtë cilave me pseudonime dhe vetëm njëra me emër, pikërisht ekryetarit të degës së Vatrës, çamit Veip Demi.

Noli replikon te gazetat të tjera

Noli nuk denjoi të shkruante në “Dielli” si kundërpërgji-gje, por zgjodhi gazetat e veta, që e përkrahnin, dhe meshat, kumblidheshin shumë besimtarë, për të dhënë opinionet e tij përçfarë shkruante “Dielli”.Dhe, si për t’u vënë kapak akuzave,Noli, sqarimet i shfaqi në një intervistë, që i dha gazetarit tëgazetës “Boston Globe”, më 19 qershor 1930, që natyrisht ukomentua me ironi nga “Dielli”, që e përfoli intervistën në nu-

Takvim – Kalendar 2011258mrin e vet të 20 qershorit 1930, me titullin sarkastik: “Bol-shevik-Republikan”. Gazetari amerikan, informonte “Dielli”, epaska pyetur Nolin nëse bënte propagandë politike në kishë,siç e akuzonte “Dielli”, apo jo, e Noli kishte thënë se ai ishtemisioni i rikthimit të tij në Amerikë, propagandë me anë tëfesë.

Kur gazetari e kishte pyetur për se nuk i përgënjeshtronteakuzat që shtronte “Dielli” për marrëdhënie me bolshevikët,Noli ishte përgjigjur: “Bolshevizma ishte një shaka për të, dhekëtë gjë e bëjnë të gjithë në Evropë”.

Pastaj, Noli i kishte thënë gazetarit:”Unë jam Republikan.Po një republikan është kurdoherë bolshevik për një mona-rkist”. Akuza hidhej për pozitat e “Diellit” në favor të Mbretë-risë në kohën e mungesës së Nolit dhe në kohën e fushatëskundër tij, pas kthimit.Pas këtij pohimi të Nolit, vinte kome-nti i “Diellit”: “D.m.th. në këtë mes Noli tregohet si Bolshe-vik-Republikan dhe ruhet si ajo dhelpra plakë, që të mos bjerënë trap; kur është në Evropë e deklaron veten Bolshevik dhepunon sheshit për bolshevizmin, dhe tani që është në Amerikë,gënjen amerikanët dhe u thotë se është republikan, sepse e dise Amerika i ndjek bolshevikët.”14

Këto polemika vazhduan gjatë dhe mbajtën të ndezur ko-nfliktin në mes përkrahësve të Nolit dhe kundërshtarëve të tij.

“Dielli” ishte i pasur me replika. Natyrisht që nuk ishin ve-tëm polemikat për Nolin, që mbushnin faqet e “Diellit”. Mekritika të ashpra ishte shoqëruar edhe ish-editori i “Vatrës”,Kostë Çekrezi, ose ish-kryeministri Koço Kota, për të mos

14 Pavarësisht nga kritikat dhe polemikat e shumta, figura e Nolit dhe Konicës,sot ka nderim të veçantë në "Vatra "dhe në komunitet shqiptaro-amerikan

Kronikë 259harruar edhe krijuesin e shtetit të pavarur shqiptar, Ismail BejVlorën, e të tjerë.15

Thuajse të gjithë editorët i hapnin faqet e “Diellit” për po-lemikat dhe kritikat, që preknin si vatranët e thjeshtë, ashtudhe arkitektët e “Vatrës”, që nga editori i parë, Noli, Faik Ko-nica, Kristo Floqi, Efthim Nasti, Kristo Dakua, Paskal Aleksi,Deniss Kamburi, Kosta Chekrezi, Bahri Omari, Andon Frashë-ri, Aqile Tasi, Refat Gurazezi, Nelo Drizari, Petraq Tiko, Qe-rim Panariti (ky i fundit në janar 1944- edhe 49, fitoi dhe njëçmim të tretë në një konkurs mbarëbotëror më 1947, qershor,ku morën pjesë 1.000 gazeta në gjuhë të huaj), por, nga anatjetër, gazetën e kishte kaluar majtas. Në fakt “Dielli” u konce-ptua si një gazetë e lirë, që kur nisi udhën e saj. Gjithsesi gaze-ta e mbajti të ndezur shpirtin atdhetar të vatranëve dhe vatranëte mbajtën gjallë “Diellin”, dhe, siç pohon Nelo Drizari, njënga editorët më elokuentë të Diellit,16 që, në një shkrim kush-tuar Faik Konicës, pohonte se në kohën më të mirë gazetakishte pasur një tirazh që i kalonte më shumë se 10 mijë kopjetdhe lexohej nga më shumë se 15 mijë lexues.

15 Dalip Greca,Gazeta "Dielli", Shkollë e shtypit të lirë për gazetarinë shqiptare,Dielli vol. 100.nr.1 f.9

16 Nelo Drizari ka qenë folësi i parë dhe ish shefi i parë i seksionit shqip të“Zërit të Amerikës” më 1942, një ndër studentët e parë shqiptar të gazetarisënë Universitetin e Kolumbias, të cilin e përfundoi në moshë 26 vjeçare, piktordhe letrar, gjuhëtar e studiues, autor i fjalorit anglisht-shqip dhe shqip anglishtdhe librit "Shqipja e folur dhe e shkruar. Doracak praktik.

Takvim – Kalendar 2011260

“Dielli” nëpër jubile

“Dielli” festonte rregullisht përvjetorët e vet jubilarë. Gja-shtëdhjetë vjetë të shkuar, tek festohej vitlindja e dyzet e“Diellit”, komisioni organizativ konstatonte: “Dielli, mund tëthuhet pa frikë se mban rekordin e një gazete liberale me tëtërë kuptimin e fjalës. Gazeta ka qenë e lirë dhe në shërbim tëshqiptarëve”. “Dielli” për shqiptarët e Amerikës ka qenë njëshkollë e veçantë. Shumë nga këndonjësit e saj e kanë mësuargjuhën shqipe nga “Dielli”, - shkruhej në buletinin jubilar. Tëtheksojmë se 40-vjetori i “Diellit”, ashtu si edhe 100-vjetori,nuk u shënua më 15 shkurt, kur e kishte në fakt ditëlindjen esaktë, por me 14 tetor 1949. Po kjo ndodhi edhe në festimin e60-vjetorit të gazetës, në vitin 1969. Ky përvjetor u shty derinë 28 nëntor 1969, por ishte tepër madhështor dhe zgjati tri di-të, kur u organizuan sesioni shkencor e ceremoni të veçanta,ku morën pjesë albanologë të njohur, studiues dhe intelektualëtë spikatur. Ky përvjetor u projektua dy vjet më parë (1967)nga drejtuesit e “Vatrës”, dhe u la në këtë datë për të përkuarme Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Atmosferëne këtij përvjetori, Martin Camaj, pjesëmarrës në ceremonitë fe-stive, do ta përjetësonte përmes një botimi special tek “Shejë-zat” në numrat 12-13, të vitit 1969. Në sesionin e parë, tëzhvilluar me 28 nëntor, të drejtuar nga Dr. Hamdi Uruçi, u dë-gjuan kumtesat e përgatitura nga studiuesit.

“Dielli”, në trashëgiminë e publicistikës shqiptare, meritonnjë vend nderi. Parë nga ana profesionale, në këndin e lëvrimittë gjinive publicistike, gazeta njëshekullore e Shqiptarëve tëAmerikës, përbën një shkollë më vete për gazetarinë shqiptare.

Kronikë 261Ajo pati ndikim të rëndësishëm në shtypin e kohës, dhe në fa-qet e saj dëshmohen gjurmët e historisë kombëtare. Në këtëkuptim “Dielli” ngjason me një minierë me pasuri të rralla, tëpashfrytëzuara mirë deri më sot nga studiuesit dhe gazetarët.Në këndvështrimin atdhetar, ia vlen të sillet cilësimi që ka bërëpër “Vatrën” dhe “Diellin”, një nga dishepujt e mendimitshqiptar, Hasan Dosti: “Dielli” dhe “Vatra”, zgjuan iden’ ezjarrit e të dritës, që do të thotë flakë patriotizmi dhe rrezekulture.”

Në këndvështrimin profesional, gazeta mbetet një model ipavjetruar. Rubrikat e “Diellit” kanë qenë interesante dhembeten aktuale edhe për kohën që jetojmë.

Demonstratat e vitit 1968në Kosovë në faqet e “Diellit”

“Dielli” ishte orientim i Shqiptarëve të Amerikës, të cilët,të mbledhur rreth Vatrës, e kthyen atë në një busull orientuesenë kohë të trazuara, kur kombi shqiptar përjetonte çastet e vë-shtira të ekzistencës. Do të mjaftonte shfletimi i faqeve të kë-saj gazete, për të gjykuar mbi misionin,orientimin,guximin dhearritjet në fushën e atdhetarisë, shtetësisë dhe gazetarisë shqip-tare. “Dielli” ishte avokat i çështjes shqiptare. Paraqiste besni-kërisht gjendjen e Shqiptarëve të Kosovës, represionin qëushtronte mbi ta shteti serb, luftën dhe përpjekjet e tyre për lirietj.. Ngjarjet me peshë kombëtare, si Lidhja e Dytë e Prizrenitetj., i gjen në faqet e para. Ndërsa zhvillimet e vitit ‘68 në çdonumër që arrinte të dilte, gjenin vendin e merituar. Që ngaprilli i vitit ‘68, gazeta në një artikull qendror “Situata Në Ko-sovën Tonë”, paralajmëron lexuesit e saj, duke dhënë infor-

Takvim – Kalendar 2011262macione: “Terrori serb është duke vazhduar akoma. Në rrethete Strugës është burgosur një katund i tërë, me gra e më fëmijë.Kosovarët po luftojnë të fitojnë të drejtat e tyre dhe të formoj-në Kosovën Republikë Shqiptare, siç janë republikat e tjera tëminoriteteve të shumta që formojnë shtetin mozaik Jugo-sllav.”17

Lexuesit e dinë se në atë datë nuk kishte filluar ende demo-nstrimi i rinisë studentore të Kosovë, ndonëse gjendja ishte etensionuar. Po “Dielli” e kishte piketuar situatën që më parë.Dhe kishte bërë përpjekje që me shkrimet e veta të kontribuo-nte për çlirimin e Kosovës dhe Shqiptarëve në trojet e tyre nëJugosllavi. Kishte ngritur zërin për sigurimin e të drejtave po-litike kombëtare shoqërore, kulturore etj., sipas ligjshmërisëndërkombëtare. Herë pas herë shkruante padrejtësitë dhe tra-gjikën e Çamërisë, demaskonte pretendimet territoriale dhe ab-surde të qarqeve të caktuara shoviniste greke etj.. Kishtengritur zërin duke sensibilizuar organizmat më të fuqishëm bo-tërorë. Kështu, më 11 dhjetor 1968, në një artikull më shkronjatë mëdha, në faqen e parë, lajmëronte:

“Demostrata e Madhe me të vrarë e të plagosur nëKosovë”.

Duke u mbështetur në agjencitë e huaja të botës së lirë, siUPI etj., gazeta informonte: “Në javën e shkuar, me rastin ekremtimit të Pavarësisë Shqiptare, u bënë demonstrata të më-dha në mbarë Kosovën. Demonstratat më me rëndësi qenë nëPrishtinë, Gjilan dhe Ferizaj. Mbetën shumë të vrarë dhe mëtepër se 100 të plagosur. Shumë organizata të Komunitetit tonë

17 “Dielli” vol.58-nr8, 3 prill 1968

Kronikë 263dërguan telegrame proteste në Shtëpinë e Bardhë, në UN dheNATO”. Gazeta “Dielli” përkrahte heronjtë e lirisë së Kosovësdhe kërkonte: “Kosova jonë të bashkohet me atdheun e Shqi-ptarëve, dhe Shqipëria shprehje e gjallë e Lidhjes së Prizrenit,të gëzojë liri dhe pavarësi në gjiun e kombeve tjera të lira.”18

“Dielli” nuk ndalet vetëm në regjistrimin apo pasqyrimin engjarjeve. Në vazhdim dilte me komentin e vet politik:

“Kosova për Kosovar딓Për çdo popull është i shenjtë vendi ku është lindur, rritur

dhe mendojnë t’ua lënë trashëgim bijve të tij. Kosova, që paasnjë të drejtë iu la në dorë Serbisë e më vonë Jugosllavisë sëbashkuar, nuk ka qenë kurrë sllave dhe as do të bëhet sllave.Këtu kanë jetuar me mijëra vjet të bijtë e popullit ilirik, Koso-varët e Kosovës. E jetojnë dhe sot në tokë e troje të tyre. E je-tojnë me tradita shqiptare e me gjuhën shqipe. Në Kosovë, përmë tepër kemi pasur djepin dhe shkëndijën më të lumtur tëindependencës shqiptare. Në Kosovë është Prizreni, e kur thuaPrizren, ke thënë Shqipëri. Dhe të shtojmë se është mrekulliamë e madhe që ka realizuar populli shqiptar gjatë historisëmoderne.

Çdo shqiptar Kosovën e ka në zëmër. Është vendi ku filloiliria e popullit shqiptar, është djepi ku u rritën të bijtë e popu-llit shqiptar, që krijuan Lidhjen e Prizrenit. Pa Prizrenin nuk kaShqipëri të ëndërruar nga etërit tanë. E derisa Kosova të për-ulet nën Jugosllavi, ku nuk figuron as si republikë autonome,padrejtësia ndërkombëtare dhe miopia jugosllave janë përgje-

18 “Dielli”, vol.55-nr.43 e mërkurë 11 dhjetor 1968.

Takvim – Kalendar 2011264gjëse përpara ndërgjegjes njerëzore. Kosovarët tanë nuk kanëqenë kurrë skllavë e as nuk duan të jenë skllavë të sërbëve e tëmalazezve. Ata janë të vetmit që nuk kanë ardhur në këtë ve-nd: Ata janë lindur e rritur brez mbas brezi nga koha e ilirëvederi në ditë të sotme në këtë vend dhe nuk njohin, as do të njo-hin autoritet që u cenon të drejtat e tyre: Gjuha, tradita shqipta-re, shkolla, republikë në vete dhe nën Famurin e Skënderbeut.E, më në fund, nuk ka fuqi në botë që t’u mohojë të drejtat Ko-sovarëve tanë që të vendosin përmbi ardhmëninë e tyre. Atabëjnë pjesë integrale me popullin shqiptar dhe me historinë etij.

Autoritetet jugosllave më kot sot në të 20-in shekull dhekundër parimeve mbi të cilat është bazuar republika federativee Jugosllavisë janë duke ndjekur politikën e Karagjorgjeviçve,ku mohohen bazat që drejtojnë këtë republikë e ku shkelen tëdrejtat e një populli që të vendosë përmbi ardhmëninë e tij. Nësesionin e dytë të AVNOJ-it në Nëntor 1943, dhe në kushtetu-tën e RSF të Jugosllavisë janë proklamuar barazitë e çdo kom-bi dhe e drejta për vendosje deri në shkëputje. Tani pyetet: Psekjo e drejtë u mohohet Shqiptarëve? Këta formojnë një entitetkombëtar, janë të vendit, nuk janë të ardhur: E prandaj kanë tëdrejtë të plotë të realizojnë aspiratat e tyre kombëtare”.19

Ndikimi dhe qëndrimi i “Diellit” natyrisht ishte i dukshëm.“Dielli” shkëlqeu në mbrojtje të kufijve etnikë të kombit shqi-ptar, -do të përfundonte Dr. Muharrem Dezhgiu. “Dielli” engriti zërin kundër rreziqeve që i kërcënoheshin ekzistencës së

19 Dielli vol.57 nr.7 e mërkurë 26 mars 1969 f1

Kronikë 265shqiptarëve si komb e si shtet.20 Nuk ngurronte dhe gjithnjë re-plikonte kur prekeshin interesat kombëtare nga shkrime tëkeqinformuara në gazetat më në zë të Amerikës, si “BostonGlobe” apo “The Nju Jork Times”, të cilës ia bëri këtë reagim:

Editorit të Gazetës “Nju Jork Times”Te vërtetat e zbuluara ne artikullin e Z. Jonathan Randal

“Jugosllavia e shqetësuar për arsye te Trazirave te pakicësshqiptare për vetëqeverisje me te gjere,” te botuar me datën 6te dhjetorit 1968 ne gazetën “Nju Jork Times,” kane shkaktuarnjë tronditje shume te rende ne bashkësinë shqiptare-amerika-ne.

Amerikanët kane te drejtë të dinë se ç’po ndodh këtë ditënë Jugosllavi. Qysh nga viti 1945, kombi i ynë e ka ndihmuarshtetin jugosllav me më tepër se dy miliard dollarë te mble-dhur nga taksat e qytetarëvet amerikanë me shpresë se në këtëmenyrë ne po I japim hov demokracisë dhe lirisë n’ate vend.Ne nuk mund te mos mbetemi të pikëlluar kur marrim vesh senë Prishtinë, kryeqytet i Kosovës, “tankset ruajne rruget eqytetit “dhe se” me dyzina demostronjës ishin plagosur.” Dhese te pakten “një djalë i ri u qellua me pushke dhe u vra” dhese vërteta në lidhje me demonstratat e Prishtinës dhe tri qyte-teve të tjera te Kosovës është e varrosur në thellësinë e shpa-lljeve zyrtare te cillat janë në kundershtim njera me tjetren.”

Shqiptarët e Kosovës dhe te Metohisë te cilet përbejnë njëpopullsi prej me shumë se një milion banorë (statiktikat zyrta-

20 Dr.Muharrem Dezhgiu, shih kumtesën e tij në Konferencë për 100- vjetorin eDiellit

Takvim – Kalendar 2011266re prej 700.000 vetesh janë natyrisht te ndrequra) po kërkojnëliritë fillistare sic janë të parashikuara nga Karta e Kombevette Bashkuara për vetëvendosjen e popujvet. Shqiptarët e Ko-sovës dhe te Metohisë e dinë shumë mirë se bashkimi I naty-rshëm I tyre me shtetin shqiptar është nje pikkësynim qe, përarësye politike madhore, nuk mund te mbërrihet dot në të ar-dhemen që mund te parashikohet në gjendjen e tanishme nër-kombëtare: prandaj, ata pranojnë sot per sot zgjidhjen e dytë tëproblemit kosovar: shqiptaret e Kosovës dhe të Mehotisë tëmbeten pjesë e Federates Jugosllave por me të drejta të bara-barta me pupujtë e tjerë qe perbjenë ate shtet.

Kërkesa e tyre e matur që të lartesojnë poziten politike nganjë “krahine autonome” brenda Republikes Serbe në një repu-blike te plote brenda Federates Jugosllave është një kerkesë earësyeshme, e drejtëe dhe e merituar plotësisht pse popullikosovar ka vuajtur per dy breza nen sundimin serb.

Ne ditët tona, ngjarjet në botë dhe sidomos në Evropen qe-ndrore dhe lindore po ndodhin me një shhpejtësi të rrufe-sheme. Ne qofte se Z. Tito dëshiron te diftojë dashamiresinë eqytetarëvet te botës se lirë dhe sidomos besnikërinë e tërë nën-shtetasevet te tij, ai, pikësepari, duhet ti japi Kosmetit pozitenpolitke qe sot kërkon d.m.th. ate të republikes se shtatë të Ju-gosllavisë. Në te vërtet, Kosmet ka dyfish popullsine e Malit tëZi e cila krahine ka qenë një republike e plote qysh nga krijimii federates jugosllave.

Të gjitha nënkuptimet e tërthorta, se gjoja, “armiqte e kla-ses punetore” në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe në Gjer-maninë Përendimore janë nxitësit dhe shkaktarët e vertetë tëkëtyre demonstrative, janë fjalë boshe dhe pallavra te pa-kryp.

Kronikë 267Unë jam I bindur se shpërthimet në Kosove linden nga gjiri Ivetë popullit kosovar në mënyrë të vetvetishme dhe se këtotrazira janë ndodhi të zakonshme kur kremtohet dita e flamuritte një kombi nën sundimin e huaj; në te vërtetë, këto ngjarje nasjellin ndër mend demonstratat kunder fashizmit gjatë luftës sëdytë botërore.

Tani më teper se kurrë, Jugosllavia ka nevojë për bashkimqëllimesh dhe për një ballet e përbashket kundër rreziqevet tejashtme. Qeveria jugosllave mund te fitojë dashamiresinë e bo-tës se qytetëruar dhe të kosovarët, vetë po qe se I trajton demo-nstronjësit në menyrë njerzëore. Gjithashtu, qeveria jugosllavemund te mësoje nga eksperienca amerikane, se demonstratat ezhvilluara në menyrë paqesore mund t’ vënë në dukje autorite-teve dhe botës mbrarë padrejtësira të cilat, pot e ndreqen mëkohë do te mund të ndihmojnë ne fuqizimin e shtetit”.

Me 2 te janarit 1969 Dr.Agim Leka Baldvin D.ISHËNIM:Letra e sipërme u botua në gazetën “Nju Jork

Times” me 18 te janarit 1969 në faqen 30. Kosmeti është emërqë Jugosllavia i kishte dhënë “krahinës autonome” që për-mbledh krahinat shqiptare të Kosovës dhe të Metohisë. Për-kthimi nga gjuha inglishte në gjuhën shqipe është i vetëshkruesit të letres kështu që të pasqyrojë sa me besnikerishttekstin, kontekstin dhe frymen e letrës”.21 (Shënimi është i vetëredaksisë së “Diellit”.- E.O.)

Në faqet e “Diellit” u botuan shkrime, informacione e ko-mente, ku demaskoheshin jo vetëm propaganda e armiqve tëShqiptarëve, veçse denoncoheshin drejtpërdrejt mizoritë që bë-

21 Vol.55 nr 51 e merkurë 5 shkurt 1969.

Takvim – Kalendar 2011268heshin ndaj tyre. Duke vepruar në një vend të lirë, “Dielli”kishte të gjitha mundësitë që të mbronte interesat kombëtare tëShqiptarëve pavarësisht se ku jetonin ata. Kështu ai u bë kë-shtjellë për të drejtat e kombit, mburojë për parimet e demo-kracisë, drejtësisë dhe lirisë. Në rubrikën “Lajme nga Kosova”(Shërbim i veçantë i gazetës “DIELLI”- Tetovë)- lexojmë:

“Shqiptarët bëjnë demostrata ca kohë më parë ngrehënFlamurin e Shqipërisë. Tetovasit kishin bërë lutje për ngritjene Flamurit një ditë përpara Bajramit. Flamuri u ngrit, po Ma-kedonasit, jo shqiptarë, qenë kundër; Flamuri u ul dhe u dogj.Një doktor shqiptar që u ndodh pranë bashkë me disa shokë,me revolver e goditi pesë herë një fotograf, që kishte shkaktuarpërmbysjen e Flamurit, por ky iku në shtëpi. As këtu nuk e la-në shqiptarët: I thyen derë e xhama dhe u turren si luanë mbrë-nda, por aj iku bashkë me ortakët e tij në Makedonia Hotel.

Lajmi u dha si rrufe në Tetovë e në katunde për rreth.Shqiptarët u ngritën, kush pa këpucë e kush pa pallto dhemblidhen në sheshin e mejdanit. Me këta u bashkuan dhe njady duzina studentash të ardhur nga Prishtina, ku qe ngritur Fla-muri shqiptar më 28 Nëntor 1968. Shqiptarët ju turren Hotelitdhe i dhanë zjarrin. Në këtë rast ndërhyri policia serbe dhe ka-pi një numër të madhe prej tyre dhe i dërgoi në burgun e Pri-shtinës.

Në këto demostrata u squan doktora, profesora, mësues eavokatë të rrethuar nga burra të tjerë, që duan liri, duan au-tonominë e Kosovës dhe nuk duan të komandohen nga pakica

Kronikë 269serbe-makedone. Shtypi i huaj bëri komente të gjata mbi këtongjarje”. 22

Duke luajtur një rol të rëndësishëm në dobi të kombit tonë,“Dielli” në brendinë e tij ka ruajtur një histori të pasur edhe tëpunëve dhe organizimeve fetare. Ka regjistruar aktivitete endryshme të besimeve fetare, qoftë myslimane apo krishtere.Ai shkruan për tema fetare, për personalitete fetare, për hu-manistë fetarë. Lajmëron për datat e festave dhe për aktivitetetë tjera që bëheshin nga besimtarët.

Historiku i organizimit fetar -në faqet e “Diellit”

Shqiptarët myslimanë organizimin e tyre fetar e nisën më31 janar 1915, kur në qytetin Jamestown (Nju-Jork) themeluanshoqatën e tyre fetare. (Deri më 1951 ata nuk kishin faltore tëtyre). Në mbledhjen e parë të kësaj shoqate, e cila kishte siqëllim të përhapte ndjenjat fetare dhe kombëtare, në mes tëgjithë shqiptarëve myslimanë në ShBA. Kryetar u zgjodh Hy-sen Tahir Cangonji, nënkryetar Shefqet Izet Frashëri, sekretarHajdar Menkullasi, nënsekretar Vasfi Ahmet Korça, arkëtarIsmail Hasan Vinçani, ndërsa pleqësia kishte këtë përbërje:Hysen bej Kamenica, Mersin Ahmet Korça, Muharem Vrani-shti, Shaban Kuçi dhe Ramadan Revani. Në mbledhje u zgjo-dhën edhe kontrollorët: Islam Kaica, Hasan Banush Hoçishti,Abdullah Graca dhe Ali Pepellashi.

Gazeta “Dielli” mirëpriti këtë veprimtari dhe u lutet shqi-ptarëve të tjerë në Amerikë që “të shpejtojnë dhe të bashkohen

22 Po aty.

Takvim – Kalendar 2011270me vëllezërit e tyre të Jamestown-it se vetëm kësisoj do të jenëmjaft të fortë për të mbaruar qëllimin e shenjtë”.

Ramis B. Roshanji shkruante me gëzim në gazetën “Dielli”për fillimin e kësaj shoqate fetare:

“Nuk gjej dot fjalë të nxehta si të përhironj këta zotërinj qëhodhë çapin e parë për këtë vepër të shenjtëruar, e cila i mu-ngonte aqë shumë çështjes kombëtare. Secili shqipëtar i vër-tetë lipset të përpiqet me gjithë zemër për t'i mbledhur të gjithëshqipëtarët myslimanë në vathën e shenjtëruar të kombësisë.Dëshërojmë të shohim dhe një hoxhë atdhetar të fortë, i cili dotë përhapë shkendijën e bashkimit e të dashuries, për të parënherë n'mes t'onë dhe për të mirën e Atdheut”.

Disa ditë pas themelimit të kësaj shoqërie fetare, në zyrëne saj u shkaktua një zjarr. “Dielli” e kishte regjistruar ngjarjenkështu: “Një zjarr i math ra në Jamestown, New York, nëMain Street. Në bllokun ku ra zjarri ndodhej dhe zyra e Shoqë-risë Fetare Myslimane Shqipëtare, e cila mjerisht u dogj. Nëzyrë gjendeshin dy flamurë t'Amerikës, një flamur Shqipëtardhe shumë plaçka të Shoqërisë. Tërë këto u doqnë dhe çmimi ityre arrin më tepër se 400 dollarë. Gjith' n'atë bllok ndodhe-shin dhe shumë konake shqipëtarësh, të cilët u doqnë krejt megjithë bllokun dhe kështu u-bë një dëm prej më tepër se200,000 dollarë”.

Në emër të kolonisë së qytetit Lonsdale (R hode Island)Sadik S. Lekdushi në gazetën “Dielli”, më 4 janar 1915, parase të formohej shoqëria fetare në Jamestown, kishte shkruarnjë tekst, ku kërkonte që edhe shqiptarët myslimanë të bëninnjë xhami të tyre: “Në Shtetet e Bashkuara t'Amerikës rrojnëaqë mijëra mohamedanë shqiptarë. Në këtë vend të lirë, seicili

Kronikë 271ka të dreitë të punojë për përparimin e tij dhe neve nuk' duhettë mbetemi prapa në këtë gjë. Le të hedhim sytë dhe le tëshikojmë se qysh punojnë kombet e tjerë”. ..

Sadik S. Lekdushi, në fund të shkrimit, pasi u bënte thirrjeedhe një herë Shqiptarëve myslimanë që të organizoheshin,theksonte se në Amerikë kishin “të përndreshmin hoxhë ko-mbëtar Qazim Bektashin që ndodhet ne St. Louis, i cili mefjalë patriotike aqë të nxehta bekoj flamurin e famshëm të Skë-nderbeut ditën e festës kombëtare q'u bë në St. Louis, Mo”.

“Dielli” kishte ndjekur çdo aktivitet të organizimeve fetarete Shqiptarët. Jepte lajme për ditët e festave, për kremtimet etyre si dhe shkruante për rëndësinë e tyre. Pavarësisht nga po-litika redaktuese që ka ndjekur gjatë viteve, ngjarjet e karakte-rit fetar gjenin vendin e duhur në faqet e tij. Ndonëse në kohëne drejtimit nga Qerim Panariti, që “Diellin” e kishte kthyer nënjë gazetë të majtë, gazeta u shpreh kundër ardhjes së ImamVehbi Ismailit. Jo pse ishte figurë fetare, por, sepse, siç prete-ndonte “Dielli”, ai ishte njeri i Zogut.

Në vitin 1948, Shoqëria Shqiptare-Amerikane Muslimanee Detroitit e kishte ftuar Imam Vehbi Ismailin që të vinte nëDetroit, për të marrë udhëheqjen e tyre shpirtërore. Në prill tëviti 1949 Imam Ismaili arriti në Detroit. Falë punës dhe aktivi-tetit të tij dhe përkrahjes pa rezervë të Shqiptarëve myslimanënë atë rreth, ata arritën që më 6 qershor 1951 të bënin hapjenzyrtare të Qendrës Shqiptare Islame të tyre. Natyrisht, “Dielli”do ta përshkruante gëzimin e Shqiptarëve për hapjen e xhami-së së parë shqiptare në Amerikë: “Të gjithë ishin veshur merroba të reja e gati të fluturojshin nga gëzimi, se atë ditë përveçdedikimit të Falëtores, ishte dhe Dita e Bajramit të Madh.

Takvim – Kalendar 2011272N'ora shtatë, Shqipëtarët u mblodhnë të gjithë para portës sëFalëtores dhe i përnd. Imam Vehbi Ismail preu shiritin e kuqdhe të zi, me të cilin ishte mbyllur porta, duke thënë: “Me ndi-hmën dhe Emërin t'ënd, o i Madhi Zot, hapim të parën FaltoreMuslimane Shqiptare, duke t'u lutur që kjo Falëtore të bëhetnjë Institucion i Shentë për të mësuar principet fetare, shoqëro-re e morale Islame; të jetë shkollë për të edukuar njerëz të mirëe të nderçëm; të bëhet fole për t'u mësuar të rinjve e të rejaveShqipëtare gjuhën e ëmbël t'onën, shqipen”.

“Dielli” përshkruan atmosferën festive të asaj dite si dhepërmbajtjen e Kongresit të Katërt Mysliman Shqiptar, që umbajt po atë ditë, duke shënuar edhe emrat e pjesëmarrësve.Dhe në fund regjistron edhe kënaqësinë dhe fjalët e ImamVehbi Ismailit me atë rast:

“Qëkur kam ardhur në Amerikë, kam pasur tri gëzime: ma-rtesën, lindjen e foshnjes dhe blerjen e faltores, por ju betohemse gëzimi dhe kënaqësia më e madhe qe, kur u ble faltorja”.Në kongres u vendos që të ndërmerrej një fushatë e re për tëpaguar borxhin e mbetur nga blerja e saj. Aty për aty u mblo-dhën mbi 700 dollarë. Ky aksion do të shtrihej më vonë nëgjithë kontinentin dhe, përveç Shqiptarëve myslimanë e ortod-oksë, do të ndihmonin edhe arumunët e Shqipërisë në Southb-ridge (Massachusetts), të cilët në shkurt të viti 1952, mblodhën109 dollarë. Në mesin e aktivistëve për blerjen e faltores, “Di-elli” përmend dendur Hamit Zagarin nga fshati Zagar i Kolonj-ës... “Faltorja u ble nën kryesinë e tij, thotë gazeta, duke shtuar- ai ishte patriot i vërtetë, mori pjesë në çdo lëzvizje kombëtareose fetare dhe ndihmoi në çdo fushatë për aç sa kishte mundë-

Kronikë 273si. Hamit Zagari, erdhi në Amerikë më 1915 dhe nuk mundime u kthye në Shqipëri”.

Ardhja e Imam Vehbi Ismailit në Amerikë nuk kaloi pazhurmë nga gazeta “Dielli”. Ndërsa shqiptarët në Detroit po igëzoheshin ardhjes së tij, gazeta u hodh në sulme të egra. Equajtën si të dërguarin e Mbretit Zog etj.. Mirëpo shumë shpejtImami arriti të zbardhte të vërtetën dhe, në intervistat që i patidhënë “Zërit të Amerikës”, kishte theksuar: “Feja islame ështëkundër komunizmit në përgjithësi, dhe unë si fetar e luftoj ko-munizmin në Shqipëri”. Po, kur Imami kaloi në Massachusettspër të banuar, mbajti disa konferenca kombëtare dhe fetareedhe në Boston dhe rreth; në to kishte prezentuar edhe redakt-ori i “Diellit”, i cili nuk kishte pasur rastin ta njihte më përparaImamin, kështu që, duke u bindur nga afër, ai pasqyroi poziti-visht aktivitetin e Imamit. Më 1951 Qerim Panariti i kushtoinjë artikull alimit të nderuar, me titullin “Imam Vehbi Ismaili,njeriu dhe kleriku”.

“Imam Vehbi Ismaili”, shkruhej aty, - “është i ri nga mo-sha, 33 vjeç, por tepër i pjekur dhe i zhvilluar nga mendja.Imami është klerik dhe bir kleriku. Babai i tij, i cili ndërroi jetëkëto ditë, ishte hoxhë në Shkodër dhe shkoi tërë jetën e tij nëshërbime fetare. Fizionomia e tij tregon dashuri, sinqeritet dhefisnikëri. Dashuria e tij, nga sa mund të kuptojë njeriu, s'ështënjë dashuri për një person, dy, tre ose pesë. Ajo ishte një da-shuri pan-njerëzore. Duket se është një njeri punëtor dhe tepërenergjik. Është njeri me durim dhe shumë i sjellë nga natyra.Nuk të bie më qafë, po të mos i biesh në qafë. S'është fodull.S'është gjibar. I pëlqen të flasë dhe të bisedojë me çdo njeri,sado i varfër që të jetë njeriu nga edukata dhe nga sjelljet. Fe-

Takvim – Kalendar 2011274ja, sipas imam Vehbiut, është një vegël dinamike, e cila gjith-një dhe në çdo rast, duhet të zbatohet për të mirën e njerëzimit.Midis feve, kujton Vehbi Ismaili, s'ka konflikt, pasi të gjithafetë në botë këshillojnë paqe, drejtësi dhe dashuri për njerëzi-min. Konfliktin midis feve nuk e sjell feja, cilado fe qoftë, esjellin klerikët gjysmakë, të cilët e përdorin fenë si një armëpërçarëse. Një fetar, qoftë i krishterë, qoftë mysliman, që pre-dikon urrejtjen kundër një tjetër feje, s'është klerik, është anti-fetar. Imam Vehbiu është fetar në kuptimin më të mirë të fja-lës, po nuk është fanatik. Fenë e di, e do dhe e mbron, po nuk eveçon nga fetë e tjera. Nuk e vë mbi të tjerat, e vë krah përkrah më të tjerat”.

Kur kishte ardhur, në fillim, një kritike të ngjashme nuk ishpëtoi as Baba Rexhepi. Ai më 15 maj 1954 përuroi TeqenëShqiptare Bektashiane në Taylor. Më 26 maj 1954 “Dielli” bo-tonte një shkrim, të marrë nga Tirana komuniste, kundër BabaRexhepit. Më kohë kritikat ndaj tij u zbehën dhe ai po në faqete “Diellit”, sjell kujtimet e tij ku zbulohet e vërteta. Në vazhdi-mësi, në numrat e “Diellit” shkruhej dhe për aktivitetin e Te-qesë Bektashiane të Michigenit. “Dielli” më 18 qershor 1969,në faqen e parë, i kushtoi një artikull hapjes së Xhamisë nëVoterbery - “Datë historike për Voterbery, CONN”, ku pa-raqiste përpjekjet dhe mundin e Shqiptarëve për të ndërtuarQendrën e tyre. Gazeta citonte fjalët e shumë pjesëmarrësve,po dhe të Imam Vehbi Ismailit, i cili ishte i pranishëm

Kronikë 275

Si përfundim

“Dielli” dhe “Vatra”, siç do të nënvizojë Dr. Beqir Meta,janë monument i madh i ‘shqiptarizmës’, që ndikuan fuqishëmnë ruajtjen e karakterit kombëtar të Shqiptarëve të Amerikës.Prandaj gjatë historisë së vet 100- vjeçar, (pavarësisht se nenuk kemi mundur të përfshijmë shumë nga tekstet me peshëdhe interesante, të dekadave të fundit në këtë shkrim), gazeta“Dielli” realizoi një mision historik në shërbim të kombit shqi-ptar, dhe historia e tij është ajo e Shqiptarisë dhe e Shqipta-rëve.

SShhppaalliimmee

Nuridin Ahmeti

GAZETA “DAJTI”E HAFIZ IBRAHIM DALLIUT

DENONCUESE E KRIMEVE SERBE

Si në opinionin vendës, ashtu edhe në atë ndërkombëtar,janë të njohura padrejtësitë e shumta që u janë bërë Shqiptarë-ve në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore nga MbretëriaSerbo–Kroato-Sllovene. Kjo Mbretëri, që u shpall më 1 dhje-tor 1918, futi nën administrimin e vet edhe trojet shqiptare qëkishin mbetur jashtë Shqipërisë administrative. Shqiptarët nënkëtë Mbretëri, jo se kishin ndonjë të drejtë, po përkundrazi, iekspozoheshin një dhune sistematike nga Serbët dhe Malaze-ztë, si moslejimi i hapjes së shkollave në gjuhën shqipe, marrja

Takvim – Kalendar 2011278e pronës në emër të reformës agrare, vrasje në mënyra tëndryshme1 etj..

Përballë këtyre padrejtësive të shumta që ushtronte Mbre-tëria e SKS ndaj Shqiptarëve, nuk ndenjën duarkryq shumë pa-triotë të kohës, të cilët me pushkë dhe me penë u munduan t’iparandalonin ato. Prej tyre po përmendim: Hasan Prishtinën,Azem Bejtën, Hoxhë Kadri Prishtinën etj..

Për informimin e drejtë të opinionit për realitetin dhe situa-tën politike të Shqiptarëve nën Mbretërinë SKS, një rol me rë-ndësi luajti edhe shtypi i kohës, në mesin e tyre edhe gazeta“Dajti”, e cila doli në Tiranë midis viteve 1924- 1926.

Kjo gazetë dilte nën drejtimin e patriotit, hoxhës, revoluci-onarit e veteranit të gjuhës shqipe, mikut të ngushtë të HasanPrishtinës e Hoxhë Kadri Prishtinës, - Hafiz Ibrahim Dalliut2.

1 Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990),Lumi-T, Gjakovë, 1991, f. 225-375.

2 Hafiz Ibrahim Dalliu lindi më 1878 në Tiranë, ku kreu medresenë. Studioi nëStamboll. Gjatë studimeve u aktivizua për çështjen kombëtare shqiptare. Paskthimit në vendlindje, mori përsipër detyrën e mësuesit në një nga shkollat epara të Tiranës (1901), me gjithë vështirësitë e shumta e pa u shkëputur ngadetyra e imamit në xhamitë e qytetit të lindjes.Në formimin me ndjenja patriotike, te Dalliu ndikoi bashkëpunimi me atdhe-tarë shqiptarë. Në librin e tij "Patriotizma në Tiranë", autori ka përmendurmbi 150 burra aktivistë e veprimtarë të vendosur të kombit. Këto qenë motiv-et pse Hafiz Dalliu u zgjodh delegat i Tiranës në Kongresin e Elbasanit më1909, ku u vendos hapja e Shkollës Normale (e para shkollë e mesme pedago-gjike në gjuhën shqipe në Shqipëri) e ku Dalliu u emërua mësues i kësaj shko-lle të re, për se A. Xhuvani, ndër të tjera, shkruan që Normalja ka në themeline saj djersën dhe kontributin e Hafiz Ibrahim Dalliut. Mirëpo këto bindje e që-ndrime 'heretike' të njeriut të përkushtuar, Hafiz Dalliun e çuan në burgje mi-zore deri në dënim dhe përndjekje. U desh ndërhyrja e miqve dhe e shokëve,si Hasan Prishtina, Mihal Grameno etj., që e detyruan gjykatën ta nxirrte ngaburgu.E gjithë jeta e Dalliut është e ngjeshur me ndjekje policore si pasojë e vepri-meve të tij kundrejt padrejtësitë dhe veprimeve për mbrojtjen e interesave të

Shpalime 279Duke qenë miq të I. Dalliut, Hasan Prishtina dhe Hoxhë

Kadri Prishtina, shkruanin në këtë gazetë për padrejtësitë që ibëheshin popullit shqiptar. Këto raporte për padrejtësitë ndajpopullit shqiptar, që botoheshin në këtë gazetë, i sillte Komite-ti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, udhëheqës i të cilit ishte pa-trioti Hoxhë Kadri Prishtina. Gazeta botohej me tituj të plotëdhe të kuptueshëm, kështu që informacionet e ofruara në faqete saj, janë me shumë interes për historinë tonë kombëtare.

Pavarësisht se shtypi i kohës nuk hyn në burimet e dorës sëparë, ai megjithatë është mjaft i rëndësishëm për ndriçimin ob-jektiv dhe të gjithanshëm të rrethanave shoqërore e politike nëkohën kur botohej ai shtyp. Këto të dhëna të shtypit të kohësplotësojnë mjaft shpesh burimet, e herë-herë në mungesë tëmaterialeve arkivale autentike, shfrytëzohen edhe si materialetë dorës së parë”3.

Shqipërisë. Pas Luftës II Botërore u emërua mësues në Medresenë e Përgji-thshme të Tiranës për lëndët e Besimit Islam.Zhvillimet politiko-shoqërore në Shqipëri, pas luftës, në fundin e vitit 1944,ndryshuan strukturën sociale të të gjitha fushave të jetës në qytet e në fshat,në sistemin ekonomik, arsimor, etj. - deri në raportin e marrëdhënieve të indi-vidit me të tjerët. Vendosja e diktaturës së shtetit monist, cenonte interesat etë gjitha shtresave dhe të drejtat e masave popullore, prandaj Hafiz Dalliu nukmund të pajtohej me regjimin ateist. Mirëpo ky lloj qëndrimi nuk i pëlqentediktaturës së kuqe, prandaj e arrestuan, e burgosën dhe e torturuan pa asnjëargument ligjor; pas disa muaj mundimesh në duart e persekutorëve të biru-cave (nëpër qelitë e burgut), e liruan për mungesë faktesh dhe doli nga burgu isëmurë, i dobësuar, sa nuk qëndronte dot në këmbë dhe, për pasojë, vdiq nëshkurt të vitit 1952. Shih: Fjalori enciklopedik shqiptar 1, ASHSH, Tiranë,2002, f. 413.

3 Izber Hoti, Shtypi i kohës mbi rrethanat shoqërore dhe politike në Prishtinëdhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore, në: “Kosova”, nr. 17, IHK,Prishtinë, 1988, f. 403.

Takvim – Kalendar 2011280

Dy fjalë për gazetën “Dajti”të Hafiz Ibrahim Dalliut

Para se të bëjmë fjalë për masakrat serbe ndaj popullatësshqiptare në Kosovë, të pasqyruara në gazetën “Dajti”, të ci-lën, sikurse u tha, e botonte dhe e drejtonte intelektuali HafizIbrahim Dalliu, e quajmë me vend t’i japim dy konstatime përkëtë gazetë nga dy njohës të shtypit shqiptar që botohej asoko-he.

Kështu, doajeni dhe studiuesi i gazetarisë shqiptare HamitBoriçi, kur bën fjalë për gazetat që dilnin në fillim të shek.XX, ndër të tjera, shkruan: “ Xhoka” dhe “Dajti” ishin dy ga-zeta që u botuan në Tiranë, por jehona e tyre u dëgjua edhe nëqytetet kryesore të Shqipërisë...., “Dajti”, e drejtuar nga HafisIbrahim Dalliu, një prej figurave përparimtare e demokratiketë klerit muhamedan në Tiranë. Ajo filloi botimin më 5 janar1925..., i kushtoi vëmendje të veçantë luftës kundër opinionitpatriarkal, feudal, të prapambetur. Kjo gazetë shquhej për ru-brikën ”Dajti në gaz”, e cila botohej në faqe të parë dhe kishteautor vetë kryeredaktorin e fletores, publicistin H.I. Dalliun.Përmes humorit e satirës, stigmatizohej e vjetra, kritikoheshinmbeturinat feudale në jetën qytetare; përcilleshin ide e mesa-

Shpalime 281zhe përparimtare e demokratike. Në 25 numrat e saj, “Dajti” eruajti natyrën, përmbajtjen, përparimtare e demokratike”4.

Në anën tjetër, po për të njëjtën gazetë, Blendi Fevziu,shkruan: ”Në rend kronologjik, gazeta e parë e kësaj periudheishte “DAJTI”, e botuar në Tiranë nga një ish- deputet dhe fi-gurë e njohur e jetës së kryeqytetit, Hafiz Ibrahim Dalliu. Kypersonazh tipik i Tiranës, i njohur si një njeri revolucionar dhepatriot, mësues veteran i gjuhës shqipe në Shqipërinë e Mes-me, e kishte filluar botimin e gazetës përpara kthimit të Zogut.Presidenti i ri shqiptar, që e njihte mirë personalisht, nuk e pre-ku atë, edhe pse e konsideronte një njeri jo miqësor. “DAJTI”vijoi të dilte për 125 numra në vitet 1924- 1926, me 2 ose 4faqe, sipas rastit”5.

Gazeta “Dajti” për masakratserbe në Kosovë

Lidhur me faktin se sa seriozisht i paraqitnin kjo gazetëdhe drejtuesi i saj masakrat që bëheshin në atë kohë në Koso-vë, një autor nga Kosova, kur bën fjalë për masakrat serbe tëasaj kohe në Malësinë e Gallapit në vitin 1921, ndër të tjera,shkruante: “Për ngjarjet në fjalë ka shkruar edhe shtypi shqipt-ar si “ Besa Shqyptare”, që dilte në Shkodër, “Dajti” në Tiranëetj. Në të gjitha këto gazeta janë publikuar të dhëna rrëqethëseme shifra të mëdha të vrarëve, dhe numër të madh fshatrash tëdjegura e të plaçkitura. Sidomos vend të posaçëm në faqet e

4 Hamit Boriçi, Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997), Tiranë,1997, f. 84, 85.

5 Blendi Fevziu, Histori e shtypit shqiptar 1848-2005, Onufri, Tiranë, 2005, f.60; shih: Fjalori enciklopedik shqiptar 1, ASHSH, Tiranë, 2002, f. 410.

Takvim – Kalendar 2011282shtypit të kohës zunë masakrat në Prapashticë, Keqekollë,Sharban, Bellopojë etj., ndërsa për Prapashticën ato dhanëedhe mandatën për shuarjen e saj. Të gjitha këto gazeta konsa-tatojnë, duke u lemerisur, masakrat monstruoze që bëheshinndaj shqiptarëve”6.

Gjatë hulumtimeve tona në Bibliotekën Kombëtare në Ti-ranë, kemi arritur t’i kemi në dorë vetëm katër numra të kësajgazete (nr. 20, 53, 54 dhe 57), sepse, sipas shërbimit të kësajbiblioteke, vetëm këta numra i posedon biblioteka (!). Edhepse tre numra janë pak krahasuar me numrat e botuar, megji-thatë nga materiali që përmbajnë këta katër numra, mund tëkrijohet një pasqyrë e mirë se çfarë rëndësie u kushtoi kjogazetë dhe kryeredaktori i saj H.I. Dalliu, ngjarjeve që po ndo-dhnin në atë kohë. Gazeta dilte në fillim dy herë në javë 7, e mëvonë një herë në javë.8

Në numrin 20 të gazetës “Dajti” gjejmë shkrimin “Vepri-met e Ceno Begut Gjakovës në qarkun e Kosovës”, ku, sipasgazetës, vihet në spikamë roli destruktiv i të lartpërmenduritdhe lidhjet e tij me Mbretërinë SKS e me Esat Pashë Toptanin.Kjo gazetë, për Ceno Begun shkruan: ” Biografia e këtij Zot-niës mjerisht përmblidhet vetem kundra interesave t’atdheut”.Gjithashtu gazeta boton edhe një dokument, sipas të cilitMbretëria Jugosllave e lavdëronte punën e Ceno Begut.9

6 Ramadan N. Ibrahimi, Masakrat serbe në Malësinë e Gallapit në janar të vitit1921, në: ” Gallapi gjatë rrjedhave të historisë”, Prishtinë, 2010, f. 162.

7 “Dajti”, nr. 20, e hënë, 24 mars 1924.8 “Dajti”, nr. 53, e premte, 7 nëntor 1924.9 “Dajti”, nr. 20, op., i cit.

Shpalime 283Në numrin 53, (Tiranë, e premte, 7 nëntor 1924) të kësaj

gazete lexojmë shkrimin: “ Perpara realiteteve”, ku vihen nëspikamë politikat asimiluese serbe, luftën diplomatike të Ser-bisë dhe torturat e ndryshme të serbëve ndaj shqiptarëve: ”...,me mujtë edhe gurët e Balkanit i shterngoin të flasin serbisht etë ken emna serbë”10-shkruan aty. Gjithashtu kjo gazetë publi-kon edhe një tabelë me numrin e të burgosurve, të vrarëve, tërrahurve, numrin e shtëpive të rrënuara dhe të plaçkitura, nëKosovë, midis datave 15 tetor 1918 - 1 qershor 1921, me titu-llin: “Ja këtu një “ tableau” të gjallë qi kallzon se ku jetoin eku ushqehen katilat”11. Sipas kësaj tabele, të dhënat e së cilës,sikurse shkruan, ishin nxjerrë nga Arkivi i Komitetit MbrojtjaKombëtare e Kosovës, shihet se:

Në krahinën e Prizrenit, gjatë kësaj periudhe Serbët kishinvrarë, 836 veta, kishin burgosur 2, 708 veta, kishin rrahur 120veta, kishin rrënuar 770 shtëpi dhe kishin plaçkitur 1.562 shtëpi.

Në krahinën e Gjakovës, gjatë kësaj periudhe Serbët ki-shin vrarë,68 veta, kishin burgosur 205 veta, kishin rrahur 25veta, kishin rrënuar 56 shtëpi dhe kishin plaçkitur 78 shtëpi.

Në krahinën e Pejës, Serbët kishin vrarë 1, 563 veta, ki-shin burgosur 3,803 veta, kishin rrahur 240 veta, kishin rrënu-ar 714 shtëpi dhe kishin plaçkitur 1, 970 shtëpi.

Në krahinën e Mitrovicës, Serbët kishin vrarë 133 veta,kishin burgosur 700 veta, kishin rrahur 30 veta, kishin rrënuar42 shtëpi dhe kishin plaçkitur 104 shtëpi.

10 “Dajti”, nr. 53, op., i cit.11 Po aty.

Takvim – Kalendar 2011284Në krahinën e Prishtinës, Serbët kishin vrarë 4, 600 veta,

kishin burgosur 3, 659 veta, kishin rrahur 353 veta, kishinrrënuar 1, 346 shtëpi dhe kishin plaçkitur 2, 190 shtëpi.

Në krahinën e Ferizajt, Serbët kishin vrarë 1, 694 veta,kishin burgosur 2, 407 veta, kishin rrahur 194 veta, kishin rrë-nuar 724 shtëpi dhe kishin plaçkitur 960 shtëpi.

Në krahinën e Kaçanikut, Serbët kishin vrarë 340 veta,kishin burgosur 1, 304 veta, kishin rrahur 167 veta, kishin rrë-nuar 298 shtëpi dhe kishin plaçkitur 356 shtëpi.

Në krahinën e Gjilanit, Serbët kishin vrarë 656 veta, ki-shin burgosur 2,406 veta, kishin rrahur 226 veta, kishin rrë-nuar 452 shtëpi dhe kishin plaçkitur 634 shtëpi.

Në krahinën e Preshevës, Serbët kishin vrarë 267 veta,kishin burgosur 975 veta, kishin rrahur 285 veta, kishinrrënuar 180 shtëpi dhe kishin plaçkitur 240 shtëpi.

Nga përllogaritjet përfundimtare, që dalin nga kjo tabelë,shihet se në krahinat e lartpërmendura Serbët kishin vrarë gji-thsej 12, 371 veta, kishin burgosur 22, 110 veta, kishin rrahur1, 654 veta, kishin rrënuar 6.050 shtëpi dhe kishin plaçkitur10, 525 shtëpi.12

Është tronditës fakti që theksohet në këtë shkrim: “ Poshtojm se sot vetëm në burgjet e Pejës jan tue rënkue treqingra”13.

Punimi i lartpërmendur përfundon me këtë konstatim: “Pë-rpara këtyne realiteteve në Shqipni të Lirë duhet të punohet

12 Po aty.13 Po aty.

Shpalime 285me nji energji shumë ma të madhe se në kohë të Lidhjes sëPrizrenit, të Kongresit të Vlorës e të Lushnjës”14.

Nga të dhënat në tabelë, shihet qartë po ashtu se rajonet qëkishin pasur më së shumti viktima në njerëz dhe dëme mate-riale, ishin rajonet e Prishtinës, Vushtrrisë, Ferizajt, Pejës. Gjith-ashtu të dhënat e mëvonshme tregojnë se numri i lartcekur idëmeve materiale dhe viktimave do të ishte edhe më i madh,ngase krimet serbe mbi popullin shqiptar nuk kishin të ndalur.15

14 Po aty.15 Shih: Hakif Bajrami, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe qeveritë e

Tiranës për krimet serbe në Kosovë, Prishtinë, 2008; Lush Culaj, KomitetiMbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918- 1924, IAP, Prishtinë, 1997.

Takvim – Kalendar 2011286(Faksimile të marra nga gazeta “ Dajti”, emri i gazetës dhe një tabelë,

ku tregohen mizoritë e Serbëve mbi Shqiptarët më 1918-1921).

Në numrin 54 të gazetës “Dajti, ndërkaq kemi një inter-vistë të Hasan Prishtinës dhënë kësaj gazete, po kjo intervistë,me sa kemi parë, në literaturën tonë nuk është përmendur as-njëherë.16 Në faqen e parë të këtij numri gjejmë titullin: “Njëintervist me Zotin Hasan Prishtinën”17. Aty H. Prishtina vintenë spikamë përpjekjet e Serbisë dhe të Ahmet Zogut për ma-rrjen e pushtetit, sepse, siç dihet, në atë kohë, pas Revolucionittë qershorit të vitit 1924, A. Zogu ndodhej në Beograd.

Në numrin 57 është një artikull nga Hasan Prishtina metitullin “Sjelljet e Sërbis kundrejt Shqipnis”18. Hasan Prishtinapërshkruan kështu propagandën serbe ndaj Shqiptarëve që prejvitit 1913: ”Prej ditës që Flamuri Kuq- Zi u ngreh në Vlonë,prej ditës që ju tingllëllue botës mbarë lajmi i nji Shqipnie tëlirë kur shqiptarët po urojshin shoki shokin e idealistët shqi-ptar po derdhnin lot gëzimi e shpresë po ato ditë shtypi i Beli-gradit filloj me helmuë opinionin publik të botës kundraShqipnis”19.

Përfundim

Nga materialet që kemi shfletuar rreth tematikës së lartpër-mendur, mund të përfundojmë se, informacioneve që vinin ngaKosova, sidomos atyre që kishin të bënin me masakrat serbe

16 Shih: Tahir Abdyli, Hasan Prishtina ( ribotim), GME, Prishtinë, 2003.17 “Dajti”, nr. 54, e enjte, 13 nëntor 1924.18 “Dajti”, nr. 57, e enjte, 4 dhjetor 1924.19 Po aty.

Shpalime 287mbi Shqiptarët, kjo gazetë dhe drejtori i saj përgjegjës, HafizIbrahim Dalliu, u kishte dhënë një hapësirë të veçantë në gaze-tën “Dajti”, ato lajme vinin të parat në ballinë.

Lajmet ishin të dorës së parë, sepse Hafiz Ibrahim Dalliu,si mik i dy patriotëve të dëshmuar - Hasan Prishtinës dhe Ho-xhë Kadri Prishtinës, merrte vazhdimisht informacione realedhe të sakta, nga këto personalitete dhe bashkëpunëtorët e tyre,rreth Kosovës dhe popullatës së saj. Është me rëndësi të the-ksojmë edhe faktin se, pas themelimit të Komitetit MbrojtjaKombëtare e Kosovës, më 1 maj 1918, kjo gazetë e shfrytëzoiedhe arkivin e këtij komiteti.

Duke pasur parasysh faktin se në gjithë numrat që posedo-jmë, ka informacione mbi popullatën e Kosovës dhe hallet etyre, tregon që kjo gazetë dhe kryeredaktori i saj ishin të inte-resuar në vazhdimësi për popullatën e kësaj ane.

Mirëpo, jo vetëm Hafiz Ibrahim Dalliu ishte i brengosurpër fatin e vëllezërve nga Kosova, sepse kishte edhe ulema epatriotë të tjerë që jetonin në Shqipërinë e asaj kohe dhe qëpreokupoheshin për gjendjen jo të mirë të vëllezërve të tyre nëKosovë. Në atë kohë, dhembjen për vëllezërit e tyre nga Koso-va e ndjeu edhe miku i Hazif Ibrahim Dalliut, patrioti i dësh-muar Hafiz Ali Korça, i cili, në qershor 1924, kur forcat serbesulmuan Drenicën, në ditën e Kurban Bajramit. Ai, nga dhe-mbja që ndiente në shpirt, shkroi një poezinë “Vajtimet e at-dheut”, ku, në mes të tjerash, kishte shkruar:

“Qani vellezer Kosovën qani,për gjëmëzezën ca dit zi mbani!Kosov’ e bukur o shpresa jonë,bujare, trime, je gjithmonë,

Takvim – Kalendar 2011288sot të zu halli në zgjedhë ngele,kurban po bënesh për dit si dele,kurban po bënesh diitë- bajrami,në Balkan theret vec myslimani”20.Kurse një tjetër patriot shqiptar nga Dibra, një nxënës, ko-

leg, mik i Hafiz Ibrahim Dalliut, Haki Sharofi21, duke përjetuarmasakrat serbe ndaj vëllezërve të tij në Kosovë dhe njëkohë-sisht duke lavdëruar qëndrimin dhe luftën heroike që po bëninkëta të fundit në ruajtjen e atdheut të tyre, kishte shkruar vje-rshën ”Një malësori”22, të cilën, për shkak të përmbajtjes, po e(ri)sjellim këtu:

20 Hafiz Ali Korça, Vepra 2, Logos- A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, f.121-125.21 Lindi në Dibrën e Madhe, por veprimtarinë e tij si mësues, publicist dhe për-

kthyes e zhvilloi larg lindjes, në Gjyrash të Manastirit (1912), në Peshkopi(1914), ku hapi shkollën e parë shqipe, në Turjak dhe në Sllovë të Dibrës(1916 dhe 1920), në Vlorë (1929). Pas vitit 1930 vendoset përfundimisht nëTiranë, ku zhvillon një veprimtari të dendur si drejtor i Medresesë së Tiranës,si drejtor i revistës ”Zani i Naltë” (organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar),në krye të së cilës ai qëndroi në vitet 1930-1939. Kishte studiuar në Normalene Elbasanit si dhe kishte ndjekur Shkollën pedagogjike ”Darul- Mualiminë” tëDibrës. Në fushën e botimeve u dallua për trajtime serioze të temave me ka-rakter fetar, social, etik dhe filozofik. Shkroi shumë poezi. Ka hartuar serinë elibrave ”Edukata fetare dhe morale” etj.. Krahas veprave të mësipërme, duhetshënuar se edhe “Kalendari mysliman”, që u botua për disa vite me radhë,është vepër e tij. Ka punuar në Arkivin Qendror të Shtetit dhe në Arkivin eInstitutit të Historisë në Tiranë. Ka lënë një trashëgim të pasur me përkthime,siç janë: “Tefsiri shqip”, “Parimet e nalta të Islamit”, “Ajete të Kuranit”. Vdiqnë Tiranë më 1977, në moshën 83 vjeç. etj. Shih: Ramiz Zekaj, Zhvillimi ikulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX, ISHMQI, Tiranë, 2002, f.333, 334. Shih: Ali Hoxha, Faik Kasollja, Islam Sharofi, Haki Sharofi- vepri-mtaria fetare dhe atdhetare, në: ”Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqi-ptarët”, BIK, Prishtinë, 1995, f. 416-417.

22 Ndonëse tregon për një episod nga trimëria e një djaloshi shqiptar gjatë Luftë-rave Ballkanike (1912-1913), duke luftuar me serbët i vetëm, kjo vjershë me-gjithatë ka domethënien e vet edhe për vitet që kemi trajtuar në këtë punim,sepse, fundi i fundit, mllefi i personaliteteve të lartcekura ishte ndaj pushtuesit

Shpalime 289Cili je ti, O Shqiptar!Or i dashur i Përëndisë!Qi vrave’i komandar,ne midis të’i ushtris?Atë ditë qi t’kish rrethue.Gjith ushtrija e Serbis.Atdheun t’and ti për të prue,Kishe hypun ne nji lis!Mos të vin keq pse ndrove jetë,Mbasi vrave shtatë ushtarë,Komnadar qe i tetëq’ish i parë ndër këta barbarë!Si dragoni ti luftove,Për t’i dal dalë Zot atdheut,Të githë botës i diftove,Qi je nip’i Skenderbeut!Emni yt, vall, si te quhet,Se na duhet për Shqipni,Se ky emën nuk harrohet,do t’a shkruejmë ne Histori?Historia do t’a përdori!Emnin tand me lavderi!“Fillkat vetëm nji malsor,Bani luftë me një ushtri!”.23

të njëjtë, personalitetet e lartcekura dhembjen e ndienin për të njëjtin popull(Shqiptarët e Kosovës) dhe vitet për të cilat kemi bërë fjalë në këtë punim,nuk ishin të largëta nga vitet e zhvillimit të Luftërave Ballkanike. Pasojat epushtimeve serbe në tokat shqiptare ishin ende të freskëta.

23 Ali Hoxha, Faik Kasollja, Islam Sharofi, Haki Sharofi- veprimtaria fetare dheatdhetare.., pun. i cit., f. 416- 417.

VVëësshhttrriimm

Ramadan Shkodra

BOTIMET ISLAMENË GJUHËN SHQIPE NË KOSOVË

(tradita, sfidat dhe realiteti)

Hyrje

Kultura dhe tradita islame tek shqiptarët janë të pranishmeqë nga depërtimi i Perandorisë Osmane (shek. XV) në trojetshqiptare.

Siç dihet, Perandori Osmane për më shumë se 5 shekuj qebartëse kryesore e kulturës, traditës, qytetërimit dhe fesë isla-me në të gjitha fushat, kështu që me ardhjen e osmanëve nëkëto anë, në trojet tona filloi të lëshonte rrënjë qytetërimi e mëvonë edhe feja islame.

Vlerat e një qytetërimi shprehen më së miri përmes vepra-ve të artit, objekteve të kultit dhe posaçërisht në arkitekturë,

Takvim – Kalendar 2011292infrastrukturë publike, në traditën gojore e sidomos nëpërmjetfjalës së shkruar.

Megjithëqë feja islame i kushton rëndësi të merituar fjalëssë shkruar, në gjuhën shqipe tradita e kultivimit të saj është re-lativisht e re, ose, thënë më mirë, fillet e para të kësaj tradite ihasim vetëm në periudhën e Rilindjes Kombëtare.

Për këtë ngecje në këtë segment të rëndësishëm, megjithë-që shqiptarët që prej kohësh kishin pranuar fenë islame dheatyre nuk u munguan alimë e njerëz të penës, - ndikuan shumëfaktorë, ndër më kryesorët qenë mungesa e traditës së kulti-vimit, mungesa e alfabetit të njësuar, si dhe mungesa e institu-cioneve përkatëse vendore, që do të merrnin mbi vete këtëveprimtari të rëndësishme.

Kjo gjendje bëri që shqiptarët të shkruanin në gjuhë të hu-aja ose edhe në gjuhën shqipe, po me alfabete të ndryshme.Kjo është arsyeja pse kontributi i tyre nuk ishte për masën egjerë shqiptare, po vetëm për një pjesë të asaj popullate që gë-zonte privilegjin të njihte atë gjuhë ose alfabetin a shkrimin qëpërdornin dijetarët e krijuesit shqiptarë.

Botime islame në gjuhën shqipe fillojnë të shfaqen në de-kadën e fundit të shekullit 19, për t’u intensifikuar dhe për tëfituar në peshë në vitet e para të shekullit 20, dhe sidomos pasPavarësisë së Shqipërisë, kurse në mënyrë institucionale paspavarësimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar më 1921, i ciliu zyrtarizua më 1923 në kongresin ku u zgjodh edhe KëshilliDrejtues i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë1.

1 Roberto Moroco dela Roka: Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë1994, fq. 28.

Vështrim 293Pas pavarësimit dhe konstituimit institucional, Komuniteti

Mysliman Shqiptar, i vetëdijshëm për rëndësinë që ka fjala eshkruar në njërën anë, dhe i ndërgjegjshëm për ngecjen emadhe që kishte në kët fushë, në anën tjetër, botimeve islameu kushtoi një rëndësi të shtuar.

Me gjithë prioritetet e shumta që kishte para vetes, komu-niteti dhe dijetarët e kohës filluan të hartonin broshura e librame përmbajtje për njohuritë fillestare islame (Fe-rrëfeje a më-sime muslimane nga Said Najdeni, botuar më 1909 në Elbasan;Myslimanësia nga Hfz. Ali Korça, 1918; Besimet e Myslima-nvet nga hfz. Ibrahim Dalliu, Tiranë, 1921; Ilmihal nga She-fqet Muka, Shkodër 1923)2.

Jo rastësisht në ballë të kësaj nisme u gjendën figurat mëeminente të asaj kohe, rilindësit tanë të shquar, si Hfz. IbrahimDalliu, Hfz. Ali Korça, Said Naiden, Sadik Bega, Haki Sha-rofi, pastaj haxhi Vehbi Dibra, hfz. Ali Kraja e shumë të tjerë.

Angazhimet e tyre qenë të shumanshme përpos në botimine veprave për njohuritë fillestare. Ata, si një nevojë kohe, dot’i hynin hartimit dhe përkthimit të veprave profesionale ngafusha të islamologjisë: Texhvid, i përkthyer nga hfz. IbrahimDalliu, Tiranë (1921); Hytbe e dytë ose muhamedija, 1928;Këshillat e së premtes, 1928; Jeta e Hazretit Muhamedit sipasgojdhanave dhe shkrimtarëve të mëdhenj arabë, përkthyer ngaitalishtja më 1029; Bilbil i fesë i sheriatit muhamedija, për-ktheu hfz. Abdullah Sëmlaku, Korçë 1930 etj.

Do theksuar se në këtë periudhë pati iniciativa e projektemadhore, si fillimi i botimit të revistës “Zani i Naltë” më 1923

2 Më gjerësishtë për librat e botuara në këtë kohë shih: Maksim Gjinaj & PetritBezhani: Libra në gjuhën shqipe për Islamin (Bibliografi); Istanbul 2002.

Takvim – Kalendar 2011294nga KMSH, si dhe fillimi i botimit të përkthimit të Kuranit ponga KMSH - “Ajka e kuptimeve të Kur’anit Qerim” 1929,përkthyer nga hfz. Ibrahim Dalliu.

Këto flasin më së miri për interesimin, nivelin dhe rezu-ltatet e arritura në fushën e fjalës së shkruar islame në gjuhënshqipe asokohe, në kufijtë e Shqipërisë londineze.

Kjo veprimtari vazhdoi me sukses deri në vitet e para tëvendosjes së pushtetit socialist në Shqipëri, kur, siç dihet, pu-shtetarët e ndaluan me ligj zbatimin e fesë, me se edhe prakti-kisht u ndërpre tradita islame në gjuhën shqipe.

BOTIME NË GJUHËN SHQIPE NË KOSOVË

Tradita

Botimet islame në gjuhën shqipe në Kosovë, për shkak tërrethanave që u krijuan këtu pas shpalljes së pavarësisë sëShqipërisë, - do të fillonin të shihnin dritë vetëm pas Luftës IIBotërore. Edhe botimet islame në gjuhën shqipe, pësuan pofatin e fjalës së shkruar shqip në përgjithësi dhe fatin e popullitshqiptar nën okupimin serb.

Varësisht se çfarë ishte zhvillimi i ngjarjeve në rrafshin po-litik, në atë shkallë qe edhe zhvillimi i ngjarjeve edhe në rra-fshin e identitetit kombëtar, përfshirë këtu edhe rrafshin fetar.

Pra, fati i zhvillimit dhe rritës së botimeve islame në gju-hën shqipe, përveç faktorëve të tjerë, varej edhe nga mungesae kuadrit, mungesa e traditës dhe inferioriteti ndaj kulturësislame në përgjithësi e botimeve islame në veçanti.

Vështrim 295Po t’i shtojmë kësaj edhe sfidat e vështirësitë me të cilat u

përball populli shqiptar gjatë ndërrimeve të sistemeve, ndërri-me këto që ndikuan drejtpërdrejt në zhvillimin e jetës në Ko-sovë, del e qartë se as botimet islame në gjuhën shqipe nëKosovë nuk mund të kishin një zhvillim të mirëfilltë.

Me qëllim që të japim një pasqyrë sa më reale lidhur mekëto, vështrimi ynë përmbledh tri periudha:

Periudha e parë

Periudha e parë përfshin botimet islame në gjuhën shqipegjatë sistemit socialist (në periudhën 1945-1999).

Për aq sa dihet deri më tash, botimi i parë islam në gjuhënshqipe në Kosovë është broshura 38 faqesh “Ilmihali i vogël,për shkencat fillestare të fesë islame”3, përkthyer nga gjuhaserbokroate, botim i Shoqatës së Ylemave për RSS, siç quhejasokohe. Me këtë doracak, të cilit nuk i dihet as përpiluesi dheas përkthyesi në gjuhën shqipe, zë fill veprimtaria botuese isla-me në Kosovë, për të vazhduar deri sot.

Bartëse e veprimtarisë botuese në këtë periudhë qe BI dheinstitucionet e saj, si Shoqata e Ylemave, Medreseja dhe Sho-qata e nxënësve e medresesë.

3 Shih: Ilmihal i vogël për shkencat fillestare Islame; Prishtinë 1957, apo R.Shkodra &A. Pireva: Bibliografi e botimeve islame në gjuhën shqipe nëKosovë !957-1997, Prishtinë 1998, fq. 17.

Takvim – Kalendar 2011296

Botimet e veçanta

Botimet islame sidomos në dy dekadat e para të kësaj pe-riudhe, kanë qenë kryesisht libra a broshura që u kushtoheshinnjohurive elementare të fesë islame, si ilmihale e broshura tëndryshme të këtij karakteri. Këtu po përmendim: Mësimi ishkurtër mbi namazin dhe Jasini Sherif, (1959, që u ribotuaedhe në vitet 1964 e 1972); Fejzullah Haxhibajriqi: Ilmihal(Themelet e fesë islame – 1968, ribotuar disa herë);

Bajrush Ahmeti: Historia e Pejgamberëve;Muhamed Seid Serdareviq: Fikhul Ibadat, rregullat dhe

detyrat themelore islame (1978) etj..Është për t’u theksuar se një vend të posaçëm në këtë mes

zinin edhe dispensa të hartuara nga profesorët e medresesë sëmesme “Alaudin” të Prishtinës, megjithëqë dedikoheshin përnevojat e nxënësve të medresesë.

Vitet ‘80 të shekullit XX janë vitet më të rëndësishme përbotimet islame në gjuhën shqipe, madje jo vetëm për Kosovën,po për tërë hapësirat shqiptare. Kur e themi këtë, kemi pa-rasysh faktin që më 1985 në Prishtinë u botua për të parën herëpërkthimi i Kuranit4 në gjuhën shqipe, me se edhe gjuha shqi-pe u bë gjuhë që njeh Kuranin, në njërën anë, dhe, në anën tje-tër, u realizua puna e nisur nga rilindësit Qafzezi, Korça eDalliu, të cilët, megjithëqë me vullnet e dëshirë të madhe i ki-shin hyrë kësaj pune sa të vështirë aq edhe të rëndësishme eme vlerë jo vetëm për kulturën islame po edhe për kulturënshqiptare, megjithatë, siç dihet, për shkaqe nga më të ndry-

4 Shih: Kur’ani; përkthe Feti Mehdiu, Prishtinë 1985.

Vështrim 297shmet, projektet e tyre nuk arritën t’i realizonin në tërësi, dhekështu, atë që nuk e arritën Qafzezi në Ploeshti të Rumanisë,Korça e Dalliu në Tiranë, - më 1985, pas një pune disavjetë-she, e realizoi profesori i gjuhës arabe në Fakultetin Filozofik(tash - Fakulteti i Filologjisë) të Universitetit të Prishtinës, dr.Fetiu Mehdiu, përkthimin e të cilit e botoi Kryesia e Bashkë-sisë Islame të Kosovës.

Vetëm tre vjet më vonë (në 1988) po në Prishtinë u botuanedhe dy përkthime të Kuranit në gjuhën shqipe, nga dy alimëtë njohur: myderriz Hasan ef. Nahi5 dhe myderriz Sherif ef.Ahmeti6. Madje përkthimi i myderriz Sherif Ahmetit u botua ishoqëruar edhe me një komentim të shkurtër. Ky përkthim mëvonë është botuar në shumë qendra, madje vetëm në Medinëmë 1992 është botuar në 1 milion kopje.

Nga kjo periudhë duan veçuar edhe botime të tjera të Sho-qatës së Ylemave të Kosovës, si: Imam Vehbi Ismaili: Muha-medi profet Islam, Prishtinë 1985; Dr. Mustafa Mahmud: Prejdyshimit deri në besim Prishtinë 1987; Dr. Abdullah Draz:Agjërimi i Ramazanit, Prishtinë 1988 etj..

Botimet e kësaj periudhe, megjithëqë përkthime, përbëninnjë bazë të shëndoshë për zhvillimin dhe rritën e botimeveislame në gjuhën shqipe në një të ardhme të afërt. Kjo më sëmiri u dëshmua në vitet ‘90 të shekullit të shkuar.

5 Shih: Kur’ani i Madhëruar; përktheu prof. Hasan I. Nahi, Prishtinë 1998.6 Shih: Kur’ani Përkthim me Komentim; përktheu dhe komentoi H. Sherif

Ahmeti, Prishtinë 1998.

Takvim – Kalendar 2011298

Periodiku (revistat)

Pos botimeve të veçanta, në këtë kohë nisën të botoheshinedhe revista islame në gjuhën shqipe. Kështu më 1962 Shoqatae Ylemave filloi botimin e “Buletinit informativ”, një publikimi përtremuajshëm, që botohej në gjuhët serbokroate e shqipe,ku paraqitej aktiviteti i Kryesisë së BI-së të RSFJ-së (apo siçquhej, Rijaset) si dhe aktiviteti i Kryesive të Bashkësive Isla-me të Republikave, dhe posaçërisht i Kryesisë së BI-së tëRSS-së me seli në Prishtinë dhe organeve e institucioneve tësaj.

Nga viti 1966 Buletini botohet vetëm në gjuhën shqipe,dhe që atëherë në këtë revistë, përpos të dhënave zyrtare, më1969 e 1970 - gjejmë edhe tema të karakterit fetar7.

Më 1970 në Prishtinë filloi botimi i Takvimit-publikim vje-tor i Shoqatës së Ylemave, i cili, krahas pjesës kalendarike, qënga fillimi botoi edhe tema të ndryshme kryesisht nga ahlaku,fikhu, hadithi, tefsiri, akaidi etj8.

Më 1971 në Prishtinë filloi botimi i revistës së përtremu-ajshme fetare “Edukata Islame”, me se zë fill një veprimtari emirëfilltë në rrafshin e publicistikës islame në gjuhën shqipe jovetëm në Kosovë po edhe më gjerë.

Revista “Edukata Islame”, nën drejtimin e myderriz Sherifef. Ahmetit – që është edhe doajen i botimeve islame në gju-hën shqipe në Kosovë, tuboi rreth vetes një numër të mirë tëbashkëpunëtorëve nga të gjitha viset shqiptare të ish-Jugoslla-

7 Ramadan Shkodra &Aziz Pireva: Historiku i publicistikës islame në gjuhënshqipe në Kosovë, Dituria Islame nr. 101 Prishtinë 1998, f. 61.

8 Po aty…fq.. 61-62.

Vështrim 299visë dhe për një kohë të gjatë qe e vetmja që botohej shqip dheku kultivoheshin me devotshmëri vlerat e fesë e të qytetërimitislam9.

Më 1975, nga Shoqata e nxënësve të Medresesë filloi tëbotohej fletushka “Nur-l-Kur’an”10, ndërsa hapi më i rëndësi-shëm dhe më serioz në këtë fushë, u bë në vitin 1986 kur Kry-esia e BI-së filloi të botonte revistën “Dituria Islame”, e cilafillimisht dilte për çdo tre muaj, kurse më vonë për çdo muaj.

Botimi i një reviste të tillë ishte domosdoshmëri e kohës,ngase së pari shkollimi i nxënësve në Medrese dhe, së dyti,diplomimi i një numri të konsiderueshëm të studentëve tanë nëqendra të ndryshme të Botës Islame, dhe posaçërisht ngritja enivelit arsimor tek popullata, - e bënë të nevojshme të botohejnjë revistë e tillë.

Fillimi i botimit të kësaj reviste ka luajtur një rol do të tho-shim përcaktues, ngase kjo u bë sensibilizuese për përhapjen,afirmimin dhe zgjerimin e vlerave islame në qarqet e lexuesveshqiptarë11.

9 Po aty… f. 62.10 Po aty… f. 6211 Po aty….f. 62-63.

Takvim – Kalendar 2011300

Periudha e dytë

Periudha e dytë e botimeve islame fillon pas rënies së si-stemit socialist (1999), një kohë kur Kosova dhe populli i saj,përpos thyerjes së këtij sistemi dhe hyrjes në fazën e transi-cionit, sikur dihet, pësoi një formë okupimi klasik nga Serbia,gjë që e vështirësoi edhe më shumë gjendjen e shqiptarëve dheinstitucioneve të tyre.

Siç u theksua, në periudhën e parë (1957-1990), bartës tëbotimeve islame në gjuhën shqipe qenë institucionet e Bash-kësisë Islame, ndërkaq që nga fillimi i kësaj periudhe (të dytë),përpos organeve të BI-së, bartës të kësaj veprimtarie u bënëedhe shoqata të ndryshme, grupe nga shoqëria civile dhe inte-lektualë të njohur.

Duhet theksuar fakti se në qoftë se në periudhën e parëbotimet islame bëheshin kryesisht në Prishtinë, tashti, në peri-udhën e dytë, krahas Prishtinës, botimet islame do të shohindritë edhe në qendra të tjera të Kosovës, si në Prizren, Mitro-vicë, Gjakovë, Gjilan e gjetiu.

Në këtë fazë botimet islame njohin një rritje të ndjeshme,por do theksuar se tek disa kemi moszbatimin e kritereve tëduhura për botim. Këtu kam parasysh nivelin e dobët të për-kthimit, dhe një shkallë të ulët të zbatimit të normës standardetë shqipes, si dhe përzgjedhjen e botuesve dhe mosrespektimine së drejtës së autorit dhe së drejtës së botuesit të parë.

Në këtë periudhë, përpos botimeve që kanë të bëjnë menjohuritë themelore të fesë islame dhe botimeve nga disiplinaislame, kemi edhe botime të dijetarëve e strategëve të mëdhenjtë Botës Islame, si manifesti i Alia Izetbegoviqit “Deklarata

Vështrim 301Islame” (Prizren, 1990); pastaj monografia po e Izetbegoviqit“Islami mes Lindjes e Perëndimit” (Prizren, 1992); vepra eKarçiqit: Historia e së Drejtës së Sheriatit (Prizren, 1994); ve-pra e dr. Ali Muhamed Nakvit: Islami dhe Nacionalizmi (Pri-shtinë, 1997); veprat e dijetarit të njohur Jusuf Kardavi: Ri-zgjimi islam, (Prishtinë, 1997); Monografia për jetën e Muha-medit a.s. nga Sylejman Gavoçi, (Prishtinë, 1997), gjithnjë paharruar botimin e dy kompleteve shumë të rëndësishme përkulturën islame: Përkthimi në shtatë vëllime i Sahihul Buha-riut, që u realizua nga profesorët e degës së Orientalistikës tëFF, si dhe Përkthimi i veprës së Abdurrahman Rafet Basha:Fragmente nga jeta e sahabëve, gjithashtu në 7 vëllime, ngaKryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Përmbledhja ekumtesave nga simpoziumi ndërkombëtar “Feja kultura dhetradita islame ndër shqiptarët” (Prishtinë, 1995).

Një vend të veçantë në këtë periudhë zënë botimet emedresesë së mesme “Aluaddin” të Prishtinës, që pas vitit1990 nuk janë pak dhe janë të fushave të ndryshme, si nëhistori, akaid, ahlak, hadith e filologji. Si të tilla ato paraqesinnjë hap shumë të rëndësishëm, ngase, përpos që përmbushinnevojat e nxësëve, përbëjnë edhe një burim të mirë e modestpër të gjithë të interesuarit në fushat përkatse. Këtu do tëpërmendim: Qazim Qazimi: Hyrje në shkencat kuranore, Pri-shtinë 1993; Naim Tërnava: Morali islam/ahlaku-1, Prshtinë1993; Naim Tërnava: Pasqyrë e Filozofisë Islame, Prishtinë

Takvim – Kalendar 20113021995; Bajrush Ahmeti: Historia islame 1, Prishtinë 1995;Resul Rexhepi: E drejta martesore islame, Prishtinë 1996 etj12

Revistat

Më 1992 në Prishtinë filloi të dilte revista “Bashkimi Paqë-sor”, revistë edukative, arsimore e kulturore, botim i Shoqatës“Bashkimi”, ndërkaq vetëm një vit më vonë (në 1993) po kjoshoqatë nisi botimin e gazetës periodike “Itifak”, ndërkaq më1995 në Gjilan filloi të botohej revista “Drita”, organ i sho-qatës “Drita”.

Me gjithë ambiciet e mëdha, revistat në fjalë pas një kohetë shkurtër të botimit, nuk arritën të përballonin detyrimetfinanciare, prandaj u detyruan të ndërprisnin botimin e mëtu-tjeshëm13.

Periudha e tretë

Periudha e tretë zuri fill që nga përfundimi i luftës së fu-ndit në Kosovë.

Në këtë fazë kemi një vërshim të botimeve islame, kurshtohen shumë botimet e shumta të shoqatave islame që ve-projnë me mision në Kosovë, të cilat ose janë botues vetë, osejanë financues të ndonjë institucioni vendor.

12 Më gjerësisht për botimet e medresesë shih: Ramadan Shkodra: Bibliografi ebotimeve të medresesë së mesme “Alaudin” në Prishtinë (1969-1998),Edukata Islame nr. 63-64 Prishtinë 1998, fq. 163-167.

13 Ramadan Shkodra &Aziz Pireva: Historiku i publicistikës islame në gjuhënshqipe në Kosovë, Dituria Islame nr. 101 Prishtinë 1998, f. 61.

Vështrim 303Këtu duhet theksuar se pos botimeve shumë të rëndësish-

me e të nevojshme për masën e gjerë islame, kemi edhe disabotime që nuk janë të nevojshme për ne.

Fjalën e kam për botime që sjellin huti tek besimtarët, se-pse merren me çështje medhhebesh, një gjë që e gjykojmë tëpanevojshme për hapësirën tonë.

Duhet theksuar po ashtu se bëhen edhe botime pa kriter: injëjti botim në të njëjtën kohë dhe për të njëjti lexues, botohetnga disa botues!

Megjithatë, vlen të përmendet botimi i Bibliotekës Fami-ljare nga SJRC, një botim prestigjioz dhe i nevojshëm, si dhebotimi i veprave të Kardavit nga Shoqata Bamirëse e Katarit.

Megjithëse qe dëmtuar rëndë në luftë, Kryesia e Bashkësi-së Islame të Kosovës, respektivisht edicioni botues “DituriaIslame” u konsolidua shpejt dhe vazhdoi traditën 40-vjeçare tëbotimeve. Kështu, përpos daljes me rregull të revistës “DituriaIslame” dhe të Takvimit, riaktivizoi revistën e përtremuajshme“Edukata Islame”, e cila u rikonstruktua në formë dhe në për-mbajtje. Pos këtyre, menjëherë pas luftës ky edicion botoiedhe këto vepra me interes për kulturën dhe artin islam:

“Si ta njohim artin Islam” Prishtinë 2000; Dr. MuhamedMufaku: “Xhamitë dhe mesxhidet e Beogradit”, Prishtinë2000; Prof. Dr. Ibrahim Emiroglu: “Pesë kryeveprat e EbuHanifes”, Prishtinë 2000; Muhamed Ashik ilahi el Bureni:“Çështje të fikut sipas Kuduriut”, Prishtinë 2002 etj.

Më këtë rast duhet përmendur botimi i monografisë përshkatërrimin e xhamive ”Barbaria serbe ndaj monumenteveislame në Kosovë (shkurt ’98-qershor ‘99”), Prishtinë 2000.Në këtë botim, në tri gjuhë është paraqitur shkatërrimi i xha-

Takvim – Kalendar 2011304mive dhe objekteve të tjera islame gjatë luftës së fundit ngaforcat serbe.

Përfundim

Botime islame në gjuhën shqipe për çdo ditë e më shumështohen, si nga cilësia, edhe më shumë nga sasia.

Mirëpo periudha prej vitit 1990 e deri sot, për sa i përketliteraturës islame, ka nevojë të analizohet seriozisht nga bo-tuesit tanë, natyrisht duke bashkërenduar veprimtarinë e tyre,me të vetmin qëllim që lexuesit tonë t’i ofrojnë sa më shumëbotime të nevojshme, ngase, me zemër në dorë, në fushën ebotimeve islame në gjuhën shqipe, për shumë arsye hetohetgoxha një ngecje. Mirëpo kjo nuk arsyeton kaosin në fushën ebotimeve pa respektuar: prioritetet, traditën medhhebore, tëdrejtën e botuesve dhe të drejtën e autorëve. Gjithashtu ështëmjaft brengosës niveli i gjuhës së disa botimeve islame të ko-hës, sepse shumë vepra botohen pa redaktor gjuhësor e mos tëflasim për korrektor e redaktor teknik.

Megjithëkëtë, shpresojmë që këto vështirësi do të tejkalo-hen dhe me veprimtarinë botuese do të merren botues seriozë.

EEttiikkëë iissllaammee

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

BUZËQESHJA NGA ASPEKTIKURANOR DHE SHKENCOR

Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë:"E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar nga fjalët e saj (e mi-lingonës) dhe tha: "Zoti im, më mundëso që të Të falënderoj përtë mirat e Tua që m'i dhurove mua". (En Neml, 19)

Allahu xh.sh. në ajetin e cituar përshkruan reaksionin e Su-lejmanit a.s. ndaj fjalës së milingonës duke përshkruar detajete zhvillimit të një emocioni - gëzimi. Teksti nga ajeti "tebesse-me dahikan" bart në vete dy shprehjet: e para, që nënkuptonbuzëqeshje apo qeshje pa lëshuar asnjë zë (et-tebessum), kursee dyta domethënë ‘qeshje të një intensiteti më të ulët’ (ed-dah-ku). Në gjuhën arabe ekziston edhe folja që domethënë ‘qeshjeme zë të lartë’, ‘me intensitet më të lartë’ (kahkaha).

Takvim – Kalendar 2011306Fytyra e njeriut, e zbukuruar me 44 muskuj, ka potencial të

prodhojë shprehje të shumta, marramendëse. Por, sa pak kanjerëz fytyrat e të cilëve janë interesante për syrin. Imagjinonisa informacione të reja mund të prodhohen duke analizuar mbi6.000 ajete kuranore, qoftë në kombinimin individual ose tëndërsjellë.

Pra, Sulejmani a.s., duke dëgjuar bisedën e një milingone,kishte buzëqeshur, me një buzëqeshje që u rrit në një qeshjeme intensitet të ulët. Nga ajeti i vënë në ballë të këtij shkrimi,vërejmë udhëtimin e shëndoshë të paraqitjes dhe zhvillimit tënjë emocioni, fillimi i të cilit ishte mendimi në kokë, gjegjësi-sht njohja dhe hyrja në vetëdijen dhe problematikën e një mi-krobote të pasur-të milingonës, siç e përshkruan Kurani fisnik:"Një buburrec tha: O ju buburreca, hyni në vendet tuaja, që tëmos ju copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij pa ju vënë re". (EnNeml, 18).

Secila buzëqeshje është unikale, mu sikurse vijëzat e gish-tërinjve, dhe ajo tregon për llojin dhe identitetin e shpirtit. Njëpsikolog ka theksuar që asgjë nuk shpreh gjendjen e njeriutsikur buzëqeshja, dhe nëse dikush ka sukses të fshehë dina-kërinë dhe primitivizmin pas fjalëve “të bukura”, buzëqeshja etij do ta tradhtojë. Secila buzëqeshje e sinqertë dhe e shë-ndoshë zhvillohet gradualisht, sikurse lulja. Por, shumë fytyranuk arrijnë kurrë lulëzimin e plotë. Buzëqeshja jo e shëndoshëshfaqet papritmas, pa e pasur të qartë udhëtimin e saj, dhe për-fundon me zhurmë të madhe. Kështu ndodh me çdo emociontjetër. Sinkronizimi i 44 muskujve nën lëkurën e fytyrës sonë,pasqyron shpirtin e njeriut. Është tejet interesant të vërehetdashuria e Krijuesit ndaj njeriut, i Cili jo vetëm që ka disenjuar

Etikë islame 307në mënyrë tejet funksionale fytyrën e njeriut, duke lidhur mus-kujt e fytyrës me sistemin nervor qendror (SNQ), por edhe kalënë gjurmë të shkruar për mënyrën se si t'i përdorë këta mu-skuj një person i shëndoshë.

Muhamedi, a.s., plotësisht i vetëdijshëm për efektin pozitivtë buzëqeshjes, ka thënë: "Buzëqeshja jote e drejtuar ndajvëllait tënd, është lëmoshë (sadakë)". (Tirmidhiu).

Në njërin prej definicioneve të lumturisë thuhet se lumturiaështë aftësi e kreativitetit të mendimeve pozitive. Mendimetpozitive shkaktojnë buzëqeshje në fytyrat tona, e paralelishtme mesazhet e marra nga muskujt e fytyrës, ajo ndikon në taji-tjen e ensimeve, të cilat relaksojnë trupin tonë dhe e bëjnë qënjeriu të lulëzojë. Kështu, njeriu mund të mashtrojë sistemin etij nervor qendror, pa marrë parasysh situatën e vështirë në tëcilën gjendet, nëse arrin të njohë gjendjen pozitive të jetës dhetë zhvillojë buzëqeshjen.

Dhe mu këtë kishte bërë Sulejmani, a.s., kur u nis me ush-trinë e tij në luftë, po nuk i shpëtoi të mos vinte re një prej mi-rësive, - të kuptonte gjuhën e milingonës, duke falënderuarAllahun e Madhërishëm.

Secili njeri ka arsye të mjaftueshme për buzëqeshje, nësemendon për begatitë e panumërta që e rrethojnë. Është fakt qënjerëzit me qëndrim pozitiv për jetën, kanë sistem imun të for-të, d.m.th. sëmuren më pak dhe përhapin energji të këndshmerreth vetes. Për këtë arsye, buzëqeshja është eliminatori më imirë i stresit. Krijuesi i Madhërishëm na dokumenton edhe njësituatë praktike jetësore, në të cilën një prej aktorëve përdormuskujt e fytyrës në një mënyrë të caktuar: "E gruaja (Sara) etij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi e Ne e përgëzuam atë

Takvim – Kalendar 2011308me Ishakun e pas Ishakut me Jakubin". (Hud, 71). Në ajetin ecituar, Dëshmitari i Lartësuar ua përshkruan atmosferën, e cilasundonte në shtëpinë e Ibrahimit a.s. kur i erdhën për vizitëmysafirë jo të zakonshëm. Ai i nderoi me ushqimin më të mirëqë kishte (viç të pjekur). Pasi vërejti që mysafirët e tij të nde-ruar nuk iu afruan ushqimit, ai ndjeu frikë. Mysafirët misterio-zë e kuptuan gjendjen psikike të zotit të shtëpisë dhe ia treguanshkakun e vizitës së tyre: "Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemitë dërguar te populli i Lutit". (Hud, 70)

Është interesant që Allahu i Madhërishëm, menjëherë pasfjalëve sihariquese të melekëve drejtuar Ibrahimit a.s., përsh-kruan reaksionin e bashkëshortes së tij Sarës: "E gruaja (Sara)e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atëme Ishakun, e pas Ishakut me Jakubin". (Hud, 71). Pra, nëtekstin origjinal, për reaksionin e saj spontan është përdorurshprehja “fedahikat”, pra qeshi; d.m.th. është përdorur vetëmfolja që përshkruan të qeshurit me intensitet të vogël, pra bienë sy se kemi të bëjmë me të qeshurën që kishte rrugëtim tjetërevolutiv nga qeshja e Sulejmanit a.s.. Natyrisht, kjo nuk ështëe çuditshme, duke marrë parasysh karakterin e ndryshëm të ra-steve. Qeshja e Sarës, edhe pse e shkurtër dhe e papritur, nëkontekstin e atmosferës specifike, tregon nivelin e lartë emoci-onal. Ajo (qeshja) mund të kuptohet edhe si mekanizëm për li-rimin nga stresi i shkaktuar nga mysafirët e ardhur te Ibrahimia.s.. Qeshja e Sulejmanit a.s. qe më komplekse dhe më e va-zhduar, sepse nuk ishte e kushtëzuar nga asnjë frikë për njohu-rinë e bukur të botës së milingonave. Kjo është edhe njëbuzëqeshje e një intelektuali, i cili, i habitur nga një gjë e re nëshkencë, e kthen fytyrën e tij në gëzim.

Etikë islame 309Krijuesi i Madhërishëm thotë: "Ne u kemi sjellë njerëzve në

këtë Kuran shembuj nga çdo lëmë i nevojshëm, në mënyrë qëata të marrin përvojë (mësim)". (Ez Zymer, 27). Shembujt e bu-zëqeshjeve të ndryshme udhëzojnë për nevojën e leximit tëdrejtë të të gjitha detajeve të jetës shoqërore, për kuptimin sta-bil të psikologjisë së njeriut dhe përcaktimin e saktë të fytyra-ve që na rrethojnë, nëpërmjet kuptimit të pasqyrave të shpirtittë tyre.

Është mirë të dihet se çfarë pasqyron buzëqeshja, tipi i sajetj.. Kompleksi facial i njeriut me 44 muskuj elastikë, kamundësi të veprojë si në mënyrë individuale, ashtu edhe në ko-mbinime, duke ofruar mundësi të panumërta të shprehjeve jo-verbale. Imagjinoni sa mundësi shprehjesh shfaqin mendime,humor, ndjenja etj.. Njerëzit ende kanë vështirësi të njohinndryshimin subtil në mes ironisë dhe sarkazmit, duke mos vë-rejtur buzëqeshjen e sinqertë të shpirtit të madh, dhe vetëm nëpleqëri të thellë kuptojnë që nuk e kanë arritur mikun e vërtetë,e në fund mbeten vetëm hipokritë të zbehtë. Njëkohësisht,aktiviteti paralel i të njëjtëve muskuj është se ata i shfrytëzoj-më për ushqim, bisedim, po edhe për manipulimin apo shpëti-min e jetës. Shprehja e Allahut të Madhërishëm, qoftë ajotekstuale a materiale, është rregullisht me veprim të shuma-shëm.

Kështu, p.sh., edhe ajeti i cituar në fillim të kësaj trajtese(En-Neml, 19), flet për këto fakte:1. Për simbolin e fuqisë (Sulejmanit a.s.) dhe mënyrën e tij të

të medituarit dhe lëvizjet e tij, por edhe marrëdhënien tejetsensibile ndaj Krijuesit (makro-kozmosit);

Takvim – Kalendar 20113102. Krijuesi me mjeshtëri na udhëheq në proceset konjitive, du-

ke na tërhequr vëmendjen për fenomenin e emocioneve,mundësitë e zhvillimit të tij duke hapur kështu rrugët drejtkuptimit të njeriut;

3. Paralelisht me këtë orienton nga dritarja e cila udhëheq nëmikrokozmosin mahnitës të milingonës, duke theksuar or-ganizimin e tyre, mënyrën precize të komunikimit, superi-oritetin e femrës, informimin për ndodhitë në mes njerëzveetj.;

4. Zëri si rezultat i kombinimit të shkronjave në ajetin kuranor,vepron si ilaç për nevojat subtile të shpirtit.

Përfundim

Bota është e krijuar për lexim kur ngrihen këndet e buzëvetona duke stimuluar buzëqeshje. Le t’i japim kontributin tonëimazhit burimor estetik të kësaj bote me mijëra fytyra fisnike,të cilat mund të kthehen në pasqyra personale. Prandaj buzëqe-shja jonë le të jetë pozitive dhe e shoqëruar me meditim të the-llë, për çdo gjë që na rrethon.

______________Literatura:1. H. Sherif Ahmeti: Kur’ani - Përkthim me komentim në gjuhën

shqipe.2. Ali Iljazi: Kur’ani dhe shkenca bashkëkohore.3. Malik ibn Nebi: Fenomeni kuranor.4. Terry F. Pettijohn: Psikologjia.5. Dale Carnegie: Psikologjia e suksesit.

Etikë islame 3116. Ali Iljazi: Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore.7. Abdul Fadl Muhsin Ibrahim: Biomedicina - Islamski pogledi.

OOppiinniioonnee

Mexhid Yvejsi

SHKENCA APO BESIMI,EVOLUCIONI APO KRIJIMI?

“Cila është pyetja që shtrohet sot përpara shoqërisë me njëlehtësi që i çudit të gjithë? Pyetja është kjo: Njeriu është ma-jmun apo engjëll? Unë, zotërinj jam me engjëjt.” Kështu flisteBenxhemen Disraeli, një kryeministër britanik i shekullit XIX.

Shekulli XIX ishte shekulli i ekspansionit dhe i transicio-nit, ishte kohë e një ndryshimi të jashtëzakonshëm e të shpejtë.Revolucioni industrial e ndërroi pamjen e vendit brenda njëbrezi. Perandoria Britanike zgjerohej me siguri në të katër anëte globit tokësor, në një kohë kur kushtet e mjeruara kërkonintë bëhej një ndërrim rrënjësor. Njerëzit ishin optimistë, sepsekishin besuar përparimin, zhvillimin, e tani ishin pesimistë, se-pse ishin tmerruar nga shfrytëzimi, poshtërimi, degradimi...

Takvim – Kalendar 2011312Shekulli XIX ishte shekulli i shkencës dhe i besimit, por u

shndërrua në shekull të dyshimit. Pse? Sepse, sa më shumëkalonte shekulli, aq më të lëkundshme bëheshin besimet e pa-lëkundshme të fesë dhe njerëzit ndienin se po binin në agnosti-cizëm dhe ateizëm.

Konflikti i madh i shekullit midis fesë dhe shkencës simbolpati veprën e një njeriu: të Çarls Darvinit (Charles Darwin,1809-1882). Teoria darviniane e evolucionit përfaqëson një vi-jë ndarëse midis botëkuptimit njerëzor-shkencor dhe atij fetar-Hyjnor.

Teoria e evolucionit

Me paraqitjen e teorisë së evolucionit të Darvinit, bota eshkencës u zhyt në përpjekjet për të zbuluar se "speciet evolu-ojnë nga njëra-tjetra". Kjo endje bëri që shkencëtarët ta futninveten në shumë vëzhgime të pafrytshme. Në gërmimet e fo-sileve të kryera në të gjithë botën, shkencëtarët kërkuan përfosile të formave të ndërmjetme, që nuk patën ekzistuar ndo-njëherë në histori. Për më tepër, për të shpjeguar se si specie tëndryshme mund të evoluojnë nga njëra-tjetra, u ndërtuan ske-narë imagjinarë. Botimet shkencore ofruan këta skenarë dhedetyrimisht ua mësuan studentëve në shkollë.

Të gjithëve na është mësuar në shkollë, në lëndën e biolo-gjisë, se të gjitha gjallesat kanë ardhur në ekzistencë nëpërmjetnjë procesi të ngadalshëm dhe shumë të gjatë transformimi tëvetvetishëm nga një gjallesë më e thjeshtë në një më të ko-mplikuar.

Opinione 313Gjatë këtij procesi, të cilit, që të ndodhte, i ishin dashur mi-

liona vjet kohë, nga lëndët inorganike janë formuar lëndët or-ganike, nga këto janë formuar bakteret, pastaj shumëqelizorët,pastaj peshqit, zvarranikët, gjitarët dhe, në fund, njeriu.

Gjallesat më të forta kanë mposhtur dhe shfarosur ato mëtë dobëta dhe kanë mbizotëruar në Tokë, derisa të dilni gjalle-sa më të forta që do t’i zhdukni ato para tyre. Gjithçka ka evo-luar vetvetiu, pa nevojën e një ndërhyrjeje nga jashtë (pra, papasur nevoje për një Zot), dhe ne njerëzit, në fakt, jemi kafshëmë të evoluuara se të tjerat. Kjo ide quhet teoria e evolucionit,të cilën e formoi Darvini gjatë viteve 1837-1839, dhe zbulimete veta i përmblodhi në librat “Prejardhja e llojeve” (1859) dhe“Prejardhja e njeriut” (1871).

Evolucioni ndryshoi kuptimin e jetës

Për mijëra vjet, njerëzit kishin besuar se krijesat njerëzoreishin krijuar nga një Krijues, Që është Zoti, i Cili kishte pasurnjë qëllim e synim për ta. Befas, qeniet njerëzore (tërë proce-sin) e paraqitën thjesht si rezultat të një procesi natyror të ver-bër, rastësor dhe egoist. Kjo teori solli një tronditje të fortëpsikologjike. Nga të qenët krijesa të Zotit, njerëzit u gjendënnë një botë “të krijuar rastësisht”, gjë që ndezi protestën insti-nktive të shumë njerëzve ndaj teorisë të evolucionit.

Megjithëkëtë, teoria e evolucionit pati edhe përkrahës,ndër të cilët ishte edhe Karl Marksi, i cili e bëri të qartë se teo-ria e Darvinit përbën një mbështetje të fuqishme për materiali-zmin dhe, rrjedhimisht, për komunizmin. Ai, gjithashtu, kishtesimpati për Darvinin, dhe kjo gjë duket në faktin që ai librin e

Takvim – Kalendar 2011314tij ‘Das Kapital’ (Kapitali), i cili konsiderohet si vepra e tij mëe njohur, ia kushtoi Darvinit. Në botimin të libri gjermanisht,Marksi shkruante: “Nga një admirues i devotshëm i Darvinit.”

Materializmi - Përkufizime dhe Doktrina

Materializmi si koncept i referohet preokupimit të thjeshtëpër botën materiale, si e kundërvënë ndaj koncepteve mendoreapo shpirtërore, ose teorisë se gjithçka që ekziston, është ma-terie fizike.

Kjo teori nuk kufizohet thjesht në gjërat materiale. Ajopretendon se gjithçka që ekziston në univers, është materie(materiale), për të nënkuptuar se ato nuk kanë ndonjë ekziste-ncë të mirëfilltë shpirtërore apo mendore. Materializmi, gjith-ashtu, mund t’i referohet një doktrine sipas së cilës suksesi dheprogresi material janë vlerat më të larta në jetë. Kjo doktrinëduket se është mbizotëruese në shoqërinë e sotshme perëndi-more. Materializmi, gjithashtu, mund t’i referohet termit mate-rializëm kulturor.

Materializmi - Filozofitë dheBotëkuptimet

Materializmi dhe teoritë e tij mund t’i gjurmojmë mbrapanë kohë deri tek poema “Natyra e gjërave”, shkruar në sheku-llin e parë para Krishtit, nga Lukreti. Vepra të tjera përkufizu-ese përfshijnë “Sistemi i Natyrës” nga Paul d’Holbach, “Forcadhe materia” nga Ludwig Buchner dhe kërkimi më i afërt, bërënga Richard Vitzthum, “Një histori afirmuese dhe përkufizim”(1996).

Opinione 315Materializmi si filozofi mbahet nga ata që thonë se ekziste-

nca është e shpjegueshme vetëm duke marrë për bazë materi-en, pa llogaritur shpirtin apo ndërgjegjen. Individët që bazohennë këtë bindje, universin e shohin si një pajisje të madhe, embajtur së bashku nga pjesë materiesh që funksionojnë sipasligjeve të natyrës. Meqë materializmi mohon të gjitha koncep-tet e Krijimit të Veçantë, ai mbështetet në teorinë e evolucionitpër të shpjeguar vetveten, duke bërë që, besimet në materiali-zëm dhe në evolucion - të jenë të ndërvarura.

Pyetja e parë që ky botëkuptim do të na nxiste ta bënim, dotë ishte:

“Nëse çdo gjë që ekziston, është vetëm materie, nga er-dhën ligjet e natyrës që e drejtojnë atë?”

Zbulime të reja shkencore në fushat e kompleksitetit biolo-gjik, disenjit kozmologjik, fizikës kuantike dhe teorisë së info-rmacionit, këto supozime materialiste i vënë në dyshim. Njësasi e madhe provash demonstrojnë se universi dhe aspektet etij materiale janë të lidhura nga një rrjet energjie, disenji dheinformacioni. Ne tani shohim shumë më tepër se materia, nemund të shohim rezultatin e një krijimi me ndërgjegje.

Materializmi - Çështje besimi

Materializmi, në nivelin e tij më të thjeshtë, përfshin foku-sin mbi “gjërat” materiale, në dallim nga ajo që është shpirtë-rore apo intelektuale në natyrë. Ne jetojmë në një botë që ështëe rrethuar dhe e përbërë nga materia. Si rrjedhim, është e naty-rshme që të mund të shpërqendrohemi nga ndjekja e shpirtë-rores apo intelektuales, për shkak të pronave apo pasurive

Takvim – Kalendar 2011316materiale, por këtu shumë shpesh shfaqen probleme. Ne mundtë jemi të fiksuar nga një dëshirë për t’i arritur ato, apo, thje-sht, të frustruar nga nevoja për t’i ruajtur ato.

Pyetjet që do të na shkaktonte kjo sjellje, do të ishin: “Ajanë me të vërtetë gjërat materiale më të rëndësishme sesa çdogjë tjetër? A është suksesi material synimi më i lartë? Nësegjërat janë ato që janë, për çfarë është jeta në fund të fundit?Pse jam këtu? Nëse jeta është vetëm për materializmin, pse du-het të përpiqem të jetoj një jetë morale? Përse ka rëndësi si itrajtoj të tjerët apo se si jetoj, për sa kohë që kam atë që dua?Përse ka rëndësi çfarë besoj unë për origjinën e jetës?”

Në një gjyq të një gjykate për krimet, dënimi që vjen ngaçdo jurist, kërkon prova tej hijes së çdo dyshimi. Teoritë e ta-shme të materializmit duket se janë të mjegulluara nga hijedhe dyshime.

Evolucioni apo Krijimi?

Shkenca bashkëkohore përpiqet të depërtojë në paralashtë-sinë dhe në thellësinë e shpirtit të njeriut, për të zbuluar seç’është njeriu në fakt dhe cili është fati i tij. Mirëpo, të gjithahulumtimet, e tërë teknika dhe përparimi ndalojnë në kufijtë enjë zone të errët, në të cilën as syri i njeriut dhe as teknika nukmund të depërtojnë. Ekziston një pjesë e njeriut, madje pjesaqenësore e ekzistimit të tij, e qenies së tij, e cila është fshehtësime kuptimin e plotë të fjalës, fshehtësi në të cilën udhëzonvetëm Shpallja Hyjnore, siç janë Bibla dhe Kurani.

Deri para një shekulli, shkencëtarët merreshin vetëm meanën e jashtme të lëndës, të krijimit, duke studiuar formën, lë-

Opinione 317vizjet, përbërjen fizike, forcën. Në vitin 1905, Ajnshtajni dolime idenë se drita mund të jetë objekt fizik i përbërë nga gri-mca shumë të vogla të quajtura fotone. Kjo ide tronditi qarqetshkencore të kohës dhe shumë shkencëtarë u distancuan prejsaj. A nuk ishte provuar për qindra vjet me eksperimente sedrita ishte thjesht një valë, ndërsa tani Ajnshtajni, i ri në moshëe në shkencë, thyente çdo ligj shkencor duke thënë se dritapërbëhej nga grimca fizike.

Më 1926, Niels Bohr hodhi hapin e guximshëm për t’i paj-tuar këto dy rryma, duke paraqitur sintezën se drita nuk ështëas valë dhe as grimcë, por përbëhet nga të dyja; për përcakti-min e dritës, është e nevojshme njohja e këtyre dy aspektevekrejt të ndryshme; njëra pa tjetrën janë jo të plota - thoshteBohr. Dhe kështu lindi fizika kuantike.

Ajnshtajni ndihmoi për të provuar se drita është edhe ma-terie. Por, i nisur nga një arsyetim i ngjashëm i përmbysur, delse bota është jo vetëm fizike, po edhe shpirtërore. Ajnshtajniishte hebre dhe Talmudi (libri i shenjtë hebraik) përmban edhekëtë bisedë midis Zotit dhe Abrahamit:

“Po të mos isha Unë, ti nuk do të ekzistoje”.- “Po, Zot, është e vërtetë e Të jam mirënjohës. Por, po të

mos isha unë, Ju nuk do të njiheshit”.Ky dialog bëhet midis natyrës dhe njeriut, trupit dhe shpi-

rtit, kohës dhe hapësirës, mitit dhe krijimit, e njeriut në vetvetemidis pjesës së djathtë e të majtë të trurit. Gjithashtu, dialoguZot - Abraham tregon se njeriut i është dashur gjithmonë tëbesojë e njëkohësisht të shohë me dyshim atë që beson.

Nëse një njeri profan (shekullar) e kundërshton idenë qëshkenca mund të gabojë, kujtojini atij atë që ka provuar histo-

Takvim – Kalendar 2011318riani i shkencave Thomas Kuhn në librin e tij “Struktura e rev-olucioneve shkencore” (The structure of scientific revolutions)- që, shkenca është gjithnjë në një gjendje ndryshimi konstant.Zbulimet e reja kanë shkaktuar gjithnjë që shembujt e mëpa-rshëm shkencorë të hidhen poshtë në favor të paradigmave tëreja.

Kur duam të shikojmë në fshehtësinë e quajtur njeri, sëpari duhet të shikojmë se ç’thuhet për krijimin e tij në Librat eShenjtë Hyjnorë, siç janë Bibla dhe Kurani. Si krijesa më epërsosur dhe vepra më madhore e krijuar, Kurani përshkruankrijimin e njeriut, burrit e gruas, që i kushton vëmendje të ve-çantë. Nga ana tjetër, edhe sipas Biblës kafshët janë krijuar meUrdhrin e Zotit, ndërsa krijimi i njeriut është përshkruar sivepër e menduar dhe e peshuar mirë e Vullnetit të Zotit. Para-lajmërimi për krijimin e njeriut, është thurje lavdie ose himnpër njeriun, poemë e dinjitetit të tij, këngë e familjes njerëzore,e kulturës dhe përparimit njerëzor.

Njohja shkencore dhe njohja fetare

Njohja shkencore është një lloj njohjeje, një metodë për tëzbuluar botën… Në një kuptim të ngushtë, shkenca nuk ështënjë filozofi që merret me kuptimin e botës.

E njohja fetare është e ndryshme nga njohja shkencore.Meqë sot mbizotëron pikëpamja shkencore, shumë njerëz me-ndojnë se shkenca mbështetet në fakte, e feja në fantazi, se atado t’i besojnë shkencës, po jo fesë. Po shkenca dhe feja janë tëndryshme, flasin dy gjuhë të ndryshme, merren me dy fusha tëndryshme.

Opinione 319Çështjet që ngërthen e shtron ekzistenca në botë, nuk mund

të përfshijë e të përthekojë shkenca, edhe pse shkenca ka sqa-ruar shumë çështje. Natyrisht, sfida e shkencës është që të lu-ftojë për të vërtetën e saj përballë paragjykimeve, kurse sfida efesë është që çdo brezi të ri t’ia paraqesë të freskët të vërtetëne vet.

Nëse nuk i paraqitet e freskët e vërteta çdo brezi të ri,atëherë zhvillohet papjekuria fetare.

Papjekuria fetare, siç tha Kanti (1724-1804), është jo ve-tëm më e dëmshmja, por edhe më e pandershmja nga të gjitha.

Të dëmshëm e të pandershëm janë edhe ata që dinë pak përfe e pak për shkencë, dhe grinden. Millikan-i (1868-1953) fitu-esi i çmimit Nobël për fizikë, për ata, thoshte:

“Kur të grinden njerëzit që dinë pak për fenë, dhe ata qëdinë pak për shkencën, ndokush mund të mendojë se aty kavend mosmarrëveshja ndërmjet fesë e shkencës, sa kohë qëaty, në të vërtetë, kanë vend dy lloje injorancash”.

Takvim – Kalendar 2011320

_______________________Burimet kryesore:1. Desmond, Adrian; Moore, James (1991). Darwin. London:

Michael2. Joseph, Penguin Group.3. Keynes, Richard (2001). Charles Darwin's Beagle Diary.

Cambridge 4. University Press.5. Moore, James (2006). "Evolution and Wonder - Understanding

Charles Darwin". American Public Media.Smith, Charles H. (1999).6. "Alfred Russel Wallace on Spiritualism, Man, and Evolution:

An Analytical Essay"7. Sydow, Momme (2005). "Darwin - A Christian Undermining

Christianity? On Self-Undermining Dynamics of IdeasBetween Belief and Science".

8. Linda Smith and William Raepre, A Beginner’s Guide toIdeas. Lion Publishing, Oxford, England, 1991.

9. Ferrer, Jorge Noguera (2001) Revisioning Transpersonal The-ory: A Participatory Vision of Human Spirituality.

10. Hart, Tobin (2004) The Secret Spiritual World of Children.11. Potter, Richard and Potter, Jan (2006) Spiritual Development

for Beginners: A Simple Guide to Leading a Purpose FilledLife.

12. Trungpa, Chögyam (1973). Cutting Through Spiritual Mate-rialism. Boston, Massachusetts: Shambhala Publications, Inc.

TTëë ttjjeerrëëtt ppëërr iissllaammiinn

Dr. Syed Ashraf Ali

GANDI DHE ISLAMI

Mohandas Karamchand Gandhi, lideri shpirtëror dhe poli-tik i Indisë, punoi pa pushim për pavarësinë e Indisë nga su-ndimi britanik. Mësimet e tij bazoheshin në fuqinë e dashurisë.

Ai organizoi fushata për mospërfilljen e qeverisë me mjetepaqësore, pasi nuk besonte në përdorimin e forcës. Ai njëherëka thënë: “Syri për sy përfundon duke e bërë gjithë botën tëverbër”. Besimi i tij në jodhunën ishte i bazuar në besimin e tijse e vërteta është Zoti. India u bë e pavarur në vitin 1947, kry-esisht si rezultat i udhëheqjes nga ana e tij.

Gandi ka jetuar jetë të thjeshtë, nuk ka mbajtur ndonjë po-zitë në qeveri, dhe nuk kishte pasuri. Ai e ndjeu në vete varfë-rinë e trishtuar të popullit të tij dhe vishej me rrobat e lypësit,për të demonstruar unitetin e tij me ta.

Ai jetonte me qumësht dhie, me perime të gatuara pa erëzaapo kripë, dhe me pak bukë e fruta. Ai e kishte zakon të thurte

Takvim – Kalendar 2011322çdo ditë nga pak për të identifikuar veten në mesin e njerëzvemë të varfër.

Gjithashtu, ai pastronte rrugët dhe mblidhte plehra, për tëdënuar veten për padrejtësinë e sistemit të kastave, të pra-ktikuar nga shumica e njerëzve në Indi. Vetëm të paprekshmitbënin këtë lloj pune.

Qoftë si një njeri i jashtëzakonshëm, një politikan unik apolider karizmatik i lëvizjes kundër-paqësore, shumë anë tëGandit janë proverbiale. Populli i Indisë e donte shumë. Atë equanin Bapu (baba) nga afeksioni, dhe vazhdojnë ta konside-rojnë si Baba të Kombit.

Maestro i madh hindus, Rabindranath Tagore, Gandin e kaquajtur Mahatma, që gjuhësisht do të thotë “shpirti i madh”.Idealet dhe mësimet e tij kanë ndikuar dhe inspiruar miliardapersona, duke përfshirë edhe Nelson Mandelën dhe MartinLuther Kingun.

Edhe pse një hindus i devotshëm, me bindje të palëkundurnë Hinduizëm, Gandi ishte gjeni fetar me tolerancë dhe res-pekt të mirëfilltë për të gjitha besimet e njerëzimit. Në para-thënien e librit “Thëniet e Muhamedit a.s.” të AbdullahSuhrawardy, Gandi deklaron prerazi: “Nuk do të ketë paqe tëqëndrueshme në tokë derisa të mos mësojmë thjesht të tole-rojmë, madje të respektojmë besimet e tjera si tonat”.

Interesimi për Islamin dhe myslimanët për Gandin kishtefilluar në një moshë shumë të re. Ai kishte lindur në atë pjesëtë Indisë (bregdeti i Malabarit), ku gjeografia u mundëson hi-ndusëve të kenë përvoja e kontakte me të tjerët. Të jesh fëmijëpranë detit, do të thotë të dish një mister mbi shenjë. Myslima-nët ishin në Gujarat për shekuj, si tregtarë. Në fëmijërinë e tij,

Të tjerët për Islamin 323Gandi ata i ka njohur si përfaqësues të atyre që vijnë dhe shko-jnë në vende tjera përtej detit. Myslimanët që nga fillimi nga aiishin parë si përfaqësues të sfidave dhe aventurave... Myslima-nët priteshin si mysafirë në shtëpinë e Gandit: traditat politiketë mirësjelljes diplomatike janë ngulitur tek fëmija si një më-nyrë evidente për jetë të civilizuar që duhet të bëhet... Në bo-tën e babait të tij, myslimanët kanë qenë për një kohë të gjatëpjesë e komunitetit. Britanikët janë perceptuar si rrezik përmirëqenien e rendit social dhe politik.

Gandi nuk kishte kaluar vetëm fëmijërinë në mesin e fqi-njëve myslimanë, të cilët ishin vizitorë të shpeshtë në shtëpinëe tij, por edhe gjashtë gjenerata të Gandëve kishin shërbyer siministra të njërit prej sunduesve të principatës Kathiwara, kuGandi kishte lindur.

Kështu, familja kishte eksperiencë të madhe në marrëdhë-niet me myslimanët, si pjesë e jetës lokale politike dhe sociale.Madje edhe në shkollë ai kishte mësuar të kultivonte miqësinëme studentë që deklaronin se u përkisnin feve të tjera dhezhvilloi një respekt të shëndoshë për besimet e tyre.

Gandi ishte i vetëdijshëm se vlerat e tij fondamentale merespekt për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë hi-ndu-mysliman, ishin rrënjosur në përvojat e tij të fëmijërisë.Duke iu adresuar një tubimi në Komitetin Punues të Kongresitnë vitin 1942, ai përsëriti rëndësinë e këtyre vlerave fondame-ntale si bazë për krijimin e një Indie të lirë, të rilindur dhe tëpavarur:

“Uniteti hindus-mysliman nuk është gjë e re. Miliona hi-ndusë dhe myslimanë e kërkonin këtë. Unë luftoj me vetëdijepër arritjen e këtij uniteti që nga djalëria. Kam besuar që kur

Takvim – Kalendar 2011324kam qenë i ri, se hindusët, nëse dëshirojnë të jetojnë në paqedhe në miqësi me komunitetet tjera në Indi, duhet të kultivojnëme këmbëngulje virtytin e miqësisë”.

Në botën e familjarëve të tij, miqësia me myslimanët e mepjesëtarët e feve të tjera, ishte në fakt pjesë e rendit natyror tëjetës. Njëherë, kur gjyshi nga babai, i Gandit ishte përfshirë nënjë konflikt me një sundues lokal, ushtarët myslimanë kishinruajtur shtëpinë e tij gjatë një sulmi, dhe njëri prej tyre ishtevrarë. Memoriali për këtë ushtar mysliman vazhdon të ekzis-tojë në tempullin Vaishnava, afër shtëpisë së familjes.

Kur Gandi u kthye në vendlindjen e tij, pasi u kualifikua siavokat në Angli, shkoi në Afrikën e Jugut si avokat për një ko-mpani myslimane, që kishte lidhje familjare me disa nga fqi-njët e tij. Përmes kësaj faze të rëndësishme, kuptimi i Ganditpër vëllazëri të përbashkët me myslimanët, u riafirmua dhe uforcua.

Shumë prej biznesmenëve myslimanë, me të cilët punoi nëAfrikën e Jugut, kishin prejardhje nga vendlindja e tij në Pro-bandor, si edhe nga Bombay (tash Mumbai). Ai nganjëherëjetonte edhe në shtëpitë e tyre. Ndjenja e pjesëmarrjes me my-slimanët në jetën e përditshme për qëllime të përbashkëta, u bëedhe më e fortë.

Ai kishte thënë: “Kur isha në Afrikën e Jugut, kisha ko-ntakte të afërta me vëllezërit myslimanë atje...Pata mundësinëtë mësoja zakonet, mendimet dhe aspiratat e tyre...”.

Unë kam jetuar në mesin e miqve myslimanë për 20 vjet.Ata më kanë trajtuar si anëtar të familjes së tyre dhe u kishinthënë grave e motrave të tyre se nuk kishin nevojë të vininshaminë për mua”.

Të tjerët për Islamin 325Në aktivitetin e tij politik në Afrikën e Jugut, si hindusët

ashtu edhe myslimanët që jetonin atje, ishin mbështetës të tij.Përvoja në Afrikën e Jugut kishte forcuar besimin e tij se duhettë ketë mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë midis hi-ndusëve, pavarësisht nga besimi i tyre.

Përvojat në Afrikën e Jugut kanë forcuar dhe zhvilluarndjenjat fetare bazë, duke e nxjerrë nga ‘jo’-ja e thellë në kate-gorinë absolute të inferioritetit, që jugafrikanët po përpiqeshint’u impononin hindusëve. Meqë kategoria ishte imponuar një-soj ndaj hindusëve dhe myslimanëve, ‘jo’-ja erdhi me fuqi ngatë dy palët. Protestuesit formuan vëllazërinë e rezistencës ndajdegradimit.

Gandi e dinte se Muhamedi a.s. kishte thënë ‘jo’ për shumëelemente të situatës së tij. Ai e kuptoi nga miqtë e tij mysli-manë se guximi nganjëherë kërkon përfshirjen e vetes në luftë.Gandi u përgjigj me lëvizjen e shpirtit të tij, kur dëgjoi njëmysliman të vjetër duke thënë se, me Zotin si dëshmitar të tij,ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej atij ligji.

Ky qëndrim është karakteristikë e kuptimit të caktuar tëmyslimanëve për xhihadin (luftën), që do të thotë se nganjëhe-rë dëshmimi për Zotin kërkon të jemi të vetëdijshëm për zgji-dhjet dhe të vendosim për të vepruar. Gandi besonte se luftathelbësore gjatë jetës së Muhamedit a.s., lufta për të krijuar njëformë të re civilizimi, mund të barazohet me luftën mitike tëRamas kundër Ravanas, të portretizuar në epikën Ramayana.

Kurani dhe Ramayana, ashtu siç i kuptonte ai, përcollënimazhe dhe simbole që mund të sqarojnë kuptimin shpirtërortë jetës së përditshme.

Takvim – Kalendar 2011326Vitet që kaloi Gandi në Britaninë e Madhe, për t’u kualifi-

kuar si avokat, patën rol të rëndësishëm në edukimin e tij përIslamin. Në fillim të shekullit XX, kur ishte në Angli, klimakundër religjioneve të Lindjes, veçanërisht Islamit, po ndry-shonte ngadalë.

Më 8 maj 1840, Thomas Carlyle në Edinburg mbajti një li-gjëratë publike për Muhamedin a.s. dhe Islamin. Ishte ligjëratae dytë e serisë “Për heronjtë, adhurimi i heroit dhe heronjtë nëhistori”, dhe kishte titullin: “Heroi si profet”.

Carlyle nuk kishte kualifikime të veçanta për arabët apopër Islamin për të ligjëruar mbi këtë temë, po megjithatë kishterol të rëndësishëm në zhvillimin e studimeve islame në Evro-pë, sepse për herë të parë në mënyrë të spikatur theksoi se Mu-hamedi a.s. ishte i sinqertë dhe se Islami në thelb është fe evërtetë. Ky fjalim për Muhamedin a.s., ishte një sulm masivkundër qëndrimit stereotip të krishterë dhe hebraik kundërIslamit.

Carlyle listoi me kujdes virtytet që myslimanët i atribuoninMuhamedit a.s.. Profeti i shenjtë ishte vlerësuar si “njeri i sëvërtetës dhe besnikërisë, solid, vëllazëror, i çiltër, i qeshur,spontan, i pasionuar, i drejtë, njeri i madh, njeri i heshtur, njeriqë nuk nxehet, njeri me të cilin bisedohet ngrohtësisht, i hapurpër të vegjlit e të dobëtit”.

Me përpjekjen e tij historike e të guximshme, Carlyle ve-tëm po shkonte pas gjurmëve të filozofit e poetit të madh gjer-man Gëte, i cili kishte dhënë vlerësim pozitiv për thjeshtësinëfetare të mësimeve bazë të Islamit, që do të thotë se njerëzitduhet t’I dorëzohen Zotit dhe vetëm Zotit.

Të tjerët për Islamin 327“Nëse ky është Islami”, kishte thënë Gëte, “pse ne të gjithë

të mos jetojmë në Islam? Po, të gjithë ne që kemi jetë morale,duhet të jetojmë ashtu”.

Eseja e Carlylet ishte sensacionale, përmes saj Gandi moriperceptimin se Islami afirmon vetëmohimin.

Fakti që Gandi kishte lexuar esenë e Carlylet në një periu-dhë formimi të zhvillimit të tij, ndikoi që perspektiva e Carly-let të ketë forcuar bindjen e hindusit të ri, që Muhamedi a.s.përfaqësonte shembullin e një prijësi të rëndësishëm fetar, icili luftoi kundër forcave të errësirës në kohën e tij, dhe duhettë jetë model për njerëzit e ndershëm kudo.

Gandi na informon vetë: “Një mik më rekomandoi librin eCarlylet “Heronjtë dhe adhurimi i heroit’. E lexova kapitullinmbi heroin si profet, mësova madhështinë, trimërinë dhe jetënmodeste të Profetit... Kjo ngriti Muhamedin në vlerësimintim”.

Më vonë, Gandi pati lexuar biografitë e heronjve myslima-në, librat e hadithit dhe librat e Syed Amir Ali mbi historinëislame, që forcuan respektin e tij gjithnjë e më shumë përMuhamedin a.s.. Kudo në shkrimet e Gandit në çdo periudhëtë jetë së tij, gjejmë referenca për veprat e Carlylet, Shiblit dheAmir Aliut.

Tërë kjo zgjoi interesimin e Gandit për Islamin dhe e shtyuatë të bënte studime më të thella për parimet e paraqitura nëKuranin e Shenjtë, për ta kuptuar më mirë atë. Në vitet e tij tëmëvonshme, ai mësoi nga “debatet simpatike” me dijetarët enjohur islamë, si Maulana Muhammad Ali Jauhar dhe më vonëMaulana Abul Kalam Azad, Hakim Ajmal Khan, Zakir Hus-sain, M. Mujeeb dhe S. Abid Hussain.

Takvim – Kalendar 2011328Gandi besonte fuqimisht se kuptimi i fesë së tjetrit është,

në fund të fundit, vlerësim i tjetrit si person, me drejtim dheshpresë. Ai u përpoq të zbulonte veten në këtë kuptim për mi-qtë e tij myslimanë, që të perceptonin kuptimin e brendshëm tëtraditës së tij. Ai ishte i angazhuar për dialogun ndërfetar; aibesonte se duhen bërë përpjekje për të kuptuar dimensioninpersonal të besimit. “Uniteti i zemrës” për të do të thoshte semiqtë duhet të jenë të hapur për vlera më të thella të traditavetë njëri-tjetrit.

Në vitin 1920, Zakir Hussain, M. Mujeeb, S. Abid Hussaindhe disa myslimanë të tjerë që mendonin si Gandi, vendosën tëndaheshin nga Universiteti mysliman Aligarh, i cili konsidero-hej si shumë pro-britanik. Ata vendosën që të krijonin së ba-shku një lloj tjetër të institucionit për mësimin e myslimanëve,Jamia Millia Islamia.

Shumë pak myslimanë e dinë se Gandi udhëheqjen e insti-tucionit të ri ia ofroi poetit dhe filozofit të njohur, Allama Mo-hammed Iqbal (Ikball). Shumica e miqve të afërt myslimanë tëGandit pëlqenin poezinë e Ikballit. Puna e poetit ishte një bu-rim i rëndësishëm për krenarinë dhe vetërespektin në rritje tëmyslimanëve.

Vetë Gandi, nga bisedat e tij me miqtë e tij si MaulanaMuhammad Ali Jauhar, ishte në dijeni se myslimanët në për-gjithësi e konsideronin poezinë e Ikballit si një burim të mre-kullueshëm frymëzimi.

Në letrën e tij të shkurtër, po shumë elokuente, drejtuarIkballit në vitin 1920, Gandi shkroi: “Universiteti KombëtarMysliman ju thërret ju. Nëse mund të merrni drejtimin e tij,jam i sigurt se do të përparojë nën drejtimin tuaj të kulturuar”.

Të tjerët për Islamin 329Megjithatë, Ikballi refuzoi ofertën me shumë edukatë, për

qëllime personale dhe të tjera. Ai iu përgjigj: “Më vjen keqshumë për paaftësinë time për t’iu përgjigjur thirrjes së atyrepër të cilët kam respektin më të madh, për arsye që ndoshtanuk duhen përmendur tani. Megjithëse jam mbështetës i fuqi-shëm i Edukimit Kombëtar, mendoj se nuk posedoj të gjithakualifikimet e nevojshme për drejtimin e një universiteti, qëkërkon një njeri i cili do të drejtojë një institucion foshnjor në-për të gjitha luftërat dhe rivalitetet, për ta ngritur në fazat epara të jetës së tij. Dhe unë nga natyra, jam punëtor paqësor”.

Ikballi besonte se myslimanët e gjeneratës së tij kishinnevojë për ndihmë të veçantë në edukim, për t’u ngritur nënivelin e komuniteteve të tjera të vendit në aspektin e zhvi-llimit ekonomik. Ata, në opinionin e tij, ishin një lloj minorite-ti i prapambetur, sepse, pas katastrofës së vitit 1857 të Mutinit(Lufta e Parë për Pavarësi), ata ishin privuar nga mundësia ezhvillimit nga politika britanike. Gandi dhe liderët e tjerëhindusë vazhdonin të mendonin për myslimanët si sundimtarëtë trashë, që duhej të zbuteshin në qytetarë të arsyeshëm, poshumë prijës myslimanë, si Ikballi, mendonin se shtypja emyslimanëve, pas Mutinit i kishte bërë një klasë relativisht tëpazhvilluar.

Në lidhje me arsimin fetar, kishte gjithashtu një dallimthelbësor... Gandi mendonte se këndimi i himnit dhe pra-ktikimi i devotshëm ishin elementet thelbësore për praktikimfetar, dhe se ndihma për të mësuar fëmijët që të këndojnëhimnet dhe për të kuptuar domethënien e brendshme të poezisëfetare, - ishte gjithë ajo që ishte e nevojshme. Ikballi, poeti,

Takvim – Kalendar 2011330kishte më pak besim sesa Gandi në fuqinë shpirtërore të po-ezisë, për formimin e brezave të ardhshëm.

Ikballi kishte vënë theks të veçantë mbi Sheriatin. Fraza eIkballit për nevojën e Sheriatit ishte se ai mund të jepte “njëlinjë të përshtatshme veprimi sipas kufizimit të pranishëm”.Sheriati thekson barazinë njerëzore dhe duhet të shërbejë përvetëdijësimin e mendjeve të myslimanëve për drejtësinësociale, në kohën kur ishin në rrezik për të qenë të përmbyturnga sistemi diskriminues i kastave. Kështu, poeti mendonte semyslimanët kishin nevojë për Sheriatin, si dhe për poezinë.

Gandi duket se nuk e kishte kuptuar rëndësinë e mendimittë Ikballit për këtë çështje. Më vonë, derisa ishte në burg nëvitin 1932, Gandi mendoi se Ikballi ishte bërë anti-nacionalist.

Pas dërgimit të një fjalimi të Ikballit në Ligën Myslimane,të publikuar në një gazetë, ai komentoi: “Edhe myslimanët etjerë ndajnë gjithashtu anti-nacionalizmin e Ikballit. Vetëmseata nuk i shprehin ndjenjat e tyre. Poeti tani hedh poshtëkëngën e tij Hindustan Hamara (India është e Jona)”.

Zakir Hussain, M. Mujeeb dhe S. Abid Hussain, tre mysli-manët e rinj që, pas studimeve të tyre në Evropë, u kthyen përdrejtimin e Jamia Millia Islamia-s, qëndruan në këtë institu-cion deri në pavarësimin e vendit. Ata iu përkushtuan arsimit.

Kur Gandi ftoi mësuesit për disenjimin e një sistemi të ripër edukim bazë për shkollat hinduse, Zakir Hussainin e emë-roi në krye të këtij projekti. Hussain qëndroi në këtë projektpër dhjetë vjet. Më pas, ai u bë guvernator i provincës Bihar,zëvendëspresident i Indisë dhe, në fund, Presidenti i Indisë .

Opinioni dhe respekti i Gandit për fetë e tjera e shtyri që jovetëm Jamia Millia Islamia të mbante fjalën Islamia në emër-

Të tjerët për Islamin 331timin e saj, por gjithashtu njërin prej djemve të tij e dërgoi tëshkollohej aty. Interesi i madh i Gandit për Islamin mori njëkthesë politike, kur filloi luftën për liri, pas kthimit të përhe-rshëm të tij në vend. Ai arriti të merrte mbështetjen e plotë tëmyslimanëve, si të intelektualëve ashtu edhe të masës, kur idha mbështetje të plotë lëvizjes së Kalifatit dhe ia bashkoi më1921 lëvizjen e Mosbindjes Civile.

Mesazhi i lëvizjes së Kalifatit, të udhëhequr nga MaulanaMuhammad Ali dhe Maulana Shaukat Ali, dhe të mbështeturme gjithë zemër nga Mahatma Gandhi dhe Deshbandhu Chi-ttaranjan Das, arriti në çdo cep dhe kënd të Indisë.

Për herë të parë në historinë politike të Indisë, tridhjetëmijë burra dhe gra u burgosën për 30 ditë.

Aq i përhapur ishte pasioni për dashurinë, saqë madje edhemoplasët u zgjuan nga varfëria dhe injoranca e tyre, për tëngritur një mbretëri të Kalifatit përgjatë bregdetit Malabar.

U duk se më në fund India kuptoi ëndrrat e saj të reja,krenarinë dhe dinjitetin e saj të ri, unitetin dhe fuqinë e saj.Kënga popullore e ditës u bëri jehonë të vërtetë ndjenjave tëkombit me fjalët: “Chittaranjani është miku i vendit, Gandiështë zbukurimi i saj dhe Muhammad Ali është i dashuri iZotit”.

Ndjenja myslimane ishte armiqësuar pas rrëzimit të kalifitnë Stamboll nga fuqitë fituese perëndimore, pasi Turqia kishteluftuar përkrah gjermanëve në Luftën e Parë Botërore.

I gjithë Ymeti mysliman kalifin e shihnin si kreun shpir-tëror të Islamit. Kalifi ishte i nevojshëm për mbrojtjen e lirisësë Mekës. Pelegrinazhi në Mekë është një prej detyrave

Takvim – Kalendar 2011332themelore fetare të gjithë myslimanëve, dhe Meka ka qenë elirë nga sundimi i huaj që nga koha e Muhamedit a.s..

Prandaj, pavarësia e Mekës ishte një simbol i fuqishëm përtë gjithë myslimanët. Gandi argumentonte se duhej ndihmuarvëllai, sa herë që ai kishte ndonjë nevojë fetare. Prandaj, hi-ndusi duhet të ndihmojë vëllanë e tij mysliman për të mbrojturvendet e shenjta të besimit islam. Sipas tij, hindusët kishinnevojë për “bashkim me zemër” me vëllezërit e tyre myslima-në; ata mund të fitonin këtë unitet nëse i ndihmonin mysli-manët për të mbrojtur pavarësinë e kalifit turk.

Myslimanët e Indisë iu bashkuan mosbindjes civile në nu-mër të madh, pasi Gandi e kishte lidhur atë me kërkesën për tërikthyer lavdinë e pacenuar shpirtërore të Kalifit. Jo vetëmMaulana Muhammad Ali dhe Shaukat Ali, por edhe shumëprijës u bënë pjesëmarrës në lëvizjet e përbashkëta të Kalifatitdhe Mos-Kooperimit, lëvizja e parë e gjerë kombëtare hindu-se-myslimane që nga Lufta e Parë për Pavarësi në vitin 1857.

Por, në fund, e gjithë kjo mori fund me rënien e lëvizjes hi-storike, kur turqit e rinj, nën udhëheqjen e Kemal Ataturkut,vendosën për shfuqizimin e kalifatit dhe Turqinë e shpallënrepublikë.

Gandi anuloi mosbashkëpunimin, pas dhunës që shpërtheunë Chauri-Chaura. Shumë myslimanë, si shumë hindusë tëtjerë, ndien se Gandi kishte tradhtuar revolucionin e tyre dukee anuluar atë, kur ata kishin ende disa shpresa për sukses.

Që kur revolucioni turk shfuqizoi kalifatin, myslimanëthindusë të lëvizjes së Kalifatit ranë në rrëmujë dhe konfuzion,sepse patën humbur kauzën e tyre dhe simbolin që i bashkonteata. Shumica e studentëve myslimanë, të cilët më parë ishin

Të tjerët për Islamin 333larguar nga Universiteti mysliman Aligarh, u kthyen në institu-cionin e njëjtë. Por Gandi, deri në fund të jetës, gjithmonë patimiq myslimanë të afërt me të.

Përveç grupit të mësuesve dhe studentëve të Jamia MilliaIslamia-s, grupi tjetër i myslimanëve që i mbetën besnikë Ga-ndit, ishin Khudai Khidmatgar (shërbëtorët e Zotit). Këta ishinnjë grup i Patanëve në kufirin veriperëndimor, nën udhëheqjene Khan Abdul Ghaffar Khan, i cili i mbeti besnik Gandit gjatëtërë jetës së tij dhe e shoqëroi prijësin hindus më vonë gjatëshumë ecjeve të tij të gjata, në zonat e shkatërruara nga trazi-rat.

Në këtë kontekst, duhet përmendur edhe një mysliman ifuqishëm, i cili ndikoi në jetën dhe mendimet e Gandit (jo gji-thmonë në mënyrë pozitive), veçanërisht në periudhën nga1937 deri më 1947.

Ai ishte Mohammed Ali Jinnah, themeluesi i Pakistanit. Injohur si Babai i Kombit në Pakistan, ai është nderuar nga tëgjithë pakistanezët si Quaid-e-Azam, “Prijësi i Madh”, i qua-jtur për herë të parë në vitin 1940.

Gandi dhe Jinnah morën qëndrime diametralisht të kundë-rta në shumë raste dhe arritën në zgjidhje shumë të ndryshmepër myslimanët në Indinë e pandarë. Por në fazën fillestaresituata ishte krejtësisht e ndryshme dhe mjaft miqësore. Të dyprijësit nuk pajtoheshin për shumë çështje:

“Në vitin 1915, Jinnah i riu, krijoi një perspektivë të su-ksesshme në Bombei, duke u bërë avokati kryesor i bashkë-punimit midis hindusëve dhe myslimanëve në detyrën e punëssë përbashkët për të promovuar vetëqeverisjen për Indinë pas

Takvim – Kalendar 2011334luftës. Ai arriti të organizonte një takim të përbashkët të Ligëssë Myslimanëve dhe Partisë së Kongresit”.

Jinnah ishte quajtur edhe ambasador i unitetit hindus-mysliman.

“Por Jinnah nuk pëlqeu përgjigjen e shumë anëtarëve tëKongresit në vitin 1919, për thirrjen e Gandit për përdorimin eteknikave të tij të luftimit të britanikëve. Jinnah nuk e pëlqeuidenë e përpjekjes për ngritjen e masës, dhe ai ishte përgatiturpër t’u marrë me britanikët përmes negociatave kushtetuese.Gjithashtu, atij nuk i pëlqeu ideja e Maulana Azad-it, kur dë-shiroi të zhvillonte një formë të re të udhëheqjes nga anëtarët eshkolluar të klasës Ulema”.

Jinnah ishte i interesuar kryesisht për zhvillimin e mjetevemoderne kushtetuese qeverisëse. Ai kurrë nuk pati simpati përqasjen e Gandit, ose për taktikat e prijësve myslimanë të lëvi-zjes së Kalifatit. Megjithëse sigurisht ndante qëllimin e vetëqe-verisjes për Indinë, ai nuk pëlqeu popullzimin dhe agjitacionine masës të lëvizjes së Jo-bashkëpunimit të viteve 1919-22.

Dallimi midis tij dhe Gandit ishte çështje e mospajtimevelidhur me mjetet; nuk ishte në shkallë të parë dallim i bazuarnë çështjet hinduse-myslimane. Pasi Jinnah, pas vitit 1937,pranoi udhëheqjen e Ligës së Myslimanëve, ai zbatoi me bes-nikëri politikat e Ligës. Ikballi dhe mendimtarë të tjerë mysli-manë, e ndihmuan atë në përmbledhje dhe pastaj ai i zbatoiidetë e tyre”. (Mcdonough).

Dallimet midis Gandit dhe Jinnah, për fat të keq, vazhduantë thelloheshin gjatë viteve dhe më vonë mendimet e tyre ka-luan në pole të kundërta gati për të gjitha çështjet, veçanërishtkur Jinnah u bë zëdhënësi kryesor i Teorisë së Dy Kombeve.

Të tjerët për Islamin 335Nuk është çudi që Gandi nuk ishte kurrë i prirë që për Islamintë diskutonte me Jinnah-un, ashtu siç kishte bërë shpesh memendimtarët myslimanë si Maulana Mohammed ALi Jauhar,Allama Iqbal, Maulana Abul Kalam Azad, Zakir Hussain e tëtjerë.

Gjatë periudhës së Kalifatit dhe lëvizjes së parë të Mosbi-ndjes Civile, Gandi u afrua shumë me prijësit dhe intelektualëtmyslimanë si Maulana Muhammad Ali, Maulana Shaukat Ali,Allama Mohammed Iqbal, Maulana Abul Kalam Azad, dhemë vonë me anëtarin e njohur të Partisë së Kongresit, ZakirHussain. Përmes njohjes intime dhe diskutimeve të gjata mekëta eksponentë të ditur të Islamit, ai thelloi respektin për Mu-hamedin a.s..

Gandi ishte aq i etur për të mësuar për Muhamedin a.s.,saqë u pikëllua kur nuk kishte më shumë për të lexuar rreth tij.

Sipas fjalëve të tij: “Dëshiroja të dija më të mirën e jetës sënjeriut që ka ndikim të padiskutueshëm në zemrat e milionanjerëzve. Jam bindur, si kurrë më parë, se nuk ishte shpata qëfitoi një vend në ato ditë në skemën e jetës. Ishte thjeshtësia,druajtja absolute e Profetit, përmbushja e përpiktë e premti-meve, përkushtimi i tij i madh për miqtë dhe pasuesit e tij,trimëria e tij, sakrifica e tij, besimi i tij absolut në Zotin dhe nëmisionin e tij – këto dhe jo shpata ka sjellë gjithçka para tyredhe ka tejkaluar çdo pengesë. Kur përfundova vëllimin e dytë(të biografisë së Profetit), më erdhi keq që nuk kisha më shu-më për të lexuar për një personalitet kaq të madh”.

Eulogjia e Gandit dëshmon më tej: “Muhamedi ishte njëprofet i madh. Ai ishte trim dhe nuk i frikësohej asnjë njeriu,por vetëm Zotit. Ai kurrë nuk ka thënë një gjë e të ketë

Takvim – Kalendar 2011336vepruar të kundërtën. Ai vepronte siç ndiente. Muhamedi ishtei varfër, ai mund të kishte shumë pasuri, po të dëshironte. Kamderdhur lot kur kam lexuar për privimin që ai, familja dhe sho-kët e tij, vuanin vullnetarisht. Si mund të më ndihmojë një kër-kues i së vërtetës si unë, që ta respektoj atë, mendja e të cilitishte në mënyrë konstante e fiksuar në Zotin, i cili gjithnjëkishte frikën nga Zoti dhe i cili kishte dhembshuri të pa-kufishme për njerëzimin”.

Thëniet e Muhamedit a.s. e impresionuan Gandin deri nënjë shkallë të madhe, sa ato i quajti si “thesare të njerëzimit”.Në parathënien e tij për Thëniet e Muhamedit a.s. nga AllamaSir Abdullah Al-Mamun Al-Suhrawardy, ai pa hezitim de-klaroi:

“Kam lexuar koleksionin e Sir Abdullah Suhrawardyt meshumë interes dhe përfitim. Ai është prej thesareve të njerë-zimit, e jo thjesht të myslimanëve”.

Përveç interesimit të tij për shembullin e Muhamedit a.s. sinjë të njeriu që ndryshoi botën duke e vënë besimin e tij nëveprim, Gandi gjithashtu studioi rregullisht Kuranin. Ai kaloinjë kohë të konsiderueshme duke studiuar Kuranin e Shenjtë,gjatë qëndrimeve të përkohshme në burgjet e Indisë si “my-safir” i Madhërisë të Tij Mbretërore.

“Ai dëshironte, siç thoshte shpesh”, pohon Sheila Mcdo-nough, “të dinte nga zemrat e punëtorëve myslimanë pasues tëtij, dhe besonte se kuptimi i librave të tyre të shenjtë ishtemënyra për t’i kuptuar ata. Kishte një numër fushash në të cilatbesonte se njihte ngjashmëritë e temave midis mprehtësisë qëkishte fituar nga kuptimi i librave të shenjtë hindusë, dhe Kur-ani”. Fjala “nënshtrim” është një shembull. Ky është përkthimi

Të tjerët për Islamin 337i zakonshëm në gjuhën angleze i fjalës Islam dhe pranohet siafirmimi bazë i gjithë besimit të myslimanëve, që do të thotënënshtrim dhe dorëzim ndaj Zotit. Gandi mendonte se kjoishte e ngjashme me kuptimin e nënshtrimit që kishte nxjerrënga një pasazh upanishadik. Gandi mendonte se nuk kishte as-një dallim të madh midis Kuranit dhe Upanishadeve mbi çësh-tjen e nevojës për vetëbraktisje totale për Zotin”.

Një tjetër ngjashmëri që kishte dalluar, ishte mësimi sendaj së keqes duhet përgjigjur me të mirë. Kjo duket se ishtenjë prej pohimeve më të hershme që ai mori shumë seriozishtpër zemrën, kur e mësoi nga një himn Vaishnava. Ekzistonedhe një mësim moral shumë i ngjashëm në Kuran.

Sipas Mcdonagh, “Vetëm njerëzit që kanë mendje, kujto-jnë; të cilët zbatojnë kontratën e Zotit...janë të durueshëm,dëshirojnë Përballjen me Zotin e tyre, falen dhe harxhojnë atëqë Ne u kemi thënë, fshehurazi dhe në publik, dhe që kthejnëtë keqen me të mirë”.

Sipas Gandit, dharma do të thoshte qëndrueshmëri në rua-jtjen e të vërtetës. Kjo është e ngjashme me kuptimin e tij tëurdhrit kuranor në suren Fatiha, për qëndrimin në rrugën edrejtë, dhe mosdevijimin. Nuk është çudi pse ai në mënyrë tëvazhdueshme përdorte suren Fatiha të Kuranit të Shenjtë sipjesë në shërbime ditore të lutjeve të tij”.

“Gandi gjithashtu i këshilloi hindusët si dhe sikët që tëlexonin Kuranin ashtu sikur lexojnë Gitan dhe Sahebin Granth.Dhe myslimanët i porosiste se edhe ata duhej të lexonin Gitandhe Sahebin Granth me nderimin e njëjtë që kishin kur lexoninKuranin”. (Abdul Waheed Khan, India fiton lirinë: Ana tjetër).

Takvim – Kalendar 2011338Duke diskutuar për lëvizjet Suddhi dhe Sangathan, Gandi

madje shkonte deri në shkallën e pyetjes: “Pse hindusët nukmund të besojnë në natyrën hyjnore të Kuranit dhe të thonë senuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është idërguari i Tij? Feja jonë nuk është fe ekskluzive, por në thelbështë gjithëpërfshirëse”.

Gandi besonte gjithashtu se mësimet për atributet e Zotitjanë shumë të ngjashme në shkrimet e shenjta të Hinduizmitdhe Islamit. Ai nuk hezitonte të fliste për kalifin Ali bin EbuTalib r.a. si një model të përmbajtjes, dhe kështu model për ataqë do të merrnin metodën e satyagrahas (Satyagraha do tëthotë insistimi absolut për të vërtetën. Kur një njeri insistonpër të vërtetën, ajo i jep fuqi).

Gandi thotë: “Duhet të dish të përmbash zemërimin tënd,nëse dëshiron të ruash jodhunën në veprime për çdo kohë.Hazreti Aliu, hero i Islamit, ishte përfshirë në një zënkë me njëkundërshtar; dhe sipas bindjes sime, nëse ai nuk do të përmba-nte zemërimin e tij në atë kohë, Islami nuk do të ruante vrulline tij të pathyeshëm të progresit deri në kohën e sotme”.

Gandi nderoi në mënyrë elokuente edhe sakrificën e pakra-hasueshme të bërë nga Imamët Hasani dhe Husejni r.a.. She-mbulli i lavdishëm i Imam Husejnit r.a., nipit të Pejgamberita.s., i cili ra martir, është barazuar nga Gandi me tapascharyan,besimin hindus në fuqinë e vuajtjeve për të transformuar ndër-gjegjen:

“Të gjitha fetë në botë janë kështu strikt në lidhje mezotimet...Madje, në qoftë se vetëm një pakicë nga ju zotoheni,ne do të shpërblehemi me anë të tyre. Studentët myslimanë ekanë shembullin e Imamëve Hasan e Husejn. Islami nuk është

Të tjerët për Islamin 339mbajtur gjallë nga shpata, po nga shumë fakirë me një sens tëlartë të nderit që kanë dhënë...Unë asgjë nuk kam për t’judhënë në rrugën e eksitimit...Dua t’ju jap kurajë të qetë. Dëshi-roj të keni zemra të pastra, të mjaftueshme për vetësakrificë,për tapascharya”.

Gandi besonte se ajo që quajti “aspekti sufi i Islamit”, më-sonte durimin dhe vetëdisiplinën, të cilën myslimanët hindusëduhet të mësojnë ta praktikojnë dhe format bhakti të Hindui-zmit, që predikojnë barazinë.

Ai besonte në mënyrë të vendosur se Kurani i shenjtë më-shirën dhe durimin i thekson si virtyte themelore të njeriut. Airefuzoi të besonte se dhuna joracionale ishte një karakteristikëe veçantë e myslimanëve apo e hindusëve. Dhunën joracionaletë myslimanëve e interpretonte gjithmonë si kuptim të degje-neruar të Islamit, sikur dhuna hinduse që ishte njëlloj kuptim idegjeneruar i Hinduizmit.

Nuk është çudi që Gandi ishte i prerë kur shpërtheu njëtrazirë e tmerrshme shoqërore në Kalkutë, më 16 gusht 1946.Gjatë disa viteve të ardhshme, vrasjet dhe shkatërrimi i ndër-sjellë vazhdoi midis hindusëve dhe myslimanëve në shumëpjesë të vendit.

Ato ishin sulme në fshatrat hinduse nga myslimanët në No-akhali dhe shpërthime të ngjashme të dhunës kundër fshatravemyslimane nga hindusët në Bihar. Bapi i pikëlluar, vajtonte:

“Ne në Indi (Indinë e pandarë) përfaqësonim të gjitha fetëkryesore në tokë, dhe është çështje e poshtërimit të thellë tëpohojmë se ne jemi shtëpi e ndarë kundër vetes; se ne hindusëtdhe myslimanët po vërsulemi kundër njëri-tjetrit”.

Takvim – Kalendar 2011340Ëndrra e tij e madhe u bë realitet – liria erdhi. Por me liri

erdhën edhe pasionet shoqërore, dhe hindusët e myslimanët pomasakronin njëri- tjetrin.

Njeriu i moshuar i dobët, në prag të tetëdhjetave, shkoi nganjë vend në një tjetër, në kërkim të vendosjes së paqes dhevullnetit të mirë, aty ku kishte armiqësi dhe konflikte. Ai shkoinë Noakhali, për të zbutur hindusët që kishin pësuar nga kri-met e myslimanëve. Ai shkoi në Patna, për të shëruar vuajtjet emyslimanëve, të shkaktuara nga hindusët. Ai shkoi në Delhi,dhe çdo ditë predikonte dashuri dhe miqësi shoqërore.

Sipas Mcdonough-ut, “Gandi në të vërtetë i kaloi vitet e tijtë fundit, në mes të njëlloj ferri në tokë. Ky thuajse mund tëjetë më i keq se ferri - se shpërthimi keqdashës i dhunës midisnjerëzve, në shërbim të të cilëve kishte dhënë jetën”.

Një fanatik i pandjeshëm i quajtur Nathuram Godse, i paa-ftë të mbajë mesazhin e Gandit për vullnet të mirë dhe harmo-ni ndërfetare, do ta qëllonte atë për vdekje, madje kur ai ishtenë rrugë për lutje. Ajo ditë, 30 janar 1948, do të mbetet përgji-thmonë një ditë zie, jo vetëm në Indi, po në të gjitha vendetkur të heqin dorë nga armiqësia dhe të duan paqe e harmonimidis të gjitha besimeve.

Përktheu nga anglishtja:Fuad Morina

Ky artikull është marrë nga: www.islamicity.com

JJaassiinnii sshheerriiff

SUREJA E JASINI SHERIFIT

Kjo sure e Kuranit ka zbritur në Meke. Është sureja e 36 e

Kuranit. Ka gjithsej 83 ajete. Për shkak të rëndësisë që ka, dhe

sidomos për faktin se trajton, përveç të tjerash, parimet e Një-

shmërisë së Allahut (tevhidin), kjo sure është quajtur edhe me

emrin “Zemra e Kuranit”. Pejgamberi a.s. lidhur me këtë sure

ka thënë: “Çdo send ka zemër, e zemra e Kuranit është “Jā

Sīni”; do të dëshiroja që kjo sure të jetë në zemër të çdo njeriu

nga Ymeti im”.

Quhet “suretu Jasin” sepse Allahu i Madhërishëm e filloi

këtë sure pikërisht me këto dy shkronja simbolike: “jā” dhe

“sīn”, kuptimin e të cilave e di vetëm Allahu, ndërkaq mendi-

met e dijetarëve përkitazi me këtë sure dhe me simotrat e saj

që fillojnë më shkronja si kjo, janë të ndryshme.

Takvim – Kalendar 2011342Kjo sure, kryesisht përfshin tri tema mjaft të rëndësishme:

E para, se ringjallja është një e vërtetë dhe se një ditë do të

dalim para Allahut të Gjithëmëshirshëm për të dhënë llogari

për veprat e (pa)bëra në këtë jetë, dhe se në këtë (ringjallje)

duhet besuar me sinqeritet dhe në mënyrë të paluhatur.

E dyta, banorët e një fshati kanë qenë objekt i trajtimit të

kësaj sureje, dhe, ndonëse komentuesit e Kuranit nuk janë të

një mendimi se për cilin lokalitet flitet, megjithatë, në librat e

tefsirit më shumë përmendet fshati Entakije, banorët e të cilit,

- pasi që nuk i dëgjuan dy të dërguar të Allahut, madje as të

tretin “që erdhi nga skaji më i largët i qytetit” (Habib

Nexhari(?), - u dënuan “me një britmë të fuqishme”.

E treta, kjo sure, sikur u tha më lartë, përmban ajete të

cilat flasin dhe sjellin argumente për Njëshmërinë e Allahut

xh.sh. (tevhidin), sikundërqë flitet edhe për idhujtarët

kurejshit, të cilët përgënjeshtruan Pejgamberin dhe Kuranin,

për se edhe merituan dënimin e Allahut.

Duke qenë se kjo sure tek besimtarët tanë gëzon populla-

ritet të konsideruar, dhe se atë e lexojnë më shumë se suret e

tjerat, në këtë “Takvim” do ta sjellim tekstin origjinal, trans-

kriptimin dhe përkthimin e saj. E bëjmë këtë me qëllim që

lexuesit dhe besimtarët tanë sa më lehtë ta lexojnë dhe nga më-

Jasini sherif 343simet e saj të përfitojnë, e pse jo edhe këtë sure ta lexojnë për

shpirt të të vdekurve të tyre dhe sevapin e fituar t’ua dhurojnë

atyre. Kjo, madje ka qenë një praktikë e cila në mjediset tona

është praktikuar mjaft mirë, aq sa qe bërë një traditë dhe një

ibadet i njohur.

Takvim – Kalendar 2011344

SUREJA JĀ SĪN E TRANSKRIPTUAR

Eūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhīmBismil-lāhirr-rahmānirr-rrahīm

1. Jā Sīn.2. Vel-Kur'ānil-hakīm.3. Inneke le minel-murselīn.4. ‘Alā siratin mustekīm.5. Tenzīlel-‘Azīzirr-Rrahīm.6. Litundhire kavmen mā undhire ābā'uhum fehum gāfilūn.7. Lekad hakkal-kavlu ‘alā ektherihim fehum lā ju'minūn.8. Innā xhe'alnā fī a'nākihim aglālen fehije ilel-edhkāni fehum

mukmehūn9. Ve xhe'alnā min bejni ejdīhim sedden ve min halfihim

sedden fe agshejnāhum fehum lā jubsirūn.10. Ve sevāun ‘alejhim e'endhertehum em lem tundhirhum lā

ju'minūn.11. Innemā tundhiru menit-tebe'adh-dhikre ve hashijerr-

rrahmāne bil-gajbi fe besh-shirhu bimagfiretin ve exhrinkerīm.

12. Innā nahnu nuhjil-mevtā ve nektubu mā kaddemū veāthārehum ve kul-le shej'in ahsajnāhu fī imāmin mubīn.

Jasini sherif 345

1. Ja, Sin!2. Pasha Kur'anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.3. S'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.4. Je në një rrugë të drejtë.5. (Kur'ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit.6. Për t'ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre

nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.7. Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër

shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.8. Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në

nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre

pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.10. Dhe për ata është e njëjtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua

tërhoqe, ata nuk besojnë.11. Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur'anin

dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (ipapashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dheshpërblim të mirë.

12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat;gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin eruajtur (Lehvi Mahfudh).

Takvim – Kalendar 2011346

13. Vadrib lehum methelen as'hābel-karjeti idh xhā'ehel-murselūn.

14. Idh erselnā ilejhimuthnejni fe kedh-dhebūhumā fe ‘az-zeznā bi thālithin fekālū innā ilejkum murselūn.

15. Kālū mā entum il-lā besherun mithlunā ve mā enzelerr-rrahmānu min shej'in in entum il-lā tekdhibūn.

16. Kālū Rabbunā ja'lemu innā ilejkum le murselūn.17. Ve mā alejnā il-lel-belāgul-mubīn.18. Kālū innā tetaj-jernā bikum le in lem tentehū

lenerxhumennekum ve le jemes-sen-nekum minnā adhābunelīm.

19. Kālū tāirukum me’akum e in dhukkirtum bel entumkavmun musrifūn.

20. Ve xhā'e min aksal-medīneti rexhulun jes'ā kāle jā kavmit-tebi’ul-murselīn.

21. It-tebiū men lā jes'elukum exhren ve hum muhtedūn.22. Ve mā lije la e’abudul-ledhī fetarenī ve ilejhi turxhe'ūn.23. E et-tehidhu min dūnihī aliheten in juridnirr-rrahmānu

bidurr-rrin lā tugni ‘annī shefā'atuhum shej'en ve lājunkidhūn.

24. Innī idhen lefī dalālin mubīn.25. Innī āmentu birabbikum fesme'ūn.26. Kīled-hulil-xhennete kāle jā lejte kavmī ja'lemūn.27. Bimā gafere lī Rabbī ve xhe'alenī minel-mukremīn.

Jasini sherif 34713. Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur

atyre u patën ardhur të dërguarit.14. Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy,

atëherë i përforcuam me një të tretë dhe u thanë: "Ne jemitë dërguar te ju".

15. Ata (fshatarët) thanë: "Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëzsikurse ne dhe se Allahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nukjeni tjetër vetëm se rrenacakë.

16. Ata thanë: "Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi tëdërguar te ju.

17. Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t'ju kumtoj-më ashtu qartë".

18. Ata (fshatarët) thanë: "Ne parandiejmë kob me ju dhe nësenuk tërhiqeni, ne do t'ju gurëzojmë dhe do të përjetonindëshkim të idhët prej nesh".

19. Ata (të dërguarit) thanë: "Fati i keq është i juaji, a pse u kë-shilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfre-nuar!"

20. Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit!"

21. Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhejanë udhërrëfyes!

22. E, ç'kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Aiktheheni.

23. A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesitë më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nukdo të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë.

24. Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!"26. Atij i është thënë: "Hyn në Xhenet! e ai tha: "Ah, sikur ta

dinte populli im,27. për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!"

Takvim – Kalendar 2011348

28. Ve mā enzelnā ‘alā kavmihī min ba'dihī min xhundinmines-semāi ve mā kunnā munzilīn.

29. In kānet il-lā sajhaten vāhideten fe idhā hum hāmidūn.30. Ja hasreten ‘alel-ibādi mā je'tīhim min resūlīn il-lā kānū

bihī jestehzi'ūn.31. Elem jerev kem ehleknā kablehum minel-kurūni ennehum

ilejhim lā jerxhi'ūn.32. Ve in kul-lun lemmā xhemī'un ledejnā muhdarūn.33. Ve ājetun lehumul-erdul-mejtetu, ahjejnāhā ve ahrexhnā

minhā habben feminhu je'kulūn.34. Ve xhe'alnā fīhā xhennātin min nehīlin ve e'anābin ve

fexh-xhernā fīhā minel-'ujūn.35. Li je'kulū min themerihī ve mā ‘amilet-hu ejdīhim efelā

jeshkurūn.36. Subhānel-ledhī halekal-ezvāxhe kul-lehā mimmā tunbitul-

erdā ve min enfusihim ve mimmā lā ja'lemūn.37. Ve ājetul-lehumul-lejl, neslehu minhun-nehāre fe idhā hum

mudhlimūn.38. Vesh-shemsu texhrī li mustekarr-rrin lehā, dhālike

takdīrul-‘Azizil-‘Alīm.39. Vel-kamere kad-dernāhu menāzile hat-tā ‘āde kel-

‘urxhunil-kādīm.40. Lesh-shemsu jenbegī lehā en tudrikel-kamere ve lel-lejlu

sābikun-nehār, ve kul-lun fī felekin jesbehūn.

Jasini sherif 34928. Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër

popullit të tij, e as që ishte vendimi ynë të zbresim tjetër,29. përveç një britme të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të

vdekur).30. O sa dëshpërim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i

dërguar, vetëm se ata u tallën me të.31. A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre

dhe ata nuk u kthyen.32. Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.33. Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e

vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga icili ata hanë.

34. Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe nëtë u kemi dhënë burime (uji).

35. Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnëvetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?

36. I pastër nga të metat është Ai Që krijoi të gjitha llojet(çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nukdinë.

37. Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmëditën, kurse ata mbesin në terr.

38. Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfu-ndimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, tëdijshmit.

39. Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa tëkthehet në trajtën e harkut.

40. As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën posecili noton në një galaktikë.

Takvim – Kalendar 201135041. Ve ājetun lehum ennā hamelnā dhurr-rrij-jetehum fil-

fulkil-meshhūn.42. Ve haleknā lehum min mithlihī mā jerkebūn.43. Ve in neshe' nugrikhum felā sarihā lehum ve lā hum

junkadhūn.44. Il-lā rahmeten minnā ve metā'an ilā hīn.45. Ve idhā kīle lehumut-tekū mā bejne ejdīkum ve mā

halfekum le‘al-lekum turhamūn.46. Ve mā te'tīhim min ajetin min ājāti Rabbihim il-lā kānū

‘anhā mu'ridīn.47. Ve idhā kīle lehum enfikū mimmā rezekakumull-llāhu

kālel-ledhīne keferū lil-ledhīne āmenū enut'imu men levjeshā'ull-llāhu at'amehu in entum il-lā fī dalālin mubīn.

48. Ve jekūlūne metā hādhel-va'du in kuntum sādikīn.49. Mā jendhurūne il-lā sajhaten vāhideten te'hudhuhum ve

hum jehis-simūn.50. Felā jestetī'une tevsijeten ve lā ilā ehlihim jerxhi'ūn.51. Ve nufihā fis-sūri fe idhā hum minel-exhdāthi ilā

Rabbihim jensilūn.52. Kālū jā vejlenā men be'athenā min merkadinā, hādhā mā

ve'aderr-rrahmānu ve sadekal-murselūn.53. In kānet il-lā sajhaten vāhideten feidhā hum xhemī'un

ledejnā muhdarūn.54. Fel-jevme lā tudhlemu nefsun shej'en ve lā tuxhzevne il-lā

mā kuntum ta'lemūn.

Jasini sherif 35141. Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të

Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot.42. Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t'i hipin.43. E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as

lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.44. Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të

mirat deri në një kohë të caktuar.45. E kur u thuhet atyre: "Kini frikë asaj që ngjau para jush

dhe asaj çka do t'ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni(ata nuk dëgjojnë).

46. Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet eZotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.

47. Dhe kur u thuhej: "Jepni nga ajo që Allahu u begatoi, ataqë nuk besuan besimtarëve u thanë: "A ta ushqejmë atë qësikur të donte Allahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetërvetëm se të humbur qartë!".

48. Dhe thoshin: "Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë aipremtim?"

49. (Allahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm senjë britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.

50. E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as tëkthehen në familjet e tyre.

51. Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezaveparaqiten te Zoti i tyre.

52. E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim tështrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhevërtetuan të dërguarit.

53. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata tëgjithë të paraqitur para Nesh.

54. Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nukshpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat.

Takvim – Kalendar 201135255. Inne as-habel-xhennetil-jevme fī shugulin fākihūn.56. Hum ve ezvaxhuhum fī dhilālin ‘alel-erā'iki mutteki'ūn.57. Lehum fīhā fakihetun ve lehum mā jedde'ūn.58. Selāmun kavlem min Rabirr-rrāhīm.59. Vemtāzul-jevme ejjuhel-muxhrimūn.60. Elem e’ahed ilejkum jā benī Ademe el-la ta'budush-

shejtān, innehū lekum aduvvun mubīn.61. Ve eni'budūnī, hādhā siratun mustekīm.62. Ve lekad edal-le minkum xhibil-len kethīrā, efelem tekūnū

ta'kilūn.63. Hādhihī xhehennemul-letī kuntum tū'adūn.64. Islev hel jevme bimā kuntum tekfurūn.65. El-jevme nahtimu ‘alā efvāhihim ve tukel-limunā ejdīhim

ve tesh-hedu erxhuluhum bimā kānū jeksibūn.66. Ve lev neshā'u letamesnā ‘alā e’ajunihim festebekus-sirāta

fe ennā jubsirūn.67. Ve lev neshā'u lemesahnā hum ‘alā mekānetihim

femestetā'ū mudijjen ve lā jerxhi'ūn.68. Ve men nuammirhu nunekkis-hu fil-halki efelā ja'kilūn.69. Ve mā ‘al-lemnahush-shi're ve mā jenbegi lehu, in huve il-

lā dhikrun ve Kur'ānun mubīn.70. Lijundhire men kāne hajjen ve jehik-kal kavlu ‘alel-

kāfirīn.

Jasini sherif 35355. Ata të Xhenetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.56. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në

kolltukë.57. Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.58. Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!59. E tash, o ju kriminelë, ndahuni!60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë

që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armikujuaj i hapët!?

61. (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga esigurt!

62. Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nukmblodhët mend?

63. Ky është Xhehnemi që juve u premtohej.64. Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë!65. Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre,

kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.66. E sikur të duam Ne do t'ua verbonim sytë e tyre, se ata do

ta mësynin rrugën, po si do të shihnin?67. Dhe sikur të duam, do t'i kishim gjymtuar ata në vend, e

nuk do të mund të shkonin as para as prapa.68. E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin

e tij. A nuk janë duke menduar?69. Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i

takon ajo atij, ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillëdhe Kur'an i qartë.

70. Për t'ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend ezemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.

Takvim – Kalendar 201135471. Elem jerev ennā haleknā lehum mimmā ‘amilet ejdīnā

en'āmen fehum lehā mālikūn.72. Ve dhel-lelnāhā lehum fe minhā rekūbuhum ve minhā

je'kulūn.73. Ve lehum fīhā menāfi'u ve meshārib, efelā jeshkurūn.74. Vet-tehadhū min dūnil-lāhi āliheten le'al-lehum junsarūn.75. Lā jestetī'ūne nasrehum ve hum lehum xhundun muhdarūn.76. Felā jahzunke kavluhum, innā na'lemu mā jusirr-rrūne ve

mā ju'linūn.77. Evelem jerel-insānu ennā haleknāhu min nutfetin fe idhā

huve hasīmun mubīn.78. Ve darabe lenā methelen venesije halkahū, kāle men juhjil-

idhāme ve hije remīm.79. Kul juhjīhel-ledhī enshe'ehā evvele merretin ve huve bikul-

li halkin ‘alīm.80. El-ledhī xhe'ale lekum minesh-shexheril-ahdari nāren fe

idhā entum minhu tūkidūn.81. Evelejsel-ledhī halekas-semāvāti vel erdā bikādirin ‘alā en

jahluka mithlehum, belā ve huve-hal-lākul-‘alīm.82. Innemā emruhū idhā erade shej'en en jekūle lehū kun

fejekūn.83. Fe subhānel-ledhī bijedihī melekūtu kul-li shej'in ve ilejhi

turxhe'ūn.

Sadekall-llāhul-‘adhīm!

Jasini sherif 35571. A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u

krijuam atyre kafshët që ata i kanë.72. Dhe ua bëmë ato që t'u binden atyre, e disave prej tyre u

hipin, ndërsa prej disave ushqehen.73. Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht)

prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë?74. Po, shkojnë e në vend të Allahut adhurojnë zota të tjerë,

me shpresë se do të ndihmohen prej tyre.75. Ata nuk mund t'u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u

janë bërë ushtri e gatshme e tyre.76. E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë

ata fshehtë dhe çka publikojnë.77. A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji

(fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë.78. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha:

"Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? "79. Thuaj: "I ngjall Ai Që i krijoi për herë të parë, e Ai është

shumë i dijshëm për çdo krijim.80. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij

ndezni".81. A nuk është i fuqishëm Ai, Që krijoi qiejt e tokën, të

krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është Krijuesi,i Dijshmi.

82. Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'ithotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet.

83. I lartë është Ai Që në Dorën e Tij është pushteti mbi çdosend dhe vetëm te Ai ktheheni.

Takvim – Kalendar 2011356

Duaja e JasinitBismil-lāhirr-rahmānirr-rrahīm

El-hamdu lil-lāhil-ledhī nezzelel-Furkāne ‘alā ‘abdihī lijekūne li-l’ālemīne nedhīrā.

All-llāhummexh’alil-Kur’āne lenā fid-dunjā karīnen ve fil-kijāmeti shefī’an ve ‘ales-sirāti nūren ve ilel-hajrāti kul-lihādelīlen ve imāmā.

All-llāhumme bel-lig ve evsil thevābe mā kare’nāhu ba’de-l-kabūli minnā hedijjeten ilā rūhi sejjidinā Muhammedin sal-lall-llāhu ‘alejhi ve sel-lem. Ve ilā ervāhi ālihī ve as-hābihī veetbāihī ridvānull-llāhi teālā alejhim exhme’īn.

Ve ilā ervāhi ābāinā ve ummehātinā ve ehavātinā veihvetinā ve evlādinā ve akrebāinā ve asdikāinā ve li ustādhināve li xhemī’il-muminīne vel-mumināt.

Va’fu ‘annā jā Kerīm.Vestexhib duāenā bi rahmetike jā erhamerr-rrāhimīn.

Jasini sherif 357

Dauaja e JasinitMe Emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, i Cili robit të Vet ia zbritiKur'anin, që të jetë vërejtje për të gjitha botërat! O Zot! Bëreqë Kur'ani të na jetë shok në këtë botë, shoqërues në varr,ndërmjetësues në botën tjetër, dritë në rrugë dhe udhërrëfyesnë çdo të mirë! O Zot, shpërblimin e asaj që e lexuam dhurojashpirtit të zotëriut tonë Muhammedit a.s., familjes dhe shokëvetë tij, shpirtërave të baballarëve tanë, nënave tona, motravetona, vëllezërve tanë, fëmijëve tanë, farefisit tonë, miqve tanë,mësuesve tanë dhe shpirtrave të gjithë besimtarëve ebesimtarëve, të gjallë qofshin apo të vdekur! Na fal neve, oFisnik! Pranoje lutjen tonë me mëshirën Tënde, o Mëshirues imëshiruesve! Amin! El-Fatihah!

سورة یس

) على صراط 3) إنك لمن المرسلني(2) والقرآن احلكيم(1يس (

) لتـنذر قـوما ما أنذر آباؤهم فـهم 5) تـنزيل العزيز الرحيم(4مستقيم(

) إنا جعلنا 7يـؤمنون(ال فـهم ) لقد حق القول على أكثرهم 6غافلون (

) وجعلنا من بـني 8ذقان فـهم مقمحون(الال فهي إىل األ يف أعناقهم أغ

) وسواء 9يـبصرون(ال

ا تـنذر من اتـبع الذكر 10يـؤمنون(ال نذرتـهم أم مل تـنذرهم عليهم أأ ) إمن

) إنا حنن حنيي 11وخشي الرمحن بالغيب فـبشره مبغفرة وأجر كرمي(

ناه يف إمام الموتى ونكتب ما قدموا وآثارهم وكل شيء أحصيـ

) 12مبني(

) إذ أرسلنا 13أصحاب القرية إذ جاءها المرسلون(ال واضرب هلم مث

بومها فـعززنا بثالث فـقالوا إنا إليكم مرسلون( ) قالوا 14إليهم اثـنـني فكذ

ال بشر مثـلنا وما أنـزل الرمحن من شيء إن أنـتم إ ال ما أنـتم إ

نا إ 16) قالوا ربـنا يـعلم إنا إليكم لمرسلون(15تكذبون( ال ) وما عليـ

م لئن مل تـنتـهوا لنـرمجنكم ) قالوا إنا تطيـرنا بك 17غ المبني(ال الب

) قالوا طائركم معكم أئن ذكرمت بل أنـتم 18وليمسنكم منا عذاب أليم(

) وجاء من أقصى المدينة رجل يسعى قال يا قـوم 19قـوم مسرفون(

) 21يسألكم أجرا وهم مهتدون(ال ) اتبعوا من 20رسلني(اتبعوا الم

ذ من دونه آهلة إن 22أعبد الذي فطرين وإليه تـرجعون(ال وما يل ) أأخت

) إين إذا 23يـنقذون(ال و تـغن عين شفاعتـهم شيئا ال يردن الرمحن بضر

) قيل ادخل 25) إين آمنت بربكم فامسعون(24ل مبني(ال لفي ض

) مبا غفر يل ريب وجعلين من 26اجلنة قال يا ليت قـومي يـعلمون(

)27المكرمني(

قـومه من بـعده من جند من السماء وما كنا وما أنـزلنا على

) يا 29صيحة واحدة فإذا هم خامدون(ال ) إن كانت إ 28منزلني(

) أمل 30كانوا به يستـهزئون(ال حسرة على العباد ما يأتيهم من رسول إ

لهم من القرون أنـهم إليهم يـر ) وإن كل 31يـرجعون(ال وا كم أهلكنا قـبـ

يع لديـنا حم ناها ) وآية هلم األ 32ضرون(لما مج رض الميتة أحيـيـ

لنا فيها جنات من خنيل ) وجع 33

) ليأكلوا من مثره وما عملته 34وأعناب وفجرنا فيها من العيون(

اج كلها مما تـنبت زو ) سبحان الذي خلق األ 35يشكرون(ال أيديهم أف

) وآية هلم الليل نسلخ منه 36يـعلمون(ال ومما رض ومن أنـفسهم األ

) والشمس جتري لمستـقر هلا ذلك تـقدير 37النـهار فإذا هم مظلمون(

رناه منازل حىت عاد كالعرجو 38العزيز العليم( ن ) والقمر قد

الليل سابق ال الشمس يـنبغي هلا أن تدرك القمر و ال ) 39القدمي(

)40النـهار وكل يف فـلك يسبحون(

) وخلقنا هلم من 41وآية هلم أنا محلنا ذريـتـهم يف الفلك المشحون(

هم ال صريخ هلم و ال ) وإن نشأ نـغرقـهم ف 42ا يـركبون(مثله م

قذون( ) وإذا قيل هلم اتـقوا ما 44رمحة منا ومتاعا إىل حني(ال ) إ 43يـنـ

م من آية من ) وما تأتيه 45بـني أيديكم وما خلفكم لعلكم تـرمحون(

ها معرضني(ال ) وإذا قيل هلم أنفقوا مما رزقكم 46كانوا عنـ

الله قال الذين كفروا للذين آمنوا أنطعم من لو يشاء الله أطعمه إن

) ويـقولون مىت هذا الوعد إن كنتم 47ل مبني(ال يف ض ال أنـتم إ

صيحة واحدة تأخذهم وهم ال ) ما يـنظرون إ 48صادقني(

) 50إىل أهلهم يـرجعون(ال يستطيعون تـوصية و ال ) ف 49خيصمون(

) قالوا يا 51الصور فإذا هم من األ ونفخ يف

) 52ويـلنا من بـعثـنا من مرقدنا هذا ما وعد الرمحن وصدق المرسلون(

يع لديـنا حم ال إن كانت إ ) فاليـوم 53ضرون(صيحة واحدة فإذا هم مج

)54ما كنتم تـعملون(ال جتزون إ ال تظلم نـفس شيئا و ال

الل ) هم وأزواجهم يف ظ 55إن أصحاب اجلنة اليـوم يف شغل فاكهون(

) 57هة وهلم ما يدعون() هلم فيها فاك 56رائك متكئون(على األ

) أمل 59) وامتازوا اليـوم أيـها المجرمون(58من رب رحيم(ال م قـو ال س

تـعبدوا الشيطان إنه لكم عدو ال أعهد إليكم يا بين آدم أن

) ولقد أضل منكم 61ذا صراط مستقيم() وأن اعبدوين ه 60مبني(

) هذه جهنم اليت كنتم 62كثريا أفـلم تكونوا تـعقلون(جب

) اليـوم خنتم على 64) اصلوها اليـوم مبا كنتم تكفرون(63توعدون(

) ولو 65منا أيديهم وتشهد أرجلهم مبا كانوا يكسبون(أفـواههم وتكل

) ولو 66نشاء لطمسنا على أعينهم فاستبـقوا الصراط فأىن يـبصرون(

) 67رجعون(يـ ال

) وما علمناه الشعر وما 68يـعقلون(ال ومن نـعمره نـنكسه يف اخللق أف

69ذكر وقـرآن مبني(ال يـنبغي له إن هو إ

)70القول على الكافرين(

) 71مل يـروا أنا خلقنا هلم مما عملت أيدينا أنـعاما فـهم هلا مالكون(أو

ها يأكلون( ) وهلم فيها منافع 72وذللناها هلم فمنـها ركوبـهم ومنـ

ون الله آهلة لعلهم ) واختذوا من د 73يشكرون(ال ومشارب أف

ال ) ف 75يستطيعون نصرهم وهم هلم جند حمضرون (ال ) 74يـنصرون(

نسان أنا ) أومل يـر اإل 76علنون(حيزنك قـوهلم إنا نـعلم ما يسرون وما يـ

ونسي ال ) وضرب لنا مث 77فإذا هو خصيم مبني(خلقناه من نطفة

) قل حيييها الذي أنشأها 78خلقه قال من حييي العظام وهي رميم(

جعل لكم من الشجر ) الذي 79أول مرة وهو بكل خلق عليم(

ذي خلق السماوات ) أوليس ال 80ر نارا فإذا أنـتم منه توقدون(خض األ

ا 81ق العليم(ال رض بقادر على أن خيلق مثـلهم بـلى وهو اخل واأل ) إمن

) فسبحان الذي بيده 82أمره إذا أراد شيئا أن يـقول له كن فـيكون(

)83ملكوت كل شيء وإليه تـرجعون(

دعاء سورة يسيم ح الر ان مح الر اهللا م س ب يم ج الر ان ط ي الش ن م اهللا ب وذ اع

ا. اللهم ير ذ ن ني م ال ع ل ل ون ك ي ل ه د ب ى ع ل ع ان ق ر ف ال ل ز ي نـ ذ ال ه ل ل د مح ل◌ ا

ا و يع ف ش ة ام ي ق ال يف ا و س ون م رب ق ال يف ا و ين ر ا ق ي نـ الد ا يف ن ل آن ر ق ال اجعل

ل ص و ا اما! اللهم بـلغ و ام يال و ل ا د له ك ات ر يـ اخل ىل إ ا و ور ن اط ر ى الص ل ع

و ه آل لم و س و ه ي ل لى اهللا ع ص د م ا حم ن يد س وح ر ىل ة إ ي د ه اه ان ر ا قـ م اب و ثـ

ا ن د ال و ا ا و ن ت و خ ا ا و ن ات و خ ا ا و ن ات امه ا و ن ائ آب اح و ار اصحابه امجعني و اىل

ات ن م ؤ م ال و ني ن م ؤ م ال يع م جل ا و ن اذ ت س أل◌ ا و ن ئ اق د ص ا ا و ن ائ ب ر قـ ا و

ك ت مح ر ا ب ن اء ع د ب ج ت اس ! و مي ر ا ك نا ي ع ف اع . و ات و م األ و م ه نـ م اء ي ح األ

!ة احت ف ل ! ا ني امح الر م ح ر ا ا ي

Duaja pas leximittë Jasini Sherifit

Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhimBismil-lahir-rahmanir-rahim

El-hamdu lil-lahil-ledhi nezzelel furkane ala abdihi lijekune lil-aleminenedhira. All-llahummexh'alil Kur'ane lena fid-dunja karinen ve fil-kabrimunisen ve fil-kijameti shefi'an ve ales-sirati nuran ve ilel-hajrati kul-lihadelilen ve imama. All-llahumme bel-lig ve eusil thevabe ma kara'nahuhedijjeten ila ruhi sejjidina Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme vealihi ve as'habihi exhme'ine ve ila ervahi abaina ve ummehatina ve ehavatinave ihvetina ve euladina ve akrabaina ve asdikaina ve liustadhina velixhemi'il-mu'minine vel-mu'minati el-ahjau minhum vel-emvati. Va'fu anna,ja Kerimu! Vestexhib dua'ena birahmetike, ja erhamer-rahimin! Amin! El-fatihah!

Kërkoj strehë tek All-llahu prej djallit të mallkuarNë emër të All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon All-llahut, i Cili robit të Vet ia zbriti Kur'anin, që të jetëvërejtje për të gjitha botërat! O Zot! Bëre që Kur'ani të na jetë shok në këtëbotë, shoqërues në varr, ndërmjetësues në botën tjetër, dritë në rrugë dheudhërrëfyes në çdo të mirë! O Zot, shpërblimin e asaj që e lexuam dhurojashpirtit të zotëriut tonë Muhammedit a.s., familjes dhe shokëve të tij,shpirtërave të baballarëve tanë, nënave tona, motrave tona, vëllezërve tanë,fëmijëve tanë, farefisit tonë, miqve tanë, mësuesve tanë dhe shpirtrave tëgjithë besimtarëve e besimtarëve, të gjallë qofshin apo të vdekur! Na falneve, o Fisnik! Pranoje lutjen tonë me mëshirën Tënde, o Mëshirues imëshiruesve! Amin! El-Fatihah

Përmbajtja

Në vend të parathënies ........................................................... 5

Ajni SinaniKurani i madhërishëm mrekulli unike ...................................... 9

Sabri BajgoraDhjetë porositë hyjnore në suren “El-En’amë”...................... 25

Kasim GërguriVdekja dhe ringjallja .............................................................. 57

Hajrullah HoxhaQëndrimet e ulemave për Mevludin ...................................... 81

Rregullat e martesës në islam............................................. 101

Sedat IslamiUrtësitë dhe veçoritë e Xhumasë ........................................ 131

Nexhat IbrahimiKuptimi i drejtë i ekstremizmit në fenë islame..................... 145

Senad MakuKurani i Madhëruar dhe doktrina e trinisë ........................... 161

Francesca De ChatelUji sipas Islamit.................................................................... 173

Resul Rexhepi - Sadik MehmetiMyderrizi i medresesë “Mehmet Pasha” të Prizrenithafiz Abdullah ef. Hizri – Telaku.......................................... 189

Mr. Qemajl MorinaMehmet Akif Ersoji - poet i Islamit (1873-1936).................. 221

Prof. dr. Hysen MatoshiLotët për atdheun e robëruar............................................... 235

Takvim – Kalendar 2011392Elez Osmani“Dielli” kronikë e shqiptarëve të Amerikës........................... 245

Nuridin AhmetiGazeta “Dajti” e Hafiz Ibrahim Dalliut denoncuese ekrimeve serbe.......................................................... 277

Ramadan ShkodraBotimet islame në gjuhën shqipe në Kosovë(tradita, sfidat dhe realiteti).................................................. 291

Prim.dr.med.sc. Ali F. IljaziBuzëqeshja nga aspekti kuranor dhe shkencor.................. 305

Mexhid YvejsiShkenca apo besimi, evolucioni apo krijimi? ...................... 311

Dr. Syed Ashraf AliGandi dhe Islami.................................................................. 321

Sureja e Jasini Sherifit......................................................... 341

Shtojcë - pjesa kalendarike ................................................. 366

Përmbajtja ........................................................................... 391